Kreu Blog Faqe 703

Projektiligji për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, një hapi i duhur në luftën kundër korrupsionit, por opozita i reziston interesit të popullit!

0

Shkruan Luan Dibrani

  1. Qeveria Mbështet Rigorozisht Byronë e Konfiskimit, Opozita Kërkon të Bllokojë Progresin e Kosovës
  2. Ministrja Haxhiu: Konfiskimi Civil – Instrument i Ligjshëm për Të Luftuar Korrupsionin dhe Krimin Ekonomik
  3. Suksesi i Ligjit: Përmirësimet e Nevojshme Pas Vërejtjeve nga Gjykata Kushtetuese
  4. Opozita, E Tërhequr nga Realiteti – Akuzat për Abuzime dhe Keqpërdorime Financiare si Shfajsim për Mungesë Desteje
  5. Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme: Mjeti i Vetëm për Të Dënuar Krimin Ekonomik dhe Korruptimin në Kosovë

Kosova ka bërë një hap të jashtëzakonshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik me miratimin në Kuvend të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky projektligj ka marrë mbështetje të fuqishme nga shumica e deputetëve (60 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim), duke u shfaqur si një mjet i domosdoshëm për të luftuar korrupsionin dhe për të garantuar transparencën dhe drejtësinë në sistemin shtetëror.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të siguruar që pasuritë e pajustifikueshme do të konfiskohen në përputhje me ligjin, duke e pasur si prioritet ndihmën në luftimin e korrupsionit dhe krimit financiar. Ajo sqaroi gjithashtu se projektligji ka marrë parasysh vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese, duke përmirësuar dhe adresuar çështjet e retroaktivitetit dhe ndarjen e pushtetit në mënyrë që të ruhet balanca kushtetuese.

Megjithatë, ky ligj ka hasur një kundërshtim të ashpër nga partitë opozitare, të cilat vazhdojnë të kundërshtojnë çdo hap që mund të mundësojë një hetim të thellë të pasurisë së individëve të përfshirë në korrupsion. Opozita, me një qëndrim të përhershëm për të bllokuar çdo reformë që do të përmirësojë jetën e qytetarëve të Kosovës, ka ngritur akuzat për “keqpërdorime politike” dhe përpjekje për të shfrytëzuar këtë ligj për të sulmuar kundërshtarët.

Por, realiteti është krejt ndryshe. Opozita po tregon mungesë të qartë lidhur me interesat e vërteta të Kosovës dhe të popullit të saj. Ata janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo mundësi për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur qytetarët e Kosovës nga abuzimet financiare, vetëm për të mbrojtur interesat e ngushta partiake dhe për të mbuluar pasuritë e dyshimta të disa individëve. Ky është një qëndrim tërësisht i papranueshëm për çdo forcë politike që thotë se punon për mirëqenien e popullit të Kosovës.

Është  për tu theksuar se opozita, duke vazhduar me refuzimin e këtij mekanizmi të fuqishëm, po tregon se nuk e ka interesin e popullit të Kosovës para syve, por se është e përkushtuar për të mbajtur të paprekur njerëzit që janë të lidhur me korrupsionin dhe pasuritë e pajustifikueshme. Mendoj se, qeveria është e gatshme të përdorë çdo mjet të mundshëm për të përmirësuar situatën dhe për të luftuar korrupsionin, opozita është përpjekur të mbulojë abuzimet e saj dhe të fshehë pasuritë e fituara në mënyrë të dyshimtë.

Në përfundim, ky projektligj është një mundësi historike për Kosovën për të forcuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar korrupsionin me mjete të drejta dhe të përshtatshme. Opozita duhet të kuptojë se rezistenca ndaj këtij ligji do të dëmtojë vetëm interesat e popullit të Kosovës dhe do të vazhdojë të mbajë peng zhvillimin e shtetit. ‘

Opozita duhet të zgjedhë: A do të qëndrojë përkrah qytetarëve të Kosovës, apo do të vazhdojë të mbështesë ata që abuzojnë me pasuritë e shtetit?

Kryeministri Kurti u mirëprit nga Kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikšić

0

Sarajevë, 6 dhjetor 2024

Në Sarajevë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti u mirëprit nga Kryeministri i Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Nermin Nikšić.

Raportet ndërmjet dy vendeve, bashkëpunimi ekonomik, mundësitë e reja dhe mënyrat e rritjes së shkëmbimeve tregtare, kulturore dhe arsimore në njërën anë, dhe zhvillimet e fundit në rajon dhe bashkëpunimi rajonal në anën tjetër ishin temat kyçe të takimit.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri e njoftoi kryeministrin Nikšić se nga 1 janari i vitit të ardhshëm, qytetarët e Bonjës dhe Hercegovinës do të mund të udhëtojnë në drejtim të Kosovës me letërnjoftime, siç është paraparë në marrëveshjen e nënshkruar në Berlin në nëntor të vitit 2022 në kuadër të Procesit të Berlinit. Ai bëri thirrje që edhe Bosnja dhe Hercegovina ta ratifikojë këtë marrëveshje sa më parë në mënyrë edhe qytetarët e Republikës së Kosovës të mund të udhëtojnë lirshëm me letërnjoftime në drejtim të këtij vendi të Ballkanit Perëndimor.

Në takimet e sotme, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja e tretë, Emilja Rexhepi, ambasadori Martin Berishaj dhe stafi i kryeministrit.

Premijera Kurtija dočekao je premijer Federacije Bosne i Hercegovine, Nermin Nikšić

Sarajevo, 06. decembar 2024

U Sarajevu, premijera Republike Kosovo, Albina Kurtija, dočekao je premijer Federacije Bosne i Hercegovine, Nermin Nikšić.

Odnosi između dve zemlje, ekonomska saradnja, nove mogućnosti i načini povećanja komercijalne, kulturne i obrazovne razmene, s jedne strane, i najnovija dešavanja u regionu i regionalna saradnja, s druge strane, bile su ključne teme sastanka.

Premijer je obavestio premijera Nikšića da će građani Bosne i Hercegovine od 1. januara naredne godine moći da putuju na Kosovo sa ličnim kartama, kako je predviđeno sporazumom potpisanim u Berlinu novembra 2022. godine u okviru Berlinskog procesa. On je pozvao da Bosna i Hercegovina što pre ratifikuje ovaj sporazum kako bi građani Republike Kosovo mogli slobodno da putuju sa ličnim kartama u ovu zemlju zapadnog Balkana.

Forhåndsvisning av bilde

Na današnjim sastancima, premijera Kurtija pratili su i treći zamenik premijera Emilja Redžepi, ambasador Martin Berishaj i osoblje kabineta premijera.

Presidentja Vjosa Osmani e ftuar nga Presidenti francez krahas liderëve botërorë në ceremoninë e Notre Dame në Paris

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i bashkohet liderëve nga e gjithë bota për të marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame. Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu janë ftuar për këtë ceremoni nga presidenti francez Emmanuel Macron. Përveç ceremonisë në katedrale, ata janë ftuar edhe në Pallatin Élysée , në një darkë të organizuar nga presidenti Macron për krerët e shteteve që do të marrin pjesë në ceremoni. 

Presidentja do të jetë në Paris krahas presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump dhe liderëve të tjerë nga vende të ndryshme të botës. 

Katedralja e Notre Dame, monument 850 vjeçar i trashëgimisë kulturore, është restauruar pas zjarrit shkatërrues të pesë viteve më parë.

Bashkësia Islame dhe anti-shqiptarizmi i tyre

1

Shkruan: Reshat Sahitaj

___

Nga 1981 e deri në vitin 2000, Kosova gëzonte një përkrahje nga shtetët e civilizuara perëndimore, gjë që rezultoi më bombradimet e caqeve ushtaroko-policore serbe dhe Kosova u çlirua. Kjo simpati dhe përkrahje ndaj popullit shqiptar, e pengonte dhe shumë e shqetësonte Serbinë në një anë dhe Greqinë nga ana tjetër. Serbia do të bënte çdo gjë të mundur që , simpatinë ndaj popullit shqiptar që e kishte fituar nga Perëndimi, ta shndërronte në urrejtje ndaj shiqptarëve. Serbia duke pasur privilegjin e trashëegimisë së Jugosllavisë së Titos, do t’i shfrytëzonte të gjitha relacionet e kaluara të Titos që kishte pasur me shtetët arabe. Shtetët arabe, do të blenin armatim nga Serbia si tankse, pushkë, revole …

Mirëpo paralelisht me shitjen e armëve, Serbia shitej se përbëhej edhe nga muslimanët e për të cilët u kërkonte ndihma materiale. Serbia vetë i kishte shkatërruar e bombarduar xhamitë në Kosovë, e vetë tani u kërkonte para për ndërtimin e xhamive. Ndihmat e grumbulluara, Serbia i shpërndante përmes një femre që banonte në Mitrovicën Veriore, e që takohej më shqiptarë bashkëpunëtorë të Serbisë. Më kalimin e kohës, arkitektura e ndërtimeve në Kosovë, u shndërue në arkitetkurë arabe ku sot kanë ngritur kokën mbi një mijë minare të xhamive. Nga zhurma e minareve nga pesë herë në ditë, që permes altoparlanteve me fuqi të jashtëligjshme, sot shqiptarët nuk munden të bejnë gjumin e qetë e as një pushim. Më e keqja është , se kur thirret ezani, personalitetët poltike, e ndërprejnë fjalimin.Personalitetët poltike që e ndërprejnë fjalimin e tyre kur kendohet ezani, kombëtarisht nuk munden të jenë të pastër.

I dëmshëm islamizmi në institucione

Eshtë për t’u habitur se në çdo institucion të shtetit të Kosovës, si në qeveri, polici, fakultet, komune… në kohën e drekës zyrtarët e lënë punën dhe shkojnë për t’u falur.

Këta zyrtarë, janë aq primitivë sa nuk e meritojnë vendin e punës dhe emrin shqiptar. Si mundesh të adhurosh diçka që nuk është prodhim shqiptar?

Si mundet të lëshohet vendi i punës për të cilin të paguan shteti i Kosovës e ti të shkon në xhami të falesh?

I rrezikshëm islamizmi në shkollat tona

Fakti që nuk mbetët asgjë për të dyshuar se BIK-u është në rrugën antishqiptare, është edhe futja e islamizmit të nxënësit e shkollave të ulëta e të mesme. Kjo pjesë antikombëtare duke lëshuar e publikuar komunikata publike destinuar fëmijëve tanë të vegjel, që të shkojnë të falën në xhami, siç e dëshmon komunikata e tyre e datës 04.12.2024.

BIK-u ani KURANIT

Hoxhallarët shqiptarë, harrojnë që u lindën dhe u rritën shqiptarë! Hoxhallarët dhe përgjegjësist e BIK- ut jo vetëm që harrojnë që janë shqiptarë , por të verbuar nga milionat serbo-arabe të destinuara për t’i indoktrinuar shqiptarët me islamizëm i bëjnë ndryshime edhe Kuranit.

Imagjinoni se orari i luetjeve është i caktuar me qindra vite, mirëpo BIK-u i Kosovës e ndryshon orarin sipas dëshires se tyre që sa më shumë të islamizojë popullin tonë. Në bazë të komunikatës së 04.12.2024, u bënë thirrje fëmijëve shqiptarë që të falin drekën e së premtës në orën 13.00, kurse tjeret e falin në orën 12.00. Në tërë vendet islamike, dreka falet në drekë e jo një orë më vonë.

BIK-u nuk e ka qëllim faljen e drekës për t’iu lutur Zotit për mekate të tyre, por thjeshtë e bejnë për t’i treguar padoroneve te tyre që milionat e marrura po i përdorin për misionin e tyre anti-shqiptar.

Në këtë mënyrë Serbia ka arritur që simpatinë ndaj popullit shqiptar që dikur e kishte bota e civilizuar perëndimore, tani të largohej nga

Kryeministri Kurti u mirëprit në Sarajevë nga Kryetari i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Bećirović dhe anëtari kroat i Presidencës, Komšić

0

Sarajevë, 6 dhjetor 2024

Takimet zyrtare në Sarajevë, kryeqendrën e Bosnjës dhe Hercegovinës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministren Emilija Rexhepi, i filloi me Denis Bećirović, anëtarin boshnjak të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, njëherësh Kryetarin e Presidencës dhe Željko Komšić, anëtarin kroat të Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës. 

Në dy takime të njëpasnjëshme në ndërtesën e Presidencës, u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mënyrat për të rritur bashkëpunimin tregtar, me ç’rast u shqyrtua mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët ekonomik, dhe për të shtuar shkëmbimet në kulturë dhe edukim. Kryeministri theksoi se njoftimi i Qeverisës së Republikës së Kosovës sipas së cilit nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pra më pak se një muaj, qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës do të mund të udhëtojnë drejt Kosovës me letërnjoftime, do të kontribuojë shumë në rritjen e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu, theksoi rëndësinë që edhe Bosnja dhe Hercegovina të ratifikojë marrëveshjen e mobilitetit për lëvizje të lirë e dalë nga Procesi i Berlinit, në mënyrë që përfitimet nga lëvizja e lirë të jenë të dyanshme. 

Gjatë takimeve, u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vendet respektive dhe në rajon, dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal veçanërisht në kuadër të Procesit të Berlinit me qëllim integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe në përballje me ndikimet e jashtme keqdashëse. 

Kryeministri Kurti falënderoi z.Bećirović dhe z.Komšić për mikpritjen në Sarajevë dhe bisedën e hapur dhe produktive. Ndaj kryeministrit, u shpreh mirënjohje për reagimin e shpejtë dhe ndihmën financiare që Republika e Kosovës kishte dhënë në përballje me përmbytjet tragjike në Bosnje dhe Hercegovinë gjatë muajit tetor, dhe për shpalljen e 11 Korrikut si Ditë Përkujtimore të Gjenocidit të Bosnje dhe Herecegovinës. 

Pas takimeve në Presidencës, kryeministri do të vijojë vizitën me takime në Këshillin e Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Premijera Kurtija u Sarajevu su dočekali predsedavajući Predsedništva Bosne i Hercegovine Bećirović i hrvatski član Predsedništva, Komšić

Sarajevo, 06. decembar 2024 

Zvanični sastanci premijera Republike Kosovo, Albina Kurtija i zamenice premijera Emilije Redžepi u Sarajevu, glavnom gradu Bosne i Hercegovine, počeli su sa Denisom Bećirovićem, bosanskim članom Predsedništva Bosne i Hercegovine, i istovremeno predsedavajućeg Predsedništva i Željkom Komšićem, hrvatskog člana Predsedništva Bosne i Hercegovine. 

U dva uzastopna sastanka u zgradi Predsedništva, razgovarano je o odnosima dve zemlje i načinima za povećanje trgovinske saradnje, pri čemu je razmotrena mogućnost organizovanja zajedničkog ekonomskog foruma, kao i povećanja razmene u oblasti kulture i obrazovanja. Premijer je naglasio da će najava Vlade Republike Kosovo po kojoj će od 1. januara naredne godine, odnosno za manje od mesec dana, građani Bosne i Hercegovine moći da putuju na Kosovo sa ličnim kartama, u velikoj meri doprineti povećanju saradnje i prijateljstva između dve zemlje. Takođe je istakao važnost da Bosna i Hercegovina ratificira sporazum o mobilnosti za slobodno kretanje koje proizilazi iz Berlinskog procesa, tako da koristi od slobodnog kretanja budu dvosmerne. 

Tokom sastanaka razgovarano je i o najnovijim dešavanjima u dotičnim zemljama i regionu, kao i o značaju regionalne saradnje, posebno u okviru Berlinskog procesa u cilju integracije Zapadnog Balkana u Evropsku Uniju i u suočavanju zlonamernih spoljašnjih uticaja. 

Premijer Kurti je zahvalio gospodinu Bećiroviću i gospodinu Komšiću na gostoprimstvu u Sarajevu i otvorenom i produktivnom razgovoru. Izražena je zahvalnost prema premijeru Kurtiju na brzoj reakciji i finansijskoj pomoći koju je Republika Kosovo pružila u suočavanju sa tragičnim poplavama u Bosni i Hercegovini tokom oktobra meseca, kao i na proglašenju 11. jula Danom sećanja na genocid u Bosni i Hercegovini.  

Nakon sastanaka u Predsedništvu, premijer će svoju posetu nastaviti sastancima u Vijeću ministara Bosne i Hercegovine.

Kryeministri Albin Kurti bëri homazhe pranë Memorialit të Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës

0

Vizitën në Bosnje dhe Hercegovinë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren Emilja Rexhepi, e filloi me homazhe pranë Memorialit të Fëmijëve të Vrarë gjatë Rrethimit të Sarajevës.

Ai vendosi lule të freskëta në kujtim të 1,601 fëmijëve të vrarë nga forcat serbe gjatë rrethimit të qytetit të Sarajevës gjatë viteve 1992-1996.

*** 

Premijer Kurti odao  počast  Spomen obilježju ubijene dece tokom opsade Sarajeva 

Poseta Bosni i Hercegovini, premijera Republike Kosovo, Albina Kurtija, zajedno sa zamenicom premijera Emilijom Redžepi, počela je odavanjem počasti  Spomen obilježju ubijene dece tokom opsade Sarajeva. 

On je položio sveže cveće u znak sećanja na 1.601 ubijenog deteta koje su srpske snage ubile tokom opsade Sarajeva 1992-1996.

Vizita e Kurtit në Sarajevë përballë nacionalizmit agresiv serb, shpërfaq kompleksitetin e gjeopolitikës serbe!

0

Hashim Thaçi me Esad Pash Toptanin në prapavijë

Sadri Ramabaja, Prishtinë

Reagimi i ashpër i liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik ndërkohë kundër vizitës së kryeministrit të Republikës së Kosoëbs, Albin Kurtit, në Sarajevë, krahasuar me letrën e tij plot miradi ndaj Hashim Thaçit shpërfaq kompleksitetin e gjeopolitikës serbe.
Ky kompleksitet ka burimin në raportet shqiptaro-serbe të ndërtuara fill pas aneksimit të Kosoëvs [tetor 1912] dhe përpjekjeve për të instaluar në Tiranë kolaboratorët proserb. Le të kujtojmë se si Beogradi mes Ismail Qemailit dhe Esat Toptanit, përcaktohej pro Toptanit; mes Fanolit dhe Ahmet Zogut, pozicionohej pro Zogut, duke e ndihmuar këtë të fundit të instalohej në pushtet në dhejtor të vitit 1924.
Qëndrimi i Milorad Dodikut në raport mes Albin Kurtit dhe Hashim Thaçit na rikthen tek burimi i këtij kompleksi të Serbisë.
Atëheër ur Serbia nuk arrinte dot ta zhbënte pavaërsinë e asaj bërthame të shtetit shqiptar, ajo angazhohej që në krye të tij të vinte njeërzit e vet.
Këtë strategji asj ndoqi edhe në rastin e Kosovës. Kur nuk po arrinte dot ta ndalte uraganin e UÇK-së, as duke toleruar e improvizuar zgjedhjet e 22 marsit 1998 [!], ajo do të impenjonte thellë brenda UÇK-së përmes shërbimeve sektrete frënge, duke katapultuar njerëzit e saj në krye të UÇK-së!
Ndërkohë, kur këto intervenime të kësaj natyre i ka të pamundura, Serbia thellon kursin e luftës hibride, duke paralajmruar edhe përplasje më serioze të rivaliteteve gjeopolitike.
[Në të majtë, një kopje e letrës së Milorad Dodikut e vitit 2019, përmes cilës ftohej Hashim Thaçi, atëherë president i Kosovës, në Samitin e SEECP në Sarajevë. Dodik atëbotë theksonte faktin se Bosnja dhe Hercegovina mirëpriste pjesëmarrjen e Thaçit dhe theksonte “rolin e tij shumë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare”.
Kjo qasje e përzemërt në vitin 2019 është në kontrast të plotë me armiqësinë e fundit të Dodik-ut ndaj kryeministrit aktual të Kosovës, Albin Kurti.]
Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zheljko Komshiq, priti në kabinetin e tij kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin
Analisti Mushkolaj me Radojqiq në prapavijë…
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti
Letra e Milorad Dodik dërguar Hashim Thaçit më 2019 dhe fotoja e përbashkët e tyre…

Luan Dibrani “për figuren” e Zana Avdiut, provokatores tejet të prapambetur për shoqërinë shqiptare

0

Nga: Luan Dibrani

  • Zana Avdiu, një “figurë” provokuese dhe dëmtuese për shoqërinë Shqiptare!

Zana Avdiu është një figurë që ka krijuar një imazh të ndarë dhe ka shkaktuar shumë polemika, duke provokuar një debat të ashpër rreth identitetit dhe kulturës shqiptare. Edhe pse ka pasur mundësinë të përdorë një platformë të madhe si një program televiziv, Avdiu ka abuzuar me këtë mundësi për të shpërndarë mesazhe që bien ndesh me vlerat dhe traditat kombëtare shqiptare, duke nxitur një ndarje dhe tensione të panevojshme në shoqëri.

Mbetjet e Naivitetit dhe Injorancës në Mesazhet e Avdiut

Një nga më të spikaturat e mesazheve të Zana Avdiut është thirrja e saj drejtuar vajzave shqiptare për të shmangur martesën dhe lindjen e fëmijëve. Ky mesazh është shumë i dëmshëm dhe naiv, sepse përpiqet të ndryshojë një nga vlerat më themelore të shoqërisë shqiptare: familjen. Martesa dhe lindja e fëmijëve janë baza e ruajtjes së identitetit dhe trashëgimisë kulturore, dhe mesazhet që inkurajojnë shmangien e tyre janë një kërcënim për të ardhmen e kombit shqiptar.

Për më tepër, Avdiu është përpjekur të prezantojë këtë qëndrim si një ide të avancuar dhe moderne, por në fakt është një mendim i thellë injorant, që nuk merr parasysh rëndësinë e trashëgimisë kulturore dhe historike që ka populli shqiptar. Kjo është një formë e naivitetit, ku ajo injoron pasojat afatgjata të ndikimit të saj.

 Ftesa për Të Shmangur Martesën dhe Lindjen e Fëmijëve: Përputhje me Objektivat Serbe

Një nga elementet më të dëmshme të mesazhit të Zana Avdiut është thirrja e saj drejtuar vajzave shqiptare për të shmangur martesën dhe lindjen e fëmijëve. Ky mesazh është përputhje e plotë me tezat që kanë përdorur armiqtë tanë për dekada të tëra për të sulmuar kombin shqiptar. Serbët, që historikisht kanë tentuar të minojnë forcën e shoqërisë shqiptare, kanë përhapur ide dhe strategji që synojnë dobësimin e popullit shqiptar përmes grushtimit të institucioneve kyçe si familja dhe traditat. Shmangia e martesës dhe lindja e fëmijëve është një strategji që ka pasur për qëllim të ulë popullsinë shqiptare dhe të krijojë një ndikim të qëndrueshëm demografik ndaj shoqërisë shqiptare.

Kjo lloj ideje është e njohur për të qenë pjesë e një propagande që armiqtë e kombit shqiptar kanë përhapur, për të bërë që shqiptarët të distancohen nga vlerat e tyre themelore dhe të humbin lidhjen me historinë dhe identitetin e tyre. Avdiu, përmes këtij mesazhi, jo vetëm që nuk kontribuon në forcimin e shoqërisë shqiptare, por përputhet me atë që ka qenë gjithmonë një objektiv i huaj dhe i dëmshëm për shqiptarët.

Përpjekjet për të Provokuar dhe Shkatërruar Unitetin Kombëtar

Zana Avdiu ka përdorur programin e saj televiziv për të ftuar figura të ndryshme, disa prej të cilëve kanë shkaktuar polemika dhe tensione brenda shoqërisë shqiptare. Ajo shpesh ka përdorur një stil provokues dhe të dhunshëm, duke i bërë pyetje që kërkojnë të krijojnë përçarje dhe ndasi mes shqiptarëve. Në këtë mënyrë, ajo ka kontribuar në një atmosferë të pasigurt dhe të pasqaruar, duke shtuar pasiguri dhe duke nxitur konflikte të panevojshme.

Në vend që të përdorte këtë mundësi për të promovuar vlera pozitive dhe për të kontribuar në forcimin e shoqërisë shqiptare, Avdiu ka zgjedhur të shfrytëzojë këtë program për të nxjerrë në pah të metat dhe problemet që ndodhen në shoqëri, por pa ofruar asnjë zgjidhje konstruktive. Kjo është një formë e abuzimit të mundësisë që iu dha dhe një mënyrë e gabuar për të përdorur platformën mediatike.

Abuzimi me Trashëgiminë dhe Vlerat Kombëtare Shqiptare

Një nga elementët më shqetësues të mesazheve të Zana Avdiut është mënyra se si ajo abuzon me trashëgiminë dhe vlerat kombëtare shqiptare. Ajo ka shpërndarë ide që përpiqen të shkëpusin shqiptarët nga vlerat dhe traditat e tyre, duke tentuar të krijojë një rrymim të ri që është i dëmshëm për unitetin e kombit. Shpesh, Avdiu ka folur kundër forcave që ruajnë identitetin dhe kulturën shqiptare, duke i etiketuar ato si të prapambetura, konservatore, ose të pabazuara në realitetin modern.

Përpjekjet e saj për të nënvlerësuar rëndësinë e familjes dhe vlerave tradicionale janë në kundërshtim me atë që ka ndihmuar në mbijetesën dhe zhvillimin e kombit shqiptar për shumë shekuj. Të drejtat dhe detyrimet që dalin nga traditat tona janë pjesë e një pasurie të pashoqe që duhet mbrojtur, jo vetëm për të ruajtur identitetin e kombit tonë, por edhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.

Dëmi i Përhapjes së Mesazheve të Dëmshme dhe Të Pashpjegueshme

Avdiu ka kontribuar në një fushatë të dëmshme për shpërndarjen e mesazheve që nuk kanë asnjë bazë të qëndrueshme dhe që vetëm forcojnë ndasitë brenda shoqërisë shqiptare. Ajo ka krijuar një hapësirë për individë që shpesh janë të pasinqertë dhe që përpiqen të përhapin ide të dëmshme për të destabilizuar shoqërinë. Programi televiziv që Avdiu drejton, i cili është një mundësi e vlefshme për të promovuar ide pozitive dhe për të kontribuar në zhvillimin e shoqërisë, është shfrytëzuar në mënyrë të padrejtë për të shpërndarë mesazhe të rrezikshme.

Përfundim: Zana Avdiu si Figura Shkatërruese dhe Destruktive për Shoqërinë Shqiptare

Zana Avdiu është një figurë që duhet të shmanget dhe të injorohet për dëmin që i ka bërë shoqërisë shqiptare. Përpjekjet e saj për të shkëputur shqiptarët nga vlerat dhe traditat e tyre, si dhe mesazhet që përhap për të minuar institucionin e familjes dhe për të nxitur ndarje brenda kombit shqiptar, e bëjnë atë një individ të dëmshëm dhe destruktiv për shoqërinë tonë. Në vend që të kontribuoni në forcimin e identitetit dhe trashëgimisë shqiptare, Avdiu ka zgjedhur të përdorë mendime dhe praktika të dëmshme që vetëm përçajnë dhe minojnë shoqërinë shqiptare. Për këtë arsye, ajo konsiderohet një figurë që nuk ka vend në një shoqëri që dëshiron të ruajë dhe forcojë vlerat e saj kombëtare.

Rrëfim se si kërkoja tokë për Thomasin në Kosovë, por vreshtat i kishin blerë politikanët dhe i stërshisnin dhe se si…?!

0
Në vitin 2019, menjëherë pas pensionimit tim, një mik zviceran donte të investonte në sektorin e vreshtarisë dhe prodhimin e verës në Kosovë. Më ofroi të punoj për të, por më parë të gjejë tokë për vreshta deri në 100 hektarë. U dakorduam me besimin se në pjesën e Dukagjinit, veçanërisht në Anadrini te Rahovecit, ka tokë të lirë për investim në vreshta në plantacionet e vjetra të shkatërruara nga lufta e fundit.
Erdha në vendlindjen time për një muaj kohë për të kërkuar tokë ku mund të kultivojmë vreshta. Thomasi më kishte thënë të mos jepja më shumë se 100 euro për një ari tokë, pra i binte 10 mijë euro për hektar.
Kerkova kudo, që nga vreshtat e vjetra, ish plantacionet, ato të lira, deri te ish-kooperativat e sistemit të ish-Jugosllavisë, nga rajoni i verërave të Prizrenit, Rahovecit, Therandës dhe Gjakovës. Këto vreshta të vjetra i kishin blerë politikanet kosovar, ishte e kotë të gjente 100 hektarë tokë për të investuar në krijimin e vreshtave të reja. Tani këta pronarë i shitnin, por kërkonin një çmim të lartë, deri në 500 euro për një ari (10 m2) tokë. Ky investim thjesht nuk fungcionojë për ne në Kosovë.
Pas një viti më thirri Tomasi dhe më tha i gëzuar: “Përshëndetje Rexhep, bleva 100 hektarë tokë për vreshta në Toplicë të Serbisë afër Prokupës”.
100 ha tokë, ai punësoi menjëherë 20 persona me 20 traktorë për të përgatitur tokën dhe mbi 120 punëtorë për të mbjellë hardhi rrushi dhe fidane hardhish nga prodhues ne Serbi, si dhe materiale për mbjellje dhe mirëmbajtje. Dhe në fund të të gjitha verërave me kontrata të lidhura, prodhuesi dhe origjina shënojnë në etiketë “Verë nga Toplica-Serbia”, kjo verë është tashmë në tregjet zvicerane dhe më gjërë përmes Tomasit ne vende te Eu.

Po me malësor , çkini? Edhe unë, malësor jam !

0

Nga: Frank Shkreli

Këtë javë, në Parlamentin e Shqipërisë, Kryetarja, Zonja Elisa Spiropali iu drejtua deputetit Frrok Gjini, që siaps lajmeve zuri foltoren pa u thirrur nga Kryetarja e Kuvendit, me këto fjalë: “Për çfarë e kërkoni fjalën? Apo edhe ju në kuadrin e malësorëve që e marrin fjalën vetë…”.  Dua të them prej fillimit se unë – në asnjë mënyrë — nuk e aprovoj mënyrën se si sillen parlamentarët shqiptarë në sesionet zyrtare. Nuk ma merr mendja se parlamentarët shqiptarë, po ta shikojnë veten në pasqyrë, e ndjejnë veten krenarë me sjelljet e tyre gjatë këtyre tre dekadave të ashtuquajturit “tranzicion demokratik”– qofshin ata të opozitës apo të pozitës. Ky është një problem institucional me të cilin duhet të merren instancat e Kuvendit – por grindjet politike dhe përleshjet fizike në parlamanet  nuk janë problem as faji i “malësorëve”, as si grup, as si krahinë.

Fjalët e Kryetares ishin të nxituara dhe të pa vend.  Thuhet se Albert Einstein ka thënë se po të kishte një orë kohë për të zgjidhur një problem, atëherë ai do të shpenzonte 55 minuta duke menduar për problemin dhe pesë minuta do mendonte për zgjidhjen e problemit. Kjo thënje më kujtoi edhe fjalët e gjyshit tim malësor: Mendo tri herë e fol një herë, bir!

Pyeta veten kush mund të jenë “malësorët” në Kuvendin e Shqipërisë, që shkaktojnë ka shumë “sherre”, në organin më të lartë legjislativ të shtetit shqiptar, sipas Kryetares së Kuvendit!?  Nuk dij, por nëqoftse ka ndonjë deputet që e mban veten malësor, nuk besoj se flet dhe sillet në emër të gjithë malësorve, kudo që janë.  Nuk besoj se është, as më i mirë as më i keq, sa i përket grindjeve e konfliktualitetit midis deputetve — se të tjerët që përfaqësojnë krahina të tjera të Shqipërisë — për aq sa kam parë e dëgjuar nga zhvillimet e punimeve të Kuvendit shqiptar, këto tre dekada, “demokraci”.  Thashë me vete, po mund të ketë ndonjë malësor që ndërpret punimet e parlamentit në Tiranë, po ç’faj kanë të shkretët malësorë të përhapur anë e mbanë Shqipërisë e trojeve shqiptare, përfshir ne në mërgim, për një akt të një personi në Kuvendin shqiptar, që shkaktoi një reagim të tillë përgjithsues nga Kryetarja e Parlamentit. Po, ç’faj kanë sot malësorët që të përgojohen për keq dhe të ofendohen si grup e si krahinë në Kuvendin e Shqipërisë, sikur ata nuk kanë halle të tjera të mbijetesës, ashtu si të gjithë shqiptarët e tjerë pa dallime politike, feje a krahine? Se ne shqiptarët, pa dallim, përpiqemi të mbrojmë dhe të ruajmë bashkjetesën fetare e krahinore dhe t’ia tregojmë botës si një prej vetive tona që shumë pak popuj gëzojnë vlera të tilla kombëtare. Larg duart nga përçarjet krahinore!

Më duhet të them se u zhgnjeva për së tepërmi kur lexova këtë lajm e që më la një shije të keqe në gojë! Dallime të tilla, krahinore me qëllim ose pa qëllim dhe një diskurs i tillë politik, nuk kanë vend Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkohë që malësorët, në përgjithësi, si persona, grup e krahinë po ofendoheshin në trupin më të lartë legjislativ shqiptar, si njerëz konfliktual që nuk nderojnë as nuk zbatojnë rend as qetësi – qindra malësorë të tjerë nga të gjitha trojet dhe nga mërgimi – ishin mbledhur në Tuz të Malësisë së Madhe për të përuruar Monumentin madhështor kushtuar të Përgjithmonshimit, Heroit të Kombit, Gjergj Kastriotit -Skenderbe — Frank Shkreli: Përmendorja e Gjergj Kastriotit. Skënderbe në Tuz të Malësisë së Madhe -Mbrojtësit t’Atdheut e të Qytetrimit Europian | Gazeta Telegraf – Atje përball Malit të Deçiqit ku legjendari Ded Gjon Luli më 6 prill 1911 ka ngritur për herë të parë në 500-vjet pushtimi otomano-turk, flamurin e Gjergj Kastriotit –Skenderbe – një vit para se të valvitej flamuri në Vlorë me 12 Nentor, 1912.  Ditën që malësorët në Tuz zbuluan shtatoren e Gjergj Kastriotit-Skenderbe – simbolit të bashkimit kombëtar – rastësisht lexova në disa portale se atje nuk kishte asnjë përfaqsi atë ditë në Tuz – sado të vogël – as nga Tirana, as nga Prishtina zyrtare.

Më duhet të jem i sinqert se unë nuk njoh shumë deputetë malësorë të Kuvendit të Shqipërisë. Ata edhe mund të jenë ndryshe nga malësorët që kam njohur e njoh unë. Por edhe po të ketë të tillë, gjë që nuk e besoj, përgjithsimet kurrë nuk janë të mira. Janë fals, ka thenë Mark Twain. Malësorët që kam njohur unë jo vetëm në vendlindje, por dhe rrugëve të mërgimit  –gjatë më shumë se 50 e sa viteve, kanë qenë malësorë të “logut të kuvendit”, kur të gjithë në ato kohë, flisnin dhe jepnin mendimin në takime. Por, ama, kishte rregull, rregulla tradicionale që nuk shkeleshin – një nder to ishte të flisnin me rend, të dëgjoheshin të gjithë dhe të mos ofendohej askush.

Këta ishin malësorët që unë kam njohur gjatë jetës time – dhe nuk do të ishte keq që edhe brezi i sotëm i shqiptarëve t’i njihte ata si i njoh unë. Ose të dinte pak më shumë, ashtuqë të mos përgjithësohen gjërat.  Malësorët si shqiptarë, protagonistë të Lahutës së Malësisë të At Gjergj Fishtës, janë malësorët që, kryesiht, kam njohur unë.

Po i kërkoj ndjesë Ernest Koliqit pasi po parafrazoj një artikull që kam lexuar kohë më parë prej tij ku ai shkruante për malësorët e Malësisë së Madhe se ata përparimin dhe lirinë e kanë dashur dhe e duan, por jo në shkëmbim të humbjes së lirisë. Se ndoshta mund të mos ketë ndonjë popull në Evropë si shqiptarët e Malësisë së Madhe që e duan lirinë si ata, që plotësimin e nevojave të tij, si popull, e gjënte në liri. Rrobat e malësorit, zhele-zhele valviteshin si flamur i grisur në luftëra shekullore, për të ruajtur nderin dhe lirinë – lirinë e vet dhe të fisit.

Pasi po flasim për “malësorët”, Albanologu i njohur Robert Elsie ka shkruar një libër siç kanë shkruar edhe të huaj të tjerë për malaësorët dhe Malësinë e Madhe.  I ndjeri Robert Elsie, në librin e tij të fundit, profilizon fiset dhe bajraqet më të njohura të Malësisë së Madhe — Frank Shkreli/ Robert Elsie: Fiset e Shqipërisë | Gazeta Telegraf,  si, Hoti, Kastrati, Shkreli, Kelmendi, Gruda, Trieshi, por pa përjashtuar fiset e bajraqet e krahinave të tjera, si fiset e Dukagjinit, Malësisë së Gjakovës, Malësisë së Lezhës, krahinës së Pukës, Malësisë së Krujës, krahinës së Mirditës, zonës së Matit e të tjera.  Ai i cilëson këto fise të Shqipërisë së veriut dhe të Shqipërisë veri-lindore si tepër të veçanta në Evropë dhe ndoshta në botë, të cilat sipas tij, janë i “Vetmi shembull i vërtetë i një shoqërie fisnore, e mbijetuar në Evropë deri në mesin e shekullit të 20-të”.

Megjithëse këto krahina, mbeten edhe sot më pak të zhvilluara dhe si rrjedhim malësorët po detyrohen të largohen nga kullat e tyre,  jo vetëm në krahasim me pjesën tjetër të Shqipërisë, por edhe në krahasim me botën tjetër për rreth saj, Sir Noel Malcolm, eksperti britanik për çështjet e Ballkanit, ka shkruar në parathënie të librit “Fiset e Shqipërisë” të Robert Elsit, se “Ishin këto fise — të cilat megjithëse territori i tyre, me qindra vite ishte nën pushtimin Osman, por pothuaj kurrë nën kontrollin otoman – përbënin bazën për identitet shoqëror, për drejtësi vendore dhe veprimtari ushtarake”.

Siç tregon edhe mbiemri im, unë jam malësor krenar, pjesëtar i njërit prej këtyre fiseve (Shkrelit) që sipas eskpertit britanik Sir Noel Malcolm janë përpjekur që gjatë shekujve të ruanin identitetin shoqëror të shqiptarëve dhe drejtësinë vendore, por pa u trembur nga sfidat as nga veprimtaritë ushtarake gjatë shekujve.