Kreu Blog Faqe 707

Reagim ndaj akuzave të gazetarit Lirim Mehmetaj: Mbështetje për Ministrin Peci dhe punën e fermerëve

Nga: Luan Dibrani

Dua të reagoj ndaj akuzave të bëra nga gazetari Lirim Mehmetaj, i cili ka publikuar informacion të pasaktë dhe të paqartë lidhur me rastin e Hajrullah Osmanit, një fermer me mbi 24 hektarë tokë. Është e qartë se qëllimet e tij janë të tjera dhe nuk kanë të bëjnë aspak me realitetin as interesin  e  Koosves. Gazetari Mehmetaj po përpiqet të minojë përpjekjet e Ministrit Peci dhe të gjithë atyre që janë të angazhuar për zhvillimin e ekonomisë dhe mbështetjen e fermerëve. Përpjekja për të sulmuar ata që punojnë për të siguruar ushqimin dhe zhvillimin e sektorit bujqësor është e papranueshme. Të gjithë duhet të kuptojmë se fermerët janë ata që mbajnë përgjegjësinë për të mbajtur tokën të punuar dhe për të siguruar prodhimin e ushqimit për popullatën. Ata janë të rëndësishëm për të ardhmen e ekonomisë sonë dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë.

Kjo lloj lufte verbale, e orkestruar nga abuzuesit e zhvillimit ekonomik, synon vetëm të ndalojë përparimin. Ata që nuk duan të shohin suksesin e fermerëve, të cilët e punojnë me djersë dhe angazhim tokën, po përpiqen të krijojnë një atmosferë tensioni dhe pasigurie. E vërteta është se ata që kanë tokë, si zoti Osmani, janë të angazhuar për ta punuar atë dhe për të kontribuar në rritjen e sektorit bujqësor, jo për të pasur ndikim të drejtpërdrejtë në ndarjen e granteve.

Ministri Peci ka treguar angazhim të vazhdueshëm për mbështetje të fermerëve dhe zhvillimin e bujqësisë. Ne duhet ta mbështesim atë dhe të gjithë ata që janë të angazhuar për të siguruar prodhimin e ushqimit dhe rritjen e ekonomisë tonë. Kjo është një luftë për zhvillim dhe mirëqenie, dhe duam që të mbështesim fermerët që punojnë me përkushtim dhe të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre.

Mbështetje për Ministrin Peci dhe Qeverinë e Kosovës: Angazhim për një Ekonomi të Qëndrueshme dhe Toka të Punuara

Përgëzoj ministrin Faton Peci dhe qeverinë e Kosovës për angazhimin e tyre të paepur në drejtim të zhvillimit të një ekonomie të qëndrueshme dhe të fuqishme, që synon një të ardhme të pavarur dhe prosperuese për vendin tonë. Është e qartë se ky angazhim është përkushtuar në rritjen dhe mbështetjen e sektorit bujqësor, që është themeli i sigurisë ushqimore dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës.

Një falënderim i veçantë shkon për fermerët, si zoti Hajrullah Osmani, të cilët me sakrifica të mëdha janë duke punuar tokën tonë të shtrenjtë dhe po kontribuojnë në zhvillimin e vendit. Ata janë shembuj të vërtetë të angazhimit dhe përkushtimit për të mos i kthyer shpinën tokës, por për ta punuar dhe për ta shndërruar atë në burim mundësish për të gjithë. Zoti Osmani, si shumë fermerë të tjerë, po kontribuon që toka jonë të mbetet e pasur dhe prodhuese, duke shërbyer për atdheun dhe popullin.

Në anën tjetër, dëshiroj të refuzoj komentet e gabuara dhe të paargumentuara të Lirim Mehmetaj dhe ish-qeverive të kaluara, të cilët përpiqen të minojnë përpjekjet e qeverisë aktuale. Kjo është një propagandë e pasaktë dhe dëmshme. E vërteta është se qeveria e Kosovës, nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti dhe ministrit Peci, po punon me përkushtim për të kthyer këto malet e shkurret  në arat pjellore, duke e bërë tokën më të pasur dhe më të qëndrueshme për fermerët si Hajrullah Osmani dhe shumë të tjerë.

Kosova ka mundësinë të shfrytëzojë potencialin e jashtëzakonshëm të tokës së saj dhe të sigurojë zhvillimin e qëndrueshëm për të gjithë qytetarët. Kjo qeveri është duke i kthyer malet në arat pjellore dhe duke i dhënë mundësi fermerëve të punojnë dhe të sigurojnë prodhime të cilësisë së lartë, që do të jenë të vlefshme për ekonominë e vendit. Kjo është një ndihmë e madhe për sigurinë ushqimore dhe rritjen e eksportit të produkteve bujqësore.

Pamje e „Hajrullah Osmani është një shembull i vërtetë i atij që punon me përkushtim për të mbajtur familjen dhe shtetin. Ai e kupton se vetëm përmes punës së palodhur, duke e djersitur ballin, mund të kontribuosh për zhvillimin e atdheut. Bujqësia, puna në fushat dhe përkujdesja për tokat e bujqësore janë gjithçka që na sigurojnë bukën, pasurinë dhe prosperitetin. Kjo është një pasuri që rrjedh nga puna e ndershme, jo nga propaganda boshe.

Nga ana tjetër, individë si Lirim Memehti, që përpiqen të ndihmojnë me fjalë dhe propagandë, nuk mund të mbajnë shtetin të fortë. Shteti zhvillohet me punë dhe angazhim të vërtetë, jo me premtime të pambështetura. Djerseja e bujqve që punojnë tokën është ajo që ushqen vendin dhe i siguron Kosovës mundësinë të qëndrojë e pavarur“.

Prandaj, duhet të mbështesim këtë qeveri, të mbështesim fermerët dhe të sigurojmë që toka jonë të mbetet e pasur, e shfrytëzuar dhe e zhvilluar. Toka e Kosovës është e pasur me mundësi dhe burime, dhe duhet të kujdesemi që ato të mbeten të besnikë ndaj vlerave tona dhe të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit. Të gjithë duhet të jemi të angazhuar për një të ardhme të qëndrueshme dhe të suksesshme, duke mbështetur ata që punojnë me djersë për të siguruar ushqimin dhe të ardhurat për vendin.

Kërkesë për Llogari dhe Pëgjegjësi ndaj Pseudo-Gazetarëve dhe Analistëve që Përhapin Gënjeshtra dhe Dëme të Dëmshme

Është e papranueshme që disa pseudo-gazetarë dhe analistë, si Lirim Mehmetaj, të përdorin mjetet e informacionit për të shpërndarë gënjeshtra dhe për të dëmtuar imazhin e qeverisë dhe të individëve që janë të angazhuar për zhvillimin e vendit tonë. Ata që përhapin propagandë të paargumentuar dhe të rremë po shkaktojnë një dëmtim të madh për shoqërinë dhe po pengojnë zhvillimin ekonomik dhe social të Kosovës.

Të tillë individë, që shpifin dhe përhapin lajme të rreme, duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Ata po krijojnë një atmosferë pasigurie dhe ndarje, duke manipuluar opinionin publik dhe duke i dhënë hapësirë dezinformatave që e dëmtojnë besimin në institucionet shtetërore dhe në ata që punojnë për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale.

Përhapja e gënjeshtrave dhe falsifikimi i realitetit nga këta individë është një rrezik për shoqërinë dhe për zhvillimin e vendit. Ata që shfrytëzojnë platforma mediatike për të mbjellë dyshime dhe pasiguri, pa u bazuar në fakte dhe pa ofruar argumente të besueshme, duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale për dëmin që shkaktojnë.

Në këtë kontekst, është e nevojshme që organet kompetente dhe institucionet përgjegjëse të kërkojnë llogari dhe të ndëshkojnë ata që përhapin gënjeshtra dhe dezinformata me qëllim të caktuar. Këta pseudo-gazetarë dhe analistë duhet të kuptojnë se kanë përgjegjësi të madhe ndaj publikut dhe ndaj shoqërisë, dhe veprimet e tyre nuk mund të kalojnë pa u marrë në konsideratë.

Dëmi që ata shkaktojnë është i madh, sepse me çdo fjalë të rreme dhe të manipuluar, ata po ndihmojnë në destabilizimin e shoqërisë dhe në pengimin e përpjekjeve për zhvillim të qëndrueshëm. Shpërndarja e gënjeshtrave dhe krijimi i një imazhi të pasaktë për institucionet dhe individët që punojnë për të mirën e vendit është një veprim i dëmshëm, që nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar.

Prandaj, është koha që të kërkohet përgjegjësi dhe llogari ndaj këtyre individëve, dhe që të sigurohet një kontroll i rreptë mbi ata që përdorin media dhe platforma për të përhapur gënjeshtra dhe për të minuar përpjekjet për zhvillim të qëndrueshëm. Kjo është e nevojshme për të mbrojtur integritetin e institucioneve dhe për të garantuar që publiku të ketë mundësinë të ketë informacion të saktë dhe të besueshëm. Përfundimisht, akuzat e gazetarit Mehmetaj janë të pabaza dhe nuk i shërbejnë interesave të zhvillimit ekonomik dhe të fermerëve tanë. Ministri Peci dhe të gjithë ata që mbështesin bujqësinë dhe punën e fermerëve janë ata që duhet të kenë mbështetje, jo vetëm nga ne si qytetarë, por dhe nga institucionet përkatëse që mund të ndihmojnë në përparimin e këtij sektori kyç për ekonominë e Kosovës.

Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi 115-vjetorin e çeljes së shkollës së parë kombëtare pedagogjike në Shqipëri

0

Nga: Arlinda Gjonaj

TIRANË, 1 dhjetor/ATSH/ Muzeu Historik Kombëtar përkujtoi 115-vjetorin e çeljes të së parës shkollë kombëtare pedagogjike në Shqipëri.

Shkolla Normale e Elbasanit është e para shkollë kombëtare pedagogjike në Shqipëri e themeluar më 1 dhjetor të vitit 1909, në bazë të vendimeve të Kongresit Kombëtar i mbajtur më 2-8 shtator 1909, në Elbasan.

Shkolla Normale e Elbasanit, gjatë vitit akademik 1909-1910 numëronte 160 nxënës të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë.

Drejtori i parë i saj u caktua Luigj Gurakuqi. Si mësues kanë punuar personalitete të arsimit kombëtar si Aleksandër Xhuvani, Sotir Peci, Simon Shuteriqi, Kristo Dako, Hafiz Ibrahim Dalliu, Ahmet Gashi, Mahir Domi, Salih Çeka, Eqrem Çabej, Thanas Floqi etj.

Historia e Normales së Elbasanit është e lidhur ngushtë me zhvillimet politike në Shqipëri. Ajo u mbyll gjatë vitit 1912 dhe u çel pas luftrave Ballkanike, më 1913-1914, në kohën e Qeverisë së Vlorës dhe të Princ Vidit.

Ajo u mbyll përsëri gjatë Luftës së Parë Botërore dhe u hap në vitin 1921. Nga viti 1921 ajo funksionoi rregullisht deri në vitin 1943, kur një numër i madh nxënësish i braktisën bankat e shkollës për të marrë pjesë në Lëvizjen Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Nga rradhët e normalistëve të Elbasanit ranë 63 dëshmorë.

/a.f/

Kryeministri Kurti vizitoi pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, vizitoi pikat statike dhe patrullat ushtarake të vendosura në regjionin e Obiliqit dhe Vushtrrisë, pasi kishte vizituar paraprakisht edhe Varagun e Zubin Potokut, në vendngjarjen e sulmit të mbrëmshëm terrorist e kriminal.

Forhåndsvisning av bildeSi rezultat i këtij sulmi, është angazhuar dhe Forca e Sigurisë së Kosovës për të mbështetur autoritetet civile përmes detyrave të patrullimeve dhe vëzhgimit të pikave të infrastrukturës kritike në lokacione të ndryshme në Kosovë. Kjo ishte edhe ndër vendimet e dala nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë, që u mbajt në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Forhåndsvisning av bildeKryeministri Kurti bashkë me ministrin Maqedonci shprehën përkushtimin për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve pa dallim.

Forhåndsvisning av bildeForhåndsvisning av bildeForhåndsvisning av bilde

A do të përsëritet “Rasti Panda” ?

2

Kafja e dikurshme “panda” në Pejë, ku policia serbe vrau të rinj serbë, për t’ua lënë fajin shqiptarëve…!

Nga: Bardhyl Mahmuti

Më 14 dhjetor 1998, në kafenenë “Panda”, në qytetin e Pejës, u vranë gjashtë të rinjve të  përkatësisë serbe dhe malaziase. Kjo vrasje pati një jehonë shumë të madhe si në rrafshin e brendshëm, ashtu edhe në atë ndërkombëtar. Lajmi i shoqëruar me fotografitë e të rinjve të vrarë përshkoi të gjitha mediat e vendit. Kjo ndikoi që të organizoheshin protesta që në mëngjesin e 15 dhjetorit.

Mobilizime dhe protesta masive anekënd Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi shprehnin revoltën e qytetarëve për këtë krim. Në të njëjtën kohë kërkohej arrestimi sa më i shpejtë i vrasësve, sjellja e tyre para drejtësisë dhe dënimi i merituar i kriminelëve.

Në të gjitha nivelet e arsimit, nga shkollat fillore e deri te universitetet, serbët dhe malazeztë ndërprenë mësimin dhe mbajtën tubime protestuese. Me anë të këtyre tubimeve “kërkohej nga organet shtetërore që të merreshin aksione efikase për shkatërrimin e terrorizmit”. Është e vërtetë që ky akt terrorist gjeti një hapësirë të konsiderueshme në mediet ndërkombëtare, ndërkaq William Walker-i në emër të 54 shteteve të OSBE-së e dënoi me ashpërsi këtë krim.

Pesëmbëdhjetë vjet pas kësaj ngjarjeje tragjike, doli në shesh e vërteta: zëvendëskryeministri i Jugosllavisë dhe përgjegjësi për politikë të jashtme të këtij shteti gjatë luftës në Kosovë, Vuk Drashkoviq, bëri publike se “në atë kohë, Shtabi Strategjik i Millosheviqit kishte vendosur që Shërbimi i Sigurisë Shtetërore të ndërmerrte sulme terroriste kundër civilëve serbë, shqiptarë dhe të përkatësive të tjera etnike, të cilat duhej t’i visheshin UÇK-së.

Nëpërmjet kësaj strategjie synoheshin dy qëllime:

  1. në sytë e opinionit publik ndërkombëtar, UÇK-ja të prezantohej si organizatë terroriste;
  2. t’u jepej zjarr ndjenjave antishqiptare në Kosovë dhe në tërë Serbinë.

Në funksion të kësaj strategjie, Sigurimi Shtetëror i Serbisë, me në krye Radomir Markoviqin, me ndihmën e Milorad Ulemek-Legijas, më 14 dhjetor 1998 kreu masakrën kundër gjashtë djelmoshave serbë në kafenenë ‘Panda’ në Pejë”.

Më 16 gusht 2008, në emisionin televiziv “Ćirilica”, në “TV Pink”, koloneli i policisë serbe, Slavko Nikiq pohoi me mburrje, se “me udhëzimet e Ratko Mladiqit tij, ishte dërguar në luftën e Kosovës në krye të Njësitit për Detyra të Veçanta”! Gjatë kësaj interviste, ai nuk tregoi se në cilat aksione kishte marrë pjesë gjatë luftës në Kosovë, por, siç shihet nga përzgjedhja që ka bërë, duke vendosur në ballinën e librit “Rrëfim – Ndoshta” fotografinë e vet me uniformë të UÇK-së, mund të supozojmë se të çfarë natyreje ishin krimet e Njësitit për Detyra të Veçanta.

Një numër i konsiderueshëm provash dëshmojnë përdorimin e uniformave dhe emblemave të UÇK-së nga ana e forcave të armatosura për t’i kamufluar krimet e tyre mizore dhe për t’ia veshur  UÇK-së.

Në vigjilje të 26-vjetorit të krimit në “kafenenë Panda”, në pjesën veriore të Kosovës, Policia e Kosovës ka zbuluar një arsenal të konsiderueshëm armësh të kelibreve të ndryshme, uniforma, emblema të UÇK-së etj.

Duke u nisdur nga fakti se në krye të institucioneve politike, ushtarake, policore dhe të Shëbimeve sekrete të Serbisë janë njerëzit që kanë qenë pjesë e atyre institucioneve në kohën kur është kryer krimi i gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë dhe aktet terroriste kundër civilëve serbë, malazia dhe të pjesëtarëve të përkatësive të tjera etnike për të nxitur urrejtjen antishqiptare, institucionet e Kosovës duhet të alarmojnë akterët me peshë në skenën politike ndërkombëtare se ekziston rreziku real që të kryhet ndonjë krim kundër civilëve serbë në Kosovë, “me uniforma dhe emblemë të UÇK-së”, për të prezantuar si të padurushme jetesën e serbëve në shtetin e Kosovës!

Këmbanat bien për ata që kanë vesh për të dëgjuar!

Politikanët karrierist antipod i demokracisë!

0

Florim Zeqa     

Politikanët karrierist dhe të papërgjegjshëm duke e trajtuar politikën si art i së mundshmes për pasurim nga pushteti e jo si proces demokratik në ndërtimin e shtetit, e kanë kthyer pluralizmin politik në antipod të demokracisë!

Politikat shtetërore nuk bëhen në çajtore dhe lokale të natës

Politikanët e papërgjegjshëm më shumë bëjnë politikë në rrjetet sociale sesa në zyrat partiake, përkatësisht në institucionet e shtetit. Askund tjetër në botë përveqse në hapësirat ballkanike, e veçanarisht tek shqiptarët, politikat shtetërore zhvillohen nëpër kafene dhe lokale të natës!

Politikanët që nuk arritën të krijojnë mirëqenje qytetare për 25 vjet nga çlirimi i vendit, i kanë politizuar këta të fundit dhe jo vetëm. Politikanët në pushtet dhe opozitë i kanë ndarë dhe  përçarë qytetarët siq është më së keqi.

Politikanët që nuk arritën të krijojnë kushte për jetë normale të qytetarëve, nuk arritën ta zhvillojnë as demokracinë. Në vend të demokracisë e instaluan anarkinë ligjore dhe pabarazinë qytetare.

Antipodi i demokracisë është autokracia dhe anarkia totale në të gjitha institucionet e vendit. Pushteti aktualë më shumë i nganë regjimeve autokratike sesa atyre demokratike. Këtë e dëshmon shkëputja e liderëve shtetërorë nga interesat e qytetarëve!

Për këto 25 vite të pushteteve antipopullore ndodhën abuzime të panumërta me pushtetin, gjegjësisht zhvatje serike të buxhetit të shtetit dhe për habi askush nga pushtetarët nuk ranë në grepin e drejtësisë!

Ndërrimet kozmetike në parti nuk sjellin ndryshim në qeverisjen e vendit

Edhe përkundër ndërrimit të shpeshtë të qeverive, mentaliteti qeverisës mbeti i njëjtë dhe i pandryshueshëm. Nga njëra qeveri tek tjetra u barten të gjitha dukuritë negative, filluar nga korrupsioni i lartë qeveritarë, krimi i organizuar, nepotizmi, tenderomania dhe haraqi i legalizuar qeveritar në këmbim të realizimit të një drejte të garantuar me ligj për qytetarët (mërgimtarët).

Edhe përkundër ndërrimit të pushteteve, skena politike dhe Parlamenti mbetën me njerëz të njejtë dhe të tejëkonsumuar. Në skenën politike më shumë ka politikan të korruptuar sesa të ndershëm. Në sistemin e drejtëisë, përfshirë të gjitha hallkat e tij, më lehtë avancohen të korruptuarit sesa të merituarit.

Në administratën publike nuk mund të punësohen kuadrot e diplomuara me 10-she në universitet, por vetëm ngelcanat e shkollave të mesme dhe servilët e pushtetarëve, punësohen vetëm familjarët e politikanëve dhe militantët partiak!

Ky është sistemi “demokratik” i antivlerave dhe maskarallëkut njerëzorë që i ka shtrirë rrënjët në të gjitha partitë dhe segmentet e sistemit qeverisës të vendit tonë!

Në të gjitha proceset elektorale të pas luftës vota e qytetarëve u shfrytëzua vetëm për qëllime përsonale të politikanëve dhe familjarëve të tyre e jo për interesin e përgjithshëm të zhvillimit të vendit dhe ndërtimit të barazisë qytetare!

Si pasojë e pabarazisë qytetare dhe denigrimit social, kemi rritje të varfërisë së skajshme e cila ka rezultuar me largime masive të popullatës nga Kosova.

Dëshprimi i të rinjëve në institucionet e shtetit është i madh dhe i pariparueshëm shkaku i mos respektimit të kritereve vlerësuese të meritave të tyre nga politikanët hilqarë të cilët i emërojnë në poste publike dhe shtetërore të afërmit e tyre pa konkurse dhe pa përmbushjen e asnjë kriteri bazik për mbulimin e një vendi të punës në ministri apo administratë publike në të dyja nivelet e qeverisjes!

Lirim, ç’farë shpjegimi kërkojnë sjelljet tuaja…?

0
LIRIM!!! SJELLJA JUAJ KËRKON NJË SHPJEGIM TEORIK
___
Na flliqe. Ti e di që unë i pres fjalët shkurtë!!!
Shkaku i shpërthimit të sëmundjes së tij. Në këto fantazi ai e shihte vetëm një shenjë të ndjenjës së tij pa u sforcuar për origjinën dhe qëllimin e shpirtligësisë së tij që i livrinte nën mantelin e kërcënimin e hakmarrjes në të njëjtën mënyrë si të (Kontit Montekristos). Unë do të konsideroja si shkakun e shpërthimit të agresivitetit apo të paktën si një paraprijës i menjëhershëm i sulmit në çdo debat… Këta e kanë mendimin se nëpërmjet përpjekjeve të tensionuara, do të mund të çajnë dhe të kalojnë në planin e parë dhe të dalin fitimtarë, duke mobilizuar të gjitha forcat e veta dhe përpiqet ta fitojnë objektin e e dëshiruar më shumë njeriut të egër, i cili nuk e ka iden e se çështë kombi e atdheu.
Ky analistë “shqipfolës” pallon e fshehë bishtin e vet përpara çdo vështrimi dhe e quanë këtë gjë krenarinë e vetë… Dhe drejtësia vazhdon të jetë e verbër dhe e shurdhur! Sjellja e paedukuar, shkaku kryesor është kurimi i sëmundjes së tij. Si është e mundur, që Lirimi i shpallur si analistë banal e “demokratë antishqiptarë”, Lirimi, për më tepër analistë në debate, tregohet kaq i pandjeshëm, mizor e pakurrizor, madje edhe kërcënues.
Nga kjo racë djajsh, nuk mund të prisnim aspak tjetër? Edhe ky i “panjohuri” e ka pamjen e tij, edhe gazetari bëhet e një analistë, edhe analisti bëhet “filozof mediokër”. Mediokri dhe zullumqari: Vetëm në ditëmortin e tij arrinë të jetë i pari. Fjalë të rënda nuk janë këto që t’i thëm unë o vëllai im LIRIM për nga gjuha, por, thamë në fillim, do të flasim më letëra të hapura. Nëna dardani është mësuar gjatë shëkujsh që shumë bij të saj si t’i i’a kthëjnë shpinën. Nuk je Ti i pari, ndoshta e dhashtë Zoti që edhe Panduri do të jeni të fundit! Na flliqet. Serbia gëzohet!
Kështu ngushëllohet skeptiku në Debat Plus, dhe është e vërtetë që Lirimi ka nevojë për pak ngushëllim! Të tillë individë, zbatojnë urdhërat e të tjerëve, ata përfshihen menjëherë nga gjendja e acarimit në kërcënime. Gjithmonë gjatë debateve, ai arrinë në një moment, ku fëtyra e tij merrte një shprehje të çuditshme të cilën ai vetë është i pavetëdijshëm.
Skepticizmi, në të vërtetë, është shprehja shpirtërore e njëfarë karakteristike të larmishme fiziologjike, e cila në gjuhën e zakonshme në media quhet dobësi e pafytyrësi, shkaku kryesor për kurimin e tij nga fobitë, paranojat dhe nga çfarëdolloj, mendimesh obsesive; ai e shfaqë këto të njejtën kohë me agresivitete të ndryshme dhe egos së tij i mungojnë drejtpeshimi dhe pasiguria. Ky ka nevojë për edukim familjar!
Tërsllëku, pohimi i tij hynë në konflikt me të vërtetën absolute dhe me logjikën e e jetës shoqërore, herën apo vonë, nuk do t’i shpëtojë ndëshhkimit shoqërorë, në psikologji quhet TRUIZËM, defekte në shtresën e gjashtë të trurit. Si rregull. Individët si Lirimi e Panduri, të cilët bëjnë gabime të tilla trashanike, nuk nxjerrim prej tyre asnjë mësim, por shohim në fatëkeqësinë e tyre që u ka rënë mbi shpinë të “pamerituar.” Njerëz të tillë pa fat, madje, priren të krenohen nëpër debate të flliqura për tërsllikun e tyre, sikur shkak i tyre është një farë fuqie e mbinatyrshme.
Mjafton të analizohen sjelljet e tyre me hollësisht pohimi i dhënë – që të rezultojë se mendjemadhësia e ka ngritur kokën e saj të shëmtuar!
Dy “analistët” pa turp, pa etik, pa moral” veprojnë në atë mënyrë sikur ata ai kanë marrë në cilësinë e objektit të ndjekjës në një farë hyjnie e egër! Gjatë bubullimave hyjnia do të bjerë mbi kokën e Abinit dhe mbi kokat e të tjerëvë që smendojnë si katë analistë të dalurë fare. Ata nuk kanë frikë së drejtësia nuk ua ka vënë syrin pikërishtë shtëpisë së tyre ku edukohen. Nga pikpamja psikologjike neveria lind atëherë kur pamja e pakëndëshme ose e prania e analistëve ngjall acarim të pareteve të stomakut. Pikërisht në këto simptoma janë të trasheguara dhe moment bëhet e qartë natyra e tyre e gër dhe desktruktive e neverisë.

Ndëgjova …

0

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike, SHBA

  • Në trojet shqiptare kemi shumë hajdutë dhe mashtrues në politikë

Dëgjova se krye-shakaxhiu tradhtar mercenar i AAK-së, i njohur si “gjenerali” 7-8 yjesh ramush haradinaj dhe krye-shakaxhiu tradhtar mercenar i PDK-së, i njohur si memli krasniqi, janë shumë të gëzuar që terroristët e shtetit terrorist, Serbia ka dëmtuar kanalin e ujit në Ibër Lepenc.

Sa më kriminale dhe të pista të jenë veprimet e terroristëve serbë ndaj shqiptarëve, aq më e bukur buzëqeshja e këtyre banditëve shqipfolës.

Shqiptarët janë kaq mendjelehtë, dhe aq të rënduar nga ngarkesat e përditshme, sa hajduti e mashtruesi gjen gjithmonë dikë për të mashtruar.

Kalofshi mirë, Aurel Dasareti

Albin Kurti përfaqëson Kosovën në takimin me Presidentin e Këshillit Evropian

0

Fadil Gashi / Radio Kosova

Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ish-kryeministër i Portugalisë, ka nisur sot zyrtarisht mandatin në krye të Këshillit si pasues i presidentit të deritashëm, Charles Michel. Ai, të martën, më 3 dhjetor, do të takojë ndaras të gjashtë liderët vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe pastaj të gjithë së bashku në një darkë pune. Kosova në takim do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

Tre ditë pasi ka marrë edhe zyrtarisht detyrën, Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ish-kryeministër i Portugalisë, të martën më 3 dhjetor, do të takojë ndaras gjashtë liderët vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe pastaj të gjithë së bashku në një darkë pune. Kosova në takim do të përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti.

Fillimisht, Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa në orën 16:00 do të takohet me kryeministrin Edi Rama, në 17:00 me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, në 17:30 me presidenten e Kryesisë së Bosnjë e Hercegovinës, Zheljka Cvijanoviq, pastaj në orën 18:00 me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq dhe në orën 19:00 me kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti. Pas takimeve të ndara, në orën 20:00, Costa do të shtrojë darkë pune me të gjithë liderët e vendeve të Ballkanit perëndimor. Në agjendën e takimeve të ndara, të cilën e ka parë Radio Kosova, nuk figuron takimi me përfaqësuesin e Malit të Zi.

Radio Kosova merr vesh se gjatë takimeve të ndara dhe darkën e punës me liderët e Ballkanit perëndimor, Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, dëshiron të dërgojë sinjal se në punën e tij do ta ketë parasysh rajonin e Ballkanit Perëndimor si prioritet dhe se dëshiron të ketë raporte të rregullta me liderët e rajonit.

Takimet e ndara do jenë një mundësi e mirë që Presidenti i ri i Këshillit Evropian, të njohë personalisht secilin liderë të vendeve të rajonit, por edhe për të diskutuar rreth përgatitjes së një samiti të posaçëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, i cili zhvillohej më 18 dhjetor në Bruksel.

Zyrtarisht, ndërkaq, ka nisur punën edhe ish-kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, e cila ka pasuar Xhosef Borrellin, në pozitën e shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian. Kallas në një postim në media shkroi se “është nder që do t’i ndjek hapat e politikanit të njohur spanjoll”. Jo zyrtarisht është paralajmëruar se në darkën e 3 dhjetorit do të mundë të jenë edhe zonja Kallas, por edhe Komisionerja për zgjerim, Marta Kos.

Në një rast të tillë, ky do të ishte takimi parë si i zonjës Kallas ashtu edhe i zonjës Kos me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Driton Tali me 1 dhjetor 2016 e analizonte deklaratën islamiste të “mulla” Milazim Krasniqit , “se si po diskriminohen myslimanët në Kosovë!”

0
Si po diskriminohen myslimanet ne Kosove, “Mulla” Milazim Krasniqi nuk na tregoi?! Vec e akuzoi pushtetin, ku djali i tij eshte minister qe sa e sa, per islamofobi dhe diskriminim te myslimaneve!
Kur e degjoj nje “intelektual” se si mundohet gjithsesi me i arsyetu agjentet vehabi e neootomane, dhe ne te njejten kohe akuzon pushtetin (e djalit vet dhe patronit tij), e per me teper edhe shoqerine kosovare (ku mbi 90% jane nga stoku islam) per islamofobi dhe diskriminim te myslimaneve, atehere me bene te mendoje me mire per akuzat qe i behen atij per bashkepunim me UDB ne te kaluaren. Zakonisht akuzat ndaj individeve per bashkepunim (pos ne rastet ku i njoh personalisht) me UDB i marr shume me rezerva sepse i kane bastardu, me qellim apo jo.
Por, kur e shoh dike qe publikisht del, duke tentu qe me nderrimin e menyres se adresimit nga nje “islamist agresiv” ne nje “islamist paqesor”, dhe mundohet me na qit hi syve sinqerisht me bene shume seriozisht qe ato akuza t’i marr parasysh.
Fundja, ai edhe veten e shplon duke thene se “ai debati i lire (e ka fjalen per “diskriminim” ndaj myslimaneve), debati analitik pa ngarkesa i para 6-7 vjete nuk munet sot te bahet me te njejta terma …, aftesia e njerezve te mencun eshte me pa realitetin qysh po shkon, sic e shohim klimen dhe veshemi simas motit, na duhet m’u pershtat edhe me gjendjen – realitetin …”. Qe i bie se “ai debati i lire i para 6-7 vjete, ku lloj-lloj matrapazi shperndate urrejtje dhe ndasi fetare-sektare, me nuk mund te bahet sepse futesh ne burg!”.
Kur nje “intelektual” e jep kete shpjegim publikisht ne nje emision, atehere ai person (me kete karakter) une besoj se eshte (apo ka qene) ne gjendje edhe me bashkepunu me UDB apo me cilin do sherbim tjeter qe kane qene gati ta kompenzojne per ato sherbime.

Shqiptarët diskriminohen edhe në përdorimin e simboleve

0

Nga: Refik Hasani

Kombëtare Shqiptarët në Republikën e Serbisë që jetojn në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc dhe vazhdojn të përballen duke u diskriminuar, pasi mungon rregullimi me ligjë për përdorimin e simboleve Kombëtare.

Shumë qytetarë të kësaj Krahine shqiptare vazhdojn të përballen nëpër Gjykata Serbe, pse kan përdorur Flamurin Kombëtarë Shqiptarë. Përdorimi i simboleve Kombëtare nga shqiptarët në Serbi është e drejtë e tyre njerëzore, Kombëtare dhe ekzistenciale, por ende nuk është rregulluar përdorim me dispozita ligjore, e kështu vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve.

Mos lejimi i përdorimit të simboleve Kombëtare, është shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve në këtë Krahinë, përkundër që më datën 1 e 2 marsit të vitit 1992, është organizuar dhe mbajtur Referendimi dhe ka ndodhur lufta e armatosur në mesë të UÇPMB-ës dhe forcave të qeverisë së Republikës së Serbisë.

Krahina shqiptare e mbetur padrejtësishst nënë administrimin e Serbisë, është e diskriminuar edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur,është e diskriminuar në parfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, është diskriminuar në zingjirin Komandues të Policisë, në Gjykata, Prokurori, Shëndetësi, Administratë Tatimore, është e diskriminuar edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik , mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, etj.

Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar nuk lejohet vendosja e Shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit,dhe Lapidari i UÇPMB-ës në Preshevë i hequr nga forca policore ende nuk është kthyer në vendin e vetë. Në këtë Krahinë mungon një Institut për ruajtje të trashigimisë kulturo-historike, mungon një Universitet publik në Gjuhën Shqipe e në anën tjetër ende nuk pranohen diplomat e Republikës së Kosovës.

Kjo Krahinë shqiptare, është e diskriminuar, pasi është Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskrimnuar në gjithë Evropën.

Mbi të gjitha,ky Rajon që mbulon Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, nuk e ka zgjidhur çështjen e statusit politik të shqiptarëve të kësaj krahine, prandaj vazhdon diskriminimi edhe në përdorimin e simboleve Kombëtare e jo vetëm.

*Autori i vështrimit është Refik Hasani.