Kreu Blog Faqe 710

Nëse do ta njohësh karakterin e Shqiptarit, jepi pushtet për ta pa se mund të bashkohet edhe me armikun …!

0
A DËSHIRONI TA NJOHËSH KARAKTERIN E SHQIPTARIT, JEPI PUSHTET
Ndonëse unë nuk jam një shkrimtar, përpiqem gjithmonë si gjakovar e jo si politikan, të bëj diçka për një Shqipëri etnike e popullin shqiptarë, një nga popujt më martirë të Botës…
Mund të themi diçka më shumë mbi kuptimin e fuqisë së tyre korruptive nga pikpamja shpirtërore? Domëthënë, jo lidhur me politikën por në lidhje me energjinë e së keqës dhe vetë karakterinë e tyre??? Prandaj të këqijtë marrin pozita të mira, bëhen të rrespektushëm dhe të” nderuar” jo vetëm në kohën e tyre, por edhe në “histori”: e gjithë historia e jonë është e mbushur me ermra të tillë hipokritësh.
“A dëshrironi ta njohësh karakterin e shqiptarit, jepi pushtet”.
Është shumë e vështirë të përfytyrojmë një politikanë që jeton pa xhelozi, pa zemërim, pa konkurencë, me zjarrin e së keqës për pushtet.
Pse zullumçarët deshirojnë pushtet? Sepse arti i tyre, mjeshtëria e tyre, gënjeshtra e tyre duhet të fitojë respektin dhe vlerësimin e të gjithëve nga dëshira e lakmisë! Mendojnë se nuk janë politikanë çfarëdo, por një “mbret”, diçka i veçantë dhe jo një qenie e thjeshtë njerëzore, rritën shumë krekosjen dhe egon e tyre; në këtë rast parapëlqen të dominojë të tjerët. Dominimi i tyre është më i rrezikshmi, sepse janë politikanë të një niveli shumë më të ulët se çobani i dhive të Kërçovës, ata janë duke dominuar jetën tonë jo vetëm nga jashtë, por edhe me kërcnime, rrahje e burgosje si ajo Deharit…
Megjithatë, më lejoni që të mos jem dakord me thëmien se shteti mund ti korruptoj shqiptarët, sepse mendimi im është që sigurisht që shteti nuk korrupton, por vetëm disa zullumçarë potencialisht ishin dhe janë të korruptueshëm. Ndonëse më parë këta nuk njiheshin si “hajduta”, sepse nuk e kishin pasur mundësinë, i mungonte pushteti. Korrupsionin, këtë gjë e kanë mësuar në Mergatë dhe gjatë luftës. Por pushteti, i vetëm, i vetëm nuk mund të të korruptoj pushtetarin që nuk është potencialisht i korruptueshëm. Rrënjët e këtij zanati e kanë të trasheguar edhe nga prindërit e tyre. Prandaj nuk është e vërtetë që pushteti ai që e korrupton Hashimin, Mustafën, Xhavitin, Halitin, Lushtakun, Hajredinin, Grabovcin, Beqirin, Hazyrin, Veselin – në të vërtetë, pushteti thjesht po i zbulon fytyrat e hajdutëve se cilët janë ata “shqiptarë”. Shteti vetëm po i bënë fytyrat e tyre më të dukëshme në shoqërinë shqiptare… Mos ndoshta, pa e kuptuar, po bëhen edhe më të egër? Dhe politika e egër është ajo që do ti varros e para.
Por do të thosha më shumë që shtetin duhet mrojtur e pasuruar. Nëse qeveritarët e deputetë janë të gatshëm për t’u korruptuar, shteti nuk ta jep këtë mundësi, por përgjegjësin e të korruptuarit e kanë votuesit. Dhe nëse votuesit e kanë mundësin absulute të sjellin njerëz antikombëtar në pushtet pa asnjë përgjegjësi morale e kombëtare – si Hshimi, Mustafa e Xhaviti…, çfarë mund të bënte pushteti që i ka dyert e hapura për çdo hajdutë? Është thjesht në dispozicionin e tyre, këta mund të bëjnë shumë gjëra të poshtra, nëse janë të korruptueshëm, do ta bëjnë atë që kanë bërë para dhe gjatë luftës dhe që kanë dashur të bëjnë gjithmonë.
Vetëm njerëz të tillë potencialisht të korruptuar janë të tërhequr pas pushtetit. Nacionalisti i mirë nuk e dëshiron këtë gjë! Dëshira për pushtet është e nevojshme për të qenë i korruptuar, sepse pa pushtet nuk mund të bëhesh atë që deshiron.
Vullneti për pushtet i Brojës dhe i Prapashticës është më të vërtetë i fortë. Këta dy “shqiptarë” nuk mund të ishin bërë kryeministra e presidenta kaq të fuqishëm që në duartë e shqiptarëve të pa përgjegjshëm të mos qëndronte vota e tyre. Të shitur e të shit blerë, sepse kjo ishte e vetmja gjuhë që votuesit njohin!!!
Për çudi shqiptari i lirë, atdhetar e nacionalistë nuk ka nevojë të jetë i pushtetshëm, sepse e mira mund të manifestohet pa pushtet. E mira dhe e bukura nuk ka nevojë për karrige, sepse zotron një pushtet të brendshëm në shpirtin e tij. E keqja ka nevojë për mbështetjen e një force apo fuqie të errët, të jashtme antikombëtare. Kjo histori përfundon kështu: i ligu e tradhtari fshihet nën petkun e shtetit, ndërsa shteti është i detyruar të vesh rrobat e të ligut. I ligu ka nevojë për diçka që e ndihmon të fshihet, të shtirët ose për një maskë të votuesve. Atdhetarit një gjë e tillë nuk i hynë aspak në punë.
Këto konsekuenca të Hashimit, Mustafës, Xhavitit, Halitit, Lushtakut, Kuçit, Grabovcit, Beqirit, Hazirit, Veselit e të tjerëve janë shumë të dukshme dhe të rënda, sepse zhvillohen para syve tanë. Këta nuk do t’u shpëtojnë dot krizave e cila do të ngjallë natyrishtë edhe rezistencë në parti e në popull dhe do të manifestohet në forma të ndryshme. E tillë është, kursi i tyre politik, të tilla janë qëndrimet e veprimet, rrugët e PDK-ës dhe të LDK-ës. Të gjitha këto janë një dëshmi e gjallë e faktit të pamohueshëm se këto dy parti të sotme janë mbarsur me tradhti.
Gjërat e tilla, janë bërë rutinë dhe metoda të përditshme në punën e tyre. Edhe natën dalin në faqet e para të gazetës. Përkundrazi “shqiptarë” të till kanë pushtuar të gjitha faqet e gazetave ditore. Ja pse historia duhet të regjistroj emrat e kesaj klase politike. Në njëfarë mënyre duhet futur emrat e tyre, sepse ishin dhe janë të një mbretërie që shkatërruan shtetin. Forca e tyre është kafshërore. Nga këndvështrimi im intelektual e shpirtëror, forca dhe padituria janë e njëjta gjë. Fuqia e së keqës është diçka që buron nga egoja e tyre e brendëshme. Forca është dhunë, është diktatur, dhunim në lirinë e tjetrit. Padituria çfaqet tek njerëzit e dhunshëm kriminelë. Zakonisht shqiptarët e këtij pushteti nuk bëjnë dot dallimin në mes këtyre dy fjalëve, i përdorin zakonisht për nevojat e tyre.
Të gjithë këta kërkojnë që të jenë të jashtëzakonshëm. Kjo është një kërkim i injorancës së tepruar, të jenë të veçantë, unikal dhe të pakrahasueshëm. Dhe kët qëndron paradoksi, sa më shumë që kërkojnë, aq më shumë duken servil përpara armikut. Mosë vallë do të ishte përkitje e kujdeshme e tjetrit, afrim harmonioz, rikthim i përhershëm tek robërimi.

Ragip Muharrem Hoti, simboli i lirisë kombëtare !

1

Nga: Arif Ejupi

RAGIP MUHARREM HOTI, ME HEROIZMIN E TREGUAR DHE GJAKUN E DERDHUR U BË SIMBOL PAVDEKËSIE 

Ragip Muharrem Hoti, nga Brdashi i Podujevës, i zemëruar tepër me suprimimin e Autonomisë, së Kosovës, me kërbaç e tanke nga Serbia, ishte betuar që s’do të nënshtrohet për të gjallë, por do ta vazhdojë me ngulm rrugën dhe amanetin e Ali Ajetit, Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, që ranë në altarin e lirisë, për të mos vdekur kurrë, më 30 maj, përkatësisht 2 nëntor të vitit 1989.

Ata ngjashëm me Dedë Gjo’ Lulin e Trabonit të Hotit,orë të tëra luftuan kundër forcave ushtarake dhe policore të pushtuesve serbo-sllavë.

Ragip Muharrem Hoti, lindi më 10 tetor të vitit 1953 në fshatin Bradash të Llapit. Paraardhësit e Ragipit në këtë lokalitet erdhën nga Hoti i Malësisë së Mbishkodrës, në periudhën kur këto treva puro shqiptare nga Superfuqitë e atëhershme iu bënë dhuratë Malit të Zi.

Mikesha e njohur e shqiptarëve dhe studiuesja e zellshme e zhvillimeve të gjithmbarshme në Ballkan, veçmas e dokeve dhe traditave tona Edith Durham, në një studim të themeltë dhe me bazë të qëndrueshme shkencore e jep të kompletuar etnogjenezën e pjesës dërrmuese të fiseve shqiptare.

Ajo në librin “Brenga e Ballkanit dhe Vepra të Tjera për Shqipërinë dhe Shqiptarët “ thotë “Hoti në kohën kur e kam njohur unë, ishte fisi kryesor i Malësisë së Madhe. Ai e pati fituar këtë të drejtë me trimëri në luftë” Ngulmi i Hotit, më 1878, i pengoi vendimet e Kongresit të Berlinit dhe e shpëtoi Tuzin dhe krahinat e Plavës dhe Gucisë, pa rënë nën sundimin e Malit të Zi”

Marash Uci,një plak i mençur dhe i përshtatshëm për të biseduar çdo temë me te, si trashëgimtar i këtij fisi, ia kishte zbërthyer gjenealogjinë e paraardhësve të tij, zonjës, Edith Durtham, të para 300 (treqind) vjetëve.

Ky rrëfim i padëgjuar deriatëherë në vende të tjera të Evropës, i shtjelluar me aq hollësi nga Marashi e kishte impresionuar zonjën Durtham.

Sipas, Marash Ucit, atëbotë 65 vjeç, që vdiq më 1911, nga pneumonia, stërgjyshi i Hotit, Geg Lazi, kishte porositur që asnjëherë brenda fisit të tij, të mos ndodhnin martesat.

Andaj, martesën brenda fisit të tyre Hotët, e konsideronin si një mëkat të madh dhe tmerr të patreguar.

Trimërinë, moralin, bujarinë, fisnikërinë dhe mosnënshtrim ndaj armiqve edhe në situatat më ekstreme të fisit Hoti, si duket në dejet e gjakut të tij, e trashëgoi edhe Ragip Muharrem Hoti.

Ai mësimet e para i ndoqi në fshatin e lindjes Bradash të Podujevës. Që nga klasa e -I- deri në klasën e IV- mësues e pati Ajet Sefer Hotin, pishtar i Arsimit në shkollat e rajonit të Llapit.

Meqenëse, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në Kosovën e shkëputur dhunshëm nga trungu i saj, mungonin mësuesit Ajet Hoti, ende pa i mbushur 18 vjet, si maturant i shkollës së mesme Normale të Prishtinës, më 1952, nisë punën e mësuesit në fshatin Pollatë të Podujevës.

Ai këtë detyrë të shenjtë e kreu edhe në fshatra të tjera të Llapit si; Gllamnik, Kërpimeh, Lupç të Epërm, Lluzhan e Bradash. Ajeti më vonë punoi si nëpunës në Administratën e komunës së Podujevës, ku edhe u pensionua më 1992.

Ky mësues e nëpunës i palodhshëm që gëzonte respekt kudo, ish-nxënësin e tij Ragip Muharrem Hoti, e përshkruan si fëmijë të shëndetshëm, të shkathët e të dashur .

Sipas kujtimeve të mësuesit të tij, Ajet Hoti, që vdiq më 28 prill të vitit 2011, në moshën 76 vjeçare, Ragip Hoti, interesim të veçantë shfaqte në gjuhë shqipe, histori dhe gjeografi.

Madje një pyetje e Ragipit, si nxënës i klasës së katërt, për moshën e pazakontë e kishte lënë të shtangur mësuesin Ajet.

Ragipi gjatë një ore mësimi kishte pyetur “Mësues kush i janë shkijet dhe kush i ka sjellë në fshatin tonë ?!”..

Mësuesi, Ajet duke e ledhatuar Ragipin e kishte ndarë me një anë dhe i kishte thënë “Mbi këtë temë do të bisedojmë një ditë tjetër vetëm unë dhe ti”.

Ragip Hoti, edhe pse ende fëmijë preokupohej me fatin e popullit shqiptar nën administrim të serbo- sllavëve.

Ai mësimet  nga klasa e -V-deri në -VIII- të, do t’i vazhdojë në shkollën “Emin Duraku” të fshatit Bajçinë të Podujevës.

Pas përfundimit të shkollës 8-vjeçare, edhe pse në kushte të rënda ekonomike, i motivuar nga djemtë e axhës së tij, Ahmeti dhe Xhevati, regjistrohet në gjimnazin “8 Nëntori” të Podujevës.

Kujtime nga periudha si gjimnazist rrëfen Osman Rexhep Sylejmani, nga fshati Sfeqël i Podujevës, i cili Ragip Hotin e kishte shok klase.

Osmani thotë “Në gjimnazin  “8 Nëntori” të Podujevës, që më 1962, ishte pavarësuar nga ai “Ivo Llolla Ribar” i Prishtinës, unë dhe gjenerata ime mësimet i kemi filluar në vjeshtën e vitit 1970 dhe i kemi përfunduar në qershor të vitit 1974.

Drejtor shkolle atëherë ishte Zeqir S. Muçolli, nga Hertica, njëri nga gjeografët e parë në Llap. Edhe pse punohej në kushte të vështira ishim me fat, sepse të gjithë mësimdhënësit i kishim njerëz të mirë dhe të përkushtuar në punë.

Me sa mbaj mend ishim gjenerata e 8- apo e 9 e këtij institucioni arsimor të Llapit, thotë Osman Sylejmani.

Meqë nga ajo periudhë kanë kaluar 50- vjet, përveç Ragip Hotit më kujtohen edhe disa prej shokëve të klasës si; Emin Sylejman Sefa,tani dëshmori kombit, vrarë më 19 prill 1999 nga  policë e paramilitarë serbë në Koliq të Prishtinës.

Mbaj mend edhe shokët, Ismet Begolli, Ramadan Cakiqi, Fehmi Gashi, Rrustem Berisha, Isak Havolli, e nga vajzat që ishin tri veta, më kujtohet vetëm Selvete Llugaliu e Surkishit.

Osmani prej vitit 1999 jeton në qytetin Bremen të Gjermanisë së bashku me gruan Bahrije Muçiqi -Sylejmani dhe katër fëmijët e tij.

Mosprezenca e gjatë në vendlindje dhe humbja e kontakteve me shokë e shoqe, natyrisht ia ka zbehur paksa kujtimet e periudhës, kur ai ishte nxënës në gjimnazin e Podujevës.

Megjithatë, Osman Sylejmani me nostalgji i kujton dy ngjarje të rëndësishme, të atyre viteve si mbrëmjen e maturës dhe shkuarjen në ekskursion në Serbi, Kroaci, Slloveni, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Ai thotë, meqë ishte hera e parë që në mënyrë të organizuar dilnim jashtë Kosovës, të gjithë ishim të gëzuar.

Ragip Hoti, i njohur me karakterin e tij shpërthyes ndaj padrejtësive dhe shtypjes së njerëzve të pa krahë, haptas kishte shprehur pakënaqësinë e tij, duke thënë “Kudo proklamohet barazi dhe prosperitet për të gjithë, e në anën tjetër ne shfrytëzohemi dhe eksploatohemi pamëshirshëm”.

Në Podujevën tonë kemi vetëm baltën dhe tymin e fabrikës së llojit kovaçhane, të tullave dhe tjegullave, madje me emërtim provokues “Malo Kosovo” kurse qytetet e republikave që i vizituam vlonin nga fabrikat e uzinat.

Osman Sylejmani thotë, këtu pashë dashurinë e vërtetë të Ragipt, për Kosovën dhe njerëzit e saj.

Mos të harroj të them edhe një të vërtetë tjetër Ragip Hoti, qysh si nxënës i vitit të -II-të, gjimnaz, kur bënim lëndën Bazat e Mbrojtjes Popullore, i njihte të gjitha llojet e armëve. Ai si rrallëkush ishte i pasionuar pas tyre.

Osmani rrëfimin e tij e mbyll me lot në sy, duke thënë” ndihem i lumtur dhe krenar që Ragipin e kisha shok klase”. Dashurinë ndaj Atdheut të shfaqur përpara 17 viteve, Ragipi Hoti, e tregoi duke rënë në rezistencë me mbetjet çetnike të Serbisë.

Me gjithë dëshirën e flaktë që pas kryerjes së gjimnazit të vazhdojë me studime në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore seksioni i gjeografisë, të Universitetit të Prishtinës, Ragipi detyrohet të bëjë punë të tjera.

Ndonëse ishte e pamundur që të jetohej vetëm me rrogën e babait të tij, Muharremit, i cili punonte si punëtor krahu në Beograd, (atëherë kryeqendër e ish-Jugosllavisë)

Ragipi me shpresën që pas kryerjes së obligimit ushtarak do të gjejë ndonjë punë si nëpunës në Administratën e komunës së Podujevës, më 1976, së bashku me shumë shokë të gjeneratës së tij, shkon në të ashtuquajturin rekrutim në Nish të Serbisë.

Meqenëse, i plotësonte të gjitha kushtet për të qenë ushtar i rregullt i Armatës jugosllave, më 13 shtator të vitit 1979 merr ftesë nga organet e Mbrojtjes Popullore të komunës së Podujevës, për të shërbyer në këtë ushtri. Ragipi plotë 15 muaj shërben në kazermën ushtarake të Leskovcit ,qytet në jug të Serbisë.

Pas 8 muajve shërbimi nga Nishi në Leskovc, transferohet edhe Skënder Jusufi- Beselica,nga Pollata e Podujevës.

Në bisedë me Skënderin, arsimtar shumëvjeçar i gjuhës shqipe, në fshatin e tij, të lindjes, mësojmë që Ragipi, si përherë konsekuent e mosdurues ndaj denigrimeve dhe padrejtësive që u bëheshin haptas shqiptarëve, asnjëherë nuk u bindej urdhrave të eprorëve serbë e malazezë. Ata të mllefosur me sjelljet e tij, ia ndalojnë vizitat familjare dhe daljet në qytet.

Pas përfundimit të shërbimit ushtarak Ragipi, kishte provuar të gjejë ndonjë punë qoftë edhe si ofiçar, në Zyrat e Gjendjes Civile, në fshatrat e Llapit. Meqenëse nuk kishte kurrfarë lidhjesh me pushtetin e  korruptuar të asaj kohe, përpjekjet e tij, për të siguruar çfarëdo pune shkojnë huq.

Ne që jemi dëshmitarë të asaj periudhe të errët e dimë fare mirë, që pjesa dërrmuese e ofiçarve në Zyrat e Bashkësive lokale të komunës së Podujevës, ishin gjimnazistë, bile kishte ofiçar edhe me 8- vjeçare, sikur njëfarë Millutin Gjurgjeviq,që punonte në Zyrën e Gjendjes Civile të Gllamnikut.

Ragip Hoti i gjendur në një situatë pashtegdalje baba i katër fëmijëve të vegjël, duke e ndjerë vetën të deklasuar nga regjimi komunist, detyrohet që të shkojë në Zagreb të Kroacisë, tek i vëllai Nazifi.

Ai pas dy -tri javësh gjënë punë si mjeshtër ndërtimi në qytezën Zhelina, diku 37 kilometra larg Zagrebit.

Ragipi mbi gjendjen e rëndë në Kosovë, bisedon me shumë shqiptarë të treva tona, që në mungesë pune e kushtesh në vendlindje, ishin punësuar në qytete të ndryshme të Kroacisë dhe Sllovenisë.

Ai i brengosur me situatën në Kosovë ,shpesh i vizitonte prindërit e tij, Muharremin dhe Sabilen,si edhe bashkëshorten Fexhrijen dhe fëmijët;  Fitoren, Fatonin, Shkurtën dhe Liridonin, në fshatin Bradash të Podujevës.

Saherë që udhëtonte për në Kroaci, udhëtonte me zemrën vrer, ngase e shihte që bashkëkombësit e tij ,vriteshin, burgoseshin dhe rriheshin, sikur të ishin skllevër nga regjimi gjakatar i Sllobodan Millosheviqit.

Gjatë një vizite në Kosovë, saktësisht më 1nëntor të vitit 1989, vetëm pse kishte marrë pjesë në një demonstratë të organizuar në Prishtinë, ishte rrahur dhe burgosur i vëllai Nazif Hoti.

Ky rast e kishte acaruar edhe më tepër Ragipin . Ai vazhdimisht kishte menduar armatosjen dhe vetëmbrojtjen. Me të shpërthyer lufta në Kroaci i sigurt, që flakët e kësaj lufte do ta përfshinë edhe Kosovën, më 13 maj të vitit 1991, e braktis përfundimisht Kroacinë.

Një mbrëmje një shqetësim të tij, Ragipi, e diskuton me djalin e axhës së tij, Ahmet Bajram Hoti, profesor i lëndës së Kimisë në gjimnazin “ 8 Nëntori “ të Podujevës, dhe kryetar i LDK-së, Aktivi në Bradash.

Meqenëse, Muharremi dhe Bajrami e kishin kultivuar një dashuri dhe respekt brenda familjes Ragipi për çështje të rëndësishme çdoherë konsultohej me djemtë e axhës së tij, Ahmetin dhe Xhevatin,me këtë të fundit ishte edhe vërsnik.

Ragipi një burrë i guximshëm qyshkur regjimi kriminal i Serbisë, nisi t’i kërcënoj nëpërmjet mitingjeve popullsite shqiptarët, sikur më 28 qershor 1989 në Gazimestan të Kastriotit( ish-Obiliq),  e Fushë-Kosovë, asnjëherë s’ dilte jashtë pragut të shtëpisë pa armë.

Ai e kishte njoftuar Ahmetin që po  përcillej çdo hap, nga Shërbimi i fshehtë serbë dhe e kishte lutur që t’ia siguroj pesë -gjashtë bomba dore, i vendosur që ato t’i hedh në Stacionin e Policisë në Podujevë, Kërpimeh apo Lluzhan, në mënyrë që të marrë me vete sa më shumë policë mizor e vrasës të Serbisë.”

Sigurimi shtetëror serbë me informatorët e tij, në terren nën dyshimin që edhe në Bradash,kishte filluar organizimi i shtabeve vetëmbrojtëse, kishte kohë që i mbante në mbikëqyrje aktivistët Ahmet Bajram Hoti, Ismail Rushit Revuçi dhe Xhafer Hajzer Hoti.

Në mënyrë që të krijohej frikë dhe pasiguri tek fshatarët në vendin e quajtur Kalina,ishin pozicionuar edhe njësite ushtarësh rezervistë të ashtuquajturës Jugosllavi, në fakt Serbi, që i mbante nën sqetulla si macja miun miopët e Malit të Zi dhe maqedonasit e Maqedonisë së Veriut, të pa identitet kombëtarë dhe të pa dinjitet njerëzor.

Serbia kontingjente të reja ushtarësh kishte sjellë edhe në kazermat në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj. Thjesht, Kosova ishte nën Administrim ushtarak dhe policor të Serbisë.

Praninë e këtyre njësiteve rezerviste në këtë pjesë të Bradashit e kishin vërtetuar edhe Arif Ejupi, veprimtar KMDLNJ-së, dega në Podujevë dhe Ridvan Slivova, fotoreporter i gazetës” Zëri ditor” të Prishtinës. Ata me veturën e tij” Opel Cadet 1000“ deri afër vendit të ngjarjes i kishte shoqëruar Islam Sherif Ejupi.

Ahmet Hoti nga frika e ndonjë arrestimi të mundshëm kishte planifikuar largimin e përkohshëm nga Kosova. Më 17 maj të vitit 1991,në orët e mbrëmjes së bashku me bashkëshorten, kishte shkuar tek miqtë e tij në Podujevë, e të nesërmen kishin planifikuar udhëtimin për në Gjermani.

Më 18 maj të vitit 1991, pas ngrënies së mëngjesit ,diku në ora 9:00 e 50 minuta, Muharremi, Ragipi, Xhevati dhe Rexhepi, dalin tek vendi i quajtur “ Bunari i Barashit “ për të pritur minibusin që qarkullonte në linjën Kërpimeh- Podujevë dhe anasjelltas.

Meqenëse të shtunat në Podujevë, çdoherë ishin ditë tregu ata donin që t’i kryenin disa punë shpejt e shpejtë, e kohën e mbetur ta kalonin në biseda me miq e shokë.

Ndërkohë vije edhe minibusi i drejtuar nga Xhafer Çitaku i fshatit Bajçinë. Derisa udhëtarët përgatiteshin për të zbritur dhe hyrë në minibus një çun i ulur në sedilen e pasme sinjalizon shoferin, duke i thënë se po përcilleshin nga një Patrullë e Policisë serbe.

Shoferi duke dashur që t’i ikë provokimit të policisë serbe, hap rrugë, në mënyrë që ata të parakalojnë.

Mirësjellja ndaj këtyre policëve të egër ishte pa efekt . Ata të armatosur deri në dhëmbë me të arritur minibusi tek varrezat e fshatit Peran të Podujevës, e ndalojnë dhe fillojnë kontrollimin e udhëtarëve.

Muharrem Hotin, babain e Ragipit e urdhërojnë që të kthehet në shtëpi. Kjo sjellje primitive e policëve serbë e zemëron pamasë Ragipin.

Ai në ato çaste i revoltuar nga gjesti i ultë i policëve serbë kishte thënë:”-Eu -eu, që taksirat na ka zënë. Loparët e Serbisë, me na caktuar rregulla e rend në shtëpinë tonë”

Polici serb që ishte përgjegjës i ekspeditës shfrynte mllefin e tij me sharje e ofendime ndaj udhëtarëve shqiptarë.

Ragipi, sypatrembur në mbrojte të nderit dhe krenarisë shqiptare me vrull nxjerr nga beli revolverin e tij “Beretta 92”dhe nën parzmore mbërrin me ia fut tytën, këtij banditi dhe arroganti.

I goditur me 15 plumba në stomakun e dhjamosur polici serb, përnjëherë bije si i pa kokë në asfalt . Krismat e kapelës së metaltë shkëputur nga koka e tij, linin përshtypjen sikur mbi te, të ketë shkrepur rrufeja.

Në rrëmujën e krijuar Ragipi , i vërsulet edhe një polici tjetër të cilit mundohet t’ia rrëmbejë automatikun. Gjatë përleshjes me thikën e tij e plagos në qafë këtë egërsirë të uritur për gjak shqiptari.

Të lemerisur nga heroizmi i Ragip Hotit dhe frika që edhe ata mund të pësojnë, dy policë të tjerë nga kallashnikovët e tyre derdhin breshëri plumbash mbi Ragipin.

Pas plagëve të marra në dyluftim me këtë ekspeditë kriminelësh serbë Ragip Muharrem Hoti, ndërron jetë, duke e fuqizuar edhe më tepër eposin e kreshnikëve llapjanë, që ranë në Beteja me hordhitë fashiste serbo-sllave.

Policia kriminale e Serbisë, shkaktare e këtij incidenti të rëndë bllokon rrugën Kërpimeh-Podujevë dhe rrugën që shpie në fshatin Bradash.

Nga jehona e krismave të Armës së Ragip Hotit, alarmohet edhe Beogradi zyrtar. Në vendngjarje vinë forca të shumta policore.

Papritur mbërrin dhe një helikopter i cili e bart njërin nga policët e lënduar rendë, sipas të gjitha gjasave të vdekur drejt Serbisë. (Beogradi asnjëherë nuk i bënte publike vrasjet  apo plagosjet e policëve serbë, nga frika që s’ do të arrinte mobilizimin nëpër efektiva e brigada të policëve dhe ushtarëve të rinj )

Kurse vetura e ndihmës së shpejtë policin e therur në qafë e transporton në Spitalin e Përgjithshëm të Prishtinës. Sipas disa burimeve ende të pa verifikuara polici i lënduar në qafë ishte fëmijë kolonizatori nga Vitia e Kosovës.

Po ashtu në morgun e këtij Spitali, dërgohet për obduksion edhe kufoma e Ragip Hotit.

Në shenjë hakmarrje që Ragip Hoti, një burrë trim tmerroi një ekip të armatosur deri në dhëmbë të xhandarmërisë së Serbisë, pa kurrfarë faji në Stacionin e Policisë në Podujevë, dërgohen Xhevat Bajram Hoti dhe Rexhep Zeqir Hoti, kushërinj të Ragipit,

Ata në këtë stacion mbahen deri në ora 20:00. Me këtë rast nga harbut serbë të ardhur nga stalla derrash e dosash të Serbisë,si Xhevati ashtu edhe Rexhepi, rrahën me mjete të forta në mënyrë çnjerëzore. Gjithashtu në Stacionin e Policisë në Podujevë, torturohet  rëndë edhe Naser  Sahit Çitaku, pasagjer i minibusit ,nga Bajçina e Podujevës.

Meqenëse nga kjo ngjarje e trishtë kanë kaluar mbi tri dekada të keqtrajtuarave të tjerë që nuk u janë cituar emrat u kërkojmë falje deri në përkulje.

Pas lirimit të tyre Dr. Selman Hoxha, specialist i  Mjekësisë familjare dhe veprimtar i KMDLNJ-së, dega në Podujevë, një periudhë dhe Kryetar, i kësaj organizate joqeveritare, sikur në shumë raste të tjera tregohet i guximshëm dhe humanist i pashoq.

Dr.Hoxha, përveç ndihmës së dhënë mjekësore Xhevatin e lënduar rëndë, nëpër rrugë dytësore me veturën  e një miku të tij, e çojnë në fshatin Bradash.

Muharremi që ende nuk e kishte tërhequr kufomën e të birit Ragipit, kur e sheh të gjallë Xhevatin gëzohet tepër, ngaqë druante që kriminelët serbë mund ta mbysin apo ta gjymtonin.

Xhevati ,me profesion inxhinier i elektroteknikës në cilësinë e mësimdhënësit dha kontribut të jashtëzakonshëm në Shkollën e Mesme Teknike “ Fan Stelian Noli” dhe në Gjimnazin “ 8 Nëntori “ tani “ Aleksandër Xhuvani” të Podujevës.

Me të kuptuar lajmin tragjik nga Podujeva në Bradash, mbërrin edhe Ahmet Hoti. Meqenëse ai kërkohej nga policia serbe nga frika që mund të hasë në postblloqet e ngritura kudo, detyrohet të hyjë rrugicave të arave dhe livadheve, të përmbytura nga reshjet e shiut.

Me të arritur në shtëpi Ahmetin e merr ngrykë Muharremi, babai i Ragipit. Nga pikëllimi dhe dhembja e madhe për Ragipin, të dytë shkrehen në vaj. Ky moment  i rëndë të gjithë të pranishmit i bënë me lot.

Me gjithë dhembjen e madhe për humbjen e Ragipt,38 vjeç, familja Hoti, kishte rënë në hall s’e si ta nxirrte nga morgu kufomën e tij.

Diku 13- të, familjarë e të afërm të Ragip Hotit, ishin tubuar tek pompa e derivateve, që gjendej ngjitas me Motelin “ Besiana” në Podujevë, me shpresën që do të gjejnë ndokënd me ndonjë furgon, për ta bartur trupin e pajetë të dëshmorit Ragip Hoti, deri në Bradash.

Ramë Buçaj, sipërmarrës i njohur në Llap, e mbi të gjitha bamirës i madh shprehë gatishmërinë që me furgonin e tij, ta bëjë transportimin e kufomës së Ragip Hotit.

Meqenëse ishte krijuar situatë e tensionuar kishte të ngritura post- blloqe të shumta të policisë serbe. Sofija, bashkëshortja e Ramës ,ndihej mjaft e shqetësuar . Ajo e porosit disaherë Ramën, që të bëjë kujdes.

  1. Ramë Buçaj ,sot 77 vjeç, atë ditë të rëndë e kujton si njërën prej ditëve më të vështira të jetës së tij.

Rama thotë” Qysh në hyrje të Spitalit të Përgjithshëm të Prishtinës, ishte stacionuar një numër i konsiderueshëm policësh serbë. Pas sqarimesh se unë po bëja vetëm punën e taksistit mezi u lejova që të shkoja para portave të morgut.

Atje përveç policëve në uniforma vërejta edhe inspektorë të shërbimit të fshehtë të Serbisë. Njëri prej tyre që ishte njëfarë udhëheqës i grupit thotë Rama , nisi të më provokojë duke më thënë” Ti, kur janë në pyetje shqiptarët këtë punë e bënë falas . Kurse mbi trupat e policëve tanë kalon me furgon pagrimë mëshire.

Rama një burrë i pjekur me këtë rast tregohet i matur dhe gjakftohtë. Ai ishte i vetëdijshëm që ky farë eprori shkurtabiq situatën gati shpërthyese donte që ta kthej në përleshje të re me familjarët  e Ragipit.

Njëri prej policëve që veten e konsideronte po ashtu njëfarë zyrtari kishte vazhduar debatin me Ramën, duke i thënë , pse nuk qani për personin e vrarë, aludonte në Ragipin, kur familjarët e policit serb të plagosur nga komuna e Vitisë së Kosovës, nga vaj dhe britmat e kanë çuar peshë spitalin.

Rama kishte thënë që britmat dhe vajet nuk përkojnë me traditat tona . Pas përfundimit të kësaj bisede provokuese dhe të pakëndshme Rama dhe 13- të , familjarët e Ragip Hotit, dërgohen në Stacionin e Policisë, që gjendej përballë Pallatit të Sporteve “ Boro e Ramizi” në Prishtinë.

Ata të gjithë merren në pyetje dhe kontrollohen veç e veç. Pas këtij  kontrollimi të bezdisshëm dhe të tensionuar lirohen të gjithë.

E diku pas një pritje prej katër-pesë orëve u lejohet tërheqja e kufomës së Ragip Hotit.

Në Bradash ku duhej të zhvillohej ceremonia e varrimit të heroit Ragip Muharrem Hoti, kishin mbërritur mijëra njerëz nga të gjitha trojet tona.

Natën tragjike në familjen e Muharrem Hotit, kishte shkuar Adem Demaçi, i cili afër tri dekada i kishte kaluar në burgjet skëterrë të ish-Jugosllavisë., me synimin e vetëm që Kosovën ta bëjë Republikë, të shtatë të ish-Jugosllavisë, me të drejta të barabarta me serbët, kroatët sllovenët, hercegovasit, malazezët e maqedonasit.

Enkas nga Duboviku i Deçanit në Bradash, kishte ardhur edhe Ajshe Gërvalla, nëna e heronjve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, vrarë me një atentat të turpshëm së bashku me Kadri Zekën, më 17 janar të vitit 1982,në Untergruppenbach të Gjermanisë, nga UDB-a, jugosllave, organizatë e fshehtë kriminale, identike me organizatat terroriste.

Nënë, Ajshja, me zemrën e çeliktë dhe fjalët e praruara i kishte ngushëlluar prindërit, shoqen dhe fëmijët e Ragipit, duke u thënë” Djemtë si Ragipi, janë krenari jona mbarëkombëtare”

Ndërsa nga Lidershipi i atëhershëm kosovar në Bradash ishin parë udhëheqës të lartë të LDK-së, të nivelit lokal dhe atij qendror, që asokohe ky subjekt politik, vlerësohej si Lëvizje mbarëkombëtare.

Gjithashtu me praninë e saj familjen Hoti e kishte nderuar edhe zonja, Luljeta Pula Beqiri, kryetare e parë e Partisë Socialdemokrate të Kosovës.

Në fushën që si shihej fundi në të djathtë të rrugës që çon në lagjet Spahiu e Revuçi, ishin mbledhur të moshuar e të rinj.

Ata me pjesëmarrjen e tyre masive  prej mbi 40 mijë vetave donin që ta nderonin Ragip Hotin ,i cili tregoi heroizëm të rrallë, në dyluftim me neofashistët serbë, të cilët të hipnotizuar nga përrallat e mitomanëve dhe priftërinjve infantil, kishin menduar s’e i nënshtrojnë dhe poshtërojnë lehtë shqiptarët.

Çdonjëri që doli në binën e improvizuar tha fjalë zemre dhe shpirti për Ragipin.,i cili me heroizmin e treguar u bë udhërrëfyes dhe motivues i mijëra djemve e vajzave, që rrokën armët dhe u rreshtuan në radhët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pa diktat e imponim.

Ata që mëtojnë dashuri, humanizëm dhe përkushtim të sinqertë ndaj Atdheut, vende pelegrinazhi duhet t’i kenë varret dhe fushat e mejdanit, ku djem dhe vajza, me gjakun e tyre të derdhur ëndrrën tonë për Liri e Mëvetësi e bënë realitet !

____

  1. Ps!  Autori i këtij artikulli, une, Arif Ejupi, si dhe Z.Nexhmi Adem Balaj, ishim të pranishëm në ceremoninë e varrimit të dëshmorit Ragip Muharrem Hoti, në cilësinë e veprimtarëve të KMDLNJ – dega në Podujevë.

112 vjet shtet, 111 vjet ndarje për shqiptarët!

0

Florim Zeqa  

Edhe 112 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar i gjen shqiptarët të ndarë dhe përçarë si asnjëherë më parë. Është ky një festim i gjatë i ditëlindjës së shtetit shqiptar, njëherit është një histori e gjatë, sa e lavdishme dhe krenare, po aq e dhimbshme dhe trishtuese e ndarjes së shqiptarëve në disa shtete dhe të shpërndarë gjithandej globit.

Vazhdon ndarja dhe copëtimI i trojeve etnike

Copëtimi i Shqipërisë ishte procesi i ndarjes së trojeve shqiptare nga Kongresi i Berlinit deri në Konferencën e Ambasadorëve në Londër më 1913. Copëtimi i vitit 1913 la pasoja të rënda për kombin shqiptar dhe ishte tragjedia më e madhe kombëtare deri më sot, me pasoja që vazhdojnë të rëndojnë mbi kombin shqiptar i cili është në tkurrje e sipër si pasojë e këtij copëtimi edhe në ditët e sotme.

Nuk është thënë kot, nësë nuk mësohet nga historia, ajo është e destinuar të përsëritet, por edhe më keq se më parë! Neve shqiptarëve, na është bërë dukuri, që, pas çdo vendimi historik të na vjen një ndarje e re!

Pavarësia e Shqipërisë e 1912-së, kombit tonë i kushtoj më ndarje të dhimbshme, ku jashtë kufijve shtetëror mbetën më tepër së gjysma e trojeve shqiptare të ndarë në pesë shtete sllavo-ortodokse.

Ndarje e cila vazhdon të jetë e tillë edhe pas 112 vjetësh. Shiptarët jashtë kufijve shtetëror, e vazhduan jetën e tyre në robëri shekullore duke festuar më shpresë nga viti në vit për një bashkim kombëtar, të cilin nuk na e solli as “albinbabadimri” në ketë 112 vjetor të pavarësisë, të cilin na e kishte premtuar gjysëmshekulli më parë!

Shteti i Shqipërisë i bëri 112 vjet jetë, prej të cilave, gjysmën i bëri nën lëvozhgën e komunizmit, duke e trajtuar gjithnjë çështjen kombëtare si kapitull të mbyllur!

Ishin shqiptarët në robëri dhe ata në Diasporë që mbajtën gjallë frymën kombëtare, bashkë më të edhe shpresën për një bashkim të trojeve etnike shqiptare me shtetin amë, Shqipërinë e londineze të 1912-s.

Nga 1912-ta e deri në ditët e sotme nuk njihet asnjë përpjekje serioze e shtetit shqiptar për bashkimin e trojeve të veta, përderisa shtetet fqinjë vazhduan më politikat antishqiptare, më cungimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, duke i shtypur politikisht dhe shfrytëzuar ekonomikisht shqiptarët e robëruar.

Uniteti i shqiptarëve të robëruar, armë e fuqishme për bashkim

Mirëpo përkunder dhunës sistematike, represionit e formave tjera të shtypjes nga ana e pushtuesve serbosllav, shqiptarët e robëruar asnjëherë nuk u gjunjëzuan, por i vazhduan përpjekjet e tyre për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Rezistenca më aktive dhe më e organizuar e shqiptarëve të robëruar ndodhi përgjatë viteve të ’90-ta në Kosovë, në trojet e Dardanisë Antike.

Kontinuiteti i rezistencës aktive paqësore dhe luftës çlirimtare bëri që çështja e shqiptarëve ë Kosoves t’i kaloj kufijt kombëtar.

Organizimi poltik i viteve të ’90-ta në Kosovë ishte vazhdimësi e një kontinuiteti të gjatë, e cila rezistencës aktive paqësore i dha formë dhe përmbajtje mbarëkombëtare, si një lëvizje politike për çlirim dhe pavarësim të Kosovës nga Serbia, e cila u kurorëzua me luftën çlirimtare.

Lëvizja politike e viteve të ’90-ta dhe UÇK-ja janë dy lëvizje politike dhe ushtarake rreth të cilave u bashkuan të gjithë shqiptarët pa dallim ideologjik, fetar apo rajonal.

Bashkimi i Mitrovicës, hapi i parë drejt bashkimit kombëtar

Përderisa lëvizja politike e viteve të ’90-ta e shënoi një hap të madh të organizimit të shiptarëve nën okupim në formën e shtetit paralel. Ishte ky një hap i madh dhe i guximshëm që Kosovës i dha mundësi të përgatitet për rezistencën e armatosur në njërën anë, dhe në anën tjetër e sensibilizojë faktorin ndërkombëtar rreth çështjes së shqiptarëve të Kosovës në veçanti.

Ndërsa UÇK-ja i mobilizoj rreth vetes të gjitha forcat atdhedashëse në rezistencë të armatosur kundër pushtuesve serbë dhe e përshpejtojë realizimin e aspiratave të shumë gjeneratave për krijimin e shtetit të dytë shqiptar në Ballkan.

Pa bashkimin e pendës dhe pushkës do të ishte i pamundur çlirimi i vendit nga prangat e robërisë dhe arritja e pavarësisë nga Serbia.

Pavarësia e Kosovës është një hap i madh drejt realizimit të ëndërrave shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar.

Forcimi i dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës do ti ndihmonte shumë shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës, në forcimin e identitetit të tyre dhe të drejtave kombëtare.

Për t’u arritur kjo duhet më shumë punë e më pak festime! Zhytja e popullit në festime të gjata vetëm sa e ngadalëson arritjen e qëllimit. Më e dobishme është një ditë e punës për bashkim kombëtar sesa një vit festim!

Bashkimi shpirtërorë i shqiptarëve është hapi i parë dhe i domosdoshëm, pa të cilin nuk mund të bëhen hapa të tjerë drejt integrimeve kombëtare.

Në këtë 112 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, çarkullojnë shumë ide të bashkimit kombëtar, megjithatë diplomacisë shqiptare, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë i mungon një Isa Boletin, që do t’i dridhte kancelaritë evro-perëndimore më kërkesën e bashkimit kombëtar.

Në fund, urimi më i mirë për ketë përvjetor të 112 të shtetit shqiptar, është ai që në 113 vjetorin e pavarësisë, ta kemi Mitrovicën e bashkuar si hapin e parë drejt bashkimit të trojeve etnike shqiptare.

Secili mund t’i krijojë çfarëdo dëshire vetës, por, pa bashkimin e Mitrovicës dhe veriut të vendit në tërësi, ideja e bashkimit të trojeve etnike do të mbetet vetëm dëshirë dhe iluzion i pambarim!

Urime 28 Nëntori, dita e flamurit dhe 112 vjetori i shtetit të parë shqiptarë!

Lamtumirë, koleg i dashur: Pushofsh në paqe Profesor Sami Repishti, emri dhe trashëgëmia yte do të kujtohen përjetë

1

Nga: Frank Shkreli  

Ndërroi jetë Profesor Sami Repishti në moshën 99-vjeçare. Kalimi i tij në amshim, shënon një boshllëk të madh në familjen e tij të ngusht, në komunitetin shqiptaro- amerikan, pjesëtar i të cilit ishte për shumë dekada. Të drejtat e njeriut – jo vetëm në botën shqiptare – por anë e mbanë botës, me ndërrimin e jetës së Profesor Repishtit, pësuan humbjen e njërit prej mbështetsve më të njohur dhe më të fortë në shumë dekada. Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane humbën promovuesin më të zellëshëm. Komunizmi humbi njërin prej kritikëve më të ashpër — dhe si ish- i burgosur i regjimit të Enver Hoxhës, viktimat e komunizmit – të gjallë e të vdekur – kanë humbur sot përkrahsin më të madh të tyre – sidomos klerikët katolikë të martirizuar nga komunizmi.

Jeta dhe veprimtaria e Profesor Sami Repishtit mbetet një thesar kombëtar. Kontributet ishin të shumta në të gjitha fushat e veëprimtarisë së tij patriotike, akademike dhe humanitare gjatë viteve, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut.  Për dekada, Prof. Repishti ka qenë një shtyllë e fortë e komunitetit shqiptaro-amerikan. Një pasardhës i denjë i rilindasve të vërtetë të Kombit – njeri prej intelektualëve më të njohur e më të dalluar në Shtetet e Bashkuara të Amerkkës dhe besoj në mbarë botën shqiptare. Besnik ndaj Kombit, besnik ndaj miqëve dhe shokëve, anti-komunist i përbetuar!

Si njëri prej  pasardhësve të fundit të brezit të tij të rilindisave të vërtetë të Kombit, Prof. Repishti i ndoqi dhe i zbatoi idealet e tyre të larta në të gjitha veprimtaritë e tij, por mbi të gjitha duhet theksuar se përpjekjet e tij, për të promovuar, për të zhvilluar dhe për të mbështetur të drejtat e njeriut për të gjithë njerëzit pa dallim, sidomos për shqiptarët kudo, gjatë gjithë jetës së tij — para dhe pas shembjes së komunizmit, janë të pakrahasueshme me ndonjë tjetër person, në botën shqiptare, por jo vetëm. Në niovel kombëtar dhe botëror, Sami Repishti, meriton nderimte dhe respektin e të gjihtë neve — si një perosnalitete të nderuar, një ikonë shqiptaro-amerikane e të drejtave të njeriut dhe për të celebruar arritjet e tija , si një trashëgimi e një mbështetësi të idealeve të të drejtave të njeriut, si vlera njerëzore për të gjithë ne – vlera këto të cilat Prof. Repishti i ka jetuar, i ka mbështetur dhe i ka zbatuar gjithë jetën e tij, deri në ditët e sotme – por që regjimi enverist ia kishte mohuar duke e burgosur për 10-vjet si kundërshtarë të tij.

I përket një personi të veçantë që t’ia dedikojë jetën mbrojtjes dhe promovimit të drejtave të njeriut. Një person i tillë duhet të jetë një individ vlerash dhe virtytesh! I tillë ishte Samiu! Gjithë jetën e vet, Prof. Repishti ka treguar një forcë dhe vendosmëri të jashtëzakonshme në fushën e të drejtave të njeriut dhe ka pasqyruar vlerat dhe një besim të fortë, për t’ia pasur gjithkush lakmi, të pakën nga ata që i respektojnë këto vlera. Ai kurrë nuk është dorëzuar përball luftës për të drejtat e njeriut. Madje edhe në moshën e shkuar vjeçare, asgjë dhe askush nuk e ndalonte atë që të shprehej dhe të shkruajnte në mbështetje të të drejtave të njeriut, të vlerave dhe të drejtave universale dhe të integritetit dhe të drejtave të individit. Kjo për arsye se Prof. Repishti nuk ka pasur kurrë frikë të merrte qëndrime të prera dhe të vendosura në mbështetje të parimeve në të cilat ai besonte. Madje edhe në rrethanat më të vështira në burgjet e komunizmit shqiptar dhe jugosllav, ai nuk mund dhe nuk dëshironte të heshtë.Nuk duronte të padrejtësinë! Gjatë gjithë jetës së tij, Prof. Repishti ka besuar se kur kemi të bëjmë me respektin për të drejtat e njeriut, pa marrë parasysh rrethanat, njeriu nuk mund të mbetet asnjanës, sepse siç ka thënë aktivisti i të drejtave të njeriut dhe fituesi i Çmimit Nobel, Elie Wiesel “të jesh asnjanës, vetëm ndihmon shtypësin dhe kurrë viktimën dhe heshtja inkurajon gjithmonë torturuesin dhe asnjëherë të torturuarin”.

Prof. Repishti, pa marrë parasysh rrethanat dhe rreziqet, nuk ka qëndruar kurrë larg interesimit dhe mbështetjes për të drejtat e njeriut.  Profesor Repishtin, Perëndia e kishte bekuar me një jetë të gjatë dhe me shëndet për një arsye – dhe ai nuk e ka tradhtuar atë kurrë. Jeta e tij ishte një jetë shërbimi ndaj të tjerëve. Ai punuar gjithë jetën dhe vazhdoi deri në muajt e funditt të jetës të jepte kontributin e vet ndaj njerëzimit, i bindur se misioni i jetës, megjith moshën, nuk ka marrë fund. Ai vazhdoi deri në fund të frymëzonte të tjerët dhe se pa marrë parasysh rreziqet me të cilat mund të përballej, Samiu nukishte kurrë i asnjanës ndaj së keqës as përball shtypjeve e terrorit dhe krimeve, historikisht, nga regjimet komuniste në trojet shqiptare për një gjysëm shekulli ose nga diktatorë të tjerë të ngjyrave të ndryshme, anë e mbanë botës.

Prof. Repishti ishte një dëshmitar i cili ka përjetuar regjimin brutal të Enver Hoxhës – njërit prej regjimeve më totalitare të shekullit 20. Por, ai njëkohësisht ishte edhe dëshmitar i gjallë i heroizmit të atyre shqiptarëve, viktimave të atij regjimi, të cilët së bashku me Profesorin rezistuan forcën brutale të të ashtuquajturit “pushtet popullor”.

Prof. Repishti s’ka pushuar të shkruaj dhe të flasë për vuajtjet e veta dhe të viktimave të tjera të komunizmit, të cilët kundërshtuan komunizmin së bashku me të. Ndërkohë që propaganda dhe terrori i komunizmit shqiptar kishte përfshirë vendin, duke filluar nga viti 1945, ishte e pamundur që Z. Repishti të heshtë për ato që kishte parë. Megjithë rreziqet që i kanoseshin atij dhe familjes së tij, ai vendosi të mbante një qëndrim të prerë kundër diktaturës komuniste dhe të mbronte të drejtat e njerëzve të pafajshëm. Siç ka ndodhur edhe me mbështetës të tjerë të mëdhenj të të drejtave të njeriut gjatë 50-viteve të fundit, Prof. Repishti kishte filluar të interesohej për të drejtat e njeriut, në një periudhë kur po përballej vetë, drejtpërdrejt me të keqen – dmth, me rendin e ri komunist në Shqipëri – regjim i cili e torturoi për 14 muaj dhe e burgosi atë për 10 vjet, vetëm e vetëm se e kundërshtonte atë regjim.

Qëndrestar kundër Komunizmit! 

Rezistenca e tij ndaj komunizmit, ka shkruar Prof. Repishti “më ka obliguar moralisht për të ndarë me të tjerët ato që kam parë, sidomos krimet e diktaturës së proletariatit, duke venë në dukje, jo vetëm vuajtjet e popullit tonë, por edhe karakterin e popullit shqiptar, i cili i qëndroi besnik vetvetes, përball kërcënimeve të ndryshme, përfshirë edhe kërcënimet me vdekje”. Kështu që, interesimi i Prof. Repishtit për t’iu dedikuar mbrojtjes së të drejtave të njeriut nuk kishte filluar në 10-20 ose 30-vitet e fundit.  Kauza e të drejtave të njeriut ishte bërë pasion i jetës së tij qysh në fillim.

Angazhimi i tij për të drejtat e njeriut e ka zanafillën atje, në vitet e vuajtjeve të tija në burgjet komuniste, si i burgosur politik në Shqipëri, ku vuajti 10 vjet burgim, së bashku me intelektualët më të dalluar të Shqipërisë së asaj kohe, përfshirë edhe klerikët katolikë ndër shqiptarët më të shquar, ndërkohë që kishte qenë dëshmitarë i tmerreve që ata vuajtën në duar të torturuesve komunistë. Në lidhje me vuajtjet e klerikëve katolikë shqiptarë, Prof. Repishti ka shkruar në vitin 1966, pasi kishte arritur në Amerikë se, “i ndjeja thellë mizoritë e ushtruara mbi ta: masakrat dhe torturat, shpifjet e organizuara dhe trajtimet poshtëruese ndaj tyre ishin aq të rënda, sa që nuk mund të pranoheshin, të harroheshin dhe as të faleshin”. Prof. Repishti ka shkruar se ai është frymëzuar nga, “dashuria e tyre fisnike për bashk-të-burgosurit, për faljen dhe mëshirën që ata treguan ndaj torturuesve të tyre të verbër, nga shpresa e tyre që buronte nga ndjenjat e shëndosha se aspiratat tona, për liri, drejtësi dhe paqe, heret o se vonë, do të realizoheshin.

Pasi mbijetoi vuajtjet në burgjet komuniste të Shqipërisë dhe të Jugosllavisë, ai emigron në SHBA në fillim të 1960-ve. Përvoja e Z. Repishti në ato burgje duket se kishte lëkundur qëndrimin e tij në besimin ndaj mirësisë së njerëzve, por megjithëkëtë, ai kurrë nuk humbi besimin në shpirtin njerëzor.

Në një letër që ai i ka dërguar, Fondacionit Woodrow Wilson në Washington në vitin 1964, në lidhje me këtë, Repishti bën pyetjen: “A është e keqja me të vërtetë aq e thellë e rrënjosur në shpirtin e njeriut, sa që njeriu të identifikohet me të keqen”?  Komunizmi, ka shkruar ai, kishte kthyer për së mbrapshti një numër parimesh të jetës sonë, duke na kërkuar që të hiqnim dorë nga individualiteti ynë personal, me qëllim për të ndërtuar një shoqëri më të mirë, një njeri të ri. Përballë kësaj situate, ka pohuar ai, ne ishim të detyruar të vendosnim nëse të pranonim ose jo këtë drejtim të ri. “Ishim para një alternative të pa evitueshme, për të dëmtuar të tjerët (fizikisht dhe moralisht) ose për të pësuar ne sulmet nga të tjerët. Në lidhje me këtë nuk kishte kompromis”, ka nënvijuar Prof. Repishti, duke shtuar se ai vet kishte vendosur që të mos dëmtonte të tjerët, por të pësonte kritikat dhe sulmet nga të tjerët, dmth. nga kundërshtarët e tij.

Prof. Repishti ka pohuar gjithashtu se përvoja e tij në burgjet komuniste, jo vetëm që e ka bërë atë të identifikohej më mirë me problemet e përditshme të bashkatdhetarve të vet, por njëkohësisht, e kishte detyruar të përballohej me disa pyetje morale, për të mos thënë teologjike, në lidhje me natyrën njerëzore dhe mbi të drejtat e njeriut në këtë botë. “Cila është gjendja shpirtërore në ditët tona? Cili është reagimi ndaj tendencave për ta bërë njeriun si një frymë pa bazë morale, thjeshtë për ta shndërruar atë në një objekt? Si lufton njeriu për sigurinë e vet, përafirmimin e tij, për lirinë dhe pavarësinë personale dhe më në fund për ekzistencën e vet, për një ekzistencë kuptimplotë?” Z. Repishti ka shkruar që nga viti 1964 se “për të zbuluar përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve të vështira dhe të ndërlikuara të ditëve tona, unë kam vendosur t’i kushtohem kauzës së të drejtave të njeriut, me qëllim për të kontribuar diçka më të vlefshme dhe më fisnike ndaj fjalës “njeri, sepse kjo kauzë do të bëhej një ideal dhe shpresë për mua”, ka thënë ai.

Mbrojtës i të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe Çamërisë

Si rrjedhim, Prof. Repishti ka qenë një mbështetës dhe aktivist i palodhur i të drejtave të njeriut për shqiptarët kudo që ata jetojnë në trojet e veta në Ballkan. Profesori është dalluar gjatë dekadave të kaluara sidomos me aktivitetin e tij në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në trojet e veta autoktone në Kosovë dhe trojeve të tjera në ish-Jugosllavi, por pa harruar gjithashtu as të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Ai e ka zhvilluar luftën në mbrojtje të të drejtave të njeriut për shqiptarët me mënyra të ndryshme si individ dhe si anëtar i organizatës së të drejtave të njeriut, Amnesty International. Por mbi të gjitha ai është aktivizuar si qytetar i lirë i SHBA, duke ushtruar të drejtën e tij, me shkrime dhe në kontakte personale, gjithmonë me qëllim për të influencuar përfaqësuesit politikë amerikanë që politikisht, diplomatikisht dhe më në fund edhe ushtarakisht me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, të ndihmonin shqiptarët dhe të mbronin të drejtat e tyre. Sa herë gjatë viteve, ka udhëtuar Prof. Repishti nga New Yorku në Washington për takime zyrtare me udhëheqësit më të lartë të qeverisë dhe të Kongresit amerikan për t’i sensibilizuar ata mbi shkeljet e të drejtave të shqiptarëve në trojet e veta anë e mbanë Ballkanit. Kontaktet e tij me Washingtonin zyrtar kanë qenë të shumta dhe të vazhdueshme, ndërkohë që ai konsiderohej si një këshilltar i besueshëm dhe i drejtë në marrëdhëniet e tija me Departamentin Amerikan të Shtetit, me përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë dhe sidomos me udhëheqës të Kongresit amerikan të dy partive kryesore amerikane, republikanë dhe demokratë.

Paraqitja e Profesor Repishtit para Kongresit Amerikan më 1965 ishte vetëm fillimi i kontakteve të Prof. Repishtit me autoritetet amerikane. Ç’prej asaj dite, ai nuk i është ndarë paraqitjes së çështjes shqiptare në qarqet më të larta politike dhe akademike amerikane. Prof. Repishti gjithmonë ka gëzuar respektin më të madh në këto qarqe si njeri i besueshëm dhe i drejtë, por është njohur edhe për angazhimin e tij të fortë ndaj respektimit të të drejtave të njeriut, këshillat e të cilit duhej të merreshin parasysh.

Në një letër që ish-Zv/Presidenti Al Gore i kishte dërguar Prof. Repishtit me rastin e 75-vjetorit të lindjes, duke i dërguar atij “urimet më të përzemërta për ditëlindjen” i shkruante se “jeta jote është një shembull i shkëlqyer, e asaj që është e madhërishme në SHBA… E di se familja dhe komuniteti i juaj, me të drejtë janë krenarë për karrierën tuaj të profesorit prej 25 vjetësh, për guximin tuaj të papërkulshëm dhe për aktivizmin tuaj në fushën e çështjeve shqiptare”. Ndërsa nga ana tjetër e spektrit politik amerikan, Kongresisti republikan nga Long Island i New Yorkut, Peter King në të njëjtin rast shënon në gazetën zyrtare të Kongresit, “Congressional Record”, lavdërime për Repishtin, të cilin ai e cilëson si një “bashkqytetar shëmbullor”, duke theksuar se, “Gjatë gjithë jetës së tij, Dr. Repishti i është dedikuar luftës kundër shkeljes së të drejtave të njeriut, shkelje të cilat ai vet i kishte përjetuar për një kohë të gjatë”. Kongresisti King ka theksuar rolin që ka luajtur Prof. Repishti në udhëheqjen e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC), “një organizatë e dedikuar për të luftuar shkeljet e të drejtave të njeriut të shqiptarëve”, ka shkruar ligjvënsi amerikan republikani Peter King

Profesor Repishti — jo vetëm ishte dëshmitar i një historie të tmerrshme, por për më tepër, ju edhe keni vuajtur nga krimet e asaj historie, nga krimet më çnjerëzore që mund të ndërmerrte një regjim kundër qytetarëve të vet. Por ju, megjithë vuajtjet kishit forcën, vendosmërinë dhe guximin për të mbrojtur parimet e lirisë dhe të drejtat e njeriut, si shembull për brezat e ardhshëm.

Profesor Dr Sami Repishti, ky mbështetës i shquar dhe luftëtar për të drejtat dhe dinjitetin e njeriut – miku i ynë Prof. Sami Repishti, jo vetëm sot në kalimin tuaj në amshim, por me fjalët dhe veprat e tij shembullore, ai gjithmonë na ka ftuar dhe kujtuar duke na bërë thirrje edhe sot që të mos harrojmë krimet e së kaluarës. Por, është e rëndësishme për pajtimin shoqëror dhe kombëtar, ka thënë ai, që ato të korrektohen, me qëllimin dhe shpresën që të mos përsëriten më.

Mendoj se Prof. Repishti na porosit sot që të bëjmë më shumë në mbështetje të drejtave të njeriut – duke thënë se megjithëse anë e mbanë trojeve shqiptare në Ballkan, shqiptarët kanë shënuar përparim të dukshëm në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë – si Shqipëria ashtu edhe Kosova kanë shumë për të bërë në këtë fushë dhe në fushë të tjera – sidomos në fushën e pajtimit kombëtar e shoqëror – për të siguruar që të drejtat e njeriut, dinjiteti njerëzor për secilin person, barazia para ligjit dhe liria për të gjithë, të nguliten njëherë e mirë në mendjen dhe zemrën e shqiptarëve dhe përgjithmonë anë e mbanë trojeve shqiptare. Ky është një objektiv, për realizimin e të cilit ka punuar gjithë jetën e tij Prof. Repishti. Ai na këshillon sot se puna për sigurimin e të drejtave të njeriut nuk kryhet kurrë, por do të thoshte se shqiptarët kanë çdo arsye që të kenë shpresë, se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe më e sigurt se e kaluara e tyre e hidhur dhe më e mirë se e tashmja zhgënjyese.

Të jeni të sigurtë i nderuar Profesor, koleg e mik i nderuar, se shqiptarët në Kosovë dhe në Shqipëri si edhe komuniteti shqiptaro-amerikan, falenderojmë Zotin që të patëm — se jemi të gjithë tepër krenarë për arritjet tuaja në fushën e të drejtave të njeriut për të gjithë shqiptarët në veçanti, dhe për njerëzimin në përgjithësi.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë. Lamtumirë i dashur Profesor i dashtun. E paç bekimin dhe uratën e Perendisë – në atë jetë.

Trashëgimia e tij qoftë kujtimi i tij për të gjithë ne, përgjithmonë. Pushoftë në paqë!

Në celebrimin e 90-vjetorit të lindjes së Profesor Dr Sami Repishtit

Islami Politik dhe Lëvizjet për Braktisjen e Fesë Islame, nxitën kthimin e Shqiptarëve në Krishterizëm

0

Nga: Luan Dibrani, Gjermani

Përmbledhje informativa njëvjeçare:

Në vitin e fundit, lëvizjet që kanë nxitur braktisjen e fesë islame dhe kalimin në besimin e krishterë kanë marrë përmasa të konsiderueshme në disa grupe shqiptare. Këto lëvizje janë shoqëruar shpesh me faktorë të lidhur me radikalizmin ekstrem politik shqiptar, që ka ndikuar në krijimin e një terreni të përshtatshëm për ndërrimin e besimit. Aktivitetet e organizatave fetare dhe predikimet e shpeshta kanë pasur një ndikim të drejtpërdrejtë në individë të komunitetit shqiptar, duke i orientuar ata drejt krishterimit.

Një faktor kyç që ka kontribuar në këtë fenomen është ndikimi i ngjarjeve politike dhe sociale që shpesh kanë favorizuar një rikthim te traditat e lashta të shqiptarëve, të cilat lidhen me besimin e krishterë. Kthimi i individëve në krishterim është shoqëruar gjithashtu me një rinovim të zakoneve dhe kulturës që lidhen me këtë besim.

Përveç ndikimit fetar, shumë individë kanë përjetuar një lloj mbështetjeje dhe shpesh edhe tensionesh sociale për këtë ndërrim besimi. Ky fenomen ka ngjallur reagime të ndryshme nga komunitete dhe grupe shoqërore, që shpesh kanë ofruar mbështetje, por edhe kanë shprehur shqetësime mbi ndarjen e besimeve dhe ndikimin që mund të ketë në kohezionin social të shoqërisë shqiptare. 

Një vit pas nisjes së Lëvizjes për braktisjen e fesë islame dhe kthimin në fenë e krishterë, ky fenomen ka shpërthyer në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndikuar thellë në perceptimin religjioz dhe kulturor të shoqërisë shqiptare. Ky artikull synon të shqyrtojë pasojat dhe ndikimet e këtij fenomeni, me theks të veçantë në kthimin e mijëra shqiptarëve në fenë e krishterë. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të shqyrtojmë se si ndodhi ky proces, çfarë ndikimi ka pasur në shoqëri, dhe se çfarë nënkupton ky kthim për identitetin kombëtar dhe fetar të shqiptarëve.

KORRIKJA DHE ARSYET E LËVIZJES

Lëvizja për braktisjen e fesë islame dhe kthimin në fenë e krishterë, shpesh herë e quajtur “Lëvizja e Ritërve të Dajtiut” (me emër simbolik), ka filluar në një periudhë të pas luftës në Kosove ku transformimet shoqërore dhe politike pas rënies së regjimit komunist ne Shqipëri  krijuan një klimë të re fetare dhe kulturore.

Në këtë periudhë, disa predikues fetarë, shpesh herë të lidhur me grupe të cilat promovojnë një interpretim të ndryshëm të krishterizmit, i bënë thirrje shqiptarëve për të braktisur islamin, me argumentin se ky besim nuk përfaqësonte vlerat e vërteta shpirtërore të popullit shqiptar. Ata përdorën mekanizma të ndryshëm, duke përfshirë aktivitete biseda të drejtpërdrejta me besimtarët dhe shpërndarje të literaturës kombëtare që u promovonte rikthimin në fenë e krishterë, si një kthim në origjinën dhe në identitetin e “të parëve”.

REZULTATET E LËVIZJES

Rezultatet e kësaj lëvizjeje kanë qenë të ndryshme dhe shpesh herë të diskutueshme. Mijëra shqiptarë, kryesisht nga fshatrat dhe zonat më të thella, kanë deklaruar se janë kthyer në fenë e krishterë, disa prej të cilëve kanë kaluar përmes një procesi të intensifikuar të rikthimit ne fenë  ete pareve ne krishtenizem. Ky fenomen është dokumentuar në disa qarqe të Shqipërisë, veçanërisht në jug dhe në disa pjesë të veriut.

Një nga rezultatet kryesore të kësaj lëvizjeje është krijimi i një lëvizje të re të fesë, që ka kërkuar të ndryshojë strukturat tradicionale të shoqërisë shqiptare, duke nxitur një debat të madh mbi rëndësinë e fenë në jetën sociale dhe kombëtare. Kthimi në krishterim ka sjellë ndryshime të thella në praktikën fetare, shpeshherë duke sjellë edhe ndasi dhe tensione midis grupeve fetare të ndryshme.

Kjo lëvizje ka bërë që shumë individë të rishikojnë lidhjen e tyre me historinë dhe kulturën e shoqërisë shqiptare, që tradicionalisht ka qenë e lidhur me besimin islam, duke i shpallur ato si një “kohë të errët”, një periudhë që ishte e dominuar nga ideologji të huaja, të cilat imponuan një fe të huaj ndaj natyrës shpirtërore të shqiptarëve. Po ashtu, ka pasur debate edhe për ndikimet që ka pasur kjo lëvizje në marrëdhëniet nder fetare dhe të krijuar një ndarje të re midis shqiptarëve.

IMPAKTI SHOQËROR DHE POLITIK

Ndër pasojat më të dukshme të këtij fenomeni është polarizimi i opinionit publik. Ndërsa një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve ka pranuar konvertimin dhe ka shfaqur një prirje për të afirmuar fenë e krishterë si të vetën, një tjetër pjesë e shoqërisë ka reaguar negativisht ndaj kësaj lëvizjeje, duke e konsideruar si një akt të humbjes së identitetit kombëtar. Në këtë këndvështrim, shumë analistë dhe historianë theksojnë se ky proces është një ndërthurje e fenomeneve të globalizimit dhe ndikimeve të ndryshme që vijnë nga jashtë, të cilat po ndikojnë në shqiptarët që jetojnë brenda dhe jashtë vendit.

Politika shqiptare gjithashtu ka reaguar ndaj kësaj lëvizjeje, pasi ka qenë e vështirë të menaxhohen tensionet ndërfetare që mund të shkaktohen, sidomos në një periudhë të brishtë pas ndryshimeve të shpejta shoqërore dhe politike. Në shumë raste, politikanët kanë përfituar nga kjo lëvizje për të kërkuar mbështetje të votuesve fetarë, duke theksuar nevojën për një harmonizim ndërfetar, por gjithashtu duke përdorur këtë fenomen për të forcuar imazhin e partive te veta!

REFLEKSIONI MBI IDENTITETIN KOMBTAR DHE FETAR

Kthimi në fenë e krishterë për shumë shqiptarë ka një dimension të thellë emocional dhe kulturor. Ky kthim shihet jo vetëm si një akt fetar, por si një rikthim në identitetin historik të popullit shqiptar, i cili ka pasur një lidhje të ngushtë me krishterimin që nga periudha para dhe gjatë Perandorisë Osmane. Nga ana tjetër, për shumë muslimanë shqiptarë, ky është një proces që i ngjan tradhtisë ndaj një besimi të trashëguar, ndaj një feje që ka luajtur një rol kyç në formimin e kombit shqiptar, sidomos gjatë periudhës nga pushtuesit osman.

Ky fenomen hap një debat të gjerë mbi rëndësinë e fesë dhe të identitetit kombëtar. A është ky një rikthim në të vërtetën shpirtërore, apo është një pasojë e ndikimeve të jashtme që po minojnë unitetin fetar dhe kulturor të shqiptarëve qe kishin para islamit ?

Kthimi dhe Braktisja e Fesë Islame: Ndikimi në Shtresat Intelektuale dhe Shoqërinë Shqiptare

Një fenomen interesant dhe i diskutuar në Shqipëri dhe Kosove e ma gjere  është lëvizja e kthimit të disa individëve, veçanërisht nga shtresat intelektuale, nga feja islame në fenë e krishterë. Ky proces, që ka shpërthyer në disa vite të fundit, ka krijuar polemika të forta dhe ka ngjallur debate të shumta për ndikimin e tij në shoqërinë shqiptare. Në mënyrë të veçantë, kjo lëvizje ka pasur një përhapje më të madhe tek shtresat intelektuale, ndërsa shtresa më e ulët e shoqërisë, për shkak të mungesës së vetëdijes dhe informimit, ka mbetur shumë e lidhur me identitetin fetar islam.

Shtresat Intelektuale dhe Kthimi në Krishterizëm

Në vitet e fundit, disa individë të njohur në fushat e shkencës, artit, kulturës dhe politikës, kanë bërë publikisht kthimin e tyre nga feja islame në fenë e krishterë. Ky fenomen është parë si një lëvizje e njohur intelektuale, një kthim pas në rrënjët historike të kombit shqiptar, duke shpallur se feja e krishterë është pjesë e trashëgimisë shpirtërore dhe kombëtare. Shtresat intelektuale kanë një ndikim të fuqishëm në formimin e opinionit publik, dhe për këtë arsye, kthimi i tyre në fenë e krishterë ka pasur një jehonë të madhe në shoqëri, duke nxitur reflektime të thella mbi identitetin fetar dhe kombëtar të shqiptarëve.

Ky fenomen është përshkruar shpesh si një rikthim te “origjina” e kombit shqiptar, një rikthim te krishterizmi, i cili ka qenë besimi dominant i shqiptarëve gjatë periudhës para osmanizmit. Shtresat intelektuale, përmes shkrimeve, konferencave, dhe veprimtarive të ndryshme, e shohin këtë si një proces të natyrshëm për një shoqëri që ka kaluar nëpër periudha të ndryshme dhe që tani mund të bëjë një reflektim të thellë mbi të kaluarën e saj shpirtërore dhe kulturore. Kthimi dhe braktisja e fesë islame dhe rikthimi në fenë e krishterë, ndonëse i pranuar dhe i mbështetur nga shtresa intelektuale, ka ngjallur pasiguri dhe ndasi të thella në shoqërinë shqiptare. Ndikimi i këtij fenomeni ka qenë më i fortë tek ata që kanë mundësi për reflektim të thellë, ndërsa shtresa e ulët ka mbetur e lidhur ngushtësisht me identitetin islamik, i cili është ruajtur dhe mbrojtur nga qarqe fetare dhe politike. Ky proces, përveç ndikimit të tij fetar dhe shoqëror, ka pasur gjithashtu pasoja në nivelin politik, duke e bërë këtë temë një debat të madh mbi identitetin dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare.

Kthimi dhe braktisja e fesë islame dhe kalimi në fenë e krishtere ka qenë një fenomen i diskutuar dhe shpesh kontestuar në shoqërinë shqiptare, duke nxitur debate të ndryshme lidhur me identitetin dhe vlerat kulturore e fetare të këtij populli. Ky proces, i cili është më i dukshëm në disa grupe të veçanta si romët, boshnjakët, sllavët, turqit dhe disa individë shqiptarë, është përhapur si pasojë e ndikimeve të ndryshme politike, shoqërore tek besimtarët islamik karshi  anës tjetër qe dominon shtresa  e  larte intelektuale ,shkencore ,kulturore  te ajo  e krishtere etj.

Shtresa e Ulët dhe Mbrojtja e Fenomenit të Islamit Politik

Nga ana tjetër, shtresa e ulët e shoqërisë, e cila shpesh është më e lidhur me praktikën fetare tradicionale dhe nuk ka pasur mundësi për të zhvilluar një reflektim të thellë rreth fesë dhe identitetit kombëtar, ka mbetur më e ngulur në besimin islam dhe e mbështet fort këtë traditë te dhunshme nga perandoria osmane madje duke i kryer ritualet  e veta  fetare ne  gjuhë të huaja pa ditur se çka luten e çka thonë!?

Mungesa e informacionit, si dhe ndikimi i grupeve të caktuara fetare dhe politike, ka bërë që një pjesë e kësaj shtrese të mbrojë dhe të ruajë fenë islame ku shpesh kalojnë ne  ekstremizmin  e shfrenuar  te islamit politik.

Ndërkohë, qarqet islamike, përmes strukturave të ndryshme, shpesh kanë reaguar ndaj këtyre lëvizjeve të rikthimit, duke përdorur argumente fetare dhe ideologjike për të bindur masat të mbeten besnikë ndaj Islamit. Ato kanë shfrytëzuar edhe mekanizma politikë dhe socialë për të ndikuar në opinionin publik.

Shkaktarët që nxisin këtë fenomen mund të jenë të shumtë, përfshirë ndikimet politike, kulturale dhe ekonomike, si dhe fuqitë ndërkombëtare që synojnë të ndikojnë në përceptimin e shoqërive të caktuara përmes ndryshimeve të kulturës dhe fesë. Për shumë individë, kalimi nga Islami në Krishterim mund të shihet si një mënyrë për të gjetur një identitet më të pranueshëm dhe të përshtatshëm me një realitet shoqëror dhe politik që po ndryshon, ndërsa për të tjerë është një akt i natyrshëm i lirisë personale dhe shpirtërore.

Terroristi Lavdërim Muhaxheri nga Kaçaniku, tashmë i rënë “shehid” për të ashtuquajturen “Toka e Shamit”, që është “aq e randsishme për Allahun” sipas BIK-ut, me një “vëlla të tij mysliman”.

Arsyet kryesore për themelimin e këtyre lëvizjeve janë:

  1. Reagimi ndaj ekstremizmit islamik dhe mohimit të simboleve kombëtare: Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë dhe pas ndryshimeve të mëdha që ndodhën në rajon, një pjesë e shoqërisë shqiptare ka reaguar ndaj influencave të jashtme që kanë kërkuar të formojnë një identitet fetar dhe politik të ndryshëm nga ai i trashëguar. Grupi që mbron idenë se “feja e shqiptarëve është shqiptaria” ka lindur si një reagim ndaj përpjekjeve të grupeve ekstremiste, si ato të lidhura me islamin politik, që janë munduar të mohojnë dhe të zvogëlojnë rëndësinë e simboleve kombëtare, përfshirë flamurin kombëtar dhe figurat historike të kombit shqiptar si Skënderbeu, Nënë Tereza, Ismail Qemali,Ismail Kadarene , Ibrahim Rugoven etj.
  2. Këto lëvizje kërkojnë një kthim në vlerat tradicionale, të cilat janë të lidhura ngushtësisht me identitetin kombëtar shqiptar dhe ndiejnë se lëvizjet ekstremiste islamike janë një kërcënim ndaj këtij identiteti, duke u përpjekur të imponojnë një ideologji fetare që mund të minojë vlerat dhe figurat themelore të kombit shqiptar.
  3. Shpërthimi i radikalizmit islamik pas rënies së komunizmit: Pas rënies së regjimit komunist dhe hapjes së Shqipërisë ndaj botës dhe pas luftës se Kosovës , ka pasur një përhapje të dukshme të ndikimeve fetare të ndryshme, përfshirë radikalizmin islamik. Ky fenomen ka shqetësuar shumë shqiptarë që mendojnë se këto grupe fetare përpiqen të krijojnë një të ardhme fetare dhe politike të ndryshme nga ajo që ata e shohin si të ardhmen e kombit shqiptar. Pjesa më e madhe e shqiptarëve që i mbeten besnikë identitetit të tij kombëtar dhe të krishterë, shohin lëvizjet që mbështesin islamizmin politik si një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj traditës dhe vlerave të kombit shqiptar.
  4. Fuqizimi i identitetit kombëtar dhe lidhja me fenë: Lëvizjet si ajo e Deçanit dhe të tjera që kërkojnë një “rikthim në fenë e të parëve” janë një përpjekje për të ripërcaktuar lidhjen e kombit shqiptar me fenë dhe kulturën e tij historike. Pas periudhës komuniste, kur feja ishte ndaluar, shumë shqiptarë janë kthyer në kërkimin e identitetit të humbur dhe një ndjenjë të ri të bashkimit kombëtar. Kjo ka përfshirë një dëshirë për t’u kthyer te tradita e krishterë, e cila ka qenë pjesë integrale e identitetit shqiptar për shekuj me radhë, dhe ka pasur gjithashtu një element të kundërshtimit ndaj atyre që kërkojnë të ndërtojnë një identitet fetar islamik radikal që i shkon në kundërshtim me vlerat dhe simbolet kombëtare.
  5. Përpjekjet për të ruajtur identitetin kombëtar dhe lufta ndaj ndikimeve të jashtme: Grupimet që kërkojnë forcimin e shqiptarizmit dhe ruajtjen e integritetit kombëtar shpesh shohin kërcënimin që vjen nga radikalizmi islamik politik dhe përpjekjet e disa qendrave të huaja për të krijuar struktura të kontrolluara nga jashtë. Për shumë individë, këto ndikime janë të drejtpërdrejta dhe kanë potencialin për të deformuar identitetin kombëtar dhe të përfshijnë djegien e simboleve kombëtare si flamuri dhe figurat historike të rëndësishme. Kjo ka shtyrë individë dhe grupe të ndryshme që të reagojnë dhe të formojnë organizata që mbrojnë vlerat e krishtera dhe kombëtare, duke u orientuar kundër asaj që ata e shohin si një përpjekje për të shkatërruar këtë identitet.
  6. Përpjekja për të mbrojtur identitetin nga “pushtimi” fetar dhe kulturor: Grupet që përpiqen të rivendosin një lidhje më të fortë me fenë e krishterë dhe traditën shqiptare, veçanërisht pas periudhës së luftës ne Kosove , e shohin islamizimin radikal si një “pushtim” të huaj që kërkon të ndryshojë natyrën dhe strukturën shoqërore të shqiptarëve. Ky proces i identifikon përpjekjet për të ruajtur vlerat tradicionale si një kundërpërgjigje ndaj atyre që ata shohin si rrezik për shpërbërjen e identitetit kombëtar dhe shoqëror shqiptar.

Përfundim:

Lëvizjet si ajo e Deçanit dhe lëvizjet për rikthimin në fenë e të parëve janë në thelb një reagim ndaj shndërrimeve të thella shoqërore dhe fetare që kanë ndodhur në Kosovë dhe Shqipëri dhe në rajon pas periudhës komuniste, përfshirë ndikimet e radikalizmit islamik dhe përpjekjet për të ndryshuar orientimin kulturor dhe fetar të shoqërisë shqiptare. Për këto grupe, feja dhe identiteti shqiptar janë të pandashme dhe çdo kërcënim ndaj këtij identiteti është një kërcënim ndaj të ardhmes së kombit. Ata mbrojnë me forcë vlerat e krishtera dhe kombëtare dhe i kundërvihen atyre që përpiqen të imponojnë një identitet fetar dhe politik të huaj që, sipas tyre, nuk është në përputhje me interesat kombëtare shqiptare.

Reportazhi i vitit 1996 që paralajmëronte bashkimin kombëtar – heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë

0

Nga:Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 27  Nëntor  2024/ Në 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë risjellim reportazhin e ardhmërisë – futuristik “Udhëtimi për në Prizren” që e kam shkruar  para më shumë se çerek shekulli, botuar në Prishtinë e Tiranë në 31 Dhjetor 1996. Këtë reportazh futuristik që paralajmëronte bashkimin kombëtar – heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë e lidhjen edhe me autostradë e gjejë në Arkivin Shtetëror të Kosovës të botuar në Prishtinë në gazetën e rezistencës e pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, dhe në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë të botuar në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja që dilte në Tiranë pasi në Prishtinë u ndalua me dhunë nga Serbia okupatore. Brenda reportazhit është edhe shënimi “Kronikë kufiri” – pjesë nga shkrimi që kam bërë në 1 Prill 1996 nga kufiri Kosovë-Shqipëri,  të cilin vetëm zogjtë e kalonin pa pengesa…

“Udhëtimi për në Prizren” ishte reportazhi i dytë i ardhmërisë që kam shkruar. I pari ishte “KOSOVË: REPORTAZHI I ARDHMËRISË – Një ditë e një viti që vjen”, i shkruar dhe  dërguar nga Prishtina drejt Tiranës në 27 Dhjetor 1995 dhe është botuar në atë fundvit në të dy kryeqytetet shqiptare, ndërsa i treti ishte  “Kufiri i ëndrrës”  që e kam shkruar në fundvitin 1997, botuar në 3 Janar 1998…

Reportazhet e ardhmërisë i botoja edhe në Kosovë edhe në Shqipëri, duke thyer kufirin e hekurt me shkrimet shqip edhe me shumë raportime që bëja si korrespondent në Prishtinë i Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë që nga 24 Maji i vitit 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste presidenciale e parlamentare në Kosovë, kur lideri historik i lëvizjes për liri e pavarësi Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President.

Shumë nga ato që shkruaja në reportazhet e ardhmërisë – futuristike atëherë e që dukeshin si ëndërra,  që ishin ngjarje të fantazuara-parashikuara, tashmë janë realizuar në Kosovën e lirë nga Qershori 1999 dhe të pavarur nga 17 Shkurti 2008…

Reportazhi i ardhmërisë II “Udhëtimi për në Prizren” i para më shumë se çerek shekulli ishte ky:

UDHËTIMI PËR NË PRIZREN

(Reportazhi i ardhmërisë II)

Behlul JASHARI

Nuk kishte arritur as t’i shfletojë mirë botimet e  mëngjesit, të gazetave që i kishte marrë në Tiranë, e as ta pijë deri në fund kafenë. Udhëtimi me aeroplan nga Rinasi deri në Sllatinë kishte zgjatur vetëm njëzet e tre minuta. Kishte fluturuar mbi brerimat e bardha të reve, e nga dritarja nuk kishte mundur as përafërsisht të shohë a të përcaktojë se ku mund të jetë vija e kufirit, prej nga vinte lajmi i ditës, që e kishin botuar të gjitha gazetat: “Hiqen gurët e kufirit…”  Njoftohej se lumjanët me daulle, si në dasma, kishin dalë t’i hiqnin gurët, që para shumë e shumë viteve kishin venë kufi midis tokave të tyre. Nuk ishte ky kurrëfarë incidenti kufitar, por edhe paralajmërim i një ngjarjeje, për të cilën reporteri nga Tirana ishte nisur për në Prizren.

Kishte ardhur më parë në Prishtinë për të shfletuar kronikat e viteve të bujshme të Kosovës. Donte të bënte edhe një kronikë ngjarjesh që i paraprinë një Kuvendi të madh kombëtar, që do të mbahej pas një kohe në Prizren, në kryeqytetin e Lidhjes Shqiptare. Në Prizren pritej edhe  manifestimi qendror i përurimit të autostradës Lezhë-Prizren-Prishtinë, të ndërtuar nëpër shtigjet e rrugës së vjetër  Lis-Dardani…

Pikërisht udhëtimet Kosovë-Shqipëri nëpër vite ishin një nga interesimet gjatë shpalimit të kronikave në Bibliotekën Kombëtare e Universitare  në Prishtinë. Viti 1996 iu duk se ishte një vit kthesë. Më 1 prill të këtij viti,  për herë të parë pas shumë viteve,  shqiptarët e Kosovës së pushtuar filluan të udhëtojë për në Shqipëri pa viza dalëse, që i kishte aplikuar regjimi i Beogradit për të penguar komunikimet ndërshqiptare. Rexhimi i vizave ishte tepër rigjid. Vetëm brenda një viti mbi një mijë shqiptarëve të Kosovës iu kishin konfiskuar pasaportat e u ishin shqiptuar dënime nga policia e nga gjyqet serbe vetëm e vetëm pse kishin udhëtuar në Shqipëri pa viza dalëve. Po, udhëtimet nuk ndaleshin me gjithë vrasjet në kufirin e ndodhur nën kontrollin e hekurt të forcave serbe.

Pasi ishte hequr regjimi i vizave dalëse, sipas kronikave të kohës, Prizreni priste të bëhet qendër shumë e rëndësishme e komunikimeve ndërshqiptare nëpër magjistralin Prishtinë-Lezhë. Magjistrali është quajtur rrugë e ardhmërisë nëpër shumë shkrime gazetash  të vitit 1996, kur nga Prishtina për në Tiranë udhëtohej më shumë nëpër Podgoricë apo Shkup dhe udhëtimi zgjaste deri shtatëmbëdhjetë orë. Ishte llogaritur se magjistrali Lezhë-Prizren do të shkurtonte për tre herë rrugën nga Kosova për në bregdetin shqiptar. Midis këtyre dy qyteteve shqiptare  ai magjistral i shtrirë nëpër luginat e lumenjeve Fani i Vogël e  Drini i Bardhë do të kishte maksimum 130 kilometra…

Tek shfletonte kronikat e vitit 1996 në Kosovë, gazetarit nga Tirana përshtypje të veçantë i bëri edhe një titull i madh në faqen e parë të gazetës: “Jemi zotuar për të ardhmen  e lirinë tuaj”. Ishin këto fjalët e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit Xhon Kornbllum në hapjen e Zyrës Amerikane në Kryeqytetin e Kosovës, më 5 qershor. “Kjo është një ditë historike për Kosovën”, deklaronte me këtë rast presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova.

Shfletimi i kronikave për përfaqësinë e parë të një shteti të hapur në Kosovë ia përkujtoi se duhet të shkojë brenda ditës në ambasadën e Shqipërisë në Prishtinë, në kuadrin e ambasadave në kryeqytet…

Derisa po kthehej, kishte rënë nata, rrugët dhe sheshet e kryeqytetit të ndriçuara me neon ishin të mbushura plot njerëz.  Masa e njerëzve që shëtitinin në atë mbrëmje të këndshme ia kujtoi të dhënën se numri i banorëve të Kosovës kishte arritur në mbi tre milionë.

U ndal më gjatë para reklamave të kinemave e teatrove të kryeqytetit. E shihte se do ta kishte vështirë të përcaktohej ku të shkojë, por as nuk kishte kohë. E priste takimi me kolegët gazetarë të Prishtinës në hotelin “Bozhurët e Kosovës”, ku ishte vendosur. I pihej edhe një raki rrushi e Rahovecit…

Po, kishte pirë edhe ca më shumë, dhe derisa po lexonte teletekstin shqiptar dhe gazetat e mbrëmjes, e kishte zënë gjumi. E kishte zgjuar herët cingërrima e telefonit. Ishte një telefonatë nga Tirana, që e paralajmëronte se pas një ore duhej të paraqitej drejtpërdrejt me raport për lajmet e mëngjesit në Televizion.

Raportin e kishte në mendje, po, megjithatë, po e shkruante edhe në letër: “Në Prishtinë dhe në gjithë Kosovën pritet me interesim shumë të madh  Kuvendi gjithëkombëtar, që do të mbahet në Prizren. Pritet edhe përurimi i magjistralit…Heqja e gurëve që shënonin kufirin është manifestim i entuziazmit e gëzimit të popullit për bashkimin kombëtar që paralajmërohet…”

Pas festës së madhe që paralajmërohej me mbajtjen e Kuvendit kombëtar në Prizren po e priste edhe një festë e bukur: Dita e Verëzes – Dita e Luleve.

Është kjo një festë e lashtë iliro-pagane, që, pos në Prizren e rrethinë, nga të gjitha trojet shqiptare festohet vetëm edhe në Elbasan, në të njëjtën ditë, më 14 mars,  po me emër ca ndryshe: Ditë e Verës – Ditë e Luleve. Prandaj, në këtë festë në Prizren udhëton edhe një delegacion nga qyteti i Elbasanit.

Kështu, si një surprizë hyn edhe Festa e Luleve në reportazhin e ardhmërisë të reporterit në udhë për në Prizren, prej nga do të kthehet përsëri në Tiranë, për herë të parë nëpër magjistralin e sapoperuruar, vetëm për afër dy orë. E, në Vermicë s’do të jetë më pika kufitare, s’do të jetë më kufiri…  

Reportazhi i vitit 1996 që paralajmëronte bashkimin kombëtar – heqjen e kufirit Shqipëri-Kosovë

KRONIKË KUFIRI

Kufiri Kosovë-Shqipëri nuk është më si fundi i botës. Pas shumë vitesh kalohet sot për herë të parë pa viza dalëse nëpër pikën kufitare të Vermicës. Po, megjithatë, aty ende ndalojnë forcat serbe dhe është një kontroll i hekurt.

Në njërën anë – bunkerët e betonit, që kanë mbetur si të harruar e janë mbuluar nga ferrat e bari.

Në anën tjetër – “piramidat e betonit”, kaherë të vendosura në zonën kufitare si “pengesa antitanke”.

E, mbi të gjitha pejzazhet shqiptare, midis të cilave sikur mbytet vija e mallkuar e kufirit të aq shumë ndarjeve. Mbi malet e ashpra me borë të Sharrit, Pashtrikut e Koretnikut fluturon një Shqiponjë, nëpër qiellin e përflakur nga dielli në pranverë si në sfondin e flamurit.

E, jo vetëm stinën, por edhe kohën që vjen, sikur e paralajmërojnë dallëndyshet e lejlekët që fluturojnë mbi syprinat e kaltra të lumit të Drinit.

Megjithatë, vetëm zogjtë kalojnë kufirin pa pengesa…(Vermicë, 1 prill 1996)

NGA REPORTAZHI IM I MARSIT 1996 “MURI NDËRSHQIPTAR SI ‘FUNDI I BOTËS’”:

E më pak se dy javë para 1 Prillit 1996, jo rrugës po nëpër male fshehtas nëpër shtetrrethimin e forcave serbe shkova deri afër kufirit Kosovë-Shqipëri dhe nga një kodrinë shihja si dukej e çka ndodhte në vendkalimin kufitar në Vermicë-Morinë, prej nga shkrujta reportazhin “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, të cilin e botova në gazetën e rezistencës “Bujku” më Prishtinë para 26 viteve, në 18 Mars 1996.

Reportazhin e dërgova edhe në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë. Në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetura” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë e gjejë se reportazhi është botuar në 19 Mars 1996 edhe në gazetën Rilindja që dilte në Tiranë pas ndalimit nga regjimi okupues në Prishtinë. Në atë reportazh mes tjerash, kam shkruar:

“Një grup i të rinjëve dhe të rejave nga rrethi i Prizrenit, ditë më parë ishin penguar të shkojnë në Shqipëri, meqë nuk iu ishin dhënë vizat dalëse nga administrata e instaluar policore serbe në Prizren.

Qëllimi i udhëtimit të tyre në Shqipëri ishte të marrin pjesë në festën e njohur të qytetit të Elbasanit-të Ditës së Verës, Ditës së Luleve, të 14 Marsit.

Donin të shihnin se si kremtohet në Elbasan e njëjta festë që është edhe në Prizren e rrethinë”…

***

Pas botimit të reportazhit “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, që edhe u përkthye dhe arriti edhe te diplomatë më erdhi edhe mesazhi se kurrë më nuk do të jetë ashtu ai kufi…

Kujtime për amerikanin Phineas Kennedy, që ishte pjesëmarrës si vëzhgues në Kongresin e Manastirit dhe historia se si amerikanët e donin Shqipërinë e Madhe

0
Amerikanët donin Shqipërinë e Madhe
IDEJA “SHQIPËRIA E MADHE” QË NGA VITI 1913!
* Phineas Kennedy ishte pjesëmarrës si vëzhgues në Kongresin e Manastirit, i cili sanksionoi alfabetin shqip.
Me datën 13 korrik 1913, Phineas Kennedy ia ka shkruar këte leter z. William Tyrrell-it,
sekretarit privat te sekretarit te jashtëm britanik Edward Grey: Relacionin me titullin “Situata në Shqipëri”:
“Notes on. the Situation in Albania,
By Rev. & Mrs. P.B. Kennedy. Korcha, Albania.
Missionaries under the American Bord of
Commissioers for Foreign Missions Boston: U.S.A.
London, July 14•4913.
Shënime mbi situatën në Shqipëri,
Nga Rev. & Znj. P.B. Kenedi. Korçë, Shqipëri.
Misionarët nën Bordin Amerikan të
Komisionerët për Misionet e Jashtme Boston: U.S.A.
Londër, 14 korrik • 4913.
1. Arsyet pse Shqipëria duhet të jetë sa më e madhe
(a) Pasi të jetë krijuar shteti, nuk do të mund të mbijetojë në qoftë se zvogëlohet së tepërmi. Shqipëria ka humbur tashmë shumë zona pjellore në lagje të Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës dhe në qoftë se Çamëria do t’i kalojë Greqisë, do të lërë shumë shqiptarë pa kullota, të cilat u duhen për të ushqyer bagëtitë pothuajse gjatë gjithë vitit.
(b) Shqiptarët, veçanërisht ata myslimanë, të cilët tani jetojnë në zonën e diskutueshme dhe të cilët janë të etur për pavarësi, nuk do t’i dorëzohen kurrë pa luftë një qeverie të huaj dhe do të luftojnë pa pushim për t’u bashkuar me Shqipërinë duke krijuar në këtë mënyrë konflikt në kufij.
2. Arsye sipas të cilave qyteti dhe zona e Korçës duhen çmuar si shqiptare dhe duhet të jenë pjesë e Shqipërisë:
(a) Gjuha. Zonja Kennedy dhe unë kemi jetuar në Korçë, Shqipëri, për më shumë se pesë vjet. Kemi mësuar të shkruajmë e të lexojmë gjuhën shqipe, e cila është shumë ndryshe nga gjuha greke dhe e lidhur me latinishten në shumë nga rrënjët e saj. Nëpër të gjitha udhëtimet tona lart e poshtë nëpër Shqipëri nuk e kemi ndier asnjëherë nevojën të mësojmë ndonjë gjuhë tjetër, edhe kur kemi shkuar në jug në Sarandë. As qeveria turke e as ajo greke-ortodokse nuk i kanë njohur ndonjëherë të drejtat e shqiptarëve për të përdorur gjuhën e tyre, megjithëse për të komunikuar me popullin janë detyruar ta përdorin. Në Korçë, edhe nën regjimin e ri, qeveria turke, e nxitur nga qëndrimi i kishës greke që të identifikojë gjuhën shqipe me përqindjen myslimane të popullsisë, ka synuar përdorimin e simboleve arabe. Ne jemi dëshmitarë të takimit entuziast në Korçë, ku 12 000 njerëz, kryesisht nga Kolonja, nënshkruan jo vetëm në emrin e tyre, por dhe në emrin e atyre të cilët përfaqësonin nga fshatrat e tjera e që u kishin besuar firmën nëpërmjet vulave dhe bojërave, duke provuar pa asnjë dyshim që shqiptari i vërtetë, i pa prekur nga ndikimi grek, është i etur të ketë gjuhën e tij me çdo kusht.
Shkolla jonë e Vashave në Korçë, themeluar më 1891 nga zoti Qiriazi, një delegat shqiptar i Shoqërisë Biblike Britanike dhe për Vendet e Huaja, ku është mësuar gjuha, është një qendër e stuhishme shumë e pëlqyer nga të gjithë shqiptarët, por vazhdimisht e persekutuar nga qeveria dhe kisha greke, madje disa vjet më parë grekët arritën deri aty sa të paguanin një kriminel që të vëzhgonte zonjushën Sevasti Qiriazi, drejtoreshën.
Në një përpjekje të fundit për të mbledhur një numër të madh firmash nga korçarët që anojnë nga ana e pushtimit grek, vetëm gjuhët greke dhe turke u shfaqën në lajmërimet e postuara, duke nënkuptuar që të gjithë të krishterët ishin grekë dhe të tjerët ishin turq.
(b) Si ndihen njerëzit. Njerëzit nuk kanë qenë asnjëherë të lirë të shprehen. Si misionarë amerikanë, njerëzit patën besim te ne, duke ditur që ne dëshiruam të rrinim mes tyre duke promovuar lirinë dhe drejtësinë e vërtetë. Me qenë se misioni ynë, Bordi Amerikan, gjithmonë punon në gjuhën e popullit ku i çon misionarët, ne u identifikuam lehtësisht me shqiptarët të cilët nuk ishin të bindur nga propaganda greke ose turke. Ne jemi të sigurt që mijëra prej tyre, të cilët duket sikur u binden ligjit ushtarak grek dhe në shumë raste kanë nënshkruar në favor të pushtimit grek, janë ende me zemër shqiptarë të vërtetë. Edhe para ndryshimeve të fundit politike, përpjekjet e kishës greke për të shkombëtarizuar shqiptarët e krishterë pati ngjallur frikë dhe kundërshti ndër këta njerëz të fortë dhe plot energji, siç dëshmohet nga forcimi dhe institucionalizimi i Shoqatës Ortodokse, e cila lufton për përdorimin e shqipes në shërbimet kishtare. Deklaratat greke lidhur me përqindjen e madhe të studentëve që ndjekin shkollat e tyre janë të padobishme, sepse nuk kanë pasur shkolla të përhershme shqiptare me të cilat të krahasohen. Menjëherë sapo u shpall Kushtetuta, shqiptarët u dyndën në shkollat e tyre, duke braktisur edhe shkollat greke dhe ato turke, megjithëse ishte e vështirë të gjendeshin mësues shqiptarë të zotë. Në qoftë se ndjenja të tilla mund të triumfojnë te njerëzit edhe kur ata shtypen, burgosen, vriten e dërgohen në mërgim përgjatë qindra viteve të fundit nga kisha dhe shteti, ç’mund të presim e të shpresojmë sikur t’u jepej një herë të vetme e drejta që u ka dhënë Zoti për të përdorur gjuhën e vet?
(c) Korça, e cila ndodhet në një pllajë të lartë me një klimë të shkëlqyer dhe me një popullsi prej afërsisht 20 000 njerëzish është djepi i nacionalizmit shqiptar. Asnjë qytet tjetër në Shqipëri nuk ka pasur më shumë ndikim sesa Korça në jetën kombëtare shqiptare. Mijëra shqiptarë kanë ikur nga Korça nëpër botë, ku fitojnë bukën në mënyrë të suksesshme, shumë prej të cilëve janë pasuruar e midis tyre gjenden ata të cilët kanë shprehur dëshirën të lënë pará për interesat e tyre kombëtare shqiptare. Kisha e re e Shën Gjergjit dhe godina e sapondërtuar e Shkollës së Vashave u projektuan prej atyre që dhuruan në shërbim të “komunitetit shqiptar”. Meqenëse një komunitet i tillë nuk u njoh asnjëherë në mënyrë zyrtare as nga qeveria e as nga kisha, janë përdorur vetëm prej grekëve.
Pavarësisht nga gjithë këto pengesa, pjesa më e madhe e qytetarëve të Korçës janë shqiptarë në ndjenja. Të paktën njëqind prej tyre janë në këtë moment në Vlorë, duke pritur me ankth fatin e qytetit të tyre të dashur. Dëbimi im dhe i bashkëshortes sime prej Korçe nga autoritet ushtarake greke më 26 prill sipas akuzave të rreme, që unë u paskësha marrë me propagandë politike e duke bërë lista të atyre shqiptarëve që donin pavarësinë dhe të shpalosnin flamurin austriak është për mua dhe një argument tjetër që pretendimi i qeverisë greke lidhur me kombësinë e Korçës është i dobët, pra kur nuk mund të pranojë praninë qoftë edhe një të huaji të vetëm. Një mik të cilit i besojmë na tha që kur kishte qenë me punë në pallatin e peshkopit (ose metropoli) menjëherë pas pushtimit të qytetit nga grekët, ai dëgjoi një oficer që i thoshte njërit prej “andartes” (comitadjis) kryesorë: “Natyrisht që ti e di cili është programi ynë, por tregohu i kujdesshëm për veprimet e tua, sepse kemi një të huaj atje, i cili mund të informojë botën”.
(d) Statistika jo të sakta për popullsinë e qytetit të Korçës:
Shqiptarët myslimanë, të cilët janë pothuajse të gjithë shqiptarë në ndjenja, 8 000.
Shqiptarët e krishterë (1) shqiptarë në ndjenja, 8 000; (2) grekë në ndjenja, 4 000.
Popullsia totale 20 000.
3. Argumente kundër pikëpamjes greke:
(a) Lufta mes aleatëve dhe turqve nuk duhet të ishte bërë në Shqipëri. Nuk duhet të ishte një luftë për shtrirje të mëtejshme territoriale dhe duhet të kufizohej mes popullsisë së shtypur maqedonase. Shqiptarët vetë u përpoqën t’i rezistonin tiranisë turke dhe nuk ishin të bashkuar në asnjë mënyrë në ndonjë qëndrim kundër aleatëve. Por me gjithë këtë qëndrim pak a shumë neutral të shqiptarëve, serbët dhe grekët përfituan të hynin dhe të shkatërronin një pjesë të madhe të shqiptarëve. Mijëra myslimanë shqiptarë u masakruan brutalisht ose u gjymtuan dhe mijëra të tjerë janë nëpër rrugë larg shtëpive të tyre, pa strehë dhe duke vdekur nga uria. Nesër në mbrëmje do të largohem nga Londra, që të filloj një punë humanitare mes tyre.
(b) Një pyetësor i bërë nga ndonjë grup i pavarur hetues, siç është rekomanduar nga grekët, nuk mund të ishte i saktë. Mosmiratimi i përdorimit të shqipes në shkollë, kishë ose xhami para luftës e ka bërë të pamundur për shumë veta që të mund të shkruajnë qoftë dhe emrin e vet në shqip. Duke gjykuar për sa është bërë para se ne të largoheshim prej këtij qyteti, një komitet i tillë, natyrisht, do të ishte nën vëzhgimin e vazhdueshëm të policisë lokale. Për më tepër, që kur ikëm nga Korça morëm vesh se fëmijët e shkollës kanë marrë urdhër të flasin greqisht nëpër rrugë përpara çdo të huaji.
4. Metodat e përdorura nga autoritet greke që prej pushtimit të tyre:
(a) Duke bërë presion për firma në favor të Greqisë. Shërbimi përkujtimor i mbajtur në Kishën e Shën Gjergjit në ditën e funeralit të mbretit u përdor si rast i mirë për të marrë vota prej njerëzve. Pas kishës vargu i njerëzve u ftua në rezidencën e peshkopit, mu përballë dritareve tona, ku iu kërkua të nënshkruanin në favor të Greqisë. Nga lajmërimet e vendosura më parë në greqisht dhe turqisht, njerëzve u ishte lënë të nënkuptonin që nuk do të kishte asnjë presion. Si rrjedhim, shumë të krishterë dhe myslimanë nuk e nënshkruan emrin kur panë që kishte veçse një letër ku të nënshkruanin. Këto veprime ranë në sy të autoriteteve dhe u ngritën pyetje, megjithëse në atë kohë ende nuk ishin bërë kërcënuese. Shumë prej miqve të mi e panë të arsyeshme të vinin në shtëpinë time për këshillë. Duke marrë parasysh që kjo votë ishte plotësisht e lirë, u thashë të mos frikësoheshin e t’u qëndronin besnikë bindjeve të tyre.
(b) Arrestim sistematik i njerëzve që favorizonin pavarësinë. Në fillim liria e fjalës ishte e lejuar, por në mënyrë graduale ne vumë re që disa shqiptarë me emër u piketuan dhe në fillim u survejuan qetësisht dhe më pas u persekutuan. Shtëpia ime, shkolla jonë amerikane dhe shërbesat tona të së dielës vëzhgoheshin në mënyrë sistematike dhe njerëzit patën frikë të vinin në shtëpinë tonë. Më vonë u kundërshtuan hapur. U arrestuan, u rrahën dhe u dërguan në mërgim. Shumë u detyruan ta braktisnin Korçën thjesht sepse nuk pranonin të thoshin që ishin grekë. Në Vlorë qarkulluan lajme që disa shqiptarë nga Jugu ishin vrarë nga grekët për bindjet e tyre proshqiptare. Nga të gjitha anët kemi dëgjuar komente të tilla si p.sh.: “Ne menduam që do të ishim të lirë, por kjo gjendje është më e keqe se pushtimi turk!”
(c) Trajtimi i grave myslimane. Gjatë tri ditëve të para të pushtimit grek, kur u ishte dhënë dorë e lirë ushtarëve, haremet e qytetit u terrorizuan. Ata hynë nëpër shtëpi me forcë dhe gratë myslimane i zhveshën dhe i fyen. Edhe më vonë, kur rregulli u rikthye, ishte e rrezikshme për gratë e respektuara myslimane të dilnin në rrugë. Ua hiqnin perçet, duke i zbuluar fytyrën dhe duke i fyer me fjalë fyese.
(d) Gazeta shqiptare u kundërshtua dhe shtypshkronja u mbyll. Edhe emri i gazetës në shqip mbi derë u hoq me urdhër policie. Kryeredaktori dhe punonjësit u detyruan të largoheshin për në Vlorë, për të shpëtuar jetët e tyre.
Me respekt,
Fineas B. Kenedi
Londër, 14 korrik 1913
Letra dhe relacioni i Fineas Kenedit është nxjerr nga “Public Record Office, London, F.O. 371 1839”. U zbulua dhe u dorëzua për botim nga z. Bejtullah Destani, Ministër Këshilltar i Ambasadës së Kosovës në Romë. Materialin e Fineas Kenedit e përktheu nga anglishta Iva Gjoni.
Phineas Kennedy
Lindi në SHBA më 1867 dhe u bë predikues i ungjillit. Më 1907 u nis nga Nju Jork për në Korçë me bashkëshorten e tij, Violetën. Kenedi ka shërbyer si predikues në kishën e parë ungjillore-protestante shqiptare, e cila u themelua më 1892 nga patrioti shqiptar dhe predikuesi i ungjillit Gjerasim Qiriazi. Familja Kenedi ka vepruar edhe në Shkollën e Vashave, shkollë e themeluar nga Gjerasimi dhe drejtuar nga Sevasti Qiriazi. Për ta mbrojtur shkollën nga përpjekjet e autoriteteve për ta mbyllur, shkolla e mori emrin “Shkolla amerikane” dhe Kenedi u bë drejtori. Familja Kenedi shërbeu në Korçë prej viteve 1908–39 e pastaj u kthyen në Amerikë.
Kennedy ishte pjesëmarrës si vëzhgues në Kongresin e Manastirit, i cili sanksionoi alfabetin shqip.

Asgjë nuk kam harruar, por shumë kam mësuar: Shqipëria, sot jeton në pellgun e padrejtësisë” – Prof. Sami Repishti, New York

0

“Më akuzojnë, se kam thënë, që komunistët i hanin fëmijët, por po t’a lexoni: “Libri i Zi i Komunizmit”, do të zbuloni, se në Kinën e Maos, ata nuk i hanin fëmijët, por i zienin, për t’i përdorur si pleh për arat.” – Silvio Berlusconi, ish Kryeministër i Italisë,  “L’America Oggi” O3/30/06, Manhattan, New York

 

 Klajd Kapinova, New York

Para shumë viteve, shkodrani prof. Sami Repishti, shkroi volumin “Pika e Loti” (tregime burgu, Shkodër, 1997), nën përkujdesin e Shtëpisë Botuese “Atë Gjergj Fishta”, ku në hyrje gjendet i skalitur përkushtimi: “Gruas shqiptare, fisnikërisë së kryqzueme pa faj! Bashkëshorteve, nanave, bijave e motrave tona, vuetja dhe përkrahja e të cilave i dhanë lëvizjes demokratike shqiptare përmasën e saj ma njerëzore.”

Ky libër, ka qëndruar në dorëshkrim, për shumë vite. Kujtimet e para, i shkroi në tetor 1960 (Zagreb) e shkrimin e fundit më 1977. Fatmirësisht, ato u botuan të plota mbas 27 vjetëve në vendlindje.

Kujtoj, se asokohe në qytetin tim Shkodër më 1997, dëgjoheshin krismat e pushkëve në ajër në emër të askujt dhe kundër askujt. Ishte viti i zi ‘97, që asokohe fatkeqsisht përfshiu Shqipërinë e varfër të lodhur edhe herë të tjera nga lëvizjet regresiste ultra të majta komuniste bolshevike.

Ato ditë, lexoja kujtimet e burgut të prof. Sami Repishtit e diskutoja me miqtë e tij, ndër të cilët bashkëkohës si shkodranin e kulturuar Tomazin Sheldinë, ish-bashkëvuajtës i autorit. “Pika Loti me Lotë Shprese Nën Hijen e Rozafës”, do t’a quaj librin e dytë me narrative të jetueme.

Të dy librat e përjetuara, sikurse shihet kjartë, kanë pika takimi apo lidhje me njera-tjetrën, jo vetë pse flasin me respekt për qytetin e lashtë të Gentit dhe Teutës, por se janë përshkruar me origjinalitet vuajtjet, që fare lehtë mund t’i ballafaqosh me Arkivat Qendore të Komunist Shtetit asokohe në Tiranë.

E veçanta e librave të rinj në fjalë, qëndron në stilin joshes narrativ, të ëmbël dhe fin; me një gjuhë gegnishte të ëmbël dhe përpunuar me shumë kujdes, plot fjalë dhe pasuri shprehjesh autentike vendase, ndonëse prej shumë dekadash ai jeton dhe punon në dhe të huaj në Amerikë.

Ngjarjet e përjetuara, i janë ngjizur thellë kujtesës së tij, gjatë vitëve të paharruara. Pozitive, janë për Samiun, koha e fëmijërisë dhe rinisë, ku liria e dashuria për shkollën dhe shokët nuk u shkëput asnjëherë, ndonëse me kalimin e viteve, ngjarjet historike të kohës precipituan me shpejtësi…

Ai, librin e ka konceptuar në formë “romani”, me nuanca të thekshme dramaciteti origjinal. Saktësisht, 32 pjesëve e epilogut, nuk i ka vënë asnjë emertesë, por vetëm shifra numerike romake, që vijnë në rritje njera mbas tjetrës brenda 340 faqeve.

Përpara se të paraqitet tek lexuesi, autori, ka gdhendur përkushtimin e narrativeve të jetuara: “Dëshmorëve të lirisë dhe viktimave të tiranisë, të të gjithë vendeve e të të gjitha kohëve. Mendjeve fisnike, që transformojnë tragjedinë tonë kolektive, në nji kryqëzatë kundër Torturës, në çdo vend e në çdo kohë, me mirënjohjen ma të thellë.” 

Vuajtjet dhe mbijetesa 

Vepra jetësore, hapet me një hyrje për lexuesin, duke përshkruar periudhën e vitëve ‘30-‘40 të shekullit XX, kur stuhia dhe rrëbeshi i egër siamezë fashistë dhe komunistë zbresin fatkeqsisht rrëmbyeshëm dhe shkatërrimtarë mbi kontinentin plakë të Europës, në morsën e së cilës egërsisht u gjend vazhdimisht e mbërthyer edhe atdheu ynë Shqipëria.

Asokohe, Samiu, ishte një adolishent i brishtë, që koha po e piqte me shpejtësi, duke u gjendur para enigmave të udhekryqit, se nga duhet të shkonte. Gjithsesi, rreziku i jetës ishte një rrisk, që fatkeqsisht po rritej. Ai vendosi t’i thotë me plotë gojë dhe veprime aktive: “… “JO” diktaturës, e mora rrugën që nuk kishte fund, nji lundërtar në detin e gjanë, pa brigje. Akti rebel që pothuajse më vrau, më çliroi njëkohsisht. Jam dëshmitar okular i jetës në ferrin fashist e komunist në Shqipni, jo si “politikan”, “personalitet” i makropolitikës shqiptare, por si student, si i ri që u ndërgjegjsova për rolin tim, në atë kohë dhe në atë vend, nga dashuria për atdhe dhe dëshira për liri; thjeshtë, si nji i ri me sensibilitet të theksuem, besnik i vetvetes, i jetës me dinjitet. Gjatë udhës, takova dhe njofta ma mirë “njeriun”, krijesën fisnike, të etshme për liri, të djegun për vllaznim e njikohsisht, të aftë me zbritë poshtë, në botën ku mbretnon çnjerëzimi ma i plotë e vdekja ma e frikshme. Në këtë botë të nëntokës, përqafova viktimën dhe e deshta me pasion. Kjo dashuni për “njeriun” mundi edhe kërcënimin e vdekjes.” (Repishti, f. 7)

Autobiografi, filloi udhëtimin e përshkrimit drejt rretheve të Ferrit, të ndërtuar në praktikë nga diktatori antishqiptar manjak i gjakut e mishngrënës Enver Hoxha. Janë jo pak, por 10 vjet burg (1946-1956), ku ai kaloi rininë e papërsëritshme. Për dhjetë vjet, ai kaloi në burgjet e errëta dhe të tmershme të Shkodrës etj., në kampet e vdekjes së ngadalshme të Bedenit dhe Maliqit, Beratit e Fierit, Lushnjës dhe Tiranës, ku kudo shihej dukshëm, që shqiptari i kuq shtypte shqiptarin e bardhë.

Përballë këtyre kalvareve “…pafajsia e frymëzuese e nanës dhe mijënjohja ime e gjallnueme nga dashunia e saj, u banë dy krahët e fuqishëm të qëndresës së fuqishme të qëndresës së ndërgjeshme, dy gurët themeltarë të bindjes sime, në kundërshtimin pa kushte të shtypjes komuniste dhe të çnjerëzimit që ajo solli në rethin tonë shqiptar…”[1]

Në një ambient të tillë, u brymos tek shpirti i tij urrejtja e hakmarrja ndaj rregjimit të hienave; u kalitën në kullën e jetës së përvujtur shpirtrat e zjarrtë të të rinjve shqiptarë nga e gjithë vendi, përfaqësuesit e së nesërmes; forcohej e ardhmja e bijve të nacionit, që gjithnjë vuajtën mes skamjes dhe frikës, që ishin copë e bukës së përditshme.

Me të drejtë i mbijetuari i lukunisë së hienave thotë, se komunizmi në Shqipëri e zhveshi shqiptarin nga rrobat e trupit dhe shpirtit. Këtu qëndronte sfida e madhe asokohe e ish të burgosurve politikë të regjimit komunist. “Në ato ditë fatale, nji mendim i frikshëm mbizotëronte: sot jemi “skllavë” të rregjimit të kuq; nesër, kur të vijë “dita e lirisë”, a do të ishim “të lirë”, të aftë e të gatshëm me marrë në dorë fatin tonë? A do të kishim ende vullnetin për nji ringjallje morale të vërtetë? A do të ishim në gjendje me thellue besimin tonë në shenjtërinë e jetës së njeriut dhe, bindjen tonë në lirinë, dinjitetin, e të drejtAtë e të gjithëve, fqiut, shokut edhe kundërshtarit, pavarësisht nga plagët e marruna në trup e shpirt? A do të ishim në gjendje sidomos, me rikrijue nji bashkësi vllaznish e motrash, të lirë, të ndërgjeshëm për rolin e tyne në shoqni e kryesisht, të liruem nga frika e persekutimit të organizuem shtetnor… të “shtetit tonë”?” (f. 9)

Ai, bën një analizë rregjimit dhe shoqërisë së deformuar nga terrori i saj i vazhdueshëm, ku qytetarët robot dhe pa ndërgjegje ishin kthyer në “njeriu i ri socialist” trushpërlarë, një krijesë hibrite (as mish as peshk), që ishte gati të vriste në gijotinë vëllanë e vet të një gjaku, për ideale shterpe, boshe dhe njëherazi eksperimentale primitive të demagogëve filozof të së keqes, si: Karl Marx, Frederik Engles, Vladimir I. Lenin, Josif V. Stalin, Polpotit, Mao dhe mostrës antihumane dhe përvese Enver Hoxha.

Qysh në bankot e shkollës, Repishti, zgjodhi alternativën më të vështirë, që i kushtoi shumë vuajtje dhe gjak atij e brezit që i përkiste, rrugë nderi, me luftu pa kompromis fashizmin dhe sozen e tij komunizmin, me mbrojtë me vendosmëri Kosovën martire dhe refuzu gjithnjë duartrokitjet servile ndaj diktatorit.

Ai, si brez asokohe e kreu detyrën me nder dhe guxim qytetar. Në përleshjen me të keqen, që sundoi prej 1944-1990, ai pranoi aktin sublim, që nuk mund të fitohej përballë shtazërisë së makinës shtypëse proletare, që fliste non stop në emër të popullit, kundër popullit, edhe kur ai ishte në gjumë.

Përvoja dhe eksperienca e jetës se re, plot liri mendimi e veprimi në Amerikë (ndryshe nga sa kaloi në kampet e burgut në Atdhe), sot i bënte apel, se heshtja ndaj krimeve është një e keqe pasive.

Në një Promemorie, që Profesori, i dërgon Presidentit Alfred Moisiu (1929), i rikujton: “Ajo mbron errësirën, mospërfill padrejtësinë që e sjell, mohon detyrimin tonë për ndëshkim të fajit dhe fajtorit.

Me heshtje, krijojmë atmosferën e nevojshme për dhunë e padrejtësi.

Me heshtje, pranojmë mbrapshtësinë morale të dhunuesit, që sjell vetëm vuajtje e mjerim, pranojmë përmbysjen e së “mirës”, së drejtës, së lirës e të çdo gjaje njerëzore.

Me heshtje, jetojmë të zhytun në moçalin e mëkatit që refuzojmë të njohim, si veçori e jetës sonë, tashma të pasinçertë.

Me heshtje, para së “keqes”, na kryejmë aktin e vetëvrasjes sonë morale.” (f. 11)

Jetëshkruesi këmbëngul, se vendi i shqiponjave po jeton në vakumin e madh, që duhet mbushë, mbasi për fat të keq ende jetohet në dhum, sepse ende nuk ka shenja të spastrimit ligjor të paligjshmërisë komuniste, që sundon në “demokracinë” e importuar si model nga Katovici.

I shqetësuar në atë se çfarë vijon të ndodh në vendlindjen e tij, ai bën APEL, se botëkuptimi komunist është ngjizur thellë, në frymën, mentalitetin, metodat dhe shprehjet e tij helmuese, nuk janë çrrenjosë. “Ata vazhdojnë të derdhin helm në shoqni. Edhe sot, Shqipnia ndjek shembullin e ish-Bashkimit Sovjetik, vendin ku trashëgimia bolshevike mbijeton në çdo burokrat, që vepron si me qenë ligji vetë dhe, ku qytetari dorëzohet para autoritetit arbitrar.” 

Ngjallnjyes mbi mbretërinë e Djallit 

Dr. Repishti, i qëndroi besnik idealeve të shokëve kundërkomunistë. Ai kujton me respekt kushëririn e vet Zyhdi Repishtin, viktimë e terrorit nazist, respektin pa rezerva për traditën, që i kushtoi jetën babait të tij ish-deputetit Hafiz Ibrahim Repishtit, nënës Hava Bushati (Repishti), viktimë e përsekutimit komunist, shokut të vuajtjeve Qamil Nikshiqi, vëllaut Vehbi Repishtit, motrës, të rinjve të Organizatës së Rinisë Demokratike, Fahri Rusi, Elez Troshani, Qamil Nikshiqi, Ndoc Gjoka, Matilda Gjoka, XhevAtë Meta, Eqrem Rusi, Sulejman Qehaja; intelektuali erudit i lauruar në Itali, inxhinieri i pyjeve Fahriu i ekzekutuar; këshilltari i tyre atë dr. Gjon Shllaku o.f.m. [2], mikut në vendlindje e Amerikë prof. Arshi Pipa[3] etj., të cilët, në unison pranuan vuajtjen dhe vdekjen, duke fituar kënaqësinë shpirtërore të luftëtarit për liri e ngjallnjyen vazhdimisht me dinjitet mbi mbretërinë e Djallit.

Sot dëshmitarit okular, i kanë mbetur kujtimet, me të cilat, rikujton miqtë dhe shokët e paharruar, që sot prehen në tokën e amshimit, kujtimet e burgjeve dhe kampeve të punës së detyruar, ku u dergjën të rinjtë idealistë, legjioni i gjimnazistëve të Shkodrës dhe qytete të tjera të Shqipërisë, që pa pretendime treguan vendosmërinë stoike, për të kundërshtuar vazhdimisht murtajën e kuqe.

Sërisht  dr. Repishtit, i kanë mbetur kujtimet e intelektualëve guximtarë të kohës, që refuzuan të “këndojnë” bashkë me Neronin, ndërsa Roma digjej flakë, të qytetarëve dhe katundarëve të zhgënjyer e të varfëruar, të malësorëve kryelartë e të dërrmuar, të pleqëve pashpresë mbijetese në burgjet e tmerrit, të sëmurëve fatkeq, që humbën jetën çdo ditë, pa asnjë mjekim dhe përkujdesje, kujtimet e një mase të tërë burgosurish, pa asnjë arsye dhe shpjegim logjik.

Profesori shqiptaro ameirkan i  Adelphi University në  New York, ka kujtime të freskëta, për komunitetin e madh të pafajshëm të burgosurve politikë, “…të burgosun me plotësue “forcën punëtore” të planeve të çmenduna pesëvjeçare…!”

Ndërsa nga ana e tjetër, ai vë përballë viktimës xhelatët më mizorë mostër, që do të kishte zili edhe diktatorët, si: Duçja e Hitleri, Mao, Kastro, Polpoti… dhe Luciferri. Ai, i ka grumbulluar lukuninë e babzitur të hienave, mbi të cilët përjetësisht, rëndon akuza e krimeve kundër njerëzimit. “Ky ka qenë “material i zgjedhun” për burgosje, torturë, punë të detyrueshme dhe ekzekutim. Xhelatët e tiranisë së kuqe, si: Zoi Themeli, Fadil Kapisyzi, Lefter Lakrori, Nesti Kopali, Nesti Shkurti, Abdyl Hakiu, Idriz Çoba, Ali Xhunga, Kasem Troshani, Xhemal Selimi, Xhevdet Miloti e çeta e nënoficerëve dhe gardianëve, drejtorët e burgjeve dhe kampeve (që njoha unë), të gjithë ata që e banë jetën tonë Ferr mbi Tokë, kanë qenë kriminelë ordinerë, vrasës me pagesë, që duhet të dalin para gjyqit, për krime kundër njerëzimit. Vetëm atëherë, bota do të besonte të pabesueshmen e do të kuptonte sa poshtë ka ra shqiptari “fashist” e “komunist”, në trajtimin e shqiptarit pa ngjyra…e vlla! Këto mostra me fytyrë njeriu, përfaqsojshin tipin e ri kriminel komunist, gjakpirës, që planifikon e ekzekuton krimin me gjakftohtësi. Për hir të karrierës, këta kriminelë ordinerë merrshin inisiativën e veprimit në qelitë e errta të burgut, larg syve të botës, e ekzekutojshin me dorën e tyre, viktimën pa mbrojtje. Ishin bisha të egra, bisha të egra…” (f. 14-15)

Por Samiu, me shpirt human e të patjetërsueshëm, kujton se në tërbimin e rojeve, gjendeshin edhe rreshterë të dhimbshëm apo thjeshtë rrogtarë, që rrezikuan shumë, për të lehtësuar jetën e të burgosurve. I tillë ishte rreshter Jonuzi nga Berati, që bëri sa mundi, për të lehtësuar vuajtjet në burgje e kampe të punës së detyrueshme. Ata sollën frymën e mirësisë njerëzore, në skutat më të errëta të dhunës, ku fshihej tortura e krimi makabër i sistemit. Pak dritë nga Jonuzët në mijëra kampe e burgje, ringjallën besimin e Samiut në madhështinë e racës njerëzore…

Mbi 100 burgje e kampe të punës së detyruar (nga këto 27 vetëm në qytetin e Shkodrës)[4] e qindra kampe dhe pika internimi në të gjithë Shqipërinë.

Studiuesi i faktografisë Agim Musta, në librin: “Burgjet e shtetit – burg”, saktëson: “Për motive politike u ekzekutuan 5037 burra e 450 gra; u dënuan me burgime 26.788 burra e 7367 gra; u internuan 48.217 burra e 10.792 gra; u dëbuan nga qytetet kryesore e zonat kufitare 11.536 familje. Të njëjtin fat pësuan edhe qindra shtetas të huaj. Prej tyre u pushkatuan e vdiqën në burgjet shqiptare 64 vetë; u dënuan me burgim 1215 burra e 38 gra. Po ashtu u pushkatuan 950 kosovarë, që ndodheshin në Shqipëri ose të ardhur nga Kosova e disa mijëra të tjerë vuajtën dënime të rënda në burgje e kampe të posaçme internimi.”

Ndërgjegjja e freskët e popujve liridashës nuk mund të harrojë 20 milion të vdekur si pasojë e terrorit komunist në ish-BRSS, 6.5 milion në Kinë, 1 milion në Vietnam, 2 milion në Kamborxhia, 1.5 milion në Europën Lindore, 150 mijë në Amerikën Latine, 1.7 milion në Afrikë, 1.5 milion në Afganistan, pra sipas studiuesit Stephane Courtois mbi 100.000.000 njerëz janë zhdukur nga ideologjia komuniste, ku kryesojnë terroristët diktatorë, si: Mao Ce Duni, Pol Poti, Lenini, Stalini, Ho Shi Mini, Kimi II Sungut, Fidel Kastro, Enver Hoxha, Çaushesku etj., e disa diktatorë afrikanë. 

Biri i Rozafës nën hijen e saj 

Sami Repishti (1925), lindi në Shkodër në një ditë të ngrohtë korriku, në një familje patriotike qytetare. Gjyshi i tij, ka nënshkruar Memorandumin e 13 qershorit 1878 të Lidhjes së Prizrenit, Shkodër.

Babai i tij, ishte vullnetar në Rrethimin e Shkodrës të viteve 1912-1913, ish-deputet në vitet 1923-1924, ka ranë viktimë e terrorit fashist italian në vitin 1943. Kushëriri i tij, është ekzekutuar nga nazistët gjermanë, në kampin famkeq të Mat’hauzen-it në vitin 1944.

Në lagjën Dudas, vogëlushi Sami, ndoqi mësimet e para të ABC-së në shkollën fillore “Oso Kuka”. Ngjarjet e përjetuara, i janë ngjizur thellë kujtesës, gjatë vitëve të paharruara.

Pozitive, janë për Samiun, koha e fëmijërisë e rinisë, ku liria e dashuria për shkollën e shokët asnjëherë nuk u shkëput, ndonëse me kalimin e viteve, ngjarjet precipituan me shpejtësi…

Po në lagjen Dudas, kam mbaruar edhe unë ciklin e lartë të shkollës 8-vjeçare, e rrethuar me shtepi të vogla karakteristike shkodrane, mes aromës së luleve të shtëpive, frutave të bahçeve e shokëve të fëmijërisë, me të cilat luaja vazhdimisht futboll nëpër rrugica.

Samiu fëmijë, nga mësuesit e shkollës gjatë piknikut niset drejt kështjellës 3000-vjeçare të Rozafës, ndërsa në vitet e mia, mësuesja pëlqente të na mbante brenda mureve e shtonte orët e edukatës morale politike me fletushkën bajate “Ze(h)ri i Popullit”…

Njerëzit e mirë dhe të dashur të shkollës, Repishti i mban mend e i kujton me respekt. Atij i kujtohet Asllani, kujdestari plak i shkollës dhe zilja, që tingëllonte në mbarim të çdo orë mësimi, këngët e reja që mësonin në klasë, përsëritja e saj plot krenari e galdim në klasë dhe shtëpi. Me të bashkohet Manushi, shoku i klasës e i bankës, që ishte shumë i sëmurë. Ai ndërroi jetë shpejt kujton me respekt autori…

Jeta e brishtë e djalit të vetëm të familjes Manushi, i bashkohet engjëllit në lumnin e pasosun, duke i shtuar keqardhjen me pika loti. Samiu, kujtonte vitet e ditët e bukura me balona, buzë liqenit, në kala të Rozafës, përkujdesi i vijueshëm i nënës së Manushit për djalin e dëshirës, që kishte marrë të ftohur nga moti i keq… duke thënë plot dhimbje: “E shkreta nanë!”…

Jeta e tij, kalon si pa u ndier. Gjendja ekonomike në familje nuk ishte e mire, por, vogëlushi Repishti gjithsesi ishte i gëzuar, sepse jetonte moshën e vet dhe bukuritë e stinës.

Shumë nga bashkëmoshatarët dhe vetë ai asokohe nuk kishin rroba të mira dimri. Ata e kalonin egërsinë e stinës së ftohtë me tesha të vjetra dhe këpucë të dobëta, por ai sërisht gëzohej, se pranvera i risillte në faqe dhe shpirt stinën e luleve, duke i lëmuar faqet e kuqe…

Çasti i lumtur për vogëlushin Repishti, ishte tek shihte avionin e postës, që fluturonte pranë pullazeve të shtëpive shkodrane. Muzgu i mbrëmjes, flladi i pranverës, balonat me pe, pritja me gëzim e kthimit të babait në shtëpi, që vinte nga faltorja e lagjës, mbasi kryente lutjet e mbrëmjes, tryeza e rafti i vogël i librave, ku studionte babai i tij deri në orët e imta të mbrëmjes…, përbënin ritin e kënaqësisë së përditshme të Samiut.

Babai i tij, Hafiz Ibrahim Repishti, ishte një besimtar musliman me bindje e jo për traditë, duke qenë një udheheqës shpirtëror i lagjes së vet, me një përvujtëri e respekt të veçantë. Kryefamiljari, në moshë të re, si vullnetarë kishte marrë pjesë në rezistencë me armë në dorë, në brojtje të qytetit nga agresioni malazez në vitet 1912-1913, duke qenë komandant i tyre.

Vogëlushi, me kalimin e viteve hyn në dyert e gjimnazit. Lënda mësimore, që e tëhiqte më sëshumti ishte letërsia shqipe, temat epike, aty ku i bëhej thirrje ndjesive luftarake të një populli, që i nevojitej qëndrese për mbijetesë. Kontakti me librat, revistat, perkthimet e pakta asokohe, përpiqej që t’i kalonte nëpër duar, duke lexuar pjesë të këndshme të tyre. Lexonte me kureshtje çdo prodhim të ri, sidomos poezinë vendase, me të cilat ndihej krenar…

Rrugët e qytetit e shkolla, merrte një pamje festive e adolishentët e ndjenin më së shumti afrimin e festës së Flamurit, Ditën e Pavarësisë 28 Nëntor 1912, ku plaku i urtë mjekërbardhë Ismal Bej Qemali, shpalli Mëvetësinë e Shqipnisë nga kthetrat e egra të Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane. Asokohe, Samiu, nuk ishte më shumë se 12 vjeç. Ai po festonte 25-vjetorin e Ditës së Pavarësisë, ku qyteti Shkodra me banorët e saj patriotë menjëherë e ngriti Flamurin Shqiptar Kuq e Zi, në kështjellën e saj “Rozafa”.

Vajzat e shkollës së mesme femërore të qytetit, kishin gdhendur simbolin nacional me me ngjyra ari. Ai asokohe ishte veshur me rrobat më të mira për festë. Me krenari thoshte “Rroftë Shqipnia!”…, fjalë të cilat, nuk do t’i shkëputen edhe sot në moshë të thyer në New York…

Ishte një gëzim i shumëfishtë: gëzim përjashta, gëzim në shtëpi, gëzim në zemrat e vogëlushëve, rreth të cilës ishte bashkuar atdhetari i vogël shkodran Sami Ibrahim Repishti.

Pak kohë më vonë, gjatë rrugës i bie në dorë një letër e shkruar, përmbajtja e së cilës e këshillonte vëmendje e paralejmëronte rrezik. Atë e mbante në çantë dhe priste me padurim të mbaronte ora e mësimit për të parë letrën. Ai u step që në rreshtat e parë, me përshkrimet e mjerimit e thirrje për revoltë. Në fund qëndronte nënshkrimi “Grupi i të Rinjve Komunistë!”.

Adolishenti, mendonte: “Atëherë kuptova ke përfaqësojshin ata, që flitshin aq shpesh dhe me aq kambëngulje, dhe pse i gjithë ky grup kishte nji unitet pikëpamjesh. Kuptova, se ishte fjala për diçka të orkestrueme mirë nga elementët jashtëshkollorë, e u zhgënjeva.” Tashmë, ai po hynte para kohe në moshën e pjekurisë.

Samiu, ishte i sinqertë në sjelljet me bashkëmoshatarët e klasës. Kështu, ai fliste lirshëm me Eqremin, shoqen e shkollës Lilin, e cila ishte përfshi në vorbullën e ideve komuniste. Ajo kishte krijuar shumë, duke shprehur ftohtësi dhe ndryshuar në temperamentin e saj. Nuk ishte më ajo vajza e sinqertë e shokut të vet.

Ajo kur e shihte Samiun e përshëndeste ftohtë dhe evitonte buqëqeshjet rinore. Liri, gjatë një bisede me Samiun, kërkon që ai t’i bashkohet ideve komuniste, me të cilat ishin infektuar shumë bashkëmoshatarë të shkollës, ku mësonte edhe ai. “Ti je largue nga frika, sepse sot, kjo përpjekje e jona asht nji luftë e ashpër, e përgjakshme, që kërkon sakfrifica të reja… e tij nuk je i aftë e koshient me i pranue. Sot je nda nga shoqnia, je largue nga lufta e drejtë, që na përballojmë me guxim. Unë nuk mund të vazhdoj shoqninë me ty. Do të ishte e padrejtë. Do të isha jo e sinqertë kundrejt shokëve të luftës, me vazhdue si përpara…” (f. 60) 

Unë nuk jam DEBATIK–as 

Asokohe fjala Debatik, përdorej për të rinjtë aktivistë, që ishin pjesë e grupeve komuniste dhe bënin atentante me armë zjarri kundër kundërshtarëve politikë komunistë, sikurse edhe aksione të tjera politike në terren, si: vrasja e kundërshtareve politikë, pra antikomunistëve; prerja e linjave elektrike të në pjesë të ndryshme të qytetit, shpërndarja e trakteve me përmbatje propagandistike bolshevike revolucionare, që bënin thirrje për kryengritje të armatosur.

Ato fletushka të shkruara, futeshin poshtë derës së shtëpive të qytetarëve shkodranë ose vendoseshin në faqet e mureve të rrugëve dhe rrugicat të qytetit; bënin prerjen e kabllove apo linjave telefonike etj., pra, ato (debatikasit) asokohe bënin sa më shumë sabotime brenda qytetit dhe kundër popullit, që ato mendonin se do të zemeronin popullin dhe forcat e rendit dhe njerëzit jo komunistë.

Pushtimi fashist i Atdheut dhe qytetit të Shkodrës, do t’i lë gjurmë të thella, tek ndiente revoltën e kryengritjeve mbarëshqiptare. “7 Prill 1939. Ende pa zbardhë drita, nji gjamë e largët topi na zgjoi para kohe. Toka shqiptare po rrihej me tërbim. Luftanije e aeroplanë luejshin aktin e parë të një drame të përgjakshme që filloi atë ditë. Nji ushtri moderne shkeli tokën tonë. Filloi pushtimi i huej! Nga dritoret e hapuna të dhomës, hynte krisma e artilerisë, ndërsa në qiellin e pambrojtun, fluturojshin bombardierët italianë…”.

Vitet kalojnë. Një ditë djaloshi energjik 17-vjeçari, gjendet para një të papriture. Çfarë i kishte ngjarë!? Le t’a shohim me kujdes.

Në librin me kujtime, mesojmë se asokohe një shok i tij, e kishte ftuar, pa e lajmëruar se ishte mbledhja e të rinjve…

“Pa shumë formalitete, u ulëm rreth tryezës. I ardhuni na shikoi me vrejtje të gjithëve, vuni mbi tryezë dy bomba dore e nji revolver, e nxori nga çanta nji paketë letrash plot shënime. Të gjithë heshtëm. Jashtë shtëpisë dëgjoheshin hapat e rregullt të rojes. Kësaj rradhe, po jetojsha atmosferën e një veprimtarie të rrezikshme.

“Shokë!”, filloi ai me një ton urdhnues, por me za të ulët. “Siç e kemi zakon ne komunistët, duhet të caktojmë rendin e ditës, të mbajmë referatet përkatëse, e të fillojmë diskutimet.”

Fjala “komunist”, më gjeti të papërgatitun. E ndërpreva:

Me leje, shok!

Fol”, më urdhnoi.

Asht kjo nji mbledhje e komunistëve?

Po! – përgjegji i ardhuni. – Nuk e dije?

Jo. – i thashë. Ai u shqetësue, e me nji za të egër kërkoi:

Të ngrihet në kambë shoku që e ka sjellë këtu!

Njeni nga shokët e mi u ngrit pa hezitim.

I ke tregue shokut, që kjo është mbledhje komunistësh?

Jo, shok.

Ke bërë shumë gabim, shok! -E tue u kthye kah unë shtoi:

Po të duash, mund të shkosh.

Po, -përgjegja, -Dua të shkoj!

Pa tjetër shkëmbim fjalësh, u ngrita, nuk përshëndeta njeri, e dola nga dhoma. Roja më shoqëroi deri në portën e jashtme, me porosi të preme: “Je i ndaluem të flasësh për këtë takim. E kupton?”

Po, -i thashë, -E kuptoj.” 

Fitues i një burse studimi në Firence 

Jeta shkollore vazhdon. Me mbarimin e provimeve të maturës, 28 shokët e klasës e ekipin pedagogjik fiksohen në fotografi.

Me deftesën e pjekurisë (maturës) në dorë, ai vrapoi drejt shtëpisë, t’a ndanteëgëzimin shpirtëror me prindërit e vet.

Babai e mori në krahët e vet, duke e përgëzuar, ndërsa nëna e i uli kryet dhe i puthi ballin dhe sytë e mbushur plot lotë gëzimi…

Jeta e re, ishte një furtunë e madhe në detin plot tallaz, duke qëndruar si timonier stoik dhe ngjallnjyes deri në fund.

Karaktere të ndryshme, ide e pikëpamje të larmishme, të majtë e të djathtë, indiferentë e liberalë, përbënin grupin e të rinjve, me të cilët, u përballua në vitet e gjimazit i riu Repishti.

Në Tiranë, niset për të marrë pjesë në një konkurs, për shkollën e lartë jashtë shtetit. 112 kandidatura, konkuronin për 28 bursa studimi të profesioneve të ndryshme.

Mbas 2 ditëve, ai merr vesht se ka fituar një bursë studimi pranë Universitetit të Firencës në Itali. Gjatë vjeshtës përgatitet për të udhëtuar drejt Italisë. Me një anije mallrash, kaloi ujërat e kaltra të Detit Adriatik e u afrua pranë portit të Brindizi-t.

Tashmë për te shfaqet një botë e re kulture, që do t’i zgjeronte horizontin, duke i hapur dyer të reja të panjohura e formuar personalitetin e dinjitetin e njeriut, me dije të reja përparimtare.

Samiu, mori pjesë në takimin e parë politik në Itali, në kohën kur qeveria fashiste kishte pushtuar vendin e shqiponjave…

Më shumë se 200 studenta shqiptarë, u mblodhën në sheshin “Michelangelo”, duke demostruar hapur, para syve të policisë fashiste vendase. Shpalosja e flamurit kuq e zi dhe këndimi i himnit nacional ishte kulmi i tubimit për protestuesit shqiptarë. Edhe në dheun e huaj, shqiptarët ishin të përçarë në nacionalistë dhe komunistë. Vendasit italianë, jetonin vazhdimisht nën thundrën e hekurt të fashizmit. Italianët, prisnin që lufta të mbaronte sa më shpejt, mbasi shkatërrimi dhe kaosi brenda vendit, rëndonte mbi xhepat e shpuar të popullit liridashës.

Shpejt miqësohet me një italian dhe së bashku dëgjonin raportet ditore nga radio BBC-ja e Londrës, për situatën e zhvillimit të ngjarjeve të Luftës II Botërore. Miqësia midis Samiut dhe të riut italian ishte e sinqertë si vetë mosha e tyre studentore. Ai e njohu me shumë vende historike të Italisë.

Një ditë, ai ftohet për drekë nga shoku i vet në familjen e tij. Bujaria e italianëve, shprehet në ndihmën që ata i afrojnë shqiptarit në rast rreziku, ndonëse kishte vendosur që të kthehet në Shkodër, sapo të mbaronte provimet vjetore. Samiu, kujton se një ngjarje tragjike kishte ndodhur asokohe. Nga media raportohet se mbi 500 udhëtarë shqiptarë, që po ktheheshin në vendlindje humbën jetën në ujërat e Detit Adriatik.

Ripushtimi i Shqipërisë nga nazistët gjerman, do të gjej Samiun, si gjithnjë neutral ndaj erërave të egra politike të kohës. Por, kjo nga ana e tjetër, nuk do të thoshte se ai nuk e njihte mirë zhvillimin e ngjarjeve në vend dhe më gjërë.

Një shije të hidhur i linin atij bashkëmoshatarët komunistë, që ishin bashkuar rreth një dogme absurde, që as ata vetë nuk e dinin se ku do t’i denglediste një ditë. Nacionalistët në Shkodër, vazhdimisht shikoheshin me dyshim nga komunistët, ndërsa nacionalistët i shikonin komunistët si shërbëtorë të pansllavizmit dhe këlyshë të Rusisë, dy epitete negative që sundonin në qytet.

Koha dhe faktet historike, treguan se komunistët e kishin merituar nofkën e drejtë të vënë nga populli, se ata ishin proletarë pa atdhe, që për hir të ideologjisë së huaj komuniste, kërkonin t’a shkrinin Shqipërinë në një me Federatën Jugosllave (në vitet 1941-1948), më vonë me rusët (deri në vitin 1960), kinezët (deri më 1978), duke përdorur slogane të gatshme proletare, për të gjitha vendet komuniste njësoj.

Verbëria e tyre, me reagimet patetike për idetë teorike komuniste, i kishte bërë ata të binin viktimë e mashtrimeve dhe trushpërlarjes. Mbas shumë viteve, disa prej tyre do t’a mësonin më mirë vetëmashtrimin, kur arrestohen dhe mbushin qelitë e burgjeve të ftohta, pikërisht nga ata që dikur i kishin ndihmuar me vota, për të ardhur në pushtet. Ishte vonë, tepër vonë, sikurse thotë gojëarti popull: “Kur të vijnë mend, s’ti hajnë as qentë”. 

Luciferri, në fytyrën groteske të proletariatit 

“Asnjëherë gjatë atyne vjetve të gjatë nuk u lëkund kjo bindje, as u trondit vendosmënia ime me vujtë sëbashku me polemin e kryqzuem, ashtu si nana ime. Sepse në kalvarin e vuejtjes, unë, i burgosuni, shikoja mbarë nji popull shqiptar, që kishte marrë rrugën e kondrinës së Golgotës, shikojsha qartë rreth e rrotull atdheun tim masat e kryqzueme pafaj, e vargje të pafund vuejtjesh të pameritueme… sikur të kishim gjuejtë vetë Zeusin me gurë…! Aty mësova si duhet, se burimi i kundërshtimit e i revoltës asht ndjenja e pafajsisë së pastër dhe e vuejtjeve pa arsye, kur këto përballojnë padrejtësinë e shtypjen. Shenjtnia, pa dyshim, duhet të ketë kalue nëpër të njëjtAtë shtigje të vështira… e heroizimi i njimendtë!” 

Prof. Sami Repishti, në librin “Pika e Loti” -Ish i Burgosun Politik në Shqipëri (1946-1956) 

Autori, gjendjen e rëndë, që kishte pllakosur vendin dhe vendlindjen e jep me përshkrimin konçiz: “Çdo ditë sillte diçka të re. Në kaosin e qytetit, shumë të rij ishin dalldisë mbas jetës së luksit të siguruem nga fitimet e mëdha në tregti e spekullimet e ndryshme. Shumë të reja u përfshinë në vorbullën e qytetit që nuk flinte ma. Shkujdesja e pabesueshme ishte ba normë për shumë bashkëqytetarë, që nuk dëshirojshin me dijtë për asgja, veç dëfrimeve të jetës së tyne të shthurun… Qyteti i im, ishte i shqetësuem edhe ma shumë nga numri i “partizanëve” jugosllavë, që kishin infiltrue në Lëvizjen Nacional-Çlirimtare në qytetin tonë, dhe pozitat komanduese që kishin marrë. Tue pasë parasysh të kaluemen e marrëdhanieve shqiptaro-serbe e malazeze, prania e tyne në Shkodër, ngjallte dyshim e frikë.” (f. 88 – 89)

Asokohe qytetari kujton ditën 28 nëntor 1944, ku, aty-këtu dëgjoheshin krima pushke, duke festuar ditën e largimit të pushtuesit gjerman nga Shkodra.

Një re e zezë e madhe e Lindjes bolshevike, po kanoste si epidemi e shpejtë qytetin dhe gjithë Shqipërinë. “Po ngrinte kokën organizimi i ri shtetnor, i mbështetun mbi forcën e hekurit e zjarrit, ashtu sikurse kisha dyshue dy vjetët e fundit. Fjalime pambarim, parulla të përsërituna, arrestime masive, “djallëzimi” i kundërshtarit, që paraqitej e trajtohej si “armik” e, kërkesa revolucionare për luftë pa mëshirë. Ekzekutimi publik ishte përfundimi tragjik!… Çdo ditë përgatitej nji “shfaqje” publike, për diskreditimin e “anmiqve të popullit”. Nji ditë janari, kaloi me zhurmë nji grup malësorësh të lidhun me pranga e litarë, krah për krah, ndërsa rreth e rrotull tyne, grupe të rijsh e gra histerike, përsëritshin në kor: “Plumbin ballit! Plumbin ballit! Vdekje trathtarëve! Vdekje trathtarëve!…” (f. 102-103)

Pushteti i ri serb, i manjakëve të gjakut arbëror, e thirri Repishtin si nëpunës në Seksionin e Rindërtimit, duke filluar punën rutinë si zyrtar pa entuziazëm. Ai e fillonte punën në orët e para të mëngjezit e delte nga “zyra” në orët e vona të natës.

Aleatët perëndimore (UNRRA), filloi ndihmat ndaj pushtetit komunist me koshiencë të plotë, duke e ditur mirëfilli, se ata erdhën dhunshëm në pushtet, përmes gjakut të derdhur mbi popull, në masakrat e pambarim të Luftës Civile.

Kujtoj, se ekipi i zyrës së Samiut, përbëhej nga elementë “indiferentë” në politikë, por “zyrtarë” të rregullt. Fryti i punës së tyre dukej qartë, në rindërtimin e urave të vogla, shtrimin e një rruge të demtuar ose përmirësimin e ndërtesave qeveritare.

Në prill të vitit 1945, u organizua në Shkodër një demostratë e parapërgatitur nga qeveritarët e rinj në pushtet, para ndërtesës së prefekturës. Parakaluesit, bërtisnin si histerikë “poshtë” filani e “lart” tjetri. Ata mbanin parulla të udhëheqësve jugosllavë, sovjetikë dhe ndonjë shqiptari. Ata, kërkonin antarësimin e Shqipërisë në OKB dhe aneksimin e Triestes së Italisë drejt oreksit të Jugosllavisë së Josif Broz Titos. Pamja e qytetarëve robot, që ishin mbledhur, manifestonin dhe shpërndaheshin me urdhër nga lart (qeveria komuniste), i la një përshtypje të keqe shkodranit Repishti.

Samiu, kujton: “Shfrytëzimi i fjalës “popull”, i vullnetit, dëshirës dhe aspiratave të tij, në një mënyrë kaq banale, lëkundi besimin e ushqyem në aksiomën e mendimit tim se, duhet mendue, folë e veprue “në emen të popullit”, nëqoftëse kërkohet justifikimi moral e ligjor i veprimtarisë sonë politike e qytetare. Atë ditë, me trajtimin e popullit si kafshë pune e manipulimin e tij të paturp, unë pashë nën dritën e Diellit, fytyrën groteske e të zbulueme të diktaturës së kuqe, që na imponohej dhe e urrejta me fuqi.”

Në brendinë e tij, ai ndiente një rritje të pandalshme frymëzimi për përpjekje, ballafaqim dhe liri. Thirrja për aksion të rrezikshëm, do t’a çlironte njëkohshit edhe nga prangat që e copëtojshin. Asokohe 20-vjeçari, shtrengonte dhëmbët e dhimbjes, për të vrarët me revoltën e brendshme, që si lëmsh i zjarrtë i digjte gjoksin.

Disa ditë më parë, vargje të gjatë me 16423 shqiptarë nga Kosova (Masakra e Tivarit), të mobilizuar nga Jugosllavia e Titos, kaluan në rrugët e Shkodrës, të kontrolluar nga gardianë jugosllavë në tokën shqiptare. Ata që mundën të shpëtonin nga masakra kolektive, treguan për ekzekutimet në një gropë gjigande të përbashkët. Ja një argument i fortë historik, i krimeve kundër njerëzimit, që meritojnë Gjyqin e Hagës.[5]

Ekzekutimet masive në zonat malore të Mbishkodrës me gjyq e pa gjyq, u bënë skena rutinë të përditshme, që mbështetej fuqishëm nga papagallët e media e sekretarët e partisë, që për histerizmin e treguar në rini, sot në periudhën e “demokracisë”, po rimarrin tituj nderi dhe dekorata “trimerie” apo “nderi i kombit” (nga Ramiz Alia (Sekretar i Parë i KQPPSH 1985 dhe më vonë President në vitin 1991), dr. Sali Berisha (1992-1997), prof. drr. Rexhep Mejdani (1997-2002), dr. Alfred Mosiu (2002) prof. dr. Bamir Topi (2007-2012), Ilir Meta (2017-2022), Bajram Begaj (2022) dhe sot.

Samiu, përfshihet në grupin kundërkomunist, që vepronte në mënyrë aktive dhe klandestinitet të plotë në Shkodër. Gjatë muajit maj 1946, u zhvilluan demostratat e para të qeta, spontane, nën sytë e vëzhgimit të Sigurimit. Ishte momenti i funeralit të Aqipeshkvit katolik imzot Gaspër Thaçit (1888-1946), ndërsa mbahej në gjendje arresti në shtratin e vdekjes. 

Proçesioni mortor elektrizoi Shkodrën nga Kathedralja e shën Shtjefinit deri tek vorrezat e Rrmajit. Turma të mëdha njërëzit të ekzaltum katolikë e muslimanë ndiqte arkivolin, në heshtje e dinjitet, kundër dikturës së hurit dhe litarit.

Samiu, kujton me shumë respekt fjalët e vendosmërisë së atë dr. Gjon Shllakut o.f.m., gjatë takimit të paharruar: “Nuk do të provokojmë; nuk asht roli jonë. Por njikohësisht, nuk mund të heqim dorë nga Feja e nga Kisha e Romës. Ata janë Jeta e Nana e Jonë. Pa Ata, qënia jonë si klerikë s’ka kuptim.” (f. 117)

Sërisht, me grupin e vet kundërkomunistë bënin veprime të matura dhe shumë të kujdeshme, mbasi Sigurimi i Shtetit (Policia Sekrete) ishte vazhdimisht në vigjilencë të plotë dhe vepronte menjëherë në të gjithë territorin e Shqipërisë asokohe.

Ai mendoi të shpërndante një trakt kundër pushtetit, duke kundërshtuar zgjedhjet elektorale fallco, që po përgatitshin me manipulime komunistët më 2 nëntor të vitit 1945. Kështu tre muaj më vonë në Shkodër, filloi një valë e re arrestimesh masive të elementëve patriotë kundërqeveritarë, ku më së shumti asokohe dhe deri vonë viktimë ishte si gjithnjë Kleri Katolik Shqiptar (1944-1990), nën prangat e së cilës u përfshi edhe atë dr. Gjon Shllaku o.f.m.

Gjatë atyre ditëve, Samiu me shokë kishte hedhur në mënyrë ilegale dy trakte dhe kishin protestuar me anë të një Memorandumi, shkruar në gjuhën franceze për manipulimin e votimeve, duke sensibilizuar autoritetet “aleatë” syleshë e veshshurdhër, që kishin vizituar Shqipërinë ato ditë. Megjithatë, grupi ku bënte pjesë Sami Repishti, kishte arritur një sukses, sepse forcat speciale të Sigurimit Shtetit, si të uritur (hiena) ishin hedhur në sulm, për të kapur nënshkruesit e trakteve kundërqeveritare dhe demaskuese për zgjedhjet tërësisht formale.

Hedhja (shpërndarja) e trakteve ilegale të shkruara me mesazhe, kujton dr. Repishti, iu mvesh asokohe një grupi tjetër të rinjsh, që u denuan pa faj. “Por nga frati, nuk doli asnjë fjalë. Ndoshta, vetëm në qelinë e errët të burgut e në pritje të ekzekutimit, ai do të ketë mendue edhe për takimin e grupit tonë, që ai filloi me çmue. Ndoshta, në ato çaste vetmie, ku vetëm zani i ndërgjegjës ndigjohet i qartë e, ku fuqia vjen vetëm nga besimi në nji ideal të naltë, të pathyeshëm, ky bir i Shën Françeskut do të jetë ngushëllues me mendimin se, jashtë mureve të burgut, po rritej nji rini e shëndoshë, guximtare, që nuk pranonte degjenerimin moral e nënshtrimin e turpshëm ndaj diktaturës bolshevike dhe se, kjo rini mbetej shpresa e vetme për mbijetesën e kombit tonë e si rrjedhim, e vazhdimsisë së Kishës Katolike në Shqipni. Ky mendim e kjo shpresë, duhet ta kenë ngushëllue fratin tonë, këtë klerik katolik shqiptar, të dedikuem e të denuem me vdekje, pa faj…!” (f. 118)

Komunistët, sundonin sistematikisht dhe propagandikisht me parrullat të importuara bolshevike leniniste-staliniste: “Me ne ose kundër nesh!”, “Ju (“reaksionarët”), nuk keni vend këtu!”. Kur forcuan juntën, bënë thirrje për terror: “Armiqtë e popullit në litar!”, “Merrni sopatën e bjerini në kokë cilitdo që guxon të flasë…!” (pra, nënshtrim ose vdekje).

Më 9 shtator 1946, katundarët e Postribës (disa milje afër qytetit), që mbronin tokat e tyre nga shtetëzimi i dhunshëm i “pushtetit” komunist, sulmuan me guxim qytetin, kazermat ushtarake, ndërtesat qeveritare por pa sukses. Lëvizja e Postribës, la në histori shumë viktima, që do të vijojnë deri më 1990. Ajo nuk u organizua mirë, dhe nuk pati mbështetjen e pritshme nga trupat kundërkomuniste aleate, që vepronin në Detin Mesdhe…

Arrestimi i 20-vjeçarit dhe rrymë elektrike në organet gjenitale 

Ishte data 22 tetor 1946, kur në vendin e punës mbërrijnë forcat e Sigurimit të Shtetit dhe marrin nën pranga të riun shkodran Sami Repishti. Shokët e shikonin me keqardhje, por nuk kishin mundësi t’a ndihmonin. Në kuesturën nazikomuniste, fillon avazi i dhunës fizike. “Nga tryeza ku rrinte, hodhi me të gjithë fuqinë e krahut një zile metalike që mori nga tryeza e që me kaloi pranë veshit të majtë. I pakënaqun, tue më kërcënue me të gjitha llojet e torturës, u afrue e më dha nji shuplakë, që më errësoi sytë. “ -Shpirtin do të marr, qen bir qeni”, më tha “ose trego gjithçka e nuk të torturojmë!”.

Një llampë e vogël drite varej në qelinë ku e plandosën të prangosurin. Ai nuk kishte asgjë përveç mureve të akullta e të errëta: “I këputun nga nga lodhja, i lagun e i uritun, u ula në çimenton e qelisë, me të dy këpucët nën vete. Ftohtësia më ngrinte trupin edhe ma shumë e, më dukej sikur uji i shiut ishte kthye në akull. Dhambët kërcitshin papushim. Fërkoja duart e lidhuna me hekura kuajsh e hukatsha pa ndërpremje, por pa dobi. “Nuk mund të vazhdoj kështu deri në mëngjez…”, mendova “do të vdes!”… në mesnatë u hap dera ime: “ – Ngrehu, derr”, më tha roja. Më zgjidhi prangat e kambëve e më urdhnoi me vrapue: “shpejt, shpejt, derr!”.

Në zyrën e hetuesit, gjeta tre oficerë Sigurimi. Më pyetën si quhem. U përjigja me za të ulët, që dridhej nga të ftohtit e frika. Me naivitetin tim, shpresojsha se informatat e tyne ishin të gabueme. Doli e kundërta! Kjo ishte nji taktikë, që bante të mundun me fillue torturën, që në takimin e parë kundër “kokëfortëve”. Me grushtet e parë e shkopijtë, përgatitej terreni për hetuesi ma të rregullt, ma vonë. Porsa dhashë përgjigjen, një breshën shuplakësh, grushtesh e shqelmash, më dërmuen trupin. Në gjendjen time, kjo batare mjaftoi. Rashë nga karriga në shesh, si nji lamsh. Gjoksi e kërcijt e kambëve ishin të ekspozueme për shkelma e përsëri shkelma, që më jepnin, sa njeni, aq tjetri. Fillova me rënkue, e sytë m’u mbushën me lotë. “Nuk i njoh zoti kapiten!”, thashë me nji za lutës, “Ju betohem! Nuk i njoh.” -ata qeshën. “kemi fakte prova, dëshmitarë që ti i njeh mirë, e ke bashkëpunuar me ta.” -E keni gabim! -përgjegja unë. Nuk i njoh! Atëherë, kapiteni, nji shkurtabiq me trup, por muskuloz, mori nji dru që mbante mbi tryezë, e filloi të më bjerë pandërpremje, sidomos në gjoks e në kofshë. Për çdo goditje, hidhesha nga dhimbjet. U luta të më besojshin, se flitsha të vërtetën. Por asnjeni nuk përgjigjej…i shtrimë në shesh, me duer e kambë të lidhuna, pashë nji roje që hyni në dhomë. Pa folë fare preu me thikë pantallonAtë e mia. Para oficerëve ishin të zbulueme organet gjenitale. Nuk kuptojsha gja. Dy fije telefonike shtrënguen organet e, para se të kisha mundësi me folë, nga nji aparat telefonik doracak, korrenti elektrik më tundi nga vendi. Tronditja e parë më krijoi nji ndjenjë zjarri të brendshëm, shtrëngova dhëmbët që më kërcitshin, sytë më nxirrshin xhixha, e muskujt e fytyrës u deformuen. Sa herë që vinte korrenti, shtrëngohesha me vete, e koka ngrihej e mandej përplasej mbi dysheme, pa kontroll… e në atë kohë dera e zyrës u hap. Nji burrë, që nuk e pashë, deklaroi se ishte takue me mue e zhvillue bisedime kundër pushtetit. Kur mbaroi, i dhanë urdhën me u largue.” (f. 128-129)

Çdo qelizë e trupit të tij ishte një pikë dhimbje e padurueshme. Për 14 muaj, Samiu iu nënshtrua hetimeve intensive. Qëllimi i Sigurimit, nuk ishte e vërteta, por proçesi i detyruar, me pranu atë që nuk di, duke plotësuar planet e parapërgatitura të diktatorit.

Gestapoja e shtetit nazikomunist, i kishte venë qëllim vehtes me nxjerrë për show, para publikut një “organizatë armike”, të “zbulueme” nga “vigjilenca e popullit dhe Partisë”. Skenari i tyre përmbante gënjeshtrën e kthyer në sistem, të cilës, i vinte në ndihmë tortura e frika, gjyqet e pushkatimet, që i vinin kapakun.

Njeriu i ri robot nazikomunist, i krijuar për dhunë dhe vrasje, pranonte disfatën e brendshme të pushtetit të pushtave, duke iu drejtuar të burgosurit Repishti: Pse ke marrë pjesë në proçesionin e varrimit të Arqipeshkvit Imzot Gaspër Thaçit? Xhelati, shtoi: “Të kujtohet Revolucioni Francez? Revolucionarët francezë ishin kundër aristokracisë, jo kundër klerit”, vazhdoi ai monologun. “Por, kur kleri refuzoi të ndahet nga aristokracia, atëherë populli tha: “Le të digjet edhe kleri’ Historikisht kleri katolik i ka shkaktue vehtes, damet që pësoi. Ashtu si dje, ashtu edhe sot. Ata sulmojnë, na mbrohemi… -Ju të gjithë besoni në superioritetin ushtarak të Amerikës… Bomba atomike? Ha! Mos u shqetësoni! Brenda pak kohe, Bashkimi Sovjetik do të ketë bombAtë e veta, ma të mëdha, ma të fuqishme… Ndërkaq, tash për tash do ta evitojmë konfliktin, por do t’a provokojmë kur të ndjehemi të fortë nga pozita të favorshme, në kohën dhe në vendin ma të përshtatshëm për ne… Ne do të fitojmë luftën finale…” 

Të “krijohet” faji e të dënohet “fajtori” pa faj!!! 

Në botën e nëntokës, që sundoi në Shqipëri prej 1944-1990, torturat, dëshmitë e rreme, fyerjet, dhuna fizike, psikologjike, morale, shpifje, dëshmitarë të rremë e të paskrupull, vrasjet, “vetëvrasjet”, hedhjet nga dritarja të burgosurve, helmosja, zhdukja pa gjurmë e të dënuarve, nxitja e urretjes në popull, lufta e çmendur e kllasave, fletërrufetë, këto shpiekje të revolucioneve ruso-kineze, shkrime deniguruese me përbaltje, zhytja dhe mbytja në gropat e ujërave të zeza, të qindra njerëzve enciklopedistë dhe të pafajshëm, përbënin rrethin dantesk të nëntokës.

Dhoma e qelisë së ftohtë, pranë Kuvendit Françeskan në Shkodër, ku qendroi Samiu, kishte një shtrat fjetje. Aty më parë kishte fjetur një frat i kishës katolike, por që nga plumbat e togës së pushkatimit kishte përfunduar në morg, e prej aty në ujërat e ftohta të lumit Kir… Ai qëndroi i lidhur në këmbë, kurse duart ia zgjidhën. I burgosuri i ri filloi të ëndrronte, për bukurinë e natyrë së Shkodrës, e cila nga patenzotët ishte shpërfytyruar e gjakosur keqas. Samiu, ishte privuar t’a shijonte për së gjalli bukurinë e natyrës në vendlinjen e tij.

Mbas disa orëve të gjumit të rëndë nga mundimet e plagëve që pikonin gjak, sërisht kërciste dera e Ferrit dhe hynte xhelati, për të bërë ritin e zakonshëm me tortura fizike e psikologjike.

Çdo ditë kishte metoda të reja torture sfilitëse. Akuzave të Sigurimit dhe kapitenëve xhelatë, Samiu, u jepte përgjigjen mohuese. Sërisht përtokë në kolaps, para se vdekja t’a merrte në krahët e saj.

Por, Zoti, kishte vendosur, që Samiu duhet të mbijetojë për të dëshmuar të djeshmen e gardianëve, që shfrynin urretjen mbi viktimat e sistemit komunist. Për shumë kohë, nuk i lejuan të marrë ushqime dhe rrobat, që sillte nëna e motra nga shtëpia.

Kur të burgosurin, e dërguan në një ndertesë të madhe të Sigurimit, mësoi një lajm të hidhur, se shoku i tij Qemali, kishte vdekur nga dhimbjet e mëdha. Shkaku? Ai duke qenë plotësisht i bindur, se nuk mund të shpëtonte ekzekutimit, kishte kryer me ndërgjegje vetvrasje. Gjatë kthimit në qeli (në Kuvendin Franceskan), sillte ndër mend karakterin e fortë të Qemalit, qëndresën, vitet e jetës shkollore.

Sipas një akuze të parafabrikuar: “Sami Repishti, ishte përpjekur për të rrëzuar pushtetin popullor me focë”, në lidhje me “agjentët e fuqive të huaja”. Shumica e akuzave ishin fallcifikime, që nuk kishin lidhje me te. Akuza më e “rrezikshme”, sipas Sigurimit, ishte se “armiku” Sami Repishti, paraqiste rrezikshmëri, e me veprimtarinë e tij kishte “dëmtuar rëndë miqësinë vllazërore me Jugosllavinë e shokut Tito”!!! 

“Trathtarë! Trathtarë! Plumbin ballit! Plumbin ballit! 

Grupi i të burgosurve, ku qëndroi S. Repishti, kishte 22 vetë, të lidhur me zinxhirë dy e nga dy, e të rrethuar nga dy rreshta roje partizanësh të armatosur. Dy të parët ishin klerikë: një fraçeskan katolik dhe një hoxhë imam. Të tjerët ishin katundarë, tregtarë, dy studentë e një ipeshkëv katolik shqiptar. Sapo dolën në rrugë, turma histerike e përgatitur nga partizanët çirrej: “Trathtarë! Trathtarë! Plumbin ballit! Plumbin ballit!”

Gjyqi u zhvillua në sallën e kinemasë së Shkodrës. Tashmë, në vendin, ku dikur qëndronte orkestra frymore e qytetit (ish Banda e Bashkisë), kishin vendosur 22 karrige për të pandehurit dhe pak më larg qëndronin “avokatët”, që nuk kishin të drejtë të takonin klientët e tyre.

Aktivistët vullnetarë të së keqës, kishin pushtuar sallën e gjyqit dhe me britma kafshësh lehnin në kor me gjithë mushkëritë e trupit: “Poshtë trathtarët! Kriminelët në litar!”.

Prokurori, pritej me brohoritje frenetike nga aktivistët e baltës, që si lukuni ujqërish, lëshonin thirrje për gjak: “Pushkatim! “Varje në trekëndsh!” “Plumbin ballit”, “Ti mbysim armiqtë!”, “T’u shypim kokën!” “Kriminelë! Kriminelë! Kriminelë!” etj.

Në narrativën interesante të përjetuar të ish të burgosurit politikë të kohës së diktaturës nazikomuniste që kaloi mbi shpinën e vet dr. Repishtit, lexojmë dhimbje e trishtim: “Skenari ma i dhimbshëm, u përjetue me aktakuzën e Ipeshkvit të Zadrimës. Krejtësisht i pafajshëm, kleriku i naltë u përgjigj me guxim, e mohoi çdo akuzë që iu drejtue, atij ose Kishës Katolike. Në një moment ballafaqimi të ashpër, kur kryetari, e pyeti me përbuzje: Cili je ti që flet kështu?”, prelati katolik, u përgjigj me za të plotë: “Jam Ipeshkëv i Kishës Katolike Apostolike Romane Shqiptare.

Salla ra në heshtje të plotë për disa sekonda. Kryetari u gjet i papërgatitun, e prokurori me nji za të fuqishëm ia ktheu: “Ti je nji trathtar! Ja cili je ti, nji anmik i betuar i popullit!”

Ipeshkvi nuk u përgjigj. Fjalët e prokurorit, u ndoqën me thirrje të çmenduna të shikuesve në sallë: “Poshtë trathtarët! Poshtë trathtarët!

E mandej, si me një urdhën, turma filloi të këndoj kangë partizane. Në sallë u ba nji rrëmujë e madhe. Para mikrofonit, ipeshkvi i patundun, shikonte trupin gjykues që lejonte nji manifestim publik në sallë, e heshte.

Prokurori, që qëndronte në kambë, e shijonte plotësisht këtë manifestim “spontan” popullor. Rojet tona qeshnin. Na ishim ngri në karriget tona nga qëndrimi burrëror i Ipeshkvit, nga manifestimi skandaloz i gjykatës e kthimi i procesit gjyqësor në nji komedi politike, me gjithë elementin tragjik, që e përshkonte atë anembanë.”

Dhe rezultati i dënimeve me burgime, në pretencën e Gjyqit Ushtarak, dhënë nga Prokurori, që përfaqësonte diktaturën e hurit e litarit, ishte skandaloz e për faqe të zezë.

Kështu asokohe nga nëntë të akuzuar, duke përfshi edhe Ipeshkvin trim, u dënuan me vdekje-pushkatim. Të tjerët, morën dënime prej 15 vjet heqje lirie deri në burgim të përjetshëm. Qytetari shkodran Sami Repishti, dënohet nga pretenca e gjyqit me 15 vjet heqje lirie.

Në botën e nëntokës së Ferrit 

“… Po ne? Ah ne… Ne që kontribuam për të sjellë këtë kolerë, nuk ka mbetet veçse një bidon vajguri në dorë, të drejtohemi në qendër të qytetit e, duke kërkuar të falur popullit, t’i vemë shkrepsen vetes.” – Selfixhe (Ciu) Broja[6] ish – partizane dhe shoqe klase (me gruan e diktatorit Enver Hoxha) Nexhmije (Xhunglini) Hoxha.

Më 28 nëntor 1947, ditë shiu, i lidhur me zinxhir e mbasi mbledh rreckat e trupit, dërgohet në burgun e madh. Kolona e të burgosurve shoqërohej në të dy anët nga forcat partizane të armatosura, që mbronin largimin e të burgosurve të lidhur më zinxhirë.

Shumë miq të njohur dhe të panjohur shkodranë, tek e shihnin në atë gjendje përpiqeshin t’i jepnin kurajo për mbijetësë, sadopak me i lehtësu dhimbjen dhe rreziqet që i prisnin të gjithë të burgosit me zinxhirë dhe vetë popullin shqiptar nën diktaturë. Nesër ndonjë nga keqardhësit bashkëqytetarë do të kishte rradhën të ishte nën prangat, që nuk do t’i hiqen shkodranëve deri me rrëzimin e diktaturës komuniste në vitin 1991…

Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, e gjente Samiun me pranga (xhevrekë siç i thonë shkodranët) ndër duar drejt dhomës monotone #7, e më mbas #9, #5 etj.… Sa herë që ai prehej në qetësi të akullt burgu, sillte ndër mend shokët e tij të arrestuar nga diktatura e kuqe markisiste.

Atij i kishte bërë përshtypje të jashtëzakonshme shoku i tij Ndoci, që vuante nga tuberkulozi dhe priste ditët apo momentin që Zoti t’a merrte në krahët e Tij… Ashtu siç ishte bënte përpjekje të mëdha për rrezistencë, duke bashkëpunuar më parë me luftëtarët e maleve, që kërkonin t’i sillnin lirinë popullit të vuajtur shqiptar nga kthetrat e komunizmit të zi. Ndocin e sëmurë Sigurimi i Shtetit asokohe e izoloi dhe e la të mbyllë sytë në vetmi pranë krevatit të tij, i rrethuar çdo ditë nën tytën e pushkës së të rojeve komunistë të ndjekjes.

Gjendja e dobët fizike nuk do të prekte të pashpirtët gardianë dhe bossët policorë të krimit në pushtetin e regjimit totalitar. Kur gjendja e të dënuarit përkeqsohet nga sëndja ose plagëe shkaktuar në hetuesi nga xhelatët e kuq, ai dërgohej mbas disa kohe në spitalin e burgut, e cila nuk kishte kushte të mira mjekësore, që të mund të shëroj të burgosurit fatkeq. Për gjendjen e tij shëndetsore, familja ishte shumë e shqetësuar…

Sërisht në burg, takohet dhe bisedon me ditë të gjatë me atë Ciprijan Nikën o.f.m. [7] njeriun diturak, zotërues i disa gjuhëve të huaja dhe shumë bujar e fisnik në shpirt.

Atij i ka mbetur e ngulitur në kujtesë, burrëria e fratit të patundur, për ideale të shenjta Atdhe-Fe: “Biri im, me vrasjen time, komunistët duen me vra të vërtetën!” atë Çiprijani, i la amanet të riut bashkëvuajtës Sami Repishtit, që të tregoj të vërtetën, kurdo që të dalë nga burgu, tregoje të vërtetën e futjes së armëve në Kishë nga një seminarist i përjashtuar nga shkolla, për shkelje të rregullave të Kuvendit.

Dr. Repishti, tregon: “Ai (është fjala për atë Çiprijan Nikaj o.f.m., shënimi im K.K.) akuzohej për mbajtje armësh në Kishë. Kjo akuzë e vriste shumë ndërgjegjën e këtij shërbestari, për damin që mund të pësonte Kisha. E vërteta, ashtu si më tregoi ky bir i Shën Françeskut, në çastet ma kritike të jetës, e para vdekjes, ishte se ai kishte ra viktimë e nji gjesti të pamenduem mirë, nji ngjarje banale: katër armë të lanuna aty nga nji seminarist austriak, ushtar gjerman, tue pritë rastin me i hjedhë përjashta pa zhurmë. Frati i pafat, ishte denoncue nga nji semnarist i përjashtuem për shkelje të rregullave të Kuvendit. Sigurimi e shftytëzoi këtë rast me një propagandë gënjeshtare, që kaloi kufijtë e vendit tonë, e që reklamonte përgatitjen e nji kryengritje të organizueme nga kleri katolik shqiptar. Mbas nji demaskimi zyrtar të turpshëm e të organizuem, katër klerikë të naltë françeskanë u ekzekutuen, e rreth tridhjetë të tjerë u dënuen me burgime të randa. “Pushteti”, kishte gjetë nji rast shumë të volitshëm me eleminue klerin katolik në Shqipni, qendrën ma të fortë e ma të përgatitun antikomuniste. “Ajo që më shqetëson pa masë, më thotë frati para vdekjes “ashtë mashtrimi i popullit, e kam frikë se ka edhe nga ata që e besojnë…” (f. 181)

Pushkatimet e të rinjve 

Sa herë që Samiu transferohej në qeli tjetër, shihte se shumë prej të dënuarve kishin ndërruar jetë, disa ishin liruar e ndonjë që kishte bërë tentativë të arratisej nga burgu i madh i Shqipërisë ishte risjedhë në qeli. Këshu ai mban mend Bardhoshin, një student të ri plot enërgji, me ëndrra për liri, sikurse bashkëmoshatarët në botën demokratike perëndimore.

Ai kujton: “Megjithë lëkundjet që kisha pësue, që në ditët e para të tiranisë së kuqe, kur lexojsha listat e gjata të personave të ekzekutuem, ose ndigjojsha në orët e para të mëngjezit krismën e thatë të mitralozit mishngranës, prapë se prapë, vrasja e djaloshit të ri më erdhi si grushti i fundit që thërrmoi bindjen time në “shenjtninë” e tokës amtare!… Tashti e mbrapa, për mue Atdheu do të ishte vetëm vendi i lirë, që ushqen e rritë rininë e vet, e jo ai që i han për së gjalli, si lugati i tregimeve të Vjetërsisë. Oh, në moshën tuej, o djelmosha shtatëmbëdhjetë vjeçarë e të pajetë, nuk lëshohen breshnitë e plumbave të mitralozit mishngranës… ashtu siç ngjet sot në Shqipninë komuniste!”

Samiu, ishte dëshmitar i një ngjarje të trishtueshme. Një ditë, një grup rojesh hynë në oborrin e burgut e u drejtuan tek qelia e izolimit. Ata përpiqeshin me kontrollu të bërtiturat e një të burgosurit.

Policët, i binin me egërsi, e ai me zë të lartë u kundërpergjigjeve shkopijve të bishave, që kërkonin t’a ç’veshnin lakuriq e i hidhnin kova me ujë të ftohtë mbi trup. Plaku i dërmuar nga të rrahurat e shpejtoi hapin dhe nisi të vrapojë, duke sharë pandërprerje katilat. Rojet qeshnin.

Më në fund, viktima e sfilitur, u ul në gjunjë, e me duart të lidhura me zinxhir shau përsëri derisa lëvizjet e rrufeshme të gardianëve e shtrinë përdhe pa ndjenja. Rojet, sërisht qeshnin. Gjithë natën, plaku jetonte në grahmat e fundit të jetës së tij tek jepte shpirt.

Një polic, që njihej shumë mirë në kamp, sepse i kishte djegur synin një të burgosuri me cigare, filloi të ulërijë me fjalë fyese:

Ç’ke qenë ti, derr? – pyeti të burgosunin nji ditë.

Armen, i ardhun në Shqipni, – u përgjigj viktima.

Armik i ardhur në Shqipni? O derr i derrit, u tërbue roja e, pa nji, pa dy, i vuni cigaren e ndezun në sy.

Viktima lëshoi nji britëm therëse, e me nji za plot urretje, i tha: O, Aristidh Karrabeci! Edhe Zotin mund ta harroj, por jo fytyrën e emrin tand! (f. 224)

Çdo qeli, një Shqipëri e burgosur në miniaturë… “… Me vdekë në burg, pa pasë mundësi me reague e pa shpresë me u lirue, sidomos për ata ende në moshë të re, ishte padyshim, forma më e vështirë e vdekjes. E nji padrejtësi supreme gjithashtu!… në burgun tonë, kishte të rinj e të reja idealistë që revoltoheshin kundër mbretënisë të së keqës në vendin tonë. Por, drama e ditëve të veshtira, nuk ishte hovi i të riut, i heroit të kurajos civile, që përpiqej me pengue me gjoks, e pague me jetë ortekun përmbytës. Drama e ditëve të veshtira ishte plogështia, jeta e pajetë e masave amorfe, që jetojshin vetëm me bukë e për bukë, e me frikë të pashërueshme. Ishte indiferenca e pashpresë…”

Gardianët e burgut, si të lemeritur mësyjnë kangjellat e portës së hekurit dhe afrohen pranë viktimës së tyre. Ata nuk e lejuan të marrte ato pak rroba të grisura që i kishin mbetur në qeli, por yrysh e rrakapujë e mbasi e kontrolluan me imtësi e dërguan tek dhoma #9, (#5 më vonë etj).

Sërisht mure, tavan e dysheme prej betoni. Ky ishte kafazi i ri ku mjerimit e burim sëmundjesh të pashërueshme, që do të merrte çdo i burgosur i rregjimit të kmerëve të kuq. Samiu gjendet në një ambient të ri bashkëvuajtës, por jo mjedisi vuajtjesh sepse ajo tashmë ishte bërë shtëpia e kalvarit të tij.

Aty fati e vuajtja e bëri të njihte njerëz të moshave e profesioneve të ndryshme, malësorë, katundarë, nëpunës administrate, ushtarakë të niveleve të ndryshme, klerikë, intelektualë nga të gjithë trojet etnike shqiptare. Pra e thënë shkurt çdo qeli ishte një Shqipëri e vogël e futur në burg.

Biseda e tij fillon me dy të rinj nga Luma e Kukësit. Njëri prej tyre kishte dorën e copëtuar nga plumbat komuniste, të cilët vuanin vite të gjata të privimit të lirisë. Ata me heshtje stoike e të qetë, por me dinjitet i bënin rezistencë dhunës së shtetit proletar.

Familja e tyre nuk kishte mundësi ekonomike të vinte shpesh për t’i parë e sjellë diçka për të ngrenë e veshur, mbasi sekuestrimet dhe tatimet i kishin shkatërruar edhe atë pak pasuri që kishin pasur.

Ora 10 e mbrëmjes, nisme me rrahjet e të burgosurve, kur qyteti binte në gjumë. Nëse do të lexosh me kujdes kujtimet e të burgosurve në kampet e Aushvicit, të bërë nga nazistët do të shohësh se të burgosurit nuk rriheshin në mbrëmje.

Kjo tregon se xhelatët e Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut me kompani ia kalonin edhe nazistëve gjermanë. I pari ra viktimë një plak shkodran 70 vjeç, u rrah në mënyrë shtazarake në mbrëmje, pse kishte shkelur rregulloren. E pse?! Ai me dhembshuri i kishte dhënë bashkëvuajtësit prej Mirdite 2 qepë.  Samiu, kujton: “… ai u dërgue në qelinë e akullt, u detyrue me u zhveshë lakuriq, u lag me ujë të ftohtë në atë natë shkurti, e në qelinë e lagun, u rrah me dru, deri sa nuk ishte në gjendje me folë. Britmat e plakut mbushën burgun, e krima e shkopit mbi kurrizin e viktimës, ndigjohej qartë. Mbas një ndëshkimi të këtillë, u lejue me u kthye në dhomë, i lagun, i ngrimë, i nximë në fytyrë e trup…” (f. 187)

Në ditët e burgut të Shkodrës, dr. Repishti, kishte dy shokë të vërtetë. I pari bashkëvuajtës, ishte një prift françeskan rreth 40 vjeç me flokë të zbardhur nga vuajtjet, që me orë të gjata rrinte duke lexuar “Testamentin e Ri”, në gjuhën franceze dhe meditonte çdo fjalë e frazë. “Mbas pastrimit të mëngjesit, hante nji copë bukë të thatë, pa harrue me ba shejin e kryqit e me thanë lutjet e përditshme, vetëm para Zotit… pa humbë kohë, hapte nji kopje të “Testamentit të Ri” e lexonte me kamngulje e vemendje të plotë. Nganjiherë, më drejtohej për nji shprehje, për të cilën nuk ishte i sigurtë. Mbas nji përpjekje me gjetë fjalën e duhur në shqip, me nji laps të vogël shkruente përkthimin në copa letre. Punonte orë të gjata, pa folë, sikur të ishte aty i caktuem me atë punë…kur lodhej nga puna e imtë në dhomën me gjysmë dritë e pa ajër të pastër, frati shkëmbente disa fjalë me mue e me shokun e krahut tjetër. Nuk ankohej, nuk kërkonte gja, e kur nganjiherë dhimbjet e trupit e mundojshin, kërkonte infemierin e burgut për ndihmë…” (f. 191)

Ndërsa i dyti ishte Marku, një i ri malësor prej Dukagjinit (Malësia e Madhe), që i gënjyer nga fjalët e bukura të partizanëve ishte bashkuar me të ashtëquajturën luftë, por ishte zhgënjyer shumë thellë.

Ai në mënyrë demostrative të hapur ishte larguar dhe bashkuar me vëllain e vet që ishte më forcat nacionaliste të rezistencës kundërkomuniste që vepronin nëpër male.

Tashmë ishte kapur dhe vuante 10 vjet burg. Vëllai i madh tij sikurse shkruan prof. Sami Repishti, kishte qenë profesor i letërsisë shqipe, deputet i Dukagjinit. Ai ishte pushkatuar sapo komunistët erdhën në pushtet më 28 nëntor 1944.

Ata kishin lënë të vetme në shtëpi nënën e tyre të moshuar, që ngryste ditët mes mjerimit dhe vuajtjeve shpirtërore për fëmijët e saj tashma përgjithmonë larg syve dhe zemrës.

Si një nënë fisnike vinte një herë në muaj për të parë Markun, por qëndronte e fortë. Sa herë që nënat vinin në dyert e qelive të burgjeve, për të parë bijtë e tyre në sketerrën komuniste, Samiu zhytej në kujtime për nënën e vet.

Kujtimet e një jetë të mjeruar plot tortura, për të përndjekurin politik, nuk harrohen kollaj. Ai përshkruan rregjimin e brendshëm policor brenda qelive e dhomave të izolimit. Aty ishte e ndaluar të lëviznin lirshëm, por duhet të qëndronin mbi krevatet e tyre. Vizitat me njeri tjetrin ndaloheshin rreptësisht, sepse policët i druheshin ndonjë organizimi ose revolte nëpër burgje. Nuk duhet të bisedonin me asnjë njeri. Ndalohen tubimet me shumë se dy përsona.

Por përsonazhi ynë, kishte momente pesimizmi, ndonëse rrevoltimi i brendshëm shpirtëror rritej përditë. Ai shqetësohej për mungesë të veprimtarisë konkrete kundër të keqës që lëvizte si nëpërkë mbi sipërfaqen e Shqipërisë.

Mungesa e kontakteve me miq e shokë të vjetër e të rinj, “…papunë, pa studime e pa shpresë së e nesermja do të ishte ma e mirë, ishte vuajtja e Ferrit mbi Tokë. Nganjiherë, kisha përshtypjen, se jetojsha në nji boshllëk, që më zinte frymën, pa mundë me u kapë për diçka, me ba diçka, e përfundojsha në nji gjendje shpirtnore, ku mërzitja e madhe më këshillonte me përbuzë gjithçka, e më hidhte në krahët e dëshpërimit.”

Samiu i prehur në qetësi, e shpiegon faktin, se burgjet në tërësi në Shqipëri asokohe, kishin si qëllim kryesor të mbajnë peng në gjendje të tensionuar ditë e natë të burgosurin, që shoqërohej me nnjë izolim total, vuajtje ushqimore, për të ngjallur dek i prangosur ndjenjën e madhe të dështimit. “Atëherë, në fytyrat e tyne vrejsha nji shikim të humbun në hapësinë, e një shprehje dëshpërimi, që tregonte frikën e madhe të boshllekut, që ndjejshin brenda vetes, e që i konsumonte pa mëshirë.

Në dhomë kishte edhe nji numër intelektualësh të përgatitun, e studentë në fazën e formimit të tyne intelektual.

Për ata, ikja e kohës pa asnji veprimtari, ishte shqetësimi ma i madh. Thellësisht të tronditun nga keqtrajtimi fizik e poshtnimi i përditshëm, që e ndjejshin me fuqi, ata e shihnin veten të zanun në kurthin e nji fati të pamëshirshëm, që kufizonte çdo mundësi zhvillimi e që kërcënonte me zhdukjen e tyne fizike.

Ideja e vdekjes në burg i tmerronte, jo aq për vuajtjen fizike, që ajo mund të sillte, sa për mohimin e mundësive të një zhvillimi të plotë të potencialit të tyre, nga nji forcë brute, që ata përbuzshin pa kondita, luftojshin pa rezerva, megjithatë, të ndërgjeshëm se kishin humbë betejën në këtë ballafaqim.

Me vdekë në burg, pa pasë mundësi me reague e pa shpresë me u lirue, sidomos për ata ende në moshë të re, ishte padyshim, forma më e vështirë e vdekjes. E nji padrejtësi supreme gjithashtu!” (f. 192)

I mbërthyer nga kjo padrejtësi mizore e imponuar në burg Samiu, kishte momente ku ai ngadalë e ngadalë si pa e kuptuar po rrëshqiste në ateizëm, duke mos besuar në fuqinë e Hyjit, se ai ishte në provën e vështirë të kalvarit, për të ruajtur thellë në kujtesë ditët e vitet e errëta në ferrin komunist.

Vuajtjet e kishin bërë shpesh atë që të dialogoi, me Zotin, ku në sytë e Tij miliona njerëz vuanin privimin e lirisë në emër të “lirisë”…

Në xhunglën shqiptare sikurse shprehet dr. Repishti, slkkavëria po asgjësonte planin e asgjësimit të dinjitetit njerëzor: “Në xhunglën tonë, bisha mishngranëse sundonte e patrazueme, e plotëfuqishme! Kur të burgosunit merreshin me ekzekutimin në orët e para të mëgjesit, e thirrshin: “Kriminelë! Poshtë komunizmi!” ose “Nuk due me vdekë! Jam i pafaj!”, të gjithë heshtinin. E gjithë bota, sikur flinte gjumin e vdekjes, që nuk njeh jetën.”

Nga kampi i shfarosjes së Vloçishtit në Beden të Kavajës 

Ata që kanë udhëtuar në drejtim të qytetit të Korçës (Ormar Pojan), kanë dëgjuar ose vizituar para komunizmit edhe sot, gërmadhat e një kampi mishngrënës, ustallarët veteranë të krimeve, që drejtonin krimet e përbindshme të viktimave.

Mbi 600 të burgosurit, ku vuante edhe Sami Repishti, do të transferoheshin nga Kampi i Vloçishtit në drejtim të Bedenit të Kavajës. Vitktimat, me shpejtësi mbartinin “plaçkat” zhele, e niseshin në udhëtimin e sigurtë drejt mjerimit të ri.

Përvoja e tmerrshme e kampit të Maliqit, për tharjen e kënetës, që hangri mijë jetë njerëzish, elitën e trurit të nacionit shqiptar, të ngritur me aq mund e sakrifica në auditoret më të famshme të botës, sërisht do të ketë gjah të ri dhe të vjetër nga ata që kanë mbijetuar nga kampi i Vdekjes.

Ndryshe nga romani triller pa killer, të kupolës së socialrealizmit nazikomunist të Fatmir Gjatës: “Këneta”, tashmë dr. Sami Repishti, jep ngjyrën reale të dramës së mijëra viktimave, që humbën në ujërat e përbaltshme të vdekjes plot ushunjëza të Maliqit. Si për të vërtetuar romanin e ri “Këneta e vdekjes”[8] të shkrimtarit Makensen Bungo, lexoni një pasazh: “… Agimi filloi të çukisë errësirën e natës, që zotëronte me një heshtje të përmortshme tejetej Kënetën e Maliqit. Nga Mali i Thatë, filloi të shpërndahej lehtë-lehtë e ndgadalë një dritë e argjendtë mbi majat e maleve dhe mbi kodrat rreth e qark. Yjet e shumtë, lart në qiell, filluan ngadalë të zbehen, lehtas. Hëna pa u shqetësuar, si gjithmonë, qëndronte lart në kupën e qiellit dhe vështronte në heshtje atë grumbull njerëzish pranë Kënetës së Maliqit. I mëshironte? Hena sheh çdo gjë, por nuk flet për asgjë!…”

Samiu, ishte i ndërgjeshëm për fatin e zi që e priste, por sërisht duhet të gjente forca për të mbijetuar vullnesën e Zotit. Mitralozat vdekjeprurës, të vendosur mbi kullat rreth e përqark kampit, ishin gati të këndonin këngën e zakonshme të korbave mbi viktimat, që ishin kocë e lëkurë, një hap para vdekjes.

Veteranët e krimit oficerët dhe kapitenët e burgut, ishin të armatosur me automatikë e revolver. Për të qenë të sigurtë, ata mbanin në duar shkopinj prej druri. Samiu me të tjerët, iu nënshtruan vizitës sipërfaqësore mjekësore dhe menjëherë, drejtori i kampit vendoste secilin që duhet të dalë ditën e neserme në punë.

Dhjetra kamione ushtarakë sillnin viktima të tjerë nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë, të lidhur dorë më dorë dy e nga dy dhe trupat sërisht në litar. Ende pa përfunduar kampi i punës së detyruar ishin sjellë të burgosurit e rinj të saj. Turma e madhe, qëndronte në një sipërfaqe të vogël, të cilës i shtohet djersa nga vapa e muajit qershor.

Ditën e parë, Samiu e kishte të vështirë ambientimin mes lagështirës që sillte në mbrëmje të ftohtit e kodrinës në baraka të papërfunduara e pa çati, ku ishin vendosur të burgosurit.

Një bashkëvuajtës nga Tropoja tek e shihte se Samiun që dridhej nga të ftohtit, hoqi kapotën e vet e ia hodhi me dashamirësi mbi trupin e tij. Solidariteti e ndihma, mes të burgosurve, ka qenë një tipar burrërie i përhershëm.

“Tek të burgosunit e rij të qyteteve të tjera, shihsha nji shfaqje konkrete të konceptit abstrakt që kisha për “kombin” tonë. Tashti, e gjithë Shqipnia më delte përpara, si kjo masë e uritun për bukë, sepse deshti të ushqehej me liri, e zhveshun dhe e zbathun, sepse deshti të ruej për vete e për të tjerët, rroben e dinjitetit njerëzor. Tek të riardhunit, njihsha veten time, sikur të ishte efekti i nji pasqyrimi. I quejta vllazën e i deshta si vllazën! Atdheu më doli përpara, si vendi i shqiptarëve pa ngjyra, fe e krahina.” (f. 198)

Dashnori i Rozafës mes kënetave të vdekjes, kanaleve e… 

“Përsëri, kamionët e ngarkuem me kufomat lëvizëse, që ishin ato ditë, të lidhun me zinxhirë e litarë, leckamanë të mbuluem me baltë, e gjysëm të vdekun nga lodhja, uria e të ftohtit. Për ma shumë se 12 orë, nën drunin e rojeve gjakpirëse, kurrizet tonë u nxinë prej shkopijve të papushim, e shkelmave e grushtave të qenve të kuq të tërbuem.” – Sami Repishti i burgosur politik ne Shqipëri

Dr. Sami Repishti, asnjëherë nuk e harronte vendlindjen, qytetin e Rozafës, për të cilën kishte një dobësi i veçantë. Edhe sot, që ndodhet prej shumë dekadash në New York, herë pas here shkruan promemorie për Presidentin e vendit, Kryeministrin dhe drejtuesve të pushtetit qendror e lokal, duke u bërë thirrjen: Mos e vrisni Shkodrën time!

Qysh në orët e para të nadjes, Repishti, zgjohej nga gjumi nga ulërimat e gardinëve që shanin të burgosurit për të dalë në punë… punë dhe vetëm punë.

Rreshtimi para oborrit të burgut ishte një ritual i merzitshëm e i përhershëm. Të ndarë në 5 brigada pune, në kompani e skuadra (të cilat çdo shqiptari i kujtojnë aksionet Free, në kooperativat e vdekjes së ngadalshëm), komandoheshin nga të burgosur ordinerë dhe ish-zyrtarë komunistë, që kishin ra prej fikut (pushtetit, falë zhgënjimit), të burgosur për krime të rënda ose abuzim në detyrë.

Rreshtat e gjatë me gaveta të palara, prisnin në rrallë për të marrë rracionin e gjellës, që sikurse shkruan Samiu, ishte një lloj “bollgur” (një lloj gruri i bluar trashë, qysh në mbrëmje, që edhe kafshëve po t’ia jepnin do të bërtisnin me të madhe), me qëllim që amidoni të trashej si balta, e supa të bëhej llapë.

Mungesa e kalorive dhe vlerave ushqyese për trupin, nuk do të shqetësonte drejtuesit e burgjeve e kampeve të punës, mbasi të burgosurit ishin tashmë mish për top për të ndërtuar mjerimin e pushtetit të ri komunist. Ai sëbashku me skllevërit e punës, punonin në kanale ose kolektor tharës të ujërave të pellgut ose kënetës, prej nadjes deri në perëndim të diellit, 16-18 orë në ditë.

Samiu, kishte dalë një ditë më parë nga spitali dhe ishte fitur në punë. Ai nuk e kishte marrë ende vetën mirë, por kazma e priti që në ditën e parë në kodër. Roja, që e shihte me vemendje se ai nuk punonte, ndonëse ishte i djersitur prej mundit të kazmës në punë, filloi ta godasë pa mëshirë.

E ai kujton: “…Pak minuta më vonë, nji kapterr i shkurtër nga trupi e fytyrë të vrantë, u afrue e, pa më folë fare, me shtyu me aq fuqi, saqë rashë përtokë. Kur desha të ngrihem, ai filloi goditjet me shkop në kurriz, pa pushue, derisa rashë përsëri. Nguli këmbë të ngrihesha. U përpoqa, por kambët nuk më mbajshin nga lodhja e, dridhesha tue u mbajtë për lopatë. Kapterri e humbi. “Shpirtin do ta marr!”, më tha, “Ose duhet të bësh normën, o s’ka! Kupton? Këtu do të lësh kockat, këtu në kanal!” Unë nuk u përgjigja; ai u largue.” (f. 201)

Piramidat e Egjiptit në kohën e lashtësisë, kishin ngrenë mijëra jetë skllevërish egjiptianë. Shqipëria, asokohe ishte një kopje e saktë e Egjiptit të ri të periudhës së Mesjetës, ku Enver Hoxha, kërkonte të realizonte ç’mendurinë e tij idiote të planeve të vdekjes 5 dhe 10-vjeçare, duke u mburrur para kriminelëve sadistë të botës horror të zambëve, diktatorëve, si: Josif V. Stalinit, Josif B. Titos, Maos Ce Dunit dhe Fidel Kastros, se do të jetë shembull i shtypjes dhe vrasjeve të popullit të vet…

Asokohe i burgosuri me punë të rëndë të detyruar të kampeve të internimit dhe vdekjeve të ngadalshme, por të sigurtë i riu Sami Repishti, shpesh nuk e bënte normën dhe bashkohet me numërin e skllevërve, emri i të cilit figuronte vazhdimisht në listën e zezë të dënimeve shtesë.

Kështu mësojmë, se i riu shkodran, nuk u lejua të marrë gjellën as paguren me ujë, duke mos hyrë në baraktë deri në mesnatë. Për 6 orë, ai me shokët e vet qëndroi i ulur në tokë këmbkryq. Më mbas, ai u mundua që të pushonte pak, në krevatin prej drunit nga të rrahurat, që kishte marrë si rracion nga kapterri shkurtabiq. Kështu e gjeti edhe mëngjesi i ditës tjetër.

Të gjithë kishin dalë në punë, kurse ai qëndronte si i paralizuar në krevat. “Pak minuta ma vonë, hyni drejtori me nji shkop në dorë, më urdhnoi të ngrihem e, kur kuptoi se unë nuk kisha fuqi të mjaftueshme me qëndrue në kambë, më vuni shkopin në gojë e, me nji za të çjerrun kërcënoi:

-Jo këtu në krevat, -më tha, -ti do të vdesësh atje, në kanal.

-Ti je armik i popullit e duhet të paguash për dëmin, që i ke sjellë popullit. Nesër në mëngjes, po të gjeta këtu, do të vras me dorën time! Qen bir qeni.”

Në kampin e Bedenit të Kavajës, historia e kalvarit të vuajtjeve pambarim, do t’a gjente Samiun sërisht edhe në vitin 1948. Çfarë kishte ndodhur, që të burgosurit nuk po shkonin në punë si çdo ditë?

Marksisti sllav Tito me Jugosllavinë e vet, ishte shmangur kampit socialist të diktatorit vrastar Stalinit dhe se komunistët shqiptarë ishin gjendur të papërgatitur nga kjo fatkeqësi dhe situate e re e pakandshme e krijuar për ato. Nga frika e ndonjë revolte në burgjet politike të Shqipërisë, rregjimi përdori një taktikë tjetër, duke shtuar dozën e propagandës komuniste.

Kështu të burgosurit me zor nxirreshin në oborrin e burgut dhe komandanti fillonte të lexonte gaztën “Ze(h)ri i Popullit”, për të sqaruar se PKSh nuk kishte gabuar, por ishin jugosllavët ata që kishin devijuar nga idetë marksiste-leniniste.

Kujt i hynin në punë blah-blahtë komuniste në kampet e burgjeve të Enver Hoxhës, kur dihet se viktimat politikë as që donin t’ia dinin për fatin e komunistëve shqiptarë e për më pak atyre jugosllavë, prej të cilëve ata ishin dënuar me privim lirie. Shqipëria, do të ndrydhej edhe më tej në guackën e krimit dhe mjerimit, që do të vijojë deri në vitin 1991…

Mbas kampit të punës së detyruar në Orman Popajn të Korçës, Samiu rikthehet në burgun e Shkodrës, në fund të muajit nëntor, kur shirat e përmbytjet me një lugë ujë të qytetit kishin filluar.

Gjatë udhëtimit, me makinën-burg, shihte me andje fushat, malet, kodrat, katundet e pambarim të Atdheut të vet, që e kishte futur në kafazin e hekurt, në “emër të popullit” absurd imagjinar. Era e qytetit të lashtë e tërhiqte, sepse aty ishin vitet e fëmijërisë dhe rinisë që se provoi kurrë në liri.

Mbas 4 vitëve, ai ndihej i lodhur, me dhimbje, poshtërim të përditshëm në emër të proletariatit, që vriste e piqte kundërshtarët e vet politik kur të donte dhe sa të donte.

Djalli, tashmë zotëronte pushtetin e vet dhe kënaqej tek gostiste me mish njeriu viktimat e diktaturës së tij, e cila, si fickrra më vonë vret vetën, me dorën e vet… “Ishte ky vendi im, që më trajtonte në këtë mënyrë? Ishte kjo Shqipni, nana apo njerka ime, e martueme me prindin që me kishte braktisë!?… Tue u largue nga Maliqi, më vinte në mend skena e Pirros 16-vjeçar, që qortonte vëllaun 14-vjeçar , sepse, tue mos durue urinë, kishte grabitë nji racion bukë.

Zemrimi i Pirros, që qortonte me lotë, në sy preku të gjithë kampin. Vogëlushi ulte kokën e, qante gjithashtu. Mandej, Pirroja i zemruem e i papërmbajtun filloi t’i binte “hajdutit” të bukës, që kundërshtonte, derisa të dy vllaznit u përqafuan.

Ishte nji skenë e pabesueshme, nji ngjarje që më copëton zemrën edhe sot, sa herë që e kujtoj. Cili do të ishte fati i këtyne dy të rijve ende të parritun, në nji vend që i përbuzte, braktiste e i dënonte, me vjetë të gjata burgimi?” (f. 238-239)

Lirimi nga burgu pa liri dhe varfëria e tejskajshme 

Mbas lirimit nga burgu, Samiu niset në qytetin e lindjes me një makinë të rastit. Shkodra, tashmë ishte kthyer në qytet karantine mjerimi, ku afishet e propagandës komuniste gjendeshin kudo. Kur hyri në shtëpi, motra e njoftoi se banonin në një dhomë përdhese dhe pjesa tjetër e shtëpisë ishte e zënë nga qeraxhij, të vendosur aty nga qeveria.

I gëzuar me lot ndër faqe, se gjendej pranë familjes, ai nuk u merzit se ku banonte. Pasuria e gjithë familjes ishin 3 krevatë, një tryezë, disa karrige e divani.

Vëllai i Samiut prej disa kohe ishte arratisur nga Shqipëria., ndërsa vëllai tjetër ishte me shërbim ushtarak. Nëna e motra, shikonin Samiun, por nuk flisnin. Me kokë të ulur poshtë, nëna tha: “Nuk kemi bukë… nuk kemi triska… e motra nuk gjen punë…!”

Të nesërmen Samiu, doli për të kërkuar punë. Ai shkoi tek Zyra e Punës e ata i thanë se duhet të shkonte në Ndërmarrjen e Ndërtimit. Edhe këtu, ai ndeshet me një harbut prej Peshkopie, që i tha që të shkonte në stadium, ku do të pastronte barin e keq në pistën e vrapimit.

Dr. Samiu, shkruan: “Punojsha për bukën e gojës, e isha i gatshëm me punue për atë copë bukë edhe në sketerrë…!” Javën e dytë e caktojnë të punojë në kanalizimin e tokave të Qendrës Zooteknike. Kështu e gjeti edhe viti 1956. Atmosfera politike në Shqipëri ishte rënduar shumë.

Në Europën Lindore lëvizjet kundërkomuniste kishin gritur krye. Kështu në Hungari shpërtheu revolucioni, që kërkonte përzënien e forcave pushtuese ruse, rrëzimin e diktaturës komuniste, vendosjen e demokracisë dhe marrëdhënie me botën demokratike perëndimore.

Sigurimi në vend, kishte hartuar lista të reja arrestimesh, të elementëve që dyshoheshin se mund t’i shkaktonin trazira kundërqeveritare. Në listë figuronte edhe qytetari Sami Repishti prej Shkodre.

Lajmi i papritur, krijoi tek Samiu një ndjenjë paniku. Duhet menduar diçka, se përndryshe, ai sërisht do të binte në kthetrat e xhelatëve dhe burgjet e rregjimit të hienave. Ai, gjithnjë i shmangej provokimeve të kasnecëve të Sigurimit (fuksave), duke preferuar të përdor armen e heshtjes e gjakftohtësinë.

Repishti, caktohet si punëtor në ndërtimin e Teatrit “Migjeni”. Motra e viziton në punë e i thotë, se policia kishte ardhur në shtëpi për t’a kërkuar, duke lënë porosinë që të paraqitej në Policinë Qendrore brenda ditës. Mbas pak u nis dhe oficerët mbasi i panë adresën e vendbanimit që nuk kishte ndryshuar e lanë të lirë të kthehej në shtëpi.

“Çdo ditë e ma shumë kisha përshtypjen se, eksperienca komuniste në Shqipni, kishte marrë karakterin e aventurës, që shkelmonte logjikën e përfundimet logjike. Megjithë pretendimet fisnike se “ata” frymëzoheshin nga dëshira e largimit të miliona viktimave nga vuejtja e vorfnia, eksperienca komuniste tregonte se ata i afroheshin vuejtjes e vorfnisë, ma shumë. I mbyllun brenda burgut tragjik të komunizmit stalian, edhe nga nji mur i dytë i përpunuem me duert e veta, komunistët e pashkollem shqiptarë kishin hy në nji rrugë pa dalje. Shqipnia vorfnohej çdo ditë e ma shumë!” (f. 309)

22 gusht 1959: Lamtumirë nënë e vendlindje! 

Ishtë dita fatale për Samiun, atdhetarin e zjarrtë të vendlindjes e Shqipërisë. Me një revolver e dy bomba dore, ai së bashku me shoqëruesin u nisën drejt kufirit. Ai nuk mendonte më për rrugën e kthimit mbrapa, por përpara dhe vetëm përpara drejt shtigjeve të lirisë me çdo çmim.

Nëna, kjo krijesë e përsosur e botës njerëzore, e ndiente thellë në shpirt se edhe Samiu do të largohet nga folesa e vogël e shtëpisë, ashtu sikurse kishte bërë djali tjetër para tij.

Dy miqtë të ngushtë, studenti Muhamet Fejza e bujku Muho Sami Toshi, kishin vendosur të vdisnin, për të shpëtuar një shpirt arbërori nga dyert e Ferrit. Ata së bashku ndihmuan Samiun të arratiset, si heronj të heshtun, sot marrin bekimet e falënderimet e përzemërta nga prof. Sami Repishti.

Në vitet e mëvonshme, dy familjet Fejza dhe Toshi,[9] do të përshkohen nga kalvare vuajtjesh së bashku me familjet e tyre. Samiu, tashmë do të merrte me vete në udhët e vështira të emigracionit netët pranë sofrës së familjes së tij, kujtimet për babain, që dëshironte të shihte të gjithë rreth sofrës kur hanin darkën, të rreshtuar rreth tryezës, simbas moshës.

E dhimbshme largimi drejt dherave të huaja, jo me dëshirë por nga imponimi i kundërshqiptarëve komunistë, që kishin gjak arbëror e flisnin shqip kundër bijve më të mirë të popullit të vet. Sërisht do të rikujtojë momentet e ngrota në gjirin e familjes tek përgatiste mësimet për shkollë, kur sytë fillojshin me iu mbyllë prej gjumit, nëna, që rrinte gjithnjë me fëmijët, i merrte për dore një e nga një e i përcillte deri në krevat. “Mandej na jepte nji të puthun, ngrohtësinë e së cilës e ndiej edhe sot, e na uronte: Natën e mirë!. Na bajshim nji gjumë të ambël deri në mëngjes. Ishim të lumtun!” (f. 26)

Po kjo nënë sëbashku me vajzat dhe djalin (vëllain e Samiut) ende të pa rritur, ishin dërguar në kampin e dëbimit (internim), në Berat, e më vonë në Veliqot të Tepelenës, si ndëshkim për arratisjen e njërit vëlla jashtë Shqipërisë.

Shqetësimi i Samiut rritej çdo duke menduar sesi do t’a shtyenin mjerimin e madh të shtetit komunist familja e tij e përndjekur dhe e poshtëruar nga kampet e internimeve.

Ai në burg dhe familja pa shtëpi, mbasi shteti “demokratik” ia kishte sekuestruar të gjithë orenditë dhe e kishte lëshuar banesën e tyre qiraxhinjve të tjerë, të ardhurat e së cilës kalonin në xhepat e hajdutit – shtet. Tashmë, mjerimi, ishte ulur këmbëkryq në familjen e vjetër shkodrane Repishti, e po këndonte pamëshirë këngën e kalvarit plot mundime e vuajtje deri në palc.

Gënjeshtra, urretja, hakmarrja, terrori sistematik, që ushqehej me kujdes nga organet e Partisë Komuniste (që sapo ishte kthyer në termin qesharak e Punës) të Robërisë, në mendjet dhe zemrat e antarëve të saj, po jepte frytet e veta, mbasi viktimat rriteshin përpara oreksit të të babziturve animal, që kishte filluar zbatimin e gjenocidi të planifikuar të diktaturës së proletariatit në rrafshin fizik, moral, shpirtëror, kulturor etj., kundrejt bijve më të denjë të popullit martir shqiptar.

Kjo gjendje terrrori kundërnjerëzor, që rritej në progresion gjeometrik, e revoltonte zemrën e plagosur të shkodranit të burgosur Repishti. Ai kërkonte prej ndërgjegjës së vet gatishmërinë e momentit final të rezistencës kundërkomuniste, që ishte një kundërpeshë dhe kërkesë e domosdoshme në luftën me mbretërinë e djallit, që kishte fatkeqësisht gjak, gjuhë dhe emër shqiptari. Por gjithsesi, ai zgjodhi udhën e mbijetëses, qetësisë e gjakftohtësisë, ku Zoti i kishte dërguar Engjëllin, tek e këshillonte për më shumë durim e sakrifica sprove…

“Por, zemra e nji nëne nuk gënjehet lehtë; ajo ishte ma e ndjeshme se ftohtësia e trupit tim. Ajo dyshoi, që unë nuk kisha “nji punë në katund” e u frikësue shumë.

Po e lejsha vetëm përsëri, mbas dhjetë vjet burgimi e sidomos tashti, në ditën e pleqnisë. Pa lëshue za, më shikoi drejt në sy, e frikësueme e plot lotë.

Me trupin e lodhun nga mosha e që mezi mbahej në kambë, u lëshue krejtësisht në krahët e mi, pa shqiptue as edhe nji fjalë të vetme, që në këtë çast suprem, do të më kishte lëndue edhe ma shumë, ose dobsue vendosmeninë time me u largue.

Për nji çast, nanë e bir ishim nji e të pandamë, ndërsa motra, e dërmueme nga ajo pamje e dhimbshme, mbuloi fytyrën e njomun me lotë…

Nji tërheqje magjike më shtynte me vështrue ledhet e kalasë, e dukej sikur më shikojshin me pakënaqësi e më qortojshin: Largohu, largohu nga unë, o biri im, që nuk pranon sundimin tim mijëvjeçar.

Largohu në botën përtej, ku unë nuk të shoh përsëri… Por do të ndjesh thellësisht mallin që mundoi bashkatdhetarët tuej, akoma të lidhun me mue.

Megjithatë, nëqoftëse asht liria ajo që fitoi mbi magjinë time shekullore, shijoje tanësisht, me të gjithë gjoksin e mbushun nga frymëzimi i saj.

E, mos anko kur, në kulmin e galdimit që shpreson se të pret, nji fshamje e thellë, e dhimbshme, do të sjellë mendimin tand kah unë, kah këto ledhe të harrueme.

Atëherë, ma shumë se kurrë, do të kuptosh si duhet sa randë peshoj unë në zemrën tande, që nuk pranon shkëputjen ma shumë se shuemjen time…!” (f. 325-326)

Prof. Sami Repishti nga burgjet komuniste në Universitetin e New York-ut 

Ishte pjesëtar aktiv i rezistencës, kundër pushtuesve fashist italianë dhe nazistëve gjermanë në Shqipëri, si student, kundërshtoi diktaturën komuniste të prosa vendosur në vendin e ripushtuar të shqiponjave.

Më 1946, u arrestua dhe u dënua me 15 vjet burgim të rëndë, kryesisht për kërkesat e tij për demokraci dhe zgjidhjen e problemit dardan. Nëna, vëllai dhe motra e tij, vuajtën në kampet e internimit në Berat dhe Tepelenë.

Më 1959, u arratis në ish- Jugosllavi, ku u burgos përsëri, e mbas shumë vuajtjesh, ai emigron në SHBA (1962), ku jeton edhe sot me familjen.

Ka bërë studimet e mesme në Shkodër, dhe ata universitare në Firenze (Itali), në Paris (Francë) dhe ka dokturuar pranë Departamentit të Frëngjishtës në City University of New York në vitin 1977.

Për 25 vjet me rradhë, ka dhënë mësim në college-t amerikane.

Ka qenë kryetar i Departamentit të Gjuhëve të Huaja për shkollat e qytetit Malverne, New York, dhe pedagog i jashtëm pranë Aldephi University New York.

Në vitin 1991, është autor i më shumë se 100 studimeve dhe artikujve me tema shqiptare dhe të Drejtat e Njeriut, kryesisht për shqiptarët në ish-Jugosllavi dhe çamët, të botuar në shtypin amerikan dhe shqiptar.

Ka qenë koordinator për ish-Jugosllavinë dhe Shqipërinë, pranë Amnesty Internacional në SHBA për periudhën e vitëve 1979-1982.

Është i pari shqiptaro amerikan, që ka dëshmuar para Kongresit Amerikan për Kosovën në prill të vitit 1965, dhe ka vijuar me dëshmi të shumta para komisioneve të Kongresit Amerikan dhe njëkohsisht qendrave studimore amerikane, kryesisht për problemin kosovar.

Në vitin 1986, kërkoi hapjen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, që u realizua me sukses në vitin 1996, dhe atë kosovar në Washington, që u aprovua nga Presidenti i 46-të i SHBA-së Mr. William Jeferson Clinton më 1993.

Që nga viti 1965, vazhdon të jetë njeri nga aktivistët më të njohur për kontaktet e vijueshme me përfaqësuesit e Kongresit, Departamentit të Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë, në mbrojtje të interesave të mbarë popullit shqiptar, pa ngjyra ideologjike.

Dr. Repishti, është bashkëthemelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane (1986) dhe drejtor ekzekutiv (1989-1992), themelues dhe president i Kosova Relief Fund, USA., Inc. (1978 dhe sot); bashkëthemelues i American Friends of Albania dhe sekretar/arkëtar i saj (1992-1996); bashkëthemelues i Këshillit Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC, 1996) dhe president i parë (1996-1998).

Ai është antar i Bordeve drejtuese të disa organizatave shqiptaro amerikane. Vazhdon të merret me studime shqiptare dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Ai është i martuar me Dianën e ka dy fëmijë një djalë Daren me profesion mjek, dhe një vajzë Ava avokate, me nipa dhe mbesa.

Lidhja dhe bashkëpunimii i prof. Repishtit me Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York

Në një shkrim të studiuesit shqiptaro amerikane prof. Gjon Frani Ivezaj, ndër të tjera lexojmë më shumë mbi aktivitetin e pasur intelektual dhe atdhetar të prof. Sami Repishtit.

Shpesh në diasporën shqiptaro amerikane, për dekada me radhë, kanë vepruar figura të shquar, të cilët, me veprimtarinë e tyre të panderprerë atdhedashëse kanë dhënë një ndihmesë shumë të madhe çëshjes shqiptare të shtetit amë dhe në trojet e tjera etnike. Një nga këto personalitete më të ndritura të komunitetit tonë është edhe intelektuali antikomunist dhe pedagogu i Universitetit, profesori i shquar Sami Repishti, i cili, qysh kur erdhi në SHBA dhe deri në ditët tona, po punon pa u lodhur për dekada me radhë, për çështjen shqiptare në forma të ndryshme, si në tubimet e shpeshta dhe atikuj të shumtë sensibilizues për Qeverinë, Senatin dhe Kongresin Amerikan.

Kujtoj, se Profesori ynë, në çdo kohë dhe situatë, që i është krijuar mundsia, ka shkruar kujtime me ngjarje të hidhura të kohës së tij, të cilat i ka botuar në shumë revista dhe gazeta të botës shqiptare.

Ai ka qenë dhe mbetet edhe sot e kesaj dite, miku dhe bashkëpunëtori me i ngushtë e i dashur i kishës katolike shqiptare Zoja e Shkodrës në Hartsdale New York. Ata që kanë njohur nga afër këtu në New York, jetën dhe veprën e profesorit shkodran Sami Repishti, kanë ndjekur me kujdes edhe kumtesën e tij për kohën e perskeutimit të përbindshëm bolshevik, gjatë diktaturës ateisto-komuniste në Shqipëri, në harkun kohor të vitëve 1944-1990.[10]

Në një shkrim dedikuar sakrificave të klerit katolik apostolik roman shqiptar, prof. Repishti shkruante: “…. për 38 martirët e fesë katolike dhe kolegët e tyne të masakruar nga terrori komunist…. për atë madhështi të pa shkallë, që përvuejtënia falë vetëm për njerëzit e kushtuem, për atë qetësi që buron vetëm nga shpirti i qenieve njerëzore pa kërkesa, për atë hir që rrezatojnë vetëm ata që idenë e kanë afsh zemre e përpjekjen për atë ide, qellim të vetëm të jetës së tyne…. Sherbim për Zotin dhe krijesën e Ti, je që unë dëshmova gjatë viteve të burgut të përbashkët, me mirënjohjen dhe respektin tim ma të thellë!”

Ai, si një intelektual i përgatitur dhe shumë largpamës, atdhedashës dhe si një shqiptar i devotshëm, ka qenë dhe është i pranishëm në të gjitha ngjarjet kombëtare, kulturore, përkujtimore të figurave te shquara të klerit katolik dhe atdhetare, që ka organizuar vazhdimisht prej disa dekadash, Qendra Kulturore Nënë Tereza, pranë kishës katolike Zoja e Shkodrës në New York.

Gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në burg në Shqipëri, ai ka parë nga afër me sytë e tij persekutimin e shumë figurave të shquara të klerit katolik, me të cilët ka ndarë vuatjet, kujtimet dhe mbresat e një jete shumë të vështirë, plot plagë e vuajtje në qelitë e tmerrshme të burgjeve të vdekjes, të regjimit komunist të dikatatorit Enver Hoxha.

Këto episode dhe kujtime të dhimbshme, ai i ka shkruar dhe referuar në shumë takime kulturore dhe historike, që shpesh janë mbajtur në ambientet e kishës Zoja e Shkodrës në New York.

Kështu 21 vjet më parë, ai ka mbajtur një fjalim shumë domethënës, gjatë kohës së celebrimit për konsakrimin e kishës katolike shqiptare Zoja e Shkodrës, më 25 prill 1999 në New York, kumtesë e cila më vonë u botua edhe në faqet e revistës kulturore fetare Jeta Katolike, që prej vitit 1966 vazhdon të botohet, nën perkujdesin e Qendrës Kulturore Nënë Tereza, me drejtor botues meshtarin e palodhur dom Pjetër Popaj dhe kryeredaktorin e saj Mark K. Shkreli, redaktorin Klajd Kapinova dhe Simon Vukel.

Po ashtu 19 vjet më parë prof. Sami Repishti, më 2 maj 2005, mban një fjalim në ambientet e kishës katolike shqiptare në New York, me temë: “Papa Gjon Pali II: “Mos Kini frike!”, pra, një muaj mbas kalimit të Atit të Shenjt në amshim.

Me këtë rast, ai i bën një përshkrim dinjitoz, duke e përkujtuar papën polak Karol Wojtyla, i cili ishte deri në fund një antikomunist i vendosur, një intelektual, shkrimtar (poet) dhe figurë e shquar e historisë së papatit në Selinë e Shenjt në Vatikan.

Prof. Repishti, shkruan një artikull tjetër shumë të bukur, në revistën Jeta Katolike në New York, me titull: “Surgite, Mortui! – Le të Ngrihen të Vdekurit”, një punim me ngjarje të jetuara historike, i cili, në vetvete përmban kujtime të kohës së zezë në Shqipëri, kur diktatura e protelariatit bënte kerdi (masakra) mbi popullin e pafajshëm shqiptarë.

Temat e preferuar e prof. Repishtit ishin bashkëvuajtesit e tij klerikët katolikë franceskanë dhe jezuitë, të cilët historikisht nder shekuj kanë qenë ajka e vërtetë e kombit tonë.  Këto prelatë dhe klerikë të thjeshtë të dy Urdhërave të famëshme Franceskane dhe Jezuitëve nga qyteti i lashtë i Shkodrës, vinin nga dy shkolla të së njejtës kulturë përparimtare kristiane.

Prof. Sami Repishti edhe mbas viteve 1990, është munduar të mos shkëputet nga vendlindja e tij Shkodra, duke shkruar shpesh kujtime për qytetin, impresionime dhe banorët e tij. Me shumë interes janë edhe letërkembimet e prof. Sami Repishtit, me mikun e tij të vjetër imzot Rrok Mirditen, Arqipeshkëv Metropolitan Tiranë-Durrës, i cili, disa vite më parë ka ndërruar jetë.

Leterkembimi i përket periudhës së muajve korrik-gusht të vitit 2003. Repishti-Mirdita, janë një pasuri e madhe për studiuesit, sepse aty sheh sesi dy intelektualët i trajtojne tematikat shqiptare dhe kulturore në terësi.

Mons. Mirdita e falënderon nga zemra prof. Repishtin, për vizitën që ai i bën në Selinë e Arqipeshkvisë Metropolitane Durrës-Tiranë (sot Tiranë-Durrës), në kryeqytetin e Shqipërisë. Prof. Repishti e falënderon Monsinorin, për dhurimin e librit të tij: “Për një Shqipëri me Zotin”.[11]

Prof. Sami Repishtit, për ne kudo që jetojmë është simboli i shqiptarit të madh, i atdhetarit të pamposhtur, i cili sfidoi tri diktaturat më të mëdha të shek. XX; diktaturën fashiste, diktaturën naziste dhe atë komuniste.

Ai, është shembulli i intelektualit rrallë të atdhetarit vetmitarë, i cili vuri gjithcka, pasurinë, familjen, jetën e tij për të mirën e kombit vetë Shqipërisë, që ne shqiptarët sot të jetojmë si kombet e tjera të qytetruara në paqe dhe qetësi, duke vlerësuar kontributin madhor, për mendimin tim, professor Repishti, qëndron në krye të intelektualëve dhe është krenaria e diasporës shqiptaro-amerikane.

Profesor, Sami Repishti është dhe mbeti në zemrat e të gjithë shqiptarve, simbol i genies së races sonë, intelektuali më i nderuari i të gjithë kohërave, i cili shquhet edhe si një nga polemistët ma të mprehët të kohës, e prijës i idealeve më të larta kombëtare, model i kësaj bote të qytetruar.

Ne, sot ndjehemi krenar për atë që prof. Sami Repishti i ka lënë si trashegimi kulturore, patriotike dhe shkencore shkodrane, kombit shqiptare dhe diasporës sonë në SHBA.

Botime: 

Dr. Sami Repishti, është autor:

  1. “Ten Memorandum-The Plight of the Albanians in Yogoslavia”, New York, 1988.
  2. “Albania in Brief”, New York, 1993
  3. “Pika Loti”, Tregime Burgu, Shkodër, 1997.
  4. “Kosova – 2000”, Përshtypje udhëtimi Prishtinë, 2001
  5. “Nën hijen e Rozafës”, Narrative e jetueme, Tiranë, 2005

Editor:

  1. Punimet e Seminarit të Parë Kulturor “Mbi Çamërinë”, New York – Shkodër, 2001
  2. Breaking the Silence: “A Voice for Kosova-1968-1995”, New York, 2001

Bashkëeditor:

  1. “Studiues on Kosova”, New York, 1984
  2. “Albanian Language Cometencies”, Peace Corp., USA, 1992

Bashkautor:

  1. “100 vjet, Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, Roma, 1979
  2. “Human Right in Yugoslavia”, New York, 1986
  3. “Yogoslavia: The Failure of “Democratic” Socialism”, New York, 1988
  4. “Seft – determination in Central East Europe”, Brugg, Ch, 1988
  5. “Dissolution in Central East Europe”, Brygg, Ch, 1989
  6. “The New Era”, Brugg, Ch, 1990 

Për veprimtarinë e tij është nderuar me: 

  1. “Recognition for Human Right”, Albanian American Nacional Organization, 1986
  2. “Saint Nicholas Districtive”, Albanian Orthodosx Archidiocese in America, 1988
  3. “Recognition – Fighter for Democracy”, Mr. & Mrs. W. I. Clinton, kandidat – President, 1992
  4. “Medalje e Artë – Pishtar i Demokracisë”, Tiranë, 1992, me Motivacionin: “Për veprimtari demokratike në Shqipëri”
  5. “Urdhëri Naim Frashëri, Klasi I”, me Motivacionin: “Për veprimtari kulturore në ShBA, 1995
  6. “Operation Joint Guardian – Kosovo”, Medalje dhënë nga Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, Prishtinë, 2000
  7. “Recognition Honring…”, Dhoma e Përfaqësuesve, Kongresi Amerikan, 2000, në 75-vjetorin e lindjes.
  8. “Medalja e Artë – Lidhja e Prizrenit”, akorduar nga Dr. Ibrahim Rugova, Prishtinë, 2003, me Motivacionin: “Për kontributin e njashtëzakonshëm në internacionalizimin e problemit të Kosovës.”

Shënim: Shkrimi është shkëputur nga libri: ““Dritë dhe hije historike në New York” (Figura, analiza, reçensione dhe këndvështrime) New York, 2024, amazon.com barnesandnoble.org eBay.com etj.

[1] Sami Repishti, “Pika Loti” Tregime Burgu, Shtëpia Botuese “Atë Gjergj Fishta”, Shkodër, 1997, f. 15.

[2] Atë Dr. Gjon Shllaku O.F.M. (1905-1946). Françeskan i devotshëm, mendje e mprehtë dhe premtuese e letrave shqipe. Ishte drejtor i revistës zëmadhe “Hylli i Dritës” (Shkodër, 1913-1944, 1992, 2006) dhe autor i disa artikujve publicistikë me frymë kritike. Filloi mësimet në Kolegjën Françeskane në qytetin e Shkodrës, e më vonë vijoi studimet e mesme në Liceun “Illyricum”. Ai niset në Hollandë, për të studiuar për Teologji, e më vonë vijon sërisht Universitetin “Luven” në Belgjikë, gjatë viteve 1932-1936. Më 1937, diplomohet në Filozofi e Theologji në Universitetin e Sorbonës. Ka qenë për disa vjet profesor në Liceun “Illyricum”, duke dhënë lëndën e besimit, filozofi dhe gjuhën frënge. Më 10 prill 1940 albanologët më të njohur të Italisë, si: Prof. Carlo Tagliavini, prof. Matteo Bartoli, prof. Giuseppe Jr. Schiro, prof. Francesco Ercole etj., vizitojnë Shqipërinë me qëllim që të formojnë një Akademi për Studime Shqiptare. Në mungesë të pader Gjergj Fishtës o.f.m., asokohe Akademik i Italisë, i shoqëron miqtë italianë atë dr. Gjon Shllaku o.f.m. Ata shohin muzeumin e bibliotekën. Për ta pasuruar fondin e Bibliotekës së Kuvendit, hartohet një listë me libra shkencorë, kulturorë dhe enciklopeditë, listën e së cilës për Qeverinë Italiane e harton atë Gjon Shllaku. Ministria e Kulturës Italiane mahnitet për shijen e hollë të librave plot vlerë nga thesari i kulturës italiane që ka kërkuar françeskani enciklopedist dr. Shllaku. Por kishin ardhur në pushtet komunistët që nuk donin t’ia dinin për kulturën shqiptare e më pak për atë botërore… Frati i Sh’Françeskut, arrestohet në dimrin e ftohtë të vitit të zi 1945, kur ishte në shkollë pranë studentëve të vet. Qëndroi pak kohë në burg, mbasi më 4 mars 1946. Furra proletare kundërklerikale komuniste, vendos të pushkatohet sëbashku me jezuitin italian z/Provinçialin e Jezuitëve (Societta Jesus), atë dr. Gjon Faustin S.J. (1901-1947), atë Danjel Dajanin S.J. (1916-1947), semanaristin Mark Çunin (1920-1947) dhe disa pjesëtarë të tjerë, duke u akuzuar fillimisht për “tentativë për arratisje” dhe më vonë, si Kryetar i Partisë Demokristiane, por arsyeja e vërtetë dihet prej të gjithëve. Në ceremoninë e rivlerësimit të figurës së klerikut të nderuar të Shqipërisë, më 28 nëntor 1993, i jepet vlerësimi “Martir i Demokracisë”

[3] Prof. Arshi Pipa (1920-1997), lindi në Shkodër, në një familje intelektuale të këtij qyteti. Diplomohet për filozofi, në Universitetin e Firences, në vitin 1942. Ai dha mësim në Amerikë në Kolegjin e Arkansasit si profesor i filozofisë dhe më vonë si profesor në Universitetin e Minesotës, ku ligjëroi letërsinë italiane. Nga veprat e tij: “Lundërtarët”, “Libri i Burgut”, “Rusha dhe Meridiana”, “Letërsia shqiptare, perspektiva sociale”, “Letërsia shqiptare bashkëkohore”, etj. Ka kryer edhe shumë studime si: “Tipologjia dhe periodizimi i letërsisë shqiptare”, “Bisedë me Kadarenë”, “Dy libra për gjuhën dhe folklorin”, etj. Së bashku me publicistin prof. Martin Camaj ishin disidentë, që punuan në mërgim dhe që dhanë një kontribut të madh intelektual në fushën e gjuhësisë, letërsisë, filozofisë, sociologjisë dhe publicistikës

[4] Asambleja e Këshillit të Europës, më 25 janar 2006, aprovoi Rezolutën #1481, për Ndëshkimin Ndërnacional të Krimeve të Rregjimeve Totalitare Komuniste. Kjo Rezolutë, pati jehonë të madhe në botë, në veçanti në Shqipëri, e rrethin e Shkodrës, për faktin se ky rreth, prej vitit 1944-1990, u përsekutua më shumë se çdo rreth tjetër i Shqipërisë, ku u internuan 3000 persona, u burgosën për motive të mirëfillta politike 2846 të tjerë, u pushkatuan 601 persona, dhe u zhduk pothuajse krejtësisht komuniteti i klerikëve katolikë nga rregjimi komunist. Për këtë vlerësim, që i bëhet Shkodrës antike, Shoqata e Ish-Burgosurve Politikë Dega Shkodër, eurodeputetit Mr. Goran Lindblod, i dha titullin “Nderi i Qytetit”.

[5] Shtabi Operativ i “Kosmetit” i urdhëruar nga Shtabi Suprem i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Jugosllave, me qëllim të shpërbërjes së qëndresës në Kosovë në mars-prill 1945, mobilizon me dhunë shqiptarët, për t´i dërguar në Frontin II të Adriatikut Veriperendim të Jugosllavisë. Skenaristët e Masakrës së Tivarit, zgjedhën rrugën Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar-Dubrovnik-Rijekë. U mobilizuan shqiptarët nga ushtria, Besiana (Podujeva), Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni, etj. Mobilizimi i dhunshëm, tuboi qendrat e rretheve, komunale, njësi ushtarake të komanduara nga oficerë shqiptare, udhëtuan drejt qendrës së përgjithshme të kazermës ushtarake në Prizren. Mbas sistemimit, të mobilizuar çarmatosen me arsyetimin se armët do t’i marrin në Kroaci e Slloveni. U çarmatosën oficerët shqiptarë e për përcjellje u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46 serb e njohur për terrorizëm. Dëbimi nga kazermat e Prizrenit u bë në 3 skalione: E para, me 3700 veta u nis më 24.03.1945. Mbas 5-6 ditësh arriti në Tivar, e iu dorëzua Divizionit IX jugosllav. Gjatë rrugëtimit, u keqtrajtuan nga serbo-malaziasit. Nga Tivari u nisën në Istri. Disa ditë ndalojnë për të pushuar në ujdhesën Çiovë afër Trogirit. Gjatë kalimit me një anije të vjetër, nga ujdhesa për në Trogirë, u mbytën rreth 65 veta, prej të cilëve 29 vetë prej Kaçanikut. I dyti, me 4700 veta, u nis më 26 mars të përcjellë prej forcave të Brigadës XXVII e më 30 mars në Shkodër iu dorëzuan Brigadës X malaziase. Gjatë marshimit 4 ditor në rrugën Prizren-Zhur-Kukës-Puk-Shkodër, u keqtrajtuan, rrahën e u vranë, gjatë kohës së pushimit, kalimit të lumejve apo tentimit për të shuar etjen në burimet e ujit. Nga Shkodra nën përcjelljen e malaziasve, në mesditën e 1 prillit 1945 arritën në Tivar. Atë ditë të kobshëm rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo-malazez. Kolona ndalon në qytetet me urdhër për të pushuar e ndërkohë ndodhë një ekses në mes rojës dhe 4 shqiptarëve, të cilët, u penguan të pinë ujë në një krua. Nga ky konflikt ushtarët e urdhëruar derdhin një breshëri plumbash vrastare mbi trupAtë e shqiptarëve. Dëshmitari Azem Hajdini, i mbetur gjallë kujton: “…ne ishim në 4 kolona, në gjatësi 5 – 6 km, …me duar të lidhura mbi kokë. Pas pak na kanë urdhëruar të ecim drejt një ndërtese të madhe 3 katëshe “Monopoli i duhanit”, me sipërfaqe 300m katrorë e me oborr të rrethuar. Ajo ishte e rrethuar në 3 anët me kodra shkëmbore, kurse oborri i rrethuar me mure të larta e rrethime të hekurt. Në hyrje të oborrit, ishin 10 – 15 ushtarë me shufra hekuri godisnin në kokë, gjoks apo në shpinë çdo njërin prej nesh.” Nga goditjet mbetën vdekur 100-150 veta. Mbas futjes brënda në ndërtesë (1000 vetë) dhe brënda oborrit të rrethuar me mure (2200-2500 veta) e një pjesë të mbetur në rrugë para oborrit, rreth orës 14:00 ata do të sulmohen nga të katër anët. Shtihej me të gjitha llojet e armëve: pushkë automatike, mitralozë, mortaja, bomba dore, revole etj. Për një orë masa e grumbulluar në ato hapsira nuk mbeti në këmbë. Oborri e sheshi u shndërrua në lumë gjaku që i ngjante një kataklizme të vërtetë, ndërtesa u shndërrua në gërmadhë, me qindra kufoma brenda saj. Masakrës i shpëtuan ata që u gjendën në ndërtesë e ndonjëri, që kishte rënë në tokë para se të filloj sulmi. Kufomat e vrarë mizorisht natën e 1-2 prillit u bartën me qerre e u hodhën në det për t’u zhdukur nga vendi i krimit. Më 1 Prill 1945 u vranë e u masakruan rreth 1700 shqiptarë, ndonëse nga kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan masakrën del se ky numër ishte më i madh. Skalioni III me 2700 veta prej Prizrenit, u nis më 27 mars 1945 të shoqëruar nga Brigada XXVII. Gjatë rrugëtimit të mundimshëm, për mungesë ushqimi e higjienës dhjetra shqiptarë u sëmunë nga tifoja vdiqën. Më 1 prill gjatë kalimit të lumit Buna, u përgatit një incident ku u vranë disa vetë. Në mbrëmjen e 2 prillit grupi arriti në Tivar e iu dorëzua Divizionit IX dalmatin. Nga Tivari me anije u transportuan në Dubrovnik, ku u vendosën në disa objekte me drejtime të ndryshme. Një grup prej 800 vetë, që ishin vendosur në një depo baruti, në mëngjes u gjetën të ngulfatur nga një lloj helmi e shumica gjetën vdekjen. Në prill 1945, janë nisur tri skalione të tjera në këtë front. Skalioni I, me 1506 vetë, nga Prizreni për në Tivar u nis më 19 Prill i shoqëruar nga repartet e Batalionit I i Brigadës XXVI e Kompanisë së Zbulimit të Divizionit 46 serb (K.Z.D.). Skalioni II me 2601 vetë u nis më 20 Prill nën mbikqyrjen e Brigadës XXV e K.Z.D. 46 serb. Ndërkaq, më 24 Prill u nis skalioni i tretë me 1216 veta i përcjellur nga Brigada XXVI. Nga këto shifra rezulton se gjatë Prillit janë mobilizuar 5323 shqiptarë, ndërsa pushteti serb dallon vetëm 4300 veta. Skalionet u dorëzuan në repartet e Armatës IV jugosllave, me anije u dërguan në vija të frontit në Slloveni e Kroaci prej nga qindra shqiptarë nuk do të kthyen kurrë më. Në mars-prill 1945, përmes rrugës Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar (për në Frontin e Adriatikut) janë deportuar 16.423 shqiptarë nga Kosova, kurse rreth 4600 të tjerë u dërguan nga viset shqiptare në Maqedoni. Ndërkaq, në janar 1945 për në Frontin verior (të Sremit) janë mobilizuar 18.500 vetë në përbërje të Brigadave të “Kosmetit” dhe 5000 të tjerë nga Maqedonia. Në janar-prill 1945, janë mobilizuar dhunshëm 44523 vetë nga Kosova e viset tjera etnike për në frontet e Sremit e Adriatikut. Shih, Sheradin Berisha, “Kufomate shqiptarëve hidheshin nga qerret në det” (50-vjetori nga Masakra e Tivarit), Revista “Kuvendi”, Viti VI i botimit, Michigan, USA, Maj, 2006, f. 132-139.

[6] Selfixhe (Ciu) Broja, “Tallazet e Jetës” T: Globus R 1998, Tiranë, f. 344.

[7] Atë Ciprijan Nika O.F.M. (1901-1948). Lindi në Shkodër. Ai studimet e para i kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e lartë e përfundoi në Austri, kurse në Romë u shugurua si meshtar. Frati i kulturuar u laurua për Filozofi e Teologji. Në moshë të re spikat, spikati përvujtëria e një françeskani me konop e zhgun dhe sandalet e thjeshta të Sh’Françeskut. Ishte një njeri të cilit Pronvinca Françeskane në Shkodër i besoi drejtimin qysh në moshë të re. Falë kulturës së pasur përparimtare, ishte bashkëpunëtor i ngushtë i revistës “Hylli i Dritës” (1913), duke trajtuar probleme filozofike. Frati shqiptar, bënte pjesë në elitën e prelatëve të shquar shqiptarë, si: Atë Gjergj Fishta o.f.m. (1870-1940), martiri atë Anton Harapi o.f.m. (1888-1946), atë dr. Donat Kurti o.f.m. (1903-1983) etj., kur Proviançial i Françeskanëve të Shkodrës ishte atë Mati Prennushi o.f.m. (1882-1946). Asokohe guardian i Françeskanëve të Shkodrës ishte atë Çiprian Nika o.f.m., që sëbashku ndanë bukën, vuajtjen, martirizimin e deri vdekjen më 11 mars të vitit 1948. Ilir Bali, kujton se Atë Çiprijani, në qelinë e vogël të burgut komunist në Shkodër, qëndroi me dinjitet, si një frat i heshtur, i ulur në gjunjë me uratë në duar të bashkuar mbi parzëm, krye ulur, sytë gjysmë të mbyllur e buzët që nuk lëshonin zë, mezi dallohej në gjysëmëterrësirën e ftohtë të banesës së përkohshme… shikoj fratin, që për shumë ditë me rradhë, po më lehtëson me frymën e shpresës, e me mbushë me shpirtin e qëndresës. Ai iu bashkua vargut të gjatë të martirëve të Shën Françeskut. Tashmë Selia e Shenjtë, e ka shpallur Martir elteri të Kishës Katolike. Nga 40 martirë shqiptarë, të vrarë apo zhdukur në burgjet e diktaturës komuniste (1944-1990), 38 prej tyre fatmirësisht u shpallen Martir të Kishës Katolike.

[8] Makensen Bungo, “Këneta e vdekjes”, roman (fiction), Botues “Phoenix”, Shtypshkronja “Maluka”, Tiranë, 1996.

[9] Klajd Kapinova, “Jeta dhe martirizimi i Hamid Toshi (Saiti), i rënë si parashutist në Shqipëri”, (Dossier), “Illyria”, The Only Albanian-American Newspaper, August 26-29, 2005, Volume 15, #1474, p. 26-27.

[10] Prof. Gjon Frani Ivezaj, “Kush është profesori Sami Repishti i Universitetit Adelphi të New York-ut?”, Dorëshkrim, New York, 2024.

[11] Po ai, po aty.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, e pranon me krenari: Kam lidhje të drejtpërdrejtë me Shqipërinë, rrënjët e mia janë arbëreshe

0

Gjatë një ceremonie të organizuar për “Miqtë Shqiptarë të Parlamentit”, Albanese zbuloi rrënjët e tij arbëreshe nga Barletta, një qytet në rajonin e Pulias në jug të Italisë, i njohur për komunitetin e tij të madh arbëresh, që numëron rreth 100 mijë njerëz.

“Diku në të kaluarën time, pa dyshim që kam një lidhje shumë të drejtpërdrejtë me Shqipërinë. Barletta ndahet vetëm nga deti me Shqipërinë,” tha kryeministri australian gjatë fjalimit të tij, duke treguar lidhjen e ngushtë mes origjinës së tij dhe historisë shqiptare.

Kjo deklaratë ka ngjallur krenari tek komuniteti shqiptaro-australian dhe ka theksuar rolin e fortë të arbëreshëve në historinë e diasporës shqiptare.

Pjesëza nga intervista e Nënkolonel Vëllazërim Qerimi, në “Dita e Hapur” me rastin e Ditës së Forcës dhënë RTK-së

0

Gani I. Mehmeti

DIÇKA NGA INTERVISTA E NËNKOLONEL VËLLAZËRIM QERIMI, NË «DITA E HAPUR» ME RASTIN E DITËS SË FORCËS DHËNË NË RTK 

Kush është banor i Kosovës dhe nuk ia do të mirën Forcës së Sigurisë së Kosovës, nuk ia do të mirën Kosovës e as popullit të saj.

Për ne që lindëm e u rritëm në Kosovën nën Serbi e Jugosllavi, për ne që bëmë aq sa mundëm, për të gjithë ata që ranë heroikisht për Liri, për të gjithë martirët, për gjithë UÇK-në, për të gjithë të përndjekurit nga vuajtjet aq të mëdha  nga soldateska serbe – formimi i Ushtrisë së Kosovës, na duket dhe është, e arritura më e madhe pas Pavarësisë së Kosovës.

U emocionova kur pashë nënkolonelin Vëllazërim Qerimi mysafir në RTK , familjarë të të cilit janë edhe Dëshmorët e Kombit, baba e bir – Salih e Kadri Qerimi.

Kadri Qerimi la jetën e tij në Gjermani dhe erdhi të kryejë detyrën e tij ndaj Atdheut, duke rënë herokikisht në fushën e nderit.

Mallkuar qofshin të gjithë ata që mundin e janë në funksione e nuk i kryejnë detyrat ndaj Atdheut, por merren vetëm me interesa personale në dëm të vendit!

Jemi tejet të kënaqur me rezultatet e shkëlqyera të FSK, urime dhe suksese në vazhdim, Nënkolonel Vëllazërim qerimi dhe të gjithë FSK-së ! Sukseset e juaja, siguria jonë! 

VËLLAZËRIM QERIMI:

Çdo 27 Nëntor ne bëjmë organizime të ndryshme me parada e me marshime, por kësaj radhe është vendosur nga Ministri i Mbrojtjes që këtë vit të jetë Ditë e hapur. Dita e hapur do të jetë gjithku në Kosovë ku janë kazermat ushtarake. Qytetarët do të kenë mundësinë të vinë e të vizitojnë dhe të shohin kapacitetet tona, të njiihen përsëafërmi me personelin e me  ushtarakë e oficerë, nga ora 10:00 deri në orën 14:00.

Aktiviteti qendror do të mbahet këtu në Prishtinë, në kazermën “Adem Jashari” dhe do të priten nga Komnadanti i FSK-së, Bashkim Jashari. FSK, institucioni më i besueshëm është e gjithë popullit, të gjithë kanë nga diçka aty, prandaj mund të njihen më përsëafërmi me të. Ajo është bërë profesionale në shumë drejtime, dhe pjesëtarët tanë kudo që kanë shkuar, kanë treguar rezultate të shkëlqyera e ka ndodhur kanë qenë më të mirët nga të gjithë të tjerët.

Ne të gjitha këto të arritura i kemi bërë bashkë me partnerët ndërkombëtarë. Dhe të gjitha të arriturat tona vijnë edhe nga lidershipi i FSK dhe komandantit Bashkim Jashari, përfshirë këtu edhe të gjithë pjesëtarët e FSK dhe oficerëve në të.

Sukseset e FSK janë treguar edhe në deminimet e vendeve të ndryshme që kanë marrë pjesë trupat e FSK, ku do që ka pasur nevojë dhe nuk kemi asnjë rast të lëndimit të pjesëtarëve. Kjo tregon profesionalizmin, angazhimin e madh e të arriturat e FSK.

Sot vijnë edhe nga Ukraina të ushtrohen në fushën e deminimit nga FSK, që tani është gjenerata e pestë e ukrainasëve që ushtrohen këtu tek ne në deminim.

Sot do të paraqitet një pjesë e pasurisë së armatimit të FSK, natyrisht, ato që janë për t’u paraqitur. – ishin këto disa fjalë nga biseda e Nënkolonel Vëllazërim Qerimit dhënë sot në RTK, në kuadrin e emisionit Mirëmëngjesi Kosovë.

Isha tepër i emocionuar kur po e shihja nënkolonelin dhe po kënaqesha së dëgjuari me një gjuhë shqipe standarde dhe me segjuhën  ushtarake, sa zemra njeriut t’i bëhet mal.

Po, si jo, e kam njohur mirë Vëllazërimin para luftës, e di që ka qenë në luftë nga komandantët e shquar,  dhe i uroj shëndet e suskese gjatë gjithë jetës!

Urime FSK Dita Juaj, urime Dita e Flamurit dhe urime datëlindja e Heroit legjendar Adem Jashari!