Kreu Blog Faqe 713

Mirënjohje profesor Fatmirit për “Fjala e Lirë”

0

Nga: Fahri Dahri

Njeriu është  i paisur me komplekse, si qenie e tillë për veprimtarinë e tij në jetë vlerësimet, apo qendrimet ndaj njëri-tjetrit kanë vlera të rëndësishme sociale. Sipas Roger Scruton (fillozof, shkrimtar anglez), shkruan: “Duke folur në vetë të parë ne mund të bëjmë deklarata mbi veten, të japim përgjigje dhe të angazhohemi në arësyetime dhe këshilla në mënyra që tejkalojnë të gjitha metodat normale të zbulimit. Si rezultat, ne mund të marrim pjesë në dialogë të ngritur mbi sigurinë se, kur unë dhe ti flasim sinqerisht, se ajo që themi është e vërtetë: ne po flasim “sipas mendjes sonë”. Kjo është zemra e kontaktit Unë-Ti.”.

Nisur nga sa sipër, do ndalem tek shkrimi i profesor Fatmir Terziut, publikuar tek revista Fjala e Lirë” datë. 22/11/2024.

“Tre libra dhimbjesh për Çamërinë”.

E vërtetë, njohja jonë është virtuale dhe e arrirë në saje të punës tuaj të ndritur me portalin “Fjala e Lirë”. Kam vite që ndjehem komod me ndihmesën tuaj në botimin e shkrimeve të mia. Nuk do zgjatem me historinë fatkeqe të ndalimit të shkrimeve shqip, që edhe në rajonin etnik shqiptar të Çamërisë, siç dihet tashmë ndër shekuj nuk ishte i lejuar shkrimi dhe këndimi shqip. Kështu ishte me romakët, bizantët, osmanët, me grekun dhe serbin.

Mbas vitit 1990 u çliruam nga skllavëria dhe me zell u fillua të shkruhej për ato që ndaloheshin të shkruheshin.

Ndaj boshllëqeve shekullore, kërkohej zbulimi i së vërtetave historike të kombit shqiptar dhe, në rastin konkret të shqiptarëve të Çamërisë. Ishte një domosdodhmëri për realizimin e Amaneteve të të parëve tanë, të cilëve siç u tha nuk u lejohej as shkrimi, as këndimi shqip. Përpara kësaj situate të rëndë historike, morëm përsipër të hulumtojmë nëpër raftet e historisë për të zbuluar dhe informuar të vërtetat e kombit dhe të atyre rajoneve shqiptare që ligësia tepër e madhe europiane i ka shkëputur qëllimisht për të asimiluar këtë popull të lashtë.

Nuk duhet hallakatur për qendrimin armiqësor të Greqisë ndaj banorëve të Çamërisë. Masakrat dhe gjenoci i kryer ndaj tyre nga shteti grek i kohës, ishin rrjedhojë:

a)- Hapësira territoriale e rajonit të Çamërisë me banorët e tij, siç shprehet populli ynë, ishin “den baba den” etnos shqiptarë. Ky fakt ishte ankth, shqetësim i madh për Greqinë.

b)- Në vitet 1600 klerikët ortodoksë të udhëzuar nga Patriarkana e Stambollit, në rajonin e Çamërisë kryen vrasje, masakra, digjnin të gjallë banorë të rajonit që të konvertoheshin nga kripto paganë dhe katolikë, në ortodoksë. Aksionet fetare vrasëse, i udhëhiqte Dionis Filozofi. Kujtojmë Revoltën e vitit 1611 e pergatitur nga Dionisi Metropolit (peshkop) i Larisës. Kryengritje (1611) që i kushtoi jetën disa qindra çamëve myslimanë, dhe disa qindra janinjotëve myslimanë. Qendrimi armiqësor me baza fetare mbi 400 vjeçare e kurorëzoi kisha e shteti grek në vitin 1944-mars ’45.

c)- Shteti grek e realizoi misionin e tij vrasës, shfarosës katër shekullorësh ndaj banorëve autoktonë të Çamërisë i favoruzuar nga qendrimet  e “Boshtit” dhe të “Aleatëve”, të cilët shtetin grek e përkëdhelln duke e ndihmua me  dhënien e fitores  EDES-it, kur në fakt lufta ishte në prag të fitores së ELLAS-it (partizanëve).

Një kompromis mes Boshtit dhe Aleatëve. Në atë situatë gjeopolitike, le ta themi Botërore, banorët e rajonit të Çamërisë, të pa mbrojtur, të harruar nga të gjithë, ishin jashtë interesave humane si të Boshtit dhe Aleatëve, të cilët vepronin për realizimin e interesave të tyre, për të ndarë zonat e influencave mes tyre.

                          ●●●

Të fituarit e të drejtës së lirisë së fjalës, të çliruar nga censurat armiqësore, të pa besa dhe idiote; intelektualët tanë u përfshinë në misionin historik, atdhetar, human dhe me vullnet, me preokupim për të nxjerrë në dritë të vërtetat tona, janë shkruar dhe po shkruhen ato që ishin fshehur, varrosur si në librat e historisë, të bibliotekave, të gjeografisë, të antropologjisë, arkeologjisë, folklorit, shkollave, etj.

Ka shumë autorë të nderuar që me risk për jetën e tyre, para viteve nëntëdhjetë nuk heshtën, por me kurajo, me atdhedashuri dhe me shumë kujdes mblodhën folklorin, mitet, përrallat, legjendat, dëshmitë e masakrave, gjenocidet që fqinjët  veriorë e jugorë kanë shkaktuar ndaj popullatës së kombit shqiptar. Nuk kanë munguar intelektualët me origjinë shqiptare që kanë shkruar për egërsitë e të huajve ndaj nesh, (nuk e shoh të nevojshme të citohen, mbasi njihen botërisht). Megjithatë rendisim disa intelektualë nga Shqipëria e Çamëria, si ndër më të shquarit: Qamil Izet Çami; Musa Demi; Mehmet Sejko; Rasih be Dino; Bilal Xhaferri, Fatos Mero Rrapaj; Botime të tjera me vlera historike, shkencore kanë realizuar: Hajredin Isufi; Selman Sheme; Namik Selmani; Bedri Myftari; Enver Kushi; Resmi Osmani; Fahri Dahri; Arben Iliazi; Hekuran Halili; Hyqmet Zane; Ilirian Dahri; Ildije Xhemali; Hidajete Xhelo; Shefki Hysa, Arben Kondi; Sali Bollati; Alket Veliu; Enkel Demi dhe shumë e shumë të tjerë. Pa mëdyshje, e themi me bindje se censurat disa shekullore të ndalimit të shkrimit dhe leximit në shqip, që nga Kongresi i Manastirit, 22 Nëntor 1908, kanë mbushur boshllëqet duke nxjerrë në dritë të fshehtat, të heshturat, të vërtetat e kombit tonë. Çdo ditë e më shumë, si rrjedhojë e punës hulumtuese, studjuese, po rritet dhe zgjerohet njohja, respekti dhe roli i shqipëtarëve të mëdhenj, në kohë e vende të shumta për kontributet e çmuara të dhëna në rang botëror.

Sot Shqipëria është zgjuar nga gjumi i detyruar dhe jep kontribut në instancat më të larta Botërore. Pse ndodhi kjo? Sepse e vërteta sado të mbulohet, vjen një kohë dhe zë vëndin që meriton. Arritjet arrihen me arsimim, me dije, me studime, me shkrime të bazuara në të vërtetat dhe vetëm në ‘to.

Këto mundësi realizohen, siç u tha  me ndihmesën edhe të portaleve të ngritura nga personalitete të përgjegjshëm, të përkushtuar ndaj historisë të Atdheut dhe popullit të tyre. Një vend me rëndësi parësore ka dhënë dhe jep portali “Fjala e Lirë” e drejtuar me mjeshtri artistike dhe me ndjenja të larta atdhetare nga profesor Fatmir Terziu; apo “Zemra shqiptare”; Revista “Drini”; pa mohuar edhe portale të tjera, që për çudi shumica veprojnë jashtë Shqipërisë!. Artikulli mori shkasë nga shkrimi i profesor Fatmirit, botuar tek “Fjala e Lirë”, siç u tha në fillim.

Profesor Fatmirin e falenderoj për konsideratat dhe i uroj gjithëmonë vetëm suksese e mirësi. Respekte.

Më 25 nëntor 2024

Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor, Komuna e Zveçanit

0

Zveçan, 25 nëntor 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, në mëngjesin e sotëm vendosën gurthemelin e nënstacionit policor në fshatin Izvor të Komunës së Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë.

Forhåndsvisning av bilde

Vlera e projektit është rreth 700 mijë euro. Në këtë nënstacion të ri, që do të ofrojë kushte të përshtatshme të punës për zyrtarët policorë, do të shërbejë policia kufitare, e cila ka në mandat mbrojtjen dhe sigurinë e kufirit dhe parandalimin e aktiviteteve ilegale ndërkufitare.

Forhåndsvisning av bilde

Të premten e javës që lëmë pas, është vënë gurthemeli i nënstacionit policor tek Ura e Lumit Bistricë e po punohet intensivisht në ndërtimin e objektit të Policisë dhe ARC-së në Leshak, ku vumë gurthemelin para një muaji. Të gjitha këto investime po bëhen me qëllim të sigurimit të kushteve të dinjitetshme të punës për policët tanë, të cilët shërbejnë në këtë pjesë dhe ngritjes së kapaciteteve për ofrimin e sigurisë për vendin tonë.

Forhåndsvisning av bilde

 

Kamen temeljac podstanice Kosovske Policije postavljen je u selu Izvor, opština Zvečan

Zvečan, 25. novembar 2024

Premijer Republike Kosovo Albin Kurti zajedno sa ministrom Unutrašnjih poslova Xhelalom Sveçlom i generalnim direktorom policije Gazmendom Hoxhom položio je jutros kamen temeljac policijske podstanice u selu Izvor u opštini Zvečana, dva kilometra od granice sa Srbijom.

Forhåndsvisning av bilde

Vrednost projekta je oko 700 hiljada evra. U ovoj novoj podstanici, koja će obezbediti odgovarajuće uslove za rad policijskih službenika, služiće granična policija koja ima mandat da štiti i obezbeđuje granicu i sprečava nelegalne međugranične aktivnosti.

Forhåndsvisning av bilde

U petak prošle nedelje postavljen je kamen temeljac policijske podstanice kod mosta na reci Bistrici, a intenzivno se radi na izgradnji objekta Policije i ACR-a u Lešaku, gde smo pre mesec dana postavili kamen temeljac.

Forhåndsvisning av bilde

Sva ova ulaganja se vrše kako bi se obezbedili dostojanstveni uslovi za rad naših policajaca koji služe na ovom području i kako bi se povećali kapaciteti za obezbeđenje naše zemlje.

Forhåndsvisning av bilde

Kujtime e mendime rreth tridhjetë vjetorit të themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës 1994 – 2024

3

Nga: Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë 

Më 1 tetor 1997 u rrxua për toke prralla e pacifizmit politik shqiptar dhe filloi epoka e politikës aktive jopaqesore, me i folë okupatorit me grykën e pushkës.
 

THIRTY ANNIVERSARY OF THE FOUNDATION OF THE KOSOVO LIBERATION ARMY 1994-2024 - Kosova Sot

Në nëntor 1997, porosia e studentëve dhe profesorëve nga 1 tetori u forcua në Prekazin e Adem Jasharit, prandaj miti serbian e mbaroi mbaroi tregimin gënjshtar, sepse në sqenën historike doli Ushtria Çlirimatre e Kosovës. Ndërsa, prrallat serbe dhe ambicjet e tyre duke djegur foshnje, pleq e plaka nepër shtëpia, duke e djegur tokën arbërore me naplm bomba, duke përballuar popullin shqiptar me urinë, gjithënjë duke i kujtuar mizoritë e Hitlerit dhe Stalinit, bandat e Millosheviqit sikur po bënin gara t` ua kalojnë mizorive të kampeve naziste,duke e përjetuar bartjën e kufomave shqiptare deri në Beograd, duke përjetuar dhunime të çdo lloji, e keqja dhe e liga po çarkullonin nepër Kosovë dhe dikush ende moralizonte politikë paqesore, të gjitha këto bestytni primitive, po dëshmohet se meritojnë mallkim para kombit dhe civilizimit. I mjeri ai–e mjra ajo, që nuk i kupton ato realitete sot! Lexoni edhe: Kryeministri i Rumunisë, me reagimin e tij ndaj Kurtit e dëshmon se pajtohet me tifozët rumunë Preludi i pjekurisë Në sallën solemne të Institutit Albanologjik më 17 nëntor 2024 në orën e madhe të Historisë mungoin ata që e shpalosën lindjën e UÇK-ës: pa arsye Daut Haradinaj, me arsye Rexhep Selimi (në burgun e Hagës), Mujë Krasniqi (i vrarë në luftë). Mungonin pa arsye edhe shumë personalitete që do të duhej të ishin aty e që sot drejtojnë partitë, drejtojnë komunat dhe drejtojnë shtetin. Pra, Jubileu nuk është datë historike vetëm për ata që janë emra kreatorë. E vërteta më 17 nëntor 2024 u përkujtua themelimi dhe Lufta e UÇK-ës në mënyrë dinitoze. Aty ishin disa nga ata që e themeluan UÇK-ën; aty ishin disa nga ata që komanduan me njësitët e UÇK-ës; aty ishin shumë luftetarë të UÇK-ës, të cilët i shiqoja me admirim duke e pyetur vetëvetën, a jam në ëndërr apo jam kah i shoh për së gjalli luftetarët e lirisë. Nga një herë, si hulumtues i historisë më dukej se jam diku në një arkivë të Evropës, ku kënaqesha si fëmija dikurë, kur i zbuloja dokuemnetët mbi të luftën tonë të ndritëshme, mbi luftërat tona pa pushim, shumica e të cilave edhe pse ishin të drejta dhe fitimtare, si ajo e Hasan Prishtinës më 1912, mbaruan me humbje të luftës nepër tavolinat e Evropës diplimatike. Po, nepër arkiva shpesh e kam pyetur vetvetën pse i tërë ky mllef ndaj shqiptarëve. Ndërsa tash isha në mesin e atyre që e kishin krijuar historinë si: Fazli Veliu, Emrush Gjemajli, Ali Ahmeti, Kudusi Lama, Azem Syla dhe shumë të tjerë, që seicili mund të jetë fond arkivor në veti, e ne po thuej se ende nuk e kemi shkruar dhe botuar Historinë e UÇK-ës. Dhe i bëra veti pyetja:PSE?. Mendoi, mendoi dhe i them veti: vetëm për një fakt nuk është shkruar historia e UÇK-ës. Sepse: UNMIK; EULEX dhe dëshmitarët e mbrojtur që paguhën dhe janë të nxitur për të trilluar të pavërteta për luftën tonë si ekzamplar unik në historinë e civilizimit, janë kah na rrijnë por si xhelati me sopatë mbi çafë, madje na e kanë imponuar gjykatën Speciale dhe atë me seli në Hagë të Holandës, aty ku edhe të drejtit edhe spiunët dhe vrasësit e djeshëm të grave dhe fëmijëve nepër Kosova me shenja çetnike dhe kokarda ruse kanë dhunuar dhe bartë kufoma të masakruara shqiptare deri në Batajnicë të Beogradit, për të humbur gjurmë, po dëshmojnë dhe po akuzojnë sepse janë kah forsohën edhe nga ata që sot e kësaj dite nuk e pranojnë rrolin e UÇK-ës. Po, mund ta them se sot në Republikën e Kosovës që është krijuar nga gjaku i dëshmorëve dhe sakrifica kombëtare, për të cilën sot nepër stadiume ku grumbullohët pjesa më sublime e kombit po ndihën vetëm brohoritje: UÇK-UÇK dhe Adem Jashari dhe askujt tjetër. I them veti, zgjim i madh kombëtar, le të këndon heroina Shkurte Fejza: Mora fjalë. Pra kreanria ka mbulesë. Prandaj, politikanë të deshtuar mos provoni ta përvetësoni luftën e kombit, historinë e kombit, sepse ajo ju mbetët në fyt, sepse e keni fyer dhe përbuzuar shumë ulët kur ajo lindi, zhvillohej dhe vepronte; sespe ka prej juve që keni tradhtuar, madje shumë thellë dhe populli e din, por po ju toleron, madje të dëshmoni edhe në Hagë rrejshëm dhe ta keni tretmanin e mbrojtur!. Pra, lirisht mund ta them pa ekivoke, se seicili shqiptar sot në Kosovë, në një mënyrë apo tjetër, është nën hetime nga Specialja dhe hafijët e djeshëm, të sotëshëm dhe ata që paguhën nga Moska dhe Beogradi, dhe po ata po i rrijnë “me shpata në qafë” tërë kombit, se do të ftohët nga Gjykata Speciale në Hagë, për të dëshmuar rrejshëm sepse shumë rregjime Evropiane janë bërë pishman që na kanë ndihmuar më 1999, sepse po i frigohën MODELIT të UÇK-ës, po le të frigohën sa të duan, po lufta e UÇK-ës ishte dhe mbetët fitimtare. Dhe këtë realitet duhet ta dinë Vashingtoni dhe Brukseli. Pra, ajo gjykatë e Hagës po i mban katër drejtues të UÇK-ës qe katër vjet (4 vjet) nën hetime, për ta nxierr një konkluzë, më në fund se: “Shqiptarët e Kosovës dhe ata që i ndihmuan, janë fajtor (!), pse ia prishën rahatinë nezifashizmit serbian, i cili është përgjegjës për katër luftëra serbiane të cilat i humbi (Serbia) një nga një në Slloveni, në Kroaci, në Bosnje dhe në Kosovë, dhe tash po provohët që “drogërinë” fashiste të saj ta rehabilitojnë, përmes drogës dhe parave të pista të Kremlinit dhe Sorrosit. Mendoni lexues të nderuar pra se: Gjykata e Nyrbergut më 1946 ka zagjatë një (1) vit, dhe i ka dënuar nazistët për krimet e nazizimit në Evropë. Kurse Gjykata për “krimet” e montuara ndaj UÇK-ës po zgjatë qe katër vejtë! Mendoni sa “koka” kanë marrë pjesë në fabrikimin e Shtëpisë së verdhë. Pra, vetëm ky fakt felt për realitetin ku jemi. 2. Në përkujtim më tepër pati histori personale se sa kolektive Për plagët e kombit tonë nuk u folë në tubimin solemn, por ishte imediate që një histirian i Institutit Historisë “ALI HADRI” t` i flasi atij auditori me kompetencë shekncore, por edhe ai mungoi, pa arsye. Dhe ndoshta antarët e Institutit “Ali Hadri” nuk pajtohën të gjithë me luftën e UÇK-ës, por aty i pash se ishin TRE antar të Institutit. Dhe, po ju them se po të ishte Akademik Ali Hadri gjall, të gjithë do të ishin aty. Më duket se ende jemi kah vuajmë për mungesë respekti, po jemi kah provojmë të nxierrim “guximtarë”, për të cilët Kombi jonë ka nevojë ende, por nuk ka nevojë për një renditje të peshës se ” një parti ka kontribuar, madje mund të quhët Parti e Luftës”, sepse Zahir Pajaziti e Adem Jashari nuk kanë qenë antar të saj fare, po edhe mija të tjerë. Por, ky pozicionim nuk i bën nderë vetë luftës, sepse pa popull, pa miqë dhe pa shqiptari, nuk do të kishte as luftë e as çlirim. Pse mungoi një paraqitje e tillë ndoshta nuk është fajtor organizatori. Por, më duket se kush e organizoi UÇK dhe kush e bëri luftën, më nuk është në kompetencë të atyre që e kanë krijuar dhe duhët të janë krenarë, dhe jemi krenar për ta. Nuk them që ata të rrijnë anash, por ata duhët të sherbejnë me sinqeritet sikurse flet dhe vepron bje fjala patrioti Sabit Geci, se kush e ndihmoi dhe kush e sabotoi luftën e drejtë dhe luftën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore e që e kanë bërë shqiptarët e Kosovës, Shqiptarët e Shqipërisë Kontinentale (Preshevë dhe Maqedonia shqiptare Perendimore), Shqiptarët e Shqipërisë, pa të cilët kjo histori do të dështonte, mendoi. E vërteta në Luftën e UÇK-s u inkuadrua edhe NATO, institucion ushtarak ky, që në një mënyrë i “rehabilitoi” gabimet historike ndaj shqiptarëve që kanë ndodhur nepër tavolinat e zdralta të burshtetasëve të Evropës, nepër kongrese dhe konferenca të ashtuquajtuar paqesore. Po, këto ditë një lexuse i ngarkuar me shovinizëm rreligjioz, një ditë shkroi: “Evropa na paska coptuar sipas tij, sepse nuk ka pranuar që ta ketë një Turqi(lexo muslimane) të vogël në Ballkan. Dhe mirë na e ka bërë”, shkroi njëfar Paul Tedeshini! Ore shqiptar, po pse atëherë NATO e pranoi Turqinë islame në gjirin e saj, pse e pranoi Shqipërinë që është njëherit antare e “Shteteve Islamike”. Prandaj, mos t` i ngatrrojmë gjërat duke e plasuar inatin rreligjios si mburojë, sespe realiteti është tërësisht ndryshe. Dhe, kur e lexon njeriu këtë qëndrim, madje në një portal, atëherë nuk çuditët pse kemi kaq shumë dëshmitarë të rrejshëm por të mbrojtur në Hagë, qe katër vite rresht, të cilët janë vënë në sherbim të defaktorizimit të luftës sonë për çlirim, dhe janë kah paguhën për zhvleftësimin e Luftës së drejtë të UÇK-ës, po edhe janë kah paguhën për të na kualifikuar si: “mish i egër në Evropën e Krishterë”, historia e së cilës dihët se është plotë e përplot krime monstruoze, duke mos e harruar edhe atë robërinë mesjetare pa asnjë dallim. Sot, i tërë populli që ishte i përcaktuar për luftë në Kosovë, sidomos, më në fund shihet se e ka goditur cakun që askush nuk ka menduar se do jetë shpikja më sublime, të cilën pas Luftës Çlirimtare çdo shqiptar mund ta sheh, dhe ta përjetojë në formën origjinale. Tani, me një anë kanë mbetur heronjët që nuk iu trebën asnjë sprove, sepse sprovën e shfaqi Adem Jashari me familje dhe një pjesë e popullit me vepra, plus me admirim, e mbështeti luftën e drejtë edhe pjesa më e respektuar për neve e që ishte nga Evropa dhe Amerika. Por, siç ka thënë Gjon Kenedi: “Armiqët duhët t` i falim, nëse na kërkojnë falje, sepse jemi bijtë e shkollës Adem Demës nga viti 1963, kur u shkrua Programi i luftës dhe mënyra e çlirimit; jemi bashkohanikë të Ukshin Hotit që e ftoi popullin hapur: “Bëje ose vdis”, pra mos bredhë me fraza se koha kalon shumë shpejtë, por me faqe të bardhë, e jo duke moralizuar politikë paqesore, prej së cilës asnjë popull në ish Jugosllavi nuk pati asnjë lloj çlirimi, pa luftë. Pra, le të dihët se: kurrë nuk do t` i harrojmë emrat e hifijeve dhe kriminelëve, që na vranë dhe masakruan kudo që patën shansë jetësore natën, e të provojnë të jetojnë me neve ditën, ndërsa ne të moralizojmë, bile edhe t` i pranojmë se kanë “qenë për luftë”, por niveli i tyre “civilizues dhe rreligjioz”, paska peshuar rëndë se janë kundër pushkës, sepse ndryshe nuk ëndrrohej marrja e ÇMIMIT NOBEL. 3.Historia nuk ndryshohët duke u shty me brryla politik Veprimtaria e UÇK-ës, gjatë 17 Nëntor 1994-17 Nëntor 2024, për historinë që e krijoi Zahir Pajazit, Adem Jashari, Luan Haradinaj, ndoshta është kohë e shkurtër, por me fajin tonë të dymendësisë, disi po moralizojmë dhe ende nuk i kemi sheshëzuar të paktën saboterët kryesor, e ata duhët t` i sheshzojmë hapur e pa dilema. Prandaj, ardhmëria do të na japi të drejtë, se Lufta e UÇK-ës ishte epope-ja më e suksesëshme jo vetëm në Evropë, por edhe më gjërë, gjatë shekullit Njëzetë. E vërteta, në këtë Jubile kemi aryse t` i përkujtojmë 28 Nëntorët historik si: Skenderbeut në Krujë, Shpalljën e pavarsië Shqipërisë në Vlorë 1912, Datëlindja e Adem Jasharit dhe Dalja pubilke e UÇK-ës më 28 nëntor 1997. Në këto rrethana, adaptimi i politikës kur nuk mundesh për të ndryshuar asgjë, vetëvetiu të shtron pyetjën: Çka kemi vuajtur nga okupatori; çka kemi vuajtur nga vetvetëja; Si e evituam përshëndetjën me grusht; niveli i politikës pacifiste shqiptare në këtë pikë “kritike” ku ishte dhe sa ishte vlerë, e sa antivlerë, cila u evitua në një mënyrë diplomatike nga Adem Demaçi, por u përkrah edhe nga Ukshin Hoti nga burgu, se me asnjë çmim, nuk mund të tolerohët asnjë sinjal i luftës civile, për çështje politike dhe ideologjike, më 1998 -1999 sidomos. Në kushte të luftës për liri dhe çlirim, është vrejtur një rreshtim i shqiptarëve, të cilët mund të peshohën në tri kategori: në të atillë që e përkrahnin luftën hapur dhe të drejtë e që iu përmbahën të gjitha Programeve Kombëtare të luftës për bashkim dhe çlirim; në të atillë që ishin INDIFERENTË dhe në të atillë që sabotonin hapur luftën, si me deklarata ashtu edhe me veprime në teren, dëm ky sa që gati as 2% e shqiptarëve nuk u përfshi në vijat e frontit të luftës, të cilën e mbështeti edhe NATO, por jo 97% e shqiptarëve të Kosovë dhe 99% e shqiptarëve jashtë saj. Pra, patriotizmin pas çlirimit, duhet të dihet se e kemi të dhuruar nga UÇK, e jo nga politika pacifiste për gjatë gjithë shekullit XX-XXI dhe tutj pa mbarim. Në lidhje me luftën tonë të mileniumit, jo vetëm indiferentët, por edhe saboterët e hapur, se për armikun mos të flasim, në opinion e patën ngritur një fenomen se: “ po luftuam, po e trazojmë Evropën”! Madje, çarqet e okupatrit patën ngritur teori raciste se: Franca “na ka ndihmuar me 850 000 000 dollarë; Italia me 750 000 000 dollarë; Gjermania me 1 miliardë dollarë; disa shtete arabe me 2 miliardë dollarë”,(më 1994-1999), të gjita paratë paskan pasur destiancion që mos të “fitojë Envrizmi në Ballkan”, e jo të mos çlirohët Kosova. Edhe këtë hipotekë meskine serbo-ruse, Adem Demaçi e ka mohuar kategorikisht me fakte para R. Hollbrukut, sidomos. E vërteta, ato shtete që i dhuruan okupatorit serbian ndihmë finansiare, “për ta quar luftën fashiste deri në fund”, madje edhe kur me Rrezolutë të KS OKB Jugosllavia e Zhablakut e kishte të ndaluar blerjën e armatimkit, me paratë e cekura, Rusia fashiste e furnizonte Serbinë me mercenarë dhe armatim luftarak. Në këtë taborr shtetesh përkrahëse të S. Millosheviqit, drejtëpër drejtë ose terthorazi, përjashtim bënin vetëm SHBA dhe Britania, të cilat nuk e pranuan parullën nzifashiste: “Është gabim në Evropë, me qenë shqiptar”! Po, krejtë çështje tjetër është , kur Presidenti Bil KLINTON (Protestant) lëshoi kushtrim NATO-s se: “Fashizmi serbian duhët të shporrët”; “Konventa krishtere e ftuar për 27 maj 1999 në Beograd, duhet të ndahët nga qëllimi i Luftës së UÇK-ës dhe NATO-s, në përgjithësi”. Dhe, Konventa krishtero-islame e 27 majit 1999 në Beograd, deshtoi jo në saje të bojkotimit, siç kam shkruar më parë, sepse me mungonin faktet, por ka dështuar në saje të luftës së UÇK-ës dhe në saje të bombave të NATO-s. 4. Kush foli në jubileun e 30 të UÇK-ës më 17 nëntor 2024 Krijuesit e historisë flasin në Institutin Albanologjik më 17 Nëntor 2024, gati pa praninë e mediave elektronike. E vërteta, është mbushur Kosova me TV lokale të komunave dhe mëhallave. Dhe po të promovohej ndonjë libër i katundit apo rregjionit, aty do ishin së pakut shumë kamera. Por, nuk duhët të çuditëmi, sepse shteti i Kosovës, është i vetmi në Evropë, që nuk e boton asnjë gazetë informative për popullin e “pashkollë”. Madje, pjesa dërmuese e popullit është e zhgënjyer me debatet televizivive, të cilat në shumë raste, janë arenë e neobajraktarëve, të cilët provojnë frazat e tyre t` i patentojnë si shpikje të “shekullit”, ku shpesh njihet fonema se:” Unë kam thënë i pari”. Po, në Jubileun e UÇK-ës, nuk pati asnjë përpikeje për të marrur merita, as për ta pervetsuar luftën, siç tentohet në Kosovë sidomos nga drejtuesit e LDK, e të cilët janë sabotuesit kryesor të saj pa dielma, pra që luftën e kanë anatemuar, madje e kanë quajtur me gjithëfar emrash fyes, po edhe koncepte të fajshme siç është denominimi: “terroristë; dorë e zgjatur; “Enverista”; Komunista” etj”. Maje “terroristë” na kanë quajtur gati të gjithë diplomatët Perendimor ,një kohë të gjatë, sepse ato qëndrime i kanë “huazuar” prej shqiptarëve pacifista, se për politikanët lindor, as që ka pasur takime. Pra për luftën çlirimtare në Kosovë folën ata që ishin krator të saj, por disa figura si Zahir Pajaziti, Halil Alidema, Ukshin Hoti, etj, gati pa ndonjë rënje në sy, u injoruan. Sidomos, u injorua rëndësia e Ukshin Hotit dhe posaqerisht Zyra Politike e UÇK në Prishtinë e drejtuar nga Adem Demaçi. 5.Për Luftën në Kosovë është shkruar drejtë por edhe me tendencë Me miliona shkrime janë bërë për UÇK-ën dhe luftën e saj të drejtë. Shumë prej atyre shkrimeve, ishin të porositura, por kishe edhe shkrime, madje të Nobelistëve që e admironin luftën tonë si: Vacllav Havell, Garcia Markes, Artur Miler, Salaman Ruzhdi, Henri Kizinger, Uberto Eko, e shumë të tjerë. Ndërsa për disa prijës politik shqiptar, lufta e UÇK nuk ishte aq “popullarizuese”, sepse nuk mund të dilnin në plan të parë në synimet e çmimit “Nobel” -për tardhti! E çmim të tillë nuk ka! Fatlumsisht. Që lufta jonë çlirimatre të njihet më për së afërmi mendoi se duhët lexuar përveç dokuemneteve, edhe këto libra ku është: analizuar realiteti objektiv në Kosovë. E ato libra janë: 1. Millosh Miniq, Lufta në Kosovë, Beograd 2002; Wolgang Petrisch, Robert Pichler, Rruga e gjatë në luftë, Prishtinë 2002; Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova, Tiranë 2007; Talbot, Çernomerdin, Prapaskenat e kapitullimit Millosheviqit, Tiranë 2009; Mario Molnar, SHBA dhe Kosova, Prishtinë, 2013; Blerim Shala, Vitët e Kosovës, Prishtinë. Shtrohet pyetja, nga këto shkrime a mund ta nxierrim një emrues të përbashkët prej shumicës dërmuese dhe prej dokuemnteve për Luftën e UÇK-ës. Mendoi se po. Pra, kur jemi te kjo temë, mendoi se të gjitha luftëratë deri me rastin e luftës së UÇK-ës 1998/1999, mund të quhën paleoluftë. Kurse lufta e UÇK-ës me plotë kuptimin e fjalës, mund të quhët Neo Luftë. Pra, ku janë dallimet dhe pse i distancojmë skajshmrisht, këto dy epoka. I dallojmë sepse në paleoluftë, agresori vret zakonishtë luftetarë. Kurse në Neoluftë, okupatori vret në shumicë apsolute civilë, njerëz të paarmatosur. Dhe, pse mos ta dokuemntojmë me krahasime kohore. Në Luftën Ballkanike më 1912 nga të vrarët 92% janë janë ushtarë, kurse 8% janë civilë. Vrasaj e civilëve shqiptar u dhjetëfishua pas okupimit të ushtrive: serbe, malazeze, bullgare dhe greke në trevat etnike shqiptare (shiqo: L. Fraindlling, Golgota shqiptare, Wjenë 1913, e tj); në Luftën e Parë Botërore 1914-1918 nga të varët 80% janë ushtarë, kurse 20% janë civilë; në Luftën e Dytë Botërore 1939-1944 nga të vrarët 60% janë ushtarë, kurse 40% janë civilë; në Luftën e UÇK-ës 1998-1999 nga të varët 92% janë civilë, kurse 8% janë ushtarë (përafërsisht-HB). Por, në radhët e ushtrisë NATO-s për 78 ditë luftë (bombardime) nuk u vra asnjë ushtarë. 6.Pse lufta e dhqiptarëvenë Rambuje (1999) prap u injorua? Çështja e shqiptarëve në Jugosllavi pas Luftës Dytë Botërore ka qenë objekt i pazareve, që Serbisë (Lexo Jugosllavisë titiste) me ia plotësuar çdo kërkesë. E vërteta, deri më 1966 shqiptarët naivisht mednuan se janë “çliruar nga prangat”. Por, viti 1968 i tregoi botës Perendimore përmes demonstratës se pakënaqësia shqiptare në RSFJ është e argumentuar. Pas kësaj ngjarëje rrevolucionare, pasuan ca ndryshime kozmetike, por viti 1981 tregoi se popullsia e re shqiptare në Jugosllavi, më nuk pajtohet me asnjë lloj robërie, prandaj provoi të ngritët në kryengritje, për çka në Besi u themeluan dy çeta kryengritëse shqiptare. Çetë kryengritëse ishte edhe ajo e më vonëshme e Ali Ajetit. Por, kur sllovenët dhe kroatët filluan të luftojnë për liri, lufta në Kosovë erdhi e u bë e pashmagshme, sidomos pas mizorive dhe gjenocidit që ndodhi mbi boshnjakë në Bosnje më 1995. Prandaj, dalja publike e UÇK-ës më 28 Nëntor 1997, për ata që kishin sy e vesh nuk duhej të kishte dilema. Lidhur me këtë, pasuan bombardimet e NATO-s nga 24 marsi 1999, por agjenturat serbiane sidomos gjatë kësaj kohe (1998/99) e militarizuan Kosovën. Madje, agjenturat serbe dhe ruse u instaluan edhe në Bllacë, Stankovec, Çegran dhe Kukës, e deri në shtëpinë e Presidentit Ibrahim Rugova ( si Renata Fllotao, një agjente gjermane që punonte për Stanishiqin). Ishte mbuluar shqiptaria pra me agjentë, sepse mendohej rasti në Bosnje më 1995 kur në BESË të OKB ndodhi Srebernica, në besë të Rrezolutave të KS OKB për Kosovën nga 31 marsi 1998 (Rrezoluta nr. 1160) e deri te bartëja e kufomave shqiptare nepër Serbi gjatë prillit dhe majit 1999, Millosheviqi dhe shtabi i tij mendonin se është: “shansa e fundit që të spastrohet Kosova nga shqiptarët e rreligjionit islam”. Dhe bota arabe, ishte vënë në dilemë, madje Jaser Arafati dhe Kryetari i Libis Muamer Gadafi, madje edhe kryetari i Italisë Lambero Dini dhe vet kreu i Vatikanit në msheftësi e përkrahën Kongresin e Vaselenës të ftuar nga Kisha Ortodokse Serbe më 27 maj 1999në Beograd, ku duhej të përgatitej sheshi triumfal i ngadhnjimit të: “Krishtërimit mbi islamin dhe të vëndoset një rreligjon UNIJAT në Evropë”. Në këtë UNIJATIZËM, investuan edhe nja 40 milionë muslimanë nga Bashkimi Sovjetik me imamët e tyre, ndërsa S. Millosheviqi për të satën herë provoi ta tradhtoi tërë diplomacinë Evroperendimore. Por duhët të dihët se lufta e UÇK nuk e ka pasë asnjë segment veprimi rreligjioz, jo, ajo luftë ishte kombëtare shqiptare, për liri. Mbi të gjitha, e për çdo gjë, Bil Klinton dhe Toni Bler, kishin vendosur ndryshe, sepse i kishin informatat me kohë nga Shtabi i shqiptarëve që bënte luftë mbrojtëse, se duhët të mbrohet dhe shpëtohët shqiptaria nga shfarosja. Mbi të gjitha, notën më pozitive që ta kthej luftën e UÇK-ës dhe bombrdiemt e NATO-s në fitore madhështore e bëri kthimi në afat REKORD i rrefugjatëve shqiptarë në torjet e veta, duke jetuar me dhjeta ditë edhe nën qiellin e hapur, por në Kosovën e lirë, së cilës i vinte era shkrum dhe barot armiku. 7.Të arriturat e Qeverisë Kurti nuk mund të injorohën Kritizerë politik, kritikoni, por ofroni zgjidhje, medje zgjidhje afatgjata për fatin e Kosovës, pasi po “garantoni” me fjalimt e jueja se: dini më mirë për të qeverisur. Po, 30 vjetori i UÇK nuk po tregon se keni as dituri e as kuadro që janë në harmoni me fjalimet e jueja. E vërteta, siellja e UNMIK –ut sipas Rrezolutës KS OKB nr. 1244, ishte fillim dhe mbarim shfaqje antishqiptare, me shumë pengesa dhe prapaskena korruptive. Ishte ashtu sepse të haujtë (përshtypje nga tri biseda të gjata me B. Kushnerin-HB), jo vetëm ai por edhe i tërë stafi i tij mendonin se Kosova është: “një vend afrikan”. Madje gjatë gjithë qershorit 1999, është propoganduar moskthimi i shqiptarëve në Kosovë, kinse pa u krijuar kushtetët. Të njejtin avaz e pati vazhaduar EULX kohë më vonë me opstruksione dhe paragjykime ndaj shqiptarëve. Por, të kuptohemi, i vetmi pushtet që “rregjimet” neokoloniale në Kosovë pas çlirimit, i qiti jashtë lojës gati në tërësi, është pushteti i Albin Kurtit dhe Qeveria e Tij me këto fakte: 1. I ndaloi zgjedhjet e Serbisë në Kosovë; 2. E ndaloi çdo referedum të Serbisë në Kosovë; 3. I ndaloi tabelat e veturave të Serbisë në Kosovë dhe institucionalizoi reciprocitet, i cili po zhvillohet pa asnjë problem; 4.U vendos ligji i pagesave të rrymës për të gjithë konsumatorët; 5.Ndaloi dinarin si mjet çarkullimi në Republikën e Kosovës; 6. I mbylli të gjitha postat ilegale të Serbisë në Kosovë si mbeturuna të kohës okupacionit; 7.I eliminoi bandat e orekstrauara nga Beogradi në Veri të Kosovës; 8. U mbyllën komunat paralele dhe në komuna u vëndos Flamuri i Republikës Kosovës; 9. Ndërtoi stacione policore zyrtare me mbishkim Republika e Kosovës; 10.I ktheu pronat e shqiptarëve në Veri të Kosovës; 11. I shkatrroi labaratoriumet e drogës në Veri të Kosovës; 12. I mbylli rrugët ilegale të kontrabandimit të mallërave; 13.I ndaloi kamerat vezhguese të BIA- Serbiane; 14. Vuri kontrollin e plotë shtetëror mbi Ujmanin; 15.Planprogramet shkollore janë detyrë e radhës, si dhe hapja e Urës Ibrit, për çarkullim të veturave, që do të zyrtarizohën në bashkpunim me Aleatët Perendimor si me: SHBA dhe BE, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. 8. Kritizerët ndaj Qeverisë Kurti duhët të mësojnë Kritizerët ndaj Qeverisë Kurti janë në fushatë elektorale para kohe, por askush nuk i pengon të ofrojnë kritika konstruktive që i ndihmojnë Republikës Kosovës, pra që ofrojnë zgjidhje. Prandaj, në pika koncize po i shtrojmë një nga një çështjet kruciale çka i ka realizuar kjo Qeveri, jo vetëm në veriun e Kosovës por në tërë Republikën: Së pari, asnjëri prej kritikuesëve nuk e din pse Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur Antoni Blinkenin “naiv”. E ka quajtur, sepse Blinken nuk e njeh historinë gjenocidale ndaj shqiptarëve dhe pozicionin e pandryshuar serbian që me asnjë shenjë nuk është duke treguar se do të pushojë në ofenzivën për riokupimin e Kosovës. Diplomatët Perendimor në luftën për ta afruar Serbinë fashiste kah perendimi, nuk po e kuptojnë se Beogradi ka pretendime: për zgjërim kah Kroacia, për riokupim të Bosnjës, për riokupim të Mlait Zi, për riokupim të Maqedonisë. Edhe më kjartë, prandaj jo vetëm që Blinken ishte naiv, por nuk e shiqonte realitetin me sy objektiv në Ballkanin Perendimor, e që tregoi sulmi terrorist serbo-rus në Bajë më 24 mars 2023, tregoi rrezultati i zgjedhjeve brenda në SHBA më 5 nëntor 2024. Së dyti, Rroli i Gjorgj Sorrrosit alias Aleksandër Sorrosit në Beograd, Tiranë dhe Shkup ishte dhe po të fitonte Partia Demokratike në SHBA, magnati “Sorros”, do të ishte që Kosovës të paktën t` i mirret veriu, ose të këmbehën territore, si mjet për të hyrë Beogradi prap në lojën e kufijëve, me të cilët po luan nga koha e Kongresit Berlinit më 1878. Së treti, Po të pyetej Vashingtoni dhe Brukseli, bandat e Radojçiqit do të ishin ende në Veri të Kosovës. Këtë fakt e them unë si punëtor shkencor që nuk mirret me politikë të asnjë lloj “bixhozi” të trilluar nga Presidentja mendjemadhe Vjosa Osmani, madje e shashtrisur ndaj Ibrahim Rugovës dhe urrejtëse ndaj Hashim Thaçit, i cili ishte drejtues i UÇK-ës, po që e shpalli Kosovën të pavarur dhe sovrane më 17 shkurt 2008 në Kuvendin e Kosovës në Prishtinë, në prani edhe të ndërkombëtarëve, me dallim se në Vlorë më 28 Nëntor 1912 nuk kishte përfaqsues ndërkombëtar. Pra Zonja Presidente, me që jeni juriste, duhët seriozisht të folni dhe veproni në kohë dhe rrethana historike. Mbi të gjitha le të dihet se u nevoit që zyrtarëja e Britanisë, të na tregonte publikisht se: “Manastirët serbe në Kosovë janë kthyer në deponi të armatimit”. Për këtë vrejtje duhet ta mbajnë kokën ulët shumë institucione përgjegjëse, e ku mbi të gjithë peshon funksioni i Presidencës, përgjegjës për sigurin e shtetit. Dje (më 24 mars 2023) atë deponi armatimi Qeveria e Albin Kurtit e likvidoi pa e pyetur askend. Po, Opozita në Kosovë me qëndrimin që po e sheshzon, po rrezulton se Deponinë e Armatimit në Manastir nuk është dashur për ta shporr. Madje po të pritej kordinimi me BE-n, besoi se pas dhjetë vitesh debate boshe, Brukseli do ta “ngrinte” çështjën e Bajës, pra nuk do ta zgjidhëte, sepse don që të mbetët në “lojën e pleqnarit” për kohë pambaruese. Së katërti,Nuk ka kategori shoqërore jetësore dhe punuese në Republikën e Kosovës, që Qeveria e Kryeministrit Kurti nuk ia ka rritur të hyrat (rrogat dhe pensionet) nga shteti. Së pesti, një përkujdesje më e madhe për pjestarët e UÇK-ës ka qenë e nevojshme , edhe pse dihet se as unë e as Albini nuk iu kemi bashkuar Zyrës Politike të UÇK-ës për ndonjë interes personal. Së gjashti, gjatë viteve 1998/99 është folur jo publikisht por nga kënde të ndryshme NAÏVE duke bërë pyetje: “Pse nuk po hynë Shqipëria në luftë; po të ishte Enver Hoxha në pushtet, Ushtria e Shqipërisë tash do të ishte në fronte”, e opsione tjera të shkollës kritizerëve dhe saboterëve, krejtë me prapavi që lufta e UÇK-ës të defaktorizohët. Dhe gati të vetmit ishin: Hakif Bajrami, Fehni Baftiu, Gjyktekin Shehu dhe Skender Kastrati si këshillatarë të Bacit, dhe Albin Kurti si Sekretar i Adem Demës që ishim kundër hyrjës së Shqipërisë në luftë. Kjo për faktin se ne ishin që Shqipëria të na ofron dhe ndihmon me aramatim, sepse atë e posedonte . Ne të Zyrës Politike të UÇK i kishim informatat nga koha e Enver Hoxhës, për armatimin i kishim nga dora e parë. Pra e dinim që Shqipëria NËNË kishte armatim të luftës konvencionale për 12 vjetë, për 10 milionë banorë. Por, mbane në mend lexues të nderuar: me automatizim nëse Shqipëria do të hynte në luftën e Kosovës më 1998/99, përjashtohej mundësia e ndërhyrjës së NATO-s, për të cilën kishim informata të sigurta sepse nga goja e R. Hollbrukut kishim dëgjuar në tetor 1998: “ Jemi kah e vrojtojmë situatën në Kosovë. Pas 23 marsit, vjen 24 marsi”! Dhe ne, këtë fjali indikative e analizuam, dhe erdhëm në përfundim se: “Pas 23 marsit 1989, vjen 24 marsi 1999”, që do të tjhot pas dhjetë vjetësh por vjen. E me hyrëjën e Shqipërisë në luftë, do të hapej mundësia që Ushtria e Serbisë që furnizohej me armatim nga Rusia, Irani, Kina dhe ca vende tjera që i jepnin para kesh si disa vende arabe, por edhe disa vende që e përkrahnin Milloshin tinzisht si: Italia dhe Franca, dhe Kosova me Shqipërinë ta ndoshta do ta humbin luftën, para këtyre fuqive, çka pastaj. Pra plus, hapej shansa e okupatorit në anën tjetër që të mbetej Kosova pa popullsi shqiptare brenda, dhe serbizimi të përsëritej sikurse Sanxhaku i Nishit më 1877. Konkulza jonë ishte se nuk mund të kërkohët asnjë territor, po nuk pate popullsi kombëtare aty. Së shtati, asnjë zyrtarë politik dhe shtetëror në Republikën e Kosovës nuk ka qenë aq fuqishëm kundër Gjykatës Speciale sa VV dhe Albin Kurti. Albin Kurti ishte edhe kundër dhuratës së 8000 hektarëve tokë Malit Zi, për çka sugjeronin SHBA dhe BE. Po, Albini u pajtua me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për tokat e shqiptarëve që iu dhuruan Manstirit Deçanit, por ai vendim pasoi me liberalizimin e vizave. Pra, politikanët dhe populli duhet ta matin çdo veprim dhe të shfaqin kritikë konstruktive por jo dekonstruketive dhe pa argumente. Madje edhe Vesli Llark e pati thënë se NATO nuk ka llogaritur se me rastin e bombardimeve shqiptarët e Kosovës do të detyrohën ta marrin rrugën e rrefugjatit. E ky fenomen në vetinë shqiptare është për t` u studiuar. Madje për t` u studiuar mbetët edhe fakti, se rrefugjatëve në fillim u sygjerohej që nuk duhët të kthehën, madje u tha hapur se nuk do të lejohën të kthehën, ashtu si u kthyen pa i degjuar këshillat e Ndërkombëtarëve. Refugjatët shqiptarë janë një fenmen historik sepse: Po t` i dëgjonin këshillat e ndërkombëtarëve , Kosova nuk do të kishte atë vëndosje të popullsisë nepër shtëpitë e rrenuara me aq entuziazëm, por ai vrull patriotik që i vinte era barot po edhe shkrum, nuk e trembi asnjë njëri . Po, merita kryesofre në këtë fenomen qëndronte në besimin e shqiptarëve në Ushtrinë e vetë kudo nepër Kosovë, në BESIMIN ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndaj bijëve më të ndritur të Kombit që kishin mbetur në Kosovë duke luftuar, prandaj bashkimi me ta ishte “vlerë e shtuar”, e luftës më të lavdishme të civilizimit, pas vitit 1945. Pra, duhet të dihet se është fenomen i psikologjisë shqiptare, prandaj edhe i Kryeministrit Republikës Kosovës me i respektuar miqët, por jo të ushtrojë inferioritet sepse inferioritetin nuk e duronte kurrë Adem Demaçi, prandaj për mos me u konsultuar më 2023: a me i sulmuar apo jo bandat e Radojçiqit dhe Vuçiqit në Veri të Kosovës, është shembull për respekt dhe i drejtë në çdo aspekt. Pra, po të vëndosete Kryeministri Kurti, në anën tjetër : policët, gjykatësit, prokurorët dhe nëpunsit serbian nepër komuna nuk do ta lëshonin punën, sikurse na largoi nga puna më 1990/91 fashisti Sllobodan Millosheviq e kompania e tij. Pra, nuk dihet pse na janë vënë sanksionet qe dy vite!!! Mbi të gjitha, asnjë ndërmarrje Kryeministri Albin Kurti nuk e ka bërë e që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës Kosovës.
 
 Pra Albin Kurti është kuadër nga shkolla e Adem Demaçit, e që shpresojmë se do jetë në krye të shtetit edhe në mandatin vijues me rrezultate të reja me pranim në Këshillin e Evropës dhe në OKB, pse jo, kur të profesionalizohet edhe më fuqishëm Ushtria dhe Policia e Republikës Kosovës të bëhemi edhe antar të NATO-s. 9.
 
 Emisioni ndaj të cilit asnjë shqiptar i sinqert nuk mund të jetë indiferent! 
 

Gazeta Metro – Blerim Latifi publishes a photo of himself from the war in Koshare

Më habit fakti se si Profesor Blerim Latifi kishte pranuar të jetë në atë shoqëri , për të cilën vlen një diagnozë: Eutanazia maniaco depresiva agresivus contra populis. 
Pressing / Zona Express - The return of Kosovo in dialogue with Prime Minister Kurti. Tonight in the Pressing studio, the expectations from tomorrow's Kurti - Vučić meeting in Brussels are discussed. In the studio
Por, nuk mendoi se janë shfaqur në origjinal: Berat Buzhala, Baton Haxhiu, Valon Syla dhe Dukagjin Gorani me fajin e tyre. 
Leonard Kirkuk
Leonard Kerquku
Jo, ata i ka përzgjedhur Lenard Kerquku , sipas shijës dhe pozës së kompjuterit që e mban para veti, e të cilën ia dikton Berati. 
 
Vëllëzërit Siamez


Dhe t` i prezantojmë një nga një nuk e shoh të nevojshme, pasi që nuk i njoh personalisht asnjërin, e aq më parë moderatorin. 

Baton Haxhiu is harsh with Kurt: Megaloman who is maliciously injecting the Albania-Kosovo division

Mbi të gjitha, Baton Haxhiu dhe Berat Buzhala janë një tandem gazatarësh, të cilëve u afrohet vetëm edhe njëfar Lirim Mehmetaj (quhët), në këtë kohën e anarkisë nepër televizione. 
 
E vërteta, më duekt se ky emsion me sugjerim të Berat Buzhalës dhe Baton Haxhiut në T7. ka provuar të jetë kopje e Parlamenitit, i cili nuk zhvillon “luftë”, për plotësimin e normës dhe rregullorës së Kuvendit, (aprovimin e kigjeve), por çdo mbledhje e tij është dhe mbetët një avanturë elektorale, për fat jo me fajin e Kryesisë. 
 

“Bir i veteranit të UÇK-së, e nip i dy dëshmorëve” — Lirim Mehmetaj që u akuzua nga VV-ja

“Son of a KLA veteran, grandson of two martyrs” — Lirim Mehmetaj who was accused by the VV
E them këtë, sepse janë 4-5 deputetë aty në Kuvend që para çdo senace marrin detyra nga shtabet që ua çakordojnë seicilit rendin e konfrontimeve, për ta akuzuar pastaj VV-ën. 
 
Dhe për ta fituar këtë bindje, mjafton të shihen vetëm dy senaca, ndoshta jo radhazi e të fitohet fotografia se ku jemi me legjislativin.
 
 E vërteta, Kryetari i Parlamentin është një burr i sinqertë, sepse nga origjina familare, nuk ka si të jetë ndryshe. Por, nga obligimet duhët të jetë më i ashpër. 
 
 Në fund kujtoi se lufta e UÇK-s nuk e meriton një pozitë të tillë që të provojnë, e ta siellin disa parti opozitare vlerën e UÇK-ës, në pyetje me të vetmin qëllim për ta marrë pushtetin. Populli, po ndien e dhe po sheh realitetin.
 
 Mbledhjet në Kuvend (kritikat e Opozitës) dhe llojet e emisioneve si ai i L, Perçukut më 21 nëntor 2024 vetëm sa ia shtojnë shansat, që partia Vetëvendosje ta fitojë edhe një mandat të dytë më 9 shkurt 2025 me një përqindje 53%. 
 
Hakif Bajrami for Albin Kurti: Since 1945, Kosovo has not had a more powerful and intellectual politician - Dukagjini
Ndërsa Jubileu i 30 i UÇK-ës ishte dhe do të mbetët obligim që më me seriozitet t` i nderojmë heronjët luftetarë të çlirimit Kosovës, dhe krijimit të shansës për bashkim etnik në një Shqipëri Etnike.
Pëgatiti: F.B 

Florim Zeqa: Shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit, është një mashtrim i madh…!

0

Florim Zeqa 

Situata e krijuar në Veriun e Kosovës, është një problem i krijuar me qëllim të caktuar. Një “Kalë Troje” në Ballkan për interesa ndërkombëtare. Pra, këtë realitet ndarës nuk e ka krijuar populli i Kosovës, andaj si i tillë çfarë është nuk mund ta ndryshojë asnjë qeveri.

Veriu, bombë e kurdisur

Pavarësisht faktit se qeveria aktuale e Albin Kurtit po mundohet t’ia atribuoj vetes “suksesin” e përkohshëm në veri, është vetëm një mashtrim i madh për qytetarët e Kosovës, i ndërtuar me dakordim me Vuçiçin në Bruksel për qëllime elektorale!

Për të kuptuar më lehtë dhe më qartë të ashtuquajturin “sukses” të qeverisë së Kosovës në Veri, mjafton ta shikojmë realitetin. Strukturat paralele serbe nuk është që janë larguar nga veriu, ato janë aty duke e pritur momentin e duhur për të vepruar sipas urdhërave të qeverisë serbe në Beograd.

Loja e dyfisht e bashkësisë ndërkombëtare për qëllim e ka stabilitetin e jo zgjidhjen e problemit në Veri. Në njërën anë i mbështesin në heshtje veprimet e Albin Kurtit në Veri, ndërsa në tjetrën i vëjnë sanksione Kosovës për të njëjtat veprime! Në njërën anë e mbështesin lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe mallrave në atë pjesë, ndërsa në tjetrën nuk e lejojnë hapjen e Urës kryesore mbi lumin Ibër!

Ky standard i dyfisht i bashkësisë ndërkombëtare përkthehet si mbështetje për serbët e veriut për të vazhduar me idenë e krijimit të Asociacionit, duke e mbajtur në dorë fitilin e “bombës së kurdisur për t’a aktivizuar në momentin që atyre ju konvenon për ndarjen e sferave të interesit në Ballkan!

Tërheqja taktike e strukturave paralele në Veri

Tërheqja e strukturave paralele nga institucionet e Kosovës dhe bojkototimi i zgjedhjeve lokale, është një hap i llogaritur mirë nga serbët e jo produkt i ‘Qeverisë së Kosovës’ siq pretenton kryeministri aktualë Albin Kurti.

Tendenca e Qeverisë së Kosovës për të paraqitur këtë zhvillim si sukses të politikës së saj, më tepër po e ndihmon krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe (AKS) në Veri sesa po e pengon atë. Kjo është një politikë perfide nga e cila krijohet përshtypja tek qytetarët e Kosovës sikur strukturat paralele nuk janë më aktive në Veri.

Në fakt, ky është një mashtrim i madh përmes të cilit ‘Qeveria e Kosovës’ e ka krijuar iluzionin e fitores ndaj strukturave paralele serbe në Veri, e që në fakt është përgatitje e terrenit politik për nënshkkrimin formal të Asociacionit të dakorduar me Vuçiçin në Bruksel dhe në Ohër, për t’a arsyetuar me presionet ndërkombëtare!

Anipse ngjarjet e fundit duken si hapa drejt konsolidimit të sovranitetit në veri, faktet e thonë të kundërtën!

Kurdo që të mbahen zgjedhjet e reja lokale, të rregullta apo të jashtëzakonshme, serbët e veriut përsëri do t’i marrin institucionet lokale dhe gjithçka do të kthehet në pikën zero, me ç’rast strukturat paralele do ta kontrollojnë sërish veriun dhe do ta pamundësojnë funksionimin normal të institucioneve të shtetit të Kosovës në Veri!

“Fasadimi” i shtrirjes së sovranitetit në veri i ngjanë fasadimit të Urës mbi lumin Ibër e cila vazhdon të mbetet “mollë e ndaluar” për lëvizjen e lirë të automjeteve të shqiptarëve të pjesës jugore të qytetit të Mitrovicës!

Veriu do të vazhdoj të mbetet “Kalë Troje” mes serbëve dhe shqiptarëve dhe peng i interesave strategjike të fuqive të mëdha.

Thënë ndryshe, shtrirja e plotë e sovranitetit në Veri do të mbetet një iluzion për të gjitha qeveritë, përfshirë edhe këtë në ikje, derisa do të realizohen objektivat ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor.

Deri atëherë, të gjithë akterët, në veçanti ne shqiptarët do të jemi vetëm spektatorë të kësaj loje të planifikuar gjysëmshekulli më parë, ku ‘gurët e kufirit’ do të levizen sipas orekseve të fuqive të mëdha në dëm të shqiptarëve të ndarë, tani e 112 vjet më parë!

Presidentja Osmani takoi një delegacion bipartizan të Kongresit Amerikan, të udhëhequr nga senatorja Jane Shaheen

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot në Halifax, në një delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan, me senatorë demokratë e republikanë, të kryesuar nga senatorja Jane Shaheen.

Në këtë takim, Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për mbështetjen bipartizane dhe rolin e jashtëzakonshëm të dy dhomave të Kongresit Amerikan për mbështetjen e paqes e sigurisë në Kosovë si dhe fuqizimin e pozitës ndërkombëtare.

Presidentja Osmani takoi Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.

Sipas Presidentes Osmani, prania e NATO-s, përmes KFOR-it në Kosovë ka qenë gjithmonë e rëndësishme për paqen dhe sigurinë, ashtu siç do të jetë edhe anëtarësimi i Kosovës në këtë Aleancë historike.

Në takim me Admiralin Bauer, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për rolin e NATO-s në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe përkushtimin e vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Çka e pyeta djalin tim 13-vjeçar…?

0

Nga: Aurel Dasareti

E pyeta djalin tim 13-vjeçar: “Kush është shtëpia më e famshme në Shqipëri?”

Përgjigja ishte: “Shtëpia e Big Brother VIP”.

“Si ashtu?”- e pyeta sërish.

“Së pari kalon kaq shumë vite në varfëri dhe dhimbje të tmerrshme, dhe më pas bëhesh i famshëm kur hyn si banor në shtëpinë më të famshme në Shqipëri”– ishte përgjigja.

Më la pa tekst.

  • Autori është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike. Jeton në SHBA .

NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit në ushtri

0

Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova

Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s, i njohur si NALT, i përbërë nga ushtarakë të lartë gjermanë, që këshillojnë nga viti 2016 Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrinë e Mbrojtjes, kanë publikuar në revistën ushtarake gjermane “DIFENCENETWORK”, një artikull profesional ku pasqyrojnë sfidat aktuale me të cilat FSK po përballet në rrugën e transformimit të saj në ushtri, me mbështetjen e SHBA-së dhe Gjermanisë.

Artikulli është shkruar nga drejtori i Ekipit Këshillues dhe i Lidhjes me NATO-n, gjeneral brigade Christian Nawrat, nënkolonelja  Anja Volbeding, asistente ushtarake e Drejtorit të NALT-iot dhe togeri i parë  Nick T. Esser, ndihmës personal  (aide-de-camp) i Drejtorit të NALT-it, transmeton Radio Kosova.

Fillimisht, në artikullin profesional sqarohet puna dhe struktura e NALT-it në Kosovë, ku mes tjerash theksohet se “janë bërë një çerek shekulli, që misioni KFOR, i udhëhequr nga NATO, ndihmon në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë. Krahas mbrojtjes së paqes, Ekipi Këshillues dhe i Lidhjes me NATO-n, i njohur shkurt si “NALT”,  kryen punë të shumë rëndësishme ndihmëse, duke filluar nga këshillimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) deri tek mbështetja që jep për Ministrinë e Mbrojtjes. “Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s – NALT”, i cili, ndryshe nga KFOR, nuk është nën Komandën e Forcave të NATO-s në Napoli të Italisë dhe as nën komandën e Shtabit të Lartë të Fuqive Aleate të Evropës (SHAPE) në Mons, por nën autoritetin e drejtpërdrejtë të stafit ndërkombëtar në Bruksel dhe mban lidhjen direkte midis organizmave vendimmarrëse te NATO-s atje dhe institucioneve në Kosovë”, theksohet mes tjerash në sqarimin për rolin e NALT.

“Pikërëndesa e këtij mekanizmi është forcimi i kontrollit civil mbi Forcën e Sigurisë të Kosovës (FSK) dhe këshillimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. Ekipi Këshillimor dhe i Lidhjes i NATO-s – NALT, ofron këshillim komplementar për Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës dhe FSK-së në të gjitha fushat, nga menaxhimi i personelit dhe logjistika e deri tek çështjet e standardizimit dhe krijimi i ligjeve dhe rregulloreve”, shkruan në artikull.

Radio Kosova ka shkëputur më poshtë, pjesë të artikullit ku vihen në spikamë sfidat me të cilat FSK po përballet në rrugën e saj për t’u transformuar në ushtri sipas standardeve të NATO-s deri në vitin 2029.

FSK-ja përballë sfidave

Edhe pse jo me miratimin e NATO-s, transformimi i FSK-së drejt forcave mbrojtëse territoriale, ka nisur që nga viti 2018 dhe kjo përmes partneritetit më të madh dypalësh Kosovë – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Plani i Gjerë i Kalimit (CTP), i cili do të vijojë deri në vitin 2029, ka për qëllim rritjen e FSK-së nga rreth 2.500 persona të shërbimit të mbrojtjes civile, në një forcë prej 5.000 ushtarësh të rregullt dhe 3.000 rezervë, duke përfshirë tre regjimente të lehta të infanterisë me mbështetje zjarri.

Aktualisht, ky plan është në fazën e arritjes së aftësisë operacionale fillestare. Kështu, po krijohen kushtet për fazën përfundimtare, arritjen e aftësisë së plotë operative. Stafi aktual përfshin rreth 4.025 ushtarë dhe punonjës civilë.

Në procesin e transformimit të FSK-së, ende ekzistojnë sfida themelore, të cilat ndërlidhen, ndër të tjera, me rritjen e shpejtë të aftësive ushtarake.

Infrastruktura e FSK-së, nuk është e mjaftueshme as për regjimentet e reja që po krijohen, dhe as për akomodimin e pjesëtarëve të FSK-së, por as edhe për prurjet dhe furnizimin e pajisjeve të reja ushtarake dhe logjistikën e nevojshme.

Mungojnë burimet

Mungojnë burimet dhe aftësitë për krijimin e trupës (strukturës) së personelit, kurset e trajnimit dhe linjat e përdorimit, si dhe një menaxhim i targetuar i personelit.

Në raport me numrin e trupës ushtarake që është në rritje, është e vështirë të arrihen përparimet e duhura në aftësimin e FSK-së. Kjo është pika ku NALT është përqendruar me disa nga këshilltarët e angazhuar.

Tashmë janë  vendosur bazat e para të rregulloreve për FSK-në, ndërkohë që po hartohen plane të tjera për zhvillimin e karrierës nga Career-Path Development – Planifikimi i zhvillimit të rrugës në karrierë.

Përkrah sfidave në fushën e personelit, sistemi logjistik ende i pazhvilluar është pengesa kryesore për ndërtimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të FSK-së.

Sistemi aktual i logjistikës mbështetet kryesisht në improvizim. Nivelet e ulëta në FSK nuk kanë as mjete financiare të mjaftueshme, as pjesë të mjaftueshme ndërrimi, as mjete të nevojshme  të punës e as personel të trajnuar. Duke marrë parasysh diversitetin e lartë të materialeve të përdorura në të gjitha fushat, disa prej tyre shumë të vjetra, si dhe kompleksitetin në rritje në përdorimin e pajisjeve të reja, FSK ndodhet para shumë sfidave të mëdha.

Problemi kryesor në udhëheqjen e FSK-së

Problemi kryesor është në udhëheqjen e FSK-së, e cila nuk është në gjendje të zgjidhë sfidat logjistike, duke mbetur kështu e bllokuar në kurthin e kompleksitetit.

Është urgjente të bëhet një konsolidim i qëndrueshëm i materialeve të shumëllojshme përmes ndarjes së stokut të vjetër, pranimit të kufizuar të donacioneve dhe të krijohet një orientim i qartë në raport  me partnerët cilësorë.

Vendimi i FSK-së për të favorizuar produktet gjermane në fushën e automjeteve logjistike jo të blinduara është një hap në drejtimin e duhur për të adresuar një nga këto sfida.

Garda Kombëtare, model i FSK-së

Aftësitë tashmë shumë të zhvilluara në fushën e Gardës Kombëtare janë gjithashtu të ndikuara nga sfidat e mësipërme dhe kufizojnë gatishmërinë për operacione në nivelin “Task Force”.

Megjithatë, Garda Kombëtare mund të konsiderohet si një model brenda FSK-së.

Projektet gjermane për fuqizimin e FSK-së kanë mbështetur këtë fushë për vite me radhë në mënyrë shumë efektive dhe janë në përputhje me pozitat e NATO-s dhe mandatin e “NALT”-it.

Në këtë kontekst, duhet parë si zhvillim pozitiv dhe një hap të rëndësishëm përpara, Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim dhe Shpëtim (SARITC) e cila gjatë vitit 2023, është përdorur shpesh nga shtete të tilla si Holanda, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Jordania. Kjo ka bërë që Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim dhe Shpëtim (SARITC) e FSK-së të fitojë njohje ndërkombëtare.

Në lidhje me trajnimin dhe ushtrimet, mund të shihen përparime: Në Komandën e Trajnimit dhe Doktrinës (TRADOC) të FSK-së, me mbështetje nga NALT, janë krijuar  kurset për nënoficerë  sipas standardeve të NATO-s.

Kursi i parë për gradën “rreshter madhor i komandës” (Command-Sergeant-Major) u përmbyll në janar 2024. Për më tepër, me mbështetje nga NALT, po krijohet një infrastrukturë CPX, e cila për herë të parë u përdor në vitin 2024 për ushtrime të stafit, duke përdorur JCATS.

Megjithatë, ende mungojnë kurse për trajnim në degët specifike të ushtrisë, ose për komandantët e kompanive dhe më lart.

Pra, në afat mesatar, FSK mbetet e varur nga mbështetja e që do të ofrohet nga partnerët bilateral, përfshirë SHBA-në dhe Gjermaninë.

Edhe pse Ministria e Mbrojtjes e Kosovës dhe FSK-ja kanë bërë një zhvillim të konsiderueshëm që nga krijimi i këshilltarëve ushtarakë të NALT, sfidat, përfshirë ato në fushat e rritjes së personelit, logjistikës, proceseve të shtabit dhe doktrinës, si dhe krijimin e kurseve të karrierës, nuk mund të zgjidhen pa ndihmën e shërbimeve këshilluese të NALT.

Pesha e detyrave për këshilltarët ushtarakë në Kosovë do të mbetet e pandryshuar në të ardhmen e afërt.

 Linku i revistës:

 NATO ADVISORY & LIAISON TEAM – Militärberater im Kosovo

Depolitizimi i mërgatës!

0

Florim Zeqa

Partitë politike siq shihet nuk kanë nevojë për intelektual, por vetëm për tifozeri dhe fansa partiak që i ndihmojnë me mjete financiare dhe më votë partitë e dështuara politike.

Janë këto parti të dështuara politike që e përçanë mergatën edhe në të kaluarën përmes shoqatave, por jo sikurse tani në këto permasa me politizimin e skajshëm të mërgatës.

Një gjë duhet ta dijnë mirë mërgimtarët, se këta kusarë politikë që e zbrazën Kosovën, asnjëherë nuk do të krijojnë kushte për riatdhesim e mergimtarëve në vendlindje!

Fillim i ri me njerëz të rinj 

Andaj duhet një fillim i ri, me njerëz të rinj për t’i dhën fund kësaj epoke të errët të historisë sonë kombëtare, për t’i dhënë fund mashtrimeve dhe abuzimeve me pushtetin, për t’i dhënë fund hajnisë dhe haraçit qeveritar, për t’i dhënë fund korrupsionit dhe krimit të organizuar, për t’iu dhënë fund një herë mirë padrejtësive dhe pabarazisë qytetare.

Për të arritur deri këtu duhet një klasë e re politike dhe një lider i ri shtetërorë që e merrë përgjegjësinë morale para qytetarëve për t’a kthyer vendin në binarë të shëndosh të qeverisjes dhe shtetndërtimit, ku funksionon ligji dhe drejtësia sikurse në çdo shtet të lirë dhe demokratik, ku pushtetarët e respektojnë dhe ia kanë frikën ligjit, kurse qytetarët i kryejnë lirshëm dhe më dëshirë të gjitha obligimet ndaj shtetit.

Nga rishpallja e pavarësisë e deri më sot nuk kemi pasur mirëfunksionim të sistemit të drejtësisë, që i bie se nuk kemi pasur drejtësi të pavarur dhe të njëjtë për të gjithë qytetarët e vendit. Por, në vend të kësaj kemi pasur drejtësi selektive, ku gjithnjë të fortët e politikës dhe oligarkët ekonomik kanë qëndruar mbi ligjin dhe drejtësinë.

Si rezultat i kësaj situate, asnjëherë deri më sot “peshqit e mëdhenj” nuk ranë në grepin e drejtësisë, pasi drejtësinë nuk e vendosi ligji por “maliqi”!

Si rezultat i mungesës së një lidershipi shtetëror, shteti Kosovës është kthyer në ‘Oazë’ të krimit të organizuar, në duart e grupeve kriminale dhe fajdegjinjëve që e kontrollojnë çdo institucion dhe segment të jetës në Kosovë.

Mjafton ta marrim si shëmbull sistemin shëndetësorë, i cili tërësisht ka rrëshqitur në duart e mjekve të fabrikuar dhe të kriminlaizuar, të cilët bëjnë tregti me jetën e qytetarëve. Janë mjekët abuziv ata që ndërmjetësojnë mes familjarëve të pacientëve dhe fajdegjinjëve për dërgimin e të sëmuarve për mjekim jasht vendit, duke përfituar me dhjetramijëra euro për një intervenim që mund të kryhet pa problem në QKUK dhe klinikat tona private!

E gjithë kjo ndodh para syve të tanë dhe të drejtuesve të lartë institucioneve shtetërore!

Në këtë rast, shtrohen pyetjet logjike, cili është roli i prokurorisë dhe gjykatave, cili është roli i ministrit të shëndetësisë, cili është roli i misnistrit të drejtësisë, cili është roli i liderëve shtetëror para këtyre akteve të rënda kriminale që ushtrohen ndaj qytetarëve të vendit tonë?!

Përgjigja është e thjeshtë, këta i shohin të gjitha por nuk bëjnë zë, pasi janë pjesëmarrës në çdo aferë korrruptive dhe kriminale që ndodhë në vendin tonë.

Sikur të ishte ndryshe, këta do duhej mobilizoheshin të gjithë së bashku për luftimin e këtij fenomeni të krimit të organizuar, i cili po i detyron njerëzit, i madh e i vogël të largohen sa më parë nga vendi i tyre i lindjes në kërkim të shërimit në një shtet të rajonit apo edhe më largë në shtetet evro-perëndimore!

Përgjegjësia në këtë rast bie në radhë të parë mbi liderët shtetëror dhe ata partiak, që mbyllin sy e vesh para fatkeqësisë së qytetarëve, për të cilët u bie ndërmend që ekzistojnë vetëm në fushata zgjedhore derisa t’ua grabitin votën për t’i harruar menjëherë dhe për katër vjet të tjera duke mos i trajtuar as si numra e lërë më si qytetarë të këtij vendi!

Çfarë duhet të bëjmë?

Ne si mërgatë nëse duam ta ndihmojmë vendin tonë duhet të mobilizohemi si një trupë e vetme për t’i bojkotuar këta kusarë politikë që na sollën shtetin në këtë gjendje të mjerë. Pra, duhet të distancohemi nga të gjitha aktivitetet partiake në mërgatë. Politikanëve që vijnë dhe e kërkojnë votën tonë duhet t’iu themi; “Nuk keni vota nga ne që na larguat nga vendi, kthehuni dhe kërkojuni votën atyre që ua bëtë jetën ferr në Kosovë”!

Vetëm kështu mërgata e jonë do të bënte aktin heroik për shtetin e Kosovës. Për shkak se vetëm largimi i tërësishëm i këtyre kusarve nga skena politike do të hapte rrugën për ndryshime të mirëfillta dhe përmbajtësore për vendin tonë.

Traditat Ilire-Arbërore, po prehen kirurgjikisht nga antishqiptarizmi islamik

0
TRADITA ILIRO – ARBERORE, PAGANE DHE E KRISHTERE JETOI MES SHQIPTAREVE (edhe muslimane) DERI NE DITET TONA; NDERSA SOT PO VRITET KIRURGJIKISHT!
___
Nuk e di kush nga ju kujton dasmat qe beheshin dikur ne Shqiperine tone tradicionale. Edhe pse komunizmi i luftonte pameshire “zakonet e vjetra” (i nxitur nga serbet qe dinin shume se çfare injektonin), jo gjithçka shkoi e humbur.
Personalisht, nga femijeria ime mbaj mend kur neper dasma hidheshin karamele dhe ca monedha e ne femijte shkonim ti merrnim. Kuptimi ishte se nuses i urohej te ishte e embel si karamelet dhe te sillte bollek edhe ne financat, aq sa mundej edhe tu falej te tjereve. Kur nusja dilte nga shtepia e saj, por edhe para se te hynte ne deren e burrit, mbi çiftin hidhej edhe oris, njèsoj sikurse veprohet sot kur çifti del nga dera e kishes, pasi ka marre urimin e shenjte. Kuptimi eshte perseri bollëku.
Te pakten ne Jug te Shqiperise (por besoj edhe ne Veri), kur vinte nusja, para se te hynte ne shtepine e re, vjerra e saj i thyente ne koke (ne fakt behej gati pak me pare) nje buke te plote ne forme te rrumbullaket, duke e ndare (jo plotesisht) ne dy pjese te barbara. Me pas behej thyerja ne 90 grade duke e ndare ne 4 pjese, pra duke bere shenjen e kryqit. Buka e rrumbullaket simbolizonte diellin, ndersa ndarja ne forme kryqi ishte urimi qe nusja te vinte me bekimin e zotit, pra te Jezusit!
Kishte edhe zakone te tjera ku nusja lyente gishtat me mjalte dhe e takonte tre here porten e shtepise ku po hynte: nje here mbi hark e dy here ne dy anet, ne fillim djathtas e pastaj majtas; njesoj sikurse behet edhe kryqi ortodoks. Kjo ndodhte edhe ne familjen time “muslimane” ne Berat! Me pas nusja duhej te bente nje byrek me 100 pete i cili ndahej ne formen e rrezeve te diellit. Byreku behej me 100 pete sepse ai duhej te simbolizonte bollekun, dhe askush nga dasmoret te mos ngelte pa e provuar.
Ndersa ne pajen e nuses, te bollshme apo te varfer, kishte nje objekt qe nuk mungonte kurre: jasteku u rrumbullakët i ndare ne thela. A e kujtoni ate jastëk qe zakonisht ishte i kuq dhe vendosej ne krye te krevatit bashkeshortor? Mbaj mend se dasmoret qe sillnin nusen, shpesh vinin mbi nje kamion te hapur pas ku hipnin sazexhinjte dhe 15 – 21 dasmore (gjithmone numer tek) ku zakonisht nje grua zgjaste kete “jastek” pothuaj mbi gabinen e shoferit ne menyre qe te mos mbeste njeri pa e pare. Ne fakt ky jastek ne permasat e rrotes se makines sone sot (zakonisht i mbushur me kashte te lehte brenda) nuk perdorej per t’u mbeshtetur (ishte edhe shume i papershtatshem per kete pune), por mbahej vetem per zbukurim. Cdo mengjes kur çifti ngrihej nga gjumi dhe nusja rregullonte krevatin, e vendoste perseri kete “jastëk” ne mes te krevatit. Madje vjerra, mjaft shpesh, shkonte dhe e kontrollonte, e nese ky jastek nuk ishte ne krevat, kjo ishte nje shenje shume e keqe qe meritonte nje qortim te rende te nuses! Praktikisht, vjerra kishte friken e ndonje fatkeqesie, ose minimalisht te nje mosprodhimtarie te çiftin, nese mungonte ky zbukurim. Te vjetrit besonin se pa kete simbol, nusja nuk mbeste shtatzane…
Po çfare ishte ky simbol?
Ky ishte dielli ilir, qe ne edhe sot e shohim tek flamuri maqedon (ilir). Per iliret, Dielli ishte perendia me fuqiplote dhe e pazevendesueshme nga perendite e tjera. Ne çdo qytet ilir mund te mungonin tempujt e ndonje perendie me te cilen nuk lidhej jeta e tij (psh po themi tempulli i perendise se luftes), por nuk mungonte kurre tempulli i perendise se diellit, pra Apolloni i transformuar ne shën Ilia.
Eshte kjo arsyeja se perse Levizja jone AT’DHEU e vendosi kete yll-diell mbi shqiponjen dykrenare te flamurit tone.
Po shqiptaret “muslimane” (ne gjykimin tim nuk ka shqiptare muslimane, pervec atyre qe jane pasardhes te popullsive te ardhura) nuk kishin vetem keto zakone ilire apo te krishtera: jeta jone “muslimane” ishte e mbushur me rite te krishtera.
Eshte e tepert te themi se “Pema e Vitit te Ri” eshte ne fakt Festa e Krishtlindjeve qe çdo shqiptar e feston akoma sot: e mbi kete feste nuk po zgjatem, por po theksoj se per kete arsye, muslimanizmi i sotem fondamentalist, e ka vene ne shenjestren e tij per ta luftuar e zhdukur.
Nena ime e ndjere, ne çdo 6 Janar mbushte dy shishe me uje te paster te cilat i mbante ne dollap dhe me ato here pas here sperkaste shtepine sa here qe kishim ndonje problem. 6 janari eshte dita e Ujit te shenjte sepse ne kete date eshte pagezuar Jezu Krishti nga shen Gjon Pagezori.
Ndersa ne 14 mars me bente veze te kuqe dhe me urdheronte te ndizja nje zjarr jashte te cilin duhej ta kaperceja te pakten tre here!
Keshtu populli yne i ruajti deri ne ditet tona zakonet pagane dhe ato te krishtere, edhe pse ishim deklaruar muslimane te ritit bektashi!