Kreu Blog Faqe 712

Pete Hegseth, i përzgjedhuri i Trump për Sekretar Mbrojtje të SHBA: Të kritshterë e hebrenjë bashkë kundër Erdoganit

0

Pete Hegseth, sekretari i propozuar i Mbrojtjes në administratën e Donald Trump, më parë ka qenë një zë kritik, i deklaruar hapur kundër aleatëve të SHBA.

Një postim i tij që tregon kohën kur Hegseth ka shënjestruar Turqinë dhe siç ai shkruante karakterin e saj islamist është bërë viral në rrjet. “Pse Turqia islamike është anëtare e NATO-s?”, pyeste Hesgeth asokohe.

Ai shprehej po ashtu se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, “ëndërron hapur të rindërtojë Perandorinë Osmane” dhe është “një islamist me vizione islamike për Lindjen e Mesme”.

Po ashtu kritikave të Sekretarit të mundshëm amerikan nuk i kanë shpëtuar as Kombet e Bashkuara, NATO dhe vende të tjera, që dalin në dy librat të cilat ai i ka botuar në 2020 dhe 2024.

Për NATO-n, ministri i propozuar i Mbrojtjes ka thënë se “ajo nuk është një aleancë, por një marrëveshje mbrojtëse për Europën, e paguar dhe e mbështetur financiarisht nga SHBA”. Ai gjithashtu fajëson evropianët sepse “ata lejuan veten të dominoheshin nga emigrantët”.

“Evropianët, zgjodhën të mos ‘ndërtojnë’ përsëri ushtritë e tyre, duke ‘mjelur’ gatishmërinë e SHBA-së për të luftuar dhe për të fituar luftëra”. NATO është një relike që duhet të shembet dhe të rindërtohet për të mbrojtur me të vërtetë lirinë tonë . Për këtë po lufton Trump. Kombet e Bashkuara janë një organizatë tërësisht e globalizuar që promovon në mënyrë agresive një agjendë anti-SHBA, anti-izraelite dhe kundër lirisë, Ajo ka dy standarde: ‘Një për Izraelin dhe SHBA-në dhe një për të gjithë të tjerët’“, shkruante Hegseth.

Siç thekson The Guardian, Hegseth ka shprehur gjithashtu propozime për të shmangur ligjet ndërkombëtare, të tilla si mos detyrimi i ushtarëve amerikanë në Konventat e Gjenevës në lidhje me civilët dhe të burgosurit.

“Forcat e armatosura amerikane”, shkroi ai, – “duhet të bëhen të pamëshirshme, të pakompromisë, krejtësisht vdekjeprurëse”, në mënyrë që të fitojnë luftërat sipas rregullave të tij.

Në të njëjtën kohë, siç thekson gazeta britanike, Hegseth dëshiron ta lidhë politikën amerikane edhe më shumë me Izraelin, duke shkruar se “nëse e do Amerikën, e do edhe Izraelin”.

Në të kaluarën, Hegseth ishte një “skifter” për çështjet e politikës së jashtme me prirje neokonservatore, por më vonë, siç thotë ai, ai u “konvertua” falë Trump dhe tani është kundër institucioneve ndërkombëtare dhe shumëpalëshe.

“Ne të krishterët së bashku me miqtë tanë hebrenj duhet të marrim shpatën e amerikanizmit të papenduar dhe të mbrohemi”, është shprehur ai më parë.

(A2 Televizion)

A po u mbesim borxh nismave për kthim në origjinën fetare të kombit

0

Nga: Ragim Kçiku

___

NISMAT PËR KTHIM NË ORIGJINË

___

A u kemi mbetur borxh nismave për kthim në origjinën fetare të kombit. Nisma e Deçanit, njëra ndër të parat pas nismave për pajtimin e gjaqeve, është një nismë intelektualësh e cila u sulmua nga shumë anë por, më agresivët ishin pseudomyslimanët. Këta myslimanë të rrejshëm që për mision në rend të parë e kanë zhbërjen e kombit shqiptar në ILIRIK dhe në radhë të dytë zhbërjen e Republikës së Kosovës, janë misionarë serbë/rusë, turk, pers dhe arabë. Këta po përdorin forma të ndryshme që në ushtri quhen luftë speciale për ta arritur qëllimin. E, çdo luftë bëhet për territor duke përdorur të gjitha format që lejojnë kushtet e kohës, vetëm për ta arritur qëllimin. E, qëllimi mund të jetë edhe në rrugë të gjata, dhe në rrugë të shkurta. Rrugën e shkurtë e përdori Sllobodan Mollosheviç në epokën 199-2999 për të cilën nuk pati sukses.

Menjëherë pas epilogut, filluan luftat e rrugës së gjatë. Futja e prostitucionit në çdo lagje, degradimi i edukimit në të gjitha llojet e shokollës, si atë publike, private dhe fetare. Xhamizimi i Kosovës më shumë se në vendet arabe, mbulimi i femrave përmes pagave dhe përmes propagandës, hapësira në mjetet kombëtare të informimit (TV), deri edhe në hapjen kanalv islamt televizive. (ITV). Kanalet kombëtare arrijë deri aty sa ftojnë në debate qelbësira rome si Mazllam Mazllamin me flamurin kombëtar shqiptar në xhep duke e shpalosur pyblikisht dhe duke e quajtur leckë, paçavure. Në emisione të tilla, moderatori gomar, bën sehir dhe nuk është në gjendje me asnjë veprim ta ruajë simbolin shpirtëror të prindit të vet. Edhe një mjet i padëgjuar më parë në trojet shqiptare është mbështetja e këtyre grupeve nga udhëheqësit e partive polituke, kush më shumë e kush më pak dhe futja e kancerit oriental në parlament.

Sulmuesit në media kundër Lëvizjes së Deçanut kanë hallin se po i bëhet karshillëk Manastirit shqiptar të pushtuar nga serbët. Këta nuk kanë hall tjetër. Qëllimi i zgjerimit të islamizmit politik dhe social në Kosovë ka dy drejtime që në asnjërin rast nuk është shqiptar; me islamizimin ekstrem Serbia do që botës së krishtete t’i japë një shkak për një holokaus të munshëm në emër të pastrimit të Evropës nga kultura orientale: kurdo që t’i vijë koha që të veprohet si me myslimnët e Çamërisë dhe pala tjetër e sponsoruar nga orienti ka me qëllim që në momentin e parë të munshëm, ta pushtijë këtë pjesë të ILIRIKUT në emër të besimit. “Livadhi është i atij që kullotë delet”.

Besimi dhe mosbesimi është i lirë, e drejtë e çdo personi deri në momentin kur nuk bëhet i imponueshem dhe i rrezikshëm për kombin përkatësisht shtetin. Çdo njeri ka të drejtë të ngrehë një tempull, çfarëdoqoftë derisa si nuk bën dhunë fizike, dhunë akustike, mdotje ambienti etj. Në pronën time mund të ndërtoj si xhami, ashtu edhe teqe apo kishë. Është prona ime dhe e bëj me një leje për ndërtim nga drejtoria për urbanizëm. Në murin, derën apo pullazin e shtëpisë sime, sa mund të ngre yllin 6 rremsh, aq mund të ngre Kryq apo hënë. Këtë të drejtë nuk ma ndalon kush si dhe përcaktimin apo mospërcaktimin fetar. Njerëzit të cilët ripagëzohen në jetën e tyre në besimin që ata duan, është për t’u respektuar. Mësë paku ka vend dhuna kundër tyre qoftë mediatike, qoftë një jetën lublike. Njeriu do të jetë ashtu si do.

Pamje nga një rikthim në Kishën “Shën Abrahami” të Llapushnikut

Është e drejtë nga Zoti, askush nuk ka monopol mbi te. Personalisht i admiroj për shprehjen e lirë të tyre nga aspekti bestyt. Këtë e arrijnë vetëm intelektualë të plotësuar shpirtërisht dhe qytetarisht. (Me bdonjënpërjashtim). Këtë e them pa ekuivoke, patriotët të cilët me shembullin personal duan të kthehen në origjinën kombëtate dhe fetare.

Është fjala për Nismën e Deçanit dhe Nismën për Kthim në Origjinë.

Sa më herët, aq më mirë!

Një trashëgimi e përbashkët dhe rruga e kombit Shqiptar përmes Heroit të Kombit, Profetit Gjergj Kastriotit – Skënderbeu

0

Nga: Luan  Dibrani

Besimi Abrahamik është një trashëgimi e përbashkët për të gjithë njerëzimin. Ky besim ka mbështetur themelet e tri feve kryesore të botës: Judaizmin, Krishterizmin dhe Islamin. Ndërsa secila prej këtyre feve ka zhvilluar rrugën e saj unike, ato gjithsesi ndajnë një burim të përbashkët – besimin e përjetshëm në një Zot të vetëm, i cili ka shpallur mesazhet e tij përmes profetëve të mëdhenj. Të gjithë profetët janë pjesë e linjës abrahamike, dhe në thelb, ata janë të lidhur me trashëgiminë e një populli të lashtë që ka sjellë shumë ndikime në kulturën dhe mendimin njerëzor.

Paja  e Skënderbeut ne dy versione pikturash në vaj nga vet autori i shkrimit  Luan -Asllan Dibrani

Kjo trashëgimi është e dukshme në studimin e tri librave të shenjta që janë themel i këtyre feve: Tora, Bibla dhe Kurani. Nëse i lexoni me kujdes këto libra, do të vëreni se të gjithë ata vijnë nga burimi i njëjtë, duke pasur si pikënisje për të kuptuar realitetin dhe vlerat e një bote të udhëhequr nga një Zot i vetëm. Për të kuptuar në thelb mesazhin që këto libra sjellin, është e nevojshme të shkojmë më thellë në filozofinë antike, në konceptet dhe ideologjitë që kanë ndikuar fuqishëm në ndërtimin e këtyre mësimeve. Në këtë kuadër, është e domosdoshme të njihni dhe të kuptoni përmbajtjen dhe filozofinë e lashtë të qytetërimeve si Mesopotamia, Babilonia, Persia, Pellazgët, Greqia dhe Egjipti i lashtë.

Një pjesë kyçe e kuptimit të mësimeve abrahamike vjen nga studimi i filozofëve të njohur si Aristoteli, Platon dhe shumë të tjerë. Ata janë burime të rëndësishme që ndihmojnë në shpjegimin e botëkuptimit dhe vlerave të këtyre periudhave. Nëse nuk e keni studiuar Aristotelin dhe Platonin, dhe nëse nuk keni një kuptim të thellë të këtyre filozofëve, mund të jetë e vështirë të kapni thelbin e mesazheve që këto besime ofrojnë.

Gjergj Kastrioti, nëpërmjet veprimeve dhe qëndrimeve të tij, ka qenë një udhëheqës i vërtetë, një model për kombin shqiptar dhe një figurë që i ka dhënë më shumë se çdo profet tjetër kombit të tij.

Në këtë kontekst, shqiptarët e sotëm duhet të kenë një lidhje të fortë me simbolin e Gjergj Kastriotit, një figurë që ka shënuar një kthesë të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar dhe në besimin që mbartin. Gjergj Kastrioti, si një hero i popullit shqiptar, ka dhënë një mësim të paçmueshëm për identitetin, besimin dhe unitetin kombëtar. Çdo devijim nga ky simbol dhe nga rruga e tij na dërgon drejt humbjes së identitetit kombëtar dhe na çon në rrezik të antikombëtarizmit të pastër.

Asnjë profet, asnjë udhëheqës tjetër, nuk ka pasur më shumë ndikim dhe vlerë për shqiptarët sesa Gjergj Kastrioti. Jeta e tij, nga fëmijëria dhe ndarja nga prehri i nënës, deri te shkollimi dhe sfidat që ka përballuar në shërbim të atdheut, janë prova të një misioni të fuqishëm dhe të një jete që mund të konsiderohet si profetike. Kastrioti, nëpërmjet veprimeve dhe qëndrimeve të tij, ka qenë një udhëheqës i vërtetë, një model për kombin shqiptar dhe një figurë që i ka dhënë më shumë se çdo profet tjetër kombit të tij.

Kryetari Konjufca priti në takim homologun e Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, Shefi i Kabinetit, Ilir Kërçeli, ambasadori Florian Qehaja dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. 

Në pritjen që i bëri homologut të tij Gashi, kryeparlamentari Konjufca shprehu bindjen se takimet dhe angazhimi i përbashkët i shërbejnë rritjes së bashkëpunimit të shkëlqyer midis Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, duke i konsideruar ato si përpjekje për më të mirën e qytetarëve tanë.

Në këtë takim, kryetari Konjufca dhe kryetari Gashi diskutuan aspekte të ndryshme të parlamentarizmit dhe folën për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit midis institucioneve tona legjislative. Gjithashtu, biseduan edhe për çështje të tjera të interesit të përbashkët, duke përfshirë rrugën e integrimeve evropiane, zhvillimin ekonomik, tregtar dhe stabilitetin e rajonit tonë. 

Kryetari Konjufca shtoi se bashkëkombasit tanë, vlerat dhe synimet e përbashkëta janë ato që qëndrojnë midis raporteve tona të shkëlqyera shtetërore si garanci e këtij bashkëpunimi të shkëlqyer dhe thellimit të tij.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi e falënderoi kryekuvendarin Konjufca për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e plotë për të avancuar sa më shumë me projekte dhe punë të përbashkëta, të cilat çojnë në drejtim të përmbushjes së synimeve dhe interesave të vendeve tona.

Presidentja Vjosa Osmani: Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi.

Forhåndsvisning av bilde

Postimi i plotë i Presidentes Osmani:

Forhåndsvisning av bilde

Kudo, një copëz Kosove – e denjë, krenare dhe atdhedashëse!

Forhåndsvisning av bilde

Gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, takova shumë shqiptarë që janë rrëfime suksesi me angazhimin e tyre dhe burim krenarie për atdheun.

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Të votohet për një legjislaturë të re politike!

0

Ilustrim …

Florim Zeqa 

Elektorati kosovar kërkon ndryshime në të gjitha partitë pa dallim, për nxjerrjen e figurave të reja dhe të pastra politike, ngase janë lodhur nga politikanët e korruptuar, që punuan dhe vazhdojnë të punojnë vetëm për interesa të tyre personale dhe të oligarkëve të inkriminuar.

Humbja e anës njerëzore, humbje e besimit

Gara e ashpër e politikanëve për të ardhur në pushtet dhe vrapimi pas privilegjeve të pushtetit, i ka joshur edhe qytetarët e varfër të ngarendin pas politikanëve të korruptuar me shpresën për grabituar diçka nga gjahu i pushtetarëve, të cilët vardisën pas politikanëve milionerë duke i harruar shokët dhe miqtë e deridjeshëm, duke i harruar veprimtarët dhe aktivistët e ndershëm, duke i harruar kontributdhënësit dhe luftëtarët e vërtetë të lirisë sonë.

Ambiciet për pushtet dhe pasurim të paligjshëm, kanë bërë që të largohemi aq shumë nga vlerat tona, saqë gjithnjë e më pak po u ngjajmë atyre shqiptarëve të viteve të ’90-ta, të atyre që e ndanin çdo gjë që kishin më njëri-tjetrin.

Kush e futi djallin mes shqiptarëve

Në të kaluarën nuk kishim shumë, por e kishim zemrën e madhe, ishim më human dhe më solidarë seqë jemi sot. Ishim të shtypur nga regjimi gjenocidial i Millosheviqit, por ishim më të bashkuar më njëri-tjetrin, e donim dhe respektonim njëri-tjetrin sikur të ishim vëllëzër të të njëjtëve prindër.

Nërsa, sot në Kosovën e lirë, në vend të dashurisë vëllazërore ka hyrë interesi si djallë mes nesh, egoja dhe xholozia si thika pas shpinës së njëri-tjetrit.

Derisa në të kaluarën jo shumë të largët (viteve të ’90-ta) e ndanim kafshatën e gojës me njëri-tjetrin, sot mundohemi t’ia nxjerrim nga goja kafshatën tjetrit!

Një degëdisje dhe katandisje e tillë mes shqiptarëve nuk ka ndodhur asnjëher gjatë historisë.

Fajet për këtë katandisje të shoqërisë kosovare përgjatë këtyre viteve të lirisë dhe pas pavarësisë nuk i kanë pushtuesit, por partitë politike dhe politkanët e të gjitha llojeve dhe ngjyrave, të shndërruar në kusarë të pangopshëm të plaçkitjes së çdo pasurie publike dhe shtetërore nga djersa dhe mundi i qytetarëve dhe mërgimtarëve që nuk kursyen asgjë nga vetja e tyre për lirinë e Kosovës.

Nepotizmi sëmundje kronike e partive politike

Nepotizmin, klientelizmin dhe punësimet familjare nëpër institucione shtetërore janë produkt i kësaj klase politike dhe jo meritë e Serbisë. Kjo e fundit (Serbia) ka qëllime grabitçare ndaj Kosovës dhe kjo nuk është befasi për qytetarët e Kosovës. Por, befasi e papritur ishte dhe është trajtimi i Kosovës si plaçkë lufte nga të gjithë politikanët e pasluftës pa përjashtim.

Të tillë i bëri egoja për pushtet dhe pasurim të pakufishëm kundrejt një popullate të varfër, për të cilën nuk bënë asgjë të mirë nga pas lufta e këndej.

Qytetarët vetëm numra për vota të kusarëve politikë

Moskujdesja e politikanëve në krye të shtetit (nuk bëhet fjalë vetëm pushtetarët aktualë) për të moshuarit dhe të sëmuarit është dhunim i të drejtave të njeriut, është fyerje dhe nënçmim ndaj shumicës së popullatës në Kosovë. Politikanët e sotëm, qytetarët e këtij vendi nuk i trajtojnë si njerëz por vetëm si numra gjatë fushatave zgjedhore.

Pensionet dhe ndihmat sociale tepër të ulëta dhe diskriminuese janë të pamjaftueshme për nevojat e përditshme e të moshuarëve dhe sëmuarëve të cilët burim të vetëm ekzistencial i kanë të ardhurat nga shteti.

Të privilegjuar për shërim në sistemin publik dhe privat shëndetësorë janë të afërmit dhe të përshtatshmit e pushtetit, gjegjësisht ata që kanë lidhje familjare me njerëzit e veshur me petkun e pushtetit dhe familjarët e militantëve partiak, përmes lidhjeve nepotike dhe korruptive.

Në të kundërtën, ata që nuk u përkasin këtyre kategorive, sorrollaten poshtë e lartë korridoreve të spitaleve duke bredhur nga njëri spital në tjetrin derisa t’i “shpëtojë” vdekja nga trajtimi ç’njerëzorë që ju bëhet në institucionet tona publike shëndetësore, ngase tek ato private nuk e kanë guximin as t’iu afrohen objekteve shkaku i gjëndjes së rënduar ekonomike.

Për habi, intelektualët kanë mbetur vetëm vrojtues të kësaj situate, pa e thënë asnjë fjalë dhe pa e bërë asnjë veprim në përmirësimin e gjendjes paradoksale të krijuar në vendin tonë. Heshtja është pajtim me të keqën dhe largim nga vlerat njerëzore. Në këtë situatë, vetëvetiu vjen pyetja logjike; “A do të kthehemi ndonjëherë kah e mbara?!”

Deformimi i Historisë: Hoxhallarët nuk ishin ata që e formuan Alfabetin Shqiptar

0

Nga: Luan Dibrani, Gjermani

Në Kongresin e Manastirit, i cili u mbajt nga 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908, morën pjesë një numër figura të rëndësishme të shoqërisë shqiptare, kryesisht nga radhët e intelektualëve dhe liderëve të lëvizjes kombëtare. Ky kongres ishte një ngjarje historike që synonte unifikimin e alfabetit të gjuhës shqipe dhe u zhvillua në qytetin e Manastirit (sot në Maqedoninë e Veriut).

Disa nga figura të njohura që morën pjesë në këtë kongres ishin:

1. Andon Zako Çajupi – Një nga figurat kryesore të lëvizjes kulturore shqiptare dhe një ndër firmëtarët e kongresit.

2. Luigj Gurakuqi – Një nga intelektualët më të shquar shqiptarë të kohës, një mbështetës i madh i alfabetit të ri.

3. Jovan Marku – Aktivist dhe pedagog shqiptar.

4. Shyqyri Haxhihasani – Një nga pjesëmarrësit e tjerë të rëndësishëm në kongres.

5. Naim Frashëri – Edhe pse ai nuk ishte fizikisht i pranishëm në kongres, ndikimi i tij dhe veprat ishin të njohura dhe përshëndeteshin nga pjesëmarrësit e tjerë.

6. Konstandin Kristoforidhi – Një nga dijetarët dhe intelektualët më të shquar të kohës që dha kontributin e tij në procesin e unifikimit të alfabetit.

Pjesëmarrësit ishin të pranishëm për të diskutuar dhe miratuar përdorimin e alfabetit të ri shqip, që do të mbështetej më shumë në sistemin latin dhe jo në alfabetet osman dhe grek. Ky ishte një hap i rëndësishëm në forcimin e identitetit kombëtar shqiptar dhe në zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe.

Pjesëmarrësit, që përfshinin mësues, intelektualë dhe figura të tjera të shquara, të gjithë ishin të angazhuar në rritjen e vetëdijes kombëtare dhe avancimin e kulturës dhe edukatës shqiptare.

Është e vërtetë që agjenda e sotme e islamizmit politik shqiptar, që përpiqet të ndikojë në formimin e një narrativi të ri, mund të injorojë ose t’i minimizojë disa nga kontributet kryesore të intelektualëve shqiptarë që morën pjesë në ngjarje si Kongresi i Manastirit dhe që punuan për forcimin e identitetit kombëtar shqiptar. Aludimi se hoxhallarët ishin ata që formuan alfabetin e gjuhës shqipe është një frazë e pa vend dhe e pasaktë që përpiqet të deformojë realitetin historik.

Në Kongresin e Manastirit, që u mbajt në vitin 1908, një numër i madh intelektualësh, shkrimtarësh dhe mësuesish shqiptarë, përfshirë figura si Luigj Gurakuqi, Andon Zako Çajupi, Naim Frashëri, Konstandin Kristoforidhi, dhe të tjerë, ishin ata që udhëhoqën dhe kontribuan në miratimin e alfabetit të ri shqip. Ky alfabet ishte shumë më afër sistemit latin dhe u vendos për të shuar ndarjet mes variacioneve të ndryshme të gjuhës shqipe që përdornin gramatika dhe shkrime të ndryshme, duke përfshirë ato të bazuara në alfabetet osman ose grek.

Në ato kohë, hoxhallarët e shoqërisë shqiptare, si pjesë e një strukture sociale që shpesh përfaqësonte autoritetin fetar, mund të kishin ndikim mbi arsimin dhe shoqërinë, por ata ishin kryesisht të lidhur me mbrojtjen e traditave fetare dhe ishin më pak të angazhuar për modernizimin kulturor dhe gjuhësor të Shqipërisë. Shumica e hoxhallarëve të atyre kohëve mbështeteshin në përdorimin e shkrimeve dhe alfabetëve të trashëguar nga perandoritë otomane dhe bizantine, siç ishin alfabetet arabe dhe turke, dhe nuk ishin pjesë e procesit të formimit të një identiteti kombëtar shqiptar që kërkonte një shkrim të përbashkët dhe një standardizim të gjuhës shqipe.

Kjo tendencë për të promovuar një imazh të hoxhallarëve si “formues të alfabetit të shqipes” është një tentativë për të mbuluar apo shtrembëruar historinë e vërtetë të alfabetit shqiptar dhe të rolit që luajtën intelektualët laicë dhe nacionalistët shqiptarë në atë periudhë. Ka një tentativë për të rishkruar historinë që injoron kontributin e mendimtarëve dhe artistëve që ishin të angazhuar në zhvillimin e një identiteti shqiptar të ndarë nga ndikimet e huaja, dhe kjo është një përpjekje që shpesh është politizuar për të mbrojtur interesa të caktuara.

Alfabeti shqip i miratuar në Kongresin e Manastirit ishte një produkt i përpjekjeve të intelektualëve shqiptarë, që e shihnin alfabetin si një mjet të fuqishëm për të avancuar edukimin dhe kulturën kombëtare shqiptare, si dhe për të ndihmuar në krijimin e një identiteti më të qëndrueshëm dhe të pavarur nga ndikimet e jashtme. Të përpiqesh të ndryshosh këtë realitet dhe të paraqitësh një narrativë të tillë është jo vetëm historiografi e gabuar, por edhe një tentativë për të manipuluar dhe përdorur historinë për qëllime të tjera ideologjike.

Pra, kjo “narrativë” e hoxhallarëve që formuan alfabetin shqip është plotësisht e pa bazë dhe i injoron meritat dhe kontributin e intelektualëve të vërtetë që punuan për Shqipërinë dhe shqiptarët, si dhe përpjekjet për të krijuar një gjuhë të përbashkët dhe një alfabet që do të bashkonte popullin shqiptar dhe do të ndihmonte në zhvillimin e një arsimi dhe kulture kombëtare.

Shih videon:

‘Të paguar’, hoxhallarët rol kyç në Kongresin e Manastirit? Diskutim i fortë – Kosova Today

The Musical Times (1926) / “Zbulova dy lloje muzike në Shqipëri…” — Udhëtimi i Paul Edmonds në Elbasan, njohja me Lef Nosin dhe transkriptimi i muzikës cigane

0

Ilustrim: Dua Lipa…

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  26 Nëntor 2024 

Revista britanike “The Musical Times” ka botuar, me 1 maj 1926, në faqet n°407-408, një shkrim special mbi llojet e muzikës në Shqipëri transkriptuar asokohe nga Paul Edmonds, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Muzika në Shqipëri

Nga Paul Edmonds

Burimi : The Musical Times, 1 maj 1926, faqe n°407-408

Burimi : The Musical Times, 1 maj 1926, faqe n°407-408

Burimi : The Musical Times, 1 maj 1926, faqe n°407-408

Burimi : The Musical Times, 1 maj 1926, faqe n°407-408

Zbulova dy lloje muzike në Shqipëri : muzikë moderne të importuar, të luajtur nga një orkestër përpara shtëpisë së Presidentit në Tiranë dhe muzikën e vërtetë të vendit, që sot luhet dhe mbahet gjallë vetëm nga ciganët. Muzika e orkestrës ishte e stilit të zakonshëm popullor : xhaz amerikan (muzikantët ishin trajnuar në Shtetet e Bashkuara), Barcarolle nga “Contes d’Hoffman”, Kënga e Toreadorit, fragmente nga “Faust-i” e kështu me radhë. — e luajtur mirë, por pa frymëzim të madh. Muzika cigane, nga ana tjetër, ishte jashtëzakonisht stimuluese dhe në dëgjimin e parë u bëra i etur të mësoja, nëse ishte e mundur, diçka rreth saj. Por vetëm kur arrita në qytetin e lashtë mysliman të Elbasanit, në mes të Shqipërisë, ndodhi ky shans. Këtu njoha njëfarë Lef Nosin, një shqiptar i shkolluar që fliste anglisht dhe ai, kur i shpreha dëshirën për të ditur më shumë për muzikën e vendit, e bëri këtë me ndihmën e xhandarmërisë, duke ftuar disa vajza të reja cigane të vinin në “khan-in” ku qëndroja dhe të këndonin për mua, për të më dhënë kështu mundësinë që të transkriptoja disa melodi. Një mëngjes, ciganet mbërritën. Ishin katër prej tyre, dy vajza dhe dy gra të moshuara. Vajzat mbanin veshje tradicionale të kërcimtareve : një jelek të shkurtër kadifeje me ngjyrë të errët dhe pantallona turke (çitjane) aq të lirshme sa krinolinat më të gjera viktoriane do të dukeshin të dobëta. Për t’i bërë ato duhet të jenë përdorur metra e metra  copëzash, dhe akoma më shumë metra për palëzat e panumërta që shfaqeshin përmes pëlhurës së imët nga të cilat ishin bërë pantallonat. Kishin lidhur rreth kokës shami me ngjyra të ndezura dhe gërshetat e gjata të flokëve të zeza vareshin lirshëm. Këpucë të pastra, me majë dhe me taka të larta, dukeshin poshtë pantallonave të gjera. Dy vajzat, duke mbledhur palosjet e shumta të rrobave të tyre rreth tyre, u ulën në karrige, ndërsa gratë e moshuara u ulën në dysheme. Të gjitha kishin dajre të mëdha. 

Pastaj, siç është zakon në Shqipëri, na ofruan cigare dhe filxhanë të vegjël me kafe të zezë, nga të cilat morëm të gjithë — vajzat cigane, xhandari, pronari i “khan-it”, zoti Lef Nosi dhe unë. Me përfundimin e këtyre ceremonive, filloi muzika. Duke u tundur butësisht nga njëra anë në tjetrën dhe duke rrahur në ritëm me gishtat e tyre në dajre, vajzat filluan të këndojnë. Mora letrën dhe lapsin, dhe u përpoqa të shkruaj melodinë, dhe pas shumë përsëritjesh, dola me transkriptimin e përafërt të mëposhtëm :

Burimi : The Musical Times, 1 maj 1926, faqe n°407-408

Burimi : The Musical Times, 1 maj 1926, faqe n°407-408

Kënga, më thanë, kishte të bënte me aventurat e një të riu nga Durrësi, të cilin vajzat cigane e fusnin në një dhomë dhe i kishin grabitur gjithçka që zotëronte. Kam frikë se nuk ishte një këngë sallonesh dhe nuk kërkova më shumë detaje as për këtë këngë, as për një këngë të dytë, melodia e së cilës, aq sa munda ta kuptoja, ishte si vijon :

Burimi : The Musical Times, 1 maj 1926, faqe n°407-408

Burimi : The Musical Times, 1 maj 1926, faqe n°407-408

Nga një melodi e tretë, e cila ishte jashtëzakonisht intriguese dhe që do të më pëlqente shumë ta transkriptoja në tërësinë e saj, munda të siguroja vetëm frazat fillestare, dhe këto, pothuajse përafërsisht; pas kësaj u bë shumë e ndërlikuar dhe tepër e përpunuar për aftësitë e mia të transkriptimit. 

“Muzika jonë”, tha zoti Lef Nosi, “është shumë e vështirë”, dhe unë u pajtova me gjithë zemër me të. 

Një faktor tjetër që e shtoi vështirësinë e transkriptimit ishte kompleksiteti i ritmeve të dajres dhe fakti që pjesa vokale, përkundrazi, ishte e butë dhe nuk shfaqte asnjë theks të spikatur apo rrahje me zë të lartë. Një ritëm i preferuar i dajres ishte ky :

Burimi : The Musical Times, 1 maj 1926, faqe n°407-408

Burimi : The Musical Times, 1 maj 1926, faqe n°407-408

Ritmet e tjera që kam dëgjuar shpesh në këtë rast dhe në të tjera ishin :

Burimi : The Musical Times, 1 maj 1926, faqe n°407-408

Burimi : The Musical Times, 1 maj 1926, faqe n°407-408

Pjesa zanore e shumicës së këngëve përfshinte përparime të papritura dhe kalime në shkallë, të cilat dukej se nuk i përkisnin asnjë çelësi të veçantë. Si pasojë nuk kishte asnjë tonalitet, siç e njohim ne, dhe mungesa e tij i dha muzikës një karakter dhe hijeshi të pamundur për t’u përshkruar. Shumë dëgjues perëndimorë pa dyshim do ta kategorizonin atë lirshëm si “muzikë orientale” dhe do ta hedhin poshtë si të parëndësishme, por kjo muzikë ka shumë më tepër sesa e kuptojnë këta njerëz, dhe ajo meriton të regjistrohet në shënimin (notacionin) perëndimor.

Përdhunimet ndaj grave shqiptare të krishtera nga ushtarët e Perandorisë Osmane me qëllim të pranimit me dhunë të fesë islame!

0

Nga: Luan Dibrani

Përdhunimet dhe dhuna ndaj grave të krishtera nga ushtarët e Perandorisë Osmane janë ngjarje të dokumentuara në histori dhe kanë ndodhur gjatë periudhave të ndryshme të sundimit osman, veçanërisht gjatë ekspansionit të Perandorisë dhe në periudhat e krizës, gjatë periudhës së Luftës Ballkanike.

Në kontekstin e periudhës osmane, ka pasur raste të tmerrshme dhune dhe përdhunimesh, sidomos ndaj grave shqiptare të krishtera që refuzonin të pranonin islamin dhe për t’i detyruar ato të konvertonin në fenë islame. Kjo ka ndodhur si një pjesë e politikave të forcimit të kontrollit dhe dominimit, ku shpesh përdorej dhuna ekstreme si një formë presioni për të imponuar besimin islam dhe për të shkatërruar strukturat shoqërore dhe kulturore të grupeve të krishtera, sidomos në territoret që ishin nën kontrollin e Perandorisë Osmane.

Përveç përdhunimeve, ndodhnin edhe tjera forma dhune, si vrasje të burrave dhe fëmijëve, rrëmbime dhe tregti me skllevër, dhe dhunë e përgjithshme për të nënshtruar popullsinë e krishterë. Gravat, veçanërisht ato të krishtera, shpesh ishin objekt i dhunës, ku, përveç frikës dhe torturave, përdhunimet ishin një mënyrë për të shkatërruar dinjitetin dhe për të krijuar ndarje mes grupeve fetare dhe etnike. 

Libri u titullua “Balkangreuel” (Përdhunimet e Ballkanit) dhe mban firmën e autorit Archibald Smith, por që emri i vërtetë i tij është Gottfried Sieben. Ilustratori austriak i librave e botoi veprën me pseudonim asokohe, jo vetëm për përmbajtjen pornografike, por edhe sepse ilustrimet ishin pa censurë, ku masakra e seksit dhe e gjakut ishte tej çdo imagjinate.

Një tjetër fenomen që mund të lidhet me këtë është “Devşirme”, një sistem i njohur për rekrutimin e djemve të rinj nga komunitetet e krishtera për të shërbyer si ushtarë (Janissarë) ose administratë, ku shpesh këto fëmijë rrëmbeshin dhe shndërroheshin në myslimanë të devotshëm.

Këto ilustrime që janë shfaqur edhe më parë, kanë ri dalë në treg pa censurë dhe mund të sigurohen vetëm me porosi në internet. Libri e thekson qartë se përdhunuesit janë ushtarët turq! Një foto ose skicë artistike qoftë edhe vepër artistike pikturë flete më shumë se sa një 1000 fjalë!!!

Në kontekstin e periudhës së fundme osmane, përdhunimi dhe dhuna ndaj grave të krishtera dhe ndaj minoriteteve fetare ishte një praktikë që vazhdoi, duke e thelluar ndarjen dhe dhimbjen e  popullit tonë.

Kjo dhunë ka lënë pas shumë dëme dhe trauma të thella, jo vetëm tek viktimat e drejtpërdrejta, por edhe tek pasardhësit e tyre. Kjo histori e dhimbshme shpesh është e nevojshme për të u trajtuar dhe kujtuar si pjesë e historisë kolektive, duke sjellë ndërgjegjësim për pasojat e gjenocidit dhe dhunës ndër-fetare dhe ndër-etnike qe ushtroj ushtria e perandorisë osmane kudër shqiptarëve …

Për më tepër, janë botuar shumë studime dhe libra që trajtojnë këto tema, duke përfshirë dëshmitë e viktimave dhe dokumentimin e krimeve të luftës që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe. Ata shërbejnë si një mjet për të ruajtur kujtimin e viktimave dhe për të luftuar për drejtësi dhe njohje të këtyre ngjarjeve.

Libri qarkulloi vetëm në qarqet elitë vjeneze dhe nuk u nxor në shitje. Shtatë vite më pas libri u ribotua, por sërish jo për masën. U kthyen edhe si kartolina të veçanta, për personazhe të veçantë. Aktualisht, këto ilustrime sapo kanë ridalë në treg pa censurë dhe mund të sigurohen vetëm me porosi në internet. Është për t’u theksuar se, për shkak se Gottfried Sieben nuk i kishte me sy të mirë shqiptarët, qarqet ekstremiste serbe dhe greke në disa raste janë përpjekur që të manipulojnë identitetin e ushtarëve përdhunues.

Kjo është një pasqyrë e dhimbshme dhe e tmerrshme e vuajtjeve që kanë kaluar shumë gra dhe familje gjatë periudhave të ndryshme të luftërave dhe konflikteve në Ballkan. Gjatë periudhës së luftës në ish Jugosllavi dhe veçanërisht gjatë luftës në Kosovë, janë ndodhur krime të ngjashme nga ushtria serbe  dhe te  tmerrshme kundër civilëve, përfshirë përdhunime dhe vrasje të gra, shumë prej të cilave janë të paimagjinueshme.

Libri që përshkruani, “Balkangreuel” (Përdhunimet e Ballkanit ndaj shqiptarëve të krishterë), ka një histori interesante dhe shqetësuese. Ky botim i vitit 1909, që mban firmën e Archibald Smith, por që në të vërtetë është shkruar nga Gottfried Sieben, ka shkaktuar shumë debat dhe kontestime për shkak të përmbajtjes së tij të dhunshme dhe pornografike. Përdorimi i një pseudonimi për autorin dhe botimi i tij si një edicion të ndaluar tregon se kjo vepër kishte të bënte me tema të ndjeshme dhe të diskutueshme për kohën, duke përfshirë dhunën ekstreme dhe përdhunimet si një formë e dhunës psikologjike dhe fizike.

Nëpër sajte dhe rrjete sociale sllave dhe greke, bandat që vrisnin dhe çnderonin gratë në grup janë etiketuar si shqiptarë. Kur, në fakt, femrat shqiptare të Kosovës dhe të Veriut të Shqipërisë janë disa prej viktimave në këto skica horrori të Gottfried Sieben. Libri e thekson qartë se përdhunuesit janë ushtarët turq, pavarësisht interpretimeve nacionaliste

Në ilustrimet dhe përshkrimet e tij, që përshkruanin dhunë të tmerrshme, përdhunime, dhe vrasje, libri shkonte përtej çdo kufiri të moralit dhe shijes. Detajet për skena të dhunshme dhe masakra seksuale, shpesh të zhvilluara para të afërmve të viktimave, ishin një përpjekje për të treguar se si dhuna e luftës përdorej jo vetëm për të shkatërruar trupin e individit, por edhe për të thyer dhe shkatërruar karakterin dhe shpirtin e viktimave. Kjo lloj dhune, që synonte të shkatërronte dinjitetin dhe shpirtin e viktimave, ishte një taktikë e përdorur për të nënshtruar popujt dhe për të imponuar ideologji dhe fe të tjera.

Këto janë një pjesë nga përshkrimi i 12 ilustrimeve të rralla që “rrëfejnë” historinë e tyre, ku më së paku 3 nga skicat janë realizuar në Kosovë. Të paktën kështu shkruhet në librin e rrallë që u botua në një edicion të ndaluar prej vetëm 520 kopjesh në vitin 1909, në Vjenë.

Është e qartë që ilustrimet dhe përshkrimet e këtij libri kishin për qëllim të trondisnin lexuesit dhe t’i ekspozonin ata ndaj realiteteve brutale të dhunës në Ballkan gjatë periudhës osmane dhe në periudhat pasuese. Ato ndihmonin për të dëshmuar se dhuna ekstreme dhe gjenocidi që ndodhi ndaj grupeve të krishtera, sidomos femrave, kishte pasoja të tmerrshme dhe të papërshkrueshme, duke theksuar dhimbjen dhe humbjen e jetëve të pafajshme.

Megjithatë, përmbajtja e librit, sidomos në lidhje me përshkrimet e dhunës dhe ilustrimet grafike, është shumë problematike dhe përbën një qëllim diskutimi për mënyrën se si historia dhe trauma e luftës janë trajtuar. Edhe pse mund të ketë pasur një qëllim edukativ ose denoncues për të nxjerrë në pah tmerrin e krimeve të luftës, mënyra e trajtimit të këtyre temave mund të shihet si e dëmshme dhe e rëndë për shumë lexues, duke pasur parasysh natyrën e detajuar dhe të papërmbajtur të ilustrimeve.

Kjo vepër është një shembull i asaj që ka ndodhur gjatë periudhave të dhunës dhe luftës, dhe mund të shërbejë si një mjet për të kuptuar pasojat psikologjike dhe fizike të dhunës sistematike mbi viktimat e krimeve të luftës. Megjithatë, ajo gjithashtu sjell një diskutim të rëndësishëm për mënyrën se si duhet trajtuar historia e dhunës dhe gjenocidit në mënyrë që të nderohet vuajtja e viktimave dhe të mos u shërbejë si një mjet për përhapjen e përmbajtjes së papërshtatshme.

Këto skica dhe pamje janë dëshmi e dhunës dhe dhimbjes së thellë që është shkaktuar nga gjenocidet, duke shënjuar një pjesë të errët të historisë së rajonit. Përdhunimet si një formë e dhunës së luftës janë përdorur si një armë për të shkatërruar trupat dhe shpirtërat e viktimave dhe për të krijuar trauma që mund të zgjasin breza. Historia e këtyre ngjarjeve është e mbushur me dhimbje, dhe është e rëndësishme që ato të mos harrohen dhe të njihet vuajtja e atyre që i kanë përjetuar.

Në këtë kuadër, është e rëndësishme të theksohet puna e organizatave ndërkombëtare dhe institucioneve të drejtësisë, të cilat kanë punuar për të sjellë përgjegjësinë për këto krime dhe për të siguruar që viktimat të kenë drejtësi.

Nëse po diskutoni për një projekt apo keni nevojë për më shumë informacion mbi këtë temë, mund t’ju ndihmoj me burime dhe këshilla për të trajtuar këto çështje me respekt dhe ndjeshmëri.

Ky informacion tregon një histori shumë të ndërlikuar dhe të diskutueshme rreth librit “Balkangreuel” dhe përpjekjeve për ta përdorur atë në mënyra të ndryshme, duke përfshirë manipulative dhe ideologjike. Libri, i cili është një dokument i rrezikshëm dhe ekstrem, ka pasur një udhëtim të çuditshëm dhe të errët në historinë e tij të shpërndarjes, fillimisht duke qarkulluar vetëm në qarqe të ngushta elitiste, dhe më pas, duke u ribotuar dhe shpërndarë për një audiencë më të vogël. Rreth 7 vjet pas botimit të parë në 1909, libri u ribotua, por sërish jo për publikun e gjerë, dhe u kthye në një “objekt të veçantë” për individë të caktuar.

Një aspekt që ka nxitur shumë diskutime është manipulimi i identitetit të përdhunuesve dhe dhunuesve në këtë libër. Edhe pse “Balkangreuel” e përshkruan qartë se përdhunuesit janë ushtarët turq të Perandorisë Osmane, disa qarqe nacionaliste dhe ekstremiste serbe dhe greke kanë tentuar të përdorin këtë libër për të manipuluar dhe shpërndarë një narrativë të ndryshme, duke etiketuar ushtarët osmanë si shqiptarë. Kjo është një përpjekje për të zhvendosur përgjegjësinë dhe për të përdorur këtë histori për të mbështetur ideologjitë dhe agjendat politike të grupeve ekstremiste. Kjo ka çuar në dezinformim dhe një distorsion të historisë.

Pamje e kësaj skice e dhunës  torturave  dhe rezistencën  se familjes shqiptare qe  ta  mbroj  identitetin e vet shqiptar!

Një problem i madh është që përmbajtja e librit ka ndihmuar në krijimin e një imazhi të deformuar të shqiptarëve, duke i paraqitur ata si autorë të krimeve të tmerrshme që janë, në të vërtetë, përshkruar si dhunë që është ushtruar nga ushtarët osmanë. Ky manipulim i informacionit është një shembull i përdorimit të literaturës dhe historisë për të ndihmuar në përhapjen e urrejtjes dhe stereotipeve, duke shkaktuar më shumë ndarje dhe përçarje mes grupeve etnike dhe kombëtare.

Për më tepër, përdorimi i këtyre skicave dhe përshkrimeve grafike, të cilat tregojnë përdhunime dhe dhunë ekstreme ndaj grave, është një formë e dëmshme dhe e frikshme e përshkrimit të historisë. Ato shërbejnë si dëshmi e tmerrit dhe vuajtjes që ka përjetuar popullata civile, përfshirë femrat e krishtera të Ballkanit, gjatë periudhës osmane dhe më pas, gjatë periudhave të tjera të trazirave.

Megjithatë, këto skica dhe përshkrime duhet të trajtohen me shumë kujdes, duke respektuar ndjeshmërinë e viktimave dhe duke pasur parasysh se historia e dhunës është shumë më e ndërlikuar sesa thjesht përshkrimi i akteve brutale të dhunës.

Presidentja Vjosa Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Boris Ruge.

“Me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Boris Ruge, diskutimet u fokusuan në rrugën e Kosovës përpara, veçanërisht në forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes sonë euroatlantike”, ka shkruar Presidentja Osmani.