Kreu Blog Faqe 769

Sovraniteti dhe sovranistët

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

___

1. Çdo vend (i pa) varur në botën e sotme pohon dhe pretendon se respekton sovranitetin e të tjerëve. Por, siç e dimë gjithë dhe siç flet “gjuha” e do t’ju thotë çdo ithtar i Realpolitikes bashkëkohore, gjërat nuk funksionojnë kështu! Sot egzistojnë shtete me sovranitet më të theksuar dhe ka sish me sovranitet më të zbehur. Raporti midis këtyre dy sovraniteteve “(ri)ndërtohet”jo vetëm përmes fuqisë që shtetet i disponojnë por, edhe përmes dobësive që ato i shfaqin dhe shpërfaqin gjatë egzistencës së tyre sociopolitike.

2. Është vërtetuar sociologjikisht, se shtetet më të forta ndërhyjnë rregullisht në punët e brendshme të shteteve më të dobëta, ndërsa shtetet më të dobëta vazhdimisht përpiqen të forcohen për t’i rezistuar një ndërhyrjeje të tillë, aspak të këndshme e dobiprurëse. Pra, nëse supozojmë apo edhe nëse dëshirojmë gjitha shtetet (e shpallura, të njohura dhe të panjohura, të pranuara dhe të pa pranuara) pak a shumë do të ishin vërtet sovrane (ashtu siç edhe proklamohen), atéherë asnjë nga këto shtete nuk do të kishte nevojë për shërbim inteligjence, e as për forca të armatosura, e as…

3. Megjithatë, shumica e shteteve të shpallura apo të pashpallura e “gëzojnë” të drejtën e “ushtrimit” të (paktën moral!) të një kontrolli minimal egzistencial mbi sovranitetin e proklamuar në territorin e tyre. Që nënkupton se sintagma e sovranitetit nuk është gjithnjë i pakuptimtë dhe i panevojshëm! Sepse, sovraniteti sado formal që të jetë, ai sido kudo mund të vendos një kufi normativ për shkallën dhe llojet e ndërhyrjeve nga shtetet që e kërcënojnë ate.

Sikurse është rasti ynë me Serbinë…

Mendime për ish-UDB-ashët

0

Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani

Opinion

Ish-UDB-ashi Mehmet Loci: “Neve vepruam në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës se Kosoves 1974. Ne mbrojtëm Kushtetutën nga grupet irredentiste të cilat nxiteshin nga Shqipëria e Enver Hoxhës! Sot të thonë çfarë të duan ata që u burgosen, por ne u sollëm komfor atyre ligjeve që i kishim atë kohë!” [Citim apo përifrazim sipas një postimi të pardjeshëm në; fatkeqësisht nuk është më në internet intervista që Mehmet Loci i ka dhë KTV-së, më 29.01.2024.]

Vetëkuptohet që arrestimet duhet të kenë qenë ligjore, sepse organizimet klandestine kundër pushtetit, kanë qenë të kundërligjshëm, bile edhe kritikat që i bëheshin titizmit monist diktatorial, ishin të kundërlishme, meqë ai pushtet kishte miratuar ligje për ta mbrojt sundimin e tij. Por të kundërligjshme kanë qenë edhe dhuna dhe torturat fizike që i kanë ushtruar UDB-ashët Mehmet Loci & Co ndaj të burgosurëve politikë për t’i detyruar ata që të pranojnë edhe veprat që nuk i kishin bërë, apo edhe të viktimizonin shokë duke i spiunuar e shpifë, siç ua kërkonin hetuesit e SDB-së (siç quhej UDB-ja pararëndëse).

Shpifjen e Mehmet Locit se “ne mbrojtëm Kushtetutën nga grupet irredentiste të cilat nxiteshin nga Shqipëria e Enver Hoxhës”, dua ta demantojë me një përjetim rastësor. Duhet të ketë qenë viti 2007 kur në një lokal buzë rrugës Vitomiricë-Radavc, pata shkuar aty i ftuar nga Demë Nikçi. Ai e kishte mysafir gjyqtarin Ukë Muça. Sapo u informova nga Dema se Ukë Muça ka qenë gjyqtari që ka gjykuar shumë të burgosur politik, bëra pyetje pa takt: “Cilit gjyqtar ia qiva nanën dhe e lëshoi nga burgu hetues vrasësin mercenar nga Tropoja, i cil është kapë në flagrancë duke vra në Pejë pjesëtarë të UÇK-së, i paguar nga… Bile, po thuhet se ai gjyqatar ka marrë ryshfet 250 mij Euro që t’ia mundëson atij vrasësi mercenar të arratiset nga Kosova që të mos zbulohen vrasjet që i kishte bërë?!” Uka qetësisht u përgjigj: “Unë jam ai gjyqtar…” (në ndërkohë, për shkak të atij krimi duhet ta kenë dëbuar nga Gjykata në Pejë).

Në bisedë e sipër në lokal erdhi Malush Ademaj nga Katuni i Ri (rreth dy km largësi nga lokali ku ishim). E thirra të na ulej në tavolinë. Gjyqtari Muça ironizoi: “Je bindur që kam pas të drejtë që të kam dënuar katër vjet si enverist?” Malushi, pasi shfryu me të shame, i tha: “Mos rrej, nuk më ke dënuar për enverizëm, por për kërkesën Kosova-Republikë. Më duhen 15 minuta më shkua në shpi me e marrë aktgjykimin që të bindesh se po i rrenë Ibrahimin dhe Demën…”

Tani një sqarim, meqë edhe njëherë mediat e rikthyen fushatën diskredituese kundër UDB-ashëve, duke i lënduar UDB-ashët që kanë qenë korrekt me ligjet e kohës.

Që të mos i bie trup nga Kina, po e theksoi faktin: të gjithë UDB-ashët e SDB-së të KSA të Kosovës kanë pas funksion më të ulët zyrtar në atë sistem titist, se sa ministri Ukshin Hoti, Sekrtarët e Lidhjes Komuniste Mahmut Bakalli, Azem Vllasi, Ibrahim Rugova… Që do të thotë, SDB-në e Kosovës e ka udhëheq Lidhja Komuniste e Kosovës, në krye me kuadrot që i përmenda.

Racional është (dis)kualifiki i angazhimeve kriminale të ayre UDB-ashëve që kanë shpërdoruar përgjegjësit që i kishin. Edhe SDB-ja institucion i KSA të Kosovës ishte, siç ishin të gjitha institucionet tjera. Nuk ishte institucion ilegal. Pas vitit 1966 në Kosovë gufoi euforia nacionale për ta dominuar me shqiptarë edhe SDB-në, e cila deri atëherë quhej UDB, që të jetë në proporcion me raportin etnik në Kosovë, prandaj kishte shqiptarë që mendonin se është patriotike të angazhoheshin në SDB…

Në KSA të Kosovë duhet të jenë shquar rreth 40 UDB-ashë të cilët i kanë torturuar të burgosurit politikë gjatë hetuesisë, por duhet të ketë pas edhe UDB-ash që kanë qenë korrekt, për të mos tejkaluar kompetencat ligjore. Po e konkretizoj këtë me njërin nga ata. Ish-krye-UDB-ashin Shefqet Hashani, – kryeshef i Drejtorisë së 5-të të SDB-së krahinore gjatë viteve 1974-1977, i emëruar pastaj Sekretar i parë në ambasadën e RSFJ-së në Gjermaninë perëndimore, nga fundi i vitit 1977 deri në maj 1981, kur e kanë burgos në Beograd dhe e kanë dënuar 8,5 vjet burg, – e takova para ca viteve për të bërë intervistë për monografinë që po e përgatisja për Klubin Shqiptar në Dyseldorf. Në fillim po bënim bisedë “të lirë”, pa e paralajmëruar se bashkëbisemin po e incizoja fshehurazi. Në pyetje time, nëse ai ka torturuar të burgosur politik dhe nëse po, a u ka kërkua falje, ai u përgjegj: “Jam i gatshëm të paguaj RTK-në që ta pësërit disa herë thirrjen time që të paraqiten ata që kam maltretuar fizikisht, me përjashtim të një rasti: vetëm Selatin Novosellës “aksidentalisht” i kam ra flakareshë, kur në vitin 1975 erdhe në SDB në Prishtinë dhe shpifi, kupto, shpifi e nuk spiunoi:

“Baci Adem ka formuar përsëri organizatë ilegale…” Shfryva: “edhe shpif edhe i thua bacë, bre…. Të paralajmëroj, po të pash duke hy edhe njëherë në këtë objekt, kam për të sajuar kurth që të fusim në burg hetues dhe do ta bëjë shpinën ma butë se barkun!”

Pra, Zotëri Hashani ishte këmbëngulës, se gjatë gjithë angazhimit të tij në SDB, vetëm asaj radhe i ka ra shpullë Selatin Novosellës.

Kur ndodhi Pajtimi i Gjaqeve, i inicuar nga të burgosurit politikë (Xhemajl Fetahaj me bashkëveprimtarë), pat ndodh edhe FALJA që të burgosurit politikë e bënë ndaj ish-UDB-ashëve të “tyre” dhunues, ndaj prokurorëve e ndaj gjyqtarëve. Një simbolikë e tillë e pata përjetuar në një tubim në Kopehagë. Aty, duke qenë në podium, Ibrahim Xhemajli demonstrativish e fali xhelatin e tij, i cili kishte qenë krye-gjyqtar kur është dënuar Ibrahim Xhemajli me shokë…

Ajo FALJE e pa merituar nga ata kriminelë, dhunues të kundërligjshëm, bëhej për hirë të çlirimit të Kosovës. Fatkeqësisht, nuk kam dëgjuar ndonje UDB-ash të ketë shpreh kërkimfalje për krimet që i kishin bërë e as falënderim për atë falje që ua bën të burgosurit politikë!!

Pas çlirimit të Kosovës ish-të burgosurit politikë vazhduan me fisnikërinë e tyre, duke iu përmbaj motos tradicionale: “Trimi ose të fal, ose të vret”; meqë i kishin fal UDB-ashët dhunues nuk ndërmorën hakmarrje. Bile as nuk ngriten padi kundër tyre. Përjashtim ishin vetëm ato të dy rasteve: vrasja e krye-UDB-ashëve Selim Brosha dhe Ibush Kllokoqi. Në këtë rast pata dyshuar se ato vrasjet duhet t’i ketë urdhëruar RDB-ja (pasrëndësia e UDB / SDB) e Serbisë (nga viti 2002 e riemërtuar në BIA), meqë RDB-ja duhet t’i kenë urryer UDB-ashët e SDB-së se KSA të Kosovës si armiq të Serbisë millosheviqiane.

Ky dyshim m’u forcua kur rezultoi se vrasja e krye-UDB-ashit Ibush Kllokoqi duhet të jetë urdhëruar nga kUmanadanti Azem Syla, të cilin e dyshoja se ishte marionetë e RDB-së (?).

Për momentin, racionale më duket, të vazhdohet me publikim të krimeve që i kanë bërë UDB-ashëve kriminelë, duke u përmbajtë nga fushata diskredituese kolektive ndaj të gjithë UDB-ashëve që kanë praktikuar vetëm angazhim ligjor, e sidomos duhet të ndërpritet fushtata kundër fëmijëve e familjarëve të tyre. Tani duhet të përqendrohemi për të zbuluar e diskredituar marionetat e BIA-s edhe me ndihmë të ish-UDB-ashëve patriotë…

***

Meqë më ngjau interesant komenti që ka bërë udhëheqësi numër dy i PKMLSHJ-së (njëshi ishte kryeUDBashi Avdullah Prapashtica), në vazhdim po e sjell reagimin e tij.

OSMAN OSMANI:

Zyrtarët shqipfolës në kuadër të sistemit jugosllav, si pjesë përbërëse e mekanizmave të pushtetit, në luftën e tyre speciale kundër kërkesës këmbëngulëse për Republikë të rinisë, studentëve e shumicës së popullit shqiptar, herë hapur e herë fshehur, aludonin se p.sh.: demonstratat e shqiptarëve për Republikë i kanë organizuar herë UDB-ja e Serbia, herë KGB-ja e Rusia, e deri edhe Bullgaria. Ata ndonjëherë theksonin gjoja njëfarë rreziku nga “armiku i brendshëm reaksionar në bashkëpunim me atë të jashtëm imperialist”, duke sjellë njëfarë përfundimi, siç thoshin ata, se ishin të nxitura e të organizuara nga Shqipëria dhe PPSH-ja.

Udhëheqësve shtetërorë e partiakë jugosllavë kur ua lypte puna, me dhelpëri, në vendet që dominoheshin nga politika të djathta, atakonin kërkesat dhe lëvizjen tonë politike e sociale si ultra të majtë, ndërsa në vende që dominoheshin nga politikat e majta, këtë lëvizje e quanin si reaksionare e ultra të djathtë. Madje për këtë qëllim ata bënin publikime e shkrime të veçanta, të cilat i shpërndanin sipas këtyre nevojave.

Pas qëndrimeve përkrahëse të protestave në Kosovë, që kishte bërë udhëheqja politike e Shqipërisë, udhëheqësit e Jugosllavisë fajësuan edhe Shqipërinë se kishte nxitur demonstratat irredentiste në Jugosllavi. Kjo mbështetje nga shteti shqiptar kontribuoi, që grupet e organizatat e rezistencës të unifikonin deri diku qëndrimet në kërkesa. Udhëheqësit politikë shqiptarë të Kosovës, edhe përkundër faktit se ata karshi kërkesave të drejta për barazi nacionale e politike u treguan oportunistë, madje edhe u dënuan dhe u përpoqën t’i luftojnë ato, por megjithatë, nga qeveria e udhëheqësja partiake jugosllave u detyruan të japin dorëheqje ose edhe u shkarkuan. Demonstratat e mars-prillit 1981 u mbytën në dhunë, por rezistenca nuk ndaloi. Përkundrazi, ajo u intensifikua. Kërkesa për republikë u shndërrua në një lëvizje politike e popullore, që krijoi edhe mekanizmat e saj çlirimtarë.

Të gjitha dokumentet e kohës flasin se këto organizime lindën në mënyrë latente e spontane, pa ndonjë nxitje nga jashtë dhe u rritën e u zhvilluan në përputhje me rrethanat e kohës, falë edhe veprimtarisë të gjithanshme e luftës këmbëngulëse për një jetë më të mirë kombëtare e shoqërore. Lënia jashtë vëmendjes e problemeve më thelbësore që shqetësonin shqiptarët atëkohë, krijonin terren pjellor, prej të cilit lindën organizime ilegale, ku shumë prej tyre u dekonspiruan dhe u zbuluan me kalimin e kohës nga organet e rendit dhe të sigurisë së Jugosllavisë. E gjithë kjo rezultoi me një kosto shumë të lartë edhe për të gjithë federatën dhe të ardhmen e saj, që së fundmi çoi edhe në shkatërrimin e saj.

Më më 01.08. 2024 .

Aragon Expres (1979) / “Ja e vërteta e largimit të Leka Zogut I nga Spanja” – Intervista me këshilltarin ushtarak (Abedin Mulosmanaj) dhe avokatin (Antonio de Villar Masso) e mbretit të shqiptarëve

Leka dhe gruaja e tij Susan (Foto : Efe) — Burimi : Aragon Expres, e premte, 16 mars 1979, faqe n°24

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Gusht 2024 

“Aragon Expres” ka botuar, të premten e 16 marsit 1979, në faqen n°24, intervistën ekskluzive me këshilltarin ushtarak (Abedin Mulosmanaj) dhe avokatin (Antonio de Villar Masso) e Leka Zogut I rreth arsyeve të largimit të tij asokohe nga Spanja, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

“Çështja Leka i Shqipërisë ishte çështje shtetërore”.

(Për hapjen e Spanjës në Lindje)

Leka dhe gruaja e tij Susan (Foto : Efe) — Burimi : Aragon Expres, e premte, 16 mars 1979, faqe n°24

Leka dhe gruaja e tij Susan (Foto : Efe) — Burimi : Aragon Expres, e premte, 16 mars 1979, faqe n°24

“Armët që bleu Leka I ishin për mbrojtjen e tij dhe futjen e tyre në Shqipëri për çështjen e çlirimit të vendit tonë”

“Ai nuk mori asnjë urdhër dëbimi nga Spanja. Ishte e gjitha një lloj marrëveshje xhentëlmenësh”.

Deklaratat e këshilltarit të tij ushtarak që ndodhet në Spanjë për të shitur të gjitha pronat e “mbretit” të Shqipërisë

Madrid, 16 (Shërbimi special për “A/e”, nga R.L. Torrente Legazpi). 

  1. Abedin Mulosmanaj, këshilltar ushtarak i mbretit Leka I të Shqipërisë, sapo ka mbërritur në Spanjë për të shlyer, ndër të tjera, borxhet e mbretit të shqiptarëve dhe për të sqaruar disa nga pikat që, me sa duket, kanë motivuar largimin e mbretit Leka nga vendi ynë. 

Në prani të avokatit të Lekës nga Shqipëria, Dr. Antonio de Villar Masso, ne patëm një bisedë të gjatë përmes së cilës u zbuluan pasaktësitë e shumta rreth mbretit Leka pas largimit të tij të detyruar për shkak të rrethanave të vendit. 

Nëpërmjet deklaratave të zotit Abedin Mulosmanaj dhe përfaqësuesit të tij ligjor në Spanjë, Villar Masso, del shumë qartë se Mbreti Leka as nuk u dëbua nga Spanja, se ai nuk merrej me trafik armësh dhe se borxhet e tij në vend nuk arrinin shifra astronomike. 

  1. Abedin Mulosmanaj erdhi në Spanjë, siç thamë, për të shitur pronat e mbretit Leka — mes tyre pasurinë “Nuestra Señora de Guadalupe”, me vlerë 100.000.000 peseta, një shumë që mbulon më shumë se katërfishin e vlerës së borxheve të sovrani shqiptar — dhe për të sqaruar arsyet e largimit nga Spanja të njeriut që për shtatëmbëdhjetë vjet ishte mysafiri ynë. 
  1. Abedín Mulosmanaj shprehet i hapur kur deklaron : 

— Mediat i lejuan vetes të thoshin, madje me forcë, se Mbreti Leka 1 i Shqipërisë nuk kishte pasaportë diplomatike, gjë që nuk është e vërtetë. Si Madhëria e Tij Mbreti Leka, Mbretëresha Susan dhe pjesa tjetër e rrethit të tij kishin një pasaportë diplomatike, të njohur jo vetëm nga shteti spanjoll, por nga një sërë vendesh si Konfederata Zvicerane, vendet afrikane dhe të Lindjes së Mesme, SHBA, Kanada, Amerika Latine, etj… Në fakt, përveç vendeve të botës komuniste, për arsye të dukshme, pasaporta e mbretit Leka dhe ato të rrethit të tij njihen në mbarë botën. 

Ai ishte në gjendje të qëndronte në Spanjë 

— Është folur për dëbim, por ju pretendoni se një term i tillë nuk i përshtatet realitetit… 

— Ashtu është, në fakt, — përgjigjet avokati, zoti de Villar Masso, — askush nuk e shtyu mbretin Leka, qoftë fizikisht, as ligjërisht, të largohej nga vendi. Ai mund të qëndronte këtu edhe me një ofertë për mbrojtje policore nga Ministria e Brendshme, sipas ofertës së shefit të Departamentit z.Martín Villa, por një propozim i tillë nuk u pranua për arsyet që do t’ju shpjegoj : thuhej se mbreti Leka trafikonte armë dhe kjo ishte një nga arsyet e dëbimit. Epo, nuk kishte as trafik armësh, as dëbim. Armët që mbreti Leka kishte në shtëpinë e tij ishin mbi të gjitha simbol i çlirimit të Shqipërisë dhe mbreti Leka preferoi të largohej nga Spanja, me të gjitha nderet, i shoqëruar zyrtarisht nga një seksion zyrtar i aeroportit dhe me armë e bagazhe, sesa të qëndronte në Spanjë pa armë, diçka që do të rikthehej para komuniteteve shqiptare në mbarë botën, duke u shkarkuar nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme, gjithmonë në një mjedis korrigjimi të madh nga ana e autoriteteve spanjolle, të cilat në çdo moment i dhanë lehtësirat maksimale. Ky është realiteti. Do të ishte anormale, nëse Mbreti Leka I i Shqipërisë do të kishte qenë — siç e ka paraqitur një sektor i caktuar i shtypit spanjoll — një trafikant armësh, që autoritetet t’i kishin dhënë atij një trajtim të ndershëm përballë një krimi të këtij kalibri. 

Armët 

— Është e nevojshme të thuhet — deklaron tani zoti Abedin Mulosmanaj — se koncepti i trafikut të armëve përfshin tregtinë në drejtime të ndryshme, blerjen ose shitjen në vende të ndryshme. Mbreti Leka I i Shqipërisë nuk e ka bërë këtë kurrë me asnjë vend, aq më pak me Spanjën. Armët që bleu ishin thjesht për mbrojtjen e tij personale dhe për t’i futur në Shqipëri për çështjen e çlirimit të vendit tonë… 

— Në një kohë kur politika e çeljes spanjolle ka hapur dyert për vendet e Lindjes, a nuk është e mundur që largimi i mbretit Leka të ketë qenë i motivuar nga presionet e jashtme? 

— Jam plotësisht i bindur — përgjigjet zoti de Villar Masso — ne kemi bindjen absolute në këtë çështje fatkeqe se ftesa për largimin e mbretit Leka nga territori spanjoll nuk ka ardhur nga Ministria e Brendshme, madje as nga qeveria spanjolle. Madje, ne kemi pasur biseda private me njerëz shumë të vendosur brenda administratës spanjolle dhe që për arsye të dukshme nuk duhet t’i përmend, të cilët na siguruan se “afera” nuk kishte ardhur nga ministria e lartpërmendur. Dhe nëse largimi i Mbretit Leka nuk ka qenë një nismë e Ministrisë së Brendshme, e cila ishte organi kompetent për funksionet e saj, dhe duke qenë se do të vinte nga një organ qeveritar, mund të kishte ardhur vetëm për shkak të presionit diplomatik. Është e çuditshme që pas shtatëmbëdhjetë vjetësh në kushte të barabarta, me njohuri publike dhe të larta të funksioneve politike të Madhërisë së Tij Mbretit Leka I i Shqipërisë, pa më të voglin incident nga ana e tij apo nga shoqëruesit e tij, kjo ftesë për t’u çarmatosur ose, në rast të dështimit, për t’u larguar nga Spanja, përkon me politikën e re të hapjes ndaj vendeve të Lindjes. 

— A nuk u përpoq në një moment mbreti Leka ta kundërshtonte largimin e tij me mjete ligjore? 

— Jo, për një gjë të thjeshtë dhe konkrete: atij iu dha mundësia të çarmatosej dhe të vihej eskorta e tij nën mbrojtjen e policisë spanjolle, ose të largohej. Mbreti Leka, për përfaqësimin politik që ka përpara të mërguarve shqiptarë — popullsia e të cilëve është shumë më e madhe se ajo e vetë vendit — dhe duke filluar nga monarkistët e deri te vetë socialistët, shumë prej të cilëve janë republikanë, por që pranojnë përfaqësimin kombëtar të mbretit Leka, nuk donin t’u nënshtroheshin kërkesave të tilla politiko-burokratike nga dinjiteti dhe respekti për veten. 

“Marrëveshje xhentëlmenësh” 

— A keni marrë ndonjë njoftim me shkrim? 

— Jo, dhe kjo është një provë tjetër se largimi i tij nga Spanja ka qenë një çështje shtetërore. Ai nuk ka marrë asnjë njoftim me shkrim. E gjitha ishte një lloj marrëveshje xhentëlmenësh. 

— A mund të konsiderohen të ligjshme veprimet e qeverisë spanjolle? 

— Epo, shteti ka kompetencat për të marrë masa të tilla me çdo person të huaj, qoftë Mbret apo qytetar privat. Nuk po them se është mirë apo keq. Në një të drejtë sovrane, çdo Qeveri ka të drejtë të pranojë ose jo praninë e çdo qytetari në territorin kombëtar. 

Borxhet do të paguhen 

— Të ndryshojmë temë; Çfarë mund të na thoni për borxhet që duket se ka lënë në Spanjë mbreti Leka? … 

  1. de Villar Masso buzëqesh dhe përgjigjet : 

— Shifrat që janë diskutuar në shtypin spanjoll bien të gjitha në zhanrin e marrëzive. Me gjithë respektin e duhur, pyes veten nëse kolegët tuaj të shquar, të cilët kanë përmendur shifra prej dy mijë e ca milionë dollarësh, janë ndalur të mendojnë dhe të bëjnë ekuivalentin e gjashtëdhjetë pesetave për dollar. Kjo do të jepte shifra astronomike që padyshim tejkalojnë buxhetet e shumë shteteve sovrane në botë. Pra është një argument që do të kthehej si një bumerang kundër njerëzve që e përdorën sepse, në të vërtetë, nëse mbreti Leka I i Shqipërisë do të kishte pasur ose kishte në këtë kohë borxhe për një shumë kaq të madhe, do të ishte një dëshmi treguese e rëndësisë jo vetëm politike – që ka pasur gjithmonë – por edhe ekonomike e Madhërisë së Tij, sepse asnjë person në verilindje, i mbështetur nga një fuqi financiare pothuajse e pamatshme, nuk do të lejohej të arrinte as gjysmën e këtyre borxheve. Dyshoj se ka pasur një keqkuptim në shifra apo ndonjë problem përkthimi, sepse realisht borxhet që Mbreti Leka la në vendin tonë janë pothuajse të kufizuara në dëmshpërblim ndaj punonjësve dhe shërbëtorëve të tij më besnikë që ai ka pasur këtu vitet e fundit, disa lloje të tjera ndihme dhe, së fundi, disa operacione financiare. 

— Zoti de Villar Masso, atëherë sa janë borxhet e mbretit Leka? 

— Në dijeninë time, këto borxhe nuk e kalojnë shifrën e 20 apo 25 milionëve. 

— A do të paguhen plotësisht? 

— Po, natyrisht. Kjo është një nga arsyet e udhëtimit të zotit Abedín në Spanjë, pasi pronat e Madhërisë së Tij Leka I të Shqipërisë do të dalin në shitje për këtë dhe për qëllime të tjera. 

— Sa vlerësohet vlera materiale e pronave spanjolle të mbretit Leka? 

— Epo, nuk e di vërtet. Mund t’ju them vetëm se prona e tij më e rëndësishme është “Nuestra Señora de Guadalupe”, ku ai kishte rezidencën e tij zyrtare, dhe se ajo vlerësohet në rreth 100.000.000 peseta, një shumë që mbulon të paktën katërfishin e vlerës së borxheve që ka lënë këtu mbreti Leka. Ai u largua për shkak të rrethanave jashtë kontrollit të tij, por pavarësisht kësaj — që do të kishte justifikuar çdo mbitërheqje — askush nuk do të mbetet pa rikuperuar atë që i takon. 

  1. Abedin thekson : 

— Ferma do të shitet për një arsye të dyfishtë : së pari sepse Mbreti Leka ka shfaqur interes të madh për të shlyer borxhet e tij pak a shumë të vogla, duke vënë theksin në faktin se ai donte mbi të gjitha të kujdesej për dëmshpërblimin e njerëzve që kishin punuar për të, pasi ai është një njeri me sens të madh shoqëror dhe nuk do të donte që asnjë punonjës i tij të dëmtohej; dhe kjo sepse Mbreti Leka nuk ka, të paktën për momentin, synimin për të kërkuar qëndrim në Spanjë dhe, për rrjedhojë, nuk ka asnjë interes të ketë prona në një vend ku nuk e di nëse do të banojë më. 

Rodezia, rezidencë e përkohshme 

— Shtypi ndërkombëtar nxori në pah interesin e mbretit Leka për të gjetur një vend ku do të vendoste rezidencën e tij të ardhshme. A e dini nëse tashmë keni menduar për ndonjë?

— Për momentin do të ishte paksa e parakohshme, pasi për momentin Mbreti Leka ka zgjedhur Rodezinë si rezidencë të përkohshme, duke u ndalur nga pikëpamja politike dhe ekonomike…, etj., një mënyrë jetese e re sapo të largohet nga Spanja — përgjigjet zoti Abedin Muslomanaj — atëherë e vetmja gjë që mund të themi në këtë drejtim është se mbreti Leka do të qëndrojë në Rodezi për një kohë të pakufizuar, që mund të jetë dy, tre ose katër muaj, por nuk do të jetë vendbanimi i tij përfundimtar, jo për ndonjë gjë të veçantë, por sepse Rodezia është shumë larg qendrës së interesit të tij që është, natyrisht, Shqipëria.

Drenica dhe Lëvizja e Deçanit, po e shpëtojnë kombin shqiptar nga bandat e islamit politik!

1

Shkruan: Luan Dibrani

Lëvizja e Deçanit tashmë është shndërruar në lëvizje të fuqishme për çlirimin nga një pushtim tinëzar i brendshëm dhe barbarizmin mbi kulturën  tonë të lashtë shqiptare.

Sot në Gllogjan të Lugut të Baranit, u rikthyen në krishterimin e të parëve mbi njëqind veta.

Ky trend ka marre përmasa te mëdha   ne gjithë Kosovën ,Shqipëri, po edhe në Diasporë Zvicër dhe Gjermani ,Amerike e  gjetiu ku ka shqiptar.

Pati rast qe familja Leka e Lumbardhit te  veshur ne veshën kombëtare  madje edhe me plisa të bardhë në kokë  u rikthyen  mbi 20 veta, me gra ,burra e fëmijë. Kjo  familje  u nderua  nga pjesëmarrësit shpesh edhe  me trokitje frekuentale nga të pranishmit duke i uruar dhe përgëzuar.

-Me të gjitha këto  veprime  dhe  rikthimin  ne fenë e te parëve qe me dhunë e futen fenë islame   ne mesin  e shqiptarëve dhe  padrejtësisht nga pushtimi  otoman te ndihmua nga  sllavet me moton përçajë e sundo!

Një popull mendjendritur e liridashës që ia do lirinë shpirtnore secilit shqiptarë po i prinë  Drenica liridashëse dhe  heroike  me “Lëvizjen Kombëtare të Deçanit”, po i thyejnë klishetë e armiqve tanë dhe i kanë goditur pikërisht në kokë  forcat armiqësore të islamit politik, ne krye me  hoxhallarët  e Kosovës te ndihmuar nga Serbia dhe Rusia.

Një fjale popullore thotë se një “fotografi vlenë  sa një mijë  fjalë , prandaj kjo pamje dëshmon një gjë të tillë , prezenca  e madhe  në pritje  duke u konvertuar në fenë katolike  ne  fenë  e gjyshave tanë.

Vuajtjet tona nga islamosllavizmi kanë qenë të gjata, dhe me pasoja të tmerrshme për kombin tonë deri në ditët tona .

Të kujtojmë vetëm “Masbjeshkën tonë” (sanxhakun). Asimilim dhe zhdukje të çdo gjëje shqiptare duke lënë shumë pasoja edhe ne Maqedoni e në Presheve.

Histori bëjnë veprat e mëdha në momente historike të një kombi ,prandaj  do iu hyjmë ne hak qe nuk vlerësohen këto vepra qe janë duke  i bërë i tere populli i këtyre dy lokaliteteve,  madje  duke lëshuar  shkëndija edhe në tëre trojet tona  shqiptare , me qëllim qe te  ndiqen dhe te demaskohen këto forca  dhe fenomene antikombëtare qe me paratë edhe financën serbo- ruse po e mohojnë çdo gjë qe është shqiptare.

E sot ishte ditë  e madhe historike qe në forma masive   ne disa kisha të Kosovës me ndihmën e “Lëvizjes Kombëtare te Deçanit”, po vazhdon braktisja e fesë islame  me te madhe  nga e cila po dëshmohet se po e varrosin  parullën  e hoxhallarëve të Kosovës se  këta nuk qenkan më shumë se një “Autobus”.

Zoti e bekoftë popullin tonë shqiptar. Më në fund po bashkohemi. Edhe pse pak kohë më parë, të rrallë ishin ata persona, që mund edhe vetëm të imagjinonin këtë çfarë po ndodh tani duke i demaskuar këto  forca antikombëtare  dore e zgjatur e Serbisë dhe Rusisë dhe shteteve arabe…

Kjo lëvizje po e mërzit shume armikun tonë Serbin sepse aq sa ma shume qe i largohemi  islamizmit aq i afrohemi  me afër Amerikës dhe Evropës…!Këto forca islamike  e kane zvarritur çështjen  e Kosovës  deri me tash.

Kjo mrekulli nuk do të ndalet pa e ribërë Dardaninë, Arbërinë  ( Kosovën tonë të lavdishme) Ju  uroj të gjithëve të pagëzuarve çdo të mirë në jetë!!! Uroj dhe shpresoj që shembulli juaj të ndiqet nga të gjithë ata që e ndjejnë veten dhe dëshirojnë të kthehen tek “IDENTITETI I TË PARËVE TË TYRE”.

Kur heshtja vret

0

Nga: Sadri Ramabaja, Prishtinë

Pas deklaratës së QUINT-it lidhur me “statusin e Urës së Ibrit” ndërkohë u bë publik edhe prononcimi nga komanda e KFOR-it për ktë “çështje”.

Deri tashti KFOR-i e kishte cilësuar praninë e patrollës në afërsi të urës si pjesë të patrollimit të rregullt “në urë dhe përçark saj”. Ndërkaq tani e cilëson prezencën si “prani fikse”, që d.t.th se de fakto kemi “një ndryshim të statusit të urës”!

Diplomatët e QUINT-i në deklaratën e shkurtër, por tejet të qartë, që e lexoi ambasadori amerikan, pohonin prerë: statusi i Urës së Ibrit nuk ndryshon!

“Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona, në konsultim me NATO-n, nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusit aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”. [Hovenier].

Kjo deklaratë bie ndesh jo vetëm me realitetin e krijuar në veri, por edhe me marrëveshjet e vitit 2015 e 2016 dhe gjithë procesin e dialogut për normalizim të marrëdhënieve e prosperim të paqes. Ajo cenon rënd rendin kushtetus të Kosovës dhe risjellë në pikëpyetje vet aktin e shpalles së pavarësisë [17 Shkurt 2008].

Deklarata e KFOR-it e shkon një hap më larg: në fakt e thotë të kundërtën e asaj që pohon QUINT-i rreth status quosë së statusit të urës! Përmes saj duket shqeto intenca për ta çimentuar këtë poziconim në një lloj kufiri ndarës, qoftë edhe formal, mes shqiptarëve dhe serbëve.

Duket sikur heshtja morbide ndaj aktit agresiv të Serbisë më 24 shtator 2023 e ka pikërisht burimin tek ky qëndrim!

Atë që nuk e bëri dot Serbia me një njësitë të trajnuar për aktivitete subversive dhe përmes simulimit të një kryengritje, sikur pretendon ta bëjë e mbajë në jetë pikërisht diplomacia! Zatën ndarjen faktike të veriut, nuk duhet të harrojmë, e kishte bërë diplomacia [Konferenca e Rambujesë], qoftë edhe nën rrogoz e në heshtje, madje, sipas të gjitha gjasave, në marërveshje edhe me kreun e delegacionit shqiptar [!]. Nuk ishte krejt i rastësishëm dislokimi i trupave franceze të KFOR-it pikërisht në këtë zonë.

Ky fakt tashmë është sekret publik.

Kjo sjellje e diplomacisë sikur na kujton qëndrimin disi pajtues që ajo ushqente duke tumirë në heshtje deklaratat e Vuçiqit, që i kishte bërë publike pasi ishte akorduar me ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, për ndarjen e Kosovës, por që cilësohej me gjuhë eufemiste si “riporkufizim” i kufirit mes serbëve dhe shqiptarëve [Vuçiq: Razgraničenje s Albancima najzdravije za Srbe].

Për këtë më gjerësisht shih: https://balkans.aljazeera.net/…/vucic-razgranicenje-s…

Për këto deklarata të QUINT-it, e tani edhe këtë të KFOR-it, opozita në Kosovë vazhdon të heshtë!

Edhe kryeministri i Shqipërisë politike, çuditërisht, vazhdon të heshtë!

Kjo heshtje vret.

Neootomani Milazim Krasniqi, përsëri deklarata kundër lëvizjes së Deçanit !

1

Nga: Basri Beka, Prishtinë

___

Pseudo-intelektuali dhe neotomani Milazim Krasniqi paska bërë përsëri deklarata kundër lëvizjes së Deçanit, duke e akuzuar atë si një lëvizje pansllave. Në lidhje me deklaratën tuaj se “Lëvizja për braktisje të fesë islame është projekt pansllav,” më lejoni të shpreh mendimin tim personal dhe të reagoj ndaj kësaj deklarate.

Me keqardhje vërej se, duke etiketuar këtë lëvizje si pjesë e një agjende pansllave, ju po përpiqeni të devijoni vëmendjen nga problemet e vërteta dhe shqetësimet legjitime që shumë shqiptarë ndiejnë për identitetin e tyre. Më duhet të theksoj se kjo lëvizje nuk ka të bëjë me ndonjë projekt pansllav apo ndikim të jashtëm.

Përkundrazi, është një shprehje autentike e shqetësimeve për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Kjo është një rezistencë ndaj asimilimit dhe tjetërsimit, një përpjekje për të ruajtur dhe mbrojtur atë që është thelbësore për ne si shqiptarë. Në këtë kontekst, dua të theksoj se akuzat tuaja janë të pabazuara dhe anti-shqiptare. Është ironike që, ndërsa ju kritikoni të tjerët për ndjekjen e një agjende të supozuar pansllave, ju vetë përfaqësoni një qasje neotomane.

Duke promovuar një kulturë të huaj dhe duke cenuar identitetin tonë përmes fesë islame, ju në fakt jeni duke kontribuar në nxitjen e ndasive dhe përçarjeve brenda shoqërisë sonë, duke u larguar nga tradita e pasur dhe tolerante e shqiptarëve.

Z. Krasniqi, është fyese të pretendoni se islami është themeli i shqiptarisë. Ju fyeni shqiptarët çdo ditë me glorifikimin e pushtuesve. E vërteta është se ju dhe të tjerët si ju nuk na lini të qetë, duke na imponuar gjuhë dhe kulturë të huaj. Ju dhe ata që përfaqësoni jeni projekti i vërtetë serb dhe pansllavist.

Shqiptari nuk identifikohet me identitet fetar, por me identitet etnik-kombëtar. Sot, ne nuk kemi problem me kishën ortodokse, sepse nuk na thërret të bëhemi grekë apo serbë (me keqardhje, kisha ortodokse shqiptare nuk ekziston në Kosovë, por do ta ringjallim). Nuk kemi problem me kishën katolike, sepse nuk na thërret të bëhemi latinë apo italianë. Problemi është me xhaminë, me ju dhe me të tjerët që doni të na tjetësoni dhe të na shndërroni në turq apo arabë. Pikërisht në shekullin e 21-të, për shkak të jush dhe të tjerëve si ju, kemi dalë në mbrojtje të identitetit kombëtar.

Ashtu siç një pjesë e madhe e popullit tonë pranoi islamin në shekullin e 18-të për të mbijetuar nga dhuna dhe gjenocidi otoman, sot ne po përqafojmë krishterizmin dhe vlerat perëndimore për t’u siguruar dhe zhvilluar si komb, shtet dhe shoqëri.

E vetmja kala e Serbisë ka mbetur islami dhe soji juaj në Kosovë, dhe edhe këtë do të i a shembim. Gjithashtu, duhet të theksoj se qëndrimet tuaja janë të ngarkuara me një prirje pseudo-intelektuale, që synon të ngrejë mjegull në vend të dialogut të hapur dhe të ndershëm.

Në një kohë kur shqiptarët kanë nevojë për unitet dhe mirëkuptim, është e papranueshme që dikush të përdorë pozicionin e tij për të përçuar mesazhe përçarëse dhe të bazuara në akuza të pabaza. Ne duhet të punojmë së bashku për të ndërtuar një shoqëri ku të gjithë individët, pavarësisht nga besimi apo bindjet e tyre, ndihen të respektuar dhe të lirë për të shprehur identitetin e tyre.

Një dialog i sinqertë dhe i bazuar në respekt është çelësi për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne.

Kombi “shqiptar mysliman” dhe islami politik

0
Nga: Driton Tali. Londër 
___
* Analizë e shkruar me 30 gusht 2015, që mbetët aktual edhe sot e kësaj dite. 
___
Ka kohë qe tashmë në të gjithë territorin ku jetojnë shqiptarët (diku më shumë e diku më pak) përballemi me islamin politik.
Shpeshherë, nga këta protagonistë, dëgjojmë thënien se “kombi shqiptar është mbi 95 për qind mysliman” (në Kosovë e në Maqedoni). Edhe pse edhe këtu vërehet se sa tendenciozë janë, për faktin se islamistët sektin sufi (edhe atë shiit) e konsiderojnë si të devijuar – jo mysliman. Bile disa imamë pompozë haptazi deklarohen “se nuk bënë të martohesh me dervish shqiptar, sepse ata janë të fesë tjetër, por bën të martohesh me një mysliman (suni) pa marrë parasysh kulturën, gjuhën, ngjyrën, kombin, vendin, kontinentin e tij”. U mor vesh kjo këshillë i dedikohet femrave myslimane shqiptare (suni).
Pa dashur të futem në teoritë mbi kombin, (si bie fjala teoritë e Fichtes, Stalinit, Kardelit, Deutchit, Gellnerit, Hobsbawmit etj) që disa “teoricienë të kombit kosovar” e kanë si adet me i përdorë si “mëlmesa intelektuale”, mirëpo, islamistët qëllimisht e injorojnë faktin se ky komb shqiptar (pra ky ekzistuesi) është ndërtuar mbi formulën “feja e shqiptarit është shqiptaria”. Gjë që e reflekton demagogjinë (për mos të thënë gënjeshtrën apo kitmanin) e tyre.
Thënë ndryshe, ata i referohen “kombit shqiptar mysliman” dhe, për të qenë hipokrizia edhe më e madhe, veten e quajnë herë-herë nacionalist e herë-herë edhe patriot, duke na rikujtuar se kanë qenë madje edhe ushtarë të UÇK-së. A, në realitet këta janë antikombëtar!
Janë antikombëtar për faktin se nuk e pranojnë kombin ekzistues shqiptar (për të cilin luftoi edhe UÇK), të ndërtuar mbi thëniet e Vaso efendiut “mos këqyrni kisha e xhamia … ”. Por, dëshirojnë të krijojnë një komb të ri shqiptar mysliman (i cili pra është tërësisht në kundërshtim me këtë ekzistuesin).
Dhe, normalisht, kur të krijohet “kombi shqiptar mysliman” (nëse ia arrijnë qëllimit të tyre këta aktivistë) atëherë ata mund ta quajnë veten “nacionalist” apo “patriot” të “kombit shqiptar mysliman”, edhe pse ekzistimi i nacionalizmit në islamin politik është çështje shumë e debatueshme.
Megjithatë, deri atëherë ata, dhe qëndrimet e tyre, mbesin antikombëtare – janë sulme të drejtpërdrejta mbi kombin shqiptar.
Jo vetëm që islamistët po e sulmojnë kombin shqiptar, por edhe fundamentalistët e krishterë jo rrallë herë bëjnë sulme të tilla. Herë duke na shpjeguar se si “ata shqiptarë që u konvertuan në islam tradhtuan kombin” e herë-herë se “cila fe është e të parëve tanë” etj.
Për ta shkurtuar këtë mesele, të gjitha këto janë sulme mbi kombin shqiptar, i cili ndonëse u ndërtua mbi atë thënien “mos këqyrni kisha e xhamia…” ne të gjithë e dimë se nuk do të thotë se është komb ateist! Por, se e ka parasysh strukturën fetare tonën, prandaj edhe të gjithë nacionalistët dhe patriotët kanë qenë (janë) shumë të kujdesshëm që mos të preket kjo harmoni.

Në Kishën e Gllogjanit të Lugut të Baranit, sot u rikthyen në krishterizëm mbi njëqind veta

1

Në kishën e Gllogjanit në Lug të Baranit, sot, u rikthyen në krishterizmin e të parëve mbi njëqind veta, të rritur e fëmijë. Për herë të parë shqiptarët mësyejnë masivisht për t’u rikthyer në fenë e të parëve, andaj edhe ishte një atmosferë feste brenda dhe jashtë kësaj kishe.

Ceremonia e rikthimit, që zatën për shkak të masovizimit do të bëhet në grupe të ndryshme, ishte jashtëzakonisht e përgatitur mirë dhe mbarë, mu ashtu sikurse i takon një ngjarje të tillë kaq madhore fetare e kombëtare njëherit.

Prifti i kishës së “Shna Ndout” në Lugun e Baranit, që e udhëhoqi ceremoninë e pagëzimit ishte Pal Tunaj e në ndihmë atij i kishin ardhur edhe Meriton Dedaj, student i teologjisë në Itali, ku tashmë është duke magjistruar.

Dhe shumë të tjerë që e dhanë ndihmesën e tyre në këtë ngjarje të madhe.

Albert Leka nga kryesia e Lëvizjes së Deçanit, për Drinin theksoj se pagëzimi i kaq shumë shqiptarëve që duan të rikthehen në krishterizëm, do të bëhet në etapa, pasi është e pamundur që të gjithë ata që duan të arrijnë të pagëzohen menjëherë.

Alberti për portalin Drini tha se disa sot u regjistruar në mënyrë që pagëzohen në ditët në vijim.

Fjalimi liturgjik i priftit Pal Tunaj, ishte i një niveli të lartë e të munguar intelektual ndër teologët, i artikuluar përmes gjuhës së pasur e të pastër shqipe që e përdori para të pranishmëve në sallën përplot të kishës së “Shna Ndout” në Gllogjan.

Po ashtu nivel të lartë intelektual tregoj edhe studenti i teologjisë nga Italia, Meriton Dedaj, me shpjegimet e tij brilante dhe kulturën kombëtare që e tregoi.

Të gjithë ata që u pagëzuan sot, ishin mjaft të lumtur dhe kjo shprehej në fytyrat e tyre të gëzuara përgjat ceremonisë dhe pas saj.

Edhe një familje llapjane që jeton në Prishtinë, sot u rikthye në krishterizmin e të parëve tonë

Më bëri përshtypje pagëzimi i një Llapjani me gruan dhe fëmijët. Faton Bunjaku nga Podujeva dhe gruaja e tij Valentina me dy fëmijët e tyre, u pagëzuan sot.

Fatoni tash jeton në Prishtinë me familjen.

Në ceremonin e pagëzimit kishin ardhur edhe shumë figura të shquara të lëvizjes së re Arbërore, si Arbër Gashi, Gjon Çoçaj , Sokol Mali (Avdulla Mehmeti), Fisht Krasniqi, Marin Sopi, Albert Leka e shumë e shumë të tjerë.

Duhet rikujtuar se në këtë kishë dikur ka qenë meshtar atdhetari i madh Anton Kçira, që tash jeton në SHBA.

Sot, në Kishën e “Shna Ndout” në Gllogjan të Lugut të Baranit, une, Gjergj Kabashi, me Marin Sopin, mikun e kolegun tim të hershëm .

Në raportimet e pakta në televizionet tona, mbrëmë më la përshtypje të hidhur detyrimi joprofesional dhe mungesa e kulturës së përgjithshme dhe asaj kombëtare nga ana e gazetarëve, po ashtu të pakët që ishin të pranishëm në këtë ngjarje, që në bazë të pyetjeve të shtruara gabimisht t’i detyronin të intervistuarit të arsyetoheshin se “nuk ka asnjë tendencë për përçarje fetare mes shqiptarëve”.

Pse të ketë tendenca të tilla…?

Gazetarët është dashur të mendonin e të mos heshtnin qe minimum njëzet vite rresht, se si është e mundur që shtetet të huaja, sidomos Turqia, të lejohet të bëjë kaq shumë investime religjioze, që shihet qartë se e kanë synim asimilimin e shqiptarëve dhe shtimin e turkoshakëve e turkofilësve ndër ne, që na armiqësojnë me vetvetën dhe kontinentin europian të cilit i përkasim. 

Shqiptarët andaj duhet të mendojnë vetëm se si të shpëtojnë nga ky asimilim dhe pushtim i brendshëm në rrethana lirie, e jo të përgjigjen në pyetjet e verbëra e të cekëta të atyre që e shkaktuan gjithë këtë tragjedi, se gjoja me rikthimin në krishterizmin e të parëve, u shkaktokan “përçarje fetare në mes të shqiptarëve”.

Në foto: Arbër Gashi, Beqir-Lekë Sutaj, Dardan Duka, Meriton Dedaj, une,Marin Sopi dhe ty prej anash që nuk ua dij emrat.

Rikthimi në fenë që njeriu e don apo mbetja fare i pa fe e tij, është e drejtë elementare njerëzore; është e drejtë kushtetuese dhe në rastin e Kosovës dhe të shqiptarëve përgjithësisht kur hapur synohet të na krijohet një nacioanlizëm i bazuar në fenë islame,-nacionalizëm islamik që u duhet Serbisë, Turqisë dhe Federatës Ruse, është edhe masë e domosdoshme mbrojtëse kombëtare.

Me vdekjen e Jeff Bieley, Kosova humbi një mik të madh

0

  Jeffrey Paul Bieley: Korrik 19, 1971 — Korrik 22, 2024

Nga: Frank Shkreli

Kështu deklaroi Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani pas lajmit për kalimin në amshim të Jeff (Xhef) Paul Bieley, ish-zyrtarit të lartë amerikan në Misionin e OSBE-së në Prishtinë, i cili ndërroi jetë me 22 Korrik, 2024, në moshën 53-vjeçare në shtetin Florida. I ndjeri Jeff Bieley, sipas shumë prej atyre që e kanë njohur për së afërmi, sidomos në Kosovë për më shumë se dy dekada, ai ia përkushtoi veprimtarinë e tij diplomatike, në veçanti lirisë së Kosovës dhe në përgjithësi, të drejtave të shqiptarëve në rajon!  Sipas OSBE-së veprimtaria e Jeff Bieley si zyrtar i këtij enti, por dhe puna e tij me organizata të tjera ndërkombëtare, ishte tepër e rëndësishme për zhvillimin e deritanishëm të Kosovës. Sipas tyre, ai ishte pjesëmarrës në projekte dhe nisma të ndryshme që kanë për qëllim promovimin e paqës, stabilitetit dhe forcimit të demokracisë në rajon

I ndjeri Jeff ka punuar, fillimisht, si gazetar, duke raportuar për shumë media ndërkombëtare gjatë luftërave dhe konflikteve në rajon gjatë dekadës së 1990-ave, në Ballkanin Perëndimor. Nga kjo përvojë si gazetar atje, ai qe frymëzuar që karrierën e tij afatgjatë t’ ia kushtonte marrëdhënieve diplomatike, duke shërbyer në Misionin e Kombeve të Bashkuara (UNMIK) në Kosovë si dhe në Zyrën për Siguri dhe Bashkpunim në Evropë (OSBE) – në detyra të ndryshme me rëndësi në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. “Jeff besonte, me gjithë zemër, në demokraci dhe në të drejtat e njeriut, ndërsa ishte shumë krenar për punën e tij kur Kosova u shpall shtet demokratik në vitin 2008”, thuhet në reagim-deklaratën e Zyrës së OSBE-së në Prishtinë me rastin e kalimit të tij në amshim. “Me keqardhje të thellë mësuam për vdekjen e parakohëshme të kolegut tonë të ngushtë, Jeff Bieley. Gjatë kohës që punonte për OSBE-në në Kosovë si dhe në misione të tjera ndërkombëtare, ai kontriboi shumë për zhvillimin e Kosovës”, thuhet mëtej në reagimin e Zyrës së OSBE-së në Prishtinë.

Në reagimin e OSBE-së në Prishtinë pas vdekjes së tij theksohet gjithashtu se “Jeff Bieley ishte shumë i interesuar në zhvillimet politike botërore dhe ishte një katolik i devotshëm dhe mik i ngusht i shumë njerëzve me të cilët vinte në kontakt” – shumë prej tyre shqiptarë të Kosovës, të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

Për vdekjen e parakohëshme të Jeff Bieley-t reaguan dhe dërguan ngushëllimet e tyre autoritetet e Kosovës, miq të tij me të cilët kishte punuar gjatë viteve, përfshir gazetarë, si dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe kombëtare në Kosovë dhe rajon

Për vdekjen e Jeff Bieley – “mikut të madh të Kosovës” – siç e cilësoi ajo të ndjerin Jeff, reagoi edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, duke u shprehur me anë të një postimi në portalin e saj, se për më shumë se dy dekada ai ia ka kushtuar punën e vet, ndërtimit të miqësive dhe lidhjeve të qëndrueshme të Kosovës me botën, duke u shprehur se, “Jemi të trishtuar për humbjen e një miku të madh të Kosovës, Jeff Bieley. Për më shumë se dy dekada, Jeff ia kushtoi punën e tij ndërtimit të miqësive dhe lidhjeve të qëndrueshme me Kosovën dhe për të ndihmuar vendin tonë të bëhet një demokraci e qëndrueshme.   Trashëgimia e tij e mirësisë dhe përkushtimit do të vazhdojë. Pusho në paqe, Jeff”, ka shkruar Presidentja Osmani me rastin e vdekjes së ish-zyrtarit amerikan me shërbim në organizatat ndërkombëtare, me shërbim në Kosovë.

Ai fliste rrjedhëshëm gjuhën shqipe dhe komunikonte shumë mirë me bashk-biseduesit shqiptarë kudo. Sipas shumë burimeve, i ndjeri Jeff Bieley ishte berë si në shtëpinë e vet në Kosovë dhe pjesë e shoqërimit me shqiptarë.  Jeff Bieley ishte shumë i respektuar nga organizatat ndërkombëtare ku punonte si edhe nga populli i Kosovës dhe nga shumë miq e kolegë anë e mbanë Kosovës dhe trojeve shqiptare, përfshir Kishën Katolike në Prishtinë.

Në një njoftim për Meshë drite në ditën e varrimit të Z. Jeff Bieley, “mikut të madh të Kosovës dhe kombit tonë” – siç thuhet në njoftimin e Katedraljes, ditën e shtunë, 27 Korrik 2024, Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë – e cilësonte Jeff Bieley, si një njeri të “përkushtuar për liri dhe barazi mes popujve, humanist dhe veprimtar i denjë i vlerave euro-atlantike”.

“Duke qenë mik i dashur dhe i vlerësuar i shumë aktivistëve për paqe në Kosovë, në nderim të ndjerit Jeff Bieley dhe për të shprehur falënderim për kontributin e tij, edhe ne bashkohemi me ta në lutje për shpirtin e tij”, thuhet në deklaratën e Katedraljes, “Shën Nënë Tereza”, në Prishtinë.

Sipas kolegëve të tij, shqiptarë dhe ndërkombëtarë, Jeff Bieley ishte edhe një analist i mrekullueshëm i cili dinte më shumë se kushdo tjetër mbi gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë – pasi fliste edhe gjuhën shqipe shumë mirë.

Më në fund duhet të shënoj se ashtu siç kam shkruar në të kaluarën për shumë personalitetete amerikane që kanë ndihmuar çeshtjen shqiptare gjatë dekadave të shekullit të kaluar e deri tani, anë e mbanë trojeve shqiptare – e konsideroj me vend që edhe Jeffrey Bieley t’i bashkohet listës së gjatë të zyrtarëve të lartë, dhe jo aq të lartë amerikanë, të cilët për fatin e Shqipërisë, të Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kanë kontribuar — bazuar në vlerat e vërteta perëndimore — për lirinë dhe për pavarësinë e Kosovës dhe për të drejtat e të gjithë shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.

Si i tillë, megjithëse largimi i tij, i parakohëshëm, nga kjo jetë, le një boshllëk të madh në radhët e atyre shqiptarëve që e kanë njohur dhe që kanë punuar me të, por  jam i sigurt se, njëkohësisht, kujtesa e trashëgimisë së tij do të frymëzojë — shqiptarët dhe të tjerët që kanë bashkpunuar me ‘të – që ata vet të punojnë edhe më shumë për ndryshime pozitive në botën ku jetojnë e punojnë, qoftë në trojet shqiptare, qoftë kudo tjetër në botë. Me këtë rast, le t’i bashkohemi Presidentes së Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmanit duke ngushëlluar familjen e tij për humbjen e rëndë dhe duke uruar, njëkohësisht, që trashëgimia e Jeff Bieley — e mirësisë dhe përkushtimit — të vazhdojë në të ardhmen, jo vetëm në Kosovë, por anë e mbanë botës shqiptare, me të cilën ai kishte kontakte për më shumë se dy dekada – me qëllim që të gjithë të përpiqemi ta lemë këtë botë pak më mirë se ç’e kemi gjetur.

“Për më shumë se dy dekada, Jeff ia kushtoi punën e tij ndërtimit të miqësive dhe lidhjeve të qëndrueshme me Kosovën dhe për të ndihmuar vendin tonë të bëhet një demokraci e qëndrueshme”, ka kujtuar Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani diplomatin amerikan Jeff Bieley me rastin e largimit të tij nga kjo botë.

Në Katedraljen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, të shtunën që kaloi u celebrua mesha për shpirtin e diplomatit amerikan, Jeff Bieley — “Mikut të madh të Kosovës dhe kombit tonë për liri dhe barazi mes popujve, humanist dhe veprimtar i denjë i vlerave euro-atlantike”, siç theksohet në deklaratën e Katedraljes, me rastin e kalimit në amshim të njeriut të përkushtuar Jeff Beiley.

Administratori i rreptë i kohës së vet

0

Akademik PHD.Eshref Ymeri

Vitin e kaluar, Shtëpia Botuese “Klubi i Poezisë” nxori nga shtypi dhe hodhi në qarkullim librin e Akademikut Prof.dr. Flori Bruqi, me titull “Diademë Letrare V”. Në serinë e veprave të botuara deri tani, ky është libri i 70-të i tij.

Kjo prodhimtari e jashtëzakonshme e këtij intelektuali të shquar në fushën e letrave, me solli në kujtesë një personalitet të njohur amerikan. Ky është Stiven Kovi (Stephen Covey  1932-2012), konsulent për çështjet e orientimit në jetë. Është i njohur si lektor dhe si autor i librit me titull “Shtatë shprehitë e njerëzve me prodhimtari të lartë”. Në këtë libër ai propozon një trajtim të sistemuar të përcaktimit të qëllimeve dhe të përparësive në jetën e një krijuesi. Ai rrëfenn se si duhen formuluar dhe arritur qëllimet që krijuesi i ka vënë vetes. Ai thekson se nuk duhen pritur çudira, rezultate dhe ndryshime pozitive do të arrijnë vetëm ata që janë të gatshëm ta kalitin durimin me këmbëngulje dhe ta administrojnë kohën me kërkesa të rrepta ndaj vetvetes.

Flori Bruqi

Në të gjitha periudhat e jetës, mendjet e ndritura kanë pasë shtruar pyetjen se si kalon koha, duke dashur që të gjejnë mënyra për ta shfrytëzuar me përfitim për vetveten.

Albert Ajnshtajn (Albert Einstein – 1879-1955) ka thënë:

“Njihen mijëra mënyra për të vrarë kohën, or askush nuk e di se si ta ringjallësh atë“.

Krijimtaria e akademikut Flori Bruqi shtrihet në disa fusha të dijes. Ky libër, i shtatëdhjeti në serinë e pasur të botimeve të tij, dëshmon  pa mëdyshjen më të vogël se ai karakterizohet nga një forcë e jashtëzakonshme e vullnetit.

Intelektualë të formatit të akademikut Flori Bruqi, janë nderi dhe krenaria e mbarë kombit shqiptar. Intelektualë të tillë duhen nderuar dhe çmuar siç e meritojnë, sepse ata janë model për brezin e ri në shfrytëzimin e kohës me rendiment të lartë. Është e çuditshme se si është e mundur që krerëve të shtetit nuk u paska rënë në sy veprimtaria krijuese e akademikut Flori Bruqi, e pasqyruar në shtatëdhjetë libra të botuar deri tani, për çka ai duhej nderuar me medaljen më të lart “Nderi i Kombit”.

Kaliforni, 03 gusht 2024