Kreu Blog Faqe 768

Ambasadorët e QUINT-it, provokojnë marsin e 2004-tës

0
Nga: Gani Qarri
___
Pas përfundimit të luftës në qershor të vitit 1999,siç dihet në Kosovë u instalua misioni i OKB-së, atëbotë i njohur me emrin UNMIK, i cili në vend se të mbronte lirinë e fituar me aq shumë gjak e mundi, të banorëve të shumëvuajtur shqiptar, pas çlirimit të Kosovë nga Serbia, UNMIK-u jetësoi krijimin e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, duke ngulfatur edhe atë pak ekonomi të ngelur nga gjenocidi e vrasjet masive dhe shkatërrimet që i shkaktoi Serbia okupatore, edhe ekonomisë private dhe shtetërore të shqiptarëve në Kosovë.
Nga UNMIK-u, ishte ngulfatur jo vetëm ekonomia, por edhe jeta e njerëzve dhe statusi i Kosovës, ndaj njëzet vite më parë, më 17 mars të vitit 2004, mjaftoi një shkëndijë e vetme, që të shpërthente revolta mbarëpopullore kundër UNMIK-ut, e cila u përhapë me shpejtësi marramendëse në mbarë vendin dhe eskaloi në dhunë të hapur dhe protestat të përgjakshme, me shumë të vrarë e të plagosur në gjithë Kosovën, të cilat në analet e historisë më të re, u shënuan dhe kujtohen si “Trazirat e marsit”!
Trazira që nuk ishin më vetëm revoltë dhe protestë e thjeshtë, por gjendje e cila në kuptimin e plotë të fjalës, u shndërrua në luftë “Për të qenë, apo mos qenë”, ku u vranë mese 20 civil, 12 prej tyre shqiptar dhe u plagosën rëndë e lehtë edhe 900 të tjerë, po ashtu shumica dërmuese shqiptarë, ndërsa mbi 14 mijë shqiptarë, të pambrojtur, nën përndjekjen mizore të kriminelët serb, para syve të UNMIK-ut, u dëbuan me dhunë nga veriu i Kosovës dhe sot e atëherë, nuk kanë guxuar më kurrë të kthehen, në shtëpitë dhe trojet e tyre, në veri të Kosovës, për çka megjithëse kanë kaluar mbi dy dekada, ambasadorët e QUINT-it dhe Bashkësia ndërkombëtare, nuk kanë ndërmarrë asgjë dhe tash e mbi 20 vite, vetëm heshtin!
Por aj që sot shqetson shqiptarët, është fakti se politika famëkeqe e UNMIK-ut, e atyre viteve, fatkeqësisht është rikthyer e tëra, përsëri në Kosovë, të cilën tani po e zbatojnë me besnikëri ambasadorët e QUINT-it, ata që jo vetëm duan ti ruajnë me çdo çmim strukturat e kundërligjshme paralele të Serbisë, por edhe mbi 25 vite pas çlirimit të Kosovës nga Serbia, po pengojnë me forcë, çdo hap ligjor e kushtetues, të institucioneve shtetërore për rivendosjen e rendit e të ligjit dhe shtrirjen e sovranitetit të plotë të Republikës së Kosovës, në çdo cep të territorit të saj, veçmas në veri.
Politik vërtet e frikshme e cila doli edhe kundër vendosjes së kryetarëve legjitim të komunave veriore, të zgjedhur në mënyrë demokratike, në zyrat e objekteve komunale në veri të Kosovës, kundërshtoi pa asnjë argument, reciprocitetin për targa me Serbinë, kundërshtoi ndalimin e mallrave serbe, ku kamuflohej edhe armatimi që futej ilegalisht nga Serbia, për grupet terroriste serbe në Kosovë, por nuk dënoj kidnapimin e policëve tanë nga Serbia, brenda territorit të vendit tonë, siç nuk ka dënuar akoma Serbinë, as pas agresionit terrorist në Banjë të Zveçanit!
Gardë retrograde që kundërshtoi edhe zëvendësimin e tabelave ilegale serbe, me ato legjitime të Republikës së Kosovës,përkundër marrëveshjes së arritur para shumë vitesh, kundërshtoi ndalimin e referendumeve dhe zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, kundërshton mbylljen e zyrave ilegale të strukturave paralele serbe, kundërshtoi vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, për ndalimin e futjes me thasë të dinarëve serb në Kosovë, përmes të cilëve financoheshin edhe grupet kriminale dhe organizatat terroriste serbe si të ashtuquajturat “mbrojtja civile” dhe “brigada e veriut” të cilat dirigjoheshin nga kryeterrosisti Millan Radojçiq, kundër të cilit as pas agresionin terrorist në Banjë të Zveçanit, edhe gati pas një viti të kaluar, nuk ka asnjë aktakuzë!
Politikë që pa fije turpi, mashtroi botërisht Kosovën, se kinse-kishte vetëm një kusht, si ai i jetësimit të vendimit politik të Millosheviqit, për kalimin e 40 hektarëve tokë të Kosovës, Manastirit të Deçanit, për të mos lejuar pastaj vendosjen në asamble të kërkesës së Kosovës, për anëtarësim në KiE, me kushtin e ri shtesë, tani duke nxjerr nga marrëveshja bazë, e vitit 2023 në Bruksel, formimin e “zajednicës” kundërkushtetuese një etnike serbe, në kohën kur muaj më parë Serbia kishte deklaruar publikisht me letër të hapur zyrtare të ish kryeministres Bërnabiq, drejtuar BE-së, se Serbia nuk e pranon, po atë marrëveshje, nuk do ta njoh Kosovën de-fakto as de-jure dhe do ta kundërshtoj anëtarësimin e Kosovës, në organizatat ndërkombëtare.

Politikë e cila, në vend se ta sanksionoi Serbinë, për trazirat në veri, ku huliganët dhe kriminelët serb, lënduan mese 93 ushtar të KFOR-it, disa prej tyre deri në ato përmasa tragjike, sa ti amputonin edhe gjymtyrët e trupit, sanksioni Kosovën, masa absurde që edhe pse të vendosura njëanshëm dhe krejt padrejtësisht, ende mbeten në fuqi, përderisa Serbisë edhe pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit ku nga terroristët serb, u vra polici, tani hero i Kosovës Afrim Bunjaku, ende nuk i është shqiptuar asnjë vërejtje, se lëre më të sanksionohet apo ti vendosen masa sado minore dhe të lehta qofshin ato, ani pse Vuçiqi dhe ministrat e tij, vazhdojnë ta kërcënojnë Kosovën, në mënyrë të përditshme edhe me ndërhyrje ushtarake.

Ploitikë surrealiste, e cila e trimëruar edhe nga mbështetja herë e fshehtë e herë e hapur e partive të inkriminuara kolaboracioniste, përveçse kundërshton edhe mbylljen e postave të Serbisë në Kosovë, tanimë ka tejkaluar çdo normë dhe ka arritur kulmin e hipokrizisë, duke dalë publikisht edhe kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve brenda territorit të Kosovës dhe kundërshtuar deri në instancat më të larta ndërkombëtare, edhe në shekullin XXI, hapjen e një ure, siç është Ura e Ibrit në Mitrovicë, 25 vite pas çlirimit të Kosovës nga Serbia okupatore, përderisa në Evropë, nuk ekzistojnë më as ndalesat kufitare ndërmjet shteteve dhe kufijtë shtetëror kanë status vetëm formal gjeografik!
Akt ky, me të cilin, vërtetë, e ka ngulfatur të drejtën e Kosovës, për rend e ligj dhe kushtetutshmëri deri në ato përmasa, sa që, nuk duhet të habitemi, nëse një ditë ky popull i shumëvuajtur, njëjtë si më 2004,kur u ngrit kundër UNMIK-ut, të shpërthejë me një revoltë mbarë popullore dhe në mënyrë edhe më të fuqishme e tërësisht eksplozive edhe kundër partive kolaboracioniste opozitare dhe sundimit arbitrar të Kosovës, nga ambasadorët e QUINT-it!
Ambasador diktator, të cilët edhe më keq se sa UNMIK-u atëherë, kur Kosova ende nuk kishte status të përcaktuar politik, tani kur kanë kaluar mbi 14 vite nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila si instanca më e lartë juridike e OKB-së, përjetësisht dhe në mënyrë të pakthyeshme, ka vulosur pavarësinë e shtetit të Kosovës, këta vazhdojnë ta trajtojnë Kosovën si koloni, hipokrizi që shqiptarët nuk do të mund ta durojnë më dhe duhet të ngritën të gjithë kundër këtij trajtimi kaq të ulët dhe fund e krye të padrejtë e nënçmues të atdheut të tyre nga ambasadorët qofshin ata edhe të QUINT-it, të cilëve shihet se duhet bërë të qartë, se ata gëzojnë statusin e përfaqësuesit të shteteve mike në vendin tonë dhe jo atë të guvernatorëve të Kosovës!
Zot të këtij vendi dhe kësaj toke, jemi ne, banorët autokton dhe kundër vullnetit tonë, nuk mund të vendosë askush tjetër!

Arti shumëngjyrës dhe magjepsës i Edona Reshitajt

0
Autor : Lirim Gashi, Prishtinë
___
(në shqip, anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht)
Ka shumë artiste dhe këngëtare të mira në të gjitha trevat shqiptare, por asnjëra nuk është e bekuar me një talent kaq të madh, të gjithanshëm dhe shumëngjyrësh sa Edona Reshitaj .
Repertori i saj është thjesht një thesar, po aq freskues sa lulet e pranverës dhe po aq origjinal e unik sa romanet e Hemingway.
Nëse ajo do të kishte lindur në Evropën Perëndimore ose në Amerikën e Veriut, ajo do të ishte një yll i veçantë dhe i vlerësuar botëror.
Dhe kjo diagnozë vjen nga dikush si unë, që di shumë për artin.
Por për të kuptuar se çfarë dua të them, ju lus thjesht t’i ndiqni koncertet e saj dhe aktivitetet e saj teatrale.
Ju garantoj se do të magjepseni, sepse ajo do të rizgjojë në trupin dhe shpirtin tuaj të gjitha shqisat e fjetura operative, që janë përgjegjëse për pranimin dhe shkëmbimin e sinjaleve magjike të artit dhe për zbukurimin e jetës.
***
There are many good artists and singers in all Albanian territories, but none are blessed with such great, versatile and colorful talent as Edona Reshitaj.
Her repertoire is simply a treasure, as refreshing as spring flowers and as original and unique as Hemingway’s novels.
If she had been born in Western Europe or North America, she would have been a special and world-famous star.
And this diagnosis comes from someone like me, who knows a lot about art.
But to understand what I mean, I ask you to just follow their concerts and their theater activities.
I guarantee you that you will be enchanted because it will reawaken in your body and soul all the dormant operative senses responsible for receiving and exchanging the magical signals of art and for the beautification of life.
***
In allen albanischen Gebieten gibt es viele gute Künstler und Sänger, aber keiner ist mit einem so großen, vielseitigen und farbenfrohen Talent gesegnet wie Edona Reshitaj.
Ihr Repertoire ist einfach ein Schatz, so erfrischend wie Frühlingsblumen und so originell und einzigartig wie Hemingways Romane.
Wäre sie in Westeuropa oder Nordamerika geboren, wäre sie ein besonderer und weltbekannter Star gewesen.
Und diese Diagnose kommt von jemandem wie mir, der sich gut mit Kunst auskennt.
Aber um zu verstehen, was ich meine, bitte ich Sie, einfach ihre Konzerte und ihre Theateraktivitäten zu verfolgen.
Ich garantiere Ihnen, dass Sie verzaubert sein werden, denn sie wird in Ihrem Körper und Ihrer Seele alle schlummernden operativen Sinne wiedererwecken, die für den Empfang und Austausch der magischen Signale der Kunst und für die Verschönerung des Lebens verantwortlich sind.
***
Il existe de nombreux bons artistes et chanteurs dans tous les territoires albanais, mais aucun n’est doté d’un talent aussi grand, polyvalent et coloré qu’Edona Reshitaj.
Son répertoire est tout simplement un trésor, aussi rafraîchissant que les fleurs printanières et aussi original et unique que les romans d’Hemingway.
Si elle était née en Europe occidentale ou en Amérique du Nord, elle aurait été une star spéciale et de renommée mondiale.
Et ce diagnostic vient de quelqu’un comme moi, qui connaît beaucoup l’art.
Mais pour comprendre ce que je veux dire, je vous demande de simplement suivre leurs concerts et leurs activités théâtrales.
Je vous garantis que vous serez enchanté car cela réveillera dans votre corps et votre âme tous les sens opérationnels endormis chargés de recevoir et d’échanger les signaux magiques de l’art et d’embellir la vie.

Nevoja për Deislamizim dhe Rikthimin në Traditat Shqiptare: Një Imperativ për Identitetin Kombëtar

0
Nga: Basri Beka, Prishtinë
___
Lajmi i fundit për arrestimin e një të riu shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i cili dyshohet se kishte planifikuar një sulm terrorist në një koncert në Vjenë, është një thirrje e fortë për t’u reflektuar mbi gjendjen e sotme të shoqërisë sonë. Ky incident shqetësues nuk është vetëm një akt i izoluar, por një sinjal alarmi për rrezikun që i kanoset identitetit dhe vlerave tona kombëtare nga ndikimi ekstremist.
Ndërsa ky i ri ishte betuar për besnikëri ndaj një ideologjie të huaj dhe destruktive, të ashtuquajturit “Shteti Islamik,” ne duhet të pyesim veten: Si ka arritur një shqiptar të devijojë kaq larg nga rrënjët e tij? Si është e mundur që një pjesë e rinisë sonë po tërhiqet drejt ideologjive që jo vetëm që janë të huaja për ne, por që gjithashtu përbëjnë kërcënim për vetë thelbin e identitetit tonë kombëtar?
Rruga drejt zgjidhjes është e qartë dhe urgjente: Deislamizimi dhe rikthimi në traditat e të parëve tanë, në fenë dhe kulturën që kanë formësuar identitetin tonë për shekuj me radhë. Pagezimi dhe kthimi në fenë e të parëve tanë ( krishterizëm) nuk është vetëm një akt simbolik, por një domosdoshmëri për të ruajtur qenien tonë kombëtare. Në një botë ku globalizimi dhe ndikimet e jashtme po përpiqen të zhdukin çdo gjurmë të identitetit tonë të veçantë, duhet të forcojmë rrënjët tona në traditat dhe besimin që na kanë mbajtur të bashkuar si popull.
Kthimi në rrënjët tona fetare dhe kulturore është thelbësor për zhvillimin tonë si komb. Vetëm duke njohur dhe përqafuar vlerat që kanë mbajtur gjallë shqiptarët për shekuj me radhë, ne mund të mbrohemi nga rreziqet që na kanosen nga ideologjitë ekstreme dhe të huaja. Kjo lëvizje për pagezim dhe rikthim në traditat tona nuk është vetëm një zgjedhje, por një akt mbrojtjeje ndaj atyre që kërkojnë të na shpërbëjnë nga brenda.
Kombin shqiptar e ka mbajtur gjallë përkushtimi ndaj vlerave të tij tradicionale dhe një ndjenjë e fortë e identitetit. Nëse duam që kjo trashëgimi të vazhdojë dhe të zhvillohet në të ardhmen, duhet të ndërmarrim hapa të guximshëm për të ruajtur atë që na bën të veçantë dhe të fortë si popull. Dhe ky hap i parë dhe më i rëndësishëm është rikthimi në rrënjët tona, në fenë dhe kulturën e të parëve tanë. Vetëm kështu mund të sigurojmë të ardhmen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të kombit shqiptar. https://www.gazetaexpress.com/sulmi-i-planifikuar…/

Ulqin: Kisha Katolike e Shën Domenikut kthehet në xhami dhe ma vonë xhamija këthehet në kishë ortodokse

0

At Gjergj Fishta LAHUTA E MALSISË--

Ne hymje te Ulqinit ka pas kene nji Kishe katolike qe sipas kronistit Anonim nga Venediku në vitin 1521 quhej Kisha e Shën Domenikut (loco San Domenico).

Mandej turqit e kethyene ne Xhaminë e Meterizit per turq e per ishkatolik-musliman.

Ne 19 shtatorit të vitit 1891 malazezt e prishin xhamine e Myrterizit dhe në vend të xhamisë u ndërtua Kisha e Shën Nikollës me gurë t’marrë nga bedeni i Kalasë së lasht të Ulqinit.

Keshtu kundra katolikve shqiptar kan qene turqit, bashkpuntort e tyne si dhe sllavt. Katolikt shqiptar i kan rrezistue rrebesheve shume shekullore TUE RUEJTE SHQIPTARIZMEN ORIGJINALE.

Meterizi_01

Shkrimi i Plote:

Shkruan Prim.Dr.Gani Karamanaga
Menjëherë në hyrje të Kalasë së Ulqinit bie në sy kisha ortodokse. Ajo është ndërtuar në fillim të shekullit XX në vendin ku deri atëherë ka qenë Xhamia e Meterizit. Është e vërtetë se kjo kishë është ndërtuar me gurët të cilët i kanë marrë prej bedenit të Kalasë. Gjithashtu me këto gurë është ndërtuar edhe shtëpia e Simo Popoviqit në Ranë. Pas rrënimit të xhamisë dhe ndërtimit të kishës malaziasit mbollën ullinj të cilët ende sot janë aty.
Shoku im Ramazan Uruçi, më tha se edhe të parët e Uruçëve janë të varrosur në oborrin e kishës së sotme.
Premtimi i sundimtarit Nikolla Petroviq për rindërtimin e xhamisë së rrënuar në lagjen Meteriz

Dokumenti i 19 shtatorit të vitit 1891; “Odobrenje ulcinjskim muslimanima da sagrade novu džamiju;
Mojim vjernim podanicima varoši Ulcinja, imenom muhamedancima mahale Meteriz na mjesto stare, sklone padu sklonjene džamije u istoj mahali. U znak moje vazdanje ljubavi prema Vama, mojim vjernim podanicima i stalne želje da ste u vašoj vjeri slobodni i napredni naredio sam da primite 3.000 groša kao pomoć gradnje gore pomenute džamije; Nikola“.

Meterizi_02

Në vitin 1991 knjaz Nikolla i Malit të Zi i shkruan qytetarëve të Ulqinit ku i premton ndërtimin e një xhamie të re në lagjen Meterizi, në vend të asaj e cila ka qenë e vjetër dhe të cilën e kanë rrënue dhe zhdukur prej ati vendi. ”Si shenjë i vullnetit tim të mirë, Juve qytetarëve të mi… merrni 3.000 grosha për ndërtimin e xhamisë të përmendur”…Por ,xhamia nuk u ndërtuar asnjëherë më. Në vend të xhamisë u ndërtua Kisha e Shën Nikollës me gurë t’marrë nga bedeni i Kalasë së lasht të Ulqinit.

Në të dhënat biografike për vojvodë Mark Milanin është shënuar edhe kjo, që në vitin 1897, ai ka qenë në Ulqin dhe me interesim të veçantë dy herë ka qenë në Kala. E ka dalluar se gurë nga bedeni ishin hequr, andaj pyeti: ”Kush në mënyrë katile shkul gurët e murëve ?…Dikush do ta akuzojë atë edhe juve, e po shoh se nuk jeni të varfër me gurë:“
Tre raste lidhur me Xhaminë e Meterizit

Rasti 1. Para 15 vitesh ishim duke u kthyer prej një rasti vdekjeje në afërsi të kishës ortodokse nën Kala. Në oborrin e kishës ishte popi Radojica Bozhoviq. Shyqyri Kahari iu afrua edhe e pyeti: ”Mirëdita zotëri, sa është e vjetër kjo ullishte në oborrin e kishës?”. Popi pa menduar aspak, iu përgjigj: ”Kjo është ullishte relativisht e re, rreth njëqind vjetësh..”(kjo kohë përputhet me kohën e rrënimit të xhamisë dhe ndërtimit e kishës).

Rasti 2. Para 10 vitesh më ftoi një mik nga Mali i Brisë në festën familjare të shtëpisë së tij. Kur u kthyem me mua në veturë ishte edhe një komshi imi malazias. Duke kaluar pranë kishës komshia më tha: ”Kjo shtëpia e re përdhese, afër kishës, shitet. Edhe çmimi nuk është aqë i lartë”. Unë e pyeta pse nuk e blen ai që e ka mundësinë. Ai menjëherë u përgjigj: ”Zoti na ruajt, kurrë nuk do të blejë në këtë vend“. Shpjegim:në afërsi ka qenë xhamia,12 në anën veriore kanë qenë tri tyrbe.

Rasti 3. Më 27 korrik 2015 pati prishje në kabelin nëntokësor të rrymës elektrike, në rrugën veriore afër kishës ortodokse në Meteriz. Punëtorët duke punuar gjetën disa eshtra dhe një gur varri i fesë Islame Për këtë gjë u njiohtua bashkësia Islame e Ulqinit.
Konflikti me popin ortodoks

Ndodhi para Luftës së Dytë Botërore. Ne kemi pasur ullishtë në dy vende, në Lima dhe në Mal të Bardhë. Një ditë babai, Hasan Cano Karamanaga ishte duke u kthyer prej ullishtes, Gomari i ikën dhe hyn brenda në oborrin e kishës. Aty ndodhi popi i cili filloi të flasë me ton të lartë, duke thënë se gomari ka hyrë në kishë, në vend të shenjtë…Babai e dëgjoi dhe pas një kohe i përgjigjet: ”Më së pari, më vjen shumë keq që gomari më ka ikur…por,edhe një gjë tjetër, gomari është duke ecur edhe sipër varrezave të të parëve të mi…Babai im mulla Ismail eff.Kahramanaga ka qenë imam në këtë vend kur ka qenë Xhamia e Meterizit”

Erdhi lufta, u ndërruan okupatorët. Pas vitit 1945 komanda e partizanëve ka qenë në ish hotelin “Jadran”. Popi ortodoks e lajmëron babain lidhur me konfliktin që kanë pasur para disa vitesh. Filluan pyetjet. Ishte prezent edhe popi. Babai në mënyrë qetësuese i përsëriti fjalët e sipërme.

*Sipas kronistit Anonim nga Venediku në vitin 1521, vendi ku ndodhet kisha e sotme ortodokse quhej Shën Domeniku (loco San Domenico), pra, aty do të ketë qenë kishë katolike shqiptare, më vonë e ndryshuar në xhami, mendon Msc Anton Lulgjuraj.

by  më 01/07/2016

Marre nga revista BUZUKU:

http://www.buzuku.info/Arkivi/Buzuku%2046/faqe_15.htm

Kush i ringjalli ortodoksët shqipfolës të Rekës së Epërme

Shkruan:Edibe Selimi-Osmani, Tetovë 

(Vështirësitë e viteve 1994-1997)

Franc Nopça,  Elmaz Doda,Josif Bagerit,Ruzhdi Mato, dhe shumë të tjerë,i janë përkushtuar me studime të ndryshme  poezi kësaj krahine.

Që nga  vitet ( 1994-97),hulumtuam në  këtë  krahinë të   shkretuar të Rekës. Ishin vitet e vështira të regjimit monist. Njerëzit burgoseshin, nuk guxonte t’i  përmende se  kush janë ortodoksët shqipfolës të trungut amë  shqiptarë, me një gjuhë të kulluar shqipe. Mësimi nëpër shkolla zhvillohej  në gjuhën maqedone, nxënësit nuk dijshin asnjë fjalë maqedonisht . Një popull shqiptarë me rite të përbashkëta pa asnjë dallim nga vendasit mysliman .Këngët i kishin të përbashkëta pa asnjë dallim gjuhësorë,ceremonitë e dasmës poashtu,disa kremte vjetore të përbashëta i kishin, ahengjet  pa dallim feje ishin  gjithmonë së bashku. Nuk i gjasonte dita ditës, filloi popullata të migroje në vise të ndryshme. Si mbesë Shtiravice, e ndjejsha obligim moral t’i ndihmoj  kësaj   krahinë e pasur  me një etnokulturë të veçantë nga të tjerat. Gjetëm  përkrahjen e shumë banorëve të kësaj ane si në fshatra ashtu edhe në vise tjera kudo që kishin migruar. Gjatë  këtyre viteve ishte axha Sefer,nga fshati Zhuzhnjë, që jetonte në Gostivar,ishte shoku më i ngushtë i babait . Gjithmon më shoqërote në çdo  kremtee  të kësaj ane.  I numrojshim Kremtet e dimrit,si :Shën Nikolli, Shën Mëri,Dita e Spiridonit,Buzmi,Kërshëndellat,Krishtlindjet,Vasilica,

Kryqet,  që  gjithsejtë ishin 17 kremte. Bënte dimër i ftohtë  me acar , e kishim vështirë udhëtimin. Ngjiteshim rrugëve malore të këtij regjioni. Të kremte të pranverës:Dita e Verës,Të Lidhmet e Pashkëve, Bllagovesti, e tjera,ishin 17 kremta. Ata të Të kremte të verës e të vjeshtës:Sytë e Gjonit,Dita e Shpirtërave e tjera  që numrojshin gjithësejtë 10 kremte.Ishin gjithësejtë Rite në festa të motmotit  44 sosh.  Gjithmonë ishim të mirëpritur, të shoqëruar edhe nga vendasit  dhe të sigurtë pa asnjë lloj frige. Një punë e lodhshme me pot kureshtje.Edhe pse kushtet atmoferike ishin të vështira,  fjalët “do të shkojmë patjetër për urime të Ditës që kremton, miku Ilku në fshatin Bogdë, te Jordani i Sencës dhe të tjerë. Familjarët  ndjeheshin të ofenduar. Prifti Lluke në fshatin Vërben, dhe disa familje të Beliçicës, kremtojshin Shën Nikollën (Shënkollin). Me të hapur derën, ishte një mikpritje e veçantë .Kur   shoqëruesi i pyeti :

–A doni mysafir?

Ata na përgjigjeshin:

–Pronde,pronde,urdhnoni!

Gëzohej i zoti i shtëpisë, pse ishte i nderuar.

Rekalijtë, sidomos ndaj një femre që ishte e panjohur për ta, kishte një nder të veçantë. E kishim vendin në krye të dhomës. Ishin pyetjet të pa numër të përgaditura në fletore. Poashtu përgjigjet e shumta që i shënuam nga familjarët në vise të ndryshme të këtij regjioni. Kështu vepruam për të gjitha kremtet radhazi. Ajo që na zgjoi interes, ishte pjesëmarrja jonë në të gjitha kishat e këtyre fshatrave për Kërshëndellat, në Natën – E Premtja e Zezë,të  Shtunën e Mrapshtë dhe shumë kremte të tjera që i kemi të shënuara në veprën Rite e besime populore në viset e Tetovës e të Gostivarit (1997) . Shënuam nga brezi i moshuar recitimin e  meshës që gratë  pëshpëritshin pa zë në kishë. Vetëm dëgjohej zëri i grupit  të burrave jashtë objektit fetar që bërtitshin:Kristos vaskrese,Krishti fjuturon.Kurse grupi tjetër që i shoqëronte besimtarët  përgjigjeshin me zë të lartë:Me të vërtertë fjuturon.

Brenda në kishë dëgjohej vetëm uërima e priftit të atij që ndaloi meshën në gjuhën shqipe. Edhe një meritë na u shtua,arijtëm  t’i grumbullojmë këngët dhe recitimet në objektet fetare në këto vise të cilat gjitha të botuara në  në një vepër. Ishte konsulltimi jonë dhe ndihmën më e madhe që na ofroi  etnologu i njohur e akademik  Mark Tirta, i cili është edhe redaktorë i kësaj vepre . Po kjo vepër na bëri kureshtarë të mësoj dhe të dijmë për fjalët e panjohura .Kështu lindi ideja për të botua edhe tre vepra etnografike  për këte krahinë të anashkauar.

4.8.2024

Tetovë

Presidenca: Mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje

0
Presidentja e Republikës së Kosovës ASNJËHERË nuk ka kërkuar tejkalim apo shkelje të procedurave, por respektim të rregullave ndërkombëtare, siç bëhet në të gjithë botën.
Lista e shteteve të cilat i ka vizituar Presidentja Osmani gjatë mandatit të saj si Presidente përfshinë SHBA-të, Shqipërinë, Turqinë, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë, Italinë, Austrinë, Belgjikën, Bullgarinë, Çekinë, Finlandën, Kanadanë, Kosta Rikën, Kroacinë, Danimarkën, El Salvadorin, Estoninë, Francën, Greqinë, Islandën, Japoninë, Lituaninë, Luksemburgun, Maltën, Moldavinë, Malin e Zi, Panamanë, Portugalinë, Katarin, Singaporin, Slloveninë, Spanjën, Zvicrën, Tajlandën, Tunizinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Vatikanin, etj. Të gjitha këto shtete, shumicën prej të cilave i ka vizituar disa herë gjatë mandatit, pa përjashtim, i kanë respektuar në plotni rregullat ndërkombëtare sa i përket trajtimit të kreut të shtetit, rrjedhimisht edhe të vet shtetit.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, Presidentja e vendit përfaqëson shtetin brenda dhe jashtë. Pavarësisht rregullave jashtëzakonisht strikte të sigurisë në aeroportet e shumicës dërrmuese të shteteve të lartpërmendura, ata e pranojnë Presidentin e një shteti si përfaqësuesin më të lartë të shtetit dhe kurrë nuk kërkojnë skanimin as të çantës personale e lëre më të telefonit, e aq më pak të kërkohet ‘full body scan’, sepse kjo, në mes tjerash, do të nënkuptonte se janë duke e trajtuar shefin e shtetit – rrjedhimisht shtetin – si rrezik potencial për terrorizëm.
Në çdo vend ku udhëtojmë, nuk është Presidentja që e kërkon një trajtim të tillë. Ky trajtim ofrohet automatikisht nga shtetet pritëse bazuar në njoftimin që bëhet nga ambasadat tona për udhëtimin e Presidentes dhe bazuar në të drejtën ndërkombëtare zakonore (e detyrueshme për të gjitha shtetet). Siç shihet nga lista e lartpërmendur, kjo është respektuar në tërësi edhe nga shtete që akoma nuk e kanë njohur Kosovën. Se kjo procedurë respektohet çdoherë e çdokund, Presidentja Osmani e ka konfirmuar edhe me homologë të saj me të cilët ka biseduar këto ditë.
Presidentja e Republikës së Kosovës kërkon respekt për shtetin që përfaqëson, pra Republikën e Kosovës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë me ngulm në përputhje me rregullat e parimet ndërkombëtare që rregullojnë raportet ndërmjet shteteve.
Raportet për incidentin e paprecedentë në Aeroportin e Shkupit të përgatitura nga Presidenca dhe Policia e Kosovës janë tashmë të finalizuara dhe të qasshme, dhe kanë qenë tash e sa ditë. Nga këto raporte kuptohet qartë se nuk ka kërkesë për devijim ose anashkalim të rregullave, por përkundrazi, respektim dhe aplikim të konventave dhe të së drejtës ndërkombëtare zakonore, e mbi të gjitha, respekt për Republikën e Kosovës.
Mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje, sepse i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës. Ajo që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare të njohura dhe aplikuara botërisht, prandaj Presidenca pret të njoftohet për masat e ndërmarra lidhur me këto shkelje, ashtu siç është potencuar edhe në notën e protestës të drejtuar nga Republika e Kosovës.
Përderisa e vlerësojmë shprehjen e keqardhjes nga Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, për fat të keq deri tani në asnjë moment institucionet e Maqedonisë së Veriut nuk i kanë trajtuar çështjet e ngritura në notën e protestës që kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtës ndërkombëtare zakonore në raport me Republikën e Kosovës, por perkundrazi, hapur e pa asnjë hezitim e kanë pranuar një shkelje të tillë. Për këtë as nuk duhen raporte e hetime shtesë për ndonjë gjendje faktike, sepse ato janë komplet jorelevante para pranimit publik te institucioneve të Maqedonisë së Veriut se një rregull i tillë është imponuar qëllimshëm, pavarësisht kërkesave të qarta të së drejtës ndërkombëtare.
Presidenca e Republikës e ka trajtuar këtë incident vetëm në mënyrë ndërinstitucionale e pa e bërë publike, me qëllim të ruajtjes së raporteve ndërmjet dy shteteve, deri në momentin kur një propagandë e përmasave të papara ka filluar kundër Presidentes, me ç’rast Presidenca është detyruar t’i përgjigjet interesimit të shumtë të mediave.
Siç është thënë edhe në reagimet e mëparshme, Presidentja Osmani përgjatë tërë karrierës së saj politike, e në veçanti përgjatë mandatit të saj si Presidente e vendit, ka kontribuuar në zhvillimin dhe thellimin e raporteve pozitive me Maqedoninë e Veriut. Mirëpo ajo nuk mund ta pranojë, në asnjë mënyrë, baltosjen e Republikës së Kosovës. Kjo situatë është lehtë e tejkalueshme nëse ekziston vullnet politik nga Shkupi zyrtar.

Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, mbërrin në Itali

0

Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, tashmë ndodhet në Itali. Kjo shtatore, me iniciativën e shoqatës „Hora e Skënderbeut“ është dhuratë e mërgimtarëve shqiptarë për arbëreshët. Dhurata për arbëreshët bëhet në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditës arbërore për më shumë se pesë shekuj. Po ashtu arbëreshët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999, kur ata hapën dyert e zemrat për kosovarët, të cilët ishin të dëbuar dhunshëm nga forcat serbe, gjatë zbatimit të planit të gjenocidit.

Kjo shtatore madhështore, e cila është vepër e skulptorit nga Prishtina Gëzim Muriqi, do të vendoset në sheshin përballë bashkisë në Horën e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi) në Sicili. Inaugurimi i saj do të bëhet më 30 gusht 2024, që përkon edhe me datën e themelimit të qytetit i cili daton nga viti 1488.

Shoqata “Hora e Skënderbeut” falënderon Presidenten e Kosovës, zonjën Vjosa Osmani e cila ka marrë përsipër financimin e transportit, si dhe stafin e saj të cilët kanë kanë ndihmuar në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm, në mënyrë që shtatorja e Skënderbeut të niset drejt shtetit Italian.

Një falënderim të veçantë kemi edhe për veprimtarin Qamil Isufi i cili është angazhuar me përkushtim dhe ka marrë përsipër shpenzimet shtesë, në mënyrë që shtatorja të niset me kohë e të sigurohet transporti i saj.

Shoqata „Hora e Skënderbeut“ falënderon të gjithë mërgimtarët, shoqatat, klubet, e bizneset e shumta të cilët me kontributin e donacionet e tyre kanë bërë të mundur që të jemi shumë afër realizimit të këtij projekti.

Pas gati dy vite angazhim të shoqatës “Hora e Skënderbeut”, shtatorja e Skënderbeut ndodhet në Itali dhe në bashkëpunim me kryetarin e bashkisë së Horës së Arbëreshevet z. Rosario Petta ne do të caktojmë datën kur ajo do të mbërrijë atje për tu vendosur përfundimisht në sheshin përballë bashkisë, e për tu përuruar më 30 gusht të këtij viti.

Sipas informacioneve tona, shumë bashkatdhetarë kanë shprehur dëshirën që të bëhen pjesë e kësaj feste madhështore. Ne i ftojmë të gjithë të interesuarit që rezervimet për shkuarjen e qëndrimin në Horën e Arbëreshëve në Sicili ta bëjnë me kohë. Festa tani është shumë afër!

https://horaeskenderbeut.ch/shtatorja-e-skenderbeut-mberrin-ne-itali/

—

Hora e Skënderbeut
Am Pfisterhölzli 50
8606 Greifensee (ZH)
Switzerland

QKSH Migjeni në Borås të Suedisë organizon Festivalin e XIV Ndërkombëtar ”Sofra poetike Borås 2025”

0

QKSH Migjeni në Borås organizon Festivalin e XIV Ndërkombëtar ”Sofra poetike Borås 2025”
prandaj FTON të gjithë ashuruesit e fjalës së shkruar që të dergojnë tri poezi në gjuhën amtare,
poezitë të jenë të redaktuara në menyrë që të jenë pjesë e Antologjisë së Festivalit. Poezitë nuk
duhet të jenë me të gjata se 20 deri 25 rrjeshta. Poezitë duhet të dergohen tek Redaksia e
Festivalit më së voni deri 20 janar 2025 në emajl: festivali2024@gmail.com, Festivali do
mbahet ne 12 prill 2025 në Borås.
Mirë se vini!
AKC Migjeni i Borås anordnar den XIV Internationella Poesifestivalen ”Sofra poetike Borås
2025” Därmed INBJUDES poeter och diktläsare att skicka tre dikter redigerade på sitt
modersmål för att vara en del Festival Antologin.
Dikterna kan inte vara än 20 till 25 rader och kan skickas till Festival redaktionen senast 20
januari 2025 via e-post: festivali2024@gmail.com, Festivalen kommer att hållas den 12 april
2025.
Välkomna!
Migjeni Albanian Cultural Center in Borås, organizes the XIV International Poetry Festival,
Sofra poetike Borås 2025 THEREBY WE INVITE, poets, loves of the written word from all
over the world to send three poems edited in their native languages, in order to be part of the
Festival Anthology.
Poems should not be longer 20 to 25 lines.
Poems must be sent to the Festival Editorial Office no later than January 20, 2025 by emajl
festivali2024@gmail.com, The festival will be held on April 12, 2025
Welcome!
Албанският културен център Migjeni в Borås организира XIV Международен фестивал
на поезията Sofra Poetic Borås 2025, затова ВИ КАНИ поети, които обичат писаното
слово от цял свят да ви изпратят три стихотворения на родния си език, които да бъдат
редактирани, за да бъдат част от фестивалната антология. Стиховете не трябва да са подълги от 20 до 25 реда. Стиховете трябва да бъдат изпратени до 20 януари 2025 г. на
имейл адрес festival2024@gmail.com, Фестивалът ще се проведе на 12 април 2025 г
Добре дошли!

Komandanti i FSK-së qëndroi për vizitë zyrtare në SHBA

0
Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve qëndroi për vizitë zyrtare në Uashington DC në SHBA.
Gjatë vizitës Gjeneral Jashari i shoqëruar edhe nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Stephen Osborn, patën mundësinë të takojnë drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Amerikane dhe të Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve. Gjeneral Jashari u takua me Shefin e Shtabit të Ushtrisë, Gjeneral Randy George, të cilin e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në dhe diskutuan prioritetet e përbashkëta për të ardhmen.
Në vijim të vizitës Gjeneral Jashari mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të detyrës së Shefit të Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-ve. Kjo ceremoni u udhëhoq nga Kryesuesi i Shtabit të Përbashkët të Forcave të Armatosura të SHBA-ve, Gjeneral Charles Q. Brown Jr, ku me këtë rast u largua nga detyra Gjenerali Daniel Hokanson. KOMFSK e falënderoi Gjeneralin Hokanson për lidershipin e tij në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror në mes të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës.
Gjeneral Jashari gjithashtu mori pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të pozitës së Drejtorit të Ushtrisë së Byrosë së Gardës Kombëtare, ku nga kjo pozitë u pensionua Gjeneral Lejtënant Jon Jensen dhe detyrën e mori Gjeneral Jonathan M. Stubbs. Gjatë takimit njoftues me Gjeneralin Stubbs të dy u pajtuan që bashkëpunimi të vazhdojë tutje në stërvitje, trajnime dhe aktivitete tjera të përbashkëta.
Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe teksti