Kreu Blog Faqe 771

Kalendar:  Para çerek shekulli, në 2 Gusht 1999, në Kosovën e çliruar shqiptarët festuan kthimin në shkolla e universitet

Gazeta Bujku- 3 shtator 1991-e Martë-foto Behlul Jashari.

-Në vitin e madh 1999 të lirisë së Kosovës,  në 2 Gusht para çerek shekulli – 25 viteve, ndodhi edhe festa e kthimit të gjysëm milion nxënësve, studentëve e mësuesve shqiptarë në shkolla dhe universitet, prej nga ishin dëbuar në fillimin e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar/

-Gazeta e rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, në numrin e 3 Shtatorit 1991 në ballinë në kryetituj shkruante: “Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë”, “Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”/

-Edhe në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës, ku kishte përfunduar për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit presidenti serb Slobodan Milosheviç – i njohur edhe si “kasapi i Ballkanit”, në Maj të vitit 2002 Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka folur për okupimin që iu bë Kosovës dhe dhunën e egër të forcave serbe, edhe për dëbimin e shqiptarëve nga puna, mbylljen e shkollave dhe universitetit  shqip, mbylljen e Radio Televizionit të Prishtinës në gjuhën shqipe dhe ndalimin e gazetës Rilindja – të vetmes gazetë të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë…/

-Skica që kam shkruar para 33 viteve me titull “Na e morën shkollën…”, botuar në 3 Tetor 1991 në gazetën e rezistencës “Bujku”/

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, Gusht 2024/ Në Kosovën e pas luftës së përfunduar në Qershorin e vitit të lirisë 1999, pikërisht në 2 Gushtin e para çerek shekulli – 25  viteve, ndodhi edhe festa e kthimit të gjysëm milion nxënësve, studentëve e mësuesve shqiptarë në shkolla dhe universitet, prej nga ishin dëbuar në fillimin e viteve të 90-ta të shekullit të kaluar.

Në raportimin nga Kosova për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare në 2 Gusht 1999 theksoja se nxënësit dhe studentët shqiptarë kthehen përsëri në ndërtesat e tyre shkollore dhe se në ceremoninë në Universitetin e Prishtinës, në sheshin para Fakultetit Filologjik, u zhvillua një koncert festiv në prani të mijëra studentëve dhe qytetarëve, në një ditë kur rikthimi kishte ndodhur edhe në Telekom…

Gazeta e rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha e që ishte pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga pushteti okupues serb të gazetës së vetme të përditshme shqipe në Kosovë Rilindja, në numrin e 3 Shtatorit 1991 në ballinë në kryetitull shkruante se “Pushteti serb pengoi fillimin e mësimit në shkollat shqipe në Kosovë”, ku theksonte: “Për nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë shumëkund dyert e shkollave ishin të mbyllura.-Në shkollat e mesme e fillore të Prishtinës e në shkolla të tjera të Kosovës, pos drejtorëve të dhunshëm e inspektorëve jolegjitimë, në mbikëqyrjen e situatës dhe në pengimin e mësimit u angazhuan edhe punëtorë të sigurimit shtetëror dhe milicia serbe”.

“Serbia mbyll shkollat e shqiptarëve”, ishte një nga titujt tjerë të ballinës së gazetës “Bujku”, me mbititull “Federata Ndërkombëtare mbi të Drejtat e Njeriut për Kosovën” e me nëntitull: “Në kuadrin e nënkomisionit të OKB-së kundër diskriminimit dhe për mbrojtjen e minoriteteve në Gjenevë, Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut u paraqit me një material të dokumentuar për format e ndryshme të diskriminimit që pushteti i Serbisë po i ushtron mbi shqiptarët”.

Në numrin vijues gazeta shkruante: “U ndalua gazeta ‘Bujku’ e 3 shtatorit (viti 1991). U ndalua sepse shkroi se policia serbe nuk lejoi nxënësit shqiptarë të hyjnë në shkolla…”. Kështu flas – lexoj nga gazeta në një dokumentar para 31 viteve, kur në Kosovë, nga 24 Maji deri në  3 Qershor 1993, zhvillohej një grevë e madhe e urisë e gazetarëve dhe shkrimtarëve shqiptarë, në kërkim të lirisë dhe në mbrojtje të fjalës shqipe, Ndërmarrjes Rilindja, në kohë të stuhishme, të rënda të pushtimit e të dhunës së egër nga regjimi okupues serb në Kosovë.

Dita e fillimit të grevës ishte pikërisht një vit pas zgjedhjeve të para pluraliste presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992 në kërkim të vendosjes së pushtetit të Kosovës në Kosovë, kur Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i parë i Republikës, në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e 26 deri 30 Shtator 1991, në të cilin për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur u deklaruan 99,87 për qind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim.

Trokëllima e telexit të raportimeve, që nga dita e zgjedhjeve të para e historike pluraliste në Kosovë i bëja nga Prishtina në Tiranë, hapë filmin dokumentar të xhiruar gjatë grevës njëmbëdhjetëditëshe.

Derisa zhvillohet greva e urisë e gazetarëve e shkrimtarëve shqiptarë në Pallatin e Shtypit Rilindja në Prishtinë, flas në dokumentar:  “Këtu është zyra e telexit të Rilindjes. Nga ky telex për çdo ditë dërgojmë raporte, informata për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në Tiranë. Ja, në këto momente jemi duke u përpjekur ta marrim lidhjen…Presim… Lidhjet janë tepër të dobëta…”

Lexoj nga lajmi që sapo kisha dërguar në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë: “Para mbrëmjes, përfaqësuesi i Misionit të KSBE-së në Kosovë erdhi në Rilindje dhe po bisedon me Këshillin Grevist. Deri tash nuk ka ende asgjë nga ajo që pritej për sot, arritja e marrëveshjes konkrete. Bisedat vazhdojnë, ndërsa vazhdon edhe dita e tetë e grevës së urisë e Adem Demaçit dhe grevistëve të tjerë për mbrojtje të lirisë dhe fjalës shqipe. Qëndrimet serbe që na i prezantoi misionari i KSBE-së janë të papranueshme për Këshillin Grevist dhe për kolektivin e Rilindjes…Tashmë janë vendosur edhe rojet e armatosura civile serbe në portën e Rilindjes…”

KSBE ishte mision  evropian, që tash është OSBE. Emri zyrtar i OSBE-së para vitit 1995 ka qenë Konferenca për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (KSBE).

Në atë mbrëmje të 31 Majit 1993, të ditës së tetë të grevës së urisë, dr. Gani Demolli, themelues i shërbimit mjekësor  “Nëna” në kohën e dëbimit të dhunshëm të shqiptarëve edhe nga spitalet, derisa po kujdesej për shëndetin e grevistëve duke qëndruar ditë e natë pranë tyre po bënte me kamerën e tij edhe një film dokumentar dëshmi kohe për rezistencën deri në flijim, për lëvizjen gjithëkombëtare për liri e pavarësi.

“Greva e urisë” është titulli i dokumentarit që u bë derisa ajo po zhvillohej në kundërshtim të regjimit të dhunës serbe, i cili pasi ndaloi gazetën tradicionale Rilindja, të vetmen të përditshme shqipe në Kosovë, po ia merrte për ta tjetërsuar e shndëruar në ndërmarrjen fantome “Panorama” të instaluar nga Beogradi edhe gjithë pronën, përfshirë pallatin 18 katësh në qendër të Prishtinës.

“Më 20 Maj 1993 regjimi serb me dekret të posaçëm ‘Rilindjen’ të vetmen Ndërmarrje Gazetare Botuese në gjuhën shqipe e shendërroi në ‘Panorama’”, shkruhet në fillim të filmit dokumentar.

Në dokumentarin e kohëve të kërkimit të lirisë, “Greva e urisë 1993” në Pallatin e Shtypit Rilindja në kryeqytetin e Kosovës, në ekran, shfaqen emrat e disa prej shumë grevistëve, që iu bashkuan Adem Demaçit: Ali Podrimja, Zenun Çelaj, Bardh Hamzaj, Nehat Islami, Shaip Beqiri, Idriz Ulaj, Milazim Krasniqi, Abdullah Konushevci, Bajram Kosumi, Vezir Uka, Shkëlzen Stublla,  Halil Matoshi, Blerim Shala, Besim Rexhaj, Gani Gashi, Shpend Vinca, Haqif Mulliqi, Agim Zogaj, Muhamet Ahmeti…Shfaqen pamjet e njerëzve dhe kohëve të rezistencës, të lëvizjes e luftës për Kosovën e lirë e të pavarur.

Në dokumentar për kërkesat e Këshillit Grevist gjatë një konference për shtyp flet kryeredaktori i atëhershëm i revistës letrare “Fjala”, që e botonte Ndërmarrja Rilindja, Milazim Krasniqi. “Ato kërkesa janë në funksion të mbrojtjes së Institucionit të Rilindjes dhe  të shtypit të lirë…”, thekson ai.

Ishte kohë okupimi, shqiptarët ishin dëbuar  kolektivisht nga puna e nga institucionet, nga universiteti, edhe fëmijtë shqiptarë ishin dëbuar nga shkollat e çerdhet, foshnjoret…

Edhe në atë kohë, poeti Ali Podrimja në grevën e urisë në mbrojtje të fjalës shqipe, kishte një përjetim lirie si ëndërr në barrikadimin në Pallatin e Rilindjes. Në dokumentar shihet e degjohet tek këndon-reciton me buzët shkrumb etje e urie vargjet që sapo i krijonte:

“SHIKIMI NGA DRITARJA

Nëse shkojmë mos na vajtoni

Vetëm na këndoni

Se lirinë e përjtuam nga brenda”.

Në dokumentarin për grevën, në rrëfimin e nisur pranë telexit të raportimeve për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, në ambientet e grevës së urisë, them edhe këtë: “Grevistët e urisë në Pallatin e Shtypit, të vetmin kontakt me jashtë Pallatin e kanë shikimin në botë nga këto dritare. Ata janë ngujuar qe tetë ditë këtu, janë barrikaduar këtu, për fjalën e lirë shqipe…”

Në filimin dokumentar shihet: Data 31 Maj 1993, ora e mbrëmjes vonë, rraplloj dyerte mbyllura për shqiptarët nga serbët e armatosur, në shtëpinë tonë, të Rilindjes… Dua t’i hap…

E rezistenca,  greva e urisë vazhdonte në Pallatin e Shtypit Rilindja, që nuk mbeti vetëm kështjellë e rezistencës dhe ëndërrave të mëdha: Pas luftës – në liri e pavarsi u bë ndërtesë qeveritare e shtetit të Kosovës…

Para Pallatit të Shtypit Rilindja në Prishtinë, i cili ishte edhe seli raportimesh për Agjencinë Telegrafike Shqiptare që nga fillimi nga zyrat e gazetës së rezistencës “Bujku”, në 23 Maj 2015 u ngrit dhe u përurua  shtatorja e themeluesit të shtetit shqiptar, firmëtarit të parë të Deklaratës së Pavarësisë së shpallur në Vlorë para më shumë se 100 viteve, Ismail Qemalit.

Gazeta rezistencës – e vetme e përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë, “Bujku”,  dilte nga 18 Janari i vitit 1991, dhe si kryeredaktor i parë-themelues i saj nisëm e themeluam edhe bashkëpunimet e para të medias Kosovë-Shqipëri duke marrë e botuar që nga numri i parë informacionet nga Agjencia Telegrafike Shqiptare e pastaj edhe si korrespondent i saj.

Zyra e telexit në Pallatin Rilinda në ambientet e gazetës “Bujku”, prej nga raportoja ditë e natë, u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë…

Edhe në Gjyqin Ndërkombëtar të Hagës, ku kishte përfunduar për krime luftë dhe krime kundër njerëzimit presidenti serb Slobodan Milosheviç – i njohur edhe si “kasapi i Ballkanit”, në Maj të vitit 2002 Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ka folur për okupimin që iu bë Kosovës dhe dhunën e egër të forcave serbe, edhe për dëbimin e shqiptarëve nga puna, mbylljen e shkollave dhe universitetit  shqip, mbylljen e Radio Televizionit të Prishtinës në gjuhën shqipe dhe ndalimin e gazetës Rilindja – të vetmes gazetë të përditshme në gjuhën shqipe në Kosovë. Dr. Rugova ka theksuar se pas mbylljes së shkollave fillore, të mesme dhe Universitetit u organizua sistemi i mësimit në shtëpitë private që bota e ka quajtur “sistemi paralel” dhe se kjo ka vazhduar deri në vitin 1999…

Greva-urise-Rilindja-1993-tituj-gazeta-Bujku

“NA E MORËN SHKOLLËN…”

Para 33 viteve, në 2 Tetor 1991, kam shkruar këtë skicë me titull “Na e morën shkollën…”, botuar të nesërmen – në 3 Tetor 1991 në gazetën e rezistencës “Bujku”:

Dy tetor ’91, ora tetë e tridhjetë e pesë, gjashtë, shtatë…minuta. Përjashta shkollës fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në rrugë, shumë fëmijë – nxënës, edhe arsimtarë e prindër të fëmijëve shqiptarë. Te dyert e shkollës – policia.

Brenda në shkollë, nga dritaret e mëdha, shihen klasët e zbrazëta, edhe klasë ku mësim ka vetëm – serbisht.

Nxënësve dhe arsimtarëve shqiptarë nuk u lejohet të hyjnë në shkollë. Në sytë e fëmijëve lotët: “Na e morën edhe shkollën…”

Fëmijët serbë e malazez nga dritaret e shkollës i gërgasin fëmijët shqiptarë, ua ngrenë tre gishtërinj, i shajnë…(O zot, a edhe fëmijët i mbushën mizori, si mundet i madhi t’ia jepë të voglit atë mësim të keq?!)

Fëmijët shqiptarë as që shikojnë andej. I shikojnë punët e veta dhe protestojnë qetë, me urti. Nuk ua tremb qetësinë as aeroplani ushtarak plot zhurmë që fluturon mbi qytet, mbi kokat e tyre. Duket se asgjë më nuk u bën përshtypje, nuk i tremb, as ai “zog frikësimi” në hava.

Qëndrojnë, protestojnë, nuk pajtohen kurrësesi t’ua marrin shkollën.

Shkollën me emrin e bukur të tribunit Hasan Prishtina. Ai ua mëson nga përjetësia e librat edhe këtë trimëri të urtisë…

Zyra-e-ATSH-Kosove-Pallati-Rilindja-Behlul-Jashari-telexi-i-raportimeve-nga 24 Maji 1992

RAPORTIME TË 2 GUSHTIT 1999:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-08-02.ata.html 

[08] Albanian pupils and students return back to their school buildings

PRISHTINE, August 2 (ata) – ATA correspondent in Prishtine, Behlul Jashari reports: Over half a million Albanian pupils, students and teachers of Kosova returned today to school premises from which they were expelled by Serbs 9 years ago.

Adem-Demaci-perfundimi-i-gresves-3- qershor-1993-foto nga arkivi-shkrim Behlul Jashari

In the ceremony held on this occasion in the Prishtina University, in the square in front of the Philological Faculty, a festive concert was performed in the presence of thousands of students and citizens. /p.ta/xh/

Adem-Demaci-perfundimi-i-gresves-3- qershor-1993-foto nga arkivi-shkrim Behlul Jashari

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency 

[06] Kosova Telecom resumes operation

PRISHTINE, August 2 (ata) – ATA correspondent in Prishtine Behlul Jashari reports: The Administrator of the United Nations in Kosova Bernard Kouchner inaugurated today the resumption of work in the Telecom, considering this event as very important for the construction of Kosova.

The staff dismissed from the job for the last 10 years returned to work. The international telephone cuts due to the war in Kosova are expected to be recovered soon. /p.ta/xh/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

Shkolla-Ibrahim-Rugova-Obiliq

Don Ndre Mjeda – Sipas nxënësit të tij Monsinjor Dr. Zef Oroshi

Tre kolosë të Shqipërisë: Dom Ndre Mjeda, At Gjergj Fishta (dy mësuesit e Monsinjor Dr. Zef Oroshit), me Luigj Gurakuqin

Nga: Frank Shkreli

  • Në përvjetorin e kalimit në amshim të Mjedës, 1 Gusht, 1937

Dom Ndré Mjedja, prifti katolik jezuit, teolog, shkrimtar, gjuhëtar, deputet i Parlamentit shqiptar dhe poeti lirik i shquar Kombit shqiptar, ka ndërruar jetё si sot, më 1 gusht 1937.

Injac Zamputi, (Shkodër 1910 – Tivoli, Itali 1998) shkrimtar, historian, studiues, eseist, përkthyes dhe bashkëpunëtori i vjetër i Dom Ndre Mjedës, ka shënuar në kujtimet e tija se Mjeda është emëruar si mësues në Kolegjën Saveriane të Shkodrës, në qershorin e vitit 1933, kur ai (Zamputti) ishte sekretar i Kolegjës Saveriane. Zamputi ka kujtuar në shkrimet e tija një dëshmi interesante se si Profesori Dom Ndre Mjeda interesohej, veçanërisht, për nxënësit e dalluar, të cilët kishin shfaqur shkëndija të talentit poetik, por jo vetëm, gjatë shkollimit të tyre. Një prej këtyre nxënësve ka qenë Mons Dr. Zef Oroshi (1912-1989), mik dhe ish-udhëheqës i komunitetit katolik shqiptaro-amerikan, i nderuar dhe i respektuar nga mbarë komuniteti shqiptar në Amerikë, pa dallim feje a krahine.

Monsinjor Zef Oroshi fliste shpesh, me mirënjohje dhe me respekt të madh, për mësuesit e tij, sidmos për Dom Ndre Mjedën por edhe për At Gjergj Fishtën. Shpesh edhe shkruante mbi kujtimet e tija për ta në gazetat dhe revistat e diasporës anti-komuniste shqiptare të asaj kohe në Shtetet e Bashkuara dhe më gjërë.

Në një shkrim përkujtimor botuar në revistën Jeta Katolike Shqiptare, (tetor-dhjetor, 1977), organ i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane, Drejtor Përgjegjës i të cilës ishte ai vet, Dr. Zef Oroshi ka kujtuar mësuesin e tij Dom Ndre Mjedën, me rastin e 40-vjetorit të kalimit të tij në amshim. Duke shkruar për talentet e ndre Mjedës, Dom Zef Oroshi ka shkruar se mendjehollësia e Mjedës së ri i ka shtyrë të parët e (urdhërit jezuit) që ta dërgonin atë të studionte në universitetet më të mira të Evropës, si në Austri, Itali, Gjermani, Francë e Poloni, ku përveç se kreu studimet e larta për filozofi e teologji me, “suma cum laude”, Ndre Mjeda, “pasuroi mendjen e squet të tij me gjuhët dhe me letërsitë e këtyne vendeve, por edhe njohuri mbi klasikët, që ai aq fort i dashuronte”, ka shkruar Mons Zef Oroshi, për ish-mësuesin e tij, Dom Ndre Mjedën.

Megjithëse, ndër të gjitha të mirat mendore e jetësore që i ofronte atij bota perëndimore e qytetëruar dhe e lirë, Mjeda: “Kurrë nuk harroi vendin e vet, Shqipërinë. Asaj i këndoi, me plot afshin e zemrës me poezitë e rinisë së vet, botuar në “Juvenilia”, “sende rinie” – kur Atdheu gjëndej ende nën thundrën e aziatikëve”, ka vërejtur Dr Zef Oroshi në shkrimin e tij në vitin 1977, me rastin e 40-vjetorit të kalimit në amshim së Dom Ndre Mjedës.

Autori, pjesëmarrës në protestën para OKB-së në Nju Jork, 1973 — me Monsinjor Dr. Zef Oroshin, organizuesin e protestës kundër vrasjes makabër të At Shtjefën Kurtit, nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. 

Kur është kthyer në Shqipëri, vazhdon kujtimet e tija, Dom Zef Oroshi, Ndre Mjeda ka dhënë mësim në gjuhë dhe letërsi shqipe në kolegjin e famshëm Saverjane të Shkodrës. Si meshtar ai ka shërbyer në disa famulli të Malësisë së mbi-Shkodrës, duke përfunduar në Kukël. Ndre Mjeda ishte themeluesi i Shoqërisë Letrare “Agimi”, ndërkohë që në Kongresin e Manastirit ka luajtur një rol kyç, ndërsa ishte ndër krongresistë më aktivë, ka shkruar Dr Zef Oroshi. “Por çka e ban emnin e Ndre Mjedës të pavdekshëm”, nënvijon Dr, Zef Oroshi, “Ashtë pena e tij si poet, mjeshtër klasik i vjershërimit shqip, si prozator dhe sidomos si gramatolog, ndër më të thellët që ka pasur Shqipëria për shumë kohë. Studimet dhe hulumtimet e tija në çështje gramatikore të shqipes kanë qenë vendimtare”, thekson ndër të tjera, Dom Zefi, duke cekur veprimtarinë dhe aftësitë letrare të Dom Mjedës.

Përveçse shkrimtar dhe poet mjeshtër, Dr. Zef Oroshi e cilëson ish-mësuesin e tij Ndre Mjedën edhe si, “udhëheqësin e paharruar të shkollës së përmendur, ‘Kolegja Saverjane’, drejtuar nga Jezuitët e Shkodrës  por duke e cilësuar Mjedën edhe si njërin prej Rilindasve më të flakët dhe më të hershmit e Kombit Shqiptar. Qe zgjedhë edhe deputet i Shkodrës, pothuajse kundër vullnetit të tij”, ka shkruar Dr. Oroshi.

Dom Ndre Mjeda

Dom Zefi shënon në artikullin e tij – një fakt interesant nga veprimtaria e Mjedës, që nuk ka të bëjë as me gjuhën, as me letërsinë, ndërsa shkruan se: “Për t’i dhënë një hov bujqësisë përparimtare, Dom Ndre Mjeda qe i pari që solli plorin e çelikt në Shqipëni”.

Dom Zef Oroshi vazhdon rrëfimin e tij për Dom Ndre Mjedën  duke shtuar se Mjedës i ka takuar të jetonte gjatë në dhena të huaja dhe zemra i shkrumbohej për Atdheun e largët e të robëruar. Mallin për Atdhe ai e skaliti, qysh i ri në “Juvenilia”, duke filluar me, “Vaji i Bylbylit”, botuar që në vitin 1887 dhe me “Andrra e Jetës”, ku ai këndon jetën e fshatarit e të malësorit shqiptar, ka shkruar Dr. Zef Oroshi, për veprat e mësuesit të tij. Duke vazhduar se me sonetat klasikë, “Lissus” dhe “Scodra” (Lezha e Shkodra) ku, përmes historisë së lashtë të ktyre dy qyteteve evokohet e kaluara e hershme, “lumnitë historike dhe legjendat e paraardhësve ilirë, me mbretërit, Bardhylin e Agronin dhe me mbretëreshën Teuta.”

Monsinjor Dr Zef Oroshi vlerëson, në artikullin e tij të botuar në revisten Jeta Katolike Shqiptare në dhjetor të vitit 1977, me rastin e 40-vjetorit të kalimit në amshim të poetit, se, me këto vepra, megjithëse të shkurta, Mjeda naltësohet si poeti më klasik ndër të gjithë poetët shqiptarë…por megjithë këtë, ai Nanën Shqipni e ka gjithmonë para sysh, me qëllim për të drejtuar rininë e asaj kohe, kah, “udha e atdhedashunisë së çiltërt, siç kanë veprue gjithmonë, për vendin e tyre, njerëzit e mëdhej”, ka shkruar Dom Oroshi.

Dom Zef Oroshi është shprehur në vazhdim, se e ndjen veten të nderuar dhe të privilegjuar që ka pasë për mësues, këtë mjeshtër zëmadh të gjuhës sonë, si dhe për ndikimin e tij, për dashurinë ndaj Gjuhës Shqipe.  “Dom Ndre Mjeda ishte personalitet i përsosur në ndenje e sjellje. Në klasën e tij mund të ndihej miza tue fluturue. Kur na lexonte ndonji pjesë artistike klasike ose bashkohore, sidomos poezi me art të lartë, skuqej në fytyrë, aq fort e ndjente shijen e artit…Megjithëse nuk ishte i idhët me kurrkënd, pak ose aspak i qeshej fytyra e tij e gjanë me musteqe të trasha e të dendura, e kryetullac, trup i lidhur me naltësi mesatare. Ishte kritik i pamëshirshëm në pikëpamjen e artit të shkrimit, por gjithmonë me dinjitet e arsye, pa përulur kënd, kurrë.” thrkson Oroshi në shkrimin e tij në kujtim të mësuesit të vet.

Dom Zef Oroshi e ka mbyllur shkrimin në kujtim të mësuesit të tij të nderuar duke hedhur hipotezën se para se të vdiste, përflitej në atë kohë, se Dom Ndre Mjeda, i ndikuar nga shkrimtari latin Virgjili, mund të ketë djegur dorëshkrimet e tija të shumta.

“Ndonëse pushon në amshim, ai gjithnjë flet.”  (Defunctus Adhuc Loquitur”.

Dom Zef Oroshi kujton se Dom Ndre Mjeda ndërroi jetë papritmas në gushtin e verës së viti 1937. Në varrimin e tij, radhët e gjata të studentëve të tij shkodranë dhe mbarë qyteti i Shkodrës soll[n në supet e krahëve të tyre arkivolin e tij neper të gjitha rrugët kryesore të qytetit, para se të vendosej në pushimin e fundit, në Aramaj. “Mjeda vdiq, por shkolla e tij mbetet e pavdekshme”, ka përfunduar kujtimin e tij Monsinjor Dr. Dom Zef Oroshi në artikullin e revistës — Jeta Katolike Shqiptare, (tetor-dhjetor, 1977), organ i Lidhjes Katolike Shqiptaro-Amerikane – kushtuar Dom Ndre Mjedës, mësuesit të tij të paharrueshëm teologut, shkrimtarit, gjuhëtarit, deputetit e poetit shqiptar, që ka ndërruar jetё si sot, më 1 gusht 1937.

______________________

Ndre Mjeda

Liria

Poezi Shprese

O shqipe, o zogjt’ e maleve, kallzoni:
A shndrit rreze lirie n’ato maja;
mbi bjesh’ t’thepisuna e n’ograja,
ku del gurra e gjëmon përmallshëm kroni?

A keni ndie ndikund, kah fluturoni
ndër shkrepa, me ushtue kangën e saj?
A keni ndie nji kangë të patravajë?
O shqipe, o zogjt’ e maleve, kallzoni!

“Lirim, lirim!” — bërtet gjithkah malsia.
A ka lirim ky dhé që na shkel kamba,
a veç t’mjerin e mblon anemban’ robnia?
Flutro shqipe, flutro kah çelet lama,
sielliu maleve përreth që ka Shqipnia,
e vështroje ku i del lirimit ama.

Por nuk u shuejt edhe, jo, shqiptaria:
Lodhun prej hekrash që mizori e njiti,
lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
shpreson me e zgjue fluturim mënia.

E kqyre: Ndër male po përhapet shkëndija
e lirimit t’Atdheut; fshehtas shëtiti
kasoll’ për kasoll’ rreth buneve e soditi
frymë të re tue zbrazun për gjithkah, hija

e Skanderbegut. Që ndër djepa rritin
nanat e Hotit djelmënin’ ushtore
e idhnim n’armikun nëpër gji iu qitin.
E nalt, ndër maja, bukuri mbretnore.

Diskursi demografik: Në Shqipëri jetojnë 2.4 milionë banorë

0

Nail Draga, Ulqin

Të dhënat e publikuara nga  Instituti  i Statistikave(INSTAT)  në lidhje me regjistrimin e popullsisë  në vitin 2023, dëshmojnë se në  Shqipëri  banojnë  2,402,113 banorë, ku 50.4% janë të gjinisë femër, ndërsa 49.6% janë meshkuj, ndërsa  sipas strukturës kombëtare 91% janë shqiptarë, 2,8% minoritete dhe 5,6% nuk janë deklaruar. Ne krahasim me regjistrimin e fundit(2011)  del se janë rreth 420 mijë banorë me pak, që është dëshmi e procesit të  emigrimit të popullsisë me pasoja të shpopullimit të vendit

Më së fundi me 28 qershor  nga Instituti i Statistikës(INSTAT)  u publikuan të dhënat nga regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, ku është vlerësuar  se më datë  18 shtator 2023,  në vend janë  2 402 113 banorë, të cilët përbëjnë 755 950 familje, me madhësi mesatare 3.2 anëtarë për familje, të cilët jetojnë në 1 082 529 banesa.

Ndryshimet demografike në kohën e tranzicionit

Ndonëse në regjistrimin e popullsisë në vitin 1989, popullsia e Shqipërisë kishte 3.2 milion banorë, pas vitit 1990, apo siç njihet koha e tranzicionit,  ajo  nisi të zvogëlohet duke shënuar  një fazë të re në zhvillimin politik, ekonomik dhe demografik të Shqipërisë.

Kemi të bëjmë me ndryshime shoqërore e politike, sepse nga viti 1990 edhe në Shqipëri u miratu pluralizmi politik, ku rol të veçantë ka luajtur dukuria e emigrimit të popullsisë, me ç´rast ndikoj në uljen e lindshmërisë, e me këtë  në zvoglimin e popullsisë, qe u dëshmu në regjistrimet vijuese të popullsisë: 3,1 milion(2001), 2,8(2011) dhe 2,4(2023). Pikërisht regjistrimi i fundit, është nën ate te mbajtur  në vitin 1979, ku popullsia e Shqipërisë ishte 2,6 milion banorë.

Numër i lartë i të emigruarve

Në dekadën e parë poskomuniste në Shqipëri 1990-2001, numri i të emigruarve llogaritet rreth 650 mijë individë, duke vazhduar me të njëjtin trend edhe në vitet vijuese. Kështu, nga viti 2001-2011 vlerësohet se rreth 500 mijë individë emigruan nga Shqipëria,  nga del se kemi të bëjmë me një mesatare prej rreth 50 mijë individë në vit. Në disfavor të shtimit natyror të popullsisë është edhe lindshmëria, sepse  numri i lindjeve ka ardhur në rënie, nga 53 mijë në vitin 2001 në 34 mijë në vitin 2011, ndërsa, numri i vdekjeve në këtë periudhë mbeti në nivele të qëndrueshme, rreth 20 mijë vdekje në vit, duke rezultuar me një shtesë natyrore pozitive. Gjithashtu, referuar periudhës 2011-2023, popullsia e Shqipërisë karakterizohej nga një shtesë natyrore pozitive deri në vitin 2020, dhe në 2021 mbas pandemisë COVID-19, numri i vdekjeve tejkaloi numrin e lindjeve. Për vitin 2023, nga të dhënat administrative rezultuan rreth 24 mijë lindje dhe 22 mijë vdekje, duke shënuar rikthim në shtesën natyrore pozitive.

Nëse krahasojmë të dhënat nga regjsitrimi i fundit të popullsisë të mbajtur në vitin 2011, kur popullsia ishte 2.821.977 banorë, ajo  pësoi rënie  420 mijë banorë më pak.

Në sajë të regjistrimit të popullsisë  janë siguruar të dhëna të vlefshme  për të hartuar strategji kombëtare, për të udhëhequr zhvillimin mbi  ekonominë, arsimin, punësimin, shëndetësinë, kushtet e banimit, karakteristikat etno-kulturore dhe për të ndihmuar në kuptimin e nevojave në ndryshimet popullsisë  si dhe objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm.

Popullsia sipas qarqeve

Në sajë të dhënave të publikuara sipas qarqeve në Shqipëri   pothuaj 1/3 e popullsisë jeton në qarkun e Tiranës(32%) ndërsa më pas me 10%   janë Fieri e Elbasani, Durrësi(9%), Korça(7%), Shkodër, Vlorë e Berat(6%), Dibër e Lezhë(4%),ndërsa si më parë edhe tash qarqet me më pakë banorë janë ai i Kukësit dhe i Gjirokastrës(3%), të cilët veçohen  jo vetëm me emigrim të theksuar të banorëve.

Struktura kombëtare me ndryshime të minoritetet

Në sajë të dhënave për strukturën kombëtare të popullsisë dominojnë  shqiptarët  me 2.186.917 banorë(91%), ndërsa pjesën tjetër prej 2.8% e përbëjnë  minoritetet  e 5.6% janë të pa deklaruar në aspektin kombëtar.

Në kuadër të  minoriteteve  janë paraqitur ndryshime të theksuara. Në këtë aspekt  me të numërt vazhdojnë të  jenë grekët me  23.485 banorë, ndërsa të minoritetet tjera janë paraqitur ndryshime sasiore qe janë si ne vijim;  të deklaruar  si egjyptianë  12.375 banorë, romë 9813, bullgarë 7057, boshnjakë 2963,  arumunë 2459,  maqedonas  2281,serbë  584, malazezë  511, ndërsa pa përgjigje janë 134.507 qytetarë.

Struktura fetare pësoi  ndryshime

Ne lidhje me strukturën fetare të popullsisë, del se kemi ndryshime ne krahasim me regjistrimin e fundit të popullsisë. Me të shumtë janë pjesëtaret e përkatësisë së fesë islame 45.7%, bektashi  4.8%, ateist 4.0%, ortodoks 7.2%, katolikë 8.4%, të papërcaktuar 19.4% dhe pa përgjigje 10%.

Reagime ndaj rezultatëve të publikuara

Në atë ditë qe u publikuan të dhënat nga regjsitrimimi i popullsisë, reaguan nga Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), si e vetmja parti që përfaqëson interesat e komunitetit maqedonas në Shqipëri, shpreh indinjatën dhe mospranimin e rezultateve të publikuara të Censusit 2023, duke theksuar se shifrat për minoritetin maqedonas janë të manipuluara dhe të falsifikuara. Procesi i regjistrimit të popullsisë nuk ishte i drejtë dhe transparent, dhe nuk u zbatuan standardet ndërkombëtare dhe ato të Eurostatit, duke kërkuar që të bëhet një census i ri. AMIE shton se në zonën e Prespës, Gorës dhe Gollobordës ku jeton minoritet maqedonas është bërë presion nga ana e Bullgarisë dhe janë dhënë pashaporta për qytetarët shqiptarë.

Një nga problemet që kemi pasur gjatë periudhës përpara fillimit të regjistrimit të popullsisë dhe gjatë tij   ështe presioni nga ana e Bullgarisë që minoritetit maqedonas të deklarohet bullgar.

Ky presion vinte pas njohjes nga Shqipëria në vitin 2017, të një minoriteti inekzistent bullgar brenda kufijve të saj, pas kërcënimit të Bullgarisë me vendosjen e vetos ne rrugën evropiane, ku sipas të dhënave zyrtare të censusve të realizuara ndër vite si dhe censusi i vitit 1989 dhe ai i fundit në vitin 2011, në Shqipëri nuk është vetdeklaruar asnjë banor si bullgar.

Nga publikimi i të dhënave nga regjistrimi i popullsisë  përveç maqedonasve nuk ka ndonjë reagim tjetër ne lidhje me prezantimin e të dhënave sa i përket strukturës kombëtare të popullsisë, çështje e cila ka të bëjë me identitetin e çdo qytetari në Shqipëri.

Ortodoksët  e katolikët  të pakënaqur me regjistrimin

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka reaguar lidhur me  regjistrimin e  popullsisë, duke kundërshtuar rezultatin e deklarimit të besimit fetar. Sipas regjistrave tanë të pagëzimeve, thuhet në deklaratën e kishës tregohet qartë se numri i të krishterëve ortodoksë është shumë herë më i madh nga sa rezulton në Cens, duke kujtuar se sipas statistikës së vitit 1927 kemi këto të dhëna: myslimanët sunitë dhe bektashinj përbënin 67.5%; ortodoksët 22.3% dhe katolikët 10%.

Në lidhje me regjistrimin e popullsisë  kanë reaguar edhe  nga  Konferenca Ipeshkvnore  e  Shqipërisë, ku kanë  shprehur dyshime për numrin e katolikëve të regjistruar. Siç duket ky regjistrim ka nxitur qe ky komunitet të angazhohen për të kryer një regjistrim në famullitë e dioçezat, për të eliminuar dilemat e prezantuara  për pjesëtarët e komunitetit katolik në Shqipëri.

Nga të dhënat e prezantuara për regjistrimin e popullsisë sipas strukturës fetare del qartë se qytetarët nuk kanë treguar ndonjë përkushtim personal ne lidhje me këtë strukturë  që dëshmohet edhe nga të dhënat numerike. Kështu, numri i madh i besimtarëve të pacilësuar (13.8%), të atyre që preferuan të mos përgjigjen (10.2%), dhe të atyre që nuk ishin të disponueshëm (5.6%) – që  në total  janë 29.6% – e bën të paplotë tablonë e besimeve fetare në  Shqipëri. Kemi të bëjmë me  një te dhënë  e cila meriton një analizë të veçantë, për të dhënë përfundime të pranueshme se cili ishte ai faktor për një deklarim të tillë, si asnjëherë deri më tash.

Popullsia po plakët

Në krahasim me regjistrimin e vitit 2011, kur mosha mesatare e popullsisë ishte 35 vjeç, kësaj here ajo pësoi ndryshime dhe është 42.5 vjeç, pra për 7 vjet më shumë  që është dëshmi se popullsinë e Shqipërisë e ka përfshi moshënimi demografik, proces i cili do të jetë me pasoja afatgjate në popullsinë e vendit.

Shpopullimi proces me pasoja

Të dhënat e publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se në regjistrimin e popullsisë i cili ishte i dymbëdhjeti në historinë e shtetit shqiptar,   popullsia rezidente ishte 2,402,113 banorë. Ndërsa dymbëdhjetë vjet më parë, në regjistrimin e vitit 2011, popullsia faktike ishte 2.8 milionë banorë ndërsa shtesa natyrore për periudhën 2012-2023, pra diferenca mes qytetarëve të lindur dhe atyre të vdekur, është 88 mijë vetë. Kjo do të thotë se në rast se Shqipëria nuk do të kishte emigrim, popullsia do të shtohej me 88 mijë vetë në vend që të tkurrej me 400 mijë.

Por, nuk ka dilemë se numri i shqiptarëve që kanë përjetuar emigrimin ka gjasa që është më i lartë për shkak se në popullsinë rezidente 2023, përfshihen edhe shqiptarët që emigruan në dekadat e mëparshme dhe  u  rikthyen në vend në dekadën e fundit.

Pikërisht nga këto te dhëna del  qartë  se  në çdo vit përgjatë 12 viteve të fundit nga Shqipëria janë larguar së paku  40 mijë vetë ose gati 1.5% e popullsisë rezidente. Kjo e dhënë dëshmon në mënyrë transparente  se Shqipëria po shpopullohet, me pasoja të mëdha shoqërore e kombëtare tash e në të ardhmën.

(Korrik 2024)

Mendime për gjoja keqmenaxhimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Listës Guxo

0
Shkruan: Halil Geci , Skenderaj
___
Analisti Visar Konobari bën thirrje për protesta nga partitë opozitare dhe shoqëria civile kundër gjoja keqmenaxhimit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo në pushtet dhe kështu shfaq urrejtjen e tij patologjike ndaj kryeministrit Kurti, i cili ia dha atij besimin e pakushtëzuar sa ishte anëtar i thjeshtë i Vetëvendosjes, kur prej kamerierit të klubeve seksuale të pleqve dhe plakave të Danimarkës e propozoi dhe emëroi kryetar partie.
Për fat të keq Albin Kurti për këtë shërbim që ia bëri, u tradhtua më vonë nga i njëjti konobar i klubeve të natës, i cili u shpërblye bujarisht për tradhtinë e tij nga një oligark i Pdk-së.
Më një fjalë Visar Konobari dëshiron që qeveria e Kurtit të rrëzohet nga protestat e dhunshme, që ai dhe shokët e tij proletarë i instaluan në partinë e tij si metoda të dhunshme veprimi.
Në këtë mënyrë Visar Konobari shfaq urrejtjen e tij idiotike ndaj një lideri dhe një partie përmes së cilës bëri emër.
Kur Visari “u rrit dhe u bë burrë”, ai së bashku me Dardan Mollën e Kalbur dhe disa lopë të gjalla proletare të tubuara rreth “Grupit Muti”, hynë në ringun e boksit politik, dhe formuan një Parti satelite të Ldk-Pdk, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare fitoi “bananen” e Lirim Gashit.
Kur Visar u largua nga partia e pasuksesshme politike ai u bë analist politik në një medium televiziv azilkërkuesish dhe më vonë kërkoi strehim politik në Shtëpinë e Frontit të dështuar opozitar, sepse shtëpia ku komunistët e tij i mbanin mbledhjet e tyre mbeti pa dyer dhe dritare, ndaj të gjithë shokët e tij proletarë vdiqën politikisht nga promaja.
Visari thotë se qeveria i ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomisë së Kosovës dhe kërkon nga opozita ta dëshmojë këtë përmes diskursit publik agresiv në mënyrë që popullit t’i futen më mirë në memorie dëmet gjoja ekonomike që ia kanë shkaktuar Kurti dhe qeveria e tij.
Imagjinoni lexus të nderuar Visar Konobari e mëson opozitën se si të veprojë për ta hequr qafe Albin Kurtin.
“Nëse dikush bën thirrje për këtë protestë, unë do të jem i pari që do të dal”, tha Visari.
Në fund, Visari tha se nëse opozita nuk e rrëzon qeverinë e Kurtit përmes protestave, 26 janari duhet të caktohej si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.
Ani Visar ani provone me protesta, nëse doni ta rrisni mbështetjen e kësaj qeverie nga 55% sot, në 70% nesër.

Rrëfim ekskluziv i të burgosurit të njohur Ibish Neziri për torturat mizore të UDB-ës

2
  • Ish i burgosuri politik dhe veprimtari i lëvizjes kombëtare, Ibish Neziri, ka treguar për momentet e arrestimit dhe keqtrajtimit nga bashkëpunëtorët shqiptarë të Shërbimit Informativ Jugosllav, të njohur si UDB-a.

    “Faton Zhubi, Sejfullah Sahatçiu e Qazim Rugova”, Neziri me emër e mbiemër përmend shqiptarët e UDB-së që e keqtrajtuan

Faton Zhubi e Sejfullah Sahatçiu ishin shqiptarët e UDB-së që e arrestuan, teksa Neziri tregon në “Debat Plus” për ato momente të ftohta nëntori.

Zhubi e Sahatçiu ishin gjithmonë në komunikim me Qazim Rugovën, që atëbotë ishte shef i UDB-së për Gjakovë në lidhje me arrestimin e Ibish Nezirit.

 

“Policët kanë qenë nën komandën e Gjergj Biblekajt nga rajoni i Gjakovës. Një kohë ka qenë post komandant në Cermjan. Ndërkaq në atë kohë ka qenë zëvendëskomandant në Gjakovë, ka qenë polic, apo me emrin që e kanë merituar, milic.

Ndërkaq, nga UDB-bashët që kanë marrë pjesë në atë operacion kanë qenë Faton Zhubi dhe Sejfullah Sahatçiu.

Në momentin e arrestimit mi kanë lidhur duart, mi kanë vendos prangat në duar. Dhe më kanë nis drejt dyerve të oborrit. Kanë qenë të mëdha dhe isha me veshje të natës, pasi u zgjova nga gjumi dhe ta të lidhur për krah, njëri në njërin krah njëri në tjetrin më kanë nis drejt derës së oborrit. Edhe milicit kanë mbetur duke bastisur, ndonjë prej UDB-ashve ka qenë aty, po unë kam qenë në mesin e tyre.

Nëna ime edhe ajo e moshuar, shpejt ma ka dhuro një xhaketë dimri, binte një shi i imë, i ftohte. Më kanë nis ashtu nëpër terr drejt stacionit të autobusëve ngase aty i kishin parkuar automjetet.

Dhe kur kemi kemi arritur në “Qafë të Sukës”, është një perpjetëze e madhe, kanë komunikuar ne qendrën dhe i kanë operacioni është kryer me sukses. Nuk ka të vrare dhe as të plagosur. Komunikimi ka ndodhur në gjuhën shqipe. Mundet te kenë bisedar me Qazim Rugovën, këtë e kam njohur si emër, i cili ishte në atë kohë ishte shef i UDB-së për Gjakovë”, ka thënë Neziri.

E nga Sejfullah Sahatçiu e Faton Zhubi i kishin ardhur goditjet e para që ishin pikënisje torturës së tij në Gjakovë.

Pas disa orësh torturë në Gjakovë, Neziri u dërgua në Pejë nga një ekip i përbërë nga Mehmet Haski, Mehmet Loci dhe Ajet Gashi.

“Në Gjakovë rrugës nga Qafa e Sukës kanë filluar të gjuajnë me fjalë; Lëvdata Titos dhe sharja e tyre që ishin kundër Titos. Dhe kur kemi shkuar atje më kanë përplasur në një zyre dhe më pas pak, mua në trup nuk më kanë prekur më me bastis. Dhe po sa më kanë fut shkuar në atë zyre kam kërkuar që të shkoj në tualet, jo  pse kisha nevojë, por e kisha një letër në xhep dhe atë doja ta zhdukja. Dhe ata më dërguar dhe atë letër e kam shkuar. Në atë letër kanë qenë planet e aksionit, e kam shukur dhe kam dalë. Dhe me kanë kthyer në zyre dhe kanë filluar në pyetjet.

Shpulla e parë që e kam marrë prej UDB-së është prej Sejfullah Sahatiçiu. Dhe shpullën e dytë e kamë marrë prej Faton Zhubit dhe aty kanë filluar torturimet në Gjakovë. Dhe pas 2 ose 3 orësh apo më shumë akne arrit një ekip nga Peja. Ka qenë Mehmet Haski, Mehmet Loci edhe nëse nuk gaboj Ajet Gashi. Edhe kur më kanë dorëzuar të pejanët këta të Gjakovës, Qazim Rugova i është drejtuar atij udhëheqësit me këtë punon me kujdes, sepse ky është i infektuar qysh herët, këtë si fëmijë e kemi zënë në kufi. Më kishin zënë në kufi duke provuar të iki në Shqipëri pasi e kam përfunduar klasën e 6 fillore”, ka shtuar Neziri.

Neziri ka përmendur, Demë Mujën e Mehmet Locin, si më të tmerrshmit që keqtrajtuan fizikisht dhe psikikisht gjatë qëndrimit në burgun e Pejës.

“Nga këtu fillojnë torturat fizike, rrahjet, shkelmimet, pështyrjet, grushtimet, kërbaçi, fallaki edhe kjo vazhdonte, netët pa gjumë e këto rrahje.

Kush ishte më i tmerrshmi me dhunën fizike? Demë Muja i cili jeton në Serbi diku, aty ka shërbyer deri më 1999. Ka qenë Hasan Jakupi, ka qenë Ajet Gashi. Këta që ke mund t’i njohësh nga afërsia nga vendbanimi kanë qenë më të kujdesshëm. Për Mehmetin (Loci), shumë fyes, ka përdor vazhdimisht gjuhë të pistë”, ka treguar ndër të tjera Neziri.’

Ibrahim Kelmendi, Gjermani

IBISH NEZIRI:
[Bashkëveprimtarit Ibish, fillimisht Falënderime për rrëfim të konkretizuar për fillesat e veprimtarisë Tuaj të organizuar, klandestine!
Falënderoj edhe TV Dukagjinin dhe intervistuesin Ermal Paduri që ia dhanë këtë mundësi Ibishit!
Në vazhdim po sjell disa fragmente të tekstuara për ata që përtojnë me i përcjell 69 minuta rrëfim.]
Ibish Neziri (nga minuta 6): Unë, bashkë me shokë, emrat e të cilëve do t’i përmend, e kemi formuar Degën e Frontit të Kuq Popullor (FKP) në Pejë me rrethinë. Bashkëthemelues ishim unë, Dukagjin Kelmendi, Skender Hyseni, Et’hem Çeku, Nysret Lipa, Mamujë Loshi, Ismet Iberdemaj…
Ibish Neziri (nga minuta 7): Ne kishim planifikuar ta shpërndanim një trakt me 26 nëntor 1980. Trakti kishte ardh nga Gjermania. Trakti ishte i FKP-së. Autorin e traktit nuk e di. Ishte e Degës së FKP-së në Bochum të Gjermanisë. Nga atje na ka ardh. Nga atje na vinte edhe literatura e ndryshme. Meqë kemi qenë të vëzhguar prej atyre [SDB-së / UDB-së], jemi penguar ta shpërndajmë. Jam arrestuar në Pejë. Është arrestuar edhe Malush Ademaj, i cili i ka sjell ato trakte nga Gjermania.Duket se përcjellja ka ardh nga Gjermania.Në Gjakovë është burgos Ramë zefiri, i cili bashkëvepronte bashkë me Muhamet Rugovën. Unë, atë natë, pas takimit që kisha në Gjakovë, kam shkuar në Bardhaniq, në Fshatin e lindjes, edhe pse jetonim në Pejë, Lagjja e Kapeshnicës, mbi Kanal. Shkova në fshat për vizitë të prindërve. Babai kishte kaluar moshën 10q1 vjeçare. Në mengjesin e hershëm, kur nata po kalonte në ditë, më 19 nëntor 1980, më kanë arrestuar. Ishin të angazhuar rreth 50 policë…
Ibish Neziri (nga minuta 16): Në stacion të policisë në Gjakovë kërkova leje për të shkuar në tualet. Kisha një letër në xhep. Ma mundësuan, duke rruajt policia para dere. E zhduka letrën. Ishte plani i aksionit. (…) Shpullën e parë në UDB në Gjakovës e kam marrë nga Sejfullah Sahatqiu. Shpullën e dytë e kam marrë prej Faton Zhubit. (…) Në ndërkohë erdh një ekip nga Peja. Ishin Mehmet Hasku, Mehmet Loci dhe Ajet Gashi.
Ibish Neziri (nga minuta 18): Kur mbarova klasën e 6-të të shkollës fillore më kanë zënë duke tentuar të arratisem në Shqipëri, sepse dëshiroja të shkollohesha atje…
Ibish Neziri (nga minuta 31): Fillimisht në Pejë më kanë dënuar 60 ditë për kundërvjtje – prishje të rendit publik. Prova kishin, sepse na i gjeten afishet në Pejë dhe në Gjakovë. Kishim qenë të përcjelluar [survejuar] bukur do kohë, siç e kam marrë vesh pastaj. Në grupin tim nuk ka pas spiun. Gjatë gjukimi e prezantuan një dëshmitar, të cilit në esencë gjyqësore i pata thënë: “turi spiuni”. Nuk e njihja. E kishte emrin Sefedin Mehu. Gjuqtar në gjykim për kundlërvajtje duhet të ketë qenë Gani Kelmendi. Por nuk jam i sigurt. (…) Në Pejë ishim pesë të burgosur politikë: unë, Malush Ademaj, Ramë Zeqiri, Xhafer Osmani edhe Bajram Gashi.
Ibish Neziri (nga minuta35): Demë Muja ka qenë torturuesi ma i tmerrshëm. Ai tani jeton në Serbi. Pastaj ishin Hasan Jakupi, Ajet Gashi.Mehmet Loci ishte shumë fyes, me gjuhë të pist. Hetimet i ka udhëheq Asllan Sllamniku. Asllani ishte torturues brutal. Ishte ispektor krahinor. Sllavkoviqi duhet të ketë qenë zavendës i shefit të UDB-së për Kosovë. Këta dy i kanë udhëheq hetimet. Vinin nga Prishtina e na merrni në pyetje…
Ibish Neziri (nga minuta 42): Gardiani Isë Shala më k athë para ca vitesh: “Ti dhe Nasim Haradinaj keni qenë më të torturuarit në burg të Pejës.”
Ibish Neziri (nga minuta 43). Gjatë vuajtjes se dënimit 6 vjeçar në burg ka pas shumë ditë e netë të tmerrshme. Nuk do të dija të dalloja cilat ishin më të këqija, meqë po më pyesni.Një natë nga më të tmershet ka qenë kur me kanë përplas me korriz në radiator apo në teh të tavolinës, duke me shkaktuar plagë horizontale mbi rryptë pantoflave. E kam humb vetëdijen. Jam këndell, nuk e di ps sa kohe, n[ë qeli. Isha qull në ujë, meqë më kishin lag të këndellesha. (…)
Hetimet kanë zgja 18 muaj, meqë dy herë jam hetuar. Herën e parë jam dënuar dy vjet unë, ndërsa Malushi një vit e gjysë, sipas nenit 133për agjitacion e propagandë. Gjykimi ka ndodh më 23 mars 1981. Gjyqtar Riza Loci. Prokuror Selman Ukaj.
Ibish Neziri (nga minuta 47): Vitin e fundit të burgut, me 1986, kam qenë në një qeli me Adem Demaçin në Stara Gradishtë. (… ) Në gusht 1981 më kanë rihetuar, sepse pati burgosje të reja. Ai që më ka përmend dhe më ka shkaktuar hetim të ri, e ka bërë sepse nuk i ka përballua hetimet. Nuk ia them emrin. Ia kam fal. (…)Kryesjes hetimi Asllan Sllamniku, dhe Sllavkoviqi. Asistonte edhe Xheladin Beqiri. (…) Më kanë përball me dekonspiruesit, ish-bashkëveprimtar. E kam fal. Nuk ia them emrin. Nuk e prisja që ai të dekonspironte. Më kanë përball edhe me dy tjerë, por ata nuk i kam njohur. (…) Në dënim të dytë ma bashkuan dënimin e të parin dhe gjithsej me dënuan 6 vjet.
Ibish Neziri (na minuta 59): Pas Lufte, bashkë m enjë shok të Lëvizjes, në Qebaptore te Ura e zallit, në rresht përtë marrë bukë, e kemi pa Mehmet Locin duke prit në rresht. Ai shoku e ka sulmua Mehmetin. Kam ndërhy që të mos i binte më. (…) Edhe Mhmet Loci është veteran dhe i burgosur politik. (…) Mehmeti na pat denoncuar në UNMIK..

Nowy Dziennik (1928) / “Jeta, planet, hebrenjtë, Palestina, Polonia…”

WIELKI ARTYSTA – NJË ARTIST I MADH (Burimi : Światowid, e shtunë, 31 mars 1928, ballinë)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Gusht 2024

Gazeta polake “Nowy Dziennik” ka botuar, të dielën e 1 korrikut 1928, në faqen n°3, intervistën ekskluzive, midis aktit të tretë dhe të katërt, me Aleksandër Moisiun, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Midis aktit të tretë dhe të katërt – me Aleksandër Moisiun

Një artist i shkëlqyer mbi jetën, planet e tij, hebrenjtë, Palestinën, Poloninë…

(Nga korrespondenti ynë i Vjenës)

  • mNjë intervistë ekskluzive, midis aktit të tretë dhe të katërt, me Aleksandër Moisiun në Vjenë

Burimi : Nowy Dziennik, e diel, 1 korrik 1928, faqe n°3

Burimi : Nowy Dziennik, e diel, 1 korrik 1928, faqe n°3

Keni pak kohë sonte ? — më pyet një nga artistët më të mëdhenj të botës. Nëse po, do të jem i lumtur nëse më vizitoni sot në Teatrin Reinhardt. Midis aktit të tretë dhe të katërt ka një pauzë prej mbi pesëmbëdhjetë minutash. Në zyrën time të vogël mund të flasim lirshëm me njëri-tjetrin. Dhe mendoj se kjo botë e prapaskenave do t’ju interesojë më shumë se sa salloni më i bukur i ndenjes. Marrëveshje ? 

— Me kënaqësi, mjeshtër… 

Përpara Teatrit Reinhardt në Josefstädter straße, kolona të tëra makinash, një turmë e madhe zonjash, vajzash dhe zotërinjsh elegantë, duke bërtitur në sportelet e teatrit. Megjithatë, një shenjë e vogël „Ausverkauft” ngadalë, nëse pa dëshirë, qetëson krenarinë. Shfaqet perëndia e skenës, pasardhësi brilant i Kainz-it dhe Sonenthal-it dhe kjo fjalë absolutisht magjepsëse : „Moissi” mjafton për të mbushur teatrin brenda një kohë të shkurtër. Moisiu mori rolin e famshëm të Orestes teksa luante „Iphigenie auf Tauris” të Gëtes — Publiku po pret me padurim paraqitjen e të preferuarit të tyre. Megjithatë, aktualisht më intereson më shumë… fundi i aktit të tretë. Shpesh kisha shijuar luajtjen e një artisti të pakrahasueshëm, por tani doja të dëgjoja dhe bisedoja me Moisiun — një burrë pa gjeste dhe poza teatrale — dhe të dëgjoja prej tij për përvojat dhe sprovat e tij përpara se të arrinte kulmin e artit dhe famës së tij… 

Akti i tretë përfundon në një moment. Largohem shpejt nga teatri dhe shkoj në prapaskenë. Nuk është aq e lehtë për të arritur në këtë vend të shenjtë të teatrit të Reinhardt. Dhjetra pyetje, hulumtime dhe përgjigje. Në këtë rast, megjithatë, mjafton një fjali e vogël : “Moisiu më ftoi këtu” për të hapur gjithçka. Pas skenës dëgjohen duartrokitje dhe britma të forta. Mjeshtri duhet të shfaqet para turmave edhe një herë. Në një moment, megjithatë, ai është pranë meje dhe më shtrëngon ngrohtësisht dorën. Jemi në një dhomë të vogël. Ka kostume fantastike të shpërndara gjithandej, një paruke aty-këtu, një rrëmujë artistike… 

Moisiu më shikon me sytë e tij të mëdhenj të zinj dhe më thotë : 

— Do ta marr me mend se çfarë po mendoni tani : ju prisnist që të isha nervoz, i lodhur nga loja, i djersitur, asgjë nga këto… Oh Zot, unë e di këtë pjesë pothuajse përmendësh dhe e kam luajtur me dhjetëra herë, kështu që nuk është çudi që nuk më lodh. Vetëm kur formoj një shfaqje për herë të parë bëhem pak nervoz. Por sot, nuk kam asnjë arsye për ta bërë këtë. Përkundrazi, jam shumë mirë, aq më tepër që regjisori i dramës së sotme është miku im i vjetër dhe poeti i jashtëzakonshëm Richard Beer-Hoffmann… 

I dëgjuat duartrokitjet dhe brohoritjet? Këto duartrokitje tregojnë se sa e çuditshme mund të jetë ndonjëherë jeta dhe udhëtimi i një artisti. 

Kur erdha në Vjenë nga Trieste, nuk kuptoja asnjë fjalë gjermanisht. Babai im vinte nga Shqipëria dhe nëna ime ishte italiane. Pra, natyrshëm, asnjë fjalë gjermane nuk u dëgjua në familjen time. Isha tetëmbëdhjetë vjeç kur mbërrita në Vjenë. Pothuajse pa para, por me plane të mëdha. Doja të zhvilloja zërin tim këtu dhe të bëhesha një “tenor i famshëm një ditë”. Por në një farë mënyre nuk funksionoi. Në vend që të isha një tenor i famshëm, u bëra… një personazh i zakonshëm i Burgtheatre. Për këtë arsye, rolet e mia duhej të ishin “të heshtura”, sepse në atë kohë sapo kisha filluar të mësoja gjermanisht. Kainz-i i shkëlqyer vuri re luajtjen time të heshtur, por kur drejtori i Burgtheatre dëgjoi një herë zërin tim, vuri duart në kokë : Çfarë shqiptimi i mjerë! Kjo ishte e vetmja gjë që dëgjova prej tij në atë kohë. Dhe sot kam ende një dokument të shkruar nga një mjeshtër si Sonnenthal që gjatë „deklamatës së provës” Moisiu tregoi se nuk do të kishte kurrë asnjë vlerë si aktor. E shihni, Moisiu më buzëqesh, çfarë thotë ndonjëherë kritika… 

Megjithatë, vazhdova të mësoja gjermanisht, performova në Pragë dhe më vonë në teatrin Ostea në Berlin. E njëjta kritikë kudo : “Ky njeri po shkatërron gjuhën gjermane dhe duhet të hiqet nga tabelat”. Por ishte dikush që besonte në talentin tim pavarësisht këtyre kritikave. Harden më rekomandoi te Reinhardt dhe pavarësisht se luftoi me pothuajse të gjithë shtypin e Berlinit, ai më besoi, besoi në mua dhe mendoj, shton mjeshtri, se nuk e zhgënjeva. I detyrohem gjithçka ligjërisht Reinhardt-it dhe kujdesit të tij brilant… 

Papritur Moisiu hidhet përpjetë dhe, duke i dhënë vetes një shuplakë, thotë: Kam disa minuta që po flas me ju dhe i kam harruar fare detyrat si mikpritës. A dëshironi diçka për të pirë? 

— Faleminderit, më mirë preferoj të flas me ju… 

Megjithatë, në një sinjal të caktuar, një shërbëtor shfaqet dhe sjell verë dhe cigare sipas kërkesës. 

— Mund të flisni më mirë me një gotë verë, më ngushëllon artisti i shkëlqyer. 

Po flasim për planet për të ardhmen. Sezonin tjetër do ta kaloj në Amerikë. Por nuk e di nëse do të jetë me trupën e Reinhardt-it. Gjithsesi kam firmosur kontratën dhe nuk jam penduar aspak. Në përgjithësi, ne jemi mësuar ta shikojmë me përçmim teatrin amerikan, edhe pse teatrot vendase kanë staf të nivelit të lartë. Shpresoj se do të më vizitoni sërish një ditë dhe do t’ju tregoj shumë gjëra interesante për Amerikën. Përpara se të nisem për në Amerikë, do të jem në Berlin dhe më pas në Moskë, ku më ftuan me rastin e një feste për nder të Tolstoit. Më kujtohet teatri Habima. Moisiu është absolutisht i kënaqur me performancën e këtyre artistëve dhe është i lumtur me lajmin se ata mesa duket do të qëndrojnë në Palestinë. “Habima” mund të bëjë shumë në Palestinë, megjithëse ka një të metë, shton Moisiu. Këta artistë janë të specializuar në pjesë individuale. Nisur nga talenti, ata duhet t’i drejtohen repertorit evropian. Një ditë planifikoj të shkoj edhe në Palestinë. Atje do të mbaj disa fjalime për teatrin. Megjithatë, nëse “Habima” do të ishte aty, do të isha i lumtur të luaja mes tyre gjatë qëndrimit tim në Palestinë. 

Në këtë pikë, Moisiu më thotë me buzëqeshje se shumë njerëz e konsiderojnë atë një hebre. Le ta pranojmë, nuk më lëndon aspak. Unë e respektoj shumë racën hebreje. Miqtë e mi më të ngushtë janë hebrenjtë, shton mjeshtri. 

Moisiu lavdëron gjithashtu Poloninë. Aty ndihem si në shtëpinë time dhe jam gjithmonë i lumtur me entuziazmin e publikut. Ju lutem përshëndetni miqtë e mi në Poloni përmes gazetës suaj. Kur të kthehem nga Amerika do t’i mirëpres sërish. 

Biseda jonë ndërpritet nga një sinjal. Akti i katërt është gati të fillojë. Moisiu më jep një lamtumirë të dashur. 

Prapa skenave, për një moment të shkurtër, admiroj tingullin e lezetshëm të zërit të tij dehës, i cili mund të më kënaqë dhe mahnisë aq shumë… 

Vjenë, në qershor.

Dr. Józef Finkelstein

Ngrihu ose zhduku, sepse duket sikur nuk e meriton lirinë

0

Nga: Aurel Dasareti

O shqiptar! Duhet të zgjohesh, është luftë. Parajsë dhe ferr. Ti nuk duhet të durosh me kaq përzemërsi  padrejtësinë që nuk prek veten tënde. Ti nuk duhet te flesh më. Ngrihu ose zhduku, sepse duket sikur nuk e meriton lirinë.

***

Hajduti më i keq i të gjitha kohërave në historinë shqiptare që nga viti 1912, krye-mafiozi i regjimit diktatorial me përkatësi etnike jo shqiptare, në bashkëpunim me kryeplakun e opozitës inekzistente të fshehur pas dritares, ka planifikuar të qëndrojë përgjithmonë në pushtet. Qëllimi i tij: të sundoj edhe pasi të jetë në ferr.

***

U zgjova një natë nga një ëndërr e çuditshme. Ishte sikur një zë i largët më fliste si një rrymë nëntokësore – dhe u ngrita në këmbë:

Çka kërkon nga unë? Çfarë do nga unë?

– Nuk duhet të flesh! Nuk duhet të flesh! Ti nuk duhet të besosh që vetëm ke ëndërruar.

I gjithë bodrumi këtu është plot me njerëz të rraskapitur dhe të gjithë barakat kanë bodrume ngjitur me bodrumet. Ne shtrihemi dhe presim në qelitë e ftohta prej guri. Ne shtrihemi dhe kalbemi në vrima të errëta! Ne as nuk e dimë se çfarë presim dhe kush mund të jetë ai i radhës që marrin dhe e burgosin, vrasin…

Ne rënkojmë dhe bërtasim – por a mund të dëgjoni?

Nuk mund të bëni absolutisht asgjë?!

Vëlla, ke ende shumë për të mësuar! Ata thanë: “Duhet të japësh jetën nëse kërkohet”.

Dhe tani e kemi dhënë – më kot, më kot. Ne njëri-tjetrin jemi duke e shkatërruar. Prandaj edhe bota e pabesë na ka harruar! Ne jemi të mashtruar! Nuk duhet të flini më sonte! Ju nuk duhet të shkoni te tregtari juaj dhe mendoni për atë që jep fitim dhe humbje! Nuk duhet të fajësoni fushat dhe bagëtinë dhe se ke më shumë se sa duhet! Ju nuk duhet të uleni të sigurt në shtëpinë tuaj dhe të thoni: Është një situatë e trishtueshme, keqardhje për të varfrit, por nuk mërzitem fare. Nuk duhet të tolerosh me aq përzemërsi padrejtësitë që përjetohen nga të tjerët por që nuk të prek ty personalisht.

Unë bërtas me frymën e fundit të zërit tim: Nuk lejohet të shkosh atje dhe të harrosh! Mos i falni gjakpirësit, ata e dinë se çfarë po bëjnë! Ata thithin prushin e urrejtjes dhe të së keqes! Vetëm pse je shqiptar. Ata pëlqejnë të vrasin, kënaqen me vajtimin, duan ta shohin botën tonë në flakë! Ata duan të na mbytin të gjithëve, të na mbulojnë në gjak! A nuk mendon kështu? Ti e di atë më mirë se unë por nuk reagon!

Unë thërras në errësirë ​​- oh, a mund të më dëgjosh o shqiptar i vërtet? Ka vetëm një gjë për të bërë: Kujdes, por duart i keni të lira! Shpëtoni fëmijët tuaj! Shqipëria po digjet!

Po dridhesha nga ngrica. Vesha disa rroba. Jashtë ishte mot i shkëlqyeshëm me yje. Vetëm një brez që digjej në lindje lajmëronte njësoj si zëri i ëndrrës:

Dita përtej skajeve të tokës u ngrit me një nuancë gjaku dhe zjarri u ngrit me një ankth të tillë pa frymë, saqë dukej sikur vetë yjet ngrinë!

Mendova: Tani diçka po ndodh. Ne duhet të jemi të lirë. Koha jonë ka mbaruar – Shqipëria është në zjarr!

Mos i fal; ata e dinë se çfarë po bëjnë! Ligësinë e kanë në gjene. Ata thithin prushin e urrejtjes dhe të ligësisë!

Ky shkatërrim i ndyrë i zgjuar ka shkuar shumë larg. E vetmja pozitive është se ka marrë një manifestim molekular; si provë se ekziston ideologjia dhe dishepujt e ferrit. Këta nuk janë pacientë të zakonshëm psikiatrikë të arratisur të infektuar me SIDA, por qelbësi, ligësi dhe kalbje të sistemuar.

Unë zgjedh të besoj se shqiptari do ta shohë këtë dhe do të zgjohet si pasojë. Atëherë briri i djallit mund të bjerë, dhe “komunizmi” dhe pasardhësit e tij të shëmtuar që përpiqen për të zhdukur kombin shqiptar do ta shkatërrojnë veten dhe do të zhduken një herë e përgjithmonë nga trojet tona!

E je zgjuar? Ti nuk duhet të flesh. Zgjohu menjëherë! Rezisto!

***

Që kur isha fëmijë, të shkruarit ishte një gëzim i vërtetë. Stili i të shkruarit në shkollën fillore dhe jo më pak në shkollën e mesme ushtarake dhe Akademia Ushtarake e SHBA në West Point ishte ajo që më pëlqente më shumë tek akademikët. Më në fund ndjeva një dëshirë të fortë për të shkruar libra, opinione, analiza. Kur rashë për herë të parë në kontakt me luftëtarët e lartpërmendur të rezistencës, kuptova se këtu mund të kombinoja dëshirën për të shkruar me projekte të arsyeshme: të kujdesem për ngjarjet e kohës së luftës dhe njëkohësisht t’u jap njerëzve të duhur publicitetin që meritojnë. Njerëzit të cilët jetonin atëherë nuk e dinë ku po shkon lufta, cila palë do të fitojë, apo çfarë do të ndodhë në të ardhmen e afërt. Jemi mësuar të dëgjojmë për konflikte në kontinente të tjera të largëta, si gjeografikisht ashtu edhe nga aspekt kulturor. Evropa, nga ana e saj, në dekadat e fundit është shfaqur si një oazë “paqësore” në një botë ndryshe të pasigurt, por e gjithë kjo ndryshoi më 24 shkurt 2022 me agresionin-pushtim rus të Ukrainës. Ndërkohë, trojet e shqiptarëve, duke filluar nga shteti amë Shqipëria, nuk janë të rrezikuara vetëm nga shtetet fashiste-terroriste të rusëve dhe serbëve, por në radhë të parë nga tradhtari, hajduti dhe kryekrimineli më i madh që ka përjetuar shqiptaria prej vitit 1912; ndryshe vasal i Serbisë, Greqisë dhe Rusisë, “pronar” i narkoshtetit që është bërë fatal-vdekjeprurës  për ekzistencën e Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi.

PS: Një parti që nuk është demokratike nga brenda është e papërshtatshme për të mbrojtur demokracinë në Kuvend (Parlament). Shqipëria dhe Kosova duhet të ruajnë veten dhe të ndërtojnë aftësinë për të rezistuar!

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Kritikë ndaj librit: “Dosja amerikane për Shqipërinë komuniste”

0

Nga Dilaver Goxhaj

Autori librit: Dr. Bejtullah DESTANI

(Pjesa e parë)

Kohët e fundit është hedhur në qarkullim libri “Dosja amerikane për Shqipërinë Komuniste”, me autor diplomati prej Kosove Bejtullah Destani, dhe me parathënie të poetit nga Lushnja Visar Zhiti, sot në Amerikë.

Libri prërmban dëshmi të rreth 1.400 shqptarëve të arratisur nga Shqipëria, të cilët, gjatë Luftës Nacionaçlirimtare, 1939-1944, kanë qenë pjestarë të Ballit Kombëtar, të Legalitetit si dhe kolaboracionistë të tjerë që i patën lyer duart me gjak shqiptarësh, dhe janë arratisur menjëherë pas mbarimit të Luftës NacionalÇlirimtare për t’i shpëtuar drejtësisë popullore. Është ai kontigjent që më pas, në periudhën 10-vjeçarë 1944-1953, janë futur dhe hedhur në Shqipëri si diversantë, individualisht dhe me grupe, nga agjenturat e huaja fqinje dhe më shumë, për të vrarë, djegur e shkatërruar Shqipërinë e varfër të porsadalë nga lufta me nazi-fashistët italo-gjermanë. Përmes këtij libri, i mbushur me dëshmi të rreme të tradhëtarëve të Luftës NacionalÇlirimtare, tashmë kriminelë të rikthyen në vitet 1945-1953 për të vrarë shqiptarë dhe për ta djegur edhe atë pjesë të Shqipërisë që nuk kishin munduar ta digjnin në bashkpunim me pushtuesit, dy autorët, Destani dhe Zhiti, duan t’i thonë lexuesi të sotëm: “Sa mirë ia bënë asaj Shqipërie, që nuk dëgjoi Ballin Kombëtar dhe Legalitetin që të mos kishte më Shqipëri, po shkuan pas Partisë Komuniste Shqiptare!” Prandaj dhe librin e kanë titulluar: “Dosja amerikane për Shqipërinë Komuniste”, e cila në vitet kur këta dëshmitarë erdhën ta vrisnin e ta digjnin ishte ndoshta shteti më i varfër në botë, e jo më në Evropë.

Prandaj, dhe gjithë nerv e quajnë “Shqipëria Koministe”, Shqipërinë Fenikse, që po ringjallej nga hiri i vet. Këtë libër po e reklamon dhe e tregëton në gjithë trojet shqiptare Libraria Artini – Prishtinë. Bazuar thjeshtë te emërtimi “Shqipëria Komuniste” bind çdo lexues të thjeshtë se autorët, edhe pse janë intelektualë të mirëfilltë, mashtrojnë me ndërgjegje të lartë. Gjë që tregon se e kanë urryer dhe e urrejnë jo vetëm Shqipërinë e LANC-it dhe atë të periudhës së Ringjalljes Feniksiane, por edhe Shqipërinë e sotme. Ata e quajnë “Shqipëri Komuniste” Shqipërinë “e viteteve 1943–1953, pra dhjetvjetëshin e parë të diktaturës komuniste në Shqipëri”, sikundër shkruan vetë Visar Zhiti, (në f.18), kur e mjera Shqipëri ishte në luftë kundër nazistëve gjermanë dhe kundër qëndresës së klasave reaksionare të përmbysura; në luftë për të tërhequr masat punonjëse dhe veçanërisht fshatarësinë në rrugën e socializmit dhe rindërtimin e vendit; në luftë kundër bandave të armatosura kriminele; në luftë për të mbrojtur fitoret e arritura nga revolucioni çlirimtar e shoqëror nga armiqtë e brendfshëm; në luftë për t’u mbrojur nga agresioni i jashtëm, sikundër ndodhi agresioni i Greqisë në vitin 1949 i mbështetur nga anglo amerikanët, kur “Shqipwria Komuniste” e Bejtullahut dhe e Visarit, e izoluar totalisht, ishte e detyruar të raciononte ushqimet edhe për fëmijët e jo më për të rriturit; për atë periudhë që historiania britanike Margaret MacMillan ka thënë: “E MJERA SHQIPËRI, ME KAQ SHUMË ARMIQ TË FUQISHËM DHE KAQ PAK MIQ!”, (në f.50 të librit “Operacione sekrete -Shqipëria nën Luftën e Ftohtë”,Tiranë, 2022, v.I,f.50), me autor z.Irakli Koçollari) Shqipëria e asaj periudhe po sulmohej jo vetëm nga fqinjët, por edhe nga anglo-amerikanët. Ja si shkruan në muajin Shkurti të vitit 2022 Dr.STEPHEN LONG, – i njohur me pseudonimin MAJKU – njeriu kryesor i CIA-s, që kishte drejtuar operacionet agjenturore në terren, në drejtim të tokës shqiptare, në f.11 të librit z.Irakli Koçollari “Operacione sekrete…”: “Në mesin e vitit 1949, Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizuan dhe ndërmorën një operacion “top-sekret” në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin Inteligjent Britanik, me qëllim që të përmbysnin qeverinë shqiptare, në krye të së cilës ishte Enver Hoxha.

Pas disa muaj planifikimesh dhe shqyrtimi, në një kohë mjaft të ndezur të Luftës së Ftohtë, Uashingtoni dhe Londra ranë dakort që të bashkërendisin veprimtarinë e shërbimeve sekrete dhe të organizonin operacionet paramilitare kundër regjimit komunist në Shqipëri.” Jo pa qëllim këta dya autorë e hedhin në qarkullim këtë libër sot, në kohën kur Shqipëria e atyre viteve anatemohet edhe nga partitë politike në Shqipëri, të cilat kanë larguar mbi 50 % të popullit nga Shqipëria, dhe po e sjellin në nivelin e “komunizmit” të viteve 1945-1953, dhe, me sa kuptohet, po duan të realizojnë qëllimin e Ballit Kombëtar e të Legalitetit të Luftës së Dytë Botërore, që Shqipëria të coptohet pjesë-pjesë, të shpërngulet, të asimilohet deri në zhdukjen etnike, dukuri që po vihet re si në rastin e dhurimit të Himarës – Greqisë, Gjadrin dhe Shëngjinn – Italisë, shtohet papunësia që të nxitet emigracioni masiv, dhe pjesa që të mbetet t’i bashkohet më vonë Serbisë përmes “Ballkanit të Hapur”. Kësaj strategjie jo rastësisht i vinë në ndihmë historiani prej Kosove Bejtullah Destani dhe poeti prej Myzeqeje Visar Zhiti. “Asgjë në botë – thotë Lessing – nuk është rastësi”. Propaganda mashtruese e zotërinjve Destani dhe Zhiti kërkon të bindi lexuesin e sotëm se Shqipëria e periudhës 45-vjeçare, 1945-1990, kur kërkonte të ndërtonte socilizmin, na qenka po ashtu edhe sot si “Shqipëria Komuniste” e viteve 1944-1953 si ajo e luftës me bandat paramilitare diversante, me nënkuptimin: “prandaj s’keni ç’e doni, urrejeni dhe largohuni prej saj, ndryshe do të përsëritet ajo histori”.

Dhe këtë urrejtje Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti e kanë nga fakti: pse Luftën NacionalÇlirimtare e udhëhoqi Partia Komuniste Shqiptare duke bërë popullin me vete kundër pushtuesve italo-gjermanë, dhe jo këta “dëshmitarët” dhe udhëheqësit e tyre politikë, Mit’hat Frashëri e Abaz Kupi, (Ballit Kombtar e Legaliteti) me Hasan Dostët, Ali Këlcyrën, Abaz Ermenjin, Zef Palin, Fiqiri Dinen, Vasil Andonin, Kadri Cakranin, Mehdi Frashërin etj., që të mos kishte më shtet shqiptar. Sipas tyre, më mirë të mos kishte e të ketë shtet shqiptar, sesa Republikë Popullore të Shqipërisë. Prandaj këta të dy e cilësojnë “Shqipëria Komuniste”, dhe për këtë qëllim e kanë përgatitur këtë libër, duke u mbështetur në “heroizmat” e paramilitarëve kriminelë ballisto-zogistë. Urrejtjen e Bejtullahut kundër Shqipërisë e kuptojmë dhe i japim të drejtë, se Ai edhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë nuk e do, prandaj kur filloi organizimi luftaraki UCK-së për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë u arratis në Londër në moshën 31 vjeçare, dhe nuk u kthye edhe kur u shpall mobilizim i përgjithshëm në 01 prill 1999, prandaj dhe e emruan sekretar të parë në ambasadën e Kosovës në Londër në v.2008; po Visarit, nga i buron kjo urrejtje për Shqipërinë?!

Dy autorët e këtij libri, por dhe drejtuesit e partive politike në të Shqipërisë së sotme që ua fal fqinjve territoret e saj, e kanë inatin për faktin, se po të mos kish dalë në skenë PKSH-ja, do të ishim “demokratizuar” me kohë, do të vetëquheshim grekë, italianë, sllavë etj, por nuk do kishte më shqiptarë. Kjo do të ndodhte për faktin e vendimit që u muar në Konferencën e Tretë të Tre të Mëdhenjve, në Jaltë, 4–11 shkurt 1945, midis Ruzveltit, Stalinit dhe Çurçillit, vendim i cili u jepte të drejtë shteteve fituese në luftë të Aleancës Antifashiste: SHBA-BS-Angli, (në rastin tonë Jugosllavisë dhe Greqisë), për shpërbërjen dhe shpërnguljen e atyre popullsive apo shteteve që ishin bashkuar me Blllokun Fashist Romë-Berlin Tokio.

Shqipëria nuk u rendit në këtë kategori falë daljes në skenë të Partisë Komuniste me në krye Enver Hoxhën, që bindi shumicën absolute të popullit shqiptar të shkonte pas saj në luftë kundër nazi-fashizmit pushtues. Shembuj konkretë të vënies në jetë të atij vendimi në Jaltë ishin: Rumani, të cilës iu shkëput një republikë e tërë nga trojet e veta, Moldavia; u shpërngulën 10 milionë gjermanë nga Prusia e Krakovia; u shpërngulën Sudetët, u shkëput nga Hungaria dhe u shpërngul Vojvodina dhe një pjesë tjetër që iu dha Ukrainës; u shpërngul pjesa më e madhe e Çeçenisë, duke u çuar në Siberi etj, etj. Edhe Kosova do të kishte pësuar të njëjtin fat, do qe shpopulluar sipas planit të Garashininit dhe Qosiçit, nëse nuk do të kishte dërguar PKSH-ja e drejtuar nga Enver Hoxha divizione të Ushtrisë NacionalÇlirimtare të Shqipërisë për çlirimin e Kosovës. Nëse nuk do të ishin dërguar partizanët nga “Shqipëria Komuniste”, popullsia shqiptare në Kosovë do të shpërngulej. Kjo për faktin se, pas kapitullimit të Italisë fashiste, në Kosovë filloi mobilizimi i vullnetarëve për formacione të mëdha SS-e në “Shqipërinë e Mdhe”. Për formimin e njësive SS-se u angazhua qeveria kuislinge e Tiranës e përbërë nga ballisto-zogistët me në krye Rexhep Mitrovica, si dhe KQ i Lidhjes së Dytë të Prizërenit, e kryesuar nga Bedri Pejani, i cili i shkroi Hitlerit dhe Himlerit, duke u propozuar që të formohej Korparmata SS-e me shqiptarë.

Por më në fund u vendos të formohej, së pari, Divizioni SS “Skënderbeu” në Kosovë, dhe gjer në 25 shtator 1944 u rekrutuan 11.398 vetë nga Kosova. (Ali Hadri “LANC-I në Kosovë1941-1945”,Prishtinë, 1971, f.321-322) PYESIM: Si i vërtetuan diplomati Bejtullah dhe dhe poeti Zhiti saktësitë e “dëshmive” të 102 tradhëtarëve kriminelë nga 5.000 të arratisur prej tyre në Greqi; të 42 të “dëshmive” dërguar “Nga burime zyrtare greke”; të 8 “dëshmive” të arratisurve kriminelë në Itali; të 20 “dëshmive” që I quajnë të “të paidentifikuarve” nga Roma, Parisi dhe Athina; të 8 “dëshmive” letra “të derguara me postë” prej të aratisurve kriminelë në Jugosllavi; të 13 “dëshmive” të dhëna nga Vatikani; të 9 “dëshmive” të dhëna nga Kisha Katolike e Romës; të 15 “dëshmive” të dhëna nga “Zyra e lajmeve Paris”; të 34 “dëshmive” të dhëna nga korespondentët e Radio Evropa e Lirë prej Janine, Stambolli, Selaniku, Athina, Mynih etj; të 6 “dëshmive” të dhëna nga një tregëtar anonim shqiptaro-turk që shiste ushqime në Shqipëri; të 9 “dëshmive” të dhënat prej punonjësve të legatave të huaja në Romë e Paris, përfshi dhe 20 “dëshmive” të dhënave nga “burime të panjohura”, me të ciat merret komplet ky libër?

Sikundër shihet, të gjitha këto dosje, marrë nga arkivat amerikane, (sikundër na betohen këta dy intelektualë të popullit shqiptar), janë tërësisht të pavërteta ngaqë janë dëshmi të dhëna nga kriminelë shqiptarë armiq të Shqipërisë. Këtë të vërtetë na e pranon edhe vetë dokumeti me nr.660, (f.54), i këtij libri, ku shkruhet: “dëshmitarët janë përfaqësues të grupeve të emigrantëve shqiptarë pro-italianë, pro-jugosllavë dhe pro-grekë”. Kesaj i thonë: Mos i pyet, se flasin vetë. Dhe, ajo që e përforcon bindjen se kemi të bëjmë vetëm me shpifje dhe gënjeshtra të tradhëtarëve kriminelë e vërteton fakti tjetër, se në asnjë prej këtyre dosjeve nuk përmendet asnjë autor dëshmie! Këto të “vërteta” të sistemuara nga Bejtullahu dhe Visari do të thotë se kanë punuar gjatë për të dalë në përfundimin, se grupet kriminele diversante të mbeturianave ballisto-zogiste kishin të drejtë ta zhduknin shtetin shqiptar ngaqë ajo kishte ndërtuar Komunizmin! Pika që s’u bie!- thotë populli në të tilla raste. Dhe nuk e kanë nga injoranca, pasi janë edhe botues veprash, por nga urrejtja kundër kombit shqiptar. Shqipëria jo vetëm që nuk ndërtoi dot deri në vitin 1990 as bazat e Socializmit e jo më Komunizmin, e jo më kur e digjnin dhe e vrisnin “trimat” e Ballit e të Legalitetit të nxitur, aramtosur, paguar dhe hedhur me avjonë nga anglo-amerikanët, sikundër e pranon vetë oficeri i CIAs, drejtuesi i tyre, Dr.Stephen Long – Majku, gjatë luftës së armatosur shumëdimensionale 10-vjeçare 1944-1953 kundër bandave kriminele. Por, e vërteta është se, Shqipërinë në periudhën 1948-1953, periudha e luftës me intensitetin më të lartë, nuk e drejtonte Partia Komuniste por Partia e Punës.

Dhe këta intelektualë e dinë shumë mirë këtë fakt. Prandaj na japin të drejtën të themi se është më se e vërtetë thënia populore: “Ngjan krushqia, pra bëhet”. Edhe “krushqia” midis Bejtullahut dhe Visarit nuk është rastësi. Duhet të ketë një ngjizje të hershme, prandaj dhe është bërrë kjo “martesë” ideale midis librit dhe parathënies, kundër të vërtetës së Shqipërisë Popullore. E themi këtë, se edhe Visarit, në periudhën që ishte mësues dhe drejtues i grupeve edukative në një fshat në Veri të Shqipërisë, i ishte besuar të drejtonte edhe format e edukimit me inteligjencën e fshatit, dhe shpesh herë, kur ishte ngopur me informacionin e “të vërtetave” mbi Shqipërinë nga Jugosllavia e Titos, u thoshte dëgjuesve, sikundër shprehen kolegët e tij bashkëmoshatarë: “Mos dëgjoni çfarë thotë Tirana!”, dhe u hapte Radion e Prishtinës. Kosovën në atë periudhë e drejtonte Lidhja Komuniste Jugosllave e Kosovës.

Dhe Visari i thoshte grupit edukativ: “Këto janë të vërtetat për Shqipërinë, dhe jo këto që na thotë PPSH-ja”. Prandaj edhe e shpërblyen dhe e dërguan në minierë që të shijonte “komunizmin shqiptar”: punonte sa mundëte dhe i jepej ushqim falas sa kish nevojë për të realizuar normën ditore. Prandaj të dy këta kanë të njëjtën “dashuri” për Shqipërinë, sepse i ka brumosur e njëjta parti, Partia Komuniste Jugosllave. Le ta shohim këtë emërtimin “Shqipëria Komuniste” edhe në një kënd tjetër. Që ta emërtosh Shqipërinë shtet komunist nuk të lejon edhe fakti se më 29 Nëntor 1944, kur u çlirua Shqipëria, PKSH-ja kishte gjithsej 2.800 anëtarë, prej të cilëve vetëm 10 % e tyre ishin klasë punëtore, (përfaqësuese e së cilës janë partitë komuniste); ndërsa popullsia e Shqipërisë, kur u pushtua në vitin 1939, popullsia fshatare përbënte 84,6%. Prandaj, ndoshta nuk gabojmë të shprehemi se, PKSH-ja ka qenë thjeshtë rinia fshatare, por me etiketimin “Komuniste”, pasi edhe 80% të formacioneve partizane e përbëntë fshatarësia.

Dhe, si e tillë, ajo rini revolucionare luftarake u vetëquajt Komuniste për faktin se vetëm këto parti ngritën popujt në luftë kundër pushtimit të Boshtit: Romë – Berlin –Tokio. Kurse në vitin 1948, kur Jugosllavia e Bejtullahut iu bashkua Perëndimit, në PKSH vetëm 29% të anëtarëve të PKSH ishin punëtorë. Po ashtu, edhe përbërja shoqërore e Shqipërisë në në fund të kësaj luftë 10-vjeçare vetëm 22% e popullsisë ishin punëtorë, përfshi këtu edhe fshatarësinë kooperativiste, dhe 78% fshatarë, ndërkohë që komunizmi është botkuptim dhe ideologji e proletariatit. Kjo përbërje e shoqërisë sonë patjetër që reflektonte edhe në përbërjen e Partisë, prandaj dhe u quajt Parti e Punës. (ShihTuk Jakova “Kongresin I-rë PKSH”, 1948, f.550). Si mund t’i thuash “Shqipëria Komuniste” kur deri në vitin 1953 lufta e klasave ishte shumë e ashpër, pasi kriminelët që luftonin Shqipërinë ishin pjestarë të ish-klasave shfrytëzuese dhe reaksionare, ish bashkpuntorë të pushtuesve, vrasës ordinerë, delikuentë të pashpirt, trafikantë dhe hajdutë të të gjithë kategorive që vijonin të bridhnin pa fre në gjithë territorin e vendit? Ishte koha kur komunkatat e Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë shpallnin periodikisht dhe bënin me dije në faqet e shtypit ditor se: “Organet e Sigurimit të Shtetit rrethuan së bashku me forcat e policisë I.L., nga katundi. . . i Tiranës, i cili kishte vrarë J. … dhe dy fëmijët e tij dhe qëndronte në arrati prej 3 vitesh”; apo: “Forcat e ndjekjes më 12 janar 1949 kapën M.N. që kishte grabitur…, u fal pasi kishte paraqitur pendimin . . .”Më 15 Janar 1949 forcat e sigurimit dhe të policisë rrethuan dhe kapën krimineln B.Q. në Shijak, i cili kishte vrarë . . . dhe më pas reshter i milicisë fashiste…”. Ndërsa më datën 31 Maj 1948, po kjo gazetë bën me dije se: “… u vranë nga forcat tona kriminelët ordinerë në arrati D.K., D.P. dhe K.M… të cilët kanë bërë vrasje, grabitje në. . .”(Irakli Koçllari “Operacione secrete”, V.1, f.105, marrë prej: B.Fisher “Albania at War (1939-19-1945)”, f.261, 262 dhe 251) Si mund t’i thuash “Shqipëria Komuniste” kur në shoqërinë komuniste nuk ka më klasa, zhduket totalisht kontrasti midis qytetit dhe fshatit, prodhimi është aq i madh e i mjaftueshëm në të cilin zbatohet parimi: “secili sipas mundësive, secilit sipas nevojës.”(!); ndërkohë që socializmi ka parimin “secilit sipas punës”?

Ndërkohë që në fundin e atij 10-vjeçari të varfërisë ekstreme porsa qe mbaruar Refirma Agrare dhe ekonomia individuale përbënte 92,60%, ajo kooperativiste 2,7%, sektori shtetëror, i cili quhej sektori socialit, ishte 4,4%, ndërsa entet fetare 0,3%, kurse të ardhrat e shtetit ishin shumë të dobëta dhe në fund të çdo viti buxheti i shtetit paraqitej me difiçite të mëdha! (Shih Gogo Nushi: “Mbi planin ekonomik të shtetit”, “Kongresin I-rë PKSH”, 1948, f.456).

Ndërkohë që Shqipëria, sikundër u shprehëm edhe më lart, as deri në vitin 1990 nuk arriti të ndërtonte bazat e socializmit; ndërkohë që Kina ka 75 vjet që punon për ta ndërtuar socializmin, dhe premton se: “Do ta arrijë ndërtimin e plotë të tij në 100-vjetorin e Republikës Popullore, në vitin 2050”, u shpreh Xi Jinping gjatë vizitës në ekspozitën “Rruga e rilindjes” në Pekin, më 29 Nëntor 2012.

Dhe këta dy intelektualët tanë historianë, Bejtullah e Visar, duan të na mbushin mëndjen se Shqipëria e ndërtoi komunizmin në vitet kur e digjinin dhe i përgjysmonin popullin kolaboracionistët e nazifashizmit, duke u ndihmuar nga anglo-amerikanët!

Tiranë, 31 Korrik 2024

Shkëlqimi dhe rënia e shokut “Zulu”-Zylo…!

0
Nga: Agim Vuniqi
___
* Shkëlqimi dhe rënia e shokut “Zulu”-Zylo, Ram(a) i zi
___
“Hyxhymi” i zhurmshëm i shokut Rama dhe i martirëve socialistë për të promovuar “mini-shengenin” Vuçiqian e “botës serbe” duke ia bashkangjitur edhe Republika serpska dhe Kosovën në projektin e “Serbosllavisë” i ideuar dhe vetë lansuar nga Vučiqi si projekti “Ballkani i hapur“ u përqafua me buzëqeshje nga vëllai ideologjik Edi Rama, fatëmirësisht u lëkundë nga bastioni Kurtian-Kosova. Kështjella e socializmit Ramian nuk dha ndonjë sukses demokratik, përveç gjuhës hidhëruese të kryeministrit shqiptarë drejtuar zyrtarëve “kosovare.”
“Shkëlqimi” i shokut Zulo-Edi Ramës ishte “mbresëlënës” kur si “major” i Tiranës ia kishte dorëzuar çelësin e Tiranës mikut të Karagjiqit e Mlladiqit, rock yllit serb me kallash Bregoviqit, i cili lartësoi kasaphanën e krimineleve tw luftës. Duket se kjo njollw në karrierën e tij politike tw “afërsisë” me estabilishmentin serbe nuk ishte e mjaftueshme, ai serish ktheu në repertorin politik baladën “Ram(a) i zi dhe Boro(Vuça)”.
Nëse matet kështu pulsi i elektoratit atëherë kanosjet “patriotike” do të mbesin si armë e fuqishme e ndërtimit të demokracisë shqiptare dhe rolit të neveritshëm të pushtetit aktual, është vështirë t’i besohet ndonjë politikani shqiptar për ndershmëri.
Erërat pro “mini shengeniane” në Shqipëri u zbehën në krahasim me ”SEFTAi” i promovuar nga idealisti puro-shqiptar, Albin Kurti. Rinia e idealizmit kombëtare lëkundi regjimin e “pronto-mafias” PANA aq shumë, saqë dridhjet demokratike në Kosovë po duken më shpresëdhënëse edhe në Tiranë.
Të tëra këto ngjarje lanë paksa në harresë përpjekjet e Ramës duke viktimizuar Thaçin politikisht me futjen e tij në kthetrat e diplomacisë serbe, me projektin e shkëmbimit territorial, të cilin Thaçi e kishte pranuar dorë hapur, duke rikthyer nga koha e lugetërve Rankoviqin, i cili tash po pushon në Den Hag, duke pritur vendimin përfundimtarë të Gjykatës.
Mjerisht “opozitaret” nuk po këndellen nga humbja e pushtetit që po perëndon, duke vjellë vrer në qeverinë Kurti, dhe duke harruar faktin se Kosova është në fazën e bisedimeve me regjimin e Vuçiqit dhe se retorika përçarëse dobëson pozicionin dialogues të Kurtit me Vuçiqin. Sa do të zgjatë kundërshtimi “demokratik” i politikëbërsve “Pronto” nuk po saktësohet, por nga ky boshllëk duket se po përfitojnë fqinjët e shqiptarëve serbët, të cilët vranë e masakruan shqiptarë, aq shumë, saqë u lodhën më, ndërsa tash po përkunden në djepin shqiptarë me ninullat e Ramës, duke filluar nga shkëmbimi i territorit të Kosovës deri te marrëveshja trepalëshe me Kosovën në sandviç, të shtyrë nga politika obstruksioniste e Ramës.
May be an image of 1 person, dais and text

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë në drekë me ambasadorë të akredituar në Kosovë

0

Prishtinë, 31 korrik 2024 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë si mysafir nderi në drekën e ftuar nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog me ambasadorë të akredituar të vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate për Bashkim Evropian në Kosovë. 

Mirënjohës për ftesën si mysafir nderi, kryeministri Kurti falënderoi të gjithë ambasadorët për bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt. Në veçanti falënderoi ambasadorin Szunyog, i cili është në përmbyllje të mandatit të tij si Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, për kontributin e tij, përveçse bashkëpunimin e mirë. 

Në këtë drekë, kryeministri theksoi rëndësinë që ka Plani i Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe për Kosovën, veçanërisht, dhe përgatitjet që Qeveria po bën për këtë plan. Ai bëri thirrje për largimin e masave të BE-së ndaj Kosovës, teksa përsëriti mbështetjen dhe orientimin e qartë që Kosova ka për anëtarësim në Bashkimin Evropian.