Kreu Blog Faqe 772

Variety (1914) / Aleksandër Moisiu, aktori më i paguar në Gjermani. Ja paga e tij vjetore

0

WIELKI ARTYSTA – NJË ARTIST I MADH (Burimi : Światowid, e shtunë, 31 mars 1928, ballinë)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Korrik 2024 

“Variety” ka botuar, të premten e 3 prillit 1914, në faqen n°4, një shkrim rreth pagës vjetore që Aleksandër Moisiu merrte asokohe në Gjermani, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Moisiu, me pagën më të lartë

Burimi : Variety, e premte, 3 prill 1914, faqe n°4

Burimi : Variety, e premte, 3 prill 1914, faqe n°4

(Dërgesë speciale për VARIETY.) 

Berlin, 1 Prill. 

Aleksandër Moisiu është tashmë aktori më i paguar në Gjermani. Prof. Reinhardt i paguan atij një pagë vjetore prej 100.000 markash (25.000 dollarësh). Moisiu do të interpretojë “Edipin” në arenën antike të Veronës, e cila mund të mbajë 50.000 spektatorë. Moisiu, një italian me origjinë, do të luajë në gjuhën italiane.

Nuk mund të hesht për krimet e komunizmit!

Nga: Frank Shkreli

Sot është një përvjetor që nuk e përmend as nuk e kujton kush – por ishte 31 Korriku i viti 1948 – një përvjetor vrasjeje, ishte një ditë kur xhelatët e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës mbytën dy klerikë katolikë shqiptarë, Dom Lekë Sirdanin e Dom Pjetër Çunin, martirë tё Kishë Katolike Shqiptare, nё periudhën e persekutimit komunist nё Shqipёri. Xhelatët e diktaturës enveriste të Shqipërisë, në atë ditë — mё 31 korrik 1948 — sipas dëshmitarëve dhe të dhënave zyrtare i mbytën të dy martirët duke i hedhur për së gjalli në një gropë gjirizi, në Koplik, ku zhvillohej hetuesia e meshtarëve. Dom Lekë Sirdani e Dom Pjetër Çun kan qenë dy figura të shquara, jo vetëm të Kishës Katolike, por edhe përfaqsues të denjë të kulturës dhe intelektualë shqiptarë të kohës së vet.

Dom Lekë Sirdani — I lindur në Bogë, Malësi e Madhe, në vitin 1891, i bëri studimet e para në Seminarin shqiptar e teologjinë në Insbruk, të Austrisë. U shugurua meshtar më 24 prill 1916. Ka punuar për fe e për atdhe. Kreu shërbimin në famullitë e maleve të kryeipeshkvisë së Shkodrës. Ishte shumë i zellshëm e i devotshëm. U torturua në mënyrë barbare e të pashpirtshme. E bënë të sillej përreth famullisë së tij në zonën e Koplikut, pastaj e futën të gjallë në një pus ujërash të zeza dhe e lanë aty derisa vdiq më 31 korrik 1948, bashkë me Dom Pjetër Çunin.  Dom Pjetër Çuni –Lindi në Shkodër, më 9 korrik 1914. Shkollën fillore dhe liceun e kreu në Seminarin Papnor të Shkodrës, kurse teologjinë në Kongregatën Propaganda Fide (Romë). U shugurua meshtar më 23 mars 1940. Shërbeu në famullitë e maleve përreth Shkodrës: Reç e Lohe (Shkrel). U arrestua pa arsye në Rrjol më 27 korrik 1948. Egërsisht i torturuar, e hodhën për së gjalli në një pus ujërash të zeza, ku vdiq më 31 korrik 1948. Të atit iu dha lajmi i vdekjes më 26 dhjetor 1948. Qe meshtar shembullor, i zellshëm dhe bari i mirë për grigjën e vet. Qe i paluhatshëm kundër diktaturës.

Ai dhe Dom Aleksandër Sirdani janë shpallur të lumë nga Kisha Katolike universale, së bashku me 36 martirë të tjerë shqiptarë të diktaturës komuniste. (Sipas Radio Vatikanit shqip)

Me modesti them se kam shkruar gjatë viteve edhe në raste të tjera për këta dy burra dhe për viktima të tjera të diktaturës sllavo-komuniste dhe do vazhdoj të shkruaj derisa të më lenë sytë e mendja. Frank Shkreli: Shqipëria të dënojë zyrtarisht vra.sjet makabër të komunizmit | Gazeta Telegraf –dhe për derisa strukturat politike dhe qeveritare të shtetit shqiptar vazhdojnë të mos dënojnë këto krime makabre dhe për derisa Shqipëria dhe Kombi shqiptar nuk përballen, zyrtarisht, me të kaluarën kriminale të regjimit komunist. Për fat të mjerë për atë vend sot dhe për të ardhmen e tij, jo vetëm që entet zytrtare të shtetit shqiptar, nuk dënojnë zyrtarisht krime të tilla siç ishte vrasja e Dom Lekë Sirdanit dhe Dom Pjetër Çunit – por ato entet zyrtare politike dhe shoqërore, tërthorazi dhe drejtë për drejtë, sot glorifikojnë periudhën e diktaturës komuniste. Ndërkohë, që shpallin krenarinë e tyre me trashëgiminë dhe influencën historike të Partisë së Punës në radhët e Partisë së sotme Socialiste në pushtet – një lidhje brezash, midis rinisë së sotëme të Partisë Socialiste dhe gjyshërave dhe gjysheve të tyre, përfaqësuese të Partisë së Punës së diktaturës së proletariatit, siç u shpreh folësja “Helena” një vajzë e re socialiste. Unë nuk di se çfarë dhe sa di e reja e identifikuar me emrin “Helena” — e cila foli në Kuvendin e fundit të Partisë Socialiste por dhe brezi i saj — mbi krimet e komunizmit, ose nëse gjyshja e saj i ka thënë asaj ndonjë të dhenë të vërtetë mbi krimet e atij regjimi ndaj kundërshtarëve të tij, ose shqiptarëve që nuk pajtoheshin me atë ideologji sllavo-komuniste – krejtsisht e huaj për historinë dhe kulturën e shqiptarëve. Për burgjet, për internimet për vrasjet e ekzekutimet, për dhunimet dhe për familjet e ndara e të humbura.

Ndonëse partia në pushtet duket se është krenare e trashëgimisë së Partisë së Punës, ajo vazhdon të hesht për krimet dhe dhunën e ushtruar nga komunizmi kundër shqiptarëve – një popull i zenë rob për pothuaj një gjysëm shekulli. Prandaj nuk është për tu habitur se shumë vërejtës, brenda dhe jasht Shqipërisë, konsiderojnë se trashëgimia e Partisë Komuniste shqiptare po përjetësohet në Shqipëri, ndërsa për 30 e ca vite mbretëron një heshtje në lidhje me krimet e asaj periudhe të zezë për Kombin shqiptar.  Frank Shkreli: A po përjetësohet e keqja e komunizmit në Shqipëri? | Gazeta Telegraf. Ndryshe nga vendet e tjera ish-komuniste të Evropës, Shqipëria as nuk është ballafaquar me të kaluarën e saj tragjike komuniste dhe as nuk e ka ndër mend të dënojë krimet e atij regjimi barbar kundër popullit të vet.

Unë nuk e kam aspak të qartë se si — me ketë mentalitet politik e shoqëror – në ç’drejtim mendon Partia Socialiste dhe qeveria e saj në pushtet t’a çojë Shqipërinë dhe Kombin, në të ardhmen drejtë një një jete më të mirë për brezin e të rinjve e të rejave shqiptare, si “Helena” që foli në Kuvendin e Partisë Socialiste?  Si do të shkojë drejtë një qytetërimi shqiptaro-perëndimor – larg trashëgimisë kriminale të diktaturës komuniste – e me sy kah qytetërimi perendimor. A po është duke shkuar drejtë një humnere lindore sllavo-komuniste autoritare e cila për pothuaj 50-vjetë, vrau e preu bijtë e bijat më të mirë të Kombit shqiptar 

Po të mund të flisnin sot Dom Aleksandër (Lekë) Sirdani dhe Dom Pjetër Çuni – në përvjetorin e vrasjes së tyre nga regjimi komunist i Enver Hoxhës – ata do të thonin se të gjithë shqiptarët pa dallim i konsiderojnë si vëllezër e motra, se ata dhanë jetën në mbrojtje të vlerave historike të Kombit shqiptar, të lirisë e demokracisë, të nderit e burrërisë dhe qëndruan besnikë ndaj orientimit historik të shqiptarëve drejtë Perendimit. 

Qëllimi i këtyre dy klerikëve, por mbi të gjitha dy burrave shqiptarë intelektualë, të vrarë nga komunizmi, ishte një Shqipëri – që sipas rrethanave dhe mundësive të asaj kohe, Kombi shqiptar të shkonte në rrugën drejtë Perendimit dhe vlerave të atij qytetërimi dhe jo drejtë lindjes, një qytetrim i huaj dhe barbar për shqiptarët. 

 

Kjo, pra është arsyeja që unë nuk mund të heshti për krimet e komunizmit ndaj njerëve të pafajshëm – përfshir vrasjet e dy klerikëve të lartë përemendur.  Por, përpiqem që në mënyrën më modeste dhe në mungesë të dënimit zyrtar të atyre krimeve nga qeveria dhe shteti shqiptar – është detyra, vullneti dhe dëshira ime dhe duhet të jetë e të gjithë njer[ëve vullnet mirë, që ia duan Shqipërisë dhe shqiptarëve punët për së mbari – që kujtimi i këtyre dëshmorëve anti-komunistë shqiptarë dhe mijëra të tjerëve si këta, të mos zhduket nga kujtesa dhe as nga historia e Kombit shqiptar. 

Sepse është e qartë tani se pa dënimin zyrtar të krimeve të komunizmit dhe pa distancimin serioz të Shqipërisë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, aktualiteti politik dhe zhvillimet në vend po tregojnë, se rrugëtimi euro-atlantik i Shqipërisë, jo vetëm që ka marrë një rrugë të gabuar, por ai rrugëtim nuk është më as i sigurtë dhe as i besueshëm: as për ndërkombëtarët dhe as për shqiptarët, një prej faktorëve kryesor, në mendimin tim,  që po shkakton zbrazjen e Shqipërisë nga rinia e saj dhe nga më të mirët e Kombit. Urojmë që kujtimi i sakrificës së tyre të jetë një shembull për djemt dhe për vajzat shqiptare si “Helena”, që të sigurojnë për veten dhe familjet e tyre në të ardhmen një Shqipëri vërtetë të lirë e demokratike për të gjithë dhe pa dallim. Dhe që sakrificat, mundimet dhe vrasja barbare e Dom Lekë Sirdanit dhe Dom Pjetër Çunit, të frymëzojnë breznitë e reja – përfshir vajzen shqiptare “Helena”, drejtë veprave më të mira për veten dhe për të tjerët – larg nga trashëgimia barbare komuniste anti-shqiptare. 

I përjetëshëm qoftë kujtimi i Dom Lekë Sirdanit dhe Dom Pjetër Çunit dhe i të gjitha viktimave të komunizmit, pa dallim, në Shqipëri, por edhe në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, ku ka shkelur çizmja gjakatare komuniste sllavo-aziatike.

A ishte normale hapja e Lojrave Olimpike në Francë…?

4

Prof. Pirro Prifti,Tiranë

Dihen që Olimpiadat ose siç quhen ndryshe Lojrat Olimpike, janë organizuar për të  krijuar nje mjedis paqeje midis miqve dhe armiqve, pra per të krijuar nëprmjet lojrave sportive nje hapësirë miqësie dhe paqeje jo vetëm midis konkurentëve por edhe midis shteteve dhe qeverive,

Janë organizuar 23 olimpiada çdo 4 vjet, që nga viti 1896 në Athine dhe tani ne korrik 2024 mbahet ne Paris France. Sigurisht historia e Olimpiadave është shume e vjetër .

Krijimi i tyre u frymëzua nga Lojërat Olimpike të lashta, të mbajtura në Olimpia të Greqisë nga shekulli 8 para Krishtit deri në shekullin e IV pas Krishtit. Baroni Pierre de Coubertin themeloi Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në 1894, duke çuar në Lojërat e para moderne në Athinë në 1896. IOC është organi drejtues i Lëvizjes Olimpike, e cila përfshin të gjitha entitetet dhe individët e përfshirë në Lojërat Olimpike. Karta Olimpike përcakton strukturën dhe autoritetin e tyre.

Origjina e Lojërave Olimpike është e mbuluar me mister dhe legjendë; një nga mitet më të njohura identifikon Herakliun dhe babain e tij Zeusin si paraardhësit e Lojërave. Sipas legjendës, ishte Herakliu që i pari i quajti Lojërat “Olimpik” dhe vendosi zakonin e mbajtjes së tyre çdo katër vjet.[18] Miti vazhdon se pasi Herakliu përfundoi dymbëdhjetë punët e tij, ai ndërtoi Stadiumin Olimpik si një nder për Zeusin. Pas përfundimit të tij, ai eci në një vijë të drejtë për 200 hapa dhe e quajti këtë distancë një “stadion” (greqishtja e vjetër: στάδιον, latinisht: stadium, “skena”), e cila më vonë u bë një njësi e distancës. Data më e pranuar gjerësisht e fillimit për Olimpiadën e Lashtë është 776 para Krishtit; kjo bazohet në mbishkrimet, të gjetura në Olimpia, duke renditur fituesit e një gare këmbësh të mbajtur çdo katër vjet duke filluar nga 776 para Krishtit.[19] Për trembëdhjetë Olimpiadat e para, gara e këmbës në stadium ishte e vetmja ngjarje e kontestuar,[20] dhe fitorja në atë sprint u vlerësua aq shumë sa olimpiada tjetër u emërua sipas fituesit, p.sh. “viti i tretë i Olimpiadës së tetëmbëdhjetë, kur Ladas i Argos fitoi stadiumin.”  Lojërat e lashta ndryshuan me kalimin e kohës, por ato filluan të shfaqnin ngjarje vrapimi, një pesëgarësh (i përbërë nga një garë kërcimi, hedhje disku dhe shtizë, një gara me këmbë dhe mundje), boksi, mundje, pankratim dhe ngjarje kuajsh. Tradita thotë se Coroebus, një kuzhinier nga qyteti i Elis, ishte kampioni i parë olimpik, që tregon se konkursi nuk ishte i kufizuar në aristokracinë  (Olympic Games – Ëikipedia).

Olimpiada në France në Paris mbetet një nga Olimpiadat më të veçanta dhe aspak miqësore sepse në këtë olimiadë nuk u ftuan shtete që ishin në luftë, madje duke hequr dorë nga  toleranca dhe nga asnjëansia por duke përdorur standarte të dyfishta dhe paragjykime gjë që mund të ndikojnë në miqësinë dhe paqen në botë midis shteteve.

Çfarë do të duhej të kuptonin popujt me këtë hapje  të Lojrave Olimpike- si një hapje anormale, apo thjesht për gallatë dhe kalim kohe? Që shoqëritë Liberale pa principe të jenë baza e mënyrës së jetesës së shoqërisë njerëzore? Që njerëzit duhet të tallen e të përqeshin përpjekjet ndër shekuj për të vendosur një demokraci ku të respektohen si ligjet njerëzore ashtu dhe ligjet e Zotit? Që shoqëritë njerëzore do tu zhvillokan tashti e tutje, sipas  paganizmit dhe poligaamisë? Nuk e mendoj që ishte rastësi një Hapje e tillë.

Një nga problemet më të mëdha që shkaktoi pakënaqësi që në hapjen e lojrave Olimpike ishte glorifikimi I amoralitetit dhe I largimit nga Zoti. Kjo mund të shihej që në hapjen e lojrave Olimpike.  Përqeshja dhe sarkazma për darkën e fundit duke injoruar fene dhe kristianzimin për të cilin francezët janë vuknerabël, krijoi jo pak pakënaqësi dhe reasksion në një populla me tradita fetare si Faanca dhe kudo,  pavarësisht se spektakli u mundua të mbulonte përmbajtjen  amorale dhe kundër traditive fetare të popujve qofshin ata të krishterë apo dhe myslimane. Shëmbuj të tillë si: Mari Antuaneta me kokën e prerë që këndonte himnin e revolucionit, me kokën që e mbante në duar dhe e shoqëruar në sfond me muzikë heavy metal; dhe mbi të gjitha sfilata e drag queen dhe ajo që shumëkujt iu duk si një rikrijim i Darkës së Fundit të Leonardos, me Philippe Katerine gjysmë lakuriq dhe i lyer me bojë blu në versionin Dionis: të gjitha këto ekzaltuan shumëkënd, por nga ana tjetër, indinjuan shumë të tjerë, mbi të gjitha në të djathtë. Sipas Corriere de la Sera (Olimpiada që ndau në dysh Francën dhe botën – Bota (gazetatema.net): “Edhe në botë pak a shumë e njëjta ndarje: nëse kryeministri laburist britanik Keir Starmer deklaroi se e adhuroi ceremoninë, si “një triumf, komplimente Francës”, kryeministri hungarez Viktor Orban ka folur për “dobësi dhe rënie të Perëndimit” dhe zëdhënësja e diplomacisë ruse, kritikoi parodinë Lgbt të Darkës së Fundit. Edhe konferenca e peshkopëve ka kritikuar “skenar e përqeshjes së kristianizmit”, ndonëse ka pranuar se ceremonia kishte ofruar edhe “momente të mrekullueshme”. Dikush u shpreh: “Asnjë koment për Lojërat Olimpike të Parisit: një pamje e neveritshme. Franca e udhëhequr nga Macron u shndërrua në një zuskë që bën grima ndaj përbuzjeve të një turme të çmendur, të paperëndishme. Turp total“.

Pavarësisht Spektaklit  anormal të Hapjes së Lojrave Olimpike, shpresojme që këto lojra të jenë për sportin dhe argëtimin e popujve që e shohin këtë ngjarje si spektakolare, dhe të kuptojnë se edhe Hapja anormale  e këtyre lojrave nuk është pa domethënie, nuk është pa prapamendim, dhe mund të nënkuptojë se morali dhe etika e lojrave, por edhe i jetës së njerzve në botë po tentohet të çvendoset drejt amoralitetit dhe anarkisë morale dhe materiale larg rregullave të vendosura prej kohësh nëpërmjet ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

priftipirro2024@gmail.com

30 Korriku, Dita e Shenjtores së Parë Shqiptare- Angjelina Arianiti-Komneni- motrës së Donika Kastriotit

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Sot me cdo date 30 korrik, eshte dita e Shenjtores se Para Shqiptare- Angjelina Arianiti-Komneni- motra e Donika Kastriotit- bashkeshortes se Heroit Kombetar- Gjergj Kastrioti Skenderbeu. KOASH bashke me perkujtimin e saj duhet te beje nje meshe perkujtimore per te kujtuar Shenjtoren shqiptare qe nderohet dhe ne Serbi .

Dihet qe masa e madhe e arberve te Kosoves dhe Serbise per ti shpetuar urrejtjes osmane u afruan tek kisha orthodokse serbe e cila kishte lehtesira per shkak se perandoria osmane i lejonte kishat te ruanin pronat dhe fene me kusht qe te paguanin harac dhe lejonin ushtrine osmane te kalonte sa here qe kishte nevoje . Kjo beri qe arberit te afrohen afer kishes serbe. Kjo me kalimin e kohes arberit ruajten fene dhe pronat por humben etnine. Sot quhen shkie nga shqiptaret myslimane.

Shen Angjelina eshte varrosur ne Manastirin e Krushevac , Vojvodine, ku ruhet lipsani i saj – nje pjese e dores se saj sepse manastiri i dogj nga osmanet. Shen Anfjelina ndihmoi te varferit duke shkrire gjithe pasurine e saj ne ndihme te te vobekteve.

I perjetshem kujtimi për të.

Kompleksi dhe Medresja e Gazi Ali Beut në Vushtrri

Shkruan: Gëzim Bullaku, Vushtrri

Hyrje

Depërtimi i Perandorisë Osmane në Ballkan filloi në mënyrë të konsiderueshme me Betejën e Maricës (1371)  dhe Betejën e Kosovës  (1389), të cilat shënuan fitore të mëdha osmane dhe destabilizuan pushtetet lokale. Përderisa në fazat e para të pushtimit, osmanët shpesh vendosnin marrëdhënie vasale me sunduesit lokalë, me kalimin e kohës dhe gradualisht ata centralizonin pushtetin duke ndërhyrë edhe drejtpërdrejt në qeverisjen e territoreve të pushtuara. Procesi i pushtimit të plotë të Gadishullit të Ballkanit zgjati për dekada dhe u përball me rezistencë të vazhdueshme nga popujt ballkanikë.[i]

Nga Beteja e Parë e Kosovës më 1389 deri te Beteja e Dytë e Kosovës më 1448, osmanët konsoliduan dhe zgjeruan kontrollin e tyre në Ballkan përmes fushatave ushtarake të suksesshme, integrimit administrativ dhe një politike të përgjithshme të tolerancës fetare e cila u zhvillua përmes sistemit të miletit. Kështu p.sh. në vitin 1392 garnizoni ushtarak turk u vendos në Shkup dhe më 1399 në Kalanë e Zveçanit, në veri të Kosovës.[ii] Gjithashtu, nga viti 1410 kishte zyrtarë osmanë, të cilët punonin së bashku me banorët vendas edhe në qytetin e minatorëve të Trepçës dhe lokacione tjera përreth. Në vitet në vijim, garnizonet u vendosën edhe në qytetet kryesore dhe kështu u krijua administrata osmane që merrej me qeverisjen. Në këtë periudhë, në Prishtinë u formua një gjykatë osmane, ku ka dëshmi mbi veprimtarinë e doganierëve turq në mes të rrugës Prishtinë – Pazari i Ri (Novi – Pazar).[iii]

Administrata osmane mori një pamje të plotë nga viti 1439 deri në vitin 1444 kur sundimi osman u vendos mbi territorin e Kosovës dhe në një pjesë të Shqipërisë dhe Serbisë.[iv] Pas fitores në Betejën e Varnës (1444) dhe sidomos pas Betejës së Dytë të Kosovës (1448), për osmanët u hap rruga për të pushtuar edhe Serbinë dhe shtetet e tjera ballkanike.[v] Sipas një kënge popullore serbe, në prag të Betejës së Dytë të Kosovës zhvilluar rreth 20 km larg qytetit të Vushtrrisë, në këto hapësira tashmë kishte filluar ndërtimi i institucioneve fetare islame. Në këtë këngë popullore serbe Huniadi paraqitet si një kërcënim serioz për besimin ortodoks. Sipas saj, pak para betejës, Brankoviqi përmes një të dërguari e pyet Huniadin se, çfarë do të ndodhë pas fitores eventuale të hungarezëve ndaj turqve dhe “Sa besim do të na jepni?” Në këtë pyetje Huniadi përgjigjet: “Ju do të duhet të dëgjoni meshën dhe të pranoni autoritetin e Papës.” Pastaj despoti Brankoviq i dërgon Sulltan Muratit një të dërguar tjetër me të njëjtën pyetje dhe sulltani i përgjigjet: “Ju vetë ndërtuat një xhami dhe një kishë, pranë njëra-tjetrës. Kush të dojë mund të shkojë në xhami e kush të dojë mund të shkojë në kishën përballë”.[vi] Me sa duket kjo përgjigje e përcaktoi qëndrimin serb ndaj betejës turko-hungareze të vitit 1448.

Gazi Ali Mihalolli

Gazi Ali Mihalolli (1425 – 1507) emri i plotë i të cilit është Gazi Alauddin Mihaloğlu Ali Bey, i njohur në disa burime edhe si Ali Bej Mihalolli, ose Gazi Ali Beu, ishte komandant ushtarak osman i shekullit XV dhe sanxhakbeu i parë i Sanxhakut të Smederevës. Ai ishte njëri nga pasardhësit e Gazi Mihal beut (Qose Mihali), një guvernator bizantin i Harmankoy dhe shok lufte i Gazi Osmanit. Gazi Mihali kishte tre djem prej nga dolën tri degë të familjes Mihalolli: dega rumeliane e familjes vjen nga Aziz Beu, dega e Ihtimanit vjen nga Balta Beu dhe dega e Amasisë vjen nga Riza Ali Beu.[vii]

Babai i Gazi Ali Beut  ishte Khëzër Pashë Mihalolli pjesmarrës në Betejën e Varnës në vitin 1444 dhe në Betejën e Dytë të Kosovës në vitin 1448. Në këtë të fundit ai kishte nën komandën e tij një ushtri prej 10.000 ushtarësh.[viii] Varri i Khëzër Pashës, i cili vdiq në vitin 1452, ndodhet në varrezat e Xhamisë së Gazi Mihal beut në Edrene. Sipas shënimeve nga një certifikatë e vitit 896 hixhri (1490/91) në Drejtorinë e Fondacionit të qytetit Sivas, kuptojmë se disa pasardhës të Gazi Ali beut, kanë jetuar në Amasya dhe Samsun.[ix]

Gazi Ali Beu dhe i vëllai Skënder Pasha krahas kontributit në fushën ushtarake dhe administrative krijuan edhe disa fondacione bamirëse në një varg qytetesh në Ballkan. Testamentet e tyre mbi fondacionet, që janë krahasuar edhe me informacione historike, na tregojnë se kush dhe çfarë lloj personalitetesh ishin këta, pse njërit prej tyre i vunë nofkën gazi (veteran), si dhe pse e themeloi fondacionin bëmirës, etj. Gazi Ali beu, i ndihmuar nga vëllai i tij Skënder Pasha për më shumë se 30 vjet, shërbeu si komandant në të gjitha luftërat e mëdha të Sulltan Mehmetit në Vllahi, Moldavi, Hungari dhe Venedik, fitoi shumë beteja dhe një pjesë të pasurisë së tij të madhe ua la pasardhësve të tij e pjesën tjetër për bamirësi dhe vakëfe. Më konkretisht një të tretën e të ardhurave dhe pasurisë ua la trashëgimtarëve të tij dhe një të tretën e vendosi për bamirësi.[x]

Për disa vite, sekretar (çatip) i Gazi Ali beut ishte intelektuali nga Prizreni, Suzi Çelebiu, i cili edhe e shoqëroi në disa beteja dhe operacione luftarake. Suzi Prizreni gjithashtu shkroi një vepër me titull “Libri i pushtimeve të Ali bej Mihalollit” (Gazavātnäme-i Miháloglu Alī Beg), një poemë epike me 15 000 vargje, nga e cila kanë mbijetuar vetëm 2,000 vargje.[xi] Në këtë vepër Suzi Prizreni e përshkruan një pjesë të jetës dhe të bëmave të Gazi Ali beut. Në tërësi libri ndahet në dy pjesë: në pjesën e parë përshkruhen fitoret e Gazi Ali beut kundër jomyslimanëve, ndërsa në pjesën e dytë përshkruhet dashuria romantike e tij me Mejremen, të bijën e një princi të Vllahisë. Ja se çka shkruan Suzi Prizreni për fatin e gjeneralit hungarez, Mihal Szilagyi, që ra rob i turqëve, në vitin 1460, kur Gazi Ali Beu, korri fitore të shkëlqyeshme kundër hungarezëve:

 

“Ec, por me kujdes, mos i zgjat shumë hapat,

  Se në çdo hap ka mijëra pengesa e do të ngatërrohesh!

  Mos ia hap botës kraharorin, si mburojë

  Se do të bëhesh nishan i shigjetave qiellore,

  Princ, mos mendo se për gjithmonë do të mbetet kolltuku,

  Sepse Husrefit fati ia hoq kurorën nga koka!”[xii]

 

Disa historianë besojnë se figura epike e Gjergj Elez Alisë ishte frymëzuar nga veprat dhe personaliteti i Gazi Ali Mihalollit.[xiii]

Lidhur me vitin dhe mënyrën e vdekjes së Gazi Ali Beut ekzistojnë të dhëna kontradiktore por duket se versioni më i përafërt është se ai vdiq në vitin 1507, në moshën 82 vjeçare, në Pleven të Bullgarisë, nga shkaqe natyrore.[xiv]

Përderisa dihen lidhjet e Gazi Ali Beut me Suzi Prizrenin, aktualisht mungojnë të dhënat për lidhjet e tij me qytetin e Vushtrrisë. Lidhur me këtë mbizotëron versioni se ai mund të ketë qenë qeveritar i Sanxhakut të Vushtrrisë për një periudhë të shkurtër kohore. Kjo pasi një hamam, një xhami dhe një medrese në qytetin e Vushtrrisë janë quajtur sipas tij. Madje në disa defterë të regjistrimit të popullsisë në Vushtrri përmendet edhe një lagje me emrin e Gazi Ali Beut.[xv] Sipas disa osmanologëve,[xvi] një bashkëkohës i Gazi Ali Mihalollit ishte edhe Mehmet Zogaj nga Vushtrria, i njohur në histori si Mehmet Zognos Pasha i cili ishte mësimdhënës (lala-tutor) i sulltan Mehmet Pushtuesit (Fatih) dhe i Skënderbeut gjatë kohës sa ata ishin nxënës në Shkollën e Oborrit Mbretëror në Enderun.[xvii]

 

Kompleksi i Gazi Ali Beut

Me ardhjen e osmanëve në trevat shqiptare përfshirë këtu edhe Kosovën, turqit osman fillimisht themeluan institucionet fetare si xhami, mesxhide, teqe. mejtepe, etj. Përmes këtyre institucioneve u përhapën edhe besimi, kultura, edukata dhe arsimi islam. Në këtë vështrim rol të veçantë luajtën edhe vakëfet.

Njëra ndër xhamitë më të vjetra në Ballkan konsiderohet Xhamia e Mlikës e cila sipas mbishkrimit që ndodhet në murin e saj dhe që është në gjuhën arabe është ndërtuar në vitin 1268,[xviii] pastaj Xhamia e Sunkur Çaush beut në Manastir e ndërtuar që para vitit 1434, Xhamia e Sulltan Muratit II në Shkup (1436), Xhamia e Is’hak beut në Shkup (1438 ), Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut në Prishtinë (1461), Xhamia e Iljaz bej Mirahorit në Korçë, e ndërtuar në fund të shekullit XV dhe në fillim të shekullit XVI, etj.”[xix]

Kompleksi i Gazi Ali beut i njohur edhe si Mëhalla e Gazi Ali Beut përbëhej nga xhamia, medreseja, mejtepi (shkolla), biblioteka, hamami (banja publike), shumë dyqane[xx] si dhe gjithsej 83 shtëpi.[xxi]

Xhamia e parë në qytetin e Vushtrrisë konsiderohet Xhamia e Gazi Ali beut e cila sipas disa burimeve është ndërtuar në vitin 1410[xxii] kurse sipas disa të tjerave rreth vitit 1444. Porositësi i saj konsiderohet se ka qenë Gazi Ali Beu. Megjithatë këtu kemi një paqartësi, pasi nëse porositësi i xhamisë ka qenë Gazi Ali Beu atëherë nuk duhet harruar se ky i fundit në vitin 1444 ishte vetëm 19 vjeçar? Pas ndërtimit të xhamisë vijojnë edhe institucionet tjera kulturore, edukative e arsimore mirëpo për kohën e saktë të themelimit të tyre mungojnë të dhënat.

Në Vushtrri gjatë gjysmës së dytë të shekullit XV kanë ekzistuar tri mesxhide dhe një mejtep (shkollë), Mesxhidi i Haxhi Timurhanit, Mesxhidi i Hyren Çaushit dhe Mesxhidi i Haxhi Aladinit. Mejtepi ndodhej pranë kësaj të fundit. Nuk dihet se kur janë ndërtuar e po ashtu edhe kur janë rrënuar, por janë të regjistruara në një defter të shekullit XV.[xxiii]

Hamami i Gazi Ali Beut, i njohur edhe si Hamami i Vushtrrisë, gjendet në bërthamën e qendrës së vjetër të qytetit të Vushtrrisë. Ky monument i rëndësishëm i trashëgimisë historike dhe kulturore u ndërtua nga Gazi Ali Beu kah mesi i shekullit XV dhe u riparua në shekullin XVII. Hamami përfaqëson një objekt kompleks teknik për sa i përket zgjidhjes hidraulike dhe termoteknike dhe funksionoi si banjë publike për burra dhe gra deri pas Luftës së Dytë Botërore (1960).

Arkitektura e tij ndjek stilin tipik osman, e ndërtuar me gurë, tjegulla dhe e mbuluar me kube. Hamami i Vushtrrisë i takon tipit të hamameve “Tek”, që do të thotë se shfrytëzohej nga të dy gjinitë, por në ditë të ndryshme. Struktura përmban sallën e madhe në hyrje me shatërvanin prej guri që ndodhet në mes, sallën e dytë që përfshin pjesën e vakët dhe nyjen sanitare, me dy kthina (halvete) për larje përballë njëra-tjetrës. Në këto hapësira gjendeshin dy vaska (kurna) guri me ujë të ngrohtë që vinte nga depoja.[xxiv]

Hyrja e ndërtuar nga gurët porozë vullkanikë, të njohur si gurë shtufi, daton nga shekulli XVII, ndërsa pjesa tjetër e hamamit, me dysheme dhe tri kupolat e ulëta, i përket një periudhe më të hershme. Ambienti i fundit i hamamit zë gjithë gjerësinë e objektit dhe mbulohet nga një kupolë madhështore. Hyrja ka formë kubike dhe mbulohet me një kupolë tetë këndore. Në pjesën më të vjetër të hamamit ndodhen tre kube të tjera të ulëta, të cilat mbulojnë ambientet e ndërmjetme, dy dhomat e larjes dhe depozitën e ujit. Pullazi është në formë kupole dhe ambientet e banjës ishin të shtruara me gurë mermeri të bardhë. Në sallën e madhe kanë qenë katër shtretër për pushim pas daljes nga banja. Nga vitet ’60, objekti ka dalë jashtë funksionit.[xxv]

Populli thotë se para se të ishte hamam, aty ekzistonte një kishë katolike shqiptare, një mendim i përforcuar edhe nga banorët afër hamamit. Kadër Çerkezi ka thënë se para se të ndërtohej hamami, aty ishte një kishë, një mendim që e ndajnë edhe disa studiues. Kjo nuk duhet të na çuditë kur kemi parasysh praninë e hershme të krishterimit në trojet iliro-arbërore dhe kontaktet kulturo-tregtare me vendet si Raguza (Dubrovniku).[xxvi]

Në vitet 2013/14, falë financimit nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u kryen punime restaurimi dhe konservimi për të ruajtur këtë monument të vlefshëm.[xxvii]

Në afërsi direkte me Kompleksin e Gazi Ali Beut ndodhet edhe Shtëpia e Mahmut Gjinollit e cila gjendet në pjesën perëndimore të qytetit të Vushtrrisë afër lumit Tërstenë. Sipas të dhënave historike dhe banorëve lokal shtëpia në fjalë besohet të jetë ndërtuar kah fundi i shekullit XIX, si shtëpi banimi. Në kohën e vonë të Perandorisë Osmane në këtë shtëpi janë vendosur organet e pushtetit komunal (Beledije). Shtëpia pas Luftës së Dytë Botërore, ka shërbyer si ndërtesë e administratës komunale, më vonë, rreth viteve 1960 – 1970 ka shërbyer si ambulancë, e pas vërshimeve të ujit në vitin 1978 shtëpia është shfrytëzuar për strehim nga familjet që kanë pasur dëmtime nga vërshimi. Shtëpia me etazhe S+P+1 është ndërtuar me gurë natyral dhe pjesërisht me tulla të plota, ndërsa konstruksioni i kulmit është i përbërë nga elementet e drurit të bungut. Brezat në mure janë të punuara nga tulla dhe shërbejnë si përforcues të mureve të ndërtuara nga gurët natyral. Në pullazin e shtëpisë gjendet kupola, në të cilën dallohet këndi ku ka qenë e vendosur ora e cila tregonte kohën. Përveç vlerave historike shtëpia dallohet edhe për arkitekturën properëndimore në dekoret e fasadës ballore. Shtëpia në eksterierë nuk ka pësuar ndryshime, ndërsa në enterier janë bërë disa ndarje mobile, sipas nevojave të familjeve që kanë jetuar aty. Pozita e kësaj ndërtese është e kthyer kah lindja që nuk është karakteristikë e ndërtesave tjera feudale (të të pasurve). Ky ndërtim është bërë me qëllim të dominimit të pamjes mbi qytetin, për një vëzhgim më të mirë mbi lëvizjet në qytet. Shtëpia kryesisht është e ndërtuar në stilin barok, por ka edhe elemente të tipit të shtëpive orientale. Në pjesën më të lartë të këtij pallati gjendet ora në formë harku, e cila ka funksionuar në favor të popullatës të cilët janë orientuar në kohë për qëllime praktike.[xxviii]

Medreseja e Gazi Ali Beut

Në periudhën e hershme të depërtimit osman në Ballkan, administrata e sapo vendosur osmane, pranë xhamive hapën edhe shkolla dhe institucione tjera edukative dhe arsimore ku nxënësit mësonin jo vetëm besimin dhe edukimin moral, por edhe gjuhët persiane, arabe e turke, letërsinë dhe natyrisht e para së gjithash shkrim-leximin. Fillimisht u hapën mejtepet (shkolla fillestare islame) dhe medresetë (shkolla të mesme dhe të larta islame).[xxix] Më vonë, u krijuan edhe institucione të tjera me karakter edukativ, arsimor e kulturor, si iptidaje, ruzhdije, idadije, sibjan mektebe, mualimhane, imarete, kitabhane etj.

Medreseja më e vjetër e ngritur në trojet shqiptare konsiderohet se është Medreseja Medah, e ndërtuar nga udhëheqësi i Shkupit, Jigit Pasha, rreth vitit 1398.[xxx] Kjo medrese ka nxjerrë shumë personalitete të shquara, midis të cilëve më i njohuri është filozofi Lutfullah Efendiu. Sot pranë medresesë gjendet edhe tyrbja dhe varri i Jigit Pashës. Medreseja e dytë është Medreseja e Is’hak Beut, po ashtu në Shkup, e hapur para vitit 1411.[xxxi] Këto institucione edukative dhe arsimore u bënë qendra të rëndësishme për zhvillimin e arsimit dhe kulturës islame në rajon.

Medreseja më e vjetër në Kosovë konsiderohet se është themeluar në Vushtrri mes viteve 1444 – 1455,[xxxii] ose më së largu deri kah fundi i shekullit XV. Themeluesi i saj ka qenë Gazi Aliu Beu, sanxhakbej i kohës.[xxxiii] Pas kësaj, u themeluan edhe medrese të tjera, si Medreseja e Mehmet beut në Pejë (1516) dhe Medreseja e Gazi Mehmet pashës në Prizren (1537). Me kalimin e kohës, u hapën medrese edhe në qytete të tjera. Kështu p.sh. në shekullin XVIII numri i tyre u shtua aq shumë sa kishte edhe qytete me më shumë se një medrese. Edhe në Vushtrri në gjysmën e dytë të shekulli XIX dhe në fillim të shekullit XX do të funksionojnë dy medrese.[xxxiv]

Medreseja e Gazi Ali Beut në Vushtrri,[xxxv] së bashku me hamamin e qytetit dhe një xhami, janë ndërtuar nën përkujdesjen financiare të Gazi Ali Mihalollit.[xxxvi] Edhe pse të dhënat direkte për vitet e para të themelimit dhe funksionimit të saj janë të pakta, në defterin e regjistrimit të popullsisë nga viti 1569/70 krahas myezinëve, imamëve, kadilerëve, hatibëve, mytevelinjëve, shehlerëve, dervishëve, mualimëve, talebeve, etj. përmendën edhe dy studentë të medresesë (Memi i biri i Ibrahimit dhe Sylejmani i biri i Ibrahimit).[xxxvii] Ekzistimin e kësaj medreseje në Vushtrri e përmend edhe  Evlija Çelebiu në udhëpërshkrimet e tij të vitit 1662.[xxxviii] Ekzistenca e saj dëshmohet edhe në dokumente të tjera të viteve 1822, 1874, 1889, 1893, 1896, 1900, 1910, 1935, 1943, etj.[xxxix]

Në Arkivin e Kosovës ruhet edhe një diplomë e vitit 1885, e cila dëshmon për punën e kësaj medreseje dhe mësimdhënësit e saj. Diploma është e Haxhi Mustafës, të cilën e kishte lëshuar myderrizi Haxhi Ahmet efendiu nga Vushtrria. Në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX në këtë medrese dhanë mësim edhe dijetarë të tjerë si: Abdylkadër Efendiu, Hasan Myderrizi, Nasi Ahmeti,[xl] Tahir Popova, Selim Sami Drejta, Sabit Murat Zajmi, Emin Ismajl Hoti, etj.[xli] Nga një dëftesë e lëshuar më datën 25 shkurt 1935 vërehet se në këtë institucion arsimor mësoheshin këto lëndë mësimore: 1. Kur’ani, 2. Alfabeti arab, 3. Gjuha arabe, 4. Gjuha osmane, 5. Historia osmane, 6. Itikadet, 7. Ibnadat.[xlii] Gjuha shqipe nuk mësohej si lëndë e veçantë mësimore prandaj edhe nuk figuron fare në plan programin e saj por ajo ishte gjuhë e komunikimit mes personelit arsimor dhe nxënësve të saj. Krahas kësaj gjuha shqipe mësohej edhe fshehurazi nga nxënësit dhe mësimdhënësit e këtij institucioni arsimor fetar. Medreseja kishte mësonjëtoren dhe gjashtë dhoma mësimi të ndërtuara enkas për këtë qëllim. Pas vitit 1945 medreseja ka funksionuar me pengesa si dhe është përballur me vështirësi të ndryshme, ndërsa në vitin 1950,  u mbyll përfundimisht.[xliii]

Nga gjithë kompleksi i dikurshëm i Gazi Ali Beut i njohur edhe si Mëhalla e Gazi Ali Beut, deri më sot kanë mbijetuar: Hamami dhe Xhamia e Gazi Ali Beut, Nishani i Mustafë Beut (i dëmtuar gjatë luftës së fundit në Kosovë), objekti i Vakëfit të Vushtrrisë ku ndodhen strukturat komunale të KBI-së si dhe në afërsi të tij Shtëpia e Mahmut Gjinollit e shndërruar në muze.

Burimet:

1 Nikollë Loka, The Development Of Education In Kosovo By The End Of Serbian Dominion And In The Beginnings Of Ottoman Rule. European Journal of Educational Sciences, EJES June 2016 edition Vol.3, No.2 ISSN 1857- 6036

[ii] Noel Malkolm (2001). Kosova, një histori e shkurtër, “Koha” Prishtinë – Tiranë, Shtëpia e Librit dhe Komunikimit Tiranë, fq. 86

[iii] Jireĉek, K. (1914). Staat und Gesellschaft im mittelalterlichen Serbien: Studien zur Kulturgeschichte des 13.- 20. Jahrhunderts, Dritter Teil: Due periode per Nemanjiden 1171 – 1371 Schluss, Wien, 8 – 10

[iv] Noel Malkolm (2001). Kosova, një histori e shkurtër, “Koha” Prishtinë – Tiranë, Shtëpia e Librit dhe Komunikimit Tiranë, fq. 94

[v] Mehmet Kraja (red.) Fjalori Enciklopedik i Kosovës 1. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, fq. 176 dhe 182

[vi] Kiss Lajos. A Rigómezei hadjárat // Hadtörténelmi Közlemények. 1895. Т. 8,  1. fq. 32 (… Építtetek mecsetet, templomot,Közvetlenül egymás mellé szépen, Ki fejet hajt, menjen a mecsetbe, A templomba, ki keresztet vetne …. Вы построили мечеть, церковь/ Прямо рядом друг с другом, /Кто хочет, пойдёт в мечеть,/ Кто хочет — в храм напротив.)

[vii] Başar, Fahamettin (2005). “Mihaloğulları” (PDF). TDV Encyclopedia of Islam, Vol. 30 (Misra – Muhammedi̇yye) (in Turkish). Istanbul: Turkiye Diyanet Foundation, Centre for Islamic Studies. pp. 24–25. ISBN 9789753894029.

[viii] Kabasakal, H. (1986). Varna (1444), İkinci Kosova (1448) Meydan Muharebeleri ve II. Murad. Ankara: Genelkurmay Basımevi.

[ix] Yaşar Gökçek: Kösemihaloğulları (İ.Ü. Ed. Fak. Mezuniyet Tezi 1950)

[x] Dragana Amedoski (2023). “Tracing the Forgotten Dervish Lodge (Zaviye) of Mihaloğlu Alaaddin Ali Bey in Kruševac”, Vakıflar Dergisi(60), 9-21.

[xi] Robert Elsie (2004), Historical Dictionary of Kosova, Historical Dictionaries of Europe  (bot. 1), Scarecrow Press, fq. 176

[xii] Hasan Kaleshi:Roli i shqiptarëve në letërsinë orientale, Seminari i kulturës shqiptare për të huaj, Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Filozofik, Prishtinë, 1976, fq. 161.

[xiii] Redžep Škrijelj (2005). Alamanah 31–32 (PDF). Podgorica. fq. 156. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 6 tetor 2011. Marrë më 22 qershor 2011

[xiv] Tanya Popovic, (1988). Prince Marko: The Hero of South Slavic Epics (në anglisht). Syracuse University Press. faqe 163. ISBN 978-0-8156-2444-8.

[xv] Jusuf Osmani (2005) Vendbanimet e Kosovës – Vushtrria, fq. 236 dhe 238

[xvi] Mehmet Kraja (red.) Fjalori Enciklopedik i Kosovës 2. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, fq. 1802

[xvii] Skënder Rizaj (1985) Histori e përgjithshme – Koha e Re, Prishtinë, fq. 11, 15, 19, 21

[xviii] Parim Kosova (2016). “Xhamia e fshatit Mlikë (Gorë) e vjetër që nga viti 1289”. Koha islame. 12 maj 2016

[xix] Hajrullah Koliqi, Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, Shtëpia Botuese: Libri Shkollor, Prishtinë, 2002, fq.72

[xx] Göktaş, Aynur, & Eda Ezgi Bingün. “Gazi Ali Bey Camisi.” Restorasyon Yıllığı Dergisi, 13 (2016): 134-149.

[xxi] Ismail Arslan (2012) Yüzyil ortalarinda balkanlarda alkanlarda bir osmanli kasabasinin sosyo-ekonomik yapisi: Viçitrin. Türk Dünyası Incelemeleri Dergisi / Journal of Turkish World Studies, XII/2 (Kış 2012), s.409-424

[xxii] Sabri Bajgora & Shemsi Rahimi (2000) Barbaria serbe ndaj monumenteve Islame në Kosovë (Shkurt ’98-Qershor ’99). Dituria islame, fq. 45

[xxiii] Iljaz Rexha (2004) Monumentet sakrale dhe profane të periudhës osmane të shekullit XV – XVI në Kosovë. Monumentet e Kosovës, Prishtinë, fq. 77 – 79

[xxiv] Jeton Sallahu, Burim Rexhepi, Bedri Xhema, Zahir Kastrati (2017) Çështje nga historia e Vushtrrisë me rrethinë. Faik Konica, Prishtinë, faqe 81 – 83

[xxv] Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, Hamami I Gazi Ali Beut në Vushtrri, dtk.rks-gov.net. 18 korrik 2024

[xxvi] Jeton Sallahu, Burim Rexhepi, Bedri Xhema, Zahir Kastrati (2017) Çështje nga historia e Vushtrrisë me rrethinë. Faik Konica, Prishtinë, faqe 81 – 83

[xxvii] Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, Hamami I Gazi Ali Beut në Vushtrri, dtk.rks-gov.net. 18 korrik 2024

[xxviii] Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, Shtëpia e Mahmut Gjinollit në Vushtrri, dtk.rks-gov.net. 18 korrik 2024

[xxix] Hajrullah Koliqi, Historia e arsimit dhe e mendimit pedagogjik shqiptar, Shtëpia Botuese: Libri Shkollor, Prishtinë, 2002, fq.72

[xxx] Nexhat Ibrahimi (2017) Fjalori Enciklopedik Islam. Logos – A, Shkup, fq. 534 – 535

[xxxi] Qerim Lita (2017) Medreseja Medah dhe një hoxhë si Ataullah ef. Kurtishi. KOHA. Marrë më 27 korrik 2024

[xxxii] Drin Aliu (2024) Zanafilla e medreseve në trojet shqiptare. .dituriaislame.com, 27 korrik 2024

[xxxiii] Naim Tërnava (2017) Medreseja e Prishtinës – urë lidhëse ndërmjet medreseve tradicionale dhe medresesë së reformuar. Përmbledhje kumtesash nga Konferenca shkencore: Medreseja “Alaudin” e Prishtinës

65 – vjet në shërbim të arsimit fetar dhe kombëtar” (Prishtinë, 17-19 maj 2017), faqe 12

[xxxiv] Ferit B. Dibrani (2010) Arsimi shqip në Vushtrri përballë pushtuesit serbë. fq. 15

[xxxv] Nehat Krasniqi (2017) Medresetë në Kosovë nga fillimi deri në rrënimin e pashallëqeve shqiptare.  Përmbledhje kumtesash nga Konferenca shkencore: Medreseja “Alaudin” e Prishtinës 65 – vjet në shërbim të arsimit fetar dhe kombëtar” (Prishtinë, 17-19 maj 2017), faqe 34

[xxxvi] Teuta Shala – Peli (2017) Hapja e medreseve në kosovë gjatë periudhës osmane. Përmbledhje kumtesash nga Konferenca shkencore: Medreseja “Alaudin” e Prishtinës 65 – vjet në shërbim të arsimit fetar dhe kombëtar” (Prishtinë, 17-19 maj 2017), faqe 40

[xxxvii] Grup autorësh (2003) Vushtrria – Viciana me rrethinë, Kuvendi i Komunës së Vushtrisë, fq. 96 – 97

[xxxviii] Jusuf Osmani (2005) Vendbanimet e Kosovës – Vushtrria, fq. 234

[xxxix] Grup autorësh (2003) Vushtrria – Viciana me rrethinë, Kuvendi i Komunës së Vushtrisë, fq. 312 – 314 & Jusuf Osmani (2005) Vendbanimet e Kosovës – Vushtrria, fq. 238 – 239

[xl] Ferit B. Dibrani (2010) Arsimi shqip në Vushtrri përballë pushtuesit serbë. fq. 15

[xli] Mehmet Kraja (red.) Fjalori Enciklopedik i Kosovës 2. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, fq. 1079

[xlii] Grup autorësh (2003) Vushtrria – Viciana me rrethinë, Kuvendi i Komunës së Vushtrisë, fq. 314

[xliii] Mehmet Kraja (red.) Fjalori Enciklopedik i Kosovës 2. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, fq. 1079

Studjuesi Qazim Namani për Dardanët, si themelues të Trojës dhe Romës (Video)

0

Dosja Historike – Dardanët, themeluesit e Trojes dhe Romës? (youtube.com)

Studjuesi nga Prishtina, Qazim Namani

  • Autori është arkitekt dhe punon në Insitutin e Kosovës për Mbrojtjen e Montumenteve të Kulturës në Prishtinë .

“Aleanca Abrahamike” orvatja dëshpruese e sionistëve ungjillorë në SHBA dhe atyre izraelitë e trumbetuar nga Bibi Natanjahu

2
“Aleanca Abrahamike” orvatja dëshpruese e sionistëve ungjillorë në SHBA dhe atyre izraelitë e trumbetuar nga Bibi Natanjahu.
Të mërkurën më 24 korrik 2024, Presidenti izraelit Bibi Netanyahu, mbajti një fjalim në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të mbetet në histori si një ofendim dhe shkërmoçje e traditës dhe vlerave amerikane.
Fjalimi i tij me tone histerike përcjellur me kërcënime dhe parashikime apokaloptike që zgjati plot 60-minuta,u përcoll me duartrokitje frenetike, ovacione dhe me 58 herë ngritje në këmbë.Këtë spektakël përulës dhe servilizëm të pa parë grotesk do ta kishin lakmi Stalini, Hitleri, Duce, Tito,Mao, Enveri etj si dhe çdo president amerikan kur i drejtohet kombit nga salla e këtij Kongresi.
Lidershipi politik amerikan (si edhe ai europian), i korruptuar totalisht nga IPAC–(Loby izraelit në SHBA), i zhytur në një krizë të thellë sociale të pa precedentë me skandale financiare,afera seksuale, pedofilije, pret me ovacione frenetike liderin Izraelit, që Senatoti i mirënjohur amerikan Bernie Sanders me të drejt e quajti kriminel lufte.
Folësi, kryeministri hebre,që në Izrael ka disa aktakuza dhe dënime nga Gjykata Izraelite për korrupsion dhe shkelje të ligjit,poashtu i akuzuar se qëllimisht përkrahu dhe më vonë injoroi madje paralajmërimet për sulmin e Hamasit me 7Korrik 2023 për qëllime politike.
Kryeministri Natanjahu,që në Izrael përballet me protesta dhe demonstrata të përditshme nga vet izraelitët, me paturpësinë më të madhe,nga salla e Kongesit Amerikan, tempullit të demokracisë botërore që nga viti 1789 erdhi dhe predikoi,kërcënoi dhe definoi të ardhmen kolektive të SHBA ve dhe Përëndimit, në sytë dhe veshët e ligjdhënësve amerikanë.
Të gjithë përfaqësuesit republikanë dhe gjysma e atyre demokratë që ishin prezent aty,nuk u shqetësuan nga dezinformimet, gënjeshtrat, akuzat dhe deklaratat e tij makabre se:
* “Lufta në Gaza ka një nga indekset më të ulëta të viktimave në historinë e luftës urbane”
“Asnjë civil palestinez i vetëm i pafajshëm nuk është vrarë nga IDF në Rafah”;
* “Irani qëndron pas gjithë terrorizmit, gjithë trazirave, gjithë kaosit dhe gjithë vrasjeve të pafundme. Dhe kjo nuk duhet të jetë çudi”;
* “Për Iranin, Izraeli është i pari në shënjestër, Amerika është e dyta. Kur Izraeli lufton Hamasin, ne po luftojmë Iranin. Kur luftojmë Hezbollahun, po luftojmë Iranin. Kur luftojmë Houthi-t, ne po luftojmë Iranin. Dhe kur luftojmë Iranin, ne po luftojmë terrorizmin radikal botëror”;
* “Ne nuk po mbrojmë vetëm Izraelin, ne po mbrojmë Shtetet e Bashkuara. Armiqtë tanë janë armiqtë tuaj. Lufta jonë është lufta juaj. Fitorja jonë është fitorja juaj“.
-Porositë e Netanjahut ishin këto:
*Nuk ka gjenocid ndaj palestinezëve.
*Nuk ka Palestinë.
*Palestinezët kolektivikisht janë terroristë që duhen luftuar gjerë në zhdukje.
Më pas, për t’i dhënë konatacion biblik dhe për t‘i nxitur ungjillorët amerikanë dhe krishterët tjerë, propozoi një “Aleancë Abrahamike”, e përbërë nga Izraeli, SHBA ja si dhe vendet arabe tani të nënshtruara ndaj SHBA-ve dhe Izraelit.
Ai në delirin e tij për një aleance strategjike, ushtarake, politike dhe ekonomike, të quajtur ‘Aleanca Abrahamike’ qortoi papërgjegjësinë dhe injorancën e Përëndimit duke ua përkujtuar atyre në audiencë dhe publikut gjithandej se sikur SHBA-të dhe Përëndimi ta kishin krijuar këtë aleancë 10 vjet më parë, sigurisht Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini, Jordania dhe Egjipti do të ishin bashkuar këtij projekti.
Me tërhjeqjen e z.Biden nga gara zgjedhore,ngritjes se entuziazmit, dinamikës dhe gjasave në fitoren e Partisë Demokratike në krye me Zonjën Harris e cila ka sinjalizuar një rezervim dhe qasje tjetër ndaj Natanjahut, ‘Aleanca Abrahamike’ del të jetë një dështim i paralajmëruar. Pa marrë para syshë orvatjet e Netanjahut që konfliktin izraelito-palestinez ta shëndrrojnë në një luftë globale mbi baza fetare në konceptin eskatologjik të ideuar nga sionistët ungjillorë në SHBA dhe atyre izraelit gjithandej, pjesa tjetër e botës gjithnjë e më tepër po largohet nga dominimi dhe influenca e SHBA-ve,Izraelit dhe BE-së.
Në një bote multipolare me konturat gjithnjë e më të dukshme,përplasjët dhe luftërat nuk do të bëhën si më parë sipas skenareve nga hegjemonia e botës Përëndimore.
___
Vjenë, më 29 korrik 2024

Mendime satirike për Kopshtin Zoologjik – Kontemporar…!

0
Shkruan dhe këndon Besnik Gashi apo qysh quhet ndryshe Animal Gjoja
*
Kopshti Zoologjik Kontemporar
*
Në Kosovë në deceniet e fundit është potencuar nevoja, dhe kritika për mungesën e kopshtit zoologjik.
      Pasi që Amerika me aleatë e çliroi Kosovën me 12 Qershor 1999, filloi epoka e re, epoka e lirisë, e cila liri shfrytëzohet në mënyra të ndryshme.
      Mendimi i lirë, konkurenca e lirë ekonomike, liria parlamentare, liria e zbatimit ose thyerjes se ligjeve, edhe shumë veprime tjera janë rezultat i lirisë.
      Në vitet e okupimit  nën Mbretërinë Jugosllave, RSFJ, dhe Sërbi të periodës 1918-1999, ka pasë presion çë Shqiptarët të deklarohen si Turq, dhe sidomos si Muslimanë, që pastaj të shpërngulen për në Turqi…
      Përkundër përpjekjeve gjigante të islamizimit të Shqiptarëve nga Serbia, megjithate shumica e kombit Shqiptar në Kosovë mbeti SHQIPTAR, pa ndonjë preferencë dhe dekadencë religjioze.
      Gjatë sundimit të UNMIK-ut(OKB) janë ndërtuar më shumë faltore islamike, se për 540 vite të sundimit shtazarak islamik otoman.
      Në Kosovë funksionojnë shkolla fillore, të mesme, private, shtetërore, 20 universitete shtetërore dhe private, biblioteka, kafiteri, klube sportive, 140 bazena, dhjetëra shkolla vallëzimi modern dhe popullor, 8500 bar-restorante – kafiteri, korzo të lira për shetitje, parku i Gërrmisë…
     Duke i pasë të gjitha këto mundësi të shkëlqyeshme, disa të rinjë shkojnë në faltore Muslimane ku ka: meshkuj nervozë, hajna, rrenca, terrorista, repera dhe persona depresiv.
      Konkludojmë se vizitorët e faltoreve muslimane janë me probleme mendore, sepse prej të gjitha të mirave që i ka jeta në liri,…..Muslimani shkon në faltore (kopsht zoologjik) dhe e dëgjon një imam, për me i tregue se a lejohet me pi Coca Cola ?!
      Faltoret islame si versione hibride të kopshteve zoologjike, e çë në gjuhën e preferuar të muslimanëve quhen “Hajvan Bahçe” e zgjidhën problemin e mungesës së kopshteve zoologjike. Respekt.
      Kopshti zoologjik të premteve pranon më shume shtazë, sepse disa shtazë mendojnë që mjafton të participojnë në kopshte një ditë në javë, e jo sikur kafshët tjera që përulen çdo ditë.
      Menaxheri i kopshtit zoologjik, ulëron me zërimin 1000 watt, duke kryer audio-torturime ndaj popullatës me ulurima të pakuptueshme.
      Ujku ose Arusha e uritur nuk ulurojnë me aq piskamë të gërditshme dhe kërcënuese si zëdhënësi(arabisht myezini) në faltore.
      Ulurima bëhet si hakmarrje ndaj njerëzve çë kurrë nuk e vizitojnë kopshtin.  Uluritja nuk iu duhet kafshëve që janë mbrenda kopshtit, por iu dedikohet njerëzve normal që nuk vijnë në kopsht…
      Në kopshtet zologjike shtazët islamike ushqehen mentalisht  nga rojet e kopshtit, e sidomos  ushqehen me propagandën e limiteve ose ndalesave, çë i urdhëron islami.
      Grilat mentale në kopshtet zologjike, dhe ndalesat e të menduarit, e barazojnë Shimpanzën dhe Muslimanin sepse  të gjitha gjërat i kanë të gatshme… të shkruara …me orar të caktuar, me diciplinë shtazarako-islamike.
      Kryemzati i BISHK (Bashkësia Islamike Shtazarake e Kosovës) ua ndalon xhojatit të festojnë festat njerëzore siq janë: Viti i Ri, Dita e Pavarësisë, Dita e Flamurit SHQIPTAR, sepse kafshët festojnë bajramat, ramazanin, ditëlindjet e Sulltan Muratit dhe themeluesit të islamit Mohammad.
     Në vitet e fundit sipas BISHK-ut ka rritje të xhojatit, sepse afërsisht 35 mijë muslimanë frekuentojnë kopshtet zologjike në baza ditore.
      BISHK- këtë vit i procesoi 1400 udhëtarë(arabisht haxhi), çë paguan  8200€ për 11 ditë, me udhëtim, ushqim, fjetje në shatora beduinash, duke përfshi 21 copa të gurit, me të cilat udhëtarët gjuajtën dreqin respektivisht “shejtanin”.
      Ky proces quhet Gurë-Gjuajtje, ndërsa personi që hedhë apo gjuan me gurë, e fiton titullin Islamik GURËHEDHËS respektivisht GURGJUFQ.
      Agjencionet turistike e llojit Fibula, dërgojnë 1 turist në hotelet pesë-yjore “ALL INCLUSIVE” në Turqi, 11 ditë me qmim 900 euro!… ndërsa  BISHK-u  dërgon në shatorat e luginës Arafat për 1400 turista me qmim  8200€ për një turist, 11 ditë!
      Shumë turistë-gurëhedhës në Saudi janë akomoduar në Hotele me disa miliarda yje(jo me 5 yje)…dmth kanë fjetë nën qiellin e hapur.
     Kësaj pune i thojnë BISHK-e BISHK-e… balë… oj gjooooo.
      Në Stamboll janë 3100 Hajvan Bahçe, për 16 milionë banorë, ndërsa ne Kosovë janë 903 kopshte zoologjike për 1.8 milionë banorë, prej të cilëve vetëm 35 mijë janë specie frekentuese në kopshtet zoologjike.
     Shumica e kopshteve zologjike në fshatra në mungesë të xhojatit, hapen vetëm të premteve, ndërsa kopshtet më të vizituara janë në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren, Gjilan dhe Pejë ku xhojati  njihet si më i sofistikuar dhe me pedigre pinjollike.
      BISHK-u po e ndërton në Prishtinë  kopshtin qendror zoologjik, “kinse” apo “gjoja”  me financim të Bashkësisë së Hajvan Bahçeve të Tyrqisë.  Financimi vjen nga kompanitë e privatizuara Kosovare (nga Redep Jukahyp Orangutan), Hava Limani Adem Jasharoglü & ElektroAnadolli.
        Kopshti Qendror Zologjik do të akomodojë deri 2 mijë klienta, ndërsa ulërimat e egërsirave do të dëgjohen nga zërimi me kapacitet deri në 8400 watt.
      Në Prishtinë funksionojnë me sukses kopshtet kontemporare zoologjike në lagjen Mati, dhe përballë Albi Mall-it, e krye-mzati i BISHK-ut premton të e forcojë procesin e shtazarakizimit, duke ndërtuar më shumë kopshte zoologjike.
      Është interesant se në kopshtet zologjike ska shtazë të gjinisë femërore, të cilat shfaqen në rrugë e sidomos në vendet ku frekuentojnë shumë njerëz.
      Nuk ka shpjegime nga BISHK-u, pse nuk ka kudra endacake të maskuara në kopshtet zoologjike, por vetëm në rrugë, shopping qendra dhe në TV kanalizime Islamike apo parlament!
      Megjithatë duhet lavdëruar qytetarët që i trajtojnë në mënyrë humane shtazët e egra, duke i trajtuar dinjitetshëm njësoj sikur shtazët e zbutura shtëpiake.
      Disa kafshë pasi u dresuan nga dreserët e BISHK-ut, shkuan në xhungllën e shenjtë Sham, dhe participuan në Lojrat Islamo-Olimpike, në të cilin kompeticion, garuesit zhtazarakë të BISHK-ut u dalluan dhe lavdruan për lavdrimin, e për sukseset e korrura u nderuan me 72 medale të virgjëra.
      Kontribut për kopshte zologjike në Prishtinë ka dhënë edhe Shpeza, që e luante rolin e kryetarit të Prishtinës me auto-shkollë Bllagoevgradiane.
      Shpezja ka dhënë leje ndërtimi për rezervatin e Arushave te liqeni i Badovcit, dhe për  rezervatet Muslimane, ndërsa për 350 mijë banorë tjerë nuk ndërtoi asgjë, me rëndësi është që i akomodoi Arushat dhe Muslimanët. Respekt.
      Duhet theksuar kontributin madhështor për ndërtimin e kopshteve zoologjike, të hajvanatit politik, që bash-karisht me hajvanatin Islamik, dhe kryemzatin e BISHK-ut, krijuan simbiozën e quajtur Poliislam.
      Të gjithë politikanët pa përjashtim punuan bash-karisht me hajvanatin Islamik.
      Bashkpunimin grandioz e bëri qeveria komuniste-islamike e njohur si 50.02 përqin.  Kjo qeveri fantastike bashkpunon me Sulltan Orangutanin, i cili i urdhëroi kryeahmakut të mbajë fjalim për  festimin e 70 vjetorit të “shkollës” të quajtur MeDresa ku dresohen kafshët, për të punuar si roje dhe menagjera të kopshteve zologjike.
         Kyeahmaku në manifestimin shtazarak deklaroi se “shkollat” për dresimin e shtazëve ishin të mira jo vetëm në këto 70 vite, por edhe në 500 vitet e sundimit hajvanik otomanik.
         Mbarësimi Magar dhe Kali rezultoi në produktin Mushk, ndërsa simbioza Politikan-Musliman rezultoi në specien  Mushkliman.
     Hajvanati politik kooperoi në menyrë fenomenale me OJQ-ifqa islamikë, dhe me hajvanatin politik nga shtetet hajvaniko-jodemokratike.
      Poashtu një hajvan Pavian, pronar  i kompanisë mediale  Vakat (shqip Koha) deklaronte në vitin 2009 se ai loboi(shqip lopoi) që Kosova të antarësohet në KPZ (Konferenca e Kopshteve Zologjike).
      Bashkëpunimi i të gjithë këtyre faktorëve relevantë hajvanikë, rezultoi në BISHK-izimin e Kosovës, dhe në ndërtimet fenomenale të kopshteve zoologjike.
      Ka mbetë të analizohet nga dijetarët e lartësuar islamikë se cili verzion të përdoret për institutet e hajvanatit:
      Kopshti Zoologjik, Hajvan Bahçe apo Hadiqat Hayawan?
_____
Besnik Gashi
Animal Gjoja
Mr. Sc. Veterinar Klinik

Raport Hulumtues-Ndryshimet e burimeve të terrorizmit në Kosovë

2

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju lutem gjeni te bashkangjitur raportin hulumtues të titulluar “Rreziqet e Padukshme: Transformimi i Burimeve të Terrorizmit në Kosovë”, të përgatitur nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT.

Ky raport ofron një analizë të thellë mbi format e reja dhe në rritje të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. Fokusuar në identifikimin e subjekteve kryesore që propagandojnë këto kërcënime, raporti zbardh se terrorizmi etno-nacionalist është kërcënimi më i madh për sigurinë kombëtare të Kosovës, sidomos përmes organizatave terroriste dhe ekstremiste që operojnë në Veriun e Kosovës. Po ashtu, raporti vë në dukje se, ndërsa institucionet e sigurisë në Kosovë kanë arritur të frenojnë ekstremizmin islamist, ato tani përballen me një sfidë në rritje nga ekstremizmi etno-nacionalist dhe e djathta ekstreme.

Raporti gjithashtu thekson se shtete si Serbia, Rusia dhe Irani, përmes autoriteteve shtetërore të tyre, janë aktivisht të angazhuar në mbështetje të individëve dhe organizatave terroriste në Veri të Kosovës dhe në rajon. Kjo mbështetje përfshin financim, armë dhe mbështetje të tjera që forcojnë ndikimin dhe aktivitetet e grupeve terroriste.

Për të kuptuar më mirë kërcënimet e reja dhe për të adresuar këto sfida, ju ftojmë të shqyrtoni raportin dhe përmbledhjen e gjetjeve kryesore të bashkangjitura. Raporti ofron të dhëna kritike dhe analiza të detajuara që janë të rëndësishme për të gjitha palët e interesuara në përpjekjet për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Për më shumë informacion dhe për të diskutuar gjetjet e raportit, ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni.

Ju falenderojmë për vëmendjen dhe bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm.

Gjithe te mira
Skender Perteshi
Drejtor Ekzekutiv
Instituti per Siguri dhe Rezilience-PREVENT
0038349446405

Në Brezë të Sharrit hapet një pistë e re fluturimi me emrin e pilotit të ndjerë Hizdri Gubetini

0

Nga: Arif Ejupi

Komuna e Sharrit ( ish-Dragashi) ka mikpritur udhëheqës dhe pilotë të njohur të Federatës Aeronautike të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Në këtë manifestim të përzemërt dhe vëllazëror u vendos që një nga pikat më të larta dhe më ideale të fluturimeve në malet e Sharit, të marrë emrin e pilotit të ndjerë Hizdri Gubetini.

Kjo nismë e filluar kohë më parë nga vëllezërit Arbër dhe Zyber Krasniqi, nuk është bërë publike derisa ka marrë miratimin definitiv nga organet ekzekutive të komunës së Sharrit.

Vëllezërit, Krasniqi të paepur dhe fjalë pak prioritet kanë mbajtjen e Aeronautikës shqiptare në hap me përfaqësueset më të njohura të botës.

Në këtë manifestim  dedikuar pilotit ikonë nga Podujeva, Hizdri Gubetini, përveç kolegëve, familjareve e miqve të shumtë mori pjesë edhe Z. Bexhet Xheladini, kryetar i komunës së Sharrit.

Prania e tij dhe e një numri të konsideruar mërgimtarësh që kanë ardhur për pushime nga vendet e Perëndimit, në Atdheun e tyre e bënë edhe më madhështor këtë solemnitet.

  1. Xheladini gjatë diskutimit të tij të shkurtër e përmbajtjesor premtoi që vitin e ardhshëm rruga që shpie deri tek pista e fluturimeve aeronautike, e që tani e tutje do ta mbajë emrin e pilotit legjendar të Republikës së Kosovës, Hizdri Gubetini, do të jetë e asfaltuar.

Ky premtim i ka gëzuar dhe motivuar edhe shumë të rinj e të reja të Komunës së Sharrit, që me fluturime mbi lartësitë e qiellit dëshirojnë t’i shijojnë bukurit e këtyre maleve perla të Evropës Juglindore.

Kryepersonashi i ngjarjes së sotme Hizdri Gubetini, me këtë sport ka filluar të merret në fillim të vitit 2000. Dashuria e pakufishme dhe puna sistematike bën që ai të shënoj sukses pas suksesi.

Gubetini si garues i zhdërvjellët dhe instruktor profesionist i Aeronautikës, ka lënë gjurmë të pashlyera si në garat brenda vendit, ashtu në ato rajonale dhe ndërkombëtare.

Më 24-tetor të vitit 2021,në Festivalin Ndërkombëtar të Turqisë “Oludeniz Air Games 2021”Hizdriu pati zënë vendin e parë, duke lënë pas vetes aeronautë me emër të 55- vendeve të botës.

Hizdriu paragllajdizmin si sport relativisht të rinj në Kosovë dhe Shqipëri, e ndjente edhe si ushqimin më të këndshëm të shpirtit të tij.  Herë- herë i kapluar nga frika që mund të mbetet jashtë garave fluturaken e merrte edhe me qira.

Ky fakt mjafton për të kuptuar gjithsecili prej nesh përkushtimin e Hizdriut,ndaj këtij sporti sa atraktiv aq edhe me rreziqe për jetën.

Gubetini kudo që ka marrë pjesë ka fituar çmime dhe medalje të shumta. Ai po ashtu ka arritur të thyej edhe rekordet e më hershme në garat e zhvilluara në Kosovë, Shqipëri, Itali, Slloveni, Turqi, Bullgari, Qipro, Serbi dhe Maqedoni të Veriut .

Një fluturim të jashtëzakonshëm dhe me plot akrobacione që do të kujtohet gjatë në stil dallëndysheje e pati bërë mbi malet e Moknës të komunës së Burimit, duke qëndruar orë të tëra në lartësitë e qiellit të hapur.

Kolegë, shokë e miq të Federatës Aeronautike të Kosovës dhe Shqipërisë, duke vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të Hizdriut, në këtë fushë me pietet e mallëngjim, çdo vit organizojnë përvjetorët e kalimit të tij në amshim.

Në kuadër të këtyre përvjetorëve mbahen edhe një varg garash me emrin e tij. Z. Përparim Rama, kryetar i  komunës së Prishtinës, vitin e kaluar duke mosharruar shkëlqimin e të ndjerit Hizdri Gubetini, në këtë sport të rrallë, ka pritur në Zyrën e tij, zonjën Nafije Rexhepi- Gubetini dhe dy djemtë e saj, Almirin dhe Ensarin, të cilët kanë mbetur shumë herët pa kryefamiljarin, bashkëshortin dhe prindin, Hizdri Gubetini.

Përkundër ndarjes së parakohshme nga jeta të Hizdriut, dhe dhembjes së papërshkrueshme i biri Almiri ,vetëm 20 vjeç me intensitet dhe pasion të njëjtë sikur dikur Hizriu i është qasur këtij sporti.

Ai pyetjes sonë se  si i lindi dëshira dhe ideja për t’u marrë me këtë disiplinë sportive, të pa ndonjë traditë të mëhershme në vendin tonë, pa u hamendur i përgjigjet me fjalët: “mendoj që trashëgojë shumëçka nga gjenet e babit” Po ashtu me fluturime në lartësi më duket sikur jam në kërkim të shpirtit të tij të çiltër dhe bujar”  “Ndërkaq, frikën për fluturime nga çdo pozitë e kam larguar me ndihmën e babit. Edhe pse asnjëherë s’ kisha shprehur përpara tij, ambiciet e mia për t’u marrë me Aeronautikë, ai kishte zbuluar që unë zija në vete dëshirën e flaktë që një të ardhme të jem përkrah tij”

Në klubin e Aeronautikës “Shqiponjat e Kastriotit “ ku Almir Gubetini, është anëtar, instruktorë dhe pilotë janë optimist që ai, do të jetë i suksesshëm sikurse babai i tij, i ndjerë Hizdri Gubetini.

  1. Fanol A. Shala, aeronautist i njohur i Republikës së Kosovës dhe fitues i vendit të dytë në Alanya të Turqisë ,në një konkurrencë të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 88 vende të botës thotë:

“Kur janë në pyetje manifestimet mbi jetën dhe veprën e pilotit Hizdri Gubetini, udhëheqësit e dy Federatave tona aeronautike Kosovë- Shqipëri, që veprojnë nën një çati bëjnë të pamundurën vetëm e vetëm që çdo gjë të jetë në përputhje me programin e hartuar”

Shala ishte mik i ngushtë me Hizdriun. Ata përveç  bashkëpunimit në këtë sport përputheshin edhe në mendime me njëri-tjetrin. Shala vdekjen e papritur të mikut të tij Hizdri Gubetini e konsideron si humbje të madhe për familjen dhe komunitetin e aeronautëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Edhe z. Alket Islami, kryetar i Aeronautikës së Shqipërisë dhe pilot shembullor e ndjenë ende mungesën e Hizdriut. Ai e çmonte Hizdriun, si sportist dhe njeri me virtyte të larta. Madje me përkëdhelje e thërriste  Hizi.

Z.Islami duke treguar empati dhe respekt për kolegun dhe mikun e tij të hershëm Hizdri Gubetini,çdo herë vije nga Shqipëria në Kosovë, në të gjitha manifestimet që kanë të bëjnë me Hizdriun.

Alketi veç kësaj në përpjekje për ta lehtësuar dhembjen e familjes Gubetini, me fjalë të përzgjedhura kujton momente nga aktiviteti dhe bisedat me Hizdriun.

Në tubimin e Sharrit të konsideruar edhe si ftesë për masivizimin e paragllajdizmit në Kosovë e Shqipëri, nga solistë dhe valltarë të kësaj treve u interpretuan këngë e valle që kënaqën të gjithë, veçmas mërgimtarët me mallin e pashuar për vendlindjen e tyre.

Hizdriu, kampion i disahershëm në pargllajdizëm pati vdekur papritmas më 5 dhjetor të vitit 2021, nga një sulm në zemër, derisa po bënte dekorimin e oxhaqeve më gurë të imët në stanet e Dellovcit të Therandës.