Kreu Blog Faqe 773

Beteja e intelektualit të pambrojtur, recension i dr. sc. Abedin Sutaj nga Vjena për librin “Rrëfime nga Norvegjia”

0

Dr. sc. Abedin Sutaj

___

RECENSION

BETEJA E INTELEKTUALIT TË PAMBROJTUR

“Rrëfime nga Norvegjia” i Bajram Kabashit nuk është thjesht vetëm një libër autobiografik i një gazetari, i cili lindi, punoi e jetoi në një vend të pushtuar e të robëruar për një kohë të gjatë. Është pasqyrë e popullit, e njerëzve, me të cilët ai punoi dhe jetoi dhe vazhdon ta ketë preokupim kryesor Atdheun për të cilin u përpoq vazhdueshëm, si në kohën e pushtimit, ashtu pas çlirimit dhe tash në periudhën e shtetndërtimit. Është analizë e organizimit dhe e sjelljes së njerëzve të caktuar dhe të shoqërisë në kohën e robërisë, në liri, dhe trajton sjelljen e psikologjinë e veprimit të individëve dhe të grupeve, të cilat vazhdojnë të jenë pengesë e zhvillimit në kohën e paqes, si dhe në kohën e luftës, përkatësisht në robëri.

Është dramë e jetës së tij, në periudhën para dhe pas çlirimit të Kosovës, jeta në mërgim dhe në atdhe, rreziqet dhe dukuritë që i vërejmë; i madh e i vogël te ne, përderisa pushtetarët, jo veç që janë të heshtur, por janë të pakujdesshëm, e përkrahës të dukurive negative. Nuk është libër thjesht autobiografik, kallëzime të autorit në përballje me njerëzit, të cilët, qoftë me vetëdije apo pa të, i shërbejnë, e janë pjesë e mekanizmit të madh shkatërrues të ndërtuar nga robëruesi dhe nga klanet tona sunduese pas çlirimit. Ky mekanizëm përfshin mënyrën dhunuese, të kopjuar nga pushtuesit, e vazhdon të jetë pjesë e sjelljes sonë kundër ardhmërisë. Në shumicën e rasteve, ne jemi manifestim i pushtuesve, kundër vetes, trashëgim i sjelljes dhe mendësisë nga sundimi i gjatë, dhe gjendja e përhershme e kaotike. Krejt kjo manifestohet hapur në sjelljet, në deklaratat befasuese, të cilat kanë ndryshuar tepër nga përmbajtja, qëllimet dhe formulimet, si dhe pikështrimet e shumë intelektualëve, dhe kjo është shumë e qartë, ata kanë kaluar dikur nga përkrahësit e komunizmit dhe bolshevizmit në përkrahës të radikalizmit dhe lëvizjeve politike lindore, autoritare, antiperëndimore.

Para disa ditësh, në luftën e Ukrainës, tash, më 24 qershor, komandantët e ushtrisë kishin bërë thirrje që të hetohet dhe të shkarkohet gjenerali i tyre, për të cilin ata kishin thënë: “Më shumë ka vrarë ushtarë ukrainas ky sesa të gjithë gjeneralët rusë”. Pra, yti shpesh ta bën më zi se i huaji, siç thotë urtia e popullit “Çka ta ban i yti, nuk ta ban anmiku”. Punëtorët e këtyre shërbimeve kanë zënë vend në akademitë, në institucionet kulturore-arsimore, në administratën e shtetit, të lidhur si vargonjtë e zinxhirit robërues. Mediat dhe gazetaria janë fushë me rëndësi në veprimtarinë kulturore, politike e shpirtërore të një shteti, kështu si fushëveprim i pushtuesit të maskuar në radhët tona. Shihet hapur se, nën të drejtën e shprehjes së lirë, kemi më shumë mendime të paguara mirë nga “dikush”, ku yshten idetë më të çuditshme antishtetërore, radikale, natyrisht të motivuara e të investuara prej burimeve të panjohura.

1. Popujt pushtues nën maska mashtruese të “vëllazërive hyjnore”

a)

Nuk ka sesi të shpjegohen ndryshe lëvizjet e transmetuesve tanë, të kthyer në arena të propagandimit të regjimeve, shpesh nacionaliste turke. E dimë, gjuha turke erdhi nga tokat e Kazakistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit, dhe deri në shekullin XII nuk ishte pjesë e popujve të Azisë së vogël, ashtu siç nuk ishin pjesë e Gadishullit Ilirik gjuhët sllave, të ardhura rreth 13 shekuj më përpara.

b)

Nuk ka sesi të shpjegohen turret e transmetuesve në propaganda fetare dhe veprimet e shumë të ashtuquajturve intelektualë, që popullin e Kosovës hyjnore e hekakeqe ta mashtrojnë në emrin e fesë. Ushtrimi i fesë në një shoqëri demokratike duhet të mbikëqyret me kujdes nga shteti. Dihet se ata që i shfrytëzojnë ligjet demokratike për t’i luftuar ato do t’i bëjnë dëm të madh ardhmërisë sonë. Religjioni islamik radikal është tjetërsim i fesë islame, e shndërruar në vegël për qëllime politike, para së gjithash arabe, hegjemoniste dhe protofashiste, e propaganduar nga shumë hoxhallarë nga bota arabe dhe ajo islame. Shovinizmi arab me zanafillë nga shekulli VII-VIII i erës sonë, përgjatë historisë së vet shfarosi gjuhë e kultura të shumë popujve, që shtriheshin në sipërfaqe në mbi 8 milionë km katror, nga Mauritania deri në Sirinë e sotme. Shfarosja që pëlqejnë ta bëjnë edhe një herë fillon me mashtrimin e popujve të vegjël dhe primitivë, dhe me këtë e shfrytëzojnë religjionin që e themeluan dikur, ndoshta të përdorura, për të njëjtat qëllime. c)

Pa dyshim që hegjemonia turke na vjen si dhuratë pas çlirimit nga serbët, tani e maskuar, e cila dërgohet në këtë mënyrë vetëm te popujt me vetëdije primitive, nëpërmjet ideologjisë fetare. Ndihma e vërtetë është pa interes. Besoj se nga kjo “dhuratë” ngjyejnë goxha shumë edhe disa udhëheqës politikë të vendeve tona, sepse ata shpesh kanë mbajtur fjalime prej klerikësh fetarë, dhe shpesh kanë përmendur përqindje të një komuniteti fetar, e kur e kur janë cekur nga udhëheqësit e “shpresës” dhe të “rilindjes” citate nga literatura fetare, gjë që nuk ndodh në shtet e zhvilluara demokratike.

d)

Nëpërmjet fesë, disa shtete e kanë bërë si bazë propagandiste dhe plan për qëllimin e përfitimeve të veta nga popujt fatkëqij, të cilët kurthohen me rrena e me premtime boshe. E kur bëhen pre e kësaj propagande mashtruese, atëherë flijohen për qëllimet e popujve të ligj, që në perandoritë e veta nuk arritën të bëjnë asnjë zbulim, ose krijimtari për të mirën e njerëzimit. Nga kjo, me propagandën fetare e lartësojnë veten dhe ashtu bëhen pikë lidhjeje për t’i kthyer këta popuj primitivë në agjentë të vet, në përplasje të politikave të mëdha të popujve e të aleancave të mëdha, për t’i shndërruar në “mish për top”. Këta popuj pushtues e mashtrues i kanë shtrirë duart e tyre nga varri mijëvjeçar, të mashtrojnë dhe të tjetërsojnë, e të bëhen fuqi nëpërmjet rrenave mesjetare, të cilat në thelb u krijuan, u themeluan dhe u zmadhuan për shkaqe thjesht politike, pa asnjë grim e plan hyjnor. Me të vërtetë, ishin dështim për botën qysh nga shfaqja e tyre.

Më tepër se autobiografi

2.

Libri “Rrëfime nga Norvegjia” nuk është vetëm autobiografi, është më shumë vajtim dhimbjeje, ulërimë lemerie për ta shpëtuar Dardaninë, është thirrje e hungërim për ta nxjerrë atë nga gropa që po i kanoset pikërisht nga përftoret që na shtireshin çlirimtarë dhe pikërisht nga “baballarët e kombit” që na shiteshin si çlirues. Në të vërtetë, çlirues ishte populli dhe NATO-ja, përkatësisht Evropa Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe aleatët tjerë, si p.sh. Izraeli, në kohën kur shtetet e Ballkanit ishin kundër Kosovës, mandej edhe disa udhëheqës të Shqipërisë, të cilët shpesh zhvilluan dhe zhvillojnë politika të gabuara. Ishte Amerika, ishte Anglia, ishte Perëndimi që na e dhanë dorën, dorë të cilën na e kanë shtrirë gjithmonë, por nuk kemi dashur, e nuk kemi ditur ta kapim, ngase jemi mashtruar, dhe kemi vendosur bashkë me armikun të vendosim mina kundër anijeve të shpëtimit në brigjet e Detit Adriatik.

3.

Autori i librit “Rrëfime nga Norvegjia” e krahason jetën në Kosovë dhe shoqërinë e saj më atë norvegjeze, dy tablo të jetës së tij në dy vende, me ngjyra krejtësisht të ndryshme, e që vazhdojnë të jenë të tilla, të dallueshme fatkeqësisht edhe 25 vjet pas çlirimit. Ashtu, duke e rrëfyer jetën e re në Norvegji dhe përkujdesjen e shtetit e të shoqërisë normale e të qytetëruar, e cila u krijua, u edukua dhe u formësua, duke bulëzuar nën ligjet e qytetërimit të përparuar perëndimor evropian, shtet dhe shoqëri e cila kujdeset për qytetarin e saj, madje jo vetëm për qytetarin e saj, por për vlerat njerëzore në përgjithësi, në njërën anë, dhe për atdheun ku ka lindur, për të cilin ka dhënë gjithçka. Në anën tjetër, Kosova – toka e lindjes, dikur e shkatërruar nga pushtuesi turko-otoman dhe më vonë jugosllav, e tash e shndërruar në lodër të përrallave mesjetare, e përkrahur nga ideologët e ideologjisë Mugoshjane, e ardhur nga dora e pushtuesve që duan të na ndajnë nga Perëndimi, e nga kontinentit evropian.

4.

Autori si me dashje i bën rrëfimet e njëkohshme e krahasuese: Norvegji, vendi i rendit e i ligjit, i butësisë, i punës dhe përkushtimit, me vendin e lindjes, ku flitet për patriotizëm dhe në emrin e këtij patriotizmi vjedhjet bëhen krime, luftohen punëtorët e vërtetë e respektuesit e ligjit dhe të kombit. Këto rrëfime janë shtjelluar e shkokëluar me lartësinë e talentit të një shkrimtari të madh, duke treguar njohuritë e thella në artin letrar.

Me pak fjalë, autori arrin të thotë shumë

Sikur autori, pas vrullit të betejave, po i bie në fund një jete luftuese, përplasjes pa pushim me të keqen e popullit të tij, e cila ka bij midis oborrit të popullit më të lashtë, popullit dardan, që u rikthye në skenën botërore nga popujt e qytetëruar, pas kaq vuajtjeve dhe padrejtësive të tmerrshme. E mu këta popuj sot shahen aq shumë qëllimisht nga mediat dhe nga njerëzit e caktuar, të bërë figura publike nga transmetues, të cilat hapur janë marioneta të huaja; punëtorë të Kremlinit, të Kalemegdanit dhe të Anadollit.

Shoqëri e paemancipuar, ku individë të caktuar rrinë mbi shtetin, e që nga Hegeli shteti duhet të jetë gjithmonë mbi çdo individ, sado i rëndësishëm të jetë ai, përndryshe populli vazhdon të rrethohet e të sundohet nga klanet, në rastin më të keq edhe pas çlirimit, si në rastin tonë. Klane e individë të cilët janë ende telekomanda të huaja.

Autori e paralajmëron fundin e betejës të tij, betejë kundër asaj padrejtësie të bashkëpunëtorëve të pushtuesit. Betejë e jetë, e cila ishte e vështirë t’i dalësh në fund me shpirt e me mendje të pastër, të cilën autori e ndien dhe e shpërfaq hapur në rrëfimin e tij dhe i doli në fund me shpirt paqeje e zemër fisnike, liridashës e paqedashës për brezat e ardhshëm të atdheut të tij. Ky shkrim për periudhën 42-vjeçare nuk ishte i lehtë, nuk ishte thjesht shkel e shko, ishte betejë e përgjakshme dhe e rëndë, e cila vazhdon të jetë e tillë në të gjitha format e saj. Beteja e vështirë fillon pas çlirimit të atdheut.

5.

I vetëdijshëm se kjo e keqe është mbjellë nga pushtuesi, por kultivohet me dashuri të madhe nga njeriu ynë si shërbyes i pushtuesit të mëhershëm, vasal i së keqes, duke krijuar klane sunduesish, të cilët, pa dyshim, nuk janë asgjë tjetër, përveç vazhdues të pushtimit. Nuk është thënë kot, vetë pushtimi është më i egër se pushtimi i pushtuesit, shpesh vetë pushtimi përfshin mosdijen, gjendjen e pavetëdijshme, derisa manipulohesh nga armiqtë. Armiqtë tanë e kanë një mundësi që derisa të jetë prania amerikane të na vonojnë, të na shtyjnë të vendnumërojmë dhe ta krijojnë momentin e përshtatshëm që të na pushtojnë. Kryeministrat tanë, të rinj e të vjetër, ashtu si shumë akademikë dhe intelektualë, e hoxhallarë, e kanë vetëm një qëllim: të na vonojnë dhe të na hutojnë, e në rastin me të keq të na bëjnë pjesë të botës së pazhvilluar dhe armiq me shtetet që na çliruan.

Kur nuk ecën përpara, ti gjithsesi je duke ecur, por ecja jote në krahasim me të tjerët është lëvizje prapa. Ne duhet të jemi të vetëdijshëm e krenarë që jemi të gjenit dhe të gjuhës dardane, duhet të jemi vetvetja, të jemi pjesë e gjuhës dhe e kulturës sonë. Rini dhe popull, mos u mashtroni nga mashtruesit, e as nga të mashtruarit, sepse nuk mund të fitojmë asgjë, përveç humbjes. Kjo është parë nga komunizmi në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore, duke e shkretuar popullin shqiptar materialisht, e edhe shpirtërisht.

“Rrëfime nga Norvegjia” na afron pamje të pashoqe për atdheun dhe për njerëzit e tij pasi ra në duart e klaneve e të individëve të caktuar, jo shumë të mençur, por shumë lakmitarë, dhe dëmsjellës. Një pjesë e madhe e rinisë është mashtruar, duke përkrahur lëvizje politike, të cilat janë treguar të dëmshme, dhe vijnë nga popuj që na shkatërruan. E keqja më e madhe është se këto klane ishin shumë të pashpirta dhe shumë provinciale, se ato u shndërruan në pengesë të ecjes kah demokracia dhe kah kultura e zhvilluar, kah dija dhe shkuarja nga Evropa. Autori, sikur populli i tij, e ka një jetë jo të jetuar, jeta e tij ishte betejë e madhe për të qëndruar në trojet e veta, për jetë a vdekje.

6.

Kosova është vend i befasive, i kundërthënieve, i kundërshtive të mëdha dhe të pabesueshme, ndoshta nëpër pozitat e zgafelleve nëpër të cilat ka kaluar. Ndoshta ende nuk është plotësisht e pavarur, ajo duhet të jetë e pavarur plotësisht vetëm nga Serbia, por edhe nga ndikimi i regjimeve shpesh të gabuara të Shqipërisë. Dardania duhet të jetë krejtësisht e pavarur, duke marrë fuqi nga sistemet e zhvilluara të Evropës. Me këtë, duke e vazhduar traditën patriotike në luftë për dije, ashtu që dija të bëhet pikësynim kryesor për ta mbrojtur shtetin në të ardhmen, dhe për ta zgjeruar atë në rastin më fatlum.

7.

Me këtë, autori e sheh si nevojë të ngutshme ta lërë dikë prapa, që ta vazhdojë rrugën e vetëdijesimit të shoqërisë shqiptare, në përgjithësi, pra rrugën dhe botëkuptimet e tij. Punën e përpjekjeve për ta mbrojtur atdheun nga ideologjitë mashtruese, dhe ideologjitë radikale, e dogma mesjetare, siç e quan ai “Islamin politik”, dhe ideologji tjera të dala nga aleancat kundër shteteve tona.

8.

Fillimi i librit është edhe përfundim, sepse është paralajmërim i fundit. Fundi i punës me profesionin e vështirë të gazetarisë hulumtuese në një shoqëri ku vendet e rëndësishme në institucione dhe në hierarkinë e pushtetit i kanë zënë të pabesët, të tmerrshmit, gjakpirësit dhe tradhtarët e krijuar si elita nga pushtuesit, e klane të reja sunduese me qëndrime, e veprime të dëmshme, siç shkruan autori: “,…, pashë edhe disa që përpara luftës kishin qenë informatorë të dorës së parë të Sigurimit Shtetëror Serb, që gjithë kohën rrinin, hanin e pinin më ta, por që tani, në vend se të rrinin kokulur, silleshin mjaft krenarë, sidomos kur më shihnin, ngase e dinin se i njihja. Sikur donin të më thoshin se, “ti s’ke çfarë të na bësh”. Me këta rreshta, autori i përshkruan punëtorët e shërbimit të ish pushtuesit dhe jo vetëm të tyre, dhe pikërisht këta punëtorë kishin gjetur përkrahje të heshtur dhe të pandalur nga regjimi që na erdhi me plot patriotizëm të rrejshëm.

9.

Pikërisht bashkëpunëtorët e mëhershëm të pushtuesit e kishin marrë të drejtën të jetojnë e të marrin pozita sunduese shpeshherë në keqpërdorimet e institucioneve në mënyrë të veçantë, që vetëm ata dinë. Ata kanë zënë vende me rëndësi, ngase vetëm kështu mund të bëhen më të dëmshëm, mund të bëhen pengesë. Autori me të drejtë përfundon: Në të vërtetë, unë isha i ndjekuri prej Kosovës së re, jo ata”. Me pak fjalë, nuk po na ndjek serbi, por vendi ynë i mbetur i pazhvilluar si pasojë e udhëheqësve tanë jo të mençur, të korruptuar dhe provincialë. Mandej, një kryehoxhë u shpreh për një ndjekje tjetër, por me kusht që kush nuk e do xhaminë le të shkojë në Beograd. Sa e arsyeshme do të dukej sikur ateisti, ose besimtari i fesë tjetër në Kosovë, të kallëzohet radikal, jo i mençur, pa edukatë, në emrin e “besimit të vërtetë hyjnor”, e të shprehej: Ata që duan shumë xhami, xhami vend e pa vend (siç po thuhet në fjalorin më të ri sociologjik te ne) – xhami politike, atëherë duhet të shkojnë në shkretëtirat arabe, ose në tokat e Anadollit, siç na dërguan me dhunë dikur. Natyrisht, asnjë besimtar i fesë tjetër, dhe asnjë ateist i çfarëdo lloji nuk duhet të njëjtësohet me lëvizje radikale dhe me deklarata jodemokratike të personave të caktuar të papërgjegjshëm, të cilët janë kundër paqes, kundër kombit dhe kundër shtetit, i cili duhet ta ketë vendin në Evropë. Ne nuk guxojmë ta përjashtojmë veten nga kontinenti, pasi jemi bashkëthemeluesit e parë. Vetëdijesimi për ruajtjen e atdheut është vetëdijesim për veten. Atdheu është e vetmja rrugë e ruajtjes së gjuhës, e gjenit dhe e shpirtit tonë. S’ka rrugë tjetër…

10.

Autori shkruan çdo herë në vetën e parë, niset nga vetja, ai është kronist që na jep hollësi nga beteja e tij, me ngjyrime të thella të përjetuara nga shkrimtari e gazetari që ka, jo vetëm përvojë me lakadredhat e jetës, por që ka përvojë edhe me shkencën e fjalës – letërsinë. Shihet shumë qartë e në çdo pikë që ai nuk e ka thënë as një përqindje të asaj që ka dashur ta thotë, thjesht tregon vetëm një fletë nga kronikat shumë vëllimore e shumë voluminoze të përleshjeve e të përplasjeve nga jeta në shoqërinë e robëruar shumë gjatë. Ai nuk i përmend as emrat e shumë personave, sikur është i pasigurt për sigurinë e jetës së vet. Me këtë bën të kuptojmë se Kosova nuk është ashtu siç kemi dashur ta kemi. Po, me siguri po, klanet e korruptuara janë ende të fuqishme dhe bandat e ideologjive të ndryshme kobsjellëse kanë zënë pozita udhëheqëse.

Autori është i pasigurt për të ardhmen, dhe jo vetëm të tijën. Për këtë, rrëfimi i tij shpesh është në formën e përgjithësimeve, anonim, rrëfim nën hije, duke na treguar diçka fshehtas. Krejt njëjtë si dashamiri, i cili në errësirën e natës, sepse ai është i pasigurt nga mashtruesit dhe të mashtruarit, të vjen te shtëpia fshehtas, duke treguar: “larg prej rrugës së mashtrimit”. Kosova dhe emri i saj, artistët, sportistët dhe njerëzit e famshëm të saj po paraqiten si njerëz të një shteti tjetër, dhe flamuri i Kosovës (edhe pse i ndryshuar), në emrin e patriotizmit po paraqitet me flamur tjetër. Kosova e njeriu i saj, para botës, po mbulohet me qëllim nga disa struktura të bashkërenditura shumë mirë.

Sot, Kosova po lihet nën hije nga njeriu i saj, i cili është mashtruar me emrin e bashkimit dhe të patriotizmit. Emrin e saj po përpiqen ta anashkalojnë struktura të caktuara, të mos përmendet, sikur dëshirojnë ta bëjnë të padukshme para botës, mandej edhe nga disa patriotë të mashtruar. Dhe, kjo po bëhet në mënyra të ndryshme…

11.

Shoqëria e sunduar nga regjimet e dhunës, të liga e mashtruese, me sistem ku funksionojnë hajnia dhe dredhia, mashtrimi e ligësia. Shoqëria jo e mençur ka shumë vuajtje dhe beteja të kota, dhe sidomos në këto mjedise dhunohet intelektuali i vërtetë. Autori, shkruan: Të gjitha traumat, të gjitha vuajtjet e pësimet, ne që jemi më të rritur, i kemi nga atje. Jeta, më shumë se çdo gjë tjetër, është vetëm kujtim…, ndërsa pësimi dhe vuajtjet të përcjellin si një jehonë e dikurshme që nuk mbaron kurrë. Pothuajse gjatë gjithë kësaj kohe kam punuar pandërprerë, bashkë me gruan, sidomos deri në vitin 2015, kur angazhoheshim në punë, shpesh edhe nga 16 orë në ditë”.

Nana dhe lufta për mbijetesë

Bajram Kabashi e përshkruan me pak fjalë gjendjen ekonomike dhe mallin për të kaluarën që iku aq shpejt, pamjen e rëndë sociale e ekonomike në të cilën ishte rritur, ishte shkolluar dhe ishte krijuar si njeri, gjendje të cilën e kishte shkaktuar pushtuesi, me kaq pak fjalë arrin të krijojë ortekun e mallit te lexuesi dhe t’ia mbushë sytë me lot, ta therë drejt e në zemër, duke e përcjellë atë therje që ky e ka përjetuar përgjatë jetës, ngjyrimi i mallit, i dhimbjes dhe i flijimit të nënës së tij dhe nënave të Kosovës, madhështi dhe përmendore e përjetshme dardane. Nënat të cilat flijuan më së shumti, madje edhe rininë, për të na rritur neve, njerëz si Bajramin dhe atdhetarë të tjerë në kushte të rënda ekonomike. Në bashkëbisedim me nënën në telefon, ai e përshkruan kujtimin dhe gjendjen e shkaktuar emocionale. Është ky përshkrim rrëqethës, një kujtim i kthyer në gravurë me pamjen e atyre afreskeve, ku e Shenjta Mari e sheh birin e saj të flijohet për të mirën e përgjithshme, e ajo është e pafuqishme. E përshkruan sinqeritetin dhe thjeshtësinë e nënës: Më tregonte se si i kishte thënë një gazetareje amerikane që kishte shkuar te shtëpia jonë menjëherë pas luftës: “Ju na keni çliruar”.

E kjo është e vërteta për të cilën Kosova, përkatësisht Dardania, duhet t’i falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evropën Perëndimore, e falënderimi i vetëm i mundshëm është të marrim dijen dhe sistemin e punës dhe të kulturës evropiane, duke e pasuruar Evropën me kulturën tonë si një mozaik madhështor. Duke u bërë pjesë e vërtetë e kontinentit që ka dhënë aq të mira për njerizimin.

Autori me qëllim e ndërpret rrëfimin, duke dashur ta shprehë pikëllimin me kaq pak rreshta, sikur do t’ia ndalë vetes vrushkullin e lotëve, therjet në shpirt. Sikur dëshiron të thotë: Nuk dua t’jua tregoj të gjitha për më të dashurën time, nuk dua të ndaj gjithçka, sepse ajo mbetet më e dashura e kujtimeve të tij, ato kujtime do t’i bart deri në fundin e kohërave.

Ajo, pra Nana, është shpirt i shpirtit të tij, ajo është e vetmja krejt e tij. Pikërisht me këtë fshehje, ai krijon madhështi, e rrethon shpirtin e çdo lexuesi me mall, me dhembshuri, me dashuri të llahtarshme, për nënën në përgjithësi, dhe për nënën madhështore, deri në nivelin hyjnor. Ajo është shenjtore e vërtetë e autorit, ashtu, duke na lënë parafytyrimin që të udhëtojë më thellë, si shprehje Heminguejane, ku nuk thuhet gjithçka, por lihet të kuptohet më shumë.

Kështu, dialogu i shkurtër për nënën ta prekë shpirtin, dialog i cili tejkalon çdo dialog të Biblës dhe Vedave të shenjta, duke e vlerësuar nënën e vet, me tri veti madhështore që u mungojnë sot shumicës së pushtetarëve, udhëheqësve, dhe njeriut tonë, në përgjithësi. Vetitë, drejtësinë, mirënjohjen dhe luftën për ta rritur e për ta mbajtur fëmijën larg çdo rreziku me çdo kusht, duke flijuar gjithçka.

Autori e ilustron në këtë mënyrë: “Ngaqë, nëna ime ka qenë njeri i drejtë dhe shumë mirënjohëse në jetë”. Pra, edhe rinia e populli ynë duhet të jenë mirënjohës për nënat tona dhe për mallin e Nënës për djalë, që e rriti në varfëri dhe nën pushtimin më të rëndë, nën pushtimin jonjerëzor të sllavëve të Ballkanit.

Malli i Nanës për djalin mërgimtar, të rritur me gjak e me shpirt nëpër beteja, shprehet kështu: “A të ka marrë malli për mua, Bajram?”, më pyeste. “Jo, Nanë”, i thosha, e ajo qeshte ëmbël, duke e ditur mirë se e mendoja të kundërtën.

Fillimi i ri – ringjallja

Jeta si mërgimtar, sado që është e rëndë, kur ishe në syrin e tornados, tufan shkatërrues, atëherë largimi është bekim, shpëtim dhe fitore. Largimi nga atdheu i çliruar kur e udhëheqin krejt ajo bandë “patriotësh”, kryesisht disa me të kaluar familjare jo të mirë. Te ne shumë herë gjejmë shumëçka të politizuar, pronë e strukturave, e bindjeve të caktuara politike, që kanë rregull: përjashtimin, përbuzjen dhe përfitimin e paligjshëm. Me pak fjalë, nuk duhet të befasohemi se autori e përshkruan hapin e parë në tokën norvegjeze pa dyshim si një fillim i ri, i mirë dhe i suksesit. Ai na paralajmëron ardhjen e pranverës, në kohën e arritjes në Norvegji, siç shprehet,… shkrihej bora, pamja e përshkruar merr formën simbolike të shprehjes letrare, nxitëse e të ndjenjës mallëngjyese, të krejt asaj çfarë ka ndodhur; tmerre, dhunë, luftë, vuajtje, një jetë vuajtje, u la pas njëherë e përgjithmonë.

Kanë ndodhur: lufta, shkatërrimi, dhuna, pabesia, marrja në pyetje, kërcënimi… Të gjitha këto janë ngulur thellë në shpirt dhe në fund në Norvegji, i larguar pa dashje, i pafuqi, në ditët ku fillon zbutja e klimës, shkrirja e borës, vjen pranvera, e qetësia, vjen siguria dhe ngadalë ringjallja. Sa fat i mirë! Njerëzit me tavolinën plot ndihen të uritur, sepse shungullima, dhuna, ndjenjat e acaruara, krismat, mungesa e rehatisë, frika për të nesërmen, tuta nga vdekja, që e kishin në atdheun e tyre, të djegur, të shkatërruar, të sulmuar, krejt kjo i bëri të uritur..

Refugjatët në Norvegji janë të uritur për dije, për punë, për jetë e për siguri, siguri që nuk e patën kurrë brez pas brezi. Ata janë në nevojë për përkrahje, se jo vetëm sot, por edhe nesër, do ta kenë atë tavolinë me të mira plot, ndërsa uria ishte pjesë e krejt jetës së tyre. Një popull i robëruar, jo vetëm nga pushtuesi, por edhe nga ideologjitë antikombëtare përbrenda, përjeton uri, ose siç thuhet në gjuhën e vërtetë, në gegënishten e bukur – “unje e perunje”. Autori e nisi jetën me familjen e tij, por si të harrohen të gjitha ato vuajtje e përplasje, beteja të gdhendura dhunshëm si zgafellja në shpirtin e tij, ato ashtu do të barten përgjithmonë si të paharruara?!…

Megjithatë, uria psikologjike e njerëzve që kishin braktisur me dhunë shtëpitë dhe vendin e tyre ishte e madhe dhe nuk ngopej assesi. Pavarësisht se ushqimet ishin të bollshme dhe të llojllojshme, megjithatë kishte njerëz aq të uritur sa ia mësynin, në mënyrën më të pakuptueshme, të merrnin sa më shumë. “Pastaj me familjen u vendosëm në Grong, qytezë në krahinën Trondelag, ku kishte po ashtu edhe shumë familje nga anë të ndryshme të Kosovës. Ishte data 3 maj 1999, dita kur na dërguan atje me një autobus. Unë pikërisht atë ditë e kisha ditëlindjen, por ndihesha mjaft i mërzitur dhe i mbushur me pikëllim për arsye të tjera. Në të vërtetë, derisa i afroheshim qytezës së Grongut, e vërejta sesi nën rrezet e diellit në një liqen kishte nisur të shkrihej akulli dhe po zbulonte sipërfaqen e shkëlqyer të tij. Akulli shkrihej dhe buzë tij, aty-këtu, lulet kishin nisur të lulëzonin. Hoteli ku na vendosën ishte i një standardi të lartë, një hotel malor, i ngritur për skiatorët, i strukur disi në atë bukuri natyrore, me gurë të mëdhenj dhe me pushimore të ndërtuara me shije arkitektonike të shpërndara nëpër ato male.

Si një dashamir i natyrës që isha, menjëherë i shtova shëtitjet shtigjeve të asaj bukurie natyrore, jo vetëm për ta hequr mërzinë që më kishte mbërthyer, por edhe për t’u kënaqur, duke u përpjekur që disi t’i harroja ngjarjet e së kaluarës në gazetari, por edhe luftën që ndodhte në Kosovë. Përpiqesha t’i harroja ato që nuk mund të harroheshin. Ato që fshiheshin pas maskës sime në fytyrë, në shpirtin dhe në ndjenjat e mia të lënduara”. Dhe, në fund, pa asnjë mëdyshje, edhe me librat tjerë të botuar më herët, edhe me këtë libër, duke marrë parasysh kushtet dhe rrethanat e vështira socio-ekonomike dhe politike, në të cilat punoi dhe veproi, e në të cilat u gjet njeriu e populli i pushtuar në përgjithësi, por edhe gazetari, në këtë rast zoti Bajram Kabashi, e bën punën e tij më të veçantë, më të përkushtuar, por edhe më të rrezikshme. Këto tipare i japin punës së tij shumëvjeçare vlerë të nivelit të lartë, përpjekjes dhe veprës së tij jetësore i japin vulën e një pune të korifeut, të pashembullt dhe madhështore. Të veprosh e të punosh si gazetar në ato kohë nuk ishte e lehtë, as sot nuk është lehtë puna e gazetarit të mirëfilltë dhe e intelektualit në këtë pjesë të Evropës. Në këto kohëra sikur nuk kemi më mendim e shprehje të lirë, por mendime e shprehje të porositura nga pagues të ndryshëm, shpesh anonimë…

Natyrisht, në qoftë se ndonjëherë shkruhet historia e gazetarisë së Kosovës në rrugën e saj për pushtimin e lirisë dhe për ndërtimin e shtetit dhe të demokracisë, e shtetndërtimit me rrugë ende të papërfunduara, për Bajram Kabashin duhet të shkruhet kapitulli më voluminoz, qendror dhe më përmbajtjesor, si shtyllë qendrore e gazetarisë së kësaj periudhe. Ai është shembull i përkushtimit për gazetari, shembull i gazetarit të vetmuar pa përkrahje nga asnjë grup, pa qenë pjesë e klaneve dhe e bandave nga më të ndryshmet. Ai e ndërtoi me përkushtim të pandalur, hap pas hapi, pikë pas pike, me përpjekje të pashembullt dhe kryeneçe veprën dhe punën e tij madhështore. Ai e ndërtoi veprën e vet voluminoze pa u dorëzuar, pa u ndaluar, duke mbetur yll e shembull në qiellin e kësaj fushe, duke mbetur lajmëtar e shembull për gazetarinë që duhet të vijë dhe model se si duhet të punohet në të ardhmen, ardhmëri e cila ende nuk po agon siç duhet, fatkeqësisht. Nuk është thënë kot nga populli:

“Puna pa nda e shemb një kala!”.

Më 27 qershor 2024

Fundi i pjesës së parë të analizës për librin e Bajram Kabashit “Rrëfime nga Norvegjia”. Vazhdimi i recensioni i dr. sc. Abedin Sutajt për librin , pritet të botohet në ditët e ardhshme.

Profesor Arshi Pipa per At Gjergj Fishten

0
___

“Fishta u sakrifikua pikërisht si përfaqësuesi madhor i vlerave kombëtare”. Profesor Pipa është shprehur, se ajo që e dallon patriotizmin e At Gjergj Fishtës nga të tjerët është, “Karakteri militant, luftarak, i patriotizmit” të tij. Të tjerët, sipas Arshi Pipës, më shumë kanë mbrojtur, ndërsa Fishta ka mbrojtur dhe ka sulmuar. “Ai ka sulmuar të gjithë ata persona ose shtete të vogla, ose fuqi të mëdha, të Lindjes e të Perëndimit, të Krishtit ose të Muhametit, që kanë synuar robërimin, pushtimin, copëtimin e Shqipërisë. Ata që kanë cenuar tagrin e popullit shqiptar, ata që kanë fyer dinjitetin dhe krenarinë kombëtare”, ka shkruar Profesor Arshi Pipa për patriotizmin e Fishtës.

Amir Shaipi, i formuar në skuadrat e Zvicrës, shpresë e ardhshme e kombëtares

0

Nga: Arif Ejupi

Ata që e përcjellin lojën e futbollit natyrisht janë edhe njohës të historisë së klubeve të ndryshme të Evropës. Madje ithtarët e vërtetë të kësaj loje të popullarizuar i njohin shumë mirë edhe biografitë e lojtarëve, si dhe lëvizjet e tyre nga njëra skuadër tek tjetra.

Me fillimin e shekullit të ri krahasuar me vendet e tjera të Perëndimit, futbolli në Zvicër, ka evoluar dukshëm.

Protagonistë të këtij zhvillimi kaq të hovshëm pa pikë dyshimi janë edhe të rinjtë shqiptarë. Ata kushtet e shkëlqyeshme të punës dhe leksionet e trajnerëve i kanë shfrytëzuar maksimalisht.

Qasja dhe ngulmi në punë kanë bërë që edhe pse pa ndonjë traditë të më hershme me ekipin nacional të Zvicrës, gjatë viteve 2003-2004, të luajë edhe Milaim Rama.

Paraqitjet e tij me Zvicrën ishin paralajmërim se të rinjtë shqiptarë do ta thyejnë bindjen e gabuar të grupeve ksenofobe se ata nuk janë shitës droge dhe keqbërës.

Pas Milaim Ramës me ekipin nacional të Zvicrës, do të shkëlqejnë edhe futbollistët si: Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Amir Mehmedi, Pajtim Kasami, Frederik Veseli, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Të nxitur nga arritjet e tyre dhe lojërat e mrekullueshme në listat e përzgjedhëseve të Zvicrës, në periudha të caktuara kohore do të jenë edhe Albian Ajeti, Florent Hadergjonaj, Shani Tarashaj, Florian Kamberi, Andi Zeqiri, Uran Bislimi, Kastriot Imeri, Ardon Jashari dhe Albian Hajdari.

Po ashtu me grupmoshat e juniorëve shpresë e Zvicrës, kanë defiluar dhjetëra shqiptarë të lindur apo të natyralizuar në Zvicër.

Në anën tjetër duke filluar nga Ligat e qarkut deri në Supërligën profesioniste të Zvicrës, në çdo skuadër kanë luajtur dhe luajnë të paktën 4-5 futbollistë me rrënjë shqiptare.

Kuptohet që Zvicra ka ndarë për vete ajkën e futbollistëve ikona. Në analet e historisë së futbollit zviceran me plotë meritë janë përjetësuar Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka.

Bile, Xhaka me lojërat e manifestuara në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024” ka plotësuar të gjitha konditat që të stoliset me trofeun e çmuar të Parisit “Topi i Artë”

Kjo plejadë lojtarësh  të shquar me gjenezë shqiptare përveç Zvicrës, i ka bërë krenar edhe mijëra bashkëkombës nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova Lindore, Ulqini, Kraja e Gucia.

Dikur ekipet rivale Zvicrën e konsideronin si një nga rastet më të përshtatshme për të përmirësuar golaverashin e tyre.

Kjo përvojë e hidhur i takon të kaluarës. Sot, ekipi nacional i Zvicrës, është i frikshëm edhe për Brazilin, Argjentinën, Spanjën, Gjermaninë, Anglinë, Italinë, Holandën, Belgjikën etj.

Veç kësaj Zvicra është furnizuesja kryesore e Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me futbollistë cilësorë.

Në skuadrat e Zvicrës, kanë luajtur me sukses: Lorik Cana, Burim Kukeli, Federik Veseli Taulant Xhaka, vëllezërit  Migjen e Vullnet Basha, Gjelbrinm Taipi, Jahmir Hyka, Armando Sadiku, Ermir Lenjani, Jurgen Gjasula, Fidan Aliti, dhe Shkelzen Gashi, të gjithë të angazhuar në kombëtaren e Shqipërisë.

Aktualisht ngjyrat e kombëtares së Shqipërisë i mbrojnë edhe futbollistët: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Naser Aliji, Nedim Bajrami, Amir Abrashi dhe Taulant Seferi, deri para 5-6, vjetëve shumica prej tyre  lojtarë standard të ekipeve të Superligës së Zvicrës.

Zvicra po ashtu është rezervuar edhe i kombëtares së Republikës së Kosovës. Në kombëtaren e Kosovës në intervale të ndryshme kohore kanë luajtur: Albert dhe Imran Bunjaku, Kristian Nushi, Mërgim Brahimi, Alban Pnishi, Denis Markaj, Benjamin Kololli, Idriz Voca, Hekuran Kryeziu, Jetmir Krasniqi, Shkëlqim Demëhasaj, Eris Abedini, Lorik Emini, Alban Ajdini etj.

Paraqitje të shpeshta në 11-shin e parë të Kosovës kanë bërë: Fidan Aliti dhe Florent Hadergjonaj.

Në regjistrat e kombëtares së Kosovës, figurojnë edhe futbollistët Mirlind Kryeziu, Donat Rrudhani dhe Betim Fazliu. Në dispozicion të kësaj kombëtareje  janë edhe Kreshnik Hajrizi, Tomi Domgjoni, Ismail Beka dhe Shkëlqim Vladi, aktiv edhe në skuadrat e Superligës zvicerane.

Në Zvicër hapat e parë si futbollist i ka bërë edhe Ezgjan Alioski. Paraardhësve të tij autoritet e atëhershme  sllavo-maqedonase ia kanë deformuar mbiemrin nga Aliu në Alioski. Kjo familje është puro shqiptare dhe origjina e saj është nga fshati Cernilishtë e Prilepit të Maqedonisë së Veriut.

Ezgjan Alioski do të mbetet gjatë në kujtesën e simpatizantëve të flaktë të klubeve zvicerane BSC  Young Boys, FC.Schaffhausen dhe FC. Lugano.  Ai në këto skuadra ishte shumë i frytshëm, qoftë në rolin e mbrojtësit apo sulmuesit. Alioski në ndeshjet vendimtare për skuadrat helvetike ka shënuar 27 gola.

Alioski që nga viti 2013, ka filluar të luajë në seleksionin e Maqedonisë së Veriut. Analistë dhe njohës të futbollit atë e konsiderojnë lokomotivë të kësaj ekipe.

Shpresojmë që një emër tjetër i lindur dhe i formuar si portier në Zvicër, shumë shpejtë do t’i pushtojë zemrat e mijëra sportdashëseve të Republikës së Kosovës.

Bëhet fjalë për djaloshin trupgjatë e në reagime vetëtimë Amir Shaipi, i cili me mbrojtjet e tij, bravuroze e ka mbajtur vite me radhë larg rrezikut FC Schaffhausen-in, pretendent për t’u rikthyer në shoqërinë e vjetër.

Murat Yakin, ish-reprezentues dhe për momentin selektor i Zvicrës, duke parë talentin e Shaipit u ka sugjeruar aksionarëve të FC. Schaffhausen, që në rast ofertash nga klube në rang më të lartë garash të mos pengohet.

Shaipi nga viti 2021 me sukses e ruan portën e skuadrës tiçineze FC Lugano. Ai me këtë ekip të Superligës së Zvicrës është paraqitur në 83-ndeshje.

Duke qenë çdoherë në nivel të detyrës, skuadra e tij është bërë Nënkampion për vitin 2023-2024 e Kampionatit futbollistik të Zvicrës. Gjithashtu tiçinezët janë edhe Finalist të Kupës së këtij vendi.

Amiri po ashtu është ftuar edhe në seleksionet U- 20 – dhe U-21 të Zvicrës, të cilat përgatisin futbollistë  të dalluar për ekipin A të helvetikëve.

Shaipi i gjatë gati 2 metra dhe me trup elastik të gjitha goditjet në lartësi i dëbon me lehtësi mbi transversalen e portës së tij.

Ai shquhet edhe me degazhimet precize të topit dhe vështrimin e rrjedhës së lojës. Po ashtu në rast rreziku thërret bashkëlojtarët e mbrojtjes për syçelëtësi dhe pozicionim aty ku e kërkon nevoja.

Federata e Futbollit të Kosovës, nuk duhet të qëndrojë  e hamendësuar dhe e përgjumur por duhet të arrijë sa më parë marrëveshje me Amir Shaipin, ngase ai lehtë  mund të “rrëmbehet“ nga të tjerët.

Shaipi, në formë të shkëlqyer parashihet edhe si zëvendësim adekuat i portierëve Yann Sommer ,Gregor Kobel dhe Jonas Omlin të Zvicrës.

Sommer që në dhjetor mbush 36 vite e Omlin, më 10 janar ka mbushur të 30-tat,janë afër përfundimit të karrierës.

Prandaj,cilido qoftë përzgjedhësi i ekipit të Zvicrës, duhet të mendoj për zëvendësimin e tyre me ndonjë talent të kalibrit të Shaipit.

Ndërkaq, kombëtarja e Kosovës edhe pse me buxhet të varfër ngadalë, por sigurt po shkon drejt konsolidimit. Me ndonjë trajner profesionist dhe angazhimin e talenteve brenda dhe jashtë vendit Kosova, në një të ardhme të afërt mund të bëhet një Zvicër e dytë.

Amir Shaipi, një çun inteligjent  mendojmë se në rastin konkret do ta kujtojë maksimën ” më mirë një zog në duar se njëqind në qiell” dhe do të gjejë gjuhë të përbashkët me krerët  e Federatës  së Futbollit të Kosovës.

Shaipi edhe  me kombëtaren  e Kosovës mund të afirmohet dhe të synojë kalimin në klube të njohura të Anglisë, Italisë, Gjermanisë apo Spanjës.

Ky djalosh entuziast dhe i edukuar nga bashkëlojtari i tij, Jetmir Krasniqi, ish-futbollist i FC Lugano dhe FC. Schaffhausen, vlerësohet lartë si portier i klasit më të mirë dhe si njeri i qytetëruar.

Andaj, Amir Shaipi me prejardhje nga komuna e Prizrenit të Kosovës,në këto çaste i nevojitet tepër Kosovës, sepse me ardhjen e tij shtohen aspiratat për kualifikim në Evropianin e radhës.

Detyrë jona është që Amirin ta mirëpresim dhe ta përkrahim sa më fuqishëm!

Nga historia e marrëdhënieve amerikano – shqiptare, sipas Zërit të Amerikës

Nga: Frank Shkreli

  • Në 25-Vjetorin e Zërit të Amerikës – 13 Maj, 1976 –

Thirrjet e zyrtarëve të lartë amerikanë të asaj kohe: “Qeveria amerikane dhe populli amerikan shprehin edhe njëherë interesimin e tyre tradicional për popullin shqiptar”.

Gjatë dekadave të luftës së ftohtë, qeveritë e Shteteve të Bashkuara, nepërmjet zyrtarëve të tyre më të lartë, kanë bërë vazhdimisht thirrje, duke shfaqur gatishmerinë e Washingtonit zyrtar për miqësi dhe marrëdhënie normale diplomatike me Shqipërinë dhe popullin shqiptar. Shpesh, zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara kanë dërguar mesazhe popullit shqiptar për “forcimin e miqësisë së vjetër”, gjatë viteve të luftës së ftoftë, nepërmjet valëve të Zërit të Amerikës. Thirrjet amerikane për miqësi me Shqipërinë binin në veshë të shurdhër të Tiranës zyrtare komuniste të viteve 70-ta e 80-ta, të shekullit të kaluar. Ishte gjithashtu koha fatzezë kur shqiptarët dënoheshin nga regjimi komunist, thjesht, se dëgjonin Zërin e Amerikës.

Këto deklarata të zytarëve më të lartë amerikanë, tregojnë të vërtetën se nuk ishte Washingtoni zyrtar – “imperializmi amerikan”, ai që kishte izoluar Shqipërinë nga bota, ashtu siç pretendonte shpesh regjimi barbar i Enver Hoxhës, por ishte ai regjim diktatorial sllavo-komunist i cili nuk dëshironte të kishte lidhje as miqësi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte regjimi i Enver Hoxhës ai që donte të mbante larg perendimit, Shqipërinë dhe shqiptarët, një popull të zenë rob, si rrjedhim, edhe larg vlerave të lirisë e të demokracisë.

Ky vit shënon 73-vjetorin e rifillimit të transmetimeve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe (13 Maj, 1951), pasi ishin ndërprerë, përkohësisht. Ishte kjo një  përpjekje tjetër e Washsingtonit zyrtar, për të mbajtur sado pak gjallë lidhjet e Amerikës me Kombin shqiptar.  Me këtë rast ia vlen, për hir të së vërtetës, të sjellim nga arkivat e Zërit të Amerikës, një thirrje të tillë për miqësi me Shqipërinë, nga zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara – transmetuar në një program të veçantë të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe me 13 Maj, 1976, si një shembull i atyre përpjekjeve për të treguar gjithnjë interesim për fatin e shqiptarëve nga zrytarët amerikanë, megjithse regjimi komunist enverist hidhte poshtë çdo nismë amerikane për marrëdhëie normale midis dy vendeve tona.  Në atë kohë Zëri i Amerikës transmetonte në të dy dialektet. Talat Karagjozi nga Gjirokastra, Frank Shkreli nga Malësia e Madhe dhe Leonora Malo nga Himara morën pjesë në përgatitjen e këtij programi (13 Maj, 1976), atëherë kur Enver Hoxha dënonte shqiptarët se dëgjonin Zërin e Amerikës.

Leonora Malo: 25 vjetë si sot, dmth. Në datën 13 Maj, 1951, Zëri i Amerikës rifilloi transmetimet e saj në gjuhën shqipe, të cilat kishin filluar gjatë Luftës së dytë Botërore dhe kishin marrë fund me mbarimin e asaj lufte. Me këtë rast ju sjellim sot një bisedë mbi qëllimet dhe përmbajtjen e këtyre transmetimeve, siç janë venë në dukje, në hollësi, nga zyrtarët e qeverisë së Shteteve të Bashkuara:

Talat Karagjozi: Kur Zëri i Amerikës rifilloi programin e saj në gjuhën shqipe, Ministri i jashtëm i Shteteve të Bashkuara që shërbente në atë kohë, i ndjeri Dean Acheson bëri një deklaratë e cila u përfshi në programin ose në transmetimin e datës 13 Maj, 1951 drejtuar popullit shqiptar. Ndërmjet të tjerave, i ndjeri Acheson ka thënë këto:

Frank Shkreli: “Me këtë rast ndiej nji kënaqësi të posaçme t’i drejtoj popullit shqiptar këtë mesazh në emën të qeverisë së Shteteve të Bashkueme dhe të popullit amerikan. Tue rifillue programet e Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, qeveria amerikane dhe populli amerikan shprehin edhe njiherë interesimin e tyne tradicional për popullin shqiptar. Në këtë mënyrë përtriten sot lidhjet që na bashkojnë. Miqësia jonë e vjetër duhet të forcohet tashti dhe të pajiset me nji kuptim ma të thellë. Sepse kjo miqësi ashtë nji përfundim i natyrshëm i faktit se Shtetet e Bashkueme të Amerikës kanë qenë shumë afër luftës së popullit shqiptar për liri dhe pamvarësi. Gjatë vjetëve, qeveria amerikane dhe populli amerikan kanë shikue me dashamirësi dhe me simpati dhe kanë ndihmue në këtë luftë tue e dijtun se lufta për liri pasqyron  aspiratat tueja të vërteta. Nga fillimi i këtij shekulli, shumë patriotë shqiptarë erdhën në këtë vend dhe gjetën liri të plotë për të punue për nji Shqipëri të pamvarun. Në Konferencën e Paqës në 1919, kur Presidenti Wilson u interesue personalisht në themelimin e nji Shqipnie të pamvarun, qeveria amerikane përkrahu përpjekjet e patriotëve shqiptarë.

Por këto ngjarje i përkasin historisë. Sot e tutje, Zani i Amerikës do t’ju flasë mbi gjëndjen e tanishme dhe të ardhshmen. Qeveria amerikane dhe populli amerikan u paraqesin përshëndjet e tyne dhe Zani i Amerikës ju mirësardhë në radhët e ndëgjuesve të saj.”

Talat Karagjozi: Këto janë fjalët që tha i ndjeri Dean Acheson 25-vjetë më parë. Gjatë vjetëve, pas asaj deklarate, zyrtarë të tjerë amerikanë kanë bërë deklarata të njëllojta. Ndërmjet tyre, ish-Ministri i Jashtëm, Zoti William Rogers dhe ish-nën-Ministri i jashtëm, Zoti Keneth Rush.

Frank Shkreli: Ish-Ministri i Jashtëm Zoti Rogers në raportin e tij mbi politikën e jashtme shqyrtoi përmirësimin e marrëdhanieve diplomatike me të gjithë kombet, tue përmbledhun kombet komuniste dhe në fund të raportit të tij, ai shtoi këto fjalë: “Mungesa e marrëdhanieve diplomatike me Republikën e Shqipnisë ishte në fundin e vitit 1973, nji punë e pambarueme në përpjekjet tona për marrëdhanie normale me të gjithë vendet, pa marrë parasysh ndryshimet. Por drejtimi i masave, si në politikën e Shteteve të Bashkueme, ashtu edhe në politikën e Shqipënisë, premtojnë se do të vendosen marrëdhanie normale në të ardhshmen.”

Kjo deklaratë u pasue nga nji deklaratë që bani në të njajtin muej, nën-Ministri i jashtëm Keneth Rush. Në prill të vitit 1973, në një fjalim mbi politikën e jashtme që mbajti në Akademinë Detare të Shteteve të Bashkueme në qytetin Annapolis, mbasi radhiti masat e marra ose ato që parashikoheshin të merren në lidhje me përmirësimin e marrëdhanieve me pjesën tjetër të Evropës Lindore, Zoti Rush tha këto: “Vetëm me Shqipëninë nuk ashtë shënue ndonji përparim i dukshëm. Përball zgjanimit të lidhjeve tona me gjithë vendet e tjera të Evropës duket si nji gja anakroniste që Shqipëria të dëshirojë të funksionojë në nji izolim të tillë. Shqipnia vazhdon të përdor kundër nesh nji gjuhë përbuzëse të nji periudhe të maparshme. Nëse dëshiron të rifillojë marrëdhaniet, ne nuk e dimë. Nëqoftse dhe kur të dëshiroj nji gja të tillë, Shqipnia do të na gjejë gati t’i përgjigjemi”.

Talat Karagjozi: Me që jemi duke bërë fjalë për pëvjetorë, dëshirojmë të përmendim këtu fjalëtqë përdori i ndjeri President Kenedi mbi misionin e Zërit të Amerikës, kur ky ent celebroi 20-vjetorin e tij me 26 Shkurt, 1962. Presidenti Xhon Kenedi mbajti nji fjalim në të cilin ai tha se Zëri i Amerikës zën një vend me rëndësi dhe luan në rol kyç në shtjellimin e jetës amerikane dhe pastaj deklaroi edhe këto:

Frank Shkreli: “Ajo që jemi tue ba në këtë vend, çfarë jemi, çfarë dëshirojmë të jemi, përban dhe pasqyron të vërtetë nji eksperiencë të madhe me llojin ma të vëshitrë të disiplinës  së vetvetes dhe kjo ashtë organizimi, mbajtja dhe zhvillimi i përparimit të nji qeverie të lirë. Dhe kjo ashtë detyra e juaj si drejtues dhe si pjesëmarrës të Zanit të Amerikës që t’ia kallxoni këtë gja të gjithë botës. Ne konkurojmë me burime të tjera informatash me ata që janë kundërshtarët tonë, e të cilët thonë vetëm të mirat për vehten e tyne. Zani i Amerikës duhet të thotë të mirat dhe të këqiat e Amerikës. Dhe ne shpresojmë se e keqja dhe e mira shkoqiten dhe shoshiten së bashku nga njerëz me gjykim të mirë, që kanë mendjehollësi dhe shije — se do të kuptojnë përpjekjet që jemi tue ba në këtë vend. Ne kërkojmë qarkullimin e lirë të informatave tej-për-tej kufijve kombëtarë dhe oqeaneve, tej-për-tej perdeve të hekurta dhe mureve me gurë. Ne nuk kemi frikë t’i besojmë popullit amerikan tue i paraqitun faktet që nuk janë të pëlqyeshme, (as nga) mendimet dhe fillozofitë e hueja që i paraqiten këtij populli dhe as nga vlerat konkurues që mund t’i paraqiten popullit amerikan. Nji komb që ka frigë të lejojë popullin e vet të gjykojë të vërtetën dhe gnjeshtrën në nji treg të hapët, ashtë nji komb që ka frigë nga populli i tij.”

Talat Karagjozi: Kjo është pjesa jetike e sistemit amerikan, përfundoi i ndjeri President Kenedi fjalimin e tij, që mbajti në 20-vjetorin e transmetimeve të Zërit të Amerikës. Ai shtoi se Zëri i Amerikës do të vazhdojë të përmbushë këtë detyrë siç bëri ditën e parë të transmetimeve kur ia kushtoi veten e saj së vërtetës.

Leonora Malo: Dhe ndërkohë që programet e Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe celebrojnë përvjetorin e tyre të 25-të, ne shpresojmë të vazdojmë të aderojmë pa asnjë  devijim në këtë kushtim ndaj së vërtetës, siç jemi përpjekur të aderojmë karshi saj gjatë 25 vjetëve të kaluara.

*Radio program i transmetuar nepërmjet valëve të Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe 13 Maj, 1976

Dean Acheson, ish-Sekretar i Shtetit. Arkitekt i Luftës së Ftohtë –

“Duke rifilluar programet e Zërit të Amerikës në gjuhën shqipe, qeveria amerikane dhe populli amerikan shprehin edhe njiherë interesimin e tyre tradicional

për popullin shqiptar.”

Uilliam Roxhers, ish-Sekretar i Shtetit.  Arkitekt i Luftës së Ftohtë –

“Mungesa e marrëdhanieve diplomatike me Republikën e Shqipnisë ishte në fundin e vitit 1973, nji punë e pambarueme në përpjekjet tona…”

Presidenti Xhon Kenedi.  “Zëri i Amerikës duhet të thotë të mirat dhe të këqiat e Amerikës”.

Kenneth Rush

“Nëse dëshiron të rifillojë marrëdhaniet, ne nuk e dimë. Nëqoftse dhe kur të

dëshirojë një gjë të tillë, Shqipëia do të na gjejë gati t’i përgjigjemi.”

  • Talat Karagjozi nga Gjirokastra (në foto) Frank Shkreli nga Malësia e Madhe dhe Leonora Malo nga Himara morën pjesë në përgatitjen e këtij programi (13 Maj, 1976) kur Enver Hoxha dënonte shqiptarët se dëgjonin Zërin e Amerikës.

  • Autori në hyrje tek “Zëri i Amerikës si vizitor, në vitin 2020 – “Zëri i Amerikës ka mbi supe një përgjegjësi të madhe si mbartës i së vërtetës. Barra për të thënë të vërtetën nuk është e lehtë të mbartet…”. Kështu është shprehur, ndër të tjera, Presidenti Xhon Kenedi në fjalimin e tij me rastin e 20-vjetorit të Zërit të Amerikës, në kryeqendrën e VOA-s, 26 Shkurt, 1962. Për 30 vjet në detyra të ndryshme tek Zëri iAmerikës, por dhe gjithë jetën time si gazetar e publicist, jam munduar ta mbroj të VËRTETËN si një përgjegjësi morale dhe si një barrë dhe detyrë shoqërore!

Me zgjatjen për bisedimet Kosovë – Serbie të Lajçakut nga BE, do të thotë se nuk ka dialog !

0

Nga: Gani Mehmeti

Puna e Lajçakut si ndërmjetësues për buisedimet Kosovë – Serbi veç është parë deri tani, ose nuk do të shiuhet fare nga ata që duhet të shihet.

Për më shumë se  katër vite dhe asnjë përparim, asnjë rezultat, asnjë zhvillim, asnjë lëvizje përpara, por vetëm ngreh e mos këput! Kjop i shkon në favor më së shumti Serbisë, prnadaj edhe Lajçakut nuk i ngutet, madje as që i shkon ndërmend të lëvizë bisedimet.

Lajçaku thoshte se kur të mirren vesh ndërmjetvetit, atëherë do i ftonte për bisedime! Po, sikur të mirreshin vesh palët për bisedime vetë, atëherë nuk do të kishte nevojë fare të ndërmjetësonin të tjerët, pra as Lajçaku. Ndërmjëtësuesi duhet të jetë ai që i shtyn proceset përpara, duke biseduar herë me njërin e herë me tjetrin, pa u ndalur fare dhe duke u dhënë sygjerime  të drejta e të drejtpërdrejta se si duhet të jetë fundi. Ai do duhej të ishte vetë i drejtë, e jo njërin ta mbrojë e tjetrin ta sulmojë, siç ka bërë deri tani.

Serbinë e mbronte gjithherë, ndërsa Kosovën e sulmonte se gjoja nuk ishte konstruktive në biosedime, kur Serbia i ikte dialogut, jo Kosova!

Është tepër interesante kur, ushtarët e KFOR-it u rrahën e u plagosën nga huliganët serbë, ndërsa masat ia vunë Kosovës! Po, sikur këtë ta bënin shqiptarët, a do merreshin masa ndaj Serbisë, vallë!?

Gjithsesi – jo!

Prandaj, me zgjatjen e mandatit të Lajçakut edhe për gjashtë muaj, do të thotë se nuk ka përparime në bisedimet Kosovë – Serbi! Kjo sikur u bë qëllimisht, vetëm për të ngecur bisedimet dhe marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, siç po thuhet. Është stagnim dhe numërim në një vend deri sa të emërohen të tjerë ndërmjteësues që vijnë nga shtete që e njohin shtetin e Kosovës. Po nuk pati të tillë, nuk ka as përfundim të bisedimeve mes këtyre dy shteteve.

Suksesi i Lajçakut po shihet qartë, kur nuk t`i detyrojë serbët të tërheqin letrën e tyre drejtuar Brukselit se nuk do të zbatohen disa nga pikat nga Marrëveshja e Ohrit. Çka, sikur Kosova të vepronte këso fare? Përse thuhet se Marrëveshja e Ohrit është e ligjshme dhe se do të zbatohet, por nuk e detyrojnë Serbinë ta zbatojë!  Të gjithë ndërkombëtarët kërkojnë vetëm nga Kosova, siç është asociacioni, por asnjëri nuk kërkon nga Serbia, nuk i bëjnë presion, aq sa i bëjnë Kosovës. Prandaj, Serbia nuk i zbaton obligimet e veta që i ka marrë, po ashtu, nga ndërkombëtarët.

Ptra, edhe nuk do të ketë dialog, se nuk dialogon Serbia.

 

Shoqata “Mëmëdheu”: Kjo është rivrasje e viktimave të gjenocidit

0

AKV-SHKSH-
“MËMËDHEU”
Kräzernstrasse 84
9015 St. Gallen-CH

REAGIM

Të revoltuar thellë nga ajo që po dëgjojmë dhe po shohim, se si po trajtohet krimi i gjenocidit nga Gjykata Themelore në Prishtinë, reagojmë fuqishëm kundër këtyre dënimeve, e, që Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, në prononcimin e sajë më datë 23.07.2024, me të drejtë i ka demaskuar, duke ngritur alarmin për dëmet e mëdha që shkaktojnë veprime të tilla, si në rrafshin historik, politik dhe atë të drejtësisë.  Ctojmë:  «Duke i kualifikuar si krime lufte, aktet gjenocidale që kanë kryer forcat serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, gjykatat themelore të Kosovës shfajësojnë Serbinë për krimin e gjenocidit që ka kryer gjatë luftës 1998-1999.»

Për të rikujtuar se përse po reagojmë, po sjellim më poshtë këto dy shënime, mbi dy dënime të cilat i shpalli Gjykata Themelore në Prishtinë.

  • Më 12 korrik 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë, dënoi me 15 vjet burg Muharrem Alidemajn për pjesëmarrje në krime lufte gjatë vitit 1999 për vrasjen e mbi njëqind shqiptarëve, në fshatin Izbicë të komunës së Skenderajt.
  • Më 17 korrik 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë, dënoi me 12 vjet burg Ekrem Bajroviqin, për pjesëmarrje në krime lufte të vrasjes së 16 shqiptarëve dhe keqtrajtimit të 84 shqiptarëve të tjerë, në komunën e Istogut.

Ne si Shoqatë, në mbyllje të këtij reagimi, ju bëjmë ftesë të gjitha Shoqatave simotra, që të  bëhemi bashkë dhe t`i kundërshtojmë këto stërkeqje dhe veprime, që jo që vënë drejtësinë në vend, por, sipas nesh, ato rivrasin edhe njëherë viktimat e krimit të gjenocidit në Kosovë të kryera nga shteti serb, dhe mbysin mundësitë që në të adrhmen Serbia të dënohet për kryerje të Gjenocidit në Kosovë.

Me nderime ,

Isuf Sherifi

St. Gallen – Zvicër

27.07.2024

Në Muçibabë trushpërlarët paskan dëmtuar skulpturën e Idriz Seferit

0

Zeqir Bekolli

Si informon portali, “Sot news”, banorë të fshatit Muçibabë të Anamoravës paskan ngritur krye ndaj heroit tonë Idriz Seferit, duke e dëmtuar skulpturësn e tij me motivin se ai paska qenë katolik!?
Një veprim i tillë,  jo vetëm që nuk duhet të kaloi pa u ndëshkruar,  por përbën edhe një sinjal të qartë se deri ku ka arritur ekstremizmi islam, që siç po duket për objektiv ka rënimin e kulturës, traditës, gjuhës, identitetit dhe historisë sonë.
Nuk është ky i vetmi rast, që ky ekstrem ngre krye. Janë të njohura rastet  e Prizrenit, Kaçanikut e tash edhe ky i Muçibabës, ku atakohen simbole e figura të rëndësishme kombëtare, siç është flamuri kombëtar, figurat si Skënderbeu, Shën Tereza e së fundi edhe heroi Idriz Seferi . Përballë të gjithave këtyre nuk shohim ndonjë reagim të BIK-ut,  ndaj këtyre veprimeve dhe urrejtjes ndërfetare, që është e sanksionuar edhe me ligj, si vepër penale. Ka ndodhur që atakime ka pasur edhe nëpër institucione, ku janë hequr portretet e Skënderbeut dhe Shën Terezës, si pasojë e indoktrinimit fetar. Prandaj, është kohë e fundit, që institucionet e sigurisë së Kosovës dhe vet Qeveria e Kuvendi t’i ndërmarrin hapat për t’ua ndaluar rrugën këtyre veprimeve edhe nëpërmjet ndëshkimeve ligjore. Pos kësaj, edhe institucionet arsimore, qoftë Ministria e Arsimit, qoftë shkollat e prindërit të përqendrojnë vëmendjen në edukimin kombëtar të fëmijëve,nxënësve e studentëve  në mënyrë që të mos ndodhin raste të tilla ekstreme. Pos kësaj, nevojiten reagime edhe nga shoqëria civile, se ndryshe pasojat nesër mund të jenë edhe më të mëdha.


Armiku ynë, dje, vrau, dogji, dhe ushtroi gjenocid ndaj njeriut tonë, ndaj arsimit  historisë, identitetit dhe traditës. Kësaj rruge është duke shkuar edhe ekstremi fetar, i njohur si Islami politik  i cili siç po shihet ndjek strategjinë serbe  për të përdhosur çdo gjë që është shqiptare!

Deshtimi i plotë i Shërbimit Sekret amerikan për të mbrojtur Presidentin Trump!?

0

Shërbimi Sekret Amerikan dështoi në mbrojtjen e Presidentit Donald J. Trump, në sulmin e 13 korrikut 2024, gjatë një mitingu në Butler, të shtetit të Pensilvanisë. Kështu deklaroi drejtoresha e agjencisë federale amerikane, Kimberly Cheatle, në deklaratën për seancën dëgjimore para Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve në Capitol Hill, në Washington D.C.

“Misioni solemn i Shërbimit Sekret është të mbrojë liderët e kombit tonë. Ne dështuam më 13 korrik dhe unë marr përgjegjësinë e plotë për çdo gabim që lidhet me sigurinë. Ne duhet të dimë se çfarë ndodhi dhe unë do të lëviz qiellin dhe tokën për të siguruar që një incident si ai i 13 korrikut të mos ndodhë më kurrë.”, Kimberly Cheatle ish Drejtoresha e Sherbimit Sekret Amerikan

 

Klajd Kapinova

Për t’a trajtuar këtë organzim të mirëfilltë kriminal të qëllimshëm, për të vrarë ditën për diell dhe në sy të mbështetësve të tij amerikanë Presidentin Donald J. Trump, le të bëjmë disa pyetje retorike, që këto ditë qarkullojnë në mediat e pavarura dhe popullin amerikan, që ishte dëshmitare direkte e ngjajes shumë të rëndë në historinë e populli amerikanë dhe në historinë e presidentëve të SHBA-së, po trajtojmë shumë mistere dhe absurde, se si u zhvilluan ngjarjet para dhe mbas atentatit me plagosje në vesh… që ndodhi në tubimin elektoral të Presidentit Trump, në shtetin e Pensilvanisë disa ditë me parë, pa qënë nevoja të jesh specialist…

Miliona amerikanë dhe miliarda njerëz në të gjithë botën, përmes televizioneve të tyre panë LIVE këtë akt politik të turpshëm urretje, që ndodhi në SHBA nga një i ri 20 vjecarë.

Zoti, fatmirësisht ishte plotësisht në anën e Presidentit Trump dhe bëni një mrekulli për të shpëtuar popullin amerikan nga kjo greminë shkatrrimtare, ku SHBA kanë rënë tesh 4 vjet, nën drejtimin e të paaftit dhe supër të korruptuarit Joe Biden, administratës, që po ai drejton dhe familjes së tij. Ai fatmirësisht u largua nga gara presidenciale për arsye moshe, por në mënyrë absurd vazhdon të jetë në Shjtëpinë e Bardhë, edhe pse është i paaftë fizikisht dhe mendërisht të kryej detyrën si lider i botes së lirë, për të cilin thotë se e kanë votuar 81 milion votues.

Duhet thënë qysh në fillim, se sot teknologjia e përparuar dhe e fjalës së fundit të krijon mundësi, që në kohë reale të mësosh Live shumë gjëra dhe pyetje enigramtike që lindin natyrshëm…

Media e majtë ekstremiste globaliste apo sikurse njihet Fake News komuniste këtu, pas ngjarjes u mundua të thotë se ai ishte një film i deshtuar, sikurse kjo ngjarje nuk ka ndodhur dhe se gjithçka ishte një gënjeshtër e Presidentit Trump e organizuar nga Shërbimi Sekret i tij.

Në fakt, populli amerikan është mësuar me të tilla gënjeshtra të Fake News, CNN, etj., media mashtruese, të cilët për dekada me radhë po mundohet të bëjnë shpërlarje të trurit të atryre fatkeq, që ende bësojnë në përrallat e tyre. Kjo skenë është ndjekur nga e gjithë bota dhe të gjithë e kanë parë këto ditë autorin, pushkën e tij të kalibrit preçiz, si dhe vendin ku ai është vrarë më pas direkt nga SS.

Në këtë rast, bota dhe populli amerikan po sheh nga afër se sa e fëlliqur është media komuniste globaliste dhe propaganda e madhe që po bën 24/7/365 Big Tech, Big Media, Facebook, YouTube, rrjetet komuniste sociale me pronarë komunistë mashtrues, etj.

Shumë kohë më parë, pra në shekujt e kaluar, në historinë e presidentëve të SHBA-së, ka pasur fatkeqsisht raste turpshme dhe flagrante të vrajes apo plagosjes së presidëntëve dhe për fat të keq në të gjithë këto raste skenarët dhe plani i asgjësimit të tyre (presidentëve), është hartuar me dijeninë ose direkt nga CIA, FBI dhe Shërbimi “Sekret” pra, nga “engjejt mbrojtës”, që në fakt gjithënjë kanë qenë të mbuluar nën lekurën e engjullit, ashtu sikurse juda në kohën e kryqzimit të Krishtit…

Kryetari i Komisionit të Kongresit Amerikan, James Comer, bëri thirrje për dorëheqjen e saj: “Shërbimi Sekret, ka një mision me rrezik zero, por ai dështoi më 13 korrik dhe në ditët para tubimit të Trump. Përfundimi, është se nën udhëheqjen e drejtoreshës Cheatle, ne po pyesim nëse dikush është i sigurt. As Presidenti Biden, as Zonja e Parë, as Shtëpia e Bardhë, as kandidatët presidencialë”, tha kongresmeni Comer teksa argumentonte kërkesën e tij për dorëheqjen e Cheatle.

Forhåndsvisning av bilde

Mosbesimi i madh i popullit amerikan ndaj Shërbimit Seket, FBI dhe CIA

  1. Si ka mundsi që spajperët e Shërbimit Sekret (SS), me dylbi supër të sofistikuar që shohin kjartë në largësi disa milje dhe që paguhen për të mbrojtur (Presidentin në rastin tonë), ishin përballë spajperit keqbërës 20 vjeçarë dhe “nuk e kanë parë” kur ai ishte aty përballë tyre dhe qëlloi i qetë disa herë mbi Presidentin, ku fatkeqsisht ai vrau një burre 50 vjecarë dhe plagosi rëndë dy pjesëmarrës të tjerë të pafajshëm, në tubim, të cilët ende ndodhen në reaminacion!? Deri tani nga populli bujar amerikan pa dallim bindjesh politike, për t’i ardhur në ndihmë familjeve të viktimës dhe dy njerëzve, që u plagosën atë ditë ne mitingun e Presidentit Trump, jane grumbuklluar ne GoFundMe mbi 8,000.000 dollare dhe fushata vazhdon edhe tani.
  2. Si ka mundësi që dy snajperët e SS ishin përballë keqbërësit jo më shumë se 120 metër distancë dhe të 2 snajperët e SS ishin përballë tij gjatë gjithë kohës me armë dhe me dylbi të kalibruar që mund të arrijnë të shoh lehtësisht me një pastërti shikimi deri në një distancë disa milje larg!?
  3. Si ka mundsi dhe si shpiegohet fakti se të 2 snajperët hapën zjarr saktësisht në monentin kur Presidenti Trump ulet poshtë foltores si i “vdekur” dhe atëherë ata e “nuhasin” dhe e asgjesojnë në vend snajperin koleg keqbërës!?
  4. A mundet që ata t’a kenë asgjesuar dëshmitarin e tyre duke menduar se u “vra” ai (Presidenti) që duhet të ishte mbrojtur përpara prej dy snajperëve të SS!?
  5. Pse SS përmes 2 snajperve nuk e asgjesoi keqberesin kur populli e kishte nuhatur me kohë këtë keqbërës disa orë më parë që sidhej i qetë dhe merrte në shenj Presidentin Trump sipër tarracës së ndërtesës!?
  6. A ishin 4 spajperët sipas fotove të publikuara në media në tarracë (dy snajperë në ndertesën e parë dhe dy snajperë të tjerë që ishin tek ndertesa e dytë afër Presidentit Trump) profesionistë të Shërbimit Sekret apo kontraktor privatë të cilët qysh në fillim deshtuan në misionin e tyre kryesor si mbrojtës të Presidentit Trump!?
  7. Pse asnjë policë lokalë apo antarë të tjerë të SS apo police lokal (pensilvanias) nuk kishte në tarracën ku ishte i vendosur prej disa orësh atentatori me spajper!?
  8. Si ka mundsi që atentatori me pushkë në dorë të ketë kaluar lirshëm në zonën e sigurisë së lartë nga forcat e SS, duke lëvizur i qetë me një shkallë në dorë dhe ai është filmuar shumë herë edhe nga pjesëmarrësit e tubimit të Presidentit Trump!?
  9. Pse hezitoi afërsisht 4 minuta dhe 35 sekonda SS të qelloi një herë mbi atentatorin që vepronte në liri të plotë për të kryer i qetë krimin e plagosjes (me ndihmë të Zotit, fatmirësisht jo vrasjes) së Presidentit Trump!?
  10. Si ka mundsi që atentatori ishte aty për 57 minuta e më shumë të vinte dhe të lëvizte lirshëm dhe i qetë për disa orë në zonën e mitingut politik të Presidentit Trump, duke përdorur i qetë biçikletën e tij dhe pasisjet e tjera dhe një të sillte me vete edhe një çantë shpine të mbushur me…!?
  11. Pse zona e sigurisë dhe njerëzit që bënin kontrollin e çdo pjesëmarrësi në tubimin politik lanë të lirë atentatorin që kishte sjellë me vete shkallën e madhe edhe një telekomandë, krahas celularit që mbante me vete!?
  12. Si ka mundësi që FBI nuk ka vëzhguar videon e tij të publikuar në rrjetet sociale ku ndër të tjera ai thoshte hapur, se: “Unë i urrej republikanët dhe Presidentin Trump”!?
  13. Pse zyrtarët e FBI të shtetit të Pensilvanisë thanë qysh në fillim se ai nuk kishte shkallë… në një kohë që të gjithë pyesin se si ai hypi i qetë (si spajdemen) në tarracën e ndërtesës që ishte vetëm 120 metra larg mitingut politik të Presidentit Donald J. Trump!?
  14. SS ka mësuar se jeta e Presidentit mund të jetë në rrezik nga informacioni paraprak 1 orë më parë që ata kanë marrë nga burime të ndryshme dhe e ka lenë me qëllim të lirë Presidentin Trump të dalë në publik pa qenë të sigurtë për atë absurditet që po bëjnë duke e rënduar dhe venë në rrezik edhe më shumë situatën e re të sigurisë së tij!?
  15. Pse drejtoresha e SS (Secret Service Director) Kimberly Cheatle nuk dha dorëheqjen qysh ditën e parë 13 korrik 2024, por prej 9 ditesh (ajo dha doreheqjen me 23 korrik 2024), por vijoi me kryençësi vijoi të këmbngul se do të qëndroi në detyrë edhe pse detyra kryesore e saj (misioni) deshtoi sëbashku me forcat e saj amerikane të SS, për të mbrojtur jetën e Presidentit Trump, personit numër një i votuar për t’u emëruar nga partia republikane si President i 47-të i ardhshëm i SHBA-së!?
  16. Pse SS edhe pas atentatit ndaj Presidentit Trump tesh 10 ditë nuk thotë asnjëherë se deshtoi serisht në mbulimin e trupit dhe kokës së Presidentit Trump, gjatë kohës që ai me eskortën e SS po shkonte drejt makinës së tij!?
  17. Pse policia lokale e shtetit të Pensilvaninsë nuk ka qenë në nivelin e detyrës së saj të sigurisë kudo disa orë përpara… mbasi nuk ka vendosur asnjë forcë sigurie apo snajper në tarracat e disa ndërtesa të tjera që ishin aty disa metra larg vendit të mitingut të Presientit Trump, duke i krijuar mundësi snajperit vrasës që të vepronte i lirë në detyrën e tij kriminale!?
  18. Spajperi vrasës 20 vjecar e ka hartuar këtë plan për të vrarë Presidentin Trump disa muaj (ku në shtëpinë e tij janë zbuluar foto dhe eksploziv) sikurse thotë kanali televiziv Fox News dhe www.Infowars.com etj., dhe se FBI, SS dhe të gjithë kanë heshtur për të parandaluar një atentat të tillë kriminal. Ai ka shkuar një javë përpara tek vendi ku do të zhvillohej mitingu dhe 60 munita përpara se të mbahej mitingu dhe disa herë të tjera ka levizur i lirë… Ai ka kërkuar në google në laptopin e tij për distancën e apo largësine e mitingut nga vendi ku ai kishte planifiluar të qëllonte si snajper. Ai kishte një shumë prej 1.5 milion dollarë të shpërndarë nw 3 numëra banke, si në Zvicër (Switzerland) një në Cayman Islands dhe një tjetër në Singapore…
  19. Pse gjatë pyetjes nga media e majtë ish drejtoresha e SS Kimberly Cheatle ka thënë se nuk kishte vendosur SS në tarracën ku ishte atentatori vrasës, sepse ajo ishte shumë e rrezikshme për jetën e tyre, në një kohë që kishte 4 snajperë të SS në 2 tarracat e pjerrëta përballë kriminelit vrasës që i qetë qëndronte me snajpër për të vrarë Presidentin Trump!? Dihet nga të gjithë amerikanët se Shërbimi Sekret amerikan stërvitet cdo ditë edhe në situata më të vështira si nëpër gradaciela, duke zbritur shpejt me litar në një pjerrësi deri në 360 gradë etj.!?
  20. Si shpiegohet që dy snajperët po vëzhgonin agresorin me dylbi profesionale për 57 minuta në tarracën përballë tyre përpara se ata të “qëllonin” me “sukses” për asgjësimin e snajperit agresor i cili i qetë qëlloi mbi Presidentin Trump 8 herë herë!?
  21. Pse snajperi agresor ishte lejuar të ishte (Tarracë në vend te SS) aty ku ishte për të kryer misionin që i kishin ngarkuar eprorët e tij me pushtet politik dhe qeveritar!? Asgjë nuk ishte kjo një rastësi!?. Amerikanët thonë kudo se ky ishte një skenar i organizuar shumë mirë!!!
  22. Si shpiegohet se snajperi aggressor qëlloi 8 herë përpara se të qëllohej për vdekje (asgjesohej) nga SS gjoja “mbrojtës” të Presidentit Trump.
  23. Si shpiegohet që vriten gjithnjë kudo në botë figurat e shquara politike etj., që bëjnë thirrje për paqe, harmoni, prosperitet, apo janë kundër luftrave, gjakderdhjes etj.!? Të tillë kanë qenë: Jezu Krishti, Abraham Lincoln, Muhamet Gandi, John F. Kennedy, Robert (Bob) Kennedy, Martin Luter King Jr., Medgar Evrs Malcolm, John Lenon apo atentatet kunder Presidentit Roland Reagab, Presidentit Donald J. Trump etj.
  24. Pse drejtuesit e Shërbimit Sekret dhe Sekretari i Sigurisë Kombëtare Majorka tesh 2 vjet kanë kundërshtuar rritjen e personelit të SS për kandidatin kryesor republikan Donald J. Trump dhe pse asnjë prej këtyre zyrtarëve të lartë shtetërorë nuk ka dhanë deri tani dorëheqjen për dështimin publik të plotë të misionit të tyre, për të cilin ata paguhen rregullisht nga taksat e popullit amerikan!?
  25. Pse ish drejtoresha e SS kundërshton që të jap përgjigje pyetjes në Kongresin Amerikan në lidhje se sa herë agjensia që ajo drejonte ka kundërshtuar rritjen e numërit të personelit mbrojtës për SS për Presidentin Trump!? Media amerikane ultra liberale si Washington Post dhe 5 ditë më vonë gazeta komuniste e përditshme The New York Times, kanë shkruar se drejtuesit e SS dhe Sekretari i Sigurisë Kombëtare Majorka kanë kundërshtuar disa herë rritjen e numërit të personelit mbrojtjës për Presidentin Trump. Për më tepër, mbas dy vitëve dhe kur ndodhi atentati kunder Presidenti Trump ata aprovuan kërkesën e përsëritur me shkrim të John F. Kennedy Junior (sot kandidat per Presidentin nga ana e partisë demokratike, sepse sikurse njihet si i pavarur, sepse demokratët nuk duan që ai të garoi si demokrat) për të marrë mbrojtje fizike nga shteti, kur dihet se axha i tij President demoktrat JFK dhe Robert Kennedy janë vrarë nga atentatorë të ndryshëm demokrat. 

This is clearly inside job…

Një grua aktuale e Shërbimit Sekret Amerikan, thonë se “punon” me “përkushtim”, për Shërbimin Sekret (SS) të Presidentit dhe sikurse e keni parë në videotep ajo nuk di të fus pistoletën në kllef.

Mendoj, se mania me fut në këtë detyrë të vështirë gratë të pakualifikuara, në punë apo misione të vështira dhe të pamundura për ato bën që të kemi një arsye më shumë atentate. Bota, po qesh sot me ne, me nivelin e ulët dhe foshnjorak të SS…

Amerikanët, në përgjethësi shquhen për të tilla gafa, ashtu sikurse ndodh me “Liza në botën e çudirave”. Vetë pamja e saj tregon shumë. This is clearly inside job…

Media globaliste komuniste, Deep State, Cabala, po mundohet me fsheh dhe zvarrit investigimet… Mos të harrojmë, se ai (Joe Biden) që është gabimisht në Shtëpinë e Bardhë (Ëhite House) në një deklaratë në rrjetin social X të tij para disa kohëve e ka përmend fjalën plumb… (Shih foton që ilustron shkrimin dhe që ndodhet kudo sot në rrjetet sociale, si X, TRUTH, kanalin YouTube, Facebook, etj.)

Komunistët amerikanë ose sikurse vetëquhen si “demokratë” dhe Hollywood, disa herë e kanë kërcënuar me shprehje kërcënuese dhe të gjitha po citohen sot nga media…

A ishte kjo e rastesishme!? Koha do të tregoj të vërtetën, që dihet qysh sot se kjo që ndodhi para disa ditëve, ka qenë e organizuar shumë mireë. Amerika nuk është sot ajo e vitëve 1963…, ku s’kishte teknologji të sofistikuar, sikurse ka sot…

Në vitin 1963, kur u vra JFK kishte pak televizore, kurse sot një fotograf profesional atë ditë ka fiksuar në celuloid rrugën e plumbit drejt veshit të Presidentit Trump… Presidenti Kennedy u vra asokohe nga një antar i PD-së dhe se arsyeja kryesore ishte se ai ishte për paqe dhe jo për luftë në ish Bashkimit Sovjetik (B.R.S.S)…

Nipi i tij JFK akuzon publikisht, sepse vrasja ishte një skenar apo punë e brendshme e mirë organizuar nga vetë shteti… Ai i ka bërë thirrje atij (Joe Biden), që thotë se e ka kapur për herë të shtatë Covid-19, që të bëj de-klasifikimin e dokumentëve që të mësojmë të vërtetën populli amerikanë, por ai nuk do të ekspozoj qeverinë…

Disa analistë të pavarura, thonë se ky atentat ka lidhje serisht me Rusinë, sepse Presidenti Donald J. Trump, ka premtuar vendosjen e Paqes mes dy shteteve vllazen sllave ortodoks ne kufi…

Sikurse shihet ai është kundër luftës dhe kërkon ndalimin e viktimave, që po vriten nga armët tona dhe NATO-s. Trump, kërkon vendosjen e Paqes në botë, kurse komunistët e NATO-s dhe plakut këtu Jo…

Drejtoresha e SS, ka kundërshtuar dorëheqjen dhe këto ditë (22 korrik 2024). Ajo dëshmoj para Kongresit dhe Senatit Amerikan, për ngjarjen e ndodhur për mungesë apo arsye të plotë të deshtimit me turp të Sherbimit Sekret…

Forhåndsvisning av bilde

Pasojat e goditjeve të snajperit anti republikan dhe anti Trump

Një tentativë për të vrarë ish-presidentin amerikan Donald J. Trump, në një tubim në Pensilvani, ka lënë zjarrfiksin 50 vjeçar Corey Comperatore të vdekur një pjesëmarrës në mitingun politik dhe dy tjerë të plagosur rëndë. Sikurse dihet Trump, pësoi një dëmtim të veshit të sipërm, duke u thënë më vonë gazetarëve se nëse do të kishte lëvizur pak kokën, do të ishte goditur në kokë.

Viktima e qëlluar duhet të mbahet mend si një hero

Shefi vullnetar i zjarrfikësve Corey Comperatore 50-vjeçar vdiq, teksa po përpiqej të mbronte familjen e tij, gjatë atentatit në tentative, duke u zhytur mbi ta për t’i mbrojtur nga plumbat.

“Corey vdiq si hero,” tha Guvernatori i Pensilvanisë, Josh Shapiro, në një konferencë shtypi pas të shtënave, duke shtuar se Comperatore shkonte në kishë çdo të diel dhe “e donte komunitetin e tij”.

“Më veçanërisht, Corey e donte familjen e tij,” tha zoti Shapiro. Vajza e Comperatore, Allyson më vonë shkroi në rrjetet sociale se si babai i saj e kishte hedhur atë dhe nënën e saj në tokë dhe “mbrojti trupin tim nga plumbi që na ra”.

“Ai me të vërtetë na donte aq sa të merrte një plumb të vërtetë për ne. Dhe unë nuk dua asgjë më shumë se të qaj mbi të dhe t’i them faleminderit.”

Allyson e përshkroi babanë e saj si “babain më të mirë që një vajzë mund të kërkojë ndonjëherë” dhe tha se “mund të fliste dhe të bënte miqësi me këdo”.

“Kjo duket si një makth i tmerrshëm, por ne e dimë se është realiteti ynë i dhimbshëm”, shkroi në Facebook motra e Comperatore, Dawn.

Forhåndsvisning av bilde

Heroi Corey Comperatore 

Corey Comperatore, ishte një mbështetës i zjarrtë i Trump dhe se ishte i emocionuar për të marrë pjesë në mitingun e Pensilvanisë, ku u vra më vonë.

Sipas policisë së Pensilvanisë, Comperatore jetonte në Sarver, rreth 19 km larg nga vendi i tubimit në Butler, jashtë qytetit të Pittsburgh.

“Ai ishte një njeri që donte vetëm të mbronte, të shërbente dhe të donte. Ai ishte me të vërtetë një njeri i dashurisë,” tha shoku i tij zjarrfikës Craig Cirrincione për Associated Press.

Përveç punës së tij vullnetare të zjarrfikësve, ai ishte i punësuar si inxhinier projekti dhe vegla pune në një kompani prodhimi të plastikës, sipas profileve të tij në rrjetet sociale.

“Ai ishte një person i mirë,” tha fqinji Matt Achilles për Pittsburgh Tribune-Revieë. “Ne mund të mos kishim rënë dakord për të njëjtat pikëpamje politike, por kjo nuk e pengoi atë të ishte një mik dhe fqinj i mirë.”

“Ai na dhuroi para kur isha në spital dhe ai vinte gjithmonë në shitjet e oborrit tonë. Ai gjithmonë tundte përshëndetje kur unë kaloja me makinë pranë shtëpisë së tij,” tha zoti Achilles.

Kush ishte atentatori kriminel kundër Presidentit Trump

Thomas Mattheë Crooks (2003-2024), ishte një burrë 20 vjecar amerikan, që tentoi të vriste Presidentin Donald J. Trump, Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe, në atë kohë, kandidatin e zgjedhur të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale 2024.

Më 13 korrik 2024, në një tubim pranë Butler, të shtetit Pensilvani, Crooks qëlloi mbi Trump me një pushkë të stilit AR-15 nga një çati aty pranë, ndërsa Presidenti Trump po mbante një fjalim. Ai goditi veshin e Presidentit Trump dhe vrau një pjesëmarrës ndërsa plagosi në mënyrë kritike dy të tjerë, përpara se të vritej nga Ekipi i Snajperëve të Shërbimit Sekret.

Një hetim nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI) është duke u zhvilluar. Të dy prindërit e tij punonin si këshilltarë profesionistë të licencuar. Kujtimet rreth Crooks, duke përfshirë informacione për jetën dhe personalitetin e tij, ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme.

Ai ndoqi shkollën e mesme Bethel Park, ku shkëlqeu në akademikë. Ai iu bashkua Shoqatës Kombëtare të Nderit Teknik në 2021, ndërsa ishte i ri në shkollë të mesme. Në vitin 2022, ai u diplomua me nderime të larta dhe fitoi një “çmim yjesh” prej 500 dollarësh nga Iniciativa Kombëtare e Matematikës dhe Shkencës.

Shokët e klasës dhe zyrtarët e shkollës e karakterizuan atë si të qetë, me shokët e klasës që thanë se ai shpesh ngacmohej për arsye të ndryshme, duke përfshirë sjelljen e tij të qetë, erën e trupit dhe për veshjen e veshjeve të kamuflazhit për gjueti dhe maska ​​​​kirurgjikale në shkollë.

Sipas shkollës, të dhënat e tyre të detajuara të incidenteve disiplinore, duke përfshirë ngacmimin dhe kërcënimet, nuk përmbajnë asnjë rol me Crooks që luan një rol.

Crooks pëlqenin të luanin shah dhe videolojëra dhe si të mësonin si të programonin kompjuterët. Ai ndoqi një program të teknologjisë kompjuterike në Qendrën e Çelikut për Karrierën dhe Edukimin Teknik. Disa studentë dhe të diplomuar nga shkolla e mesme Bethel Park thonë se Crooks u përpoq për ekipin e pushkëve të shkollës së tij, por ai dështoi në provë për shkak të qëllimit të tij të dobët.

Crooks fitoi një diplomë të asociuar në shkencën e inxhinierisë nga Kolegji Komunitar i Qarkut Allegheny, duke u diplomuar shumë muaj para të shtënave. Ai ishte i punësuar si ndihmës diete në një shtëpi pleqsh lokale (azil pleqesh) në kohën e të shtënave. Sipas shtëpisë së të moshuarve (azilit), ai kishte kaluar një kontroll të historisë dhe “e kishte kryer punën e tij pa shqetësim“.

Ai ishte pranuar në Universitetin e Pitsburgut dhe në Universitetin Robert Morris dhe planifikoi të ndiqte këtë të fundit.

Ai nuk kishte precedentë penalë të njohur, dhe asnjë problem të njohur të shëndetit mendor. Crooks kishte një anëtarësim në një klub lokal qitjeje për të paktën një vit.

Forhåndsvisning av bilde

Tentativa për vrasjen e Presidentit Donald J. Trump

Më 12 korrik 2024, Crooks shkoi në një poligon qitjeje ku ai ishte anëtar për të praktikuar qitjen. Ai bleu mbi 50 fishekë dhe një shkallë përpara se të shkonte në miting më 13 korrik. Ai e kërkoi me sukses ditën e pushimit nga puna sepse kishte “diçka për të bërë”, duke u premtuar bashkëpunëtorëve të tij se do të kthehej të nesërmen.

Më 13 korrik, Crooks tentoi të vriste Presidentin Donald J. Trump. Ai u ngjit në majë të një ndërtese që po përdorej nga policia si zonë për skenë. Duke përdorur një pushkë të stilit AR-15 që babai i tij e kishte blerë legalisht, Crooks qëlloi Trumpin dhe plagosi veshin e sipërm të djathtë, dhe gjithashtu qëlloi tre anëtarë meshkuj të rritur; njërin prej tyre, 50-vjeçarin Corey Comperatore, ai e vrau.

Crooks më pas u vra nga një anëtar i Ekipit të Kundër Snajperëve të Shërbimit Sekret pasi ai filloi të qëllonte. Materialet për prodhimin e bombave u gjetën brenda automjetit të tij dhe në shtëpinë e tij. FBI e identifikoi Crooks si sulmuesin më 14 korrik.

Përpara të shtënave, Crooks kërkoi për imazhe dhe paraqitje publike të Trump, Presidentit Joe Biden, Prokurorit të Përgjithshëm Merrick Garland, Drejtorit të FBI-së Christopher A. Ëray dhe Catherine, Princeshës së Wales, si dhe për informacion në lidhje me Konventën Kombëtare Demokratike.

Ai gjithashtu kërkoi në internet për informacion mbi çrregullimin e madh depresiv dhe të shtënat në shkollën e mesme të Oksfordit, duke gjetur një fotografi arrestimi të sulmuesit të Oksfordit Ethan Crumbley në telefonin e tij.

Para të shtënave, prindërit e Crooks thirrën policinë për ta raportuar atë si të zhdukur dhe shprehën shqetësimin për mirëqenien e tij.

Sa është e gjelbër agjenda e gjelbër europiane ?

0

Ali Sh. Mehmeti

Agjenda e Gjelbër Evropiane (AGjE) është një plan strategjik dhe politik i Bashkimit Evropian (BE) që synon të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm dhe të adresojë ndryshimet klimatike, degradimin e mjedisit dhe shëndetin publik. Kjo agjendë përfshin një sërë iniciativash dhe masash që kanë për qëllim transformimin e ekonomisë dhe shoqërisë evropiane në një model më të qëndrueshëm dhe më miqësor për mjedisin. Njëkohësisht promovon rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës në sektorët e gjelbër. Për realizimin e këtyre objektivave janë paraparë masa të ndryshme, por e para ndër to është të zvogëlohet emetimi i gazrave serë, ku si gazi kryesor është dyoksidi i karbonit (CO2) i cili kryesisht emitohet gjatë djegies së lëndëve djegëse fosile (qymyri, nafta, gazi natyror), kurse e dyta, prodhimi i energjisë së rinovueshme nga dielli, era dhe biomasa. Për masa tjera që parasheh AGjE flitet pak ose aspak.

Si masë e parë për arritjen e qëllimit të parë, kohëve të fundit në qendër të vëmendjes së opinionit, janë përpjekjet që veturat me motor që si lëndë djegëse përdor hidrokarbure, të zëvendësohet me vetura me motor elektrik. Këto vetura kërkojnë ushqim me energji elektrike nga bateritë që do janë pjesë përbërëse e këtyre veturave.

Bateritë më efikase, të njohura gjer me tani, janë bateritë Litium-jon, që bazohen në lëvizjen e joneve të litiumit gjatë ngarkimit dhe shkarkimit, prandaj edhe përdoren për vetura elektrike. Kapaciteti maksimal i këtyre baterive, aktualisht është 100kWh dhe peshojnë rreth 500kg, varësisht nga përbërja e brendshme e cila përbëhet nga disa lloje të metaleve, jo vetëm nga litiumi. Për një bateri me kapacitet 100kWh përdoren: Litium 16-20kg, Kobalt 12-30kg, Nikel 60-120kg, Mangan 40-60kg, Alumin 40-60kg, Bakër 40-60kg, Grafit 80-100kg, Elektrolit 50-70kg. Sipas teknologjive të ndryshme edhe sasia e metaleve të ndryshme brenda baterisë ndryshon. Për t’i fituar këto metale për vetëm një bateri duhet të përpunohen rreth 45 tonelata xehe me përbërje mesatare të metalit brenda saj që ndryshon, nga 0.1% për kobalt deri në 30% për alumin. Nga begatia e metalit brenda xehes varet edhe kjo llogari, që në këtë rast, për mua e bëri inteligjenca artificiale (AI). Këto xehe zakonisht janë në thellësi të tokës dhe kërkojnë shpenzime konsiderueshme të energjisë për ti nxjerr mbi sipërfaqe. Për të nxjerrë metalet e nevojshme nga xeha, përdoren procese të ndryshme kimike dhe metalurgjike. Kimikatet kryesore që përdoren për të nxjerrë metalet e përmendura në prodhimin e baterive, janë acidi sulfurik, amoniaku, sulfat amoni, dyoksid sulfuri, hidroksid natriumi dhe shumë të tjerë. Edhe për prodhimin e këtyre kimikateve kërkohet lënda e parë dhe procese të ndryshme kimike, termike e tjera. Mbetjet e papërdorshme gjatë këtyre proceseve do krijojnë deponi që do e ndotin ambientin dekada me radhë. Shumë prodhues të veturave elektrike ofrojnë garanci për bateritë e tyre, që zakonisht janë nga 8 deri në 10 vjet ose 160,000 deri në 200,000 kilometra, cilado që të vijë e para. Po pastaj? Procesi i riciklimit është mjaft sfidues sepse është i shtrenjtë dhe kërkon teknologji të avancuara, kurse vetëm pjesërisht mund të ripërdoren materialet e përdorura.

Përdorimi më masiv i veturave elektrike do ta rrit nevojën për prodhim të energjisë elektrike, sikurse edhe nevojën për ndërtimin e infrastrukturës të re që do mundëson rimbushjen e baterive të këtyre veturave. Në këtë mënyrë, është e sigurt, se do arrihet njëri nga objektivat e AGjE, që është  hapja e vendeve të reja pune dhe rritja ekonomike, por nuk ka asnjë dyshim që do ndikoj në degradimin e mjedisit që është në kundërshtim me AGJE.

Me fjalë tjera, Agjenda e Gjelbër Evropiane, sa i përket veturave elektrike, nuk është edhe aq e gjelbër! Ajo mund t’i “gjelbëroj” mjediset urbane, për shkak të përdorimit enorm të makinave me djegie të hidrokarbureve, që do zëvendësohen me makina elektrike, por sipas të gjitha gjasave do ti “errësoj” shumë mjedise tjera!

A do ishte agjenda më e gjelbër, sikur të investohej në zgjerimin, ndërtimin dhe modernizimin e infrastrukturës dhe mjeteve për transport të përbashkët, me çmime që nuk do ishin fitimprurëse? Apo ndoshta, pikërisht rritja  ekonomike dhe fitimprurja është qëllim më primar sesa vet “gjelbërimi”?

Nëse sot, qytetari i zakonshëm nuk mund ti përgjigjet këtyre pyetjeve, sigurisht se  gjenerata pas nesh do ta mësoj përgjigjen e saktë. Kjo nuk do të thotë se, s’paku disa nga ideatorët e kësaj agjende, nuk i dinë përgjigjet edhe sot!

Kryeministri Kurti mirëpriti antropologen Janet Reineck e cila po organizon “Kosova Ethno-Tour”

0

Prishtinë, 23 korrik 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mirëpriti në ndërtesën e qeverisë antropologen amerikane Janet Reineck dhe grupin me të cilin ajo po zhvillon një tur rreth Kosovës përmes iniciativës “Kosova Ethno-Tour”.

Forhåndsvisning av bilde

Grupi do të qëndrojë për dy javë në vend, deri më datën 5 gusht. Gjatë kësaj periudhe do të vizitojnë peisazhe e pasuritë tona natyrore, përjetojnë kulturat tona ushqimore si dhe disa prej festivaleve që organizohen në lokacione të ndryshme gjatë kësaj periudhe.

Kryeministri e falënderoi antropologen për kontributin që ajo po jep për shpërndarjen e njohurive në njohjen e vlerave kulturore e natyrore të vendit tonë dhe ardhjen e turistëve përmes programit të saj.

Forhåndsvisning av bilde

Ai i uroi grupit qëndrim të mbarë e të këndshëm në Kosovë, duke shprehur dëshirën që ta njohin sa më shumë vendin tonë.