Kreu Blog Faqe 774

Punimet e Seminarit të XVII me mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë

2

Me 19 Korrik, 2024

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë kanë organizuar Seminarin e XVII Mbarëkombëtar me Mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë, me temën “Metodologji të mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë e në mërgatë”.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e hapjes së punimeve ka thënë se, ndihet i nderuar që gjendet para pjesëmarrësve për të uruar mbarëvajtjen e Seminarit të VXII të mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, ndërsa shtoi se populli i Kosovës është falënderus për ndihmën që ka dhënë Diaspora për atdheun, në veçanti për çlirimin e tij.

Kryeministri Kurti gjithashtu vlerësoi kontributin e studentëve shqiptarë të cilët kanë arritur që gjuhën shqipe ta shtojnë si lëndë mësimore në Universitetin e Harvardit.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci me këtë rast tha se, pjesëmarrja në këtë ceremoni është emocion i veçantë, duke ditur misionin fisnik të mësuesve për ruajtjen dhe përhapjen e arsimit shqip në botë, dhe përçimin e vlerave të çmuara të gjuhës sonë amtare.

Nagavci theksoi se, për 17 vite me radhë, mësuesit e gjuhës shqipe në botë, kanë shkëmbyer përvojat e sfidat, arritjet e pengesat në këtë Seminar, ndërsa Qeveria ka qenë përherë krah tyre për të dëgjuar rreth punës që ata bëjnë, për të parë se si mund të forcohen lidhjet dhe si mund të bëhet më shumë për të promovuar e kultivuar gjuhën dhe kulturën tonë shqiptare në diasporë.

Nagavci po ashtu bëri të ditur se, Ministria e Arsimit e Kosovës ka intensifikuar dukshëm mbështetjen për komunitetet shqiptare në botë në shumë forma, duke përfshirë mes të tjerash: hartimin e kurrikulave dhe teksteve të përbashkëta, organizimin e aktiviteteve siç është ky Seminar, rritjen e mbështetjes për Seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqipe që organizohet çdo verë nga Universiteti i Prishtinës, mbështetjen e ekskursioneve nga nxënësit e Diasporës sonë në trevat shqiptare dhe fuqizimin e diasporës akademike me anë të platformave KRIS dhe KREN.

Ministrja e MPJD-së, Donika Gërvalla, tha se ky përkushtim i juaji është dëshmi e qartë e lidhjes suaj të pashuar me Kosovën. Ajo theksoi se, së bashku me Qeverinë e Shqipërisë dhe qeveritë e shteteve të tjera ku ka shqiptarë, përmes seminareve të tilla marrim impute të vlefshme për të kuptuar nevojat konkrete dhe sfidat me të cilat përballen mësuesit tanë në Diasporë.

Kryetari i Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, Blerim Lleshi ka thënë se është gjithmonë kënaqësi vizita në Kosovë, e cila ruajtjen e gjuhës dhe kulturës e ka mbrojtur gjithmonë me çmimin më të lartë.

Në fund të ceremonisë, ministrja Nagavci ka ndarë mirënjohje për kontribuesit institucional në mbështetjen e mësimit të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë, Ymer Avdiu dhe Nuhi Gashi.

Të pranishëm në hapjen e Seminarit ishin edhe zv/ministrja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Nina Guga, zv/ministri i Arsimit në Kosovë, Taulant Kelmendi, kryesueset e grupit punues të përbashkët organizativ të Seminarit Kosovë-Shqipëri,  Shqipe Gashi dhe Anila Ferizaj dhe anëtarë të grupit, si dhe mësues të shumtë të gjuhës shqipe nga anembanë bota.

 19 Korrik, 2024

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, kanë marrë pjesë në ditën e dytë të Seminarit të XVII-të mbarëkombëtar me mësuesit e Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci në fjalën e saj të rastit tha se, ky është viti i tretë me radhë, që së bashku me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë bëjmë organizimin e këtij Seminari i cili është rezultat i punës së përbashkët mes Ministrive tona të Arsimit në Kosovë dhe Shqipëri.

Nagavci tha se, rivënia në fokus e gjuhës amtare dhe gjetja e mënyrave të reja për ta kultivuar atë tek brezi i ri i mërgatës, janë elemente që të gjithë duhet ti kemi në vëmendje.. Tutje tha se tema e diskutuar në këtë Seminar ka rëndësi të madhe, sepse tregon që aktualiteti po udhëheq praktikat e mësimit të gjuhës, për t’ia përshtatur ato realitetit në të cilin jetojmë.

Ndër të tjera, Nagavci tha se, ndërthurja e mësimit të gjuhës shqipe me aspekte kulturore, tradicionale dhe historike të kombit tonë, janë një metodë e mrekullueshme e mësimit tërheqës dhe efektiv të gjuhës shqipe jashtë trevave shqiptare, si dhe të gjitha këto tema të zgjedhura, na shërbejnë edhe neve si politikbërës, sepse na tregojnë qartë trendet e kohës dhe nevojat reale që kanë shqiptarët jashtë vendit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu theksoi se, të gjithë mësuesit e mbledhur në këtë Seminar janë përbashkuar me një qëllim madhor, e që është ruajtja dhe fuqizimi i gjuhës shqipe.

Manastirliu tha se mësuesit e Diasporës do të kenë mbështetjen e madhe nga dy Ministritë dhe se ky nuk do të jetë projekti i fundit por do të shtrihen edhe më tej, tek freskimi i listave të mësuesve të Diasporës.

Në këtë Seminar po marrin pjesë, të gjithë mësuesit e gjuhës shqipe nga të gjitha trevat shqiptare, të cilët jetojnë dhe veprojnë në shtete të ndryshme të botës, si dhe është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvojat dhe për të diskutuar praktikat më të mira në mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Historike-22 Korrik 2010: Kosova shtet fituese në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku Serbia ishte ankuar kundër Pavarësisë

Kosovë-shpallja e pavarësisë 17 më shkurt 2008

___

-Para 14 viteve, në  ditë historike – 22 Korrik 2010, Kosova shtet doli fituese në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) pas një ankese që Serbia kishte dërguar kundër shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik të vitit 2008/

-Në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) në ditën e Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, atëherë Ministri i Jashtëm Kosovar Skender Hyseni fliste në telefon nga Haga: Sigurt se do të ketë njohje të reja për Kosovën…/

 Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 22 Korrik 2024/ Kosova fituese përballë Serbisë doli para 14 viteve, kur Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u dha pas një ankese që Serbia i kishte dërguar kundër shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Në 22 Korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konkluduar se miratimi i Deklaratës  së Pavrësisë së Kosovës  në 17 Shkurt 2008  “nuk e ka shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare, as rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit e as Kornizën Kushtetuese”.

“Prandaj, miratimi i kësaj deklarate nuk e ka shkelur asnjë rregull të aplikushme të së drejtës ndërkombëtare”, theksohej më tej.

Atëherë, para 14 viteve, ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni, e cilësonte vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si “të qartë” dhe që “nuk lë vend për dyshime”, se pavarësia e Kosovës është bërë në përputhje me të drejtën ndrëkombëtare.

“Gjykata konstatoi, me shumicë dërmuese, se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. Mendimi i Gjykatës është eksplicit dhe i qartë, dhe nuk lë vend për dyshim”, thuhej në deklaratën e ministrit Hyseni, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të Kosovës në të gjitha pikat”, vazhdonte më tej deklarata.

“Tani presim njohje të mëtejme të Kosovës. U bëjmë thirrje shteteve që e kanë shtyrë njohjen e Republikës së Kosovës në pritje të Mendimit të Gjykatës, që tani të vendosin për njohjen (e Kosovës)”, thuhej në deklaratën e ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Menjëherë pas këtij zhvillimi me rëndësi historike, në një deklaratë të anëtarëve të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë rikonfirmohej mbështetja e palëkundur për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës dhe bëhej thirrje për njohje.

“Grupi Drejtues Ndërkombëtar rikonfirmon mbështetjen e palëkundur të tij për pavarësinë e pakthyeshme të Kosovës demokratike dhe shumetnike në kufijtë e saj të tanishëm dhe i bën thirrje shteteve tjera që të njohin Kosovën. Ai po ashtu përshëndet përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe progresin e konsiderueshëm në zbatimin e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin dhe do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në punën për realizimin e perspektivës së saj evropiane”, theksohej në deklaratë.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur Pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të Kosovës, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin, bazuar në Propozimin Gjithëpërfshirës të emisarit të posaçëm të OKB-së, kryenegociatorit për statusin, Martti Ahtisaari.

ARKIV, 22 KORRIK 2010 – INTERVISTA QË KAM ZHVILLUAR NË DITËN E VENDIMIT TE GJND – MINISTRI HYSENI FLET NGA HAGA: ME BEOGRADIN NUK DO TË KETË BISEDIME PËR STATUSIN E KOSOVËS, NDARJE APO SHKËMBIM TERRITORESH

-Ministri i Jashtëm Kosovar Skender Hyseni në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar për Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH) në ditën e Vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND)  para 12 viteve: Marrëdhëniet e mira me Serbinë, interes i përbashkët për integrim në BE e NATO/

Forhåndsvisning av bilde

Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) tregoi qartë se pavarësia e Kosovës nuk ka krijuar asnjë precedent dhe se është në interes të Ballkanit Perëndimor, deklaronte ministri i Jashtëm Kosovar Skender Hyseni në një intervistë ekskluzive që kam zhvilluar para 14 viteve për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH). “Opinioni këshilldhëns i GJND-së, tregoi qartë se pavarësia e Kosovës, nuk ka krijuar asnjë precedent dhe se është në interes të Ballkanit Perëndimor”, tha ministri Hyseni, në intervistë telefonike nga Haga.

Forhåndsvisning av bilde

Ministri Hyseni në 22 Korrik 2010 ishte i pranishëm kur GJND dha mendimin këshillimor në lidhje me pavarësinë e Kosovës.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë u shpreh në favor të pavarësisë së Kosovës. Presidenti i GJND-së Hiasashio Ovada deklaroi se pavarësia nuk shkel të drejtën ndërkombëtare.

Shefi i diplomacisë kosovare tha se, “ne e dimë që Kosova dhe Serbia e kanë të ardhmen e tyre në BE dhe NATO, e për këtë arsye marrëdhëniet e mira fqinjësore janë të domosdoshme”. Ai nënvizoi se “këtë fakt, e kemi përcaktuar qartë prej kohësh, tani është në dorën e Serbisë që të tregohet në nivelin e përgjegjësive të duhura”.

Forhåndsvisning av bilde

Hyseni vuri në dukje se “nga vendimi i GJND-së, nuk ka asgjë që do të mund linte mundësi sado të vogla që të hidheshin dilema rreth shtetësisë së Republikës së Kosovës”.

Ministri pohoi se normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi varet ekskluzivisht nga Serbia. “Kemi shprehur vullnetin për raporte të mira fqinjësore me Serbinë, sikurse i kemi ndërtuar me të gjithë fqinjët e tjerë por ky rast është interes i përbashkët”, tha ai.

Hyseni rithekson faktin se me Beogradin nuk do të ketë bisedime për statusin e Kosovës, ndarje apo shkëmbim territoresh, ide rreth të cilave është spekuluar muajt e fundit. “Kosova dhe Serbia janë fqinjë të përhershëm dhe si të tillë, sot apo nesër, pas një kohe apo pas shumë kohësh, do duhet të bisedojnë për çështje të natyrës praktike që i lidhin këto vende të pavarura dhe sovrane”, tha Hyseni.

Ministri i Jashtëm kosovar, Skender Hyseni, u shpreh i sigurt se do të ketë njohje të reja për Kosovën pasi ka një numër vendesh që janë zotuar për këtë ndërsa u bëri thirrje shteteve që nuk e kanë njohur ende, e veçanërisht atyre vendeve që kanë pritur opinionin këshilldhënës të GJND-së, që ta bëjnë këtë sa më parë.

Kosova shpalli pavarësinë në 17 Shkurt 2008 dhe deri tani është njohur nga 69 shtete, theksohej në fund të intervistës së 22 Korrikut 2010.

Ndërsa, deri tani – 14 vjet pas Opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Kosova është njohur nga 117 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Forhåndsvisning av bilde

KOSOVA PËRGADITET PËR GJND – RAPORTIM QË KAM BËRË MË 15 TETOR 2008: 

PRISHTINË, 15 Tetor 2008/ –  Sir Michael Wood nga Mbretëria e Bashkuar do t’i prijë ekipit ligjor të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, sapo kumtuan institucionet më të larta kosovare, Presidenca, Qeveria dhe Kuvendi.

Deklaratën për shtyp në lidhje me përgatitjet dhe procedimet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në një konferencë për media, të sapo mbajtur në Presidencë, ku ishin edhe presidenti Fatmir Sejdiu e kryeparlamentari Jakup Krasniqi, e paraqiti kryeministri Hashim Thaçi, pas konsultimeve të krerëve të institucioneve kosovare.

Më poshtë po e japim të plotë deklaratën:

Deklaratë për shtyp në lidhje me përgatitjet dhe procedimet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë

  • Kemi kënaqësinë e madhe të shpallim se Qeveria e Kosovës, pas konsultimeve me Presidentin e Kosovës, z. Fatmir Sejdiu, dhe Kryetarin e Parlamentit, z. Jakup Krasniqi, si dhe konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë dhe ekspertët ligjorë, ka zgjedhur Sir Michael Wood nga Mbretëria e Bashkuar t’i prijë ekipit ligjor të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
  • Z. Wood është një nga juristët më të shquar dhe përgatitur ndërkombëtarë të së sotmes, dhe jemi me fat që ai është i gatshëm të paraqesë rastin tonë para GJND-së.  Sir Michael Wood ka shërbyer si këshilltar ligjor në Zyrën e Jashtme dhe të Komonveltit të Mbretërisë së Bashkuar prej vitit 1999 deri më 2006.   Në emër të Mbretërisë së Bashkuar, ai mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Dejtonit dhe në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999.
  • Z. Wood është paraqitur para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë shumë herë dhe ka punuar në shumë raste të njohura të drejtës ndërkombëtare, përfshirë Mendimin Këshilldhënës të GJND-së për Pasojat Ligjore të Ndërtimit të Murit në Territorin e Okupuar Palestinez.
  • Angazhimi i tij i kohëgjatë në çështjet e së drejtës ndërkombëtare të ndërlidhura më progresin e Kosovës drejt pavarësisë, e bën atë të kualifikuar në mënyrë unike për të përfaqësuar interesat tona kombëtare para gjykatës, dhe kemi besim të madh në gjykimin dhe përvojën e tij.
  • U takuam sot me z. Wood për ta diskutuar rastin e Kosovës dhe paraqitjen tonë. Kosova ka një rast të fortë, dhe synojmë të demonstrojmë para gjykatës se nuk ka asgjë në shpalljen e pavarësisë së Kosovës që shkel të drejtën ndërkombëtare.
  • 51 shtete nga e tërë bota tashmë kanë njohur se Kosova është shtet i pavarur me qeveri të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe kushtetutë moderne që ofron garanci të bollshme për të drejtat e të gjithë qytetarëve të saj, dhe posaçërisht komunitetet e saj pakicë.
  • Gjatë javëve dhe muajve të vijim, z. Wood do të punojë ngushtë me Qeverinë e Kosovës për të zhvilluar paraqitjen tonë para gjykatës.
  • Në koordinim me ne, ai do të mbledhë një ekip ndërkombëtar ligjor të kalibrit më të lartë.  Sipas nevojës, ekipi i tij ligjor do të përdorë ekspertizën vendore në Kosovë për të formuluar rastin më të fortë të mundshëm.
  • Koordinimin e kësaj përpjekjeje ia kemi besuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila do të merr rolin prijës në emër të Qeverisë së Kosovës. Dëshirojmë që sërish të shprehim besimin tonë të palëkundur në ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe do të vazhdojmë të ndjekim njohjet ndërkombëtare gjatë zhvillimit të procesit para GJND-së. Dëshirojmë të theksojmë se kemi besim të plotë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, organin kryesor gjyqësor të Kombeve të Bashkuara.

Forhåndsvisning av bilde

GAZETA TRADICIONALE E KOSOVËS  RILINDJA PËR 17 SHKURTIN HISTORIK 2008

Gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, Kryeredaktor i së cilës isha, për 17 Shkurtin historik 2008 doli numër i jashtëzakonshëm festiv me kryetitullin me shkonja ngjyrë ari: KOSOVA SHPALLI PAVARËSINË BOTA E NJEH SHTETIN MË TË RI.

Po në ballinë, nën imazhet e nënshkrimit të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, të Flamurit e Stemës së shtetit të ri evropian dhe fishekzjarreve të festimeve në Prishtinë, Rilindja shkruante poashtu me shkronja ngjyrë ari: 17 SHKURTI 2008 DITA MË E MADHE SHQIPTARE PAS 28 NËNTORIT 1912 TË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË.

Lart te logoja po në faqen e parë shkruante: RILINDJA JU URON SHPALLJEN DHE NJOHJEN E KOSOVËS SHTET I PAVARUR.

Kryeministri Kurti në Henc, bashkë me fotografë të shpezëve, kafshëve të egra dhe natyrës

0

Henc, 23 korrik 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi këtë mëngjes Ligatinën e Hencit, bashkë me 15 fotografë, të cilët pasqyrojnë përmes fotove botën e kafshëve të egra dhe natyrën e vendit tonë.

Forhåndsvisning av bildeTeksa pa nga afër mënyrën e tyre të punës dhe formën se si operojnë, kryeministri u njoh dhe me sfidat me të cilat ata përballen në vendin e punës dhe rreziqet të cilat mund të shfaqen.

Forhåndsvisning av bildeKryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverisë në adresimin e këtyre sfidave në mënyrë që puna e tyre të jetë më produktive dhe lehtë e përballueshme.

Forhåndsvisning av bildeAi i falënderoi fotografët për punën e kontributin e tyre në fushën e fotografisë dhe dokumentimit të botës së egër në vendin tonë.

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Bashkërisht të kundërshtojmë shfajësimin e Serbisë për krimin e gjenocidit !

0

Të dashur të mbijetuar të gjenocidit!

Të dashur familjarë të viktimave të gjenocidit në Kosovë!

Të dashur qytetarë të Kosovës!

Të nderuar juristë, historianë dhe intelektualë të fushave të ndryshme!

Të nderuar drejtues të mediave në gjuhën shqipe!

  • Më 12 korrik 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë, dënoi me 15 vjet burg Muharrem Alidemajn për pjesëmarrje në krime lufte gjatë vitit 1999 për vrasjen e mbi njëqind shqiptarëve, në fshatin Izbicë të komunës së Skenderajt.
  • Më 17 korrik 2024, Gjykata Themelore në Prishtinë, dënoi me 12 vjet burg Ekrem Bajroviqin, për pjesëmarrje në krime lufte të vrasjes së 16 shqiptarëve dhe keqtrajtimit të 84 shqiptarëve të tjerë, në komunën e Istogut.

Duke i kualifikuar si krime lufte, aktet gjenocidale që kanë kryer forcat serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës, gjykatat themelore të Kosovës shfajësojnë Serbinë për krimin e gjenocidit që ka kryer gjatë luftës 1998-1999.

Siç e kemi sqaruar në reagimet tona, kualifikimi i tillë ligjor i veprës është në kundërshtim të plotë me natyrën e fakteve materiale dhe paraqet shkelje të rëndë të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” ka alarmuar për këtë rrezik që këto vendime të përdoren nga mohuesit e gjenocidit në Kosovë si argument i jurisprudencës së gjykatave vendore, se gjoja në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid, por vetëm krime të shkallës më të ulët: krime lufte, dhe në këtë mënyrë t’i mbyllet rruga mundësisë për të paditur Serbinë për krimin e gjenocidit që ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Prandaj e shohim të domosdoshme që bashkërisht të kundërshtojmë shfajësimin e Serbisë për krimin e gjenocidit.

Linqet e reagimeve tona:

https://kosovogenocide.com/eshte-shkelur-rende-e-drejta-e-viktimave-dhe-te-mbijetuarve-te-gjenocidit-ne-fshatin-izbice/

https://kosovogenocide.com/qendra-gjenocidi-ne-kosove-plage-e-hapur-alarmon-per-rrezikun-nga-vendimet-e-gjykatave-vendore-qe-degradojne-natyren-e-krimeve-te-kryera-gjate-luftes-ne-kosove/

https://kosovogenocide.com/vendimet-e-gjykates-themelore-ne-prishtine-do-te-pamundesojne-padine-kunder-serbise-per-krimin-e-gjenocidit-qe-ka-kryer-ne-kosove/

Gjenevë, 23 korrik 2024

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

“Klika gjakovare”, Liqeni i Ujmanit dhe Trepça

1
Prof.Dr. Nuri Bashota
___
Nje pjese e nje shkrimi nga prof.Dr. Nuri Bashota, tashmë të ndjerë. Ripostim
___
…në muajin tetor 1973, më ftoi Xhavit Nimani (Kryetar i Kryesisë së KSA të Kosovës), që së bashku të shkonim deri të Drejtori i Kombinatit XMK “Trepça”, shoku Veli Deva – në Zveçn, në takimin e paraparë me Drazho Markoviqin (Kryetarin e Kryesisë së Serbisë) dhe Petar Kostiqin (Kryetarin e Qëverisë së Serbisë). Xhavit Nimani më tha: “Fjala është për “Trepça Komersin” dhe “Gazivodën”, në të cilat projekte ke punuar dhe i njef gjërat që do të trajtohen në ketë takim. Prandaj, është mirë që të marrish pjesë në këtë takim të lartë”. Shkova mënjiherë në Kryesinë e Kosovës dhe u nisëm me veturë zyrtare dhe arritëm shpejtë në Zyren e Veli Devës në Zveçan. Pas gjysëm ore, arriti Drazho Markoviq dhe Petar Kostiq në zyrën e Veli Devës. Pas një përshëndetje të ftohtë, Veli Deva e hapi takimin duke ia dhënë fjalën Drazho Markoviqit (Kryetarit të Kryesisë së Serbisë), i cili parashtroi këto dy kërkesa urgjente:
1) S ë p a r i t, Kryetari i Serbisë – Drazho Markoviq, parashtroi kërkesën për rritjen e çmimit të ndërtimit të liqenit “Gazivoda”, dhe ate sipas “shkallës rrëshqitëse” (klizna skala), që e ndërtonin këto tri ndërmarrje beogradase: “Prvi Partizan”, “Tunelogradnja” dhe “M. Milutinoviq”, por të cilin ndërtim e financonte “Banka Botërore” e Mak-Namares, si edhe digën e liqenit “Radoniqi” në Gjakovë. Me këtë rast i parashtrova pyetjen Kryetarit të Serbisë – Drazho Markoviqit: sa është lartësia e rritjes të shkalles rrëshqitëse që Ju kërkoni? Ai mënjiherë u përgjegj: “Rritje për 120% më e lartë”. Mënjëherë Xhavit Nimani më pyeti “çka të bëjmë”? Unë ia shpjegova atypëraty në fletoren që kishim përpara: “Banka Botërore”, si financuese e këtij projekti, nuk hynë në aranzhmane financiare me republikat dhe krahinat autonome, por vetëm me Shtetin e Jugosllavisë, ashtu që kjo ngritje nuk ngarkon Kosovën, por Jugopsllavinë”. Atëherë Xhavit Nimani iu përgjegj Drazho Markoviqit: “Mirë, pranojmë edhe këtë kërkesë, shkojmë më tejë”. Une mënjiherë shtova kërkesën plotësuese: “me kusht që në këtë çmim të hyjë edhe ndertimi i hidrocentralit në digën e Gazivodës prej 35 MW, që do të furnizoi me energji elektrike Kombinatin XMK “Trepça”.
Liqeni i Ujmanit
Mirëpo, Kryetari i Serbisë – Drazho Markoviq, u habit dhe u shtangua nga qendrimi i Veli Devës dhe kërkesave që parashtruam në atë takim, pasi nuk pati sukses gracka “klizna skalla” që e kishte paraparë Serbia për të ndërprerë ndërtimin e liqenit “Gazivoda”. Faktikisht, Serbia ishte kundër ndërtimit të liqenit “Gazivoda”, për këto dy arsye: Së parit, me Sistemin “Ibër – Lepenci” që fillonte me ndërtimin e liqenit “Gazivoda”, zvoglohej sasia e ujit që shkonte drejtë Rashkës dhe Kralevës. Së dtyti, që të pengonin zhvillimin e Kosovës, pasi Liqeni i Gazivodës është liqeni më i madh artificial në Europë, ashtu që liqeni “Gazivoda” në suaza të sistemit “Ibër – Lenenci”, do të siguroi ujë për popullsi, industri dhe bujqësi në Kosovë, edhe po të mos bjerë shiu vite me rradhë. Prandaj, edhe tri ndërmarrjet e Beogradit, jo vetëm që e kishin zhagitur dy vite rrsht ndërtimin e digës, por makinat (bagerët) që i kishin blerë gjoja se për ndërtimin e digës “Gazivoda”, nuk ishin të përshtatëshme për terenin shkambor, por për ranishta (zalishta), që u nevojitëshin për ndërtimin e limaneve në brigjet e Afrikës Veriore, ku kishin marrë punë vite me radhë, duke e anashkaluar dhe zhagitur vite me radhë ndërtimin e “Gazivodës”.
2) S ë d y t i, Kryetari i Serbisë – Drazho Markoviq, parashtroi kërkesën për eleminimin e “Trepça Komersit” dhe kthimin e Kombinatit XMK “Trepça” nën “Jugo-Metalin” e Beogradit. Mirëpo, Veli Deva, kategorisht e rrefuzoi dhe e qiti “ad akta”, si të papranueshëm këtë kërkesë të Serbisë, duke theksuar se “këtë vendim e ka marrë “Këshilli Qendror i Punëtorëve” të Trepçës në baza të “Ligjit të Punës së Bashkuar”, të votuar në të gjitha njësitë punuese”, ashtu që nuk mund të ndryshoi këtë vendim. Mirëpo, Drazho Markoviq vazhdoi duke u përpjekjekur që të bindi Veli Deven, duke theksuar: “Shoku Veli, kemi të bejmë me Beogradin – si “velegrad” dhe metropol i Ballkanit, që do ta përparoi “Trepçen” etj. Mirëpo, Veli Deva ia preu shkurt: “Quj Drazho, samo jedna stvar raste u tugjim rukama”, zavrshen je sastanak”. (Ndigjo Drazho, vetëm një gjë rritet në duar të huaja…Mbaroi takimi”).
Liqeni i Ujëmirit është ​​i njohur edhe si Liqeni i Ujmanit, është një rezervuar, i cili është krijuar si rezultat i ndërhyrjes së elitës politike të Kosovës për qëllim të furnizimit me ujë. Ai u ndërtua për të plotësuar nevojat për ujë të zonave përreth dhe ndërtimi ka përfshirë përpjekje inxhinierike dhe infrastrukturore. Detajet e sakta të ndërtimit të tij ishin pjesë e menaxhimit lokal të ujërave apo projekteve zhvillimore në Kosovë.
Liqeni i Ujëmirit u ndërtua si pjesë e projektit të Sistemit Ujor të Drinit Ibër-Lepenc, i cili kishte për qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë për komunitete të ndryshme në rajon. Rezervuari është ndërtuar duke krijuar një digë në lumin Lepenc. Ky projekt luajti një rol vendimtar në menaxhimin e burimeve ujore dhe sigurimin e një furnizimi më të besueshëm me ujë për popullatën lokale në Kosovë.

Kryeministri Kurti mirëpriti kryetarin e Komunës Strigari, Damiano Baffa

0

Prishtinë, 22 korrik 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim Kryetarin e Komunës Strigari, Damiano Baffa, komunë kjo arbëreshe në rajonin e Kalabrisë dhe në afërsi të qytetit të Kozencës, në jugun e Italisë.

Forhåndsvisning av bilde

Fillimisht, kryeministri i uroi mirëseardhjen në Kosovë kryetarit Baffa, duke shprehur kënaqësinë dhe nderin që ta presim në këtë vizitë e ta kemi në mesin tonë.

Forhåndsvisning av bilde

Nga ana e tij, kryetari Baffa tha se ndihet i nderuar dhe i lumtur që ndodhet në Kosovë, e ku vlerësoi pritjen kushtuar tij, të cilën e cilësoi të jashtëzakonshme. Ai shtoi se komuniteti i arbëreshëve në Itali, në zonën e Kalabrisë, që 600 vjet ruajnë traditën, kulturën e gjuhën arbëreshe.

Forhåndsvisning av bilde

Së bashku, kryeministri Kurti dhe kryetari Baffa, diskutuan mbi mundësitë për bashkëpunim ndërmjet Komunës së Strigarit dhe komunave arbëreshe me komunat e Kosovës, e ato në projekte të cilat prekin veçanërisht fushën e kulturës. Kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim edhe në organizimin e aktiviteteve të cilat qëllim kanë promovimin e kulturës arbëreshe në Kosovë dhe anasjelltas, por edhe seminare të përbashkëta për të thelluar dijen mbi njohjen e rolit të rëndësishëm të arbëreshëve.

Forhåndsvisning av bilde

Teksa kryetari Baffa i dhuroi kryeministrit Kurti ndër të tjera edhe librin me poezi të autorit arbëresh, Giuseppe Serembe, ai e ftoi kryeministrin edhe në një vizitë në Strigari dhe komunat arbëreshe, në të ardhmen e afërt. Kryeministri Kurti e falënderoi përzemërsisht për ftesën, bisedën e takimin e zhvilluar, duke shprehur dëshirën për bashkëpunim të ngushtë e produktiv mes nesh.

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Në kampionatin e sivjetëm të Zvicrës, vetëm FC Servette i Gjenevës, pa futbollistë me rrënjë shqiptare

1

Nga: Arif Ejupi

Kampionati i sivjetmë i Superligës së Zvicrës, do të dominohet nga futbollistët me rrënjë shqiptare. Në 12-të,skudra të këtij vendi që nga viti në vit po rritet cilësia dhe po shtohet konkurrenca do të luajnë rreth 25 të rinj, kryesisht me origjinë nga Republika e Kosovës. 

Në FC Basel, ku hapat e parë i nisën yjet e futbollit Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, gjatë këtij Kampionati do të luajnë, Taulant Xhaka; Albian Ajeti, Benjamin Kololli dhe Leon Abdullahu.

Berner Sport Club Young Boys, kampion aktual i Zvicrës, ka ruajtur në gjirin e vet mesfushorët Kastriot Imeri dhe Donat Rrudhani, ky i fundit i rikthyer në skuadër nga FC .Lausanne e kantonit Vaud.

Në ekipin e parë ka kaluar edhe Ardian Bajrami 20 vjeç, i formuar si portier në Akademinë e ekipit Berner Sport Club Young Boys të Bernës.

Në këtë ekip vite me radhë pati shkëlqyer deçanasi Florent  Hadergjonaj,reprezentuesi i Kosovës dhe lojtar standard i FC.Alanyaspor të Turqisë.

FC Lugano, nënkampion dhe fituese e Kupës së Zvicrës, kohëve të fundit ka qenë çerdhe e të rinjve me origjinë shqiptare. Tiçinezët të stabilizuar së voni në Supërligën e Zvicrës edhe sivjet llogarisin në portierin Amir Shaipi, qendërmbrojtësin Albian Hajdari, i ftuar edhe nga selektori Murat Yakin në ekipin A-të Zvicrës.

Hajdari ka të ngjarë që të kalojë në Italinë, fqinje, ngase për te janë të interesuara  seriozisht dy-tri skuadra të serisë A. Zvarritja dhe neglizhenca e italianëve u krijon favore udhëheqësve të FC Augsburg të Bavarisë, të cilët janë në negociata me Albian Hajdarin.

Në sulmin e FC Lugano po ashtu luajnë edhe Uran Bislimi dhe Shkëlqim Vladi. Me tiçinezët javën që shkoi është përshëndetur mbrojtësi Kreshnik Hajrizi,i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me skuadrën polake të kategorisë së parë Widzew Lodz.

FC Luzern që ka dhënë emra të njohur futbollistësh si Ardon Jashari, që këtë vit do të luajë në FC Burgge të Belgjikës, kësaj radhe pret kontributin e mbrojtësit solid Ismail Beka.

Me siguri udhëheqësit e FC Luzern-it, i kanë bërë matjet e forcave të veta ngase pa ndonjë problem e kanë lejuar kalimin e sulmuesit të njohur Kemal Ademi në FC Osijek të Kroacisë.

Nga ajo që shohim vimë në përfundim që FC Luzern, ka ruajtur strukturën e skuadrës, sepse ka angazhuar tre- katër futbollistë cilësorë, e po ashtu i ka rikthyer në radhët e veta tre lojtarë të huazuar më herët në ekipe të ndryshme të Zvicrës.

FC Saint-Gall 1879 me përvojë të gjatë në Supeligën e Zvicrës e po ashtu që dijë t’ua prish hesapet klubeve si FC Berner Sport Club Young Boys dhe FC Basel, liderë në këtë Ligë, në 11-shin e parë për momentin do t’i ketë mbrojtësin Albert Vallçi dhe mesfushorin Bastien Toma. Në këtë klub luan edhe Betim Fazliji, që për shkak të një lëndimi do të mungojë në dy-tri ndeshjet e para.

FC Zurich me numrin më të madh të mërgimtarëve shqiptarë që përherë në radhët e veta ka pasur talent të shumtë në formacionin e parë gjatë këtij Kampionati, do t’i angazhojë futbollistët në formë të shkëlqyer Mirlind Kryeziu dhe Bledian Krasniqi.

Ndërkaq,skuadrës tjetër të kantonit të Zurch-it,FC. Grasshopper edhe këtë kampionat i ka qëndruar besnik 34 vjeçari, Amir Abrashi, njëherit edhe lojtar i kombëtares së Shqipërisë.

Abrashit mund ti bashkangjitën edhe juniorët Elvir Zukaj dhe Florian Hoxha, që me FC. Grasshopper, kanë nënshkruar kontratë si profesionistë. Kurse moshatarët e tyre Valon Zuberi dhe Dion Kameri në marrëveshje me klubin kanë kaluar në Hamburg SV, përkatësisht në FC. Salzburg të Austrisë.

FC Sion me rënie dhe ngritje të pa parashikueshme është rikthyer në shoqëri me më të mirët e Zvicrës, e të njëjtën kohë e ka rikthyer në ekip Kevin Halabakun, të huazuar në FC. Schaffhouse.

FC.Lausanne-Sport, që dikur vlonte nga lojtarët me origjinë shqiptare këtë Kampionat e ka në ekip vetëm sulmuesin Alban Ajdini, i cili kampionatin e kaluar luajti tek skuadra rivale e të njëjtit qytet FC. Stade Lausanne-Ouchy.

FC Winterthur skuadër e re në elitën e futbollit zviceranë do ua japë rastin që dijet e tyre t’i manifestojnë futbollistët  Granit Lekaj, mbrojtës dhe Albin Krasniqi, sulmues. Nëse kërkohet nevoja fare lehtë trajneri Ognjen Zariq, mund të llogarisë edhe në talentin e ri Ledijan Sahitaj.

FC Yverdon me një përvojë vetëm njëvjeçare në Superligën e Zvicrës, por me simpatizues të zjarrtë e ka sjellë në skuadër nga FC. Basel, Dion Kacurin, të vlerësuar si djaloshi i shpresave që Yverdon-it, do t’ia vazhdojë jetën në shoqërinë elitare të Zvicrës.

Përveç, Kacurit me skuadrën e Zvicrës frankofone, FC Yverdon, gjuhë mirëkuptimi ka gjetur dhe Rejan Thaçi, mbrojtës i deridjeshëm i Stade Lausanne-Ouchy.

Pavarësisht vlerësimeve të tifozërisë si Thaçi,ashtu edhe Kacuri në ekipin e ri duhet të angazhohen maksimalisht, sepse Yverdon, do të jetë në grupin e skuadrave që do të luftojnë për mbijetuar në shoqërinë elitare të futbollit zviceranë.

FC Servette i Gjenevës me aksionarë jo serioz dhe donacione të pamjaftueshme është i vetmi klub i Superligës së Zvicrës, që nuk ka angazhuar asnjë të rinj me prejardhje shqiptare.

Jemi të bindur që nuk kemi të bëjmë me paragjykime e as urrejtje por i gjithë problemi qëndron tek mjetet materiale.

Gjatë viteve të kaluara FC. Servette, dy-tri herë është tërhequr nga Superliga e Zvicrës, në mungesë të buxhetit.

Të rinjtë tanë të lindur apo të natyralizuar në Zvicër, janë vërtetë të pasionuar pas futbollit, ngase edhe në të ashtuquajturën “Challenge Legaue” që përbëhet nga 10-ekipe, dhe që për nga cilësia nuk mbetet larg Superligës së Zvicrës, gjatë vitit 2024 dhe 2025, do të luajnë të paktën 30 futbollistë me gjenezë shqiptare.

Meritat në këtë sukses të këtyre të rinjve i takojnë veçanërisht shtetit të Zvicrës, që punëtorit dhe të mirit çdoherë i ofron mundësinë për t’u treguar.

Diario Crítica (1929) / Debutimi i Aleksandër Moisiut në Argjentinë, një eveniment artistik – Intervista ekskluzive me aktorin e lavdishëm

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Korrik 2024 

“Diario Crítica” ka botuar, të mërkurën e 10 prillit 1929, në faqen n°14, intervistën ekskluzive me Aleksandër Moisiun me rastin e debutimit të tij në Argjentinë (në teatrin Odeon, në Buenos Ajres), të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Debutimi i Moisiut është evenimenti artistik i sotëm

Burimi : Diario Crítica, e mërkurë, 10 prill 1929, faqe n°14

Burimi : Diario Crítica, e mërkurë, 10 prill 1929, faqe n°14

Artisti i madh që performon sonte me “Espectros – Fantazmat” në Odeon, na flet për artin e tij

Moisiu na jep përshtypjet për shfaqjet e tij të ardhshme, dhe “Doce Mil – Dymbëdhjetë mijët”, të Bruno Frank-ut

Opinionet e Moisiut për mënyrën e të kuptuarit të Hamletit dhe për teatrin bashkëkohor

Kinematografia, kinemaja me zë dhe teatri 

Sonte, Moisiu debuton në Odeon. Prezantimi i tij është ndoshta një nga ngjarjet kryeqytetase të vitit artistik të Buenos Aires. Koha e tij në skenën aristokratike do të jetë shumë e shkurtër, ai mezi do të na lërë kujtimin e katër shfaqjeve të tij: “Espectros – Fantazmat”, “Hamleti”, “El cadáver viviente – Kufoma e gjallë”, y “Doce mil – Dymbëdhjetë mijë”. Ne kemi raportuar tashmë për domethënien e pranisë së një aktori të shtatit të tij dhe me famë botërore. Buenos Aires do të dijë ta mirëpresë artistin dhe ta gjykojë atë dhe triumfi i tij i mundshëm në “Espectros – Fantazmat” do të jetë më i vlefshëm për të, pasi ai do të hyjë në kontakt me emocionin e publikut duke mos përdorur asgjë më shumë se shpirtin e tij si interpretues, siç ka ndodhur së fundmi në Nju Jork. Gjuha, një mjet shprehjeje, këtë herë nuk do të thotë asgjë për shumicën e spektatorëve. 

Portreti i Moisiut 

Jemi në prani të një personaliteti të fortë. Flokët janë të bollshme dhe të çrregulluara në mënyrë inteligjente në një ballë të pastër ku cilësia e shkëlqyer e epidermës zbulon një njeri të përzgjedhur. Sytë ishin të kthjellët dhe plot gjallëri në ndryshim… Me përmasa mesatare, ai lëviz dhe vepron me guxim. Veshja e tij e pakujdesshme dhe e thjeshtë nuk i prish asgjë elegancës së gjesteve dhe qëndrimit të tij karakteristik. Me gjithë modestinë e tij dhe një mirësjellje shumë franceze që ai kultivon në marrëdhëniet e tij, përmes fjalëve të tij mund të shihet një sfond i përzemërsisë së vërtetë. Ky aktor i lavdishëm i kërkuar me forcë nga skenat më të mëdha në botë dhe me të cilin folëm për herë të parë, na jep ndjesinë e një miku të vjetër, i cili pasi kishte bërë një udhëtim të gjatë dhe thuri shumë gjëra për të treguar, nuk dinte nga ta fillonte historinë e tij. 

Në mënyrë të çrregullt, na tregon për rrugëtimin e tij plot ngjarje dhe padurimin me të cilin priste momentin për të takuar njerëzit tanë. 

“Latiniteti” i Moisiut 

— Simpatia ime për popujt latinë — na thotë — i përgjigjet një impulsi pothuajse fizik të gjakut tim italian dhe në asnjë vend të huaj nuk ndihem aq i lumtur sa në Francë dhe veçanërisht në Paris, që për mendimin tim është zemra e “latinitetit”. Aty më duan shumë, — shton Moisiu pa e fshehur emocionin, — dhe kur më duhet të ngushëlloj shpirtin dhe të rinovoj entuziazmin tim, një qëndrim i shkurtër në Paris është ilaçi im. 

Ne, që mëkatojmë me të njëjtën dobësi, do të vazhdojmë të dëgjojmë me kënaqësi lavdërimet e Moisiut për kryeqytetin francez, por jemi të udhëzuar që ta bëjmë atë të flasë për disa pika : 

— Edhe pse mund t’ju duket e habitshme, duhet të rrëfejmë se performanca juaj në “El cadáver viviente – Kufoma e gjallë” e Tolstoit duhet të jetë e para që do të luhet në Buenos Aires… 

— Megjithatë — na ndërpret zoti Moisi — nuk mund të them asgjë të re për të. Nëse nuk është shfaqur kurrë, nuk kam dyshim se megjithatë është lexuar gjerësisht. Pavarësisht se nuk është një roman i vënë në skenë, por një vepër e shkruar drejtpërdrejt për skenën, gjithçka që them për “Kufoma e gjallë” do të jetë një ribotim shumë i kthjellët i gjithçkaje që është thënë dhe shkruar për romancierin dhe moralistin që ka ekzistuar te Tolstoi. Ata që e admirojnë në vepra të një zhanri tjetër, do të gjejnë në teatrin e tij të njëjtat arsye të shkëlqyera admirimi. 

Vepra e Bruno Frankut dhe Gjermania e sotme 

— Midis nesh, vepra e Bruno Frankut që shfaqet në repertorin tuaj është thuajse krejtësisht e panjohur dhe do të donim t’i paraprinim publikut disa detaje të komplotit të saj. 

— Para së gjithash — na thotë Moisiu — “Los doce mil – Dymbëdhjetë mijët” e Bruno Frankut, ndryshon nga vepra e Tolstoit në karakterin e saj absolutisht teatror. Meritat e tij, të shumta, vijnë mbi të gjitha nga konceptimi madhështor teatror, ndërtimi i arritur me mjeshtëri dhe interesimi i vazhdueshëm i skenave të tij. Argumenti bazohet në një rrethanë historike të pavarësisë së Amerikës së Veriut : anglezët, të cilët e konsideronin veten tepër fisnikë për të luftuar kundër kryengritësve kolonialë nga Amerika, blenë në Gjermani, dhe ashtu siç bëhej në mesjetë, dymbëdhjetë mijë burra, dymbëdhjetë mijë mallra njerëzore, me të cilat ata formuan ushtrinë që duhej t’i kundërviheshin kryengritjes. Prandaj edhe titulli i veprës së Bruno Frankut. Për sa i përket prapavijës transhendentale të veprës, mund të pohoni, pa frikë se mos gaboni, se “Los doce mil – Dymbëdhjetë mijët” kanë marrë pjesë thellë në themelimin e Republikës Gjermane. 

Hamleti në Moisiun 

— E kuptojmë, zoti Moisi, se personaliteti i Hamletit paraqet dy personazhe thelbësore : intelektualin dhe sentimentalin dhe se aktorët e mëdhenj janë dalluar rrënjësisht sipas preferencës së një personazhi apo tjetrit. Kujt prej tyre i kushtohet veçanërisht interpretimi juaj ? 

— Për mendimin tim, personaliteti i Princit Hamlet është shumë më i ndërlikuar, dhe në të njëjtën kohë më i thjeshtë. E ndjej personazhin dhe kaq. Kur futem në skenë, përditshmëria ime nuk ndërpritet për t’i lënë vend trillimit. Unë e përfaqësoj rolin e Hamletit me një bashkëfajësi të tillë të ideve, ndjesive apo ndjenjave të mia, sa shfaqja përbën një moment të jetës sime, më intensive, më e fortë për shkak të dhunës me të cilën më lëviz fati, por po aq e vërtetë, aq reale sa ngjarja më e vogël ditore. 

— Këtu u fol disa muaj më parë për një vizitë të mundshme të kompanisë Piteoff në vendin tonë. Ne kemi pasur rastin ta shohim atë në interpretimin e tij të famshëm të Hamletit. Çfarë mendoni për atë interpretim? 

— Pitoeff (Georges) është një djalë i mirë, i talentuar me inteligjencë të madhe. Ne jemi miq të mëdhenj; por aktori i vërtetë i kompanisë është ajo, ajo është Ludmila Pitoeff. Nëse e keni parë në rolin e Santa Juanës dhe në atë të Ofelias, duhet t’ju habisë të dini se ky person i vogël me gërsheta të gjata bionde, ajo krijesë engjëllore, ajo poezi e pastërtisë, është nëna e tetë fëmijëve… 

Kjo na befason vërtet dhe ne nuk jemi në gjendje të pajtojmë këtë ide të virgjërisë dhe pafajësisë që na dha Ofelia e zonjës Pitoeff me këtë amësi bujare për të cilën na flet Moisiu. 

Arti i rusëve dhe teatri “avangardë” 

Por Moisiu vazhdon të flasë dhe duket shumë i sigurt se i ka shpëtuar inkuizicionit tonë. Le të lëmë më vonë për të vërtetuar të kundërtën dhe tani për tani le të dëgjojmë se çfarë na thotë : 

— Përparimi i madh i artit skenik në Rusinë Sovjetike është në përputhje me atë të arritur nga të gjitha artet në atë vend. Për një artist, kjo është një parajsë, kam luajtur disa herë në Teatrin e Artit të Moskës, me regji të shkëlqyer Stanislavsky-t, ai djalë i madh i admirueshëm dhe i sjellshëm. Kam kujtime të bukura nga qëndrimet e mia të shpeshta në atë qytet. 

— Çfarë mendoni për teatrin avangard të Francës? 

— Mendoj se është i gjithi teatër francez. Jashtë atyre përpjekjeve simpatike të bëra për ripërtëritjen e artit skenik, nuk ka asgjë që ia vlen të shihet në Francë; përveç nëse ndani shijet e borgjezisë së imët franceze… 

Në Gjermani, nga ana tjetër, teatri avangardë është shumë i egër, shumë rinor dhe merr pjesë në një lloj romantizmi që dëmton ekuilibrin e kërkuar. 

Teatri dhe kinemaja 

— E dimë që jeni përfshirë në xhirimet e disa filmave me zë, çfarë mundësish për shprehje artistike u akordoni filmave të tillë? 

— Nga përmirësimi i tyre mund të presësh surpriza të mëdha, dhe ndoshta përmirësim të kinematografisë. Për momentin këto janë dy gjëra shumë të ndryshme. 

— Ju sapo keni qenë në Shtetet e Bashkuara dhe do të keni dëgjuar për vdekjen e Teatrit, të profetizuar nga disa kritikë amerikanë pas shpikjes së De Forest-it… 

— Marrëzira… Teatri i trashëguar nga Greqia e lashtë është një shprehje e artit, e rrënjosur shumë thellë në frymën perëndimore. Kinematografia dhe filmat me zë do të vazhdojnë evolucionin e tyre në një rrugë tjetër dhe do të përmirësohen ndërsa largohen nga teatri. 

Në “Espectros – Fantazmat”… antiprofilaktik 

— Një pyetje e fundit, zoti Moisi. Kemi harruar një pjesë nga repertori i juaj, dhe pikërisht atë që do të shërbejë si prezantim i juaj në Buenos Aires. 

— E vetmja gjë që mund t’ju them për interpretimin tim në “Espectros – Fantazmat” është se në asnjë moment nuk i kushtohet tezës së profilaksisë sociale që disa aktorë pa imagjinatë zbuluan në të. Unë shoh në veprën e Ibsenit një farë paralelizmi me “Edipin” e teatrit klasik dhe nëse personazhi që interpretoj arrin lartësi të mëdha, kjo është që rënia e tij të jetë më e thellë dhe pjesëmarrja e fatalitetit më e dukshme. 

Dhe Moisiu i shoqëron fjalët e tij me një gjest që zbulon befas aktorin e madh dhe na shpjegon se në asnjë vend të huaj për gjuhën e tij, nuk kanë kërkuar ndonjë elokuencë tjetër përveç asaj të mimikës së tij. 

Ekskluzive / Sekreti më i madh i Vuçiq (SR) BIA (I)

0

Përktheu: Lirim Gashi, Prishtinë

___

(Nëse e keni një pikë të vetme të gjakut shqiptar në vena, lexone dhe shpërndane këtë tekst të gazetës SLOBODNA BOSNA )

___

  • Çfarë i fshehu i Presidenti i Serbisë Olaf Scholz-it dhe pse Dodik nuk mundi të përmbahej… Zjarri i Vuçiqit për fat të keq po flakëron dhe së shpejti mund të marrë shumë jetë

Shkruar nga: Ekipi hulumtues i Slobodna Bosnja 

Siç kemi njoftuar së fundmi, keni para jush pjesën e parë të hulumtimit të gazetës “Bosnja e Lirë”, e cila zbulon synimet e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, para dhe pas nënshkrimit të një marrëveshjeje të rëndësishme me kancelarin gjerman Olaf Scholz, që ka të bëjë me sfondin në minierat e litiumit në anën tjetër të Drinës.

Bashkëbiseduesi ynë, si dhe burime të afërta me regjimin e Vuçiqit, konfirmuan se litiumi serb është shkaktar i mundshëm i konflikteve të reja në Serbi dhe rajon, e për rrjedhojë edhe në Bosnje dhe Hercegovinë. Nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet BE-së dhe Serbisë për partneritetin strategjik për lëndët e para të qëndrueshme, ose shkurt “Memorandumi i Litiumit“, duhet parë nga dy aspekte, në atë ekonomik dhe politik.

– Marrëveshja e fundit është nënshkruar nga Presidenti i Serbisë, politika e të cilit nuk është aspak në përputhje me politikën e BE-së.

Nëse Serbia do të kishte vendosur sanksione ndaj Rusisë, nëse ajo do ta respekonte çdo marrëveshje që ka nënshkruar me Kosovën, nëse do ta kishte njohur pavarësinë e saj dhe nëse do të kishte qenë një partner i fortë i Kosovës në rrugën e anëtarësimit të saj në OKB dhe në të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare, nëse Serbia dhe Kosova do të shkonin së bashku drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, nëse Serbia si një partner i rëndësishëm i BeH-së do t’i mbronte interesat e saj dhe nuk do ta mbështeste shkëputjen e Republikës Srpska, nëse Serbia do të ishte një partner i fortë i Malit të Zi dhe jo faktor i brendshëm përçarës i cili me ndihmën e klanit kriminel Shkaljar mbështet ekspansionin e Serbisë së Madhe, që synon të shkaktojë trazira në Mal të Zi, nëse Serbia nuk do ta dërgonte atje Kishën Ortodokse paraushtarake Serbe dhe nëse nuk do të ishte Aleksandar Vuçiç nënshkrues i memorandumit për litiumin, nuk do të ishte problematike marrëveshja e tij me Olaf Scholz dhe unë do ta mbështesja fuqimisht nënshkrimin e atij dokumenti dhe atë iniciativë ekonomike, tha ekonomisti Boban Bogdanoviq.

Është plotësisht e logjikshme dhe në përputhje me interesat ekonomike të çdo vendi në botë, përfshirë edhe Serbinë, që të kryejë kërkime minerale dhe shfrytëzojë xehet në përputhje me kushtet mjedisore më të sigurta dhe moderne. Mirëpo, që nga fillimi i ardhjes së kompanisë Rio Tinto në Serbi, në vitin 2001, filloi korrupsioni më i madh sistemik i regjistruar ndonjëherë në botë! – tregon për “SB” disidenti politik serb Boban Bogdanoviq, i cili per pak shmangu likuidimin nga shërbimi sekret i regjimit dhe në fund mori azil në një nga vendet evropiane.

Ai foli nga një vend sekret për “Bosnjën e Lirë” për masat e Vuçiqit dhe regjimit të tij dhe për atë që fshihet prapa nënshkrimit të marrëveshjes me Scholz.

-Rio Tinto priti me durim ardhjen e Aleksandër Vuçiqit në pushtet për të siguruar, përveç të drejtës së kërkimit, edhe të drejtën e shfrytëzimit të minierës së litiumit, ndërsa në të njëjtën kohë, asnjëherë deri më tani nuk e ka kryer apo zbatuar këtë aktivitet.

Pak njerëz e dinë se çfarë do të them tani : Mbështetësit kryesore të zbatimit të korrupsionit sistemik të udhëhequr nga Aleksandar Vuçiq në vitin 2017, janë: Donald Trump, Xi Jinping dhe Vladimir Putin. Siç dihet, pjesën më të madhe në Rio Tinto e kanë kinezët me një pjesë të kapitalit rus, tha Bogdanoviq. Të gjitha qeveritë e Serbisë, që nga viti 2012 e deri më sot, ndryshuan shumat e renta minerare nga 3 në 7 për qind të asaj aktuale, nga 33 në 35 për qind të reales, gjë që dëshmon qartë drejtimin që po shkonte Serbia që në fillim.

“Slobodna Bosna”: Çfarë mendoni se po bën opozita?

– Fraksionet e opozitës udhëhiqen nga idetë dhe parullat populiste dhe askush nuk ka marrë përgjegjësinë të angazhohet që të japin dorëheqje dhe të tërhiqen nga jeta publike krerët e shtetit, nëse ndodh ndonjë fatkeqësi ekologjike në minierat e litiumit. Sa i përket opozitës që e identifikon veten si euroatlantike, kemi vetëm disa politikanë që janë shumë të rezervuar për gjithçka, gjë që është shumë mirë.

Ata besojnë, si unë, se litiumi është një mundësi zhvillimi për Serbinë, por që nuk duhet të bazohet në atë që bazohet tani. Shkaku për nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit ishte garancia pikërisht e atyre që përmenda.

Trump i premtoi Vuçiqit ndarjen e Kosovës dhe mosndërhyrjen e Amerikës në punët e brendshme të Serbisë, mbështetje për Milorad Dodikun dhe mbështetje të plotë për largimin e Milo Gjukanoviqit në vitin 2020 në Mal të Zi. Në këmbim, Vuçiç u zotua se Rio Tinto do të marrë të drejtën për të shfrytëzuar litiumin dhe se dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner, do të lejohet të ndërtojë një hotel në vendin e selisë së ushtrisë së ish-Jugosllavisë.

Vuçiq gjithashtu u zotua të lejojë miliarderin Elon Musk të hapë objektet e tij në Serbi për prodhimin e baterive të litiumit. Vetë Milorad Dodik dëshmon se po flas me fakte, sepse ai nuk mundi të përmbahej deri në fund të lojës pa deklaruar dëshirën e tij për t’u takuar me Elon Musk, sepse të gjithë janë pothuajse të sigurt për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA.

Ashtu si miliona qytetarë të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe unë mes të gjithëve, unë e përbuz Aleksandar Vuçiqin dhe veprimtarinë e tij politike nga viti 1993 e deri më sot, që mori dhjetëra mijëra jetë në mbarë ish-Jugosllavinë. Të gjithë e dimë mirë se kush është Aleksandrar Vuçiq dhe në vend që të mbështes nënshkrimin e memorandumit për litiumin si patriot serb dhe euroatlantist, nuk munda ta bëj këtë pikërisht për hir të paqes në rajon dhe për shkak të të gjitha pikave të përmendura në në fillim të intervistës sonë.

Ata që ende i besojnë Vuçiqit, por nuk janë pjesë e trupit të tij politik, shpresojnë se ky memorandum do ta mbrojë Serbinë nga një fatkeqësi ekologjike dhe se pikërisht ky memorandum është një garanci që Rio Tinto nuk mund të marrë të drejtat e shfrytëzimit, sepse ligjet strikte të BE-së e mbrojnë pikërisht këtë.

Edhe unë kam qenë i prirur që në momentin e parë të besoj në partneritetin e sinqertë të BE-së dhe një rezultat të tillë, por duke e njohur Vuçiqin dhe të gjitha dobësitë e kancelarit Scholz, jam i sigurt se nuk ka asgjë, tha bashkëbiseduesi ynë.

KONTROLLI I MEDIAVE – 90 PËR QIND E PUNËS

Siç mëson “Slobodna Bosna”, regjimi i Vuçiqit po zgjerohet pas Malit të Zi dhe në Kosovë kur bëhet fjalë për “përputhjen” e mediave të papërshtatshme në rajon. Domethënë, pas “aksioneve” në Mal të Zi radha e sulmit mediatik i erdhi Kosovës, ku, siç zbuloi bashkëbiseduesi ynë nga ai vend, i pari u shfaq portali Periskopi, i cili është nën kontrollin e drejtpërdrejtë të terroristit nga Banjska, Milan Radoiçiqit, dhe transaksioni milionë dollarësh që iu bë gazetës Nacionale të Kosovës , e cila vazhdimisht ka tekste kritike për qeverinë e Albin Kurtit.

Kjo gazetë së fundmi i është vënë në dispozicion regjimit të Vuçiqit dhe ka shkaktuar zemërim te shqiptarët e Kosovës.

ALEKSANDAR VUČIĆ GATI ÇDO DITË I LEXON DHE ANALIZON SHKRIMET E BOSNJËS SË LIRË

Gjithashtu, siç mësoi “Slobodna Bosna”, nën vëzhgimin e Vuçiqit janë edhe mediat në Federatën e BeH. Sipas njohurive tona, përveç një media të njohur në Sarajevë, emrin e të cilit nuk do ta zbulojmë ende, në radarin e Vuçiqit është edhe “Bosnja e Lirë”. Sipas një skenari të mirëpërcaktuar, ushtria e robotëve ka për detyrë të prishë serverët dhe të kryejë sulme në portal dhe rrjete sociale, gjë që e kemi parë të dhjetëra herë deri me tani, dhe nëse ky plan dështon, ata nuk lënë gurë pa lëvizur në përpjekje për ta korruptuar.

Lexoni më shumë për mediat e marra nga regjimi i Vuçiqit së shpejti në vazhdim të hulumtimit tonë…

Ne kemi qenë dëshmitarë në 12 vitet e fundit që BE ka një marrëdhënie selektive me Vuçiqin dhe Serbinë. A është mirë për qytetarët e Serbisë?

– Kur analizoj më me kujdes, shoh se nacionalizmi kristian amerikan i drejtuar nga Trump dhe kleronazizmi serb i drejtuar nga Aleksandër Vuçiq korrespondojnë mirë dhe adaptohen mirë në korpusin fashist rus të Vladimir Putinit dhe në komunizmin liberal të Xi Jing. Kjo është pikërisht një nga arsyet kryesore që kompania amerikane Albemarle ose Livent, e cila është lidere botërore në shfrytëzimin e litiumit në përputhje me kushtet më të rrepta ekologjike dhe mbrojtjen e mjedisit, nuk do ta kenë të drejtën e shfrytëzimit.

Ju përmendët dobësitë e kancelarit Scholz dhe politikën e jashtme gjermane ndaj Serbisë…

– Me nënshkrimin e memorandumit për litiumin, kancelari Scholz devijoi nga strategjia e diplomacisë gjermane të udhëhequr nga ministrja e Punëve të Jashtme Annalena Baerbock, e cila mbi të gjitha insiston në sundimin e ligjit dhe në përmbushjen e standardeve të BE-së në Serbi. Anëtarët gjermanë të Bundestagut dhe politikanët kryesorë në Gjermani, si dhe shumë prej nesh në rajon, janë të shqetësuar për mbështetjen e heshtur të Scholz-it për politikën revizioniste nacionaliste të Aleksandër Vuçiqit, sepse është gjithashtu mbështetje për deklaratën e Parlamentit Gjithëserb dhe për doktrinen naziste “Bota Serbe”.

Për fat të keq, kancelari Scholz nuk e sheh ose nuk dëshiron të shohë se si mbështetja e tij e çon rajonin tonë drejt destabilizimit. Me nënshkrimin e memorandumit të litiumit, kancelari Scholz, nga ana e tij, i dha Putinit kontroll të plotë mbi Serbinë dhe mundësinë që Putini të dobësojë dhe të ndajë Evropën.

“QYTETARËT DO TË MBROJNË ME JETË LUGINË E ÇERËS DHE JADRAS”

Vuçiq mori një mësim shumë të rëndësishëm nga Putini, se është e mundur t’i joshësh armiqtë dhe t’i bësh të varur nga vetvetja. Vuçiq, jam i sigurt se do ta përdorë këtë fuqi ekonomike mbi Gjermaninë për të shtyrë me sukses përpara interesat e projektit Kleronazist “Bota Serbe”, dhe e gjithë Evropa do të shikojë përshkallëzimin e konfliktit dhe që sot po frikësohem nga shpërthimi i mundshëm i një luftë civile në Serbi, na tha Bogdanoviq.

Po ashtu, Bogdanoviq paralajmëron se si Regjimi i Vuçiqit kërcënon se do të përdorë forcën ndaj qytetarëve të Serbisë dhe se ka informacione se më shumë se një milion qytetarë të Serbisë janë të gatshëm të mbrojnë Cerin dhe luginën e Jadrës me armët dhe jetën e tyre.

– Qytetarët e Serbisë sigurisht që nuk e dëshirojnë zbatimin e këtij memorandumi dhe jam i sigurt se shumica e qytetarëve të BE-së nuk e duan, pa përmendur popujt e ish-Jugosllavisë. Scholz me vetëdije abuzoi me pozitën e tij si kancelar dhe bëri një gabim të madh me këtë mbështetje për Vuçiqin, të njëjtin gabim si BE-ja dikur me Putinin.

Kam frikë se me nënshkrimin e memorandumit për litiumin është shpërdoruar mundësia për zgjidhje përfundimtare dhe ndërprerjen e të gjitha konflikteve në Ballkan, veçanërisht në BeH, Kosovë dhe Mal të Zi. Flaka e Vuçiqit për fat të keq po digjet dhe së shpejti ai zjarr do të përpijë shumë jetë.

Scholz ka treguar dhe vërtetuar se nuk ka karakter dhe se politika e tij e paaftë do të shkatërrojë gjithçka që u ndërtua në BE pas vitit 1945, mbi themelin e paqes, lirisë dhe demokracisë. Ky memorandum për litiumin paraqet një kërcënim të madh për të gjithë ne, tha në fund Bogdanoviq.

Në puntatën e radhës ju sjellim një rrëfim për lidhjet me nëntokën dhe planet sekrete të regjimit të Vuçiqit…

Tradhëtia dhe vallja e tyre…!

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
Po e përserisë. E them qartë pikëpamjen time. Më thoni sinqerisht, popull, a ju bezdisin këta në këtë fotografi, dhe në qoftë se është kështu, çfarë ju bezdis konkretisht te këta të parruar?
Një fenomen shkatrrimtarë.
Mbase është vërtetë kjo, thash unë. Mbase ato, ca nëna, kur i lindin djemtë e tyre në Siri, Afganistan, Pakistan, e lindin njëkohësisht edhe luftën me viktimat e saj, qofshin të vegjël apo të rritur.
Kushedi?
Mbase njeriu, ngaqë lind midis llahtarës dhe gjakut, ka deshirë pastaj që gjithë jetën ta kalojë i përgjakur me shpatë dhe sopatë në dorë.
Sot Shqipëria, Maqedonija dhe Kosova gëlojnë nga spiunët e tardhtarët dhe përçarja e brendëshme… Këtu nuk po e ndali penden time së shkruari për tradhtin, për t’u rikthyer tek ato sjellje manovrimi, nënshtirmi dhe servilizmi. Ky shkrim jep besnikrin e tyre dhe të zbërtheja tipa e karaktere te caktuar e aq më shumë, për të pasqyruar sa më të plotë psikologjinë dhe mesazhin e dramës antikombëtare që i’a sollën këtij populli. Mendoi: “Të vritesh për lirin e të tjerëve, kur atëdheu ytë është në rrezik dhe i pushtuar nga ca hoxhallarë e spiunë tjerë, nuk është as trimëri, as mençuri, por një mendjelehtësi. Kjo mendjelehtësi na ka përcjellë gjatë historisë. Shqiptarët luftuan për lirin e e Turqisë dhe luajtën rol vendimtar në themelimin e atij shteti dhe shteteve përreth… Në luftën e Çanakalasë janë vrarë 25.000 shqiptarë dhe u plagosën me mijëra të tjerë. Në këtë punë janë të lidhura ngushtë, ndërsa thelbi sekret këtyre tipave rrënues qëndron me raportet incest ndërmejt gjyshit, babait, vëllait dhe xhaxhait. Tradhtija, shembuj të një prirjeje të tillë në kohën e sotit mund të gjejmë më shumicë…
Për disa, rasti i këtyre legenëve mbetet një enigmë e vërtetë…
Ju pyes: “Ç’është atdheu”.
Atdheu është një nxitje e thellë për të qenë i bashkuar, një nxitje e thellë për të shkrirë të gjitha trojet shqiptare në një njësim të vetëm. Së këndejmi edhe detyra e shenjtë e intelektualit shqiptar, misioni i tij në këto çaste vendimtare, të lidhet me popullin të mishërohet me të, t’i prijë sa më mbarë. Intelektuali as ikën dot dhe as fshihet dot nga populli i vet, meqë ka dalë prej tij. Angazhimet, pra, është më se i domosdoshëm. Mjerë ai popull që nuk e ka të shëndoshë dhe për vete intelegjencien e vet. Vaj halli për atë popull ku intelegjenca e tij, a vetëm një pjesë, synim të parë e të fundit ka vetrekalmimin, vetafirmimin, vetpromovimin, egocentrizimin e bajrakarllëkun. Kushdo vepron kështu me tamam tradhton veten së pari, pastaj popullin e vet cakun e tij.
Shpesh takojmë njerëz servilë që sillen sikur zhvillimi i tyre kombëtar është ndalur që në moshën e re dhe kanë ecur më tutje sesa shkalla “fillestare”. Në shtëpi, në punë dhe në shoqëri ata sillen si servilë: dëgjojnë me padurim të tjerët dhe mezi që e presin mundësinë për t’u shprehur. Ata gjithnjë nxitojnë të japin përgjigje për çdo çështje të ngritur në mbledhjen, sikur atyre nuk u pritet të tregojnë se ata kanë përvetësuar mësimin e tyre të trasheguar dhe për të marrë shpërblimin, turpin nga armiku. Kjo mund të duket tragjike i shkon më pak se gjithçkaje valles. Por mjafton të kuptojmë se spiunët më të zi vazhdojnë të vallëzojnë, për të bindur se tradhtija u shkon po aq sa zizë . Për fat të keq, ndodhë kështu. Mjerishtë dihet se çdo tradhtarë e çoroditë vetën edhe ata që e ndjekin pas.
Të tillë njerëz mbajnë qëndrim armiqësor ndaj kombit të vetë dhe tregohen indiferentë ndaj dhimbjeve dhe vuajtjeve që u shkaktojnë edhe vetës së tyre. Në këtë menyrë, servilët arrijnë ta ndiejnë plotësisht tradhtin e tyre. Këta armiq të kombit shqiptarë gjatë tërë kohës, spionojnë, tradhtojnë, kritikojnë, gjykojnë dhe akuzojnë historinë dhe simbolet kombëtare. Nga ky fakt ne mund të nxjerrim konkluzione që shkojnë mjaftë larg dhe arrijmë të kuptojmë sesa thellë është rrënjosur në individualitetin e këtyre armiqëve ndjenja e tradhtisë. Në çoftëse se këta spiunë mundohen të shkulin kombin nga trualli, neqoftëse këta shkulin atë me gjithë rrënjë, kombi do të ndienjë një dëshirë të zjarrtë për të qenë prapë i rrënjosur në truall. Servilizmi i tyre është bërë barrier midis tradhtisë dhe kombit. Këta janë të mbytur nuk mund të marrin frymë, këta kanë humbur rrënjët e veta. Rrënjët nuk i ushqejnë më…
Tradhtia nuk e tregon veten haptas. Mjerishtë, ashtu si përulja, këta zotërojnë mjeshtërisht artin e spiunazhit, maskimit dhe dinë të shfaqen kritik ndaj të gjithëvë rreth e rrotull… Çelsi për të zbuluar sjelljen e këtyre njerëzve është se ata e nuk e ndiejnë veten të sigurtë vetëm në situatata kur shteti ka rregulla dhe ligje.