Kreu Blog Faqe 792

10 Qershori, 1878 – Themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

0

Nga Frank Shkreli

  “Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?”

Ndoshta më shumë për t’i bërë qejfin vetes, ashtu si në të kaluarën, përpiqem të kujtoj në mënyrën më modeste, data dhe personalitete nga historia kombëtare e shqiptarëve, sidomos personat dhe datat historike, nga të cilat shqiptarët edhe sot mund të marrin shembull e mësim, në përballimin me aktualitetin e sotëm politik në trojet shqiptare. Frank Shkreli – Mësimet nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit për aktualitetin politik mbarë shqiptar: A ekziston më “Besa Shqiptare”? | Gazeta Telegraf

Sivjet, në kujtim të Kuvendit Kombëtar të Prizrenit ose Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, mbledhur në Prizren më 10 qershor, 1878, tri ditë para se të fillonte punimet Kongresi famëkeq i Berlinit, po sjell në kujtesë poemën patriotike, “O moj Shqypni”, një poezi e shkruar nga Pashko Vasë Shkodrani, rreth viteve 1878–1880.

Sot, e kësaj dite, kjo poemë patriotike, por njëkohësisht, kritike dhe historike e Pashko Vasës, konsiderohet si një prej botimeve më të rëndësishme të viteve të Lidhjes së Prizrenit, me një ndikim mjaft të gjërë në Rilindjen kombëtare të shqiptarëve në atë kohë dhe si njëra prej veprave më të rëndësishme të letërsisë shqipe, në përgjithësi. Thuhet se Vaso Pashë Shkodrani e kishte shkruar këtë vjershë gjatë themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – si organizata e vetme shqiptare – që kishte marrë përsipër bashkimin e të gjithë shqiptarëve për të mbrojtur terësinë e trojeve shqiptare dhe interesat kombëtare të gjithë shqiptarëve pa dallim feje a krahine.

Poema e Vaso Pashës, “Moj Shqypni”, edhe sot simbolizon dhe motivon shqiptarët për bashkim e atdhedashuri dhe, njëkohësisht, frymëzon të gjithë shqiptarët e ndershëm, që të mbrojnë edhe sot interesat dhe të drejtat e të gjithë shqiptarëve, anë e mbanë trojeve kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lënë amanet nga gjyshërit dhe stërgjyshërit.

Me shpresën e pa shpresë se kjo poemë e Vaso Pashës, do të frymëzojë sadopak ata që kanë sot në dorë punët e shqiptarëve, që të reflektojnë  në këtë përvjetor të kësaj date historike – themelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – si një rast që të pakën për një ditë klasa politike aktuale të shpalosi një ndërgjegje më të pastër kombëtare:  Për një bashkim e qëllim, duke “lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar”, për mbrojtjen e trojeve dhe të interesave kombëtare të gjithë shqiptarëve, në përgjithësi, dhe pa dallim.

“Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?”

MOJ SHQYPNI

O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qitë me krye n’hi?
Ti ke pas kenë një zojë e randë,
Burrat e dheut të thirrshin nanë.
Ke pasë shumë t’mira e begati,
Me varza t’bukura e me djelm t’ri,
Gja e vend shumë, ara e bashtina,
Me armë të bardha, me pushkë ltina,
Me burra trima, me gra të dlira;
Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti
Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun
E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.
Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,
I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;
Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,
Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.

Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem përdhe,
Shkon bota sipri, me kambë, të shklet
E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.
Si mal me borë, si fushë me lule
Ke pas qenë veshun, sot je me crule,
E s’të ka mbetun as em’n as besë;
Vet e ke prishun për faqe t’zezë.
Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”
Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,
Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
E për sa pare qi do t’fitoni,
Besën e t’parëve t’gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t’huej,
Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog ndër leqe!
Qani ju trima bashkë me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!
E s’i ka mbetun as bukë as mish,
As zjarm në votër, as dritë, as pishë;
As gjak në faqe, as nder ndër shokë,
Por asht rrëxue e bamun trokë!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M’ata sy t’bukur q’dini me qa,
Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,
Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;
Ka mbet e vejë si grue pa burrë,
Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!
Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë
Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?
Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,
Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?
Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do
Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
Para se t’hupet kështu Shqypnia,
Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,
Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t’tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.

Poezi nga Vaso Pasha

Dr. Rexhep Krasniqi Kryetari i komisionit shkollor për gjendjen në Pazar të Ri  (dokument)

0

Përgatiti : Ismet Azizi, GJilan

Zona pushtuese gjermane, e cila përfshinte një pjesë të konsiderueshme të viseve shqiptare, si: Mitrovicën, Vushtrrinë, Podujevën, Novi Pazarin, edhe pse formalisht u përfshi brenda kufirit të Qeverisë  së Nediqit, me përkrahjen e autoriteteve  politike e ushtarake gjermane, shqiptarët  fituan një autonomi të kufizuar. Në këto krahina vepronte  Lidhja Popullore Shqiptare, nën udhëheqjen e Ali Dragës e Rexhep Mitrovicës.

Kryetari i komisionit  të Jashtëzakonshëm  Shkollor, Dr. Rexhep Krasniqi, më 2 tetor i raportonte Ministrisë së Arsimit për gjendjen faktike të popullsisë shqiptare në krahinën e Mitrovicës e të Novi Pazarit, ku, siç pohon, “ në pikëpamjen gjuhësore është shkaktuar përçamje mjaft të dukshme” dhe si rrjedhojë “ humbje të dijshme për kombësinë shqiptare’. Gjithnjë sipas tij, gjuha shqipe te elementi qytetar me kohë kishte filluar me u harrua dhe vetëm falë “ nevojës për t’u marrë vesh me katundarrin e rretheve”, e cila  nuk kishte pësuar po thuaj se kurfarë influence të huaj gjuhësore “ të detyrojë qytetarët mos me i qitë krejtësisht në harresë  gjuhën amtare”.  Për të rrezikun më të madh përbënte  Novi Pazari, i cili  shumë herët kishte ra “ nën influencë të rëndë  sllave” dhe prandaj  kishte pësuar  një proces sllavizimi shumë më të dendur, përkundër faktiti se “ pjesa  kryesore e popullsisë  muhamedane të kësaj krahine” lidhej ngushtë me Hotin, “ fisin e fortë shqiptar t’Alpeve Veriore Shqiptare, përsëri nuk kishte mundur t’iu shmangej sllavizimit total”. Nisur nga kjo, Dr. Krasniqi, kërkonte  një organizim të menjëhershëm për hapjen  e shkollave shqipe, me qëllim të zhdukjes se rrezikut të asimilimit  që i kanosej asaj krahine, e cila numronte rreth 100 000 banorë.

Për organizimin e  shkollave fillore në raport thuhet:

Për të parën herë në historinë e këtyre vendeve do të hapen shkolla shqipe për vitin shkolluer 1941-42. Me përjashtim të Novi Pazarit dhe të krahinës së sajë, të gjitha vendet tjera janë, për sa i përket gjuhës, gjakut e traditës krejtsisht shqip

Novi Pazari ka qenë nën influencë të rëndë sllave dhe prandaj ka pésue ni proces sllavizimi shumë ma të dendun. Me gjith qi rrjedhjen e tyne pjesa kryesoree popullsis muhamedane të késaj krahine të Novi Pazarit e lidh me Hot, fisin e fort shqiptar t’Alpeve Veriore Shqiptare, nuk ka mujt me i shpëtue sllavizimit total.

Përgjithësisht me e shikjue brenda popullsisë shqiptare gjinden aty-ketu ka tunde të vogla serbe të vjetra dhe të themelueme rishtas ashtu edhe familje serbe nër katunde të banueme në shumicë prej shqiptarësh. Kjo pakicë popullsije serbe shpërndame midis shqiptarvet, sidomos në rrethet e Vuçiternes e të Podujeves,e cila flet edhe gjuhën shqipe, vjen dita ditës tue u shpërngulë. Popullsija shqiptare e Prefekturës së Mitrovices asht gadi krejtsisht e besimit muhamedan. Fanatizma fetare asht mjaft e gjallë. Prandaj asht e këshillueshme qi për vjetët e para mësuesit e mësueset të jenë të besimit muhamedan dhe mbi këte të kenë taktin e seriozitetin dhe përmbajtjen e duhun. Arsimi femnuer ka me ndeshë në pengesa gadi të pa kapërcyeshme ndër katunde për vjetët e para. Katundet e ngeluna në këtë studim pa shkollë, 29 në numër, janë disa lagje të shkëputu na nga vatra e katundit dhe të vendosuna nër bjeshkë. Janë aq largas, sa nuk  mund te bashkohen për të përhapë një shkolle, dhe janë aq të vegjël, saqi nuk mund të mbushin numrin e fémijve për nji shkollë me vedi. Për vjetët e ardhshem mund të bahen ndryshime.

Rexhep Krasniqi (Gjakovë, 24 prill 1906 – 13 shkurt 1999) ka qenë mësues, nëpunës, ministër i shtetit shqiptar, veprimtar e mbrojtës i të drejtave shqiptare n’arenën ndërkombëtare.
Më 1962, prof. Rexhep Krasniqi, organizoi në New York “Lidhjen e Prizrenit në Mërgim”, të cilën e drejtoi Xhaferr Deva deri sa vdiq. Komitetin “Shqipëria e Lirë” do e udhëhiqte gjer më 1992.
Më 1994 dekorohet nga Presidenti Sali Berisha me titullin “Naim Frashëri” të klasit të parë.
Vdiq më 13 shkurt 1999, duke lënë amanet që biblioteka e tij e pasur t’i dhurohej “Vatrës”. Për varrimin e tij u kujdes miku i tij, publicisti, shkrimtari e studiuesi, z. Idriz Lamaj.

Më fal o libri im!

0

Florim Zeqa 

Secili qytetar i vendit tim e ka një përjetim të vetin emocional, e ka një histori personale dhe familjare gjatë jetës së tij, por jo të gjithë e kanë mundësinë e shprehjes publike të përjetimeve të tyre. Janë me fat ata që janë të lidhur me pushtetin, pasi rrëfimet e tyre bëhen më interesante, virale dhe mitologjike.

Mos i humbni librat për politikanët

Edhe pse janë shkruar shumë libra nga autor të ndryshëm, nuk është e përfshirë e gjithë ajo çfarë ka ndodhur përgjatë tre dekadave të fundit, e në veçanti gjatë luftës çlirimtare.

Janë historianët dhe shkrimtarët që duhet të shkruajnë për të kaluarën, ndërsa publicistët dhe gazetarët ata që duhet të intervistojnë qytetarët e harruar nga të gjitha pushtetet dhe partitë politike të pasluftës.

Asnjëherë nuk ka pasur më shumë autor librash sesa sot, por të pakët janë ata që lexohen, dhe më të pakët janë ata që vlerësohen. Librat që sponsorizohen nga pushtetet janë librat që më së paku lexohen, pasi lexuesi nuk e gjen të vërtetën në to.

Mirë nuk kalojnë as librat e autorëve të tjerë të cilët me mund dhe kosto të lartë financiare i nxjerrin në dritë librat e tyre, dhe librat e tyre shumë shpejt përfundojnë në koshin e mbeturinave akoma pa u lexuar, e në veçanti librat e dhuruar me dedikim personaliteteve të larta të politikës!

Kjo ndodh për shkakun se politikanët nuk janë të leximit dhe nuk marrin vesh nga mesazhet që autorët i përçojnë përmes shkrimeve në librat e tyre. Herën e fundit kur i kam dhuruar librin një politikani, as që e mori mundin t’i lexoj kopertinat e librit dhe e largoj duke m’i thënë këto fjalë: “Nuk kam kohë, e lexoj ndonjëherë në aeroplan”!

Falenderimi ndjenjë e mirë, mosmirënjohja zhgënjim për autorin

Prej tetë librave që i kam botuar nga buxheti familjar (njërin prej tyre dhuratë nga Gazata KOSOVA SOT), me qindra e qindra ekzemplarë i kam dhuruar me dedikim, me qindra të tjerë i kam shpërndarë gratis nëpër shkolla dhe librari, por e vetmja shkollë që e ka shprehur publikisht mirënjohjen për librat e dhuruar është SHFMU Jahë Salihu” në Molliq, përkatësisht drejtori i saj, Isa Zenuni. Kjo ishte një ndjenjë e mirë dhe satisfaksion i lartë për mua si autor i librit.

Por, jo çdo herë ka ndodhur kështu. Në një shkollë tjetër i kam dhuruar 15 ekzemplarë nga tre botimet e para, por nuk ndodhi asnjë falenderim pubklik dhe çka është më keqja, librat e dhuruar nuk janë më në sirtarët e bibliotekës, pasi ato janë zhdukur pa rënë në dorën e lexuesve për shkak të xhelozisë apo urrejtjes personale të dikujt nga stafi i shkollës!

Megjithatë, është ndjenjë e mirë për autorin kur pas shumë kohësh apo vitesh e takon përseri librin e dhuruar në sirtarët e ndonjë biblioteke shkollore apo private, siq ishte rasti kur e vizitova mikun, të cilit para shumë viteve i kisha dhuruar librin tim të parë, të cilin e mbante në sirtarët e dhomës së pritjes.

Nganjëherë autori ndjehet keq kur i largohen miqtë dhe nuk i flasin më, të cilëve u ka dhuruar nga 5-6 kopie librash, por në fakt është i bekuar që është liruar nga soji i keq, të cilët mund të jenë gjithçka tjetër përveq njerëz jo. Miqtë e rrejshëm janë sikurse retë e zeza, kur ato largohen, dielli grohë më mirë! Dihet fati i librave të dhuruar! Libri i dhuruar mund të jetë i humbur, i harruar dhe i tretur njëkohësisht nga “miqët” e larguar!

Më fal o libri im, nuk të humbën ata, por të humba unë!

Vetëm ata që nuk kanë asgjë për t‘i dhënë shtetit, i kundërvihen gjithçkaje që ekziston

0
Në fushën e politikës,kur fati vendos përkohësisht pushtetin në duart e njerëzve të pa rëndësishëm, ata jo vetëm që shajnë të shkuarën,por njëkohësisht përdorin të gjitha mjetet për t‘u shpëtuar kritikave ndaj veprimeve të veta.
Vetëm ata që nuk kanë asgjë për t‘i dhënë shtetit, i kundërvihen gjithçkaje që ekziston, dhe angazhohen ta shkatërrojnë atë më çdo kusht.
Edhe lëvizjet e reja,kur përpiqen t‘i denigrojnë format e vjetra të organizimit, tregojnë shterpësinë dhe inferioritetin e vet.
Për aq kohë sa do të jetojë kujtimi historik i një lideri apo lëvizjeje të madhe,nuk mund të shfaqët lirshëm rezultati i ri, dhe vlera e krahasimit do tentohet të ndryshohet!
Fatkeqësisht në trojet tona, çdo „hënë e re“ e historisë politike i ka urryer „diejt“!
Çdokush mund të dyshojë me plotë të drejtë ndaj lëvizjeve politike të reja të cilat përpiqen të mohojnë gjithçka nga e shkuara.POR çdo risi vërtetë e dobishme për përparimin politik gjithnjë duhët të fillojë punën e vet ndërtuese në atë nivel ku janë të vendosur gurët e strukturës.
Nuk duhët të turpërohemi nga përdorimi i të vërtetave tashmë të vendosura, pasi e gjithë kultura e madje njerëzimi është rezultat i një vijeje të gjatë zhvillimi, ku çdo brez ka kontribuar.
Qëllimi i lëvizjes apo rotacionit politik, nuk duhët të jetë shkatërrimi, përveç i asaj pjese e cila nuk ka qenë ndërtuar siç duhej, por duhët të jetë riparimi dhe ndërtimi i mëtutjeshëm.

Republika dhe rendi i ri ndërkombëtar: Evoluimi politik i z.Rama dhe LDK-ja

0

Nga: Dr. Sadri Ramabaja

Lufta në Ukrainë ka rikthyer në rend dite rivalitetet strategjike. Në këtë trend rirreshtimi gjeopolitik merr dimensione vendimtare.
Paqja fitohet nëse pregaditesh për luftë.

Pak pas LDB, saktësisht në vitin 1948, filozofi francez Zhan-Pol Sartri (Jean-Paul Sartre), kishte publikuar një artikull në trajtën e një trakti, ku nënvizonte paradoksin politik të kohës, tek konkludonte se, si popull “kurrë nuk kemi qenë aq të lirë se sa gjatë pushtimit gjerman”, meqë vetëm atëherë, populli francez, ia kishte arritur të shprehte ‘gjestin e angazhimit subjektiv tërësor’.

Tolerimi nga ana e Serbisë i veprimit kuaziplural përgjatë gjithë dekadës së apart’heidit [1989–1999], kur qenë suspenduar të gjitha strukturat e autonomisë që gëzonte Kosova me kushtetutën jugosllave të vitit 1974, ishte kulmi i luftës speciale që po i paraprinte përballjes vendimtare të vitit 1998/99. Në fakt ajo, pra Serbia, gjatë gjithë kohës ushqente iluzionin e rikthimit të mundshëm të autonomisë. Këtë e bënte sidomos në kontakt me qendrat vendim-marrëse të Perendimit, duke lënë të kuptonin se ajo, de fakto, po punonte në këtë plan me supbjektet politike që përfaqësojnë shqiptarët dhe respektojnë sovranitetin dhe shtetin e së drejtës. Marrëveshja e arritur me përfaqësuesit e organizatës “Shën Egjidios” [1996] prë rikthimin e nxënësve dhe studentëve në objektet shkollore ishte pjesë e kësaj strategjie të mashtrimit kolektiv.

***
Në pjesën e dytë të dekadës së apart’hedit në Kosovë (1995–1999), që përkon me periudhën post-dejtoniane, gjithë investimi i LDK-së që përmes rrugëve të veprimit liberal — reformist, duke u prezantuar si partner bashkëpunues i qendrave vendimmarrëse, ta rikthejë autonominë e humbur, dukej se do të shkonte dëm.
Në përballje me këtë rrjedhë të ngjarjeve, njëri nga themeluesit e LDK-së, aktualisht kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK), do t’i vlerësojë edhe pesëvjetëshin e parë të egzistencës së LDK-së, si “Vite të humbura”.[1] Por, nëse tutje analizohet edhe rrjedha e pjesës së mbetur të asaj dekade nën apart’hedin serb dhe sjelljet e LDK-së, pra dekada si tërësi, jo vetëm se do të mund të cilësohej si “dekadë e humbur”, por ajo do t’i humbiste kuptimin edhe përcaktimit të Sartrit, meqë qëndrimi i LDK-së do t’ na rezultoj absurd.

Rikthimi i LDK-së aktualisht e drejtuar nga Lumir Abdixhiku, si pikë kthese ka rivlerësimin e qëndrimit amerikan të asaj epoke, që në një mënyrë a tjetër po ritheksohet nga ambasadori amerikan në Serbi, Kristofer Hill.
Dokumentet dhe me theks pjesë të librit të Dr Luljeta Pulës [Rrëfimi i një jete për Koosëvn, 2020] dëshmojnë se kryetari i atëhershëm i LDK,
z. Ibrahim Rugova, ishte marrë në mbrojtje nga institucionet përkatëse të SHBA-ve që mirreshin me Ballkanin. Kjo mbrojtje, tashmë është e qartë, kishte të bënte me pikëpamjen amerikane për zgjidhjen jo vetëm të çështjes së Kosovës, por edhe me pozitën dhe roin e shqiptarëve si tërësi për të ardhmen e Europës Juglindore.

Oscilimet e dyshes Rama-Thaçi rreth kësaj nyjeje në vitet 2018–2020, por mbi të gjitha pozicionimin e fundit të kryeminsitrit të Shqipërisë politike [z.Edi Rama] në raport me LDK-në dhe me theks me figurën e Ibrahim Rugovës, tek e vlerësoi lart si një ndjekës i filozofisë paqësore, duhet shikur edhe në këtë plan të fushëinteresimit për të ardhmen e Ballkanit sipas dioptrisë së një lagjeje diplomatësh pesë e DASH-it, të njohur tradicionalisht si pjesë e lobit proserb.
Le të kujtojmë qëndrimin e hapur proserb të ish ambasadorit të SHBA-ve në Serbi, William Montgomery. Ai ishte angazhuar madje hapur se Serbia nuk do të duhej “për asnjë çmim ta pranojë asnjë favor rreth integrimit në Bashkimin Evropian, nëse si kusht është formimi i ushtrisë së Kosovës.”
“Këshilla ime ndaj qeverisë serbe do të ishte të thonin,” Jo, jo jo, jo.” Dhe për të mbajtur Perëndimin në pozitat udhëheqëse në raport me Ushtrinë e Kosovës. Nëse kjo do të thotë fundi i përparimit në procesin e pranimit në BE, atëherë le të jetë kështu”,[2] kishte pohuar ai duke u zhveshur nga çfardo petku diplomatik.
Por nëse ambasadori amerikan në Beograd, edhe ky aktuali, Christopher Hill, në intervisëtn e fundit, tek pohoi se ”nuk beson se njohja formale e Kosovës do të jetë kusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, por normalizimi i marrëdhënieve fqinjësore me të, po”[3] e pozicionon atë në të njejtën linjë me zish ambasadorin Montgomery. Ata duket se i përkasin pikërisht asaj lagjeje diplomatësh amerikan pro serb, por duket se zyrtar tjerë janë pozicionuar qartë në anën tjetër.
Në Kosovë Ambasadori Hovenier thotë se qëllimi përfundimtar duhet të jetë njohja e ndërsjellë. Ndërkaq pohimi i të dërguarit të posaçëm dhe koordinatorit të Qendrës për Angazhimin Global të Departamentit të Shtetit, James Rubin, i tha Zërit të Amerikës se është vështirë të imagjinohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pa njohje, shkon më tej. Prandaj ai pohoi pa ekuivok: “qëndrimi amerikan është që qëllimi afatgjatë i normalizimit nënkupton njohje.” [4]

Në cilën bllok e pozcionon ndërkohë kryeministri Rama evuluimi në fjalë?
Ky evuluim i z. Rama, përveç se është një lloj leximi i veçantë i qëndrimit amerikan, që nuk përkon me kohën dhe hapësirën aktuale, ai de fakto është më shumë produkt i mendimit politik që për bazë ka filozofinë bizantine. Prandaj duhet ta themi troç: kemi të bëjmë me një lexim të gabuar të qëndrimit amerikan dhe të partnerëve tanë sa edhe me manipulim faktesh kruciale, sidomos në raport me habitatin politik në të cilin lindi UÇK-ja dhe rolin e saj historik në përmbysjen e atyre projekteve që për bazë kishin rikthimin e mundshëm të autonomisë brenda “Serbisë perendimore.”

Intenca që ky evuluim i z Rama të shikohet si produkt i një qasje pragmatike “për të nënvizuar faktin se Kosovës sot i duhet paqja dhe jo nxitja e konflikteve,” [5] është një lloj avokatie që qarqe politike e intelektuale si në Tiranë edhe në Prishitnë, vazhdojnë t’i bëjnë idesë së “Ballkanit të Hapur”.

Përpjekjet e Beogradit për ta etabluar një lloj rikthimi të Jugosllavisë në trajtën e “Ballkanit të hapur”, ku Kosova do të kishte statusin që i rezervonte eshaloni politik i epokës së Milosheviqit në trajtën e një Republike autonome të tipit rus, kanë historinë e vet.
Jo rastësisht më 1990 në Kongresin amerikan ai [Rugova] kërkoi zyrtarisht autonomi për Kosovën… gjatë dëshmisë që ata organizuan për Kosovën. Në fjalimin e tij, në Kongresin amerikan Rugova, ndër të tjera, tekstualisht tha: “ Shqiptarët insistojnë që krahas demokracisë të kenë edhe autonominë dhe pavarësinë në kuadër të Federatës Jugosllave”.[6]

A do të thotë se evuluimi i z Rama në raport me të ashtuquajturën doktrinë rugoviane, që për bazë ka e ashtuquajtura “Rruga e tretë” e proklamuar nga lideri i saj sot, LDK-ja dhe mbështetetësit e ri të saj nga Tirana, në emër të pragmatizmit dhe paqes, po pregaditen ta shndërrojë Kosovën sërish në objekt të konferencave ndërkombëtare që do të mirren nesër me të ardhmen e Europës Juglindore?

Aktualisht jemi në prag të prishjes së rendit global që ishte etabluar pas Luftës së Dytë Botërore, duke u konsoliduar fuqishëm sidomos pas përfundimit të Lufëts së Ftohtë [1989], kur po shkërmoçej BRSS-ja. Ishte kjo dekada e shpresës, kur Evropa Lindore e ajo Juglindore, edhe në rrafshin ideologjik, po i ktheheshin amës — demokracive liberale perendimore.

***

Vlerat e etabluara të rendit global që kishte imponuar bota perednimore në krye me SHBA, tani kur lufta në Ukrainë ka hyrë në vitin e tretë të saj, bashkë me të ardhmen e rendit ndërkombëtar, janë vënë seriozisht në pikëpyetje.
Diku në prag të zgjedhjes së Presidentit Bush në SHBA-së, “Këshilli Kombëtar i Inteligjencës”, qendra e inteligjencës amerikane për parashikimet strategjike afatmesme dhe afatgjata, kishte publikuar raportin e saj të katërt mbi “tendencat globale”. Në fund të epokës së Bushit, ky raport parashikonte një ndryshim thelbësor në sistemin politik ndërkombëtar dhe humbjen graduale të rëndësisë që do të kishin tutje Shtetet e Bashkuara gjatë dy dekadave pasuese.[7]
Sistemi ndërkombëtar ashtu siç u krijua në vazhdën e Luftës së Dytë Botërore, siç e potencuam më lartë, sipas këtij raporti, do të jetë pothuajse i shpërfytyruar në vitin 2025. Kjo do të jetë për shkak të rritjes së fuqive të reja, globalizimit të ekonomisë, një transferimi historikisht të paprecedentë të fuqisë ekonomike dhe pasurisë Perëndim-Lindje, por edhe për shkak të ndikimit në rritje të aktorëve joshtetërorë. Këto ndryshime rrënjësore lufta në Ukrainë vetëm sa i ka përshpejtuar.

***

Lufta në Ukrainë ka rikthyer në rend dite rivalitetet strategjike. Ato kanë objekt përballjesh tregtinë dhe investimet, inovacionin, intelegjencën artificiale, aksesin dhe prokurimin në fushën teknologjike, ndërkaq në fund po paralajmrohet rikthimi tek skenari i stilit të shekullit të 19-të — i garave për armë të sofistikuara, i zgjerimit territorial deri tek rivalitetet ushtarake dhe vringëllimi i armëve bërthamore si kërcnim i lloit të vet.

Në këtë trend rirreshtimi gjeopolitik merr dimensione vendimtare. Dy republikat tona duke qenë të orjentuara qartë në sferën e interesit anglosakson, bazuar para së gjithash në interesin tonë nacional, gjithësesi marrin peshë specifike edhe për zgjidhjen e çështjes sonë nacionale në përputhje me këto interesa, por edhe për kahjen që do të ketë Europa Juglindore në rendin e ri ndërkombëtar.
Fuqitë e BRIC-it tashmë janë në rritje dhe po sfidojnë seriozisht sistemin ndërkombëtar, madje shumë më shumë seç kishin bërë Gjermania dhe Japonia në shekujt 19 dhe 20. Lufta në Ukrainë ka përshpejtuar ndarjen e botës në dy blloqe të reja, për pasojë, për shkak të fuqisë së tyre në rritje gjeopolitike dhe ekonomike, ato tek i kanë dalë krah Rusisë, kanë fituar liri veprimi për të bërë punën e tyre politike dhe për të ushtruar influencën ekonomike jo vetëm në Afrikë, por edhe në vet Amerikën Latine, duke mos i përfillur fare normat perëndimore.

Ne jemi dëshmitar të promovimit të shumëllojshmërisë së llojeve të aktorëve në rrafshin global, që kanë rritur mundësitë e një fragmentimi më të madh të fuqisë gjatë dekadës në vijim, veçanërisht duke pasur parasysh gjerësinë e gamës së sfidave transnacionale me të cilat përballet komuniteti ndërkombëtar. Në këto rrethana integrimi i dy Republikave tona në një strukturë Federale është përgjigjia më e mirë për sfidat që na presin.

***
Gandi qe vrarë në vitin 1948. Rugova si politikan, de fakto, qe “vrarë” atë ditë kur me shpurën e tij kishte lëshuar Prishtinën dhe ishte nisur për Beograd, duke e lënë Kosovën në shkrumb e hi (1999), ndërkaq në mbrëmje shihej në takimin e tij më kompromitues me presidentin serb Sllobodan Milosheviq.[8]

Vajtja e Rugovës nga Beogradi për Romë dhe qëndrimi i tij për disa javë totalisht i izoluar, i ngjet më shumë një stivimi të mumjeve në morg, për
t’ u rinxjerrë nga atje për qëllime eksperimentimi e studimi, si ishte vepruar me trupin e Fricit të gjetur në Alpet e Austrisë pas 5000 vitesh qëndrimi në akull e borë.
Ringjallja e tij pas luftës, kishte karakter misionar politik dhe ishte në funksion të eksperimentimit, por ai akt pjesërisht mund të vlerësohet si i dështuar. Intenca e z Rama tok me ish kryeminsitrin italina Massimo D’Alema për ta ringjallur Rugovën edhe pas atij dështimi, flet shumë për rolin që pretendohet t’i rezervohet LDK-së në jetën politike opozitare.
Në këtë rast, krejt çka mund të paralajmrojmë është se, eksperimenti i tretë, nuk mund të ketë fat më të mirë se dy eksperimentet pararendëse.

Diplomacia perendimore e angazhuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi për pak më shumë se një dekadë rresht, nuk kishte pikëvështrim realist për të arritur “paqen” mes dy kombeve — atij shqiptar dhe serb. Në kurthin e këtij qëndrimi ka kohë që ka rënë edhe kryeministri Edi Rama. Strategjia e Perendimit, rrjedhimisht edhe e kryeminsitrit Rama, shih për këtë, duhet të ndryshojë urgjentisht.

Forcimi i FSK-së — armatimi i saj me armët më moderne të mundshme dhe pregaditja e opinionit për më të keqen e mundshme — për përplasjen e re; aplikimi i sanksioneve ndaj Serbisë [heqja urgjente e tyre ndaj Kosovës] dhe “ngrirja” e pozicionit të Serbisë në procesin drejt BE-së, duhet t’i tregojnë Beogradit se kostot dhe përfitimet, në rast të këmbënguljes së mëtejshme për rikthim në Kosovë, janë joproporcionale.
Paqja fitohet nëse pregaditesh për luftë.

_________________

  1. Mehmet Kraja, Vite të humbura, Prishtinë 1995
  2. https://telegrafi.com/ish-ambasadori-amerikan-ne-beograd-serbia-nuk-duhet-te-pranoje-asnje-favor-per-integrimin-ne-ne-shkembim-te-krijimit-te-fak-ut/
  3. https://top-channel.tv/video/top-news-njohja-e-kosoves-jo-kusht-per-serbine-ambasadori-amerikan-ne-beograd-normalizimi-po/
  4. https://www.zeriamerikes.com/a/7663573.html
  5. https://www.facebook.com/bislim.elshani.7
  6. Luljeta Pula “Rrëfimi i një jete për Kosovën” — botim i Shtëpisë botuese: KOHA, Prishtinë, 2020, f. 304]
  7. Më gjerësisht shih raportin: https://www.blaetter.de/ausgabe/2009/januar/global-trends-2025
  8. Sadri Ramabaja: Liria pa heronj [2020]

Presidentja Vjosa Osmani shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të at Antonio Belushit

0

Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për familjen e miqtë, kishën arbëreshe, institucionet e popullin arbëresh të Kalabrisë e gjithë Italisë së Jugut.

Kam pasur nderin ta takoja në bibliotekën e pasur të tij, të cilën e krijoi dhe e mbajti me aq përkushtim deri në vdekje.

Si Presidente e vendit, kur ia akordova shtetësinë e Kosovës, ishte i stërlumtur, sepse e iu plotësua dëshira e tij jetësore.

I përhershëm qoftë kujtimi për at Antonio Belushin!

Vendi, roli, detyrat dhe misioni i Shqiptarëve në Gjeopolitikën Postmoderne, recension për librin e Prof Sadri Ramabajës

0
Libri i Dr. Sadri Ramabajёs “RIVALITETI SHEKULLOR – Gjeopolitika postmoderne: Rikthimi te vetvetja”, Onufri & ISHGJ, Tiranё 2024, f.486

___

Nga Dr. Skёnder Demaliaj dhe Dr. Dritan Hoti / Tiranë

___

Gjeopolitika përpiqet të shpjegojë zhvillimin politik e shoqëror të një vendi me kushtet gjeografike dhe të përligjë politikën agresive e pushtuese me mospërputhjen e popullsisë me hapësirën gjeografike. Sipas Klaus Dodds: “Gjeopolitika fokusohet tek roli i territoreve, resurseve dhe gjeografisë fizike në formimin dhe zhvillimin e shteteve”.[1]

Të udhëhequr nga këto formulime teorike, shteti serb ka pushtuar dhe tjetërsuar territore shqiptare që nga viti 1862 e në vazhdim. Këtë e ka realizuar me metoda brutale, nisur nga parimi famëkeq i Çubrilloviçit: “Kur fuqia e një shteti dëshiron të ndërhyjë në interes të elementit të vet në luftën për tokën, kjo mund të ketë sukses vetëm kur veprohet brutalisht”.[2]

Kosova është e pasur me minerale të çmuara dhe të shumëllojshme, ka tokë pjellore, fusha dhe rezerva të mëdha hidroenergjitike. Burimet natyrore dhe ushqimore janë elemente kyçe në përcaktimin e gjeopolitikës dhe në sigurimin e interesave ekonomike dhe strategjike të vendit.

Për shtetin serb spastrimet etnike ishin mjeti kryesor për të realizuar programin për një “SerbitëMadhe” dhe “tëpastër etnikisht”. Vetëm të bashkuar, me dhunë, me gjak, me metodat më antihumane, të ngjashme me ato të regjimit hitlerian për shfarosjen e hebrenjve do të realizonin pastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë. Simboli i tyre ishte: një kryq dhe 4 shkronja S: “SamoslogaSrbinasprasova” (Vetëm bashkimi i shpëton serbët).

Foljen “Oçestiti”, me pastrue, emrin – të pastruarit e ka përdorur Vuk Karaxhiç për të treguar shfarosjen dhe dëbimin e popullatës joserbe.[3]

Gjenocidi përmbledh të tria të këqijat: racizmin, dhunën për shkak të ndryshimit mes palëve dhe dhunën si pasojë e mendjengushtësisë… Çfarëkrimimundtëjetëmëitmerrshëm sesa gjenocidi? Nëse nuk e dallojmë zhdukjen e planifikuar të një populli si tmerrin e tmerreve, atëherëcili është qëllimi i shekullit të njëzetë?.[4]

Gjatë luftrave që serbët kanë zhvilluar ka përlindur koncepti dhe programi koherent dhe ambicioz i shtrirjes tokësore. Spastrimi është një nga mjetet e përdorura për të zbatuar programin dhe për të realizuar një Serbi “homogjene” dhe “të pastër e të kulluar”. Sipas Ilia Garashanin: “Historia na e thotë dhe na e tregon se për t’i salduar më mirë territoret e aneksuara, për të realizuar një bashkim sa më homogjen që të jetë e mundur, ky operacion na paraqitet në dy etapa: fillimisht ekspansioni, pastaj homogjenizimi”.[5] Edhe Memorandumi i ASHS i vitit 1986 sugjeronte që serbët duhet të jetonin në një vend unik dhe të vetëm.

Në të gjitha platformat serbe prevalon ideja se vetëm “pastërtia etnike” mund të sigurojë paqen dhe progresin e Serbisë. Për Dobrica Qosiçin jo vetëm paqen, por edhe demokracinë. Në librin e tij “Çështja serbe” botuar në vitin 1991 në Francë: “Me fjalën “demokraci” kupton të drejtën e “popullit serb”… në realizimin e qëllimit të tij final dhe historik “unifikimin e të gjithë serbëve në një shtet të vetëm”.[6]

Objektivi nuk është vetëm të mbrohet serbizimi, por edhe të spastrohet territori nga elementi joserb, sepse kështu realizohet aspirata për një shtet serb të fortë dhe të zgjeruar.

Libri trajton me kompetencё shkencore çёshtje qё lidhen me gjeopolitikёn postmoderne, ku nё fokus janё edhe shqiptarёt, veçanёrisht ata tё Kosovёs.

Ka shtatё kapituj:

  1. Gjeopolitika dhe shqiptarёt.
  2. Rivaliteti shekullor.
  3. Mes Perёndimit dhe Lindjes.
  4. Agjenda e munguar e BE-sё.
  5. Rusia pёrballё Pёrёndimit.
  6. Lufta hibride.
  7. Rendi i ri botёror nё krijim.

Nё tё gjithё kёta kapituj tё librit pёrvijohen ide dhe koncepte interesante nё lidhje me rolin dhe peshёn e gjeopolitikёs mbi çёshtjen shqiptare. Dhe ato janё:

  • Çfarё ёshtё gjeopolitika, elementet pёrkufizues tё saj.
  • Evoluimi i gjeopolitikёs dhe interferencat e kёtij fenomeni nё pёrcaktimin e çёshtjeve kombёtare nё Ballkan.
  • Gjeopolitika e fuqive historike evropaine si pёrcaktuese nё trajtat historike tё çёshtjes shqiptare.
  • Gjeopolitika e Luftёs sё Ftohtё si pamundёsi e realizimit tё njё objektivi madhor kombёtar pёrgjatё kёsaj epoke.

Nё kapitujt pasues tё punimit paraqiten nocione qё kanё tё bёjnё me nisjen e zgjidhjes sё çёshtjes shqiptare nёpёrmjet etapave tё njёpasnjёshme.

Kёndvёshtrimi i autorit ёshtё shumёdimensional, por edhe orientues se çfarё duhet tё bёjnё shqiptarёt nё vazhdim:

  • Hartimi i njё strategjie tё pёrbashkёt. Jemi para ndryshimit esencial tё rendit politik, pёrmbysjes sё rendit global. Autori shtron pyetjen: Nёse do tё jemi dhe sa do tё jemi nё gjendje ta transformojmё potencialin tonё tё brendshёm nё fuqi integruese dhe garantuese tё sigurisё nё rajon dhe mё gjerё, duke pёrfshirё njё ndryshim strategjik nё mentalitet.
  • Gjeopolitika cilёsohet si “shkenca qё qendron nё kufijtё mes gjeografisё, shkencave politike, historisё dhe shkencave sociale”.
  • Porosia e autorit ёshtё: BE-ja nuk duhet tё pёrqendrohet e tёra nё Ukrainё, duke i lёnё hapёsirё tё lirё veprimi Rusisё dhe satelitёve tё saj. Analizon luftёn nё Ukrainё dhe pasojat e saj gjeopolitike pёr BE-nё, dёshtimin e politikёs gjermane dhe franceze, jo vetёm nё raport me Rusinё e Putinit, por edhe me Beogradin e Vuçiçit dhe ky dёshtim nuk ёshtё gjё tjetёr, veçse dёshtim i politikёs sё jashtme tё BE-sё.
  • Rikthimi te vetvetja, sidomos pas leksioneve qё mund tё nxirren nga lufta e Ukrainёs – ёshtё i natyrёs urgjente edhe pёr shqiptarёt. Pra pёrpjekjet e Vladimir Putinit pёr restaurimin e Rusisё imperiale tё epokёs sё Pjetrit duket se do tё prodhojё efekte pozitive nё rrafshin gjeopolitik.
  • Prania e fuqishme ushtarake e SHBA-ve nё dy republikat tona ёshtё garancia mё e fuqishme e ndalimit tё çfarёdo projekti sllav pёr rikthim tё mundshёm, sё paku pёr aq kohё sa nuk do tё kemi njё ushtri unike tё fuqishme.
  • Ёshtё koha t’u jepet fund pёrkёdhelive dhe tё fillohet njё politikё e re me Serbinё. Afrimi me Serbinё dhe Rusinё nuk ka se si tё cilёsohet si hap strategjik pёr ruajtjen e paqes nё Europё. Dёshtimi i aleancёs gjermano-ruse, e cila po gatitej nё heshtje pёr disa dekada rresht, ku i parapriu gjeoekonomia dhe lufta nё Ukrainё, ka rikthyer nё vёmendje çёshtjen shqiptare.
  • Strategjia shqiptare: marrёdhёnie tё mirё me SHBA-nё, me bllokun transatlantik, krijimi i “Aleancёs sё sigurisё” me SHBA-nё, Shqipёrinё, Britaninё e Madhe, Kroacinё etj., derisa Kosova tё arrijё anёtarёsimin e plotё nё NATO. Aleanca e sigurisё Kosovё – SHBA ёshtё njё zgjidhje e ndёrmjetme.
  • Veriu i Kosovёs – interesi jetik i kombit.
  • Mungesa e bllokimit ndaj Beogradit tregon mungesё ekuilibri dhe moskoherencё strategjike. Pse Serbia mund tё shihet si njё sfidё pёr paqen nё Europёn Juglindore. Pasojat e luftёs nё Jugosllavi, marrёdhёniet etnike, mosnjohja e pavarёsisё sё Kosovёs, politika e jashtme dhe marrёdhёniet me fqinjёt, procesi i integrimit nё BE.
  • Nacionalizmi agresiv serb bazohet nё tri shtylla: te imperializmi rus, klerofashizmi dhe patriarkalizmi ekstrem, autokracia tipike serbe. Serbia mund tё detyrohet tё marrё pjesё nё “denazifikimin” e Ballkanit.
  • Refuzimi i planit franko-gjerman nga Serbia – njё hap mё afёr luftёs.
  • Krijimi i Republikёs sё dytё shqiptare nuk ёshtё vullnet i shqiptarёve, por vetё kompromisi dhe me kёtё fakt duhet tё pajtohet ndёrkohё edhe Beogradi.
  • Koncepti i ri i politikёs sё jashtme serbe ushqen pretendimin e elitёs serbe pёr rikthimin e hegjemonisё nё rajon. Kursi i bazuar nё mitet historike dhe idealet ortodokse. Elita serbe ёshtё hedhur nё aksion pёr afrimin e Serbisё me Perёndimin. Koncepti i ri i politikёs sё jashtme serbe ёshtё produkt i kёsaj elite.
  • Rikthimi tek Lufta e Ftohtё na kthen gjithashtu tek “loja pa rregulla”.
  • Investimet, ndihma ekonomike dhe ushtarake ruse, energjia, marrёdhёniet politike, lidhjet kulturore dhe historike tё Rusisё me Serbinё. Serbia nё rrafshin ekonomik e financiar mbёshtetet para sё gjithash nga BE-ja, kurse nё rrafshin diplomatik e ushtarak nga Rusia dhe Kina.
  • Anёtarёsimi i Ballkanit Perёndimor nё BE – çёshtje gjeopolitike.
  • Vlerёsimi realist i pozitave tё Beogradit ёshtё çelsi pёr sigurimin e paqes dhe tё stabilitetit tё qendrueshёm nё rajon. Serbia kali – trojan lakuriq i Putinit. Kundёrvёnia ndaj politikave neokoloniale tё Serbisё – parakusht pёr ruajtjen e paqes. Dialogu Kosovё.
  • Serbia nё rrugё pa krye. Mitrovica nuk ёshtё “Thembra e Akilit” pёr Serbinё. Diplomacia Perёndimore po bёn tё njёjtin gabim, duke humbur njё mundёsi historike pёr ta shkёputur pёrfundimisht Serbinё nga ndikimi rus.
  • Marrёveshjen ndёrkombёtare mbi asosacionin Serbia nuk e ka ratifikuar nё Parlament as nuk e ka regjistruar pranё Sekretariatit tё OKB-sё, sepse nuk e njeh Republikёn e Kosovёs. Kurthi politik i Beogradit nё raport me Veriun e Kosovёs dhe tё ashtuquajturin asosacion ёshtё dёshmia se BE-sё i mungon edhe sot e kёsaj ditё axhenda gjeopolitike pёr Europёn Juglindore, me theks pёr Kososvёn. Aleanca historike e Serbisё me Rusinё nuk shkёputet dot lehtё, prandaj rikonfigurimi i qasjes ndaj Serbisё ёshtё domosdoshmёri.
  • Paradoksi serb: Me hyrjen nё Kёshillin e Europёs tё Kosovёs, minoriteti serb pёrfiton mё shumё nё fushёn e tё drejtave sociale dhe kulturore tё serbёve etnikё, pra ofron garancitё mё tё mira pёr minoritetin serb: disa standarde qё kanё tё bёjnё me trajtimin e minoriteteve do tё vazhdonin tё respektoheshin. Si ka mundёsi qё Serbia e kundёrshton hyrjen e Kosovёs nё Kёshillin e Europёs?!
  • Anёtarёsimi i Kosovёs nё NATO ёshtё nevojё urgjente.
  • Çёshtja shqiptare, zgjidhja e saj ёshtё e lidhur me disa nga komponentёt kryesorё tё doktrinёs dhe tё strategjisё sё Serbisё pёr zgjerimin permanent:
  • parimi etnik,
  • ndikimi politik dhe diplomatik,
  • integrimi europian dhe ndikimi rajonal,
  • stabiliteti dhe siguria e rajonit,
  • bashkёpunimi ekonomik dhe investimet.
  • Historikisht, pёrpjekjet pёr tё ndryshuar ekuilibrein global tё pushtetit ose pёr tё rishikuar dhe imponuar njё rend tё ri ndёrkombёtar nuk kanё qenё kurrё pa dhunё. Krijimi i njё Perandorie tё Re Ruse dhe krijimi i Botёs Serbe sipas modelit tё Botёs Ruse shihen tashmё qartazi, prandaj edhe Putinit, edhe Vuçiçit duhet t’i tregohen kufijtё dhe t’i thuhet jo kёsaj aventure tё rrezikshme. Perёndimi ka rrezik tё bjerё nё kurthin e Serbisё. Veriu i Kosovёs ka qenё pikё nevralgjike pёr interesat gjeopolitike tё shumё aktorёve gjatё historisё politike moderne, pёrfshirё SHBA-tё dhe Francёn. Kjo zonё ka qenё objekt i konsiderueshёm i rivalitetit dhe konkurencёs sё tyre strategjike nё rajon:
  • siguria dhe stabiliteti rajonal,
  • burimet natyrore – Trepça dhe Ujmani,
  • Franca dhe SHBA kanё interesat e tyre tё veçanta nё rajon,
  • Bota Serbe ёshtё objektiv strategjik:
  • mbrojtja e identitetit dhe e kulturёs serbe,
  • mbrojtja e tё drejtave tё komunitetit,
  • ekonomia nё funksion tё hapёsirёs serbe.

Studiuesi shtron pyetjen: Pozicioni strategjik dhe gjeopolitika janё fat apo fatkeqёsi? Pastaj ndalet nё disa nga elementёt qenёsorё tё pozicionit gjeostrategjik tё Kosovёs, tё cilat pёrfshijnё:

  • lidhjen me rajonin e Ballkanit,
  • kontrollin e rrugёve,
  • kufirin me Serbinё,
  • pёrparimin e procesit tё integrimit europian.

Analizon raportet midis Fuqive tё Mёdha, Rendin e Ri Botёror nё krijim:

  • Ukraina, Tajvani dhe Irani nё njёrёn anё dhe Ballkani Perёndimor, Turqia dhe Lindja e Mesme nё anёn tjetёr formojnё dy trekёndёshat e politikёs ndёrkombёtare qё aktualisht rrezikojnё rendin botёror.
  • Thellimi i antagonizmave mes Rusisё dhe Perёndimit. Kush ka Serbinё, ka Europёn Juglindore. Baza ushtarake ruse nё Serbi ёshtё akt kёrcёnimi pёr paqen nё rajon.
  • Regjimi i Beogradit nё objektivin e tij politik tashmё ka shprehur hapur asgjesimin e Kosovёs si entitet politik, duke paralajmёruar inkursionin e armatёs serbe nё Veriun e saj.
  • Nevoja urgjente pёr publikun e informuar dhe tё formuar mirё. Kundёrvёnia ndaj autoritarizmit serb parandalon luftёn e pashmangshme. Portretizimi i Beogradit si viktimё e Perёndimit. Rusia dёshmon gatishmёrinё pёr pёrshkallёzim tё luftёs.
  • Kur vendet e vogla fitojnё peshё gjeopolitike. Kontrolli i Otrantos nga Shqipёria, aderimi i Kosovёs nё NATO edhe “de fakto” i jep asaj “çelёsin e kontrollit” tё Ballkanit nё tёrёsi. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut nё kёndvёshtrimit gjeopolitik perёndimor. Kosova ёshtё makrofortesa e Ballkanit dhe kolonia e fundit nё Europё. Kosova mbetet “nyje e sigurisё nё rajon”.
  • Gjeopolitika amerikane pёrballё “Botёs Serbe” dhe Kosovёs. Lufta nё Ukrainё dhe dinamika politike e SHBA-sё nё rajon. Nuk ka stabilitet ne Ballkan pa normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia. Tipari mё dallues i rrethanave botёrore qё mundёsuan lirinё dhe pavarёsinё e Kosovёs, ishte fuqia amerikane.

Autorin e shqetёson fati i Veriut tё Kosovёs, prandaj edhe tregon se si mund tё ndalet Serbia nga aventura pёr tё aneksuar Veriun e Kosovёs:

  • diplomacia aktive,
  • mbёshtetja ndёrkombёtare,
  • garancia reale nga Perёndimi,
  • dialogu mes palёve,
  • forcimi i institucioneve shtetёrore,
  • promovimi i bashkёpunimit rajonal,
  • Palёt duhet tё trajtojnё dallimet dhe tё pranojnё kufijtё e tyre.
  • Federata Shqiptare ёshtё ledh i hegjemonisё serbe nё rajon.
  • Rusia, veçanёrisht doktrina Putiniste e lidhur me çёshtjen e Kosovёs dhe Kina janё angazhuar hapur “tё formojnё njё botё nё kundёshtim me interesat dhe vlerat e SHBA-ve”. Doktrina e Putinit për Kosovën është krejtësisht në përuthje me konceptin e ri të politikës së jashtme serbe. Ai koncept është i zhveshur nga reliktet, që formësuan konceptin shtetformues të shekullit 19-të dhe zgjerimin në jug, por ushqen pretendimin e elitës serbe për rikthimin e hegjemonisë në rajon. Koncepti i ri i politikës së jashtme serbe, rezulton të jetë de fakto nusprodukt i doktrinës së Putinit për Federatën Ruse dhe të ardhmen e saj, që ishte aprovuar në nëntorin e vitit 2021. Vladimir Putini po e pёrdor gjithnjё e mё shumё shpalljen e pavarёsisё sё Kosovёs, tё mbёshtetur nga Perёndimi si justifikim ligjor pёr sulmet ushtarake nё ish-republikat sovjetike me qёllim qё tё rikrijojё njё perandori tё ndikimit rus.

Gjithashtu ai thekson idenё e rёndёsishme se nga lufta nё Ukrainё, Serbia dhe Ballkani Perёndimor, pse jo edhe BE-ja duhet tё nxjerrin mёsimet e duhura, ku drejtimet kryesore duhet tё jenё:

  • diplomacia dhe dialogu,
  • stabiliteti ekonomik dhe politik,
  • respektimi i sovranitetit dhe integritetit territorial,
  • trajtimi korrekt i minoriteteve,
  • roli i organizatave ndёrkombёtare.

Autori nё kapitujt pёrmbyllёs e trajton çёshjten shqiptare nё dritёn e zhvilimeve aktuale globale, ofensivën brutale tё Rusisё nё Ukrainё, njё gjeopoltikё gjithnjё e mё shumё mbi baza ideologjike nga ana e Kinёs, rolin e ri tё Evropёs si edhe fragmentarizimin nё rritje tё sistemit aktual ndёrkomёtar.

Autori ofron edhe prognozёn e tij nё tё cilёn parashikimet e çёshtjes shqiptare analizohen paralelisht me zhvillimet e njё versioni tё ri tё gjopolitikёs aktuale si tё influencuar nga revolucioni teknologjik dhe i inteligjencёs artificiale.

Nё mёnyrё mё tё detajuar ato janё:

  • Sulmi brutal, por me synime imperialiste tradicionale i Rusisё mbi Ukrainёn rikthen ideologjizimin nё poltikёn e jashtme.
  • Impaktet me karakter etnik, fetar nё çёshtjet e pazgjidhura kombёtare nё Ballkan.
  • Gjendja institucionale e orientimet gjeo-strategjike tё dy shteteve shqiptare nё rajon, Shqipёrisё e Kosovёs, nisur nga kompleksiteti dikotomik i zhvillimeve kontinentale e rajonale.
  • Pafuqia e Evropёs pёr tё vepruar si njё entitet koherent gjeopolitik pёrkundrejt metamorfozave tё reja tё vrullshme gjeopoltike brenda perimetrit tё saj gjeografik.
  • SHBA si fuqia e vetme garantuese e mbarevajtjes se çёshtjes kombёtare shqiptare.

Libri ka njё bibliografi tё pasur nё gjuhёn shqipe dhe nё gjuhё tё huaja dhe ёshtё tepёr i dobishёm pёr studiuesit e gjeopolitikёs, pёr ekspertёt e marrёdhёnieve ndёrkombёtare, pёr politikёbёrёsit shqiptarё dhe pёr pedagogёt dhe studentёt qё studiojnё nё kёto fusha.

_____________________

1. Klaus Dodds, Gjeopolitics (Oxford: Univrsity Prress, 2019), 23-27.

2. Mirko Grmek, Marc Gjidara & Neven Šimac, Spastrimi etnik. (Tiranë: 55, 2002), 157.

3. Mirko Grmek, Marc Gjidara & Neven Šimac, Spastrimi etnik. (Tiranë: 55, 2002), 25-37.

4. Stephen I. Carter, Integriteti (Tiranë: Vernon Publishing, 2008), 272-274.

5. Mirko Grmek, Marc Gjidara & Neven Šimac, Spastrimi etnik. (Tiranë: 55, 2002), 55.

6. Mirko Grmek, Marc Gjidara & Neven Šimac, Spastrimi etnik. (Tiranë: 55, 2002), 246.

Saimir Lolja mbi komunizmin shqiptar dhe dinamikën e tij rajonale

0

Nga Peter Tase [Berat/Çikago]

[Recensioni i librit]

Regjimi komunist i Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore ka dëshmuar të jetë me qytetarët e vet po aq i pamëshirshëm sa fushata e Hitlerit Blitzkrieg (“Lufta rrufe”) në Poloni më 1 shtator 1939.

Aleanca shtatëvjeçare e Enver Hoxhës me diktatorin e Jugosllavisë, Josip Broz Tito (1941 – 1948), ishte një pasqyrim i lëkundjeve gjeopolitike të Shqipërisë komuniste dhe ngurrimi i Tiranës për të përqafuar territoret e shqiptarëve etnikë që përfshijnë Kosovën sot. Roli paternalist i Titos në Shqipëri ishte shumë i suksesshëm edhe pse Shqipëria – siç quhet nga vendasit – ishte i vetmi vend në Evropë që nuk kishte një parti komuniste në vitin 1940. Ky vëzhgim u bë me saktësi nga Lea Ypi, një profesoreshë e teorisë politike në London School of Economics, e cila u rrit në Shqipëri gjatë periudhës së fundit të regjimit komunist të Tiranës.

Megjithatë, regjimi i Jugosllavisë po trajnonte elitën komuniste të Shqipërisë dhe po sigurohej që bijtë e shqiponjave nuk do t’i qasen demokracive perëndimore si një burim udhëzues për formësimin e reformave të qeverisë dhe parimeve të ndërtimit të shtetit të pasluftës që mishërojnë qeverisjen demokratike dhe lirinë e shprehjes.

Sipas Raymond Zickel dhe Walter R. Iwaskiw të Bibliotekës së Kongresit të SHBA-së: “Në tetor 1941, udhëheqësi i Partisë Komuniste të Jugosllavisë, Josip Broz Tito, dërgoi agjentë në Shqipëri për të krijuar nga fraksionet e ndryshme komuniste të vendit një organizatë partiake monolite. Brenda një muaji, ata kishin krijuar një Parti Komuniste Shqiptare të dominuar nga Jugosllavia prej 130 anëtarësh nën udhëheqjen e Hoxhës dhe një Komitet Qendror prej njëmbëdhjetë anëtarësh”.

Në librin e tij të njohur të realpolitikës, “Kombi – Receta e Lirë (Si i shërbeu Kominternit Antanta e Trefishtë)”, Saimir A. Lolja, Ph.D. ka shpalosur disa nga çështjet kryesore në historinë shqiptare gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX-të që çoi në fazat fillestare të periudhës së trazuar postkomuniste të Tiranës, në të cilën një kaskadë gabimesh shkaktuan një shkatërrim të madh të ekonomisë kombëtare, industrisë së mbrojtjes dhe fshinë mekanizmat e sigurisë kombëtare të vendit.

Në librin e tij Profesori shkruan  se, në atë takim, kukulla Enver Hoxha urdhëroi përshpejtimin e procesit të bashkimit të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat. Ai justifikonte (të drejtën e vetes) se Shqipëria nuk mund të ishte shtet i pavarur dhe të instalonte komunizmin sllav pa shkrirje me Jugosllavinë. Arsyetimi ishte plagjiaturë ndaj asaj që Ministria e Jashtme Britanike kishte projektuar për “Albania 1913” si pjesë e një Federate Komuniste Ballkanike. Në letrën e paraparë që Enver Hoxha i dërgoi Josip Broz Titos në mars të vitit 1948, ai i kërkonte që të mos vononte hapat e mbetur për shpërbërjen e Shqipërisë në Federatën Ballkanike Sllavokomuniste, përkatësisht në Jugosllavi (Serbia e Madhe) Nr. 3.”

Bashkëpunimi strategjik i Hoxhës me Titon çimentoi një kontroll të hekurt në vendin e tij dhe ai vazhdoi me eliminimin e grupeve të mundshme të opozitës politike në Tiranë; në mars të vitit 1945, në sallën e kinemasë “Kosova” në Tiranë u hap një gjyq special kundër kriminelëve të luftës; 19 nga 60 të pandehurit u dënuan me vdekje. Për 17 prej tyre u ekzekutuan dënimet me vdekje; ‘disidentët’ e tjerë morën dënime të rënda. Ky gjyq special ishte i pari në një seri të gjatë gjyqesh të tilla. Trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme drejtohej nga Ministri i Punëve të Brendshme, Koçi Xoxe dhe përgjithësisht përbëhej nga persona të paaftë, të cilët në mënyrë të dukshme jepnin dënime të njëanshme politike. Më 20 maj 1947, Ministri i Brendshëm, Koçi Xoxe, drejtues i një fraksioni pro-jugosllav të PKSH, urdhëroi arrestimin e nëntë anëtarëve anti-jugosllavë të Asamblesë Kushtetuese.

Në korrik 1948, qeveria shqiptare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Jugosllavinë dhe Koçi Xoxe u hoq nga qeveria dhe PKSH spastroi fraksionin pro-jugosllav gjatë një Kongresi të PKSH, që u riemërua si Partia Shqiptare e Punës – PPSH.

Me krijimin e lidhjeve të ngushta të Tiranës me Moskën, aspiratat e Titos për të krijuar një konfederatë ballkanike me Shqipërinë dhe Bullgarinë u braktisën dhe një platformë e tillë ekonomike do të rishfaqej sërish në librin e lojërave të Edi Ramës më 29 korrik 2021, kur Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia ndërmorën iniciativën dhe krijuan Ballkanin e Hapur. Një aleancë që do të lyejë strumbullarin imperialist të Serbisë në Ballkan dhe do të dobësojë Kosovën si një Republikë e pavarur.

Sulmi terrorist i mbi 90 ushtarakëve serbë të trajnuar mirë brenda territorit sovran të Kosovës, në fshatin Banjskë, më 24 shtator 2023, demonstron hapur oreksin në rritje të Beogradit për të krijuar një shtrat të ri të nxehtë të konfliktit të armatosur në Evropën Juglindore dhe kërcënuese të sigurisë rajonale. Sipas Reuters, Policia e Kosovës deklaroi se një oficer u vra dhe “tre nga rreth 30 sulmues vdiqën në të shtëna rreth fshatit Banjskë. Murgjit dhe pelegrinët u mbyllën në tempullin e manastirit ortodoks serb, ndërsa rrethimi u i ushtruesve të këtij agresioni I mbajt për orë të tëra.”

Për këtë sulm terrorist të kryer nga Beogradi dhe të injoruar vazhdimisht nga zyrtarët e Komisionit Evropian, kryeministri Albin Kurti deklaroi: “Sulmuesit janë profesionistë të maskuar dhe të armatosur rëndë; të shtënat ishin sulm terrorist”;  ai fajësoi Serbinë fqinje se kërkon të destabilizojë vendin e tij […] “Krimi i organizuar, i cili mbështetet politikisht, financiarisht dhe logjistikisht nga Beogradi, po sulmon shtetin tonë,” tha kryeministri Kurti.

Megjithëse besnikët e Moskës në Gadishullin Ilirik treguan fytyrën e tyre të vërtetë, kryeministri shqiptar EDI RAMA, ashtu si Enver Hoxha menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, nuk ka arritur të kuptojë dhe të bëjë një analizë të saktë se cili është qëndrimi gjeopolitik, synimet e vërteta të Beogradit ndaj vendeve fqinjëve të tij. Përplasjet e armatosura të vitit 2023 në Banjska ishin shumë serioze për t’u injoruar; vdekja e policit Afrim Bunjaku ishte tragjike; megjithatë, heroizmi i tij shënoi fundin e Iniciativës të Ballkanit të Hapur – një e ashtuquajtur aleancë ekonomike rajonale që ishte thjesht mjeti i Serbisë për të zgjeruar politikat e saj shoviniste ndaj komuniteteve etnike joserbe brenda territorit të saj dhe për të zbatuar masat e saj malinje, shtrënguese, operacionet e fshehta në të gjithë Gadishullin Ballkanik.

Në librin e tij profesor Lolja shkruan: “…Megjithatë, vazhdoi derisa lidershipi i sapoformuar i SHBA-së për çështjet botërore kishte plane të tjera strategjike. Me insistimin e SHBA, Jugosllavia Nr. 3 u nda nga kampi komunist i udhëhequr nga BRSS më 28 qershor 1948. Kështu, SHBA-të e shpëtuan sërish Shqipërinë; atë kohë, nga shpërbërja e saj në Jugosllavi Nr. 3.”

Vëllimi thellësisht analitik i Loljas, jep një përparim në Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Shqipërisë gjatë tetëdhjetë viteve të fundit; pasqyruar në mënyrë të jashtëzakonshme nga një autor shumë kompetent, i cili ka kryer kërkime të rëndësishme mbi diktaturën komuniste të Tiranës dhe rrugëtimin e saj të vështirë të demokracisë në tranzicion.

Referencat:

https://jacobin.com/2022/07/albania-history-communism-postcommunism-hoxha-liberalism

https://en.wikipedia.org/wiki/People%27s_Socialist_Republic_of_Albania

https://euronews.al/en/did-pm-edi-rama-unilaterally-decide-to-end-open-balkan-initiative/

https://www.britannica.com/topic/Balkan-confederation

https://www.ankasam.org/the-implications-of-the-open-balkan-initiative-summit-in-serbia/?lang=en
https://www.politico.eu/article/kosovo-serbia-police-attack-albin-kurti-banjska-vjosa-osmani/

https://apnews.com/article/kosovo-serbia-policeman-killed-tension-kurti-vucic-51a29a3159646ec020851b3b5a24836f

Nevoja e të qenit “barbar” për të arritur tek e drejta që të takon me ligj e moral

0
Nga: Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë
___
Besoj shumë prej nesh e kanë lexuar novelën e mrekullueshme të Jack London “Dashuria për jetën”, se cilës i jam kthyer më shumë se njëherë qysh prej fëmijërisë sepse gjej në të një filozofi shumë të hollë e cila nuk na është ndarë ne shqiptarëve e aq më tepër ndodh të jetë reale në ditët që jetojmë sot.
Njeriu përballë ujkut, në mes akujve, të dy të uritur aq sa e ndjenin se vdekja ishte shumë pranë por vetëm njëri prej tyre mund të mbijetonte, ai që do të ishte më i fortë. Përleshen të dy dhe njeriu i kulturuar, i edukuar, lindur mes qytetërimit mondan kuptoi se vetëm rikthimi tek rrënjët barbare do ta bënte të mundur të fitonte këtë betejë dhe në sytë e tij ndizet drita për jetën. I ngul dhëmbët në fyt ujkut dhe pi gjakun e tij për të mbijetuar nga uria e të ftohtët.
Sigurisht, kjo ishte mundësia e vetme që njeriu mes akullit kishte, njëri prej të dyve duhet të vdiste dhe kjo ishte e pashmangshme.
E kam gjetur vetëm në dhjetra raste në pozitën e personazhit të Jack Londonit në novelë, por unë në jetën e përditshme si shumë të tjerë, jam munduar fort të ruaj formatin njerëzor e të mos ndeshem me hienat që rëndom i gjen kudo në vendin tonë. Dhe në fakt, nuk kam qenë asnjëherë njësoj me personazhin e Jack Londonit në novelë sepse nëse ai kishte përballë një armik të denjë që e bëri atë të luftojë fort e të japë nga vetja më të mirën për ta mundur, unë nuk kam pasur ndonjëherë armiq të denjë si ujkun, përkundrazi, armiqtë kanë qenë gjithnjë hienat kërrmangrënësë.
Në çdo moment të lind nevoja në Shqipëri që të bëhesh “barbar”, që të sfidosh ligjet dhe edukatën, mënyrat e bukura njerëzore e delikatesën. Sepse nëse je i butë, i sjellshëm, reflekton kulturën me të cilën je rritur e ke investuar shumë që atë ta kesh pjesë të pandarë tëndën në punë e në jetë, në Shqipëri je i marrë fund. Si në rastin e një mikut tim, profesor Petrikës, një muzikant i shkëlqyer, me një kulturë të jashtëzakonshme i cili po të jetonte në Francë a Austri do të ishte ndër artistët më me shumë peshë e drejtues filarmonie besoj, por pati fatin e keq të jetojë në Shqipëri ku shumica e të njohurve përdorin për të shprehjen: “sa gjynah është i shkreti, sa i mirë e i urtë është, s`ka për të gjetur kurrë të drejtën që i takon me këtë natyrë që ka”.
Ky është një fenomen që ne e ndeshim shpesh në jetën e përditshme, kur duhet patjetër të bësh aleanca të çfarëdolloji me ujqërit për t`ia dalë në njëfarë mënyrë mbanë problemeve të shumta, për shkak të mungesës së institucioneve e funksionimit të tyre në zbatim të ligjit. Nuk mjafton kurrsesi të kesh të drejtë, as të zbatosh ligjin me përpikmëri si qytetar, as t`i drejtohesh gjykatës, as të përmbushësh të gjithë detyrimet siç t`i kërkojnë. Por nëse shkon i veshur me petkun e barbarit, i armatosur me armët e barbarit e me shpirtin e ujkut të egër atëherë ka shumë mundësi që të zgjidhësh çdo problem. Funksionon shpesh më tepër frika sesa korrupsioni sepse frika nuk mbaron kurrë ndërsa paratë dhe mbarojnë një ditë.
Çfarë reflektimi sjell nevoja e të qenit “barbar” në shoqërinë tonë të sotme? I vetmi i mundshëm është të shtojmë rradhët e tyre meqë janë të suksesshëm, të shndërrohemi në barbarë për të përfituar të drejtën që na takon, t`i tregojmë gjyqtarëve, eprorëve në zyrat e shtetit se nuk është e lehtë të shkelësh të drejtën e tjetrit e të të mos hyj gjemb në këmbë, t`i tregosh fëmijëve se na edukuan gabim duke qenë të sjellshëm e të ndershëm, e se njeriu duhet të kthehet tek rrënjët e barbarit për t`ia dalë, pas 2500 vjetësh qytetërim, pas shembujsh të jashtëzakonshëm njërëzish të mëdhenj të filozofisë, politikës, artit, kulturës, ushtrisë, mjeksisë e gjithçkaje tjetër që vetë njeriu ka mundur të ndërtojë përgjatë rrugëtimit të tij në planetin ku Zoti e solli të jetojë.
Eshtë një lloj filozofie që nëse do të donim ta shpjegonim do të merrte formën e një libri por në fakt është njëkohësisht kaq e thjeshtë sa mund ta përmbledhësh me dy fjalë. Përballë Njeriut qëndrojnë hienat kërrmangrënëse të cilave edhe në rastin që mund t`i mundësh e të mbijetosh, njeriu nuk ua pi dot gjakun si në rastin e ujkut të Jack Londonit që të mund të hapë sytë e të kapet fort pas fijes së jetës, përkundrazi. Gjaku i prishur i hienës të vret në moment edhe nëse ti je fitues, ndaj në këtë rast shoqëria del e humbur gjithsesi sepse kemi vënë shenjën e barazimit ndërmjet barbarëve që jemi munduar të shndërrohemi e hienave kërrmangrënëse që kërkojnë të na shqyejnë.
Ne sot nuk kemi kohë të ndalemi e të shohim se në çfarë përbindëshi e kemi kthyer shoqërinë tonë e se ne vetë jemi: o delet që janë vakte për hienat o përbindësha më të egër se vetë ato. Ne nuk kemi kohë të ndalemi e të shihemi në pasqyrë për të kuptuar se ku e kemi degraduar shoqërinë tonë me veprimet a mosveprimet tona, ne jemi shumë të zënë duke luftuar me hienat e duke veshur cdo ditë nga pak petkun e “barbarit” që mund të na bëjë fitues! Në fakt kemi humbur të gjithë!