Kreu Blog Faqe 791

Flamuri i  vërtetë i Muhamedit dhe flamuri i Arabisë Saudite në varrimet në Atdheun tonë

0

Gjergj Skender Jashari

Fatkeqësisht në Trojet tona, shohim një injorancë të theksuar, kjo edhe për faktin e propagandës së tepërt, që besimtarëve u predikohet të përdorin në varrime flamurin e mbretërisë së Arabisë Saudite, ashtu siç më parë përdornin flamurin e Perandorisë Osmane. Ka shumë kontradikta dhe mospajtime që secili prej shkollave “juridike” islame, sekteve dhe nënsekteve të saj, prej tyre pretendon që e zotëron të vërtetën. Ashtu siç edhe vetë historia e Muhamedit, Islamit dhe Perandorisë Arabe, ka shumë kontradikta në vetëvete. Edhe sot, varësisht nga sekti islam( shiit, sunit, a edhe nënsektet, grupet terroriste a lëvizjet islamike), mbrojnë qëndrime të ndryshme.

Shkurtimisht:

  • Muhamedi përdorte flamurin me ngjyrë të zezë, kurse palltoja e tij ishte me ngjyrë të gjelbër të cilën e preferonte dhe e ndjeksëve të tij kur pushtuan Mekën.[1]
  • Kalifati Rashidun vitet 632-656/661, flamurin kishte me ngjyrë të gjelbër.[2]
  • Kalifati Umajad vitet 661-744/750, flamurin me ngjyrë të bardhë.[3]
  • Kalifati Abasid vitet 750-1517, kishte flamurin me ngjyrë të zezë.[4]
  • Kalifati Fatimid në vitet nga 909-1171, kishte flamurin me ngjyrë të bardhë.[5]

Flamujt fetar me shkrime në të, janë shfaqur në periudhën e mesjetës,[6] përfshirë edhe në botën arabe, si tek Mongolët dhe Selxhukët. Gjithashtu në mesin e flamujve islamik, një symbol i popullarizuar ishte edhe heksagrami apo ndryshe i njohur ylli me 6 cepa,[7] e njohur edhe si “vula e Solomonit”( në arabisht Khatem Sulayman, e cila mund të ishte edhe me 5 cepa) ose Najmat Davud(Ylli i Davidit). Bejllëqet Anatoliane Hanefite Para Osmane të Mesjetës si të Karamanidëve( me yllin e Davidit)[8] dhe Jandaridëve kanë përdorë yllin në flamurin e tyre.

Mamelukët gjatë sundimit të tyre që kishin edhe “vendet e shenjta islame”, e që gjatë kësaj periudhe ata zhvilluan atë që besohej se ishin reliket e flamurit të Muhamedit, e që gjatë kampanjave ushtarake kishin konfiskuar flamuj, të cilët ishin bërë nga pambuku ngjyrë të zezë.[9]

Nëse kërkohet origjina e flamujve të zinjë, i pari i tillë është flamuri i Muhamedit-muslimanëve-islamit, pastaj edhe Kalifati Abasid prej kryengritjes së Abu Muslimit që ishte lider në Revolucionin Abasid e përdori kundër Kalifit Umajad të të njejtës Perandori Arabe.[10] Flamuri Abasid ishte bërë me motivin e “flamurit të zi jashtë Khorosanit” të traditës që ka të bëjë me Mehdiun, prej nga me kalimin e kohës ngjyra e bardhë u bë simbol i Islamit Shiit, kurse ngjyra e zezë u bë simbol i Islamit Sunit.[11] Pas këtij revolucioni( Abasid), në qarqet islamike u pranu që flamuri i Mehdiut do jenë i zi dhe më i madh,[12] derisa anti-Abasidët, mallkuan “flamujt e zi nga lindja”, “të parat dhe të fundit.”[13]

Flamuri i xhihadit të Muhamedit, që përdorte për të plaçkitur, grabitur dhe bërë xhihad ndaj karvaneve të tregtarëve, kundërshtarëve të tij dhe vendeve të tjera, ishte vetëm ngjyrë e zezë, e që dallonte nga flamuri i xhihadit Islamik. Flamuri i Muhamedit, ishte shamia e zezë e Ajshës,[14] kurse sipas traditës Aliu në Betejën e Sifinit përdori “shenjën dalluese-liwāʾ” të Muhamedit e cila ishte ngjyrë të bardhë,[15] kurse kundërshtarët e tyre e përdorën simbolin me ngjyrë të zezë.[16] Hadithet që theksojnë se Muhamedi e kishte flamurin e zi, si standard, janë: Ibn ‘Abas, në Mishkat al-Masabih 3887 në të cilën thekson që standardi ishte i zi, kurse i bardhë ishte flamuri i ushtrisë( banner-i),[17] Ibn ‘Abas transmeton se flamuri i Muhamedit ishte i zi dhe standardi i tij ishte i bardhë,[18] të njejtën e thotë edhe Tirmidhiu,[19] flamuri i zi thuhet edhe nga kapitulli i Xhihadit të Sunan Ibn Majah që ishte i Muhamedit.[20] Sheiku Salman al-Ouda që është ndër dijetarët më të besueshëm në mesin e botës islame,[21] flet për citimin e haditheve që i atribuohen Abu Hureiras, në lidhje me flamurin e zi të Muhamedit.[22] Madje edhe në hadithe theksohet që ushtritë islamike të Muhamedit dhe popullata e tyre edhe gjatë xhihadit të tyre,  kanë përdorur flamurin e zi, si transmetimi  i Al-Hariyh bin Yazid Al-Bakri.[23] Këtë hadith e ka transmetu Al-Hakim, derisa Imam al-Dhahabi( që vdiq më 748 Hixhër) e quan hadith të fabrikuar.[24]

Flamujt që Muhamedi i ka përdorë varësisht nga sekti islam, pretendojnë që janë me ngjyrë solide të zezë, gjelbër a të bardhë,[25] e që organizatat terroriste islamike kanë adoptuar njërën a disa nga këto ngjyra për t’i bërë flamujt e tyre.

Gjithashtu teologjia islamike, flet për ardhjen e Mehdiut, e cila raportohet edhe në hadithe( si Abd al-‘Alim në al-Mahdi al-Muntazar, Nuaim Ibn Hamad në Kitab Al-Fitan, Al-Barzanji në Isha’ah li Ashrat Al-Sa’a dhe Sunan Ibn Majah 4084[26] pastaj Kanzul Ummal, 7/182; Al-Malahim wal Firan, Ibn Tawus, 1/100; pastaj Tirmidhiu thekson se flamuri i zi do të vije nga Khurasani… e do të vendoset në Jerusalem,[27] etj, që  pretendojnë që Muhamedi ka thënë që ardhja e Mehdiut, do të dallohet me “flamurin e zi” që do jenë nga Khorasani(Afganistani) e që do jenë ky edhe flamur i ushtrisë që do luftoj kundër Djallit.[28]

Në Trojet tona edhe sot, në objekte kulti islam, në aktivitete dhe organizime fetare islame, në ceremoni fetare( veçmas mbulimi i arkivoleve me flamur të Arabisë Saudite etj), shohim që përdoret flamuri i Arabisë Saudite, të cilin edhe për më keq, e shenjtërojnë dhe lavdërojnë në predikimet fetare islame, si flamur të islamit, Allahut a Muhamedit. Për fat të keq në shtetet tona, asnjëra nuk është inkriminuar si vepër penale as propaganda terroriste, as përdorimi i flamurit të ISIS-it a organizatave terroriste, e për më keq, tolerohet përdorimi i flamurit të Arabisë Saudite si flamur islam, për ceremoni mortore islame.

Më:21.06.2024

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] A flag worth dying for: the power and politics of national symbols, Tim Marshall, New York, NY: Scribner, an imprint of Simon & Schuster, Inc, 2017, faqe 110–111.

[2] The Rise and Fall of the Hashimite Kingdom of Arabia, Joshua Teitelbaum, London: Hurst & Company, 2001, faqe 205; A flag worth dying for: the power and politics of national symbols, Tim Marshall, New York, NY: Scribner, an imprint of Simon & Schuster, Inc, 2017, faqe 110–111.

[3] The Rise and Fall of the Hashimite Kingdom of Arabia, Joshua Teitelbaum, London: Hurst & Company, 2001, faqe 205; A flag worth dying for: the power and politics of national symbols, Tim Marshall, New York, NY: Scribner, an imprint of Simon & Schuster, Inc, 2017, faqe 110–111; A Tale of Two Factions: Myth, Memory, and Identity in Ottoman Egypt and Yemen. Jane Hathaway, Albany, New York: State University of New York Press, 2003, faqe  97; “Art and Architecture: Themes and Variations”. The Oxford History of Islam, Sheila S. Blair; Jonathan M. Bloom, Oxford: Oxford University Press, 1999, faqe 215–267; Ritual, Politics, and the City in Fatimid Cairo, Paula A. Sanders, SUNY series in Medieval Middle East History, SUNY Press, 1994, faqe 44.

[4] The Rise and Fall of the Hashimite Kingdom of Arabia, Joshua Teitelbaum, London: Hurst & Company, 2001, faqe 205; A flag worth dying for: the power and politics of national symbols, Tim Marshall, New York, NY: Scribner, an imprint of Simon & Schuster, Inc, 2017, faqe 110–111; A Tale of Two Factions: Myth, Memory, and Identity in Ottoman Egypt and Yemen, Jane Hathaway, Albany, New York: State University of New York Press, 2003, faqe  97; “Art and Architecture: Themes and Variations”. The Oxford History of Islam, Sheila S. Blair; Jonathan M. Bloom, Oxford: Oxford University Press, 1999, faqe 215–267; Ritual, Politics, and the City in Fatimid Cairo, Paula A. Sanders, SUNY series in Medieval Middle East History, SUNY Press, 1994, faqe 44.

[5] A Tale of Two Factions: Myth, Memory, and Identity in Ottoman Egypt and Yemen, Jane Hathaway, Albany, New York: State University of New York Press, 2003, faqe  97; “Art and Architecture: Themes and Variations”, The Oxford History of Islam, Sheila S. Blair; Jonathan M. Bloom, Oxford: Oxford University Press, 1999, faqe 215–267; Ritual, Politics, and the City in Fatimid Cairo, Paula A. Sanders, SUNY series in Medieval Middle East History, SUNY Press, 1994, faqe 44.

[6] Jewish Studies, Volume 1, Kalman Dubov, 2021, faqe 155.

[7] Finishing the Mysteries of Gods and Symbols, Volume 0, Seven Star Hand, 2011, faqe 210; Symbols on the banknotes of the countries of the world, SWASTIKA AND DAVID’S STAR, A.de la Tour de e Vere, faqe 141.

[8] The Secret History of Iran, Hamad Subani, 2013, faqe 164.

[9] A Tale of Two Factions: Myth, Memory, and Identity in Ottoman Egypt and Yemen, Jane Hathaway, Albany, New York: State University of New York Press,2003, faqe 97-98.

[10] Revolt, The Social and Military Aspects of the ʻAbbāsid Revolution : Black Banners from the East II, Moshe Sharon, 1990, faqe 78; Studies in Muslim Apocalyptic, David Cook, Darwin Press, 2002, faqe  197.

[11] A Tale of Two Factions: Myth, Memory, and Identity in Ottoman Egypt and Yemen, Jane Hathaway, 2012, faqe 97f.

[12] Studies in Muslim Apocalyptic, David Cook, Darwin Press, 2002, faqe 125, 153,206.

[13] The Nativist Prophets of Early Islam, Patricia Crone, 2012, faqe 243.

[14] Armies of the Muslim Conquest,  David Nicolle, Osprey Publishing, 1993, faqe 6.

[15] Studies in Early Islamic History, Martin Hinds, Darwin Press, 1996, faqe 104-106.

[16] Studies in Early Islamic History, Martin Hinds, Darwin Press, 1996, faqe 109.

[17] Mishkat al-Masabih, libri 19, hadithi 99.

[18] Sunan Ibn Majah 2818, Libri 24, hadithi 66 ose volume 4, libri 24, hadithi 2818.

[19] Jami’ at-Tirmidhi, 1681, libri 23, hadithi 12 ose volume 3, libri 21, hadithi 1681.

[20] Sunan Ibn Majah 2816, libri 24, hadithi 64 ose volume 4, libri 24, hadithi 2816.

[21] http://www.islamway.com/?iw_s=Scholar&iw_a=info&scholar_id=1 (20.06.2024).

[22] The Black Banners, Ali Soufan, W. W. Norton & Company, 2011, faqe 10-16.

[23] Jami’ at-Tirmidhi, libri 47, hadithi 326 ose volume 5, libri 44, hadithi 3274; Sunan Ibn Majah, libri 36, hadithi 157 ose volume 5, libri 36, hadithi 4082.

[24] Abu ‘Abd Allah Muhammad b. ‘Abd Allah al-Hakim al-Naysaburi, al-Mustadrak ‘ala al-Sahihayn (Beirut: Dar al-Kutub al-’Ilmiyyah; 1st edition, 1411 H) [annotator: Mustafa ‘Abd al-Qadir ‘Aṭa], vol. 4, faqe 511, # 8434.

[25] Flags of the Night Sky, When Astronomy Meets National Pride, André G. Bordeleau, 2013, faqe 233.

[26] Sunan Ibn Majah, Libri 36, hadithi 159, ose volume 5, libri 36, hadithi 4084.

[27] Jami’ at-Tirmidhi 2269, Libri 33, hadithi 112 ose volume 4, lbri 7, hadithi 2269.

[28] Studies in Muslim Apocalyptic, David Cook, Darwin Press, 2002, faqe 125, 153, 206; Dr. ‘Abd al-‘Alim ‘Abd al-‘Azim al-Bastawi, al-Mahdi al-Muntazar fi Dhaw-i al-Ahadith wa al-Athar al-Sahihah wa Aqwal al-‘Ulama wa Ara al-Firaq al-Mukhtalifah (Beirut: Dar Ibn Hazm; 1st edition, 1420 H), faqe 162.

Euronacionalizmi 2024!

0

Florim Zeqa 

Faza fillestare e kampionatit evropian të futbollit Euro 2024 në Gjermani nxori në shesh nacionalizmat ndëretnik të ushqyer nga politika ultranacionaliste e kthyer në urrejtje ndëretnike. Brohoritjet nacionaliste të shoqëruara me flamuj dhe pankarta me përmbajtje nacionaliste vërshuan stadiumet e futbollit në shtetin më të zhvilluar dhe më demokratik të Bashkimit Evropian.

Përditshmëria ballkanike në Euro 2024

Ajo që po ndodhë në kampionatin evropian të futbollit në Gjermani nuk është diçka e re, e paparë dhe e padëgjuar në hapësirat ballkanike, por është trishtuese kur kjo ndodhë në një ngjarje kaq madhore të futbollit, siq është kampionati evropian.

Shpërfaqja e miqësive dhe armiqësive, aleancave dhe kundërshtive mes shteteve dhe popujve sipas qëndrimeve dhe përcaktimeve politike të kombeve pjesëmarrëse në këtë kampionat paraqet anën më të errët të këtij kampionati.

Fansat e kombëtareve ballkanike në Gjermani po tregojnë kulturë miqësore me vendasit gjerman dhe kulturë armiqësore me fqinjët e tyre! Përmes këngëve nacionaliste e shfaqin urrejtjen ndëretnike dhe armiqësitë e vjtera dhe të ndërsjella.

Kur urrejtja dhe armiqësia shfaqen para respektit ndërfqinjësor atëhere kemi të bëjmë me mesazhin më të keq të mundshëm në një ngjarje sportive që promovon paqen dhe unitetin mes popujve dhe shteteve.

Rasti më negativ i kampionatit ai përdorimit të fyerjeve dhe sharjeve, duke shprehur urrejtjen dhe mllefin ndaj tjerëve. Kjo tregon se deri ku ka arritur politika ultranacionaliste që të kontaminojë me urrejtje masat e gjëra popullore ndaj popujve tjerë, në veçanti ndaj fqinjëve të tyre tradicional.

Sporti si mënyra më e mirë e unifikimit të popujve dhe shteteve e shpërfaqi njëkohësisht edhe të vërtetën e hidhur të armiqësive mes popujve të ballkanit dhe jo vetëm, i nxori në shesh edhe skenarët politik me largim nga kampionati veropian, sikur ky të ishte parlament i një shteti multietnik!

Shpërfaqja e mentalitetit ballkanik në kamiponatin evropian apo euronacionalizmi 2024 janë tregues i nacionalizmave në rritje në hapësirat ballkanike, e në veçanti në shtetet e dalura nga ish fetderata jugosllave, i cili mund të kulmojë me luftëra ndëretnike sikurse në vitet e ’90-ta!

Rikthimi i Shqiptarëve në krishterizmin e të parëve, proces i pandalshëm

0
Kisha e Vaut të Dejës, aty ky u martuan Gjergj Kastrioti me Donika Gjergj Arianitin
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
___
Rikthimin e shumë shqiptarëve në fenë e tyre natyrale krishtere e konsideroj si rezultat të punës së palodhur të shumë patriotëve të vërtetë shqiptarë, të cilët prej kohësh janë shqetësuar për gjendjen e kombit dhe shtetit, por thirrjen e të cilëve për vigjilencë askush nuk e dëgjoi.
Por siç thotë fjala e urtë popullore, “ata që nuk dorëzohen do të shpërblehen herët a vonë” dhe tani ata mund të thonë me krenari se po korrin frytet e para të punës së tyre.
Sepse ata vazhdimisht u përpoqën t’ua bëjnë të qartë bashkatdhetarëve të tyre se Islami në përgjithësi dhe format e tij devijuese, shkombtarizuese, ekstremiste, primitive dhe terroriste në veçanti, të cilat u praktikuan nga shumë shqiptarë, veçanërisht në periudhën e pasluftës, në thelb janë bomba me sahat, të vendosura në themelin e shtetit tonë nga shërbimet sekrete serbe, ruse, turke dhe arabe.
Jam i sigurt se së shpejti do të rritet numri i shqiptarëve që do t’i rikthehen fesë së tyre natyrale krishtere dhe kjo do t’i shtyjë edhe shumë të tjerë ta ndjekin shembullin e tyre.
Këta të vetmit patriotë të vërtetë, që rrezikuan jetën në kohët më të vështira, nën kërcënime të shumta dhe të braktisur nga shteti, meritojnë të quhen heronj.
Para kujtdo tjetër, fillova të merrem me këtë fenomen të rrezikshëm, duke e analizuar dhe përshkruar nga të gjitha këndvështrimet e mundshme shkencore, filozofike, letrare dhe artistike dhe duke u përpjekur t’i bëj njerëzit e thjeshtë të kuptojnë kotësinë, dëmin dhe rrezikun që vjen prej tyre kur ata bëhen budallenj të dobishëm të klerikëve ekstremistë islamikë.
Madje arrita t’i zhvesh lakuriq nga të gjitha argumentet jo vetëm intelektualët e vetëshpallur që u shitën tek shërbimet sekrete të lartpërmendura, por edhe miqtë e tyre që u ndihmonin pa e ditur se ishin shitur.
Unë, që besoj në Zot në mënyrë jofetare, normalisht do të duhej ta përhapja imazhin tim për Zotin, i cili është një milion herë më i zgjuar, më kreativ dhe më i logjikshëm se sa imazhi që ia japin klerikët fetarë, sepse jo vetëm që korrespondon me të gjitha njohuritë moderne filozofike dhe shkencore, por është gjithashtu përpara kohës.
Megjithatë, për arsye politike dhe patriotike, vendosa t’i mbështes plotësisht shqiptarët që rikthehen në besimin e tyre të natyrshëm të krishterë, pasi kam informacione të drejtpërdrejta dhe të besueshme nga shumë burime të besueshme të inteligjencës aleate, se qeveritë e tyre humben besimin tek ne, kur panë se sa lehtë manipuloheshim dhe shiteshim për dhurata të vogla.
Dhe e konfirmoj me përgjegjësi të plotë se aktualisht po na shpëtojnë nga rreziku akut serbët, të cilët e mbështetën Putinin në masën 85%, duke dëshmuar në këtë mënyrë se ata janë budallenj edhe më të mëdhenj se ne shqiptarët.
Prandaj, me dhimbje në zemër konstatoj, se nuk është zgjuarsia, vigjilenca dhe pjekuria jonë ajo që po na mbron nga rënia në humnerë, por marrëzia e popullit serb.

Gazzetta di Venezia (1931) / Përshtypjet veneciane të mbretit të Shqipërisë — Intervista ekskluzive e Giannino Omero Gallo me Ahmet Zogun

0

Ahmet Zogu (1895 – 1961)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Qershor 2024 

“Gazzetta di Venezia” ka botuar, të premten e 20 marsit 1931, në ballinë, intervistën e shkrimtarit dhe gazetarit italian Giannino Omero Gallo me Mbretin Zog në Venezia, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Përshtypjet veneciane të mbretit të Shqipërisë

(Intervista jonë me Shkëlqesinë e Tij Mbretin Zog)

Burimi : Gazzetta di Venezia, e premte, 20 mars 1931, ballinë

Burimi : Gazzetta di Venezia, e premte, 20 mars 1931, ballinë

Në bordin e anijes italiane “Quarto”, e ankoruar në ujërat e San Marcos, midis Riva degli Schiavoni dhe Kishës së San Giorgio Maggiore – shalli i mrekullueshëm i pallateve, kishave, obelisqeve, paramashëve, velave të vonuara, në pasqyrën e lëngshme dhe të kthjellët të kanalit mbi të cilin dielli hedh shtëllunga floriri dhe gurë të çmuar të ylbertë – pak pas shtatë të mëngjesit vjen njoftimi se Madhëria e Tij Mbreti i Shqipërisë do të largohet para mesditës, megjithëse lajmet e motit që vijnë nga Adriatiku i poshtëm nuk janë të mira dhe mbi qytet fryn erë jugperëndimore. 

Në orën tetë, Grand Hotel ku Mbreti zbriti pesë ditë më parë është i mbushur me njerëz; Enturazhi i Mbretit, disa diplomatë italianë, disa autoritete. 

Konsulli doktor Cortesi dhe Adjutanti i Parë i Mbretit, koloneli Sereggi, më njoftojnë se Madhëria e Tij do të më presë në dhjetë e gjysmë në sallën e madhe të katit të parë. 

Midis Grand Hotel dhe Campo della Salute, nga Santa Maria del Giglio në Punta della Dogana, ka një tufë të pandërprerë gondolash, skafesh dhe varkash shpëtimi. Dikush ka ardhur për atë, vetëm për atë; për të parë më nga afër mbretin e ri që erdhi ditën tjetër në San Marco. Disa, megjithatë, janë të kënaqur me më pak; nga trageti Gregorio vendoset me kamerën e tij tre orë më parë. Për të kaluar kohën, ai shkrep Kodakun pa pushim dhe merr në thjerrë atë që i kalon përpara; dy, tre oficerë shqiptarë nga shoqëria, diplomatë italianë që shikonin nga veranda, një shëtitje e vetmuar karabinierësh përgjatë parmakut, një zotëri i vjetër që mban në krahë një tufë me karafila, arka, kuti, valixhe… 

Pastaj më shumë valixhe, kuti, arka të kuqe, jeshile, blu… 

Lartmadhëria e tij kishte thënë, me të mbërritur në Venecia, se ai do të largohej vetëm me kohë me diell. 

Ai largohet nga qyteti i mbështjellë tërësisht në një diademë vezulluese mes melodisë së gëzueshme të këmbanave, nga San Vitale në San Vio, nga Santo Stefano në San Marco, një koncert që duket se është frymëzuar nga qielli, i rënë në ujë, me një mijë jehona të kota të betejave të vogla sekrete brenda një kambane xhami të mrekullueshme. 

Madhëria e tij Mbreti i Shqipërisë duket se ende nuk është shëruar nga një sëmundje. 

Ndalon për një moment para “verones” së hotelit, më tregon me një dorë horizontin e mrekullueshëm, kishën e Salutes, abacinë e San Gregorio-s, tragetin, serinë e ndërtesave, më tej shtëpinë “që përkulet nën peshën e bizhuterive të saj” në njërën anë, dhe nga ana tjetër profili i ishullit në të cilin uji derdhet nën forcën e rrymës dhe erës. Ai nuk do që unë ta falënderoj për nderin e madh që më bën. 

Fol shpejt, me një gjest të shkurtër dhe të qetë. 

— Më vjen shumë keq që largohem nga ky qytet i dashur që e dua aq shumë, historinë e tij të lidhur kaq ngushtë me atë të popullit tim dhe të tokës sime, jetën e tij të kaluar, hijeshinë dhe magjinë e rrugëve të tij, kanaleve, urave të tij, thesari i mrekullueshëm dhe misterioz i fuqisë dhe shkëlqimit të tij, kishat e tij – të gjitha kishat – monumentet e përjetshme që janë shenjë e lavdisë së tij, një lavdi e madhe, puro italiane. 

Ai ndalon për një çast, mbledh mendimet e tij, ndjen një nga dëshirat e mia, paraprin një kërkesë timen. 

— Para se të shkoja në Vjenë, tani, por edhe dhjetë vjet më parë, kam qenë në Venecia; epo, sa herë kam një përshtypje të re, pak, pak të asaj që besoja plotësisht… dhe krejtësisht të papajtueshme, … me imagjinatën time, një lloj ëndrre që befas bëhet realitet; besohej se ishte një kimerë, për zemrat tona dhe nuk ishte e vërtetë; Venecia është më e madhe se vetë imagjinata! 

— A po e lë Madhëria Juaj me një keqardhje kaq të madhe ? 

— Me pikëllim të sinqertë, sepse, edhe gjatë një qëndrimi të shkurtër, kisha shijuar të gjitha bukuritë e saj delikate, klimën e saj, njerëzit e saj, heshtjen e rrugëve të saj… 

— Sigurisht që Vjena… 

— Në Vjenë nuk munda, nuk pushova dot. Zhurma e jetës së saj më lodhi shumë, nuk më dha prehje. Venecia është me të vërtetë një dashamirëse e madhe, edhe për këtë arsye, sepse pak nga të mirat e saj, pak nga lumturia e saj – atë që ka është e tëra e saj – u ofron me gëzim njerëzve që pret, njerëzve nga e gjithë bota. Kush nuk do të donte ta shihte këtë sharm hyjnor ? 

Madhëria e Tij shikon nga dritaret e mëdha Kanalin e Madh. Ai dëshiron të marrë me vete magjinë që mblidhet në spektaklin që i ofrohet syve. 

— Nuk e shihni ? Gjithçka është e ngjashme me një gur të çmuar. Shqipëria e vogël e do Italinë e madhe sinqerisht, me përkushtim, me besnikëri. Unë dua t’ju them se çfarë mendoj; se e dua këtë qytet. Është e vërtetë. Mbaj brenda meje, në sytë dhe në shpirtin tim, vizionin madhështor të asaj që kam parë, pedimentin heroik të Pallatit të Dukës dhe hijen e qetë të S. Markos, me mrekullitë e tij të shquara; Kam admiruar Tintoretton, Veronesen, Tiepolon, Carpaccion, por ka diçka që nuk mund të shprehet me art, ose vetëm me art, e njëjta harmoni përhapet, si një dhuratë qiellore, midis gurëve dhe ujërave, braktisjeve të qeta dhe zgjimeve të rënda të mermerëve mbi të cilët duket e shkruar fitorja e lavdishme e një prejardhjeje që kishte një shkëlqim të jashtëzakonshëm në botë. 

Flet pa u lodhur dhe balli i shkëlqen mbi harkun bjond të qerpikëve. 

Kur ngrihet e kuptoj që nuk më ka thënë gjithçka që donte. 

Më shoqëron dhe më mban. Unë i them Madhërisë së Tij : 

— Jam i sigurt se do të ktheheni, ndoshta më shpejt se sa beson Madhëria juaj sot. Kur ky qytet të pushton, nuk të lëshon kurrë. Ai është jashtëzakonisht këmbëngulës… 

— Do të kthehem, do të kthehem, për të rishikuar atë pak që pashë me sytë e mi të verbuar nga një pasuri kaq krenare, për të parë gjithçka që nuk arrita të kapja në kaq pak kohë. Duhej të kisha qëndruar mes jush për një muaj, ose më shumë, por atëherë si do të isha larguar, si do të kisha dashur të largohesha? Megjithatë, dua t’ju them se nëse e dua me përkushtim Venecian, i dua edhe njerëzit e saj. U thoni këtyre njerëzve se i falënderoj për demonstratat e simpatisë që kishin ndaj meje. Ndjeva se ata ishin spontan në thjeshtësinë e tyre, ndonjëherë – edhe dje – në përulësinë e tyre. Dhe ju falënderoj veçanërisht që më dhatë mundësinë të bisedoj, edhe sot, para se të largohem nga ky qytet i adhurueshëm. 

Ai mbledh disa kartolina dhe ia kalon adjutantit kolonel Sereggi. 

Mbreti i Shqipërisë është shumë shtatlartë, i dobët, por i fortë, shumë elegant. 

Kur flet të shikon në sy. Sytë e tij janë të ngushtë, të mprehtë, të folurit e tij të lirë, i matur, zëri i tij i qartë, me tone kalimtare të ulëta. 

— Do të vini në Shqipëri? Unë e di që ju shkruani romane. Toka ime është shumë interesante për një shkrimtar. Ejani… 

Nga poshtë, zhurma e motobarkave që zbarkojnë në breg arrin në katin e parë, duke sjellë autoritetet e qytetit që vijnë për t’i bërë nderimet e tyre Mbretit që po largohej. 

Në prag të derës, Lartmadhëria e Tij Mbreti rifillon fjalimin e tij të mëparshëm. 

— Do të kthehem… 

Giannino Omero Gallo

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania),  https://www.darsiani.com/la-gazette/gazzetta-di-venezia-1931-pershtypjet-veneciane-te-mbretit-te-shqiperise-intervista-ekskluzive-e-giannino-omero-gallo-me-ahmet-zogun/.

22 qershori 1941, pasojë e Paktit të pabesisë

0

Eshref Ymeri 

Në historinë e Luftës II Botërore, kryepërtejanën (kryesfondin) e saj e zë përplasja e Gjermanisë naziste me Bashkimin Sovjetik, pas sulmit të befasishëm të trupave gjermane të 22 qershorit të vitit 1941. Arsyet e nisjes së atij sulmi duhen kërkuar pikërisht në Paktin e mossulmimit Molotov–Ribentrop, që u nënshkrua në Moskë më 23 gusht 1939. Ai pakt, së pari, kishte në themel pabesinë e të dyja palëve ndaj Polonisë, me qëllim ndarjen e sa. Por ai Pakt, së dyti, fshihte në vetvete një pabesi të dyfishtë të politikës sovjetike: jo vetëm ndaj demokracive perëndimore, por edhe ndaj vetë Gjermanisë hitleriane. Se Stalini synonte që, duke e ndarë Poloninë me Hitlerin (për të pasur një kufi të përbashkët me të), “t’i siguronte” atij krahët lindorë, duke e nxitur të vinte nën këmbë demokracitë perëndimore. Paskëtaj, në çastin që do ta quante të volitshëm, Stalini do t’i sulej Gjermanisë, me synimin që të arrinte deri në Gjibraltar. Kësisoj mbarë Evropa do të përfundonte nën çizmen e ushtrisë së kuqe, me “flamurin proletar” mbi krye. Ajo pabesi e dyfishtë, të dyja palëve u kushtoi me miliona të vrarë dhe shkatërrime të pallogaritshme.

Pabesinë e politikës sovjetike ndaj demokracive perëndimore, e zbulon haptas vetë Stalini. Në një fjalim që ka mbajtur vetëm katër ditë para nënshkrimit të paktit në fjalë, pra, më 19 gusht 1939, në Byronë Politike të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ai shtjellon haptazi idenë kryesore të Testamentit të Pjetrit I për pushtimin e Evropës. Në atë fjalim thuhet:

“Le të fillojë Lufta e Dytë Botërore, pjesëmarrësit e saj le ta shqyejnë njëri–tjetrin dhe atëherë Bashkimi Sovjetik do të ngrejë flamurin e revolucionit proletar dhe mbarë Evropa do të bjerë në këmbët e tij” (Citohet sipas: “Luftën e Dytë Botërore e filluan Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik”. Faqja e internetit “sokrytoe.net”. 23 korrik 2009).

Për sulmin që Bashkimi Sovjetik do të ndërmerrte kundër Gjermanisë, dëshmon ish–oficeri i zbulimit sovjetik Viktor Suvorov. Ai deklaron:

“Ekzistojnë jo pak udhëzime për faktin se afati i fillimit të operacionit sovjetik “Shtrëngata” qe lënë për më 06 korrik të vitit 1941… Zhukovi (si edhe Stalini) kishte qejf t’i jepte goditjet e veta të dielave në mëngjes. 06 korriku i vitit 1941 ishte e diela e fundit para përqendrimit të plotë të trupave sovjetike (në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik – E. Y.). Gjeneral–armatë S.P. Ivanov e përmend këtë datë pa dorashka: “…trupat gjermane arritën të na e merrnin iniciativën nga dora dy javë më përpara”” (Citohet sipas:Viktor Suvorov. “Akullthyesja. Kush e filloi Luftën II Botërore”. Shtëpia Botuese “Novoje vremja”. Moskva 1993, f. 333).

Në dhjetorin e vitit 1940, agjentët e shërbimit sekret gjerman arritën të zbulojnë planin e fshehtë të Stalinit për sulmin që do të ndërnerrte kundër Gjermanisë. Deri në fillimin e muajit qershor 1941,  edhe korparmatat e ushtrisë sovjetike të Lindjes së Largët, Stalini i pati zhvendosur drejt kufijve perëndimorë.

Pakti i pabesisë Molotov-Ribentrop i kushtoi shumë shtrenjtë Bashkimit Sovjetik. Julia Llatёjnina (1966),  gazetare opozitare ruse, shkrimtare, drejtuese  emisionesh radiotelevizive, për shkak të kërcënimeve që i qenë bërë nga banda e Putinit, më 09 shtator 2017 e pati braktisur Rusinë. Ja çfarë shkruan ajo për pasojat e Paktit të pabesisë:

c (Citohet sipas: Julia Llatёjnina. “Citate dhe aforizma për Rusinë dhe për rusët”.. Faqja e internetit “Adskije novosti”, 19 shkurt 2015).

Në një tjetër informacion për kohën e luftës thuhet:

“Prej 22 qershorit 1941 deri më 09 maj 1945, qenë zënë robër nga ushtria gjermane 5,7 milionë ushtarë dhe oficerë sovjetikë” (Citohet sipas: “Robërit sovjetikë:  gjenocidi më masiv i Luftës II Botërore”. Faqja e internetit “RAPSI (Agjencia ruse e informacionit juridik dhe gjyqësor)”. 16 korrik 2021).

Kaliforni, 22 qershor 2024

Pusho në amshim Don (Ndue) Antonio Bellushi , apostull i Shqiptarizmës!

0

Nga Frank Shkreli

  • Prift, Shkrimtar, Gazetar, Entolog e Pedagog Arbëresh

“Në ballkonin tim vazhdojnë të valëviten tre flamujt: shqiptar, kosovar, dhe ai italian. Ndërsa në bibliotekën time, portretet si ajo e Skënderbeut, Aleksandërit, Pirros, Adem Jasharit, për mua janë ndihmë, burim force e sensibilizimi që kjo Arbëri e arbëreshëve të jetë e përjetshme e mos të vdes kurrë!”  – At Antonio Bellushi.

Ndërroi jetë At Antonio Bellushi një kolos i shqiptarizmës. Bota Arbëreshe, Shqipëria dhe Kosova mbajnë zi për kalimin në amshim të Dom Antonio Bellushit, ARBËRESHIT nga Kosova, siç e njihte komuniteti shqiptaro-amerikan gjatë dekadave të fundit – sepse liria dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë ishin bërë pjesë e pa ndarë e jetës dhe e kryqëzatës së tij në mbrojtje të shqiptarëve kudo, sidiomos gjatë viteve të luftës në Kosovë. Ishte një mbrojtës i vendosur i Kosovës gjatë njërës prej krizave më të rënda historike të Kombit shqiptar.  Ai merrte pjesë shpesh në shumë takime dhe raste kombëtare të komunitetit shqiptaro-amerikan. Me At Antonio Bellushin, ishte gjithmonë kënaqësi të takohesh. Të në praninë e tij, ishte një përvojë e vërtetë patriotizmi — një rast frymëzimi i vërtetë atdhedashurie. për të gjithë.

Të shpejta qenë reagimet nga mbarë bota shqiptare për lajmin se At Bellushi ndërroi jetë, pas një sëmundjeje të rëndë, në moshën 90-vjeçare.

Antonio Bellushi duke e marrë titullin e nderit nga Presidentja Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani shprehi ngushëllimet e saja për ndarjen nga jeta të Dom Antonio Bellushit me një deklaratë në rrjetët sociale: “Me dhimbje të thellë mora lajmin për kalimin në amshim të at Antonio Belushit, veprimtarit të paepur të çështjes shqiptare, i cili përveç se kultivoi me pasion gjuhën arbëreshe, nga vitet ‘90, bashkë me Presidentin Rugova e veprimtarë të tjerë, e mbrojti të drejtën e shqiptarëve për liri.  Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për familjen e miqtë, Kishën Arbëreshe, institucionet e popullin arbëresh të Kalabrisë e gjithë Italisë së Jugut. Si Presidente e Kosovës kam pasur nderin ta takoja në bibliotekën e pasur të tij, të cilën e krijoi dhe e mbajti me aq përkushtim deri në vdekje. Kur ia akordova shtetësinë e Kosovës, ishte i stërlumtur, sepse iu plotësua dëshira e tij jetësore.  I përhershëm qoftë kujtimi për at Antonio Belushin”, përfundon Presidentja Osmani reagimin e saj në emër të Republikës së Kosovës, me rastin e ndërrimit jetë të Antonio Bellushit, — në emër të Kosovës, për të cilën ai punoi e veproi me gjithë shpirt për dekada, sidomos në bashkpunim me komunitetin shqiptaro-amerikan.          

Në një reagim të shpejt e të shkurtër, me këtë rast, Dom Lush Gjergji i Kishës Katolike Shqiptare në Kosovë, duke iu drejtuar atij me fjalët “Mik dhe vëlla i dashur Atë Ndue (Antonio)” shkruan se,  jeta e At Antonio Bellushit ishte “Një jetë e gjatë shumë e begatshme, me plot fryte, zell, angazhim, frymëzim, do të them edhe entuziazëm unik në të mirë dhe dobi të Popullit tonë ilir, arbëror e sot shqiptar. Ai ka qenë mbi të gjitha prift arbëresh i ritit lindor apo bizantin, gazetar, publicist, etnograf, shkrimtar, udhëpërshkrues, pedagog, bibliotekar, mbi të gjitha i dashuruar në Zotin, Kishën Katolike, në Popullin tonë”. Dom Lush Gjergji e ka njohur mirë At Antonio Bellushin, në jetë dhe veprimtaritë e tija, por njihte dhe shpresat e tij për Kombin shqiptar, se e ardhmja e këtij kombi të lasht do të jetë në skenën botërore për të mirën e tij dhe të tjerëve:  Porosia e tij ishte e qartë, largpamëse dhe profetike, kujton Dom Lush Gjergji: “Ne mbijetuam për të dëshmuar lashtësinë, historinë, autoktoninë, mbi të gjitha Provaninë e Zotit dhe historinë tonë tejet të lavdishme në krye me Gjergj Kastriotin – Skënderbeun tonë… Populli ynë tash e tutje do të jetë në skenë për të mirën tonë dhe të tjerëve, të gjithëve…” Kaloi në amshim arbëreshi Atë Antonio BELLUSHI (1934 – 2024) (drita.info)

E sjellim këtë shënim të shkurtër e modest për të kujtuar dhe nderuar Arbëreshin e Madh Don Antonio Bellushin në ditën e shkuarjes së tij në amshim. Sepse i kemi shumë borxhe këtij burri të madh – por jo vetëm At Antonio Bellushit, por të gjithë arbëreshëve të Italisë, të cilët brez pas brezi, për më shumë se 500-vjet në dhe të huaj, kanë ruajtur gjuhën shqipe, traditën dhe kulturën kombëtare do mbahet mend si një përfaqësuesi i denjë i kulturës arbëreshe perëndimore.  Kujtimi i tij do të vazhdojë të ketë një influencë të thellë në komunitetin shqiptaro-amerikan me të cilët ai e ndiente veten si në shtëpine e vet – por edhe do të kujtohet përgjithmonë në zhvillimet e ardhëshme të letërsisë, gjuhës dhe kulturës arbëreshe.

U nda nga kjo jetë një njeri i shumë vlerave fetare, kombëtare dhe kulturore të Arbërisë – një arbër me një idealizëm të pashoqt – që po len familjen dhe shumë miq të tij, anë e mbanë botës shqiptare – me një ndjenë humbjeje të thellë dhe të pazevendsueshme – sidomos në mërgatën shqiptaro-amerikane të cilën e donte fort.

Pushofsh në paqe Dom Antoni (Ndue) Bellushi!

Fillesat e Krishtërimit në Europë, dallimet në mes të katolicizmit dhe ortodoksizmit

1
Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Fatkeqësisht më 3 gusht 49 ndodh konvertimi i Lydias “makedone” në Krishtërim. Ishte njeriu i parë në Europë i konvertuar në Krishtërim. Kovertimi ndodhi sepse Paulusi anadollak i Taurusit, gjëgjësisht Shën Pali i cili po e formonte religjionin Kristian, gjatë rrugëtimit nga Jerusalemi për në Romë, ndalon për pushim në Filipi (qytet buzë Selanikut të sotëm). Aty gjen strehim te Lydia dardane.
Ludia ishte Dardane nga Krahina e Lydias dardane (Azi e Vogël). Ajo u shpërngul në qytetin makedon Filipi për të praktikuar biznesin me ngjyrim të shtofrave me purpur.
Komunikimi i Shën Palit me Lydian është zhvilluar në “greqisht”, meqë ajo ishte atëherë gjuhë e elitës intelektuale.
Dita e 3 gushtit për besimtarët kristianë është Ditë e shejtë që i dedikohet Shën Lydias makedone. Lydia është protagoniste biblike.
Legalizimi i Krishterimit në Europë
Nga 3 gushti i viti 49, deri në vitin 313, kur Konstadini i Madh miraton Marrëveshjen e Milanos, Krishterimi në Europë përhapet në mënyrë klandestine, nga se ishte i ndaluar nga perandoria Romake. Me anë të Marrëveshjes (Ediktit) së Milanos legalizohet liria e shprehjes se mendimit dhe liria e besimit dhe praktimit të të gjitha religjioneve.
Më 28 shkurt 380 Perandori Romako-Bizantin Teodosi I, miraton Ediktin „Cunctos populos“, i cili e sanksiononte vetëm Krishtërimin si religjion të vetëm “zyrtar” të Perandorisë Romake, duke i ndaluar të gjithë religjionet tjerë.
Shizma e madhe e vitit 1954
Religjioni Kristian e ka bazën në Biblën e shkruar në “greqisht”, e cila ishte edhe gjuhë liturgjike, deri kur u legalizua në Perantorinë romake në vitin 313, nga Perandori Konstadini i Madh, i cili qe konvertuar në kristian. Qysh atëherë liturgjia kristiane filloi të praktikohej edhe në Latinisht. Gara për gjuhë kryesore liturgjike ishte shkaku kryesor që shkaktoi “shizmën” (ndarjen) e madhe të Krishtërimi, më 24 korrik 1054. Tashmë u përvijuan Kisha Romane (katolike) e Romës, dhe Kisha Ortodokse e Bizantit (Konstandinopolit). Hapësira e banuar me protoshqiptarë i përkiste Perandorisë Bizantine, prandaj dominohej nga Krishtërimi ortodoks.
Fatkeqësisht disa dekadentë, duke qenë të infektuar nga shovinizmi anti helenë dhe anti sllavë, broçkullisin se Krishterimi katolik është më shqiptar se Krishtërimi ortodoks, edhe pse Rilindja jonë kombëtare zanafilëën frymëzuese e ka nga Shqiptarët e përkatësisë ortodokse. Prandaj insistojnë të prezantojnë popullsinë protoshqiptare të Mesjetës me përkatësi katolike, edhe pse, duke qenë pjesë Bizantine, ishte kryesisht ortodokse.
***
Në vazhdim po sjell një ligjëratë të shkollave në Gjermani, ku nxenësit informohen për dallimit mes Krishterimit katolik dhe ortodoks.
Çfarë është kisha ortodokse dhe çfarë besojnë të krishterët ortodoksë?
Kisha Ortodokse është një bashkësi fetare e krishterimit. Me rreth 300 milionë njerëz, ajo përbën komunitetin e tretë më të madh të të krishterëve besimtarë.
“Ortodoks” do të thotë “adhurim i saktë” ose “besim i vërtet”. Kjo do të thotë se të krishterët ortodoksë i jetojnë shkrimet në mënyrë rigoroze dhe fjalë për fjalë.
Kisha Ortodokse e ka origjinën në Evropën Juglindore, përkatësisht në Perandorinë Bizantine. Meqenëse atje dominonte kultura greke, gjuha e kishës ishte kryesisht greqishtja.
Fillimisht nuk kishte dallime midis besimit katolik dhe atij ortodoks. Megjithatë, me kalimin e viteve, ata debatuan se si duhet adhuruar Zoti. Prandaj, pasuesit e Kishës Ortodokse e përshkruajnë veten si të vetmit pasardhës legjitim të kishës së vjetër. Por kush doli në të vërtetë i pari?
Katolik apo Ortodoks?
Kisha katolike dhe ortodokse u zhvilluan nga i njëjti besim. Ata u ndanë nga njëri-tjetri gati 1000 vjet më parë dhe janë zhvilluar në dy emërtime të ndryshme deri më sot.
Ndarja e besimit u përforcua nga përcaktimi i Bizantit si kryeqyteti i dytë i Perandorisë Romake. Si rezultat, perandoria ra politikisht në dy gjysma. Primati i Papës në Romë u refuzua gjithnjë e më shumë. Kjo përfundimisht arriti kulmin me shkishërimin e ndërsjellë të Papës dhe Patriarkut të Kostandinopojës në vitin 1054, i cili përfundimisht ndau kishën.
Papa në Romë e shihte veten si kreun e të gjithë të krishterëve, përfshirë ata që jetonin në Bizant. Megjithatë, ata e shihnin patriarkun e tyre përkatës, kryepeshkopin e tyre, si besimtarin më të lartë. Kjo shkaktoi dy rrymat e krishtera.
Dallimi midis Kishës Katolike dhe Ortodokse
Edhe pse kishat katolike dhe ortodokse lindën nga i njëjti besim, ka dallime të mëdha midis të dyjave.
Të krishterët ortodoksë kanë një nderim të fortë të ikonave dhe imazheve të shenjtorëve. Shërbimet e tyre kishtare janë gjithashtu më të përpunuara se ato katolike. Për shembull, ka më shumë temjan, qirinj dhe këndim kor. Një shërbim në kishë mund të zgjasë deri në tre orë.
Ndërsa katolikët festojnë festat e tyre sipas kalendarit Gregorian, disa të krishterë ortodoksë përdorin kalendarin Julian. Për shembull, kishat ortodokse ruse dhe ato serbe festojnë Krishtlindjet vetëm më 6 dhe 7 janar. Nga ana tjetër, të krishterët ortodoksë grekë kanë adoptuar kalendarin Gregorian dhe festojnë gjithashtu më 24 dhe 25 dhjetor.
Besimi i të krishterëve ortodoksë
Pavarësisht disa dallimeve, besimi ortodoks në thelb nuk është veçanërisht i ndryshëm nga ai i të krishterëve katolikë.
Shtatë sakramentet e Kishës Ortodokse korrespondojnë me ato të Kishës Katolike: pagëzimi, rrëfimi, konfirmimi, martesa, vajosja e të sëmurëve, shugurimi i priftërinjve dhe ipeshkvijve dhe Darka e Zotit.
Bibla e të krishterëve ortodoksë gjithashtu përbëhet nga Dhiata e Vjetër. Mirëpo, aty ka edhe më shumë shkrime sesa te katolikët. Përveç kësaj, Maria dhe baballarët e ndryshëm të kishës, d.m.th. patriarkët nga kohët e lashta, janë veçanërisht të rëndësishëm për besimin.
Kredo përmbledh mirë besimin e Kishës Ortodokse dhe vetëperceptimin e saj: “Kisha e vetme, e shenjtë, katolike dhe apostolike”.
Besimi në Papa ndryshon gjithashtu midis dy emërtimeve. Kisha Katolike beson në pagabueshmërinë e Papës – por të krishterët ortodoksë jo.
Ka një ndryshim të madh edhe në beqarinë e priftërinjve. Ndër të krishterët katolikë, priftërinjtë janë të ndaluar të martohen. Megjithatë, në Kishën Ortodokse, burrat e martuar lejohen të bëhen dhjakë ose priftërinj. Megjithatë, nëse bëheni të ve pasi jeni shuguruar si prift, nuk lejohet një martesë e dytë. Për t’u bërë peshkop në një kishë ortodokse, një burrë duhet të jetë beqar.
Krijimi i Kishës Ortodokse
Kisha Ortodokse nuk drejtohet nga Papa, por nga kryepeshkopët, të ashtuquajturit patriarkë. Parakusht për këtë është që ata të jenë priftërinj. Meqë ka kaq shumë patriarkë, edhe ata nuk kanë kokë. Megjithatë, Patriarku i Kostandinopojës ka një lloj roli suprem. Për shembull, ai koordinon bashkëpunimin e kishave ortodokse, por nuk ka pushtet absolut mbi patriarkët e tjerë.
Në vendet ortodokse kisha dhe shteti nuk janë të ndara, siç e dini nga Gjermania apo Austria. Në vend të kësaj, ato ekzistojnë në harmoni me njëri-tjetrin.
Ndoshta ndryshimi më i madh midis Kishës Ortodokse dhe besimeve të tjera është se nuk ka teologji rreptësisht sistematike me rregulla të ngurta. Besimtarët e kuptojnë se duhet përshtatur me traditat kulturore të çdo vendi. Prandaj, dizajni është i ndryshëm kudo në zonën e shpërndarjes.
Por ata bien dakord për një gjë: besimin në një Zot dhe praninë e shpirtit te njerëzit. Fryma është lidhja midis njerëzve dhe Zotit, e cila i çliron ata nga mëkatet e tyre dhe i lejon ata të bëhen qenie shpirtërore. Një hap që tashmë është bërë në Jezu Krishtin.
Kisha Ortodokse – pyetjet më të shpeshta
Cili është ndryshimi midis ortodoksëve dhe katolikëve?
Ndërsa Kisha Katolike udhëhiqet nga Papa në Romë, Kisha Ortodokse ka kisha të ndryshme kombëtare të pavarura. Ka edhe disa dallime në besime. Për shembull, nderimi i ikonave luan një rol më të madh në mesin e të krishterëve ortodoksë.
Çfarë beson Kisha Ortodokse?
Kisha Ortodokse beson në një Zot, Trinitetin dhe Shtatë Sakramentet – ashtu si Kisha Katolike. Arsyeja e ngjashmërisë është se të dyja i kanë rrënjët në krishterimin e hershëm. Megjithatë, më vonë ata u ndanë dhe vazhduan të zhvillohen paralelisht me njëri-tjetrin.
Çfarë është kisha ortodokse?
Fjala greke “ortodoks” do të thotë “besimtar”. Besimi ortodoks është interpretimi i rreptë dhe fjalë për fjalë i shkrimeve të shenjta. Kisha Ortodokse u nda nga Kisha Katolike rreth 1000 vjet më parë dhe jeton sipas rregullave të veta.
***
Ligjeratën për shkolla në Gjermani e huazova nga:
***
Këtu e keni intervistën e Prof. Dr. Jahja Drançollit, i cili shtjellon Historinë mesjetare të Europës Juglindore:

Në spikamë: ekspertja shqiptaro-amerikane e shëndetit publik dhe profesoresha e Univerzitetit Keizer në Fort Myers, Dr. Teuta Mulliqi Kabashi

0
Drejtimi i Dr. Kabashit në përmirësimin e teknikave të imazhit ka forcuar reputacionin e institucionit si një qendër e shquar në diagnozën e kujdesit shëndetësor.
Përtej rolit të saj klinik, ndikimi i saj shtrihet në mënyrë të theksuar në zhvillimin Akademik të studentëve. Profesoresha Phd. Dr. Teuta Mulliqi Kabashi ka luajtur një rol kyç në edukimin e studentëve si profesor i përkushtuar në Universitetin Keiser, ku ka luajtur një rol kyç në përcaktimin e kurrikulës dhe ofrimin e mësimit të specializuar në kurset OB/GYN dhe Vaskular në programin e Sonografisë Diagnostikuese.
Nisma e saj edukative është projektuar jo vetëm për të përhapur aftësitë teknike, por edhe për të vendosur njohuritë e thella mbi parimet anatomike dhe patofiziologjike lidhur me strukturat cerebrovaskulare dhe vaskulare të periferisë.
Përqasja pedagogjike e Dr. Teuta Mulliqi Kabashit si eksperte e dalluar integroi njohuritë e saj në ligjëratat tradicionale në klasë si edhe metodologjitë e fundit të mësimit në linjë për të optimizuar angazhimin dhe ruajtjen e njohurive të studentëve.
Kontributi saj është spikatur në zhvillimin profesional gjatë kohës së saj në Institutin PS Imaging dhe në Southern Technical College. Dr. Mulliqi Kabashi, thelloi ndikimin e saj edukativ duke ofruar ligjëratë të plota mbi strukturat vaskulare, teknikat e skanimit dhe protokollet klinike. Mentorimi i saj shtrihej përtej instruksionit në klasë, duke përfshirë sesione trajnimi praktik dhe vlerësime individuale të studentëve për të kultivuar njohuritë në sonografi diagnostikuese.
Udhëtimi i saj akademik është i theksuar si PhD. Dr. i Shkencave të Shëndetit publik e pajisur me eksperizë profesionale dhe akademike të Shëndetit publik nga Universiteti Nova Southeastern, i filluar nga një Diplomë e Asociuar në Sonografi Diagnostike nga Lansing Community College. Këto kualifikime jo vetëm që vërtetojnë aftësitë e saj akademike, por gjithashtu shërbejnë si një bazë solide për rolin e saj të dyfishtë në praktikën klinike dhe edukimin publik shendetësor.
Përmes përkushtimit të saj të vazhdueshëm në avancimin e sonografisë diagnostikuese dhe rritjen e profesionistëve të ardhshëm të shëndetit, kjo eksperte ka vendosur një trashëgimi të qëndrueshme të shkëlqimit në Naples dhe më gjerë. Përpjekjet e saj në bashkërendimin e ekspertizës klinike, udhëzimin edukativ dhe angazhimin në zhvillimin profesional vazhdojnë të frymëzojnë një brez të ri praktikantësh të shquar në fushën e imazhit mjekësor. Kontributi i saj përfaqëson një përpjekje të thellë në avancimin e kujdesit shëndetësor përmes edukimit, inovacionit dhe shkëlqimit klinik, duke vendosur një standard të shquar edhe në praktikën dhe edukimin e sonografisë.

Pellazgët, Ilirët, Dardanët, Shqiptarët

1

Shkruan : Xhemaledsin Salihu, Preshevë

Librit i Stojan Novakoviqit: “Dy ditë në Shkup, me 14-15-16 korrik 1905, shënime dhe mendime nga udhëtimi”– disa përshtypje nga leximi:

Stojan Novakoviqi udhëtoi për në Carigrad /Stamboll/ në detyrë konsulare dhe për të nënshkruar marrëveshjen e parë Serbi-Turqi, lidhur me Hekurudhen.

Novakoviqi shkruan edhe për Justinijanin, kodifikatorin e ligjeve romake, i cili u lind në fshatin Tavrisija apo Tauresija te qytetëza Vederijana /Bederijana/ jo larg Shkupit./Këtë të dhënë Novakoviqi e mori nga libri i Hahn: Reise von Belgrad nach Salonik, Denkschriften XI, 94-Udhëtimi Beograd-Selanik/

Pastaj vazhdon: “Dardanët europianë, të cilët jetojnë pas kufijve durrsakë, afër qytezës Vederijana apo Bederijana, fshati Tavrisija apo Tauresija, ku kishte lindur princi Justinijan.

Novakoviqi, Dardanin e lidh me pjesën kryesore të Siujdheses Ballkanike/Ilirike/ dhe gjithë ndërtimin në Shkup e lidh me kohën e Justinijanit.

Në pjesën e librit: Siujdhesa Ballkanike dhe mosmarrëveshjet etnografike: shkenca europiane, shumë kohë, nëpërmjet historianëve të vet studio këtë temë, por në fund i gjithë shqyrtimi dhe trajtimi i kësaj teme u zgjidh në interes të Grekëve.

Lidhur me këtë temë po japim disa mendime të profesorit të historisë helene, K. Paparigopula, të Universitetit të Athinës në këtë libër, ndërsa profesori i shpreh idetë në librin e tij: K. Paparrigopoulo,, Histoire de la civilization hellenique, Paris, 1878.

Çështje delikate mbi Arbanasit, të cilët vendin në Greqi e quajnë Epiri i Ri. K. Paparigonulo, nga pikëpamja e tij greke, e cila meriton vëmendje të madhe: ” Gjuha arbanase /shqipe/, në të vërtetë flitet në shumë vende në Greqi, por edhe Grekët , Arbanasit nuk i quajnë të huaj. Ilirët e Vjetër apo Arbanasit, të cilët jetojnë në bregdetin perëndimor të siujdhesës kishin shumë lidhje të përbashkëta me Grekët. Në Epir, shumë fise greke apo arbanase ishin shumë të ndërlidhura. Romaket, këtë krahinë e quanin Iliri Helene, ndërsa të mesjetës e quanin Epiri i Ri. Arbanasit të krishterë flasin edhe greqisht edhe gjuhën arbanase. Në kohën e luftës për çlirimin e Greqisë, Arbanasit me besim shumë të madh morën pjesë në çlirimin e Heladës.

Studiuesi A. Rambo, në Siujdhesën Ballkanike thote se jetuan katër rasa: greke, slave, vllahe dhe arbanase.

Me rëndësi të thuhet se: Pushtimi turk i Siujdhesës Ballkanike shprehu një tolerancë ndaj fes të krishter. Bile, veprimtaria vazhdoi e njëjtë si në kohën e Mbretërisë Bizantine.

Novakoviqi është subjektiv kur shkruan për shtrirjen e Serbëve, Shqiptarëve dhe Grekve, duke i përzier krahinat shqiptare me oaza serbe, që edhe sot nuk qëndrojnë.

Studiuesi anglez Henry Holland, në Udhëtimi nëpër Shqipëri, London, 1819 shkruan: “Arbanasët, Shqipëtarët apo Arnautët janë pasardhësit dhe përfaqsuesit e Pellazgëve të vjetër , origjinën e kanë nga Iliria

Sipas Hollandit, me fjalë të tjera, sipas origjinës dhe rrethanave elementare janë Grekë të vërtetë.

Ata ndahen në dy degë të mëdha, në Gegë dhe Toskë që janë të shpërndarë në Epir. Për Gegët thotë se janë të karakterit të fortë dhe serioz, ndërsa Toskët janë të hareshëm, të gjallë, por të pasigurtë.

Pastaj vazhdon dhe thotë se më 1431, sulltan Murati e pushtoi Epirin dhe Shqipërinë dhe i udhëhequr nga fryma prozelitizmit i urdheroi humbësit të konvertohen në Turqë. Banorët e luginave u pajtuan, ndërsa ata të maleve nuk u pajtuan, sikur Mirëdita që mbetet katolike. Një pjesë e banorëve u fshehën në malet Kimara, Suli dhe Parga dhe mbetën ortodoksë.

Pjesa e dytë e banorëve iku në drejtim të jugut, në Evije, në Atikë, në Argolis dhe ujdhesat për rreth. Ndërsa pjesa e tretë e Arbanasëve, u shpërnguljen që ndodhi më 1770, kur Morea u shkretërrua nga Turqit. Autori shkruan se këto krahina janë të theksuara në kartën e tij dhe nuk janë kurrfarë elementi i huaj, sepse brenda 30 vjetëve u greqizuan edhe me gjuhë edhe me ide.

Kështu ndodhi me Arbanasit ortodoksë në Shqipërinë e Jugut dhe Epir.

Interesant është një broshurë-liberth e shtypur në Athinë, më 1878, të një autori anonim, i cili thotë se vijëzimi i kufijve është shumë interesant dhe kështu i spjegon. Nëse merret Ballkani si vijë kufiri dhee vazhdoni nga Sofia, në jugperëndim deri në malet veriore arbanase, afër Detit Adriatik, do të kemi në anën jugore keto vija, të gjithën Trakinë dhe Maqedoninë, Epirin dhe Thesalinë. Shtrohet pyetja: cili popull jeton në këto vende? Helenët, Turqit, Turko-Arbanasit, Arbanasit dhe Bugarët. Dhe e gjithë kjo laryshmëri e emrave të popujve tregon dhe ndalet te Helenët, sepse muhamedanët janë grekë te konvertuar, ARBANASIT JANË PELLAZGËT E Vjetër, ndërsa autori i quan fis Helen. BILE EDHE TURKO-ARBANASIT JANE PELLAZGËT E TURQIZUAR.

Në vazhdim të librit, autori shkruan se me shkapaderdhjen e Perandorisë Turke, në fillim të shekullit XIX, nga gërmadhat e shekujve të vjetër dalin në sipërfaqe 6 grupe etnografike, shumë të rëndësishme, por të ndryshëm.

Nëse këto 6 grupe të popujve i radhisim sipas gjuhës, me të cilat përfaqësohen, do të kemi sipas vjetërsisë keto grupe kryesore:

1.ARBANASIT /MBETJET VENDASE AUTOKTONE/

2.GREKËT / VENDASË AUTOKTONË DHE PASOJË E QEVERISJES GREKE/

3.RUMUNËT /PASOJË E QEVERISJES ROMAKE DHE KOLONIZIMIT/

4.SERBËT / SLLAVË TË ARDHUR/

5.BUGARËT / POPULL URALO-ALTAJ DHE SLLAVË/ DHE

6.TURQIT / TË ARDHUR DHE PASOJË E SUNDIMIT TURK/.

Të gjitha grupet dallojnë, por vetëm Serbët dhe Bullgarët jane të perbashkët.

Autori shkruan se shumë studiues të huaj u morën me çështjen e Ballkanit dhe thonë se popujt e vegjël që kanë histori të lavdishme, shumë keq e përdorin, sepse kujtimet për të kaluarën i mbulon kokat e njerëzve të popujve të vegjël, me histori të lavdishme, ndërsa nuk e kanë parasysh se për ta është vetëm një rrugë në jetën e përditshme dhe gjatë historisë, ndërsa e vetmja rrugë duhet të jetë: punë natë e ditë, punë pa ndërpre dhe punë fituese.

Në Siujdhesën Ballkanike, sipas etnografisë mund të dallohen Arbanasit dhe Sllavët, por kurrsesi Serbët dhe Bullgarët, i takojnë popullit sllav.

Në Siujdhesën Ballkanik nuk mund të flasim për shtete të pastra etnografike. Pastaj asnjë popull në Ballkan nuk mund t’a pushtoj një popull tjetër, sepse e vetmja dalje nga kriza është ndarje apo lidhje apo tutje robërim. Nëse kufijtë vizatohen sipas etnografisë, atëherë kufijt shtetror do t’i ngjanin një thurrjeje të larmishme, çka në praktikë dhe në realitet nuk mund të ndodh.

Dikund në fund të librit, autori përmend se Kryeshenjtëria ortodokse e Preshevës kishte 3767 shtëpi dhe 37 famulli, prej tyre në Preshevë vetëm ajo e Leranit dhe Bilaçit.

Vëllezërit Batatina, Podujevën e diskriminuar dhe të margjinalizuar nga regjimi komunist, e shndërrojnë në arenë ndërkombëtare të futbollit

0

Nga: Arif Ejupi

Podujeva, e konsideruar epiqendër e kryengritjeve të njëpasnjëshme për Liri dhe Pavarësi të Kosovës, çdoherë ka qenë e diskriminuar dhe margjinilizuar nga regjimi komunist i ish-Jugosllavisë.

Në rajonin e Llapit, kanë ekzistuar dy–tri fabrika. Ato edhe pse çdoherë kanë pasur bilanc pozitiv, në shenjë hakmarrjeje ndaj nëpunësve dhe punëtorëve shqiptarë që kundërshtonin regjimin sllavo–komunist, të shumtën e kohës mbaheshin të mbyllura.

Llapjanët duke njohur qysh herët egërsinë dhe shpirtngushtësinë e armiqve, gjithçka orientuan kah bujqësia dhe blegtoria.

Familja e madhe Blakçori, që konsiderohet edhe si themeluese e qytezës së Podujevës e furnizonte një pjesë bukur të madhe të popullatës së kësaj ane me produkte ushqimore, sidomos me perime, të një cilësie të lartë të kultivuara në tokat e veta pjellore.

Kurse gjatë viteve 70- të, kur u krijuan hapësira për një frymëmarrje paksa më të lehtë disa të rinj llapjanë, nisën të merren me biznes.

Ata në këtë degë të ekonomisë u treguan mjaft produktiv.Nga puna e tyre e suksesshme filloi edhe ringjallja e qytezës së Podujevës.

Ndërkaq, nxënës dhe studentë të ambientuar prej kohësh me kushtet e vështira të jetesës, për asnjë çast nuk hoqën dorë nga aktivitetet sportive.

Ata vite me radhë kanë qenë në qendër të vëmendjes me klubin e Atletikës “Partizani” të Podujevës. Ky klub edhe pse me mungesë kushtesh elementare arrin majat e suksesit në Krahinë, e ish-Jugosllavi.

Në këtë komunë edhe pse nuk ekzistonte kurrfarë Palestre Sportive, llapjanët nuk dorëzoheshin.

Ata ushtrimet i mbanin në dy salla, të ndërtuara krejt vonë në shkollat e qytezës “Naim Frashëri” dhe “Isa Boletini”. Edhe pse në kushte tepër të rënda me sukses vepruan Klubet e Hendbollit “Llapi” me kategoritë meshkuj e femra dhe ai i Basketbollit “Besa” si dhe ai i karatesë “Kosova-trans” i formuar nga të rinj entuziastë, të komunës së Podujevës, kah mesi i viteve 70-të.

Shembulli më tipik që serbo-sllavët kanë ushtruar dhunë dhe diskriminim të vazhdueshëm ndaj shqiptarëve mbetet Klubi i Basketbollit “Besa” e Podujevës.

Z.Xhafer Ilaz Ejupi, sot 85 vjeç, ish-sportist aktiv dhe Arbitër, i basketbollit, në Ligën e parë të Kosovës, shpeshherë rrëfen tërbimin e serbo-sllave.

Ata përveç emrit të klubit halë në sy i kishin edhe anëtarët e tij, Hasan Shala dhe Xhafer Ejupi, të cilët ishin të dënuar si pjesëmarrës të demonstratave të vitit 1968.

Zaten kjo merret si shkas dhe me një dekretligj të posaçëm kryesia e skuadrës urdhërohet që ta bëjë ndryshimin e emrit nga KB “Besa” në KB “Llapi” Madje me deformim emri KB. “Llab” Në të kundërtën kjo skuadër përjashtohej nga garat.

Futbolli si sporti më i pëlqyer në botë, të gjithë të rinjtë e talentuar të kësaj treve i tuboi në Klubin Futbollistik “Llapi” të Podujevës, i themeluar qysh në vitin 1932.

Llapi, jo në mungesë talenti e cilësie por i penalizuar dhe i pa përkrahur nga regjimi komunist, nivelin e lojës së tij të lartë dhe cilësore s’mundi ta demonstrojë asnjëherë jashtë Kosovës.

Ai, vetëm gjatë fazave përgatitore pati rastin të zhvilloj ndonjë ndeshje miqësore me skuadrat e republikave të Federatës jugosllave, të cilave u pati dhënë leksione. Llapi, sikur në të kaluarën ashtu edhe sot, është gurrë e pashtershme e talenteve.

Shkëputja dhe Pavarësimi i Kosovës nga Serbia, hapi shtigje të reja. Megjithatë kërkohej vullnet, punë, angazhim dhe investim i madh, për t’i vënë gjërat në binar. Serbia që e kishte mbajtur nënokupim Kosovën gati një shekull kishte plaçkitur dhe rrënuar çdogjë.

Prandaj, gjithçka duhej të fillohej nga e para. Klubin Futbollistik “Llapi” të Podujevës, pasluftës gati lakuriq dhe të përmbytur në baltë e morën vëllezërit, Tahir, Bejtush, Amrush dhe Beqir Batatina.

Ata përvolën mëngët dhe me seriozitet të madh nisën reformat rrënjësore brenda skuadrës së Llapit.

Stadiumit të qytetit që nuk i plotësonte asnjë nga kushtet e kërkuara, i dhanë pamje impozante.

Pa e vënë në diskutim çmimin sollën në Llap, futbollistët dhe trajnerët më të mirë të vendit dhe të rajonit.

Të pa komplekse dhe të pa paragjykime hulumtuan të rinj të talentuar dhe perspektivë, deri në Afrikën e largët, me dëshirën që ta fuqizojnë sa më shumë Llapin.

Meqenëse Kosova ishte në fazën e tranzicionit dhe me arkën bosh llapjanët me vetëfinancim e shpëtuan nga shpërbërja skuadrën e legjendarëve Fadil Vokrri, Esat Mehmeti, Bedri Muçolli, Selatin Vokrri, Shukri Shabani, Shukri Paçarada, Avni Stublla etj.

Llapi edhe pse me traditë fare lehtë ka mundur të pësojë ashtu siç pësuan në mungesë fondesh skuadrat lokale KF. “Hysi” dhe KF. “Besiana”

Në këtë 20-vjetësh shtylla qendrore të KF. “Llapi” janë vëllezërit Tahir, Bejtush, Amrush dhe Beqir Batatina. Ata jo vetëm që e bënë Llapin ekip solide, por e bënë edhe kryepersonazh të Super Ligës së Republikës së Kosovës.

Sidomos me kontributin e tij të jashtëzakonshëm bie në sy mërgimtari i hershëm dhe afaristi i shquar Bejtush Batatina. Ai i njohur për korrektësi dhe cilësi në punë gëzon respekt të veçantë në mbarë Zvicrën.

Sikur stadiumi i Llapit të kishte sipërfaqe të mjaftueshme përreth tij, pa pikë dyshimi vëllezërit Batatina, do ta bënin identik ma atë “Parc Saint Jacques” të Bazelit të Zvicrës.

Udhëheqësit e komunës së Podujevës e kanë për detyrë që ta gjejnë lokacionin e duhur për ndërtimin e një stadiumi me kapacitete shumëfish më të mëdha s’e sa ky i sotmi. Llapi në rritje e sipër nesër mund të jetë edhe mikpritës i ekipeve me name si Barcelona, Reali, Bajern, Juventus etj.

Si do që të jetë falë punës së palodhshme të këtyre djemve punëtorë e mbi të gjitha Atdhedashës, evropianët që dikur nuk e kishin as idenë se ku gjendet Podujeva, tani kanë rast që ta vizitojnë atë, dhe ta shijojnë mikpritjen dhe bujarinë e llapjanëve.

Nëse UEFA, nuk bën ndonjë ndryshim të orarit të ndeshjeve më 11 korrik 2024, në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës, përballë njëra-tjetrës do të jenë skuadrat KF. “Llapi” dhe KF. “Wista Krakov SA” e Krakovës, së Polonisë.

Në faqen Zyrtare të këtij Klubi, si kryelajm figuron takimi i radhës në Podujevë.

Kjo ndeshje e vlefshme për kualifikime në Ligën e Kampionëve të Evropës, s’ka rëndësi se nga kush do të fitohet. Parësor është fakti që Podujeva, dikur e anatemuar dhe e lënë në mëshirën e Zotit, sot është kthyer në Arenë Ndërkombëtare të Futbollit.