Kreu Blog Faqe 796

Thyerjet e tabuve: armët e perendimit kundër caqeve ruse

0

Harta e Ukrainës, ku paraqiten territoret e pushtuara nga Rusia

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë

Debati i gjatë se a mundet Ukrainës t’i lejohet të sulmojë objektivat ushtarake në Rusi me armë perëndimore po merr fund. Sa më shumë që Rusia bombardon Ukrainën, aq më shumë po I afrohemi heqjes së vijave të kuqe.Me këtë akt a do të ndryshojëe rrjedha e luftës?

Pas një qëndrese të pashembullt e të paparamendueshme të ukrainasve në përballje me Rusinë me supermaci të theksuar armatimi, në qastin kur rënia e qytetit të dytë më të madhë të Ukrainës – Karkivit [Charkiw], mund të ishte në prag, Perednimi ndërroi strategjinë e veprimit. Udhëheqja ukrainase mori lejen e kërkuar nga partnerët e NATO-s për të sulmuar objektivat në Rusi me armë perëndimore.

Gjatë vizitës së tij shtetërore në Gjermani, presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje që Ukrainës t’i lejohet të godasë objektivat ushtarake në Rusi me armë perëndimore. Kancelari Federal gjerman, Olaf Scholz (SPD), bazuar në të drejtën ndërkombëtare, gjithashtu i dha Kievit një leje të tillë. Nëdrkaq Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ishte shprehur më parë në favor të saj, si dhe përfaqësues të qeverisë në Britaninë e Madhe, Poloni dhe vendet baltike. Çështja tani shtrohet se, ky korrigjim i kursit perendimor e do t’na shpjerë më shpejt drejt një lufte të madhe mes Rusisë dhe NATO-s?

Hyjmë kështu në terrenin jo vetëm teorik mbi perspektivën e lufëts, që para dy viteve as që mund të mirrej me mend. Paraprakisht kishim lëvizjet retorike të presidentit francez, Emanuel Macron, për të dërguar trupa tokësore perëndimore në Ukrainë, pastaj janë deklaratat e Ministrit të Jashtëm britanik David Cameron se Ukraina duhet të lejohet të vendosë vetë se si dhe ku të përdorë sistemet britanike si Stuhia etj. Tabutë që ekzistonin deri tani po dobësohen gradualisht dhe ne mund të shohim se si Rusia ashtu edhe shtetet perëndimore, po vazhdojnë spiralen e përshkallëzimit. Vijat e kuqe të mëparshme “nuk do të bëhemi palë lufte” po modifikohen gjithnjë e më shumë. Nuk po them se tabutë tashmë janë braktisur plotësisht – por ato po bëhen gjithnjë e më të brishta1, shprehet eksperti gjerman Volfgang Rihter [Wolfgang Richter].

Kharkivi rritë spiralen e përshkallëzimit Në Gjermani, disa politikanë dhe ekspertë po mbrojnë idenë që vendet e NATO-s të rrëzojnë dronët dhe raketat ruse mbi Ukrainën perëndimore nga territori i tyre. Bëhet fjalë për sugjerimin që vjen ndër të tjera nga eksperti në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Nico Lange. Ideja: për të mbrojtur qiejt mbi Ukrainën perëndimore rreth 70 kilometra thellë nga vende si Polonia.2 Kambanat e alarmit edhe më shumë po bien tani në prag të rënies së mundshme të qytetit të Kharkivit. Shih për këtë Qeveria federale gjermane i dha Ukrainës dorë të lirë për mbrojtjen e qytetit të Kharkiv kundër sulmeve ruse. Siç njoftoi zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit, forcat e armatosura ukrainase gjithashtu lejohen të mbrohen kundër granatimeve nga zona kufitare ruse me armë të furnizuara nga Gjermania.3

Pak para qeverisë federale, qeveria amerikane kishte konfirmuar tashmë se i kishte dhënë Ukrainës lejen për të përdorur armë amerikane në një masë të kufizuar kundër objektivave ushtarakë në territorin rus. Por kjo vlen vetëm për kundërsulmet në mbrojtje të qytetit lindor të Ukrainës, Kharkiv, tha një përfaqësues i qeverisë amerikane.4 Pozicionit amerikan po i bashkohet kështu edhe Gjermani. Sulmet në territorin rus, po, por vetëm për të mbrojtur rajonin e Kharkiv-it. Qyteti i dytë më i madh i Ukrainës – Kharkivi është objektiv i sulmeve pothuajse të përditshme, kryesisht nga territori rus. Sipas zëdhënësit të qeverisë Steffen Hebestreit, “Rusia përgatiti, koordinoi dhe kreu sulme në zonën e Kharkivit nga pozicionet në zonën kufitare ruse menjëherë ngjitur”.5 Në këto rrethana ukrainasit duhet të jenë në gjendje të zbrapsin marshin rus dhe ta mrojnë qytetin e tyre.

Zona e ndalim-fluturimit – e kuptueshme, por e parealizueshme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje vazhdimisht për një zonë ndalim-fluturimi për arsye të ndryshme. Këët grishje në adresë të Perednimit ai ndonjëherë e arsyetonte duke u thirrë në nevojën urgjente për sigurimin e korridoreve humanitare, ndonjëherë e bënte në mbështetje të mbrojtjes legjitime kundër sulmeve ruse. Por kjo grishje e tij, synon të tërheqë NATO-n në luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Në këndvështrimin ukrainas kjo është krejtësisht e kuptueshme.

Nëse në fillim të lufëts diskutohej mbi mundësinë e krijimit të një “zone të ndaluar fluturimi”, tani ajo ide mund të trajtohet më me seriozitet dhe të bëhet shumë shpejt realitet faktik në terren. Ndërkohë ekspertët perednimor kanë në tavolinat e diskutimit një gamë të gjerë mundësish për koordinim të luftës në dobi të Ukrainës. Sipas ekspertëve ushtarak, në këtë rast, vendosja e sistemeve të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë në kufijtë lindorë të anëtarëve të NATO-s, konkretisht në Poloni, Sllovaki dhe Rumani mund të marrë përsipër mbrojtjen e pjesëve perëndimore të Ukrainës, në mënyrë që mbrojtja ajrore e Ukrainës të përqendrohet në lindje. Ky do ët ishte kontributi i drejtpërdrejtë i Perednimit në ndihmë Ukrainës dhe Shtabit Madhor të ushtrisë së saj, duke ia mundësuar forcave ukrainase angazhimin të përqëndrohet në zonat tjera ët luftimeve të drejtpërdrejta. Në këtë rast, krijimi i një “zonë të ndaluar fluturimi”, faktikisht do të mund të konsiderohej një akt lufte kundër forcave ajrore ruse, çka automatikisht krijon gjasa të ecjes drejt një lufte të madhe gjithëpërfshirëse.

Por krijimi i zonave të ndalim-fluturimit nuk është vetëm çështje e vullnetit politik të një pale apo lagjeje shtetesh. Këto zona mund të vendosen nga autoritetet e një shteti ose nga organizata ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara.

Disa prej arsyeve që kanë shërbyer për vendosjen e zonave të ndalim fluturimit:

1. Siguria Kombëtare: Për të mbrojtur infrastrukturën kritike ose për të parandaluar kërcënimet terroriste.

2. Mbrojtja Ushtarake: Në rast të konflikteve ushtarake për të kontrolluar hapësirën ajrore dhe për të parandaluar sulmet nga ajri.

3. Evente të veçanta: Për ngjarje të mëdha publike, si ngjarje sportive ose vizita të rëndësishme zyrtare, për të siguruar sigurinë e pjesëmarrësve.

4. Arsye mjedisore: Për të mbrojtur zona të caktuara natyrore nga ndotja ose për të ruajtur jetën e egër.

Tri zonat e ku u aplikkua ndalim-fluturimi:

• Iraku (1991-2003): Pas Luftës së Gjirit, Kombet e Bashkuara vendosën zona të ndalim fluturimit në Irak për të mbrojtur popullsinë kurde në veri dhe popullsinë shiite në jug.

• Libia (2011): Gjatë Luftës Civile Libiane, NATO krijoi një zonë të ndalim fluturimit për të mbrojtur civilët nga sulmet ajrore të regjimit të Muammar Gaddafi.

• Washington, D.C.: Kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara ka një zonë të përhershme të ndalim fluturimit rreth Shtëpisë së Bardhë dhe ndërtesave qeveritare.

Në tri zonat e ndalim-fluturimit të vendosura që nga fundi i Luftës së Ftohtë dhe të zbatuara nga SHBA-të dhe aleatët e ndryshëm të NATO-s mbi Irakun verior (1991), Bosnjë (1992) dhe Libi (2011), aplikimi i tyre qe i mundshëm meëq kundërshtarët ishin ushtarakisht të dobët dhe nuk kishin armë bërthamore.

Implementimi dhe monitorimi

Zonat e ndalim fluturimit zakonisht monitorohen nga forcat ushtarake ose agjencitë qeveritare përgjegjëse për aviacionin dhe mbrojtjen ajrore. Shkeljet e këtyre zonave mund të rezultojnë në masa të rrepta, përfshirë interceptimin dhe detyrimin e uljes së avionëve që nuk respektojnë kufizimet. Por zërat që bëjnë thirrjeVendimi për armët për Ukrainën është një vendim strategjik për një zonë të ndaluar gjeografikisht të kufizuar në Ukrainën perëndimore, pa përcaktuar saktësisht shtrirjen e saj, janë në rritje.

Kufizimi gjeografik i propozuar i masës në një pjesë të Ukrainës është po aq i rrezikshëm, por ngre pyetje shtesë. Cila pjesë e Ukrainës saktësisht duhet të mbrohet dhe pse kjo pjesë? Anasjelltas, a do të thotë kjo se Perëndimit nuk i intereson pjesa tjetër e Ukrainës dhe ne shikojmë njerëzit duke u masakruar atje? Koncepti nuk është menduar deri në fund.6

Në fund të fundit, një masë e tillë do ta vinte në një sprovë të rëndë unitetin e partnerëve të aleancës të fituar me vështirësi. Në rastin konkret termi “ndalim” merrë konotacione jo rreale, sepse vetëm Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund të nxjerrë një ndalim. Dhe kjo nuk do të ndodhë me Kinën dhe Rusinë si anëtarë të përhershëm të këtij mekanizmi, madje me fuqi të vetos. Nga pikëpamja ushtarake, një zonë ndalim-fluturimi ka të bëjë me ndërhyrjen në luftë me forcat e veta ajrore dhe parandalimin e raketave ose avionëve luftarakë rusë që të depërtojnë në hapësirën ajrore të Ukrainës. Kjo nuk nënkupton vetëm mbrojtje raketore, por edhe rrëzimin e avionëve rusë dhe sulme kundër bazave nga të cilat ata nisin. Në rast se insistohet të aplikohej ky lloj i ndalim-fluturimit, atëheër de fakto kjo do të ishte lufta e hapur midis NATO-s dhe Rusisë. Duket se pikërisht është kjo arsyeja pse ekspertët këtë sugjerim e cilësojnë si të papërgjegjshëm.

Reagimi i ashpër i Moskës

Ndaj këtyre zhvillimeve aktuale Moska ka reaguar ashpër, duke kërcënuar sërish se do të përdorë armë bërthamore. Rusia nuk po bën bllof, paralajmëroi ish-presidenti Dmitry Medvedev në lidhje me armët bërthamore taktike, të cilat, në ndryshim nga armët bërthamore strategjike, janë të destinuara për përdorim në fushën e betejës dhe nuk synojnë të shkatërrojnë plotësisht armikun. Medvedev, njëri nga agjitatorët e elitës politike ruse, në dritën e këtyre diskutimeve, ka kërcënuar edhe një herë duke paralajmruar për përshkallëzimin e mundshëm bërthamor. Fill pas kësaj pasuan edhe stërvitjet ushtarake ruse me armë bërthamore taktike (jostrategjike) përgjatë kufijve të Ukrainës dhe anëtarëve lindorë të aleancës së NATO-s. Rusia është e bindur se të gjitha armët me rreze të gjatë veprimi të përdorura nga Ukraina janë nën kontrollin e ushtarakëve të NATO-s, tha Medvedev. Kjo nuk është mbështetje ushtarake, kjo është pjesëmarrje në një luftë kundër nesh. Fuqia e zjarrit e armëve të NATO-s të përdorura po rritet vazhdimisht. “Kjo është arsyeja pse askush nuk mund të përjashtojë sot që konflikti po hyn në fazën e tij përfundimtare,” 7shpjegoi ai, duke iu referuar armëve bërthamore. Ministria e Jashtme ruse pretendoi se Perëndimi kishte dashur që armët e tij të përdoreshin kundër objektivave në Rusi që në fillim.

Në intervisëtn dhënë të përditshmes gjermane Berliner Zeitung, ekspertii sigurisë Wolfgang Richter shprehet qartë se, “parandalimi bërthamor funksionon reciprokisht – kështu që këshilltarët në Moskë do të mendojnë gjithashtu se sa realistë janë skenarë të tillë. Sigurisht, Kremlini e di gjithashtu se një mision bërthamor kundër NATO-s është i çmendur.”8

Ekspertët janë njëzëri kur flasin për pasojat në rast ët përdorimit të armëve bërthamore, qofshin edhe ato taktike, me të cilat kërcnon Medvedov. Një sulm strategjik bërthamor kundër cilësdo nga fuqitë bërthamore, në këtë rast kundër fuqive bërthamore anëtarë të NATO-s, do të ishte një akt i vetëvrasjes me paramendim, sepse të dyja palët kanë aftësi të goditjes së dytë. Një sulm taktik bërthamor kundër ukrainasve, do të ishte gjithashtu i pakuptimtë, meqë kështu Rusia do të rrezikonte edhe trupat e veta.

Megjithatë, “nëse lind një situatë në të cilën Moska beson se ekzistenca politike e Rusisë ose ekuilibri bërthamor me SHBA-në është në rrezik, atëherë mund ta imagjinoj mirë që llogaritjet e rrezikut do të ndryshojnë dhe se kjo pengesë do të bjerë në një moment”, konkludon në intervisëtn në fjalë eksperti i sigurisë Wolfgang Richter.

Ky konkludim është në përputhje me atë ët shkollave të mendimit që pohojnë se një luftë bërthamore e kufizuar në rajon është e realizueshme. Në këtë rast, si Moska edhe Perëndimi uajnë me zjarrin. Nuk ishte e rstit, megjathatë që pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit dhe fuqitë bërthamore të njohura ranë dakord në janar 2022 me konkluzën që “një luftë bërthamore nuk mund të fitohet dhe nuk duhet të bëhet kurrë”. Situata është veçanërisht e rrezikshme në Evropën Lindore dhe në atë Juglindore. Është rikthyer tërësisht retorika luftarake, ndërkaq mediat gjithnjë e më shumë e portretizojnë luftën me Rusinë, por edhe mundësinë e frontit të dytë të saj në Ballkan, si pothuajse të pashmangshme. Jemi rikthyer kështu në prag tëfillimit të Luftës së Dytë Botërore. Ndodhemi para një loje krejtësisht e çmendur. Rusia jo vetëm që nuk tregon as shenjën më të vogël se dëshiron të tërhiqet, por përsërit se qëllimi i saj është të sigurojë interesat e saj strategjike të sigurisë, të shpallura publikisht përpara pushtimit të Ukrainës.9 Përveç kësaj, Rusia ndërkohë, qoftë edhe përmes satelitëve të saj [si puna e Serbisë në Ballkan] apo partnerëve real [Kina, India…] ka filluar ofensiva të reja në frontin e gjerë të betejës në Ukrainëukrainase, si dhe në aët të gjeopolitikës – në nivel global.

Vendimi – i natyrës strategjike

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, e justifikoi vendimin e qeverisë federale si një “përshtatje strategjike ndaj situatave në ndryshim”. Ky vendim është i duhur dhe në kohën e duhur, gjykohet tanimë në qarqet perednimore. “Ne u përshtatëm me situatën dhe rregulluam strategjinë tonë,” tha politikani i SPD në një takim me kolegun e tij moldav Anatolie Nosatii në kryeqytetin Kishinau.

Rusia nuk duhet ët lejohet të fitojë kurrë kontrollin e përhershëm të Ukrainës edhe pas një fitoreje të mundshme ushtarake në lindjen e saj. Moska tek tashti e ka të qartë se opsioni i testimit të rrezikut të një lufte të tretë botërore duke përdorur armë bërthamore është irracional; ai mund të ekzistojë vetëm një herë. Dhe pastaj kurrë më. Përkrahësit e idesë për aplikimin e përshpejtuar të të zonës së ndalim-fluturimit prandaj argumentojnë se, Lufta e Tretë Botërore tashmë ka filluar me sulmin ndaj Ukrainës, ndërkaq përpjekjet e Putinit për hapjen e fronteve të luftës në Baltik e Ballkan janë dëshmia më e mirë se ai duhet të ndalet tani dhe menjëherë. Nëse NATO nuk e ndal Putinin tani, më vonë, pasi Ukraina të shkatërrohet, ai do të marrë masa kundër shteteve baltike, por edhe do ta nxisë Serbinë të shpërthejë lufëtn në ballkan dhe më pas kundër BE-së dhe vetë NATO-s për të ndryshuar rendin botëror.

_________________

Fusnotat 1. https://www.berliner-zeitung.de/politik-gesellschaft/geopolitik/ukraine-krieg-deutsche-waffen-gegen-russische-ziele-werden-nichts-aendern-li.2220544 2. https://www.dw.com/de/westliche-truppen-f%C3%BCr-die-ukraine-fallen-die-tabus/a-69206283 3. https://www.mdr.de/nachrichten/deutschland/politik/bundesregierung-scholz-einsatz-deutsche-waffen-ukraine-100.html 4. Po aty. 5. https://www.tagesschau.de/inland/innenpolitik/ukraine-waffen-deutschland-102.html 6. Rolf Nikel, ambasador dhe nënpresident DGAP-së: https://dgap.org/de/forschung/publikationen/die-gefahr-eines-atomkriegs-ist-real 7. https://www.mdr.de/nachrichten/deutschland/politik/bundesregierung-scholz-einsatz-deutsche-waffen-ukraine-100.html 8. Rolf Nikel, ambasador dhe nënpresident DGAP-së: https://dgap.org/de/forschung/publikationen/die-gefahr-eines-atomkriegs-ist-real 9. https://www.geopolitika.news/analize/tjedna-analiza-zorana-metera-rusi-ce-udariti-na-americke-baze-u-europi-europski-rat-kao-uvod-u-svjetski/

Intelektuali, vlerë e veçantë e çdo shoqërie

0

Nail Draga, Ulqin

Ese

Në jetën e përditshme, po t’iu bëhet pyetja individëve të ndryshëm për të shpjeguar dallimin në mes shprehjes inteligjencë dhe intelektual, ata ndihen ngusht dhe e kanë të vështirë të japin një përgjigje përfundimtare. Por, në botën e qytetëruar ka kohë që këto dy terma dallohen, pasi nuk kemi të bëjmë me të njëjtën përmbajtje. Madje jemi dëshmitarë se një defekt i tillë është i pranishëm edhe në ditët tona, sepse disa mendojnë se niveli shkollor apo i veprave të botuara ofron vetvetiu titullin intelektual. Një koncept i tillë është i gabuar sepse personat e tillë janë vetëm individë më përgatitje përkatëse shkollore dhe me profesionin e tyre, e asgjë më shumë, dhe si të tillë nuk mund të mbajnë epitetin intelektual

Studimet, shumë vite më parë, kanë vënë në dukje se në zhvillimin e inteligjencës ndikon ndjeshëm gjenetika, por, gjithashtu, dhe ambienti në të cilin rritet dhe zhvillohet njeriu. Psikologët janë të mendimit se inteligjenca e një individi mund të jepet me saktësi aty nga mosha 17-18 vjeç.

Ndërsa, nga ana tjetër për termin intelektual ka shpjegime të mjaftueshme, duke e përkufizuar intelektualin si person të rrallë në mjedisin e tij, për qendrimin dhe veprimin ndaj dukurive shoqërore.

Semantika e termit intelektual dhe inteligjencë

Pikërisht në lidhje me këtë çështje, individët e zakonshëm jo që nuk hetojnë ndonjë dallim në mes të tyre dy termave, por është e kundërta i barazojnë sikurse të ishin sinonime, edhe pse nga ana e tyre semantike ato kanë dallime përmbajtësore. Sepse në botën e qytetëruar ka kohë që këto dy terma dallohen, pasi nuk kemi të bëjmë me të njëjtën përmbajtje. Madje është anakronike të mendohet se çdo kush që ka të kryer ndonjë shkollë (të lartë, apo superiore) të quhet me epitetin intelektual apo inteligjencë.

Por, jemi dëshmitarë se një defekt i tillë i trashëguar është i pranishëm edhe në ditët tona, sepse disa mendojnë se niveli shkollor apo i veprave të botuara ofron vetvetiu titullin intelektual. Një koncept i tillë është me qasje të gabuar sepse personat e tillë janë vetëm individë më përgatitje përkatëse shkollore dhe me profesionin e tyre, e asgjë më shumë, dhe si të tillë nuk mund të mbajnë epitetin intelektual.

Andaj, për të hequr dilemat semantike duhet cekur se përcaktimi i sotëm gjuhësor i këtyre shprehjeve mund të përmblidhet shkurtazi: “Inteligjent: njeri me aftësi të dalluara për ta kthyer realitetin që e rrethon në dobi të vetes” dhe “Intelektual: njeri me aftësi të dalluara për ta kthyer realitetin në dobi te të gjithëve”.

Një analizë e këtyre përkufizimeve pa dyshim heq dilemat përmbajtësore duke i dhënë vendin e merituar çdo personi, pa epitete, por sipas meritave, qendrimit dhe veprimit në mjedisin përkatës.

Gjergj Fishta për intelektualin

Por, nga ky aspekt pa mëdyshje se P.Gjergj Fishta për kohën kur jetoi, jep përmasat e intelektualit duke theksuar se “ai duhet të jetë prezent në kohën e vet, në kohën e të tjerëve që do të vijnë më pas, e të qenit prezent do të thotë të kesh kurajon të thuash të vërtetën ku dhe kur duhet, haptazi e ballazi, sado e idhët që të jetë, sado tragjike, sado e papëlqyeshme për veshët e të tjerëve.” Dhe nuk ka dilemë se një përkufizim i tillë dëshmon qartë se cilat vlera duhet të ketë ai individ nga aspekti profesional e moral për të merituar epitetin e intelektualit.

Por, pas vitit 1990, kur edhe te shqiptarët u vendos pluralizmi, jemi dëshmitarë se në këtë periudhë e cila njihet si tranzicion dolën në shesh tiparet dhe karakteret e individëve, andaj lirisht mund të themi se kjo është koha ku dominojnë jo intelektualët, por inteligjentët. Madje ekziston një lulëzim i tyre sepse nuk zgjedhin mjete për të realizuar qellimet e tyre. Në shumë raste, subjektet politike kanë qenë dhe janë mbulesë e angazhimit të tyre. Dhe me të drejtë, një inteligjencë e tillë cilësohet si inteligjencë sociale, me anë të së cilës një individ synon që ti arrijë qëllimet e veta me anë të një sjelljeje kooperuese, kompetitive dhe manipulative, që cilësohet si një inteligjencë makiaveliste.

Disidenti-apo armiku i shtetit

Shikuar historikisht, statusi i intelektualëve në të gjitha shoqëritë nuk ka qenë i njëjtë, sepse varej nga sistemet shoqërore në vendet përkatese. Nëse në sistemet shoqërore demokratike në botën perëndimore ka ekzistuar fjala e lirë dhe shprehja e mendimit ku intelektuali nuk rrezikohej edhe atëherë kur kritikonte pushtetin, e kundërta ka qenë në vendet e ish kampit socialist në Evropën Juglindore. Në këto vende, sistemi totalitar më kohë kishte eliminuar mendimin ndryshe duke krijuar pseudointelektualët të cilët ishin pararoja e partisë-shtet.

Ndërsa ata të cilët kishin guximin për ti shprehur pikëpamjet e tyre të cilat nuk ishin sipas vijës së partisë, përkatësisht të pushtetit, pasojat ishin të pashmangshme duke filluar me izolimin, internimin, burosjen e madje edhe eliminimin fizik të tyre. Andaj, nuk është për tu çuditur fakti se numri i intelektualëve në vendet e ish kampit socialist ishte i vogël, ndërsa

ata që ishin të tillë quheshin disident, që kishte epitetin e armikut të sistemit dhe të shtetit, ku pjesa më e madhe e tyre ishin të burgosur politikë.

Ndonëse për nga numri ishin pak, intelektualët shqiptarë, si në ish-Jugosllavi dhe në Shqipëri, kanë vuajtur shumë dhe si të tillë janë shembull tipik i persekutimit nga ana e pushtetit përkatës.

Intelektuali konformist

Kjo shtresë intelektualësh në teoritë socio-politike ka emërtimin e vet përkatës dhe quhen konfromistë. Ndërsa nëse analizojmë anën semantike të termit “konformist” ku thuhet se “pajtim vetëm me fjalë me mendimin, veprimet a sjelljet e dikujt; prirje për t’iu përshtatur sa për sy e faqe qëllimeve, synimeve e interesave të më të fortëve a të shumicës; sjellje e veprime që bëhen sa për të qenë brenda”(FGJSSH, f.859), atëherë çdo gjë është e qartë se kemi të bëjmë me një grup të caktuar individësh, të cilët në sajë te qendrimit të tyre nuk e meritojnë termin intelektual. Sepse, siç kemi cekur në fillim të këtij shkrimi, intelektuali është ai i cili ka vizion dhe nuk angazhohet për qellime personale.

Sistemi monist është angazhuar me të gjitha mekanizmat që intelektualët e profileve të ndryshme ti angazhojë në politikën ditore, ku çdo gjë ishte e instrumentalizuar, ku edhe shkenca, kultura dhe arti nuk mund të ishin përjashtim. Në raste të tilla vazhdimisht janë përkrahur ata të cilët kanë pranuar dirigjimin nga të tjerët, të cilët patjetër kanë pasur një biografi të përshtatshme dhe si të tillë në njëfarë mënyre kanë qenë edhe të besueshëm, sepse kështu e ka lypur partia. Nuk kanë pasur mundësi të kenë përkrahjen shoqërore disidentët apo ata të cilët kanë pasur qendrimin dhe parimet e tyre për çështje të ndryshme shoqërore. Por, në raste të tilla nga një realitet i imponuar nuk ka dilemë se paraqiten pakënaqësi, ku në mënyrë të drejtpërdrejtë e përjeton intelektuali opozitar, pra si konflikt me konformistët të cilët mbrojnë interesat e pushtetit duke përfituar gjithsesi edhe personalisht. Nga një situatë e tillë nuk ka dilemë se krijohet një ndarje nga jeta shoqërore, ku ne shqiptarët në ish-Jugosllavi kemi një përvojë disa vjeçare.

Kritika e argumentuar

Në shoqëritë me traditë demokratike jo vetëm që është i pranishëm mendimi kritik i intelektualit, por ai është i domosdoshëm për çështjet e ndryshme shoqërore. Madje nga qarqe të ndryshme shoqërore, ata porositën për të shprehur pikëpamjet e tyre, sepse si të tilla vlerësohen për avancimin e çështjeve përkatëse.

Por, edhe mendimi kritik duhet të ketë masën e vetë, sepse nuk mund të kritikohet çdo gjë, sepse një dukuri e tillë do të ishte destrukcion-mohim i çdo vlere.

Ndërsa, nga ky aspekt kemi edhe ekstremin tjetër ku politika merr përsipër që të jetë gjykatëse për çdo krijimtari dhe akt njerëzor, ku kriteret politike bëhen kritere supreme të njerëzores, e kjo do të ishte pa dyshim e dëmshme për jetën shoqërore.

Në rrjedhë të ngjarjeve shoqërore

Që intelektuali të jetë në rrjedhë të ngjarjeve politike, por jo edhe të ketë qendrim konformist ndaj tyre, nënkupton intelektualin me ndërgjegje dhe me vetëdije të lartë morale. Intelektuali apo intelektualët e këtillë, janë antipodë të intelektualëve të rremë, siç i cilëson Zhan Pol Sartri i cili shton se “intelektuali duhet të jetë rojtar i qëllimeve themelore: emancipimit dhe universalizmit”.

Edhe pse te shqiptarët në Mal të Zi numri i intelektualëve ka qenë i vogël ata nuk kanë heshtur, por kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të luajtur rolin e vet shoqëror, që kishte të bënte kryesisht me avancimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve në këtë mjedis. Por, për shkak të veprimtarisë së tyre jashtë institucioneve vendosëse(Kuvedni, Qeveria), ndikimi i tyre ka qenë minimal. Dhe si të tillë, ata kanë qenë të përfshirë kryesisht në institucionet e ulëta dhe të mesme e kryesisht në ata arsimore. Andaj, nga një situatë e tillë nuk mund të bëhët fjalë për intelektualë të formatit të lartë, por vetëm për një shtresë të mesme, sepse rrethanat shoqërore kanë ndikuar në një situatë të tillë. Një gjendje e tillë ka ndikuar që të mos ketë pasur mundësi të kemi intelektualë të denjë, sepse shteti në monizëm nuk ka investuar në individë të tillë, por te të dëgjueshmit dhe servilët, sepse ata kanë qenë më të përshtashëm për të realizuar politikën e tyre shtetërore.

Heshtja nuk është cilësi e intelektualit

Ndërsa në rrjedhat e reja shoqërore që kanë të bëjnë më kohën e pluralizmit ekzistojnë parakushtet që të kemi intelektualët tanë, sepse nuk ekzistojnë më mundësitë ligjore për ndjekjen penale individëve që shprehin mendimin e tyre, i cili nuk është sipas shijes dhe dëshirës së pushtetit. Por, çështje në vete paraqet angazhimi i atyre individëve të cilët për nga përgatitja profesionale janë të fushave të ndryshme, dhe sa janë të gatshëm që të ballafaqohen me realitetin shoqëror. Dhe, me të drejtë bëhët pyetja: deri kur ata do të jenë indiferentë dhe kur do të angazhohen, apo do të qendrojnë gjithnjë në heshtje. Nëse qendron kjo e fundit, atëherë kemi të bëjmë me individë indiferent, sepse heshtja nuk është cilësi e intelektualit. Kujtojmë më ketë rast reagimin e Zolës për çështjen e Drajfusit.

Sindromi i politikës ndaj intelektualëve

Në sajë të qendrimit të tyre parimor, dhe në mungesë të respektit të tyre, intelektual të ndryshëm në heshtje në sajë të edukatës dhe etikës janë tërhequr sepse nuk kanë mundur të pranojnë situatat konfuze dhe grupet e interesave në subjektët politike. Në situatë të tillë nuk ka dilemë së injorohën vlerat profesionale, intelektuale dhe autoriteti shoqëror. Madje

përvoja e deritashme dëshmon se të tillët subjektëve politike, përkatësisht udhëheqësve të tyre iu janë nevojitur për një kohë të caktuar, deri sa kanë arritur qellimet e tyre.

Një e dhënë e tillë dëshmon se kemi të bëjmë me një qendrim utilitar, nga ana e subjektëve politike përkatësisht mungesën e respektit, se ka ekzistuar friga si më parë edhe tash nga autoriteti i tyre profesional dhe shoqëror, sepse të tillët i kanë trajtuar si konkurent të mundshëm për stafin udhëheqës së partive politike. Pra kemi të bëjmë me sindromin ndaj intelektualëve, përkatësisht qendrimin dhe autoritetin e tyre ndaj rrethanave shoqërore, që bie ndesh me interesat e subjektëve politike në veçanti dhe pushtetit në përgjithësi.

Animoziteti ndaj intelektualëve

Çdo subjekt politik që ka një strategji të veprimit do të përpiqej që në mesin e tyre për të pasur përfaqësim intelektual, personalitete më vlera dhe kontribute, që vetëm intelektualët mund ti ofronin. Nga një veprim i tillë do të përfitonte subjekti politik duke pasur vizione dhe alternativa me të qarta. Por, përvoja e deritashme dëshmon së një numër i konsideruar i intelektualëve janë zhgënjyer, sepse më të arritur objektivat e tyre, subjektët politike në mënyrë përfide i kanë mënjanuar ata, nga del se ndaj tyre ekziston një animozitet sepse ata janë parimor dhe të vendosur në qendrimet e parimet e tyre.

Kemi të bëjmë pikërisht me çështjen e parimeve, që nuk janë të pranueshëm për struktura të ndryshme politike të cilët i kanë devijuar ato, në sajë të interesave personale apo të klanëve të ndryshme. Një përvojë e tillë është dëshmuar në praktikë pothuaj kudo në kohën e tranzicionit që nuk është në favor të demokracisë dhe vlerave të pluralizmit politik.

Pse janë intelektualët larg politikës?

Tek ne është një numër i vogël i intelektualëve që mund ti klasifikojmë si më afër formatit të lartë dhe si të tillë qendrojnë të paangazhuar në jetën politike. Mosangazhimi i tyre mund të kuptohet edhe si ikje nga homogjenizimi i shtresave popullore që pësoi pas paraqitjes në skenë të pluralizmit dhe të partive politike, por edhe si mosinteresim i subjekteve politike për angazhimin e tyre.

Intelektualët e tillë, edhe pse të pakët, janë dëshmuar, jo si njerëz të fjalëve, por të shkrimeve, në gamën e gjerë të profileve përkatëse. Nga trashëgimia apo anomali të tjera, intelektualët e tillë shihen si trup i huaj. Apo që të jetë absurdi edhe më i madh, si të paaftë për politikë. Një absurd krijon absurdin tjetër, kështu ndodh që profesionalizmi të zëvendësohet me amatorizëm.

Është fakt se me paraqitjen e pluralizmit politik dhe partive politike shqiptare, intelektualët e tipit të sipër përmendur në fillim ishin më të angazhuar në politikë. Por, me kalimin e kohës, shumë prej tyre u larguan. Largimi i tyre mund të interpretohet në dy aspekte: largim nga

homogjenizimi i rrejshëm(anëtar i një partie është edhe ai që vërtet e kupton se çfarë është politika, por edhe ai që fare nuk e di së çfarë është ajo) dhe amatorizmi politik(u krijuan situata që për çështjet teorike, mësimdhënësi i shkollës së mesme ti “ligjërojë” profesorit universitar).Largimi i tyre dhe mosangazhimi i të tjerëve, sikur krijoi “lehtësi” për liderët politikë. Kjo s´ka dyshim se do të kthehet si bumerang.

Angazhimi, jo vetëm çështje personale

Ikja nga rrjedhat aktuale shoqërore e politike, nuk mund të arsyetohet. Intelektualët tanë përmes organizimeve në sektorin e shoqërisë civile, duhet që me angazhimet profesionale, të jenë fidanishte për politikë. Por, të gjithë jemi dëshmitarë se mungojnë relacionet e tilla, që janë të nevojshme për një shoqëri pluraliste.

Intelektualët nuk duhet të mbajnë qendrim konformist, por as indiferent ndaj partive politike në veçanti e politikës në përgjithësi, por as edhe të kalojnë në ekstremizëm, duke mohuar gjithçka. Intelektualët opozitarë duhet të jenë konstruktivë, kritikë dhe në funksion të synimeve kombëtare. Me qendrimet opozitare nuk duhet të lejohet edhe ajo që të çohet ujë në mulli të tjetrit.

Nuk ka dilemë se në kohën tonë është obligim moral që intelektuali të jetë në rrjedhë të ngjarjeve shoqërore e politike, sepse me të drejtë ka thënë E. Burke ”për të triumfuar e keqja mjafton që njërëzit e ndershëm të qendrojnë anash ”.

Andaj ka ardhur koha që intelektualët nga ana e tyre duhet të pranojnë sfidat dhe jo të mbeten në pozita pritëse. Intelektualët do të bënin gabim të madh nëse do të prisnin të demokratizohej politika më parë, dhe pastaj ata të angazhoheshin në politikë. Një qasje e tillë është në favor të autokratëve, të cilët pranë vetës ofrojnë të degjueshmit dhe servilet, sepse për mes tyre realizojnë objektivat personale dhe të grupeve të ndryshme, që është në kundërshtim me parimet e demokracisë.

Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë dhuroi 75 tituj të veprave të botuara, për shoqatën “Kosova për Sanxhakun”

0

Duke u bazuar në fushën dhe veprimtarinë që ka shoqata “Kosova për Sanxhakun”, pas kërkesës së kreut të shoqatës për t’i përkrahur aktivistët, studiuesit dhe anëtarët, Instituti i Historisë “Ali Hadri”, bibliotekën e shoqatës e pasuroi me 75 tituj veprash e botimesh shkencore historiografike. Në këto vepra dhe botime, punëtorët shkencorë të Institutit kanë dhënë kontribut të çmueshëm në hulumtimin e trevës së Sanxhakut të Pazarit të Ri.

Me këtë rast, Ismet Azizi, në emër të Kryesisë, aktivistëve dhe anëtarësisë, falënderon drejtoreshën Prof. Dr. Teuta Shala-Peli, për aprovimin pa hezitim të kërkesës sonë, për këtë ndihmesë e përkrahje me vlerë të madhe.

Ky është një shembull shumë i rëndësishëm se si duhet të përkrahen shoqatat, të cilat kanë për synim ndriçimin e së kaluarës dhe vetëdijesimin e gjeneratave të reja të kësaj pjese të trojeve shqiptare.

Paraprakisht për këtë donacion me libra ka bërë kërkesë kryetari i shoqatës Ismet Azizi. Sipas tij, studentët dhe mësimdhënësit e këtij fakulteti kanë nevojë për literaturë të fushës përkatëse dhe ky fond sado pak do të ndihmoj ata.

Si u tjetërsuan tokat e komunës së Deçanit, shpjegime të hollësishme të Adem Lushajat në librin e tij më të ri

0

“Manastiri i Deçanit dhe Pronat Shoqërore” është libri i radhës së Adem Lushajt, i botuar nga Shtëpia botuese “Jalifat Publishing” me seli në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ende pa filluar hartimin e këtij libri, kundërshtimi i komunitetit dhe i shoqërisë civile, pse jo edhe i institucionit komunal rreth oreksit të pakufishëm të Manastirit të Deçanit për zgjerimin e pronës së tij në dëm të ndërmarrjeve publike, gradualisht po më motivonte t’i qasesha kësaj çështjeje delikate e të dëmshme për Komunën e Deçanit.

Pasi kisha përcjell të gjitha aktivitetet kundërshtuese dhe pasi kisha mbledhur edhe materialet e nevojshme zyrtare që sqaronin ecurinë e kësaj çështjeje, kisha krijuar një projeksion se si të dilja para lexuesit, pushtetit dhe klerit të këtij manastiri për padrejtësinë që po u bëhej, jo vetëm këtyre dy ish-ndërmarrjeve shoqërore, të cilave po u merrej pasuria e tyre në mënyrë të paligjshme, por edhe të gjithë banorëve të Komunës së Deçanit.

Siç shihet edhe nga libri, zanafilla e kësaj problematike nis në vitin 1997. Është koha kur Kuvendi i Serbisë, pa asnjë të drejtë juridike, ia falë 24 hektarët e “APIKO-s” dhe “ILIRIA-s”, Manastirit të Deçanit. Në këtë periudhë Kosova ishte e pushtuar egërsisht nga Serbia që udhëhiqej nga Sllobodan Millosheviçi.

Pas luftës strukturat e UNMIK-ut, përfaqësues të përmendur me emër e mbiemër në këtë libër, e legjitimojnë këtë vendim dhe pas krijimit të zonës së veçantë për këtë manastir dhe pas futjes së tij nën mbrojtjen e UNESKO-s, nuk pushojnë asnjëherë presionin ndërkombëtar për bartjen e kësaj prone të falur padrejtësisht në hartat kadastrale të Manastirit. Për këtë qëllim presionet e ndërkombëtarëve prekin të gjitha institucionet vendore, duke i bërë disa prej tyre të parezistueshme, në radhë të parë Gjykatën Kushtetuese. Kjo gjykatë me datën 20 maj 2016 e quan të ligjshëm vendimin e UNMIK-ut dhe prej atëherë presioni rritet mbi institucionet komunale të Deçanit që ta bëjnë këtë bartje pronësie në emër të Manastirit.

Kohëve të fundit, për t’u bërë presioni edhe më i madh, Kosovës i kushtëzohet edhe pranimi në Këshillin e Evropës. Ky kushtëzim kërkon implementimin e dy çështjeve më të ndjeshme në hapësirën kosovare: bartjen e pronave të APIKO-s dhe ILIRIA-s në pronësi të Manastirit të Deçanit dhe themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në këtë situatë duket se Kosova përgjithësisht është vënë para aktit të kryer. Kjo dëshmohet edhe me deklarimin e ESI, të datës 5 mars 2024.

Prandaj, duke pasur të gjitha ato që janë dhënë në këtë libër qoftë si dokumente, fakte dhe interpretime, në fund të këtij libri do të shtronim disa pyetje dhe dilema publike, të paktën vetëm për çështjen e 24 hektarëve që Manastiri i Deçanit duket se do t’i posedoj përgjithmonë, ndonëse gjithë çështja ka nisur me vendime të paligjshme. Paligjshmëria ndonjëherë di të bëhet “e ligjshme”.

Bazuar në materien që ofron ky libër lindin spontanisht këto dilema:

– A po ndëshkohet Komuna e Deçanit në emër të arritjes së “një paqeje politike”?

– A e pengon zhvillimin ekonomik të Deçanit një paqe e këtillë?!

– A pati politikë favorizuese për manastirin me rastin e përligjjes së një vendimi të paligjshëm të regjimit millosheviçian?!

– Në këtë mes, mbetet e paqartë se çka ndodhi me pronat e ndërmarrjes “Gjeravica” dhe të “16 Nëntori”, që ishin në afërsi të “APIKO”-s dhe Manastirit?!.

– Cila është arsyeja e heshtjes së avokatit shtetëror, në domenin e të cilit bie mbrojtja e pasurisë shtetërore!?

– Pse nuk u zbardhën as këtu e as në OKB, rastet e trumbetuara si “kriminale” ndaj Manastirit?!

– A po paguhet pavarësia e Kosovës edhe me pasurinë e saj?!

– Në këtë mes, ku qëndrojnë institucionet komunale?

– A treguan lojalitet dhe nënshtrim ndaj ndërkombëtarëve?!

Të gjitha këto pyetje e dilema gjejnë përgjigje edhe në këtë libër, por do të na vinte shumë mirë të kemi edhe opinionet e njohësve të rrjedhave politike qendrore dhe lokale, si dhe ato të lexuesit të zakonshëm.

Çdo mendim ndryshe, natyrisht i argumentuar dhe i dhënë publikisht, do të gjejë vend në një ribotim të mundshëm.

  • Msc. Adem Lushaj, autor i librit

Lugina e Preshevës ka SHBA-të dhe BE-në, më shumë sesa politikanët dhe partitë politike të saj

0

Gjergj – Skender Jashari, Preshevë

Edhe dje, më 31 maj 2024, Parlamenti Europian, i dërgoi letër Serbisë, ku kërkon mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ashtu siç sidomos dekadën e fundit, kemi pa, që më shumë SHBA, BE dhe vende të tjera perëndimore kanë ngritur zërin në mbrojtje të të drejtave dhe lirive të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Nuk jam optimist për Luginën e Preshevës, as për politikanët e saj, e as për vetëdijen që mbizotëron në mesin e qytetarëve tonë, por as për qasjen e Republikave tona karshi Luginës së Preshevës dhe Serbisë.

I. Qasja e Serbisë ndaj Luginës së Preshevës

Natyrisht kurrë nga Serbia nuk pres që ajo të demokratizohet, civilizohet dhe të respektoj marrëveshje, ligje të saj demokratike në letër por jo në praktikë a ligje ndërkombëtare. Pas vitit 2001, me përfundimin e Luftës së UҪPMB-së, Serbia vazhdoi luftën dhe veçmas speciale, por jo edhe ne. Serbia vazhdimisht dhe publikisht deklaronte armiqësi ndaj Kosovës, ku përfshinte edhe Luginën e Preshevës. Lehtazi shihet qasja e Serbisë ndaj Luginës së Preshevës:

1. Qasja e Serbisë kundër Kosovës( Shqiptarëve) dhe Luginës në aspektin ndërkombëtar:

a. Qasja e Serbisë kundër Kosovës(Shqiptarëve) dhe Luginës, në arenën ndërkombëtare, bëri që çështja e Luginës të harrohet edhe nga vetë delegacionet e Kosovës, Shqipërisë, poashtu edhe nga faktori ndërkombëtar( pasi ky e shihte që faktori politik i Luginës ishte në gjumë!).

2. Qasja e Serbisë kundër Luginës:

a. Bishtnimi i Marrëveshjes së Konçulit 2001 dhe i detyrimeve ndërkombëtare për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, pakicave kombëtare etj. Këto të garantuara edhe me dokumente dhe nga institucione ndërkombëtare, madje edhe në ligjet e Serbisë, shumica e këtyre akteve normative ndërkombëtare janë pranuar(Kartën e Kombeve të Bashkuara, Deklaratën e përgjithshme për të drejtat e njeriut, Pakti ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore; Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike etj), por që në praktikë nuk zbatohen.

b. Zvogëlimi, shtypja dhe luftimi i Vetëdijes Kombëtare Shqiptare dhe intelektualëve, “bashkim-vllaznimi” me Serbi dhe forcimi i ideologjive të dobishme për Serbinë.

1. Zvogëlimi, shtypja dhe luftimi i Vetëdijës Kombëtare Shqiptare dhe intelektualëve. Në kuadër të kësaj forma të ndryshme, si arrestimin, kërcënimin, dënime të ndryshme, dëbime a diskriminime të nacionalistëve Shqiptar( p.sh: shumica e veteranëve të Luftës së UҪPMB-së janë përndjekur, arrestuar a detyruar të ikin nga vendlindja, pastaj shumica e intelektualëve diskriminohen, izolohen, përjashtohen, nuk u njihen diplomat etj. Armiqësimin, përçarjen, pengimin, shkëputjen, ndarjen në forma e mënyra të ndryshme të Shqiptarëve të Luginës me ata të Kosovës, Maqedonisë, Shqipërisë.

2. Bashkim-vllaznimi me Serbi duke joshur, blerë, financuar, kredituar, punësuar, dhënë hapësirë, individëve dhe subjekteve politike që ishin në dobi të drejtëpërdrejtë të Serbisë apo në dobi të tërthortë( forconte, mbështeste etj një politikan a parti politike për t’ia kundërvënë politikanit, partisë politike që ishte më e dëmshme për interesat e Serbisë, etj).

3. Forcimi i ideologjive të dobishme për Serbinë, qoftë atyre që drejtëpërdrejtë shkojnë në interes të Serbisë apo edhe të tilla që tërthorazi janë të dobishme për Serbinë, përfshirë edhe ato politike, fetare, antiperëndimore( veçmas anti-amerikane), proturke, proruse. Ideologjitë e tilla si radikalizmi, ekstremizmi dhe terrorizmi Islamik, pastaj turkofilizmi, boshnjakizmi, rusofilizmi, antiamerikanizmi, antisemitizmi, izolacioniste(shkëputja nga aleatët perëndimor dhe izolim i Kombit tonë), nacionalizmit radikal gjoja Shqiptar, etj janë promovuar, mbështetur, nxitur nga qarqe shtetërore dhe agjenturore të Serbisë, tek Shqiptarët e Luginës së Preshevës. Madje element lojalist të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, janë rekrutuar si agjent të Serbisë a ideologjive tjera filoturke, filoerdoganiste, filoruse, antiamerikane, nacionaliste ekstreme gjoja Shqiptare etj, për t’i përdorur për qëllime të drejtëpërdrejta a të tërthorta për qeverinë e Serbisë a kundër Interesave Kombëtare Shqiptare.

c. Izolimi, varfërimi, vështërsimi i jetës, diskriminimi dhe mos-respektimi i të drejtave dhe lirive individuale dhe kolektive të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, si dhe lehtësimi i shpërnguljeve. Përfshirë vështërsimin në nxjerrjen e dokumenteve, punësim, mbijetesë të pavarur( agro-blegtori), pasivizimi i adresave, gjobitje dhe dënime material, administrative, kundërvajtëse dhe penale etj.

d. Përfshirja në veprimtari kriminale të qytetarëve e sidomos të rinjëve të Luginës së Preshevës. Kjo dukuri e rekrutimit sidomos rinisë Shqiptare të Luginës së Preshevës, mund të vërehet që shumica e atyre të rinjëve që janë shoqëruar me familjarë të policëve të Serbisë( polic shqipfolës), më pas janë nxitur të përfshihen edhe në kriminalitet.

1. E që kjo praktikë është aplikuar nga vitet 1992 e më pas, ku të rinjë rekrutoheshin nga grupe të rinjësh, që shkaktonin terror tek të rinjët dhe qytetarët e tjerë që kishin integritet e dinjitet në Luginë.. P.sh: Grupe të tilla si e “2Pac” në Preshevë.

2. Përfshirja e agjentëve, agjentëve islamik të Serbisë, për të promovuar, propaganduar radikalizmin, ekstremizmin dhe terrorizmin islamik, madje duke u përfshirë edhe në akte terroriste islamik, në Luginë, rajon( sidomos në Republikë të Kosovës, por edhe në Maqedoni), pastaj edhe në vendet perëndimore. Janë një numër i konsiderueshëm i të tillëve, që veprojnë si “hoxhallarë vehabi”, si gjoja këngëtar, si gjoja aktor etj.

3. Përfshirja pastaj në krime ordinere, të tilla si kontrabanda me narkotik, grabitje, vjedhje etj. Sidomos në vendet e Europës Perëndimore e gjetiu.

II. Qasja e Republikave të Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Luginës dhe e vetë Shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Para rreth 10 vitesh, së paku kërkoheshin edhe me protesta disa të drejta dhe liri për Shqiptarët në Luginë, sot as të tilla më nuk ka. Faktoriteti i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, gradualisht është dobësuar, identiteti dhe vetëdija Kombëtare Shqiptare në vazhdimësi është dobësuar, derisa vazhdimisht janë forcuar ideologji jomiqësore dhe armiqësore kundër Shqiptare.

1. Këshilli Kombëtar Shqiptar nën Serbi

Këshilli Kombëtar Shqiptar nën Serbi, gjegjësisht ky pseudo-këshill, ka 29 antarë( të zgjedhur nga partitë politike përmes zgjedhjeve) dhe 6 komisione me nga 5-15 antarë.1 Komisionet: për arsim dhe arsim të lartë, kulturë, informim dhe botime, përdorim zyrtar të

gjuhës dhe shkrimit shqip dhe komision për rininë dhe shoqërinë civile,2 kompetencat e këtij pseudo-këshilli, janë mes tjerash edhe: përcakton propozimet e simboleve kombëtare, shenjave dhe festave të pakicës kombëtare( e që të gjithë e dijmë që për Famurin tonë, disa qindëra qytetar shqiptar të Luginës janë gjobitur e dënuar); inicon procedurën para Gjykatës Kushtetuese, Mbrojtësit të qytetarëve, ombudsmanit krahinor dhe vendor dhe organeve tjera kompetente, kur vlerëson se është bërë shkelja e të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë dhe me ligj e pjesëtarëve të pakicave kombëtare( mijëra raste të shkeljeve të të drejtave individuale dhe kolektive të qytetarëve shqiptar të Luginës së Preshevës janë bërë, por asnjë rast nuk dëgjohet zëri i këtij pseudo-këshilli); inicon procedurën nga pika paraprake në emër të pjesëtarëve të pakicave kombëtare, bashkë me autorizimin e mëparshëm të marrë me shkrim( e as në emër të ndonjë qytetari viktimë të Luginës së Preshevës nuk është bërë); merr qëndrimet, fillon nisma dhe ndërmerr masat lidhur me të gjitha çështjet të cilat janë të lidhura drejtpërsëdrejti me pozitën, identitetin dhe të drejtat e pakicës kombëtare( nuk ka bërë qoftë ndonjë gjë konkrete dhe serioze në këtë drejtim). E njejta gjë ndodhë edhe me të gjithë politikanët dhe partitë politike lokale në Luginë të Preshevës, derisa ka pasur disa deklarata gjoja patriotike. Avokati dhe përfaqësuesi legjitim për Shqiptarët e Luginës së Preshevës do duhej të ishte Këshilli Kombëtar Shqiptar, i zgjedhur dhe përfaqësuar denjësisht prej, për dhe nga Shqiptarët e Luginës.

2. Partitë politike të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës

Por shohim që politikan lokal, marrin përsipër avokimin dhe përfaqësimin e Shqiptarëve të Luginës, jo për Interes të Shqiptarëve të Luginës, por për interese personale dhe partiake. Kjo përçarje nuk evitohet as nga partitë politike në Luginë, e aq më pak nuk kërkohet nga Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, që politikanët dhe partitë politike të Luginës të jenë të bashkuara kur bëhet fjalë për t’u ndesh me Serbinë në mbrojtje të Interesit të Shqiptarëve të kësaj ane.

3. Politikanët dhe partitë politike të Kosovës dhe Shqipërisë

Politikanët dhe partitë politike të Kosovës dhe Shqipërisë, në vazhdimësi, kanë instrumentalizuar individ dhe grupe qytetarësh të Luginës së Preshevës, për qëllime politike interne në Kosovë. Por përpos deklaratave sipërfaqësore, cinike, pseudopatriotike, asgjë e asnjëherë seriozisht nuk është bë diç konkrete( as ato “donacione” e “ndihma humanitare të qeverive të ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë” dedikuar Luginës, nuk kanë qenë shpërndarë meritorisht gjegjësisht janë keqpërdorë; donacionet e librave kanë qenë më shumë lojë; kërkesat për lejim të Abetares dhe librit të historisë, poashtu ka qenë joserioze). Këtë cinizëm, paturpësi e pabesi e bazoj që Bajram Begaj presidenti i Republikës së Shqipërisë, më 22 shtator 2023,3 kërkon sa për sy e faqe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të Shqiptarëve të Luginës, pasi së pari këtë e kishin kërku Sekretari i SHBA-së, më 12 dhe 13 shtator 20234 dhe Von Cramon raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, më 19 shtator 2023.5 Mos të harrojmë, kjo nuk është e fundit, në vazhdimësi edhe më parë, SHBA dhe vendet e Europës Perëndimore si të ndara a edh institucione respektive të BE-së, kanë trajtuar çështje që janë në interes të

Shqiptarëve të Luginës së Preshevës- derisa zëri i Shqiptarëve të Luginës dhe politikanëve të saj është venitur, zëri i aleatëve tonë në Perëndim është forcuar.

Ka akte normative ndërkombëtare dhe Europiane( si konventa, protokole, pakte, rezoluta por edhe vendime të Gjykatave ndërkombëtare etj), kërkojnë që shtetet amë të mbrojnë dhe avokojnë në emër të popullatave të tyre etnike të mbetura në territoret e shteteve tjera.

Konventa Kuadër “Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare” ku shprehimisht theksohet që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës do ta mbikëqyrë zbatimin e saj, derisa theksohet po ashtu që edhe shtetet joanëtare të Këshillit të Europës do të marrin pjesë në zbatimin e saj, veçmas shiko nenet 5,6 8,712.1,12.2, 12.3,8 17.1, 17.2,9 18.1,10 24.1 dhe 24.2.11

III. Qasja e SHBA-së, BE-së dhe Aleatëve Perëndimor ndaj Luginës së Preshevës

Edhe dje, më 31 maj 2024, Parlamenti Europian, i dërgoi letër Serbisë, ku kërkon mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Këtë letër e nënshkruan Viola Von Carmon, Rainer Wieland, Michael Gahler dhe Thijs Reuten, që ia drejtojnë kryeministrit dhe dy ministrive të qeverisë së Serbisë. Në këtë letër theksohet shqetësimi i thellë edhe për mospërmbushjen e Marrëveshjes së Konçulit të 2001, si dhe duke përmendur shkeljet sidomos dekadën e fundit, të formave të ndryshme të diskriminimit, përfshirë edhe pasivizimin dhe kufizimin e edukimit dhe mundësisë së punësimit, kujdesin mjekësor adekuat. Në përfundim të kësaj letre theksohet që dështimi në adresimin e këtyre

çështjeve, nuk minon vetëm parimet e barazizë dhe jodiskriminimit por edhe rrezikon përkeqësimin e tensioneve dhe jostabilitetit në rajon si dhe rrugën e Serbisë për BE.

Në vazhdimësi, kemi pa që edhe më parë, sidomos dekadën e fundit, shumë më e zëshme kanë qenë zyrtar dhe institucione të ndryshme të vendeve perëndimore, në veçanti SHBA-së, BE-së, Britanisë, Gjermanisë, Italisë etj, që kanë ngritur zërin në mbrojtje të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Si do duhej:

IV. Qasja që do duhej të kishim Lugina e Preshevës

Organizime qytetarësh, biznesmenësh, nacionalistësh, intelektualësh, sportistësh, artistësh, politikanësh përfshirë edhe partitë politike etj, qoftë nën ombrellë të Këshillit Kombëtar( të vërtetë) Shqiptar, a edhe të partive politike, duke u bashkuar për të ideuar strategji të mirëfillta, për avansimin, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve Shqiptar të Luginës së Preshevës; zhvillimit ekonomiko-socio-kulturoro-sportiv; avansimin e çështjes së zgjedhjes përfundimtare të statusit politiko-juridik të Luginës së Preshevës dhe çështja e sigurisë dhe mbrojtjes së Luginës së Preshevës.

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, nuk bashkërendojnë e bashkëveprojnë mjaftueshëm dhe efektivisht në dobi të Luginës së Preshevës dhe faktorit Shqiptar më gjerë. P.sh:

1. për avansimin, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve Shqiptar të Luginës së Preshevës; Përmes krijimit të mekanizmave lokal në Luginë të Preshevës, përmes kordinimit dhe bashkëveprimit me të gjitha komunitetet tjera etnike nën Serbi, përmes kordinimit me subjekte fizike e juridike( organizata, parti politike, institucione) të shteteve tona( Republikave të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë etj).

2. zhvillimit ekonomiko-socio-kulturoro-sportiv, duke krijuar strategji nacionale të Shqiptarëve të Luginës, për zhvillim në këto fusha. Duke kordinuar me shtetet tona Republikat e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, për të zhvilluar këto fusha. Pa harruar gjetjen e ideve dhe mundësive për eksportim të agro-blegtorisë së Luginës së Preshevës, për në bregdetin Shqiptar, pastaj për në vendet e treta.

3. avansimin e çështjes së zgjedhjes përfundimtare të statusit politiko-juridik të Luginës së Preshevës. Duke u kordinu me Republikë e Kosovës dhe Shqipërisë, por edhe të Maqedonisë, veçmas duke kushtëzuar dhe reciprokisht me rastin e Serbëve në Kosovë. Por pa lënë anash edhe bashkërendimin edhe me faktorin ndërkombëtar. Gjithashtu bashkërendimin dhe kordinimi edhe me gjitha komunitetet etnike nën Serbi dhe me shtetet fqinje që kanë pakica kombëtare të tyre nën Serbi( psh: Hungari, Bullgari, Kroaci, Bosnje etj).

4. çështja e sigurisë dhe mbrojtjes së Luginës së Preshevës. Kjo e nëndarë në sektorin e sigurisë publike, ku “policia ekzistuese multiçetnike” të bëhet realisht polici multietnike, që si në përbërje si në zinxhir komandues përfaqësohet nga përbërja e popullatës lokale. Kurse çështja e mbrojtjes, duke gjetur mënyra të mundshme, për të ruajtur të gjithë veteranët e UҪPMB-së, por edhe duke gjetur mundësi që të gjithë të rinjët e moshës për luftë, të kryejnë trajnime profesionale ushtarake dhe specializime( kryesisht jashtë Luginës së Preshevës), duke qenë në vazhdimësi në aleanca me komunitetet të tjera etnike nën Serbi, që në rast të nevojës, të jenë të përgatitur për ta mbrojtur vendin nga pushteti okupues qendror i Serbisë.

V. Qasjet e Republikave tona, karshi ndikimit rus-serb, ndaj Luginës

Republikat tona( Republika e Shqipërisë dhe e Kosovës) karshi Luginës së Preshevës dhe Serbisë, nuk janë kënaqëshëm për shumë aspekte. Republikat tona të Shqipërisë, Kosovës, nuk janë mjaftueshëm të qëndrueshme ekonomikisht, politikisht, ushtarakisht për të qenë kundërpeshë ndaj Serbisë, Panserbizmit, ndikimit rus në Ballkan etj. Në këtë rast do duhej unifikimi sa më i plotë i shteteve të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, duke krijuar një Mini-BE, Mini-NATO. Natyrisht, baza e NATO-s në Kuçovë, modernizimi dhe armatosja e ushtrive të Republikave tona, janë shumë me vend, edhe pse do duhej të ishin jo vetëm si kundër-reaksion ndaj kërcënimit Serb a rus.

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës, nuk bashkërendojnë e bashkëveprojnë mjaftueshëm dhe efektivisht në dobi të Luginës së Preshevës dhe faktorit Shqiptar më gjerë. P.sh:

1. Zhvillimi ekonomik i Luginës së Preshevës, do duhej të ishte shtylla primare, për Mbrojtjen e Luginës së Preshevës. Ideja e tillë, është e mundur lehtësisht, duke krijuar marrëveshje me fermerët lokal të Luginës së Preshevës, për t’i tregtuar produktet agro-blegtoriale të Luginës, për në bregdetin Shqiptar, apo edhe për të lehtësuar dhe ndihmuar kompanitë lokale të Luginës së Preshevës a edhe nga Shqipëria e Kosova, që t’i mbledhin prodhimet agro-blegtoriale, për t’i eksportuar në vendet e treta. Në këtë mënyrë, duke krijuar bazën e ekzistencës dhe fitime për banorët lokal, duke bërë kështu që mos të kenë arsye ekonomike për shpërngulje.

2. të këshillojnë, motivojnë, korrigjojnë dhe sanksionojnë subjektet (individët) dhe juridike( partitë politike) të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës( jo duke ndjekur analogjinë me Listën Srpska në Kosovë), por duke ndjekur praktikën e SHBA-së dhe BE-së, karshi politikanëve dhe qytetarëve( biznesmenëve) rus pas agresionit rus në Ukrainë.

3. të mbrojnë të drejtat dhe liritë e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës në arenën ndërkombëtare. P.sh: çdo rast të shkeljeve individuale a kolektive të të drejtave dhe lirive të qytetarëve të Luginës së Preshevës, duke e procedu në instanca ndërkombëtare si në aspektin politik dhe të drejtësisë etj.

4. të avansojnë çështjen e zgjedhjes së statusit përfundimtar politik të Luginës së Preshevës, sidomos derisa zhvillohet dialogu për normalizim të raporteve Kosovë-Serbi; në lidhje me Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë; Eksterritorialitet të kishave ortodokse serbe etj.

5. të vetëdijësojnë, këshillojnë, dhe në forma e mënyra të tjera jodetyruese qytetarët Shqiptar të Luginës së Preshevës, në forma të tilla si përmes propagandës, shkollimit-edukimit, medieve, sportit, kulturës etj. Kurse pa shmangur edhe format sanksionuese në rastet e vërtetuara me gjykime të prera, të qytetarëve tonë të Luginës së Preshevës, që veprojnë si agjent të Serbisë, Rusisë, Turqisë a ideologjive anti-Shqiptare.

6. të ushtrojnë presion ndaj Serbisë, në raporte ndërkombëtare dhe rajonale, duke shfrytëzuar çdo situatë të mundshme, për ta avansu statusin social, ekonomik, kulturor dhe politik të Luginës së Preshevës.

Më:01.06.2024

Gjergj- Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Kosova çerek shekulli liri, me NATO-n…

0

NATO-Kosove-12-Qershor-1999-hapat-e-pare – Foto Bedri Sadiku

Shruan: Behlul Jashari, Prishtinë

-Në 12 Qershor 1999 – Ditën e Lirisë së Kosovës raportoja drejtpërdrejë nga kolona e tankeve të para të NATO-s që prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës hynin në Kosovë, duke filluar nga ora 05 e 17 minuta të përcjella nga helikopterët Apaçë/

-Liria Kosovës po i vinte më pak se tre muaj pas 24 Marsit 1999 të fillimit të ndërhyrjes së aviacionit të NATO-s me bombardimin e pozicioneve të forcave kriminale serbe që bënin spastrim etnik, masakra e gjenocid kundër shqiptarëve/

PRISHTINË, Qershor 2024/ Me axhendë shtetërore Kosova feston Ditën e Lirisë dhe Paqes – 12 Qershorin.

Para çerek shekulli – 25 viteve Kosovës nisi t’i ndodhte liria dhe paqja: Ishte ora 05 e 17 minuta e mëngjesit në 12 Qershorin historik 1999, kur prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës tanket e para të NATO-s të përcjella nga helikopterët Apaçë nisën të hynin në Kosovë, kalonin kufirin nga Maqedonia në Bllacë-Han të Elezit. Lajmin e madh për gjithë shqiptarët e botën e raportoja drejt Tiranës për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe Radio Televizionin Shqiptar nga kolona e tankeve të para të focës ushtarake më të madhe planetare, e cila të nesërmen merrte në kontroll edhe kryeqytetin, Prishtinën, ndërsa duke kaluar kufirin nga Shqipëria nëpër Morin-Vërmicë shkonte edhe drejt Prizrenit…

Uturima e fortë e helikopterëve Apaçë dhe e kolonës së gjatë të tankeve të NATO-s, që hyri në Kosovë në mëngjesin e hershëm të 12 Qershorit 1999 nuk kishte kend ta zgjonte në qytezën kosovare Hani i Elezit, mu në pikën e kufirit me Maqedoninë. Forca më e madhe e botës, NATO, kalonte nëpër qytezën fantazmë, të mbetur pa banorët e dëbuar, të boshatisur nga jeta, të djegur e bërë shkrum nga gjenocidi e spastrimi etnik i forcave okupatore të Serbisë mbi popullin shqiptar të Kosovës.

Gazetari i njohur Behlul Jashari

Me përshkrimin e kësaj pamje të tmerrshme të Kosovës së mbetur pa njerëzit e saj, por edhe me gëzimin më të madh se në atë mëngjes plot shkërqim të diellit që po lindëte kishte ardhë ajo dita e ora e madhe e ëndërrave – Dita e Lirisë së Kosovës, po vazhdoja të japë me telefon raportin e nisur në orën 05 e 17 minuta, me kryelajmin më të madh në botë: “Taknet e para të NATO-s hynë në Kosovë, në këtë orë të lume, në këtë mëngjes të 12 Qershorit 1999, në këtë ditë të madhe historike për Kosovën dhe të gjithë shqiptarët…”

Më shumë se lajm ishte një shpërthim ndjenjash, që në reportazhin e asaj dite mundohesha t’i tregojë edhe me këto fjalë: “Çlirimi i Kosovës nuk është ëndërr, është më shumë se gëzim, po ndodhë…”

Me një ndjenjë krenarie erdhën pastaj pëshëndetjet për NATO-n në Kosovë nga një grup i luftëtarëve të lirisë, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili doli të presë e përshëndes forcen aleate. Ishin me uniformat dhe simbolet e ushtrisë me shqipnjën dykrenare, e të paarmatosur.

Uniforma të tjera dhe ushtarë të tjerë nën armë, pjesëtarë të forcave serbe, u gjetën ca më vonë në një tunel, tek në ikje minonin për t’ia mbyllë rrugën NATO-s. Ata u çarmatosën dhe u detyruan vet t’i heqin minat, dhe marshi i NATO-s vazhdoi pas një ndalje e vonese te tuneli.

NATO-Kosove-12-Qershor-1999-te-Ura-e-Kashanit-Gryka-e-Kacanikut – Foto Bedri Sadiku

Një ndalje e gjatë e kolonës, më se katër orë, ishte te Ura e Kashanit mbi lumen Lepenc në Grykën e Kaçanikut. Njësitet britanike të xhenios, ushtarë nga Nepali dhe Anglia , brenda asaj kohe zhvilluan operacionin për mënjanimin e rreziqeve të mundshme nga minat dhe për t’u siguruar se mbi urë do të mund të kalojnë tanket dhe makineritë e tjera të renda luftarake. Testimi i urës u bë edhe me zbarkimin e helikopterëve mbi të, fillimisht helikopterë më të lehtë e në numër më të vogël, e pastaj githënjë e më të rëndë e në numër më të madh…

Kishte kaluar ora 15 e pasditës dhe ura po kalohej…

Kishte edhe rreziqe e pengesa të tjera në terrene të luftës së sapopërfunduar. “Asnjë hap jashtë asfalti”, ishte urdhëri për gazetarët që ishim në kolonën e NATO-s. Mina të vendosura nga forcat serbe mund të kishte kudo.

Në Grykën e Kaçanikut forcat serbe kishin lënë prapa edhe shumë grafite në faqe shkëmbinjësh. Për grafitin serb “Kosova është zemra e Serbisë” si një antigrafit ishte komenti i një gazetari: “E si mund të jetë zemra jashtë trupit?!”. “Serbia deri në Durrës” ishte një nga grafitet që shkonin në të pamundurën e edhe shumë më larg: “Serbia deri në Tokio”, “Serbia deri në Sidnei”, që pretendonin se edhe Japonia dhe Australia qenkan Serbi. Gazetarët nga gjithë bota, me të cilët në kolonën e tankeve të para të NATO-s në Kosovë isha bashkë me korrespondentin nga Shkupi të gazetës shqiptare tradicionale të Kosovës Rilindja, Bedri Sadiku, ato grafite i shikonin si një çmenduri serbe dhe qeshnin, fotografonin, filmonin, raportonin…

Për të hyrë me NATO-n në Kosovë “të akredituar deri natën e 11/12 Qershorit, diku pas mesnate, ishin më shumë se 1500 gazetarë nga gjithë bota”, ka shkruar Bedriu në gazetën historike Rilindja, për të cilën ka shkruar-raportuar e fotografuar në 12 Qershor 1999, kur kishim fatin historik të hyjmë në Kosovë me NATO-n që sillte lirinë…

Përtej grafiteve të përçudshme serbe, si një përgjigje dhe realitet se çka është Kosova u shfaq imazhi i Flamurit Kombëtar Shqiptar i ngritur si fluturim shqiponje dykrenare e si në majën më të lartë të festimeve në gjithë botën në qytetin e Kaçanikut, ku në 7 Shtator 1990 ishte shpallur Republika e Kosovës dhe miratuar Kushtetuta e saj në një mbledhje historike të Kuvendit të Kosovës, në kushte të rënda dhe plot rreziqe okupimi, e që pasonte Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës të 2 Korrikut 1990 të miratuar para dyerve të mbyllura të ndërtesës së Kuvendit kosovar në Prishtinë nën shtetrrethim edhe me tanke e snajperë të forcave okupatore të Serbisë.

Një pjesë e forcave të NATO-s u ndal në Kaçanik, ndërsa kolona vazhdoi rrugën drejt Fushës së Pajtimit dhe qytetit të Ferizajt, në orët e pasditës…

Rilindja-e-dates-13-qershor-1999 – Foto Bedri Sadiku

Ora 16. Mbi qytetin e Ferizajt shiheshin re tymi. Për të pritur e përshendetur NATO-n me lulet që i vënin mbi tanke e shtronin rrugën, dhe me brohoritjet “NATO, NATO”, “Kosova, Kosova”, “NATO-Kosova e Lirë”, kishin dalë ata pak banorë shqiptarë që kishin mbetur në Ferizaj. Ata kishin dalë përkundër kërcënimeve e shumë rreziqeve se ende forcat serbe nuk kishin ikur. “Forcat serbe edhe sot po e djegin Ferizajn, duan ta djegin të tërin në largim e sipër”, tregonin banorët shqiptarë.

Në një cep të rrugës ishin ndalur ushtarakë të NATO-s dhe fëmijëve u shpërndanin bombone – ëmbëlsira. Fëmijtë ishin tërë gëzim. Një vajzë 10-vjeçare, shumë smpatike, po shtrëngonte ëmbëlsirën në grusht te zemra dhe thërriste shumë e lumtur: “Do ta ruaj tërë jetën për kujtim”. Për ta ruajtur, veç një herë e afroi te buzët bombonin ajo vajzë që muaj të tërë as s’kishte parë ëmbëlsira e kishte vujtur edhe nga uria në mungesë të bukës. Vajza tregonte se ajo është Shega Asllani dhe se është nxënëse shembullore e klasës së katërt të tetëvjeçares. Një e afërme e saj, Bardha Asllani, me gazetarët spanjollë fliste spanisht, ndërsa për të shprehur falenderimin e madh të gjithë fëmijët përreth brohorisinin për Solanën, atëherë Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, për Presidentin Amerikan Clinton, Kryeministrin Britanik Bler…

Kosove-12-Qershor-1999-afer-Ferizajt-femije-pershendesin-kolonen-e-forces-shpetimtare – Foto Bedri Sadiku

Pas ndonjë ore edhe fushat rreth Lipjanit u mbushen tanke të NATO-s, të cilat para mbrëmjes arrijnë deri afër Prishtinës, por hyrja në kryeqytet mbetet për të nesërmen…

Me gazetarët që nuk u pritej u nisëm për në Prishtinë edhe pse rreziku ishte i madh para se të hynin forcat e NATO-s. Ishte edhe festë lajmi që e jepja drejt Tiranës se po hyja në Prishtinë dhe afër ishin forcat e NATO-s që do hynin…

Po kthehesha në Prishtinë, para mbrëmjes së 12 Qershorit, duke kujtuar edhe largimin drejt kufirit jugor të Kosovës pasi në mbrëmjen e 24 Marsit 1999 në kushte të pamundshme të ndërprerjes së linjave telefonike dhe dritave, me lidhje satelitore që e mundësoi vëllai Demë Jashari nga Zvicëra, nga banesa plot edhe me refugjatë në qytetin në luftë e në shtetrrethim, derisa shkallëve të ndërtesës në lagjen Ulpiana dëgjoheshin rrapllimat e zërat e forcave serbe, kisha raportuar nga Prishtina në Tiranë për goditjet e para të aviacionit të NATO-s e të nesërmën në mëngjes për “qytetin fantazmë” e masakrat e reja të forcave serbe në shtëpitë e shqiptarëve gjatë natës…

Atë parambrëmje të 12 Qershorit 1999 në qendër të kryeqytetit, te Hotel Grandi, shihej se rreziku ishte edhe më i madh se që ishte paramenduar. Në të gjitha anët kishte të shtëna armësh. Kudo kishte policë, ushtarë, paramilitarë serbë, të gjithë të armatosur, shumë prej tyre edhe të dehur…

A line of Serbian military veichles, left, leave Pozaranje, southern Kosovo, while U.S. Marines tanks wait to enter in the town to take part in the Nato peace mission, Monday, June 14, 1999. Nato troops entered Kosovo Saturday, June 12, 1999. (AP Photo/Luca Bruno)

KFOR contingent of US Marines deploying to the town of Pozaranje on 14 June

Edhe në atë situatë, mes shumë rreziqesh, po bëja një raportim edhe për gazetën Rilindja, e cila pas ndalimit nga forcat serbe në Kosovë vazhdonte të dalë në Zvicër, Shqipëri…Nuk dola fare nga automjeti që u ndal para hotelit, dolën vetëm gazetarët nga bota.

Paramilitarët serbë i ndoqën gazetarët ende pa hyrë në hotel, dhe nëpër një rrëbesh shiu që largoi njerëzit nga rruga po largoheshim me shpejtësi me automjetin ku ishim…

Po ku të shkonim, ku ta kalonim natën, kur ende nuk mund të shkoja në banesën time ku kishin hyrë forcat serbe…

Shkojmë drejt adresës së telefonatës së 6 Majit 1999 nga Prishtina, që u bë lajm…“Ai lajm na dha shpresë shpëtimi”, u shprehën me falënderim të ngujuarit atje, që na dhanë çelësin e një banese të boshatisur.

Në lajmin e 6 Majit 1999, natyrisht, në rrethanat që ndodheshin të ngujuarit në Prishtinë, mes forcave kriminale, nuk përmenda burimin, telefonatën nga posta e re e Prishtinës që ishte bërë mes rreziqesh, po duke iu referuar “burimeve” tregova çka po ndodhëte, që “bota ta marrë vesh”.

“Shqiptarët në Prishtinë – mburojë e gjallë”, ishte titulli i lajmit që kisha raportuar nga Kufiri jugor i Kosovës në 6 Maj 1999, ku theksoja: “Shumë banorë të Prishtinës po mbahen peng dhe po përdoren nga serbët si mburojë e gjallë. Ata janë detyruar të qëndrojnë në shtëpitë dhe banesat pranë vendeve ku janë fshehur armë dhe mjete të mekanizuara ushtarake si dhe nëper objekte që mund të bombardohen nga NATO-ja”…

Në kryeqytetin e Kosovës edhe gjatë gjithë natës së 12-13 Qershorit 1999 breshëritë e armëve serbe vazhdonin dhe plumbat qorr binin mbi kulmin e banesës së boshatisur, ku u strehuam. Nata e fundit e forcave serbe në Prishtinë ishte plot tmerre dhe ankthe, kishte shqiptarë të vranë në shtëpitë e tyre, edhe shumë djegie e plaçkitje.

Në mëngjesin e 13 Qershorit 1999 qielli mbi Prishtinë mbulohej nga helikopterët e NATO-s, ndërsa kolona e tankeve dhe makinerive tjera ushtarake shihej tek zbriste nga kodrina e Veternikut dhe mbushte sheshet dhe rrugët e Prishtinës. “NATO po e merr kontrollin në Prishtinë dhe po detyron forcat serbe të largohen…” Lajmi që po raportoja për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë dhe drejtpërdrejtë i lidhur edhe me Radio Televizionin Shqiptar po shkonte nga Prishtina në Tiranë me telefonin me lidhje zvicerane satelitore, sepse lidhjet tjera telefonike ishin të pamundura. Telefonin që më mundësonte raportimet – lidhjet me Tiranën ma kishin sjellë familjarë nga Zvicëra – djali Guri Jashari derisa isha në Maqedoni refugjat lufte.

Në Prishtinën e shkatërruar ndihej erë shkrumi e shtëpive e obekteve tjera të djegura. Nga forcat serbe ishin djegur edhe selia e Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe selia e Presidencës së Kosovës. Dyqanet dhe klubet të gjitha ishin të mbyllura dhe të plaçkitura. Hotel Grandi ishte i hapur, por ende jo për shqiptarët. Thuhej se bodrumet e hotelit ishin shndërruar në qendër turturash për shqiparët e rrëmbyer e të arrestuar nga forcat serbe.

Date:12 June 1999
Location: Kosovo
Photographer:Kevin Capon
HELI LANDING 2
Paratroops of the 1st Battalion The Parachute Regiment take cover as the as they prepare to embark on the Puma Helicopters of 33 Sqadron RAF. The lift was on the road to Pristina and was reminiscent of the film ÔApocolyspeÕ as the noise, dust and swirling air brought a surreal quality to the occaision.
Crown Copyright
G3 Media Ops
HQ Land Command
Wilton,Wilts
SP2 OAG
Tel No 01722 433315
Fax No 01722433677

NATO 12 June 1999 – Kosove

Vetëm edhe një lokal-klub tjetër i vogël përball hotelit ishte i hapur. Ai ishte i mbushur plot me njerëzit që pinin kafenë e parë në Prishtinën e lirë. Në Kosovë, edhe në Prishtinë, ku po ndodhte liria…

Pas një nate që e përshkruaja “plot rreziqe dhe e tensionuar, me të shtëna të shumta armësh të serbëve dhe me provokacione kundër shqiptarëve dhe forcave paqësore”, vazhdoja raportimet nga Prishtina: “Kosova qysh dje dhe sot është e lirë në shumë pjesë të saj. Kurrë nuk janë parë njerëz më të gëzuar se dje e sot me hyrjen triumfale të forcave të NATO-s në Kosovë dhe kryeqytetin e saj, Prishtinë. Në Prishtinë qysh sot, NATO po vendos kontrolle…”

Pasditen e 13 Qershorit 1999, bashkë me korrespondentin e Zërit të Amerikës, Isak Ramadani, e gazetarin tjetër nga Shkupi, Arben Ratkoceri, që erdhën në Prishtinë duke sjellë edhe numrin

special të gazetës tradicionale kosovare Rilindja të botuar atje me raportimet për ngjarjen historike të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, kalova edhe një herë rrugën nga kishin hyrë forcat e para të NATO-s një ditë më parë. Edhe gazeta Rilindja, të cilën e shpërndanim në Kosovën që po çlirohej, në ballinë kishte te kryetitulli orën që kisha raportuar: “Dje në orën 5.17 – Trupat e NATO-s hynë në Kosovë”.

Edhe editoriali “Normandizimi i Kosovës dhe kapitullimi serb”, shkruar nga Blerim Reka, ishte i botuar në faqen e parë të gazetës Rilindja, me foto nga ngjarja historike e ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s, e ku shkruhej edhe: “Qeveria e përkohshme e Kosovës punon për kthimin e popullsisë.-Kryeministri Hashim Thaçi vizitoi Austrinë”.

Dhe, vazhdoja raportimin: “Sot duket krejt e çliruar pjesa e Kosovës nga kufiri me Maqedoninë, përgjatë rrugës që të çon në Han të Elezit, Kaçanik, Ferizaj, Lipjan e deri në kryeqytet. Në Kaçanik, Han të Elezit dhe në lokalite të tjera takuam dhe ushtarë të UÇK-së që kthenin jetën dhe rregullin. Flamuri shqiptar – flamuri i lirisë valonte në kulmin e ndërtesës 12-katëshe në qendër të qytetit të Kaçanikut, mbi kulmin e shkollës tetëvjeçare ‘Jusuf Gërvalla’ në fshatin Nikaj dhe lokalitete të tjera.

Në vendkalimin kufitar në Bllacë ndërmjet Kosovës dhe Maqednisë sot nuk ka më flamuj serbë, të cilët janë hequr. Në kufi figurojnë marinsat amerikanë”.

Në qytetin e Kaçanikut, në jug të Kosovës, ushtarët e Ushtirisë Çlirimtare të Kosovës ishin vendosur në ndërtesën e Stacionit të Policisë, prej nga kishin ikur forcat serbe…

Kështu ishte 25 vite më parë…

Në Kosovë liria po vinte më pak se tre muaj pas 24 Marsit 1999 të fillimit të ndërhyrjes së aviacionit të NATO-s me bombardimin e pozicioneve të forcave kriminale serbe të kasapit të Ballkanit, Milosheviç, i cili përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte në Hagë.

Lufta e përfunduar kishte bilanc tragjik të masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit kundër shqiptarëve: Mëse 12 mijë të vrarë, mbi 6 mijë të zhdukur, shumë prej tyre të groposur në varreza masive, edhe të fshehura në Serbi, e afër një milion të dëbuar – shumica drejt Shqipërisë…

Kosovës i vinte era tokë e djegur, ua kishin vënë flakën mëse 400 fshatrave e qyteteve, 120 mijë shtëpive të shqiptarëve…

Lufta përfundoi me Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, që u nënshkrua në 9 Qershor e hyri në fuqi në 11 Qershor 1999.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në atë kohë, Havijer Solana, në 10 Qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.

Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Michael Jackson, gjeneral britanik, ishte komandanti i parë i forcës paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë – KFOR.

Ligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, i miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008, i shpallur me Dekretin e Presidentit të Republikës të 15 Qershorit 2008, përcakton 12 Qershorin – Ditë të Paqes.

Dekretimi i këtij ligji si dhe i 40 ligjeve tjera të dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet e ditës së 15 Qershorit 2008 të hyrjes në fuqi të Kushtetutës, e cila është miratuar nga Kuvendi poashtu para 16 viteve në 9 Prill, më pak se dy maj pas 17 Shkurtit historik të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, të njohur deri tani nga 117 shtete të botës anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara…

NATO KOSOVE

MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIM PËRJETSHËM PËR MIRËPRITJEN E PËRKUJDESJEN VËLLAZËRORE SHQIPTARE PËR TË DËBUARIT NGA KOSOVA – REFUGJATË TË LUFTËS SË PËRFUNDUAR NË PRANVERËN E LIRISË TË VITIT 1999

Si korrespondent në Prishtinë i Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencisë Telegrafike Shqiptare nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, në vitin 1999 të kohës së luftës, të dëbimit të mëse 1 milion shqiptarëve nga Kosova, për rreth dy muaj “selia” e raportimeve të mia ishte kufiri jugor i Kosovës, si dhe Tetova e fshati i afërt Dobrosht – shtëpia e familjes së Mesut Veselit, ku më parë kishin mbërritur njerëz të familjes sime të dëbuar nga forcat serbe… Raportoja edhe nga Shkupi e vende tjera në Maqedoni.

Akreditimi mu dha nga Ministria e Informatave e Maqedonisë të njëjtën ditë të kërkesës dërguar me telefax nga Agjencia Telegrafike Shqiptare në 5 Prill 1999. Ishte mëngjesi i ditës sime të parë refugjat jashtë kampit të Bllacës, ku pas qëndrimit disaditësh natën kisha kaluar kufirin…

Mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm për mirëpritjen e përkujdesjen vëllazërore shqiptare për të dëbuarit nga Kosova refugjatë të luftës së përfunduar në pranverën e lirisë të vitit 1999.

12 QERSHOR 2019: KOSOVA 20 VJET LIRI, NË FESTËN E MADHE AMERIKA -CLINTON , ALBRIGHT, PALMER…

Në 12 Qershor 2019 kam raportuar mes tjerash: Festë të madhe sot ka Kosova për 20 vjetorin e lirisë, është festë e gjithë shqiptarëve, urime e përgëzime vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vende të tjera të botës së lirë e demokratike. Presidenti Amerikan Bill Clinton dhe Sekretarja Amerikane e Shtetit, Madeline Albright, nga koha e luftës dhe e fitores së paqes e

lirisë në Kosovë, si dhe zëvendës-ndihmës sekretari i Shtetit Amerikan, Mattheë Palmer, ishin sot dhe mbajtën fjalime në Tubimin Qendror për Shënimin e 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në Sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë. Mes shumë pjesëmarrësve ishe edhe ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, i cili ka drejtuar ndërhyrjen shpëtimtare-humanitare në kohën e luftës në Kosovë. Në festimin madhështor ishin drejtuesit më të lartë të shtetit të Kosovës, të Shqipërisë dhe përfaqësuesit e shqiptarëve nga të gjitha trojet etnike dhe diaspora.

Bombardimet 1999 – Kosove caqe serbe

Më Prishtinë sot bëhet edhe përurimi i Bustit të Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeline Albright në sheshin me emrin e saj, afër American School of Kosova – te Newborn.

Pjesë e festës, mbrëmjen e djeshme u mbajt koncerti i Filarmonisë së Kosovës, në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.

Kosova po feston jubileun e 20 vjetorit të lirisë, përgjithmonë mirënjohëse dhe falënderuese për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë botën demokratike.

Arif Ejupi, gazetar, krijues e publicist, që një jetë ia kushtoi Kosovës dhe diasporës së integruar

2

RajoniPress, 29 maj 2024

Gjilan – Arif Ejupi, një emër i njohur në fushën e publicistikës, një krijues brilant dhe njohës i mirë i shumë zhvillimeve, një gazetar pedant dhe i kujdesshëm në shkrime e trajtime, një ish mësues shembullor në diasporë, një kujdestar dhe arkiv e madhe dhe e rëndësishme e organizimit në Zvicër nga diaspora, një humanist i madh që punoi e veproi tërë jetën, për ta parë Kosovën e lirë dhe diasporën e integruar në të gjitha fushat. Ndoshta është hera e parë që ai shpalos detaje të panjohura që nga aktiviteti i tij si gazetar në Radio Prishtina, aktivist në KMDLNJ, pastaj rrahja dhe arrestimi i tij nga policia serbe dhe keqtrajtimi deri në invaliditet të përjetshëm. Arif Ejupi edhe sot mbetet një krijues e publicist aktiv, që asnjëherë nuk e shikoi interesin personal. Ka shkruar dhe shkruan për shumë mediume dhe në pjesën dërmuese të tyre pasqyroi sukseset e të rinjve tanë në Zvicër. Punimet e tij i gjejmë në gazeta e televizione të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, të Kosovës Lindore, Ulqinit, si dhe në revista e portale të mërgatës sonë në Zvicër, Angli, Gjermani, Kanada dhe SHBA. Ejupi, në cilësinë e gazetarit intervistoi figura të shquara nga fusha e shkencës, kulturës dhe sportit. I takon brezit që vuajti për ta bërë Kosovën shtet edhe sot e asaj dite Arif Ejupi kujdeset që Kosovën ta përfaqësoj me dinjitet dhe kredibilitet politik e profesional.

Të shkruash për Arif Ejupin nga Gllamniku i Podujevës të duhet një arkiv e tërë ta hulumtosh dhe ta studiosh, për të dhënë një vlerësim sa profesional aq edhe të qëndrueshëm.

Është i heshtur dhe nuk flet asnjëherë në vetën e parë, përkundrazi sukseset e të tjerëve e bëjnë më krenar, aq më parë që tani jeton dhe vepron në Gjenevë të Zvicrës.

Arif Ejupi ka përjetuar tri periudha të rënda në jetën e tij. Koha e para luftës, që njihet si koha nën sundimin dhe okupimin serb, ku ishte rrahur e përndjekur deri në vdekje nga policia serbe, koha e luftës ku Arif Ejupi me tërë qenien e tij jep kontribut të madh në organizimin e luftës çlirimtare, duke e demaskuar në shumë forume e organizata të huaja, dhunën e pushtuesit serb dhe koha e pas luftës, ku ai sërish nuk heshtet dhe nuk dorëzohet, përkundrazi jep kontribut të madh për ta integruar e shkolluar diasporën në të gjitha nivelet.

Ajo që e bënë të veçantë Arif Ejupin dhe e dallon nga kolegët tij të tjerë në diasporë është fakti se shkruan rrjedhshëm dhe shkruan për figura, personalitete e ekspertë që japin kontribut në avancimin e Kosovës dhe të çështjes shqiptare kudo në botë e në veçanti në Zvicër.

“I gëzohem suksesit të secilit shqiptar, i gëzohem vullnetit të atyre shqiptarëve që angazhohen maksimalisht, të kenë familje të shëndoshë dhe të emancipuar këtu në perëndim. Jetoj dhe veproj që shqiptarët këtu në Zvicër të ndihen të barabartë, të punojnë që një ditë vërtet ta kemi vendin e merituar sikurse kombet tjera” shprehet Ejupi për rajonipress.

Pavarësisht sfidave nëpër të cilat ka kaluar Arif Ejupi, dëshira e tij që të merret me gazetari dhe publicistikë asnjëherë se ka ndarë nga përkushtimi, për të prezantuar suksese e rezultate të kuadrove shqiptare kudo në botë.

Është ndër gazetarët e paktë që kujdeset për të gjitha gjeneratat, e në veçanti për pjesën e cila ka vuajtur dhe hjekur të zitë e ullirit nëpër burgjet serbe.

Arif Ejupi gjithmonë kujdeset që nga diaspora të prezantojë njerëz të devotshëm, që kanë arritur suksese dhe që kanë lënë gjurmë në të mirë të çështjes kombëtare.

Është i pa kompromis dhe nuk lejon për asnjë moment, t’i ikë ndonjë detaj për njerëzit që i njeh mirë.

Përkushtimi i tij maksimal për të pasur një diasporë të emancipuar dhe një gazetari profesionale është preokupim i tij i vazhdueshëm.

“Në gazetari dhe krijimtari mundohem ta bëj punën profesionalisht dhe me shumë kujdes edhe në shkrime dhe në saktësi. Jetoj për një të vërtetë reale dhe shkruaj ashtu siç unë i shoh gjërat dhe i përjetoj. Tek e fundit gazetaria e mirë dhe e ndershme këtë synim duhet ta ketë, të vërtetën dhe gjërat objektive. Gjithashtu kam dëshirë të ofroj për publikun raste interesante, që nuk i dijnë të tjerët dhe që kanë efekt në publikun kosovar. Kam botuar qindra artikuj, kronika, raporte e lajme të ndryshme dhe të gjitha gratis. Bashkëpunoj me të gjithë ata që e kuptojnë rëndësinë e gazetarisë hulumtuese dhe nuk lejoj që kjo fushë të nëpërkëmbet. E mbroj me fanatizëm çdo shkrim përmbajtësor dhe me dedikim të veçantë e të dobishëm për publikun” shprehet Ejupi.

Arif Ejupi ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm edhe si mësues në Gjenevë, një rol të madh e ka luajtur në kohën e paraluftës derisa ishte angazhuar nën ombrellën e lëvizjes gjithë popullore në LDK.

I kujtohet mirë data 5 korrik 1990 kur dhunshëm e largojnë nga puna e gazetarit në Radio Prishtina, policia serbe. “Ishte e rëndë për mua dhe për Kosovën kur dhunshëm na larguan, isha në kohën më të mirë të zotërimit të profesionit të gazetarit, po kështu ndodhi dhe mbetëm pa dritaret tona informative dhe në terr” shton Ejupi.

Ishte organizator e pjesëmarrës i shumë zhvillimeve në vitet e okupimit. Pushtuesve serbë dhe disa veglave të tyre, aktiviteti i Arifit u bije në sy. Ata më 14 mars 1994 në orët e hershme të mëngjesit e arrestojnë atë në shtëpinë e tij.

Arrestimi bëhet nën akuzën se kinse ai dhe disa shokë të tij kanë organizuar rezistencë të armatosur në komunën e Podujevës, në kuadër të ashtuquajturës Mbrojtje Territoriale.

Pastaj e dërgojnë në stacionin e policisë në Podujevë, ku me urdhrin e njëfarë Tomisllav Petroviq, tre kriminelë serbë të njohur me nofkat si Cipiripi, Bosanaci i madh dhe Cvejiq, që kishin ardhur nga stallat e Serbisë, por që mbanin uniformë policësh e rrahin Arifin, në mënyrë çnjerëzore, duke i shkaktuar invaliditet të përjetshëm.

Policia serbe edhe pas kësaj ngjarje të tmerrshme çdo ditë shkonte në shtëpinë e tij, dhe ia traumatizonte anëtarët e tjerë të familjes, si nënën, gruan, motrën, vëllain dhe vajzën 2 vjeçe e gjysmë.

“Ehh… ofshan Arifi, s’e kam të lehtë ta tregoj dhe përkujtoj këtë kohë e periudhë të vështirë të jetës sime dhe të familjes sime e shokëve të idealit. Isha i rrahur për vdekje, e pash si mund të vdiset dhe si mund të mbijetohet nga ajo torturë e egër prej bishave serbe. Njeriu është më i fort se guri, sepse e kisha vullnetin dhe motivin e madh për të çuar deri në fund synimin e shumë gjeneratave tona, që kanë vdekur nga torturat serbe. Ky amanet tani është plotësuar, kuptohet ende kemi punë për ta bërë funksional dhe të pranuar, edhe nga shumë shtete tjera Kosovën tonë të dashur. Këto rrëfime ndoshta mbesin vetëm si rrëfime tonat, por janë të vlefshme dhe kanë peshë, sepse në emër të saj dhe të shumë shqiptarëve, që u dergjën burgjeve dhe u vranë në luftën e fundit erdhi Liria e shumëpritur” shprehet Arif Ejupi.

Arif Ejupi edhe pse në pension të moshës ka në dorëshkrim shumë tema mbi të kaluarën e lavdishme të figurave të shquara dhe thotë se do i botojë në momentin e parë që do ta finalizojë këtë angazhim të tij.

“Kam shumë dokumente, arkiva, vendime e foto të ndryshme që kanë peshë historike e ndriçuese për historinë më të re të Kosovës. Dikush mund të preket e lëndohet, por jam i sigurt se vetëm kështu mund ta njohim njëri tjetrin më mirë dhe mund ta pastrojmë historiografinë shkencore të shqiptarëve. Unë nuk heshti sepse jam dëshmitar dhe përjetues i këtyre rrethanave politike” tha Arifi.

Kush është Arif Ejupi dhe cila është veprimtaria e tij profesionale e politike?

Arif Ejupi, lindi më 15 janar të vitit 1959 në Gllamnik të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e tij të lindjes, ndërsa atë të mesme (gjimnazin) në qytezën e Podujevës. Që të dyja nivelet e shkollimit i përfundoi me sukses të shkëlqyeshëm.

Në vitet 1978 – 1979, i filloi studimet e shkallës së dytë, në Fakultetin Juridik, dhe në atë Filozofik, të Universitetit të Kosovës, seksioni – Gjuhë dhe Letërsi Shqipe.

Ai edhe studimet i përfundoi me sukses shumë të mirë. Ndërkaq, punën si gazetar në Radio Televizionin e Prishtinës, e nisi gjatë viteve të ’80-ta. Ejupi, në cilësinë e gazetarit intervistoi figura të shquara nga fusha e shkencës, kulturës dhe sportit.

Mirëpo, të një rëndësie të veçantë i konsideron kronikat e shumta të realizuara me rininë studentore të Universitetit të Kosovës. Krahas punës në këtë medium, ai shkroi në bashkautorësi me kolegun e tij Fadil Halimi edhe reportazhin “Rrëfime nga kohëra të liga” kushtuar Ismail Ajetit Bushit, i dënuar dy herë me vdekje nga regjimi i Jugosllavisë komuniste.

Ky reportazh apo dokumentar, u botua më 16 Nëntor të vitit 1991, në prestigjiozen “Zëri Javor” të Prishtinës, që udhëhiqej nga gazetari dhe publicisti i njohur kosovar Blerim Ali Shala.

Ismailit edhe pse ishte në moshë pushtuesit serbo -sllavë ia kishin friken,ngase policia fashiste e asaj Jugosllavie në shembje të gjithë numrat e “ Zëri javor” të Prishtinës i konfiskoi.

Kur tamam Ejupi e kishte përsosur profesionin, atë dhe kolegët e tij më 5 korrik të vitit 1990, regjimi i egër dhe diktatorial i Serbisë, i largon me dhunë nga puna.

Arif Ejupi, me miqtë e tij të hershëm Behxhet Shala – Bajgora, Nexhmi Balaj, Sylejman Blaku, Dr. Selman Hoxha, Fehmi Blakçori, inxh. Ramadan Dibrani, Hilmi Ajeti, Naser Behrami, duke parë dhunën e vazhdueshme të Serbisë, mbi shqiptarët duarthatë të Llapit, më 1990 themelojnë KMDLNJ-dega në Podujevë.

Me gjithë rrezikun për jetën ata kompletojnë dosjet e secilit të vrarë, të burgosur e të keqtrajtuar nga pushtuesit serbo-sllavë.

Pastaj ato i dërgojnë në selinë e KMDLNJ-së, në Prishtinë, e prej këtu i gjithë materiali i faktografuar përcillet në Nju-Jork, Londër, Gjenevë, Bruksel, Bon e Paris.

Edhe pse në kushte të vështira ai për asnjë çast nuk i ndërpret shkrimet. Nëpërmjet tyre denoncon dhunën e përditshme serbe, mbi banorët e pafajshëm të Llapit, në gazetat “Bujku” e “Forumi” si dhe në Qendrën për Informim të Kosovës.

Ejupi, që nga themelimi i LDK-së, është anëtar aktiv i saj. Ai nga të gjithë njihet për punën e tij të mirë, ngase në atë periudhë LDK, më tepër ishte Lëvizje mbarë popullore, se sa subjekt politik.

Arifi në zgjedhjet e rregullta lokale të mbajtura më 27 shtator të vitit 1993, me votën e 44 delegatëve të Kuvendit të LDK-së, nëndega në Gllamnik, emërohet kryetar i kësaj njësie, që ishte pjesë e Degës së Podujevës.

Këtë detyrë e kryen me përgjegjësi dhe përkushtim të pashoq, gjë të cilën e vërtetojnë edhe rezultatet e arritura. Duke parë shkollën në gjuhën shqipe si shtyllën kryesore të shtetësisë së Kosovës, ai gjithë aktivitetin e tij e përqendron në mbrojtjen e saj.

Brenda gjashtë muajve nëndega e Gllamnikut, të cilën e udhëheq ai realizon mbi 11 mijë DM. (valutë gjermane)

Këto mjete të tubuara enkas për mësimdhënësit shqiptarë derdhën në Këshillin Qendror për Financim të Republikës së Kosovës, dega në Podujevë.

Veç kësaj me kohë sigurohet lënda e mjaftueshme drusore, për ngrohje në shkollën fillore të Gllamniut, dhe paralelet e saj të ndara në Sibovc dhe Buricë.

Edhe pse nënokupim fshatarët e lagjes Sekiraçë me vetëfinancim më 1993, nisin ndërtimin e shkollës katër klasëshe si aneks të asaj “Kongresi i Manastirit “ në Gllamnik. E, gjithë kjo arrihet falë unitetit dhe sakrificës së fshatarëve trima e bujarë të këtij lokaliteti.

Pushtuesve serbë dhe disa veglave të tyre, aktiviteti i Arifit u bije në sy. Ata më 14 mars 1994, në orët e hershme të mëngjesit e arrestojnë atë në shtëpinë e tij.

Arrestimi bëhet nën akuzën se kinse ai dhe disa shokë të tij kanë organizuar rezistencë të armatosur në komunën e Podujevës, në kuadër të ashtuquajturës Mbrojtje Territoriale.

Pastaj e dërgojnë në stacionin e policisë në Podujevë, ku me urdhrin e njëfarë Tomisllav Petroviq-Toma, tre kriminelë serbë të njohur me nofkat si Cipiripi, Bosanaci i madh dhe Cvejiq, që kishin ardhur nga stallat e Serbisë, por që mbanin uniformë policësh e rrahin Arifin, në mënyrë çnjerëzore, duke i shkaktuar invaliditet të përjetshëm.

Policia serbe edhe pas kësaj ngjarje të tmerrshme çdo ditë shkonte në shtëpinë e tij, dhe ia traumatizonte anëtarët e tjerë të familjes, si nënën, gruan, motrën, vëllain dhe vajzën 2 vjeçe e gjysmë.

Si pasojë e kësaj përndjekje të vazhdueshme z. Ejupi, me ndihmën e Mr. Sc. Hamdi Jahir Jaha, më 27 korrik të vitit 1995 kalon ilegalisht në Zvicër. Organet Federale të këtij shteti duke pasur parasysh gjendjen e tij të rëndë shëndetësore menjëherë ia njohin të drejtën e strehimit.

Ai në pamundësi për t’u mjekuar në vendlindje bën qëndrime të përsëritura në Spitalin Universitar të Gjenevës. Falë angazhimit maksimal të mjekëve të këtij spitali edhe pse me aftësi të kufizuara z. Arif Ejupi, i rikthehet aktivitetit bamirës.

Ai vullnetarisht ndihmon të gjitha veprimtaritë e Komunitetit Shqiptar të Gjenevës. Duke e ditur që Kosova ishte nën okupim të egër maksimalisht angazhohet së bashku me 11 kolegë të tij në Fondin e Republikës së Kosovës – Këshilli në Gjenevë të Zvicrës.

Ky Këshill tregohet mjaft i suksesshëm. Në dy Aksione të jashtëzakonshme “Ta ndihmojmë Drenicën” dhe “Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës” tubon mbi 2 milion franga të Zvicrës.

Një sukses si ky ishte i paparashikueshëm, por kjo u arrit falë zemërgjerësisë dhe solidaritetit të paparë të mërgimtarëve tanë, që pjesa dërrmuese e tyre ishin nga Anamorava.

Ejupi, me insistimin e z. Xhafer Shatri, Ministër për Informim i Republikës së Kosovës, në Gjenevë, ka ndihmuar vullnetarisht në cilësinë e bashkëpunëtorit profesional në këtë institucion deri më 27 nëntor të vitit 1998.

Po ashtu tri mandate ka qenë anëtar i Kryesisë së shoqatës humanitare “Ali Ajeti”, me seli në Olten të Zvicrës. Nëpërmjet kësaj shoqate ai dhe disa shokë të tij llapjanë me qëndrim në Gjenevë kanë ndihmuar me të holla UÇK-në, Zona Operative e Llapit.

Arif Ejupi jep kontribut të jashtëzakonshëm edhe në shoqatat jofitimprurëse “Ikballe Prishtina” dhe “Komuniteti Shqiptar i Gjenevës”

Më 25 gushtit të vitit 1995, me një Aktvendim të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Republikës së Kosovë, emërohet mësues në Shkollën Shqipe të Mësimit Plotësues, në Kantonin e Gjenevës.

Ejupi, punën e mësuesit e bën me dashuri e ndershmëri deri në fund të qershorit të vitit 2000. Ai, me fëmijët e mërgimtarëve tanë punoi në pikat; “Ecole du Mail,” “Ecole de Onex,” Ecole Cayla” dhe “Ecole des Libellulles”.

Respektin për ish-nxënësit e tij të mrekullueshëm do ta ruajë përherë. Atij i bëhet zemra mal dhe ndihet tepër i kënaqur kur sheh që shumica prej tyre sot janë: mjekë, inxhinierë, ekonomistë, juristë, teknologë, profesorë, psikologë, sipërmarrës dhe sportistë shembullorë.

Ejupi, duke e pasur pasion gazetarinë, paralelisht me punën e mësuesit shkroi edhe qindra artikuj. Në pjesën dërmuese të tyre pasqyroi sukseset e të rinjve tanë në Zvicër.

Punimet e tij i gjejmë në gazeta e televizione të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, të Kosovës Lindore, Ulqinit, si dhe në revista e portale të mërgatës sonë në Zvicër, Angli, Gjermani, Kanada dhe SHBA.

Platforma “Albinfo.ch”, që është në lidhje të drejtpërdrejtë me mërgatën tonë, sidomos me atë në Zvicër e Gjermani, disa shkrime të z. Ejupi, i ka përkthyer edhe në frëngjisht e gjermanisht.

Duke qenë anëtar i rregullt i KMDLNJ-së, Ejupi, më 1997-1998, së bashku me prof. dr. Zejnullah Grudën dhe prof. dr. Ymer Jakën, merr pjesë në punimet e Sesionit për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.

Me këtë rast ata gjenocidin serb mbi shqiptarët nëpërmjet pamjeve të tmerrshme e prezantojë edhe në qytete të tjera të Zvicrës dhe Francës. Arif Ejupi, për punën e tij të palodhshme si aktivist, mësues, gazetar dhe humanist, është shpërblyer me mirënjohje të shumta.

Por, në mesin e këtyre mirënjohjeve dhe shpërblimeve ai veçon atë të KMDLNJ-së, të ndarë më 7 tetor 1997, nga kryetari i kësaj organizate jo qeveritare akademik. Pajazit Nushi.

Puna profesionale e z. Ejupi, është vlerësuar edhe nga Ministria e Diasporës së Republikës së Kosovës.

Kjo Ministri, më 3 gusht të vitit 2017, e drejtuar nga z. Valon Murati, me rastin e ndarjes së çmimit “Mërgimtari i Vitit” punimin e z. Ejupi, të titulluar: “FC. Kosova e Gjenevës, 20 vjet futboll dhe integrim” e ka shpallur si shkrimin më të mirë të vitit.

Arif Ejupi edhe pse në pension të moshës ka në dorëshkrim shumë tema mbi të kaluarën e lavdishme të figurave të shquara në Llap e më gjerë. /rajonipress/

Interesim i madh i Poetëve dhe Recituesve për Manifestimin kulturor: “Jehona e Poezisë dhe e Recitimit në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë”

0

Shkruan: Xhemaledin Salihu, Preshevë

Të shtunën, më 8 qershor 2024, në ora 11, në restorantin “Romanca” Zhunicë e Preshevës u mbajt Manifestimi kulturor: “Jehona e Poezisë dhe e Recitimit në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë” zgjoi interesim të madh në mesin e Poetëve dhe Recituesve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Lugina e Preshevës.

Në konkursin letrar: PRESHEVA-POETIKE, prej 05.05. deri më 26.05.2024, të cilin e shpalli Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë, me qëllim të nxitjes dhe avancimit të vlerave letrare të krijuesve dhe recituese nga të gjitha trevat shqiptare morën pjesë 48 poezi: Agim Desku, Anisa Hasani, Arbenisa Thaçi, Argjira Ukimeri, Arijeta Misini Ismaili, Begzat Sadiki, Besnik Hyseni, Dafina Kastrati, Hyrije Jusufi, Eliza Hyseni, Elton Mehmeti, Elvir Jusufi, Enver Sahiti, Erina Rashiti, Gezime Abdulli, Fatos Rushiti, Havushe Ahmeti, Jalldëzë Kasumi, Jona Rrusteri, Lorisa Azizi, Luljeta Thaqi – Osmani, Maida Salihu, Mailinda Shaqiri, Neviana Xhemali, Nexhat Rexha, Namik Selamani, Oriada Dajko, Rabije Bytygi, Rajmonde Qose, Rame Oraca, Ramije Ukaj, Sadije Aliti, Sejhane Mehmeti, Sherife Berisha,Skender Doda,Trim Hajredini, Valdrina Hafizi, Valentina Dafa, Zylfie Gervalla, Oriada Dajko e tjerë dhe 20 recitues: Resmie Ymeri, Vlera Veseli, Naxhije Ajdini, Agnesa Ibrahimi, Liljana Haliti, Jona Veseli, Geart Ahmeti, Tara Hyseni, Erjon Sejdiu, Era Asani, Mjaltina Aliu, Andrra Sinani, Erjon Sejdiu, Era Asllani, Etna Ahmeti, Eliza Hyseni, Leda Ida, Elvir Jusufi, Liza Salihu, Ari Ramadani.

Manifestimin kulturor e udhëhoqi Kryesia e punës, në përbërje: Kryesia e punës: Xhemaledin Salihu, kryetar, Xhevat Limani, artist, kryetar i Jurise profesionale për

Recitim, Afeida Boriçi Mehmeti, regjisore dhe Ramadan Rexhepi, shkrimtar, ndërsa për poezi: Jonuz Fetahaj, shkrimtar, kryetar i Jurisë profesionale, Afeida Boriçi Mehmeti, regjisore dhe Hysen Këqiku, shkrimtar.

Manifestimi fillon me një interpretim artistik të Xhevat Limanit, ndërsa Znj. Afeide Boriçi Mehmeti, regjisore foli për biografinë dhe veprimtarinë artistike të Xhevat Limanit. Ai lindi më 1 janar 1953 në Fierishtë të Strugës/Maqedoni/. Diplomoi në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë. Ka luajtur në një varg rolesh në teatër dhe në disa filma artistikë. Është pedagog I lëndës së aktrimit në Fakultetin Dramatik të Univesitetit të Tetovës. Ka fituar një varg çmimesh dhe mirënjohjesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Prej vitit 2002 punon në SHBA ku ka realizuar disa shfaqje.

Më 1995, 1996, 1997 në Preshevë, në Festivalin e Recituesve ishte një prej hartueve të Rregullores së Festivalit të Recitueve dhe kryetar apo anëtar I Jurisë profesionale në këto Festivale.

Më pas lexoi poezi Arsim Halili, recitoi Zejnullah Zejnullahu, recitues nga Gjilani dhe Grupi mizikor I Agim Kadriu këndoi një këngë preshevare.

Manifestimin e hapi dhe një fjalë përshëndetëse e dha Xhemaledin Salihu, kryetar i SHTKK-së dhe poashtu e përshëndeti Dr. sc. Shpetim Memishi, kryetar I Kuvendit të SHTKK-së.

Përsëri lexoi poezi Prof. dr. Nehas Sopi, recituan Afeida Botiçi dhe Hidajete Haliti si dhe një këngë popullore preshevare e këndoi grupi muzikor.

Në Manifestimin kulturor u promovua dhe u prezantua veprimtaria letrare e Ramadan Rexhepit, shkrimtar I mirënjohur nga Presheva, punoi dhe veproi ne Suedi.

Për veprimtarinë letrare të tij foli Prof.dr. Nehas Sopas, Jonuz Fetahaj dhe Hysen Këqiku fol per vepren e R. Rexhepit.

Të pranishmitë i përshëndeti autori Ramadan Rexhepi.

Pas promovimit dhe prezantimit të veprimtarisë letrare të Ramadan Rexhepit filluan

Garat e Recituesve, të cilat i përcolli Juria profesionale.

Për historikun e Recitimit në Preshevë foli Xhemaledin Salihu, ndersa për Recitimin foli e deklamoi Xhevat Limani.

Xhevat Limani, kryetar I Jurisë profesionale shpalli fituesit në Recitim: Elvir Jusufi- vendi i pare,,Naxhije Ajdini- vendi i dytë dhe në vend të tretë : Tara Hyseni dhe Resmie Ymeri.

Organizatori i dha Mirënjohje dhe çmimin në të holla.

Jonuz Fetahaj, kryetar i Jurisë profesionale shpalli rezultatet e konkursit letrar: Raport i Jurisë profesionale të manifestimit kulturor: “Jehona e Poezisë dhe e Recitimit në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë”,

Pasi i lexoi mbi dyzet e sa krijime letrare, që arritën në konkurs nga gjitha viset shqipfolëse nuk e pati të lehtë të përzgjedh poezitë më të arrira për t’u ndarë çmime dhe vlerësime.

Kësaj radhe juria e pati të vështirë të përcaktohet për tri vendet e para, andaj pas një “odisejade” dhe takimeve të disahershme, arriti që nga kjo shumësi të përcaktohet për pesë poezitë më të mira të ardhura në konkurs.

Andaj, në pajtueshmëri të plotë u përcaktua që:

Vendi i parë t’i takojë poezisë KOHA KUR PLASË PËRDITË shifra “Egërsi stinës”/Hyrije Jusufi-Preshevë/.

Vendi i dytë i takoi poezisë NË PRESHEVËN E BUKUR, shifra “Poezi”/Rajmonda Qose-Shqipëri/, dhe

Vendin e tretë e zuri poezia KËNDOJE KËNGËN TËNDE ME DASHNI, BIR!, shifra “Apolonia”/Valentina Dafa-Shqipëri/,

Por, gjithashtu juria vendosi që për mirënjohje të marrë dy poezi:

KËTU KANË MBETUR SHPIRTËRAT TUAJ, shifa “1950”/Namik Selmani, Shqipëri-SHBA/ dhe

SHI BIE, MIKU IM, shifra “Vala”.

Disa pika muzikore nga grupi muzikor.

SHTKK i dha Mirënjohje: Xhevat Limanit, Ramadan Rexhepit, Afeida Boriçi Mehmetit dhe Prof. dr. Nehas Sopaj.

Manifestimin kulturor e financoi Ministria për të Drejtat e Njeriut e Pakicave Kombëtare dhe Dialogut Shoqëror e Republikës së Serbisë.

Së shpejti hapet ura e Ibrit në Mitrovicë|VIDEO

0

Valjeta Shala/RTK

Paralajmërimi për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullim automjetesh, është mirëpritur nga qytetarët e Mitrovicës. Ura ishte e bllokuar nga strukturat paralele që kishin vendosur barrikada. Hapja për qarkullim është paraparë edhe me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në kuadër të të ashtuquajturit rivitalizim i urës, kryer me fonde të BE-së, por kjo deri më tash nuk ka ndodhur.

Mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë, përveç lëvizjes së qytetarëve, shumë shpejt pritet të kalojnë edhe automjetet.

Kështu të paktën është paralajmëruar së fundmi nga zyrtarë të policisë së Kosovës. Paraprakisht, një vendim i tillë është marrë edhe nga Kuvendi i Komunës së Mitrovicës së Veriut, rreth një muaj më parë.

“Në prill e kemi marrë vendimin, kjo ka të bëjë edhe me sigurinë dhe ndërkomëtarët ” , tha Nexhat Uglani, kryetar i Komunës së Veriut.

Në lidhje me zbatimin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës në rajonin e veriut të vendit.

Nga Policia e Kosovës të kontaktuar nga RTK, kanë thënë së çdo vendim nga Institucionet e Kosovës për hapjen e Urës mbi lumin Ibër, do ta zbatojnë

Lista Serbe kundërshtoi hapjen e urës duke pretenduar se qëllimi është destablizimi i situatës.

E qytetarët që jetojnë në pjesën veriore të qytetit,  mirëpresin hapjen e urës edhe për lëvizje të automjeteve.  Por qytetarët serbë në këtë qytet, nuk pranojnë  të flasin për këtë çështje.

Ndryshe hapjen e Urës e kishin kërkuar muaj më parë edhe ambasadori i Gjermanisë dhe Francës në Kosovë në një intervistë për RTK-në.

Hapja e urës kryesore për trafik është paraparë edhe me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, në kuadër të të ashtuquajturit “rivitalizim i urës”, kryer me fonde të BE-së.

Kjo marrëveshje është arritur nga Kosova dhe Serbia në vitin 2014, me qëllim heqjen e barrikadave dhe funksionalizimin e urës.

A ekziston mundësia që Serbia ta sulmoj Kosovën në tre fronte dhe ndihmesa e spiunëve shqiptarë që punojnë për BIA-n?

1

Prof. DR Hakif Bajrami, historian

Rubrika:”PROJEKSIONI I ARDHMËRISË”

Për shkak të numrit të shumtë, lufta kundër spiunëve shqiptarë është obligim primar i pushteti në Republikën e Kosovës. Në anën tjetër,Hapur Bashkimi Evropian po e përkdhel Serbinë, ndërsa Kosovën po e denon me sanksione gati qe një vit. Në tubimin e Ohrit (2023) përfaqsuesi i Republikës Kosovës Kryeministri Albin Kurti deklaron dhe i lutë të pranishmit: “Ejani ta nënshkruajmë marrëveshjen, sepse unë jam dakord me te”. Ndërsa përfaqsuesi i Serbisë Aleksandër Vuçiq në tubim pajtohet me Marrëveshjën, ndërsa jashtë tubimit deklaron: “Kurrë nuk nënshkruaj asgjë lidhur me Kosovën”. Me që ky realitet, ka ndodhur gati para një viti, kjo do të thot se edhe përfaqsuesi i SHBA Gabriell Eskobar është për përkdheljën e Serbisë sikurse Josip Boreli dhe Llajçaku. E vërteta më 9 qershor 2024 qarqet serbiane në Beograd arritën t` i tregojnë botës edhe një herë se luftën për Serbinë integrale dhe homogjene nuk do ta ndalin në asnjë etapë historike. Lidhur me këtë synim imperialist, Serbia zyrtare dhe rreligjioze aporvoi në Beograd me një ceremoni me kolirit nazifashist në 49 pika, ku ndër të tjera hapur shpaloset politika e Naçertanisë. Tani shteteve fqinje, nuk u mbetët asgjë tjetër, vetëm se të përgatitën për t` u mbrojtur nga sulmi nazifashist të tipit “blic krig”, që e zbatonte Adollf Hitleri.

Tani Serbia zyrtare e ka standardizuar kriteriumin për ta sulmuar Kosovën në lartësi, largësi dhe gjërësi, sepse me një anë po nxitët nga Rusia e në anën tjetër po përkdhelet nga BE-ja, bile tenton ta sulmojë Kosovën me njësi terroriste sikurse ngjau më 24 shtator 2023, dhe asnjë pjesë e sistemit serbian nuk është sanksionuar, me përjashtim të dy personave që janë shpallur non grata në SHBA. Ndërsa BE nuk ka qëndrim me shkrim lidhur me ata armiqë të demokracisë si Vulin e kompani. Frontet e sulmit global nga ana e Serbisë kundër Kosovës janë në këto fusha: 1.Fronti ushtrako-policor; 2.Fronti ekonomiko-social;2. Fronti politiko-dipkomatik. Mbi këto tri fronte, çarqet ushtarke, politike dhe kishtare serbiane a kanë pozicionuar për çdo lloj sulmi në rend të parë faktorin e dezinformatës. Në këtë pozicion çarqet politike serbe janë kah kalkulojnë edhe sot diplomaci aktive të sojit biosocial me bazament shovinist. Bje fjala, asnjë çështje e brendëshme e Kosovës, sipas asaj dezinformate që konceptohet deri në doktrinë në Beograd, asnjë ambasadë e Serbisë nuk guxon të lëvizë asgjë pa një kontroll informativ-dezinformativ kur janë në pyetje shqiptarët. Ky standard është kah përlqehet edhe nga negociatorët e shumtë, sidomos nga këta të BE-s shtetet e të cilëve nuk e parnojnë Republikën e Kosovës. E vërteta, përfaqsuesit e BE janë kah mendojnë se çështjën: “e kanë nën kontroll”. E realiteti po tregon se kontrollin në aspektin e skajshëm, e ka makineria dezinformative ruse dhe serbe ku dirigjon kisha, me shenja të vjetra spiunazhi, nga arsenali i shkollës KGB, ku manastirët dhe kishat janë bërë qendra terroriste dhe dezinformative, për të krijuar pasoja negative për paqën në Ballkan. Pse ndodhë ky fenomen, nuk është vështirë të zbërthehet, nga profesionistët. Bije fjala, kur është në pyetje Kosova, në disa situata sikur çdo gjë sillet në rreth për çështjën e Urës së Ibrit. Prandaj këto ditë Ura historike e ndarjës së një qyteti si Berlini dikur, është bërë temë diskutimi nepër zyret diplomatike Evropinane, ku së bashku me agjentët e mudëshëm shqiptarë që janë ende në sherbim të BIA-s serbiane, po ia zgjatin shpresën fashizmit serbian për kthim në Kosovë. Në këtë drejtim, deri me tash, figurat e shahut i kanë lëvizë Borrel dhe Lajçaku. Ndërsa, ekipet e “lojtarëve dhe rendin e ngjarjeve”, e kanë caktuar A. Sorrosi dhe ndonjë diplomat i zanatit që nuk duket edhe nuk merr frymë me gojë, sepse është në zemër të ekipit Josip Borelit. E

vërteta, këto ditë sherbimet intelegjente të Republikës Kosovës i zbuluan dy spiun që ishin të regrutuar nga Beogradi: për ta defaktorizuar tragjedinë e Raçakut, për të vrarë ndonjë familje serbiane dhe për t`ua mbeshur shqiptarëve, sikurse në aferën “Panda”. E pra, shqiptarë, mos spiunoni se një ditë do të zbuloheni dhe pastaj ku është vendi i familjeve të jueja “në izolim dhe burg për së gjalli”. Mjaftë më, po sigurisht se këta nuk janë as të parët e as të fundit. Po, kur hulumtoja në arkivat serbiane, pata hasur në një dosje që quhej: “Poverenici Nikole Pashiça”. Të gjithë të “besuarit e Nikolla Pashiqit ishin persona me plisa dhe mahrama. Nuk ishin të paguar me ndonjë shumë të madhe, por dëmi i tyre është: Dy shekuj robëri, me miliona shqiptarë të shpërngulur e të vrarë, me qindra shtëpi të diegura, me mija persona të digur në zjarr, e spiunët shqipfolës shtetit me “atllarë” nepër rrugët e Kosovës përgjakur. Mjerisht në këtë front të spiunazhit, ka shqiptarë të politikës, partive dhe të rreligjionit. Lidhur me këtë, spiunët e Nikolla Pashiqit ishin njerëz analfabet, gati të gjithë. Spiunët e A. Rankoviqit, S. Millosheviqit, A. Vuçiqit po thuhet se janë shqiptarë të shkolluar dhe të specializuar për zanatin e tradhtisë. Ky soj i ndytë, ka deponuar dosje në Hagë sidomos ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër pavarësië Kosovës. Rreziku prej tyre është permanent, prandaj e vetmja luftë që duhet të bëhet kundër tyre është shpalosja e emrave të tyre dhe pastaj organet shtetërore e kanë radhën të punojnë. Për spiunim dhe luftë speciale kundër Republikës Kosovës, Serbia i ka organizuar tri fronte, të cilat janë aktive edhe sot!

1.Fronti Ushtrako-policor serbian ndaj Kosovës

Ky front po mbtetët gjallë me traditën diplomatike të “ushqimit në dy piata”, që e kishte Jugosllavia në këtë fushë, sepse në fillim ky faktor u përdorë nga Fuqitë Evropiane për çështje rreligjioze, sidomos gjatë viteve 1877-1912, dhe si pasojë Serbia shënoi fitore të reja territoriale. Ajo kohë shënon rrezultate të zgjërimit të Serbisë për 10 820 kilomatra katror më 1877 në Sanxhakun e Nishit; dhe 61400 kilomatra katror më 1912, në Vilajetet e Kosovës dhe Manstirit. Këto siperfaqe shqiptare ia dhuroi Kongresi i Berlinit më 1878 dhe Konferenca e Londrës më 1913. Ishte kjo kohë, kur Bota po përgatitej që ta ndaj mejdanin kolonial me një luftë totale (1914-1918), prej së cilës dualën humbës: Gjermania, Austro Hungaria. Italia në fillim ishte me këtë bllok, por më 1915 pasoi Konferenca e msheftë e Londrës, dhe Blloku i Antantës që përbëhej prej: Francës, Anglisë dhe Rusisë e prej 1915 edhe Italisë, doli fitues dhe diktoi edhe krijimin e Serbisë Madhe, e cila zyrtarisht më 1 dhjetor 1918 u quajtë Mbretëria SKS, me në krye Dinastinë serbiane të Karagjorgjeviqëve, dinasti kjo si agjenturë ruse. Kështu, arsenali ushtrako-policor i këtij shteti i grumbulluar në duartë e serbianëve, e i ndihmuar edhe nga Blloku i Antantës dhe plus nga viti 1917 i SHBA-ve, do ta kurajojë ushtrinë dhe policinë serbiane, që të planifikojë gllaberimin e të gjitha tokave shqiptare, përmes një tregu që merrte dhe nuk jepte asgjë, përpos dhunës dhe planeve me dy detyra primare: 1. për deportimin e shqiptarëve në Anadolli në stlin shkallë-shkallë; 2. Për t` u pozicionuar në faktorin evropian deri më 1938 kur Mbretëria Jugosllave bëri pazare me Turqinë, që deportimi i shqiptarëve të ndodhë nga 1 prilli 1939-deri në prill 1944 me detyrim shtetëror, në mënyrë që Evropa të: “pastrohet nga muslimanët”. Në realitet, ishte fjala për rrealizimin e programit Llozanës nga viti 1923: “Për largimin e islamit nga Evropa”.

Ky projekt kishte dalur nga një konstantë ushtarake dhe ishte pjekur për rrealizim në verë të vitit 1938, kur publikisht Mbretëria Jugosllave dhe Republika e Turqisë, u dakorduan me Konventë se: “të gjithë shqiptarët e Jugosllavisë, të rreligjionit islam duhet të deportohën me dhunë shtetërore në Anadolli, duke filluar me 1 prill 1939 e duke mbaruar vala e fundit më 1 prill 1944”. (Shiqo Konventën Jugosllavo-Turke, neni 2). E vërteta ky realitet përkonte me një gjenocid të planifikuar ndërshtetëror.

Prandaj, shtrohet pyrtja: cili shtet evropian nuk e ka përkrahë këtë konventë gjenocidale. Dokumentet e kohës argumentojnë se, e përkrahën të gjitha shtetet evropiane. Pse po e ritheksojmë këtë tragjedi të kurdisur por të deshtuar sepse pasuan ngjarje tjera edhe më tragjike gjatë viteve 1941-1945 për tërë globin. Pra, shqiptarët më 1914 dhe 1941 i ka shpëtuar tragjedia botërore, sepse pasun ngjrje me vargojë gjaku. E mbeturinat e asaj fuqie rrënuese “filozofike” nga pozita e sotit shihet se kanë mbetur në çarkullim edhe tani, më 2024.

Bje fjala çka simbolizon Ura e Ibrit sot në Kosovë. Pas mbarimit të luftës më 10 qershor 1999, sipas serbianëve duhet të mbetët një lloj shanse (Vege) që Serbia ta mbanë si pistë për ekspansion ala 1945, kthimin e pushtetit saj kolonial në Kosovë. Pra ky realitet është fakt i njohur tragjik, sikurse Kryeqyteti i Gjermanisë që u nda nga Aleatët në dy pjesë më 1946: Pjesa Prendimore e Berlinit dhe e Gjermanisë u takoi: SHBA, Anglisë dhe Francës. Kurse Pjesa Lindore e Berlinit dhe Gjermanisë i takoi BRSS. Në rastin konkret në Mitrovicë më 12 qershor 1999, pjesën veriore e muarën në kompetencë administrative francezët. Kurse, pjesën jugore të Mitrovicës do ta menagjojnë anglezët, pa pelqim të Shtabit të Vesli Klarkut. Sot e kësaj dite qe 25 vjet, të ndahet një qytet në Evropë, është turp eklatant, dhe hapur po tregohet se fjala demokraci po shfryzohën në shkallën më të ulët prostitucionale politike në rastin e Mitrovicës, sepse po deshti BE për dy ditë, nuk do të dihej se ura ka qenë e bllokuar për një çerek shekulli. Po kjo gjendje dikujt po i konvenon politikisht, madje edhe në aspektin rreligjioz. Dhe ekzistenca në mes dy shansave ose zjarreve, po i dërgon ujë Beogradit që mos ta shkëpus “shansën” e shpresuar se një ditë do të kthehet në Kosovë pushteti i Vuçiçit ose ndonjë pasues të tij, madje “hypur në tanke”! Kështu planifikojnë serbianët edhe me Kushtetutë, kurse BE e sanksionon Kosovën për “mostransparencë”, ndërsa ndaj krimeve serbiane i mbyllë sytë, me pamuk.

Është turp për diplomacinë Evropiane qe 25 vjetë të shekullit XXI të mbahet një qytet i ndarë me prapavi që: “mos po fiton Rusia fashiste në Ukrainë dhe Veriu i Kosovës do t` i aneksohet Serbisë nazifashiste. Madje ky ëndrrim e ka një prapavi shtesë: për të mbetur Kosova në rend, sepse pastaj Serbia do të rreshtohet drejtë detit: O për Selanik, o për Durrës. Në këtë kartë kanë luajtur të gjithë guvernatorët Evropian të ardhur në Kosovë: nga Kushneri e deri te ky i tashmi që rrallë kush ia dinë emrin nga lagja e shqiptarëve. Madje ka lajme se ky guvernatori i fundit, më shumë rrinë nepër Luginën e Ibrit deri te Kraleva, se sa në zyrën e vet ku e ka selinë. Madje, detyra e tij është speciale për t` i siguruar dhe rahatuar nepër Evropë, sidomos dëshmitarët e mbrojtur për Gjykatën Speciale e cila po gjallëron në saje të informatave nga BIA serbiane, e cila i regruton akuzuesit nga rasti i Shtepisë Verdhë e deri te institucioni i quajtur UNMIK, i konvertuar në EULEX, krejtë me prapavi të atrocitimit të shqiptarëve, të cilët nuk guxojnë as t` i hulumtojnë dhe denojnë krimet që u janë bërë e që metastazojnë deri në gjenocid. (shiqo: Deportimi i 985000 shqiptarëe nga Kosova; shiqo 1008 katunde të bombarduara nga ushtria serbiane). Ky institucion (EULEX), sot e ka statusin e kontrollimit të policisë Kosovës, por edhe sherbimeve tjera intelegjente. Dhe, mu për shkakun se shumë çka i ka dalur prej dore, sidomos në Qeverinë e Albin Kurtit, jo aq fortë nga mënia, sa nga fuqia, Kosovës iu vunë masat, që janë një lloj sankcionesh ndaj çdo gjëje që frymon shqip në Kosovë, krejtë për faktin se: “Nuk po konsultoheni me neve”. Dhe, mbi këtë filozofi është ndërtuar pa dyshim sulmi terrorist në Bajë më 24 shtator 2023, sepse e ka shfrytëzuar dymendësinë. E vërteta, nuk është e mundur të hynë armatim prej afro 6 milionë Euro, nga mjetet e blinduara e deri te armet më të sofistikuara terroriste nga Serbia në Kosovë, e mos ta janë në dieni institucionet nderkombëtare, që janë zyrtarisht përgjegjës për rend dhe siguri në tërë Kosovë. Në esencë, tërë zingjirin e krimit, që planifikohej nga Radojçiqi të fillojë në Veri të Kosovës, e zbuloi një deputetete angleze, se për ndryhse sot do të ishin tanket e Serbisë të paktën, në veri të Ibrit.

E pse nuk janë ato tanke në veri të Ibrit, duhet të pyetët realiteti, se Qeveria e tanishme e Kosovës i ka shkatrruar të gjitha kanelt e drogës dhe pastrimit të parave; i ka legalizuar andej Ibrit lëvizjet e veturave me tagra të Kosovës, por veturat lëvizin lirëshëm edhe ato me tagra të Serbisë. Madje, më nuk ka dinarë serbian në Kosovë, në çarkullimin zyrtar. Madje, nuk ka më shansë që serbianët si qytetarë të barabartë të Republikës Kosovës të mos paguajnë taksa fare. Po dikush do të pyeste: pse nuk ka policë serbianë andej Ibrit. Përgjegja është se vet e kanë lëshuar punën, dhe nëse duan të kthehen në punë besoi se dyertë i kanë të hapura. Por, mbi të gjitha BE dhe Borrel e Lajçak nuk ndrrojnë kurse, sepse qevritë e tyre nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës, dhe mu për këtë qëllim janë zgjedhur nga shtetet mospranuese, që ta pengojnë çdo sukses të Kosovës. Po këtu nuk pushon faktorizimi ushtrak ndaj Serbisë përball Kosovës. Shtrohet pyetja: pse në kufi Ushtria serbiane është në permanencë të gadishmerisë për sulmim në Kosovë. Është sepse me asnjë çmim Serbia e nazifashizuar nuk pranon të shkëputet nga aleanca ruse, prej së cilës kërkon ndihmë ekonomike dhe ushtarake. Dhe prap Serbia nuk ka sanksione e Kosova po!!!

Nuk duhet nënçmuar në asnjë kohë ushtrinë serbiane, sepse është e komanduar nga oficerët fanatik të cilët nuk dijnë të mendojnë me kokë, por me instikte dhe apetite koloniale. E shkolla e tyre është e ndërtuar me atë mentalitet se: në paqe është turp me mbetë i pa punë, kurse në luftë është turp me mbetë i varfur. Këtë kulturë e kanë përdorë serbianët edhe kur kanë fituar luftëra, po edhe kur kanë psuar katastrofa. Por, në kufi me Kosovën, Serbia nuk e ka ushtrinë “elite”, sepse po thuhet se friga Beogradit i vjen nga Kroacia, e cila ushtrinë serbiane e nënçmon tradicionalisht.

Sa i takon Kosovës, ushtria serbiane ka urdhër ofenziv dhe ky fakt duhet të dihet. Por, që ai urdhër nuk është i arealit serbian, por jeton si uvertyrë e shtabeve të egra ruse të tipit Vagner, ku nuk dihet kush është i pari apo i mbrami, sepse lufta gjatë shembjës sistemit socialist jugosllav, ka mbetur me shumë trauma politike e mbi të gjitha traumën psikologjike po e kulmon lufta për pushtet totalitar, e i cili ka hyrë në fazën kritike. E vërteta totalitarizmi në Serbi ende nuk është kah fillimi i fundit, për faktin se amortizimi i ushtrisë ruse i duhet Pererndimit, sikurse uji gelqerës për përdorim të mëtejmë. Në këtë drejtim, dezinfektimi i ideologjisë Vlladimir Putinit është kah metastazon në forcën e fundit, skaji i së cilës po shënohet në Beograd, pikërisht me triumfin e ri zgjedhor të Partisë mbeturinë e radikalëve fanatik dhe gjenocidal. Madje këto ditë Beogradi dhe Banjalluka, më 8 qershor 2024 e përseritën historinë e: “Bashkimit Serbisë me Federatën Ruse dhe Bellorusinë”, nga koha e Millosheviqt dhe Jellcinit. Por, nëse i mbetët si shansë përdorimi i Bombave atomike Rusisë, për të mbijetuar, atëherë fitorja serbiane është në humnerë, sepse në luftën pasuese rusët do të lëvizin me saje prej druri nepër Moskë dhe Sibir, kuse serbianët do të luftojnë në mes veti duke u rragur nepër kafene me thika dhe grushta të përgjakur. Së këndejmi, aftësia e ushtrisë serbane për ta sulmuar Kosovën është e barabartë me shansë zero. E mbi të gjitha, Dostojevski do të thoshte se: “Ne rusët jemi të çmendur pas rakisë dhe prostitucionit, por ushtrinë dhe bigjozin e kemi më për zanat. Nsërsa serbët, ushtrinë e kanë për zanat të vrasjeve të ftofta. Madje, vetëm kur nuk i dihet znati askujt, ushtarët serbian dhunojnë dhe vdesin të vrarë si alkoholistë”.

2. Fronti ekonomiko-socal serbian kundër Kosovës

Ekonominë serbiane janë kah e mbajnë aktive tre biznismen kinezë dhe Sorosi me porositë e tij kamikazë, të cilat një ditë do të ndeshën me fuqinë aziatike sikurse në Mesejtë. Lidhur me këtë, sot

familja serbiane është më tepër konsumuese se sa prodhuese, sepse fshati serbian po vdes ngadal në shkallë evolutive, për shkak të natalitetit. E vërteta, ky shtet do të mbijetojë deri sa të gjëndet ndonjë blerës i adeteve lindore, që ka afinitet për krijim të mallit hibrid. E vërteta, politikani dhe prifti serbian janë në gjendje të vrasin edhe fëmi në gji të nënës dhe të provojnë me rrena për ta akuzuar shqiptarin si “vrasës”. Për këtë rrezik flasnin edhe shkenctarët serbianë nga viti 1985 e deri sa kapitulluan në fund të shekullit. Si duket nuk kanë mësuar asgjë nga historia.

Serbia nazifashiste në frontin ekonomiko shoqëror, do të sulmojë me filozofinë e “Ballkanit Hapur”, ashtu si ka sulmuar Aleksander Karagjorgjeviqi më 1933 për Jugosllavinë (Serbinë) Integrale. Por, mos të harrojmë se më 1934, ajp politikë ia hangër kokën, jo në Serbi por në një vizitë “miqësore” në Marsej të Francës. E vërteta, Aleksandër Vuçiqi nuk do të vritët (kështu besoi, të paktën), sepse në Prendim po dominon qëndrimi strategjik se: 1.Së pari duhet neutralizohët V. Putini me armët e sofistikuara perendimore; 2. E pastaj do të pasojë një sulm Serbia nga veriu hungarez front ai që do t` i shtrinë spirancat në Vojvodinë. Në të njejtën kohë, propogadon ky skenar gjeostrategjik Perendimor, ekonomia e Sanxhakut të ndarë, do të ndikojë që Mali i Zi të marrë pozicion ofenziv në tri drejtime kundër Serbisë autokratike. Podgorica do të lëshon urdhër të dirigjuar nga Roma, se do ta bllokojë Hekurudhën Tivar-Beograd. Së dyti, Podgorica do ta bllokojë autostradën kah Nikshiqi për çdo mall serbian. Së treti, do ta bllokojë qiellin kah Italia. Në këto rrethana, çertifikon “Plani gjeostrategjik….”, Kosova dhe Shqipëria nuk do të lejohën të përzihën në vallën e përgjakëshme, por do të ndikohën në rrafshin e krizës psikologjike të sulmeve kibernetike me origjinë kineze dhe iraniane, në të cilën avanturë do të përzihet në kohë të caktuar Sarajeva dhe Zagrebi. Kështu rrumbullaksimi i frontit ekonomiko shoqëror serbian, do të kollapsojë brenda dy dekadave, e shprehur figurativisht, për aq kohë sa ka zgjatë kriza evolutive e konvertimit të “majmunit Saharës”, në “ariun” e Sibirit. Kështu baza ekonomiko shoqërore e Serbisë do të kthehet në invalid, i cili nuk do ta ketë asnjë mundësi ta sigurojë as karrocën lëvizëse.

3. Fronti diplomatiko-politik serbian kundër çdo demokracie

Sot, Serbia është në një udhëkryq të çuditëshëm, sepse nuk është e përcaktuar a t` i japi përparësi diplomacisë apo politikës. E vërteta, Serbia ende ka diplomatë të nivelit lartë që dijnë për t` i konvertuar intrigat, sikurse ato i bluan Kremlini, i cili ka përparësi në rrfashin ushtrak e që atë kapital e konverton në kamatë politike. Prandaj, sot në Serbi është në luftë të ashpër teoria e shkollimit diplomatik me praktikën e politikës, sespe “katedra” e intrigave të Nikolla Pashiqit është shterrë deri në themel, sepse Parisi sot është kah zhvillon politikë empirike ku dedukcioni diplomatik i SHBA-ve është në ofenzivë kundër të gjitha “nervave” të Pallatit Jelisesë. Në këtë nye që është kontaminuar në Kongresin e Vjenës më 1814/15, diplomacia dhe politika serbiane, nuk kanë çka të mësojnë më nga racionalizmi gjerman, sepse dialektika e krimeve më nuk ka shansë të përseritët sikurse më 1933-1945, sepse hebrenjët, grekët dhe shqiptarët me koratë janë forcë racionale edhe në Evropë. Në lidhje me këtë, binomi shtetëror Shqipëri-Kosovë dhe Kroaci-Slloveni karshi diplomacisë dhe politikës serbiane, është kah nënçmohet dukshëm në Bosnje, e sidomos në Ankara dhe Athinë, ka edhe tejçmim të vlerësimit, sidomos duke u bazuar në statistikat sekrete ushtrake.

Në kushte të shekullit të informatikës dhe teknologjisë intelegjente, shtrohet pyetja: a ka kufi rreshtimi i kerkesave drejtuar Kosovës nga ana e BE, për pajtim me Serbinë, kur po ajo BE pajtimin nuk e deshiron. Të përgjigjesh në këtë pyetje, do të thot ta njohish me rrënjë realitetin e tri fronteve serbiane: asociacioni komunal si mashë për ta plasuar zjarrin ku dëshirohet, pastaj toka kishtare,

dinari, pronat që mund të shitën si malli serbian në Kosovë, por që nuk lejohet të pengohën pazaret në tregun e lirë, e ku as Ura në Ibër nuk lejohet të hapët, sepse shumë biznismenë të mesëm dhe të vegjël, sidomos serbianë, nëse ngjanë hapja frigohën se do të mbesin pa asnjë mbështetje ekonomike të natyrës kontrabandës, dhe regrutimit dëshmitarëve për gjykimin e shekullit që po ndodhë në Hagë si skenar i BIA (UDB), ku lufta shqiptare për liri, me çdo kusht po tentohet të xhveshët nga e drejta dhe realiteti, sepse friga se mos po focohën shqiptarët në aleancë me Amerikën dhe Turqinë, po pikturohet si rrezikshmëri më e madhe sot, se kurrë më parë, nëse në kët[ sistem “nervash” teknologjik përzihet edhe Gjermania. Madje, këtë frigë po e forsojnë edhe disa firma “turistike” shqiptare, të cilat filozofinë e “derrit” për turijtë e danave ku këputet teli i së drejtës me dhëmbë ujku, në mënyrë që pastaj, pacienti nuk ka asnjë sherim, për popullin belagji (serbian), sepse “dhëmbët e derrit”, janë të kontaminuar në kanalizimin e intrigave, jo në Serbi, por në Sibir.

Kështu si projektohet historia në Kremlin për Ballkanin, Fronti diplomatiko-politik serbian, është sot, sikurse fati i Gjermanisë në Kohën e Marrëveshjës Helsinkut më 1975. Së këndejmi, ky front serbian do të çakordohej nëse në Kosovë apo në Shqipëri vjen deri te një vizitë spektakulare si bje fjala: Vizita e Papës, apo Presidentit të ShBA-ve, gjatë dy vjetëve në vijim. Çka do të thot kjo. Do të thot, se shqiptarët tani për tani e kanë shansën ta fitojnë ardhmërinë vetëm si: katolik protestantë: ose Protestantë dhe Muslimanë protestantë, të shkollës Amerikane.

Tani shtrohet pyetja ekzistenciale: Çka janë rreshtimet sipas dëshirës Superfuqive Perendimore sot ku aspiron dhe duhet të peshojë shqiptaria: 1. Nuk është më koha e reshtimit 1878-1912: 1+1+1= antiturk, antiislam, proortodoks; Nuk është koha e reshtimt 1918-1941: A+A+A= anti gjerman, anti kominternë, pro Vatikanit; Nuk është koha e rreshtimit 1941-1945: B+B+B= Pro gjerman, pro rus, pro amerikano-angelz; Nuk është koha e rreshtimt 1945-1989: C+C+C: Dy shtete pro NATO-s; dy shtete ballkanike pro Paktit Varshavës; dy shtete neutrale. Sot, është kojha e rreshtimit global për Ballkanin në këtë rreshtim: 2+ 2+2 që do të thot disa shtete janë pro koncernit- SHBA-BE; dikush është pro koncernit Rusi-Kinë. Ndërsa, Bota e tretë është e rreshtuar në trustin petrodollar, plus tregtia me qenje njerëzore në stilin primitiv: shitësi-blerësi=tregu afro-aziatik.

Mbi të gjitha shitësi më i madhë i “mallit” profitabil po avansohet të jetë Azia. Kurse, blerësi më i madhë i diturisë përkryer, thonë planifikuesit kolateral: do të jetë Amerika dhe BE. Prandaj, nuk ka shansë teorike që popujtë me diploamci dhe politikë inflatore të avansohën sepse shtresa e ulët e shteteve ku jemi ne shqiptarët, serbianët, madje edhe të gjithë ballkanasit, janë një lloj servisi për shtresën e mseme furinizuese me punë Evropiane, që vetëm do të punojnë dhe blejnë ‘mall të gjallë” siç janë: refugjatët nga Afrika dhe tregtarët vegjël nga Azia e Vogël dhe kalkulantët e flamujëve nga Ballkani.

Lindja e Largët në këtë rrëmujë është botë në veti, dhe askush nga Ballkani nuk do të mundet për të pasur çasje sado të vogël-simbolike në atë ekonomi, sespe: Bje faja, çka prodhon Ballkani për një vit, India e hanë për një ditë, Indonezia e konsumon për dy ditë, Akerika Jugore e shterrë për tri ditë, Australia për gjashtë muaj. Në Evropë sot, askush nuk ushqehet nga toka e Ballkanit. Së këndejmi, po e përfundojë këtë analizë socio-filozofike me një thënje të Filozofit kinez Konfuçie: “ Nëse në një shtet mbizotëron paqja, është trup të jesh i varfur dhe pa shkollë; Nëse në një shtet mbizotëron robëria, është turp të jesh i pasur dhe njeri me pozitë”. E sot në Evropë, e sidomos në Ballkan ka turp për eskport, sepse mungon dituria dhe dashuria për tokën që të ka lindur, ashtu si je. Prandaj a ka

shansë që Serbia ta sulmojë Kosovën në tri fronte, mundësitë janë me vlerë të lartë, por lufta jonë për siguri dhe rend duhet të jetë edhe më e lartë.

Më 10 qershor 2024