Kreu Blog Faqe 797

Parku natyror në krahinën e Nikaj Merturit dhe gjeneza e banorëve të tij

0

Nga Gjon NEÇAJ, Tropojë

Në mes Alpeve,në krahinën e thellë të Nikaj Merturit,ku jetojnë banorët e besimit katolik të Tropojës,tashmë prej dy vitesh funksionon Parku Natyror Rajonal ,në përbërje të Njësisë Administrative Lekbibaj.Në Parkun Natyror Rajonal shkohet në disa drejtime,si me anije dhe traget permes liqenit të Komanit,në rrugën e re të asfaltuar automobilistike Fierzë –Lekbibaj,apo nga` Brisa piktoreske buzë liqenit të Komanit.Ky park,ndër më të veçantit ,gjendet rreth 30 km në perëndim të qytetit “Bajram Curri”.Gjithë teritori i parkut është krejtësisht malor dhe dy lumenjtë e përhershëm ndajnë krahinën në dysh,lumi i Currajve dhe i Merturit.Parku gjithashtu ofron kushte të favorshme për zhvillimin e alpinizmit në vargmalin Ershell-Ndërmanjë-Kaki-Qafë –Kolçi-Shkëmbi i Rajës,etj.Aeronautika,si një mundësi e mire promovimi mund të zhvillohet në afërsi të fshatit Salcë,mbi fshatin Palç dhe mbi Kotec.Ka shumë shpella të paeksploruara.Por ajo më e panjohura për këtë krahinë,të cituar nga studiues të ndryshëm që herët,një ndër më të zellshmit,At Donalt Kurti,përcakton në studimet e tij shkencore,vendbanimet e hershme të këtyre viseve në këto anë.Mavriqët përmënden se banonin në Shalë,Theth dhe Curraj Epër.Ishin popull luftëtar me qëndër në qytezën e Dakajt,ku edhe sot gjënden rrënojat e një kalaje në fshatin Nënmavriq të Dukagjinit.Emri Mavriq vjen nga emri romak “Muriq”.

Varret në Currajt Epër,konkretisht në Kalbs e Marin ,këndej e andej lumit të Currajt janë të Mavriqëve.Në pikëpamje ndërtimore janë të njëjta me ato të Luzajës në Curraj të Poshtëm në Kodrën e Korresë,ku ndodhen rrënojat e kishës së Luzajës.Gojdhana thotë se Gur Doda i Currajt,farë e fis Mavriq e kishte shtëpinë te Guri i Fortës në Curraj Epër. Gjeç Dema i Currajve të Poshtëm zuri miqësi me Gur Dodën. Pasi u përzunë Mavriqët,të parët në Curraj Epër u ngjitën me banim Gjesh Dema e Mirash Marku i Currajve të Poshtëm.Gjeshi mori tokën e Gur Dodës që e kish pas kumbarë,ndërsa Mirashi zën vend në Qeresh.Po atë vit doli në Curraj të Epër edhe një familje tjetër e zuri vend në Mrishaj.Këto tre shtëpi njihen si shtëpitë e para të fisit Nikaj që u ngulën në Curraj Epër.

Nga dokumenti i Shtjefën Gaspërit i vitit 1671, mësohet se në këtë vit Currajt e Epër që gjëndeshin 20 milje (4 orë) larg Bjakes, kishin vetëm tri shtëpi që vinin nga stërnipat e Gjesh Demës e Mirash Markut që kishin ardhë aty nga Currajt e Poshtëm. Largimi i Mavriqëve nga Currajt ka ndodhur rreth viteve 1660-1670.Pikërisht në këto vite zu fill katundi i Currajve të Epër,i cili në vitin 1932 numëronte rreth 100 shtëpi.

Luzanët kan banuar në Curraj të Poshtëm ku duket të kenë pas një farë qëndre.Quheshin edhe Luzajë dhe ishin kristjan.Aty është kisha e Luzajës,ndër më të vjetrat, me shumë varre për rreth.Muret rreth 1 metër mbi dhe,jo shumë të trasha po me gurë të gdhëndur,rrethojnë një hapësirë 15×6 m.me hapësirë të rrubullakët e një derë në ballë.Vorret duken fort të herëshme,të ndërtuara jo pas ritit të romakëve të cilët i digjnin të vdekurit.Besimi i krishterë e ndalon të djegurit e kufomës.Varret e Luzanëve janë si varret tona: të gjata,me një gurë të madh te kryet e një te këmbët,mbuluar me rrasa të pa gdhendura,rreshtuar pale- palë si tjegullat e një shtëpie.Të vdekurit i kanë varrosur mjaft thellë. Rreth vitit 1400 erdh në Luzajë i pari i Currajt të Poshtëm nga Krasniqja dhe largoi Luzajët,siç shkruan At Donalt Kurti ,Hylli i Dritës,viti 1932,fq.6 .

Kisha e Luzajës në fshatin Curraj i Poshtëm, e quajtur “Kisha e Shën Sofisë”, dikur qendër e ipeshkvisë së Pultit të Sipërm, në vitin 1628 e mbuluar pjesërisht, në vitin 1634 e shkatërruar, në vitin 1967 muret në lartësi rreth 3 metra. Aty, në afërsi ka qënë edhe Manastiri i kësaj kishe, i shkatërruar nga turqit rreth vitit 1500, tashmë pa asnjë gjurmë,shkruan studiuesi vendas Mark Palnikaj.

Në veriperëndim të Currajve të Epër,për nën bjeshkët e Lugut të Zajkut, buzë lumit të Currajt është një pllajë e vogël që quhet “Lumi i Pjasë”. Banorët e parë të këti vendi quheshin “Planas”. Ata ishin të hershëm dhe kanë lënë toponimet “Lumi i Pjasë “,”Pjasë” dhe “Pusterri i Pjasë”. Me këtë emër kemi fshatin e Planit në Pult të Dukagjinit.Gojëdhëna thotë se banorët e Planit janë shpërngulur prej Nikajve dhe kanë lidhje me ta.

Eksplorimi i gjenezës së krahinës Nikaj Mertur,zbulon hershmërinë e këtij regjioni katolik në Alpet e Shqipërisë,duke hedhur poshtë disa studiues serbë,mbi prejardhjen dhe vendodhjen e shqiptarëve të veriut.

Djali i Joe Biden “bisnesmeni” Hunter Biden u shpall fajtor për 3 akuza kriminale dhe përballet me 25 vjet burg

0

Nga: Klajd Kapinova, New York

“Hunter Biden, merrte drogë çdo 20 minuta ose më shumë.” – Zoe Kestan, ish e dashnorja e tij

“Prokuroria, nuk kishte të bënte vetëm me varësinë, një sëmundje që ndjek familjet në të gjithë Shtetet e Bashkuara, përfshirë Hunter Biden. Ky rast kishte të bënte me zgjedhjet e paligjshme, që i pandehuri bëri në grahmat e varësisë nga drogat. Askush në këtë vend nuk është mbi ligjin. Të gjithë duhet të jenë përgjegjës, për veprimet e tyre.” – David Weiss, Prokurori i Posaçëm, Gjykata e Qarkut në Delaware, në SHBA

“I pandehuri (Hunter Biden) e dinte se ai përdorte krak dhe ishte i varur nga krak në periudhën përkatëse kohore.” – Leo Wise, Prokurori deklaroi para jurisë, gjatë fjalës përfundimtare

Djali 54-vjeçar i Joe Biden u shpall fajtor, për tre akuza të rënda penale, që rrjedhin nga një blerje arme në vitin 2018, ndërsa ai ishte i varur vazhdimisht nga drogat e forta.

Ish drogaxhiu Hunter Joe Biden, niset nga gjykata federale në Wilmington, të shtetit Delaware, të marten me 10 qershor 2024. Një juri prej 12 vetësh 6 burra dhe 6 gra, shumica nga komuniteti me ngjyrë i dha verdiktin e saj në Gjyqin Federal të armëve të Hunter Biden në Wilmington, në shtetin Delaware, duke e shpallur fajtor djalin 55-vjeçar të Joe Biden, për të tre akuzat për krime, që rrjedhin nga një blerja e një arme zjarri në vitin 2018.

Pas vetëm tre orësh diskutimesh, trupi gjykues i përbërë nga 12 anëtarë (10 njerëz të thjeshtë dhe ku ishin edhe dy gjykatës, dhe disa ish përdorues të drogave të forta…), arriti në përfundimin se Prokuroria vërtetoi, se Hunter Biden gënjeu se nuk ishte nën varësinë e tij ndaj drogës, gjatë aplikimit federal të formularit për blerjen e armës së zjarrit dhe se ai posedonte ilegalisht pistoletën për 11 ditë me radhë deri sa dashnorja e tij ish gruaja e vëllait të tij të vdekur e hodhi në një kazan të madh plehrash.

Sikurse dihet Hunter Biden, është fëmija i parë i një kryetari shteti në detyrë të SHBA-së, që fatmiresisht ndiqet penalisht dhe dënohet 25 vjet, për një krim të bërë me ndërgjegje.

Cilat ishin akuzat konkrete?

Juria e shpalli Biden fajtor për krimet e mëposhtme:

1. Rrena e turpshme ndaj një tregtari të armëve me licencë federale.

2. Bërja me ndërgjegje e një pretendimi të rremë (fallco), për një formular federal të armëve të zjarrit, që përdoret për të kontrolluar aplikantët

3. Mbajtja e armës së blerë ilegalisht (përfituar) pa leje dhe mbajtja e saj në një dhomë hoyteli kur po bashkëjetonte me ish gruan e vëllait të tij të vdekur vite më parë.

Akuzat mbartin një dënim maksimal prej 25 vjetësh dhe Hunter Biden, i duhet të paguaj një gjobë deri në 750,000 dollarë.

Kur mori rezultatin apo vendimin e dënimit për 3 akuza kriminale, Hunter Biden tundi kokën lehtë, pasi u lexua vendimi. Më pas ai puthi dhe përqafoi anëtarët e familjes dhe miqtë e tij, teksa doli i qetë nga salla e gjyqit. Media tregon se Hunter Biden dhe gruaja e dytë e tij, Melissa Cohen Biden, mbërritën në gjykatë të marten më 10 qershor 2024.

Historia e tij fillon kur Hunter Joe Biden bleu një revolver Colt me kalibër 38 nga një dyqan armësh, StarQuest Shooters & Survival Supply në Wilmington, në shtetin Delaware, në tetor të vitit 2018.

Sikurse dihet nga të gjithë amerikanët, se kushdo që blen në dyqan një armë zjarri, sipas ligjit amerikan, duhet të sigurojë identifikimin dhe të plotësojë një formular, që është përpiluar në mënyrë standarte nga autoritetet federale amerikane.

Formulari ka disa pyetësor, ku më e rëndësishmja është se: Nëse blerësi (Hunter Biden, në këtë rast) është përdorues i paligjshëm ose është i varur nga substancat e kontrolluara, narkotikët dhe substancat e tjera të listuara.

Hunter Biden, i cili ka qenë i hapur (si përdorues aktiv) për betejat e tij prej shumë kohësh me kokainën e rëndë krak dhe pretendon se ka qenë i matur që nga maji 2019, iu përgjigj negativisht me JO kësaj pyetjeje në formular, pavarësisht se ishte një përdorues i rregullt non stop i drogës asokohe. Disa vite më parë, ai është përjashtuar nga ushtria amerikane, pikërisht sepse ishte blerës dhe përdorues aktiv i kokainës krak etj.

Vitin e kaluar 2023, Hunter Biden arriti një marrëveshje me prokurorët federalë, për t’u deklaruar fajtor për dy kundërvajtje tatimore dhe ra dakord të kërkonte trajtim, për të hequr akuzat për armë, por ligjvenësit republikanë në Kongres dhe Senat e kritikuan me të drejtë gjerësisht marrëveshjen, duke thënë me asokohe se po favorizohet pa të drejtë djali i Joe Biden, vetëm pse ai ka sot pushtet politik në Shtëpinë e Bardhë dhe se po shkelen ligjet federale dhe lokale për këtë cështje, duke i bërë atij favore antiligjore.

Gjyqtarja Maryellen Noreika, në fund e hodhi poshtë me të drejtë marrëveshjen e turpshme, për pranimin e fajësisë. Asokohe këshilltari special David Weiss, ngriti shumë akuza kriminale, kundër të droguarit aktiv Hunter Biden, në muajin shtator të vitit 2024.

Hallie Biden, e veja e Beau Biden (djalit të madh të Joe Biden, i cili vdiq disa vite më parë), e cila si dashnore po bashkëjetonte me djalin e vogël të Joe Biden, “bisnesmenin” Hunter Biden, largohet nga gjykata federale, pasi dëshmoi me fakte dhe prova të reja mbi ngjarjen në fjalë më 6 qershor 2024.

Diskutimet e jurisë filluan të hënën më 9 qershor 2024, pas argumenteve përfundimtare, pasi mbrojtja pushoi pa thirrur Hunter Biden, për të dëshmuar para gjykatës, nga frika se akuzuesit mund t’i bëjnë atij pyetje të vështira, gjë që do t’a rëndonte edhe më shumë situate dhe shtonte më tej dënimin e të pandehurit drogaxhi.

Një numër i madh prej 13 dëshmitarësh, njëri pas tjetrit dëshmuan me fakte dhe prova të reja të pakundërshtueshme, gjatë gjyqit 6 ditor, duke përfshirë ish-bashkëshorten e parë të Hunter Biden, Kathleen Buhle, dhe dy nga ish-partnerët ose dashnoret e tij romantikë, përfshirë Hallie Biden, të venë e Beau Biden. Para fjalës së tyre, ata (dëshmitarët) ngritën dorën, duke u betuar se do të thonë të vërteten, të vërtetën dhe vetëm të vërtetën në gjyq.

Prokurorët argumentuan me të drejtë, se Hunter Biden ishte në dijeni të plotë dhe i varur plotësisht nga nga drogat e rënda, në kohën kur ai plotësoi aplikacionin federal, për të blerë një armë zjarri.

Sikurse dihet nga të gjithë amerinët këto fakte të shumta, dëshmohen dhe përfocohen shumë kjartë edhe më shumë nga vetë laptopi personal i tij, i quajtur nga media si “Laptop from Hell” (e cila është në duart e FBI për investigim si breshka tesh 5 vjet, pra qysh nga muaji tetor të vitit 2019.

Hunter Biden. “Unë mendoj, se ky ishte treguesi im i parë, pse ndoshta FBI ishte më e interesuar për t’ia kthyer laptopin ish-pronarit dhe për të mbrojtur familjen Biden, sesa ata po më mbronin mua ose për t’a çuar këtë në kanalin e duhur. Unë, mund të them patjetër se ai (Hunter Biden) ishte i dehur. Kur kërkova mbiemrin e tij, pati një pauzë të gjatë. Dhe ai shtoi në mënyrë sarkastike Biden…” – John Paul Mac Isaac, teknik kompiuterash “The Mac Shop”, 12 prill 2019, Delaware

Laptopi i Hunter Biden, ka si prova në brendësi me mijëra e-maile “bisnesi”, private, foto me prostituta, dhe me dashmore të ndryshme dhe regjistrime nga ai vetë në formë video me zë dhe figurë, ku duket kjartë fytyra dhe veprimet e Hunter Biden, duke marrë kokainë të rëndë (krak). Materialet e Laptopit personal në fjalë, janë bërë publike në forma të ndryshme, dhe kohët e fundit ato janë të botuar të plota, në një libër voluminoz pa censurë dhe një kopje te librit e kam edhe une ne shtepi.

Ata, pra prokuroret e cështjes ndaj të pandehurit Biden, përdorën gjerësisht fragmente audio origjinale (zëri i tij original) nga kujtimet e Hunter Bidenit të vitit 2021, që ndodheshin me shumicë në kompiyerin e tij personal, në të cilat ai detajoi me zë dhe figure varësinë e tij totale nga drogat e rënda gjatë kohës kur bleu pistoletën në dyqanin e armëve.

“I pandehuri e dinte se ai përdorte krak dhe ishte i varur nga kraku në periudhën përkatëse kohore, kur bleu armën”, tha prokurori Leo Wise, para jurisë, gjatë fjalës përfundimtare.

Avokati kryesor i mbrojtjes së Hunter Biden, Abbe Loëell, argumentoi pa sukses, se prokuroria duhej të provonte se djali i presidentit e dinte se ai po shkelte ligjin, në kohën e blerjes së armës dhe se nuk e bëri këtë.

“Me këtë barrë shumë të lartë, është koha për t’i dhënë fund këtij rasti,” tha Lowell.

Sot, fatmirësisht (më 10 qershor 2024) një monitor televiziv i vendosur në dhomën e Konferencës për Shtyp në Shtëpinë e Bardhë, shfaqi direkt verdiktin në gjyqin e Hunter Biden dhe se Zëdhënsja e Joe Biden-it anulloi sot Konferencën e rregullt për Shtyp me gazetarët amerikanë dhe ndërkombëtarë nga frika e pyetjeve mbi këtë cështje.

Babai i tij Joe Biden, lëshoi deklaratën e mëposhtme menjëherë pas vendimit të drejtë të gjyqit ndaj djalit të tij Hunter Biden: “Siç thashë javën e kaluar, unë jam President, por jam edhe baba. Jill dhe unë e duam djalin tonë dhe jemi shumë krenarë për njeriun që ai është sot. Kaq shumë familje që kanë pasur të dashurit që luftojnë varësinë, e kuptojnë ndjenjën e krenarisë kur sheh dikë që dashuron të dalë nga ana tjetër dhe të jetë kaq i fortë dhe elastik në shërim. Siç thashë edhe javën e kaluar, unë do të pranoj rezultatin e këtij rasti dhe do të vazhdoj të respektoj procesin gjyqësor pasi Hunter shqyrton një apel. Jill dhe unë do të jemi gjithmonë aty për Hunterin dhe pjesën tjetër të familjes sonë me dashurinë dhe mbështetjen tonë. Asgjë nuk do ta ndryshojë kurrë atë.”

I kujtojmë lexuesve shqiptarë, se Jill Biden (sot gruaja e Joe Biden), faktikisht nuk është nëna biologjike e Hunter Biden, por ajo asokohe ka qenë kujdestare me pagesë e Hunter Biden, kur është njohur me ish senatorin ultra liberal demokrat Joe Biden. Ajo ka braktisur burrin e saj, për tu martuar me Joe Biden. Në një intervistë të fundit me gazetarin David Muir të kanalit televiziv ABC-së, Joe Biden tha se do të pranonte verdiktin e jurisë dhe gjithashtu përjashtoi mundësinë e një faljeje për djalin e tij.

Por vendimi i së martës, ka shumë gjasa të dëmtojë rëndë dhe përfundimisht shanset e Joe Biden, në kutinë e votimit më 5 nëntor 2024. Mbi 70% e demokratëve të rinj kanë thenë se mbështesim kandidatin republican Donald J. Trump, për tu rizgjedhur në Shtepinë e Bardhë dhe jo Joe Biden.

Sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos sot rreth 71% e votuesve të regjistruar demokratë, thanë se problemet ligjore të Hunter Biden, do të kishin ndikim të madh kundër Joe Biden, sepse gënjeu duke mbrojtur djalin dhe bisnesin e tij.

I pandehuri Hunter Biden, ishte i lirë teksa pret dënimin me burg. Noreika, gjykatësi, nuk caktoi një datë për dënimin, por informoi avokatët për të dyja palët se zakonisht është caktuar për 120 ditë nga vendimi. Ndërsa ai po përballet me 25 vjet burg, Hunter Biden, një shkelës për herë të parë, pritet të marrë shumë më pak ose edhe aspak burg.

Dhe Hunter Biden, mund të apelojë verdiktin e së martës. Ai po përballet gjithashtu me një gjyq federal për akuzat tatimore, që do të nisë më 5 shtator 2024 në Los Anxhelos, California.

Hunter Biden përballet me 25 vjet burg

Hunter Biden (54 vjeç), u bë fëmija i parë i një kryetari shteti në detyrë, që u dënua për një krim të martën me 10 qershor 2024, pasi një juri federale prej 12 vetësh e shpalli atë fajtor për tre akuza, në lidhje me gënjeshtrat për përdorimin e tij të drogës, për të blerë një armë.

Dje trupi gjykues i përbërë nga 6 burra dhe 6 gra diskutoi për 3 orë, gjatë dy ditëve përpara se ta dënonte 54-vjeçarin për një deklaratë të rreme në blerjen e një arme zjarri, duke bërë një deklaratë të rreme në lidhje me informacionin e kërkuar për t’u mbajtur nga një licencuar federale.

Jill Biden, e cila ishte e pranishme në çdo ditë të gjyqit, përveç njërës, u kap nga shpejtësia me të cilën u arrit vendimi, duke hyrë në gjykatë me syze dielli, pesë minuta pasi ishte lexuar.

Gjyqtarja Maryellen Noreika nuk caktoi datën e dënimit të martën, por vuri në dukje se seanca të tilla zakonisht zhvillohen rreth katër muaj pas dënimit, që do të nënkuptonte se Hunter do të duhej të kthehej në gjykatë, pasi fushata e rizgjedhjes së babait të tij i afrohet shtrirjes përfundimtare.

Pak çaste më vonë, djali i parë u largua nga gjykata federale në Wilmington duke u mbajtur për dore me gruan e tij. Ai preku njerkën e tij Jill në shpatull, para se të hipte në një SUV të zi të ruajtur nga agjentët e Shërbimit Sekret dhe injoroi grupin e gazetarëve aty pranë.

Prokurori i posaçëm David Weiss, zyra e të cilit ngriti akuzat, u tha gazetarëve në një deklaratë të shkurtër pas vendimit se prokuroria “nuk kishte të bënte vetëm me varësinë, një sëmundje që ndjek familjet në të gjithë Shtetet e Bashkuara, përfshirë Hunter Biden. Ky rast kishte të bënte me zgjedhjet e paligjshme që i pandehuri bëri në grahmat e varësisë.”

Aplikimi i armës për transaksionin e armëve të zjarrit regjistron, që Hunter Biden gënjeu, për përdorimin e tij të drogës. Gjykata e Qarkut në Delaware në SHBA, tha: “Askush në këtë vend nuk është mbi ligjin,” shtoi Weiss, i cili nuk ishte në gjykatë kur u lexua vendimi. “Të gjithë duhet të jenë përgjegjës për veprimet e tyre.”

Gjykatesi mbrojtes i Hunter Biden Lowell, tregoi se do të apelonte vendimin, duke thënë se ai ishte “natyrshëm i zhgënjyer” dhe “do të vazhdonte të ndiqte fuqishëm të gjitha sfidat ligjore në dispozicion të Hunter”.

Vetë djali i parë tha se ishte “më shumë mirënjohës sot për dashurinë dhe mbështetjen që përjetova javën e kaluar nga Melissa, familja ime, miqtë e mi dhe komuniteti im sesa jam i zhgënjyer nga rezultati.

Prokurorët Leo Wise dhe Derek Hines, kishin argumentuar se djali i Joe Biden, kishte futur me vetëdije një formular aplikimi, për armë se ai nuk përdorte substanca të kontrolluara, përpara se të dilte nga një dyqan Wilmington me një revole Colt Cobra 38 më 12 tetor 2018.

Në fakt, Hunter Biden ishte i lidhur me kokainën në atë kohë, një fakt që ai e pranoi në kujtimet e tij të vitit 2021, të cilat qeveria e Joe Biden i përdori si provë

kundër tij, së bashku me dëshminë e dëshmitarëve, komunikimet e djalit të parë dhe të dhënat e marra nga famëkeqja e tij. laptop.

Juristët, dëgjuan një mori pjesësh nga libri audio i librit të Hunter-it, të rrëfyer nga vetë djali i parë, që përshkruanin luftën e tij me varësinë dhe se si ai kishte një “superfuqi për të gjetur kokainë crack në çdo kohë, kudo”.

Juria pa gjithashtu mesazhe të bollshme, në të cilat Hunter dukej se po ndiqte pazare droge dhe fliste për të qenit i keq ose se si po përdorte, duke përfshirë mesazhin e tregtarit të tij në pranverën e 2018 duke pyetur: “A mund të merrni pluhur për fëmijë, gjërat e vërteta të buta”.

Prokurorët argumentuan, se kishte prova që Hunter Biden ishte i fortë në ditët para dhe pasi bleu një revolver më 12 tetor 2018. Juristët gjithashtu dëgjuan nga dëshmitarët, përfshirë ish-bashkëshorten e pasardhësit të Biden, Kathleen Buhle; ish e dashura e tij, Zoe Kestan; dhe nga kunata e tij e kthyer në dashnore Hallie Biden, e cila ishte e martuar me vëllain e Hunter, Beau, derisa ai vdiq nga kanceri i trurit në 2015.

Buhle, dëshmoi për zbulimin se Hunter përdori krak, në të njëjtin vit me vdekjen e Beau, kur ajo gjeti tubin e burrit të saj të atëhershëm në verandën e shtëpisë së tyre në Uashington, DC. Ajo tha se kur ai e përdori, ai “nuk ishte vetvetja” dhe ishte “i zemëruar (dhe) gjakftohtë”.

Zoe Kestan u tha anëtarëve të jurisë për lidhjen me Hunterin për afërsisht nëntë muaj në vitin 2018, një periudhë e egër gjatë së cilës ajo u ul në rreshtin e parë për të duke pirë duhan “Hunter Biden merrte droge çdo 20 minuta ose më shumë.”

Pasardhësit e Bidenit blenë një revolver Colt Cobra me kalibër 38 nga një dyqan armësh në Wilmington, Gjykata e Qarkut në Delaware në SHBA

Hallie dëshmoi për gjetjen e armës brenda kamionçinës së Hunter’s Ford Raptor më 23 tetor 2018 – 11 ditë pasi e bleu atë – dhe e hodhi armën në panik në një dyqan ushqimesh në Wilmington.

Disa çaste më vonë, tregoi Hallie, Hunter u tërbua kur mësoi se kishte hequr qafe 0,38 dhe e urdhëroi që t’a merrte atë. Avokatët e Hunter Biden thonë se ai po luftonte me alkoolizmin dhe jo me drogën kur ai zotëronte armën.

Lamtumirë, nuk është fundi i jetës,… nuk u harroj, do të më merr malli për juve !

0

E ardhmja në të kaluarën: Kujtime të Kosovës, John Hodgson

Sinan Kastrati, Suedi

I plotësuar dhe përmirësuar
Më besoni, lexues të nderuar të Drinit, nuk po mund ta përfundoj kët shkrim. E kam nisur në fund të muajit maj e qe, erdhi 10 qershori, (10 qershori, 146 vjetori i LSHP, e12 qershorin, 25 përvjetorin e çlirimit të Kosovës nuk i prita) një e treta e muajit shkoi. Më në fund, kur e përfundova, u gëzova por nuk gjeja fjalë si ta pagëzoj. Mendova ta lë pa emër apo, deri sa ta gjej një titull, ta thërras sikur pleqtë e plakat kur lindëte fëmiu, djalë, tri ditët e para e lenin pa emër, deri sa e gjenin emrin e dëshiruar, e thirrni “Muhamed”, sipas të dërguarit të fundit të Zotit në fesë islame.
Edhe kjo vonesë imja arsyetohet se ne shqiptarët, I shkojmë pas historisë dhe pastaj, e vajtojmë se ajo ishte njerkë.
Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Rëfime të Sinan Kastratit, autorit të librit “Thesari popullor i Turjakës”, Drini.us, 5 Qershor 2024
Kisha vendosur moti që të largohem e të mos shkruaj më në portale. Isha i lodhur dhe çdo ditë më dukej se barra që kisha mbi supe, vetë e kisha ngarkua, më rëndohej.
Prandaj thash me vehte, edhe pse me vonesë, dua ti bëj gati dy librat për botim që i kam në proces e pastaj nëse kam fat, do të vazhdoj me të tjerat libra por asesi të shkruaj si deri më tash nëpër portale.
Pas pushimeve verore, në vjeshtë do ta dërgoj librin e dytë për botim, ama njëherë dua ta “kreh” e “krasit”.
Librin “Thesari popullor i Turjakës”, është botua në Tirnaë e librin tjetër, shpresoj se në fillim të vjeshtës e botoj, kur rrushi piqet, del libri nga shtypi. Është një pjesë nga jeta ime si student, jo jeta e fëmijërisë as rinisë së hershme, si nxënëse filloreje e gjimnazist, demonstratat e viti 1981, disa nga personalitetet, profesorë, atdhetarë të dëshmuar e veprimtarë të tjerë që i njoha, pastaj opinionet e mia për ngjarjet e vitiit 1997, 1998, 1999, polemikat, reagimet, letrat dhe disa shkrime nga jeta shoqërore e të të tjerëve që kanë shkruajtura për mua.
Sigurisht se ata grumbuj me shkrime, më shumë se 4000, ndoshta 5000 faqe të publikuara, do ti mbledh si duajt e grurit nëpër ara, bereqetin, mos me i zënë shiu, me tregime nga jeta ime, të ruajtura në Ditarët e mi, do ti qes në librat e ardhshëm.
…
Rita edhe sot paska shkruar (Rita 6 Qershor 2024 Në 10:51, në “Rëfime të Sinan Kastratit, autorit të librit “Thesari popullor i Turjakës”, Drini.us, 5 Qershor 2024).
Përgjigja: Ritë, jam i lodhur me aktualitetin politik në Kosovë e në Shqipëri. E di se do të më mungoni, shumica nga ju.
Por para se të them, edhe njëherë LAMTUMIRË, dua të falenderoj disa nga mikeshat e miqt e mi, e të flas shkurt për ata/ato. Po e filloj me Ritën.

Kush është Rita?
Kurrë nuk e mora vesh vesh se kush është Rita. Ajo nuk deshi të identifikohet, prandaj edhe unë repektoj vendimin e saj, I bindur se ajo është RITA.
Nuk është e vetmja grua që nuk dëshiron të ekspozohet ndoshta edhe për shkak të modestisë por te lexuesit e Drinit, Rita mbetet si model i një femre se si duhët të jetë një nënë e grua shqiptare, e arsimuar dhe me edukatë. Shkrimet e saj kritike, ma kujtojnë Konicën që njihët si një nga themeluesit e Kritikës Letrare Shqiptare me revistën “Albania”
Mendoj se Rita, siq tregon vetë ajo, është korçare ose e rrethit të Korçës. S`ka rëndësi. Me rëndësi është se është njeri me edukatë e kulturë dhe, ka njohuri të gjithanshme.
Rita, bashkë me Malë Ukën e ndjerë më kanë përcjellur dhe ndoshta, vlerësimin më të mirë deri më tash për shkrimet e mia e kanë dhënë, pa harrua Xhefer Lecin, Tom Pergjakajn… Albertin dhe editorin e Drinit, Gjergj-Bajram Kabashin.
Nga Rita, edhe pse ajo më ndoqi mua, (shkrimet e mia) si Elvia Qelebiu e Tit Livi (Titus Livius), mësova shumë. Me te, gati gjithëherë (nuk) kemi pasur mendime të njëjta për ngjarjet e personalitetet e kohës që nga Lufta e Dytë Botërore (në Shqipëri “Lufta Nacionalçlirimtare”), bindje të përafërt, polemika (rrallë) e komentime por, jo edhe mospajtime, mos e dhëntë Zoti, fyerje e ofendime.
Unë nuk dua ta marr rolin që nuk e kam e nuk më takon për Ritën dhe shkrimet që i kanë humbur asaj por, më vjen keq. Ritë, edhe mua më kanë humbur shumë shkrime, shumë më janë djegur, kalbuar e mi kanë marrë UDB-ja jugosllave por edhe vetë i kam djegur kur isha adoloshent e shkruaja ndonjë vjershë dashuria, që mos ta lexojnë të afërmit, i digjsha.  Ritë, komentet tua, unë do të quaja analizat tuaja, që iu ke bërë opinioneve të mia, të publikuar në Drini i kam ruajtur në arkivën time, bashkë me shkrimet e mia, ato që i kam publikua dhe të tjerat që ende nuk e kanë parë dritën.
Analizat, komentet tua, nuk i kam prekur fare, pos ndonjë përmirësimi të vogël të ndonjë fjale psh trathti (tradhti), momes (nënes) dhe shkronjën ”e” në ë, ”c” në ”ç” për shkak se kompjuteri nuk i ka të gjithë tingujt e shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe.
Nëse do ti tuboje, shkrimet e tua të shkapërderdhura, Ritë do të dilte një libër me vlerë për letrat shqipe.
Disa, analiza, portrete, prozë poetike, vlerësime kritike, ese, komente të Ritës rreth shkrimeve të mia në Drini.

Clinton i përgjigjet poetit mërgimtar, nga libri me poezi i Zeqir Gërvallës ”Me o(rë) Kosovë”, fq 177

Një pjesë të analizave, po i publikoj:

Rita, 9 Dhjetor 2021 Në 12:54
Një rrëfim i përshkruar hollësisht për kohën e shkuar. Dhe së shumti i kushton fshatit Turkjakë gjithë at mallë, at pikëllim ku vitet nuk ju çlirojnë por perkrundrazi sikur jua shtojnë. Është vendlindja juaj z. Sinan dhe në fund të botës të jesh, kurrë nuk harrohet por gjithmonë e më shumë kërkohet. Kjo është dhe plaga që marrim të gjithë nga emigrimi i detyrueshëm. Por dhe ai i vet – deshiruar, nuk ka dallim. Shpirti romantik që dallohet në ëershkrimin e mësipërm i juaji e bën dhe më tërheqës. Megjithëse (m.gj.se) mund të bëj dhe nga ato dallimet, kundërshtimet e krahasimet që ka koka ime për kohën e shkuar, vendet e trajtimet krejtësisht të ndryshme nga sisteme ku patëm fatin të na lindë koka do të mjaftohesha vetëm me ndjenjën e mirë qe më la tek e lexova. Ankoheni për Suedinë se është e ftohtë. Në fakt ashtu është. Por koha e gjatë ju ka mësuar të pershtateni plotësisht. S’ka dyshim por sa herë kujtoni Turkjakën, fëmijërinë, prindërit, familjen e miqtë Suedia gjithmonë do t’ju duket e ftohtë.
Ju pershendes z. Sinan !
”Behram Syla, Becki, Capi i Sadri Metës dhe dashuria e tironses për turjakasin ”, Sinan Kastrati, Drini.us, 8 Dhjetor 2021

Behram Syla, Becki, Capi i Sadri Metës dhe dashuria e tironses për turjakasin  

Faqja e fundit e kopertinës së librit ”E ardhmja në të kaluarën …”

Rita, 9 Dhjetor 2021 Në 5:47
Por Sinan vëlla sot jeni i nderuar e shkrimet ju japin dhe një titull, ate të një shkrimtari. Vete arshiva juaj në çdo tregim tregon për atë punë shumë vjeçare që keni bërë. Është bo (bërë, ndër imi) një pjesë e trupit dhe shpirtit tuaj krijimtaria. Ditaret ? Te t’uajat të rrëmbyer nga UDB-ja kurse të mijat të djegura 3 herë nga dora ime për të mos lënë dëshmi që do të digjnin të tjerë kur jeta ime rëndohesh pas çdo denoncimi. Dhe nga ai veprim ekstrem i imi nuk harroj syte e momes (dialekti im nuk i shpetoj dot, d.m.th.nënes ) qe gati lotonin kur më pyeste:
– Pse i djeg ?
Nuk ja shpjegoja dot. Falë Zotit memorjja s’më ka trathtuar (tradhtua, ndër. ime) e me përfytyrohen vitet një nga një si kane rrjedhur. Po, pranoj se ato përshkrime fantastike e romantike në bjeshkët e Velipojes, të Voskopojës, Dardhës, Korçes, Vlorës, Sarandës, Shkodrës etj. me valixhen e kitaren pranë me një shoqëri tepër të mirë e të besueshem, më kanë humbur pergjithmonë. Për ato shkrime lotoj dhe sot. Sot dhe kur i sodis këto vende mungon ajo forcë ai pasion që të rishkruaj. Se dhe kërkesat e jeta vetë ka ndryshuar kryekeput. Dimri shkon përkrah me pesimizmin. Rekomandim nga unë qe t’a largoni sa të mundeni. Pershendetje dhe sigurisht që ju jap dorën përzermesisht së largu. Motra juaj Rita !!!
”Behram Syla, Becki, Capi i Sadri Metës dhe dashuria e tironses për turjakasin ”, Sinan Kastrati, Drini.us, 8 Dhjetor 2021

Behram Syla, Becki, Capi i Sadri Metës dhe dashuria e tironses për turjakasin  

Ibrahim Kelmendit e mbetet merak që nuk është vrasësi i Ahmet Krasniqit

Rita, 23 Dhjetor 2021 Në 2:13
Një natë para vrasjes Gjenerali A Krasniqi (Kolonel Ahmet Krasniqi, përm.), ç`armatoset me urdhër të F.Klosit dhe F.Nanos. Këta të dy dijnë me emër e mbiemër dorasit e pabesë. Dhantë Zoti ka ardh momenti të zbulohet gjithçka ! Na le pa frymë miku Sinan. Të lumtë pena ! Durimi, puna hulumutuese e juaj u shpërbleftë me të vërteta ! Të vërtetën mund t’a vrasësh siç rrezohet dikush nga një plumb, kthehesh në kufome, por ndriçimin e së vërtetës, mesazhin që ajo do të përcjellë pas dekadash e dekadash nuk mund t’a errësosh kurrë.
Koment rreth artikullit tim me titull: “A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin …?”, Drini.us, 23 Dhjetor 2021
Ku kishte shumë polemika deri në ofendime e ku dhanë mendimet e tyre i ndjeri Mal Uka, Diana Rexhepi e ”Drini.us”

A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin …?

Rita, 4 Janar 2022 Në 5:27
Pershendetje se pari dhe pranoni një urim nga unë per vitin e ri miqt e mij Sinan dhe Mal: ‘Gezuar Vitin e Ri 2022 ! Një vit më i mirë, me i begatë për shqiptarët në krejt botën si dhe për të gjithë popujt në botë! A ju lutem miqt e mij z.Sinan e z.Mal Uka mos e filloni vitin me grindje (moskuptime) se kam frikë se kështu do rrjedhin ditët pasardhëse. Nuk marr pjesë në këtë dialog për vetë faktin që s’kam përjetuar aspak në vendlindjen tuaj dhe pse jam në dijeni të mjaftueshme se kush është Tito e kush F. Hoxha. Me këtë rast anoj ose parapëlqej mendimin e z.Mal Uka që thotë të vërtetën pa kompleksin se po errëson paksa atë histori (të re) që po shkruhet në Kosovë, për popullin e saj e ngjarjet e përjetuara. Z.Mal Ukën e mbyt sinqeriteti dhe nuk pranon ate qe nuk është e vërtetë. Deri më 1981 jeta e juaj, e drejta e studimit, e lirisë së fjalës e udhëtimit kudo në botë, e pronës private kanë qenë të pranuara ligjërisht. Pas vitit 1981 e deri me 1999 çdo gjë u kthye përmbys e genocidi serb ndaj shqiptarëve nuk ka njeri që e fsheh apo mohon. Flasin faktet. Pra miqt e mij edhe një herë përcjell urimet e mija për vitin e ri. Pas një pushimi mbi dy javor kthehem në realitet. Dhe një urim te veçante për krejt stafin e ‘DRIN-it ‘ për një vit të mbarë e të sukseshëm në çdo fushë të jetës ! E mbi të gjitha, shëndeti. Ai është më kryesori. Shëndet të gjithëve nga Rita (Malsorja).
“Në kujtim të Konferencës së Bujanit: “Kur e vramë Shaban Polluzhën, e qetësuam Drenicën!”, pati thanë “heroi i popullit” Fadil Hoxha”, Drini.us, 3 Janar 2022

Në kujtim të Konferencës së Bujanit: “Kur e vramë Shaban Polluzhën, e qetësuam Drenicën!”, pati thanë “heroi i popullit” Fadil Hoxha

E ardhmja në të kaluarën: Kujtime të Kosovës, John Hodgson

Rita, 14 Janar 2022 Në 6:08
Tash e kam te çartë se për çfare i referoheni në kujtimet e juaja, në ditarin tuaj z.Sinan. Më mori kohë të përfundoj krejt shkrimin e sotëm e sot më ka pelqye krejtësisht se tregoni fakte që ju në shkrimet e para 5 ,6 e 7 viteve më parë i keni paralajmëruar, i keni treguar me emër trathtarët e vërtetë të kombit. Sot jeni i pastër para të gjithëve se arrestimi i atyreve “komandatëve” është realizuar edhe pse vonë. Është kjo vonesë dy dekadash që ju dha atyre mundësinë të forcohen aq shumë sa kanale tv-e, media dhe sot të përkrahin të burgosurit në Hagë. Pra turpi vazhdon e ju i nderuar z.Sinan jeni krejt i pastër e i drejtë se jeni rreshtruar në anën e duhur të së drejtës. Mora një informacion të plotë për personalitetin tuaj. Guximi juaj është per t’u pasur zili.Të lumtë pena !
“Letër dashamirëse kritikuesve të mij për të vërtetën që vret më shumë se sa plumbi …!”, Drini.us, 14 Janar 2022

Letër dashamirëse kritikuesve të mij për të vërtetën që vret më shumë se sa plumbi …!

Rita, 14 Janar 2022 Në 9:22
Më preke me rrëfimin e mësipërm, me kujtimet për qenin, Beckin që ka cof ka kohe. Me ate që gjatë luftës qentë e fshatit tuaj, miku Sinan ruajtën shtëpitë. Besnikëri që ja kalon edhe njeriut se ja banorët u larguan për të shpëtuar nga armiku kurse qentë e fshatit ndejtën deri në kthimin e të zotërve. Për thënien e Biden për Thaçin atëhere që s’ka qenë President por Gurvenator e politikan në partinë Demokratike, sot është penduar dhe ndoshta kërkon të gjejë dhe njeriun që i ka fol shumë mirë për te. Që të takohesh me një personalitet të lartë amerikan duhët të shkojë përpara dosja e personit si dhe një pagesë e majme. Kemi shembull, dy politikanët tanë që për të bërë një fotografi me Presidentin Trump kanë dhënë shuma të mëdha, Rama + Basha. Nesje, dua të mbetem tek tema e Qenit, tashmë timin që natyrisht nuk jeton më se flas për vitet 90 -të. As gjysëm viti para se të martohesha im shoq merr një qen të vogël, rracë Kanis me flokë kafe e të bardhë. Ishte 3 muajsh kur ja jep një shok e i thote se nuk ja donte gruaja. Qeni jonë i vogël u rrit por mallkimi i dhënësit e ndoqi se dhe unë mora rolin e asaj gruaje që nuk e donte pak a shumë. Jo, unë e desha por ai (Teo) nuk më donte sa donte tim shoq. E teë fillun sherret e grindjet sa sot që kanë mbetur fotografitë, qesh me marrëzinë time. Grindjet vinin për dy gjëra: 1 Nuk desha e as lejoja që të hynte në shtëpi si dhe kulmi, sa mendoja të ikja nga shtëpija kur e pashë t’a lante ne vaskë. Kjo zemër ngushtësi e jimja ndoshta ka të bëjë se u rrita në një shtëpi pa pasur qen por veçse dy, tre mace në oborrin e vogël para ndërtesës dy kateshe me nje lagje ku në një rrugicë ishin gjashtë familje me shtepi 1 – 2 katëshe e krejt private. Madje qent e mëdhenj jo vetëm qe s’më pelqejnë por i kam frikë. Dhe qenit tonë i kishim bo (bërë) dhe një kasolle se kemi vend goxha, shtëpi private të tim shoqi me verandë e kopësht të madh sa mezi u orjentova në fillim. Shyqyr që nuk isha në shtepi kur qeni ynë ngordhi por telefonatën dhe zërin e tim shoq nuk e harroj as sot. Me kaq pikëllim a thu se i kishte vdek ndonjë njeri i afërt. Avionin e pas dy ditëve, isha në shtëpi. Për t’u habitur se ishte qeni i parë për te e i kam pas thënë :‘Po mirë more burrë, mu m’paske prit që të mirrje një qen ?? Nuk ja donte e jema vjehhra ime që nuk pata fatin të bashkjëtoj se ndërroi jetë në kohen e njohjes sonë. I thashë të mirrnin tjetër të ngjashëm, s’deshi. Të provoj këtë dhimbje prap, jo. Se dihet që qentë rrojne 10 – 15 vjetë. Nuk e harroj kur ktheheshim nga pushimet, udhëtimet ai priste tek veranda e si vraponte drejt tim shoq nuk i shqitej.’Xhelozija’ më hante dhe i thosha tim shoq po mua pse nuk me don ?? Ai qeshte e pergjigjej se dhe ty të don por mos i bertit. Fjala e tretë në shqip që mesoi im shoq (perveç faleminderit, mirë) është ‘dreq‘ kur i bertisja: Teo jo nuk hyn brenda, Teo dreq. Por qentë janeë besnikë e me tepër se njerëzit. Tash unë nuk e ndjej veten se kam torturuar një qen. E ushqeja, ujin përditë, nuk ja harroja. Po, po dikur kisha një qen të vogël të rraces Kanis. Kishte boll vend ku vraponte, luante me topa të vegjël, me dy macet e vogla që ishin të bindura e nuk hynin në shtëpi por Teo jonë donte t’i plotsoheshin tekat. Unë s’kuptoj se si në apartmente jetojnë me qenë apo mace njerezit! Nuk janë njerëz, por kafshë që duhët të jetoje në oborr, në koliben e tyre. Tepër komik dhe reagimi juaj, mik Sinan tek sheh fotografinë e dikujt që me Beckin është sjellë keq. Keq nuk thonë se tek çdo njeri dhe n¨w moshë te rritur, instikti fëminor, rinor mbetet e shfaqet. Kështu e keni pësuar dhe ju me reagimin duke pare fotografinë: Kujtime të hidhura që mbeten dhe të bukura sot tek i lexon. Apo jo miku Sinan ?
“Për qentë besnik dhe për qentë e burrështetasëve …!”, Drini.us, 13 Janar 2022

Për qentë besnik dhe për qentë e burrështetasëve …!

Rita, 23 Janar 2022 Në 3:52
Shtoj z.Sinan se jeni me fat që keni takuar Heroin e Kombit I. Rugoven. Kujtime të tilla kurrë nuk i harroni dhe kjo përshkruhet si më sipër. Por edhe dhimbja, indinjata nuk hiqet kur gjithfarë njerëzish, personalitete, duke pasur parasysh postin e detyrën publike që ushtrojne, shprehin cmirën (smirën) e tyre, urrejtjen me fjalë mashtruese për të ndjerin Rugova. Problemi ynë qëndron si në Kosovë e Shqipëri se politika, pushteti, partitë nuk kanë gjetur e as kanë për të gjetur një gjuhë të përbashkët në politikën e jashtme e të brendeshme. Të shpallet Hero dikush e të mos respektohet unanimisht nga të gjithë forcat politike do të thotë të kemi dy shtete në një shtet të vetëm. Këtë nuk e shoh në shtetet e cilivizuara. Kam shumë për të shkruar por më mirë po e mbyll me mendimin se Heronjtë janë e do te jenë përjetsisht sado që të ‘lehin qente ‘. HERONJ””Lufta kundër Ibrahim Rugovës, ishte luftë për pushtet”, Drini.us, 23 Janar 2022
https://www.drini.us/lufta-kunder-ibrahim-rugoves-ishte-lufte-per-pushtet/Rita, 23 Janar 2022 Në 4:27
S’besoj se bëj ndonjë gabim trashanik që e lexoni tri herë për të më kuptuar. (Hajgare boj tash), se jeni një njohës i 100 %-të i gjuhës shqipe. Më kot nuk jeni dhe mesues, profesor letërsie në mos gaboj. Nuk është se harroj të komentoj dhe pse rutina e jetës bën punën e vet, gjithmonë leximi është preokupimi im i parë dhe jo elozhe se gjuha ime në fakt është e idhët, e egër kritike për vetë temën që trajtohet sot, dje. Kuptoj respektin e mirësjelljen që ju karakterizon si njeri. Ju pershendes me respekt ! Rita.
I përjetshëm kujtimi i mendimtarit, të urtit e intelektualit, Heroit tonë, I. Rugova !!!
“Lufta kundër Ibrahim Rugovës, ishte luftë për pushtet”, Drini.us, 23 Janar 2022

Lufta kundër Ibrahim Rugovës, ishte luftë për pushtet

Rita, 24 Mars 2022 Në 6:23
Një reportazh që të çlodh qysh sa lexon titullin. Pershkrimi i juaj z. Sinan realist, duke vënë në pah ndryshimet e kohërave e sistemeve. S”ka dyshim që Shqipëria ka ndryshuar shumë e do të ndryshojë për të mirë ! Ju përshëndes mik e patriot !
“Mbresa malli me fotografi e fjalë, vizitat në Shqipëri e në Kosovë”, Drini.us. 24 Mars 2022

Mbresa malli me fotografi e fjalë, vizitat në Shqipëri e në Kosovë

Rita, 30 Mars 2022 Në 11:59
Përralla e fjalë boshe do t`i quani çfarë do lexoni si më poshtë, mik e vëlla Sinan. Falenderimet e urimet ju takojnë ju, per çdo analizë, kujtime e shkrime që lexoj në median e Drinit. Ju, si një mësues jeni një shembull që nuk harroni e shkruani kujtimet në vizitat e ndërsjellta në Kosove e Shqiperi. Nuk e dij por një gjë është e sigurtë që nxënësit që keni pasur dje dhe sot janë me fat. Pra falenderimet e mija shkojnë gjithmonë në shkrimet e juaja dhe pse jo pak herë kemi jo nje linjë të njëjtë në ide politike. Por na bashkon atdhetarizmi dhe kjo mjafton. Uroj që në udhetimin e rradhes në Tirane të gjeni një qeverisje të “djathtë” e jo si të sotmen neokomuniste e maskuar ! Përshëndetje e ditën e mirë z. Sinan !
“Mbresa malli me fotografi e fjalë, vizitat në Shqipëri e në Kosovë”, Drini.us. 24 Mars 2022

Mbresa malli me fotografi e fjalë, vizitat në Shqipëri e në Kosovë

Rita, 30 Mars 2022 Në 2:26
Detyrohem të jap një sqarim për linjen jo të njëjtë midis ne të dyve. E dij që jeni i djathte e antibolshevik. Le të leme mënjeanë rininë dhe rruga nga erdhi infektimi apo me qartë edukimi. Unë anoj në të djathtën që sot e cilësojnë ekstreme. Në shkrimin tuaj te fundit (vazhdimi i udhëtimit të shkurtit) permendni Ballistët e pa dashur perseritni historine e partizanëve sllave e shqiptare që pushtuan Shqiperine meë1944 – ren. Përseris një historian të nderuar kosovar që thotë se krejt historigrafia që ka shkruajtur gjirokastriti (enferr (Enver shën. imi) shtesë e imja) është 95% e rreme. Të djathtë na qeverisën por si u sollen ? Ah, Malsorin M. Uka e kujtoj shpesh e do të na mungojnë komentet e tij. Shpresoj mirëkuptim të plotë.
“Mbresa malli me fotografi e fjalë, vizitat në Shqipëri e në Kosovë”, Drini.us. 24 Mars 2022

Mbresa malli me fotografi e fjalë, vizitat në Shqipëri e në Kosovë

Rita, 29 Prill 2022 Në 9:08
Çfarë të shtoj në teksin tuaj të hartuar para katër viteve kur është dhe pa aq aktuale dhe sot ?? Se ky biçim J. Krasniqi tash është i akuzuar në Hagë për krime ndaj njerëzimit dhe me shqip, ndaj shqiptarëve. Skam ç`të shkruaj përpos të ju përgëzoj për të vërtetat që shkruani. Veç at mërzi e revoltë që disa burracakë shkojnë në Hagë e mbrojnë at kriminel dua të shtoj. Ah po, dhe këto dëshmojnë jo të vërtetën se mbrojnë Kosovën. Dhe kjo thënie shkon zinxhir. A nuk është vetë qeveria e Kosovës që paguan një dyzinë avokatësh për të gjithë të dënuarit në Hagë ??? Kështu që unë mendoj se vetëm verdiku i gjygjit të Hagës do të mbyllë këtë komedi të shëmtuar që luhet nga politikanët e sotëm të Kosovës. Por prap do të dëgjohet thënia se padrejtessisht u denuan. Dhe nuk dua të flas për një ngjarje që në arenën ndërkombëtare emri i Kosovës dhe Shqipërisë është errësuar, të jemi të sinqertë për këtë gjë. Por besoj se sot të gjithë e dijnë mirë se ky dygrupim në një kohë kur atdheu (Kosova) thërret për çlirim, u bë nga qeveria e Tiranës. I. Rugova, A. Krasniqi e të tjerë i përkisnin grupit nacionalist (për Tiranën Balliste) që me deklaratat e tyre kishin bërë distancimin nga politika enveriste. Kurse Thaçi, Veseli me shokë u treguan pro politikës enveriste. Dhe në vitet kritike 97 ,98, 99, në Shqipëri kishim pinjollët e diktatorëve, po atë polici sekrete veç me emër të koduar SHIK. Nga ato qeveritarë te korruptuar të Tiranës morën udhëzimet, orjentimet e planin e luftës (ironike po i njëjti plan që ndoqi diktatori gjirokastrit në LB 2, vrit shqiptarë e jo gjermanë), Thaçi me shokë. Kjo është krejt e vërteta e hidhur. Në Hagë duhët të jen’e dhe mësuesit e tyre por për të mbrojtur Kosovën, emrin e Shqipërisë JO. Drejtësia te vihet në vend si dhe e vërteta të mësohet nga të gjithë. Ju përshëndes miku Sinan !
“Nuk tregova të vërtetën në Hagë, atje mbrojta Kosovën!”, Drini.us, 29 Prill 2022

Nuk tregova të vërtetën në Hagë, atje mbrojta Kosovën!

Rita, 27 Shtator 2022 Në 8:03
Bëj një përjashtim në këtë moment i dashur mik z, Sinan duke ju uruar përzemërsisht ditëlindjen ! Them përjashtim se komentet e mija do të mungojnë sot e tutje. Thjeshtë një dëshirë vetjake ku besoj se heshtja ka vlerën e saj pozitive. Në këto momente pesimizmi (paksa hajgare, më lejohet) që përjetoni (largimi nga detyra e nxësnësit) ju uroj qe e nesërmja të jetë më aktive në rrethin familjar e miqësor ! Me dhuntitë e talentin që përvetsoni as që do të kuptoni se tashmë jeni në pension. Do të më jepni të drejtë për ç`ka shkruaj sapo t`i nënshtroheni rutinës. Dhe pse në distancë njohja, them me bindje se njoha një njeri të mirë, të drejtë e rigoroz. Sikur shumica e shumica të ngjasonin me ju ! Por jetojmë në një botë të mbrapshtëe dhe pse Shqipëria dhe Kosova kanë arritë ato suksese që dikur vetëm i ëndërrojshim. E mbyll me urimin nga zemra për një bashkim zemrash së pari e trojesh të popullit shqiptar ! Si dhe një jetë të gjatë e të lumtur me bashkshorten, fëmijët e nipër e mbesa ! Edhe 100 vjeç nga une ! Rita (Malsorja)
“Për 26 shtatorin, ditëlindjen time dhe për referendumin e 26 shtatorit të vitit 1991”, Drini.us, 27 Shtator 2022

Për 26 shtatorin, ditëlindjen time dhe për referendumin e 26 shtatorit të vitit 1991 

Rita, 9 Prill 2023 Në 10:25
Romantizmi në këtë shkrim më preku prandaj po ju përshëndes z. Sinan ! Jeni shkrimtar, keni shpirt romantik e kjo duket në dialogun që bëni me një zog shtegtar. Gëzohem qe jeni mire e ju uroj gjithë të mirat ! Më vjen keq që keni mungesë zoqsh në vendqëndrimin tuaj. P.sh. këtu tek unë ka me shumicë ne çdo stinë. Dhe është e ndaluar t’i ushqejmë se shtohen por fshehtas p.sh.im shoq i çon ushqim në rrugët e fshehura nga syri ‘spiun’. Pershendetje !
“Erdhi zogu në banesën time…!”, Drini.us, 9 Prill 2023

Erdhi zogu në banesën time…!

Rita, 10 Prill 2023 Në 12:39
Edhe vdekja është program i jetës dhe lum ai që vdes me nder e besë. Pesimizmi pas pensionit eshte i natyrshëm por mos e zmadhoni duke u ankuar si fëmij se shyqyr keni femijë, nipëra e mbesa që të mbushin boshllëkun e jetës pa aktivitet të përditshëm ! I ndjeri M. Uka në muajin shkurt (sakte më 16, nuk e harroj se përkon me ditën e vdekjes së babës sim) mbushi përvjetor nën tokë. Edhe ai, një mik ishte dhe pse i panjohur. Miqësine e mban, bashkon ideali i njëjtë, drejtësia e aspak hipokrizia. Nëse do të duhet për hir të temës, autorit apo çfarëdo tjetër të gëlltis revoltën, te mos shpreh mendimet e mija (veç zhurma, lufta Don Kishotjane ndaj rreligjioneve, troç ndaj fese Muslimane) është më e logjikshme të hesht. Se dola nga tema pa dashje. Gëzohem qe jeni mirë dhe pesimizmin e largoni që të rroni gjatë, shumë gjatë! Ja pranvera gati ka ardhur. Pershendetje !
“Erdhi zogu në banesën time…!”, Drini.us, 9 Prill 2023

Erdhi zogu në banesën time…!

Rita, 29 Dhjetor 2023 Në 9:07 am
M’e kujtuat miku Sinan me artikullin e mësipërm vitin 2001. Sot nuk e kuptoj pse moda atëherë ishte të posedoje celularë, telefona sa më të vegjël. Ishte më e vogël se pëllëmba e dorës, ngjyrë blu e në ekranin e vogël kisha stampuar fotogafinë e të paharruarit, të pazëvendsueshmit, krijuesit të LD, z. I. Rugova. Mbeti ajo fotografi deri në ndërrimin e telefonit të rradhës. Ishin vite ku ndiqja me interes lajmet nga dy atdhetë. Kjo jetë luan me ne apo ne luajmë me të? S’duhët të jemi të vetmit në botë që kemi dy atdhe, dy halle, dy probleme. Sikur na ngushëllon kjo. S’jemi të vetmit. Lamtumira për vitin e vjetër po afron, disa orë në pritje të vitit të ri. Ju uroj një vit të ri të GËZUAR ! Familjarisht ju uroj shëndet, mbarësi, paqë e lumturi për vitin e ri e për shumë e shumë vite të tjerë ! Gëzuar VITIN E RI 2024 !
“Si u formua LDK-ja dhe si u bë Rugova kryetar i saj”, Drini.us, 28 Dhjetor 2023

Si u formua LDK-ja dhe si u bë Rugova kryetar i saj

Rita, 9 Janar 2024 Në 1:49
Po, a u hangër ajo groshë, pasul i shkrete me aq krypë, krypë e krypë??? Hahaha e bukur. Lexoj dhe shpjegimet e çdo fjalë, të dialektit që përdorni. Fjalën ”Jabanxhi” i / e huaj saktë e sqaroni. Tek ne përdoret për të huaj që nuk janë nga qyteti apo fshati e jo në kuptimin, i/ e huaj jashtë atdheut. Mirë s’bëj që i largohem hajgares por dua të tregoj një histori me këtë fjalë. Mjerisht miku Sinan nuk është për të qeshur as sot që ka kaluar gati gjysëm shekulli. Kam qenë as 10 vjeçe, në fillore në klasën e 4 besoj e ishte verë. Pra shijonim pushimet verore duke luajtur tan diten në rrugicat afër shtëpisë. Nje gocë e vogël, moshatare që kishte ardh mysafire tek të afërmit e saj nuk ishte dhe fort e mirëpritur, e përbuznin, ndoshta nga dialekti i se folurit, nga Vlora ishte, s’e futnin në lojë e unë i dal në mbrojtje duke ju thënë kalamajve të lagjes sime që kjo si jabanxhie, duhët t’a duam e respektojmë më shumë. Debati zgjati disa minuta, mysafirja, jabanxhija qante kur na afrohet një burrë i gjatë që kërkon të dije pse zihemi e i shpjegoj unë e tjerë si e qysh. Ai burrë i gjatë ishte kryetar fronti që rrinte në zyrë e nga zhurma jonë doli jashtë. Kaq ishte, vazhdojmë të luajmë si femijë e në mesditë kthehem në shtëpi e lodhur si dhe e uritur. Im atë vjen nga puna pas pak i nervozuar e më pyet për sherrin e ndodhur disa orë më parë. U çudita nga e mori vesh si dhe më shumë u habita që kryetari i frontit e kishte futur në zyre (e priste të mbaronte punë, ora 16 ,17°) e i kishte kërkuar të dinte që pse vajza (une) jote përdor fjalën jabanxhije, kaq e vogël e përdor fjalë të tilla, jabanxhie. Ai kryetar fronti i lagjes njihte kush isha, njihte tim atë e deri fëmijët i përgjonin që të godisnin baballarët. M’u ndalu për javë të luaja në at rrugicë nga im atë ngaqë thashë se e ardhura ishte JABANXHIE. Kaq e vogël, fëmijë e ne se im ate do të ishte në burg edhe unë do të isha në mos 9 ,10 vjeçe 17, 18 e sigurtë.
“Edhe mysafiri i qet krypë pasulit”, Drini.us, 9 Janar 2024

Edhe mysafiri i qet krypë pasulit 

Rita, 9 Janar 2024 Në 2:51
Gabon, nuk jam nga Elbasani, nja 100 km. më larg. Jam nga një qytet i madh, i dyti nga rëndësia si atëherë edhe sot. Dhe harroni se dikur kam thene se nuk kam femije. Preferoj gjithmone të verteten. Pak rëndësi ka mbiemri, por në tregimin tim nuk shoh të ketë hajgare por vajtim dhe sot kur kujtojmë se kush na drejtuan, kush na sunduan.
Ç’njerëz injorantë e të pashpirt. Qysh në atë moshë u përcaktua filli i jetës sime që do të isha e sugjeruar, e gjurmuar, me dosje e deshmimtarë deri me 1990. Si anektodeë po te tregoj një histori të vërtetë e ndodhur në vitin 1987 apo 88 në Pogradec.
Ishim në ekskursion me ndërmarrjen dy ditore në Pogradec. Organizimi nga ana ime për në hotel turizmi (i vetmi atëherë) nuk na shkoi mirë. Mezi na strehuan e darkuam si me kenë (qenë) në xhenoze, pa muzikë e vallëzim. Ishim repart grash, pra burra as dhe një. Shefja e repartit, brigadieria e unë si ma çapkenia e shoqërisë ishim përgjegjës për mirevajtjen e ekskursionit. Të nesërmen (e shtunë ishte) duhej të merrnim trenin e në shtepi. Unë me një shoqe (Sanije e quanin, Rahmet e mjera ka vdekur aksidentalisht m’ë 1994 në Itali, pak si kushërirë e largët nga nëna ime) vendosëm të shkome në Korçën time, qytetin e serenatave, të kampeve që shijoja nga 1985, 86, 87, e të takoja miqtë e mij muzikantë, të kërcenim, këndonim këngët e ndaluara. Pranoj Sanija e prisnim autobusin që shkonte në Korçë. Në pritje, gati gjysëm ore na afrohen dy djem, moshatare apo më të vegjël nuk i shikova mirë. Kuptuan nga dialekti që nuk ishim nga Pogradeci e na afrohen për t’u prezantuar, për t’u njohur. Qysh se filloi të fliste i pari, Sanija kthehet nga unë e më thotë mu, me zë të lartë që të degjonin dhe dy çunat e shkretë; Shife se kush të propozon moj Rita. Ai një vezë në muaj han e jo më të ketë fuqi për gru. Ishte kohë triskash. Tollona quheshin e vetëm 10 vezë në muaj për çdo familje mund të blije. Mënyrën si e tha Sanija, një sy e kishte mbyll prej diellit, një pozë tepër komike sa unë fillova me qesh aq shumë sa u ula në trotuar e për minuta të tërë nuk pushoja. Kam qesh me at thenie virtuale të Sanijes me orë, ditë e sa herë ua tregoja të tjerëve. Dy djemtë u larguan pa bo zë e ndoshta dhe s’kuptuan dialektin tonë, por e qeshura jonë e shfrenuar ju ka sqaruar më shumë se çdo fjalë se …lodheshin kot.
“Edhe mysafiri i qet krypë pasulit”, Drini.us, 9 Janar 2024

Edhe mysafiri i qet krypë pasulit 

Rita, 9 Janar 2024 Në 10:09
Ku ka ma mire se me fillue vitin me gaz e humor ! Qe ashtu miku Sinan (po përdor dialekt verior aq sa mundem) mirë është të qesh me dy anekdotat e mësiperm. Them se dinakëria e ”çilter” e gruas shtëpijake justifikon heshtjen e burrit naiv. Besoj se duhet të keni dhe perla të tjera e jo vetem për gjininë femërore se në rang botëror dihet se kush janë më të shumtët që shkelin besnikërinë familjare. Më pëlqyen e për besë s’i kisha dëgjuar. Përgëzime miku Sinan!
“Grue, djali i ka ga rragtarit…!?”, Drini.us, 8 Janar 2024

Grue, djali i ka ga rragtarit…!? 

Rita, 9 Janar 2024 Në 1:06
Paskeni një thesar të madh. Ju kam zili ! Ju lumte !
“Grue, djali i ka ga rragtarit…!?”, Drini.us, 8 Janar 2024

Grue, djali i ka ga rragtarit…!? 

Rita, 26 Janar 2024 Në 2:22
“Qente le te lehin”. Nga ky debat reagimi i ish nxënësit tuaj më prek më shumë. Aspak nuk u qetësova dhe pse ky nxënës, (tashmë meso burrë në moshë) u terhoq me bishtin në shalë. Prekem për faktin që ju z. Sinan në moshë të pensionit tashmë (kaloi viti i parë i pensionimit e kur të mbushesh 80 vjeç mund të ankohesh se më erdh pleqnija duhet të merrni urime, mesazhe falënderimi nga ish nxënësit. Keni intelektin të kuptoni se i mjeri ish – nxënës u keqpërdor. Njëjtë dhe komentuesja në rolin e Avokates. Si një lexuese e thjeshtë e një mike e juaj (fat e rastësi që lindi pikërisht në këtë gazetë të nderuar ”DRINI”, ju përcjell respektin, miqësine time e dashurinë e dlirë atdhetare ! Faljeni, ju lutem ish nxënësin … me puturet e rënë në poshtë gjynjeve jo pse kerkoi ndjesë FALLCO, të rreme por te tregoni se mbeteni nje mësues i përkryer. Ani pse në gjoksin tuaj nuk ka dekorata si ‘Akademik ” Doktor, Profesor, Dekan, Veteran me dreq e shejtan. Ah sa shumë njerëz mburren me këto dekorata, çmime e dhurata por harrojnë se të qenit njeri pozitiv, demokrat, atdhetar është virtyt i trashëguar nga familja së pari e mandej nga vitet e jetës që kemi përshkruar. Jeni i qetë se i plotësoni të gjithë kushtet. Ju uroj një fund javë të qetë, të rehatshme në Suedinë e ftohtë!
“Letër një të gjalli – historianit Hakif Bajrami, dhe një të vdekuri – Fehmi Pushkollit”, Drini.us, 26 Janar 2024

Letër një të gjalli – historianit Hakif Bajrami, dhe një të vdekuri – Fehmi Pushkollit 

Mal Uka, 23 Dhjetor 2021 Në 5:36
Është thënë shumë herë te na, mos iu gëzo të keqes se ligjet e natyrës të provojnë me më të keqen! Ibrahim Kelmendi paska pas shpreh gëzim përr vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit aq sa vrastarit do ia falte token e babes ! Eh tash le t`ja falë tokën e babës vrastarit të vëllaut të tij (Qerim Kelmendit). Gëzimi për vrasjen e Kolonelit iu kthye dhe le ta gjenë vrastarin e le ta shpërblej me tokë të babës, Ibrahim Kelmendi !
(Mal Uka i ndjerë i referehet një publikimi të Ibrahim Kelmendit i ciki kishte thënë tekstualisht kështu. Teksti:
Ramdan Rrahmani…. Ti Ibrahim Kelmendi me shokët tu ishe pjesë e asj skuadre që bani plane për për me vra shqiptarë po du ju vije rendi edhe juve !!!
Ibrahim Kelmendi …
Ramadan, shqip e shkurt: fatkeqësisht nuk kam bërë plan as me vra shqipfolës ! Do të isha krenar po të kisha sado pak kontribut konkret për vrasjen e Ahmet Krasniqit, akoma më shumë po ta kisha vrarë vetë, sepse aty e tutje FARKU nuk dërgoi më brigada diversioniste në Kosovë, si gjatë verës 1998, për të bërë krime monstruoze kundër shqiptarëve dhe për ta luftuar UÇK-në për interesa të Sërbisë pushtuese!
E ke mjaft mirë shqip përcaktimin tim?
Uroj të më drejtë-kuptosh ”
“A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin …?”, Drini.us, 23 Dhjetor 2021

A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin …?

Mal Uka, 23 Dhjetor 2021 Në 8:48
Këto shkrime që po i kthen në mundësi të rileximit, i ndershmi Sinan Kastrati, ndihet borgjli karrshi miq¨rve e dashamirve te Tij kombëtar dhe flet veq sahi. Sikur të kishte ndërtim njeriu dhe pastërti e respekt për kafen që e ka pi, për konakun në terasë qe iu ka mundësu, ish dashtë me u kujtu dhe për shkrim me falenderu ! Por zoja, po përpiqet me shitë kurum në koncertin e kulufegjive qe veq dam kanë sjelle për shqiptari ! I nderuar Bajram, po më vjen keq me të thanë një të vërtetë që e kam vërejt te Ti. Ti i nderuar nganjëher po i repekton njerëzit që nuk e meritojne respektin tuaj, se jan bukëpermyst si psh kjo Diana Rexhepi ! Ti i nderuar Bajram, mue mu ke drejtu duke më thënë se ki rrespekt te lartë për Diana Rexhepin
Spaske per kanë me pas rrespekt i nderuar Bajram !
Urime Festat Ty e dashamirve: Sinanit ,Rites, e Magjun Thaqit (Gjakoves)!
“A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin …?”, Drini.us, 23 Dhjetor 2021

A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin …?

Tom Pergjoka, 23 Dhjetor 2021 Në 11:54
Për Sinan Kastratin mund të them, aq sa e njoh nga shkrimet e tij, se ai në radhë të parë është një njeri i ndershëm dhe një atdhetar i madh, i cili e don vendin e popullin e vet dhe lufton kundër padrejtësive. Shpeshherë kam menduar se Kosova ka nevojë për njerëz si Sinan Kastrati. Faleminderit dhe Zoti të pastë gjithmonë në mbrojtje i nderuar Sinan! Respekt!
“A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin …?”, Drini.us, 23 Dhjetor 2021

A ishte porositur intervista me Ahmet Krasniqin …?


…
Më 1 qershor 2024 isha në një manifestim që e kishin organizua disa shoqata shqiptare në Malmö, për ditën e fëmijëve. Takova ish kolegët e punës, Murat Kocin, Medi Behramin e të tjerë. Kishin ftua edhe mysafirë, aktorë cirku nga Tirana (nuk i pash, sepse nuk ndejta) dhe këng. Bujar Qamilin nga Shkodra (e takova por nuk folëm e as nuk u përshëndetëm).
Murati më përshëndeti përzemërsisht. Më pyeti si jam e qysh po e kaloj kohën. Më pyeti për shëndetin dhe më uroj daljen në dritë të librit ”Thesari popullor i Turjakës”.
– Sinan a ke lexua çka kam shkrua për librin tënd në fb?
-Jo nuk e kam lexua se nuk kam facebook. Murati kishte shkruajt ”Miku, kolegu, pedagogu, mësuesi e publicisti Sinan Kastrati sjell diç të re, të veçantë për nga përmbajtja, stili e qasja për lexuesit. Sinani zotëron si pak kush aftësinë e përshkrimit, tipizimit, krahasimit e metaforizimit.
Sinani është thesar dhe na ka sjell një thesar të vërtetë, “Thesari popullor i Turjakës”.
Faleminderit Murat.
Ai më kishte dërgua një ftesë për 6 qershor, më hëngër darkë me Lulzimin, djalin e Adem Jasharit. E falenderova por nuk munda të shkoj sepse, mendova por nuk ia thash Muratit ”me u ulë në sofrën me ushqime të shishme e të bollëkshme, ka mjaftë vullnetarë”.
Murati më kishte shkrua edhe në WatsApp, për librin
-Sinan, urime libri!
”Me siguri ka dalë diçka shumë e bukur. Kur po e promovojmë (librin në Malmö?) Do doja ta kem (librin ”Thesari popullor i Turjakës”) .
Të lumtë!
Sa ishte çmimi?
Nuk iu pergjegja në asnjë pyetje
Ai prap më shkruajti:”Përgëzime!
Të pyeta për çmim, ndoshta del me lirë në Lena Graphic, Prishtinë”
Murati, Sinan, më 6 e 7 qershor e kemi mysafir djalin e Adem Jasharit dhe një bashkëluftëtar të tij.
Me 6 qershor në mbramje kemi një darkë me ta ndërsa me 7 qershor bashkëbisedim, tubim i hapur.
-Je i mirëseardhur!
Mirëmbrëma Sinan!
Të lutem Sinan, konfirmoje pjesëmarrjen a mos pjesëmarrjen në darkë me djalin e Adem Jasharit, sepse vendet i kemi të kufizuara.
Me nderime /Murat Koci
Me Murat Kocin, drenicak e Medi Behramin, shaljan, kemi punua 5 vjet të plota si mësues.  Na ndante vetëm gjumi. Përbeheshim në krye të shoqi-shoit dhe i gjindeshim shoqi-shoit. Ata më ndihmonin në kompjuter se unë nuk e mësova kurrë. Murati më thonte ”Sinan, nuk ke shpresë se ti do të mësohesh me punua me kompjuter”. Hanim e pinim bashkë, sikur dervishët, me lugë të gjata. Ata nga ”dashnija”e ushqenim shoqi-shoin (një mesele tjetër).
Të premten, më 7 qershor në një sallë të bukur në shtëpinë e kulturës në Kirberg në Malmö shkova ta shoh djalin e Adem Jasharit. U ula në fund të sallës por kur më pa Murati, erdhi më mori e më uli në vendet e para. Lulzimin e pash e fola por nuk u fotogarafova me Lulin. I tregova se me Hamzën, axhën e Lulzimit njihesha por Ademin nuk e kam e takuar asnjëherë. ”Lul, me Hamzën jemi takuar në fabrikën e municionit në Skënderaj, më 1991.Atëherë, në kët fabrikë ende nuk ishin masat e dhunshme. Sekretar ishte Osman Haliti, vëllai i Enver Halitit, tash dëshmor. Edhe Hamza kishte punua me Osmanin. Më shikoi e tha:
-Po.
Lulzimi ishte i sjellshëm e i kujdeshëm në bisedën me bashkëatdhetarë. Shumë i matur por edhe i thjeshtë e gojtarë i mirë. Përgjigjet i kishte në maje të gjuhës.
Për nder të përvjetorëve të LSHP dhe 25 vjetorit të clirimit të Kosovës, ishte organizua një program i mirë, Nxënësit parashkollorë dhe të klasëve të ulta nga Eslöv-i shkëlqyen me valle e veshje kombëtare me mësuesin e vallëzimit, Naser Sopjanin.
Fjalimet e gjata ishin të mërzitshme për shikuesit dhe, edhe kësaj radhe sikur e zbehën programin.
…
M. ka thënë në mbledhjet pergatitore para një grupi mësuesish e aktivistët e tjerë shqiptarë që punonim vullnetarisht në ish R. M. programi në gjuhën shqipe dhe festave tjera me nxënës e prind shqiptarë se Sinanit do të ia financojmë botimin e librit për Turjakën por që tash, e “harroi” e premtimin.
Nuk është M. i pari që më premoi, besoj se do të mbetet i fundit.
…
Prandaj që të mos bëhem edhe unë i mërzitshëm e padurueshëm, po iku nga jeta gazetareske e publicistike e gazetave (që nuk kemi më në Kosovë), revistat e portalet.
Një ish miku im, shok i studimeve para disa vjetëve më shkruante “Sinan e ke rânu dorën”, kur unë shkruaja për liderët politikë e “udhëheqësit shtetëror” të Kosovës. Disa nga ata “udhëheqës” kanë qenë në Hagë e janë liruar si të “pafajshëm” e të tjerët, të rinjë, tash po gjykohen në Hagë për krime kundër njerëzimit.
Ndërsa një tjetër më shkruante
Shkrimet e tua janë plot ngjarje që ti (i jeton) i ke përjetua.
Besoj se i jeton aq sa të kesh diçka tjeër për të shkruar.
Mua nuk më pelqejnë sepse janë si një ditar (ditor) i përditshëm (e i mërzitshëm).
Ruaje shëndetin e shkruaj ato dy librat! Përpunoji dhe mos i lerë ashtu si një dollap me rroba të vjetra e të hedhura pa kujdes!”
Kjo ishte letra që do të më pensionon.
Për shkak të disa problemeve teknike në komjuterin e editorit- Bajram Kabashit, foto-dëshmitë nuk mund të vendosen tash, ndoshta më vonë.
Faleminderit, punë të mbarë, pushime të këndshme e shëndet!
Lamtumirë!
Për fund. Para disa vjerëve pata shkruajt një shkrim për një ish koleg, mësues. Para dy ditëve, pasa ma dërgoi nr e telef një miku im i shkruara. Pasi e përshëndeta dëshirova që të flas. Ishte dëshirë imja që të shkruaja për jetën e mësuesit-
“Me shumë dëshirë”
Sot më thirri me krejt tjetë zë, sikur mos të kishte qenë ai I djeshmi.
Besa edhe më kërcënoi nëse shkruaj. Ai R. M. që dikur punuam bashkë e kaluam mirë.
Më tha: ju kastratët je-ni mëndjemëdhenj.
Ma hoqi mallin përjetë.
”Burrë lahper”
Botë interesi.

FUND

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 31 maj, 11 qershor 2024
sinankastrati09@hotmail.com

Rrëfimi im për ditët e para të Lirisë

0
Prof. Blerim Latifi, Prishtinë
____
Në ditën kur përfunduan luftimet në Koshare, kishte të shtëna të shumta armësh, nga të dy palët ndërluftuese. Me ndonjë përjashtim, ato ishin të shtëna në ajër.Do të thotë të shtëna gëzimi. Serbët shtinin të gëzuar se po largoheshin nga aty. Ne shtinim nga gëzimi se kishim fituar luftën dhe tani mund të zbrisnim në rrafsh. Mbi të gjitha, ishin të shtëna gëzimi se ia kishim dalë të mbijetonim luftën.Pak para se të binte muzgu morrëm urdhër të dilnim nga transhetë dhe të grumbulloheshim në kodrën e vrojtoreve të kufirit.
Pasi u rreshtuam i gjithë batalioni, para nesh doli komandanti i tij, Hisen Berisha. Ai na dha lajmin zyrtar se lufta kishte marrë fund dhe se trupat e NATO-s kishin filluar marshimin brenda në Kosovë. Më tutje shtoi se nuk duhej të gëzoheshim para kohe, sepse disa gjëra ende janë të paqarta. Foli gjatë, por ne nuk e kishim vëmendjen tek ato që thoshte. Emocionet e çlirimit nuk na linin të thelloheshim në atë se çfarë mund të ndodhte nga nesër e tutje. Në fund na dha urdhër që si batalion të ktheheshim në fshatin Padesh, i cili ishte ngjitur me kufirin.
Ne mbetëm të habitur. Ç’ishte ky urdhër? Ne kishim dy muaj që luftonim aty, me qëllimin e vetëm që të përparonim brenda në Kosovë dhe tani që Kosova ishte çliruar, na thuhej se duhej të ktheheshim në Padesh. Në gjykimin tonë ky ishte një urdhër absurd. Dikush tha se në Padesh do të bëhej grumbullimi i gjithë Brigadës 138 “Agim Ramadani” dhe të nesërmen do të kryhej zbritja e organizuar e saj në rrafsh. Rruga nga kodra e vrojtoreve të kufirit deri në Padesh ishte një rrugë e mërzitshme. Ndiheshim të dëshpëruar.
Filluan dyshimet se kishte një plan për të mos na lënë të hynim në Kosovë. Në të tilla raste teoritë e konspiracionit gjejnë rastin e volitshëm për të pushtuar mendjet e njerëzve. Atë natë nuk fjeta fare. Edhe të tjerët që ishin pranë meje nuk patën gjumë në sy. Me të zbardhur mëngjesi i ditës së re, vendosëm të mos presim urdhëra të tjerë, morëm çantat e shpinës, armët, dhe u nisëm drejt karakollit të Kosharës. Shumë togje të tjera ushtarësh vepruan si ne.
Më vonë morrëm vesh se Hisen Berisha, komandanti ynë, kishte shpërthyer në britma kur e kishte marrë vesh lajmin për largimin tonë. Ecnim me hapa shumë të shpejtë. Kaluam nga karakolli dhe morrëm rrugën kryesore, e cila shpiente në luginë. Rrugës takuam shumë ushtarë të tjerë. Të gjithë zbrisnin në rrafsh. Ndjenjat e gëzimit ishin aq të forta, saqë nuk doja ta dija për lodhjen fizike. Më vinte të këndoja më sa zë që kisha, por sapo më shkonte mendja tek familja ime në Drenicë, zëri më stepej. Nuk kisha asnjë informacion se çfarë kishte ndodhur me ta gjatë atyre tre muajve.
Dyshimet që mund të ishin vrarë, nuk më hiqeshin nga mendja. Natyrisht, edhe shpresa se do t’i gjeja gjallë të gjithë. Kur zbritëm në rrafsh, ndaluam tek një përrua me ujë. Kisha mbi dy javë që nuk i kisha hequr çizmet nga këmbët. I zbatha çizmet dhe i futa këmbët në ujin e freksët të përroit. Çorapet, të cilave u vinte një erë tmerrësisht e rëndë, i lava në ujë dhe pasi ua nxorra ujin, ashtu të lagura i mbatha përsëri.
Një shok që ishte pranë meje, duke u talluar me veprimin tim, më tha : “Tash i knaqe krejt!” Pak më tutje para nesh shtrihej fshati Botushë. Fshati ishte krejtësisht i braktisur, saqë ngjante me një vendbanim fantazmë. Dikush tha se nuk duhej të lëviznim më tutje. Pak nga pak filluar të vinin edhe grupet tjera të ushtarëve. Brenda dy ose tre orëve i gjithë batalioni u bashkua aty në rrugët e Botushës.Komandanti ynë, Hisen Berisha, gjithë nervozë u vu në krye të tij.E dëgjuam duke folur me dikë përmes radiolidhjes, të cilën gjithmonë e mbante varur në anën e majtë të xhaketës së tij ushtarake.
Pastaj u vumë në kolonë dhe u nisëm në drejtim të Junikut.Pasi kaluam Botushën dhe ecëm një gjysëm ore, ndaluam tek një grumbull shtëpish të braktisura. Ndalimi ishte urdhëruar për të bërë pushim.Dikush tha se nuk duhej të futeshim nëpër shtëpi, sepse mund të kishte mina të vendosura nga ushtria serbe.Askush nuk e përfilli vërejtjen e tij.Bashkë me disa të tjerë u futa në njërën nga shtëpitë që ishte buzë rrugës.Gjithçka brenda tyre ishte e rrënuar : orendi të rrëzuara, mure të shpuara nga plumbat dhe në derën e jashtme ndodhej i vizatuar një kryq serb me katër s. Sërish e dëgjuam komandantin duke folur me dikë në radiolidhje.
Pastaj na urdhëruan të riformojmë kolonën e prishur nga pushimi dhe u nisëm. Kur hymë në Junik, pamja ishte si në Botushë. Nuk dukej frymë njeriu.Bari kishte mbuluar sokaqet, oborret e shtëpive dhe sheshin kryesor të fshatit, aty ku sot ndodhet shtatorja e Edmond Hoxhës, njëri prej pjesëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Ishte një pamje e trishtuar.Pasi kaluam Junikun, morrëm përpjetën e një rruge dhe pas saj ndaluam para një grumbulli shtëpish, të cilat, gjatë viteve 90-të, i kishte ndërtuar regjimi i Milosheviqit për refugjatët serbë të luftës në Kroaci. Na urdhëruan që të vendoseshim në ato shtëpi. Kur hymë brenda e pamë se serbët kishin marrë me vete çdo gjë të vlefshme. Kishin mbetur vetëm kopshtet e mbjella me qepë dhe hudhra. Pak më tutje kullosnin disa lopë, të cilat nuk e dinim në ishin të shqiptarëve apo të banorëve serbë që kishin jetuar në ato shtëpi, deri pak ditë më parë.
Dikush tha se do të ishte mirë të thernim ndonjërën prej tyre, por askush nuk e kishte mendjen tek ushqimi. Donim një orë e më parë të largoheshim në drejtim të familjeve tona, për të cilat nuk dinim asgjë. Afër shtëpisë ku ishte e vendosur një pjesë e kompanisë time, ndodhej shtëpia ku po qëndronte Shtabi i Brigadës. Në mbrëmje shkuam aty. Dhoma ishte e mbushur, sa më nuk zinte. Komandanti i Brigadës, Rrustem Berisha, po tregonte për humbjet tona. Aty për herë të parë e morra vesh se na ishin varë 114 bashkëluftëtarë e qindra të tjerë ishin plagosur.
Më vonë e kuptuam se nuk do të mund të lëviznim nga vendi ku ishim pozicionuar, derisa nuk do të kishte një urdhër tjetër nga Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj. Pas dy ditësh, morrëm vesh se do të na vizitonte pikërisht ai. Në orën e caktuar u rreshtuam të gjithë në rrugën kryesore të atij vendbanimi për të pritur Haradinajn. Ai erdhi i shoqëruar me një grup ushtarësh dhe bashkë me komandantin e brigadës tonë e kaloi në revistë gjithë brigadën. Pastaj doli përpara nesh dhe na mbajti një fjalim të shkurtër. Na quajti “heronj të thyerjes së kufirit”, na uroi çlirimin e Kosovës dhe pastaj u largua. Atë pasdite e kuptuam se do të mund të lëviznim të lirë në drejtim të familjeve tona. Para nisjes na u bë një evidentim i ri në listat e Brigadës.
Kamiona nuk kishim, por dikush solli dy traktorë. Pasi u përshëndetëm me shokët e rajoneve tjera, hipëm në rimorkiot e atyre dy traktorëve dhe u nisëm për në Drenicë. Rrugës filloi të binte shi, por ne as që donim t’ia dinim. Ishte shiu i parë në Kosovën e lirë. Me qëllim që të mos takoheshim me trupat e NATO-s, udhëtuam në rrugë dytësore. Kishim frikë se ato mund të na çarmatosnin. Mëngjesi në gjeti në fshatrat e Klinës. Në fshatin Gjurgjevik i Madh pushuam në oborrin e një shtëpie. Njerëzit kishin filluar të ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre të rrënuara e të djegura. Në fytyrat e tyre shihej përzierja e ndjenjave, gëzimi për lirinë dhe dhimbja për humbjen e të afërmëve të tyre. Pas atij pushimi, që zgjati disa orë, e vazhduam rrugën. Sërish e shmangëm qytetin e Klinës. Sa më shumë që i afroheshim Drenicës, aq më shumë shtohej tek unë frika për fatin e familjarëve të mi.
Nuk më largohej parandjenja se diçka e keqe do t’u ketë ndodhur. Kisha parë ëndrra të këqija ditë më parë. Kur arritëm në Llaushë, unë zbrita nga traktori. Nuk doja të hyja në Skënderaj. Morra rrugën për në veri të fshatit Llaushë. Në Lagjën e Zyhranëve jetonte familja e dajës së babës tim. Trokita në derë dhe kur doli djali i tij, nuk më njohu fare. Isha tej mase i dobësuar dhe i nxirë në fytyrë. Nuk kisha bërë banjo që nga marsi. Pasi i tregova kush jam, më ftoi brenda. Daja i babës nuk ndodhej aty. Kishte shkuar në Skënderaj. Djali i tij më solli një gotë ujë. I pyeta se si janë, pa guxuar të pyesja për familjen time. Ai si duket e pa shqetësimin tim dhe nisi të më tregoj : “Familjen tande të ngushtë i ke gjallë të tillë, por mixhën Arif dhe djalin e tij Fadilin na i kanë vrarë. I kanë vrarë edhe tre kusherinj të tu, Selmanin, Smajlin dhe Xhemën”. U mërzita shumë dhe për disa minuta qëndrova në heshtje.
I thash djalin të dajës së babës se më duhej të shkoja. Lutjet e tij për të qëndruar për darkë nuk më bindën.Atëherë ai më përcolli deri në kodrën mbi Llaushë. Kalova atë që quhet “Kodra e Kuajve”, ndalova për pak kohë në fshatin Klinë e Ulët dhe pastaj hyra në Prekaz. Mbrëmja sapo kishte rënë. Derisa po ecja, po mendoja me veten : Tani në shtëpi duhet të jenë mbledhur të gjithë; a thua si do të reagojnë kur të më shohin? Njëherë mendova të kaloja pranë varreve, por këmbët nuk më bënin. Kur hyra në oborrin e shtëpisë nuk dëgjohej asnjë zë.
Para derës thirra me zë të lartë : O Nurë Ahmeti, a do mysafir? Në derë doli vëllau im i katërt, Xhevdeti, njëri ndër mjekët e parë të UÇK-së, mjeku i parë që hyri në Qirez, në ditën e parë të luftës me 28 shkurt 1998. Të gjithë mbetën të habitur kur më panë ashtu të uniformuar e të armatosur, sepse nuk e dinin se kisha qenë në Koshare. U përqafova me nanën, e cila shpërtheu në lot. Në emocione e sipër mora automatikun për të qëlluar në ajër, por baba më ndaloi Jo nuk bën, kemi zi në shpi!, më tha ai. U ndjeva i turpëruar nga ai gjest i imi, marrë parasysh faktin se tanimë e dija se çfarë kishte ndodhur në familjen tonë të gjërë.
Këto ishin ditët e mia të para në Kosovën e lirë.

Pushteti, streha e fundit e hamshorëve opozitar…!

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
“A mundë ta përceptojmë racën e tyre si një kancer politik, fytyrat dhe gojën e tyre të mbushura me produktin e pangopësisë së vet”. Kombi shqiptar, i cili po vdes dalëngadalë jo aq nga shkaku i tradhtisë, jo aq nga shkaku i uljes së numrit të popullsisë sesa nga zhdukja e vazhdueshme e elementëve më të mirë të racës së tij, çdo shqiptare mund të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në Dardani e vetëm në qoftëse se korrupsioni, krimi i organizuar, tradhtia, dogmat fetare do të shkatërrohen.
Konsilidimi i sotëm i shtetit të Dardanisë nën drejtimin e Vjosës, Albinit dhe Gërvallës është sinjali i fundit “paralajmërues” për ta parë vetën dhe për ta drejtuar popullin nga fusha e vizioneve te ajo e të vërtetave të mëdha, duke i treguar rrugën drejt të ardhmes, drejtë Bashkimit Kombëtar, drejt rrugës mbi të cilën ecën Alëksandri i madh, Pirrua, Teuta, Skënderbeu, Vokshi, Ademi etj, mbi të cilën mund të ecën edhe një herë triumfalisht POPULLI I DARDANISË pa hajdutë, pa tradhtarë, “pa shkije e pa turq të zinjë e të verdhë|.
Unë po këmbëngul në këtë pikpamje dhe jam thellësisht i bindur për të, se kjo alternativë e parë e konsilidimit do të përzgjidhet nga krerët e shtetit dhe do të realizohet në një mënyrë apo në një tjetër.
Në dialog udheheqësit e Panit kanë bërë shumë gabime me dashje! Opozita më së shumtë PDKYJA mbanë përgjegjësi për qëndrimet e tyre ndaj Debëlldes, Çakorrit, gylenistëve, dhomës së dëshmive, si puna e një shteti që rrethohet nga gjahtarët e nuk shpëton pa u vrarë e plaçkitur. Djaj në veladon si Enver Hoxhaj e Albehar Tahiraj me kokë gjarpëri. U thartuan në shpirtë. Shpirtrat e këqinj. Nuk mund të sillen sikur s’ka ndodhur asgjë në 20 vitet e fundit. Gjithashtu është territori për dragoj të uritur për pushtet… Me këta “helaq” duhet të mirret drejtësia. Tw cilwt u trembeshin më shumë se gjithçkaje.
Shteti ishte reduktuar në një instrument dhune e sundimi institucional për të mbajtur nën kontroll shqiptarët dhe për t’i kthyer në skllevër (shteti ishte shndërruar si pjesë skajore e getos) të gjithfarë interesash që veç atyre nuk u shërbejnë. Është një paralajmërim për brezat e rinj që çmenduri të tilla politike të mos përseritën më kurrë.
Nëse i krahasojmë, ish pushtetarët na duken shumë më të afërt dhe të kapshëm me njëri tjetrin: mjaftojnë disa rreshta hyrës për t’i shpjeguar, madje dhe lexuesit më pak të zellshëm për historinë e liderve, ngjarjet që paraprijnë tragjedisë së këtij vendi. Por pikërisht hajdutërisë, hamshorët u trembeshin më shumë vetingut se gjithçkaje tjetër. Tani më dukej se gjithë jetën e tyre politike s’kishin bërë gjë tjetër veçse i qenë dhënë korrupsionitë domëthënë dezertimit dhe katastrofës së atdheut duke u kthyer atë në një instrument në shërbim të interesave të oligarkisë finaciare të partive dhe të këtyre sejmenëve të tyre lokal.
Me pak dogma, më pak mosmarraveshje politike. Më pak mosmarraveshje, do të thotë më pak fatkeqësi: nëse s’është e vërtetë, qofsha i gabuar. Humbet edhe betejën me Historinë. Ju mundi dhe populli. Tani nuk jeni thjesht e shkuara. Jeni pjesa më e shëmtuar e saj. Në fund e bëte pis e moçal Dardaninë. E lodhët, e gjakoset, e drobitet, e zhvatët. Por populli fitoi mbi Ju. Tani ju lutëm, kthejeni edhe pasuritë.
Sepse kjo rrugë në të cilën ecët nuk mund me vazhdue më kështu. Fundi i kësaj rruge në të cilën jemi është skllavërimi i pakthyeshëm i shqiptarëve dhe këtij vendi kanë me i dalë pronarë të tjerë që edhe sot shtrëngojnë ta thonë të vërtetën. Këta hamshorë zyresh zhvatin çdo gjë që mund t’u shërbejë qëllimit të tyre djallëzor.
Cila është zgjidhja? Kush e kupton shkallën e dështimit të tyre, secili e të gjithë bashkë, në thelb, kemi vetëm dy zgjidhje. Ose na duhet të bëhemi skllevër ose strehë e hamshorëve, të pranojmë që të heshtim dhe të shuhemi si skllevër që jetojnë sot për nesër e mbesim përjetësisht nën mëshirën e tyre, ose na duhet të kërkojmë largimin e tyre nga skana politike, ose na duhet të kërkojmë të ardhmen që na duhet dhe të punojmë për atë të ardhme me të gjithë mjetët e mënyrat e duhura e të pranueshme. Kjo është një zgjedhje për ata që kanë mend duhet t’ia parashtrojë vetes. Në rrethanat e tanishme nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj fatit të vendit tone.
Krimbat marrin një kthesë të gabuar dhe humbasin. Historia e tyre është shumë e gjatë për t’jua treguar me disa rreshta. Vendet më të errëta në burg rezervohen pë rata që ruajnë krimin e organizuar ose kapjen e shtetit në kohë krizash morale e politike. Për mua dhe popullin, domethënia e këtyre fjalëve nuk kishte qenë asnjëherë më e qartë në kohë të rrezikshme, nuk ka mëkat më të madh se mosveprimi i drejtësisë.
Është një gjë që ende nuk e kuptoj dot, më vjenë shum keqë atëherë pse kaqë shumë shqiptarofob që përpiqën të vrasin të ardhmen e kombit shqiptar?
Nëse gjërat nuk shkuan kështu, gabimi qëndronte më tepër në natyrën e brendshme të amshorëve partiak. Bindjet e mia nuk përputheshin me ato të asnjë prej partive që ekzistonin në atë kohë, prandaj as u anëtarësova në ndonjë organizatë ekzistuese, dhe as ndihmova në luftën e tyre. Në atë kohë, të gjitha këto organizata politike më dukeshin si të rraskapitura nga energjitë, prandaj nuk ishin në gjendje të sillnin ringjalljen kombëtare të popullit shqiptar në një mënyrë vërtetë të thellë, madje as në pamjen e jashtme.
Sa më tepër vëmendje u kushtoja çështjeve të politikës së brendshme e të jashtme, aq më shumë bindesha se ky shtet i hamshorëve me siguri që do t’u sillte fatkeqësi shqiptarëve. Përherë e më tepër kuptova se fati i kombit shqiptar mund të vendosej në kancelaritë e evropës dhe të serbisë.

Njoftim për punëtorët e “Rilindjes”!

0

Në bazë të marrëveshjes, me disa njësi të NGB “Rilindja”, njoftohen punëtorët e “Rilindjes” të marrin pjesë në Tubimin protestues, që pritet të mbahet, ditën e premte, më 14 qershor 2024, në ora 11 para AKP-së, në shenjë pakënaqësie për mospagesën e një sasie të mjeteve të 20 për qindëshit për punëtorët, për kompleksin e “Rilindjes” dhe truallin.

Protestës sonë, siç kanë paralajmëruar, pritet t’i bashkohen edhe një numër i madh i punëtorëve të OP “Drenica”, që kanë probleme të ngjashme, e mund t’i bashkohen edhe punëtorë tjerë nga mbarë Kosova, që kanë telashe me mos pagesë të 20 për qindëshit. Protesta do të jetë paqësore dhe secili pjesëmarrës bartë përgjegjësinë individuale për veprimet e veta.

Pjesëmarrja e domosdoshme!

Prishtinë,më 12 qershor 2024

Me respekt! Këshilli organizativ

Dritë dhe hije historike në New York (Albanian Edition) Paperback – May 28, 2024

0

Historical Light and Shadow in New York**” delves into a multitude of perspectives, revealing the nationalist and immortal stories of various figures. These include Prek Peter Cali, a sworn nationalist; Xhafer Deva, an anti-communist former Minister of the Interior; Abas Kupi, an undefeated patriot; Hamid Toshi (Saiti), a martyred anti-communist paratrooper; “Kim” Philby, an intelligence officer who passed top secret information to the B.R.S.S. to overthrow the pro-Soviet government of communist Albania; Marie Shllaku, a self-sacrificing martyr for ethnic Albania; and Father Benardin Llupi o.f.m. who famously said, “Death like this, death for Albanianism, is a golden cup.”

The book also explores the insights of Prof. Sami Repishti, who noted, “I have not forgotten anything, but I have learned a lot: Albania today lives in the basin of injustice.” Additionally, it chronicles the stories of Kolec Pikolini, an invincible anti-communist who passed away in Detroit; the selection of the music “Piano on a Moon” by NASA for the planet Mars, resonating with pure Albanian feeling; Dr. Peter Ndoc Pepa, a respected son of Shkodra; Hane Sina and his son, the journalist Beqir Sina, as icons of suffering; and the communist system’s impact on the Albanian community in the USA.

The book further examines varying perspectives such as Recep Tayyip Erdogan’s views on assimilation, the reflections of Prof. Arshi Pipa on Albanians in America, and a tribute to the talented painter Enrrik Mendoja on the 43rd anniversary of his passing. It includes an interview with Tomë Mrijaj, an activist and intellectual, and highlights Qazim Mulleti, a nationalist student proficient in 8 foreign languages.

The narrative also touches on encounters such as Noli’s interactions with dissident anti-communist intellectuals, the story of the Great Door of Marash and Mri Dedja of Märrnacaj in the USA, and the experiences of Albanian extremists in the context of global conflicts. It pays homage to figures like Prof. dr. Anastas Janullatosi, Prof. dr. Mentor Quku, and Dom Ndre Mjeda, shedding light on their contributions and legacies.

The book concludes with stories of the Berisha family’s journey from the communist era in Albania to present-day achievements, including their granddaughter becoming the mayor of the Fairview Municipality in New Jersey. It also features accounts of Ismet Uk Sadiku Berisha, Father Dovlet, and Shkodran Alban Pepa, offering a diverse tapestry of Albanian experiences and histories.int length

Product details

  • ASIN ‏ : ‎ B0D5NY7TX1
  • Publisher ‏ : ‎ Klajd Kapinova (May 28, 2024)
  • Language ‏ : ‎ Albanian
  • Paperback ‏ : ‎ 856 pages
  • ISBN-13 ‏ : ‎ 979-8218438463
  • Item Weight ‏ : ‎ 2.47 pounds
  • Dimensions ‏ : ‎ 6 x 1.7 x 9 inches

Gjak në dëborë

0

Nga Aurel Dasareti

Oficerët domosdoshmërish të posedojnë katër fusha me rëndësi jetike: intelektuale, fizike, ushtarake dhe morale-etike. Kodi themelor i etikës së ushtarakut është: Detyra, Nderi, Atdheu. Një oficer nuk do të gënjej, mashtroj, vjedh ose toleroj ata që e bëjnë këtë.

***

Kaluan 16 vjet nga thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare dhe nga ndërhyrja e NATO-s me 24 mars 1999. Mjerisht, gjatë këtyre vjetëve, qeveria amatore, analfabete, e korruptuar, antikombëtare e Kosovës, nuk bëni një kërkesë me shkrim që përmban Padinë e ngritur kundër Serbisë për gjenocidin ndaj shqiptarëve që ai shtet terrorist, fashist, nazist, ortodoks-fundamentalist e realizoi në vitet 1998-99. Është gjakatarja, Serbia që ka ngritur Aktpadi kundër UÇK-së; duke luajtur rolin e viktimës.

***

Listat e veteranëve të UÇK-së janë false sepse::

1.         Në to nuk janë përfshirë të gjithë luftëtarët e vërtetë (vëllezërit e mi të fushëbetejës)

2.         Ndërkaq, në ato lista figurojnë edhe ”luftëtarët” e rrejshëm të cilët në kohën e luftës ishin fshehur nën fustanet e grave. Dhe, numri i atyre shakaxhinjve mafioz është 6 herë më i madh se numri i luftëtarëve të vërtetë.

***

Me këtë version të shkurtuar të një historie lufte (ndokund në Evropë), nga përvoja ime personale, dëshiroj të përcjellë mesazhe të caktuara tek brezat e rinj, sidomos tek oficerët:

(fragmente nga Ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit” …nëntor 1995)

Afër 3 javë luftojmë nën rrethim. Sot u vra komandanti i batalionit të cilit i nënshtrohemi. Jam pas tij dhe para tjerëve në rang ushtarak, kapiten, e zëvendësoj. Eprorët e njësive mblidhen në llogoret me të afërme. U sqaroj situatën e re, lypset të përpilohet “Urdhri luftarak i batalionit të rrethuar gjatë shpërthimit të rrethimit.”

U shpjegojë:

“Ushtarë, te lufta nën rrethim do të ndodhemi në rast të depërtimit të shpejt të njësive armike në krahët dhe prapa shpinës të pozicioneve tona dhe nëse ata do të përdorin njësi desant nga ajri, si dhe përdorimin e njësiteve të forta në njërën anë të krahëve tonë. Prandaj, i gjithë batalioni prej 480 ushtarëve, ose njëra prej katër çetave do të marr detyrën të luftojë nën rrethim ashtu që për një kohë të caktuar të lidh pas veti forca të mëdha të armikut; që të fitojmë kohën e duhur për t`u lidhur me forcat tona të cilat gjenden në kundërsulm.

Që të pengojmë rrethimin total urdhëroj: observimin e pandërprerë në krahë dhe pas shpine; sigurimin e pikave të caktuara; mbrojtjen këmbëngulëse të objekteve kryesore; manovrimin e armeve të zjarrit dhe pengimin plotësues; kundërsulme të shpejta dhe guximshme në armikun që stabilizohet në pika strategjike ose bën inspektimin e rajoneve tona të mbrojtjes; tërheqjen në kohën e duhur të njësiteve prej rajoneve të rrethuara, nëse kjo nuk është në kundërshtim me detyrën e batalionit.

Nëse rrethimi total është i pashmangshëm, duhet me kohë të evakuohen luftëtarët e plagosur rëndë dhe të sëmurët, të bëhet rigrupimi i të plagosurve lehtë të cilët do të luftojnë s`bashku me forcat rezerve, njësitet me kohë të pajisen me materialin e domosdoshëm luftarak si dhe me mjetet tjera teknike në dispozicion, të rritet numri i kanaleve për lidhje me komandantin e brigadës që i nënshtrohemi dhe fqinjët, si dhe renditjet luftarake të përshtaten për luftë nën rrethim.

Lufta nën rrethim do të zhvillohet duke mbrojtur me trimëri dhe këmbëngulësi objektet strategjike të territorit të rrethuar të ndihmuar nga veprimet aktive të njësive tona jashtë rrethimit. Nuk guxojmë të lejojmë që armiku me depërtime të befasishme të ndaj forcat tona, gjithashtu nuk duhet lejuar renditjen e armikut në pozita të volitshme që do t`iu mundësonte përdorimin e armëve kimike kundër nesh. Me ruajtjen kompakte të terrenit nën rrethim krijohen kushtet për manovrime në drejtimet e rrezikuara.

Urdhri për depërtim prej rrethimit do të jepet nga komandanti i batalionit ose me vetiniciativën e juaj, parimisht natën.

Urdhri luftarak (order of battle) për depërtim nga rrethimi përbëhet nga: njësitë për depërtim, njësitet mbrojtëse dhe rezervës.

Njësia për depërtim përbëhet më së paku nga gjysma e forcave (me përforcime), detyra e tyre është të thyejnë rrethimin e armikut dhe me depërtime të shpejta nga skajet të krijojnë kushtet për tërheqjen e forcave tjera. Forcat mbrojtëse formohen prej pjesëve tjera dhe mbesin në pozicione të caktuara me detyrë të mbyllin drejtime të caktuara, duke siguruar manovrimet e paracaktuara për njësitë e depërtimit.

Rezerva mund të jetë e përmasës një e treta e forcave dhe lëvizë pas njësive të depërtimit me detyrë të përhapë suksesin e saj.

Kur depërtimi bëhet natën, njësia ndërmerr sulme të befasishme – hapën zjarr prej distancave të afërta. Pjesa më e madhe e mjeteve për mbështetje është nën kontrollin e forcave të njësive për depërtim për arsye të mbështetjes së afërme. Nëse depërtimi zbatohet ditën, atëherë i paraprinë përgatitja e shkurtër dhe e befasishme gjuajtjeje artilerie që pason me sulm të fuqishëm për të thyer unazën. Rendi i lëvizjes (tërheqjes) së njësive nga rrethimi (unaza) është kësisoj: njësia për depërtime, njësitë logjistike me të plagosurit (nëse nuk është bërë evakuimi), artileria e cila nuk është pjesë e njësive për depërtim, dhe rezerva (e cila mund të lëvizë para ose mbas artilerisë). Pas kryerjes së depërtimit nga rrethimi, pjesa kryesore e ushtrisë lëvizë me urdhër marshimi ose urdhër luftarak, me sigurime, deri atëherë kur të ndahet nga armiku – e pastaj vepron sipas detyrave të marra dhe situatave konkrete…Paçi jetën e gjatë…Sukses…”

***

Ne sapo u zgjuam. Ora është gjashtë e mëngjesit. Papritmas u sulmuam prej katër aeroplanëve. Napalm bombat ranë afër. Pas pak kohe dëgjuam zërin e helikopterëve. Pesë nga to u ulën në fushën e misrit të mbuluar me borën e parë, dhe me dhjetëra ushtarë të armikut dalën me hov prej tyre. Ata zbuluan pozitat tona dhe na gjuajtën me pushkë automatike. Disa prej tyre vrapuan në drejtimin tonë, por ne i ndaluam me breshëri të koordinuara, precize dhe të fuqishme. Grupi tjetër u mundua të na ndajë në dysh, të krijojë urë mbrojtëse dhe parakushte për ushtarët tjerë e pastaj të na asgjësojë më lehtë, por ne me sukses organizuam një rezistencë të fortë. Provuan të kthehen prapa te helikopterët, por shumica e tyre u vra gjatë përpjekjes së dështuar. Sërish thirrën në ndihmë aeroplanët bombardues, nuk patëm kohë të kërkojmë strehim në llogore, patëm të vdekur dhe të plagosur. Për momentin është armiku që ka iniciativën. Si frikacak që janë thirrin në ndihmë aeroplanë bombardues pas çdo disfate tokësore. Pas pak u sulmuam nga tanke dhe forca këmbësorie të brigadës famëkeqe…e cila depërtoi pasi theu një vijë të efektivave tona. U përgjigjemi me minahedhëse 120 milimetër, me topa mali, mitraloza të rëndë, bazuka dhe bomba dore. Kaluan 4 orë luftimesh të rrepta prej largësisë së afërt, askush nuk përparon, por radhët tona lëkunden. Kemi humbje të mëdha, armiku gjithashtu. Me këtë përparësi që kanë këta kriminel nuk na frikojnë, na motivojnë t`i urrejmë edhe më tepër.

Situata është më se kritike… Telefonisti më lajmëroi se para disa minutash, për hakmarrje, këta terroristë bombarduan fshatin më të afërt dhe vranë 73 civil të pafajshëm, shumicë e tyre fëmijë, gra dhe pleq. Krimet e këtyre barbarëve nuk zvogëluan moralin luftarak të batalionit tim të përzier nga ushtarë vendas dhe legjionarë të huaj idealist, përkundrazi, zemrat tona morën hov dhe u trimëruan edhe më tepër. Befasishëm, me forca speciale, patëm sukses të depërtojmë brenda formacioneve të tyre dhe t`i ndajmë në disa grupime të veçuara në xhepa larg mundësisë të koordinojnë operacionet. Ne ndërmorëm një kundërsulm masiv dhe me ndihmën e minahedhësve dore, pushkëve automatike dhe mitralozave të lehtë i përgjysmuam këto grupime të cilat me sukses i rrethuam hermetikisht në terrenin tonë të rrethuar…

Pas 7 orësh beteje të pandërprerë dhe pamëshirshme me humbje të mëdha nga të dy palët, derisa me disa oficer dhe 8 ushtarë special gjendesha për konsultim të shkurtër në njërin prej llogoreve të gjuajtjes, u sulmuam nga njësia speciale e armikut (24 ushtarë) që hodhi bomba dore para se me kërcyer brenda llogoreve tona. Isha duke biseduar me eprorin e logjistikës, kam në dorë hartën – Urdhrin luftarak për depërtim – të cilin sapo e kisha skicuar/përpiluar), mitralozin e kam afër meje por nuk kam kohë të gjuaj. U hodha mbi ushtarin më të afërt të armikut, e rroka për fyti, ia grabita kallashnikovin nga dora, përpiqet të më godas me thikë, e pengoj, filloi përleshja për jetë o vdekje, shajmë, secili në gjuhën e vetë, nuk jam mësuar shumë me borën, më rrëshqasin këmbët, bie poshtë, hidhet mbi mua, rrokullisemi, mundohem të nxjerr revolverin “357 Magnum Colt Python” që e barti të varur në anën e djathtë të kofshës…e boshatisi në te. Ngrihem në këmbë. Shoku i tij mjekrosh, përpiqet të hakmerret, më vërsulet me bajonetën e vendosur në tytën e pushkës tehu i së cilës është vetëm disa centimetra nga gjoksi im, jam i rraskapitur, marr frymë me vështirësi, unë me dorën e majtë e largoj bajonetën nga gjoksi, me të djathtën ia mbështes revolverin në ballë, shtypi këmbëzën ama klikoj në të thatë, nuk kam fishek në te. Por, mrekulli,nuk jam unë ai që do vdes at moment, mjekroshi papritmas rrokulliset në tokë duke lëshuar zëre të tmerrshme nga dhembja, pas tij shikoj një luftëtar timin kallashnikovi i të cilit akoma tymon derisa gjaku i rrjedh fytyrës; “Zotëri komandant, kështu zgjidhet problemi,” – më buzëqeshën shkurtër dhe përleshet me një mjekrosh tjetër nga i cili u sulmua befasisht nga shpina. E rroka mitralozin, plumbat ngecin brenda, e kapa për tyte, e ngre lartë si bariu shkopin dhe i mëshoj fuqishëm në krye mjekroshit, lëkundet por nuk bie, e mbron helmeta, i mëshoj sërish, tash shumë më fuqishëm, helmeta shkatërrohet tërësisht …”Nuk ka mëshirë, o do qaje nëna ime o do qaje nëna e tij” – i them ushtarit tim. Të dyja palët përdorim pushkët, revolverët, bajonetat, lopatat luftarake për gërmihje llogoresh beteje, por edhe grushtet, thonjtë, dhëmbët. Përleshja e tmerrshme gjoks më gjoks brenda llogoreve betejash, 2 m të ngushta, 1m 60 cm të thella zgjati vetëm disa minuta por në ato momente kisha përshtypjen se ky ankth nuk ka mbarim. Isha në trans, dëgjoja vetëm gjuajtjet për së afërmi pjesëmarrës i së cilës jam vet, sharjet në shumë gjuhë dhe klithjet nga dhimbja masive e atyre që jepnin shpirt dhe të plagosurve…

Me të vërtetë njeriu për njeriun qenka ujk. Mes gjithë gjitarëve, njeriu është i vetmi sadist dhe vrasës në shkallë të gjerë. Shumë kafshë luftojnë pjesëtarët e species së vet, por në një mënyrë “jo-shfarosëse”, ndërsa njeriu në rrjedhat e historisë, me paramendim, e ka sos njëri-tjetrin. Por, agresioni në robëri i një populli të okupuar dhe kolonizuar është legjitim dhe i domosdoshëm kundër atyre që me agresion ia mohojnë lirinë…

Jepet “Urdhri luftarak për depërtim”. Për një moment më kaplon nostalgjia dhe malli për familjen atje diku larg, përtej oqeaneve, më kaplon frika dhe dyshimi. Ndoshta do të shpërthejmë rrethimin para se të zbardhë mëngjesi, ndoshta do të vritemi të gjithë. Dje pata ditëlindjen, ndoshta do të vritem në këtë moshë 19 vjeçare, në dhe të huaj, i dua më shumë se veten prindërit e mi, vëllain, motrën time të vogël…

…Gjendem në radhët e para të njësisë për depërtim të cilën do ta udhëheq direkt. I porosis shkurtër:

“Luftëtarë, për të siguruar forcën e ndikimit fillestar, duhet të sigurojmë vërsuljet e njëkohshme të të gjitha njësive në pikat e para të mbrojtjes së armikut. Zonën prej pozitës së sulmit deri në pikat e përparme të mbrojtjes së armikut (150-200 m) njësitë do ta kalojnë me lëvizje të përshpejtuar dhe vrapim. Luftëtarë, kryeni detyrën me nder e trimëri, zbatoni urdhrat e eprorëve të juaj, ruani veten dhe mbroni njëri-tjetrin…Është më mirë të vdesësh më këmbë sesa të jetosh më gjunjë… Le tu prijë e mbara. Komandantë, dërgoni njësitë në pozicionet e sulmit.”

…Vërsulemi fuqishëm…Shikoj, para meje lëvizin siluetat e luftëtarëve të mi, janë të moshave 18-23 vjeçare, veprojnë të disiplinuar, manovrojnë shpejt, me shkathtësi, efikasitet, burrëri, krenohem me ta, u bashkohem. Kaluan afër 3 orë luftimesh të përgjakshme, të vrarët nuk numëroheshin më. Bora është ngjyer me bojë të kuqe gjaku. Akoma nuk kemi shpërthyer unazën.

Avancojmë…

Dëgjoj zërat shurdhuese të armëve, ndjej erën e tharët të barutit, shikoj zjarrin dhe tymin nga pëlcitjet masive të granatave të gjuajtura nga armë artilerie për mbështetje që pastrojnë rrugën para nesh…Të plagosurit barten prapa…Shpërthejmë…

PS: Kjo letër është botuar më 10.04.2014

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Zgjedhjet Evropiane 2024: vendimtare për të ardhmen e BE-së

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Parlamenti i ardhshëm i BE-së do të përcaktojë nëse Evropa është kohezive në politikat e saj apo ajo do të shkojë shpejt drejt shkërmoçjes

Në Bashkimin Europian zgjedhjet për Tempullin e Demokracisë kanë filluar më 6 qershor dhe do të vazhdojnë deri këtë të diel që vjen – më 9 qershor 2024. Janë treqind e pesëdhjetë milionë qytetarë europianë me ët drejtë vote në 27 shtete anëtare të BE-së që do të përcaktojnë se cilin drejtim do të marrë Evropa e bashkuar ps së dielës. Pavarësisht peshës së këtyre zgjedhjeve për ët ardhmen e BE-së, partitë politike që bazohen ekskluzivisht në interesat nacionale, pjesëmarrja e qytetarëve për zgjedhjen me votën e tyre të të vetmit organizëm që mund ta bëjnë drejtpërdrejt, vazhdon të jetë tejet e vogël. Do të zgjidhen 720 anëtarë të Parlamentit Europian, të cilët më pas do të zgjedhin kreun e Komisionit Europian – një lloj “qeverie” e Europës së bashkuar.

Parimet themelore të ligjit zgjedhor për BE-në janë përcaktuar me Ligjin për Zgjedhjet e Drejtpërdrejta. Në nene të veçanta ët këtij ligji thuhet taksativisht se zgjedhjet për Parlamentin Evropian zhvillohen “përgjithësisht, drejtpërdrejt, lirisht dhe fshehurazi” dhe se përfaqësuesit e zgjedhur “nuk janë të detyruar nga urdhra apo udhëzime”. Brenda korpusit politik të Parlamentit të BE-së janë krijuar me kohë grupime politike të forcave të ndryshme politike bazuar në platformat e tyre politike e ideologjike. Janë krijuar me këtë rast fraksione politike paneuropiane, respektivisht transnacionale.

Parlamenti Evropian përbëhet nga shtatë grupe politike: Grupi i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian (S&D), Grupi i Rinovimit të Evropës (Liberalët), Grupi i Të Gjelbrit/Aleanca e Lirë Evropiane, Grupi i Konservatorëve dhe Reformistëve Evropianë, Grupi i Identitetit dhe Demokracisë dhe Grupi i Majtë në Parlamentin Evropian – GUE/NGL.

Pavarësisht kësaj, si në çdo Parlament nacional, edhe në këtë të BE-së, parlamentarët mund të ulen në parlament pa fraksion.

Parimi “kandidati më i mirë” është aplikuar në zgjedhjet e BE-së që nga viti 2014. Kjo do të thotë se partitë emërojnë kandidatët kryesorë që janë konfirmuar më parë nga një proces zgjedhor i brendshëm partiak. Ata kandidatë kryesorë shkonë pastaj në fushatën zgjedhore për PE si kandidatë partiak. Kandidati më i votuar emërohet nga grupet partiake për postet më të larta në BE. Për grupimin e Partive Popullore Evropiane, që aktualisht është grupimi më i madh në Parlament, që ka aktualisht kryetaren e Komisionit, Ursula von der Leyen, konkurron sërish si kandidate kryesore.

Por ky fakt nuk përkthehet automatikisht në mundësi që kandidati kryesor të propozohet si kandidat për kryetar të KE pas zgjedhjeve. Kjo nuk ndodhë zakonisht, meqë nuk është Parlamenti Evropian ai që propozon një kandidat për President të Komisionit, por Këshilli Evropian, që në këtë rast përfaqësohet nga qeveritë nacionale. Në zgjedhjet e fundit, Manfred Weber, fituesi i zgjedhjeve nuk u kandidua për kryesues të KE, por Ursula von der Leyen.

Në këtë legjislaturë zgjedhore për PE është hera e parë që qytetaërt gjermanë, belg, maltez dhe austriak që kanë mbushur 16 vjet, do të mund të votojnë. Ulja e pragut të moshës së votimit do të zgjeronte grupin e votuesve me të drejtë vote, duke rritur kështu legjitimitetin e zgjedhjeve dhe të përfaqësuesve të zgjedhur, pasi ata do të zgjidheshin nga një elektorat më i gjerë. Parashikimet sidoqoftë tregojnë se e djathta ekstreme do të forcohet dhe njerëzit e thjeshtë, socialistët dhe liberalët do të dobësohen.

Fashizmi modern dhe sireanat e Homerit Në kontinentin e vjetër ka luftë. Ukraina ka hy në vitin e tretë që po bën luftë titanike për mbijetesë

si shtet dhe si komb. Ajo gëzon një lloj mbështetje nga BE-ja shumë më të përqëndruar ngasa gëzonte në fillet e saj, por gjithësesi jo në përmasat që do ta bënte palë fituese në një të ardhme të afërt. Ky fakt dhe përgjithësisht ndryshimet në rrafshin gjeopolitikë që imponoi agresioni rus mbi Ukrainën, ka rikthyer gjeopolitikën dhe interesat nacionale në qendër të vëmendjes. Disa parti të ekstremit të djathtë janë të lidhura me Rusinë dhe ndikimin rus. Historikisht, ishin partitë e majta ato që kishin lidhje me Moskën, por në klimën aktuale politike, është e djathta ekstreme ajo që po koketon me Putinin.

Le të shohim se ku është BE-ja sot. Situata është serioze, BE-ja është sipas të gjitha gjasave ndodhet në një fazë vendimtare të historisë së saj 70-vjeçare. Gjerësia dhe ashpërsia e krizave, sfidave dhe përmbysjeve me të cilat përballet është e paprecedentë”, shkruan Dr. Malte Tim Zabel nga Universiteti i Bonit, duke argumentuar se forcimi i së djathtës evropiane do të ndryshojë marrëdhëniet politike në Kontinentin e Vjetër.

“Viti 2024 përfaqëson një test të rëndësishëm për demokracitë. Në vitin me numrin më të madh të zgjedhjeve në histori (më shumë se 60 vende dhe një e katërta e popullsisë së botës të thirrur në votime), Parlamenti i ri Evropian do të zgjidhet gjithashtu midis 6 dhe 9 qershorit. Këto zgjedhje po zhvillohen në një kohë kur demokracia vihet në pikëpyetje në shumë pjesë të botës. Në Bashkimin Evropian, sfidat ndaj sistemeve demokratike vijnë si nga jashtë ashtu edhe nga brenda, nga vetë shtetet anëtare dhe këto ndeshtrasha shpesh janë të ndërlidhura”, thotë Franco Manfredi, profesor nga Roma.

Një paralele tepër me interes tërheq një qytetare spanjolle, kur flet për të ardhmen e BE-së. Sipas saj

sfid më e madhe e qytetaërve europian sërish është fashizmi modern që na shpërfaqet I veshur me petkun e populizmit modern. Por a do ët duhej që qytetaërt europian të magjepsen nga tingujt magjeps të këngës së sirenës e veshur me këtë petk të fashizmit modern?

Sipas saj, në poemën e Homerit, dinakëria dhe heroizmi i Odiseut e shpëtoi atë nga vetëshkatërrimi. Nëse projekti europian i paqes bazohet në integrimin e njerëzve të ndryshëm dhe unitetin në diversitet, ndoshta heroizmi i kohës sonë reflektohet në faktin që çdo qytetar europian shkon në zgjedhje, duke marrë përsipër këtë përgjegjësi epike, beson spanjollja Renata Zilli.

Sllogani i goditur “Përdor zërin” duket se ka qëlluar në shenjë. Deri më tani, sipas Eurobarometrit të fundit, 71 për qind e evropianëve synojnë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre qytetare pr të votuar, thotë Emilio Ordiz, korrespondent i “20 Minutes” nga Brukseli.

Zhgënjimi me BE-në evident

“Aderimi në BE 20 vjet më parë për Slloveninë nënkuptonte përkushtim ndaj vlerave të përbashkëta, rendit ligjor dhe përgjegjësisë së përbashkët për zhvillimin e përbashkët, por sot gjithçka duket krejtësisht ndryshe”, mendon Lojze Peterle, një anëtare e vjetër e Parlamentit Evropian nga Sllovenia. “Sot ne jemi më pak evropianë, më të ndarë dhe të korruptuar, me më pak gëzim në jetë dhe ndjenjën e komunitetit. Nuk e kemi përfunduar tranzicionin demokratik, nuk mund t’i varrosim ende të vdekurit, e lëre më të pajtohemi me të vërtetën për të kaluarën. Sot kemi përshtypjen se jemi më afër konfliktit sesa bashkëjetesës”.

Brukseli është problemi më i madh, sipas Dr. Žiga Turk. “Ne kemi Titanic në të cilin orkestra luan këngë për tranzicionin e gjelbër, për multikulturalizmin, për perandorinë evropiane të një prone të vetme, për më shumë Evropë dhe më shumë demokraci. …Dhe nëse nuk e pyesim veten seriozisht nëse do të ketë ndryshime pas zgjedhjeve të këtij viti, ne jemi vetëm pjesë e asaj orkestre dhe pjesë e lojës së asaj që po ndodh në plan të parë, ndërsa në sfond gjërat shkojnë në rrugën e tyre. “, është qëndrimi i ish-ministrit slloven.

Të pakënaqur me trendet brenda BE-së duket s ejanë edhe shtresa e qytetarëve që BE-në e konceptojnë si bashkim vullnetar politik I bazuar në vlerat e demokracisë liberale dhe të civilizimit perendimor, të krishter. Në këtë kontekst, jo vetëm në Portugali, por gjithandej në BE kishat bëjnë thirrje që trendi të përmbyset dhe të sigurohet një pjesëmarrje sa më e gjerë e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes dhe menaxhimit të çështjeve evropiane.

Shih për këtë, këto zgjedhje, bazuar në rrethanat që ka imponuar lufta në Ukrainë dhe zgjedhjet e nëntorit në Amerikë, kan sjellë votuesin europian në fushëzonën mes interesave aktuale gjeopolitike dhe gjeostrategjike, që janë përcaktuese për të ardhmen e BE-së.

Psqyra e përfaqësimit në PE

Përbërja e re e Parlamentit Evropian do të përfshijë përfaqësues nga vendet e mëposhtme vijon:

Gjermania – 96 përfaqësues/e

Franca – 81 përfaqësues nga 79 në parlamentin e mëparshëm

Italia – 76 përfaqësues/e

Spanja – 61 përfaqësues/e krahasuar me 59 në parlamentin e mëparshëm

Polonia – 53 përfaqësues/e krahasuar me 52 në parlamentin e mëparshëm

Rumania – 33 përfaqësues/e

Holanda – 31 përfaqësues/e krahasuar me 29 në parlamentin e mëparshëm

Belgjika – 22 përfaqësues /e krahasuar me 21 në parlamentin e mëparshëm

Greqia, Çekia, Portugalia, Hungaria, Suedia – nga 21 përfaqësuese/e secila

Austria – 20 përfaqësues/e nga 19 në parlamentin e mëparshëm

Bullgaria – 17 përfaqësues/e

Danimarka, Finlanda dhe Sllovakia – nga 15 secila krahasuar me 14 në parlamentin e mëparshëm

Irlanda – 14 deputetë krahasuar me 13 në parlamentin e mëparshëm

Kroacia – 12 përfaqësues/e

Lituania – 11 përfaqësues/e

Sllovenia dhe Letonia – nga 9 përfaqësues/e secila krahasuar me 8 në parlamentin e mëparshëm

Estonia – 7 përfaqësues/e

Qiproja, Luksemburgu dhe Malta – nga 6 përfaqësues/e

Sovraniteti – pika më e dobët

Në të gjitha strategjitë mbrojtëse të konceptuara në rrafsh nacional rezulton se sovraniteti dhe mbrojtja mbesin pikat më të dobëta të BE-së. Koncepti aktual gjykojnë ekspertë të fushës, nuk po përshtatet, meqë ai nënkupton vënien e ushtrive nacionale në shërbim të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara. Ky është qëndrimi i artikuluar në qarqet ushtarake gjithandej në BE, por me theks në Francë. Imponimi i kësaj strategjie, sidomos pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, këto qarqe nënvizojnë jo pa brengë, bjerrjen graduale të sovranitetit nacional. Rrjedhimisht, varësisht nga pozicionimi në këtë rrafsh, vizioni për mbrojtjen evropiane është i ndryshëm: francezët para së gjithash duan ta ruajmë sovranitetin e secilit shtet mbi mbrojtjen, ndërsa në të njëjtën kohë si BE të kemi bashkëpunim që mund të organizohet në kuadër të qëllimeve të përbashkëta – pohon eurodeputetja Marina Mesure.

“Kur mbrojtja është në mes, nuk bëhet fjalë për zëvendësimin e ushtrisë franceze me një ushtri evropiane, por për ngritjen e ndërtimit të kapaciteteve ushtarake evropiane, veçanërisht të forcës së projektimit. Ne besojmë se BE-ja duhet të largohet nga varësia e saj nga NATO, por që kjo të ndodhë, Evropa duhet të ketë ndikim në botë dhe kjo kërkon autonomi mbrojtëse”, është I artikuluar qartë mendimi i deputetit francez të Parlamentit Evropian, David Cormand. Në këtë betejë politike për të ardhmen e BE-së duket që gjashqja e Europës Juglindore – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Serbia sërish mbesin jashtë vëmendjes politike të BE-së, duke i lënë dorë të lirë veprimi fuqive tjera. Shih për këtë, vakumin e krijuar edhe përmes

hezitimit për integrimin e kësaj pjese të Europës në BE, sot po e mbushin Rusia, Kina dhe Turqia.

Mali i Zi , vendi i vogël me shumë parti politike

0

Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

Ndonëse kemi të bëjmë me një vend të vogël për nga sipërfaqja e numri i banorëve Mali i Zi veçohet me numër të madh të partive politike(51) qe marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare e ato lokale si të vetme apo përmes koalicionëve, që është dëshmi se marrja me politike paraqet mundësi për përfitime si për individët dhe grupet e ndryshme të interesit, dukuri e cila është e pranishme kudo në vendet e ish kampit socialist, ku as Mali i Zi nuk paraqet përjashtim

Me përjashtime të veçanta, nuk kemi të bëjmë me subjekte politike të cilat angazhohen për përmirësimin e kushtëve shoqërore të qytetarëve, por përfitojnë individët dhe klanët e tyre nga del qartë se partitë politike nuk veçohen me programet e tyre dhe me përfaqësim me kuadra të dëshmuara ku vlerësohen vlerat dhe meritokracia, por e kundërta andaj nuk duhet të na befasojnë deformimet shoqërore.

Partitë politike-grupe të interesit

Në zgjedhjet parlamentare të cilat u mbajtën vitin e kaluar të drejtë vote kanë pasur 543.599 votues, ndërsa sipas regjistrit të partive politike në vitin 2023, në Mal të Zi ishin 51 parti politike. Nga një e dhënë e tillë del së përafërsisht kemi një parti politike në 10.000 votues. Në ato zgjedhje kemi pasur 15 lista zgjedhore, ndër 9 prej tyre kanë fituar mandate të deputeteve.

Nuk ka dilemë se Mali i Zi si vend i vogël me sipërfaqe dhe numër të banorëve veçohet me numër të lartë të partive politike, madje kjo sasi nuk ofron ndonjë cilësi të ofertës për qytetarët, sepse të gjithë jemi dëshmitarë se një veprimtari e tillë është për interesa personale apo të grupeve të ndryshme të interesit.

Politika si mundësi për përfitime

Skenës politike si në nivel lokal e ate shtetëror i janë bashkangjitur edhe partite politike të popujve pakicë(shqiptarëve, boshnjakëve dhe kroatëve).Një dukuri e tillë ka pasojat e saja sepse qytetarët në shumë raste kanë shprehur paknaqësi, sepse

nuk kemi të bëjmë me programet e partive politike por me individët të cilët politikën e kanë si mbulesë për të realizuar përfitimet material e shoqërore.

Një numër i lartë i partive politike del qartë se nuk kemi të bëjmë me profilizimin e tyre programor apo ate ideologjik, sepse në rend të pare janë individët dhe grupet e interesit që është dëshmi se nuk kemi sistem politik të konsoliduar si në aspektin lokal dhe ate shtetëror.

Numër i madh i partive politike në zgjedhjet lokale

Opinioni është i informuar se zgjedhjet lokale të parakohshme do të mbahen në dy komuna; Budva me 26 maj ndërsa në Andrijevicë me 2 qershor Por, e veçanta e tyre zgjedhjeve është se do të marrin pjesë numër shumë i madh i partive politike, që për njohësit e rrethanave nuk paraqet ndonjë befasi, sepse politika ofron mundësi të përfitimeve të ndryshme.

Kështu për zgjedhjet lokale në Budva ku janë të regjistruar 19.042 votues janë paraqitur të marrin pjesë 9 lista zgjedhore me nga 19 parti politike dhe grupe të qytetarëve. Ndërsa në Andrijevicë me 3.831 votues marrin pjesë 7 lista zgjodhore me 12 parti politike.

Duke marrë parasysh se Budva paraqet qytetin me investime të mëdha si më parë edhe tash nuk është për tu çuditur interesimi për të gjitha partite politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në këtë qytet. Por, se politika është bërë biznes dëshmon edhe numri i lartë partive politike qe do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale në Andrijevicë, sepse të gjitha partite dëshirojnë të përfitojnë nga ndarja e pushtetit lokal në këtë komunë.

Në këtë aspekt, nuk mund të përjashtohen edhe shqiptarët të cilët ndonëse me numër të vogël votuesish, veçohen me numlr të madh të partive politike, që dëshmohet sin ë zgjedhjet locale e parlamentare.Përveç partive politike në pjesëmarrje në skenën politike janë paraqitur edhe grupet e qytetarëve, ku një mundësi të tillë iu ka ofruar ligji zgjedhor.

Reforma zgjedhore nuk iu intereson partive politike

Paraqitja e disa partive politike në zgjedhje vetëm për të përfituar materialisht nuk është dukuri e panjohur, sepse buxheti atyre iu siguron mjete të konsiderueshme financiare. Pra, kemi të bëjmë me një motiv i cili është konstant në të gjitha zgjedhjet dhe një motiv i tillë do të vazhdojë gjithnjë deri sa te vendoset ndryshe ne reformën zgjedhore.

Por, reforma zgjedhore si obligim i partive politike është bërë monotone për qytetarët, sepse ajo cekët vazhdimisht ne çdo përbërje te re parlamentare, por realisht nuk është punuar asgjë edhe pse janë formuar këshilla dhe grupe punuese por për të pasur avancim në këtë çështje mungon vullneti politik i partive politike.

Për të eliminuar deformimet zgjedhore duhet të miratohet reforma zgjedhore siç e kanë vendet demokratike evropiane. Këtu kryesisht mendojmë për zgjedhjet me lista të hapura, për të ia mundlsuar qytetarit të votojë për kandidatin e preferuar dhe jo si deri tash duke votuar subjektin politik. Ky do të ishte hapi i parë demokratik, duke inauguruar demokracinë direkte qe është në favor të demokracisë pluraliste. Me një veprim të tillë do të eliminohej monopoli i partisë politike.

Listat e hapura eliminojnë shtetin partiak

Kujtojmë me këtë rast se ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve është miratuar në vitin 1998, e deri më tash është ndryshuar 17 herë, por në lidhje me te çdo shumicë e re parlamentare vazhdimisht formon grupin punues për reformën zgjedhore, por pa rezultate konkrete. Edhe pse në lidhje me këtë çështje nga ana e OSBE-s ka rekomandime të vazhdueshme për reformë zgjedhore bllokues janë partitë politike. Ne këtë aspekt si model mund të jenë disa vende siç janë Finlanda,Suedia,Belgjika, Austria, Holanda, Zvicra, Italia etj. Por, për Malin e Zi, model mund të jetë edhe Kosova. Fillimisht, ky model do të përdorej në zgjedhjet lokale e më pas në ato parlamentare.

Por për t´u realizuar ndryshimi i sistemit zgjedhor iniciativa duhet të mbeshtetet nga 2/3 e deputetëve në parlament përkatësisht të ndryshohet Ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve, në të kundërtën çdo gjë do vazhdojë si deri më tash jo me shtetin .qytetar por ate partiak.

(Maj 2024)