Kreu Blog Faqe 798

U harrua, por sistemi spitalor publik sot nuk është më… publik

0

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Vazhdon harxhimi i fondeve në Spitalet publike kryesisht në QSU-të e Tiranës por shërbimet spitalore po kthehen gjithmonë e më tepër në kioska mjekësore privatësh, por me dallimin nga privatët e vërtetë se këta nuk paguajnë as taksa… .

Nuk është ideja për të sharë e mallkuar Spitalet Publike për shërbimet me pagesë ndaj pacientëve që paguajnë siguracionet shëndetësore, por problem është se duhet dalë nga ky ngërç i harxhimit të fondeve spitalore pa kriter dhe më e keqja është se shërbimet ndaj kujdesit të pacientëve të shtruar nuk janë më cilësore. Del pyetja se Përse nuk janë më cilësore?

Nuk janë më cilësore më shërbimet e Spitaleve publike që kur në krye të Ministrisë së Shëndetësisë vendosen Ministra jo profesionistë, merren në punë në Ministri militant nga fshati, merren në punë në Ministri Këshilltarë pa asnjë ditë pune , që vendosen drejtues Spitalesh njerëz që nuk kanë lidhje me Spitalet, ku zinxhiri professional mjekësor është ndërprerë qoftë për shkak të emigrimeve, për shkak të pagave të ulura, qoftë për shkak të futjes në punë në QSU-të e Tiranës mjekë pa intervistim dhe pa kriteret bazë që i duhet një mjeku specialist për tu punësuar në një spital terciar.

Nuk janë më cilësore sepse Ligji për Autonominë Spitalore u ka dhënë dorë të lirë si drejtuesve si mjekëve të spitaleve publike të punojnë në disa vënde duke mos u kujdesur në mënyrë cilësore për pacientët e shtruar

Nuk janë më cilësore sepse gjithashti Ligji për Autonominë Spitalore i detyron pacientët të paguajnë përmbi taksën e Shëndetit edhe lekë shtesë për Shërbimet spitalore të cilat duhet ti marrin falas sepse i kanë paguar nëpërmjet taksës së shëndetit.

Nuk janë më cilësore sepse mjekët specialist madje dhe disa drejtues të Shërbimeve publike Spitalore lejohen që të dypunësohen në privat apo të lejohen të kenë klinika private për të punuar në një kohë që punojnë në spitale publike. Detyrimisht kujdesi ndaj pacientit të shtruar në spital publik nuk është cilësor,

Nuk janë më cilësore sepse pacientët për shërbimet mjekësore spitalore publike dhe ato ambulatore publike harxhojnë extra çdo vit mbi 500 euro, duke qënë vëndi europian me shërbime mjekësore nga më të shtrenjtat në raport me ekonominë e vëndit dhe me rrogat.

Nuk janë me cilësore sepse Taksa e Shëndetit që banorët e paguajnë çdo muaj, nuk dihet se ku shkon, dhe kjo vërtetohet se në momentnin kur pacienti ka nevojë për shtrim në spital apo për përkujdesje shëndetësore, pacienti dhe familja e tij do të paguajë extra për të marrë një shërbim publik mjeksor…

Nuk janë cilësore derisa pacientët po detyrohen të shkojnë më tepër në klinikat dhe spitalet private për të marrë shërbim më cilësore….

Nuk janë më cilësore sepse PPP për analizat klinike, biokimike bakteriologjike bëhen në laboratore private…

Nuk janë më cilësore sepse PPP përinstrumentat kirurgjikalë ka harxhuar fondet për të realizuar numrin e duhur të operacioneve dhe ka rritur çmimin e një operacioni që gjithsesi teorikisht mbulohet nga buxheti i shtetit por se shkon në dobi të PPP-ve.

Nuk janë më cilësore sepse Spitalet Publike nuk manaxhohen mirë nga Bordi Spitalor dhe nuk egziston displina mjekësore dhe kontrolli i detyruar mbi punën në spital.

Nuk janë më cilësore se shumë mjekë infermjerë vazhdojnë mitmarrjen, dhe kjo mitmarrje po shtrihet për fat të keq sidomos tek Spitali i Traumës edhe tek operacionet që kërkojnë protezakoxo-femorale apo të gjurit, proteza të cilat blihen me paratë e shtetit sipas Marrëveshjes Kuadër për blerjen e materialeve implante ortopedike për Shërbimin e ortopedisë në Spitalin Universitar të Traumës me fond limit 421 milionë lekë ose 4.2 milionë euro, pa zgjidhur më parë rekomandimet e dala nga KLSH (Tenderat me ‘flamuj të kuq’ te Spitali i Traumës/ Vetting zbulon garat fiktive dhe milionat me protezat ortopedike! Avokati: Mjekët e SUT kanë biznese private, shesin edhe gjëra të panevojshme – Gazeta Shqiptare Online), dhe kjo ka vazhduar me vite, dhe jo vetëm sot, ku përdoren dhe merren proteza jo-cilësore dhe proteza palicensë, por e detyrojnë pacientin të paguajë për një mall të cilin pacienti e ka paguar qoftë me taksën e shëndetit qoftë si taksapagonjës shqiptar

Nuk janë më cilësore kur pacientët që dalin nga spitali nuk u vazhdohet Kujdesi Mjekësor në Shtëpi nga Mjeku i Familjes

-Nuk janë më cilësore deri kur Mjekët e Përgjithshëm të specializohen si Mjekë Familjeje.

Gjëndja është më shumë e heshtur por kujdesi ndaj pacientit është në rënie pikërisht për shkak të këtyre argumentave kryesore:

-Ministria e Shëndetësisë drejtohet dhe manaxhohet nga militant dhe jo profesionistë e detyrimisht nuk ka asnjë ide se si mund të manaxhohen Shërbimet Publike Parësore, Spitalore dhe Shërbimet e Shëndetit Publik- duke lejuar që më pa-aftësinë e tyre të shpenzojnë shuma kolosale parash në tendera dhe PPP të pa verifikuara më parë nga profesionistët mjekësorë.

– Drejtimi Spitalor çalon kryesisht nga Manaxhimi professional i Shërbimeve Spitalore sepse janë shkelur ndërvite ligje, Urdhëresa, Udhëzime, dhe mungesë kontrolli

-Punësimi i Mjekëve Specialistë dhe i infermjerëve në QSU-të është jo cilësor, inervistat për tu punësuar mungojnë ose bëhen sa për sy e faqe

– Nuk funksionon për infermjerët kategorizimi I tyre në raport me punën eksperiencën ashtu si dhe në Spitalet publike të BE, infermjeret me Master Profesional dhe Infermjeret me Master Shkencor bazuar në eksperiencën në punë nuk vendosen aty ku duhet por vendosen sipas preferencave politike

-Provimet e Licensimit janë jo profesionale, sepse duhen ndare provimet për infermjeret me Bachelor nga ato me Master, dhe plot probleme të tjera

-Mjekët Specialistë të spitaleve publike detyrimisht duhet të japin provime kontrolli për të mbajtur vëndin e punës me qëllmqë të nxitet konkurenca dhe profesionalizmi

-Sigurisht Rritja e Pagave dhe vendosja e Bonuseve duhen shqoëruar me rritjen e kontrollit ndaj mjekëve dhe infermjerëve duke realizuar për çdo specialitet `Job Description` dhe `Protokollet Mjekësore`.

-Fondi i Siguracioneve Shëndetësore duhet të rrisë mbulimin e Spitaleve publike madje dhe të ndonjë private në rastet kur Spitalet Publike nuk realizojnë ndonjë procedure përkatëse, duke rritur % e takses së Shëndetetit, por duke realizuar në mënyrë cilësore Librin e Barnave dhe duke aktivizuar Kartën e Shëndetit, në mënyrë që Pacienti të mos paguajë kur shtrohet por edhe mjeku të mos marrë rrushfet për një punë të cilën e ka për detyre ta bëjë pa pagesë.

Në përfundim mund të them se është për të ardhur keq që akoma nuk po vlerësohet gjëndja ashtu si është në Sistemin Publik , por u lihet dorë privatit dhe individëve të dyshimtë e pa asnjë integritet që të drejtojnë dhe manaxhojnë Shërbimet Mjekësore. Kjo gjëndje duhet të ndryshojë sa më parë, sepse një sistem shëndetësor publik cilësor dhe stabël, është një element bazë përveç të tjerave edhe që popullata të mos emigrojë për shkak të pasigurive në mbrojtjen e shëndetit.

priftipirro2017@gmail.com

Shetitje nëpër tituj

0

Gani I. Mehmeti

Duke shfletuar portalin e « Bota Sot », u ndala tek titujt :

1. Humolli: Kurti duhet ta definojë se a është Kosova e pavarur apo jo

MË: 8 QERSHOR 2024 NË ORA: 22:19

Përgjigja ime në pyetjen e Humollit është e prerë : jo, Kosova nuk është e pavarur. Kosova është e varur shumëfish:

Është e varur nga bashkësia ndërkombëtare,

Është e varur nga Kushtetutae Ahtisarit

Është evarur nga dialogu, të cilën e ka kapur për fyti Serbia me përkrahjen e ndërkombëtarëve dhe nuk është duke e lëshuar.

Është evarur nga opozita kosovare, që, sikur nuk kanë qenë në pushtet asnjëherë, aq shumë përpiqen të na shesin patriotizëm e atdhedashuri, sikur nuk janë këto parti opozitare që Kosovën e sollën deri në këtë nivel, duke pranuar çdo propozim të Vuçiqit në bisedime, dhe

Është e varur me disa gabime të kryeministrit Albin Kurti, i cili, ende pa u zgjidhur disa çështje në bisedime, shkon e hap disa të tjera, pra me nguti. Nuk pranon disa kërkesa të SHBA, përkundër që duken si të panevojshme, ata i dinë e i shohin gjërat më larg.

Fatmir, e di edhe ti mirë se Kosova është e varur !!!…

2. Tahiri komenton deklaratën e Asamblesë gjithë-serbe: Bie ndesh me thirrjet perëndimore për normalitet në Ballkan dhe Marrëveshjen e Dejtonit

MË: 8 QERSHOR 2024 NË ORA: 22:33

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas seancës së përbashkët të Qeverisë së Serbisë dhe asaj të Republika Sërpskas në Beograd ku u mbajt “Asambleja gjithë-serbe”.

Është hera e parë që hasi një shkrim-reagim të Besnik Tahirit ndaj politikës serbe! Jam mësuar të shoh vetëm reagime, ndërhyrje, mospranime, sulme ndaj qeverisë në pushtet dhe qeverisë. Kjo është hera e parë e tij dhe më çuditi. Pata fituar bindjen sikur edhe ky ishte në një vijë me politikën e Vuçiqit ndaj Kosovës! Pra më vjen mire për këtë, dhe këso reagimesh, edhe si deputet, edhe si kryetar i Grupit Parlamentar i një partie, duhet të dëgjohet më shumë se sa në përplasjet me pozitën.

3. Tubimi i Vuçiq-it dhe Dodik-ut/ Driton Tali bën krahasimin me Millosheviçin – Ky ishte qëllimi!

NGA: A.SH MË: 9 QERSHOR 2024 NË ORA: 07:57

“Kemi biseduar për Kosovën, për detyrimin për të respektuar rezolutën 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e rendit ndërkombëtar, por kemi folur qartë edhe për dialogun si mënyrë thelbësore për zgjidhjen e problemit mes nesh dhe shqiptarëve. Nuk ka zgjidhje tjetër veç dialogut dhe këmbënguljes ndaj tij, respektimit të marrëveshjes së Brukselit, përmbushjes

së detyrimeve, formimit të Asociacionit dhe gjithçka tjetër”, tha presidenti serb gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Këtë e elaboron mirë edhe Driton Tali, me rekomandimin se duhet të kihet kujdes, nga që, edhe pse nuk mblodhi një million serbë, mjaftojnë ata 10 mijë, se këta janë nga “përfaqësuesit” e serbëve. Këta të gjithë janë në rrugën e Millosheviqit por me një petk tjetër, gjoja se me dialog, por e lënë edhe dialogun, kur ata duan më ndryshe, më shumë se që u jep dialogu. Dialogu nuk del jashtë kornizave të arsyes e drejtësisë, pra që secili duhet të marrë vetëm aq sa është e tija, jo më shumë dhe jo me dhunë. Po, serbët, për realizimin e shovenizmit të tyre, e lënë dialogun në gjysmë.

4. Bugajski: ShBA-ja dhe BE-ja të ndalin dominimin serb në Ballkan

MË: 9 QERSHOR 2024 NË ORA: 10:05

Bugajski, që është një nga analistët më të mirë, shkruan ashtu si duhet të veprohet, pra që serbinë duhet ta ndalojë e të mos jetë dominuese në ballkan, se pse, vetëm nga serbët mund të shkaktohen luftëra këtu, me inicimin e rusisë.

Kjo është plotësisht e qëndrueshme, për të eleminuar luftën në Ballkan, ku Serbia pretondon të jetë dominuese mbi popujt tjerë. Nga ky artikull këshillues do duhej marrë mësim, sepse përmes kësaj dhe luftërave tjera, bëhen përpjekje në zotërimin e e Ballkanit nga Rusia.

“Për të minuar udhëheqjen e SHBA-së në bllokun e pavarësisë, Moska inkurajon konfliktet rajonale. Ajo përfiton nga përfaqësuesit dhe bashkëpunëtorët si Hamasi, Hezbollahu dhe regjimi iranian për të kryer sulme terroriste dhe për të ndezur luftëra në Lindjen e Mesme.

Ajo inkurajon regjimin e Vuçiqit dhe bashkëpunëtorët e saj në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë dhe Mal të Zi për të destabilizuar qeveritë e pavarura dhe për të krijuar probleme për Uashingtonin në Ballkanin Perëndimor. Dhe ajo mbështet Korenë e Veriut në qëndrimin e saj kërcënues bërthamor ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë”, shkruan ai.

5. Vuçiq flet për median zvicerane: Ishim afër kompromisit, por Kosova…

MË: 9 QERSHOR 2024 NË ORA: 11:52

Vuçiqi, si gjithherë, është kontraverz. Ai edhe nuk është për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, edhe nuk pranon vetë Marrëveshjen e Brukselit e të Ohrit, edhe në anën tjetër thotë se ne jemi për dialog! Dhe,ndërkombëtarët po i besojnë, se ata që ishin për ndërmjetësim të bisedimeve ishin pro Vuçiqit. Po, se Vuçiqit i janë bërë shumë lëshime nga sjelljet e tij edhe me Rusinë po edhe me Kosovën. Me Kosovën ai ka luajtur me ndërkombëtarët si ndërmjetësues. Vuçiqi është për zbatimin e e Marrëveshjeve në fjalë, aty ku është asociacioni, por jo edhe pikat tjera. Pra, nuk mund të bëhet asociacioni pa e pranuar më parë Kosovën e pavarur në kufijt territorial kah i ka sot Kosova, jo kah dëshiron Vçiqi.

“Neve na duhet zgjidhje kompromisi, dhe ishim afër. S’deshën ata kjo të bëhet. Tani jemi larg zgjidhjes së kompromisit, tashmë as nuk flasim. S’duan ta themelojnë Asociacionin, që e kanë obligim nga Marrëveshje e Parë. Gjendja është e vështirë, por do të bëjmë ç’mos për mbatjen e paqes”, tha Vuçiq.

Ai vetëm e thotë ishim afër, dhe nëse dikush nuk ka dashur zgjidhje, Vuçiqi është ai që nuk ka dashur. Ai përmend kompromisin, por nuk tregon se kush duhet e çka duhet të jetë kompromisi. Vuçiqi nuk ka qenë asnjëjherë për zgjidhje. Ai vazhdimisht ka refuzuar kategorisht njohjen e Pavarësisë së Kosovës. E, pa njohjen e Pavarësisë së Kosovës, nuk ka normalizim të marrëdhënieve. Këtë e di Vuçiqi, përkundër që përpiqet të akuzojë palën tjetër.

Gabimi është bërë me hyrje në dialog me Serbinë. Gabimi tjetër u bë me fusnotën, me të cilën nuk definohej statusi i Kosovës, e Pavarur.

Tani, Serbia laun, jo vetëm me Kosovën, por me ndërmjetësiuesit dhe me gjithë bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë edhe SHBA.

Me Serbinë nuk ka lojë, ajo është tinëzare.

Thirrje për njohjen e rolit të Ernest Koliqit në përhapjen e arsimimit kombëtar (1941-1944) anë e mbanë trojeve të robëruara shqiptare

0

Nga Frank Shkreli 

Askush nuk mund ta mohojë rolin e Ernest Koliqit, megjithë pikëpamjet ideologjike komuniste, që për fat të keq, mbizotërojnë ende në organizimin dhe drejtimin e tij të shkollave shqipe nga viti 1941 e deri në 1944 në Kosovë e më tej. Nuk mund të mohohet as trashëgimia e tij në zhvillimet e mëtejshme historike dhe përparimet në fusha të ndryshme, jo vetëm në fushën e arsimit e të kulturës shqiptare anë e mbanë trojeve

 

Ahmet Qeriqi: “Dërgimi në Kosovë i më shumë se 200 mësuesve, hapja për herë të parë e qindra shkollave shqipe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, ishte dhurata më e madhe që mund t i jepej një kombi të ndarë padrejtësisht dhe të persekutuar mizorisht vetëm për shkak të përkatësisë së tij kombëtare e fetare. Koliqi meriton ta ketë një përmendore në qendër të Prizrenit apo të Prishtinës”.

Për të çuar deri në fund amanetin e tij për të mos harruar shkrimtarët e përjashtuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, gjatë viteve, unë jam munduar me një numër shkrimesh modeste (kush jam unë të shkruaj për Ernest Koliqin?) për veprimtarinë intelektuale, letrare e politike, por sidomos, për rolin historik dhe heroik kombëtar të Ernest Koliqit në përhapjen e shkollave shqip në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare nën ish-Jugosllavinë (1941-1944)- Frank Shkreli: Amaneti i Koliqit për Shkollën Shqipe | Gazeta Telegraf — Frank Shkreli: Amanetin e mban toka- gëzuar ditëlindjen Prof. Ernest Koliqi | Gazeta Telegraf

Për rolin me rëndësi kombëtare të Ernest Koliqit në përhapjen e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, anë e mbanë trojeve shqiptare, gjatë periudhës që ai ishte Ministër i Arsimit (1941-1944) kanë shkruar shumë bashkohas të tij.  Roli i tij kombëtar është i mirë dokumentuar. Ministria e Arsimit në Tiranë që ai kryesonte në atë kohë pat dërguar rreth 200 mësues e mësuese, inspektorë e drejtorë, të cilët mundën të hapnin një numër shkollash fillore, të mesme dhe gjimnaz në gjuhën shqipe dhe shpërndarje bursash për studentët shqiptarë nën drejtimin personal të Ernest Koliqit, anë e mbanë trojeve SHQIPTARE nën ish-Jugosllavi, në Kosovë, Tetovë, Dibër të Madhe, të krahinave bregdetare me Ulqinin e deri në Çamëri.

Duke u nisur nga besimi i tij siç ka shkruar më vonë Koliqi, me fjalën shqiptar, ai nënkuptonte, “Njeriun bashkombëtar të Shqipnisë së vjetër dhe të Kosovës, e për të qenë krejtësisht të qartë, edhe atë të Malit të Zi e të Maqedonisë. Thërrasim, “Arbresh”, vëllaznit fisnor të Italisë e të Greqisë e të Zarës; përdorim skajin Arbnuer – nga Arbri – tue përfshi në të, mbarë gjinden e gjakut tonë, dmth, Arbreshë e Shqiptarë bashkë”, sipas tij.

Askush me mendje të shëndoshë nuk mund të mohojë rolin e Ernest Koliqit – megjithë pikëpamjet ideologjike komuniste, që për fat të keq, mbizotërojnë ende në organizimin dhe drejtimin e tij të shkollave shqipe nga viti 1941 e deri në 1944 në Kosovë e më tej. Nuk mund të mohohet as trashëgimia e tij në zhvillimet e mëtejshme historike dhe përparimet në fusha të ndryshme, jo vetëm në fushën e arsimit e të kulturës shqiptare anë e mbanë trojeve, por edhe në zhvillimet politike dhe ushtarake, që çuan më në fund në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe në përmirësimin e dukshëm të drejtave të mohuara shqiptarëve gjatë dekadave. Jam i besimit se shumë prej nesh që e kemi origjinën nga ato anë, po të mos ishte për rolin e Ernest Koliqit në përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare; as shqip nuk do të flisnim sot, as nuk do ta konsideronim veten bashkombas- Frank Shkreli: Mirënjohje për mësuesit e shkollës së parë në gjuhën amtare shqipe në rrethin e Ulqinit | Gazeta Telegraf  Megjithë kontributet e tij të shumta Ernest Koliqi është luftuar dhe vazhdon të luftohet nga mendjet djallëzore majtiste-komuniste anti-shqiptare për bashkpunimin me regjimin e mbështetur nga fashizmi italian në Shqipëri. Kritikët maniakë modernë të indoktrinuar me ideologjinë komuniste mund të vazhdojnë të kritikojnë, të shajnë dhe të shpifin kundër veprës së Ernest Koliqit. Për fat të keq kështu u ka ndodhur dhe u ndodh në histori njerëzve të mëdhej si Koliqi, por për fatin e bardhë të Kombit, veprat dhe kontributi i Koliqit kanë lenë pas gjurmë të pashlyeshme dhe ndjenjat e thella që ruhen ndër brezat e shqiptarëve të Kosovës dhe të trevave të tjera shqiptare nën ish-Jugosllavi.

Gjuha është shfaqja e gjallënisë, e ma në fund gjuha është vetë jeta dhe vet Kombi. Pa gjuhë s’ka Komb. Kush ka humbur gjuhën ka humbur vetveten. Është fikun përgjithmonë. Sot, veprat e Koliqit e kanë dhënë pemën e vet të shijshme dhe u flasin brezave, përsa të jetë jeta.

Autori me Ambasador Flamur Gashi në Nju Jork, 2022: “Në çdo qytet të Dardanisë, Maqedonisë, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, në Mal të Zi dhe kudo ku ka dhe jetojnë shqiptarë është meritore të ketë shkolla, rrugë, sheshe dhe shtatore me emrin e themeluesit dhe përhapësit të arsimimit kombëtar në këto anë… Ministrin e Arsimit Ernest KOLIQI”.

Tahir Zajmi i lindur në Gjakovë, (1897–1971) aktivist politik në Shqipëri në periudhën e mesluftërave botërore dhe njohës i mirë i kontributeve të Koliqit për hapjen e shkollave shqipe në Kosovë, ka shkruar (më 1963) se: “Fitim i madh për Kosovën ka qenë hapja dhe funksionimi i shkollave shqipe…të cilat me ritëm të shpejtë dhe të pandalshëm i falin Kombit pionerë të ri që do të jenë garancia më e shëndoshë dhe uzdaja e së ardhmes së atdheut.” Duke shtuar se, “Merita kryesore e kësaj veprimtarie patriotike e qeverisë shqiptare, pa dyshim, i përket Ministrit të Arsimit të asaj kohe, Profesor Ernest Koliqit, i cili me vullnetin dhe me shpirtin prej nji idealisti nuk kurseu energjitë e tija as mjetet shtetnore që kishte në dispozicion, e sot për fatin e bardhë të Kombit është formuar atje një rini dinamike në çdo fushë të aktivitetit kombëtar e shtetëror, e cila po përgatitë dhe po forcohet për të lumnue fatin e vendit në të ardhmen”, -ka shkruar Tahir Zaimi nga Gjakova, sa i përket kontributit të Ernest Koliqit për gjuhën dhe kulturën në Kosovë duke shtuar se ka shumë arsye që, “Ernest Koliqi zë një vend të naltë ndër zëmrat e dashamirëve të Kosovës e njëherit edhe në historinë e përpjekjeve për naltësimin kulturor të saj”.

Ndërsa një bashkohas tjetër i Koliqit (Lok Limthi-lexo Tahir Kolgjini) në një shkrim me rastin e 60-vjetorit të lindjes së Koliqit, shprehet se, “Koliqi, me përpjekje të paprera e pati fatin e bardhë për të zenë një vend të posaçëm midis atyre burrave të vlefshëm, që ia dedikuan veten Kombit nëpërmjet gjuhës. E përnjimend, shërbimi që i bëhet një kombi nëpërmjet gjuhës është më kryesori. Gjuha është shpata. Gjuha është arma. Gjuha është zemra. Gjuha është shfaqja e gjallënisë, e ma në fund gjuha është vetë jeta dhe vet Kombi. Pa gjuhë s’ka Komb. Kush ka humbur gjuhën ka humbur vetveten. Është fikun përgjithmonë. Sot, veprat e Koliqit e kanë dhënë pemën e vet të shijshme dhe u flasin brezave, përsa të jetë jeta. Pra, i lumi ai për çka ka punuar. E të lumtë ata që kanë ndjekur këtë rrugë të mbarë. Pikërisht, për këtë arsye, “Zotënia i nji Kombi është ai që i shërben atij. Njerëzit shkojnë e vinë, veprat e tyre qëndrojnë”,- ka shkruar Tahir Kolgjini me pseudonimin Lok Limthi.

Prandaj, për këto dhe shumë arsye të tjera edhe unë po i bashkohem thirrjes që bënë muajin e kaluar, me rastin e ditëlindjes së Koliqit, dy intelektualë të Kosovës, Ambasadori Flamur Gashi me një shkrim në gazetën ‘Dielli’ të Vatrës –Ernest Koliqi – Dielli | The Sun (gazetadielli.com) dhe Ahmet Qeriqi, Drejtor i Radios Kosova e Lirë —Ernest Koliqi (1903 – 1975) atdhetari, që hapi 200 shkolla shqipe në Kosovën e robëruar – Radio Kosova e Lirë (radiokosovaelire.com)

Flamur Gashi, Drejtor Menaxhues i Televizionit “A2 CNN” në Kosovë, gazetar dhe ish-diplomat me përvojë dhe një figurë e njohur në fushën e gazetarisë së shkruar dhe radio-televizive në Shqipëri, bën thirrje që: “Në çdo qytet të Dardanisë, Maqedonisë, në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc, në Malit e Zi dhe kudo ku ka dhe jetojnë shqiptarë është meritore të ketë shkolla, rrugë, sheshe dhe shtatore me emrin e themeluesit dhe përhapësit të arsimimit kombëtar në këto anë. Si çdo datë të lindjes së tij, në mirënjohje të thellë kujtojmë atë që mundësoi hapjen e shkollave shqipe në Dardani dhe në trojet e tjera etnike shqiptare, të mbetura jashtë Shqipërisë së vitit 1912: Ministrin e Arsimit Ernest KOLIQI”, ka shkruar ndër të tjera Flamur Gashi. (Shkrimi i plotë mund të lexohet në këtë link: Ernest Koliqi – Dielli | The Sun (gazetadielli.com)

Ndërkaq, ditëlindjen e Ernest Koliqit, muajin që kaloi, e shënoi edhe Profesor Ahmet Qeriqi, Drejtor i Radios Kosova e Lirë, me shkrimin “Ernest Koliqi (1903 – 1975) atdhetari që hapi 200 shkolla shqipe në Kosovën e robëruar –Ernest Koliqi (1903 – 1975) atdhetari që hapi 200 shkolla shqipe në Kosovën e robëruar – Radio Kosova e Lirë (radiokosovaelire.com) – Profesor Ahmet Qeriqi, Drejtor i Radios Kosova e Lirë. publicist, shkrimtar e përkthyes shkruan se, “Ernest Koliqi ka qenë njëri ndër personalitetet e njohura të letërsisë e kulturës shqiptare, në përgjithësi. Një kontribut të veçantë i ka dhënë arsimimit në Kosovë, në vitin 1941, kur forcat italo-shqiptare kishin depërtuar në vendin tonë dhe kishin dëbuar forcat ushtarake e policore në Mbretërinë famëkeqe jugosllave, e cila gjatë tërë kohës së sundimit nga viti 1913 e deri në vitin 1941 nuk kishte lejuar asnjë shkollë shqipe, por as edhe një libër në gjuhën shqipe. Ata shqiptarë që mësonin ilegalisht gjuhën e tyre, ndiqeshin e dënoheshin nga regjimi deri më 20 vjet burg. Dërgimi në Kosovë i më shumë se 200 mësuesve, hapja për herë të parë e qindra shkollave shqipe në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi, ishte dhurata më e madhe që mund t’i jepej një kombi të ndarë padrejtësisht dhe të persekutuar mizorisht vetëm për shkak të përkatësisë së tij kombëtare e fetare. Pavarësisht se Koliqi i mbeti besnik Italisë, nuk mund të thuhet se ka qenë besnik i fashizmit, me faktin se ai gjatë asaj kohe ka ndihmuar, aq sa ka pasur mundësi edhe intelektualët shqiptarë, të cilët regjimi i trajtonte si armiq. Pas çlirimit nga Italia, Koliqi u anatemua si bashkëpunëtor i regjimit italo-shqiptar dhe vepra e tij nuk u vlerësua. Megjithatë, Koliqi me punën dhe veprën e tij, me kontributin që i ka dhënë letërsisë, kulturës, albanologjisë, sidomos hapjes së shkollave shqipe në Kosovë e më gjerë, është një kontribut madhor, që nuk e zbeh aspak përkatësia e tij partiake në një kohë të caktuar. Koliqi meriton ta ketë një përmendore në qendër të Prizrenit apo të Prishtinës”, është thirrja që bën Profesor Ahmet Qeriqi për një përmendore në nder dhe në kujtim të Ernest Koliqit për “dhuratën e tij më të madhe që mund t’i jepej një kombi…”

Nuk e di nëse thirrja e dy intelektualve shqiptarë-dardanë do përfillet nga ndokush dhe si rrejdhim vepra e madhe e Koliqit të shkojë ashtu siç është deri tani, në harresë, si e shumë të tjerëve e dikush tjetër të marrë kredinë për kontributin e paçmueshëm të tij për hapjen e shkollave shqipe anë e mbanë trojeve shqiptare dikur. Por ka rëndësi vet-kënaqësia e Ernest Koliqit, i cili ishte i vetdijshëm për suksesin e veprimtarisë së tij të viteve 1941-1944 dhe efektin afatgjatë në interes të Kombit. Për këtë mund të lexoni një artikull të tij të gjatë titulluar, “Kroje të reja në Parnasin Shqiptar”, botuar në Revistën Shejzat (nr 1 Gusht, 1957), për të parë krenarinë dhe pasionin e tij të përzemërt për zhvillimet arsimore, gjuhësore e kulturore në Kosovë në vitet e 1950 e më vonë. Aty, Koliqi shkruan mbi librin “Shkëndijat e para”, botuar në Prishtinë me 1956, një antologji, që i kishte rënë atij në dorë, siç thotë papritmas, ndërsa shkruante:

“Kallzoj të drejtën që n’at libër gjeta nji balçëm ngushullimesh shpërblyese. ‘Bane të mirën në dét se e gjen në krypë’ -thotë një fjalë e motshme. E kjo lloj krype, kur gjindet papritmas, i jep shije të veçantë jetës. Të dytën herë, veç, këtë anthologji e lexova tue i ndrydhë trokllitjet e zëmrës dhe tue mprehë fuqinë gjikuese të mendjes. S’po mund të rrijë pa ua paraqitun lexuesave dashamirë të kësaj së përkohëshmeje këta shkrimtarë të rij që mugulluen në pjesën e Jugoslavisë ku shqipja àshtë gjuhë amtare. Ah, lumni e smirueme me qënë poet djaloshar! Këtyne djelm ndjellamirë i buzqeshë prej s’largu lavdija e majave të Parnasit edhe i josh me iu ngjitun termal rrmoreve të thepisuna për me shijue në kaltheritë e heshtuna pranë qiellit, shugurimin e saj të hyjnueshëm e hyjnues. Këta i ngjiten malit të Zànave, heshtja e të cilit vlon me gurgullimë gurrash harmonioze, nga  ana e andejme, e na përpiqemi me i hypun n’anë të këndejshme, por në kreshtën vetmitare, të ruejtun nga Ora e amshueme e Fisit, na pret e njàjta lavdi”.

Shihet qartë nga ky paragraf i një shkrimi më të gjatë të vitit 1957 se Ernest Koliqi megjithë, “kreshtën vetmitare”, izolimin dhe përjashtimin zyrtar deri në ditët e sotme ka shkuar në atë jetë i kënaqur për punën e tij me hapjen e shkollave shqipe anë e mbanë trojeve shqiptare në vitet 1941-1944. Dhe rrjedhimisht, i kënaqur dhe i shpërblyer me arritjet e “djelmve ndjellamirë”, poetë e shkrimtarë në Kosovë dhe më gjërë, të cilëve sot u buzqesh prej s’largu, Lavdija e majave të Parnasit. Duan e s’duan kritikët dhe kundërshtarët e tij fanatikë sot edhe Ernest Koliqin e pret “Ora e amshueme e Fisit” me të njëjtat Lavdi të Majave të Parnasit me ose pa përmendore të tij në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare. Megjithë këtë përshëndes zotërinjtë Ahmet Qeriqin dhe Flamur Gashin për nismën e tyre fisnike dhe patriotike, duke uruar që edhe intelektualë të tjerë të tregojnë ndershmëri intelektuale dhe patriotike e t’i bashkohen kësaj iniciative në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare.

US Senatori, tash Presidenti i SHBA Joseph Biden, kishte rolin prijës në njohjen e pavarësisë së Kosovës!

0
Agim Vuniqi
___
* Fakte dhe dëshmi
Qytetarët shqiptaro-amerikanë që jetojnë në Amerikë kanë kuptuar drejt detyrën historike, të faktografimit të situatës në Kosovë, duke dhënë fakte shumë të rëndësishme në dobi të pavarësimit të Kosovës, duke lobuar në dhomën e reprezentuesve dhe në senatin amerikan. Shumë intelektualë dhe personalitete me rëndësi, mbajnë kontakte të vazhdueshme me Stejt Departamentin duke shtyrë opsionin e pavarësisë së plotë. Shqiptaro-amerikanët ishin dhe janë në ballë të detyrës, si edhe më herët gjatë luftës në Kosovë dhe gjatë fushatës ushtarake të NATO-s, ashtu edhe për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në Maqedoni, dhe në Mal të Zi. Se sa fuqishëm rrahin zemrat e shqiptarëve tregoi edhe formimi i Batalionit Atlantiku, që luftoi në krahun e aleatëve kundër forcave kriminele të regjimit të kasapi të Ballkanit Millosheviq (i cili vdiq burgun e Den Hagës i akuzuar për krime lufte).
Puna e pandërprerë e “Albanian American Civic League” (Liga Civile Shqiptao-Amerikane) dhe NAAC (Këshilli Kombëtarë Shqiptaro-Amerikanë), si dhe organizatave tjera lobuese të qytetarëve amerikanë me origjinë shqiptare dhanë sinjale të qarta të angazhimit të drejtë të shqiptaro-amerikanëve, komunitet shumë i çmueshëm që dha kontribut edhe në pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të ndërtimit të demokracisë dhe të politikës amerikane, me votë, si dhe në dobi të zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare, kurorëzim i së cilës ishte pavarësia e Kosovës. Në dobi të këtij fakti flet edhe rezoluta në Kongres për njohjen e pavarësisë së Kosovës, ku udhëheqësit e dy Komisioneve më të rëndësishme në dy dhomat e Kongresit, kongresisti Tom Lantos dhe ish-senatori, tash presidenti amerikan Joseph Biden, kishin marrë rolin prijës në mbështetjen e pavarësisë së Kosovës. Paraqitjen e rezolutës e kishte bëri të njohur dhe të konfirmuar ish-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Casey, i cili kishte ritheksuar mbështetjen e Washingtonit zyrtar për përpjekjet e Martti Ahtisaarit Dy udhëheqës të dy partive nga Komisioni për Marrëdhënie ndërkombëtare i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan, paraqitën rezolutën e përbashkët me të cilën kërkohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që të deklarojnë zyrtarisht mbështetjen e tyre për pavarësinë e Kosovës. Rezoluta e paraqitur në Kongresin e 110 me radhë nga kongresisti demokrat Tom Lantos (tash i ndjerë), kryetar i Komisionit dhe kongresistja Ileana Ros-Lehtinen udhëheqëse më e lartë në këtë komision nga radhët e republikanëve. Ky ishte mesazhi më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm në historinë e shqiptarëve, e Kosovës dhe për qeverinë e saj, për subjektet politike dhe qytetarët e Kosovës, se lufta diplomatike për pavarësinë e Kosovës, kishte fituar përkrahjen vendimtare, të një interesimi të veçantë nga Kongresi Amerikan (Dhoma e Reprezentuesve dhe Senati).
Shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe e aderimit të Shqipërisë në NATO, nën patronazhin e Preisdentit të SHBA George W. Bush
Kongresi kishte punuar ngushtë me administratën e presidentit amerikan Georg W. Bush, për një zgjidhje të qëndrueshme dhe stabile. Edhe pse administrata e BUSH-it ishte e shqetësuar me zhvillimet në Irak, që ishin shoqëruar me dilema të: zvogëlimit apo tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku apo të shtimit dhe zgjerimit të mëtejmë i zonave të sigurisë, por edhe konsolidimi i radhëve të forcave të sigurisë të Irakut dhe dhënia e mëtejme e përkrahjes politike kryeministrit irakian Maliki, ishin dilema të hapura që kishte zgjëruar interesim në opinionin e brendshëm në SHBA, si në grupin e shumtë të analistëve por edhe në vet kongresin amerikan. Bushi si gjithmonë i qëndronte me konsekuent politikës konsistente, atë të përkrahjes në terren të gjeneralëve amerikanë, duke kritikuar përkrahësit e tërheqjes së trupave nga Iraku, që do ta shndërronte Irakun në një vatër të krizave edhe më të mëdha në Lindjen e Mesme, duke rritur tensionet luftarake në mes të shiitëve dhe sunnive, ngase si njëra palë ashtu edhe tjetra kishin njëjtë përkrahjen e jashtme, e para konsiderohej se ka lidhje shpirtërore me klerikët e Iranit, ndërsa të dytët përveç lidhjeve shpirtërore me Arabinë Saudite, ata dispononin me afro 2 miliardë dollarë të bartura nga periudha e Sadam Hyseinit, të mobilizuar nga ushtarakët e ish Gardës nacionale të Irakut, por edhe nga politika që udhëhiqej nga Baath-istët, politikë që deri vonë kishte udhëhequr Irakun, para invazionit ushtarak të trupave amerikane. Realisht nuk ka ndonjë platformë të qartë politike, çfarë mund të ndodhte atëherë me tërheqjen e trupave apo me zvogëlimin e tyre, ngase kështu Irakun do e kaplonte kaosi i luftës civile, që edhe tash ka të njëjtat karakteristika. Megjithë këtë duhet kuptuar edhe faktin se administrata e Bushit udhëheqte aleatët perëndimorë edhe në një front tjetër diplomatik, atë të zbehjes së ndikimit rus në rrjedhat në Ballkan, respektivisht në Evropën juglindore. Problemet që më herët u manifestuan me polakët, e më vonë me Belorusinë dhe Ukrainën, shkyçjen e valvolave në gazsjellësin rus dhe ngritjen e çmimit të gazit, duke ngritur retorikën diplomatike deri në kërcënim, krijuan skepticizmin dhe dronë e arsyeshme për qëllimet politike të Rusisë te partnerët perëndimor, e cila ende nuk mund të lirohet nga nostalgjia e superfuqisë, këtë e kishte pohuar më herët edhe presidenti rus Putin duke deklaruar se shkatërrimi i BRSS ishte tragjedia më e madhe e shekullit XX. Përfundimisht presidenti amerikan vulosi të ardhmen historike të shqiptarëve, duke shtyrë anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ai ruajti territorin shqiptar nga gllabërimet e papritura të fëqinjëve, ndërsa duke motivuar dhe pranuar pavarësinë e Kosovës proklamoi doktrinën e “fqinjësisë së mirë” në kufijtë ekzistues të Kosovës, në bazë të Kushtetutës ’74, kur Kosova kishte të drejtën e vetos në Kushtetutën ish-Jugosllave. Atë që bëri Wilson para 100 vjetësh, e ribëri George W. Bush
Marrëveshja Ahtisaari-Kushtetuta e Kosovës, dhe “shtetesia e dyfishte”
Flet për të drejtat në “shtetësi të dyfishtë”, dhe kërkon nga Prishtina që të vendos marrëdhënie të mira me Serbinë dhe shtetet tjera fqinje. Po ashtu, Kosova parashihet se do të marrë pjesën e vet nga asetet ekonomike dhe borxhet që dikur i kanë takuar ish Jugosllavisë dhe Serbisë. Përfshinë detaje nga të drejtat e veçanta të komunitetit serb, ku përmenden kontrolli i konsiderueshëm në drejtimin e policisë lokale si dhe e drejta që të mbahen disa lidhje direkt me Beogradin – duke parashikuar që paratë nga Beogradi do të qarkullojnë përmes Prishtinës. Po ashtu, do te themelohen Zona te Mbrojtura rreth lokacioneve me vlera religjioze ortodokse-serbe. Mbetet e hapur nëse këto zona do të paraqesin entitete serbe nën kontrollim direkt të Beogradit. Prishtina zyrtare- duhej ta kuptonte që, në fakt, kjo i binte si entitet serb nën sundim të Beogradit, dhe përpjekje e serbëve në veri që të ndajnë Kosovën në dy pjesë. Edhe pse definitivisht shumë gjëra kanë mbetur të pasqaruara sigurisht që shqiptarët nuk do të pranojnë të shtrijnë qafën në cung, dhe të pranojnë çfarëdo zgjidhje trepalëshe BE-Kosovë-Serbi, që do t’ishte e papranueshme me vullnetin e qytetarëve, në bisedimet e filluara politike në mes të kryeministrit të Kosovës dhe atij serb, ngase do t’ishte në kundërshtim me teorinë mbi demokracinë, vlera në të cilat bazohet humanizmi dhe drejtësia e sotme perëndimore, se pa liri nuk ka jetë, kjo është plotësisht e kuptueshme.

Agim Vuniqi: US Senator, now President, Joseph Biden, played a leading role in recognizing Kosovo’s independence!

Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: US Senator, now President, Joseph Biden, played a leading role in recognizing Kosovo’s independence!
Albanian-American citizens living in America have correctly understood the historical duty of documenting the situation in Kosovo, providing significant facts in favor of Kosovo’s independence by lobbying in the House of Representatives and the US Senate. Many intellectuals and prominent figures maintain ongoing contact with the State Department, advocating for full independence. Albanian-Americans were and continue to be at the forefront of this effort, as they were during the war in Kosovo and the NATO military campaign, as well as in securing the rights of Albanians in the Presheva Valley, Macedonia, and Montenegro. The strong dedication of Albanians was demonstrated by the formation of the Atlantic Battalion, which fought alongside allies against the criminal forces of the Balkan butcher Milosevic (who died in The Hague prison, accused of war crimes).
The continuous work of the “Albanian American Civic League” and NAAC (National Albanian American Council), as well as other lobbying organizations of American citizens of Albanian origin, gave clear signals of the rightful engagement of Albanian-Americans. This valuable community contributed directly to American democracy and politics through voting and supported the rightful resolution of the national issue, culminating in Kosovo’s independence. This is evidenced by the resolution in Congress for the recognition of Kosovo’s independence, where the leaders of the two most important Committees in both houses of Congress, Congressman Tom Lantos and former Senator, now President, Joseph Biden, played a leading role in supporting Kosovo’s independence. The presentation of the resolution was confirmed by the former State Department spokesperson, Tom Casey, who reiterated Washington’s official support for Martti Ahtisaari’s efforts. Leaders from both parties in the House Foreign Affairs Committee of the US House of Representatives presented a joint resolution calling on the United States to officially declare their support for Kosovo’s independence. This resolution, presented in the 110th Congress by the late Democratic Congressman Tom Lantos, Chairman of the Committee, and Republican Congresswoman Ileana Ros-Lehtinen, the highest-ranking member of this committee, was the most powerful and significant message in the history of Albanians, Kosovo, and its government. It demonstrated that the diplomatic fight for Kosovo’s independence had gained decisive support from the US Congress (House of Representatives and Senate).
**The Declaration of Kosovo’s Independence and Albania’s Accession to NATO under the Patronage of US President George W. Bush**
Congress worked closely with the administration of US President George W. Bush for a stable and sustainable solution. Although the Bush administration was concerned with developments in Iraq, dealing with dilemmas of reducing or withdrawing American troops from Iraq or expanding security zones, consolidating Iraqi security forces, and continuing political support for Iraqi Prime Minister Maliki, these issues increased interest among the US public, analysts, and Congress. Bush consistently adhered to a policy of supporting American generals on the ground, criticizing supporters of troop withdrawal from Iraq, which would turn Iraq into a greater crisis hotspot in the Middle East, increasing tensions between Shiites and Sunnis, both sides having external support. The former had spiritual ties to Iranian clerics, and the latter to Saudi Arabia, along with about $2 billion transferred from the Saddam Hussein era, mobilized by former Iraqi National Guard soldiers and Baathist-led policies. There was no clear political platform on the consequences of troop withdrawal or reduction, as it would plunge Iraq into civil war chaos, which it still experiences. Nonetheless, the Bush administration also led Western allies on another diplomatic front, diminishing Russian influence in the Balkans, particularly in Southeastern Europe. Earlier problems with Poland, Belarus, and Ukraine, shutting off valves in the Russian gas pipeline, raising gas prices, escalating diplomatic rhetoric to threats, created reasonable fears about Russia’s political goals among Western partners. This was underscored by Russian President Putin declaring the destruction of the USSR as the greatest tragedy of the 20th century. Ultimately, the American president sealed the historical future of Albanians by pushing Albania’s NATO membership, protecting Albanian territory from unexpected neighbor encroachments, and by motivating and recognizing Kosovo’s independence, proclaimed the doctrine of “good neighborliness” within Kosovo’s existing borders, based on the 1974 Constitution, when Kosovo had veto power in the former Yugoslav Constitution. What Wilson did 100 years ago, George W. Bush did again.
**The Ahtisaari Agreement – Kosovo Constitution, and “Dual Citizenship”**
The agreement talks about the rights to “dual citizenship” and requires Pristina to establish good relations with Serbia and other neighboring countries. Kosovo is also expected to take its share of the economic assets and debts that once belonged to the former Yugoslavia and Serbia. It includes details on the special rights of the Serbian community, mentioning considerable control over local police management and the right to maintain some direct ties with Belgrade, foreseeing that money from Belgrade will circulate through Pristina. Additionally, Protected Zones will be established around locations with Orthodox-Serbian religious significance. It remains open whether these zones will represent Serbian entities under direct Belgrade control. Official Pristina had to understand that this effectively meant a Serbian entity under Belgrade’s rule and the effort of Serbs in the north to divide Kosovo into two parts. Although many things remain unclear, it is certain that Albanians will not accept any tripartite solution between the EU, Kosovo, and Serbia that would be unacceptable to the will of the citizens, in the political talks between the Prime Minister of Kosovo and that of Serbia. Such a solution would contradict the theory of democracy and the values on which modern Western humanism and justice are based: without freedom, there is no life, and this is completely understandable. Marianne O’Connor
Shiko përkthimin

Kujtime : NATO dhe trupat ruse në Prishtinë

0
Nga: Jusuf Buxhovi, historian nga Prishtina
___
Reagim
– Prej vitesh, politika në Kosovë, për qëllime të veta, ka filluar të ngatërrojë qëllimisht fillimin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë nga 12 deri më 17 qershor 1999 me çlirimin jashtë fakteve historike dhe jashtë realiteve politike të kohës të përcaktuara me rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Rasti më eklatant i këtij diskursi shfaqet 11 qershori si “ditë e çlirimit” e Prishtinës, kur dihet se po ketë ditë, në kryeqytetin e Kosovës, hynë forcat ruse dhe masakruan shumë shqiptarë.
Më 10 qershor 1999 bota do të presë me interesim të madh dhe lehtësim ngjarjet që do të ndodhin në trekëndëshin Nju Jork – Kumanovë – Bruksel. Zgjidhja paqësore e çështjes së Kosovës shfaqej si pako e ndërlidhur, ku nënshkrimi i marrëveshjes tekniko-ushtarake midis gjeneralëve të NATO-s dhe atyre të Armatës Jugosllave në njërën anë, Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1244 në tjetrën anë, duhej të ndikonin te Komanda Supreme e NATO-s dhe sekretari gjeneral që të suspendohej fushata ajrore. Gjatë bisedimeve të gjata dhe të mundimshme midis ndërmjetësve ndërkombëtarë (Ahtisaarit, Talbotit dhe Çernomyrdinit) me Millosheviqin ishte arritur pajtimi që Rezoluta e Këshillit të Sigu-rimit të OKB-së të aprovohej çastin që do të merrej lajmi për nënshkrimin e marrëveshjes së Kumanovës dhe pas saj vinte edhe reagimi i NATO-s për suspendimin e përkohshëm të fushatës ajrore, në mënyrë që të krijoheshin kushtet për tërheqjen e verifikueshme të të gjitha forcave ushtarake dhe policore jugosllave nga Kosova bashkë me pajisjet dhe armatimet e gjithëmbarshme në një interval kohor prej shtatë ditësh.
Pas shumë e shumë zvarritjeve dhe “sqarimeve” për hollësi, me të cilat matej edhe kredibiliteti i një marrëveshjeje, në mbrëmjen e 9 qershorit, pikërisht në orën 23,45 minuta, në Kumanovë, u nënshkruar marrëveshja midis gjeneralëve të NATO-s dhe gjeneralëve jugosllavë, në mënyrë që pas njëzet minutash, pikë-risht më 10 qershor në orën 0,05 Këshilli i Sigurimit i OKB-së të aprovojë Rezolutën 1244 me të cilën përcaktoheshin që të gjitha hollësitë e vënies së përkohshme të Kosovës nën administrimin e OKB-së, që do të sigurohej nga Forca Ndërkombëtare e Sigurisë, hollësitë e së cilës u përcaktuan me aneksin II të Marrëveshjes së Kumanovës, që do të pranohet si pjesë zyrtare e këtij dokumenti.
Gjysmë ore më vonë edhe Sekretari Gjeneral i NATO-s, Havier Solana, dekretoi vendimin për suspendimin e përkohshëm të fushatës ajrore, por jo edhe të misionit mbikëqyrës që do të verifikonte tërheqjen e forcave jugosllave sipas marrëveshjes së Kumanovës. Me marrëveshjen e Kumanovës, NATO dhe Armata Jugosllave kishin formuar trupën e përbashkët të mbikëqyrjes dhe të verifikimit të të gjithë operacionit, që si do të shihet, do të funksionojë në tërësi në përputhje me këtë marrëveshje as pa më të voglin incident.
Ngritjen e dollive për marrëveshjen paqësore të zgjidhjes së krizës së Kosovës, që do të bëhet nga të gjitha anët, me të shpejtë do ta zbehë dhe madje edhe do ta ndalojë lajmi që do të vijë nga kompanitë e mëdha televizive botërore BBC, CNN, N-tv, Euronews dhe të tjera, me të cilin bëhej me dije se një batalion rus nga njësiti i misionit SFOR në Bosnjë dhe Hercegovinë sapo kishte kaluar urën e Drinës te Bjelina, ishte drejtuar për në Kosovë pa dijeninë e NATO-s dhe të faktorit ndërkombëtar që merrej me çështjen e Kosovës. Madje, njësia ruse, nuk kishte marrë as lejen paraprake nga komanda e SFOR-it në Bosnjë dhe Hercegovinë (për çdo lëvizje i duhej njoftimi katër muaj më herët), pos që kishte njoftuar se “në Kosovë shkonte me urdhrin e ministrit të mbrojtjes, Sergejev, që t’u bashkohej Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë”.
A line of Serbian military veichles, left, leave Pozaranje, southern Kosovo, while U.S. Marines tanks wait to enter in the town to take part in the Nato peace mission, Monday, June 14, 1999. Nato troops entered Kosovo Saturday, June 12, 1999. (AP Photo/Luca Bruno)
Duket se lajmi do të ketë befasuar edhe kreun e NATO-s dhe vetë gjeneralin Klark, i cili do të njoftohet rreth lëvizjes së trupave ruse në drejtim të Kosovës, ani pse ai pranon se gjatë bisedave të fundit që i dërguari i tij në Moskë, gjenerali Foglesong, kishte pasur me gjeneral-kolonelin Ivashov, insistimet e tij që Rusët të kishin një sektor të veçantë nën mbikëqyrje – dhe madje atë të Veriut – ia ki-shin bërë të ditur orekset e tyre, por nga informatat që kishte nga ushtarakët amerikanë dhe ata të NATO-s që bisedonin me Rusët, nuk kishte fituar përshtypjen se këtë kërkesë, e cila kundërshtohej nga Amerikanët, ata do të fillonin ta jetësonin në mënyrë të njëanshme, pra dhunshëm. Kështu, çështja me të shpejtë do të alarmohet nga pikëpamja ushtarake po edhe ajo politike, njëherësh. Gjenerali Klark do të kontaktojë me gjeneralin Xhekson, komandantin e Komandës Europiane të Aleancës të Korpusit për Reagime të Shpejta, nga i cili do të kërkojë të merren të gjitha masat që Rusët të pengoheshin të hynin në Kosovë. Sipas tij nuk mund të merrej me mend që Rusët të okuponin aeroportin e Prishtinës. Gjenerlit Xhekson do t’i thotë se ”dëshiroj të sigurohem që KFOR-i atje të arrijë i pari. Nuk dëshiroj të përshëndetem nga një batalion rus, i cili pohon se dominon aeroportin, e pastaj të jemi të detyruar të zhvillojmë negociata me ta për shfrytëzimin e tij”.
Ato që gjenerali Ivashov, po atë mbrëmje, me mjaft arrogancë, i kishte deklaruar “se Rusia kishte vendosur të hipë në trenin e vet”, bënin me dije se Rusia, me anën e ushtarëve rusë që shkonin në Kosovë, kishte filluar të luftojë për sektorin e vet në Veri dhe jo vetëm për aq. Madje, ai kishte deklaruar se Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244 nuk përcaktonte sektorë dhe as mandat se kush ishte përgjegjës për to, kështu që Rusia ia jepte të drejtën vetes, që nëse NATO dërgon në Kosovë 50 mijë ushtarë, atje të dërgojë një kontingjent prej 10 mijë ushtarësh.
Rreth qëllimeve ruse që në Kosovë të shkohet brenda gjashtë orësh, pra para NATO-s dhe atje të vendoseshin në sektorin e Veriut, gjenerali Klark njoftohet pas pak nga një thirrje telefonike e gjeneralit Georg Caseyt nga Moska, ku ai ’ia bënte me dije përmbajtjen e bisedës që kishte pasur para një ore me zëvendësministrin e jashtëm rus, Andrejev, i cili ia kishte konfirmuar fjalët e gjeneralit Ivashov se “rusët në Kosovë do të marrin sektorin që donë”.
Lajmet që do të vijnë nga Moska, për NATO-n dhe Perëndimin që përcillte me brengosje ato që po ndodhnin, do të jenë kundërthënëse dhe kjo do të pasqyrojë atë që më vonë do të sqarohet si përpjekje për realizimin e skenarit të fshehur të ushtarakëve rusë me Millosheviqin për ta ndarë Kosovën, plan ky që sipas të gjitha gjasave kishte funksionuar jashtë dijenisë së Jelcinit, edhe pse do të ketë të tillë që do të besojnë se ai kishte qenë i njoftuar, por ishte shtirur në pritje të përgjigjes që do ta merrte prej amerikanëve. Ato që mund të kuptohen nga gjenerali Klark, nga ndërmjetësuesi amerikan Talbot, gjeneralët e NATO-s, të cilët në Moskë kishin zhvilluar bisedime me gjeneralët rusë si dhe nga Çernomyrdini dhe Ivanovi, mund të kuptohet se ishte linja e ushtarakëve nacionalistë-komunistëve, të cilët nuk ishin nën mbikëqyrjen e qeverisë së Stepashinit, të cilët kryemëvete kishin përgatitur një skenar të fshehur me Millosheviqin dhe ushtarakët e tij që ta ndanin Kosovën në dy pjesë: në veriun serb dhe në jugun shqiptar. Zaten, ky opsion ishte i pranueshëm për Serbët dhe ata që nga koha e Qosiqit e këndej, disa herë Shqiptarëve u kishin dërguar sinjale se ishin të gatshëm të hynin në këtë lojë.
Ndërmjetësuesi Marti Ahtisaari, pas gjithë atyre që kishte pasur rastin të përjetonte gjatë takimeve me Rusët, kishte përshtypjen se gjeneralët rusë ishin destruktivë, dhe se ata punonin nën plaf dhe sipër tij. “Jo rrallë ndodhte që Çernomyrdini dhe Ivanovi, të mos kishin gjuhë të përbashkët me ushtarakët e Sergejevit dhe kjo sillte telashe”, thotë diplomati finlandez, i cili shfaqjen e ushtarëve rusë dhe okupimin e aeroportit të Prishtinës prej orës tre në mbrëmjen e 11 qershorit 1999 do ta shohë si pjesë të skenarit për ndarjen e Kosovës.
“Ushtarakët jugosllavë qëllimisht kishin zvarritur bisedimet e Kuma-novës, që të përgatiteshin për të depërtuar rusët në Kosovë para NATO-s. Midis ushtarakëve rusë dhe atyre jugosllavë ekzistonte plani që sapo të nënshkruhet marrëveshja teknike-ushtarake dhe të aprovohet rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ushtarët rus të marshonin drejt Kosovës për ta okupuar veriun në emër të së drejtës që të marrin pjesë në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë. Aeroporti i Prishtinës ishte zgjedhur, jo rastësisht, sepse ai paraqiste nyjën e infrastrukturës dhe të logjistikës ushtarake prej nga trupat ruse duhej të zbarkonin në të dhe njëherësh të pengonin NATO-n që të kishte një aeroport për të zbarkuar nga ajri.
Ato që Ahtisaari do t’i paraqesë si dyshime të hapura rreth skenarit të fshehur rus për okupimin e aeroportit të Prishtinës dhe sektorin rus në Veri, me të cilin do të ndahej Kosova në dy pjesë, gjejnë konfirmim tek vlerësimet e gjeneralit Klark, po edhe te disa burime të tjera, që do t’u referohen zhvillimeve dramatike të atyre ditëve, të cilat, megjithatë, epilogun e kënaqshëm do ta fitojnë në samitin e nivelit më të lartë amerikanorus të 18 qershorit 1999 në Helsinki midis Klintonit dhe Jelcinit, kur që të dy kryetarët do të merren vesh për partneritet rreth zgjidhjes së çështjes së Kosovës në vend të konfrontimit, pa marrë parasysh dallimet midis dy vendeve.
Para se të mbahet ky samit, dhe para se në relacionet Uashington-Moskë të ulen tensionet, të cilat plot dyzet e tetë orë do ta mbajnë botën në një gjendje, të ngjashme me atë të kohës së luftës së ftohtë, vlen të theksohen së pari tensionimet midis vetë strukturës së NATO-s (nga se komanda e saj supreme do të bllokohej nga konsensuset politike-nacionale), pastaj midis Aleancës Veriatlantike dhe Uashingtonit si dhe midis vetë amerikanëve. Gjenerali Klark, si komandant i përgjithshëm i NATO-s do të kërkojë qartësi dhe veprim, që Rusët të parandaloheshin që të hynin në Kosovë, qoftë edhe me anën e konfrontimit ushtarak. Shi për këtë arsyet gjenerali Xhekson, që ishte Komandant i Komandës Europiane të Aleancës të Korpusit për Reagime të Shpejta, kishte kërkuar që Rusëve t’u ndër-pritej rruga me anën e bllokadës ajrore. Kur për këtë kishte marrë njoftimin se nuk mund të operohej me njësitë e helikopterëve, sepse kjo binte në kundërshtim me marrëveshjen ushtarako-teknike të Kumanovës, të nënshkruar një ditë më parë, Klark kishte kërkuar që Rusët të ndaloheshin në hyrje të Kosovës. Por edhe kjo nuk kishte qenë e mundur ngaqë për një operacion të tillë trupave të NATO-s, po ashtu u duheshin mbi dhjetë orë që të depërtonin deri në Veri. Madje, ky depërtim nuk ishte pa probleme, sepse edhe për të duhej njoftuar Jugosllavët, të cilët kishin filluar tërheqjen e forcave të tyre dhe kishin bllokuar të gjitha rrugët nga Ferizajt e Prishtina në drejtim të Podujevës dhe kjo mund t’u shërbente si alibi për të ngadalësuar tërheqjen. Mbetej, pra që NATO të arrinte para Rusëve në aeroportin e Prishtinës dhe aty të bllokonte rrugët. Edhe ky opsion teknikisht nuk mund të realizohej, sepse trupave aleate u duheshin dy orë më shumë kohë që të arrinin para Rusëve atje, gjë që nuk e kishin në dispozicion. Gjenerali Klark kërkoi nga gjenerali Xhekson që eskadrilat e helikopterëve nga Shkupi të fluturonin drejt Prishtinës dhe të zbarkonin njësitë e desantit në aeroportin e Prishtinës, por edhe për këtë Xhekson do t’ia paraqesë mandatin që duhej të vinte nga Këshilli Ushtarak i NATO-s, sepse fjala ishte për një mision jashtë mandatit që kishin. Xhekson po ashtu do të bëjë me dije se ishte në kontakt me ministrin e mbrojtjes të Britanisë dhe për të vlente rekomandimi britanik, gjë që dukej se misioni i NATO-s ndodhej jo vetëm para një krize komanduese, por edhe konceptuale në çastet më kritike kur investimi shtatëdhjetë e gjashtë ditësh i operacioneve ajrore mund të shkonte huq nëse Rusët do t’ia përcaktonin kriteret konceptit të forcës mbrojtëse të sigurisë që duhej të stacionohej në Kosovë në kuadër të misionit ndërkombëtar siç e kishte përcaktuar rezoluta e KS të OKB-së sapo ishte aprovuar.
Këtu do të vijë deri te tonet e ashpra, sepse gjenerali Klark do të hetojë se gjenerali Xhekson, i cili për nga pozita ushtarake dhe komanda duhej t’u nënshtrohej urdhrave të tij, po bishtnonte urdhrat. Madje, një moment Xhekson do t’i thotë:
”Zotëri, unë nuk do ta filloj me urdhrin tuaj Luftën e Tretë Botërore!”
Gjenerali Klark, më vonë do të pranojë se kishte vepruar si ushtarak dhe jo si politikan. Por, ishte pesha e misionit dhe rëndësia që kishte, që e kishte shtyrë të mendonte si ushtarak dhe vlerëson se për këtë kishte të drejtë. Me këtë rast kishte harruar se kjo ishte një çështje që kërkonte zgjidhje politike. Sepse, konfrontimi me rusët, qoftë i një përmase të “eksesit” për momentin do të thoshte më shumë se çështje e prestigjit ushtarak. Andaj, autoriteti i komandës, pa marrë parasysh se çfarë mund të jetë ajo, i nënshtrohej autoritetit politik. Këtë do ta kuptojë gjenerali Klark gjatë atyre dy ditëve tejet të vështira, që ai i quan ndër më tensionueset me të cilat ishte ballafaquar në karrierën e tij të gjeneralit me katër yje. Kjo madje, atij do t’i kushtojë edhe me post, sepse do të jetë Pentagoni, me të cilin kishte pasur shumë telashe pikërisht pse operacionin ushtarak të NATO-s në Kosovë kishte dashur ta zgjidhte me mjete ushtarake, duke e pensionuar tre muaj para kohe.
Gjatë dyzet e tetë orëve të ardhshme, skena politike botërore sikur kishte kaluar nëpër një fazë të ringjalljes të luftës së ftohtë të së kaluarës, të kombinuar me politikën e paqes së ftohtë të së tashmes, që skenarit të fshehur të ushtarakëve rusë për ndarjen e Kosovës i kishte dhënë fund pikërisht me mjetet e saj. Uashingtoni dhe Londra, pra Klinton dhe Bler, menjëherë kishin rënë në kontakt me Jelcinin, siç kishte kontaktuar Ollbrajt me Ivanovin, dhe nga dorë e parë ishin njoftuar se nuk ishte ai që kishte urdhëruar nisjen e ushtarëve rusë për në Kosovës, por ishin ushtarakët, në krye me Ivashovin dhe të tjerët, që kishin vepruar pas shpinës së tij.
Se a ishte kjo qind për qind ashtu, për Klintonin dhe Blerin, nuk kishte rëndësi fare. E rëndësishme pra ishte që të veprohej me gjakftohtësi në mënyrë, që, në njërën anë të ndihmohej Jelcini, që të merrte përsipër punët, po qe se vërtet ishte se “ushtarakët i kishin dalë nga dora” dhe, në tjetrën anë, të neutralizoheshin ushtarakët rusë, po qe se ata përnjëmend Jelcinit i kishin dalë nga dora, në mënyrë që pa iu dhënë rasti për konfrontim me Perëndimin t’i thyenin dhëmbët nga brenda, siç kishte ndodhur para tetë vitesh kur Jelcini kishte fituar luftën me Jazovin dhe puçistët e tij.
Pasi që të jenë marrë vesh edhe hollësitë e tjera të planeve të invadimit ushtarak rus në Kosovë me 10 mijë ushtarë, që tashmë pritnin në Shën Petërbug për të fluturuar për në Prishtinë, Uashingtoni menjëherë do të marrë masat që aeroplanëve rusë t’u ndalohej hapësira e fluturimit. Kështu, Hungaria, Rumunia dhe Bullgaria do ta mbyllin hapësirën ajrore për aeroplanët rusë. Këto tri shtete që tashmë kishin raporte partneriteti me NATO-s, menjëherë do të ndihmojnë me mbylljen e hapësirës ajrore dhe me këtë Rusëve teknikisht u pamundësohej zbarkimi i mijëra ushtarëve në Prishtinë.
Se a e kishin ditur Rusët se do të mund të ballafaqoheshin me këtë bllokadë, edhe kjo lë për të dyshuar?
Gjykuar nga reagimet nervoze të Millosheviqit dhe të ushtarakëve të tij në Beograd në pritje të zbarkimit ajror të mijëra ushtarëve rusë në Prishtinë, mund të thuhet se gjeneralët rusë, jashtë kanaleve zyrtare, mund të kenë marrë miratimin e heshtur për fluturim nga gjeneralët rumunë apo bullgarë, që edhe ka mundur të jetë e maskuar si kërkesë për fluturime civile dhe të ngjashme, por pa garanci se hapësira ajrore e këtyre dy vendeve do të mund të mbetej e hapur po qe se do të pasonte ndërhyrja e kreut politik ndaj atij ushtarak, që atë ta mbyllë, siç do të ndodhë.
Nga ato që do të merren vesh pak më vonë, gjendja megjithatë kishte qenë dramatike dhe me tensionime të larta midis Uashingtonit dhe Moskës, ngaqë dukej se gjeneralët rusë, së paku për disa orë, kishin dalë jashtë mbikëqyrjes së Jelcinit. Ata, edhe përkundër njoftimit nga Hungaria, Rumania dhe Bullgaria se nuk u lejoheshin fluturimet, kishin nisur dy aeroplanë ushtarakë “Antonov” me mbi katërqind ushtarë në drejtim të Kosovës. Nga Shën Petërbugu, për dy orë e gjysmë kishin arritur në hapësirën e Ukraninës, dhe pasi që mbi të do të jenë sjellë edhe një orë, do të zbresin në Soçi të Krimesë. Mbetet e paqartë se ndërprerja e fluturimit të aeroplanëve rusë në drejtim të Kosovës a ishte bërë pse kishin qenë të detyruar këtë ta bënin nga kërcënimi se mbi hapësirën ajrore të Hungarisë, Rumanisë apo të Bullgarisë do të pengoheshin të fluturonin qoftë edhe me dhunë, apo pse më në fund, Jelcini kishte kthyer situatën në duart e veta dhe ushtarakët puçistë ishin bindur se NATO nuk e kishte për mahi, por ndaj tyre do të përdorej forca? Vetë Perëndimi, pra SHBA-të dhe NATO nuk kishin dhënë kurrfarë detajesh rreth asaj pse dhe si aeroplanët rusë kishin kthyer fluturimin, meqë askujt nuk i shkonte për shtati që gjendjen ta tensiononte. E rëndësishme ishte se Uashingtoni dhe Moska kishin kaluar testin e parë të vështirë që nga koha e krizës së Kubës e këndej.
Meqë opsioni i dërgimit të trupave ruse nga ajri ishte parandaluar, ndërsa në rrugë tokësore po ashtu ishte i pamundur, ushtarakëve rusë që kishin depërtuar në Kosovë, gjatë kalimit nëpër Serbi duke u përshëndetur dhe celebruar nga klerikët ortodoksë serbë si shpëtimtarë – dhe po atë natë, pasi që në Prishtinë ishin pritur si çlirimtarë nga mijëra serbë, që do të harbohen fare (do të vrasin disa qytetarë të Prishtinës dhe do të terrorizojnë shumë e shumë të tjerë pa ngurruar që t’ua vejnë zjarrin dhe shumë shtëpive të tyre) – nuk do t’u mbetet tjetër pos që të nesërmen në mëngjes të depërtojnë në aeroportin e Prishtinës dhe atje të shkëputur, të mbyllur dhe të rrethuar nga forcat e NATO-s, të mbesin pa ujë dhe ushqime.
Megjithatë, nisja e Rusëve për Kosovë dhe depërtimi i tyre në Prishtinë mbrëmjen e 11 qershorit 1999 dhe pastaj pozicionimi i tyre në aeroportin e Prishtinës, në Sllatinë në mëngjesin e të nesërmes, nuk kishte qenë vetëm brengë e NATO-s dhe e perëndimorëve, por edhe e Shqiptarëve. Veçmas njësive të “Ush-trisë Çlirimtare të Kosovës” nga Zona Operative e Llapit, të cilat mbikëqyrnin rrugët nga duhej të kalonin Rusët. Edhe pse po atë ditë Zona Operative e Llapit ishte njoftuar për marshutën e Rusëve, me ç’rast ushtaraku britanik pranë kësaj Zone kishte bërë me dije se UÇK nuk duhej të ndërmerrte kurrfarë veprimesh luftarake meqë kjo ishte çështje e NATO-s, njësitë operative të Zonës së Llapit, të stacionuara në Koliq, pa respektuar urdhrin e oficerit ndërlidhës të NATO-s, kishin zbritur në Prishtinë dhe disa orë para se të hynin trupat ruse, ishin futur në qytetet. Me këtë rast, në një gjendje të plotë të gatishmërisë luftarake, ishte përcjellë lëvizja e Rusëve për të vepruar nëse ajo do të dilte nga marshuta që kishte NATO, pra arritja në aeroport, duke kaluar nëpër qendër të Prishtinës, e cila kishte dalë jashtë mbikëqyrjes kur trupat ruse ishin futur në Prishtinë dhe atje ishin pritur nga mijëra serbë të entuziazmuar, të cilët kishin kryer disa krime në qendër të Prishtinës, duke vrarë disa shqiptarë, por që pas dy orësh ishin lar-guar në drejtim të Aeroportit, ku edhe kishin arritur para forcave të NATO-s dhe ishin pozicionuar atje. UÇK ishte ndaluar që të reagonte në këtë rast, gjë që kjo nuk do të ndodhë të nesërmen, kur do të ketë një “fërkim” me një njësit të UÇK-së nga zona e Drenicës, i cili me të shpejtë ishte ndërprerë pas ndërhyrjes së gjeneralit Xhekson.
Gjatë atyre tri ditëve kritike, ku do të provohet pafuqia e ushtarakëve rusë që të kërcënojnë botën dhe të diktojnë kushte, siç kishte ndodhur dikur – politika qeveritare ruse nëpërmes Ivanovit dhe zëvendësministrit Andrejev, po edhe në-përmes kryeministrit të papërvojë, Stepashin, i cili ditë më parë nga ana e Jelcinit kishte zëvendësuar nacionalistin Andropov – me të shpejtë do të korrigjojë atë që, si thuhej, kishin dashur ta prishnin ushtarakët e Sergejevit të kryesuar nga gjenerali Ivashov.
Ivanovi nga fillimi i shfaqjes së krizës së ushtarëve rusë do të deklarojë se fjala ishte për “një gabim”, dhe se Rusët nuk do të hyjnë në Kosovë pa marrëveshje me NATO-n dhe para kohe. Madje, ai do t’i telefonojë dy herë sekretares amerikane të shtetit, Ollbrajt, se Rusët nuk kishin kurrfarë qëllimesh të tjera pos atyre që tashmë ishin harmonizuar me Perëndimin rreth Kosovës, ndërkohë që çështja e sektorit rus dhe prania e tyre në mision duhej të rregullohej bashkërisht dhe me marrëveshje. Edhe përkundër këtij premtimi, trupat ruse pas mesnate do të futen në Kosovë dhe do të arrijnë në Prishtinë. Depërtimi i tyre nëpër Serbi dhe hyrja në Kosovë, që do të rikthejë gjakun nëpër rrugët e Prishtinë, shikuar shkëputur dhe jashtë atyre që politika lëvizte nëpër kuluaret e fshehura, sikur paralajmëronte se kriza e Kosovës po ashpërsohej, pikërisht atëherë kur pritej që pas marrëveshjeve dhe Rezolutës së KS të OKB-së, të ndodhte e kundërta. Por, do të shihet se kriza e paraparë dhe e paramenduar nga disa, qoftë edhe për kal-kulime të vogla, (lëre më që asaj nuk mund t’i përjashtohen qëllimet siç ishin ato për ndarjen e Kosovës), do të mungojë.
Perëndimi në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kishte udhëhequr me sukses fushatën ajrore kundër forcave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë, do t’ia dalë që me mjaft gjakftohtësi të menaxhojë krizën e parë të Kosovës, pasi që ajo të përmbyllet me marrëveshjet e paqes si dhe të fitojë legjitimitetin në forumin më të lartë botëror. Në Helsinki ministrat e jashtëm e të brendshëm amerikanë dhe rusë, Ollbrajt – Kohen dhe Ivanov – Sergejev, do të nënshkruajnë marrëveshjet rreth modaliteteve të përfshirjes së trupave ruse në misionin ndërkombëtar në Kosovë, e cila nga Uashingtoni dhe Moska zyrtare do të përshëndetet si hap i rëndësishëm drejt rikthimit të mirëbesimit midis dy vendeve, me çka mosmarrëveshjet lidhur me Kosovën dhe krizën e saj liheshin pas. Marrëveshja amerikano-ruse rreth dizajnimit të strukturës së sigurisë që do të marrë përsipër përgjegjësinë për kohën kalimtare, pra atë të vënies së Kosovës nën protektorat ndërkombëtar, tregon për rëndësinë e problematikës së Kosovës në nivel botëror dhe për rëndësinë e përmasave të çështjes së saj. Kjo, pra, e bën edhe më komplekse luftën e Perëndimit për Kosovën.
(“Nato në Kosovë dhe trupat ruse në Prishtinë”, shkëputje nga libri “Kosova 1945-1999”, përfshirë edhe në versionin anglisht).
….
Ist möglicherweise ein Bild von 6 Personen

Urgjencë kombëtare

0
Janë dy akte tepër të rëndësishme të cilat nuk janë materializuar ende nga shpallja e pavarësisë së Kosovës: akti i parë është shkatërrimi definitiv i agjenturës serbe në Tiranë dhe akti i dytë është goditja dhe eleminimi definitiv i strukturës sabotuese në Kosovë.
Pa këto dy akte, të gjitha ndodhitë në rrafshin kombëtar anojnë kah dobësimi i shpresës shqiptare në përgjithësi dhe demoralizimi i përgjithshëm!
Popullit shqiptar ia kanë zënë frymen agjenturat, sherbimet sekrete të të cilave po ia mbyllin me sukses rrugën e përparimit,zhvillimit dhe integrimit gjithkombëtar.
ANDAJ së këndejmi lind ideja NEVOJË, e kërkimit të një KOMANDANTI, i cili do t’i asgjesojë veprat armiqsore të tyre, për t’i hapur sytë dhe rrugën shqiptarisë drejt ndërtimit të shtetit komb, grumbullimit gjithkombëtar dhe jetës së popullatës.
Mëshira ndaj spiunëve dhe tradhëtarve është padrejtësi dhe zullum i madh ndaj atdheut, dhe tradicionalja jonë e bashkëjeteses me ta duhët të ndryshojë përgjithmonë!

Mos ja thyej krahët një zogu, dhe me pas t’i kërkosh që të fluturoj

0
Nga: Monika Braja, Selanik
___
Mos ja thyej krahet nje zogu, dhe me pas ti kerkosh qe te fluturoje.
Mos e lendo nje zemer , e me pas ti kerkosh te dashuroje.
Mos e shtyp nje shpirte , e me pas ti kerkosh qe te jete I lumtur .
Mos e shih shemtine tek njerezit e tjere , dhe me pas te kerkosh qe ato te shohin te bukuren tek ti .
Mos i gjykoni njerezit, dhe te kerkosh me pas qe ato te te mbeshtesin ne veshtiresi .
Mos luani me zjarin, dhe me pas te kerkosh qe te kesh siguri.
Miqt e mikeshat e mia ;
Jeta eshte sot te dhurosh por dhe te marresh.
Nuk mund te jete e mundur qe te perhapesh te keqen, dhe me pas te presesh te korresh miresi.
Nuk ka mundesi te shperndash e te japesh miresi , dhe te presesh qe te te japin te keqen .
Eshte sikur te falesh e te lutesh …., pa qen njeri human.!!!
😘🙏

Tri marrëveshjet e Shqiptarëve me okupatorët dhe lufta për vdekjen e robërisë

5

Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

  • Askush nuk mundet për ta shpejguar më mirë luftën se sa që mund ta shjegojnë viktimat!

1.Si u shemb Jugosllavia

Akti i parë e shembjës së shtetit burg i popujeve është shkatrrimi i LKJ në Kongresin e saj të 14-të më 20-22 dhjetor 1990. Në këtë drejtim të rrënimit pason Deklarata e Brioneve e 7 korrik 1991 për zgjidhjën paqesore të krizës jugosllave. Në vijim, me Planin Vens-Oven të nëntor-dhjetorit 1991 pretendohet që kriza të zgjidhet me paqe, por që Serbia megalomane ishte rreshtuar për grusht shtet (Kadijeviq-Hxhiq në Moskë) dhe më në fund edhe për luftë.Lidhur me këtë, Komisioni i Badinterit më vendimin nr. 1 të 10 dhjetorit 1991 do të vëndos që paqësisht republikat e Jugosllavisë mund të ndahën. Kështu Komisioni i Arbitrazhit më 4 korrik 1992 e shpalli publikisht vrdiktin e shembjës definitive të RSFJ-ës. Por, pas atij verdikti mbetën plagë të pasheruara, sidomos arsye për luftë çlirimtare kishin shqiptarët si popull i tretë për kah numri në Jugosllavi, por që Francezi Badinter i trajtoi sikur në Konferencëne Londrës më 1913. E drejta për VETËVENDOSJE iu la më 11 janar 1992 vetëm popujeve “shtetëformues” të republikave, kurse kufijtë në mes shteteve të reja, mbetën ata që ishin administrativ. E mbi këta kufijë u shpalos lufta, sidomos nga ambicjet serbomëdha të Beogradit gjatë viteve 1991-1999.

2.Çka zbulojnë rrezolutat e KS OKB-ës

Rrezolutat e KS OKB kanë një lloj obligimi juridik. Lidhur me këtë, Rrezoluta e parë e KS OKB për shembjën e Jugosllavisë mban numrin 713 më 25 shtator 1991. Ajo rezolutë e ndalonte dërgimin e armëve në Jugosllave dhe njëherit e hapi rrugën për aprovimin e rrezolutës vijuese nr. 721 me të cilën mundësohej dërgimi i forcave paqeruajtëse. Njëherit, në KS OKB u vëndos më 15 dhjetor 1991 me rrezolutë të re nr. 724 që forcohët kontrollimi i rrugëve që sillnin armë ilegalisht disa tregarë të njohur të armëve, fakt ai që ky dokument më tepër u quajt: “kontrollimi i zjarrvënësve”. Kjo do të thot se tregtarët e armëve si firma janë gjithëmonë në lëvizje për kurdisje të luftërave, dhe pse të ketë përjashtim në Jugosllavi më 1989-1999.

Mbi këto parime dhe mbi realitetin në teren, KS OKB e njohu Kroacinë shtetë të pavarur me rrezolutën nr. 753 të 18 majit 1992; E njohur Slloveninë shtet të pavarur me Rrezolutën nr. 754 të 18 majit 1992; e njohu Bosnje Hercegovinën me Rrezolutën nr. 755 të 20 majit 1992- që të tri repubilakt u bërën antare të OKB-ës. Dhjetë ditë më vonë (30 maj 1992) KS OKB vëndosi sanksione ndaj Jugosllavisë Zhablakut, për të fajësuar Jugosllavinë me Rrezolutën nr. 771 të 12 gushtit 1992.Ndërsa, me Rrezolutën nr. 777 Jugosllavia e Tretë përjashtohet nga OKB-ja më 19 shtator 1992. Në këto rrethana situata e brendëshme në ish trevën e RSFJ-ës nuk kishte shansë që të normalizphët, sepse politika e Beogradit hapur e synonte krijim e Srbisë integrale dhe homogjene. Prandaj, më Rrezolutën nr. 808 të KS OKB më 22 shkurt 1993 do të njohtojë për themelimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për krime lufte, që u quajt Tribunali për Jugosllavinë. Gjykatë për krime lufte u themelua edhe për Maqedoniinë më Rrezolutën nr. 817 të 7 prillit 1993. Ndërsa Gjykata Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë u inicua për ta filluar punën me 25 maj 1993 me numër 827, duke i zgjedhur gjykatësit dhe prokurorët me një diciplinë inkognitive.

Me këtë panoramë rrezolutash, që u theksuan më lartë, Çështja e Kosovës nuk do të vihet në asnjë dokuement, për faktin se në Kosovë nuk kishte luftë, por kishte politikë paqesore, e okupatori planifikonte dhe zbatonte sllavizim të Kosovës, duke synuar që ta sjellë strukturën e popullsisë shqiptare në 49 për qindë, ndërsa përqindja e popullsisë serbe planifikohet të jetë 51 për qindë.

3. Ndrrimi i epokave dhe ndryshimi i mentalitetit demokratik në glob

Shembja e komunizmit sidomos në Ballkan do të ndodhë me dridhëje të mëdha shoqërore dhe politike. Ajo dridhëje për shqiptarë do të duket më tragjike, për faktin se ndaj shqiptarëve në të kaluarën ishin bërë padrejtësi të paimagjinueshme nepër kongrese e konferenca paqesore, edhe pse ndër të parët kishin bërë luftë të drejtë-çlirimtare. Lidhur me këtë, një fakt duhet thënë publikisht se edhe sot ka zëra që provojnë ta kataputojnë luftën shqiptare si rreligjioze, por me që asaj lufte të drejtë u prinin: Umer Prizreni (Hoxhë), Haxhi Zeka, Hazhi Sadria e shqiptarë të tejrë partiot, llogria që palnifikohej ndaj shqiptarëve mbeti si bimë pa fryte. Poa, ishte shumë vështirë në Evropën e krishterë, që ato padrejtësi të korigjohën të paktën, e shqiptaria ta merr hakun që i takonte. Ajo luftë çlirimtare që duhej të shpërthente në viset shqiptare më 1989/92, ishte kthyer në një politikë paqesore, që duhej për të ndodhë në fund të shekullit XX dhe fillim të shekullit XXI, në një rrethanë shumë specifike, jo si dukuri por si fenomen, madje e dhe pas shpinës popullit ishte e pshtielluar me një çmim që nepër koluarët e zyreve diplomatike quhej: “iluzioni për Nobelin e paqës”.

E vërteta, shqiptarët e Kosovës dhe ish Vilajeiti Manastirit ishin të parët që u ngritën në luftëra për çlirim popullor dhe për themelim të shtetit kombëtar, qysh në fillim të shekullit XX. Por hapur u tradhtuan, në momenët vendimtare, nga Gjashtë Fuqitë e Evropës: Rusia, Franca, Anglia si Antantë dhe Austro Hungaria, Gjermania dhe Italia si Boshti luftënxitës. Mjerisht oazat e atij qëndrimi janë në funksion negativ edhe sot.

4. Fundi i shekullit XX ishte shansa ideale për ta ribërë luftën çlirimitare

Në Jugosllavi ata popuj që kishin republika, u nevoit madje të luftojnë fashizmin serbian, për ta bërë shtetin nacional. Ndërsa, populli që nuk e kishte as republikën e as shtetin, në fund të shekullit XX ishte i rreshtuar në dy rrafshe diametralisht të kundërta. Njeri rreshtim ishte i ngazllyer që ta fitojë Republikën në mënyrë paqesore, nëse nuk prishet Jugosllavia, pra brenda saj. Ndërsa, rreshtimi tjetër ishte : nëse prishej Jugosllavia, taborri paqesor prap shtetin e ëndronte për ta bërë në mënyrë paqesore. Si dukej, ky taborr nuk kishte mësuar asgjë nga historia e popullit belagji, siç ishin serbianët për dy shekuj, pa pushim. Dhe jo vetëm kaq, taborri paqesor nuk kishte mësuar asgjë nga realiteti që po ngjante në: Slloveni, Kroaci, Bosnje, ku ndarja po shënonte vargoj gjaku, në një luftë që nuk ishte qytetare por ishte luftë në mes Ushtrisë Serbe që quhej APJ dhe ushtrive të posaformuara të Sllovenisë,Kroacisë, Bosnjës, e që ishte luftë, ndër më të egrat në historin e Ballkanit.

Mbi këtë realitet, taborri paqesor shqiptar ose e kishte një “garancion” (?), se liria do të fitohet në tavolinat e zdralta diplomatike, kurse nga diplomacia nuk kishte dituri as për ta pleqëruar një plagë katundi që palet e ngatrruara të pajtohën dhe çështjet të zgjidhën. (Krahaso sa ishim të pranishëm në negociatat e Vens Ovenit; sa ishim në negociatat e Konferencës Londrës më 1992, ku siellja e politikanëve të Kosovës, i ngjante një vizite “turistike”, siç e ka nominuar një diplomat vienez. E vërteta në Londër u tregua sa ishim të lirë kur brenda Kosovës, çdo gjë frymonte serbisht, çdo shkrim plasohej në çirilicë, pa radio, pa televizion, pa shkolla, pa asgjë, me 120 000 punonjës të larguar nga

puna. Jo vetëm kaq, kjo shtresë iluzioniste paqesore, nuk kuptoi kurrë se as nga Komisioni i Badinterit nuk u llogarit për asgjë. Madje Badinteri, çështjën e autonomisë Kosovës injoroi deri në atë masë sa që dokumenti i tij nuk e zë në gojë, as me një fjalë të vetme, edhe pse e dinte aktin fashist të 23 marsit 1989. Pra të gjitha komponentat ishin të prekshme se vetëm me luftë Kosova mund të faktorizohet, sepse terrori i okupatorit ndaj shqiptarëve, asnjë qeveri në Evropë nuk e shtinte në “gjynah”.

5.Duke parë këtë gjendje partizanët e luftës (guerile në fillim) do të dalin në frontin historik

Politika e istikameve nuk përbëhej nga njerëzit me kravata, as me pozita unierziteti e doktorata të dalura nga kalemet e mërehta dhe mendjet e topitura që karshi tyre shihej se janë të mprië deri në naivitet nga pozitat dhe pozat që u servoheshin për t` i çmuar, se janë për Çmimin Nobel. Kjo lagësi për konceptin paqsor dhe konceptin joppaqesor, dukej nga okupatori se duhet investuar në një luftë të pashpalluar ndërshqiptare (luftë qytetare), e cila gjithnjë e më ashpër po shpalosej në egersinë e propogandës politike. Dhe, paqesorët me asgjë nuk do të dëshprohën, madje edhe atëherë kurë gjaku derdhje lum, si bje fjala në Epopenë e Jasharajave në Prekaz, po edhe ndaj mizorive tjera që pasuan.

Në këto rrethana, kushdo qoftë që mendonte ose vepronte ndryshe, nga lagja e partisë “shpëtimit kombëtar paqesor”, ishte demon ose i frustruar, sepse rruga e lirisë ishte për ata vetëm duke thënë:” Ne jemi në Prendim, jemi Perendimor, mu ashtu sikurse u nda krishtërizmi më 1054, pas shumë anatemave dhe përjashtimeve nga grixha e lagjeve të shenjta:Lindore dhe Perendimore. Në këtë drejtim më 1990-1992, ka pasë lëvizje serioze politike në të dy krahët. (Hulumtoni rastin e kundërthënjeve: LDK-UNIKOMB). Megjithë atë pati krisë pushka më 2 prill 1981. Por atëbotë, nuk patëm as energji e as dije e popull për mejdan të mëtejmë me gjuhën e armës. Gjuha e armëve filloi me qetën e Ali Ajetit, dhe metastazoi me Familjën Emblematike të Adem Jasharit.

6.Frontin e politikës në Kosovë e ndryshuan demonstrantët dhe grevat e minatorëve

Shqiptarët e robëruar në fund të shekullit XX dhe fillim të shekullit XXI i bërën tri lufta çlirimtare, të cilat njëherit ishin prorami më sublim në histori, por sot e kësaj dite çlirimi i plotë e kësaj popullsie evropiene po kontestohet nga okupatorët dhe BE në forma të ndryshem. Së këndejmi, pavarësia me llafe nga paqesorët po shifet se ku shpeinete. Lidhur me këtë, qëllimin serbian e prapsoi NATO nga ajri dhe UÇK nga toka se për ndryshe Kosova do të serbizohej me çdo kusht.

Ata që kishin sens për ta kuptuar tajmbajdingun historik, lehtë e kuptonin se shteti jugosllav ishte i smurë dhe sherimi i tij ishte pa asnjë shpresë. Pra nevoitej që të “smurit” të i jipet injeksion me plumba, e jo fjalë paqesore. E vërteta, me grusht-shtetin që bëri Beogradi në Kosovë më 23 mars 1989, realiteti doli në rrafshin e paekuilibruar për të treguar se çka kërkon Kosova, dhe çka nuk pajtohën më kurrë shqiptarët, aq më parë kur friga dhe inferioriteti ishin lërë pas shpine, sepse rinia ishte deshmuar në demonstrata për një dekadë.

Aty kah mbarimi i dekadës parafundit dhe fillimi i dekadës fundit të shekullit XX-të, do të shtrohet para shtresës më të ndërgjegjëshe kombëtare një pyetje: A është vdekja KAMIKAZË stil i lashtë i luftës shqiptare, për liri. Në këtë pyetje të përgjigjesh, është shumë vështrë të komunikoish me tru të stilit homo sapiens. Prandaj, rasti i Ali Ajetit, Hasan Ramadanit, Agron Rrahmanit, Afrim Zhitisë, Vllazërve Fazliu, Adem Jasharit, Prof Selim Berishës, e plot të tjetër, që nuk po i numroj, në aspektin

psikologjik, adaptimin me vdekë për liri, nuk spjegohet ndryshe, vetëm si heroizëm i një lloji që kërkon studime psikologjike, karakterologjike, zakonore, edukative, koncept të besës ndryshe nga burrëria që mbahet mend dhe këndohej ndër breza.

Së këndejmi, psikologj a e demosntratave dhe besa e minatorëve, pas një kohe do të rilindën në diçka që vdiset duke kënduar siç bëri Adem Jashari me familje, dhe Selim Berisha fikalli vetëm, pa e luajtur çerpikun e syrit se po vdesin. E vërteta, as nga këta shembuj një shtresë e politikës paqesore, nuk mësoi asgjë, por edhe sot janë të barikaduar madje në lavdata dhe në deklarata që promovojnë dhe e shkelin tërë atë luftë individuale dhe kolektive në vijim, me një prapavi meskine duke thënë prap se: “Lufta paska qenë e kotë”! Madje në Kosovë qe 25 vejtë luftohet veteranizmi në luftë. Madje hipokrizia ka shkuar aq largë sa që është ndier edhe ky pohim: “Më mirë paska qenë të marrim mercenarë…….”! Largë kanë shkuar marrinat, rruga u është bërë e gjatë dhe kurrë nuk do ta kuptojnë se ishin dhe janë në rreth të thatë.

Po ua shtrojmë pyetjën historike deri kur do të mendojnë, flasin dhe veprojnë me këtë mentalitet politikanët e “paqesorës dhe mercenarizmës”. Hajde këtë luftën e UÇK-ës, nuk e paskan parë, sepse ishte për madhështinë e tyre aq e vogël, sa u janë nevoitur edhe mikroskopat t`i përdorin për ta zbuluar UÇK-ën; po Luftën e NATO-s e shohin këta njerëz me teleskop,se çka ishte; e shohin si relitet apo si letërsi romanesh ku letra dhe germat nuk janë të përgjakura, por tregimi, të paktën është me ngjyrë dhe tingull psikolgjik të përgjakur. Së këndejmi, historia e njerëzimit është luftë, sepse njeriu paska qenë i trazuar dhe frustruar sipas tyre, nga fillozofia e paqës, sa që as atë nuk e paskan parë, sa e si duhet. E pse mos t` ua shtrojmë pyetjën shtesë: kur edhe NATO luftoi për Kosovën, atëherë si do të çliroheshim pa luftë. Prap, përfaqsuesit e paqesorës e përjashtojnë luftën-jopaqesorën, sepse livadhi sipas tyre është ÇETHUR e jo të jetë KOSITUR. Atëherë, si qesin fall sot e kësaj dite paqesorët, duke menduar se asgjë nuk ka mbetur e shkruar nga sielljet e tyre nepër gazeta dhe deklarata boshe javore. Dhe me këtë inercion një ditë çdo realitet të luftës do ta shpallin “non grata”.

7. Pse rrezolutat e KS OKB nuk e ftojnë UÇK-ën ta ndalë luftën e drejt

Edhe atëherë (1998/99) kishte negociatorë, bile kishte tepër negociatorë, sepse kishte tepër diplomatë të pasinqertë. Më kujtohet, kur vinin e shkonin në Zyrën Politike të UÇK-ës drejtuar nga Adem Demaçi. E negociatorët e kalkulimeve gjithëmonë të fundit e kontaktonin Adem Demaçin për ta plotësuar mozaikun e përceptimit se: Çka donë dhe çka nuk don Kosova? Po, ka pasë tallje ndaj politikës jopaqesore të UÇK-ës, nga negociatorët e kalkulimeve, po edhe nga ana e përfaqsuesëve të politikës paqesore. Bile në një rast Kris Hillit, ia thot troç Baci: “Ti kur tallësh me ata, para neve, se për paqe nuk kanë zotësi as në barakën e tyre”. E bën këtë talljepër neve, para tyre. Ne i kemi rrokur armet dhe jemi seriozisht në luftë përnjëmend!”? Krisi është gjallë dhe bile ambasador tash (2024) në Beograd dhe mund të flasi. Në pyetjën e Bacit, Kris Hilli nuk përgjigjet por, do ta bëjë pyetjën:” Sa është përqindja e popullit në luftën e UÇK-ës”. Baci: Përqindja është i tërë populli me çka po mundet, po lufton”. K. Hilli: Jo Zotri Adem, ata kundërshtarët e juej (në Breg..) më thanë se ju jeni nja 2 deri në 3 përqindë në luftë de jeni terroristë”. Baci: “Mjafton që të frigohën edhe ata edhe okupatori se lufta jonë do të jetë e gjatë, e mundimshme por e drejtë dhe fitimtare. Pra nuk jemi terrorist, por çlirimtarë. Ju Zotëri besoniu atyre dhe ne nuk mundemi t` ju detyrojmë të mendoni dhe veproni si ne. Po ne, i besojmë vetëm GJAKUT tonë popullor, armes sonë për liri”. (Nga studimi burimor: Filozofia e luftës së një populli që duhej të vdiste, ose të fitojë miqë dhe pavarësi).

8. Rrezolutat e KS OKB a janë kërcnim ndaj okupatorit që masakronte edhe më egërsisht

I përkujtojmë varrrzat masive, dhunimet, deportimet bombardimet e 1008 katuneve shqiptare, bartjën e kufomave për të humbur gjurmë deri në Batajnicë të Beogradit, prerja e njerëzve me sharrë para masës, dhe prap okupatori i Kosovës mbetët sot, për të diktuar rrethana të “paqës”. Ndërsa sot, Kosova jeton në masa nga BE gati qe një vit. Shtrohet pyetja: a ka drejtësi, a ka përgjegjësi në këtë botë të krimeve dhe aferave korruptive të mjegulluara edhe me politikë “paqesore”.

Po, këto ditë e lexova një libër që e zbukron gjenjdjën në Kosovë, se paska qenë luftë speciale ndezja e qirinjëve, bartëja etabutave, madje grevat paskanë pasur edhe domethënje origjinale, se ajo “luftë” e qirinjëve paska treguar diçka origjianle, që nuk e ditka vetëm Perendimi, thue se shqiptarët paskan jetuar jashtë historisë.

E vërteta, Epopeja e luftës drejtë të UÇK-ës ngjanë nga 5 deri më 7 mars 1998. Grupi i Kontaktit e shqyrtoi çështjen e Kosovës më 9 mars 1999. Lidhja Demokratike e Kosovës i mbajti zgjedhjet parlamentare më 22 mars 1998, thue se asgjë nuk ka ndodhë në Kosovë. Por Këshilli i Sigurimit e kupton situatën serioze nryshe. Parndaj më 31 mars 1998, e aprovoi unanimisht Rrezolutën nr. 1160 për Kosovën, duke u mbështetur në Kaptinën e VII-t të Kartës OKB nenët 39-52 (special neni 42-43) ku hapur kërcnon agresorin serbian se, do të ngjajnë bombardimet, po pati mizori të reja. Dhe mizoritë nuk u ndalën për asnjë çasti, por as KS OKB e as paqesorët tanë po edhe agresori, nuk ndryshuan kurs ndaj tragjedisë popullit shqiptar. Madje, më 15 maj 1998 u bë një vizitë te urdhërdhënsi i krimeve (Milloshi) nga “përfaqsuesit paqesor të Kosovës” në Beograd. Aty “përfaqsuesit e Kosovës”, patën mundësi ta lexojnë qëllimin e kriminelit Millosheviq, që po tallej me ta pa asnjë korrektësi. Ata, paqesorët tanë, kurrë nuk janë deklaruar se çka “lexuan” aty në llafet e kasapit. Parandaj, falli paqesor nuk ndryshoi fare në realitetin se si e kualifikon dikush atë akt targjik, sepse targjedia e vijuar tregoi qëllimin. Dhe jo vetëm kaq, vajtja në takim me Klintonin në fund të majit 1998 me një ekip paksa të ndryshuar, tregon se lufta për pushtet, ishte në plan të parë, kurse lufta për çlirim ishte në tavolinën e akuzës , edhe aty.

Madje dezertimi i FARK-ut në qershor 1998 në Dukagjin, është rast eklatant që është dashur hetim rigoroz ushtrak. Po jo vetëm kaq, shkuarja e Delegacionit paqesor në Drenicë, në shtator 1998, me kërkesë për: “demobilizimin e UÇK-ës”, me ligje të luftës është vepër penale, ndër më të rëndat. Madje, në nëntor 1998 do të themelohet Komisioni për hulumtimin e krimeve të luftës. E këtu ishte kulmi i përcaktimit, fakt ai që ka mbetur si një dokument që mendon, flet dhe akuzon çdo gjë, për të dalur paqesorja në plan të parë. E vërteta, tërë këtë planimetri letrare, jo kurrë politike, e antiçlirimtare, e prishi nxënja e ushtarëve serbian rob nga Zona e UÇK në Shalë të Bajgorës. Lirimi i atyre ushtarëve me këmbim, e ka ndryshuar qëndrimin e Hollbrukut dhe ekipit tij për 180 shkallë ndaj UÇK-ës. Ai ndryshim, qe tri dekada po mbështetetët në tragjedinë në Raçak më 15 janar 1999. E vërteta, aty është vetëm shkasi, sepse mizoritë serbe ishin jo vetëm akuzë por edhe kërkesë për reflektim të NATO-s. E vërteta, as në këto rrethana politika paqesore nuk po reflekton. Lidhur me këtë, është për ta qarë qëndrimin e Rezhis Debresë ndaj tragjedisë në Kampin e Bllacës, po edhe trillimet e Renata Fllotaos në shtepinë e Presidencës, në shkriemt që kanë metur madje edhe të pabotura. E vërteta, dezinfirmimet që janë palsuar nepër arkiva, janë akuzë e rëndë për palën politike franceze (Debre) dhe gjermane (R. Flotao). Po, edhe më të rënda janë akuzat e palës italiane ndaj realitetit në Kosovë. Po një ditë do të botohën dhe çka pas tërë atyre intrigave që janë kah i

“barasvlersojnë” llogarit e edhe në Specialën për Kosovën në Hagë. Por, RRNOFTË AMERIKA dhe përkulje para Bill KLINTONIT dhe bashkpuntorëve të TIJ, se për ndryshe do të ishim edhe pa liri.

9.Okupatiri serbian nuk ndalet me krime të papara që duhet të paditët për gjenocid

Tragjedia e Kosovës (e shqiptarëve) metastazoi dhe okupatori i shpalosi tri PROGRAME, sidomos në fillim të vitit 1999 për: SHPRONËSIMIN, SHPËRNGULJËN, SHFAROSJEN të SHQIPTARËVE (SH+SH+SH+SH) me këto programe të vëna në veprim, duke e vrarë Enver Malokun në dekadën e parë të janarit. Prandaj: 1.”Toka e djegur”;” 2.Koridoret përplasëse”; 3.“Patkoi”shpalosën qëllimin e Serbisë nazifashiste. Programit parë, e zbuluan sherbimet angleze; qëllimin e programit dytë e zbuluan sherbimet austriake dhe qëllimin e programit tretë e zbuluan shërbimet gjrmane. Pasojat janë të njohura botërisht, sepse më në fund NATO, pa leje të KS OKB do ta bombardojë Republikën Federative të Jugosllavisë (Zhablakut, ose Jugosllavinë e Tretë ala Rajhu i Tretë serbian).

10. Historia e rrezolutave si rrezolutomani inflatore!

Rrezolutat tjera të KS OKB në vijim janë: Nr. 1199 e 23 shtatorit 1998; Nr. 1203 e 24 tetorit 1998; Nr. 1239 e 14 majit 1999; Nr. 1244 e 10 qershorit 1999. Asnjera prej këtyre rrezolutave nuk është e përjashtuar nga gjuha diplomatike për shqyrtimin e çështjes Kosovës definitivisht. Së këndejmi, edhe politika paqesore që konsiderohej si shpetimtare dhe “fjala e fundit” , ishte plotë fonema të paqartësisë. Madje paqartësia shkon aq larg sa që përpiekja për themelimin e një Qeverie në kohën e bombardimeve, ku një bodigard udhtnte pa probleme në relacionin Prishtinë-Shkup, duke imponuat okupatori edhe kontakte të nivelit “lartë”, duke detyruar edhe nënshkrim, e që asnjera deri me sot nuk janë zbardhur shekncorisht, tregon se çështja ka mbetur zvarë, dhe është fushë e mirë për manipulime politike edhe sot. E manipulimi po jeton edhe në ditët e sotit me faktin se një “tog” politikanësh paqesor kanë hyrë në Vetëvendosje dhe tani më janë zbuluar se ku peshojnë. E zbulimi mu këto ditë, ka shkuar deri aty, sa që kreu u VV historikisht u nevoit të kërkojë dorë politike nga “Partia e luftës”, jo për ta shpëtuar vetëvetën, por për ta respektuar të vërtetën e shenjët, për ta respektuar luftën e UÇK-ës, sepse kreu i VV është pjesë e luftës, më të ndritur të kombit shqiptar, madje si i pakorruptuar, i pamposhtur dhe dinjitoz në ndërtimin e konceptiti burrështetit nga shkolla e Adem Demaçit.

Lufta 78 ditëshe e NATO s përfundoi me nënshkrimin e KAPITULLIMIT të RFJ më 10 qershor 1999 në Kuamnovë. Në Kosovë përfundoi lufta ushtrake, por në Luginën e Preshevës, do të fillojë lufta çlirimtare sepse nuk kishte rrugë tejetër a sa atje kuptohët për barazi njerëzore dhe disa garancione nacionale. Ajo luftë përfundoi me Marrëveshjën e Konçulit më 20 maj 2001. Nëvijim, në Maqedoni shqiptarët në këtë kohë ishin në kulmin e luftës, por edhe ajo luftë e shekullit si programi më i plotë kombëtar përfundoi më 13 gusht 2001 me Marrëveshjën e Ohrit, me disa garancione sunbstanciale për komunitetin shqiptar, i cili grancion kurrë nuk u qartësua deri në fund, por mbeti që pala maqedone të jetë ajo që: “jep të drejta”.

Me gjithë atë, përparimit të shqiptarëe në Maqedoni nuk ka kriterium politik që nuk i gëzohet, sepse sot shqiptarët nuk janë më ata që mund të ndalën me premtime fjalishë paskajore. Shqiptarët sot po krijojnë koncept të kombit modern dhe me seriozitet do të radhitët në zgjidhjën e padrejtësive që i janë bërë kundo nga Kongresi i Berlinit e deri më shkrepjpën e bombës parë ndaj RFJ më 24 mars 1999. Etapa tjetër, nuk është teatër, por mbtët një dramë e papërfunduar nacionale në tri akte: mendo, fol dhe vepro me fuqinë ushtrake, ekonomike e kulturore evropiane.

11. Mbi vizitën e Kryeministrit Albin Kurti në Republikën e Turqisë

Për këtë vizitë do të “shpalosën” lloj –lloj teorish, kuptohet nga kundërshtarët. Por, vetëm dy fakte janë të pamohueshme se vizita ishte historike. Së këndejmi duhet të thuhet se Kryeministri Albin Kurti e ka vizituar një shtet antar të NATO-s, i cili me ata 21 aeroplanët e bombardimeve mars-qershor 1999 ndaj Jugosllavisë Tretë, pati bërë më shumë se të gjthë avionët që i hudhin bombat në det, dhe kthehshin sikur kanë bombarduar.

Së dyti, Kryeministri Albin Kurti, është i pari patiot shqiptar burrshteti që i viziton dhe i faktorizoi 18 000 000 Arrnautë sot në Turqinë e Musyafa Kemajlit-Ataturkut. Ajo masë sot është faktor që kërkon zgjim nacional dhe do të mbetët faktor i stabilitetit dhe e miqësisë me MËMDHEUN, me trojejet stërgjyshore të tyre, duke filluar nga Sanxhaku i Nishit (që u spastrua në dhjetor 1877) e deri në Janinë (që u spastrua më 1923 e tutje nepër etapa), paraardhësit e të cilëve, Srbia nazifashite dhe Greqia rreligjioze i kanë depotuar me dhunë shtetërore në Turqi për dy shekuj rresnt, madje edhe me bekim të disa qarqeve “demokratike” evropiane. (hulumto Marrëveshjën sekrete Austro Hungrai-Rusi më 15 janr 1877 në Budapesht.). Ata shqiptarë (Aranut të Sami Frashërit), sot janë shumë të emancipuar ekonomikisht në Turqinë e Erdoganit. Ekonomia e tyre sot, i tejkalon kufijtë e mundësive teknologjike turke, sepse është e lidhur organikisht me Perendimin dhe teknologjinë më të avansuar ushtrake sidomos. Dronët e Turqisë sot, në anën tjetër, janë koncept i respektuar në shumë luftëra lokale. Prandaj, Republikës Kosovës i duhën sepse është e rrezikuar nga nazifashizmi serbian për çdo ditë. E vërteta, në mes Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit Kosovës Albin Kurti sikur ka filluar një garë “elktorale” në këtë vit, se cili po faktorizon sshqiptarë më shumë. Dhe, deri sa Zotëri Rama në Athinë i “zbuloi” një milionë Arvanitas, që e kanë konvertuar amirin, në Milano i faktorizoi se një milion Albanezë, kanë të drejta evropina dhe askush nuk kërkon prej tyre të konvertojnë emër apo diçka tjetër. E në Turqi, po thuej se të 18 milionët sa u tha nga gazatari Sokol Aranuti: “të gjithë ndihën të gëzuar për vizitën”, por një pjesë shumë e madhe e tyre vrehet se kanë harruar të mendojnë me kokat e veta, sepse kanë dryshuar mera dhe mbiemra dhe shkolla amtare nuk kanë as për “ilaq”. E vërteta, deri sa më 1978-1982 e hulumtoja shpërnguljën e shqiptarëve në Turqi, nga zyrtarët e Shtabit Turgut Ozallit më është thënë se: “Në Turqi jetojnë rreth 25 000 000 Aranutë”. Këtë numër nuk e kam përdorur kurrë, në asnjë shkrim, sepse e kam pas kuptuar si provokim. Por “zbulimi” që bëri Kryeministri Albin Kurti në Turqi këto ditë, është një faktorizim i një “mijere” që ka grumbulluar ari, për tre shekuj rresht, ndërsa ai “ari” ka pushuar në mjegull dhe tash kur po largohet mejgulla, patjetër duhet të i gëzohemi diellit edhe shqiptarët edhe turqit, sespe Shqiptarët po i kthehën objektivit të kohës Gjetgj Kastriotit-Skenderbeut, me tërë peshën që e kishin ndër shekuj dikur.

E vëteta, Kryeministri Albin Kurti në Londër, Vashington dhe Berlin është i mirëpritur, pa asnjë dyshim. Përjashtim bën vetëm Parisi dhe Roma, që janë ditën me Kosovën dhe “natën” me klyshin e Putinit, por që janë shumë të fuqishëm në aspketin e luftës speciale, sa që ky taraf po e mban qe tri dekada Turqinë jashtë BE-s. Ndërsa, BE ka brenda saj shumë qarje sa që ia kalojnë çdo realiteti në Turqi, për faktin se Britania e Madhe nuk mundi ta durojë atë dyftyrësi, për politikën e mondializmit dhe dyerve të hapura për “sovranitetin e kufizuar” që sjell interalizmi, prandaj u largua nga BE, për të dëshmuar se kombëtarisht nuk mund ta pranojë një shkrirëje në diçka që nuk ekziston. I ngjajshëm ishte edhe mundi për ta krijuar kombin jugosllavi (1929-1966), dhe ai mund shkoi në greminë, sepse nuk i respektonte specifikat kombëtare që kanë gjithëmonë primat. Së këndejmi, marrja për dore Erdogan- Albini nuk është realcion “prindi- fëmiu”, por është etnografi diplomatike që e zbërthen përqafimi vllazëror Kryeministri i Kosovës-Ministri i Punëve të Jashtëme të Turqisë. E vërteta, ajo pozë është diçka, më tepër se miqësi – civilizuese.

Së këndejmi, vizita e Kryeministrit Albin Kurti në Turqi e forcoi pozitën e asaj shtresës shqiptare që tradicionalizmin e sheh si shpalosje të ditëve të stuhishme, për mos me u frigua dhe mos më u përseritur stuhitë gjakatre të së kaluarës, sidomos ndaj Kosovës nga fqiu serbian.

Kushdo që kalkulon politikisht, për vizitën e Kryeministrit Albin Kurti në Turqinë mike sot, duhet të mësojë se takimi me Nobelistin Orhan Pamuk ishte shumë domethënës, sepse Nobelisti e njeh letersinë dhe kulturën shqiptare, sidomos nga Sami Frashëri. Dhe, një fakt sot askush nuk mund ta mohojë apo ta nënçmojë, se ndaj shqiptarëve nuk do të mundet për të bërë me gisht më kurrë,askush sepse vetëdia natyrale shqiptare, është kah stabilizohet në strofullin e saj civilizues. Së këndejmi: Marrëveshja NATO-Shtabi i Serbisë për nënshkrim të kapitullimit serbian në Kumanovë më 10 qershor 1999; Marrëveshja Shtabi Ushtark serbian-UÇPMB më 20 maj 2001 në Konçul; Marrëveshja UÇK-Ushtria maqedone me nënshkrim më 13 gusht 2001 në Ohër, e kanë një merues të përbashkët se faktorizimi i shqiptarëve nuk është “profesion” por po avansohet në mision të shekullit.

*Shkrimi iu kushtohet: të gjithë ushtarëve të UÇK-ës, Bill Klintonit, Bob Dollit dhe pilotit turk që i bombardoi urat e Danubit për t` i tregaur Fyrerit serbian, se do të “bluhet” nëse provon gjenocid të mëtejmë, ndaj vllazërve Arrnautë në Kosovë. E vërteta edhe pilotët tjerë të NATO-s janë qirinjët e Kosovës liridashse!

Më 5 qershor 2024

Tragjedi kombëtare nëse se pengojmë dhe mposhtim virusin islamik

0
Përkthimi i pankartës: Thuaj Jo Islamit…!
Autor : Lirim Gashi
___
Askund në Torah, Bibël apo Kuran nuk përmenden apo parashikohen televizorët me telekomandë, makinat jeshile me energji diellore apo makinat klasike me karburantë.
Askund në këto libra gjoja të shenjta nuk përmenden, shfaqen apo parashikohen raketat me rreze të shkurtëra apo të gjata.
Këta libra madje nuk e parashohin as ngritjen e penisit të plakur me Viagra.
Anasjelltas, në çdo cep të Tevratit, Biblës dhe Kuranit shfaqen monstra, dragonj, xhinë, gjarpërinj, shtriga dhe magjistarë që fluturojnë me një fshesë mes këmbëve dhe që pasuesve të Moisiut, Jezusit dhe Muhamedit ua hanë krimbat nga mishi i dhëmbëve.
Atehere si ka mundesi që njerëzit normalë të besojne në katrahura (mutsihone) të tilla dhe ta shesin vetën si intelektualë, truri i të cilëve peshon disa killa ?
A mund ta imagjinoni se si do të dukej bota e sotme pa intelektualë dhe shpikës të vërtetë shkencorë që më çmimin e jetës sfidonin marrëzitë e klerikëve fetarë me fakte të pamohueshme shkencore, të cilat më vonë rezultonin me shpikje gjeniale teknologjike ?
A e kuptoni ju se nuk do ta kishit kurrë mundësinë të abuzonit kaq keq me shpikjen e tyre më moderne, internetin, për ta shfaqur dhe vërtetuar marrëzinë tuaj të pafund.
A e kuptoni ju se duke abuzuar me internetin e tyre ju njëkohësisht po abuzoni me të drejtën tuaj të garantuar me ligj për të qenë idiotë të manipuluar, të paskajshëm, të dëmshëm dhe të rrezikshëm, jo vetëm për veten tuaj dhe familjet tuaja, por sidomos për shoqërinë dhe shtetin.
Në fakt, ju do të kishit vdekur qysh në fëmijëri nga lija e zakonshme e ujit, nëse nuk do të kishte shpikës gjenialë të vaksinave.
Sidomos ju imamë të Bashkësisë Islame të Kosovës.
A jeni të vetëdijshëm për sasinë e virusit të marrëzisë me të cilën po e infektoni dhe helmoni shoqërinë?
A jeni të vetëdijshëm se duke prodhuar kaq shumë analfabetë funksionalë dhe kaq shumë budallenj të dobishëm për armikun shekullor, ju po e rrezikoni të ardhmën e shtetit ?
A jeni i vetëdijshëm se vetëm shqiptarët që ju i ktheni në mumie njerëzore që nuk kanë mendim dhe qëndrim të vetin për asgjë, i nevojiten Shërbimeve Sekrete Serbe dhe Ruse.
Sepse ua keni larë trurin me sapun nga çdo qelizë e shëndoshë, ndaj njësoj si budallenjtë avganë, ata do ta shkatërrojnë jetën e tyre dhe jetën e pasardhësve të tyre duke e shkatërruar shtetin e tyre.
Në fakt nuk e keni fajin ju, por politikanët e qeverisë dhe të opozitës që varen nga pasuesit e juaj apo nga idiotët tuaj të dobishëm.
Sepse njësoj si ju, edhe ata janë të ndërtuar dhe të përbërë nga gjenet dhe qelizat e mutit, që i kanë trashëguar nga sperma e kontaminuar dhe e gjymtuar e Davidit apo Dautit.
Nga ana tjetër, unë nuk jam i çmendur që të mos besoj në një inteligjencë kohore dhe hapësinore që e tejkalon tonën të paktën për disa miliona herë.
Por ajo nuk është aspak e ngjashme me Perëndinë tuaj, të cilës ia keni dhënë tiparet tuaja më budallaqe dhe më të egra të karakterit, edhe pse në fund e përshkruani si një përsosmëri të pamohueshme, nën të cilën i fshihni të metat tuaja të panumërta.
Por edhe ajo inteligjencë kohore dhe hapësinore që e tejkalon tonën për disa miliona herë, nuk është e përsosur, sepse përndryshe Universi nuk do të ekspozohej vazhdimisht ndaj ndryshimeve dinamike.
Pse?
Sepse edhe uji që nuk lëviz bëhet i ndotur dhe toksik për qeniet e gjalla dhe mjedisin.
Epo, nëse vërtet dëshironi që unë atë inteligjencë dinamike kohore dhe hapësinore ta pagëzoj si Zot, do ta plotësoj me shumë zell dëshirën tuaj.
Por kjo nuk e ndryshon aspak thelbin e perceptimit dhe qëndrimin tim për këtë Zotin tuaj.

146 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ngjarje madhore që vuri në binarët historik pavarësinë kombëtare

1
Nga Jusuf BUXHOVI, historian, Prishtinë
___
Paqja e Shën Stefanit dhe realitetet e krijuara prej saj, të cilat më së shumti qëllonin Shqiptarët dhe interesat e tyre, shtruan nevojën për një veprim të përbashkët të të gjitha forcave shqiptare, pavarësisht bindjeve dhe qëndrimeve që kishin rreth të ardhmes së Perandorisë Osmane, në mënyrë që përfundimisht të faktorizoheshin sa në raport ndaj Perandorisë Osmane dhe karshi faktorit ndërkombëtar të vendosjes. Në këtë gjendje, Shqiptarët kishin përpara disa rrethana që mund t’u shkonin për shtati për t’u vu në veprim, meqë krahas osmanëve, Paqja e Shën Stefanit, kishte për kundështarë edhe fuqitë e mëdha europiane, pa përjashtim, të cilat ndonëse luftën ruse-osmane e përcollën me njëfarë indiferencë, me të shpejtë kërkuan që marrëveshja të anulohet në tërësi.
Në këto rrethana, krahas hovit që mori lëvizja e protestës kundër Traktatit të Shën Stefanit, ishte edhe ideja për të kundërshtuar me armë vendimet që mund të merreshin në Kongresin e Berlinit në dëm të tërësisë tokësore të atdheut. Kështu, kërkesa për të formuar një lidhje të përgjithshme u bë mjaft popullore edhe për faktin se ajo ishte në përputhje edhe me qëndrimet e Perandorisë Osmane, e cila në këtë mënyrë ishte e interesuar që kongresin e ardhshëm europian, i cili do të mbahej në Berlin, ta shfrytëzonte sa më shumë për t’i riparuar dëmet e luftës dhe paqes me Rusët, por këtë herë me ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha europiane, të cilat njëherësh, si kundërshtare të Rusisë dhe planeve të saj, shfaqeshin edhe si mbrojtëse të saj. Kjo gjendje, pra, duhej shfrytëzuar me të gjitha mjetet dhe me të madhe. Andaj, çfarëdo proteste dhe çfarëdo programi, qoftë ai edhe luftarak me moton e mbrojtjes së vatanit, siç shfaqej ai i Shqiptarëve, me ç’rast kuptimi i “vatanit” mund të shikohej edhe i atdheut, pra i etnisë, siç ishte rasti me mbrojtjen e katër vilajeteve shqiptare, identifikohej me atë të përgjithshmin, gjë që kjo i shkonte për shtati edhe Perandorisë Osmane. Për herë të parë nacionalizmi dhe osmanizmi, ndonëse për pak kohë, shkonin bashkë, gjë që kjo ishte motivues.
Për t’i anashkaluar përçarjet mbi rrymat e ndryshme ( atyre që kërkonin mbrojtjen e tokave shqiptare por nën flamurin e Kalifatit, të atyre që kërkonin një vilajet të përbashkët shqiptar dhe të tjerëve që kërkonin njëfarë Shqipërie Osmane si kalimtare deri te pavarësia), Komiteti i Stambollit, vendosi që përpjekjet për thirrjen e një lidhjeje shqiptare t’i bëjë nën thirrjen e kundërshtimit të Traktatit të Shën Stefanit, duke u shprehur se ishte e gatshme që jetësimi i tij të ndalej edhe me anën e luftës që do të bëhej me moton e mbrojtjes së vatanit nga copëtimi, ku do të merrnin pjesë që të gjitha rrymat pa dallim. Kjo njëherësh ishte edhe porosi që i shkonte Kongresit të Berlinit, i cili duhej të mbahej së shpejti dhe ishte më se e qartë që për pikënisje do të kishte anulimin e Traktatit të Shën Stefanit. Në këtë frymë ishin edhe disa prononcime të liderëve të Komitetit të Stambollit në mediet europiane drejtuar opinionit europian por edhe fuqive të mëdha, siç ishte ai i Abdyl Frashërit në “Messagerde Vienne”. Frashëri argumentonte të drejtat politike që i takonin popullit shqiptar me arsyetimin se nuk kërkon tjetër veçse të jetojë i liri, të dalë nga prapambetja dhe të zërë vendin që meriton në radhët e kombeve të qytetëruara të Europës.
Meqë koha po afronte dhe duhej dalë me një formë organizative para se të fillonte Kongresi i Berlinit, në mënyrë që Fuqive të Mëdha Europiane t’u tregohej se çfarë kërkonin në të vërtetë Shqiptarët dhe cilat ishin pozicionet e tyre politike, Komiteti i Stambollit, mori vendimin për t’u thirrur Kuvendi i Lidhjes. Bëhet e ditur se nga fundi majit, në Stamboll u zhvillua një takim i personaliteve më të dëgjuara të jetës politike nga vilajeti i Kosovës dhe ai i Shkodrës (Iliaz pashë Dibrën, Ali bej Gucinë, Ymer Prizrenin, Ahmet Korenicën, Zija Prishtinën, Mustafa pashë Vlorën, sheh Mustafë Tetovën, Vejsel bej Dinon dhe të tjerë, e ku merrte pjesë edhe Abdyl Frashëri, Mehmet Ali Vrioni, si përfaqësues i Komitetit të Stambollit dhe deputetë në parlamentin osman) me përfaqësuesit e lartë të pushtetit osman. Në këtë takim u tha se shqiptarët ranë në ujdi për një reagim të fuqishëm në mbrojtje të trojeve të rrezikuara”.
Andaj, jo rastësisht si vend u caktua Prizreni. Sepse, Vilajeti i Kosovës, si pjesë ku prekej drejtpërdrejt nga copëtimet serbo-malaziase, prej kohësh ishte kthyer në një qendër të protestave të mëdha të të gjitha shtresave: nga ato feudale, të moderuara dhe të klerikëve, me ç’rast prej të gjithëve ishte pranuar formula e “mbrojtes së vatanit”, që nënkuptonte mbrojtjen e atdheut dhe mbrojtjen e Perandorisë njëherësh.
Me organizimin e drejtpërdrejtë të veprimeve për thirrjen e Kuvendit u ngarkua një Komision i posaçëm, shumica e anëtarëve të të cilit ishin nga Prizreni dhe Gjakova. Ndërmjet tyre njihen Ymer Prizreni dhe Ahmet Korenica, ndërsa thirrjen për mbledhjen e Kuvendit e lëshoi qysh në fund të prillit një nga përfaqësuesit më të shënuar të qarqeve atdhetare Ali bej Gucia (më vonë Ali pashë Gucia), feudal vendor dhe kundërshtar i madh i Tanzimatit.
Kuvendi i Lidhjes u hap më 10 qershor 1878 në Prizren, në metresën e Mehmet Pashës, pranë Bajrak-Xhamisë. Edhe data e mbajtjes nuk ishte e rastësishme, meqë ajo duhej të mbahej para se të fillonte punimet Kongresi i Berlinit që ishte caktuar të mbahej më 13 qershor. Nga të dhënat e tanishme, të cilat janë të pakta, meqë është ruajtur vetëm një pjesë e protokolleve të mirëfillta të mbledhjes, merret vesh se në Kuvend kanë marrë pjesë më shumë se njëqind përfaqësues të shumë krahinave shqiptare, por ku mungonin delegatët e vilajetit të Shkodrës (nisja e të cilave thuhet se ishte penguar nga intrigat e valiut turk Hysen Pasha, por që arsyet janë pak më të thella). Ndërsa nga Vilajeti i Janinës mori pjesë vetëm Abdyl Frashëri. Megjithatë, nga këta 110 emra që gjenden dhe shumica vinë nga Vilajeti i Kosovës, kryesisht janë personalitete që kishin marrë pjesë në kryengritjet kundër Tanzimatit, ndër të cilët shquhen Ali bej Gucia, Iljaz pashë Dibra, Hasan pashë Tetova, Ymer Prizreni (kryetar i komisionit organizativ të Kuvendit), Abdullah pashë Dreni, Ahmet Korenica, Shaban bej Prizreni, Jashar bej Shkupi, Shaban bej Peja, Filip Doda, SulejmanVokshi, Shuajip Spahiu, Ali Ibra e të tjerë. Në kuvend morën pjesë si delegatë disa feudalë boshnjakë dhe sulltanistë nga viset e Bosnjës-Hercegovinës. Aty mori pjesë edhe mytesarifi turk i Prizrenit, Qamil Beu bashkë me disa përkrahës së linjës sulltaniste, që bazuar në raportet e konsujve të pranishëm në Prizren, ishte mjaft aktiv. Kjo demanton pohimet se Lidhja u mbajt “fshehtë” dhe pa dijen e Portës.
Në bazë të dokumenteve me mangësi të shumta, megjithatë, kuptohet se Kryetar i Kuvendit u zgjodh Iljaz pashë Dibra, ndërsa aty foli Abdyl Frashëri, jo në cilësinë e “kryetarit” e as “të kryesuesit” të Lidhjes, siç është shënuar nga një pjesë e mirë e historiografëve Shqiptarë, por si përfaqësues i Komitetit të Stambollit, paçka se nga disa burime mohohet fare pjesëmarrja e tij në Kuvend.
Madje edhe nga ajo pjesë e ruajtur e asaj që kishte folur Abdyl Frashëri, siç ishte se “qëllimi i Kuvendit ishte që t’u presim hovin armiqve të pashpirt, duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojmë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë” , më shumë paraqet një thirrje patriotike se sa që shfaqej program politik. Atmosfera patriotike, jashtë ndonjë programi politik, bëhet e ditur sipas burimeve të konsujve të huaja nga Kuvendi, me ç’rast thuhet se kjo atmosferë manifestohej pa dallim se nga cili “krah” vine ajo.
Ajo që ishte më e rëndësishme, megjithatë kishte të bënte me faktin se Kuvendi ia doli të marrë vendimin për themelimin e një organizate me karakter politik e ushtarak, te një Lidhjeje (Ittifaku), me një qendër të vetme drejtuese dhe me degë të saj në të gjitha krahinat e vendit, e cila do të merrte përsipër detyrën që të mbronte me çdo mjet interesat e vendit. Sipas traditës, së bashku me formimin e Lidhjes, u shpall edhe një besë e përgjithshme, në bazë të së cilës duhej të pushonin menjëherë të gjitha veprimet e gjakmarrjes ndërmjet banorëve të krahinave që ishin përfshirë në Kuvendin e Prizrenit.
Kuvendi themeloi edhe organet e larta. Në krye të Lidhjes qëndronte Këshilli i Përgjithshëm me seli në Prizren, nga i cili do të vareshin degët krahinore. Kryetar i tij u zgjodh Iliaz pashë Dibra. U formua edhe Komiteti Qendror i Lidhjes i përbërë nga tri komisione: komisioni i punëve të jashtme me përgjegjës Abdyl Frashërin, komisioni i punëve të brendshme i drejtuar nga Haxhi Shabani dhe komisioni i të ardhurave financiare i drejtuar nga SuljemanVokshi.
Aktet e para të Kuvendit të Përgjithshëm ishin: një peticion për çështjen shqiptare, dërguar Kongresit të Berlinit, dhe një peticion, dërguar Portës së Lartë , Kararnameja (Akti i vendimeve-kanuni) dhe Talimati (Urdhëresa).
Kararnameja (Akti themelor) kishte gjashtëmbëdhjetë pikë, me të cilin mund thuhej se sanksionohej formimi i Lidhjes si organizatë politike (pika 16) dhe përcaktonte detyrat e saj më të ngutshme. Në pikën 1 theksohej karakteri mbrojtës, ndaj çdo qeverie, përveç asaj të Portës së Lartë, të veprojë aktivisht me të gjitha mjetet për të mbrojtur integritetin e vendit.
Në nenin 4 kur thuhet se “me ligjet e lara të sheriatit, ne do të mbrojmë jetën, pasurinë dhe nderin e shokëve besnikë të besimit jomysliman, ashtu si për vete”, bën të ditur për ruajtjen e karakterit islamik, gjë që si formulim në ato rrethana ishte edhe i pashmangshëm.
Në të vërtetë, frymën kombëtare nga e cila ishte e privuar më 10 qershor ditën e hapjes së Kuvendit dhe veçmas nga kërkesat për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një, që ishte një formë e autonomisë, me të cilën sigurohej mbrojta e vendit nga copëtimet e mëtutjeshme që kërcënonin nga të gjitha anët, Lidhja filloi ta animojë qysh në Kuvendin e Përgjithshëm, në Prizren, më 1 korrik 1878.
E kompletuar me 96 delegatë nga Kosova dhe me delegatët nga Shkodra (26 sish) dhe Vilajeti i Janinës (me 20), pas një diskutimi të gjerë, Kuvendi miratoi një Rezolutë ose Kanun të ri për Lidhjen e Prizrenit, me të cilin u bënë hapat e rëndësishëm në përpunimin e mëtejshëm të programit të Lidhjes. Sepse, Kanuni i ri, e shpalli botërisht organizatën e themeluar në Prizren si Lidhje Shqiptare dhe organin i saj qendror e quajti Komiteti Kombëtar.
Statuti i ri ishte pastruar nga ndonjë formulim me karakter fetar islamik dhe nga ideja e besnikërisë ndaj Perandorisë Osmane, që kishte pasur vend në Kararname. Në tekstin e Kanunit thuhej shprehimisht se Lidhja do të luftonte për të drejtat kombëtare shqiptare dhe se veprimtarinë e saj do ta shtrinte vetëm në trojet shqiptare. Ajo i jepte të drejtë Komitetit Kombëtar të formonte nën-komitete të Lidhjes në qendrat e sanxhaqeve të Shqipërisë, të organizonte një ushtri të armatosur për të mbrojtur trojet shqiptare, të shpallte mobilizimin ushtarak të të gjithë burrave të aftë për armë, të vilte, për nevojat e veta buxhetore, një sërë taksash të ndryshme dhe të jepte dënime penale kundër dezertorëve nga Lidhja Shqiptare, me çka mund të thuhet se Lidhja kishte krijuar rrethanat për marrjen mbi vete funksionet e një qeverie.
Kanuni i miratuar më 2 korrik 1878, shënon një fitore të rëndësishme të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në gjirin e Lidhjes së Prizrenit. Në të vërtetë, me këto të drejta, që u sanksionuan në kanunin e 2 korrikut 1878, Lidhja Shqiptare e Prizrenit fitoi bazën ligjore për të ngritur shkallë-shkallë një shtet autonom shqiptar brenda shtetit perandorak osman.
___
(Shkëputje nga libri “Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878”, botoi “Faik Konica” – Prishtinë dhe “Jalifa Publishing” – Houston, 2012).