Kreu Blog Faqe 897

Gazeta amerikane (1937) / “Familja ime mund të mos më falë kurrë që kam shkruar për ta në një libër…” — Intervista me Nexhmie Zaimin, autoren e librit “Daughter of the Eagle”

Burimi : Wisconsin Rapids Daily Tribune, e shtunë, 13 nëntor 1937, faqe n°7

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 15 Janar 2024

 “Wisconsin Rapids Daily Tribune” ka botuar, të shtunën e 13 nëntorit 1937, në faqen n°7, intervistën ekskluzive me Nexhmie Zaimin, autoren shqiptare të librit “Daughter of the Eagle”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Nuk do të martohen me mbretin Zog

Vajzat amerikane të kolegjit hanë gjërat më të mira në botë. Ky është mendimi i Nexhmie Zaimit, një grua e re shqiptare që sfidoi traditat myslimane të familjes së saj dhe erdhi e vetme në Shtetet e Bashkuara për të studiuar në Kolegjin Wellesley në Boston. “Por unë mendoj se burrat e Harvardit janë shumë mëndjemëdhenj dhe kërcimtarë shumë të këqij dhe nuk më pëlqen të shoh burra të ulur në prehër të grave në metrotë e Nju Jorkut,” shton ajo. 

Zonjusha Zaimi, përveçse është e vetmja vajzë shqiptare që erdhi e vetme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shkruar një libër të quajtur “Vajza e shqiponjës — Daughter of the Eagle”, ku jep një pamje prekëse të jetës së saj familjare. 

“Vëllai im u ofendua shumë sepse unë përshkrova lidhjen e tij të parë të dashurisë dhe motra ime u zemërua shumë për përshkrimin tim për martesën e saj. Ne shqiptarët kemi tradita të forta për privatësinë e jetës familjare. Familja ime mund të mos më falë kurrë që kam shkruar për ta në një libër që do të lexohet nga të huajt”, pranon ajo. 

A i pëlqejnë asaj sjelljet e amerikanëve ? “Oh. Po, — nxiton të përgjigjet ajo, — por do të doja që çdo amerikan që takoj të mos më pyeste nëse kam ndërmend të martohem me mbretin Zog. Nuk dua. Unë i përkas partisë politike opozitare. Kam ndërmend të kthehem në Shqipëri dhe të bëj diçka për arsimin për bashkatdhetaret e mia. Arsimi është shumë i nevojshëm për gratë e vendit tim. 

“Po, unë jam ende një myslimane, pavarësisht arsimimit tim modern. Nuk e kuptoj pse një studente e krishterë ose myslimane duhet të humbasë ndihmën e zjarrtë të fesë vetëm sepse ajo merr një diplomë në një universitet. Oh, po, e di që kjo deklaratë ju befason. Por unë jam ende një anëtare e besimit mysliman dhe ndihem shumë e sigurt se do të mbetem gjithmonë e tillë. Ndoshta të gjitha ceremonitë e jashtme nuk më interesojnë aq shumë sa më parë, por realiteti i thellë i fesë sime është ende një pjesë e jetës sime.” 

22-vjeçarja bukuroshe shqiptare, me një libër dhe një udhëtim të pazakontë mbi oqean në llogari të saj, nuk është kurrë fare e vetme. 

“Bashkatdhetarët e mi këtu në Shtetet e Bashkuara më vëzhgojnë nga afër. Sa herë që shkoj në një kërcim (vallëzim), ha darkë me një djalë të ri, blej një fustan të ri, më sheh ndonjë shqiptar dhe shkruan për këtë drejt Shqipërisë.

_____

Promovim i libri “MONOLOG në Oden e Llapit te rilindësit të ri nga Shkupi, Zekerija Idrizi

0

Nga: Luan Dibrani

Aty ku Oda e Llapit i ka tubuar figurat dhe heronjtë ma te çmuar te kombit tonë mbrëmë këtë ambient e shoqëroj edhe shkrimtari i madh Zekerija Idrizin ne një takimi promovimi te librit të tij te radhës “Monolog. Organizatore te këtij promovimi ishte Lëvizja gjithë shqiptare “Feja e shqiptarit është Shqiptaria “dega në Besianë, ne kitë Odë me stafin e saj në krye me z.Nebih Balajn nikoqir qe iu uruan mirëseardhje te pranishmeve.

Pamje nga aktiviteti i Lëvizjes “Shqiptaria” në promovimin e Librit Monolog te Zekria Idrizit

I devotshmi i kryeqendrës dardane(Shkupit)Zekirja Idrizi ia mësyu Llapit për ti nderuar heronjtë e kësaj ane si Shaban Shalën, Adem Demaçin, Afrim Zhitin , Fahri Fazliun , Ali Ajetin, Hasan Ramadanin, Besim Latifin, Skender Munollin, Shefki Latifin, Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahu dhe figurën e Sknederbeut Nene Terezës dhe te pranishmit tjerë qe kishin ardhur enkas për promovimin e librit te tij te radhës “Monolog”. Erdhi këtu i preku me dore u çmall me ta duke theksuar se tani e tutje do te jam ushtar i kësaj kauze luftëtaresh e heronjsh për ta ndërtuar te ardhmen e atdheut tonë te shtrenjte… Rrugëtimi i gjatë qe bëri këto dite teologu Zekerija Idrizi prej Berlini në Shkup e për te vazhdua pastaj për ne Prishtine e në fund ne Besiane ,ku përfundimisht kishte zgjedhe bash “Oden e Llapit “për ta promovua librin e tije teëfundit “Monolog”, ngjante ne rrugëtimin qe beri Ismail Qemali me Isa Boletinin e me Luigj Gurakuqin qendrave të Evropës e deri ne Vlore. Ngjante ne vizitat qe bënte Hasan Prishtina nëpër odat anembanë Kosovës ,për te organizua kryengritjet kundër perandorisë Osmane.

Takimi ngjau në “lidhjen e Prizrenit” e në “Kuvendin e Lezhës”, ku në oden e bukur muze dhe madhështore, në një atmosfere te pa përshkueshme e me mysafirë nga çdo treve u bë promovimi i këtij libri me një vlere te jashtë zakonshme me te cilën autori i dha shpirt dhe energji iniciativës mbare kombëtare “Fe e shqiptarit është shqiptaria”.

PROMOVIMI I LIBRIT “MONOLOG” NË LLAP

Për ta nderuar shkrimtarin Zekria Idrizin kryefjalën e pati botuesi Mr. Fatmir Halimi, pastaj moderatori Prof. Abdullah Blakçori, Recensenti Prof. Islam Gegaj, veprimtari i madh i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik Pajazit Jashari, Dr. Nijazi Gashi kryetar i Lëvizjes gjithë popullorë “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria” si dhe veprimtari nga Lidhja e shkrimtareve shqiptarë në Gjermani dhe gazetar ish i burgosur politik Asllan Dibrani, shkrimtari Fadil H. Curri, i cili i dhuroi një mirënjohje nga Shkolla e Mazgitit. Po ashtu folën edhe veprimtarja e shkrimtarja. zonja Hanumshaje Ilazi, poetja dhe ish-e burgosura znj. Shukrije Gashi dhe Sadik Krasniqi ,folën se cili ne këndvështrimin e vet duke nderuar ,çmuar zotin Zekirja Idrizin dhe Lëvizjen “Feja e Shqiptarit është shqiptaria” .


Pamje e diskutuesve ne Oden e Llapit anëtar te Lëvizjes Feja e shqiptarit është Shqiptaria

Konakun e zbukuroj edhe intelektuali i zonës se Hasit zotëri Sheh Bedri Osmanollaj qe i përshëndeti të pranishmit e veçanërisht shkrimtarin Zekirja Idrizin dhe Lëvizjen, gjë qe e lartësoi shumë lart duke e quajtur Revolucion i shpëtimit të kombit nga barbaria islame me aktivitete politike ne vitet e fundit shume distrikteve dhe antikombëtare.

-Në këtë mbrëmje të bukur letrare prezantuan edhe një numër i konsiderueshëm shumë kolonelë, komandantë dhe ish-ushtarë të UÇK-së. Mes tyre edhe ish-të burgosur politikë dhe veprimtarë të mëdhenjtë të çështjes kombëtare.

Pamje e diskutuesve ne Oden e Llapit anëtar te Lëvizjes Feja e shqiptarit është Shqiptaria 

Ishte nder privilegj dhe kënaqësi e qasëtit ta dëgjosh një Rilindës si Zekerija Idrizin, por edhe të kontribuosh në Lëvizjen Revolucionare gjithë shqiptare rreth Flamurit tonë kombëtar, rreth kryezotit tonë Gjergj Kastriotit SKENDERBEUT, rreth Shën Nenë Terezës, kundër asimilimit, tjetërsimit të shqiptarëve në emër të dogmave antishqiptare, qe kane arritur në 20 vjetet e fundit nga qarqet sllavo-araba-greko dhe turke përmes qëllimeve me moton islamizimin e trojeve shqiptare duke mohuar çdo gjë shqiptare.
Zoti din SHQIP dhe ne do ti lutemi vetëm SHQIP
Te gjithë folësit në kuadrin e Lëvizjes gjithë popullorë “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria” u zotuan se lutjet tona do ti bëjmë vetëm shqip, pasi vete na e ka dhuruar këtë gjuhë te bukur shqipe, prandaj deklaruan se “Pasi Zoti ynë din SHQIP dhe ne do ti lutemi vetëm SHQIP” prandaj për këtë vend gjuhet dhe kulturat e huaja janë te vdekura, si ato sllave ashtu edhe ato arabe-turke qe nuk e lidhin vendin tonë me as një element.
Roli i librit te Zekria Idrizit mbi pasqyriminne real te fesë islame në trojet shqiptare
Libri „Monolog mbi monopolin religjioz” i autorit Zekerija Idrizi është vepra e gjashtëmbëdhjetë që mbërthen koncepte të gjëra gjithëpërfshirëse mbi religjionin dhe besëtytnitë e mbarështuara si sprovë shkoqitjesh pikëpamjesh në sensin sqarues-ndriçues mbi dogmatizmin dhe pasojat e saj ne trevat tona.
Zekerija Idrizi është teolog dhe e filozof i një diapazoni të gjerë me zbërthimin e teorive fetare .
Duke qenë klerik i fesë islame , ai është dhe njohës i thellë i doktrinave i të gjitha feve .
Duke qenë se është i formuar kombëtaresh, Zekerija Idrizi ka hyrë në botën shpirtërore të ideologjisë shqiptare dhe punon me mish e shpirt dhe pareshtur në funksion të idesë së Neoshqiptarizmës, duke i shpallur luftë ideologjizimeve të kota që shpijnë në degjenerim e humnerën me ndikime konceptesh neo-otomaniste të erdoganizmit e davudoglluizmit, të mbështjellura me ambalazhime të dokrinave muslimaniste arabo-aziatike me bazë koranikë si tipologji arkaike të dogmatizmit stereotipik.
Qarqe ekstremiste islamike kanë vepruar dendur në vetëdijen dhe sjelljen e etnikumit tonë, ndaj duhet demoluar një orë e më parë këto ideologji më skajshmërisht të dëmshme që janë ngulitur kronologjikisht në vetëdijen e shqiptarëve ndër shekuj dhe, kjo bëhet duke u hedhur në luftë të pa kompromis me përhapësit e këtyre ideologjizimeve që veprojnë si gjarpërinj nen rrënjëzat shkëmbore.
-Teologu atdhedashës Zekerija Idrizi, ka hyrë në këtë betejë bashkë me bashkëvendësin e tij Tim Shkupin (Musa Lamallarin) dhe ca të tjerë p që mund të numërohen në gishtërinjtë si reformistë e neoprogresistë.
Vepra është amalgamë përsiatjesh e meditimesh që autori mëton t’i pasqyrojë si doktrinë neo-teologjike në shërbim të shqiptarizmi të mbrojtura në mbar vështrime konceptuale shpjeguese në kapituj të ndryshëm që zbërthejnë tipologjinë orientuese doktrinarash: Feja e shqiptarëve, është Shqiptaria, duke demoluar ideologjitë e errëta mesjetare nëpërmjet shpjegimeve të thelluara si njohës i mirëfilltë i teologjisë e filozofisë dhe teozofisë.

Zekeria Idrizi me Pajazit Jasharin etj.

Teolog Zekerija Idrizi, iu ka hyrë shpjegimeve fetare myslimanë me rrënjë, për të nxjerrë në pah llumin e dogmatizmit të fesë islame që ka ndikuar në jetën e përditshme dhe në bindjet e ngulitura hipnotizuese deri në palcën tonë kurrizore të shqiptarëve me orientim dogmatiko-konservativo-regresist.
Tashmë edhe një qytetar i thjesht i kupton , se literatura e shkrimtarit ,teologut, filozofit dhe dijetarit zotit Zekria Idrizit është zëdhënës i së vërtetës së shtrembëruar të fesë islamike dhe duke qenë një misionar i dritës së të vërtetës religjioze e pasues i denjë i rilindësve tanë të ndritur që kombin e vënin në plan të parë dhe i shërbenin me të tëra energjitë çështjes kombëtare në zgjimin e ndërgjegjes sonë.


Dalëngadalë kolosit e dijes dhe truri i kombit do të rreshtohet në Lëvizjen e madhe gjithëkombëtare që të luftojmë qarqet islamike politike me qellim qe kanë tjetërsimin tonë me mos ekzistence .
Prandaj propaganda e këtyre rrymave së të vdekurit e kësaj ane të Llapit dhe të Lëvizjes do të mbesin mbi dhe, po del e kundërta .Kjo lëvizje me dhjetëra veta i ka varrosur tamam shqip të pastër. Kufomat te mbështjellura me flamurin kuq e zi ne vend të atij arab e turk qe po i zbatojnë këto rryma në krye me Naim Ternaven dhe Shefqet Krasniqin . I fundit qe u varros ishte i ndjeri mësuesi .,patrioti dhe njeriu i vlerave kombëtare i madhi Fazli Maloku qe la amanet qe hoxhallarët mos te jen pjesëmarrës në varrimin e tij edhe ashtu u be hoxhallarët u bojkotuan .

Lëvizja gjithë shqiptare “Feja e shqiptarit është Shqiptaria “u regjistruar si Lëvizjeje gjithë popullorë . Zyrën qendrore e kësaj lëvizje është në Hotelin Grand në Prishtine. Së shpejti do të jete ne bashkëpunim me të gjitha institucionet e shtetit duk e filluar me Qeverinë, Parlamentin dhe Universitetet etj . Programin dhe platformën e kësaj lëvizje e elaboroj Dr Nijazi Gashi kryetar i Lëvizjes qe mbajti edhe fjalën përshëndetëse. Te gjitha institucionet do të përballen së shpejti me Lëvizjen qe synim kanë kombin , atdheun, gjuhen dhe kulturën tonë shqiptare dhe do kërkohet qe te gjitha institucionet të spastrohen nga këto elemente të huaja qe vjedhurazi janë fut ne mesin e shumë organizmave tona shqiptare.

Isa Boletini, Heroi i Kombit Shqiptar me prejardhje nga Isniqi

Nga: Flori Bruqi

Lindi në fshatin Boletin, Mitrovicë. Ai pati një nam të madh për guximin dhe arritjet

Mbiemri origjinal i familjes Boletini, është Maksutaj, nga fisi shaljanë, të vendosur në fshatin Isniq të Deçanit. Më vonë migruan drejt fshatit Boletin, prej nga morën edhe mbiemrin. Bëmat e tij u bënë legjenda, dhe arratisjet e tij nga turqit e serbët përralla.
 
Në moshën 17 vjeçare mori pjesë si luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në betejën e Slivovës (22 prill 1881) kundër forcave osmane.
 
Përkrahu Haxhi Zekën dhe atdhetarët e tjerë në themelimin e Lidhjes Shqiptare të Pejës (1899-1900) dhe në qëndresën e saj kundër sunduesve osmanë dhe qarqeve shoviniste fqinjë. Ai mori pjesë në atë kuvend në krye të delegatëve të Mitrovicës ku u mori përsipër që vendimet e Kuvendit do t’i zbatonte me përpikmëri. Por armiqtë shekullor të Shqipërisë si gjithmonë, sa e panë se shqiptarët filluan të organizohen, gjetën një kalë troje që e futën në mes për të perçarë shqiptarët. Pikërisht kur Lidhja e Pejës po merrte po atë shtrirje e atë karakter Kombëtar si të Lidhjes së Prizrenit, me dorën tradhtare të shqiptarit Mahmut Zajmi të shitur te osmanlia e te Serbia, më 1901 e vrau kryetarin e Lidhjes së Pejës, të madhin Haxhi Zeka. Betejën e parë me ushtrinë osmane Isa Boletini e ka bërë në vitin 1895.
 
Valiu i Kosovës Hafiz Pasha i dha urdhër majorit Mehmet Efendiut që ta sulmonte në befasi Isa Boletinin ditën e Bajramit. Por Isai ishte mësuar me pabesitë e osmanlijve dhe rrinte gjithmonë në pritje për çdo të papritur. Në atë kohë majori turk në krye të një taborri ushtarësh u nis për Boletin. Ndërkohë Isai i kishte zënë pusi atje ku ai nuk e priste dhe jo vetëm që e shpartalloi ushtrinë osmane po vrau shumë prej tyre dhe vetë majorin që e la kokën në luftë. Ndërsa Isai me forcat e tij i shkoi në fshatin Banjë dhe i çoi fjalë Veliut: “Shnosh e mirë arrita në Banjë, ndërsa majorin Mehmet Efendiun e lash në Boletin.
 
Po të doni urdhnoni edhe ju se po ju pres si majorin”. Kjo fitore u përhap si rrufe në tërë Kosovën dhe autoriteti i Isait urrit shumë sidomos në Kosovën Veriore. Në atë kohë Kulla e Boletinëve u bë një vend peligrinazhi ku shkonin shumë vizitor jo vetëm shqiptar, po edhe gazetarë e korrespondent të huaj gjë e cila i ra në sy qeverisë osmane. Mbështeti rilindësit shqiptarë, veçanërisht për shkollat, madje ndërtoi shkollën e parë në gjuhën shqipe për Boletinin e Shalës.
 
Në vitin 1902 u hap lajmi në të gjithë Kosovën se së shpejti në Mitrovicë Rusia do të hapte një konsullatë. Qëllimi i saj ishte për t’i shkuar në ndihmë Serbisë. Në atë kohë Isa Boletini, sa e mësoi atë lajm, i çoi fjalë Valiut duke i thënë se ai nuk do ta lejonte që të hapej konsullatë ruse në Mitrovicë. “Na nuk do të lejojmë kurrë që të vijë kangjalloz të Miskokit në Mitrovicë”, i tha Isa atij. Ky ultimatum e shqetësoi shumë qeverië osmane sepse ajo e kishte pranuar me protokoll qeveritar hapjen e konsullatës dhe ajo vendosi që me çdo kusht ta largonte nga Kosova Isa Boletinin. Por ajo e kishte shumë të vështirë ta bënte atë veprim se me Isain nuk ishte më vetëm Shala, por Mitrovica me Vushtëri e Llap. E ndodhur para këtij fakti, ajo vendosi që ta bindë me të mirë Isa Boletinin.
Mbas shumë përpjekjesh ajo ia arriti qëllimit që ta bind Isain që ai të shkonte në Stamboll, por Isai iu vuri këto kushte:
1) Konsullit rus t’i ndalohej ardhja në Mitrovicë
2) Të lihem i armatosun e me shokë
3) Të banojë vetëm në Stamboll
Mirëpo në pikën e parë qeveria e tradhtoi, sepse konsulli rus shkoi në Mitrovicë. Por populli që ishte lidhur me besë se nuk do ta lejonte të hapej konsullata ruse në Mitrovicë, u çua në këmbë dhe filoi luftën.
 
Në atë kohë Konsulli rus që ishte artilier, doli vetë të komandonte topçijt kundra shqiptarëve. Një rezervist shqiptar në ushtrinë osmane pyeti:
 
“Po kush asht ai që po komandon topçijt? Dhe kur i thonë se ishte kangjalozi rus, ai menjëherë ia ktheu pushkën dhe e vrau.
 
Në Stamboll Isai mbajti një qëndrim të papërfillshëm ndaj pashallarëve e qeveritarëve dhe shtëpia e tij ishte kthyer në një vend strehimi për patriotët dhe shtëpi bamirësie për hallexhinjtë që shkonin nga Kosova.
 
Nga Stambolli Isa Boletini u lirua të kthehej në Kosovë pas katër vitesh, më 1906 kur Rusia u mund në luftë nga Japonia se përndryshe s’kishte për t’u liruar kurrë. Kur ia komunikuan lrimin ai tha:
 
“Ma çoi Zoti Zhapanin (Japonezin) në ndihmë e ia theu kryet Muskovit (Rusisë) e mue m’u dha mundësia të kthehem në Kosovë”.
 
Sulltani i dha titullin Bej, (pasha) e çifliqe në Stamboll, vetëm të rrinte atje, por ai iu përgjigj: “Ma i mirë asht Boletini, se Stambolli”. Mbas kthimit në Kosovë Isai priti e përcolli miq e dashamirë dhe merrte informata nga ata që e vizitonin se si i kishin punët me qeverinë në vendet e tyre. Me këtë ai ia blente mendjen seicilit e duke pa se pothuaj të gjithë ishin të pakënaqur e të gatshëm për veprim, ai me shaka u thoshte: “Po sikur të fillonim ndonjë kryengritje për të fituar të drejtat tona, a jini të gatshëm të baheni fidakqor? (flijuar)”, dhe të gjithë iu përgjigjën se ishin gati. Më 1901-1902, Boletini u caktua si koka e “Rojeve shqiptare” të Sulltan Abdul Hamid II (1876-1909) në Stamboll, ku kaloi 4 vitet e ardhshme. Ai qëndroi në këtë pozitë deri më 1908, kur në nëntor ai i dhá përkrahjen Revolucionit Xhonturk. Ishte një nga organizatorët e Kuvendit të Ferizajt (1908) që luajti rol të rëndësishëm në shpalljen e Kushtetutës. Iu kundërvu politikës reaksionare e antishqiptare të xhonturqëve.
 
Kur Xhavid Pasha dërgoi 7,000 burra me në krye Dervish pashën drejt Shqipërisë që të nënshtronte Kosovën, Isa Boletini me një grusht burrash shtjelluan një mbrojtje të guximshme. Gjatë dëbimit trupat osmane dogjën kullën e familjes së tij në shenjë hakmarrje.
 

Armiqësia ndaj serbëve nisi po më 1908, kur Isa me njerëzit e vet çarmatos bandat serbe të komanduara nga konsulli rus i asaj kohe, të furnizuara me armë po nga Rusia. Në 1909 Boletini udhëhiqte betejat nga Prishtina në Prizren e më tej edhe më gjërë, Burri i Kosovës luajti rolin qendror si kryetar i kryengritjes të përgjithshme në pranverë të 1910 kur udhëhoqi luftëtarët në betejat e zhvilluara me ushtrinë turke në zonat Shtimlje-Carralevë më 1910 ku turqit thyhen keqas e më pas ndërton edhe njëherë shkollën shqipe dhe kullën që edhe sot qëndrojnë, e më tej kundër ndërhyrjeve të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë e Austro-Hungarisë (kjo e fundit u përball me aneksimin e synyar të Sanxhakut) në Shqipëri.

U dallua si udhëheqës e organizator i kryengritjeve të mëdha popullore antiosmane të viteve 1910-1912. Mbështeti kryengritjen antiosmane të v. 1911, udhëhoqi forcat kryengritëse në zonën Drenicë-Mitrovicë dhe Podujevë-Prishtinë më 1912.
 
Gjatë Luftës Ballkanike në tetor 1912, u vu në krye të çetave të armatosura vullnetare për mbrojtjen e trojeve shqiptare kundër pushtuesve serbë.
 
Në këtë periudhë emri i tij u lakua e komentua shumë në shtypin e kohës i lidhur me betejat e Cernalevës, Kaçanikut, Shkupit dhe të Kalasë së Mitrovicës, ku gjeti vdekjen edhe konsulli rus që ndihmonte serbët në operacionet kundër shqiptarëve.
 
Në ditët e pavarësisë, në krye të përfaqësuesve të Kosovës, u ndodh përkrah Ismail Qemalit në Vlorë dhe mori pjesë aktive në organizimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e Qeverisë së Përkohshme të Vlorës,- ku tregohet se Ismail Qemali i ofroi një post ministri, e Isa ìa ktheu :
“Jo Ismail, se duhen njerëz të shkolluar”, dhe i rekomandoi M. Derallen.
 
Këtu ngarkohet dhe krijon Gardën e parë të Ushtrisë shqiptare duke vendosur rregull në disa zona të jugut e duke mbrojtur zonat e bregdetit nga forcat greke.
 
Më 1913, si anëtar i delegacionit shqiptar e përfaqsues i Ushtrisë Shqiptare, së bashku me Ismail Qemalin shkoi në Londër, ku protestoi me forcë kundër vendimit të Fuqive të Mëdha për copëtimin e Shqipërisë. Historiani Edwin Jacques tregon një anekdotë që trajton sa vijon: “Sa hyri në godinën e Ministrisë së jashtme britanike që të mbronte çështjen e kombit të tij, polici i sigurisë i kërkoj të hiqte revolen nga brezi dhe t’a linte në vendin e posaçëm ngaqë duhet të hynte i paarmatosur.
 
Ai e dorzoi pa u ankuar. Gjatë takimit, ministri i jashtëm, Sir Edward Grey, e shoqëroi Boletinin drejt vendit për të rimarrë revolen e tij.
 
Ku ministri qeshi, ‘Gjeneral, gazetat mund të shkruajnë nesër se Isa Boletini, që as Mahmut Shefqet Pasha s’mund t’a çarmatoste, sapo u çarmatos në Londër.’ Boletini ia ktheu me një përqeshje të butë, ‘Jo, jo, as në Londër!,’ dhe nxori nga prapa një revole të dytë.”
Shqiptarët që shkuan në Londër lanë përshtypje të mira (edhe pse në rrezerva i vetmi që përballonte nivelin e homologëve ishte Luigj Gurakuqi,- sipas At Gjergj Fishtës).
 
Në një rast kur Aubrey Herbert si kryetar i komitetit bashkë me Tonin Prekên shërbyen si përkthyes mes Isa Boletinit e z. Lloyd George ku u tha sa vijon,
“Thuaji atij,” tha Isa, “që unë jam malësor, ashtu si është ai, dhe që unë e di që zemra e tij është e sjellshme karshi atyre që vuajnë.”
 
E tha me shumë shprehi, ”E thuaji që kur të vij pranvera, do të plehërojmë Fushë Kosovën me eshtrat e serbëve, sepse ne Shqipëtarët kemi vuajtur shumë për të harruar.”
Në takimet e shpeshta Gjenerali me qeleshe të bardhë la një mbresë të fortë të zakoneve shqiptare, ku askush nuk mund ta shihte pa e admiruar atë.
 
Ai zuri shumë miq, që i treguan lavdinë e Londrës. “Por prapë,” ai i thoshte mikut të tij Aubrey Herbert, “madhështore siç është, e të sjellshëm siç jeni ju Anglezët, Unë nuk do ta ndërroja këtë me shkëmbijtë dhe lumejt e mi.” Ai u kthye në Shqipëri, ku trupat e tij mbrojtën Princ Wilhelm zu Wied deri në nisjen e tij nga Shqipëria, dhe me mbështetjen e kolonelit holandez Thomson, krijon xhandarmërinë e parë shqiptare. Më vonë Isa Boletini kaloi përsëri në Kosovë, ku organizoi qëndresën popullore kundër pushtuesve të rinj serbo-malazezë.
 
Duke e kaluar jetën në luftë e përpjekje dhe me urtësinë e tij, fitoi autoritet të madh si udhëheqës popullor.
 
Isa Boletini e lidhi jetën e tij e të familjes me fatin e atdheut, dashurinë e besnikërinë ndaj të cilit e shprehu me fjalët “Unë kam ngrit krye për hakin e Shqipnis.
 
Nuk lypi shpërblime për vete. Unë jam mirë kur asht mirë Shqypnia!” kur Ibrahim Pasha u kërkoj shaljanëve me Isën në krye të mos niseshin për në Shkup e u premtoi poste.
 
Më 1916 gjendet në Shkodër për të organizuar mbrojtjen nga malazezët. Më 23 janar 1916 u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në Podgoricë, së bashku me të bijtë Halilin dhe Zahidin, nipërit Jonuzin dhe Halitin dhe tre luftëtarë të tjerë.
Bëhet fjalë mbase për një sekuencë, së cilës fare pak i afrohen versione të ngjashme të historisë botërore, qofshin të hiperbolizuara nga fantazistë.
 
Ja skena e papërsëritshme: “I futur në kurth, Isa Boletini qëllohet nga të gjitha anët me plumba, por nuk bie teksa arrin të qëllojë deri në fund mbi ekzekutorët e vet.
 
I bërë sallatë nga predhat, ai nuk shtrihet, nuk nxjerr zë, nuk dridhet, nuk bën asnjë hap pas, si të ishte prej shkëmbi.
 
Dikur plagët e rrëzojnë në gjunjë, por sërish ai arrin të mbajë armën në duar duke qëlluar… Dhe në momentin që dora e djathtë i copëtohet, e kalon revolen në të majtën…”.
 
Prologu i vrasjes
 
Vrasësit e njeriut më të fortë në krah të Ismail Qemalit, njeriut që shpalli Shqipërinë të pavarur, ishin xhandarët malazezë të urdhëruar nga qeveria e këtij vendi, kurse ata që e prenë në besë ishin disa diplomatë francezë.
 
Ishte janar i vitit 1916, pikërisht koha kur trupat austriake pushtonin Malin e Zi, pothuaj pa hasur në asnjë rezistencë.
 
Porse qeveritarët e Malit të Zi, pa u turpëruar nga ky pushtim, pa u turpëruar prej faktit se nuk rezistuan deri në fund, u kujdesën gjithsesi të hiqnin qafe armikun e hershëm, shqiptarin e tmerrshëm, Isa Boletinin, të cilin e mbanin prej disa kohësh të izoluar.
 
Sipas rrëfimeve të një të afërmi të Isa Boletinit, të pasqyruara në librin e Skënder Luarasit “Isa Boletini”, botim i vitit 1971, kthesa përfundimtare e jetës së shqiptarit të madh nis me përfshirjen e Kosovës nën Jugosllavinë, sipas vendimeve të fuqive më të mëdha të Evropës në takimin e Londrës më 1913.
 
Në vitin 1915, malazezët pushtojnë Shkodrën dhe legjendës së rezistencës për bashkim kombëtar i mbetet të kërkojë ndihmën e ndërkombëtarëve.
 
Francezët afrohen dhe konsulli i tyre në Shkodër, Bikok, i thotë Isa Boletinit dhe njerëzve të tij që të shkojnë në Ambasadën Franceze në Cetinë, asokohe kryeqytet i Malit të Zi, nga ku do të merrnin vizë për të shkuar në ndonjë vend neutral.
 
Pikërisht këtu nis edhe plani për ekzekutimin e shqiptarit të madh. Njerëz të Boletinit kishin vënë re një lidhje të çuditshme të diplomatëve francezë me ata malazezë në Shkodër, por kjo do u vinte në mendje më pas.
 
Gjithësesi Isa Boletini dhe shpura e tij mbërrijnë në Cetinë dhe më tej bëjnë një vizitë në ambasadën franceze, ku u tregohet një telegram i paraqitur si urdhër i ministrit të Jashtëm francez për t’i nxjerrë në një vend neutral.
 
Ndërkohë, anglezët, më bujarë, e ftojnë Boletinin ta marrin nën mbrojtje, por nisur nga ligjet e maleve, ai preferon “mikun që i hapi derën i pari”.
 
Pak orë më pas, në mëngjes, Isa Boletini sheh se shtëpia ku bujte ishte rrethuar me xhandarë malazezë. Shqiptarët merren dhe dërgohen në Nikshiq, duke u mbajtur gjatë gjithë kohës nën survejim.
Ekzekutimi
Thyerja e frontit malazez nga austriakët në të njëjtën periudhë kohe dënon me vdekje përfundimisht Isa Boletinin. Ushtarët malazezë e shoqërojnë atë bashkë me njerëzit më të afërt në Danilograd dhe më pas në Podgoricë.
 
Më 23 janar 1916, në ditën kur malazezët po u dorëzonin kryeqytetin pa luftë austriakëve, duket urdhri për vrasjen e Boletinit dhe njerëzve të tij nuk mund të shtyhej më tej. Ekzekutimi i besohet një njësie ushtarake që kishte për qëllim mbajtjen e rregullit në qytet, deri në dorëzimin e tij trupave austriake.
 
Ja rrëfimi i Tafilit, nipit të Isa Boletinit, që i mbijetoi ngjarjes, sipas librit të Skënder Luarasit: “Nja 80 xhandarë kishin zënë pritë në të dyja anët e urës së Ribnicës, karshi prefekturës, afër kishës katolike.
 
Unë me dy vëllezërit, sipas lajmërimit të kasnecit, po ktheheshim për në shtëpi, te axha (Isa), patrulla në krye të urës, që po priste ardhjen e axhës, na ndali.
 
Kur oficeri urdhëron ndalimin, xhandarët me pushkët gati të qëllojnë pyesin:
 
Kush asht Isa Boletini?! Por oficeri ndërhyn duke u thënë: Mos shtini, nuk është asnjë nga këta!”. Por që tre vëllezërit nuk kanë mundësi të lajmërojnë Boletinin për vendimin e malazezëve, pasi me përdhunë, nën kërcënimin e armëve mbyllen në një shtëpi dhe mbahen të bllokuar.
 
Në këtë kohë Isa Boletini, vet i tetë, kishte hedhur hapat e parë në dërrasat e urës së Ribnicës pa e dalluar se edhe nga pas krahëve xhandarët e mbyllën udhën që të mos kishte asnjë mundësi daljeje.
 
“Një oficer komandues u kërkon shqiptarëve të dorëzojnë armët, por Isa Boletini kundërshton: Jo besa! S’ja kam dorëzue, as Krajlit, as Mbretit.
 
Dhe nxjerr armën. I pari që shtie ishte njëfarë Pero Buriqi nga Vasoviçi.
 
Menjëherë flakë për flakë përgjigjet edhe Isa Boletini dhe të tijtë me nga dy revolverë në duar.
 
Brenda disa minutave, të rrethuar nga të gjitha anët nga dhjetëra xhandarë, vriten të gjithë, Isa Boletini dhe dy të bijtë, Halili dhe Zahidi, që ishte student në Vjenë, dy nipërit, Jonuzi dhe Halili, Hajdar Selim Radisheva, kunati i Isait, djali i vëllait të Hajdarit, Idriz Bilimi dhe Misin Bala nga Isniqi.
 
Nga ana tjetër mbetën të vrarë tetë xhandarë dhe plagosen dyfishi.
 
Shfaqja u sodit nga disa ministra malazezë të strehuar në prefekturën e qytetit”, rrëfen i mbijetuari.
Sipas Millovan Gjillasit….
 
Nuk ka ndodhur shpesh që sllavët të shkruajnë me respekt për shqiptarët, aq më pak ata të jugut.
 
Por duket madhështia e Isa Boletinit i ka kaluar caqet. Millovan Gjillas, shkrimtari i njohur disident, në veprën e tij “Toka pa Drejtësi”, botuar në versionin anglisht në Nju Jork, në vitin 1958, shkruan me respekt për shqiptarin në këtë vepër të tijën, që shumë e kanë krahasuar të barasvlershme me “Donin e Qetë” të Shollohovit. Ja si e sjell ai momentin e vrasjes së Boletinit:
 
“Beteja e Isës me ushtarët e tij vullnetarë nuk kishte vazhduar shumë, pavarësisht heroizmit të rreptë të shqiptarëve. Nga kjo goditje kishte rënë udhëheqësi i tyre dhe besnikët e tij të devotshëm.
 
Njerëzit më të afërt të Isës ishin likuiduar dhe të tjerët ishin shpërndarë në katër anë. Isa Boletini ishte vrarë, por kishte luftuar trimërisht, madje për një kohë të gjatë, pavarësisht se kishte mbetur i vetëm në rrugë të madhe. Ashtu, i plagosur, ishte ngritur në gjunjë dhe sado që nuk kishte fuqi për të mbajtur pushkën, qëllonte me revole që të paktën të vriste ndonjë prej armiqve para se të jepte shpirt. Babai im ishte turrur me vrap drejt tij dhe shqiptari i pamposhtur e kishte kaluar revolen në dorën e majtë, por nuk kishte pasur kohë të hapte zjarr.
 
Një ushtar e kishte vënë në shenjë dhe Isa kishte rënë përdhe.
 
Babai ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte vështruar me sytë e mëdhenj dhe të përgjakur, kishte thënë çka në gjuhën e tij amtare dhe në atë çast kishte dhënë shpirt. Babai e kishte marrë mauzerin e tij të gjatë me dorezë të stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin më të shtrenjtë. Për çudi edhe ne fëmijëve na vinte keq dhe ndienim hidhërim dhe kishim mbajtur zi për Isa Boletinin.
 
Edhe babait i vinte keq, megji-thëse ai ishte krenar që ishte vrarë prej grupit të tij.
 
Ky ishte një pikëllim i veçantë, ishte më tepër një admirim për një hero sypatrembur të Shqipërisë, që kishte luftuar deri në fund në një fushë të zhveshur, në mes të rrugës së madhe, pa iu lutur kërkujt dhe pa falur askënd, ashtu drejt në këmbë, i pambrojtur. Admirimi për të bënte pjesë gjithashtu në pikëllimin tonë.
 
Në qoftë se një njeri duhet të vdesë, do të ishte mirë të binte ashtu siç kishte rënë Isa Boletini. U kujtoftë për jetë nga ata që e panë dhe nga ata që kanë dëgjuar për të! Shumë më vonë ne i patëm treguar babait dhe e ngacmonim për këtë, se kishim lexuar që Isa Boletini kishte vdekur në Shkodër.
 
Babai nuk e pranonte një gjë të tillë. Por për të nuk kishte aq rëndësi nëse ky kishte qenë Isa Boletini vetë, apo ndonjë nga oficerët e tij, kryesorja ishte se shqiptarët që kishin luftuar në atë betejë dhe, sidomos prijësi i tyre, që nuk mund të ishte njeri tjetër veç Isa Boletini, ishte vrarë. Babait i kishin thënë se ky ishte Isa. Dhe kjo mjaftonte për të, fakti i rënies së tij ishte provuar për jetë të jetëve me zjarrin e pushkëve”.
 
Varrimi
Të marrë në pyetje nga autoritetet austriake, ministrat malazezë u justifikuan se kishin pasur informata se Isa Boletini do të provokonte ngjarje për të djegur dhe plaçkitur qytetin. Sipas tyre, ai ishte vrarë duke sulmuar prefekturën në përpjekje me patrullat e ushtrisë. Organizatorë të drejtpërdrejtë të vrasjes ishin ministri i Luftës, gjenerali Veshoviq, i kunati i Krajl Nikollës, komandanti i Përgjithshëm, gjeneral Janko Vukotiqi, ministri i Punëve të Brendshme, Plamenac, prefekti i Podgoricës, Ramadanoviçi e të tjerë.
 
Trupat e Isa Boletinit dhe njerëzve të tij u vendosën fillimisht në një dhomë të prefekturës, ku u bë edhe identifikimi. Varrimi u bë në Podgoricë dy ditë më pas me pjesëmarrjen e mijëra shqiptarëve banorë të zonës. Nasuf Dizdari nga Shkodra mbajti një fjalim para se arkivoli i Boletinit të futej nën dhe. Gjithsesi askush nuk besonte për vrasjen e Boletinit, pasi nuk ishte hera e parë që lajmet e bënin të vrarë. Po kështu nuk u besua dhe një komunikatë zyrtare e ushtrisë austriake, që jepte lajmin e vrasjes së tij “gjatë një përpjekjeje me malazezët”. Eshtrat e tij u transportuan në Boletin me 25 shtator 2004.
Isa Boletini i dha kuptim luftës së Kosovarëve për Shqipëri të përbashkët.Vepra e Isa Boletinit është nderuar në çdo kohë në gjithë Shqipërinë etnike. Emrin e tij e mbajnë shkolla, rrugë, lagje e sheshe. Gjithashtu ka një batalion special të ushtrisë shqiptare, që u instalua në Irak, që mban emrin e Isa Boletinit..
 
Rivarrimi
 
Eshtrat e Isa Boletinit, njërës prej figurave kryesore të pavarësisë së Shqipërisë, u varrosën në fshatin Boletin afër Mitrovicës, një fshat në pjesën veriore të Kosovës, që është edhe vendlindja e tij.
 
Një prej personaliteteve kryesore të luftës për çlirimin nga sundimi osman dhe kundër pushtimit serb të Kosovës, Isa Boletini u vra në Podgoricë të Malit të Zi në vitin 1916.
 
Varrimi i eshtrave të tij u bë në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit, një Kuvend i vitit 1878 kur shqiptarët kishin hedhur themelet e lëvizjes për çlirim nga Perandoria Osmane.
 
Varrimi u parapri nga një ceremoni e veçantë në qytetin e Mitrovicës. Kryeministri i Kosovës,Akademik Prof.dr. Isa Mustafa vuri theksin tek përmasat e figurës së Isa Boletinit.
“Isa do të prehet në dheun e vendlindjes së tij në Boletin, po rivarroset aty nga u nis në beteja me trimat e tij, aty nga shtegtoi në Vlorë për të shpall pavarësinë e shtetit shqiptar.
 
Isa Boletini është Hero i Kosovës, dhe si i tillë duhet të ketë nderimin e të gjithë neve dhe të gjithë qytetarëve.
 
Isa Boletini nuk është vetëm simbol i unitetit shqiptar, simbol i vetëflijimit për lirinë dhe prosperitetin e kombit të tij, por është edhe një simbol i jashtëzakonshëm i luftës dhe flijimit për lirinë universale njerëzore”, tha kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.
Kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kosova dhe Shqipëria sot janë ndryshe nga periudha kur Isa Boletini me shokë bënin luftë dhe diplomaci për lirinë e Shqipërisë.
 
“Në kancelaritë diplomatike të perëndimit, ku dikur e çove zanin e Kosovës, sot janë miqtë më të mirë të lirisë dhe të shtetit tonë. Ne po punojmë bashkë me ta, që Kosovën ta bëjmë përditë e më të mirë, më të sigurt, më demokratike, më prosperuese për të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht dallimeve etnike apo fetare që ata kanë. Është koha të rehatohesh edhe ti Bacë.
 
Të jesh mirë, sepse mirë janë, edhe Kosova, edhe Shqipnia!”, tha zoti Veseli
Ndërsa presidenti i Shqipërisë,i ndjeri Bujar Nishani tha se Isa Boletini me Ismail Qemalin, që njihet si babai i pavarësisë së Shqipërisë, janë etërit e projektit politik të shtet formimit.
 
Sot, tha ai Shqipëria dhe Kosova, janë shndërruar në faktor të paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan dhe me partnerë të mëdhenj siç janë Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe NATO-ja.
 
”Ndaj tyre duhet të jemi mirënjohës për mbështetjen pakufi kur mizoria e kasapit të Ballkanit rrezikonte edhe ekzistencën e shqiptarëve.
 
Çdo joshje tjetër, çdo lloj propaganda dhe çdo zë i çjerrë që tenton të mbjellë përçarjen ndaj nesh është thjeshtë një antishqiptar. Shqiptarët shquhen për harmoninë e tyre fetare.
 
Me Besën dhe burrninë shqiptare duhet të izolojmë çdo shfaqje që komprometon të ardhmen evropiane të fëmijëve tanë. Këtë të ardhme e shohim në dialog miqësi dhe bashkëpunim me fqinjët. E shohim si proces që do të shëroj plagët e së kaluarës. Jo duke u bazuar tek harresa por tek reflektimi. Ku më shumë se para këtij memoriali të këtij burri të madh, të njërit prej etërve të kombit shqiptar do të t’i thosha këto fjalë. Sepse gjithçka që bëri dhe na la Isa Boletini, na çon në këtë drejtim. Nga dinjiteti dhe identiteti”, tha presidenti Bujar Nishani.
Rivarrimi kishte nxitur debate të shumta pasi që më 14 maj të këtij viti qeveria e Tiranës dhe ajo e Prishtinës vendosën që eshtrat e tij të prehen në Vlorë krah atyre të Ismail Qemalit. Por, reagimet ndaj këtij vendimi bënë që ai të ndryshojë dhe kjo të bëhet në Boletin, kryesisht nën arsyetimin se ajo është vendlindja e tij dhe heqja dorë do të ishte lëshim kundrejt përfaqësuesve serbë që nuk e shohin me sy të mirë këtë rivarrim dhe simbolikë e sovranitetit të Kosovës në veriun e saj të banuar me shumicë serbe.
 
Lista serbe: Sipas Listë kriminele Serbe:
 
Varrimi i Isa Boletinit në Boletin, provokim ndaj serbëve
Lista serbe e ka konsdieruar provokim ndaj serbëve të vrarë varrimin e eshtrave të Isa Boletinit në Boletin, raporton Tanjug, transmeton Floripress.
Përmes një komunikate, Lista serbe është spjeguar duke thënë se “ne nuk e përkrahim varrimin e Isa Boletinit në veri të Kosovës, sepse kjo tregon një mungesë konsiderate ndaj viktimave dhe ndjenjave serbe.”.
Vallë çfarë ndjenjash kanë kriminelet sërb , kur në Kosovë ata kanë vrarë dhe masakruar fëmijë, burra,gra dhe vajza shqiptare ….
Lista ka thënë se në të ardhmen do të vazhdojë të ndërtojë raporte të mira me fqinjët shqiptarë, por këso lloj aksionesh po pengojnë përmirësimin e marrëdhënive, dhe duhet vullnet i dyanshëm….

Pjesë nga ditari, para 25 vitesh…

Gani I. Mehmeti

___

Pjesë nga ditari, para 25 vitesh…

  • E enjte, më 14 janar 1999, Podujevë

Këtë ditë ishte caktuar një Mbledhje nga Shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zona Operative e Llapit. Ne, përveç që ishim të ftuar zyrtarisht (me shkrim) ishim të urdhëruar të informonim edhe të tjerët brenda Aktivit dhe Nëndegës sonë, ku ishin të ftuar tri Aktivet e Nëndegës sonë, natyrisht – të Aktivit të parë, të dytë dhe të tretë të qytetit, sepse aktivet e fshatrave Obrançë dhe Peran ishin të përfshira në luftë dhe këto fshatra ishin të zbrazura nga banorët e tyre shqiptarë, për çka nuk kishte më se kush të ftohej e as se kush të merrte pjesë në mbledhje. Ku do që vendosej UÇK-ja, ai vendbanim duhej të zbrazej nga banorët, sepse ai/ato vende, sulmoheshin, mitraloheshin e bombardoheshin nga ushtria serbe pamëshirshëm, dhe kështu, ajo duhej largohej me kohë, që të shpëtonte nga armiku. Përveç këtyre dy fshatrave, ishin larguar edhe gjysma e popullatës së Aktivit të Parë, ajo pjesa që ishte atje afër Tabeve të Llapashticës.
Në këtë Mbledhje ishte tubuar një masë bukur e madhe, sepse të gjithë ishim të interesuar për ngjarjet që po ndodhnin, e ne po mendonim se aty përveç ndonjë detyre që do duhej të merrnim, edhe do të informohemi rreth ngjarjeve.
U përpoqëm të mbanim mbledhjen në njërën nga klasat që dukej të ishte më e madhja, por ishte e kotë, se nuk po i zinte, pse interesimi për mbledhje ishte i madh. Deri sa këtu nuk po i zinte edhe vetëm në këmbë po të rrinin e ishte shumë ngushtë dhe zagushi, ani pse jashtë ishte acar e ftohtë, si në muajin janar, u detyruam të zhvendoseshim nga këtu dhe të shkojmë në bodrumin e shkollës, i cili, gjithsesi, ishte nja dy herë më i madh se klasa. Edhe këtu ishte ngusht, por po bënte disi.
Të pranishëm nga ZOLL-i ishin: Komandant “Rmi” Rrustem Mustafa, “Leka” Nuredin Ibishi, “Profi” – Arif Muçolli, mandej komandanti i Mbrojtjes Civile për trevën e Llapit, z. Muhamet Latifi nga Pollata, zëvendëskomandanti i Mbrojtjes Civile për Llap, z. Shefki Sejdiu dhe eprorë të tjerë.
Rendi i ditës ishte:
Zgjedhja e Mbrojtjes Civile për Nëndegën eDytë të qytetit të Podujevës, dhe
Të ndryshme.

Nën pikën e parë të rendit të ditës, Komandanti i Mbrojtjes Civile për Nëndegë u zgjodh z. Fehmi Miftari, me plot merita sepse ka treguar me punën e tij se i del manesh dhe ishte trim. Për zëvendëskomandantë të tij u zgjodhëm unë, Gani Mehmeti për Aktivin e Dytë, ndërsa Ahmet Ahmeti u zgjodh për Aktivin e Parë dhe Ismail Mehmeti, i cili ishte edhe i uniformuar dhe i angazhuar në UÇK.
Kjo nuk ishte ndonjë shpërblim, ishte një përgjegjësi e madhe për ne të zgjedhurit, sa do që ne nuk kishim ndenjur asnjëherë dhe kishim treguar aktivitetin tonë edhe deri atëherë në të gjitha punët dhe drejtimet për çlirim nga okupatori. Me këto detyura duhej ta ndihmonim popullatën në këto aktive e më gjërë me krejt çka ajo ka nevojë, të orientohet dhe të vendosen të zhvendosurit që vinin nga anë të ndryshme, ku vendbanimet ishin të përfshira në flakën e luftës. Duhej të dinim e të vepronim edhe kundër armikut, çka ishte puna më e madhe. Ne në asnjë mënyrë nuk guxonim të deklarohemi e të paraqitemi se kush çka jemi zgjedhur, sepse përveç rrezikut tonë që na kërcënohej nga armiku, do mbetej edhe popullata pa u informuar dha pa u ndihmuar. Ne tërë ditën ishim para hundëve të armikut, ishte një sakrificë edhe si qytetarë, edhe si mësimdhënës, edhe si aktivistë e tani edhe si ushtarakë pa uniformë. Rreziku më i madh do të na vinte nëse dikush do na lajmëronte tek ushtarët e okupatorit, sepse në bodrumin e shkollës në Obrançë ishin hiç më pak se 200 veta. Mirëpo, u pa më vonë, se këtu nuk kishte pasur njerëz të Serbisë.
Këtu u zgjodhën në bazë të kontributit që kishin dhënë deri atëherë, duke iu prirë në hapjen e istikameve si dhe aktiviteteve në përgjithësi, nisur nga Ahmet Ahmeti që ishte kryetar i Nëndegës, unë nënkryetar i Nëndegës dhe Kryetar i Aktivit tim, ndërsa Fehmi Miftari ishte kryetar i Aktivit të tretë.
Nga këtu na u dha për detyrë që ne të zgjedhim një udhëheqje të Mbrojtjes Civile për aktive e pastaj të zgjedhim edhe komisione secilin sipas profesioneve që kishin.
Në nivel të Nëndegës e zgjodhëm një komision të përbashkët më 17 janar 1999, e diel.

Pas zgjedhjes të këtij komisioni, duhej zgjedhur edhe nënkomisionet, ku duhej pasur kujdes, që secili të zgjedhej sipas profesionit mundësisht, aty ku mund ta jipte kontributin e tij më të madh, edhe pse në disa drejtime ne nuk kishim profesionistë, por ne njihnim njëri-tjetrin dhe i emëronim apo i zgjidhnim sipas prirjeve të tyre që kishin treguar deri atëherë.
Ishin zgjedhur më shumë nga aktivi i dytë, sepse është aktivi më i madh, mandej se nga aktivi i parë gati gjysma e popullatës është zhvendosur, sepse ishin në vijën e luftës, ku operonte UÇK-ja.
U zgjodhën këto komisione:
Komisionin teknik,
Komisioni për evakuim,
Komisioni për shëndetësi,
Komisioni për informim.

Puna me istikamet nuk kishte përfunduar. Ajo po vazhdonte ende edhe më me të madhe. Nuk kishte as pushim në hapjen e vendstrehimoreve për luftëtarët e lirisë, nuk u ndalën as në të ftohtit më të madh të janarit, kur acari arrinte kulmin e tij më të lartë. Madje, disa herë, morëm guximin të dalim edhe ditën në hapjen e istikameve, më shumë ditëve të diela.
Mjetet e punës rrinin në vendqëndrimet e UÇK Atje i kishim çuar me kohë dhe nuk i bartnim me vete më deri sa mbaruam me punën e tyre, sepse ishte rrezik t’i bartnim me vete.
Që të ecte puna mirë, që të punohej më shpejt dhe më mirë, duhej ndarë sa do të punonte gjatë natës.
U jam mirënjohës të gjithëve, me të cilët kam punuar, sepse nuk e kam pasur as edhe një fjalë të keqe me ta, kanë mirëkuptuar dhe nuk kishte kurrfarë ankese, nga që ishin të vetëdijshëm se për çka po dilnin dhe ishin tejet të disiplinuar si në punë, ashtu edhe rrugës kur po shkonim atje dhe kur po ktheheshim nga atje.
Në hapje të istikameve shkonim pas darke, e shpesh edhe më heret, posa niste të errësohej niseshim. Tani shkonim jo bashkë të gjithë, ndaheshim dhe bëheshim sikur ishim udhëtarë, që asësisht të mos binim në sy tek armiku.
Ne që ishim disa më të pjekur dhe më aktivë, ka pasur raste kur u kemi ndihmuar ushtarëve tanë, i kemi zëvendësuar ata në raste kur kishin pasur luftime gjatë ditës. Kemi shkuar në roje në vend të tyre, në mënyrë që ata të pushonin gjatë natës e të ishin në gjendje gatishmërie të nesërmen. Nuk e di në kam shënuar diku kur kemi qenë në roje dhe me kë, por e di se kemi qenë, madje bashkë me Maliq Muratin, Mustafë Hajdarin e ndonjë tjetër dhe kemi qëndruar në roje tërë natën prej shkollës së Obrançës e deri tek shtëpia e Bojeviqit, i cili ka qenë vrarë, me sa më duket, sepse ai ishte oficer i ushtrisë serbe.
Përveç kësaj, ne nga Nëndega e dytë e qytetit të Podujevës, kemi ndihmuar UÇK-në edhe me ushqim, veshëmbathje e gjëra tjera. Sidomos e kemi grumbulluar krejt ushqimin për ta për muajin shkurt 1999 në krye me Hazir Raçin. Aktivi i Dytë i Nëndegës, po bashkë edhe me Nëndegën e Dytë të Podujevës kemi pasur shumicën e më të shquarve edhe në UÇK edhe në LDK. Ishin Hazir Raçi, Xheladin Rekaliu, Fehmi Ismaili, Bajram Blaku, që ishin shtylla të këtyre të dyjave.
Kjo ka vazhduar deri në momentin kur qemë përzënë nga shtëpitë tona nga armiku, me rastin e bombardimeve të trupave të NATO-s për t’ia ndalur hovin serbisë në gjenocidin shqiptar nga trojet e veta.

Në Kosovë -Masakra e Reçakut para çerek shekulli, një nga shumë dëshmitë e gjenocidit të Serbisë

0
  • Në prag të 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim Ambasadorin Amerikan William Walker

Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 14 Janar 2024/ Në prag të 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim miqësor, Ambasadorin William Walker.

Kryeministri Kurti e falënderoi për kontributin e tij të pazëvendësueshëm gjatë kohës së luftës dhe jehonën që i dha masakrës së Reçakut në rrafshin ndërkombëtar, duke përshkruar ndodhinë në Reҫak si masakër dhe krim kundër njerëzimit.

Rikujtuan vitet 1998 dhe 1999, kur ambasadori William Walker ishte në Kosovë në krye të Misionit Verifikues të OSBE-së, që kishte për mision të verifikonte nëse forcat serbe po vepronin në përputhje me marrëveshjen e tetorit të Kombeve të Bashkuara, për të tërhequr forcat e armatosura dhe për të respektuar armëpushimin.

Forhåndsvisning av bilde

Ambasadori Walker tha se ndjehet i lumtur dhe krenar për atë që Kosova ka arritur në një periudhë të shkurtër kohore, duke u bërë një nga shtetet më demokratike në Evropë. Ai tha se sa herë që vjen në Kosovë u gëzohet ndryshimeve që i sheh teksa lëvizë nëpër rrugët e Kosovës.

Bashkë me urimet për jetë të gjatë dhe shëndet të mirë, Kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen ndaj Ambasadorit Walker, për rolin e tij korrekt, konkret dhe aq human të treguar në raport me krimet e luftës që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Neser në orën 08:30, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.

Forhåndsvisning av bilde

Në orën 09:30, Presidentja Osmani merr pjesë dhe mban fjalim në Akademinë Përkujtimore, në 25 vjetorin e Masakrës së Reçakut.

Në Reçak, fshat i Kosovës në komunën e Shtimes, në 15 Janarin e vitit 1999 forcat serbe rrëmbyen nga shtëpitë e tyre dhe ekzekutuan mbi 40 banorë civilë shqiptarë. Ambasadori Amerikan William Walker, në atë kohë shef i Misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, në vizitën në vendin e ngjarjes masakrën në Reçak e cilësoi krim kundër njerëzimit.

Në Kompleksin Përkujtimor Masakra e Reçakut, në Murin e Përkushtimit janë skalitur në mermer fotografitë e 44 martirëve-dëshmorëve.

Masakra e Reçakut është një nga dëshmitë rrënqethëse të krimeve në luftën e përfunduar në Qershorin e para çerek shekulli – 25 viteve në Kosovë, gjatë së cilës forcat serbe vranë e masakruan më shumë se 12 mijë shqiptarë e mëse 6 mijë rezultonin të zhdukur, derisa në fushatën e gjenocidit e spastrimit etnik rreth një milion shqiptarë i dëbuan, shumicën drejt Shqipërisë.

Po para 25 viteve, pas masakrës së Reçakut, pas intensifikimit të përgatitjeve për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit, në 6 Shkurt 1999 filloi Konferenca e Rambujesë. Kosova përfaqësohej nga i gjithë spektri politik e ushtarak. Konferenca u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.

Në mes të Marsit 1999 përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën.  Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë. Ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për Kosovën.

Periudha në mes të dy takimeve të Rambujesë dhe Parisit u shfrytëzua nga regjimi i Beogradit për të dërguar në Kosovë trupa dhe pajisje të mëdha ushtarake shtesë. Numri i forcave serbe, në kulmin e luftës, sipas vlerësimeve të kohës, mund të ketë arritur në 130.000.

Në 24 Mars filloi fushata ajrore e bombardimeve nga NATO prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mengjesi i 12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë. Në këtë vit 2024 bëhen 25 vjet të Lirisë së Kosovës nga Qershori historik 1999…

Në atë kohë raportoja për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë…

Forhåndsvisning av bilde

MASAKRA E REÇAKUT, DISA NGA RAPORTIMET QË BËJA PARA 25 VITEVE:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-15.ata.html

 [05] Serb forces attack Shtimje areas

PRISHTINE, Jan 15 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that Serb police and army forces had started early on Friday an offensive against Recak village, Shtimje area.

Sources of the Council for the Human Rights said that heavy artillery was bombing the village while Serb infantry was attacking Albanian villages.

There are no reports on the consequences of the attack but the population is fleeing the area. /pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[12] Rugova urges deployment of NATO forces to calm situation

PRISHTINE, Jan 15 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that President of Kosova Ibrahim Rugova told a news conference on Friday that the situation in Kosova was worse, dangerous and tragic and deployment of NATO troops would calm it.

Rugova condemned the attempted assassination of the chief of the Kosova Information Office Enver Maloku calling it an attempt against the independent institutions of Kosova. He added that a “new climate of violence with unclear killings” was created in Kosova.

He called “dramatic” the presence of the Serbian army in Prishtina and blocking of access to Prishtina by Serb armed groups.

Rugova hailed the intervention of the OSCE chairman -in-office Knut Vollebaek and chief of the OSCE mission there William Walker and his staff in calming the worse situation created during the week.

But “the deployment of NATO troops in Kosova will calm the situation and guarantee safety for citizens and that part of Europe and world,” Rugova said. /pta/ak/

Forhåndsvisning av bilde

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-01-16.ata.html 

[22] 80 Albanians killed, massacred in Shtimje

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that some 60 to 80 Albanians were killed and massacred by Serb forces in Recak village, according to sources of the Kosova Democratic League in Shtimje.

Most of them were women, old men and children. They were killed while trying to flee the attack and found dead out of the village. Killed and massacred people were also found in houses with 24 persons killed in a room.

Eight out of all killed and massacred in Recak are KLA members. LDK sources in Shtimje said that there were no reports on casualties in Mollopolc and Petrove villages, which were the targets of the attack of large Serb military, police and paramilitary forces.

Sources said that identification of those killed and massacred was continuing. /lh/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[24] Kosova leader urges NATO immediate intervention

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the president of Kosova Ibrahim Rugova urged on Saturday an urgent intervention of NATO forces in compliance with the decision on immediate activation of the alliance.

Rugova said that an energetic and decisive international intervention could stop the Serb military and police machine and create preliminaries for a political solution to the Kosova issue. Rugova made the statement after yesterday’s massacres of Serb forces in Shtimje region.

He strongly denounced the massacre of the Albanian population and said that the heavy attack of Serb forces against the Shtimje region was undertaken while the international factors were engaged in finding a political solution to the Kosova issue.

The attack against the civilian population was a flagrant opposition to these efforts, Rugova said in his statement.

He urged international energetic intervention in Kosova in today’s meetings with an extensive delegation of the Foreign commission of the Norwegian parliament and Swiss ambassador to Belgrade Pol Vilfi.

Many political parties and organisations condemned the massive execution of Albanians in villages of Shtimje and asked for urgent deployment of NATO forces in Kosova. /lh/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[26] Kosova president declares mourning day

PRISHTINE, Jan 16 – ATA correspondent Behlul Jashari reported that the Kosova president Ibrahim Rugova declared Sunday a day of mourning in Kosova.

Sources of the presidency said that “following the massacres of dozens of Albanians in the commune of Shtimje by Serb military and police forces, the president of the Republic of Kosova declares Sunday, January 17, 1998 a mourning day in Kosova to honour the victims.” lh/ak/

***

Kryeministri Kurti priti në takim Ambasadorin William Walker

 Prishtinë, 14 janar 2024

Në prag të 25-vjetorit të Masakrës së Reçakut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim miqësor, Ambasadorin William Walker.

Kryeministri Kurti e falënderoi për kontributin e tij të pazëvendësueshëm gjatë kohës së luftës dhe jehonën që i dha masakrës së Reçakut në rrafshin ndërkombëtar, duke përshkruar ndodhinë në Reҫak si masakër dhe krim kundër njerëzimit.

Rikujtuan vitet 1998 dhe 1999, kur ambasadori William Walker ishte në Kosovë në krye të Misionit Verifikues të OSBE-së, që kishte për mision të verifikonte nëse forcat serbe po vepronin në përputhje me marrëveshjen e tetorit të Kombeve të Bashkuara, për të tërhequr forcat e armatosura dhe për të respektuar armëpushimin.

Ambasadori Walker tha se ndjehet i lumtur dhe krenar për atë që Kosova ka arritur në një periudhë të shkurtër kohore, duke u bërë një nga shtetet më demokratike në Evropë. Ai tha se sa herë që vjen në Kosovë u gëzohet ndryshimeve që i sheh teksa lëvizë nëpër rrugët e Kosovës.

Bashkë me urimet për jetë të gjatë dhe shëndet të mirë, Kryeministri Kurti ritheksoi mirënjohjen ndaj Ambasadorit Walker, për rolin e tij korrekt, konkret dhe aq human të treguar në raport me krimet e luftës që Serbia ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës.

***

Premijer Kurti primio je na sastanku ambasadora Williama Walkera

Priština, 14.januar 2024

Uoči 25. godišnjice masakra u Račku, Premijer Republike Kosovo, Albin Kurti, primio je na prijateljskom sastanku, ambasadora Williama Walkera.

Premijer Kurti mu je zahvalio na njegovom nezamenljivom doprinosu tokom rata i odjeku koji je dao masakru u Račku na međunarodnom nivou, opisujući ono što se dogodilo u Račku kao masakr i zločin protiv čovečnosti.

Podsetili su se na 1998. i 1999. godinu, kada je ambasador William Walker bio na Kosovu na čelu Verifikacione misije OEBS-a, čija je misija bila da proveri da li srpske snage postupaju u skladu sa Oktobarskim sporazumom Ujedinjenih Nacija, za povlačenje  naoružanih snaga i da poštuju prekid vatre.

Ambasador Walker je rekao da se oseća srećnim i ponosnim na ono što je Kosovo postiglo za kratko vreme, postavši jedna od najdemokratskijih država u Evropi. On je rekao da se svaki put kada dođe na Kosovo raduje promenama koje vidi dok se kreće ulicama Kosova.

Uz želje za dug život i dobro zdravlje, Premijer Kurti je ponovio zahvalnost ambasadoru Walkeru na njegovoj korektnoj, konkretnoj i tako humanoj ulozi koju je pokazao u odnosu na ratne zločine koje je Srbija počinila nad kosovskim Albancima.

“Mafia ne familjen time”, libri që më detyroi të largohem nga Shqipëria!

0
Ervina Toptani, shkrimtare
___
Libri “Mafia ne familjen time” është historia që më detyroi të largohem nga Shqipëria disa vite më parë, mbi të gjitha për sigurinë e fëmijëve të mi. Është historia e kalvarit të vuajtjes në “demokraci” prej grupeve të krimit të organizuar të vjedhjes së pronave, ata të cilët në bashkëpunim dhe bashkëveprim të ngushtë me pushtetarë, politikanë, gjyqtarë, prokurorë, noterë, avokatë, kryebashkiakë, punonjës civilë të zyrave të shtetit deri dhe gazetarë vjedhin, kërcënojnë me jetë, santazhojnë, vrasin e zhdukin çdo gjurmë tjetër për të përfituar prona të vjedhura e të mira materiale në këmbim të fshehjes së krimeve të kryera. Të gjitha këto ndodhin ditën me diell në Shqipëri dhe fajtori kryesor, ose më mirë kontribuesi kryesor i nxitjes, përfitimit, ushtrimit të krimit me jakë të bardhë e vulë në dorë janë ata që duhet të mbronin të drejtën, ligjin, pronën dhe jetën. E thënë në një fjalë ata janë: pjesa më e madhe e kastës së politikanëve dhe zyrtarët e zinxhirit të sistemit të drejtësisë. Këta janë kriminelët e vërtetë në Shqipëri, të vetmit të interesuar që Shqipëria të mbetet një parajsë fiskale, një lavatriçe gjigande e pastrimit të parave të pista dhe anarshisë ligjore.
Ky libër nuk është një libër i zakonshëm sa kohë unë e kam thyer frikën që erdhi si pasojë e kësaj historie. Unë jam dëshmitare reale e një liste të gjatë krimesh duke i njohur të gjithë kriminelët që i kanë kryer ato. E kam vuajtuar tmerrsisht të shkruarin e këtij libri duke ripërjetuar me orë e ditë ndodhitë e tmerrshme që kisha jetuar më parë. Jam munduar ta kursej mjaft lexuesin tek makabritetet e ndodhura, duke ravijëzuar në një sfond që derdhet si valë deti në përshkrimin e gjithë historisë, duke ndalur tek analiza filozofike e psikosociale e të gjitha fenomeneve të ndodhura aty. Çfarë është shteti e si ndërtohet ai, çfarë është e drejta, prona, ligji? Çfarë është morali e nga na vjen ne e keqja si komb, çfarë shoqërie kemi ndërtuar e si pritet e ardhmja e saj, etj, etj.
Po sjell në faqen time, për ata që kanë dëshirë e kërshëri për të lexuar, pjesën e fillimit të librit e me kohë, nëse leximi i këtyre pjesëve në dritaren e vogël virtuale të fb nuk ua lodh shikimin, mund të sjell pjesë të tjera deri në përfundim të tij, kurdo që ta shoh të arsyeshme.
Mafia në familjen time
Ishte një ditë si gjithë të tjerat që nisi me rutinën e zakonshme. Ishte dita ime e pushimit pas dy operacioneve radhazi, të vështira, tek dy pacientë të ndryshëm të cilët i kisha përzemër. Miqësohem me pacientët e mi jo vetëm sepse kjo gjë i shërben mirqënies së mbarëvajtjes së punës që të dy sëbashku, mjeku dhe pacienti, duhet të çojnë përpara për të mposhtur sëmundjen, por edhe sepse kjo është ndër veçoritë e bukura të të qenit njeri, me zemër, me ndjenja. Në qendër të universit tim si mjeke dhe si njeri është pikërisht kjo parrulla: të jetosh me njerëzit, për njerëzit. Miqësohem me pacientët e mi dhe ndërsa ata më tregojnë për jetën e tyre, familjen, profesionet dhe momentet e vështira në jetë edhe unë bëj të njëjtën gjë. Filozofia e shkëmbimit të kulturave dhe mendimeve, njohja e botës së brendshme të gjithsecilit prej tyre është një pasuri e madhe. Njerëzit shpesh tentojnë të jenë më të vërtetë dhe të tregojnë gjithçka ndjenjë më shumë tek mjeku sesa tek prifti në rrëfim. Kjo ndoshta sepse mendojnë që nëse nuk tregojnë të gjithë të vërtetën, mjeku, i cili në rastin konkret është njeri i thjeshtë dhe pa fuqi mbinatyrore, nuk do të mundet të ndihmojë siç duhet pacientin. Dhe unë të vërtetën e tyre e vlerësoj, e quaj si gjënë më të rëndësishme që dikush mund të më besojë e që rrëfen tek unë. Kjo lloj marrëdhënie që krijoj me pacientët e mi nuk ka për qëllim të krijojë vetëm një njohje sa për t’i qetësuar ata moralisht, por t’u ofroj një ndihmesë reale për problemin praktik i cili i shqetëson ata, unë dua t’u ofroj një ndihmesë për jetën, për t’ua bërë më të vogël frikën që i pengon për të qenë më të sigurtë perballë sëmundjes. Ka raste kur trupi nuk mund të kurohet, pa kuruar më parë shpirtin. Asnjë shërim nuk do të ishte i plotë nëse kjo nuk vjen njëkohësisht nga mendja e shpirti. Qëllimi filozofik në këtë rast është i thjeshtë dhe i kuptueshëm, shërimi sjell lumturi, lumturinë e përbashkët të pacientit dhe mjekut, e lumturia para së gjithash gjendet tek qetësia e shpirtit. Kam ndjerë se për të arritur në këtë fazë nuk mjafton të jesh mjek i mirë, duhet të jesh NJERI që të mund të bëhesh dhe mjek i mirë.
Momentet e mia shlodhëse janë përgjithësisht me një kafe të mirë përpara dhe një libër që më shton dëshirën për të rendur tek një i dytë e kështu me radhë. Kafeja më e mirë bëhet në barin tim të preferuar, tek bari i vogël në lagjen e këndshme ku jetoj, shumë pranë spitalit ku punoj. Shumicën e rasteve qëndroj jashtë, pranë saksive me lule shumëngjyrëshe që e zonja e barit, Mariela, i ka aq të shenjta dhe kujdeset për to sikur të ishin foshnje. Këtë përkushtim për gjërat e bukura në jetë që falin gëzim e dashuri e kam parë gjithë jetën ndërsa rritesha, tek gjyshja dhe mamaja ime. Saksitë me lule më rikthejnë kujtimet e fëmijërisë tek ballkoni i gjyshes me po të njëjtat lule shumëngjyrëshe. Sa herë i kemi ujitur bashkë me gjyshen lulet e mia të preferuara, sa shumë më ka përkëdhelur në shpirt ajo grua me sytë e mallëngjyer e me dashurinë më të madhe që një qenie njerëzore mund të falë. O Zot, sa me fat kam qenë që u rrita me të dhe përfitova, shpesh edhe në mënyrë egoistike, dashurinë më të madhe në botë, atë të gjyshes së dashur.
Pjesë e pandashme e mëngjesit tim është telefonata e mamasë time e cila nuk mungon për asnjë arsye në botë. E rëndësishme për të është të më dëgjojë zërin dhe të dijë që jam mirë. Qëllon shpesh që kur nuk përgjigjem në telefon prej pamundësisë fizike për të qenë e lirë prej profesionit, e gjej mamanë time poshtë spitalit ku unë punoj që bën ecejake nëpër lulishten përpara godinës derisa unë të mbaroj operacionin apo vizitat urgjente dhe justifikimi më i ëmbël që dëgjoj prej saj ndërsa i them: “Mami, çfarë bën këtu në këtë orë?” – ajo përgjigjet si në faj: “Asgjë e dashur, më ra rruga këtej e thashë të të përshendes. Ti nuk iu përgjigje telefonatës së mëngjesit. Kisha dëshirë të të ofroja një kafe por nëse je e zënë nuk ka rëndësi, unë kaloj përsëri më vonë.” Kjo është mami, për të mos u zgjatur shumë me fjalë të tjera. Për të unë kam mbetur vajza e vogël 5 vjeçare e cila qëndronte gjithnjë përdore me të, nuk jam rritur asnjë ditë më shumë. Shpesh habitem sa mirë kuptohen me babain tim duke qenë kaq të ndryshëm. Ai të jep lirinë e pakufishme të fluturosh i sigurtë dhe i qetë në qiellin që ai ka pastruar më parë për ty nga të gjitha retë e shtrëngatat e mundshme, ndërsa ajo edhe kur qielli është i qartë dhe i shkëlqyer si kristal përsëri nuk është e qetë nëse nuk është aty të të mbajë për dore. Unë jam rritur me shumë dashuri e përkushtim nga dy njerëz që përpara se të mendonin për lumturinë e tyre, kanë menduar për lumturinë e fëmijëve dhe lumturia më e madhe për mua dhe tim vëlla ka qenë gjithnjë të shohim, ndjejmë e kuptojmë sa shumë janë dashur dhe duhen prindërit tanë. Dashuria e tyre e madhe për njëri-tjetrin dhe për familjen na bëri ne, fëmijëve, të kuptojmë çdo të thotë respekt, mirënjohje dhe paqe shpirtërore. Unë dhe im vëlla jetuam këtë lumturi që sjell paqja shpirtërore duke pasur ide të qarta të natyrës në gjirin e së cilës u rritëm dhe “ligjeve” që na udhëhoqën atëherë e sot për të qenë njerëz me shpirt në radhë të parë.
Meditoj shpesh kur jam vetëm, sepse nuk më qëllon shumë shpesh të kem kohë të qëndroj me veten. Përpiqem ta gëzoj këtë moment, të flas me unin tim, të kuptoj grimcat më të vogla që shkëputen prej meje herë herë pa u dhënë përgjigje ose duke i lënë pak pas dore me dwshirw për t’u rikthyer një moment të dytë. Përpiqem gjithmonë të jem sa më e hapur me vetveten, shumë e sinqertë, t’i analizoj gjërat në tre plane të ndryshme, mendërisht, shpirtërisht dhe realisht për të kapërcyer të gjitha pengesat dhe frikërat që nuk do të më lejonin të jem e lumtur dhe të jetoj në qetësi. Jam bindur që frikërat më të mëdha të cilat nuk na lejojnë të jetojmë të qetë janë dy sipas meje: frika nga vetja, nga mosnjohja e saj, më saktë frika për ta njohur veten dhe frika nga vdekja. Për këdo që nuk do të jetë dakort me mua më lejoni t’ju kujtoj që pikësëpari ky është përfundimi i një mjeku që me vdjekjen lufton çdo ditë dhe që çdo ditë përpiqet të njohë sa më shumë nga vetja shpirtërore universale. Së dyti ju ftoj të “bisedoni” qetësisht me veten e tuaj dhe të dilni në një përfundim tuajin se kush është frika më e madhe në jetë, përfundim si refleksion njerëzor e filozofik.
Pikërisht në një moment refleksioni të tillë bie zilja e telefonit që më shumë sesa më shkëputi nga realiteti shpirtëror 100% i vërtetë, më trembi me befasinë e saj. Është e kuptueshme që nuk mund ta kem gjatë luksin e refleksioneve me vetveten duke qenë mjeke kirurge. Në telefon ishte asistentja ime.
– Doktoreshë Eilin, të lutem eja menjëherë, kemi një rast urgjent operacioni. Aksident në autostradë, personi është rëndë, ka nevojë për ndërhyrje të menjëhershme. Profesor Conte do të jetë me ty në sallë.
– Po vij menjëherë.
Nisem, shpesh e veshur me ç’të më ndodhet në trup, diçka e zakonshme për mua këto 10 vitet e fundit. Kuptohet arsyeja përse një mjek shpesh jeton vetëm 5 minuta larg spitalit ku dhe kalon pjesën më të madhe të kohës së tij. Në momente të tilla njeriu nuk mendon dot asgjë përveç të panjohurës drejt së cilës rend. Do të luftoj me vdekjen për të shkëputur nga kthetrat e saj mizore një shpirt, një njeri të cilin nuk e njoh, nuk ia di hallet e brengat që mbart, nuk ia njoh buzëqeshjen e as të mirat apo të këqijat që ka bërë në jetë, por unë do të luftoj për të dhe kjo është hyjnorja që ka zbritur në tokë nëpërmjet misticizmit të shpirtit njerëzor, ëngjëllit me bluzën e bardhë.
Për dikë që nuk e njeh këtë profesion është e vështirë t’i lidhësh këto dy gjëra bashkë, hyjnoren tek njerëzorja. Sa e zakonshme bëhet ajo për mjekun, njeriun e thjeshtë i cili ka frikë nga e përditshmja që e vë gjithnjë përpara përgjegjësisë më të lartë, të rikthejë jetën, akti i kulluar i të mirës supreme të cilën Zoti ua dhuron njerëzve për një arsye të caktuar, ndaj lutem sa herë shkel pragun e sallës “së luftës” me jetën, Zoti të më drejtojë kah arsyeja e kulluar, kah vetja e Tij.
….Pamja që gjeta kur mbërrita ishte tronditëse. Ndërkohë salla ishte bërë gati. Profesori Conte më informoi mbi gjendjen e pacientit. Ishte rreth të 60-ve, vuante nga ç’rregullime në zemër, diabetik, probleme me frymëmarrjen dhe mesa duket edhe i alkoolizuar. Ishte një nga ato rastet kur vërtet nuk mund të zgjidhësh pa ndihmën e Zotit. Operacioni zgjati 8 orë pa ndërprerje, i lodhshëm por mund të them se rezultati ishte pozitiv, megjithatë vetëm pas 24 orëve do të mund të kuptonim realisht nëse ndërhyrja kishte dalë plotësisht me sukses sepse në raste të tilla komplikacionet ndodhin edhe më pas.
Dola nga salla e operacionit e lodhur dhe me dëshirën e madhe për 10 minuta qetësi me sytë mbyllur, mbështetur pas murit pa pasur fuqi të lëviz asnjë muskul, as qepallat e syve….Jashtë derës së sallës së operacionit priste një grua e cila me gjasë, po të nisem nga mosha duhet të ishte bashkëshortja e pacientit. U afrua ngadalë, gati përtueshëm dhe menjëherë lexoi emrin tim mbi targetën metalike në krahun e majtë të bluzës sime të bardhë. Turbullt më dukej sikur atë grua e kisha parë edhe diku tjetër, ose ndoshta ngatërrohesha në memorien vizive të trurit tim. Takoj kaq shumë njerëz çdo ditë, pacientë, familjarë të tyre, studentë në katedrën time të fakultetit të mjeksisë, sa konfuzione të tilla pamore ndodhin fare lehtësisht.
Ajo ishte e ftohtë, e heshtur, aspak e shqetësuar për personin e dashur i cili mrekullisht ende merrte frymë. Më foli shqip, gjuhën time të dashur, qëndroi e ftohtw dhe e largët sikur kishte takuar armikun. Nuk më pyeti si shkoi operacioni, nëse ka shpresa positive, nëse njeriu i saj i dashur do të jetojë apo dhe mbi problemet që mund të lindin më pas duke ditur gjendjen e rëndë në të cilën pacienti erdhi në spital. Ajo nuk donte të dinte…..
Gruaja: Sa e çuditshme është jeta, kush do ta kishte menduar se një ditë pikërisht ti do t’i shpëtoje jetën atij që dëshironte kaq shumë të ta merrte jetën ty…..Unë jam gruaja e Adir D., burrit që luftove kaq orë për t’i shpëtuar jetën.
Menjëherë ndjeva një mpirje që më ftohu gjysmën e kokës dhe më bëri të mbetem pa fjalë, sekuencë që zgjati vetëm pak sekonda por që m’u desh shumë më gjatë për ta kapërcyer si ndjenjë. E njihja zonjën, por njihja më mirë bashkëshortin e saj. Nuk kisha mundësi as të flisja por detyra ime është t’i gjendem pranë familjarëve njësoj si pacientit. E gjeta forcën t’i tregoja zonjës se operacioni doli me sukses por e ftova të bëjë durim edhe për 24 orët e ardhshme të cilat zakonisht janë vendimtaret për jetën. Janë orët më të vështira në fakt për familjarët dhe të dashurit e pacientëve, sepse janë orët e pritjes dhe luftës së brendshme për të mos u dorëzuar dhe të qëndrosh fort në këmbë kur duket sikur gjithë shpirtin ta kanë shkulur dhunshëm nga trupi dhe nuk ke më forcë as për të marrë frymë. Por zonja nuk dukej aspak e shqetësuar, përkundrazi ajo priste nga unë një tjetër pëgjigje, priste të hiqte një ankth që dukej se e mundonte dhe kërkonte ta dëgjonte nga unë, aty, në atë korridor spitali e të mos kthehej kurrë më…..
Unë: Uroj për bashkëshortin tuaj shërim të shpejtë dhe për ju shumë qetësi. Situata të cilat njerëzit nuk i zgjidhin dot gjatë jetës, jam e bindur që i zgjidh Zoti gjatë rrugës së gjithsecilit nga ne. Unë ju uroj të dyve sëbashku paqe dhe Zoti ju ndihmoftë.
Nuk kisha ç’të bisedoja më gjatë me zonjën e ftohtë. Doja të largohesha menjëherë nga aty, ajri po më zinte frymën, këmbët nuk po më mbanin, ndoshta nga lodhja por ndjenja se nga çasti në çast mund të rrëzohesha në tokë. Renda drejt dhomës time të mjekut, mbylla derën dhe u ula mbi dysheme. Nuk doja të mendoja por ishte e pamundur. Gjithçka vërshoi si një film i dhimbshëm përpara syve të mi, edhe pse vazhdoja t’i mbaja mbyllur me forcë. Djalli ishte rikthyer por këtë herë në sallën time të operacionit.
Diktatura
Do t’ju tregoj historinë që shënjoi jetën time dhe të prindërve të mi. Do t’ju tregoj atë çka nuk e kam treguar kurrë më parë me të tjerë njerëz, as me miqtë e mi, për të mos vuajtur, për të mos e rijetuar por edhe për të mos treguar të vërtetën e shëmtuar që njerëzit do të gjykonin pasi ta njihnin. Nuk doja të isha as heroina e as viktima në atë çka do ta vlerësojë gjithscili nga ju kur ta ketë lexuar këtë histori.
Gjithçka nis në epokën e diktaturës komuniste në Shqipëri, atdheut tim dhe të prindërve të mi. Aty u linda unë, im vëlla dhe aty kalova fëmijërinë time. Aty kishin jetuar katragjyshët, stërgjyshët e gjyshërit e mi. Aty lindën, jetuan e ngritën familjen e tyre prindërit e mi të dashur. Aty njoha dashurinë e pamatë që rrethonte folenë e ngrohtë të familjes tonë të bukur.
Babai im për fatin e tij të mirë dhe të keq (kushdo që njeh realitetin shqiptar e kupton përse them fati i keq) është pasardhës, nga të dy prindërit e tij, i disa prej familjeve kryesore që kanë kontribuar fuqishëm për ndërtimin e shtetit shqiptar, që kanë shkruar historinë e Shqipërisë dhe kanë gdhenduar emrat e tyre me shkronja të arta në memorien e pavdekshme të popullit tonë. Duke qenë i ndërgjegjshëm për vështirësinë dhe peshën e madhe që sillte mbiemri që babai im kishte si trashëgimi gjaku e shpirti, është munduar të japë gjithnjë më të mirën e mundshme në të gjitha fushat e jetës. Po kështu është përpjekur të na rrisë ne, fëmijët e tij, me po të njëjtin respekt e angazhim që dhe ne të vazhdojmë në gjurmët e paraardhësve tanë. Unë isha tepër e vogël kur arrita të kuptoj se asnjëherë nuk do të quhej mjaftueshëm nëse nuk do të vazhdoja me përkushtim rrugën drejt suksesit për të lartësuar jo vetëm emrin e familjes time por atë të vendit tim, Shqipërisë, si amanet i të parëve të mi. Tek unë ishte krijuar dhe rritej si një bërthamë e vogël gjithnjë në zhvillim filozofia e ekzistencës së pavdekshme të shpirtit të trashëguar. Shpirti i trashëguar brenda meje ishte i sigurtë për vetveten, për ekzistencën e tij, si një substancë që dallohet nga materia dhe nga i gjithë realiteti material sëbashku. Isha bindur se ky shpirt që jeton brenda meje është i një natyre tjetër nga realiteti dhe madje i një natyre tjetër edhe nga mendimi. Ai është diçka më e fortë se kaq, është feja e gjakut, “aparati” im i njohjes dhe i të kuptuarit të vetes time, sepse unë nis nga aty, nga paraardhësit e mi dhe jam vazhdim i tyre i pandarë. Gjyshërit dhe babai im kishin vuajtuar shumë gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, si pasojë e të qenit vazhdimi i zinxhirit të ADN-së së gjakut fisnik, të cilët u shpallën armiqtë kryesorë të komunizmit.
Pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri u instalua diktatura komuniste. Ky ishte fillimi i një kalvari të gjatë e të stërmundimshëm për popullin e vogël shqiptar por i tmerrshëm e vrastar për familjet e aristokracisë tradicionale dhe intelektualizmit shqiptar. Menjëherë sapo erdhën në pushtet, komunistët eleminuan të gjithë intelektualët më të njohur të Shqipërisë, të gjithë mendjet e ndritura, të shkolluar në perëndim, të gjithë ata që nuk do të pajtoheshin me realitetin e zi që do të qëndronte mbi qiellin e Shqipërisë për dekada të gjata. U shpallën armiq, u ekzekutuan pa gjyqe, u pushkatuan e varën në litar, e të tjerë u burgosën për aq vite të gjata sa shumë prej tyre nuk dolën më kurrë nga burgjet e tmerrit. Familjet e tyre do ta pësonin edhe më keq sepse ka raste kur vdekja, siç thoshte gjyshja ime e dashur, është kapak floriri. Familjarët e tyre, gratë, fëmijët, prindërit, kushërinjtë deri dhe miqtë u burgosën dhe internuan në skajet më të largëta e më të vështira të Shqipërisë. Këta njerëz të pafajshëm u plaçkitën, u vodhën nga gjithçka, u keqtrajtuan dhe u dërguan si skllevër në kampet e përqëndrimit komunist.
Stërgjyshërit e mi u burgosën, familjarë të tjerë të tyre u pushkatuan si armiq të komunizmit, familjet e tyre u internuan. Në internim lindi dhe gjyshja ime. Nënën e saj, stërgjyshen time, e internuan shtatzanë në moshën 22 vjeç dhe me një bebe në krahë, vajzën e madhe 2 vjeç. E nxorrën jashtë me forcw nga shtëpia në mes të natës, që të mos kishte mundësi as të përgatiste një çantë të vogël për vajzën. E vetmja gjë që mundi “të rrëmbejë” nga shtëpia e saj e dashur ishte arushi i vogël i vajzës 2-vjeçare, asgjë më shumë. Shtëpinë e saj e uzurpoi diktatori vetë dhe jetoi aty së bashku me familjen e tij pwr rreth 50 vite.
Stërgjyshin tim, babain e gjyshes e dënuan fillimisht me vdekje por më pas, meqë nuk gjetën prova të mjaftueshme e dënuan me 20 vite burg, në moshën 23 vjeçare, me akuzën se ai dëshironte një Shqipëri demokratike, jo sovjetike, si mijëra shqiptarë të tjerë, se ishte kundër luftës dhe kundër copëtimit të trojeve tona. Nënën e tij të gjorë, e internuan të vetme sepse ajo nuk kishte fëmijë tjetër përveç stërgjyshit tim, ishte i vetmi dritë syri pas humbjes së 10 fëmijëve që kjo grua kishte përjetuar. I vetmi që mundi të jetojë ishte ai, djali i saj i dashur që ajo nuk do të shihte më kurrë.
Gjyshja ime, së bashku me nënën dhe motrwn e saj, jetuan për vite me rradhë në një haur të vogël ku më parë fshatarët mbanin bagëtinë. Një dhomë e ngushtë, nën tokë, pa dritare, e mbuluar nga sipër me kallamë që nuk ngjasonin aspak me tavanin dhe e shtruar me dhé. Aty nisi jetën me një fëmijë 2 vjeç dhe një bebe që lindi në ato kushte, stërgjyshja ime, vajza e një prej kryeministrave të Shqipërisë, bashkëshortja e një burri fisnik, të diplomuar në Itali për ekonomi. Faji i saj, si dhe shumë të tjerëve si ajo në Shqipëri ishte prejardhja e saj, historia që kjo prejardhje kishte në faqet e memories së kombit tonë, e vërteta që komunizmi kërkoi dëshpërimisht ta groposë e manipulojë nëpërmjet vrasjeve e zhdukjes së atyre që e ndërtuan historinë.
Vitet kaluan dhe jeta ishte një rutinë e vazhdueshme vuajtjesh për stërgjyshen time dhe 2 vajzat e saj. Rriteshin duke e ditur që ishin armike sepse këtë e dëgjonin çdo moment të ditës nga të gjithë ata që ishin “të pastër”, komunistët. Varfëria ishte ekstreme, mungonte dhe ajri. Nuk kishin të drejtë të kishin as dritare në dhomën e vjetër prej balte. Ditët e pushimit të tyre ishin rrugë të gjata me trasta buke në kurriz në burgun e rradhës ku ishte transferuar babai i dashur, të cilin gjyshja ime vetëm e kishte parë ndonjëherë shkarazi tek hekurat e burgut sepse në takimet që u lejoheshin me raste, vetëm një person kishte të drejtë të qëndronte jo më shumë se dhjetë minuta me të dënuarin.
Sa herë i kam kërkuar gjyshes time të më tregojë historitë e saj, kam përfunduar duke qarë me ngashërim e duke iu lutur të mos më tregonte më. Por ajo kurrë nuk qau, ajo gjithnjë më buzwqeshi, më përkëdheli me dashuri e më mësoi se jeta pavarësisht të gjithave është e bukur dhe se ajo ishte e lumtur që Zoti e la të jetonte për të më përkëdhelur mua, dhuratën e saj më të çmuar. Gjyshja ime e dashur, ëngjëlli im që nuk mësoi kurrë të urrejë…..
Vitet e gjata të burgut mbaruan dhe babai (i gjyshes time) u kthye në shtëpi, por nuk ishte më djali i ri, i fuqishëm, babai që nëna iu kishte treguar në historitë e saj. Ai ishte vetëm kujtimi që kish mbetur nga djali i ri që gjyshja ime kish dëgjuar në historitë e nënës së saj. I dukej e çuditshme që papritur shihte një prezencë mashkullore në shtëpi që e shihte me dashuri e që kishte dëshirë ta përqafonte e t’i kërkonte falje që ai nuk ishte ndërsa ajo rritej e vuante për faje që as nuk i njihte e as që ekzistonin. Por ishte i pafuqishëm të shpjegonte absurdin.
Pas një periudhe të shkurtër, nga koha kur babai doli nga burgu, do të vinte një dhuratë e mrekullueshme për të gjithë në famijen e mjerë. Një fëmijë, motra e vogël e gjyshes time e cila erdhi për të sjellë gëzim edhe njëherë në kasollen e vogël e të varfër. Erdhi për të harruar vdekjet që kësaj familjeje nuk i ishin ndarë prej vitesh në rrethin e tyre më të gjerë. Erdhi për të kuptuar se jeta vazhdon e se mjerimi sado i tmerrshëm është, nuk e mposht dot dëshirën për të dashur jetën e për të gjetur të bukurën tek ajo edhe kur e bukura është e padukshme.
Motra e vogël ishte bebja e të gjithëve, madje edhe e fqinjëve që sikurse ata, vuanin të njëjtin absurd. Jeta kishte trokitur përsëri.
Motra e madhe do të martohej së shpejti dhe martesa ishte një mblesëri e sajuar në kushte të vështira. Askush nuk dëshironte të martohej me vajza të tilla, me biografi të keqe, sepse do të futeshin në telashe të mëdha me partinë dhe zakonisht këto blesëri bëheshin po në rrethin e të internuarve apo të familjeve të tjera me të njëjtat probleme biografie. Motra e madhe do të fillonte një jetë të re, por me të njëjtin kalvar vuajtjesh, ndoshta dhe më shumë se më parë. Vuajtja ishte e vetmja gjë që nuk ndryshonte.
Gjyshja ime ishte tashmë vajza e vetme në shtëpi që kujdesej për motrën e vogël, që punonte për të ndihmuar prindërit që sado të stërmundoheshin nuk kishin mjaftueshëm për të shtruar sofrën për të katërt në familje. Së shpejti erdhi dhe nipi, djali i motrës së madhe, që do të rritej së bashku me tezen e tij të vogël, me shumë pak diferencë ndërmjet, prej gjyshes time. Motra e madhe kishte një martesë shumë të palumtur. Ajo shpesh nuk mundej t’i siguronte djalit të vogël asgjë për të ngrënë e për ta shpëtuar e dërgoi tek prindërit e saj, nën kujdesin e gjyshes time. U bë nënë edhe njëherë tjetër, kësaj radhe me vajzë e të dy fëmijët u rritën më së shumti tek gjyshërit për t’i shpëtuar vuajtjes që përpos kohës iu shkaktonte dhe babai i tyre, bashkëshorti i motrës së madhe. Të dy fëmijëve të saj, nuk u mungoi kurrë dashuria e gjyshërve, as përkujdesja e tyre dhe e gjyshes time e cila i donte njësoj me motrën e saj të vogël.
Kështu kaloi koha derisa një ditë do të martohej dhe gjyshja ime. Fati e deshi që ajo të ishte gruaja e një djali fisnikësh që njësoj si ajo kishte pasur një jetë të vështirë. Familjet ishin mike me njëra tjetrën dhe baballarët e të dyve kishin vuajtur dënimet në të njëjtat burgje të komunizmit e kishin ndarë brengat së bashku për vite me rradhë. Gjyshi im, historia e të cilit mbart shumë dhimbje, ishte nga të dy prindërit nga familje aristokrate e me ndikim të madh kombëtar. Filloi jeta e re edhe për gjyshin e gjyshen time, në një barakë të vogël, me halle e mundime të shumta, por brenda së cilës kishte shumë dashuri e shumë mirëkuptim. Fati nuk ishte i njëjtë për të dyja motrat. Ndodhte shpesh që gjyshërit e mi edhe pse në vështirësi të mëdha për vete, të ndihmonin motrën e madhe të gjyshes time (e cila ishte bërë si motër edhe për gjyshin tim) që sado mundohej nuk ia doli dot të bindte bashkëshortin të ndërronte rrugë e të bëhej më njerëzor. Ndërkohë kishte lindur dhe im atë.
Sa ishin të vegjël, fëmijët, të gjithë së bashku, motra e vogël e gjyshes, dy fëmijët e motrës së madhe dhe babai im ishin shumë të dashur për njëri tjetrin. Ishin gëzimi i shtëpisë së gjyshërve, kështu jeta kishte një kuptim për të gjithë së bashku. Shtëpiza e vogël mbushej me gëzim nga zërat e katër fëmijëve, luanin me gjyshërit në oborrin e vogël e tregonin historitë që u pëlqenin. Rendnin si zogj të vegjël kush do të mblidhte lulet më të bukura për të zbukuruar tryezën e varfër, ndonjëherë për t’i thurur kurorë mbi flokët e gjyshet. Shpesh mbrëmjeve gjyshi u këndonte këngë të gëzuara e vajzat kërcenin të lumtura. Gjyshja merrte djemtë për dore, duke qenë se ata ishin pak më të ndrojtur, e u mësonte të kërcenin vals apo dhe kërcimet tradicionale. Në shpirtin plot dashuri varfëria nuk ekzistonte.
Kishin kaluar pak vite dhe babai im ishte tepër i vogël kur u shfaq sëmundja e babait të tij, gjyshit tim. Filluan kalvare të gjata netësh pa gjumë për të gjithë familjen, dhimbje fizike e shpirtërore e shpresa që shuhej dita ditës se gjyshi im, fare i ri në moshë, me një djalë 4 vjeçar, do të mund të shpëtonte nga kthetrat e vdekjes. Fati i tij i keq u vulos përfundimisht kur mjekët i mohuan trajtimin mjeksor në spital për arsye se ai ishte bir i një familjeje e shpallur armike nga partia komuniste nw pushtet. Gjyshin tim e dënuan mjekët me vdekje dhe unë vetë, mjeke sot, sado e kam menduar këtë histori nuk arrij dot të gjej e të kuptoj si mundet një mjek e jo më disa, të bëjnë diçka të tillë? A kishte e keqja një kufi? A kishte mbetur ndonjë gjë njerëzore tek ata që duhet t’i shërbënin jetës?
Pas pak vitesh, vetëm tre, gjyshi im, vdiq në barakën e tij të varfër pranë gruas së tij të re dhe djalit të vogël 7 vjeçar. Bota u shemb, fati nuk pati mëshirë, siç thonë të vjetrit tek ne: të mirët ikin të parët. Mbetën të vetëm, pa mbështetje, në varfëri të madhe por mbi të gjitha pa përkëdheljen e ngrohtë e fjalën e mirë. Engjëlli i tyre mbrojtës u bë ëngjëll në qiell….Ikjen e tij e vuajtën shumë edhe stërgjyshërit e mi të cilët e donin gjyshin tim si djalë. Nuk do të tregoj episode të shpeshta të dhimbshme se çfarë i duhej të kalonte gjyshes time, e shpallur armike nga partia, që rriste e vetme një djalë në kohën mizore kur varfëria ishte e keqja më e vogël. Ajo mësoi të bëjw edhe atë që bëjnë baballarët e të ishte më shumë burrë sesa grua. Nuk mund të përkulej e as të shëmtohej përpara armikut të vërtetë, diktaturës.
Bashkëshorti i motrës së madhe tani kishte terren të gjerë për të vepruar me të keqen që kishte në shpirt, jo vetëm me gruan e tij por edhe me gjyshen time. Ai ishte njeri i pa skrupullt. Argëtohej kur i bënte të tjerët të vuanin. E kalonte kohën duke marrë pjesë nëper gjyqe civile, kryesisht të romëve për të mësuar sa më shumë rrengje që t’i përdorte tek të tjerët. Duhet të bëhej i dashur për partinë, të rregullonte biografinë dhe u vu në dispozicion të plotë për të spiunuar kë të mundej e të nxirrte “rrogën” nëpërmjet spiunimit, 80 cent-shi që partia ia jepte kujdo që spiunonte shokun, fqinjin apo dhe familjarin. Nuk do të kursente as gjyshen time e as babain tim të mitur në spiunimet e tij të rëndomta. Kudo që i shihte, në rrugë, nëpër rradhat e zakonshme që fillonin në orën 1 ose 2 të mëngjesit për të siguruar një litër qumësht të holluar me ujë ose disa kokrra vezë, shpesh të thyera, do t’i quante armiq e epitete të rënda në sy të të tjerëve. Motrat takoheshin fshehurazi me njëra tjetrën sepse bashkëshorti i motrës së madhe ishte bërë “me partinë” dhe nuk do ta lejonte gruan të takonte “armikun”.
Ervina Toptani

Life and light for woman (1905) / Misionarja amerikane Ellen Maria Stone : “Kisha greke nuk dëshiron që shkolla shqiptare për vasha në Korçë të ekzistojë…”

Ellen Maria Stone (1846 – 1927)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Janar 2024 

“Life and light for woman” ka botuar, në gusht të 1905, në faqet n°358 – 360, raportin e misionares, mësueses dhe autores amerikane Ellen Maria Stone mbi gjendjen asokohe të shkollës shqiptare për vasha në Korçë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Shkolla shqiptare për vasha në Korçë

Burimi : Një cep i aneksit të shkollës — Life and light for woman, gusht 1905, faqe n°358 – 360

Burimi : Një cep i aneksit të shkollës — Life and light for woman, gusht 1905, faqe n°358 – 360

Në dërgimin e këtij raporti Znj. Ellen M. Stone shkruan: “Raporti i bashkangjitur i shkollës sonë të vetme në Shqipëri — dhe e vetmja shkollë në të gjithë vendin ku mund të përdoret gjuha shqipe — jep një ide të punës së guximshme të dy prej të diplomuarave tona të Kolegjit të Kostandinopojës. Znj. Sevasti Qiriazi u diplomua atje në 1891 dhe motra e saj, Parashqevia, në qershor të vitit 1904. Unë dua që njerëzit të luten dhe ta duan këtë shkollë të vetmuar.” 

Viti 1904 është ndoshta epoka më e shquar në historinë e Shkollës Shqiptare të Vashave. Shkaqe të rënda sollën shumë ngjarje të pakëndshme, si mbylljen e vitit shkollor pa ushtrimet e zakonshme “përmbyllëse”, ndalimin e gjuhës shqipe etj. Gjatë fundvitit të kaluar qeveria ka marrë masat më të rrepta për të penguar qarkullimin e librave shqip dhe për të mos lejuar që njerëzit të korrespondojnë në gjuhën shqipe. Në fillim të vitit u shkrova një letër në gjuhën shqipe prindërve të një nxënësi që kemi këtu, i cili jeton disa orë larg qytetit dhe “postieri” nuk do ta dërgonte kurrsesi letrën nëse nuk ishte e shkruar në greqisht. Persekutimet kanë ndodhur nga dy burime, sepse pranë qeverisë është edhe kisha greke, dëshira më e madhe e së cilës është që kjo shkollë të mos ekzistojë. Në fillim të vitit, peshkopi për disa javë radhazi anatemoi të gjithë ata që kanë të bëjnë me ne. Ai e quajti shkollën si një vend të pasigurt për vajzat e tyre, etj. Të pa kënaqur me të gjitha ato që thoshin në kishë, priftërinjtë vizituan çdo familje që kishte vajza në shkollën tonë për të kërcënuar prindërit. 

Të mjerët ! Ndonjëherë ne i fajësojmë për mungesë guximi, por nuk e di nëse është e drejtë ta bëjmë këtë kur mendojmë se si ndëshkohen për mosbindje ndaj kishës së tyre, — ose të vdekurit e tyre të mbetur pa varrosur ose fëmijët e tyre të papagëzuar. Zoti i bëftë të kuptojnë të vërtetën dhe të zgjojë ndërgjegjen e tyre që të shohin se qëllimi ynë është të ndihmojmë në ngritjen e kombit shqiptar ! 

Më bëri shumë përshtypje dëshira e shprehur nga disa njerëz me ndikim për t’i marrë vajzat e tyre në konvikt që të kenë kështu një stërvitjeje të mirë të krishterë. Një ditë më parë një Bej shprehu keqardhjen e tij të thellë që vajzave myslimane u ndalohet të ndjekin shkollën tonë, siç bënin disa vite më parë. Ndjenjat që ai shfaqi ishin më prekëse sesa mund të shprehen. Më në fund ai tha : “Ne nuk jemi myslimanë, ne jemi të krishterë. Ne u detyruam të bëhemi të tillë si jemi tani.” 

Numri i nxënësve nuk është i madh dhe as nuk prisnim të kishim një numër të madh në këto rrethana shqetësuese. Por ne nuk e humbim guximin. Shpresojmë dhe lutemi për ardhjen e kohërave më të mira. Nga tridhjetë nxënëse që kemi, njëmbëdhjetë janë konviktore. Ato po bëjnë mirë, sidomos në zhvillimin e karaktereve të mira. U kënaqa një ditë tjetër kur një zotëri më tha se çfarë ndryshimi të madh kishte vënë re te vajzat tona që nga koha kur filluan të vinin në shkollën tonë. 

Na vjen keq shumë që nuk ka asnjë predikues këtu. Kjo keqardhje ndihet jo vetëm në rrethin e ngushtë të shkollës sonë, por edhe te të huajt. Shërbimet fetare mbahen çdo të shtunë, në mëngjes një mbledhje lutjeje; pasdite mësimi i shkollës të së dielës. Shoqata e Krishterë takohet të premteve në shtëpi private, me familje që na ftojnë të vijmë sa më shpesh. Shërbimet e mbrëmjes të së dielës mbahen gjithashtu rregullisht dhe konsistojnë në këndimin e himneve dhe kërkimin e shkrimeve të shenjta. Kjo i ndihmon vajzat tona të kenë një këndvështrim të gjerë për të vërtetën biblike dhe i bën të ndiejnë frymën e adhurimit të vërtetë. Si mësuesit ashtu edhe nxënësit po përjetojnë një humbje të madhe për shkak të mungesës së zonjushës Sevasti Qiriazi.

___

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, https://www.darsiani.com/la-gazette/life-and-light-for-woman-1905-misionarja-amerikane-ellen-maria-stone-kisha-greke-nuk-deshiron-qe-shkolla-shqiptare-per-vasha-ne-korce-te-ekzistoje/.

Shteti pa zbatim të ligjeve i kthyer në anarki!

0

Florim Zeqa

Në kohën kur gënjeshtra dhe mashtrimi janë bërë standard i jetës së politikanëve, thënja e së vërtetës është akt revolucionar, pasi askush nuk është më i rrezikuar dhe urryer sesa ai që e thotë të vërtetën!

Politikanët gënjeshtarë kronik dhe patologjik

Përvoja e tri dekadave të pluralizmit politik na ka mësuar se dryshimin politik në një vend nuk e sjellin partitë e skenës politike parlamentare dhe as elitat politike, përkatësisht kryetarët e partive politike, por e sjellë populli, e sjellin forcat progresive intelektuale dhe atdhetare të shoqërisë sonë.

Gënjeshtarët janë të llojeve dhe niveleve të ndryshme, por më të sofistikuarit dhe më të paskrupullt janë gënjeshtarët e fushës së politikës, të cilët në kohë të fushatave zgjedhore i përdorin të gjitha mjetet propagandistike për mashtrimin dhe grabitjen e votës së qytetarëve.

Pra, gënjeshtarët më kronik dhe patologjik i kemi në fushën e politikës, dhe atë në të gjithë krahët e politikës, të cilët, të njëjtat gënjeshtra i përseritin nga njëra palë zgjedhje në tjetrën dhe pa u skuqur fare para qytetarëve të vendit.

Pra, politikanët e papërgjegjshëm gënjeshtrën e kanë kthyer në filozofi të mashtrimit të qytetarëve, popullin në subjekt të mashtrimit, ndërsa pushtetin në mjet të pasurimit të tyre.

“Lufta” e humbur kundër pirjes së duhanit në hapsirat publike

Ligji Nr. 04/L-156, i datës 04 prill 2013 kundër pirjes së duhanit në hapsirat publike i miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, jo vetëm që nuk respektohet, po injorohet në tërësi nga pronarët e lokaleve dhe qytetarët.

Edhe pse po bëhen 11 vite nga miratimi i ligjit kundër pirjes së duhanit në hapsirat publike, ligji nuk u respektua pothuajse asnjëherë nga asnjë qeveri, përjashto periudhat “vetëdijësuese” disa javore, ku zakonisht pas disa javësh inspektim e mbikëqyrje, duhani gjithmonë kthehej në hapsirat publike.

Përgjatë pushimeve trejavor në vendlindje, fati e deshti që disa herë të jemë prezent në disa nga lokalet e kryeqytetit, në qytetin tim të lindjes dhe shumicës së qyteteve anë e mbanë Kosovës.

Kudo që hyra në lokalet publike e gjeta tym e mjegull të shkaktuar nga duhanpirësit aktiv. Por, e keqja e madhe është se pasojat e tymosjes i vuajnë duhanpirësit pasiv, të cilit e thithin tymin e kontaminuar, të dalë nga goja dhe hundët e duhanpirësve aktiv.

Situata e krijuar në lokalet publike të krijon përshtypjen e një anarkie totale, pasi nuk funksionon ligji dhe mungon prezenca e inspektorëve shtetëror dhe lokal në vend të ngjarjes ku ndodhin abuzimet e mëdha me ligjin në fuqi kundër pirjes së duhanit.

Kur dikush dëshiron të shpreh atë që ndjen dhe dëshiron, por nuk mundet, ngase nuk e lejojnë të tjerët është krim! Këtë realitet të hidhur e kuptova krejt rastësisht nga biseda me një mik timin gjatë pushimeve në vendlindje. Rrëfimet e mikut ishin aq prekëse dhe tronditëse, saqë gjatë dëgjimit të tregimeve më rrënqethej trupi nga trishtimi nga perjetimet e mikut.

Shteti pa zbatim të ligjeve kthehet në anarki, ndërsa demokracia në diktaturë!

Amina Nuraj u takua me Zonjën Ruth Grosman, shefen e zyrës së OSBE në Novi Pazar

0
Amina Nuraj , kryetare e Këshillit Kombëtar Shqiptar, sot me me 13 janar 2024, me rastin e shfaqjes së një filmi shqip në këtë qytet, u takua me Zonjën Ruth Grosman nga Misioni i OSBE, në Novi Pazar (Pazari i Ri).
Deri tek takimi mjaft domethënës i saj u bë pasi Zonja Ruth Grosman, shefja e zyrës së OSBE-s në Novi Pazar, kishte marrë pjesë në shfaqjen e një filmi shqiptar në kryeqendrën e krahinës së Sanxhakut, Mbasbjeshkës.
Javën e ardhshme, qysh njoftoj Amina Nuraj për portalin Drini, kryetare e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Sanxhak, zonja Ruth Grosman do të ketë një takim zyrtar me të.
Të shpresojmë që Amina Nuraj tashmë do të jetë një aktiviste e urtë, që parasëgjithash do ta njoh në thelb Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe të drejtat që i takojnë komunitetit shqiptar që e përfaqëson në krahinën e Sanxhakut.

Romani “Eskadronët e Vdekjes” i Bardhyl Mahmutit, paraqet gjenocidin e Serbisë ndaj shqiptarëve – vlerësohet si vepra më e mirë nga LSHK

0
Bedri Islami, Shkodër

Bedri Zenel Islami: Një libër i pazakontëtë gjitha pikëpamjet. I ve­çantë. Tronditës deri në thelb. Që me gjithçka i kalon kufijtë e një ro­ma­ni dhe ky kapërcim kufijsh është artistikisht madhësia e tij si vepër, është koncepti njerëzor që sjell, saktësia e rikrijimit të një bote që ishte e pranishme aq shumë në jetën e shqiptarëve të Kosovës, por edhe përtej tyre… Ndoshta ga­bohem, por asnjëherë më parë, në romanin tonë të këtyre viteve, nuk ka ar­dhur një kërkim kaq i pafund, një fushë kaq e gjerë, ku lëvizin personazhe re­ale me emra dhe bëma reale… Me një fjalë, “Eskadronët e vdekjes” është një libër që të lë pa gjumë dhe të rrëqeth! Sevi Lami Agolli: Një roman që i duhet me patjetër brezit të ri! Një roman, që dokumenton me aq mjeshtëri artistike një realitet rrëqethës! Nuk kish si të tregoheshin dhe dokumentoheshin më bukur ato ngjarje të dhimbshme të popullit shqiptar të Kosovës, përveçse parë dhe ndier nga këndvështrimi i vetë një serbi! Ky roman i duhet fort kohës sonë! Është libër i pazakontë, që nga kushtimi, i cili pak kujt do i kishte shkuar ndër mend. Shumë vetë as që mund ta mendonin se një njeri i politikës dhe i artit, prijës në demonstratat e mëdha të pranverës së vitit 1981 – fotoja e Bardhylit me flamur në dorë është njëra nga më rrënqetheset-; i burgosur politik dhe i panënshtruar politik, pjesë e trupës drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës, antar i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe zëri i saj në Perëndim, debatues i dorës së parë dhe mik i shumë nga të rënët në luftën e gjatë për lirinë e Kosovës, do ia kushtonte librin e tij , si një memorial, disa figurave të shoqërisë civile të Serbisë, duke filluar që nga Natasha Kandiç… Është libër i pazakontë, pasi, ndryshe nga sa i kemi parë ngjarjet e fundit në Kosovë, ku këndvështrimi ishte gjithnjë përmes syrit tonë, tani ngjarjet rrjedhin nga vështrimi i pak intelektualve serbë, gazetarë e krijues, të cilët duan të dëshmojnë se edhe mes çakejve ka njerëz të arsyeshëm, por që në fund bëhen edhe prehë e dhunës, e vrasjeve dhe shkatërrimit moral e fizik; Është libr i pazakontë sepse sjell në dimension të ri atë që ka ndodhur në Kosovë, burgimet e gjata, qendresën, torturat dhe , mendoj unë, vetëm një neri që i ka ndjerë ato në kurrizin e tij apo të miqve të tij, mund t’i dëshmojë kaq sinqerisht, detajisht dhe rrënqethës atë që ka ndodhur.

Është libër i pazakontë sepse të mbërthen që në çastin e parë, që atëherë kur nis e lexon faqet e para, në fillim nga kureshtja, sepse autori është një emër nga më të njohurit e, më pas, sepse nuk mund të shkëputesh, nuk mendon se si koha rrjedh, por e bën atë pjesë tënde, nuk e di se në cilën orë je dhe, vetë hapësira të duket se është kthyer edhe një herë pas, në ato vite që ishin themeltare për të ardhmen. Është i pazakontë, pasi, me gjithë dëshminë që sjell dhe të duket se i gjithë mendimi konceptual i librit rrjedh nga “Mashtrimi i Madh”, pra , megjithëse e vërteta vjen si një uragan, libri nuk ka mllef, verbëri, urrejtje, nuk të ngjall dëshirën për dhunë; ai ka mendim dhe , si gjithnjë , mendimi është më i fuqishëm se sa dhuna dhe verbëria. I pakapshëm në shikimin e parë është romani në 500 faqet e tij, por pas këtyre faqeve qëndron një epokë, një botë, disa gjenerata. Ndoshta gabohem, por asnjëherë më parë, në romanin tonë të këtyre viteve, nuk ka ardhur një kërkim kaq i pamatë, një fushë kaq e gjërë, ku lëvizin përsonazhe reale, me emra dhe bëma reale, që nga presidenti i sotëm Vuqiç, i portretizuar në përshfaqjen e tij më të saktë, e deri tek njerëzit e zakonshëm, mes të cilëve të ngjall krupën zagoria e lumpenit të shërbimit të fshehtë serb. Kjo forcë që Bardhyli ka sjellë në romanin e tij është e furtuneshme, por edhe e bukur si pyll, është shtërngatë dhe rrëke njerëzore, si të gjitha ato gjëra, vlera e të cilave qëndron në intesitetin e shprehjes. Harmonia e përpjestimit të së vërtetës dhe të krijimit në roman është magjike, e kujdesshme dhe vepron përmes shumëfishimit të pafrenueshëm të fuqisë së të vërtetës, të shprehjes, mjediseve, forcës së karaktereve. Në fakt , përmes një romani ai ka krijuar një kozmos, i cili ka vetëm një ligj të pandryshuar, përmes të cilit, të gjithë njerëzit, bashkimi i qëndrueshëm i të cilëve bën epokë, krijohen gjithashtu nga epoka dhe dëshmojnë se, nuk mundet që nga gjërat e lëvizshme të gjenden vlera të qëndrueshme, por vetë qëndrueshmëria krijon vlerat e saj. Një libër që lë pa gjumë dhe të rrenqeth ende duke qenë në ekranin kompjuterik është gjithësesi i veçantë, por , në këtë rast, kemi të bëjmë me një roman që në fakt sjell edhe vetë karakterin e Bardhylit . Një roman që nuk është aspak biografik, por që përcepton një botë. Dostojevski, shumë dekada më parë, do të shkruante se ” Ç’gjë mund të jetë për mua më fantastike sesa realiteti”. Dhe ky roman është aq realist dhe aq konseguent, aq i vërtetë dhe mrekullisht i shkruar përmes një stili rrëmbyes, saqë kalon shumë kufinj dhe të duket e habitshme, – mua për vete më është dukur – duke e ditur temperamentin e zjarrtë të Bardhylit dhe njeriun polemist të dorës së parë, se si ai mbetet në roman hulumtuesi i ftohtë, që aq qetësisht ka zhytur shikimin e tij njerëzor në thellësinë e jetës. Një roman që do të trondisë shumëkënd dhe do të jetë i domosdoshëm për të ditur se çfarë në të vërtetë ka ndodhur. Jo kushdo mund ta pohojë lirinë e vet në botën e tij. Mjerisht, jo të paktë janë ato që , të mbyllur në palirinë e tyre, mendojnë se janë të lirë. Liria duhet të jetë marramendëse, ndryshe nuk është asgjë tjetër, veçse forma e jashtme e saj.
Bedri Zenel Islami: Një libër i pazakontëtë gjitha pikëpamjet. I ve­çantë. Tronditës deri në thelb. Që me gjithçka i kalon kufijtë e një ro­ma­ni dhe ky kapërcim kufijsh është artistikisht madhësia e tij si vepër, është koncepti njerëzor që sjell, saktësia e rikrijimit të një bote që ishte e pranishme aq shumë në jetën e shqiptarëve të Kosovës, por edhe përtej tyre… Ndoshta ga­bohem, por asnjëherë më parë, në romanin tonë të këtyre viteve, nuk ka ar­dhur një kërkim kaq i pafund, një fushë kaq e gjerë, ku lëvizin personazhe re­ale me emra dhe bëma reale… Me një fjalë, “Eskadronët e vdekjes” është një libër që të lë pa gjumë dhe të rrëqeth.
Sevi Lami Agolli: Një roman që i duhet me patjetër brezit të ri! Një roman, që dokumenton me aq mjeshtëri artistike një realitet rrëqethës! Nuk kish si të tregoheshin dhe dokumentoheshin më bukur ato ngjarje të dhimbshme të popullit shqiptar të Kosovës, përveçse parë dhe ndier nga këndvështrimi i vetë një serbi! Ky roman i duhet fort kohës sonë!
Është libër i pazakontë, që nga kushtimi, i cili pak kujt do i kishte shkuar ndër mend. Shumë vetë as që mund ta mendonin se një njeri i politikës dhe i artit, prijës në demonstratat e mëdha të pranverës së vitit 1981 – fotoja e Bardhylit me flamur në dorë është njëra nga më rrënqetheset-; i burgosur politik dhe i panënshtruar politik, pjesë e trupës drejtuese të Lëvizjes Popullore të Kosovës, antar i Drejtorisë Politike të UÇK-së dhe zëri i saj në Perëndim, debatues i dorës së parë dhe mik i shumë nga të rënët në luftën e gjatë për lirinë e Kosovës, do ia kushtonte librin e tij , si një memorial, disa figurave të shoqërisë civile të Serbisë, duke filluar që nga Natasha Kandiç…
Është libër i pazakontë, pasi, ndryshe nga sa i kemi parë ngjarjet e fundit në Kosovë, ku këndvështrimi ishte gjithnjë përmes syrit tonë, tani ngjarjet rrjedhin nga vështrimi i pak intelektualve serbë, gazetarë e krijues, të cilët duan të dëshmojnë se edhe mes çakejve ka njerëz të arsyeshëm, por që në fund bëhen edhe prehë e dhunës, e vrasjeve dhe shkatërrimit moral e fizik;
Është libr i pazakontë sepse sjell në dimension të ri atë që ka ndodhur në Kosovë, burgimet e gjata, qendresën, torturat dhe , mendoj unë, vetëm një neri që i ka ndjerë ato në kurrizin e tij apo të miqve të tij, mund t’i dëshmojë kaq sinqerisht, detajisht dhe rrënqethës atë që ka ndodhur.
Është libër i pazakontë sepse të mbërthen që në çastin e parë, që atëherë kur nis e lexon faqet e para, në fillim nga kureshtja, sepse autori është një emër nga më të njohurit e, më pas, sepse nuk mund të shkëputesh, nuk mendon se si koha rrjedh, por e bën atë pjesë tënde, nuk e di se në cilën orë je dhe, vetë hapësira të duket se është kthyer edhe një herë pas, në ato vite që ishin themeltare për të ardhmen.
Është i pazakontë, pasi, me gjithë dëshminë që sjell dhe të duket se i gjithë mendimi konceptual i librit rrjedh nga “Mashtrimi i Madh”, pra , megjithëse e vërteta vjen si një uragan, libri nuk ka mllef, verbëri, urrejtje, nuk të ngjall dëshirën për dhunë; ai ka mendim dhe , si gjithnjë , mendimi është më i fuqishëm se sa dhuna dhe verbëria.
I pakapshëm në shikimin e parë është romani në 500 faqet e tij, por pas këtyre faqeve qëndron një epokë, një botë, disa gjenerata. Ndoshta gabohem, por asnjëherë më parë, në romanin tonë të këtyre viteve, nuk ka ardhur një kërkim kaq i pamatë, një fushë kaq e gjërë, ku lëvizin përsonazhe reale, me emra dhe bëma reale, që nga presidenti i sotëm Vuqiç, i portretizuar në përshfaqjen e tij më të saktë, e deri tek njerëzit e zakonshëm, mes të cilëve të ngjall krupën zagoria e lumpenit të shërbimit të fshehtë serb.
Kjo forcë që Bardhyli ka sjellë në romanin e tij është e furtuneshme, por edhe e bukur si pyll, është shtërngatë dhe rrëke njerëzore, si të gjitha ato gjëra, vlera e të cilave qëndron në intesitetin e shprehjes. Harmonia e përpjestimit të së vërtetës dhe të krijimit në roman është magjike, e kujdesshme dhe vepron përmes shumëfishimit të pafrenueshëm të fuqisë së të vërtetës, të shprehjes, mjediseve, forcës së karaktereve.
Në fakt , përmes një romani ai ka krijuar një kozmos, i cili ka vetëm një ligj të pandryshuar, përmes të cilit, të gjithë njerëzit, bashkimi i qëndrueshëm i të cilëve bën epokë, krijohen gjithashtu nga epoka dhe dëshmojnë se, nuk mundet që nga gjërat e lëvizshme të gjenden vlera të qëndrueshme, por vetë qëndrueshmëria krijon vlerat e saj.
Një libër që lë pa gjumë dhe të rrenqeth ende duke qenë në ekranin kompjuterik është gjithësesi i veçantë, por , në këtë rast, kemi të bëjmë me një roman që në fakt sjell edhe vetë karakterin e Bardhylit . Një roman që nuk është aspak biografik, por që përcepton një botë.
Dostojevski, shumë dekada më parë, do të shkruante se ” Ç’gjë mund të jetë për mua më fantastike sesa realiteti”.
Dhe ky roman është aq realist dhe aq konseguent, aq i vërtetë dhe mrekullisht i shkruar përmes një stili rrëmbyes, saqë kalon shumë kufinj dhe të duket e habitshme, – mua për vete më është dukur – duke e ditur temperamentin e zjarrtë të Bardhylit dhe njeriun polemist të dorës së parë, se si ai mbetet në roman hulumtuesi i ftohtë, që aq qetësisht ka zhytur shikimin e tij njerëzor në thellësinë e jetës.
Një roman që do të trondisë shumëkënd dhe do të jetë i domosdoshëm për të ditur se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.
Jo kushdo mund ta pohojë lirinë e vet në botën e tij.
Mjerisht, jo të paktë janë ato që , të mbyllur në palirinë e tyre, mendojnë se janë të lirë.
Liria duhet të jetë marramendëse, ndryshe nuk është asgjë tjetër, veçse forma e jashtme e saj.Bedri Zenel Islami: Një libër i pazakontëtë gjitha pikëpamjet. I ve­çantë. Tronditës deri në thelb. Që me gjithçka i kalon kufijtë e një ro­ma­ni dhe ky kapërcim kufijsh është artistikisht madhësia e tij si vepër, është koncepti njerëzor që sjell, saktësia e rikrijimit të një bote që ishte e pranishme aq shumë në jetën e shqiptarëve të Kosovës, por edhe përtej tyre… Ndoshta ga­bohem, por asnjëherë më parë, në romanin tonë të këtyre viteve, nuk ka ar­dhur një kërkim kaq i pafund, një fushë kaq e gjerë, ku lëvizin personazhe re­ale me emra dhe bëma reale… Me një fjalë, “Eskadronët e vdekjes” është një libër që të lë pa gjumë dhe të rrëqeth!
er edhe një herë pas, në ato vite që ishin themeltare për të ardhmen.
Kjo forcë që Bardhyli ka sjellë në romanin e tij është e furtuneshme, por edhe e bukur si pyll, është shtërngatë dhe rrëke njerëzore, si të gjitha ato gjëra, vlera e të cilave qëndron në intesitetin e shprehjes. Harmonia e përpjestimit të së vërtetës dhe të krijimit në roman është magjike, e kujdesshme dhe vepron përmes shumëfishimit të pafrenueshëm të fuqisë së të vërtetës, të shprehjes, mjediseve, forcës së karaktereve.
Në fakt , përmes një romani ai ka krijuar një kozmos, i cili ka vetëm një ligj të pandryshuar, përmes të cilit, të gjithë njerëzit, bashkimi i qëndrueshëm i të cilëve bën epokë, krijohen gjithashtu nga epoka dhe dëshmojnë se, nuk mundet që nga gjërat e lëvizshme të gjenden vlera të qëndrueshme, por vetë qëndrueshmëria krijon vlerat e saj.
Një libër që lë pa gjumë dhe të rrenqeth ende duke qenë në ekranin kompjuterik është gjithësesi i veçantë, por , në këtë rast, kemi të bëjmë me një roman që në fakt sjell edhe vetë karakterin e Bardhylit . Një roman që nuk është aspak biografik, por që përcepton një botë.
Dostojevski, shumë dekada më parë, do të shkruante se ” Ç’gjë mund të jetë për mua më fantastike sesa realiteti”.
Dhe ky roman është aq realist dhe aq konseguent, aq i vërtetë dhe mrekullisht i shkruar përmes një stili rrëmbyes, saqë kalon shumë kufinj dhe të duket e habitshme, – mua për vete më është dukur – duke e ditur temperamentin e zjarrtë të Bardhylit dhe njeriun polemist të dorës së parë, se si ai mbetet në roman hulumtuesi i ftohtë, që aq qetësisht ka zhytur shikimin e tij njerëzor në thellësinë e jetës.
Një roman që do të trondisë shumëkënd dhe do të jetë i domosdoshëm për të ditur se çfarë në të vërtetë ka ndodhur.
Jo kushdo mund ta pohojë lirinë e vet në botën e tij.
Mjerisht, jo të paktë janë ato që , të mbyllur në palirinë e tyre, mendojnë se janë të lirë.
Vetëm një ligj të pandryshuar, përmes të cilit, të gjithë njerëzit, bashkimi i qëndrueshëm i të cilëve bën epokë, krijohen gjithashtu nga epoka dhe dëshmojnë se, nuk mundet që nga gjërat e lëvizshme të gjenden vlera të qëndrueshme, por vetë qëndrueshmëria krijon vlerat e saj.
Një libër që lë pa gjumë dhe të rrenqeth ende duke qenë në ekranin kompjuterik është gjithësesi i veçantë, por , në këtë rast, kemi të bëjmë me një roman që në fakt sjell edhe vetë karakterin e Bardhylit . Një roman që nuk është aspak biografik, por që përcepton një botë.
Dostojevski, shumë dekada më parë, do të shkruante se ” Ç’gjë mund të jetë për mua më fantastike sesa realiteti”.

Libri “Eskadronët e Vdekjes” me autor Bardhyl Mahmuti, është botuar nga Qendra “Gjenocidi në Kosovë-plagë e hapur”. Romani “Eskadronët e Vdekjes” i autorit Bardhyl Mahmuti është vlerësuar si vepra më e mirë nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës e që pasqyron gjenocidin serb ndaj shqiptarëve. Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqri Galica, tha se vepra “Eskadronët e Vdekjes” i autorit Bardhyl Mahmuti është një vepër e veçantë edhe si krijim letrar e artistik edhe si histori. Romani i autorit Bardhyl Mahmuti është i bazuar në ngjarje të vërteta dhe është botuar në shënim të Ditës së gjenocidit në Kosovë, 15 janar 2021. Kjo vepër ka pasur disa botime në shqip, kurse është përkthyer e po përkthehet edhe në disa gjuhë të huaja. Mahmuti tha se në prag të 25-vjetorit nga gjenocidi “nuk mund të jemi të kënaqur nga ajo që kemi bërë deri tani”. “…Është i veçantë në të vërtetë… Pavarësisht nga ndihma, që pretendon autori ta ketë pasur nga shumë vetë prirja e tij në aspektin stilistik letrar, performues, historik është fakt që tregon jo vetëm për përkushtimin e shkrimtarit, por talentin për të artikuluar me një gjuhë të pasur, me një mendim të mbrehtë e më një kërkesë të sofistikuar për ndriçimin e barbarisë serbe… …Shkrimtari Bardhyl Mahmuti është autori që ka depërtuar në thellësitë epokale të shpirtit farosës të pushtuesit serb duke dhënë romanin më të denjë dhe më të mirë pothuajse deri sot për temën e gjenocidit”, tha Galica. Tutje, ai theksoi se dhënia e mirënjohjes nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, i jep një shtytje të fuqishme të shpërndarjes së romanit, derisa shtoi se kjo do të ndikon që të tjerët të mund të shohin edhe një të vërtetë. “…Libri ‘Eskadronët e Vdekjes’ sado modeste të duket që kanë kontribuar të tjerët, por falë rrëfimeve që mi kanë dhënë qoftë Bajrushi, Sadiku, apo Vllaznimi, sepse personazhet kryesore në roman janë personazhe reale. Janë pikërisht ata personazhe që i kanë dhënë një shtytje e sot më thërrasin prej Italisë se kush është Sadiku…

Dhënia e mirënjohjes nga Lidhja e Shkrimtarëve jep një shtytje të fuqishme shpërndarjes së romanit jo për shkak të Bardhyl Mahmutit, por sepse duke lexuar qoftë në italisht, anglisht apo në të gjitha gjuhët tjera do të kenë mundësi të shohin edhe një të vërtetë nga këndvështrimi ynë”, theksoi Mahmuti.Për veprën “Eskadronët e Vdekjes”, kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës i dorëzoi mirënjohje shkrimtarit Bardhyl Mahmuti. Autori Mahmuti potencoi se kjo mirënjohje nderon jo vetëm atë, por gjithë të tjerët që janë përkushtuar të hedhin dritë mbi një krim, siç e quan ai aq monstruoz, që sipas tij ka rrezik të mbetet në heshtje.