Kreu Blog Faqe 898

Kaçaniku , poezi nga Faruk Tasholli

0
K A Ç A N I K U
___
Është ai i lashti i bukuri i ashpëri
Mu si thonë kronikat e Ibni Kemalit,
Si dëshmojnë shënimet e Evlia Çelebiut-
Qytezë e gurtë mes qiellit e malit.
*
Ka harruar francezi Filip Difren – Kane
Se ai nga murtaja nuk braktiset kurrë,
E kur mu për Gryke nis të fryjë erë morti
Në sanxhak të Shkupit jetës i bëhet gurrë.
*
Është bujtinë e Bogdanit e Tomë Raspasarit
Pikolominin e mashtruar nuk e qas në gji,
Mbledh forcë së brendshmi malit ia skuq ballin
S’duron strehë t’i bëhen gjeneralë as ushtri.
*
Me Idriz Seferin me Isa Boletinin – në prita
Nën qiellin e vranët i fshehur ndez yje,
Kudo në tehe baladash në zemër legjendash
Emri i tij me krisma këngës i ka hije.
*
Është tokë e mbjellë me gjak e rrashta
I përmbysur pamëshirshëm i lindur përsëri,
Ku gurgullon lumi e ushtimën merr mali
Mes gurësh e drurësh shqipton fjalën liri.
___
(Kjo poezi u botua në revistën „Zëri“ të
Prishtinës në shtator 1990)

Bratisllav Gashiq, përse armët e gjata të Policisë së Kosovës, për ty qenkan provokim dhe veprim i rrezikshëm ?

0

Gani I. Mehmeti

* Reagim ndaj Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Bratisllav Gashiq me titullin: “Armatosja e Policisë së Kosovës me armë të gjata, provokim dhe veprim i rrezikshëm”, Bota Sot. 12 janar 2024.

A thua, ku po i dhemb këtij ministri serb? A e ka pyetur veten ai ndonjëherë se përse Serbia është armatosur deri në dhëmbë dhe me llojet më moderne të armëve? Mos, Gash(iq), vetëm serbët u dashka të armatosen? Po, për kë jeni armatosur, kur nuk jeni të rrezikuar prej askujt, ama hiç, prej askujt! Askush nuk është duke ju sulmuar, ju jeni njerëz të “mirë”, “të urtë”, “të sjellshëm”! Ju jeni në tokën “tuaj” nuk keni “probleme” me fqinjtë, prandaj flini të qetë, mos u shqetësoni, mos u ndjeni keq e as të frikësuar, as të rrezikuar. Apo, mos e keni mizën pas veshit!? Ndoshta jeni mësuar që vetëm ju të jeni të armatosur dhe të pushtoni toka të të tjerëve, në të cilat jeni tërësisht të vendosur.
Bratisllav, të paktën ti mos kij frikë, ti je me prejardhje shqipatre sipas mbiemrit. Gash edhe serb, nuk mund të ketë me origjinë. Do të ishte mirë që krejt shqiptarët e serbizuar të kthehen në origjinën e tyre të mëparshme.
Po, të paktën, nuk e shoh të arsyeshme të merakoseni pse edhe ne përpiqemi të jetojmë dhe në rast nevje, të mbrohemi nga kush do që të sulmohemi. Dhe, a di çka, këtë e di edhe ti mirë, se ne nuk jemi në tokën e huaj, ne jemi në tokën tonë, prnadaj, më shumë të drejtë kemi ne të mbrohemi, se sa kushdo qoftë të na sulmojë. Ne, deri sot, vetëm në vetëmbrojtje kemi qenë. Nuk e mban mend historia të kemi sulmuar dikë tjetër, prandaj jemi pushtuar, pse kemi qenë të robëruar që prej Perandorisë Romake e deri në vitin 1999, kur, faleminderit, me ndihmën e botës demokratike – NATO-s dhe aletëve të saj na ndihmuan dhe u çliruam, po prej jush që po merakoseni për armët e gjata të policisë së Republikës së Kosovës. Faleminderit që edhe po na tregon se kujt i duhen e kujt jo armët e gjata, mbase ne nuk e paskemi ditur!
Po ai armatim i juaji aq i madh, vallë për stoli e keni bërë?! Apo vetëm sa për ta pasur, pse nuk kishit ku t’i lini paratë aq të shumta që i keni futur në to! Do dëshiroja dhe uroj që t’u mbesin vetëm si relikte, pa mundur kurrë t’i përdorni kundër askujt! Po, sepse, po nuk i përdorët ju, nuk do të kemi shkas as ne t’i përdorim, pse nga askush tjetër nuk provokohemi, nuk rreziohemi e nuk sulmohemi as ne.
Gash(iq), sa mirë do të ishte të jetojë secili në vendin e vet i lirë! Nuk di të ketë diçka më të mirë, prandaj, që në takimin e parë të shqiptarëve të dikurshëm, bëhej pyetja: A je shëndosh e rahat? A, shëndeti varet prej dikujt tjetër, por rahatia po varet edhe nga njeriu, nga fqinji i tij.
Ne nuk ditëm të ankohemi në ju përkundër gjithë atij armatimi që keni, pse nuk jemi mësuar të presim mirë prej jush deri sot, qysh që prej më shumë se dy qind vitesh! Prandaj, nuk çuditemi dhe kurrë nuk do ua kemi besën. E, për ju qenka provokim, pse nuk jeni mësuar të na shihni të armatosur asnjëherë ashtu si e kërkon nevoja. Mendoji këto 200 vite sa shqipatrët i keni vrarë, përfshirë fëmijë, gra, pleq e plaka dhe për asgjë, vetëm pse ishin e jemi shqiptarë!
Nuk po e zgjas më tutje…

Transformimi harmonik i Europës: Serbia si instrument i luftës së programuar

0

Gjenerali Milan Mojsilovic – kryeshef i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë – Foto – Tanjug – Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Serbisë

Nga: Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë

Politika evropiane [e BE-së] në raport me Europën Juglindore nuk kishte gjasa të ndiqte doktrinën gjeopolitike amerikane të krijimit të një “Lindje të Mesme të Re Demokratike”. Nëse do ta perifrazonim Josep Borrell, Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Puntë e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Brukseli nuk e bën dot mbarshtërimin e Europës Juglindore duke u kufizuar vetëm në mbarështrimin e punëve të kopshtarisë dhe pastrimit të xhunglës, me të vetmin paramendim që “llava” e luftës së provokuar nga kanari i Francës – Serbia, të mos përhapet mbi gardhin e BE-së dhe të përmbysë sigurinë e kontinentit.

Marrëveshja Bazë e Brukselit vs Gjeopolitikës kritike

Qëndrimi i boshtit Berlin-Paris ndaj Serbisë sot dhe me këtë edhe vet Marrëveshja Bazë e Brukselit [shkurt 2023] ishte një përpjekje për ta tejkaluar gjeopolitikën klasike si traditë e realizmit politik në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe qasje konform gjeopolitikës kritike. Kjo e fundit, siç dihet, është një ndërlidhje mes platformës së lirë të gjeografisë politike dhe marrdhënive ndërkombetare.
Në themel të vet marrëveshjes franko-gjermane duket se ishte parimi bazë i gjeopoitikës kritike, që ngërthen në vete interesat e boshtit në fjalë. Barrëveshja Bazë e Brukselit, respektivisht autorët e saj, duke e shndërruar në këtë rast Kosovën në laboratorë eksperimental, përmes përkufizimit tek njohja faktike të Republikës së Kosovës, sikur duan ta çmitizojnë gjeopolitikën klasike serbe, duke e vendosur atë në përputhje edhe me interesat e BE-së plotësisht në kontekstin historik dhe perspektivën e rajonit si tërësi në BE.
Gjeopolitika klasike përqëndrohej kryesisht në katër elemente qenësore: hapësirë, identitet, vizion dhe shtetëbërje. Gjeopolitika kritike përqëndrohet në ndertimin social te hapësirës – menyrën në të cilën hapësira është më kuptimplote dhe e qasshme nga shumë aktorë gjeopolitikë dhe idetë e tyre. Hapesira eshte thelebesore per gjeopolitiken kritike. Megjithate ndryshe nga gjeopolitika kalsike dhe materializmi i saj shpesh i nënkuptuar, kjo shkarkon cdo marrdhenie midis hapësirës gjeografike dhe politikës globale. Në vend të kesaj ajo heton ndertimin social të hapësirës – mënyrën në të cilën hapësira bëhet kuptimplote nga një grup i gjerë aktorësh gjeopolitikë dhe idetë e tyre.[1]

Gjeopolitika kritike gjithashtu vë në dukje se gjeopolitika historikisht ka shërbyer si një bazament qenësor i dijes që mbetet e lidhur me lindjen e shtetit modern, pra simjet i shtetbërjes. Shih për këtë, procesin e shkërmoçjes së Jugosllavisë [1991-1999] duhet shikuar në dritën e transformimit të konceptimit të gjeopolitikës kritike në dobi të krijimit të shteteve të reja, rrjedhimisht edhe Republikës së Kosovës, në procesin e transformimit të plotë të Europës Juglindore. Në këtë proces të ri të që tashmë pretendohet të inkorporohet si tërësi Europa Juglindore, mund të ndohmojë fort gjeopolitika kritike, duke shmangur vëmendjen nga temat klasike gjeopolitike dhe rikonceptuar tërësinë e saj dhe procesin integrues në BE dhe NATO.

Si e tillë gjeopolitika kritike, në rastin konkret, duke bërë përpjekje ta tejkalojë gjeopolitikën klasike, vë ne pyetje kufijte e ngurtë midis identiteteve territoriale, duke sjellë në pikëpyetje edhe vetëveten.

Letra e kryeministërs serbe rikthen marrëveshjen në pikën zero

Pas samitit BE-Ballkani Perendimor, që u mbajt në Bruksel në mes të dhejtorit 2023, qe miratuar një deklaratë e përbashkët. Deklarata, mes tjerash, u bënte thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe të punojnë për të parandaluar shmangien e masave kufizuese që Brukseli vendosi kundër Moskës si përgjigje ndaj agresionit të saj kundër Ukrainës.
Në deklaratn në fjalë përveç tjerash nënvizohej:
“Ne presim angazhim konstruktiv nga të dyja palët në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të bërë progres të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, gjë që është kritike për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit dhe për të siguruar që palët të mund të përparojnë në rrugëtimet përkatëse evropiane”, thuhet në deklaratën e Brukselit.

Kosovë dhe Serbisë iu bë thirrje t’i zbatojnë plotësisht Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe aneksin e saj, si dhe të gjitha Marrëveshjet e mëparshme “pa vonesa ose parakushte të mëtejshme”.[2]
Por pas publikimit ët saj, i menjëhershëm ishte ragimi i Beogradit. Vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve kryeministria Brnabiq i drejton një letër Shërbimit të Jashtëm të BE-së.
“Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksi i zbatimit, siç i referohet në këtë deklaratë, konsiderohet e pranueshme vetëm në kontekstin në të cilin nuk përfshin de fakto apo de jure njohjen e Kosovës”, thuhet në dokumentin ku Serbia ka shprehur qëndrimin e saj.
“Republika e Serbisë nënvizon se kjo përshtatje nuk përfshin pranimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB, në sistemin e organizatave të OKB-së dhe agjencive, e as të ashtuquajturin integritet territorial të Kosovës”, thuhet më tej në letrën në fjalë, ku shtohet se kjo deklaratë konsiderohet si ligjërisht jo obliguese dhe nuk e ka as peshën e marrëveshjes ndërkombëtare sipas së drejtës ndërkombëtare.
Tutje, Serbia shprehet se “Kosova është pjesë integrale e Republikës së Serbisë nën administrim ndërkombëtar në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të sigurimit të OKB-së”.[3]
Por, tashmë kanë kaluar dy javë dhe nga Brukseli nuk ka asnjë qëndrim konret ndaj kësaj letre! Në pjesën e dtë të janarit, kur priten takimet e para të strukturave të larta të BE-së [Komisionit, Këshillit …] kjo letër do të duhej të mirrte përgjegjen e duhur. Përpjekja e zyrës së Borrelit për ta kaluar atë si të paqenë, lë shije të hidhur për frymën që dominon n Komisionin Europian.
Sidoqoftë, faktit se letra e kryeministërs serbe rikthen marrëveshjen në pikën zero, nuk mund t’i shmanget askush që ka parasysh rrjedhat e ngjarjeve nga 24 shtatori, kur kishim agresionin ushtarak serb në veri të Koosëvës, e tutje deri në ditët e para të janarit të këtij viti, kur top temë në qendrat e vendosjes po kthehet siguria e rajonit.

Kalimi gradual nga korridoret e diplomacisë drejt betejave ushtarake

Gjithandej në BE, në mungesë të unitetit veprues për Europën Juglindore, rolin misionar për përgaditjen e publikut për ndryshimin e pritshëm, duket se do ta marrin ndërkohë forcat e majta liberale në koordinim me të djathtën konservatore. Projekti franko-gjerman që u përvetësua pastaj nga blloku i BE-së dhe u mbështet edhe nga Britania e Madhe dhe SHBA-të, i kopsitur në planin bazë të 27 shkurtit 2023, ishte produkt i ktëij kompromisi. Sidoqoftë, ai nuk u nënshkrua nga presidenti serb. Ndërkaq akti agresiv i Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator dhe letra e kryeministrës së Serbisë, Ana Bërnabiq, drejtuar Këshillit të BE-së me 13 dhjetor, përmbysë çdo gjë që ndërlidhet me marrëveshjen në fjalë. Serbia ndërkohë përveç se hedhë poshtë katër pikat e para të marrëveshjes në fjalë, ajo vazhdimisht insiston se nuk do ta pranoj kurrë pavarësinë e Kosovës dhe se nuk e njeh integritetin territorial të Kosoëvs. Në përputhje me ktëë qëndrim ishte akti agresiv i 24 shtatorit, por edhe qëndrimi ndaj njësisë që ekzekutoi atë akt dhe ndërkohë edhe pregaditjet intenzive që po bën për ripërsëritjen e aktit në fjalë, meqë nuk heq dotrë nga veriu I Kosovës. Të gjitha veprimet tjera në rpaort me Kosoëvën, përfshi edhe njohjen e targave të automjeteve të Republikës së Kosoëvs që po e aplikon nga një janari I 2024-ës janë thjeshtë pjeës e taktikave dhe manovrimit ëq bën lidershipi serb për t’i ikur sanksioneve të BE-së dhe masave që do të duhej të pasonin pas përfundimit të hetimeve rreth sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjë të Albanikut [Leposaviqit].

Europa Juglindore po përvijohet në rendin e ri duke kaluar nga korridoret e diplomacisë drejt betejave ushtarake.

Tri ngjarjet që shenjojnë këtë proces janë:

1. Agresioni ushtarak serb më 24 shtator 2023 në Banjë të Albanikut [Leposaviq];

2. Fluturimi i avionëve amerikan F-16 më 6 janar 2024 mbi qiellin e Bosnjës në emrë të sigurimit të sovranitetin e saj;

3. Vizita në Kosovë e ministrit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, më 4 janar, me ç’rast ai e rikonfirmoi mbështetjen britanike ndaj Kosovës, respektivisht pozicionin e saj të qartë në rolin e protektores së Kosovës.

Në këtë proces kalimtar, ngjashëm me kapërcyellin e shekullit 20-të, fitues janë ata që dinë të përzgjedhin aleancat dhe përcaktohen të rezistojnë.

Në procesin e transformimit harmonik të Europës dhe integrimit të Euuropës Juglindore si tërësi në institucionet euroatlantike, me theks në NATO, rol të ndjehsëm gjithësesi pritet të ketë Britania e Madhe. Në këtë kuadër, duhet shikuar edhe vizitën e Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, në fillim të ktëij viti në Prishtinë.

“Komuna fashiste serbe” alias Bashkësia Serbe në Kosovë

Në shtator të vitit 1919, 2500 trupa këmishëzinjë nën udhëheqjen e poetit ekscentrik dhe heroit të luftës, Gabriele D’Annunzio, pushtuan një qytet të vogël bregdetar kroat dhe themeluan Republikën e Fiume-s [Rijekës] në rrënojat e Perandorisë Habsburge. Ktëu ata vendosën një spektakël të çuditshëm elementesh antagoniste: parada ushtarake, procesione me pishtarë dhe I kënduan hymne luftës, të kombinuara me një orgji të pafundme të dashurisë së lirë, drogës dhe nudizmit. Republika e Fiumes shënon fillimin e një shekulli dhune. Ai bëhet laboratori estetik i fashizmit dhe një vend i hershëm i “antikulturës” që do të promovohet në vitin 1968. Në esenë e tij historike me titull sinjifikativ “Komuna fashiste”, Kersten Knipp përshkruan se si të gjitha ktëo aspekte kontradiktore kombinohen për të formuar një populizëm të rrezikshëm, masiv psikotik dhe tregon se si filloi ky episod mahnitës që shënon fillet e gabuara të shekullit të 20-të.

Shpërbërja e Jugosllavisë dhe luftrat e përgjakshme që shkaktoi fashizmi modern serb, ktëë “kulturë” veprimi aplikoi në Banjallukë, duke e shndërruar atë në epiqendërn kryesore të fashizmit serb.
Ideologtë e “Botës serbe” duke pretenduar ta kopjojnë suksesin e aplikuar në Banjallukë, ia kishin dalë të fitonin mbështetjen e qarqeve politike të veçanta të aleatëve të tyre tradicional, sidomos atyr efrëng, që në përmbyllje të luftës në Koosëv [qershor 1999], të fillonin promovimin e “Komunës fashiste” në veriun e Mitrovicës dhe veriun e Republikës.
Veriu 
i Republikës, edhe pas shpalljes së pavarësisë [17 shkurt 2008], shih për ktëë, do të mbetej oaza e eksperimentimit e fashizmit modern serb.
Zbulimi dhe mbyllja e 11 laboratorëve të dr
ogës vetëm brenda dy viteve të fundit 2022-2023 nga Policia e Kosovës, zbulimi dhe demolimi i plotë i dhjetra “laboratorëve” tjerë të krijimit të kriptovalutave dhe një sërë “laboratorësh estetik” të lloit të vet, që kishte inauguruarfashizmi serb për gjatë kohë nën regjinë e presidentit serbAleksander Vuçiq dhe dyshes së inkriminuar Vulin-Radojçiq, është dëshmia më e mirë se çfarë do të mund të ishte Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë, në rast se ajo do të krijohej gjatë kohës sa në pushtet është kjo nomenklaturë fashistësh në krye të pushtetit në Serbi.

Në esenë e tij historike me titull sinjifikativ “Komuna fashiste”, Kersten Knipp përshkruan se si të gjitha ktëo aspekte kontradiktore kombinohen për të formuar një populizëm të rrezikshëm, masiv psikotik dhe tregon se si filloi ky episod mahnitës që shënon fillet e gabuara të shekullit të 20-të.
Po të mos ishte 14 shkurti I vitit 2021 dhe revolucioni demokratik I heshtur në Kosovë që dërgoi në histori kolaboratortë dhe marionetat e fashizmit serb në Kosovë dhe aleatëve të tij edhe brenda BE-së, fare lehtë do të mund të kishim një replikim të kësaj komune fashiste italiane në veriun e Republikës dhe hapjes së kutisë së pandorës që do t’i paraprinte krijimit më të përshpejtuar të “Botës serbe”.

Axhenda e krijimit të një “Ballkani të Ri” në themel të të cilës do të mund të ishte vet krijimi I “Botës serbe”, natyrisht mbi rrënojat e vendeve ku do të shtrihet ajo [Bosnjë e Mal të ZI], në emrë të krijimit të koridoreve të lira e të sigurta drejt burimeve të energjisë, rrugëve të transportit dhe hyrjen e lirë të kapitalit perëndimor në tregun e Lindjes së Mesme dhe axhenda e forcimit të urës strategjike transatlantike të SHBA drejt Evropës, me synimin e dominimit amerikan në çështjet evropiane, përmbahen në projektin gjeostrategjik “New American Century” (Project for the New American Century – PNAC), botuar në vitin 1997, i cili në realitet u bë një dokument doktrinar i politikave të jashtme amerikane.[4]

Serbia – peng i Rusisë

Serbia sado e vogë që është, për shkak të pozicionit gjeostrategjik dhe lidhjeve tradicionale me Rusinë [në Lindje] dhe Francën [në Perendim], duke qenë për kohë të gjatë bërthama dhe vet zëri i Jugosllavisë, kishte “kaluar ylberin” dhe mangësitë e imponueshme për secilin shtet të vogël, duke u shndërruar një lloj xhandari për ish Jugosllavinë dhe Ballkanin; Shih për këëtë, jo rrallë gjatë proceseve historike ia ka arritur të vendos axhenda politike për rajonin dhe kështu të ketë kapacitet të shtuar për të ndikuar ose modifikuar sjelljen e të tjerëve ndaj saj.[5]

Kjo përzgjedhje e Serbisë për rreshtim dëshmon se ajo parapëlqen tutje të maksimizojë ndikimin e saj, prandaj ka paralajmruar një strategji të jashtme dhe sigurie të bazuar në pozicionimin e qartë të saj pro Rusisë.

Ja disa faktorë që kanë ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Rusisë përfshijnë:

  1. Lidhjet Kulturore dhe Historike: Serbia dhe Rusia kanë një histori të përbashkët ortodokse, dhe kanë pasuar një traditë të përbashkët kulturale. Kjo ka krijuar një ndjenjë të fortë të solidaritetit midis tyre.
  2. Ndihma e Rusisë në Institucionet Ndërkombëtare: Rusia ka pasuar pothuajse përherë rolin e mentorit kujdestar, të mbështetjes ndaj Serbisë në disa institucione e organizata me karakter ndërkombëtar dhe shtete specifike, sidomos në periudhën pas çlirimit të Kosovës [1999], duke u angazhuar tok pro ruajtjes së status quosë dhe mundësisht ndarjes së saj.
  3. Politikat e Jashtme të Përbashkëta: Në disa raste, Serbia ka ndarë pozicionet me Rusinë në politikat ndërkombëtare, përfshirë pozitat e tyre në Kombet e Bashkuara dhe në forumet ndërkombëtare të tjera.

Ndërkohë Serbia po hedhë hapin e parë drejt objektivit të shndërrimit të saj në shtet militar duke mos hezituar që të zbatojë detyrimin që ka marrë kundruall Rusisë – të rishikojë mundësitë e hapjes së frontit të dytë në Ballkanin Perednimor. Kjo duhet të jetë arsyeja themelore përse Serbisë i duhet rekrutimi masiv i të rinjëve serb. Kësaj ideje i shërben aplikimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak që u paralajmrua nga Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq. Ai njoftoi se dokumenti gjegjës për ktëë ka mbërritur në kabinetin e Presidentit, ndërkaq pastaj ai i dërgohet kabinetit ushtarak dhe Kuvendit. Nëse rikthehet shërbimi ushtarak, propozimi është të zgjasë deri në katër muaj, raporton Pink.[6]
“Pas 13 brezash dhe duke pasur parasysh rreziqet me të cilat po përballet vendi ynë, Shtabi i Përgjithshëm i Serbisë dhe Ministria e Mbrojtjes iu drejtuan zyrtarisht dje Presidentit të Republikës dhe nisën nismën për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak”, ka thënë Vuçeviq.
[7]

Në traditën e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Rusisë, bashkëpunimi në rrafshin ushtarak ka histori të veçantë.
Në fillim të vitit 1945, trupat sovjetike filluan marshimin drejt Ballkanit, duke përfshirë Jugosllavinë. Në prill të vitit 1945, forcat sovjetike bën një “bashkim” të sukseshëm me Ushtrinë e Jugosllavisë, alias Serbisë. Ky “bashkëpunim” i lehtësoi marshimin e tyre drejt Beogradit dhe forcoi kapjen e qytetit.
Më 20 tetor 1944, pas një rezistence të fuqishme nga forcat gjermane, dy ushtritë – ajo ruse dhe jugosllave, do të çlironin Beogradin. Kjo ngjarje do të shënonte kulmin; ishte pjesë e një sekuence ngjarjesh që çuan në varësinë e Jugosllavisë në raport me BRSS-në deri në përplasjen e vitit 1948, kur Jugosllvia do të “shkëputej nga i ashtuquajturi bllok socialist. Sidoqoftë kultivimi i raporteve mes Serbisë dhe Rusisë do të vazhdonite tutje, sidomoos në rrafshin ushtarak. Ndërkaq pas shpërbërjes së Jugosllavisë [1990], e sidomos në dekadën e fundit [2012-2023], Serbia është shndërruar në peng I lloit të vetë i Rusisë, duke u trajtuar intenzivisht në tabelën e shahut gjeopolitik global e rajonal, siç do të thoshte gjeostrategu amerikan Zbigniew Brzezinski.

***
Pas Luftës së Dytë Botërore, Europa pësoi një transformim të thellë, duke shënuar një periudhë të re në historinë e saj. Ky transformim u karakterizua 
nga ndryshimet politike dhe territoriale, që u pasua me formimin e bllokut të ri të fuqive në skenën ndërkombtëare. Ky transformim, veçmas në rrafshin e sigurisë, do të kurorëzohej me krijimin e aleancës më të madhe politiko-ushtarake NATO-s, pjesë e së cilës do të ishin pjesa më e madhe e shteteve të Europës Perendimore, ndërkaq në rrafshin socioekonomik, do të thellohet sidomos me krijimin e bërthamës së Bashkimit Europian. Serbia, si strumbullari i Jugosllavisë, ishte përfshirë në këtë proces të ndryshimit, duke gëzuar mbështetje të fuqishme ekonomike e politike.

Megjithatë, pas vdekjes së Titos në vitin 1980, dhe sidomos me fillimin e ndryshimeve në skenën ndërkombtëare, që do të shenjoi shembja e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë, Jugosllavia hyri në procesin e shpërbërjes së përgjakshme. Skenarët e tmerrshëm të katër luftrave dhe dy gjenocideve që do të shkaktojë Serbia në këtë proces, janë produkt i ideologëve serb, që po shestonin krijimin e Serbisë së madhe, alias Botës serbe.
Serbia dhe Kroacia përbënë dy aktortë kryesorë të këtij shpërthimi konfliktual që çoi në ndarjen e Jugosllavisë, ndërkaq koston më të lartë për këtë proces zhbërjeje do ta shlyejnë dy popujt ndaj të cilëve Serbia ushtroi edhe gjenocid – pra boshnjakëtë{BeH] dhe shqiptarët [Kosovë].

Lufta që Serbia imponoi në Kosovë deri në përmasat e gjenocidit [1998/99], shkaktoi ndërhyrjen ndërkombtare në vitin 1999, me çÇrast për ndaljen e gjenocidit në Kosoëv NATO do të bombardonte caqet e ushtrisë serbe për plot 78 ditë, kur Beogradi do ët pranonte kapitullimin dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës [9 qershor 1999] dhe pason çlirimi i Koosëvs nga trajtimi i saj kolonial për plot 87 vite [1912-1999].

Pas ktëyre ngjarjeve, Serbia për një kohë të shkurtër pësoi një izolim ndërkombtëar, por pa u ndëshkuar si do të duhej, respektivisht si ndodhi me Gjermaninë naziste pas përmbylljes së Luftës së Dytë Botërore. Madje pasoi një periudhë kur Serbia po trajtohej si faktorë stabiliteti dhe paqeje në rajon!

Në këtë kuadër ripozicionimi gjeopolitik i perendimit ndaj Serbisë, sidomos në dekadën e fundit, ishte I ndërlidhur dhe I kalkuluar me ripozicionimin me Federatën Ruse.
Dekada e fundit është periudha kur Serbia ka tentuar të ristrukturohet dhe të forcohet si një shtet i pavarur në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, duke përthithur financa nga të gjitha palët. Kjo përfshin edhe kuazipërpjekjet e saj për tu integruar në strukturat evroatlantike dhe për të ndërtuar marrëdhënie më të mira me fqinjtë e saj. Projekti për “Ballkanin e hapur”, shih për ktëë, kishte objektiv ristrukturimin e Jugosllavisë së re [pa Slloveninë e Kroacinë, plus Shqipëria], duke pretenduar ta mbajë Kosovën në statusin e ngrirë, por gjithësesi kjo strukturë e re do të ishte nën drejtimin e Serbisë. Rifillimi i luftës në Ukrainë, në shkurtin e vitit 2022, do të ishte edhe fundi i ktëij projekti ambicioz për Serbinë.

Përfundim

Bota gjatë vitit 2024 nuk do të gjejë paqe mes krizave dhe luftërave. Europa Juglindore në këtë mes, meqë Serbia është shndërruar në vasale-peng e Rusisë, ndodhet po ashtu mes krizave dhe luftës. Çfarë roli do të ketë BE-ja në ruajtjen e paqes në Ballkanin Perednimor, e cila përballet po këtë vit me zgjedhjet, në koncertin e lojtarëve të mëdhenj, e nëse po, cili do të jetë ai rol? Janari për shumëçka mund të jetë vendimtar edhe në këtë plan.

Rënien e Jugosllavisë nuk mund ta venerojmë si duhet jashtë zhvilllimeve gjeopolitike. Kjo shkërmoçje u pasua me krijimin e kaosit dhe shpërthimin e luftrave të programuara.
Fenomenin e krijimit të kaosit të program
uar e ka studjuar mirë gjeopolitikani William Engdahl në librin e tij të famshëm “Një shekull luftë”.
Thellimi i krizës në Ballkan dhe krijimi i kaosit të programuar, vështirë se do të kufizohej vetëm në Kosovë dhe Bosnjë.
Rirreshtimi i Serbisë sërish në krah të Rusisë ose pozicionimi 
i saj në krah të Perendimit mbetet i ndërlidhur me projektin e ideologëve serb që mbanë tiketën “Bota serbe”. Në cilindo krah që do të pozicionohet Serbia ndërkohë, ajo do të shndërrihet në instrument të luftës së programuar që gjithësesi do të përfundojë me krijimin e një harte të re politike në Europën Juglindore.

________________________
1. Shih: Dodds, K. & Sidaway, J. D. (1994) ‘Locating critical geopolitics’ Environment and Planning D: Society and Space 12: 515-524
2. https://www.evropaelire.org/a/perafrimi-i-politikes-se-jashtme-ne-qender-te-samitit-be-ballkani-perendimor/32728573.html
3. https://www.ishgj.org/aktualiteti/perfundon-samiti-be-ballkani-perendimor-te-gjitha-vendet-e-pranojne-deklaraten/
4. https://academic-accelerator.com/encyclopedia/project-for-the-new-american-century
5. 
Fendius Elman, Miriam (1995). “The Foreign Policies of Small States: Challenging Neorealism in Its Own Backyard”, British Journal of Political Science, 25, Issue 2, pp. 171-217.
6. https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/vucevic-srbija-pobedjuje-u-miru-ne-idemo-u-ratove-ali-morate-da-pratite-sta-se
7. 
Po aty.

Për ndryshimet që duhen bërë në media

0
Afrim Caka, Gjakovë
____
Rrugët e liga mund t’i zdhedhinë vetëm shpirtrat e trazuar. Ajo që kërkohet është ndryshimi rrënjësor i sistemit gjatë debateve e të transformohen për ruajtjen e rregullit, për të zhvilluar më tej një debat në shërbim të kombit.
Dëmi që rezulton nga kjo dukuri propagandistike mund të ketë pasoja fatale, veçanarishtë në sigurin e shtetit. Pse thirren këta njerëz pa vlera të përgjithshme. Kur them “njeriu analistë” jam i vetëdijshëm se e kan gabim fund e krye, sepse ata në medium (Debat Plus) mund të ishin gjithçka, vetëm se analistë kurrsesi. Domëthën, e shikon dhe nuk u beson syve. Gjithçka duket si një lëvizje gjarpëri. Këtu nuk bëhet fjalë për një person, përkundrazi për një ide që gjendet në dhuntinë morale të njeriut. Në natyrën njerëzore ekziston një dhunti e moralshme për nocionin e të drejtës për të hyrë në pushtet dhe të sundosh mbi racën njerëzore, i duket pushteti më i lartë urdhërues.
Shpirtrat e trazuar paten frikë nga një vertetë e që nuk ju vjenë turp. Analiza dhe fjalime të tillë nga disa opinionistë e moderator në këtë ndërmarrje të “TV – Dukagjinit” nuk e ka parë historia e mediave shqiptare në Dardani. Debat Plus është si një anije në fund të bregut që kërkon trofetë për ti bërë ndërë padronit të vjetër e të ri. Çfarë cilësie në TV-Dukagjin, një garë kaq e ashpër për të treguar se cili prej tyre është më analfabetë funksional e kronik se tjetri? Të cilët e përdorin gojën për jashtë qitje…
Dilni e mbledhuni analistë, pandurian, topanxhi, tenexhinjë, samarxhi, karatistë, bokserë e kërcënues në studion e të vdekurve për ti ngopur lakejtë me ushqimin e sorrave dhe laraskave të zeza. I shohim çdo ditë paudhësitë e tyre e të kryeengjujve banal. Besoj edhe ju do të jeni një mendje me mua!? Dhashtë Zoti, të bjerë një rrufe e zjarrtë mbi opinionistët opozitar dhe të mos shkelin mbi mediat Dardane që i bënë copë e qikë.
Fati zi, ja cfarë kutptimi kishin analizat e tyre ogurzeza. E përmbysën fatin e të ardhmes dhe përmendin fatin e shkuar të zi dhe përpara popullit mbanin sytë për dhe… Kërkojnë të krijojnë skllav dhe ta përmbysin një kombë të tërë duke mbuluar me gurin e sizifit. Sot gjithçka dihet për ta. Ndoshta niprit tanë do të ndërtojnë një të ardhme më të mirë dhe gjakrat e tyre të zhduken fare nga mediat… Kjo duhet të jetë gjithmonë një prioritet i drejtësuesve të drejtësis. Të gjithë ata që kryejnë propaganda e kërcënime me qëllime të tilla në debate, duhet të përjashtohen nga mediat.
Këtyre sikur ju punonte gjysma e trurit, e gjusma tjeter ju ka fluturuar andejë në kamcelarite e oligarkëve të tyre… Gjithnjë në Debat Plus shtrohet drekë e bukur, sot bashkë me ushtrinë e batakut siç thonë gjuhët analitike të liga. Dhe kush do ta merrë ndëshkimin e merituar si dikur? Shpejtë ushtar drejtë në sulmë për misteret e zeza të gllabërimit që e dimë ne të gjithë pso jo unë dhe ju në batakun e tyre. Unë nuk do të vrasë e ofendojë askëndë që, dikur ju si çakejtë i “poshtëronit të tjerët”. Por ai shpëtoj edhe këtë e dinë të gjithë. Që i shtryri të kërkojnë koka të ndrydhura ose për t’i rrëmbyer e varur në litar…
Kryeengjulli dhe analistët e tij ishin në përpjekje të viktimes, sepse ju pëlqente të friksonin dhe të flisnin bukur si rrenacakët. Këta besonin ne teknikat e tyre analitike të djallëzuara se mundë të parashikonin të ardhmen e mediave tonë. Këta mendojnë se ishte e dobishme për “Debat Plus” për përpjekjet alkimike të tyre. Veçanarishtë në kërkimin e tyre për të krijuar analizat filozofike si një substancë alkimike me gjuhën dhe sintaksën e tyre duke u vequar nga gjuhet analitike të tjerëve sipas patriarkut të quajturit Pandur. Ky mendonte se është njeriu i duhur që e njehë gjuhen e filozofisë. Mendon se është unik dhe i njehë gjuhen filozofike me sintaksën e tij dhe duke e veçuar nga gjuhët tjera nga sitemet magjike të opinionistëve tjerë.
Vetëm shënuan një dallueshmëri të keqe në karierën e tyre. Pavarësihtë në arritjet e hershmë në filozofin politike u maxhepsen mbarë shkijet e Serbisë me okultizmin duke kërkuar filozofin në tekstetë e lashta. Një ekspozitë me fjalorin të tyre në “Debat Plus” tregojnë artefakte intigruese që dikur ishin në pronsi të prontos dhe të politikanëve të korruptuar, duke pasqyruar surratet e tyre si një pasqyrë e zezë. Duke i përdorur këto teknika besonin që ardhmen e vendit tonë në duartë e tyre në këto momente të vështira.
Këta supozojnë se është një dhunti e tyre e dhënë nga një kryeengjull “Ermal Panduri”, mendjen e ka si një kristal sipa tij. Në përpjekjetë alkimike Panduri dhe analsitët tjerë në (Debat Plus) për të krijuar imazhin e tyre si një substancë mitike e kërkuar nga padroni i tyre.
Qëndrimi i tij në studio është si rreze të dobëta dhe hija e tij është e dobët, i cili lëshon ngulçime fjalori antikombëtar. Ky mendonë që ëhstë luftarë i paepur dhe do ta vlerësojnë “engjujtë jashtëtoksorë” për krijimin e librave të ndryshën, që ato do të komentojnë gjuhen e kryeengjullit. Pasi këta i shërbyen kristalit për t’i’a kaluar kryeengjullit pandurian i cili do ti perdorë në praktikat e tij – jo shëruese për ta dezinformuar opinionin e gjërë.

Populli jeton tek Gjuha, poezi nga Atdhe Geci

0

Atdhe Geci

POPULLI JETON TEK GJUHA

-Fitorja më e vogël është më e vlerë se humbja

A.Geci

*

Që nga njohja me tokën, qiellin, dhe njeriun

unë përpiqem  që poezia ime t´i ngjaj kohës

figurës  së  Zeusit, Dhemetrës, Ilirit e Pirros

gjithë të mëdhejve: Gjergjit e Adem Jasharit.

*

Ky çast me  atdhe  më shpie në Iliadën time

aty ku liria jonë dëgjon  çdo pëshpërimë, që

heshtja e  gjatë  për  origjinën  pellazgë-ilire

të mos bëhet  kërkesë e harruar dhe pa vlerë.

*

Fol populli im i lavdëruar, fol  shqiptari  im

populli jeton tek gjuha, shkrimi dhe flamuri

heshtja kur bëhet e gjatë  dhe e neveritshme

ca pjesë humbasin, si Iliria  nën  emrin Itali.

*

Çamëria e di udhën e Kadmit  dhe  të  Ilirit

i thoshte sot  Janina, Tiranës dhe Prishtinës

bashkimi ynë do ndodhë atë çast, kur kombi

ynë ia kthen Atdheut emrin  e  vetë  në Iliri.

*

Lavdi rilindësve  për  idetë e dhëna atdheut

lavdi të rënëve  të  kombit  për  këtë  kauzë

është koha  që tua thyejmë drynin arkivave

se ky çast me atdhe  është  Iliada shqiptare!…

___

  • Atdhe Geci – Dortmund, 12. 01. 2024 / P.sh. Fotoja është bërë në dyshemenë e BE-së në Bruksel

Më në fund Serbia ka për ta pranuar realitetin në Kosovë

0

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

1.Realiteti i pranuar pas infektimit me shovinizëm lë pasoja të gjata kohore
Populli serbian më në fund do ta kuptojë se shqiptarët e Kosovës nuk kanë pasë alternativë vetëm se ta luftojnë okupimin nga rregjimet gjakatre serbiane, të cilat kanë aprovuar programe për shfarosje dhe serbizim të plotë. E Albin Kurti është personalitet të cilit populli po i beson, prandaj nuk mendojë fare të ndahem nga populli im i dashur shqiptar. Madje, nuk ndahem nga shumica e popullit, sepse si nxënës i Adem Demaçit, nuk urrej asnjë populli që ka synim drejtësinë.
E populli serbian e kaloi vitin 2023 dhe e ka filluar viti 2024 por ende nuk është i vetëdijshëm se më nuk mundet të jetojë (qëndron) në dy karrika. Si duket, ky popull nuk ka mësuar fare nga shovinizmi i kohës së Millosheviqit dhe shtetitja së eshrave të Princ Lazarit nepër Jugosllavi, krejtë me qëllim që të imponojë konvertimin e popujve josernbianë në serbian “racor”. Nga kjo distancë kohore atë epokë mundet ta kuptoi vetëm ai hulumtonjës që e ka studiuar epokën e ardhjës ë Adollf Hitlerit në pushtet, epokë ajo prej së cilës mësohet se mbi gërmadhat që la pas nazifashizmi, lindën shtete demokratike, por edhe totalitare. Prandaj, edhe pas luftës qytetare në Jugosllavi (1991-1999), nga germadhat e saj do të lindin shtete demokratike, por Serbia si po deshmohet ka mbetur një oazë nazifashite, prej së cilës sërish mund të kthehet historia e gjenocidit, fakt ky që po e dëshmon pushteti i saj.
Më në fund populli serbian, a po e kupton realitetin se pushteti i saj ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve sidomos për dy shekuj rresht, sidomos në Kosovë, si duket ende ka nevojë të kalojë një kohë për ta kuptur dhe pranuar realitetin ashtu si e pranuan gjermanët më 1945 e tutje. Lidhur me këtë, duhet përseritur me mija herë, duke i prezantuar faktet e gjenocidit në Sanxhak të Nishit në dhjetor të vitit1877, kundër shqiptarëve. Po gjenocidi do të përseritët, bile do të bërët dukuri. Pra ajo formë e gjenocidit do të përseritet në Kosovë në dimër të viteve 1912/13. Shembuj të gjenocidit do të përsëritën në Kosovë më 1918-1921. Tragjedi kombëtare shqiptare do të përsëritët në Kosovë, prap në dimër 1944-1945. Tragjedia që u kthye në gjenocid u përsert në Kosovë më 1989-1999 me që rast gjatë muajit mars-qershor 1999 do të deportohen mbi gjysma e popullsisë shqiptare. Ky fakt tregont se Serbia nazifashiste synon shfarosjën e shqiptarëve, pa përjashtim, fakt ky që e deshmojnë 37 programe të shkurar e të botuara. Për fatë të zi, këto programe i kam hulumtuar për një gjysëm shekulli dhe i kam botuar të gjitha pa përjashtim. Lidhur me këtë, bota e civilizuar mizoritë serbe ndaj shqiptarëve i ka pasë të njohura, përmes shkrimeve të: Lav Trockit, Dimitrije Tucoviqit, Kosta Novakoviqit, Ndre Mjedës, Leo Fraindllingut, Golgota shqiptare, Wjenë 1913. Por, në fund të shekullit XX-të, gjithënjë bota e civilizuar (Perendimore), ndërmori edhe aksionin e bombardimit masiv ndaj Serbisë agresore nga 24 marsi e deri më 10 qershor 1999. Sidomos gjatë kësaj periudhe pushteti nazifashit serbian ka vrarë e masakruar shqiptar civil dhe kufomat e tyre i ka skajaur nepër varreza masive (600 varreza masive). Madje kufomat e shqiptarëve pushteti serbian i ka bartur dhe maskuar deri në lumin Danub, për të humbur gjurmë. E këto varreza mazore nga fëmia në djep e deri te plaku 103 vjeçar, kanë mbetë gati të pandeshkuara. Këtë neofashizëm serbian, disa qarqe nepër Evropë në luftën për ta larguar nga miqësia me Rusinë fashiste, përkundrazi po e kurajon që të kërcnohet edhe më egersisht. Lidhur me këtë, kur NATO kërnohej se po vazjdoi mizoria serbiane mbi shqiptar, Serbia do të bombardohet, Vojisllav Shesheli dhe Aleksandër Vuçiqi kërnpheshin: “Po filluan bombardimet kudndër Serbisë, asnjë shqiptar i gjallë nuk do të mbetët në Kosovë”. Realiteti historik i spastrimit mjerisht mbeti i pandeshkuar deri më tash, sepse BE po drejton politikë të “dy karrikave”.
Qarqet informative serbe qe 20 vjet po propogandojnë në anën tjetër se: “jemi bombarduar me uranium të varfëruar”. Dhe kur u zbulua realiteti, e harruan këtë trillim, për faktin se mësuan të vërtetën, rreth uraniumit. Tash (2024), në Serbi ka filluar një grup personalitetesh për ta mësuar mizorinë ndaj shqiptarëve në të gjitha dimenzionet, sidomos për vitet 1998/99. Dhe po flasin dhe po shkruajnë. Rasti i disa historianëve, kur Akademik Mihallçiq shkruan se: “Shqiptarëve ua kemi viedhë historinë e mesjetës…: rasti i Zoran Gjinxhiq kur thoshte se: Kosova duhet të pranohet ashtu si e ka kualifikuar çdo organizatë humanitare dhe KS OKB, se ushtria jonë ka bërë krime; rasti i Vuk Drashkoviqit kur flet se: “Në Kosovë kemi bërë krime dhe ato faktohen se 800 000 shqiptarë i kemi deportuar jashtë Kosovës, kufomat e të vrarëve i kemi bartur dhe i kemi maskuar nepër Serbi nepër pusa dhe poligone ushtarake për mos me u zbuluar…: rasti i Djalit të Artistit Çkala i cili shkruan se: “Më vjen turp se çka ka bërë populli im ndaj shqiptarëve”,; rasti i Nenad Çanak kur thot se: “Kosova është shtet i pavaruar dhe ky fakt dyhet pranuar… se Serbia në Kosovë nuk ka manastire… ”; rasti i Rade Radovanoviqit, me librin “ Qeshja nën trekëmbëshin e varjes” “Koha” 2021, ku tregohet realiteti se çka ka ngja ndaj shqiptarëve më 1999; shkrimi i Josef Martinsenit, Pusat e vdekjes, Prishtinë 2006 dhe nja 15 publikime serioze për krimet serbiane nga autorët shqiptar, flet se e vërteta ngadal por sigurt po fiton hapësirë të duhur informative. Mbi të gjitha shkrimet qëndron përkah objektivitet dhe dokumentimi libri i Prof Dr Nusret Pllanës, Gjenocidi serbian 1844-1999, Prishtinë, i përkthyer në 8 gjuhë të botës, dhe i plasuar në të gjitha bibliotekat prestigjioze dhe zyret shtetërore.

2. Në Serbi nuk po luftohet opinioni i kontaminuar me urrejtëje

Në Serbi ngadal po kuptohet esenca e Rrezolutave të KS OKB. Lidhur me këtë Rrezoluta e 31 marsit 1998 nr. 1160, mbështetet në Kaptinën VII- të Kartës Kombeve të Bashkuara, ku theksohet nevoja e BOMBARDIMIT të çdo agresori, në rastin konkret ndaj shqiptarëve në Kosovë. Të kuptohemi, se kjo shprehje vjen pas sulmit mizor ndaj Familjës JASHARI në Prekaz më 5-7 mars 1998; vjen pas vendimit të Grupit Kontaktit më 9 mars 1998; vjen pas injorimit të krimve të pandalëshme mbi civilët shqiptarë, ndërsa shqiptarët mbanin: “zgjedhje parlamentare” më 22 mars 1998; vjen pas disa deklaratave mbi “frustrimin” e shqiptaërve pas UÇK-ës e cila sipas një partie institucionale: “UÇK nuk ekzston fare”, dhe se të frustruarit po teatrizojnë! Edhe Rezoluta nr. 1199 e KS OKB e 27 shtatorit 1998, e ka po atë poentë që e kishte Rezoluta nr. 1160 ku mbështetet në Kaptinën VII- të Kartës OKB. Por pala serbiane kishte planifikuar shpërngulje, shpronësim dhe shfarosje të shqiptarëve. Prandaj, e ndermori aksionin barbar në Raçak më 15 janar 1999, tri ditë pasi që UÇK i liroi të 9 ushtarët e zënë rob në Zonën Oprative të Shalës Bajgorës.
Në saje të këtij realiteti bota e civilizuar nuk pati më as një dilemë, se UÇK po bënte luftë të drejtë me Konventa të Gjenevës 1948/49. Por, LDK dhe kreu i saj ende asesi të mësojnë diçka nga e vërteta. Në këto rrethana, do të ftohet një Konferencë ndërkombëtare për Kosovën, për herë të parë në histori në Paris (Rambuje). Prap, pala serbiane kishte mendim dhe qëndrim se në: “Kosovë duhet të fitohet me çdo çmim lufta për spastrim total”. Prandaj Beogradi do të fillojë etapën e fundit të “shfarosjës shqiptarëve”, për çka si pasojë pati debimin e 977 820 shqiptarë jashtë Kosovës”. Kështu masakrimi i shqiptarëve nepër Kosovë, për të shkaktuar frigë, madje duke i prerë në fyt njerëzit me sharrë (në Makofc afër Prishtinës), duke bartur kufoma për të humbur gjurmë deri në Batajnicë të Beogradit, duke bombarduar shqiptarë nepër kolona duke u arratisur, duke i grumbulluar shqiptarët nga shumë katunde në një vend, në mënyrë që me “një bombë të asgjasohen të gjithë”, provohej që të arrihet qëllimi i shfarosjës. Dhe bombardimi 78 ditësh nga NATO, do të përfundojë me kapitullim të ushtrisë dhe policisë serbiane në Kumanovë më 9 qershor 1999. Pas këtij nënshkrimi të kapitullimit të RFJ-s fashiste, do të pasojë mbledhja e KS OKB, prej kah buron Rezoluta 1244. Edhe kjo rezolutë mbështetët unanimisht në Kartën e OKB-ës, Kaptina VII, me çka bombardimi i NATO-s objkeivizohet (arsyetohet) në tërësi. Këtë fakt historik serbianët dhe qarqet poltike sidomos, duhet ta mësojnë dhe nuk po e mësojnë ende spse planet e vejtra u kanë mbetur në gjysmë të rrugës; madje nuk do ta mësojnë për deri sa serbianët me një rezolutë të KS OKB të detyrohet për t` i paguar REPARACIONET, sikurse që u detyrua Gjermania naziste më 1946. Vetëm atëherë kur të paguhen dëmet e luftës, populli serbian do të vetëdijësohet dhe më nuk do t` i votojë për të ardhur në pushtet qarqet nazifashiste të tipit “Zbor”, “Radikal” SPS-nacioanlsocilaist dhe mercenarë të ndryshëm të kampit të drogerisë dhe çmendurisë, ku fundi është vetëm vetëvrsaje e pushtetit A. Vuçiq dhe partisë së tij e cila noton mbi krime dhe hapur më 9 janar 2024 i quajti heronjë kriminelët Karaxhiq dhe Mlladiq. E pse mos ta themi se Republika serbe në Bosnje është sajesë e gjenocidit, e cila po mbahet me finansa të Beofradit dhe Mosokës.
Qarqet serbiane që janë derivat i KGB-es e që kishin marrë emrin UDB-a më 1946 (nga OZN-a e vitit 1944, do të promovojnë rrevolucionin shqiptar për liri dhe pavarësi nga pranvera e vitit 1981. Përkundrazi serbianët do të luftojnë që me propogandë Rrevolucionin shqiptar ta kthejnë të paktën në diçka që shqiptarët do të: “pendohën pse e filluan demonstrimin antikolonial”!!!. Në këtë rrafsh kishte shumë çka spekulative, sepse kreu i UDB-ës nuk ishte aq naiv e të mos i vejë të gjitha aftësitë e veta në front, për të i bërë shqiptarët të: “flasin me hien e vet” si thuhet në dokumentet sekrete të kohës, sepse e kishin tërë aparatin shtetëror në duart e tyre. E për t` ia arritur atij qëllimi kishin programe të shkruara, po kishin edhe një pervojë dyshekullore duke u marrë me mizori ndaj shqiptarëve, krejtë me qëllim final që : “t` u grabitët toka dhe të kolonizohet Kosova me sllavë”.(shiqo: Dobrica Qosiq, Darka e patriarkut, 1980, e pabotuar kurrë!, ku thuhet se “demonstratat duhet t` i kualifikojmë se i ka organizuar UDB-a sepse në këtë mënyrë do të arrijmë përçarjën e dyfishtë të popullit shqiptar”. Këtë kualifikim duhet ta belbzojnë ata që kanë pak autoritet politik në fillim, në mënyrë që konflikti qyteter –shqiptaroë shqiptar të egersohet deri buzë luftës civile, si një lloj orteku. Ne duhet të vrojtojmë nga bregu(!), përfundon Dobrica Qosiqi në shkrimin “Qervishi i rrenave serbiane”.
3. Rikolonizimi atyre serbo malazezëve që ishin shpërnhulur si paradë politike
Edhe nga një shiqim politik që vinte nga LKJ dhe ushtria,shumë shpejtë makineria serbiane do ta gjejë çelsin për t` u dalur në ballë shqiptarëve nacionalist dhe iridentistë, duke publikuar: “nevojën e kthimit të serbëve dhe malazezëve që ishin shpërngulur nga Kosova”, sepse serbianët nuk kishin pasë fuqi ta durojnë asnjë lloj barazie në të drejta nacionale, sidomos pas Plenumit Brioneve të LKJ-ës më 1966. Madje, për këtë fushatë politike, shumë shpejtë do të ngjitën në valle së bashku: LKJ, Kisha Serbe, KOS-i (Kontra obavestajna Sluzba-Sherbimi Kontra Informativ) ushtark ,si dhe tri organizata çetnike nga emigarcioni (ORJUNA, SRNAO dhe JRZ nga Argjentina, Kanada dhe Brazili). Në këto rrethana në Kosovë do të fillojë një gjueti shtrigash ndaj rinisë, punëtorëve dhe intelektualëve shqiptarë. Diferencimi politik dhe ideologjik do t` i përfshijë të gjitha shtresat e popullsisë shqiptare. Askush nuk do të mundet për t` u regjistruar në asnjë shkollë, apo për t` u punësuar pa një karakteristikë se: “nuk është iridentist shqiptar”!. Këtë vërtetim duhej ta merrnin shqiptarët, pa marrë para sysh moshën nepër komitetet e çetnikëzuara të LKJ-ës në përgjithësi, në tërë Kosovën. E kjo atmosferë politike e thikës dhe xhakut nepër rrugë dhe sidomos nepër burgje, do të zgjatë për dy dekada. Mbi të gjitha më 1983 LKJ në Kosovë do t` i themelojë brigdatë terroriste në stilin e Hutlerit më 1933.Në lidhje me këtë atmosferi të dirigjuar, deri më 1987, kur në krye të vallës nazifashiste serbiane, doli Kisha Ortodokes Serbiane, sidomos me nxierrjen e ershrave të Princ Lazarit, dhe ata eshra duhej për t` i shetitë nepër tërë vendin kah prtendohej të krijohej Serbia e Madhe- homogjene, ashtu si e kishte vizatuar Stevan Moleviqi më 1941. ( shiqo: S. Moleviq, Homogena Serbia, 1941). E vërteta, tërë makineria nazifashite e homogjenizimit serbian ishte menduar mirë në kreun politik, ushtrak, policor dhe rreligjioz serbian si maskë me moton: “Pas Titos-Tito!”. Por shqiptarët nuk ishin më naiv dhe okupatori nuk mund ta mbulonte diellin me shoshë me parullën e “vllazprim bashkimit”.

4. A kanë kërkuar demonstrantët shqiptar ndryshimin e sistemit ekonomiko shoqëro më 1981?

Eshtë shumë simptomatike se si këtë ide serbiane “Pas Titos-Tito” e kishin refuzuar në “ilegalitet” qarqet politike dhe shtetërore sllovene dhe kroate. Këtë konstatim e nxierrim nga një stenogram “tejet sekret” nga viti 1982. Për çudi ky dokument kishte ardhur nepër forumet e Kosovës, por ishte injoruar edhe në Kryesi, në të dy kryesitë e Kosovës (Kryesa e shtetit dhe e partisë). Madje komunistët drejtues në Kosovë e kishin injoruar në tërësi diskutimin tim në Komisionin e Histrisë, ku pata thënë:

Kush e fabrikoi fjalën KONTRARREVOLUCION?

A e kanë marrë demonstratët Kuvendin e Kosovës; a e kanë marrë demonstrantët Këshillin Ekzekutiv, a e kanë marrë demonstrantët Radio Televizionin etj- Jo. A ka ndokush informatë se demonstruesit shqiptarë kanë kërkuar ndryshimin e sistemit socilasit në atë kapitalist-Jo. Në Komision është ngritur Pavle Joviqeviq dhe u është drejtuar të pranishëmve: Ju jeni të pafytyrë nëse nuk e pranoni këtë konstatim shumë të nderëshëm dhe të guximshëm të profesor Bajramit”. Askush nuk foli, por denimet drakonike vazhduan , edhe pas prillit 1981. Parndaj, deri me sot asnjë politikanë shqiptar nuk gjeti kurajo e t` u kërkojë falje shqiptarëve për akuzat që ua kanë bërë në shtyp, radio dhe televizion dhe mbi të gjitha në gjykata, tërë asaj plejade patriotësh që mbajtën burgje dhe disa e dhanë edhe jetën duke luftuar nën Flamurin e UÇK-ës famëlartë. E sot krenohemi me qëndrimin e Nikola Sandulloviqit, që erdhi në Prekaz dhe kërkoi falje. Po ju shqiptarë-komunista, që keni sharë e shkumuar për një dekadë, a nuk pendoheni, çka po pritni?!!! Ende muret e burgjeve janë të përgjakura me gjak të shqiptarëve të njomë (të rinjë). Ende si duket keni nostalgji për parullën: “Pas Titos-Tito”. Madje ka shenja se atë sistem të gjarpinjëve helmues në çdo hap, ende tinzisht jeni kah e kultivoni.
Ky soj i ish politikanëve se si kanë vepruar pa dallim, duhet për t1 u hulumtuar, në mënyrë që gjenratat të çlirohën nga epoka e hafijëve dhe dhunuesëve ordinerë. Së pari, duhet shtruar pyetjën se a mos po i përngjanë kjo praktikë sielljeve serbiane që vet e krijonte një “teori narrative”, dhe vet pastaj hudhën në front për ta luftuar. Pra shqiptarët duhet të ruhën edhe prej këtyre “hieve”. Ky fenomen ndodhë natyrisht për të humbur gjurmë, sepse nxitësit e komploteve janë brenda atyre që e luftojnë komplotin, do të prosiste Makiaveli. E nxitës i tërë komplotit ishte cilsuar se është më 1982 Shtabi i Nikolla Lubiçiqit dhe Gjeneral Graçaninit, të cilët e lansuan fjalën “kontrarrevolucion”, për çdo kërkesë të shqiptarëve për progres dhe barazi politike dhe ekonomike. Në realitet, ishte lufta për ta trashëguar Titon në parti (slloveni S. Dollanc si agjent i Gjermanëve), dhe në shtet serbiani Nikolla Lubiçiq.
Në Beograd më 1985 do të shkruhet edhe ky shkrim me titull: “Çdo gjë në Kosovë është e jona, me përjashtim të shqiptarëve, të cilët një pjesë do t` i vrasim, një pjesë do t` i shpërngulim dhe një pjesë do të kanë fatin të konvertohën në katolik, për çka do të kemi edhe mbështetje në Kroaci dhe Slloveni” (nga shkrimi i D. Qosiqit, Srbi kao u Kajmakçallanu, 1986, Nga Dosja e Vladimir Bakariqit, të cilën e posedonte V. Dedier!!). Natyirisht se një programim i tillë ishte paraparë për t` u realizuar për 30 vjetët në vijim, për aq sa kishte zgjatë asgjasimi i gjermanëve në Vojvodinë dhe italianëve në Istër, ku më 1945 ishte vëndos diltatura ushtrake, sukurse në Kosovë (8 shkurt 1945). Madje më 19 shkurt 1945 ishte planifikuar ndarja e Kosovës në mes Serbisë dhe Malit Zi, por kishte deshtuar, në saje të reagimit shumë të vendosur të kreut ushtrak dhe politik të Kosovës, në kabinetin e Millovan Gjilasit në Beograd.E vërteta, po këtë Millovan Gjillasin do të përbinë politika masone e titizmit, me një anë për t` i frigësuar oponentët serbo malazezë . E në anën tjetër për t` i josh ata afër Titos që të aspirojnë pozitë: “Pas Titos-Tito. Por Tito i ri, që duhej për ta rajtur Jugosllavinë madje centarliste, duhet të jetë serbian e jo Stane Dollanc” (shiqo prap D. Qosiq, po aty). Mos i akuzoni shqiptarët se i dijnë këto pazare serbiane dhe sllave, sespe kam nga pasë informatave, e jo pas pasurisë dhe hajnisë. Këtu dallojmë me shumë akademikë shterrpaka që me dy tri libra paguhen sikur Luigjat e Francës. Bëni sefa akademika, bëni! Edhe më keq, kaanë ardhë oficerët patriot nga Shqipëria dhe kanë bërë luftë për çlirimin e Kosovës dhe me sugjerime meskine “syrmelia” i ka pëjashtuar nga pagesa disa VETERANË të UÇK-ës!!! Po, po. Po na marrin serbiant erë në çafë dhe nuk na konsiderojnë për asgjë, me këto siellje. Sidomos, popat serbian shkruajnë “libra për gjenocidin e shqiptarëve ndaj serbianëve” dhe instituconet shkencore dhe Alademia heshtin. Ku jeni sokola të Atit kombit, me shtat zemra, të pshurrta, ku jeni ju ndertuesit e xhamive dhe kishave nepër Kosovën e lirë.
5.Çka është shteti terrorist dhe pushteti kriminal në mentalitetin serbian?
Më 1987 ishte “vetëlajmruar” psikologjia sataliniste në Beograd si: “më e sheruar serbianët vetëvetën dhe më e realizuar planin e Serbisë centraliste dhe homogjene”. Në këtë pyetje, së pari do të përgjigjet ushtria e pastaj politika serbiane. Kisha serbiane do të vrojtojë situatën nga “bregu” për një vit, gjithnjë deri sa filloi lufta qytetare në mes sllavëve. Këtë realitet, serbët si popull nuk e kuptonin se cili është fundi i asaj liturgjie të përgjakshme. Kreu politik serbian ishte i dehur me shovinizëm si popull i “qiellit”, sikurse komunistët shqiptarë në Kosovë me ideologji titiste, sidomos. Por si e kishin ndezë psikologjinë e tyre serbianët, duke shetitur eshrat e Lazarit kalbur; si ishin dehur me mitingun në Gazimestan (28 VI 1989); si ishin dehur me luftëra qytetare në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë, me ata parametra do të versulen në Kosovë më 1998/99, madje edhe me fajin e nderkombëtarëve sepse në Dejton (SHBA) Millosheviqi u pagëzua me emrin “Paqebërs”. Aty mori turr Milloshi, duke menduar se: “ka shansë të shekullit për t` serbizuar Kosovën, sikurse Sanxhakun e Nishit, prej para ardhësve të tij më 1877:Jovan Ristiqi, Milan Obrenoviqi etj. Kështu, asgjë S. Millosheviqin nuk e pengonte që quhej nepër gazeta prijës i një “shteti terrorist dhe pushteti kriminal”. Përkundrazi, serbianët ishin në përgjithësi në një mendim dhe veprim me te. Madje me te ishte edhe diplomacia e BE dhe SHBA, por në Rusi kishte dilema atëbotë.
Krahas zërave se S. Milloesheviqi duhet hetohet dhe burgoset (sipas KS OKB kur e krijoi Tribunalin e Hagës) menjëherë qarqet serbe e krijuan mendimin se: “UÇK ka bërë traspalntimin e organeve njerzore në një shtëpi në Malësinë shqiptare afër shtallës bagëtive”!!!. Këtë trillim e pati hanger pazari burkur mirë në aspektin horizontal politik. Dhe TRILLIMIT serbian i besoi edhe Këshilli i Evropës, ku rusët e kishin dominimin me partitë e tyre neonaziste. Por mbi të gjitha pas një pagese të majme, Dik Martinoviqi u bë akuzues ndaj një populli (shqiptar) që luftonte për liri.
E lufta për liri u ka kushtuar shqiptarëve vargoj gjaku dhe mizori ndër më kestremet në Evropë. Në këto rrethana të “matjes së muskujve politik” (1999-2006), Marti Ahtisari do ta fillojë punën për ta bërë Kosovën me Kushtetë- sikurse çdo shtet demokratik. Dhe pas 3 muaj bisedimesh në Wjenë (2006) do të lind Kushtetuta e Ahtisarit e cila sanksionon shkurt e shqip: 1. Ska bashkim të Kosovës me Shqipërinë; 2. Ska ndarje të Kosovës; 3. Ska kthim të Serbisë në Kosovë; 4. Kisha serbe ka eksteritorialitet, ndersa serbët janë të barabartë me shqiptarët ku gjuha shqipe dhe gjuha serbe janë zyrtare, plus diskriminim pozitiv për serbian- të drejta shtesë në çdo pore të jetës. E ky realitet do t` i kushtojë Evropës për shekujt që vijnë. Por askund në Kushtetutë nuk shkruan se “ka komb kosovar”, argumet ky që do të sherbej gjatë histirisë për tubim, pajtim dhe bashkim kombëtar.
Po, kam qenë këshilltari i fundit që e kam këshilluar Bacin (ADEM DEMËN) që të shkojë në Rambuje por mos ta nëshkruaj aktin me 10 pikat e panegociueshme. E sot, shumë shkrolagji po e kritikojnë Bacin pse nuk shkoi në Rambuje. Po shtrohet pyetja kah erdhi propozimi për Referendum pas TRI vjetësh për Kosovën nga populli i saj. Erdhi nga biseda OLLBRAJT-Demaçi nga zyra e Dernovshekut (slloven-Lublan). Prandaj, ata që sot e kritikojnë Bacin, nuk duhet krekosen se ka dokumente mbi dokumente. Mund të flasim publikisht, por me fakte dhe me kompetenët e kohës.

6. Kush po hetohet dhe gjykalohet në Hagë

Në Hagë nuk po hetohet dhe nuk po gjykohet ai institucion që organizoi në qershor 1998 DEZERTIMIN e FARK-ut; në Hagë nuk po hetohet e gjykohet ai institucion që urdhëroi çarmatimin e UÇK-ës në shtator 1998; në Hagë nuk po hetohet dhe zbulohet se sa dosje i dergoi Komisioni i LDK për hulumtimin e krimeve i themeluar më 19 nëntor 1998; Në Hagë nuk po hetohet pse shkuan në Beograd Ibrahim Rugova ,që synonte çmimin NOBEL ; Fehmi Agani,që synonte kreun e LDK-ës, Mahmut Bakalli që synonte kryeministrinë e Kosovës, Pajazit Nushi që synonte drejtimin e Parlamentit Kosovës dhe Veton Surroi që synonte pozitën e Ministrit të Punëve të Jashtëme të Qeverisë së Kosovës. Kuptohet se këta persona, me disa nyansa e kanë luftuar UÇK- në çdo hap dhe nuk do të ndalën së luftuari edhe ata që janë pasues politik të tyre sot. Madje po këta që u cekën patën shpikur një rrenë se: “Adem Demaçi paska kërkuar që të shuhet UÇK”. E vërteta, Adem Demaçi në pozitën e Kryetarit të Partisë Parlamentare, pati kërkuar që të shuhën të gjitha partitë dhe të kalojnë në “partinë” e: Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E kjo është e vërteta.
Madje në Hagë nuk po gjykohet pse S. Millosheviqi në Dejton të SHBA-ve u shpallë “paqebërës” e në rralitet ishte kasap, pas tentim vrasjës së sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve, sidomos në Srebernicë 1995) dhe shqiptarëve anë e kënd Kosovës përgjakur prej solldatëve të tij 1981-1999. E në lidhje me tërë këtë, askund nuk po theksohet se deri me tash janë gjykuar dhe denuar për krime lufte 25 serbianë dhe 37 shqiptarë. E këto fakte flasin vet se në Hagë po hetohet dhe gjykohet Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës –drejtuesit e tij, drejtuesit e Luftës së drejtë për çlirim nga okupimi serbian. Pra, po hetohet dhe gjykohet, Lufta e drejtë e popullit shqiptar. Asnjë interpetim tjetër, nuk mund t`i përshkruhet kësaj gjykate raciste. Madje, aktakuza është ngritë si: “veprimtari e përbashkët kriminale”, duke e injoruar tash “shtëpinë e verdhë, të traspalntimeve pranë torishtës bagëtive”, konstatim ai që Parlamenti i Evropës e aprovoi. Pra, akuza është e drejtuar në shumës,është e drejtuar ndaj tërë UÇK-ës, dhe ky realitet me asgjë nuk mund të maskohet. E demaskimin e presin ata që po vuajnë e malltretohën nga haifjët që janë regrutuar e paguar me dekada përpara.
Lidhur me atë që u tha më lartë qysh më 1995 Enver Maloku e betoi librin: Hakif Bajrami, POLITIKA E SHFAROSËS SË SHQIPTARËVE DHE KOLONIZIMI SERB I KOSOVËS 1844-1995, “ÇIK” Prishtinë 1995, f. 206, duke më thënë si kusht që e kisha se: LDK do të rreshtohet me të gjitha mjetet në luftë për çlirimin e Kosovës nga okupatori serbian”. Ndërsa, në prag të Konferencës Rambujesë (shkurt –mars 1999) tre drejtues të LDK-ës (Fehmi Agani, Latif Berisha dhe Bardhyl Çaushi) kishin shpërthyer:” Nëse Serbia e zgjëron terrorin ndaj shqiptarëve, LDK do të hyn në luftë përkrah UÇK-ës, për çlirimin e Kosvës”. Por, kriza e besimit mbretëronte jo vetëm në kupolë, por edhe në pjesët më të ulta organizative të kësaj partie, të cilën populli në fillim e konsideronte si shpëtimtare (madje edhe unë-HB), me të drejtë. Së këndejmi lufta e UÇK-ës, NATO-s përmes bombardimeve për 78 ditë, pa pushim, iu bashkua UÇK-ës në luftë , pra NATO nuk iu bashkua politikës paqesore. Me këtë fakt, duke e xhveshur LDK-ën nga çdo famë të saj e llafeve dhe “odave historike”, prej të cilave na kishin mbetur shpresat, por gjithnjë kishim përjetuar robëri të reja dhe zhgënjime pa kufi.

7. Adem Demaçi ishte i palëkundur për luftën e drejtë të UÇK-ës

Sidomos pas fillimit të bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999, Adem Demaçi duke e vrejtur rëndësinë e luftës, por edhe sabotimin në radhët e LDK-ës, do të kërkojë për të dytën herë SHUARJEN e të gjitha partive politike dhe kalmin e tyre në UÇK. Në lidhje me këtë, pasi që Demaçi e kishte shuar Partinë Parlamentare më 20 shtator 1998, dhe komplet antarësia kalon në UÇK, por akuzat nga kreu i LDK ndaj Adem Demaçit do të përditësohen në të gjitha nivelet vertikale dhe horizontale politike. Ky fakt ishte kafashtë që nuk kapërdihej, do të klithë Demaçi. Madje kur dihet se të gjithë këta “haxhi” politik në pjesën e parë të vitit 1999 kishin shkaur në Beograd dhe atje u ishte premtuar edhe takimi me drejtuesit rus, do të shkruaj Çernomirdin në librin, Kapitullimi i Millosheviqit.
Nuk është e vërtetë se Adem Demaçi si drejtues politik i Zyrës së UÇK-ës në Prishtinë ishte kundër Konferencës Ndërkombëtare të Rambujesë. Jo, Adem Demaçi ishte kundër 10 pikave të PANEGOCIUESHME, sipas të cilave Kosova mbetej koloni e Serbisë; në Kosovë mbetej kontigjenti prej 11 000 ushtarëve dhe policëve serbian; kufirin me Shqipërinë do e ruanin forcat serbane. Ndërsa shuhej çdo ide dhe shpresë për avansimin e Kosovës në Republikë. Dhe, mu për shkak se kreu i Shtabit Përgjithëshëm të UÇK-ës u pajtua me 10 pikat e panegociueshme, Adem Demaçi tërhiqet nga pozita e Përfaqsuesit Politik të UÇK-ës, por nuk e pushon punën për UÇK-ën me tërë ekipin e tij punon edhe më me përkushtim. E vërteta, Adem Demaçi ka lëvizë nepër rrugët e Prishtinës, pa roje dhe për 12 herë ka qenë para pushkatimit nga policët e terbuar serbian. Në vrejtjen tonë, që mos të lëvizë, Demaçi është përgjegjë:” Nuk mshifem. Përtej vendit tim nuk kam ku të shkoj. Këtu kam lind dhe këtu dua me e bërë dekën, qoftë edhe nga plumbat e kriminelëve serbian. Unë nuk jam asgjë tjetër vetëm se NXËNËS I HASAN PRISHTINËS”. Megithë këtë pozicion, duhet theksuar se mizori të papara e patën poshtruar shqiptarinë në ato kohëra të krimit dhe mizorive serbiane.
Pas vitit 1999 Adem Demaçi ka faktuar prova se popullin serbian nuk e urren, por është i pari që në Arkivin e Kosovës na ka organizuar për t` i hulumtuar krimet serbe, të cilat në detale janë botuar në vitin 2001. Ai libër i Dr Nusret Pllanës është botuar atëbotë në disa gjuhë botërore.Por të kuptohemi se ka pasë reagime nga të huajt me sugjerime nga “tanët”. Bile në zyrën e një minsitrie atëbota pata pyetur: A jam në Mnisyrinë e Kulturës, apo të Udbës? Ndërgje ale t1 i brenë ata që verbërisht u sherbenin komesarëve dhe hoshtaplerëve që i mësuan edhe nëpunësit tanë me viedhë, sa të mundën.

8. Çka shkruante Adem Demaçi

“Edhe fajet tona nuk duhet injoruar, sepse deri me tash një policë e heton tragjedinë në Prekaz, një polic e heton tragjedinë në Raçak dhe një policë e heton krematoriumin në Gjakovë; askush nuk e heton kreamtoriumin në Burgun e Dubravës. Madje asnjë varjse politike të antarëve të LDK-ës edhe pse kjo parti kishte pushtet, nuk është hetuar dhe denuar deri me sot Madje as prerëja me sharrë e shqiptarit në Makofc afër Prishtinës, nuk është denuar. Madje as bartësit e kufomave deri në Beograd kanë mbetur të pahetuar dhe pa gjykuar sepse ka penguar UNMIK dhe KS OKB-ës. Kjo ka ndodhë edhe për faktin se: Gkykata e UNMIK-ut, gjykata e EULX-it nuk kanë lejuar të hetohën krimet qoftë edhe nga institucionet shekncore të Kosovës!!!. Shkurt e shqip, edhe sot nga disa qarqe shqipfolëse, po punohet që UÇK të kompromitohet se ka bërë “luftë kriminale”, siç na thuhej për çdo javë nga Dinzbir, K. Hill, Hollbruk dhe sidomos Majorski. Dhe tërë këtë histori ogurzezë antishqiptare, sikur po e mjegullojmë për faktin se një parti dje, sot dhe nuk ka shansë se do të vetëdijësohet që të objektivizohen krimet dhe e vërteta të dali në shesh edhe neser. Madje edhe në VV ka shenja meskine se ka hyrë “Kali i Trojës”, me flamur dhe rekvizita e fjalë miradie për ata që e sabotuan luftën! Po, Senekën mund ta admirojë, por më tepër e çmoj fundin e fjalimeve të tij!Po Demaçin mund ta admirojë, por kurrë nuk mund ta kam KAPITALIN KOMBËTAR TË TIJ. E këto kriteriume politikanët atnë në një masë po i injorojnë, thue se gjithëmonë do të mbesin në fotele. Panterej!

Postscriptum

Në fund apelojë në opinionin publik dhe atë zyrtar të Republikës Kosovës, që ta ngritë vetëdijën dhe vugjilencën e sigurisë në Kosovë, sepse ata që e kanë projektuar Specialën, qysh tani po e shohin se do të zhveshën rrenat e tyre. Parndaj, ia veln që edhe për këtë Gjykatë të njihet e verteta, një ditë, sepse pas pëfundimit të punës saj, shqiptarët do të ndihën më krenar dhe më ballhapur kudo nepër botë. Mbi të gjitha, sidomos LDK e ka shansën që të deshmojë në të ardhmën se kush ia ka vrarë aktivistët e saj, kuptohet kur ta marrin pushtetin, nëse e marrin, sepse kur e patën, heshtën si qyqet e rremit, sepse frigoheshin nga hieja e vet. Pra sa ishin në pushtet zbulimin nuk e bërën. Nëse edhe njëher gënjen ndonjë dëshmitar i tyre politikanesk, duhet të dihet se ka ligje edhe për atë “zejtari” morbide, e që duhet përgjigjen për shpifje, sepse këta nuk duan ta drejtojnë hetimin kah pushteti i popave serbian, por vetëm ndaj fajtorëve eventual në Kosovë, cilido qoftë por jo nuk duan që “fajtorët” t` i takojnë LDK-ës.
Në këto rrethana, më duket se të burgosurit politik në Hagë, po dëshmojnë pjekuri politike, kulturë kombëtare dhe çmim për të cilin nuk pendohen sepse kanë bërë luftë të drejtë. Mbi të gjitha, pushteti i Serbisë nazifashiste po ushtron këto ditë sërish në Rashkë, se si me u kthye në Kosovë, ku pastaj nuk do të ketë vend për shqiptarë. E ne Dardanët, jemi këtu për t` u mbrojtur, për të mbetë në trojet tona, nëse e don nevoja dhe na imponohet lufta edhe të shpërndahemi sërish nëpër istikame, gjithnjë për mendim, fjalë dhe veprim të drejtë, për Republikën e Kosovës, për Federatën e shtetve shqiptare, me shkollën e Adem Demaçit në ball. (shkrim i nxierrur nga një monografi politiko-filozofike për UÇK-ën, mbaruar më 6 prill 2023).
Në fund të fundit, më imponohet të them se popat serbian janë ata që në çdo etapë historike projektojnë mizori ndaj shqiptarëve, me një nxitëje nëntoksore nga mafia evropiane. Ja faktet: më 1330 popi i manstirit Deçanit shkruante se: “ Nëse ndonjë arbanas vetëm thot se më parë ara, ose kullosa ka qenë e imja, do të denohet 500 krerë dele” (ishte kohë e pas kryqzatave); Rasti i dytë ka të bëjë me rrenën se kinse më 1690 serbët janë larguar nga Kosova: Ja fakti i historianit serbian Jovan Tomiq, O Arnautima, shkruan më 1913 se: “ky konstatim është një rrenë që e kanë fabrikuar popat serbian dhe pastaj kjo rrenë po përshkruhet nga libri në libër nepër Serbi”. Analiza se çka duhet t` u përgatitet shqiptarëve, pas gjenocidit në Sanxhakun e Nishit (më 1877) ishte: “Ta je teshko pokrenuti, iz planine vuke ljute, josh je tezhe pritisnuti is kamena arnaue”(viti 1881, autor Popi Mateja Nenadoviq); Në vitin 1942 popi Nikollaj Velimiroviq shkruante se: “Atë që po e bën Hitleri sot ndaj Hebrenjëve, atë e ka bërë Shën Sava ndaj arbanasëve në kohën e tij”. Dhe në fund, Patriku Pavle më 1998 provoi që ta shpall S. Millosheviqin të “shenjët”. Ndërsa, më 2023 Manastri i Bajskës u shndërua në deponi aramtimi, dhe u dëshmua se institucionet tona paskan flejtë. Pra, nuk duhet të lavdohen shumë për vigjilencë. Unë popullit i besoj.

  • Shkrimi iu kushtohet heronjëve: Rexhep Malës , Nuhi Berishës dhe Enver Malokut.

Prishtinë, më 12 janar 2024

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon Taubadel, me të cilin diskutoi për proceset aktuale politike në vendin tonë dhe çështjet që lidhen me perspektivën evropiane të Kosovës. 

Kryetari Konjufca priti Raportuesen e PE-se për Kosovën, Viola von Cramon

Kryetari Konjufca e njoftoi raportuesen von Cramon për angazhimet e institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e obligimeve që lidhen me këtë proces, ndërsa shprehu kënaqësinë që tashmë edhe qytetarët e Kosovës gëzojnë të drejtën e lirisë së lëvizjes në Zonën Schengen. 

Në takim gjithashtu u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në vend dhe rajon, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit për të garantuar përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.

Kosova hap misionin special në Selinë e Shenjtë

0
Foto: Arkiv / Vjosa Osmani /

V.Th. RTKlive

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se ka dekretuar zyrtarisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Kosovës në Vatikan.

Ajo e ka cilësuar këtë hap të rëndësishëm për Kosovën dhe raportet me Selinë e Shenjtë. Ka deklaruar se raportet do të thellohen.

“E nderuar të dekretoj zyrtarisht hapjen e Misionit Special të Kosovës në Selinë e Shenjtë, pas dy vitesh përpjekjesh intensive së bashku me udhëheqësinë e Vatikanit. Ky është një moment historik i rëndësishëm për Kosovën dhe një kapitull i ri në marrëdhëniet mes Kosovës e Vatikanit, të cilat ne jemi të përkushtuar t’i thellojmë”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

Vet kam faj…, që më ka dekë grueja !

0

Grue – Kel Marubi

Sinan Kastrati , Suedi 

Vet kam faj…, që më ka dekë grueja !

Kush ha me dy lugë, i vdes grueja (pop.)

  • Pjesë nga libri me mahi e mesele për Turjakën 

Nëntë (9) mahi, mesele e tregime  

E mora vesh qi je fushë   

Mujë Loshi*) ish kânë smut e familja e qojnë në spitalin e Prishtinës. Mujën shkojshin me e pa shumë njerëz gjithë ditën e deri vonë natën se ishte i ngjofshum*). Ni ditë ni daktorr*) e vet Mujën:
-Kush je ti bre burrë qi pa vin*) me t`pa kaq shumë njerëz? 

Muja i kallxon daktorrit se kush âsht. Shkoj napër darsma, deka e maresa*) e daj pleqni. Për qata*) edhe pa vin njerëzit me m`pa se më ngjohin.  

-E ti kush je daktorr, se edhe unë pa kum qef me dit? 

-Unë jam daktorr Fusha.
E morra vesh kush te koke*). S`ki nevojë mem kallxu ma tepër se përnime fushë koke*). 

*) Mujë Loshi (1916 -1994) ishte filozof popullor, mendimtar e pajtimtar i shquar nga Pemishta (Padalishta) e Drenicës. 

*) Ishte i ngjofshum, i njohur, burrë i njohur, pleqnar. 

*) Daktorr, doktor, mjek 

*) maresa, që i pajton familjet e hasmuara  

*) Përnime fushë koke, fig. thuhët për një njeri që nuk kupton, që është i trash nga mendja.  

Puna marë Asman!       

Kadri Cufa*) a kânë fukara, i pamartuem, pa gru, pa fmi e pa familje. Thonë se ka qenë i Zatriqit apo i Radostës, me fis Kastrat. Ai i ruante loptë e kuajt e Turjakës, masi qi pjesa ma e madhe e Turjakës ishin Kastrat. Në Turjakë rrinte e flente nga gjashte muj, Shingjergj e Shmitër*), në odën e Shaban Shaqës*), si në shpinë e vetë. E njoh mirë sepse ka jetu deri në vitet 1970-ta. Kadria e ka pas ni shprehi, kah shkonte folte vetë me vehte dhe e qitke guhën jashtë*) e ne si fmi i shkonim mas e kqyrshium dhe keshnim me Kadri Cufën. Ai a kânë i urtë e i heshtun. Kur i binte lopët në mramje, ulej në fund të odës e thellohej ne menime. Edhe kur dikush e vetke: 

-”Kadri, kah i pate sod kuvalt”, ai përgjigjej shkurt e mâ nuk folte dhe, përsëri futej në botën e vetë. 

Njëherë, kur ishin kânë tuj mih kallamoqet, Asman Cufa e Salih Xhemajlia*), arat e tyne, që kurrjani nuk janë kânë puntorë të mirë, janë kânë puntorë të zorit, Kadri Cufa kapërcen anej afer tyne dhe e përshëndet vetëm bacën Asman:  

-Puna marë o Asmano!  

-Marë paq Kadri!  

Salihit nuk i flet e Salihi, i thotë Kadrisë:  

-Pse Kadri nuk um tha edhe mu puna e marë?  

Ti Salih, nuk ki kali    

*) Kadri Cufa, një personazh tragjiko- komik. Tërë jetën ka punua si rrogëtar, si bari duke i ruajtur lopët nëpër katunde të ish rrethit të Rahovecit. Nuk kishte familje e as shtëpi. Nê Gjakovë e në Rahovec, flente nëpër xhami dhe aty ku i ruante bagëtinë, flente e ushqehej me një pagë gjashtëmuajshe, sa me ble tesha. 

**) Ki, nga folja ”ke”, veta e dytë e foljes ”kam” 

*) Shingjergj e Shmitër, është e njohur shprehja ”Shingjergj e Sh`mitër” (6 maj. 8 nëntor), 6 maj kur fillon stina e verës dhe 8 nëntot, fillon dimri, sipas popullit. Në Shëngjergj e deri në Shën Mitër, ruheshin bagëtia dhe paguhej çobani për 6 muaj-   

*) Shaban Shaqa-Kastrati, katundar nga Turjaka, bukëdhënës. Oda e Shaban Shaqës ishte e hapur për fukara e të tjerë, jabanxhi që i zinte nata e nuk kishin ku ta bënin natën. Në muajin e Ramazanit, hoxha, tupangjia (magjupi) flenin te Sh. Shaqa. 

*) Folte vetë me vehte dhe e qitke guhën jashtë, shprehje a vese te disa njerëz me nevoja të veçanta. Për Kadri Cufën thonin pleqtë se ka qenë engjëll, melaqe, njeri i m`rrin, të cilin e kanë parë haxhinjët edhe në Mekë e Medinë, ani pse ai nuk ka pasur mundësi materiale me i vizitua vendet e shenjëta. 

*) Asman Cufa e Salih Xhemajlia. Asmani ka qenë djali i madh i Cufës (Isufit) e Salihi, djali i dytë e Xhemajlisë, nipat e Brahim Agës nga Turjaka. 

*) Ti Salih nuk ki kali, Kadriu, i ka vlerësua njerëzit sipas kutit të vetë, ai që s`ka kali, Kadria nuk e ka përshëndtur. 

Treni net shkon, unë biletën e kam në gjep   

Shaban Shaqa, kish pas shkue n`pazarin e Prishinës e kur don mu kthy, ish pas habit tuj fol*) me ni t`ngjofshum e treni ish pa shku për Pejë. 

Kur e vet ai shoqi Shabanin, ku pa shkon, ky i kallxon se pe pret trenin me shku tej n`Ujmirë. 

-O Shaban, treni shkoi. 

–Ani shka, unë biletën e kam n`gjep e treni net shkon*).  

*) Ish pas habit tuj fol, është hutuar duke biseduar, ka harruar kohën, orarin e trenit. 

*) Me shku tej n`Ujmirë. Turjaka, Bubli, Bubaveci, Damaneku, Kijeva e disa katunde të tjera, për me udhtua me tren, stacionin më të afërt e kishin Ujmirin, te Klina, 3, 4 orë me ecur në këmbë nga katundi më i largët, Maxharra, Maralia, Mllanaviqi. 

*) Ani shka, unë biletën e kam n`gjep, treni net shkon. Është një shprehje që perdoret se po pate biletë, edhe treni të pret.  

Kah i pate loptë?  

-Kah Gropa e Ukit     

Ni nipit të Brahim Agës*) së Turjakës, çaban, uki ja kish hânger ni lopë n`mal. Kur e vet Brahim Aga çabanin: 

-Kah i pate loptë bre djali jem?  

-Baba Himë, sod lopt i kam pas kah Gropa e Ukit*)  

-Bre djali jem po ti ja paske qu lopën ukit n`shpi*).   

*) Brahim Aga-Kastrati, ishte djali i dytë i Ali Agës së Zatriqit, pas Avdullah Agës, pasuniku më i madh i kohës. Kishte 70 copa lopë pllea, qumështore. Te Brahim Aga vini burrat e trimat më të njohur të kohës, që nga Shkodra e deri në Shkup, Shaban Polluzha (kusheri), Xhemajl Obria (pleqnar, tri herë mik shtepia), Ramë Bllaca, deputet në Kuvendin e Sërbisë etj. 

*) Gropa e Ukit, në Turjakë, siq do ti paraqes edhe në librin tim në proces, ka shumë emra me ”Gropa”, Gropa e Gjemës së Vogël, Gropat Rrumullake, Gropa e Gurit të Madh, Gropa e Hithave, Gropa e Pllumave, Gropa e Gatë, Q… nânen Salih Bajramit, kqyre ti vehten!   

Salih Bajramit i zihej fryma*) e shkaku i frymës shkonte shpesh në spitale. Edhe unë, autori dhe mbledhësi këtyre anekdotave, isha me Anton Çettën në spitalin e Prishtinës në vitin 1986 (87?) me e pa Salihin. Niherë tjetër kur ish pas shku në spitalin e Prizrenit? në dhomën ku e vendosin Salihin, gjithë natën ai kish pas gjimu oh nâne, oh a nânë*) dhe t`smutit e tjerë nuk kishin pas mujt me fjetë. N`sabah kish pas bâ ma mirë. Njani prej t`smutve e kish pas ni radio të vogël, tranzistor dhe e ngojke Radio Prishtinën. RP gati përditë në emisonet e saja, i nshonte kângët e Salih e Feriz Krasniqi. Kur e nin Salihi ni kângë të moçme, ”Fryni era …”, të kaçakëve të parë, Halilit e Musës, Kastrat që i pret dhârri në Shkodë, nga malli por për të shkuarën, kur e nin Salihi kângen qi e ka knu vetë, kur a kânë i ri, kish pas thânë: 

-Aaaa diq Salih Bajrami*). 

E ata qi janë kânë n`dhomë, nuk po e e din që i smutmshmit âsht Salihi, i thonë: 

-Mara qi… nânen Salih Bajramit, kqyre ti vehten! 

(E tregoi: Florim Hoxha i Bellenicës, tash me banim në Suedi)  

*) Q… nânen Salih Bajramit, kqyre ti vehten, shprehje banale por që nuk ka për qëllim ta ofendoj dike por ta udhëzoi e mbroj.  

*) I zihej fryma, nuk mund të merrte frymë, Astmë f.mjek. – Sëmundje që shfaqet me zënien e frymës herë pas here, për shkak të çrregullimeve të bronkeve, të zemrës ose për shkaqe të tjera; shpirrë, gulçim. Vuan nga astma. I zihet fryma nga astma. Salihi ka pirë duhanin dhe ka ka këndua disa dhjetëra vite. 

*) Gjimu, oh nâne, oh nânë, nga gjamët, vajet kur dikush vdes ose plagoeset, ofshan, rënkon …ose e vajtojnë të tjerët. 

*) Diq Salih Bajrami, një nga shprehjet më të shpeshta popullore që përdoret kur dikush dëshiron diçka që duket e parealizueshme. Për Salih Bajramin janë krijua mite, legjenda si këngëtar e dashnor. Kur dikush e shihte një femër të bukur thonte: A dek Salih Bajrami.  

Me hânger me dy lugë, t`des gruja  

Një rahohovecjanit i kish pas dek gruaja. Kur shkonin me e pa e me i dhanë gajret*) ”Mas u mërzit”, të afërmit ai u thonte: 

-Vetë kam faj qi um ka dekë gruja se kam hânger me dy lugë*)  

*) Me e pa e me i dhanë gajret, kur vdes dikush, shkojnë me e pa dhe me e ngushëllua 

*) Me hânger me dy lugë, t`des gruja, thuhej se e ai që hanë me dy lugë, i vdes gruaja. Rahavecjani ka besua se gruaja i ka vdekur nga shkaku se ka ngrënë me dy lugë dhe e ndien vehten fajtor për vdekjen e gruaes 

Ti kurrë s`ki mu bâ njeri! 

Një çaban i Rahavecit, një kingj e kish pas ma zaif *), n`krahasim me të tjerët. Ai i thonte kingjit: 

-Ti kurrës s`ki mu bâ njeri*)! 

*) Ti kurrës s`ki mu bâ njeri, banorëte e Rahovecit, nuk e kanë folur gjuhën shqipe si duhët deri vonë, por kanë këndua, vajtua dhe të gjitha zakonet, veshjen, ushqimin i kanë pasur si qytetarët tjerë, banorë të Kosovës. Kjo nga shkaku se kur e kanë pranua fenë islame, ajo iu ka ndalua përdorimin e alkoolit, ata si prodhues të mirë të rrushit detyrohen të shkojnë në Serbi, burrë e grue për me fëmi me punua rakinë Këtu vie deri te gjuha e përzier që në lingustikë njihet si gjuhë hibride, me fjalë shqipe, turko-arabe e sllave. Gjuha ose e folmja e Rahovecit, shpesh na dukët si gjuhë fëminore 

*) Zaif, jo i shëndetshëm, i sëmurë. 

Nuk du me shit lopën se nuk e kam dit sa të mirë e paskna pas 

Ni tregtar, gjamaz *) i Godishnjakës, katun në Llap në çdo ditë pazari dilte në Podujevë e Prishtinë. Ai e shihke ni kajshi fukara qi e qitke ni lopë me shit e nuk mujke me shit. Ni ditë, ai xhamazi kur e sheh qi s`pa munet me shit e pa del n`pazar, pa hargjon pare e pe hup ditën*), i thotë kajshisë: 

–Qyre*), ma jep ti mu lopën se unë ta shes por ti mas folë kur t`afrohen të interesumit! 

-Ani, thot fukaraja. 

Ky xhamazi si e qet n`pazar lopën, kush e vetke: 

-Sa e ki lopën?
Ky i thojke:  

-Nuk ka ksi lope. Ni herë n`matmot pjellë ka 1 e 2 vjeta e ka 10 killa tamel i qet kur e mjelum. Kur e nin pazrgjitë, tu afrun shumë afër lopës tuj shty, kush pe merr lopën. Kur i sheh i nin fukaraja fjalët e xhamazit e njerëzit që donin me e ble lopën, ia nis me kajtë dhe thotë: 

-Jo Vallahi nuk du me shit se nuk e paskna ditë çfarë lope t`mirë paskna pas. 

(E tregoi: Xhevat Durmishi, mjek, Stanofci i Ultë, tash me banim në Suedi) 

 *) Gjamaz, nga xhambaz, tregtar kuajsh, dallaverexhi, mashtrues, batakçi 

*) pa hargjon pare e pe hup ditën, për me e qu lopën deri pazarin e gjaâve në Prishtinë, duhej pagua kamionin, transportin dhe në vend se me punua, ai e humbiste ditën 

*) Qyre, nga kqyre, shiko, dëgjo me vëmendje 

Malmö, 12 janar 2024 

siankastrati09@hotmail.com 

Presidentja Vjosa Osmani pas aprovimit nga ana e DASH për armët mbrojtëse Javelin për Kosovën

0

Deklaratë e Presidentes Vjosa Osmani pas aprovimit të Departamentit amerikan të Shtetit të kërkesës së Kosovës për blerjen e sistemeve mbrojtëse të armëve Javelin.

Republika jonë po hyn në një fazë të re dhe vendimtare të fuqizimit të kapaciteteve shtetërore të mbrojtjes. Kjo përfshinë zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës konform standardeve të NATO-s dhe thellimin e marrëdhënieve me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Si Presidente e Republikës dhe Komandante Supreme e FSK-së shprehë mirënjohjen time për institucionet tona të mbrojtjes të cilat për vite me radhë punuan për përmbushjen e kritereve për kualifikim në Programin e Shitjeve Ushtarake të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve.

Shpreh falënderim të veçantë për Sekretarin Blinken me të cilin kemi diskutuar mbi miratimin e programit të Shitjeve Ushtarake të Huaja (FMS) në korrik 2022, për Departamentin e Mbrojtjes së SHBA-ve dhe Kongresin e Shteteve të Bashkuara, i cili tashmë është njoftuar zyrtarisht për synimin e Kosovës për të blerë sisteme mbrojtëse armësh përmes programit FMS.

Siç u tha në Deklaratën thelbësore të Qeverisë amerikane: “Kjo shitje e propozuar do t’i mbështesë qëllimet e politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian që është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë. Shitja e propozuar gjithashtu do ta rrisë kapacitetin afatgjatë mbrojtës të Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe për t`i përmbushur kërkesat shtetërore në sferën e mbrojtjes.”

Kam besim të plotë se Kongresi do ta mbështesë këtë shitje të mundshme për vendin më proamerikan në botë, si një akt i cili do ta rrisë sigurinë në Kosovë, në rajonin tonë, si dhe në kontinentin evropian.