Kreu Blog Faqe 899

Stamboul (1926) / Deklaratat e Rauf Bej Ficos, ambasadorit shqiptar në Turqi, mbi traktatin italo-shqiptar

Rauf Bej Fico (1881 – 1944)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 12 Janar 2024 

“Stamboul” ka botuar, të mërkurën e 29 dhjetorit 1926, në ballinë, deklaratat e Rauf Bej Ficos, asokohe ambasador i Shqipërisë në Turqi, mbi traktatin italo-shqiptar, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar : 

Traktati italo-shqiptar

Deklarata të ambasadorit të Shqipërisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Rauf Beu, ministër i Shqipërisë në qeverinë turke dhe bullgare, mbërriti dje në mbrëmje nëpërmjet “Le Conventionnel” dhe u prit në stacionin “Sirkédji” nga stafi i legatës. 

I pyetur në lidhje me marrëveshjen italo-shqiptare, përfaqësuesi i qeverisë së Tiranës deklaroi :

“Shqipëria është po aq e lirë dhe e pavarur sa çdo shtet tjetër. Prandaj, ajo mund të lidhë traktate me këtë apo atë fuqi. Pakti i nënshkruar me Italinë hyn në kornizat e hartuara nga Lidhja e Kombeve. Ky akt diplomatik nuk përmban, siç është pretenduar, klauzola sekrete. Kjo marrëveshje thuhet se ka krijuar një përshtypje të keqe në Jugosllavi. Megjithatë, ne jemi të gatshëm të lidhim një marrëveshje të ngjashme me çdo shtet tjetër.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ju më thoni se disa njerëz menduan se shihnin në këtë marrëveshje një akt që e vendos Shqipërinë nën mbrojtjen e Italisë dhe si një prelud për depërtimin italian në Ballkan. Këto janë spekulime që nuk mund të jenë më të gabuara. Populli shqiptar nuk ka nevojë për mbrojtje të jashtme, as nuk është i gatshëm të lejojë që territori i tij të cenohet nga askush. 

Këtë e them publikisht dhe besoj se, duke e bërë këtë, përmbush një detyrë patriotike. 

Sa i përket tensionit që do të lindte mes Jugosllavisë dhe Italisë si rezultat i këtij traktati, kjo nuk na intereson.” 

Më pas, Rauf Beu konfirmoi ekzistencën e një plani udhëtimi për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ahmet Zogu, në Romë dhe Paris, por ai shtoi se ende asgjë nuk ishte vendosur. 

Diplomati shqiptar do të niset për në Angora pas një ose dy ditëve. Para se të kthehej këtu, ai kaloi rreth dhjetë ditë në Sofje, ku edhe përfaqëson vendin e tij.

____

Qeveritë paraprake rrumpallë, zhvatëse e kriminale!

6

Idriz Zeqiraj, Gjermani

I. Në përmbylljen e një motmoti, zakonisht bëhet bilanci, llogaria, qoftë ajo familjare, ashtu edhe zyrtare, shtetërore. Ndërrimi i moteve, më së shumti i gëzon fëmijtë, për rritjen e tyre dhe rininë, që projektojnë të afërmen dhe të ardhmen në perspektivë. Ndërsa të moshuarit, përfshirë nga ata që kanë kaluar të 60-at e sipër, me shqetësim numërojnë vitet, që rrokullisën me ritmin e një orteku bore. Ngushëllimi i tyre reduktohet në rritjen, shkollimin dhe punësimin e fëmijëve, respektivisht, të nipërve, mbesave…
Ndonëse jemi të thirrur për ta vlerësuar vitin kalendarik 2023, për Kosovën, përgjigja në sintezës, nuk është për “marshallah”. Ekonomistët, në shumësinë e tyre, konstatojnë se munguan investimet në veprat zhvillimore kapitale, të cilat do ta zbusnin papunësinë dhe migrimin e rinisë në Evropë dhe botë.
Autostrada e Dukagjinit është parësi ndërtuese
Qeveritë paraprake rrënuan gjithçka, “i bënë rrush e kumbulla” pasuritë e trashëguara, me tenderime e privatizime zhvatëse e kriminale. Por, si mbulesë, në mbyllje të mandateve qeverisëse të papërfunduara, betononin ndonjë autostradë apo rrugë rajonale e lokale. Ndërkohë, viti 2023 kaloi pa asnjë vepër kapitale! Edhe pse ishte bërë fizibiliteti për ndërtimin e autostradës të Dukagjinit, qeveria aktuale e la jashtë projekteve brenda mandatit të saj.
Ndërtimi i kësaj autorruge ishte arsyetuar bindshëm, sepse ajo përshkon 5 (pesë) komuna, me popullësi numerike, në çdo 15-20 km., pason një qytet. Është skajshëm alogjike që në rrugëtimin për Prizren, Tiranë, duhet udhëtuar në drejtimin e kundërtë deri në Drenicë! Llogarisni shpenzimet në kohë dhe xhep, nga kjo lakore absurde! Rruga nga Tirana në Vërmicë, përshkohet për 1(një) orë, kurse nga Vërmica në Pejë, Istog, për 2 (dy) orë!
Qeveria aktuale, si për inat, me një cinizëm sa befasues, aq edhe irritues, bujshëm e përdhunshëm, proklamon fillimin e afërm të rrugës Prizren-Tetovë, duke e anashkaluar injorueshëm prioritetin e natyrshëm, ndërtimin e autostradës të Dukagjinit!
 
Interesi publik e shtetëror, tejkalon “shenjtërinë” private
Fakt është se qeveritë paraprake, menaxhuese kriminale të buxhetit shtetëror, me abuzime penalizuese të shpronësimeve, i filluan dhe nuk i mbaruan rrugët dhe autostradat Prishtinë: Gjilan, Podujevë, Mitrovicë, Pejë, të cilat, edhe pse me vonesë, disa syrësh janë në ndërtim e sipër. Çështja e shpornësimeve, e përcaktuar me Kushtetutë, për nevoja publike, shtetërore, mbi bazën vlerësuese të vlerës aktuale të tokave, nuk mund dhe nuk guxon të abuzohet e pengohet me arsyetimin klishe, se “prona private është e shenjtë”!
-Shtetit duhet t`i vjen era shtet- dhe nuk duhet të tolerojë “trimëritë” rrugaçërore të individëve apo të grup individësh privatë, të cilët duke abuzuar me demokracinë e “shenjtërinë”, pengojnë ndërtimin e rrugëve, duke synuar të realizojnë pazarët e pista në shpronësime, me shuma jashtë çdo norme e kriteri, siç ndodhi me autostradën Kijevë-Zahaç, në qeverisjen e Haradinaj. Interesi i përgjithshëm publik e shtetëror, tejkalon këtë “shenjtëri” abuzive. Kjo dëshmohet me gjakun e derdhur ndër mote, dekada e shekuj të brezave shqiptarë, jo në mbrojtje të parcelave  private, por në mbrojtje të shenjtërisë të territorit shtetëror.
Shembull:
Në komunën e Istogut, pikërisht, në fshatin Cërcë, shteti kishte planifikuar buxhetin, për ta diciplinuar një përrua zullumqar, i cili, në raste të reshurave sasiore, sillte nga bjeshka gurë e rërë, duke vërshuar e dëmtuar rrugët dhe tokat e fshatit. Një plak i handakosur i lagjës, ku kalonte përroi, që kishte nevojë për zgjërim simbolik, bërjen e një kanali, reagoi me fyerje e mujëshi ndaj shtetarit të caktuar për bisedime me komunitetin kufitar të kanalit, i cili kishte dy funksione – njëherësh: Diciplinimin e përroit dhe kullimin e tokave të ujëshme, deri në derdhjen në Lumin e Istogut. Shteti nuk i “shtrëngoi dhëmbët”, përkundër “lëshoi pe” ndaj kundërshtisë private. Dhe, komuniteti vazhdon ta vuajë egërsinë e përroit dhe kullimin e arave e bëjnë stërmundimshëm, çdo vit me mjete rrethanore. Sot fshatarët ngushëllohen me anatemimin e plakut rrebel, të ikur, mallkueshëm, kësaj bote.
 
“Bagëlimet” Hashimi-Edita-Isa-Skënderi, mbajnë peng Kossovën 
Në rrafshin politik, përgjatë vitit 2023, Kosova ka bërë disa hapa para. Qeveria e kryesuar nga kryeministri Albin Kurti, është përballur me “bagëlimet” e qeverive të shkuara. Qysh nga viti 2010, tandemi Hashim Thaçi-Edita Tahiri, bisnomi Isa Mustafa-Skënder Hyseni, në konspirim të plotë, mashtruan shqiptarët se, kinse, “po bëjmë vetëm dialog teknik me Serbinë!” Realisht, ata bënin bisedime politike, si rrjedhojë e shantazhimit të kryeministrit Thaçi, me dosjet faktike të krimeve të luftës dhe të pasluftës, vrasjet e kundërshtarëve politikë shqiptarë. Dhe, këto nuk janë trillime politike, por krime faktike, të dosuara nga Serbia dhe ndërkombëtarët e pranishëm, zyrtarisht, kudo në Kosovë.
 “Zajednica” e nënshkruar, nga Hashimi dhe Isa, më 2013, dhe “pronat” prej 27 hektarësh park, të dhuruara Manastirit të Deçanit, me porosinë imponuese të Hashim Thaçit, për nuset drejtuese të Gjykatës Kushtetuese, në këmbim të lirisë personale të tij, janë pikërisht këto dy çështje, të cilat e kanë pykuar dhe e mbajnë peng Kosovën sot:
1) Kadastrimi në pronësi të Manastirit të Deçanit i 27 hektarëve tokë, që devijon, karastrofisht dhe turpërisht, rrugën ndërshtetërore: Deçan-Plavë-Guci-Mbishkodër-Hani i Hotit-Velipojë-Ulqin… Presidenti Vuçiq e tregon një letër, me vizatimin e rrugës së devijuar, prapa 27 hektarëve, larg Manastirit, të bërë dhe të propozuar nga dora e vet – Hashim Thaçi. Këtë dëshmi të Vuçiqit, Hashimi nuk e ka demantuar kurrë!
2) “Zajednica”, Asociacioni për komunat me shumicë serbe të Kosovës, që e parathotë mosfunksionimin normal, madje, përjetsisht, të shtetit të Kosovës, në tërësinë e tij!
Problemin madhor e jetik për Kosovën, e tragjizon edhe më shumë BE-ja dhe ndërkombëtarët, përfshirë edhe aleatin tonë – SHBA, vendimtar për lirinë dhe krijimin e shtetit të Kosovës, ngulmojnë, çuditshëm e paradoksalisht, pikërisht, realizimin e këtyre dy kërkesave të Serbisë, edhe pse dihet qëllimi i saj final, ndarjen e Kosovës, vazhdimin e gëllabërimit të tokave shqiptare, të filluara që nga Lidhja e Prizrenit, respektivisht, Kongresi i Berlinit, më 1878; Konferenca e Londrës 1913, Versaja e deri ke “rregullimet administrative” të Jugosllavisë komuniste!
 
Ish-opozitarizmi i egër i LVV, kundër tradhtisë, rrast i motivuar
Lëvizja Vetëvendosje, atëbotë, në opozitë, reagoi me vrazhdësi dhe egërsi, kundra pozitës PAN dhe patericës së tij, LDK-së, përkatësisht, klanit uzurpator të partisë së Rugovës, të kryesuar dhunshëm, nga Isa Mustafa, rrast i shantazhuar nga SHIK-u i Hashimit dhe Kadriut me shokë. E gjithë kundërshtia, forcërisht e bërë, ishte e motivuar dhe e përligjur, sepse mbronte integritetin tokësor, mbronte shtetin e Kosovës. Tymosja, qoftë edhe kallja e Parlamentit apo shenjëstrimi i godinës me “zollë”, asgjë nuk janë, sikur brenda tij të fundonin vetëm përkrahësit fanatikë të Hashimit dhe të Isës, në raport me dëmin, tradhtinë e madhe të bërë ndaj Atdheut- Kosovë!
Çuditërisht, opozita e tmerruar nga humbja e pushtetit të dhunshëm, në zgjedhjet e shkurtit 2021, në vend që t`i bashkohet pozitës, LVV, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej, nga pretendimet pushtuese fashizoide të Serbisë, iu bashkua Vuçiqit, Edvin Ramës, Hashimit dhe ndërkombëtarëve, me të vetmin qëllim: “Rrafsh Kosova, vetëm ta rrëzojmë Albin Kurtin dhe ta marrim pushtetin!” Këtë herë jo me dhunë e përgjakje, por me konspiracione, në koordinim me armiken Serbi dhe aleatët e saj brenda dhe jashtë Kosovës.
Destruktiviteti i kësaj opozite kundërmonë tërbueshëm. Ilustrojmë vetëm me dy kushtëzimet idioteske dhe thellësisht rrugaçërore:
     1) PDK: “Pa e caktuar datën e zgjedhjeve, nuk votojmë asnjë ligj dhe asnjë marrëveshje ndërkombëtare;
     2) AAK: “Pa i futë në pagën minimale, 340 euro mujore, të 40.000 veteranët e rrejshëm, nuk votojmë asnjë nga ligjet e propozuara nga pozita në Parlament, përfshirë edhe marrëveshjet ndërkombëtare!
Fatmirësisht, lidërshipi, gjysmë i reformuar, i LDK-së, bëri përjashtim nga PAN-i, rrast i inkriminuar, duke mos bojkotuar marrëveshjet ndërkombëtare. Ndërsa dërgimi i disa vendimeve të qeverisë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duhet parë me rezerva?
 
PAN, kurrë pushtet në veri, por makro-kontrabandë me “Listën Serbe”!
Opinioni gjithëshqiptar e vlerëson si sukses shtrirjen e sovranitetit në veriun e Kosovës, pas 24 vitësh, si “mollë e ndaluar”. Por, opozita, falsifikueshëm e mohon këtë, duke pretenduar se qeveritë e kaluara kishin ligjësuar shtrirjen e sovranitetit në veri, kurse LVV e humbi përsëri atë!? Përveç PAN-it, të zëshme në këtë gënjeshtër groteske, janë edhe disa zonja të LDK-së, dikur, koxha, të afërta me klanin Mustafa. Nuk po i përmend me emër, sepse, dikur, i kam lavdëruar pa doganë fare dhe tani sikur po e demantoj vetën.
Realisht, kurrëfarë pushteti nuk kishin qeveritë paraprake, në veriun e Kosovës. Këtë e thonë dhe e përsërisin përfaqësuesit e opozitës serbe, gazetarët, si Mirosllav Kërstiç, me kolegë; intelektualë të shquar nga Kosova dhe Serbia; Shoqëria Civile serbe. Ata janë të njëzëshëm se ish-qeveritë e Kosovës, me emër etiketojnë Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinaj, me bandat e tyre, bënin makro-kontrabandën me kriminelët, Radoiçiq e Veselinoviq, me shokë. Rrjedhimisht, qeveritë e shkuara kishin kontrabanduar me “Listën Serbe” dhe krerët e saj kriminelë dhe, assesi nuk kishin sunduar veriun e Kosovës.
Nga kjo kontrabandë, “Lista Serbe” u pasurua shumë, krijoi bandat, për ta nënshtruar, përdheshëm, opozitën serbe dhe pakicat joserbe në veriun e Kosovës. Nuk ka kontrabandë pa treg shitjeje. Andaj, banditërit kontrabandistë, partnerë serioz i kishin pushtetarët, me disa komandantë banditër, mujëshorë, fuqiplotë, të babëzitur për pasuri dhe pushtet, nga Drenica, Dukagjini, Llapi dhe treva tjera.
 
Viti 2023 kulmoi me provokime të Serbisë, por me përballje dinjitoze të Kosovës
Viti 2023 shënon çmontimin faktik të strukturave paralele në veriun e Kosovës. Thonë se çdo e keqe ka edhe ndonjë të mirë. Bandat e harlisura të “Listës Serbe”, “Brigada e Veriut”, e ashtuquajtura “Shoqëria Civile”, këto dy të fundit, Qeveria Kurti, guximshëm, i shpalli të jashtëligjshme, u revanshuan Policisë të Kosovës. Filluan provokimet e vrazhdëta me protesta e barrikada. E pabesueshme, por krejt e vërtetë, bandat gëzuan aprovimin dhe mbështetjen e hapur të Borrell dhe Lajçak, madje edhe të disa ndërkombëtarëve të pushtetshëm.
Personalisht, presidentja Vjosë Osmani i reagoi shefit të NATO-paktit, në kërkesat e tij për lëvizjet e kufizuara të policisë dhe të Forcës të Sigurisë. “Mbrojtës i parë i kufirit është Policia e Kosovës, e dyta, Policia e EULEX-it, e treta KFOR-i, – potencoi Komandatja Supreme e Kosovës, Vjosë Osmani. Ky qëndrim këndelli edhe miqtë amerikanë.
Stupcat, gurët dhe plumbat e 29 majit, të turmës bandite serbe, turpëruan KFOR-in dhe ndërkombëtarët, mbrojtës të bandave kriminale serbe, të cilat vepronin e shantazhonin shtetin e Kosovës dhe vet BE-në. Qeveria e Kosovës, me Presidentën, kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, ministrën e Jashtme, me ekipin qeverisës, dinjitetshëm dhe me integritetin e plotë, përballuan suksesshëm sulmin koral -en bloc-, jo vetëm të Serbisë, por edhe të ndërkombëtarëve, të Edvin Ramës me batonët e buzhalët e tij; mediat e blera nga SHIK-u i PAN-it; e, mbi të gjitha, të opozitës PAN-iste, skajshëm, destruktive, me elemente të bollshme kriminale.
Pamëdyshje, 24 shtatori i këtij moti, ishte fitorja më spektakulare. Kupolë e fitorës, është rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, Hero i Kosovës, flijimi i të cilit, në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës, frymëzoi kolegët e tij policë, në përballjen e suksesshme, me bandat kriminale të Vuçiqit, duke e shpaguar shumëfish gjakun e Afrimit.
Përpjekja e opozitës dështake dhe fort të çoroditur, që fitorën në Banjskë të Zveçanit, ta reduktojnë si meritë, kryesisht, e policisë, është tendencioze, jo reale dhe, skajshëm, jo serioze. Për veriun problematik, me një ndjeshmëri të veçantë, çdo nismë, aksion, është studiuar dhe vendosur nga politika dhe urdhëruar nga ministria përkatëse. Këtë e pranojnë edhe krerët e policisë. Natyrshëm, lavdinë e parë e gëzojnë policia, me përgaditjen e lartë profesionale luftarake.
Pushtetarët pazare me tokat për liberalizimin e vizave. Nuk luftuan krimin vrastar dhe as korrupsionin
Liberalizimi i vizave, është “një fitore si ajo e Pirros” të Epirit! Pranimi i këmbimit të territorit tokësor, nga Çakorri në Kullën e Zhlepit,  në këmbim të liberalizimin e vizave, sikur shqiptarët e Kosovës të ishin “me bythë në prush”, do të mbetet njollë e zezë e përjetshme, jo vetëm për krerët batakçinj, qeveritarë e pushtetarë të shantazhuar, të asaj kohe, por edhe për shqiptarët e Kosovës, në përgjithësi. Mbi të gjitha, për mungesën faktike të patriotizmit, të atdhedashurisë. Rrjedhimisht, është një fitore e ndotur, e përbaltur, që zvetnon, natyrshëm, gëzimin normal.
Pritja disa vjeçare, për liberalizimin e vizave, zbuloi hipokrizinë, falsitetin dhe gënjeshtrën e madhe të  shtetarëve, pushtetarëve, të të gjitha qeverive me radhë, duke filluar nga viti 2014 e këtej, kur thonin se “Kosova i ka plotësuar, madje edhe tejkaluar kushtet e përcaktuara në formularin përkatës”. Kësaj rrene të kulluar, iu bashkuan edhe ndërkombëtarët, të cilët kur vinin në Kosovë, për bërje qejfi, thonin se “Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizim të vizave”. Dhe, kur ktheheshin në vendet e tyre, e thonin të vërtetën: “Duhet të punohet më shumë në luftimin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar”.
Përjashtim bënë ministrja Donikë Gërvalla, bija krenare e heroit Jusuf Gërvalla, e cila në një mbledhje ndërkombëtare, të organizuar nga BE-ja, deklaroi se “Kosova nuk duhet të akuzojë Evropën për vizat, por ne duhet t`i bëjmë detyrat e shtëpisë”. Pisanjozët e opozitës shpërthyen në akuza ndaj ministrës Gërvalla, se “na bëri përrallë, po i nxjerrë të palarat e shtëpisë, po akuzon Kosovën!” Edhe sot vazhdojnë ta akuzojnë për sinqeritetin e saj unik, madje për të gjitha çështjet, përfshirë edhe për emërtimin e krimit dhe të kriminelëve, ndërkohë që PAN-istët vazhdojnë t`i hymnizojnë, për luftën e pabërë!
Deklaroj me bindjen e plotë dhe përgjegjësinë penale dhe morale, se Kosova as sot e kësaj dite, as për së afërmi, nuk i ka plotësuar kushtet dhe kriteret bazë, për liberalizimin e vizave, për datën 1 janar 2024. Të gjithë ata që mendojnë dhe pohojnë të kundërtën, gënjejnë vetën dhe opinionin shqiptar e botëror. Kosova penalizohet për dy veprimtaritë me rrezikshmëri për shtetin dhe më gjerë: korrupsionin dhe krimin e organizuar, me theks të veçantë krimin vrastar politik.
Të ngrohtë me njëri – tjetrin… Hashim Thaçi me Ivica Daciqin
*
Me korrupsionin industrial prijnë pushtetarët e lartë. Është denoncuar makro-hajnia zyrtare, madje me emër dhe mbiemër, por askush prej tyre nuk është prangosur, nuk është gjykuar dhe as dënuar. Janë shumë qindra vrasje politike, kryesisht, kundërshtarë politikë. Disa janë hetuar dhe penalizuar për krime serike faktike. Disa kanë paguar lirinë, ndoca të tjerë janë dënuar simbolikisht dhe shokët e tyre, kryekriminelë pushtetarë, i kanë liruar ende pa bërë as gjysmën e dënimit.
Isa Mustafa me Hashim Thaçin…
*
Rrjedhimisht, liberalizimi i vizave për Kosovën është mëshirë dhe karrem, për dialogun në vazhdim. Megjithatë, lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës është pozitive. Qytetarët e Kosovës kanë lëvizur pa viza në Evropë dhe në një pjesë të botës, 55 vjetë më parë. Stopimi kësaj lëvizjeje ka ndodhur në vitet `90-a.
 
LVV e suksesshme kundër kontrabandës dhe të hajnisë zyrtare
Vazhdim i suksesit qeveritar, tashmë, i pranuar, edhe gjatë vitit 2023, ka qenë ndërprerja e kontrabandës, korrupsionit, hajnisë zyrtare. Ishte një premtim elektoral, i LVV dhe e realizoi. Mbizotëron bindja se pushtetarët aktual nuk abuzojnë me paranë publike dhe nuk i lejojnë as vartësit e tyre të abuzojnë, siç kanë abuzuar qeveritë mujëshore e hajnore PAN-iste, repektivisht, të komandantëve pa ushtarë, por me banda të fuqishme. Në tre vitet e qeverisjes të LVV, arka e shtetit është begatuar nga viti në vit.
Rasti i ambasadorit Martin Berisha, është një shpifje e radhës e opozitës. Bizneset e tij, pasuria e tij, nuk ka të bëjë fare me Kosovën. Nëse do të kishte paligjshmëri, në veprimtarinë e tij, shtetet tjera nuk do ta kursenin. Profesor Berisha është një personalitet i shquar, i cili ka kontribut të dëshmuar për Kosovën. Është ambasador meritor dhe vlerë e shtuar në diplomacinë e re të Kosovës, sepse ai menaxhon shkëlqyeshëm marrëdhëniet Kosovë-Kroaci dhe kjo është mjaft domëthënëse. Vetëm trutharët nuk e kuptojnë këtë.
Vazhdon të bëhet shumë zhurmë, për pagën e një këshilltari special, artistit Gani Jakupi, të Ministrisë së Jashtme! Jo gjithçka mund të publikohet për opinionin. Ndoshta është shërbim ekipor dhe kjo shumë do të ishte simbolike? Një gjë mund të garantoj, se ata që e kanë bërë “pazarin” në fjalë, janë larg më të mençur, më kursimtarë dhe më atdhetarë, se sa thashethamexhinjtë e opozitës. Madje, ju siguroj se këshilltari i lakuar, nuk paguhet për ndarjen e Kosovës, siç ka bërë opozita PAN-iste, kur ishte në pushtet!

Leksione kineze

0

Dritan Goxhaj , Tiranë 

Dronët ose siç njihen ndryshe Mjete Ajrore pa Pilot, tashmë janë bërë pjesë integrale e luftërave në kohë moderne. Këto pajisje përdoren për një sërë aplikacionesh ushtarake, duke filluar nga mbledhja e informacioneve deri tek përvetësimi i objektivave dhe korigjimi i zjarrit të llojeve të ndryshme të artilerive.  

Dronet janë përdorur në ushtri prej disa dekadash. Avioni i parë dron është përdorur nga forcat amerikane në vitin 1945 kur transformuan një avion B1 në avion pa pilot për të testuar nivelet e radiacionit në atmosferë pas testeve me bomba atomike. 

Më pas dronet u përdorën kryesisht për qëllime vëzhgimi dhe zbulimi. Megjithatë me përparimin e teknologjisë tashti ata janë të përfshirë direkt edhe në operacione luftarake. 

Më datë 12 dhjetor të vitit që sapo lamë pas, Kryeministri ynë që mos qoftë Ed(vin) Rama, publikoj një video të dronëve turq të cilët së shpejti do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Kështu këtë vit edhe Shqipëria do hyj në listën e atyre vëndeve të cilët posedojnë dronë ushtarak edhe pse numri i tyre është vetëm simbolik.  

Por Shqipëria ka edhe kapacitete të tjera për të shtuar numrin e dronëve në forcat e saja.  

Të posedosh dronë nuk do të thotë që patjetër ata duhet t’i përkasin teknologjisë së re ose të jenë të ri të sapo dalë nga fabrika. Ushtria amerikane ka prej vitit 1980 që përdor avionët F-16 të cilët kanë dalë jasht përdorimit si dronë pa pliot. Duke i përdorur ata si objektiva ajrorë për të mësuar pilotët në dyluftime në ajër ose si objektiva të artilerisë kundërajrore.  

Por amerikanët nuk janë të vetmit që përdorin avionë të dalë nga përdorimi si dronë.  

Tashmë është Kina ajo që ka pothuajse një dekadë që po transformon avionët e vjetër në dronë pa pilot. 

Kinezët në vitin 2013 për herë të parë transformuan 50 avionë të tipit Shenyang J-6 ( Mig-19) në dronë, ndërsa në vitin 2023 kanë transformuar rreth 100 avionë të tipit Chengdu J-7 (Mig-21) në dronë. Duke e vendosur të gjithë këtë flotë në një bazë ajrore përballë Taivanit. 

Kështu Kina është bërë vendi i parë në botë i cili posedon një flotë të tërë të dronëve me motorr reaktiv dhe biles edhe supersonik. 

E mora shembull Kinën pasi edhe Shqipëria posedon avionë të tillë. Pamvarësisht se i kemi nxjerrë jashtë funksionit ata ndodhen të konservuar në tunelet e Bazës Ajrore të Kuçovës.  

Avionët e parë të tipit Mig-19 që erdhën në Shqipëri janë në fund të viteve 50, por grupi i fundit i tyre të ardhur te ne i përkasin vitit 1976 dhe janë pikërisht avionë prodhim kinez të tipit Shengyang J-6. Shqipëria ka pasur në total rreth 70 avionë të tillë, por tashti besoj se në konservim ndodhen vetëm nja 50 të tillë. 

Avionët e tipit Mig-21 kanë ardhur në Shqipëri në vitin 1969 nga Kina dhe i përkasin prodhimit të tipit Chengdu J-7. Është një avion i cili flututon me shpejtësi deri në 2250 km/h, duke e kaluar kështu dy herë shpejtësinë e zërit dhe që ka kapacitet të fluturojë deri në lartësinë 20,000m.  

Aktualisht në tunelet e Kuçovës duhet të ndodhen në konservim rreth 8-9 avionë të tillë nga 12 copë që kemi pasur gjithsej. 

Në rast se shteti shqiptar do e merrte seriozisht pajisjen e ushtrisë së tij me kapacitete të tilla luftarake do të ishte një iniciativë shumë e mirë transformimi i këtyre avionëve në dronë.  

Në këtë mënyrë Shqipëria do të bëhej vëndi i parë në NATO i cili do të posedonte një flotë dronësh reaktiv.  

Në këtë mënyrë jo vetëm që do të rrisnim kapacitetet tona ushtarake dhe njerëzore, por do të rrisnim edhe kapacitet e vetë NATO-s në këtë fushë të aviacionit. 

Duhet pasar parasysh se në momentin e kthimit në dronë këta avionë nuk mund të kenë të njëjtat kapacitete luftarake dhe fluturuese si në përdorimin me pilot. Por gjithsesi mbesin një mjet ajror shumë efektiv qoftë për t’i përdorur si vëzhgues, qoftë si luftarak duke ju vënë rraketa të ndryshme e ndoshta edhe bomba.  

Por mbi të gjitha ata mund të përdoren për të nxjerrë jasht loje komplet sistemin e mbrojtjes kundërajrore dhe të radarëve të armikut. Dhe armiku në rastin tonë ka qënë dhe mbetet Sërbia, pasi ajo as është e as nuk ka në plan të jetë pjesë e NATO-s. 

Pra në çfardo lloj konflikti të mundshëm në të nesërmen ndërmjet NATO-s dhe Sërbisë, ose Kosovës dhe Sërbisë Shqipëria mund të luajë rolin kryesor në sulmet e para ajrore dhe shkatërrimin jo vetëm të teknikës luftarake mbrojtëse të ushtrisë serbe, si të radarëve por edhe të sistemit raketor, duke marrë parasysh që një Mig-21 do të fluturonte së paku me shpejtësi 1 mach, sa një herë shpejtësia e zërit duke e përshkuar distancën nga objektivi shumë shpejt, duke mos i lënë mundësi kështu mbrojtjes së tyre kundërajrore të ishte efektive. 

Në këtë mënyrë do të mund të krijonte një të çarë në mbrojtjen serbe duke i dhënë kështu më pas mundësi avionëve të NATO-s me pilot për tu afruar në objektivat serb. 

Gjithsesi kjo iniciativë do të na kthente realisht në një forcë të nevojshme brenda NATO-s dhe nuk do të ishim më thjesht garniturë e saja. 

Bazuar mbi këtë leksion Kinez edhe Forcat Ajrore Amerikane kanë marrë vendim vjet që të ndërtojnë një flotë të tillë dronësh me avion F-16.  

Ndaj nuk do të ishte keq që t’i kërkonim ndihmë amerikanëve për të trasformuar migët tanë në dronë . 

10 janar 2024 

Kambanat e alarmit po bien gjithandej në Europë

0

Shefi i mbrojtjes së Suedisë Michael Bydén u takua me ushtarët finlandezë gjatë një stërvitjeje në vitin 2023. Foto: Bezav Mahmod / Försvarsmakten / BILDBYRÅN / NTB


Nga: Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë

Dy zyrtarë të lartë suedezë kanë paralajmëruar përgjegjësit e shtetit dhe popullin që të përgatiten për luftë, madje edhe në këtë periudhë kur Suedia përgatitet për fazat e para të anëtarësimit në NATO.
Gjatë një konference sigurie në Suedinë perëndimore që zhvilloi punimet në fundjavën që lamë pas, ministri i mbrojtjes civile i Suedisë, Carl-Oskar Bohlin, tha se nevojiteshin veprime të shpejta për të zbutur kërcënimin e afërt nga Rusia, duke vënë në dukje zhvillimet në Ukrainë si dëshmi se lufta mund të përhapet në pjesë të tjera të Evropës, raporton The Independent.
“Shumë e kanë thënë këtë para meje, por më lejoni ta them me fuqinë e zyrës sime – mund të ketë një luftë në Suedi,” tha ai, duke shtuar se ndërgjegjësimi duhet të përkthehet në veprime praktike, si investime më të mëdha në mbrojtje dhe Ushtri.
Ai shtoi: “Një përpjekje e tillë mund të bëhet mjaft shpejt vetëm nëse shumica dërrmuese e njerëzve janë të vetëdijshëm për situatën dhe kuptojnë se çfarë është në rrezik.”

Në këtë linjë gjykimi ishte edhe reagimi i komandantit të lartë ushtarak i Suedisë, Micael Byden. Ai i vlerësoi komentet e ministrit Bohlin. “Në nivel individual, duhet të përgatitesh mendërisht,” tha ai, duke shtuar: “Kjo është një situatë shumë serioze dhe ministri ishte i qartë. Tani ka të bëjë me kalimin nga fjalët dhe të kuptuarit në veprime”.

Këmbanat e alarmit do të duhej të binin pa pra edhe këtu mes nesh, në Tiranë e Prishtinë, ndërkaq ato do të duhej të shoqëroheshin me masa urgjente të mbrojtjes si Komb.
Është shqetësues fakti se në Kosovë ende nuk kanë filluar të bëhen veprime konkrete në lëmin e mbrojtjes civile dhe propagandës efektive në rrafshin civil.
Sidomos kur gjasat mund të rezultojnë krejt reale se fronti i dytë i luftës mund të fillojë pikërisht në Kosovë dhe Bosnjë, pra kur duket qartë se lufta është në të vërtetë në horizont.

Nëse kemi parasysh pregaditjet intenzive që po i bën Serbia për këtë front lufte, natyrisht edhe përballjen intenzive mes dy blloqeve që realisht po e bëjnë luftën në truallin e Ukrainës, ambiciet e mia nuk janë që të përhapi panik tek popullata jonë, këtu në Kosovë apo gjthandej ku jetojnë shqiptarët, por gjykoj se kësaj gjendjeje i shkon për shtati angazhimi sipror që të ndërgjegjsohemi sa më shumë dhe të mendojmë për situatat në të cilat mund të përballemi shpejt si qytetarë e si Komb.

SERIOZE: Shefi i mbrojtjes i Suedisë Majkëll Bydén thotë se gjendja e sigurisë është shumë serioze. Këtu me kolegun e tij norvegjez Eirik Kristoffersen gjatë Konferencës së Kirkenes. Foto: Daniel Berg Fosseng / TV 2

Republika e Kosovës, rrjedhimisht edhe Shqipëria politike, tok me fqinjët tanë – Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, tashmë jetojnë nën hijen e drejtpërdrejtë të etheve të luftës që po pregaditë Serbia si satelitete e Rusisë në rajon.
Agresioni ushtarak i 24 shtatorit 2023 ndaj Republikës së Kosovës ishte prologu i luftës që pretendon Serbia ta fillojë me kërkesën dhe në dobi të Rusisë, por natyrisht edhe të projektit të saj që ndërlidhet me realizimin e “Botës Serbe”. Intervista e Dodikut dhënë mediave ruse së fundmi dhe deklarata e nënshkruar nga tre kryeparlamentarët serb [ai I Serbisë, Bosnjës dhe Malit të Zu] flasin në dobi ët kësaj teze. Nëdrkaq parakalimi i forcave të sigurisë më 9 janar në Banjallukë dhe pjesëmarrja e personaliteteve civile e ushtarake të Serbisë, përfshi djalin e presidentit serb dhe ministra e eprorë të lartë të Kishës Serbe, flet shumë në këtë plan. Ndërkaq letra e kryeministres së Serbisë dërguar Sërbimit të jashtëm të BE-së vetëm dy ditë para zgjedhjeve në Serbi, përmes së cilës edhe një herë nënvizohet pozicioni i Serbisë se ajo “nuk e njeh kurrë pavarësinë e Kosëvs” dhe krahas kësaj nënvizon edhe faktin se Beogradi zyrtar nuk njeh integritetin territorial të Kosovës, do t duhej të kuptohej si ultimatum i lloit të vet, që për objektiv ka destabilizimin edhe të këtij krahu të Europës.
Këmbanat e alarmit gjithmonë bien vetëm për ata që kanë vesh.

Kryeministri Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 40-vjetorit të rënies së Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

0

Prishtinë, 11 janar 2024

Pas vizitave që bëri te familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në akademinë përkujtimore me rastin e 40-vjetorit të rënies së Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, organizuar nën patronatin e Qeverisë.

Duku sjellë në mend historinë dhe kujtimet nga “Qëndresa”, librit me shënimet e Rexhep Malajt për periudhën e burgut mes viteve 1975 – 1983, kryeministri Kurti cilësoi se “i gjithë ky sistem i dhunës i përdorur nga Serbia mbi aktivistët politikë shqiptarë dhe intelektualët patriotë të angazhuar për të drejta politike, për vetëvendosje, për çlirim dhe për Republikën e Kosovës, lirisht mund të quhet një ‘inkuizicion politik’”.

Forhåndsvisning av bilde

40 vite më parë, në natën e 11 janarit 1984, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha u vranë në një bazë ilegale në Prishtinë, ku të dy bashkë rezistuan të armatosur në përballje me policë të Serbisë.

Forhåndsvisning av bilde

“Rexhep Malaj është burgosur katër herë: së pari në vitin 1968, pastaj në vitin 1973, mandej në vitin 1974 dhe së fundi në vitin 1975.

Forhåndsvisning av bilde

Nisur nga kjo dhe duke i parë emrat e shokëve me të cilët është arrestuar dhe burgosur, sikur që janë Adem Demaçi, Irfan Shaqiri, Ilmi Ramadani, Isa Kastrati, Osman Dumoshi dhe dhjetëra të tjerë, kuptohet që Rexhep Malaj u takonte të dy brezave të burgosurve politikë: Atyre të 1968-ës dhe atyre të 1981-shit.

Forhåndsvisning av bilde

Ndërkaq, pas daljes nga burgu, Rexhep Malaj pati fatin që emri t’i përjetësohej me një veprimtar tjetër politik, që ishte për një dekadë më i ri se ky, me Nuhi Berishën nga Svirca e Kamenicës/Dardanës”, tha kryeministri para të pranishmëve.

Forhåndsvisning av bilde

Tutje ai shtoi se në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 40 – vjetorit të rënies së Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, ditën e 11 të janarit e nisëm duke e vizituar në Gjilan dy familjet, e krahas tyre vizituam edhe shtëpinë e Rexhep Malajt, ku ai është formuar si veprimtar dhe ku ka pritur e organizuar shumë shokë të tjerë.

Forhåndsvisning av bilde

“E vizituam këtë shtëpi bashkë edhe me Ministrin e Kulturës, z. Hajrulla Çekun edhe për të dhënë njoftimin që Ministri Çeku ka marrë vendim dje që të aprovojë rekomandimin, që shtëpia e Rexhep Malajt të merret në mbrojtje, duke u përfshirë si aset në Kategorinë e Trashëgimisë Kulturore Arkitekturale”.

Forhåndsvisning av bilde

Qeveria e Kosovës, bashkë me Komunën e Gjilanit dhe me familjen Malaj, do të nisin procesin e shndërrimit të shtëpisë së Rexhep Malajt në muze, për t’i muzeuar reliket dhe dëshmitë materiale dhe të shkruara të historisë së Rexhep Malajt, Nuhi Berishës dhe të shokëve të epokës, së cilës i dhanë emër me emrat e tyre.

Forhåndsvisning av bilde

Fjalën e tij kryeministri e përmbylli duke vlerësuar aktivizmin politik dhe patriotik të Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës, si dhe veprat e të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për lirinë e Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Të nderuar ministra, zëvendësministra, zyrtarë të institucioneve shtetërore, deputetë të Kuvendit të Republikës, ushtarë e oficerë,

E nderuara znj.Fitore Malaj, vajza e Rexhep Malajt, baca Hasan, znj, Hanife,

E nderuara znj. Ferdeze Mujaj Sadiku, bashkëvendëse e Rexhep Malajt,

I nderuari z. Mehmet Hajrizi, veprimtar, ish i burgosur politik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës,

I nderuari z. Gafurr Elshani, veprimtar, shok dhe bashkëpunëtor i Nuhi Berishës,

I nderuar z. Skender Kastrati, shok dhe bashkëvuajtës i burgut me Rexhep Malajn,

Të nderuar dhe të dashur shumë familjarë të Nuhi Berishës e të Rexhep Malajt,

Veprimtarë të çështjes kombëtare,

Të nderuar pjesëmarrës,

Zonja dhe zotërinj,

Motra dhe vëllezër,

Duke u afruar përvjetori i dyzetë i rënies heroike të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, doja t’i rikthehesha nga fillimi kësaj historie, duke shkuar pas te vetë fjalët e atyre që po i kujtojmë sot. Andaj e mora “Qëndresën”, librin me shënime të Rexhep Malajt për periudhën e burgut mes viteve 1975 – 1983.

Duke i rilexuar kujtimet e Rexhep Malajt, një nga gjërat që vura re, ishte që paragrafet që dikur i kisha nënvizuar me të kuqe gjatë leximit të parë, disi përkonin me situata dhe dukuri që i njihja mirë edhe nga periudha ime e burgosjes nga regjimi pushtues dhe fashist serb nga prilli i vitit 1999 deri në dhjetor të vitit 2001. Të burgosurit politikë të të gjitha periudhave të shtypjes, të  përndjekjes, të shfrytëzimit, nën Jugosllavi e nga Serbia, shumë prej të cilëve jeni këtu sonte bashkë, e dinë fare mirë se për çfarë e kam fjalën.

E thënë në mënyrë të kushtëzuar, ekziston një sikur-“shkencë”, një kuazi-shkencë e tërë me praktika të përbindshme e me teknika ç’njerëzore të torturave fizike dhe trysnive psikike, të cilat janë zhvilluar dhe aplikuar nga regjimi kriminal i Serbisë mbi mijëra e mijëra të burgosur shqiptarë, gjatë atyre pesë dekadave e gjysmë sa Kosova ishte e pushtuar nga Serbia dhe mbahej nën Jugosllavi, e të cilët u shndërruan në 666 shekuj burg. Gjatë asaj periudhe mbi gjysmëshekullore për popullin tonë, Serbia ndërtoi një sistem të tërë të shtypjes politike, duke e përdorur në mënyrë të ndërlidhur policinë, shërbimet sekrete, gjyqet politike, burgjet e errëta, e madje edhe eliminimet fizike. I gjithë ky sistem i dhunës i përdorur mbi aktivistët politikë shqiptarë dhe intelektualët patriotë të angazhuar për të drejta politike, e për vetëvendosje, për çlirim dhe për Republikën e Kosovës, lirisht mund të quhet një “inkuizicion politik”, sepse metodat i kishte mesjetare kurse ideologjinë tipike për regjimet totalitare dhe diktaturat më të egra të shekullit të XX.

Prandaj edhe vetë Rexhep Malaj, në kujtimet e tij të burgut, shkruan kështu, po citoj: “Një polic, që të nesërmen do të mësoja se ishte hetuesi im kryesor, kur hyri brenda më pyeti: “Ti je Shpëtim Guri a?’” Po, i thashë. Duke u zgërdhirë më tha: “Nëna në shtëpi e bën miellin bukë, e ne këtu e bëjmë bukën miell! Mbaje mend këtë!” Qeshi me fjalët e veta si i marrë dhe iku. M’u kujtuan fytyrat e Gestapo-s hitleriane që i kisha parë në filma”, mbaron citati.

Dhe vërtetë të atilla ishin dhe Rexhep Malaj ishte i vetëdijshëm për këtë, sepse i njihte mirë historitë e burgut të shokëve si edhe të gjeneratave më të hershme, siç kuptohet edhe nga këto shënime të tij për monstruozitetin e shërbimit sekret të UDB-së. “Në kthinat e kësaj UDB-je kishin vdekur, siç vdesin edhe sot shumë patriotë shqiptarë nga torturat dhe gjatë tyre”, është një citat tjetër nga “Qëndresa”, kujtime nga burgu të Rexhep Malajt, që vazhdon me fjalitë “Por specialistët e ndyer për krimet monstruoze, gjithmonë do të kujdesen dhe do të gjejnë mjekë që do të nënshkruajnë se nga ajo apo nga kjo sëmundje ka vdekur i burgosuri. Mjeku patriot shqiptar Ali Sokoli, specialist i sëmundjeve të mushkërive ishte ndër ata mjekë të rrallë që qysh atëherë mundi t’u bëjë ballë presioneve dhe me guxim t’u kundërvihet kërcënimeve të UDB-së, për të nënshkruar se patrioti i pavdekshëm Fazli Grajçevci, vdiq nga mushkëritë e sëmura! Edhe pse UDB-ja do të gjente mjek tjetër për të dhënë një diagnozë të tillë, populli do të mësojë shumë shpejtë për torturat shtazarake dhe qëndrimin heroik të Fazli Graiçevcit por edhe për qëndrimin burrërorë të mjekut Ali Sokoli”, mbaron citati i Rexhep Malës.

Rexhep Malaj, nuk ishte pra vetëm trim, nuk ishte thjeshtë trim, por ishte edhe fort i dijshëm e i vetëdijshëm si veprimtar trim që ishte. Rexhep Malaj është burgosur katër herë: së pari në vitin 1968, pastaj në vitin 1973, mandej në vitin 1974 dhe së fundi në vitin 1975. Nisur nga kjo dhe duke i parë emrat e shokëve me të cilët është arrestuar dhe burgosur, sikur që janë Adem Demaçi, Irfan Shaqiri, Ilmi Ramadani, Isa Kastrati, Osman Dumoshi dhe dhjetëra të tjerë, kuptohet që Rexhep Malaj u takonte të dy brezave të burgosurve politikë: atyre të 1968-ës dhe atyre të 1981-shit. Ndërkaq, pas daljes nga burgu, Rexhep Malaj pati fatin që emri t’i përjetësohej me një veprimtar tjetër politik që ishte për një dekadë më i ri se ky, me Nuhi Berishën nga Svirca e Kamenicës/Dardanës. Nata e 11 janarit 1984, i kishte gjetur bashkë Rexhep Malajn dhe Nuhi Berishën në një bazë ilegale në Prishtinë dhe të dy bashkë rezistuan të armatosur në përballje me policë të Serbisë, derisa u vranë atë natë, këtu e 40 vjet më parë.

Forhåndsvisning av bilde

Sikur vitin e kaluar edhe sivjet, në ditën e 11-të janarit u nisëm dhe shkuam të vizitojmë në Gjilan familjen e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës. E nga aty, shkuam edhe në lagjen e Xhamisë së vjetër në Gjilan, ku në rrugën “Abdullah Presheva”, e vizituam shtëpinë e Rexhep Malajt, ku ai është formuar si veprimtar dhe ku ka pritur e organizuar shumë shokë të tjerë.

E vizituam këtë shtëpi bashkë edhe me Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun edhe për të dhënë njoftimin që Ministri Çeku ka marrë vendim dje që të aprovojë rekomandimin që shtëpia e Rexhep Malajt të merret në mbrojtje duke u përfshirë si aset në Kategorinë e Trashëgimisë Kulturore Arkitekturale. Si hapa të mëtutjeshëm në këtë drejtim, si Qeveri e Kosovës, bashkë me Komunën e Gjilanit dhe me familjen Malaj, do të nisim procesin e shndërrimit të shtëpisë së Rexhep Malajt në muze. Një muze për t’i muzeuar reliket dhe dëshmitë materiale e ato të shkruara të historisë së Rexhep Malajt, Nuhi Berishës dhe të shokëve të epokës së cilës i dhanë emër me emrat e tyre.

Forhåndsvisning av bilde

Lavdi jetës aq të ngjeshur me aktivizëm politik dhe patriotik të Rexhep Malajt dhe të Nuhi Berishës, mes lavdeve për veprat e të gjithë të rënëve në rrugën e gjatë për lirinë e Kosovës!

Forhåndsvisning av bilde

Më shumë shumë foto, gjeni ne linkun:

https://kryeministri.rks-gov.net/blog/kryeministri-kurti-mori-pjese-ne-akademine-perkujtimore-me-rastin-e-40-vjetorit-te-renies-se-rexhep-malajt-dhe-nuhi-berishes/

Akademi përkujtimore për 40-vjetorin e rënies së Nuhi Berishës dhe Rexhep Malës (video)

0
Sadri Ramabaja, Prishtinë
____
Sonte, nën përkujdesjen e ZKM të Republikës, në 40 vjetorin e rënies së Nuhi Berishës dhe Rexhep Malës, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, u mbajt akdemi përkujtimore.
Në natën e 11 janarit, në të gdhirë të 12 janarit të vitit 1984, Nuhi Berisha dhe Rexhep Mala, dy pararendësit më emblematik të UÇK-së, u rrethuan nga forcat policore, në lagjen periferike të Prishtinës, që pas rënies së tyre, do të marrë emrin e aktit të heronjëve – Kodra e Trimave.
Atë natë të ftohtë janari, plot 11 orë rresht, Rexhepi e Nuhiu luftuan pa ndërprerë. Më pas dëshmitarët e asaj ngjarjeje, më kanë rrëfyer se gjatë pothuajse gjithë kohës së luftimit ata kanë kënduar.
Dy idealistë luftëtarë përballë mbi 300 forcave policore që kishin rrethuar dyfish lagjen në fjalë.
Ka 40 vjet që ne shënojmë, sidomos vitet jubilare, rënien e shokëve tanë. Organizimi kësaj radhe ishte pothuajse i përkryer. Natyrisht kishte edhe lëshime të karakterit objektiv.
Njëri prej folësve, Skender Kastrati, revolucionari nga orët e para të rezistencës për Republikë, duke e ciësuar km Albin Kurti si kryeministri më i mirë në Europën Juglindore, do të pohonte se, Rexhep Mala e Nuhi Berisha me vetëdije të plotë janë sakrifikuar, meqë vetëm ashtu ata dërgonin mesazhin e qartë se pa sakrifica sublime nuk fitohet liria, ndërkaq do të jenë institucionet e Shtetit ato që do ët realizojnë idealin e heronjëve.
Një dekadë më vonë, kur rrethanat gjeopolitike do të ndryhsonin në dobi të Kosovës, modeli i bashkimit të brezave që shpërfaqnin Rexha e Nuhiu, do të shërbejë për bashkimin e forcave revolucionare dhe krijimin e UÇK-së.
Përvjetorët e kësaj natyre, fatkeqësisht shfrytëzohen edhe nga elemnentë që nuk kanë në konsideratë të vërtetën historike.
Ky fakt e dëmton edhe shënimin jubilar të kësaj natyre.
Në min. 1:12.17, jo rastësisht, Gafurr Elshani e ripohoi 17 shkurtin si datë të themelimit të LPK-së [sic!], pavarësisht se të dhënat faktike të dëshmitarëve okular dhe ato arkivore, tashmë e kanë verifikar se 17 shkurti ishte thjeshtë produkt i komplotistëve, siç do të veprojë kjo lagje edhe në raport me drejtimin e UÇK-së dhe më pas edhe Republikës për një periudhë të mirë, ndërkaq data e themelimit të LPK-së ishte 17 janari 1982, pikërisht pak orë pasi ishte akorduar ky bashkim mes tre përfaqësuesve të tri organizatave përkatëse: Jusuf Gërvallës [LKÇVSHJ-së], Kadri Zekës [OMLK-së] dhe Ibrahim Kelmendit [Fronti i Kuq].

Parimi i reciprocitetit vlerë e barazisë ne mes dy shteteve

0

Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

Veprimet destruktive politike te Serbisë në raport me Kosovën nuk janë befasi për opinionin vendas dhe të huaj, duke dëshmuar se ata nuk veprojnë sipas parimeve por sipas interesave utilitare, që dëshmohet me veprimet e javës së parë të janarit të këtij viti, përmes lejimit të qarkullimit të veturave me targa të RKS në territorin e Serbisë dhe refuzimit të ministrit të brendshëm të Kosovës për të vizituar Luginën e Preshevës, qe ka nxitur Qeverinë e Kosovës të aplikojë reciprocitetin në leje për vizita zyrtare si vlerë të barazisë në mes dy vendeve

Në fund të dhjetorit, mediat njoftuan se Serbia vendosi që nga 1 janari t’i njohë targat RKS dhe të lejojë lirshëm qarkullimin e tyre, pa u vendosur letër ngjitëse. Në lidhje me këtë çështje Qeveria e Kosovës pati njoftuar se do të presë zbatimin në terren të këtij vendimi nga Serbia për të vendosur në bazë të reciprocitetit për t’i hequr ngjitëset nga targat e veturave të Serbisë.

Targat e RKS u njohen nga Serbia

Mbulimi i simboleve të Serbisë, përkatësisht të Kosovës, me ngjitëse të bardha ishte pjesë e marrëveshjes së arritur më 30 shtator 2021 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Theksojmë se banorët e komunave me shumicë serbe në veri, dy javë para arritjes së kësaj marrëveshjeje patën bllokuar rrugët që shpijnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, meqë ndërkohë Qeveria e Kosovës pati vendosur masat e reciprocitetit për tabelat e automjeteve.
Në lidhje me këtë çështje Qeveria e Kosovës në një mbledhje elektronike të enjten( 4 janar) ka vendosur që të largohen ngjitësët nga veturat me targa të Serbisë.
Ky vendim, sipas njoftimit të Qeverisë është “akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”. Sipas njoftimeve të para nuk ka pasur asnjë pengesë për qarkullim me veturat nga të dy vendet, por dilema mbetën se a do të qendrojë Serbia këtij vendimi, duke marrë parasysh se ata janë të pa parashikueshëm, sepse veprojnë sipas interesave të tyre utilitare.
Pikërisht duke marrë parasysh një konstatim të tillë kryeministri Albin Kurti ka thënë se vendimi për heqjen e letrave ngjitëse nga targat e Serbisë mund të ndryshojë po qe se ndryshon qasja apo sjellja e autoriteteve serbe për lëvizjen e lirë të automjeteve me targa RKS. Nga ana tjetër ai ka shtuar se veprimi i Serbisë për njohjen e targave RKS duhet të lexohet si “manovër e një pushteti jodemokratik për mbijetesë vetjake”.
Ai ka theksuar se vendimi ka ardhur pas përdorimit dyvjeçar të çështjes së targave si pretekst nga ana e Serbisë për të tensionuar situatën e sigurisë në veri të vendit dhe si përpjekje për të ulur kritikat nga bashkësia ndërkombëtare mbi Serbinë pas parregullsive në zgjedhjet e 17 dhjetorit atje.
Refuzimi i vizitës së ministrit në Luginën e Preshevës
Se nga ana e Serbisë mund të pritën veprime destruktive, dëshmon e dhëna se të enjtën me 4 janar mediat informuan se Serbia ia ka refuzuar ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, kërkesën për ta vizituar Luginën e Preshevës.
Bëhët me dije se ministri Sveçla gjatë qendrimit në Luginë të Preshevës kishte planifikuar takime në selitë e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Në lidhje me këtë refuzim përmes Facebook-ut Sveçla ka njoftuar opinionin se “në respektim të marrëveshjes së Brukselit dhe praktikave të deritanishme, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kemi përcjellë agjendën dhe informatat e nevojshme të delegacionit në Zyrën ndërlidhëse të Serbisë, për leje të hyrjes në Serbi dhe realizim të vizitës. Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtari ynë ndërlidhës në Beograd jam njoftuar se kërkesa jonë për vizitën e sotme në Luginë është refuzuar nga autoritetet e Serbisë, pa asnjë shpjegim. Për çështjen e vizitave të zyrtarëve shtetërorë ne do të veprojmë mbi parimet e reciprocitetit si vlerë e barazisë mes dy shteteve tona”.

Pse u refuzua vizita

Në lidhje me refuzimin që iu bë Sveçlës ka pasur reagime si nga ana e përfaqësuesve politikë të Luginës, por edhe të atyre në Kosovë. Duke marrë parasysh strategjinë antishqiptare nga Qeveria e Serbisë refuzimi i tillë nuk është i pari e as i fundit, duke dëshmuar se shqiptarët e Luginës së Preshevës i trajton si popullsi e getoizuar, duke i diskriminuar në forma të ndryshme edhe tash në pluralizëm. Një veprim i tillë nuk paraqet befasi, madje mund të llogaritet si hakmarrje për shqiptarët të cilët votuan me shumicë absolute për deputetin e tyre të vetëm Shaip Kamberin në Kuvendin e Serbisë. Madje unifikimi i faktorit politik shqiptar në prag të votimeve në Serbi të 17 dhjetorit, duke vizituar kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë dhe mbeshtetjen qe kanë marrë nga ai, është dëshmi e mjaftueshme për të refuzuar vizitën e ministrit Sveçla në Luginë të Preshevës. Veprimi i tillë destruktiv i autoriteteve kundër kësaj vizite të ministrit Sveçla është dëshmi se ata nuk janë për bashkëpunim dhe për dialog në mes Kosovës e Serbisë. Madje edhe takimet në nivel me të lartë ne mes dy vendeve janë realizuar përmes ndërmjetëseve të BE-së, por gjithmonë duke pasur qasje destruktive nga pala serbe. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe kur pala serbe ate qe kërkon për pjesëtarët e popullit serb në Kosovës, iu mohon shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Nuk ka dilemë se veprimi politik i Serbisë është të izolojë shqiptarët në Luginën e Preshevës, duke iu pamundësuar komunikimin me Kosovën, ku në sajë të politikës serbe diskriminuese nga Lugina e Preshevës janë zhvendosur një numër i madh shqiptarësh si në Prishtinë, Gjilan, Fushë Kosovë etj.

Marrëveshjet duhet të respektohen

Marrëveshja për vizitat zyrtare është arritur në kuadër të dialogut teknik të Brukselit në vitin 2014. Vizitat ishte thënë se duhet të zhvillohen në atë mënyrë që nxit procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Por marrëveshja është shkelur çdoherë kur ka pasur tensionim të situatës në raportet mes dy vendeve.
Refuzimi i vizitës se ministrit Sveçla në Kosovë ka nxitur reagimin e zyrtarëve të tjerë qeveritarë që paralajmëruan aplikim të reciprocitetit edhe në këtë çështje. Nuk ka dilemë se një qasje e tillë duhet të iu bëhet e qartë edhe ndërkombëtarëve të cilët janë të angazhuar për vazhdimin e dialogut në mes dy vendeve.

Mungoi reagimi nga Shqipëria

Kur janë në pyetje shiptarët në Luginën e Preshevës, si më parë edhe tash ka munguar reagimi nga Qeveria e Shqipërisë. Duke marrë parasysh se kryeministri Edi Rama është në raporte të afërta miqësore me presidentin e Serbisë, A.Vuçiq, është pritur një reagim i tij. Por, mos reagimi nuk paraqet befasi, sepse në mënyrë identike është vepruar nga ana e tij edhe më herët.Nuk ka dilemë se një veprim i tillë i heshtur nga E.Rama është dëshmi e mjaftueshme për të kuptuar se ai nuk është i shqetësuar për pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, të cilët janë të diskriminuar nga pushteti serb.

(Janar 2024)

Kryeministri Kurti mirëpriti Kryeministrin e Irlandës, Leo Varadkar

0

Prishtinë, 11 janar 2024Me ceremoni shtetërore, u prit sot në Prishtinë, Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e shoqëroi atë gjatë parakalimit para Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Së bashku ata zhvilluan një takim tête-à-tête, një takim dypalësh me delegacionet përkatëse dhe në fund mbajtën një konferencë të përbashkët për media.

Kryeministri Kurti u shpreh mirënjohës për vizitën e homologut të tij irlandez Varadkar në fillim të këtij viti të ri.“Dy vendet tona janë të lidhura për vlerat e përbashkëta dhe një histori të qëndrueshmërisë dhe rezistencës, dhe ne jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Irlandës në çlirimin, pavarësinë dhe zhvillimin e vendit tonë”, u shpreh kryeministri Kurti në fillim të takimit.Ai falënderoi Irlandën dhe kryeministrin Varadkar për rolin dhe përkrahjen ndaj Kosovës në proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Kryeministri Kurti këtu veçoi mbështetjen nga Irlanda për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në të cilin Kosova ka aplikuar gjatë presidencës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës nga Irlanda. Gjithashtu edhe për kontribut të hershëm e që vazhdon edhe sot në fushën e mbrojtjes përmes misionit të KFOR-it në Kosovë. Për këtë, kryeministri u shpreh se shteti dhe populli jonë janë gjithnjë falënderues e përgjithmonë mirënjohës. Gjatë bashkëbisedimit, ai gjithashtu e njoftoi kryeministrin Varadkar për zhvillimet e fundit në vend, progresin e arritur, qeverisjen e deritanishme dhe situatën aktuale.

Kryeministri Varadkar u shpreh mirënjohjes për mikpritjen gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë. Ai tha se Irlanda vazhdimisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovën, duke qenë një nga shtetet e para që e ka njohur atë, dhe vazhdon ta mbështesë Kosovën në rrugë e saj evropiane. Kryeministri Varadkar ritheksoi mbështetjen e Irlandës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, duke nënvizuar dhe vlerësuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave të Bashkimit Evropian dhe linjëzimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian.Në takimin dypalësh u diskutua mbi marrëdhëniet tona dypalëshe dhe mundësitë për t’i thelluar dhe zgjeruar ato, sa në rrafshin ekonomik e tregtar, ashtu edhe në atë kulturor, politik dhe diplomatik.Më shumë foto nga ngjarjet i gjeni në këtë link:https://kryeministri.rks-gov.net/blog/kryeministri-kurti-mirepriti-kryeministrin-e-irlandes-leo-varadkar/

Zëvendëskryeministri Bislimi takoi përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe nga Lugina e Preshevës

0

Prishtinë, 11 janar 2024

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka zhvilluar një takim me përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe nga Lugina e Preshevës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e informimit shqip në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe sfidat me të cilat përballen mediat e qytetarët atje.

Përfaqësuesit e mediave të Luginës shprehën shqetësime serioze në lidhje me diskriminimin ndaj shqiptarëve dhe, në veçanti, situatën e paqëndrueshme dhe diskriminuese ndaj mediave shqipe në Luginë. Edhe pse përcaktimet ligjore duhet të sigurojnë qasje të barabartë për mediat në gjuhën shqipe në Serbi, ato ende përballen me pengesa dhe vështirësi kur tentojnë të përfitojnë edhe nga mbështetja financiare, e nevojshme për të plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme.

Nevoja për qëndrueshmëri financiare është një çështje kyçe për bashkëpunim, rritjen e profesionalizmit dhe cilësisë së informimit shqip në Luginë, duke respektuar parimet e gazetarisë së pavarur dhe etikën profesionale.

Zëvendëskryeministri Bislimi i njoftoi pjesëmarrësit rreth mundësive të bashkëfinancimit nga mjetet e buxhetit të Republikës së Kosovës për Luginën e Preshevës. Gjithashtu, shprehu përkushtimin e Qeverisë për të mbështetur dhe kontribuar pozitivisht në përmirësimin e situatës në Luginën e Preshevës.

Pse u rreshtuam gabimisht përgjat historisë…?

0
Pse Lëvizja e Deçanit është shumē me rëndësi? Lexoni me vëmendje!
Me lexu një i huaj Faik Konicen,dhe mos me dit etnin e tij,kish than “Po kush çenka ky antishqiptar dhe Islamofob?
Faik Konica nuk ka qen antishqiptar,por ne kemi qen gjithmone anti vete,Europa nuk ka qen kurr shtrig apo kurv,por Shqiptarët kan qen kurva dhe shtriga.
Faik Koncia është njëri prej njerzve më vet korrekt që kam pa
Deri para disa viteve ne gjithmone kemi qen në anën e gabune të historisë si Luftën e parë Botrore si në Luftën e Dytë Botrore.
Kur kapituloi Islami ose Perandoria Osmane prej Rusisë e deri në Ballkan,kjo ngjarje Shqiptarët i gjeti krejtsisht turq kokë e këmb, madje edhe veshjet e kapelat i kishin turke,pra shumcia e Shqiptarëve ishin me Osmanet dhe kishin luftu për ta..
Për këtë arsye se kemi qen tmerrsisht gabimisht të rreshtun i humbem tokat dhe i kemi kufit si jan sot.
Këtë gabim që e kam ba ne është gabimi më i shpifur që kam lexu ndonjëher në histori të njerzimit.
Me sa mendje në Kokë dikush bëhet me një perandori e cila ishte vetëm përkohsisht sunduese në një kontinent me shumicë krishtere?
Normal që nuk ti lan tokat kur ke qen aq gabim dhe ke veprue aq flliqt ndaj vetës parasëgjithash.
Edhe në luftën e Dytë Botrore jem rreshtu me të gabuarit,kjo është arsyeja pse ather e humbem Kosovën..
Pastaj filloi me u përmirsu gjendja jonë politike sot kemi aleat të mirë dhe jemi të rreshtun mirë..
Mirpo sikur atëher shumica i Jan besnik Turqisë dhe muslimanëve dhe ne me Lëvizjen e Deçanit jemi kryengritësit pakic,të cilēt po duam një e përgjithmon me u distancu përjetësisht nga ndikimet shkatrruese turko arabe.
Kjo është beteja e fundit dhe nga kjo varet egzistenca jonë dhe e ardhmja jonē.
Pa u rregullu ky problem historik çdo gjë është e kotë.
Dhe këtë mund ta bëj vetëm populli.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti