Filli udhërrëfyes i “monologut” filozofik, si domosdoshmëri e kohës
Veshja femërore Arbërisht e Sicilisë, në rrezik!



Sot 18 vite më parë vdiq Imzot Mark Sopi, Ipeshkv i Ipeshkvisë së Kosovës

Shkruan: Lekë Mrijaj, Klinë
- Kujtime në 18 vjetorin e shkuarjes në amshim të së përndritshmit Imzot Mark Sopi, Ipeshkv i Ipeshkvisë së Kosovës.
Shkëlqesia e tij – i përndritshmi, Imzot Mark Sopi, vërtetë do të mbetet përgjithmonë në historinë e lavdishme kombëtare dhe në zemrat e të gjithë atyre që e njohën pra edhe të grigjës së tij dioçeziane, famullitarëve të të gjitha famullive të Dioçezës së Kosovës. Ai, jetoi, interpretoi dhe dëshmoi në plotësi me shumë dashuri mesazhin e ungjillit, pra si një misionar i kompletuar me zemër të bardhë dhe me gëzim të pafund gjatë gjithë jetës së tij reflektoi dhe gjeti gëzim dhe entuziazëm në besimin e tij universal dhe kuptimin e vërtetë të jetës dhe misionit të tij qoft shpirtëror, kulturor dhe në atë kombëtar.
Mark Sopi, qysh si seminarist, e më vonë si meshtar dhe teolog në shërbesa të ndryshme shpirtërore e liturgjike, fillet e para të meshtarisë i ka nisur në famullinë e Ferizajt (si ish sekretar i imzot Nikë Prela, ipeshkv i Ipeshkëvisë Shkup Prizren) me pas si famullitar në famullinë e Kishës së Zllakuqanit (nga 1974 deri në vitin 1991), me vonë apo pas rënies së komunizmit në Shqipëri (në Milot dhe Durrës), me ç’rast edhe u emrua ipeshkv i Ipeshkvisë së Kosovës nga Selia e Shenjt-Papa Gjon Pali II.
Imzot Mark Sopi, njihet edhe si një ndërmjetsues aktiv gjatë faljeve të gjaqeve në Zllakuqan dhe rrethinë, me konkret ishte bashkëpuntor i përafërt i prof. Anton Çettës dhe elitës së pajtimit të gjaqeve në Kosovë.
Qysh nga shugurimi i tij ipeshkvnor (me 23 nëntor 1995 deri kalimin në amshim 11 janar 2006), ishin momentet më historike të imz. Markut, i cili bëri kthese të ndryshimeve epokale karshi kombit, duke lobuar për kauzën kombëtare në senzibilizim të çështjes së Kosovës nëpër ambasadat e zyrët akredituara në Prishtinë, Evropë dhe në mbarë botën demokratike.
Në periudhën e luftës së Kosovës veproi si një ambasador shqiptarë dhe një bari i mirë, jo vetëm për katolikët shqiptarë, por për mbarë popullatën tonë (pa dallim feje) pra mbështetur nën moton e Pjetër Bogdanit: “Fati i popullit tim, është fati im”, te cilën moto e përcolli edhe atë në të gjitha ditët e luftës që do të thotë se e mbrojti fjalën e lirë, lirinë, demokracinë, qënien tonë njerëzore, kulturore dhe kombëtare nga dhuna, persekutimi dhe vrasjet mesjetare nga okupatori serbian.
Më 26 Gusht të vitit 2005, ishte projekti më kapital apo një vepër jetësore e ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopit, i cili veq tjerash projekte , ishte ai që e vendosi gurëthemelin e Katedrales që bartë emrin e Shën Nënë Terezës Shqiptare në Prishtinë. Imzot Markut, i mbahet mend fjalimi i tij monumental para senatorëve në Kongresin Amerikan më 18 maj 2005 (ku kishin marrë pjesë edhe kongresmeni Joseph J. DioGuardi, vikari special dioçezian, dr. dom Shan Zefi, dr. mons. Lush Gjergji, Faton Bislimi etj.) i cili pati thënë se: “Pavarësia e Kosovës është zgjidhja që prodhon vetëm paqe e siguri dhe stabilitet jo vetëm për Kosovën, por për rajonin dhe mbarë Evropë e botën mbarë dhe se Evropa e ka të pamundur t’i jap paqe të qëndrueshme Kosovës pra është Amerika e cila i siguron stabilitet të qëndrueshëm Kosovës” kishte thanë imz. Marku para Kongresistëve Amerikan. Ishte një shembull i bukur i një mënyre shpirtërore për të jetuar ungjillin dhe për t’u dhënë plotësisht, pa orë pune, për t’u shërbyer njerëzve. Nuk kishte kohë të mendonte për veten e tij, ai ishte gjithmonë i gatshëm që përmes eukaristisë, devotshmërisë dhe katekizmit t’i ofronte njerëzit me çdo kusht tek Ati, Biri dhe Shpirti Shënjtë.
imzot Mark Sopi, 11 janar 2024
Vlen të potencohet se ai nga natyra ishte tejet i maturuar i sojit të një filozofi, madje edhe një dashamirës i drejtpërdrejtë, këmbëngulës dhe i afërt me çdo person i cili përherë sa ishte gjallë i shpërfaqi tiparet më të bukura të Jezu Krishtit, se nuk erdhi për t’u shërbyer nga të tjerët, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën për vëllezërit dhe motrat e tij.
Imzot Mark Sopi, përveq se ishte studiues e lexues i zellshëm, ai ishte edhe bashkëpunëtor i zellshëm i revistës fetaro-kulturore “Drita”pastaj në Durrës i revistës “Vegim Drite” siq thotë dr. don Shan Zefi ka botuar artikuj të ndryshëm, siç do të bashkëpunojë njëkohësisht edhe me revistën “Kumbona e se Dielës”, që botohej në Shkodër. Ka shkruar edhe artikuj tjerë të çmueshëm në “Lajmtarin Ipeshkvor”, gazetën zyrtare të Ordinariatit ipeshkvor që e drejtonim ne “ad usum internum” etj.
Botoi edhe këto vëllime: Baca Kolë dhe famullitari (1995), Martirët e Karadakut (1996), Koncilët ekumenike (2000), Shën Luçia (2001). Lavdi veprës së tij shpirtërore dhe kombëtare.
Pushoftë në paqe imzot Mark Sopi!
As Beogradi nuk ka fuqi ta arrestoj Albin Kurtin, e lere Maqedonia në prag te shkapërderdhjes !
Jeton Halimi ekspert politik dhe zoti kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Shkruan Luan Dibrani
Reagim kundër ekspertit Jeton Halimit nga Maqedonia qe kërkon ta arrestoj Albin Kurtin
Eksperti Jeton Halimi, në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje me situatën në Kosovë dhe marrëdhëniet që kërkon të krijojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me shqiptarët në rajon. Ai përmes artikullit me titull “Nuk lejon destabilizim , eksperti nga Maqedonia do ta arrestojë Kurtin nëse vjen edhe njëherë ne Maqedoni…” Artikulli është i botuar ne Bota Sot prandaj vendosa te reagoj kundër këtij matrapazi politik si më poshtë:
Mafia shqiptare në politikë kanë frikë nga demokracia dhe drejtësi e vërtetë. Këtu forca politike kanë frikë nga ALBIN KURTI qe promovon demokraci dhe dënim te krimit te organizuar ne çdo nivel politik shqiptar siç janë bandat mafioze ne Kosovë në Shqipëri Maqedoni Mal të Zi dhe Lugina e Preshevës. Edhe opozita ne Kosovë është një klasë politike ma korruptive dhe kriminale , por edhe politikajtë shqiptar në shtet e lart përmendura.
Ai thekson se Ali Ahmeti u ka sjell te mira shqiptareve në Maqedoni. Po çfarë te mira kane shqiptaret atje zotëri “Eksperti Jeton Halimi” . Ju gjuhen maqedonase e keni gjuhe te shpirtit dhe zyrtare siç e kanë bërë maqedonasit për veti .Kam qenë në Maqedoni para një jave dhe e pash sa te mira keni ju ne atë shtet . I pash mbishkrimet ne gjuhen maqedonase edhe atë ne çirilicë dhe jo ne shqip. I pash flamujt maqedonas kudo, por jo edhe ata shqiptar. Influenca maqedonase publikohet edhe ne sporte ndërkombëtare, ne kuize dhe gara tjera.
Ky tru shpërlarë merr guximin dhe detyrën nga maqedonasit te thekson citojmë: ”Nëse Kurti merr dhe njëherë pjesë në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut, do të arrestohet nga autoritetet ligj zbatuese.
Del ai SHqiprim Arifi kritikon Kurtin, thekson po na përçan po na prish me Serbinë.
Tash ky far J.Halimi thotë mos hajde në Maqedoni me na prish me Maqedonas. Këta bythë shitur nuk duan ta shohin një shqiptar me politiken e tij ne esence qe ka “Bashkimin kombëtar”, por dëshira e tyre është te mbeten të komandua nga Sllavo-Makedonasit, ideologji e përcjell nder shekuj tek shqiptaret qe nxisni ndarje dhe përçarje në mes nesh .
Për fund tu rikujtojmë se as Beogradi nuk ka fuqi qe ta arrestoj Albin Kurtin e lere Maqedonia në prag te shkapërderdhjes. Zoti Albin Kurti ka marr përmasa ndërkombëtare me parime kombëtare-shqiptare dhe ju e dini shumë mirë se në rastin e “Bashkimit Kombëtar” ju qe keni mbet zorre neper këmbët e armiqve do të jepni llogari.
____
Ps!
Redaksia e Drinit nuk e ndanë mendimin e z. Luan Dibranit në këtë rast, pasi është e bindur se çdo udhëheqës i shtetit të Republikës së Kosovës, pra edhe Kryeministri Albin Kurti, është i thirrur dhe përgjegjës që të përqëndrohet vetëm në ngritjen dhe forcimin shtetëror të Republikës së Kosovës. Përderisa serbët janë jolojal kahdo në Kosovë ndaj shtetit kosovar, të përzihesh naivisht në emër të shqiptarizmit të pa mbulesë në forcën reale në Maqedoninë Veriore, në Mal të Zi apo në Shqipëri, është mëse e pakuptueshme dhe e papranueshme. Kur kemi ende raste që edhe pas 25 vitesh nga viti 1999, zëvendësdrejtori gjeneral i Policisë së Kosovës nga radhët e komunitetit serb në vend, Dejan Jankoviq, në fb të shkruaj se jeton në “Brezovicë-Serbi”, është krejt e paparanueshme që paaftësinë brenda Kosovës ta shfaqim si “trimëri” jashtë saj, duke u përzier në punët e brendshme të një shteti tjetër, në Maqedoninë Veriore apo gjetiu.
Si e ëma dhe e bija, kriminele që të dyja
Ukrainasit duke i shkatërruar armët e tmerrshme të Federatës Ruse në Gadishullin e pushtuar të Krimeas dje me 10.01.2024

Eshref Ymeri
(Rusia – e ëma e Serbisë)
Në faqen e internetit “Drenicaonline” të datës 04 janar 2024, ishte botuar informacioni me titull “Sanduloviç është rrahur brutalisht nga policia serbe Në mesin e personave të maskuar, thotë se njohu Milan Radojçiçin”.
Në një tjetër informacion thuhet:
“E gjithë kjo ndodhi për shkak se Sanduloviç, bëri homazhe më 2 janar në kompleksin “Adem Jashari”, në Prekaz, duke vendosur një kurorë në monumentin që përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 Marsit 1998, kur forcat serbe vranë mbi 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” (Citohet sipas: Altina Marmullaku. “Shqetësim në Kosovë për gjendjen e Sanduloviç-it, heshtje në Serbi”. Faqja e internetit “Albanian Post”. 05 janar 2024).
Kryeministri Albin Kurti reagoi ashpër ndaj këtij akti fashist të qeverisë serbe kundër Nikola Sanduloviçit. Ai deklaroi:
“Kjo po ndodh pas kërkimfaljes së tij për krimet e kryera nga Serbia gjatë fushatës gjenocidale në Kosovë. Ky brutalitet i papërshkrueshëm përfaqëson tarifën që qeveria
serbe ua imponon qytetarëve të saj për guximin që ta pranojnë të vërtetën dhe të përpiqen për pajtim. Ai gjithashtu përbën shkelje serioze të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe një sulm të stilit të Putinit ndaj atyre që refuzojnë të marrin pjesë në mohimin e gjenocidit” (Citohet sipas: “Nikolla Sandulloviç në paraburgim: Heshtje në Serbi, komente nga niveli më i lartë në Kosovë”. Faqja e internetit e gazetsës “Express”. 05 janar 2024).
Kush është Nikolla Sanduloviç?
Ai ka lindur në vitin 1963. Është i pajisur me kulturë perëndimore. Studimet universitare i ka kryer në Francë për arkitekt. Është kryetar i Partisë Republikane, të themeluar në vitin 2015.
Më bëri përshtypje të thellë një lexues me mbiemrin Kalaja, i cili, në reagimin e vet ndaj artikullit me titull “Publikohet videoja e Nikolla Sanduloviçit – ai shihet në gjendje të rëndë dhe pa vetëdije gjersa largohet nga spitali”, të botuar në faqen e internetit “telegrafi” të datës 04 jana 2024. Ai shkruan:
“Këto skena në Serbi, kundër një serbi që guxoi të kërkojë falje për krimet që bëri Serbia kundër Kosovës dhe popullit të saj, tregojnë për një Serbi në Ballkan si ajo e Putinit në Rusi. Një Serbi fashiste, e në raport me shqiptarët e Kosovës edhe raciste”.
Domosdo, s’mund të ndodhë ndryshe. Sepse Serbia, si pjellë e Rusisë, nuk mund të ketë tjetër organizim shtetëror, të ndryshëm nga organizimi shtetëror i Rusisë fashiste. Bija kriminale ndjek me rreptësi gjurmët e nënës kriminale. Le
të kthehemi pas në kohë dhe të kujtojmë pranverën e vitit 1945, kur Lufta e Dytë Botërore po shkonte drejt fundit.
Historiani anglez Antoni Bivor (Antony Beevor -1946), shkrimtar, autor i një serie veprash për historinë e shek. XX, në librin me titull “Lufta e Dytë Botërore” (The Second World War), të botuar në Londër në vitin 2012, ka shkruar se ushtarët e ushtrisë sovjetike, në territorin e Gjermanisë patën përdhunuar dy milionë femra gjermane.
Duke iu referuar rojtinave (arkivave) sovjetike dhe gjermane, autori thekson se “vetëm në Berlin ushtarët sovjetikë patën përdhunuar 130 mijë gra dhe vajza, nga të cilat 10 mijë i patën dhënë fund jetës me vetëvrasje” (Citohjet sipas: “Ushtarët sovjetikë, në vitin 1945, patën përdhunuar 2 milionë gra dhe vajza gjermane”. Faqja e internetit “Newsland”, 31 janar 2017).
Në studimin e vet me titull “Psikopatologjia e së kaluarës heroike dhe brezat e ardhshëm”, psikologu rus Mihail Reshetnjikov (1950), thekson:
“Në vitin 1992, në kinofestivalin e Berlinit qe paraqitur një film dokumentar, me fakte dëshmitarësh, ku provohej se në vitin 1945, ushtarët e ushtrisë sovjetike patën përdhunuar më shumë se 2 milionë femra në Poloni dhe në Gjermani” (po aty).
Natalia Gese (1914-1998), mikesha e ngushtë e shkencëtarit Andrea Saharov (1921-1989), gjatë viteve të luftës ka pasë punuar si korrespondente ushtarake. Në kujtimet e veta ajo shkruan:
“Ushtarët rusë i përdhunonin të gjitha femrat gjermane, nga mosha 8 deri në moshën 80 vjeçe. Ajo ishte
një ushtri përdhunuesish” (Citohet sipas: Nikollaj Ivanov. “Për heroizmat e ushtarit sovjetik, të ushtarit përdhunues… I kushtohet 23 shkurtit të turpshëm”). Faqja e internetit “FakeOff”. 23 shkurt 2015).
Në vitet ’90 të shekullit të kaluar, po të njëjtat krime kafshërore patën kryer në Dardani kundër femrave shqiptare bishat fashiste serbe, të cilat përdhunuan 20 mijë gra dhe vajza shqiptare. Në Evropë patën shpërthyer luftëra midis shteteve të ndryshme, por asnjëherë nuk kemi dëgjuar që ushtarë anglezë, austriakë, francezë, gjermanë, italianë etj. të kenë përdhunuar kaq masivisht femrat e shteveve, në territoret e të cilave kanë pasë zhvilluar operacione ushtarake. Të tilla akte kafshërore në historinë e Evropës i kanë pasë kryer vetëm rusët dhe kushërinjtë e tyre biologjikë – shtazët serbe. Traditën e barbarisë seksuale kundër femrave të një shteti tjetër, rusët e kanë vazhduar ndaj femrave ukrainase pas sulmit fashist që Rusia ndërmori kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022.
Nuk është absolutisht rastësi që pikërisht vetëm në këto dy shtete fashiste të Evropës përndiqet egërsisht elementi opozitar. Kjo për arsye se opozitari i Njëshit në këto dy vende, si në kohën e sistemit komunist, konsiderohet armik dhe, nënkuptohet, armiku duhet asgjësuar.
Gazetari i njohur serb Sllavko Çuruvia (1949-1999), themelues i disa botimeve të pavarura, ka qenë i njohur si kritik tepër guximtar i kriminelit Sllobodan Millosheviç. Gazeta e tij “Dnjevnji telegraf” qe ndaluar në territorin e Serbisë, botohej në Mal të Zi dhe në Serbi shpërndahej
ilegalisht. Këtë gazetar trim e pati kërcënuar paraprakisht bashkëshortja e Sllobodan Millosheviçit Mirjana Markoviç. Më 11 prill të vitit 1999, Sllavko Çuruvia u pushkatua në qendër të Beogradit, afër shtëpisë së vet.
Të tilla pushkatime intelektualësh të sferës së mjeteve të informimit masiv, në Rusinë fashiste kanë qenë seriale.
Ana Politkovskaja (1958), komentatore e organit “Novaja gazeta”. U pushkatua më 07 tetor 2006 në ashensorin e pallatit të vet, në rrugën “Lesnaja” në Moskë, pikërisht atë ditë që kryekrimineli Putin festonte ditëlindjen.
Dmitri Hollodov (1967), korrespondent i gazetës “Moskovskij komsomolec”. U vra më 17 tetor 1994.
Juri Shçekoçihin (1950), zëvendëskryeredaktor i organit “Novaja gazeta”. Vdiq nga një helmim i rëndë më 03 korrik 2003.
Poll Hlebnjikov (1963), kryeredaktor i redaksisë ruse të revistës “Forbes”. Më 09 korrik 2004 u pushkatua kur po dilte nga zyra e revistës, në rrugën “Dokunjin” në Moskë.
Vladislav Listjev (1956), ish-drejtor i përgjithshëm i kanalit të parë televiziv ORT. U vra në hyrje të pallatit të tij më 01 mars 1995.
Në Rusinë fashiste, ashtu si edhe gazetarët, përndiqen egërsisht edhe politikanët opozitarë. Në mbrëmjen e vonë të 27 shkurtit 2015, me gjashtë të shtëna flakë për flakë, jo larg mureve të Kremlinit, u vra politikani dhe opozitari i njohur rus Boris Njemcov (një intelektual i shquar, i cili arsimin parauniversitar dhe universitetin i kishte
përfunduar me diplomën “shkëlqyeshëm”) , për të vetmen arsye se kishte demaskuar politikën shoviniste të Putinit ndaj Ukrainës pas pushtimit të Krimesë në vitin 2014. Gjashtë vjet pas vrasjes së tij, më 17 janar 2021, arrestohet politikani opozitar Aleksej Navalnëj (1976) dhe dënohet me burg të rëndë, të cilin po e vuan diku në humbëtirat akullnajore të Siberisë Veriore. Edhe Aleksej Navalnëj ishte opozitar i rreptë i Putinit dhe themelues i “Fondit të luftës kundër korrupsionit” që mbretëron gjithandej në Rusi
Ajo çka bie më tepër në sy në Rusi dhe në Serbi, si dy vende, të cilat në themel të politikës së tyre kanë ideologjinë fashisto-shoviniste, është heshtja e opinionit publik para krimeve të kastave sunduese. Kjo për arsye se në këto dy vende pikërisht opinioni publik është ai që mbështet fuqimisht politikat shoviniste të atyre kastave, të cilat kanë në themel urrejtjen ndaj vendeve fqinje. Prandaj, në mbarë Evropën, jo rastësisht vetëm Rusia dhe Serbia përfaqësojnë dy vatra agresive për pushtime territoresh të huaja.
Mbarë opinionin publik rus e ka mbuluar heshtja skandaloze për humbjet e rënda që ka pësuar ushtria ruse, e cila, sipas faqes së internetit “Obozrevatel”, deri në mëngjesin e ditës së sotme, 10 janar 2024, në Ukrainë numëron 367 mijë të vrarë, pa llogaritur të sakatuarit dhe të zhdukurit pa lënë gjurmë. Kjo heshtje dëshmon pa mëdyshjen më të vogël se populli rus mbështet bandën kriminale të Kremlinit për sulmin fashist që ndërmori kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022. Prandaj tingëllojnë
mjaft aktuale fjalët e ish-Presidentit të Republikës së Çeçenisë Xhohar Dudajev (1944-1996), i cili, në një intervistë të vitit 1995, pati deklaruar:
“… ky është tipari themelor i karakterit të popullit rus, i një populli të sëmurë nga rusizmi, i një populli që udhëhiqet nga ideologjia e urrejtjes… Madje duhet theksuar se kjo është një sëmundje kronike shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme. Rusizmi është më i tmerrshëm se fashizmi, se nazizmi, se të gjitha ideologjitë e urrejtjes së
njeriut për njeriun (Citohet sipas: “Youtube”. Taras Kokovski. 15 prill 2022).
Dmitër Korçinski (1954), personalitet politik dhe shoqëror ukrainas, gazetar dhe drejtues emisionesh televizive, thotë:
“Rusët… për Kremlinin shërbejnë si një material konsumi, madje si një material, për të cilin atij nuk i dhimbset fort dhe që atë mund ta zëvendësojë me kënaqësi me diçka tjetër, më të përshtatshme… Në vetëdijen e shumicës së rusëve, Kremlini psikologjik nuk duhet të rrijë bosh: rusët heqin dorë vullnetarisht nga subjektiviteti i vetvetes dhe atë ia dorëzojnë kujtdo qoftë, madje edhe forcave armiqësore (bolshevikëve, fjala vjen), por mjafton që ato të mishërojnë në vetvete Kremlinin. Pikërisht ky tipar i psikologjisë kombëtare mund të rezultojë i kobshëm për rusët” (Citohet sipas: Dmitër Korçinski. “Rusët për Kremlinin janë material për konsum”. Faqja e internetit “ANVICTORY”. 18 Shkurt 2010).
Faktin që kasta sunduese e ka trajtuar tradicionalisht popullin rus si material konsumi, e ka pranuar edhe vetë
bashkëshortja e carit Nikollaj II (1868-1918), caresha Aleksandra Fjodorovna (1872-1918). Në një letër që i dërgonte bashkëshortit të saj më 17 gusht 1916, ajo shkruante:
“Gjeneralët e dinë se ne kemi shumë ushtarë në Rusi dhe prandaj nuk u dhimbset jeta e tyre” (Citohet sipas: Olga Tonina, Aleksandër Athanasjev. “Mos t’ju vijë keq për ushtarët, gratë do të pjellin të tjerë”. Faqja e internetit “samlib.ru”. 20 dhjetor 2012).
Po kaq skandaloze është edhe heshtja e mbarë opinionit publik serb për vrasjen e gazetarit Sllavko Çuruvia dhe për rrahjen barbare të politikanit opozitar Nikolla Sanduloviç nga kriminelët e strukturave fashiste të shtetit serb, të cilët e masakruan për të vetmen arsye se ai, gjatë vizitës në Dardani, pati deklaruar publikisht:
“Në Prekaz e kam thënë qartë, që, si njeri, më ka dhembur zemra, ndërsa si politikan kam dhënë premtim se ata që kanë kryer krime në Prekaz dhe në territorin e Kosovës, do të përgjigjen për ato krime. Po e përsëris qëndrimin tim, i cili nuk ka ndryshuar që 20 vjet, sepse kam dhënë premtim që, të gjithë kriminelët që kanë kryer krime, do të përgjigjen para drejtësisë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnje e Hercegovinë” (Citohet sipas: “Imazhe ekskluzive / Shërbimi sekret serb masakron politikanin që kërkoi falje për krimet në Kosovë, dhunë barbare ndaj Nikolla Sanduloviçit”. Faqja e internetit “Pamflet”. 04 janar 2024).
Përfundimisht duhet nënvizuar se gazetarët dhe politikanët opozitarë përndiqen, masakrohen dhe vriten vetëm në diktaturat fashiste. Dhe të vetmet diktatura të tilla në Evropë janë Rusia dhe Serbia.
Kaliforni, 10 janar 2024
Pjesë nga libri në dorëshkrim i Sinan Kastratit për Turjakën e Zatriqit

Sinan Kastrati, Suedi
Pjesë nga libri im në dorëshkrim për Turjakën e Zatriqit. (Sinan Kastrati)
- Axha Ban*) a kânë vllai i vogël i babës Imer. Ai ishte çabani e bujki ma i mirë në Turjakë.
- Sinani pa mson për prralla…!
Shka pa keshi, a mas pa shkoj mas grave t`huja?
Njiherë kur argatët mihnin kallamoqin, dikush flet dishka e të tjerët fillojnë me kesh ndërsa axha Ban nuk i kish ngu shka kanë fol por vetëm kur i nin që pa keshin, menon se pa keshin me axhën Ban.
-Shka pa keshi, a mas pa shkoj mas grave t`huja? Ai mendon se njerëzit keshin vetën nëse shkon shkon, gjuan gra të huja.
Baba Imer, si në në mahi i thotë axhës Ban:
-Jo, jo Shaban, Allahile shko mas grave t`huja n`guxofsh!
Me dasht i qoj lopt n`Biligrad
Baba i gjyshit, i Imer Seferit, Sefer Avdullahi ish kânë i papuntor por patriot (atdhetar). Ai gjithë kohës ankohej e thonte:
-Kuku për neve, na mur shkau*). Kohën më të madhe ai rrinte te dajtë e vetë në Bellenicë e 2 gratë e ti*), (nana Ruki e nana Hanife, punonin …) i krynin të gjitha punët e burrave, me t`korra e me t`fshime.
Axha Ban, si ma i vogli qi ishte, shkonte me lop, çaban. Kur e nin babën Sefer tuj folë për shkaun, thotë:
-Vallahi, unë s`tutna hiç pi shkaut, bile me dasht i qoj lopt tej n`Biligrad. Baba Sefer ia kthen:
-Jo bre birë, s`ki nevojë me shku me lopë n`Biligrad, Biligradi vjen k`tu e i merr lopt.
Sinani pa mson për prralla
Zeqa vëllai im, shpesh te gardhi i aborrit shtyhej*) me fjalë me hallen Selvë *) nënen e Jakupit, gruen e bacës Bali.
Ajo i thonte Zeqës:
-Sinani pa mson për prralla që në popull sa herë të thuhet “prrallë”, “u bâne perrallë” dmth “u bâne hor”,”u bâne gaz”, është nënçmim, sepse unë studjoja letërsinë, dilja në teren e shkoja te plakat e pleqt me fletore e laps e mbidhja këngë, të lindjes, të fejesës, martesës, këngë kanagjeqi po edhe përraalla nëpër katund dhe ajo kishte të drejtë por e përdorte si alibi kundër Zeqës se studimet e mia nuk vlejnë agjë. Zeqa i thonte hallës Selvë:
“Jakupi pa mson për zhaba, për zhapij, gjarpij e për plluma”, sepse ai studjonte biologjinë dhe mblidhte, kudo që i zinte gjarpinjët i fuste në shishe e i lente në dhomën ku flente.
Jakup Bali Kastrati, është djalë axhe. Moshatar i imi. Ishte kryetar i LDK-së dhe kryetar komune në Malishevë në zgjedhjet e para e të lira, pas vitit 1999.
Mustafë Balia i Turjakës:
-Mas kaj, unë ti fali 3 vllazën!
Mstafë Balia, a kân djali ma i madh i bacës Bali, axhës tim. Nuk besoj se ka pas trim më të madh se Mstafë Balia. E ka pas një të metë të madhe, pinte shumë birra e raki e ndodhte që nën ndikimin e alkoolit i rrihte njerëzit (”e pafajshëm”?) apo i ranonte me fjalë, nëse dikush guxonte e ia kthente fjalën.
Kur ka punua në Zvicërr, Mstafa, pinte raki me shokët që banonte e punonte. Njëherë tuj pi raki me një boshnjak, boshnjaku kante*). Si rakia ma, dikush kur pin kan e dikush kesh e knon.
Mstafa i bërtet bashnjakit:
–Shka ki qi pa kan?
-Pa kaj se nuk kam asnji vlla?’
-Asnji vlla?
-Jo.
-Unë po ti fali 3 vllazën, Jakupin, Idrizin e Hazirin, e mas t`ni ma tuj kajt!
Idrizin e mora veq me ma çel rrejen
Ish pas shku niherë Mstafa n`dimen me Idrizin n`Damanek te Halil e Sadri Hiseni *). Kur afrohen, te dyert e aborrit, dalin dajt e pi presin, qysh âsht adet te na. Kur e shohim Mstafën eme Idrizin, dajtë i thonë:
–Mstafë, a me Idrizin je ardh a?
-Vallahi Idrizin e kam marrë vetëm me ma çel rrejen*), me e largue borën nga rruga se nuk e kisha marrë.
Qitnum edhe mu mi nanen e juj!
Shaban Ramadani*), a kânë plak i meçum e i hollë nga menja, kapil*). Disa kusherinj të Shabanit qi punonin në punë t`shtetit, ni mramje masdarke tuj nejt livdoheshin se pa marrin rrogë t`mira e shtesa për fmij. Për me i marr shtesat e fëmijëve në ish RSFJ-në duhej mos me pas pasuni tjetër, mbi vete përveç rrogës. Dhe ata qi kishin naj arë, mal, livadh duhej me ia qit me tapi dikujt tjetër. Dhe ata, në muhabet e sipër pa bâjnë llaf para Shaban Ramadanit se si e kanë qit livadhin e Madh, Arën te Molla a malin, mi nanën.
Shaban Ramadani nuk durohet e iu thot:
-Qitnum edhe mu mi nanen!
Fjalorth me shënime plotësuese
*) Agja Ban, Shaban Seferi, ka lindur më 1912 e ka vdekur më 1982 në Turjakë. A kânë vëllai i vogël I babës Imer. Puntor i madh, bujk e bari që asnjëherë nuk ka pasur shtëpia e jonë si ai. A a kânë pakëz babxhan, i pa sherr por I vendosur. Baba Imer thonte “Shabani kurrë s`ma ka këthye fjalën.
*) Dishka, diçka
*) Ngu, dëgjua (i ka ni)
*) i nin, i dëgjon
*) pa keshin, me qesh, pa qesh
*) a mas pa shkoj mas grave t`huaa?
*) Kuku për neve, na mur shkau, mjertë na, na muar serbi.
*) 2 gratë, Baba Sefer i ka pasur dy gra, nânen Hanife, bijë e Dragabili, qika e Asllan Fejzullahit dhe dhe nânen Ruki, bijë e Ratkofcit por që nuk kishte pas fëmi ndërsa me nânen Hanife, 3 djem e 1 qikë.
*) me dasht i qoj lopt tej n`Biligrad, axha Ban, mendonte se ashtu qysh e njeh bjeshkën e Turjakës, si çaban e nuk frikësohet, me lopë shkon deri në Biligrad (Beograd, kryeqyteti i Serbisë)
*) shtyheshin, ziheshin, e akuzonin njëri tjetrin
*) halla Selvë, është grueja e bacës Bali, axhës tim, qika e Xhemë Sadrisë nga Panorci.
Jakupi është djali i dytë, moshatar imi., profesor biologjie. Ishte drejtor shkollash dhe kryetari parë i Komunës së Malishevës, pas vitit 1999.
*) Sinani pa mson për prralla, nga shkaku që studjoja letërsinë dhe mblidhja thesarin popullor.
*) Jakupi pa mson për zhaba, për zhapij, gjarpij, për shtazë e për shpezë.
*) Mstafa, Mustafa, ishte djali më i madh i bacës Bali dhe hallës Selve. I dyti, është Jakupi… Idrizi
*) i ranonte, i ofendonte me fjalë
*) kante, qante
*) Halil e Sadri Hiseni, janë vëllezërit e gjyshës, nanës Didë (Gjezide) nga Damaeku, katund në veri të Turjakës, 2, 3 km. larg.
*) Mstafë, a me Idrizin je ardh a? Mustafa ishte autoritavi dhe i zgjidhte njerëzit.
*) Idrizin e kam marrë vetëm me ma çel rrejen, që dtth. ai për tjetër nuk më duhët, nuk e kisha marrë.
*) Shaban Ramadani, plak vejan i fizit zogaj nga Turjaka. Ka pas 1 djalë, Demirin e 7 vëllezër të tjerë: Brahimin, Bajramin, Muharremin, Hasanin, Nezirin, Salihin, Sylën
*) kapil, kopil, këtu ka kuptimin: i zgjuar e dinak, njeri finok, shejtan
*) –Qitnum edhe mu mi nanën, shprehje e rrallë provokative për ata që nuk kishin grue e cila mund të prodhonte sherr.
Malmö, 10 janar 2024
Shqipëri-Kosovë, 10 vjet nga mbledhja historike e parë e përbashkët e dy qeverive
Behlul Jashari në Tirane te tryeza e-mbledhje së qeverive Shqiperi-Kosove, me 23 mars 2015
***
PRISHTINË, 11 Janar 2024/ Para 10 viteve, në 11 Janar 2014, në Prizren është mbajtur mbledhja historike e parë e përbashkët e qeverive të Shqipërisë e Kosovës.
Pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, në një ceremoni të organizuar te Shtëpia e Lidhjes Shqiptare në Prizren, u bë nënshkrimi zyrtar i Dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet dy shteteve dhe marrëveshjeve tjera mes dy qeverive.
Në mbledhjen historike, të hapur me fjalimin e Kryeministrit (të atëhershëm) të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, janë shqyrtuar:
1. Dokumenti për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë;
2. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim në Lehtësimin e Tregtisë;
3. Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunim në fushat e Transportit dhe Infrastrukturës;
4. Propozimi për Bashkëfinancim të pajisjeve mjekësore të Maternitetit të Preshevës;
5. Propozimi për përfaqësimin e përbashkët konsullor midis Republikës se Kosovës dhe Republikës se Shqipërisë;
6. Marrëveshja për Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë;
7. Marrëveshja për Bashkëpunim në fushën e zhvillimit ekonomik dhe të energjisë;
8. Themelimi i iniciativës për Fondin Zhvillimor për Luginën e Preshevës;
9. Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e kulturës dhe aktivitetet për ndërtimin e kalendarit të përbashkët kulturor;
10. Propozimi për bashkëfinancimin e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DOKUFEST në Prizren;
11. Propozimi për heqjen e taksës së TVSH-së apo taksës tjetër doganore për importin e librit nga Shqipëria;
12. Dorëzimi i legjislacionit të BE-së të përkthyer në gjuhën shqipe nga Ministria e Integrimit Evropian e Republikës së Shqipërisë te Ministria e Integrimit Evropian e Republikës së Kosovës;
13. Themelimi i Komisionit të Përbashkët Teknik për përkthimin e legjislacionit të BE-së, si dhe bashkëpunimin në sferën e përafrimit të legjislacionit ndërmjet Ministrisë së Integrimit Evropian të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë Integrimit Evropian të Republikës së Kosovës.
Mbledhja e ardhëshme e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës do të jetë e nënta.
Para mbledhjes së tetë të përbashkët – të 20 Qershorit 2002, në Prishtinë, Qeveritë e Shqipërisë e Kosovës kanë mbajtur mbledhjen e shtatë të përbashkët në Elbasan në 26 Nëntor 2021, pas të gjashtës në Tiranë në 2 Tetor 2020.
Më parë, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë në 26 Nëntor 2018 në qytetin e Pejës zhvilluan mbledhje të përbashkët, të pestën, pas të parës historike në Prizren në 11 Janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 Mars 2015 , të tretës në 3 Qershor 2016 në Prishtinë dhe të katërtës të zhvilluar në 27 Nëntor 2017 në Korçë.
NË 10 JANAR 2014 – NJË DITË PARA MBLEDHJES SË PËRBASHKËT TË QEVERIVE SHQIPËRI-KOSOVË ATSH SHKRUANTE:
Udhëtimi për në Prizren….
PRISHTINË, 10 Janar /ATSH-Behlul Jashari/.- “Udhëtimi për në Prizren”, ishte reportazhi që kam shkruar në fundvitin 1996, në kohën e viteve të rënda të okupimit, kur me shkrimet futuristike e shihja dhe e përshkruaja Kosovën e së ardhmes, të lirë, shtet, të ëndërrave. Personazhi, e nisura nga Arta, jugu i trojeve ku flitet shqip, në kërkimet e saj drejt “Mollës së Kuqe”, ku tregohet se dikur ishte kufiri verior, shkoi edhe në qytetin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ku ndodhte diç e ngjashme me takimin e parë historik të qeverive të Shqipërisë e Kosovës në 11 janar 2014 pikërisht në Prizren.
Ai reportazh është botuar edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, në 31 dhjetor 1996, duke thyer kufirin e hekurt me shkrimet shqip.
Në të dy anët e kufirit që i ndante shqiptarët që edhe e kishin të ndaluar ta kalojnë, madje edhe t’i afrohen, janë botuar edhe shkrimet tjera në këtë “udhëtim” titujve nëpër vite e nëpër kohë.
Ishte koha kur mes Kosovës dhe Shqipërisë ishte “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si titullohej shkrimi që u botua në 19 mars 1996.
“Sa afër e sa larg Shqipëria” thoshte titulli i shkrimit të asaj kohe, botuar në 11 gusht 1996.
“Në robëri pritet veç festa e lirisë”, ishin raportimet e ATSH nga Kosova të asaj kohe, që nga maji 1992 nga korrespondenti në Prishtinë, në fundivitet e para 1999-ës, në vitet e shtetrrethimeve ushtarako-policore, luftës, masakrave e gjenocidit kundër shqiptarëve.
Ishte koha e pragluftës dhe e luftës, e sulmeve me “Bomba edhe mbi fëmijët shqiptarë”, që i raportoja me këtë titull në shkrimin e botuar në 5 maj 1996.
Por, ishte edhe kohë me “Shpresë se s’ndërrojnë veç vitet” (titull shkrimi i botuar në 5 janar 1997), sepse u bë “Kosova preokupim i vazhdueshëm ndërkombëtar” siç thoja në titullin e shkrimit të botuar që në 6 korrik 1996.
Ishte “Vija amerikane në Kosovë mbrojtëse e interesave në rajon” që e raportoja me këtë titull në shkrimin e botuar në 8 korrik 1995.
“SHBA-të udhëheqëse e ndërmjetësuese në çështjen e Kosovës”, ishte titull shkrimi botuar në 10 gusht 1996.
“Lajmi i ardhmërisë: Kosova e lirë” ishte titulli i shkrimit botuar në 12 shkurt, 1998, pikërisht 1 vit e 4 muaj para 12 qershorit 1999, kur herët në mëngjes nga kolona e tankeve të para të NATO-s që hynin nga ana e Maqedonisë në orën 05 e 17 minuta (të nesërmen nga ana e Shqipërisë) raportoja për ATSH-në se “në Kosovë po ndodhë liria”.
Në vendin e lirë, që shpalli edhe pavarësinë në 17 shkurtin historik 2008, një prej shumë shkrimeve ka titullin “Kosova e komuniteteve të barabarta” botuar në 20 maj 2001.
“Kosova e pavarur – e drejtë dhe kompromis i shqiptarëve”, ishte qëndrimi i përsëritur shumë e shumë herë nëpër vite, para, gjatë e pas lufte, dhe ky ishte dhe titulli i shkrimit botuar në 2 korrik 1997.
Ishin vite udhëtimi edhe drejt ditës së 11 janarit 2014 për në Prizren. “Ecim kah një mrekulli”, ëshë titulli i librit që kam botuar në 1973 te Rilindja në Prishtinë për mrekullinë e lirisë së Kosovës që e ëndërronim. E ajo ishte “E teta mrekulli” sipas titullit të vjershës, të cilën e hoqi censura nga libri…Megjithate, titulli i librit i dalë nga ajo vjershë mbeti në ballinë, dhe gjejë edhe sot në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetur” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, ku janë edhe titujt e shkrimeve gazetareske që përmenda dhe të tjerë.
Nga dyerët e ferrit komunist në Shqipëri që kaloi familja Berisha sot mbesa e tyre u bë kryetare e Bashkisë Fairview në shtetin New Jersey
“Sëbashku me miqtë dhe të afërmin e familjes sonë Tomë Mrijaj dhe Faik Pemaj udhëtuam drejt Nju Xhersit, për të takuar Kryetaren e Bashkisë së sapo emëruar pukjanen Violetta Berishën, në qytetin e Fairview, që ndodhet në shtetin New Jersey. Thjeshtësia e saj ishte e admirueshme dhe mbresëlenëse. Të njëjtën thjeshtësi e kam gjetur edhe tek shqiptarët e tjerë, që kanë arritur të ngrihen në pozita të larta shtetërore në SHBA. Mendova me vete, – ah sikur të njejtën thjeshtësi dhe përgjegjësi morale dhe qytetare të kishin edhe kryebashkiakët në Shqipëri dhe të kuptonin drejt pozicionin e tyre shtetërore, e të mos abuzonin me detyrat dhe pozitën shtetërore, vendlindja e jonë (Shqipëria), do të kishte përparuar shumë më tepër. Ajo me bujari tipike shqiptare, na priti buzagaz sëbashku me familjen e saj, djalin Valentini dhe motrën e saj Antonetën.” – Leonora Laçi, New York, studiuese

Klajd Kapinova
Talenti dhe meritokracia, bën që sot të kemi zj. Violetta Berishën si Kryetare të Bashkisë
Më 3 janar 2024, u zhvillua ceremonia 130-vjeçare klasike amerikane (1894-2024) e inagurimit të Kryetares së mini Bashkisë së qytetit Fairview, e cila për herë të parë në historinë e shtetit të New Jersey për 4 vjet do të drejtohet nga shqiptaro amerikanja zonja Violetta Berisha.
Violetta, është gruaja e parë në historinë e qytetit në shtetin e New Jersey si Kryetare e mini Bashkisë. Shteti piktoresk i New Jersey, ndryshe quhet Shteti i Kopshteve me gjelbërim dhe lule të bukura.
Shqiptaro amerikanja Violetta Berisha, është me origjinë nga Puka, e lindur në Itali, e cila në moshën 3 muajshe ka ardhur në SHBA si emigrante, sëbashku me familjen e saj. Ajo është rritur në Amerikë, nën përkujdesin e vazhdueshëm të familjes fisnike, ku dhe ka përfunduar me sukses të gjithë ciklin e plotë mësimor të shkollës fillore, të mesme dhe universitetin.
Në shtëpinë e saj në New York dhe New Jersey ato gjithnjë kanë mësuar të flasin gjuhën amtare shqipe me dialekt të bukur geg nga prindërit shqiptarë, të cilët e mësuan vajzën e tyre Violettën të flasë në shtëpi vetëm gjuhën shqipe të prindërve, sikurse me nostalgji për vendlindjen ato si gjithmonë kanë ruajtur dhe përcjellur nder beza traditat dhe zakonet më të bukura të krahinës malore të Pukës etj.
Vitet kalojnë njera pas tjetrës shumë shpejt… dhe sot në muajin janar 2024 ne gjendemi në një gëzim të madh të familjes së madhe Berisha dhe gjithë shqiptaro amerikanëve të tjerë në shtetin e bukur të New Jersey, pranë Bashkisë së qytetit Fairview…
Auditori i Bashkisë së qytetit, është sot në festë dhe i mbushur plot e përplot me shqiptaro amerikanë të grupmoshave të ndryshme, të cilët përbëjnë 80% të pjesëmarrësve të ardhur nga shtete dhe qytete të ndryshme në këtë eveniment të madh, për të marrë pjesë në gëzimin e përbashkët të fillimit të ceremonisë së inagurimit të postit të kryetares së Bashkisë zj. Violetta Berisha.
Këtu ne takojmë shumë miq të vjetër dhe të rinj të familjes Berisha, e cila gëzon prej disa dekadash respekt të madh në komunitetin tonë në New Jersey dhe disa shtete të tjera të SHBA-së. Ata urojnë njeri-tjetrit dhe më pas bëjnë foto me kryetaren shqiptare për detyrën e re, që erdhi nga votat e lira demokratike të qytetarëve këtu, të cilët ia kanë besuar asaj për katër vjet, që t’i drejtoj ato në postin më të lartë si kryetare e Bashkisë.

Familja Berisha në kujtimet e paharruara të shqiptaro amerikanëve veteranë të komunitetit tonë
Gjatë një bashkëbisedimi të ngrohtë këtu në New Jersey me mikun dhe kolegun tim studiuesin Tomë Mrijaj, (që është njëkohsisht edhe mik dhe kumbara i familjes Berisha), mësova shumë episode interesnate të pazbardhura më parë mbi jetën dhe historinë e kësaj familje fisnike të Pukës dhe Shqipërisë, si një nga familjet më të nderuara dhe respektura.
Po ashtu gjatë një bashkëbisedimi në hollin e Bashkisë së qytetit Fairview me ish gazetarin veteran të radios “Zërit të Amerikës” (Voice Of America) në gjuhën shqipe Gjek Gjonlekaj, u njoha edhe me disa episode origjinale të jetës dhe kalvarit plot mundime, që ka kaluar kjo familje pukjane, gjatë viteve të para 1944 të vendosjes së diktaturës komuniste në Shqipëri dhe deri sa ato familjarisht vendosin të hartojnë planin e suksesshëm të arratisjes (pa dëshirë, por të detyruar nga regjimi komunist) përfundimisht nga vendlindja dhe shteti i egër i diktaturës komuniste, të instaluar nga regjimi anti shqiptar i Enver Hoxhës.
Për familjen zëmadhe Berisha, me emër shumë të mirë në vendlindje (Pukë) dhe diasporën tonë këtu, mbi zemërgjerësinë dhe bujarinë karakteristike tipike tradicionale kreshnike malësore, disa vite më parë ka shkruar disa faqe me kujtime të paharruara dhe me shumë respekt kushtuar Familjes Berisha, në një libër autobiografik, me titull: “Shtegtimet e një njeriu drejt Lirisë” edhe personaliteti i shquar i komunitetit tonë në Detroit (Michigan) Genc Xhevat Korça (1924-2016), djali i mesuesit, historianit dhe Ministrit të Arsimit Xhevat Korça (1893-1959), që ishte gjithashtu një ndër miqët më të ngushtë të intelektualit brilant, martirit të Fesë dhe Atdheut pader Anton Harapi o.f.m. (1888-1946)…
Gjatë një bashkëbisedimi me një nga antarët e familjes zotin ose me saktë axhën e Violettës, aktivistin dhe bujarin fisnik Zef Berisha, mësojmë edhe detaje të tjera të reja nga udha e vështirë e mundimeve, që kaloi kjo derë e mirënjohur e Berishës në Pukë.
Historiania më e re e komunitetit tonë zonjusha Leonora Laçi, ndër të tjera për këtë familje fisnike shkruan: “Familja e saj e madhe kishte lënë Shqipërinë ne fundin e dhjetorit të vitit 1952, për të mbërritur në fillim të janarit në vitin 1953 në Podujeve të Kosovës në ish Jugosllavinë e asaj kohe, të detyruar për shkak të regjimit komunist dhe për t’i shpëtuar persekucionit të pushtetit, që shumë të tjerëve u kishte ngrënë kokat. Arratisja e familjes Berisha nga Puka, ishte e domosdoshme dhe shpëtuese për ta. Arratisjes i priu Gjokë Ded Prelaj (Berisha), gjyshi i Violettës. Ky vendim ishte tepër i vështirë, por i domosdoshëm dhe i pashmangshëm.”
Asokohe në vendlindje në Pukë, kjo familje të gjithë ishin antikomunistë të vendosur, sikurse mijëra familje të tjera shqiptare anti komuniste, të cilët kundërshtonin regjimin e hurit dhe litarit dhe gjithsesi nuk mund të pajtoheshin me diktaturën komuniste, të vendosur brutalisht në Shqipëri gjatë vitit të zi 1944 (pas Luftës së Dytë Botërore).
Ata një ditë si familje u arratisën e u vendosën fillimisht në Kosovë, Belgjikë, Itali etj., dhe së fundi mbërritën këtu në ëndrrën amerikane të lirisë dhe demokracisë në shtetet New York dhe New Jersey të SHBA-së.
Nëna e Violetës, Mili, është nga Malësia, fisi Camaj. Babai i saj Pal Berisha, ishte një punëtor i rregullt në SHBA, i cili kaloi në amshim herët… Ndërsa, ajo vet vazhdoi jetën, duke punuar, edukuar e shkolluar fëmijët e saj, deri sa arritën në sukseset, sipas drejtimeve të tyre këtu në SHBA.
Dhe sot
Zonja Violetta Berisha përfshihet në politikë. Ajo para se të bëhet Kryetare e Bashkisë së qytetit ajo ishte anëtare e Këshillit Bashkiak të mini Bashkisë së qytetit Fairview.
Sipas mediave, mësojmë se Violetta Berisha, përballjen më të fortë e kishte gjatë vitit të kaluar, në primaret që u zhvilluan brenda partisë demokrate amerikane, që u mbajtën në qershor të vitit 2023. Violetta, mundi të fitojë brenda garës së partisë së saj, me një tjetër ish-anëtar i Këshillit Bashkiak, duke pasuar kështu ish kryetarin me mandat të kufizuar Vincent A. Bellucci, i cili për arsye moshe (31 vjet si kryetar Bashkie) u tërhoq nga gara për një mandat të ri si kryetar bashkie, duke ia lëshuar vendin e tij kandidatëve të tjerë në garë për këtë post…
Shqiptaro amerikanja Violetta Berisha, kandidoi gjatë zgjedhjeve paraprake dhe të përgjithshme si një kandidate e re e moderuar, duke e fokusuar në programin e saj në pjesën më të madhe në përpjekjet për të rritur mirëqenien dhe sigurinë e qytetarëve, trajtimin e sigurisë në qytet, kufizimin e krimit dhe rritjen e nivelit cilësor të arsimit.
Shtypi lokal zgjedhjen e kandidates së re Violeta Berishës e quajti një votim historik, si një grua e parë e zgjedhur në këtë detyrë në këtë mini bashki në shtetin e New Jersey.
Vazhdimisht kandidatja e re Violetta Berisha, ka bërë thirrje gjatë fushatës së saj për rritjen e fondeve publike, për punësimin e më shumë qytetarëve, mirëqenien e tyre, rritjen e nivelit cilësor të arsimit, sigurinë e lartë të rendit dhe qetësisë publike si dhe zhvillimin e qytetit.
Kjo me sa duket ka qenë edhe arsyeja që ajo ka fituar simpati dhe zemrat e votuesve të shumtë, në mbështetje të kandidaturës së saj.
Kryetarja e re, mbajti një fjalim rasti, në natën e fitores, një fjalim entuziast, që u pëlqye shumë dhe u duartrokit gjatë disa herë nga të pranishmit, si dhe nga vetë ish kryetari veteran i bashkisë Belluci, dhe disa nga bashkëpuntorët e saj, që e ndoqën me vëmendje fjalimin e saj historik.
Ajo sot më 3 janar 2024, sërisht në ditën inaguruese mbajti një fjalim shumë të bukur me përgjegjësi të lart, duke premtuar vijimsinë në shërbim të popullit, që e besoi me votën e tyre.
Pjesë nga fjalimi inagurues i Kryetares së re të Bashkisë
Vëllezër dhe motra shqiptarë!
“Jam jashtëzakonisht krenare që mbaj statusin tim si shqiptaro amerikane, dhe u zgjodha për kryetare bashkie.
Unë vetëm mund të shpresoj të vazhdoj punën e mire, që kemi bërë së bashku me kryetarin paraardhës, dhe këshillin bashkiak.
Përkatësisht, atë që kemi bërë përgjatë viteve në Këshillin e Bashkisë së qytetit Fairview, duke vazhduar me ngritjen e standardeve të jetës së qytetarëve dhe në shërbimin e tyre si në shëndetësi, arsimim dhe sigurinë e qetësinë në këtë bashki”.
Duke folur për gazetën lokale “Daily Voice”, gazetarin veteran të komunitetit tonë Beqir Sina korrrespondent i gazetës “Bota Sot” dhe për kanalin televiziv të komunitetit tonë “Albanian Culture” New York e drejtuar nga Adem Belliu dhe gazetarin dhe studiuesin Klajd Kapinova editor i revistës kulturore “Jeta Katolike” (organ i kishës katolike “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale New York), ajo tha se:
“Kjo është një nga nderimet më të mëdha të jetës sime. Mirëmbrëma të gjithëve! Jam e pushtuar nga emocioni dhe mirënjohja. Jam shumë e emocionuar që ulem si kryebashkiaku i parë shqiptaro-amerikan në Fairview si dhe në shtetin e New Jersey. Për më tepër, gratë e para që shërbyen në këtë zyrë në Borough of Fairview në ekzistencën e saj gati 130-vjeçare.
Jam jashtëzakonisht e nderuar për hyrjen sonte pas gardës së nderit të policisë së Fairview dhe përkrah guvernatorit Phil Murphy dhe kryebashkiakut Vincent Bellucci.
Guvernator, është një nder i jashtëzakonshëm që ju kam sot këtu për të administruar betimin për mua si kryetar bashkie.
Faleminderit, Guvernator, për gjithçka që keni bërë për bashkinë tonë, shkollat tona dhe shtetin e madh të New Jersey. Më e rëndësishmja për miqësinë tuaj të çmuar për mua dhe gjithë familjen time. Unë jam shumë mirënjohës për këtë.
Dua të falënderoj djalin tim Valentino dhe vajzën time Sophia, të cilët kanë lindur dhe janë rritur në Fairvieë dhe kanë ndjekur shkollat e Fairview, për të qenë fëmijët më të mirë që dikush mund të kërkojë ndonjëherë. Ju jeni bota ime dhe më bëni çdo ditë krenare. Nipërit e mi Victoria dhe Giovanni dhe dhëndri im Joe: Ju dua shumë të gjithëve.
Faleminderit familjes sime: Tony dhe Suzie, Rita dhe Paul, Antoinete dhe Besniku, që janë gjithmonë pranë meje dhe keni treguar dashuri dhe mbështetje. Ju dua të gjithëve.
Falenderim, për axhat e mi Zefin, Luigjin, Pashkun dhe dajat: Kolën dhe Frank, tezen Lula dhe kushërinjtë e mi dhe të gjithë të afërmit e tjerë që janë këtu sonte që më keni dhënë gjithmonë mbështetje të pakushtëzuar. Faleminderit, që jeni këtu. Ju dua të gjithëve.
Faleminderit komunitetit shqiptar, që erdhën këtu sonte nga afër dhe larg, për të më treguar mbështetje përtej çdo gjëje që do të kisha menduar ndonjëherë. Unë jam shumë mirënjohëse.
Faleminderit, ligjvënësve të qarkut dhe të shtetit për pjesëmarrjen në ceremoninë e sotme.
Kryebashkiaku Vinny Bellucci mandati juaj 31-vjeçar në zyrën e zgjedhur në Fairview duke shërbyer një mandat në këshill dhe 7 mandate si kryetar bashkie. Ju jeni deri tani kryebashkiaku me shërbimin më të gjatë në historinë e Fairview. Vizioni juaj ndër vite ka përqafuar një qeveri të madhe. Përfshirë por pa u kufizuar në restaurimin e parqeve dhe fushave.
Një program për rishfaqjen e rrugëve në Borough që është dyfishuar në madhësi, gjatë gjithë mandatit tuaj. Gjatë 5 viteve të fundit ju keni stabilizuar taksat komunale të pronës dhe keni grumbulluar tepricën më të madhe ndonjëherë, gjithashtu keni avancuar iniciativën e sigurisë publike dhe keni kryesuar zhvillimin e zgjuar të Bashkisë.
Urime për gruan tuaj të bukur Joanne, fëmijët tuaj Vinny, Michael dhe Lisa, vjehrrat e tua, dhëndri dhe nipërit e mbesat, të cilët duhet të jenë shumë krenarë për arritjet e tua.
Për sa më përket mua, mos shkoni larg, sepse kam ndërmend t’ju kontaktoj vazhdimisht, për udhëzimin dhe mençurinë tuaj, ndërsa ne lundrojmë nëpër këtë administratë. Në emër tim dhe të bashkisë ju uroj një pension të lumtur, të shëndetshëm dhe produktiv.
Paul Juliano, kunati im, nuk di as çfarë të them. Ke pasur besim tek unë, më ke mbështetur mua dhe fëmijët e mi gjithmonë, na ke qëndruar pranë, ke nisur karrierën time në politikë. Ju keni pasur gjithmonë një vizion për mua, që ndoshta nuk e kam parë gjithmonë. Paul faleminderit. Unë do të të bëj gjithmonë krenar.
Urime këshilltarit Steve Burke, Al Lukin dhe këshilltares Florencia Asto për zgjedhjen tuaj. Këshilltari Jhon Gomez dhe Russel Martin, kryetari ynë komunal, mezi pres të punojmë sëbashku për të çuar përpara objektivat, që kanë më shumë rëndësi për rezidencën e Fairview.
Një falenderim i veçantë për të gjithë ata që më ndihmuan në fushatën për këtë zyrë. Komiteti Demokratik i Fairview dhe vullnetarët që punuan sëbashku me Steve Russo.
Faleminderit Shefit tonë të Policisë dhe Departamentit të Policisë, Shefit të Zjarrfikësve dhe Zjarrfikësve, drejtuesve të departamenteve dhe DPW, për ruajtjen e qytetit tonë.
Administratorja jonë Diane Testa për udhëzimin dhe mbështetjen tuaj dhe për John Schettino avokatin tonë të bashkisë për udhëzimin tuaj. Falënderim i veçantë për Monique-n, që sigurohet që gjithçka të funksionojë pa probleme. Për të gjithë miqtë dhe kolegët e mi në Bordin e Arsimit të Fairview ju falënderoj për mbështetjen tuaj gjithmonë.
Unë zotohem të punoj shumë çdo ditë, për të ruajtur rrugë të sigurta dhe të pastra, taksa të qëndrueshme dhe vlera të larta të pronës, si dhe për t’iu përgjigjur të gjitha thirrjeve të banorëve dhe për të punuar me vendbanimin ndërsa përmirësojmë cilësinë e jetës dhe miratojmë politika, që do të përqafojnë pozitivisht komunitetin tonë Fairview.
Sonte, është një nga nderimet më të mëdha të jetës sime dhe do të doja t’a ndaja me mamin që më ka qëndruar pranë, mirë e keq në çdo sekondë të jetës sime dhe babin tim, që më shikon nga lart me një buzëqeshje të madhe.
Ata erdhën në Shtetet e Bashkuara kur unë isha 3 muajshe dhe tregonin historinë se si zbritën në aeroportin John F. Kennedy me 1 valixhe, 2 fëmijë dhe shumë pak para. Ata nuk ishin të sigurt se çfarë ndodhte përpara. Ata shpejt gjetën punë sindikale me 32B-J.
Babai im në ndërtesën e Kombeve të Bashkuara si larës dritaresh dhe nëna ime duke bërë mirëmbajtjen e ndërtesave në Manhatan. Në vitin 1986 ata arritën ëndrrën amerikane, kur blenë një shtëpi në Linda Lane në Fairview.
Si nënë e vetme e 2 fëmijëve nuk mund ta imagjinoja se si do të kishte shkuar jeta ime nëse nuk do të ishte forca, dashuria, mbështetja dhe vlerat që më dhanë prindërit. Unë të dua më shumë se sa mund ta dish ndonjëherë.
Do të doja të falenderoja Ambasadorin e Kosovës Blerim Reka, që ishte këtu sonte.
Përsëri, ju falënderoj të gjithëve që jeni këtu dhe unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për t’ju bërë krenarë, për të punuar me integritet dhe përkushtim për të siguruar që ne të vazhdojmë përparimin e bërë ndër vite.
Zoti ju bekoftë të gjithëve dhe Zoti e bekoftë Amerikën!
Ju uroj të gjithëve një Vit të Ri të lumtur dhe të shëndetshëm!”
Një urim zemre nga Ambasada Amerikane në Tiranë
Një urim i veçantë i ka ardhur këto ditë Kryetares së Bashkisë Violetta Berisha nga U.S. Embassy in Tirana Congratulates Violeta Berisha on Historic Appointment as Mayor, ku ndër të tjera thuhet se: “Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violetta Berisha, u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairview, New Jersey. Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë. Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit. Suksese në rrugëtimin tuaj. Ne jemi krenarë, për arritjet e shqiptarëve kudo që janë.”
Presidenti i Shqipërisë uron kryetaren e Bashkisë Berisha
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Violetta Berishën për zgjedhjen e saj në krye të komunës Fairview në New Jersey. Begaj e konsideroi këtë një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA.
“Urime Violetta Berisha, për betimin si Kryetare e Bashkisë Fairview, New Jersey. Ky është një moment historik jo vetëm për të, por edhe për komunitetin shqiptar në SHBA. Suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare, që ka marrë një detyrë të tillë është model frymëzimi dhe krenarie.”
Kryetari i Bashkisë së Mirditës në Shqipëri, zoti Albert Mëlyshi, ka uruar Violetta Berishën për zgjedhjen e saj në krye të komunës Fairview në New Jersey. Melyshi e konsideroi këtë një moment me vlerë historike për komunitetin shqiptar në SHBA. Në mesazh thuhet: “Zonja Violeta Berisha! Stafi drejtues i Komunës së Mirditës dhe personalisht kryetari i Bashkisë z. Albert Mëlyshi, ju urojnë gjithë të mirat në punën tuaj dhe suksese të vazhdueshme në detyrën tuaj të re, për të menaxhuar Komunën e Fairview. Ju lutemi pranoni sinqeritetin dhe urimet tona, duke shpresuar që shkëlqimi juaj si një bijë intelektuale dhe fisnike e vendit tonë do të bëhet shembull për të gjithë djemtë shqiptarë dhe vajza në çdo vend që janë. Shkëlqesi! Vendet tona gëzojnë gjithashtu histori të rralla njerëzore si natyrë e pastër plot burime, kështu që ne përcjellim Ju urimet tona të sinqerta dhe dëshirën tonë për bashkëpunim në të ardhmen, gjithmonë në interesin më të mirë të komuniteteve që na kanë besuar drejtimin. Përshëndetjet më të mira, Kryetari i Bashkisë Albert Mëlyshi.”

Historia e shkurtër e qytetit Fairview
Më 24 gusht të vitit 1876, Abraham Browning nga Camden, një politikan i shquar i shtetit Nju Xhersit (New Jersey), iu referua shtetit të tij si Shteti i Kopshtit, gjatë një fjalimi në ekspozitën Centennial të Filadelfisë në Ditën e Nju Xhersit.
Asokohe ai e përdori frazën teksa kritikonte shtetet fqinje për marrjen e burimeve nga shteti Nju Xhersit. Browning e krahasoi Nju Xhersin me një fuçi të madhe të mbushur me gjëra të mira, për të ngrënë dhe e hapur në të dy skajet, me Pensilvanianët që kapnin nga njëri skaj dhe njujorkezët nga ana tjetër.
Sipas burimeve historike mësohet se disa historianë pohojnë se ishte Ben Franklin ai që përdori për herë të parë analogjinë “fuçi e hapur në të dy skajet”. Pseudonimi (Shteti i Kopshteve) i qëndroi fort shtetit gjatë vitit 1954, kur legjislatura votoi për vendosjen e këtij slogani në targat e automobilave të Nju Xhersit.
Në vitin 1954, kur u miratua ligji për të përfshirë sloganin në targa, guvernatori i Nju Xhersit ishte Robert Meyner. Projekt-ligji goditi tavolinën e tij për nënshkrim dhe ai e shqyrtoi çështjen, duke përcaktuar se pseudonimi nuk ishte njohur kurrë zyrtarisht nga asnjë pjesë e qeverisë. Ai gjithashtu dyshoi në përshtatshmërinë e tij, duke pasur parasysh shumë gjëra të tjera që lidhen me shtetin.
Ai shkroi në letrën e tij, duke vënë veton ndaj projektligjit: “Unë nuk besoj se qytetari i zakonshëm i Nju Xhersit e konsideron shtetin e tij si më të identifikueshëm me kopshtarinë ose bujqësinë sesa me ndonjë nga industritë ose profesionet e tij të tjera”. Pavarësisht rezervave të Guvernatorit, legjislatura e ka tejkaluar veton e tij.
Fairview u formua në 19 dhjetor 1894, nga pjesë e Ridgefield Township, bazuar në rezultatet e një Referendumi të mbajtur një ditë më parë se të fitonte referendumin. Bashkia u formua gjatë fenomenit Boroughitis, më pas, duke përshkuar Qarkun Bergen, në të cilin e formuan me 26 bashki në qark në vitin 1894.
Ajo është një mini-bashki e vendosur në Bergen County, Nju Jersey, Shtetet e Bashkuara. Ndërsa në Regjistrimin e SHBA të vitit 2010, bashkia kishte një popullsi totale prej 13.835, duke reflektuar një rritje prej 580 (+4.4%) nga 13,255 të numëruara në Regjistrimin e vitit 2000, e cila nga ana e saj ishte rritur me 2.522 (+23.5%) nga 10.733 të numëruara në Regjistrimin e vitit 1990.
Regjistrimi i vitit 2010 në SHBA numëroi 13,835 njerëz, 4,853 familje dhe 3,256 familje në bashki. Dendësia e popullsisë ishte 16,421.8 për milje katror (6,340.5/km2). Hispanikët ose latinët e çdo race ishin 54,63% (7,558) të popullsisë. Popullsia hispanike e qytetit ishte përqindja e 12-të më e lartë midis komunave në Nju Xhersi që nga Regjistrimi i vitit 2010.
Të ardhurat mesatare për një familje në bashki ishin 40,393 dollarë dhe të ardhurat mesatare për një familje ishin 46,365 dollarë. Meshkujt kishin të ardhura mesatare prej 35,000 dollarë krahasuar me 29,905 dollarë për femrat.
Fairview, qeveriset nën formën e bashkisë së qeverisjes komunale të Nju Xhersit, e cila përdoret në 218 komuna (nga 564) në mbarë vendin, duke e bërë atë formën më të zakonshme të qeverisjes në Nju Xhersi.
Organi drejtues përbëhet nga një kryetar bashkie dhe një këshill bashkie, të cilët të gjithë zgjidhen mbi baza partiake në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.
Kryetari zgjidhet drejtpërdrejt nga votuesit për një mandat 4-vjeçar. Këshilli i njësisë bashkiake përbëhet nga gjashtë anëtarë të zgjedhur për të shërbyer mandate trevjeçare në baza të shkallëzuara, me dy vende që dalin për zgjedhje çdo vit në një cikël 3-vjeçar.
Pak histori mbi shtetin e kopshteve, New Jersey
New Jersey, është një shtet i vendosur në të dy rajonet e Atlantikut të mesëm dhe verilindor të Shteteve të Bashkuara. Është shteti më i denduri me popullsi në 50 shtetet e SHBA-së dhe ndodhet në qendër të metropolit verilindor.
Me 7,354 milje katrore (19,050 km2), New Jersey është shteti i pestë më i vogël në sipërfaqen e tokës, por me afro 9.3 milionë banorë që nga regjistrimi i vitit 2020 në SHBA, ku radhitet i 11-ti në popullsinë e përgjithshme të vendit.
Kryeqyteti i shtetit është Trenton, dhe qyteti më i populluar i shtetit është Newark, ku ndodhet edhe aeroporti international me të njëjtin emër.
Gjithashtu New Jersey është i vetmi shtet i SHBA, në të cilin çdo qark konsiderohet urban nga Byroja e Regjistrimit të SHBA me 13 qarqe, të përfshira në zonën metropolitane të Nju Jorkut, 7 qarqe në zonën metropolitane të Filadelfias dhe Warren County pjesë e zonës metropolitane shumë të industrializuar të Luginës së Lehigh.
Nju Xhersi u banua për herë të parë nga paleo-indianë që në vitin 13,000 p.e.s., me Lenape që ishte grupi dominues indigjen kur evropianët mbërritën në fillim të shekullit të 17-të. Kolonistët holandezë dhe suedezë themeluan vendbanimet e para evropiane në shtet, me britanikët që më vonë morën kontrollin e rajonit dhe krijuan Provincën e Nju Xhersit, të quajtur sipas më të madhit të ishujve të Kanalit.
Tokat pjellore të kolonisë dhe toleranca relative fetare tërhoqën një popullsi të madhe dhe të larmishme. New Jersey ishte ndër trembëdhjetë kolonitë që mbështetën Revolucionin Amerikan, duke pritur disa beteja kryesore dhe komanda ushtarake në Luftën Revolucionare Amerikane.
Më 18 dhjetor 1787, Nju Xhersi u bë shteti i tretë që ratifikoi Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, e cila i dha asaj pranimin në Bashkim, dhe ishte shteti i parë që ratifikoi Ligjin e të Drejtave të SHBA më 20 nëntor 1789.
New Jersey mbeti në Union gjatë Luftës Civile Amerikane dhe siguroi trupa, burime dhe udhëheqës ushtarakë në mbështetje të Ushtrisë së Unionit. Pas luftës, shteti u shfaq si një qendër e madhe prodhuese dhe një destinacion kryesor për emigrantët, duke ndihmuar në nxitjen e Revolucionit Industrial në SHBA, New Jersey ishte vendi i shumë inovacioneve industriale, teknologjike dhe tregtare, duke përfshirë qytetin e parë Roselle), që do të ndriçohet nga rryma elektrike, llampa e parë inkandeshente dhe lokomotiva e parë me avull.
Që nga fillimi i shekullit 21, ekonomia e shtetit është bërë shumë e larmishme, me sektorë kryesorë, duke përfshirë bioteknologjinë, farmaceutikën, teknologjinë e informacionit, financat dhe turizmin, dhe është bërë një epiqendër bregdetare e Atlantikut, për logjistikën dhe shpërndarjen.
New Jersey, mbetet një destinacion kryesor për emigrantët dhe është shtëpia e një prej popullsive më të ndryshme etnike dhe multikulturore në botë. Duke i bërë jehonë tendencave historike, shteti është ri-urbanizuar gjithnjë e më shumë, me rritjen e qyteteve që tejkalojnë periferitë që nga viti 2008.
Që nga viti 2022, New Jersey kishte të ardhurat mesatare vjetore të familjeve më të larta, me 96,346 dollarë, nga të gjitha 50 shtetet. Pothuajse një e dhjeta e të gjitha familjeve në shtet, ose mbi 323,000, janë milionerë, përfaqësimi më i lartë i milionerëve midis të gjitha shteteve.
Sipas hulumtimit Sistemi shkollor publik i Nju Xhersit renditet vazhdimisht në ose në krye të të gjitha shteteve të SHBA-së.
Doli nga shtypi libri i Florim Zeqës, “Shpresë dhe nostalgji”
Parathënje
Ky është fillimi i shpalosjes së aktiviteteve të mërgatës sonë. I pari për faktin se duhen edhe shumë libra të tjerë për të shpalosur aktivitetin prej tre dekadave në emigrim. Librimi im i parë monografik për aktivitetet e mërgatës sonë e pëfshinë periudhën dhjetvjeçare nga viti 1997 e deri në vitin 2007.
Në brendinë e librit të parë monografik do të mësoni për ngjarjet dhe aktivitetet e mërgatës nëpër të cilat kam qenë pjesëmarrës dhe akter i tyre. Të gjitha që i lexoni janë ngjarje të vërteta të bazuara në fakte dhe argumente, disa prej të cilave i kam dëshmuar me foto të kohës. Mirëpo, përveq fotografive në arkivin tim janë video dhe audio-inçizimet që i vërtetojnë në plotni të gjitha ngjarjet të cilat i kam përfshirë në këtë monografi të shkurtër.
Qëllimi i kësaj monografie është shpalosja e ngjarjeve gjatë periudhës së luftës çlirimtare, të periudhës më të vështirë, por edhe më krenare nëpër të cilën ka kaluar popullata jonë në Kosovë dhe ne mërgimtarët në shtetet evroperëndimore në veçanti.
Vetë titulli i këtij libri “Shpresë dhe Nostalgji” flet shumë për gjendjen emocionale nëpër të cilën kaluam ne mërgimtarët gjatë periudhës së luftës së lavdishme çlirimtare. Zemra e jonë çdo ditë qante për vendlindjen dhe familjarët që i kishim në flakët e luftës!
Zemra e ne mërgimtarëve çdo ditë qanë për vendlindjen që e kemi lënë, ku bashkë me vendlidnjen i kemi lënë familjet dhe kujtimet më të bukura të fëmijërisë dhe rritës sonë. I kemi lënë miqt dhe shoqërinë.
Me trup në dhe të huaj, me mendje në vendlindje!
Gjatë periudhës së luftës çlirimtare, në vendin e punës, vetëm kur e godisja me kokë ndonjë trup të fortë zgjohesha shpejtë nga meditimi për vendlindjen, familjen miqt dhe shoqërinë.
Vetëm ata që e kanë provuar, të tjerët nuk e kuptojnë dot këtë ndjenjë të thellë shpirtërore të mërgimtarëve.
Ndjenja e brendshme shpirtërore është reflektim i shpirtit të njeriut. Nuk janë fjalët ato që e tregojnë shpirtin e njeriut, por është ndjenja e brendshme shpirtërore e cila shpërthen nga jashtë me emocione të papërshkruara me fjalë. Kur qan zemra e mërgimtarit shterret edhe oqeani!
Megjithatë, krahas nostalgjisë për vendlindjen dhe thyerjeve shpirtërore që përjetonim nga abuzimet e njerëzve të papërgjegjshëm, jetonim me shpresën e madhe për një të nesërme më të mirë.
Nuk ishte aspak e lehtë për neve që na duhej të punonim çdo ditë pandërprerë në vendet e punës, përderisa nuk e dinim me javë e muaj të tërë për fatin e familjeve tona në flakët e luftës.
Përkundër kësaj sikuate asnjëherë nuk jemi ndaluar së vepruari për të mirën e vendit dhe bashkatdhetarëve.
Gjatë përshkrimit të ngjarjeve të kësaj monografie, në të gjitha aspektet pozitive i kam permendur me emra dhe mbiemra bashkëpunëtorët, kurse në të gjitha ngjarjet negative i kam kursyer në emra ish kolegët dhe bashkëpunëtorët e deridjeshëm, të cilët për përfitime personale kanë devijuar në forma të ndryshme.
Veprimet e tyre i kam trajtuar vetëm si ngjarje negative, pasi nuk kam dashur që ky libër i imi të bëhet objekt i prokurorive dhe gjykatave, por të mbetet një faqe besnike e historisë sonë të lavdishme kombëtare.
Sikurse që “nuk ka mal pa derra, nuk ka as grurë pa egjër” (popullore).
Mospërfshirja edhe e aspekteve negative gjatë ecjes dhe rrugëtimit tonë të përbashkët do ta bënte të mangët rrëfimin e disa ngjarjeve dhe nxjerrjen në shesh të së vërtetës dhe aspekteve pozitive. Sikurse dita pa natën që nuk e ka kuptimin e saj, ashtu edhe drita shndrit më bukur kur e mund errësirën.
Sikurse e kam cekur në fillim, por përserisë, ky është vetëm fillimi i shpalosjes së aktiviteteve të mërgatës sonë. Do të jenë edhe disa vëllime monografike të periudhave të më vonshme, një përbledhje publicistike nga të gjitha aktivitetet e mërgatës për të cilat kam shkruar në të përditshmet në gjuhën shqipe dhe ato italiane, një tregim i veçantë i cili do ta ketë trajtën e një romani, një përmbledhje e 51 tregimeve “Shoqni dhe Pabesi” dhe për fund embëlsira e rrëfimeve nga dita e parë në emigrim e deri pensionim.
Autori: Florim Zeqa
“Talkini…”, euu “na i rrofsh opangat, hoxhë!”



