Kreu Blog Faqe 901

Të gjithë kemi një Atdhe, poezi nga Atdhe Geci

0

Atdhe Geci

TË GJITHË E KEMI NJË ATDHE

Poezi

-Etlevë, këtë poezi po ta jap hua për lexim!

 

Ah, kjo birrë dardane e maleve të bardha

më shpie nëpër kohëra të fillimit pellazg

më shpie në kohëra Ilirësh dhe epirotësh

më shpie në shtëpinë e Zeusit dhe Herës

në shtëpinë e Dhemetrës, Thotit e Eskilit

aty ku mbahej mesha shqip e perëndive,

mesha me fjalët më të hershme të shqipes.

meshë me gjuhë dhe fjalë më të hershme!

 

Ah, kjo birrë dardane e maleve të bardha

më bëri ta dëgjoj himnin poetik të tokës

se të gjithë jemi me gjuhë dhe me atdhe

të ligjëruar nga Dhemetra, nga më e para

hyjneshë e bijve dhe bijave të pellazgjisë

aty ku u ngjiz Njëperëndia e kësaj bote,

pellazgët s´e kishin frikë ta thoshin hapur

se në këtë botë s´mund të ketë dy perëndi.

 

Ah, kjo birrë dardane e maleve të bardha

më futi në një botën pa fjalë dhe pa ëndrra

më futi në djepin më të lashtë të shqipeve

aty ku u kurorëzua gjuha ipe e perëndive,

Alfabeti pellazg me 54 shkronja, si dhe

mesha shqip sipas urdhrit të Dhemetrës.

Pasioni për letërsinë më nxori në Dodonë

më nxiti t´i këndojë gjakut tim, trimave të

Moresë, të Atikës, Beotisë dhe Çamërisë!…

 

Shqipet e tërë Mesdheu e kanë dëshmuar

forcën e gjuhës shqipe dhe të bukurën e

e saj, për gjuhën e Thotit dhe Aleksandrit

për gjuhën shqipe të Pirros dhe Apollonit

për gjuhë shqipe të Sokratit dhe Platonit

për gjuhën shqipe të Kadmit dhe të Ilirit

për gjuhën shqipe të bukës dhe të armëve

për gjuhën Ipe të 4 papëve të krishterimit.

 

Kjo birrë dardane me ujë malesh me borë

më krijon drithmë dashurie në tërë qenien

drithmë që rend pandalshëm nga truri tek

mendja dhe, nga shqisa në shqisë e përtej

Etleva, gjithë jetën do t´i këndoj pellazgët

se shqiptarët jemi pellazgë-ilirët e sotëm

të tërë kemi një gjuhë, një gjak, një atdhe!

 

Ky motiv me atdhe e që e kërkon atdheun

merr pjesë në proces të së vërtetës e tjerë

poeti niset nga shtëpia e tij letrare e artit

dhe merr përsipër fatin e të vërtetës së tij,

çlirimin nga shumë histori të kot-thëna.

 

Në këtë çast pak të dehur me të dehurën

pyes, sa jetë e jona mund të jetë letërsi,

dhe çfarë do të ndodhte po të fitonte Iliria

a do të ishte Roma Ilire, Athina, Karjotët

pjesë e atdheut tonë të ndarë e t´zvogëluar

unë e di se këto gjëra mund edhe të bëhen

po për epokë tjetër duhet ta gjejmë udhën!…

Atdhe Geci – Dortmund, 10.01 2024

E kish pas njetin e keq 

0

Sinan Kastrati, Suedi

Dy Anekdota, turjakase 

Daja Xheledin, a kânë plak i katunit Dragabil. Ai nuk ka pas anjë djalë, veç dy qika. Njana qikë e dajës Xheledin, tezja Nurë, a kânë e martueme për bacën Cufë në Turjakë. Daja Xheledin vinte shpesh dhe rrinte me javë ta tezja Nurë. 

Edhe baba Imer, ishte nip i Dragabilit, nip i Asllan dhe Avdyl Fejzullahit, prandaj, dajën Xheledin e neronte baba Imer si dajë e me bacën Cufë, që ishte dhânërr i dajës Xheledin, ishin djemt e dy vllaznive. Baca Cufë ishte djali i Brahim Agës kurse baba Imer, ishte nipi i Avdullah Agës. Avdullahi e Brahimi ishin vllazën.  

Daja Xheledin shpesh kur vinte te baca Cufë, vinte me nejt në odën e gjyshit. Baba Imer e thirrte për drekë, për darkë e besa edhe flente te na. Niherë kishim pas shumë mysafirë e kur dikush nga djemtë e babës Imer i kanë shtru venet me fjetë musafirët, në lëkura të deshëve në vend të dyshekëve, dajes Xhyledin i kish qillu veni në mes të dy musafirëve që ai nuk i njihte. Në ndërkohë, kur shhtroheshin venet tjera për musafirët e tjerë, në të dy anët e odës, daja Xheledin e merr lëkurën dhe jorganin e vet e shkon në fund të odës. Atje e shtron lëkurën me fjetë. Baca Reshit e vet:  

-Pse daja Xheledin pse pa shkon atje e nuk po rrin k`tu me fjetë, ku ta kimi shtru venin?  

-Bre dajë, ata qi ishin ra ngat meje ju pash menen se e kish pas njetin e keq.   

(Tregoi: Ukë Imeri)  

Dhânrri kah t`don ja qet kryt nuses! 

Ishna i vogël, tregonte baba Ime e më muarën gratë me shkue me ni darsëm në Qypevë. Kur erdhi vakti me hi dhânrri, mue më thanë gratë, ato qi ishin të afërme të djalit q’e martohje: 

-Ti ki me ja shtru venin nuses e dhânrrit ku kanë “me ra bashkë me fjet”. Simas adetit, djali duhët me ja shtru venin nuses se ajo bân djem e shqiptarët napër katune kanë pas qef me pas sa ma shumë djemë se qika, për punë e për pushkë. Thonin djali âsht për punë e për pushkë. Unë ju shtrova venin, ni sllamaricë me kashtë e ja qitëm ni si qarshaf qi e kish marue nusja e jastakin, vetë e kish maru me dorë por ku pa du mi ja qit jastakin, ato gratë pa thonë, kallxonte baba Imer, një grua më thonte:  

 -Qitja knej, tjetra, jo, qitja jastakin n`anën tjetër.  

Dikur ni plakë e meçme foli:  

-Lene djalin ne t`ja qet jastakin dikun e ai i zoti, ja qet kryt nuses kah t`don. 

(Tregoi: Imer Seferi, Turjakë)   

*) Daja Xheledin, plak nga Dragobili, baba i tezes Nurë 

*) Baca Cufë, Isufi, djali i Brahim Agës, pasunik i madh e shtepi e njohur në Bajrakin e Astrazubit, vjehrri i dajës Xheledin 

*) Asllan e Avdyl Fejzullahi, Avdyli, një plak i urtë e i men çur. Djemtë e Asllanit, vëllait të Avdylit, Velia, Salihi, Xhema … kanë qenë trimat që s`kanë ditë çka është frika e çka qet pushka për grykë. 

*) Me nejt, me ndejtur një kohë, një natë… 

*) Niherë, njëherë 

*) Ja pash menen, shprehje popullore kur dikush e vëren qëllimin e keq të dikujt  

*) E kish-in pas njetin e keq, kish pasur qëllim të keq 

*Dhânrri kah t`don ja qet kryt nuses, një shprehje ku dhëndërri vendos me nusën … sepse dhëndërri e nusja takoheshin për herë të parë. Ata nuk ishin njohur e as parë më parë. Nuk ishin martua me dashuri por, me msit (mles) 

*) Djali duhët me ja shtru venin nuses, ishte zakon që natën e parë, dhoma e nusese zbukurohej por në vend të krevateve, shpesh shtronin kashtë e mbi kashtë, qilima. Të nesërmen, nusja e mbushte dhomë, me qejzë, pajë, punë dore … 

*) darsëm, dasmë 

*) Me hi dhânrri, kur vinte nusja në shtepinë e burrit, qikat e këndonin por edhe ia shanin prindërit. Në mbrëmje, dhëndërri shkonte te nusja. Nusja rrinte në këmbë e dhëndërri ia hiqte duvakun …. 

*) Napër, nëpër  

Malmö, 9 janar 2024 

siankastrati09@hotmail.com 

A po rishfaqet autoritarizmi i gogolit komunist në Shqipëri?

Nga Frank Shkreli 

Një thirrje diplomatëve perëndimorë në Tiranë

“Brezi i sotëm i shqiptarëve ka filluar të vejë në dyshim miqësinë e përendimorëve dhe habitet për heshtjen tuaj ndaj lartësimit të një regjimi barbar komunist në Shqipëri, madje edhe nga qarqet zyrtare, të politikës dhe të drejtësisë të një vendi anëtar i NATO-s.”

Po e filloj këtë shkrim modest me fjalët e Abraham Lincolnit: “Armiqësi kundër askujt, mirësi ndaj të gjithëve”. Sa herë jam shprehur gjatë viteve se Shqipëria nuk bëhet me nostalgjikët e komunizmit, se “Demokracia nuk Pret”, se kanë kaluar 30- vjetë nga shembja e Murit të Berlinit dhe Shqipëria, si asnjë vend tjetër ish-komunist, nuk përballet, zyrtarisht, as simbolikisht, me krimet e regjimit komunist dhe as nuk i dënon ato. Se, Tirana zyrtare nuk kujton as viktimat e shumta të komunizmit dhe as nuk ka dënuar, zyrtarisht, krimet e komunizmit enveristo-stalinist gjatë tre dekadave të kaluara. Për këtë fajin e ndajnë si pozita aktuale socialiste në qeverisje ashtu edhe opozita aktuale demokrate, në të kaluarën. Shumica e shqiptarëve janë të bindur tanimë se këto tre dekada, të tranzicionit “post-komunist”, nuk ishin asgjë tjetër veçse një vazhdimësi e regjimit famëkeq, pak më e butë ndoshta se ish regjimi enverist, por në thelb, anti-demokratik, me vlera dhe ideologji të njëjtë. Për fat të keq, përjetësimi i të keqes komuniste (the evil of communism) siç e quante dikur Presidenti Ronald Reagan, ka arritur proporcione aq serioze sa që sot nevojitet paralajmërimi i ipeshkvijve të Kishës Katolike në Shqipëri kundër dukurive të tilla. Për më tepër, një gjë e tillë po ndodh në Shqipëri para syve të diplomatëve perëndimorë në Tiranë dhe përballë heshtjes së tyre ndaj këtye dukurive shqetësuese për një vend anëtar të NATO-s. Unë modestisht, vite më parë, shpeshherë, kam paralajmëruar përfaqësitë diplomatike perëndimore në Shqipëri se e keqja e bishës komuniste po përjetësohet në atë vend dhe se kjo është tanimë një politikë zyrtare, ndonëse e heshtur ndoshta, por e qëllimshme dhe se diplomatët e vendeve perëndimore në Tiranë duhet të flasin hapur kundër dukurive të tilla. Shqipëria drejt autoritarizmit — rezistenca e shqiptarëve kundër autoritarizmit duhet të ketë mirëkuptimin e ndërkombëtarëve! | Gazeta Telegraf

Xhon Kennedi, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara: “Komunizmi nuk ka ardhur kurrë në pushtet në një vend që nuk është prekur nga lufta, ose nga korrupsioni, ose nga të dy këto”.
Xhon Kennedi, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara: “Komunizmi nuk ka ardhur kurrë në pushtet në një vend që nuk është prekur nga lufta, ose nga korrupsioni, ose nga të dy këto”.
“Heshtja e ndërkombëtarëve në Tiranë ndaj shkeljes flagrante të drejtave të sanksionuara edhe ndërkombtarisht, përfshirë kapjen e institucioneve, nuk është në interesin e perëndimit  e në interesin e shqiptarëve, jo se jo!”

Duhet rikujtuar diplomatëve perëndimorë në Tiranë miq të vjetër e të rinj të Shqipërisë dhe shqiptaraëve; se heshtja e tyre e kohëve të fundit ndaj përjetësimit të asaj që, jo vetëm Kisha Katolike Shqiptare e shikon si një përjetësim të keqes komuniste në atë vend, por edhe vërejtës të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë mendojnë gjithashtu se nuk është në interesin e demokracisë shqiptare, as në interesin e marrëdhënieve të Kombit shqiptar me miqtë e tij në botën demokratike perëndimore, ku të gjithë ne mendojmë dhe besojmë se i përkasin përjetësisht, si njërin prej popujve më të vjetër të Evropës. Si dhe pse mund të justifikohet heshtja e diplomatëve të vendeve të Evropës Perëndimore dhe të Shteteve të Bashkuara në Tiranë ndaj dukurive “të herë pas hershme të neo-komunizmit dhe forma të ndryshme të lartësimit të ish-diktaturës komuniste”, sipas deklaratës së ipeshkvijve të Kishës Katolike në Shqipëri.

Të nderuar diplomatë të demokracive perëndimore në Tiranë, ju mund të vazhdoni të heshtni ndaj këtyre dukurive. Po ju kujtoj edhe njëherë fjalët e Dr Martin Luther King – kampionit të drejtave të njeriut në Amerikë shekullin e kaluar se, “Më në fund, ne nuk do të mbajmë mend fjalët e armiqve tanë kundër nesh, por do të kujtojmë heshtjen e miqve tanë”, përballë padrejtësive ndaj ndesh. Brezi i sotëm i shqiptarëve ka filluar të vejë në dyshim miqësinë e përendimorëve dhe habitet për heshtjen tuaj ndaj lartësimit të një regjimi barbar komunist në Shqipëri, madje edhe nga qarqet zyrtare, të politikës dhe të drejtësisë të një vendi anëtar i NATO-s.

Heshtja e ndërkombëtarëve në Tiranë ndaj shkeljes flagrante të drejtave të sanksionuara edhe ndërkombëtarisht, përfshirë kapjen e institucioneve, nuk është në interesin e perëndimit e në interesin e shqiptarëve, jo se jo! Kjo duhet të jetë kauza e ndërkombëtarëve në marrëdhëniet e tyre me institucionet zyrtare shqiptare dhe me të gjitha entet e tjera të shoqërisë dhe të shtetit shqiptar, përfshirë opozitën dhe shoqërinë civile ashtu siç janë me mungesa dhe jofunksionale. Përndryshe, përballë kaosit politik aktual në Shqipëri, taksapaguesit amerikanë dhe evropiano-perëndimore, me të drejtë, duhet të bëjnë pyetjen: Cili është suksesi i demokracisë në Shqipëri që është premtuar me derdhjen e fondeve marramendëse këto 30-vjet të tranzicionit nga takasapaguesit amerikanë dhe everopiano-perëndimorë?

Kjo, për të mbajtur në pushtet këtë klasë politike aktuale 30-vjeçare, autoritare, neo-komuniste – pozitë dhe opozitë –e lidhur ngushtë, jo vetëm ideologjikisht, por edhe biologjikisht me rrënjtë e ish-regjimit komunist të Enver Hoxhës; diçka e paparë sot në ndonjë vend tjetër ish-komunist, anëtar i aleancës ushtarake perëndimore, NATO-s, siç është Shqipëria. Përjashtim në këtë mes mund të jetë Rusia neostaliniste e Putinit, një shoqëri, kryesisht, neostaliniste dhe Turqia erdoganiste autoritare: shembuj qeverisjeje që tolerohen nga perëndimi për liderët autoritarë të Ballkanit, megjithëse ka edhe shembuj të tjerë, si Vjetnami e të tjera vende, anë e mbanë botës. Për fat të keq, Shqipëria sot ka arritur në një pike, që falë pozitës dhe opozitës, mund të konsiderohet, sipas një komenti të botuar, ditët e fundit, si një, “laborator efikas për të provuar sesa e lehtë është të rindërtosh një shoqëri totalitare në kushtet kur vendi është i hapur me botën, madje edhe anëtar i NATO-s”.  A po rrëshqet Shqipëria në një sistem njëpartiak? – OPINEWS (politiko.al)

“Për ndryshe, përballë kaosit politik aktual në Shqipëri, taksapaguesit amerikanë dhe evropiano-perëndimore, me të drejtë, duhet të bëjnë pyetjen: Cili është suksesi i demokracisë në Shqipëri që është premtuar me derdhjen e fondeve marramendëse këto 30-vjet të tranzicionit nga takasapaguesit amerikanë dhe everopiano-perëndimorë?”

Krijimi i një shoqërie totalitare ishte edhe kushtrimi dhe paralajmërimi i përfaqsuesve të Kishës Katolike shqiptare. Frank Shkreli: A po përjetësohet e keqja e komunizmit në Shqipëri? | Gazeta Telegraf. Thirrja e ipeshkvijve të Kishës Katolike në Shqipëri, Nëntorin e kaluar, drejtuar udhëheqësve më të lartë të vendit: Presidentit, Kryeministrit dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që të shqyrtojnë, seriozisht, dënimin me ligj të “dukurive të krimit të apologjisë” të komunizmit në Shqipëri, siç e quajnë udhëheqësit e Kishës Katolike Shqiptare fenomenin e shfaqjeve nostalgjike për ish-regjimin komunist dhe liderin e saj Enver Hoxhën, në atë vend.  Frank Shkreli: Kërkohet dënimi i “Krimit të Apologjisë” të Komunizmit në Shqipëri | Gazeta Telegraf

Kjo thirrje:  pas 30-vjet të ashtuquajturit tranzicion politik drejtuar klasës aktuale politike shqiptare, qeverisë dhe shtetit, është aq i jashtzakonshëm sa edhe i mirëpritur, ndërkohë që gogoli komunist dhe influenca e tij po shfaqen anë e mbanë Shqipërisë nëpërmjet masave qeveritare dhe para syve dhe heshtjes së diplomatëve perëndimorë në Tiranë përballë këtij fenomeni dhe dukurive absolutisht të papranuara për një vend anëtar të NATO-s. Klerikët katolik, duke qenë të shqetësuar për shfaqjen e këtyre dukurive në Shqipëri, bëjnë thirrje për dënimin me ligj të “krimit të apologjisë”, ndërsa theksojnë se gjithnjë, tre dekada të ashtuquajturit tranzicion “post-komunist”, “librat e historisë nuk thonë të vërtetën mbi komunizmin në Shqipëri.” Unë besoj se dalja në publik në këtë kohë me një deklaratë të tillë drejtuar institucioneve më të larta të shtetit shqiptar në lidhje me dënimin me ligj të “krimit të apologjisë” nuk ishte një vendim i lehtë për udhëheqësit e Kishës Katolike të Shqipërisë si një prej enteve të komuniteteve të shoqërisë shqiptare, që ka vuajtur më së shumti nga barbarizmat e ish-regjimit komunist të Enver Hoxhës. Thirrja e ipeshkvijve të Shqipërisë drejtuar përfaqsuesve të shtetit dhe të qeverisë shqiptare do duhej të mbështetej edhe nga diplomatët e vendeve, historikisht, mike të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, para se Shqipëria të futet në një autoritarizëm qeveritar të llojit putinist dhe vlerash neostaliniste. Në minimum, të nderuar diplomatë perëndimorë, shqiptarët presin prej jush që të tregoni sadopak mirëkuptim për shqetësimet e shoqërisë shqiptare të pasqyruara nga ente serioze siç është Kisha Katolike në Shqipëri në lidhje me dukuritë e formave të ndryshme të neo-komunizmit dhe të lartësimit të ish-diktaturës komuniste të Enver Hoxhës. Heshtja e përfaqsuesve të lartë diplomatikë të demokracive perëndimore në Tiranë nuk u bën nder as ju personalisht, as vlerave të vendeve që ju përfaqësoni. Ndërkohë që shqiptarët siç është shprehur për kohën e tij dikur mbrojtësi i të drejtave civile në Amerikë, i Përndershmi Martin Luther King, do të kujtojnë “heshtjen e miqve tanë”, kur do i duhej të flisnin përballë padrejtësive ndaj tyre.

Neofashizmi serb në aksion

0

Sadri Ramabaja, Prishtinë

___

Në një nga mediat tona [NTV] sot u prononcova edhe për rastin e Nikolla Sandulović-it. Por më gjerësisht dua të thellojë mendimin tim për rastin në fjalë dhe lidhur me neofashizmin serb edhe këtu në murin tim në fb.

Në Serbi, neofashizmi si idologji ia ka dalë të ketë platformën politike dhe të ngulitet thellë në të gjitha instancat shtetërore. Në krye të saj pa dyshim është vet presidenti serb Aleksander Vuçiq. Prandaj neofashizmi serb lehtësisht arsyeton dhunën si mjet për mbajtjen e pushtetit dhe në emër të patriotizmit angazhohet për realizimin e Serbisë së madhe, që aktualisht njihet me emrin e koduar “Bota serbe”.
Në një analizë timen të publikuar ditë më parë, kam potencuar se gara mes dy blloqeve politike në Serbi, më rikthen tek libri i Phillip Cohen-it, “Lufta e fshehtë e Serbisë”.
Në fillim të Luftës së Dytë Botërore, kur Mbretëria e Jugosllavisë po shkonte në histori, elita politike serbe qe përcaktuar në atë mënyrë që ” Lisin (e madh) serb – për ta ruajtur substancën e tij”, planifikoi ta degëzojë në dysh: njëra, që gëzonte simpati për Hitlerin dhe gjermanët – ajo e Nediqit (Ljotiqit), dhe tjetra – e cila do të përcaktohej “për pritjen e fitores së aleatëve” – e çetnikut Mihailoviq.

Dy rrymat e fashizmit modern serb – ai prorus në krye me Listën “Serbia nuk duhet të ndalet”, të cilës i prin presidenti serb Alekandar Vuçiq, në njërën anë, dhe – lista kuazi-properendimore – aleanca e qendrës së majtë “Serbia kundër dhunës”, të rikthejnë tek ndarja në prag të LDB-së.
Përjashtim, si në rastin e parë edhe të dytin, në këtë ndarje, bën Lëvizja Partizane gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe tani e ashtuauajtura Lëvizje Qytetare e majtë, që njeh pavarësinë e Kosovës dhe individë si z Nikolla Sandulloviq dhe forca e tij politike që ai drejton – Partia Republikane.

Mënyra se si u kidnapua dhe torturua pothuajse për vdekje z Sandulloviq, më riktheu tek nata e kobshme për mua e 8 maji i 1984-ës, kur sivëllezërit e Vulinit dhe Radojçiqit me emrat Ali [Vllasi], Daut [Morina], Refik [Thaçi] e Ramadan [Sermaxhaj] më patën “kidnapuar ” nga Burgu i Vrajës diku pas mesit të natës në të gdhirë të 9 majit dhe më patën shpënë në malet e Vllasinës.
Fare afër kufirit me Bullgarinë, në një rrugicë futur në një pyll të dendur, e patën ndalur veturën dhe filluan terrorin fizik e psiqik.
Pasi ma rikthejnë shpirtin, duke më hedhur ujë në kokë e fëtyrë nga shishet që i kishin marrë enkas për këtë qëllim, më urdhërojnë që të eci drejt kufirit, një pike kufitare ku dukej drita nga larg, pa kthyer kokën mbrapa. Ndërkohë dy prej tyre bën gati pistolet për t’më goditur, në rast se pretendoja të shmangia rrugën apo të ikja. Më shtynë përpara, sa gadi u përplasa për lisin e parë që kisha në anën e majtë të rrugës. Më paralajmruan se tani kisha sekondat e fundit të jetës….
Unë nuk lëviza pothuajse fare edhe pse më shtynë për së dyti. Përkundrazi, u shtira se zura në një pengesë dhe u përplasa në tokë. Qëndrova pa lëvizur… Ndoshta 15 minuta. Apo edhe më shumë, tani nuk e kam as idenë sa të gjatë më janë dukur ata minuta që unë isha i shtrirë me fëtyrë për dhe, respektivisht në një llucë balte.
Dikur më kanë ngritur në këmbë Ramadan Sermaxhaj dhe Ali Vllasi, si një thes të shkyer, ndërkaq Daut Morina më ka goditur me kërbaç në kokë. Jam rrëzuar sa gjerë e gjatë. Pastaj të gjithë, si bisha, kanë vazhduar goditjet me shqelma në kokë e kudo…
Për një çast më ka shpërthyer gjaku nga hundët dhe fill pastaj kam rënë i alivanosur në anësoren e rrugës, që kishte qenë me zhavor. Këtë fakt e mësova nga grimcat e gurëve që më ishin ngulitur në ballë e fëtyrë, pasi qesh përmendur.

Mënyra se si më patën maltretuar kolaboratorët fashistë shqipfolës mu kujtua në qastin tek po shihja pamjet që morën dhenë të presidentit të Partisë Republikane të Serbisë, z. Nikolla Sandulloviq.

***
Në Serbi asgjë nuk ka ndryshuar, pavaërsisht ndryshimit të sistemit politik. Shërbimi Sekret vepron po ashtu si kishte vepruar kundër ish të burgosurve shqiptarë gjithandej, e gjithmonë.

Ajo që më bën të ndjehem shumëfish keq, ndërkohë, tek shikoj portretin e Sandulloviqit, total të dërmuar, me gjasë edhe të helmuar, siç pohojnë familjarët e tij, është heshtja e demokracive liberale Perednimore, që bëjnë çmos që ta tërheqin në gjirin e vet Serbinë fashiste!

Unë kam pasur rastin ta kem një bisedë të shkurtër me
z Sandulloviq në telefon vitin që lamë pas. Edhe atëherë, po edhe në intervistat që ka dhënë në mediat tona, kam vu re jo vetëm guximin prej qytetari e intelektuali që ai shpërfaqte në bisedë dhe solidaritetin e plotë me qytetarët e Kosovës e kauzën tonë për liri, por edhe përkushtimin që tok me bashkëmendimtarët e tij ta vazhdojnë betejën për defashistizimin e shoqërisë dhe Shtetit serb.

Stamboul (1928) / Organizimi i xhandarmërisë shqiptare – Deklarata nga komandant Kasem Sejdini, i cili ndodhet aktualisht në Kostandinopojë për këtë arsye

Kasem Sejdini (1873 – 1946)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 8 Janar 2024 

“Stamboul ” ka botuar, të shunën e 11 gushtit 1928, në ballinë, deklaratat e komandant Kasem Sejdinit, i cili ndodhej askohe në Kostandinopojë, mbi organizimin e xhandarmërisë shqiptare, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar : 

Shqipëria dhe fqinjët e saj

Deklarata nga Kasem Beu

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ne dimë se komandanti i xhandarmërisë shqiptare, Kasem Beu, ka mbërritur në Kostandinopojë para disa ditësh. 

Kasem beu, i cili erdhi këtu për të studiuar organizimin e xhandarmërisë turke, i intervistuar nga një gazetar, bëri këto deklarata në lidhje me xhandarmërinë shqiptare : 

“Sapo kam ndërmarrë një udhëtim për të studiuar organizimin e xhandarmërisë në Itali, Greqi dhe Turqi. Nuk kam kohë të mjaftueshme për të shkuar në Angora. Unë do t’i paraqes një raport qeverisë sime në lidhje me misionin tim. 

Rendi dhe paqja mbretërojnë aktualisht në Shqipëri. Të gjitha raportimet telegrafike për atentate dhe krime politike të dyshuara të kryera në Shqipëri janë puro shpikje.

Nuk ka asnjë armiqësi të theksuar ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ahmet Zogut.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Arsimi publik po bën përparim të madh në vend. Numri i nxënësve në shkollat fillore dhe gjimnazet tona tashmë është 33.000. Kemi afro 700 shkolla dhe kemi adoptuar shkronjat latine për të gjitha degët e arsimit. 

Popullsia shqiptare është afërsisht 900.000 frymë. 

Ne ende nuk kemi themeluar një universitet. Në një kohë relativisht të shkurtër prej 4 vitesh do të ketë ndryshime të mëdha në Shqipëri.” 

Marrëdhëniet turko-shqiptare-jugosllave 

“Marrëdhëniet tona me Turqinë janë të përzemërta dhe miqësore. Sa i përket Jugosllavisë, edhe pse marrëdhëniet tona me këtë vend lënë disi për të dëshiruar, megjithatë nuk ka mosmarrëveshje të një rëndësie të madhe mes dy vendeve. 

Për sa i përket Greqisë, mes dy vendeve ka çështje të diskutueshme, të cilat ende nuk janë qartësuar.”

Vendosja e kryetarëve në komunat veriore nuk e ka minuar sigurinë e vendit, ajo ishte e minuar…

0

Gani I. Mehmeti

Përkitazi me njohësin e sigurisë në Kosovë, Bedri Elezi, që thot se Vendosja e kryetarëve në komunat veriore e ka minuar sigurinë e vendit.

Vendosja e kryetarëve në këto katër komuna të veriut të Kosovës nuk ka qenë emërim nga lart, as illegal, as I jashtëligjshëm. Ata ishin të zgjedhur me vota, pa marrë parsysh sa kishin dale në zgjedhje dhe sa vota kishin marrë. Këta nuk ishin as komandantë, as gjeneralë për t’i emëruar dikush siç bëhet në ushtri. Këta ishin të zgjedhur, dhe përveç tjerash, zgjedhjet ishin të pranuara edhe nga vendorët edhe nga ndërkombëtarët. Kryetarët nuk ishin vendosur krye më vete, por krejt në mënarë të ligjshme.
Siguria në komunat veriore të Kosovës ka qenë e minuar prej pas luftës, prej kur u ndoqën diku 15 mijë shqiptarë nga veriu I Kosovës. Ajo ka qenë siguri e gënjyer, jo siguri reale apo e vëretetë edhe pse ishin police serbë nga këto komuna me shumicë serbe. Ata police ishin të dalë nga grupet kriminale të veriut të Kosovës dhe nën dirigjimin e Vuçiqit, që po zbatonin urdhërat e Vuçiqit dhe jo të Qeverisë së Kosovës.

“Vendosja e katër kryetarëve në veri e ka minu sigurinë në katër komunat veriore dhe si rezultat i vendosjes së katër kryetarëve të komunave atje ne kishim edhe destabilizim të Rajonit dhe kishim një, mund të themi një ripozicionim të forcave ndërkombëtare në mbështetjen e Kosovës për të ardhmen e Kosovës. Me këtë pajtohem saktësisht. Ndërsa, përpjekja e institucioneve të Republikës së Kosovës për me tregu se ne po bëjmë qeveri lokale atje, e ka destabilizu vendin”, shkruan Elezi në “Bota Sot”.

Kjo thënie disi nuk përkon me realitetin, se siç dihet asgjë nga sovraniteti i Kosovës nuk ishte e pranishme në veri. Kjo do të ishte e rrezikshme sikur ta thoshte dikush nga serbët dhe do duhej reaguar e demantuar, jo ta thotë dikush nga njohësi i sigurisë së Kosovës, për çka duhet të jemi shumë të matur kur ne themi dhe shprehemi publikisht për marrëdhëniet dhe gjendjen ne veri të Kosovës, që të mos çojmë ujë në mullirin e huaj.

Vendosja e katër kryetarëve në katër komunat e veriut të Kosovës nuk e minoi sigurinë e Kosovës e as të rajonit. Atë e gjetën të minuar, ajo ishte e minuar dhe përpiqet ende të minohet nëse nuk reagohet. Në very të Kosovës nuk kioshte asgjë të Kosovës përveç njerëzve dhe tokës, por frymonte gjithçka serbe e asgjë kosovare, asnjë simbol, asnjë shenj të Republikës së Kosovës nuk kishte në këto katër komuna, përveç flamujve serbë me shumicë.

Një çerek shekulli nga Gjenocidi në Kosovë, ndeze një qiri për viktimat e gjenocidit

0

Me rastin e Ditës së Përkujtimit të Gjenocidit në Kosovë, Qendra „Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur“ fton të gjithë shqiptarët që më 15 janar 2024 duke filluar nga ora 19:30, të bëjnë ndezjen e qirinjve në shenjë përkujtimi për viktimat e gjenocidit në Kosovë.

Të përkujtojmë se viti 2024 shënon një çerek shekulli i gjenocidit mbi shqiptarët e Kosovës, të cilin e kanë zbatuar forcat serbe gjatë luftës së fundit.

Siç kemi bërë thirrje edhe më herët, shfrytëzojmë rastin që edhe njëherë të ftojmë institucionet qendrore e lokale të Kosovës, partitë politike, organizatat joqeveritare e të gjithë qytetarët, që këtë çerekshekull të gjenocidit mbi popullin tonë ta shënojmë në mënyrë sa më të dinjitetshme, duke treguar përgjegjësi të lartë shtetërore e qytetare.

Më 15 janar, pikërisht në ditën që Kuvendi i Kosovës e ka caktuar si ditën e përkujtimit të viktimave të gjenocidit, në sheshin „Skënderbeu“ në Prishtinë, aktivistët e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë eHapur” do të bëjnë ndezjen e qirinjve. Ftohen qytetarët e Prishtinës që të bashkëngjiten në këtë aktivitet.

Qytetarët e qyteteve tjera, me vetiniciativë mund ta bëjnë ndezjen e qirinjve në sheshet kryesore të qyteteve dhe të fshatrave të tyre.

Organizimi me vetiniciativë edhe i qytetarëve në qytetet jashtë kufijve të Kosovës është i mirëseardhur, andaj ftojmë të gjithë shqiptarët kudo që janë të bëjnë nderimin e viktimave të gjenocidit pikërisht më 15 janar 2024 nga ora 19:30.

Ata që nuk kanë mundësi të dalin në shesh, këtë ta bëjnë në ballkonet apo dritaret e tyre.

Po ashtu, ftojmë të gjithë shqiptarët anekënd botës që në ora 19:30, sipas kohës së tyre lokale, ta bëjnë ndezjen e qirinjve në ballkone e dritare në nderim të viktimave të gjenocidit në Kosovë.

Ftojmë gjithashtu organizatat joqeveritare, veçanërisht ato që në fokus të aktivitetit të tyre e kanë çështjen e viktimave të luftës që të bashkëngjiten në këtë aktivitet përkujtimi.

Përkujtimi i viktimave të Gjenocidit në Kosovë është më e pakta që ne duhet të bëjmë në rrugëtimin për ngadhënjimin e drejtësisë dhe ndëshkimin e krimit!

Me respekt për të gjitha viktimat e gjenocidit në Kosovë dhe për familjarët e tyre.

Gjenevë, 9 janar 2024

Qendra „Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”

Edhe mysafiri i qet krypë pasulit 

3

Sinan Kastrati, Suedi

Ni plak shkon musafir*) te ni familje e madhe. Ditën mashkujt e shpisë shkojnë me punu e plakit i thonë: 

-Hajde shkojmë në shpi te gratë e ti mas rri vetë n`odë! Aty nuk nerth*) se gratë gatujnë e zjemi*) nuk shymet gjithë ditën. 

Baqica*) kish shti ni vegsh*) me pasul e magjetorja*) i kish shti bukt mi pjekë n`qerep*) e mlu me prush në saqa*). Dikur, kur pasuli gati ish zi, baqica ja qiti ni lugë me krypë e dul mi kry punt tjera. Si dul baqica, erdh magjetorja*), ajo që e kish renin me gatu dhe e mur ni grusht krypë*) ja qiti pasulit. Mas pakë kohe erdh ni nuse. Edhe ajo i qiti pasulit krypë. N`fund u qu edhe plaki, musafiri*) e ia qiti ni grusht krypë pasulit. Baqica e pa e i tha: 

-Shka bâne? Un`i kam qit kryp pasulit. Plaki tha:  

– I qita edhe unë ni grushte krypë mas t`munet kush me hânger kit pasul se kush hini n`shpi ia qiti ka ni grusht krypë pasulit. 

(E tregoi: gjyshi im, Imer Seferi)  

-Imer, thitë t`paskan hi n`shpi, hiç mas shko mi rujt arat me kallamoq! 

Hazir Prelovci i Drenicës a kân shoq i babës Imer, i fist Kastrat. Ai vinte shpesh në Turjakë te na, te baca Xhemajli, Shaban Shaqa, te baca Sahit (Sahit Mstafa). Rrinte nga 2, 3 javë ditë. Çdo natë e ndalte dikush nga fisi kastrat për darkë dhe shkonin shumica e mahallës e rrinin me bacën Hazir. N`darkë shkonte i zoti i shpisë e mas darke shkonim të gjithë burrat etë, pleq e të ri, sikur të kishte ndonjë festë të bajramit a dasmë. Bënin llafe, luanin kapuça e këndonin.  

Njëherë kishin ardhur partiashët (antarët e LKJ-së) në odën tonë për me majt ni mbledhje, se baca Dulë ishte n`parti por kur e shohin Hazir Prellovcin, si mysafir, jabangji *) nuk kanë kanë besu nga tuta *) se po del naj fjalë qï të tjerët nuk duhet ta nijn*) i thonë bacës Dulë*):  

-Hajde Dul shkojmë n`Dushkaja e atje e majm*) mledhjen. 

Pakë para akshâmit*), babai Imer i thotë njërit djalë, Balisë:  

-Bali, shko sonte ti e ruje kallamoqin se hin thit!  

Baca Hazir, kur e nin baben Imer, i thotë:  

-Imer, hiç mas shko me ru kallamoqin pi thive se thitë t`paskan hi n`shpi.  

(Tregoi Imer Seferi)  

Fjalorth i vogël i fjalëve dhe shprehjeve turjakase 

*) musafir, mysafir 

*) Nerth, merdhin, mërdhiu 

*) Zjem, Zjarr (prush e flakë që bëhen nga djegia e druve, e qymyrit etj. 

*) Baqica, e zonja e shtëpisë që vendos se se çka, çarë lloj ushqimi duhet me hëngër për drekë, darkë. Ajo e ka një dhomë të madhe, fllanikun që e mbyll me dry, aty e ku e ruam tamlin, kosin, mazën, tlynin, mishin. 

*) çerep 

Enë balte si tepsi e thellë, në të cilën pjekin bukën. Buke çerepi. Një çerep buke. Shtie (pjek) në çerep. Vë çerepin në zjarr. 

Saç. Rrethi i çerepit. Mashë çerepi. Nxeh çerepin. Heq (vë) çerepin. I hedh prush çerepit. Pjek bukën me çerep. 

fig. keg. Njeri shumë i shëmtuar në fytyrë. 

E kam çerepin në zjarr shih te zjarr,~i. 

*) Magjetorja, gruaja që gatuan, ajo, kunata që e ka rendin me gatua nga tri ditë e pastaj, kunata tjetër gatuan tri ditë e kështu me radhë. 

*) Krypë, kripë 

*) jabangji, i huaj  

*) tuta, frikë 

*) nijnë, e dëgjojnë, me ndëgjua 

*) Dulë, djali I tretë I Imer Seferit e ka pasur emrin Avdullah, por shkurt e thirrnin ”Dulë” 

*) e majm, e mbajmë (mbledhjen, konferencën e partisë, LKJ-së) 

*) akshum, nga aksham, mbrëmje 

Hazir Prellovci, ishte edhe ish luftëtar i Shaban Palluzhës, ish luftëtarit të madh të Drenicës, kusheri i babëgjyshit- Kastrat. 

Malmö, 8 janar 2024 

siankastrati09@hotmail.com

Cili lloj i politikës kombëtare mund të quhet “idiotizëm i dobishëm”?!

1

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami

Bashkimi Evropian po drejton një politikë të “thikës me dy teha” ndaj Kosovës, në mënyrë që të rreh dhe nuk të len me qajtë. Kjo filozifi patetike, spjegohet kështu se ndaj Kosovës BE dhe SHBA kanë vënë sanksione (ndeshkime), duke u krcnuar: “Pse i derguat policët në Veri të Kosovës”. Me këtë ndëshkim idiotik të “dobishëm”, Serbia e fashizuar do të sigurohet nga qarqet masone të Llozanës dhe Kremlinit, sa që Millan Radojqiqi i përkrahuar edhe nga popat, për katër ditë do të fus në Banjskë (Manstir) një arsenal armësh për të mjaftuar në luftën eventuale kundër shqiptarëve për katër muaj, për ta qitë Kosovën para aktit kryer. Me gjithë këtë, Serbia fashiste vazhdon t` i ketë të gjitha beneficionet e Perendimit, se për Rusinë nazifashiste po dihet. Shtrohet pyetja a i përngjanë ky realitet kohës kur viset shqiptare coptoheshin nepër kongrese e konferenca imperialiste dhe prap viktimat ndëshkoheshin pas luftërave, duke i përzënë me miliona shqiptarë në Anadolli, për “faktin se Evropa duhet të frymojë si e krishterë”, për faktin se shqiptarët e kanë pranuar islamin si rreligjion;për faktin se TETË kryqzata Evropa nuk i ka organizuar për interesa të Beduinëve”. (shiqo: Arkivi i Londrës, FO 371, Shqipëria është çështje rreligjioze,prandaj nuk meriton të jetë kompakte dhe e fortë”, prill 1913-Elaborat austriak me shifër “tejet sekret”, f. 1-36, gjermanisht dhe anglisht.).Pra e kaluara jonë sipas këtij Elaborati, “…duhet të mbetët e dyshimt, sespe jemi të dyshimt dhe do të trajtohemi si të dyshimt”.
Kësaj radhe po i veqojmë pozicionet idiotike në politikë me tretman, vetëm sa i takon Ballkanit, me theks të posaqëm ndaj shqiptarëve. Lidhur me këtë, themelimi i Greqisë në fillim të shekullit XIX-të (vitet 1821/28) ishte i drejtë. Së këndejmi edhe themelimi i Serbisë dhe Malit Zi më 1878 në Kongresin imperialist në Berlin ishte pjesërisht i drejtë. Po them pjesërisht, sepse këta dy popuj themeluan shtete duke e tkurrë hapsirën jetësore shqiptare, e duke hapur rrethana tjera për ta coptuar edhe më tepër deri në fund të shekullit XX tokën shqiptare. Së këndejmi, themelimi i Bullgarisë më 1908, është datë historike e drejtë. Pastaj, edhe themelimi i shtetit shqiptar më 1912, është datë historike e drejtë. Por, themelimi i Mbretërisë SKS më 1918 dhe shëndërrimi i saj në Jugosllavi më 1929, është një paralajmërim se jo vetëm shqiptarët (afro 50% në te) por edhe ata që e themeluan do të konvertohen sipas intresit serbian në një komb hibrid që filloi të quhet “Jugosllav”, e i cili edhe pas vitit 1945 ishte një idiotizëm i kohës, që quhej “Kombi socialsit jugosllavë” si vizion. E vërteta, kur u shpërbër Jugosllavia socialiste në fund të shekullit XX me vargoj gjaku, Serbjia e nazifashizuar, e përkrahuar nga ato fuqi që e kishin themeluar, u tregua hapur se gëzon tinzishtë përkrahje, në saje të përkdheljës sidomos evropiane, që kishte shkuar shumë larg në ambicje imperialiste, madje duke e përjashtuar nga çdo e drejtë shqiptarinë nga Badinteri (1992) e duke e quajtur në vijim UÇK-ën “terroriste”. Dhe, për ta penguar ambicjën serbiane, pas shumë peripetishë u neviit jo vetëm lufta e drejtë e UÇK-ës, por edhe intervenimi i NATO-s, duke e bombarduar RFJ-n për 78 ditë me 1038 aeroplanë.

Tidslinje for EU: Slik oppsto og utviklet EU seg | historienet.noMegjithë këtë, politika e “idiotizmit dobishëm” për ta përkrahur Serbinë imperialiste, mbeti si një njollë e zezë në duar të KS OKB, sepse e aprovoi Rrezolutën 1244, me të cilën Serbisë i amortizoheshin fajet dhe nuk u detyra për t` i paguar dëmet e luftës-reparacionet. Megjithë këtë, toka sillet dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) solli verdiktin e pakthyeshëm se “Kosova Republikë nuk e cenon të drejtën ndërkombëtare”. Edhe ky argument nuk pati vlerë “historike” dhe u themelua Gjykata Speciale për Kosovën, krejtë me parpavi idiotike që të peanalizohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Në këtë penalizim kanë rënë në grackën masone edhe ca parti “institucionaliste” në Kosovë, të cilat ende krekosen se janë “shtetëformuese”! E nëse ato parti janë shtetëformuese, atëherë edhe “derri mund të konvertohet në luan”. Ka e tillë është historia jonë e akuzave të ndërsiellura, prandaj me politika të “dobishme idiotike” jemi denuar dhe po denohemi pa mabrim edhe në ditët e sotme.
Koha e pas qershorit 1999 për Serbinë është politikë ‘idiotike e dobishme’ sidomos nga BE
Nga viti 1999 shqiptarët e Kosovës sikur duhet me çdo çmim, çdo politikë që vjen nga Perendimi ta spjegojnë si të dobishme. Për ndryshe, edhe nga disa parti e individë kokëputer, ata që sado pak ushtrojnë politikë kombëtare, të profesionit Meternihut, menjëherë marrin statusin e të dyshimtëve: ose u thuhet se janë të majtë, ose u thuhet se janë social demokrat ekstremistë. Madje me kërkesë të opozitarëve shqiptar nga Kosova, Tirana dhe Grenelli, kualifikohën si “fashistë”.
Jemi në fillim të vitit 2024 dhe Serbia nazifashite është e palëkundur nga politika e saj imperialsite sidomos ndaj Republikës Kosovës. Këtë politikë idiotike të dobishme, për Serbinë sot e përkrahin terthorazi: KS OKB, BE dhe NATO, duke penguar Republikën e Kosovës që të themelojë ushtri të vërtetë mbrojtëse. Sidomos në këtë politikë, me të gjitha mjetët është kah investin Rusia, e cila vlon nga shovinizmi rreligjioz, ushtrak dhe politik nazifashist.
Serbinë nazifashiste në anën tjetër, po e kurajojnë sidomos pesë shtete e BE-s që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës si:Spanja, Rumunia, Sllovakia, Greqia dhe Qipro. Por, ky realitet është idiotik i dobishëm, vetëm në shiqim të parë, sese kurrizin e Serbisë po e drejton politika e investimeve në ekonominë e saj nga shtete më të pasura të globit. E për të qenë ky realitet edhe më groteks, ndaj Kosovës dhe UÇK-ës sidomos, me entuziazëm është hapur Gjykata Speciale me seli në Hagë e që numrohet idiotikisht se: “është Gjykatë e Kosovës”. Këtij realiteti me fjalorin e filozofisë së historisë i thonë sikur kur çetnikët masakronin shqiptarë duke u thënë: “po ta pres kokën, fare nuk ka me dhimbët, prandaj mos u frigo se trupin tëndë do t` ua japim egersirave, sepse si popull i takoni grupit biologjik të tyre”. Madje atë minutë kur u dëshmua se Akuza e Dik Matrit është një fabrikim monstruoz i Beogradit zyrtar, po atë ditë është dashur që Gjykata Speciale të shuhet dhe të themelohet një gjykata për Krime Lufte në Prishtinë. Dhe, pse jo, kush ka bërë krime le të hetohet e gjykohet. Por ky realitet nuk ngjan sepse BE dhe KS OKB nuk kanë BESIM ndaj shqiptarëve. Madje hapur thuhet se “Kosova nuk ka kapacitete të juristëve”. Këtij qëndrimi hipokrit nuk ke ndryshe si t` i përgjigjesh përos me një fjalë-“politikë idiocive”!

Historie - - Den Europeiske union

Çdo krizë po e tejkalon Serbia me “idiotizëm të dobishëm” sepse po provohet të nxirret nga humnera që e ka plasuar Rusia dhe shtetet perendimore

Shtete perendimore që kanë kapital dhe fuqi për ta paralizuar Serbinë ekonomikisht, janë kah e përkdhelin me moton: pale mos po ndryshon kurisn politik pro Kremlinit?. Ju them poblikisht, se Serbinë e njoh në detale, sidomos politikën e saj të brendëshme, sepse të jashtëmen ia drejtojnë Rusia dhe Franca, që qëndrimet e tyre më nuk mund të maskohën. Por çudia e shekullit vejn ndaj SHBA dhe Britanisë Madhe, të ciat mbi qiellin serbian tundin mjegulla të lagëta sa që shpesh nuk e shohin as radarin e as pistën ku kanë për qëllim të zbarkojnë. Në lidhje me këtë, politika Gjermane dihet se ende është nën “mbikqyrëje” të fajeve, gjatë dy luftërave botërore. Madje, ky shtet dihet publikisht se ka investuar në Serbi miliarda euro dhe ato lufton politikisht për t` i ruajtur, përmes politikës në dy karrika, realitet ky që Beogradit i pelqen sikur me bërë muzikë të Betovenit.
Nuk nxirret Serbia nga pozicioni i saj nazifashist kur hapur shihet se ka pozicion të “dobishëm idiotik” nga Rusia dhe Kina, sidomos. Madje, SHBA dhe BE e kanë gozhduar Kosovën në anën tjetër me sanksione. E ky realitet spejgohet nëpër Serbi se: “ Serbët janë në anën e drejtë të historisë, nëse e mabjnë Kosovën, në maje të thikës”. E ky realitet i sjellë politikanët serbian të deklarojnë hapur se “Nuk do ta pranojmë kurrë Republikën e Kosovës”. Në anën tjetër, në Kosovë dhe nepër Evropë po spjegohet se lejimi i tagrave të veturave që të operojnë nepër Serbi me simbolin shtetor të Kosovës RKS, nuk janë asgjë tjetër vetëm se një politikë turistike, ku kanë dobi të gjitha ato shtete që i pranojnë, madje edhe pashaporta siç vepro shteti Borrelit.
Çka janë pra tagrat dhe pashaportat? Janë çështje politikaneske dhe turistike që lidhën kinse me të drejtat e njeriut, por që atyre të drejtave u rrinë xhelati serbian me shpatë në çafë, sikurse që i rrijnë në Iranë ajetullahët çdo ideje progresive, me denime drakonike.

Politikë “idiotike të dobishme” pemton Brukseli ndaj Serbisë edhe në atapën që vejn?

Asnjë institucion në BE nuk ka plan dhe program se si Ballkani të shndërrohet në zonë paqe, edhe pse e dijnë se Serbia është satelit i Rusisë dhe në armiqësi me të gjithë fqinjët. Madje Serbët në Bosnje janë buzë një lufte të re me permasa sikurse rasti i Gazëz, mos edhe më keq.
Në lidhje me këtë që u tha më lartë Beogradi kohë pas kohe adapton politikë kinse për: “një Ballkan të hapur”. Edhe çështjën e tagrave e spejgoi si të tillë. Por historia e Ballkanit, hapur që nga viti 1868 është histori e deshtuar sepse në këtë trevë interesat e fuqive evropiane ndrydhën e shtrydhën, herë hapur e herë terthorazi për interesa të fuqive jashtë tij.
Shkrimi i kushtohet: Shejtës Nënë Terezës dhe Shqiptarisë,me kërkesë që të mësojnë se si vlon uji në akull, kur jemi të bashkuar!

Prishtinë, më 9 janar 2024