Zëvendëskryeministri Bislimi takoi përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe nga Lugina e Preshevës

Shkrime relevante

Kosova e paqes thërret Presidentin Trump!

Agim Vuniqi, Vashington Vëllezër dhe motra, sot nuk heshtim para padrejtësisë! Ndërsa...

Sukseset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih, që udhëhiqet nga Vigan Berisha

Sak Muji, Cyrih ____ Vizita e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës...

Dick Marty, Shtëpia e Verdhë dhe shpifjet ndaj përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në foto është Shtëpia e Verdhë, një shtëpi fshati afër Burrelit...

Kur një shoqëri nuk përballet me të kaluarën komuniste, e kaluara rikthehet

Nga: Frank Shkreli _____ Nga poezia për Enver Hoxhën në një bibliotekë publike...

Gjykata Speciale  & Pohimet Deviante

Nga: Besim Prishtina Në procesin përfundimtar të leximit dhe shqiptimit të dënimit...

Shpërndaj

Prishtinë, 11 janar 2024

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, sot ka zhvilluar një takim me përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe nga Lugina e Preshevës.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e informimit shqip në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si dhe sfidat me të cilat përballen mediat e qytetarët atje.

Përfaqësuesit e mediave të Luginës shprehën shqetësime serioze në lidhje me diskriminimin ndaj shqiptarëve dhe, në veçanti, situatën e paqëndrueshme dhe diskriminuese ndaj mediave shqipe në Luginë. Edhe pse përcaktimet ligjore duhet të sigurojnë qasje të barabartë për mediat në gjuhën shqipe në Serbi, ato ende përballen me pengesa dhe vështirësi kur tentojnë të përfitojnë edhe nga mbështetja financiare, e nevojshme për të plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme.

Nevoja për qëndrueshmëri financiare është një çështje kyçe për bashkëpunim, rritjen e profesionalizmit dhe cilësisë së informimit shqip në Luginë, duke respektuar parimet e gazetarisë së pavarur dhe etikën profesionale.

Zëvendëskryeministri Bislimi i njoftoi pjesëmarrësit rreth mundësive të bashkëfinancimit nga mjetet e buxhetit të Republikës së Kosovës për Luginën e Preshevës. Gjithashtu, shprehu përkushtimin e Qeverisë për të mbështetur dhe kontribuar pozitivisht në përmirësimin e situatës në Luginën e Preshevës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu