Kreu Blog Faqe 896

Presidentja Osmani priti në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, me të cilin përpos zhvillimeve të fundit politike dhe ato të sigurisë u diskutua edhe nevoja për koordinimin e vazhdueshëm ndërshtetëror në politikën e jashtme.

Shqipëria, sipas Presidentes Osmani e ka mbështetur Kosovën përgjatë periudhave të rënda për popullin e saj, sikurse edhe në procesin e shteformimit dhe shtetndërtimit, ndaj ka falënderuar ministrin Hasani dhe shtetin shqiptar.

Në takim me ministrin Hasani, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova ka nevojë edhe më tej për mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, sidomos në organizatat në të cilat nuk është e përfaqësuar.

Forhåndsvisning av bilde

“Përtej lidhjes historike e partneritetit strategjik, Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë synime të përbashkëta dhe strategji të harmonizuara në interes të dy shteteve”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Presidentja Osmani ka potencuar se forcimi i shtetit të Kosovës dhe konsolidimi i pozicionit ndërkombëtar është synim i vazhdueshëm, i cili ka nevojë edhe për mbështetjen e Shqipërisë.

“Pozita e Kosovës në arenën ndërkombëtare ka nevojë për kontribut të vazhdueshëm të politikës së jashtme të Shqipërisë”, është shprehur Presidentja Osmani, duke theksuar se për Kosovën, Shqipëria është jo vetëm një partner strategjik, por edhe shtet me të cilin ka lidhje vëllazërore, kulturore e kombëtare.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani dhe ministri Hasani diskutuan edhe për koordinimin për çështjen e njohjeve të reja, përfshirjen në Partneritetin për Paqe si një hap paraprirës i anëtarësimit në NATO, por edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Në raport me zhvillimet e fundit me situatën politike dhe të sigurisë, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë te përkushtuara për koordinim dhe bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe vendet mike të rajonit në adresimin e sfidave të sigurisë.

Forhåndsvisning av bilde

Sipas Presidentes Osmani, zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës dhe veprimet armiqësore të Serbisë dhe lidershipit të saj, kërkojnë angazhim dhe vëmendje të shtuar të faktorit ndërkombëtar por edhe të vendeve të rajonit në funksion të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit.

Përvjetori i lindjes së Ismail Qemalit, figurë e rëndësishme e kombit shqiptar

Nga Eedlira Ruzi, ATA

TIRANË, 16 janar/ATSH/ Më 16 janar të vitit 1844 lindi në Vlorë Ismail Qemali, i konsideruar si Babai i Kombit. Ismail Qemali lindi në një nga familjet më të mëdha të Shqipërisë së Jugut.

Pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, vijoi studimet në shkollën plotore turke në Selanik, ku ishte internuar familja e tij dhe më pas kreu gjimnazin “Zosimea” në Janinë. Në vitin 1860 punoi si përkthyes pranë zyrës së përkthimit të Portës së Lartë. Nga vitet 1862-1864 shërbeu në administratën vendore në Janinë e më pas u transferua në Tërhallë (Thesali) e përsëri në Stamboll.

Mori pjesë, së bashku me Jani Vreton, Hoxhë Tahsinin, Kostandin Kristoforidhin, Pashko Vasën e Sami Frashërin, në mbjedhjen e parë për caktimin e alfabetit të shqipes dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare.

Ismail Qemali pati në vijim një varg detyrash të larta në administratën turke si: kryesekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme në Stamboll, mytesarif i Varnës (Bullgari), guvernator i Danubit të Poshtëm (Tulxhë-Bullgari) etj. Më 1877 Porta e Lartë e akuzoi si kundërshtar të politikës së Sulltan Abdyl Hamitit II dhe përkrahës të pikëpamjeve liberale të Mithat Pashës (funskionar i lartë i Perandorisë, reformator, opozitar). Me këto akuza Porta e Lartë e dënoi me 7 vjet internim në qytetet Kytahja, Eskishehir dhe Bursa në Anadoll. U lirua më 1884 dhe u emërua si mytesarif i sanxhakut të Galiopolit dhe guvernator i Vilajejtit të Tripolit Libi. Më 1900 për t’u shpëtuar ndjekjeve të sulltanit, u arratis nga Turqia dhe i dorëzoi dorëheqjen sulltanit, duke e motivuar largimin e tij nga Stambolli, se në këtë mënyrë do t’i shprehte më mire idetë e tij dhe do t’i kushtonte kujdesin e duhur çështjes shqiptare.

Ismail Qemali qëndroi në vende të ndryshme të Europës ku vendosi lidhje dhe bashkëpunoi me rrethet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. U aktivizua në lëvizjen patriotike shqiptare, mori pjesë në përpjekjet për caktimin e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe dhe për formimin e një shoqërie kulturore shqiptare.

Ismail Qemali zhvilloi gjithashtu veprimtari të ngjeshur politike në Europë për njohjen e kombit dhe të të drejtave të tij. Ai shpejt do të shpallte në shtypin e kohës, vendas dhe të huaj, platformën e tij politike për autonominë e plotë të Shqipërisë ndaj Perandorisë. Mori pjesë në lëvizjen xhonturke, në krahun përparimtar të saj, që ishte për njohjen e e të drejtave të kombeve të Perandorisë, por u hodh kundër Xhonturqve, kur këta morën pushtetin dhe vendosën diktaturën ushtarake. Më 1909 mori pjesë në kundërrevolucionin kundër Xhonturqve dhe u zgjodh kryetar i Partisë Liberale (Ahrar). U dallua si frymëzues dhe organizator i kryengritjes kundërosmane të viteve 1910-1912. Së bashku me Luigj Gurakuqin e patriotë të tjerë hartoi Memorandiumin e Greçës të qershorit 1911 dhe në fund të atij viti mori nismën për organizimin e Kryengritjes së Përgjithshme të vitit 1912. Më 19 nëntor 1912 njoftoi bashkëatdhetarët se do të mblidhej në Shqipëri një Kuvend Kombëtar. Në këtë kuvend, që u mblodh nën kryesinë e tij më 28 nëntor 1912 lexoi deklaratën e shpalljes së Pavarësisë të Shqipërisë dhe ngriti flamurin kombëtar. Pas kësaj u caktua kryetar i Qeverisë së Përkohshme dhe minister i Punëve të Jashtme. Në politikën e tij të jashtme Ismail Qemali u bë i papajtueshëm ndaj çdo cënimi të pavarësisë e të sovranitetit kombëtar.

Pavarësisht kushteve të vështira të brendshme e të jashtme, qeveria e kryesuar nga Ismail Qemali mori një varg masash për organizimin dhe ndërtimin e shtetit të pavarur. Në të gjitha këto veprimtari Ismail Qemali u tregua burrë shteti dhe diplomat largpamës, mbrojti me vendosmëri shtetin e pavarur shqiptar.

Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATA)

Reçaku, UÇK-ja dhe historia

Nga Dritan Goxhaj 

Asgjë nuk është më e rëndësishme për historinë sesa një tregim ose ritregim i sajë. Ajo që ne besojmë që ndodhi, pse ndodhi, si ndodhi të gjitha vijnë nga një tregim i saktë. Por nuk mundemi që të lexojmë diçka e ta besojmë atë, duhet ta analizojmë më parë e më pas të vendosim ta besojmë apo jo. 

Si sot me datë 15 janar të vitit 1999 plot 25 vite më parë forcat ushtarake dhe paraushtarake serbe në Kosovë kryen nje masakër mbi popullatën civile në fshatin Reçak.  

Sot drejtuesit më të lartë të pushtetit e të shtetit në Kosovë ashtu si çdo vit edhe ata para këtyre edhe këtë rradhë bënë homazhe në këtë fshat duke përkujtuar këtë masakër dhe duke përsëritur si përherë kërkesën për drejtësi.  

Thua se drejtësia duhet të vijë nga ata që e bënë këtë masakër duke anashkaluar total detyrën e tyre që drejtësinë duhet ta bëjnë këto institucione që ata drejtojnë duke grumbulluar fakte dhe dëshmi për të çuar para gjykatave këtë masakër dhe ata që e kryen atë. 

Por gjithsesi çdo vit ashtu si sivjet është thënë se kjo masakër solli Konferencën e Rambujesë e cila solli ndërhyrjen e NATO-s.  

Mendoj se janë të gabuar të gjithë ata që e mendojnë kështu. 

Mendoj se nuk është masakra ajo që solli ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, një vendim që u morr në Rambuje. 

Për të kuptuar më mirë këtë na duhet të analizojmë ngjarjet e atyre ditëve pasi vetëm ashtu do e kuptojmë historinë dhe të vërtetën. 

Dhe historia e kësaj maskre nuk fillon me datë 15 janar po me datë 13 janar. 

Më këtë datë Shtabi i Përgjithëshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës pas bisedimeve disa orëshe të bëra midis përfaqësuesve të këtij shtabi, Jakup Krasniqit, Ramë Bujës dhe Sokol Bashotës dhe delegacionit ndërkombëtar të përbërë nga Shefi i Misionit të OSBE-së William Walker, Christofer Hill dhe Wolfgang Petriç si ndërmjetës ndërkombëtar për Kosovën, vendosi të shkëmbente me ndërmjetësimin e mësipërmën 8 ushtarë serb të zënë robër nga UÇK-ja disa ditë më parë, me 9 ushtarë të UÇK-së të zënë robër në fillim të dhjetorit 1998 në brezin kufitar Shqipëri-Kosovë, në tentativë për të hyrë në Kosovë. 

Ky veprim ishte i pari që e bëri Sërbinë të ulej përfundimisht nga froni ku kishte hipur dhe të barazohej me UÇK-në. Pasi pranimi nga ana e saj i shkëmbimit të robërve do të thoshte se këtu po luftonin dy ushtri.  

Prej këtij momenti UÇK-ja mori statusin e një ushtrie të rregullt në aspektin ndërkombëtar. 

UÇK-ja në këtë moment ndërroi totalisht mendimin e keq që shumë vende perendimore anëtare të NATO-s kishin deri në ato momente për të. 

Së pari ky mendim ndërroi në mënyrën e dinjitetshme, njerëzore dhe mjaft humane që UÇK-ja kishte pasur ndaj trajtimit të robërve të luftës. 

Së dyti lirimi i këtyre robërve me shkëmbim i dha UÇK-së një fitore të madhe në rrafshin politik. 

Dhe ishte pikërisht ky shkëmbim që e bëri Beogradin të ndihet i poshtëruar dhe i nënshtruar ndaj kërkesave të SHP të UÇK-së.  

Dhe duke u gjendur në këto kushte ku deri në atë ditë e kishte quajtur dhe konsideruar UÇK-në si organizatë terroriste, tashti pa pritur e pa pandehur ajo po pranonte kërkesat dhe kushtet e shtabit të kësaj organizate.  

Ndaj për të tërhequr vëmendjen nga një krizë e brendëshme besimi dhe politike në Serbi, udhëheqësia genocidiale e serbisë vendosi që të kryente një masakër, të vetëdijshëm se një masakër në popullatën civile jo vetëm që do të tërhiqte vëmendjen nga ajo që ndodhi më datë 13, por edhe shtypi perendimor i cili i kishte dhënë një rëndësi këtij shkëmbimi robërish, tashti nuk do merrej më me të. 

Dhe vërtet ashtu ndodhi. Jo vetëm shtypi perëndimor por që atëherë e deri më sot të gjithë, qofshin ata perendimorë ose shqiptarë të Kosovës e kanë harruar arsyen e asaj masakre dhe tërësisht këtë shkëmbim robërish. Dhe kjo vihet re mësë miri në përkujtimin e kësaj masakre. 

The bodies of 23 ethnic Albanians who had been shot death 15 January near the town of Racak lie near the roadside 16 January. US diplomat William Walker, head of an international observer mission in Kosovo, said that the deaths looked “like executions.”

Por ajo çfar është më interesante në tërë këtë histori, qëndron fakti se ndërkombëtarët kishin dijeni të plotë që kjo masakër do të ndodhte. 

Këtë e vërteton shumë mirë Blerim Shala në librin e tij “Vitet e Kosovës” ku shkruan “ Në datë 14 më erdhi në zyrë Kristofer Hill dhe ndër të tjera më pyeti nëse më gjendej një hartë e Kosovës.  

I thash që e kam në zyrën tjetër. Shkuam aty dhe më bëri shenjë që të mos flas duke pasur frikën e përgjimeve. Dhe me gisht në hartë më tregoji rajonin e Shtimjes dhe më pas më kërkoi të dilnim jasht. Pasi dolëm jasht më tha që në atë rajon aty pritet që shumë shpejt forcat serbe të ndërrmarrin një veprim të fuqishëm ushtarak”. Dhe vërtet duke u gdhirë data 15 serbët kryen masakrën në fshatin Reçak. 

Por të njëjtët ndërkombëtarët të cilët kishin kontakte edhe me SHP të UÇK-së nuk i thanë asnjëherë asaj këtë që i thanë Blerim Shalës. 

Dhe ky fakt i treguar nga Blerim Shala në librin e tij vërteton se nuk ishte masakra e Raçakut ajo që solli Rambujenë dhe si rrjedhojë ndërhyrjen e NATO-s.  

Por ishte veprimi dhe qëndrimi i UÇK-së për ndërrimin e robërve që e detyroi komunitetin ndërkombëtar të ndërhynte, përpara se UÇK të rritej edhe më shumë dhe të ishte shumë herë më e fuqishme politikisht në rrafshin ndërkombëtar.  

Dhe si pasojë nuk do të mund ta shpërbënin dot më atë as në Rambuje e as pas lufte. 

Ndaj mendoj se me të vërtetë është e rëndësishme të përkujtohen masakra të tilla, por ama duhet t’ju jepet atyre rëndësia e vërtetë që kanë në historinë shqiptare të Kosovës e jo të vazhdohet me retorika boshe dhe lojra viktimash pasi kjo jo vetëm që nuk i shërben historisë por as të vërtetës. 

Është për të ardhur keq që data 13 janar nuk përkujtohet jo vetëm nga ana e institucioneve qeveritare por fatkeqësisht as nga ana e shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së. 

Tiranë, 15 janar 2024 

Së shpejti botohet libri ”Kapidan Mark Gjon Marku –Komandant i Përgjithshem i Fuqive t’Armatosuna Kombtare”

0

Së shpejti do ta dërgojmë në shtyp një libër të rrallë, bëhet fjalë për librin: ”Kapidan Mark Gjon Marku –Komandant i Përgjithshem i Fuqive t’Armatosuna Kombtare”.Ky libër është i ndarë në dy pjesë: në pjesën e parë janë shkrimet e studiuesve dhe bashkëluftëtarve të kapidan Mark Gjon Markut,kurse në pjesën e dytë janë shkrimet e studiuesve të kohës së sotme.Ky libër po e hap një faqe të re në Historinë shqiptare. Po i lëshon për tokë fallsifikimet e historisë komuniste.Po ashtu po e hapë edhe serinë e botimeve për vitin 2024 të shoqates ”Trojet e Arbrit”.

Nue Oroshi , historian

Shkaku i luftës civile dhe uniteti kombëtar sipas Skënderbeut

2

Dilaver Goxhaj, Tiranë

___

Sulltan Mehmet Fatihu, i cili sundoi Perandorinë Osmane nga gushti 1444 deri në shtator të 1446, dhe më vonë nga shkurti 1451 deri në maj të 1481, në qershor të vitit 1461 plaçkiti vendin e Venedikut në Peloponez.

Prandaj venedikasit, të cilët ishin aleatë dhe të lidhur me miqësi shumë të madhe me Skënderbeun, dërguan tek ai si përfaqësues Gabriel Trivizanin dhe e nxitën t’i shpallte luftë Mehemt Fatihut, i cili prishi i pari besëlidhjen dhe shkeli i pari besën. – shkruan Marin Barleti, dhe vijon:Skënderbeu bëri marrëveshje me Papa Piu II (i cili më parë quhej Enea Silvius), për të sulmuar ushtrinë e Mehmetit Fatihut së bashku me forcat e krishtera e kryqtare të Republikës së Krishterë, për ta larguar ushtrinë osmane përfundimisht nga Ballkani.

Dhe, ditën që Skënderbeu e priste në Epir Papa Piu-n II me ushtrinë e tij, sipas marrëveshjes, më 14 gusht 1464, Piu II vdiq. Skëndërbeu nuk u tremb aspak nga kjo hata e mynxyrë e të krishterëve, por thirri ushtarët e vet, dhe pasi ngriti sytë në qiell, tha me zë të lartë e me një frikë perëndie shumë të madhe në zemër: “Dhe që ta them me fjalë atë që kam në mëndje, asnjë shtet apo popull nuk është aq i fortë saqë, kur s’ka armiq jashtë, të mos ketë as brenda për t’u ndeshur e matur me të dhe për t’u ndrydhur e shtypur njeri-tjetrin me forcat e veta, meqë e shohin veten të siguruar nga rreziqet e jashtme.

Makar (të paktën) të mos e kishin rrënuar romakët Kartagjenën, shemrën dhe kundërshtaren e vet, të mos e kishin zhdukur armikun e jashtëm, për të pasur ngaherë se kujt t’i trëmbeshin, atëherë me siguri që nuk do të ishin bërë shkrumb e hi nga luftrat civile, nuk do të kishin kthyer armët kundër vetëvetes, shteti dhe perandoria e tyre do të qëndronin ndoshta tani në këmbë.

Dhe me të vërtetë, frika e jshtme, e cila thuhet se është roja më e mirë dhe lidhja më e fortë e bashkimit të brendshëm, do t’i kishte ruajtur e shpëtuar ata.Edhe ne, po të mos e kishim armikun jashtë, po të mos e kishim kundërshtarin që të na mbante në shqetësim e në frikë, pa dyshim që do t’i kthenim armët kundër vetes sonë e do të shkatërroheshim të gjithë së bashku me luftrat e brendshme dhe civile.” (Marin Barleti “Histori e Skënderbeut”, Tiranë 1983,f.599-600).

* * *

Në rast se i kthehemi historisë 78 vjeçare (1945-2023) të Republikës sonë të Shqipërisë, në epokën 45 vjeçare enveriane (sikundër duan ta etiketojnë demokrato-socialistët tanë), e kishim armikun e jashtëm dhe e prisnim nga dita në ditë, (Greqinë e Jugosllavinë), pra, e kishim përherë kundërshtarin që na mbante në shqetësim e në frikë, prandaj qëndruam të bashkuar si popull edhe pse me katër fe të ndryshme si asnjë vend tjetër në Evropë; prandaj dhe u shumuam nga 1 milionë që ishim, në gati 4 milionë për 40 vjet, duke ngritur të gjitha llojet e industrive duke mos u njohur fare papunësia; prandaj arritëm që gjithçka ta prodhonim në vend me forcat tona; prandaj e siguruam bukën në vend dhe krijuam rezerva për 30 vjet edhe pse 76% e territorit të Republikës e kemi kodrinor e malor; prandaj krijuam një ushtri që nuk mund të na pushtonte as edhe një koalicion armiqsh, falë atij uniteti të brendshëm, ku dhe armatimin arritëm ta prodhonim vetë; prandaj elektrifikuam me forcat tona dhe falas edhe deri kasollen e fundt të fshatit më të thellë malor; prandaj bonifikuam të gjitha kënetat që zotëronin 40% të Shqipërisë Perëndimor dhe ngritëm një shëndetësi të shtrirë edhe deri në fshatin më të vogël e më të thellë të vendit me mjekë, mami e infermier/e dhe gjithcka falas; ishte kjo përkujdesje shtetërore që bëri të mundur shtimin e jetëgjatësinë mesatare të popullit nga 38 vjeç në 72 vjeç si rrjedhojë e zhdukjes të të gjitha llojeve të epidemive; prandaj nuk i njihej as emëri drogës si dhe prostitucionit; prandaj nuk e kishim as në fjalor fjalën korrupsion.

Dhe të gjitha këto, pse ishte ajo frika e jashtme prandaj nuk kishim armiq brenda dhe prandaj nuk i kthyem armët kundër vetes sonë, si rrjedhojë e pasjes të një uniteti popull-parti të jashtëzakonshëm.

Dhe këtë 33 vjet (1990-2023) që kemi krijuar bindjen se nuk kemi armik të jashtëm, realisht nuk kemi asnjë prodhim tonin bujqësor apo industrial, madje as domate e as patate, e jo më bukën; i vetmi prodhim bujqësor masiv është kultivimi i drogës kurse e gjithë toka bujqësore është djer; nuk kemi asnjë lloj industrie, as bujqësi, aspak mjekësi në fshat por vetëm në qytetet kryesore dhe jo falas; popullsia ka emigruar dhe kemi mbritur në gati 1 (një) milionë banorë, si në vitin 1945, ku i gjithë fshati si dhe qytezat industrial janë zbrazur gati 80%; industrinë dhe armatimin e çuam të gjithë për skrap prandaj dhe mburemi pse nuk kemi as ushtri, deri dhe policimin e hapësirës ajrore na e bëjnë armiqtë e nesërm të mundshëm; kemi shkatërruar gjithçka që përmenda më lart, në zbatim të parrullës politike qysh ditën e parë të pluralizmit politik: “Gjithçka ta fillojmë nga zerua”, e cila përmendej nga politikanët e djat

Kisha Ortodokse Serbe, strehë e kriminelëve

0

MSc. Adem Lushaj, drejtor i “Shoqata e Intelektualëve të Pavarur” Deçan

Më 24 shtator 2023 grupi i armatosur i cilësuar nga institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare “grupi terrorist serb”, ka sulmuar zyrtarët policor të Republikës së Kosovës, sulm i ndodhur në Banjska të Komunës së Zveçanit, me ç’rast ka mbetur i vrarë rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku. Pas këtij sulmi terrorist, anëtarët e këtij grupi ishin strehuar dhe barrikaduar në manastirin ortodoks serb, në të njëjtin vend, në Banjska. Me të marrë kontrollin në atë zonë, si dhe në mbikëqyrje të Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe mekanizmave ndërkombëtar, forcat policore kishin hyrë në hapësirat e manastirit në Banjska, ku kishin gjetur arsenal të madh të armatimit.
Alicia Kearns, deputete britanike dhe kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, kishte paralajmëruar për hyrje të fshehtë të armatimit nga territori i Serbisë, në Kosovë.  “Armët kontrabandohen nga Serbia në Kosovë me autoambulanca dhe se ato “deponohen” në ambientet e Kishës Ortodokse Serbe”,-kishte deklaruar deputetja Kearns.
Reagim të ngjashëm kishte bërë edhe gjenerali amerikan, Wesley Clark, i cili kishte udhëhequr bombardimet e forcave të NATO-s ndaj caqeve serbe nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999.  “Ajo që është më shqetësuese për mua është se pas incidentit rezultoi se kishte një grumbullim të madh armësh në manastirin serb. Kjo ka ndodhur edhe më parë. Ne e dimë nga përvoja e mëparshme në Ballkan në vitet 1990, dhe që atëherë manastiret serbe kanë qenë strehë e nacionalizmit serb. Dhe, kjo nuk e përjashton përdorimin e tyre si arsenale. Ndaj kjo është gjëja më shqetësuese. Shpresoj që KFOR të insistojë që këto manastire të inspektohen dhe arsenalet të konfiskohen, sepse nuk ka vend për këtë në mes të përpjekjeve për të arritur marrëveshjen e autonomisë për qytetarët serbë të Kosovës. Është kundër produktive dhe nuk ka vend për kërcënime me dhunë dhe armë”-kishte deklaruar Wesley Clark (https://www.zeriamerikes.com/a/7287593.html)

Kurse historiani serb, Milivoje Beshlin, ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, është strehë për kriminelët dhe terroristët. “Roli i Kishës Ortodokse Serbe në ngjarjet tragjike në Kosovë është shumë interesant, sepse, ashtu si në Mal të Zi, ishte një levë dhe instrument kyç për dhunën dhe destabilizimin e fqinjëve të saj”,-ka thënë historiani nga Beogradi, Milivoje Beshlin për Danas. (https://www.botasot.info/aktuale-lajme/2058933/historiani-serb-kisha-ortodokse-serbe-ne-kosove-dhe-beh-eshte-strehe-per-kriminelet-e-terroristet/?)
Njëjtë si Beshlin është deklaruar edhe kolegu i tij, akademik Frashër Demaj, duke thënë se: “Serbia praktikisht i ka përdorur manastiret, do t’i përdor edhe në të ardhmen për të sulmuar dhe për të bërë përpjeke edhe për t’i denigruar edhe institucionet dhe forcat e Republikës së Kosovës”. (https://www.youtube.com/ëatch?v=02fTakSydpI)
Për rolin armiqësor dhe dyshimet që manastiri ortodoks në Deçan, është strehë e kriminelëve serb, vite më parë e kanë bërë të ditur qytetarët e Deçanit. Ky manastir si njëri ndër resurset më të njohur kulturor-turistik është bërë pengesë e zhvillimit të Deçanit. Gjatë luftës së fundit 1998/99, ishte strehë e kriminelëve, gjë që u argumentua edhe nga gjenerali Clark, deputetja britanike Kearns dhe historianët Beshlin dhe Demaj. Në afërsi të manastirit të Deçanit në vitin 1998 ishin vrarë të moshuarit Bekë Shabanaj dhe Hajdar Kuçi nga Deçani, si dhe Bajram Osdautaj dhe Rexhë Pajazitaj nga Isniqi. (shih: Krimet serbe në Kosovë-Rasti i Deçanit).
Igumeni i këtij manastiri Sava Janjiç, jo vetëm që nuk e njehë shtetin e Kosovës, por në vazhdimësi agjiton dhe propagandon kundër institucioneve të vendit tonë, duke qenë njëri ndër lobuesit më të mëdhenj kundër pranimit të Republikës së Kosovës në UNESCO. Janjiç në vazhdimësi dezimformon se ky objekt fetar dhe klerikët brenda tij, janë të rrezikuar dhe nuk kanë liri të lëvizjes. Me këtë arsyetim, politikani Sava Janjiç kërkon që Manastiri i Deçanit të ketë status të veçantë juridik, duke qenë i shkëputur nga institucionet tona shtetërore, status i kërkuar që në vitin 2015 nga ish kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliç. (https://klankosova.tv/kisha-serbe-ne-kosove-si-vatikani-ne-itali). Sava Janjiç për veprimtarinë e tij armiqësore do duhej që të largohej nga Kosova, në mos të arrestimit dhe dënimit të tij sipas ligjeve të Kosovës.

Arsyeja pse z. Blerim Isufaj nuk mund të dekretohet për Kryeprokuror të Shtetit

0

Nga: Isa Mulaj

  • Veritas est adaequatio rei et intellectus

Në mesin e arsyeve pse Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, nuk e drekreton z. Blerim Isufaj për Kryeprokuror të Shtetit mund të jenë disa çështje ligjore dhe të drejtësisë me të cilat unë nuk jam aq i njohur dhe nuk dua të komentoj rreth tyre. Tani njoftohet publikisht se z. Isufaj është liruar nga ato çështje, dhe me këtë iu paska hapur rruga për t’u dekretuar si Kryeprokuror i Shtetit nga Presidentja. Nuk kanë dalur ende në publik disa skandale tjera, sidomos ato për të cilat mund t’i raportoj unë, siç janë: 1) Keqpërdorimi i dërgesave postare nga KPK (z. Isufaj paska qenë më parë kryesues i KPK-së); 2) Falsifikimi, heqja, keqpërdorimi dhe shkatërrimi i vulave zyrtare të kallëzimeve të mia penale në PSRK përmes shifrës Sukhoi Su-25 “Frogfoot”; 3) Rrjedha dhe keqpërdorimi publik i kallëzimeve të mia penale në PSRK përmes policisë rajonale të Prishtinës, stacionit policor “Qendra”, respektivisht hetuesit Petrit Curri, tek insajderi i Vehbi Kajtazit dhe Parim Ollurit; 4) Shantazhi ndaj meje përmes një dokumenti nga Su-25 “Frogfoot” të Këshillit Prokurorial i cili figuron në emër të Blerim Isufajt si “Vendimi KPK/202/18” (i dorëzuar në PTH Pejë për hetim më 18.07.2023 në kuadër të kallëzimit penal PP.II.nr.504/23), etj.
Në këtë raport u sjellim një përvojë nga viti 1995 e cila, ndonëse nuk mund të hetohet tani për ndonjë qëllim, mund të vërtetohet dhe të shërbejë si mësim i mirë se çfarë integriteti moral dhe profesional duhet të ketë Kryeprokurori i Shtetit. Unë kam studiuar dhe e kam mbaruar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës nga viti 1993 deri më 1997. Nga gjithsej 1 200 brucoshë sa kemi qenë të regjistruar si të rregullt ashtu edhe me korrespondencë, kam diplomuar i dyti nga ajo gjeneratë më 11.11.1997, me notën mesatare 8. Më kujtohet viti 1995 kur një shok i imi me emrin “Glauk” Isufaj (djali i axhës së Kryeprokurorit të tanishëm të PSRK-së), kërkonte nga unë që të hyjë në provimimin e quajtur “E Drejta.” E njëjta lëndë në Fakultetin Juridik quhej “E Drejta Ekonomike.” Të njëjtën lëndë si në ekonomik ashtu edhe në juridik e ligjëronte Prof. Dr. Mehdi Hetemi. Teksti universitar i provimit ishte po ashtu i njëjtë si për studentët e ekonomikut, ashtu edhe të juridikut, e me gjasë edhe pyetjet e provimit të njëjta. Para se të sqarojmë çështjen e provimit E Drejta, le të njoftohemi rreth qasjes së profesorit Mehdi Hetemi lidhur me orarin e mbajtjes së provimit në Fakultetin Ekonomik.
Viti 1995 ishte periudhë e sundimit të dhunshëm serb dhe ne studionim nëpër shtëpia private. Dekanati i Fakultetit Ekonomik ishte i vendosur atje diku afër Kodrës së Trimave (Vranjevc) përtej Xhamisë së Llapit, në një rrugicë ku gjindeshin disa punëtori farkatarësh ose “te kovaçt” siç i thoshim atëherë. Ndonëse rrethana okupimi, numri i studentëve në vitin e parë ishte shumë i madh (1 200 brucoshë të regjistruar). Kur mbaheshin provimet, ndodhte që profesorit i duhej e tërë dita nga mëngjesi deri në mbrëmje, madje shpesh edhe dy-tri ditë radhazi për t’i pyetur studentët në afatin e caktuar të provivimit. Edhe më shumë rëndohej puna e profesorit kur shumë studentë që e kishin paraqitur provimin nuk arrinin me kohë sipas radhës në listë dhe shfaqeshin me vonesë duke u ankuar: “Profesor, e kam pas emrin në këtë listë, jam kanë i 12-ti me radhë por u vonova shkaku i ndalesës së autobusit nëpër postblloqet e policisë serbe”, pastaj “na ndali policia rrugës për në provim, na maltretuan për më shumë se një orë”, e kështu me radhë. Ajo gjendje na shkaktonte çrregullime edhe ne studentëve që shkonim me rregull ose para kohe në provim, sidomos mua, për shkak se, atyre që ua thërriste profesori emrin e nuk ishin për momentin aty, vinin më vonë dhe i kërkonin profesorit: “Prof, unë jam n’listë i 8-ti por s’munda të vie me kohë për shkak të kësaj apo asaj arsye.” Në këtë mënyrë, edhe ne që duhej t’i nënshtroheshim provimit na zgjatej afati prej para ditës e deri pasdite ose edhe në mbrëmje për shkak të këtyre ndërhyrjeve. Me këtë situatë ishte bërë nervoz profesori Mehdi Hetemi (ndjesë pastë), i cili para fillimit të provimit për qindra studentë, na paralajmëroj:
“Kujt t’ia thërras emrin, e nuk është për momentin këtu, mos t’vjen ma vonë e me thanë e kam pas emrin në këtë apo atë listë, jam kanë i pari ose i dyti, por le t’shkon e le t’i bjen fyllit kah pallati i shtypit dej n’fatin tjetër.” Po fillon profesori t’i thërras rend kandidatët që e kishin paraqitur provimin. Mesatarisht, çdo i dyti mungonte. Disa studentë vetëm e kishin paraqitur provimin dhe nuk ishin të pranishëm pas thirrjes së emrit, por nuk dihej me saktësi mos ardhja e tyre. Sidiqoftë, pasi disa studentë nuk paraqiteshin, profesori na thoshte: “Qetyne që ia u thirra emrin, mujn me shku e me i ra fyllit kah pallati i shtypit [ndërtesa e ish-shtëpisë botuese Rilindja ku sot janë të vendosura shumica e ministrive të Qeverisë së Republikës së Kosovës, jo larg nga PSRK-ja]. Vazhdonte profesori duke i pyetur studentët që ishin të pranishëm. Posa mbaronte me njërin, shfaqesin studentët tjerë të cilëve u kishte kaluar radha dhe kërkonin të hynin në provim. “Jo, jo, ti mos um filozofo ktu e kam pas emrin n’këtë apo atë listë, po shko bjeri fyllit kah pallati i shtypit dej n’afatin tjetër!” Profesori ua përsëriste këtë edhe studentëve tjerë që vinin pas orarit. U bënë koxha shumë të tillë. Pas dhënies së provimit, unë qëndroja ende jashtë sallës për t’i pritur shokët që ishin në pritje për t’iu nënshtruar provimit. Ndërkohë, vëreja se numri i studentëve që vonoheshin për të hyrë në provim dhe profesori nuk i pranonte shtohej, kur ktheheshin nga salla dhe i vërenin të tjerët duke ardhur por që ishin vonuar, u tregonin se profesori nuk po i pranon në provim. Në pyetjen se çka me ba tash masi e kemi paraqit provimin dhe jemi ardhë me hi n’të, grupi ua kumtonte vendimin e profesorit: “Shkoni e bini fyllit kah pallati i shtypit dej n’afatin tjetër!” Po që se sot e bëjë publik fjalinë “le t’i bijnë fyllit kah pallati i shtypit”, menjëherë do ta kuptojnë qindra studentë të gjeneratës sime, kush, si dhe për çka e ka thënë këtë.
Ishte pikërisht i njëjti profesor, Mehdi Hetemi, ku mua m’u kërkua të hyjë në provim për një shok timin nga Juniku, pasi e kisha dhënë provimin për veti para afër një viti. Shoku im ishte “Glauk” Isufaj, djali i axhës së Kryeprokurorit të tanishëm të PSRK-së dhe pretendentit për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj. Me “Glaukun” ishim edhe si kushëri të largët për shkak se unë e kam prejardhjen nga Juniku, respektivisht nga fisi Gashi dhe sipas asaj që më ka treguar babai, kushërinjët më të afërt i kemi Gacaferrët e Junikut.

“Glauku”: Kusho, a po hin për mu n’provim te Mehdi Hetemi?

Unë [Isa Mulaj]: Qysh more me hi falls? Po m’nxajnë e m’çojnë n’komision disciplinor!

“Glauku”: Jo bre mos u tut, se n’milici t’shkive nuk t’qojnë! Ty nuk t’nxerrin problem kurgja fakulteti po mu, se ti s’ki faj!

Unë: More e kam harru atë provim se ka kalu koxha kohë.

“Glauku”: S’ka dert, veç hin, se memorien e fortë e t’madhe e ki ti. E qe ka kalu një kohë prej se e ke dhanë ti për veti provimin, është ma mirë se nuk t’njeh profesori. Ku munet ai me t’njoft n’mesin e qindra studentëve? Edhe ti dokesh si me kanë unë n’pamje fizike, i gjatë me shtat, edhe pse i Istogut, prejardhjen e ki prej Junikut.

Unë: Po na nxajnë bre, e na sjellin problem, mu ma pak, e ty ma shumë.

“Glauku”: Hajt bre provo, se a po e sheh, plot studenta t’u hi falls, sidomos t’elektros po vijnë shumë me ia u dhanë provimin e matematikës studentve t’ekonomikut, kta t’ekonomikut po shkojnë me hi falls n’juridik për lëndët ekonomike.

Unë: Ani bre, e provojmë, po qysh?

“Glauku”: I kam unë njerzt që i bajnë fallsifikimet e indeksave qe s’muj i dallon kërkush!

Erdhi dita e provimit nga lënda “E Drejta.” Profesori Mehdi Hetemi po i thërret studentët sipas listës. “Glauk” Isufaj? Ktu, u përgjigja unë. “Urdhno, ulu ktu, tërhiqe një tiketë me pyetje, cilën duash ti.” U dashke të jem në kohë edhe në rastin kur kërkohej nga unë t’i nënshtrohem provimit në emër të tjetërkujt, se përndryshe, po që se nuk lajmërohesha me kohë, atëherë u dashke “me i ra fyllit kah pallati i shtypit deri n’afatin tjetër” edhe pse asaj radhe në emër të tjetërkujt, familjarit të Kryeprokurorit të tanishëm të PSRK-së. Sidoqoftë, dola nga provimi, dhe ia dhashë indeksin “Glaukut”: “Qe, 7-she e ki, ma shumë s’mujta, edhe u dashke kapak mos me u shitë që di aq shumë se kish mujt me dyshu profesori!”
Cili paska qenë ai vit, do të pyeste sot prokuroria? 1994/95? I hijmë ne arkivës dhe e gjejmë saktë datën, vitin, dhe notën e “Glaukut” nga lënda E Drejta, listën e notave të nënshkruar nga profesori Mehdi Hetemi, e nëse del 7, atëherë ti paske bërë vepër penale! Por para se të hetohet nota 7 e “Glaukut”, ndoshta duhet të hetohen edhe notat e djalit të axhës së tij, Kryeprokurorit të PSRK-së sepse ky ka studiuar juridik, e në atë fakultet lëndën E Drejta Ekonomike e ka ligjëruar i njëjti profesor (Mehdi Hetemi). Në juridik shkoja nganjëherë si vëzhgues i provimeve kur kishin provime disa shokë, dhe më kujtohen shumica e profesorëve kur i mbanin provimet dhe lëndët e tyre, si për shembull: Vesel Latifi (Kriminalistikë), Fatmir Sejdiu (E Drejta Kushtetuese), Esat Stavileci (E Drejta Administrative), Nerxhivane Dauti (E Drejta e Detyrimeve), Ismet Salihu (E Drejta Penale), Ragip Halili (Kriminologji me Penologji), Bardhyl Çaushi (E Drejta Romake; ky profesor është zhdukur gjatë luftës dhe për fat të keq është harruar), Zejnullah Gruda (E Drejta Ndërkombëtare Publike). Këta janë disa nga profesorët që më kujtohen mirë për shkak se merrja pjesë nganjëherë si vëzhgues kur kishin shokët e mi të juridikut provim ose ligjërata tek ata. Një shok i juridikut, me emrin Ibrahim Kokollari më thoshte se Fakulteti Juridik (në atë kohë nëpër shtëpia private) po planifikon ta fusë si lëndë obligative dhe provim “E Drejta e Bashkësisë Evropiane.” Kjo kishte rëndësi jo vetëm atëherë por ka edhe tani, dhe nuk e di nëse një lëndë e tillë ekziston sot në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. I vetmi provim në juridik në atë kohë okupimi ku nuk guxoja të jem vëzhgues, ishte nga lënda E Drejta Ekonomike dhe profesori Mehdi Hetemi nga dyshimi dhe frika se do të më njihte.
Pse ka rëndësi ta dijmë çështjen dhe të vërtetën e provimit të Kryeprokurorit të PSRK-së për lëndën E Drejta Ekonomike (ose E Drejta Komerciale, në anglisht Commercial Law)? Sepse, kjo është lënda që lidhet shumë me biznesin dhe paratë, e judiriku ose drejtësia, shpesh ndikohet dhe devijohet përmes ndikimit të parave. Si për ironi, kur doli skandali i keqpërdorimit të buxhetit të shtetit për rastin e fryerjes së listës të veteranëve të ish-UÇK-së, prokurori special Elez Blakaj akuzoj Kryeprokurorin e PSRK-së Blerim Isufaj se i kishte bërë presion që të mos i ngrisë aktakuzë Rrustem Berishës, përkundër provave të cilat nuk mund të anashkaloheshin. Po që se do të vepronte në këtë mënyrë shoku im i studimeve “Glauk” Isufaj, do të arsyetohej: “Eh kadale, se unë provimin E Drejta Ekonomike nuk e kam dhanë vet.” Pra, çështja e provimit nga lënda E Drejta Ekonomike nuk duket aq e rëndësishme nga botëkuptimi dhe interpretimi se a e ke dhanë vetë apo tjetërkush në emrin tënd, se a e ke marrë 6,7 apo 9,10 por më tepër se si zbatohet ajo e drejtë në praktikë, sidomos kur është në pyetje çështja e keqpërdorimit të parasë publike dhe buxhetit të shtetit. Me i ra fyllit kah pallati i shtypit, siç thoshte Prof. Dr. Mehdi Hetemi, duket të jetë vepër e ndershme në krahasim me këtë.
E Drejta Bashkësisë Evropiane nuk ka lidhje me këtë praktikë në Kosovë. Unë do t’i bie fyllit kah pallati i shtypit por as kjo e drejtë nuk po më lejohet nga padrejtësitë dhe falsifikimet sistematike nga sistemi i institucioneve që përfshijnë policinë, prokurorinë, dhe gjyqësinë që lëshon dënime të plotfuqishme pa të drejtë ankese, me shtrembërime të tmerrshme, dhe për llogari të kriminelëve të cilët, përkundër provave, më kanosin dhe e shajnë policinë me autorizim dhe mbrojtje të prokurorisë! Ma prokurorë dhe gjyqtarë po dalin këta kriminelë si çifti i Kosovë Hasanajt, Gani Gecit, Kosovë Avdylajt, Venera Mavrajt, Verim Blakajt, Servete Blakajt, Januz Bujupajt, Petrit Currit, Jakup Kastratit, Faton Kajtazit, Vehbi Kajtazit, Parim Ollurit, Ilir Mirenës, Valon Gërrnaçit, Skënder Sejdiut, SE Blerim Isufaj, Besim Kelmendi, Agim Kurmehaj, Ersan Ҫavolli, Sylë Hoxha, Agron Bajrami, Muharrem Bajraktari, Lumturije Hoxha, Arlinda Nallbani – Gacaferri, Shyqyri Syla, Merita Bina – Rugova, Ardita Beqiraj – Hyseni, Petrit Nrecaj, Gani Rugova, Naime Jashanica, Avdullah Ahmeti, Beqir Kalludra, Hashim Ҫollaku, Bujar Balaj, Agim Maliqi, etj. Parmendoni vetëm këtë: Kryeprokurori e autorizon Kosovë Hasanajt me ia q. …ën Policisë së Kosovës! Ndonëse ajo dëshmi e incizimit të kanosjes shumë të qartë është dorëzuar dhe raportuar me kallëzim penal gjithkah nëpër institucionet e drejtësisë dhe sigurisë si PSRK, Prokuroria Themelore Pejë, Inspektoriati Policor, Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe është bërë edhe publik, asgjë nuk është ndërmarrë ndaj kriminelit por vetëm është përndjekur viktima deri në momentin kur po e lexoni këtë shkrim. Çka do me thanë ta keni autorizimin e Kryeprokurorit për me ia q. …ën edhe Policisë së Kosovës. Po kush qenka ai Kosovë Hasanaj që po ia q…a … ën policisë me autorizim të Kryeprokurorit? Është pjesëtar i Bandës së Korotenkos dhe grupit të strukturuar të krimit i cili dyshohet se në bashk kryerje kanë masakra të vërtetuara siç është prerja e kokave dhe trafikimi i organeve gjenitale në komunën e Istogut. Trafikim i organeve gjenitale?!!! Kjo është akuzë e padëgjuar ndonjëherë në terminologjisë juridike dhe të kriminalistikës. Për akuzat e senatorit zviceran Dick Marty se gjoja në Shqipëri, diku në Shtëpinë e Verdhë, qenka bërë trafikimi i organeve njerëzore prandaj mbi këto dyshime shpifëse Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli gjinden në Tribunalin e Hagës. Pavarësisht se, sipas të gjitha gjasave kjo akuzë e tmerrshme dhe shpifëse do të bie për shkak të mungesës së provave, unë u sjelli referenca të cilat shpien drejtpërdrejt në prova për trafikimin e organeve gjenitale në komunën e Istogut që është vendlindja ime. Akuza përmban datë, vend, kohë, motiv, emër të viktimës, dhe të dyshuarit e përfshirë në forma të ndryshme.

Data: 04.11.2013

Vendi: brenda objektit të shkollës së mesme të ulët “Trepça” në Banjë të Istogut (e njohur më herët si Banja e Pejës).

Koha: ora 18:20-25.

Emri i personit të masakruar: Nexhat Muzlijaj, roje e shkollës dhe vëzhgues i zgjedhjeve lokale ditën paraprake më 03.11.2013 në të njëjtin vend ku u masakrua të nesërmen.

Lloji i krimit: masakër; 32 therje me thikë, ku prerja e organeve gjenitale llogaritet si një therje, dhe prerja e kokës si një therje tjetër. Interesohuni për 30 therje tjera.

Motivi i dyshuar i masakrës: pushteti, shpërlarja e parave, pazari me vota dhe me drejtësinë. Mund të jetë e ndërlidhur edhe me 12 vrasje tjera të rënda në “Frontin Përendimor” të cilat ende po cilësohen si të pazgjidhura. Disa prej tyre po i përmendim: vrasja e dyfisht në Istog më 27.12.2018 gjatë plaçkitjes së inskenuar të bankës nga policia (2), zhdukja e Muhamet Metajt (dyshohet se është vrarë) ose vëllait të grabitësit të dyshuar të bankës që e vrau policin më 27.12.2018 (3), vrasja e Tahir Zemajt me djalë dhe nip (6), dhe vrasja e Enver Haradinajt (7). Nuk po i përmendim edhe 5 vrasje tjera derisa të zbardhet masakra e Banjës e cila thuajse është zbardhur por problemi këtu janë:

Të dyshuarit: Këshilli Prokurorial, Prokuroria Speciale, Prokuroria Themelore në Pejë, Prokuroria Themelore në Gjakovë, Këshilli Gjyqësor, Inspektoriati Policor, policia rajonale e Prishtinës, Pejës, Istogut, dhe Skënderajt, Oda e Avokatëve të Kosovës, Gjykata Themelore e Prishtinës (sidomos “kudra” e ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë), LDK dhe AAK + LDD.

Burimet e provave:

⦁ “Telegrami i Zimmermannit” (figuron me emër, vulë, dhe nënshkrim të “kudrës” së ambasadës amerikane në Gjykatën Themelore të Prishtinës), e zbulon masakrën me precizitet të lartë dhe hollësitë e saj (në anglisht with pinpoint accuracy);

⦁ Aktgjykimi i plotfuqishëm i fazës së parë për “Telegrami e Zimmermannit” nga Gjykata Themelore e Pejës me numër P.nr.131/19 i datës 23.02.2023;

⦁ Kallëzimi penal me numër PPS.143/17 dhe parashtesat në vijim të cilin prokuroria, gjykata, dhe policia e kanë neglizhuar, fshehur, dhe keqpërdorur masovikisht;

⦁ Falsifikimet dhe fshehjet sistematike të kallëzimeve penale dhe provave nga shifra Su-25 “Frogfoot” nën mbrojtjen e Këshillit Prokurorial, Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Prokurorisë Speciale, Gjykatave Themelore, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Supreme, dhe Inspektoriatit Policor;

⦁ Montimi i aktakuzave shpifëse të njëpasnjëshme nga policia dhe prokuroria kundër shifrës “The Lone Ranger” për shkak se është palë paditëse;

⦁ Lëshimi i dënimeve të plotfuqishme në bazë të shpifjeve pa gjykim dhe me fshehje sistematike të provave nga gjykata e shkallës së parë (Themelore), të Dytë (e Apelit) dhe tretë (Supreme) kundër “The Lone Ranger” sepse ka bërë kallëzime penale kundër prerjes së kokave dhe trafikimit të organeve gjenitale në komunën e Istogut;

⦁ Propaganda intensive dhe lajmet e rrejshme të mediave të financuara dhe të lidhura me krimin dhe terrorizmin, të cilave u shërbejnë edhe institucionet e shtetit si policia dhe prokuroria duke i rrjedhur dosjet për shantazh publik;

⦁ Mohimi i qasjes në institucionet e drejtësisë, madje edhe në objektet e tyre, për palën paditëse;

⦁ Fshehja nga Gjykata Komunale (tash Gjykata Themelore) e Prishtinës e Padisë së Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike të datës 30.07.2009;

⦁ Fshehja nga Prokuroria Themelore (atëherë Prokuroria Publike Komunale) e Prishtinës e kallëzimit penal të datës 02.06.2011 të Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike kundër peticionistëve të LDK-së, Ministrisë së Administratës Publike, dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) – vetëm ata që merren tërthorazi me, ose e mbështesin, prerjen e kokave dhe trafikimin e organeve gjenitale në Istog kishin të drejtë të kenë OJQ dhe të ekzistojnë si subjekte juridike!;

⦁ Provokimi i vazhdueshëm i institucioneve, sidomos i prokurorisë dhe policisë kundër palës paditëse përmes kriminelëve privat, për vrasjet që i kanë organizuar vetë ata;

⦁ Ndërsimi i kriminelëve të më kanosin, e pastaj të më ngrisin mua aktakuzë kurse ata t’i shpallin viktima;

⦁ Mosinformimi përmes devijimit dhe keqpërdorimit të dërgesave postare. Z. Blerim Isufaj dyshohet se e ka urdhëruar KPK-në t’i devijoj qëllimisht dërgesat postare për mua në Deçan duke paragjykuar se jam nga Isniqi ku ka Mulaj shumë, pa llogaritur se jam kushëri i tij i largët dhe ia kam dhënë provimin E Drejta Ekonomike familjarit të tij. Rasti është raportuar me prova si kallëzim penal në PSRK më 27.06.2022, por Kryeprokurori i PSRK-së nuk i ngritë aktakuzë vetes;

⦁ Përpos devijimit nëpër Deçan të dërgesave postare, Kryeprokurori i PSRK-së dyshohet se e ka furnizuar Sukhoi Su-25 “Frogfoot” me një vendim të tij KPK/Nr.202/2018, nga takimi i mbajtur më 30 prill 2018, e së bashku me të, edhe me disa aktgjykime të huaja të gjykatave themelore në Prishtinë, Prizren, dhe një nga Gjykata e Apelit, të cilat m’i kishin montuar në lëndën time civile për dëmshpërblim C.nr.320/19 që të më shantazhojnë; dhe

⦁ Rrjedha e të dhënave personale nga policia, si për shembull të numrit të telefonit tek kriminelët e dyshuar (tek “Mata Hari”, “Vrasësi Serik”, “Bulashi”, etj.) për provokime, shantazhe, dhe kanosje.

Unë nuk jam prokuror special si Elez Blakaj të kërkoj azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej këtyre prokurorëve, gjyqtarëve, dhe zyrtarëve policorë. Jam një qytetar i thjeshtë dhe më i përndjekuri në Ballkan, për të vetmin shkak: kam kërkuar dhe po kërkoj qasje në drejtësi, gjykim të drejtë e të paanshëm, trajtimin dhe mos fshehjen e provave, përballje në gjykatë me shpifësit dhe ata që më kanosin me autorizim të prokurorisë dhe policisë, të drejtë ankese dhe vetmbrojtje edhe kundër atyre të cilët kanë marrë licenca për profesionin e mbrojtësit (avokatët). Një gjë e tillë më është mohuar deri më tani sepse nuk janë ndërmarrë dhe nuk ndërmerren masa ndaj tyre, ndërkohë që përndjekja ndaj meje vazhdon.
Po bëhën gati dy vite dhe Kryeprokurori i Shtetit është me ushtrues detyre. Kur do të dekretohet Kryeprokurori i PSRK-së për Kryeprokuror të Shtetit nga Presidentja? Derisa të jetë në detyrë Presidentja e tanishme, z. Blerim Isufaj nuk dekretohet, prandaj, le t’i bjen fyllit kah pallati i shtypit deri në afatin tjetër të “provimit” [zgjedhjet e ardhshme presidenciale]!

Një vit që po fillon mbarë për Republiken e Kosovës

0


Nga Frank Shkreli

“Udhëheqsit aktualë të Prishtinës zyrtare dhe qytetarët e Republikës së Kosovës i kërkuan botës një alternativë tjetër, duke kundërshtuar, vendosmërisht, “Ballkanin e Hapur” dhe “Shëngenat” e rrejshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, të propozuar nga Moska dhe Beogradi. Duke u distancuar nga këto propozime kundër interesave shqiptare në rajon që mbështeteshin, fatkeqësisht, edhe nga Tirana zyrtare.”

/Telegraf.al/ Vërtetë, zhvillime me rëndësi dhe të veçanta, për Republikën e Kosovës në fillim të Vitit të Ri, 2024. Nuk jam i sigurt nëse këto lëvizje ndërkombëtare karshi Prishtinës janë të bashkrenduara nga vendet perëndimore – megjithëse mua më duket se ka njëfarë bashkrendimi – për t’i treguar Kosovës se nuk është e harruar. Besoj se këto lëvizje në fillim të Vitit të Ri, janë gjithashtu edhe një mesazh i qartë dhe i drejt për drejt për kundërshtarët e Kosovës dhe apologjetët e tyre: duartë larg nga Kosova!

Mjafton që t’u hedhësh një sy këtyre zhvillimeve pozitive të dy javëve të para të këtij viti; për të cilat e kam fjalën të dokumentuara në portalet e Presidentes të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanit dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Zhvillime këto në marrdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës, kryesisht, me shtete dhe ente euro-atlantike, të cilat kanë qenë pranë Kosovës në kohë të mira e të vështira ç’prej fillimit e deri më tani. Këto zhvillime, në të vërtetë, i bëjnë qytetarët e Kosovës, jo vetëm të udhëtojnë lirisht nëpër Evropë, por edhe të ndihen më të sigurt dhe më të mbrojtur në vendin e tyre nga sulmet e armiqve dhe bashkpuntorëve të tyre shekullorë të Kosovës. Falënderës të Madhit Zot, i ashtuquajturi “Ballkan i Hapur” –Frank Shkreli: Shqipëria të distancohet nga klyshët e Rusisë. Të hiqet dorë nga “Ballkani i Hapur” | Gazeta Telegraf, që për një kohë të gjatë na trazoi shpirtin dhe na prishi mendjet, fatbardhësisht, sot nga ky projekt anti-shqiptar ka mbetur në kujtesë si një ëndërr e keqe, e tmershme dhe si një politikë dështuese anti-shqiptare, që shpresojmë që të ketë përfunduar njëherë e mirë, ashtu si shumë projekte të tjera anti-shqiptare të 100-viteve të kaluara të sponsorizuara nga Moska dhe Beogradi. Urojmë që edhe ky projekt të ketë përfunduar aty ku e ka vendin: në shportën e historisë së plehrave, siç ka thënë dikur Ronald Reagan për ideologjinë e komunizmit ndërkombëtar. Ja të veçantat e këtyre dy javëve të fundit në marrëdhëniet e Prishtinës me botën perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vatikanin dhe Evropën Perëndimore. Janë zhvillime këto në fushën ndërkombëtare që tregojnë se Republika e Kosovës ishte në rrugë të drejt që me vendosmëri të kundërshtonte “Ballkanin e Hapur”, të çpikur në koridoret e diplomacisë anti-shqiptare serbo-ruse. Udhëheqsit aktualë të Prishtinës zyrtare dhe qytetarët e Republikës së Kosovës i kërkuan botës një alternativë tjetër, duke kundërshtuar, vendosmërisht, “Ballkanin e Hapur” dhe “Shëngenat” e rrejshëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, të propozuar nga Moska dhe Beogradi. Duke u distancuar nga këto propozime kundër interesave shqiptare në rajon që mbështeteshin, fatkeqësisht, edhe nga Tirana zyrtare. Shteti dhe qeveria e Republikës së Kosovës i treguan botës se qytetarët e Kosovës janë të denjë të një alternative tjetër pro Perëndimore, si pjesë e familjes perëndimore të popujve të lirë, aty ku shqiptarët e kanë vendin, historikisht, për një jetë më të mirë e më të sigurt për të gjithë – në paqë me vendet fqinje, për të mirën e përbashkët në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të sigurisë dhe paqës në kontinetin evropian.

“Në vazhdimësi të këtyre shënjave pozitive të zhvillimeve ndërkombëtare në Kosovë, fillim të Viti të Ri, udhëheqësit e Republikës së Kosovës, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, në një prej takimeve të para të nivelit të lartë në fillim të Vitit të Ri, pritën Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ku sipas të dhënave zyrtare u diskutua për zhvillimet më të fundit në vend me fokus të veçantë në fushën e sigurisë, si dhe rrugëtimit të integrimit e Kosovës në BE”

Gjykoni vetë se si zhvillimet ndërkombëtare në lidhje me Kosovën dy javët e para të vitit 2024 tregojnë se Kosova është në rrugë të mbarë drejt një të ardhme më të mirë, më të begatë dhe më të sigurt për qytetarët e saj: si pjesmarrëse e plotë në proceset euro-atlantike, me të drejta të barabarta dhe përgjegjësi si çdo shtet tjetër anëtar i Aleancës së NATO-s dhe i Bashkimit Evropian. Një e ardhme kjo që është në interesin afatgjatë të vet Kosovës dhe të Kombit shqiptar, por edhe në interesin më të gjerë të gjeopolitikës euro-atlantike në Ballkanin Perëndimor. Viti 2024 filloi pra me këmbë të mbarë për Republikën e Kosovës! Ja një pasqyrim i këtyre zhvillimeve dy javëshe, që po tërheqin vëmendjen e analistëve dhe ekspertëve të rajonit:- Filloi me liberalizimin e vizave për qytetarët e saj me 1 janar, 2024. “Një vit që fillon me liri të lëvizjes”, e cilësoi Presidentja Osmani vendimin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës e deri në njoftimin, të premten që kaloi nga Presidentja Vjosa Osmani, e cila deklaroi se, pas dy vjet pune intensive me Selinë e Shenjtë, ajo ka “Dekretuar formalisht hapjen e Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë”. Presidentja Osmani shtoi se, “Ky është një hap i rëndësishëm për Kosovën dhe për raportet tona me Selinë e Shenjtë, të cilat do të vazhdojmë t’i thellojmë”,- ka thënë ajo me këtë rast.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një takim të më hershëm me Papa Françeskun në Vatikan.

Në vazhdimësi të këtyre shënjave pozitive të zhvillimeve ndërkombëtare në Kosovë, fillim të Viti të Ri, udhëheqësit e Republikës së Kosovës, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, në një prej takimeve të para të nivelit të lartë në fillim të Vitit të Ri, pritën Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ku sipas të dhënave zyrtare u diskutua për zhvillimet më të fundit në vend me fokus të veçantë në fushën e sigurisë, si dhe punën e institucioneve të Kosovës drejt rrugëtimit të integrimit të saj në BE. Në takimin me zyrtaren e BE-së Presidentja Osmani theksoi rëndësinë që BE-ja të shënojë përparim në raport me Kosovën drejt statusit të vendit kandidat për Republikën e Kosovës dhe heqjen e “masave të BE-së”, të cilat janë ende në fuqi, duke ritheksuar padrejtësinë e këtij vendimi si dhe mosbalancën që krijojnë ato në pozicionimin e palëve në dialog. Ndërlidhur me këtë çështje, Presidentja Osmani konfirmoi se Kosova mbetet palë e përkushtuar për zbatimin e plotë të marrëveshjeve” me Serbinë. Një zhvillim tjetër me rëndësi në marrëdhëniet e mbrojtjes dhe të sigurisë së përbashkët të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe me Aleancën NATO. Republika e Kosovës po fillon një faze të re bashkpunimi me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe të thellimit të marrëdhënieve të Kosovës me partnerin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është njoftuar tanimë, zyrtarisht, për synimin e Kosovës për të blerë sisteme mbrojtëse armësh nga Shtetet e Bashkuara, përmes programit FMS. “Në mbështetje të qëllimeve të politikës së jashtme dhe sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian që është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë. Shitja e propozuar gjithashtu do ta rrisë kapacitetin afatgjatë mbrojtës të Kosovës për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial, si dhe për t`i përmbushur kërkesat shtetërore në sferën e mbrojtjes”, citohet deklarata e Departamentit të Shtetit në lidhje me këtë shitje të propozuar armësh amerikane, Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani në një takim me Sekretarin e Shtetit Blinken në Departmentin e Shtetit në Washington

Një vizitë me rëndësi në fillim të këtij viti në Kosovë ishte vizita e Kryeministrit të Irlandës në Prishtinë, e para e këtij lloji. “Populli i Kosovës është mirënjohës për miqësinë e kahershme dhe mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës”, -u shpreh Vjosa Osmani, duke shtuar se, “Bashkë me Kryeministrin Leo Varadkar shprehëm përkushtimin tonë të përbashkët për bashkëpunim më të fuqishëm në mes të shteteve dhe qytetarëve tanë”,- u shpreh me këtë rast Zonja Osmani.

Ndërsa Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti duke përshëndetur vizitorin e lartë tha se marrëdhëniet e Kosovës me Irlandën sa vijnë e thellohen. “Vendet tona janë të lidhura fort për vlera të përbashkëta të demokracisë dhe një histori të qëndrueshmërisë dhe rezistencës. Jemi mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Irlandës në çlirimin, pavarësinë dhe zhvillimin e vendit tonë”,- është shprehur Kryeministri Kurti.

Kryeministri Kurti: “Takimi i sotëm ishte një rast shumë i mirë për të diskutuar mbi mundësitë që i kemi para vetes për t’i thelluar raportet tona, sa në rrafshin ekonomik e tregtar, ashtu edhe në atë kulturor, politik dhe diplomatik”, midis Republikës së Kosovës dhe Republikës Irlandeze.

Qershia mbi tortë, si të thuash, e këtyre lëvizjeve diplomatike në Prishtinë, në fillim të Vitit të Ri, ishte vizita e një aleati të palëkundur, të Republikës së Kosovës, siç e cilësoi Presidentja Osmani, vizitën në Prishtinë të Sekretarit të Jashtëm Britanik, Lordit Cameron, me të cilin shtoi ajo, “diskutuam partneritetin Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe përkushtimin tonë të ndërsjellë për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon dhe më gjerë.”

Presidentja Vjosa Osmani me Sekretarin e Jashtëm Britanik, Lordin Cameron,

“Britania e Madhe është krenare për partneritetin e vazhdueshëm me Kosovën si një mbështetëse prej kohësh e pavarësisë së saj”, Lord Cameron, Sekretar britanik për punët e jashtme, gjatë vizitës në Prishtinë në fillim të Vitit të Ri.

Në vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit për këtë vit, Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron vizitoi Prishtinën, që për “ne, ishte kënaqësi ta nisnim vitin 2024 me Lord Cameron dhe miqtë, aleatët e partnerët tanë britanikë”, -ka thënë me atë rast, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti. Kryeministri i Kosovës, falënderoi vizitorin e lartë dhe Britaninë e Madhe për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për Kosovën. E njoha me situatën në vend e përkushtimin tonë për zhvillim ekonomik, luftim të krimit dhe korrupsionit, ngritje të mirëqenies së qytetarëve dhe garantimit të sigurisë e paqes përballë sjelljes agresive dhe kërcënuese të Serbisë. Marrëdhëniet tona bilaterale qëndrojnë të forta e të palëkundura”,- ka theksuar Kryeministri Kurt.

 

Kryediplomati britanik falënderon Ministren e Jashtme të Republikës së Kosovës, Zonjën Donika Gërvalla, Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti për takimet për të diskutuar mënyrat e bashkpunimit, në mbrojtje të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Duket pra se Viti i Ri, 2024 ka filluar për së mbari për Republikën e Kosovës dhe për marrdhëniet e saj me aleatët dhe miqtë e vërtetë të saj, aleatët euro-atlantikë, “Një vit që fillon mbarë! Një vit që fillon me liri të lëvizjes, liri që na u mohua shumë gjatë e padrejtësisht”, siç u shpreh Presidentja Osmani. “Por përballë shumë vështirësive dhe sfidave, ashtu si gjithmonë, “me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane”, -është shprehur e para e Republikës së Kosovës, Zonja Osmani me rastin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Unë besoj se këto vizita dhe lëvizje diplomatike dhe ushtarake të rëndësishme, në fillim të këtij viti, nga aleatët e vjetër dhe të rinj të Kosovës, janë një shenjë e vërtetë e interesimit serioz të aleatëve dhe miqve të Kosovës, në mbrojtje të stabilitetit dhe paqës afatgjatë në Kosovë dhe në rajon. Por edhe një shënjë vendosmërie nga aleatët euroatlantikë të Kosovës se siç u shpreh edhe Lordi Camrorn, se “Marrëdhëniet tona bilaterale qëndrojnë të forta e të palëkundura”.

Gëzuar Vitin e Ri Kosovë!

Blloku i gazetarit: ja raportimet e para nga terreni për masakrën e Raçakut, 19 vite më parë

0

Një nga të paktët reporter në terren ishte Behlul Jashari, gazetari veteran që raportonte për ATSH-në dhe që ishte i pari që raportoi tragjedinë që kishte ndodhur.

Si pasojë e kësaj, Ministria e Jashtme e Shqipërisë reagoi menjëherë duke iu referuar raportimit të Jasharit.

Më poshtë po sjellim disa nga raportimet e 19 viteve më parë të tij siç ato janë sjellë në redaksinë e ATSH-së.

Behlul Jashari, Prishtinë

Nga TE SHESHI  15/01/2018

Fjalimi i Murat Xhakjes në Kurshumli, në prani të oficerëve të Vjenës më 28 maj 1878

Pas qëndrimit dy ditor në Toplicë e Jabllanicë me ekipin e Topchanelit, në krye me gazetarin Marin Mema, u frymëzova shumë që të shfletoj meteriale-shkrime, gjegjësisht hulumtime. Përveç librit të M Rakiqit, “ Nga Serbia e Re”, që e kisha lexuar ma herët, ku bënë fjalë për Shqipërinë e vjetër, gjeta nji hulumtim të Prof Hakif Bajrami, nga i cili mbeta i shtagur nga ajo që lexova. Edhe pse, keni pas rast ta lexoni, unë po e përsërisim me qëllim të ngjallë kurreshtjen e lexuesve.

(Ismet Azizi, kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun” .)

Çka foli Murat Xhakja me Dragutin Franasoviqin në Kurshumli në prani të oficerëve të Vjenës më 28. V. 1878

Unë në këtë tubim jam në Besën tuaj, të cilën ne oficerët e Serbisë e njohim fare mirë. Në emër të ushtrisë po ju drejtohem se të gjithë arnautët mund të ktheheni në shtëpitë tuaja, pa përjashtim. Ju duhet ta dini se ka ardhur deri te ndryshimi i pushteti në Arnautllukun e juaj. Tani çdo pëllëmbë toke ku keni jetuar ju, dihet se ka qenë e Padishahut, e prej kësaj lufte do të jetë tokë e Kralit tonë, por që ju do ta shfrytëzoni dhe nuk mundet askush me ua tjetërsuar apo uzurpuar. Një fakt do ta mësoni se taksat që ia keni dhuruar Padishahut, tani do të janë taksa ma ndryshe dhe ato duhet të paguhen ashtu si i paguajnë shtetasit e Serbisë. Ne jemi pranuar si shtet nga krajlitë e Evropës në Kongresin e Berlinit. Ju duhet të jeni qytetarë luajal të shtetit tonë. Ju ftojë n’emër të Kralit (princit sepse Kral Serbia do të ketë vetëm pas vitit 1882), që të ktheheni dhe të jetojmë nën një shtet, ku gjuha shtetërore do të jetë serbishtja, ashtu si ishte gjuhë shtetërore turqishtja deri më 1877.

Sa i takon shkollimit dhe rrënimit të xhamive që i ka ba ushtria, më duhet të them se: Shkollim do të keni në gjuhën serbishte, sepse ju nuk keni pasur shkolla në gjuhën tuaj. Për këtë ne nuk jemi fajtor, pse nuk keni pasë shkolla. Por, në bazë të vendimeve të Kongresit Berlinit, ju do të keni të drejtë të keni ulematë (hoxhallarë) dhe në fenë tuaj t’i mbani adetet dhe zakonte metë cilat jetoni. Ne të gjitha dëmet e shkaktuara do t’ua kompensojmë jo për njëherë, por në etapa.
E Merr fjalën sërish Murat Xhakja: Këtu jam si i arratisur me dhunë nga ylqet e mia ku i kam pasë 5000 copë dele, 320 bagëti të trasha, 36 kuaj bartës dhe për shalim. Të gjitha i keni grabitë. Ia shtojmë kësaj pasurie se çdo shtëpi shqiptar ka pasë pronë sa gjysma ime. Atëherë ju me e shitë gjysmën e Serbisë se dëmet nuk mund t’i lani, se ju jeni rrënues të mëdhenj. Ju rrënimet dhe kërcënimet tani i keni ndryshuar, por ato plagë, ata fëmijë e granim, ata pleq e plaka që janë ngri në borë, në pikë të dimnit (nëntor-dhjetor 1877), për ata duhet formohet një Komision i Shtatë Krajlive dhe ta çmoi se sa bukëpërmbysësh jeni.
Ju nuk keni lanë asnjë xhami në këmbë. Vetëm në Nish i keni ba rrafsh me tokë 7 xhami të mëdha. Keni rrënuar 4 xhami në Prekuple, keni rrënua 3 xhami në Kurshumli, Sa shtëpi janë plaçkitur, sa oda të zotnive shqiptar u janë marrë të gjithë atakamet. Kush duhet t’i paguan ato. Ju në një anë po flisni n` merë të ushtrisë që ka pre e gri, e në anën tjetër Qeveria e Karlit tuaj, po na kërcënohet përditë se do të ju sulmojmë edhe në pjesën tjetër të Vilajetit, Kjo do të thotë, me fjalë tjera se s ju doni të na përzëni së bashku me Hallduin e Satmbollit. Duhet ta dini ju dhe të gjashtë krajlitë e Evropës se ne me Turkun nuk kemi asnjë fije gjaku të përbashkët. Me turkun u keni pasë miqësitë ju me femrat e juaja, që ua keni dhuruar për harem dhe për të mbetur miq vasal, ne atë miqësi gjithmonë e kemi pasë nën kontroll dhe nuk i kemi besue turkut kurrë.
Zotni Tefik Efendia që është këtu, tri herë i ka shkruar Padishahut se ne duam shkollim të detyrueshëm për popullin tonë, kuptohet ku do të mësohet edhe gjuha e osmane edhe gjuha shqipe. Por juve ua ka lejuar shkolla e neve Arnautëve, Jo. Pse ka ngja kjo. Ka ngja se kangjalozët tuaj kanë rrejt s’kanë mujt në Stamboll se shqiptarët nuk duan shkolla. Ja ku është Fahri Efendia. Ky ka shkollë ma shumë se TI dhe mundet të flas.
Fransaeviqi do të ta lutet që Fahri Efendia të flas turq, sepse e dinte edhe ai, por Fahriu si ulema i vërtetë që ishte do t’ia kthen: “Në familje flasë shqip. Edhe këtu flasë shqip. Në shkollën ku kam mbajt derës, mësimin e kam mbajt shqip, sepse medresantët nga katundet e thella dhe ata të qytetit nuk e dinin asnjë fjalë turke. Por, po e di pse insistoni ju të flasë turqisht. Jo nuk do ta plotësoi atë kërkesë kurrë.
Zotni, ma keni rrënuar shtëpinë në Kurshiumli që e kam ndërtuar me punën time. Ma keni rrënuar shkollën e cila është ndërtuar më 1410 (në shekullin XV), për nevoja të nefusëve shqiptarë në këtë Sanxhak. Pse i keni ba ju këto mizori, duhet ta kuptoi tanë Avropa. Tani po na thoni se do t’u kompensohet prona, e në anën tjetër sa kuptoi në politikë qysh tani keni fillue të formoni Komision për caktimin e kufinit, që do të thotë se ne Shqiptarët e Toplicës së Sanxhaku Nishin 100% do të ndahemi prej vllazenve tanë, nuk do të kemi mundësi të shkojmë te miqtë tanë në Vilajet, në të cilin ishim bashkë deri dje (dhjetor 1877).
Çka do të thotë kjo, do të thotë se Gjashtë krajitë e Avropës po duan me na nda përgjithmonë. Jo, ne nuk mund të ndahemi vetëm pse doni ju një invasion kah jugu. Atje, ju popull nuk kini, jeni kah e rreni Avropën se keni pasë popullsi në brendi të Kosovës. Zotni, unë jam i shkolluar në Stamboll, dhe në Sham. Flas shumë mirë turqisht, anglisht dhe shqip. Gjuhen e juaj nuk e di, por rrallë kush që nga Tetova e deri në Shkup, nga Vranja e deri në Shkup, nga Prekupla e Llapi e deri në Shkup, nga Tregu i Sanxhakut ku prinë Bihori e deri në Pejë e Prizren, Mitrovicë dhe Prishtinë, nuk mundesh me i gjet as 2% të serbianëve që nuk flasin shqip, sepse ishin shqiptarë dikur dhe ju para ardhjes Padishahut i keni detyruar të flasin serbishten e popave. Këtë fakt e kam mësue në Manastirin e Deçanit nga Prifti që nuk ishte serbian fare, por ishte kontrabanduar prej Bellorusisë dhe me krenari fliste prej kah është. Po mirë, po pse luani me aftin tonë ju Gjashtë krajlitë e Avropës. Ta sini se ju një ditë do të griheni në mes veti, por ne prapë do të jemi këtu si njerëz të bukës dh dijes, gjithmonë në rrugë të Zotit. (Tregon: Shaqir Barishori që kishte qenë talebe i Fahri Efendisë në Arbanash të Kurshumlisë. Më 1878 ishte 18 vjeçar. Shaqir Braishori ka jetuar 108 vjet. Ka vdekur më 1968 në Prishtinë i ardhur nga Sharbai i Gallapit). (Treguan: Naman Xhakja, Fejzulah Xhakja, Fetah Xhakja, Hajdin Xhakja, Emin Vllasa, Mulla Bajram Dumnica, Sinan Vuqa 105 vjeç, që i mbante në mend përcjellësit e Murat Xhakjes, kur nisen në atllar (kuaj) për Kurshumli – kujtime të vjela më 1965, maturant i gjimnazit -hb).
Tubimi i dytë në Kurshumli ku prapë i printe Murat Xhakja më 7 gusht 1879
Në të njëjtën kohë, më 7 gusht 1879, do të mbahet tubimi i dytë i parisë shqiptare që i printe Murat Xhakja në Kusrhumli. Aty ishin Fransoviq dhe Stankoviqi. Në Kuvend ishin 24 përfaqësues të fshatrave të Toplicës, të gjithë shqiptarë e që u printe Murat Xhakja. Të pranishëm ishin dy diplomatë nga Vjena dhe një përfaqësues nga Padishahu i quajtur Pasha i Maxharrisë, pro rusë. Edhe serbianët edhe vjenezët me “turkun” e konvertuar do t’i “bindin”shqiptarët që të kthehen, se “Do tu nderohen shtëpitë, se do të u kthehen pronat në tërësi, por nuk do të kanë të drejtë ta përdorin gjuhën shqipe dhe turke në administratë; Nuk do t’u lejohet as rihapja e Medresesë së Madhe në Kurshumli: Se tatimin tash e tutje do t’ia paguajnë Knjazit Serbisë e jo Padishahut Stambollit. Në këto kushte Murat Xhakja, do të përgjigjet: po, filloi nga fundi. Ne jemi mësuar me paguar haraç dhe nuk është me rëndësi kujt i paguajmë. Por me fol ndryshe gjuhen tonë nuk lejojmë. Për administratë dhe shkollim, nëse serbianët kanë gjuhë të vet, edhe ne jemi këtu ma të vjetër dhe gjuha jonë si ma e vjetër duhet të lejohet. Për ndryshe, mbesin në istikame. Këtë fjalë e kishte pritë Vjena, që ishte në krahun e Serbisë e kundër Bullgarisë dhe Rusisë, dhe këtë kundërthënie e shfrytëzuan serbianët në të gjitha fushat pastaj deri më 1912, kur e okupuan edhe Arnautllëkun tjetër, tërë Vilajetin e Kosovës e më gjerë…( AS. F. J. Ristiq, 1979; kujtime: Naman Xhkaj, Fejzullah Xhakja, Hajdin Xhkaj, Smajl Xhakja, Osman Vuqa, Ajet Mirofci. Iliaz Xhakja 1966.).
Këto takime do të përfolën një kohë të gjatë në Vilajetin e Kosovës, por pas viteve 1912/13 do të hyjnë në harresë, sepse u krijuan probleme dhe plagë kombëtare, shumë më të mëdha. Arritëm t’i rikonstruktojmë sipas kujtimeve vetëm pas viti 1965. (hb)
Fjalimi i Murat Xhakjes e kishte këtë përmbajtje: “Zotni të forcës që e mbështetni mbi plagët e popullit tim. Ne po bahet qe një (1) vit që jemi tue jetue nën qillin e hapun. Ne nuk kemi as shpi, as ku të strehohemi. Ne jemi strehue dimnit në stalla të bagëtive te disa bashkatdhetarëve tanë, jo në Fushën e Llapit dhe të Kosovës, por në Malësitë e Gallapit ku populli bagëtitë i ka lanë jashtë stallave e na ka vendosë neve me rob e fëmi. Jemi buzë vdekjes e Evropa nuk po e qanë kokën për fatin tonë të mjerë fare. Ne jemi shqiptarë, jemi të fesë myslimane, por as Padishahu i Stambollit e as Krali i Serbisë nuk kanë fe, nuk kanë besë. Ata na kanë shitë sikur të ishim hajdutë, sepse kështu po don Moskovi, Nemci e Ingilizi. Po ne e dinë se Stambolli ma nuk qanë kokën për neve. Po të ishte pak i prekun për fatin tonë do ta pranonte itifakun e efendi Ymer Prizrenit e do të na e pranonte sikurse Serbisë e Malezisë pavarësinë. Por, po punon me të shtime (Hjeksi) të Rusisë intrigante, të Kishës Stambollit, që natë e ditë thur intriga kundër Komjetit shqiptar, pse e ka pranuar një pjesë jo e vogël islamin.

Autor : Prof. dr. Hakif Bajrami