Kreu Blog Faqe 895

Regjimi mafioz antikombëtar diktatorial në Shqipëri është i aftë për çdo pisllëk

0

Nga Aurel Dasareti

Qytetarët e vendeve demokratike të botës Perëndimore shpesh i lidhin regjimet diktatoriale me represionin, shkeljet e të drejtave të njeriut, varfërinë, trazirat sociale dhe luftërat civile.
Një komponent tjetër i rëndësishëm i ekonomisë së regjimeve jodemokratike janë reformat e saj ekonomike dhe mjedisi i tregut.
***
Përndryshe regjimet diktatoriale shfaqen gjithandej. Prandaj, diktatorët që vijnë apo lindin gjatë Luftës së Dytë Botërore nuk janë asgjë e re.
Në cilat vende ka diktaturë?
Koreja e Veriut, Turkmenistani, disa vende afrikane (për shembull Eritrea, Egjipti ose Zimbabve) ose Venezuela e Amerikës së Jugut konsiderohen diktatura moderne. Disa nga monarkitë absolute të sotme, si Arabia Saudite apo Omani, përmenden gjithashtu si diktatura.
Prisni. Harrova të përmend Shqipërinë dhe shkatërruesin e saj, shkëlqimin nudist, të droguar e të ngjirur që e shpopullon dhe e shkatërron vendin, madhështinë e tij Edvin Kristaq Ramën dhe kriminelët e tjerë që kanë shitur prapanicën dhe e ndjekin.
Opozita në jetën politike janë partitë politike dhe përfaqësuesit e tyre ose grupet e popullsisë që nuk marrin pjesë në qeverisje. Opozita luan një rol të rëndësishëm për të kontrolluar dhe kritikuar qeverinë. Ajo gjithashtu funksionon si një alternativë ndaj politikës së qeverisë dhe është gati të zëvendësojë qeverinë nëse është e nevojshme.
E ashtuquajtura opozita kundër sistemit është një rast i veçantë. Ky term i referohet partive politike që përpiqen të ndryshojnë jo vetëm qeverinë, por edhe sistemin politik në tërësi.
Në një sistem jodemokratik, opozita quhet e paligjshme ose e panjohur. Në pjesën më të madhe, ajo nuk mund të përkufizohet si e paligjshme, sepse regjimi qeveritar shpesh nuk e ndalon, por ende e persekuton. Opozita në një jodemokraci përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh, duke përfshirë ato që mund të duken si sjellje kriminale, por që nuk janë. Konkretisht bëhet fjalë për fshehjen e grurit apo mospagimin e taksave në disa regjime ish-komuniste. Edhe në këtë aksion mund të ketë një protestë politike të fshehur. Sa i përket opozitës brenda-partiake, që vepron brenda strukturës qeveritare në një vend jodemokratik, edhe ajo në rrethana të caktuara mund të përfshihet në lëvizjen opozitare, pasi aktivitetet e saj mund të përmbysin në fund regjimin e qeverisë. Megjithatë, mendimet e ekspertëve për këtë çështje ndryshojnë.
Si funksionon opozita politike?
Opozita politike duhet të jetë autonome dhe e pavarur nga qeveria. Në një shoqëri demokratike, funksioni themelor i opozitës është të kundërshtojë qeverinë dhe mundësisht të zërë vendin e saj. Në një shtet jodemokratik, objektivi kryesor i opozitës është lufta kundër regjimit qeveritar dhe zëvendësimi i tij me një tjetër.
Mbi të gjitha, megjithatë, në kuptimin demokratik, kundërshtari nuk duhet të perceptohet se duhet eliminuar. Prandaj, qëllimi kryesor i opozitës demokratike nuk duhet të jetë shkatërrimi i pushtetit aktual. Në shekullin e 21-të, mjetet e mëposhtme janë veçanërisht efektive për ndonjë opozitë demokratike:
​ Mjetet e opozitës politike janë si më poshtë:

⦁ interpelancat parlamentare – lejojnë anëtarët e parlamentit t’u bëjnë pyetje ministrave dhe kryeministrit,
⦁ komisioni hetimor parlamentar – shërben për të hetuar çështjet e mundshme të qeverisë,
⦁ votë mosbesimi – lejon opozitën të shprehë mosbesimin ndaj qeverisë përmes votimit në parlament (masë e fundit);
⦁ mundësia për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese – në rast dyshimi për antikushtetutshmërinë e një ligji të miratuar nga qeveria,
⦁ negociatat parlamentare – kjo është pjesërisht një strategji e vazhdueshme e shumicës së partive opozitare.

Funksione të tjera të rëndësishme në një demokraci përfshijnë kontrollin e qeverisë, i cili zhvillohet kryesisht në parlament. Më tej, opozita pritet të kritikojë pushtetin shtetëror, por duhet të ofrojë një alternativë ndaj tij. Përsëri, kjo bëhet më së shumti në parlament, por mund të bëhet edhe përmes aktiviteteve të tjera kushtetuese. Përmbajtja e veprimtarisë së opozitës është edhe i ashtuquajturi artikulim dhe agregim i interesave shoqërore. Do të thotë që opozita duhet të mbrojë edhe atë pjesë të shoqërisë që nuk ka mundësi të shprehë interesat e saj në jetën politike ose thjesht ndjen se është e shtyrë nga jeta politike. Ky funksion i opozitës ndihmon në disa raste integrimin e individëve të pakënaqur në sistemin politik dhe në këtë mënyrë parandalon radikalizmin e tyre të mundshëm. Kjo duhet të lidhet me mundësinë që njerëzit të shprehen përmes opozitës dhe drejtpërdrejt kundër qeverisë, gjë që do të ndihmojë përsëri në disa raste, për shembull, për të parandaluar trazirat e mundshme të dhunshme.
Një numër i madh politologësh vënë theks të madh në moderimin e opozitës në një demokraci. Për shembull, që një kundërshtar politik nuk duhet të perceptohet si armik në luftë dhe qëllimi i opozitës nuk duhet të jetë shkatërrimi i qeverisë (nëse qeveria nuk është mafioze). Politika zakonisht nuk është një betejë mes së mirës dhe së keqes dhe nuk duhet kuptuar në kategori morale. Megjithatë, kjo përpjekje për moderim nuk është gjithmonë funksionale, varet se për çfarë rregullash bien dakord politikanët në vendin e caktuar.
​Vendimet politike duhet të bazohen në vullnetin e shumicës të shprehur me votë të lirë. Vendimmarrja e shumicës kujdeset për mbrojtjen e pakicave.
Kuptimi i termit “kabinet hije”
Një kabinet hije ose një qeveri hije është një term për një qeveri të ngjashme që formohet nga opozita ndaj qeverisë. Ky është një stol zëvendësues imagjinar, një qeveri në “rend”. Ajo përbëhet nga ministra në hije, të cilët janë të gatshëm të marrin postet aktuale vakante ministrore në rast të ndryshimit të pushtetit politik në shtet. Krijimi i një qeverie hije nga një parti opozitare është shpesh një mjet i fushatës parazgjedhore, ku opozita demonstron aftësinë e saj për të marrë një pozicion qeveritar.

____

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Për vrasjen e Oliver Ivanoviqit!

0

Ngadhnjim Sopjani, Prishtinë

  • Oliver Ivanoviqi është një ndër arsyet kryesore që sot Mitrovica është e ndarë, është arsyeja kryesore që sot jetojnë kaq pak shqiptar ne anën veriore të Ibrit!

Është dokumentuar, me zë e me figurë siç do thoshte Edi Rama (i cili u shpreh i tronditur nga kjo ngjarje…s’pe di pse?), me dëshmitarë të ndryshëm para një gjyqi te mirëfillt, që ky njeri është përgjegjës kryesor për këto krime, por….ky vet asgjë nuk ka bërë, Oliveri ka bërë krime në emër të dikujt, në emër të Serbisë dhe liderëve të këtij shteti! Serbia ka shfrytëzuar njerëz të caktuar për të kryer krime, por me kohën këta njerëz i ka lënë ne lloç, i ka tradhtuar, këta serb krenar që i kanë shërbyer vendit te tyre, kanë mbetur as andej as këndej, ne shoqërinë shqiptare në Kosovë nuk ka mund ta gjejnë veten, në Serbi nuk i duheshin askujt, këta njerëz ose janë shndërruar më vonë gjatë viteve në pacifista qesharak dhe te pakuptimt (si rasti i Oliverit) ose e kanë lëshuar Kosovën dhe i kanë gjet qaren vetes diku nëpër botë.

Oliveri për serbet nuk ishte serb sa duhet, per shqiptarët ishte vrasës! Oliver Ivanoviqi dhe keqbërësit tjerë si ky një ditë e kanë pyetur veten, pse vetëm unë duhet të paguaj? Pse vetëm unë do rropatëm nëpër burgje? Pse unë duhet të jetoj këtu në këtë Kosove te varfër ku shumica janë Shqiptar, dhe plus të damkosem si kriminel ? Është pyetur pse shteti serb nuk po e ndanë fajin me të? Ata e kishin nxit të bëj krime! Ku do te mbeten “shërbyes” si Oliveri nëse një ditë arrihet Marrëveshja e madhe siç po quhet . marrëveshja shqiptaro-serbe e paqes? Jeta e Ivanoviqit i ngjanë një thrilleri me përfundim të ditur! U dënua për krimet e kryera me 9 vjet burg, pastaj u lirua?

Duke e shkruar ketë rresht po qeshi me zë, si mund te lirohet një njeri që i është faktuar krimi pikë per pikë?!

Me Oliver Ivanoviqin u veprua në menyrë okulte (të fshehtë), askund nuk lirohet një kriminel, nëse lirohet, atëherë qëllimi shkon përtej atij si person, puna është më e madhe se vetëm jeta e një njeriu, qoftë e Oliverit qoftë ato jetra që Oliveri i ka marrë ne vitet 99-2000 ! Këtu është poenta, Oliveri ka kënduar, por jo kukavicen, po i ka qit njerëzit e vet, i ka qit përgjegjësit për gjenocidin në veri te Mitrovicës, ka filluar të bashkëpunojë me autoritetet shqiptare të Prishtinës, ai si individ dhe rrethi i tij ishin bere epitafi se pse qyteti i Mitrovicës është ende i ndarë, ky qytet është i ndare për shkak të serbëve jo për shkak të shqiptarëve, janë strukturat paralele që e luftojnë shtetisinë e Kosovës dhe duan ta paralizojnë me plot kuptimin e fjalës, ato duhet te shuhen, e si te shuhet diçka e dhunshme pa dhunë!

Pra, mi ra per shkurt kesaj pune, autoritetet serbe e vrane ish njeriun e tyre, sic vranë shumë lider para tij 100 herë me të fort se ky, Presidentin Ivan Stambolic, kryeministrin Zoran Gjingjiq, e mbretër e krajlja shumë vite me parë…. Oliver Ivanociq u vra si figura galione e ndarjes, gjermanet e quajn këtë “Sündenbock” – koke turku, pra Oliveri u dha për kokë-serbi në kët rast për paqen e rreme dhe për hyrjen e serbisë në BE, shqiptarët se donin, serbve ju prishte punë, andaj BAM BAM edhe u kry!

Mitrovicë me 28.09.2011 . Përfaqësuesit gjerman të KFOR-it duke e “siguruar urën” që e ndanë Mitrovicën. 

Tani e vetmja lojë që mbetet është cila pale di ta shfrytëzoj këtë vrasje për interesat e veta, se nuk shtrohet këtu pyetja pse është vra ose nga kush!

Më 16 janar 2018

Analiza e duhur është parakusht për terapimin e marrëzisë shoqërore

0
Autor: Lirim Gashi, Prishtinë
____
Grumbullimi i marrëzisë në politikën tonë shtetërore menjëherë pas çlirimit nga okupatori serb dhe veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë bëri që antitalentët e të gjitha llojeve që ishin shërbëtorë besnikë dhe të nënshtruar të qeverive të pasluftës, ta marrin një copë të tortës mafioze dhe të kenë mjaftueshëm para, për të ngritur media televizive dhe gazetareske, që u bënë menjëherë zëdhënëse të nënshtruara të partive në pushtet.
Marrëzia e grumbulluar në politikat e qeverive kleptomane dhe kolaboracioniste, sigurisht që duhej të shpërndahej në të gjitha institucionet kryesore shtetërore.
Ose më konkretisht, në institucionet publike, politike, diplomatike, mediatike, ekonomike, arsimore, financiare, kulturore, shkencore, sociale, fetare, artistike, letrare, sportive dhe të sigurisë, të cilat rezultuan në një memecim (budallizim) të tmerrshëm të shoqërisë.
Prandaj marrëzia shfaqet sot në shoqërinë tonë në të gjitha aktivitetet kryesore shoqërore, politike, diplomatike, mediatike, arsimore, kulturore, ekonomike, shkencore, letrare, artistike, fetare e sportive, sepse budallenjtë e çdo lloji që kanë një mijë herë më shumë para se dituri, i udhëheqin të gjitha institucionet përkatëse.
Dhe sigurisht në këtë mënyrë parandalojnë çdo reformë që do t’i çlironte nga injoranca, amatorizmi dhe nënshtrimi kandidatët ambicioz për vetërealizim profesional të paligjshëm.
Pse e bëjnë këtë?
Sepse reformat e bazuara në kritere etike, morale dhe profesionale do t’i bënin të pashmangshme dijen, cilësinë, besueshmërinë, paanshmërinë dhe meritokracinë, që nuk e zotërojnë.
Për më tepër, ato do t’i pastronin institucionet e mësipërme nga injorantët, amatorët, të nënshtruarit dhe idiotët, ndërsa drejtuesit e tyre do ta humbnin punën.
Ky turizëm i shfrenuar në të gjitha profesionet pa frikë nga turpërimi, është dëshmi se tek ne mbretëron një klimë politike dhe shoqërore antiprofesionale, në të cilën çdo idiot, të cilit i garantohet ligjërisht e drejta për të qenë budalla, ka shansin ta shfaqë publikisht marrëzinë e tij.
Mua më duhen gjithsej pesë minuta për të bërë një diagnozë të saktë të shoqërisë sonë, e cila vuan nga marrëzia, diçka që Akademia jonë e kot e Shkencave dhe Arteve nuk ka arritur ta bëjë gjatë gjithë periudhës së pasluftës.
Mirëpo pikërisht për këtë arsye unë i kam të mbyllura dyert e të gjitha mediave kryesore.
Pse?
Sepse drejtuesit e tyre nuk duan që e vërteta ime, e argumentuar dhe e dokumentuar mirë në çdo aspekt, të arrijë në veshët e shumicës së njerëzve.
Për më tepër, këto media drejtohen nga njerëz që janë pacientët kryesorë të diagnozave të mia.
Për fat të mirë dyert nuk i kam të mbyllura në qendrat ndërkombëtare të vendimmarrjes.

Revista amerikane (1919) / “Endokia Themistokli Gërmenji, Shega Petro Nini, Maria Stavre…” — Një fotografi dhe rrëfim nga Violet Bond Kennedy për shkollën e vogël amerikane në Korçë

Shkolla e vogël amerikane në Korçë, Shqipëri — Pastori dhe Znj. Phineas B. Kennedy në hyrje — Burimi : Life and light for woman, dhjetor 1919, ballinë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Janar 2024 

Revista amerikane “Life and light for woman” ka botuar, në dhjetor të 1919, në faqet n°528 – 530, shkrimin e misionares Violet Bond Kennedy mbi gjendjen asokohe të shkollës amerikane në Korçë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Shkolla e vogël amerikane e Korçës

Nga Violet B. Kennedy

Burimi : Life and light for woman, dhjetor 1919, faqe n°528 – 530

Burimi : Life and light for woman, dhjetor 1919, faqe n°528 – 530

Për shkak të kushteve të paqëndrueshme në Korçë, ka qenë e pamundur që zonjusha Qiriazi, Pastori (Kristo Anastas Dako) dhe Znj. Dako të kthehen nga Amerika për të rihapur Shkollën e Vajzave, e mbyllur detyrimisht këto pesë e më shumë vitet e fundit. Ndërkohë, gjatë okupimit të saj nga z. Kennedy, u bënë përpjekje për të dhënë mësim në mënyrë modeste. Vetëm pas pushimeve dimërore, kur “gripi” spanjoll kishte pushuar së bëri kërdinë në qytet dhe zonjusha Fanka Efrin Stefanovitch, e lidhur me shkollën prej shumë vitesh, kishte mundur t’u vinte në ndihmë nga Manastiri, misionarët menduan se mund t’i dorëzoheshin dëshirës së disa prindërve për të rihapur një shkollë të vogël “përzgjedhëse” për anglisht dhe shqip. 

Secili prej nxënësve që ju shikon në foto meriton një prezantim (shihni ballinën). Përballë është e vogla Endokia Themistokli Gërmenji, babai i së cilës u ekzekutua nën urdhrat e gjeneralit Saraïl (Saraj) në Selanik gati dy vite më parë. As ajo dhe asnjëri prej nesh nuk mund ta kuptojë se si ndodhi kjo. Ai ishte një patriot i shkëlqyer shqiptar – misteri mund të zbardhet pasi paqja të jetë vendosur plotësisht në Ballkan. E dyta është Emelia, nëna e së cilës është anëtare e kishës protestante në Manastir, por babai i saj, në Amerikë, praktikisht e ka braktisur familjen. Më pas në rreshtin e parë janë Afërdita dhe Skënderi, të lindur në Rusi, por që u desh të iknin nga bolshevikët pranverën e kaluar, dhe Vasili dhe Elena, gjithashtu shqiptarë me origjinë ruse, të cilët u detyruan të iknin dhe erdhën në shtëpinë e vjetër të prindërve të tyre bashkë me ta. Do të kënaqeshe t’i dëgjoje të këndojnë rusisht me zërat e tyre të ëmbël. Edhe tani gjatë muajve të verës këta shqiptarë me origjinë ruse vijnë të ushtrohen në piano, të cilën Elena e luan mrekullisht mirë për një vajzë të vogël. Shega Petro Nini, në të djathtën tuaj ekstreme, pret të shkojë në Amerikë vitin e ardhshëm për të përfunduar arsimin e saj. Ajo është e krishterë dhe do të bëhej një mjeke e mirë nëse mund të stërvitej për këtë. Shoqata e krishterë e Përpjekjes (Christian Endeavor Society) e krijuar së fundmi e ka zgjedhur atë si sekretare. Babai i saj ishte një protestant në zemër, dhe deri në vdekjen e tij tragjike i kushtonte përpjekjet e tij për ngritjen e bashkëqytetarëve të tij shqiptarë, mendërisht dhe moralisht. 

Pas saj është Vasil Gërmenji, i cili ka humbur babanë (Themistokli Gërmenji) dhe xhaxhanë e tij (Telemak Gërmenji) për çështjen e lirisë. Sa e do Shqipërinë, për të cilën familja e tij ka bërë sakrifica të tilla ! Thomaida e vogël na u dërgua për të përmirësuar sjelljen e saj dhe për t’i mësuar anglishten. Është një atdhetare e vogël e fortë. Anthony Nicholls ka jetuar në Worcester, Massachusetts, por për shkak të shëndetit të keq u soll në shtëpi në Korçë nga prindërit e tij disa vite më parë. Ai është më i fortë dhe më i mirë tani dhe, oh, aq i etur për t’u kthyer në Amerikë për të përfunduar arsimin e tij. Zoti mund ta thërrasë atë në shërbesë, për të cilën ai tregon disa kualifikime. 

Nicholas Chipi, “Big Boy” në shkollë, do të hyjë në Robert College këtë vjeshtë me synimin për të ndjekur kursin tregtar. Demeter Christopher sapo është nisur për në Boston, ku babai i tij është një prift shqiptar, por një burrë i ndritur. A nuk do të shfaqin interes miq të fortë të krishterë për këtë të ri të krishterë, i cili synon të studiojë për mjekësi, të përgatitet për një shërbim të dobishëm në Shqipërinë e tij të shtrenjtë ? Jeanne është një vajzë e vogël franceze, prindërit e së cilës dhe anëtarët e tjerë të familjes kanë bërë një punë kaq efikase në mësimin e frëngjishtes në shkollat shqipe të Korçës. Ajo është tani në Marsejë, ku dëshiron të përsosë përgatitjet e saj në anglisht për të hyrë në dyqanin e vëllait të saj si përkthyese. Ndoshta një ditë ajo mund t’ju shërbejë ! 

Pelagia (shqiptohet “g” e rëndë – Pelagjia) dëshiron gjithashtu të kryejë studime të larta. Margaret, një tjetër refugjate nga bolshevikët, është një vajzë e qetë, e butë që mund të flasë tre gjuhë dhe tani po studion anglisht. Maria Stavre, e cila prej dy vitesh e më shumë qan për vëllanë, e vetmja mbështetje për veten dhe nënën e saj, është një vajzë me parime të forta. E dorëzuar nën kontrollin e plotë të Shpirtit, ajo është e aftë të bëjë gjëra të mëdha për Të. Harriet Katsidha (Kacidha) duhet të vazhdojë me siguri në klasat më të larta të studimit sipas dhuntive të saj të veçanta. Babai i saj mund ta dërgojë së shpejti në Amerikë, ku ajo ka një motër në Worcester dhe dy vëllezër në Ohio. 

Zonjusha Fanka Stefanovitch (Stefanoviç), në skajin e majtë të fotos, ende praktikon atë jetë të bukur dhe të qetë të krishterë, e cila ka dëshmuar të jetë një ndihmë e tillë për vajzat e reja që kanë rënë nën ndikimin e saj. Në krye të shkallëve janë dy përfaqësuesit e saj amerikanë, duke u lutur me zell që punëtorët më efikasë të vijnë dhe të ndihmojnë në korrjen e të korrave që po piqen. Këta të rinj janë të dashur për ta, por sytë e tyre janë kthyer nga qindra të tjerë me aftësi të ngjashme, që përfaqësojnë forcën dhe shpresën e Shqipërisë. A nuk do t’i ndihmoni që t’i kërkojnë dhe të luten që të zhvillohen në shkallën më të lartë të mundshme në përgatitjen për ardhjen e mbretërisë së Krishtit ? 

“Krishterimi tregohet se është një besim i përhapur në botë.”

_____

Pas demaskimit të pengut, Rama tenton ta lajë Bashën me Ymer

0
Pas reagimeve të forta të ambasadave të ShBA, Britanisë së Madhe dhe BE-së, të cilat mohojnë publikisht të jenë pjesë e pazarit Basha – Rama për Reformën Zgjedhore, ky i fundit po tenton ta ndihmojë Bashën duke nxjerrë si avokat të tij kapterrin e Fugës, Ymer Bazen.

Kapterri i Fugës tenton ta paraqesë Bashën si viktimë të mediave të kontrolluara nga faktorë lokalë, ndërkohë që vetë ambasadat, përveç deklaratave janë kujdesur të sqarojnë atë që kanë dashur të thonë edhe përmes mediave që financojnë vetë.

Ja se ç’shkruan BIRN (Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese) media e sponsorizuar nga Ambasada Amerikane për deklaratat e gënjeshtërta të Bashës dhe përgënjeshtrimin eksplicit të Ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato:

“Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, kërkoi të martën një dialog konstruktiv dhe gjithpërfshirës për realizimin e reformës zgjedhore.

Reagimi vjen në një moment kur kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha njoftoi se reforma do të bëhej me Partinë Socialiste në pushtet, ndërkohë që një pjesë e madhe e opozitës që nuk përfaqësohet nga partia e Bashës e ka kontestuar përbërjen e komisionit parlamentar për reformën zgjedhore.

““Për reformën zgjedhore kemi nevojë për një dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës,” ”- tha Gonzato duke folur për mediat gjatë një aktiviteti në Gjirokastër.

Ai shtoi se “ju duhet ta bëni atë përmes një dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv”.

Sipas ambasadorit, për BE-në është tepër e rëndësishme që Shqipëria të ndjekë rekomandimet e misionit të OSBE- ODIHR në realizimin e reformës zgjedhore.

Ai i quajti “thashetheme” një deklaratë të mëparshme të Bashës që fliste për ndërmjetësim të partnerëve ndërkombëtarë, BE, ambasada Amerikane dhe ajo Britanike, për nisjen e punës së komisionit parlamentar për reformën.”

Pra, siç shihet, demaskimi nuk është i mediave locale, siç pretendon kapterri Ymer Baze, por i një medie të financuar nga ShBA.

Shumica e mediave vendase për të cilat flet kapterri, siç është edhe medium i Ymerit janë të kontrolluara nga Rama dhe kryeredaktori i tyre është Endri Fuga.

Ndaj edhe partnerët demaksimin ndaj pazarit Basha – Rama, të cilët donin me doemos të implikonin ndërkombëtarët në atë pisllëk e kanë vulosur përmes medias që financojnë vetë, BIRN-it.

Gënjeshtrat e publike të Lulit dhe të qenit peng pazaresh të ulëta me Ramën nuk pa Ymer që i pastron.

Më poshtë gjeni ‘Dacibaon’ e Ramës (shkrimi i gazetës Tema) që kërkon të lajë Lulin duke i quajtur gazetarët që paguhen nga Ambasada e ShBA-ve ‘vrasës me pagesë’:

Dëmi i gazetarisë me porosi! Si u krijua lajmi fake për të goditur Lulzim Bashën?

Është për të ardhur keq se si në këtë vend përveç shumë gjërave që shkojnë keq dhe për dreq, një ndihmesë për thellimin e së keqes e jep edhe gazetaria me porosi.

Herë në shërbim të pushtetit, herë në shërbim të axhendave të vogla, ajo e humb misionin dhe shndërrohet në megafon të goditjeve personale.

Që pronarët e mediave, për interesa të mëdha ekonomike, ta bëjnë një gjë të tillë, e kemi parë shpesh, por është për të ardhur keq teksa shohim gazetarë të rinj që marrin huqet e të vjetërve.

Madje, sheh në konferenca për shtyp se si shndërrohen në agresiv dhe e humbasin qëllimin dhe misionin e tyre, duke u bërë zëdhënës të pretendimeve të palëve në sherrnajën e përditshme të luftës politike.

Kjo nuk është gazetari, por “vrasje me porosi”.

Për të prodhuar lajme bombastike të stisura të llojit: “SHBA dhe BE mohojnë/përgënjeshtrojnë Bashën”, krijohet një fake news sikur Basha ka deklaruar se “me ndihmën e Ambasadës, është bindur PS që të arrijë dakordësinë me Enkelejd Alibeajn”.

Pra, krijohet lajmi i rremë për të marrë përgjigjen që përbën lajm dhe që nevojitet.

Në fakt, kjo “deklaratë” e Bashës nuk ekziston asgjëkundi përveçse në kokën e atyre që e kanë shpikur, sigurisht pas porosisë së dhënë për ta bërë një gjë të tillë.

E vërteta është krejt ndryshe.

Deklarata e djeshme e Lulzim Bashës, ajo që të gjithë dëgjuan me vesh dhe panë me sytë e tyre, pas seancës plenare ishte mjaft e qartë.

Përveçse u shpreh se interesi i qeverisë nuk është normaliteti politikë, llogaridhënia dhe mbajtja e përgjegjësisë, por vazhdimi i teatrit me skenarë dhe regji të Edi Ramës për të pamundësuar zërin e opozitës, Basha i kërkoi Presidentit të Republikës të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për Komisionet Hetimore.

Gjithashtu, ai kërkoi zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të regullores.

Përsa i përket çështjes së Reformës Zgjedhore, Lulzim Basha u tregua shumë korrekt dhe shumë i kujdesur, duke u shprehur se “në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, përfaqësuesit e të cilit dëshiroj t’i falenderoj, ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest sa i përket prioritetit kryesor për largimin e papërgjegjshmërisë politike nga skena politike përmes Reformës Zgjedhore. Dhe të paktën për momentin duhet që në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike si udhëheqëse e këtij procesi në kuptimin thelbësor të fjalës, ia ka dalë që të bind palën tjetër për të nisur punën për Komisionin bipartizan të Reformës Zgjedhore. Detajet besoj do të bëhen shumë shpejt publike, por unë dua të falënderojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, Britaninë e Madhe që kanë ndihmuar jo thjesht opozitën, Partinë Demokratike në këtë drejtim, por edhe një interes publik të jashtëzakonshëm që është shkatërrimi i skenarëve për të zvarritur edhe një herë procesin e Reformës Zgjedhore. Se kur do të mblidhet komisioni, këtë do ta shikojmë, por ne insistojmë që puna e komisionit të jetë publike”.

Kjo është deklarata e plotë dhe e zbardhur e asaj që ka thënë kreu i PD-së, Lulzim Basha, një ditë më parë, e cila hedh poshtë pretendimet dhe fake news-et e vegjël që lundrojnë me porosi në detin e turbullt të gënjeshtrave, por që sigurisht nuk e kanë jetën e gjatë. Syri.net

Vuçiq, tepër cinik në deklaratat e tij !

0

Gani I. Mehmeti

Ëshë shumë interesant se sa cinik është Vuçiqi. Ai çdoherë në deklaratat ndaj shqiptarëve, po edhe ndaj ndërkombëtarëve, përfshirë edhe SHBA-të, kohën e fundit, është gjithherë tepër cinik.
Ai paraqitet sikur vetë është demokrati më i madh, sikur është për lirinë e të gjitha kombeve që jetojnë në Serbi, por i ka mbetur vetëm Kosova dhe serbët e Kosovës. Këtu e ka fjalën rreth dinarit që duhet të ndalohet në veri të Kosovës. Sikur nuk e di Vuçiqi se veriu i Kosovës është Brenda Republikës së Kosovës, dhe se duhet të zbatohet ligji në mbarë Kosovën, jo kush si të dojë.
Vuçiq ka thënë se nga “Prishtina ka paralajmëruar se do të anulohet transaksioni i pagesave me Serbinë qendrore, përdorimi i dinarit dhe po ashtu do të bastiset Banka e Kursimeve Postare”. Çfarë do të thotë kjo me Serbinë qendrore ?Përse nuk e thotë vetëm me Serbinë, poi a shton edhe këtë qendrore ? Kjo ka një bisht, madje tepër të gjatë : kjo lë të kuptohet se gjoja edhe Kosova është Serbi, më në skaj, jo në qendër. E, si Serbi, sikur nuk mundet të ketë një monedhë tjetër5555555555 nga ajo e asaj Serbie qendrore !
Vallë, nuk është cinizëm ky !?
Vuçiqi për shpërthimin në veri të Kosovës më 16 janar 2024, tha:
« Është turp të flitet se atë bombë e kanë hedhur serbët». – vallë, di Vuçiqi se ç’është turpi, kur vetë është i mbuluar me turpin ? Pastaj, përse të jetë turp të thuhet, kur ata vetë i gjuajnë ato, nga që shqipatrët nuk i gjuajnë granatat, nuk kanë për çka, nuk e mohojnë Republikën e Kosovës. Granatat i gjuajnë mohuesit e Pavarësisë së Koasovcës, krejt sipas instruksioneve të Vuçiqit, ashtu sikur vrasja e të rinjve në « Panda », ashti sikur Maretinoviqi që i pati futur shishen vetes, për t’ua lënë shqiptarëve. Ndryshe, Vuçiqi i tërhoqi policët nga veriu i Kosovës, tani përse qahet? Ata nuk qenë larguar nga puna prej shqipatrëve e as nga qeveria e Kosovos.
« Bëhet fjalë për vendosmërinë tonë, do të kemi shumë sfida sepse keni të bëni me njerëz të papërgjegjshëm në Prishtinë». – vazhdon Vuçiqi. Eh, sa i ndërgjegjshëm është vetë ky, madje edhe si një kryetar shteti, që vërtet duhet të jetë shembull i mirë për të gjithë, jo vetëm për atë që i dhemb atij. Në njërën anë ata janë të vendosur, po kanë shumë punë me njerëzit e pandërgjegjshëm! Sikur vetë është shumë i ndërgjegjshëm, kështu lë të kuptohet cinizmi i tij.
«Shpresoj që amerikanët të mos qëndrojnë pas kësaj”, – tha Vuçiqi. Edhe kjo një cinizëm tepër i madh ndaj SHBA-s, pse e përkrahkan Kurtin! Ka harruar se ky vetë është përkrahësi i BE-së, ndryshe, nuk do i veheshin masat Kosovës me pa të drejtë, por ato do I veheshin Serbisë me plot të drejtë për shumë arsye, por po I numëroj vetëm disa :
Vuçiqi nuk i vuri sanksionet Rusisë pas shpalljes së luftës kundër Ukrainës ;
Njerëzit e Vuçiqit ishin ata që plagosën plot 90 ushtarë të KFOR-it në Zveçan në maj 2023 ;
Vuçiqi e kundërshtoi Marrëveshjen e Ohrit me Kosovën, mbasi që e kisjhte pranuar ;
Vuçiqi është ai që po ikë nga dialogu me Kosovën, djhe
Vuçiqi është ai që nuk po nënshkruan marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën…
Të themi edhe tjetrën se, ai përpiqet të mnbetet edhe me Rusinë edhe me SHBA, kur thotë se do të vazhdojnë të bashkëpunojnë edhe me SHBA-të! Që deri tani ia ka dalë.
Vuçiqi është vazhdimisht për dialog, nëse tjerët thonë siç siç thot ai!

Dialog me Gjergj Kastriotin – dhe lufta për një Prizren Shqiptar

0
Nue Oroshi, historian
____
Aty në Kalanë e Krujës në Kastrinë e Mirditës në rrafshnaltën e Lezhës në Qendër të Prishtinës, ne Prizrenin historik, apo nëpër qytete të ndryshme të Evropës takova gjurmet që kishte lanë Gjergj Kastrioti. Ai sikur dëshironte një dialog në formë të përgjegjjës për pasardhësit e tij shqiptarë. Unë e thashë hero mos u dëshpro se pas kohës tënde heroike dhe vdekjës tënde 1468 kemi pasur 444 vjet robëri otomane dhe 100 vjet robëri sllave. Të dy këta pushtues që sunduan në trojet shqiptare kanë lanë kopilat e tyre që në formën e sythit të mbirë ata po dëshirojnë me tregu se nuk janë shqiptarë. Gjergji më përgjigjet: “Po si ësht katandisur në kët mënyrë Arbëria e ime!?”
A ka ende djem shqiptarë në Tokën e Arbërit të cilët i dalin zot kësaj toke. Unë e bëra luftën që t’iu lidhi me Evropën dhe jo me Rusinë e Azinë. Unë i ndërpreva rrugën sulltanëve e pashallarve për t’iu treguar se kjo tokë ka zot shtëpie e zotët e kësaj toke janë Arbërorët. E unë i përgjigjem : Hero. Që nga periudha jote kemi problem me tradhëtarët. Edhe ti pate të tillë që ta kanë kthyer shpinën por nuk u dorzove. Ju tregove vendin spiunave të sulltaneve dhe të kraleve të ndryshme e orjentove Arbërinë në rrugën Evropiane.
E mos harro Hero se të tillët janë shumuar. Kanë lanë pasardhës dhe janë përzier me farën e sulltaneve dhe krajlave të Serbisë dhe Rusisë. Ata janë në gjendje të bëjnë çmos që mos të egzistoj Shqiptaria. Hero atyre ju pengon edhe gjuha shqipe, edhe tradita shqiptare edhe shkrimtarët shqiptarë, edhe heronjët shqiptarë. Hero, të tillët edhe pushtimet aziatike dhe ato karpatiane po dojnë me na i shitë për çlirim. Hero 444 vjet pas teje Perendoria Osmane ka mbjellë kopila në trojet shqiptare. Hero edhe 100 vjet pas në trojet shqiptare sllavët kanë mbjell kopilat e tyre, ku e vazhduan pushtimin në trojet shqiptare aty ku e lanë osmanlit, ku osmanlit në ikje e sipër i dorzuan si peshqesh sllavëve, Plavën e Gusinë, Ulqinin e Malsinë. Kosoven e Iliriden dhe vise te tjera shqiptare.
Hero edhe gjatë këtyre 100 viteve e ideoligjizuan kombin shqiptarë pro orjentimit rus, ku edhe na mbjellën një egjër me emrin komunizëm. Ajo egjër për 50 vjet u shëndrrua në murtajë, e cila vrau, preu dhe masakroj intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj shqiptarë që e deshën orjentimin e shqiptarëve aty ku dielli lindë në perëndim. Hero, kjo ideologji na i mori 47.300 shqiptarë mbi 95 % nuk u dihen varret, në Tivar e Bihor, u bën mish për peshq shqiptaret atdhetar. Më pas hero u vranë dhe u masakruan elita intelektuale që kishte kryer shkollimin nëpër universitetët perëndimore, qe ishin kunder që të mbillet fara e Rusisë në trojet shqiptare.
Hero a nuk e tha Fishta në shprehjen e tij: “Çka të lanë kta katër ujq që i turrën shoqi shoj thonë do të dalë një djall i kuq që për të gjallë do t’ja vë thojtë. Atdhetarët do t’i qon drejtë qengelit ndërsa ata që i shpëtojnë qengelit merr e i qon në shkollë t’gabelit”. Po ku i kam kufijtë ore i nderuar? Ka shtrihët sot Arbëria ime?Pyet Kastrioti. Aty marrë frymë thellë. Hero ,Arberia të është ndarë në copa -copa por ende frymon. Djemtë e Arbërit i ke të ndarë në dy pjesë. Ata që janë shqiptarë dhe të cilët kanë një orjentim të pastër kombëtar që trojet shqiptare t’i bashkojnë dhe t’i orjentojnë në gjirin e familjës evropiane, që po ecinë rrugës që na e le ti, dhe të tjerët kopilat që na i lanë pushtuesit aziatikë dhe karpatian të cilët janë bërë se bashku dhe janë formu dy ideologji të reja ku secila ka nga dy krah, krahu i parë ndahet në dy pjesë: në Vehabizëm dhe në Erdoganizëm.
Ndërsa krahu i dytë në Titizëm dhe Enverizëm. Të dyja këto ideologji janë kancer për kombin shqiptarë hero. Këto po bashkpunojnë ngushtë me Serbi, Rusi dhe Turqi dhe po dojnë që edhe një herë t’i kthejnë trojet arbërore në troje shkretirë, ku do të kullosin kuajtë e verbërt aziatik e karpatjan. Po ku mbeti lufta ime ore i uruar?Ku mbeti ndërgjegjja Kastriotase? Kur do të zgjohet kjo ndërgjegjje të kombi im shqiptarë? Aty kërkoj që ta pushoj dialogun për disa minuta dhe i mllefosur nga kjo gjendje që e ka kapluar Arbërinë e Gjergj Kastriotit – Shqipërinë e sotme etnike i dhashë këtë përgjigjje:Hero ta jap Besën e nderit se nuk do t’i lamë në trojet tona që të kullosin kuajt e varreve aziatike e karpatiane.
Do ta ringjallin Beslidhjën Kastriotase dhe do ta bëjmë Shqipërinë Etnike pa ideologjinë e Vehabizmit, e Erdoganizmit, pa Titizëm e pa Enverizëm por me një nacionalizëm të pastër shqiptare duke afruar në Beslidhjën Kastriotase djem dhe vajza me ndjenja të pastra kombëtare. Hero nuk ka dalë fare të gjithë bijtë e shqipës. Ende ka shqiptarë që në gjakun dhe gjenin e tyre frymon koncepti Kastriotas. Të gjithë ata po e presin momentin që t’iu prijë një elitë e shëndoshë kombëtare me moton : ta bëjmë Shqipërinë Etnike e cila do të integrohet në gjirin e familjës evropiane.
The Bridge over Bistrica River in Prizren
Deri sa e mbylla dialogun me Gjergj Kastriotin, mu kujtuan: “Lotët e Gjakut” të patër Anton Harapit kur Shqipëria ra në duart e komunizmit pansllavist dhe papritmas nga sytë e mijë pashë dy kokrra loti, lotë të derdhur për një pjesë të vëllëzërve të mijë shqiptarë që e mohuan dhe po e mohojnë shqiptarizmin dhe duke ecur rrugëve të tradhtisë kombëtare gati e gjashtë shekuj me radhë i lanë vëllëzërit e tyre shqiptarë pa varre për një kocë të palarë që i afruan armiqtë e kombit tonë shqiptarë.
Lufta për një Prizren shqiptar
Lufta për një Prizren shqiptar nuk është një luftë e re. Ajo daton nëpër periudha historike qoftë në atë të pushtimeve osmane qoftë në atë të pushtimeve sllave. Sado që osmanët luftuan që ta humbin shqiptarizmën në Prizren prap Prizreni mbeti qendër e Kastriotizmit. Sado që turqit u munduan që të humbin çdo gjurmë shqiptare Prizreni u shëndrrue në Qytetin e Besëlidhjes Shqiptare të Prizrenit 1878, ku u dha kushtrimi në luftë kundër turqeve. Sado që Prizreni u mundu të boshnjakizohet e sllavizohet dhe turqizohet në marrëveshjen e Splitit në mes të pushtuesve jugosllav dhe politikaneve turq për shënderrimin e familjeve Gashi, Krasniqi, Mazreku, Morina, Bytyqi, dhe shumë familjeve të tjera shqiptare në turq.
Prizreni u forcue dhe u bë urë lidhëse e besëlidhjeve shqiptare dhe lëvizjeve kombëtare për Pavarsi dhe muranë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Epo tash çka duan forcat neotomane në Prizren për ta refuzuar Muranën e Gjergj Kastriotit me pyeti Kastrioti. Isha pak i nxanë ngushtë me këtë pyetje por ja dhashë përgjigjen: Hero këta që janë kunder Muranës se Gjergj Kastriotit nuk janë shqiptar, nuk janë as nga rrënja arbërore por janë pasardhës të atyre familjeve endacake që kanë pas ardhur me deve për ti argëtuar osmanlitë. Ofshani thellë në shpirt Gjergj Kastrioti dhe tha: Arbëria duhet t´ia thotë disa fjalë shqiptarisë: Shqiptarët e sotëm janë arbëroret e djeshëm.
E deri sa kujtimi për Gjergj Kastriotin më therë shpirtin në këtë përvjetor të kalimit në amshim, për shkak të gjendjes se ku ka ra shqiptaria, prap shqiptarët e vërtetë dhe atdhetarë do të tubohen për ta bërë Shqipërinë Etnike dhe për ta larguar farën pansllaviste dhe atë aziatike nga trojet shqiptare që e ka sjellë shqiptarinë në buzë të greminës. Hyrja në levizje e atdhetarizmës do ta bëj edhe një fitore të madhe në Prizren me vendosjën e Muranës se Gjergj Kastriotit si dhe ndertimin e Muzeut të Mesjetës shqiptare në Kalanë e Prizrenit. E deri atëherë duhet një mobilizim i forcave atdhetare shqiptare pa dallim krahine, feje apo ideje, por të lidhur ngushtë me besën e Zotit dhe flamurin e Gjergj Kastriotit se Shqiptaria nuk do të shuhej por ajo do të jetoj shekuj pas shekujsh.
Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe monument

Shaban Palluzha e shymke cigaren në cergë në Turjakë 

Sinan Kastrati, Suedi

  • Mahi, mesele e tregime të shkurtëra nga libri në proces për Turjakën 

20 mahi e mesele 

  1. Ja pash plumin kur dul pi voes

Baba, Ukë Imeri si i ri ka shkue çaban me ballica*) me Sadri Shaqën*), kusheri. 

Ni ditë baba e kish pas marrë dhe bacën Dulë*) me gjâ. Kur ungjen*) me hânger bukë e djath, i shtin do voe të pulave me i pjekë që i kishim marrë sa i kishi bâ pulat.  

E kallin zjemin e i mlojjnë voet me zharavë e prush por harrojnë me i cikrue. Kur dojnë me i hjekë voet nga prushi, ato kërcasin si me kânë pushkë. Baca Dulë kur e nin krismën kcen përpjetë: 

-Baca Ukë, pasha Zotin e pash plumin kur dul pi voes*)  

  1. Sinan, qysh âsht Ismeti, a pe merr gjumi…?

Kur i fillova studimet për Letërsi në Prishtinë, më 1975 e mora edhe Ismet Ali Bytyqin*) me vete. Me Ismetin, kemi qenë shkollë e kemi punue bashkë, dy vitete e para kur filluam me punue si mësues. 

Kur unë vija në shtëpi, në Turjakë me i la, nrru e arrnu teshat*), rrugën e kisha kah shtepia e Ismetit në Lubizhdë. Baci Ali, baba i Ismetit si me shihte me pyeste për Ismetin 

-Qysh është Ismeti, a pi hahet buka dhe e pe merr gjumi? Unë i thojsha: 

-Po Vallahi o baci Ali, gjumi nata s`pi del, edhe ditën pa flen. Edhe buka pi hahet, ka dy bukë n`ditë. 

Për mësim, nuk me pyeste. 

Kur i tregoja Ismetit ai me thonte: 

-Pse bre Sinan me i ke kallxu bacit Ali?  

  1. Jedec

Nebi Salihi i katunit Lubizhdë, a kânë ni burrë i urtë, fukara, han e dan. Shpinë e ka pas ngat shkollës. Ai e ka pas ni behane. Nëse dikush e prekte me dorë e i thonte jedec*), ai ngante mas atij që ja ka hi tej kur e zinte. E ne, si fëmijë që ishim, kishim kohë, kur shkonim n`shkollë, te dyert e pritshim tej t`na sheh a nin e del Nebihi. Kur na vetke: 

-Shka pa doni, ne ia hinim, e preknim pakëz me dorë, iknim e i thonim: 

-Jedec. Nebihi i ngratë ngante mas neve, e dishke edhe setrën por nuk mund të na zinte se ne iknin e nganim më shpejtë se ishim të rinj.   

  1. Për kur pi run krânet e thata?

(Motërzim) 

Kishin pas shku do musafirë n`Bubel. At vit kish marrë dimen i shtirë*). Ish pas ra borë e madhe e t`tfoftin nuk e n`shonte*) hyqmnin. 

Kur u qun musafirët n`sabah, i zoti shpisë pa don me kallë zjemin por nuk kallej Ai kish pas do krane t`thata*) e nuk i shtike po kish dalë në aborr e kish marrë do dushk t`thatë e t`lagtë. Veç ia kish hjek borën e i shtike në axhak, Iu frynte, po dushki bânte tim e nuk i qitke flakë.  

Dikur njani pi mysafirëve pi thotë: 

-Pse bre burë nuk pi shtin kranet*) e thate po pa munohesh me dushkë të lagtë? 

-Eee, kto pi tuaj per naj dirë t`zorit. 

-Pse a ka naj ditë ditë ma t`zorit se kjo e sodit a?  

  1. Qitja qenit … oj grue, nese nuk e bân djalë

Ni burrit t`katunit t`Hasit Zoti nuk i kish pas falë djalë, veç qika kish pas, ni kerr. Gruen e kish të mirë si Zoti qysh din me falë, dylber e të meçme. 

Mas disa vjetëve e mas shumë qikave qi ju kish falë Zoti, gruen e kish pas apet me yzer*) me ymyd*) qi pe gjâjnë djalë, ishin gzue. Ai e qon gruen n`spitalin e Prishtinës. 

Në spitalin e gjinekologjisë, nuk i lejonin burrat me hi në dhomat ku janë lehonat, nuk lejoheshin vizita për burra. Shumica e burrave, kur shkonin nga katunet mi pa gratë, nëse gratë nuk mund të zbrisnin poshtë, burrat dilnin kah ana mrapme e spitalit dhe thirrnin me sa zâ që kishin gratë e tyne. Atëherë dilte n`dritare ajo që e thirrte burri e folte. 

Ai burri ish kânë pakë hajgarexhi e pi thotë grues: 

–Nëse nuk e bân djalë, qitja … qenit e mas hajde mu n`shpi!*)  

  1. I zhdrypi pi bshtit

Njani ish kanë kabahtgji e bajke shpesh probleme. Niherë, n`odë të burrave njani pi pleqëve pi thotë: 

-Boll mâ, lej t`zezat!*) e mas u bân axhami*). Por ai vazhdonte me t`veten. 

Kur ni dite e zunë me pelë për dore, i thanë: 

-Pse bâne? 

-Jo, unë s`kam bâ kurgja. 

-Na t`zumë se ti i zhdrype pej bishtit!*)  

  1. A zabel e kini mjellë odën a, bre nânen jau q …

Ukë Topi*), âsht njâni nga personazhet më fatkeq të tregimeve popupullore në rrethin e tonë, Llapushë. 

Ni odë t`vjetër ku rrishin burrat, kallxonte baba Imer a kânë ni dyrek midis odës. Uka dilte shpesh natën për yzër e si oda e huj, nuk iu ka kujtu qi oda e ka ni dyrek midis odës. Kur qohet natën, Uka i mshon me kry dyrekit t`odës saqë oda u dridh sepse oda ishte e marume me thupra dhe e lyme me lloq e me bagla për mu nxe ma kallaj*) 

-Uh nânen e nânen po a zabel*) e kini mjellë k`tua?   

  1. Sa të dulen Ukë?

Ukë Topi i runte lopët e Turjakës, Damanekut e katuneve tjera, tej në Bellenicë e Lladrofc, prej ditës së Shën Gjergjit deri në Shën Mitër, 6 muaj. Për këta muaj merrte ni rrogë të vogël. Kur i binte Uka gjâen në minges*) ose në akshum, ungjej e hante drekën e darkën bashkë me të zotin e shpisë, me gra, reja e me qika. Pi Ukës nuk kishin havale*). 

Niherë, sofra ish kthy me hânger bukë e Uka nuk hante po i ngjihke sa gra e burra janë n`sofër tuj hânger bukë. I zoti i shpisë pe sheh Ukën që po i ngjeh, tuj e lujt gishtin e dorës dhe e vet Ukën: 

-Ukë, pse s`pa hanë bukë? 

-Pi ngjehi sa gra e burra jemi? 

-Ani, sa jemi Ukë? 

-Dy burra e 5 gra. E bâna men mi da gratë përgjysë unë e ti, ka dy gra e gjysë po na bishin.  

  1. Kadri, qysh pat doket bastani?

I kishin pas qit Kadri Cufës me hângër bastun*), pjepen e kungell me ni sahun*). Kur ja nisi Kadria e pa han, ai qi ja kish qit pjepen e kungull bashkë, pe vetë Kadrinë: 

-Qysh pat doket Kadri? 

-Herë mirë e herë keq.  

  1. Kur e krunte doren, thonte pi nguci gratë e huja

N`odë të buurave, njani rrinte veq tuj e krujt*) dorën. Kur e vetshin: 

-Pse pe krun dorën?  

-Pi nguci *) gratë e huja. 

-Po qysh e din gratë e huja qi ti pi nguc? 

-Eeee kur ta dia unë, e din edhe ato.  

  1. Veq nju dhasha*) sugjukin e zagarëve

Ishin pas ardhë beglertë e Pejës e Perzerenit te Aliagët e Turjakës, me gjujt gjâ t`egra në bjeshkë. Ata me veti i kishin marrë pushët e gjuetisë, qenë, zagarë e langoj. Qohen herët e dalin n`mal. N`kohë të drekës, agallallarët kishin parasit*) me iu qu sugjuk e voe të përzhittua dhe ni përpeq*) Por, nuk kishin thânë se kush me ju qu bukën. Kur bâhet buka gati i thonë M… një burrit babaxhan*) me e qu bukën. Ai shkon n`bjeshkë e iu kthen bukën. Beglertë, ni copë sugjuk e hanin për veti e nga nju ju qitshin zagarëve e lagojve që ishin ungj afer tyne, galuc e …  

  1. cili lypke sugjuk, i qitke tej kur u sosen*) Kur sosen njani qi i kish lyp i pari sugjuk, M. i thotë:

-Veq n`ta dhashi sugjukin e zagarit, që pa fije marre, zagartë e langojtë i kishin qit para tyne aletet.  

Beglertë keshen po ai i zoti kanakut qi ishin shkua beglertë te ai u kuq, i erdhi keq.  

  1. Mujë Loshi nuk e kish pas inu ramazanin

Ish kânë muaji i ramaznit e Mujë Loshi i Padalishtes ish dalë në Istog për pazar. Një njeri që e ngjihte *) Mujën i afrohet e i thotë kadalë, sa mas me ni tjerët: 

-Mujë, a pa vjen hajmë drekë? 

-Po por mas pari pat ves kah e ki gruen, t`cili fis e vetë Muja. 

Ky edhe i kallxon. Atëherë Muja i thotë: 

Jo nuk vije se se e paske gruen bijë të fisit gashjan e ajo kallxon që Muja nuk pe inonte ramazanin  

  1. Kush e ka renin*) me lidh viçin?

(motërzim) 

Ni grue e ni burrë e kishin pas ni lopë tuj mjel e viqi i saj ish kânë si i egër, i fuqishëm. Kur e milte gruaja lopën, tamlin e dajke përgjysë me viqin, dy cica ia like viqit mi pi e dy të tjerat, i merrte për familje. Kur i thithte ai t`vetat, gruja nuk mujke me e da pi lopës pa e thirë burrin mi nimu*) 

Gruja ni ditë i thotë burrit: 

-Njeri a lidhum? Kush flet, ka me lidh viqin. 

Burri pajtohet e ata nuk folshin, me askend nga frika se nëse flasin, kanë me da viqin. 

Po atë ditë qi lidhën, vjen vllai i grues te motra. Motra, e nin vllain kur thirr te dera e ik, shkon m`shilet n`sobë qi kur t`vjen vllai mas me fol se i thotë buuri ”jedec” dhe asaj i metet me da e lidh viqin. 

Miku, thirr e thirr te dyrtë e kush nuk përgjigjet dikur hin mrena*) e drejtë e në shpi shkon. Pe sheh dhânrrin ish ungj te axhaku e nuk flet.  

Miki i folë dhânrrit: 

-Dhanerr ku e kam motrën? 

Ai prap nuk folë se ish lidh me gruen. 

Kur e sheh miki qi dhânrri*) nuk pa flet menon se dhânrri ja ka myt motrën dhe shkon në hyqymet e iu thotë se dhânrri ja ka myt motrën.  

Vin hyqmi dhe pe vesin: 

-Ku âsht gruaja? Ai prap nuk flet e ata menojnë me të vërtetë se e ka myt gruen dhe e marrin e lidhin e ashtu t`lidhen e qesin me ni ledinë me vjerrë. Telallit i thonë: 

-Mshoj tupanit e kallxoj miletit që pe qesim n`kanop! 

Gruaja krejt i kish ni e pa po nuk ish dalë nga soba. Kur i sheh se pe qesin burrin n`kanop, ajo del nga soba tuj ngan e bërtit që ta nijnë: 

-O qe ku jam. Nuk um ka myt burri por jimi lidh jedec, kush t`flet, ka me lidh viqin. 

Atëherë buuri kur e nin gruen qi foli, ia bân:
-Jedec!  

  1. Amrush Zymeri kur e dan vaden me martu djalin, nuk kallxon te shpia

Amrush Zymeri, plak i mahallës së Sylë Januzëve të Damanekit, kur i bâhet ni djalë për martesë, i zen nuse e kur vjen koha me e martues, shkon te miki dhe e dan vaden*). Nja tri ditë para darsmës e lânë me i qu teshat*) 

Kur vjen te shpia, pe vesin robt*): 

-Babë, a e dajte vaden, kur met mi qu teshat*)? Ky nuk iu kallxoh e kur vjen ajo ditë për mi qu teshat, miqtë po i presin Damanekin e ata nuk shkojnë hiç. Bâhetn marak mas ju ka nodh najsen e qohen pak para territ t`akshamit e vin n`Damnek. Atëherë Amrushit i bjen ner mend se kanë pas mi qu teshat por dreka me ushqime të shishme, si për miq, kish shkue.   

  1. Marë paqa!

Selim Nuza, a kânë shpi e madhe e familjes, edhe ky, i Sylë Januzëve. Selimi a kânë vllai i madh, punonte tokën. Vllai i dytë, a kânë Destani, burrë i rrafshtë. I treti, vëlla, Ramadani që i runte vetëm gjâen*)    

Kur dikush i thonte Selim Nuzës, kur ish tuj livu! 

-Puna marë baci Selim! 

Ai ia kthente: 

-Marë paqa!*)  

  1. Fadil Hoxha e ngjofta se e kish pas plisin e bardhë

Destan Nuza i Damanekit, plak, kur i ngonte lajmet në TV-enë e Beogradit por edhe ma vonë, Prishtinën 

nuk i merrke vesh, gjuhën televizive e munohej me ju kallxu qerve*): 

-Prâm Fadili shka ka âa tuj folë. 

-E shka tha ka thânë o baci Destan? 

-Bum, bum, bum, ti je vetë Drazha*) i tha ni shkaut. 

-E qysh e ngjofte o baci Destan qi ke Fadili? 

-O t`dhefsha dajtë, t`dhefsha, po Fadili ish kânë me plis të bardhë*).  

  1. Shkat t`hotë Imeri jem, bâhet n`Beograd

Daja Destan e ka pas ni djalë, të dytin, Imerin qi i punonte në Beograd. Nëpër oda, ai kish qef me livdu*) Imerin, si djalë i zoti. Ai punonte në një ndërmarrje të madhe ndërtimore, kryepunëtorë dhe sa herë kishin nevojë për puntorë ai vinte n`Damanek e merrte puntorë krahi e i qonte aty ku punonte, në Beograf. Ata punonin në sezonië verore, e para dimnit, kur fillonte mu ftof koha ktheheshin në Kosovë. E daja Destan, menonte*) se ai âsht i madh e shkat t`thotë ai, bâhet n`Beograd.  

  1. Bajram Cena kur shkepte cigare nëpër darsma?

Bajran Cena, a kânë i mahallës së Likëve*) në Damanek. Bajrami ka pas boll mall por a kânë tahmaqar*).  

Kur kishte darsma, të gjithë të zotët e shtëpive të katunit por edhe miqtë e dasmorët e thirrun, shkepnin*) cigare. 

E kur u qohke*) Bajram Cena me shkep cigare, me zor, i kqyrte n`sy. N`odë ghysës nuk i qitke cigare tuj u t a thânë: 

-Ti je i ri e nuk duhet me duhan, ti nuk e pin, ty ta kam qit prâm ni cigare …!  

  1. Bajram Karadaki e Ramë Azizi rrihen

Bajrami Selmani (Karadaki) e Ramië Azizi janë kanë kohanikë*) e mirë kanë shkue në mes veti Ni ditë i kishin pas prish puntë*) e fillojnë mu rreh. Rama e merr ni therrr e apa don mi ra Bajramit e ky i thotë: 

-O budallë, kqyr*) se pum qarron.  

  1. Shaban Palluzha e shymke cigaren në cergë

Kur ish pas martu Salih Xheemajlia me Fizën*), djali i Xhemajlisë e nip i Brahim Agës, kish pas bâ darsëm t¨madhe, më 1937. N`darsëm ish pas ardhë edhe Shaban Palluzha Kastrati`*), kusheri, Ramë Bllaca*), bajraktarë e begllere nga krahinat e ndryshme të Kosovës e tej n`Shkodër se edhe atje kishim pas kusheri, Kastrat, Bushatlitë e Mehmet Begin  

Kangtarë ishin kânë, Muhamet Kajtazi e Xhelir Islami të Turjakës, Beqë Jaha i Drenofcit të Zatriqit, Bajram Sadiki, baba i Salih Bajramit, me Salihin e ri, Ali Pacin etj. Në odën e gjyshit, të Imer Seferit i kanë pritur e ndejtut dasmorët. 

Natën e parë të darsmës, darka hahej vonë se vinin darsmorët prej katuneve e qytetev të largëta, me kam e me kuaj.  

Shabani ish pas vanu e në Turjakë e kishin pas hângër darkën e natës së darsmës. Mixha Shaban ish pas idhnu e cingaren e duhanit e shymte në cergë, jo n`shpuzore*) Ni plak hajgaregji, u qohke*) e i merrte duqat e cigares të mixhës Shaban e i qitke n`axhak t`druve.  

Kur e panë bajraktarët e Astrazubit mixhën Shaban qi pi shym cigaret në cergë*), edhe ata ia nisën e pi shymin cigaret n`cergë. Ramë Nura shkon edhe atyne iu hjeke duqat e cigareve e ju thotë: 

-O bajraktarë, Shaban Aga, neti shym ku t`don por ju, edhe niherë sese i shymni cigaret në cergë, edhe qiraishat e odëse mu degë, juve nuk vi ma me ju hjekë duqat. 

Atëherë mixha Shaban u n“qefu pakë por jo krejtë.  

Fjalorh i vogël me fjalë e shprehje të rralla, sidomos fjalët e hueja por edhe ato arkaike, që nuk gjinden në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe (1980) por ende fliten në të folmet (nën)dialektore e krahinore të Veriut e Kosovës.  

(1) *) Ballica, Buallicë f.sh. -Femra e buallit. Qumësht (kos, gjalpë) buallice. Është bërë sa një buallicë. 

*) Sadri Shaqa. Një nga kusherinjët dhe moshatar i Ukë Imerit nga Turjaka. Për Sadri shaqën i kam disa tregime, në formë të humorit, mahi..  

*) Ungjen, ulen, me pushua, me luajt, me ngrënë bukë 

*) Baca Dulë, vëllai më i vogël se baba, djali i Imer Seferit 

*) Ungjen, ulen, me pushua, me luajt, me ngrënë bukë 

*) e pash plumin kur dul pi voes, Baca Dulë, si fëmi mendon se edhe veja kur pëcet, ka plumb brenda.   

(2) *) Ismet Ali Bytyqi, është vrarë më 1996, nga një ish fshatarm për hakmarrje në Lubizhdë. Ka kryer gjuhën angleze dhe ka punuar si profesor i gjuhës angleze. 

*) Me i la e nrru e arrnue teshat, kur unë studjoja, në çdo të shtune udhtoja për në Turjakë, nëna mi lante teshat me dorë dhe mi arrnonte, nuk kishim tesha të mjaftueshme. 

(3) *) Jedec, është një lojë popullore që luhej nga çobanët kur kositeshin livadhet. Kjo liojë në disa krahina të Kosovës njihet edhe si ”Kile”, ta lash kilen. Njëri e prek dikend e ik e ai mundohet me e zënë dhe me e prekur.  

(4) *) Dimen i shtirë, me borë, ngrica, erëra të ftohta 

*) T`foftin nuk e n`shonte, bënte acar, të ftohtë i madh 

*) Kranet e thata, krënde, dru,, rrema të hollë të drunjëve e të terur   

(5) *) Yzer*), neovojë, «jashtë po dalë, yzër po kam» (këngë pop.) 

*) Me ymyd, me shpresë 

*) Nëse nuk lind djalë, shprehje e rralë. Thuhët për diçka që nuk ka vlerë, nuk na duhët, qitja qenin.  

(6*) Agjami, fëmi, kalami, i papjekur 

*) Boll mâ, lej t`zezat! Mjaft më, mos u merr me punë të këqia (të zeza) e mos rrej. 

*) I zhdrype pej bishtit!*)  zbrite nga pjesa e prapme e trupit, dyshohet me bazë se ka gabuar, sepse nuk duhët zbritur nga bishti i pelës ose kalit  

(7) *) Ukë Topi, Çdo krahinë ka njerëz, heronjë që populli i asaj ane i merr shembull psh Nastradin Hoxha, që është I njohur por edhe Dervish Goxhuli … Ukë Topi është një nga ata. Thuhët se ka lindur në Grabofc të Fushë Kosovës, afër katundit Bellaqevc e Hade. 

*) Kallaj, kollaj, më lehtë 

*) Zabel, mal, pyll me lisa të gjatë e të trash  

(8) *) Mingen, nga mëngjes, koha kur iu qonin bukë argatëve, ora 10:00-11:00, paradreke 

 Prej Ukës nuk kishin havale, nuk fëshihemi, nuk hanë bukë veç, ndaras nga burrat.  

(9) *) Bostan, shalqin, pjepëra 

*) Sahun, nga sahan, pjatë, enë e madhe  

(10) *) Tuj e krujt, duke e kruajtur, nga kruhem, lëmohem 

*) Nguc, nga ngucem, ngacmoj  

(11) *) Dhash, nga folja me dhënë, jap 

*) Parasit, porosit 

*) Përpeq, lloj pite shumë e shishme (jo byrek) me djtah, gjizë e maz. Janë të njohur perpeqat e Sylë Januzëve të Damanekit 

*) Babaxhan, Shpirtmirë, i patëkeq, i çiltër e i dashur; i shtruar dhe i thjesht, i pahile. 

*) Sosen, kur hargjohen, nuk ka më, nuk mbetet më (sugjuk) 

*) Sugjuk, Zorrë bagëtish të imëta të mbushura me mish të grirë, në rastin konkret organin gjenital të qenit, zagarit  

(12) *) E ngjihte, e njihte, njeri i njohur. 

*) Inon, agjëron, ramazanin, nuk hanë bukë, pi ujë, cigare, gjithë ditën 

(13) *) Ren-i, rendi, radha 

*) Nimue, ndihmue,  

*) Hin mrena, hyn brenda në oborr 

*) Dhânerr, dhëndër  

(14) *) E dan vaden, e cakton kohën, ditën e dasmës, 

*) Mi qu teshat, zakonisht tri ditë para dasmës, të enjteve baba i dhëndërit i dërgonte teshat dhe bakshishat që i kishte ble nusës. Po atë ditë, qika bëhej gat për nusei, ia ngjitnin kanen, bojën … 

*) Vsin robt, e pyesin antarët e familjes. Sipas ”Kanunit”, gratë konsiderohen, ”rob”, poe edhe antarët e tjerë të familjes ”sa për me shtu ni rob”. Fjala e zotit të shtëpisë, më të madhit në moshë duhej respektuar.  

(15) *) Gjâen, bagëtinë, delet, dhitë, loptë 

*) Marë paq, përshëndetje dhe falenderim kur dikush punon por Selim Nuza thonte marë paqa, jo marë paq!  

(16) *) Qerve, tjerëve 

Draža, Dragoslav Draža Marković (Popović, politikan serbe (1920-2005) ishte një nga kundërshtarë që shqiptarët të jenë të barabartë me popujt e kombet etjera të ish Jugosllavisë, 

*) Plis, Lloj cohe, që bëhet me lesh delesh të shkelur disa herë, duke e lagur me ujë të vakët e duke e fërkuar me sapun derisa të thahet e të forcohet; një cohë e tillë që përdoret si plaf. Shtroi plisin. Bënte plisa. Flinte (shtrihej) në plis, simbok shqiptar. 

 Kësulë e bërë prej kësaj cohe, e cila sipër vjen zakonisht e rrumbullakët si kupë; qeleshe. Plis i bardhë (i pastër si bora e mallit) embanin burrat, pleqtë por edhe të rinjët.  

(17) *) Me livdu, nga lavdëroj, (them) fjalë të mira etj. 

*) Menonte, mendonte  

(18) *) Tahmaqar, koprrac, Ai që kursen tej masës edhe për sendet e domosdoshme për jetesë; ai që ka para dhe nuk ndihmon tjetrin kur ky ka nevojë, njeri dorështrënguar 

*) Mahallës së Likëve. Damaneki ka disa familej, të ndarë në mahallë (lagje), Sylë Januz, Bellan, Musli Avdylit, Pagarushët, Nezir Shala, etj.,  

*) Shkepnin 

*) U qohke (lok.), ngritej, çohej në këmbë  

(19) *) Kohanikë, bashkëkohës. Këtu: moshatarë 

*) Prish puntë, shprehje me kuptimin figurativ, kur çdo gjë që është ndërtuar, shkatërrohet, prishet, fillon lufta 

*) O budallë, kqyrë!  Budallë, ai që është i metë nga mendja, ai që nuk e gjykimin dhe arsyen, budallë, kqyrë, shiko, ke kujdes!  

(20) *) Salih Xheemajlia Kastrati (1920-2003), moshatar dhe ushtar i Shypnisë me babën Ukë (1943). Fiza, gruaja e parë e Salihit, qika e Fejzë Sylës (motra e Jetish Fejzës) nga Bubaveci. 

Fiza, kur kish pas ardhë nuse n`Turjakë, s`kish lanë shoqe mat mirë. Ajo ishte edhe e madhe, e shëndetshme dhe e fuqishme. Bacën Salih (burrin), kur iu merrte kashtë e sanë me iu qit lopëve, Salihin e qitke n`kosh ose e merrte n`shpinë.  

*) Shaban Palluzha, Shaban Mustafë Kastrati i njohur më së shumti si Shaban Polluzha (Polluzhë, 1871 – Tërstenik, 21 shkurt 1945) ka qenë një komandant ushtarak shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, veprues në trevën e Drenicës.[1] Pas pushtimit italian të Shqipërisë dhe bashkimit me një pjesë të viseve të Kosovës shërbeu me njësitë Vullnetare, pas kapitullimit italian u radhit me Ballin Kombëtar. U vra duke luftuar me partizanët serbë. (Wikipedia në gj. Shqipe) 

*) Ramë Bllaca (Bllacë, 1879 – 27 korrik 1937) veprimtar i çështjes kombëtare dhe deputet i Xhemijetit në parlamentin jugosllav.[1] I biri, Qazim Bllaca qe ministër në qeverinë Mitrovica. 

*) Shpuzore, të marueme prej drunit, ku i shymnin cigaret. Cigaret, disa ditë para darsme, disa njerëz, maronin cigare për dasmorë e ndodhte që edhe blenin cigare, nga 100 cigare një pako. 

*) U qohke, qohej, ngritej nga vendi ku ish i ulur pa pritesë. 

*) Cergë f.sh. – 

Qilim ose mbulesë e ashpër që është punuar zakonisht me lesh dhie.  

Malmö, 14, 15, 16 janar 2024 

siankastrati09@hotmail.com 

Recension nga Adnan Qaka për librin “SHPRESË DHE NOSTALGJI” të autorit Florim Zeqa

0

Adnan Qaka

Libër me vlera historike

Libri i publicistit, intelektualit dhe atdhetarit të shquar Florim Zeqa që titullohet: SHPRESË DHE NOSTALGJI, paraqet një vepër më rëndësi historike i cili e pasqyron në mënyrë reale aktivitetin e shqiptarëve në Diasporë dhe në veçanti të shqiptarëve në Itali.

Autori në këtë libër monografik e ka bërë një pasqyrim objektiv të aktiviteteve atdhetare të shqiptarëve ne Diasporë në shërbim të çështjes së Kosovës.

Autori para se gjithash e vë theksin tek veprimtaria e tij atdhetare dhe tek angazhimi politik dhe kombëtar në të mirë të çështjes se Kosovës dhe unifikimit politik dhe kombëtar të shqiptarëve në Diasporë.

Autori në këtë libër e ka vlerësuar lart rolin dhe rëndësinë që ka pasur diaspora shqiptare

në ndihmë të Republikës se Kosovës në gjitha etapat historike, e në veçanti në vitet 1998-1999, në vitet e gjenocidit serb ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Diaspora shqiptare paraqet katalizatorin më të rëndësishëm në avancimin e çështjes së Kosovës në shtetet evroperëndimore.

Sipas një studimi te agjencisë se statistikave të Kosovës, mbi 43% e familjeve në

Kosovë kanë të afërm qe jetojnë jashtë Kosovës, dhe mbi 20% e tyre pranojnë remitenca gjatë vitit.

Megjithatë një problem i madh i remitancave është se, ato përdoren kryesisht për konsum dhe jo për investime kapitale të cilat do të gjeneronin zhvillim të hovshëm ekonomik, mirëqenje qytetare dhe zbutje të papunësisë në shtetin e Kosovës.

Libri i publicistit Zeqa ka një trajtes origjinale për vitet me delikate të historisë politike të Kosovës. Fillimisht autori në këtë libër tregon për organizimin e mërgatës shqiptare në botë apo siç jemi mësuar ta quajmë organizimin e shqiptarëve ne Diasporë, i cili është shumë i hershëm dhe dallon nga kontinenti në kontinent , nga shteti në shtet, nga kantoni në kanton, nga regjioni në regjion dhe vendet nëpër të cilat është e shpërndarë mërgata e jonë.

Deri fillim te viteve te 90-ta, organizimi i mërgatës është bërë më tepër nëpër Klube të shqiptarve, aty këtu edhe nëpër shoqata të ndara dhe fragmentizuara sipas ideologjive politike apo fetare.

Pas viteve të 90-ta shqiptarët e Kosovës kudo në vendet euro-perëndimore filluan me organizim dhe në baza patriotike, përkatësisht nën ombrellën e lëvizjes paqesore apo të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Fundi i viteve të 90-ta, respektivisht periudha e fillimit të luftës çlirimtare, mërgimtaret

i gjenë të organizuar mirë në te gjitha aspektet dhe drejtimet, varësisht prej shteteve respektive.

Në disa shtete evro-perëndimore mërgimtarët më shumë ishin të organizuar në shoqata sesa në parti politike. Qëllimi i të gjithë organizimeve ishte grumbullimi i ndihmave financiare dhe

ushqimore për t’i dalë në ndihmë popullatës shqiptare në Kosovë dhe trojet tjera etnike.

Po ashtu, autori tregon dhe për aktivitetin e tij kombëtar në kuadrin e shoqatës “Besa”.

Për dallim nga shtetet tjera evro-perëndimore, mërgimtarët në Itali asnjëherë nuk kanë qenë të organizuar në baza partiake dhe nuk janë as dhe sot, thotë autori.

Autori po ashtu potencon se, njerëz të papërgjegjshëm duke u thirrur në emër të UÇK-së dhe të luftës çlirimtare luanin pamëshirshëm me ndjenjat e mërgimtarëve duke u thirrur në emër të UÇK-së dhe të luftës çlirimtare, kurse në anën tjetër përmes formave të ndryshme të shantazhit i frikësonin mërgimtarët duke ua imponuar dhunshëm derdhjen e mjeteve në Fondin Vendlindja Thërret.

Sipas autorit metodat e tilla të shantazhit reflektuan negativitet të madh, pasojat e të cilit

negativitet po i vuan akoma mërgata e jonë edhe pas 25 viteve nga ajo kohë, kur për fatin tonë të keq ende nuk është kthyer besimi i humbur në mesin e mërgimtarëve, përfundon publicisti Zeqa.

Sulmi i forcave serbe ndaj Familjes Jashari në Prekaz shënon fillimin e luftës çlirimtare në

Kosove dhe sensibilizimi dhe unifikimin e paparë të mërgatës shqiptare deri më tani në shtetet perëndimore.

Mërgata e jonë dëshmojë gatishmëri të jashtëzakonshme në dhënien e ndihmave

financiare dhe atyre materiale (logjistike) për Kosovë. Pas riorganizimit të shoqatës “Besa” në Treviso, vazhdoi puna dhe aktivitetet patriotike.

Në pranverën e vitit 1998, përkatësisht më 29 prill 1998, në kryeqytetin italian në Romë,

para Plazzo Chigi u mbajt protesta më e madhe e shqiptarëve ku mbahej mbledhja e Grupit të Kontaktit për Kosovën, ku pritej të merren ndonjë vendim për ndaljen e masakrave në Kosovën e përgjakur nga barbarët serb.

Vlenë të ceket se, në fillim Italia ishte kundër bombardimeve të Natos dhe në momentet e fundit i përkrahu ato dhe u bë pjesë e intervenimit të NATO-s ndaj caqeve serbe, kurse Vatikani që gjendet në Romë, në brendinë e kryeqytetit Italian e shprehu hapur kundërshtimin për bombardimet e NATO-s në qershorin e vitit 1999.

Vlenë të ceket edhe kjo, jo vetëm në çarçet politike italiane, por edhe në shtetet tjera të Evropës ka pasur zëra kundërshtues për intervenimin e NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe për disa arsye. Njëra ndër to ishin edhe arsyet e interesave ekonomike biznesore qe disa anëtarë të NATO-s i kishin me Serbinë si dhe arsyet politike por dhe fetare, sepse Serbia e paraqiste veten si kinse mbrojtëse te civilizimit të krishterë nga i ashtuquajturi fundamentalizmi islamik shqiptar. Por, ishte edhe frika e prishjes së raporteve me botën sllavo-ortodokse. Si bie fjala në këtë kohë plasimi i tezes ekstremiste të politikanit rus, Zhirinovski, sipas të cilit një ndërhyrje e NATO-s në Jugosllavi do të kishte shkaktuar një lloj ndeshje përfundimtare midis botës sllave dhe perëndimit!

Për te sensibilizuar opinionin ndërkombëtare për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë, sikurse në të të gjitha shtetet evro-perëndimore, edhe në Itali u organizuan protesta paqësore dhe liridashëse, kurrsesi me karakter shovinist apo racist.

Përgjatë viteve 1998-99, të luftës në Kosovë mërgata e jonë u mobilizua si asnjëherë më parë gjatë historisë me ndihma financiare, me çrast u themeluan dy fonde për grumbullimin e mjeteve financiare: Fondi i 3% i Republikës së Kosovës dhe Fondi Vendlindja Thërret.

Autori tregon me argumente konkrete se ka pas keqpërdorime financiare në të dy fondet dhe dëshmon angazhimin e tij për unifikim politik të të dyja fondeve. Ai në një rast e thotë: “Pse nuk bëhemi bashkë për te mirën e popullit, gjegjësisht për çlirimin e Kosovës, ku e

kemi një armik të përbashkët dhe jashtëzakonisht të fuqishëm në aspektin ushtarak”.

Në fakt, autori tregon se ishin kundërthëniet e mëdha mes këtyre dy fondeve që e bënin të pa mundur bashkërendimin e tyre.

Gjatë periudhës së luftës çlirimtare, ai potencon se “si donator i të dy fondeve, e kisha dhe e kam të drejtën morale t’iu kërkoj përgjegjësi dhe llogaridhënie për çdo cent të ndihmave të mërgatës sonë”. Autori shton dyshime për abuzimet enorme të Fondit 3% nga grumbullimet lokale e deri tek ato të nivelit qendror.

Për lexuesin dua te sqaroj se kush ishin këto dy fonde financiare.

Në fillim të viteve të ’90-ta, në Gjermani themelohet Fondi i 3 %-it. Roli primar i i këtij fondi ishte mirëmbajtja e sistemit paralel të arsimit dhe aspektet e mirëqenies sociale (ushqim, shëndetësi, sport si dhe sektorët e tjerë të qeverisjes paralele të Republikës së Kosovës.

Në pranverën e vitit 1993, në Arau të Zvicres u themelua Fondi Vendlindja Thërret, i cili ishte i përkushtuar në mënyre ekskluzive për rezistencë të armatosur.

Në një shkrim prej UÇK-në, autori tregon se me tërë qenien time kam qenë në shërbim të luftës çlirimtare, asnjëherë thotë ai nuk kam qenë dhe as që do jem në shërbim të grupeve të caktuara të interesit brenda sojit te njëjtë apo të kundërt të një partie politike.

Autori shton, se gjatë periudhës se luftës çlirimtare, në kryesinë e shoqatës “Besa” në Treviso jam angazhuar me tërë qenien time për ta ndihmuar rezistencën e armatosur në Kosovë, si në aspektin material dhe atë moral, duke i motivuar të tjerët për dhënien e kontributit për çlirimin e vendit.

Shumica u janë përgjigjur me dëshirë të dyja fondeve, Fondit të 3%-it dhe Fondit Vendlindja Thërret, por ka pasur dhe te atillë qe nuk shprehnin dëshirën që të përgjigjeshin në një fond të caktuar, si bie fjala donatorët besnik të Fondit të 3%-it, të cilët me vështirësi apo fare nuk pranonin të derdhnin mjetet në Fondin Vendlindja Thërret, duke u arsyetuar

në këtë mënyre: “E kemi fondin e Qeverisë, nuk na duhen fonde tjera! Autori thotë se vet ai ka dhënë mjete për Fondin Vendlindja Thërret, por edhe i ka nxitë anëtarët e shoqatës “Besa” me derdh mjete në këtë fond.

Dhe për fund dua të shtoj, se këtë qasje të unifikimit politik të shqiptarëve, që para dhe gjatë

luftës autori ka bërë thirrje, këtë e kishte bërë dhe strategu i madh ushtarak, atdhetari dhe vizionari i shquar Kolonel Ahmet Krasniqi si ministër i mbrojtës i Republikës se Kosovës, i cili me përkushtim punoi për bashkimin e faktorit politik dhe ushtarak të Kosovës.

Dhe vetëm pas përpjekjeve të mëdha kolonel Ahmet Krasniqi dhe Adem Demaçi arritën një fitore të rëndësishme kombëtare, ku në takimin e Osllos, i mbajtur në Maj të vitit 1998 e arritën marrëveshjen për bashkimin e UÇK-së dhe Ministrisë se Mbrojtës në një subjekt të vetëm ushtarak, që do të quhej Forcat e Armatosura të Republikës se Kosovës (FARK), por fatkeqësisht kjo marrëveshje nuk u realizua për arsye politike. ShP i Farkut që drejtohej nga Kolonel Ahmet Krasniqi qysh para lufte, me 1996 me analizat e tij ushtarake, parashihet se Mitrovica dhe Kosova veriore do të jenë ndër territoret e para që do të çliroheshin për shkak të rëndësisë se tyre ekonomike dhe strategjike.

____

Mr. Adnan Qaka, studiues dhe politokolog

“Konsensusi cinik” dhe fashizmi postmodern serb

0
Nga Sadri Ramabaja
___

Fashizmit të Vuçiqit pas 24 shtatorit i kanë rënë maskat. Shih për këtë, si fashizmi i të gjitha llojeve, ai përmes zgjedhjeve të 17 dhjetorit kërkoi të homogjenizojë gjithçka duke shkatërruar të gjitha përjashtimet nga rregullat e tij, do të konkludonim nëse perifrazojmë Mark Lipovetsky-in. Ngjashëm si fashizmi rus, edhe fashizmi serb, me kohë nuk i ka rezistuar dot infekimit nga idetë post-moderniste, që rezumojnë se ata që janë më të fuqishëm kanë gjithmonë të drejtë. Ky konkluzion rrjedhimisht e bën fashizmin serb  “veçanërisht të rrezikshëm”, jo vetëm për kundërshtarët e tij politik të brendshëm [rasti i Sanduloviqit], por edhe për rajonin.

Serbia do t’i shpenzojë rreth 740 milionë euro vetëm këtë vit për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe armatim, tha të shtunën presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për shtyp në Agjencinë për Siguri Ushtarake.
Këto 
komente kryefashisti serb Vuçiq i bëri vetëm dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës  e pranuan një kërkesë nga Kosova për blerjen e raketave antitanke Javelin, që ndërkohë do të shqyrtohet nga Kongresi amerikan.

Sa herë që kryefashisti serb përballet me segmente të realitetit të ri në fushn e sigurisë dhe mbrojtjes, siç është dëshmia e funksionalizimit real të Republikës së Kosovës, ai i rikthehet Rezolutës 1244 të OKB-së, si fanatikët e religjioneve “librit të shenjtë”. Duke komunikuar më shumë me publikun e brendshëm, ai në këtë komunikim publik, kësaj radhe, nuk kishte si mos të shpërfaqte brengën e thellë për vendimin e SHBA-ve për t’i shitur Kosovës 246 raketa antitank si dhe pajisje përcjellëse.
“Sipas Rezolutës 1244, nuk guxon të ketë asnjë grup të shqiptarëve të armatosur të Kosovës dhe ata krijuan një ushtri për ta dhe vazhdojnë ta krijojnë atë”[1], tha Vuçiq.
Duke i rënë kështu të njejtës vrimë të kavallit për 25 vjet rresht, edhe kështu e dëshmon se mbetet peng I ideologëve të tij fashist serb V.Sheshel dhe S.Millosheviq.
Diferencën e bën në këtë mes shfryëzimi nga ana e tij e teorive mbi fashizmin modern.

“Post-modernizmi minon kundërshtimet binare,” thotë specialisti rus i kulturës në Universitetin e Kolumbisë. “Rrjedhimisht, post-modernizmi lufton edhe kundër esencializmit, idesë se ka disa kategori të përjetshme dhe të pazëvendësueshme që nuk i nënshtrohen kritikës” (novayagazeta.eu/articles/2024/01/10/tsinicheskii-konsensus-golosuet-za-putina).[2]

Fashizmi ishte që në zanafillën e tij një ideologji politike dhe shoqërore që do të bëhej i njohur në prag të Luftës së dytë Botërore. Që me shpërfaqjen e tij ai bashkëudhëtoi duke legjitimuar idetë mbi nevojën që ka shoqëria për Liderin karizmatik, mbi bazat e një autoritarizmi të fortpërpunuar, nacionalizmi ekstrem, që do të kurorëzoheshin me krijimin e partive fashiste dhe Shtetin që në krye do të promovonte diktatorë të tipit të Musolinit, Hiterit, Milosheviqit, Putinit…
“Post-modernizmi” është një shkollë e mendimit që ka përqafuar një qasje të veçantë ndaj shkencës, artit, filozofisë, dhe kulturës në përgjithësi. Për shembull, ka theksuar relativizmin, skepticizmin ndaj narrativave absolute, dhe një ndjenjë të fragmentarizmit dhe ndryshueshmërisë në shoqëri.
Fashizmi post-modern serb prandaj i ka rrënjët në mendimin politik që prodhoi Akademia e Arteve dhe Shkencave, që do ta pregadiste opinionin për dekada me radhë, së paku prej vitit 1981, për gjenocidin serb në Kosovë në përmbyllje të dekadës së aparheijdit në shekullin 20-të.

Sipas Lipovetsky-t, një komponent i rëndësishëm i të ashtuquajturit “fashizëm post-modern … është bërë një konsensus cinik në të cilin fuqitë dhe shoqëria kanë arritur marrëveshje se nuk ka rregulla dhe se nuk ka nevojë t’i kërkojmë ato. Ekziston vetëm post-e-vërteta: kushdo që mund të gënjejë më ashpër ka të drejtë. N këtë rast, gënjeshtra si virtyt serb, si e cilëson atë i ashtuquajturi babai i kombit serb, Dobrica Qosiq, ngritet në piedestalin e komunikimit publik.

Fashizmi post-modern serb shpërfaqet sot kudo në jetën shoqërore e politike – por ai kulmin e ka arritur në mënyrën e qeverisjes, ku dominon fryma autoritare, nacionalistë me orjentim të theksuar antishqiptar, i shoqëruar nga ndjesi të theksuara të fragmentarizmit, relativizmit, ose përdorimit të teknologjisë dhe mediave moderne për ta promovuar atë si ide për mbrojtjen e Serbisë dhe interesave nacionale serbe!

Këtë stil të komunikimit në frymën e fashizmit post-modern, po të përdornim konkluzionet e  Lipovetsky-t për fashizmin rus, tipizohet me rritjen e agresivitetit brenda shoqërisë serbe, sidomos në raport me kundërshtarët politik pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit 2023, por edhe në raport me botën e jashtme, pavarësisht se ka nota ironie në vokabularin e kryefashistit serb. “ A jemi ne të fortë si Amerika, Anglia, Gjermania, Turqia – nuk jemi. Por, mund t’i tregojmë gjithë botës se kjo [armatimi i FSK- SR] në mënyrë brutale shkel normat juridike ndërkombëtare”, shprehet Vuçiq-i në fjalimin në fjalë.[3]
Fashizmi post-modern serb është “rezultat i këtij konsensusi cinik, pranimit të rregullave të lojës, sipas të cilave të fortët kanë gjithmonë të drejtë”. Por, si duket, Vuçiqi e ka të qartë se “në një botë të tillë, pothuajse të gjithë janë më të fortë se disa dhe më të dobët se të tjerët, por të gjithë do të përpiqen t’i mashtrojnë të gjithë se kështu është realiteti”[4], prandaj ai vazhdon ta luaj rolin e viktimës!

Në këtë vazhdë është edhe mohimi i masakrës së Reçakut edhe 25 vjet pasi ajo u krye nga forcat serbe.
“E vërteta e plotë për ngjarjen në fshatin Raçak, më 15 janar 1999, po i zbulohet botës. E vërteta që unë atëherë e konstatova si gjykatëse hetuese, se nuk ka pasur masakër ndaj civilëve, por se ishte një veprim legjitim nga ana e  policisë serbe kundër terroristëve të të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), kjo dihej duke filluar nga ata që morën vendimin për bombardimin e Federatës së atëhershme të Republikës së Jugosllavisë, por kjo nuk ishte në interesin e tyre”,[5] pohon për të përditshmen serbe Novosti, ish gjykatësja hetuese
 për rastin e Reçakut, Danica Marinkoviq.
Përpjekja për ta mohuar sërish dhe sërish masakrën e Reçakut, por edhe gjenocidin ndaj shqiptarëve mbetet pjesë e strategjisë së fashizmit post-modern serb në dobi të selitjes tutje të “konsenzusit cinik”.

Filozofi slloven Sllavoj Zhizhek flet për konceptin e Jouissance-s, thotë Lipovetsky, ndjenjën që “edhe të shtypurit ndjejnë kur janë në gjendje të mashtrojnë një mjeshtër ose të bëhen mjeshtër për ata që janë edhe më të dobët”. Duket se kjo është baza e konsensusit cinik të Vuçiqit me bashkëmendimtarët e tij, me të cilët ai u ribashkua në prag të zgjedhjeve, sepse ky model i lejon të gjithë fashistët e të gjitha formateve të ndjehen më të sigurtë në fitore, gjithësesi edhe të lumtur dhe të përballen duke injoruar problemet.

“Post-modernizmi shpesh barazohet me papërgjegjshmërinë”, thotë studiuesi i Kolumbisë;  Është një art i përgjegjësisë: po, nuk ka të vërteta objektive, por kjo do të thotë se unë jam përgjegjës për ato të vërteta që njoh dhe promovoj. Kërkon që individi të jetë përgjegjës në matricën ku personi e konsideron veten pjesë”.

Prandaj konkludon Lipovetsky: “Kërcimi nga një sistem koordinativ në tjetrin për arsye përfitimi, duke thënë se nuk ka të vërtetë dhe se nuk mund të ekzistojë ose paraqitja në mënyrë agresive e gënjeshtrave fare hapur si të vërteta, nuk do të thotë se është në përputhje me post-modernizmin, përkundrazi ai veprim është thjesht cinizëm” – dhe është ky konsensus cinik në Serbi që përbën themelin e shtetit të Vuçiqit që Perendimi duhet ta sfidoj dhe jo tutje të bëjë çdo gjë që ta shkëpusë nga orbita serbe dhe inkorporoj si pjesë të demokracive liberale.
Fashizmi post-modern serb duke qenë një shtojcë tipike e fashizmit rus, prandaj rrezikon edhe Perendimin.
_______
1. https://www.evropaelire.org/a/vuciq-thote-serbia-shpenzoj-170-milion-pasisje-ushtarake/32773043.html
2. Paul Goble: https://www.eurasiareview.com/14012024-cynical-consensus-in-russia-makes-putins-fascism-especially-dangerous-oped/
3. https://www.evropaelire.org/a/vuciq-thote-serbia-shpenzoj-170-milion-pasisje-ushtarake/32773043.html
4. Paul Goble: https://www.eurasiareview.com/14012024-cynical-consensus-in-russia-makes-putins-fascism-especially-dangerous-oped/
5. https://www.novosti.rs/drustvo/vesti/1322043/voker-lazirao-masakr-opravda-akciju-nato-proslo-25-godina-oruzanog-sukoba-selu-racak-koji-bio-povod-agresiju-srj?fbclid=IwAR2B0fbTfIpV8e13TXLF5CKzMkA6Ck4dP2N5GgNLx1zvKa4vKE3Bdx2qYP4