Kreu Blog Faqe 904

Kompromisi i vetëm me Serbinë, korrigjimi i kufijve të vitit 1956

0
Kompromisi i vetëm si dhe i fundit më Serbinë, korrigjimi i kufijve të vitit 1956 dhe kthimi i trojeve të Dardanisë për bashkim në një Federatë me Shqipërinë

Nga: Hajrullah Tërnava, Prishtinë

Pra, Kosova tash si shtet i pavarur me njohje të fuqishme ndërkombëtare, nuk ka nevojë që të vazhdon e të humbi kohë pafundësisht me Serbinë, por ta rikthen në tavolinë rishikimin e kufijve duke korrigjuar atë imponim të pa drejtë që i është bërë nga regjimi i Rankoviqit, me futjen e pykës qarëse me Leposaviqin dhe Zubin Potokun, sepse edhe Serbia po duket që është shumë e interesuar që të rimerr atë pjesë të veriut të skajshëm të Kosovës dhe të heq dorë nga pjesa tjetër e Kosovës. Derisa pakica më e madhe në Republikën e Kosovës, e ndikuar nga Beogradi, pra serbët, nuk po pranojnë të jetojnë nën sovranitetin e shtetit me shumicë shqiptare, sepse ata kanë politikë separatiste dhe synojnë bashkimin me Serbinë, atëherë zgjidhja mbetet te rikthimi i hartave në gjendjen e vitit 1956.

-Në këto rrethana politike,  sikur që po e ndërmjetësojnë ndërkombëtarët çështjen e pajtimit mes Serbisë dhe Kosovës, e që qartë po vërehet se Serbia për këtë çështje e ka prapavijën e sajë që donë me i bashkua trojet e saja serbe të veriut, sikur që po deklarohet për Zubinpotokun dhe Leposaviqin,  dhe te tjerat komuna në veri, e si kompensim që Kosovës me ju kthye Preshevën, Medvegjen dhe Bujanovcin, vështirë që mundet me u arritur një pajtim i tillë, sepse Serbia do të bllokohej me autostradën që e lidhë Maqedoninë dhe Greqinë.  Intencat e Serbisë e kanë prapavijën e saje si gjithherë deri më tani, për të marr territor e për të mos dhenë, por tani ndërkombëtarët duhet të jenë më të vendosur dhe më të ashpër për një marrëveshje të përhershme që do ta qetësonte këtë pjesë të Ballkanit njëherë e përgjithmonë, sepse Serbia në historitë e kaluara mjaftë ka uzurpua toka të Dardanisë-Kosovës, e që për histori ato kohëra janë të njohura, prandaj Serbia po heziton dhe nuk po pranon të nënshkruaj marrëveshje me Kosovën, nuk po pranon që ta nënshkruan as marrëveshjen për Asociacionin e propozuar nga Bashkimi Evropian, pa kompetenca ekzekutive, model i ngjashëm me asociacionin ekzistues ligjor legal dhe kushtetues që funksionon në Republikën e Kosovës, por po kërkon modelin e një Republike Serbe të Bosnjës, madje edhe duke mos e pranuar shtetin e Kosovës, duke kërcënuar dhe penguar funksionimin e tij, sa dhe duke nxjerr si alternativ temën se a mundë të vij në shprehje varianti i ndryshimit të kufijve në mes të dy shteteve si kompromis, duke nxjerr në tavolinë të bisedimeve rikthimin e territoreve që Kosovës që janë shkëputur menjëherë pas luftës së dytë botërore.

Kompromisi i vetëm si dhe i fundit më Serbinë, korrigjimi i kufijve të vitit 1956 dhe kthimi i trojeve të Dardanisë për bashkim në një Federatë me Shqipërinë

Pas pranimit të tabelave RKS vjen një goditje tjetër e rëndë ndërkombëtare kundër Serbisë, largimi i Kosovës nga preambula e kushtetutës dhe njohja e pavarësisë.

Prekja e kufijve pra do të kthente gjendjen Lugina e Preshevës e cila administrativisht ishte ndarë nga Kosova në vitin 1945 prej komunistëve jugosllav në shkëmbim të dy komunave në veri të Kosovës, me Leposaviqin dhe Zubinpotokun, në vitin 1956 të cilat në atë kohë kishin popullsi shumicë sllave e qëllimi i kësaj ndarje ishte copëzimi i trungut shqiptar dhe defaktorizimi i tyre, si në aspektin politik, por edhe nacional. Nga ecuria e deritashme e dialogut dhe propozimit të marrëveshjeve që janë në Tavolinë, po shihet ashiqare, madje kjo edhe është deklaruar, se Serbia nuk heq dorë nga pjesa e veriut të Kosovës, pra Leposaviqi e Zubin Potoku që i janë bashkuar qëllimshëm Kosovës prej komunistëve jugosllav, dhe tani Serbia po bënë gjithçka për ta penguar Kosovën që të funksionon si shtet i pavarur, pavarësisht pse kemi njohje të fuqishme të pa kontestueshme ndërkombëtare, por procesi i shtet formimit për shkak të raporteve me Serbinë akoma nuk është i përfunduar, prandaj mbase zgjidhja e fundit dhe më e pranueshme do të ishte rikthimi, respektivisht korrigjimi i lehtë i kufijve në atë gjendje dhe ato pozita kur ka ndodhur edhe ndryshimi me bashkëngjitjen e qëllimit të keq të Leposaviqin dhe Zubinpotokun me popullsi të pastër serbe në veri me Kosovën, për të marr Kosova pjesët e shkëputura në Kosovën lindore me shumicë shqiptare, Preshevën Medvegjën e Bujanocin, dhe kështu të hiqet nga rendi i ditës tërësisht çështja e Asociacionit pasi që edhe ashtu siç po këmbëngulë Serbia, model i Republikës serbe, do të ishte një bombë e kurdisur kundër shtetit të brishtë të Kosovës nga politika naconialaliste dhe separatiste serbe.

Ky korrigjim kufijsh nuk do të duhej të shkonte në ato përmasat që i kishin planifikuar dhe gati ishin pajtuar Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqi, por vetëm kthimi i gjendjes së fundit të ndryshimeve të zyrtarizuara dhe finalizuar në ish federatën jugosllave në vitin 1945. Me këtë rishikim te kufijve Kosova nuk do të ishte më e detyruar të trajtohet dhe funksionon si shtet multi etnik, por si shtet i pavarur me shumicë absolute shqiptare, si republikë me të drejtë që ti bashkëngjitet në një lloj federate Shqipërisë, madje duke ndërruar edhe emrin, për ta rikthyer emrin e lashtë historik si Republika e Dardanisë në kuadër të Republikës Federative të Shqipërisë. Me këtë ecuri të deritashme të dialogut, pavarësisht kompromiseve që janë bërë në dialog, shihet qartë se Serbia qëllimin e vetëm e ka që të mos e lejon Kosovën për të funksionuar si shtet. Pra do të ishte shumë zgjidhje më e natyrshme që Kosova dhe Shqipëria të krijojnë një union si dy bashkësi federative, si Republikë federative e Shqipërisë, e ku Kosova do ta zyrtarizonte kthimin e emrit historik si Republikë e Dardanisë sepse dihet historikisht edhe mënyra se si dhe kur Dardanisë së vjetër i është vendosur emri Kosova që është emër tipik sllav.

Të gjitha hulumtimet arkeologjike e dëshmojnë se kjo hapësirë është Dardani e lashtë por e pushtuar nga ardhacakët sllav, sikur që ka ndodhur konvertimi i shqiptarëve në element sllav edhe në Greqi, prandaj Kosova duhet ta merr emrin që i takon Dardani. Pra, Kosova tash si shtet i pavarur me njohje të fuqishme ndërkombëtare, nuk ka nevojë që të vazhdon e të humbi kohë pafundësisht me Serbinë, por ta rikthen në tavolinë rishikimin e kufijve duke korrigjuar atë imponim të pa drejtë që i është bërë nga regjimi i Rankoviqit, me futjen e pykës qarëse me Leposaviqin dhe Zubin Potokun, sepse edhe Serbia po duket që është shumë e interesuar që të rimerr atë pjesë të veriut të skajshëm të Kosovës dhe të heq dorë nga pjesa tjetër e Kosovës. Derisa pakica më e madhe në Republikën e Kosovës, e ndikuar nga Beogradi, pra serbët, nuk po pranojnë të jetojnë nën sovranitetin e shtetit me shumicë shqiptare, sepse ata kanë politikë separatiste dhe synojnë bashkimin me Serbinë, atëherë zgjidhja mbetet te rikthimi i hartave në gjendjen e vitit 1956. Pra, nëse Serbia përfundimisht këmbëngul dhe nuk pranon zbatimin e marrëveshjes Brukselit. Me aneksin e Ohrit dhe Asociacionin mbi bazat e kushtetutës së Kosovë pa elemente ekzekutive të shtetit që rrezikon funksionimin e shtetit të Kosovës, atëherë alternative e fundit mbetet ajo e korrigjimit të kufijve dhe bashkimit me Shqipërinë federale si Republikë e Dardanisë.LDK: Territori i Kosovës nuk mund të nxirret në pazar, Thaçi duhet të ndalet - Telegrafi - Telegrafi

Komunat Shqiptare  me territorin e  tyre në  Serbi kanë këtë shtrirje:
Komuna e Presheves-264 Km2 Komuna e Bujanocit-461-Km2 Komuna e Medvegjes- 543-Km2 Së bashku bëjnë 1231-Km2.
Ndërsa  komunat e veriut të Kosovës  me shumicë serbe  që mundë ti kalojnë Serbisë janë Komuna e Leposaviqit-539-Km2 Zubin Potoku-335-Km2, që  së bashku bëjnë 866-Km2. Me këto parametra, nëse do të arrihej pajtimi vetëm për shkëmbimin e Preshevës e Bujanocit me Leposaviq e Zubin Potok, Kosova humbet 141 km. Por nëse do të ndodhte korrigjimi i plotë duke marr edhe Medvegjen e cila ka 543-Km2, atëherë do të fitonim plus 365 km! I tërë shpjegimi është i dedikuar karshi  mundësive të një pajtimi si proces që në këto treva të mbretëron qetësja dhe zhvillimi si pjesë të Evropës që i takojnë, për proceset e ardhshmërisë koha do ta dëshmoj mënyrën e zhvillimeve territoriale dhe kahet e zhvillimeve të saja, si pjesë territoriale të bashkimit me Shqipërinë apo së bashku do të bashkohen në Evropë në mesin e shteteve të BE-së. Prandaj tani është momenti që me ndihmën e ndërkombëtarëve të arrihet pajtimi i mundshëm, qe edhe kjo popullatë ballkanike ta shijoj jetën civilizuese sikur që janë duke i shijua edhe popujt e tjerë të BE-së, si dhe të tjerë popuj të botes duke i shijua ato liri të përhershme.

Fjalimi i Hafit Ali Krajes nё varrimin e poetit At Gjergj Fishta me 31-12-1940

“Vepra jote, o poet, ka pёr tё formue njё faqe tё shkёlqyeshme nё historinё politike tё Kombit! Tё jesh i bindun, o poet i madh, se shqiptari me ‘’Lahutёn e Malcisё’’ ka pёr tё qenё gjithmonё kryenaltё, siç janё grekёt me “İliadёn” e persianёt me “Shahnamenё”…

Sot djelmnia intelektuale me Lahutёn tande nё dorё tё nep besёn shqiptare, tue t’u betue se idealin Tand tё naltё, qё shprehe pёr kombёsinё shqiptare do ta ruajё e do ta mbajё si gja tё shenjtё morale”.

Kur Ben Blushi bën “avokatin e Djallit”- kundër… Zotit !

0

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

(Replike) 

 Më habitën paksa komentët e lexuesve të blasfemisë së shkrimtarit Ben Blushi në një shkrim të  tij të 25 dhjetorit 2023, botuar gazetë dhe në fb, një shkrim titulluar `Kush e Vrau ! (“Kush e vrau?”-  Ben Blushi: Pse Jezu Krishti nuk ishte dhe s’donte të ishte i krishterë! (panorama.com.al) ,  në të cilin akuzon Zotin (?!), për gabimet që paska bërë duke vrarë birin e tij dhe pas tre ditësh duke e ringjallur, sepse po të mos e kishte vrarë bota do të ishte më mirë se sa e sotmja..??!! 

Komente që lavdëronin shkrimin por edhe komente cmirzeza, me pak fjalë komente alla shqiptarçe, thjesht çfryrje emocionesh të turbullta të njerzve që janë të lirë të shkruajnë çtu dojë qejfi por jo se përse duhet shkruar duke përdorur logjikën e shëndoshë.  

Sigurisht që shkrimtarëve u lejohet të shkruajnë çdo gjë që u vjen në mëndje për tua paraqitur lexuesve duke lënë  edhe një mesazh të pashkruar pas leximit të produktit mendor të tyre. Në këtë rast shkrimi z.Blushi i ngjante historisë së Princit që vuante nga epilepsia tek romani `Idioti` i Dostojevskit, plot mendime dhe ide, që po ta lexosh përciptazi të duken interesante por pasi përqëndrohesh pak të del pyetja. Po ky Blushi, ç`ne që analizon një ngjarje të analizuar ndër vite e shekuj mjeshtërisht jo vetëm nga Feja por edhe nga mendimtarët më në zë të Botës si Einstein, Freud, Jung, Marks, etj?     

 Shkrimi me kujton anektodën e një të sëmuri mendor në spital i cili vëzhgonte një nga pacientët e tjerë që dilte  çdo mëngjes për të ujitur një bimë dhe e admironte atë që kishte gjith` atë energjinë për ta ujitur, sepse vetë ishte I pamundur. Pasi u u përmirësua, një ditë u ndodh pranë bimës që ujiste pacienti: Imagjinoni habinë e tij…Ishte një bimë plastike!!! 

Këtë përshtypje të le shkrimi kur e lexon: komplet `bimë plastike`, pra fallco, fake. E vetmja gjë që më vjen në mëndje se përse e ka shkruar këtë shkrim aspak serioz, sepse nuk është normale të revoltohesh kundër Zotit, – është se bërja e këtij shkrimi do ta ngrejëz. Blushi në piedestal të shoqërisë tonë pra, të dallohet se kush ashtë ai që kritikon jo vetëm ata të zakonshmit aty poshtë ata të punëve të përditshme qofshin  deputetë, apo ministra e kryeministra, shkrimtarë apo bloggerë, por edhe Zotin.  

Sidoqoftë Idhujt e popujve (Krishti, Muhameti) nuk duhet të preken sepse po të preken idhujt, ndodhin trazira. Dhe trazirat i kërkojnë ose njerëzit që duan të duken në shoqëri si p.sh., sociopatët, por edhe drejteusit e emëruar apo të zgjedhur me vota të vjedhura të cilët pasi largohen nga detyra kur i ri-sheh përsëri, thua me vehte: -`se ku e kam parë këtë person….“ dhe pas një çasti e harron ngjarjen.. 

Kur z.Blushi e luan rolin e avokatit te Djallit? E luan aty kur shprehet se: “Pse Jezu Krishti nuk ishte dhe s’donte të ishte i krishterë!?”, apo budallallëkun tjetër djallëzor ku shprehet: “Nga të gjitha profesionet drejtuese vetëm njërin nuk ta jepnin dot romakët, por ta jepte populli“: profesionin e profetit?~!, ose thagmën tjetër : “Prandaj mendoj se vrasja e Jezu Krishtit është një nga gabimet e shumta të Zotit. Ndoshta gabimi që rëndon më shumë. Ky është gabimi që devijoi historinë dhe e futi në një rrugë nga e cila nuk po dalim dot“!? 

  1. Blushi nuk e ka kuptuar `Lajmin e mire të Biblës` kur shkruan se:- ideatori, Jezusi nuk tha që `do krijoj një fe të re që do të quhet krishtërim`, por tha se: `do të krijohet Mbretëria e Zotit që do të jetojë deri në ardhjen time të dytë`…
  2. Blushi nuk e ka kuptuar `Lajmin e mirë të Biblës` kur shkruan se: – `profesionin e Profetit ta jep populli`, në fakt është e kundërta, Profet nuk është Profesion por dhunti e dhënë nga Zoti apo në mënyrë shkencore dhunti e lindur.
  3. Blushi nuk e kuptuar `Lajmin e Mirë` kur shkruan se: – ` imagjinoni sa e bukur do ishte bota sikur Jezu Krishti të ishte gjallë. Sikur ai të kishte jetuar 80 vjet apo 120 siç jetonin profetët zakonisht. Me siguri do ishte martuar dhe soji i tij i fisëm do vazhdonte të na drejtonte në udhën e mirësisë. – nese dote jetonte do te cvleresohej puna e tij`, – sepse është e kundërta. Zoti pa se Profetët e kaluar, megjithë paralajmërimet që i bënë popullit , jo veëm nuk u dëgjuan, por edhe u vranë nga Rabinët. Kështu Zoti me planet e tij misterioze dërgoi Birin e tij që ta dëgjonte populli, por duke e ditur se populli përsëri nuk do t`ja vinte veshin Urdhëresave të tij, lejoi të sakrifikohej për të marrë me vehte mëkatet e këtij populli të pabindur dhe e ringjalli. Ringjallja është thelbi i rendit të ri botëror, i moralit të ri dhe i njeriut të ri që beson në Një Zot.
  4. Blushi nuk e ka kuptuar `Lajmin e mirë të Biblës` kur shkruan se – `Zoti e dinte se c’mund ti ndodhte botës pa Jezu Krishtin. Nëse nuk e dinte atëherë nuk është Zot`. Kjo blasfemi duhet të ketë një logjikë aspak normale të një njeriu tipik krenar dhe arrogant sepse për Krenarine dhe Arrogancën Bibla thotë në Fjalët e urta 16:18: “Krenaria shkon përpara shkatërrimit, fryma krenare përpara rënies”, ndërsa sipas disa autorëve Djalli ka thënë: ` Krenaria është vesi im i preferuar`.

Shkrimi i bërë nga z. Blushi është gjithashtu edhe një shkrim pak a shumë narcistik përvec deklarimit të tij si mbinjeri nëprmjet krenarisë dhe arrogancës, sepse akuzat ndaj Zotit  nuk janë filosofike, por  janë vetëm për të tërhequr vëmëndjen e të tjerëve, pra për të lënë `nam`, njëlloj sikur të jetë vetë Narcisi. Sipas Ovidit, dihet se Narcisi ra në dashuri vetëm me veten pasi pa reflektimin e tij në një pellg me ujë (më vonë u kthye në një lule ari, dhe të bardhe që sot quhet lule Narcisi). Mesa duket si Narcisist, shkrimtari Blushi e sheh veten të barabartë me Zotin kur vë në dukej gabimet e tij. Si duket e ka lexuar përciptazi Testamentin e Ri dhe nuk e ka kuptuar se çfarë kuptimi ka lajmi i mirë, duke i a hedhur fajin e luftrave- Feve, pa e kuptuar se një nga parimet më të rëndësishme të Kristianizmit është: `Paqe dhe Dashuri`. Blasfemia ndaj Zotit siç e shkrova më sipës i ngja së fundmi dhe shkrimeve  satirike të revistës francize Charlie Hebdo e cila tallte profetin  Muhamet derisa u shkaktua një tragjedi njerzore. 

 Ndoshta shkrimtari ynë i nderuar për të barazuar rezultatin e sharjeve, ka bërë këtë shkrim për të sharë edhe Jezusin ashtu si revista Charlie Hebdo satirizonte Muhametin. Shpresojmë të mos ja ketë arritur qëllimit sepse edhe nëse nuk do të shkaktonte tragjedi sociale si në Francë  (larg qoftë), mund t`i shkaktojë ndoshta dramë për vetë autorin nëse nuk ka pendesë të sinqertë për këtë shkrim bizarre, sepse nëse nuk ka pendesë personale, egzistojnë nga ana mjekësore dhe nga historia tre mundësi të tjera ndaj atyre që kanë prekur idhujt fetarë të popujve: 

Ose  luajnë mendsh (larg qoftë), Ose vetvriten (larg qoftë), Ose  ndrrojnë seks pra, janë bërë LGBTI (AQ) si `liberalë demokratë të sojit Jeffrey Epstein` që mund të jenë. Të luash `avokatin e djallit` do të thotë jesh me ose pa dashje shërbëtor i tij. 

priftipirro2017@gmail.com 

Shqiptarët duhet të zbresin në fushën e betejës për ta mposhtur islamizmin, që të mund të mbijetojnë!

0

Erdogani provon t’i bëjë presion Europës edhe përmes shqiptarëve që po i islamizon përmes xhamive që po ua meremton e ndërton gratis, të cilat qëllim përfundimtar e kanë asimilimin dhe turqizimin e shqiptarëve…!

Nga: Reshit Lala
I madhi Faik Konica shpreh urrejtjen për ato vese NEGATIVE, që e kanë çuar kombin shqiptar në pakicë e drejtë zhdukjes! Këto mesazhe të Faik Konicës duhet t’i lexojmë drejtë dhe të nxjerrim konkluzione historike, nëqoftëse duam të mbijetojmë! Ne duhet t’i lexojmë drejtë këto mesazhe, sidomos sot, kur është shtruar këmbëkryq e bën çfar të dojë agjentura serbo-ruse, turke e greke! Agjentura Ruso-Serbe vrau Enver Hoxhën dhe të gjithë udhëheqjen Shqiptare, kurse Turqia vjen të na japi goditjen e fundit, e thotë: “SHQIPTARËT JANË TURQË, SE KUSH ËSHTË MYSLIMAN ËSHTË TURK”!
Meqenëse shumica e opinionit shqiptar është ngritur dhe e ka kundërshtar këtë ide- Turqia ka ngritur kundër shqiptarëve popullsinë myslimane EKSTREME , e cila, sa herë kritikohet Turqia dhe politikat e saja antishqiptare në Gadishullin Ilirik (Ballkan), ngrihen menjëherë si ushtri terroriste, më keq se Hamasi, dhe thonë: “SULMOHET ISLAMI”!
Ku shkojnë këta njerëz, që janë kthyer në ushtarë të Turqisë dhe e mbrojnë atë, duke shfrytëzuar liritë demokratike për të kryer një akt antishqiptar? A e kuptojnë këta njerëz të paditur apo të paguar, se Turqia i ka mbajtë shqiptarët në skllavëri për 500 vjet? A e dinë këta njerëz, se Turqia është pushtuese historike e trojeve shqiptare; se na e ka ndërruar edhe fenë me dhunë dhe, na kishte ndaluar edhe përdorimin e gjuhës shqipe, që ne shqiptarët të harronim vetveten e të zhdukeshim? A e dinë këta tradhëtarë të kombit shqiptar, se Turqia ishte sipërmarrëse e shpërnguljeve MASIVE e me forcë të shqiptarëve nga trojet e tyre në drejtim të Turqisë dhe në të gjithë botën?
A e dinë këta shqiptarë, se paraardhësit e tyre janë përzënë dhe kanë shkuar DERI në Stamboll nga NISHI ME QERRE, ME KARROCË E NË KËMBË? A kuptojnë këta njerëz, që vetëm gjatë rrugës nga Selaniku Grek , e deri në Stamboll , kanë vdekur me qindra mijëra fëmijë gjatë rrugës? Këta njerëz i mashtroi Turqia me PARAJSËN TURKE , të shoqëruar me dhunën serbe për dëbimin e tyre nga trojet historike Shqiptare. Jam tmerruar duke parë karvanin me qerre të Shqiptarëve, që shkonin në Stamboll nga NISHI!
Si u mashtruan Shqiptarët?! Kjo ishte çemenduria Shqiptare e shekullit të kaluar, që na bëri edhe turpin e botës.
A e kuptojnë këta njerëz të shitur apo të paditur, se Turqia ka bashkëunuar me Serbinë e Greqinë për t’i shpërngulur shqiptarët nga trojet e veta? A e kuptojnë këta njerëz, se Turqia, Serbia e Greqia i kanë pagëzuar shqiptarët myslimanë si “Turqë” , që të mund t’i dëbonin nga trojet shqiptare si TURQË? A e kuptojnë shqiptarët se Turqia dhe fqinjët kanë përdorur Fenë lslame si fakt për t’i përzënë nga trojet e veta? A e kuptojnë këta njerëz, që Turqia kishte vendosur shtylla NGA SHKUPI E DERI NË MERDAR DHE KA VARUR SHQIPTARËT, QË LUFTONIN TË ÇLIRONIN VENDIN E TYRE NGA TURQIA?
A e kuptojnë shqiptarët myslimanë se kush ështëTurqia e sotme? A nuk e shohin ata se TURQIA E SOTME ËSHTË MË E RREZIKËSHME SE PERANDORIA OSMANE?
A nuk e kuptojnë shqiptarët myslimanë, se Erdogani donte të krijonte shtetin islamik botëror, por ja shkatërroi këtë ide fashiste Amerika me vëllezërit myslimanë të Egjyptit?
A nuk e kuptojnë injorantët dhe të shiturit shqiptarë, se krijimi shtetit islamik botëror me mbi një miliard e gjysëm njerëz dhe me bombat atomike të Indisë e Pakistanit , do të ishte rrezik serioz për të githë botën? A nuk e kuptojnë shqiptarët se Erdogani do të mblidhte një ushtri prej vendeve të shtetit islamik nga 5 deri në 10 milion ushtarë në qendrën e Perandorisë-në Turqi? A nuk e kuptojnë të shiturit, se në momentin , që do ta gjykonte Erdogani (bashkë  ushtrinë turke) do të krijonte në Turqi një ushtri më me shumë se 20 milionë ushtarë? A nuk e kuptojnë shqiptarët myslimanë, se çelësin e armëve atomike të INDISË E PAKISTANIT do t’i kishte kryetari i shtetit Islamik botëror- Erdogani- dhe do t’i vinte flakën, jo vetëm Gadishullit Ilirik (Ballkanit) e Lindjes së Mesme, por të gjithë botës?
A nuk e kuptojnë shqiptarët deklaratën e Erdoganit se kufijtë e zemrës për Turqit fillojnë hga Gadishulli Ilirik (Ballkani), në Kaukaz e Palestinë? A e kuptojnë shqiptarët, se plani i Erdoganit për krijimin e PERANDORISË SË RE TURKE përfshin, jo vetëm Ballkanin e Lindjen e Mesme, por edhe të gjitha vendet, që kanë lidhje me turqit si Kazakistani, Azerbaxhani, Armenia, Turkmenistani e të tjerë? A e kuptojnë shqiptarët, se qëllimi i Erdoganit ishte t’i çonte kufijtë e Perandorisë së re Turke deri në kufijtë e Rusisë e të Mongolisë? A e kuptojnë shqiptarët myslimanë, se arma kryesore, që Erdogani përdor për krijimin e shtetit Islamik botëror është FEJA islame?
A nuk e kuptojnë injorantët Shqiptarë, se edhe në trojet Shqiptare Erdogani përdor ISLAMIN, si armën e tij kryesore për ripushtimin e Shqiptarëve? Unë pyes: Çfar qëndrimi do të mbajë nesër ISLAMI , kur Erdogani do ti bëjë thirrje të luftojnë kundërshtarët e islamit (nënkupto kundërshtarët e Turqisë) në trojet Shqiptare?! A e kuptojnë injorantët shqiptarë se Perandoria e Erdoganit, që ai e ka paralajmëruar , do të ishte më e rrezkikshme se ish Perandoria Osmane?
Së fundi, ju drejtohem intelektuaklëve shqiptarë e, në radhë të parë k/ministrit Edi Rama dhe Akademikut Rexhep Qosja. Ku e gjetët ju Turqinë, që i quani turqit vëllezër? Vëllezërit tuaj janë barinjtë e Mongolisë? Sa poshtë ke rënë ti Akademiku Rexhep Qosja, që deklaron-se TURQIT I KEMI VËLLEZËR DHE ISLAMIN “FE”? Kush t’i bëri ty vëllezër turqit? A nuk e di ti se Islami u vendos me dhunë dhe, nuk është feja historike e shqiptarëve? A nuk e di ti Akademiku i Kosovës, se Islamin e përdori Turqia me Serbinë për të zhdukur fenë katolike në Kosovë, që përbënte identitetin e Shqiptarëve?!
Unë të pyes drejtpërdrejtë: Sa je paguar për këtë deklaratë antishqiptare!?
Po ju “PROFESORËT E MËDHENJ” – tradhëtarët e kombit Shqiptar, Mustafa Nano, Olsi Jazexhiu apo Shefqet Krasniqi, Naim Tërnava e të tjerë – sa paguheni për të marrë emrin e tradhëtarëve të kombit Shqiptar?
Vëllezër mysimanë! Shqiptarët jetojnë një moment historik: Ata ndodhen sot përballë një sulmi revanshist nga ana e Turqisë dhe vendeve të tjera: Ata duan të na zhdukin dhe prandaj janë kthyer në revansh politik 30 vjeçar: Po detyra e Shqiptarëve kush është?
Shqiptarët duhet të bashkohen pa dallime politike e fetare dhe TË MBROJNË KOMBIN, QË AI TË MOS ZHDUKET!
Është detyrë e brezit tonë, që ta mbrojmë kombin Shqiptar, që ai të mund të mbijetojë. Nëqoftëse brezi i shqiptarëve të sotëm në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në të gjithë botën do ta humbi betejën e tij të mbijetesës ME POPUJT E TJERË, QË LUFTOJNË TË NA ZHDUKIN – atëhere historianët në dekadat e ardhshme, do të shkruajnë: “SHQIPTARËT, TË ZOTËT E GADISHULLIT TË ILIRËVE – U ZHDUKËN, SE NUK ISHIN TË BASHKUAR KUNDËR SË KEQES ! ATA DO TË THONË, GJITHASHTU: TURQIA PËRDORI FENË ISLAME PËR ASIMILIMIN E SHQIPTARËVE!
Të dashur miq dhe kundërshtarë! Mendoj se kundërshtarët janë tradhëtarët e kombit, se për çështjen kombëtare nuk duhet të ketë asnjë kundërshtar!
A të vetvritemi? Faik Konica
Mendimi ndryshe për çështjen kombëtare është mendim tradhtar! Mendimi ndryshe për Turqinë fashiste të kohës së sotme, që BASHKË ME IRANIN ORGANIZUAN SULMIN E HAMASIT KUNDËR ISRAELIT e kërcënon Gadishullin Ilirik pra Ballkanin e Mesdheun – nuk mund të jetë mendim ndyrshe! As për fenë lislame, që është kthyer në parti politike turke për TURQIZIMIN E SHQIPTARËVE – NUK KA MENDIM NDRYSHE!
Ne duhet të largohemi nga Islami, që të ÇLIROHEMI PLOTËSISHT NGA TURQIA DHE, TË SHPËTOJMË KOMBIN NGA AVENTURAT QË TURQIA KA NDËRMEND TË NDËRMARRË NË TË ARDHMEN. Feja Islame është vet përgjegjëse, që i ka vënë shqiptarët kundër saj. Feja islame ka shkelur kushtetutën e Shqipërisë, të Kosovës, Maqedonisë duke u ngritur kundër Gjergj Kastriotit e flamurit kombëtar! Feja islame në mënyrë të ndryshme ka mbështetur strategjinë turke për turqizimin e shqiptarëve ! Kjo do të thotë, se feja Shqiptare akuzohet sot, se po bën politikë antikombëtare! Ndaj: Meqenëse Turqia me veprimet e saja dëshmon, se është e vendosur TA PËRDORI FENË ISLAME SI ARMË KUNDËR SHQIPTARËVE PËR ASIMILIMIN E TYRE – Shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër – veç të largohen nga Islami.
Me respekt për historinë e përgjakshme të mbijetesë së Arbërit dhe për miliona shqiptarë, që kanë rënë në lufën legjendare për mbijetesën e kombit Shqiptar në shekuj! Me respekt për myslimanët Shqiptarë, që besojnë një fe, që është ngritur kundër kombit të tyre Shqiptar – duke i shërbyer politikave turke të turqizimit të shqiptarëve!
Mes Kombit dhe fesë, une e zgjodha kombin!
Më falni, që fola me gjuhën e Konicës, por i kemi konsumuar të gjitha gjuhët dhe po shkojmë drejtë katastrofës!
Me respekt Reshit Lala, më 06.01.2024

Letër Gjergj Kastriotit

Nga: Hoxhë Zekeria Idrizi
___
O Kryehero i yni kombëtar – Kryelegjendar Gjergj Kastrioti Skënderbeu!
Si çdoherë, por kohët e fundit seç ndjej një mall të madh të kuvendoj me Ty shtruar dhe shqiptarçe për fatet e kombit e të atdheut.
Kryehero, dekadat e fundit kanë rënë dendur dhe rrufeshëm re të zeza mbi qiellin tonë iliro-dardano-arbëror. Ato po sjellin shi, breshër e stuhi në tokën tonë, që po kanosin ta përbaltin dhe zhbëjnë ADN-në, indin, substancën dhe shtetet tona kombëtare shqiptare.
Kryehero, Ti me vigjilencën, largpamësinë heroizmin dhe luftërat tua i preve hovin në rrënjë hordhive barbare turko-osmano-aziatike. Mbrojte heroikisht, me nder dhe respekt të lartë kauzën tonë kombëtare dhe çlirove trojet e Arbërit nga pushtimi otoman. Rrjedhimisht Ti mbrojte edhe Evropën dhe kulturën e qytetërimin perëndimor nga “kultura” beduineske aziatike. Kësisoji, Ti ndoqe me fanatizëm dhe përkushtim të thellë rrugën e perandorëve, Lekës së Madh – Aleksandrit, Konstandinit dhe Justinianit të Parë.
Në këtë formë, lufta dhe heroizmi Yt hynë gjenealisht në analet e historiografisë sonë. Historia Yte është shënuar me germa të arta në librat dhe dokumentat kombëtare dhe ndërkombëtare.
Lapidaret dhe bustet Tua janë themeluar e ngritur gjithandej qyteteve tona arbërore dhe kudo metropoleve të botës. Ato janë dëshmi e rrallë që faktojnë kulturën dhe qytetërimin tonë kombëtar dhe evropian.
Kryehero, kohët e fundit ca shqipfolës, që flasin shqip, por, mjerisht, ëndërrojnë e përsiasin turko-arabo-aziatikisht, kanë stërkequr si mos më keq imazhin tonë të pastër kombëtar, duke na dhënë një hije dhe imazh fundamentalist në sytë e diplomacisë dhe politikës ndërkombëtare.
Pjesëmarrja e qindra shqipfolësve si myxhahedinë, në luftë të shenjtë në emër të Allahut, në frontet e luftës në Siri e Irak ishte fatal për kombin tonë.
Fyerja e personalitetit Tënd nga pseudo-historianë dhe shqipfolës fundamentalistë është fakt tmerrues. Lemeritës ishte fakti që busti Yt mori shuplaka dhe nënçmime në qytetin legjendar të Kaçanikut në Kosovë. Madje akoma më fatal ishin rastet e mbulimit me pelerinë të përmendores Tënde në qendër të Tiranës nga radikalë shqipfolës me rastin e faljes së bajrameve në sheshin e kësaj kryeqendreje. Rrëqethës është edhe fakti tjetër i mosreagimit të kreut të Komunitetit Mysliman në Shqipëri ndaj këtij akti të turpshëm!
Kryehero, ultrafundametalizmat religjiozë të shqiptfolësve myslimanë e ortodoksë kanë ngritur kokën dhe po paradojnë në trojet tona “ushtarakisht”. Rrezik i madh i kanoset rinisë sonë nga talebanizimi dhe sirianizimi, si dhe laicitetit dhe sekularitetit të shteteve tona. Ata po mëtojnë të rrënojnë vlerat tona kulturo-qytetëruese kombëtare e perëndimore dhe dëshirojnë të implementojnë sistemin teokratik të sheriatit e Islamit politik. Neo-otomanistët tanë vajtojnë për rikthimin e Perandorisë Otomane te ne në Gadishullin Ilirik.
Po ky rrezik po i kanoset shqiptarëve edhe nga helenizmi greko-bizantin. Autoqefaliteti i Kishës Ortodokse Shqiptare është përdhosur keqas me instalimin në krye të saj të satrapit grek Anastas Janullatos. Për pasojë, mjerisht, janë asimiluar në grekë shumë shqiptarë ortodoksë, pikërisht siç ishin asimiluar më herët masovikisht edhe shqiptarët ortodoksë në Maqedoni, në Greqi e Mal e të Zi.
I dashur Kryehero, fajin më të madh në këtë drejtim e kanë shumë nga kleri fetar, hoxhallarë, imamë, dhaskalë e mitropolitë.
Paramendo absurdin: historianët turko-otomanë kërkojnë me ngulm rishkrimin e historisë sonë, duke instistuar që Perandoria Otomane të konsiderohet çliruese dhe jo pushtuese e Arbërisë! Madje-madje, ata konsistojnë edhe në faktin që nuk është ushtruar dhunë dhe terror nga otomanët ndaj popullatës shqiptare në trojet tona etnike!
Jo vetëm që është ushtruar dhunë por edhe gjenocid, kulturocid dhe urbicid mbi etnosin dhe trashëgiminë tonë të begatë kulturo-qytetëruese kombëtare …
Pavarësisht këtyre fakteve tronditëse dhe tmerruese anti-shqiptare, Personaliteti dhe e mbarë historia dhe veprimtaria Yte gjigante e përmasash historike e legjendare vazhdon të trajtohet me kujdesin, konsideratën dhe respektin më të lartë kombëtar nga të gjithë atdhedashësit që kanë gjakë të pastër kastriotik e iliro-dardano-arbërorë. Historianët, sociologët dhe filozofët e mendimtarët tanë kanë shkruar e botuar qindra libra dhe mijëra kumtesa nëpër seminare, tryeza e simpoziume shkencore për jetën dhe veprën Tënde.
Historia yte lavdiplote bashk me betejat Tua legjendare u mësohet fëmijëve tanë qysh nē djep dhe në shkollat parafillore dhe ato fillore.
Dhe një proces i këtillë edukativo-arsimor do të vazhdojë të zhvillohet me fëmijët dhe nxënësit tanë sa të ekzistojë Shqipëria Natyrale dhe e tërë gjithësia.
ZGJOHU NGA VARRI KRYEHERO, GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU, DHE NA UDHËHEQ EDHE NJËHERË NË LUFTËN TONË KUNDËR SLLAVËVE PËRTEJKARPATIANË DHE GJITHË TRADHTARËVE ANTI-KOMBËTARË!
Zekerija Idrizi: Pjesëz nga dorëshkrimi im aktual “LETËR KRYEHEROIT TONË KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU”

Histori që nuk mund të harrohet: 81 vjet qyshkur çetnikët ekzekutuan në aksionet e planifikuara vrasjen masive të popullsisë së Bihorit!

Ismet Azizi, stdjues, Gjilan
*
81 vite më parë, në natën e kërshëndellave ortodokse, çetnikët ekzekutuan aksionet e planifikuara për vrasjen masive të popullsisë së Bihorit!
Sipas raportit dërguar qeverisë së Libohovës në Tiranë, bilansi i ditëve tragjike të Bihorit, shkurtimisht, është me sa vijon:
“Shtëpi të djegura 1763, burra të vrarë 590; të therun 185, gra të vrarë 340; gra të therura 285, fëmijë të therur 701; të djegun 705, të grirë nga të ftohtit: fëmijë 447, gra 266, burra 119. Të vdekur nga uriadhe nga plagët: burra 359, gra 275. Të marrun rob (gra e vajza) 251. Pra, gjithsej, si mpas hetimeve të bëra në shpejtësi, del se të vdekur janë 3741 dhe të plagosur 634. Ndërsa për 251 shpirtëra që mungojnë, shumica e madhe e të cilave janë gra e vajza, këto do të jenë marrë rob për t’u shërbyer çetnikëve për plotësimin e epsheve të tyre.
Ndërsa sipas raportit të komandantit çetnik Pavle Gjurishiq, gjeneralit Drazha Mihajlloviq, në gjysmën e dytë të muajit shkurt të vitit 1943. në Luginën e lumit Lim njësitë çetnike të Ushtrisë së Mbretërisë Jugosllave kryen gjenocid ndaj 9200 sanxhaklinjëve të pafajshëm. Në raport theksohet se 1200 të vrarët ishin të aftë për ushtri, ndërsa 8000 të tjerë ishin gra, fëmijë dhe pleq“.
Disa pika të veçanta mbi ngjarjen e Bihorit
1.- Ngjarja e tmerrshme e Bihorit i ka kallun në dishprim të gjithë banorët shqiptarë të zonës neutrale dhe ka ba nji përshtypje të thellë ndër krahinat shqiptare t’afërme, këtij kufini. Ndjenja e tyne ma e dukshme asht përshtypja që gjinden të pambrojtur kundrejt armiqve të fisit shqiptar. Shumkush mendon se, si Qeverija shqiptare ashtu dhe Qeverija italiane nuk i kushtojnë rëndësinë qi meriton së mbrojtjes t’atyne viseve, ose nuk e kanë fuqin që nevojitet për këtë qëllim. Sido që të merret, kjo ndjenjë shkakton nji pakësim të fortë të prestizhit të Qeveris në sy të popullit.
2. Popullsija e Zonës neutrale, në thjeshtësinë e mendimeve të veta, gjithë fajin e prishjes dhe të kërdis q’u ba në Bihor, i-a ngarkon autoriteteve shqiptare, si dhe autoriteteve ushtarake italiane të Malitzi, për moskujdesjen e tyne. Ajo gjykon kështu “Në mos ishte e mujtun të bashkohemi me Shqipni, përse nuk na lanë me Malin e Zi? T’u pranue provizorisht forma e veçantë e Zonës neutrale, përse nuk u vendosën masat e nevojshme për mbrojtjen e saj? Në mos mund të sigurohej kjo mbrojtje me fuqi zyrtare, përse nuk u sigurue me anë të popullit tue i dhanë armët që ka kërkue dhe i janë premtue ma herë? Në mos mund të bahej edhe kjo, përse të mos na thuhet qartas që t’i bajmë çajre vetes s’onë?…
8.- Asht për t’u habitun se shpesh herë, zyrat ushtarake italiane, kur flasin a shkruajnë për popullsin e Zonës neutrale, nuk përdorin fjalën “shqiptar”, por gjithmonë thonë “mysliman” simbas zakonit serb e malazias.
____
Autori është kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”. Jeton në Gjilan .

Shteti mesjetar serb’ i Vuçiqit ,e bënë për vdekje, liderin liberal serb, Nikola Sanduloviç

0
Shteti mesjetar serb' i Vuçiqit ,e bënë për vdekje, liderin liberal serb, Nikola Sanduloviç

Shkruan: Agim Bajrami

Rrihet për vdekje, lideri demokrat opozitar serb Nikola Sanduloviç nga policia sekrete e diktatorit serb Vuçiq, pse u kërkoj falje shqiptarëve për krimet e luftës dhe gjenocid,të bëra nga regjimi I Milosheviçit.

Serbia po dëshmohet se nuk mund të reformohet nga mendësia e tyre mesjetare,fashiste, dhe shihet qartë, se asaj i mungon ‘elita politike dhe intelektuale’ që të nxjerr popullatën serbe, nga kjo ‘amuli mesjetare’ e “kralevinës serbe’ dhe ‘pansllavizmit mesjetar serb’, nga do të mund të krijonte, mendësi, çasje dhe identitet paqësor evropian.

Dhe përderisa, transformimi serb të mos bëhej në identitetin paqësor evropian ,do të duhej që Bashkimi Evropian të merr masa dhe të pezulloj kandidaturën e Serbisë si vend negociues për anëtarësim në Bashkim Evropian, e të përjashtohej nga Këshilli i Evropës ,për shkelje të vrazhdë te lirive dhe të drejtave të njeriut, e rregulluar me konventën evropiane për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Autoritet e institucioneve të shtetit diktatorial të Serbisë,edhe përkundër obligimeve shtetërore në zbatimin e konventave ndërkombëtare për të lirit dhe të drejtat e njeriut , dhe siq është raportuar nga mediet ,lideri demokrat serb Nikola Sanduloviq është rrahur brutalisht dhe në gjendje për rrezik vdekje ,pa zhvillim të ndonjë procesi gjyqësor e ligjor, vetëm pse lideri demokrat mban mendim dhe qëndrim ndryshe nga regjimi i Vuçiqit.

Deri më tani është vërtetuar ,se të gjithë ata serb që mbajnë qëndrim tjetër politik apo shoqëror në përgjithësi nga masa e gjerë serbe e cila është konformiste e politikave hegjemoniste serbe ndaj fqinjëve të tyre e sidomos ndaj shqiptarëve dhe çështjes shqiptare në përgjithësi,rrehen, burgosën,torturohen dhe vriten.

Të tilla raste në Serbia ka pasur dhe ka më të shumta si; rasti i kryeministrit Gjingjiq,rasti i liderit kosovar Oliver Ivanoviq,rasti i kohës së Millosheviqit ish presidenti Ivan Stambuliq, i gjetur i vrarë në mal ,pasi u rrëmbye nga policia sekrete serbe. Dhe tani rasti më drastik, rrëmbimi, maltretimi, torturimi për vdekje, e liderit demokrat serb, Nikola Sanduloviç, nga hakmarrja shtetërore serbe,pasi u kërkoj falje dhe bëri homazhe tek varret e Jasharajve në Prekaz të Skenderaj, të shkaktuara nga krimet e luftës,dhe gjenocidi i bërë,nga shteti i Serbisë.

Për çudi në rastin e rëndë Sanduloviq,nuk ka asnjë reagim nga opozita serbe, e cila në qasje ndaj shqiptarëve, dhe shtetit të Kosovës, ka të njëjtën mendësi,program dhe orientim politik, dhe nuk dallon nga diktatori serb Vuqiç, dhe politikat e programet e hartuara akademike, intelektuale e politike serbe,dhe të cilat mbesin të njëjta edhe përgjatë shekullit 21 për ksenofobi ndaj shqiptarëve.

1934 / Deklarata e rëndësishme e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Xhaferr Vila, në gazetën jugosllave “Politika”

Xhaferr bej Vila (1888 – 1938)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 6 Janar 2024 

“Journal des débats politiques et littéraires” ka botuar, të hënën e 18 qershorit 1934, në faqen n°2, deklaratën e rëndësishme të Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, z. Xhaferr Vila, bërë asokohe në gazetën jugosllave “Politika”, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Shqipëri

Deklaratë e rëndësishme nga z. Xhaferr Vila

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

  1. Xhaferr Vila, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë dhe ish-ambasador në Beograd, i intervistuar nga një korrespondent i gazetës jugosllave “Politika” për politikën e jashtme të Shqipërisë, deklaroi ndër të tjera : 

“Shqipëria është një popull krenar. Ne i kemi qëndruar gjithmonë besnikë parimit të ruajtjes me xhelozi të sovranitetit të Shqipërisë. Kemi lexuar deklaratat e z. Yevtitch (Jevtiç) për marrëdhëniet e këtyre dy vendeve dhe në veçanti për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë. Për sa u përket deklaratave të z. Venizelos për vasalitetin e vendit tim, më vjen keq që ish-kryeministri grek ka bërë një interpretim të gabuar të dokumentit të Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1921, sepse akti i regjistruar në Lidhjen e Kombeve duhet të forcojë pavarësinë e një shteti dhe jo ta dobësojë atë. Ky dokument nuk ekziston për Shqipërinë, sepse nuk u konsultua dhe nuk mori pjesë në hartimin e tij.” 

Në përfundim, z. Vila deklaroi se Shqipëria, duke qenë një shtet i Adriatikut, kishte një vijë bregdetare për të mbrojtur kundër sulmeve ngado që vijnë.

Izolimi i liderit opozitar Berisha, model i qeverisjes diktatoriale të modelit Putin në Rusi

2
Izolimi i liderit opozitar Berisha, model i qeverisjes diktatoriale të modelit Putin në Rusi

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Situata politike e krijuar tani në Shqipëri e sidomos pas burgut shtëpiak të një lideri të njohur politik që ishte shumë vite si Kryetar i Shqipërisë dhe si Kryeministër i këtij shteti po merr një pamje shumë të shëmtuar> Berisha është një burrështetas i madh. Është ai që kontribuoj në thyerjen e komunizmit të asaj kohe enveriste, dhe që me vite e qeverisi atë vend, por edhe që burgosi njerëz eminent të atij sistemi komunist, por që ishin në pushtet pas pluaralizmit politik në Shqipëri, kjo që po ndodhë tani kundër tij po i përngjan si hakmarrje ndaj Sali Berishës për ato kohëra të pushtetit të tij, prandaj kjo masa e arrestit e shqiptuar ndaj liderit opozitar shqiptar Sali Berisha, nga regjimi kriminal e Kryeministrit Rama, është turpi më i madh që ky regjim mafioz po i sjell shtetit dhe demokracisë së nëpërkëmbur shqiptare.

Kjo lloj hakmarrje ndaj liderit të opozitës, në të ardhmen është si dëshmi e Rames dhe grupi të tij mafioz që përfundimisht i kanë ditët e numëruara, dhe duke parë se po ju rrëshqet dheu nën këmbë, janë vërsulur për ta nxjerr jashtë loje liderin më të fuqishëm politik e kombëtar të reformave demokratike postkomuniste në Shqipëri, z. Sali Berisha. Përveç reagimeve të fuqishme popullore brenda vendit, kundër kësaj forme të ulët të hakmarrjes politike, duke abuzuar institucionet e drejtësisë, kanë filluar të shfaqen edhe reagime të ashpra ndërkombëtare, duke përfshirë edhe gazetën me tirazhin më të madh në gjermani BILD. Edhe televizioni publik gjerman, ARD i ka kushtuar hapësirë arrestimit të liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha. Në edicionin qendror të lajmeve, ARD pasqyron protestën e mbështetësve tek banesa e liderit të opozitës, Sali Berishës. Rrjeti mediatik gjerman ka cituar prononcimin e Argita Malltezit, duke e cilësuar këtë rezistencë si luftë për liri dhe demokraci. Pra jo vetëm BILD, por edhe rrjeti publik gjerman ARD, në edicionin qendror të lajmeve i kishte rezervuar hapësirë, zhvillimeve në Shqipëri pas arrestimit të Berishës. “Mbështetësit e Sali Berishës mbajnë një tubim përpara shtëpisë së liderit të tyre politik në Tiranë. Ata thërrasin: “Berisha o hero, gjithë populli ty të do!” Ata po protestojnë kundër arrestit shtëpiak të kreut të opozitës, por në sytë e tyre – edhe për vetë demokracinë”, thuhet në artikullin e rrjetit publik gjerman. Lideri opozitar, kombëtar shqiptar, e gëzon mbështetjen e opinionit publik e media në gjermani, sepse është politik kundër regjimit totalitar. “Është bukur të shohësh se si qytetarët janë të sensibilizuar për të mbrojtur demokracinë dhe shtetin e së drejtës; për të mbrojtur idealet e lirisë; për të mbështetur të drejtën kushtetuese të opozitës për të ekzistuar; dhe për të mbrojtur sistemin e drejtësisë në këtë vend. Në Shqipëri ka ende qytetarë që refuzojnë vendosjen e një sistemi autokratik, krijimin e një republike si të Putinit në Rusi apo të Llukashenkos në Bjellorusi”, raporton më tej, ARD, duke e krahasuar kështu regjimin e Edi Ramës me atë të Putinit në Rusi Më tej, gazetarët gjerman raportojnë në detaje zhvillimet e së martës në rrugën “Mustafa Matohiti”, e cila tashmë po shndërrohet në rrugën e rezistencës, duke përshkruar për publikun gjerman edhe izolimin e Sali Berishës, edhe shfaqjen e tij në dritare për të përshëndetur mbështetësit, pasi për t’i takuar i është ndaluar nga gjykata. Më tej, ARD citon vajzën e ish-Kryeministrit Argita Berisha, e cila në emër të babait të saj thekson se vendi është në një luftë për liri: “Asnjë diktator nuk mund t’i kundërshtojë shpirtrat tuaj të lirë. Nuk ka pranga të sistemit që mund të burgosin lirinë tuaj. Ju jeni misionarët e kësaj lufte që do të përhapet nga kjo rrugicë në të gjitha rrugët dhe rrugicat e Shqipërisë”,” raporton rrjeti i madh gjerman ARD. Kjo mase e Izolimit të Berishës ka vetëm një emërues, frikën e grupeve kriminale të rreshtuara krahas Edi Rames nga demokracia dhe shteti i së drejtës që do të duhej instaluar në Shqipëri me zgjedhjet që do vijnë. Tri vite rresht është hetuar Berisha dhe asnjë zbulim kundërligjor nuk kanë arritur ta bëjnë dhe vetëm për shkak të denoncimit të hapur dhe zbulimit të dosjeve të krimit të regjimit Rama, pushteti e ka marr këtë vendim për ta arrestuar, izoluar dhe ndaluar të merret me aktivitete politike, madje edhe ndaluar kontaktet me qytetar. Për shkak te dështimit të hetimeve të zhvilluara, ish sigurimci i Enver Hoxhës Arben Kraja, tani në pozitën e Prokurorit të SPAK-ut, Arben Kraja ka kërkuar arrestimin e Sali Berishës, ai ka deklaruara para Këshillit të Mandateve se vendimi është firmosur nga dy prokurorë. Pra Kraja jep urdhrin për burgosjen pa asnjë fakt kundër Sali Berishes, vetëm që të ja bëjë të pamundshme me qenë akoma aktiv në politikë, edhe pse ligjërisht është kryetar i PD-së, por që këtë legjitimitet liderit ja kanë marr me manipulime përmes instrumentalizimit të gjykatave dhe duke ndërhyrë në sistemin e së drejtës. Berishës i është konstruktuar akuza kinse për korrupsion gjata mandate të tij si kryeministër, e ku thuhet se “Sali Berisha në cilësinë si kryeministër i Shqipërisë ka kryer veprime aktive, miratim ligjesh me qëllim përshtatjen e tyre, me qëllim kthimin dhe shfrytëzimin e territoreve ku janë kthyer territore si ish-klubi Partizani. Nga hetimet e kryera deri tani ekziston dyshimi se nga ana e personit Sali Berisha është konsumuar vepra penale e korrupsionit pasiv, në bashkëpunim. Vlerësojmë se ekzistojnë kushtet dhe kriteret për përcaktimin e masës së Sigurimit. Këto masa janë konfirmuar tashmë nga Gjykatat e Posaçme të Shkallës së Parë dhe të Apelit, kishte deklaruar Arben Kraja. Arben Kraja është nga Shkodra, kurse si drejtues I SPAK-ut është zgjedhur me 21 dhjetor 2019. Kraja e ka filluar karrierën e tij në organin e akuzës në vitin 1993 dhe prej dy dekadash punon në Prokurorinë e Përgjithshme, ku ka drejtuar sektorë të rëndësishëm si task-forca kundër krimit dhe korrupsionit, por që në këtë rast tek Sali Berisha ashiqare po del të jetë një proces i montuar me qëllimin e vetëm për ta shpëtuar regjimin Rama nga revolta qytetare dhe opozitare, për shkak të lidhjes me krimin e organizuar. Meritat e Berishës për avancimin e Shqipërisë në rrugën evropiane janë të pa kontestueshme dhe populli është i vetëdijshëm për to, sepse janë të arritura me vlerë gjithë kombëtare, sikur që është anëtarësimi në NATO dhe Liberalizimi i hershëm i vizave për Shqipërinë. Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian, kurse anëtarësimi në NATO daton 4 prilli i vitit 2009 nga Samiti i NATO-s në Strazburg. Nëse krahasohet Qeverisja e Rames me atë të Sali Berishës, mafiozi dhe babai i grupeve kriminale të drogës nuk e ka bërë asnjë hap pozitiv për 12 vjet të qeverisjes në krye të shtetit shqiptar, ku ka ardhur me vjedhje industrial të votave, blerjen e tyre me para të nëntokës kriminale, sepse ky nuk e ka interesin e integrimit në BE, por interesin e frenimit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, prandaj nuk ka sundim ligji dhe nuk ka reformat ë mirëfillta as zhvillim, por vetëm korrupsion dhe krim. Të bërat e kryeministrit Rama dhe regjimit të tij kanë bërë që populli shqiptar, shteti amë Shqipëria dhe shqiptarët si populli më i vjetër në Evropë akoma mos të jenë anëtarësuar në familjen evropiane, prandaj ky është turpi i Evropës ndaj shqiptarëve, por që vjen si pasojë e sundimit të mafiozit Rama. Në bazë të këtyre rrethanave të tanishme që po zhvillohen në shtetin shqiptar, është e mundur të ndodhin revolta qytetare dhe ndërhyrja ndërkombëtare, si zgjidhje e vetme për ta shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat kriminale të krye mafiozit Rama i cili po vazhdon të instalon një regjim të pa par totalitar, të ngjashëm me Regjimin e Putinit në rusi dhe të Vuçiqit në Serbi. Për një spastrim të Shqipërisë nga krimet në përgjithësi, duhet të kontribuojnë shtetet mike në krye me Amerikën e sidomos edhe shtetet e NATO-s, dhe pa një spastrim real nga krimet e llojeve që janë në Shqipëri, vështirë se ky shtete do të prosperoj ndonjëherë, sepse qeveritë e deritashme në këtë shtet të gjitha ishin të kriminalizuara skajshmërisht, e sidomos tani kjo qeveri e tanishme që ishte një shpresë se do ta spastroj vendin nga krimet, dhe do ti hapen rrugët drejtë shteteve të BE-së, prandaj është pritur që Qeveria Rama të kontribuoj në përafrimin, e sidomos të pajtimit të Kosovës me Serbinë, që tani për tani popullata shqiptare e Kosovës është tepër e zhgënjyer në këtë drejtim, për qëndrimet e tija inerte dhe përkrahjes së Vuçiqit në shumë tubime dhe samite, ku është shqyrtuar çështja e Kosovës, e që kosovarët si pjesë përbërëse shqiptare janë të dëshpëruar në qeverisjen e Rames dhe përafrimit të tij pranë Vuçiqit.