Kreu Blog Faqe 905

A do të mbushen në mend ndonjëherë Shqiptarët…?

0
Nue Oroshi, Kiel, Gjermani
___
Deri kur do të mushen mend shqiptarët se besë me shka nuk ka. Gjatë gjithë kohës shkijet përgadisin elaborate për shfarosjen dhe masakrimin e shqiptarëve edhe nuk kërkojnë falje për masakrat e kryera gjatë shekujve. Kurse një pjesë e shqiptarëve trutredhur kanë punuar dhe punojnë për një kumari me shkije madje edhe kur është në pyetje të shkilët edhe mbi kufomat e vëllezërve të tyre shqiptar siç ishte rasti i komunistave shqiptarë që vranë vëllezërit e tyre për ideologjinë e shkaut pansllavizmin komunistë.
Është e trishtushme se jemi njëri nder popujtë e rrallë në Evropë e mos të thëm të vetmit, ku një pjesë e madhe e shqiptarëve, më një besnikëri qeni i ruajnë dhe mbrojnë ideologjitë dhe kulturat e okupuesve osman dhe serb.
Një pjesë bukur e mirë e shqiptarëve në të gjitha trojet etnike shqiptare mbrojnë monumentet osmane dhe serbe, edhe pse ato janë monumente që iu plaqkitën arbërorve ,kurse ende është shumë e fortë ideologjia komuniste tek një pjesë e madhe e politikanëve shqiptarë, pa harruar edhe ata shqiptarë trutredhur që ende thonë se duam babën e jo shkabën.
Kjo nuk është rruga që na qon në Evropë kjo rrugë na qon në humnerë. Në anën tjetër partitë politike në të gjitha trojet shqiptare për të mos humbur votues i kanë shti veshtë në lesh dhe nuk dojnë fare të mirrën më këta krimba që po e shkatrrojnë shqiptarizmën.
Prandaj është e domosdoshme krijimi i një force politike shqiptare që do t´i ndalë këto veprime antikombëtare.

A ishte vetëm hija e Sylës që u kthye në Turjakë? 

0

Stacioni hekurudhor në Pejë

Sinan Kastrati, Suedi

Mall e trishtim 

Tregim 

Syla kishte zbritur nga treni në Mrasur, stacionin e trenit, afër Llapqevës afër Ularicës (Ujvareve të Mirushës).  

Mrasuri është një katund mu në breg të Drinit të Bardhë dhe rrjedhës së lumit Mirushë. 

Është stacioni i parë në udhën e hekurt (hekurudhën) Klinë- Prizren. Udha e trejit vazhdon përkrah Drinit deri në Xërrxë. Aty Drini e ndan rrugën nga hekurudha dhe e vazhdon i vetëm për në Shqipëri, nëpër Rovovë të Hasit e rruga e treni, vazhdon për në Lanavica (Landovicë). Kjo rrugë ishte paraparë që të vazhdoj, bashkë me ujin e ujin e pastër të Drinit të Bardhë për në Kukës e Tiranë por pasi u prishën Tito e Enveri, stacioni i fundit i trenit, mbeti Prizreni.  

Mrasuri, kishte pasur fatin që ta ketë një stacion ku katundarët e atyre anëve, të shkojnë për pazar në Prizren, Pejë e Prishtinë sepse mundësi tjera pos me kuaj disa orë udhë, nuk kishin të udhtoin ndryshe. Mëngjeseve të hershme të ditëve të pazarit, të shtuneve me koshat plot rrush e qeberret me djath e tlyn hypnin në tren. Me parat e bylmetit e pasulit, drithërave pulave, blenin basëm, bez e pej e pulla për teshat e vjetëruara e të shqyera. 

Mrasuri e Llapqeva kishin propozua që stacioni i vogël hekurudhor i tyre të quhej ”Mirushë” sepse e kishin afër lumin dhe bukuritë që kishte Mirusha. Treni nepër Mrasur vinte tri herë brenda ditës e njëherë natën, treni që nisej nga Prizreni për Beograd. Në Klinë bashkohej me trenin që vinte nga Peja dhe bashkë niseshin për në Fushë Kosovës. 

Stacioni i trenit si në shumicën e stacioneve tjera, në Klinë quhej ”Metohija” e ai i Gllogofcit (Drenas), ”Drenicë”. 

Në Mrasur, ndryshe nga stacionet tjera, ishte një shtëpi e vogël me tulla. Të tjerat stacione, ishin të ndërtuara me gurë të gdhendur e me disa dhoma dhe ate të pritjës. Në njërën nga dhomat më të mira rrinte shefi me një kapele që i shkruante ”JŽ”,(Jugoslavenske Željeznice) që sapo i kishih largua kapuçat me shenjën ”ŽS”  (Željeznice Srbije). 

Stacioni hekurudhor në Drenas (Drenicë)

Në kuferin e madh me tesha, Syla kishte disa bakshishe për nënen, babaën e axhën plak, pak fotografi, disa libra e adresa. Në Mrasur, askush nuk i foli kur zbriti nga treni e as Syla nuk e njohi asnjë njeri.  Ai ishte i veshur me tesha allafânga por njerëzit nuk e kishin hallet e teshave por, ata kishin hallet e veta për mbijetesë. Punonin sa për bukën e gojës e prodhimet e veta i shisnin për me e pagua parezin (tatimin). Rruga, nga stacioni i trenit për në Llapqevë e Panorc ishte një përpjetëze, udhë dhie që ti qitke nirstë e dekës. Mali nuk ishte i shpeshtë e drunjët nuk ishin rritur. Katundarët e prenin malin dhe drutë për dimerë dhe për qereqhane. Në të djathtë të Mrasurit ishte katundi i vogël me pakë shtepi, tri katër familje, me të njëjtin emër, Mrasur.  

Para se të hyjë në Llapqevë, Syla u ulë e pushoi pakë. Shikoi lumin e Drinit të Bardhë dhe arat me kallamoq andej Drinit. Nuk ishte larg Sferrka e Gashit e Valljaku, i ndante vetëm lumi Mirusha por ato nuk shiheshin. Tymi i oxhaqeve të kullave të Llapqevës e Mrasurit, të Haxhi Sakolit, Cenë Amrushit e Musë Halilit villnin tym si treni e tymi shkonte përpjetë e pastaj, sikur lodhej, e ndërronin drejtimin, ecte më ngadalë, horizontalishte e puthej me Majen e Kaznikit e malet e Zatriqit.  

Mali sa kishte fillua me mugullue e bari aty ku kishte më shumë dritë, kishte dalur bashkë me lule borën. 

Zilja e kumonave të ogiçëve e kënga e çobanëve që i kishin lëshua gjâen (bagëtinë), Sylës ia kujtuan kohën kur edhe ai ishte çoban.  

 Syla u que me pritesë. Ai ecte por mendja i fluturonte në vitet e pas çlirimit. Kuferin e qiti në krah dhe u nis. Udhës së rrehun nuk shkoi por hyri një udhe të dhive që të mos takohej me katunarët e Llapqevës.  

Stacioni hekurudhor në Klinë

Malit që më shumë ishte i çveshun mbërrini deri në Grap t`Panorcit. Nga Grapi, në lindje shihej Rudi, Panorci, një pjesë e Garaqevës, Gradina e Madhe e Turjakës, Fusha e Kuvalëve e malet e Bublit. 

Syla ishte në hamendje, kah të ia mbaj që të mos hyje nëpër katundin Rud e Panorc Në Rud e Panorc, gjyshi i Sylës kishte pasur disa miq, burra të fortë të kohës së tij, Veli Bajramin e Hajrullah Rexhepin, Murat Musën, Hisen Derguti e Latif Reshitin. Nga frika se do ti takoj ata e kur ata ti luten, si jabanxhi që ishte do ti luten që të hyjë e të pushoj pakë, të haje buke e kur ta vesin, prej kah pa vjen more djalë i ri, nuk dinte se a t`ju tregoj të vërteten se kush ishte dhe prej nga vinte? 

-Tju thonte se vinte prej jesirit? 

Dhe vazhdoj udhën për në Turjakë, i lodhur nga kuferi me tesha e i krrusur motet e mërzia. Në fund të Grapit, aty ku ndahet Rudi nga Panorci, mi te prroi me ujë, Syla, hyri varreve e arave të Panorcit e dual afër Kerrshit të Sylymanit, në malet e Turjakës.  

Te Lugi i Kerrshit të Sylymanit, u ulë në një guri të madh që ishte i mbuluar me thupra thana e lejthia. Mori një fletë të thanës si dikur kur piqeshin thanat. 

Sa herë Syla kishte pushua në këta gurë- kersha e ishte ulur në barin në mes të drunjëve me hije të dendur që as qiellin nuk e shihte ndërsa buallicat, lopët e delet kullosnin. Ato e zgjasnin kryet dhe i këputnin gjethet e drunjëve aq sa mundnin ti mbërrinin. E zgjidhnin dushkun dhe barin në mes të gurëve. Ndërsa delet hynin në mes të gurëve ku kishte barë më shumë. Ndodhte që ndonjë kingjit i metej këmba në mes të shkëmbinjëve të thepisur e Syla ia nxirrte me kujdes me mjeshtri. Mandej, Syla e shikonte diellin kur afrohej te Ballit të Kershit, iu ndërprente kullosën gjâve. I këthente e nisej me to për mëngjes.   

Tren mallrash në Prizren, dikur 

Verës, nga dita e Shën Gjergjit, kur bagëtinë i qonte me pi ujë te Gjiri i Ballicave e deri në fund të gushtit kur kositeshin për herë të dytë livadhet, Syla nisej udhës së Rabaxhive, zbriste kah Ulica e Breshancit e dilte te Vai i Stanës.  

Te Vai, Syla i shtinte me pi ujë, deshtën apo s`deshën dhe pastaj, dilnin e kullosnin nëpër livadhe e çoabani shkonte në hijën e kregsit të pagarushëv e hante bukë. 

Syla tashmë kishte mbërri në krye të dushkajave dhe Turjaka shihej si në pëllëmbë të dorës. Kishte frikë mos po e shohin çobanët e Turjakës, Bajram Ramadani, Islam Mliqi, Shaban Seferi e Sadri Shaqa, që qoheshin herët e i ktheheshin vonë me lopët e delet e tyre nga mali. 

Syla mendoj të rrije edhe pakë te Llakma e Gradinës, në dushkaja. U mshef (fsheh) që edhe qentë, zagartë e langojtë nuk do të mund ta gjenin, Nga lodhja e nga ngrohtësia e rrezeve të diellit pranveror të Turjakës, Sylën e zuri gjumi. Kishte fjetur si nujë. 

Dielli i kishte kapërcye fushat e Garaqevës, Grapine Panorcin e ishte gati ta kapërcej edhe Majën e Kaznikut.  

Syla mendoj se është koha të nisej sepse nuk shihte asnjë njeri në udhë, ara e fusha.  

Hyni fshehurazi në katund por fati që shtëpia e Sylës, ishte e dyta, pas asaj të Shaqë Tushës.  

A thua a do ta gjente babën në odën e burrave e nënen te dyert e aborrit tuj e prit Sylën? 

Po qeni, a do ta njeh Sylën apo e ka harrua të zotin që më shumë kishin kalua me te se me prindërit, babën e nënen. 

Syla e shtyu derën e kapegjikit dhe hyri brenda në aborr. 

U gëzua që nuk e pau askush dhe u nis drejt e në shtëpi ku gatuante bukë e thallonte pite, aty ku rrinte nëna. 

Malli që të kthehej Syla me tren në atdhe, në Prizren, kryeqytetin shqiptar e të vazhdonte udhëtimin me tren për në Tiranë, qytetin tjetër ishte më afër para 70 vjetëve se sa sot. Binarët e rrugës kanë mbetur si skelete të dinosaurëve aty-këtu e sirena e trenit nuk dëgjohet më. Ajo udhë kujtohet vetëm te pleqtë si një ëndërr e Drini plak e ka humbur rrugën.  

Vërtetë a erdhi Syla në Turjakë apo ishte hija, në syret të Sylës? 

Edhe shtëpia e stacionit në Mrasori (”Mirushës”) është rrfashua për tokë. 

Çdo gjurmë nga e kaluara po humbet. 

Bashkë me njerëzit pleq, që po vdesin, ngadalë po vdesin, pa u hetua edhe të

Malmö, 5 janar 2024 

sinankastrati09@hotmail.com 

Hapja e shkollave shqipe në Sanxhak e drejtë ligjore & Otvaranje albanskih škola u Sandžaku zakonsko  pravo 

0

Nga Xhafer LECI – Prevod na bosanski 

  •  “Ta vrasësh një popull të tërin pa luftë, ndaloja të drejtën e shkollimit.” 

Populli shqiptar në  Sanxhak të Novi Pazarit, është asimiluar mbi 95% dhe zyrtarisht janë regjistruar boshnjak. Pavarësisht se nuk dinë më të flasin shqip, shumica  absolute e tyre e pranojnë se janë shqiptarë. Shqiptarë të asimiluar ka në gjithë botën,edhe në Kosovë, por të gjithë ,me gen, gjak e histori janë shqiptarë.
Link: https://www.zemrashqiptare.net/news/52567/rp-0/act-print/rf-1/printo.html  

Nga 164 mijë banorë të Sanxhakut, sipas regjistrimit të viti 2022, si shqiptarë janë regjistruar vetëm 0,19 për qind, në Novi Pazar, nëTutin dhe Sjenicë  00 për qind. 

    Atje vetëm hapja e shkollave shqipe, qoftë edhe me mësim plotësues për fillim, ka mundësi  së paku rinia të mësojnë të flasin dhe të shkruajnë gjuhën e tyre shqipe . 

Unë, artikullshkruesi jetoj në Gjermani prej 55 vitesh, kemi 3 fëmijë të cilët janë lindur,  rritur, shkolluar e punësuar në  Gjermani, tani edhe nipër e mbesa, të cilët flasin dhe shkruajnë gjuhën shqipe normalisht. Gjermania, si shumë vende tjera, është shtet demokratik. Që shumë vite ju kam prirë aktiviteteve me disa bashkëveprimtarë të mi, për regjistrimin e shumë fëmijëve shqiptarë, në rrethinat e periferisë së Shtutgart-it, për hapjen e disa klasëve, me mësim plotësues në gjuhën shqipe, nëpër shkollat gjermane, që gjeneratat e reja ta mësojnë, sadopak, gjuhën e tyre amtare.
Këtë e kanë bërë edhe popujt  tjerë, si: turqit, serbët, kroatët, grekët, italianët.

***

Meqë kam miq nga Sanxhaku, edhe me origjinë shqiptare, nga përvoja ime, e kam hapur me ta bisedën e shkollimit. Këtu po sjellë emrat e 9 miqëve të mi, me të cilët e kam biseduar çështjen e arsimit shqip. Nga këta 9 veta, asnjëri prej tyre nuk dinë të flasë shqip, por thonë sikur të hapej ndonjë shkollë shqipe, karshi gjuhës serbe-boshnjake, do dëshironin që edhe  fëmijtë, nipër e mbesa të tyre, ta mësojnë edhe shqipen. 

 Sikur unë, edhe ata, nuk e shohin punë të lehtë kthimin në rrënjët e vjetra, sepse asimilimi është, relativisht, i hershëm dhe shumë i madh, përjashto pak fshatra në Peshter, por edhe atje, nga vitet 1980-ta, ka filluar me të madhe humbja e të folurit shqip.
Nuk ka kuadro të shkolluar në gjuhën shqipe, edhe ata shqiptarë, të cilët në kohën e Jugosllavisë komuniste titoiste, kanë mbaruar shkollimet në Kosovë, kanë mësuar në gjuhën serbe, edhe tani disa  shkollohen në pjesën Veriore të Mitrovicës në gjuhën serbe. Nëse shpërngulën nga Sanxhaku, shumica shkojnë në Bosnje, numër i vogël në Maqedoninë Veriore, por mjerisht në Kosovë jo, së paku unë nuk kam dëgjuar as lexuar asnjëherë.Përjashto Prof.Dr.Ali Zatriqi. 

1.- Dr. Nuradin  Ašćerić, 73 vjeç, i lindur në fshatin Sllatinë, Komuna e Novi Pazarit, jeton në Sarajevë, me të cilin njihemi nga viti 1980, kur edhe e vizituam bashkë fshatin e dajve të tij, Škrijelje ( Shkreli), në Peshter të Sanxhakut. Atëherë ende të moçmit flisnin shqipen, tani mund të numërohen me gishta shqipfolësit! 

Në pyetjet e mia: Unë:- A ka mundësi të rikthehen shqiptarët e Sanxhakut në rrënjët e tyre dhe të shkollohen në gjuhën shqipe?  

Nuradin: Po, si jo, nëse gjenden aktivistë të interesuar, të cilët duan të punojnë… 

2.-  Husein Habibović, prof. 82 vjeç, veteran i arsimit, botues i librit të shkëlqyer  “Gluhavica kroz vekove” Shqip-“ Glluhavica gjatë shekujve”. 

Lindur në Glluhavica eTutinit, jeton në Novi Pazar. 

Unë: A është e mundur ri-kthimi i shqiptarëve në rrënjët e tyre dhe shkollimi i gjeneratave të reja? Husein:- Sumnjam – Dyshoj. 

3.- Mr.Naser Bakiç nga fashti Devreće e Tutin-it, 42 vjeç, i cili ka punuar në arsim disa vite dhe ka botuar librin me vlerë të madhe: ,,Dodir Sandžaka”, (“Prekja e Sanxhakut”). Ai thotë: Besoj  së hapja e ndonjë klase me mësim plotësues në gjuhën shqipe është e mundur, por halli është mungesa e bazës materiale dhe kuadrove të arsimit shqip. Megjithatë, beson se me përkrahjen e popullit të Sanxhakut dhe të Kosovës gjithçka është e mundur. 

4.-  Adnan Kahrović, 38 vjeç, nga Crkvine e Tutin-it, në pyetjen time rreth shkollimit shqip, ai thotë:- Këtë çështje është mirë ta bisedoni me kryetarin e Partisë SAD, Dr. Suljejman Ugljanin. 

5.- Mr. Izudin Ašćerić, 27 vjeç  nga fshati Gluhavica, mësimdhënës në Gjimnazin e Tutin-it, thotë: Nëse  populli e kërkon, beson se nga ana e pushtetit të komunave, nuk duhet të ketë pengesa, sepse në Serbi, ka shkolla shqipe, në Bujanoc, Preshevë e Medvegje. 

6.- Sabahudin Džanković, 52 vjeç, nga Smoluće e Tutinit. Ai thotë:-Unë jetoj në Frankfurt të Gjermanisë, sikur të kishte ndonjë shkollë shqipe me mësim plotësues, diku afër meje, unë do i dërgoja fëmijtë e mi të mësojnë shqip. 

7.- Ramo Zeković, 79 vjeç, nga Leskovik i Tutin-it. Jeton në Novi Pazar. Ai thotë: -Sikur të hapej ndonjë shkollë shqipe në Novi Pazar, do i dërgonte nipër e mbesa të mësojnë shqip. 

8.- Ešref  Ahmetović, 52 veç, nga fshati Košutovo e Tutin-it, dikur, thotë ai, kishte 124 shtëpi, të gjithë të fisit Kelmendi. Dajtë i kam të fisit Hot-i, askush më nuk dinë të flasin shqip. Ai tani jeton në Košutovski Most, të Novi Pazar-it. Ai thotë:-Nuk di kush mund ta hap ndonjë shkollë shqipe këtu?
9.- Asmir Hamidović, nga Tutin-i, në pytjen time rreth shkollës shqipe, ai thotë:- Çfarëdo iniciative që merr miku i tij, gjegjësisht, edhe imi, Naser Bakić, do e përkrahu dhe i qëndroj prapa. 

    

Otvaranje albanskih škola u Sandžaku zakonsko  pravo

  • “Ubiti jedan cijeli narod bez rata, zabranimu  pravo na obrazovanje.”

Albanski narod u Novopazarski sandžak, je asimiliran preko 95% i zvanično registrovanih kao Bošnjaci. I ako više ne govore albanski, velika većina njih priznaje da su Albanci. Asimilirani Albanaca ima  širom sveta, čak i na Kosovu, ali svi, sa genima, krvlju i istorijom su Albanci.
  Link: https://www.zemrashqiptare.net/news/52567/rp-0/act-print/rf-1/printo.html
Od 164.000 stanovnika Sandžaka, prema popisu iz 2022. godine, samo 0,19 odsto registrovano je kao Albanci, u Novom Pazaru, u Tatutinu i Sjenici 00 odsto. 

Samo otvaranje albanskih škola, čak i sa prvom sveobuhvatnom nastavom, je moguće da bar mladi nauče da govore i pišu svoj albanski jezik. 
Ja, Autor članaka, živim u Nemačkoj već 55 godina, imamo troje dece koja su rođena, odrasla, školovana i zaposlena u Nemačkoj, sada i unuci, koji normalno govore i pišu albanski jezik. Njemačka je, kao i mnoge druge zemlje, demokratska država. Dugi niz godina vodim aktivnosti sa nekim od svojih saradnika, za registraciju mnogih albanske dece, u predgrađu Stuttgart-a, za otvaranje nekih časova, uz nastavu albanskog jezika. I drugi narodi su učinili to kao, što su: Turci, Srbi, Hrvati, Grci, Italijani… 

Pošto imam prijatelje iz Sandžaka, takođe albanskog porekla, iz svog iskustva, otvorio sam sa njima razgovor o školovanju. Evo imena mojih 9 prijatelja, s`kojima sam razgovarao o pitanju albanskog obrazovanja. Od ovih 9 ljudi, niko od njih ne zna da govori albanski, ali kažu da bi, ako bi se otvorila neka albanska škola, pored srpsko-bošnjačkog jezika, želeli da to nauče njihova deca, unuci i unuke da uče i Albanski. Kao što ni ja, ni oni, ne vide lako vratiti se starim korenima, jer je asimilacija relativno rana i veoma velika, isključujući nekoliko sela u Pešteru, ali čak i tamo,  od 1980-ih, gubitak albanskog govora je u velikoj meri počeo.
Nema obrazovanih Albanaca, čak ni onih Albanaci, koji su u vreme komunističke titoističke Jugoslavije, koj su  završili školovanje na Kosovu, učili na srpskom, a sada se neki školuju u severnom delu Kosovske Mitrovice na srpskom. Ako su se preselili iz Sandžaka, većina njih ide u Bosnu, mali broj u Severnu Makedoniju, ali nažalost na Kosovu ne, bar ja nikada nisam ni čuo ni čitao. Izuzev Prof.Dr. Alia Zatrič. 

 1.- Dr. Nuradin Ašćerić 73 godine, rođen u selu Slatina, općina Novi Pazar, živi u Sarajevu, s`kojim se poznajemo od 1980. godine, kada smo posjetili selo njegovog ujaka, Škrijelje (Škreli), u Peshteru, Sandžak. Onda su stari  tamo i dalje govorili albanski, sad možemo brojati prstima albanskog govornog područja!
U mojim pitanjima: Ja: Mogu li se Albanci Sandžaka vratiti svojim korenima i obrazovati se na albanskom jeziku?
Nuradin: Da, kako ne, ukoliko imate aktivista koja žele da rade… 

2.- Husein Habibović, 82 godine, veteran obrazovanja, izdavač odlične knjige “Gluhavica kroz vekove” Albanski-“ Glluhavica  gjatë shekujve”.
Rođen u Gluhavicu- Tutin, živi u Novom Pazaru.
Ja: Da li je moguće vratiti Albance u svojim korenima i da se školuju  nove generacije?  Husein: – Sumnjam – dyshoj. 

3.- Prof. Naser Bakić iz Devreća -Tutin 42 godine, koji je nekoliko godina radio u obrazovanju i objavio knjigu od velike vrijednosti: “Dodir Sandžaka”, (”  Prekja e Sanxhakut  “). On kaže: Verujem da je moguće otvoriti čas sa nastavom albanskog jezika, ali problem je nedostatak materijalne baze i albanskih obrazovnih okvira. Međutim, smatram da je uz podršku vlasti- naroda Sandžaka i Kosova  sve moguće. 

4.- Adnan Kahrović 38 godina  iz Crkvina -Tutin, po mom pitanju o albanskom školovanju, kaže: – Za ovo pitanje je dobro razgovarati sa  predsjednikom stranke SDA, dr. Suljejmanom Ugljaninom. 

5.- Prof. Izudin Ašćerić, star 27 godina iz sela Gluhavica, nastavnik u srednjoj školi Tutin, kaže: Ako narod to traži, smatra da sa nadležnosti opština ne bi trebalo da bude prepreka, jer u Srbiji postoje albanske škole, u Bujanovcu, Preševu i Medveđi. 

6.- Sabahudin Džanković, 52 godine, iz Smoluća -Tutin. “Živim u Frankfurtu, Nemačka, da postoji  neka albanska škola sa potpunim učenjem,negde u mojoj blizini, poslao bih svoju decu da uče albanski. 

7.- Ramo Zeković, 79 godine, iz Leskovik, Tutin. Živi u Novom Pazaru. On kaže: Kada bi se u Novom Pazaru otvorila neka  škola na albanskom, poslao bi unuke da uče albanski.
8.- Ešref Ahmetović, 52 godine , iz sela Košutovo -Tutin, nekada je, kaže, bilo 124 kuće,puno su se izselili,cijelo selo je bilo pleme Keljmendi. Moj  ujak je bio pleme Hot-i, niko više ne zna albanski. Trenutno živi u Košutovski Most – Novi Pazar. Rekao je: “Ne znam ko ovde može da otvori  neku školu na albaskom?”  

9.- Asmir Hamidović, iz Tutina, u mom pitanju o albanskoj školi, kaže: “Kakvu god inicijativu njegov i moj prijatelj preduzme, Naser Bakić, ja ću ga podržati i ostati iza njega. 

Gjermani-Wendlingen, 04.01.2024 

Nëse Krahinë Autonome Serbe, atëherë…

0

Lis Bukuroca, Gjermani

Perëndimi po përpiqet me përkëdhelje ta ndryshojë Serbinë. Kjo praktikë e ka shndërruar BE-në dhe SHBA-të në një tallava-klub për keqardhje! Pa ndëshkim, një ultra-nacionalist si Vuçiqi, nuk do të ndryshojë kurrë. Tani për tani po bëjnë gara cili ta lëmojë më shumë, SHBA apo Rusia, ambasadori amerikan Hill, apo ambasadori rus në Beograd Haraçenko. Vuçiqi ndihet i lumtur në ekstazën, që po i dhurojnë Perëndimi e Rusia, por edhe kamxhiku i opozitës.

Nuk mund të besohet se Perëndimi ka frikë nga lidhja më e fuqishme e Serbisë me Rusinë dhe Kinën, por duket se pesha e llobit serb ka ndikuar shumë në ndryshimin e politikës perëndimore. Kjo mund të jetë arsyeja pse Vuçiqi pranon në Bruksel, mohon në Beograd. Pse organizon bllokada rrugëve të Kosovës, pse rrah për spital ushtarë të NATO-s dhe pse lejon apo urdhëron sulmin terrorist në Kosovë. Çdo idiot di se sulmi paraushtarak në Kosovë ka ndodhur me lejen e Vuçiqit.

Si mund ju lutem Serbia të lidhet më fuqishëm sesa është me Rusinë e Kinën, kur ajo është rrethuar nga shtetet e NATO-s? Si kur ata pa leje të këtyre vendeve nuk do të mund të vinin as përtokë, as për qiell në Ballkan?

Nëse ky pohim është i vërtetë, atëherë politikën perëndimore e kanë ndryshuar llobistët serb, por ka një xixë tani, një shpresë të vogël: duket se Britania e Madhe do ta anulojë këtë kunilingizëm mes demokracisë liberale perëndimore dhe autokracisë ultra nacionaliste serbe. Së paku duket se Cameron e sinjalizoi pikërisht atë dhe ishte shumë konkret. Jo vetëm, por edhe shumë më dashamirë ndaj Kosovës sesa Edi Rama.

Në rregull. Meqenëse Thaçi e Mustafa kanë firmosur krahinën serbe, kurse Kuvendi i Kosovës e ka aprovuar, Kosova duhet ta themelojë autonominë serbe mu si ajo serbe në Kroaci. Çfarë është e mirë për serbet atje, nuk mund të jetë e keqe në Kosovë. Pas këtij akti, Kosovës duhet t’i njihet mëvetësia e plotë dhe të mos pengohet dëshira për bashkim me një shtet tjetër në Ballkan. Natyrisht nëse e dëshiron shumica e popullit.

Për të qetësuar Ballkanin Perëndimor si duhet, do ishte e drejtë të aprovohej një autonomi edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe të Luginës. Diskriminimi i shqiptarëve në ato dy vende po konsiderohet i drejtë, edhe nga Qeveria e Shqipërisë. Edhe spastrimi etnik në Luginë. Është çështje kohe kur do të shpërthejë revolta atje. Këtë do ta motivojë dhe përligj autonomia serbe në Kosovë.

Shteti serb nuk e pranon shtetin e Kosovës, por as populli i Luginës nuk e ka pranuar kurrë shtetin serb në Luginë. Ata e pranojnë si një fakt, si pasojë e një pamundësie dhe një pafuqie për t’u çliruar, por asnjëherë nuk e kanë pranuar si një ide apo si ideal përfundimtar. Edhe shqiptarët e Maqedonisë janë pasojë e pushtimit serb. Edhe të Malit të Zi. Qysh nga shpërbërja e Kalifatit Osman, Serbia ka copëtuar dhe luftuar kombin shqiptar.

Megjithatë, me pushtimin dhe detyrimin për të jetuar në ato shtete, shqiptarët nuk janë pajtuar kurrë, as dje, as sot! E serbet? Nuk do të kishte asgjë të keqe të qeverisini vetveten, por serbet e kanë në program nacional rrënimin e shteteve për rreth. E synojnë në Bosnje, në Mal të Zi e Kosovë. Pas gjenocidit që shkaktuan në ish Jugosllavi, çdo autonomi serbe, do t’ishte një shpërblim për krimet. Si në Bosnje, fundi i fundit.

Pra, nëse krijohet autonomia serbe, atëherë duhet ndryshuar Kushtetuta dhe në Kuvendin e Kosovës duhet të përfaqësohen serbet, aq sa e meritojnë sipas përqindjes në popull, e jo si tani. Nëse ata përbëjnë pesë për qind të popullsisë së Kosovës, atëherë duhet të kenë pesë për qind të deputetëve në Kuvend. Si pasojë logjike, ndryshimet eventuale në Kushtetutë duhet të bëhen me shumicë, dhe jo të varen nga pajtimi dhe disponimi i pakicave. Apo nga manipulimi i tyre nga jashtë. Serbet nuk duhet të kenë pushtet në dy Kuvende.

Edhe një herë: nëse ata krijojnë autonominë mono-etnike dhe marrin vendime vet, në kundërshtim të hapur me shtetin e definuar si shumëkombësh, atëherë shteti i Kosovës nuk mund të jetë më multi-etnik, sepse do të ketë brenda vetes një autonomi territoriale mono-etnike. Me ndërtimin e autonomisë serbe, shteti i Kosovës nuk mund të mbetet më si ishte, por të shpallet me kushtetutë shtet i shqiptarëve dhe i pakicave që jetojnë aty.

Nëse serbet duhet të qeverisin vetveten, pse shqiptarët e Kosovës duhet t’i pyesin pakicat për ta qeverisur vetveten?

Këtu nuk përfundon: në qoftë se ndërtohet ajo autonomi serbe, atëherë Kuvendi i Kosovës të ketë të drejtën për ta shpërndarë kryesinë e saj autonomie, nëse ajo me veprimet e veta e rrezikon rendin kushtetues të Kosovës, për shembull si Lista Serbe me themelimin e bandave terroriste. Dhe, askush nuk kërkoi që kjo Listë të shpallet si organizatë terroriste! Edi Rama jo se jo.

Meqenëse Kuvendi mund ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës, duhet ta ketë atë pushtet edhe mbi kryesinë e Krahinës Autonome Serbe. Ndryshe ajo autonomi do të qëndronte mbi Republikën e Kosovës.

Dhe, nëse krijohet ajo Krahinë Autonome, atëherë t’i njihet Kosovës mëvetësia e plot dhe sovraniteti mbi territorin e vet. Domethënë të ketë të drejtë të bashkohet më kë të vendosë shumica e popullit: me Serbinë, me Shqipërinë, me Maqedoninë apo me Malin e Zi.

Ju kujtohen barrikadat? E rrahjet për spital të ushtarëve të NATO-s? E sulmi terrorist? E sjellja ndaj Serbisë? Përkëdhelje! Edhe pas farsës elektorale dhe pas vjedhjes industriale të votave!!!

Sulmi i ri mund të pritet. Gjunjëzimi i Perëndimit ndaj Vuçiqit, mundësoi sulmin terrorist në Banjë. Se serbet po armatoseshin, se armët po dërgoheshin nëpër kisha, e dinte në fillim të korrikut 2023 deputetja e kuvendit Britanik, Alicia Kearns, por nuk e dinin ushtarët e NATO-s, që e kanë për detyrë ta dinin. Pse Escobar nuk e dënoi sulmin terrorist?!

Ndoshta edhe e dinin, por me grupe të armatosura në Veri, si dikur me traktor e kamion, e ndoshta kishin planifikuar detyrimin e Kurtit për të pranuar autonominë serbe, edhe atë, duke e përligjur si mënyrë të vetme për ta evituar konfliktin e armatosur me bandat serbe dhe aneksimin nga Serbia.

Dhe, natyrisht fajtor do të konsiderohej Albin Kurti dhe politikisht do t’ishte eliminuar. Serbia sulmoi, Serbia mbajti Ditë Zie për terroristë, ku shprehu keqardhje për dështimin e projektit. Perëndimi reagoi si i alivanosur.

Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë sinjalizoi ndryshim të politikës perëndimore. Deklarata e tij dukej se nuk i drejtohej vetëm qeverisë së Kosovës deh asaj në Beograd, por edhe Hillit, Escobarit, Borrelit e Lajçakut, SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Rusisë.

Vuçiqi i lejoi vetes atë sulm, sepse ishte bindur se Perëndimi do të pajtohej me copëtimin e Kosovës. Nëse e liga nuk luftohet, deshëm apo nuk deshëm, i lejohet dhe mundësohet rritja. Ai proces u dëshmua me fakte. Pse nuk dënohet njeriu që pranoi se kishte udhëhequr terroristët ku u vranë katër veta? Sepse ndëshkimi i tij do mund të ndriçonte zinxhirin komandues të qeverisë serbe. Dhe, ai duhet të përgatisë sulme tjera në Ballkan.

Nëse Krahinë Autonome Serbe me pushtet ekzekutiv, ashtu si është shkruar dhe vizatuar me territor, por që perëndimorët me fjalë e mohojnë mëvetësinë ekzekutive, duke përjashtuar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe duke imponuar një arbitrazh ku një serb, një shqiptar dhe një europian do të qëndronin mbi Kuvendin, mbi Qeverinë dhe mbi Gjykatën Kushtetuese, pra mbi shtetin e Kosovës, atëherë Kosovës i konvenon ndryshimi i kufirit.

Ashtu, Kosova nuk do të jetë shtet sovran. Shtetësinë po ia mohojnë hartuesit e draftit Kosovës, kur bazohen në rezolutën 1244. Atë rezolutën e kanë anuluar shtetet që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Ndoshta me ndikimin shumë të madh të Edi Ramës, Perëndimi është distancuar nga sanksionet me të cilat e kërcënonte Serbinë më herët. Tani Perëndimi shfaqet si një tigër, të cilit i ka rënë të fikët. Për gjynah! Herë Bërnabiq, herë Vuçiq tallet me ta. Jo vetëm, por e kërcënojnë Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi.

Perëndimi shtiret se nuk po sheh se çfarë po ndodh. Po pse Vuçiq dikur tutej nga sanksionet e tani jo? Duket se llobi serb, të cilin e paguan Serbia i jep atë garanci dhe atë licencë veprimi. Veprat po e dëshmojnë. Janë konkrete dhe të dukshme. Arsyetimi se po e bëjnë për ta larguar nga ndikimi rus, është sa banal, aq edhe naiv. Thjeshtë është rrenë e llobistëve serb, nga Brukseli, deri në Uashington.

Sikur të dëshironte Perëndimi, brenda muajit do të zgjidhej konflikti me Serbinë. Dy fakte të mëdha: ajo është e rrethuar me shtete të NATO-s dhe me sanksione si Rusisë, do të mbushej mend brenda javës. Faktit i dytë është ekonomia serbe dhe varësia nga BE. Serbia nuk do të rrezikonte kurrë të bëhej Kore e Veriut. Në rast të sanksioneve, populli do të detyrohej për ta rrëzuar Qeverinë ultra-nacionaliste. Meqenëse me Hitlerin nuk arrihej paqja, ajo nuk mund të arrihet as me Vuçiqin.

Serbia po paguan shumë llobistë dhe ata nuk mund të fitojnë miliona nga shteti serb dhe të luftojnë nacionalizmin serb. Jo, nuk do ta bëjnë kurrë. Nuk ka mundur të ndikojë në izolimin e Kosovës Vuçiqi, sa Edi Rama. Rama ka shërbyer dhe shërben për të legjitimuar çdo masë shtrëngues ndaj Kosovës dhe për të përjashtuar çdo gati çdo masë ndëshkuese ndaj Serbisë. Kryeministri shqiptar është i bindur se sanksionet ndaj Serbisë janë të dëmshme, por ndaj Kosovës janë të dobishme! Sigurisht të dëmshme i konsideron edhe sanksionet ndaj Dodikut!

Perëndimi di për spastrimin etnik në Luginë, Perëndimi di për diskriminim e shqiptarëve në Maqedoni, por për pajtimin e Ramës me diskriminim e shqiptarëve, e shpërblejnë Edi Ramën personalisht. Rama i motivon shqiptarët jashtë të ndihen të lumtur me diskriminimin dhe i fton në Shqipëri si diasporë. Diasporë në tokën e vet! Si ardhacakë në Maqedoni. Luginë, Kosovë e Mal të Zi. Liderët e asaj “diaspore” në Maqedoni, Serbi, e Mal të Zi ndihen të nderuar, të lumtur dhe pastaj ata të diskriminuar, e shpallin Edi Ramën “baba të kombit”! Merre me mend ti! Merre me mend! Ata liderë nuk ndihen të diskriminuar, por përfaqësojnë popullin më të diskriminuar në Europë!

A mund të zgjidhet ky konflikt? Nëse nuk ka masa shtrënguese ndaj Serbisë, atëherë mund të zgjidhet vetëm me lëvizje kufiri. Aty ku ka shumicë serbe në veri me Serbinë, dhe Lugina me Kosovën. Kjo sot nuk është në modë në BE-ja, arsyeja kuptohet, por një qeveri ultra-ncionaliste dhe vegël e Putinit, ndryshe nuk bindet, aq më pak kur e di se nuk do të ketë asnjë masë ndëshkuese.

Reciprociteti është drejtësi, por kur një popull nuk ka fuqi ushtarake, drejtësi nuk do të ketë. Ky Perëndim ka ngelur pa lider. Këtë e dëshmon edhe heshtja ndaj farsës dhe rezultateve elektorale në Serbi. Ndoshta David Cameron do ta plotësojë boshësinë e madhe.

Perëndimi pa lider po rrit, po ushqen dhe po përkëdhel autokratin tjetër, gjersa tërhiqet për hunde nga Orban i Hungarisë, si i deleguar rus BE. Serbia ka investuar miliona për të fituar licencën e rrahjes së ushtarëve të NATO-s, si dhe për kërcënimet e vazhdueshme me ushtri. Edhe për sulmin terrorist. Rezultatet po lexohen te reagimet e perëndimoreve.

Edhe një fakt në fund: para disa javëve Vuçiq te “TV Pink” tha përafërsisht këtë: ne duhet të mësojmë nga Azerbejxhani, i cili priti 27 vjet për ta rimarrë Bergkarabahun.

Atë mesazh ia dërgoi Perëndimit. Serbia po përgatit rrënimin e Bosnjës, Malit të Zi dhe rikthimin në Kosovë. E Perëndimi? Perëndimi i trullosur në trip, si në ekstazë droge!!! Apo si ai gomari në anekdotën shqiptare, të cilin gjersa po e hante ujku, kishte thënë vet me vete: “O zot, uroj të jem në ëndërr!”

Nikolla Sanduloviç meriton të nominohet nga Shqiptarët për Çmimin Nobel për Paqe

0
Nga: Lirim Gashi, Prishtinë
*
Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për torturimin e rrezikshëm fizik të Nikolla Sanduloviçit nga policia e Shërbimit Sekret Serb.
Sipas mendimit tim, Nikolla Sanduloviç është i vetmi Jezus Krisht serb, i cili është i përkushtuar me gjithë zemër për paqen dhe barazinë mes popujve të Ballkanit Perëndimor dhe që e paguan përkushtimin e tij të pandalshëm me përdhunime dhe helmime të njëpasnjëshme fizike dhe mendore nga zuzarët e Vuçiqit, të cilët përdorin metodat e Putinit në luftën kundër konkurrentëve të tyre politikë.
Nikolla Sanduloviç përjetoi rregullisht abuzime dhe helmime të rënda fizike, vetëm pse ai protestoi qartë dhe me zë të lartë kundër të gjitha veprimeve kriminale dhe gjenocidale të regjimit të Millosheviqit dhe Vuçiqit, të cilat morën jetën e qindra mijëra njerëzve në të gjithë ish-Jugosllavinë dhe jo vetëm që shkatërruan pronat e miliona të tjerëve, por ua morën jetën familjarëve të tyre më të dashur, u shkaktuan vuajtje të rënda mendore dhe i kthyen në nomadë dhe lypsarë në vendet e Evropës Perëndimore, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada, në Australi, e madje edhe në kontinentet afrikane dhe aziatike.
Nikolla Sanduloviç është i vetmi politikan serb, i cili pa pushim, qartë, me zë të lartë, me guxim të paparë dhe pa asnjë hezitim deklaroi se i vjen turp që është pjesëtar i një kombi në emër të të cilit politika, ushtria dhe policia zyrtare serbe kryen krime të tmerrshme kundër shqiptarëve të Kosovës, boshnjakëve të Bosnjës dhe kroatëve të Kroacisë, të frymëzuar nga shërbimet sekrete sovjetike dhe ruse, nga Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve dhe nga Kisha Kriminale Serbe.
Më 17 shkurt të vitit të kaluar, Nikolla Sanduloviç u përkul para varrezave të familjes së shenjtë shqiptare Jashari në Prekaz dhe me lot në sy iu lut shpirtrave të tyre engjëllorë për falje, duke theksuar se është i gatshëm ta bëjë të njëjtën gjë një mijë herë nëse është e nevojshme, vetëm për të krijuar një herë e përgjithmonë një paqe të qëndrueshme, bashkëpunim të dobishëm, miqësi të sinqertë, respekt të ndërsjellë dhe barazi të plotë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, të cilët janë viktima të politikës gjenocidale serbe ndaj tyre për dyqind vjet rresht.
Ai është i njohur edhe për theksimin e vazhdueshëm të faktit të pamohueshëm se paqja ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve nuk mund të arrihet nëse pasardhësit e Millosheviqit janë në pushtet në Serbi, ndërsa në Kosovë banditët politikë dhe tradhtarët e popullit shqiptar, të cilët natën bashkëpunojnë ngushtë me ta në të gjitha llojet e kriminalitetit dhe pajtohen që gjatë ditës ta akuzojnë njëri-tjetrin për gjoja mosmarrëveshje politike, sepse epilogu në fund është gjithmonë pozitiv vetëm për Serbinë.
Pse?
Sepse politikanët kriminalë të Kosovës ia plotësojnë homologëve të tyre serbë të gjitha dëshirat në negociatat e Brukselit, meqenëse disa prej tyre janë ish-agjentë të shërbimit sekret serb.
Ai është gjithashtu i vetmi politikan serb që akuzoi faktorin vendimtar politik, ushtarak dhe ekonomik ndërkombëtar, se duke përmbushur çdo dëshirë politike dhe ekonomike të regjimit kriminal të Vuçiqit, po u bën një padrejtësi të madhe dhe të pafalshme shqiptarëve të Kosovës dhe shtetit të tyre të sapoformuar, duke dëshmuar në këtë mënyrë se nuk dëshiron dhe as nuk është në gjendje të vendosë paqe të përhershme, barazi të plotë, respekt të ndërsjellë dhe bashkëpunim ekonomik midis popujve dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Shqiptarët e Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre politikë duhet t’i jenë të jashtëzakonisht mirënjohës Nikolla Sanduloviqit dhe t’i ofrojnë familjes së tij të gjithë sigurinë fizike, ekonomike dhe sociale në tokën e Kosovës.
Të njejten gjë duhet ta bëjë edhe faktori vendimtar politik, ushtarak dhe ekonomik ndërkombëtar, nëse dëshiron të merret sërish seriozisht nga popujt e Ballkanit.
Ne shqiptarët duhet ta nominojmë atë për Çmimin Nobel për Paqe dhe në këtë mënyrë t’i forcojmë moralisht, fizikisht dhe mendërisht të gjithë serbët që kanë qëndrim të ngjashëm ndaj nesh.
NIKOLLA SANDULOVIĆ ZASLUŽUJE DA BUDE PREDLOŽEN OD ALBANACA ZA NOBELOVU NAGRADU ZA MIR
Autor: Lirim Gashi
Duboko sam šokiran vestima o opasnom fizičkom mučenju Nikole Sandulovića od strane policije Srpske Tajne Službe.
Po mom mišljenju, Nikola Sandulović je jedini srpski Isus Hristos, koji je svim srcem odan miru i ravnopravnosti među narodima Zapadnog Balkana i koji svoju nezaustavljivu privrženost plaća uzastopnim fizičkim i psihičkim silovanjima i trovanjem od strane Vučićevih zlikovaca, koji koriste Putinove metode u borbi protiv svojih političkih konkurenata.
Nikola Sandulović je redovno doživljavao teška fizička zlostavljanja i trovanja, samo zato što je jasno i glasno protestovao protiv svih zločinačkih i genocidnih radnji Miloševićevog i Vučićevog režima, koji su odnijeli živote stotina hiljada ljudi širom bivše Jugoslavije i ne samo da su uništili imovinu miliona drugih, već su oduzeli živote njihovih najdražih članova porodice, nanijeli im teške duševne patnje i pretvorili ih u nomade i prosjake u zemljama zapadne Evrope, u Sjedinjenim Američkim Državama, u Kanadi, u Australiji , pa čak i na afričkim i azijskim kontinentima.
Nikola Sandulović je jedini srpski političar koji je više puta, jasno, glasno, sa neviđenom hrabrošću i bez ikakvog ustručavanja izjavio da se stidi što je pripadnik naroda u ime kojeg su politika, vojska i zvanična policija Srbije počinili strašne zločine nad kosovskim Albancima, bosanskim Bošnjacima i hrvatskim Hrvatima, inspirisani sovjetskim i ruskim tajnim službama, Srpskom Akademijom Nauka i Umetnosti i Srpskom Zločinačkom Crkvom.
Nikola Sandulović se 17. februara prošle godine poklonio pred grobljem svete albanske porodice Jašari u Prekazu i sa suzama u očima molio njihove anđeoske duše za oproštaj, ističući da je spreman da to učini i hiljadu puta samo da jednom za svagda stvorimo trajni mir, korisnu saradnju, iskreno prijateljstvo, međusobno poštovanje i punu ravnopravnost između Srba i Albanaca, koji su dve stotine godina zaredom žrtve srpske genocidne politike prema njima.
Poznat je i po tome što je stalno isticao nepobitnu činjenicu da se mir između Srba i Albanaca ne može postići ako su potomci Miloševića na vlasti u Srbiji, a na Kosovu politički razbojnici i izdajnici albanskog naroda, koji noću sarađuju blisko sa njima u svim vrstama kriminala i dogovaraju se da se danju optužuju za navodne političke nesuglasice, jer epilog na kraju uvek bude pozitivan samo za Srbiju.
Zašto?
Zato što kosovski kriminalni političari ispunjavaju sve želje svojih srpskih kolega u briselskim pregovorima, budući da su neki od njih bivši agenti srpske tajne službe.
On je i jedini srpski političar koji je optužio odlučujući međunarodni politički, vojni i ekonomski faktor da ispunjavanjem svake političke i ekonomske želje Vučićevog zločinačkog režima čini veliku i neoprostivu nepravdu kosovskim Albancima i njihovoj novonastaloj državi, dokazujući na taj način da niti želi niti je u stanju da uspostavi trajni mir, punu ravnopravnost, međusobno poštovanje i ekonomsku saradnju između naroda i zemalja Zapadnog Balkana.
Kosovski Albanci i njihovi politički predstavnici treba da budu izuzetno zahvalni Nikoli Sanduloviću i da njegovoj porodici obezbede svu fizičku, ekonomsku i socijalnu sigurnost na tlo Kosova.
Odlučujući međunarodni politički, vojni i ekonomski faktor mora učiniti isto, ako želi da ga narodi Balkana ponovo shvate ozbiljno.
Mi Albanci treba da ga predložimo za Nobelovu Nagradu za Mir i da na taj način ojačamo moralno, fizički i psihički sve Srbe koji imaju sličan odnos prema nama.
___

Zgjidhja më e qëndrueshme për Kosovën dhe shqiptarët në Gadishullin Ilirik, është shteti etnik – historik, bashkimi në një Republikë Federative me Shqipërinë

0
Zgjidhja e qëndrueshme dhe e vetme për Kosovën dhe shqiptarët në Ballkan është shteti në kufijtë etnik historik, bashkimi në një Republike Federative me Shqipërinë

Shkruan: ANALISTI – Agim Bajrami

Shtrirja territoriale e Kosovës, në shkëmbim të këtyre territoreve do të mund të përfitohej si më poshtë: Me shkëmbimin e këtyre territoreve, Kosova do të mund të përfitoj, në arritjen e largimit të Serbisë njëherë e përgjithmonë, në ndërhyrjet e saja dhe pengimin e shtet ndërtimit të Kosovës dhe funksionimin e demokracisë dhe sundimit ligjor të Kosovës, në emër të mbrojtjes së minoritetit serb; Do të mund të përfitohej, në imazhin ndërkombëtar , të funksionimit të shtetit ligjor e demokratik të Kosovës, dhe të ndërtimit të një shoqërie multi etnike, sipas modelit të standardeve evropiane; Do të mundësohej , që Kosova, në suazat e zhvillimeve ndërkombëtare e rajonale ,të vendosej edhe për mundësin e ndonjë rregullim tjetër të rajonit të Ballkanit perëndimor, përmes akordimit me Shqipërinë, për një rregullim politik e juridik të tipit konfederal apo federal , gjithnjë me pëlqimin e vendimmarrjes ndërkombëtare.

-Asociacioni me banorët me shumicë serbe për komunat veriore të Kosovës,nuk do të mund të realizohej! Shteti i Kosovës nuk mund të jetë funksional sipas “propozimit evropian” e as të marrëveshjeve të më hershme , të formimit të Asociacionit të komunave veriore me shumicë të banorëve serb kosovarë, e të akordimit të tanishëm, por jo edhe të nënshkruara, (marrëveshje me nonsens juridike) mbi bazën diskutabile të subjekteve negociuese, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Bashkimi nuk është as ”paradoks” e as nuk “zhdukë “ Kosovën dhe Shqipërinë!

Dhe kur palët negociuese, secila, po e luan lojën e vetë të bishtërimit të zbatimit të marrëveshjeve të akorduara, për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, dhe kur në rrethanat e reja ndërkombëtare e rajonale dhe të gjeopolitikës aktuale në Ballkanin perëndimor, po shqyrtohet mundësia e arritjes së zgjidhjes tjetër ,përmes opsionit të shkëmbimit të territoreve për rajonin e luginës së Preshevës, të banuara me shumicë shqiptare në komunat Preshevë, Bujanoc, dhe Medvegjë, e të cilat komuna ishin shkëputur nga entiteti i Kosovës gjatë viteve 1945 të shkëmbyera, me komunat e veriut të Kosovës Leposaviqi dhe Zubin Potoku , të banuara me shumicë serbe, që deri më 1945, i takonin Serbisë.

Qëllimi i shkëmbimit të këtyre komunave gjatë sundimit të Titos në federatën Jugosllave, ishte prishja e kompaktësisë së shumicës shqiptare në tërësinë e subjektivitetit juridik, politik e territorial të Kosovës. Shtrirja territoriale e Kosovës, në shkëmbim të këtyre territoreve do të mund të përfitohej si më poshtë: Me shkëmbimin e këtyre territoreve,

Kosova do të mund të përfitoj, në arritjen e largimit të Serbisë njëherë e përgjithmonë, në ndërhyrjet e saja dhe pengimin e shtet ndërtimit të Kosovës dhe funksionimin e demokracisë dhe sundimit ligjor të Kosovës, në emër të mbrojtjes së minoritetit serb; Do të mund të përfitohej, në imazhin ndërkombëtar , të funksionimit të shtetit ligjor e demokratik të Kosovës, dhe të ndërtimit të një shoqërie multi etnike, sipas modelit të standardeve evropiane; Do të mundësohej ,

Kosova, në suazat e zhvillimeve ndërkombëtare e rajonale ,të vendosej edhe për mundësin e ndonjë rregullim tjetër të rajonit të Ballkanit perëndimor, përmes akordimit me Shqipërinë, për një rregullim politik e juridik të tipit konfederal apo federal , gjithnjë me pëlqimin e vendimmarrjes ndërkombëtare.

Praktika e funksionimit të deri tanishëm të shtetit të Kosovës, edhe përkundër avancimit pozitiv të minoriteteve në Kosovë, në të gjitha fushat e jetës; politike ,juridike , ekonomike është dëshmuar se është dështuar në integrimin e minoritetit serb në strukturat e shtetit të Kosovës, ngase, është nxitë gatishmëria e minoritetit serb ,nga autoritet e shtetit të Serbisë , të kundërshtohet funksionimi i shtetit të Kosovës, dhe si rrjedhojë ,komuniteti serb u përcaktuan të çojnë jetën e ndarë e paralele brenda territorit të Kosovës, jashtë sistemit kushtetues të Kosovës, gjithnjë në përputhje me direktivat dhe programin hegjemoniste të botës serbe-ruse e të inspiruar nga kisha ortodokse serbe. Dhe në përgjithësi, sipas të gjitha gjasave, mundësia e formimit dhe implementimit të Asociacionit të komunave veriore të Kosovës me shumicën e banorëve serb, do të jetë inekzistent, për shkak se edhe do të mundësoj, defunksionalizimin shtetin e Kosovës, ngjashëm me ”Republikën Srpska” në Bosnje dhe Hercegovinë !

Shqipërinë gjithëherën shteti e ka marrë në qafë, mosekzistenca e tij dhe kriminaliteti i përfaqësuesve të tij!

0
Në vitet ’90 përveç se ishim shpresëplotë e të bindur se do ta bënim Shqipërinë si gjithë Europa, kishim arsye e dëshirë po kaq të plotë se më në fund tokat shqiptare do të bashkoheshin në një shtet të vetëm natyral, siç i përket prej historie dhe gjaku.
Sot 34 vite më pas portet e aeroporti i Shqipërisë përcjellin shqiptarë gjithnjë në ikje, që tashmë numërohen prej qeverisë si “turistë”! Turistë që braktisin vatrat, prindërit, miqtë e largojnë fëmijët, të ardhmen e vendit.
Çmime të tmerrshme, pasiguri e jashtëzakonshme. Këdo që kam takuar këto ditë vetëm një fjalë thonë në fund: kismet! Nuk janë të sigurtë as për muajin në vazhdim jo më të ndërtojnë plane a strategji 5 vjeçare, 10 vjeçare a përtej. Nxitimi më i madh i të gjitha mikeve të mia: të dërgojmë fëmijët me studime jashtë vendit, të gjejmë ndonjë mundësi burse apo ç’të jetë. Nuk takohemi më për t’u çmallur e ndarë kujtimet tona, takohemi për të pyetur apo gjetur mundësi largimi të fëmijëve. Takime plot trishtim që ma thellojnë mjaft largësinë.
Asnjë lëvizje apo grupim politik që të sjellë sado pak shpresë, fare pak ndryshim të paktën. Përmenden vetëm 3 a 4 emrat e zakonshëm e pushteti i parave që ata kanë grumbulluar në vitet e qeverisjes së gjithsecilit dhe frikën që mbetet se mos ata të pikasin e të marrin shpirtin nëse dikush ngre paksa krye, guxon të dëshirojë ndryshim sado të vogël.
Edhe sa do të vazhdojë ende ky shkatërrim kombëtar, kjo frikë prej pasunarëve të rinj, kjo pasiguri akute e kjo hemorragji e tmerrshme e kombit?
Refleksione të një viti që shkoi e që vjen krejt i njëjtë.
Shqipërinë gjithëherën shteti e ka marrë më qafë, mosekzistenca e tij dhe kriminaliteti i përfaqësuesve të tij!

Në 21 vjetorin e atentatit ndaj Kolonelit Tahir Zemaj !

0

Nga: Fatmir Bajraj

Dihen motivet, dihet pista dhe njihet mirë e gjithë kupolla e krimit, por mungon guximi qytetarë dhe vullneti politik !

Sikur jemi pajtuar që t’pajtohemi që vrasjet politike të mos zbardhën kurrë, ngase kështu sikur ndihen komod n’relacionet reciproke ; viktima me kriminelin, dhe ky është kulmi i absurditetit “njerëzor” ! Dikur me të drejtë akuzonim misionet ndërkombëtare në Kosovë, siq ishte UNMIK-u, dhe më pas edhe EULEX-in si mision i BE-së në Kosovës për rend & ligj, të cilët, edhe pse kishin në dorë gjithë pushtetin, autoritetin dhe kompetencat në siguri, organët e ndjekjes, të akuzës dhe deri të gjyqësori, nuk bënin të duhurën për të sjellë para drejtësisë dhe ndëshkuar autorët e krimeve.

I gjithë ky hezitim i këtyre misioneve ndërkombëtare, jo-efikasitetin e “misioneve” të tyre, e justifikonin me gjëja ruajtjën e stabilitetit politik, paqes dhe sigurisë e cila edhe ashtu ishte ishte e brisht, por të cilën realisht, edhe ma të brisht e bënte fakti i ruajtjës me çdo kusht, dhe për pasojë, edhe mos-ndëshkimin e krimit dhe të kriminelëve. Misionet ndërkombëtare, ndoshta nuk mund të parandalonin krimet, por kishin në dorë të gjithë mekanizmat për zbardhjën dhe kapjën e autorëve, dhe ky jo-efikasitet nuk ishte në dobi të Kosovës, por ma shumë u shkonte për shtati kriminelëve dhe vet Serbisë armike. Motivet e atentatit ndaj Kolonelit Tahir Zemaj Ato ishin politike dhe për pushtet, dhe e gjithë kjo kishte një trajektore të gjakosur me një mori atentatësh gjatë dhe pas luftës, duke filluar me atentatin mbi Ministrin e Mbrojtjës së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi në Tiranë me 21 shtator të vitit 1998, për të vazhduar tutje deri n’kapjën e “olimpit” (pushtetit), pas shkaurjes n’amshim të presidentit Rugova. Kolonel Tahir Zemaj, nuk u atentatua pse ishte shqiptar, dhe as pse ishte kundër kauzës së lirisë dhe luftës çlirimtare të popullit të Kosovës për liri, por për faktin se ishte institucionalist dhe jo rebel, sepse ishte ushtarak i karierës me dije dhe përgaditje supreme në artin ushtarak e luftarak, dhe me shpirt e bindje demokrati, i cili njihte institucionet e Republikës dhe verdiktin e Sovranit, përfshi këtu Ministrinë e Mbrojtjës së republikës së Kosovës, Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës dhe vet Komandantin Suprem të FARK-së, Presidentin e Republikës, Dr. Ibrahim Rugova. Në anë tjetër, ishin krahu tjetër si fraksion i “luftës”, të cilët krye-kauzë kishin pushtetin, dhe n’këtë synim “fisnik” & “patriotik”, nuk duronin hisedar, ngase pushtetin e donin vetëm për vete, dhe kjo në optikën e tyre shihej e realizueshme, vetëm duke i eleminuar të gjithë kundështarët potencial, të cilët i shihnin, jo si kundështarë politik, por si armiqë të tyre.

Kur, ku dhe si filloj kurba e krimit !

U nis në Tiranë drejtë Kosovës, për të qenë e frikshme, e kobshme dhe fatale për fatin e Kosoves dhe të shqiptarëve, dhe jo vetëm për të ekzekutuarit dhe familjarët e tyre. Pamedyshje se për të gjitha vrasjet politike dhe pas të gjithave, qendrojnë në sinkron ish Tirana zyrtare, fatkeqsisht, ajo e cila erdhi n’pushtet pas rebelimit të 97-së, recidiv të ish sistemit diktatorial të Enver Hoxhës, dhe leva e saj jasht dhe brënda Shqipërisë, LPK. Ky konstrukt ideologjik i së majtës staliniste ndër shqiptarët, përmes mekanizmave të sofistikuar ; SHISH & SHIK koordinuan veprimtarinë anti-kombëtare dhe anti-Kosovë, por duke pas si kupollë PS-në në pushtet dhe në anën tjetër, të vetquajturin SHP i UÇK-së me seli në hotelin Rogner të Tiranë dhe të shtuquqjturën Drejtori Politike e UÇK-së, nga të cilët gjeneronin të gjitha atentatet politike, e që janë me qindra fatkeqësisht.

Vet itinerari i namit dhe suksesve n’beteja të njesitëve ushtarake nën hierarkinë dhe subordinimin institucional ( FARK),dhe të komanduara nga njerëz dhe ushtarak të karierës, siq ishte rasti me Betejen e Loxhes dhe komandantin e SHORRD-it, Kolonel Tahir Zemaj, ishte halë në sy për krahun rebel dhe diletant që obsesion kishin pushtetin dhe përvetsimin e vlerave të luftës, përfshi gjakun e deshmorëve.

Emrat e përveqëm që lidhën me fatkeqësinë-tragjike të Brigades Mergimi, deri të atentati mbi vet Kolonelin Tahir Zemaj, të birin Enisin dhe kusheririn Hasanin, me 04 janar 2003 në Pejë, janë të përfshirë, përveq Fatos Klosit si ish Shef i SHISH-it, edhe Feriz Kërnaja, Fatmir Haklaj dhe Jaho Mullosmani, ky i fundit i vetmi i gjallë në Shqipërinë sotme, derisa në Kosovë, përmenden, Tahir Sinani dhe Xheladin Gashi, për të vazhduar me tragjedinë e Pejes, kur u vranë 5 ushtarë të kësaj Brigade, dhe mbijetoj vetëm një, por prap heshtje… Për atentatin kundër Kolonelit Tahir Zemaj, sipas asaj që mnd të konkludohet nga të gjitha zhvillimet e para dhe pas atentatit, qendrojnë LPK-ja e Ibrahim Kelmendit, deri sa për ekzekutimin, akuzohej grupi kriminal n’krye me vëllain e Ibrahim Kelmendit, z, Qerim Kelmendi dhe grupi i tij n’përberje të se cilit ishin; Agron Sylejmani, Faik Shaqiri dhe Afrim Ejupi !

Vjedhja në dhomen e deshmive ne vitin 2009 dhe atentati ndaj Sabahate Tolaj, Jusuf Haklaj dhe më pas edhe Qerim Kelmendit, mori me vete të vërtetën e atentatit ndaj komandantit të ZOD-it, Kolonel Tahir Zemaj ! Gjykata Speciale, shansi i vetëm dhe i fundit ! Deri tani, asnjë vrasje politike, përjashto rastin e izoluar të Ukë Bytyqit, nuk është zbardhë, dhe aq ma keq, pas gadi një qerek shekulli pas çlirimit, në vend të zbardhjes, ka ndodhë e kundërta e saj ; vrasja e deshmitarëve dhe humbja e dëshmive në mënyrë që fallangat e krimit të mbajnë të ngulfatur sistemin e Drejtësisë.

Tanimë, në Gjykatën Speciale të Kosovës me seli në Hagë, para trupit gjykues janë një numër tepër simbolik i të akuzuarve, edhe për vrasjet politike, por mungojnë edhe shumë tjerë të cilët janë të lirë, në parti politike parlamentare, përjashto këtu vetëm LDK-në, në institucione dhe gjithsesi edhe në Gjyqësor dhe në Ekzekutiv.

Në vlerësimin tim : përderisa urdhërdhënësit, dhe me gjasë edhe autorët e vrasjeve politike i kemi të veshur me imunitet & pushtet, dhe të njëjtit janë në tri pushtetët e ndara me Kushtetutë, gjasat për Drejtësi vendore si satisfaksion, janë minimale ose kurrfare.

Defekti ma i madh i kësaj shoqërie, është edhe fakti se, me buxhetin e shtetit suporton të akuzuarit në Hagë, pra “NPK”-në, alias, kriminelet potencial, dhe i ka lenë n’harresë të dëmtuarit nga atentatet (familjarët e viktimave), dhe e gjith kjo me “LIGJ” !

Shpresa e familjarëve dhe e qytetarëve besnik të Republikës së Kosovës, është ekskluzivisht në Gjykatën Speciale, edhe pse provat dhe deshmitë janë vjedhë, e shumë prej deshmitarëve janë vra, megjithatë, ajo (shpresa) vdes e fundit. PS.

Familjarët e viktimave duhet të bëjnë ma shumë për zbardhjën e vrasjeve të familjarëve të tyre, madje shumë ma shumë se sa kaq ; ata s’duhet të flejnë deri sa të marrin denimin meritor kriminelët.

Edhe ne jemi bashkë me familjarët e viktimave, edhe për faktin se fati i Kosovës është peng i zbardhjes së këtyre vrasjeve.

Lavdi Kolonelit Tahir Zemaj, Hero i Kosovës, për jetën dhe veprën n’sherbim të atdheut.

Duhet ta veçojmë Zeuzin prej Greqisë

0

Nga: Atdhe Geci

Jeta në thelb  ndryn  poetikën e saj

ndryn më të pashtershmen e fjalës

numrin e orëve të  një  dite, muaji

dhe viti, ndryn veten dhe vetveten

të çdoditshmen  e  kundërthënieve

Mbretërinë e përjetshme të njeriut

Në matematikë s´ka rrugë pesëshe

Çështja çame ekziston  në  saje  të

kujtesës historike, dhe  të  çamëve

në saje të  tre zotave pellazgë ilirë

në saje të Zeusit, Thotit, Apollonit

në saje të dijësve të  Ipërisë antike.

Në Vlorë dje e takova Thesprotën

një  grua  nga  fshatrat e Prevezës

dajot tha i kam nga Janina, ndërsa

vajzën e kam të martuar  në More.

Mik, jemi vonuar në çështjet tona

koha është zotin çam  ta  veçojmë

prej Greqisë, andartëve, fanariotve!

Jetë nga afër shoh gjëra të largëta

jam në dashuri me fjalën e poezinë

Në këtë takim me Vlorë e Çamëri

unë e Thesprotia festojmë me birrë

“Troja”, “Korça”  dhe  “Bubulina”,

në ditën e Republikës së Çamërisë!…

Atdhe Geci – Dortmund, 31.12. 2023

Presidentja Osmani në takim Sekretarin Cameron: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, hap i domosdoshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, Lordin David Cameron.

Në takim u diskutua për raportet e shkëlqyera Kosovë-Mbretëri e Bashkuar, përkushtimin për thellim të bashkëpunimit ndërshtetëror, forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, si dhe situatën e sigurisë në rajon e më gjerë.

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani falënderoi sekretarin Cameron për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar përgjatë viteve, përfshirë edhe mbështetjen diplomatike në procesin e integrimit të Kosovës në institucione ndërkombëtare.

Presidentja Osmani ritheksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO, duke filluar me përfshirjen në Partneritetin për Paqe, si hap i domosdoshëm për të siguruar paqe dhe siguri afatgjate në rajon dhe më gjerë.

Forhåndsvisning av bilde

Ngjashëm, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e anëtarësimit në Këshillin e Evropës për fuqizimin dhe avancimin e mëtejmë të të drejtave të njeriut.

Në takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë në rajon dhe më gjerë, me ç’rast Presidentja Osmani e informoi sekretarin Cameron për përpjekjet e vazhdueshme

destabilizuese të Serbisë, përfshirë aktin e agresionit dhe aktin terrorist kundër Republikës së Kosovës më 24 shtator.

Presidentja falënderoi sekretarin Cameron për shtimin e trupave britanike në kuadër të KFOR-it, duke potencuar rëndësinë e bashkëpunimit për sigurinë e kufirit me Serbinë.

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë drejtim, Presidentja foli edhe për grupet terroriste, të mbështetura nga Beogradi, të cilat vazhdojnë të krijojnë frikë dhe intimidim brenda komunitetit serb.

Pavarësisht kësaj, Presidentja Osmani theksoi se Kosova është shembull në rajon sa i përket të drejtave të komunitetit joshumicë, ndërsa riafirmoi përkushtimin e plotë të Kosovës për ta fuqizuar çdo qytetar, pa dallim