Kreu Blog Faqe 906

Kryeministri Kurti mirëpriti Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron

0

Prishtinë, 3 janar 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot në një darkë pune Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Lord David Cameron, i cili po e viziton Kosovën për herë të parë.

Forhåndsvisning av bilde

I shoqëruar nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mimoza Kusari Lila dhe ambasadori i Kosovës në Mbretëri të Bashkuar, Ilir Kapiti, Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje të veçantë në Prishtinë, Sekretarit Cameron. Ai u shpreh i lumtur që vitin 2024 po e fillon me një takim të rëndësishëm dypalësh me miken, partneren dhe aleaten e afërt të Republikës së Kosovës, Mbretërinë e Bashkuar, teksa e uroi Sekretarin Cameron për detyrën e tij të re dhe Vitin e Ri 2024..

Në takim u theksua vlera edhe rëndësia e marrëdhënieve të forta bilaterale ndërmjet dy shteteve, teksa u diskutua për fushat dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit dypalësh në shërbim të interesave të përbashkëta dhe të fuqizimit të raporteve të ndërsjella.

Kryeministri Kurti e njoftoi Sekretarin Cameron me progresin dhe arritjet e Kosovës, veçanërisht në tri vitet e fundit, sa në aspektin ekonomik ashtu edhe demokratik e të sundimit të ligjit. Foli për sukseset dhe sfidat e vitit 2023 dhe përkushtimin e tij dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zhvillim ekonomik krahas luftimit të krimit dhe korrupsionit, ngritje të mirëqenies së qytetarëve përmes punësimit dhe politikave të duhura sociale, dhe garantim të sigurisë dhe paqes në vend përballë sjelljes agresive dhe kërcënuese të Serbisë.

Forhåndsvisning av bildeAi e falënderoi Sekretarin Cameron për kontributin e tij edhe sa ishte kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar dhe mbështetjen e vazhdueshme që ky shtet i ka dhënë Kosovës në çlirimin, pavarësimin, demokratizimin, zhvillimin e brendshëm dhe integrimin ndërkombëtar, dhe tash së fundmi në rritjen e sigurisë përgjatë kufirit me Serbinë me zbarkimin e 200 ushtarëve britanikë në tetor të vitit të kaluar në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë.

Sekretari Cameron shprehu mirënjohjen e tij për mikpritjen në këtë vizitë, që përveçse është e para e tij në Kosovë, është edhe e para për të jashtë vendit për vitin 2024. Ai u shpreh krenar për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës dhe për vendimin dhe qëndrimin për ta njohur sovranitetin dhe pavarësinë e saj. “Unë jam këtu për të përforcuar faktin që ne ju mbështesim juve.

Forhåndsvisning av bilde

Duam që të ju ndihmojmë në rrafshin e sigurisë, atë të zhvillimit ekonomik, të qeverisjes dhe në të gjitha çështjet me të cilat përballeni. Kemi qenë mbështetës afatgjatë të Kosovës dhe do të vazhdojmë të jemi të tillë”  tha ai në fillim të takimit.

Kjo është vizita e parë e një Sekretari të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë që prej vitit 2016. Në Prishtinë, Sekretari Cameron po shoqërohej nga i dërguari i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach dhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

Forhåndsvisning av bilde

A mund ta sulmoj Serbia Kosovën, apo çka parashohin vazhdimisht “nostradamus-ët” në tv-ët tona?

0

Ushtria e Serbisë, gjithnjë e gatshme dhe ngacmuese përreth kufirit të Kosovës…!

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami 

Ka një kohë që nepër televizione po defilojnë Nostradamuasa (konspiracionistë) që pa asnjë skuqje flasnin se: “në fund të nëntorit 2023 do të ketë luftë në Kosovë”. Kaloi nëntori e tash jemi në janar 2024 por parashikimet e tilla groteske kanë mbetur pa asnjë vlerë. E vërteta, se pushteti neofshist serbian, është i interesuar për ta sulmuar Kosovën, tregon “kujdestaria” që i bërët këtij synimi me Kushtetutën e Serbisë, por që një shënim i tillë është diçka më tepër se një tigër prej letre shumë i demoduar. Por, çështja nuk është aq e thjsehtë në shiqim të parë nga informatat aleternative, si ëndrron dhe propogandon neofashizmi serbian. Madje, këtë psikozë të luftës së hapur në mes Serbisë dhe Kosovës, është kah  e mban edhe me finansa Rusia nazifashiste, sepse ka dëshirë që t` i mjegullojë projeksionet e saj okupuse në Urainë. Këto shtete që janë në luftë nga aspekti rreligjioz janë ortodokse. Edhe më konkret, Ruisa për ta “amortizuar” agresionin e vet ndaj Ukrainës e deshiron  një luftë të gjatë në mes Izraelit dhe Hamasit, sepse luftës saj në Ukrainë nuk i shihet fundi. Por mbi të gjitha, Rusia dhe sateliti i saj Serbia nazifashiste, dhe me të gjitha mjetet po provojnë ta mbajnë Republikën e Kosovës në gjendje lufte, për ta promovuar si “vend të pasigurtë”, në mënyrë që asnjë firmë e huaj mos të vëndosë për të investuar në këtë shtet të ri, që ka dalur i përgjakur dhe i shkatrruar nga lufta disa dekadëshe. Në lidhje me këtë situatë në Glob, viti 2024 në një mënyrë do të jetë vit i sprovave të mëdha sepse janë zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe në Rusi. E bota pas Covidit19, pas luftës në Gaza do të jetë edhe më e trazuar së pakur ushtarakisht dhe ekonomikishte në përgjithësi. 

Që të përgjigjemi në pyetjën e shtruar në titull a mundet Serbia ta sulmojë Kosovën më 2024, konsideroi se janë tri mundësi për t` u plasuar në tavolinë tërë çështja. 

Mundësia e parë është se: “Serbia mund ta sulmojë Kosovën”, aq më parë kur rreth kufirit i ka stacionuar 48 punke ushtrako policore. Madje Serbia thonë burimet zyrtare i ka tri brigada ushtarake, disa prej tyre ushtrojnë në stilin “Vagner II” në Rashkë dhe trajnohën nën komandën e Radojçiqit, të cilin Prokurori i Kosovës e  pati liruar dhe sot e asaj dite nuk i jep llogari askujt. Lidhur me këtë ka informata se forcat serbiane i ushtrojnë oficerët rus që janë në pension. E është e sigurtë se ka të tillë edhe nga armatat tjera evropiane, e që paguhën nga Beogradi. Të paktën historia na flet për këtë realitet.  Pra sulmi serbian ndaj Kosovës duhet mbështet te fitorja eventuale e Rusisë në Ukrainë. Ajo fitore tani kur shënohet fillimi i vitit 2024 është realsite, sepse realiteti në teren e tregon. Por në atë fitore si njohës i historisë nuk besoi, për dy shkaqe: Rusia është e kalbur në ndërgjegje; Rusia është e fortë në sulm të përbaltur, por  kur të fillon faza e mbrojtjës rusët do t` i humbas të dy shansat. Në këtë grackë mund të bien gjeneralët serbian,  sepse ushtarin serbian e drejton mendjemadhësia e jo forca dhe dituria. 

Serbia pra mbi këto projeksione mund të futët në avanturë të re në Kosovë, pa llogaritur se është e armiqësuar me të gjitha shtetet që e rrethojnë. Po ajo avanturë i ka dy skaje. Së pari për faktin se Kosova ka disa parti të vogla, medje me cenzus të pranuar, por rrugaqëria dhe injoranca e tyre është përtej çdo projeksioni matematikor dhe luftarak, sepse luftojnë për pushtet e Intelegjenca e Britanisë duhet për t` u treguar se u janë “mbushur manastirët serbiane me armatim”!. 

Varianti i dytë është se Serbia nuk mund ta sulmojë Kosovën sepse këtu është KFOR-i (Institucion i NATO-s) dhe rrezultati i luftës dihet. 

Mundësia e tretë është politike, që Kosova të mbahet si vend i pasigurtë dhe në të mos të investohet fare. E në këtë pikë më tepër është kah “ dezinveston” BE sepse e ka marrë Çështjën e Kosovës në Kompetencë për brenda, pa pasë të paktën dëshirë që ta zgjidhë. E vërteta, drejtuesit e BE-s janë emruar presonalitete me prapavi të ulët-meskine, personalitete që vijnë nga vendet që janë kundër shtetit Kosovës, kundër pavarësisë saj. Pra, BE nuk ka as vullnet e as forcë për të vendosë paqe në Kosovë. Lidhur me këtë, edhe pse Gjermania dhe Franca në kohën e fundit disi e kanë marrë flamurin e zgjidhjës së çështjes Kosovës, këto shtete kanë në mes tyre divergjenca ideore dhe gjeostrategjike. Franca është tinzishtë pro Ruso –Serbe. Kurse, Gjermania është pro Amerikano Angleze, që do të thot pro shtetit dytë shqiptar. Ndërsa mundësia e zgjidhjës së çështjes Kosovës është e participuar dhe çështja disi po mbetet e ngrirë “jashtë frigoriferit”, krejtë me qëllim dersa t` i barazojnë llogaritë superfuqitë (SHBA dhe RUSIA), e ato barzime nuk janë as në horizont. Mu për këtë shkak, lufta e Opozitës për pushtet në Kosovë është aq kontra produktive, sa që në disa momente ka barasvlerë tradhtie. E që të largohen nga këto pozicione: PDK, LDK dhe AAK duhet investojnë në programe pro popullore që kur të vijë radha ta marrin votën e popullit, të tregojnë se vërtetë e kanë merituar. Por, kështu si po veprohet me sulme meskine, vetëm sa po sharrojnë në moçalin e tyre politik, të injorancës.  

Serbia buzë luftës civile pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit 2023 

 Për ta amortizuar çdo mundësi të mbrojtjës së integritetit Kosovës, Beogradi zyrtar më 24 shtator 2023 organizoi sulm të armatosur në Veri të Kosovës. Me atë sulm synohej të riokupohej veriu i Kosovës dhe pushteti në Prishtinë të qitët para aktit kryer. Veprimet e pastajme serbiane, sot çdo politikan i ka të njohura. Dhe kur ndodhi 24 shtatori në Banjëskë, për zgjedhjet parlamentare dhe komunale në Serbi ishte lëshuar kumti nepër koluaret politike: “Po kthehemi si triumfalista, sepse armatimi i bandës së Radojçiqit kishte atë pamje trishtuese, në shiqim të parë: i maskuar me thika dhe shkorpion e automatik, por edhe armatim të rëndë për tri brigada. E mos të harrojmë, se kishte ai grup thika dhe mjete shpërtyese, sa për ta mbajtur grykën e Ibrit në luftë aktive deri sa të intervenon ushtria, plan ai që ishte lejuar nga Aleksander Vuçiqi dhe Këshilli i Sigurisë Kombëtare. E me atë rrethanë, Opozita serbiane ishte e kënaqur, për shansën e krijuar, që do të thot se ka pasë veprime informative dhe kontrainformative për veprim agresiv, deri në detale. BE (Brukseli) në anën tjetër do të poshtrohet shumë keq nga Sherbimi Intelegjent Anglez, sepse me kohë i siguroi informatat rreth planit të “Vagnerit II”, prandaj Boreli dhe Lajçaku shpresonin dhe atë detyrë e kryen duke ngritur hallakamë se: zgjedhjet në Serbi do të janë fer dhe demokratike. Por, kurse Rusia i dërgoi agjentët e vet në fillim të nëntorit në Bosnje për t` i transferuar edhe në Veri të Kosovës, duke bërë presion dhe organizim zgjedhor, në mënyrë që votimi të kryhet në favor të partisë në pushtet, e cila po provon të jetojë në dy karrika: me Rusinë në miqësi; me Perendimin në “harmoni”. E Perendimi është shumë i kënaçur nga fjalët. Sidomos janë të kënaçur Josip Borreli spanjoll dhe Llajçaku sllovak, sepse vet flasin e vet vulosin pa konkurencë. 

Të përgjigjemi në pyetje se a do të shpërthej lufta civile në Serbi?  

Në bazë të rrethanave që janë krijuar, luftë civile në Serbi nuk do të ketë, sepse prioritet i “luftës për Beogradin është Kosova”. Por, informatat vërtetojnë se nuk do të ketë as mësymje (diverzione) ushtrake kah Kosova, sepse Serbia nuk është Izrael e as Aleksandri nuk është Natanjah. Po A. Vuçiq ka mbështetje te Putini i palgosur, kurse Natanjahu e ka mbështetje te Bajdeni që zgjedhjet i ka ante portas, por që dirigjon me fuqi në tërë Globin. E te fuqia e Bajdenit pushon një pjesë jo e vogël e përqindjës së sovranitetit Kosovës. Prandaj lufta është tani për tani gati e pamundur, sado që ngritët pluhur edhe nga  opinionistët, konspiracionistët, madje edhe nga pushtetarët!. E propoganda ndodhë për konsum fluid dhe insufient. Kuptohet se ajo propogandë po ndodhë, por askush nuk është kah e “blenë”, për pesë cent “kilogramin”. 

 Po,Serbia do të provojë luftë në Kosovë edhe në një rrethanë shqetësuese si fenomen: nëse BE ose KS OKB e obligojnë për t` i paguar reperacionet e luftës për fajet në Bosnje dhe Kosovë. Por, pas këtij akti pothuej se të pamundshëm, pushteti serbian do të provojë përmes Rusisë dhe Kinës, të paktën  në KS OKB të ushtrojë veto. Ndërsa në BE një detyrë të tillë do ta luante Franca. E siguruar deri në këtë shkallë Kryentarja e Qeverisë serbiane guxon të deklarojë hapur se : “Serbia nuk do ta nënshkruaj planin franko-gjerman në asnjë variantë”. Kjo do të thot, se Sherbimi alternativ (informativ) në Serbi është shumë më i sigurtë se sa çdo projekt tjetër zyrtar që dihet. 

Edhe një sollucion është alternativ që Serbinë e largon nga lufta, sepse në atë rast e ka shansën që ta humbë ish Sanxhakun e Nishit që quhej deri më 1877 Shqipnia e Vjetër. Prandaj, plagët që i kanë shkaktuar Fuqitë evropiane Ballkanit, e sidomos Shqiptarëve tani për tani janë të pariparueshme në të gjitha fushat, me përjashtim të themelimit të shtetit Kosovës, por që është projekt shqiptaro-amerikan, në çdo lëmi dhe kohë, duke u izoluar diplomacia evropiane publikisht sidomos në Rambuje. Mu për këtë, ky projekt është me garancion sidomos nga Gjykata Nderkombëtare e Drejtësisë nga viti 2010. Kjo do të thot se Republika e Kosovës është shtet i garantuar, por që duhet investojë në sherbimin intelegjent, në ushtri, polici, në arsim, shëndetësi dhe ekonomi mbi të gjitha si shtet i së drejtës ku garantohet mendimi, fjla dhe veprimi i lirë ndryshe. 

  • Shkrimi i kushtohet Shkollës Kombëtare të Adem Demaçit! 

Prishtinë, më 4 janar 2024 

Lëvizja Kombëtare gjithëshqiptare “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria” në Llap-Podujevë, e fitoj betejën kundër islamizmit

0

Shkruan: Luan Dibrani 

Historinë e popujve të Evropës nuk dëshmon qe ka ndonjë popull tjetër i cili jetoj në trojet e veta autoktone e përkufizuar me Serbinë  aktuale si Llapi dhe Gallapi  qe përjetuan shtypje më drastike,terrorin, dhunën, likuidime fizike , vrasje masive dhe përndjekje me aksione shfarosëse etj. 

 Ishte spastrimi etnik i trojeve shqiptare dhe kolonizimi me elementin serb nga e cila kolonizimi ishte me i theksuar në Llap dhe Gallap (Gollak) ,pas spastrimit kolektiv te shqiptarëve të  Vilajetit të Sanxhakut dhe zonës së Toplicës  në Serbi qe i përzunë shqiptarët ma flake barot  e dhunë mbi 700 fshatra shqiptare. Kështu përplasjet dhe ajo dhune ma çnjerëzore kaloj edhe ne zonat e Llapit dhe Gallapit  qe shumica e këtyre zonave  janë me  popullatë te zhvendosur nga 700 fshatra  te Vilajetit te Sanxhakut dhe zonave  te Toplices. 

Pos, Turqisë me qindra mijëra qe arritën një pjese e te zhvendosurve vdiqën  rrugëve  dhe pjesa tjetër u përqendrua në Llap  e Gallap . 

Edhe pse trualli etnik i shqiptarëve, vazhdimisht u ballafaqua me pretendimet e pushtetit serb për kolonizim dhe kështu me dhunë të ndryshohet struktura e popullsisë që pastaj do të bënte sllavizmin dhe shkrirjen graduale të popullit autokton shqiptar ne atë serb e sllav nuk arritën kurrë te realizohet një qellim  i armikut!. 

Serbia gjatë historisë shfrytëzoi të gjitha modelet e kolonizimit në trojet shqiptare, e në veçanti të Kosovës, e cila është edhe objekt i saj historik i makinerisë ushtarake serbe. Në shenjë revolte , zona e Llapit vazhdoj rezistencën edhe  ne Luftën e Kosovës  në krye me te madhin dhe shume të shtrenjtin heroin  e madh  Zahir Pajazitin.  Llapi po vazhdon mbrojtjen e atdheut si proces, pa u ndalur asnjëherë as në ditët  e sotme edhe  kundër synimeve  te ekstremizmit islamik qe ka  synim gllabërimin dhe injorimin e historisë ,vlerave , artit  e kulturës ,mohimin  e simboleve  dhe figurave kombëtare deri te mohimi i qenies sonë kombëtare, qe populli shqiptar e ka ndërtuar veten e vet me shumë sakrifica dhe pasoja të mëdha  gjatë historisë.  

Elita patriotike  nga intelektual e te gjitha shtresave u bashkuan  në  “Oden e Llapit” dhe formuan “Lëvizjen e braktisjes se fesë islame me shënjestër ekstremin islamik qe erdhi  nga shtet arabe  nga Turqia  me financën e Moskës dhe Beogradit “ LËVIZJA KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA” ka vetëm një synim mbrojtjen e atdheut  nga armiqtë saj.    

Në Llap (Podujevë) , beteja kundër islamizmit është e fituar!

Kjo lëvizje  në këtë zone pothuajse e ka neutralizuar veprimtarinë   e grupeve kriminale  islamike  në zonat  e Llapit ,nga e cila shpesh edhe i kanë  sulmuar, rrahur e demaskuar .Sot e vetmja Podujeva konsiderohet qe  e ka fituar këtë beteje kundër tyre qe këto forca antishqiptar islamikë nuk  guxojnë te prononcohen ne këtë zonë .   

Për të realizuar arabizmin, turqizmin, serbizimin apo greqizmin  mbi territoret shqiptare u veprua me masa e me mjete të ndryshme politike e ushtarako-policore, kuptohet edhe me ato ekonomike e sociale, nga ky grup ekstrem dhe shumë radikal qe shpesh u gjeten edhe armë  literaturë  islamike me rastet e arrestimeve te hoxhallarëve  të ndryshëm duke filluar te imamët ekstrem tek Naim Tërrnava, Shefqet Krasniqi si kryesueses bandash te islamizmit në Kosovë  e ma gjerë… 

Para se të nis shkrimin tim, në radhë të parë, i uroj gjithë shqiptarët e Kosovës, për heqjen e vizave dhe udhëtimin e lirë në Bashkimin Evropian si pasoje  e vonuar pikërisht  nga ky fenomen  i veprimtarisë se ekstremit islamik i shtrire në territorin e Kosovës nga e cila shumë shtete perëndimore u mbështeten në këtë tezë duke i dhënë  Kosovës epitetin  e një shteti islamik!!!. 

 Kosovën  e cilësuan shumë te rrezikshëm ta fusin  në familjen e shteteve të Evropës!?. Prandaj shfrytëzoj  rastin tu uroj Vitin e  Ri të jete i mbarë, për të gjithë popullin shqiptar, po  njëkohësisht duke  i mallkuar të gjithë ata ekstremist dhe  grupe terroriste islamike qe e dogjën bredhin ne Kaçanik dhe te gjithë ata qe përpiqen te na ndajnë  nga bota e zhvillimit dhe civilizimit  botëror me qellim qe mos te festohet  viti i ri!?.  

-Fundi i Vitit që kaloi Zonën e  Llapit e gjeti në  Betejën  kundër këtyre çerdheve antikombëtare të ekstremizmit fetar islamik.  Ky grup ishte duke u përgatitur të shndërrohet  në strukturë politike fillimisht në Kosovë  e ma vonë edhe në Shqipëri ,Maqedoni ,Mal të Zi si dhe në Luginën  e Preshevës. 

Fund Viti 2023 Odën e Llapit e gjeti me plot burra intelektual të ardhur nga të gjitha trevat  e Kosovës  nga Diaspora , Shqipëria , Maqedonia dhe Lugina  e Preshevës në tubimin me moton “LËVIZJA, FE E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”.  

Nikoqiret  e kësaj Ode  shtruan darkë me ushqime tradicionale për të gjithë  mysafiret . 

Tubimin e hapen me himenin kombëtar.  Në balle të oxhakut dhe konakut ishte  Nebij Balaj i cili falë punës së tij dhe atdhedashurisë  për kombin  “Oden  e Llapit” e shndërroj në Muze. Aty në muret dhe hapësirat e kësaj “Ode Muze”  gjen figurat ma të  çmueshme te kombit shqiptar duke filluar me  Zahir Pajazitin,  rilindësit, flamurin tonë kombëtar, Skënderbeun ,Adem Jasharin, Nënë Terezën, Adem Demaçin, veshe kombëtare ,piktura ,vegla pune  e shumë  e shumë  vlera kombëtare nga e cila se cili anëtar  qe kishim bisede deklaruan se jemi në  gjendje  qe ti mbrojmë  edhe me   arme e luftë këto vlera kushdo qe ua i prek ,përdhunon nënçmon e mohon. Ata shtojnë duke theksuar “derdhëm gjak ,dhamë burra e heronj për këto vlera, për flamurin tonë qe nga këto forca islamike  të paguar nga shtet antishqiptare e quajnë  leckë  e harrën të pa vlerë madje duke rrënxuar edhe  buste te heronjve tanë!!!Disa pjesëmarrës prej tyre  ishin shume  të irrituat edhe ne disa media qe iu japin   hapësirë këtyre mercenareve  hoxhallarë qe përpiqen me tezat e veta te na imponojnë me pi shurrë të kafshëve, më u martuar meshkujt me shtat gra, me bërë kontrata te përkohshme  martesash  me gra për ndërrimin e grave tamam  degjenerim ,imponimin  e  fesë islame  fëmijëve qe nga mosha tri vjeçare duke bërë përçarje, dukë djegur libra te bazave historike shqiptare dhe përpjekje te sillet sheriati ne këtë shekull këtu nder shqiptar ,nxitje martesash me te afërmit si me vajzën e axhës tezes ,dajës  etj, futjen  e ferexhesë në femrat tona qe baballarët tanë  dhanë shumë sakrifica me i larguar se regjimi ish jugosllav investonte dhe  i duante te gjitha gratë shqiptare ti shohin me farexhe e te mbuluara me burka arabe  etj dhe te gjithë burrat shqiptart me kësula arabe ne koke duke hapur vetëm mejtepe për shqiptar ose të shkollohesh  ne gjuhen serbe duke iu imponuar qe te martohen me serbe…     

Takimin e hapi zoti Nijazi Gashi kryetar  i kësaj Lëvizje  për zonën e Llapit .Ai i uroj  mirëseardhje  mysafirëve dhe aktivistëve  .Ai shpalosi anti vlerat qe po na vijnë nga  bota arabo-sllave dhe  turke  përmes rrymave radikale  fetare  me synim qe te islamizohet çdo gjë  e jona kombëtare: 

Në kuadrin e këtij takimi te “LËVIZJA KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA” pritje madhështore  iu bë edhe te madhit Imamit teologut ,intelektualit, patriotit dhe dijetarit   me dimensione ndërkombëtare Tim Shkupit qe diskutimi i tij u përcoll shumë herë me duartrokitje  të gjata .  

Pamje  e  Tim Shkupit n Oden  e Llapit në takimin  e radhës  LËVIZJA KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”  

-Ai theksoi se “Na duhet punë shumë me i largu sehiret e hoxhallarëve nga tokat shqiptare, por edhe më shumë na duhet me qene vigjilente për jashtëqitjet e tyre me dy qime lesh neper fytyra, qe i kemi edhe neper institucionet tona! 

-Unë ndjehem keq kur me thërrasin “hoxhe” apo kur dikush prej mosdijes mendon se jam “mysliman” dhe jam i tjetërsuar nga natyrshmëria ime, siç janë një pjese e konsiderueshme e shqiptareve pavetëdije te shndërruar ne imam  të shitur e të paguar.. 

Na duhen 20 vjet me se paku me i largu sehiret e hoxhallarëve nga jeta e shoqërisë se shëndoshë shqiptare. Jemi ne Rruge te Mbare theksoi nder të tjera Tim Shkupi qe kohët e fundit  te gjithë  hoxhallarët  i plandosi për tokë me tezat e nxjerra edhe nga vet kurani  libri  i shenjte i besimit islamik , me propagandën qe i bëjnë në  interesin e shteteve tjera me një veprimtari shumë  armiqësore kundër popullit tonë!?.  

Oden  e Llapit e hijeshoji edhe  njeriu i sakrificave ish i burgosuri  politik  në ish Jugosllavi  veprimtari i madh dhe i pa lëkundur Pajazit Jashari dhe njeri ndër themeluesit e “LËVIZJES KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA” qe vetmohej vetveten  e vet për atdhe  flamur e komb. Në prononcimet  e tij është i pa kompromis me të gjithë ata qe prikun ne këto vlera qofte  përmes destruktivitetit të forcave islamike qoftë në ndonjë forme tjetër antishqiptare .   

Në Oden e  Llapit  para shumë kohe janë përgatitur me  aktivitete të shumëhershme nga e gjithë Kosova kundër islamizmit radikal  në trojet tona , deri tek shpërthimi publik në Deçan qe morri përmasa  gjithë popullore. 

 Pajazit Jashari, “llapjani i Goli Otok-ut”

Te gjithë anëtarët e kryesisë e  “LËVIZJES KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA” ishin prezent ne tubim si  Shefki Sejdiu ,Sahit Fusha,Salih Salihu, Imer Musa,Mursel Muqolli ,Isuf Ejupi,Abdullah Zhjeqi,Pajazit Jashari ,Rrahmon Ademi,Fadil Rrustemi,Raif Dibrani,Jakup Shala, Pellazg Salihu, Isak Syla,Shemsi Zhjeqi,Idriz Gashi,Jakup Salihu,Afrim Fusha,Ramadan Dibrani etj. Në tubim morri fjalën e dhe Asllan  Dibrani nga diaspora  ku i përshëndeti te pranishmit dhe u uroj mbarësi  duke e përkrahur “LËVIZJEN KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”  për nismën e tyre dhe duke i dal për balle  fenomenit antikombëtar  ne cenimin e  vlerave tona nga islamizmi sllavo-arab barbar qe po vepron  ne format ma agresive kundër shqiptareve .Asllan Dibrani manë fund iu beri thirrje qe tani  tutje Oda  e Llapit  dhe gjithë  “LËVIZJA KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA” te organizon takimet e radhës me plisin e bardh në kokë. Ai theksoj me tutje pikërisht të jemi ata qe tu sugjerojmë tjerëve te besimit te fesë islame  te mashtruar   ti zëvendësojnë ato lecka arabo-turke dhe  uniforma e mbulesa me  burka  arabe në kokë te zëvendësohen me plisin e bardhe në kokë si simbol autoktone  shqiptare, qe po përpiqen  armiqtë  t’a përvetësojnë si të vetin. Takimin   e shoqëruan edhe  grupi muzikor me shumë këngë patriotike  për komb e atdhe.  

Artikullit i bashkoj një poezi kushtuar plisit.  

Mos ma vidhni plisin 

Nga Luan Dibrani 

Mos ma vidhni plisin, hej ju barbarë 

I yni është vetëm shqiptar 

Burrëri me te ka çdo shqiptar  

Të gjithë e mbajnë plisin e bardhë 

Ballëlartë e me krenari 

Rrënjë dhe shtat pati në lashtësi 

Është simbol për Shqipëri 

Pellazgë, ilirë e shqiptarë 

Emblemë gjithmonë e patën në ballë  

Me te në beteja u rreshtuan 

Legjenda të mëdha krijuan  

Me plis e kapuç të bardhë 

Dolëm para botës mbarë 

Ai është plisi i vetëm shqiptar 

Me plis në këtë tokë mbina ma i parë 

Jam i lumtur që jam shqiptar  

Plisi i bardhë është hyjnor 

Me te në kokë ranë shumë dëshmorë 

Grekë turq e sllav përpiqen ta tjetërsojnë 

I vënë ngjyrë të kuqe e të zezë  

Jo, jo ai është vetëm i bardh 

Atë zoti neve najë ka falë  

Mik kemi atë që plisin na e do 

Amerika në qiell atë e lartëson  

Respekt dhe miqësi shpreh për Shqipërinë 

Ju barbarë, sllav,turq , grek e ju të marrë 

Në ketë vend vonë keni ardhë 

Ai është plisi shqiptar 

Nuk është sllav turk as otoman 

Ka qenë dhe është gjithmonë shqiptar 

Mos ma përdhuno këtë simbol ti shkau i zi  

As mos ma vidh ti Turqi e Greqi 

Është plis i të dashurës Shqipëri 

 ***

Intelektuali, shkrimtari dhe patrioti   i madh  Teologu tjetër zoti Zekria Idrizi  e përshëndeti masën përmes videolinkut,  nga e cila  mesazhet  e tij  e entuziazmuan  masën   me  thirrje  gjithnjë qe te mbrohet  vija  e jone kombëtare  nga gjarpërinjtë sllavo-arab.    

Po qe nuk i përmendim emrin  e ish komandantit të zonës se  Llapit  zotit Muhamet Latifin do ti mbesim  borxh  qe ka dhënë kontribut dhe është  i pa kompromis ndaj këtyre çerdheve   vehabiste . Prezenca e tij i dha takimit një   force  morale.   

Musa Mulolli foli dhe  përkrahi këtë Lëvizje dhe recitoj vargje kushtuar vlerave tona kombëtare.  

Ma në fund  po shihet se këto elementë kanë kapur gjitha segmentet e jetës. Janë futur në politikë, në arsim, në ekonomi, në tubime e oda. Në asnjë moment nuk propagandojnë qenien tonë si komb, por si etnitet fetar prandaj ti demaskojmë e ti ndalojmë këto  veprime  antishqiptare. 

Me ezanët nëpër xhamia me zërin e madh , me namazet në rrugë, me iftaret në sheshe, me protesta në përkrahje të atyre shteteve, qe janë kundër pavarësisë së Kosovës, neve na japin mjaft argumente qe te  rreshtohemi  ne vijën tone kombëtare  për ti mbrojtur vlerat tona  si ma te vjetrat qe i kemi  autoktone tamam  shqiptare. Prandaj “ LËVIZJA KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA” kërkon qe te lutemi shqip. Të falemi shqip ,te varrosemi shqip , te përshëndetemi shqip. Te flasim shqip, te këndojmë shqip. Zoti i madh qe na e ka fale shqipen e bukur shqipen ta flasim e kultivojmë  pa “ Allaha egbera e pa Alejkum selama”, pa shallvare arabe  e lecka arabe por me veshën tonë kombëtare qe  e gjithë bota e ka zili e lakmi. 

Lëvizja kombëtare gjithëshqiptare “Feja e Shqiptarit është Shqiptaria”

është domosdoshmëri e kësaj Lëvizjeje kombëtare, që të shkëlqejë si rreze dielli duke dhënë dritë e ngrohtësi  mbi shqiptarët kudo qe janë. Le të jetë LËVIZJA KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA” si kushtrim për ribashkimin e trojeve tona etnike nën ombrellën e SHQIPËRISË ETNIKE. Feja mos te mbetet ma molle sherri ndër popullin tonë, por përmes LËVIZJES KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA” te jete  një Komb  me një Gjuhë, një Flamur e Atdhe.  

  • Shkruar nga Luan – Asllan Dibrani janar 2024 Prishtinë, ish i burgosur politik , anëtar i Lidhjes së shkrimtareve dhe Artistëve  shqiptar në Gjermani ,piktor dhe veprimtar shumë vjeçar në Gjermani. 

Kazakistani ndalon hixhabin nëpër shkolla

0
Qeveria kazake thotë se zyrtarisht ka ndaluar bartje e hixhabit dhe çdo veshje që “propagandon fenë” nëpër shkolla.

Zëvendësministrja e Edukimit, Elmira Sukhanberdieva ka thënë se ky vendim është marrë pas konsultimeve me ministritë e tjera.

Autoritetet kazake kanë rritur shqetësimin e tyre lidhur me ekstremizmin fetar.

Në qersgor, një grup prej 25 personash, të dyshuar si militantë islamikë, kanë kryer një seri të sulmeve në qyteti veriperëndimor të Aqtobes.

Pesë civilë dhe tre anëtarë të forcave të sigurisë kazake janë vrarë.

Kazakistani është shtet sekular. Ai u pavarësua pas rënies së Bashkimit Sovjetik më 1991. /REL/

At Anton Harapi: Luftova për bashkimin e Shqiptarëve!

Nga: Frank Shkreli  

“Zoti i vërtetë e Atdheu le të na mbajnë:Me Zot e me Atdhe t’lumnojmë!” . Eh, sikur t’i kishin sot disa “tradhëtarë” si At Anton Harapi     

Javën që kaloi, Arqipeshkvia e Shkodër-Pult njoftoi publikun dhe median kombëtare se i ka hapur rrugën “rishqyrtimit të mundësisë së fillimit të një procesi të ri për të pohuar se martirizimi i At Anton Harapit, Meshtar Franaçeskan në Urdhërin e e Fretërve Minorë, ishte si shkak i urrejtjes ndaj fesë”.  Kjo bëhet e mundur, sipas njoftimit të Arqipeshkvisë Shkodër-Pult, falë një, “dokumentacioni të nevojshëm që na lejon tani të fillojmë punën paraprake për hapjen e një kauze të re Lumturimi”, për At Anton Harapin, thuhet në atë njoftim.  Bëhet thirrje gjithashtu, në emër të gjithë ipeshkvijve katolikë të Shqipërisë, që të fillojë mbledhja e dëshmive gojore, dëshmive të shkruara dhe dokumenteve në lidhje me jetën, ngjarjet historike dhe për vdekjen e At Anton Harapit.  Frank Shkreli/ At Anton Harapi: “T’a bajmë monumentin kombëtar–bashkimin e Shqiptarëve” | Gazeta Telegraf  —  Frank Shkreli: At Anton Harapi dhe At Gjon Shllaku, viktima të barbarizmit më ekstrem komunist | Gazeta Telegraf  

Në lidhje me këtë kërkesë Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH-së) njofton në portalin e vet se ka vënë “në dispozicion të mbi 5 studiuesve, dokumente për At’Anton Harapin si: Dosja Hetimore-Gjyqësore me nr. 1086-A, por dhe dokumente nga Fondi operativ Dosje formularë 322… studimi i të cilave ka vlerë historike”, sipas AIDSSH-së.  AIDSSH njofton në faqën e portalit të saj se një prej dokumenteve të dosjes hetimore gjyqësore nr. 1086-A për At Anton Harapin, përmban procesverablin e seancës së marrjes në pyetje të Françeskanit të njohur.   

Ja vlen të sjellim me këtë rast, pjesë të dokumentacionit të botuar nga Autoriteti për Informim mbi Dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit në lidhje me akuzat kundër At Anton Harapit, ku ndër të tjera thuhet:  “Ai akuzohet mbi raportet e tij me pushtuesin italian, roli i tij si anëtar i regjencës gjatë kalimit të pushtuesve nazistë në vend, si dhe të ashtuquajturës propagandë të përdorur në shkrimet e botuara në revistën “Hylli i Dritës”, të cilat sipas gjykimit politik të komunistëve mbanin qëndrim pozitiv ndaj politikës fashiste”.  Në dokumente të posedon AIDSSH njoftohet se aty gjendet edhe fjalimi që Patër Anton Harapi ka mbajtur në gjyqin e tij, për të cilin regjimi komunist e dënoi atë me vdekje. thuhet në deklaratën me shkrim të AIDSSH.  Sipas dokumentacionit në fjalë, ishte 19 shkurti i vitit 1946, kur Gjykata speciale në Tiranë e ka shpallur At Anton Harapin, “kriminel lufte” dhe “armik i popullit”, “sabotator i pushtetit”.  Si përfundim, Harapi është dënuar me pushkatim dhe është ekzekutuar të nesërmen. Sot ende nuk dihet vendi ku prehen eshtrat e tij, thekson AIDSSH, ndërsa citon akuzën kundër Françeskanit shqiptar: “𝑃𝑎𝑡ë𝑟 𝐴𝑛𝑡𝑜𝑛 𝐻𝑎𝑟𝑎𝑝𝑖, 𝑝ë𝑟𝑓𝑎𝑞ë𝑠𝑢𝑒𝑠 𝑖 𝑜𝑟𝑔𝑎𝑛𝑖𝑧𝑎𝑡ë𝑠 𝐵𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑚𝑖 𝐾𝑜𝑚𝑏ë𝑡𝑎𝑟 𝑝ë𝑟 𝑄𝑎𝑟𝑘𝑢𝑛 𝑒 𝑆ℎ𝑘𝑜𝑑𝑟ë𝑠, 𝑘𝑎 𝑛𝑥𝑖𝑡 𝑝𝑜𝑝𝑢𝑙𝑙𝑖𝑛 𝑘𝑢𝑛𝑑ë𝑟 𝑙𝑢𝑓𝑡ë𝑠 𝑠ë 𝑢𝑠ℎ𝑡𝑟𝑖𝑠ë 𝑠ë 𝐿ë𝑣𝑖𝑧𝑗𝑒𝑠 𝑁𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑎𝑙-Ç𝑙𝑖𝑟𝑖𝑚𝑡𝑎𝑟𝑒, 𝑘𝑎 𝑝𝑟𝑜𝑝𝑎𝑔𝑎𝑛𝑑𝑢𝑎𝑟 𝑝ë𝑟 𝑛𝑔𝑟𝑖𝑡𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑎𝑝𝑎𝑟𝑎𝑡𝑖𝑡 𝑠ℎ𝑡𝑒𝑡ë𝑟𝑜𝑟 𝑘𝑢𝑠𝑖𝑙𝑖𝑛𝑔”. Por në dosjen e tij formulare shumë dëshmi flasin për rolin  pozitiv dhe human të Anton Harapit, në drejtim të shpëtimit të popullatës, nënvijon AIDSSH. 

𝗙𝗷𝗮𝗹𝗮 𝗲 𝗳𝘂𝗻𝗱𝗶𝘁 𝗲 𝗣𝗮𝘁𝗲̈𝗿 𝗔𝗻𝘁𝗼𝗻 𝗛𝗮𝗿𝗮𝗽𝗶𝘁, botuar në faqen e AIDSSH:  “𝐹𝑎𝑙ë𝑛𝑑𝑒𝑟𝑜𝑗 𝑑𝑟𝑒𝑗𝑡ë𝑠𝑖𝑛ë 𝑒 𝑃𝑜𝑝𝑢𝑙𝑙𝑖𝑡 𝑞ë 𝑚ë 𝑗𝑒𝑝 𝑓𝑗𝑎𝑙ë𝑛 𝑒 𝑓𝑢𝑛𝑑𝑖𝑡 𝑛ë 𝑘ë𝑡ë 𝑘𝑜ℎë 𝑡ë 𝑘𝑟𝑖𝑡𝑖𝑘e 𝑝ë𝑟 𝑚𝑢𝑎. 𝐹𝑗𝑎𝑙𝑎 𝑒 𝑓𝑢𝑛𝑑𝑖𝑡 ë𝑠ℎ𝑡ë 𝑘𝑗𝑜: 𝑁𝑢𝑘 𝑠ℎ𝑒𝑚𝑏𝑒𝑡 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝ë𝑟𝑖𝑎 𝑝𝑠𝑒 𝑔𝑗𝑦𝑘𝑜ℎ𝑒𝑡 𝑝ë𝑟 𝑑𝑒𝑘ë 𝑃𝑎𝑡ë𝑟 𝐴𝑛𝑡𝑜𝑛 𝐻𝑎𝑟𝑎𝑝𝑖. 𝐾𝑢𝑟 𝑝𝑎𝑟𝑎 40 𝑣𝑗𝑒𝑡ë𝑣𝑒, 𝑛ë 𝑆ℎ𝑘𝑜𝑑ë𝑟 𝑢 𝑝ë𝑟𝑝𝑖𝑞𝑠ℎ𝑎 𝑚𝑒 𝑏𝑎 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝ë𝑛𝑖𝑛ë, 𝑠ℎ𝑢𝑚ë 𝑔𝑗𝑦𝑠ℎ𝑎 𝑛𝑎 𝑡ℎ𝑜𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑠𝑒 𝑛𝑢𝑘 𝑒 𝑑𝑢𝑎𝑚 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑛𝑖𝑛ë, 𝑛𝑎 𝑛𝑢𝑘 𝑖 𝑘𝑒𝑚𝑖 𝑣𝑢𝑒 𝑛ë 𝑙𝑖𝑡𝑎𝑟 𝑘ë𝑡𝑎. 𝑆‘𝑘ë𝑟𝑘𝑜𝑗 𝑧. 𝐾𝑟𝑦𝑒𝑡𝑎𝑟, 𝑛𝑗𝑖 𝑡𝑜𝑙𝑒𝑟𝑎ncë. 𝑈𝑛ë, 𝑠𝑖𝑚𝑏𝑎𝑠 𝑚𝑢𝑛𝑑𝑖𝑡, 𝑘𝑎𝑚 𝑑𝑒𝑟𝑑ℎ 𝑑𝑗𝑒𝑟𝑠ë 𝑚𝑒 𝑒 𝑏𝑎 𝑆ℎ𝑞𝑦𝑝𝑛𝑖𝑛ë. 𝐹𝑟𝑎𝑛𝑐𝑎 𝑒 𝑞𝑦𝑡𝑒𝑡ë𝑟𝑢𝑒𝑚𝑒 ë𝑠ℎ𝑡ë 𝑠ℎ𝑒𝑚𝑏𝑢𝑙𝑙𝑎 𝑒 𝑟𝑒𝑣𝑜𝑙𝑢𝑐𝑖𝑜𝑛𝑒𝑣𝑒 𝑝𝑜𝑝𝑢𝑙𝑙𝑜𝑟𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑔𝑗𝑦𝑘𝑜𝑛 𝑃𝑒𝑡𝑎𝑖𝑛 𝑑ℎ𝑒 𝑒 𝑓𝑎𝑙ë, 𝑝𝑒̈𝑟 𝑘ë𝑡ë 𝑛𝑢𝑘 𝑖𝑎 𝑛𝑗𝑜ℎ𝑖𝑛 𝑝ë𝑟 𝑡ë 𝑘𝑒𝑞, 𝑝𝑜 𝑖𝑎 𝑛𝑗𝑜𝑓𝑖𝑛 𝑝ë𝑟 𝑡ë 𝑚𝑖𝑟ë. 𝐾𝑢𝑗𝑡𝑜𝑗 𝑠𝑒 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝ë𝑟𝑖𝑎, 𝑘𝑢𝑟 𝑔𝑗𝑦𝑘𝑜𝑛 𝑟𝑒𝑔𝑗𝑒𝑛𝑡𝑎𝑡, 𝑏𝑒𝑠𝑜𝑗 𝑠𝑒 𝑠𝑖𝑘𝑢𝑟 𝑡‘𝑖 𝑓𝑎𝑙𝑖 𝑎𝑡𝑎, 𝑛𝑢𝑘 𝑘𝑎 𝑚𝑒 𝑞𝑒𝑛ë 𝑙𝑖𝑔ë𝑠𝑖 𝑝ë𝑟 𝑆ℎ𝑞𝑦𝑝𝑛𝑖𝑛ë, 𝑝𝑜𝑟 𝑏𝑒𝑠𝑜𝑗 𝑠𝑒 𝑘𝑎 𝑚𝑒 𝑞𝑒𝑛ë 𝑚𝑖𝑟ë.  𝑈𝑛ë, 𝑞ë𝑘𝑢𝑟𝑠𝑒 𝑘𝑎𝑚 ℎ𝑦 𝑛ë 𝑔𝑜𝑗ën 𝑒 𝑈𝑗𝑞ë𝑣𝑒 𝐻𝑎𝑢𝑠𝑑𝑖𝑛𝑔–𝑖𝑡, 𝑒𝑡𝑗, 𝑗𝑎𝑚 𝑝ë𝑟𝑝𝑗𝑒𝑘ë 𝑚𝑒 𝑏𝑎 𝑚𝑖𝑟ë 𝑒 𝑚𝑒 𝑚𝑢𝑗𝑡 𝑚𝑒 𝑠ℎ𝑝ë𝑡𝑢𝑒 𝑛𝑑𝑜𝑛𝑗𝑖 𝑗𝑒𝑡ë 𝑝𝑟𝑒𝑗 𝑒𝑔ë𝑟𝑠𝑖𝑛𝑎𝑣𝑒. 𝑃𝑜𝑟 𝑚𝑒 𝑞𝑒𝑛ë 𝑠𝑒 𝑖𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑏𝑖𝑠ℎ𝑎 𝑡‘𝑒𝑔𝑟𝑎, 𝑛𝑢𝑘 𝑘𝑎𝑚 𝑚𝑢𝑗𝑡 𝑚𝑒 𝑖 𝑧𝑏𝑢𝑡ë, 𝑝𝑜𝑟 𝑝𝑟𝑎𝑝ë 𝑚𝑒 𝑚𝑢𝑛𝑑𝑖𝑛 𝑡𝑖𝑚 𝑘𝑎𝑚 𝑝ë𝑠ℎ𝑡𝑢𝑒 𝑚𝑗𝑎𝑓𝑡ë.  𝐴 𝑘𝑎 𝑝𝑎𝑠 𝑠ℎ𝑞𝑦𝑝𝑡𝑎𝑟ë 𝑡ë 𝑚𝑎𝑟𝑟ë 𝑠𝑖 𝑢𝑛ë, 𝑞ë 𝑝𝑒̈𝑟 𝑚𝑒 𝑝ë𝑠ℎ𝑡𝑢 𝑛𝑗𝑒𝑟ë𝑧, 𝑚𝑒 𝑠ℎ𝑘𝑢𝑒 𝑒 𝑚𝑒 𝑢 𝑓𝑢𝑡 𝑛ë 𝑔𝑜𝑗ë𝑛 𝑒 𝑢𝑗𝑘𝑢𝑡? 𝐾𝑎 𝑝𝑎𝑘 𝑞ë 𝑠𝑎𝑘𝑟𝑖𝑓𝑖𝑘𝑜ℎ𝑒𝑛, 𝑚𝑜𝑟𝑎𝑙𝑖𝑠ℎ𝑡, 𝑘ë𝑡ë 𝑒 𝑘𝑎𝑚 𝑡ℎe𝑛ë 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑛ë 𝑙𝑖𝑔𝑗𝑖𝑟𝑎𝑡ë𝑛 𝑡𝑖𝑚𝑒. 𝑀𝑢𝑎 𝑚ë 𝑠ℎ𝑡𝑦𝑛𝑖 𝑚𝑎𝑟𝑟𝑖𝑗𝑎 𝑚𝑒 𝑠ℎ𝑘𝑢𝑒 𝑒 𝑚𝑒 𝑢 𝑝ë𝑟𝑝𝑗𝑒𝑘 𝑝ë𝑟 𝑚𝑒 𝑙𝑒ℎ𝑡ë𝑠𝑢𝑒 𝑣𝑢𝑎𝑗𝑡𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑑𝑖𝑠𝑎 𝑓𝑎𝑚𝑖𝑙𝑗𝑒𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑎𝑚 𝑏𝑎 𝑚𝑗𝑎𝑓𝑡 𝑝𝑢𝑛ë 𝑚𝑜𝑟𝑎𝑙𝑒, 𝑠𝑖𝑘𝑢𝑟𝑠𝑒 𝑗𝑢𝑎𝑗𝑖 𝑞𝑖 𝑎𝑠ℎ𝑡ë 𝑚𝑎𝑡𝑒𝑟𝑖𝑎𝑙𝑒. 𝐺𝑗𝑎 𝑡𝑗𝑒𝑡ë𝑟 𝑛𝑢𝑘 𝑘𝑎𝑚. 𝑅𝑟𝑛𝑜𝑓𝑡ë 𝑆ℎ𝑞𝑦𝑝𝑛𝑖𝑗𝑎!”  

𝗠𝗯𝗿𝗼𝗷𝘁𝗷𝗮: 𝑳𝒖𝒇𝒕𝒐𝒗𝒂 𝒑𝒆̈𝒓 𝒃𝒂𝒔𝒉𝒌𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒔𝒉𝒒𝒊𝒑𝒕𝒂𝒓𝒆̈𝒗𝒆 

“𝐾𝑎𝑚 𝑑𝑒𝑘𝑙𝑎𝑟𝑢𝑎𝑟 𝑠𝑒 𝑖𝑛𝑖𝑠𝑖𝑎𝑡𝑖𝑣𝑎 𝑒 𝑑𝑗𝑒𝑙𝑚𝑛𝑖𝑠 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑒 𝑚𝑖𝑟ë, 𝑝𝑜𝑟 𝑚𝑎𝑛𝑑𝑒𝑗 𝑑𝑒𝑔𝑗𝑒𝑛𝑒𝑟𝑜i 𝑝𝑠𝑒 𝑟𝑎 𝑛ë 𝑣𝑙𝑙𝑎–𝑣𝑟𝑎𝑠𝑗𝑒, u 𝑏𝑎 𝑝𝑎𝑠𝑖𝑜𝑛. 𝑈𝑛ë 𝐿ë𝑣𝑖𝑧𝑗𝑒𝑛 𝑁𝑎𝑐𝑖𝑜𝑛𝑎𝑙 𝐶̧𝑙𝑖𝑟𝑖𝑚𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑠𝑒 𝑘𝑎𝑚 𝑢𝑟𝑟𝑒𝑗𝑡𝑢𝑟, 𝑝𝑜𝑟 𝑘𝑎𝑚 𝑞𝑒𝑛ë 𝑘𝑢𝑛𝑑ë𝑟 𝑒𝑘𝑠𝑡𝑟𝑒𝑚𝑖𝑧𝑚ë𝑠. 𝐴𝑛𝑎𝑟𝑠ℎ𝑖𝑠𝑡𝑎 𝑖𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑎𝑡𝑎 𝑞ë 𝑝𝑟𝑖𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑞𝑒𝑡ë𝑠𝑖𝑛ë.  𝑈 𝑘𝑎𝑚 𝑠ℎ𝑘𝑟𝑢𝑒 𝑘𝑟𝑒𝑟ë𝑣𝑒 𝑡ë 𝑀𝑎𝑙ë𝑠𝑖𝑠ë 𝑝ë𝑟 𝑐̧ë𝑠ℎ𝑡𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑐𝑎𝑘𝑡𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡ë 𝑘𝑢𝑓𝑖𝑗𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑢𝑛ë 𝑘𝑎𝑚 𝑎𝑟𝑑ℎ𝑢𝑟 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘ë 𝑚𝑒 𝑘ë𝑡a 𝑘𝑟𝑒𝑛ë 𝑛ë 𝑇𝑖𝑟𝑎𝑛ë 𝑡𝑒𝑘 𝐽𝑎𝑐𝑜𝑚𝑜𝑛𝑖, i 𝑐𝑖𝑙𝑖 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑎𝑢𝑡𝑜𝑟𝑖𝑡𝑒𝑡𝑖 𝑚𝑎 𝑖 𝑛𝑎𝑙𝑡ë 𝑖 𝑓𝑎𝑠ℎ𝑖𝑧𝑚𝑖𝑡 𝑛ë 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝ë𝑟𝑖, 𝑝ë𝑟 𝑐̧ë𝑠ℎ𝑡𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑘𝑢𝑓𝑖𝑣𝑒 𝑡ë 𝐺𝑟𝑢𝑑ë𝑠 𝑒 𝑡ë 𝐻𝑜𝑡𝑖𝑡. 𝐸𝑑ℎ𝑒 𝐽𝑢𝑔𝑜s𝑙l𝑎𝑣𝑖𝑎 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑒 𝑜𝑘𝑢𝑝𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑔𝑎 𝑓𝑎𝑧ℎ𝑖𝑧𝑚𝑖 𝑠𝑖𝑘𝑢𝑟𝑠𝑒 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝ë𝑟𝑖𝑎, 𝑝𝑜𝑟 𝑚𝑎𝑙ë𝑠𝑜𝑟ë𝑡 𝑑𝑜𝑗𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟ë𝑣𝑒 𝑝ë𝑟𝑡𝑒𝑗 𝑘𝑢𝑓𝑖𝑟𝑖𝑡.”  

“𝑇ë 𝑟𝑖𝑛𝑗𝑡ë 𝑒 𝑘𝑖𝑠ℎë𝑠 𝑘𝑎𝑡𝑜𝑙𝑖𝑘𝑒 𝑛𝑢𝑘 𝑗𝑎𝑛ë 𝑓𝑎𝑠ℎ𝑖𝑠𝑡𝑖𝑧𝑢𝑎r. 𝑆𝑖𝑝𝑎𝑠 𝑚𝑒𝑛𝑑𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑡𝑖𝑚, 𝑑𝑖𝑘𝑢𝑠ℎ 𝑑𝑢ℎ𝑒𝑗 𝑡ë 𝑚𝑒𝑟𝑟𝑡𝑒 𝑖𝑛𝑖𝑠𝑖𝑎𝑡𝑖𝑣ën 𝑝ë𝑟 𝑚𝑒 𝑠ℎ𝑝ë𝑡𝑢𝑒 𝑎𝑡ë 𝑞𝑒̈ 𝑚𝑢𝑛𝑑𝑒𝑗 𝑚𝑒 u 𝑠ℎ𝑝ë𝑡𝑢𝑒. 𝐺𝑗𝑒𝑟𝑚𝑎𝑛ë𝑡 𝑑𝑢ℎ𝑒𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑙𝑢𝑓𝑡𝑢𝑒.  𝑃𝑟𝑎𝑛𝑜𝑣𝑎 𝑑𝑒𝑡𝑦𝑟ë𝑛 𝑒 𝑅𝑒𝑔𝑗𝑒𝑛𝑡𝑖𝑡 𝑝ë𝑟 𝑚𝑒 𝑏𝑎 𝑠𝑎𝑘𝑟𝑖𝑓𝑖𝑐ë, 𝑝ë𝑟 𝑚𝑒 𝑠ℎ𝑝ë𝑡𝑢𝑒 𝑝𝑜𝑝𝑢𝑙𝑙𝑖𝑛 𝑠ℎ𝑞𝑖𝑝𝑡𝑎𝑟 𝑚𝑏𝑟𝑒𝑛𝑑𝑎 𝑒 𝑗𝑎𝑠ℎ𝑡ë 𝑑ℎ𝑒 𝑑𝑒𝑠ℎën 𝑡ë 𝑚𝑒𝑟𝑟𝑒𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑣𝑒𝑠ℎ 𝑡ë 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ𝑎 𝑃𝑎𝑟𝑡𝑖𝑡ë. 𝑀𝑒 𝑔𝑗𝑒𝑟𝑚𝑎𝑛ë𝑡, 𝑢𝑛ë 𝑛𝑢𝑘 𝑘𝑎𝑚 𝑏ë𝑟ë 𝑝𝑜𝑙𝑖𝑡𝑖𝑘ë 𝑎𝑓𝑟𝑖𝑚𝑖, 𝑠𝑒 𝑒 𝑑𝑖𝑗𝑎 𝑞ë 𝑘ë𝑡𝑎 𝑑𝑜 𝑡ë 𝑖𝑘𝑖𝑛 𝑛𝑔𝑎 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝ë𝑟𝑖𝑎. 𝑁𝑢𝑘 𝑘𝑎𝑚 𝑑𝑎𝑠ℎ𝑡 𝑚𝑒 𝑢 𝑝ë𝑟𝑧𝑖 𝑚𝑒 𝑝𝑜𝑙𝑖𝑡𝑖𝑘ë 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑢𝑘 𝑒 𝑛𝑗𝑜ℎ 𝑣𝑒𝑡𝑒𝑛 𝑝𝑒̈𝑟 𝑘𝑟𝑖𝑚𝑖𝑛𝑒𝑙.”   

Gjithnjë sipas dokumentacionit të botuar nga AIDSSH: 𝗗𝗲̈𝘀𝗵𝗺𝗶𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘁: 𝗡𝗮 𝗸𝗮 𝘀𝗵𝗽𝗲̈𝘁𝘂𝗮𝗿 𝗷𝗲𝘁𝗲𝗻 — Në dosjen formulare gjenden disa dëshmi të njerëzve, të cilët deklarojnë se At’ Anton Harapi u kishte shpëtuar jetën. Edhe pse në kushte jo të favorshme, në presion ata dëshmojnë në gjyq:

“K̲ës̲h̲i̲l̲l̲i̲ ̲i̲ ̲N̲.̲Ç̲.̲i̲ ̲K̲a̲t̲u̲n̲d̲i̲t̲ ̲t̲ë̲ ̲L̲a̲ç̲i̲t̲: 𝑁𝑒 𝐾𝑟𝑦𝑒𝑠𝑖𝑗𝑎 𝑒 𝐾𝑠ℎ𝑖𝑙𝑙𝑖𝑡 𝑁.Ç. 𝑡ë 𝐾𝑎𝑡𝑢𝑛𝑑𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝐿𝑎𝑐̧𝑖𝑡, 𝑑𝑖𝑠ℎ𝑚𝑜𝑗𝑚ë 𝑒 𝑣𝑒𝑟𝑡𝑒𝑡𝑜𝑗𝑚ë, 𝑛𝑒𝑛 𝑝𝑒𝑟𝑔𝑗𝑒𝑔𝑗𝑠𝑖𝑛 𝑡’𝑜𝑛ë 𝑠𝑒, 𝑚𝑒 6 𝑡𝑒𝑡𝑢𝑒𝑟 1944, 𝑛ë 𝐾𝑎𝑡𝑢𝑛𝑑𝑖𝑛 𝑡’𝑜𝑛ë 𝑛𝑑𝑜𝑙𝑙𝑖 𝑠ℎ𝑘𝑎 𝑣𝑖𝑗𝑜𝑛:  𝑀𝑏𝑎𝑠 𝑛𝑗𝑖 𝑠𝑢𝑙𝑚𝑖 𝑡ë 𝑝𝑎𝑠ℎ𝑜𝑞 𝑒 𝑘𝑟𝑒𝑠ℎ𝑛𝑖𝑘, 𝑞ë 𝑏𝑎𝑛𝑖 ç𝑒𝑡𝑎 𝑒 𝑃𝑎𝑟𝑡𝑖𝑧𝑎𝑛𝑣𝑒𝑡 𝑘ë𝑡𝑢 𝑛ë 𝐿𝑎ç, 𝑘𝑢𝑛𝑑𝑟𝑎 𝑢𝑠ℎ𝑡𝑟𝑖𝑠 𝑏𝑎𝑟𝑏𝑎𝑟𝑒 𝑔𝑗𝑒𝑟𝑚𝑎𝑛𝑒, 𝑘𝑟𝑦𝑒 𝑠ë 𝑐𝑖𝑙𝑙ë𝑠 𝑐̧𝑒𝑡ë 𝑝𝑎𝑟𝑡𝑖𝑧𝑎𝑛𝑒 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝐾𝑜𝑚𝑖𝑠𝑎𝑟 𝐵𝑟𝑖𝑔𝑎𝑡𝑒 𝑀𝑒𝑟𝑘𝑢𝑟 Ç𝑒𝑙𝑎, 𝑔𝑗𝑒𝑟𝑚𝑎𝑛ë𝑡 𝑠ℎ𝑡𝑢𝑒𝑛 ç𝑒𝑡𝑎𝑡 𝑒 𝑣𝑒𝑡𝑎, 𝑠𝑢𝑙𝑚𝑢𝑒𝑛 𝑘𝑎𝑡𝑢𝑛𝑑𝑖𝑛 𝑒 𝑑𝑜𝑔𝑗𝑒𝑛 𝑠ℎ𝑡𝑎𝑡ë 𝑠ℎ𝑝𝑖, 𝑏𝑎𝑠ℎ𝑘ë 𝑚𝑒 𝑠ℎ𝑝𝑖 𝑓𝑎𝑚𝑢𝑙𝑙𝑖𝑡𝑎𝑟𝑒. 𝑁ë 𝑘𝑒𝑡 𝑟𝑎𝑠t 𝑔𝑗𝑒𝑟𝑚𝑎𝑛𝑡 𝑝𝑙𝑎𝑔𝑜𝑠𝑒𝑛 𝑓𝑎𝑚𝑢𝑙𝑙𝑖𝑡𝑎𝑟𝑖𝑛 𝐴𝑡 𝑀𝑎𝑟𝑗𝑎𝑛 𝑃𝑟𝑒𝑙𝑎𝑗 𝑒 11 të 𝑡𝑗𝑒𝑟ë 𝑚𝑒𝑟𝑟𝑒𝑛 𝑒 𝑑𝑒𝑟𝑔𝑜ℎ𝑒𝑛 𝑛ë 𝑏𝑢𝑟𝑔𝑢𝑛 𝑒 𝑚𝑛𝑑𝑒𝑟𝑠ℎ𝑒𝑚 𝑡ë 𝑆ℎ𝑘𝑜𝑑𝑒𝑟𝑠. 𝑃𝑒𝑟𝑠𝑜𝑛𝑎𝑡 𝑒 𝑏𝑢𝑟𝑔𝑜𝑠𝑢𝑛 𝑗𝑎në 𝑘𝑒̈𝑡𝑜: 𝑃. 𝑀𝑎𝑟𝑗𝑎𝑛 𝑃𝑟𝑒𝑙𝑎𝑗, 𝑓𝑎𝑚𝑢𝑙𝑙𝑖𝑡𝑎𝑟, 𝑁𝑑𝑟𝑒 𝐺𝑗𝑒𝑡𝑎𝑛𝑖 𝐾𝑟𝑦𝑒𝑡𝑎𝑟𝑖 𝑖 𝐾𝑠ℎ𝑖𝑙𝑙𝑖𝑡 𝑁.Ç. i 𝐿𝑎𝑐̧𝑖𝑡, 𝑃𝑎𝑙 𝑀𝑎𝑟𝑘𝑢 𝑆𝑒𝑘𝑟𝑒𝑡𝑎𝑟 𝑖 𝐾.𝑁.Ç. 𝑁𝑖𝑘𝑜𝑙𝑙𝑒̈ 𝐵𝑎𝑟𝑑ℎ𝑖, 𝑀𝑎𝑟𝑘𝑎 𝐺𝑗𝑖𝑛𝑖, 𝐺𝑗𝑒𝑟𝑔𝑗 𝑃𝑎𝑙𝑖, 𝑁𝑖𝑘𝑜𝑙𝑙𝑒̈ 𝑃𝑎𝑠ℎ𝑎, 𝑃𝑗𝑒𝑡𝑒𝑟 𝑁𝑖𝑘𝑜𝑙𝑙𝑎, 𝑁𝑖𝑘𝑜𝑙𝑙𝑒̈ 𝑆ℎ𝑘𝑜𝑟𝑟𝑒𝑡𝑖, 𝑀𝑎𝑟𝑗𝑎 𝐺𝑗𝑖𝑛𝑖, 𝑃𝑎𝑙 𝐻𝑖𝑙𝑎 𝑒 𝐴𝑛𝑡𝑜𝑛 𝑀𝑎𝑔𝑗𝑜𝑛𝑖. 𝑁𝑗𝑜𝑓𝑡𝑜𝑗𝑚ë, 𝑝𝑟𝑎, 𝑠𝑒 𝑃. 𝐴𝑛𝑡𝑜𝑛 𝐻𝑎𝑟𝑎𝑝𝑖, 𝑘𝑦 𝑖 𝑣𝑒𝑡𝑚𝑖, 𝑛𝑑𝑒𝑟ℎ𝑖𝑛𝑖 𝑒 𝑝𝑠ℎ𝑡𝑜𝑖 𝑠ℎ𝑝𝑖𝑟𝑡𝑒𝑛𝑡 𝑒 𝑗𝑒𝑡𝑒𝑛 𝑒 12 𝑣𝑒𝑡𝑣𝑒 𝑛𝑎𝑙𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒𝑟𝑚𝑒𝑛𝑑𝑢𝑛, 𝑞ë 𝑖𝑠ℎ𝑖𝑛 𝑛𝑑𝑒𝑟 𝑑𝑢𝑒𝑟 𝑡ë 𝑝𝑎𝑚𝑠ℎ𝑖𝑟𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑔𝑗𝑒𝑟𝑚𝑎𝑛𝑒 𝑒 𝑛ë 𝑏𝑢𝑟𝑔𝑢𝑛 𝑒 𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑡ë 𝑟𝑟𝑒𝑧𝑖𝑘𝑠ℎ𝑒𝑚 𝑡𝑢𝑒 𝑖 𝑙𝑖𝑟𝑢𝑒 𝑝𝑟𝑒𝑗 𝑏𝑢𝑟𝑔𝑢𝑡 𝑒 𝑡𝑢𝑒 𝑘𝑡ℎ𝑦𝑒 𝑡ë 𝑔𝑗𝑖𝑡ℎ 𝑛𝑑𝑒𝑟 𝑠ℎ𝑝𝑖𝑗𝑎 𝑡ë 𝑣𝑒𝑡𝑎. 𝐾𝑎𝑞 𝑛𝑎 𝑡ℎ𝑜𝑡ë 𝑑𝑒𝑡𝑦𝑟𝑎 𝑝𝑒𝑟 𝑚𝑒 𝑙𝑠ℎ𝑢𝑒 𝑘𝑒𝑡 𝑑𝑒𝑘𝑙𝑎𝑟𝑎𝑡𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑗𝑜𝑓𝑡𝑢𝑒𝑚𝑒 𝑝𝑟𝑒𝑗 n𝑒𝑠ℎ. Firmosur nga Sekretari Pal Mark Zimaj dhe Kryetari i Kshillit N.Ç. i Katundit t’Laçit, Ndre Gjetani, përfundon AIDSSH dokumentin e përpunuar nga @Migena Demirxhi Aljula Jubani @Gentiana Sula Faqja Zyrtare Gentiana Mara Sula Anton Dukagjini Ngjarjet Kisha Katolike Shkoder-Pult Muzeu Dioqezan Shkodër-Pult.  

Kështu pra, bazuar në këtë dokumentacion dhe të tjera, po hapet rruga për fillimin e procesit të lumnimit të At Anton Harapit, një nismë kjo e kryesuar nga Kryedioqeza Metropolitane e Shkodër-Pultit, në marrëveshje me të gjithë ipeshkvijtë e Shqipërisë, pasi At Anton Harapi nuk është përfshir në lumnimin e grupit prej 38 martirëve të parë shqiptarë të regjimit komunist të Enver Hoxhës, shpallur të lumë nga Kisha Katolike Universale, vite më parë.  Komunistët shqiptarë e pushkatuan At Anton Harapin së bashku me Lef Nosin dhe me Maliq bej Bushatin, në vitin 1946, në afërsi të Tiranës. 

“Zotënij të ndritshëm! Nuk due t’u ndali ma. Keni udhë të gjatë. Mirrni këto visare të çmueshme, e shkoni. Por para se të niseni, eni këtu, e mbi këta eshtën, shembllesë ideali, force dhe bashkimi, t’ia shtrijmë dorën shoqishojt, Toskë e Gegë, muhamedanë e të krishtënë e me besën e burrave, me besën shqiptare të lidhemi për t’ia mbajtë Shqiptarit të paprekun nji Zot të vërtetë, nji Atdhe të lumtun, për ta bam Shqipninë e re  të fortë e të madhnueshme, të denjë për Skenderbeun. T’i diftojmë, po botës, se Shqiptarët janë njimend burra; se mund të jemi Toskë e Gegë, muhamedanë e të krishtenë, e njiheri Shqiptarë të njimendët. Zoti i vërtetë e Atdheu le të na mbajnë: Me Zot e me Atdhe t’lumnojmë!”   (Nga fjala e At Anton Harapit, mbajtur në Shkodër me 1936, para arkivolëve me trupat e Çerçiz Topullit dhe Mustafa Qullit, kur nga Shkodra po pëcilleshin për në Gjirokastër e Leskovik).  

Át Anton Harapi, meshtar i Urdhrit të Fretërve Minorë, teolog, filozof, sociolog dhe prozator i mirënjohur, por mbi të gjitha, atdhetar i flaktë shqiptar dhe martir i Kishës Katolike Shqiptare.  Ishte data 23 dhjetor, 2023 kur Kryeipeshkvi Metropolit i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra, njëkohësisht, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, nënshkroi vendimin e ipeshkvijëve shqiptarë për të mbledhur të gjitha dëshmitë dhe dokumentacionin e nevojshëm, që ka të bëjë me jetën, veprën dhe martirizimin e françeskanit të madh, me qëllim për të autorizuar fillimin e procesit për lumnimin e At Anton Harapit — si më poshtë:       

Disa prej veprave të At Anton Harapit  — dhuruar autorit të kësaj përmbledhjeje modeste — nga  ipeshkëvi i Kishës Katolike Shqiptare të Dardanisë, i ndjeri Imzot Mark Sopi — Prishtinë, 2005 

“Meritat” e Edi Ramës, “babait të kombit”!

1
Nga: Lis Bukuroca
____
Abazoviç: „Rama e meriton të quhet “baba i kombit”!
E vërtetë, shumë e vërtetë Abazoviç.
“Babai i kombit” e meriton për kontributin historik në Çamëri!
“Babai i kombit” e meriton edhe për ndihmën e paparë që i ka dhënë Kosovës.
E meriton të quhet “Babai i kombit” për kontributin e tij në arritjen e barazisë së shqiptarëve në Maqedoni.
E meriton edhe për ndihmën historike dhe për barazinë e arritur me ndihmën e tij të shqiptarëve në Mal të Zi.
Dhe Baba i kombit e meriton për draftstatusin gjenial të autonomisë shqiptare në Serbi, që ia shkroi Luginës dhe që miku i tij e aprovoi.
Dhe, e meriton të quhet jo vetëm babai i Kombit, por edhe
“Nana e Kombit”,
sepse në Tiranë i ftoi liderët e atyre trojeve të copëtuara shqiptare, për të folur si diasporë, jo si vendas të Ballkanit, por si shqiptarët e Gjermanisë, Greqisë, ShBA-së, Italisë etj.
Dhe, ata krena folën krenarë në tribunë si nga prehri i Nonës, edhe atë si pjesëtarë të diasporës shqiptare në Ballkan!
Domethënë si njerëz që ishin shpërngulur nga Shqipëria: në Kosovë, Serbi, Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi…
Faleminderit o BABA dhe zoti e ruajt edhe Abazin, (që na shpalosi veprat legjendare të BABËS dhe NONËS), por ai zot e ruajt edhe Abazin pa Viç!

Bisedë me njerëz të çmendur, por të mençur !

Vincent Willem van Gogh: Kaledoidoskopi

Sinan Kastrati, Suedi

Dje lexova për jetën e Vincent van Gogh 

Artin e Van Gogut nuk e kuptoj 

Mbrëmë lexova edhe Dritëroin, për të satën herë 

Sot mu kujtua ish profesori im 

Latif Berisha dhe vjersha 

Tri gotat, me ujë  

Para dritares time binte borë, shllunga, shllunga. 

Unë e shikoja e lapsin nga dora nuk e lëshoja. 

Astrid Lingren me persanazhin më të dashur, Emilin

Artin, vizatimin, pikturën nuk i kam njohur. 

Mund të them se kam qenë nxënës i dobët në art figurativ dhe art muzikor. 

Ama artin e desha por kurrë artsit nuk u bëra.  

Nuk fleja pa e dëgjua një ose dy këngë të Salihit e Ferizit, një valle të bacës Ndue dhe në të njëjtën kohë lexoja për nënen, tokën e për poetët që do të vijnë, për fushat e malet e për Turjakën e Tiranën. 

Fleja me libra nër krye, përfundi jastëkut e shtija librin sepse mendoja se natën, edhe pse në gjumë, mësimet që mi jipte mësuesi, detyrë shtëpie ti mësoja. 

Ne nuk patëm njerëz të mëdhenj si Vincent van Gogh e Ludwig van Beethoven por ne patëm, për kohën, 100 e 200 vite më vonë, Fishtën, Esadin e Hasanin, Kadrenë e Agollin, Ibrahim Tukiqin, Tanon, Bekim Fehmiun e Hadi Shehun, përkthyesit e poetët, Poradecin e Nolin, V. Kokonën dhe, patëm fat e kishim edhe Salih (Bajramin) e Feriz Krasniqin e Ndue Shytin që nuk i pat e nuk mundet me i pasur as anglezi, frnacezi e gjermani. 

Sa keq që sot nuk lexohen, nuk shikohën filmat e nuk dëgjohën këngët. 

Libri, falet si dhuratë e kënga (këngëtarja) shikohet. Tekti e melodia, nuk janë shqipe, as nga tradita e as moderne. 

Për festën e motmotit, një televizion shqiptar dha disa fragmente me Tano Banushin, aktorin shkodran. 

Unë dëshiroja të kishte më shumë filma e muzikë me Tanon, me Marie Krajën, Luçie Milotin, Vaçe Zelën e dadën Fitnete Rexha – ”Bubullim te shkomi Kavajes” ku një vajzë tironse (qytetare) i këndon një katundari fukara që i digjet shtëpia. 

Këto vlera kulturore po zbehen ndërsa te suedezët së pakut njëherë në javë veprat e artit, në film, teatër e … muzikë transmetohen në programet më të shikueshme televizive.  

Kështi ishte edhe për festat e motmotit. Televizioni suedez na paraqiti pjesë që nuk ishin parë e dëgjuar me Astrid Anna Emilia Lindgren, vendlindjen, Vimmerby, krahinën e Smålandit dhe kryeveprat ”Pippi Långstrump (1945)”, ”Barnen i Bullerbyn (1947)”, ”Karlsson på taket (1955)”, ”Madicken (1960)”, ”Emil i Lönneberga”, me aktorët, rgjisorët, fotografët etj.   

Për lexuesin shqiptar: 

Edhe Astrid Lingren, fëmiun e parë, jashtë martese e lindi në Danimarkë sepse ishte turp të lindëte fëmi me një burrë që nuk e martuar. 

E ngrata Astrid çka ka heqi e sa vuajti. Fëmiu u rrit pa nënë e pa babë.  

Një film ”Lilla huset på prärien (TV-serie)”, dramë amerikane televizioni suedez që nga viti 1992, herë pas here e përsërit. 

Një burrë me emrin Adam don të martohet me Evën, prifti pyet i habitur:  

-Po unë kush jam? 

Pikturë e Van Gogut

Van Gog ra në depresion vetëm pse e refuzoj dashurinë e tij një grua. Ai e dogji dorëne pre, u veshin dhe e qëlloi veten me armë në kraharor. 

Mbrëmje dimri në Malmö, 3 janar 2024

“Sipas biografëve, një të diel në mbrëmje, më 23 dhjetor 1888, Vincent Van Gogh, atëherë 35 vjeç, preu veshin dhe shkoi në një hotel të dorës së dytë ku kërkoi një prostitutë me emrin Rachel. Ia dhuroi asaj dhe i tha ta ruante me shumë kujdes”.  

Legjendat e këngëve të trimërisë, Salih dhe Feriz Krasniqi, Shtëpia e Lidhjes, Prizren, 10 qershor 1978

Por ai edhe pse ishte i tillë, e me çrregullime nervore, një kompleks i fëmijës së zëvendësuar, që e ndoqi pas gjithë jetën dhe absurditeti i epokës së artit, ku veprat e tij nuk shiteshin dhe aq shumë, e shtynë shpesh drejt akteve skizofrenike. (Pjesë nga jeta e Van Gogut). 

Po ne shqiptarët a kemi Van Gog? 

Vaçe Zela, këngëtarja e paharrueshme

Së pakut në festat e motmotit, televizioni mundët dhe duhët të paraqes pjesë nga tradita sepse edhe fëmijëve nënat e gjyshet nuk iu tregojnë përralla e nuk iu këndojnë këngë. 

Më në fund presidentja e Kosovës dekoroi disa nga figurat e ndritshme të muzikës, letërsisë e kulturës shqiptare.  

Dita e parë e vitit të 2024, sivjet qëlloi të ishte e hënë prandaj urimi im ishte: 

Një ditë, javë, muaj e vit të mbarë, për të gjithë! 

Sinan Kastrati, në festën e fundit të vitit shkollor. Oskarsham, qershor 1995

Malmö, 3 janar 2024 

sinankastrati09@hotmail.com 

 

Antishqiptar apo Shqiptar i paditur… ?

0

Pirro Prifti, Tiranë

Problemi sot është Historia e Shqipërisë dhe gjuha Shqipe ka shume hapesira bosh ose të deformuara nga akademistë fqinjë dhe të huaj të paguar nga akademitë fqinje të cilat për vite me rradhë kanë shpikur një histori në Favor të tyre duke dëmtuar rëndë të vërtetat historike. 

 Na del detyrëtë hulumtojmë, dhe kjo detyrë është sa patriotikë aq edhe shkencore e historike.  

Ndoshta mund të jenë jo të sakta, por kjo tregon se Kërkimi për të vërtetën ka hyrë në një fazë të re sot. Dhe këtë kërkim për të vërtetën po e bëjnë njerëz të rinj pa paragjykime. 

Kërkuesit e Huaj kanë konstatuar se gjuha shqipe është nga më të vjetrat në Botë rreth 6000 vjecare dhe vendbanimet e hershme në trojet shqiptare janë nga më të vjetrat në botë rreth 18.000 vjet më parë. 

Kjo ka alarmuar akademitë fqinjë , por më shumë janë alarmuar pseudo-grekët dhe pseudo-sllavët që hanë e pinë në një çanak me ne, rrinë e flasin dhe punojnë me në, por bëjnë davanë e të huajit, dhe kritikojnë e qesëndisin, shajnë e mallkojnë edhe sot e kësaj dite kërkuesit, hulumtuesit e rinj shqiptarë, sepse dijetarët dhe akademistët e vjetër shqiptarë  nuk mundën të kishin këtë informacion që këmi në sot. 

 Por edhe sepse disa nga ata vuajnë nga mania e servilizmit ndaj të huajve që vinin në Shqipëri gjithë pompozitet dhe jepnin këshilla të paguara nga fqinjët, njëlloj si historian Hamond, i cili kur erdhi në Shqipëri dhe vizitoi Butrintin (Buthros-Putra, pra fjalë shqip e jo greqisht sepse na paska një post fiks `os`, `is`), u dha rekomandimin akademistëve tanë të asaj kohe; `Butrinti është grek se në gurët ka shkronja greke`???!!! Dhe Akademia jonë albanologjike e dha devizën: Lashtësia ka element grekë si në Butrint , Apolloni e kudo ku ka shkrime ne greqisht. 

Po çfarë duhet të themi sot kur shqiptarët vetë shkruajnë anglisht, duhet të jemi anglezë kështu? Kjo është një nga pikat ku po përpiqen hulumtuesit shqiptarë për të zbuluar se shumë shkrime të shkruara në greqishten e vjetër në gurë e dorëshkrime nuk se janë greke por në atë kohë ata pak njerëz që dinin shkrim e këndim në raport me popullaten injorante, shkruan në gjuhën greke-bizantinë sepse në ato kohëra ky shkrim ishte shkrim si të thuash ndërkombëtar por njerëzit që e shkruanin nuk ishin grek apo helenë sicc duan të thonë fqinjët. Pa harruar faktin se një pjesë e shkrimeve të shkruara me gërma grek nuk ishin fjalë greke por fjalë shumë të ngjashme me shqipen e sotme. Pra ja vlen të hulumtohet . 

Atehere perse te mos gezohemi dhe te punojme per te zbuluar boshlleqet e tjera te Historise tone te cilat na i kane penguar fqinjet ose antishqiptare qe gelojne edhe sot e kesaj dite duke vjellur vrer e helm kunder shqiptareve si disa grekafoner apo sllavofoner? 

Dihet se kush janë helmuesit e gjuhës dhe historisë: qarqet politike greke dhe sllave prej vitesh por sot ata po ndeshen me një risi.  

Cila është risia?  

Më në fund kërkuesit shqiptarëdhe ata dashamirë të Shqipërisë po hulumtojnë për të kaluarën e fshehur dhe të deformuar e të lënë në harresat e viteve.  

Disa nga Hulumtuesit e Historisë së lashtë kanë shkruar vitet e fundit me titull: “Historianët pranojnë se kanë shpikur grekët e lashtë“ ku shkruhet: “Një grup historianësh kryesorë mbajtën një konferencë shtypi të hënën në National Geographic Society për të njoftuar se kishin “fabrikuar tërësisht” Greqinë e lashtë, një kulturë që mendohej prej kohësh të ishte baza intelektuale e qytetërimit perëndimor.  

Grupi pranoi se ideja e një shoqërie të sofistikuar dhe të lulëzuar që ekzistonte në Greqi më shumë se dy mijëvjeçarë më parë ishte një trillim i plotë i krijuar nga një ekip prej rreth dy duzina historianësh, antropologësh dhe klasicistësh që punuan pa pushim midis 1971 dhe 1974 për të farkëtuar “greqishten”. dokumente dhe artefakte“ (https://www.theonion.com/historians-admit-to-inventing-ancient-greeks-1819571808). 

 Përse po sepse jane ata qe na kane marre tokat dhe popullsine, janë ata që kanë ndertuar historine e tyre duke marrë e rrembyer historinë tonë, jane ata që sot po përpiqen të shajnë e përqeshin hulumtuesit e rinj. 

Por harrojnë se sa më shumë të vjellin vrer e mllef kunde Shqiperise- aty ku hane bukën tonë, aty ku punojnë- aq më shume po tregojnë fytyrën e tyre të ndyrë prej antishqiptari. 

 Shajnë Eleni Kocaqin, shajnë Agron Dalipajn e Petro Zhejin dhe Niko Stillon, Aristidh Kola, etj, shajnë kerkuesit e ADN, shajnë këdo që zbulon një mashtrim të bërë dikur nga fqinjët. 

Kjo më kujton fjalën e Pater Anton Arapit i cili është shprehur për këtë kontigjent njerëzish: “është e habitëshme se si në komb kaq i vogël të nxjerrë kaq shumë rrugaça“!

priftipirro2017@gmail.com 

Ukraina apo fundi i një kundërofensive që shënon fillimin e fundit të luftës

1

Nga: Dritan Goxhaj, Tiranë    

(Blitzkreig – Lufta rrufe)             

Pjesa e parë

  • Kur të shesin konfidencën për kompetencë. 

Me datë 1 dhjetor presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski në një intervistë për Associated Press i dha fund kundërofensivës së nisur në qershor të këtij viti nga ushtria ukrainase duke deklaruar “Kundërofensiva nuk i arriti rezultatet e dëshiruara”.  

Kjo është mënyra më e ndershme e tij për të pranuar dështimin e një kundërofensive, për të cilën që në fillim edhe vetë ukrainiasit ishin të bindur që do të dështonin dhe këtë jua vunë në dukje edhe vetë NATO-s dhe amerikanëve të cilët këmbëngulnin që ukrainasit të ndërrmerrnin këtë kundërofensivë. 

Ky dështim i kësaj kundërofensive u pa që në dy javët e para kur gazeta Neë York Times raportonte se “vetëm në këto dy javë kundërofensivë, forcat ukrainase kanë humbur 20% të armatimit dhe mjeteve të dërguara në fushëbetejë”. 

Ukrainasit jua vënë në dukje dhe në dijeni gjeneralëve të NATO-s dhe atyre amerikanë se rusët kishin përgatitur gjithë dimrin një mbrojtje në tre nivele që nuk ishte parë deri më tashti. Ju vunë në dijeni edhe rreshtimin e forcave ruse në të gjithë vijën e konfliktit, dhe do të mjaftonte vetëm kjo dhe gjithçka këta gjeneralë kanë mësuar nga historia e luftërave konvecionale të kuptonin se do të ishte e pamundur për forcat ukrainase të arrinin të thyenin këtë rrështim dhe mbrojtje të forcave ruse. 

Por gjeneralët e NATO-s dhe ata amerikanë ishin të bindur se ukrainasit do të mund të realizonin një sulm klasik të tipit “luftë rrufe” ose siç njihet ndryshe në terminologjinë ushtarake një Blitzkrieg. Të gjith gjeneralët e perëndimit ishin konfidentë në vetvete se kjo kundërofensivë jo vetëm që mund të realizohej por edhe mund të fitohej 

Për të kuptuar më mirë këtë le të shohim se çdo të thotë të jesh konfident. 

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe konfidencë do të thotë siguri dhe vetbesim në vetvete.  

David Petreus njëri prej ish gjeneralëve amerikanë deklaronte gjatë gjith kohës para fillimit të kësaj kundërofensive se “ kjo kundërofensivë do të jetë shumë mbresëlënëse”.  

Dhe vërtet kjo kundërofensivë ishte mbresëlënëse për gjith periudhën që ajo zgjati, rreth 5 muaj që nga data 4 qershor deri në fund të nëndorit. 

Në fillim të nëndorit Shefi i Shtabit të Përgjithëshëm të Ukrainës Valeri Zaluzhni në një intervistë për Financial Times deklaronte se “që nga fillimi i vitit dhe deri në këto momente nga ana e Europës dhe NATO-s na është dhënë vetëm 30% e 1 milion predhave të premtuara prej tyre”, kjo do të thotë se kanë marrë vetëm 300 mijë predha artilerie, të cilave po tu shtojmë edhe 40 mijë predha për muaj të dhëna direkt nga ushtria amerikane, kjo shifër shkon në total 700-800 mijë predha.  

Të cilat po të pjesëtohen për gjith vitin i bje që ukrainasit të kenë konsumuar rreth 65 mijë predha artilerie në muaj, që i bje rreth 3000 predha artilerie në ditë, dhe kjo për gjithë frontin.  

Ndërkohë që po Zaluzhni në këtë intervistë deklaron se “ rusët konsumojnë një sasi fikse predhash artilerie prej 10 mijë në ditë”.  

Gjeneralët e perëndimit të cilët ngulnin këmbë që kjo kundërofensivë të kryhej i dinin këto të dhëna pasi i kanë marrë nga ukrainasit, gjithashtu ata ishin në dijeni se ukraina nuk kishte as mbështetje ajrore për të ndërmarrë një kundërofensivë, gjithashtu atyre ju është vënë në dukje nga ana e ukrainasve se nuk kanë as trupa të stërvitura për një kundërofensivë të tillë. 

Por sërish këta gjeneralët e perëndimit këmbëngulën për këtë kundërofensivë të luftës rrufe të realizuar me armë të kombinuara edhe pse vetë kurrë nuk kishin dhe nuk kanë parë më parë një divizion të rreshtuar ndonjëherë, e lëre më të kënë drejtuar në historinë e tyre ushtarake një divizion të tërë në sulm.  

Asnjëherë që nga themelimi i saj NATO nuk ka organizuar asnjëherë të vetme stërvitje ushtarake luftarake me pjesëmarrjen e disa divizioneve të armëve të ndryshme.  

Atyre ju mungonte totalisht kompetenca për këtë. 

Por, çdo të thotë kompetencë ? 

Sipas fjalorit të gjuhës shqipe kompetencë do të thotë njohuri të thella e të plota në një fushë të caktuar ose drejtim të caktuar. 

Për herë të parë që pas luftës së dytë botërore u organizua një stërvitje në nivel divizioni, dhe ajo u organizua nga amerikanët në Europë në atë që njihet si Defender Europe 2021, ku për herë të parë morrën pjesë 28,000 forca të dislokuara në 30 zona trajnimi të ndryshme në një gjatësi veprimi prej 1000 km. Dhe ajo ishte vetëm një divizion i cili pothuajse u përqëndrua vetëm në çështje llogjistike dhe shumë pak luftimi. 

Ndërsa rusët që prej viti 1999 deri në vitin 2021 kanë organizuar katër stërvitje të mëdha ushtarake strategjike të quajtura “Zapad” në të cilën marrin pjesë rreth 260 mijë forca nga të gjitha armët, që do të thotë të paktën 7 divizione, duke zhvilluar një stërvitje luftarake të armëve të kombinuara. 

Pamvarësisht gjith kësaj mungese kompetence nga ana e këtyre gjeneralëve të NATO-s, ata menduan se me një përgatitje 30 ditore të 9 brigadave në perëndim dhe me rreth 21 brigada të tjera që gjendeshin në Ukrainë, të mbushura me trupa të pa stërvitura në vijën e frontit do të mund të realizonin ëndrrën e tyre ushtarake të një Blitkrieg, vetëm se këto trupa kishin armatim perendimor, duke menduar se rusërt sapo të shihnin tanket gjermane dhe ato angleze do ja mbathnin vrapit e do të lëshonin pozicionet.  

Dhe kështu ata në mendjen e tyre kishin bërë plan që për 30 ditë të mbërrinin në Krime! 

Por për 6 muaj kundërofensivë në të cilën ukrainasit angazhuan këto 30 brigada, humbjet e tyre janë të pa imagjinueshme.  

Sipas Financial Times dhe Neë York Times në intervistë me pjesëtarë të forcave ushtarake ukrainase që kanë marrë pjesë në këtë kundërofensivë, të cilët deklarojnë se “brigadat kanë humbur gjatë këtyre luftimeve më e pakta 30% të gatishmërisë së tyre luftarake”. Kjo do të thotë se kanë humnbur 30% të personelit të tyre, që kuptohet se nuk janë më në gjendje për luftë.  

Duke u bazuar mbi informacionet që dolën nga Pentagoni pak përpra fillimit të kësaj kundërofensive, numri total i trupave ishte “ 9 brigadat e përgatitura në Europë kishin nga 5000 forca selica, që i bie në total 45,000 forca. Ndërsa brigadat e tjera të ndodhura në vijën e frontit kishin nga 3000-3500 forca secila, që i bje 73,500 forca”. Pra në total ukrainasit kanë angazhuar në këtë kundërofensivë 118,000 forca ushtarake. 

Bazuar mbi deklaratën e mësipërme për 30% humbje në çdo brigadë, në total në fund të kësaj kundërofensive urkainasit kanë humbur 35,000 forca, të vrarë e të plagosur që nuk mund të rikthehen më në luftim. 

Dhe këtë dështim të madh edhe vetëdijshmëri që po i çonin ukrainasit drejt kësaj kasaphane e vërtetojn dy nga ushtarakët e mëdhej amerikanë. Njëri është koloneli në pension John Nagel, por pedagog në Kolegjin e Luftës të SHBA i cili deklaroi në shtator “Amerika kurrë nuk do të tentonte të sulmonte një mbrojtje të parapërgatitur pa mbështetje ajrore”. 

Ndërsa gjenerali Ben Hodges deklaronte në fund të shtatorit “ Ukrainasit i kemi dërguar të bëjnë diçka që ne nuk do ta bënim kurrë, që të ndërrmarrin një kundërofensivë pa snjë mbështetje ajrore”. 

Ndërsa gazeta Ëall Street Journal shkruante në tetor “ Zyrtarët ushtarak perëndimorë e dinin që ukrainasit nuk kishin stërvitjen e duhur për një ofensivë të tillë, por ata shpresonin se kurajoja e ukrainasve do të mund të sillte sukses”.  

Kjo tregon se në mënyrë të pallogjikshme të gjithë ata zyrtarë ushtarakë dhe civil perëndimorë kishin vetëm jë lloj vetbesimi të tyre të pa mbështetur as në eksperiencë dhe as në histori për susksesin e kësaj kundërofensive të tillë. 

Ndërsa kopetenca për këtë gjë ju mungonte total. 

Kjo do të thotë se gjatë gjithë kohës i kanë shitur Ukrainës konfidencën për kompetencë. 

 Blitzkreig – Lufta rrufe 

Pjesa e dytë 

Sipas fjalorit Enciklopedik Ushtarak Shqiptar, Luftë Rrufe do të thotë: 

“Luftë e shpejtë që synon arritjen e fitores mbi kundërshtarin në një kohë sa më të shkurtër, që llogaritet me javë ose muaj, mundësisht arritjen e objektivave kryesorë brenda asaj që quhet periudha fillestare e luftës.  

Pariimet kryesore të Luftës Rrufe janë: “përqëndrimi dhe përhapja e shpejtë e forcave, sigurimi i befasisë strategjike, dhënia e goditjeve fillestare sa më të fuqishme për arritjen e sukseseve vendimtare qysh në betejat e para, krijimi i epërsisë në mjete e forca në drejtimin kryesor të mësymjes” 

Në vitin 1941, ushtria Gjermane ishte shndërruar në një nga makinat ushtarake më të fuqishme dhe më efektive në historinë e deriatëhershme ushtarake botërore.  

82 vite më pare, në qershor të vitit 1941, Gjermania naziste sulmoi Bashkimin Sovjetik, me një lloj lufte që ajo e kishte planifikuar të shkurtër, por për qëllime të mëdha; një lloj lufte të njohur me emërtimin:  Blitzkrieg – Lufta rrufe. 

Në verën dhe vjeshtën e vitit 1941, përmes kësaj lloj lufte Gjermania naziste i shkaktoi Ushtrisë së Kuqe humbje shumë të rënda. U deshën përpjekje të jashtzakonshme nga ana e forcave sovjetike, duke angazhuar në të gjithë popullsinë dhe gjithë ekonominë e vendit, fillimisht për të ndaluar gjermanët, dhe më pas për t’i shkaktuar ushtrisë gjermane një sërë disfatash të njëpasnjëshme, të cilat luajtën një rol vendimtar në vendimin e Gjermanisë naziste për tu dorëzuar në majin e vitit 1945. 

Kapitullimi i Gjermanisë naziste në vitin 1945 i dha fund strategjisë ushtarake të asaj kohe, të njohur me termin Blitzkrieg – Lufta rrufe. 

Por, 82 vite më vonë ai, strategjia ushtarake e asaj kohe u risoll sërish në skenën botërore, në luftën e Ukrainës, e cila ende nuk ka mbaruar. Dhe pikërisht, në të njëjtin muaj që Gjermania naziste sulmoi atë kohë Ukrainën si pjesë e Bashkimit Sovjetik. Por këtë rradhë kjo strategji lufte u riprodhua nga ish aleatët e atëhershëm të Bashkimit Sovjetik, nga Anglia dhe Amerika, por tashti për t’u përdorur sërish ndaj pjesës së mbetur të Bashkimit Sovjetik, ndaj Rusisë dhe forcave të saj ushtarake që po luftojnë në Ukrainë. 

82 vite më parë gjermanët u siguruan që sulmi i tyre do t’i kapte sovjetikët në befasi si në nivelin taktik dhe operacional, madje edhe në atë strategjik, prandaj kjo goditje rrufe përbënte edhe komponentin më të rëndësishëm të asaj që quhet: Blitzkrieg – Luftë rrufe.  

Fuqia e ushtrisë Gjermane në vitin 194 qëndronte në cilësinë e lartë luftarake të personelit të saj; në vendimet e optimizuara organizative – në lidhje me operacionet në grupe tankesh; te flota ajrore dhe të armëve e shërbimeve të tjera – në artin dhe taktikat e saj operacionale të nivelit të lartë; si dhe në faktin, se shumë prej sistemeve të armëve dhe teknologjive ushtarake ishin përshtatur pikërisht me objektivat strategjike të Blitzkrieg – Luftës Rrufe. 

Këtë lloj strategjie gjermanët e kishin eksperimentuar fillimisht në 1 shtator 1939, kur sulmuan Poloninë dhe në vitin 1940 Francën. Kur Gjermania sulmoi B.S., ushtarakët gjermanë të të gjithë piramidës komanfuese të ushtrisë ishin të mirë trajnuar dhe me përvojë në këtë lloj lufte. 

Të gjitha sa më lart i theksova për të bërë një krahasim me “Blitzkreig”-un e realizuar nga NATO-ja dhe ushtria Ukrainase në këtë qershor të vitit 2023 ndaj forcave Ruse që veprojnë në jug të Ukrainës. 

Forcat ukrainase, që u angazhuan në këtë strategji të planifikuar nga gjeneralët e Perëndimit, nuk i afroheshin as edhe 10% përgatitjes ushtarake të forcave gjermane të vitit 1941. Forcat ukrinase u trajnuan vetëm dy muaj pëpara se të hidheshin në këtë lloj lufte; madje, edhe ai trajnim përbëhej vetën në përdorimin e mjeteve të blinduara Perëndimore dhe jo edhe në përdorimin në kushte operacionale dhe taktike të tyre. Plus, ai trajnim i tyre u organizua në 36 shtete të ndrydhme, ku secili shtet kishte mënyrën e vet të trajnimit, organizimit dhe taktikës së përdorimit të tyre. Dhe, të gjitha këto magësi sollën në humbjen totale të kohezionit të rendimeve ushtarake në nivel batalioni dhe brigade të ushtrisë ukrainase. Kjo do të thothë se në nivelin operacional Blitzkieg-u i NATO + Ukrainës nuk i afrohej aspak atij të Gjermanisë naziste. 

Edhe pse këto forca ushtarake ukrainase u hodhën në kundërofensivë në disa drejtime, ato hasën në një mbrojtje tepër të fortifikuar, në linja fortifikimi shumë të madhe, të dëndura dhe shumë të mirëorganizuar. Plus, para se të mbërrihej në këtë linjë fortifikimi, e cila ishte ndërtuar në tre vija, përvëç që para tyre ndodheshin fusha të tëra të minuara me mina këmbësorie dhe kundratanke me një densiteti të pa parë prej nga Lufta e Parë Botërore. Madje, edhe aty ku forcat ukrainase arrinin që të çminonin një territor me anë të mjeteve të rënda çminuese, ai territor riminohej sërish nga ana e rusëve nëpërmjet teknologjisë së tyre të minimit me sistem raketor “ISDM Zemledeliye”.  

Kjo është një lloj rakete që mban 20 mina të llojeve të ndryshme dhe që i shpërshen minat në pozicionin gjeografik të dhënë, të kalkuluara matematikisht, duke bërë minimin e territorit sërish, në një thellësi 5-15 km.  

Një minim I tillë, e bën të pamundur përparimin e mjeteve të blindura dhe tankeve, të cilat, për t’i shpëtuar goditjes së artilerisë detyroheshin të prishnin formacionin e sulmit dhe, si rrjedhojë, binin në këto fusha të minuara, duke i kthyer ato në varreza të mjeteve të blinduara Perëndimore. E gjitha kjo do të thotë se nga ana taktike Blitzkrieg-u i NATO+Ukrainës nuk i afrohej aspak atij të Gjermanisë naziste. 

Forcat ushtarake ukrainase që u hodhën në këtë Kundërofensivë nuk kishin aspak mbështetje ajrore, pasi Ukraina nuk posedon më forca ajrore, por vetëm disa avjonë dhe disa helikopterë luftarakë të cilët, ushtria ukrainase mundohet t’i përdori vetëm për objektiva strategjike dhe jo për ato taktike e operative. Gjithashtu, forcat ukrainase pjesmarrëse në këtë Kundërofensivë nuk kishin as mbulimin e nevojshëm me artileri tokësore, duke u gjendur nën mëshirën e fatit, nën sulmin e forcave ajrore ruse si dhe nën “shiun” e pandalur të artilerisë tokësore ruse, e cila në këtë kundërofensive ishte në raportin 1 me 5, në favor të rusëve. E gjitha kjo do të thotë se, nga ana e mbështetjes me flotë ajrore dhe grupe të tjera, Blitzkrieg-u i NATO+Ukrainës nuk i afrohej aspak Blitzkrieg-ut të Gjermanisë Naziste. 

Dhe më e rëndësishmja, karakteristika përcaktuese e strategjisë Blitzkrieg ukrainase ishte mobilizimi i fshehtë i trupave dhe përqëndrimi dhe vendosja e tyre në rendim luftarak menjëherë pak para se të fillonte operacioni luftarak; ndërkohë që Komanda Gjermane i caktoi një rol shumë të rëndësishëm befasisë. 

Ndërsa e kundërta ndodhi me Blitzkrieg-un e NATO+Ukrainës. Jo vetëm që nuk u ruajt aspak fshehtësia e mobilizimit të trupave, por përkundrazi, qysh 6 muaj para se kjo kundërofensivë të fillonte, mediat Perëndimore buçisnin nga propaganda për një kundërofensivë që do të fillonte në verë, dhe me shumë entuziazën tregonin grumbullimin e forcave ukrainase, si dhe trajnimin e tyre në disa shtete. Edhe në momentin e pozicionimit të tyre, sërish po këto media me zell të madh dhe pa ruajtur asnjë lloj sekreti ushtarak ashtu si duhet në këto raste, deklaronin futjen e trupave ukrainase në front, si dhe pozicionimin e tyre. E gjitha kjo do të thotë, se përsa i përket ruejtjes së fshehtësisë operacionale dhe strategjike Blitzkrieg-u i NATO+Ukrainës nuk i afrohej aspak asaj të Gjermanisë Naziste. 

Por ky lloj Blitzkrieg-u kishte një gjë të përbashkët me atë të 82 viteve më parë. Edhe gjermanët në qershorin e vitit 1941, por edhe NATO+Ukraina këtë herë kishin dijeni të plotë për përgatitjet ruse për të përballuar këtë Kundërofensivë, kishin dijeni të plotë për linjat e mbrojtjes që ata kishin ndërtuar, si dhe për mobilizimin e forcave ruse. Dhe nuk i morën parasysh.  

Në po atë mënyrë, si Gjermania në vitin 1941, edhe këtë rast, lufta kundër Rusisë u projektua më shumë në formën e ideologjisë dhe objektivave politike dhe ushtarake, por jo në mobilizimin total të burimeve apo fuqive luftarake.  

Ashtu si gjermanët 82 vite më parë edhe tashti NATO+Ukraina supozuan se natyra e shpejtë e kësaj lufte kundër ushtrisë ruse do të mund të bëhej e mundur pa qënë nevoja të angazhohej një grumbullim shumë herë më i madh në rezervave të mjeteve, trupave dhe municionit ushtarak sesa sasia e atyre që do të hynin në Kundërofensivë.  

Njësoj siç ndodhi edhe me operacionin Blitzkrieg “Barbarosa” në vitin 1941, edhe ky i këtij viti ishte thjesht një plan lufte pa inventarin e nevojshëm luftarak në forca e mjete dhe pa rezerva, thjesht një fushatë me një akt. 

Në periudhën kur gjermanët planifikuan në fshehtësi operacionin e tyre të atëhershëm, në shtatot të 1940 ata ngarkuan nën/kolonelin Bernhard von Lossberg që të bënte një studim mbi mundësitë e reagimit të sovjetikëve ndaj këtij lloj operacini që ata po përgatisnin të zhvillonin në vitin 1941. Nën/Koloneli Lossberg doli në tre përfundime, sipas të cilave Ushtria e Kuqe do të mund të reagonte:  

1) Forcat sovjetike do të jepnin një goditje parandaluese ndaj forcave gjermane përpara se këto të arrinin të përfundonin arritjen strategjike. 

2) Forcat sovjetike do të zhvillonin beteja mbrojtëse në zonat e tyre kufitare për të mbajtur me ço kusht territorin. 

3) Forcat sovjetike do të tërhiqeshin në brendësi të territorit duke, por me luftime mbrojtëse dhe kundërsulme. 

Gjermanët, pasi u njohën me përfundimet e mësipërme, të nxjerra në vitin 1940, menduan se sovjetikët do të aplikonin opcionin (përfundimin) numër 2 (dy). 

Ndërsa NATO+Ukraina në vitin 2023 menduan se Rusët do të aplikonin opsionin numër 3 (tre), dhe as që i morën në konsideratë dy opsionet e para të studimit të vitit 1940.  

NATO + Ukraina menduan se rusët do tërhiqeshin në panik sapo të shihnin një goditje të përqëndruar me mjete të blinuara, edhe pse ukrainasit ishin pa asnjë lloj mbështetje ajrore dhe as me mbështetjen e domosdoshme me artileri, si dhe pa asnjë lloj rezerve ushtarake në trupa dhe mjete luftarake, duke qenë të bindur se do të rimerrnin Krimenë për 30 ditë. 

Ashtu si gjermanët në vitin 1941, edhe NATO + Ukraina në 2023 nënvlerësuan totalisht forcat ruse, nënvlerësuan aftësistë e tyre operacionale dhe taktike, nënvlerësuan përgatijten e tyre për të përballuar një operacion të tillë, si dhe, mbi të gjitha, nënvlerësuan mobilizimin e forcave dhe të Rusisë në këtë luftë.  

Këta janë shkaqet pse ukrinasit u gjendën në një disavantzh total në këtë Kundërofensivë. 

Dhe më së miri kjo pëmblidhet në përgjigjen që Herman Gering, numri dy i Gjermanisë Naziste, që ai i jep në gjyqin e Nyrenbergut, Kryetarit të asaj Gjykate, amerikanit Xhekson, kur ai e pyeti : “Për mendimin tuaj, cila është arsyeja e katastrofës së shtetit fashist?” 

Geringu përgjigjet: “U gabuam në vlerësimin e kundërshtarit. As i kemi njohur e as i kemi kuptuar ndonjëherë rusët. Kanë qënë dhe mbeten enigmë për perëndimin”. (Aleksandër Zviagincev “Kronikë e procesit të Nyrenbergut”, Tiranë 2019, fq. 428).  Nuk thuhet më kot, se historia përsëritet!  

Dhjetor 2023 

Përshkrimi i vrasjes së Atë Shtjefën Gjeçovi me 14 tetor 1929 nga shoku i tij i klasës, Ipeshkvi i Durresit Pashk Bardhi

Në foto: Atë Shtjefën Gjeçovi
Nga: Mark Palnikaj, studjues, Tiranë
___
Ja si e përshkruan Ipeshkvi i Durresit Pashk Bardhi vrasjen e shokut të tij të klasës Atë Shtjefën Gjeçovi me 14 tetor 1929:
As prej Provinçjalatit Françcskan të Bosnës as prej fretensh shqyptarë qi janë në Kosovë nuk kémi muejt me pasë ndonji lajm mbi rrethanat e të vramit të tij. Por parija e Provinçes s’onë terthueras ka muejt me pasë këto lajme
të sigurta: Me 13 Tetuer 1923 dy vetë veshun ushtarisht e lajmuen A. Shtjefnin se Prefekti e thirrte në Prizren . N‘e nesre me nji polic të Bashkís e me leterprusin e postës u nis e shkoi në Prizren, e lajmoi Ipeshkvin per të thirrun qi i kishte bâ Prefekti. Mbasandej shkoj te Prefekti, por ky i tha se nuk e kishte thirrë. Prej këso pune A. Gjeçov dresht mos t‘i u bâjte ndoj pusí, e kthej te Ipeshkvi e i kallëxoj shka i kishte ndollun. Ipeshkvi desht me e ndalë mos të
kthejte at ditë në Zymb. Por, mbasi do të niseshin dy shokët qi kishin ardhë me të, dresht se n‘e nesre do të kthejte vetem, e prandej kthej at ditë me ata të dy, me të cillët kishte ardhë.
Mbasi paten kalue Drinin, tuj kalue nji prozhem, kje gjuejt me pushkë, e nji plum i rá në krye afer sýnit të djathët. Atà dy vetë të pa armë, qi ishin me A. Shtjefnin, iken e, mbasl ky kje rrëxue per tokë, dy gjaksit duelen mballafaqe. Jshin dy vetë veshun si ushtarë, mbas gjaset, shi njatà qi i kishin çue lajmin se e thirrte prefekti. Këta, mbasì e shanë A. Gjeçov me fjalë të poshtra, qiten edhè gjashtë herë në tê e e lanë dekun. Këjo punë ndolli me 14 Tetuer 1929 n‘oren 3 mbas mjesditet.
Ndonsè në rrethe të Prizrenit e të Gjakovës e dijn ë t ë g jith se kush j a n ë g ja k sit e A. Shtjefnit, me gjith këta na vjen keq, pse nuk rezulton qi atyne u ka hi ferrë në kâmbë per ket punë.
Lajm i i vrasës s‘A . Shtjefnit theku zemrat e gjith Shqyptarvet, pse të gjith e paten dashtë e çmue si letrar të vjefshem e atdhetár të flakët.
Me 26 Tetuer, 10 dit mbas kësaj ndollje, në Kishë Françeskane në Shkoder i kje bâ nji salikim i madhnueshem, në të cillin mueren, pjesë gjith Ipeshkvijt e
Shqypnís, qi n‘at rasë qilluen në Shkoder, bashkë me Delegatin Aposiotik; Auktoritetet qytetnore e ushtarake; Korculladet e shteteve të hueja, kleri katolik shekullar e rregulltar e nji shumsi e madhe popullit.
Me 11 Nânduer, neper inicjativë të deputetvet katolikë, i kje bâ nji salikim i madhnueshem edhe në kryeqytet, Tiranë, në të ciUin m u eren p je së kryeipeshkvii Shkodrës, Emz. Lazer Miedia, Ipeshkvi i Lezhës, Emz. Luigj Bumçi, Shkelqesa e Tij Musa Juka, Ministri i punvet botore, Provinçjali i Françeskajvet, A. Vinçenc Prennushi, me poetin komtár, A. Gjergj Fishten, i cilli mbajti fjalimin e permortshem; Kryetari i Parlamentit e gati te gjith
deputetët; Auktoritet qytetnore e ushtarake e nji shumsí popullit.
Bashkija e Shkodrës në kujtim të tij ja ndrroi ëmnin Rrugës së Spilalit — qi prej Udhe së Madhe kundruell Bashkijet del n’Udhen Skanderbeg — tuj e thirrë Rruga Atë Shtjefen Gjeçov.
Pushosh në paq, o Atë Shtjefen! Provinçja Françeskane e Shqypnís e atdheu mbarë, të cillët ti aq fort i deshte e per të cillët aq fort u mundove, e i nderove me vepra t‘ua, kurr nuk kan me të harrue.