Kreu Blog Faqe 907

Fadil Musliu, imam i xhamisë “Mati 1” të Prishtinës, i mëson fëmijët që vijnë “vullnetarisht” aty, që mos ta festojnë Vitin e Ri!

0

Në lidhje me këtë temë, ka folur imami i xhamisë “Mati 1”, Fadil Musliu. Në një prononcim për median në Kosovë, hoxhë Musliu ka deklaruar se ata nuk kanë dalë jashtë kornizave të fesë, që është shumë e vërtetë!

Por, kanë bërë me vetëdije një veprim të hapur kundër Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me synim të indoktrinimit të fëmijëve me religjionin islamik, që ata ta kundërshtojnë në vijim rendin kushtetues të shtetit të Kosovës, me qëllim të krijimit të kuadrit për një Kosovë “islamike”, në të ciolën do të vlente Ligji Sharia, apo Sheriati islamik qysh njihet me zhargonin popullor ky ligj fetarist.

Tutje, ai ka theksuar se “fëmijët kanë ardhur me vullnet”.

“Kjo nuk ka dalë asgjë prej atyre kornizave të cilat i parasheh feja ne nuk mund të bëhemi ata që nuk jemi, fëmijët po keqpërdoren në fushata elektorale po përdoren prej grupeve të caktuara e këtu nuk keqpërdoren vetëm mësohen sipas fesë”, ka thënë Musliu.

“Fëmijët kanë ardh me vullnet edhe me dëshirë e kanë ditë edhe prindërit përafërsisht edhe atë projektin që e zhvillon mësuesja” – ka shtuar ai.

Kosova në prag lufte, si e priti Vitin e Ri 1997

Këngëtarja shqiptare nga Shqipëria Parashqevi  Simaku në pritjen e Vitit të Ri 1997 në Kosovë-Prishtinë duke i dhënë deklaratë gazetarit Behlul Jashari.

Risjellim sot shkrimin me titullin “Shpresë se s’ndërrojnë veç vitet”, të para 27 viteve, ku mes tjerash, shkruaja:

Ky Vit i Ri në Kosovë u prit për herë të parë me valimin e flamurit amerikan në Zyrën e USIA-s në Prishtinë.  Vitin që shkoi për Kosovën kishte shumë momente të rëndësishme, dhe sigurisht më e rëndësishmja ishte dita historike e 5 qershorit, kur në Prishtinë u hap Zyra Amerikane, përfaqësia e prania e parë e një shteti në Kosovë, e me mesazhin e SHBA-ve që e përcolli ndihmëssekretari amerikan i shtetit Kornblum për popullin e Kosovës:  “Jemi zotuar për të ardhmen dhe lirinë tuaj”./

-Presidenti i Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova Vitin e Ri 1997 e priti në ambientin familjar në Prishtinë/

-Vitin e Ri 1997 në Kosovë – në Prishtinë e pritën edhe diplomati shqiptar Besnik Konçi dhe këngëtarja poashtu nga Shqipëria, Parashqevi Simaku…Çka më thanë gjatë bisedave…/

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë
___

PRISHTINË, 2 Janar 2024/ Si u prit Viti i Ri 1997 në Kosovë në prag lufte – shkruaja para 27 viteve me titullin “Shpresë se s’ndërrojnë veç vitet”. Në Prishtinë e pritën diplomati shqiptar Besnik Konçi – misioni diplomatik i ambasadës  së Shqipërisë dhe këngëtarja poashtu nga Shqipëria Parashqevi Simaku.

Gazeta DIELLI e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA , si dhe portali Drini, e risjellin sot shkrimin ashtu si u botua në Prishtinë në 4 Janar 1997 në gazetën e rezistencës “Bujku” pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, kryeredaktor i parë – themelues i së cilës isha, e që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia okupatore të gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja, të vetmes në gjuhën shqipe.

Shkrimin-raportimin e kam dërguar edhe në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë,  për të cilën raportoja si korrespondent në Kosovë nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste  parlamentare e presidenciale në Kosovë, kur Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President. Edhe duke marrë shkrimet nga kjo Agjenci – Agjencia Telegrafike Shqiptare e botuar në gazetën “Bujku”, që nga numri i parë që doli në 18 Janar 1991, themeluam bashkëpunimet e para të medias Kosovë-Shqipëri.

Në Biblioteken Kombëtare të Shqipërisë gjejë se shkrimi është botuar edhe në gazetën e ndaluar në Kosovë Rilindja që dilte në Tiranë, në 5 Janar 1997 – titulli “Shpresë se s’ndërrojnë veç vitet” në regjistër nën numrin rendor 14 në këtë lidhje:

https://alis.urt.al/cgi-bin/alis/opac-search.pl?idx=kw&q=behlul%20jashari&offset=0&sort_by=relevance_dsc

Shkrimi i përshkruar nga gazeta e rezistencës “Bujku” e 4 Janarit 1997 – faqe 1 dhe 17:

Mbititulli: KOSOVA NË NDËRRIM TË MOTMOTEVE

Titulli: SHPRESË SE S’NDËRROJNË VEÇ VITET

-Nëntitujt: Shumica në Kosovë natën e Vitit të Ri e kaluan në shtëpitë e familjet e tyre.- Në ambientin familjar Vitin e Re e priti edhe presidenti Rugova.-Diplomati shqiptar Besnik Konçi në pritje të Vitit të Ri në Prishtinë: “Shpresojmë se do të hidhen hapa konkretë në drejtim të zgjidhjes së çështjes së Kosovës”/

Kosova e priti Vitin e Ri 1997 para së gjithash me zotime për më shumë angazhim dhe punë, me besim, shpresë e urime për ndërrim jo vetëm të moteve, por mbi të gjitha të gjendjes së rëndë të okupimit, për realizimin e vullnetit kombëtar, politik e demokratik për lirinë e pavarësinë e Kosovës.

Shumica e kosovarëve natën e ndërrimit të motmoteve e kaluan nëpër shtëpitë e familjet e tyre, me gëzimet e jetës e me hallet e brengat e përditshmërisë, që vështirë harrohen, qoftë edhe për një çast.

Në ambientin familjar në Prishtinë Vitin e Ri e priti edhe presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova.

Ky Vit i Ri në Kosovë u prit për herë të parë me valimin e flamurit amerikan në Zyrën e USIA-s në Prishtinë.  Vitin që shkoi për Kosovën kishte shumë momente të rëndësishme, dhe sigurisht më e rëndësishmja ishte dita historike e 5 qershorit, kur në Prishtinë u hap Zyra Amerikane, përfaqësia e prania e parë e një shteti në Kosovë, e me mesazhin e SHBA-ve që e përcolli ndihmëssekretari amerikan i shtetit Kornblum për popullin e Kosovës:  “Jemi zotuar për të ardhmen dhe lirinë tuaj”.

Shumë shqiptarë nga Kosova e pritën Vitin e Ri në Shqipëri, si edhe nga Shqipëria në Kosovë. Shumë kalime të kufirit Kosovë-Shqipëri në vendkalimin kufitar në Vërmicë afër Prizrenit  kishte në prag dhe pas natës së ndërrimit të motmoteve.

Ky është një realitet i një momenti tjetër të rëndësishëm të vitit të kaluar, hapit të parë që u bë në liberalizimin e hapjen e kufirit Kosovë-Shqipëri  me heqjen e regjimit të vizave dalëse, duke filluar nga 1 prilli.

Viti i Ri  u prit në Prishtinë e qytete e lokalitete të tjera edhe nëpër lokale hoteliere, në të cilat gjatë gjithë natës nuk pushoi kënga shqiptare e shumë artistëve të estradës nga Kosova e Shqipëria. Në Kosovë, në restorantin “Dora” në Prishtinë Vitin e Ri e priti edhe misioni diplomatik i ambasadës  së Shqipërisë në Beograd, në krye me të ngarkuarin me punë në këtë ambasadë, Besnik Konçin. Këtu, si një surprizë ishte ardhja për herë të parë në Prishtinë e në Kosovë e këngëtares së mirënjohur nga Shqipëria Prashqevi Simaku, me këngët e së cilës kulmonte atmosfera festive. Pikërisht në orën e ndërrimit të motmoteve Simaku deklaroi për “Rilindjen” se “në Kosovë, në Prishtinë, në këtë mbrëmje ëndrrash e magjike midis motrave dhe vëllezërve kosovarë ndihem shkëlqyeshëm, shkëlqyeshëm, shkëlqyeshëm” dhe uroi të gjitha të mirat për Vitin e Ri.

Derisa nëpër familjet shqiptare jehonte programi festiv i Radiotelevizionit Shqiptar e nëpër ambientet hoteliere biçiste po ashtu kënga shqipe dhe të gjitha urimet kishin mesazhe lirie, paqeje e mirëqenieje, në Prishtinë e në anë të tjera të Kosovës në orët e ndërrimit të moteve  pati një shfrenim provokues e kërcënues të shtënash nga armët e serbëve.

Që në minutat e para të Vitit të Ri në Kosovë u dëgjuan edhe vaje që sjellin gëzim, të foshnjave të porsalindura.

Një nënë shqiptare nga Suhareka lindi trenjakë menjëherë pas mesnatës, ndërsa fëmija i parë që lindi në këtë vit në maternitetin e shoqatës humanitare bamirëse “Nënë Tereza” në Prishtinë ishte vajzë.  Vajza e posalindur u pagëzua Gonxhe, me emrin e nobelistes e humanistes së madhe shqiptare Nënë Terezës – Gonxhe Bojaxhiu. Sipas parashikimeve, brenda këtij Viti të Ri në Kosovë do të lindin më se 50 mijë fëmijë. Kosova do të shtohet për aq banorë sa ka sot qyteti i Gjakovës. Në Kosovë e pritën Vitin e Ri edhe shumë shqiptarë që ia dhanë lamtumirën mërgimit apo që erdhën për disa ditë për këtë festë në familjet e tyre nga Evropa Perëndimore e vendet e tjera të botës. Kthimi përgjithmonë në Kosovën e lirë është urimi e dëshira e tyre më e madhe.

Reporter: B.JASHARI

Fotoreporter: I. BYLYKBASHI

Forhåndsvisning av bilde

Gazeta-BUJKU-4 janar 1997- fq 17 – vijim shkrim Behlul Jashari

DEKLARATË E DIPLOMATIT SHQIPTAR BESNIK KONÇI NË PRITJEN E VITIT TË RI NË PRISHTINË

VIT I RËNDËSISHËM PËR KOSOVËN

Diplomati shqiptar Besnik Konçi në orët e ndërrimit të moteve në pritjen e Vitit të Ri në kryeqytetin e Kosovës Prishtinë, i pyetur se si e vlerëson vitin e kaluar dhe cilat janë pritjet e tij në Vitin e Ri për Kosovën, për “Rilindjen” deklaroi:

Së pari dua gjithë popullit shqiptarë të Kosovës t’ia uroj nga zemra gëzuar Vitin e Ri 1997!

Qoftë ky vit i mbarë, i realizimit të dëshirave të të gjithë shqiptarëve të Kosovës, i lumturisë në familje dhe i prosperitetit në të gjitha fushat.

Kemi lënë prapa një vit pune, një vit përpjekjesh, një vit të mbushur me evenimente të rëndësishme dhe që padyshim ka pasur rezultate, dhe që natyrisht ka lënë diçka edhe për Vitin e Ri.

Uroj që ky Vit i Ri të jetë vit i realizimit të aspiratave të shqiptarëve të Kosovës, të cilët organizojnë rezistencën e tyre paqësore, dhe do të shprehja shpresën se viti 1997 do të jetë vit i rëndësishëm në realizimin e një dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit në prani të një pale të tretë për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Shpresojmë se do të hidhen hapa konkretë në këtë drejtim gjatë këtij Viti të Ri, përfundoi i ngarkuari me punë në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd Besnik Konçi.

B.J.

Forhåndsvisning av bilde

Legjenda e fotografisë në faqen 17 të gazetës “Bujku”:

Diplomati shqiptar Besnik Konçi jep deklaratë për “Rilindjen” me rastin e Vitit të Ri   (Në foto me intervistuesin – gazetarin Behlul Jashari, në mbrëmjen e 31 Dhjetorit 1996 në Prishtinë)

Gazeta-BUJKU-4 janar 1997- fq 1 shkrim Behlul Jashari

Mathieu Aref : Pse po luftoj kundër pseudoakademikëve të Tiranës…?

___
Ka disa, këtu (dhe gjetkë), që ende nuk e kanë kuptuar pse po luftoj kundër pseudoakademisë të Tiranës e cila ka vendosur, pa prova, pa argumente e pa referenca të prekshme…që janë vetëm “ilirët” si stërgjyshër të shqiptarëve në kurriz të “Pellazgëve”: na i shkul Pellazgët sikur shkulim sytë një shqiptari të vërtetë që di origjinën e tyre të vërtetë.
Këta njerëz nuk e kanë kuptuar ende (pas shumë e shumë teksteve që kam shkruar dhe argumentuar për këtë temë) se I-lirët janë vetëm “emri” i devijuar i aplikuar Pellazgëve pasi kanë riintegruar tokën e të parëve të tyre në Greqinë veriore për refuzimin i tyre të asimilohen nga pushtuesit e huaj të quajtur “helene”. Në shekullin VI/V “emri” i Pellazgëve filloi të zbehej dhe përfundimisht të zhdukej (jo populli një pakicë e të cilit u assimilua dhe tjetra hiku në veri të Greqisë) . Kjo është arsyeja pse pak pasi u larguan nga trojat e paraardhësve të tyre parahistorikë për t’u bashkuar me të afërmit e tyre në Greqinë veriore…ata u integruan me bashkatdhetarët e tyre në morinë e fiseve që nuk përbënin një Komb të bashkuar…kështu pra emri i fiseve të përbërë nga një popull i vetëm, kishte humbur “nocionin e Kombit”. Për më tepër, është mungesa e bashkimit të fiseve Pellazge në një komb të vetëm që humbi paraardhësit tanë (gjatë mijëvjeçarëve) të vuajtuar nga presionet e vazhdueshme të pushtuesve helenë që i bëri ata të largoheshin për në veri të Greqisë, ku u mblodhën me fiset e ndryshme pellazge të mbetura “jashtë ndikimit të helenëve” (dmth…”të lirë e të pavarur”). Për Helenët, këto fise të mbetura në Greqinë veriore konsideroheshin si një entitet etnolinguistik i quajtur : POPULL « I LIRË ». Ky emër u përhap shumë shpejt dhe vazhdon… deri më sot. Kështu padashur Helenët krijuan një popull që e quanin “i-lirë”. Ndërsa të gjitha këto fise të panumërta pellazge nuk quheshin “ilirë” por çdo fis kishte emrin e vet (Enkeletë dhe mbretërit të Enkeleve, Dassaretët dhe mbretërit të Dassaretëve dhe jo : “Ilirë” ose mbretër të “Ilirëve” i cili emër ishte përdorur nga të huajt). DUHËT ME DITUR se çfarë ishte dhe është quajtur ILIR nuk është gjë tjetër veç “PELLAZG”. Nuk kemi asnjë provë apo deshminë më të vogël për ekzistencën të këtij “emri…Ilir”… para fund të shekullit të shtatë dhe fullimin et sh. të gjashtë para erës sonë. Këto katër rreshtat e fundit përmbledhin dhe shpjegojnë gjithçka nga ashtuquajturit “i-lirët”.
Si përfundim, Romakët në -168 para Krishtit pushtuan një “pjesë të vogël të trojave” pellazge të “gadishullit pellazg” (jo ‘”ilirik” !) që u përkisnin fiseve të ndryshme pellazge të cilët Romakët e quajnin “provinca romake e Ilirisë”. Pra, para krijimit të kësaj “province pseudo ilire” nuk ka pasur kurrë një popull apo shtet ilir ! Ky është kurthi në të cilin ka ra kjo pseudo akademie të Tiranës…si edhe studiuesit të huaj. Kjo bëri të mundur hapjen e një çarjeje gjeopolitike në të cilën u vërsulën të gjithë historianët, arkeologët dhe gjuhëtarët e huaj dhe shqiptarë. Pra, i-lirët ekzistonin vetëm “me emër” (jo si popull i veçantë) sipas një ngatërresë helene, sepse ishin në të vërtetë “Pellazg” të “lirë » (jo të nënshtruar ndaj Helenëve).
Pra, kjo pseudo akademi e shfrytëzoi këtë mundësi të papritur për ta (dhe mbeshtetur, sigurisht, nga disa zyrtarë të shtetit) për të monopolizuar « i-lirët » si paraardhës të Shqiptarëve, duke i lënë dyert e hapura Grekërve që të kërcejnë këtë mundësi për të përvetësuar, nga ana e tyre, Pellazgët si paraardhësit e tyre !! Ndërsa të gjithë autorët e lashtë deklaruan njëzëri se Pellazgët ishin një “popull barbar” gjë që do të thoshte në atë kohë : një popull jo grek dhe që nuk fliste greqisht ! Nuk është këtu vendi për të renditur të gjitha provat, argumentet dhe referencat në lidhje me këtë Histori të cunguar të Kombit tynë disa mijëra vjeçare. Këtë edhe një “fëmijë shqiptar” që di të lexojë e kupton fare mirë se çfarë do të thotë shprehja “i lirë” !
Për këtë temë, referojuni librave dhe tezës sime.

Mbyllja e Gjykatës Speciale dhe largimi i NATO-s, dakordim Thaçi-Rama-Grenell-Vuçiq!

0
Idriz Zeqiraj
___
Zgjedhjet e parakohëshme, të 17 dhjetorit 2023, në Serbi, kanë ngjallur reagime brenda kombëtare dhe ndërkombëtare, për parregullësi dhe hajni ekstreme të votave nga pozita. Presidenti, me mandat të vazhduar, Aleksander Vuçiq, ka abuzuar me pushtetin e tij politik dhe abuziv financiar, duke shpërfillur opozitën, madje në mënyrën më cinike. Njëra nga shkeljet më të neveritshme, janë bartjet e votuesëve nga shtetet tjera, përrreth Serbisë, të llogaritura si kontigjente perspektive, për realizimin e ëndrrës fashizoide të krijimit të “botës serbe”, të huazuar nga modeli i “botës ruse”!
Në mesin e shumë lehaqenëve, brenda dhe jashtë Serbisë, në mbështetje dhe mbrojtje të presidentit Vuçiq, rrast të zgjyrosur, në përpjekje për t`i amortizuar kritikat, më saktë, akuzat bazale ndaj tij dhe klikës pushtetare që e rrethon, shquhet edhe emisari special i SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
Mercenari i Serbisë, Grenell, bënë një mbrojtje specifike e konspirative, paksa të veçantë, në krahasim me të tjerët: “Fitorja bindëse e SNS-së ka kontribuar edhe në atë që presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq, ka menaxhuar krizën e krijuar nga lideri ekstrem i Kosovës, Albin Kurti”,- spekullon kuadri “diplomatik” më kontravers, që ka pasur Administrata amerikane ndonjëherë.
 
Emisari Richard Grenell provon të arrijë tre objektiva:
Së pari, me pranimin e “fitorës bindëse” të partisë së Vuçiqit, SNS, mohon çfarëdo parregullësie e abuzimi në procesin zgjedhor të zgjedhjeve të 17 dhjetorit;
E dyta, lavdëron dhe madhon skajshëm Vuçiqin, se kinse ai menaxhoi mençurisht “krizën e krijuar nga lideri ekstrem i Kosovës, Albin Kurti”;
E treta, ai shfajëson dhe rehabiliton Vuçiqin, për krizën dhe bllokimin faktik të dialogut, duke ia faturuar fajësinë Kurtit!
Rrjedhimisht, sipas Grenellit, Vuçiq dëshmoi aftësi dhe epërsi, në raport me liderin “ekstremist” Kurti, “në mënyrën universale të menaxhimit të krizës”. Dhe, pikërisht, për këtë “të pavarurit dhe pensionistët në Serbi votuan Vuçiqin”,- shprehet, falsifikueshëm dhe qëllimshëm, emisari mercenar, i paguar edhe zyrtarisht nga Serbia, nën maskën e këshilltarit, por, realisht, agjent, të paktën, i dyfishtë serbo-rus, Grenell.
Kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviç, mbronë Kurtin dhe sulmon Grenellin, duke i thënë se “ju jeni një mercenar, në anën e gabuar të historisë dhe vendit tuaj! Ju bleu krimineli i luftës, Aleksander Vuçiq, që la pas mijëra viktima të pafajshme të kombësisë shqiptare, kroate dhe boshnjake!”
Faktologjia kronologjike e Richard Grenellit, si argat i Serbisë 
***
Politika konspirative dhe dashakeqe e Grenellit, në drejtim të Kosovës, është e planifikuar dhe e hershme. Mëria e tij ndaj Kurtit është e koordinuar me Hashim Thaçin, Edvin Ramën dhe Aleksander Vuçiqin, sepse ai u bë pengesë për planet e tyre të pista, për ndarjen e Kosovës. Ndërhyrjet e Grenellit në mosdurimin e Kurtit, ishin të vrazhdëta dhe hiç diplomatike:
     1) Në takimin e Sigurisë në Mynih, në vend të kryeministrit Kurti, Grenell ftoi politikanin Hoti. Anashkalimi i qëllimshëm i Kurtit, la shije të keqe dhe ua “hapi gojën” PAN-istëve, me argatët e tyre, se “Kurti është i padëshiruar për amerikanët!”
     2) Më 2019, zgjedhjet i fitoi LVV-je dhe bëri koalicionin më të natyrshëm me LDK-në, duke i lënë komplet partitë-banda, meritueshëm, në opozitë. Grenell nuk e duroi këtë aleancë ideale dhe, në bashkëpunim me Hashimin, urdhëroi Isa Mustafën, me klanin e tij, për ta prishur koalicionin e LDK-së me LVV-në, duke i dhënë vetëm një javë afat. Turpshëm e kriminalisht, qeveria numër 1e Kurtit u rrëzua.
Ishte një ndërhyrje skandaloze, jashtë çdo norme dhe etike diplomatike. Ishte një akt i shëmtuar, skajshëm dëmprurës, jo vetëm për LDK-në, por edhe për Kosovën, sepse ishin të vetmet subjekte politike pa trashëgimi kriminale. Intrigimet e Grenellit, sollën 14 shkurtin 2021, fatal për LDK-në, të zbritur në 11 % të votave, meqë edhe Pacolli ishte hisedar në vota!
     3) Grenell organizoi takimin privat në Berlin të Vuçiq, Thaçi, e pranishme edhe Vlorë Çitaku, për të vazhduar me takimet në mes të Thaçit, përfaqësuesit serb Andrea Vuçiq, me praninë e këshilltarit të Thaçit, Bekim Çollakut dhe Vlorë Çitakut. Dihet se temë bosht ka qenë ndarja e Kosovës, për këtë Grenellit i ishin premtuar miliona euro nga Vuçiq dhe jo vetëm dekorata e lartë akorduar atij. Por, asnjëherë nuk janë dhënë më shumë shpjegime nga Vuçiq dhe Thaçi?!
     4) Prapaskenat nga marrëveshjet konspirative, të diskutuara nga Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq, pa asnjë autorizim të institucioneve shtetërore, vite me radhë dhe në veçanti përgjatë vitit 2020, tashmë, janë denoncuar nga vet Grenell. Në mes tyre është marrëveshja për mbylljen e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës.
 
Ujdia Thaçi-Rama-Grenell-Vuçiq, për mbylljen e Gjykatës Speciale dhe largimin e NATO-s nga Kosova
 
“Palët kanë rënë dakord dhe ata po vijnë në Shtëpinë e Bardhë, sepse ne jemi duke i përfunduar negociatat”, – i thotë Grenell – Bruce Schwartz, i Departamentit të Drejtësisë. Ky i fundit e lajmëron prokurorin Jack Smith, i cili shpalli aktakuzën ndaj presidentit Thaçi me shokë, për krime lufte në Kosovë, pikërisht, në rrugëtim, respektivisht, në fluturim e sipër, në Washington D. C., për ta firmosur marrëveshjen e ndarjes të Kosovës.
Presidentët Thaçi dhe Vuçiq, me një guxim të tepëruar dhe unik, përveç mbylljes të Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë, ishin duke negociuar edhe për largimin e trupave të NATO-s nga Kosova! Kjo është një tradhti – sui generis – e të shantazhuarit, me dosje krimesh, Hashim Thaçit.
Richard Grenell, tashmë, agjent legal serbo-rus, sulmon ambasadorin gjerman Jorn Rohde: “Jeni në anën e gabuar të historisë, po përqafoni një fashist si Kurti”. Ai i reagon ambasadorit për vizitën e sekretarës të Mbrojtjes, Siemetje Möller, në Kosovë. Ky shfrim i një urrejtje të papërmbajtshme, kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, jashtë çdo norme diplomatike, është shprehje e një rrugaçërie kulmore.
Dekorimi i ish-emisarit amerikan, Richard Grenell, me – Urdhërin e Flamurit Serb – për “shërbime të dalluara, në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe të marrëdhënieve mes Serbisë dhe SHBA-së”, – flet qartë për rolin e tij, por edhe të Hashim Thaçit, në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës, deri në pazaret për ndarjen e saj!
Vuçiq e vlerëson, madje kulmërisht, Grenellin për: “objektivitet, ndershmëri intelektuale e politike dhe konsistencë!” Edhe sot e gjithë ditën, Grenell kërkon që bashkësia ndërkombëtare t`i bëjë presion Kurtit, që t`i zbatojë ato që premtoi Thaçi”, përkatësisht, dhënien komplet të veriut të Kosovës, në këmbim me marrjen e gjysmës të Preshevës, “deri buzë vijës hekurudhore”. Si dhe, të diskutohet me Serbinë edhe çështja e komplet e Mitrovicës, gjithnjë, marrë së bashku, -në këmbim të lirisë të Hashim Thaçit-!
Grenell nuk e fsheh ujdinë, dakordsimin me presidentin Vuçiq, për lirimin e Thaçit. Dhe, Serbia dëshiron ta këtë një partner si Hashim Thaçi, skajshëm, të shantazhuar, me dosjet numerike e faktike, kryesisht, vrasjen e kundërshtarëve politikë shqiptarë, gjatë dhe pas luftës. Sepse me atë dhe Grenellin Serbia po e realizonte, paqësisht, ndarjen e Kosovës.
93% është ngjyrosur me një gjyrë”, Baton Haxhiu: Demokracia ...
Batoni: “Le ta marrë Serbia Ujëmanin, ne e kemi Liqenin e Kukësit!”
*
Ishte fat i mirë për Kosovën, që Thaçi me shokë shkoi në theqafje. Por, e keqja, rreziku nuk ka kaluar ende, sepse, së fundi, Baton Haxhiu i tij tha: “Lë ta marrë Serbia Liqenin e Ujmanit, ne e kemi Liqenin e Kukësit, nga ku furnizohemi me ujë!” Dhe, batonër të tjerë janë kudo, analistë e banalistë, si Lirim Mehmetaj, Dardan Gashi, Berat Buzhala, Ismail Tasholli, Dardan Molliqaj dhe rrugaçër të tjerë të bollshëm. Në Liqenin e Kukësit, përgjatë verës, ngordhin edhe bretkocat, për mungesë të ujit.
“Kosova ka nevojë përsëri për Thaçin në krye. Dhe, unë do të bëj çmos për ta nxjerrë nga burgu. Jemi në pritje të Trump-it president dhe kjo do të ndodhë”,- deklaron, shpreson dhe beson Grenell. Po këtë pritje dhe besim e ka edhe Vuçiqi me Serbinë e tij fashizoide. Andaj po e prolongon, në pafundësi, dialogun e shpikur dhe të shpifur nga Hashim Thaçi, të proklamuar nga megallomanja Edita Tahiri, e cila, me vite mashtronte, me urdhër të padronit të saj, Thaçi, se “po bëjmë vetëm dialog teknik”, por që rezultoi tërësisht politik.
Deklarata bombë e fundit e Richard Grenellit, se “fitorja bindëse e SNS, ka kontribuar se Vuçiq, ka menaxhuar mirë krizën e krijuar nga lideri ekstremist, Albin Kurti”, është vazhdë e deklaratave serike të tij, të cilat kanë qenë dhe mbetën ogurëzeza për Kosovën tonë. Kjo deklaratë, e cila shpërndanë mjergullënajë në opinion, gjithnjë me qëllime, paraprakisht, mirë të menduara, për ta justifikuar Serbinë dhe presidentin e saj, edhe në veprimet agresive dhe banditeske, siç është ai në Banjskë të Zveçanit, duke e bartur fajësinë tek Kosova dhe kryeministri i saj, Albin Kurti. Padyshim kjo deklaratë është dëshmi e qëndrimeve pro serbe dhe të aleatëve të Serbisë. Tashmë, ka fakte bazike se Grenell është më shumë se këshilltar i presidentit serb, është agjent me peshë i Beogradit.
Kosova t`i kërkojë llogari Francës, për rekrutimin e Thaçit, në shërbim të Serbisë
Kanë kaluar katër muaj nga sulmi terrorist, me shkelje të vrazhdë të sovranitetit, në veriun e Kosovës, respektivisht, në Banjskë të komunës së Zveçanit. Dhe, megjithatë, ende nuk është ndeshkuar Serbia zyrtare, bartëse e drejtëpërdrejtë e terrozizmit në territorin e Kosovës. Përkundrazi, ndodhi e papritura, Kosova u penalizua me sanksione ndërkombëtare, me akuzat e fabrikuara të grenellëve serbë dhe të opozitës PAN-iste të Kosovës, e cila, sabah e aksham, shpif e denigron pozitën aktuale, krejt njëjtë si edhe Serbia!
Shqiptarët e Kosovës janë pykuar, padrejtësisht, para një dileme provokuese e sakatosëse. Ndërkombëtarët, si papagaj, përsërisin dy kërkesat, sa provokative, aq edhe hiç logjike, siç janë Asociacioni dhe faljen e 27 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, të cilat kurrë nuk i ka zotëruar. Për habi, Kishat e këtyre ndërkombëtarëve as oborr nuk kanë, nga porta e kishës dalin në rrugë, pronë publike. Ndërkohë, janë zemërgjerë me faljen e tokave shtetërore kishës. Shembulloj me Kishën sipër qytetit të Istogut, e rrethuar, panevojshëm dhe padrejtësisht, me disa dhjetra hektarë tokë të pashfrytëzuar, pronë publike, shtetërore.
Shqiptarët janë fisnikë. Ata kurrë nuk do të jenë të padrejtë dhe mizorë, siç kanë qenë pushtuesit serbë me ne, shqiptarët. Përndryshe, do të bëheshim si ata. Jemi gadi të pranojmë edhe një Asociacion të dytë, të minoriteteve së bashku me komunat, ku janë shumicë edhe  minoritete tjera jo serbe, madje me një monitorim të përhershëm nga ndërkombëtarët. Por, kurrë një të tillë, siç është ky i hartuar në Beograd dhe Paris.
Kosova duhet t`i kërkojë llogari Francës, pse e rekrutoi agjentin e shantazhuar, me dosje të krimeve, për llogari të saj dhe të Serbisë. Duke qenë i shantazhuar, Thaçi tradhtoi Adheun-Kosovë, nën trysninë e shefit të tij, agjentit të DGSE, Arnaud Demjean, ky i fundit, në koordinim me KFOR-in francez, pranoi boshatisjen e veriut të Kosovës nga shqiptarët. Qëllimi ishte sa i qartë, aq edhe kriminal, spastrimin e shqiptarëve etnik nga trojet e tyre stërgjyshore. Grenelli pranon qëllimet e hershme serbe: “Me presidentin Thaçi dhe Vuçiq, po realizonim ndarjen e Kosovës”!
Hashimi, më 2016, komandoi Gjykatën, për dhënien e pronës publike Manastirit!
Hashim Thaçi, në vitin 2016, komandoi Gjykatën Kushtetuese, respektivisht, zonjat gjyqtare të saj, për dhënien e 27 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit. Presidenti serb Vuçiq, e denoncoi Thaçin, duke treguar në ekranin televiziv, një fletë, me vijëzimin e Hashimit, për një rrugë alternative, drejt Plavës e Gucisë, për në detin Adriatik, e cila i lidhë tri shtete: Kosovë-Shqipëri-Malin e Zi, me devijimin e rrugës klasike ekzistuese prapa 27 hektarëve tokë, rreth Manastirit  në Deçan, duke bllokuar dhe stopuar ndërtimin e saj!
Shoqata e Historianëve, “Ali Hadri”, dega në Deçan, me kryetar historianin Dr. Shkodran Imeri, i ka bërë thirrje drejtësisë, t`i arrestojë zonjat drejtuese të Gjykatës Kushtetuese dhe t`i hetojë, pse iu bashkuan tradhtisë së Thaçit, me vendimin kriminal, për bartjen e 27 hektarëve, nga tokë shtetërore, në pronë kishtare, përkatësisht, faljen Manastirit të Deçanit?! Megjithatë, kjo nuk po ndodhë, sepse pushtetarët kanë frikë të ballafaqohen me të vërtetën, qoftë ajo edhe e hidhur. Problemet nuk zgjidhen me heshtje e retushime. Ashtu si sëmundja, që për t`u shëruar, nganjëherë, kërkon ndërhyrje me bisturi dhe jo kurime anësore.

Kush feston Vitin e Ri në Kosovë, kundër të cilëve stērviten këta fëmijë në xhaminë Mati 1 të Prishtinës?

0
Xhemal Ahmeti
___
A kanë të drejtë xhamitë ta bëjnë këtë? Është shteti përgjegjës për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi apo janë xhamitë përgjegjëse për organizimin e shkollimit obligativ? Kush feston Vitin e Ri në Kosovë, kundër të cilëve stērviten këta fëmijë? Pse një shoqatë private ka të drejtë të abuzoj me fëmijët duke i fut në konflikt me prindët e tyre? Përdoret fëmija në këtë rast si mjet e armë për detyrimin/ manipulimin psikosubtil të prindëve që ata t’i nënshtrohen njē sistemi politik që nuk është kushtetuta e vendit në të cilin jetojnë? Jeni tashmë shtet sheriatesk apo ende udhës? Liria për shqiptarin qenka edhe më zi se çdo robëri e mundshme e historisë: ndryshe nuk shpjegoheät as heshtja e buzarantëve me radius publik.

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe teksti

Letër publike e hoxhës Zekerija Idrizi mikut të tij llapjan, veprimtarit të madh të kombit, Pajazit Jashari

0
Zekerija Idrizi
___
LËVIZJA KOMBËTARE GJITHËSHQIPTARE “FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA”
___
(Letër publike mikut tim llapjan, veprimtarit të madh të kombit, Pajazit Jashari)
___
I nderuar dhe i shumërespektuar mik i imi atdhetar i devotshëm, Pajazit Jashari, ju përshëndes përzemërsisht dhe ju uroj shëndet dhe suksese në Vitin e Ri 2024!
Ju jeni njëri nga themeluesit kryesorë të Lëvizjes së Deçanit për braktisjen e Islamit politik, radikal e fundamentalist bashk me shumë patriotë, ish-luftëtarë, ish të burgosur politikë, intelektualë profilesh të ndryshme dhe shumë bashkatdhetarë të tjerë nga gjitha trojet tona etnike dhe nga e mbarë mërgata jonë gjithandej botës. Mandej ju bashk me veprimtarë të tjerë të devotshëm e transformuat këtë në “Lëvizjen: Feja e shqiptarit është shqiptaria”, ku ju jeni kryetar i degës së saj në Llap. Në esencë, kjo Lëvizje është protestë, mllef, gjëmë, rebelim, erupcion dhe revoltë e shqiptarëve kundër errësirës mesjetare.
Ju lumtë! E kam thënë disa herë, po e përsëris edhe tani: Kjo ndërmarrje dhe aktivitetet tuaja rreth kësaj veprimtarie janë Lëvizje revolucionare dhe kruciale për kauzën tonë kombëtare pas Lëvizjes heroike luftarake të Kryetrimit e Kryeheroit tonë kombëtar, të madhërishmit dhe viganit Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe pas demonstratave tona masovike dhe Lëvizjes për pajtimin e hasmërive dhe gjaqeve në Kosovë viteve të tetëdhjeta e nëntëdhjeta.
Pikërisht për këtë arsye këto janë momentume historike për neve si komb të cilat ne duhet t’i shfrytëzojmë dhe t’i përkrahim fuqimisht drejt realizimit të aspiratave tona për shtet-ndërtim kombëtar, laik-sekular dhe properëndimorë euro-atlantik.
Ju keni qëndruar burrërisht dhe stoikisht përballë shumë fortunave dhe krajatave të jetës, duke qëndruar vertikalisht dhe i pamposhtur edhe në proceset gjyqësore, edhe nëpër burgjet e Sërbisë sllavo-çetnike. Pikërisht në moshën e njomë 17 vjeçare ju ikët triumfalisht dhe në mënyrë të paprecedent nga burgu më famëkeq i Golli Otokut duke kaluar me not detin për të kaluar në Kroaci dhe Itali dhe e shpëtuat në burg legjendarin e kombit Adem Demaçi nga likuidimi banditesk shkinor.
I nderuar Pajazit, ju do të qëndroni burrërisht dhe idealisht edhe në ballë të kësaj Lëvizjeje kombëtare, duke i luftuar mbeturinat radikale e fundamentaliste të Islamit politik.
Kjo është një detyrë e jona sa madhore aq edhe emergjente dhe akute, për arsye Islami politik e fundamentalist është një kancer vdekjeprurës në organizmin tonë. iliro-dardano-arbëror, i cili po synon të rrënojë e përdhosë vlerat tona më kruciale kombëtare. Ata synojnë të përmbysin sekularitetin dhe laicitetin e shteteteve tona dhe të instalojnë në qeverisje sheriatin dhe kalifatin Islamik. Nuk tolerohen dot fyerjet dhe nënçmimet që ata i bëjnë simboleve, Flamurit Kuq e Zi, datave e ngjarjeve historike dhe personaliteteve tona markante kombëtare.
Këtë synim nuk do ta lejojmë kurrsesi të realizohet. Sharrat e tyre do të hasin në gozhdë dhe do t’i thyejnë turinjtë përballë grushtin të fuqishëm gjithëshqiptar.
Vëlla Pajazit, siç e dijmë ne dyt, prindërit dhe stërgjyshërit tanë kishin një besim e fe shumë paqësore, të qetë dhe në përputhje me kodet dhe zakonet tona kombëtare. Ata fenë nuk e përzienin me politikën kombëtare. Ata, si dje, ashtu edhe sot, praktikojnë mësimet tradicionale e jashtëmase tolerante të mezëhebit hanefij. Pra, feja islame te ne kishte një imazh paqedashës evropian në përkim me shqiptarizmin. Problemet filluan pas përfundimit të luftës shqiptaro-serbe. Kësokohe filluan të depërtojnë dhe të veprojnë grupime radikale fundamentalistësh myslimanë, duke shkaktuar tollovi, rrëmujë dhe përçarje midis nesh. Pajazit, vëlla, nuk ka dilemë që këta për propagandat e tyre paguhen me mjete të majme nga qarqe serbo-ruse dhe turko-arabe. Komplet veprimtaria e tyre çon ujë në mulli të pansllavizmit, në dëm të kauzës sonë kombëtare.
Vëlla Pajazit, ju do të keni edhe shumë tubime të tjera gjithandej atdheut dhe mërgatës sonë, veçanërisht në Frankfurt të Gjermanisë këtë muaj.
Natyrisht që është domosdoshmëri kohe masovizimi i kësaj Lëvizjeje kombëtare, që të shkëlqejë dhe rezatojë dritë ndër breza e shekuj në SHQIPTARI, në mënyrë të veçantë deri në ribashkimin e trojeve tona etnike nën ombrellën e SHQIPËRISË ETNIKE.
Ky është kryeideali ynë më madhor kombëtar gjithëshqiptar.
Gëzuar Vitin e Ri 2024!
ZOTI E BEKOFTË KËTË LËVIZJE!
ZOTI I BEKOFTË SHQIPTARËT!
ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË NATYRALE!
Me respekt të thellë, idealisht, miqësisht dhe vëllezërisht:
Berlin/Shkup

Fillim i mbarë i vitit të ri

0

Florim Zeqa

Pritja e ndërrimit të motmoteve, siq jemi mësuar ta quajmë kalimin në Vitin e Ri kalendarik, në vitin e ri në vendlindje është një ndjenjë e mirë dhe kënaqësi e veçantë për secilin bashkatdhetarë që jeton në emigrim.

Ndriçimi natën e Vitit të Ri, meritë e pushtetarëve 

Shkëmbimi i urimeve  në natën e ndërrimit të motmoteve me familjarët, miqët dhe dashamirët është ndjenjë e mirë dhe kënaqësi shpirtërore, është shpresë për ardhmëri, motivim për fillim të mbarë në Vitin e Ri.

Të gjithë i kemi synimet dhe projeksionet tona personale dhe shoqërore për vitin 2024, ku secili në mënyrën e tij e ëndërron të ardhmen e tij të ndritshme.

Përderisa politikanët e ëndërrojnë mbajtjen apo marrjen e pushtetit, qytetarët e projektojnë të ardhmen e tyre në shtetin e Kosovës, kurse mërgimtarët e ëndërrojnë riatdhetsimin e tyre në vendlindje.

Përderisa mërgimtarët e rinjë e projektojnë kthimin në vendlindje përmes hapjes së ndonjë biznesi të vogël familjarë, mërgimtarët e viteve të ’90-ta e ëndërrojnë kthimin në shtëpitë e tyre, në tokat dhe pronat e baballarëve të tyre.

Ndriçimi me energji elektrike gjatë natës së Vitit të Ri ngjalli shpresë dhe besim për mërgimtarët dhe nxiti energji pozitive për qytetarët për të jetuar dhe vepruar në vendin për të cilin pritën gjatë dhe sakrifikuan shumë për lirinë e këtij vendi.

Ky është një hap i vogël por shumë pozitivë i pushtetarëve aktualë, i cili duhet të vazhdohet me hapa të tjerë akoma më gjigant me forcimin e sistemit të drejtësisë, gjegjësisht barazisë sociale dhe respektimit të qytetarëve pavarësisht ngjyrimeve partiake.

Ky është çelësi i arritjes së suksesit të kësaj qeverie, në të kundërtën, mund të kthehet në thyerje të shpresave të qytetarëve dhe dëshprim të mërgimtarëve të cilët më padurim e presin kthimin në vendlindje. 

Meqë ky është shkrimi i parë në vitin 2024, urojë që ky fillim i mbarë i Vitit të Ri 2024, të jetë motivim pozitiv dhe shpresë për një të ardhme të sigurtë dhe të ndritshme në Republikën e Kosovës, në shtetin më të ri në Ballkan dhe më të pasur në Evropën Juglindore.

Zot bekoje Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj!

Intervistë e “Mirëmëngjesi Kosovë” me autorin e librit “Intervistë e papërfunduar me Hasan Mekulin dhe intervista të tjera nga Sanxhaku, Plava e Gucia” (Video)

0

Bajram Kabashi – autor i librit – Mirëmëngjesi Kosovë 30.12.2023 (youtube.com)

Une, Bajram Kabashi, duke e përshëndetur Lendita Mekulin, vajzën e Hasan Mekulit

Astrit Mekuli, i biri i Hasan Mekulit …

____

Po e ndaj me lexuesit një koment të ekspertit të shkencave psikologjike-ushtarake Aurel Dasaretit rreth kësaj interviste që ma kishte shkruar në e-mail me 7 janar 2024, pasi e kishte parë videon:

Përshëndetje Gjergj,

Kam qenë disa ditë në U…, prandaj nuk munda të paraqitem.

Ti je gazetar profesionist, i pavarur dhe atdhetar i vërtet, dhe ndjenjat tua (emocionet) janë ndryshe nga ata “gazetarë” të vetëshpallur, gjysmë analfabetë e të shitur – që llomotitin apo shkarravitin. Dhe, rastet kur rrjedhin lot janë gjithashtu krejtësisht normale…

Shëndet të pashtershëm për ty dhe familjes tënde shumë të respektuar.

Çdo të mirë në jetë…

Aureli  

Shënimi im: Aurel Dasareti

Kosova edhe me koncerte në sheshe priti gëzuar Vitin e Ri të çerek shekulli Liri e 16 vjet Pavarësi

Nga Behlul JASHARI

PRISHTINË, 1 Janar 2024/ Kosova priti gëzuar Vitin e Ri 2024 të çerek shekulli Liri e 16 vjet Pavarësi, i cili që nga dita e parë kosovarëve u solli liberalizimin e vizave të shumëpritur.

 Viti i Ri 2024 në Kosovë u prit si tradicionalisht në liri edhe me koncerte në sheshe e plot njerëz në festë.

 Pritja në sheshe e ndërrimit të moteve është tradicionale që nga viiti i madh i lirisë së Kosovës, 1999, kur në mbrëmjen e 31 dhjetorit qinda mija njerëz për herë të parë të lirë ishin në sheshet kryesore të Prishtinës e të qyteteve tjera kosovare në pritjen e Vitit të Ri 2000.

“Afro 100 000 qytetarë e pritën Vitin e Ri në sheshet e Prishtinës”, ishte titulli i raportimit që kam bërë për ATSH-në në 1 janar 2000, ku theksohej se, “Kryeqyteti i Kosovës, që festoi Vitin e Ri për herë të parë në liri,ishte një nga pesë qytetet e botës prej nga qendrat më të mëdha televizivebënë transmetime të drejtpërdrejta”.

Ndërsa “Në robëri pritet veç festa e lirisë” dhe “Shpresë se s’ndërrojnë veç vitet” ishin raportimet që bëja nga Kosova në fundvitet e para 1999-ës, në vitet e shtetrrethimeve ushtarako-policore, luftës, masakrave, spastrimit etnik e gjenocidit kundër shqiptarëve.

Në 2024-tën festohet 25 vjetori i  Ditës së Lirisë – 12 Qershorit 1999 kur nisi të hyjë në Kosovë  NATO – forca ushtarake më e madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga kolona e tankeve të para të NATO-s që hynte në Kosovë raportoja për ATSH-në –  Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë dhe për Radio Televizionin Shqiptar…

Kosova Shtet me Pavarësinë e shpallur në 17 Shkurtin historik 2008, 15 vjet pas – në 2023-tën me  Buxhetin për Mbrojtje – Ushtrinë e vet arriti nivelin e kritereve për shtetet anëtare të NATO-s dhe kjo është ngjarje e vitit.

LAJMI IM TE ATSH I 1 JANARIT 2000:

Afro 100 000 qytetarë e pritën Vitin e Ri në sheshet e Prishtinës

PRISHTINE, 1 janar /ATSH- B. Jashari/ – Afro 100 000 qytetarë nëPrishtinë e pritën Vitin e Ri në sheshe dhe rrugët e mbushura me borë nëshoqërinë e koncerteve dhe programe të ndryshme festive.Kryeqyteti i Kosovës, që festoi Vitin e Ri për herë të parë në liri,ishte një nga pesë qytetet e botës prej nga qendrat më të mëdha televizivebënë transmetime të drejtpërdrejta.Një mesazh solidariteti, me kërkesën për lirimin sa më të shpejtë të7 000 djemve dhe vajzave kosovare, që vazhdojnë të mbahen peng në burgjet eSerbisë, u lexua në sheshin kryesor “Nënë Tereza” të Prishtinës./dast/  

http://www.hri.org/news/balkans/ata/2000/00-01-01.ata.html

[02] Some 100 000 citizens welcome New Year on Prishtine Squares

PRISHTINE, January 1 (ATA)-By B. Jashari, Nearly 100 000 citizens of Prishtine received the New Year on snow covered squares and streets in the company of various festive concerts and programmes.

The capital of Kosova, which celebrated the New Year for the first time in freedom, was one of the five cities of the world from which the biggest TV centers carried live broadcasts.

A message of solidarity, appealing for the rapid release of 7 000 Kosovar sons and daughters, who continue to be held hostage in Serbia’s prisons, was read at the main square “Mother Teresa” of Prishtine. /dast/lm/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency

Presidentja e Republikës së Kosovës viziton Policinë e Kosovës në prag të Vitit të Ri 

0

Prishtinë, 31 dhjetor 2023  

Siç ju kemi njoftuar përmes një komunikate zyrtare Policia e Kosovës për vitin e ri është e angazhuar me plan konkret operativ për ruajtjen e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme. 

Forhåndsvisning av bilde

Festat e fund vitit kryesisht kremtohen në ambientet më të ngrohta familjare dhe shoqërore, por sikurse ç’do vit zyrtarët e Policisë e Kosovës janë në kryerje të detyrës, duke u angazhuar për të garantuar rendin, qetësinë dhe sigurinë publike. 

Forhåndsvisning av bildePër t’i mbështetur dhe motivuar për punën  e palodhshme, sot zyrtarët policor në stacionin policor Qendra në Rajonin e Prishtinës i vizitoi Presidentja e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e saj, zonja Vjosa Osmani. 

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë vizitë Policisë së Kosovës e Para e Shtetit u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë kolonel Gazmend Hoxha  dhe drejtori rajonal i Prishtinës. Në pritje të Presidentes ishte edhe ministri i MPB-së z. Xhelal Sfeqla me zëvendësministrin z. Blerim Gashani. 

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja vizitoi edhe Drejtorinë rajonale të Policisë në Prishtinë, qendrën operative komunikuese, si dhe bashkë me ministrin e MPB-së, zëvendësministrin, drejtorin e Përgjithshëm dhe drejtorin rajonal, vizituan në kryeqytet edhe zyrtarët policor që po punojnë sipas planit operativ për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë festave dhe vitit të ri.  

Forhåndsvisning av bildeQëllimi i kësaj vizite ishte për të ndarë disa momente me eprorët dhe zyrtarët policor në detyrë, për t’i falënderuar për punën e tyre, si dhe për t’i inkurajuar në përmbushjen e  mëtejme të detyrave dhe përgjegjësive në mënyre profesionale në shërbim të vendit dhe qytetarëve. 

Forhåndsvisning av bildeMe këtë rast po ashtu u shkëmbyen edhe dëshirat dhe urimet më të mira për Vitin e Ri! 

Forhåndsvisning av bilde