Kreu Blog Faqe 908

Rrjedha e plotë e promovimit të librit “Intervistë e papërfunduar me Hasan Mekulin dhe intervista të tjera nga Sanxhaku, Plava e Gucia” (Video)

0

Me 29 dhjetor 2023 në Institutin Albanologjik të Prishtinës u bë promovimi i librit të Bajram Kabashit, “Intervistë e papërfunduar me Hasan Mekulin dhe intervista të tjera nga Sanxhaku, Plava e Gucia” të autorit Bajram Kabashi. Libri i ka 487 faqe dhe 152 faqe i zë intervista me Profesor Mekulin. Ndër të Intervistuarit për libër, ku fillohet me kryesorin Hasan Mekuli, janë edhe shkrimtari i madh nga Gucia, Zuvdi Hoxhiq-Berisha, Harun Haxhiqi, filozofi Shefket Krciq, Sulejman Uglanin, Shefket Hukiq, Rexhp Shkreli, Ismet Azizi, Ali Daci, Binak Ulaj, Amina Nuraj, Sajma Hasanoviq, Tarik Zahitoviq etj.

Autori i librit, Bajram Kabashi …

Autori i librit duke ia dhënë librin Lendita Mekulit, vajzës së Profesor Hasan Mekulit

Autori i librit me Zeqir Bekollin

Libri e përbën një tërësi unike në shtjellimin e tematikës së Sanxhakut (Mbasbjeshkës), sikurse edhe të krahinës së Plavës e Gucisë.

I biri i Profesor Hasan Mekulit, Astrit Mekuli

Ja videoja e plotë nga përurimi i 29 dhjetorit 2023:

PROMOVIMI I LIBRIT TE BAJRAM KABASHI 29 .12. 2023 (youtube.com)

Për braktisjen e fesë islame u mbajt takimi i radhës në Hotelin Grand-Prishtinë 

0

 

Shkruan Asllan Dibrani  

Nisma e Deçanit ishte një shkëndijë që nxiti dhe  ndezi alarmin për këtë rrezik dhe mobilizoi atdhetarët shqiptarë kudo që janë në trojet tona. Për braktisjen e fesë islame u mbajt  takimi i radhës më 27 dhjetor 2023 në Hotelin Grand Prishtinë  

Pamje nga takimi i radhës  si pjesëmarrës të takimit intelektual ,artist. ish të burgosur politik ,gazetar ,dhe shumë veprimtar  të Lëvizjes  te radhitur në mbrojtjen  e kombit dhe vlerave te tij  nga ekstremizmi  islamik radikal dhe  politik! 

Forhåndsvisning av bilde

Kjo Lëvizje  mbajti shume takime  , dha shume kumtesa  ,intervista  debate   dhe prononcime  lidhur me  fenomenin “ Islamizmi  fetar  rrezik  i Kombit” ,prandaj në saje të kësaj nisme  u mbajt edhe takimi  i radhës  në hotelin Grand në  Prishtinë,  ku ishte  një sallë  shumë   e vogël për ti nxënë të  interesuarit edhe se organizatoret janë  munduar  qe  vetëm një  numër te  vogël ta ftojnë dhe ta lejojnë  në takim për shkak te sallës.  

Forhåndsvisning av bilde

Ekstremizmi  fetar  islamik qe veproj  lirshëm qe disa vite  nxiti  formimin e Iniciativës  qytetare në Deçan, për braktisjen e këtij fenomeni aq brutal e  ekstrem kundër vlerave tona  kombëtare!!! 

-Lëvizja qytetare e  braktisjes së fesë islame  ka lindur pikërisht  si kundër ofensive e ekstremit islamik  më qellim qe të mbrojnë, ruajnë familjen, shoqërinë, vlerat kombëtare dhe njerëzore shqiptare  nga kjo ideologji e keqe, qe ne mënyrë klasike po e shtrinë ligjin e sheriatit në vend, dhe manipulimin e të rinjve dhe të rejave drejt përshkallëzimit  te ç ‘thurjes nga kultura jonë kombëtare!?.  

Forhåndsvisning av bilde

-Ideologji qe nuk njeh komb, flamur e atdhe duhet braktisur ,gjykuar dhe demaskuar sa më parë nga trojet tona qe ka ardhur përmes  forcave antikombëtare përmes shteteve aleate Rusisë ,Serbisë dhe shteteve islamike qe nuk  e njohin  Kosovën si shtet, as si etni duke    

fyer emblemat me eminente te kombit tonë heroik.   

Takimin e  hapi njeri nga themeluesi e Lëvizjes për Braktisjen Vullnetare të Islamit, Vesel Lekaj. 

Pamje  e zotit Vesel Lekaj  

Ai pran të pranishmeve  e mbajti një ligjëratë  me temën  “Identiteti kombëtar në rrezik nga Ekstremizmi islamik” 

 Themeluesi i Lëvizjes për “Braktisjen Vullnetare të Islamit”, Vesel Lekaj, foli mbi atë që po ndodh në Kosovë, mbas themelimit te “Lëvizjes për Braktisjen Vullnetare të Islamit në Kosovë” e cila synon braktisjen vullnetare nga feja islame që ka në fokus konsolidimin e shqiptarizmit. Ai ma tutje  u shpreh se ditën e sotme u thirrën aktivistë pjesëmarrës të nismës së Deçanit, ku qëllimi ishte të konsultoheshin për hapat e dhe organizimin e  mëtejshëm te kësaj Lëvizje si gjithëkombëtare për ti mbrojtur dhe kultivuar  vlerat tona. 

Takimi konfirmoi nismën e Deçanit, veçse kjo çështje që ka filluar duhet të mbulojë gjithë territorin e Kosovës, për vlerat tona dhe tha se ne nuk mund të lejojmë që identiteti kombëtar të rrezikohet. Për ne të rrezikshme janë dy fenomene që janë paraqitur tek ne, feja myslimane dhe ortodoksimi serb përfundoj nder te tjera zoti Vesel Lekaj . 

Fjalën e morën edhe disa të pranishëm qe kishin dhënë kontribute të më hershme në fushën   kombëtare, tani me theks të veçante duke e mbrojtur vendin nga këto forca shumë primitive antikombëtare të financuara nga jashtë. 

“Kjo nismë ishte një kambanë e fuqishme ndërgjegjeje, por tepër e vonuar, për të zgjuar popullin nga kjo agoni, në të cilën e ka katandisur propaganda e këtyre forcave islamike radikale.  

Pushteti në Kosovë dhe organet kompetente po edhe Partitë politike janë strukur dhe po heshtin pran një fenomeni destriktiv ekstremist, radikal dhe shumë antikombëtar ,prandaj  i ftojmë  qe sa me parë të jenë pran popullit dhe vlerave tona  kombëtare,sepse këto forca antikombëtare  lirisht mund te krahasohen me pasoja baras me luftën frontale qe kishim  direkt me Serbinë. 

Viti i ri 2024 të jetë fillimi i njohjes ndërkombëtare të gjenocidit kundër shqiptarëve në Kosovë!

0

Të dashur shqiptarë, 

Dy dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës miratuan rezolutën lidhur me gjenocidin që Serbia kreu kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë periudhës 1998-1999. 

Nga ky aspekt, viti 2019 shënon një kthesë të rëndësishme, sepse krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë zyrtarisht përkufizohen si gjenocid. 

Ajo që është shpresëdhënëse, kjo rezolutë shpreh vendosmërinë e institucionit ligjvënës të Kosovës, që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme në rrafshin ndërkombëtar dhe atë kombëtar, me qëllim që të sigurohet ndëshkimi i atyre që kanë planifikuar, që kanë kryer apo që kanë nxitur të kryhet gjenocidi. 

Më 16 nëntor 2022, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” i është drejtuar institucioneve të Kosovës me një kërkesë që, lulëkuqja me katër petale, të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë. 

Kjo nismë hasi në përkrahje të jashtëzakonshme të intelektualëve të shquar të hapësirës mbarëkombëtare (personaliteteve të kulturës, artit, shkencës dhe sportit); të institucioneve shkencore; udhëheqës partish politike; deputetë të Kuvendit të Kosovës; shoqata anekënd globit tokësor etj. Në nivel të pushtetit lokal, asambletë e 21 komunave të Kosovës e miratuan pothuajse në mënyrë unanime që lulëkuqja me katër petale, të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë. 

Duke u përballur me mohimin e vazhdueshëm të gjenocidit nga ana e shtetit serb, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” do të vazhdojë me angazhimet e veta me qëllim që e vërteta për gjenocidin kundër shqiptarëve në Kosovë të pranohet botërisht. 

Vetëm duke u angazhuar për të ngadhënjyer drejtësia për të gjitha viktimat e gjenocidit, për ata mijëra fëmijë, gra, pleq, plaka dhe shqiptarë të të gjitha moshave që u vranë mizorisht nga forcat e armatosura të Serbisë, për ato dhjetëra mijëra femra shqiptare të përdhunuara seksualisht dhe për poshtërimet që u janë bërë rreth 1 milion shqiptarëve të dëbuar nga vatrat e tyre, ne mund t’i urojmë njëri-tjetrit një vit të ri të përpjekjes për të mbyllur plagën e gjenocidit që kullon gjak, dhembje dhe vuajtje të qindra mijëra familjeve shqiptare. 

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” ju uron Vitin e Ri 2024, me shpresë që angazhimet tona individuale dhe kolektive të kurorëzohen me rezultate pozitive në përpjekjet për të ngadhënjyer drejtësia. 

Gjenevë, 31 dhjetor 2023 

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” 

Liburn Mehmetaj u zgjodh Gjykatës në Gjykatën e Lartë të Apelit në Gjenevë – Zvicër 

0

Nexhmije Mehmetaj 

Brezi i ri i shqiptarëve në Zvicër po dëshmojnë gjithnjë e më shumë se vetëm me dije dhe punë mund të jenë pjesë e institucioneve më të rëndësishme në atdheun e tyre të dytë. 

Kjo u vërtetua së fundmi nga Avokati Liburn Mehmetaj i cili më 23. 11. 2023 u zgjodh gjykatës në Gjykatën e Lartë të Apelit në Gjenevë. Kjo është një pozitë e rëndësishme në sistemin ligjor të Zvicrës dhe është një prej instancave më të larta gjyqësore në vend. 

Ai ka arritur në këtë pozicion pas një rrugëtimi të suksesshëm arsimor dhe profesional në Zvicër dhe jashtë saj. 

Liburn Mehmetaj ka përfunduar studimet në Universitetin e Friburgut, Fakultetin e Drejtësisë duke marrë gradën  Bachelor dhe Master. Në vitin 2013 ka mbaruar studimet e avokaturës në Gjenevë merr titullin Avokat. Më pas, ai ka fituar bursën Fulbright për të u specializuar në të drejtën mjedisore në Universitetin e Kalifornisë, Los-Angjelos (SHBA) në vitin 2020. Kjo tregon përkushtimin e tij duke përfunduar të gjitha studimet me sukses më të lartë. 

Në Gjenevë punoi avokat nga viti 2014 deri në 2022 në një kompani të madhe avokatësh. Aktualisht është partner në firmën Walder Wyss SA dhe gjyqtar në Gjykatën e Lartë në Gjenevë. 

Liburni jep kontributin e tij edhe si kryetar i Lidhjes së Arsimtareve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër si dhe kryetar i Këshillit Kantonal të LAPSH në Gjenevë. Është i martuar me Besartën dhe kanë dy fëmijë, Olta dhe Noli. 

Liburni ka lindur në Prishtinë më 05. 01.1991, dhe emigroi në Zvicër së bashku me prindër në moshën 2 vjeçare, për t’i shpëtuar persekutimeve të pushtuesve serbë. Babai i tij Nezir Mehmetaj (jurist) ishte dy herë i dënuar politik dhe ka vuajtur dënimin prej 8 vitesh. Nëna e tij, Nexhmije Mehmetaj, prof e Gjuhës shqipe ka punuar në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, e larguar nga procesi arsimor për shkak të burgosjes së bashkëshortit të saj. Ndërsa në Zvicër ka punuar mësuese e mësimit plotësues të gjuhës shqipe pranë LAPSH në kantonin Jura për 30 vite. 

Gjenevë, 29.12. 2023 

Të premtën, më 29 dhjetor , në Institutin Albanologjik të Prishtinës u promovua libri më i ri i Bajram Kabashit

2
Nga Agim Muhaxheri
Autori i 6 librave, publicisti i njohur Bajram Kabashi, i cili rron në Osllo të Norvegjisë, sot në orët e mëgjesit i dha një intervistë ekskluzive kanalit televiziv – RTK-së për librin e tij të ri, të promovuar një ditë mëheret – “Intervistë e papërfunduar me Hasan Mekulin dhe intervista të tjera nga Sanxhaku, Plava e Gucia”.

Foli edhe për dy librat e tij “Rilindja, përkushtim e trishtim (1982 – 1999”, i ribotuar në Prishtinë, më 2020 dhe “Riislamizimi rreziku i radhës…” (2023).

No description available.

Pamje nga intervista që e dha sot Bajram Kabashi , e shtunë me 30 dhjetor 2023 , në programin e mëngjesit të RTK-së.

Për librin e parë që ka në ballinë luftëtarët me plisa të bardhë të Shaban Palluzhës, i promovuar në katin e dytë të Institutit Albanologjik, pati interesim të madh, kryesisht nga elita e krijuesve letrarë dhe politologë… Opinionet e tyre për librin i dhanë shkrimtari Nazmi Rrahmani, studiuesi i letërsisë dr. Isak Shema, politilogu dr. Nexhmedin Spahiu, Demë Fetaj, Zeqir Beholli, kryetari i Shoqatës Kosova për Sanxhakun, Ismet Azizi, bija e Hasan Mekulit, Lendita Mekuli (e shoqëruar me vëllain e saj Astritin), Binak Ulaj… Seancën e promovimit e drejtoi kolegu ynë nga ish- gazeta “Rilindja”, Zeqir Bekolli. Aty ishin të pranishëm ish- gazetarët e “Rilindjes”, Igballe Rexha, Fadil Gashi (sot redaktor i Radio Kosovës), miqtë e mi, aktori e regjisori Ilir Kabashi, psikologu Ruzhdi Gashi…

No description available.

Shkrimtari i njohur Nazmi Rrahmani, duke folur …

No description available.

Lendita Mekuli, vajza e Hasan Mekulit, duke folur në promovim…

Nazmi Rrahmani e vlerësoi lartë figurën e profesorit të letërsisë botërore e asaj jugosllave, Hasan Mekulin, i cili, për çështje kombëtare, nuk ka lëshue pe.

– Sanxhaku e Kosova janë një trup që kanë një shpirt. Plava e Gucia janë personifikim i Hasan Mekulit, tha Isak Shema.

No description available.

Regjisori Ilir Kabashi dhe redaktori i RTK, Fadil Gashi, duke e përcjellë promovimin

No description available.

Gazetarja Igballe Rexha…

Nexhmedin Spahiu tha për Bajram Kabashin, se ky gazetar e futi ‘thellë pllugun’ për çështjen kombëtare jo vetëm në Kosovë, por edhe përtej gardhit, në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni…

Spahiu propozoi që t’u ngriten shtatoret Esad e Hasan Mekulit – në hapsirat e Akademisë së Shkencave e të Arteve të Kosovës.

– Kam kujtime të këndshme me profesorin tim Hasan Mekulin, shprehet Kabashi.

– Mekuli ka qenë një armik i përbetuar i primitivizmit, i patriotizmit naiv dhe i vetëkënaqësisë, andaj pasi jepte shumë, edhe kërkonte shumë, tërhoqi vërejtjen autori.

Shumë fjalë edhe për Sanxhakun, Pazarin e Ri, shqiptarët e këtushëm, të Masbjeshkës – të asimiluar, të cilët sot flasin boshnjakisht.

No description available.

Profesori Isak Shema, recenzent i librit dhe njëherit mik i madh i Profesorit të ndjerë Hasan Mekuli.

No description available.

Në foto: Bajram Kabashi, Zeqir Bekolli dhe Profesor Isak Shema

Gjithashtu Kabashi flet për ofshamën e Zuvdi Hoxhiqit – Berishës:

Zemra ime flet në gjuhën tjetër.

Shkrimi i parë në librin e Kabashit nis me recenzentin Agim Morinën, mjeshtrin e gazetarisë që rron në Londër të Anglisë. Shkrimi i tij brilant titullohet “Libër dëshmish të dhembshme dhe krenare”. Morina i përmend emrat, personazhet me të cilët bëri intervista Kabashi:

Zuvdi Hoxhiqin, Sulejman Uglaninin, Shefket Hukliqin, Harun Haxhiqin, Shefket Kërciqin, Amira Nurajn, Sajma Hasanoviqin, Ali Dacin, Agim Berdynajn, Binak Ulajn, Rexhep Shkrelin, Ismet Azizin, Nexhmedin Spahiun, Tahir Zahitoviqin dhe të tjerë.

Pas promovimit, tek sa pinim kafe në “Aurora” përballë Radio Kosovës Bajrami shpreh zemërimin. Thotë:

Qysh breee askush nga gazetarët nuk erdhi ta ndjek promovimin!

– O Bajram djali, çka jam unë këtu. A s’po të mbushi sy si gazetar, a? Unë jam vetë i 20-ti gazetar! Le të vijnë një autobus me gazetarë, të gjithë i lë në gjumë, bëj shaka me mikun e kolegun tim Bajram Kabashin.

No description available.
No description available.

Një ndejë në një restorant të Prishtinës me autorin e librit…, pas promovimit të tij.

Gëzuar muza ime 

0

 Sinan Kastrati, Suedi

Hyjneshës së Dyrrahut 

 Gëzuar muza ime 

 Prozë poetike 

 E njoha njëherë një femër 

I shkruajta: 

-Po ta dërgoj një lule dhe … 

Një përqafim 

-Gjithashtu, më buzëqeshi 

-Sa e mirë je 

Iku me erën e luleve e valët e detit 

Fluturoj në Dyrrah, Apolloni, në Olimp, në Venedik e në Voskopojë 

-Jam poete 

Nuk munda të flas e as ta përqafoj 

Ta kap për flok 

Ta puth në ballë e në … faqe 

Natën në ëndërr e pash  

Më buzëqeshi  

Ishte hyjneshë, zanë mali e orë 

Iku bashkë me ëndërrën 

Më iku 

Nuk munda ta ndali  

Ta kap për beli 

E ta puth në ballë 

Malmö, 30 dhjetor 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Viti 2024 me Alternativë të Re politike!

0

Florim Zeqa

A shtu siç hymë në vitin 2023, edhe po e lëmë pas, si një nga vitet më të mbrapshta pas pavarësisë, me thyerje të mëdha shpirtërore për mosrealizimin e shumë premtimeve nga pushtetarët, siç ishin hapja e vendeve të punës, përmirësimin e sistemit të drejtësisë, atij shëndetësor dhe arsimor,  luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e shumë premtimeve tjera elektorale. 

Ëndrrat e venitura të qytetarëve 

Pra, edhe në këtë vit, sikurse në vitet paraprake, oligarkët e pushtetit u përkujdesën për veten e tyre, pasurimin e pafundmë nga zhvatja e buxhetit të shtetit. Rritja e varfërisë është duke e shtuar rrezikun e shpërthimit të “bombës” sociale, e cila mund ta sjellë vendin në një situatë të paparashikuar politike, ku shteti mund të shndërrohet në një arenë përleshjesh frontale mes qytetarëve të pakënaqur dhe pushtetarëve.

Me nivelin aktual të zhvillimit ekonomik, mungesës së përspektivës, pasigurisë për jetë dhe paaftësisë së qeverisjes së vendit, jo vetëm brezi i ri, por të gjitha shtresat e popullsisë synim e kanë ikjen nga vendi me resurse të pasura natyrore dhe pasuri marramendëse nëntokësore.

Aq e pashpresë dhe e padurueshme është bërë jeta e qytetarëve në këtë vend, saqë jo një “bombë” sociale, por një bombë atomike duket të jetë e pamjaftueshme për ta larguar këtë klasë të shëmtuar kusarësh nga skena politike!

Edhe me ndryshimet e fundit politike, pushtetarët aktualë po na e bëjnë me dije që në Kosovë nuk ka vend për njerëzit e ndershëm dhe atdhetarë, për ne që nuk jemi pjesë e klaneve të politikës dhe parapolitikës, për ne që mendojmë ndryshe, për ne që e duam Kosovën me shpirtë e me zemër, na kanë mbetur vetëm dy rrugë: t’i detyrojmë këto klane mafioze të largohen nga skena politike, ose populli i ndershëm do t’i mbledhë plaçkat për të ikur përgjithmonë nga ky vend.

Politikanët e papërgjegjshëm Kosovën nga një vendi i shpresës dhe i ardhmërisë e kanë kthyer në një vend ku ëndrrat shndërrohen në iluzione, ku shpresat vdesin akoma pa lindur, ku vdekja të shoqëron gjithkund dhe në çdo hap të jetës.

Shqiptarët e Kosovës në të kaluarën e afërt që identifikoheshin me heroizmin, trimërinë, krenarinë, atdhedashurinë, solidaritetin, humanizmin dhe tolerancën, sot janë kthyer në njerëz që urrejnë njëri-tjetrin, nga besnikë në tradhtarë, nga besimtarë në fanatikë fetarë, nga politikanë në biznesmenë matrapazë, nga mbrojtës të pasurisë shoqërore në shkatërrues të ardhmërisë!

Nëse deri dje morali njerëzor ishte vlera absolute e shoqërisë sonë, sot maskarallëku dhe poshtërimi njerëzor e kanë njollosur imazhin dhe e kanë mjegulluar të ardhmen e shoqërisë sonë. 

Zëri i ndërgjegjes kombëtare thërret 

Aq e rëndë dhe e padurueshme është bërë jeta e qytetarëve në vendin për të cilin sakrifikuan gjatë, saqë, secili qytetar i lutet Zotit për largimin pa kthim nga vendi i bekuar, i larë me gjak ndër shekuj.

Ata që ikin nga vendi, ikin duke mallkuar tokën që i rriti, shkaku i një grushti të vogël kusarësh politikë, që ua thyen të gjitha shpresat për jetë në vendin e tyre.

Andaj, zëri i ndërgjegjes kombëtare thërret si kushtrim në ndërgjegjen e atdhetarëve me gjak të pastër kombëtarë, për bashkim të mendjeve dhe zemrave edhe një herë sikurse në fillim të viteve të ’90-ta, për ta nxjerrë Kosovën nga kthetrat e uzurpatorëve, matrapazëve dhe zhvatësve të buxhetit të shtetit, nga rrënuesit e vlerave dhe traditave tona kombëtare.

Ardhja në pushtet e një Alternative të Re politike, e një klase të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijonte kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie qytetare. Pothuajse çdo gjë është bërë e padurueshme në vendin tonë, mirëpo edhe durimit qytetar i ka ardhur fundi nga padrejtësitë dhe prapësitë e shumta politike.

Shteti i ri për dikë është bërë “nënë e për dikë tjetër njerkë”, siç thotë populli, dikujt i mundësoi t’i ketë të gjitha të mirat e kësaj bote, e dikujt tjetër asgjë, Kosova u bë parajsë për pushtetarët, u shndërrua në ferr për qytetarët!

“Të gjithë bashkë kundër së keqës”, duhet të jetë slogan i fuqishëm i vitit 2024, i bashkimit në luftën për ndryshim, mobilizim i përgjithshëm i popullatës pa dallime partiake, ideologjike apo fetare.

Kjo është mundur të arrihet me unitet dhe forcë për ndryshime pozitive, me solidaritet, humanizëm dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit. Të mos mbetemi edhe më tutje robër të politikave të papërgjegjshme të grupeve të interesit, të mos bëhemi skllevër të kusarëve politikë, të atyre që 24 vjet rresht rropën e ç’rropën e gjithë pasurinë e këtij vendi.

Largimi i qytetareve nga vendi nuk është zgjidhja e problemeve, përkundrazi e thellon akoma më tepër varfërinë dhe denigrimin social, shton orekset e pushtetarëve për gllabërimin e mëtutjeshëm të pasurive shtetërore. 

ADN shkëndijë shprese për ndryshim 

Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) është një nismë e re politike, është një shkëndijë shprese në këtë situatë të rënduar politike në të cilën po kalon shteti dhe qytetarët e Kosovës.

Sikurse AND-ja, asnjë nismë tjetër politike nuk duhet të jetë vazhdimësi dhe as levë e subjekteve aktuale politike. Ngase secila prej tyre, për të mirë apo për të keq, e kanë dëshmuar vetën në qeverisjen e vendit.

Ardhja në pushtet e një klase krejtësisht të re dhe të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijonte premisat për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Kosovës pa dallime etnike, partiake, ideologjike apo fetare.

Insistimi im i vazhdueshëm për ndryshimet pozitive në vendin tonë, nuk e nënkupton ‘pasurimin’ e skenës politike edhe me një subjekt të ri, por në esencë, është përpjekja ime për finalizimin e projektit madhor për themelimin e një lëvizje të re politike, e cila në gjirin e vet do të tubojë elektoratin e zhgënjyer nga të gjitha partitë politike, sa të dështuara, po aq të konsumuara përgjatë këtyre 24 viteve të fundit në liri.

Nisma e re, Alternativa Demokratike për Ndryshim (AND), nuk e ka thjeshtë vetëm qëllimin për ndërrimin e pushtetit në Kosovë, por ndryshimin e mentalitetit qeverisës dhe ndryshimin rrënjësor të sistemit qeverisës në vend, gjegjësisht kalimin nga sistemi Parlamentar në atë Presidencial.

Sistemi Presidencial paraqet çelësin e evitimit të ngërçeve politike dhe krizave artificiale pas-zgjedhore të paraqitura në mënyrë serike në Kosovën e pasluftës, si dhe krijon premisat e bipolarizimit të skenës politike, gjegjësisht krijimin e dy blloqeve të forta parazgjedhore.

Partitë aktuale, proceset e brendshme zgjedhore i shfrytëzojnë për ruajtjen e vazhdimësisë së elitave politike në partitë e tyre, pa e dhënë asnjë sinjal për reformimin e partive kundrejt kërkesave të vazhdueshme të elektoratit.

Arsyeja e pengimit të reformave në partitë aktuale, janë klanet dhe grupet e interesit të rreshtuara pas liderëve të partisë, të cilat e ngulfatën çdo përpjekje për ndryshim përmbajtësorë në këtë vend.

Tre shkronjat ADN simbolizojnë gjenezën politike të shqiptarëve në trojet etnike, të cilat do të ndalojnë katandisjen e mëtutjeshme politike të shtetit të Kosovës.

Megjithatë, kemi arsye të ngremë dolli dhe të festojmë, sepse mbrapa po e lëmë një nga vitet më të mbrapshta në këto 24 vitet në liri. Ta lëmë pas të keqen, me këmbë të mbarë në vitin e ri 2024. Gëzuar një vit të mbarë dhe të suksesshëm të gjithë qytetarëve të vendit tim dhe bashkatdhetarëve kudo që ndodhen në botën mbarë.

Gëzuar bashkatdhetarë! Na priftë e mbara në vitin 2024!

“Bot serbe” dhe rikthimi i doktrinës së Brezhnjievit

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Doktrina e “Botë serbe” ishte një koncept që qe shpallur nga ideologët serbë dhe vet Slobodan Milosheviqi gjatë viteve 1980 dhe 1990, në periudhën e shpërthimit të konflikteve dhe shpërbërjes së Jugosllavisë. Ajo është ringjallur në ndërkohë si zëvendësim i nocionit “Serbia e madhe” bashkë me rikthimin e doktrinës së Brezhnjevit.

Hyrje

Që ng themelimi i shtetit modern serb [1878] Serbia ka një histori të ngushtë dhe të thellë me Federatën e Rusisë, përfshirë lidhje kulturore dhe historike të fortë. Në fakt Serbia është produkt i këtij bashkëpunimi. Kjo ka bërë që Serbia të kërkojë mbështetje nga Rusia në skenën ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në lidhje me çështjet që i konsideron si kritike për interesat e saj, si çështja e Kosovës.
Por, Serbia ka pasuar marrëdhënie të shkëlqyera edhe me Perednimin, veçanërisht me Francën, Britanin e Madhe, Italinë etj. Ndërkaq pas Luftës së Dytë Botërore edhe me SHBA-të, në varësi të interesave gjeopolitike të këtyre shteteve në raport me Europën Juglindore. Përpjekjet për të zhvilluar marrëdhënie të mira me fqinjët kanë qenë një nga prioritetet në politikën e jashtme serbe, por ka ende sfida dhe tensione të mbetura.
Ndërkohë, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, kur po merrë formë rindarja gjeopolitike e grupimeve në blloqe të veçanta, Serbia ndodhet para alternativës: me Perednimin apo me Rusinë. Në këtë pozicion për
vendimmarrje, silueta e ish kryeministrit serb të vrarë në zyërn e vet, Zoran Xhinxhiqit, i ravijëzohet në sytë e mendjes secilit lider serb.
Epilogu do të varet nga zhvillimet aktuale në politikën e brendshme dhe asaj në rrafshin ndërkombëtar, që do të përcaktojnë evoluimin e pozicionit të Serbisë mes Rusisë dhe Perëndimit.
Zgjedhjet e 17 dhjetorit ishin pika kthese për një pozicionimin e pritshëm.
Në këtë kontekst zhvillimesh dramatike është promovuar doktrina mbi “Botën serbe”. Termi “Bota Serbe” nuk është një doktrinë që ka një promovim zyrtar, por si i tillë ai po depërton gjithnjë e më shumë në fjalorin politik. Megjithatë, ky term ka disa koncepte dhe ideologji që janë përshkruar nga disa personalitete politike dhe analistë si pjesë e një qasjeje më të gjerë për rolin e Serbisë në skenën ndërkombëtare dhe lidhjen e saj me komunitetin serb jashtë kufijve të saj.
Përpjekjet për ta realizuar “Botën serbe” është tashmë një projekt politik shtetëror për realizimin e të cilit është përzgjedhur lufta hibride. Por, nuk përjashtohet edhe ndonjë veprim i luftës reale.

Kërcënimi real

Qeveritë e vendeve europiane do të duhej t’i tregojë vazhdimisht popullit se në rast të shpërthimit të frontit të dytë të luftës në Ballkanin Perendimor kostot do të jenë dukshëm më të larta për shtetet sesa ato që do të duhej të ishin për përballimin, respektivisht parandalimin e saj, sidomos përsa i përket inflacionit, recesionit, çmimeve të energjisë, refugjatëve dhe shumave financiare për ushtrinë… Por në të njëjtën kohë duhet bërë e qartë se ekziston një kërcënim real edhe për sigurinë në nivel europian.
Kjo rezulton nga deklaratat programatike të Vuçiqit, të cilat duhen marrë seriozisht. Në paraqitjet e tij publike vetëm gjatë këtyre ditëve sa po vazhdojnë protestat e studentëve dhe qytetarëve serb në Beograd, me theks më 17 dhjetor kur tok me “krahët e tij” Dodik e Mandiq, prezantoi “fitoren e thellë” të zgjedhjeve nga forca e tij politike, ai de fakto po paralajmronte fazën e re të luftës së tij politike bër realizimin e “Botës Serbe”. Por edhe n letrën që kukulla e tij, kryemnistria Brnabiq i dërgoi institucioneve europiane, ai paralajmronte se do të lëvizë të gjithë gurët e mundshëm që ta rianeksoi së paku veriun e Kosovës.
Këto sjellje dhe kjo letër sikur na rikujton veprimet e Putinit para pushtimit të Ukrainës, sidomos letrën e 17 dhjetorit 2021 drejtuar administratës amerikane dhe NATO-s. Në atë letër, atëbotë Putini kishte kërkuar një lloj “përmbysje” të ndryshimeve në Evropën Qendrore e atë Lindore, që do të korrespondonte me një ringjallje të Brezhnievit.[1] Ajo letër sikur kthente në jetë doktrinën: shtetet satelitore në sferën ekskluzive të ndikimit të Moskës.

Por perspektivat e zymta nëse Vuçiqi arrin qëllimet e tij [krijimin e Botës serbe dhe daljen në Detin Adriatik përmes Malit të Zi…] mund të jenë ogurzeza për Perendimin. Në këtë rast projektit rus për rindërtimin e Forcës ruse me përvojë lufte në kufijtë e NATO-s nga Deti i Zi në Detin Arktik, në rast të fitores së saj në Ukrainë, do të shtoheshin edhe hapësirat gjeografike si pykë në Ballknain Perendimor, që i garantojnë Flotës Ruse të zbarkojë në ujërat e ngrohta të Adriatikut.
“Bota serbe” në përmasat që pretendon Vuçiqi, do të ishte një satelitë i përmasave të Bjelo Rusisë në Europën Juglinore. Në rast se tolerohet ripushtimi i Malit të Zi, atëherë Shtetet e Bashkuara do të duhet të dislokojnë në Evropën Juglindore pjesë shtesë, madje të konsiderueshme, të forcave të tyre tokësore. Nacionalizmi serb, duke qenë në shërbim të gjeopolitikës postmoderne, shih për këtë, mund të krahasohet në përmasat shkatërruese të tij në Europën Juglindore, vetëm em platformën e nacionalsocialistëve gjerman dhe Lebensraumin.
Ngjashëm, si me fitoren e mundshme ruse në Ukrainë, edhe me atë serbe në Ballkanin Perendimor, pr ame krijimin e “Botës serbe”, Shtetet e Bashkuara do të duhet të stacionojnë në Evropë një numër të madh avionësh stealth. Ndërkaq ndërtimi dhe mirëmbajtja e këtyre avionëve, siç dihet është thelbësisht ndërmarrje e shtrenjtë, “por sfidat në prodhimin e tyre me shpejtësi do t’i detyrojnë Shtetet e Bashkuara të bëjnë një zgjedhje të tmerrshme midis mbajtjes së tyre në numrë të mjaftueshëm në Azi për të mbrojtur Tajvanin dhe aleatët e tjerë aziatikë dhe për të penguar ose mposhtur një sulm rus ndaj një aleati të NATO-s. E gjithë sipërmarrja do të gllabronte thesare të tëra dhe kostoja do të zgjasë për aq kohë sa kërcënimi rus vazhdon – potencialisht për një kohë të pacaktuar.[2]
Në këtë rast, ushtarët gjerman, amerikan… mund të vdesin duke mbrojtur aleancën në Malin e Zi po aq sa edhe në Lituani, madje më shpejt ngasa mund të miret me mend sot.
Kosova në këtë gjendje të përmbysjeve gjeopolitike të mëdha, nuk ka zgjidhje tjetër veçse të vazhdojë të forcojë FSK, sistemin e saj të mbrojtjes dhe të koordinojë atë me Republikën e Shqipërisë, meëq përballë Serbisë do të detyrohemi të jemi vërtet Një.
Veriu I Kosoëvs, ashtu si edhe Mali i Zi e Sanxhaku…të cilat pretendon Serbia t’i përfshijë brenda kufijve të ri dhe në kuaëdr të “Botës serbe” me luftë apo në negociata, siç po bën përmes të ashtuquajturit “dialog” Kosovë-Serbi të drejtuar nga BE-ja, nuk janë zona abstrakte – tokë e askujt, por ato janë para së gjithash atdheu i shqiptarëve. Fati I atyre që mbesin nën pushtimin serb, është I njohur; Toplica, krahina e Nishit, Kurshumlisë e Vrajës, që deri në vitin 1878 ishin pjesë e trungut shqiptarë, përjetuan gjenocidin e parë serb mbi shqiptarët; sot ato zona janë toka tërësisht të serbizuara.

Sovraniteti i kufizuar i Malit të Zi

Doktrina e Brezhnjevit, e quajtur edhe doktrina e sovranitetit të kufizuar, ishte një doktrinë sovjetike e politikës së jashtme që u shpall nga udhëheqësi sovjetik Leonid Brezhnjev në vitin 1968, në periudhën e Luftës së Ftohtë. Kjo doktrinë u shpall në kontekstin e krizës së Çekoslovakisë, pas tentativës së reformave liberale në vendin e Europës Qendrore.
Ngjarjet filluan me Pranverën e Pragës në 1968, kur udhëheqësi çekoslovak Aleksander Dubçek nisi një periudhë të njohur si “Socializmi me një fytyrë njerëzore”, me qëllim rikonceptimin e modelit socialist. Këto ndryshime patën potencialin për të çuar në humbjen e ndikimit sovjetik në rajon. Në përgjigje, liderët sovjetikë, në krye me Leonid Brezhnjevin, vendosën të përdornin forcën për të kufizuar këtë lëvizje dhe për të ndikuar mbi politikat e jashtme të vendeve satelite të tyre.
Doktrina e Brezhnjevit mbështeste idenë se nëse një shtet socialist kërkonte të kthehej nga rruga e duhur e revolucionit, dhe nëse interesat e bllokut socialist ishin në rrezik, atëherë blloku kishte të drejtën dhe detyrimin për të ndërhyrë për të mbrojtur “socrealizmin” dhe “nënshtrimin të cilat janë të papërlyer”. Kjo do të thotë se Rusia dhe aleatet e saj kishin të drejtën dhe përgjegjësinë për të përdorur forcën ushtarake në vende të tjera socialiste nëse ato kërcënonin rendin socialist.
Doktrina e Brezhnjevit ishte ngritur mbi idenë e igjshmërisë së shkeljes së principit të pavarësisë së vendeve dhe për përdorimin e forcës për të mbajtur nën kontroll vende të tjera socialiste. Megjithatë, përfaqësuesit e saj e mbroheshin duke thënë se ishte një përpjekje për të mbajtur stabilitetin në bllokun socialist dhe për të parandaluar rrëzimin e regjimeve të tyre nga lëvizjet e brendshme liberale.
Në këtë frymë po vepron ndërkohë Moska dhe Beogradi në raport me fqinjët e tij. Lufta në Ukrainë dhe tendenca për fillimin e frontt të dytë të luftës në Europë – Ballkanin Perednimor, ka për bazë pikërisht Doktrinën e Brezhnjevit dhe mëton ta rikthejë atë në jetë tok me përligjjen e luftës dhe ekspansionit shoven rus e serb.
Doktrina mbi “Botën Serbe” ishte një koncept që qe shpallur nga liderët serbë, veçanërisht nga Slobodan Milošević, gjatë viteve 1980 dhe 1990, në periudhën e shpërthimit të konflikteve ndëretnike dhe shpërbërjes së Jugosllavisë. Kjo doktrinë është ringjallur ndërkohë si zëvendësim i nocionit “Serbia e madhe”. Ky koncept mbështeste idenë se Serbia kishte një rol lideri dhe një përgjegjësi të veçantë për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të popullit serbë në të gjitha pjesët e ish-Jugosllavisë.
Në këtë kontekst, mund të argumentohet se koncept mbi “Botën Serbe” ndikoi për promovimin e një lloj “sovraniteti të kufizuar” për Malin e Zi. Ndërkohë që Jugosllavia shpërtheu dhe u shpërbë, Malit të Zi qe bërë objekt i presioneve nga liderët serbë për të mbajtur një qëndrim më të prirur drejt Serbisë dhe interesave serbe.
Në vitin 2006, Malit të Zi miratoi referendumin për pavarësinë, duke u shpallur shtet i pavarur. Kjo shpallje e pavarësisë shënoi ndryshim të rëndësishëm nga periudha e mëparshme e ndikimit serb dhe orientimin drejt një sovraniteti më të plotë. Megjithatë, marrëdhëniet dhe ndikimi serb mbesin një faktor i rëndësishëm në politikën dhe zhvillimet edhe aktuale në Mal të Zi. Nëdrkaq ndikimi i Kishës Serbe sidomos në vitet e fundit, ishte forca që e riktheu Malin e Zi pothuajse në satelit të Serbisë sot! Fotoja e treshes Vuçiq, Dodik, Mandiq në mbërmjen e 17 dhjetorit, në Beograd, flet shumë në këtë rrafsh.

Të kujtojmë faktin se, Mali i Zi është anëtar i NATO-s që nga qershori i vitit 2017.
Ky rirreshtim mund të cilësohet si një ndryshim i rëndësishëm në politikën e jashtme të Malit të Zi. Ai akt sikur i hapte rrugë përafrimit më të prshpejtuar për aderim në NATO. Në këtë mënyrë, elita politike pararendëse, kishte shfaqur një orientim të qartë drejt integrimit me strukturat perëndimore dhe largimit nga ndikimi i mëparshëm serb. Por, gjendja ndërkohë është përmbysur pothuajse.
Doktrina mbi “Botën Serbe” ka ringjallur ndikim të theksuar në disa pjesë të shoqërisë malazeze, veçanërisht në komunitetin serb. Disa grupime serbe kanë mbajtur një qëndrim të ndërlikuar ndaj pavarësisë së Malit të Zi dhe janë ndjerë si pjesë e një “Botë Serbe”. Këto forca tashmë kanë pushtetin në Malin e Zi. Megjithatë, ndikimi i kësaj doktrine është I ndërvarur edhe nga shumë faktorë tjerë, përfshirë zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore në vend. Në këto rrethana, Malit të Zi I cënohet rëndë identiteti I tij shtetëror dhe vet pavarësia e tij.
Mali i Zi parimisht ka disproporcion të madhë hapsinor jo thjeshtë për shkak të vogëlsisë së tij gjeografike dhe numrit të vogël të banorëve, por mbi të gjitha për faktin se ai nuk paraqet një shtet hmogjen strukturor. Si në rrafshin hapsinor edhe atë kulturor egzistojnë ndryshime të thella mes bashkësive të ndryshme etnike, të cilat, siç e ka dëshmuar koha tashmë, kanë janë shpërfaqur ndjeshëm. Në këtë kuaëdr Kisha Serbe ka luajtur dhe vazhdon të luaj ndikimin më të madhë.
N[ censusin e vitit 2011 shumica e popullsisë, pothuajse tri të katërtat e të gjithë banorëve (74%) e konsideronin veten ose “malazez” ose “serbë” pa identifikim të mëtejshëm (ekzistonte gjithashtu opsioni i identifikimit si pjesë e një nëngrupi specifik).
Po të venerojmë me vëmendje do të ishte me interes të shihet se në cilat komunitete janë “malazezët” shumicë dhe dhe në cilat “serbët”. Në hartën demografike të Malit të Zi rezulton se në veri të Malit të Zi, i cili kufizohet me Serbinë, serbët janë përgjithësisht në shumicë, ndërkaq malazezët janë shumicë në qendër dhe në jug. Herceg Novi është një përjashtim: këtu ka edhe një tepricë të lehtë të serbëve. Kjo për faktin se gjatë Jugosllavisë së dytë pati investim të madh në industrinë e turizmit dhe për këtë arsye shumë serbë u vendosën atje, siç qe bërë gjatë procesit të kolonizimit edhe në Kosovë.
Në studime të kësaj natyre numri i popullsisë shqiptare dhe asaj që deklarohet si boshnjake, por që në fakt janë të përkatësisë shqiptare të asimiluar, vihet më pak në peshojë! Sidoqoftë ajo përkatësi është mbi 20% e numrit të përgjithshëm të popullsisë. Ishte pikërisht ky komunitet që i dha pavaërsinë Malit të i më 2006 meëq ai në shumicë absolute gjatë referendumit qe përcaktuar për Shtetin e pavarur të Malit të Zi.

Reagimi dhe mbështetja në kohën e duhur

Përveç ndjeshmërisë së nevojshme për viktimat e luftrave që Serbia i ka shkaktuar gjatë lufrave në ish hapësirën e Jugosllavisë, duke ushtruar gjenocidin e radhës mbi boshnjakët e shqiptarët, interesi I Perendimit në dritën e perspektivave të përshkruara më sipër, nuk është e pa shpresë dhe pa zgjidhje. Ndërhyrja diplomatike e fuishme dhe fuqizimi i KFOR-it në Kosovë dhe dislokimi i trupave të NATO-s në Mal të Zi e Shqipëri, furnizimet me të armë të FSK-së, janë linjat reale që do të mund të shmangnin luftën e re shqiptaro-serbe. Perednimi duhet të ndërhyjë ashpër dhe ta mbështet përfundimin e procesit të shtetëndërtimit të Republikës së Kosoëvs, duke ua imponuar katërshes anëtarë të NATO-s dhe peshes anëtarë të BE-së që ta njohin urgjentisht pavaërsinë e Kosovës, por edhe duke armatosë FSK-në “me çdo gjë që është e nevojshme” dhe, mbi të gjitha, “në kohën e duhur”.
Nëse venerojmë me kujdesin e duhur, megjithë krizën e thelluar ndërkohë në Serbi, situata nuk është aq e pashpresë sa përshkruhet herë pas herë. Përveç faktit që Vuçiqi ka llogaritur gabim në shumë aspekte – sidomos mbi unitetin midis dy republikave tona [Republikës së Shqipërisë dhe asaj të Kosoëvs]; me theks unitetin mes NATO-s dhe BE-së; mbi vendosmërinë e kosovarëve për ta mbrojtur Lirinë dhe Republikën e tyre; mbi mbështetjen ushtarake perëndimore; mbi zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s – arritja e qëllimit të tij strategjiko-politik është larg qëllimit të proklamuar dhe kërkon kohë të gjatë.
Në marshin serb për krijimin e “Botës serbe” nuk ka asgjë legjitime për “mbrojtjen” serbe – ajo po insiston ta mbajë tutje apo edhe ta rikthejë nën thundrat e qizmes së saj pushtuese, tokën dikur të vjedhur.

Ora tashmë është dymbëdhjetë pa pesë

Fushata e rifilluar e të dërguarit të BE-së për Ballkanin Perendimor, Mirosllav Lajçak, që duket se pretendon të shërbejë për neotralizimin e masave që duhet të ndërmarrë BE-ja ndaj Serbisë, duke pretenduar ta mbajë tutje përgjegjëse Kosovën për “gjendjen e ngrirë”, sëhtë më shumë shprehje e disfatizmit të diplomacisë së BE-së. Kjo lagje diplomatësh perendimor, përgjejgës për krijimin e gjendës në Ballkanin Perednimor, sikur duan ta shpërndajnë përgjegjësinë. Kjo gjendje më shumë flet për “profecinë vetëpërmbushëse” të atyre vetë se sa për vullnetin politik të BE-së dhe Perendimit në tërësi.
“Ngrirja” e konfliktit në raport me Kosoëvn, siç mud ta pretendojë Beogradi dhe avokatët e tij, sipuna e Lajçakut, bie ndesh edhe me intereat e vet BE-së – ky veprim thjesht do t’i jepte Serbisë kohë dhe hapësirë për t’u përgatitur për një luftë të ripërtërirë për të pushtuar Kosoëvn dhe për t’u përballur me NATO-n.
Periudha e kujdesit diplomatik dhe masës së ndërhyrjes po merrë fund. Në fakt 24 shtatori i vitit 2023, kur Serbia ushtroi agresion të hapur ndaj Republikës së Kosovës, shto kësaj edhe zgjedhjet më antidemokratike të mbajtura në periudhën e pluralizmit politik në Serbi më 17 dhjetor 2023,
kanë shterrur të gjitha kundërargumentet e një lagjeje diplomatësh që pledonin për një kujdesë të shtuar meqë, gjykonin ata, Serbia mund të shkëputet nga orbita ruse me maturi e veprime diplomatike. Cilat ishin motivet për një kujdesë të kësaj natyre? Konsiderata për Vuçiqin dhe aftësinë e tij për të shpëtuar fytyrën? Idetë se duhet lënë të hapur mundësinë për të bashkëpunuar sërish me të më vonë? Frika nga përshkallëzimi? …
Serbia, siç dëshmohet ndërkohë nga hetimet e kryera nga pala kosovare për agresionin e 24 shtatorit 2023, ende synon në mënyrë eksplicite të fshijë Kosovën si Republikë e si koncept, si popull dhe shtet.
Krijimi i Republikës Serbe mbi gërmadhat e krimit e gjenocidit në Bosnjë, një lloj tumirje e “ndarjes në heshtje” të veriut të Kosovës pas dislokimit të forcave franceze të KOR-it në veriun e Kosoëvs më 1999, e kishte shpërblyer Serbinë. Ai veprim i Perednimit ka çimentuar një ideologji ultra-nacionaliste që beson në zgjerimin me forcë dhe që është në thelb antiperëndimore.
Vuçiqi ndërkohë ka konsoliduar elitat dhe shoqërinë serbe rreth axhendës së tij pro-luftës për rikthimin në Kosovë dhe bërjen akt të kryer Anshlussin e Republikës Serbe dhe pushtimin e butë të Malit të Zi. Fitorja serbe në Bosnjë dhe krijimi i Republikës Serbe, pavarësisht se themeluesit e saj në krye me Milosheviqin dhe Karaxhiqin, ishte një rrugë pothuajse e garantuar për një Milosheviq tjetër ose më keq, për shkak të imperativave politike që do të krijonte një komunitet i fuqizuar nacionalist. Vuçiqi prandaj nuk paraqet asgjë të re, përveç vazhdimit të kursit të Milosheviqit.

Politikanët e përgjegjshëm, jo vetëm në këtë hapësirë të Europës Juglindore, më në fund, pas më shumë se tri dekadave, e kanë të qartë se ora tashmë është dymbëdhjetë pa pesë.
Reagimi i fuqishëm i Gjermanisë për zgjedhjet e parregullta më 17 dhjetor dhe emërimi i qartë i përgjegjësit për kaosin që po krijon në Serbi dhe Ballkan, jep shpresë për kthesën e pritshme.
Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, pohoi shqeto se parregullsitë në zgjedhjet në Serbi, të raportuara nga misionet vëzhguese ndërkombëtare, janë “të papranueshme”, për një shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Serbia ka votuar, por Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) kanë raportuar për abuzime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votave. Kjo është e papranueshme për një shtet që e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim”, ka pohuar Ministria gjermane përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.[3]

Koha për “Doktrinën Frank Sinatra”

Brukseli dhe Perendimi në tërësi e kanë të qartë se vlerat mbi të cilat është krijuar Republika e dytë shqiptare në Europën Juglindore – Kosova, përputhen me interesat e Perednimit në këtë pjesë të kontinentit të vjetër dhe se ekziston një argument i fortë dhe bindës i bazuar në vlera të përbashkëta për të ndihmuar Kosoëvn të ruaj sovranitetin e saj dhe të bëhet pjesë e familjes së integruar euroatlantike.
Konsekuencat për veprimet e Serbisë dhe tolerimin e tejzgjatur të sj nga Brukseli dhe Perendimi në tërësi, tani ka ardhur koha që të bëhen publike dhe me guxim. Ky veprim duhet të shoqërohet gjithësesi edhe me refuzimin e çfardo shantazhi që përdorë Beogradi duke u thirrë në të drejtën për “vetëmbrojtjeje”, siç veproi Vuçiqi me ragimin e tij ndaj deklaratave të Gjermanisë.
Reagimin gjerman jam i prirë ta shoh si dëshmi se gjermanët nuk d.t.th fare se “dinë të ecin vetëm” siç ka presupozime nga qarqe antidemokratike në Europë. Ky qëndrim i Gjermanisë dëshmon një lloj pavaërsie të gjykimit, që e bën Europën gjithësesi më të shlirë nga vendimet që mund të marrë Presidenti Biden, i cili është dëshmuar gjithashtu shumë i kujdesshëm.

“Udhëheqja e BE-së” do të thotë gjithashtu inkurajimi i të tjerëve, para së gjithash i Francës, për ndryshim pozitiv të kursit kundruall Europës Juglindore në përgjithësi e Republikës së Kosovës në veçanti. Beteja për përfshirjen e Ballkanit Perendimor në sferën e Perednimit nuk duhet konsideruar si e humbur. Kosova ka peshën e vetë në këtë betejë immediate që përkon po aq edhe me interesat e BE-së dhe Perendimit. Është koha për një takim urgjent të nivelit të lartë të kombeve mbështetëse në “formatin Ramstein”, do të thoshte Gjeneral Brigade Dr. Klaus Wittmann ligjërues i historisë bashkëkohore në Universitetin e Potsdamit.
Më 12 nëntor 1968, shpresa për demokratizim në Evropën Lindore kishte marrë një fund të përkohshëm. Pothuajse tre muaj pas pushtimit të Çekosllovakisë nga trupat e Traktatit të Varshavës, kreu i shtetit dhe partisë Leonid Brezhnev kishte njoftuar se Bashkimi Sovjetik në përgjithësi rezervoi të drejtën për të shtypur lëvizjet opozitare në vendet socialiste me dhunë nëse ishte e nevojshme.[4]
Shantazhi i Serbisë përmes dislokimit të forcave serbe në 48 baza rreth e përqark Kosovës, në nërën anë dhe trajtimi si heronjë i terroristëve që zbarkuan në Banjë të Albanikut [Leposaviqit], në anën tjeër është i papresedan për një vend kandidat për aderim në BE! Nëdrkaq së fundmi shantazhi përmes “tundjes së shpatës” kundër Gjermanisë, për gjoja ndërhyrjet në procesin e zgjedhjeve, duhet të cilësohet me emrin që ka – shantazh politik i papranueshëm. Ringjallja e doktrins së Brezhnjevit është e pamundur. Ajo ka vdekur një heër e përgjithmonë. Koha është për “doktrinën Frank Sinatra.” Tani çdo vend vendos vet për rrugën që dëshiron të marrë, do të thoshte ish atbotë zëdhënësi sovjetik i epokës së Gorbaçovit, Genadi Gerasimov.[5]

Përfundim

Letra e autoriteteve serbe drejtuar Bashkimit Evropian, përmes së cilës shqeto potencohet se Serbia nuk do ta njohë de facto Kosovën, ashtu siç i kërkohet; se nuk e respekton integritetin e saj territorial, sikundër nuk do të pajtohet për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat përcjellëse të saj, i ka shkaktuar BE-së kokëçarje jo të rëndomta.

Është koha që Brukseli t’i përgjigjet strategjisë së Beogradit, jo vetëm duke siguruar që Kosova të përballet si duhet me luftën speciale serbe, duke i hapur rrugë proceseve integruese në mekanizmat euroatlantik, por gjithashtu duke demonstruar se kufijtë e Serbisë nuk janë të përhershëm. Në vend që Brukseli dhe Perednimi të kundërveprojë për parandalimin e frontit të dytë të luftës që pretendon Rusia ta hap në Ballkanin Perednimor përmes Serbisë, kundërvënia strategjike do ta shtrëngonte Beogradin që të përballet me gjasat e djegies së shtëpisë së vet.
Angazhimi i plotë i Perendimit për parandalimin e frontit të dytë të luftës në Europë – në Ballkanin Perednimr me çdo çmim dhe integrimin e plotë të rajonit në BE dhe NATO me çdo çmim, jo vetëm që do të parandalonte depërtimin e Rusisë, por gjithashtu “do t’i jepte një goditje asimetrike kërcënimit rus dhe koalicionit anti-SHBA.”[6]
Perëndimi duhet të rikalibrojë perceptimin e tij për përshkallëzimin e mundshëm të luftës në Europën Juglindore; ai definitivisht duhet ta ndalë ekspansionin serb. Në interesin e tij.
__________________
1. https://www.berliner-zeitung.de/open-source/ukraine-krieg-warum-der-westen-wladimir-putin-jetzt-unbedingt-entschlossenheit-zeigen-muss-li.2169921
2. https://www.criticalthreats.org/analysis/the-high-price-of-losing-ukraine
3. https://www.evropaelire.org/a/gjermania-kritikon-serbine-per-zgjedhjet/32736697.html
4. https://www.bpb.de/kurz-knapp/hintergrund-aktuell/279720/vor-50-jahren-breschnew-doktrin-von-der-eingeschraenkten-souveraenitaet-sozialistischer-bruderstaaten/
5. Po aty.
6. Institute For The Study Of War: https://www.understandingwar.org/backgrounder/high-price-losing-ukraine-part-2-%E2%80%94-military-threat-and-beyond

Shqipëria përballet me rrezikun e zhdukjes nga bërlloku i pavlerë

0

Nga Aurel Dasareti

Nuk e ndjej se kam ndonjë konflikt interesi me këtë krijesë mafioze (nuk e njohim njëri-tjetrin, dhe ai jeton në Shqipëri, unë në USA), por megjithatë jam shumë kritik ndaj veprave pise të tij dhe shkruaj me fakte atë që di dhe mendoj për qëllimin dhe rolin e krye-bërllokut në shkatërrimin: Tradhtinë ndaj Vendit, Shqipërisë, dhe shfuqizimin, shpërbërjen,  zhdukjen e Kombit Shqiptar.  

*** 

Bërllok i zgjuar. E bëri rrëmujë Shqipërinë. Delet e trembura të grigjës i binden bariut, dhe së bashku me pulat gjumashe nuk reagojnë. Indiferentë, nuk çohen të rezistojnë-të luftojnë për të mirën e vetvetes, për ardhmërinë e fëmijëve dhe mbesave-nipërve. Dhe, bërlloku i përdor, i shfrytëzon, i manipulon, i vjedhë, i varfëron, i keqtrajton, i tradhton, i shkatërron dhe drejtë shfarosjes përfundimtare i çon. 

Historia botërore është plot me të çmendur; Shqipëria ka dy nga më të çmendurit.  

Një diktator i droguar, me mjekër e regjimit mafioz kriminal, antishqiptar si Edvin Kristaq Rama, dhe një diktator me kravatë si Enver Hoxha. Asnjëri prej tyre nuk është zgjidhja për Shqipërinë. 

Njëri nga këta nuk është më në këtë botë. Po ky tjetri me ndihmën e varfërisë së qëllimshme zbrazi Shqipërinë nga shqiptarët duke kryer spastrimin etnik të tyre, gjenocid. 

Dhe, ky bërllok i narko-shtetit bashkë me fekalet që e rrethojnë kanë vjedhur me miliarda euro për djegës që nuk ekzistojnë. Ka nënshkruar kontrata me dashakëqijtë e huaj që ta shndërroje Shqipërinë në një kamp masiv “refugjatësh” nga e gjithë Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme. Duhet përmbysur menjëherë. Me çdo kusht. Populli duhet ta kap për zverku dhe nxjerrë nga Kuvendi drejt në burg që mos shohë kurrë më dritën e diellit; ose ta hedhë menjëherë në koshin e plehrave.  

*** 

Çfarë është tipike për një diktaturë? 

“Një sistem qeverisjeje në të cilin një person ose një grup personash uzurpon padrejtësisht pushtetin dhe e ushtron atë pa kufizim.” 

Cili është përkufizimi i diktaturës? 

Diktatura është një sistem qeverisjeje në të cilin një parti e vetme, një junta ushtarake ose një diktator i vetëm qeverisës ka pushtet. Diktaturat quhen totalitare kur fuqitë qeverisëse ndërhyjnë, nënshtrojnë dhe kontrollojnë të gjitha aspektet e shoqërisë civile, dhe autoritare kur pushtetet qeverisëse sundojnë vetëm mbi një aparat të kufizuar shtetëror. 

Çfarë do të thotë diktaturë? 

Diktatura (të urdhërosh, të komandosh) është një sistem qeverisjeje pa asamble popullore dhe gjyqësor të pavarur. Në një diktaturë, janë pak ata që vendosin, ndërsa opinioni publik luan pak ose aspak rol. Liria e shprehjes është shumë e kufizuar ose mungon plotësisht. 

Një shoqëri është diktaturë kur një klasë është në pushtet dhe përcakton politikën – e dikton – në përputhje me interesat e saj. Për sa kohë që një klasë e dikton politikën e vetme, sundon diktatura e asaj klase – pavarësisht nëse klasat e tjera kanë të drejta dhe liri të caktuara. 

***  

Liria e shprehjes 

Është e drejta për të shprehur mendimin tënd pa u ndjekur penalisht – dhe pa u nënshtruar kërcënimeve apo dhunës. Liria e shprehjes është thelbësore për funksionimin e demokracisë. Në të njëjtën kohë, në disa raste të veçanta, liria e shprehjes mund të bëjë që njerëzit të ndihen të ofenduar ose të tallur për shkak të shprehjeve të njerëzve të tjerë. 

Çfarë është liria e fjalës (shprehjes) me pak fjalë? 

Me pak fjalë, liria e fjalës ka të bëjë me të drejtën për të thënë dhe menduar atë që dëshironi. Mund të demonstroni, të shkruani në një gazetë ose të flisni me zë të lartë për mendimet tuaja. Mund të duket e çuditshme të ndëshkosh dikë për mendimin e tij. Por në disa vende të botës (përfshirë Shqipërinë aktuale) mund të shkoni në burg ose të dënoheni me vdekje nëse nuk jeni dakord me ata që sundojnë vendin (siç është rasti i Kryetarit të PD (opozitës, Sali Berishës, të cilin e burgosi kryekrimineli i regjimit të Shqipërisë Edvin Kristaq Rama dhe njëra nga nuset e tij Irena Gjokaj (gjykatësja e paaftë për të gjykuar Berishën pasi është e përfshirë në konflikt interesi).  

Çfarë është pozitive për lirinë e fjalës? 

Është e rëndësishme në vetvete sepse çdokush duhet të ketë të drejtën të shprehë mendimet e tij, të marrë, shkëmbejë dhe ndajë informacione dhe mendime. Është gjithashtu thelbësore për promovimin dhe realizimin e të drejtave të tjera të njeriut. Në të njëjtën kohë, liria e shprehjes është një parakusht për zhvillim, shtet ligjor dhe demokraci. 

Cili vend ka lirinë më të keqe të fjalës? 

Më e keqja është në Rusi, Serbi, “Maqedoni”, Kubë, Iran, Bjellorusi, Eritrea, Turkmenistan, Uzbekistan dhe Korenë e Veriut. 

Cili vend nuk ka (nuk lejohet) asnjë liri e shprehjes?  

Shqipëria.  

Harrova të them se Shqipëria ka liri të fjalës vetëm për shqipfolësit dobiç me prejardhje të dyshimtë, mashtrues (“analistë” dhe media pise antikombëtare) që kanë shitur prapanicën te diktatori më i fëlliqtë i rruzullit tokësor. 

Pse më i fëlliqtë?  

Sepse diktatorë të tjerë sundojnë vendin e tyre, por asnjëherë nuk ia shesin atë asnjë vendi tjetër. Ndërkohë ky nudisti kriminel mafioz antikombëtar nga Shqipëria po ua shet tokën e shqiptarëve të gjithëve, vetëm për të shpëtuar nga burgu prapanicën e tij… 

Serbisë ia jep dhuratë Kosovën… 

*** 

Përjashtimi (paaftësia) në gjykata 

Do të thotë se ka diçka që mund të dobësojë besimin se gjyqtari vepron në mënyrë të paanshme (neutrale). Disa rrethana, për shembull që gjyqtari është anëtar i ngushtë i familjes ose ka një miqësi të ngushtë me njërën nga palët, rezulton automatikisht me përjashtim. 

Kur jeni të paaftë në një rast? 

Paaftësi do të thotë që një person nuk mund të merret me një rast për shkak të lidhjes së tij me rastin ose personave që mund të preken nga rezultati i çështjes. Personi i paaftë as nuk mund të marrë vendim për çështjen, të marrë pjesë në hetim dhe as të marrë pjesë në vlerësimin e tij. 

Çfarë do të thotë kur një person është i paaftë? 

Fakti që një person është i paaftë (ose “i pavlefshëm”) në kuptimin juridik do të thotë se ekzistojnë rrethana që janë të përshtatshme për të dobësuar besimin në paanshmërinë e personit në fjalë në një çështje të caktuar. Nëse jeni të paaftë, nuk duhet të merrni pjesë në trajtimin dhe vendimmarrjen në rastin konkret. 

Kush mund të jetë me aftësi të kufizuara? 

Si zyrtar ose punonjës i zgjedhur, do të s`kualifikoheni nëse keni lidhje me një çështje ose palët në çështje, gjë që ka të ngjarë të krijojë dyshime nëse do ta trajtoni çështjen në mënyrë objektive dhe të paanshme. Dispozitat ligjore për kompetencën diskutohen në Ligjin e Administratës së shtetit përkatës.  

Kush e vlerëson nëse një zyrtar është i paaftë? (Jo kompetent në rastin përkatës). 

Pika e nisjes është që nëpunësi/përfaqësuesi i zgjedhur, gjyqtari (si në rastin e gjyqtares mafioze Irena Gjokaj ndaj Sali Berishës) duhet të vendosë vetë nëse është i paaftë, dhe mundësisht të japë dorëheqjen (të mos merret me rastin përkatës. Nëse (me vetëdije) nuk e bën këtë vetë, domethënë se nuk respekton Ligjin të cilin e përfaqëson, duhet të dënohet, sipas Ligjit. Të burgoset automatikisht. Asnjë arsyetim: “më detyroi filan bajga, më detyroi filan plehu, më detyroi filan fëlliqësira…” bla-bla-bla.  

Si të vlerësohet kompetenca? 

Në vlerësim duhet vënë theksi, ndër të tjera, nëse vendimi mund të sjellë “përparësi, humbje apo disavantazh të veçantë për atë apo dikë me të cilin ai (ajo) ka një lidhje të ngushtë personale”. Në dispozitë, vendosen kushte që marrëdhënia e veçantë duhet të jetë “e përshtatshme për të dobësuar besimin në paanshmërinë e tij (saj)”. 

*** 

Krimineli Ramoviç duhet rrëzuar nga pushteti. Nuk ka rëndësi se cili vjen pas tij, vetëm ai termit të burgoset për Tradhti Kombëtare, për Tradhti të Lartë. Për gjenocidin që me porosi të armiqve shekullor të Kombit tonë kryen ndaj Shqiptarëve.  

Nuk ka më rëndësi se çfarë ngjyre është macja, për sa kohë që kap minjtë. 

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Kush jeni ju që në emër të fesë ia merrni dashurinë, lumturinë dhe ardhmërinë të rinjve e fëmijëve shqiptarë?

0

Xhemaledin Salihu, Preshevë 

«(…) dhe mos e teproni, se All-llahu nuk i do ata që e teprojnë.» [Kur’ani, 5:87] 

Parashqevi Simaku këndon: E duam lumturinë, mos ia prekni dashurinë, askërkush mos ta provoj, se nëna nuk lejojnë. 

Rinia të ndjek rrugën e vet, rrugën e lirisë, ardhmërisë, gëzimit.  

Poeti Feriz Ukshini shkruan:   

SIKUR TË ISHA FËMIJË 

Po të jem dhe një herë fëmijë, Botën do ta kapja në sy, 

të vrapoj i lirë pa druajtje ,asnjëherë të mos shoh vuajtje. 

***

Po të jem dhe njëherë fëmijë vërbërisht më s’ do të besoja  

botën tuaj plot bezdi asnjëherë s’do ta lakmoja. 

***

Ҫapkënҫe porsi fëmijë ,të rriturit do t’i pështyej në sy. 

Pa djallëzi në fantazi, më mirë është të ngelem fëmijë !..  

KUSH PO VJEDH ARDHMËRINE 

Andaj dyert mos i mbyllni ,shpresën tonë mos e vrisni, 

po u bë shpirti vrerë ,me vetëvete do të flisni !!!  

Viti kalendarik që nga janari deri në dhjetor, sidomos fundviti është përplotë Festa të ndryshme: fillon me Shëngjergjin, Shën Mitrin, Pashkët, Festat e Bajramit, Krishtlindjet, Vitin e Ri.Sigurish se nuk i kam cekur të gjitha. Të gjithat janë për njërëzinë, për njerëz, për Rininë dhe Fëmijët. Kuptohet edhe për ate Shqiptare. Qoftë ata të jenë të krishterë, myslimanë apo të ndonjë feje apo besimit tjetër. Secili popull feston Festat e veta, por shumë prej tyre janë të përbashkëta, sikur Viti I Ri. Festimi I Vitit të Ri nuk prek asnjë ideologji fetare, sigurisht që as fenë islame, sepse nuk do t’ishte e mirë dhe vlerë e falur nga Zoti. 

Politika dhe politikanët nuk e kanë at të drejtë t’ia marrin lirinë, të drejtat, demaokracinë Rinisë dhe Fëmijëve Shqiptarë me korrupcion, hajni e të tjera të këqija që po na ndodhin për çdo ditë. 

Poashtu edhe Klerikët dhe predikuesit fetarë nuk e kanë at të drejtë tek Rinia dhe Fëmijët të ndjellin fanatizëm, skepticizëm, misticizëm për botën, për jetën. Të gjithë ata që mendojnë kështu le të ikin nga kjo botë, le të kërkojnë botë tjetër. Kjo botë është e Rinisë dhe Fëmijëve të lumtur, me dashuri, gëzime, lumturi dhe ardhmëri. Kush ia prish lumturinë, dashurinë dhe ardhmërinë Rinisë dhe femijëve, nuk e ka at të drejtë dhe nuk e ka dashurinë e Zotit 

Rinia dhe Fëmijët Shqiptarë kanë të drejtën e dashurisë, lumturisë, ardhmërisë me të mira dhe vlera materiale, për një jetë më të mirë, për arsim, kulturë, informim, ardhetari, por kanë nevojë edhe për argëtim, festim të të gjitha Festave gjatë vitit qofshin kombëtare, shtetërore, fetare apo të fundvitit. 

Shumë klerikë dhe predikuesë fetarë po preferojnë, bile edhe po propagandojnë errësirë para dritës, duke predikuar se nuk duhet festuar Shëngjergji, Shën Mitri, Festa e Bajramit, Pashkët, Krishtlindjet, Viti I Ri, bile ka edhe të tillë që e marrin të drejtën kur ia ndalojnë Fëmijëve të vegjël edhe Babadimrin.   

Të gjitha këto festa janë të Rinisë dhe Fëmijëve të botës, pa marrë parasysh përkatësinë fetare, politike, e tjerë, sidomos Viti I Ri dhe Babadimri, andaj edhe këto festa, disa prej tyrë janë edhe të Rinisë dhe fëmijëve Shqiptarë. 

Secili popull në rrozullin tokësor I ka Festat e veta kombëtare, fetare, por Viti I Ri është festë e të gjithëve, edhe e Rinisës dhe Fëmijëve Shqiptarë. 

Rinia, Fëmijët Shqiptarë duhet të ndjekin rrugën e vet të dritës, të shkollimit, të kulturës, të traditës, të adeteve e zakoneve shekullore shqiptare, aspak të ndikohen nga ato kultura të Perëndimit apo të Lindjes, edhepse gjatë historisë civilizimet dhe kulturat janë gërshetuar. 

Andaj o njerez mos ia merrni dashurinë, lumturinë Rinisë dhe ëndrrën Fëmijëve të botës, sidomos Rinisë dhe Fëmijëve Shqiptarë.Askush nuk e ka at të drejtë, sepse nënat nuk lejojnë, këndon Simaku. 

Porosi: festoni, gëzohuni, këndoni, vallëzoni, dekoroni qytetet, shtëpitë, lumturohuni, janë të mira që i fali Zoti, ndërsa ata që mendojnë ndryshe u thuhet si më lartë në ajetin kuranor.