ARKIVI:
10 Qershor 2026

Viti i ri 2024 të jetë fillimi i njohjes ndërkombëtare të gjenocidit kundër shqiptarëve në Kosovë!

Shkrime relevante

Protestat po përhapen gjithashtu në Skoci pas sulmit me thikë në Belfast

Peder Jensen / Document.no Protestat po përhapen edhe në Skoci pas sulmit...

Kujtime e mendime të Ibrahim Kelmendit për Lidhjen e Prizrenit, në 148 vjetorin e themelimit

Ibrahim Kelmendi, Gjermani Para 148 viteve: LIDHJA E PRIZRENIT Në momentin vendimtar, historik,...

Kërcënimi i Vjosës me zgjedhje, sëmundje kronike për pushtet!

Florim Zeqa Qytetarët nuk dolën të votojnë sepse nuk kishin për çka...

Shpërndaj

Të dashur shqiptarë, 

Dy dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës miratuan rezolutën lidhur me gjenocidin që Serbia kreu kundër shqiptarëve të Kosovës gjatë periudhës 1998-1999. 

Nga ky aspekt, viti 2019 shënon një kthesë të rëndësishme, sepse krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë zyrtarisht përkufizohen si gjenocid. 

Ajo që është shpresëdhënëse, kjo rezolutë shpreh vendosmërinë e institucionit ligjvënës të Kosovës, që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme në rrafshin ndërkombëtar dhe atë kombëtar, me qëllim që të sigurohet ndëshkimi i atyre që kanë planifikuar, që kanë kryer apo që kanë nxitur të kryhet gjenocidi. 

Më 16 nëntor 2022, Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” i është drejtuar institucioneve të Kosovës me një kërkesë që, lulëkuqja me katër petale, të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë. 

Kjo nismë hasi në përkrahje të jashtëzakonshme të intelektualëve të shquar të hapësirës mbarëkombëtare (personaliteteve të kulturës, artit, shkencës dhe sportit); të institucioneve shkencore; udhëheqës partish politike; deputetë të Kuvendit të Kosovës; shoqata anekënd globit tokësor etj. Në nivel të pushtetit lokal, asambletë e 21 komunave të Kosovës e miratuan pothuajse në mënyrë unanime që lulëkuqja me katër petale, të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë. 

Duke u përballur me mohimin e vazhdueshëm të gjenocidit nga ana e shtetit serb, Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” do të vazhdojë me angazhimet e veta me qëllim që e vërteta për gjenocidin kundër shqiptarëve në Kosovë të pranohet botërisht. 

Vetëm duke u angazhuar për të ngadhënjyer drejtësia për të gjitha viktimat e gjenocidit, për ata mijëra fëmijë, gra, pleq, plaka dhe shqiptarë të të gjitha moshave që u vranë mizorisht nga forcat e armatosura të Serbisë, për ato dhjetëra mijëra femra shqiptare të përdhunuara seksualisht dhe për poshtërimet që u janë bërë rreth 1 milion shqiptarëve të dëbuar nga vatrat e tyre, ne mund t’i urojmë njëri-tjetrit një vit të ri të përpjekjes për të mbyllur plagën e gjenocidit që kullon gjak, dhembje dhe vuajtje të qindra mijëra familjeve shqiptare. 

Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” ju uron Vitin e Ri 2024, me shpresë që angazhimet tona individuale dhe kolektive të kurorëzohen me rezultate pozitive në përpjekjet për të ngadhënjyer drejtësia. 

Gjenevë, 31 dhjetor 2023 

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu