Kreu Blog Faqe 909

Mashtruesi dhe falsifikatori cinik i historisë 

0

Eshref Ymeri 

(Neocari i Rusisë, Putini) 

Sot, më 29 dhjetor 2023, në emisionin e lajmeve të orës 21 (sipas orës lokale), në kanalin televiziv të Ukrainës “FreeДom” u dha një lajm tronditës: bishat fashiste ruse patën lëshuar 122 raketa kundër Ukrainës, me objektiv jo pozicionet e forcave të armatosura të Ukrainës, por infrastrukturën, pallatet e banimit, shkollat, çerdhet dhe spitalet. Reagimi ndaj kësaj barbarie kriminale qe i menjëhershëm në mbarë botën. Po mjaftohem vetëm me dy reagime: të  Presidentit amerikan dhe të ministrit të mbrojtjes të Britanisë së Madhe, të transmetuara nga kanali televiziv në fjalë. 

Presidenti Baiden (Biden): 

“Kjo është një thirrje e rreptë për t’i kujtuar mbarë botës, se pas një lufte shkatërrimtare pothuajse dyvjeçare, qëllimi i Putinit mbetet i pandryshuar. Ai ka si pikësynim që ta zhdukë Ukrainën dhe popullin e saj ta skllavërojë. Është e domosdoshme që ai të ndalohet. Kongresi duhet të hedhë një hap përpara dhe të veprojë pa vonesat më të vogla. Ne nuk mund t’i presim në besë aleatët dhe partnerët tanë. Ne nuk mund ta lëmë në baltë Ukrainën. Historia ka për t’i ndëshkuar rreptë ata që nuk i përgjigjen thirrjes së lirisë”. 

Ministri Grant Shapps:  

“Putini është duke verifikuar aftësitë mbrojtëse të Ukrainës dhe vendosmërinë e Perëndimit. Tani ka ardhur koha që gjithë bota të bashkohet dhe të dyfishojmë përpjekjet tona për t’i dhënë Ukrainës ato gjëra që i duhen për arritjen e fitores. Britania e Madhe po merr masa urgjente për mbrojtjen kundërajrore të Ukrainës”. 

Sulmi i sotëm me 122 raketa nga territori i Rusisë shoviniste, i kësaj mbeturine kriminale, të trashëguar që nga koha e barbarisë mongole të Genghis Khan-it (1162-1227), dëshmoi përsëri më së miri për kompleksin e tmerrshëm të inferioritetit të botës ruse ndaj botës ukrainase, si kryevatra e kulturës sllavianolindore. 

Krimet e sotme ruse me raketa kundër popullsisë civile të Ukrainës ia çorën maskën përfundimisht kryekriminelit dhe kryehipokritit të Kremlinit. 

Në konferencën e shtypit të datës 14 dhjetor, Putini, pa i ardhur turp, pa u skuqur absolutisht nga gënjeshtrat që po nxirrte nga goja, deklaroi: 

“Problemi është po ai që kam theksuar gjithmonë, edhe pavarësisht nga gjithë tragjedia që po ndodh. Gjithsesi, në themelin e vet, rusët dhe ukrainasit janë një popull dhe ajo që po ndodh tani është një tragjedi e madhe, e ngjashme me një “luftë civile” midis vëllezërve. Kur vëllezërit u ndodhën në anë të ndryshme” (Citohet sipas: Julia Zakrepa. “Putini, luftën në Ukrainë, në mënyrë cinike, e quajti “luftë civile” dhe përmendi “popujt vëllezër””. Faqja e internetit “Gllavred”. 14 dhjetor 2023). 

Putini, ky kryekriminel i popullit ukrainas, ka hyrë në faqet e historisë botërore si një kryefashist gjakatar me damkë i shek. XXI. Ai ka paturpësinë të dalë para gazetarëve, duke shtrembëruar të vërtetat historike për marrëdhëniet e Rusisë me Ukrainën. Lufta që ushtria fashiste ruse po zhvillon në Ukrainë, nuk është aspak luftë civile, ajo është një luftë agresive, kriminale, kundër një vendi të pavarur dhe sovran, kundër një populli të një etnie tjetër, i cili nuk ka qenë kurrën  e kurrës popull-vëlla me popullin  rus. Se cili është populli rus në raport me popullin ukrainas, kjo u vërtetua katërcipërisht me qëndrimin e tij prej servili të pështirë të bandës kriminale të Kremlinit, me Putinin në krye, e cila, deri tani, ka bërë kurban në “thertoret” e Ukrainës 357520   ushtarakë rusë (sipas lajmeve të kanalit tv “FreeДom” që u përmend në fillim), midis tyre edhe kolonelë e gjeneralë. E megjithatë, populli rus, në shumicën dërrmuese, në vend që të ngrihet peshë më këmbë dhe t’i turret Kremlinit për dëbimin e asaj bande vdekjembjellëse për bijtë e vet, përkundrazi, vazhdon të përkrahë Putinin, duke e reklamuar veten në sytë e opinionit publik ndërkombëtar, si një popull me psikologji shovinisti të tërbuar. Prandaj karakterizimi që Xhohar Dudajevi (1944-1996), Presidenti i parë i Republikës së Çeçenisë në vitet 1991-1996, i ka bërë popullit rus në një intervistë të vitit 1995, ka domethënie mjaft të thellë. Në vijim teksti i plotë i intervistës: 

“I vetmi, ndoshta, popull mbi Tokë, i cili nuk beson në asgjë, që është pa botë shpirtërore, pa moral dhe që ka mbetur prapa nivelit të zhvillimit të njerëzimit, një popull i pashpresë për një kohë të gjatë, është populli rus. Nuk ka kurrfarë besimi, asnjë besimi nuk i nënshtrohet, nuk është i prirur për kurrfarë bote shpirtërore, nuk njeh kurrfarë normash sjelljeje, kurrfarë morali. Dhe kjo, për fatkeqësinë e madhe po të vetë popullit rus, vihet re në një masë të konsiderueshme. Për këtë që po ndodh, Çeçenia shërben vetëm si pretekst. Por në thelb, ky është tipari themelor i karakterit të popullit rus, i një populli të sëmurë nga rusizmi, i një populli që udhëhiqet nga  ideologjia e urrejtjes. Por për një gjë të tillë ai duhet ta pësojë. Popullin rus e presin prova shumë të rënda dhe parshikimet janë ogurzeza. Mungojnë idetë, idetë e komunizmit, e socializmit, e krijimit të mundësive të ndryshme, rezultuan si flluska sapuni. Dhe kjo për arsye se gjithçka qe krijuar mbi bazën e rusizmit. Por përderisa mungojnë idetë, atëherë nuk mund të ketë një shtet juridik rus. Mungon legjitimiteti i vetë shtetit, nuk ekziston kurrfarë dege e pushtetit. Atëherë, kur mungojnë idetë, kur mungon legjitimiteti i shtetit dhe i degëve të pushtetit të tij, do të thotë se nuk ka vend për politikën, as për atë të brendshmen, as për atë të jashtmen. Në këto kushte, kur mungon komponenti i tretë, nuk ka vend as për ideologjinë. Për pasojë, mungojnë motivet, mungon stimuli. Këtu merr fund perspektiva. Kjo është njëra rrugë. Rruga tjetër e zhvillimit, e qytetërimit të njerëzimit, është bota shpirtërore. Rusi nuk është besimtar as i Krishtit, as i Muhametit, as i Budës, ai nuk beson në asgjë. Por që i tërë populli të bëhet me botë shpirtërore, për këtë duhet punuar derisa të kalojnë, minimumi, tre breza. Por edhe kjo rrugë është e mbyllur. Tani po përpiqen politika, ideologët, për të zgjedhur një rrugë të tretë – ky është sllavianizimi, bashkimi mbi bazë sllaviane. Por edhe nga kjo përpjekje, gjithashtu, nuk do të rezultojë asgjë, sepse komponenti kryesor përbërës i sllavianizimit – ukrainasit – nuk do të pajtohen kurrë me rusifikimin dhe me rusizmin… Popujt e ish-Bashkimit Sovjetik, të Rusisë së sotme ose të ndonjë aleance të ardhshme me Rusinë, janë të sëmurë nga rusizmi. Madje duhet theksuar se kjo është një sëmundje kronike shumë e rëndë dhe shumë e rrezikshme. Rusizmi është më i tmerrshëm se fashizmi, se nazizmi, se të gjitha ideologjitë e urrejtjes së njeriut për njeriun (Citohet sipas:”Youtube. Taras Kokovski. 15 prill 2022). 

Po cila është historia e vërtetë e marrëdhënieve të Rusisë me Ukrainën? 

Marrëdhëniet mes Kievit dhe Moskës kanë një parahistori të gjatë, e cila është shoqëruar me mjaft ngjarje të rënda që kanë lënë gjurmë të thella në vetëdijen kombëtare të popullit ukrainas. Unë kam një informacion të pasur për natyrën e këtyre marrëdhënieve, të cilat kanë kaluar nëpër një spirale tragjike. Por në këto shënime nuk dëshiroj të shfletoj informacionet personale nga burime të mirfillta ukrainase, në mënyrë që të mos i lë shteg vetes të bëj vlerësime që ndokujt mund t’i tingëllojnë si subjektive, aq më tepër që ushqej shumë urrejtje ndaj politikës ruse, e cila, tradicionalisht, duke filluar që nga Kongresi i Berlinit, ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë një qëndrim tejet armiqësor ndaj kombit shqiptar në tërësi dhe ndaj Republikës së Kosovës në veçanti, deri edhe në ditët tona. 

Prandaj e quajta me vend t’u drejtohem ca shënimeve mjaft interesante të një analisti ukrainas, i cili, duke u mbështetur mbi fakte historike, hedh mjaft dritë mbi arsyet e vërteta se pse ukrainasit kanë urrejtje për rusët: 

“Kohët e fundit, rusët gjithmonë e më shpesh po ankohen për faktin se nëpër faqet e internetit po përplasen me shfaqjet e një urrejtjeje “të pakuptueshme” nga ana e “vëllezërve” ukrainas. Se, demek, ngado që hedhin sytë në faqet e internetit, ata gjithandej lexojnë pikërisht sharjet dhe ofendimet e këtyre “vëllezërve”. Se, që ta merrni vesh, më herët, rusët “ushqenin një simpati të madhe ndaj ukrainasve” (se gati secili në fisin e vet e ka një të afërm ukrainas), kurse tani pyesin veten në hutim e sipër:  

“Cila është arsyeja që ukrainasit na urrejnë kaq shumë?” 

I dëgjova sa i dëgjova një copë herë të mirë të gjitha ankesat e tyre, të shoqëruara me lot, dhe pastaj i dhashë karar që t’ua shkoqitja mirë e mirë “vëllezërve” tanë se cila është arsyeja që ukrainasit ushqejnë kaq shumë urrejtje ndaj tyre dhe se çfarë duhet bërë që gjithçka të nisë që nga fillimi. 

Për fjalë të nderit, mua më habit paksa zemërata e rusëve lidhur me agresionin leksikor dhe me urrejtjen që ukrainasit ushqejnë ndaj tyre. Prandaj po ju drejtohem sikur të isha në një bashkëbisedim me ta: 

Tani, që t’i themi gjërat açik, çfarë dëshironi ju? Ju na shisni atë gazin tuaj të qelbur me çmimin më të lartë në Evropë dhe pastaj i hapni sytë kokërdhok se pse ukrainasit ju shajnë nga nëna e nga baba poshtë e përpjetë. Sigurisht që do të shfajësoheni se në këtë mes e ka fajin Putini, se rusët e thjeshtë s’kanë gisht në këtë mesele. Jo more! Po këtë gjel të fryrë kush e zgjodhi president për të tretën herë? Kush e ngre deri në qiell këtë farë burri? Tani atë, sigurisht, nuk e kanë fort qejf, por prapëseprapë në Rusi nuk janë të paktë ata që mendojnë me prapanicë, të cilët i kanë dalë krah carit të mbarë Rusisë në të gjitha nismat e tij, përfshirë këtu edhe politikën që drejtohet kundër Ukrainës. 

Por nejse, sikur halli të ishte vetëm te gazi. Por gjelat tuaj të Kremlinit ia kanë bërë trutë dhallë Ukrainës jo aq për atë punën e gazit, sesa për të gjitha gjërat e tjera që kanë të bëjnë me punët tona të brendshme. 

Le të marrim qoftë edhe punën e gjuhës. Ç’ju hyn në hesap juve se ç’gjuhë flasin njerëzit në Ukrainë? Si-si? Ju dashkeni që rusët etnikë që jetojnë në Ukrainë të flasin në gjuhën amtare? Jo more! Po ju a ua keni krijuar këtë mundësi ukrainasve etnikë që jetojnë në Rusi? Atëherë çfarë pretendimesh paskeni ndaj nesh? Se që të kërkosh diçka, në fillim duhet të japësh shembullin personal dhe mandej t’u rrokanisësh kokën të tjerëve për të drejtat e veta. 

Po ç’thotë historia? Ç’ju hyn në qese juve se cilët janë heronjtë tanë kombëtarë? Ju shikoni historinë tuaj. Heronjtë tanë, së paku, kanë luftuar kryesisht kundër okupatorëve dhe jo kundër popullit të vet. Dhe ç’keni që na qortoni orë e çast për faktin që ne zhvillojmë një politikë antiruse, duke lëvduar ata që kanë luftuar kundër Moskës? Mos ne ju kemi akuzuar gjë vallë për faktin që Rusia zhvillon politikë antiukrainase, duke ngritur në qiell Pjetrin e Parë (1672-1725) që e shkoi në thikë Baturinin (kryeqytet i kozakëve të Ukrainës në shek. XVII-XVIII – E.Y.) dhe shkatërroi qendrat administrative usharake, ose duke i thurur lavde careshës Ekaterina (1729-1796) që likuidoi udhëheqësit ushtarakë ukrainas dhe shkatërroi për herë të dytë qendrat administrative ushtarake dhe vendosi në Ukrainë të drejtën e bujkrobërisë? 

Po ç’i keni gjithë këto thirrje për bashkim? Ju menduakeni se ky na qenka qëndrim vëllazëror, të bësh thirrje për bashkim, duke mbjellë frikën me këtë rast me gjithfarëlloj komplikacionesh që mund të lindin për udhëheqësit ukrainas në rast se Ukraina nuk jep pëlqimin për aleancë doganore me Rusinë? Jo, këtij nuk i thonë qëndrim vëllazëror, këtij i thonë qëndrim shtazëror! Po ç’janë ato kërcënime për të dhënë një goditje bërthamore kundër Krimesë në rast se Ukraina bëhet anëtare e NATO-s? Ju e quakeni normal një qëndrim të tillë? 

Është e natyrshme që dikush do të thotë se politika nuk duhet të ndikojë mbi marrëdhëniet e popujve. Demek, na qenkan politikanët këta me trurin kryq që provokuakan konflikte, kurse populli i thjeshtë laka duart në këtë mes. Me gjithë mend e keni! Juve ju paska mbetur hatëri për faktin që ukrainasit nuk u shprehkan siç duhet për ju nëpër faqet e internetit. Po ju lexoni në fillim se çfarë shkruajnë për ukrainasit në internet bashkatdhetarët tuaj që vuajnë nga mania e madhështisë dhe nga hemoroidet e shovinizmit rusomadh. 

Mos ju menduakeni se neve, ukrainasve, na vjen mirë të lexojmë se, demek, qenkemi popull i paqenë, se paskemi tradhtuar “gjirin”, pardon, emrin e vet “rrënjës”, domethënë “rus” dhe lloj-lloj përçartjesh të tjera? Dhe mandej lini mendjen kur ndonjë ukrainas, “pa ndonjë arsye”, ju shan në themel e në çati? 

Ju pyesni se çfarë duhet bërë “për ta kthyer gjithçka ashtu siç ka qenë”? E po, sa për sefte, duhet ta pranoni se “siç ka qenë” asnjëherë nuk ka qenë. 

Marrëdhëniet e tendosura mes ukrainasve dhe rusëve kanë qenë të përhershme. Ato nuk janë krijuar sot, ato shkojnë larg, e kanë zanafillën që nga kohët e Rusisë Kieviane, kur princët rusë që gjoja i përkisnin së njëjtës etni, thereshin me njëri-tjetrin që si e si të hidhnin në dorë fronin e Kievit. 

Megjithatë, nuk kemi ndër mend të futemi thellë në histori. Do ta fillojmë nga viti 1618, kur hetmani  (komandant i trupave kozake, – E.Y.) ynë lavdimadh Sahajdaçni (1582-1622), së bashku me zaporozhasit e vet të lavdishëm, i kalli datën Rusisë dhe për pak sa nuk pushtoi Moskën. Unë mendoj se pikërisht që asokohe rusët i kanë marr zët ukrainasit. Dhe kjo është e kuptueshme: moskovitët asokohe i mbushën pantallonat. 

Mandej pasoi beteja në afërsi të Konotopit (qytet i krahinës Sumskaja në verilindje të Ukrainës – E.Y.), kur një tjetër hetman i shquar, Vigovski (1608-1659) u dha dërrmën trupave cariste. Kanë pas qarkulluar llafe asokohe se cari rus kaq keq i paskej mbushur pantallonat, saqë ia kishte mbathur nga Moska, nga frika se mos kozakët do të shkonin për të hedhur në dorë shpirtin e tij mëkatar. 

Paskëtaj kanë qenë jo të pakta betejat e ukrainasve në aleancë herë me polakët, herë me turqit, herë me suedezët, herë me gjermanët kundër rusëve. Prandaj nuk pinë ujë hipokrizitë dhe rrëfenjat me përralla për “miqësinë shekullore mes popujve vëllezër”, sepse, në të vërtetë, nuk ka pas ekzistuar kurrfarë miqësie. Sepse ata, me të cilët ju gjoja keni pasur miqësi, nuk kanë qenë ukrainas dhe djalli e merr vesh se kush kanë qenë ata, sepse ukrainasit e vërtetë asnjëherë nuk hynin në marrëdhënie miqësore me ata që iu kanë bërë të liga. 

Po, po! Dhe nuk është nevoja të shtrembëroni turinjtë dhe t’i hapni sytë kokërdhok nga qielli. Ju menduakeni se treqind vjet bashkëjetesë në një shtet të vetëm kanë qenë periudhë idilike fund e krye, se, demek, ukrainasit dhe rusët kanë jetuar në paqe dhe në lumturi? Por ne, ukrainasit, nuk jemi të këtij mendimi. Ne e mbajmë mend shumë mirë sesi carët tuaj, bashkë me careshat tuaja, ndalonin përdorimin e gjuhës sonë, se si ata po e shfarosnin vetvetësinë (identitetin) tonë, duke mos lejuar përdorimin e emërtimit “Ukraina” (që do të thotë krahinë kufitare dhe që në fundin e shek XVIII rusët filluan ta quanin “Rusia e Vogël” – E.Y.) dhe “ukrainas”, duke i zëvendësuar ato me emërtimet idiote “Rusia e Vogël” dhe “rus i vogël”; se si sundimtarët tuaj i torturonin me armën e urisë stërgjyshërit tanë dhe i vrisnin për të vetmen arsye se ata donin të jetonin të lirë në shtetin e tyre të pavarur. 

Çdo ukrainas normal e di dhe e mban mend një gjë të tillë. Kurse ata që i mohojnë të gjitha këto fakte, ata vetëm ukrainas nuk janë. 

Prandaj, në qoftë se dëshironi që ukrainasit të mos ju urrejnë më, në qoftë se keni qejf ta ktheni atë që nuk ka pas ekzistuar kurrë, ja se çfarë duhet të bëni: cari juaj i gjithë Rusisë Vovoçka Putin le të vijë në Kiev, të kalojë në Sheshin Meidan (ukrainasit e quajnë Majdan, fjalë kjo me prejardhje nga persishtja që emërton çdolloj mjedisi të hapur, parku apo sheshi në tërësi – E.Y.), të bjerë në gjunjë dhe, në emër të të gjithë popullit rus, t’i kërkojë ndjesë popullit ukrainas… Pastaj le të shporret nga toka jonë e shenjtë. Dhe, në ikje e sipër, le të ndalet në çdo qytet, në çdo fshat dhe të kërkojë ndjesë për të gjitha ato të liga që carët, perandorët dhe sekretarët e përgjithshëm kanë bërë në tokën e Ukrainës! 

Dhe po të ndodhë me të vërtetë një gjë e tillë (për çka unë dyshoj shumë), ne, ashtu qoftë, do të fillojmë të miqësohemi me ju dhe do t’i harrojmë fyerjet e vjetra. Atëherë mund të flitet për ndofarë lidhjesh ekonomike (dhe për asgjë më tepër). Por kjo nuk përbën fakt se ne do të japim pëlqimin për gjësend tjetër. Sepse ne kështu jemi si popull: të keqen nuk e kujtojmë, por na duhet ta regjistrojmë. Prandaj mos u sillni shumë ashpër me ne: vlerat evropiane ne i kemi shumë më për zemër sesa ato euroaziatke…” (Citohet sipas: Vadim Gontarenko. “Pse ukrainasit kanë urrejtje për rusët”. Faqja e internetit “UAINFO”. 22 shkurt 2014).  

Kaliforni, 29 dhjetor 2023  

Aktivitetet e Shoqates “Trojet e Arbrit“ për vitin 2023 dhe planet për vitin 2024

0
Nue Oroshi
Thotë një fjalë popullore: “ se kur të vetë pleqëria se ku e ke lanë te ritë vaj halli për ty“. Por kur këtë kohë rinore dhe atë burrërore e ke hargjuar në shërbim të kombit shqiptarë duke i dhënë udhën e dritës historisë shqiptare nga gjithë ai terr që e krijuan historianët e diktaturave komuniste në Shqipëri,Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe viseve të tjera shqiptare duke shkruar histori të fallsifikuar që shërben vetëm për letër të riciklushme , për ti dërguar ato libra të fallsifikuara për riciklim nëpër fabrikat e letrës, e për të mos nxënë vend në biblotakat tona.Vërtetë ai që është historian i vërtetë ndihet krenar kur e sheh se vetëm për vitin 2023 Shoqata “Trojet e Arbrit“ ka mbajtur dy sesione të mëdha shkencore në Pejë dhe në Dibër gjithashtu ka organizuar edhe dy akademi përkujtimore njëren në Lucern të Zvicrrës e tjetrën në Prizren, si dhe është në realizimin edhe të tri projekteve të mëdha kombëtare në Pejë për Bustin e Marie Shllakut, në Prizren për Muranën e Gjergj Kastriotit dhe në Shkodër për monumentin e Kapidan Mark Gjon Markut. Historiani e ndien vetën të kënaqur ku me përkrahjen e historianëve të vërtetë arrin të botoj dy libërshin për Masakrat serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare më, 1296 faqe ku kontribuan 87 autor nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe mërgata e madhe atdhetare.Po këtë vit botohet një libër shumë i veçantë në gjuhën gjermane për Kanunin e Lekë Dukagjinit, arrihet të botohen edhe veprat e sesioneve të kaluara shkencore për Monsinior dr.Don Zef Oroshin dhe për Kryeministrin e Shqipërisë Etnike Mustafa Krujën. Gjatë këtij viti në kuadër të nëntë veprave që përgaditëm ishin edhe dy vepra autoriale njëra publicistiko-historike: “Pergamena e Djegur dhe Palimpsesti i Paprekur“ dhe tjetrën me poezi “Përshëndetma Tokën“. Qershinë mbi tortë i shtuan botimet e Shoqatës “Trojet e Arbrit “edhe dy vepra të tjera historike, njëra me autor Petrit Palushin “Masakër në Buzëmadhe“dhe tjetra që posa doli nga shtypi dhe mbylli edhe botimet për këtë vit e autorës Bianca Maria Gjomarkaj, vajzës se Kapidan Ndue Gjon Markut udhëheqësit të Bllokut Kombëtar Independent, me titull “Kulla e Rezistencës –Familja Markagjoni një Dinasti Shqiptare“. Këto aktivitetë të mëdha që kreu Shoqata “Trojet e Arbrit“ për vitin 2023 tregon qartë se kjo shoqatë gjithë kombëtare është tani një Akademi e Shkencës dhe Kulturës Gjithëshqiptare, e vetmja e cila është duke e shkruar historinë e vërtetë dhe jo atë lara- lara.
Për këtë një kontribut të çmuar kanë dhënë mbi 200 studiues dhe studiuese nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe mërgata e madhe atdhetare. Asnjëherë nuk e kam menduar se të arrish suksese dhe të qëndrosh në majat e shkencës dhe kulturës shqiptare do të krijohen edhe gjelozi të ndryshme profesionale por fatkeqësisht kjo ndodhë tek ne shqiptarët. Të tillët që mirrën me thashetheme është mirë që le ta nxenë karrikën të punojnë më shumë dhe në fund të vitit të bëjnë llogarinë se çfarë suksesi kanë arritur mbrenda vitit, cilat janë sukseset e tyre apo fatkeqësisht i ka pyetur pleqëria se mos e leni kohën e rinisë dhe të burrërisë nëpër kafene duke pirë kafe e çajra dhe duke përgojuar studiuesit atdhetar shqiptarë që i kushtojnë kohën e tyre që shkenca shqiptare të vjen në binarët e duhur.
Meqenëse si çdo institucion shkencor dhe atdhetarë që bën planet e veta edhe Shoqata “Trojet e Arbrit“ për vitin 2024 ka planifikuar një varg të madh të aktiviteteve botuese, organizative dhe disa projekte të tjera në aspektin e ngritjes së monumenteve dhe busteve. Shoqata “Trojet e Arbrit“ për vitin 2024 ka planifikuar botimin e shtatë veprave enciklopedike: 1.Kapidan Mark Gjon Marku–Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Kombëtare ,2.Profesor Ernest Koliqi- Mendjendrituri dhe dritëdhënesi i Kombit Shqiptar, 3.Qëndresa Shqiptare në Periudhën Kohore 1878-1952, 4. Kontributi Patër Paulin Margjokaj-për kombin dhe shkencën shqiptare, 5.Masakra Komuniste në Tabje të Pejës, 6.Masakra e Komunistëve në Shtëpinë burg të Sherametit në Pejë dhe 7.Kontributi i mësuesve të Qarkut të Kuksit në Kosovë 1941-1945.
Po ashtu gjatë vitit 2024 në javën e “Trojeve te Arbrit “që do ta mbajmë në muajin Qershor do të organizojmë edhe tri sesione të mëdha shkencore, më 9 Qershor 2024 në Podujevë , më 10 Qershor 2024,në Prishtinë dhe më 12 Qershor 2024 në Malishevë.
Për temat boshtë që do të organizohen në këto tri sesione shkencore do të njoftohen me kohë studiuesit nga të gjitha viset etnike shqiptare dhe mërgata e madhe atdhetare. Ne nuk do ta lamë me kaq. Në këtë vit do ti shtyjmë me tutje edhe tri projekte të më dha për vendosjën e tri monumenteve në Shkodër,Prizren dhe Pejë që ka në projekt Shoqata “Trojet e Arbrit“ dhe karshi rrethanave të krijuara në leshimin e lejeve do të veprojmë me këto tri projekte të mëdha kombëtare. Po ashtu Shoqata “Trojet e Arbrit“ ka në planet e saj edhe Përkthimin dhe botimin në gjuhën angleze të dy veprave enciklopedike: “Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1999“ me gjithsej 1296 faqe.
Kjo punë e madhe shkencore dhe kombëtare u arrit falë punës së pandalshme të studiuesve të mirëfilltë shqiptar pa harruar edhe donatorët që edhe pse të paktë ata ndihmuan që projekti të ecë përpara.Dhe krejt në fund dua të them se në muajin Qershor Shoqata “Trojet e Arbrit“ kremton 20 vjetorin e themelimit, dhe ky 20 vjetor po na gjen në vlugun më të madh të punës, më një fjalë egzistencën tonë 20 vjeçare do ta kremtojmë me një punë të madhe atdhetare dhe shkencore gjatë tërë vitit 2024.
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Le Quotidien (1923) / Martesa “me qira” e femrave shqiptare është vetëm një legjendë — Intervista ekskluzive me Xhemil Bej Dinon në Paris

0

Nga Aurenc Bebja

29.12.2023


TË NDËRTOJMË SË BASHKU TË ARDHMEN… (CONSTRUISONS ENSEMBLE L’AVENIR… BUILD THE FUTURE TOGETHER…)

Darsi është një fshat i vogël që ndodhet në veri të Shqipërisë, në Rrethin e Matit, pranë qytetit Klos. Ky fshat është i ndarë në tri lagje : 

Dars est un petit village qui se trouve au nord de l’Albanie, dans le district de MAT, près de la ville de Klos. Ce village est divisé en trois quartiers : 

Dars is small village located north of Albania (in the district of Mat, near the city of Klos. This village is divided into three districts :

– Mëhalla e poshtme

– Spavali

– Pcara 
 Popullsia (Population) : 800 banorë (habitants – people)


DARS


Fshati Dars (Village de Dars)
Fshati Dars (Village de Dars)

LAGJET E DARSIT (LES QUARTIERS DE DARS – NEIGHBORHOODS OF DARS)


MËHALLA E POSHTME


Mëhalla e poshtme
Mëhalla e poshtme

PCARA


Pcara
Pcara

SPAVALI


Spavali
Spavali

KLOS


DARS, KLOS
DARS, KLOS

“Kalofsh mirë sonte n’vorr…”, urim skandaloz, antinjerëzor e antishqiptar i Feros!

0
Engjëll Gishti, Tiranë
___
FUNDI I TOLERANCES FETARE!
___
Kam 33 vite qe them se kemi per tja parre sherrin fondamentalizmit musliman!
Kam 33 vite qe them se ky lloj muslimanizmi qe hyri tek ne eshte vetem fondamentalizem i paster!
Kam 33 vite qe them se tolerancen fetare midis shqiptareve e ndertuan rilindasit tane te ndritur, ndaj njesoj si ata duhet punuar per demaskimin e fondamentalizmit islamist!
Kam 33 vite qe them se shqiptaret e ditur, edhe kur u detyruan me shpate pas qafe te marrin fene islame, zgjodhen (ne fakt me shume e shpiken) variantin tolerant, paqtore, te bektashinjve, qe fondamentalistet e sotem e quajne “te baktacinjve”!
Kam 33 vite qe paralajmeroj se ky fondamentalizem do e shkaterroje tolerancen tone fetare!
Ndaj kam 33 vite qe deklaroj se fondamentalizmi sunit per kombin tone e ka vendin vetem nder muzeume!
Tashme erdhi ora e keqe!
Tashme erdhi ora kur fondamentalistet po hidhen ne veprim te dhunshem per te imponuar kulturen e tyre shtazarake!
Koha e mashtrimit per ata mbaroi!
Erdhi koha e veprimit!
Ata nuk pranojne me asgje ndryshe nga ideologjia e tyre ne token tone!
Ne cfare do bejme?
Do degjojme akoma debilat qe na thoshnin “te mos mbjellim percarje?”
Urdheroni e na thoni ju se si duhet te sillemi me fondamentalistat islame qe tashme jane hedhur ne aksion!
Ne Hanin e Elezit, fondamentalistat djegin pemen e Vitit te ri!
Nje kengetar si Ferro, tashme i zhytur ne boten e urrejtjes fondamentaliste islame, shprehet i lumtur per vdekjen e nje gazetari joislam!
Akoma keni iluzione se ky lloj muslimanizmi do ruaje tolerancen fetare?

Si u formua LDK-ja dhe si u bë Rugova kryetar i saj

4

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot shënon 34-vjetorin e themelimit të saj, 23 dhjetor 2023.  

LDK ishte themeluar nga Ibrahim Rugova dhe personalitete të kohës?  

Me rastin e 34-vjetorit të themelimit të LDK-së, siq është bërë modë në Kosovë, e në Shqipëri flitet e festohet sikur po mos të ishte ajo datë, Kosova, nuk do të ekzistonte. Por e mira tjetër është se ende pa u qu sofra e fshi troshat, harrohet Ibrahim Rugova e LDK-ja. E përmendin përsëri Rugovën, vetëm kur të afrohen zgjedhjet. Tash i kthejnë sofrat edhe më të mëdha me mish të pjekur e pije të shumta. 

Kështu, fatkeqësisht ndodhi edhe me Nexhat Dacin, Isa Mustafën e nuk jam i sigurtë se a po vazhdohet ky zanat, tabiat i keq edhe me Lumirin. 

Më 23 dhjetor 2023, 34 vjet që nga dita kur u themelua partia e parë dhe më e madhe politike në Kosovë. 

Edhe pse shkurt, disa portale shkruajtën “LDK ishte themeluar nga Ibrahim Rugova dhe personalitete të kohës” 

Kush e ishin nismëtarët për formimin e LDK-së?   

Edhe muaji dhjetor ishte dhe ende nuk dihët se edhe sa ngjarje të tjera të rëndësishme do të ndodhin deri në fund të muajit. Në Shqipëri me kurthat e Edi Ramës e Lul Bashës (Bravës) kundër Sali Berishën; me protestat e një pjese të opozitës dhe studentëve në Serbi, kundër vjedhjes së votave, pra kundër Aleksandar Vučić, presidentit të Serbisë dhe në Kosovë, me opozitën, he mozomakeq. 

Është shumë e çuditshme por e pritshme se ngjarjet që ndodhin në Serbi, partia dhe pushteti socialist në Shqipëri i merr ato pa asnjë rezervë, këshillat e Vučićit për Edin janë ” Bismillah, Alhamdulillah”.  

Kështu mu në kohën kur në Serbi opozita dhe studentët u zgjuan si në kohën kur u përmbys Slobodan Milošević, në Shqipëri, Edi Rama, vëlla-mi*) i Aleksandar Vučić, filloi një fushatë kundër Sali Berishës si në kohën e inkuizicionit*). 

Ibrahim Rugova, kryetari i parë i LDK-së, pas zgjedhjes kryetar i partisë

Ibrahim Rugova e Sali Berisha janë udhëheqëït më të merituat te shqiptarët në fund të viteve të shekullit të kaluar në Kosovë, që ishte e sunduar nga Serbia e Jugosllavia dhe në Shqipëri, nga sundimi i egër komunist. 

E keqja po na përcjllë neve shqiptarëve në të dya anët e kufirit. Atje, pas bjeshkëve, që vetëm në kohën e Sali Berishës, tash ndiqet Sala, filloi bashkimi i Shqipërisës, me Kosovën, me rrugën e kombit që në Kosovë u quajt ”Ibrahim Rugova”. 

Anëtarët e Këshillit inicues për themelimin e ”Lidhjes Demokratike të Kosovës”

Deri te viti i Ri 2024, kanë mbetur edhe 3 ditë. Kisha mendua që para vitit të ri të shkruaj për udhëhqësin politik e shpirtëror, Sali Berishën, ish kryeministrin dhe presisdnetin e Shqipërisë. Njeriu që me rrugën e kombit ”Ibrahim Rugova”, e bashkoi Kosovën me Shqipërinë. Edi Rama, përsëri qiti pengesa, që vetëm shqiptarët nga Kosova të paguajnë haraç; për vajin kukamën e antarëve të pdk-së në Kosovë për Hashim Hashim Thaçin; për protestat në Beograd dhe për festën e krishtëlindjeve ortodokse në Ukrainë që e ndryshuan datën, nga krishlindjet ortodokse sllavo-ruso-serbe (7 janar), në 24 dhjetor, në krishtlindjet katolike.  

Me Jusuf Buxhovin, Nexhmie Krasniqin, Saim Tahirajn dhe koordinatorin e shoqatës ”Nëna Terezë” në Zvicërr, Marjan Pnishin. Prishtinë, korrik 2022

Por sot do të flas vetëm për LDK-në, me rastin e përvjetorit të 34-tërt të themelimit, 23 dhjetor 1989. 

”LDK ishte themeluar nga Ibrahim Rugova dhe personalitete të kohës”. 

E vërteta është se Ibrahim Rugova nuk ishte as i pari, as i dyti e as treti nismëtar për themelimin e LDK-së. 

Libri ”Sekretet që nuk i mori me vete Ibrahim Rugova”, dhuratë nga autori. Prishtinë, 23 shkurt 2022

Ishte Jusuf Buxhovi, i pari ai i cili që nga dita e parë u angazhua për formimin e LDK-së. Jusufi kishte biseduar me Xhemal Mustafën, Mehmet Krajën, Ibrahim Berishën dhe (në fund) me Milazim Krasniqin që duhët bërë diçka. dhe po mendonin se diçka duhej të bëhej në këtë drejtim. Por, ende nuk kishin ndonjë plan konkret se si duhej të fillonte ajo punë. Thjesht ishin ende në proces të diskutimeve dhe po kërkonin bashkëpjesëmarrës eventualë dhe këshilla se si të fillonte realizimi i asaj ideje. Pasi e dëgjova argumentimin e Jusufit, thotë Milazim Krasniqi, pa u hamendur shumë i thashë se unë do të mund të bëhesha pjesë e asaj iniciative, meqë konsideroja se po hynim në një fazë, kur aksioni politik ishte i pashmangshëm. Jusufi më kërkoi që të flisja me Rugovën dhe t’i kërkoja që të bëhej pjesë e grupit nismëtar dhe kryetar i asociacionit politik që tashmë po quhej Lidhja Demokratike e Kosovës. Ai ma dha listën ku ishim të shënuar disa persona si nismëtarë (më duket se kanë qenë pesë emra: Jusufi, Zekerija Cana, unë (Milazim Krasniqi, shën. imi), Ajri Begu e Ali Aliu) dhe më kërkoi që ta anëtarësonim edhe Ibrahimin në atë listë. (Milazim Krasniqi, ”Sekretet që nuk i mori me vetet Ibrahim Rugova”, me nëtitull ”Si u formua LDK-ja, si u bë Rugova kryetar i saj- edhe me ndihmën time”, fq. 140- 150). 

Kuvendi i Parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me vendimet e marra, shënoi kapërcimin historik nga kërkesa për barazi të plotë në nivel të federatës jugosllave, që doli në Kuvendin Themelues të 23 dhjetorit 1989, te ajo për shtet të pavarur.  

Nismëtarët dhe themelusit e LDK-së. Jusuf Buxhovi paraqet programin e LDK-së para intelekt. e profesorëve: Idriz Ajeti, Zekeria Cana …Prishtinë, 23 dhjetor 1989

Këtë ndryshim e imponuan rrethanat që lidheshin me fillimin e luftës në Jugosllavi si dhe vendimin e Konferencës së Hagës së gushtit 1991 që pranoi shpërbërjen e federatës jugosllave (Jusuf Buxhovi). 

Njohësi më i mirë i Ibrahim Rugovës, ishte Milazim Krasniqi i cili pjesën më të madhe rrinte me Ibrahimin, në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtaëve. Ibrahimi ishte kryetar e Milazimi, sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, kur shumica e shkrimtarëve nuk shkonin aty, nga frika. 

Ibrahim Rugova, kryetari i parë i LDK-së përshëndet pas zgjedhjes për kryetar të LDK-së

”Rugova de facto ishte bërë lider shpirtëror për një numër të konsiderueshëm të shqiptarëve të Kosovës. Por, jo një udhëheqës politik, meqë ai jo vetëm që nuk kishte ndërmarrë asnjë nismë politike, por edhe ishte përjashtuar nga Lidhja e Komunistëve të Kosovës. Pra, politikisht ishte një i anatemuar, si shumica e intelektualëve kritikë të asaj periudhe” (M. K,) 

”LDK-ja shënon 34-vjetorin e themelimit”, AKTUALE, December 23, 2023 – 08:17 

https://zeri.info/aktuale/518980/ldk-ja-shenon-34-vjetorin-e-themelimit/  

“DY DATA HISTORIKE, AJO E THEMELIMIT TË LDK-SË DHE QIK-UT!“, Sinan Kastrati, Suedi, Malmö, 22 dhjetor 2016  

https://www.ballikombetar.info/dy-data-historike-ajo-e-themelimit-te-ldk-se-dhe-qik-ut/  

“Përkujtesë historike: 5 maj 1991 – Kuvendi i parë i LDK-së!”, 05.05.2021 | 12:00,  Jusuf Buxhovi 

https://www.mrika.info/en/Trash%C3%ABgimi/Category/Trash%C3%ABgimi-historike/P%C3%ABrkujtes%C3%AB-historike–5-maj-1991-%E2%80%93-Kuvendi-i-par%C3%AB-i-LDK-s%C3%AB!  

“29 vjet nga themelimi i LDK-së” 23 DHJETOR, 2018 – 12:30 PM 

https://www.kultplus.com/trashegimia/%EF%BB%BF29-vjet-nga-themelimi-i-ldk-se/  

“Këta janë 23 nënshkruesit e dokumentit për themelimin e LDK-së“, 21/12/2021 

https://www.llapi.info/keta-jane-23-nenshkruesit-e-dokumentit-per-themelimin-e-ldk-se/  

“Një ndër themeluesit, publikon disa dëshmi interesante të LDK-së së vitit 1989: Ja si u formua partia“, 11:22, 23/12/2020  

https://www.syri.net/syri_kosova/lajme/200326/nje-nder-themeluesit-publikon-disa-deshmi-interesante-te-ldk-se-se-vitit-1989-ja-si-u-formua-partia/  

“SI U FORMUA LDK-ja, SI U BË RUGOVA KRYETAR I SAJ”, 23 dhjetor 2023| 17:59″, Milazim KRASNIQI  

https://www.epokaere.com/si-u-formua-ldk-ja-si-u-be-rugova-kryetar-i-saj/  

*) VËLLAM m. etnogr. 

  1. Secili nga dy shokët e ngushtë, të rinj a burra, që pinin nga një pikë gjak prej njëri-tjetrit dhe bëheshin si vëllezër, ai që pinte gjak me një tjetër. Besnik si vëllami. E bëri (e kishte) vëllam.
  2. Një i afërm i dhëndrit, që shoqëronte nusen kur i vihej kurora; secili nga të dy fëmijët që rrinin pranë dhëndrit e nuses kur këta vinin kurorë. Vëllami i dhëndrit. Vëllami e mbante nusen për krahu.

VËLLAMËRI f. etnogr. 

  1. Një nga doket e hershme, që kishte për qëllim të forconte miqësinë ndërmjet dy të rinjve a dy burrave, duke pirë një pikë gjak nga njëri-tjetri; lidhja që kishin vëllamët midis tyre, të qenët vëllam me dikë. Vëllamëri e fortë.

Kishte vëllamëri me të. 

  1. përmb. Tërësia e vëllamëve, vëllamët. U mblodh vëllamëria.

*) NKUIZICION m. 

  1. hist. Organizatë terroriste policore e gjyqësore e kishës katolike, e themeluar në shekullin XIII, që ndiqte, burgoste e zhdukte mizorisht njerëzit përparimtarë, të cilët me veprën e me punën e tyre, me shpikjet, me zbulimet e me studimet e tyre hidhnin poshtë dogmat fetare dhe dilnin kundër sundimit të kishës. Koha e inkuizicionit. Gjyqi i inkuizicionit. Zjarret (burgjet) e inkuizicionit. U dënua (u burgos, u dogj) nga inkuizicioni.
  2. fig. libr. Ndjekje e rreptë që u bëhet revolucionarëve, njerëzve përparimtarë dhe ideve të tyre, terror.

Sqarim: U shërbeva në publikimet që i paraqita më lartë, në bisedat që kisha pasur me Jusuf Buxhovin, Milazim Krasniqin, që mendoj unë, janë njohësit më të mirë, kontribusdhënësit më të mëdhenj për themelimin e LDK-së dhe librin e Milazimit ”Sekretet që nuk i mori me vetet Ibrahim Rugova”. 

Nëntitujt i kam ndryshua dhe fusnotat nuk i kam vënë për shkak se po ngarkohet teksti. Kërkoj falje nga autorët. 

Malmö, 28 dhjetor 2023 

sinankastrati09@hotmail.com 

Qeverisja me parimet e “Islamit Teokratik” ka falimentu plotësisht dhe definitivisht

0

Ekziston nji dallim thelbësor ndermjet “Besimit Fetar Islam” dhe “Islamit Teokratik” ose thanë ndryshe “Sheriatit”

Ç’farë asht “Besimit Fetar Islam” ?

Nuk po futem të zhvilloj me hollësi se çka asht “Besimit Fetar Islam” , sepse qellimi im nuk asht të jap ketu mësime fetare, aqë ma pak që as nuk kam studjue per këtë degë. Ky problem i takon teologve dhe të gjithë atyne që merren me besime.

Shkurtimisht per aqë sa kam lexue un “Besimi Fetar Islam” kishte me qenë Besimi ndaj nji Zoti të vetem, që arabisht quhet Allah dhe që në gjuhet e tjera quhet ndryshe. Allahu ka urdhnue në ketë dynjà të Derguemit e vet, që i pari hebraisht quhet Abraham, ose arabisht Ibrahim. Këto quhen “Profetë” ose arabisht “Pejgamera” e kështu me rradhë deri tek Pejgameri Jezus (hebraisht) ose Isa (arabisht). Simbas Besimit Islam pejgameri Isa ka lindë me urdhen të Allahut nga virgjinesha Mejreme (arabisht) ose Marie (hebraisht). Kjo rrjedh nga familja e nderueme e Pejgamerit David (hebraisht) ose Daut (arabisht). Në Besimin Islam Isaja (Jezusi) asht i derguemi i Allahut, pejgameri i parafundit, por nuk asht i Biri i Allahut, me gjithë ate nderohet si të gjithë pejgamert e tjerë paraardhës. Per Besimin Islam pejgameri i fundit, dmth i derguemi i fundit i Allahut, asht Muhammeti. Natyrisht në Besimin Islam ka edhe shumë mësime të tjera, per të cilat nuk po zgjatem ma ndej.

Si çdo Besim edhe “Besimi Fetar Islam” i takon botes së mbrendshme shpirtnore, që simbas parimeve tona laike europiane ku bazohen “Të drejtat e Njeriut” dhe të “Lirisë së Ndergjegjes” , asht nji çeshtje krejtësisht personale ku nuk ka të drejtë asnjeri të nderhyjë, as ta pengojë e as ta imponojë. Këto janë punët e tueja personale. Randësi ka që ti per shkak të bindjeve tueja të mbrendshme të mos cenosh as të drejtat e të tjerve dhe as jeten e të tjerve. Prandej nga pikpamja e “Lirisë së Ndergjegjes” në vendet e qytetnueme prendimore nuk ekziston dhe as nuk ka arsye të ekzistojë fobia ndaj “Besimit Fetar Islam” (Shenim: termi “fobì” vjen nga greqishtja “phòbos” = ”fòbos” , që asht nji frikë nga nji situatë, nji person apo nji ideje).

Ç’farë asht “Islami Teokratik” ose thanë ndryshe “Sheriati” ?

Nji nder njerzit ma të mdhaj të botes ka qenë padyshim themeluesi i Islamit arabi Muhammet. Po të studjosh Kur’anin, shifet se pjesa e parë i ka rrajte e njajta me Hebraizmin dhe Kristjanizmin. Aqë e vertetë sa që në kohen kur Muhammeti perhapi idetë e veta (700 vjet mbas Krishtit), bashkëkohësit e konsiderojshin atè si nji heretik të Kristjanizmit, të cilit mendohej se ai i kishte ba disa modifikime.

Muhammeti lindi në Arabì. Shoqnia njerzore pagane e atyne zonave ishte tmerrsisht e çthurun, tmerrsisht e eger dhe tmerrsisht e mbrapambetun pothuej si sot. Ajo shoqni kishte nevoja të mdha per nji fare rregulli nepermjet ligjve. Un po permendi nji nder gjanat ma të thjeshta. Poligamija ishte shumë e perhapun dhe çthurja seksuale pa frè ekzistonte edhe mbrenda të të njajtit gjak deri në berthamen familjare. Në Kur’an, që simbas Prof.Dr.Sami Alrabaa u shkrue 70 vjet mbas vdekjes së Muhametit, jepen rregullat që kufizojnë poligaminë me tri gra e jo ma shumë; ndaloheshin rreptësisht marrëdhanjet seksuale mbrenda gjakut etj. Keto ligjë per këto probleme shoqnore na europiant i kena të percaktueme në Kushtetutat tona laike, në Kodet Civile e Kodet Penale të trashigueme qyshë nga koha e Perandorisë Romake me të “Drejten Juridike Romake” qyshe 2000 vjet ma parë.

Por ky njeri i madh arab i quejtun Muhammet nuk kishte se si tua impononte me fjalë dhe me apostullim këto rregulla asajë shoqnie të eger, të çthurun dhe teper të mbrapambetun. Per këtë arsye Fjalët e Allahut duheshin zbatue nepermjet pushtetit të sundimtarve me ushtrim force, me dhunë. Per atë lloj shoqnie të asajë kohe 1400 vite ma parë, në ato zona të tokes, ishte nji hap shumë i madh shoqnor, sepse impononte rregullsi në marredhanjet mes njerzve. A nuk ju duket pra edhe juve kjo idè nji idè jashtëzakonisht perparimtare per atë kohë dhe per atë shoqni aqë primitive?!? Pikrisht këtu qendron madhështia e këtij njeriu të madh, të cilin njerzimi duhet ta vlersojë.

Prà imponimi i Fjales së Allahut nepermjet pushtetit të sundimtarve, asht “Islami Teokratik”. Termi “Teokratik” vjen nga greqishtja e vjeter, ku “Toe” asht si “Doe” ose “Dio” ose “Zot” . Ndersa fjala “Kracì” don të thotë “Formë qeverisje” . Pra Teokracìa asht nji forme qeverisje në të cilen pushteti politik asht i bazuem në parimet fetare dhe mbështetë besimin fetar dhe nga ana tjeter Besimi Fetar mbështetë Teokracinë dhe kështu krijohet nji RRETH I MBYLLUN. Në Kur’an perfshihen qoftë mesimet e “Besimit Fetar Islam” , qoftë edhe rregullat e “Islamit Teokratik” ose thanë ndryshe “Sheriati” , që asht ligji i imponimit nepermjet sanksioneve ndeshkuese i parimeve fetare.

POR kohët kan ndryshue. Kultura e njerzimit asht zhvillue. Kultura po perhapet. Injoranca po zvoglohet. Deshira per Driten e Lirisë së mendimit dhe të ndergjegjes sot asht ba nji ndjenjë e papermbajtshme per çdo individ. Per këtë arsye imponimi i bindjeve fetare të Fjales së Allahut me metoda policore, me Polici Fetare, me denime me vdekje publike me gur, me gjymtime fizike, me burgime të atij që don të jetë i çliruem nga detyrimi fetar, me hjedhje në erë të njerzve nepermejt dinamitit ka kalue, po prendon. Asht pikrisht kjo arsyeja që në vetë gjiun e botes islame po ngrihen Disidentët e Parë (e nuk janë pak) kundra “Islamit Teokratik” dhe jo kundra “Besimit Fetar Islam” . Janë këto Disidenta kundra diktatures Teokratike, që po e transformojnë dhe do ta transformojnë nga mbrenda boten e mbyllun islame teokratike. Janë këto Disidenta që nuk kerkojnë heqjen e Kur’an-it, por heqjen nga Kur’ani i ajeteve të cilët bijnë në kundershtim me të Drejtat e Njeriut, siç ndodhi në shtator te viti 2009 ne Kazakistanin me shumicë islame të popullsisë. Janë këto Disidenta, që nepermjet heqjes së këtyne syreve, don ta mbrojnë “Besimin Fetar Islam” nga ekstremizmi dhe nga të gjitha pasojat e tij. Rruga asht e gjatë dhe don kohë shumë. Por ecja perpara ka fillue. Ndryshimet në boten islame do të ndodhin në kundershtim me mbretin absolut Abdullah të Arabisë Saudite, që thotë: “Ne nuk kemi nevojë për demokraci, ne nuk kemi nevojë për parti politike, ne nuk kemi nevojë për të drejtat e njeriut perëndimore, ne nuk kemi nevojë për lirinë e tyre të fjalës. Per çfarë na duhet është Kur’an-i. Ai rregullon jetën tonë të përkryer. Ky është legjislacioni më i mirë në historinë e njerëzimit, ai është fjala e All-llahut. Nuk ka asgjë më të mirë se ligji i All-llahut”.

Asht e vetkuptueshme. Mbretit absolut Abdullah të Arabisë Saudite nuk i mungon asnji e drejtë. Ai i ka të gjitha të drejtat. Ai posedon gjithë naften e Arabisë. Atij nuk i intereson që tjeterkush, as nji Njeri tjeter, të ketë të Drejta. Atij i intereson qe ta mbajnë popullin arab nen frè, në injorancë, në fanatizmin ekstrem nepermjet “Islamit Teokratik” apo Sheriatit . Ai dhe të gjithë të tjert si ai i bajnë damin ma të madh “Besimit Fetar Islam”, sepse çdo ekstremizem asht vorrmihsi i vetvehtes.

Në boten tonë të lirë prendimore nuk ka fobì per “Besimin Fetar Islam”, perderisa lejohet ushtrimi i lirë i këtij besimi fetar dhe per ma teper sponsorizohet nga vetë qeveritë prendimore në kontrast me ligjët ndeshkuese të ndalimit të Lirisë së besimeve të tjera fetare, që aplikohen në vendet teokratike. Në boten tonë të lirë prendimore ka dhe do të ketë nji fobì per perdhunimin e Ndergjegjes së Njeriut, per mohimin e të Drejtave të Njeriut, të cilat janë të sanksionueme edhe ne Karten e Kombeve të Bashkueme. Per këtë arsye në boten e Lirë Prendimore ka dhe do të ketë fobì ndaj diktatures së “Islamit Teokratik” , i cili do të prendojë paralelisht me perhapjen e ideve të Lirisë së Njeriut edhe në vendet e tjera të botes.

Vetë fakti që miljona emigranta fukarà musliman ikin nga vendet e tyne muslimane (që mijra prej tyne mjerisht mbyten në Detin Mesdhè gjatë ikjes neper detë) dhe vijnë këtu në vendet prendimore kristjane e nuk shkojne në asnji nga 57 vendet islamike as në Turqi, as në Iran, as në Arabi Saudite, as në Katarr, as në Egjipt o vende të tjera islamike, prà ky fakt tregon se sistemi i qeverisjes me parimet e “Islamit Teokatik” ka falimentu plotësisht dhe definitivisht.

Buxheti rekord i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes, ka ndikuar në zhvillimin me hapa të jashtëzakonshëm të ushtrisë sonë

0
Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës
___
Në konferencën e fundvitit për medie, prezentuam të arriturat më të theksuara të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për vitin 2023, të cilat patjetër që e kanë ngritur ushtrinë dhe sigurinë tonë në nivelet më të larta që kemi pasur ndonjëherë.
Ministria e Mbrojtjes përkatësisht ushtria e Republikës që nga fillimi ka qenë dhe po vazhdon të mbetet ndër prioritetet kryesore të kryeministrit Kurti dhe qeverisë tonë. Kjo dëshmohet mbi të gjitha me ndarjet buxhetore që për herë të parë arrinë në 204 milionë euro apo 2% të GDP, duke plotësur kështu edhe njërin nga kërkesat për vendet e NATO-s.
Buxheti rekord i ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes, ka ndikuar në zhvillimin me hapa të jashtëzakonshëm të ushtrisë sonë.
Në rradhë të parë kemi ngritur e kapacitetet humane brenda FSK-së përmes:
Rekrutimit:
Gjatë këtij viti kemi rekrutuar 627 rekrutë aktivë, ndërsa që nga fillimi i mandatit kemi rekrutuar 1836 pjesëtarë të rinj, duke dyfishuar pothuajse numrin total të ushtarakëve me një rritje prej 66.87%.
Kemi mbështetur rritjen e mirëqenies së pjesëtarëve tanë, përmes:
Ngritjes së pagave:
Grada e ushtarit nga 422 euro në 588 (rritje prej 39%)
Tetar i karrierës nga 465 euro në 609 ( rritje prej 31%)
Tetar nga 489 euro në 609 (rritje prej 31%)
Trajnimit dhe shkollimit:
Që nga fillimi i mandatit janë shkolluar qindra oficerë dhe dhjetra kadetë në akademitë ushtarake më të njohura në botë, ndërsa aktualisht po ndjekin shkollimin 62 kadetë.
Krahas shkollimit të gjeneratave të reja të kadetëve është investuar dhe në trajnimin e ushtarakëve. Vetëm gjatë vitit 2023 janë trajnuar 580 pjesëtarë, ndërsa që nga fillimi i mandatit janë trajnuar 3325 ushtarakë jashtë vendit apo 4 herë më shumë se në qeverisjet e kaluara.
Në të njëjtën kohë kemi investuar në ngritjen e kapaciteteve luftarake përmes blerjes së sistemeve të armatimit. Me një buxhet që ka shënuar rritje 38% në raport me vitin 2022, është investuar 28% më shumë në blerjen e armatimeve. Ndërsa krahasuar më qeverisjen e kaluar nga më pak se 4 milionë sa ishin investuar, tani në këtë mandat ne kemi investuar 239 milionë euro dhe sigurisht dronët Bayraktar janë vetëm një nga llojet e sistemeve të armatimeve të cilat tanimë i kemi në dispozicion.
Të gjitha këto kanë bërë që Republika e Kosovës të ngritet për 5 vende më lartë në Indeksin e Fuqisë Globale të ushtrisë në botë, matje kjo që është bërë vitin që po e lëmë pas, ndërsa në matjet e radhës presim që të rangohemi edhe më lartë.
Ushtrimet dhe operacionet:
Nuk mund të mos përmend faktin që gjatë këtij viti me sukses FSK ka përfunduar ushtrimin fushor ‘’Defender Europe 2023’’ me ç’rast është validuar një regjiment. E po ashtu pjesëtarët tanë kanë treguar shkallë të lartë profesionalizmi në operacionin e kërkim-shpëtimit të inicuar me rastin e tërmetit në Turqi, pastaj në operacionin e bashkëzbarkimit në Ishujt Falkland, ndërsa jemi në proces të finalizmit të marrëveshjes për bashkëzbarkimit me Forcat e Armatosura Britanike në shtetin e Belizesë.
Bashkëpunimi ndërkombëtar:
Në aspektin e bashkëpunimit ndërkombëtar më duhet të theksoj se kemi të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me 15 shtete, ndërsa jemi në proces të dakordimit për MoU me Republikën Çeke, Bullgarinë dhe Finlandën.
Po ashtu gjatë këtij viti kemi zgjeruar rrjetin e diplomacisë ushtarake përmes akreditimit të atasheve tanë ushtarak në Holandë, Slloveni dhe Kanada, ndërsa jemi në proces në Zvicër dhe Itali.
Duke qenë se vlerësojmë lartë bashkëpunimin me partnerët tanë strategjik dhe synimi ynë është anëtarësimi në NATO, si pjesë e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës kemi ofruar përkrahje për Ukrainën brenda kapaciteteve tona. Jemi në proces të zhvillimit të marrëveshjes me USAREU-AF për trajnimin në Kosovë të trupave të ushtrisë së Ukrainës në fushën e deminimit dhe eliminimit të materieve të rrezikshme.
Sa i përket aspektit të paraqitjes ndërkombëtare të Kosovës, theksoj se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim është duke korrur suksese të jashtëzakonshme. Vetëm gjatë këtij viti kjo qendër ka trajnuar qindra pjesëtarë të shteteve partnere si: Shqipëria, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Hungaria, Jordania, Malta, Maqedonia Veriore, Irlanda, Portugalia, Turqia, dhe së fundi Holanda, shtet me të cilin dhe filluam etapën e re të ofrimit me pagesë të trajnimeve në QNTKSH.
Realizmi i Planit të Punës 2023 dhe projektet kapitale:
Nga 137 aktivitetet e planifikuara në Planin Vjetor të MM-së për vitin 2023 deri me tani janë realizuar 131 aktivitete apo shprehur në përqindje 95%.
Ndërsa sa i përket Fazës së Dytë të PGJT-së, janë arritur, bile tejkaluar, të gjitha objektivat e kësaj faze kurse sa i përket projekteve kapitale nga 15 projekte kapitale infrastrukturore të planifikuara për këtë fazë, 9 veçse janë realizuar ndërsa 6 janë në proces të realizimit.
Buxheti i planifikuar për vitin 2023 është shpenzuar rreth 95%.
Legjislacioni dhe dokumentet strategjike:
Në aspektin legjislativ gjatë këtij viti është miratuar Strategjia e Mbrojtjes dhe Projektligji për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. Në mbledhjen e fundit të qeverisë, kemi miratuar projekt ligjin për statusin e forcave të huaja ushtarake në territorin e Kosovës. Ndërsa jemi duke punuar rreth konceptit të Mbrojtjes Gjithëpërfshirëse.
Ajo që mund të themi është se FSK posedon të gjtha kapacitetet e nevojshme për të garantuar siguri për qytetarët dhe mbrojtje të territorit të Republikës së Kosovës.
Këto janë vetëm disa nga të arriturat tona përgjatë këtij viti. Ndërsa për vitin e ardhshëm do të vazhdojmë me intensitet edhe më të shtuar në forcimin e mëtutjeshëm të ushtrisë sonë.
Faleminderit të gjithëve për punën e palodhur në shërbim të arritjes së objektivave dhe qëllimeve tona strategjike.
Mund të jetë një imazh i 1 person

Shqipëria është me BE dhe SHBA, por me  Lindjen na lidh tradita! 

1

Pirro Prifti, Tiranë

Shqipëria ka qënë gjithmonë në Historinë e saj midis Scylla and Charybdis. Scilla personifikon një mostër në formë femre imortale me 6 koka dhe secila koke kishte tre rradhë dhëmbi si peshkaqeni , ndërsa Charybdis fshihej nën një pemë fiku një hark larg në bregun përballë, pinte poshtë dhe fërkonte ujërat tri herë në ditë dhe ishte fatale për transportin detar. Personazhi i saj ka shumë të ngjarë të ishte personifikimi i një vorbulle të dy qëndron pnë gjirin e Mesinës përballë njëri tjetrit. 

Nëse Scilla për Shqipërinë në mënyrë metaforike ka përfaqësuar gjithmonë  perëndimin europian i cili ka qënë gjithmonë pas 1878 si Scilla e cila përlante tokat dhe arbërërorë dhe epirotëve pra shqiptarëve, dhe u a jepte fqinjëve, Charybdi, përfaqëson lindjen osmanët të cilët shkatërruan Arbërinë dhe Epirin duke larguar dhe vrarë gjithë popullatën, por edhe duke ndërthurur traditat dhe fenë e tyre më ato të atyre që mbetën në Shqipëri. 

Madje edhe para osmanëve Shqipëria (pra Arbëria dhe Epiri) kanë qënë në qëndër të përplasjeve dhe konflikteve të ashpra të perëndimorëve me lindorët, Perandoria Romake e Perëndimit kundër Perandorisë Romake të Lindjes, madje edhe më vonë kur hordhitë sllave u ngulitën në Ballkan, apo kur kryqëzatat kalonin dhe ktheheshin nëpër Arbëri dhe Epir, Shqipëria mbeti një zonë e nxehtë ku nuk ka patur asnjëherë qetësi gjatë mijra viteve. Kjo ka shkaktuar dhe lëvizjet e popullatës herë pas herë për shkak të luftrave duke migruar herë në perëndim e herë në lindje. 

Shkurtimisht edhe shqiptarët si pasardhës të Arbër Epirotëve kërkuan të bënin shtet në momentet kur Perandoritë luftonin dhe shkërmoqeshin me kalimin e viteve. Kështu ndodhi me Mbretërinë Ardiane me mbretin Agron dhe Mbretëreshën Teuta nga viti 231pes, Epiri ne vitin 370 pes, dhe  me Despotatin e Epirit 1227-1242, Mbreterinë e Arbërit 1272, Principatën e Skënderbeut 1431-1479, dhe më në fund pas 450 vitesh, me formimin e shtetit shqiptar në 1912. 

 Formimi i shtetit shqiptar si pasojë e Kongresit të Berlinit të vitit 1878, dhe Konferencës së Ambasadorëve më 1913, u bë i cunguar, sepse tokat dhe popullatat myslimane shqiptare u përfshinë si territore të shteteve të reja që u formuan në Ballkan si trofe të marra nga Perandoria osmane e mundur tashme nga Rusia. Shqipëria ngeli si ai gjeli i plagosur dhe i rrjepur nga gjelat fqinjë të ndihmuar nga Eurpoa perëndimore: France, Angli, Gjermani, Itali, Austri dhe Rusi. Përfituesit ishin Serbi, Greqi, Mali i Zi. Perandoria Osmane dështoi të ndihmonte bejlerët dhe pashallarët shqiptarë që të krijonin një shtet shqiptar me të gjitha territoret, për shkak të humbjes në fushën e luftës.  

Sidoqoftë ajo Perandori e stërmadhe e ndihmuar dhe nga drejtues dhe udhëheqës shqiptarë myslimanë, la gjurmën e saj në traditat e popullsisë shqiptare të cilat të larmishme ashtu si ishin, mbijetuan vetëm në saje të kompromisit historik midis kulturës perëndimore të katolikeve dhe kulturës lindore të krishterëve orthodoksë dhe asaj islame. Dhe kjo pikërisht për shkak të një popullate `me të njëjtin gjak por me fe të ndryshme`. Dihet që shkaku kryesor se përse Shqipëria nuk u bë në kufijtë e saj natyralë është pikërisht: 

-Kundërshtimi i Europianëve perëndimorë për të krijuar një shtet shqiptar mysliman, kundër të cilëve europianët perëndimorë dhe Rusia luftuan ashpër kundër osmanëve myslimanë me vite. 

-Mungesa e dëshirës së parisë myslimane shqiptare për të bërë një shtet shqiptar të madh, dhe kjo u vërtetua me Kahrarname-në që i dërguan paria shqiptare Kongresit të Berlinit, gjë që u hodh poshtë nga Kongresi.  

Praktikisht shqiptarët dhe Shqipëria para 1912 shiheshin nga Perëndimi dhe qarqet politike fqinje si `turq` dhe `grekër sipas fees, dhe katolike, që ishte një pjesë e vogël shumica të ardhur në Shqipërime misionet katolike të dërguara nga Programi FIDE. Pas Pavarësisë dhe pas Kongresit të Manastirit shqiptarët patën një gjuhë të shkruar dhe një shtet të përbashkët me tri komunitete fetare të ndryshme sepse `I bashkonte gjaku`. Ndërsa sllavët u ndanë më vonë në tri shtete pikërisht për shkak të feve megjithse flisnin një gjuhë: Serbi orthodokse (me shkie-arbër të sllavizuar), Kroaci Katolike (me arbër katolike të sllavizuar), Bosnjë-myslimanë (me shqiptarë myslimane të sllavizuar), madje dhe me Maqedoni orthodokse ( me Arbër&epirotë të sllavizuar nën kishën bullgare). Shqiptarët e copëtuar nuk u ndanë sipas fesë, por ruajtën traditat perëndimore katolikët, dhe lindore orthodoksët, bektashinjtë dhe myslimanët.  

Lufta e dytë  botërore bashkoi shqiptarët kundër pushtuesit por përsëri klasa e pasur, nën pretekstin e Shqipërisë së madhe  u bashkua me pushtuesin (duke e ditur se Shqipëria natyrale nuk bëhet dot vetëm me dëshirën e shqiptarëve sepse Shqipëria u nda nga Ndërkombëtarët dhe ata mund të na bashkojnë sërish), kurse popullata e varfër dhe e mesme sidomos orthodoksët dhe bektashinjtë por edhe sunijtë e Shqipërisë së jugut dhe të mesme, u bashkuan me luftën nac-clir. Katolikët u bashkuan me luftën me vonesë, por kleri katolik mbajti qëndrim pro pushtuesit. 

Diktatura ushtroi presion mbi popullatën dhe krahas disa arritjeve në arsim, shëndetësi dhe industri e agrikulturë, degjeneroi shpejt për shkak të luftës brënda Partisë komuniste dhe për shkak se komunizmi mbeti një system utopik dhe dështoi ekonomikisht. Kapitalizmi dhe Demokracia liberale perëndimore fitoi mbi bllokun komunist; dhe Ramiz Alia i frikësuar gjeti një rrugëzgjidhje sipas Katovicës. Në fjalimin e tij para vendosjes së Pluralizmit politik në Shqipëri Ramiza Alia u shpreh në vitin 1989 në mbledhjen e Byrosë Politike: ”Të jeni të sigurtë që ne komunistët do jemi kapitalistët e ardhshëm dhe kurrë nuk do lejojmë restaurimin e pushtetit politik të armiqëve. Mos keni frikë , ne jemi dhe me Lindjen dhe me Perëndimin, ndërsa Kosova është punë e tyre dhe mos u përzieni“. Ndërsa me 12 gusht 1990 thirri 60 intelektualë,  besnikë të Partisë, dhe disa besnikë bashkupntorëë të Sigurimit të shtetit me të cilët proklamoi Pluralizmin por u shpreh:` “Le të krijojnë kundërshtarët tanë parti të djathta, të majta apo të qendrës, madje do t’i nxisim dhe ne vetë, por kryesore është që të gjitha këto parti të kontrollohen nga ne vetë. Për këtë, edhe programet e themelimit duhet t’i formulojmë ne. Për drejtimin e këtyre partive duhet të gjenden njerëz që të përkrahin strategjinë tonë. Partia që do të marrë pushtetin, jo vetëm që është e lirë të shajë pushtetin, por këtë ta bëjë fort, sepse kështu do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës antikomuniste” (Ramiz Alia: Ecejaket e vështira nga izolimi në pluralizëm | Gazeta Telegraf). Me pak fjalë , kjo ishte esenca se çfarë do të ndodhte në Shqipëri pas rënies së komunizmit. 

Sot me mbështetjen e SHBA që çliroi Kosovën nga thundra Serbe, Shqipëria është më e stabilizuar, por Europa Perëndimore mbetet një sfinks për shqipëtarët sepse ajo akoma na sheh si një shtet mysliman (pavaësisht se nuk e thotë) dhe si të tillë ajo përpiqet të na mbajë larg saj duke e shtyrë vendimin, dhe duke na vënë kushte  politike nganjëherë  që mund të jenë të rrezikshme në të ardhmen, sepse ndonëse duam dhe jemi në perëndim, traditat nuk i kemi perëndimore, dhe ndoshta është mirë të mos bëjmë armiq më tepër se ç`kemi. Pavarësisht koalicionit të madh NATO, tëardhmen nuk e dimë sepse sipas një Sociologu dhe Filosofi të njohur edhe në perëndim- Aleksander Dugin, ai shkruan: “Lufta e madhe do të vijë në Lindjen e Mesme. Mund të jetë pak më vonë, por do të ndodhë. Houthi nuk do të ndalet. Anijet nuk do të hyjnë më në Detin e Kuq. Çmimet e naftës do të rriten. Irani do t’i përgjigjet provokimeve. Rënia e Izraelit është e pashmangshme. Quaj si të duash. Ne e quajmë axhendën e kohës së fundit. Apokalipsi është tani. Tani për tani ose pak më vonë. Mund të mos jetë ende. Por se shpejti“.  

Shpresojmë që politika shqiptare të mos jetë radikale por të jetë liberale, e mënçur, dhe largpamëse. Shqipëria ka nevojë për një këshill të urtësh që të drejtojnë vëndin dhe jo për  shtetarë shpatullgjërë e sy shqiponjë, me zë të trashë dhe populistë e mashtrues. Nga këta njerëz Shqipëria ka vuajtur. 

 Sot jemi në një etapë ku shoqëria shqiptare është nga më të emancipuarat dhe më të arsimuarat dhe konservatorë në ruajtjen e familjes.  Përse të mos përpiqemi të drejtojmë vëndin si Zvicra, asnjëanës, duke ruajtur traditat, gjuhën, folklorin por të jemi dhe të suksesëshëm në ekonomi e financë. Globalizmi do të shkatërrojë vëndet e vogla pavarësisht të mirave momentale por ne i kemi mundësitë. Në duhet të mbështetemi tek tradita-familja- dhe Hi-tech. 

priftipirro2017@gmail.com 

 ____

  • Mendimet e autorëve të shkrimeve, nuk përputhen domosdoshmërisht me mendimet e Radaksië së Drinit. 

Në përkujtimin e çerekshekullit të krimit të gjenocidit të dëshmojmë përkujdesjen e lartë shoqërore dhe shtetërore! 

0

Më 16 maj 2019, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Rezolutën për Gjenocidin Serb të kryer në Kosovë dhe shpalli 15 janarin Ditë të Përkujtimit të Gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë.  

Më 15 janar 2024 bëhet një çerek shekulli nga krimi i gjenocidit në Kosovë!  

I bëjmë thirrje Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Vjosa Osmani, Kryeministrit z. Albin Kurti, Kryetarit të Kuvendit z. Glauk Konjufca, Deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryetarëve të Partive Politike në Kosovë, Kryetarëve të Kuvendeve Komunale, shoqërisë civile, shoqatave e klubeve dhe të gjithë shqiptarëve ngado që janë, që të mobilizohen sa më shumë e sa më mirë, në mënyrë që ky çerekshekull i Gjenocidit në Kosovë, të shënohet në mënyrë sa më të dinjitetshme. 

Ngritja e zërit për arritjen e drejtësisë është njjë obligim yni kombëtar, në mënyrë që të sensibilizojmë botën demokratike për njohjen dhe arritjen e drejtësisë për gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës. 

Një çerekshekulli më parë, në vitin 1998-1999 forcat serbe kanë vrarë në mënyrë sistematike mbi dhjetëmijë civilë shqiptarë, kanë dëbuar shumicën e popullsisë nga Kosova, kanë shkatërruar objekte të arsimit e të trashëgimisë kulturore shqiptare si dhe kanë dhunuar seksualisht mbi njëzetmijë gra e burra të përkatësisë shqiptare. Përgjegjësia për këto akte të tmerrshme bie mbi shtetin serb si planifikues e zbatues i gjenocidit kundër shqiptarëve.  

Qendra Gjenocidi në Kosovë do të organizojë një varg aktivitetesh për ta shënuar këtë çerekshekulli në mënyrë sa më dinjitoze. 

Ftojmë Institucionet e Kosovës, që në këtë përvjetor simbolik të krimit të gjenocidit, të dëshmojmë përkujdesje të lartë shtetërore dhe shoqërore, për të nderuar viktimat e krimit të gjenocidit gjatë luftës 1998-1999.  

Gjenevë, 28 dhjetor 2023 

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” 

Faturat e energjisë, turpi i Qeverisë!

0

Florim Zeqa

Ngritja enorme e faturave të energjisë elektrike në prag të Vitit të Ri ka tronditur qytetarët e varfër të vendit dhe bashkatdhetarët që kanë ardhur për t’i hapur dritaret e shtëpive të tyre.

Vjedhja e qytetarëve dhe plaçkitja e mërgimtarëve

Qytetarët dhe mërgimtarët, edhe pse pagues të rregullt të energjisë elektrike, janë tronditur nga rritja (fryerja) enorme e faturave të rrymës nga distributori KEDS. Në këtë ngritje të paparashikuar të energjisë, i implikuar është edhe inxhinieri i elektros, kryeministri aktual Albin Kurti, i cili një ditë paraqitet si babadimër, kurse ditën tjetër si grabitës i qytetarëve të vendit!

Qytetarët dhe mërgimtarët sot nuk po i vuajnë shtrenjtimet e viteve të kaluara, por të ditëve të sotme. Askush nuk e di arsyen e shtrenjtimit të rrymës, sikurse që askush nuk e di për përfitimet e KEDS/KESCO-s dhe të Albin Kurtit nga ky shtrenjëtim enorm i rrymës!

Asnjë transparencë për takimet e fshehta të Albin Kurtit me pronarët e KEDS/KESCO, Ahmet Çalikun e Nihat Özdemirin të cilët në bashkëpunim me kryeministrin janë të përfshirë edhe në negociatat me Serbinë për Elektroseverin!

Trefishimi i çmimit të rrymës

Çmimi u trefishua nën kushtet e rritjes së konsumit të energjisë nën arsyetimet e detyrimit për ta paguar importin e energjisë elektrike duke ua bërë të mundur përfitimin pronarëve faktik të KEK-ut dhe drejtuesve aktualë të qeverisë.

ZRRE nuk është gjë tjetër veqse institucion publik që i mbron pronarët privat dhe Qeverinë, të cilët janë bërë bashkë kundër qytetarëve të Kosovës.

Faturat rriten jo nga kostoja e prodhimit të energjisë apo gjendjes së tregjeve rajonale por nga importimi i rrymës në kohën kur rritet konsumi i energjisë!

Pas takimit të kryeministrit Kurti me pronarët e KEDS’it po ndodhë ‘fryerja’ skandaloze e faturave të rrymës për qytetarët lojal të Kosovës, por jo edhe për serbët e veriut!

Per ilustrim po e paraqes shqetësimin e një konsumatori të energjisë elektrike në Rrafshin e Dukagjinit: “Do të bëjë padi në gjykatë plus ankesë në Keds dhe Kesco dhe nuk do t’a paguaj faturën e fundit pa u shqyrtuar komplet çështja, për shkak se s’ka mundësi me ndodhë një konsum i tillë i energjisë! Si dëshmi i kam ruajtur faturat nga muaji Mars i vitit të kaluar, të cilat kanë qenë si në vijim; 45, 47, 45, 50, 45, 38, 40, 45 euro dhe Nëntori me nxemje komplet plus me rritje ku e kam paguar faturën e fundit 50 euro në  të  cilën rezulton gjendja zero (0.0), kurse  Dhjetori menjëherë më 212 euro! Kjo është pak më tepër se hajni e zakonshme, është plaçkitje e organizuar dhe e sinkronizuar e shtetit me Keds/Kesco-n”, përfundon rrëfimin qytetari i dëshpruar!

ZRRE-ja si organ mbikëqyrës i kompanisë KEDS duhet të reagoj ndaj rritjes së faturave, në të kundërtën, duhet të mobilizohet shoqëria civile dhe gjithë qytetarët e vendit me mospagim të faturave të energjisë elektrike dhe mosdëgjueshmëri qytetare ndaj vendimeve të Qeverisë dhe KEDS/KESCO.