ARKIVI:
27 Prill 2026

Faturat e energjisë, turpi i Qeverisë!

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Florim Zeqa

Ngritja enorme e faturave të energjisë elektrike në prag të Vitit të Ri ka tronditur qytetarët e varfër të vendit dhe bashkatdhetarët që kanë ardhur për t’i hapur dritaret e shtëpive të tyre.

Vjedhja e qytetarëve dhe plaçkitja e mërgimtarëve

Qytetarët dhe mërgimtarët, edhe pse pagues të rregullt të energjisë elektrike, janë tronditur nga rritja (fryerja) enorme e faturave të rrymës nga distributori KEDS. Në këtë ngritje të paparashikuar të energjisë, i implikuar është edhe inxhinieri i elektros, kryeministri aktual Albin Kurti, i cili një ditë paraqitet si babadimër, kurse ditën tjetër si grabitës i qytetarëve të vendit!

Qytetarët dhe mërgimtarët sot nuk po i vuajnë shtrenjtimet e viteve të kaluara, por të ditëve të sotme. Askush nuk e di arsyen e shtrenjtimit të rrymës, sikurse që askush nuk e di për përfitimet e KEDS/KESCO-s dhe të Albin Kurtit nga ky shtrenjëtim enorm i rrymës!

Asnjë transparencë për takimet e fshehta të Albin Kurtit me pronarët e KEDS/KESCO, Ahmet Çalikun e Nihat Özdemirin të cilët në bashkëpunim me kryeministrin janë të përfshirë edhe në negociatat me Serbinë për Elektroseverin!

Trefishimi i çmimit të rrymës

Çmimi u trefishua nën kushtet e rritjes së konsumit të energjisë nën arsyetimet e detyrimit për ta paguar importin e energjisë elektrike duke ua bërë të mundur përfitimin pronarëve faktik të KEK-ut dhe drejtuesve aktualë të qeverisë.

ZRRE nuk është gjë tjetër veqse institucion publik që i mbron pronarët privat dhe Qeverinë, të cilët janë bërë bashkë kundër qytetarëve të Kosovës.

Faturat rriten jo nga kostoja e prodhimit të energjisë apo gjendjes së tregjeve rajonale por nga importimi i rrymës në kohën kur rritet konsumi i energjisë!

Pas takimit të kryeministrit Kurti me pronarët e KEDS’it po ndodhë ‘fryerja’ skandaloze e faturave të rrymës për qytetarët lojal të Kosovës, por jo edhe për serbët e veriut!

Per ilustrim po e paraqes shqetësimin e një konsumatori të energjisë elektrike në Rrafshin e Dukagjinit: “Do të bëjë padi në gjykatë plus ankesë në Keds dhe Kesco dhe nuk do t’a paguaj faturën e fundit pa u shqyrtuar komplet çështja, për shkak se s’ka mundësi me ndodhë një konsum i tillë i energjisë! Si dëshmi i kam ruajtur faturat nga muaji Mars i vitit të kaluar, të cilat kanë qenë si në vijim; 45, 47, 45, 50, 45, 38, 40, 45 euro dhe Nëntori me nxemje komplet plus me rritje ku e kam paguar faturën e fundit 50 euro në  të  cilën rezulton gjendja zero (0.0), kurse  Dhjetori menjëherë më 212 euro! Kjo është pak më tepër se hajni e zakonshme, është plaçkitje e organizuar dhe e sinkronizuar e shtetit me Keds/Kesco-n”, përfundon rrëfimin qytetari i dëshpruar!

ZRRE-ja si organ mbikëqyrës i kompanisë KEDS duhet të reagoj ndaj rritjes së faturave, në të kundërtën, duhet të mobilizohet shoqëria civile dhe gjithë qytetarët e vendit me mospagim të faturave të energjisë elektrike dhe mosdëgjueshmëri qytetare ndaj vendimeve të Qeverisë dhe KEDS/KESCO.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu