Kreu Blog Faqe 95

Pse shqiptarët u besojnë aq verbërisht të huajve, e aq pak vetvetes?

0

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

(Një shpjegim ad hoc sociologjik)

1. Historikisht, prej se shqiptarët janë identifikuar si komunitet, si etni, si komb e si organizim sociopolitik, por jo edhe si individë e personalitete, ata gjithnjë kanë bartur në (nën)vetëdije kompleksin e inferioritetit (kolektiv) dhe atë të superioritetit (individual) në raport me të tjerët. Jo aq për fajin e tyre, sa për fajin e të tjerëve, të cilët u dëshmuan më të shkathët në krijimin dhe organizimin e jetës së tyre individuale e kolektive.

Dhe jo vetëm kaq. Këta “të tjerë” këtë shkathësi dhe këtë organizim politik, social, kulturor, madje edhe ushtarak, e “mirëmbajtën” dhe e imponuan kryesisht përmes pushtimit dhe imponimit të vullnetit të tyre mbi shtetet, kombet dhe shoqëritë e tjera, të cilat sociologjikisht u cilësuan si “periferike”. Në këtë vorbull u gjendën edhe parardhësit e shqiptarëve të sotëm.

Këta parardhës tanë, të cilët historia herë i identifikon si pellazgë e herë si ilirë, me indiferencën dhe mungesën e gatishmërisë për ta udhëhequr vetveten (aludoj te kolektivi i organizuar sociopolitik, e jo te fisi), mbetën peng, që nga Iliria e Dardania e deri në ditët e sotme, të ambicieve dhe synimeve të këtyre “të tjerëve”.

Duke u munduar ta zbërthej lojalitetin, besimin apo edhe “aftësinë” ose prirjen e shqiptarëve për t’u akomoduar ndaj pushtuesve e sunduesve (që shpeshherë ngatërrohen, me ose pa qëllim, me konceptet e miqësisë dhe aleancave të ndryshme, të “evidentuara” në katalogët e historisë së qenësimit), më duket se kjo logjikë verbëruese, ky lojalitet nënshtrues dhe ky besim “blanko” (që e kërkonin të huajt nga paraardhësit tanë), e kanë burimin pjesërisht te rrethanat sociopolitike, pjesërisht te kushtëzimet ekonomike, më shumë te ato ushtarake, por, pa dyshim, edhe te ambiciet bajraktare për t’u realizuar si karizma në sytë e komunitetit dhe të pushtuesve.

2. Mendoj se e gjithë kjo temë, e shtruar me qëllim të zbërthimit të origjinës së këtij fenomeni, është më tepër një tematikë etike sesa antropologjike.

Nëse është etike, atëherë “verbëria” jonë, si individuale ashtu edhe kolektive, duhet kërkuar te kodet, normat dhe, pse jo, edhe te periferizimi i tyre përgjatë gjithë historisë së organizimit tonë psikosocial.

Por, nëse është antropologjike (gjë për të cilën shoh shumë pak gjasa argumentuese), atëherë ky besim i verbër që shqiptarët kanë demonstruar ndaj të huajve duhet kërkuar te veçoritë e tyre biologjike. Mendoj se kjo është një “adresë” tërësisht e gabuar, sepse do të na nxirrte në një përfundim antisocial, antihistorik dhe aspak argumentues.

3. Së këndejmi, dioptria sociologjike duket se na jep shpjegimin më të përafërt dhe, do të shtoja, edhe më të besueshëm për këtë lloj veçorie, këtë “produkt” historik të identifikuar si “Made in Albania”.

Sociologjikisht, mungesa e një përvoje historike të qeverisjes me vetveten (sepse me të tjerët, si në Perandorinë Romake, ashtu edhe në atë Osmane e Serbe, shqiptarët janë dëshmuar mjaft të zotë), pastaj egoizmi i ushqyer përmes normave, kodeve morale e kanunore, së bashku me indiferencën e “mirëmbajtur” nga trysnia shekullore e pushtuesve, kanë bërë që kjo “traditë” famëkeqe e mungesës së gatishmërisë për ta qeverisur vetveten si kolektiv sociopolitik të bartet edhe në ditët tona.

Së këndejmi, përgjigjja sociologjike në pyetjen se përse shqiptarët u besojnë aq shumë të huajve, sipas gjykimit tim, “fle”, ndër të tjera, në historinë e tyre mbijetuese; në mungesën e traditës së qeverisjes me vetveten; në përvojën stereotipike ndaj vetvetes; në glorifikimin e aftësive të të huajve, e kështu me radhë.

Epilogu

BESNIKËRIA e verbër e shqiptarëve ndaj të huajve, historikisht, u dëshmua si e padobishme, sepse nuk u shfrytëzua për maksimalizimin e interesave kombëtare e shtetërore.

Kulturalisht, ajo u dëshmua mjaft e rrezikshme, sepse na solli buzë greminës së asimilimit.

Ndërkaq, personalisht, ajo rezultoi tejet e leverdishme, sepse përfitimet e kësaj natyre u shërbyen kryesisht individit, rrethit familjar, klanit dhe grupeve të interesit

Klanorët e Mustafës njësh me PDK, kundër koalicionit LDK-LVV!

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
______
     LDK-ja, PSHDK dhe ndoca partiza në epokën e Dr. Rugovës, përfaqësonin të djathtën e Kosovës. Spektri tjetër politik, i dalë nga Lëvizja Marksiste-Leniniste (LPK) e djeshme, PAN-i i tashëm, ishte majtiste ekstreme enveriste-staliniste.
     Papritur PDK dhe AAK, mashtrueshëm dhe falsifikueshëm, e shpallën vetën parti të djathta!?
     Hashim Thaçi me SHIK-un e tij, u përkujdesen ta kontrabandojnë Isa Mustafën në krye të LDK-së, e cila braktisi rugovizmin dhe djathtizmin, duke u bërë njësh me PDK-në.
     Balli Kombëtar dhe disa organizime djathtiste minore, nuk arritën kuotën, për t`u bërë subjekte politike parlamentare.
     Rrjedhimisht, djathtizmi i mirëfilltë në skenën politike të Kosovës mungonte. Koalicionet e LDK-së me PDK-në rrafshuan dallimet ideologjike, madje amnistuan dhe rehabilituan të penalizuarit për krime faktike politike.
     Pasoja e koalicioneve të përsëritura të LDK-së me PAN-in, degraduan deri në degjenerim partinë e Rugovës, dikur kryezonjë krenare.
     Së fundi, kryetari Lumir Abdixhiku dhe Dr. Vjosa Osmani, nismuan bashkimin dhe profilizimin e të djathtës të Kosovës.
     Është nismë fisnike e shumëpritur, që kërkon mbështetje të parezervë dhe masive, sepse djathtistët e Kosovës janë shumicë numerike e popullatës të Kosovës.
     Klani i Isa Mustafës dhe disa kuadro të tjerë, qendrorë dhe lokalë, qëllimshëm dhe padrejtësisht, duan t`ia faturojnë fajin kryetarit Abdixhikut, pse LDK-ja ngeli në vendin e tretë në zgjedhjet e fudit?!
     Përgjigjën e saktë ua dha kryetar Lumiri: “Ju, zotërinj, në konspiracion me PDK, penguat koalicionin LDK-LVV, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 dhe sabotuat fushatën zgjedhore të 28 dhjetorit 2025 dhe atë të 7 qershorit 2026!!!?”
     Vërtet, LVV është deklaruar si parti e majtë. Por, në fakt, elektorati i saj është heterogjen, i përzier. Kauza e përbashkët është largimi nga pushteti i krimit dhe hajnisë. Në përbërjen partiake dominon rinia e pa inkriminuar. Dhe, kjo është shpresëdhënëse, premtuese, për t`u rreshtuar në kahen nga rrjedhë fryma kombëtare e Kosovës.
     PAN-i dhe lakejt e tij me mediat dhe jashtë tyre, janë shumë të merakosur, për ta shkarkuar Lidershipin aktual të LDK-së, duke e zgjedhur e zëvendësuar ndonjërin nga klanorët apo mik të PDK-së.
     Merakxhinjtë e Kuvendeve Zgjedhore janë trimëruar, sepse strukturat e partisë janë përzgjedhje e klanit të Isa Mustafës, madje pa u provuar kurrë me votën e fshehtë demokratike. Pikërisht, dalja nga binaret e rugovizmit, që fillon me mbylljen e Aktivave, anekënd Kosovës, ishte fillimi i çmontimit të rugovizmit.
    Kryetari Lumir Abdixhiku, në njërën nga bisedat, në një televizionin publik, TV Dukagjini”, shpalosi idenë e “debatit demokratik të shpenguar dhe votimin e fshehtë, duke filluar nga baza e deri në qendër, në Kuvendin e ardhshëm, në vitin 2027”. Klanorët e Isa Mustafës, të mësuar me “zgjedhjet” aklamative, të hapur, të rrejshme, me ngritje dore, i tmerron vota e fshehtë, vota në kuti.
     Andaj, me nguti, me strukturat e tyre të vjetra të aklamacionit, pa debat të mirëfilltë, pse me shefin e tyre Mustafën dhe hisedar Hashimin në drejtimin e LDK-së, qëllimshëm e ngeshëm, rrënuan partinë e Presidentit Rugova. Tani revanshohen “alla komunisçe”, për ta përçarë dhe ndarë partinë e parë pluraliste në Evropën Juglindore, LDK-në famëmadhe, e cila bëri paqen dhe luftën; LDK-në themeltare e Shtetit të Kosovës.
     Rebelimi i Vjosë Osmanit është pikërisht kundër ndalimit të debatit demokratik dhe të votimit të fshehtë, në Kuvendin e 8-të  “Zgjedhor” të LDK-së, më 25 maj 2015, kur kryetari Mustafa po “zgjidhej” kryetar i LDK-së, për të dytën herë me aklamacion! Mendoni dhe vajtoni plot 11 vjet demokraci të  humbur!!! Rrjedhimisht, Dr. Vjosë Osmani u bë kurban në mbrojtjen e rugovizmit, të demokracisë dhe të Atdheut-Kosovë. Dhe, megjithatë ia vlen, sepse liria pa demokraci është një “përrallë dimri”, – siç shkruante poeti kombëtar gjerman Gete.
     LDK-ja e Mërgatës, përfshirë edhe autorin e këtij shkrimi, për dy dekada radhazi, e kanë denoncuar dhe kanë ngritur zërin, për tradhtinë e madhe që po i bëhej LDK-së dhe Kosovës, me Kuvendet maskaradë dhe bërrylime tipike komuniste, duke i seleksionuar dhe “harruar” kuadrot e përkushtuar dhe bashkëpunëtorët besnikë e fisnikë të Presidentit Rugova. Klanorët, duke u bërë patericë të persekutorëve të LDK-së dhe Kosovës, po i rivrasin qëndresëtaret idealistë të martirizuar, në mbrojtje të akronimit LDK dhe vetë Kosovës.
     Sot, kur krye-kauzë është shpallur bashkimi dhe profilizimi i të djathtës të Kosovës, grupe dhe individë të shantazhuar nga PDK-ja, duan ta pengojnë këtë nismë, si shpresë e vetme për ta tejkaluar krizën artificiale aktuale brenda LDK-së.
     PAN-i i injoruar nga LVV, për arsye parimore, të krimeve faktike penalizuese, përmes njerëzve të tij në strukturat e LDK-së, vazhdon ta pengojë koalicionin LDK-LVV, si të vetmet parti parlamentare të pakriminalizuara.
     Subjektet politike të koalicionuara në PAN, janë derivate të sektit marksis-leninist-stalinist, të cilët protestonin për mbrojtjen e “Murit të Berlinit”, sepse “po dobësohet komunizmi në shkallë botërore!”

Bandat e krimit në kishën tonë…! A do të dalë një lëvizje shqiptare për pastrimin e Shqipërisë nga agjenturat fetare?

0
A do të dalë ndonjëherë një lëvizje shqiptare për ta pastruar Shqipërinë nga agjenturat fetare të armiqve historikë të kombit shqiptar?
Mitropoliti i Elbasanit, hirësi Andoni (Artan LUTFI Merdani), po vijon luftën kundër Mitropolitit të Korçës, hirësi Joanit (Fatmir ABEDIN Pelushi), për ta rrëzuar atë moralisht, në mënyrë që z. Merdani të mbizotërojë në garën e hapur për kryesinë e KOASh-it.
Një njeri i afërt i hirësi Andonit më kontaktoi duke më shkruar: “Bëj një postim për Pelushin dhe bëje fare leckë!”.
Gjithashtu, z. Merdani po bashkëpunon me intelektualë ortodoksë që janë aktivistë të PS-së, për t’i mobilizuar dhe për të shkaktuar situata kundër z. Pelushi.
Për më keq, mitropoliti i Elbasanit po përdor disa të rinj të qarkut të vet kishtar, si z. Kostandin Luçi, një i ri me çrregullime emocionale, për të përkeqësuar luftën kundër mitropolitit të Korçës.
Për parantezë, kjo është një strategji e shëmtuar për një klerik, sepse rrëfimi i dobësive, i tendencave dhe i mëkateve të besimtarëve nuk duhen përdorur për t’i manipuluar dhe për t’i shtrënguar ata në veprime të paligjshme dhe veprimtari të papranueshme në jetën e krishterë. Përkundrazi, një prift, e aq më tepër një kryeprift, duhet t’i ndihmojë të rinjtë në zbulimin dhe kultivimin e dhuntive, për t’u bërë krijues dhe të dobishëm për komunitetin dhe shoqërinë, për t’i kanalizuar vrullet, problemet dhe pasionet e tyre në diçka të mbarë, dhe jo për t’i rekrutuar ata në një jetë të errët!
Kjo është një strategji e njohur e hirësi Andonit: duke qenë vetë ish-oficer dhe i biri i një oficeri të Sigurimit famëkeq, ka futur në kishën tonë të njëjtën kulturë përgjimi, sendërgjie dhe spiunazhi.
Është e pabesuesme se si një mitropolit ortodoks nuk ka asnjë interes tekstual a kërshëri intelektuale, përderisa nuk ka shkruar a përkthyer asnjë faqe, edhe pse ka 15 vjet peshkop! Dhe megjithatë, lufton që të bëhet Kryepeshkop i KOASh-it, madje me mënyra mafioze.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, burime nga brenda kryepeshkopatës dëshmojnë se mitropoliti i Elbasanit përpiqet t’i mbushë mendjen kryepeshkopit Janullatos që t’ia japë këtij kryesinë dhe jo mitropolitit të Korçës, duke i premtuar se “do ta heqim qafe Foti Cicin”. Për këtë kontratë janë angazhuar segmente të errëta të shtetit grek, duke përdorur lidhjet e familjes Merdani me botën shqiptare të krimit në Australi, me paratë e fondeve të KOASh-it të privatizuara nga Janullatosi, pa kontroll as nga sinodi dhe as nga shteti shqiptar a grek.
Kryepeshkopi 92-vjeçar po ushtron presion gjithnjë e më tepër mbi numrin 2 të KOASh-it, mitropolitin grek z. Nathanael, si administratori i tij de facto, i cili komandon jo vetëm strukturat kishtare, por dhe rrjetin agjenturor të Janullatosit në Shqipëri.
Presioni është kaq i madh, konflikti midis dy mitropolitëve është kaq i egër, pozita e tij është kaq e pasigurt në të ardhmen, saqë mitropoliti Nathanael ka rënë dukshëm fizikisht, është i sëmurë dhe nuk meshon dot rregullisht në shërbesa, duke munguar nga meshimi për disa të diela gjatë dy muajve të fundit.
* * *
Edhe pse jepet një përshtypje çorientuese partiake, se z. Merdani mbështetet nga interesa të majta dhe z. Pelushi nga interesa të djathta, në thelb bëhet një luftë midis dy klaneve të errëta brenda KOASh-it, të cilat funksionojnë si banda mafioze, ku ndërthuren interesa për fonde greke, familjarë e miq të punësuar, si dhe projekte ndërtimore, të lidhura këto me mafien shqiptare të drogës dhe pastrimin e parave të tyre.
Lufta për kryesinë e KOASh-it është një betejë ekonomike dhe jo politike, prandaj dhe shteti grek bën sehir: kushdo që të zgjidhet është i përlyer, ka interesa ekonomike dhe do të bëjë ato që kanë bërë deri më sot për shkombëtarizimin e komunitetit ortodoks, përderisa të gjithë kandidatët janë myslimanë, të rekrutuar dhe të emëruar si mitropolitë pikërisht nga shteti grek, nëpërmjet oficerit të lartë të shërbimeve të fshehta greke në Shqipëri, z. Janullatos.
Kryepeshkopi antishqiptar i KOASh-it ka punuar për shumë vjet me këtë perspektivë, duke mënjanuar shqiptarët ortodoksë dhe duke vendosur në pikat kyçe shqiptarë myslimanë, të cilët kanë dhënë prova dhe kanë zbatuar projektet shkombëtarizuese në komunitetin ortodoks. Synimi është zhbërja identitare dhe komunitare e shqiptarëve ortodoksë, të cilët vijojnë në shpërbërje të vazhdueshme drejt zhdukjes!
Gjatë festimit për 29-vjetorin e fronëzimit të z. Janullatos më 2 gusht, për herë të parë nuk pati përfaqësim zyrtar nga shteti dhe nga ambasadat: në postimet e rastit duket katedralja bosh, pa pjesëmarrjen e popullit, por dhe pa pjesëmarrje zyrtare.
Nuk doli asnjë njoftim me urimet e rastit, gjë që tregon krizën e madhe brenda oborrit të Janullatosit, ekspozimin e regjimit mafioz publikisht dhe tërheqjen diplomatike të ambasadave, sidomos të atyre ambasadave që janë drejtpërdrejt përgjegjëse për ngjizjen, imponimin dhe fuqizimin e një regjimi grek sa shkombëtarizues, aq edhe antiligjor!
* * *
Kaini dhe Abeli: luftë për plaçkë (29 korrik 2021):
URREJTJA GREKE PËR VISARION XHUVANIN (26 korrik 2021):
Mitropoliti i Elbasanit, Andoni (Artan Lutfi Merdani), video më 5 korrik 2021:
Mitropoliti i Elbasanit, Andoni (Artan Lutfi Merdani) në varrimin e mitropolitit serb të Malit të Zi, Amfilohije (3 nëntor 2020):
Mitropoliti i Elbasanit Andoni (Artan Lutfi Merdani) në WikiLeaks (25 qershor 2019):

Kur flamuri kombëtar shqiptar relativizohet, duke u njejtësuar me simbole të huaja, si me shenjat identifikuese palestineze

0

Luan Dibrani, Prevallë

Kjo pamje, në shikim të parë, mund të duket e pafajshme: dy fëmijë të buzëqeshur, njëri me simbolin shqiptar, tjetri me flamurin palestinez. Por pas kësaj pamjeje fshihet një problem i madh politik, kulturor dhe kombëtar.

Fëmijët nuk janë problemi. Ata janë të pafajshëm. Problemi është mesazhi që dikush përpiqet ta fusë përmes tyre: barazimi i çështjes shqiptare me agjenda të huaja, me konflikte të huaja dhe me flamuj që nuk kanë lidhje me historinë tonë kombëtare.

Kombi shqiptar ka flamurin e vet, gjakun e vet, historinë e vet, martirët e vet dhe rrugën e vet perëndimore. Flamuri kuqezi nuk ka nevojë të vendoset në një nivel me asnjë flamur tjetër për t’u ndjerë i vlefshëm. Ai që e vendos identitetin shqiptar në shërbim të kauzave të huaja, e dobëson vetëdijen kombëtare dhe e ngatërron orientimin historik të shqiptarëve.

Ne mund të kemi humanizëm për çdo popull. Mund të kemi ndjeshmëri për çdo vuajtje njerëzore. Por humanizmi nuk duhet të kthehet në propagandë ideologjike. Shqiptarët nuk duhet të përdoren si dekor për projekte islamike, arabe, iraniane apo anti-perëndimore. Kjo nuk është dashuri për drejtësinë; kjo është instrumentalizim i ndjenjës kombëtare.

Shqiptari duhet ta dijë qartë: mbi çdo kauzë të huaj qëndron kauza shqiptare. Mbi çdo flamur tjetër qëndron flamuri kuqezi. Mbi çdo ideologji të importuar qëndron atdheu, gjuha, historia dhe gjaku i të parëve tanë.

Është e rrezikshme kur simbolet kombëtare përdoren për ta krijuar përshtypjen se kombi shqiptar është pjesë e një fronti fetar apo lindor. Shqiptarët nuk janë komb i shkretëtirës ideologjike. Shqiptarët janë komb evropian, me orientim perëndimor, me aleanca strategjike me Amerikën, Evropën dhe botën demokratike.

Imamit të pensionuar të BIK-ut, Mazllam Mazllamit, flamuri kombëtar shqiptar i duket si “leckë”, “harren”…! 

Prandaj, kjo pamje nuk duhet parë thjesht si vizatim. Duhet parë si mesazh. Dhe mesazhi duhet kundërshtuar me kulturë, me arsye dhe me vendosmëri.

Fëmijët le të mbeten fëmijë. Mos i përdorni për propagandë.
Flamuri shqiptar le të mbetet flamur i shqiptarëve. Mos e vendosni në shërbim të agjendave të huaja.

Atdheu nuk nivelizohet. Flamuri nuk relativizohet. Kombi nuk përdoret si shtojcë e askujt.

Shoqëritë paralele vazhdojnë në vdekje: Myslimanët nuk duan të varrosen pranë të krishterëve “të pistë”

0

Varreza myslimane në Fez, Marok. Foto: Arnt Jensvoll

Arnt Jensvo/ Document.no 

Në disa vende evropiane, praktikat e varrimit janë bërë një temë, pasi muslimanët  emigrantë gjithnjë e më shumë kërkojnë që të vdekurit e tyre të mos varrrosen pranë jo-muslimanëve. Arsyetimi është një kuptim islamik që jo-muslimanët janë të papastër dhe më pak të vlefshëm, gjë që i ndjek ata deri në vdekje dhe përgjithmonë.

Sipas dijetarëve islamikë dhe fatvave, një mysliman nuk duhet të hyjë në amshim pranë një jobesimtar („kuffar“). Prandaj, një mysliman nuk mund të varroset në një varrezë të jobesimtarëve po aq sa një jobesimtar nuk mund të varroset në një varrezë myslimane. Kjo është absolute, dhe vlen edhe për bashkëshortët dhe familjarët e afërt që nuk janë myslimanë. Një fatwa e njohur nga sheikh Mohamed Ali Ferkous vendosë se është e ndaluar të përzihen të ndjerët në këtë mënyrë.

Vdekja sjell konflikte në jetën e të gjallëve

Në Danimarkë, Francë, Belgjikë dhe Angli, këto kërkesa kanë çuar në konflikte në jetën e përditshme. Në Francën zyrtarisht sekulare, e cila ka pasur varreza religjiozisht neutrale që nga viti 1881, autoritetet duhet të krijojnë seksione të veçanta myslimane për të përmbushur dëshirën e myslimanëve për t’u ndarë nga paganët e “papastër”.

Në Lion, imami Kamel Kabtane paralajmëroi në vitin 2020 se prania e të vdekurve jomyslimanë pengonte varrosjen e myslimanëve. Në Belgjikë, reagimi i një familjeje myslimane ishte i ashpër kur një krishter u varros pranë një të afërmi të tyre të vdekur.

Edhe në Angli, organizatat myslimane theksojnë se myslimanët duhet të kenë varreza të tyre.

Në Berlin jetojnë disa qindra mijëra myslimanë. Nevoja për varreza vlerësohet sot rreth 2000 në vit, që është jashtëzakonisht e lartë krahasuar me ofertën. Kjo vendos një presion të madh mbi varrezat që nuk janë të përshtatura për nevojat e myslimanëve. Kërkesa për paqe të përjetshme në varr përplaset me praktikën e qirasë së kufizuar të vendeve të varrimit dhe kremimin që kursen hapësirë.

Bëhet fjalë për të ruajtur një identitet islamik të ndarë nga kultura kombëtare dhe kristiane, madje edhe në vdekje.

Asnjë mysliman nuk mund të varroset pranë bashkëshortes së tij nëse ajo është kristiane ose hebre. Mungesa e hapësirës ka thelluar problemet vitet e fundit dhe ka bërë që disa familje, në shenjë proteste, të dërgojnë të vdekurit e tyre në vendin e origjinës.

Nga pikëpamja teologjike, argumentohet se myslimanët e vdekur në Ditën e Gjykimit do të ngrihen pa «ndotje» nga jo-myslimanët «të ndyrë, të pavlefshëm».

Në Norvegji, shumica e varrezave administrohen nga Kisha Norvegjeze, por komunat kanë detyrimin të ofrojnë varreza për të gjitha komunitetet fetare dhe besimeve. Muslimanët kanë marrë zona ose seksione të veçanta në disa varreza publike, por ka edhe varreza ku të krishterët dhe muslimanët ndodhen pranë njëri-tjetrit. Nëse bëhet sipas rregullave, muslimanët varrosen me kokën drejt Mekës, dhe varret nuk mund të fshihen kurrë; muslimanët kërkojnë paqe të përjetshme për varret e tyre.

Në politikën lokale, kjo është një ekuilibër i vështirë. Duke u përmbushur kërkesave të muslimanëve, autoritetet legjitimojnë që muslimanët kanë të drejta të veçanta. Kjo gjithashtu hap rrugën për kostot e një hapësire më të madhe dhe forcon përshtypjen se popullsia vendase duhet të lëshojë vend për kërkesat e kulturave të huaja.

Fakti që madje edhe institucione si varrezat kërkohet të ndahen sipas dallimeve fetare, tregon se komunitetet paralele na ndjekin deri në përjetësi.

Parallellsamfunn fortsetter inn i døden: Muslimer vil ikke begraves ved siden av «skitne» kristne

Etiketimi nuk është argument, sulmet ndaj veprimtarëve nuk i shërbejnë dialogut!

0
Artikulli i publikuar në portalin “Observatori Kombëtar”, i marrë nga “Gazeta Selam”, nuk përbën një debat të argumentuar, por një shembull të gjuhës etiketuese dhe polarizuese ndaj individëve dhe institucioneve.
Në vend që të kundërshtohen idetë me fakte, autorët zgjedhin t’i etiketojnë persona të caktuar si “islamofobë”, “ekstremistë”, “serbofilë” apo “grekofilë”, pa paraqitur prova konkrete për pretendimet e ngritura. Në një shoqëri demokratike, akuza të tilla nuk mund të zëvendësojnë argumentin.
Është po aq e papranueshme që një mirënjohje e dhënë nga një mision katolik për kontribut në ruajtjen e identitetit shqiptar, kulturës dhe vlerave shpirtërore të paraqitet si “skandal”. Institucionet fetare, sikurse çdo institucion tjetër i ligjshëm, kanë të drejtë të vlerësojnë individë për veprimtarinë që ata e konsiderojnë të dobishme, për sa kohë kjo zhvillohet në përputhje me ligjin.
Nëse dikush nuk pajtohet me qëndrimet publike të një veprimtari, rruga demokratike është debati i argumentuar. Nuk është e pranueshme që kundërshtimi politik ose ideologjik të shndërrohet në përpjekje për delegjitimim personal ose në thirrje për t’i paraqitur institucionet fetare para autoriteteve të vendeve ku veprojnë.
Shqiptarët kanë një traditë të gjatë të bashkëjetesës ndërfetare. Kjo traditë nuk mbrohet duke heshtur mendimet e ndryshme, por duke garantuar që secili të shprehë bindjet e veta pa u demonizuar.
Po aq e rëndësishme është të theksohet se rikthimi i një individi në një besim fetar është zgjedhje personale dhe e mbrojtur nga liria e ndërgjegjes. Ashtu siç duhet respektuar e drejta e çdo shqiptari për të qenë mysliman, duhet respektuar edhe e drejta e çdo shqiptari për të qenë katolik, ortodoks ose pa përkatësi fetare. Ky është standardi i një shoqërie demokratike.
Debati publik fiton nga argumentet, jo nga etiketimet. Kur fjalët “tradhtar”, “ekstremist”, “islamofob” apo etiketime të tjera përdoren pa bazë të provuar, ato vetëm e varfërojnë diskutimin dhe e largojnë shoqërinë nga kultura e dialogut.
Nëse synimi ynë është të mbrojmë harmoninë ndërfetare, atëherë duhet të mbrojmë njëkohësisht edhe dinjitetin e debatit publik. Harmonia nuk ndërtohet duke i mbyllur gojën atij që mendon ndryshe, por duke respektuar të drejtën e secilit për të shprehur bindjet e veta brenda rendit kushtetues dhe me respekt për të tjerët.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për fushata etiketimesh. Ata kanë nevojë për debat të ndershëm, respekt të ndërsjellë dhe vlerësim objektiv të kontributit të secilit në jetën kombëtare, kulturore dhe shpirtërore.
Historia nuk frikësohet nga e vërteta, ndërsa liria nuk ka nevojë për censurë. Shqiptarët kanë të drejtë të zgjedhin bindjen e tyre, pa u shpallur armiq të kombit apo të fesë.

Kur natyra proteston kundër paditurisë, pabarazisë dhe lakmisë

0
Lirim Gashi, Prizren
____
Teksa rrinim ulur në një kafene aq të mbytur nga tymi, sa dukej sikur edhe mushkëritë tona po kërkonin azil politik, shoku im i fëmijërisë, me sytë e lodhur nga lajmet e përditshme dhe me zemrën e rënduar nga marrëzia e kësaj bote, ma theu heshtjen:
— Ka ardhur koha të rebelohemi kundër këtij rendi të çuditshëm botëror. Tre për qind e njerëzve kanë grumbulluar më shumë pasuri sesa nëntëdhjetë e shtatë për qind e pjesës tjetër të njerëzimit së bashku.
E vështrova gjatë, pa thënë asnjë fjalë.
Jo sepse nuk kisha përgjigje, por sepse ka fjali që meritojnë të përtypen në heshtje përpara se të kundërshtohen ose të plotësohen. Nganjëherë, heshtja është forma më e lartë e respektit për njeriun që ende beson se bota mund të shpëtohet.
Pastaj buzëqesha lehtë.
— Miku im, rebelimi është si zjarri. Kur digjet në vatër, ngroh shtëpinë. Kur shpërthen nën çati, përpin jo vetëm shtëpinë, por edhe lagjen.
Sot nuk na mungojnë rebelët. Na mungojnë njerëzit që e dinë saktësisht çfarë mbrojnë.
Sot rebelohen partitë kundër njëra-tjetrës, shtetet kundër fqinjëve, ideologjitë kundër arsyes, tregjet kundër njeriut, teknologjia kundër privatësisë, madje edhe vetë fjalët kundër kuptimit të tyre.
Në këtë kakofoni të përgjithshme ka nisur të rebelohet edhe vetë natyra.
Jo sepse është hakmarrëse, por sepse nuk njeh mëshirë përballë budallallëkut njerëzor.
Ndoshta pikërisht për këtë arsye nuk kemi aq shumë nevojë për një revolucion të ri, sa për një zgjim, sado të vonuar, të ndërgjegjes.
Do të ishte mirë që njerëzit e zakonshëm t’ua kujtonin atyre që ulen në kolltuqet e pushtetit se vota nuk është certifikatë pandëshkueshmërie, por një kontratë besimi me popullin.
Po aq mirë do të ishte që pronarëve të fabrikave, të cilët prodhojnë male me gjëra të panevojshme e ndotëse, t’u shpjegohej një e vërtetë e thjeshtë që nuk mësohet në fakultetet e ekonomisë.
Atmosfera nuk është magazina e mbeturinave të tyre.
Qielli nuk është oxhaku i fabrikave.
Detet nuk janë kazanë plehrash.
Pyjet nuk janë lëndë djegëse për lakminë.
Dhe natyra nuk është shërbëtorja e askujt.
Sa naiv duhet të jetë njeriu që, pasi e ka helmuar ajrin, pret të marrë frymë me aromë trëndafilash!
Sa qesharak është ai që, pasi i ka zhveshur malet dhe fushat nga flora dhe fauna, pret që shirat ta bëjnë punën e kopshtarëve!
Sa tragjik është qytetërimi ynë, që suksesin e mat me fitimin tremujor, ndërsa dështimin me temperaturën e planetit vetëm kur termometri i troket në oborrin e vet!
Natyra nuk organizon konferenca për shtyp.
Nuk mban fjalime elektorale.
Nuk premton.
Nuk gënjen.
Ajo vetëm përgjigjet.
Çdo pemë e prerë është një fjali.
Çdo lumë i helmuar është një paragraf.
Çdo specie e zhdukur është një kapitull që nuk do të shkruhet më kurrë.
Dhe kur libri i saj mbyllet, nuk ekziston botues që mund ta ribotojë.
Prandaj, ndoshta beteja më e madhe e kohës sonë nuk zhvillohet kundër një sistemi, një partie apo një perandorie ekonomike.
Beteja e vërtetë zhvillohet mes lakmisë dhe ndërgjegjes.
Nëse fiton lakmia, njeriu do të vazhdojë të ndërtojë pallate mbi rrënojat e së ardhmes së fëmijëve të vet.
Nëse fiton ndërgjegjja, ndoshta më në fund do ta kuptojmë se Tokën nuk e kemi trashëguar nga paraardhësit tanë, por e kemi marrë hua nga pasardhësit tanë.
Dhe është shumë më e lehtë të shkatërrosh një botë sesa të ndërtosh një tjetër.
Shoku im e dëgjoi deri në fund arsyetimin tim, pa më ndërprerë asnjëherë. Pastaj mori filxhanin e kafesë, e rrotulloi ngadalë mbi tavolinë dhe, duke buzëqeshur me atë hidhërim të heshtur që vetëm përvoja di ta vizatojë në fytyrën e njeriut, më pyeti:
— Atëherë, sipas teje, ku i ka rrënjët e gjithë kjo katrahurë?
Shikova nga dritarja. Jashtë, njerëzit nxitonin sikur vetë koha t’u kishte shpallur luftë. Secili vraponte pas diçkaje, por fare pak dukej se e dinin drejt cilit cak po i çonte ai vrap.
— Rrënja? — iu përgjigja. — Rrënja është humbja e ekuilibrit.
Asnjë pemë nuk e përthith të gjithë ujin e pyllit vetëm për vete. Asnjë lumë nuk e mban ujin peng, duke e lënë tokën përreth të thahet nga etja. As dielli nuk i ndriçon vetëm pallatet, duke i lënë kasollet në errësirë.
Vetëm njeriu e quan mençuri grumbullimin e tepërt dhe pastaj habitet kur mungesa troket diku tjetër.
Universi qëndron falë ekuilibrit. Trupi i njeriut jeton falë ekuilibrit. Mjafton edhe ndryshimi më i vogël negativ i temperaturës ose i tensionit të gjakut që organizmi ta japë alarmin.
Por kur vjen puna te pasuria, burimet dhe mundësitë, sillemi sikur ligjet e ekuilibrit të mos ekzistonin.
Kur kapitali grumbullohet në duart e pak njerëzve, nuk zmadhohet vetëm ai grumbull; diku tjetër zmadhohet edhe mungesa.
Kur ushqimi hidhet në mbeturina në një cep të botës, ndërsa në një cep tjetër fëmijët bien në gjumë të uritur, nuk kemi të bëjmë vetëm me një paradoks ekonomik. Kemi të bëjmë me një dështim moral.
Kur një pjesë e njerëzimit shpenzon pasuri marramendëse për luks të tepërt, ndërsa miliona të tjerë nuk kanë qasje në ujë të pijshëm, arsim apo kujdes shëndetësor, nuk cenohet vetëm statistika. Cenohet edhe vetë ndjenja e dinjitetit dhe drejtësisë.
Ndoshta pikërisht këtu i kanë fillesat shumë prej plagëve që e mundojnë botën.
Varfëria lind dëshpërimin.
Dëshpërimi lind konfliktet.
Konfliktet lindin urrejtjen.
Urrejtja lind luftërat.
Dhe luftërat, si gjithmonë, ua marrin jetën njerëzve të zakonshëm, ndërsa përfitimet i korrin ata që rrallëherë i dëgjojnë shpërthimet nga afër.
Edhe migrimet e popullsisë, edhe dallimet në lindshmëri, edhe pabarazitë në jetëgjatësi janë pjesë e së njëjtës tablo, së bashku me arsimin, shëndetësinë, kulturën dhe mundësitë që një shoqëri ua ofron njerëzve të saj.
Nuk është rastësi që aty ku mungojnë siguria dhe shpresa për të ardhmen, familjet marrin vendime ndryshe nga ato që jetojnë në shoqëri me mirëqenie dhe mbështetje sociale.
Prandaj nuk mjafton të pyesim pse një pjesë e botës po plaket, ndërsa pjesa tjetër mbetet e zhytur në varfëri.
Duhet të pyesim edhe se si shpërndahen mundësitë, burimet dhe frytet e punës njerëzore.
Sepse drejtësia nuk do të thotë që të gjithë të kenë njësoj.
Drejtësia do të thotë që askush të mos ketë aq shumë sa të mund ta blejë fatin e miliona njerëzve, ndërsa miliona të tjerë të kenë aq pak sa të mos mund ta sigurojnë as edhe një ditë jetë me dinjitet.
Natyra e di këtë.
Prandaj ajo kërkon pareshtur ekuilibër.
Sa herë që njeriu e prish atë, natyra nuk hakmerret. Ajo thjesht nis ta rivendosë sipas ligjeve të veta, të cilat rrallëherë janë të buta.
Dhe ndoshta ky është mësimi më i madh që qytetërimi ynë ende nuk e ka përvetësuar:
Pa drejtësi nuk ka paqe.
Pa ekuilibër nuk ka qëndrueshmëri.
Dhe pa një shpërndarje më të drejtë të kapitalit, të mundësive, të burimeve dhe të përgjegjësive, as pasuria më e madhe nuk mund ta blejë sigurinë që përpiqet ta mbrojë pas mureve gjithnjë e më të larta të hipokrizisë dhe cinizmit.

Historia nuk arrestohet – liria e besimit nuk është çështje policore

0
Nga Prof. Ahmet Musa (Shqiptar Shaljani)
____
Deklarata e Hoxhë Dr. Besfort Maxhunit, në të cilën ai kërkon ndërhyrjen e organeve të rendit për të ndalur thirrjet për pagëzime dhe për ta paraqitur vendosjen e gurthemelit të një kishe si kërcënim për rendin shoqëror, ngre një pyetje themelore: a duhet të trajtohet liria e besimit si e drejtë kushtetuese apo si çështje policore?
Në një shtet demokratik, përgjigjja është e qartë. Liria e ndërgjegjes dhe e besimit nuk është privilegj që jepet nga shumica dhe as e drejtë që mund të kufizohet nga bindjet e një grupi të caktuar. Ajo është një e drejtë themelore e çdo qytetari.
Prandaj, askush nuk duhet të shqetësohet kur një shqiptar zgjedh të mbetet mysliman, katolik apo ortodoks. Po kështu, askush nuk duhet të alarmohet kur një shqiptar, me vullnetin e tij të lirë, vendos të pagëzohet. Liria nuk funksionon vetëm kur pajtohemi me zgjedhjen e tjetrit; ajo matet pikërisht kur respektojmë zgjedhjen me të cilën nuk pajtohemi.
Më habit fakti që një studiues me gradë doktori duket se e anashkalon një të vërtetë të njohur historike: krishterimi në Dardani dhe në trojet shqiptare nuk është një fenomen i ri. Ai është pjesë e historisë sonë afro dymijëvjeçare. Ipeshkvitë, bazilikat dhe qendrat e hershme të krishtera dëshmojnë vazhdimësinë e kësaj tradite shumë shekuj përpara pushtimit osman.
Prandaj, vendosja e gurthemelit të kishës në Zogaj të Vushtrrisë, mbi gjurmët e një kishe të shekullit V, nuk është shpikje ideologjike dhe as provokim. Është rikthim i kujtesës historike dhe respektim i trashëgimisë sonë kulturore e shpirtërore.
Askush nuk po kërkon të shembë xhami, askush nuk po cenon të drejtën e myslimanëve për ta ushtruar fenë e tyre. Përkundrazi, kërkohet që të respektohet i njëjti standard edhe për ata që zgjedhin një rrugë tjetër. Barazia para ligjit nuk mund të jetë selektive.
Po aq shqetësuese është përpjekja për ta paraqitur rikthimin në besimin e të parëve si kërcënim për harmoninë ndërfetare. Harmonia nuk prishet nga liria. Harmonia prishet kur dikush përpiqet t’ia mohojë tjetrit këtë liri.
Historia e Vushtrrisë nuk fillon me periudhën osmane. Ajo është shumë më e lashtë. Vicianumi antik dhe trashëgimia e tij dëshmojnë një vazhdimësi qytetërimi që nuk mund të reduktohet vetëm në pesë shekujt e fundit. Mohimi i kësaj trashëgimie nuk është mbrojtje e historisë; është cungim i saj.
Shqiptarët nuk kanë pse t’i frikësohen historisë së tyre. Ata duhet ta njohin atë në tërësinë e saj. Vetëm kështu ndërtohet një shoqëri e lirë, demokratike dhe evropiane.
Ndërtimi i kishës në Zogaj të Vushtrrisë, ashtu si edhe nismat e ngjashme në Shalë të Bajgorës, nuk janë projekte kundër askujt. Ato janë shprehje e një të drejte kushtetuese dhe rikthim i një trashëgimie që i përket historisë së popullit shqiptar.
Historia nuk ka nevojë për censurë dhe as për hetime policore. Historia ka nevojë për studiues që e lexojnë të plotë, jo të përzgjedhur sipas bindjeve personale.
Kur faktet historike zëvendësohen me frikë, humbet e vërteta. Kur liria e besimit paraqitet si provokim, vihet në provë vetë demokracia. Ndërsa kur shqiptarët e njohin historinë e tyre pa paragjykime, fitojnë një pasuri që nuk e cenon askënd aq më pak të vërtetën tonë historike e shpirtrore .
______________
O shqiptarë musliman, dhe ju qytetar të Vushtrrisë në veçanti
Në emër të tolerancës epsharak katolikët kan filluar të ngrisin kisha si këpurdha anëkëndë
Çfarë iu duhet katolikëve kishë në Vushtrri ku banorët e saj 100% janë musliman me të gjitha fshatrat e saj.
Nëse kjo nuk është përçarje , armiqësi dhe nxitje të urrejtjes , çka tjetër?
Që nga tani katolikët kan filluar të lidhin shqiptarinë vetëm me katolocizëm.
Kjo kishë në Vushtrri dhe çdo kund tjetër edhe pse për disa vite nuk do të kenë frekuentim, por pas disa dekadave gjeneretave tjera do ju mbushin kokën se shiqoni kishën në këtë fshat e në atë fshat , duhet ti kthehemi rrënjëve tanë etj etj.
Mos heshtni ndaj kësaj dukurie por kundërshtojeni me çka keni mundësi në mënyrë institucionale
Po besoj se është ardh koha me marr hapa konkrete të mbrojtjes nga thirrjet dhe ndikimet e tyre pa u bërë vonë.

Kush është kundër ngritjes së LDK-së; ne që po kërkojmë ndryshime apo ata që po i bllokojnë ato?!

0

Florim Zeqa

Të humbësh një palë zgjedhje mund të jetë rastësi, por, assesi tri humbje radhazi nuk arsyetohen me rastësinë, as më heshtje dhe as më ikje nga përgjegjësia politike!

Ikja nga përgjegjësia akt qyqar i drejtuesve aktualë

Një subjekt politik që për dy dekada rresht nuk arrin të këndellet nga humbjet serike, nuk e meriton skenën parlamentare!

Një klasë politike që për 20 vjet rresht dështon në zgjedhje parlamentare nuk e meriton të jetë në krye të subjektit politik!

Një politikan që përjeton më shumë se tre humbje serike duhet t’i thërras ndërgjegjës dhe të ofrojë dorëheqjen nga organet e partisë si akt moral për humbje në zgjedhje!

Mirëpo, për fatin e keq, drejtuesit e LDK-së nuk e njohin dorëheqjen si akt moral!

E njohin ikjen nga përgjegjësia si akt qyqar para elektoratit, të cilin e mashtrojnë paturpërisht para zgjedhjeve duke ua premtuar fitoren spektakolare!

Fitoren nuk e njohin që dy dekada dhe përseri krenarë me vetën e tyre!

Drejtuesit e LDK-së post rugoviane u kënaqen më vendin e dytë plotë 14 vjet në skenën politike, por, siq po duket të kënaqur janë edhe me vendin e tretë për 6 vite rresht si humbës të katër palë zgjedhjeve!

Nuk ka si të jetë ndryshe, kur nuk reflektojnë edhe tani nga pozita e tretë duke e thyer rekordin e humbjeve në zgjedhjeve 9:0, pa asnjë fitore në zgjedhjet nacionale!

Humbjet janë normale për një parti të vogël, por jo edhe për një ish gjigant të politikës kosovare, nga e cila dolën të gjitha partitë e skenës politike kosovare!

Një dorëheqje e harruar dhe kriza morale në LDK

I vetmi politikan i LDK-së, me ndërgjegje të pastër njerëzore, i cili kishte dhënë dorëheqje ishte Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Rexhepi, duke e ndjerë përgjegjësi morale si akt moral ndaj qytetarëve të Kosovës dhe familjeve Balaj e Xheladini, të cilat humbën bijtë e tyre, Arben Xheladini dhe Mon Balaj si pasojë e plagëve të marra gjatë protestave të 10 shkurtit 2007, anipse nuk e kishte asnjëlloj përgjegjësie komanduese për vrasjen e dy aktivistëve të LVV-së nga policia e UNMIK-ut!

Udhëqja autoritare e LDK-së nuk e njeh dorëheqjen si akt moral për humbjet serike dhe humbjen e elektoratit të saj!

Përkundrazi, e marrin guximin që të sulmojnë dhe etiketojnë të gjithë zërat që kërkojnë përgjegjësi dhe llogaridhënje për humbjet serike dhe katandisjen e vlerave demokratike në LDK.

Çka është bërë mjaft është bërë mjaft, 20 vjet humbje, 20 vjet zhgënjim, 20 vjet turpërim për LDK-në!

Vetëm dorëheqja kolektive është shpëtim për LDK-në, në të kundërtën e pret përfundim i turpshëm partinë më të vjetër politike në vend”!

Siq duket, bashkëjetesa me humbjen i ka bërë të ndjejnë frikë nga fitorja drejtuesit e LDK-së!!!

Ngritja e partive rivale dhe tkurrja e LDK-së janë bërë shqetësim për elektoratin, por jo edhe për drejtuesit e saj, të cilët, zërat kritik që kërkojnë ndryshime substanciale i akuzojnë si armiq të LDK-së!

U mbetët lexuesve të këtyre rreshtave që të vlerësojnë drejt dhe më gjakftohësi, se kush në të vërtetë është armik dhe kush është kundër ngritjes së LDK-së; ne që po kërkojmë ndryshime apo ata që po i bllokojnë ato!

Kur shteti nuk e mbron kapitalin shqiptar, humb Shqipëria

0

Luan Dibrani, Prevallë

Prevallë, Kosovë 

Rasti i Behgjet Pacollit si pasqyrë e sigurisë juridike dhe e dinjitetit ekonomik kombëtar

Investitori shqiptar nuk kërkon privilegj, por drejtësi

Behgjet Pacolli dhe MABCO nuk janë thjesht një emër biznesi në një konflikt juridik. Ky rast është bërë provë për mënyrën se si shteti shqiptar sillet me kapitalin shqiptar, me kontratat zyrtare dhe me vendimet e gjykatave.

Aeroporti i Vlorës nuk është vetëm projekt ndërtimi 

Ky aeroport është portë zhvillimi për jugun e Shqipërisë, për turizmin, për diasporën dhe për ekonominë kombëtare. Çdo vonesë, pengesë apo pasiguri në këtë projekt nuk prek vetëm një kompani, por prek besimin e investitorëve te shteti shqiptar.

Shqipëria duhet t’i japë përparësi kapitalit shqiptar

Investitorët shqiptarë nga Kosova, diaspora dhe të gjitha trojet shqiptare nuk sjellin vetëm para. Ata sjellin lidhje shpirtërore, përvojë ndërkombëtare, përgjegjësi kombëtare dhe dëshirë për të ndërtuar në atdhe.

Ligji duhet të jetë më i fortë se vetëgjyqësia

Në një shtet serioz, vendimet e gjykatave nuk mbeten në letër. Ato zbatohen. Nëse kontratat nënshkruhen nga institucionet, atëherë institucionet kanë detyrim t’i mbrojnë ato, jo t’i lënë investitorët në pasiguri.

Mos e ktheni shqiptarin në qiraxhi në tokën e vet 

Nëse Shqipëria nuk e mbron kapitalin shqiptar, rrezikon që pasuritë, projektet dhe hapësirat strategjike të kalojnë në duar të tjera, ndërsa qytetari shqiptar të mbetet spektator në vendin e vet.

Mesazh për qeverinë dhe institucionet

Kryeministri Edi Rama, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe institucionet përgjegjëse duhet të kuptojnë se biznesmenët shqiptarë nuk duhen ftuar vetëm me fjalë, por duhen mbrojtur me ligj, me siguri juridike dhe me respekt institucional.

Diaspora po e shikon këtë rast

Ky nuk është vetëm rasti i Behgjet Pacollit. Ky është mesazh për çdo shqiptar në Zvicër, Gjermani, Austri, Amerikë e kudo në botë që mendon të investojë në Shqipëri. Nëse shteti nuk garanton drejtësi, kapitali largohet.

Përfundim

Shqipëria duhet të zgjedhë: të bëhet vend i sigurt për investitorët shqiptarë, apo të vazhdojë t’i largojë ata me pasiguri, zvarritje dhe përbuzje.

Kapitali shqiptar nuk kërkon favore mbi ligjin. Ai kërkon vetëm një gjë: që ligji të zbatohet.