Kreu Blog Faqe 960

Në mbrojtje të të drejtave të njeriut: Çmimi Nobel për paqe, 2023 për të drejtat dhe dinjitetin e grave, me moton: femra – jeta – liria!

0
Zonja Narges Mohammadi, gazetare dhe aktiviste iraniane e të drejtave të njeriut – fituese e Çmimit Nobelë për Paqë, 2023 –Me motivacionin: “Për punën e saj në mbrojtje të drejtave të femrave në Iran dhe për përpjekjet e saj në mbështetje të drejtave të njeriut dhe promovimit të lirisë, për të gjithë”,- thuhet në shpalljen e vendimit të Komisionit Nobel.

Nga Frank Shkreli 

Komisioni Nobel i Norvegjisë njoftoi të premten që kaloi vendimin se Çmimi Nobel për Paqe për vitin 2023 do i jepet gruas iraniane, aktivistes së të drejtave të njeriut dhe gazetares, Narges Mohammadi, me motivacionin: “Për punën e saj në mbrojtje të drejtave të femrave në Iran dhe për përpjekjet e saj në mbështetje të drejtave të njeriut dhe promovimit të lirisë, për të gjithë”,- thuhet në shpalljen e vendimit të Komisionit Nobel.

Kryetarja e Komisionit Nobel të Norvegjisë, Berit Reiss-Andersen e filloi njoftimin e saj me fjalët: “Gruaja – Jeta – Liria”, që është parulla e përdorur në demonstratat e vitit të kaluar të qytetarëve iranianë kundër regjimit teokratik të Teheranit. Ky çmim,- tha ajo, “është mbi të gjitha, një njohje për punën shumë të rëndësishme të një lëvizjeje të tërë në Iran, me në krye udhëheqësen e saj të padiskutueshme, Zonjën Narges Mohammadi”,- shtoi Kryetarja e Komisionit Nobel.

Në njoftimin e Komisionit Nobel thuhet gjithashtu, se përpjekjet e saj guximtare në mbështetje të drejtave të grave në Iran, personalisht, asaj i kanë kushtuar shumë. Gjithsejt, regjimi iranian e ka burgosur Zonjën Mohammadi 13 herë, duke e shpallur fajtore 5 herë dhe, si përfundim, ajo është dënuar me 31 vite burgim – ku edhe gjëndet tani. Komisioni Nobel i bëri thirrje Iranit që të lirojë menjëherë nga burgu Zonjën Mohammadi, ashtu që ajo të mund të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Nobel më 10 Dhjetor, 2023 në Norvegji.

Ndërkaq, ekspertë të pavarur të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara bënë gjithashtu thirrje të mërkurën për lirimin e menjëhershëm të Narges Mohammadi, gazetares dhe aktivistes së njohur iraniane të drejtave të njeriut – fitueses së Çmimit Nobel për Paqë për 2023, për angazhimin e saj të palëkundur, në mbrojtje të drejtave të grave në vendin e saj. Në reagimin e ekspertëve të Këshillit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të Drejtat e Njeriut, thuhet se Zonja Mohammadi është aktualisht, në burgun Evin të Teheranit, e akuzuar “për propagandë anti-shtetërore”.

Pro pace et fraternitate gentium – “Për Paqë dhe Vëllazërim të Njerëzimit”

“Ne jemi terësisht të shqetësuar se si dhe pse autoritetet iraniane vazhdojnë t’i mohojnë Zonjës Mohammadi lirinë e saj, megjithë shqetësimet e shprehura mbi përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore, brenda mureve të burgut dhe kundër këshillave të mjekëve në shkelje të plotë të detyrimeve të autoriteteve, në bazë të ligjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, -theksojnë ekspertët e OKB-s për të drejtat e njeriut, në thirrjen e tyre për lirimin e saj nga burgu. “Është për të ardhur shumë keq”,- shkruajnë ata, “se megjithë thirrjet e OKB-ës dhe komunitetit ndërkombëtar për lirimin e saj, autoritetet iraniane vazhdojnë të kriminalizojnë Zonjën Narges Mohammadi për veprimtarinë e saj në mbrojtje të drejtave të njeriut.”

Edhe organizata e njohur botërore e të drejtave të njeriut, Amnesty International bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm nga burgu të Zonjës Mohammadi. Njohja e veprimtarisë së saj nga Komisioni Nobel, mbi të gjitha, në mbështetje të drejtave të grave në vendin e saj por edhe e të drejtave të njeriut në përgjithësi, lirisë dhe demokracisë në Iran, “U dërgon një mesazh të qartë autoriteteve iraniane se shtypjet dhe dhuna kundër kritikëve paqësorë dhe mbrojtësve të drejtave të njeriut (në atë vend) nuk do të mbetet pa u kundërshtuar”, nga bota, -thuhet në deklaratën e Sekretares së Përgjithshme të Amnesty International, Zonjës Agnes Callamard.

“Ajo që është absolutisht e qartë, është fakti se gratë e Iranit janë një burim frymëzimi për mbarë botën. Kemi parë guximin dhe vendosmërinë e tyre përballë hakmarrjeve, frikësimeve, dhunës dhe burgimeve, nga regjimi,-është shprehur zëdhënësja e Këshillit të OKB-s për të Drejtat e Njeriut me qendër në Gjenevë, Liz Throssell. Ajo ka shtuar se, “Guximi dhe vendosmëria e tyre (e femrave iraniane) kanë qenë dhe janë të jashtzakonshme.  Gratë e Iranit janë kritikuar dhe mposhtur nga autoritetet për rrobat që veshin ose për ato që nuk i veshin, ndërkohë që përballen me masa gjithnjë e më të ashpra ligjore, shoqërore dhe ekonomike, kundër tyre”,- theksoi zëdhënsja e Këshillit të OKB-ës për të Drejtat e Njeriut, Liz Throssell.

Ndërsa, vetë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-ës, Antonio Guterres komentoi dhënjen e Çmimit Nobel për Paqë, Zonjës Mohammadi duke nënvijuar se, “të drejtat e grave dhe të vajzave në mbarë botën po shkelen dhe po dhunohen gjithnjë e më shumë, përfshirë persekutimin e femrave që mbrojnë të drejtat e njeriut në Iran dhe gjetiu. Ky Çmim i Nobelit për Paqë është një nderim që u bëhet të gjithë atyre grave që po luftojnë për të drejtat e tyre, ndërkohë që rrezikojnë lirinë, shëndetin dhe madje edhe jetën e tyre”,- tha udhëheqësi i OKB-ës, Antonio Guterres, ndërsa përshëndeti dhënjen e Çmimit Nobel për Paqë të këtij viti aktivistes së burgosur të drejtave të njeriut në Iran, Zonjës Narges Mohammedi.

Në një deklaratë të lëshuar për median, pas njoftimit të Komisionit Nobel, vetë Zonja Mohammadi u shpreh se ajo, “Nuk do të pushojë kurrë së punuari për realizimin e demokracisë, lirisë dhe barazisë në vendin e saj. Çmimi Nobel për Paqë do të më bëjë më të vendosur, më me shpresë dhe entuziaste në këtë rrugë”, është shprehur ajo.

Natyrisht, se me vendimin për t’i dhënë Çmimin Nobel për Paqë, aktivistes dhe gazetares iraniane, Zonjës Narges Mohammadi, Komisioni Nobel nderoi, vlerësoi atë dhe veprimtarinë e saj si grua, si mbështetëse e të drejtave të njeriut dhe e lirisë në vendin e saj. Por, mesazhi ishte më i madh dhe më i gjërë dhe shkonte përtej Zonjës Mohammadi. Komisioni Nobel, me këtë vendim vlerësimi të punës së aktivistes iraniane, Zonjës Mohammadi duke i akorduar asaj Çmimin Nobel për Paqë për 2023. Ky ent i njohur norvegjez u shpreh se Çmimi vlerëson gjithashtu punën dhe angazhimin e qindra mijëra iranianëve të tjerë të cilët, gjatë vitit të kaluar, kanë demonstruar kundër politikave diskriminuese dhe shtypëse të regjimit teokratik të Teheranit, sidomos në protestë të politikave të regjimit teokratik kundër të drejtave të grave.

Megjithëkëte mesazh të Komisionit Nobel, mbetet për t’u parë nëse dhënja e Çmimit Nobel për Paqë për vitin 2023, gazetares dhe aktivistes iraniane për të drejtat e njeriut, Zonjës Narges Mohammadi do e keqësojë më tepër gjëndjen personale të Zonjës Mohammadi, por edhe të drejtave të grave, në përgjithësi, në Iran, gjatë muajve dhe viteve të ardhshëm. Një gjë e tillë nuk do të ishte aspak në përputhje me vlerat që do të promovonte Alfred Nobel, në mbrojtje të lirisë e demokracisë dhe të drejtave të barabarta për të gjithë dhe pa dallim, gjithmonë dhe kudo në botë, përfshirë Iranin!

Ndëshkimi i Serbisë në favor të paqes

0

Nga: Nail Draga

Diskursi politik 

Sulmi terrorist nga serbet  në Veri të Kosovës  me 24 shtator,  ku si qellim final  kishte aneksimin e këtij territori, të kujton vitin 1990 të serbëve në Knin të Kroacisë, por  në sajë të profesionalizmit të Policisë  së Kosovës, një plan i tillë dështoi, duke iu treguar se janë të përgatitur në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës.  Ndërsa  pas kësaj date dialogu ne mes Serbisë e Kosovës,nuk mund të zhvillohet si deri me tash, sepse në favor të paqës Serbia duhet  të ndëshkohet nga faktori ndërkombëtar 

Ngjarjet e ndodhura në Veri të Kosovës me 24 shtator, nuk janë të rastit sepse ata ishin nën dirigjim të pushtetit në Serbi, ndërsa çdo arsyetim, duke ia mveshur këtë organizim serbeve lokal është tentim për të hequr  përgjegjësinë e një dështimi terrorist i cili si qellim ka pasur aneksimin e Veriut të Kosovës.  

Në lidhje mbi dështimin e këtij veprimi terrorist ka spekulime të ndryshme, por nga të gjithë vlerësohet angazhimi i strukturave shtetërore e në veçanti të  policisë së Kosovës, e cila arriti për një kohë të shkurtër të bllokoj veprimin e tyre, duke  dëshmuar  përgatitje dhe profesionalizëm. Ndonëse grupi terrorist  u vra një efektiv të policisë së Kosovës dhe u plagosën dy tjerë, nga grupi i terroristeve zyrtarisht janë pranuar se janë vrarë tre dhe plagosur disa të tjerë. Nga ana tjetër mbetet ende e pa zbardhur terheqja e grupit të terroristëve nga manastiri i Banjskës dhe kalimi në territorin e Serbisë, duke e ditur se ata kanë qenë  të rrethuar nga policia e Kosovës.   

Arsenal i armëve 

Ndonëse në fillim është theksuar se në këtë aksion terrorist kanë marrë pjesë 30 indvidë, të armatosur me lloje të ndryshme armesh, me pas u dëshmu se ata kanë qenë rreth 90. Bëhet fjalë për konfiskimin e mijëra armëve, municioneve e pajisje të ndryshme dhe prezantimit opinionit të gjerë, ku ekspertet theksojnë se ata kanë pasur armatim për 200 individë, me vlerë rreth 5 milion euro. 

Gjatë ekspozimit, të tyre  në bazë të një analize fillestare, shumë prej këtyre armëve dhe municioneve janë përdorur në sulmet e serbëve ndaj Policisë si dhe KFOR-it më 29 maj në Zveçan, e po ashtu janë hasur gjatë operacioneve të shumta të konfiskimeve të armëve në veri. Këto armë e bëjnë të dukshme lidhjen e këtij grupi terrorist me zyrtarët e Listës Serbe, përkatësisht nënkryetarin e saj Milan Radojçiqin, si dhe shtetin e Serbisë.  

Bartja e armatimit të tillë i cili ka qenë i lloj-llojshëm, pranë Banjskës, nuk është realizuar brenda ditës, por një kohë me të gjatë, mbetet enigmatike roli i KFOR-it i cili është me mision të ruaj kufirin e Kosovës. Nëse këtyre iu shtohen edhe mjetët e ndryshme ushtarake të transportit, del qartë se një skenar i tillë për të destabilizuar Kosovën ka pasur mbeshtetje nga pushteti serb. Se çdo gjë ishte sipas skenarit të Serbisë, dëshmojnë deklaratat e A.Vuçiqit në mbledhjen e KS në OKB duke theksuar  se situata është e tensionuar dhe mund të ketë eskalim të saj në veri. Ishte ky një  paralajmërim se këtu mund të ndodhin edhe të papritura nga ana e serbeve  lokal të cilët e realizuan me 24 shtator por dështuan ne qellimin e tyre. Pikërisht në favor të këtij konstatimi është e dhëna se në Rashkë  janë  stervitur një kontigjent i serbeve të cilët mund të përdoren për aksione të ndryshme në Kosovë. Ndërsa pranimi i këtij aksioni terrorist nga M.Radojiçiqi nga Mitrovica Veriore, ishte për të eliminuar gjoja përfshirjën e A.Vuçiqit në këtë akt terrorist.  

Kisha ortodokse në shërbim të politikës serbe 

Opinioni i gjerë është i njoftuar se KOS-i vazhdimisht ka qenë mbeshtetëse e politikës dhe të hegjemonizmit serb. Një dukuri e tillë nga ana e tyre është dëshmuar edhe gjatë luftërave në ish-Jugosllavi si në Kroaci, Bosnjë  e Hercegovinë dhe më pas në Kosovë. Në Kosovë si baza të tyre kanë qenë kishat dhe manastiret të cilat  edhe kësaj here u dëshmuan se janë në mbeshtetje të politikës serbe. Por, pasi u dekonspirua aksioni i terroristëve, të cilët si mbeshteje dhe shpëtim gjetën të manastiri në Banjskë, për të shpëtuar nga një komprometim i tillë, nga ana e KOS-it janë paraqitur me deklaratë se ata nuk kanë mbeshtetur një veprim të tillë, pavarësisht se në oborrin e tyre kanë qenë individ të uniformuar dhe të armatosur.  

Serbet kanë militarizuar  zonën kufitare 

Sipas infomacioneve bëhet me dije se pushteti serb ka kohë qe është duke militarizuar zonën kufitare me Kosovën. Bëhet fjalë për 48 baza ushtarake, 28 të ushtrisë dhe 20 të xhandarmerisë. Këto të dhëna dëshmojnë se me këto forca ata ushtrojnë tensione duke paralajmëruar konflik duke shkeluar edhe vijën kufitare të demilitarizimit prej 5km, që është pjesë e marrëveshjes së Kumanovës(9 qershor 1999).  

Pikërisht në lidhje me këtë çështje ka pasur reagime nga faktori ndërkombëtar, por pushteti serb pranoi se në këtë zonë janë të vendosur mijëra trupa serbe, por ata deklarohen gjoja se kanë bërë  zvoglimin e tyre në 4.500 trupa, por realiteti dëshmon se ata i zhvendosin nga njëra bazë në tjetrën për të kriuar përshtypjen se e kanë zvogluar numrin e tyre, qe është manipulim qe nuk e beson askush.  

Bazat ushtarake serbe në kufi me Kosovën 

Ndërsa nëse analizojmë shpërndarjën territoriale të bazave ushtarake serbe, del qartë se më së shumti janë koncentruar në anën lindore të Kosovës, sepse në këtë hapësirë territoriale në të dy anët e kufirit dominon popullsia shqiptare. Kemi të bëjmë me veprime perfide të politikës serbe për të mbajtur nën tension popullsinë vendore.  

Ndonëse kanë kaluar 24 vite nga lufta në Kosovë ne Serbi vazhdohet me strategjinë e Millosheviqit, çështje qe duhet të jetë shqetësuese për faktorin ndërkombëtar, sepse politika serbe vazhdon të jetë destabilizuese për tërë regjionin. Madje qendrimi i pavendosur nga ndërkombëtarët për të marrë masa ndeshkuese ndaj Serbisë, në favor të raporteve aktuale gjeopolitike, e ka nxitur politikën serbe të mbeshtesë aktin terrorist në Veriun e Kosovës.  

Pikërisht duke marrë parasysh këto të dhëna kryeministri i Kosovës A.Kurti me 2 tetor njoftoj se Serbia nga 37 pika ka planifikuar të sulmojë Kosovën për te aneksuar veriun e saj. Kemi të bëjmë me një situatë e cila ka të bëjë me sigurinë e Kosovës, ku vendosja e trupave shtesë të NATO-s në veri të Kosovës, dëshmon se kemi të bëjmë me çështje të stabilitetit në regjion.  

Propozimet nga E.Rama identike me ato serbe 

Kur kemi të bëjmë me çështje madhore sikurse është sulmi terrorist nga serbet në veriun e Kosovës, ka qenë e udhës qe Shqipëria e Kosova të bashkëveprojnë dhe të dalin me një qendrim. Por, në sajë të moskoordinimit ne mes dy vendeve kryeministri i Shqipërisë E.Rama, dual me dy propozime të cilat nuk janë në favor të Kosovës, por të Serbisë. 

Si me parë  por edhe pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, kryeministri i Shqipërisë E.Rama, ka theksuar se është e nevojshme qe të mbahet një konferencë ndërkombëtare ku  temë e takimit do të ishin raportet në mes Serbisë dhe Kosovës. Por, ai ka harruar se  mbajtja e një takimi të tillë vlen për vendet e panjohura nderkombëtarisht, ndërsa  Kosova është shtet i pavaruar dhe e njohur ndërkombëtarisht mbi 100 shtete.  

Nga ana tjetër  E.Rama, ka propozuar qe KFOR-i të udhëheq me Veriun Kosovës, qe është kritikuar nga Qeveria e Presidenca e Kosovës, sepse Kosova ka kapacitet për të ushtruar pushtetin në këtë pjesë të vendit, andaj një deklarim i tillë është identik sipas A.Vuçiqit dhe është në kundërshtim me sovranitetin e Kosovës. 

Duke njohur rrethanat shoqërore e politike në regjion, ku destabilizues mbetet Serbia me politikën e saj hegjemoniste, E.Rama ka pasur mundësi me prezantuar ide për një konferencë e cila do të ishte me efekt pozitiv  nëse do të mbahej në lidhje me definimin e çështjeve të pakicave kombetare në të dy vendet, duke u bazuar parimin  e reciprocitetit.  

Kemi të bëjmë me  politikën me qasje të dyfishtë   te pushtetit serb sepse ate çka kërkon për pjesëtarët e popullit  të vet  iu mohon popujve të tjerë në Serbi. Por, për të trajtuar një temë të tillë E.Rama  nuk ka guxim të deklarohet, edhe pse është i njohur  me  diskriminimin e  shqiptarëve në luginën e Preshevës, qe është rast tipik i spastrimit etnik.  

Si të dialogohet me mbeshtetësit e terrorizmit 

Analistë të shumtë me kohë kanë theksuar se dialogu në Bruksel është treguar i pasuksesshëm. Si i tillë pala serbe e shfrytëzonte për të fituar në kohë, varësisht rrethanave gjeopolitike, ku dominon ajo nga agresioni rus në Ukrainë. Por, këtij dialogu të pasuksesshëm i kanë ndihmuar edhe ndërmjetësit ndërkombëtar(Borell-Lajçak) të cilët nuk kanë treguar ballancë në bisedime, por haptazi janë qasur Serbisë. Madje kërkesat e tyre ndaj Kosovës për të shtensionuar situatën në veri të Kosovës, ata kanë folur si zëdhënës të Serbisë. Një qasje e tillë dhe ledhatimi i Serbisë, madje duke i vendosur masa Kosovës, ata kanë barazuar kriminelët me viktimin, qe paraqet paradoks në procesin e dialogut.  

Duhet format i ri i dialogut 

Por, pas 24 shtatorit me të drejt bëhët pyetja si të dialogohet me mbeshtetësit e terrorizmit, madje ka zëra edhe për dorëheqjen e ndërmjetëseve se ata kanë dështuar në këtë proces.  Dialogu duhet të vazhdojë por në format tjetër, sepse pas 24 shtatorit asgjë nuk është si më parë, andaj duhet gjetur  një model tjetër  me individë të balancuar dhe të pranueshëm për të dy palët. Përvoja e deritashme në këtë  proces politik, sidomos në eskalimin e sulmit terrorist në Veri të Kosovës, me qellim aneksimin e tij kërkon ndëshkimin e Serbisë sepse nuk mund të dialogohet me mbeshtetësit e terrorizmit.  

Ulqin, Tetor  2023

____

Ku janë bazat ushtarake serbe pranë Kosovës?

Ku janë bazat ushtarake serbe pranë Kosovës?

E para është vendosur në Mojstirin Lindor.

Prej kësaj pike në juglindje të shtetit, Republika e Serbisë ka shtrirë edhe 27 baza tjera ushtarake përreth vijës kufitare me Kosovën deri në cep, vendin e quajtur Cvore, shkruan Klan Kosova.

Përgjatë 350 km kufi, Ushtria e Serbisë është e ndarë në tri brigada.

Pjesa më e madhe e tyre i përkasin të katërtës, e shtrirë përskaj pjesës lindore të Kosovës.

Në këtë zonë ushtria mbanë edhe artileri, përveç trupave që janë afër 300, krahas oficerëve tjerë në dy brigadat e dislokuara pak mbi veri të Kosovës.

Të gjitha bazat ushtarake serbe shtrihen në distancë nga 50 metra, që është ajo në Magjerë, e deri në afër 4 km larg brezit kufitar.

Fare pak më i vogël, është numri i bazave të xhandarmërisë që Serbia po ashtu i ka funksionale krejt afër Republikës që ende e mbanë në Kushtetutë si territor i saj.

Janë pak mbi 20 sosh. Këto nisin në Ribar, e përfundojnë në Buhiç të Preshevës. Objekti më i afërt, vetëm 15 km larg kufirit kosovaro-serb është ajo në Merdare.

Siç mëson Klan Kosova, në to nuk ka shumë personel, disa edhe janë të braktisura krejt.

Këto janë 48 bazat ushtarake serbe në kufirin me Kosovën(DOKUMENTE)

Serbia gjithnjë ka mbajtur forca të mëdha ushtarake në kufirin me Kosovën.

Bëhet fjalë për 48 baza ushtarake, 28 të ushtrisë dhe 20 të xhandarmerisë. Ajo me këto forca gjithnjë ka ushtruar tensione dhe paralajmërime pë konflikt duke shkelur edhe vijën kufitare të demilitarizimit prej 5km që ishte pjesë e marrëveshjes së Kumanovës, përcjell INA.

Për këto baza ushtarake ka alarmuar vazhdimisht edhe vetë kryeministri Albin Kurti.

Kurti kishte vënë theksin te kërcënimi për sigurinë e Kosovës dhe rajonit që mund t’iu vijë nga aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë.

Analisti boshnjak pë siguri, Jasmin Mujanoviq përmes Twitter ka publikuar dokumente ku shihet saktësisht vendndodhja e 48 bazave operuese ofensive të vendosura nga Serbia afër kufirit me Kosovën.

Ai ka thënë se ka pranuar një sërë dokumentesh ku përshkruhet në detaje prania e Rusisë në politikën e sigurisë së Serbisë.

Rusisë në politikën e sigurisë së Serbisë. Shiko👇🏻

Përgjatë 350 km kufi, Ushtria e Serbisë është e ndarë në tri brigada.

Pjesa më e madhe e tyre i përkasin të katërtës, e shtrirë përskaj pjesës lindore të Kosovës.

Në këtë zonë ushtria mbanë edhe artileri, përveç trupave që janë afër 300, krahas oficerëve tjerë në dy brigadat e dislokuara pak mbi veri të Kosovës.

Të gjitha bazat ushtarake serbe shtrihen në distancë nga 50 metra, që është ajo në Maxheere (Preshevë-Gjilan), e deri në afër 4 km larg brezit kufitar.

Fare pak më i vogël, është numri i bazave të xhandarmërisë që Serbia poashtu i ka funksionale krejt afër Republikës që ende e mbanë në Kushtetutë si territor i saj. Klan Kosova kishte dhënë detaje për këto baza.

Këto nisin në Ribar, e përfundojnë në Buhiç të Preshevës. Objekti më i afërt, vetëm 15 km larg kufirit kosovaro-serb është ajo në Merdare. Një bazë paksa më e madhe është në fshatin Cepotin në afërsi të Bujanocit.

Por si objekt strategjik ushtarak dhe i spiunimit është Qendra Humanitare e cila ndodhet në Nish, e cila është duke u përdorur nga Rusia për qëllime të shërbimeve sekrete.

Sipas drejtorit ekzekutiv të SEES, Agim Musliu në këtë Qendër bëhen trajnime të personelit me armë të gjata.

“Kur është pyetje Qendra Humanitare në Nish, unë pajtohem me konstatimin se i vetmi fakt nga ajo që thuhet, është ajo gjendet në Nish. Asgjë tjetër. Nuk ka të bëjë asgjë me punë apo veprim humanitar. Është një qendër klasike e spiunazhit rus, e cila përdoret për punët e shërbimit sekret rus. Në një qendër humanitare nuk bëhen trajnime me armë të gjatë dhe nuk ka punëtorë të sigurisë më armë të gjata”, thotë Musliu në dokumentarin “VIRSUSSIA”.

Gjatë kohë u kërkua mbyllja e kësa qendre që ishte hapur në vitin 2012. ShBA së fundi kërkoi që Serbia të tërheq ushtrinë përsaj kufirit me Kosovën. (INA)

Analisti rrugaç që shpifë për çdo gjë që mund t’i shërbej qëllimit të tij djallëzor

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
Me i ra shkurt pra miqt e mij.
Ah ta marrë djalli se ç’kohë e Luciferrit që erdhi, e gjithë mllefin që derdhi mbi Gjakovën. A thua, e ndjej që edhe t’i je beqar i stazhionum si… Shikoja që propaganda ishte një instrument të cilin Lirimët zullumçarë dinin si ta përdornin në mënyrë të pashembulltë, por edhe dinte si ta vinte në praktik te shoku i tij, Ermal Panduri. Çka do të thotë kjo se i gjithë ky kombinim marrëzirash nuk përputhet mirë dhe, shpeshherë, shfaqet si ndonjë karikatur e shëmtuar.
“Opinionin e mirë” populli që ka për TY – Lirim!”
Shpifjete e tij oshtijnë pa mbarim. E dini sa i lartë është pirgu ytë i jashtëqitjeve nga goja, tani arrin pothuajse nga këtu… deri në qiell. Kisha dëgjuar brenda teje se ka disa pleshta në “Debat Plus”. Pleshta plehu. Ku gjëmojnë kënget sllave. Pasi ta ketë kuptuar Lirimi se sa e domoshme është të mosë e përqendron forcat tunduese të propagandes antigjakovare, ai duhet t’u bëjë thirrje ndjenjave dhe jo forcës së shpifjeve dhe urrejtjes, atëherë do të kemi nxjerrë edhe ne këtë mësim.
“Që është gabim të lejojmë këtë analistë banal të organizon propagandën e drejpërdrejtë sikur të ishte një sistem udhëzimesh nga Serbia”.
Përseri zvarritet krimbi helmues nëpër mediat shqiptare. Ky ka nevojë për përkujdesje mjekësore. Unë kësaj here kam mendu. E tërë propaganda e Lirimit duhet denoncuar e ndaluar.
Njërzit e ulët atë punë kanë.
Ngushëllonë vetën me shpifje!
E shoh, je lodhur prej mizave helmuese dhe me gjak je gërvishtur në vende, kurse krenaria yte as që do që të indinjohet. Rrëmuaj duan këto krijesa të mjera me dy këmbë, rrëmuaj duan shpirtrat e tyre pa gjak shqiptari, prandaj pickojnë me fajësinë tënde dhe qëllimishtë.
Si duket, edhe hipokrizija dhe përpjekja e Lirimit për ta krijuar imazhin e njeriut kontemplativ. Ky analistë po më duket se ka ikur nga një muze i pluhurosur mesjetar, apo ka dalë nga kopertinat e pluhurosura të ndonjë kronike bizantine të kohës së Vuçiqit a Radojçiqit. Nëse pyetë dikush nga brendia e “Debat Plus”. Kush mund të jetë hero karikature apo stripi e kush hero i vërtetë, nëse ka të tillë fare në shoqërinë e Pandurit.
Lirimi bëre gjithçka për të kënaqur “antigjakovarët” dhe me gjasë për të gjetur një kompromis me të. Sot për sot, vetëm forca e goditja do t’i vlejë për ndryshimin e situates… kur t’i hynë në “Debat Plus”, të pastroshë elementët e rrezikshëm? Po veshët e Lirimit janë të shurdhur dhe vështir se do të dëgjojnë ndonjëherë akuzën dhe mallkimin e popullit.
Më bëri pështypje veprimi edhe sjellja e tij. Lirimin është shkputur nga realiteti analitik. Ky far analisti gjithçka mund të jetë, por analistë JO. Ky është 100 herë më i “poshtër” se analistët tjerë. Gojën e ka plot demokraci, brenda në shpirt është maskara. Ky njeri duhet nxjerrë jashtë debateve. Kjo është tragjedia e jonë më e madhja, që se kuptuam akoma!
Lirim Krasniqin, bythëgrisur je katandisur me atë lesh! Hej Pandur thirrë autorë me emra të lashtë Lirim, Dardanë, Astrit e kryeçoban dhisë e delesh, puçista në gjirin e “Debat Plus”! Dallkaukë, analistë nxjerrin gënjeshtër dhe qarkullon si e vërtetë …
Mblidhuni të gjithë në Sheshin e “Debat Plus”. Jeni sherraxhinj, vend ku nxjerrin lang fekalesh. Për inatë të gjakovarëve… Mos ia hap vorrinë gjakovarëve dhe mbarë Dardanisë! Tashti vallë çfarë halli ka ky teneqegji… Por e keqja më e madhe ishte se Panduri e nuk e kuptoj kushtin kryesor që duhej të përmbushte çdo lloj propaganda, pra, një qëndrim antikombëtar, njëanshëm kundrejt çdo problem që duhej trajtuar në “Debat Plus”. Si pasojë, u bëri shumë gabime, madje që prej fillimit të propagandes së tij, prandaj është i përligjur dyshimi nëse kaq shumë marrëzi duhej t’i vishej vetëm budallallëkut të tij në nivelet më të larta.
Lirimi duke mos i njohur të gjitha përmasat e së vërtetës objektive se çfarë janë, me fajin e tij, e krijon versionin e përçudnuar të asaj së vërtete. Ky njëri shëron një sëmundje dhe përhapë disa sëmundje tjera edhe më të rrezikëshme.
Duke thënë se kritika e jonë ka ecur përpara. Duhet të ketë më shumë diskutime në media, se ato ndihmojnë dhe krijojnë opinionin shoqëror. Tufa e kuajve të Trojës të analistëve po mbështet VUCIQIN, janë mbetjet toksike tw analistëve. Sot gjendemi para alternativës; ose instucionalizimi shtetëror i Dardanisë, ose funksionimi i Lëvizjës Kombëtare gjithë Shqiptare. Çështja e shqiptarëve në Dardani nuk mund të trajtohet sot sipas analizave politike si çështje e brendëshmë tw disa KOSOVALIVE si Lirimi.

Aleanca e sigurisë Kosovë-SHBA, një zgjidhje e ndërmjetme

0

Nga Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë

Në ndërkohë, derisa pesë shtetet e BE-së, respektivisht katër shtetet anëtarë të NATO-s, ta njohin Republikën e Kosovës, pas luftës blic në Bajë [Banjska] më 24 shtator, Qeveria do të duhej ta konsideronte si urgjencë krijimin e ALEANCËS SË SIGURISË me SHBA-të, Shqipërinë, Britaninë e Madhe, Kroacinë… , derisa Kosova të arrijë anëtarësimin e plotë në NATO.

Më 13 janar të këtij viti në takimin e parë të kryeministrit japonez, Fumio Kishida, me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, në Uashington ishte në fokus ndarja e re e roleve mes Japonisë dhe SHBA-së në aleancën e sigurisë. Ky model bashkëpunimi mes do t’mund t’i shërbente iniciativës në fjalë, duke reaguar konform rrethanave ndaj ndryshimeve të rrethanave gjeopolitike dhe të sigurisë.

Krijimi I kësaj aleance të sigurisë do të ishte garantuesja reale për ruajtjen e paqes, lirisë dhe prosperitetit më të përshpejtuar të integrimit të Siujdhesës Ilirike [Ballkanit Perendimor] në strukturat euroatlantike.

“Sfida më e madhe” — Serbia

Pikërëndesa e kësaj iniciative do të duhej të përqndrohej tek strategjia jonë e sigurisë që përcakton levat e qarta të mbrojtjes dhe sigurisë. Demonstrimi ushtarak i Serbisë përmes sprovës që ushtroi më 24 shtator tek organizoi aksion diversiv ushtarak në veri të Republikës sonë, duhet të trajtohet edhe nga partnerët tanë si „sfida më e madhe strategjike” për Republikën tonë. Pikërisht për ktë Kosova duhet të shpenzojë edhe më shumë për mbrojtjen duke qenë në një aleancë të tillë sigurie me SHBA-të, Britnainë e Madhe etj., duke marrë përsipër rol më të rëndësishëm ushtarak edhe për ruajtjen e paqes në rajon.
Kosova urgjentisht ka nevojë të rrisë “aftësinë ushtarake mbrojtëse”, por njëkohësisht edhe „aftësinë ushtarake kundërsulmuese”, për neutralizimin e pozicioneve të raketave në territorin serb.

Pozicioni i Serbisë është tutje i rëndësishëm dhe mbetet kompleks për arsye të shumta, duke përfshirë historinë, kontekstin kulturor, politikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Më poshtë po i sjellë disa nga arsyet qenësoore pse Serbia mund të shihet si një sfidë për paqen në Europën Juglindore:

  1. Pasojat e Luftës në Jugosllavi: Lufta në Jugosllavi (1991–2001) solli përveç shpërthimeve ekstreme të dhunës me përmasa gjenocidi, edhe shkelje të të drejtave të njeriut dhe ndarje të komuniteteve etnike. Serbia, si pjesë e ish-Jugosllavisë, respektivisht si njësia qendrore përbërse e asaj federate të sllavëve të jugut, siç tregon edhe emri i saj, ka patur një rol të rëndësishëm, qendror në procesin e shkërmoçjes ës Federatës Jugosllave. Ajo ishte shkaktarja e katër luftrave të nëpasnjëshme, duke përfshirë edhe luftën e fundme në Kosovë, që kishte përmasat e gjenocidit.
  2. Marrëdhëniet etnike: Marrëdhëniet ndëretnike dhe ndërfqinjësore në rajon, duke përfshirë Kosovën, Bosnjën dhe Hercegovinën, por edhe Malin e Zi kanë qenë dhe janë burim tensionesh dhe konfliktesh të vazhdueshme. Vazhdimi me konsekuencë I politikave ekspansioniste nga ana e Serbisë dhe mospajtimet ndërmjet komuniteteve etnike kanë rënduar stabilitetin dhe paqen.
  3. Mosnjohja e Pavarësisë së Kosovës: Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, por edhe Greqia e Qiproja dhe disa vende tjera nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke shkaktuar tensione dhe pengesa në marrëdhëniet ndërmjet tyre. Kjo çështje mbetet një pikë e ndërlikuar dhe si e tillë prodhon pasiguri në rajon.
  4. Politika e jashtme dhe marrëdhëniet me fqinjët: Serbia ka ushtruar dhe vazhdon të ushtrojë marrëdhënie të ndryshme me fqinjët e saj, duke përfshirë Kroacinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, dhe Kosovën. Tensionet e shfaqura në këto marrëdhënie, veçanërisht në lidhje me çështjen e Kosovës, që kulmuan me agresionin e hapur më 24 shtator, janë burim që prodhojnë pasihguri permanente.
  5. Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian: Serbia është duke përjetuar procesin e integrimit në Bashkimin Evropian, por ka pasur sfida të ndryshme dhe kërkesa të cilat duhet të plotësojë për të përparuar në këtë rrugë. Masat e paralajmruara parashikohen të jenë politike e financiare.[1] Këto masa edhe mund ta largojnë Serbinë për kohë të papërcaktuara nga BE-ja.

Për të përmirësuar stabilitetin dhe të ndihmuar në mbrojtjen e paqes, është e rëndësishme për Serbinë dhe vende të tjera të rajonit të përmirësojnë marrëdhëniet ndëretnike, të zbatojnë dialogun dhe të promovojnë bashkëpunimin ndërkombëtar. Është gjithashtu e rëndësishme të vazhdojë angazhimi i komunitetit ndërkombëtar për të inkurajuar zgjidhje të qëndrueshme dhe të ndihmojë në formin e një rajoni të qëndrueshëm dhe paqësor.

***

Ndikimi dhe ushtrimi në sferën e politikës së jashtme nga na e Republikës së Kosoëvs ndërkohë është relativisht modest, duke pasur parasysh luftën në Ukrainë dhe predisponimin e Perendimit për ta shkëputur Serbinë nga orbita ruse e interesit dhe influencës.
Pika jonë fillestare analitike, ku do të duhej ne të përqëndroheshim , mbetet fakti se arkitektura e sigurisë europiane pas agresionit rus ndaj Ukrainës është cënuar rëndë dhe interesat gjeopolitike edhe në raport me Europën Juglindore janë në ndryshim e sipër.

Europa përgjithësisht është kërcnuar tashmë ta humbas rolin që kishte pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe ndryshimeve të thella që prodhoi shkërmoçja e Bashkimit Sovjetik.
Aleancën e Sigurisë mes Kosoëvs dhe SHBA-ve etj. Në këtë kuadër duhet ta trajtojmë edhe si kontribut në procesin e mbrojtjes dhe promovimit të arkitekturës së sigurisë rajonale. Në këtë mes roli i Shqipërisë është i një rëndësie të veçantë, ndërkaq partneriteti ndërmjet dy republikave tona — Shqipërisë dhe Kosovës mbetet strategjik dhe orientues për të ardhmen euro-atlantike të shqiptaërve në tërësi si Komb.

Agresioni i 24 shtatorit i organizuar dhe drejtuar nga Serbia ka dy rrënjë: e para, tek dëshira, respektivisht politika tradicionale nacionaliste serbe për zgjerim dhe e dyta, ideologjia pansllaviste me pretendime të qarta për koordnim në proces krijimi të të ashtuquajturës “Botë ruse” me “Botën serbe”.
Koncepti i politikës sonë të jashtme i rishikuar, do të duhej të bazohej në këtë “strukturë bazë bipolare-dualiste”, siç do të thoshte Hans-Peter Schwarz, që do të lëvizte nga një pozicion fillimisht mbrojtës, në atë antiautokratik dhe antirus. Ky veprim yni i koordinuar kërkon të zhvillojmë një strategji proaktive që do ët kurorëzohej me krijimin e kësaj aleance të sigurisë në bashkëpunim të ngushtë me dyshen SHBA-Britani e Madhe në embrion, si preventivë diplomatike për garantimin e sigurisë në rajon.
Dështimi në këtë kuadër nuk është një opsion për epokën e diplomacisë parandaluese.
Në këtë kuadër pala kosovare tutje duhet të ndërtojë raporte partneriteti me perednimin asesi të krijojë percepcion se Kosova mund të rrëshqas në terren tjetër. Shih për ktë, ne duhet të ndërmarrim veprime tani për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm. Reagimi gjithësesi duhet të jetë i përqëndruar dhe koordinuar, si Komb dhe me aleatët tanë të natyrshëm. Konform përgjegjësisë historike.
“Sjellja e Serbisë ndaj Kosovës nuk është më një çështje politike, por një çështje serioze e sigurisë për rajonin dhe të ardhmen e Europës. Zgjedhja nuk është më mes dështimit dhe suksesit të dialogut, por ndërmjet stabilitetit dhe një përshkallëzimi të mëtejshëm të dhunës. Kjo e fundit ka të ngjarë të ndodhë nëse tolerohet roli i Serbisë, si prishëse e stabilitetit rajonal.”[2]

Në strategjinë e qeverisë së Republikës së Kosovës për dy vjet e ca vlerësohet se ajo ia ka arritur që Kosovën ta shndërrojë nga një objekt politik në një subjekt bashkëveprues, duke insistuar në përmbylljen e procesit të shtetndërtimit me funksionalizimin e plotë të Republikës në gjithë hapësirën e saj. Sipas kësaj logjike veprimi, “diga kundër rrezikut serb” mund të qëndrojë vetëm nëse Kosova vazhdon me konsolidimin e saj dhe ecjen më të përshpejtuar drejt aderimit në NATO. Ne duhet, në këtë hapërim, sidomos pas 24 shtatorit, t’ia bëjmë të qartë aleatëve tanë se, siguria e brendshme e Republikës garanton një lloj “sigurie të jashtme” të saj.

Për agresionin e 24 shtatorit në Banjë [Banjska{ , në veri të Republikës, ish presidenti slloven Borut Pahor pohoi se “nëse del se Serbia qëndron pas gjithçkaje, do të thotë se në Beograd është marrë një vendim që nuk ka vend në BE, por që mbetet në sferën e interesit të Moskës. Ky do të ishte një lajm i trishtuar dhe do të isha shumë i zhgënjyer nëse do të zbulohej se pas gjithçkaje qëndron politika zyrtare serbe”.[3]

Diplomacia perendimre kështu gradualisht do të detyrohet ta pranoj këtë fakt, se përcaktimi i Serbisë për tu pozicionuar për ruajtjen e selitjen e marrëdhënieve me Rusinë, është i natyrës gjeopolitike dhe përcaktim i vullnetit politik të vetë Serbisë.

Çfarë janë aleancat e sigurisë?

Aleancat e sigurisë janë një mjet për të koordinuar veprimet dhe bashkëpunimin midis vendeve për të adresuar sfidat e sigurisë ndërkombëtare. Këto aleanca ndihmojnë në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit, duke përfshirë monitorimin e zhvillimeve të ndryshme, koordinimin e politikave dhe veprimeve, si dhe promovimin e bashkëpunimit në shumë fusha të tjera.

Në këtë kuadër Aleanca e sigurisë mes Republikës së Kosovës dhe SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Kroacisë etj. Është tejet e mirëseardhur për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon gjithnjë duke pas parasysh provokimin e Serbisë në 24 shtator dhe mundësinë e prësëritjes së një akti të tillë të agresionit serb. Kjo aleancë do ët mund të ishte pak a shumë e ngjashme me ANZUS (Marrëveshja e Australisë, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës).

Roli i kësaj aleance do të ishte të garantojë dhe përmirësojë sigurinë dhe stabilitetin në rajon, duke inkurajuar bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, ruajtjen e paqes, promovimin e demokracisë, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe menaxhimin e krizave ndërkombëtare.

Krijimi i kësaj Aleance është e rëndësishme të bëhet pikrisht tani, kur ka provokime të njëpasnjëshme nga pala serb për të hapur frontin e dytë të luftës në Europë. Ky bashkëpunim me karakter ndërkombëtar, e në këtë kohë të vështirë për të siguruar paqen dhe stabilitetin në botë, do të mund të cilësohej si preventivë e mirfilltë në lëmin e sigurisë. Megjithatë, është gjithashtu e qartë dhe e rëndësishme se ajo do të funksiononte përkohësisht, derisa rajoni si tërësi, natyrisht edhe Republika e Kosovës, të integrohet plotësisht në strukturat euroatlantike, duke siguruar kështu interesat e vendeve pjesëmarrëse në këtë aleancë.

Krijimi i kësaj Aleance të Sigurisë mes Kosovës-SHBA … fare lehtë mund të shihet si kontribut i veçantë i përshpejtimit të aderimit të Kosoëvs në NATO.
Ky hap ndërkohë do ët duhej të të shoqërohet paralel edhe me përfshirjen e Kosovës në programet e Partneritetit për Paqe në NATO, duke e trajtuar atë si domosdoshmëri.[4]

Partneriteti për Paqe si hap paralel me Aleancën e Sigurisë

Programet e Partneritetit për Paqe (PfP) në NATO vetëm sa e përmbushin përmbajtjen e Aleancës së Sigurisë. Por, çfarë janë këto programe?
Ato janë një seri projektesh të natyrave të ndryshme të kombinuara me aktivitete të cilat synojnë të forcojnë bashkëpunimin dhe bashkëveprimin midis vendeve partnere dhe vendeve anëtare të NATO-s. Partneriteti për Paqe u krijua në vitin 1991 dhe ka shtrirë në mënyrë të konsiderueshme rolin dhe gamën e veprimtarive të tij që nga ajo kohë. Këto programe ndihmojnë vende të ndryshme të integrohen dhe të harmonizohen me standardet e NATO-s në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Zakonisht në këto pragrame janë përfshirë vendet që kanë pretendime për aderim në NATO, por edhe vende tjera që nuk janë dhe nuk duan të jenë anëtarë të NATO-s[5], por duan të kenë raporte miqsie me shtete të veçanta anëtarë të NATO-s, duke pretenduar të përfitojnë nga projektet që ofron ky status.
Qeveria e Kosovës ka shtuar përpjekjet që të lëvizë drejt anëtarësimit në NATO. Ajo, pra Qeveria, ka krijuar një grup punues për t’u përgatitur për aplikim për anëtarësim në Partneritetin për Paqe.
Në kuadër të NATO-s janë katër vende që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës: Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja. Këto shtete mund të bëhen pengesë që Kosova të bëhet pjesë e këtij programi.
Ndërkaq, më 10 maj, zëdhënësi i misionit të SHBA-së në NATO, Jeffery Adler, ishte shprehur për Radion Evropa e Lirë, se SHBA-ja mbështet ambicien e Kosovës për t’u bërë anëtare e Partneritetit për Paqe.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin anëtarësimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, përfshirë edhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s”, i kishte thënë Adler përmes një përgjigjeje me shkrim dhënë Radios Evropa e Lirë.[6]

Sipas NATO-s, Partneriteti për Paqe ka për qëllim të rrisë stabilitetin, të ulë kërcënimet për paqe dhe të ndërtojë raporte më të forta të sigurisë ndërmjet partnerëve dhe NATO-s.
Aktualisht, pjesë e Partneritetit të Paqes janë 21 shtete. Pranimi i çdo anëtari të ri bëhet me vendimin unanim të 30 shteteve të aleancës, në një votim që mbahet në Këshillin e Atlantikut.

Më poshtë po sjellë disa nga programet e Partneritetit për Paqe në NATO:

1. Trajnimet dhe Seminaret
: Këto trajnime përfshijnë tema të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes, duke përfshirë operacionet ushtarake, menaxhimin e krizave, zbatimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, sigurinë e informatave, etj.
2. Projektet për Forcën e Armatosur: Përfshijnë bashkëpunimin në modernizimin e kapaciteteve ushtarake, integrimit të teknologjisë, dhe trajnimin për përdorimin e armëve të ndryshme dhe teknologjisë së sigurisë.

3. Programi i Asistencës për Reforma të Mbrojtjes: Ndihmon vendet partnerë në hartimin dhe zbatimin e reformave të sektorit të mbrojtjes, duke përfshirë kontrollin e qeverisë, menaxhimin financiar, dhe mbikëqyrjen e forcës ushtarake.

4. Bashkëpunimi Ndërkombëtar në Fushën e Paqes dhe Sigurisë: Përmirëson bashkëpunimin në zbatimin e politikave të paqes, monitorimin e armatimeve, reduktimin e tensioneve dhe ndërkombëtarizimin e sigurisë.

5. Sistemet e Informacionit dhe Komunikimit: Përfshijnë bashkëpunimin në zhvillimin dhe integrimin e sistemeve të informacionit dhe komunikimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

6. Grupe Punuese dhe Forca të Përbashkëta: Këto programe inkurajojnë bashkëpunimin në nivel ushtarak duke përfshirë trajnimin e forcave të përbashkëta, planifikimin e operacioneve të përbashkëta dhe mbështetjen në krizat e emergjencave të ndryshme.

Këto programe ndihmojnë vende të ndryshme të përmirësojnë kapacitetet e tyre të mbrojtjes, të rrisin sigurinë dhe të ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira ndërkombëtare në fushën e sigurisë. Gjithashtu, ato ndihmojnë në formin e partnerëve të NATO-s për të arritur standardet dhe kriteret e nevojshme për anëtarësim në NATO në të ardhmen.

Përfundim

Aleanca e Sigurisë Kosovës-SHBA (Albanian-American Security Alliance) do të ishte një marrëveshje midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë, Britanisë së Madhe, Kroacisë, Turqisë, Bullgarisë… e cila do ët synonte të thellojë bashkëpunimin dhe mbështetjen ndërmjet tyre në fushën e sigurisë. Megjithatë, është e rëndësishme të kemi parasysh se përfshirja e Kosovës në NATO është një proces i ndryshëm dhe ka të

bëjë me aderimin e Kosovës në strukturat zyrtare të NATO-s.

NATO ka një procedurë të caktuar për aderimin e një vendi, duke përfshirë një vlerësim të thellë të kapaciteteve të vendit për të përmbushur standardet dhe kriteret e nevojshme për anëtarësim. Kjo përfshin pajtueshmërinë me të gjitha detyrimet dhe kushtet e kartës së NATO-s, përfshirë mbrojtjen e territoreve të tjera të anëtarëve të NATO-s.

Ndërsa një aleancë e sigurisë midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës… mund të shërbejë si një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve të tyre, ajo megjithatë nuk është një hap i drejtpërdrejtë për aderimin e Kosovës në NATO. Procesi për aderimin në NATO kërkon një angazhim të gjatë dhe plotësimin e standardeve të caktuara dhe procedurave të institucionit ndërkombëtar.

Për të ndërtuar rrugën drejt aderimit në NATO, Kosova duhet të vazhdojë të punojë në përmirësimin e kapaciteteve të saj të mbrojtjes, sundimit të ligjit, dhe integritetit të territorit, duke pasur parasysh rekomandimet dhe kritere të NATO-s. Është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë se çdo vendim për anëtarësim në NATO duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare të NATO-s.
Në ndërkohë, derisa pesë shtetet e BE-së, respektivisht katër shtetet anëtarë të NATO-s, ta njohin Republikën e Kosovës, pas luftës blic në Bajë [Banjska] më 24 shtator, Qeveria do të duhej ta konsideronte si urgjencë krijimin e ALEANCËS SË SIGURISË me SHBA-të, Shqipërinë, Britaninë e Madhe, Kroacinë, Bullgarinl dhe shtetet tjera anëtare të NATO-s me vullnet politik për mbështetjen e kësj iniciative, derisa Kosova të arrijë anëtarësimin e plotë në NATO.

Një marrëveshje e tillë do të mirrte në konsideratë nevojën urgjente për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe armatimin e saj në nivelet që do të siguronin vetëmbrojtje të garantuar, si masë preventive për ruajtjen e paqes në rajon.
— — — — — — — — — — –

1. https://www.youtube.com/watch?v=WeBzky1IziQ

2. Ditmir Bushati, 8 tetor, 2023: https://www.facebook.com/ditmirbushati.al

3. https://www.aa.com.tr/sq/ballkani/pahor-n%C3%ABse-del-se-serbia-q%C3%ABndron-pas-ngjarjeve-n%C3%AB-kosov%C3%AB-shenj%C3%AB-se-ajo-mbetet-n%C3%AB-sfer%C3%ABn-e-mosk%C3%ABs/3009512

4. Ditmir Bushati: shih tek: Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana
https://www.facebook.com/profile/100064330133937/search/?q=RENDI%20I%20NGRIR%C3%8B

5. Shënim: Serbia pavarësisht se është deklaruar kundër anëtarësimit në NATO, është pjesë e Partneritetit për Paqe dhe anëtare e Këshillit të Bashkëpunimit Euroatlantik (EAPC), që ka 50 anëtarë dhe ka për qëllim bashkëpunimin politik midis 30 shteteve të NATO-s dhe 20 shteteve të Partneritetit.

6. https://www.evropaelire.org/a/kosova-nato-partneriteti-per-paqe-/31845150.html

Letra e opozitës serbe drejtuar Borellit për ndëshkimin e Vuçiqit, tashmë e vonuar !

0

Gani I. Mehmeti 

Opozita serbe, shumë e mençur, kërkon nga Bashkimi Evropian që të dënohet personalisht presidenti serb Aleksandar Vuçiq për sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator dhe jo shteti i Serbisë. 

Vërtet, mirë do të ishte të ndëshkohet Vuçiqi si kryetar i Serbisë, por bashkë me të, gjithsesi do të dënohej edhe Serbia, deri sa ai është kryetar i saj.   

“Jemi thellësisht të shqetësuar për njoftimet për mundësinë e vendosjes së masave kundër Serbisë. Çdo veprim armiqësor që prek Serbinë dhe popullsinë e saj vetëm sa do të rrezikonte më tej vendin tonë dhe rajonin, do të forconte euroskepticizmin ekzistues dhe narrativën e rrezikshme nacionaliste dhe do ta kthente Serbinë në imazhin e saj të viteve ’90. Nga ana tjetër, përgjegjësia politike dhe personale e Aleksandar Vuçiqit për situatën aktuale është e dukshme. Prandaj, ndaj tij dhe ndaj aleatëve të tij më të afërt politikë duhet të vendoset çdo masë e mundshme”, thuhet në letër. 

Opozita serbe është dashur të jetë konstruktive më heret, ende pa ndodhur kjo. Kjo opozitë është dashur të distancohej nga Vuçiqi qysh kur u sulmua nga serbët KFOR-i në Zveçan dhe kur vetë Vuçiqi kërkoi tërheqjen e serbëve në Kosovë nga të gjitha institucionet e Kosovës. E keqja i ka rrënjët më heret, jo vetëm kur shihen masat, ndëshkimet apo sanksionet.   

Ne po e kuptojmë shqetësimin e opozitës në Serbi, që të mos ndëshkohet Serbia dhe populli i saj, se me ndëshkimin e Serbisë, ndëshkohet edhe populli. Mirëpo, edhe këta qytetarë nuk kanë reaguar asnjëherë për të gjitha këto që ka ndërmarrë Vuçiqi, apo më mirë është të themi, se, ata e kanë përkrahur. E, deri sa ata e kanë përkrahur në të gjitha këto, natyrisht edhe me sulmin terrorist më 24 shtator, nuk mjafton të ndëshkohet vetëm kryetari Vuçiq e jo edhe populli serb, si aktor e spektator i të gjitha ngjarjeve.   

“Aleksandar Vuçiq dhe qeveria e tij mbajnë një pjesë të konsiderueshme të përgjegjësisë politike dhe përgjegjësi tjera për ngjarjet në Banjskë”, theksojnë opozitarët serbë në letrën dërguar Borrellit.  

Pra, se është përgjegjës Vuçiqi  dhe qeveria e tij, nuk ka dyshim, pranohet edhe nga opozita serbe. Dhe çka tani, edhe fajtor Vuçiqi e qeveria, edhe të mos ndëshkohen disi nuk bën.  

Edhe fajtor edhe mos ndëshkues, nuk ka. Dhe, sikur të mos ndëshkohej populli, ndëshkimi vetëm për kryetarin,  kryeministrin a politikajë tjerë  nuk do të kishte kurrfarë efekti. Efekti i ndëshkimit në popull është se ai do të reagojë në të ardhmen për çdo parregullsi, padrejtësi a edhe sulme ndaj shtetit tjetër, se ai (populli) do të vuajë nga sanksionet. 

E përsëris edhe një herë se, opozita është dashur të reagonte e të distancohej qysh më heret e të mos presë deri tani. 

Ndërkaq, jam i bindur se, po mundi, Borell nuk do e ndëshkojë fare bashkëpunëtorin e tij, Vuçiqin. Vetë, edhe Borell është fajtor, pse edhe kur nuk ishte në të drejtë, e përkrahte të padrejtin Vuçiq, ndërsa merrte masa ndaj atij që kishte të drejtë, Albin Kurtin.  

Vuçiqi vazhdimisht kërkonte dhe ndërhynte në veriun e Kosovës. E, veriu i Kosovës, është i Kosovës – jo i Serbisë. Kurti asnjëherë nuk kërkonte të ndërhynte në territorin e Serbisë, ai kërkonte mbrojtjen e veriut të Kosovës nga Serbia.

Ejup Mehmeti, ish-trajneri i Prishtinës, e ndryshon mbiemrin në Kapiti dhe fton në rikthim masovik në krishterizëm

0
Ish-trajneri i FC Prishtinës, Ejup Mehmeti ka befasuar me një postim në llogarinë e tij në Facebook. Ai me anë të një postimi ka njoftuar se ka vendosur ta ndryshojë mbiemrin e tij nga “Mehmeti” në “Kapiti”.

Deri te ky vendim i tij, ai ka theksuar se mbiemri “Mehmeti” i ka tingëlluar më shumë në gjuhë turke, ndërsa tregoi se atij edhe gjatë shkollës i janë drejtuar si “Kapiti”.

Përveç mbiemrit, Ejup Mehmeti ka shkuar edhe më tej duke bërë të ditur se po e mendon edhe ndryshimin e fesë, duke kaluar në atë katolike.

Postimi i tij, pa ndërhyrje:

Përshendetje miqt e mij, une vendosa ta ndroj mbiemrin prej Mehmeti në Kapiti. Mjaft ma tingllojke Turk – qe, jo se stërgjyshi im ishte jo atdhetar përkundrazi, ndër udhëheqësit e Betejës së Kulinës kundër turqve por une jam Kapit dhe në gjimnaz edhe shoket edhe profesorët më thirrnin “Kapit” . Po mu ka mbush mendja ta ndroj edhe fenë sepse ne shqiptarët ishim të parët që pranuam Krishterizmin por por do debila hoxhallarë jo se feja katolike eshtë ma e mirë, por për hirë të interesave kombëtare.

Ftoj ju vëllezërve që ta ndrojmë fenë masovikisht.

Shkëputje nga një ditar i dikurshëm, me shumë fletë e me vdekje të zezë! 

0

Pamje nga Haifa, Izrael

Ndoshta jo, por me siguri, sot, kur lufta midis Hamasit dhe Izlaelit, është zenitin e saj, nuk është vakt i përshtatshëm për  shënime të këtilla të vakëta, po kjo behet me qëllim të mirë e fisnik, në renjën e tij. Midis flakëve të luftës së ashpër dhe të pa komrpromis, të hidhet një fije shkrepse, (për) një fije shpresë, sikurse e quajti shkrimtari, momentalisht numër një, në letërsë shqipe, Ag Apolloni, romanin e tij të shkëlqyer, kushtuar një narjej gjenocijeje të rëndë,  kur Kosova ishte në gjendhe të tillë, pa fije shkrepse, as fije shprese. Të besojmë ne qëllimin e mirë! 

Shkëputje nga një ditar i dikurshëm, më shumë fletë e me vdekje të zezë! 

 Bajram SEFAJ, shkrimtar  

(…) 

dita e shtatë:  

(haifa, e premte, 26 shtator ’86)   

Me zëmër si të thyer, pse nuk me ra rasti sadopak të shijojë dhe përjetoj hijeshinë, se pakut për namin që ka, Port Said-in, për të cilin besoj se nuk dimë aq sa duhet, aq sa ai meriton, pos emrin e mirë dhe solemn që ka,  marrim rrugë për në Haifa, që është aty, krejt afër, një “vrap pele” hesapi. Po që se emrit të këtij qyteti, për shumëkënd të largët dhe të panjohur, ia shtojmë edhe emrin r shtetit kontrovers, Izrael, atëherë kjo është diçka tjetër. Të rrahurat e shpejtuara të zemrës së shqetësuar, janë dëshmia më emirë, për ketë. 

Pra, nga Port Saidi, udhëtojmë, lundrojmë, në drejtim të Izraelit! Nuk di të shpjegoj shqetësimin e madh tundues që ndjej gjatë këtij udhëtimi të shkurtër nate. E di, ndërkaq se natën që u nisëm në “takimin e parë” më këtë shtet të vogël, kur nuk ka as pesë milion banorë e, ne anën tjetër, është aq zëmadh në Mesdhe (Det). Lundrimi ishte aq i qetë sa fitohej përshtypja se Anija rrëshqite sipërfaqes se lëmuar e të akullt mbi ndonjë pishinë të madhe. Kjo qetësi e rehati udhëtimi sikur, vetvetiu, premton qëndrim të mirë e të ëmbël në Izrael! 

Takimi i pare me te, del i tillë. Haifa, limani më i madh izraelit, qëllon i veshur me diell e ngrohtësi. Pritja, përkundër formaliteteve të gjata e formale të ”pranimit” të Anijes në Port, është korrekt dhe i ngrohtë, mund të thuhet edhe kështu. 

Zotëri Solomun është ciceroni që do të na shoqëroi  gjatë qëndrimit dyditor në këtë shtet mesdhetar. Me elegancë, afarizëm dhe zhdërvjelltësi të denjë prej  çifuti, ai nuk lë mundësi për derdhje kohe në punë të kota e të parëndësishme. I shkon për pe programit, e programi i ditës se sotme, është mjaft i pasur.  

Shpejt, si të ishim përngut, lëshojmë Portin e Haifës e sakaq gjendemi në qytetin e famshëm Nazaret. Qytet tejet fotogjenik. Interesant. I lashtë. Me gjurma dymijë vjeçe para epokës sonë. I kompozuar (ngritur) dhe i harmonizuar në një ambient të gurtë. I pastër. Pastërtia sikur është dert i përbashkët i të gjithë tridhjetë e pesë mijë banorëve të tij.  

Ky qytet ka një lidhje të ngushtë me Jezu Krishtin dhe lindjen e tij, për çka më se miri dëshmon kisha e re, ndërtuar midis vjetëve njëmijë e nëntë qind e gjashtëdhjetë dhe një mijë nëntë qind e gjashtëdhjetë e tetë, mbi gërmadhat e kishës se lashtë,  që këtu e kishte ngritur dhe ndërtuar Kostaini, në shekullin e katërt. Ja, pra, më në fund, një tempull religjioz në këtë qytet të lashtë, që nuk është më i moçëm se disa vjeç. 

Gjatë ditës se sotme përsëri do të “takojmë” Jezusin  Shkëlqesia e tij “na pret” diku në rrugë, në rrugë për në liqenin e Galileut apo Tiberias. Ky liqe e ka edhe një emër, një të tretë. Liqeni i depresionit, quhet edhe ndryshe!   

Së pari do të ndalemi te një vendbanim interesant, specifik e karakteristik në botën mbarë, në Kibuc. Mbase është e vërtetë se, pos atributeve që ka, duhet shtuar edhe ca të tjera që, vështirë të besohet se lexuesi im, do mësoj ndonjë gjë të re. Prandaj, asnjë fjalë mbi Kibucët, (së paku këtu e me këtë rast, kësaj radhe. Ndoshta njëherë tjetër, më vonë, po!).  

 dita e tetë:  

(jerusalem, bethlehem…, e shtunë, 27 shtator ’86) 

Rrugën prej Haifës deri në Jerusalem e kalojmë shpejtë. Autobusët janë të mirë, komod dhe  me nga një krua brenda, në të cilin gjithmonë ka ujë të ftohet akull. Gjatë kësaj rruge (nja dyqind kilometra) pothuaj se nuk na del në “pritë” ndonjë befasi e madhe, pos që në të dy kahet e saj zënë sipërfaqe plantacionet e pakufishme të portokallit, limonit dhe, më pak, të pambukut. Disa kilometra para se të hyhet në Jerusalem, i merr “rruga e trimërisë”, për ndër të trupave ushtarake izraelite që këtu thyen ushtrinë e Jordanisë, në vitin njëmijë e nëntëqind e dyzet e nëntë. Sikur forcat e armatosura izraelite të mos shënonin këtë fitore, thonë këtu, ku dihet ç’do të bëhej më Izraelin e sotëm. Nga kjo pjesë e rrugës shihen bjeshkët e Judës,  që arrijnë deri në tetëqind metra lartësi.  

Tashti pothuaj se me të dyja këmbët jemi në qytetin ndër më të lashtët në botë. Jemi në Jerusalem, që emrin e ka aq të mirë – “Qytet i paqes”, në përkthim të lirë do të thotë fjala Jerusalem. Në anën tjetër, shih ironinë, ky qytet, sikur kurrë në jetë, ditë paqeje nuk ka përjetuar. Pavarësisht nga të gjitha, duhet thënë se qyteti Jerusalem shtrihet mbi shtatë kodrina (disi si qyteti i Romës) dhe se është shumë i hijshëm e fotogjenik, ndonëse asnjë fotoreporter, sa do i rryer, kurrë, deri me sot nuk ka rritë të zë portretin e tij në tërësi. Bota e njeh Jerusalemin si qytet të shenjtë, mitik e para së gjithash, religjioz kur në të, njëra bri tjetrës gjallërojnë tri konfesionet, pjesëtarët e tri religjioneve fetare: myslimane, ortodokse dhe hebraike. Si shumë vjet më parë, as sot e kësaj dite, banorët e Jerusalemit nuk i lenë të qetë eshtrat e Muhamedit, Krishtit dhe te Davidit. Derisa myslimanet pohojnë me këmbëngulje se nga këtu, Muhamedi “iku” në drejtim të panjohur, të krishterët ortodoksë e konsiderojnë vend të tyre të shenjtë, vend të vuajtjeve dhe viktimizimit të Jezuit, hebraikët, ndërkaq kategorikisht thonë se ky është qyteti i Davidit. Njeriu, i painformuari, shumë lehtë humbë rrugën në këtë “xhungël” kishash, xhamish e sinagogash.  Më se shumti e më se shpeshti  këtu, megjithatë “takon” Jezu Krishtin që, vetëm brenda dy orësh, do të shohin kishën ku është lindur, duhet të ndiqet “rruga kryqore” të arrihet në kishën ku ka përfunduar jeta fizike e Krishtit. 

Kishave s’u mbesin “borxh” as xhamitë, kur ka boll, shyqyr zotit! Altoparlantët t’i qesin veshët! Drejtë nga “gojë e metaltë” e shoqëruesit Salamud të vijnë në vesh emra të njohur e te panjohur shenjtërish, Abraham, Izak, Mojsie, Nabukodonosor, Aleksandri i Madh, Herodoti i Madh e shumë të tjerë  të mëdhenj. Është e vështirë të mbahen në mend të gjithë ata emra që ky qytet i “shëtiti” shkallëve të historisë. Secili pushtues që ka shtegtuar këtu, pasi që ka rrënuar me themel të gjitha ato që i ka gjetur e “trashëguar” këtu, të rejave ua ka dhënë emrat e vet.  Për shembull, në kohën e romakëve Jerusalemi është quajtur Aelia Capitaloni. Ja, i tillë është Jerusalemi. Ai përjetohet si një ëndërr e përzishme, për të mos thënë e keqe. E ngatërruar. Si një ankth. Përjetohet kështu nga pamjet që radhitën në varg. “Muri i vajtimit” (lamentacionit), më parë është trishtues se joshës. Tubohet aty masë e madhe njerëzish  mjekërgjatë, secili për vete a në grup, këndojnë dua, si në vajtim (gjëmë), lexojnë faqet e librave të trashë e të zezë. Leximin e ndjekin me luhatje karakteristike e ritmike dhe – njëmend qajnë e vajtojnë, lamentojnë, pra. Nëpër vrimat e këtij muri të njohur, ndoshta të vetmit të këtillë në botë, fusin copëza letrash me porositë që (nga qielli) të zbret Mesia!  

Këputet këtu rrëfimi sipërfaqësor, si për ngut, mbi Jerusalemin, aq më parë kur dihet se mbi këtë qytet të mistershëm, në çdo kënd të vështrimit, janë shkruar qindra e mijëra libra të trashë, janë xhiruar shumë filma dokumentarë, në trojet e këtij qyteti me rrethinë, janë realizuar shumë e shumë filma të spikatur artistikë, nga ana e kinematografive më të fuqishme të botës. Fama e këtij qyteti që, në afërsi prej tridhjete e pesë kilometrash ka fenomenin natyror të quajtur “Deti i Vdekur”,  kur është aq i madhe sa që tërheq vëmendjen e turistëve endacakë e kureshtarë nga bota mbarë.  

Në Bethlehem, ndalemi një çik  vetëm sa të vizitojmë vendin e lindjes se Jezu Krishtit. Çudi, sa i afërt tingëllonte ky emër misterioz dhe mitologjik, njëherësh. Emër i afërt, i mistershëm, i frikshëm, (ruana zot mëkati!) dhe i kobshëm, ne të njëjtën kohë. Një ndjesi e tillë përjetohet gjatë qëndrimit të shkurtër në Bethlehem. Fitohet përshtypja  se ke lindur dhe je rritur në këtë qytet, “vëlla të vogël” të qytetit të Jerusalemit, që është aty, afër në distancë prej dhjetë-pesëmbëdhjetë kilometrash, hiç më shumë. Bethlehemi, lirisht mund të thuhet se gjendet në periferi paksa me të shkëputur të Jerusalemit. 

Pas vizitës, përnjëmend të shkurtër, por efektive, Jerusalemit të gurtë e të mistershëm, sikur përnjëherësh dalim në ajër të pastër kur, pas pak çastesh, gjendemi në Tel Aviv, respektivisht, në Jaffa, në pjesën e lashtë të këtij qyteti të ri e krejt modern. Jaffa bashkë me pjesë e re dhe bashkëkohore të  Tel Avivit, përbëjnë  kryeqytetin e Izraelit, shtet i vogël, më vetëm  pesë e diçka më tëpër milion banorë, por, me sherr të madh, sidomos ndaj palestinezëve të ngratë, kur në trevat e tyre shekullore, heqin të  zinjtë e ullirit dhe nuk gjëjnë paqe dhe rehati.  

Nga vizita e shkurtër, krejt e beftë, këtij qyteti të ri e modern, të vetmit të këtillë ndoshta në tërë Izraelin, emri i të cilit, në përkthim do të thotë “bregore pranverore”, ndahemi, si me vajë në buzë dhe duke pëshpëritur një mallkim të urtë në adresë të agjencisë se udhëtimeve duke thënë hallall mos i qoftë, që na mblodhi e  me shpejtësi evakuimi, na largoi nga qytet i bukur akoma ende pa e shijuar si duhet bukurinë joshëse të tij.  

nga 

(një copë herë në haifë, nazaret, tiberias, jeruzalem, betlehem, jaffe)  

Haifa, porti më i madh Izraelit, është i veshur me diell dhe me ngrohtësi. Mysafirin e pret si është më së miri. Këtu, mbase edhe për herë të parë, në këtë udhëtim, i shoh “njerëzit bretkosa” (!) – që janë ata zhytës të shkathtë që hyjnë nën det, nën anije dhe kontrollojnë çdo pjesë të saj.  

Lë Haifen dhe sakaq gjendem në Nazaret, qytet tejet fotogjenik, interesant, me harmoni arkitektonike të lashtësisë edhe dymijë vjet para erës së re, i kompozuar (i ndërtuar) në një ambient të gurtë, të pastër.  

Nazaret kishte lidhje të ngushtë me Jezu Krishtin. Me lindjen e tij, për çka më së miri flet  Kisha e Paralajmërimit të lindjes së Krishtit. Në vend të kishës së lashtë, të cilën në shekullin e katërt e kishte ngritur Konstantini, midis viteve 1960-1968, është ndërtuar kisha e re, “vepër e të gjithë të krishterëve bashkë”!  

Një objekt, një monument religjioz, lashtësia e të cilit matet me vjet e jo me shekuj. 

Brenda ditës së sotme, përsëri, në rrugë e sipër, do të “ndesh” Jezu Chrishtin!  

Në rrugë për në Liqenin e Galileut apo Tiberias, së pari, ndeshet vendbanimi interesant, specifik dhe karakteristik izraelit Kibuc.  

Pasi kapërcej një grusht kodrinash të zhveshura që, aty – këtu, si me kapele mbi kokë, siur kokën ua mbulojnë plantacionet e vogla ullishtash, në bebëz me shkrep liqeni me dy emra: Liqeni i Galileut apo  Tiberias.  

Pakëz gjeografi: ky liqen është i gjatë njëzet e një kilometër, i gjerë njëmbëdhjetë kilometra, i thellë, dyzet e dy, deri në pesëdhjetë, metra. Është, madje, dyqind e dymbëdhjetë metra nën nivelin e detit, nga ana e tij jugore nis rrugën e gjatë dyqind e pesëdhjetë kilometra Jordan për të arritur në Detin e Vdekur. Përgjatë tij në lindje, liqenin e ndjek rrafshlarta e Golanit.  

Në burim të lumit Jordan është krezmuar Krishti. Edhe sot e gjithë ditën, me shishe të vogla plastmasti merret uji i shenjtë (i bekuar), e shpërndahet nëpër tërë botën. Në këtë vend mbahen edhe ceremoni tradicionale fetare, në kohë e ditë të caktuara.           

Jerusalemi shtrihet mbi shtatë kodrina të zhveshura dhe është i papërshtatshëm që, përnjëherë, me shikim t’i zihet visorja e tërë. Vështirë ta fotografohet përnjëherë.  

Bota e njeh Jerusalemin si vend të shenjtë. Si vend mitik, religjioz, ku zotërojnë tri përkatësi fetare: hebraite, myslimane dhe ortodokse.  

Edhe sot e kësaj dite, banorët e Jerusalemit nuk i lënë të qetë eshtrat e Davidit, të Muhamedit dhe të Jezu Chrishtit. Hebreitët thonë se ky është qytet i Davidit, muhamedanët thonë se nga këtu Muhamedi “iku” në qiell, kurse te krishterët Jerusalemin e konsiderojnë si vend të vuajtjeve dhe te vdekjes mizore të Jezu Chrishtit. 

Betlehemi është  vendinlindja e Jezu Chrishtit.  

Jaffa, pjesa e vjetër të qytetit që, sipas gjurmimeve më të reja, po u supozuaka se është njëri ndër qytetet më të vjetra në botë!  

Tel Avivi është qytet tërësisht të ri, që bashkë me Jaffa sajojnë kryeqytetin e Izraelit katër milionësh. 

Këtë (krye) qytet  e ngrëni terri, që këtu po binte në orët e hershme të pasdites. Pasi që bukurinë e Tel Avivit, emri i të cilit, në përkthim të lirë do të thotë “bregore pranverore”. Nëpër të kalova një buzëmbrëmje të ditëve të fundit të shtatorit të vitit tetëdhjetë e gjashtë.  Ja, një barsoletë tipike izraelite, që   e tregoi ciceroni ynë Salamud:  “Një pasdreke, rrugëve të Jerusalemit po shëtisnin që të tretë bashkë – hoxha, prifti dhe rabini. Çelin muhabet. Si po i shpenzon paratë që t’i japin besimtarët, e pyet hoxha priftin. Prifti ia kthen – një pjesë ia jap kishës e pjesën tjetër  e ndali për veti. S’e ke mirë, ia kthen hoxha priftit. Unë paratë që m’i falin besimtarët i ndaj në tresh, një pjesë i jap xhamisë, një pjesë të varfërve, kurse një pjesë e ndali për vete. Rabini, pasi dëgjon këtë dialog midis hoxhës dhe priftit, ua pret: për ndryshim prej jush që nuk veproni si duhet, unë të gjitha paratë që m’i japin besimtarët ia fali perëndisë! I vë në cilindër dhe i hedh përpjetë, në hava. Perëndia i ndal të vetat e unë i marr ato që bien në tokë!”. 

Ndërkohë dikush provoi të zë akordet e melodisë së njohur izraelite “Ha-va -na-gji-la”, të cilën gjatë këtyre dy ditëve na e këndoi dhe na e (ri)kujtoi ciceroni ynë Salamud.  

(Këtë melodi të popullarizuar izraelite tek në të dashur e beri interpretimi brilant i të madhes sonë, Nexhmije Pagarusha). 

*  Në portin e Haifes, ku në puhatje të lehta mbi valët e detit Mesdhe  priste anija, kthehemi të lodhur sa nga rruga e gjatë, sa nga të nxehtit të madh, dhe, më aq e me shumë, mbresa të dendura  sidomos nga qëndrimi në njërin prej qyteteve më të njohura në botë – në Jerusalem. 

      në  

      (jerusalem!)   

 Të kalosh (qëndrosh) vetëm një ditë në “qytetin e të gjithë njerëzve dhe të gjitha feve të botës” – sikurse ndryshe (më se shpeshti) e quajnë Jerusalemin, lirisht mund të thuhet se nuk ke bërë asgjë. E aq më pak ke të drejtë të nisesh “një rrëfim të ri” për këtë qytet të lashtë, kur hynë në radhën e qyteteve më të vjetra në botë. 

Në atë parakalim të shkurtër nëpër këtë “labirint të historisë” nuk mund të bësh asgjë tjetër (të mençur!) pos të hallakatesh njohuritë vetjake modeste mbi këtë qytet që – shih ironinë (!), a ka qytet tjetër në botë që në historinë e vet të ketë parë më pak ditë paqeje se që ka Jerusalemi, qe  “qytet paqeje”, pra, i thonë? 

Derisa ekspertët e “sferave të ndryshme” të sjellin ndonjë zbulim të ri mbi Jerusalemin dhe zanafillën e tij, zbulime këto që rëndom, shumë pak i qëndrojnë kohës, të thuhet ajo që  dihet mbi këtë qytet e që, në anën tjetër, është ngushtë e lidhur me “paqen” dhe rehatinë e tij shekullore.  

Si në asnjë vend tjetër në botë, në Jerusalem bashkëjetojnë dhe veprojnë madje tri religjione të mëdha: hebraizmi, krishtërizmi dhe myslimanizmi!?  

Duke ruajtur në kujtesë, besimin greko-ortodoks, rimo-katolik, kop dhe atë jakobin, qe, po ashtu parakaluan nëpër këtë qytet. T’u kthehemi tri besimeve (feve) kryesore që, edhe sot e kësaj dite,  bashkëjetojnë e gjallërojnë njëra bri tjetrës, në Jerusalem. Këtë qytet të  shenjtë të vetin e konsiderojnë të krishterët, hebraikët dhe myslimanët. Për të parët ky është qytet i vuajtjeve të  Jezu Krishtit, për të dytët Jerusalemi është qytet i Davidit, kurse për të tretët (myslimanët), pas Mekës dhe Medinës, Jerusalemi është vendi i tretë i shenjtë i tyre.  

Që të tria këto besime, tani e shumë shekuj me radhë, përmes shenjave dhe gjurmëve të lashtësisë që kryesisht bazohen edhe në gojëdhëna, provojnë të ushtrojnë primatin e tyre në këtë qytet mbi kodrinat e zhveshura të Judës. E gjurmë të tilla në Jerusalem ka shumë. Mal i madh është ky monumentesh, gjithfarshme. Kisha, xhamia, tempujt… e kështu me radhë.  

Këtu, përbrenda mureve të Qytetit të Vjetër, (mure këto që më 1540 i ndërtoi Sulejmani i Madhërishëm, janë të gjatë 12 metra, kanë 35 kulla dhe tetë dyer për hyrje në qytet, sot gjendet Kisha e varrimit të trupit (jo edhe shpirtit) të Jezu Chrishtit, me Via Dolorezo-n, në të cilën Jezui barti kryqin, aty menjëherë afër janë mbeturinat e Tempullit – “Muri i vajtimit”, aty  afër është Xhamia e Gurtë, nga e cila, sipas besimit, në kalin me krih, barti shpirtin e Muhamedit “fluturoi” në qiell… 

Asnjëra prej këtyre gjurmëve dhe shenjave, që, pretendojnë të jenë më autentike dhe të paluhatshme, 

nuk qëndrojnë në këmbë të forta ngase, sikurse dihet, prej fillimit të erës sonë, ky qytet me dhjetëra herë u pushtua nga okupues të ndryshëm, kurse, ndërkohë, pesë herë, madje u rrënua dhe u rrafshua me tokë. Kështu që, edhe sot e kësaj dite, mbretëron bindja se vetëm nëntoka  e tij e di dhe e ruan historinë e vërtetë të këtij qyteti, më afër gjysmë milioni frymë, sa ka tani. 

Prej të gjithë monumenteve dhe tempujve që për kohë aq të shkurtër qëndrimi këtu  dhe duhet parë gjithsesi, është “Muri i vajtimit, me shijen e keqe pse në hyrje të këtij tempulli, rojet i ç’armatosën vizitorët, prej çdo lloj aparati fotografik, (e për kamera televizive as të mos flitet, duke na i ndalur në portieri të gjitha torbat dhe gjësendet e tjera të dyshimta, ia gjetëm përgjigjen e arsyes, dy ditë më vonë, në tollovinë e madhe dhe të përhershme të masës se njerëzve, një grup palestinezësh – “… për të treguar papajtueshmërinë e përjetshme ndaj agresionit izraelit…” – këtu hodhi bombë eksploduese, me ç’rast rëndë plagosen madje shtatëdhjetë njerëz prej të cilëve një ra viktimë! 

Pas qëndrimit, sado shkurtër, brendapërbrenda mureve të Qytetit të Vjetër të Jerusalemit, mezi pritet të dilet në “ajër të pastër” për t’iu qepur ndonjë krahu të ri e të bardhë të këtij qyteti, që për çdo vjet pushton ndonjë kodrinë të re. Apo, të ikën andej drejtë vrojtores që zë vend në qafën e Kodrinës se Ullishtës prej nga, në bebëz, përnjëherë, pëlcet pamje panoramike e Jerusalemit.  

Jerusalemi i ri është ndërtuar nga gurë bardhët e nxjerrë nga gurë thyerjet e kodrinave përbri që rrëshqasin deri buzë Detit të Vdekur. Në këtë qytet që dikush e quajti “lodër e historisë”, sot ka shumë sheshe, parqe, shumë ngrehina monumentale. Universiteti është themeluar qysh në vitin 1925, kurse Universiteti i Ri, në vitin e afërt 1968. Bie në sy edhe Shkolla e Lartë Islame, Muzeu Nacional i Izraelit afër të cilit vend të dukshëm zë Tempulli i Librit në të cilin, me xhelozi, ruhen edhe dorëshkrimet e vjetra përtej dymijë vjeçare të gjetura në vitin 1947, në gërmimet arkeologjike në afërsi të Detit të Vdekur.  

Jerusalemi është i pasur edhe me galeri artistike, me xhami, me kisha, me sinagoga, me shumë hotele, me kompleksin e spitaleve e kështu më radhë, deri të godina e parlamentit “Knesset” që, sikurse e dihet, në vitin 1950, Jerusalemin e ka proklamuar si kryeqytet të Izraelit, kurse pas luftës, në vitin 1967, Qyteti i Ri i Jerusalemit është proklamuar si tërësi e njësuar. Këtë vendim të Knesset-it, Kombet e Bashkuara nuk e kanë pranuar. 

Një ditë qëndrimi në këtë qytet në të cilin, sikurse në librin e tij “Qendrat e hershme të krishtianizmit” Petar Bam tha se është:“motiv i përleshjeve në Jerusalem përherë kanë qenë teprimet në një virtyt, në virtytin e besimit”!    

jeta 

(në kibuc!)  

Salamudi, mesoburrë, i thinjur, i shkathtë, nëpunës i agjencisë gjegjëse turistike në Haife, (porti më i madh në tërë Izraelin), për grupin tonë turistik, ka hartuar një program mjaft të dendur dhe interesant. Gjatë qëndrimit në këtë shtet (“tokë të premtuar”), do të vizitojmë tërë atë që shtegtari i rastit duhet  (dhe mund të shohë),  për dy ditë në Izrael. 

Që në hapin e parë të “shëtisë” nëpër Izrael, do të ndalemi në një nga Kibucët e tij. Mësojmë se Kibuci është një si “fshat i projektuar”, si rezervat, apo si fushim.  

Salamudi nuk na shpie në çfarëdo Kibuci, por në atë më të lashtin, të parin e më të njohurin në – Degania që, si “projekt-pionier”, u themelua në vitin e largët 1909! 

Lashtësia e këtij Kibuci edhe nuk është ndonjë përparësi aq e madhe, ngase të gjitha këto “rezervate” janë të krijuara në një sistem të njëjtë, mbi parime të njëjta!  

Kibuci me emrin Degania, gjendet buzë liqenit Tiberias (dyqind e dymbëdhjetë metra nën nivelin e detit, në depresion!). Para se të mbërrijmë atje, për një çast do të ndalemi aty, ku nga ky liqen buron lumi i njohur Jordan. Këtu bën nxehtë edhe mbi 35 gradë celsius. Bregut liqenit Thiberias (apo të Galileut,) trup plantacioneve të mëdha të bananeve, të hurmave, të mandarinave dhe të portokajve, i humbur në dendësinë e tyre, në heshtje të plotë, na shfaqet Kibuci Degania.  

Është mesditë. Fëmijët bëjnë gjumin e obliguar të mesditës. Të rriturit, burra e gra, u janë qepur, punëve të  fushës. Heshtjen e plotë të fshatit, nën palma shtatgjata, e thyejnë lëvizje të aty-këtushme të të rinjve dhe të rejave që shkojnë apo kthehen nga shkolla dhe, natyrisht, ata pak kujdestarë që sot kanë radhën të përgatisin racionet për drekë dhe darkë. 

Të jetosh në kibuc, do të thotë të jetosh në kolektiv, në bashkësi, në familje të madhe ku çdo gjë, ama çdo gjë, është e përbashkët. Edhe puna, edhe djersa, edhe fitimi edhe humbja. Për humbje dihet më pak, ose nuk ka fare!  

Në Kibuc nuk ekziston pronë private. As fitim vetjak. Fëmijët e “klasifikuar” sipas moshës jetojnë bashkë. Tërë ditën e lume e kalojnë bashkë: në argëtim, në lojë, në shkollë, në mësim. Të rriturit punojnë bashkë. Kryesisht merren me kultivimin e kulturave bujqësore. Derisa shumica kryejnë punë të fushës, pjesa tjetër, ajo kujdestare (për një jave apo për një ditë, çështje marrëveshjeje), kujdestarojnë.  Ua kanë frikën  fshatrave arabe përreth, nga se ua okupuan tokat viteve të fundit. Nga kibucët izraelite, migrimi në SHBA është i madh, veçmas nga frika e së ardhmes. Shumë banorë të kibucëve kthehen edhe në Marok, ndërsa gjithashtu i madh është numri i hebrenjve, të cilët nga shtetet evropiane nuk vijnë në Izrael, por shkojnë drejtë e në Amerikë. 

Kibuci është konak, është derë e hapur, për akëcilin hebraik të kësaj bote që, në bazë të vullnetit të plotë, dëshiron të jetoi këtu, shpjegon Salamudi dhe thotë se, ashtu si këtu, vjen, punon e jeton me dëshirë të plotë, e në çdo kohë, Kibucin  edhe mund të lëshohet, të braktiset.  

Në fillim Kibuci ishte menduar si vendstrehim, për të sëmurë, për të paaftë për punë. Për ata të pa plëng e shtëpi, por me kohë, numri i kibucëve u shtua shumë. U shtua edhe numri i banorëve në to. Të aftë për punë dhe prodhim. Kështu, Kibucët sot paraqesin një potencial të rëndësishëm të ardhurave materiale dhe të mirave të tjera të rëndësishme për banorët e tyre vetë dhe për shtetin.  

dita e nëntë:  

(limasol, e diel, 28 shtator, ’86)   

Mbrëmë në ora njëzet e një kemi lëshuar portin Haifa. Me atë çast edhe jemi përshëndetur (njëherë për njëherë!) me Izraelin, si shtet e, më shumë si fenomen. Dhe, as afër mendësisë nuk jemi të zbërthejmë atë përjetim të takimit të parë më këtë shtet të cilin, fale realitetit objektiv e “shkelëm” (e vizituam) të terin ose se paku gjithë atë që atje është më interesantja dhe më e çmueshmja.  

Por, ja se tani Anija jonë, ndërkohë ka “ngrenë” disa milja në drejtim të Qipros. Mos(dija)marrëveshje e parë që lindi mes udhëtarëve ishte se ku bën pjesë ky ishull i njohur në botë, që sipas legjendës së bukurisë, hyjnesha e bukurisë Afrodita, lindi nga shkumë e bardhë (që s’është në legjendë!) dhe nga velët e detit doli pikërisht në ujdhesën e Qipros. Të paret thanë se Qipro i takon kontinentit të Azisë, të dytët thanë Evropës, ndërkaq të tretët heshtën dhe bënë mirë që heshtën. 

“Qipro bën pjesë (i takon) Mesdheut dhe gjashtëdhjetë e pesë kilometra  është larg Turqisë, treqind e njëzet e pesë kilometra larg Egjiptit dhe plotë katërqind kilometra ujdhesave të tjera të Greqisë” – shkruan, ndër të tjera, në faqen e parë të librit të parë të gjeografisë e, shkencëtari (autori) atje fare nuk precizon cilit nga kontinentet i është në dispozicion: Evropës, Azisë, Afrikës,  a kujt i takon kjo ujdhesë. E, me gjithë dilemat, megjithatë, dihet se kjo ujdhesë  më nëntëmijë e dyqind e tetëdhjetë e dymijë kilometra katrore sipërfaqe dhe me shtatëqind mijë banorë , megjithatë, bën pjesë në kontinentin e vjetër, Evropë. Po kujt, de facto, i takon Qipro në planin gjeopolitik, Turqisë apo Greqisë, duhet ë pyesim dy liderët kryesor aktual, Cipriano-n dhe Dengtash-in 

Sa herë që zihet në gojë Qipro, aq herë të  bie ndër mend Nikozia, disi sikur të mos ishte ky emër qyteti por shteti, sa herë zihet në gojë emri i këtij qyteti, aq herë të kujtohet emri Makarios dhe mjekra dhe pelerinat e zeza, aq herë bie ndërmend “kriza qipriote” dhe trembëdhjetë shkurti i vitit njëmijë e nëntëqind e shtatëdhjetë e pesë, kur turqit qipriotë shpallën autonominë e shtetit federal qipriot turk. Sillën ndërmend edhe shumë e shumë imtësia të tjera mbi këtë ujdhesë, “trupin” e së cilës nuk e lagë, nuk e përshkon asnjë lumë. Mirëpo, mbi asnjërën prej këtyre të dhënave nuk flitet më këtë rast, madje as mbi etimologjinë e vetë fjalës Qipro, që nuk do të thotë gjë tjetër, por Bakër, nga se edhe kjo dihet tashmë! Fletët e ditarit të ditës se sotme (e diel, njëzet e tetë shtator njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e gjashtë)  me diell shumë e temperaturë tejet të lartë, mbi tridhjetë e pesë gradë, e përfundojmë vetëm me disa fjalë mbi qyteti bregdetar Limasol, në portin e të cilit që nga orët e hershme të  mëngjesit të ditës së sotme, është ankoruar Anija jonë me të cilën lundrojmë nëpër Mesdheun Lindor. 

Pas ditës së djeshme, qe përnjëherë kishin vizituar Jerusalemin, Bethlehem-in Tel Aviv-in me Jaffën në zemër, kur lypsej “thes” i madh ditari, për të vendosur veç të njëmijtën pjesë të asaj që kishim parë e vizituar,  Limasol-i duket si një limonadë e freskët që me një gllënjkë do e “kapërdinim” me gjithë tetëmbëdhjetë mijë banorët, sa i ka.  

Përndryshe, ky qytet i bukur, ruan nja dy-tri gjurmë lashtësie, sa për të qenë, (Kurium-in, bie fjala) të cilat i vizitojmë shpejt e shpejt, pa ia vë veshin gjithaq shoqërueses sonë simpatike dhe tejet mikpritëse (të cilës nuk i dhanë afat as të prezantohej si duhet, nga se aty-për aty, ia dhamë emrin Afroditë !), të bindur se për të kaluarën e kësaj qyteze nuk është duke kallëzuar “sende” aq të rëndësishme e interesante. 

“Limasoli është lokalitet historik” –thotë ajo dhe shton –“ në gjirin e vet bregdetar ka përtej tetëdhjetë hotele, secili më i bukur se shoqi”.  

Një qytet më njëqind e tetëdhjetë mijë banorë të këtë tetëdhjetë hotele, po kjo është një gjë shumë e mirë dhe kuriozitet në vete.  Mësojmë, po ashtu, se këtu bën  klimë shumë e mirë, kjo do të thotë se këtu behet rrushi i kualitetit të lartë e dihet se, ku ka rrush të mirë, prodhohet edhe vëra e mirë dhe kualitative. Pra, është e njohur në botë vëra e këtushme Komandaria, që mund ta gjesh vetëm këtu e askund gjetkë në Qipro.  

Në ndarje, nikoqiri nuk pati “zemër” të na nderoi me vërën njohur, në vend të saj mund të zgjidhnin midis vërës “Othelo” dhe “Olympus”. Shumica e udhëtareve të Anijes sonë preferuan këtë të dytën, mbase edhe për shkak të firmës ekzotike e, morëm rrugë. Mëzi prisnim që, atje diku, tej horizontit, të shohim (vizitojmë) një nga shtatë a tetë, sa janë gjithsej, Çuditë e Botës – Kolosin e Rodosit, (i lartë tridhjetë e katër metra). Për ne, pjesëmarrësit e këtij kryqëzimi të këndshëm nëpër Mesdheun Lindor, kjo ishte çudia e dytë e botës. E para ishte Piramida e Keopsit.  

Gjatë këtij shtegtimi na presin edhe shumë befasi të tjera. E, për të tjerat do të flasim në flete e reja të ditar. Këtu e me këtë rast vetëm mund të shtohet se, sa i pasur është “Baseni i Mesdheut” në përgjithësi, me monumente të lashtë e të rëndësishme, shumë prej të cilave, pra, janë të njohura në rang a shkallë botërore. 

Në Anijen tonë, sonte, deri në orët e vona të natës, apo më drejt, deri në orët e hershme të mëngjesit, zgjatë balloja me maska, loja dhe vallëzimi i zhurmshëm, nën maska. 

Papritmas agu i ditës se re, na gdhin në Rodos. E Kolosi, ku është?  

Kolosi është atje, mbi kodrinë, mbi Rodos! 

Tragjedia e Kripores së Ulqinit

Nga Frank Shkreli 

Të vizitosh Ulqinin në shtator të vitit 2023, është të përballesh me ankesa e zhgënjime nga vendasit – përball gjëndjes së rëndë ekonomike, mos investimeve nga qeveria qendrore në Podgoricë dhe keq-qeverisje vendore.  Një gjëndje e rëndë kjo që po keqësohet gjithnjë e më shumë, duke përfunduar për fat të keq — ashtu si edhe anë e mbanë trojeve shqiptare – edhe në zbrazjen e trojeve shekullore iliro-arbërore nën Malin e Zi  sot të pavarur e anëtar i NATO-s – por që për shqiptarët e atyre trojeve kjo zbrazje ka filluar më shumë se një gjysëm shekulli më parë, nën ish-Jugosllavinë komuniste.  

Mungesa e investimeve të mbrendshme dhe të jashtme në Ulqin me rrethe shihet kudo. Komuna e Ulqinit e banuar – tani për tani – me shumicë shqiptare – është komuna ku, sipas bashkbiseduesve në Ulqin,  qendra (Podgorica) investon më së paku, ose aspak, në krahasim me komunat e tjera, sidomos ato bregdetare të Malit të Zi.   

Gjatë një vizite të shkurtër në fillim të shtatorit në Ulqin, në biseda e sipër me vendas, mbi gjëndjen ekonomike e shoqërore të asj zone, ishte vështirë të anashkalohej subjekti i gjigandit ekonomik të dikurshëm, Kripores së Ulqinit – një krijesë e njeriut dhe e natyrës – por tani një objekt ekonomik i falimentuar ndonëse me rëndësi për atë zonë – tani është shtetëzuar, më mirë të thuhet i shkatërruar nga shteti dhe nga interesa dhe individë e qarqe të panjohura që, në sipërfaqe, është vështirë të identifikohen.   

Për ata që nuk kanë njohuri për atë motor ekonomik të dikurshëm të asaj zone – Kriporja e Ulqinit është një sipërfaqe e gjërë ligatinore shumë e çmuar prej nja 15-kilometrash katrorë, në afërsi të qytetit mija vjeçar — Ulqinit.  Kriporja e njohur për një shekull tani në Ballkan dhe më gjërë, është e vendosur në një pjesë të një lagune natyrale në Deltën e lumit Buena, jo larg kufirit malazezo-shqiptar. Gjatë periudhës së sajë të artë (1934-2013), Kriporja e Ulqinit ishte në kulmin e veprimtarisë së saj, ku në kohë të ndryshme punësoheshin qindra puntorë, dmth., një ndërmarrje me rëndësi ekonomike pra për një qytet të vogël, siç është Ulqini.  

Në kulmin e saj të prodhimtarisë, në vitet 1960-ave, thuhet se Kriporja e Ulqinit furnizonte 60% të ish-Jugosllavisë me kripë. Por, Kriporja privatizohet në vitin 2005 nën rrethana që disa i quajnë si tepër të dyshimta dhe që nga viti 2013 në atë kripore nuk prodhohet më kripë. Viti 2013 shënoi vitin që ndaloi prodhimi i kripës në Kriporen e Ulqinit dhe si rrjedhim, u pushuan nga puna të gjithë punonjësit e punësuar aty deri më atëherë. Mbetën pa punë, pra, shumë punëtorë vendas dhe Kriporja — dikur krenaria e Ulqinit — filloi degradimin e saj si përfundim i keq-menaxhimit.  Ndërsa digat dhe makineritë kanë degraduar deri në atë pikë që jo vetëm jeta ekonomike e banorëve vendas është vështirsuar, por madje edhe jeta e zogjëve është rrezikuar — biodiversiteti  — ku me qindra e mijëra shpendë, varësisht nga stina – shërben si mbarështrim, pushim dhe dimërim për qindra lloj zogjësh.  

Megjithse Kriporja e Ulqinit është shpallur si një hapësirë e rëndësishme për zogjtë dhe shpendë të ndryshëm nga organizata “Bird Life International”, nën Konventën e Bernës – autoritetet e shtetit malazez duket se me vendimin për të shtetëzuar dhe për të mbyllur Kriporen njëherë e përgjithmonë, ia kanë dalë që ky objekt ekonomik i rëndësishëm për punësimin e banorëve vendas me shumicë shqiptare dhe si strehim për zogjtë e mbrojtur nga konventat ndërkombëtare – të mos ekzistoj më si një burim i fuqishëm ekonomik për banorët e asaj zone, kryesihst e banuar nga shqiptarë. Një krim i vërtetë, me miratimin e shtetit, sipas disa vendasve, i cili ka rrezikuar jetën e qindra puntorëve dhe familjeve të tyre.  

Por një vendim i mrekullueshëm ky, nga pikëpamja e autoriteteve shtetërore, natyrisht — që me mbylljen e Kripores – të zhdukin njerzit vendas duke i detyruar ata të largohen, të zbrazin trojet e tyre shekullore për një mbijetesë në mërgim. Por me mbylljen e Kripores, prishet edhe ekosistemi në atë zonë, që po rrezikohet edhe ekzistenca e shumë llojeve të zogjëve që jetojnë ose frekventojnë hapësirën e asaj zone.  

Ulqinakët e dikurshëm citohen të kenë thënë për rëndësinë e Kripores, se pa bukë disi jetohet, por pa kripë, jo! Kështu pra, falimentimi dhe mbyllja/shtetëzimi i Kripores së dikurshme të Ulqinit është kthyer në një tragjedi ekonomike për qindra vendas me shumicë shqiptare që kanë punuar në atë kripore ndërsa përbën edhe një rrezik të dukshëm për zogjtë dhe ekosistemin në përgjithsi. Por duket se mbrojtja e zogjëve dhe ekosistemit në atë Kripore ka tërhequr interesimin e ndërkombëtarëve, por jo edhe interesimin për fatin dhe mirëqenjen ekonomike të banorëve vendas për të cilët Kriporja e Ulqinit ishte, për shumë dekada, një burim i rëndësishëm punësimi e mbjetese ekonomike për bukën e gojës, për ta dhe familjet e tyre. Ekoturizmi nuk do të prodhojë kurrë qindra punësime për vendasit siç siguronte dikur Kriporja e Ulqinit. 

Në biseda e sipër me vendasit, është shumë e vështirë të mësohet e vërteta e historisë tragjike të mbylljes së Kripores së Ulqinit dhe kush mund të kenë qenë aktorët e vërtetë të falimentimit të saj. Kriporja e Ulqinit sot e mbyllur, ndonëse e shtetëzuar – zyrtarisht është sot pronë e shtetit — ndërkohë që duket si një vend i bombarduar nga ajri. Askush nuk e di se si është arrijtur deri këtu, se pse Mali i Zi importon kripë nga jashtë me vlerë prej miliona eurosh/dollarësh, kur dihet se Kriporja e Ulqinit dikur furnizonte me kripë një përqindje dërmuese të popullsisë së ish-Jugosllavisë dhe më gjerë.  

Kushë është përgjegjës për gjëndjen e krijuar dhe pse?  Autoritetet qendrore në Podgoricë?  Po roli i autoriteteve vendore, cili është?  Ndërkohë që përfaqësitë diplomatike në Podgoricë duket se janë më të interesuara për shpëtimin e biodiversitetit dhe zogjëve të malit se sa për miqëqenjen ekonomike të banorëve vendas, të rrezikuar nga shtetëzimi i Kripores së mbyllur  të Ulqinit.  Dhe pyetja më kryesore që duhet të bëhet është se a do kishte pasur të njëjtin fat Kriporja e Ulqinit, po të kishte qenë në një pjesë tjetër të bregdetit të Malit të Zi, le të themi në Budve, Hercegnovi, Kotorr ose Tivat???!!!  Çdo gjë në lidhje me Kriporen e Ulqinit — përfshir masën më të fundit, shtetëzimin e kësaj prone/pasurie lokale – është bërë në rrethana të dyshimta dhe aspak transparente, shprehen ekspertët vendas. 

A po falimentimi i saj dhe mbyllja eventuale e kësaj “parajse natyrore”, për njerzit dhe shpendët – në mungesë të së Vërtetës dhe të një shpjegimi zyrtar —  është dhe mbetet një krim i shtetit të Malit të Zi kundër Ulqinit dhe banorëve të kësaj zone – për të cilin askush nuk flet – e shqiptarët jo se jo?!  Po në sytë e ndërkombëtarëve, a nuk kanë rëndësi kompetencat e autoriteteve vendore në lidhje me vendime të tilla të rëndësishme për jetën dhe zhvillimin lokal të ekonomisë dhe burimeve natyrore? Po autoritetet e Komunës së Ulqinit me shumicë shqiptare – zyrtarët aktualë dhe autoritetet ulqinake në të kaluarën – e kanë ngritur ndonjëherë zërin në mbrojtje të burimeve ekonomike – siç është Kriporja e Ulqinit — të komunës me shumicë shqiptare që ata administrojnë? E kujt pronë është Kriporja e Ulqinit, e Komunës së Ulqinit, apo e shtetit të Malit të Zi? 

Kriporja e Ulqinit is located in Mali i Zi

Mali i Zi, si një vend anëtar i NATO-s dhe me aspiratë për tu bërë anëtar i Bashkimit Evropian, i ka borxh të Vërtetën e falimentimit të Kripores së Ulqinit, sidomos banorëve vendas por edhe ndërkombëtarëve, të cilët kanë treguar një interesim sipërfaqësor, ndonëse jo ndaj pasojave ekonomike për banorët e zonës — por për rrezikun ndaj zogjëve dhe biodiversitetit – që ka shkaktuar mbyllja dhe shkatërrimi i Kripores së famëshme të dikurshme të Ulqinit. 

Rrënjët e Hamasit

0

Bombardimet e Rripit të Gazës pas sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit

E përgatiti: Maksi Binjakaj

(Burimi: Dean Andromidas)

Duke folur në Jerusalem më 20 dhjetor, ambasadori i SHBA-së në Izrael, Daniel Kurtzer, theksoi lidhjen midis rritjes së grupeve fondamentaliste islamike Hamas dhe Xhihadit Islamik, dhe promovimit të lëvizjes islamike nga Izraeli si kundërvënie ndaj lëvizjes nacionaliste palestineze. Kurtzer thotë se rritja e lëvizjes islamike në territoret palestineze – “me mbështetjen e heshtur të Izraelit” – nuk ishte krejtësisht e palidhur me shfaqjen e Hamasit dhe Xhihadit Islamik dhe sulmeve terroriste kundër Izraelit. Kurtzer shpjegoi se gjatë viteve 1980, kur lëvizja islamike filloi të lulëzonte në Bregun Perëndimor dhe Gaza, “Izraeli e kuptoi se ishte më mirë të kishte njerëz që i drejtoheshin fesë dhe jo një kauze nacionaliste [Organizata për Çlirimin e Palestinës, ed.] “Prandaj, ajo ka bërë pak për të ndaluar rrjedhën e parave në xhami dhe institucione fetare.”

Kurtzer i bëri këto deklarata në një seminar. Rabini Dr. Aharon Lichtenstein, kreu i Har Etzion Yeshiva në Alon, gjithashtu foli Shvut. Kurtzer tha se si si rezultat i rritjes së Islamit në kurriz të arsimit, tani ka palestinezë si “terroristë, sepse ata janë mësuar të përdorin besimet fetare në mënyra të çoroditura për të tërhequr masat.” Kurtzer tha se ndërveprimi kulturor dhe fetar është një mënyrë për të ndërtuar ura, por përdorimi i çoroditur i fesë është një sfidë për vitet në vijim. Ekstremistët kanë shtrembëruar kuptimin e xhihadit, duke e bërë atë konotacion të “dhunës në shërbim të një qëllimi fetar”.

Kurtzer ai është një diplomat i lartë dhe hebre ortodoks, jo i trembur për të kritikuar pikëpamjet ekstreme anti-izraelite dhe anti-semite të mbajtura nga disa qarqe arabe. Por kryeministri izraelit Ariel Sharon rrallë jep një audiencë. Hamasi është parë gjithmonë si një instrument përmes të cilit Izraeli mund të dobësonte “lëvizjen nacionaliste të udhëhequr nga Presidenti i Autoritetit Palestinez dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO) Yasser Arafat”. Në një intervistë me gazetën italiane #CorrieredellaSera, Arafat tha: “Ne po bëjmë gjithçka për të ndaluar dhunën. Por Hamasi është një krijesë e Izraelit që në kohën e kryeministrit [Yitzhak] Shamir [në fund të viteve 1980, kur u ngrit Hamasi. ], i dha para dhe më shumë se 700 institucione, duke përfshirë shkolla, universitete dhe xhami”. Për gazetën italiane “L’Espresso”, Arafat shpjegoi: “Hamasi u krijua me mbështetjen e Izraelit për të krijuar një organizatë antagoniste me PLO. Ata morën financime dhe trajnime nga Izraeli, vazhduan të përfitonin nga lejet, ndërsa ne jemi të kufizuar. edhe për të ndërtuar një fabrikë domatesh. Rabin e quajti një gabim fatal. Në këto sulme [terroriste] janë përfshirë bashkëpunëtorët izraelitë. Ne i kemi provat dhe i vëmë në dispozicion të qeverisë italiane”.

Sharon nuk ishte i interesuar për paqen dhe nuk kujdesej për ‘vdekjet e panevojshme’ të izraelitëve dhe palestinezëve. Në Ha’aretz më 3 janar, Yossi Sarid, kryetari i partisë Meretz, shkroi: “Ajo që e frikëson Sharon është ndonjë shenjë moderimi. Nëse situata stabilizohet, Sharon do të duhet të kthehet në tryezën e bisedimeve. Kjo e tmerron Sharon dhe dëshiron të shtyje sa më gjatë të jetë e mundur”. Përkundrazi, Sarid tha: “Sharon e kupton se terroristët nuk janë armiqtë e vërtetë. Armiqtë e vërtetë janë të moderuarit. Ju luftoni terroristët – por duhet të flisni me ta. Me të moderuarit, është një gjë e ndërlikuar, nëse jo. i rrezikshëm, biznes.” Më i rëndësishëm për mbijetesën jo vetëm të popullit palestinez, por veçanërisht të Izraelit, është roli i kukullave nga jashtë rajonit, të cilët manipulojnë të dyja palët për të përhapur politikën e një “përplasjeje qytetërimesh”.

Në këtë drejtim, Sharoni dhe politika e tij “Izraeli i Madh”, është po aq kukull sa edhe palestinezi, i armatosur me eksploziv, i cili hedh veten në erë. ORIGJINA E HAMASIT Duke pasur parasysh nivelin e kontrollit që shërbimet e inteligjencës izraelite si Shin Bet dhe Mossad kanë qenë në gjendje të ushtrojnë mbi territoret palestineze gjatë 35 viteve të fundit të pushtimit izraelit, aftësia për të manipuluar organizatat e dhunshme, si ato të lidhura me Hamasin, nuk duhet të befasoni ata që njohin inteligjencën.

Izraeli ka rekrutuar rregullisht bashkëpunëtorë nga mesi i palestinezëve që kanë kaluar nëpër burgjet izraelite në më shumë se 35 vjet okupim të Bregut Perëndimor dhe Gazës. Më bindës është krahasimi ndërmjet zhvillimit të Hamasit, Xhihadit Islamik dhe legjitimitetit kombëtar në rritje të PLO dhe udhëheqësit të saj të padiskutueshëm, Arafatit. Hamasi është akronimi i Harafat al-Muqawama Al-Islamiyya, ose Lëvizja e Rezistencës Islame. Udhëheqësi shpirtëror i saj është Sheikh Ahmed Yassin, i cili ka pasur një marrëdhënie të pazakontë me autoritetet izraelite. Në vitin 1973, Yassin themeloi Shoqatën Islamike. Pse Izraeli do të promovonte një lëvizje që më pas e sulmon atë? Si ka mundësi që shërbimet sekrete izraelite të mashtrohen nga Jasini? Ata nuk ishin. Politika e Hamasit

Kush këndon atje ?

0
Autor: Lirim Gashi, Prishtinë
____
Një gjerman 90-vjeçar me të cilin fola dje më tha se do të donte të më kishte si psikolog në këto momente të vështira për të, sepse arabët dhe turqit, të cilët ai i sheh si zogjtë e zi të sorres Angela Merkel, që i solli me vete në folenë e tij dhe iku për ta shijuar pensionin e saj luksoz, e çmendin atë me tërbimet e tyre shpërthyese në çdo qytet të Gjermanisë.
Ai m’u ankua se në qytetin e tij të lindjes në Berlin, ndihej sikur të ishte në Siri, Palestinë, Afganistan dhe Jemen, ndaj për ta përforcuar akoma më shumë ndjenjën e tij të fundosjes dhe çmendurisë, i propozova të shikonte filmin “Kush këndon atje?”
Meqenëse ai nuk e dinte se për cilin film e kisha fjalën, më pyeti se kush e kishte shkruar skenarin dhe bërë regjinë, ndërkaq unë i sugjerova të shikonte përkthimin në gjermanisht sepse ishte skena më qesharake dhe më erotike në historinë e kinemasë botërore, në të cilën një djalë i ri, i cili përvojën e tij të parë seksuale e kishte me dhitë e një fshati që shtrihej pas shpinës së Zotit, u martua me një nuse shumë kërkuese, sytë e së cilës analizonin çdo mashkull të pashëm nga koka deri te këmbët, sepse organi i saj gjenital ishte i nxehtë si një furrë që varej nga çdo copë druri për të ruajtur temperaturën e lartë.
I thashë se pesë ditë para se ushtria e Hitlerit të pushtonte Jugosllavinë Mbretërore, ai u nis me nusen e tij për në Beograd me një autobus, karburanti i të cilit ishte gjithashtu druri dhe qymyri.
Mirëpo kjo furrë mund ta lëvizte autobusin nga vendi vetëm kur mbushej deri në kulm me drunj, ndërsa rruga nëpër të cilën udhëtonte ishte e pjerrët, e shtrembër, me baltë dhe e pyllëzuar, kështu që udhëtarët ekspozoheshin vazhdimisht ndaj turbulencave të ngjashme me një tërmet dhjetë gradësh të shkallës së Rihterit, sikur Zoti t’i përgatiste mendërisht për atë që i priste në fund të rrugës.
Plaku dinak, i cili në mënyrë indirekte ma pranoi se ishte një mbështetës i flaktë i Partisë Naziste të Hitlerit në rininë e tij, hapi veshët si një elefant dhe më pyeti se çfarë ndodhi saktësisht në këtë skenë të nxehtë erotike.
Ndërkaq unë ia përshkrova skenën në mënyrë aq poetike, sa ai më rrëfeu se dikur kishte qenë i dashuruar në gruan kërkuese dhe joshëse të djalit të tij të madh, e cila gjithashtu kishte një furrë të ndezur midis këmbëve dhe varej nga çdo copë druri e çdo burri, sepse i shoqi i saj, i cili i punonte gjithnjë arat e huaja, e la arën e saj të papunuar.
Prandaj kjo është arsyeja pse ai u detyrua ta bënte punën e djalit tij, pasi një natë i dëboi mysafirët e saj të dehur nga shtëpia e tij për shkak të zhurmës së tyre të padurueshme të kombinuar me rënkimet e saj të forta të kënaqësisë, pas hyrjes së çdo trungu në furrën e saj.
Sigurisht, e pyeta nëse u pendua që në rininë e tij punonte aren e nuses së djalit të tij dhe që ishte ithtar i zjarrtë i Hitlerit, ndërkaq ai m’u përgjigj se nuk u pendua kurrë, sepse nga njëra anë ia shpëtoi fytyrën djalit të tij dhe nga ana tjetër ia mbajti gjallë martesën dhe nëse e urren Hitlerin, atëherë vetëm pse nuk ua bëri arabëve atë që ai ua bëri judenjve.
Në fund të bisedës i thashë se ai nuk dallonte fare nga baballarët arabë që punonin me zell arat e nuseve të djemve të tyre dhe se nuk e kuptoja fare urrejtjen e tij ndaj tyre.
Ndërkaq ai m’u përgjigj se ka një dallim, sepse Hashim Rakiqi i tij mban kapelë në kokë, ndërsa Hashim Rakiqat e tyre janë të zbathur.