Kreu Blog Faqe 961

Presidentja Osmani dekoroi post mortem me Medaljen Presidenciale të Meritave, Milan Shuflajn, Vinçenc Gjinin dhe Shime Deshpalin 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, i ka ndarë post mortem, Medaljet Presidenciale të Meritave albanologut e historianit kroat, Milan Shuflaj, Vinçenc Gjinit,  kompozitor, pedagog dhe figurë e shquar e muzikës shqiptare dhe Shime Deshpalit, muzikolog dhe shkrimtar shqiptar i Arbneshit të Zarës. 

Forhåndsvisning av bilde

Sipas Presidentes Osmani, Milan Shuflaj, është meritor për ndriçimin dhe trajtimin e problemeve të ndryshme në fushën e historisë mesjetare shqiptare, por edhe në fushën kërkimore të albanologjisë. 

Sipas Presidentes Osmani, Milan Shuflaj, është meritor për ndriçimin dhe trajtimin e problemeve të ndryshme në fushën e historisë mesjetare shqiptare, por edhe në fushën kërkimore të albanologjisë. 

Forhåndsvisning av bilde

Ndërkaq Vinçenc Gjini, sipas Presidentes kultivoi traditën tonë të muzikës, sikundër që u mor me studime nga fusha e artit muzikor, duke lënë gjurmë me angazhimin në disa institucione kulturore të Kosovës.  

Edhe të dekoruarin e tretë, Shime Deshpalin, muzikologun dhe shkrimtarin shqiptar të Arbneshit të Zarës, Presidentja Osmani e vlerësoi për gjithë veprimtarinë e tij jetësore kushtuar muzikës, ruajtjes së traditës shqiptare dhe kultivimit të saj. 

Forhåndsvisning av bilde

“Nëpërmjet pasionit të tyre dhe punës së palodhshme, ata kanë hedhur dritë mbi aspektet unike dhe shpesh të nënvlerësuara të identitetit shqiptar. Puna e tyre shërben si një urë lidhëse që lidh brezat e kaluar, të tashmen dhe të ardhshme, duke siguruar që thesaret e trashëgimisë shqiptare të mos humbasin”, ka theksuar ndër të tjera Presidentja Osmani. 

Ndërkaq Vinçenc Gjini, sipas Presidentes kultivoi traditën tonë të muzikës, sikundër që u mor me studime nga fusha e artit muzikor, duke lënë gjurmë me angazhimin në disa institucione kulturore të Kosovës. 

Forhåndsvisning av bilde

Edhe të dekoruarin e tretë, Shime Deshpalin, muzikologun dhe shkrimtarin shqiptar të Arbneshit të Zarës, Presidentja Osmani e vlerësoi për gjithë veprimtarinë e tij jetësore kushtuar muzikës, ruajtjes së traditës shqiptare dhe kultivimit të saj. 

Forhåndsvisning av bilde

“Nëpërmjet pasionit të tyre dhe punës së palodhshme, ata kanë hedhur dritë mbi aspektet unike dhe shpesh të nënvlerësuara të identitetit shqiptar. Puna e tyre shërben si një urë lidhëse që lidh brezat e kaluar, të tashmen dhe të ardhshme, duke siguruar që thesaret e trashëgimisë shqiptare të mos humbasin”, ka theksuar ndër të tjera Presidentja Osmani. 

Forhåndsvisning av bilde

Letër – përgjigje shkrimtarit nga Shkupi Kim Mehmeti, që sot i quajti budallenj e idiotë shqiptarët që nuk e dënojnë sulmin izraelit kundër palestinezëve!

2
Engjëll Gishti, Tiranë
Historiani Engjëll Gishti , i përgjigjet shkrimtarit Kim Mehmeti
_____
I nderuari Kim Mehmeti!
Nese ne gjykimin e nje situate gjeopolitike gjykojme vetem nga sasia e vuajtjeve te nje populli, ska dyshim se ti do kishe te drejte sot te mbaje anen e palestinezeve, por ja qe pozicioni yt eshte vetem nje pozicion teorik, e mbi te gjitha nje pozicion shume i gjysmuar historik. Ne asnje rast, edhe kur perleshen dy burra, nuk eshte e thene se e drejta eshte nga ana e atij qe e peson me shume: nje gjykim i ftohte e kerkon fajtorin edhe ne ate qe ha me shume grushta e shqelma, pra edhe ne ate qe vuan me shume. Kjo eshte pak me shume e vertete ne realpolitike!
Po te ishte keshtu sikur thoni ju i nderuar, e gjithe Bota sot do ishte me Kosoven dhe serbet nuk do i linte te hapnin gojen ne tryezen e bisedimeve qe po zhvillohen…, por ja qe nuk eshte keshtu. Nese realpolitika do ishte sikur ju e shtroni ne kete artikullin tuaj “moralist”, bisedimet e sotme Kosove – Serbi, as qe do duhej te zhvilloheshin fare, por viktima Kosove do duhej te kish fituar cdo te drejte e demshperblim nga agresori Serbi; por ja qe nuk eshte keshtu, dhe ju e dini shume mire kete fakt. Qe vizioni apo plani ne te cilin ju e vendosni ne raport me kete ngjarje eshte i gabuar, e dine mjaft mire edhe vete palestinezet, sepse nese ata do gjykonin si ti, ata do duhej te ishin te paret qe do duhej ta kishin njohur Kosoven, por as kjo ska ndodhur! E kush me mire se palestinezet e kupton tragjedine dhe dhimbjen shqiptare ne pergjithesi dhe ate kosovare ne vecanti? Askush! Por ata perseri nuk e njohin Kosoven. Pse? Sepse ata nuk arsyetojne si ti! Ata shohin interesin e tyre! Kjo eshte realpolitika, e cila nuk ka ne baze moralin qe propogandon feja islame; edhe kjo vetem per jeten pas vdekjes!!!
Home - Kim Mehmeti
I nderuar Kim Mehmeti!
Besoja se ju do kishin nje tjeter meter per te gjykuar politiken, nje meter shume me realist ne kendveshtrimet jo vetem ndaj politikes, por edhe ndaj jetes!
Ne rastin konkret, nese do duam ta trajtojme historikisht kete raport (sikurse ju gjoja keni bere), nuk kemi pse nisemi vetem nga viti 1948, por le te nisemi edhe nga koha kur kjo toke ishte e gjitha toke e ebrejve dhe jo e palestinezeve muslimane, e qe mbi te gjitha sot flasin arabisht! Nese do flasim per te drejta historike (sikurse ju beni gjasme) le ta fillojme duke thene se te gjithe arabet jo vetem ne Palestine, por ne mbi 20 vende te Botes, jane ne toke te pushtuar e duhet te kthehen ne Gadishullin e tyre arabik! Perse Palestina antike e israeliane duhet sot te flase arabisht? Kush jane keta njerez qe kane ardhur ne kete toke e pse kane ardhur nga Gadishulli Arabik ne kete breg te Mesdheut? Por ka edhe me shume per te thene: perse egjiptianet e famshem te piramidave duhet sot te flasin arabisht? Ku jane banoret autoktone joarab te Egjiptit? Ku eshte sot gjuha asire, e perse populli i pare i krishtere i njerezimit, pra sirianet, jane sot gati 100% muslimane? E mbi te gjitha pse sirianet flasin sot arabisht? Perse flasin arabisht, jordanet, libanezet, libianet, nje pjese e Irakut, Tunisia, Algeria, Maroku e disa vende te tjera afrikane?
Te gjitha keto pyetje ti bej duke e vendosur edhe une veten ne te njejtin plan moral qe ti e vendose veten duke quajtur kedo qe nuk e mendon si ti me epitetet “budalla”, “idiot”, etj! Nje sjellje kjo aspak perendimore dhe shume lindore! Kete sulm e bere duke u nisur nga “morali i paster per te respektuar dhimbjen”, por na e fotografove realitetin vetem aq sa te interesonte per te shprehur pasionin pothuaj te nje fondamentalisti musliman!
I nderuar Kim Mehmeti! Ne politike, morali hyn shume pak, ndaj mos merr revanshin e te paditurit, per te sulmuar bashkekombasit e tu perse ata nuk e mendojne si ti! Bota nuk eshte perfekte, nese ne duam te shajme, mund te shajme jo vetem Izraelin, por edhe Ameriken apo nje vend superneutral sic eshte Zvicera! Politika eshte interes; kete e dine shume mire edhe palestinezet qe mbajne nje qendrim antishqiptar! Ne kete politike = interes, burrat me te mencur te kombit tone kane zgjedhur nje kah, nje pale dhe e pranojne ate me te mirat dhe te keqijat e tij! Ata baballare na kane lene amanet se “per ne shqiptaret dielli lind nga Perendimi!” Keshtu ka qene historia e kombit tone te pakten qe nga dita e themelimit te atij gjysmeshteti shqiptar me 28 Nendor 1912; ne kemi luftuar te shohim vetem nga Perendimi! Por edhe atehere na dolen disa shqiptare qe baballaret e kombit i quajten “budallenj e idiote”: ishin haxhiqamilat qe bertisnin “duam baben!” qe ata kishin ne Lindje! Besoj se ti e di mire se ne cilin kosh te historise perfunduan haxhiqamilat e vitit 1913; nuk te takon ty te bashkohesh, e aq me shume te behesh zedhenes i haxhiqamilave te sotem qe me fondamentalizmin e tyre thelleshist albanofob, i kane kthyer syte nga Lindja dhe kerkojne ti bejne varrin kombit tone!
Një ushtar i HAMAS pasi e kidnapon një izraelite dhe e dërgon në drejtimin e panjohur…
Do ishte ne nderin tend te largohesh nga kjo vetvete qe te paska pushtuar kaq frikshem!
Me respekt ENGJELL GISHTI.

Mes luftës dhe paqes!

0

Florim Zeqa 

Deklarimet e qeverisë për rritje ekonomike të Kosovës nuk janë në përputhje me nivelin e zhvillimin ekonomik të vendit dhe rënien e investimeve të huaja në Kosovë, të cilat kanë pësuar rënie për 45 %. Zvogëlimi artificial i shifrave të papunësisë nuk po vjen si rrjedhojë e rritjes ekonomike, por si rrjedhojë e zvogëlimit të numrit të popullsisë, si pasojë e migrimit të madh të qytetarëve, të cilët po kërkojnë çdo mundësi për t’u larguar nga Kosova si pasojë e kësaj klase të papërgjegjshme politike (pozitë-opozitë), ku vetëm gjatë këtyre tre viteve të fundit kanë migruar rreth 100 mijë qytetar drejt vendeve të BE-së, në kërkim të një jete më të mirë.

Edhe brezi i ri rrezikon të plaket në varfëri

Kësisoj rritja e varfërisë në njërën anë dhe paralajmërimi i lëvizjes së lirë, brenda një kohe relativisht të shkurtër do të bëjnë që Kosova të zbrazet nga popullata autoktone shqiptare, kurse në anën tjetër brenda pak vitesh do të ndryshojë dukshëm struktura e popullsië në vendin tonë, për çka, Kosova me të vërtetë do të bëhet shtet multietnik, por me zvogëlim enorm të popullsisë shqiptare.

Me nivelin aktual të zhvillimit ekonomik dhe keq-qeverisjes së vendit jo vetëm brezi aktual, por edhe brezi i ri rrezikojnë të plaken në varfëri dhe të pashpresë për të jetë në vendin më të pasur me resurse natyrore dhe me pasuri marramendëse nëntokësore.

Aq e pashpresë dhe e padurueshme është bërë jeta e qytetarëve në këtë vend, saqë jo një ‘bombë’ sociale, por një bombë atomike duket të jetë e pamjaftueshme për këtë klasë të shëmtuar kusarësh politikë, të cilët e katandisen vendin siq është më së keqi, e për më keq se kaq, e sollën Kosovën edhe në prag të një lufte të re me përmasa shkatërrimtare.

Përceptim i gabuar apo përllogaritje sipas dëshirave personale

Kot mundohemi ta bindim Evropën që të ndërmerr masa kundër Serbisë kur ‘Qeveria e Kosovës’ me paratë e taksapaguesve shqiptar i paguan me paga të rregullta pjestarët serbë të ‘Mbrojtjes Civile’ dhe të gjitha shërbimet për serbët në veri, duke filluar nga rryma, uji dhe gjithçka tjetër dhe jo vetëm, deputetët e Listës Serbe i marrin pagat e rregullta pa qenë fare prezent në mbledhjet e Kuvendit!

E keqja nuk përfundon me kaq, si të kërkojmë ne ta gjykojnë dhe ndëshkojnë Serbinë shtetet e BE-së, kur ‘Parlamenti i Kosovës’ nuk e ka ndërmarrë asnjë masë ndaj Listës Serbe, e cila i përkrahu, i glorifikoi dhe mbajti zi për terroristët e vrarë.

Mirëpo Albin Kurtit po i konvenon situata e tensionuar në veri, për t’u shmangur nga zgjidhja e problemit me marrëveshje, sepse Albin Kurti e di mirë që marrëveshja i kushton me humbje të kredibilitetit më shumë sesa lufta me Serbinë.

Albin Kurti më rëndësi i kushton mazhit personal sesa jetës së qytetarëve dhe policëve të shtetit që drejton. Këtë e bën me vetëdije të plotë, për shkak se ai e di mirë që personalisht nuk pëson nga lufta, por pëson nga marrëveshja për “Zajednicën” siq e quante dikur Asociacionin e Komunave Serbe.

Prandaj, me vetëdije të plotë është duke e prolonguar marrëveshjen, duke e dërguar vendin drejt një lufte me përmasa shkatërrimtare.

Më mirë luftë sesa marrëveshje për Asociacionin, ky është përceptimi më i gabuar i kryeministrit dhe mbështetësve të tij morbid.

Në rast të fillimit të një lufte të re, askush nuk i di pasojat dhe rrethanat në të cilat do të përfundojmë si shtet dhe si komb në tërësi!

Me rastin e inaugurimit të komandantit të 28-të KFOR-it në Kosovë, gjegjësisht të pranim dorëzimit të detyrës nga gjenerali italian Angelo Michele Ristucca tek gjenerali turk Ozkan Ulutas, ishte prezent edhe admirali Stuart B. Munsch, që është komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, i cili foli për shkalllën e lartë të rrezikshmërisë dhe trefishimin e forcave luftarake të KFOR-it në veri.

Në rrethanat kur i kemi dy luftëra të ashpra të hapura, njërën në Evropë dhe tjetrën në Lindjen e Mesme, Kosova duhet të përcaktohet fuqishëm për paqe dhe dialog, për bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar dhe miqësi të përjetshme me aleatët e saj, ndryshe “Rripin e Gazës” e kemi të gatshëm në veri, kur të do Serbia ‘ia ndez fitilin’. Thënë ndryshe, derisa të arrihet marrëveshja përfundimtare ndërkombëtare, Kosova ndodhet mes luftës dhe paqes me Serbinë!

Çështja shqiptare - Tre opcionet e zgjidhjes të 11 Tetorit 1991 

Në foto: Fehmi Agani-Ibrahim Rugova- Rexhep Ismajli

-Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi. “Ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar”, shprehej Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në një nga intervistat ekskluzive që kam zhvilluar/ 

 Nga: Behlul Jashari, Prishtinë 

 PRISHTINË,11 Tetor 2023/ Në Prishtinë para 32 viteve, në 11 Tetor 1991, është miratuar e nënshkruar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.  Deklarata e 11 partive politike kishte tre opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare:
“1. Nëse nuk ndryshohen kufijtë e jashtëm e as ata të brendshëm  të Jugosllavisë, duhet të ekzistojë Republika e Kosovës si shtet  sovran dhe i pavarur, me të drejtë bashkimi në lidhjen e  shteteve sovrane në Jugosllavi. Pjesët e popullit shqiptar që mbesin të jetojnë në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbi do të kenë statusin e popullit shtetformues dhe të gjitha të drejtat që dalin nga kjo.
2. Nëse kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë nuk ndryshojnë, por ndryshojnë kufijtë e brendshëm ndërmjet republikave, atëherë kërkesë është Republika Shqiptare në Jugosllavi, e ndërtuar mbi bazën e parimit etnik dhe të parimeve të tjera që vlejnë për serbët, sllovenët dhe popujt e tjerë të Jugosllavisë.
3. Nëse ndryshojnë kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë, atëherë populli shqiptar në Jugosllavi, përmes deklarimit të përgjithshëm me plebishit, do të vendosë për bashkimin e territoreve në të cilat jeton Shqipëria dhe kështu do të krijohet shteti integral shqiptar në Ballkan në kufijtë e tij etnikë”. 

Forhåndsvisning av bilde

Në vitin 1991, Referendumi për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, i mbajtur nga 26 deri 30 Shtator me  99,87 për qind të votave pro, që pasonte Deklaratën për pavarësi të 2 Korrikut e Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit 1990,  pasohej edhe me zhvillime tjera në angazhimet për realizimin e vullnetit kombëtar e demokratik të shqiptarëve në trojet e tyre jashtë kufirit të Shqipërisë. “Deklarata politike për tri opcionet e zgjidhjes së çështjes shqiptare më 1991”, është një nga dokumentet e atyre zhvillimeve historike, pjesë e të cilave ishin edhe zgjedhjet e para pluraliste parlamentare e presidenciale të Kosovës të 24 Majit 1992. 

Presidenti historik i Kosovës, i zgjedhur atëherë, Dr. Ibrahim Rugova,  në intervistën ekskluzive që kam zhvilluar për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, derisa bisedonim gjatë ditën e enjte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, duke përkujtuar e vlerësuar dokumentin e tre opsioneve  shprehej se, “ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar”,  theksonte se, “zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale”, fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”. 

-“Partitë politike shqiptare në ish-Jugosllavi edhe nëpërmjet një dokumenti të përbashkët kanë shprehur kërkesat dhe opcionin për zgjidhje, pos për Kosovën, edhe për çështjen shqiptare në Maqedoni e Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe në Mal të Zi. Cila do të ishte zgjidhja optimale në këtë moment?”, ishte një nga pyetjet gjatë intervistës, në të cilën Presidenti Rugova përgjigjej: 

 -“Tashmë e thashë se ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar. Atëherë kur e nxorëm këtë dokument, që ka validitet edhe sot, opcioni i parë, nëse nuk ndryshojnë kufijtë e brendshëm, ishte një Kosovë e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Serbisë e Shqipërisë, që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër,  të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale. Të gjitha këto pjesë shqiptare, të themi kështu, kanë deklarimin e vet, të popullit, referendumin në Kosovë, në Maqedoni, në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë dhe Memorandumin në Mal të Zi, që ka edhe vlerën e një referendumi. 

Prandaj, në bazë të situatës që e kemi, ne qëndrojmë në realizimin e opcionit të parë, do të thotë punojmë në pavarësimin e Kosovës dhe që shqiptarët në Maqedoni të realizojnë të drejtën e popullit shtetformues në atë republikë. Po ashtu edhe shqiptarët në viset e tjera etnike në ish-Jugosllavi të realizojnë të drejtat, për të cilat janë deklaruar. 

Në këtë plan janë realizuar mjaft gjëra praktikisht. Mos të harrojmë se në Preshevë e në Ulqin partitë shqiptare e kanë marrë pushtetin lokal. Ai është hap i parë, edhe pse tash komunat nuk kanë ndonjë pushtet as në Maqedoni, as në Preshevë e as në Ulqin, u bë ai centralizimi, që para shthurjes së ish-Jugosllavisë, kur filluan t’u merren kompetencat komunave. Tash ato kompetenca janë reduktuar edhe më shumë. 

Ndërsa në Kosovë, ne, edhe pse të okupuar, kemi organizuar jetën tonë, kemi afirmimin e çështjes, projektit të pavarësisë. Në Maqedoni kemi hyrjen – prezencën në instiucione, gati të gjitha komunat shqiptare i kontrollojnë shqiptarët. Prandaj, është një punë, një proces, do të thotë edhe këtu janë realizuar gjëra praktike dhe pragmatike që shihen, janë rezultatet që shihen e që preken”. 

  DOKUMENTI I PLOTË: 

DEKLARATA POLITIKE PËR TRI OPCIONET E ZGJIDHJES SË ÇËSHTJES SHQIPTARE MË 1991 

 

Njëmbëdhjetë partitë politike shqiptare, anëtare të Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, duke shprehur vullnetin politik të popullit shqiptar për zgjidhjen eçështjes shqiptare dhe për gjendjen aktuale në Jugosllavi japin këtë: 
 
Deklaratë politike 
 A)     Çështja e pazgjidhur kombëtare shqiptare në Jugosllavi është pasojë e copëtimit të trojeve etnike shqiptare, kur me krijimin e shtetit të Shqipërisë më 1913 jashtë tij, në territore kompakte etnike, mbeten më shumë se gjysma e popullit shqiptar, të cilët asnjëherë nuk i gëzuan të drejtat legjitime kombëtare, as në Jugosllavinë mbretërore, as në Jugosllavinë socialiste; 
  B)     Copëtimi i territoreve të popullit shqiptar, që u bë pa përfillur parimin etnik në caktimin e kufijve shtetërorë dhe pa përfillur vullnetin e popullit shqiptar, vazhdoi edhe në Jugosllavi, duke e ndarë popullin shqiptar në kufij politiko-administrativë të Kosovës, të Serbisë, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi. Një autonomi të caktuar politike populli shqiptar e pati vetëm në Kosovë, të garantuar me Kushtetutën e vitit 1974, që është ende në fuqi dhe sipas së cilës Kosova është emement konstituiv i Federatës Jugosllave; 
 C)     Serbia, në kundërshtim me Kushtetutën e Jugosllavisë, më1989 hoqi autonominë e Kosovës, suprimoi të gjitha të drejtat kombëtare të shqiptarëve, u mori shqiptarëve çdo të drejtë përsovranitet dhe subjektivitet, i largoi nga të gjitha institucionet shtetërore, suspendoi Kuvendin e Kosovës, Qeverinë e Kosovës dhe të gjitha kuvendet e komunave, ndaloi mësimin në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet, mbylli mjetet e informimit në gjuhën shqipe, aplikoi gjuhën serbe dhe alfabetin qirilik si gjuhë dhe shkrim zyrtar në komunikimin publik, largoi nga puna mbi tetëdhjetë mijë shqiptarë; 
D)     Si shprehje e mospajtimit me një gjendje të tillë, populli shqiptar organizoi protesta të qeta, në të cilat morën pjesë mbi gjysëm milioni njerëz, u mbajtën grevat e punëtorëve, si dhe greva gjenerale. Pushteti serb reagoi me dhunë: u vranë mbi 100 shqiptarë, u plagosën mbi 300, u burgosën dhe u dënuan me burg shumëvjeçar mbi 12 mijë veta, mbi 600 mijë veta kaluan nëpërprocedurë policore. 
E)      Duke parë se Jugosllavia u tregua model i pasuksesshëmpër zgjidhjen e çështjes kombëtare në Ballkan, deputetët eKuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990 shpallën Deklaratën përPavarësi dhe më 7 shtator 1990 Kosovën e Shpallën Republikë. Kjo ishte zgjidhje logjike e organizimit shtetëror të Kosovës, si njësi politiko-territoriale, në të cilën jetojnë 90% shqiptarë dhe vetëm 10% të tjerë. 
 
Partitë politike shqiptare në Jugosllavi, si zëdhënëse legjitime të vullnetit politik të popullit shqiptar, duke u përcaktuar për rrugën paqesore dhe demokratike të zgjidhjes së të gjitha çështjeve në bazë të së drejtës së popujve për vetvendosje, sipas parimeve të KESB-së, të Konferencës së Parisit, u përcaktuan për këto variante të zgjidhjes së çështjes shqiptare në Jugosllavi: 
 
1.    Nëse nuk ndryshohen kufijtë e jashtëm e as ata të brendshëm të Jugosllavisë, duhet të ekzistojë Republika eKosovës si shtet sovran dhe i pavarur, me të drejtë bashkimi në lidhjen e shteteve sovrane në Jugosllavi. Pjesët e popullit shqiptar që mbesin të jetojnë në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbi do të kenë statusin e popullit shtetformues dhe të gjitha të drejtat që dalin nga kjo. 
2.    Nëse kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë nuk ndryshojnë, por ndryshojnë kufijtë e brendshëm ndërmjet republikave, atëherë kërkesë është Republika Shqiptare në Jugosllavi, e ndërtuar mbi bazën e parimit etnik dhe të parimeve të tjera që vlejnë përserbët, sllovenët dhe popujt e tjerë të Jugosllavisë. 
3.    Nëse ndryshojnë kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë, atëherë populli shqiptar në Jugosllavi, përmes deklarimit të përgjithshëm me plebishit, do të vendosë për bashkimin e territoreve në të cilat jeton Shqipëria dhe kështu do të krijohet shteti integral shqiptar në Ballkan në kufijtë e tij etnikë. 
 
Partitë politike shqiptare deklarojnë se vullneti politik i popullit shqiptar, i shprehur edhe në Referendumin e organizuar në Kosovë më 26-30 shtator 1991, me ç’rast Kosova u shpall Republikë sovrane dhe e pavarur, është forcë reale që nuk mund të injorohet nga askush. Kriza në Jugosllavi filloi në Kosovë, me pakënaqësinë e shprehur të popullit shqiptar me pozitën e tij dhe kurrsesi nuk mund të përfundojë pa pjesëmarrjen e më se tre milionë shqiptarëve në Jugosllav. Populli shqiptar rreth shtatë milionësh, si popull autokton e me traditë evropiane, ishte, është dhe do të jetë faktor tejet i rëndësishëm i stabilitetit në Ballkan dhe në Evropë. 
 
Prishtinë, 11 tetor 1991 
 
Këshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi 
Dr.Ibrahim Rugova, kryetar 
1.     Lidhja Demokratike e Kosovës 
2.     Partia e Prosperitetit Demokratik 
3.     Lidhja Demokratike në Mal të Zi 
4.     Partia për Veprim Demokratik 
5.     Partia Fshatare e Kosovës 
6.     Partia Shqiptare Demokristiane 
7.     Partia Parlamentare e Kosovës 
8.     Partia Socialdemokratike e Kosovës 
9.     Partia e Unitetit Kombëtar Shqiptar 
10.     Partia Popullore Shqiptare 
11.     Partia Demokratike Shqiptare 

 

MË 22 KORRIK  1991 FORMOHET KËSHILLI KOORDINUES I PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE TË KOSOVËS 

Më 22 korrik 1991, Partitë Politike shqiptare të Kosovës u pajtuan dhe morën vendim që të themelojnë Këshillin Koordinues të Partive Politike Koordinues të Partive Politike shqiptare të Kosovës, me qëllim të zhvillimit, bashkëpunimit dhe të koordinimit të aktivitetit ndërmjet tyre, si subjekte politike të popullit shqiptar, të konstituimit të ndërsjellë të tyre dhe ndërtimit të platformës dhe të strategjisë së përbashkët për të realizuar synimet e shqiptarëve dhe për t’iu kundërvënë me sukses masave që po ndërmerr pushtuesi për thyerjen e qenies kombëtare dhe për rrënimin e çdo subjektiviteti e sovraniteti të shqiptarëve në Jugosllavi.
Këshillin Koordinues, si subjekte të mëvetësishme dhe të barabarta, e përbëjnë këto parti politike: Lidhja Demokratike eKosovës, Partia Parlamentare e Kosovës, Partia Fshatare e Kosovës, Partia Shqiptare Demokristiane, Partia Socialdemokratee Kosovës dhe Partia Republikane e Kosovës.
Formimi i këtij Këshilli le të hapura mundësi për forma të reja të organizimit dhe të koordinimit ndërmjet të gjitha partivepolitike shqiptare dhe të asociacioneve të tjera. 
Këshilli koordinues vendos në pajtueshmëri të plotë të subjekteve politike që e përbëjnë. 
Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare të Kosovës u zgjodh dr.Ibrahim Rugova. 

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

Forhåndsvisning av bilde

 

Zelensky paralajmëron: Ka rrezik që vëmendja ndërkombëtare të largohet nga Ukraina dhe do të ketë pasoja

0

I SHQETËSUAR: Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se është i shqetësuar se lufta e Gazës po bën që bota të largohet nga lufta e Ukrainës. Fotografia: AFP / NTB (Dagbladet)

– Një rrezik

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky thotë se lufta midis Izraelit dhe Hamasit rrezikon të largojë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar nga lufta në vendin e tij.

Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky thotë se lufta midis Izraelit dhe Hamasit rrezikon të largojë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar nga lufta në vendin e tij.

“Ka rrezik që vëmendja ndërkombëtare të largohet nga Ukraina dhe do të ketë pasoja,” tha presidenti në një intervistë me transmetuesin France 2 të martën.
Tragjeditë që i ndodhin Ukrainës dhe Izraelit “janë të ndryshme, por të dyja të mëdha,” tha ai.

Zelensky tha gjithashtu se është i sigurtë që Rusia mbështet Hamasin në konfliktin e tij me Izraelin.

  • Ne jemi të sigurtë se Rusia në një farë mënyre mbështet operacionet e Hamasit,” tha ai.
  • Rusia po përpiqet me të vërtetë të kryejë veprime destabilizuese në të gjithë botën.

Përurimi i librit të Ardit Bidos lidhur me censusin 2023, dhe Paskal Milo, që më parë e deklaroi Himarën, Palasën dhe Dhërmiun si greke!

2

Arben Kondi, Tiranë

____

Te nderuar miq!

Sërish dua të ndaj një tjetër shqetësim tepër të madh me ju. Pak minuta më para po ndiqja në televizor perurimin e librit te studjuesit Ardit Bido lidhur me censusin 2023 që po zhvillohet në vendin tonë. Në panelin dhe sallen e drejtuar nga Aleksandër Cipa, i biri piluriotit Lefter Cipës, këtij atdhetari të shquar shqiptar mirrnin pjesë edhe disa studjues të tjerë të njohur në vendin tonë, mes te cileve edhe ish presidente apo ministra e deri tek deputetet e sotem.

Mes tyre mirrte pjesë edhe Paskal Milo, që mësë fundi, fare kjartas dhe hapur e deklaroi Himarën, Palasën dhe Dhërmiun si greke. Në të vërtet, në këte çast prisja nje reagim te forte ne grup si te panelit drejtues e po ashtu edhe te salles. Por jo. Fatmiresisht vetem studjuesit Ksenofon Kristafi dhe Irakli Koçollare reaguan duke thene te kunderten. Natyrisht, me këtë rast i prekur thellë shpirterisht mund të kisha reaguar duke përdor edhe një fjalor të ashpër të mbushur me epitete si mashtrues, bukeshkale, i paturpshëm etj, etj për zotin Milo. Por jo.

Duke qene me ndjesine e respektimit te minoritetit te vertete grek ne Dropull e ne Delvine, me te cilin edhe ne shqiptaret jemi edhe martuar nuk dua ta lëshojë veten ne kete udhi. Sidoqoftë dua ti kujtoj këtij historiani apo politikani vetëm percaktimin qe i ben ketyre vendeve shkrimtari yne i shquar Petro Marko. Per të si Himara, si Palasa e po ashtu edhe Dhermiu ishin thjeshte shqiptare si dhe pjese e Laberise bregdetare. Gjithashtu zoti Milo nuk duhet të harroj se Shqipëria e ka respektuar aq shume duke e ngritur deri ne pozicionin e ministrit te jashtem te saj.

Ai e njeh mire pergjakshmerine e rende te kombit tone nga Greqia duke mos permendur ketu vetem Camerin, por edhe te gjithe Shqiperine e jugut ne ate ashtuquajturen kryengritje Vorio-epirote te kurdisur nga Athina zyrtare ne vitin 1914. Pikerisht keto lloj marrerie synojne te arrijne gradualisht Bejlerët dhe Bollanot qe zoti Paskal Milo sot as me shume e as me pak i mbeshteti edhe ideollogjikisht edhe politikisht.

Persa i takon Konispolit pjese e fshtrave te te cilit kam origjinen edhe une deshiroj te ve ne dukje se ofensiva greke me para, pashaporta, pensione etje per fat te keq po ju ze frymen. Prandaj vellezer çamër beni kujdes, mos e shisni, mos shkelni mbi gjakun e përbashkët.

Më 24 shtator 2023 Rusët shpresuan se do ta ndezin luftën në Kosovë, por ia vunë zjarrin Lindjes së Afërme

Hakif Bajrami, historian nga Prishtina

1. Rrënjët e nxitjës së agresionit mbi Republikën e Kosovës-refleksione 

Borel, Llajçak dhe Eskobar si proserbian e kanë humbur çdo kriter që të mbesin ndërmejtësues në zgjidhjen e çështjes Kosovës, nga 24 shtatori 2023. Së këndejmi edhe Lista Serbe si parti politike duhet të reformohet dhe mos të veprojë si marionetë e Beogradit, sepse me iniciativë të saj kanë ndodhë të gjitha çrregullimet në Veri të Kosovës. Bota demokratike duhet të mendojë se me iniciativë të Beogradit ka ardhur deri te largimi nga puna e kryetarëve të komunave, policëve, dhe nëpunësve shtetëror.

Lidhur me këtë situatë këto ditë shumë llafe janë kah hargjohen rreth përpiekjës së një “ngjajshmërie” në mes luftës Kosovë-Serbi dhe Palestinë-Izrael. Historikisht dallimi është i madh, për faktin se shqiptarët dhe serbët nuk kanë asngjë të përbashkët, për kah origjina dhe gjaku. Serbët janë ardhacak në Iliri, shqiptarët janë AUTOKTON dhe kanë prejardhje Pellazgo-Ilire.

Palestinezët dhe Izraelitët në anën tjetër historikisht janë një popull. Aty lufta zhvillohet sidomos nga ana e Palestinës që është pozicionuar se: “Izraeli nuk duhet të ekzostojë”, po edhe Izraeli është i pozicionuar në politikë që Palestinën ta fshinë nga harta e globit. Mendoi se më 1947 drejtësia ka qenë efektive, por ajo drejtësi ka ardhur duke u shëndrruar në padrejtësi në dëm të Palestinës. Po, unë jamë dakord me Qeverinë time se Hamasi është organizatë terroriste. Por, edhe populli palestinezë kanë të drejtë në ardhmëri dhe në jetë në një shtet kombëtar. Arafati dhe Isak Rabini u pajtuan, por dikush i varu dhe tash shihen pasojat. E Arafati duhet të dihet se ishte n` anën e Kasapit të Ballkanit (Milloshit), prandaj rrudhëne gojën ju të miekrrave dhe adeteve të hueja, që provoni çështjen kombëtare në Kosovë ta ‘kualifikoni” si çështje rreligjioze.

Sa i takon kombit shqiptar në Kosovë, theksoi në bazë të dokuementeve se nga viti 1877 Serbia i ka kryer PESË fushtata gjenocidale. Ai gjenocid nuk ka pushuar deri më 1999. Prandaj ngjarja e 24 shtatorit ishte produkt i një historie kolojiale, të cilën dijnë vetëm serbët ta projektojnë: armet janë ble në Tuzëll, pelegrinët janë nga Novi Sadi, vrasësit që ishin armatos me armë të rënda kinse ishin nga Kosova. Por, shkurt e shqip, çdo gjë ka aromë baroti të përgatitur me kujdes nga Rusia dhe Serbia.

Sipas oprservimeve disa mujore të sigurisë në Veriun e Kosovës, agjentuarat ruse nga Nishi do të fillojnë, aty kah fundi i qershorit të regrutojnë terrorisë serbian dhe rusë, për një agresion ushtrak, duke i filluar aksionet e para nga Veriu i Kosovës, duke synuar sulm ndaj tërë Republikës. Duhej të ndodhte kjo tragjedi në Kosovë sepse në frontet e Ukrainës, rusët kishin filluar të vrejnë shumë dobësi ushtarake, që ishin indikator se lufta nuk do të fitohet me aq lehtësi si mendohej në fillim nga qarqet më të larta politike, kishtare dhe grupi i gjeneralëv. Në lidhje me këtë, grupi i quajtur “Vagner” kishte filluar të tregojë shenja superioriteti ndaj kryeoficrit rus të Kremlinit, por edhe ndaj kryepolicit dhe kryeshefit shtetëror të Fedratës Ruse siç është Vlladimir Putini. Në lidhje me këtë nga qendra e agjeturës ruse në Qarkun e Nishit, në fillim të korrikut 2023, Gjenralshtabi i Ushtrisë serbe do të merr instruksione, se duhet në një mënyrë të lëvizet ushtria drejtë kufijëve të Kosovës. Kështu nepër shumë qytete të Serbisë nazifashiste u dukën grafitët: “Kur ushtria do të hynë në Kosovë”. Këtë “vizatim” të skenarit e kishte pajtuar edhe dyeti Vuçiq-Bernabiq në prani të Gjneralit rus dhe Gjenralit serbian. Ky “zgjim” me një turr shumë naiv aty kah fillimi i gushtit 2023 do të kalojë në komptencë për realizim nga Millovan Radojçiq, një avanturist për të cilin dihej se nuki priton asnjë aksioni terroristë. Dhe aksioni do të fillojë duke grumbulluar armatim, kryesisht të kalibrit rëndë, duke synuar që ushtria pas një sulmi të rrufeshëm të Grupit serbian të “mejtepit” “Vagner, të hyjnë në veprim, së pari në një lokalitet në Veri të Kosovës.

Ngjarjet treguan në anën tjetër se AKI dhe Policia e Republikës Kosovës nuk kan “flejtë”, por situatën e kanë përciellë hap pas hapi, dhe mbi të gjitha profesionalisht. Në këto rrethana nuk duhet harruar faktin se policët serbian dhe tërë stafi administrativ që ishte në mbikqyrjën e Listës Serbe, mendonte se është e mundur të veprojnë ndaj shqiptarëve si ishin mësuar më parë. Fare këta politikan dhe ushtrak serbian nuk menduan se shqiptarët nga lufta e UÇK-ës dhe e NATO-s kanë mësuar shumë. Në këtë rrafsh të planifikimit të krizave, për ta larguar vëmendjën nga Ukraina, qaqet e Kremlinit dhe agjentura e Iranit e kishin planin “B” nëse nuk iu “dhezë” në Kosovë, që ta instalojnë krizën, që të ndezet një krizë e re në Lindje të aferme, aq më parë kur në luftën vllavrasëse në Siri, Rusia disi kishte dalë ngadhnjimtare. Shumë shpejtë zjarri i krizave të planifikuara ruse u tregua në mes grupeve terroriste palestineze siç është Hamasi, për të cilin po thuhet se disponon me 150 000 raketa. Dhe lufta palestinezo-izraelite filloi më 7 gtetor 2023. Po kriza në Veri të Kosovës ku mbeti? Shkojmë me radhë.

2. Banjëska në bazenin e Trepçës ka rrënjë historike arbrore  

Lokaliteti Banjëskë (Kosovë) ishte i njohur nga koha romake, si qendër administrative dhe lokalitetet ku relefi malor i kishte dhuruar shumë veti nga uji sherues, për të cilin ka nevojë nejriu në çdo kohë. Elementet e para dalluese për këtë lokalitet hulumtuesit i gjejnë në mbishkrimet e varreve nga koha e Bizantit, duke i zbuluar trevat e pasura me xhehe të bazenin e Trepçës të cilat u  rregjistruan si prona shteti të Konstantinopojës. Pas narjës së kishës krishtere në katolik dhe ortodok më 1054, funksioni i kishës ndryshoi shumë në rrafshin ekonomik, politik dhe kulturo-arsimor. Në dokumentet që ruhen në Arkivat e Dubrovnikut dhe Venedikut, e sidomos në Vatikanit, ka fakte që banorët e Luginës Ibrit shesin xehe, plumb dhe krom… nepër viset e Bizantit por edhe shteteve si Raguza (Dubrovniku) dhe në Siujdhësn e Italisë, e përtej.

Me ardhjën e fiseve barbare dhe çergarëve sllavë nga shekulli VIII-IX në Iliri fillon një rrënim i çdo gjëje duke ia dedikuar plaçkës dhe rrënimit. Lidhur me këtë, Mbreti serbian Millutin në rrënojat e kishës së vjetër iliro-arbanase filloi me hangari popullore për ta ndertuar kishën e re e cila përfundoi më 1317. Por jeta e atij pushteti gjakatar nuk zgjati shumë sepse më 1389 u rrënua çdo gjë. Banja (në bazenin e Trepçës) nën turqit sipas dokumenteve osmane ka rënë më 1422. Ndërsa, rëndësinë e këtij vendbanimi i ka funksionalizuar Ali Pash Jednerliu. Ky ndërtues e gjeti një popullsi 100% autoktone arbanase të rreligjionit ortodoks, popullsi kjo që ishte shumë e luhatëshme në çdo besim. Duke i hulumtuar të gjitha fondet arkivore, rrezulton se Banjska deri më 1913 nuk ka pasë asnjë banor të entietit sllavë. Në vitin 1913 në Banjskë vendoset Mihajllo Ceroviqi dhe deri më 1923 e spastroi këtë lokalitet nga shqiptarët duke i detyruar të shpërngulën në Turqi. Deri më 1912 Banjska i kishte 12 dyqane dhe 9 hane-bujtina. Kjo do të thot se ky lokalitet ishte kthyer në një rëndësi historike, por mbi të gjitha shquhej si vendbanim popullor, ku lulzonte blegtoria.

3. Çështja e shkollimit në Banjskë si histori që don spjegim rrënjësor

Cilin do vend që e ka okupuar osmanlia-turku, okupatori aziatik i ka zbatuar katër parime ushtarako-shtetërore:  1.Ka themeluar kazermën ushtrake në vende të njohura; 2. Ka ndërtuar shkollën (mejtepin), në qendra (medresenë); 3. Në fillim të okupimit ka filluar me dëshirë t` i konvertojë të krishterët në islam dhe 4. Ka zbatuar një Ligjë obligativ për “Myleti Mysllim” (qytetarë musliman) dhe “Myleti Zëimë” (qytetarë të krishterë), që të punojë, në vend të 2 herë në javë për pushtetin (kishën), puna obligative që ishte deri me okupimin, i rëbëruari ishte ishte i obliguar që 4 ditë në vit të punojë për mydyrjetin, apo kajmekamin, apo sanxhak beun, dhe në fund të sundimit 1864-1912 për valiun, para ajo që si taksë i shkonte Stambollit.

Sipas dokumenteve osmane në Banjskë vepronte mejtepi dhe pak më vonë u hap edhe medreseja. Predikues të mësimit ishin rendom oficerët të cilët i cilsonin fëmijët që kanë predisoozita shëndetsore për nizam, për çatip, për punë në çështje të fesë etj. Në këtë rast do të shënojmë një fenomen që ka ndodhë kudo nepër Sanxhakun e Nishit dhe Nahinë Trepçës ( Banjskës). Në këto anë gjatë gjithë shekullit XVIII dhe XIX do të zhvillohet një luftë popullore për dominim e që ishte, herë e hapur, herë e heshtur për FFES apo për PLIS. Shqiptarëve, ata që bartnin PLIS quheshin ARRNAUT, dhe nuk kishte fuqi që ua hjek PLISIN nga koka. Është një fjalë popullore në këtë anën: Fenë ta fali, por PLISIN kurrë. (Merrne shembull tribunin Isa Bolitinin, të cilit asnjë kancalari evropiane nuk pati fuqi t` i hjekë plisin!). Çështjen e PLISIT dhe të FESIT e gjejmë nepër dokumente më 1822/24, si problem politik numër një për kombin në lindje ARRANUT (Shqiptar). Lufta ishte bërë kulturë popullore të zhvillohej për Padishaun (Fesin), apo për Ali Pashë Janinën e Toskërisë (për PLISIN). Ky fenomen shqiptar pas likvidimit mizor të TOSKËS (Ali Janina), dhe Karagjorgjit (me origjinë shqiptare) shqiptarët e Shqipërisë Vjetër (Sanxhakut Nishit), do të drejtohen të gjithë si një, t` i takojnë Bajrakut (FLAMURIT-PLISIT të Mustafë Pashë Bushatit. Në Kryengritjën e Dervish Carës më 1842/44 shqiptarët e Arbënisë Veriore-tërë Gegëria do të gjënden nën një Bajrak (Flamur nën një PLIS). Këtë përcaktim do ta forcojë vendimi pas Luftës së Krimes më 1856 kur çështja kombëtare nga trevat e Austrisë dhe Italisë së përçarë, do të sublimohen ndër arbanas sidomos në lëminë e adeteve dhe zakoneve, gjithënjë  duke i kërkuar rrënjët e prejardhës. Këtë kulturë të re, e sollën në çdo solemnintet shqiptar sidomos ajka e  BEJTEXHINJËT, të cilët çështjën e arsimimit dhe shkollimit e përçëndruan në shkrimin e Ilahive, sidomos filluan t` i këndojnë Profetit Muhamed (Shiqo Arkivin e Idadiës së shkollës Arbasit afër Kushumlisë deri më 1879).

Në këtë drejtim, në Rregjionin e Shalës Bajgorës dhe tërë Sanxhakun e Nishit ka ndikuar në ngritjën e vetëdiës popullore Medresja në Arbanash të Kushumlisë e drejtuar për një gjysmë shekulli nga Myderriz Faik Efendia. Në trevën e Kushumlisë, dëshmojnë dokuemnetet arkivore turke, nuk kishte asnjë familje sllave, deri më 1877. Arsimtarët në shkollën e Arbanasit, pra edhe në shkollat tjera gjatë okupacionit turk (pra edhe në Bajskë) ishin në gjuhën osmane. Arsimtarët paguheshin për mejtep 2 lira në muaj. Ato para i paguante qeveria. Kurse për medrese, mësuesit paguheshin 5 lira në muej nga Vakufi.

Drejtor i shkollës në Bajskë një kohë të gjatë ishte Abdullah Efendia nga Zhabari. Mësimi në gjuhën osmane u mbajtë deri më 1912. Nga kjo kohë të gjithë mësuesist shqiptar u detyraun të shpërngulën në Turqi. Lidhur me këtë, të shënojmë si kuriozitet se në shkollën e Bajskës, gjatë vitit shkollor 1911/12 ishin 55 nxënës, të gjinisë mashkullore, dhe 30 nxënës të gjinisë femrore. Gajtë okupimit seerbian 1912-1914 nuk u lejua kurrfar shkolle për shqiptarë, sepse Beogradi e kishte në plan spastrimin dhe serbizimin e viseve shqiptare, sikurse kishte vepruar në Sanxhakun e Nishit më 1877-1897, duke mos lërë asnjë frymë shqiptare.

Në kohën e okupimit Austro Hungarez u rihap shkolla që ishte mbyllë në fund të vitit 1912. Gjatë viteve 1916/18 në shkollën e Bajskës ishin 64 nxënës, të gjithë të gjinisë mashkullore. Por tash në vend të mësimit në gjuhën osmane, mësohej shqip. Mësues ishte Efendi Ferid Aga prej Gjilani. Ferid Efendia Aga ishte larguar nga Gjilani, sepse nuk lejohej mësimi në asnjë gjuhë për shqiptarë, njejtë sikurse në kohën e okupacionit serbian 1912/15. E vërteta, mësuesin Ferid Efendi e pati dekoruar Gjenerali Trollman (Austriak). Nga ajo kohë Frnac JOZEFIN shqiptarët filluan ta quajnë ZEFI JONË, sepse Austro-Hungaria hapur në Konferencën e Londrës më 1913 u angazhua për çështjën shqiptare, edhe pse në çdo hap luftohej nga rusi dhe francezi.

Shkolla e Bajskës ishte afër xhamisë, e cila u rrxua me urdhëd të Mihajllo Ceroviqit më 1925. Po këtë vit është rrënuar edhe sahat kulla e Bajskës. Në lidhje me terrorin shtetëror ndaj shqiptarëve shënojmë në bazë të burimeve serbe dhe franceze, se më 1923 nga Bajska do të shpërngulën në Evergjik të Turqisë 54 familje shqiptare. Por deri më 1944/45 në Bajskë kishin mbetur edhe 17 familje shqiptare. Shqiptarët e Bajskës, sipas Rasim Çerkezit (administrator partizan shumë i agër) qarqet serbe i detyruan të shpërngulën në Mitrovicë, e pastaj të gjithë u shpërngulën në Turqi. Terrorin ndaj shqiptarëve me detyrë speciale në këtë trevë të pasur me xehe e ushtronte komesari për kolonizim të Kosovës Mihajllo Ceroviq deri më 1941. Por pas vitit 1944 komesarët sllavë i ndrruan ngjyrat dhe në emër të Yllit shkuan edhe disa hapa mëtej në rrënime dhe mizori.

Mbeturina e fundit me shenja shqiptare në Bajskë është shembja e xhamisë më 1972. Tani më 2023 Banjska po të vizitohet nga ndonjë i huaj aty ku nuk ka shenja se ka pasë shqiptar autokton ndonjëherë.

4. ÇËSHTJA AKTUALE E BANJSKËS-INTERES PËR XEHEN 

Nuk u bë ngjarje politike dhe ushtrake rastësisht Banjëska.  Por, Banjëska  për interesa ekonomike dhe politike e rreligjioze u keqpërdor nga Beogradi sidomos nga fundi i vitit 1999, e sidomos pas vitit 2004. Në këtë trevë gjatë kësaj kohe do të promovohet për agresivitet të çdo lloji edhe ndaj serbëve Millan Radojçiq. Ky avanturist shpresonte që ta merr këtë trevë nën çesim, për ta ushtruar “profesionin” e vet prej grabitësi të pakurrfar kriteri ligjor dhe njerëzor. Në “profesionin” e tij prej krimineli Radojçiqit i ndihmon në rend të parë ushtria, të cilën me rastin e agresionit më 7 tetor 2023 ishte e përqëndruar në vijën kugfitare, me planifikim ruso-serbian.

Llogaritet se grumbullimin e armatimit, që e solli në Bajskë Millan Radojçiq e ka filluar në fund të majit 2023. Por se mundet diçka të arrijë në çrregullimin e Kosovës, ka marrë pozicion më 20 korrik 2023, kur ushtria serbe filloi t` i afrohet kufirit me Kosovën. Kjo do të thot se Ushtria, policia dhe politika e A. Vuçiqit ishin në sinkroni të interesit terrorist  personal të Radojçiçit me ushtarët e tij që i përngjanjnë grupit të Vagnerit në Ukrainën e okupuar nga Rusia e fashistit V. Putin. Në këtë krahasim argumentet në të ardhmën do të dëshmojnë se Radojçiq largë kishte shkuar, rrugën nuk e kishte pasë të gjatë, por në fund, nuk e di a e kuptoi se ka lëvizë nepër rrethin e minuar po prej atyre që i dhanë urdhëra, por në kvadraturë rrethi të thatë.

5. Tregimi i deputetës britanike në Kosovë u kuptua seriozish nga Qeveria 

Kush i solli pelegrinët dhe si u tërhoqen së bashku me frocat agresive nga Banjska. Kush iu ndihmoi terroristëve të terhiqen, po pyet populli: policia e Kosovës, EULX apo KFOR-i. Janë këto pyetje që i shtron populli, për faktin se forcat terroriste serbe kanë ardhur me vra shqiptarë në masë, besa edhe serbë e me ua mveshë shqiptarëve. Prandaj, pyetja ata terroristë duhet të kestradohen në Kosovë dhe ndaj tyre të vendosë gjykata kompetente. Pra, kush i lirioi terrorisëtët, mbetet pyetja e pyetjeve, për gjykatën e sidomos për prokurorinë e Republikës Kosovës mbete detyrë e shenjët. Kjo për faktin se Rusia është prapa këtij agresioni shtetror serbian dhe ai agresion duhet të xhveshet nga çdo enigmë që provohet të mbetët e pasqaruar, pra që të tregohet fakti se edhe sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, krejtë me qëllim për ta larguar vëmendjen nga Ukraina, është çështje MADE IN RUSIA,  sepse për ta përqëndruar në luftën palestinezo-izraelite, duhet akuzuar Kremlini, sepse SKENARI I KOSOVËS U DESHTOI.

Dhe pyetja shtesë: Pse po arrinë Rusia nazifashiste ta luaj këtë rrol në sinkroni me Iranin?. Përgjegja pushon në faktin se Perendimi është tinzisht i përçarë në mes veti, i përçarë, për interesa të kapitalit dhe tregjeve. Këtë përçarje e ka përciellë sherbimi i Katarit ku është Drejtoria politike e Hamasit, prandaj fjala e Sokratit: E di që nuk di asgjë, mund të shqipërohet-Dihet se dihet çdo gjë, që vjen nga Rusia. E nga Rusia mund të vijnë kudo nepër glob vetëm intriga dhe gverre luftërash lokale. Në lidhje me këtë në Rusi ka sot më shumë Armen se sa në Armeni. E kjo i ngjan situatës kur në Jugosllavi u tregua se ka më shumë shqiptarë se sa në Shqipëri më 1961, Beogradi nxitoi të themelojë fakultete në Prishtinë, por ato fakultete do ta promovojnë ngadal por sigurt UÇK-ën, luftën e së cilës e përkrahu Bota demokratike Perendimore, së cilës i jemi mirënjohës sa të ketë jetë mbi tokë.

Përfundimi pa enigma 

Të përfundojmë: Derisa harmoninë shqiptare ta menaxhojnë SHBA çështja e Kosovës është në duar të sigurta. Në anën tjetër, deri sa çështjen e botës palestineze ta mengjojnë agjenturat ruse, çështja e Palestinës dhe luftërat lokale në mes shteteve arabe, nuk do të ndalen. Në këtë drejtim të gjithë ata që duan zgjidhje të çështjës Palestineze duhet së pari të mësojnë mirë se harmoni në mes palestinezëve nuk ka. Në anën tjetër duhet të dihet se mbi 35000 hebrejë jetojnë në Iran dhe nuk ndihen të rrezikuar fare. Por ata shqiptarë që jetojnë në pushtetin e Serbisë, janë jo vetëm të rrezikuar, por diskriminimi që po bëret mbi ta gjithnjë e më i egër, tregon se nazifashizmi serbian me 37 programe për shfarosjen e shqiptarëve është rrezik shumë i madhë për demokracinë në Ballkan dhe Evropë në përgjithësi.

Bota e civilizuar duhet të llogaritë se Egjipti është fuqi rregjionale, por nuk është fuqi nukleare si Izraeli. Në këtë mjegulli, Arabia Saudite ngadal po largohet nga “Çadra” amerikane, dhe nuk po kërkon “çadër” të re, por po pret që “çadra” ta kërkojë atë. Pra kanë ndryshuar pozicionet gjeostrategjike dhe mësimi i tyre don kohë dhe mjete e më së shumti dituri. Shqiptarët me mençuri e kanë gjetur “Çadrën”, por atë duhet mbajtur me kujdes dhe respekt, pa e harruar obligimin për unitet kombëtar. E sa jemi të frontin unitetit e tregoi shkelqyeshëm populli shqiptar i tëri më 1999, por unitetin nuk e tregoi politika, sepse edhe në ato kushte fatale tarafet politike shtiheshin mjaftë komode, duke bërë gara me fraza se kush është më patriot e më perendimor.

Ndermjetësuesit amerikan duhet t` i thon politikës serbiane se: e keni okupuar Vojvodinën pa qenë kurrë e jueja; e keni okupuar 49% të territorit Bosnës dhe Hercegovinës pa qenë kurrë keni krijuar Republikë serbe. Shqiptarët në anën tjetër nuk e kërkojnë asnjë milimetër tokë të huaj. Këtij populli duhet t` i pranohet se Kosova është tregim i përfunduar me vendimin e Gjykatës Nderkombëtar të Drejtësisë më 2010. Pra pajtimi shqiptaro serbian është fare i mundëshëm nëse diplomacia e SHBA-ve involvohet seriozisht dhe me qëllim të zgjidhjës së problemit.

Në konfliktin Izraelito palestinez, çështja është shumë e komplikuar që nga koha e Kryqzatave (1096-1227), prandaj në ato treva nuk ka pushuar derdhja e xhakut. E vërteta, në çështjen e Jerusalemit janë të përzier shumë gishtërinjë të llozave masone dhe karteleve imperiale, të cilat do të investojnë ende në çrregullime, ku prinë lloza hebraike e ish Bashkimit Sovjetik. E vërteta është për dhimbsuri sot, prandaj çdo pamje e e sqenave të luftëse gjithëandej është për dhëmbje., sidomos për neve shqiptarëve, sepse i kemi përjetuar PESË herë nga Serbia parafashiste, fashiste dhe neonazifashiste më 1998/99.

Mbi të gjitha duhet të mbizotërojë arsyeja dhe interesi i të gjitha palëve në kundërthënje kudo.

  • Studimi i kushtohet: Adem Demës, Adem Jasharit, Tahir Sinanit për sakrificën Biblike! 

Më 10 tetor 2023

Katekeza dhe Koncili II i Vatikanit

Don Lush Gjergji, Prishtinë

Katekeza dhe Koncili II i Vatikanit (KDV)

1. KATEKEZA – DETYRË E MBARË KISHËS KATOLIKE 

Pas Koncilit të Dytë të Vatikanit (KDV) – (ka filluar më 11 tetor 1962 dhe ka përfunduar më 7 dhjetor 1965), në të cilin ishte kërkuar mënyra sa më e mirë dhe e përshtatshme kohës dhe hapësirave e shpalljes së Ungjillit, shëlbimit të mbarë njerëzimin, kanë lulëzuar në veçanti dy fushëveprime: liturgjia apo kremtimet e sakramenteve në gjuhët amtare, si dhe katekeza apo edukimi në fe, që tek ne tradicionalisht është quajtur besimi. Të gjitha dokumentet konciliare kanë pasur më tepër domethënie dhe përmbajtje pastorale se sa doktrinore, si dhe ishte mbështetur në dialogun e hapur dhe të sinqertë me botën  e sotme të bazuar në të vërtetën dhe në dashurinë.

Vetëdijen e Kishës mbi dërgimin e saj në botën bashkëkohore e ka shprehur KDV në kushtetutën dogmatike LUMEN GENTIUM – Drita e Popujve, (LG), ndërsa marrëdhëniet e saj me botën si sakrament i shëlbimit, në kushtetutën baritore  GAUDIUM ET SPES – Gëzimi dhe Shpresa, (GS).

Vështirësia kryesore e atëhershme, por edhe e sotme, është kjo: ndarja e jetës nga feja dhe e fesë nga jeta, e cila shprehet nëpërmjet shekullarizmit, materializmit, ateizmit praktik, indiferentizmit, mentalitet trupor-epshor apo hedonizmit, sidomos  relativizmi dhe ateizmit praktik, për të cilin ka folur shpeshherë  po ashtu edhe papa i ndjerë Benedikti XVI. Ky dualizëm Zoti – njeriu, feja – jeta, trupi – shpirti, kjo botë dhe jetë dhe amshimi, bën që jeta dhe feja të jenë dy rrugëtime apo binare paralele, por të ndara dhe të pavarura, që pak herë takohen apo përplotësohen, ndërsa në të shumtën e rasteve nuk kanë gati asgjë të përbashkët.

Me këto dukuri feja anësohet nga jeta, privatizohet, tjetërsohet, formalizohet, në sistemet komunist-ateiste edhe ndalohet me dekrete, ndërsa në botën e ashtuquajtur “demokratike” thjeshtë përjashtohet nga përditshmëria. Sot njerëzimi kremton fitoren dhe ngadhënjimin e “pavarësisë dhe lirisë” edhe prej Zotit, fesë, traditës, moralit, duke e bërë njeriun pothuaj absolut, për të shvlerësuar dhe relativizuar gati çdo gjë.

Sa i përket katekezës rëndësi të madhe ka botëkuptimi i Zotit dhe i njeriut, me pasoja vendimtare edukativo-katekistike. Botëkuptimi  biblik dhe i krishterë i njeriut dhe njerëzimit kërkon që Zotin mos ta paraqesim vetëm si shpëtim të shpirtit, zgjidhje dhe përgjigje të jetës pas vdekjes, çështje kryekëput shpirtërore, por para së gjithash njerëzore dhe tejet konkrete, jetësore. Hyji konkret – Ati ynë i mirë, kujdeset, ndërhyn, ndërmjetëson, na shëlbon në Jezu Krishtin konkret, me lindje, veprime, sidomos me mundime, vdekje dhe ngjallje të tij, dhe kështu ia  mundëson njerëzimin risinë absolute të ndërrimit, përmirësimit këtu dhe tani,  të shëlbimin dhe amshimin, i cili ngushtë ndërlidhet me jetën njerëzore. Nga këtu buron humanizmi   dhe personalizmi i krishterë, sepse Zoti është PERSON, dhe ai krijon persona, njerëz, të pajisur me liri, mendje, vullnet, mbi të gjitha me shpirt të pavdekshëm. Zoti dhe njeriu në krishterim kurrë nuk janë, e as që mund të jenë, antagonistë, armiq, kundërshtarë, por protagonistë, partnerë, bashkëpunëtorë dhe bashkëjetues, që teologu Y. Congari e shpreh kështu: Hyji në krishterim dhe në Jezu Krishtin është funksional, që domethënë në shërbim të njeriut dhe të mbarë njerëzimit.

1. Botëkuptimi i ri katekistik

Katekeza, edukimi në fe, mësimi i fesë apo besimi në këtë këndvështrim nuk është më vetëm bartja ose trashëgimia e mësimit të fesë, të vërtetave hyjnore, por edhe njerëzore, lidhja apo besëlidhja e Zotit me njeriun, i cili na zbulohet dhe na dhurohet tërësisht në Jezu Krishtin. Kjo domethënë qartas se Zoti kujdeset për tërësinë e njeriut dhe të njerëzimit, si dhe njeriu nuk komunikon me Zotin vetëm në disa raste të veçanta, në uratë, në kishë, në kremtimet e sakramenteve, por gjithnjë dhe në vazhdimësi dhe gjithkund, sepse janë tashmë të pandashëm. Mishërimi i Hyjit vazhdon historikisht nëpërmjet Kishës, dhe kjo gjë i jep njeriut mundësi të reja në dy këndvështrime apo drejtime: Zoti dhe njeriu dhe njeriu dhe bashkësia e krishterë.

Katekeza ka për qëllim integrimin e fesë në jetë që domethënë ndërlidhjen e Zotit në jetën e njeriut dhe anasjelltas, gërshetimin e jetës në Zotin, apo njeriun në Hyjin, sepse Zoti dhe njeriu kanë tashmë nevojë dhe dashuri për njëri-tjetrin.

Katekizimi, pra, është edukimi i vazhdueshëm i fesë dhe në fe, për jetë, për këtë jetë dhe botë, dhe vetëm në bazë të saj dhe pas saj edhe për pavdeksisi dhe për amshim. Nëse humbet kjo harmoni mes njerëzores dhe hyjnores, kësaj jete dhe bote dhe amshimit, atëherë rrezikojmë që njerëzit të edukohen vetëm për Zotin, për qiell, ndërsa ata ende jetojnë në këtë botë, dhe kjo do të ishte disi “mashtrim”, apo ta themi edhe më qartë, nuk do të ishte edukim as për këtë jetë dhe botë as për amshim.

Feja është jetë me Zotin dhe me të afërmin, dhe jeta është fe – integrim jete në dy dimensione, sepse njeriu duhet gjithnjë të ndërlidhet së pari me vetveten, pastaj me të tjerët dhe  me Zotin, Krijuesin dhe Shëlbuesin e vet, në këtë trekëndësh jetësor, në harmoni dhe në bashkëpunim.

Këtë e thekson bukur Papa Françesku kur thotë: “Drita e fesë është në gjendje të vlerësojë pasurinë e marrëdhënieve njerëzore, aftësinë e tyre për të qenë të qëndrueshme, për të qenë të besueshme, për të pasur jetën e përbashkët. Feja nuk e largon njeriun prej botës dhe nuk është e shkëputur prej angazhimit konkret të bashkëkohësve tanë. Pa dashuri të besueshme asgjë nuk do të mund t’i mbante me të vërtetë të bashkuar njerëzit” (Letra enciklike e Papës Françesku, Lumen Fidei – Drita e Fesë, Nën kujdesin e arqipeshkvisë Shkodër-Pult, Shtator, 2013, nr. 51, f. 103).

2. Katekeza sipas KDV

Sipas Koncilit të Dytë të Vatikanit katekizimi është detyrë primare e mbarë Kishës dhe duhet të përfshijë të gjitha moshat e besimtarëve, e jo si më parë vetëm fëmijtë dhe vetëm në mënyrë intelektuale, si mësim feje, shpesh edhe formale, si detyrim për marrjen e sakramenteve. Kështu mungonte tërësisht përgatitja e prindërve për pagëzim, për rrëfim dhe kungim të parë fare pak apo aspak, diçka më tepër për kungim të parë. Pastaj disi tolerohej  një lloj ndërprerjeje apo zbrazëtie deri te krezmimi apo përforcimi, ose shpeshherë edhe ky sakrament merrej me rrëfimin dhe kungimin e parë. Përgatitja për sakramentin e kurorës së martesës ishin të mangëta, formale, si plotësimi i pytësorit apo hetimet e famullitarit për kurorë, aty-këtu shpjegimi i ritit të këtij sakramenti.

KDV katekizimin e bëri veprimtari dhe detyrë thelbësore për mbarë Kishën me këto qëllimi kryesore: edukimi në  fe, që me fjalë tjera domethënë thellimi në njohjen, pranimin, zbatimin dhe dëshminë e fesë për të mundësuar veprën e shëlbimit, pjesëmarrjen e vetëdijshme dhe aktive në jetën e Kishës, në liturgji, në pastoral, në formimin e apostullimit  (Khs. CD 14, 30; AG 30).

Risia e parë e madhe e KDV është përfshirja e mbarë Kishës dhe e të gjitha moshave të besimtarëve në katekizim, sepse edukimi në fe është një proces jetësor i edukimit të vazhdueshëm në fe .

Metoda e katekizimit sipas KDV është ajo e takimit, afrimit dhe bashkimit me Zotin nëpërmjet të afërmit, dhe e të afërmit nëpërmjet Zotit, me besnikëri të vërtetave të fesë dhe me metodologji didaktike përshtatur moshave, gjuhës, traditës, kulturës, aftësive intelektuale dhe morale, me mjetet didaktik-aplikative të komunikimit bashkëkohor. Kisha ka dialog të vazhdueshëm me botën e sotme, por gjithnjë e udhëhequr nga e vërteta e zbuluar dhe dashuria e dhuruar, Zoti, zbulimi i tij shkallor në historinë e shëlbimit, pa të cilin dialogu do të ishte monolog apo vetëm dialog ndërnjerëzor. Ketekistët duhet ta kenë një përgatitje të mirë biblike, liturgjike, pastorale, por edhe duhet të njohin sa më mirë botën e sotme, si dhe metodat moderne katekistike dhe pastorale. Mu për këtë katekeza e mirëfilltë duhet të zhvillohet së pari në familje, si “kishë shtëpiake”,  pastaj në Kishë, në bashkësinë e krishterë, si vendi më i mirë dhe më i rëndësishëm për edukim në fe, sepse aty jo vetëm që mësohet feja, por para së gjithash dëshmohet dhe jetësohet.

KDV kërkon që vepruesi kryesor i katekizimit të jetë ipeshkvi, pastaj meshtarët, rregulltarët dhe rregulltaret, xhakonat, shekullarët, pra, me një fjalë të gjithë të krishterët. Këtë e pohon edhe dekreti mbi shërbimin baritor ipeshkvor CHRISTUS DOMINUS duke thënë: ”Në ushtrimin e mbarështimit të tyre për të mësuar duhet t’u kumtojnë njerëzve Ungjillin e Krishtit, që është njëra prej detyrave kryesore të ipeshkvijve, dhe këtë duhet ta bëjnë me forcën e Shpirtit Shenjt, duke i ftuar njerëzit në fe apo duke i forcuar në fenl e gjallë” (CD 12). Pas ipeshkvit janë meshtarët bartësit kryesor të edukimit në fe, si me fjalë, mësim dhe katekizim,  aq më tepër edhe me jetë dhe me dëshmi të krishterë.  “Për sa i përket mbarështimit të mësimit, famullitarët duhet t’ua predikojnë fjalën e Hyjit të gjithë besimtarëve, që ata, të rrënjosur në fe, shpresë e dashuri, të rritën në Krishtin dhe bashkësia e krishterë të japë atë dëshmi dashurie që Zoti ka porositur, gjithashtu me një përgatitje katekistike të përshtatshme për moshën e secilit, duhet t’i drejtojnë besimtarët në njohjen e plotë të misterit të shpëtimit. Në dhënien e kësaj përgatitje të mbështeten jo vetëm në ndihmën e rregulltarëve, por edhe në bashkëpunimin e laikëve, duke ngritur edhe bashkëvëllazërinë e doktrinës së krishterë” (CD 30). E njëjta detyrë u takon edhe xhakonave, si bashkëpunëtorë të ngushtë të ipeshkvit dhe të meshtarëve, si dhe atyre që me predikime dhe me dashuri e bartin porsinë e krishterë tek populli i Zotit (Khs. LG 33).

Katekizimi po ashtu është detyrë edhe e shekullarëve.  “Por edhe nëpërmjet laikëve, që për këtë arsye i bën dëshmitarë të vet duke i pajisur me kuptimin e fesë dhe të hirit të fjalës (khs. Vap 2, 17-18; Zb 19, 10), që forca e Ungjillit të shndrisë në jetën e përditshme, familjare dhe shoqërore… Prandaj, laikët të punojnë me zell në thellimin e së vërtetës së zbuluar dhe t’ia kërkojnë  ne këmbëngulje Hyjit dhuratën e dijes” (LG 35).

Nga kjo që është paraqitur në mënyrë bërthamore dhe panoramike kuptohet se Kisha Katolike në Koncilin e Dytë të Vatikanit, si dhe pas tij, thekson me bindje të thellë dhe me përcaktim të vendosur, mbi të gjitha me përkushtim dhe me dashuri detyrën e madhe të katekizimit, edukimit në fe për të gjithë të krishterët, veçmas për fëmijë dhe rini, për familjet e krishtera, pa të cilën nuk ka as ri-ungjillëzim, zbulim, jetësim dhe dëshmi  në jetën e krishterë.   

Lexo: Kushtetuta mbi Liturgjinë e Shenjtë, Sacrosanctum Coniclium, në Dokumente të Koncilit II ekumenik të Vatikanit, Shkodër, 2012, f. 31-39.

Drita e Popujve, Lumen Gentium, fq 73-84; Gëzimi dhe Shpresa, Gaudium et Spes, fq. 248-260. 

Prishtinë, 10 tetor 2023 

Analistë, apo kërcënues ?

0

Në foto: Ermal Panduri, Lirim Mehmetaj dhe Astrit Gashi

Nga: Afrim Caka, Gjakovë

___

Në “Debat Plus” veç therash, në atë mjedis të ashpër kampi, mendimit ndryshe iu shtua edhe doza e mizorive si dhe një mbishtresë “terrorizmi” mesjetare:
“Ta këpus kokën!”
Në analizën time mbi kuptimin psikologjik të doktrinave kërcënuese dhe të kalvanizimit unë nuk do të ndalem mbi personalitetet e Lirimit, Gashit, Astritit dhe të Pandurit, por mbi situatën psikologjike të tyre të cilët ushtronin ndikim idet e tipit të karakterit autoritar të cilët dëshirojnë të shndërrohen në një forcë të fuqishme politike nga budallallapsia e poshtërsimit të tyre me veprime.
Në ethet e Lirim Mehmetaj për të imituar “padronin”, propaganda e tmerrëshme, sistematike, e vazhdueshme, e kordinuar dhe e “mirëfinancuar” e parisë së tij ka krijuar edhe përplasje që e kanë ulur nivelin e qytetërimit deri në një shkallë kafshërimi, djallëzimi e imunizimi nga vlerat reale, diçka është e frikëshme dhe tronditëse në të njejtën kohë.
Personazhi kurrsesi nuk i përshtatej mendësisë shqiptare. Është, ma sa duket, rasti i jo vetëm që njihet, kur akuzuesit e idealizmit naiv merrin pjesë në një shkallë kaq drejtpërdrejtë në përpunimin e një cikli epshesh, në si të thuash, e pse jo, edhe largimin nga debati. Etja për aventura të tilla, ku kalitej e mbahej gjallë shpirti luftarak të aventurierve si Panduri, Astriti e Gashi kundër mendimit ndryshe.
Ky shkrim është një zë i thjeshtë, i sinçertë, konstruktiv e qëllimmirë, por gjithsesi edhe dramatik, që vjen nga Gjakova; nga terreni, nga qytetarët. Shkrime të tilla ka pasur edhe më parë dhe do të ketë gjithnjë e më shumë në të ardhmën. Le të shpresojmë se nuk do të bien në veshtë e shurdhër të analistëve banal e funksional në “Debat Plus”.
Këtyre ju ka hapur fronti i ri pune?
Unë e përjashtoj artin politik drejtë tradhëtisë. Brenda tyre egziston shpirti nerrativ antikombëtar, të cilëve u rrihte zemra fort pas Grenellit, dhëndërin e Serbisë, Rashiqit e Zajednicës… Kjo është gjendja në “Debat Plus”. Por sistemi i atjeshëm i Pandurit ishte një formë e dobësuar në “TV” ku hapë debate dhe shtrëngon gjithashtu çdo mendim ndryshe, që mendonjnë të marrin pjesë në debate. Marrëzia e tyre e thellë në studion e ngrirë; thirrja në dyluftim makabet e të vdekurit prej të gjallit, që e vërvisin rreth litarit ta këpus kokën e nuk të lë të gjallë dhe mallkime ngjethëse me përmasa kozmike – shkurt, një aksion i ethshëm që vazhdon në çdo debat, përbën materien të këtij cikli.
Ja kush janë analistët analfabetë!
Sjellja që manifestohet nga këta individë është shprehje e një mendësie analistësh që, në mungesë të moralit të duhur shoqëror, i afrohen frikshëm çmendurisë ekstreme kolektive. Ku vampirët bëjnë trasparencën në debate dhe kjo dramë s’u soska kurrë. Cila është kura për këto katër shqetësime për – Ermal Pandurin, Dardan Gashin, Lirim Mehmetaj , Astrit Gashin etj? Kush e autorizoj Astritin të më kërcënoj?
Sot nuk është gjithmonë e lehtë të thuash të vërtetën, sidomos për dik që i duhet të tregohet i egër. Qëllimi im është t’ju mësojmë se cila formë e (komunitetit politik) është më i mirë për ata analistë, që janë më të paaftë për të kuptuar idealin e tyre në debate dhe analiza. Impulsetë shkatërrimtare janë një pasion brenda individit (brenda analistit) dhe ato ia dalin gjithnjë të gjejnë një objekt për ta shkatërruar…
Mosëpërfillja e kësaj temë, që në mjaft debate televizive është e zakonshme të sulmohen gjakovarët dhe emri i Gjakovës, është shkaku kryesor i varfërisë mendore tek analistët banal Lirim Mehmetaj e Ermal Panduri; dhe varfëria e tyre mendore pasohet që nga lindja dhe revulocioni dhe kërcënimet në TV-ë. Lirimi, i cili ishte një nga antigjakovarët më të flaktë, mendonte se shoqërija dhe analistët rrethë tij duhet të mbetën të njëjtë, edhe pse si fillim humbja e tij mund të ketë përmasa të ndryshme nga ana e komentuesve.
Për të parin në “Debat Plus”, metoda e aftësisë për mendim dhe sjellja e moderuar; për të dytin LIRIMIN, zakone provinciale ka qenë shkaku i kësaj sëmundjeje; për të tretin GASHIN, nëse dëshiron kënaqësi vëllazërore me shkije e shkina që varet nga vetja e tij; përsa i përket të katërtit ASTRITIN, ky nuk do ta gjejë kënaqësinë e tij askund përveçse në çerdhen e partisë së tij.
`
Unë e ndiej një lehtësim të madh – kam shpëtuar prej të gjithë analistëve në “Debat Plus”, të cilët, në thelbin e vet, nuk ishin analsitë profesional – thjeshtë vërtiteshin këtu rreth meje. E gjithë puna është – në ç’drejtim lëvizin. Të gjithë ata njerëz egoist shtireshin si analistë të mirëfilltë. Për më tepër, ka gjasa që ato raste ndodhin më shumë, nëse lidhja është e njohur dhe, në rastet kur kanë ndodhur, nuk mund të bëhet larja e zakonshme e tyre. Që te gjitha këto përbëjnë aktet më të pashenjta kur kryhen kundër “kombit dhe atdheut”.
Ne njohim debateve në fushën e jetës mendore jonormale në të cilat situata gjatë debateve si kjo në “Debat Plus” Që sa i përmendëm prodhojnë rezultate të ngjashme. I tillë është rasti i Astritit dhe i Pandurit.
Simptomat – kuptohet, këtu e kamë fjalën për simptomat psikike (ose psikogjene) dhe për sëmundjen psikike – janë akte të dëmshme për gjithë analistët, ose, të paktën, një tjetër shprehje e mungesës së tolerancës është qëndrimi i tyre ndaj atyre anëtarëve tjerë në “Debat Plus” që i qëndruan plotësisht besnikë çështjes kombetare”. Gjithnjë kam ngërthyer në vetvete dëshirën e zjarrtë që të jem një njeri i fortë në pikpamjet e mija të forta.
Sa më shumë zhyteshin analistët në vetmin e tyre analitike, duke prerë urat e komunikimit me tjetrin që i qëndron përkarshi dhe që si Astriti ka një mision për të deklasuar të tjerët dhe për t’i shërbyer të keqës, aq më shumë e keqja merr forcë dhe godet pa pushuar gjatë mungesës së prezencës time.

A priten kërcënime tjera me luftë ndaj Kosovës nga Serbia…?

0

Gani I. Mehmeti 

Me sa dihet, historikisht pas përfundimit të luftërave, shtetet agresore janë dënuar. Dënimet asnjëherë nuk kanë mundur të ngjallin njerëzit e vrarë gjatë luftës. Mirëpo, dënimet janë bërë për disa shkaqe të tjera. Ka pasur dënime politike, pra që janë marrë masa politike ndaj tyre në raport me marrëdhëniet me shtetet e tjera. Ka pasur sanksione, ku në një formë shteti agresor ka qenë sikur i leçitur nga shtet e tjera, pra që nuk ka pasur marrëdhënie në shumë drejtime me shtetet e tjera. Ka pasur dënime në armatim, që nuk i është lejuar të armatoset për vite e vite. E, për dëmet e shkaktuara materiale shtetit që e ka sulmuar, ka pasur dënime në pagesën e dëmeve të shkaktuara gjatë luftës sa ka zgjatur. Janë paguar dëmet materiale, si rrënimet e shtëpive dhe ndërtesave të tjera ndihmëse e gjithçka tjetër e shkatërruar nga bombardimet apo nga zjarrëvëniet, që janë llogaritur pas përefundimit të luftës.  

Të gjitha këto dënime kanë pasur për karakter “edukimin” e shtetit agresor, kur ka sulmuar një shtet tjetër me pa të drejtë. Dihet mirë dënimi i Gjermanisë fashiste pas Luftës së Dytë Botërore. Dhe, deri sa, bota mundi të dënonte një Gjermani si shtet më të madh e shumë më të fuqishëm, përse një Serbi, pas gjithë atyre luftërave të shkaktuara në zhbërjen e Jugosllavisë – nuk u dënua?  Serbia shkaktoi luftërat: 

  • me Slloveninë, sa do që këtu nuk ka zgjatur, është dashur të dënohet edhe vetëm si agresore. 
  • me Kroacinë, 
  • me Bosnje e Hercegovinën, është e njohur masakra e Srebrenicës 
  • me Kosovën që ka dhjetëra masakra deri në gjenocid. 

Serbia ishte agresore në të gjitha këto lufta dhe sërish, nuk i shkoi mendja askujt ta dënonte. Përkundër, pas përfundimit të luftës me Kosovën, ajo nuk u pengua të armatoset sërish, deri sa shtete të ndryshme janë penguar në armatim edhe pa luftuar e pa qenë agresore. Pastaj kjo nuk u dënua fare, deri sa në bisedime me Kosovën, ndërmjetësit Borell e Lajçak edhe ia mbanin krahun, për çka u arrit deri atje sa Kosovës iu vunë masa gjoja se nuk po depërshkallëzonte gjendjen në veri të Kosovës, e cila me të drejtë po përpiqej dhe përpiqet ta mbrojë vendin e vet, ndërsa Serbia, e cila përpiqet ta pushtojë territorin e Kosovës nuk akuzohet e nuk vehen kurrfarë masash ndaj saj.  

Ne e dimë mirë edhe shkakun e mossanksionimit të Serbisë dhe me mosdëgjimin e vënies së sanksioneve Rusisë, një thirrje nga BE-ja ndaj Serbisë për sanksione, por kjo nuk e dëgjoi fare zërin e BE, përkundër, vazhdon me bisedime e vizita zyrtare ndërshtetërore me Rusinë, duke marrë edhe instruksione prej saj për destabilizimin e Kosovës, ndoshta deri edhe shkaktimin e luftës, siç u pa më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit në Kosovë. Dhe, krejt këto favore që i bëhen Serbisë, janë të kota se ajo nuk heq dorë dhe kurrë nuk ndahet prej Rusisë. Ajo ia kthen shpinën edhe Bashkimit Europian edhe SHBA, por Rusisë jo kurrë, asnjëherë.  

Ajo do të mbante ndoshta një lloj neutraliteti me Rusinë, vetëm nëse do i veheshin sanksione të ashpra Serbisë nga BE dhe SHBA. Edhe këtu, dikur më vonë do kthehej, kur vetë populli i saj do të përjetonte vuajtjet në zhvillim, në ekonomi e tjera. Deri atëhere, kurrë Serbia nuk kupton dhe nuk dëgjon botën tjetër. Përse jo, do duhej edhe të dënohej për të gjitha dëmet e shkaktuara në luftërat e zhvilluara, që të dijë se çka do të thotë të pagunte dëmet, pse populli i saj do vuante dhe do bënte trysni që më të mos jetë shkaktare e luftërave me fqinjtë. 

Kjo ngjet njësoj sikur me një kriminel. Nëse ai nulk ndalet, nëse nuk merren masa ndaj tij e nuk dënohet, ai vazhdimisht do të shkaktonte krime. Por, kur dënohet dhe kur vuan, mbledh mend dhe e sheh se nuk shkon asofare. 

Për fund: Deri sa të mos dënohet, Serbia nuk ndalet nga sulmet e krimet, sidomos ndaj Kosovës, direkt apo indirekt.