Kreu Blog Faqe 964

Pse u sulmua Kosova?

0

Nga: Lis Bukuroca. Gjermani

Rusisë i duhej një luftë tjetër për ta zhvendosur vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina. Këtë e dinë të gjithë dhe u përmend shpesh. Atë dhuratë ia kishte planifikuar Serbia dhe të parin që takoi Vuçiqi pas mposhtjes së terroristëve, ishte ambasadori rus.   

Ditë zija për paramilitarët tregoi se shteti serb qëndronte pas tyre. Askund në botë nuk shpallet ditë pikëllimi për eliminimi i kriminelëve të armatosur. Edhe deklarata e Ristuccia-së se kishte qenë vazhdimisht në kontakt me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, dëshmon për koordinim të sulmuesve me qeverinë e Serbisë. (https://zeri.info/aktuale/508874/ristuccia-kfor-i-pengoi-qe-situata-ne-banjske-te-eskaloje-edhe-me-shume/)  

Rusia dështoi tani për tani në Kosovë dhe i futi zjarrin me sukses Izraelit. Në fakt Rusia sulmoi Perëndimin në Kosovë dhe tani në Izrael. Ashtu si po i masakron për vete çeçenët, tani e tutje do ta bëjë me palestinezët.  

“Lista Serbe” si parti politike kishte themeluar ushtrinë e vet. Daçiq, si Ministër i Jashtëm dhe Aleksandar Vuçiq, si kryetar, grupin terrorist e krahasojnë me UÇK-në, prandaj Vuçiq deklaroi te CNN:  

“Njerëzit kanë dashur të mbrohen. Nuk mund të keni qasje të ndryshme në vitin 1998, 1999 dhe 2003.” Domethënë, meqenëse UÇK ishte çlirimtare, nuk mund ta vlerësoni ndryshe vetëmbrojtjen serbe, që po mbrohet nga “terrori i Kurtit.”  

Për të ardhur deri te 24 shtatori u deshën shumë parapërgatitje: përmirësimi i imazhit të Vuçiqit në Perëndim, të cilin e ka ndihmuar tepër shumë edhe Edi Rama. Nga viti 2021 e ka ndihmuar shumë edhe Gabriel Escobar-i Në vitin 2022 iu shtua atyre dyve edhe  Christofer Hill, ambasador amerikan në Beograd. Dy vitet e fundit Vuçiqi po vizatohej nga perëndimorët si një engjëll i pa të keq; i pafajshëm dhe i butë. Viktimë! Ndoshta edhe po e trajtonin me dashuri si një fëmijë trazovaç, lazdrak.  

Për të ardhur deri te mundësia për ta aneksuar veriun e Kosovës, rrufeshëm, duhej dorëheqja e  policisë për të mos luftuar serbet në mes vete; duhej armatimi, duhej rekrutimi i njerëzve. Qeverisë serbe në anën tjetër gjithnjë e më shumë po i mbushej mendja se Perëndimi do ta kishte lejuar pushtimin e veriut.   

Ecoabr, Hill, Lajçak e Borrel e lavdëronin Vuçiqin edhe kur e pranonte marrëveshje pa nënshkrim në Bruksel, edhe kur e mohonte në Beograd. Edhe kur Kurti e pranonte zbatimin, edhe kur Vuçiqi deklaronte se katër pika janë në kundërshtim me Kushtetutën serbe dhe se nuk mund t’i zbatojë, megjithatë, Borrel do të deklarojë se kemi marrëveshje, marrëveshje që nuk obligon njeri dhe që Vuçiq, nuk e firmos! Apo më saktë, marrëveshje që obligonte vetëm Kosovën.  

Më 22.09.23 sulmin terrorist Vuçiq e paralajmëroi në OKB. E rikujtoi kryeministrja Bërnabiq në një intervistë te TV Hapy më 24.09.23 duke thënë, citat: „Vuçiq paralajmëroi se një konflikt i armatosur në veri të Kosovës është i sigurt“   https://www.danas.rs/vesti/politika/ana-brnabic-vucic-upozorio-da-je-oruzani-sukob-na-severu-kosova-izvestan/  

(Tash paralajmëroi kolona refugjatësh që ikin nga Kosova, domethënë së shpejti do të organizojë dyndje të mëdha! Është duke i përgatitur.)  

Para kryengritjes u provua revolta për targa, u provua bllokimi i rrugëve për diku tri javë, çfarë  më Perëndim nuk lejohet as gjysmë ditë, sepse shteti duhet të garantojë lëvizjen e lirë të qytetarëve, pastaj u testua reagimi i Perëndimit me kidnapimin e policëve kosovarë, pastaj me mobilizimin e ushtrisë serbe, pastaj pajtimi për ta larguar atë armatë famëkeqe dhe komplimentet nga Perëndimi për tërheqjen, por dhe për sjelljen konstruktive të Vuçiqit. E gënjeu edhe Blinken, edhe te CNN tha se nuk ka më shumë ushtarë në kufi, por më pak. Të nesërmen tha se ushtria po tërhiqet, çfarë konfirmoi edhe Christopher Hill.  

Gazetat perëndimore nisën t’i quajnë diplomatët europianë  “idiotë të dobishëm” për Vuçiqin. Ne e dinim atë me vite, por jo Rama, jo Escobar, Hill, Borrel e Lajçak. Ose, ata e shihnin, por me e lehtë ishte shtypja e të voglit, e më të dobëtit, sesa e një ‘hamasi’ serb të armatosur, i cili ka Rusinë pas. Ose, ishin të bindur se ekstremisti serb mund të risocializohet, riedukohet, çfashizihohet dhe demokratizohet me komplimente, me investime në Serbi dhe me përkrahje të parezervë.  

Dështimi 

Paramilitarët serb po largoheshin si minjtë drejt vrimës, madje duke nxituar, duke e lënë në rrugë edhe shokun e plagosur. Miti për trimërinë serbe është thjeshtë përrallë, sepse ata gjithmonë kanë shkaktuar gjenocide barbare me njerëz duarthatë: ata vrisnin dhe masakronin gra, fëmijë, pleq e plaka, popujt më të vegjël rreth vetes. Kështu kanë vepruar kudo edhe rusët, ashtu veprojnë edhe serbet. Që nga themelimi i atij shteti terrorist, hegjemonia e tjj është mbështetur nga Rusia, pastaj një kohë të gjatë është duruar edhe nga Perëndimi. Nuk kanë trimëri as i pari, as i dyti, vetë nuk kanë ngadhënjyer kurrë kundër një shteti të fortë, por vetëm kundër popujve të vegjë: me masakra, dëbime dhe krime barbare. Nuk di a ka familje shqiptare në ish-Jugosllavi që nuk ka njeri në familje të vrarë apo të burgosur nga Serbia. Në familjen tonë nga nëna dhe babai, shtatë në Luftën e Dytë Botërore dhe me dhjetëra të ndjekur politikisht pas viteve tetëdhjeta, që sot gjenden në Perëndim.  

Rrëfimi i shqiptarit të burgosur në Nish 

Nipi im më tregoi këtë ngjarje në burgun e Nishit, të cilën e ka përjetuar dhe treguar vjehrri i tij.  Biseda është zhvilluar në burg, ku ai ka qenë i dënuar për “nacionalizëm dhe irredentizëm shqiptar!” 

  • Kush janë më patriotë, serbet apo shqiptarët?,- e kishte pyetur ai. 
  • Natyrisht ne shqiptarët!,- ishte përgjigjur ai shkurt. 
  • A je ti në gjendje t’ia presësh kokën fëmijës tënd?,- kishte pyetur i burgosuri serb. 
  • Jo fëmijës tim, ishte përgjigjur shqiptari, por asnjë fëmije, as fëmijës serb nuk mund kurrë t’ia presë kokën. Ai nuk ka asnjë faj…, – kishte shtuar ai në fund. 
  • E sheh?! Ne jemi më atdhetar se ju!!!                                                                            
  • Pse?,- kishte pyetur shqiptari i habitur. 
  • Sepse unë jam në gjendje t’ia presë kokën fëmijës tim dhe kokën e tij ta hedh para derës tënde, pastaj të thërras poliicinë dhe t’i them se ia ke prerë ti. Më kupton tani?,- kishte pyetur ai shqiptarin e shtangur, dhe kishte shtuar:  
  • Natyrisht, nëse kjo ndihmon dhe i nevojitet shtetin serb, shtetit tim… 

 Juristja Sofija Mandiq nga Qendra për Hulumtime Gjyqësore  në një intervistë te N1, nga minuta 19:00 – 19:32 citon një mendim të Vuçiqit nga vitit 1988 dhe habitet, si mendonte ai për fëmijën e tij njëvjeçar:  

 “Unë jam jurist, por edhe ushtar: kam një djalë një vjeç. Nuk e di a do të bëhet jurist apo ekonomist, por jam i sigurt, për këtë po e përgatis, kur të duhet, ai do të bëhet ushtar.“https://www.youtube.com/watch?v=_6ugCmA19tY 

Ju kujtohet kur gjendja ishte shumë e tensionuar dhe kur ai dërgoi atë djalë me një fanellë për të provokuar në Kosovë? Kjo ishte me 28.06.2023. Ai e pat dërguar djalin për ta sakrifikuar për pushtet të vetin dhe për shtetin serb. Një prind normal nuk e dërgon djalin në atë gjendje aty ku ka vrarë 13.500 veta, prej tyre mbi njëmijë fëmijë dhe ku kishte dëbuar mbi 50% të popullsisë. Çfarë tha Vuçiqi për atë shkuarje: “Danilo im është më trim se Kurti, makina e tij u kontrollua tre herë!” https://nova.rs/vesti/politika/vucic-o-sinu-danilu-na-kosovu/ 

Trimëria serbe, që rrëfehet si propagandë për shantazh, u dëshmua gjersa po i ngjiteshin kodrës terroristët: pa armatim! Para një force reale, nuk i ndihmon as shlivovica, e as droga, por ata ikin si qentë e vegjël duke lënë krejt armatimin pas. Ajo bandë u zbulua para se të armatoste edhe rekrutët tjerë të “Listës Serbe” dhe para se ta ndante Veriun praktikisht, prandaj krye-terroristi Rajdojçiq tha:  

“Aksidentalisht ka ndodhur humbja e jetës së policit pastaj ka filluar një përleshje e rëndë në mes dy palëve ku kemi humbur jetën e tre heronjve miqve tanë që kanë dhënë jetën për mbrojtjen dhe lirinë e Kosovës,…”  

“Aksidentalisht!” Pse ? Sepse u zbuluan para kohe, prandaj. Domethënë ata duhej të armatosnin rekrutët tjerë, duhej të vinte krejt kryesia e “Listës Serbe”, që quhet “Lista Sërpska”, që do të krijojë Republikën Sërpska, dhe që ndoshta të nesërmen do të vrisnin policë të Kosovës, jo të dielën dhe në një barrikadë, kryesia e partisë do të lexonte komunikatat dhe kërkesat, të shkruar në Beograd, nga Qeveria e Serbisë. Vuçiqi do të dilte pastaj për të arsyetuar revoltën popullore dhe vetëmbrojtjen. Do të thoshte se e kam thënë shumë herë, por Kurti nuk kuptonte. Arsyeja pse u shfaq 17 orë pasi u mor vesh lajmi, tregon krejt kaosin, gazepin dhe dramën në Qeverinë e Vuçiqit. 

Ditë zie në fakt nuk ishte për të vrarët, por për humbjen e madhe, që pësoi Serbia me 24 shtator dhe që ishte fitorja më e madhe e shtetit të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë. 

Edi Rama 

Siç e dini, ditën e humbjes dramatike të Serbisë, Vuçiqi e dëshiroi një fitore. Ai kërkoi që veriu të vihet nën kontroll të KFOR. Atë fitore ia dëshiroi edhe Edi Rama. U linjëzua menjëherë me të. Mos më keqkuptoni, nuk dua të them se Edi Rama është tradhtar. Unë nuk kam njohuri të tilla, por bazohem vetëm në fakte, që mund të dëshmohen. 

Proletari Rama, që refuzon identitetin, urren patriotët, që çliruan Shqipërinë nga fashizmi gjerman e italian, kurse Kosovën nga fashizmi i Akademisë Serbe/. Ai urren patriotët, por adhuron ultra nacionalistin serb. Katër vite pas nismës së “Ballkanit të Hapur”, kuptoi pse pse të gjithë liderët e partive politike në Kosovë e refuzonin atë ngrehin pro-serbe dhe pse nuk pajtoheshin me “kontributin” e Ramës, i cili luftonte më me sukses kundër sanksioneve ndaj Serbisë, sesa ministri i jashtëm serb.  

Pas katër viteve ky Edi Ramë do të kuptojë se Policia e Kosovës nuk po terrorizon serbet në veri, se nuk duhet të largohet nga veriu, por se ka nevojë për mbështetje. Sikur policia të kishte dështuar, sikur policia të kishte terrorizuar popat serb, pelegrinët dhe qytetarët, atëherë kërkesa e tij do t’ishte e drejtë. 

Çdo kërkesë e Ramës, që bëhet pa u konsultuar me liderët e Kosovës, është kërkesë poshtëruese, kërkesë tutori, jomiqësore. Mirëpo Baton Haxhiu thotë se Rama ka një vizion. Ish-kancelari gjerman Helmut Schmidt pat thënë, “kush ka vizione, le të shkojë te mjeku”. Rama, që nuk bën dallimin elementar mes nacionalizmit dhe patriotizmit, ka vizione, por jo ide, që mund të zbatohen, prandaj pas katër viteve kuptoi se nuk mund të themelohet një “Ballkan i Hapur”  me një shtet që dy a tri herë në vitit përgatitet për pushtimin e Kosovës dhe mobilizonte armatën. 

Rama nuk e ka kuptuar kurrë nacionalizmin serb dhe i ka munguar gjithmonë edhe empatia ndaj shqiptarëve jashtë, prandaj ftonte edhe Bregoviçin, prandaj në Serbi citonte edhe Ivo Andriqin, i cili pat hartuar një program për shpërnguljen kolektive të shqiptarëve të Jugosllavisë  në Turqi, prandaj i ka vendosur Kosovës sanksione, por jo Serbisë. Ky ndihmoi edhe BE-në me sanksione. Ky njeri, Serbinë e imagjinon si Jugosllavinë e Titos dhe veten si i magjepsur nga ajo liri e vetëqeverisjes. Ky nuk njeh Serbinë aspak dhe e ngatërron me Jugosllavinë e kroatit. 

Ne jashtë kufirit kemi mësuar tërë jetën ta duam Shqipërinë, siç duket Rama ka ëndërruar Jugosllavinë, por si nuk njeh dallimin me nacionalizmit dhe patriotizmit, ai nuk e kupton as dallimin mes Jugosllavisë së Titos dhe Serbisë së Millosheviqit, respektivisht të Vuçiqit. Megjithatë, edhe pse ai shpërfill qëllimisht spastrimin etnik në Luginë, nuk mund të them se Edi Rama është tradhtar, por se distancimi nga identiteti i shtetit që drejton, me vizionin e tij, mund ta dëmtojë kombin shqiptar.  

Ashtu si nuk është normale Kosova të mbështesë Greqinë në një “konflikt” eventual me Shqipërinë, nuk është normale as Shqipëria të mbështesë Serbinë. Jo këtë Serbi të sotshme. 

Edi Rama ndihet i detyruar ta ndihmojë Vuçiqin, e bën vazhdimisht. Nuk e ka fqinje, nuk ka asnjë arsye të mos sillet me Serbinë së paku si ndaj Bullgarisë. Kërkesa e tij për largimin e Policisë së Kosovës  ishte kriminalizim i saj pa shkaktuar asnjë krim, apo thua se ajo kishte nisur luftën, e jo që e kishte parandaluar atë. Në vend se ta uronte për suksesin, ai dëshironte largimin e saj nga veriu. 

Dhe, dyert e dritaret për sanksione kundër Kosovës i hapi hiç më pak se „kryeministri më i mirë i Serbisë që nga koha e Pashiqit“, siç e quajti gazetari i së së famshmes gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung.” Idenë e Rames për Konferencë ndërkombëtare e quan gazetari serb Bosko Jakshiq “fisnike”, por të hershme. 

Rama as për konferencën, as për largimin e policisë së Kosovës nuk pyet liderët politikë, as të Qeverisë, as presidencën, as opozitën, por ai shfaqet si tutorë i Kosovës dhe jep propozime, thua se nuk ka punë si kryeministër i Shqipërisë dhe tërë ditën e kalon duke shkruar nëpër media sociale, apo duke publikuar video e intervista për t’i mësuar gazetarët si t’i bëjnë ato.  

Ai shkroi një statut për serbet pa ia kërkuar Qeveria e Kosovës 

Ai kërkoi marrjen e kontrollit të veriut KFOR pa pyetur njeri në Kosovë 

Ai sanksionoi i pari Kosovën 

Ai i hapi derën e sanksioneve BE-së 

Ai kërkon Konferencë Ndërkombëtare pa u konsultuar me Kosovën 

Pse? 

Ai dëshiron me çdo kush të jetë personazhi kryesor. Kur ishte piktor për të tërhequr vëmendje, doli cullak në një plazh në Francë. Kur i mungon vëmendja, vishet me pizhame, apo me këpucë që nuk i përshtaten veshjes, por për të tërhequr vështrimet.  

Ai trishtohet nëse nuk qëndron në qendër. Nëse nuk mundet me veshje, atëherë tregon gazmore! Nëse as kjo nuk e përplas në epiqendër, atëherë ai do të përdorë dhunën verbale dhe shan këdo që i del në rrugë. Komunikimi i tij shpesh nëpër intervista është plot dhunë dhe drejtohet nga emocionet, prandaj edhe mund të teledirigjohet dhe ndërsehet sa herë ta dëshirojë gazetari. 

A është Edi Rama tradhtar? Nuk e di! Por e di atë që e konfirmoi vetë, se ai ka luftuar sanksionet kundër Serbisë. Nëse nuk është dhe unë dua të besoj se nuk është, edhe pse më ka bllokuar, atëherë animi pro-serb bëhet sepse nuk e kupton vuajtjen e shqiptarëve, që ka shkaktuar shteti serb, nuk e kupton rrezikun serb, tregohet dhe dëshmohet naiv me vizione, i mungon njohuria dhe perceptimi i drejtë. Për Luginën nuk e trazon Vuçiqin, ndoshta beson se gjendet në një planet tjetër. Shihet se ai nuk ka mësuar ta dojë kombin, por internacionalen! 

Unë nuk jam as psikolog, as psikiatër, por ky mendim dëshmon disa patologji të Edi Ramës:  

Citat: “Narcizmi malinj është një kombinim i narcisizmit, agresionit, paranojës dhe sjelljes antisociale – një përzierje djallëzore që mund të çojë në akte jashtëzakonisht mizore.  

Narcisët malinjë janë të bindur për madhështinë e tyre. Nëse nuk ndihen të vlerësuar siç duhet nga të tjerët, hakmerren pa u penduar. Refuzimi ose mungesa e vlerësimit nga të tjerët nuk duhet të jetë reale. Për shkak të prirjeve të tyre paranojake, narcisistët malinj i gjejnë shpjet armiqtë tek njerëzit që i kanë afër. 

(…) 

Narcizizëm ekzibicionist 

Ky lloj mund të përshtatet mirë dhe të jetë shumë i suksesshëm në botën tonë konkurruese. Sjellja e tij është shumë e sigurt në vetvete. Këta njerëz sillen në mënyrë arrogante dhe të ftohtë ndaj të tjerëve.”   

https://letersi-perkthime-artikuj.blogspot.com/2022/11/llojet-e-crregullimit-te-personalitetit.html   

Para se të ndahemi nga Edi Rama, krahasoni dy mendime të dy ish kancelarëve gjermanë për patriotizmin, me mendimin e Ramës: 

“Patriotizmi është streha e fundit e horrave!”, Rama 

Pas zgjedhjes së tij, ish-presidenti federal  Horst Köhler: “Unë e dua vendin tonë. Patriotizmi dhe kozmopolitizmi nuk janë të kundërta, ato varen nga njëri-tjetri.  Vetëm ata që respektojnë veten i respektojnë edhe të tjerët.” 

Presidenti i dikurshëm Johannes Rau në vitin 1999:  “Unë kurrë nuk dua të jem nacionalist, por dua të jem patriot. Patriot është ai që e do atdheun e vet, nacionalist është ai që përçmon atdheun e të tjerëve. Por ne duam të jemi një popull i fqinjëve të mirë, në Europë dhe në botë.” 

E çfarë thotë Jean-Paul Sartre? “I urrej viktimat që respektojnë xhelatët e tyre.” 

Gabriel Escobar 

“Me heshtjen bëhet mëkat, kur në vend se të protestohet me zë të lartë, heshtet. Kjo i shndërron burrat në njerëz të poshtër!” Abraham Lincoln 

U lajmërua i shqetësuar për gjendjen në Kosovë Anthony Blinken, Ministër i Punëve të Jashtme të ShBA-së. U deklarua i shqetësuar dhe John Kirby  këshilttar i Biden, por jo Gabriel Escobar, i cili i jepte tonin dhe drejtimin negociatave. Jo Escobari, jo Hilli. Më vonë ky i fundit shprehu keqardhje, thua se po fliste për një aksident të lehtë komunikacioni, e jo për një ushtri paramilitare, që ishte dërguar nga Beogradi.  

Ambasadori gjerman dhe ai amerikan në Prishtinë thanë të vërtetën pa ekuivokë dhe patën guxim të jenë të sinqertë. 

Escobar as nuk shprehu ngushëllime, as nuk gjykoi sulmin e paramilitarëve që komandohej nga Qeveria serbe. Escobar heshti dhe po hesht ende. Edhe pas dy javëve. Ai u diskreditua deri në palcë, si edhe Borrel e Lajçak. Si edhe Hili. Nëse Escobar nuk është i sëmurë, atëherë mund vetëm të hamendemi për motivin: ndoshta ka keqinformuar dhe manipuluar Blinken dhe Bidenin për Vuçiqin dhe Kurtin.  Nuk e di a është pro-serb, mirëpo gazetari boshnjak Rasim Belko thotë se hanmeja e Esobarit, Elisabeth Escobar është adhurues e vërtetë e artit serb. Se media serbe e lavdërojnë dhe se ajo ishte bashkë-iniciatore e ekspozitës së artistëve serbë në mes të Uashington DC me emrin interesant “Finding the way”. https://cazin.ba/odgovor-orbanu-gabriel-escobar-integrirat-ce-bh-muslimane-da-budu-za-dom-spremni-ko-kralja-petra-garda/ 

Ndoshta ajo dashuri mund të jetë arsyeja, pse Escobar hesht, ndoshta ndihet i tradhtuar nga Vuçiq, ndoshta ndihet keq pse dështoi marshimi serb. Nuk dihet, por derisa ai nuk shpreh keqardhje për vrasjen e policit të Kosovës nga banda terroriste e Vuçiqit, mund të mendohet se atij i vjen keq për terroristët e vrarë dhe nuk mund të shprehet.  

Mund të mendohet se ai ka penguar deri tani sanksionet kundër Serbisë, sepse çfarë shprehte Escobar me fjalë apo me heshtje, e recitonin Lajçak dhe Borrel. Ata Vuçiqin e konsideronin paqësor si Dalai Lamën, por dhuna verbale që përdori disa herë gjatë komunikimit publik kundër Kurtit, shpërfaqte pa keqkuptime qëndrimin e tij, që pastaj dukej si ilustrim apo si pasojë te Lajçak, por edhe te komunikimi verbal i Vuçiqit. 

Tash e 14 ditë Escobar nuk shfaqet dhe nuk shpreh ngushëllime për policin e vrarë nga paramilitarët serb. Kjo tregon se ai ishte mbështetësi kryesor i Vuçiqit dhe sjelljet e Lajçakut e Borrelit, ndoshta edhe të Hillit, nuk ishin asgjë tjetër, pos ndikime të tij. 

Escobar ose dinte për sulmin që po përgatitej dhe ndihmoi në neutralizimin e tyre, ose dështimi i paramilitarëve serb e zhgënjeu tmerrësisht shumë. 

Vetëpërmbajtja e Escobarrit, e Borrelit dhe Laçakut, i dërgoi mesazhe të gabuara Vuçiqit Daçiqit, Gashiqit dhe Vulinit se një blic krig dhe një copëtim, do të pranohej nga Perëndimi sepse do të sillej para fakteve të kryera dhe kështu Vuçiq ndoshta edhe ndërmjetësuesit e negociatave do të kishin thënë: “Për fat të keq Kurti refuzoi asociacioni dhe tani populli i shtypur, i diskriminuar dhe i trishtuar, mori armët në dorë dhe po vepron si dje UÇK dhe se ata janë të gatshëm të flijohen si familja Jashari!” 

Mirëpo projekti dështoi dhe Vuçiqi doli në shesh pas 17 orëve. Nuk e kishte pritur humbjen kaq dramatike, por sigurisht kishte përgatitur deklaratën pse e aneksoi veriun, apo pse serbet shpallën shkëputjen nga Kosova. 

Në fund, meqenëse Serbia e konsideron Kosovën Serbi, atëherë nuk ka asnjë vështirësi për t’ia dorëzuar terroristët Kosovës. Do t’ia dorëzonte krahinës së vet. Nuk mund ta besosh kushtetutën serbe sipas qejfit, ose e ke, ose nuk e ke! Nëse Kosova është Serbi, dorëzoi terroristët në Serbi. Këtë ta lejon Kushtetuat sepse ti nuk beson se Kosova është shtet! 

Edhe një në fund për Edi Ramën: ndoshta është shumë i mirë, si ishte në fillim, por e mundur se pushteti shumë i gjatë e ka dëmtuar, e ka prishur dhe e ka korruptuar keq, prandaj tani i shfaqen vizione duke shkëputur kontaktin me realitetin, duke mohuar identitetin e vendit që drejton, sepse besimi për vetveten është tepër i madh dhe nuk mund më ta kontrollojë veten. Ai edhe gjersa dëmton, beson se është duke e ndihmuar.  

Serbia e konsideron Kosovën krahinë të veten, Edi Rama e trajton herë is krahinë serbe, herë si katund të askujt! 

Lufta në Izrael është fitorja e parë e Putinit jashtë. Tani Perëndimi do të merret me atë luftë dhe gradualisht largohet nga Ukraina dhe nga Ballkani.

Sulmi i radhës kundër Kosovës është në përgatitje e sipër. 

Kosova duhet të kujdeset të ruajë raportet me Perëndimin, sepse në këtë botë nuk është e drejtë ajo që është e drejtë, por ajo që të fuqishmit i konvenon të jetë e drejtë; kështu është te kafshët e egra në mal, kështu është te majmuni i zbutur, i qytetëruar, jashtë malit dhe në mal.  

Përfundim: nuk ka asnjë dyshim se ne duhet të pajtohemi me Serbinë, por është e pamundur pa demokratizimin e saj. 

Çka ndodhi me 24 shtator 2023 ?

0

Ali Sh. Mehmeti

Edhe dy javë pas aksionit të dështuar të grupit diversant terrorist serb, ka mendime të ndryshme se çka ndodhi?  

Qëndrimi zyrtar dhe pohimi i Qeverisë së Kosovës se u tentua një aneksim i veriut të Kosovës shumë vetave ju duket i ekzagjeruar, sepse me një kompani ushtarake, sado mirë e armatosur dhe e stërvitur, aneksimi nuk do ishte i mundur. Dhe kjo qëndron. Ajo që nuk qëndron është mendimi i të njëjtëve se e gjitha do mbetej në këtë kompani. E vërteta është se kjo kompani ishte menduar vetëm sikur një shkrepës që do ta ndizte zjarrin më të madh.   

Mos të harrojmë se lufta në Kroaci që filloi me 1991, filloi me barrikada prej disa trungjeve të vendosura nëpër rrugë, në emër të “mbrojtjes” së popullatës serbe në Kroaci nga “terrori” kroat i cili “filloi” pas shpalljes së pavarësisë së Kroacisë. Vazhdoi me angazhimin e policisë në mbrojtje të këtyre barrikadave, nëpër qytete ku serbet ishin shumicë dhe me armatosjen e popullatës lokale nga depot ushtarake dhe të mbrojtjes territoriale. Në fund edhe me bashkëngjitje të njësive të APJ-së, të cilat ishin nën komandë të oficerëve serb të shpërndara nëpër gjashtë korparmata, respektivisht nën komandë të shtatmadhorisë “jugosllave” që tanimë ishte shndërruar në shtatmadhori serbe. Njësitet që ishin nën komandë të oficerëve shqiptarë apo kroat kalonin në anën e kroatëve (Rahim Ademi, Agim Çeku …). Nga këto njësi u krijua “Ushtria e krahinës serbe”, kurse disa muaj më vonë u shpall “Republika Krahina Serbe”. Gjithnjë duke mashtruar opinionin se bëhet fjalë për popullatë lokale. Dëshmi, që nuk bëhej fjalë për popullatë lokale, mjaftojnë dëshmitë e shumë shqiptarëve që ndodheshin nëpër këto njësi dhe që kërkonin mënyra për të ikur, sepse nuk donin të luftonin kundër kroatëve për llogari të serbëve. Sot, shumica e tyre jetojnë nëpër Evropë. 

Një vit më vonë, i njëjti skenar u përdor edhe në Bosnje dhe Hercegovinë duke krijuar Republikën Srpska dhe ushtrinë me komandant Ratko Mlladiq, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë. Përkundër kësaj, sot e kësaj dite Serbia nuk pranon se kishte bërë agresion mbi Kroaci dhe BH, madje as që ishte pjesëmarrëse në luftë. Në këtë pikë ju ndihmoi edhe Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish–Jugosllavinë, i cili të gjitha përgjegjësitë i reduktoi në përgjegjësi individuale.  

“Republika Krahina Serbe” u fshi nga forcat e armatosura kroate e ndihmuar edhe nga perëndimorët me aksionin ushtarak “Stuhia”, kurse Republika Srpska në BH ekziston edhe sot, edhe pse u ndërtua mbi gjenocid mbi popullin boshnjak. 

Dhe në fund, skenar të njëjtë përdori vitin e kaluar edhe ushtria ruse, duke hyrë në regjionin Donbas të Ukrainës, ku iu bashkëngjit grupeve të armatosura që vepronin atje, për të “mbrojtur” popullin rus nga “torturat” e qeverisë nga Kievi.   

Pra, nuk duhet shumë imagjinatë për të rikonstruktuar planin serb në veri të Kosovës.  

Fillimisht, këto barrikada, jo prej trungjeve por nga kamionë të ngarkuar me zhavorr, do i mbronte ky grup i armatosur, siç edhe ndodhi kur patrulla e policisë iu afrua, ku mbeti i vrarë Heroi i Kombit Afrim Bunjaku, reshter i policisë së Kosovës. Në të njëjtën kohë do mobilizoheshin shumica e qytetarëve, pjesa më e madhe të paarmatosur (gra, fëmijë, të moshuar), kurse pjesa tjetër do armatosej nga depot tanimë të vendosura nëpër kisha, shtëpi private dhe vetura të parkuara, të shpërndara në veri të Kosovës. Njësitë e policisë, të mbetura në veri të fshatit Banjë, gjer te kalimi kufitar i Jarinjës, do mbeteshin të  shkëputura, sikur disa vite më herret, kurse rruga për Pazar të Ri në Serbi, do mbetej e hapur dhe e mbrojtur, për ardhje dhe furnizime të reja. Duke pas parasysh përvojën e serbëve në kësi lloj organizimesh, i gjithë operacioni do përfundonte për pak orë, sa që nuk do arrinin të intervenonin as policia e Kosovës dhe, aq më pak njësitë e KFOR-it.   

Pas këtij momenti mund të ndodhnin, sipas meje, dy skenarë  

KFOR ta vendos një tampon zonë ndërmjet policisë së Kosovës dhe serbëve të armatosur dhe paarmatosur, për të parandaluar intervenim e forcave policore dhe parandaluar humbjen e jetëve, që patjetër do sillte ku konfrontim. Gjatë këtij konfrontimi do mund të vriteshin edhe civilët serb nga vet serbet (kujtoni rastin Panda në Pejë në vitin 1998). Në mungesë të këtij konfrontimi do betonohej një gjende e re, ku lehtësuesit e dialogut të tipit Lajçak dhe Borel, pa përtesë dhe me nguti do konstatonin se qeveria nga Prishtina nuk ka kapacitet ta qeveris veriun e Kosovës. Prandaj kjo pjesë e territorit meriton një status special i cili edhe do vendosej, me emër “zajednicë” apo republikë, pak ka rëndësi, sepse është pak e besueshme se NATO do hapte një front të ri në Evropë?! 

Në variantin e dytë, në rast se policia e Kosovës do intervenonte para se KFOR të vendoste këtë tampon zonë, me leje apo pa leje të KFOR-it, do kishte shumë viktima. Sigurisht se njësitet speciale policore do mund ta asgjësonin këtë grup terrorist, siç edhe ndodhi, por atëherë është më se e sigurt se ky grup kishte vrarë pelegrinët që ishin në kishë duke ia atribuuar fajin policisë. Dhe në fund, kjo do ishte “arsye e mjaftueshme” për të ndërhyrë ushtria e Serbisë për të “mbrojtur popullin e paarmatosur” nga “pogromi i Albin Kurtit”, që do ishte shkëputje definitive të kësaj pjese nga Kosova dhe aneksim nga Serbia.  

Skenari i dytë nuk do të ndodhte vetëm në rast se, në ndërkohë NATO nuk do i kishte dërguar aeroplanët ushtarak mbi Beograd.  

Por, kush e di, si do vepronte NATO?     

Për fund. Sipas të gjitha gjasave intervenimi i policisë e ka ndërprerë finalizimin e aksionit terrorist. A ka ndodh rastësisht, rastësia është mbret i botës, apo në bazë të informacioneve paraprake, nuk do ta dimë për një kohë të gjatë. Çka dimë është se, nëse vazhdon ledhatimi i Serbisë nga ata që e ledhatuan edhe gjer më tani, këto aspirata të Serbisë nuk marrin fund. Ato do marrin fund, ose kur Serbisë i thuhet qartë dhe fuqishëm, se ti nuk mund të jesh xhandar i Ballkanit, ose kur Kosova bëhet force e respektueshme ushtarake, kurse e tillë mund të bëhet vetëm kur bashkohet me shtetin amë – Shqipërinë.  

Nuk ka njohuri që nuk është e vlefshme, hoxhallarët patjetër të jenë 100% shqiptarë

0

Nga: Aurel Dasareti

Kryeministri joligjor i Shqipërisë Edvin Kristaq Rama, krijesa shumë e rrezikshme për Kombin Shqiptar, ka thënë “Kosova është tokë e askujt”.

Meqë Edvin Kristaq Rama nga babai  është vlleh, ai më pas do të thotë se Kosova është tokë e vllehëve.

***

Xhamitë e besimtarëve shqiptarë duhet të udhëhiqen nga shqiptarët etnikë. Hoxhallarët patjetër të jenë 100% shqiptarë.

Kishat e besimtarëve shqiptarë (sidomos ato ortodokse) duhet të udhëhiqen nga shqiptarët etnik. Priftërinjtë e Kishave shqiptare patjetër të jenë 100% shqiptarë.

Dy shtetet tona, Shqipëria dhe Kosova (në pozitat më kryesore shtetërore) patjetër të udhëhiqen nga shqiptarët etnik. Kjo do të thotë:

·      Presidenti patjetër të jetë 100% shqiptar etnik

·      Kryeministri patjetër të jetë 100% shqiptar etnik

·      Ministri i punëve të jashtme patjetër të 100% jetë shqiptar etnik

·      Ministri i punëve të brendshme (policisë) patjetër të jetë 100% shqiptar etnik

·      Shefi i ushtrisë patjetër të jetë 100% shqiptar etnik

·      Shefi i gjyqësorit patjetër të jetë 100% shqiptar etnik

·      Shefi i bankës kryesore patjetër të jetë 100% shqiptarë etnik

·      Shefi i shëndetësisë patjetër të jetë 100% shqiptar etnik

·      Udhëheqësit e universiteteve patjetër të jenë 100% shqiptarë etnik.

·      Shefat e shërbimit të inteligjencës patjetër të jenë 100% shqiptarë etnik.

·      E kështu me radhë…

Shikoni për shembull shtetin shakaxhi FYROM. Edhe pse atje shqiptarët (etnik-autokton) janë mbi 45% të popullsisë, janë ardhacakët që e udhëheqin në pozitat kryesore shtetërore, ndërsa shqiptarët autokton janë vetëm zëvendësit e tyre, nuk i pyet askush…Dhe, BE-ja demokritike e quan shtet demokratik…

Shqipëria patjetër të udhëhiqet nga një shqiptar, jo një Rambo Djall…

PS: Këto rregulla (principe) janë në të gjithë botën. Më thoni se sa shqiptarë janë në Kuvendin e Serbisë? Vetëm një, zotëri Shahip Kamberi të cilin serbët e ledhatuar nga BE-ja me siguri e diskriminojnë, kërcënojnë …

Jam kureshtarë, sa individ me përkatësi kombëtare jo shqiptare të regjimit “Rama ik” “punojnë” në Kuvendin e Shqipërisë? Shumica?….  

  • Aurel Dasareti është ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake. Jeton në SHBA.

Kryeministri izraelit: “Ne do të hakmerremi fort për këtë ditë të errët”

0

Foto: ABIR SULTAN / POOL / EPA / NTB

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu zotohet për hakmarrje pas sulmit shokues të së shtunës nga Hamasi.

EIRIK WICHSTAD

“Hamasi ka vrarë gra, fëmijë dhe të moshuar,” tha ai të shtunën mbrëma.

Pak më parë, presidenti amerikan Joe Biden qëndroi në podium. Ai ishte i qartë se “Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me Izraelin.”

“Ne do të kemi gjithmonë shpinën e tyre. Mbështetja jonë për sigurinë e Izraelit është e fortë. Unë vetë do të mbaj kontakte të ngushta me kryeministrin izraelit Netaniahu,” u tha ai gazetarëve të shtunën mbrëma.

Ai theksoi se “mijëra raketa” kanë rënë shi mbi qytetet izraelite dhe se Hamasi ka vrarë njerëz të pafajshëm.

“Përballë këtyre sulmeve terroriste, Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe popullin e tij,” vazhdoi Bajden.

Më herët të shtunën mbrëma, pati një sulm të madh me raketa në qytetin izraelit të Tel Avivit. Hamasi pretendon se ka qëlluar 150 raketa në qytet.

Më herët të shtunën mbrëma, pati një sulm të madh me raketa në qytetin izraelit të Tel Avivit. Hamasi pretendon se ka qëlluar 150 raketa në qytet.

Nuk dihet nëse dikush është vrarë apo plagosur gjatë sulmeve, apo nëse mbrojtja ajrore izraelite ka rrëzuar ndonjë nga raketat nga Rripi i Gazës.

Hamasi tha më parë të shtunën se kryeqyteti izraelit do të vuante si rezultat i grevave hakmarrëse izraelite në Rripin e Gazës.

Sulmet vijnë pas një dite shumë dramatike në konfliktin e ashpër midis Izraelit dhe Palestinës:

Që nga mëngjesi i së shtunës, Hamasi ka qëlluar mijëra raketa ndaj Izraelit. Në të njëjtën kohë, luftëtarët e Hamasit kaluan kufirin me anë të tokës, detit dhe ajrit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se “jemi në luftë,” dhe Izraeli është hakmarrë kundër sulmeve me raketa.
Të paktën 200 izraelitë janë vrarë, sipas mediave izraelite. 232 palestinezë kanë vdekur, sipas zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë.
Një numër i madh izraelitësh janë kapur gjithashtu nga Hamasi si pengje.

Për ti parë videot, klikoni këtu:

Israels statsminister: – Vi vil ta kraftig hevn for denne mørke dagen – VG

Hamasi përdor altoparlantë nga xhamitë në Jerusalem dhe bën thirrje për xhihad

0

Israel flag on burning dark background. Concept of crisis of war and political conflicts between nations. Photo: Shutterstock by Zef Art, Azerbaijan.

  

Hananya Naftali shkruan në X se xhamitë në Jerusalem përdorin altoparlantët e tyre për t’i nxitur muslimanët të bashkohen me xhihadin kundër forcave izraelite.

Naftali është një influencues kryesor izraelit hebre dhe aktivist i të drejtave të njeriut në luftën kundër anti-semitizmit, anti-sionizmit dhe lëvizjes BDS me mijëra ndjekës.

OpIndia shkruan se xhamitë në zonën e Shuafatit recituan një varg nga Kur’ani. Shuafati është një lagje arabe kryesisht palestineze në Jerusalemin Lindor, në verilindje me rreth 35.000 banorë.

Times of Israel shkruan gjithashtu se xhamitë në Jerusalemin Lindor përdorin altoparlantë dhe u bëjnë thirrje njerëzve që t’u bashkohen sulmeve kundër Izraelit.

Luftoni (atëherë) kundër tyre. Allahu do t’i ndëshkojë ata në duart tuaja, do t’i vërë në siklet dhe do t’ju ndihmojë kundër tyre, duke shëruar zemrat e një populli që beson.

˹So˺ fight them and Allah will punish them at your hands, put them to shame, help you overcome them, and soothe the hearts of the believers—

˹So˺ fight them and Allah will punish them at your hands, put them to shame, help you overcome them, and soothe the hearts of the believers—

 

Shetitje qeni !

0

nga Bajram SEFAJ 

Prozë e shkurtër 

Njëditëzaj, aparatin trupngushtë e thatim, portabël, celular, natel… (çfarë emri tjetër kemi marrë bashkë me të?), të vocërr sa grima, ia  turbulloi jehona e thekshme, si ajo e kambanave të kishave kur sjellin kumt! 

– He, ore, si je, si e çon, ç’ po bën? 

– Mirë, mirë –  u përgjigjet Ndreci, dy  pyetjeve të para! 

Për pyetjen e tretë  – ç’bën?  

– Shëtis qenin – ishte përgjigja e tij! 

– Shëtit qenin!? 

– He, po ç’dreqin thua?  

– Nuk je zgjuar akoma mirë prej gjumit? Flet jermshëm? Po kur dreqin bëre ti qen që ta shëtitësh? Në atë dhomë të vogël banimi, nuk ke ku e struk e rrudh pleqërinë e moshës së tretë, e t’i vësh maniret e qelbura borgjeze të vendit ku je i strehuar! Të mbash, të  ushqesh e të  shëtitësh qen, hë…! 

– E, po de! – u mjaftua Ndreci.  

– Po qyshkur jeton me atë qen, që shëtit?! 

– Oh, mos pyet. Qysh moti. Moshatarë jemi…! 

– Asgjë s’po kuptoj, s’po marr vesh! 

– Ani, hajt, pra, u pafshim për të mirë e në gëzime të përbashkëta, se qeni im gjithnjë e më shumë behët nervoz dhe mërzitet shpejt! – Ndreci këputi penjtë e muhabetit me telefon!  

Nuk i tha bashkëbiseduesit se po shëtiste veten e vet! Tamam si një qen të lodhur. Nuk i tha asgjë tjetër me telefon. Me shpresë se do të takoheshin një ditë. Me shpresë se nuk do të ndërronte jetë pa ia thënë copë se për cilin qen ishte fjala. Që po e shëtiste atë ditë të zymtë  dimri. Në dhe të huaj. Pyetjes se mikut tash do t’i përgjigjej me pyetje: e ç’bëjnë tjetër gjithë ata të  mjerë kur, në përpjekje inatçore për t’ia vjedhur jetës edhe ndonjë ditë më shumë, bëjnë jogging, naturothérapie (natyroterapi)… e marrëzira të tjera kësodore, pos që shëtisin veten e vet,  qen! 

Përnjëmend! 

As natës së vetme dimërore, që kishte përpara nuk i zinte besë. Sakaq mund ta tradhtonte keq, Ndreci asgjë nuk la për nesër. Aty për aty formoi numrin e telefonit celular të mikut me të cilin veç sa ishte përshëndetur. Aparatin e tij, sa grima të natelit, e dinte, do ta trazojë një cingërimë në kajde të hingëllimës se hamshorëve të harlisur vere, si në kullosat e bjeshkëve të Opojës. Ndrecit, ndërkaq, në aparatin e stërpërdorur, ia kishin akorduar jehun e kambanave të kishës. Si për t’ia kujtuar gjithandej se rrugën e ka në të sosur. Ndreci sakaq shkoqi telefonin, si të mbjellë rrënjë veshi. Pa i thënë asnjë fjalë të menduar, pak çaste më pare, mikut tij të shtrenjtë. Desh u përshurr se qeshuri. Vetëm e me vetminë e vet. Në mendje i përftoi një garë e ashpër që, kohët e fundit, zhvillohet midis njerëzve tanë kur shtyhen se kush e ka atë send më të vogël se tjetri! Akoma pa e zhveshur rrobën e kushtit shekullor, kush e ka më të madh çdo send të mundshëm, ja që erdhi koha e garës:  kush e ka më të vogël! – aparatin telefonik, kuptohet. 

C’est sympa, n’est – ce pas?   

(Gaillard, dimër 2004)  

Bruno Selimaj bashkon komunitetin Shqiptaro-Amerikan dhe përfaqësitë diplomatike të Kosovës dhe të Shqipërisë në Nju Jork

0
Nga: Frank Shkreli
___

MANHATTAN NYC: Në restorantin “Club A Steak House” që gjendet në mes të Manhatanit, pronari i saj, Bruno Selimaj me familje festojë, mbrëm 45-vjetorin e suksesit të tij në Amerikë. Dhjetra bashkëatdhetar, anëtar të familjes së tij, filantrop, biznesmen të suksesshëm, aktivist të dalluar, artistë, gazetar e klientët e tij amerikan, festuan së bashku këtë jubile suksesi në një pritje organizuar nga Familja Selimaj në 45-vjetorin e suksesit të Bruno Selimaj në Amerikë.

Pronari i restorantit, Bruno Selimaj


Bruno Selimaj , është një histori suksesi në Amerikë, i emigrantëve të vjetër shqiptar, pjesës së atyre, shqiptarve që u larguan nga vendi , për t’i shërbyer atdheut të tyre, nga mërgimi në rrëzimin e sundimit sllavo-komunist. Bruno Selimaj lindi dhe u rrit në një fshat të vogël në kufirin verior shqiptar në trevëv e Plavë e Guci, dhe filloi jetën e tij si fermer i thjeshtë, qysh në fëmijëri. Por, në moshën 18-vjeçare me prindërit e tij, ai nisi një udhëtim në Amerikë, në kërkim të një jete të re. Jetë të cilën ashtu si edhe e kishte ëndërruar e gjeti këtu në SHBA. Bruno me të mbërritur në Amerikë, në fillim të viteve 1970, dhe pa asnjë njohuri të gjuhës angleze, thuhet se ai bindi një mik të ngushtë që t’i siguronte një punë në restorantin e famshëm Nani të Nju Jorkut. Pasi punoi në disa restorante gjatë 5 viteve, dhe mblodhi disa para, duke fituar edhe një provojë në sektorin e kulinarisë, Bruno, ishte bërë një nga “kapitenët” e restoranteve më të njohur të Nju Jorkut, duke plotësuar nevojat e klientëve, restorante të tilla të famëshme si Sofia Loren, Elizabeth Taylor dhe Telly Savalis.

Disa pjesëmarrës të tjerë aktivistë të vjetës të komunitetit Ilir Rusi, Fadil Berisha, Avni Mustafaj, Agim Rexha Lumi Hadri, Afërdita Boga dhe Viki Shkreli

Frank Shkreli, ish-drejtor i VOA-s për Euro-Azinë dhe ish-drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan

Me disa kolegë në atë pritje, nga e djathta Richard Lukaj, Harry Bajraktari e Cafo Boga

Në pritjen (4 tetor) me rastin e 45-vjetorit të Restorantit të biznismenit dhe aktivistit shqiptaro-amerikan, Bruno Selimaj në Manhattan të Nju Jorkut. Restoranti i tij ka shërbyer edhe si qendër takimesh dhe bisedimesh të përfaqësuesve të komunitetit shqiptaro-amerikan me zyrtarët më të lartë amerikanë, por jo vetëm, gjatë luftës në Kosovë por edhe më vonë.  Restoranti ishte gjithashtu edhe qendër për mbledhje fondesh për lobim dhe për ndihma për Kosovën gjatë asaj periudhe të vështirë të 8-90-ave. Të ftuar ishin shumë prej pjesëmarrësve shqiptaro-amerikanë të cilët kujtuan ato takime dhe atë periudhë të artë për angazhimin e komunitetit shqiptaro-amerikan. Të pranishëm ishin edhe përfaqësitë diplomatike të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Disa nga pjesëmarrsit në darken e 45-vjetorit të restorantit të Bruno Selimaj në Manhattan

Gafat e Edi Ramës vazhduan kundër Kosovës edhe në Spanjë !?

0

Shkruan: Luan Dibrani, Gjermani 

Brenda javës Edi Rama dha tri deklarata skandaloze politike kundër Kosovës . 

Deklaratat  skandaloze të  kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama nuk kanë te ndaluar as në  takimin  e samitit në  Granadë të Spanjës qe u  bashkuan  të enjten afër 50 liderë evropianë edhe nga Ballkani kushtuar  situatës aktuale  në Evropë  ,po edhe në Kosovë .  Brenda javës   Edi Rama dha tri deklarata skandaloze    

politike   kundër Kosovës .Fillimisht  me përshkallëzimin e situatës politike, pas sulmeve  terroriste  të  serbëve  të Kosovës ne koordinim me Serbinë dhe Rusinë.  

Policia jonë   e fitoj betejën dhe Serbia mbeti e turpëruar para  botës! 

Ne suazat e kornizës politike  për zgjedhjen  e problemit  të Kosovës  dhe Serbisë,  pas këtyre suleve terroriste  alarmi u ngrit ne qarqet diplomatike  ndërkombëtare. E  dënuan rastin si terrorist ndërsa   kryeministri i Shqipërisë, as edhe njëherë nuk e  vlerësoj   sulmin  në Banjske  të Zvecanit  në Kosovë . Policia jonë   e fitoj betejën dhe Serbia mbeti e turpëruar para  botës me tentativën e ripushtimit të Kosovës  .Kryeministri shqiptar  e nënçmoj policinë  e Kosovës  nga e cila   e përqafoj politiken e Beogradit  tha se  “Kfori duhet te marr  ne kontroll situatën   rajonale në Kosovë” me çka kuptohet qe ajo pjesë  e Kosovës te mbetet protektorat ose edhe ti ndahet fare  Kosovës . 

Sa për dijeni Edi Rama   teza e juaj është e pa qëndrueshme “Veriu është tokë e askujt” është e jona madje kemi toka tonat edhe me tapi deri të Nishi e ma gjere! 

Pas  tri ditësh  vazhdoj me   gafat  e veta politike kundër Kosovës  me  deklaratën   skandaloze “Veriu është tokë e askujt” ka qenë ajo që ngriti diskutime revoltuese  në Kosovë rajon ,por edhe  me gjerë.“Nuk ka deklaratë më antishqiptare apo antikosovare, ku u  zhvillua një betejë mes grupeve terroriste të nisura direkt nga Aleksandër Vuçiqi , e devalvuar edhe Rusia . Shqiptarët, Evropa dhe bota e panë se si  u zhvillua ajo beteje e humbur nga terroristet  dhe e fituar nga  te zotit e saje shqiptarët pronar të atyre tokave jo vetëm aty por edhe deri të Nishi ,Novi pazari, Vranja,  komplet Sanxhaku e me gjerë. .Prandaj vetëm Edi Rama nuk e paska dijeni se kujt i përket ajo pjese e Kosovës? 

 Edi Rama ,po ta them se  gjysma  e Kosovës e kemi prejardhjen  nga ato zona   në thellësinë  e Serbisë, qe armiku i ka stacionuar  forcat ushtarake  kundër Kosovës  ne zonën e quajtur  “Serbia Qendrore”. Qarqeve evropiane  u takuan edhe ne  Granadë të Spanjës qe u  bashkuan  të enjten afër 50 liderë evropianë dhe nga Ballkani Perëndimor.  

“Duhet të jeni shumë të qartë se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama janë shumë konfuze  edhe  ne këtë “Samit”  kur ky lëshon deklarata te pa matura kundër Kosovës. Edhe në ketë takim  përpiqet ta zbus situatën në  dobinë  e Serbisë duke  e dëmtuar Kosovën  kur thotë se   dialogu duhet  vazhduar  në mes Kosovës dhe Serbisë . A ka sy ky njeri apo vesh me pa  e me dëgjuar?! 

Edi Rama mos na tjetërso  jemi një Komb dhe një popull !?    

 Vërtet është aq naiv dhe  i pa ditur apo ne të kundërtën  edhe   njeri  i  shitur  dore  e zgjatur e Serbisë në këto momente dramatike për Kosovën. 

 Qarqet diplomatike    evropiane dhe  ato amerikane janë   ne procesin e   sanksionimeve dhe  ndërrimin  e  kësaj arterie te pa sukseseshme  deri me tash. 

 “ Dialogu  me Serbinë ka vdekur  atë ditë qe   grupi terrorist ka sulmuar  Kosovën “ Prandaj  tani  nuk ka dialog pa  u marr vendime   adekuate për Serbinë . 

 Zoti Edi Rama   deklarohet sikur mos me  ndodh asgjë!? 

Prit Edi Rama , rri para qeve!.  Njëherë  është diplomacia  e Kosovës   me faktorin ndërkombëtar  duke u marr me këtë proces  se çka të veprohet me Serbinë   me tutje . Dialogu i vjetër ka vdekur , presim  dirigjimin  e një dialogu tjetër dhe me përmasa politike , taktike dhe strategjike për Kosovën. Prit Edi Rama,  mos e poshto Shqipërinë ?!. Edi  Rama   deklaratat  tua po ndikojnë shumë negativisht edhe ne mes Kosovës dhe Shqipërisë qe  jemi  të një gjuhe dhe një gjaku, prandaj mos na tjetërso  jemi një Komb dhe një popull.   

Reagim ndaj një pjese të artikullit në gazetën prestigjioze britanike TH GUARDIAN që ka të bëj me monumentin fetar, kulturoro-turistik, manastirin e Deçanit 

Pamje nga Manastiri i Deçanit, viti 1913, ku shihen shumë besimtarë shqiptarë në veshjet e tyre kombëtare.

MSc. Adem Lushaj 

Manastiri i Deçanit gjithmonë është ruajtur dhe ruhet nga deçanasit 

Revista prestigjioze britanike THE GUARDIAN, në njërin nga artikujt e saj me titull: “I loved drifting along the canals’: readers’ best unsung city breaks in Europe (Më pëlqente të ecja përgjatë kanaleve: pushimet më të mira të pakënduara të lexuesve në Evropë), ka bërë përshkrimin e disa vendeve turistike që do duhej të vizitohen si vende atraktive për turistët, ku ndër to ka cekur edhe Pejën dhe Deçanin, përkatësisht Çarshinë e Pejës, Bjeshkët e Nemuna dhe Manastirin e Deçanit. Përkundër faktit se jemi shumë mirënjohës që autori prezanton bukuritë natyrore të bjeshkëve të Nemuna dhe monumentin tonë kulturor-turistik, duke bërë ftesë për t’i vizituar këto resurse turistike, me gjasë ka rënë në lajthitje të dezinformimit dhe të pavërtetave të klerikëve, tashmë të njohur për propagandën e tyre antishqiptare dhe nxitjes së urrejtjes. Në një pjesë të artikullit që mban autorësinë e Ryan Welborn, thuhet se manastiri i Deçanit është nën mbrojtjen e trupave të KFOR-it, ngase viteve të fundit ishte sulmuar disa herë, sikurse që thotë se gjatë luftës 1998-99, ky manastiri ka strehuar refugjatë të të gjitha etnive në regjion.  

“Ëe also visited the exquisite medieval Serbian Orthodox 14-century Decani Monastery, ëhich is under NATO-s KFOR protection as it has been attacked in recent years. During the Kosovo ëar 1998-1999 the monastery sheltered refugees of all ethnicities in region”. (Ne vizituam gjithashtu Manastirin e shkëlqyer mesjetar ortodoks serb të Deçanit të shekullit të 14-të, i cili është nën mbrojtjen e KFOR-it të NATO-s, pasi është sulmuar vitet e fundit. Gjatë luftës së Kosovës në vitet 1998-1999, manastiri strehoi refugjatë të të gjitha etnive në rajon).  

Propaganda serbe më në krye klerikun e dyshimtë Sava Janjiç, në vazhdimësi ka bërë përpjekje për të akuzuar qytetarët e Deçanit se po rrezikojnë manastirin e Deçanit, qoftë edhe të sulmimit me armë apo përmes grafiteve me simbolet e ISIS dhe UÇK-së. 

Manastiri i Deçanit si njëri nga resurset më të rëndësishëm fetar, kulturor dhe turistik i komunës sonë, gjithmonë është ruajtur nga banorët vendas, nga shqiptarët. Edhe sot e gjithmonë, ky objekt do ruhet nga deçanasit e assesi nga forcat ushtarake dhe policore, qofshin edhe të NATO-s. 

Aspak nuk është e vërtetë se gjatë luftës 1998-99, në këtë manastir janë strehuar refugjatë, ngase askush nuk është refugjatë në vendin e vet, në qytetin e vet. Nëse Sava Janjiç pretendon se ishte shpëtimtar i disa dhjetëra deçanasve të zënë peng nga qeveria kriminale e Millosheviçit, duke i strehuar për dy apo tri ditët e fundit të bombardimeve të NATO-s, ishte një maskë politike e tij duke ditur se kriminelëve të Millosheviçit, po iu vie fundi. Janjiç nuk përmend faktin se në këtë manastir ishin strehuar kriminelët që merrnin bekimin nga “njerëzit e zotit” për të vrarë shqiptarët. Sava Janjiç dhe kolegët e tij, të tregojnë se kush i kishte vrarë pleqtë, Hajdar Kuçin dhe Bekë Shabanaj, që janë gjetur të ngufatur në ujë në afërsi të Manastirit. Le të tregojnë se kush i kishte vrarë Rexhë Pajazitaj dhe Bajram Osdautaj, dy të moshuarit isniqas. Le të tregon arsyen e daljes në foto brenda hapësirave të manastirit me kriminelët, ndër ta edhe të dënuar për krime lufte. Klerikët e këtij manastiri të tregojnë arsyen e vërtetë për pengesat që bëjnë, për ndërtimin e rrugës që do mundëson zhvillimin e turizmit të kësaj komune.  

Sërish i jemi falënderues revistës THE GUARDIAN dhe autorit të shkrimit në fjalë, e sidomos Organizatës “Balkan Natural Adeventure” për vlerësimin dhe pikët e dhëna për shtetin e Kosovës në sferën e turizmit, por do ishte shumë miqësore dhe reale që të korrigjohet pjesa e fundit në të cilën është thënë një e pavërtetë rreth Manastirit të Deçanit, gjë që besojmë se është ndonjë lëshim i paqëllimshëm e kurrsesi tendencioz e prapavijë politike! Është e papranueshme heshtja e institucioneve tona shtetërore, e posaçërisht e Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Turizmit, duke qenë mirë të informuar për gënjeshtrat dhe fabrikimet e shumta të Kishës Ortodokse Serbe me seli në Beograd dhe të Sava Janjiçit, këtu në Deçan. 

Archived photo from 1998 of Fr. Sava Janjic, shows the Serbian Orthodox archimandrite posing with Serbian paramilitary forces in Kosovo after a blessing prior to a violent raid. Is Sava just as

Archived photo from 1998 of Fr. Sava Janjic, shows the Serbian Orthodox archimandrite posing with Serbian paramilitary forces in Kosovo after a blessing prior to a violent raid. Is Sava just as complicit as these criminals next to him? Your thoughts and opinions below…

Edhe njëherë e potencojmë se manastiri i Deçanit, as në vitin 1998-1999, kur këtu ka pas luftë, e as kohëve të fundit, nuk ishte  sulmuar nga banorët e këtij qyteti, përkundër është mbrojtur përgjatë gjithë historisë. Këtë gjë mund ta dëshmojnë policia e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse ndërkombëtare që janë nën emblemën KFOR-i, ngase ky objekt i kulturës që nga 1999, është nën mbrojtjen e tyre!  

Qeveria ta themeloj një strukturë që do të mirej vetëm me luftën speciale “Hibride”, të sponsorizuar nga Serbia

0
Drizan Shala, analist për çështje të sigurisë
____
Lufta speciale “Hibride” e servuar nga dy formacione gjysem politike/inteligjente të Serbis.
Lufta në mese llojt të vete ( BIA kundër VOA apo VOA kundër BIA ) kjo mbetet të shihet!
Në një intervistë për RTS, kur prezantuesi deklaroi se në gjithë Serbinë ka mbishkrime me mesazhin “Ushtria po përgatitet për Kosovën”, Vuçiq tha se “nuk është kështu kur të kthehet ushtria në Kosovë.
Kjo është pak më ndryshe. Kur ushtria kthehet në Kosovë, është në përputhje me Rezolutën 1244” .
Është tejet interesant që pas ngjarjes se 24 shtatorit të rikthehemi punës por edhe veprimeve analitike në gjitha dimenzionet e saja ( Politike,Ekonomike,Sigurisë ), sepse mund të jete ndoshta një skenar para vetit duke e servuar si luftë në mese shërbimeve serbe për të arsyetuar ndonje veprim në dëmtim të sigurisë nacionale të Republikës se Kosovës në vijim ?
“Rebelimi” brenda strukturave të sigurisë të Serbis është duke tentuar ta shes si produkt qeveria e Beogradit të ngjarjeve 24 shtatorit përmese shefit të shtabit të ushtrisë serbe.
Projeksionet po japim një skenar tejet interesant bazuar në faktor të drejtpërdrejt por edhe atyre rrethanor !.
Vigjilenca në këtë situate të qetë duhet të jete primare nga organet e sigurisë dhe politikës por edhe qeveria të themelojë një strukture e cila do të mirej vetem me luftën speciale “Hibride” të sponsorizuar nga Serbia.
Në vitin 2020 deri 2021 , Instituti për Kërkime Strategjike të Universitetit të Mbrojtjes Serbi , i cili përbëhet nga kolonelët Nebojsha Nikoliq dhe Miroslav Mitroviq dhe nënkoloneli Milinko Vraçar , prezantuan projektin e tyre që ishte :
“Lufta hibride – përvoja dhe perspektiva”
Para , me theksë të veçantë pas 24 shtatorit lufta hibride në Kosovë është duke u zhvilluar nga…..!?