Kreu Blog Faqe 963

70 terroristë hynë në Izrael gjatë natës nëpërmjet tuneleve

0

Israeli police retrieve weapons used by militants outside a police station that was overrun by Hamas gunmen on Saturday, in Sderot, Israel, Sunday, Oct.8, 2023. Hamas militants stormed over the border fence Saturday, killing hundreds of Israelis in surrounding communities. (AP Photo/Ohad Zwigenberg)

Hans Rustad, 09.10.2023 07:54

Document.no

Terroristët ende po hyjnë në Izrael nga Gaza nëpërmjet tuneleve. 70 hynë në kibbutz Be’eri gjatë natës. Luftimet vazhdojnë në gjashtë vende përgjatë kufirit me Gazën, tha zëdhënësi i IDF.

The Israel Defense Forces’ top spokesman, Rear Adm. Daniel Hagari, tells reporters that there are still six sites of active fighting in southern Israel near the border with the Gaza Strip.

Fighting is ongoing in Be’eri, Kfar Aza, Nirim and Alumim, he says. Some of the terrorists have been in Israel since the preliminary attack on Saturday, while others crossed the border over the past two days.

Hagari says that overnight, some 70 terrorists infiltrated Be’eri. Most of them were killed in battle with IDF troops, but others are still hiding in homes in the kibbutz.

In Kfar Aza, seven terrorists were identified in the town’s vicinity, and the mouth of a tunnel near the kibbutz was found as well, Hagari says.

Six terrorists were identified near Kibbutz Nirim, and four in Alumim, he says.

Hagari estimates that 425 Palestinian terrorists have been killed by the IDF so far in the Gaza Strip, and hundreds more in Israeli territory.

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, kundëradmirali Daniel Hagari u tha gazetarëve se luftimet vazhdonin ende në gjashtë vende në jug të Izraelit pranë kufirit me Rripin e Gazës.

Luftimet po vazhdojnë në Be’eri, Kfar Aza, Nirim dhe Alumim,” tha ai. Disa nga terroristët kanë qenë në Izrael që nga sulmi të shtunën, ndërsa të tjerë kanë kaluar kufirin në dy ditët e fundit.

Hagari tha se rreth 70 terroristë u infiltruan në Be’eri gjatë natës. Shumica e tyre u vranë në betejë me ushtarët e IDF-së, por të tjerë ende fshihen në shtëpitë në kibbutz.

Në Kfar Aza, shtatë terroristë u identifikuan pranë qytetit dhe u gjet gjithashtu grykëderdhja e një tuneli pranë kibbutz, tha Hagari.

Gjashtë terroristë u identifikuan pranë Kibbutz Nirim dhe katër në Alumim, tha ai.

Hagari vlerëson se IDF ka vrarë deri tani 425 terroristë palestinezë në Rripin e Gazës, dhe qindra të tjerë në territorin izraelit.

timesofisrael.com

Pse politikanët nuk e duan bashkimin e Mitrovicës!?

0

Florim Zeqa

Të nderuar liderë shtetërorë dhe partiak, të zgjedhur të popullit, të dashur deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, tani është momentumi më i përshtatshëm kohor për bashkimin e qytetit të Mitrovicës dhe pjesës veriore në përgjithësi. Leni ndarjet dhe pikëpamjet ideologjike, leni akuzat ndaj njëri-tjetrit, mos u merrni me gabimet e të tjerëve, por merruni me riparimet e dëmëve, në të kundërtën, nesër edhe ju mund të akuzoheni për mosveprimet e duhura në çastin më të përshtatshëm historik nëpër të cilin po kalon Kosova. Andaj, pa humbur kohë bashkojeni Mitrovicën si parakusht për integrimin e pjesës veriore.

Liderët partiak iu gëzuan lirimit të Radojqiqit

Me këta rreshta e përfundova shkrimin e datës 05.10.2023, drejtuar liderëve shtetëror dhe partiak, si dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në ditën kur mbahej Seanca e Kuvendit.

Nuk prisja përgjigje nga lidershipi shtetëror dhe partiak, por kam pritur reflektim të deputetëve për trajtimin e kësaj teme në Parlament. Kam pritur që kjo letër e hapur të lexohej nga ndonjëri prej deputetëve, jo për t’më nderuar mua, por për ta nderuar veten dhe parlamentarët (të zgjedhurit e popullit) në përgjithësi. Ngase nuk ka qytetar të këtij vendi i cili nuk e dëshiron bashkimin e Mitrovicës me përjashtim të ortakëve dhe bashkëpunëtorëve të Millan Radojqiqit dhe Aleksandër Vuqiqit.

Arsyeja pse liderët shtetërorë e partiakë dhe shumica e politikanëve nuk e duan bashkimin e Mitrovicës janë lidhjet kriminale me oligarkët në veri të vendit.

Argumenti shtesë për këtë që e themë është shënjestrimi i shkëlqyeshëm i Millan Radojqiqit i shfaqur me qindra herë në mediat tona, porqë mbeti i paprekur nga shënjestari anonim!

Siq duket, më shumë se vet Vuqiqi, i janë gëzuar shpëtimit dhe lirimit të Radojqiqit një pjesë e liderëve partiakë dhe mafio-oligarkët ekonomik, të cilët ushqehen nga kontrabandimi i produkteve serbe pikërisht nga i njëjti njeri në veri të vendit.

Prandaj, arsyeja kryesore pse nuk u qëllua Radojqiqi pas shënjestrimit, është lidhja e fuqishme e klasës politike në pushtet dhe opozitë me të, pa të cilin nuk do të kishim më përseritje të epizodeve të Bajnska. Për këtë arsye klasës politike nuk i konvenon përfundimi i filmit, por vazhdimi i tij në trajtën e telenoves.

Përseritja e vazhdueshme nga liderët shtetërorë e refrenit për vazhdimin e skenarit të Banjska e vërteton atë që ceka më sipër, se dikujt vërtetë i konvenon vazhdimi i telenoveles kriminale në veri të vendit tonë.

Andaj, sa më shumë flitet nga liderët shtetëror për luftën, aq më të vogla do të jenë mundësitë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë dhe rajonit në përgjithësi.

Kosovës jo lufta, por nuk i konvenon ta humb asnjë qytetar të vetin, e aq më pak zyrtarë policorë në veriun e vendit. Kosova nuk ka djem për të humbur në veri dhe as nuk ka nevojë për heronjë të rinjë. Mjaft kemi derdhur gjak për lirinë e vendit tonë. Deklaratat e Albin Kurtit se duhet të përgatitemi për agresione të ardhshme të Serbisë, në mënyrë që ato të dështojnë përsëri. Kjo deklaratë luftënxitëse sa e papërgjegjshme politikisht, është edhe kërcënuese për qytetarët e Kosovës.

Qytetarëve të mbetur në Kosovë duhet dhënë shpresa për jetë, garanci dhe siguri në shtetin e tyre e jo paralajmërime për luftë! Qytetarët i duan kushtet elementare për jetë, të sëmurët duan shërim në shtetin e tyre e jo luftë!

Në rrethanat nëpër të cilat po kalon Kosova, një lider i përgjegjshëm assesi nuk do duhej të deklaronte për mediumet e huaja, se Kosova po përgatitet për luftë, por do ta bënte të kundërtën siq e kishte bërë lideri historik Ibrahim Rugova përgjatë viteve të ’90-ta, duke e kërkuar ndihmën e miqve ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë SHBA-ve, aleatit tonë kryesor dhe jetik për ekzistencën e shtetit tonë.

Mafia ushqen partitë, mjelë pushtetin në të dyja nivelet

Nga paslufta e deri në ditët e sotme pothuajse të gjitha partitë, në momentin që marrin pushtetin, qoftë në nivelin qendror apo atë lokal, sillen sikurse pashallarë, si shefa dhe sundues të këtij populli duke iu përafruar edhe diktatorëve më të urryer të shekullit XX.

Si të tillë duan të mbeten përgjithmonë në pushtet. Në pushtet apo opozitë, që 24 vite i kemi të njëjtat figura në skenën politike-pashallarët e shekullit XXI.

Partive politike shqiptare, kur është në pyetje korrupsioni, asnjëherë nuk u bëhen pëngesë vijat programore, qofshin ato të kaltra, jeshile apo të kuqe. Pra kur është në pyetje korrupsioni dhe krimi i organizuar s’ka “semafor” që i ndalë të bëhen bashk për të “mirën” e qytetarëve.

Pushteti i ëmbël i bënë të shkrihen shpejt “bakllavat e ngrira”, i bënë të dashurohen aq shumë në njëri-tjetrin, saqë nuk pyesin për qërshitë e “lagura”, i harrojnë të gjitha “vijat e kuqe”, programet, konceptet ideologjike premtimet elektorale, duke e harruar edhe elektoratin e përçarë paturpërisht gjatë fushatave zgjedhore.

Në anën tjetër, mafio-oligarkët ekonomik, përveqse i bashkon financimi i partive politike, të përbashkët e kanë edhe importimin e mallrave, kryesisht nga Serbia, ku kjo e fundit përmes mafio-oligarkëve të vet ekonomik në bashkëpunim me politikanët e shantazhuar dhe mafio-oligarkët shqipfolës nga Kosova, përveqse dominon me produktet e veta në tregun kosovar, e kontrollon shtetin tonë edhe në aspektin politik.

Në fund, e ndjejë për obligim t’i themë edhe dy-tre fjalë. Unë shkrimet nuk i bëjë për vete, por i bëjë për lexuesit dhe për sensibilizimin e opinionit të gjërë, i bëjë për ndërgjegjësimin e politikanëve të fjetur në luksin përrallor të pushtetit apo të atyre në opozitë që luksin ua solli pushteti, që mos ta marrin në qafë një popullatë të tërë për interesa meskine personale e klanore.

Sa më shumë flitet e shkruhet për luftën e tradhtinë, urrejtjen dhe xhelozinë, për vrasjet dhe hakmarrjet, jo vetëm që nuk do të bëhemi unik asnjëherë, do të katandisemi akoma më keq në humnerën e popujve më të pacivilizuar. Aq më shumë që ju gëzohemi sukseseve të njëri-tjetrit aq të respektuar do të jemi nga të tjerët.

Vështirë gëlltiten gënjeshtrat e Petkoviqit

0

Gani I. Mehmeti 

Serbët janë mësuar me gënjeshtra, ashtu siç e thonë ata vetë se përpiqen ta bëjnë të vërtetë. 

Kështu edhe Petkoviq në reagimin e tij ndaj ministrit Sveçla me rastin e zbulimit të veturës së Millorad Jevtiqit në pjesëmarrjen e sulmit terrorist mbi policinë e Kosovës më 24 shtator 2023. 

“Ekstremi i Kurtit, Sveçla, gënjeu dhe sulmoi presidentin Vuçiq, në mënyrë që, edhe pse pa sukses, ta lidhte Serbinë me ngjarjet në Banjskë! Sveçla dhe Kurti janë të fiksuar pas familjes Vuçiq, ndaj sulmojnë patologjikisht të gjithë Vuçiqt, duke mos i kursyer as fëmijët”, shkroi ai në platformën X. 

Sa interesante kjo që shkruan Petkoviq në “arsyetimin” e tij në “mbrojtje” të Vuçiqit. E, se, është me apo pa suksese, kjo mbetet të shihet. Por, sikur të mos dilnin faktet, nuk do ta thoshte Sveçla. Po të donte ta thoshte pa fakte, nuk do të kishte pritur dy javë për ta thënë, por nuk kishte fakte më përpara, prandaj është dashur të priten faktet deri sa të zbulohen, prandaj dhe e ka thënë, pse ashtu është, por që Petkoviq përpiqet të mos e pranojë se sulmi ka qenë i organizuar nga vetë shteti serb, në krye me Vuçiqin.  

Vërtet, patologjikisht janë vetë ndaj Kurtit e Sveçlës, si Vuçiqi, Petkoviqi e të gjithë në Beograd. 

“Vuçiq nuk ia ka sulmuar askujt familjen e as që do ta bënte kurrë! E Kurti që merret edhe me fëmijë, nuk njeh nder e moral”, ka shkruar Petkoviq!  

Po, kush i vrau, preu e ndoq shqiptarët në vitin 1999 nga Kosova? A mos, vallë, ata vetë, u vranë me vetëdëshirë? A me dëshirë ikën gjysma e banorëve të Kosovës u ndoqën nka Kosova dhe shkuan në Shqipëri, Maqedoni e deri edhe në Mal të Zi? A, me dëshirë, sikur doli maleve për vikend popullsia tjetër e mbetur në Kosovë, një numër prej 13 deri 15 mijë civilë u vranë me armë të ndryshme nga serbët, kur vetë Vuçiqi ishte ministër i informimit si bashkëpunëtori më i ngushtë i Millosheviqit? Po, sa i “ndershëm” e me “moral” është Vuçiqi me Petkoviqin e tjerët pushtetarë në Beograd, shihet edhe me trupat e shqiptarëve të pagjetur që nga lufta mes Kosovës e Serbisë më 1999! Vallë, përse mbahen këta trupa, përse nuk iu dorëzohen familjeve të tyre, por i lënë të jetojnë nën ankthin më të madh, pse nuk dinë asgjë për fatin e tyre, nuk kanë një varr ku të dërgohen lule të paktën e të dinë se ku prehen ata. 

Serbët të flasin për moral, kjo qenka gjëja më e vështirë të përballohet e të gëlltitet. Ku e merr të drejtën dhe moralin Petkoviq e të thotë se Vuçiqi me tjerët nuk kanë prekur në fëmijë, që janë të vrarë mbi 1600 dhe se nuk kanë prekur në familje, kur janë të paktën 13 mijë civilë të vrarë. Vallë, ata 13 mijë të vrarë nuk ishin të familjeve, nuk ju mungojnë familjeve të tyre? Nuk u prekën nga Vuçiqi si ministër? 

Janë me dhjetëra a qindra masakra të bëra nga serbët ku janë zhdukur edhe familje të tëra, siç është familja e shkrimtarit të njohur Ymer Elshani, që ia kanë ekzekutuar nënën, katër djemtë, gruan dhe vetë Ymerin! E mora vetëm sa për shembull, se sa të “ndershëm”, të “moralshëm” e të “mëshirshëm” janë serbët që po përpiqen edhe sot të shdukun shqiptarët nga faqja e dheut, si në dyqind vitet e fundit.   

Petkoviq, do duhej të të vinte turp për gënjeshtrat që i lanson, në përpjekje të mbrojtjes së shtetit ë Serbisë se gjoja nuk ka gisht në sulmin terrorist më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit në Kosovë. Mirëpo, ju jeni që s’kemni turp, prandaj nuk dini se ç’është ai dhe flisni e shkruani e merreni me gënjeshtra. Nuk e di deri kur do ju shiten në Europë e më larg, por me gjasë, u ka dalë sheshit gënjeshrtra dhe më nuk ju beson njeri. 

Të gjithë vdesin vetëm, edhe shqipfolësit gjakprishur që i urrejnë hebrenjtë dhe i duan armiqtë e tyre terroristë

0

Nga Aurel Dasareti

24 vite më parë, NATO, nën udhëheqjen amerikane, bombardoi Serbinë terroriste dhe e shpëtoi Kosovën nga zhdukja. 

*** 

Personazhet kryesore në administratën amerikane, që në vitin 1999 mundësuan ndërhyrjen e NATO-s (bombardimin e Serbisë terroriste) për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit shqiptar të Kosovës, spastrimin etnik të tyre nga trojet stërgjyshore – ishin me origjinë hebreje, si: 

  • Madeleine Albright – Ish sekretari amerikan i shtetit (kjo zonjë humaniste ishte një mbështetëse e madhe e Kosovës në luftën e saj çlirimtare kundër Serbisë terroriste. 
  • Wesley Clark – Gjeneral amerikan që në vitin 1999 ka drejtuar fushatën ajrore të NATO-s kundër Serbisë terroriste  
  • Richard Holbrooke – Ish-ambasadori amerikan në OKB 
  • Sandy Berger – Ish këshilltar për sigurinë kombëtare në SHBA 
  • William Cohen – Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes 
  • Tom Lantos – Ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve 

Sa vende arabe e kanë njohur Kosovën si shtet të pavarur?  Zero? 

Është e sigurt se Rusia dhe Irani  janë të përfshirë në mbështetjen e organizatës terroriste Hamas. Ata e njohin jashtëzakonisht shumë terrorin (e praktikojnë vetë), dhe kanë pajisjet/armët e nevojshme për të terrorizuar vendet tjera (sidomos Kosovën) përmes minjve të tyre në Ballkan. 

Tani një pjesë e simpatisë sime për palestinezët në fakt u zhduk… 

Me sulmin e tyre terrorist kundër civilëve të popullit hebrej, tani më është legalizuar që Izraeli të hyjë “i  gjithë brenda” dhe sinqerisht shpresoj se ata mund t`i zhdukin përgjithmonë të gjithë organizatat terroriste në rruzullin tokësor të mbështetura nga Rusia, Serbia dhe Irani.  

Izraeli nuk duhet të lërë të kalojë shansi, duhet të godasë për të shtypur programin bërthamor të Iranit dhe klerit. Irani dhe Rusia janë arkitektët kryesorë pas sulmeve të fundit nga Gaza.  

A ka pasur ndonjëherë një vend të quajtur Palestinë? Emërtoni një mbret/sundimtar palestinez. Mbretërit izraelitë?  

Antisemitizmi është i gjallë, e kuptoj. Palestinezët zgjodhën me shumicë dërrmuese Hamasin për të sunduar. Ata e dinin shumë mirë se Hamasi dëshiron të zhdukë Izraelin. 

Sqarim: Fjala “antisemitizëm” zakonisht përdoret si një term për qëndrimet dhe veprimet armiqësore drejtuar hebrenjve, shprehje urrejtjeje ndaj hebrenjve 

vetëm sepse janë hebrenj.  

Strategjia e njohur e “ndryshimit të fokusit”, thënë ndryshe,  mjeshtri për “zhvendosjen e vëmendjes” që nxit urrejtjen kundër Izraelit/SHBA-së në botën arabe. Ata që kanë më shumë për të përfituar nga kjo janë Rusia, Serbia dhe kryepriftërinjtë e tyre në Iran. Këtu ata e dinë shumë mirë se Izraeli do të sulmojë brutalisht në stilin “një sy për një sy”, “një dhëmb për një dhëmb”. Vetë Rusia e paraqet veten si një vend “paqedashës” që kërkon armëpushim dhe “pajtim”. Çfarë loje e fëlliqtë?!  

A ishte kaq i mençur terrori i Hamasit ndaj civilëve në Izrael? 

Absolutisht jo.  

Është plotësisht e qartë se Hamas duhet të ketë marrë ndihmë “nga jashtë”. Është absolutisht e qartë se Rusia, Serbia, dhe Irani janë fajtorët më të mundshëm. Nëse këto shtete terroriste mendojnë se kjo do të largojë fokusin nga lufta në Ukrainë, disfatën e sulmit ushtarak terrorist të Serbisë kundër shtetit të Kosovës të kryer më 24.09. 2023, dhe shkatërrimet e regjimit islamik kriminal në Iran, atëherë ata ndoshta kanë llogaritur gabim.  

Izraeli nuk është një vend i NATO-s dhe ka një ekspertizë ushtarake dhe forcë që askush nuk dëshiron ta ketë kundër tyre. Nëse ka prova për përfshirjen e tyre, ata janë të radhës në listë pasi Hamasi është “kujdesur” për pasojat. Si Putini ashtu edhe kleri në Teheran duhet të pastrojnë “dhomat e panikut” në atë rast. Mossad ka treguar në të kaluarën se nuk heziton me “vizita të paparalajmëruara në derë”. SHBA mund dhe do të marrë pjesë në mënyrë aktive në çdo veprim kundër Iranit, edhe pse në prapaskenë dhe prapa perdes së tymit. Putinin mund ta trajtojë vetë Izraeli – nëse dëshiron. 

Shpresojmë që njerëzit ta kuptojnë së shpejti se palestinezët dhe Hamasi janë po aq të këqij sa Rusia dhe Serbia! Izraeli dhe Ukraina po luftojnë për jetën e tyre kundër një armiku tërësisht të lig! Ata “pak” shqipfolës të krisur mendsh që mbështesin Palestinën, mbështesin kështu edhe Rusinë, edhe Serbinë, edhe vetë-shkatërrimin! Mendo pak kokëtul… 

A është mbrojtja kundër terrorit islamik racizëm?! Sigurisht që nuk është. 

Sikur të ishte, atëherë të gjitha vendet perëndimore janë shtete raciste, sepse edhe vendet perëndimore luftojnë terrorin islamik.  

Ky terror do të jetë një situatë e dëshirueshme për Rusinë. Perëndimi po ndryshon fokusin e tij, gjithashtu edhe shtypi botëror.  

Një koleg më tha: “Mendoj se Gaza siç e njohim ne, dhe Hamasi me pasuesit e tij do të zhduken. Pjesa më e madhe e Gazës po rrafshohet me tokë, dhe kur terrori nga palestinezët të mbytet, Izraeli do të marrë përsipër operacionet dhe të gjitha institucionet në Gaza dhe do të ndërtojë një botë të re demokratike paqësore në Gaza, ku të gjithë duhet të mësojnë të jetojnë në paqe dhe të luajnë së bashku në ekip me njerëzimin”. Citat fund. 

Izraeli ka një nga fuqitë më të mëdha ushtarake në botë. Prandaj, ata tani kanë shansin t’i hedhin në atmosferë këta islamik terroristë në Iran dhe islamik terroristë Hamas në Gaza (të dy janë miq të Rusisë dhe Serbisë) në mënyrë që ata të mund të rrotullohen përgjithmonë rreth tokës, në vend që të terrorizojnë botën. 

Mbrojtësit e të drejtës së tyre për mbrojtje, i quaj unë. Izraeli nuk është palë aktive dhe kur ata veprojnë, zakonisht është në përgjigje të terrorit palestinez. 

Por pse palestinezët nuk rebelohen kundër shumë organizatave terroriste palestineze që veprojnë në zonë? 

Ky është terrorizëm, dhe nuk mund të mbrohet.  

Po. Mundet. Nga gjakprishurit shqipfolës me përkatësi etnike të paqartë ose pacientë shqipfolës me sëmundje kronike të trurit.  

Kur macja është zhdukur, minjtë fillojnë të kërcejnë në tryezë. 

*** 

https://www.youtube.com/watch?v=VxrjlqXbgnk 

24 vite më parë, si Nato bombardoi Serbinë e shpëtoi Kosovën 

https://dritare.net/ngjarjet-e-dites/kosova-nuk-u-ka-asnje-borxh-palestinezeve-i699852 

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Do t’i ndërtojmë 1000 xhami, pati thënë Naim Tërnava me rastin e përurimit të xhamisë së Veternikut në Prishtinë

0
Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim Tërnava, gjatë një fjalimi në përurimin e xhamisë së Veternikut në Prishtinë ndër të tjera ka thënë se do të ndertohen 1000 xhami në tërë Kosovën sepse ka nevojë, në theks të veçantë Prishtina.

Myftiu Tërnava tha se janë në negociata edhe për një vend mbrapa Albi Mallit

Sanksionet kundër Serbisë dhe reagimi i Edi Cullakut !

Nga: Lis Bukuroca
___
Në këto çaste, BE po shqyrton masa të rrepta ndëshkuese kundër Serbisë. Josep Borrell mbrëmë në një tubim me dyer të mbyllura kishte propozuar sanksione kundër saj. Në vazhdim, ai kishte kërkuar që komplimentet publike ndaj Vuçiqit të ulen për 24.09%…

“Pse pikërisht 24.09%?”, e kishte ndërprerë i tmerruar Lajçak.

“Sepse më 24.09 kishte dështuar ndërhyrja “humanitare për denazifikimin dhe paqësimin e Veriut të Kosovës,” kishte shtuar ai.

“Duhet!”, kishte ndërhyrë një njeri tjetër nga fundi i sallës. Edhe pse janë masa shumë të ashpra, duhet të aprovohen sepse shqiptarët po ju akuzojnë si proserb. Ata po thonë Stano, slovak, Lajçaku slovak, Borreli spanjoll, domethënë që të tre janë nga vende që e njohin Kosovën dhe Metohinë si territor të Serbisë dhe nuk mund të keni kredibilitet në mashtrimin e së ashtuquajturës Republikë e Kosovës, mirëpo, nga vazhdimi i negociatave, përfitoni ju nga turizmi diplomatik… Më kuptoni?!”, pyeti ai në fund. Ata heshtën.

Në Bruksel po konsultohen ende 27 liderët e BE-së, por lajmi që doli jashtë ishte se Orban nuk është pajtuar dhe e ka quajtur të padrejtë, të rëndë dënimin dhe jo në përpjesëtim me veprën. Ai kishte propozuar uljen e komplimenteve për 0.0024%.

Gjysmë orë pas tij, edhe dashnorja e Putinit, Zaharova, shkroi një status në Facebook. “Nuk mund të quhet “akt terrorist” kur shteti e stërvit një brigadë dhe kur shteti e dërgon atë në një mision denazifikimi. Ajo ushtri ishte me uniformë dhe drejtohej nga kryesia e partisë serbe, e cila drejtohet nga Vuçiqi. Domethënë është ndërmarrje institucionale. Akt terrorist është kur grupi vepron pa dijeninë e shtetit, jo kur e armatos qeveria, kur e përgatit dhe kur për ta shpallet ditë zie, si për heronjtë. Ata ishin përfaqësues të armatosur. Siç e shkroi edhe zoti Edi Rama.

Kosova është pjesë integrale e Serbisë dhe spastrimi i terrenit serb, nuk mund të quhet terrorizëm, por vepër higjienike. Pra, kur qëndron shteti pas, fitohet legjitimet ligjor dhe quhet “akt çlirimtar,” jo akt terrorist.

Ne jemi të bindur se lideri serb, Vuçiq, kishte ndërmend vetëm të denazifikojë Kosovën dhe ne e inkurajojmë të vazhdojë dhe të mos dorëzohet.

Denazifikimin e meriton edhe Bosnja, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe i tërë Ballkani. Ne do ta ndihmojmë vëllanë tonë të vogël dhe do të përcjellim ngjarjet nga afër me instruktorët tanë. Ju me ledhatime nuk mund ta përfitoni atë që e keni bombarduar! Harrojeni! Serbia do të jetë gjithmonë një ekslavë ruse! Ne e kemi krijuar atë të madhe për ta mbikëqyrur Ballkanin, ju e keni zvogëluar! Kriminelë”, përfundon statusi i Marija Vladimirovna Saharova.

Tubimit sekret i kishte dërguar një status mospajtimi edhe Kryeministri i Shqipërisë. Nuk dihet si mori vesh për mbledhjen sekrete, por atij nuk i shpëton asgjë, madje edhe kur një klient nuk paguan një picë në një restorant të Shqipërisë. Mu si xhaxhi që dje dinte se kush me kë martohet!

Edi Cullaku në statusin e tij, që ia kishte dërguar edhe kancelarit gjerman dhe kryetarit francez, kishte kundërshtuar sanksionet kundër Serbisë dhe e kishte arsyetuar kështu:  “Reduktimi i komplimenteve për mikun tonë mund të dëmtojë edhe personalitetin tim të qetë, të vetëpërmbajtur, të ekuilibruar dhe të balancuar! Unë gjithmonë kam kundërshtuar sanksionet kundër Vuçiqit humanist dhe, edhe sot, nuk do të pajtohem. Nuk do t’ishte pajtuar as Hashimi, as Mustafa, as Erdogani…

Ose, nëse duhet patjetër, atëherë 1.3%, sepse është vrarë vetëm një policë dhe janë plagosur vetëm tre të tjerë. 24.09% është ekzagjerim. E pastaj, sanksionet shumë të ashpra, do t’i jepnin Kurtit të drejtë dhe kjo nuk është mirë. Sikur të mos e kishte refuzuar Albin Kurti Ballkanin e Hapur, Serbia nuk do ta kishte sulmuar Kosovën, sepse nuk do të kishte pasur kufi dhe dhe nuk do t’ishte ndier nevoja…” kishte shkruar në fund të statusit të tij Edi Rama, i quajtur edhe Edi Lucvarë.

Me propozimin e tij ishte pajtuar i pari Grenell, pastaj edhe Christopher Hill. Gabriel Escobar nuk është deklaruar ende. Disa thanë se është mbyllur në një qeli qysh nga e diela dhe po mediton.

Në Bruksel një burim anonim tha se Edit nuk ia varë njeri atje; në fakt e thërrasin kur kanë nevojë për humor, kur ndihen të dëshpëruar. Dhe me atë status të tij qeshjet e tyre po dëgjoheshin në shesh. Në BE e njohin atë si reinkarnimin të dy vëllezërve gazmorë boshnjakë: Hasës dhe Husës. Edhe Erdogani e do shumë.  E quan me dashuri Lezet-Insani ose Nasradin, por kryesisht kur vishet seksi me shallvare apo pizhame dhe kur shërben si objekt erotik eksitimi.

Kundërshtarët e quajnë padrejtësisht “kloun psikopatik,” që ka humbur kontaktin me tokën, por nuk është e vërtetë. Ai është i gjatë, por ka gjithmonë kontakt me tokën. Ngadalë po e tërheq gravitacioni, por kjo është normale, ndoshta edhe burgu…

Nëse aprovohen sanksionet kundër Serbisë, një burimi paidentifikuar tha se nesër në mëngjes herët, sapo të këndojë kaposhi i parë i Brukselit, Borrel e Lajçak do t’i shpjegojnë dhe do t’i arsyetojnë ato më hollësisht…

Bujari nga Kosova, engjëlli shpëtimtar në tregjedinë e Mestres

0
Gëzim MUÇOLLI
___
Të marten e kaluar me 3 tetor, mbrëmja kishte filluar me gjithë rendin dhe rregullin e kryerjes së një dite që ende dukej sikur jemi në verë. Në Mestre në stacionin e trenit kishte ende udhëtarë që po prisnin trenat e tyre, që po ndërroheshin vazhdimisht në dymbëdhjetë binarët e saj, duke shkuar ose duke u kthyer nga Venecia.
Matanë hekurudhës, një mur dritash të automobilave që zbresin dhe ngjiten urës që vie nga drejtimi i Padovës drejt Venecias, krijon një panoramë reflektimesh që nuk pushon pothuajse gjatë natës, aty ky ndahet rruga për qendrën Mestre dhe qendrën Marghera, dy komunat që janë pjesë integrale e qytetit Venezia të cilat ndryshe quhen edhe Venezia terraferma ose pjesa tokësore e Venecias.
Në atmosferën e gjallë afër stacionit të madh të Mestres, e cila njihet edhe si një nga nyjet më të mëdha të qarkullimit hekurudhor dhe automobilistik të Italisë, baret dhe restorantet këto ditë janë përplot klientë që mbushin ambientet para lokaleve duke iu gëzuar temperaturave të ngrohta verore të kësaj vjeshte.
Në pub-restaurantin “Madigans Venice”, në rrugën Ca Marcello numër 6, poshtë hotelit Leonardo Royal, Bujar Buçaj, njëri nga pronarët ishte duke ndërruar kanalin e televizorit në sallën e madhe kur befas si vegim i kaloi para syve një dritë e shkurtë e pazakonshme që po vinte nga ura përballë, matanë binarëve. Dy sekonda më vonë u dëgjua një zhurmë tepër e madhe dhe u pa të ngrihej lart një pluhur i madh. Ora po shënonte 19 e 38 minuta duke hyrë në kronikën veneciane si tragjedia më e madhe në historinë e saj.
– Çka po ndodh kështu, ishte pyetja e të gjithëve dhe Bujari del dhe pyet dikë aty afër lokalit që kishte parë nga jashtë se ç’kishte ndodhur në atë moment? Një i huaj, me origjinë nga Bangladeshi i thotë se kishte parë duke ra poshtë nga ura një autobus!
Bujari pa humbur kohë i drejtohet kolegut të tij, bashkëpronarit të restorantit duke i thënë: shkova të shoh se çka po ndodh, ndoshta kanë nevojë për ndihmë!
Bujar Buçaj, nga Malisheva e Kosovës kishte para veti pengesa të cilat nuk i llogariti dhe nuk u ndal. E para ishte rrethoja e lartë mbrojtëse që ndan hapësirën e lokalit nga binarët. Ai e kapërcen rrethojën dhe megjithëse e dinte mirë se aty shkruan se ndalohet kalimi mbi binarë, para tij ndodheshin binarët të cilët ai i kalon një nga një, duke arritur në anën tjetër ku ndodhej edhe një pengesë e fundit një mur i trashë e i lartë të cilën megjithë vështirësinë ai e kapërcen dhe pas disa sekondave ndodhet para një skene apokaliptike në të cilën kishin përfunduar 35 udhëtarët dhe shoferi i autobusit që sapo kishin rënë nga një lartësi 15 metërshe nga ura.
Autobusi ishte shkatërruar plotësisht dhe po dëgjoheshin thirrje në gjuhë të huaja. Bujari nuk heziton dhe me përpjekje të madhe nxjerr nga rrënoja e autobusit, dy fëmijë të përgjakur dhe thërret në telefon numrin e urgjencës duke lajmëruar autoritetet mbi gjendjen para së cilës ndodhej.
Në ato minuta që dukeshin të pafund aty afër ndodheshin shumë kuriozë që kishin nxjerrur telefonat e tyre dhe po xhironin ose po bënin selfie para asaj skene makabre pa u afruar ti ndihmonin Bujarit dhe ai plot zemërim iu drejtohet duke kërkuar të hapnin rrugë automjeteve të ndihmës së parë dhe të zjarrfikësve meqenëse autobusi kishte filluar të merrte flakë.
Ndërkohë u aktivizua edhe ajo që italianët e quajnë “makina e ndihmës dhe shpëtimit” dhe erdhën në vendin e ngjarjes mbi 40 makina të ndihmës së shpejtë mjeksore dhe makina zjarrfikëse, duke përmbushur protokollin e emergjencës si dhe u lirua një kat në spitalin e Mestres për ti pranuar të lënduarit. Bilanci ishte i rëndë: u nxorrën njëzetenjë trupat e pajetë dhe numri i të lënduarve ishte pesëmbëdhjetë. U ngrit edhe helikopteri i ndihmës së shpejtë i cili i dërgoi të lënduarit e rëndë në Qendrën e mjekimit të djegieve në spitalin e Padovës si dhe në spitalin e Trevizos.
Kjo tragjedi ishte lajm i papritur dhe u bë temë e të gjitha programeve televizive e radiove si dhe gazetave. Erdhën gazetarë nga gjithë Italia për të raportuar për rastin si dhe në kërkim të njeriut që po dukej si engjëll mbrojtës me këmishë të bardhë e që e kishin parë në videoxhirimet nga ura, duke rrezikuar jetën e vet për ti nxjerrë nga autobusi një djalë dhe vajzë që ishin vëlla e motër nga Gjermania. Pos tij ata po kërkonin edhe dy puntorë afrikanë të cilët sapo kishin përfunduar punën te kolosi industrial i anijeve “Fincantieri” dhe rastësisht u ndodhën në afërsi të vendit të ngjarjes ku ndihmuan edhe ata të nxirrnin të plagosurit nga autobusi.
Qysh nga e nesërmja Bujar Buçaj u bë qytetari më i kërkuar në gjithë provincën e Venecias, dhe numri i tij i telefonit vazhdimisht kërkohej kudo. Autoritete, gazetarë, kryetari i komunës ku banon ai, miq, etj, po e kërkojnë vazhdimisht. Duan ta dëgjojnë, të mësojnë të vërtetën siç e kishte parë me sytë e vet shpëtimtari i parë i cili arriti në vendin e tragjedisë.
E quajnë hero por Bujari i qetë, me modestinë e tij thotë se nuk ndihet hero: Unë kam bërë atë që do ta kisha bërë edhe në vendin tim, të bëj çdo gjë për të ndihmuar njerëzit kur janë në rrezik ose kur kanë nevojë për ndihmë.
E takova Bujarin te restoranti i tij, duke u ndier i privilegjuar me pritjen që më bëri sipas traditave tona. Ishte sikur të njiheshim me vite dhe i erdhi mirë që kisha shkuar ta vizitoj. E falenderova thjesht për atë që ai e kreu me sakrificë duke i dhënë emër jo vetëm atij por edhe Kosovës duke na bërë të ndihemi krenarë dhe dinjitoz.
E pyeta pse nuk e pranon që ti mund të jesh ai që italianët e quajnë hero i rastit ( “eroe per caso”) dhe ai tha se në ato momente Bujari kishte parasysh vetëm një gjë: se ishte dikush që kishte nevojë për të dhe i duhej ndihma e tij.
Janë gjëra që njeriu i ndien dhe nuk shikon asnjë pengesë ose rrezik. Niset dhe me fat!
Atë natë ai u kthye vonë në shtëpi. Nuk iu tregoi asgjë katër fëmijëve të tij. Por lajmi mori dhenë edhe në komunën Mira ku banon Bujari me gruan dhe fëmijët e konsideruan hero.
Kur u kthye të nesërmen në shtëpi fëmijët i treguan se kur kishin hyrë në shkollë, mësuesit dhe të gjithë nxënësit italianë ishin ngritur në këmbë me respekt dhe i kishin pritur me duartrokitje si fëmijët e heroit shpëtimtar që kishte sakrifikuar duke shpëtuar jetë fëmmijësh të tjerë.
Edhe z.Marco Dori, kryetari i komunës Mira i cili e kishte takuar Bujarin pesë muaj më parë, kur kishte kryer ceremoninë e marrjes së nënshtetësisë italiane, e kishte thirrur në komunë për ti dhënë një mirënjohje të veçantë dhe për ta falënderuar në emër të gjithë bashkëqytetarëve të tij.
Derisa po bisedoja me Bujarin telefoni na ndërprente bisedën. Ai pranoi një ftesë nga gazetarët e programit politiko-satirik “Le Iene” të televizionit të njohur “Italia Uno”. Poashtu edhe gazetarët e televizionit shtetëror RaiDue e thirrën të shkonte në Romë të merrte pjesë të dielen në një emision të tyre të drejtpërdrejtë me publikun.
Poashtu edhe telefonatat e miqve nuk mungonin. Njëri nga veprimtarët dhe ndër afaristët më të suksesshëm të mërgatës kosovare në Veneto, z. Bedri Suka e thirri në telefon për ta përshëndetur. Kënaqësi të veçantë i bëri edhe telefonata që pranoi nga konsulli i përgjithshëm i Republikës Kosovës në Milano, z. Diamant Kastrati i cili e uroi për veprën e tij humane e heroike që i bënë të ndihen të respektuar dhe krenarë të gjithë mërgimtarët tonë në Itali si dhe e lajmëroi që do ta vizitojë të dielen.
Në fund të kësaj bisede me heroin e natës së 3 tetorit 2023, që ishte i pari në ndihmë të lënduarve në fatkeqësinë me përmasa tragjike të Mestres,dhe emrin e të cilit nuk do ta harrojnë kurrë as fëmijët gjermanë: Oliveri 14 vjeçar as motra e tij Emilia katërvjeçare e as babai i tyre Walter Bastian i cili humbi gruan e tij Anne Eleen në këtë tragjedi. Bujari tha se ka shprehur dëshirën e tij që sa më parë ti takojë fëmijët gjermanë që po mjekohen në spitalin e Padovës, për ti përqafuar.
U ndamë me Bujarin, duke i uruar suksese në punën e tij të përditshme, ku ai pret me mikpritje dhe dashamirësi të gjithë klientët në Pub-Restaurantin e vet “Madigans Venice” në afërsi të stacionit të autobusëve dhe të trenit në Mestre.

Pas çlirimit nga Serbia, dikujt iu shpërla truri nga shërbimet sekrete turke, serbe, ruse; saqë duan një shtet islamik në mes të Europës!

0

Në foto është Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, gjatë një fjalimi në përurimin e xhamisë së Veternikut në Prishtinë ndër të tjera ka thënë se do të ndertohen 1000 xhami në tërë Kosovën sepse ka nevojë, në theks të veçantë Prishtina. Kush ka nevojë për xhamitë e tilla? Turqia, Federata Ruse, Serbia apo Shqiptarët? Myftiu Tërnava tha se janë në negociata edhe për një vend mbrapa Albi Mallit. Kush qenka në “negociata” dhe me kend…?

Lirim Gashi, Prishtinë
____
Që nga krijimi i kësaj bote, dinjiteti njerëzor u respektua për herë të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian pas Luftës së Dytë Botërore.
Për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, jo vetëm liria e mendimit dhe e shprehjes së individit u bë pjesë thelbësore dhe e pandryshueshme e Kartës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut, por edhe barazia e të drejtave të individit përpara çdo legjislacioni dhe çdo institucioni shtetëror, si dhe e drejta e tij për mundësi të barabarta punësimi dhe arsimimi, pavarësisht nga klasa shoqërore, gjinia, profesioni dhe orientimi ideologjik, politik e fetar të cilit i përket, me përjashtim të atij ekstremist.
Përveç kësaj, herë të parë votat e njerëzve në zgjedhjet lokale dhe parlamentare u numëruan, u morën parasysh, u vlerësuan dhe u njohën si duhet, si dhe u miratua dhe u zbatua vullneti i tyre se kë donin të shihnin në pushtet dhe kë jo.
Demokracitë e zhvilluara mund të kenë shumë dobësi, por ato janë pakrahasimisht më humane dhe më të drejta se çdo gjë që njerëzimi ka parë dhe përjetuar në historinë e tij.
Pavarësisht kësaj të vërtete të pamohueshme, ka gjithmonë njerëz të frustruar, të çmendur dhe të këqij që preferojnë diktaturën totalitare nazi-fashiste të djathtë, të majtë dhe klerikale, sepse nuk pajtohen dot me lirinë dhe barazinë e individëve, popujve dhe shteteve.
Dhe pse nuk mund të pajtohen dot me lirinë dhe barazinë e individëve, popujve dhe shteteve?
Sepse duken keq në një garë të barabartë.
Dhe ata duken keq në një konkurrencë dhe garë me mundësi të barabarta, sepse nuk kanë asgjë për të ofruar që mund ta çojë njerëzimin përpara.
Fatkeqësisht, ata kanë shumë gjëra për të ofruar që do ta tërhiqnin njerëzimin përsëri në errësirën e Mesjetës, ku gjuetia e shtrigave ishte vlera supreme e marrëzisë, padrejtësisë dhe vrasjes së paligjshme.
Është e qartë për mua se në cilën anë të historisë dua të jem.
Fatkeqësisht, ka ende shumë bashkatdhetarë të mi që nuk mund ta lexojnë, analizojnë, kuptojnë dhe vlerësojnë siç duhet historinë kombëtare dhe botërore.
Ndonjëherë kam përshtypjen se çdo dhjetë vjet njerëzit detyrohen nga djalli brenda tyre të përjetojnë një shtypje të tmerrshme totalitare që e kthen jetën e tyre në rrethin e shtatë të ferrit, në mënyrë që ata të gëzojnë përfitimet e lirisë dhe barazisë, sepse kam ndjenjën se mësohen shpejt me to dhe pastaj u rritet oreksi dhe nuk ngopen dhe kënaqen me asgjë.
Dhe çuditërisht, ata nuk mësojnë kurrë nga tragjeditë e popujve të botës që shtypen si milingona nga elefantët e pushtetit në vendet e tyre, por gjithashtu duan t’i sjellin ata në pushtet në vendet e tyre demokratike për t’i bërë pronarë të tyre dhe pastaj për t’i lutur ditë e natë për mëshirë.
Ata harrojnë se këta diktatorë e psikopatë të dehur, të pangopur dhe sadistë që veshin uniformat e imamëve, priftërinjve dhe politikanëve do ta kthejnë menjëherë tokën e tyre në pronën e tyre private dhe do t’i marrin hua gratë, vajzat dhe motrat e tyre për disa netë pa pëlqimin e tyre, për t’i injektuar të gjitha papastërtitë seksuale në trupat e tyre dhe për t’i kthyer ato në mumie.
Ata harrojnë se i sollën fëmijët në botë jo për t’i bërë skllevër të krijesave të tilla të tmerrshme, por për të shijuar të mirat dhe hijeshitë e natyrës dhe shoqërisë përreth tyre.
Të gjithë shqiptarët që besojnë se priftërinjtë ortodoks klerofashistë dhe imamët vehabitë dhe selefistë nga Lindja e Mesme, Turqia, Serbia dhe Rusia do t’i afrojnë me Allahun dhe do t’ua bëjnë jetën më të bukur dhe më të drejtë, duhet ta pyesin veten:
Si jetojnë të rinjtë dhe të moshuarit e dy gjinive në vendet ku ata janë sundimtarë dhe rrobaqepës të jetës dhe vdekjes?
Për më tepër, ata duhet ta pyesin veten:
Pse njerëzit nga këto vende kërkojnë mbrojtjen e institucioneve shtetërore të vendeve të zhvilluara evropiane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe jo anasjelltas?
Të gjesh përgjigjen në pyetjen se çfarë është e vërtetë dhe çfarë është gënjeshtër nuk është kurrë e vështirë, thjesht duhet të mendosh me trurin tënd dhe jo me zorrën e trashë.
Fatkeqësisht, ka ende shumë shqiptarë, të cilëve pas çlirimit nga Serbia gjenocidale me ndihmën e NATO-s, u është larë truri aq keq nga shërbimet sekrete turke, serbe dhe ruse, saqë vazhdimisht duan një shtet islamik shqiptar në mes të Evropës.
Fatmirësisht ëndrra e tyre nuk do të realizohet kurrë, ndaj sa më shpejt të ndahen nga ajo, aq më mirë është jo vetëm për shëndetin e tyre mendor dhe fizik, por edhe për shëndetin fizik dhe mendor të familjeve dhe të afërmve të tyre.

Kush mohon vlerat e kombit, poezi nga Makfire Canolli

0

Makfire Canolli

KUSH MOHON VLERAT E KOMBIT
___
Mos trego kurrë mençuri
Mos shitë mend mos jep këshilla,
nëse kurrë fëmiut tënd
si ke folë ç’është shqiptaria.
*
Kurrë mos fol as dhe një fjalë
mos i shkruaj as dy rreshta,
nëse gjuhën tonë hyjnore
nuk ta dinë nipi as mbesa.
*
Mos u kreno para askujt
mos u shit si mendjemadhë,
kur për fe ose parti
shkelë identitetin kombëtarë.
*
Profesori i gjuhës shqipe
i lutet Zoti si t’jetë arab!
M’thuaj o Zot në këtë botë
a ka më t’madhë tjetër mëkat?
*
Kur në shpirtë ndihesh i huaj
nuk e dinë ç’është identiteti,
prej atij ikë edhe dreqi
thotë s’më duhet ky lloj mileti.
*
Mijëra vjet bota na shtypi
deshti krejt për t’na mohuar,
se na deshti i lumi Zot
na solli t’parët në këtë botë.
*
Por, sot flet vetë edhe shkenca
ja vretë ndërgjegjen e vërteta,
që shqiptarët në këtë botë
janë të vjetër sa vetë jeta!
*
Pse t’mohojmë ne vetëvetën
me vetëdije e me dëshirë,
pse të sillemi sikur të huaj
para tjerëve të dukemi mirë?!
*
Kush tradhëton Komb e Atdhe
ai ka vdekur kurrë s’ka le,
kush mohon vlerat e Kombit
s’ka pse delë as para Zotit!
__
@Maki Maqedonci -Canolli
Tetor 2023
New York

Detajet e Prokurorisë për planin disa mujor që 16 vjeçari kishte përgatitur ta kryente në një shkollë në Pejë

0
Prokuroria Speciale e Kosovës është deklaruar lidhur me arrestimin e 16 vjeçarit nga Peja, nën dyshimin për përgatitjen e veprave terroriste.

Prokuroria Speciale, ka njoftuar se i dyshuari B.M për disa muaj kishte bërë plane për ndërmarrjen e një sulmi të gjerë ndaj nxënësve të një shkolle në Pejë.

Flet avokati i 16 vjeçarit nga Peja: Nuk ka prova se klienti im po planifikonte vepra terroriste

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se është ndaluar i pandehuri me inicialet B.M. për shkak se në periudhë kohore disamujore ka bërë plane dhe është përgatitur për ndërmarrjen e një sulmi të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Prokuroria Speciale shton se me këto veprime i pandehuri B.M. kishte për të kryer veprën penale ‘’Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së
Republikës së Kosovës’’, nga neni 138 lidhur me nenin 129 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Dyshohet se planifikoi vrasjen e shokëve të klasës – 30 ditë paraburgim për të miturin nga Peja

Dyshohet se planifikoi vrasjen e shokëve të klasës – 30 ditë paraburgim për të miturin nga Peja

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh, për të miturin i cili u arrestua në Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

“I është caktuar mara e paraburgimit prej 30 ditësh. I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “përgatitja e veprave terroriste””, ka thënë Gashi.

Edhe Gjykata Themelore përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit B.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit B.M dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh.

“Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

I njëjti është arrestuar nga Policia e Kosovës të shtunën më 7 tetor 2023.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti paraqet kërcënim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

Rasti është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale.

I arrestuari për terrorizëm në Pejë është një i mitur, dyshohet se planifikonte vrasjen e nxënësve në klasën e tij

I arrestuari për terrorizëm në Pejë është një i mitur, dyshohet se planifikonte vrasjen e nxënësve në klasën e tij
Telegrafi nga burimet e veta brenda Prokurorisë merr vesh se bëhet fjalë për një të mitur, i cili ishte duke përgaditur planin për vrasjen e disa nxënësve në klasën e tij.

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për përgaditjen e veprave terroriste

Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Telegrafi ka dërguar pyetje në Prokurorinë Speciale të Kosovës, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje deri në publikimin e lajmit.

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për përgaditjen e veprave terroriste

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për përgaditjen e veprave terroriste

Foto: Ilustrim

Arrestimi i tij është bërë më 7 tetor, dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti paraqet kërcënim. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.