Kreu Blog Faqe 969

Balada më e re e këngëtares Donna Dafi, sot më 29 shtator 2023

0

Njoftim për media “Genug”, balada më e re e këngëtares Donna Dafi  me 29 shtator 2023, Artistja Donna Dafi, në baladën e saj më të re “Genug”, që në shqip do të thotë “Mjaft”, ka bërë bujë të madhe në industrinë e muzikës botërore.

Në videoklipin “Genug”, ylli i muzikës pop, Donna Dafi, flet për përvojat e një gruaje të fortë që ka rënë pre e një marrëdhënieje të pasinqertë.

Gruaja, duke i parë këto veprime të partnerit të saj, i përmbledh emocionet e veta dhe, pa u hamendur, i jep fund kësaj marrëdhënieje, duke i thënë “mjaft”.

Kjo këngë, që është duke e magjepsur audiencën në mbarë botën, në ndërdijen e dëgjuesit ka një mesazh shumë më të fuqishëm se thyerjen, atë të vetëvlerësimit dhe fuqizimit të gruas para një partneri dhe çdo mashkulli jo të sinqertë.

Vlen të theksohet se Donna Dafi, si në veprat të tjera edhe në “Genug”, është shfaqur si këngëtare dhe kompozitore.

Donna Dafi, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, ka një prejardhje unike, gjysmë shqiptare dhe gjysmë nigeriane/gjermane.

Klipin “Genug”, e cila këndohet në gjuhën gjermane dhe shqipe, mund ta shkarkoni në linkun:

https://www.youtube.com/watch?v=_goXhPq7Slo

Pse është përfshirë drejtëpërdrejtë Serbia në sulmin terrorist në Kosovën e veriut

0

Dr. Dritan Demiraj

Sulmi i fundit terrorist kundër forcave të rendit publik, kundër sovranitetit, integritetit territorial dhe rendit kushtetues në Banjskë në Komunën e Zveçanit, është prova më e qartë e asaj që kemi denoncuar në të gjithë rastet sa herë që Beogradi dhe Moska kanë planifikuar dhe ekzekutuar sulme të tilla terroriste në veriun e Kosovës.

Gjatë këtij sulmi terrorist, humbi jetën në krye të detyrës rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën edhe dy efektivë të tjerë.

Me këtë rast i gjithë Kombi Shqiptar në të gjitha trojet së bashku me bashkëatdhetarët në diasporë, duhet njëzëri të shprehim ngushëllimet dhe mbështetjen për efektivët e forcave policore dhe të sigurisë së Kosovës si dhe për familjen e efektivit të vrarë tinëzisht Afrim Bunjaku.

Struktura e grupit terrorist të përfshirë në këtë operacion është pjesë ose bashkëpunon në mënyrë të fshehtë, ai stërvitet, mbështetet me logjistikë dhe inteligjencë nga drejtoria e operacioneve speciale të fshehta të BIA-s serbe, ministria e saj brendshme dhe pjesëtarë të forcave speciale në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale një pjesë e të cilëve kanë shërbyer si mercenarë në disa luftëra lokale në Libi, Siri, Donbasi por jo vetëm së bashku me mercenarët rus.

Veprimet e forcave speciale të policisë së Dardanisë kanë qënë shumë profesionale, duke reaguar menjëherë me zjarr të fuqishëm kundër terroristëve serbë të armatosur të cilët kanë përdorur një sasi të madhe armësh.

Suksesi gjatë ekzekutimit të këtij operacioni të një shkalle kaq komplekse, me rrezikshmëri të lartë dhe përfshirjes së aktorëve më të lartë shtetërorë serb, shpreh qartë aftësitë dhe kapacitetet e larta operacionale të forcave speciale policore dhe të inteligjencës së Kosovës.

Dhe për këtë, njësive speciale policore të Kosovës i gjithë Kombi Shqiptar ju janë mirënjohës, pasi përfundimisht keni hyrë në librin ‘Guinness’ si një nga njësitë më të mira speciale në botë krahas Delta Force, Navy Seals, SAS, GSG9, etj pas realizimit të suksesshëm të operacionit special, arrestimeve, neutralizimit të më shumë se 10 terroristëve, sasisë së madhe të arsenalit të armëve dhe pajisjeve luftarake të sekuestruara.

Përfundimisht mendoj se ky sulm terrorist e ka bërë të qartë për SHBA-të, BE-në dhe të gjithë institucionet ndërkombëtare që përfundimisht të ndryshojnë qëndrim ndaj Vuçiçit, Daçiçit dhe bashkëpunëtorit më të zellshëm të Moskës i cili është drejtëpërdrejtë përgjegjës për të gjitha “Operacionet speciale dhe destabilitetin” në veri të Kosovës Aleksandër Vulin, i cili emërimet në qeverinë serbe i merr sipas urdhërave të Moskës dhe urdhërat operacionalë i merr drejtëpërdrejtë nga FSB-ja, SVR-ja dhe GRU-ja në Federatën Ruse.

Dënimi publik i sulmit terrorist në veri që bëri Departamenti Amerikan i Shtetit nëpërmjet zëdhënësit të tij Matthew Miller, në gjykimin tim nuk është i mjaftueshëm për sa kohë që edhe pse SHBA-të janë investuar jashtë mase në drejtim të afrimit të Serbisë me perëndimin, në çdo rast kemi parë se Vuçiçi si një frikacak, i pabesë dhe “mjeshtër” i përdorimit të ‘maskirovkas’ ruse, është përpjekur gjithmonë në çdo takim me ndërkombëtarët që fajin e grupeve të tij terroriste dhe strukturave kriminale që financohen nga agjensitë e tij tja kalojë ‘viktimës’.

Vuçiçi pavarësisht qindra milionë dollarëve dhe mbështetjes politike që ka marrë nga SHBA-të dhe BE, në asnjë rast nuk ka shfaqur as shenjën më të vogël të bashkëpunimit me perëndimin dhe kjo është parë qartë nga qasja e tij për të mos dënuar publikisht dhe sanksionuar regjimin kriminal të Federatës Ruse me rastin e pushtimit të paligjshëm dhe të paprecedentë të Ukrainës gjatë 19 muajve të fundit.

Kjo u shpreh qartë edhe nga justifikimi i ministrit të propagandës së Milosheviçit, Aleksandër Vuçiç se ‘personat e armatosur ishin shtetas serbë të cilët nuk mund të vuanin nën terrorin e Kurtit’.

Ndërkohë e kam theksuar edhe në shumë shkrime të mëparshme, besimi tek ‘perëndimori rusofil’ Vuçiç se do të bëhet më bashkëpunues në të ardhmen është jo vetëm harxhim kohe dhe burimesh financiare, por vazhdon të tregojë miopinë politike dhe diplomatike të diplomatëve perëndimorë, të cilët nuk janë të aftë të kuptojnë si duhet situatën në Ballkanin Perëndimor.

Sulmet e mëparshme kundër forcave të policisë së Kosovës, vrasjet dhe plagosjet e paprecedenta të pjesëtarëve të policisë së Kosovës, trupave të KFOR-it dhe përfaqësuesve të mediave në veri, kanë qënë sulme të dirigjuara drejtëpërdrejtë nga Beogradi dhe strukturat e tij shtetërore.

Ato tregojnë se taktikat, strategjitë dhe planet e Putinit dhe Vuçiçit për destabilizimin e Ballkanit, janë padyshim pjesë e një skenari të vazhdueshëm të mbështetjes politike, diplomatike, ushtarake dhe me inteligjencë nga Kremlini zyrtar. Ky skenar fatkeqësisht po zbatohet në mënyrë agresive prej kohës nga qeveria e Vuçiçit dhe strukturat e tij në veri të Dardanisë.

Në rast se reagimi i SHBA-ve, BE-së por jo vetëm nuk do të kishte qënë i mefshët dhe aspak në nivelin e duhur, atëherë sot rendi kushtetues i Kosovës nuk do të duhej të përballej me ngjarje dhe sulme të tilla terroriste.

Kjo ka qënë e qartë në të gjitha rastet kur janë analizuar me profesionalizëm veprimet, prezenca e individëve të bandave në veri të Kosovës, por edhe e personelit të agjensive serbe të inteligjencës dhe të sigurisë, të cilët kanë qënë prezent dhe të maskuar në shumë trazira dhe operacione të fshehta edhe më parë midis të tjerave edhe me simbole kriminale anti-perëndimore ruse “Z”.

Presidentja Vjosa Osmani, kryemistri Albin Kurti, qeveria dhe populli i Kosovës me këtë rast duhet të ruajnë gjakftohtësinë, të bashkëpunojnë edhe më ngushtë me SHBA-të, BE-në, komandën e KFOR-it, EULEX-in, institucionet ndërkombëtare dhe ambasadat e vendeve perëndimore. Unë kam bindje të plotë që një ditë SHBA-të dhe DASH do t’i tregojnë vendin Vuçiç-it, strukturave të tij kriminale dhe terroriste të cilat veprojnë sipas skenarëve destabilizues të Moskës dhe mendoj se tani ka ardhur momenti.

Albin Kurti është i vetmi kryeministër i cili ka qëndruar fortë me dinjitet dhe pa u lëkundur ndaj presioneve nganjëherë edhe të padrejta të ndërkombëtarëve.

Asnjë grup terrorist serb, strukturë kriminale, njësi e xhandarmarisë serbe nuk do të guxonin të ndërmerrnin një veprim të tillë kriminal dhe antikushtetues në rast se faktori politik në Republikën e Shqipërisë, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi nuk do të ishte i përçarë. Në rast se arrihet ky unitet në të gjitha trojet shqiptare, atëherë të gjithë politikanët tanë të korruptuar nuk do të kenë as guximin as mundësinë të dilnin në mbrojtje të ministrit të fundit kriminel të Milosheviçit.

Si përfundim, sasia e madhe e pajisjeve luftarake të konfiskuara, shumëllojshmëria dhe fuqia e madhe e armëve të zjarrit, armët sniper të kalibrit 12.7 mm, raketat anti-tanke, mitralozët e rëndë 50, mitralozët 40 mm, mjetet e komunikimit, mjetet e vëzhgimit, të ndihmës së shpejtë, mjetet financiare, eksplozivat, mjetet e propagandës, uniformat e shumta, etj tregojnë se këto struktura mbështeten nga shërbimet sekrete serbe.

Në shtesë sa më lartë, sasia e madhe e personave të përfshirë në këtë sulm, organizimi dhe koordinimi i tyre, niveli i përgatitjes së tyre ushtarake, njohja ekselente e terrenit, paprekshmëria e tyre nga shërbimet kufitare dhe sekrete serbe ndërkohë që kufiri midis dy vendeve është i përbërë nga një volum shumë i madh i dislokimit të njësive të xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe (48 të tilla), angazhimi i madh i gjithë propagandës serbe për të fshehur me të gjitha format përfshirjen e tyre, tërheqja e shpejtë dhe e organizuar jashtë kufirit shtetëror të Kosovës e personave të vrarë dhe të plagosur në vendngjarje me qëllim mos identifikimin e tyre, hapja e një koridori të kërkim-shpëtimit dhe evakuimit të tyre në kufirin serb, sigurimi i inteligjencës në kohë reale rreth afrimit të forcave policore, prishja e provave të prezencës dhe e përfshirjes së tyre gjatë këtij sulmi, mos deklarimi dhe mungesa e bashkëveprimit të strukturave serbe të sigurisë për pjesëtarët e tjerë të përfshirë në këtë sulm terrorist të cilët u ndihmuan që të largoheshin nga manastiri dhe shumta fakte të tjera të cilat do t’i analizoj në shkrimet e tjera, tregojnë qartë përfshirjen e Serbisë në destabilizimin e situatës në veriun e Kosovës dhe organizimin e sulmeve terroriste kundër saj.

Një libër që hedh dritë mbi rrezikun rus 

0

 

Akademik Prof.dr. Beqir Meta 

  • Prof. Eshref Ymeri: Shqiptarët përballë politikës rusomadhe 

Libri i fundit i Profesorit dhe intelektualit të mirënjohur e të përkushtuar atdhetar Eshref Ymeri, është një dritare e re dijeje për lexuesin shqiptar, madje e një dijeje që inteligjencies dhe kombit tonë i duhet aq sa dhe drita e diellit.  

Profesori i nderuar, në një sërë artikujsh historiko-politologjikë, ka analizuar politikën rusomadhe kundrejt Çështjes dhe Kombit Shqiptar, duke i nisur analizat e tij qysh nga periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe duke i vijuar deri në ditët tona. Në këtë botim shumëdimensional, autori nuk vjen rastësisht, por ai është vijim i një pune të madhe, të zhvilluar prej tij përmes hulumtimeve në literaturën ruse e perëndimore, por jo vetëm, dhe në hulumtimet e dokumenteve historike që vijnë nga arkivat ruse, një pjesë të të cilave ai ka meritën se i ka sjellë në shqip për lexuesin shqiptar, së bashku me Dr. Islam Laukën.Kjo përmbledhje me artikuj, të shkruar në kohë të ndryshme, shquhet për analizën konsistente dhe të qartë të politikës ruse kundrejt shqiptarëve, duke zbuluar me mprehtësi konstanten e saj antishqiptare, qysh nga mesi i shek. XIX deri në ditët tona.  

Prof. Ymeri provon me argumente shkencore se kjo politikë lidhet me ambiciet e pandryshuara ruse për të sunduar kontinentin evropian. Prandaj, një meritë e veçantë e këtij botimi është pikërisht zbulimi se politika antishqiptare e Kremlinit është degëzim i politikës imperialiste ruse kundrejt Evropës.  

Në këtë kontekst, ai na ka sjellë në një trajtë shkencore, por po kaq edhe letrare, thelbin e kësaj politike, të cilën e pagëzon si politika e pabesë e Rusisë kundrejt Evropës. Ai provon përmes postulateve të Carëve rusë, Leninit, Stalinit dhe së fundmi veprimeve të Putinit dhe taborit të tij, se boshti politik dhe gjeopolitik agresiv i Rusisë nuk ka ndryshuar prej disa qindra vjetësh. 

Ky është një përfundim që Prof. Ymeri e kishte arritur para luftës kriminale të Putinit kundër Ukrainës, çka i jep vlerë të spikatur mendimit të tij shkencor. Kjo del në pah aq më tepër kur qeveri, burra shteti dhe politologë evropianë perëndimorë, pas viteve 1990, për shumë kohë u gabuan e u mashtruan nga loja, pabesia e dinakëria ruse, duke shpallur përfundimin e Luftës së Ftohtë, pa e kuptuar se ajo vetëm kishte ndryshuar mantelin ideologjik-propagandistik, dhe jo vetëm që nuk kishte përfunduar, por kishte premisat të përshkallëzohej në një luftë të nxehtë, ashtu siç e shohim sot me dhimbje e ankth, kur bombat ruse godasin një popull liridashës, fqinj dhe evropian – ukrainasit heroikë.  

Autori sjell fakte dhe analiza të shumta për qëndrimin e Rusisë kundër të drejtave legjitime shqiptare qysh gjatë Kongresit të Berlinit, Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913, Luftës I Botërore, Luftës së Ftohtë dhe veçanërisht për qëndrimin armiqësor ndaj Kosovës, duke u vënë me forcë në mbrojtje të dhunës, shtypjes dhe krimeve të shovinizmit dhe shtetit serb kundër shqiptarëve. Ai nënvizon se “ajo që ka rënë  më shumë në sy në qëndrimin e Kremlinit, është histeria mbarëruse kundër mbarë kombit shqiptar edhe pas përfundimit të bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë. Të gjitha mjetet e informimit masiv u vunë tërësisht në shërbim të ndezjes së urrejtjes kundër gjithë shqiptarëve, në mbarë trojet e tyre etnike”. Dhe se traditën shoviniste të shtypit  të kohës së Rusisë cariste në shtrembërimin e së vërtetës për krimet serbo-bullgare, përkatësisht kundër etnisë shqiptare dhe turke në vitet 1912-1913, po e vazhdojnë sot me të njëjtin zell shtypi dhe mjetet e informimit pamor të Rusisë neocariste, e cila, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, nuk ka lëvizur as edhe një grimë nga piketat e shovinizmit rusomadh. 

Eshref Ymeri, duke shfrytëzuar  burime të shumta në gjuhën ruse, me të cilën fatkeqësisht sot punojnë pak dijetarë shqiptarë, sjell edhe një histori reale, interesante, ndonëse të trishtë, të raporteve të shtetit rus me popujt fqinj, të cilat dominohen  nga dhuna ndaj tyre, nga komplotet, frikësimi, lufta përçarëse dhe nënshtrimi. Një vend të posaçëm ai u kushton raporteve ruso-ukrainase, ku evidenton rrënjët e konfliktit prej qindra vitesh më parë, dhe shpjegon se si Rusia e tradhtoi paktin e parë të miqësisë midis dy popujve. Por njëkohësisht ai ka analizuar edhe karakterin liridashës qindravjeçar të popullit ukrainas, si dhe pasojat e rënda që kishte sjellë degradimi i institucioneve demokratike para revolucionit në sheshin Majdan, degradim i nxitur edhe nga Rusia. Ai pohon se “kur  oligarkia ukrainase pasurohej në një mënyrë marramendëse, dikush tjetër do të varfërohej në një mënyrë po kaq marramendëse”. Dhe ata që varfëroheshin ishin njerëzit e thjeshtë. Ky korrupsion, i nxitur nga Kremlini me veglat e tij, ishte parapërgatitje e pushtimit. Gjithashtu, ai jep shembuj të shumtë, si Kaukazi, Çeçenia, Gjeorgjia, vendet Baltike, Polonia, Moldavia, etj., të cilat kanë qenë viktima të shovinizmit rusomadh dhe mbeten ende nën kërcënimin e tij, duke na hapur sytë për trajektoren e pandryshueshme historike qindravjeçare të imperializmit rus dhe të rrezikut që përfaqëson ai për Evropën dhe mbarë paqen botërore. Nga ana tjetër, në këtë botim analizohet dhe argumentohet se luftën kundër popullit paqësor ukrainas, Putini po e përdor edhe si një mjet gjenocidi kundër pakicave kombëtare të shtetit rus. Ai nënvizon se “ajo që ka rënë shumë në sy pas sulmit të 24 shkurtit, janë skenat e mobilizimit të njerëzve nga radhët e pakicave kombëtare, për t’i dërguar në “thertoret” e Ukrainës”. 

Duke i bërë një analizë koherente politikës ruse, bazuar në të drejtat dhe interesat legjitime shqiptare, prof. Ymeri, njëkohësisht, ka bërë dhe një analizë koherente, bazuar në parimet, vlerat dhe interesat evropiane dhe perëndimore. Kjo është një vlerë tjetër themelore e botimit, i cili ka theks sa shqiptar, aq edhe properëndimor e demokratik. Prandaj nga ky libër na vijnë mesazhe e mësime të shumëfishta, polivalente, që janë një vlerë e shtuar për letërsinë historiko-politike shqiptare. Ёshtë me shumë vlerë përfundimi i tij se “politika ruse, me një traditë të kahershme pabesie në strukturimin e vet, idenë e përçarjes që kërkon të mbjellë mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e ka shndërruar në një ide fikse”. Se politika ruse e pabesisë, e programuar dhe e ushqyer disa shekuj nga diktatorët që Rusia ka pasur në krye, e ka bërë punën e vet dhe “me kalimin e kohës, kjo lloj politike vjen e infekton mbarë popullin, duke u shndërruar në pjesë përbërëse të formimit të tij botëkuptimor”.     

Dhe bash në qendër të këtij kërcënimi ogurzi, Prof. Ymeri, provon se është kombi shqiptar, i cili ka qenë vlerësuar, vlerësohet dhe do të vijojë të vlerësohet nga politika cariste e neocariste ruse, si pengesë për shtrirjen e tentakulave dhe dominimit në Mesdhe, mu në zemër të Evropës, si ndërprerje e linjave të kontinuitetit të popujve sllavë dhe ortodoksë, të cilët Kremlini i llogarit ende si ushtarë të aspiratave imperialiste ruse. Ai vërteton se si në të kaluarën, ashtu edhe në ngjarjet e fundit, Rusia përbën një armik të rrezikshëm të kombit shqiptar, të aspiratave të tij legjitime për prosperitet, liri, demokraci, bashkim kombëtar dhe bashkim me familjen evropiane. Kjo analizë dhe faktet që sjell ai në këtë botim të thukët, me frymë sa realiste e objektive, po aq kombëtare dhe evropiane, na bëjnë të mendohemi thellë, për këtë rrezik potent dhe konsistent. 

Faktet dhe argumentet që sjell autori, sugjerojnë medoemos rishqyrtimin dhe  analizën kritike të politikës ruse, veçanërisht të ngjyrave mashtruese që ajo ka marrë në periudha të ndryshme, duke ruajtur gjithnjë thelbin e saj antishqiptar dhe antievropian. Profesori ka argumentuar se pikërisht në dy periudha – atë komuniste dhe periudhën e tranzicionit postkomunist, forma mashtruese e kësaj politike gaboi rëndë jo vetëm politikanët xhahilë komunistë shqiptarë, por edhe dijetarë të atëhershëm e të sotëm shqiptarë dhe evropianë, të cilët sot fërkojnë sytë nga tmerret që kanë shkaktuar në Ukrainë bombat ruse, duke ngjallur makthet e luftërave të mëparshme botërore, që shkrumbuan qytetërimin evropian dhe atë botëror. 

       Përmes fakteve e analizave, ky libër i bën thirrje ndërgjegjes së çdo shqiptari  të vërtetë: kujdes, vigjilencë, një milion herë vigjilencë, rreziku rus është atje, i egër, gjakatar, mbytës, kriminal, si një qen i gatshëm të na kafshojë! Kush është shqiptar i vërtetë e me ndërgjegje të formuar, e përjeton thellë këtë kushtrim. Kush nuk e ka ende të plotë këtë bindje e ndërgjegje (dhe, fatkeqësisht, ka ende shumë të tillë, për një mijë arsye), lipset ta lexojë me vëmendje, por edhe me zemër këtë libër, që një ditë të mos pendohet për pasojat e miopisë së tij.  

Ky libër na hap sytë se Rusia, për  interesat e saj fashiste e shoviniste, ka shtrirë tentakulat në Ballkan, por edhe në Shqipëri, duke sponsorizuar e nxitur fenomene negative të shoqërisë, faktorë destruktivë e shpërbërës të kombit e të shtetit shqiptar si: korrupsioni, veçanërisht në nivelet e larta shtetërore, korruptimin e qarqeve të caktuara politike, ku ajo ka pasur e do të ketë mundësi, ka nxitur tendencat e rrymat antidemokratike, tendencat antiamerikane e antiperëndimore në Shqipëri, etj. Prej veprimtarisë së saj të hapur dhe të nëndheshme, ose asaj që sot quhet luftë hibride, rrezikohet edhe vetë qenia e shtetit kombëtar shqiptar dhe pavarësia kombëtare, Kosova dhe gjithë  shqiptarët në trojet e tyre etnike. 

Nga ana tjetër, në këtë botim analizohet edhe dobësia e këtij shteti agresor dhe autori pohon se “Ukraina e ndihmoi Aleancën e Atlantikut të Veriut të çlirohet një herë e mirë nga iluzioni për “fuqinë e madhe ushtarake” të Rusisë”. 

Prof. Ymeri ka analizuar me mprehtësi edhe zhvillimet e brendshme në Rusi, shkallën e zhvillimit të popullit rus, profilin e tij mental, strukturën e tij social-kulturore dhe ndërgjegjen e tij politike në shekuj dhe në ditët tona. Larg çdolloj tendence populiste, propagandistike e ideologjike, ai e pohon troç dhe saktë: ky popull, i indoktrinuar me ndjenjën imperialiste rusomadhe, me shkallën e zhvillimit politiko-shpirtëror e social që ka, është bazament i regjimeve autoritariste e totalitariste dhe njëkohësisht edhe mbështetës i politikanëve dhe politikave imperialiste, agresive, luftërave dhe një rrezik për Evropën, që ajo të përjetojë fatkeqësi të reja. Veçanërisht ai ka nxjerrë në pah, përmes fakteve relevante, orientimin dhe frymën dominuese antiperëndimore (anti SHBA, anti BE dhe anti NATO) të opinionit rus, duke vënë në spikamë rrezikun e madh që i kanoset Evropës nga ky shtet në ditët e sotme, por edhe për shumë kohë në të ardhmen. Ai shkruan me saktësi se “Duke pasur parasysh këndvështrimin mitik të popullit rus ndaj pushtetit, vjen e krijohet një situatë e tillë, në të cilën etatizmi merr sipërinë, domethënë interesat e shtetit janë gjithmonë mbizotëruese në raport me interesat e individit. Por një gjë e tillë është e pamundur të arrihet pa shfaqje të qëndrimeve të egra ndaj individit. Sepse pushteti gjithmonë është autoritar”.  

Ai vë në dukje se ky profil antropologjik, i bashkuar me urrejtjen dhe armiqësinë konstante disashekullore kundër Perëndimit, me ndjenjat pushtuese perandorake ndaj popujve të tjerë, me të cilat është ushqyer ky popull, përbëjnë një bazë solide kryesore për politikën imperialiste agresive ruse, si në të kaluarën, ashtu edhe sot.             

Për shkak të jetës së gjatë nën regjimet autoritariste e totalitariste, për shkak të mbizotërimit të kultit të individit, në shoqërinë ruse është gjallëruar kultura e qëndrimit nihilist ndaj mendimit ndryshe, dhe mendësia perandorake përbën karakterin specifik të raportit të rusëve me bazueshmërinë (themeltësinë) e pushtetit. Gjatë shekujve, rusët janë vetëdijësuar për natyrën parësore të bashkësisë (komunitetit) dhe natyrën dytësore të individit. 

Një vlerë të veçantë kanë analizat për natyrën shovene të disa prej shkrimtarëve rusë, duke përfshirë edhe shkrimtarët e mëdhenj, si Pushkini, Dostojevski dhe Sollzhenjicini, madje duke na zbuluar në mënyrë befasuese me argumente se ky i fundit ka mbajtur një qëndrim të spikatur antishqiptar edhe kundër popullit të Kosovës dhe lirisë së tij, por edhe kundër demokracisë, duke përkrahur regjime kriminale, si ai i Pinoçetit në Kili. Me pak fjalë, Profesor Ymeri na zbulon botën e brendshme ruse, me politikanët, shkrimtarët, sociologët, politologët, historianët dhe, në përgjithësi, intelektualët e saj, duke nënvizuar se pjesa më e madhe dhe më me ndikim e tyre, është zhytur në llumin e shovinizmit  rusomadh dhe i shërben atij pa ndërgjegje, pra, është një inteligjencie e vdekur moralisht, mendërisht dhe shpirtërisht. Profesor Ymeri zbulon edhe shkakun e kësaj anomalie me pasoja të rënda politike për Rusinë dhe botën. Duke ju referuar studiuesit të shquar amerikan David Satter, ai nënvizon se “pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, në horizontin e jetës ruse nuk u shfaq ndonjë elitë e re. Shumica dërrmuese e elitës së vjetër, pa pasur pothuajse asnjë pasojë, erdhi e u sistemua në një tjetër rend shoqëror, madje me më shumë privilegje se në periudhën e sistemit komunist sovjetik…. Nga ky këndvështrim, problemi shtrohej jo për faktin nëse Rusinë e priste ose jo degradimi, por për faktin se cilat do të ishin shfaqjet e atij degradimi”. 

      Në përfundim dua të theksoj se vlerat dhe mesazhet e këtij botimi janë të shumta. Unë thjesht u përpoqa të veçoj disa prej tyre. Prandaj përgëzoj dhe falënderoj nga zemra Profesor Eshref Ymerin për këtë kontribut me shumë vlerë për lexuesin shqiptar. 

Në Shalë inaugurohet Memoriali kushtuar Martirëve të Kishës Katolike me origjinë nga Dukagjini

0

Nga Frank Shkreli 

“Memoriali në Shalë u kushtohet 8 burrave të vrarë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe të shpallurve “të lumnuar” nga Kisha Katolike Universale: At Ciprian Nika, O.F.M, At Bernardin Palaj, O.F.M, At Gjon Shllaku, O.F.M, At Gaspër Suma, O.F.M, Dom Dedë Plani, Dom Mark Xhani, Dom Lazer Shantoja dhe Gjelosh Lulashi, martir laik.”

Sot është një ditë historike, kunjtohen përjetësisht 8 burra të Dukagjinit, të cilët ashtu si edhe shumë të tjerë anë e mbanë Shqipërisë dhe trojeve shqiptare kanë flijuar jetën, duke kundërshtua dhe rezistuar komunizmin ndërkombëtar në Shqipëri dhe anë e mbanë e botës.


Duke dhënë jetën e tyre, këta burra të Kishës e të Kombit shqiptar – shembuj të qendresës anti-komuniste — ndihmuan përpjekjet historike gjysëm shekullore për shembjen e komunizmit në Shqipëri dhe atij ndërkombëtar në mbarë Evropën duke çuar, eventualisht, në gjunjëzimin e diktaturës së perandorisë komuniste.

Jo vetëm Shqipëria dhe Evropa, por e mbarë historia botërore do kujtojë shekullin e kaluar si njërin prej shekujve më të përgjakshëm në historinë e njerëzimit.

Krimet e atij regjimi sllavo-aziatik – ndër barbarizmat më të egra të përjetuara në Evropë dhe në botë – po kujtohen sot, pikërisht, këtu në Shalë, me inaugurimin e këtij Memoriali kushtuar këtyre 8 burrave të mëdhej të Dukagjinit. Ngritja e këtij monumenti është një përgjigje dinjitoze e thirrjes së këtyre martirëve: “Mos na harroni, por na kujtoni!

Ky Memorial është ngritur në kujtim të këtyre 8 viktimave të pafajshme të komunizmit, por ky Memorial shërben gjithashtu edhe si një detyrim ndaj brezave të ardhëshëm për tu kujtuar atyre, krimet e komunizmit me shpresën që ato krime barbare të mos përsëriten kurrë më. Ky Memorial shtë njëherazi edhe një monument që na sjell në mend se e keqja ekziston në këtë botë dhe si e tillë shoqëria duhet të përballet me të.

Vendosja e këtij monumenti kushtuar burrave të kësaj ane, në Breglum të Shalës, rrethi Shkodër, është një ditë gëzimi por edhe një ditë vajtimi. Të gëzuar dhe kryelartë për këta vëllezër shqiptarë, të një gjaku e një Kombi, të cilët heroikisht, kanë dhenë jetën duke qendruar besnikë ndaj fesë së tyre dhe Kombit të vet – besnikë ndaj lirisë, drejtësisë, besës e burrënisë, nderit dhe të drejtave të njeriut.

Ditë vajtimi –se na kujton një grup të vogël fanatik shqiptar i influencuar nga një ideologji e pa fe dhe e pa atdhe, komuniste sllavo-aziatike, një grup i dalur nga i njëjti Komb, por që në emër të kësaj ideologjie vriste e priste bijtë më të mirë të Kombi Shqiptar sepse nuk pajtoheshin me të. Mos përabllimi, zyrtarisht, me këtë të kaluarën komuniste dhe mos dënimi i krimeve të komunizmit nga Shqipëria, mbetet sot e kësaj dite një njollë e madhe – 30-e sa vjet pas rënjës së komunizmit zyrtar.

Por, megjithëktë, më në fund, e mira dhe e verteta triumfojnë gjithmonë kundër së keqës dhe gënjeshtrave. Duke ndenjur besnikë ndaj idealeve dhe vlerave më të larta të fesë dhe Atdheut, këta heronjë na kujtojnë se me sakrificën e tyre sublime, sipas frazës latine, “Vinci, Vincimus”. Ata edhe “Të mundur, fituan!

Ky memorial, do të thoshte At Zef Valentini, njëri prej albanologëve më të mëdhej, “Dëshmon se jo vetëm që Shqipëria ka pasur martirë të spiritualizmës e të demokracisë, në krahasim, më shumë se çdo vend tjetër, por njëherazi tregon edhe se shpirti i tyre ndër ata që mbetën gjallë e përkujtojnë sot, nuk është shëndërruar në një ankim të kotë, në një shpirt vëllavrasës, por vazhdon të jetë ndërtues i një ndërgjegje kombëtare me mendime e caqe të prehta, por me ndjesi drejtpeshimi e bashkimi.”

Urime familjes Gjin Markaj dhe Dedë Prenaj të cilat ideuan dhe mundësuan vendosjen e këtij Memoriali në Shalë kushtuar 8 burrave të vrarë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, por edhe të gjithë atyre që ndihmuan në realizimin e kësaj nisme.

I paharrueshëm qoftë kujtimi i martirëve të Kombit Shqiptar të cilët dhanë jetën për “Fe, Atdhe e Përparim” — për liri e demokraci, për të gjithë dhe pa dallim!

“Sot, nuk mundem të mosh edh vështrimin përtej detit, ku Kisha heroike në Shqqipëri tronditet thellë nga persekutimi gjatë, por që njëkohësisht, edhe pasurohet nga dëshmia e martirëve të saj, ipeshkbij, meshtarë, rregulltarë e besimtarë të thjeshtë…”Papa Gjon Pali II, Otranto, Itali, Shtataor, 1980

“…Ty, o popull fisnik shqiptar, ta drejtoj përshëndetjen time të ngrohtë dhe të dashur! I dimë të gjitha ngjarjet e trishtueshme që të është dashur të përballosh, veçanërisht në 25 vitet e fundit. Vite të një mundimi të vërtetë, pasojat e të cilit, koha me vështirësi do të arrijë t’i fshij dhe që Evropa dhe e gjithë bota nuk duhet t’i harrojë!” Papa Gjon Pali II, Aeroporti Rinas, Tiranë, Prill, 1993

Një mesazh nga mësuesja e shqipes në mërgim Mimoza Qarreti-Elshani

0

Nga: Nexhmije Mehmetaj

Në ngulimet shqiptare në Zvicër « Lidhja e Arsimtareve dhe Prindërve Shqiptarë « Naim Frashëri » prej tri dekadash ka formuar rrjetin e shkollave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Shkolla të mësimit plotësues të gjuhës shqipe ka në shumë kantone të Zvicrës.
Synimi i këtyre shkollave është që brezi i ri shqiptar të zotërojë sa më mirë gjuhën amtare në të folur, të lexuar, të shkruar, të njoh në vija të përgjithshme letërsinë shqipe, historinë dhe gjeografinë e Shqipërisë, Kosovës e mbarë trojeve kombëtare, si dhe pasurinë shpirtërore e kulturore të trashëguar brez pas brezi.
Funksionimi dhe efektiviteti i këtyre shkollave merr një rendësi të madhe për shqiptarët e diasporës, krahas integrimit në shoqërinë pritëse ata do të ruajnë dhe identitetin kombëtar për mes gjuhës shqipe.

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor biseduam me Mimoza Qarreti-Elshani, mësuese e gjuhës shqipe për fëmijët mërgimtarë në Llugano të Zvicrës.

Mimoza ku i ka themelet e të parëve?

Unë jam lindur dhe rritur në Kosovë, kam përfunduar studimet në shkallën Master në gjeografi. Prej disa vitesh jetoj dhe punoj në Zvicër.

Në ç ‘vend mbahet mësimi shqip dhe a mendoni se prindërit po bëjnë ç ‘mos që fëmijët e tyre ta mësojnë gjuhën amtare shqipe?

Mësimi mbahet nê Scuola Media në Massagno dhe në Scuola media 1 në Bellinzona.
Fatkeqësisht jo të gjithë prindërit e kuptojnë që zotërimi i gjuhës shqipe është i rëndësishëm për fëmijët e tyre.
Kam rastisur në prindër për të cilët të folurit pastër shqip nuk është aq i rëndësishëm, edhe nëse fëmijët e tyre nuk dinë ta dallojnë gjininë mashkullore dhe femërore ka pak rëndësi. Për disa prej tyre ka rëndësi që fëmijët e tyre të dinë mjaftueshëm vetëm të folurit në gjuhën shqipe duke mos llogaritur shprehitë tjera siç është të shkruarit dhe të lexuarit.
Fatmirësisht ka edhe të tillë të cilët bëjnë sakrifica dhe i mbështesin fëmijët e tyre.
Aktualisht kam të bëjë me prindër të mrekullueshëm dhe nxënës të shkëlqyer.

Si e përjetuat ditën e parë të mësimit shqip? Cila është e veçanta e kësaj dite?

Është ndjenjë të cilën nuk mund ta përshkruaj me fjalë, por thjesht mund të them shumë e gëzuar dhe e plotësuar.
Unë jap mësim dhe në shkollat zvicerane dhe pothuajse gjithmonë kam takuar nxënës me origjinë shqiptare. Pyetja e parë e cila më është bëre ka qenë: profesoreshë a mund të flisni në gjuhën shqipe dhe të na tregoni diçka për vendin tonë.
Unë e lumtur u tregoja shumë gjëra për atdheun tonë, dhe njëkohësisht ëndërroja: Qe një ditë do të ua mësoj nxënëseve shqiptarë gjuhën e ëmbël shqipe, dhe fatmirësisht kjo ëndërr më është realizuar. Përpiqem që të jap më të mirën për ta.

Cilat janë sfidat e shkollës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Lugano?

Shkolla jonë ka sfida të ndryshme, por me vullnetin dhe dëshirën jemi duke korrur sukses.
Numri i nxënëseve dukshëm është rritur, por për hir të korrektësisë, duhet cekur që nuk kemi mbështetje financiare nga institucionet shtetërore, dhe kjo është një ndër sfidat me të cilat jemi duke u ballafaquar.

Çfarë do t’i porositni prindërit shqiptarë?

Prindër dërgoni fëmijët në shkollën shqipe, se shkolla për ta është hapur, për ta ruajtur dhe trashëguar gjuhën e prindërve vendi i duhur është sidomos shkolla. Mbi të gjitha mësimin e gjuhës shqipe e ka detyrim kombëtar çdo fëmijë shqiptar. Mos hezitoni flisni shqip me fëmijët dhe sillini ata në shkollë!

Gjenevë 28. 09.2023 

Serbi – Kosovë: Luftë ose Paqe 2023

1

Sipas Ministrisë së Brendshme të Kosovës, një polic ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në një sulm të armatosur të dielën në veri të Kosovës. Policia e Kosovës ka rrethuar rreth 30 zaptues në fshatin Banjskë në afërsi të qytetit të Mitrovicës.

Qeveria e Kosovës publikoi imazhe ku shihen burra me armë luftarake të këmbësorisë dhe jelek antiplumb, si dhe një xhip dhe një automjet të blinduar transporti. Nga rrjedha e incidentit rezulton se ai ishte përgatitur dhe drejtuar në mënyrë profesionale nga Beogradi.Me sa duket një patrullë e policisë së Kosovës u josh fillimisht në një pritë. Zyrtarët kishin zbuluar dy kamionë pa shenja në një urë që bllokonte hyrjen në Banjska. Kur mbërritën policë të tjerë, sulmuesit hapën zjarr ndaj tyre.

Josep Borrell dënon dhunën, si gjithmonë. Ai përsëriti kërkesën e tij ndaj Vuçiçit që sulmuesit të dorëzoheshin. Borrel duhet ta dijë se ajo që ndodhi të dielën nuk do të kishte ndodhur pa dëshirën dhe vullnetin e autokratit Vuçiç në koordinim me Moskën.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pohoi në një konferencë shtypi të transmetuar në televizionin shtetëror në Beograd të dielën në mbrëmje se vetëm Kurti ishte fajtori për konfrontimin e përgjakshëm. Ai do të provokonte serbët në Kosovë dhe “për fat të keq disa serbë ranë në këto provokime”. Vrasja e oficerit të policisë së Kosovës ishte e “dënueshme”, shtoi ai. Askush nuk ka nevojë për diçka të tillë, më së paku popullit serb.

Thëniet më kujtojnë fjalët e Putinit në vitin 2014 kur ai pushtoi Krimenë.Veprimet luftarake të së dielës ishin incidenti më i keq në marrëdhëniet e tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë që nga viti 1998.

Sigurisht, e njëjta lojë si sulmi terrorist serb në pranverën e vitit 2023, në të cilin disa ushtarë të NATO-s u sulmuan nga ushtarakë serbë të shërbimit sekret serb që vepronin fshehurazi.

Në thelb, ky ishte një sulm i drejtpërdrejtë ndaj ushtarëve të NATO-s në pranverë. Brukseli dhe Uashingtoni duhet të kishin reaguar krejtësisht ndryshe.
Sa herë që Putini është në telashe në Ukrainë, si në pranverën e vitit 2023 dhe përsëri tani, Rusia përpiqet t´i jap hov konfliktit në Ballkan përmes shtetit vasal rus të Serbisë.
Nuk duhet harruar se Republika e Kosovës, e cila tani banohet pothuajse vetëm nga shqiptarë, u shkëput nga Serbia me ndihmën e NATO-s në vitin 1999 pas krimeve të luftës serbe kundër popullatës civile shqiptare të Kosovës dhe shpalli pavarësinë në vitin 2008. Pse u bë kjo? Republika e Kosovës u themelua dhe u vu nën mbrojtjen e NATO-s për të parandaluar një tentativë të përsëritur për gjenocid nga Serbia.

A mund t’i besohet Vuçiçit? Jo, si mund t’i besojmë ish-ministrit të propagandës së kriminelit të luftës Millosheviç, i cili kurrë nuk hoqi dorë nga politika nacionaliste e babait të tij birësues Millosheviç?

Vuçiç është pak më i zgjuar se Millosheviç, ai nuk shkon në konfrontim të drejtpërdrejtë, por ka 10 vjet që përdor mjetet e luftës hibride, të cilat përfshijnë edhe fushata të fuqishme dezinformuese kundër politikanëve properëndimorë, siç është lideri i opozitës Sali Berisha, i cili udhëhoqi Shqipërinë në NATO dhe ishte një nga figurat kryesore në fitoren e shoqërisë civile ndaj kriminelëve të luftës në Beograd gjatë Luftërave Ballkanike.
Mijëra njerëz marshuan drejt katedrales së Shën Savës në Beograd në janar 2019.

Një vend ku kriminelët serbë të luftës takoheshin shpesh me kënaqësi në vitet 1990.

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe homologu i tij rus Vladimir Putin iu drejtuan njerëzve atje në janar 2019. Njerëzit mbanin pankarta me fotot e Putinit, me mesazhe të tilla si “Putin, ne të duam” dhe “Serbët dhe rusët – miqësi e përjetshme”. U kënduan këngë ruse. “Putini po na ndihmon, NATO na ka bombarduar”, thërritën.

Njerëz të organizuar erdhën në kryeqytet nga e gjithë Serbia për të brohoritur Putinin, ashtu si në kohën e komunizmit.

Qindra autobusë ishin parkuar në qendër. Në dritare ishin ngjitur postera me foto të Putinit dhe Vuçiçit. Portali Zajecaronline.com raporton se vetëm nga Zajeçari për në Beograd kanë udhëtuar tetëmbëdhjetë autobusë. Me sa duket, të gjithë ata që aplikuan për të shprehur dashurinë e tyre ndaj Putinit në Beograd, morën rreth dhjetë euro para xhepi dhe bukë me gjalp.

Dy politikanët takohen rregullisht, herë si presidentë shtetesh, herë si kryeministra.

Të dy janë autokratë, një kult personaliteti po ndërtohet rreth të dyve, të dy kanë vënë në linjë mediat në vendet e tyre, edhe në Shqipëri, liria e shtypit po kufizohet në të njëjtën kohë dhe shteti i së drejtës është bërë jofunksional. Të tre kanë copëtuar opozitën e tyre, ata e shohin BE-në si një krah të zgjatur të BE-së NATO-s.​Serbia është shtylla kryesore e Rusisë në Ballkan.

Putin i dha mikut të tij Vuçiç Urdhrin e Meritës Alexandër Nevsky në janar 2019. Kjo nuk ndodhi pa arsye; ky është një nga nderimet më të larta në Rusi.
Vuçiç ia ktheu favorin me një pritje fantastike dhe turma brohoritëse.

Rreth 80 ekipe të mediave ruse kanë regjistruar se sa shumë serbët e duan Vladimir Putinin.

Pasi Mali i Zi sllavo-ortodoks u bë anëtar i NATO-s gati dy vjet më parë, dhe Maqedonia sllavo-ortodokse do të bëhet anëtare e NATO-s këtë vit, Putini po tregon se Rusia ka ende një bazë në Ballkan – domethënë Serbinë, dhe ajo ende po e mban për këtë sot.

Dhe Vuçiç, i cili po vihet nën presion në rritje nga perëndimi për të njohur pavarësinë e Kosovës, po tregon në mënyrë demonstrative se sa e ngushtë është miqësia dhe partneriteti i tij me Rusinë.

​Përveç demonstrimit të dashurisë dhe miqësisë, midis Serbisë dhe Federatës Ruse u nënshkruan shumë kontrata ekonomike me vlerë qindra milionë euro: Kompanitë ruse supozohet të modernizojnë hekurudhën serbe, një hekurudhë që supozohet të hapë të gjithë Gadishullin Ballkanik. Një rol shumë të rëndësishëm luajtën edhe konsideratat ushtarako-strategjike të serbëve dhe rusëve.

Armatimi i Serbisë me armë dhe pajisje ushtarake ruse do të vazhdojë dhe të dy vendet do të bashkëpunojnë edhe në fushën e teknologjisë së lartë në të ardhmen, madje edhe në programet civile bërthamore dhe eksplorimin e hapësirës.

Në të njëjtën kohë, projekti i infiltrimit të Rusisë Open Balkan organizohet që nga viti 2017 nga ish-ministri i kriminelit të luftës Millosheviç, Vuçiç, që dëshiron të themeloj një Jugosllavi 2.0, së bashku me protagonistët e projektit Rama, dhe marrëveshjet janë bërë, tëcilat nuk janë anuluar nga të dy kryeministrat deri më sot.

​Vetëm kaq: Ky projekt ndikon drejtpërdrejt në stabilitetin e Ballkanit dhe në këtë mënyrë prek edhe interesat e politikës së sigurisë të BE-së dhe SHBA-së që nga viti 2017.
​Opozita në Shqipëri, nën drejtimin e kreut të PD-së, Sali Berisha, siguroi që Shqipëria të largohej nga Traktati i Varshavës së Moskës dhe në mënyrë të vazhdueshme, siç bëjnë gjithmonë shqiptarët, e udhëhoqi Shqipërinë në NATO dhe ia doli në fund të vitit 2013 që BE-ja t´ i ofronte Shqipërisë anëtarësimin.

Një hap i jashtëzakonshëm, i guximshëm në drejtim të shoqërive civile perëndimore nga opozita aktuale shqiptare. E paimagjinueshme pa qëndrimin konsistent të aktorëve properëndimorë në Shqipëri dhe Kosovë.

Pas Dardaneleve, Rusia nuk kishte asnjë ëndërr tjetër, asnjë ëndërr më të madhe se Durrësi. Rusët kanë kërkuar hyrje në Adriatik për shekuj me radhë, ashtu siç kishin bërë me Krimenë nën Katerinën e Madhe. Tito dhe Hoxha ua kishin mohuar këtë rusëve.

Ata që e njohin historinë e dinë mirë se objektivi më i madh në Ballkan ishte Durrësi, sigurisht përmes Serbisë, pas Serbisë ishte gjithmonë Rusia.
Sigurimi i shtetit shqiptar, i karakterizuar nga partia socialiste, organizata pasardhëse e së cilës është partia e sotme Rama, ndërtoi një urë me shërbimin serb, e cila tashmë ishte e lidhur ngushtë me KGB-në në Moskë dhe ruan këtë strukturë koordinuese joformalisht edhe sot e kësaj dite. Ramiz Alia dhe Millosheviçi bënë gjithçka për të qëndruar në pushtet, gjë që në fund çoi në luftërat ballkanike të serbëve.

Ishte një kohë kritike, në vitet ’90, kur agjencia serbe mbështeti regjimin e Ramiz Alisë në Shqipëri dhe të njëjtat veprime u bënë edhe në Kosovë. Në atë kohë, agjencia serbe kishte në dispozicion rreth 40 milionë dollarë për destabilizimin në Shqipëri dhe Kosovë, një pjesë e madhe e të cilave vinte nga Moska.

Kjo agjenci serbe u përpoq të destabilizonte lëvizjen reformuese në Ballkan, përmes dezinformimit, përmes blerjes së përfaqësuesve të shtypit, politikanëve, d.m.th. me metoda tipike, apo përmes projekteve destabilizuese, siç është i ashtuquajturi skandali piramidal.

Synimi ishte gjithmonë diskreditimi i forcave properëndimore dhe nëse ishte e nevojshme, neutralizimi i tyre. Nëse dështoi lufta u zhvillua, kështu mund të shpjegohen edhe luftërat ballkanike mes viteve 1991-1999.Me ndërhyrjen e NATO-s dhe veçanërisht të Gjermanisë në luftërat fizike të Serbisë në vitin 1999, Rusia dhe Serbia u rikoordinuan veten.

Projekti i integrimit rus “Ballkani i Hapur” i orkestruar nga Serbia dhe Rama, Shqipëri. Fillimisht projekti u quajt “Mini-Shengen” dhe pas ndërhyrjes nga Moska u quajt më pas “Ballkani i Hapur”.

Qëllimi është integrimi i Gadishullit Ballkanik në sferën e ndikimit të Rusisë, pra Serbisë dhe Bashkimit Ekonomik Euroaziatik dhe neutralizimi i Republikës së Kosovës.
Në vitin 2018, Rama punësoi një shqiptar me origjinë kosovare si Ministër të Jashtëm për të thelluar projektin.

Synimi ishte sigurisht shpërbërja e Republikës së Kosovës, një pjesë e saj duhej t’i jepej Serbisë dhe një pjesë më e vogël të integrohej në Shqipëri.

Siç u diskutua në vitin 2019 dhe u përhap edhe në media, Serbia duhet të përfshihet në këtë projekt si zëdhënëse e shteteve të Ballkanit. Me këtë projekt, Rama në thelb kishte hequr dorë nga një pjesë e sovranitetit shtetëror të Shqipërisë. Marrëveshjet nuk janë ndërprerë deri më sot.

Rama dhe Vuçiç janë në thelb zjarrvënësit në Gadishullin Ballkanik dhe në fund të fundit të dy janë politikisht dhe faktikisht përgjegjës për atë që u pa të dielën dhe përshkallëzimi do të çohet përpara në muajt e ardhshëm, të dy vazhdojnë të luajnë rolet e tyre të ndryshme.

Bisedimet e BE-së dhe SHBA-së në pranverën e 2023 ishin, si gjithmonë, bisedime pa përparim. Bisedimet mes dy vendeve të ndërmjetësuara nga BE mbetën pa zgjidhje, njësoj me SHBA-në. Vendimi person non grata i SHBA-së ndaj shefit të inteligjencës serbe ishte në fund të fundit një frazë e vogël e administratës amerikane.
Mendoj se shefi i shërbimit sekret serb e ka parë këtë si një çmim, një vlerësim dhe jo një dënim, siç kam dëgjuar.

Në shkurt, BE prezantoi një plan me dhjetë pika për t’i dhënë fund krizës.
Kurti dhe Vuçiç dhanë pëlqimin e tyre në atë kohë, por me disa rezerva që ende nuk janë zgjidhur. Kurti bëri një punë shumë të mirë atëherë, por Vuçiç siç thashë, nuk është një person i besueshëm, ai është partner i Rusisë.

Pastaj erdhën aktet e dhunës së serbëve ndaj ushtarëve të NATO-s dhe tani këto vrasje të kosovarëve nga serbët.
BE-ja kohët e fundit fajësoi palën kosovare për një vonesë, sepse ajo nuk donte të pajtohej me formimin e një asociacioni të komuniteteve serbe të kërkuar nga BE-ja dhe Serbia. Megjithatë, Prishtina e sheh këtë si një përpjekje për të hedhur themelet për një shkëputje të mëvonshme të veriut serb. Kurti ka të drejtë me këtë frazë.

BE paralajmëroi të dy vendet se angazhimet e marra nga Serbia dhe Kosova në shkurt “janë të detyrueshme për to dhe luajnë një rol në rrugën evropiane të palëve”.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, “dënoi fuqishëm sulmet e orkestruara, të dhunshme ndaj policisë së Kosovës në maj të vitit 2023”, shkroi ai në Twitter (X). Policia e Kosovës ka “përgjegjësi të plotë dhe legjitime për zbatimin e sundimit të ligjit në përputhje me kushtetutën dhe ligjet”.

Në një deklaratë në Twitter (X), Ministria e Jashtme Austriake dënoi në termat më të ashpër “sulmin e urryer ndaj policëve të Kosovës” në maj 2023. Dhuna duhet të ndalet menjëherë dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të sillen para drejtësisë, tha ajo .
Po çfarë ndodhi? Asgjë. A janë paditur anëtarë të shërbimit sekret serb?
A i ka ndalur Serbia projektet e saj të destabilizimit? Jo, përkundrazi, siç e pamë të dielën, Serbia po e shtyn angazhimin e saj.
Tani po pushkatohen edhe policë kosovarë dhe shqiptarë. Kjo më kujton shumë vitin 1998.
Sulmuesit ishin profesionistë dhe të armatosur rëndë të dielën. Një veprim i ngjashëm me atë që rusët bënë në Krime në 2014.

Mirëpo, destabilizimi ushtarak i Republikës së Kosovës nuk bëhet përmes okupimit, por përmes veprimeve individuale ushtarake, të ashtuquajturat thumba të vogla. Ajo që mungonte ishte që grupi paraushtarak të vishte Z-në; Vuçiç nuk guxoi ta bënte këtë ende. Megjithatë, gjërat do të ndryshojnë nëse Ukraina humbet luftën aktuale.
Që nga viti 1991 ka qenë e qartë se qeveria qendrore jugosllave e dominuar nga serbët nuk ishte e përgatitur të pranonte shpërbërjen e shtetit multietnik të dëshiruar nga shumica e republikave pa kundërmasa të dhunshme.

Ndërsa Sllovenia dhe Kroacia ishin në gjendje të grumbullonin mjaftueshëm substancën e tyre për të mbështetur pretendimin e tyre për sovranitet dhe udhëheqja jugosllave e kuptoi shpejt se e saja nuk do të mjaftonte për të parandaluar shkëputjen, situata në rastin e Bosnje-Hercegovinës ishte tashmë ndryshe: Interesat e forta ekonomiko-industriale, afërsia relative me bazën strategjike dhe përbërja multietnike e popullsisë me një grup të fortë etnik serb ishin arsye të rëndësishme për përpjekjen e dhunshme të udhëheqjes jugosllave për ta mbajtur këtë republikë brenda shtetit, me luftë masive.

Komuniteti ndërkombëtar ndërhyri vetëm pasi shkeljet e të drejtave të njeriut në Bosnje, tashmë të njohura nga Sllovenia dhe Kroacia, u përshkallëzuan dhe në fund kërcënuan me zhdukjen e një pakice të tërë etniko-fetare.

Marrëveshja e Dejtonit në vitin 1995, me të cilën shtetësia e Bosnjës u njoh përfundimisht nga të gjitha palët, erdhi vetëm pasi Perëndimi mbështeti ushtarakisht Kroacinë dhe muslimanët boshnjakë dhe ndërhyri në vetë konfliktin. Para kësaj, angazhimi i OKB-së në formën e masave diplomatike dhe forcës paqeruajtëse UNPROFOR kishte dështuar në rrethana kthjelluese dhe ndonjëherë dramatike.

Në rastin e Kosovës, siç dihet, gjërat ishin edhe më të ndërlikuara: Ish-republika u inkorporua në republikën serbe në vitin 1987 dhe udhëheqja serbe promovoi sistematikisht mitin e zemrës historike serbe. Shumica shqiptare u privua masivisht nga e drejta e të drejtës. Qëllimi ishte fshirja kulturore e ADN-së shqiptare.
Përveç kësaj, duke pasur parasysh shumicën shqiptare në Kosovë dhe në dritën e paqëndrueshmërisë relative të mjedisit shtetëror, i cili ishte veçanërisht i dukshëm në Shqipërinë e vitit 1997, si dhe pakicave të rëndësishme shqiptare në Maqedoni, për shembull, problemi u ngrit për ndërkombëtarët. Një konflikt i përshkallëzuar në Kosovë de facto vuri në pikëpyetje stabilitetin e të gjithë rajonit në një masë të panjohur më parë.

Kjo doli përfundimisht nga politika e vazhdueshme represive serbe, e cila vazhdimisht mohonte të drejtat e pakicës kosovare dhe dëshirën në rritje të grupit të popullsisë shqiptare për liri dhe pavarësi në të njëjtën masë.

Komuniteti ndërkombëtar fillimisht reagoi me përpjekjet e ndërmjetësimit diplomatik, të cilat në fund duhej të përforcoheshin nga kërcënimi i përdorimit të forcës ushtarake për shkak të qëndrimit intransigjent të Serbisë.

Qeveria jugosllave më pas ndoqi një strategji dypjesëshe: përshpejtimin e krijimit të një fakti të kryer në Kosovë dhe vonimin e veprimit nga bashkësia ndërkombëtare.
Sot mund të konsiderohet e sigurt se negociatorët serbë në Rambuje nuk kishin mandat për të pranuar një zgjidhje në interes të perëndimit, ndërsa në Kosovë u nis “Operacioni Patkoi”, i cili kishte për qëllim edhe shkatërrimin e UÇK-së dhe krijimin e pastërtisë etnike ” dhe kështu duhet të ndikonte si fakt i kryer.

Në të njëjtën kohë, llogaritja serbe ishte se një mandat i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili përgjithësisht konsiderohej i nevojshëm për ndërhyrje ushtarake nga komuniteti ndërkombëtar, nuk do të vinte falë mbështetjes së aleatit në Moskë. Vetëm kur operacioni i NATO-s e bëri të qartë se Gjermania dhe SHBA-ja po argumentonin se kjo nuk po funksiononte, se qëllimet e tyre strategjike nuk ishin më të arritshme, se një ndarje në aleancë nuk arrihej dhe kërcënonte me asgjësimin e vehtes , devijimin.
Ndërkohë, qeveria në Prishtinë i ka shtyrë të dy projektet – zgjedhjet lokale dhe vendosjen e targave të reja – ndoshta për shkak të presionit të BE-së dhe veçanërisht SHBA-së.

Në maj 2023, Perëndimi gjithashtu i kërkoi Serbisë që të sigurojë relaksim. Çfarë ndodhi tani, serbët qëllojnë në shënjestër policët e Republikës së Kosovës.

Duke parë zhvillimet në vitet 1990, mund të shohim qartë se Perëndimi po bën të njëjtat gabime. Besohet se Beogradi do të dorëzohet, por nuk është kështu. Vuçiç, ashtu si Putini është shumë i drejtpërdrejtë në strategjinë e tij.

Vuçiç kupton vetëm një gjuhë dhe ajo është gjuha e pushtetit, ekonomike dhe ushtarake.

Gjenerali Milan Mojsiloviç ishte në Moskë më 5 gusht 2019, ku gjithashtu diskutoi dhe ra dakord për mbështetjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë. Pak kohë më vonë, Vuçiq mori medaljen më të lartë të Rusisë nga Putin në Beograd.

“Rusia si partner strategjik do të vazhdojë të na ofrojë mbështetje të shumëllojshme”, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjenerali Milan Mojsiloviq, duke shpjeguar se kemi mbështetjen e Ushtrisë Ruse për sfidat në Kosovë dhe Metohi.

Ai më tej tha se në mënyrë specifike në Moskë e kanë analizuar situatën në Kosovë dhe Metohi dhe ka shpjeguar se hapat e njëanshëm të Prishtinës kërcënojnë situatën e sigurisë.

“Ne kemi marrë mbështetje nga udhëheqja ushtarake ruse se si punojmë në lidhje me Kosovën. Sigurisht, siguria e serbëve është veçanërisht e rëndësishme për ne, jo vetëm në veri të Kosovës dhe Metohisë, por në të gjithë krahinën”, tha ai.

Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratës së shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë se Serbia ka mbështetjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë.Haradinaj ka shkruar në Facebook se i ka kujtuar Mojsiloviqit, të cilin e quajti “komandant i ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të Serbisë”, se “Millosheviçi mendonte njësoj, por performoi dobët”.

Po çfarë ka bërë BE? Mojsiloviçit i është ofruar në disa raste mundësia për të marrë pjesë në bisedimet ndërmjet NATO-s dhe institucioneve të tjera në Bruksel. Prandaj, Moska dhe Beogradi u lejuan të fitojnë zyrtarisht një pasqyrë të arkitekturës së sigurisë së NATO-s dhe BE-së. Një veprim problematik i BE-së dhe NATO-s.

Kjo sjellje e komunitetit ndërkombëtar në vitet 1990 për fat të keq po përsëritet për momentin, siç shihet në veprimet e pafuqishme të përfaqësuesit të BE-së për punë të jashtme Joseph Borell sërish të dielën apo veprimet jo kreative të përfaqësuesit amerikan Escobar.

Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli pavarësinë në mënyrë të njëanshme, pra kundër vullnetit të Serbisë. Siç kishin bërë më parë Kroacia, Sllovenia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina.

Kushtetuta e Kosovës hyri në fuqi më 15 qershor 2008, duke vendosur statusin e saj sovran.

Serbia refuzoi të jepte pëlqimin e saj për pavarësinë e Kosovës; më 15 gusht 2008, ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiq parashtroi një ankesë në Kombet e Bashkuara dhe shprehu dëshirën për një mendim nga gjykata ndërkombëtare e drejtësisë. Kjo nismë u miratua më 8 tetor 2008 me 77 vota pro, 74 abstenime dhe gjashtë vota kundër.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e bëri të qartë se shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare.
Vendimi u shpall më 22 korrik 2010 nga presidenti i gjykatës, Hisashi Owada.

Në këtë drejtim, nuk mund të ketë regres të mëtejshëm ndaj këtij vendimi. Vuçiq dhe të tjerët duket se e anashkalojnë situatën ligjore, e kuptueshme, pse Vuçiqit, Putinit dhe Ramës kujdesen për një vendim gjykate.

Nga këto ngjarje mund të konkludohet në vijim, veçanërisht në dritën e gjetjeve të akteve terroriste serbe të dielën:

  1. Konstatimet nga ngjarjet dhe zhvillimet në Ukrainë dhe në Republikën e Kosovës në atë kohë janë se forca ushtarake është së paku ende e nevojshme në Evropën e shekullit të 21-të për të ndalur dhunën ndaj pakicave dhe shkeljen e të drejtave të njeriut. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Ballkanin.
    Kjo do të thotë se trupat e KAFOR-it duhet të plotësohen me 5,000 burra të tjerë dhe gjithashtu duhet të konsiderohet një dislokim shtesë i OKB-së. Republika e Kosovës, Maqedonia, Shqipëria dhe të tjerat duhet të pajisen me pajisje ushtarake efikase, veçanërisht për sigurinë e hapësirës ajrore, por edhe për sigurinë kufitare nga SHBA-ja dhe Evropa. Është e papranueshme sjellja e qeverisë federale gjermane nën udhëheqjen e SPD-së për mospajisjen e policisë së Kosovës me armët e duhura.
  2. Për më tepër, situata aktuale juridike ndërkombëtare duhet të pranohet nga të gjitha palët. Nëse nuk është kështu, siç mund të supozohet pas aktit terrorist serb në fundjavë, nuk mund të ketë zgjidhje me Serbinë.Megjithatë, nëse të dyja palët duan të pranojnë situatën ekzistuese sipas ligjit ndërkombëtar, ato duhet të bien dakord për atë që është realisht në rrezik. Në thelb, nëse duam t’u besojmë serbëve, sigurisht që ka të bëjë me mbrojtjen e pakicave shqiptare dhe boshnjake në territorin serb dhe mbrojtjen e pakicave serbe në territorin e Republikës së Kosovës.Nëse është kështu, një zgjidhje mund të gjendet, pasi ne gjermanët negociuam me RDGJ në fillim të viteve 1970 dhe me Danimarkën në mesin e viteve 1950. Rastësisht, projektet shumë të suksesshme dhe përmbajtja e tyre mund të transferohen lehtësisht në situatën në Ballkan. Kjo strategji do të duhej të kombinohej paralelisht me një proces të përshpejtuar të pranimit në BE për të gjitha vendet e Gadishullit Ballkanik.
  3. Beogradi duhet t’i ekstradojë autorët dhe planifikuesit e aktit terrorist të së dielës në Republikën e Kosovës në mënyrë që të bëhet një hetim i duhur dhe gjykim penal.
  4. Për më tepër, duhet të negociohet një marrëveshje në të cilën Serbia do të jetë përgjegjëse për dëmet e luftës në vitet 1998/1999, gjegjësisht për çështjen e dëmshpërblimeve, e cila vlen edhe për kompensimin e familjeve të policëve kosovarë të vrarë në fundjavë.

Po përfundon tranzicioni në stabilizimin e religjionit orthodoks në Shqipëri

0

Nga: Prof. Pirro Prifti , Tiranë

Shumë kush mund të habitet, por egziston dhe tranzicioni në fushat klerikale dhe religjioze. Një nga këto është dhe komuniteti ynë orthodox dhe klerikët e tij të përfshire në Autoqefalinë shqiptare e cila ashtu si vëndi ynë dhe religjionet e tjera, ka pësuar goditje të rënda deri në asgjësimin e saj nëpërmjet Ligjit për shtetin e vetëm Ateist në botë.. Shqipëria për 35 vite mbeti pa religjion nga komunistët. 

Nga 1967 deti në 1992 kur u ndaluan funksionimi i kishave e xhamive, kur komuniteti orthodoks shqiptar pësoi goditjen më të rëndë që nga koha e pushtimit osman, aktualisht kaloi në vdekjen e kishës autoqefale shqiptare. 

Anastasios Janullatos

Duhet pranuar se ardhja e demokracise solli Kryepeshkopin Anastas ne 1992 i cili e ringjalli Kishen Orthodokse Autoqefale Shqiptare , dhe deri në ditet e sotme ka punuar jashtzakonisht për përmiresimin e kushteve, ndërtimin e konstruksionin e kishave, hspjen e kopshteve, shkollave dhe kolegjit universitar , botimin e gazetes Ngjallja, hapjen e mensave për të varfërit, botimin e dy revistave fetare, pra nje ringjallje reale dhe graduale, ashtu si Noli yne i madh e beri te flase Krishtin shqip, edhe Kryepeshkopi Anastas e ringjalli KOASH. 

 Orthodoksia shqiptare tashme po del nga ‘reanimacioni’ dhe po stabilizohet për të dalë nga spitali i semundjeve religjioze. Por dëmtimi i rëndë ka dhënë efektet anësore të saj, të cilat Kryepeshkopi Anastas nuk ka mundur ti shëroje qoftë për shkak të mosnjohjes historike e religjioze shqiptare qoftë për shkak të ekipit i cili nuk e ka orientuar drejtë për problemet shpirtëroro- historike shqiptare, qoftë për shkak të presionit të politikës greke.  

Një nga aspektet më të veccanta të orthodoksisë shqiptare të drejtuar nga intelektualët shqiptarë dhe klerikët shqiptarë është patriotizmi dhe kontributi i tyre baza nësi në formimin e shtetit shqiptar ashtu dhe nëmbrojtjen, arsimin dhe kulturën e vëndit. 

Këto probleme që duhen zgjidhur e mbajne të përcarë komunitetin orthodoks shqiptar. Këto i kemi shtruar e sugjeruar me shkrim Krepeshkopit Anastas në formën e Promemories, por edhe me faktin se orthodoksia shqiptare ka qënë e mbetet shumë patriotë qoftë në bërjen e shtetit shqiptar, qoftë në kontributin në kongresin e Manastirit, qofë në bërjen e Hymnit shqiptar, qoftë në propozimin e flamurit të Skënderbeut nga klubi i bukureshtit, qoftë në bërjen e këngëve patriotike, qoftë në rindertimin e vendit. Pra është nje komunitet religjioz orthodoks por edhe patriot dhe që bashkëjeton me religjionet e tjera në mënyre të shkelqyer, madje është një komunitet nga më të kulturuarit dhe të arsimuarit me nivelin më të ulur të kriminalitetit nëraport me komunitetet e tjera dhe ateistët.  

Trazicioni mund të përfundoje pas Kryepeshkopit Anastas nëse zgjidhen edhe cështje jo religjioze . Përse? sepse Greqia e cila është dhe nacionaliteti i Kryepeshkopit Anastas ka patur e ka shume probleme me Shqipërinë. 

Fan Stilian Noli

Në Shqipëri problemi  qëndron ndryshe. Pavarësisht se Kryepeshkopi Anastas e ringjalli KOASH një KOASH te cilin Noli i madh e beri ‘ te flase Krishtin’ shqip që në 1914 dhe mbetet ideatori i Autoqefalisë shqiptare, – problemi religjioz  është shumë sensibël dhe e tejkalon pjesën religjioze. Pse? 

Sepse politika greke (jo populli grek), ka 111 vjet që ka ngacmuar dhe dëmtuar Shqipërinë aq shumë sa dhe sot e kesaj dite nuk kanë hequr ligjin e luftës duke masakruar popullsinë në 1914, duke larguar camët në 1923, duke dëbuar greket e së majtas luftarake greke në 1945, duke bërë provokacionet ne 1949, duke vrarë ushtaret shqiptarë në 1993, duke bërë varret greke në Këlcyrë e Drenovë, duke vendosur pllaka dy gjuhëshe në zonat minoritare, duke hyrë e ndërhyrë sa herë u do qejfi me ministra, kryeministra, kryetare bashkie sa herë ka censusa, e zgjedhje, duke kërkuar ri bërjen e kufirit detar Duket gje normale kjo?  

Kjo ka ndikuar në përcarjen e Komunitetit Orthodoks në Shqipëri me gjithe punën e shkëlqyer të Kryepeshkopit Anastas- mbetet dyshimi se fraza e Nolit qe  ‘greku lufton me kishë’…mund të jetë reale, por delet e humbura nuk po interesohet njeri. 

Visarion Xhuvani

Disa nga aspektet kryesore të pazgjidhura janë: 

 -shqiptarizimi i Kishës Orthosokse duke respektuar dhe nderuar klerikët orthodoksë shqiptare patriotë,  

-rregullimi i disa neneve të KOASH, një nga ato është kalimi nga Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare në Kishë Orthodokse Autoqefale e Shqipërisë, në dukje një gabim I vogël por në fakt është një diferencë e madhe nga e cila kanë lindur debatëe të mëdha .; dhe këtu është djallëzia e politikës greke duke u justifikuar se feja orthodokse nuk ka kombësi, pro në fakt cdo kishë orthodokse shtetërore pëcakton kombësinë si Kisha Greke, Kisha serbe, kisha ruse, kish ukrainase. Atëhere përse të mos jetë ashtu si e vendosi Kongresi i Beratit në 1922 madje dhe pas TOMOS-it Kisha Orthodokse Autoqefale Shqiptare? 

-pranimi i Promemories së Intelektualëve orthodoksë për vendosjen në Kalendarin Orthodoks edhe të klerikëve shqiptarë që drejtuan KOASH nga 1922 e deri në 1967, SI të klerikëve të tjerë patriot, ashtu si ccka bërë çdo vënd tjetër. 

-Heqja e frazës gjatë meshës së përditëshme; ` bekoje shtetin orthodox`!!, Shqipëria është shtet laik, atëhere kush mbetet shtet orthodoks   që mesha shqiptare bekon?? 

– rregullimi i kontradiktave branda kishës të cilat kanë larguar apo afruar njerëz të ndryshëm klerikalë që duhen rivlerësuar 

Në përfundim mund të shprehem se vendosje e një Kryepeshkopi shqiptarnë të ardhmen, do të bashkonte komunitetin e përçarë orthodoks shqiptar (dhe jo të  Shqiperisë), do të realizonte Promemorien e Intelektualeve orthodoksë, dhe do të shmangte ndikimet e huaja mbi KOASH. 

priftipirro2017@gmail.com 

Mitrovicasi që kërcënonte me sulm terrorist shihet në shumë foto me priftin shqiptar Nikolla Xhufka

0
Mitrovicasi Patrik Kurti është arrestuar pak minuta më parë nga Policia e Kosovës, pasi i njejti përmes videove në tiktok kërcënonte se do të kryente vrasje masive të myslimanëve në xhami, transmeton Ditori.
I njejti person në disa video të publikuara po në tiktok vërehet se është në vazhdimësi në shoqëri të priftit nga Shqipëria Nikolla Xhufka.
Prifti në fjalë ka qenë disa here mysafirë nëpër studio të ndryshme televizive në Kosovë, në ndërkohë ende nuk është deklaruar për “shokun” e tij nga Mitrovica që kërcënonte se do t’i sulmonte xhamiat me bomba në ditën e xhuma./Ditori/

ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Në videon e cila  është bërë virale në platformën Tik Tok, i dyshuari kërcënonte me kryerjen e një sulmi në Xhaminë e Madhe në Mitrovicë.

Kryeministri Kurti dhe Ministrja Gërvalla takuan Ambasadorët dhe diplomatët e akredituar në Kosovë

0

Prishtinë, 27 shtator 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, kanë pritur sot në një takim të përbashkët ambasadorët dhe diplomatët e akredituar të misioneve diplomatike në Republikën e Kosovës.

Temë qendrore e këtij takimi ishte sulmi terrorist i datës 24 shtator mbi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit, nga i cili u vra në krye të detyrës, rreshteri i Policisë, tash Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Në adresimin e tyre para diplomatëve ndërkombëtarë, Kryeministri Kurti dhe Zëvendëskryeministrja Gërvalla, i njoftuan diplomatët ndërkombëtarë mbi zhvillimet më të fundit sa i përket situatës së sigurisë në vend, prezantuan qëndrimet zyrtare të Republikës së Kosovës ndaj këtij sulmi terrorist dhe njëherazi kërkuan, që komuniteti ndërkombëtar të dënojë fuqishëm veprimet destabilizuese të institucioneve shtetërore të Serbisë në Republikën e Kosovës.

Gjatë takimit të njëjtë, Kryeministri Kurti dhe Zëvendëskryeministrja Gërvalla, theksuan se Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës edhe një herë kanë dëshmuar profesionalizëm dhe maturi, duke treguar se janë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe paralelisht me këtë angazhimin e tyre për garantimin e integritetit territorial, sigurisë, ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë.

Forhåndsvisning av bilde

Në përfundim të takimit, Kryeministri Kurti dhe Zëvendëskryeministrja Gërvalla kanë ripërsëritur qëndrimin se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara për të bashkëpunuar ngushtë dhe bashkërenduar veprimet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe shteteve partnere, aleate dhe mike për të siguruar paqe dhe siguri në vend dhe rajon.

***

Premijer Kurti i Ministarka Gervala primili na sastanku Ambasadore i Diplomate akreditiranim na Kosovu

Priština, 27. septembar 2023

Premijer Republike Kosovo, Aljbin Kurti, zajedno sa Zamenicom premijera i Ministarkom Inostranih Poslova i Dijaspore, Donikom Gervala Švarc, primio je danas na zajedničkom sastanku ambasadore i akreditovane diplomate diplomatskih misija u Republici Kosovo.

Centralna tema ovog sastanka bio je teroristički napad na Kosovsku Policiju 24. septembra u selu Banjsko u Zvečanu, u kojem je na dužnosti ubijen narednik policije, sada heroj Kosova, Afrim Bunjaku.

Forhåndsvisning av bilde

U njihovom obraćanju pred međunarodnim diplomatama, Premijer Kurti i Zamenica premijera Gervala informisali su međunarodne diplomate o najnovijim dešavanjima u vezi sa bezbednosnom situacijom u zemlji, predstavili zvanične stavove Republike Kosovo prema ovom terorističkom napadu i istovremeno zatražili od međunarodne zajednice da najoštrije osudi destabilizujuća delovanja državnih institucija Srbije u Republici Kosovo.

Tokom istog sastanka, Premijer Kurti i Zamenica Premijera Gervala su istakli da su Vlada i institucije Republike Kosovo još jednom pokazale profesionalizam i razboritost, pokazujući da su na usluzi svim građanima bez razlike i paralelno sa ovim njihovim angažiranjem na garantovanju teritorijalnog integriteta, bezbednosti, zakonitosti i ustavnosti.

Na kraju sastanka, premijer Kurti i Zamenica Premijera Gervala ponovili su stav da su institucije Republike Kosovo posvećene bliskoj saradnji i koordinaciji akcija između Vlade Republike Kosovo i partnerskih, savezničkih i prijateljskih zemalja za osiguranje mira i sigurnosti u zemlji i regionu.

Forhåndsvisning av bilde

Gjeneral Telini, dëshmor i çështjes shqiptare

0

Nga: Nail Draga, Ulqin

  • 100-vjetori i vrasjes se Enrico Tellinit(1923-2023) 

Me rastin e përvjetorëve te ndryshëm është bërë traditë të përkujtohen ngjarje apo personalitete të cilët kanë luajtur rol të rëndësishëm në mjedisin përkatës. Në këtë përvjetor jubilar me rastin e 100-vjetorit te vrasjës se gjeneral  Enrico Tellinit ka qenë obligim i shtetit shqiptar  të organizoj një akademi  solemne, duke vlerësuar lartë angazhimin e tij në përcaktimin e kufirit  mes Shqipërisë e Greqisë. Por, në sajë te qendrimit parimor në favor të drejtësisë do të thot të shqiptarëve ai së bashku me shoqëruesit  u vranë  nga grekët me 27 gusht 1923. Në kohën e Mbretnisë Shqiptare ai u nderua por  në kohën e diktaturës komuniste në Shqipëri në vitin 1947 iu shkatërrua shtatorja për çështje  jo vetëm ideologjike e cila ishte vendosur në vitin 1941,  ndërsa tani  me rastin e 100-vjetorit të rënies së tij ka qenë e udhës që në shenjë  respekti  të rivendoset shtatorja e tij  në Tiranë  apo në Sarandë  me të gjitha nderimet shtetërore!   

Konferenca e  Paqes në Paris me 9 nëntor 1922 e emërtoi gjeneral Enrico Tellinin për kryetar të Komisionit Ndërkombëtar të Përcaktimit të Kufijve në mes Shqipërisë dhe Greqisë. Duke marrë parasysh aspiratat pushtuese të Greqisë ndaj territoreve shqiptare, Komisioni nuk e kishte lehtë të vepronte në terren, sepse kishim të bënim me zonën kufitare e cila nuk ishte definuar nga viti 1913 në mes dy vendeve. Por, në sajë të këmbënguljes së Tellinit  duke njohur realitetin në terren fshatrat  Pobickë dhe Radat në Leksovik, Peshkëpi, Rrëzë e Zezë dhe Kakavijë i përfshiu brenda kufirit të Shqipërisë. Duke ditur presionin e grekëve ndaj popullsisë shqiptare në zonën kufitare, duke ngjyrosur shtëpiat me flamurin grek, apo duke i detyruar të flasin greqisht, për të eliminuar    dilemat se cila popullsi jeton në fshatrat e zonës kufitare ai bëri një eksperiment i cili ishte i veçantë për kohën qe me të drejtë është quajtur „eksperimenti Tellini“. 

Ai për të kuptuar realitetin e popullsisë përkatëse se cilës kombësie i përkasin, ai iu hidhte karamele fëmijeve dhe aty dëgjonte se çfarë gjuhe flisnin, kur ziheshin për t´i kapur. Pasi të gjithë flisnin shqip, ai e kishte të qartë se fshatin e tillë duhet lënë brenda territorit shqiptar. 

Por, vendimet e tilla në këtë zonës kufitare  në bazë të dëshmive të terrenit dhe atyre historike, ngjallën pakënaqësi në radhët e palës greke,  të cilët këtë angazhim mund ta ndalonin  vetëm me vrasjen e tij. Dhe një skenar  i tillë nuk vonoi shumë, sepse të hënën  me 27 gusht 1923, misioni italian i ngarkuar për përcaktimin e kufirit greko-shqiptar  në rrugën Janinë-Kakavi  ra në pritë nga  një bandë  greke ku  u vra kryetari i Komisionit gjeneral  E.Tellini(1871) dhe katër shoqëruesit e tij: shoferi Reniggo Farnetti(1895),mjeku-major Luiggi Corti(1882), adjutanti Mario Bonaccini(1897) dhe  përkthyesi shqiptar Thanas Kraveri(Leskoviku). 

Enrico Tellini

Gjeneral Enrico Tellini(1871-1923) 

Fjalimi i  kryeministrit Ahmet Zogu  

Kjo ngjarje u diskutua edhe në Këshillin Kombëtar(Parlamenti) të Shqipërisë.Fillimisht foli kryeministri e më pas deputetët  Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi, Ali Këlcyra dhe Visarion Xhuvani. Në shenjë respekti për emrin e Tellinit, Këshilli Kombëtar i Shqipërisë  ndaloi punimet për 24 orë.Kryeministri Ahmet Zogu mbajti këtë fjalim: ”Me hidherim të  madh po ju jap lajmin për një ngjarje të shëmtuar  e tepër të poshtër që ka ndodhë në Greqi.Pata tre ditëve, komisioni i kufijve, duke ardhur nga Janina në Gjirokastër, pati jjë rrezik, pse kryetari i këtij komisioni, gjenerali italianz.Telini, u vra bashkëme shokëte tij. Duke dalë prej Janine, i pari automobil ishte ai komisionit shqiptar. I dyti  komisioni italian  dhe i treti i atij grek. Mbas udhëtimit prej 54 km nga Janina, kur arritën në Zep, automobili i komisionit shqiptar  kaloi këtë vend, ndërsa ai i komisionit  italian ndalohet e vriten gjenerali, një major doktor, një toger adjutant, një ushtar, shoferi e një shqiptar(përkthyesi).Pas kësaj ngjarjeje, kaloi komisioni i Greqisë pa pasur asnjë  ngjarje , vijoi  e shkoi në Gjirokastër. Përmbi këtë janë hapur lajme të këqija, të cilat, qeveria  e populli shqiptar i përgënjeshtërojnë e protestojnë rreptë pse në tokën shqiptare, në ato anë nuk ka asnjë bandë.  

Pos kësaj, z.gjeneral Telini ka qenë mik i popullit shqiptar dhe i ka përkrahëme paanësi të drejtat e tij.Qeveria e popullit shqiptar kanë marrë pjesë në hidhërimin e madh që ka sot qeveria e populli italian”. 

Funeral procession in Rome of General Enrico Tellini and other … stock  image | Look and Learn

Reagimi italian dhe pushtimi i Korfuzit 

Në lidhje me këtë  vrasje opinioni dhe qeveria italiane u alarmu më ç`rast kryeministri Musolini  me 29 gusht 1923 i dërgoi ultimatum Greqisë me 7 pika duke i kërkuar të përgjigjet brenda 24 orëve. Në ultimatum kërkohej: (1) Kërkim i thellë dhe zyrtar i faljes t’i bëhet qeverisë Italiane nëpërmjet ambasadës së saj në Athinë prej autoriteteve më të larta ushtarake. (2) Ceremoni funerale madhështore për viktimat e masakrës të bëhet në katedralen katolike të Athinës në prani të gjithë qeverisë greke. (3) Nderime për flamurin Italian të kryhen prej flotës greke në ujërat e Pireut në prani të Divizionit Detar Italian që do të shkojë atje për këtë qëllim. Nderimet të kryhen me 21 gjuajtje topash prej anijeve greke, ndërkohë që mbajnë valëvisin flamurin Italian në direkët e tyre. (4) Një hetim i plotë të kryhet në skenën e masakrës prej autoriteteve greke dhe në prani të përfaqësuesit ushtarak italian, Kolonel Perrone, për sigurinë personale të të cilit qeveria greke ka përgjegjësi të plotë. Ky hetim të kryhet brenda pesë ditëve pasi merren këto kushte. (5) Dënim me vdekje për të gjithë kryerësit e krimit. (6) Dëmshpërblim prej 50 milionë lirash italiane (2.5 milionë USD) i dorëzuar brenda pesë ditëve nga marrja e këtij ultimatumi. (7) Nderime ushtarake për trupat e oficerëve italianë kur ato të mbarten në anijet luftarake Italiane për t’u dërguar në Itali. Në zbatim të kushtit 3, një flotë Italiane ishte dërguar në Pire. 

Nga ana tjetër pala greke me 30 gusht  iu përgjigj, se ultimatumi pranohet për tpikat 1,2,3,7 por 4,5,6 i kanë vlerësuar të pa pranueshme, sepse cenon pavarësinë e Greqisë. Por, qeveria italiane ishte këmngulëse për të çuar në vend objektivin e tyre, për tu hakmarrë për vrasjen e gjeneral Tellinit dhe ekipit të tij, dhe me 31 gusht  1923 nisi ushtrinë në rrugë detare drejt Korfuzit. Bëhet me dije se një kapiten detar italian kërkoi dorëzimin e ujdhesës, por qeveritari grek refuzoi se ai duhej të pyeste Athinën si të vepronte.Por, italianët nuk pritën shumë se i dhanë kohë vetëm 10 minuta paralajmërim për popullsinë vendore.
Italianët ishin të vendosur, sepse përveç flotës detare u ndihmuan edhe nga aeroplanët duke bombarduar qytetin e Korfuzit, me ç`rast u vranë  65 qytetarë dhe u shkatërruan objekte të ndryshme. Ishte ky një pushtim klasik, ku trupat italiane me 5000 ushtarë  zbarkuan dhe  valëviten  flamurin italian  në kalanë e Korfuzit.  

Situata e tillë mori përmasa ndërkombëtare ku u angazhuan fuqitë e mëdha të kohës, përmes Lidhjes së Kombëeve e në veçanti nga Këshilli i Ambasadorëve në Paris. Të ndodhur në një situatë të tillë ndonëse me herët Qeveria greke pat mohuar pikat 4,5,6 të ultimatumit italian, pranoi kushtet e Këshillit të Ambasadorëve. Përfundimisht pas pagesës së dëmshpërblimit palës italiane  nga ana e Greqisë  në Bankën Kombëtare Zvicerane  në shumën prej 50 milion liretash, Italia me 8 tetor 1923 u tërhoq nga Korfuzi dhe ujdhesat tjera, më ç`rast përfundoi agresoi italian ne mbrojtje të dinjitetit të gjeneral Tellinit. 

Monumenti i shkatërruar nga komunistët 

Në nderim të emrit  të gjeneral Tellinit, Shteti shqiptar i vendosi emrin   në qendër të Tiranës ku u çel posaçërisht një rrugë e re, e cila u quajt Shëtitorja “Gjeneral Tellini”, e cila u  u përurua më 27 gusht 1933, ndërsa në krye të shëtitores u vendos edhe busti i tij. Ndërsa më pas u nderua edhe me një shtatore e punuar nga skulptori Odhise Paskali e cila u përurua më 27 gusht 1941, në vendin ku është sot Akademisë e Shkencave, por për çudi në vitin 1947, pushteti komunist e shkatërroi, duke mos dhënë asnjë arsyetim për një veprim të tillë.  

Por, me rastin e rënies së sistemit të dikaturës komuniste në Shqipëri, nga viti 1991 e më pas ka qenë e udhës qe shtatorja e Tellinit të vendoset përseri në Tiranë. Ndonëse në pluralizëm janë ndërruar qeveritë qofshin demokratike apo socialiste, asnjëra nuk tregoj interesim në nderim të figurës së gjeneral Tellinit.  

Mirënjohja e munguar për gjeneral Telinin! - Dossier 

Monumenti i Tellinit në Tiranë( 27 gusht 1941) 

Heshtja e mediave 

Ka qenë e udhës qe në këtë vit jubilar  me rastin e 100-vjetorit e rënies së tij,  Qeveria e Shqipërisë përfundimisht kishte rastin  të përmirësoj gabimet e mëparshme, por si duket ishin të zënë me çështje tjera, ku në heshtje dëshmuan se nderimi dhe vlerësimi ndaj këtij personaliteti nuk është në agjenden e veprimtarisë së tyre! Përveç qeverisë  heshten edhe mediat veprim i cili nuk mund të arsyetohet më asgjë, sepse gjeneral Tellini nuk ishte në atë kohë për  çështje private, por në sherbim të kauzës shqiptare. Ai kishte respekt për  shqiptarët qe dëshmohet nga deklarata e tij:“I dua dhe i nderoj shqiptarët, sepse janë zemërbardhë dhe trima. Mjerisht, ata po vuajnë keqbërësitë e fqinjëve. Do të përpiqem t’ua pakësoj mundimet dhe t’ua lehtësoj dhimbjet kombëtare që shqiptarët të jetojnë të lirë si kombet e tjera”. 

100 vjet nga vrasja e gjeneral Telinit - Shqiptarja.com

Përfundimisht, në këtë përvjetor  ai nuk ka nevojë për nderimin tonë, por ne shqiptarët kemi nevojë ne nderimin e tij, sepse në ato kohë ishte guxim sa personal e ushtarak për të mbrojtur të drejtën e çështjes shqiptare.   

(26 shtator 2023)