Kreu Blog Faqe 968

Konfuzion i paparë dhe mashtrim në arsimin e lartë, duke parë rankimet e Universiteteve Shqiptare në Shqipëri, në Europë, dhe në Botë 

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Rankimi Universiteteve bëhet mbi kritere të ndryshme, mbi Fusha  të ndryshme, dhe me Komisione të ndryshme, por sigurisht ndikon edhe vlerësimi subjektiv jo shkencor por politik. 

Karakteristikë për Universitetet  shqiptare është se Universiteti më i mirë në  Rankimin Boteror me vlerësimme kritere Akademike, sipas  World University Rankings 2023 | Times Higher Education (THE), gjëndet në vend të 8591 Polytechnic University of Tirana Albania  me rankimit sipas impact, sipas subjektit ka 16.2% dhe sipas reputacionit ka 2%. Universitetet e tjera shqiptare përrfshi Universitetin e Tiranës, jane shume me poshte e nuk llogariten (Ëorld University Rankings 2023 | Times Higher Education (THE). Ndërsa në Europë  nga 688 Universitete renditen (rankohen), Universiteti Bujqesor i 605, Universiteti Durrësit i   606, Universiteti i Politeknik i 658, Universiteti i Tiranës i 677 ?!Pra, Rënia këtë vit është me 200 vende ndërkohë në listën e rankimeve janë shtuar vetëm 146 universitete (Universiteti i Tiranës kap fundin, bie me 200 vende në renditje – Sociale (gazetatema.net)).  Një paradoks i vërtetë sepse nuk dihet se cfarë kanë marrë si kritere, mesa duke vetëm kriterin e `kënaqësisë së studentit`?! 

Në një rankim tjetër më të saktin sipas meje është tabela më poshtë sepse ka marrë parasysh disa indekse botërore për të vlerësuar Universitetet shqiptare, ku Universiteti Politeknik i Tiranës zë vëndin e tretë si Lider Potencial Shkencor si dhe sipas disa indekseve -H. që i kam spjeguar më poshtë. Sidoqoftë rankimi për 30 universitetet shqiptare (universityguru.com – Rankings & Revieës 2023) ka patur dhe disa kritere të tjera jo akademike si:  Visibility 50% Excellence 35% Transparency 10% Presence 5%. Ndoshta ky rankim jo-akademik ka diferenca të madha me rankimin e meposhtem akademik. 

 Sipas komenteve, Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri 

30 universitetet më të mira në Shqipëri të renditura nga EduRank bazuar në rezultatet e kërkimit, rëndësinë jo-akademike dhe ndikimin e të diplomuarve. Renditjet përcaktohen duke analizuar 36,8 mijë citate të marra nga 6,43 mijë botime akademike të bëra nga 30 universitete nga Shqipëria, popullaritetin e 105 ish-studentëve të njohur dhe bazën më të madhe të të dhënave të referencës në dispozicion (Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri – Aktualitet (sot.com.al) 

 Sidooftë, Rankimi më  saktë Universiteteve sipas indeksit -H (Albanian National H-index Ranking), pra sipas kritereve akademike, është si më poshtë. 

 

                                                              Position      National    H-index       H-index        H-index    Certificate 

                                                                                   H-index     (Scopus)       (Ëos)          google        (all have) 

                                                                                                                                                 (scholar)  

SCIENTIFIC POTENTIAL LEADERS 

University of Tirana                            1           38     51              44    40  

Agricultural University of Tirana                  2          37     42              38     60  

Polytechnic University of Tirana                  3           29     38              30     40 

HIGH SCIENTIFIC POTENTIAL  

  University Hospital 

 Un. Hos.Center “Mother Teresa”                  4           27      43             33    12  

University of Medicine, Tirana                      5            25      24              17     65  

Catholic University  

Our Lady of Good Counsel              6            24      27             20    47  

Epoka University                                            7            21      22             17     50  

University “Ismail Qemali” Vlore             8            17      21             15     32  

MEMBERS OF THE RANKING 

Aleksander Moisiu University Durres 9 14      19             11 25  

European University of Tirana              10 13      13             11 31  

University of Gjirokastra                              11 13      16             13 18  

University of Neë York Tirana               12 12       12               8 31  

Albanian University                                 13 11      11              13 19  

Academy of Sciences of Albania           14 10      18               9 5  

Canadian institute of Technology               15 10       7              4 36  

Reald University College                 16 6       8              9 4  

Institute of Public Health Albania               17 5      10               2 8  

University of Elbasan  

“Aleksander Xhuvani”                             18 5       7                3 11  

POLIS University                              19 5       4                4 15  

University College Beder                              20 5       4                4 15  

Sports University Of Tirana                        21 5        6                 4 9  

Bank of Albania                                22 4       5                 4 7  

Seismological institute Academy 

 of Sciences of Albania                              23 4      7                4 N/A  

Metropolitan Tirana University               24 4      3                2 12  

University “Fan S. Noli”                              25 3 N/A               5 8  

Luigi Guracuçi University               26 2 N/A            N/A 14  

Institute of GeoSciences                      27 2 N/A               1 10  

Albanological Studies Academy              28 2 N/A             N/A 11  

Logos University College                              29 2 N/A                2 7  

University Luarasi                             30 2 N/A                2 6  

Mediterranean University                             31 2 N/A                1 8  

Barleti University                                           32 2 N/A               N/A 9  

Kristal University                                            33 1 2               2 N/A  

Aldent University                                            34 1 N/A              N/A 6  

Qiriazi University College                             35 1 N/A                2 N/A  

Ëisdom University College               N/A N/A N/A                 1 N/A  

Security Academy                              N/A N/A N/A                1 N/A  

Akademy of film and  

multimedia Marubi                               N/A N/A N/A                 1 N/A  

Pavaresia University College                N/A N/A N/A                N/A 1  

Nehemiah Gateëay University                N/A N/A N/A                N/A N/A  

University of Arts                              N/A N/A N/A                 N/A N/A  

Sqarime: 

National H-index – Hirsch llogarit se pas 20 vitesh kërkimi, një indeks h prej 20 është i mirë, 40 është  i jashtëzakonshëm dhe 60 është vërtet i jashtëzakonshëm. Nobel-min 30. 

H-index Scopus – indeksi h është një metrikë për vlerësimin e ndikimit kumulativ të prodhimit dhe performancës shkencore të një autori; mat sasinë me cilësinë duke krahasuar botimet 

 me citimet. indeksi h korrigjon peshën joproporcionale të botimeve shumë të cituara  ose botimeve që nuk janë cituar ende. 

H-index ËoS   – indeksi h bazohet në të dhënat e Times Cited nga baza e të dhënave. Ai nuk do të përfshijë citate nga burime jo të indeksuara. indeksi h bazohet në thellësinë e abonimit 

të përdoruesit dhe në kohëzgjatjen e zgjedhur, në atë që disa artikuj mund të mos merren bazuar në ato parametra. 

H-index -Google Scholar – Çfarë është një h-indeks i mirë në Google Scholar, Sipas Hirsch,  

një person me 20 vjet përvojë kërkimore me një indeks h prej 20 konsiderohet  i mirë, 40 është i shkëlqyeshëm dhe 60 është i jashtëzakonshëm. 

 Në përfundim mund të analizoj se: Kriteret janë vendosur nga anglo-amerikanët, dhe sigurisht në botë rankimin botëror e drejtojnë Universitetet Anglo-amerikane.  

Së dyti Në Shqipëri interesant është fakti se Universitetet me kritere më të pakta kanë më shumë studentë. Dhe kjo tregon ndoshta se futja e studentëve në Universitetet pa kualitete bëhet thjesht për të marrë një diplomë, 

Së treti, qeveritë duke vendosur notën mesatare  si  tregues kryesor i vlerësimit të një studenti, ka bërë që shumë student marrin nota mesatare relativisht më të larta sesa në të vërtetë, duke drjtuar kështu dhe dëshirën e tyre për një universitet të përzgjedhur si Mjekësia, Arkitektura, lëndët sociale e psikologjike, lëndët e drejtësisë dhe marëdhëniee ndërkombëtare. Këto të fundit kanë më shumë teori sesa praktika dhe shkencë. 

Së treti Duke mos u vendosur klasifikuar Gjimnazet  me  pikëzim se kush gjimnaz është më i miri për shkak të stafit, laboratoreve, infrastrukturës, emrit, në Shqipëri po ndodh një fenomen korruptiv madhr ndër vite,  sepse studentët e gjimnazeve me stafin më të mirë, infrastrukturën më të mirë, laboratorët më të mira  fitojnë më pak të drejta për të hyrë në Fakultetet e preferuara se sa studnetët e gjimnazeve pa këto  cilësi. Kjo shkakton që në Mjekësi p.sh.,, sidomos hyjnë studentë me nota mesatare të larta 10 absolute, porn ë universitet mezi kalojnë vitin… Kjo ndodh edhe për Fakultetet e tjera të preferuara. Nota gjithmonë e më shumë ka fiktivitet në zonat rurale se sa në Tianë, Durrës, korcë, Shkodër e Vlorë, ku kriteret e vlerësimit të Gjimnazeve janë shumë më të mira se në zonat rurale. Por më shumë në Mjekësi dhe në Fakultetet e preferuara po hyjnë studentë jo cilësorë pikërisht për shkak të fiktivitetit të notës. Së katërti, në Provimin e Maturës nuk ka sekretim të mirë të pyetjeve të PROVIMIT.  Kështu ka patur edhe një rast në kohën e Diktaturës kur në Tiranë u vodhën pyetjet e Provimit nga Lubonja  (sipas historisë) por sot korruptimi është masiv por i padeklaruar. 

Së pesti më qesharakja është se disa universitete krijojnë student ekselentë, kur në një kohë studnetët e hyrë në atë Universitet kanë qënë me mesatare 6 ose 6.5, porn a dalin ekselentë më 10 në Universitet. Pa i ngrënë hakun ndonjë individi me të vërtetë të përkushtuar, Ekselenca është qesharake tek studentët që hyjnë në Universitete me mesatare nën 7, dhe kështu gënjejmë vehten dhe botën. 

Së gjashtu, egziston një mitmarrje galopante sidomos në Universitetet Publike ku provimet merren me para nën dorë. Ky është një turp i madh dhe kjo duhet ndaluar urgjentisht. Në Universitetet Private nuk egziston kjo marrëzi   mitmarrjes. 

Së shtati,  Rënia e Universiteteve Publike vjen edhe nga marrja në punë e pedagogëve pa cilësi, me miqësi  dhe me mitmarrje. 

Së teti Titujt dhe gradat për Shkollat e larta Profesionale dhe ato dy vjeçare duhen riparë dhe vendosur kritere të tjera nga ato të Universiteteve, duke ndryshuar ligjin. 

Së nënti, buxhetet për kërkimin shkencor dhe për praktikat janë të vogla. Më mirë janë Universitetet private. Kadenca e Universiteteve shqiptre vjen edhe nga që nuk zbatohet rekomandimi për Universitetet publike të vëndit që duhet të jenë 1 Universitet Publik për 1 milion  banorë. 

Së dhjeti, artikujt e botuar nga shqiptarët mund të jenë shumë por cilësia dhe sesa ndikim kanë ato në shkëncë, në kërkim, dhe interes le për të dëshiruar. Jo vetëm artikujt por duhen vendsour rregulla të tjera si dhe ndihmë financiare për artikullshkruesit. 

Ky problem mendoj se duhet bërë me dabat dhe i ftoj kolegëët sepse Politika  dhe qeverisja ka shmangur Analistët nga vendim-marrja qeverisëse sin ë Arsim ashtu dhe në Mjekësi dhe kjo ka shkaktuar që në drejtimin e këtyre dy institucioneve të rëndësishme kanë hyrë militant, amatorë që kanë prishru Meritokracinë dhe Zinxhirin Profesional,  si dhe kategorizmiet që kërkohen. 

priftipirro2017@gmail.com 

Sulmi ushtarak terrorist i Serbisë kundër Republikës së Kosovës

0

Nga Aurel Dasareti

Njeriu është zotëruesi i vetëm dhe sovran i fatit të tij vetëm nëse dëshiron të jetë. 

*** 

Ndërmjetësit e rremë fals e gënjeshtarë të BE-së po tallen me një vend të shqiptarëve të pafajshëm autoktonë që janë plaçkitur, përdhunuar, vrarë, torturuar, masakruar, djegur të gjallë dhe shkatërruar për të mbrojtur atë që me të drejtë është e tyre; të drejtën e tyre për të ekzistuar në mënyrë paqësore brenda kufijve të shtetit të tyre. Ata ndërkombëtarë të BE-s që tolerojnë dhe mbrojnë agresorin në kurriz të viktimës vazhdojnë të privilegjojnë shtetin terrorist dhe kriminal në kërkim të një Serbie tjetër brenda shtetit sovran të Kosovës, janë një qenie e neveritshme, e çmendur. Vetëm i çmenduri vetëshkatërrues dëshiron depërtimin e Rusisë terroriste në Ballkan përmes veglës së saj terroriste Serbisë. 

*** 

Kush e shantazhoi dhe “autorizoi” kriminelin Hashim për të nënshkruar zhbërjen e shtetit të Kosovës? 

Krimineli Hashimi, tashmë me banim në qelitë e Hagës, në vitin 2013, për krijimin e “asociacionit” u shantazhua nga disa vende evropiane, paraardhësit e të cilëve në Kongresin e Berlinit (1878) dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913), për interesat e tyre e ndanë (copëtuan) Shqipërinë duke i dhënë tokat tona fqinjëve pushtues. 

Është e gabuar të thuhet se Kosova dhe Serbia kishin arritur një marrëveshje për krijimin e Asociacionit. Ka qenë vetëm “marrëveshja” e Hashimit të shantazhuar me ata që e kanë shantazhuar. Hashimi nuk ka autorizimin e sovranit (shqiptarëve të Kosovës) për të nënshkruar ndarjen e Kosovës, të maskuar si “asociacion”. OK? 

Shantazhi: Sipas Kodit Penal, shantazhi përkufizohet si dikush me qëllim përfitimi me sjellje të paligjshme ose duke kërcënuar një sjellje të tillë, detyron dikë të ndërmarrë një veprim që shkakton humbje ose rrezik humbje për veten e tij ose për dikë (person, dyqan, kompani, shtet…) në emër të të cilit ai vepron. Thënë ndryshe: Kërcënim dhe frikësim që i bëhet dikujt për ta detyruar që të veprojë kundër dëshirës së tij. Ndërsa në rastin e grabitjes është kusht që të jetë ushtruar ose kërcënuar dhuna, shantazhi kërkon që viktima t’i jetë nënshtruar presionit psikologjik. 

*** 

Kërkesat për një “asociacion” serb nuk duhet të pranohen në asnjë rrethanë, pa marrë parasysh që dikush “garanton” se nuk do të jetë e dëmshme për shqiptarët dhe shtetin e Kosovës. Sido që të maskohet nga miqtë Serbisë është vdekjeprurëse. “Asociacioni”, thënë troç, “Republika Srpska” në mes të Kosovës do të krijohej mbi bazën e krimeve. 

Të kuptuarit se si një bakter i rrezikshëm përhapet dhe bëhet rezistent, është i rëndësishëm për të qenë në gjendje të thuash diçka apo për të marrë vendime të mençura kur bakteret e reja shfaqen dhe fillojnë të përhapen.  

Historia ka fjalë për fjalë një përvojë qindra vjeçare me Serbinë e egër terroriste që dëshiron të shkatërrojë Shqipërinë si një komb i pavarur. Të gjitha luftërat kanë të bëjnë me territorin dhe burimet. Por një nga pikat më të forta të njeriut është se ne grumbullojmë njohuri dhe kemi një aftësi për të mësuar nga përvojat e njerëzve të tjerë dhe jo vetëm nga tonat. Shqipëria nuk duhet ta lërë këtë të ndodhë. Megjithatë, në Shqipëri ka diçka shumë të çuditshme, sepse kryeministri i saj gjakprishur dhe sharlatan është armiku më i madh i Kosovës dhe shërbëtori më i neveritshëm i Serbisë. Rama me padronin e tij Vuçiq, kanë planifikuar dhe punojnë për zhbërjen dhe copëtimin e Kosovës. 

*** 

Domosdoshmërish të konsolidojmë radhët tona.
Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake (kjo vlen edhe në politik), kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri. 

Ilustrim: Dy “ndërmjetësit” e rremë të BE, njëri nga Sllovakia dhe tjetri nga Spanja (vende mike të Serbisë të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës) dhe disa politikanë perëndimor, duke e përkëdhelur, ledhatuar dhe puthur Serbinë terroriste në mënyrë perverse deri në alivanosje – në dëm të Kosovës (viktimës), motivuan dhe inkurajuan shtetin terrorist të kryejë më 24.09. 2023 një sulm ushtarak në Kosovë. Sulm kundër integritetit të një shteti sovran.  

*** 

Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive apo me kompetenca ekzekutive, faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca. Dhe, Kosova na la… 

*** 

Të bashkuar kundër një armiku të përbashkët. T’i nënshtrohemi armikut apo të forcojmë unitetin? 

Populli duket se e ka kuptuar se ka një armik të përbashkët, më shumë se sa janë armiq të njëri-tjetrit. Nuk është vetëm në nivel qeveritar që njerëzit janë mbledhur kundër armikut të përbashkët. Ka gjithashtu një zhvendosje drejt unitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet grupeve të ndryshme dhe në nivel personal. Shpresoj… 

*** 

PS: Qeveria e Kosovës duhet t’i japë fund dashurisë së saj për tradhtarin kriminel Hashim Thaçi dhe të mos paguajë avokatët e tij. Me paratë e humbura, angazhoni avokatë perëndimorë për të mbrojtur Kosovën në situatën kritike në të cilën ndodhet vendi. Gjithmonë ka një çmenduri në një dashuri të çuditshme… 

*** 

https://www.botasot.info/opinione/1960524/asociacioni-eshte-100-copetimi-shperberja-e-kosoves/ 

https://www.voal.ch/asociacioni-eshte-100-copetimi-shperberja-e-kosoves-nga-aurel-dasareti/edop/opinione/  

https://drini.us/aurel-dasareti-shba-asociacioni-eshte-100-copetimi-shperberja-e-kosoves/ 

_____

Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Lehtë për ta fituar, e vështirë për ta mbrojtur lirinë!

0

Florim Zeqa  

Ngjarjet e fundit në veri e shtrojnë nevojën e unifikimit të skenës politike, por edhe të gjithë shqiptarëve në trojet etnike dhe në diasporë. Nuk ka vend për vetëkënaqësi, pasi një betejë e fituar nuk është një luftë e fituar. Duhet të kemi kujdes nga ndjenja e fitores dhe patriotizmi i shfrenuar, por të tregohem akoma më syqelë e më të vemëndshëm se asnjëherë më parë.

Fiksionet e gabuara politike shndërrohen në mashtrime dhe iluzione për qytetarët

Të qënurit në shërbim të tadheut dhe popullit tënd është ndjenja më e lartë shpirtërore e njeriut i cili e do me zemër dhe shpirt vendin e vet.

Jo të gjithë politikanët dhe liderët shtetërorë e kanë provuar një ndjenjë të tillë!

Prandaj sillen si pula pa kokë, herë andej e herë këndej duke mos i zgjedhur rrugët e duhura për zgjidhjen e problemeve politike. Njerëzit e mençur tre herë matin e një herë prejnë. Që i bie se mendohen mirë paraprakisht derisa ta zgjedhin rrugën e duhur.

Njeriu duhet të mendohet mirë në përcaktimin e rrugëtimit jetësorë, në veçanti në politikë duhet menduar akoma më shumë e më gjatë, për shkak se çdo gabim në politikë e ka koston e madhe dhe afatëgjate për gjeneratat që vijnë pas nesh.

Të flitet vetëm për luftën e jo për zhvillimin ekonomik dhe mirëqenjen qytetare është gabimi më i madh dhe i pafalshëm i një klase politike.

T’iu thuhet qytetarëve të Kosovës, se shqiptarët janë në pozitë të volitshme dhe më të përgatitur se asnjëherë më parë gjatë historisë për të luftuar, është mesazhi më i keq dhe oguri më i zi për të ardhmen e vendit.

Nuk guxon të përseritet historia e luftërave në Ballkan

Ngjarjet e fundit në veriun e vendit duhet t’i shërbejnë klasës politike si moment kthese dhe reflektimi për unifikim të faktorit politik pa dallim pushtet dhe opozitë, pa dallim ngjyrimi partiak apo ideologjik.

Duhet shfrytëzuar maksimalisht momentumin politik kur e gjithë diplomacia ndërkombëtare është duke e dënuar sulmin në veri, që ky dënim të kthehet në ndëshkim për shtetin serb e jo ta humbim rrugën duke i thurur lavde një lideri apo subjekti të caktuar partiak duke sharë e fyer pjesën tjetër të spektrit politik.

Por duhet të shfrytëzohet ky momentum i krijuar nga e gjithë skena politike kosovare pa dallim, për tu bashkuar rreth një qëndrimi të përbashkët për të kërkuar ndëshkimin dhe izolimin e shtetit të Serbisë dhe për t’i kërkuar BE-së heqjen e sanksioneve ndaj shtetit tonë.

Në kohën kur diplomacia evropiane dhe ajo perëndimore e kanë vënë në shënjestër të kritikës dhe mbajtjes përgjegjëse Serbinë për eskalimin e dhunës në veri, politika jonë nuk guxon të jetë e përgjumosur, por të jetë e zgjuar dhe aktive 24 orë në ditë për të ndërmarrë veprimet e duhura politike për shtrirjen e sovranitetit në kuptimin e plotë të fjalës edhe në veri, në mënyrë që edhe atje të funksionojë rendi sipas ligjeve të Kosovës, që serbët e asaj pjese të detyrohen t’i kryejnë obligimet ndaj shtetit të Kosovës siq i kryejnë qytetarët në tërë territorin e vendit e jo të mbeten edhe më tutje konsumues të resureseve energjetike dhe ujore të shtetit të Kosovës pa e paguar asnjë faturë të energjisë elektrike tani e 24 vite më parë.

Lëreni lojën më fjalë, veprat flasin vet

Asnjë kuptim më nuk e ka fjalori politik i liderëve shtetërorë për shtrirje të sovranitetit në veri përderisa serbët nuk e paguajnë rrymën, ujin dhe tatimet ndaj shtetit të Kosovës!

Kur i kam treguar një zyrtari komunal në Itali për mospagesën e faturave të rrymës, ujit dhe tatimeve nga serbët e pjesës veriore për 24 vjet rresht, ai ma kthejë shkurt, fajtorë jeni vet, pse nuk ua keni këputur “telat” nga fillimi?!

Mirëpo, kur atij i tregova për implikimet ndërkombëtare në këtë situatë të krijuar, atëherë mbeti akoma më i befasuar për njëanshmërinë e faktorit ndërkombëtar.

Kjo ka ndodhur nga mungesa e trysnisë dhe insistimit të politikanëve tonë ndaj përfaqësuesve ndërkombëtar në Kosovë, me pyetjen: “Cili komunitet në vendet nga ju vini nuk i kryen obligimet ndaj shtetit?!”

Pas përgjigjes hipotetike të tyre, “asnjë komunitet nuk e ka një privilegj të tillë”, atëherë është dashur të kërkohet edhe ndihma e tyre për shtrirje të inkasimit të rrymës edhe në veri dhe kudo tjetër ku nuk paguhet rryma e harxhuar.

Deri më tani asnjë liderë shtetërorë dhe partiak nuk e mori guximin që ta bëjë një gjë të tillë, por secili kryeministër që erdhi në pushtet, e zbrazi arkën e shtetit duke paguar qindra miliona në vit për rrymën e shpenzuar në veri. Secila qeveri dhe secili kryeministër pa dallim deri tek ky i fundit, dështimin e mbuluan me afera skandaloze dhe spektakle televizive. E tani kur flasin vetëm për luftën, askujt nuk i bie ndërmend t’i permend faturat e rrymës në veri!

Tash kur provat janë evidente është i domosdoshëm dhe jetik dënimi dhe sanksionimi i sulmit terrorist të Serbisë ndaj Kosovës

0

Xhelal Sveçla , Ministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës 

___
Fjala ime në konferencën e mbajtur sot për media:
Sot bëhen një javë nga vrasja e policit Afrim Bunjaku, në një sulm terrorist që u planifikua, organizua dhe ekzekutua nga shteti kriminal i Serbisë.
Çdo ditë kemi dëshmuar me fakte të patjetërsueshme lidhjen e shtetit serb, Vuçiqit, me sulmin në fshatin Banjskë të Zveçanit. Ky organizim terrorist kishte vetëm një qëllim: aneksimin e veriut të Republikës së Kosovës.
Me qëllim realizimin e këtij qëllimi, aneksimin e veriut të Kosovës, institucionet e Serbise kanë organizuar kapacitetet e saj ushtarake, logjistike dhe financiare. Në vazhdimësi kemi njoftuar se ky shtet ka vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet, por këto ditë kemi ofruar dokumente të rëndësishme që dëshmojnë këtë gjë, ndërkaq sot do të shohim me video dhe fotografi jo vetëm sulmin terrorist në Banjskë, por edhe përgatitjet e këtij grupi nga shteti i Serbisë në qendrat zyrtare të trajnimit.
Në këtë tentim-ankesim të veriut të Kosovës, janë të angazhuar drejtpërdrejt Presidenti Aleksandar Vuçiq, ministri i mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së Ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsilloviq.
Në deklarimet e tij publike, Presidenti i Serbisë është munduar ta mohojë faktin që shteti që ai udhëheqë ka qenë i përfshirë në planifikimin dhe ekzekutimin e sulmit të 24 shtatorit, mirëpo dokumentet që kemi publikuar më parë dhe pamjet që do të publikojmë sot janë dëshmi e gjallë e angazhimit të strukturave ushtarake dhe shtetërore në këtë organizim.
Së pari, dokumenti që kemi ndarë me ju para disa ditësh ishte vërtetim që ushtria e Serbisë ja kishte dhënë grupit terrorist gjithë atë armatim që ne konfiskuam. Edhe dje edhe sot ne kemi gjetur sasi tjera të armatimit në zonën ku vazhdon operacioni.
Së dyti, Serbia tha se ky ishte një grup i Serbëve të pakënaqur lokal, por ne publikuam hartat të cilat do të mund t’i shihni edhe sot të planifikimit ushtarak të këtij tentim-aneksimi.
Së treti, Serbia tha që vrasja e policit nuk ishte e menduar, por videoja që do të shihni është sulmi me armë të kalibrave të rëndë ndaj Policisë së Kosovës edhe pas vrasjes së policit Afrim Bunjaku.
Serbia dhe Aleksandar Vuçiq në vazhdimësi u përpoqën të thonë që ata nuk kanë të bëjnë asgjë me këtë sulm, por faktet që do të publikojmë dëshmojnë përgatitjet, trajnimet dhe ushtrimet e këtij grupi në bazën e trajnimeve ushtarake në Pasuljanske Doline, afër Jagodinës si dhe në Kopaonik. Të gjitha këto pamje të përgatitjeve janë siguruar nga dronët e grupit terrorist që kemi konfiskuar, të cilët keni mundur t’i shihni në eksopozimin e gjithë armëve të konfiskuar në Banjskë në konferencën e kaluar për shtyp.
Shteti kriminal i Serbisë, ish-Ministri i propagandës së Millosheviqit, tash presidenti Aleksandar Vuçiq, pas dështimit në aneksimin e veriut, po dështon edhe në manipulimin se ata nuk ishin të përfshirë në këtë organizim terrorist.
Po ashtu, Pablo Escobari i Serbisë u mundua të bëhet Prigozhin i Serbisë, por falë vetmohimit dhe profesionalizmit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës ai dështoi siç dështoi edhe Putini i vogël i Serbisë. As veriu i Kosovës nuk është Donbas e as Serbia nuk është Rusi.
Shteti autokratik me historinë e tij kriminale sulmoi shtetin më të ri dhe më demokratik në rajon.
Tash kur provat janë evidente është i domosdoshëm dhe jetik dënimi dhe sanksionimi i këtij sulmi terrorist të Serbisë ndaj Republikës sonë nga ana e faktorit ndërkombëtar.

Rrëzimi i figurave

0

Seff Krasniqi

Edhe epizodeve të lojrave zigzage  kur iu vjen fundi dhe më askush s’iu beson flirteve çatrafale, prapë kërkonë një rrënjë apo gjysëm rrënje, apo së paku një grusht shkumë, edhe pse e di që s’ bënë punë për të shpetuar ndërgjegjen. 

Cilën ndërgjegje?

Ndërgjegje morale, të fajsisë, pavajsisë, personale, kolektive… Në këtë konglomerat ndërgjegjesh, nuk di cilën ta zgjedhësh. Kur i jep përparësi ndërgjegjes morale, të ngacëmon ajo e fjasisë që kërkon një shfajsim për një çeshtje të caktuar, të cilës herë ia sheh shtegun herë të del rrugë pa krye. Kur vëren që ka rrugëdalje e konsideron si ndërgjegje personale, kur s’e gjen shtegun e daljes, mundohesh ta trajtosh e shndërrosh në ndërgjegje kolektive. 

 Kur vëren që krejt është e kot, nis e flet vetmevete. Unë për vetën time, sa herë kam folur vetmevete, i kam mbushur qindra faqe me shkrime. Shpesh pa dëshiren time.  Sa zor më vinte  kur më pengonin “elementë te caktuar” qe hynin dhe dilnin ne Universin tim, sikur në hamamin e qytetit, për të cilin s’kujdest më askush, por kalimthi, hudhin ndonje guralec “fare te parëndesishëm”, por veç që më prishnin meditimin  afer oxhakut. Unin kurrë s’ma kanë lëkundur. Madje as krenarinë! Mos te del dikush, tash, e të më servir mendime shterpe dhe të betohet, në të gjallët e të vdekurit,  se nuk ka folur kurre vetmeveti.

Ka folur dhe ka kërkuar tamel zogu

Ka folur dhe madje aq larg i ka shkuar mendja sa ka kërkuar tamel zogu, qysh thuhet, si “shprehje” figurative që shpesh i vë në spikamë kërkesat absurde të njerëzve, në fazën efektive të egoizmit të paktorolluar me efekte çmendurie nga frika për  “rrëzimin e figurave”.  Kështu në këtë gjendje absurdi dalin kërkesa që as gjenitë s’i realizojnë dot, e lere më njerëzit e redomtë. Edhe më pak servilët! 

Por, që rreximi të mos jetë krejt absurd, dalin kerkesat që të përballin para pamundësive të realizimit të tyre, dhe nëse ato kërkesa nuk plotësohen, atëherë, apriori të mbetet ta pranosh fajin qe nuk e ke! Por nuk mjafton. Lubitë janë të pakrahasueshëm në kërkesat e tyre…Ti mbledh forcat dhe çohesh në këmbë. Por, sa herë çohesh e reziston, të dalin do “miq” që të rrinë “gati” dhe si përbindësh të thonë;  “s’e bëre dot”, “po ngutesh”,  “mos nxito «  dhe duke të parë të humbur, të lodhur, kërkojnë prapë një sakrificë duke ta ridizajnuar detyren me qellim të ruajtjes së “rrëzimit të figurave”.  Pas një ofshme të thellë, lëshon disa tjera më të qeta dhe shikon për rreth, a të dëgjoi ndokush, pastaj kthehesh në burimin e gabimit. Mundohesh ta përmirësosh, por kur e vëren se nuk mundesh, sepse të tjerët kanë gabuar me ty, sepse u ke lejuar, megjithatë, për t’ua kënaqur veset e çoroditura dhe krejt absurde, ti lajthit dhe në vrap, me hapa të pakontrolluar për ta ruajtur “rrëzmin e figurave”, rrëzohesh për të saten herë. Kështu është lufta… S’ka mbarim, por ti nuk e di.   

 E nese je i detyruar të pranosh fajin qe nuk e ke, mendja të shkon gjithkah ; ta kalosh shkretirën këmbë derisa ta takosh Hindin dhe te kuptosh, pa e pyetur, pse me sy të saj shprehte gjithë atē egërsi dhe urrejtje për një proces që edhe vetë e dinte se s’kishte te ndalur. 

Nese nuk e kupton, atehere te shkon mendja te shkosh e te lexosh te gjitha librat e djegura te bibliotekes se  Aleksandrisë per nje qellim fare injoble qe ne kete ane i thone « gerryerje neper zorrë », pasi në ato libra kërkon vetëm thashethëmet.  Më e keqja ndodh kur e kupton se ato figura nuk rrëzohen, sepse janë “figura të rrëzuara”, sepse ti vetë i ke ngritur, dhe kjo të tmerron, pastaj, në vazhdim të kap një kollë e përcjellur me ethe të forta dhe të vjellura serike… 

Vuçiq, a e din ti se sa vlenë jeta e Shqiptarëve?

0

Gani I. Mehmeti 

Vuçiq tha se në 24 orët e ardhshme “do të dalë me dëshmi” se çfarë ka ndodhur më 24 shtator, ku sipas tij të paktën një serb është vrarë brutalisht! 

Përse nuk doli sot me ato dëshmi? Përse po pret? A deri sa të kamuflojë diçka me gënjeshtra të reja? Me gjasë, është duke xhiruar ndonjë film të trilluar, ose do na paraqesë vrasjet brutale të shqiptarëve në vitin 1999, dhe do na tregojë si është vrasja brutale, që vetëm serbët dinë t’i bëjnë. 

Vuçiq na paraqitet sikur është njeri “paqësor” duke “harruar” se çfarë ka bërë, i cili është tani duke u përgatitur sërish për një luftë të re kundër shqiptarëve, për çka është armatosur me armë edhe më të forta se deri para 30 viteve, prandaj kërcënon edhe NATO-n. 

Vuçiq paska xhirime e dëshmi se si qenlka vrarë brutalisht njëri nga terrositët serb më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit! Me këtë, mbetet të kuptohet se në atë sulm terrorist ka marrë pjesë përmes njerëzve të vet edhe Vuçiqi, por gënjeshtra është në ndreqje e sipër, që nesër do na e paraqesë, pse ende nuk e paska gati. 

Ai nuk na i paraqet vrasjet e masakrat brutale të shqiptarëve në vitin 1999, duke vrarë edhe pleq e plaka dhe fëmijë të posalindur.  

Vuçiqi e thot se jeta e një serbi nuk vlen më pak se jeta e një tjetri. Por, ne e pyesim se sa vleka jeta e një shqiptari, kur masakrat serbe mbi ta janë aq të mëdha që nga viti 1877 e deri në vitin 1999, për plot 123 vite, dhe, përse i kanë bërë gjithë ato masakra, kur ne shqiptarët ishim dhe jemi në tokën tonë, ndërsa serbët po bënin edhe gjenocid si në Sanxhakun e Nishit, duke e spastruar vendin nga shqiptarët, qoftë me vrasje, ndjekje e asimilim. 

E tani, bën zhurmë  si qenka vrarë brutalisht një terrosit! Terroristi, si do që të vritet, ai e meriton të vtitet, nuk ka kohë të përkëdhelet, se vret ai. 

Vuçiqi me këtë mundet vetëm të tregojë metodat se si ata kanë vrarë në forma të ndryshme brutale shqiptarët. Apo, qenka dashur të heshtin policët e Kosovës, përkundër sulmit terrorist të serbëve, sikur KFOR-i kur po rrahej nga serbët në maj të këtij viti, ku të plagosur mbetën plot 90 ushtarë të KFOTR-it, edhe pse nuk kishin reaguar fare. Ishte një nga gjestet më të liga serbe.  

Mbetet ta shohim gënjeshtrën e sajuar serbe për 24 shtatorin e të dieles së kaluar.

Kryeministri Albin Kurti takoi emisarin e Gjermanisë, Manuel Sarrazin

0

Prishtinë, 1 tetor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Bislimi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, bashkë me ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörn Rohde.

Forhåndsvisning av bilde

Temë qendrore e bisedës ishte situata e sigurisë në Republikën e Kosovës. Pas sulmit terrorist të 24 shtatorit të organizuar e mbështetur nga Beogradi zyrtar nga i cili u vra në krye të detyrës, rreshteri i Policisë Afrim Bunjaku, veprimet destabilizuese të Serbisë vijuan dhe përgjatë vijës kufitare me Republikën e Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Jörn Rohde

Kryeministri Kurti theksoi që dëshmitë e mbledhura përgjatë hetimeve të realizuara pas sulmit kriminal dhe terrorist, faktojnë e dëshmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të institucioneve shtetërore të Serbisë në këtë akt agresioni ndaj Republikës së Kosovës, për të cilin Serbia duhet të sanksionohet e ndëshkohet ndërkombëtarisht.

Pas dështimit të sulmit të armatosur me formacionet para-ushtarake të udhëhequra nga Milan Radoiçiq, marshimi dhe vendosja e trupave ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën ishte hapi i radhës i institucioneve të Serbisë për të kërcënuar integritetin territorial të vendit tonë dhe mbështetur një agresion të mundshëm ushtarak kundër Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës, përmes ushtrimit të kompetencave të saj kushtetuese e ligjore, mbetet e angazhuar dhe e përkushtuar në garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët në komunat në veri të vendit dhe bashkëpunimin me partnerët e aleatët tanë ndërkombëtarë.

Kryeministri Kurti e falënderoi emisarin Sarrazin për këtë vizitë të radhës dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm e intensiv.

Dy udhëheqësit kryesor të Policisë së Kosovës, kemi dëshmi se grupi terrorist u stërvit gjatë në Serbi

0
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se sot bëhen një javë që nga vrasja e policit Afrim Bunjaku.

Ai ka thënë se sulmi terrorist i Serbisë kishte qëllim aneksimin e veriut të Kosovës.

Sipas tij, përmes pamjeve të siguruara nga dronët e grupit terrorist të cilët u konfiskuan, vërtetohet se përgatitjet për sulm u bënë në Serbi.

“Sot do të shohim në detaje me pamje jo vetëm sulmin terrorist në Banjskë por edhe përgatitjet  e këtij grupi në qendrat e trajnimit të Serbisë. Në këtë trajnim janë angazhuar, presidenti serb, Aleksandar Vuçiqi, ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviq dhe shefi i komandës së ushtrisë, Milan Mojsiloviq. Vuçiqi është munduar ta fshehë faktin se Serbia është angazhuar në organizimin e këtij sulmi”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se pamjet janë siguruar nga dronët e grupit terrorist.

Sipas tij, trajnimet janë bërë në Kopoanik, në një pronë të Milan Radojçiqit.

E drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se nga hetimet e bëra kanë ardhur në përfundim se grupi terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë më 24 shtator, ka stërvitur për kohë të gjatë në territorin e Serbisë.

Hoxha ka thënë se grupi kishte ushtruar në hapësirën e Hotel Grey në Kopaonik, që është pronë e Milan Radoiçiqit, ndërsa po ashtu është stërvitur edhe në poligonin më të madh ushtarak në Serbi në “Pasuljanske Livade”. Ai ka thënë se Serbia u ka vënë në dispozicion grupit logjistikën e infrasatrukturën për stërvitje. Ai ka thënë se pamjet e reja janë siguruar nga dronët e grupit që janë konfiskuar,

“Bazuar në të dhënat e siguruara, rezulton se qendra e grupit terrorist ishte Kopaoniku, përkatësisht hapësira që është pronë e Milan Radoiçiqit. Ushtrimet ushtarake janë mbajtur në një prej poligonet më të mëdha ushtarake të Serbisë, së paku 4 ditë para sulmit në Banjskë”, ka thënë Hoxha në konferencë për media.

Mbyllja si Parathënie e Gegnishtes fatkeqe 

Nga: Klajd Kapinova , New York

“Mbrojtësi i rrejshëm të lëshon në kurth. Me ose pa dashje, disa mbrojtës të standardit të sotëm janë të rrejshëm. E trajtojnë si lule mos më prek. Çdo vështrim kritik të tij e shohin me drithërimë, e përjetojnë si lëndim. Çdo përmendje e gegnishtes ua çon flokët përpjetë, thua pasuritë e këtij dialekti nuk janë gjuhë shqipe. “Mos e rrok fort, se po ia da frymën”!, thotë populli. E rrokin nga dashuria për shqipen, apo nga ndonjë dashuri a nostalgji tjetër? Gjuha, nuk mund të përparojë e shkëputur prej ligjërimit të rrjedhshëm popullor. Nuk mund t’a ruajë freskinë, e mbyllur me shtatë palë dryna. Është qenie e gjallë, rikrijohet çdo ditë. Nuk mund të mbijetojë në formalinë. Në mos u çeltë shtegu për reformë gjuhësore, mbetet hapur rruga për anarki gjuhësore. Te shkallëshkallshme. Për “rebelim” të heshtur kundër gjuhës zyrtare. Spontan, të rrëmujshëm, të ç’organizuar. Më fort se sot, pasojat do të dhembin nesër, kur do të jetë vonë. Uroj të jem gabim, por ndeshtrasha kështu thotë. “Fanatizmi pjell herezinë”, na kujton Niçja me gojën e Zarathustrës. Lasgushi thoshte “kam frikë nga historia”. Fanatikët “Mister njet” s’kanë frikë nga historia? S’e kuptojnë, apo nuk duan ta kuptojnë Kohën? Pse kaq armiqësi ndaj ndryshimit, ndaj një reforme që s’kërkon përmbysje, përkundrazi, kërkon ringritje, rijetësim, ose, po të përdor një fjalë të huaj, “rivitalizim” të kryevlerës, që na njëjtëson si shqiptarë? Nga syri i cilit Big Brother druhen sot, apo dikush e ka Big Brotherin brenda vetes?  Rishtazi na shti në mendime Niçja, me Zarathustrën: “A di të bëhesh gjykatës dhe xhelat i ligjit tënd?”. Heshtja për të keqen të bën pjesë të së keqes. Unë nuk dëshiroj me u ba pjesë e së keqes. Unë kam frikë nga historia. Prandaj flas.” – Mehmet Elezi, studiues, publicist1  

Hyrje dhe dalja me guxim tek e vërteta  

Autori i shumë librave seriozë historikë etj., studiuesi dhe publiçisti cilësor dhe bashkëkohor Kastriot Myftaraj, i del zot gegnishtes, sepse vetë gegët duan të fshehin të vërtetën e tyre historike, mbasi i ekspozon ato gjatë dekadave të kaluara si bashkëfajtor të gjuhës së tyre amtare gegë.  

Shkrimi i hollësishëm studimor i Kastriotit Myftaraj, është gjithëmonë aktual sot dhe për gjeneratat e reja apo dekatat e ardhshme, që do të popullojnë apo banojnë Shkodrën me rrethina. 

Mendoj, se sipas logjikës futuriste kritika realiste nuk do të ketë ndikim në reagimit pozitiv për ringjalljen apo ripërtëritjen e gjuhës amtare të lashtë geg, sepse po vijojnë të flasin dhe shkruajnë me intensitet pa ndërprerje 24/7 dhe 365 ditë të vitit gjuhën letrare toskësishte, të imponuar me dhunë politike dhe fizike nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.  

Faqja Pro Gegnishtes, në rrjetin social Facebook (lexo Fakebook) apo Grupi në rritje i tij, i përbërë 99.99% nga banorët geg me ose pa shkollë, fatkeqsisht nuk duan që të hapet kjo histori-plagë reale e cila ishte dhe mbetet edhe sot e shëmtuar, por duan që ata që e kanë bërë këtë masakër të vetëdijshme politike gjuhësore asokohe me ndërgjegje Nënshkrimin Kundër Gjuhës Amtare Gegnishte të vijojnë të nderohen dhe respektohen, për inerci të shprehjes absurde, se shkodranët nënshkrues të persekutimit të gjuhës geg, janë zotni me emër të mirë të qytetit tonë…  

Gegët ndër shekuj  

Sikurse dihet përcaktimi gegë, është klasifikim nën-etnik i shqiptarëve dhe përfshin banorët e viseve mbi lumin Shkumbin (në Shqipëri) ose folësit e gegnishtes. Trojet e banuara nga gegët janë të miënjohura historikisht dhe gjeografikisht si shtrirje territoriale me qendrat e tyre të banimit qysh në kohërat e hershme.  

Sot fatkeqsisht, gegnishtja si gjuhë nuk zotëron status e saj zyrtar si gjuhë e shkruar, lexuar, studiuar etj., e gjuhës shqipe. Ajo ka dekada që nga komunizmi është future në gjuhët e vdekura të njerëzimit. 

Për më tepër gegnishtja në vetvete ka 2 nëndialekte, që gjeografikisht ndahen te kufiri i lumit me emrin Shkumbin. Gegnistja veriore shtrihet në të djathtë të Matit: në Mirditë, në Pukë, në Lumë, në Has, në malesinë e Gjakovës, në të gjithë Kosovën, në Maqedonin e Veriut, në Malësinë e Dukagjit, në Malësi të Madhe (në të dy anët e kufirit të Malit të Zi me Shqipërinë), në qytetin Shkodër e në rrethinat e saj, në krahinën e Krajës dhe të Ulqinit; ndërsa gegnishtja jugore, shtrihet në të majtë të Matit: në zonat e Elbasonit (Elbasanit), të Durrësit, të Tironës (Tiranës), të Krujës, të Matit, të Lurës, të Peshkopisë e të Maqedonisë Perëndimore, nga zona e Dibrës deri në Shkup dhe Kumanovë. E thënë ndryshe Kufiri natyror në mes të gegnishtes dhe toskërishtes, është lumi Shkumbin në Shqipëri të Veriut, e cila sikurse dihet përshkon Shqipërinë e Mesme nga lindja në perëndim.  

Historia dhe personazhet geg të Kongresit të Zhdrejt apo Ç’Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe  

Kongresi i Ç’Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, u mbajt në Tiranë dhe zgjati 6 ditë nga 20-25 nëntor të vitit 1972, me nismën e Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë dhe me praninë e 87 delegatëve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe arbëreshët e Italisë, pra nga të gjitha krahinat e Shqipërisë.  

Nëse shikohet me shumë kujdes qëllimi i mbajtjes së saj, lexohet shumë lehtë, se ai ishte një tubim i mirëfilltë politik komunist “shkencor” gjithëkombëtar dhe jashtë saj, për të rritur artificialisht sasinë dhe shtrirjen gjeografike gjithëshqiptare pavarësisht se si e sa ato e flisnin gjuhën shqipe. Propaganda dhe zhurma për ato asokohe kishte më shumë rëndësi se sa dhuna gjuhësore e pakicës toskë, kundër shumcës geg në trojet etnike shqiptare…  

Kjo mbledhje e madhe partie, u thirr gjoja për të nxjerrë përfundimet e diskutimit të “gjerë”, për drejtshkrimin e gjuhës shqipe, që kishte filluar në vitin 1967, pas botimit të “Rregullave të drejtshkrimit të shqipes” që ishte asokohe në projekt.  

Sikurse shkruan dhe studiuesi Myftaraj, del se aty u mbajtën 150 “kumtesa” me referime, të cilat me shpejtësi rrufeje janë botuar në dy vëllime si njolla turpi në faqen e zezë të historisë së popullit tonë: “Kongresi i Ç’Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe” I, II, Tiranë, 1973. 

Kongresi politiko-propagandistik në fjalë, ishte natyrisht më e keqja që mund të pritej nga regjimi komunist i diktatorit Enver Hoxha, i cili përgjithësisht kishte prirjen t’ i bënte keq, duke qenë se gjithçka e shikonte nën prizmin e tij të shtrembër stalinist.   

“Stalini, ati ideologjik i Enver Hoxhës, para vdekjes e shpalli veten edhe gjuhëtar.” – Kastriot Myftaraj, Tiranë, Shqipni, 2012  

Produkti i Kongresit të vitit 1972, duhet rishikuar ose anulluar menjëherë, duke e shfuqizuar… edhe për shkakun se ata që e morën vendimin nuk e kishin nivelin shkencor, për të marrë vendime të tilla. 

Është krijuar miti intelektual, sikur delegatët e Kongresit të Ç‘Drejtshkrimit, që vendosi për standardin e gjuhës shqipe, që është në fuqi edhe sot (viti 2023), qenë “specialist” të gjuhësisë.  

Mjafton të shikosh biografinë e “intelektualëve” apo delegatëve të Kongresit të Ç’Drejtshkrimit, që të bindesh se ata nuk kishin formimin e duhur akademik dhe intelektual, për të marrë një vendim afatgjatë mbi standardin e gjuhës shqipe.  

Sipas një investigimi kritik dhe studimi në detaje, që studiuesi realist Kastriot Myftaraj ka bërë me shumë kujdes, del se: “Nga 87 delegatët e Kongresit të Ç’Drejtshkrimit, që nënshkruan Rezolutën për standardin e gjuhës shqipe, 72 nuk kishin asnjë gradë shkencore!!!  

Nga 15 nënshkruesit me grada shkencore, pesë prej tyre nuk i kishin ato në gjuhësi. Këta qenë: Aleks Buda, Dhimitër Shuteriqi, Bedri Dedja, Josif Ferrari, Zihni Sako.  

Nga pesë gjuhëtarët me titull “profesor”, njëri, Androkli Kostallari kishte diplomuar për rusisht. Ndër delegatët me tituj shkencorë, kishte pesë docentë dhe shtatë bashkëpunëtorë të vjetër shkencorë.  

Ndër bashkëpunëtorët e vjetër shkencorë, njëri Osman Myderrizi, nuk kishte as diplomë të shkollës së mesme. (!!!!) 

Pjesa më e madhe e delegatëve qenë shkolluar në Bashkimin Sovjetik dhe gjuha e huaj e vetme që njihnin mirë ishte rusishtja.  

Në fakt, për shkak të pranisë së delegatëve nga trojet shqiptare në Jugosllavi, të shkolluar në Beograd dhe në shkolla ku gjuha e parë pas shqipes ishte serbokroatishtja, mund të thuhet se 80% e delegatëve nuk zotëronin mirë asnjë gjuhë të huaj përveç këtyre dy gjuhëve sllave.  

Madje edhe në vitin 2008, pra 36 vjet pas Kongresit, nga 87 delegatët e Kongresit të Ç‘Drejtshkrimit, 37 prej tyre, nuk përmbushin kriteret e vëna për të hyrë në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar, do të thotë nuk kanë marrë grada shkencore!  

Kjo shifër do të dilte edhe më e lartë nëse llogaritet se disa delegatë të Kongresit të vitit 1972, kanë hyrë në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar thjesht si shkrimtarë mediokër të realizmit socialist si Ali Abdihoxha, Fatmir Gjata, Llazar Siliqi, Shevqet Musaraj, Sterjo Spasse, Dhori Qiriazi.  

Nëse Fjalori Enciklopedik Shqiptar i viteve 2008-2009 do të ishte bërë në 1972, atëherë 55 delegatë të Kongresit, nga 87, nuk do të mund të përmbushnin kriteret për të hyrë në Fjalorin Enciklopedik!  

Merret vesh, firmëtarët e Rezolutës nuk përbënin një forum serioz shkencor. Apologjia e tyre do të kishte qenë nëse ata, pas rënies së regjimit komunist do të kishin thënë se vepruan në rrethana emergjente dhe të kërkonin që të mbahej një kongres i mirëfilltë shkencor për të vendosur standardin e gjuhës shqipe.  

Disa prej tyre në fakt e kanë thënë këtë gjë. Por pjesa më e madhe qenë përzgjedhur nga regjimi komunist të tillë që nuk kanë as minimumin e deontologjisë profesionale, dhe nuk mund të pritej tjetër gjë prej tyre, se profesioni bazë i tyre është ai i sharlatanit.  

Në vend që të mbanin qëndrimin e thënë më lart, ata pas vitit 1972 dhe madje pas vitit 1990 vazhduan që të shpërblejnë njëri-tjetrin me grada dhe tituj shkencorë që në thelb nuk qenë gjë tjetër veçse një ritual i zbatimit të “religjionit” të krijuar në 1972, në trajtën e standardit të gjuhës shqipe.  

Nëse sot, në vitin 2012 (kur është publikuar stdudimi i Kastriot Myftaraj) do të mblidhej një forum prej 87 vetësh me një përbërje të ngjashme me atë të vitit 1972, nga pikëpamja e kualifikimit shkencor, dhe do të diskutonte për standardin e gjuhës shqipe, ai do të kritikohej si joserioz, joprofesional, qesharak, madje edhe nga ata firmëtarët e mbetur gjallë të Rezolutës të vitit 1972. (Kastriot Myftaraj, “Biografia e fshehur e delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972”, EuroAlbemigrant.com)  

Gegnishtja e persekutuar qysh në kohën e Perandorisë Islame Otomane dje dhe sot  

Autori shkodran i Grupit Pro Gegnishtes, shkruan sa më poshtë: “As turku për 500 vjet, nuk i bani dam gegnishtes sa i bani për 40 vjet regjimi komunist”. Citali i mësipërm është marrë nga faqja Pro Gegnishtes. 

Unë mendoj, se duhet të jemi të kujdeshëm dhe të mos i paraqesim në media (show televiziv, gazeta, revista dhe website) dhe opinone publike, mes njerëzve apo simpoziume kulturore dhe shkencore ish pushtuesit shumë shekullorë mizor otomanë si xhelatë të butë, “përparimtarë”, “paqësore”, që erdhën nga Azia në trojet e Arbërit me daulle të zhurmshme, taborre të mëdha ushtarake të armatosur deri në dhëmbë, me ekspedita kriminale ndëshkimore, të cilët kudo mbulohen trojet tona me gjakderdhje, shkatërrime totale… Ata nuk erdhën për të na ndihmuar apo shpëtuar ne asokohe, me hap rrugë, shkolla, ndërtuar ura, universitete, qendra kulturore, shtypshkronja, spitale, rindërtuar qytetet dhe fshatrat, ngritjen e ushtrise dhe shtetit etj., arbëror!!!?  

Le të vazhdojmë argumentin tonë për gegnishten dhe kalvarin pambarim të saj ndër shekuj deri në ditët tona…  

Në kohën e Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane, nuk ka pasur shkolla shqipe, se me dekret otomanët antishqipe, me ndihmën e 39 kryeninistrave muhamedanë me origjinë shqiptare nuk i kanë lënë të parët tanë arbërorë në trojet e veta të kenë ligjërisht shkolla shqipe, sikurse serbët, grekët, sllovenët, maqedonasit, kroatët, etj., duke qenë i vetmi vend i pushtuar nën otomanizëm, ku shqipja Nuk u lejua  që të ushtrohej me ligj.  

Nga ana e tjetër, për hir të së vërtetës historike, duhet thënë se Perandoria Xhihadiste Islame Osmane, nuk njihte në zotërimet e veta si etni autentike apo kombësinë arbërore-shqiptare, por vetëm komunitete fetare, sit ë vetët myslimanë (islamë), rumët (sikurse njiheshin asokohe ortodoksët) dhe latinët (popullsinë etnike vendase pra, katolikët). 

Në këtë mënyrë, del se edhe arbërorët (shqiptarët) ishin grupuar në këto tri komunitete fetare dhe nuk njiheshin si një njësi kompakte kombëtare më vete.  

Pra, teorikisht dhe praktikisht otomatë kishin mohuar gjuhën dhe identitetin e shqiptarëve askohe deri në vitin 1912, kur na japing Pavarsinë, meqenëse Perandoria e tyre ishte tjetërsuar për shkak të plasaritjeve, dhe konflikteve të brendshme familjare, korrupsionit, vjedhjeve, homoseksualitetit të pasuesve perandorak të Osmanit… 

Popullsisë shqiptare, asokohe u lejohej ushtrimi i funksioneve arsimore-kulturore vetëm në gjuhët turko-osmane, greke dhe latine-italiane. Kështu, te popujt fqinjë ortodoksë sllavë u ruajt, kundër vullnetit të Patrikanës greke, tradita e përdorimit të gjuhës popullore në kishë e në arsim, shqiptarët ishin privuar nga përdorimi i gjuhës amtare shqipe në kisha e në arsim, ku komunitetet e tyre fetare ishin të varura nga tri qendra të ndryshme të huaja kishtare e kulturore. 

Nga burime historike shohim se institucionet primitive kryesore arsimore që u shfaqën në periudhën e sundimit barbar islam osman në Shqipëri, ishin shkollat e komuniteteve myslimane, ku mësohej gjuha si primare gjuha osomane dhe arabe.  

Ndryshe për të njëjtën periudhë në vendet e përparuara të Europës, shohim se në fillim të shek. XVI, feudadalët “shqiptarë” të otomanizuar dhe islamizuar hapën në disa qendra të Shqipërisë, kryesisht pranë xhamive, shkolla fillore ose mektepe, ku për cudi në vend të gjuhës amtare shqipe, mësuesit-hoxhallarë u mësonin nxënësve islam leximin e librit të tyre kur’anin dhe shkrime të shenjta me shkronja arabe, e njëjta metodë sikurse ndodh ende sot në vendet radikale islame aziatike, afrikane, lindjen e mesme dhe pellgun arabik. 

Pra, niveli kulturor dhe mësimor në Shqipërinë Islame Otomane, ishte i njëjtë me metodat dhe pedagogjinë islame të kohës e cila fatkeqsisht është rishfaqur pas peridhës post-komuniste në trojet shqiptare, ku sot domonjnë shkollat e mirëfillta kur’anore si kopje të bendeve ku ushtrohet edhe në ditët tona ligji i Sheriatit.  

Në shek. XVII kur ndodhi islamizimi i dhunshëm masiv i shqiptarëve me shpatë, kur’an dhe gjak, filloi të shtohej numri i mektepeve dhe shkollave kur’anore, që hasen tani edhe në disa fshatra.  

Kështu, nga historia e hidhur e trojeve tona etnike shqiptare mësojmë, se pranë mektepeve në qytetet-katunde kryesore të prapambetura të vendit u çelën edhe shkolla të një shkalle më të lartë prapambetjeje, si medresetë, ku nxënësit mësonin gramatikën dhe leksikun e arabishtes, të persishtes dhe të osmanishtes, retorikën e letërsisë orientale dhe doktrinën e huaj islame.  

Numri i nxënësve në këto medrese ishte shumë i madh, ku përgatitja e fëmjëve “shqiptarë” (arnautë) bëhej direkt nga klerikët radikalë, që shërbenin në institucionet e kultit islam dhe në aparatin shtetëror otoman të kohës.  

Fatkeqsisht, asokohe në tokat shqiptare u krijua një shtresë “intelektualësh” të pajisur me kulturë islame ose shpërlarje masive të trurit, disa prej të cilëve fatkeqsisht kishin studiuar edhe në medresetë e Stambollit, të Aleksandrisë (në Egjipt të Afrikës Veriore, ku shtriheshin territoret e pushtuara nën sundimin islam otoman), ose të Bagdatit në Iraq. 

Ndryshe nga sa thamë më lart, shumë katastrofike ishte gjendja e arsimit të popullsisë së krishterë, e cila nuk gëzonte mbështetjen e shtetit e i nënshtrohej diskriminimit të hapur kombëtar, fetarë dhe gjuhësor, ku u mohohej hapur përdorimi dhe studimi gjuhës amtare shqipe në shkollat amtare.  

Ortodoksët dhe katolikët kishin pak shkolla fillore (fetare) që ishin ngritur zakonisht pranë ndonjë manastiri ose kishe dhe në raste të veçanta pranë ndonjë fshati.  

Shkollat katolike ishin nën drejtimin e kishës katolike me qendër Romën, e cila filloi të përdorte gjuhën fshehurazi gjuhën shqipe në shkollat fetare katolike. Në këto kushte dhe rrethana të reja u hapën disa shkolla të tilla, ku mësohej edhe gjuha shqipe dhe ku shërbenin si tekste mësimore katekizmat e hartuar nga shkrimtarë klerikë si arqipeshkëvi imzot Pjetër Budi etj.  

Këto shkolla shqipe, ishin ngritur kryesisht pranë famullive dhe manastireve. Kështu mësojmë nga burimet historike të kohës, se një shkollë shqipe funksiononte qysh në vitet 1628-1675 në Pedhanë, dhe po në atë kohë edhe në Blinisht (të dyja në rrethin e Lezhës), si dhe në Kurbin (rrethi i Krujës).  

Në vitet 1669-1670 funksiononte një shkollë katolike në gjuhën shqipe edhe në Himarë (Shqipëria e Jugut). Në Pedhanë e në Blinisht, u krijuan më vonë edhe shkolla më të larta, gjimnaze, ku përdorej gjuha shqipe.  

Këto shkolla u ngritën nga murgj të Urdhërit Françeskanë, të vendosur në Shqipëri në fillim të shekullit XII. Shkolla të mesme shqipe katolike ku flitej gegnisht, u hapën edhe në Janievë të Kosovës (viti 1671), në Velje të Mirditës (1699), në qytetin e lashtë të Shkodrës (1699) etj.  

Në këto shkolla të mesme nxënësit, që ishin destinuar për t’u bërë klerikë, studionin teologjinë, gjuhët latine e italiane, gjuhën geg shqipe dhe disa prej tyre dërgoheshin për studime më të larta në Itali. Mësimi i gjuhës shqipe në këto shkolla, edhe pse tepër i kufizuar, si pasoj e kufizimeve otomane asokohe dhe theksoj se ishte në interes të popullsisë vendase, që i përkrahte ato.  

Nga burimet historike mësojmë, se gjimnazi i Blinishtit u ngrit me kërkesën e krerëve të vendit dhe kur në vitin 1648 shkolla e Pedhanës u rrafshua nga një ekspeditë ndëshkimore osmane, banorët e fshatit e rindërtuan atë përsëri. 

Zhvillimi i arsimit në gjuhën shqipe në shek. XVII u pengua direkt për shkak të ndjekjeve të qeveritarëve osmanë të ndihmuar nga spiunët shqiptarë, që tregonin se ishinn hapur shkollat shqipe. Megjithatë, në shek. XVII, në shtresat e larta të shoqërisë shqiptare ishte zgjeruar rrethi i njerëzve të kulturuar dhe që kishin mësuar disa gjuhë të huaja dhe gjuhën vendase shqipen.  

Në çerekun e parë të shek. XVII imzot Pjetër Budi arqipeshkëv në disa relacione ai shprehej shumë ashpër për një pjesë të klerit të lartë katolik shqiptar, që tregohej indiferent dhe mospërfillës ndaj lëvrimit të gjuhës shqipe, si dhe ndaj gjendjes së mjerueshme kulturore të grigjës apo më saktë popullit të vet. 

Rrethana më të favorshme për arsimin shqip u krijuan, kur në fronin e papës në Vatikan erdhi Klementi XI, me origjinë shqiptare. Me nismën e tij u mblodh më 1703 Koncili i Peshkopëve (Ipeshkvinjëve) të Shqipërisë, që njihet me në histori emrin “Koncili i Arbërit”, i cili vendosi të përhapte letërsinë fetare në gjuhën shqipe. Kjo shtoi interesin për gjuhën shqipe dhe kështu mbas 8 vitëve dhe më saktë në vitin 1711, mësojmë se në shkollën e Montorinos në Romë u hap edhe Katedra e Gjuhës Shqipe… 

Edhe në shekujt apo vitet e mëvonshme shkollat e para shqipe të hapur pranë kishave katolike në Kosovë dhe Shqipëri, i kanë mbyllur mënjeherë otomanët me gjak dhe hekur, duke vrarë pa mëshirë mësuesit klerikë katolikë në rrethana dhe pusi të ndryshme…  

Otomanët e komunistët apo komunisto-otomanët dje dhe sot  

Pra, nga përvoja e përgjakur dhe e hidhur historike e popullit tonë ndër shekuj dhe deri në vitet 1990, mësojmë nga faktet konkrete, se otomanët islam dhe komunistët të pafe janë njësoj në forma dhe metoda radikale antishqiptare dhe anti-gjuhësore geg dhe nuk mendoj se duhen paraqit pushtuesit si më të butë se sa nazi-komunistët 1944-1990.  

Në kohën e Rilindjes Kombëtare apo Rizgjimit të Ndërgjegjës Kombëtare Shqiptare, abetaret në gjuhën amtare shqipe, të shtypur jashtë shtetit amë, otomanët “vëllezër” i kanë quajtur vazhdimisht si heretike dhe kundër padishahut e islamit…  

Pra, asokohe theksoj gegnishtja ëshë mësuar dhe ruajtur brez mbas brezi vetëm me të folurin e përditshëm në çdo shtëpi, mes miqëve në odat e burrave, nga përkushtimi i klerikëve katolikë vendas shqiptarë, që e thonin meshën në gjuhën geg shqipe me pak fjalë latine të kohës etj., por jo zyrtarisht në shkolla të mirëfillta private apo publike.  

Edhe në kohën otomane kanë qenë pikërisht trathtarët e spiunçt arnautë, ato që Nuk na kanë lanë të mësojnë me gramatikë gjuhën gegnishte, ashtu sikurse ndodhi edhe në kohën e diktaturës komuniste të Enver Hoxhës (alias Dullës), kur fatkeqsisht po shqiptarët me mentalitet dhe kulturë otomane, ishin ato që përmes të ashtëquajturës Kongresi i Zhdrejt-Shkrimit apo C’Drejtshkrimit 1972, bënë që gegnishtja me ligj të ndalohet të flitet, studiohet dhe shkruhet, duke u futur kështu shumë shpejt në kalendat greke si një gjuhë e huaj e vdekur e pa shkruar dhe mësuar gramatikisht…  

Edhe sot në neo-komunizëm gegnishtja nuk mësohet, studiohet dhe nuk flitet me gramatikë të unisuar të saj si gjuhë e vjetër etnike vendase dhe as ajka e figurave kryesore të saj ndër shekuj si në fushën e linguistikës, historisë, kulturore dhe evolucionit të saj ndër shekuj, artistike, politike, atdhetare, apo heronjtë geg e kombit ndër shekuj, patriotët, mendimtarët, intelektualët, shkrimtarët etj.  

Fatkeqsisht konstatohet, se sot nuk ka asnjë shkollë shqipe, ku fëmijët të mësojnë realisht me libra shtetërore geg gramtikën e tyre letrare etj., sikurse mësohet dhe studiohet në të gjithë nivelet e shkollave zyrtarisht toskënishtja politike jugore letrare…  

Disa thonë ose mund të rishprehen sërisht se ashtu ishte koha, duke justifikuar me djadhëzi trathtinë tinzare zyrtare të vetë gegëve e toskëve komunistë kundër gjuhës së të parëve ilir-arbërore-shqiptar të gegnishtes. 

Lind pyetja: Po ajka e ndritur e klerit katolik pse vazhdoi të fliste dhe shkruante pa pushim dhe pa frikë dorëshkrimet e tyre brilante të fliste kudo dhe pa u trembur para gjyqeve të Dullës vetëm gegnishten edhe nëpër burgjet nazi-komuniste… edhe pse e dinin shumë mirë se komunistët fatkeqsisht shqipfolës geg e toskë ishin dhe janë edhe sot neo-komunistët kundër tyne!!!?  

Anti-gegët komunisto-otomanë si provë të urretjes kundër gegnishtes bënë punime “studimore” shkrimmore gjoja të ashtëquajtur shkencore të mirëfillta që atakonin drejpërdrejtë gjuhën gegnishte e i botuan si paçavure turpi (që të gjithë sëbashku pjesëmarrësit apo të ashtquajtur delegatë të Kongresit të C’Drejtshkrimit) në dy vëllime, të cilat sot fatkeqsisht janë njolla prova faktike turpi nga servilizmi i tyre ndaj komunistëve me dhe pa tesera antarësie partie…  

Disa vijojnë të thonë edhe sot, se dikush shkoi në spital dhe ia morën kmunistët firmën me zor e pa vetëdije a thua se asokohe ata që tregojnë këto përralla historie të vetëkrijuara ishin në vendngjarje… Ja po e pranojmë këtë version e forcës apo “detyrimit” absurd përkohsisht… 

Sërisht lind pyetja logjike dhe retorike: Po shkrimet e shumë autorëve geg me shumë faqe kundër gegnishtes që janë si dëshmi prove edhe sot të shkruara dhe botuara si njolla të zeza turpi në dy vëllime në Tiranë pas Kongresit të vitit të zi 1972 kush i bëri autorët, që t’i shkruajnë me pasion kundër gjuhës geg!? 

Gjuha otomane bëhet zyrtare në Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa gegnishtja etnike vazhdon të ndalohet me ligj që të mos mësohet  

Së fundi, edhe sot në Shqipëri dhe Dardaninë antike, zyrtarisht ka filluar mësimi i gjuhës ish pushtuese otomane në të gjithë ciklet e shkollave atje. Dhe kjo në saj të një dekreti absurd antishqiptar, që kanë miratuar qeveritë neo-komuniste dhe neo-otomane erdoganiste respektive të Tiranës së kuqe me K/Ministër Edi Ramën 3 dhe erdoganistin fanatik otoman Albin Kurtin.  

Pra, zyrtarisht gjuha e pushtuesve otomanë lejohet dhe ligjërohet me dekret special të mësohet si gjuhë amtare në Shqipqëri dhe Kosovë (në dy shtetet e pushtuara dikur për 700 vjet me radhë nga barbarët otomanë) nga mësuesit formalisht me pashaportë “shqiptare” çdo ditë në bankat e shkollave dhe auditoret e universitetëve në mënyrë serioze dhe masive, sikurse dikur gjuha ruse… 

Pse them unë gjuha otomane dhe jo turke? Kur Osmani si i pari i osmanëve pushtoi vendet e Azisë dhe mbërriti deri në atë që quhet sot territori turk apo Turqia, ai si kryebarbar manjak rrafshoi mizorisht të gjithë fshatrat, qytetet dhe vetë civilizimet asokohe të shtetit multifetar etnik turk (Turiqinë).  

Asokohe dhe deri në fillim shekullin XX, gjuha vendase që flitej në kohën e Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane ishte turqishtja etnike e vjetër me bazë arabe. Ajo u zëvendesua më vonë me gjuhën turke të re tashmë me bazë latine, pra europiane.  

Kjo gjuhë fatkeqsisht po mësohet zyrtarisht në shkollat shqiptare atje tek ju. Dhe për çudi asnjë antar apo “patriot” i Grupit tuaj më të madh online në rrjetet sociale PRO GEGNISHTES me 20 mijë antarë dhe të tjerë, që shtohen çdo ditë dhe ku na i paraqet edhe administrator i faqes me emra, nuk Kundërshtoi këtë fakt të turpshëm, sepse Qeveria Neo- Komuniste Rama 3 lejoi zyrtarisht mësimin e otomanishtes së ish pushtuesve dhe jo të GEGNISHTES, gjuhës amtare të ish të pushtuarëve sot të nënshtruar para të njëtit pushtues gjuhësor.  

Unë nuk di deri më sot që në zonat me popullsi geg nga kufiri i rrjedhjes së mesme të lumit Shkumbin (Qyteti Elbasan, që thuhet se është kërthiza e Shqipërisë, sepse e ndan atë në dy pjesë të barabarta fiziko-gjeografike) dhe deri në Dardani të mësohet gjuha geg.  

Kështu popullsia e pjesës Veri Lindore të Shqipërisë ose qytetet malore, si: Peshkopia (Dibra e Madhe dhe e Vogël), Kukësi, Tropoja, Mirdita, dhe me pak Lezha (qytet i cili përbëhet kryesisht nga banorë të ardhur nga Malësia e Madhe dhe Mirdita) në zonën Perëndimore (që shtrihet në Ultësirën Perendimore të vendit tonë) etj., kanë humbur fatkeqsisht të folurit dhe të shkruarit original të gjuhës geg, sepse atje prej shumë dekadash nga presioni i madh politik komunist dhe gjuha toskërishte zyrtare e folur dhe e shkruar ka bërë që ata të humbin gjuhën etnike të tyre.  

Po jap vetëm një fakt apo shembull të vogël historik. Dikur krahina malore e Mirditës është quajtur si toka e katedralëve, kurse sot muslimanët e ardhur jugorë në kohën e invazoneve komuniste, kanë ndërtuar atje edhe një xhami në mes trevës apo qytetit të Rreshenit, dikur të pamposhtur nga islami asimilues otoman. Këtë shembull negativ imponues nga të ardhurit jugor dhe shoqatat asimiluese “bamirëse” otomane-arabe, që fatkeqsisht veprojnë atje, nuk e permenda si argumentim fetar, por si pushtim i hapur e i mirëfilltë gjuhësor dhe fetar otomano-arab…  

Sot, fatkeqsisht në kishat tona katolike puthuajse dhe në qytet dhe fshatrat apo katundet e thella në zonat malore; në kishat katolike meshet jepen pothuajse të gjitha fatkeqsisht në gjuhën toskërishte letrare, sepse edhe e gjithë literatura e botuar fetare e mirefilltë, si: Bibla (Shkrimi i Shenjtë), thënia e uratave fetare, libri shujtja shpirtnore, tekstet lirurgjike etj., janë të botuara në gjuhën letrare toskërishte dhe jo vendase të banorëve geg.  

Ky është fatkeqsisht një presion i madh propagandistik apo shpërlarje e vijueshme e trurit non stop dhe sistematikisht, që dhunisht me forma të ndryshme po ia merr edhe sot frymën gjuhës amtare geg. Kjo diktaturë e fortë dhune, është një gur i madh i rëndë në qafën e hollë nga vuajtjet e pambarim të gegnishtes.  

Për më tepër meshtarët e rinj katolikë vetëm flasin gegnisht, në mënyrë formale dhe rutinë në takimet me njerëzit, pra, besimarët e popullin e thjeshtë, kurse në realitet të gjithë librat e reja janë shtypur dhe botohen pa ndërprerje vetëm toskërisht… 

Shumë shpejt ata nuk do të kuptojnë se çfarë kanë shkruar paraardhësit e tyre klerik geg mbi krahinat geg, gjuhën, historinë, kulturën, traditat, zakonet shqiptare etj., sepse do t’u duhet të mësojnë më parë gjuhën gegë si gjuhë të huaj. 

Bibla e përkthyer me një mund dhe përkushtim të madh shumëvjeçar nga meshtari ulqinak shqiperuesi dhe studiuesi i madh mons. Simon Filipaj është e përkthyer nga latinishtja në gjuhën letrare toskë, të pakuptuar në fillim në të gjithë zonën e Malësisë së Tuzit dhe zonat bregdetare të qytetit antik të Ulqinit dhe trojet e tjera shqiptare. 

Nga ana e tjetër, në mes të qytetit të Shkodrës, intelektuali i shquar një ndër helenistët dhe studiuesit më të famshëm shqiptar shkodrani prof. Gjon Shllaku të gjithë librat kulturore dhe historike helene (geke) të famshme i ka përkthyer në gjuhën toskë letrare…  

Ky status, që citova në këtë foto, ka marrë pa vetëdije me qindra miratime dhe klikime pozitive nga antarët e grupit tuaj edhe pse statusi është i pasaktë dhe i bie ndesh drejpërdrejtë historisë geg dhe kulturës së tyre geg ndër shekuj…  

Kjo tregon fatkeqsisht nivelin e ulët të grupit dhe antarëve të saj, që bëjnë Like pa lexuar dhe kuptuar statuset, që hidhen herë pas here këtu, në Grupin në fjalë… Kam shumë për të thenë, por kaq për sot…  

21 delegatë ishin gegë ose ¼ ku 9 prej tyre ishin shkodranë, që vulosen pa Referendum groposjen e gjuhës së tyre geg 

Nga burimet historike mësojmë, se nga 87 delegatët e Kongresit të Zhdrejt apo Ç’Drejtshkrimit, që nënshkruan Rezolutën për Standardin e Gjuhës Shqipe 21 (pra, gati ¼ e delegatëve ishte e lindur në territoret, me popullsi ku flitet 24/7 dhe 365 ditë të vitit gjuha e nënës dhe baballarëve të tyre gegë) ishin gegë nga zonat ku flitet gjuha e gegë e trashëguar nga të parët e tyre., si: Shkodra (9 delegatë), Kosova, Mali i Zi, Peshkopia (1 delegat) dhe Kukësi (1 delegat). 

Nga shikimi i vendlidjes së tyre del se 7 (shtatë) prej tyre ishin nga Kosova, 6 (gjashtë) nga Prishtina dhe 1 (një) nga Prizreni.  

Po cilët ishin nënshkruesit me emër dhe mbiemër që bënë historinë e faqes së zezë të gjuhës geg!!!?  

Më poshtë po japim listën e plotë të delegatëve gegë të Kongresit të Ç’Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe si dhe ato nga Shqipëria e Veriut, Prishtina dhe Prizreni (Kosova): 

  1. Prof. Idriz Ajeti Dekan i Fakultetit Filozofik, Prishtinë (Kosovë). 
  1. Dr. Rexhep Qosja Drejtor i Institutit Albanologjik, Prishtinë (Kosovë). 
  1. Doc. Jup Kastrati (1924-2003), pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër. 
  1. Ahmet Kelmendi (1929-2916), pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prishtinë (Kosovë). 
  1. Ajet Bytyci, pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Prizren (Kosovë). 
  1. Bahri Beci, (Shkodër, 6 mars 1936 – Paris, 20 gusht 2023), gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. 
  1. Besim Bokshi (1930-2014), pedagog i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Gjakovë (Kosovë). 
  1. Drita Garuci Mësuese e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, Shkodër. 
  1. Fadil Podgorica (Shkodër, 11 gusht 1918-1993), pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër. 
  1. Ferdinand Leka (Prof. Ferdinand Leka lindi në Shkodër më 18 prill 1930, dhe vdiq në Tiranë në vitin 2022), gjuhëtar në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të USHT, Tiranë. 
  1. Henrik Laçaj, (Shkodër, 11 shkurt 1909 – Tiranë, 12 mars 1991), pedagog në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë të USHT, Tiranë. 
  1. Isa Bajçinca, pedagog i gjuhës shqipe në Fakultetin Filozofik, Prishtinë (Kosova). 
  1. Ismail Bajra, drejtor i NGBG “Rilindja”, Prishtinë (Kosova). 
  1. Ismail Doda (1939), drejtor i shkollës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Ostros (Krajë, Mal i Zi). 
  1. Kolë Ashta (1918-1997), pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër. 
  1. Llazar Siliqi (1924-2001), i lindur në Shkodër, ishte shkrimtar, që banoi në Tiranë. 
  1. Luigj Franja, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Shkodër. 
  1. Mufit Trepça, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Peshkopi (Shqipëria e Veriut). 
  1. Pjetër Fusha, mësues i gjuhës dhe i letërsisë shqipe, Rubik  (Mirditë, Shqipëria e Veriut). 
  1. Shefqet Hoxha (1934), pedagog i gjuhës shqipe në Filialen e USHT, nga katundi malor Bicaj-Kukës (Shqipëria e Veriut). 
  1. Tomor Osmani, pedagog i gjuhës shqipe në Institutin e Lartë Pedagogjik, Shkodër. 

Alice E. Lovely, një veprimtare amerikane për çështjen çame

___

Më 25 tetor 1945 një grua e re amerikane, punonjëse e UNRRA-s në Tiranë, do të vizitonte atë që funksiononte si kampi i refugjatëve çamë në Elbasan. Ajo quhej Alice E. Lovely [Alis Lavli], dhe ishte vetëm 30 vjeçe.

E lindur në qytezën e vogël dhe piktoreske të North Kinsgtaun-it [Kinstown] në shtetin Roëd Ajlend [Rhode Island] më 4 shtator 1915, studimet e larta Alice i kreu në Radklajf Kollexh [Radcliffe] sot pjesë e Universitetit të Harvardit, ku u diplomua në vitin 1936, me rezultate të shkëlqyera [magna cum laude], e specializuar për studime në gjuhët dhe letërsinë romanse.[1] 

Foto 1. Alice Lovely sëbashku me studente të tjera pas diplomimit në v. 1936. Me gjasë Alice është në rreshtin e parë në mes. Burimi: Schlesinger Library, Harvard Radcliffe Institute.

Alice u punësua me UNRRA-n në vitin 1944 dhe shkoi në Shqipëri një vit më vonë. Një nga detyrat e para të saj ishte të hulumtonte për gjendjen e “300” hebreasve të strehuar në Shqipëri.

Njohja me problemin çam

Alice Lovely. Burimi: Schlesinger Library, Harvard Radcliffe Institute.

Mirëpo, pa dashur, Alice Lovely u bë dëshmitare e gjendjes së vështirë të refugjatëve çamë në Shqipërinë e pasluftës kur, një mëngjes vjeshte të vitit 1945, ajo pa kushtet e mjerueshme të tyre në Elbasan. Raportin në trajtë “përshtypjesh vetjake” [personal account] ajo ia përcolli menjëherë zyrës qendrore të UNRRA-s në Tiranë.

Zyra e Misionit UNRRA në Shqipëri ishte njohur edhe më përpara me problemin e minoritetit çam të dëbuar nga vatrat e tyre në Greqinë Veriperëndimore dhe të strehuar në Shqipëri. Mirëpo përshkrimet e gjalla dhe grafike të zonjushës Lovely jo vetëm që rritën më tej ndërgjegjësimin e UNRRA-s në Shqipëri, por tronditën dhe vunë në lëvizje madje edhe Qendrën Rajonale Evropiane të UNRRA-s [E.R.O.] në Londër.

“Mendoja se emocionet e mia do të ishin tashmë të kalitura ndaj mjerimit njerëzor” – u shpreh ajo. “…Mirëpo…në Elbasan pata një përvojë të re, shumë herë më të pikëlluar dhe të mjerë”, kur “pashë dhe bisedova me një grup të tërë njerëzish që sot në Shqipëri jetojnë në kushte shumë herë më të dëshpëruara se ç’mund t’i kisha përfytyruar”.[2]

“Jeta e çamëve është përmbysur krejtësisht prej luftës në Greqi”, do ta fillonte Lovely raportin e saj. Dhe në vazhdim ajo do të theksonte këto çështje themelore: (i) kushtet tejet të vështira të jetesës; (ii) dëshira e patundur për riatdhesim, dhe (iii) bashkëpunimin Tiranë – UNRRA për t’u kujdesur për ta.

“Çamët jetojnë sot në kushte shumë më të dëshpëruara nga ato që kam hasur ndonjëherë gjatë viteve të punës sime si punonjëse sociale në Amerikë” [3], do të shprehej ajo qartë dhe me realizëm.

Foto 2. Familje çame. Arkivi i UNRRA-s. E paklasifikuar. Me gjasë marrë nga Jani Ristani. Nga pas ka këtë shënim me shkrim dore: “Chamerians. Tirana Radio, Oct. 21,2. Unused”.

Dhe më tej:

“Megjithatë, ata mezi ç’presin që të kthehen në arat e tyre pjellore në Epir. Ndërkohë, përgjegjësinë për t’u kujdesur për ta e ka qeveria shqiptare, e ndihmuar nga UNRRA”.[4]

Nga raporti kuptojmë se Alice kishte marrë njohuri për vendin, prejardhjen, gjuhën, kombësinë, shtetësinë, si edhe dramën e komuniteti çam.

“Sot në Shqipëri ndodhen rreth 25,000 çamër, shumica gra dhe fëmijë, të shpërndarë nëpër rrethe në mbarë Shqipêrinë – do të shkruante më poshtë ajo.“Para luftës ky popull jetonte në rajonin që përfshin prefekturën shqiptare të Gjirokastrës dhe që shtrihet në territorin mjaft të gjerë në anën greke të kufirit. Gjatë luftës në Greqi fshatrat e tyre u sulmuan, dhe ata të cilët nuk u vranë, u larguan drejt Shqipërisë. Edhe pse flasin të gjithë shqip, çamët kanë shtetësi greke”.[5]

Mirëpo Alice Lovely nuk u mjaftua vetëm me raportimin për tek UNRRA, çka e kishte detyrë funksionale. Ajo iu drejtua edhe bashkësisë akademike të kolegjit të saj të famshëm dhe të pasur, duke e përcjellë raportin në trajtë letre, e cila u botua menjëherë në periodikun e kolegjit, The Radcliffe Qarterly.[6] “Tregimi i saj personal” iu dërgua edhe gazetës “Wickford Standard”, e përjavshme vendore e qytezës së lindjes së Znj. Lovely, një sërë gazetash të tjera të paidentifikuara, si dhe Kryesisë së Shoqatës Çamëria në Hartford, CT.

Më 9 nëntor 1945 gazeta “Hartford Times” në Hartford, CT, botoi një përmbledhje të zgjeruar të raportit të saj. Të njëjtën ditë kryetari i Shoqatës Çamëria në SHBA vizitoi prindërit e zonjës Lovely dhe u tha atyre se, pasi kishte lexuar artikullin, shoqëria kishte vendosur të grumbullonte fonde për çamërit dhe i kishte bërë kërkesë qeverisë amerikane për t’i dërguar këto ndihma në Shqipëri.[7]

Gazeta vendore “Wickford Standard” botoi të plotë edhe një shkrim të  znj. Lovely më 27 dhjetor 1945 në formën e një letre që Alice i dërgonte motrës së vet, znj. Lloyd Sherman. Alice Lovely ishte shndërruar kësisoj, në një aktiviste të pashembullt të çështjes çame.[8]

Rreth një muaj para vizitës së Alice në Elbasan, më 21 shtator 1945 qeveria, shqiptare dhe UNRRA kishin lidhur marrëveshje ku UNRRA angazhohej që “të sillte ndihma për 25,000 çamët” [undertake relief for 25,000 Chamerians].[9] Duke patur parasysh nevojat e ngutshme të komunitetit çam, më 26 shtator 1945 rreth 329 ton furnizime iu dorëzuan Këshillit Çam për t’u shpërndarë.[10]

Modalitetet e marrëveshjes së shtatorit 1945 ishin tejet interesante. Së pari, ndihma për çamët do të merrej nga pjesa për qeverinë shqiptare për t’iu kompensuar asaj më vonë nga UNRRA; dhe, së dyti, administrimi dhe shpërndarja e ndihmave do t’i lihej në dorë “Këshillit Çam”.[11]

Pra, kishte atje dy elemente të rëndësishme: e para, emergjenca humanitare, dhe e dyta, trajtimi i veçantë, thuajse ekstra-territorial që i bëhej komunitetit çam, çka del tek angazhimi gati autonom i Këshillit Çam në çështjen e “shpërndarjes” së ndihmave. Roli i veçantë vetë-administrues i këtij të fundit ndofta lidhej me institutin e lashtë të pleqësisë në të drejtën zakonore të Çamërisë.

Gjatë muajit tetor 1945 [1-21 tetor] në Shqipëri kishin mbërritur rreth 4765 ton ndihma me ushqime, veshmbathje, pajisje mjekësore dhe ilaçe, çimento, farna e makineri bujqësore, etj.[12] Gjysma e kësaj sasie, bashkë me 329 tonët, ishin hequr nga llogaria e qeverisë shqiptare me miratimin e saj dhe iu përcollën refugjatëve çamë, ndërkohë që kjo kuotë e munguar do t’i kreditohej Tiranës nga UNRRA në të ardhmen e afërt.[13]

 Ndihma prej 329 tonësh përfshinte këto zëra:

(i) miell                   250 ton;

(ii) sheqer              10 ton;

(iii) bizele të thata     40 ton;

(iv) qumësht i kondensuar  13 ton;

(v) qumësht pluhur         16 ton.[14]

Mirëpo Misioni i UNRRA-s në Tiranë e gjykoi gjendjen aq të vështirë sa njoftoi me urgjencë edhe Washingtonin. Nga qendra u kërkua përdorimi i materialeve tepricë ushtarake në Kazerta [Caserta], Itali, si dhe ushqime, medikamente dhe sende të tjera për jetimoren e 500 fëmijëve çamë”.[15]

Ndërkohë, në nëntor 1945 Ndihmësi i Posaçëm i Shefit të UNRRA-s në Shqipëri shkoi në Washington për të diskutuar çështje të ndryshme të ndihmave dhe furnizimeve. Ka rëndësi të theksohet se një ndër arësyet e vizitës, e përfshirë edhe në agjendën e takimeve në Washington, ishte edhe “programi i ndihmave për Çamët [the programme of supplies for the Chamerians]”.[16]

Me ndjenjë realizmi dhe humanizmi, Alice Lovely theksonte në Raportin e vet se, “duke patur parasysh nevojën e madhe dhe të ngutshme për ushqim, veshmbathje dhe strehim, si nevojë themelore jetese – kërkesat e paraqitura mund të quhen modeste. Problemi është tejet i thjeshtë – ruajtja e jetës së njerëzve – dhe aty po i përqëndrojmë të gjitha energjitë tona”.[17]

Ruajtja e jetës së njerëzve

Sikurse u përmend mësipër, Alice Lovely ishte mësuar me histori të shumta skamjeje e varfërie në SH.B.A. dhe nga lufta në Evropë. Mirëpo në takimet në Elbasan, historitë e vuajtjeve njerëzore u bënë edhe më të gjalla, të prekshme. Rrëfimet, shkruante ajo “transformohen në njerëz që duhet të mbijetojnë”; njerëz, që pavarësisht nga brengat, humbjet dhe vuajtjet, ruanin dinjitetin dhe zakonet e tyre, aq sa “kur i takon … ata të përshëndesim me një “tungjatjeta” dhe të ftojnë në shtëpitë e tyre”. [18]

Lovely na jep një përshkrim thuajse fotografik të refugjatëve çamë të Elbasanit, të strehuar në dy kampe. Sipas saj, ata jetonin në skamje të plotë. Megjithatë, ndryshe nga çamët e zhvendosur tjetërkund, çamët e Elbasanit “ishin relativisht me fat, sepse ishin strehuar në [dy] ndërtesa të qëndrueshme [well-constructed buildings], që edhe pse të konsumuara, të paktën kishin mure, çati dhe dysheme”.[19]   Njëra nga ndërtesat ishte ish-Fabrika e Cigareve.

Foto 3. Godina e ish-Fabrikës së Cigareve në Elbasan, ku u strehuan refugjatët çamë. Foto nga Jani Ristani, tetor 1945.

Kushtet e strehimit ishin të pazakonta dhe të vështira.  Rregulli i pashkruar ishte “dy familje për dhomë, gjithsejt 11-12 persona në çdo dhomë, përfshirë të sëmurë e të moshuar. Të vetmet orendi ishin një shtroje e hollë kallamash, që ndahej në mes nga një rrip i zbuluar dyshemeje rreth një këmbë i gjerë, që shërbente si sinor midis dy familjeve. Nëpër qoshe ishin të renditura bukur jorganë dhe batanije. Në dhomë binte në sy edhe një tigan i rastit për përdorim të gjerë, dhe që nevojitej për të gatuar ushqimin e pakët”.[20]

Për shkak të mungesës së transportit, furnizimet e UNRRA-s ende nuk kishin mbërritur në Elbasan. Përshkrimi i Alice-s bëhet gjithnjë e më dramatik, dhe në fund merr nuanca tragjike.

“Tek njëri kamp, fëmijë dhe të moshuar ushqeheshin për javë të tëra vetëm me bukë të thatë dhe vetëm një vakt në ditë. Tek një kamp tjetër, refugjatët kishin qëlluar me më shumë fat: në mes të oborrit të kampit kishin një kazan që zinte supë të hollë përmbi një zjarr të hapur. Supa ishte thjesht qull, ose miell me ujë, ku futeshin edhe disa erëza për aromë. Në mungesë të qumështit, një njomzak vetëm pesë muajsh ushqehej me qull të përbërë vetëm nga miell dhe ujë. Në anën tjetër të dhomês rrinin dy burra, të rinj në moshë por të moçëm në trup, që bënë çmos të ngriheshin në këmbë për të na përshëndetur, mirëpo u rrëzuan mbrapsht të dobësuar nga sëmundja. Në dhomën ngjiturazi, që ishte “shtëpi” për dy familje të tjera, pashë të shtrirë përdhé një djalë të ri, të mbështjellë me batanije dhe me sytë filxhan që tregonin frikë, dhe ankthin e dhimbjes dhe urisë: ndërkohë që po na shikonte, gjyshja e tij na tregoi se ai ishte jetim – i jati ishte vrarë në luftën në Greqi. [21]

Këto mbresa tashmë janë shlyer nga kujtesa e brezave, dhe pikërisht tek ngulitja dhe përcjellja për brezat e ardhshëm qëndron njëra prej vlerave të punës së znj. Lovely. Siç do të shpjegohet më vonë, ajo pati marrë edhe foto gjatë kësaj vizite, të cilat ende nuk i kemi gjetur.

Rezultate të vizitës

Raporti i Alice Lovely-t për refugjatët çamë në Elbasan krijoi një gjendje të re dhe të papritur tek zyrat e UNRRA-s në Tiranë. Menjëherë, shefi i Misionit Okli-Hill [Oakley-Hill) vuri në dispozicion të Këshillit Çam tre kamionë të UNRRA-s për të shpërndarë ndihmat që sapo kishin mbërritur në Durrës. Kamioni i parë me furnizime mbërriti në Elbasan ditën e Dielë, me 28 tetor 1945, pra vetëm tri ditë pas kthimit të Znj. Lovely.[22]

Foto 4. Shefi i Misionit të UNRRA-s, Oakley-Hill, duke shkarkuar vetë një kuti me vaksina kundër tifos. Foto Jani Ristani. UNRRA-738

Në Raport Alice Lovely afishonte edhe nevojat përparësore të refugjatëve: (i) ushqimi; (ii) veshmbathja; (iii) strehimi. Nevoja më e ngutshme ishte ushqimi i shëndetshëm dhe i plotë [wholesome and nutritious food]. “Të gjithë çamët, theksonte znj. Lavli, vuajnë nga mungesa e ushqimit” [undernourishment]. Sigurimi i veshmbathjeve të ngrohta në prag të dimrit ishte përparësia a dytë. Strehimi ishte nevoja e tretë e ngutshme. Në kampe të tjera përtej Elbasanit refugjatët çamë “jetonin në barraka dhe kasolle të keq-ndërtuara [poorly constructed] ku i ftohti dhe shiu hynin lirisht gjatë dimrit.”

Për të ardhmen, Alice sugjeronte furnizime me ushqime, medikamente, basme, sigurimin e 200 ton ndihma me veshmbathje, këpucë, lëndë riparimi, çadra dhe pajisje kampingu, si dhe mjete transporti. Veç, ajo theksonte se “programi, po qe se miratohej, do të mbulonte vetëm nevojat themelore dhe do të lehtësonte gjendjen e dëshpëruar”.

Duke e botuar Raportin edhe tek revista e universitetit të saj  [shkurt 1946], si dhe në shtypin amerikan [nëntor 1945], Alice Lovely në një farë mase e kishte ndërkombëtarizuar problemin çam si emergjencë e pashembullt humanitare. “Më shumë ndihma dhe furnizime do të nevojiten në të ardhmen”, theksonte ajo, si batanije, veshmbathje, lesh, ushqim për fëmijë, duke u bërë thirrje në fund mbarë lexuesve që të mobilizoheshin për të ndihmuar refugjatët çamë.[23]

Zyra e UNRRA-s në Tiranë e përcolli Raportin e znj. Lovely menjëherë, d.m.th. me datë 27 tetor, për Qendrën në Londër dhe në Washington “bashkë me fotografitë” [24]..

Ndërkohë, reagimet midis refugjatëve çamë për përfshirjen e UNRRA-s ishin mëse pozitive. Mbërritja e furnizimeve për “refugjatët nga Çamëria” në portin e Durrësit “ishte biseda ditore për të gjithë çamët, të zhytur në vuajtje të pafund dhe që mezi siguronin bukën e gojës”. [25]

Çamët i përcillnin falenderime të ngrohta qeverisë shqiptare dhe Misionit të UNRRA-s dhe shprehnin besimin se kjo e fundit, “si një organizatë ndërkombëtare që ndihmon në rehabilitimin e popujve të dëmtuar nga fashizmi, është gjithmonë gati të mbajë parasysh rëndësinë e problemit të çamëve (Çamerians), të cilët po jetojnë si refugjatë larg shtëpive dhe pronave të tyre”.[26] Ky është tjetër shembull i vizionit dhe largpamësisë së udhëheqësve të komunitetit çam që, edhe atëhere, zgjidhjen e shikonin në ndërkombëtarizimin e problemit dhe në përfshirjen e Kombeve të Bashkuara dhe agjencive të saj për zgjidhjen e tij. 

Gjendja e përgjithshme dhe shpërndarja e çamëve në tetor 1945

Gjendja e çamëve të Elbasanit ishte veç një pamje e tablosë së përgjithshme të vuajtjeve dhe mjerimit çam. Sipas dokumenteve të UNRRA-s, në Shqipëri në vjeshtën e vitit 1945 ndodheshin rreth 25,000 refugjatë çamë me statusin e Personave të shpërngulur nga lufta. Ata ishin shpërndarë në 15 “qendra”, kushtet e të cilave nuk ishin aspak të mira. Gati gjysma e tyra, më saktë 40% ishin fëmijë dhe të mitur. Rreth 1/3, d.m.th. 32% ishin gra. Pjesa tjetër, d.m.th. 28 % ishin burra dhe pleq. “Shumica e tyre ishin të moshuar, të sëmurë dhe të paaftë për punë”.[27]

Në tetor 1945 ishin regjistruar me Komitetin Antifashist Çam rreth 22,115 refugjatë, të shpërndarë në moshë/gjini sipas përqindjeve të mësipërme.  Sa u takon ngulimit, çamët ishin shpërndarë në këto vendbanime kryesore:

  1. Vlorë: 4990;
  2. Fier 2180;
  3. Lushnje 1880;
  4. Konispol 1770;
  5. Kavajë 1723;
  6. Berat 1440;
  7. Durrës 1425;
  8. Delvinë 1120;
  9. Sarandë 1050;
  10. Tiranë 1000;
  11. Krujë 990;
  12. Shijak 915;
  13. Peqin 830;
  14. Gostimë 820;
  15. Elbasan 735;
  16. Shkodër 200.[28]

Sipas një Memorandumi të Zyrës së UNRRA-s për Shqipërinë:

 “Ata nuk kishin as para, as tokë dhe as bagëti të tyret…Ata kishin nevojë për sendet më elementare të jetesës, për ushqim, për veshmbathje për strehë dhe për medikamente…Ata ishin në gjendje të tillë kritike të mungesave ushqimore [under-nourished] sa kishin nevojë për riaftësim ushqimor [building up] nëse duhet të mbijetojnë. Sidomos fëmijët, nëse do të duam të bëhen një brez i dobishëm në të ardhmen, duhet të ushqehen në mënyrë të përshtatshme”.[29]

Një komunitet i vetëqeverisur

Nga dokumentet e UNRRA-s, por edhe nga dokumente të tjera arkivore, kuptojmë që refugjatët çamë në Shqipëri u vetëorganizuan menjëherë dhe – me sa ua lejonin rrethanat – u vetëqeverisën, kryesisht sipas normave të lashta të së drejtës së pashkruar çame. Në emergjencë dhe lëvizje të përhershme, fillimisht instinkti i vetëruajtjes i shtyu që të grumbulloheshin rreth bërthamave familjare, fisnore dhe sipas prejardhjes vendore, që shërbenin si njësi vetëqeverisjeje.

Foto 5. Kasëm Demi, ndërlidhësi me UNRRA-n në Këshillin Antifashist Çam, duke biseduar me refugjatë çamë në Elbasan. Diçitura e fotos shton se xhaxhai i tij, Idris Demi, ishte anëtar i Shoqatës Çamëria dhe jetonte në Hartford, CT, Foto e Jani Ristanit. UNRRA/3716

Përfaqësuesit më në zë bënin pjesë në Komitetin Antifashist Çam, i cili ishte organi më i lartë ekzekutiv i komunitetit të refugjatëve çamë në Shqipëri. Në dokumente del edhe një Këshill Antifashist Çam, që mund të jetë emërtim tjetër i Komitetit. Ndërsa organi më i lartë ishte Kuvendi apo Kongresi Çam.

Lidhur me vetëqeverisjen e çamëve flasin edhe dokumentet e UNRRA-s:

“Çamët janë të organizuar dhe kanë udhëheqësit e tyre. Ata kanë një Këshill Qendror si dhe Këshilla Vendorë në çdo qendër.“[30]

Komiteti Antifashist Çam kishte si objektiv themelor ruajtjen dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve, sigurimin e kushteve emergjente për strehim, ushqim e mbijetesë të masës së grave, fëmijëve e pleqve. Detyra e tij ishte, kuptueshëm, jashtëzakonisht e vështirë. Një masë e madhe njerëzish të shpërngulur dhunshëm nga shëpitë e tyre gjatë muajve të fundit të Luftës II Botërore ndodheshin në Shqipërinë fillimisht ende nën pushtimin gjerman, dhe më pas të çliruar dhe nën qeverisjen e forcave komuniste. Duhet theksuar se gjendja ekonomike në Shqipërinë e pasluftës, sidomos në Shqipërinë e Jugut, ku u strehua masa dërrmuese e refugjatëve çamë, ishte shumë e vështirë. Shqipëria e Jugut e v. 1945 ishte vend i djegur, tokë e rrënuar, si pasojë operacioneve ushtarake gjermane në dimrin 1943-1944 dhe qershor 1944.

Shpëtimi i jetëve njerëzore duhet të ketë qenë thuajse i pamundur gjatë muajve të dimrit 1944-1945, sidomos në Sarandë, pranë kufirit me Greqinë. Dihet se atje u shpërngul një masë e madhe refugjatësh, sidomos nga rrethet e Filatit dhe veriut të Çamërisë, të cilët prisnin të ktheheshin në shtëpitë e tyre me t’u qetësuar gjendja. Varrezat e Kllogjerit janë sot dëshmi e kalvarit të papërshkrueshëm, por edhe e sfidave e vështirësive që përballuan drejtuesit e komunitetit çam, si dhe organet e pushtetit vendor në rajon.

Me stabilizimin e gjendjes në Shqipëri, detyra themelore përpara Komitetit Çam ishte sigurimi i kushteve minimale të mbijetesës, dhe këtu del në pah roli i jashtëzakonshëm i UNRRA-s.

Komiteti Çam, në kuadrin e autonomisë së vet, kishte tagër të diskutonte sasinë e ndihmave me UNRRA-n, të propozonte kategoritë e tyre, dhe t’i shpërndante ato. Komiteti Çam botonte gazetën “Zëri i Çamërisë”[31], si organ i tij, dhe merrej edhe me regjistrimin e refugjatëve çamë.

Foto 6. Kuvendi Çam hapet në Vlorë – 23 shtator 1945, foto nga Jani Ristani. Morën pjesë edhe përfaqësues të Misioneve Ushtarake Aleate në Shqipëri. UNRRA/3714-2

Si organi më i lartë i komunitetit çam, Kuvendi Çam, nga ana tjetër, përcaktonte politikat kryesore dhe objektivat strategjike të refugjatëve çamë. Kryet e vendit aty e zinte riatdhesimi. Po ashtu, ka rëndësi të theksohet se Kuvendi apo Kongresi i Dytë Çam i Vlorës deklaroi pa kurrfarë mëdyshje mbështetjen e e palëkundur për Aleatët e Mëdhenj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Sovjetik, Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën.

Edhe pse s’kemi të dhëna të drejtpërdrejta, besojmë se e drejta që zbatohej brenda njësive të bashkësisë çame ishin ligjet e pashkruara apo e drejta e lashtë zakonore e Çamërisë. Aty do të përmblidheshin institutet e besës, të mikpritjes, të ndores, të të drejtës zakonore familjare, të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me pajtim, të vendosjes së sanksioneve për shkelje të theksuara, për rolin e gruas në familje, për rolin e kryeplakut në komunitet dhe të pleqësisë, etj. Si individë që parashihej se do të qëndronin vetëm përkohësisht në shtetin pritës, refugjatët çamë ishin të detyuar të zbatonin legjislacionin e Shqipërisë.

Me shpërndarjen e refugjatëve në mbarë territorin e Shqipërisë, puna e Komitetit Çam dhe e të gjitha strukturave vetëqeverisëse kapilare çame filloi të zbehej deri në shuarjen e plotë. Lufta Civile Greke, ngrirja e marrëdhënieve Greqi-Shqipëri dhe rrethanat e Luftës së Ftohtë, sollën integrimin e detyrueshëm, jovullnetar, përgjithësisht të pamiratuar prej tyre, të refugjatëve çamë në shoqërinë dhe strukturat administrative të shtetit shqiptar.

Alice Lovely pas Shqipërisë

Alice Lovely qëndroi dy vjet në Shqipëri.[32] Më pas u tërhoq nga shërbimi civil ndërkombëtar. Në vitin 1948 ajo iu kthye studimeve pasuniversitare dhe u diplomua për marrëdhëniet ndërkombëtare sërish në Radcliffe. Ajo ishte e para femër që mori diplomë të tillë pasuniversitare në atë shkollë.

Më pas ajo jetoi në kryeqytetin amerikan, dhe punoi kryesisht në Ambasadat indoneziane (përreth 7 vjet) dhe franceze. Në vitin 1957 dhe deri sa doli në pension, znj. Lovely punoi si zyrtare, dhe në fund Zv. Drejtoreshë në Programin e Bursave Fullbrajt [Fulbright].

Alice Lovely nuk u martua dhe nuk la fëmijë. Ajo vdiq me 3 nëntor 2000 në qytetin Kanaan [Canaan], të shtetit Konektikat.

Në një shënim për universitetin e vet, të shkruar në vitet e moshes së tretë, Alice do të shprehej se “për mua ka qenë privilegj i madh që të njihesha dhe të punoja me njerëz nga vende të ndryshme dhe nga të gjitha fushat e jetës, përfshirë bujq, mjekë dhe zyrtarë qeveritarë në Shqipëri, si dhe udhëheqës intelektualë në shkenca dhe arte nga vende të ndryshme të botës, nga Lindja dhe Perëndimi, të cilët kanë vizituar Shtetet e Bashkuara nën kujdesin e Programit Fulbright-Hayes”.[33]

Natyrisht, një ndër kontributet më të shquara të Alice Lovely-t ishte vëmendja, kujdesi i rrallë dhe ndërgjegjësimi në nivel ndërkombëtar që ajo i bëri çështjes së të drejtave të njeriut të minoritetit çam.

(c) 2023 Agron Alibali. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Lejohet citimi dhe riprodhimi me kusht që të referohet kjo revistë si vendi i botimit të parë.


[1] Alice E. Lovely, former member Education Council, Obituaries, Standard-Times, North Kingstown, RI, Nov. 9, 2000.  Arkiva Radcliffe College. Ka vend të përmendim se 25 vjet më parë, në shkollën ngjitur, kishte studiuar në të njëjtën fushë, por në nivel pasuniversitar, vetë Faik Konica.

[2] The Chamerian Refugeees in Albania, Alice Lovely Report, Arkivat UNRRA për Shqipërinë, U.N. S-1012, Kutia 4, Dosja 3.

[3] UNRRA Takes Emergency Measures, by Alice Lovely, 1946, The Radcliffe Quarterly, February 1946, f. 12.

[4] Po aty.

[5] Po aty.

[6] Po aty.

[7] UNRRA Albania Mission, III Narrative Report required under Administrative Order a.120, November 1945, f. 6. Arkiva e OKB-së, Fondi UNRRA Shqipëri, S-1009, Kutia 3, Dosja 1.

[8] Telegram i Eirlys Collen, zyra e informimit dhe marrëdhënieve me publikun, UNRRA Shqipëri, për zyrat përkatëse në Londër, Washington dhe Romë, datë 2 nëntor 1945, Arkivat UNRRA për Shqipërinë, U.N. S-1012, Kutia 4, Dosja 3.  Aty bëhet fjalë edhe për një dokument të 26 tetorit 1945, që nuk e kemi gjetur.

[9] Ndihma e UNRRA-s për Çamët, Raport tre-faqesh, Arkivat UNRRA për Shqipërinë, U.N. S-1012, Kutia 4, Dosja 3.

[10] “…329 tons of supplies were handed over to the Chamerian Council for distribution”. Po aty.

[11] UNRRA Takes Emergency Measures, by Alice Lovely, 1946, The Radcliffe Quarterly, February 1946, f. 12. Duhet theksuar se marrëveshja ende nuk kishte marrë miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm të UNRRA-s në Washington dhe për sa më sipër do të diskutohej dhe vendosej në Washington

[12] Telegramit i UNRRA Tiranës, drejtuar Londrës dhe Washington-it me 25 tetor 1945. Arkivat UNRRA për Shqipërinë, U.N. S-1012, Kutia 4, Dosja 3.

[13] Ndihma e UNRRA-s për Çamët, UNRRA Relief for the Çamerians, Raport tre-faqesh, Arkivat UNRRA për Shqipërinë, U.N. S-1012, Kutia 4, Dosja 3.  Raporti nuk ka datë. Një shënim në fund të faqes së parë përmend se një kopje iu nis me 4 tetor [1945} z. Fultz, të Misionit “Vëzhgues” amerikan.

[14] Po aty.

[15] Po aty. Për  krahasim po sjellim një të dhënë nga Archer: “në nëntor 1948, [kur në Greqi kishte rreth 700,000 refugjatë të rinj nga Lufta Civile] Glen Leet gjeti në magazinat e qeverisë këto pajisje të UNRRA-s të pashpërndara: 5000 çadra, 3000 stufa, 2000 konteinerë 5 gallon me ushqime” dhe shumë sende të tjera. Balkan Tragedy, nga Laird Archer, Introduction by Dr. Julian Archer, MA/AH Publishing, 1983, f. 274, shënim në fund të rrjeshtit.

[16] Supplies for the Chamerians, Raport i UNRRA-s, datë 30 nëntor 1945, Arkivat UNRRA për Shqipërinë, U.N. S-1012, Kutia 4, Dosja 3.

[17] UNRRA Takes Emergency Measures, by Alice Lovely, 1946, The Radcliffe Quarterly, February 1946, f. 12.

[18] Po aty, ff.12-13.

[19] Po aty, f.  13. Sipas një shënimit të fotos së Ristanit, njëra nga godinat ishte ish-fabrika e cigareve.

[20] Po aty. f. 13.

[21] Po aty, f. 13.

[22] Telegrami i UNRRA Tiranës, drejtuar Londrës dhe Washington-it më 25 tetor 1945. Arkivat e UNRRA-s për Shqipërinë, U.N. S-1012, Kutia 4, Dosja 3. Raporti nënvizoi edhe sjelljen dhe marrëdhëniet shumë të mira midis përfaqësuesit të qeverisë dhe komunitetit çam në Elbasan.

[23] UNRRA Takes Emergency Measures, by Alice Lovely, 1946, The Radcliffe Quarterly, February 1946, f.  13.

[24] Po aty.  Një grumbull fotosh nga fotografi i shquar Jani Ristani ndodhen në Arkivin e UNRRA-s në Nju Jork. Këto i pashë dhe i mora kur hulumtova për këtë studim në vitin 2011. Po atë vit kërkova edhe kopje të digjitalizuara, për efekt botimi, për çka bëra edhe pagesën përkatëse.  Zyra e Arkivit, me korrektesë, e kreu porosinë dhe më dërgoi fotot në disk.  Fill më pas fotot u bënë publike dhe hodhën në internet. Një vit më vonë këto foto u botuan me sukses nga Robert Elsie në librin e tij “The Cham Albanians of Greece – a Documentary History”.  Të vërehet përdorimi i termit “Cham Albanians” në vend të termit “Chamerians”, që haset gjerësisht dhe në mënyrë konsistente në dokumentet e UNRRA-s në anglisht. Qysh nga koha e hulumtimit dhe qasjes me dokumentet e UNRRA-s, i nënshkruar ka parapëlqyer përdorimin e termit të ngulitur nga UNRRA – Chamerians – në të gjitha punimet në anglisht për këtë çështje.

[25] Raport i Komitetit Antifashit Çam, i titulluar Editorial News, U/N/R/R/A and WE, pa datë. Arkivat UNRRA për Shqipërinë, U.N. S-1012, Kutia 4, Dosja 3.

[26] Po aty.

[27] The Chamerians, Memorandum i Zyrës së Misionit UNRRA në Shqipëri, f. 1. Arkivat UNRRA për Shqipërinë, U.N. S-1012, Kutia 4, Dosja 3.

[28] Letër e Kasëm Demit, Kryetar i Komitetit Çam, drejtuar Zyrës UNRRA Tiranë, më 5 tetor 1945. Arkivat UNRRA për Shqipërinë, U.N. S-1012, Kutia 4, Dosja 3.  Z. Demi përmend edhe një hartë të ngulimeve çame, që nuk e kemi.  Nga dokumenti mësojmë se përpilimi i statistikës nuk kishte qenë aspak i thjeshtë, për shkak se “çamët ishin në lëvizje të vazhdueshme nga një vend në tjetrin”, por se kjo ishte statistika më e saktë e mundshme në rrethanat e jashtëzakonshmë të asaj kohe. Dokumenti gjithashtu tregon se vetë UNRRA ishte e interesuar sidomos për numrin e grave dhe fëmijëve ndër refugjatët çamë.

[29] The Chamerians, Memorandum i Zyrës së Misionit UNRRA në Shqipëri, f. 1. Arkivat UNRRA për Shqipërinë, U.N. S-1012, Kutia 4, Dosja 3. Dërguar Qendrës në Londër më 16 janar 1946.

[30] Po aty. Nuk kemi kohën e saktë të konstituimit të Komiteti Antifashist Çam, por ai duhet të ketë filluar të funksionojë fill pas ardhjeve të para masive në fund të qershorit dhe korrikut 1944 dhe deri në Kongresin e Parë Çam të Shalësit në shtator 1945.

[31] Letër e Musa Demit dhe Kasëm Demit drejtuar Hajredin Çelos, 29 dhjetor 1945, Arkivat UNRRA për Shqipërinë, U.N. S-1012, Kutia 4, Dosja 3.

[32] Deklaratë e Alice Lovely-t për Radcliffe College.

[33] Dosja e Alice Lovely-t, Radcliffe College.

_____

  • Shkrimi është marrë nga Peizazhe të Fjaës.