Kreu Blog Faqe 967

Këtë e them vetëm për ty!

0

Nga Aurel Dasareti

Njohuritë e mia mbi personalitetin dhe çështjet veçanërisht narcisiste, më bëjnë të kuptoj shumë nga mekanizmat që karakterizojnë sjelljen e njerëzve, përfshirë atë të Edi Kristaq Ramës. Pse ai mund të mbetej Kryeministër për aq kohë sa ai bëri, pse ai mund të manipulonte dhe akoma i manipulon të gjithë përreth tij.***

Është shumë interesante të përshkruhet funksionimi politik në Shqipëri. Kuptimi se si një mbret i vetë-shpallur si Rama mund të zhvillonte një lojë të tillë për aq kohë sa ai bëri me skenat e tij të zhveshura në plazhet e nudistëve. Sikur të mos kishin dal në skenë Kanabizimi i Vendit, vëllazëria me çetnikun Vuçic, dhe bashkëpunimi me Baton Stanishiç dhe Hashim Thaçi për copëtimin e Kosovës, ai ende do të kishte statusin e hartuesit dhe kryeministrit të “mrekullueshëm”! Sot ai shfaqet si kloun, njashtu siç faktikisht është. Dhunti të bashkëlindura këto.Me një gjendje të tillë të vetë-konstruktuar, ai mashtroi shumicën që votuan për të, u verbuan nga madhështia e tij e rreme. Para së gjithash, njerëzit e mediave, që propaganduan me zell “shkëlqesinë” e tij.Një fasadë e ndërtuar mbi gënjeshtra, mashtrime dhe shpërdorime, i manipuloi/mashtroi ata që kishin diçka për të fituar (status të “famshëm”, lek, karrierë të pamerituar…) ose që do shërbenin në interes të Ramës. “Mbretit”. Rama e përdori këtë fasadë të rreme për të dalë si krye-bashkiak i të gjithë krye-bashkiakëve të komunave, jo vetëm në Tiranë. Por si gjithmonë, ajo që duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, zakonisht nuk është e vërtetë. Përveç disa projekteve të vogla, ai dështoi në të gjitha si një. Por arriti një lloj “statusi Zot” për banorët dhe aparatin politik, deri në nivelin e Kryeministrit. Ajo gjithashtu bëri që rënia të ishte shumë më e madhe, jo vetëm për Ramën, por edhe për ata që u manipuluan për të besuar në kështjellën e tij të fantazisë. Unë do ta quaja këtë lloj të të menduarit për të “menduarit magjik”, aq tipik për njerëzit narcisistë që vuajnë nga Çrregullime të personalitetit.Rama është cinik, jashtëzakonisht manipulues dhe padyshim i mungon ndjeshmëri, ndërsa zakonisht e percepton veten si viktimë. Në diskutimet dhe vendimet e rasteve ai pret për të parë se nga cila anë fryn era, para se të marrë anën. Dhe kur ai hyn në lojë për një rast, është rrallë në terren të hapur.Ky nuk është kryeministër vizionar siç ai paraqet vetveten, por është një sfungjer social i pasigurt, që ndërtohet mbi punën e të tjerëve. Ai preferon të drejtojë lojën e tij kundër individëve, bindjeve, zhvatjes në “dhoma” për llafosje. Zhvatës, që me dredhi dhe forcë merr nga të tjerët diçka që nuk i takon. Ai është më shumë i frikësuar nga humbja e fytyrës (që ai fantazon se e ka) sesa nga shqetësimi i gjërave që ai është i pasionuar, aq tipik për dinamikën narcisiste. Prandaj nga “turpi” që të ik (siç kërkon popullata), është në gjendje të filloj Luftën e katër Botërore. Por ama kur nëpër plazhe i nxirrte bythët cullak nuk turpëroheshe aspak, ani se ishte burrë – plak.Një tjetër karakteristikë tipike e Ramës është kombinimi i zemërimit dhe arti për të luajtur rolin e viktimës, këtë paqëndrueshmëri emocionale. Kur të tjerët nuk ia plotësojnë qejfin e tij, ai fillon të qaj për simpati dhe dhembshuri. Ai luan në emocionet e mjedisit. Privat si publik. Ai dehet dhe drogohet në shkëlqimin e përpjekjeve të të tjerëve, por ai vetë pothuajse nuk ka bërë asgjë për të mirën e vendit, përkundrazi është duke e shitur dhe shkatërruar tërësisht. Manipulimi i tij: “Këtë e them vetëm për ty», krijon pritshmëri (false) për individin përkatës, i cili mendon se merr trajtim të posaçëm dhe është i rëndësishëm. Viktimat duhet t`i binden, në të njëjtën kohë që ai i tradhton në mënyrën më të vrazhdë.Arroganca e Ramës që e shohim qartë shfaqet në deklaratat e tij: “Burgu, burgu, burgu nëse nuk bënë siç them unë, ky mendim nuk më është kujtuar fare”. Arroganca e tillë është një mbrojtje psikologjike dhe lind kur përvoja e realitetit shtrembërohet.Fakti që ai shpesh si i vogël ndoshta ishte lënë në vetvete është një tipar që shohim rreth këtij lloji të problemit. Si të tjerët me të njëjtin problem, ai pretendon se kishte një fëmijëri të mirë, por si u bë kështu, si erdhi në këtë derexhe shëndetësore? Elementet e marrëdhënieve në rrethinën kërkojnë fshehje.Madhësia e sjelljes së tij mashtruese është shpesh një shprehje e Formimit të reagimit, shprehjes së të kundërtës si drojë dhe ankth shoqëror. Ai nuk është për të tjerët, ata ekzistojnë për të. Tipike për parazitë socialë që kanë shumë pak mjeshtri, por janë të shpejtë për të marrë nderimin për zotërimin e të tjerëve. Ai i shtyn të tjerët para vetes dhe u jep atyre përgjegjësi kur gjërat shkojnë keq, dhe i shtyn prapa vetes kur gjërat shkojnë mirë.“Unë dua, por nuk mundem ta bëjë”, tipike për funksionimin e Ramës. Kjo konfirmon paaftësinë (mos-kompetencën) themelore të tij. Jashtë (në opinion) kjo është keqkuptuar si një aftësi për të vepruar. Shprehja e tij tipike: “Kazan, gomar, ziliqar, i dyshimtë, skeptik për çdo gjë të re”.Prandaj, shumë njerëz naivë janë të impresionuar me atë që Rama – Synon të krijojë! Përsëri, mendimi magjik dhe imagjinata janë më përfaqësuese të Ramës sesa aftësia për të arritur diçka, implementimi. Projektet janë kështjella ajrore. Niveli i lartë i ambicies, në përpjesëtim të kundërt me nivelin e zbatimit. Shkurt e shqip: ai është mospërfillës, aq ia pret llaçka, e ka gojën e madhe dhe njerëzit besonin në të.

Është një gënjeshtar kronik, jo drejtpërsëdrejti, por në mënyrën tipike delikate që karakterizon gjysmë-të vërteta, narcistësh. Por, si gjithmonë, kur keni këtë lloj dinamike, nevojiten mbështetës të tillë. Pa përkrahës të tillë naivë, një person si Rama nuk do të ishte në gjendje të vazhdonte me atë sjellje të dëmshme për kaq gjatë. Vlerësim im i përgjithshëm: Kjo sjellje e tij në fazën më dramatike që kalon Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera shqiptare në këto vitet e fundit, mund të shkaktoje dëme prej më të paimagjinueshmëve për Vendin dhe Kombin, nëse sa më parë nuk tërhiqet nga politika. Rama ik!Mediat i lejuan vetes të përdorën nga Rama si idiotë të dobishëm. Ashtu si shumë raste tjera të këtij lloji të personaliteteve, kritika është e ndaluar dhe shkakton agresion. “Rënkimi është i ndaluar”- sipas logjikës së Kryeministrit aktual të Shqipërisë.Duhet të jemi naiv të mos kuptojmë se Rama ka probleme serioze. Ai thjesht nuk e kupton se vizioni i tij po rrotullohet. Rama duket si një narcisist i madhërishëm që përdor çdo gjë dhe gjithkënd për kënaqësinë e vet. Ai përdor të tjerë, madje edhe të gjithë shtetin për kënaqësinë e tij. Ai gënjen dhe mashtron, bën (ndikon) që edhe të tjerët të gënjejnë e mashtrojnë. Ai nuk ka ndjeshmëri, është tepër egocentrik. Ai tregon mohimin në një nivel të sëmurë, dhe jeton në një botë me fantazi që vetëm ai e kupton. Ai shtrembëron realitetin që t`i përshtatet imagjinatës së tij. Është një mjeshtër i manipulimit, antenat e tij sociale kufizohen në egocentrizmin e vet. Ai duket hipokrit pa kufizime në aftësinë për të parë se çfarë dhimbje po shkakton ndaj të tjerëve. Ua prishë shtëpitë fukarenjve. Sulmon me gaz helmues. Ai arrin t’i bëjë të tjerët të ndiejnë fajin për të cilin ai vetë është përgjegjës.Nevojat e tij madhore janë të dukshme dhe morbidë në karakterin e tyre, aftësia e tij për të kuptuar realitetin dobësohet nga imagjinata e tij madhore. Ai shpreh dëshirën për t’i bërë të tjerët përgjegjës, por kjo është vetëm një mashtrim për të kënaqur nevojat e tij.Kontradiktat në sjellje dhe në të folur janë tipike për problemin narcisist. Dhe derisa dikush të vendosë atë që ata thonë se e bëjnë, me atë që ata aktualisht bëjnë, narcistët e këtij soji mund të vazhdojnë me shfaqjen e tyre cinike. Frika më e madhe e narcisistit është vetmia. Vetmia e burgut do të jetë e vështirë për Ramën në të ardhmen. Por jo vetëm për të.Është e çuditshme të shohësh se si mbështetësit e këtij narcisti shkatërrues akoma po kërkojnë konfirmimin e mirëkuptimit të tyre, sikur të ishin zhdukur të gjitha aftësitë e të menduarit kritik. Është tragjedi kur njeriu shpesh gjen më shumë nga ajo që kërkon, sesa atë që nuk dinte se ekziston.

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Rrëfime e gjykime nga “udhëtimi biblik” i Abdullah Gjongecajt në Masbjeshkë; në Rozhajë, Novi Pazar dhe Rrafshnalten e Peshterit

0

Abdullah Gjongecaj, artisti i njohur nga Kolgecaj i Malsisë së Tropojës, në foto me plis në krye, sëbashku me Rexhep Shkrelin, intelektualin e shquar nga Novi Pazari

Intervistoj: Gjergj – Bajram Kabashi 

  • Intervistë me artistin nga Kolgecaj, Abdullah Gjongecajn 

Abdullah Shaban Gjongecaj është një burrë i ditun me mjekërr karakteristike, që të zgjon imazhin dhe mallëngjimin per burrat e dikurshëm të Dheut, të cilëve shpesh para se ju delte fjala, u ka fol duka, aftësia për ta bindë tjetrin me fjalë si dhe pamja burrnore. Gjongecaj është asket i atdhetarisë, është një murg që kishë , xhami e katedrale e ka dhimtën e madhe për kombin shqiptar, dhimtë e cila vetëm sa rritet për herë e më shumë, e grryen kombin tonë si ndryshki hekurin. Në muajin Gusht 2023 z. Gjongecaj ishte në Masbjeshkë (Sanxhak) dhe udhëtoi nëpër qytete e fshatrave të kësaj pjese të malsive tona, i veshun në tirqi e plis në krye. Megjithëse disa prej “boshnjakëve” kishin dro kur Gjongecaj këmbëngulte të vishej e shfaqej në rroba kombëtare, banorët e Masbjeshkës, të rinj dhe pleqë, e ndalojnë rrugëve të lumturuem që e shihnin një burrë të madh që u ngjante kështu i veshun me veshjet e të parëve të tyne, etënve , gjyshave e stërgjyshve të tyne.    

Dhimta  e ngarkueme në menje, shpirt, zemër e në statujen e tij prej asketi atdhetar. 

Gjakprishunit e shqyptarisë, shqiptarët – antishqiptarë, kuqojt komunistë, ata, tradhtarët e mëdhej…?   

Gjongecaj nuk e heq nga mendja se “reaksioni në veri”, kjo klithmë helmuese shtrigash tradhëtare, hijenash komuniste-partizane, kushtrimi i partisë komuniste shqiptare, shërbëtores së Beogradit, është kushtrim i lëshuem për divizionin e parë partizan mas kalimit të Lumit Shkumbin. 

Me “Reaksioni në veri” u menu Veriu me Dardaninë në krye; ata ishin reaksionarët për PKSH dhe PK Jugosllave, kunër antishqiptarëve. Gjithçka u ba e mujtun vetem mos të bashkohen forcat atdhetare të Shkodrës, Pukës – Tropojës- Kukësit – Dibrës me Dardanët. 

Këtë e vërteton edhe urrdhni dhanë Shefqet Pecit prej Enver Hoxhës të kapet Sejfullah Malishova, të torturohet dhe të vritet me nji herë. Forcat nacionaliste të Ganibegut e të tjera mos të lejohen të lidhen me qendrestarët dardan në veri, si Novi Pazar e kudo që të ishin !  

Gjakprishunit nertuen unitetin e detyruem me dhunën e skuqun. me gjakun e 

bijave e bijve ma të mirë këta, dreqnit e kuq te P.K.SH.- P.P.SH. Komuniste 

shqiptaro-Jugosllave me arradhet partizane me vrasjen e Qendrestarve kunër Serbëve me luftën vllavrasese me uniteti parti popull – kundër popullit 

shqiptar e pro interesave pushtuese serbe për me zhduk shqiptaret që serbët të rriten në tokat tona. 

Dushan Mugosha ose Pali me shqipen e ti të pastër jetoj shpi për shpi në malsitë tona tuj rekrutue djelmnin e pa ditun, rininë e pa informueme shqiptare në mbar truellin shqiptar. 

Uniteti parti – popull asht unitet kundër vetvehtes, kundër interesave kombëtare, uniteti i cili atdhetarët i kallxon si tradhtarë e tradhtarët si atdhetare prej vitit 

1941-1942-1943-1944-1945 e në vazhdim vetem për 

me zhduk të ditunit, të shkolluemit, intelektualët , gjenitë atdhetarë; tue i vra, torturue interrnue e poshtnue vetëm pse ata e duen ATDHEUN, vetem pse e donin bashkimin kombëtar, kjo ka nodh vetem këtu  mes shqyptarve prej KUQOJVE, detyra e të cilëve asht me shkatrrue çdo vlerë të shqiptarisë. 

Hyjnorja çka asht ma e shejt atdhedashunia u ruejt e u madhnue prej atdhetarve në Kongresin e 1920 në Lushnje ku mori formë tipike shqiptare me arrdhjen në jetë të Monarkisë me Atdhetarin Ahmet Zogu, i kunorzuem si Mret i shqiptarisë, kjo frymë atdhetare e cila përligjte karakterin mretnor të shqyptarit, Kreninë, Dinjitetin, Personalitetin, Kanunin, Besën, Guhen, Lirinë e Pasuninë, i ruen virtytet Shqiptare në shumicën e bashkëkombësve.   

Kuqojet e Beogradit me zbatimin e Skenarit shkatërrimtar jugosllav-serb, e helmuen për vdekje, një herë e përgjithmonë gjithçka shqiptare dhe zevendësuen virtytin me vesin. 

  Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Tek Gerla, pamje e koshit të drithit të dajëve të mi në Vuthaj, tek oxhaku Beqiraj, tek djemtë e Zymer Hoxhës e Ali Himës.

Kur u vetëdijësove plotësisht për veprimtarinë antishqiptare të komunistëve shqiptarë, krijesave të komunizmit serbomadh…?   

Gjongecaj: Në vitin 1981 kur dola prej auditorëve të shkollës helmuese antishqiptare si edhe auditori ILA per ARTE Pamore e u vendosa në punë si mësues atëhere e mora vesh shumë shpejt në kuvenet me venasit e mi në KolGEC e mora vesh shumë shpejt realitetin, e kuptova se gjithçka çka kishim mësue deri atëhere ishte e rreme, me gojë e me shkrim, vetëm rrena e mashtrime antikombëtare, sidomos libri i Historise, ai i Historisë Partisë, dhe ai i Guhes Amtare. 

Na helmuen me FILLIN E KUQ në forma edukimi të premteve, informacion i shypit çdo mjes. 

Agjitacion e propaganda antishqiptare në emën të shqiptarisë e atdhetarisë. 

Ata shqiptarë të cilët e morën guximin me kallxue çka asht e si asht realiteti ynë shqiptar, ata u zhduken, u dënuen, u vranë, u interrnuen. 

Të vërteten prej shqiptarëve të damkuem, të leçitun, të poshtnuem , të vorfnuem,  të plaçkitun, të shtypun, të interrnuem, të burgosun, të emnuem Kulakë, Tradhtarë, Anmiq të klasës, vetëm e vetëm pse e duan Atdheun, Shqiptarinë, bashkimin e kombit. 

Bash kta të cilët ishin palca e ashtit të kombit, kta u shtypën e u zvogluen sa ni gogel. 

  Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në Rozhajë …

1982-1983 nriçuem prej dritës së realitetit tragjik shqiptarë, e shkoqa zemren prej krahnuerit dhe e shpalosi këtë realitet hapun, kahdo ku gjindej hala Enver Hoxha besniki I interesave serbe në Shqyptari. 

Per fatin tem Dosja për agjitacion-propagandë kundër pushtetit të kuqojve, nuk pat ma vlerë, sepse mas vdekjes së Enver Hoxhës filloj të veproj Perestrojka, përgatitja e KUQOJVE per  me u kthye ne KAPITALISTAT e ri! 

Më 1985 diq Shkatrrimtari i SHQYPTARISE e në 1988 në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, e kuptuva se ligji agjtatcion – propagandë kundër pushtetit popullor u hoq në fshehtësi, pra u majt sekret për masën e madhe shqiptare dhe atë nryshim ligjor e dishin vetëm besnikët e Beogradit, kuqojt e partisë. 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 Me pronarin e kafes…, në Rozhajë

Kur vendose të shkoje në mërgim dhe të largoheshe nga Shqipëria…?    

Më 21 nëntor 1991 u largova për në Zvicër e Gjermani.    

Tana këto investime e përjetime më shtyn me marr udhën me peshën në qenien teme në shpirt e zemër , peshën e tradhtisë së kuqojve, tmerrit e përgjakjes së 

1600 dardanëve, Batalioni “Kosova” në pritën e aleancës partizane shqiptaro-serbe. 

Në vitin 1854 për një natë e ditë u ekzekutuen 3200 shqiptarë në Kolashin. 

9200 shqyptarë u vranë e u maskaruen në Natën e Bozhiqve në Bihor.  

12000 Shqiptarëve në Tivar, ku gjaku i shqiptarëve skuqi Adriatikun. 

Tradhëtia partizane realizoi eleminimin e udhëheqësve të luftarëve shqiptarë, si 

Xhem GOSTIVARI, Shaban POLUZHA, Aqif BLYTA,  Ahmet Daci me 3 djemtë , që masi u torturuen,u vran, mandej Bahri Rrahmani , kolosi i Pazarit të Ri, Hamit Istogu, Hetem Hetemi, Alush Prellovci, Miftar Geci Bajraktari , e shumë e shumë të tjerë, vetëm e vetëm me i hapë rrugë Serbëve. 

Pra, këto e shumë të tjera krime antishqiptare ma nisën ortekun e kti “udhëtime biblik” për me shkue, me pa e me nie , për me i prekë këto realitete makabre të cilat edhe pse i pash, ende s’mun e besoj as me fantazinë ma të shfrenueme se kan nodhun bash e  kryesisht prej investimit tradhtar të partizanve, e ne krye komunistët shqiptarë gjakprishun.  

  Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ishte i mbyllur kur e vizitova…Muzeu etnografik i Rozhajës

Në Rrafshnalten e Peshterit me lartësi mbidetare 1350 metra mbi nivelin e detit, në intervistën që e bënit me familjarin Rexhep Kuçi rreth traditave të ndryshme të ndërtimeve tradicionale më bëri përshtypje mënyra se si e zhvilloje intervistën, lehtësia e komunikimin, dialogu dhe pyetjet e mirëmenduara që sillnin përgjigje të sakta, atmosfera që kishe krijuar me pyetjet e ngrohta e me bazë kulturore , kësaj vere që e lamë, në vitin 2023. Pamja “apostolike”, gjuha e pasur dhe me kuptime sigurisht që lanë mbresa tek bashkësiseduesi. Cilat janë motivet që të tërhoqën të ishe në Masbjeshkë (Sanxhak), në ato malsi që dikur pothuaj të gjithë e kanë folur gjuhën shqipe?…  

Gjongeca: Jam i përgatitur reth tradistes sonë më të mirë për tema të artit pamor, objekteve perdoruese të gjitha materjeve si ato prej guri, dheu, 

druni-thupre, metali, të leshta, të lita, veshjet tradicionale të zhgunit për komunikimin social me zakone të lashta , e njiherit edhe modern, që tashmë janë vetëm jehonë e sëkaluarës, më zgjojnë kurreshtjen profesionale. Jam Piktor, Skulptor, Skenograf, Grafist, Stilist, Kritik arti dhe Etnolog 

Masbjeshka është shembull i idhët për secilin prej nesh që kallxon që tashmë shqiptarët janë në vlugun e tjetërsimit të identitetit gjuhësor e etnik, prej në shqiptar, qysh ishin dikur deri ne 1945 , në Mysliman a boshnjak, qysh shum prej tyne e emnojnë veten tash, pse  nuk asht shumë e vshtirë me kuptue kur i njeh tradhtitë partizane shqiptare e dhunen serbe. 

TORTURA në vazhdim per me thirrë vehten çka nuk janë, si Myslimanë e “BOSHNJAK”. 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Me Ali Dacin dhe Safet Hadroviqin në Rozhajë …  

E pate një “udhëtim biblik” z. Abdullah Gjongecajt prej fisit Krasniqe, – katuni i  

Kolgecit , për në fisin e KELMENIT (Kelmendët) në Vuthaj, Guci, Beran, Rozhaj, Novi Pazar, Peshter, pra në mbarë Masbjeshkën, pastaj në Medvegjë, Banjën e Sijarinës, Bujanovc e madje edhe në Nish. Ishe si një udhëpërshkrues I kohërave moderne…? 

Kolegecaj: Pjesa më e madhe e këtyre hapësirave dikur ishin të banuara krejtësisht me shqiptarë. Ato shtrihen në veri të Shkodrës, Gjakoves, ne Luginën e MORAVES  e deri afër Shkupit, udhëtim me zemër në dorë aty në zemren e Shqiptarisë, Kufinit Shqiptar – Shqiptar, plagëve të këputjes, dhimtes së coptimit të shkputjes së gjymtyrve , truellit Dardan, udhtim në gjakimin tragjik të shfarosjes në masë të popullit autokton Shqiptarë, udhëve të masakrimit të shfarosjes së njerëzve shqiptarë. Kam udhëtue shtigjeve, luginave, pllajave, rrafshnaltave prej 192 deri 1350 metra mbi nivelin e detit, nëpër katunde bjeshkë e qytete , në tokat Ilire – Dardane , ku ka vazhdimsi të banimeve me shqipatarë, po kalon edhe labirintin e rrezikshëm me hapsina gjeografike ku shqiptarët tashmë janë zhduke e zëvendsue me kolonë serbë. 

Udhëtoja me dorën në zemër, bash si Millosh Nikolla Kopili ne fushbetejen e Fushë Kosovës së vitit 1389 me kryet e vet të shterngue nën krah e në tjetrën dorë shpatën e lame me gjakun e Sulltanit Muradi të I .  

Ne udhëtimin tem kuvena me shumë njerëz të asaj ane, u ulëm e kuvenem 

prushin e mluem me hinin e kohës tradhëtare, Shqiptaro-Shqiptare. 

Në shoqni me Rexhep Bruçaj, Ali Daci, Safet Hadroviq Vrbicki, Rexhep Shkrelin,  Enver Çorpasha, Rexhep Abazi, Halim Safet Hasani etj…! 

Aty asht zemra shqyptare prush nen hinin makabër të tradhëtisë asaj tradhëtie të pa shoqe në historinë botnore e cila muer emnin e kobshëm për Shqiptarët, emnimin monstruoz “vllaznim bashkimit” idealit kuq partizan, dashnia për e me Serbët për me ekzekutue vllaznit e gjakut t’vet Shqiptarët, për me ja dhurue ato troje e njerëz Jugosllavisë-Serbisë… 

  Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

I nderuari Gjongecaj, a mund të japësh informatë më të hollësishme se çka të shtyni ta marrësh atë rrugë atyre malsive, bjeshkve e masbjeshkve , qyteteve të harruara , qytetit të Kostantinit të Madh – Yllit Dardan, ato vende ku dikur jetojshin shqiptarët? 

Gjongecaj: Thirrja monumentale dhe e përjetshme njerëzore e fisnike me njohtë  vehten, thirrja intelektuale e vetëdijes kombëtare për me çlirue dhe gjallnue Shqip, thirrja për me e largue hinin, me nxjerrë prushin përjashta dhe me dhezë zjemin flakë shqiptarie (zjarrin) ; me i rijetsue gjymtyrët e kputuna, coptueme dhe të helmueme me dhunën e shpërfytyrimit, tjetërsimit për me harrue të detyruem se kush jena, detyrim i dhunshëm prej tehut të shpatës helmueme mbi qafen e Dardanve – Shqiptarë, kjo tragjedi aktuale më shtynë jo vetëm me iu afrue, me i pa, me u gëzue une e me i gëzue ata me pa njani tjeterin, ashtu sikur e shohim vetën në pasqyrë. Me i gëzue si në andërr a thue ky njeri pernime kalon i veshun këtu ditën për diell me veshjen tonë tradicionale, me atë vesh të babës, të gjyshit, me veshen e ndalueme tonën. të cilën s’guxojmë as me mendue e jo ma me e vesh. 

Ferkojnë sytë si për me dashtë me kuptue se nuk janë në andërr, po zhgandërr, e bile bash për këtë arsye instiktivisht përgëzojnë me guhën trupore, me mimiken pushtuese prej gëzimit të gjithë ftyrës e gjymtyrëve të trupit. 

Disa çohen prej venit, afrohen, japin dorën me zemër në dorë,  afrohen me e krye ni foto afër kostumit të gjyshit e të babës , i cili për ta asht i naluem, po jo i harruem, vetëm e vetëm se u tradhtuen prej vllazënve të tyne të gjakut, partizanve shqiptarë! 

Ke pasur mundësi ta vëreje kurthen historike ku i kanë vënë, teposhtëzen që e kanë marrë për mos me pasë rrugë tjetër përpos ikjes nga vetja e vet, gjuha, historia, kultura, traditat, kujtimet, duke i bërë dhunshëm ata që s’janë: boshnjak? E ke vërejtur vuajtjen e tyre që mundohen ta fshehin, ato që s’duan ti kujtojnë hapur, origjinën e të parëve, por që ndërdija siç e përshkruan ti i tradhëton, ua qet përjashta atë që mundohen ta fshehin, ndrydhin dhe shtypin me mbi njëqind vite…? 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Buzë Lumit Rashka, në Novi Pazar…

Gjongecaj: Ishte një përjetim tragjik kur e vëren se sa shumë e kanë shtypur vetën për shkak të dhunës së madhe të ushtrume prej pushtuesit serb. Se sa shumë kanë ikur nga vetja. Une nuk kam të drejtë t’i akuzoj për gjendjen, pasi fajtore është historia e keqe, pushtimi mizor serb si dhe tradhitë e mëdha të “vëllezërve partizanë” shqiptarë dikur. Pse Shqiptarët janë detyrue me u kthye në “Boshnjak”, ky realitet monstruoz me shtyni e nxiti me e dhanë një alarm tek shtetarët dhe politikanët tanë në shtetin tashmë demokratik të Malit të Zi, në Serbi, në Tiranë, Shkup, Prishtinë, në Athinë e në Europë, SHBA e kudo tjetër, që të jetë e dobishme se me këtë lëvizje të kryeme me shumë vështirësi e kreva vetëm atë që më ka takue si artist e shqiptar për me e pa dhe me kallxue se ku jemi ne e ku janë ata, ku asht politika tradhtare mjeruese për Gjakun e Guhen tonë ! Në gjendjen që i kanë sjellë ashtu të pa përkrahje e mbështetje, sigurisht se e vetmja shtekdalje e tyre mbetët ikja, ikja nga realiteti i idhët i pushtimit, nga gjuha, kultura e historia e vet duke iu bashkëngjitur një identiteti tjetër etnik, kur tashmë e kanë humbur gjuhën.  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Takim e ndej vllaznore në Rozhajë…

Për këtë “ikje nga realiteti” dhe bashkëngjitje identifikuese një etnie tjetër, asaj boshnjake, ekziston një dëshmi e tanë, e hidhur historike, të cilën ata nuk duan për me e kujtue…? 

Po, ashtu asht… Historia ka qenë tepër e hidhur për atë pjesë të popullit që u la kaq gjatë në harresë, duke mos i shkuar kurrë mendja kujt të mendoj për ta. Për aq ma keq e ma zi, nga tanët u përvetësue retorika pushtuese, fjalori I pushtuesve duke i quajtur “boshnjak”, mu ashtu siç i quajti e quan pushtuesi. Mos ta heqim nga mendja se “partizanët” edhe sot rrejnë e thonë se “ua sollëm lirinë shqiptarëve”, të cilët kënaqen me Tradhtinë e kryeme plot gjakftohtësi, ashtu sikur s’ka krye kush as ni krim.  

Sikur :  

12000 Dardanët e vramë e të masakruem në Tivar, të most ishin gjaku i ynë , as ata të 

9200 Dardanët e vramë Natën e Bozhiqit në Bihor, as ata 

1600 Dardanët e Batalionit “Kosova”, të cilët u lëshuen në kurrthen e komandantit të tyne “Partizanit Shqiptar” e u vranë në pritë prej Serbëve si tuj luejt.  

Rrethimi i Shaban Polluzhës, Mehmet Gradicës, helmimi i Xhem Gostivarit, premja në besë e trimave Dardan si Aqif Blyta, Ferhat Draga, Ahmet Daci me tre djemtë e tij, të cilët iu dorëzuen forcave Partizane në Gjakovë e masi u torturuen u vranë me 21 janar 1945.  

Pastaj Bahri Rrahmani , kolosi i Pazarit të Ri e Mustaf Shaban Polluzha, Hamit Istogu, Hetem Hetemi, Alush Prellovci, Miftar Geci Bajraktari e mijra Dardanë të tjerë të premë në besë.                                                                                                          2 

I mruejtun me kallximet dhe rrëfimet prinve të mij e të njerëzve tanë atdhetar këtu në kupën e mrekullueshme Alpina Epike, ashtu si e thrras une Malsinë e Gjakovës se si malsorët tanë të cilët kishin strehue në shpiat e tyne Nacionalistat e njekun prej Partizanve serbë e shqiptarë , anej e knej , qysh kallxonte Nana, u detyruem me i dorzue e ata të cilët po i dorzojshim, na thanë: ma mire na vrani ju me ka ni plum, se sa ma lanë në duartë e Çetnikëve Serbë, sepse ata nuk na vrasin me plum, ata na torturojnë ashtu sikur veç i ligu di të bëjë deri sa ta nxjerrin shpirtin ***! 

Kështu u detyruen me i dorëzue Luftëtarët e Lirisë Shqiptare, të kërcënuem prej Partizanëve të Shqipërisë, me Enver Hoxhën në Krye!    

Partizanët Shqiptarë, ndihmësit e skllavërimit të shqiptarëve dhe të coptimit të kombit, internacionalistët proletar të cilët coptojnë gjymtyrët e  Atdheut për hirë të internacionalizmit e dashnise madhe me anmikun 1333 vjet të vjetër !   

Leximet e kallximet për Epikën Qëndrestare me fundin tragjik të vllaznëve t’gjakut Shqiptar, ky ushqim shpirtnuer u kthye në dashuni pa hile, pa interes , në dashni të sinqertë e të pastër veç për Guhen, gjakun e për Genin Tonë. 

Kto kallxime u kthyen në Etje e në domosdoshmëni jetike me i prekë Plagët e Përbindshm, shtresëzimet e dhunshme të detyrimit të harrimit të Origjinës së Guhes e të Traditës te pjesës më vitale të kombit, të pjesës së tokave e njerëzve ma të frytshëm Kelmenit e Kelmenasve, i cili asht edhe Geni ma i Hijshëm e ma i Bukur Shqiptar, ma inteligjent, ma trim e me i pathyeshm.   

Po, heu , se çka po marojka Tradhtia mrena dere, shqiptarët e din ma mirë se kurrkush tjetër në botë…! 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Përkthyesi im i rastësishëm në Novi Pazar, djaloshi që kishte studjuar në Prishtinë

Kufini me Brezin e Butë, Telat me Therra, plumat e automatikut “kallashnikov” mbi trupat shqiptarë anej e knej kufinit. Kufini i ruejtun prej shqiptarve kunër shqiptarëve për interesa të Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë e Greqisë. Paradoksi: “Na jena faktorë stabiliteti në Gadishullin Ilirik”, tuj i tradhtue interesat kombëtare , tuj masakrue, vra, djeg e pjekë gjithçka shqiptare. Kjo Tragjedi-Komedi, e cila vazhdon të shkojnë çdo ditë edhe ma fell në zemren e Shqyptarisë prej rrugaçve të politikës tradhtare shqiptare. Kjo më shtynë për me ja hjekë maskën Rrrenës së Partizanve të “Vllaznim Bashkimit”, për me iu kallxue shqiptarëve  të mashtruem e të shitun për interesa të vogla se ata partizanët janë vetëm tradhtarë të shitun te anmiqt tanë 1333 vjeçar të Sllavët, e se ata kryen luftën civile , e se nuk e prunë Lirinë, siç rrejnë.  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Edhe sot, si dikur, jo që s’duhet integrim me botën që i takojmë, me fqinjët që na rrethojnë, por udhëheqësit tanë “integrimin” e kuptojnë gabimisht, ashtu qysh nuk u duhet shqiptarëve, me e dëmtue vetën për hirë të të tjerëve. Po ashtu edhe për Kufinjt sa herë flasin, flasin gabimisht e me naivitet të padurueshëm. Kur nuk I ke ato rrugë për me e “ngjitë” secilën pjesë të popullit që rrethanat historike e lanë pasdore, është zor të kuptohet “shpija pa gardh”, shteti e populli me Kufinjt qysh i duhen tjetrit, e jo ty e kohës që e jetojmë… Ti mendon edhe për këta Kufinj, apo jo…?

Gjongecaj: Paradoksi i Tiranës se dashka “me i shkri kufitë” këtu në Gadishullin Ilirik, por, pa infrastrukturë, pa rrugë knej kah ne. Ba me pa për shembull më kujdes, vetëm udhëtimin pprej Kolgecit për në Vuthaj, prej segmentit që nuk duhet me zgat ma shumë se 1 orë udhëtim, kthehet në largsi anormale deri në 4-5 orë! 

Taktika e Zvarritjes mes shqiptarëve që të mrrijnë te njani tjetri të vonuem , e kurrë në kohë…! 

Qeveria e Tiranës i ka hjekë ushtarët të cilët vrasin shqiptarë, por e ka lanë shqiptarin knej kufinit pa rrugë, kur anej kufinit shqiptarët i kanë rrugët e asfaltueme deri në bjeshkën ma të naltë 1350 metër mbi nivelin e detit si në Peshter, pra për shqiptarët knej asht si me kap me krue veshin e djatht me dorë të shmajt. 

Pra , anej kufini kan infrastrukturën me rrugë, por s’kan infrastrukturën e të drejtës me jetue Shqip. 

Atyne ju duhet me u deklarue si Boshnjak… ! 

Ky asht vazhdimi i asimilimit dhe shkatërrimit të shqiptarisë anej e knej kufinjve që na ndajnë. Duert e tradhtisë shqiptare e duert e Serbisë ngrehin sa mujnë  me shkye çdo dit shqiptarët me i coptue e grimcue. 

Mali i ZI, Serbia etj., rrugët i kanë të asfaltume deri në bjeshkët ma të nalta e këtu s’ka rrugë ka vetëm hone të rrezikshme të grrithuna me traktorë , madje ma shumë me investime private prej Zemrave Shqiptare të Bjeshkatarëve. Bile edhe Maqedonia e Veriut ka asfaltue rruge deri edhe në tokat tona shqiptarëve në katunet ku ka pakica sllave, po ata nuk e njohin guhen shqipe as në shkollë as në zyra, e Tirana heshtë si vorri. 

Iinfrastruktura e përcakton karakterin e Qeverisë.   

Prandaj, duhet ta pyesim vetvetën: Si mun bashkohemi në kushte të pa barabarta zhvillimi në disnivele. Na s’kena infrastrukturën e bashkimit, ne s’kena ni Platformë kombëtare. Bashkëpunimi nerqeveritar Shqiptar, rrezik as në men, e jo ma në letër. 

Mungojnë gjimnaze e universitete shqipe, atje te Shqiptarët të cilëve baba e nana ju ka folë shqip, ndërsa vet janë të detyruem me fol boshnjakisht e me thanë “jemi mysliman”, “Jemi boshnjak”, ende me tradhtinë helmuese të Tiranës së shitun.  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Rrugës më ndalnin të moshuar e të rinj… Me këta të rinj e bëmë simbolikën e shqiponjës në Novi Pazar.

Ku jane Ligjet e te drejtes se shkollimit në guhen amtare ? 

Çka ka mrri Qeveria e Tiranës, deri vonë si shteti I vetëm kombëtar I shqiptarëve? 

Pse nuk vnohet si kusht për bashkimin ballkanik realizimi i këtyne e shumë elementeve të tjera, qofshin infrastrukturale dhe çështje të tjera jetike për shqiptaret anej kufinit, para se ata te harrohen si shqiptar ni her e përgjithmonë? Vetëm atëhere mund të flitet për bashkrendim për “me shkri kufitë”, apo…?   

Gjongecaj: Kufini shqiptar-shqiptar masakrohet edhe sot prej Tiranës Tradhëtare. 

Fellohet hendeku prej mungesës së arsimimit në Guhen e nanes, prej mungese së ndërtimit të rrugëve në segmentet ma të shkurta e me nivel e kualitet Profesional , e jo me dilantizma e me pangopsinë për me plaçkitë të ardhunat për projektet e pagueme prej Bankes Europiane .   

Kallximet ne votrat e kullave ne relievin e Alpines Epike , si e 

thrras une Malsin e Gjakoves prej edhe ka vi, u plotsuen edhe prej 

njohurive që i kisha marrë si studiues e artist ne artin pamor, po edhe 

bashkpunimi në vitin 1982 deri në vitin 1986 me historianët tanë për ngritjen dhe aranzhimin e historisë në muzeun e malsisë sonë.   

Humbja e identitetit kombëtar sido që ta shpjegojmë, është humbje e madhe, shpesh herë humbje që nuk është lehtë ta rikthesh, sidomos kur nuk e ke forcën e shtetit të së drejtës…?   

Shkurt e shqip jeta të afron ato për çka je i interesuem. 

Ajo që lypet prej njerit, ajo të afrohet …!   

Identiteti e personaliteti, kthehen në dinjitet manjetik atdhetar, kur genetikisht je lind me pastërtinë e dashuninë për të drejten njerëzore me njeshmeninë për harmoni paqësore… Atëhere, këto cilësi-virtyte të linduna , janë promotor për njeriun me u armatosë me mjetet e nevojshme , si informacioni i sakt historik, përmas dokumenteve, përmes kallximeve, dëshmitar të cilët thonë “na jemi Boshnjak” dijmë me folë vetëm Boshnjakisht!”. 

Por, kur e pyet: “Po ky burri në foto, kush asht , e kush asht ai tjetri, e ajo tjetra?”.  

 “Ah, ai asht baba jem, ai dinte me fol shqip…?”

“E ti, ti që je bima e tij , pse s’di shqip?”  

Këto realitete tragjike e shumë të tjera rrënqethëse, denigruese të këtij lloji më ngarkuen edhe ma shumë mallin e dhimtes së madhe për kombin tonë.   

Zotnimi i historisë së artit pamor botnor, prej banorëve të shpellave e deri ne qytetnimet e sotme urbane, po kështu, guhet e hueja dhe eksperienca në shumë vene të Europës, e mi tana interes të madh për mue përban e vërteta historike për kombin shqiptar, historia jonë reale për me nxjerr në dritë rrenat e komunistëve shqiptarë të shitun te Beogradi. 

Vendet për të cilat ti shprehesh veçanërisht i interesuar si artist, janë pjesët veriore të gjeografisë shqiptare…Pse je kaq i përqëndruar vetëm në këto hapësira etnike apo që ishin etnikisht shqiptare deri vonë, por që i asimiluan?   

Gjongecaj: Pjesa veriore e Shqipërisë së sotshme, MbiShkodra deri në Tivar, Tuzi, Plava e Gucia me Masbjeshkën (Sanxhakun), i takojn një gjeografie të veçant, me Guhen Shqipe me të njajtën mendësi, po edhe veshjet e objektet perdoruese, si kuzhina e stili i jetesës asht i njajt me Alpet Tona, me qytetet tona, pra Ne Jena Nja, 

pavarësisht se na gjymtuen në 1945 kuqojet pro SERB me ndihmën e pa nerpreme të Serbëve si Dushan Mugosha, Miladin Popoviqi, Milovan Gjiasi, Svetozar Vukmanoviq Tempo, Fadil Hoxha, me nihmesit e tjerë të tyne.   

Na shqiptaret knej e ata anej jena vazhdim i njani tjetrit , kena dhan e marrë historikisht, Geni ynë, e foluna jonë, e gjithë Tradita ma e mirë përafrojnë , në thelb janë nja me doke e zakone të përbashkëta. 

Domosdoshmenia jetike me plotsue e mledh gjymtyrët e kputuna , gjysen me gjysen, me rivenos në gjallim me fillue jetën si ni trup, ato jane promotori jem, i lëvizjes teme jetësore,e po edhe kjo lëvizje në gusht 2023 . Na jena gjysa ata jane gjysa tjetër, ata njerz janë gjysa jonë, po edhe ato vene jan gjysa ma e mirë e venit tonë. 

Tragjikisht ata jane detyrue me harrue se kush jane se kah vinë, se çfarë gjaku kanë në deje…të paktën kështu thonë në fjalët e para !   

Presioni atje asht tepër i madh dhe bëhet në forma të pa dukshme e të pa fundme si për shemull po kallxoi për një kusherinen teme, e cila ka 28 vjet e martueme ne Martinaj aty ne token shqiptare ajo ka lind e riit 5 thmi atje, e ende zyrtarët malazez s’ja kanë njohtë pasaporten, shtetësinë e venit ku ajo jeton; thmia kanë pasaporten e Malit të Zi, tragjikomike asht kjo gjendje për njeriun që është njeri, por a interesohet Qeveria Shqiptare për këto masakrime ligjore para se me u përqafue me idenë e bashkimit me Serbin e Vuçiqin, realiteti kallxon se nuk interesohen me kanë në balanca ligjore për të drejtat e qytetarve shqiptar? 

  Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në Masbjeshkë, natën…

Tragjikomike apo jo , me këte nivel padrejtësie pushteti i Tiranës do me krye  bashkimin perendimor te Gadishullit Ilirik, pra si atëhere me “bashkim – vllaznimin” përmes ni tradhtie të re, po aq të vjetër, vetem se ni vit tjeter atëhere 1945 e sot në 2023 ! 

Si atëhere si sot , mos me i kqyrë interest tona shqiptare, por vetëm ato Serbe, okupuese e përfundimisht shkatërrimtare për shqiptarët e pa organizuem e të pa mirpozicionuem as ekonomisht as politikisht , pa asnji platformë mbarëkombëtare e cila e mron me siguri Shqiptarinë. 

U rrita me etjen me kanë të plotësuem si komb, tanë jetën kam pa vetëm ni pjesë të vetvehtes në pasqyrën e thyme dardane, çame, iliridase apo e Masbjeshkës, kjo etje asht ni dhimtë e pa mbarim e për fat të keq gjithmonë në shtim ! 

M’kan mekue bashk me ushqimin për stomak edhe ushqimin për zemren, për shpirtin shqiptar aq shumë te lidhun me fatin historik – tragjik.   

Ne udhën teme të përgjakun anej e knej, u rrita me dëshirë me jetue për me mujt me u bashkue me gjysën tjetër të gjakosun e kjo më ringjalli e me dha drejtimin për këtë “udhtim biblik” për me mujt me u bashkue para se me shkue në Amshim. 

Nuk takova njerz, po zemra shqiptare te dame pergjysë !  

Në bazë të fotove që i shpërndave në facebook, vërehej se të kanë pritë me ngrohtësi të madhe banorët e Masbjeshkës që i takove në atë shtegtim; ishte një pritje me zemër ku ma shumë fliste gjuha e trupit të tyre në takimin me ty…Si thua?   

Gjongecaj: E vërtetë… Nuk ma ka marrë mendja se edhe kur ta humbasësh gjuhën nga shpirti yt buron aq shumë dashuri për njeriun tënd. Dukej sikur atë takim e kanë pritur qe një shekull jo vetëm takimin me mua, por pritjen për tu takuar me njerëzit e vet, me u bindë që ata si kanë harrue. Ata nga frika e kuptueshme u binda se të thonë se jam i tillë apo i atillë, por këtë e thonë nga frika, nga ajo frikë e ngulitur thellë në shpirtin e tyre, në kujtesën e tyre historike. Ata pushtimi u mundua ti bindte se nuk ka ndonjë llogari e të mirë për ta nëse thonë se janë ata që janë, shqiptarë. Ata sikur i kujtojnë të gjitha ato trgjedi, duartë e shtreme mi malet dhe honet tragjike të thikave mas shpine, të rjepjes për së gjalli, djegies, pjekjes dhe shfarosjes !   

Zemrat e coptueme me të njajtin gjak tërhiqen si magnet të rrmisht në bashkim, perplasen aq fort sa harrojmë krejt se na tashma po flasim ne dy guhe te nryshme, e gjysa fjalojmë Boshnjakisht e gjysa Ilirisht.   

Gjaki i njajt shkulmon rrmisht fluturimthi në bashkimin e zemres dame copa, gjysa me gjysen bahen nja, po sa nxjerrim fjalën në guhë të huej, guhë të detyrueme largohem prap fillon e na pengon therra e ngulne fellë shumë fellë në tru për artikulimin e Guhes huej me therra helmi në qellzen Shqiptare, e guha jonë në gojën tonë me gen shqiptare perdredhë guhen e helmimit të komit tonë, atë boshnjake.   

Boshnjakisht folën ata e na shqip , athere gjetëm dikend me na përkthye shqip- boshnjakshe, boshnjakshe – shqip , dy gjysa të ni zemre të ni gjaki dikur të ni guhe jo larg deri masi jam le une na folem nisoj, e tash tash s’mun merrem vesh. 

Vllau me vllan vetem per idealin e kuq partizan “vllaznim-bashkim”, coptimin e shqiptarisë.  

Ata ishin ma Ilir se na knej kufinit të “cungut enverian”, si në pamje, me shtat të naltë, fisnik, mikpritës, zemërgjan, ata ishin Mretnor, elegant në sjelljet e tyne prej fisnikësh, aty nihet njeri si ne shpi tvet. 

Jam shum krejnar si Nip i Masbjeshkës, si nip Kelmeni…! 

Megjithëse të tradhtuem prej nesh, ata kishin gzimin e thmisë, të ati thmie të braktisun prej prinit mjeran, ashtu si ai momenti kur ky prindi rikthehet mas asaj braktisjes së detyrueme.  

Një përshkrim i bukur, shumë i gjetur, që e përshkruan pothuaj gjendjen shpirtërore dhe mendimet e ndrydhura e të fshehura të mbarë një pjese të malsisë sonë, qysh është Masbjeshka… Pavarësisht se ti je vetëm njëri prej nesh, ata i gëzoi pa masë takimi me ty, “me atin që u rikthehet”, që sadopak ua shëron plagënm se nuk qenkan të harruar. Megjithëse ti “nuk ishe shteti”, por Abdullah Gjongecaj prej Kolgecajve, ata që të takuan edhe në bazë të fotove që i ke shpërndarë, ndiheshin të lumtur që të kanë takuar…?   

Gjongecaj: Rrfimet atnore mshoqnuen duke shpresuar se do “ti shoh” ata burra e gra të fisme, për të cilët ka folë historia. Kështu, si  një turist i andrres së zemres coptueme , i Guhes së nanës së tana Guhve të harrueme e të zëvendsueme me ni guhë të huej , me nacionalitet falls. O zot, ku jena e çka asht kjo përzimje monstruoze, kjo përbuzje e jona a na ndodhë kjo në andërr apo në zhgandër?   

Ky  njeri me mjekërr me tierqt, plisin, opanget, shall e shokë Ilire –Dardane, ka ngarkue në shpirtin e ti peshen 1333 vjeçare të okupimit prej Serbëve. 

Po, kush asht ky i cili po get me veshen e Stërgjyshit, a asht Gjyshi , a asht baba Agon Shqiptari, po thonë e pyesin ? 

Noshta asht vetem dëshira jonë, jena na me dëshirën e madhe me kanë me 

fol si ky burri me mjekrren burrnore prej argjendi Dardan legjendar. 

 … çfarë shndrrimesh, çfarë loje tragjike në laboratorin Iliro Shqiptar – boshnjak. Ky shembllim i veshun me veshen tonë të përbashkët i veshun me veshen – andërr tonën, me veshjen e tyne të dëshirueme, të nalueme , me guhen e tyne të burgueme, të ktyne dardanve, të cilët s’jan gja tjetër , veçse gjaku jonë. 

Fërkon sytë tue tvet vetvetin me besue a mos me besue , a asht engjëlli ynë që zhdripi prej qelle me nihmen e zotit e po na thrret: çohuni, folni guhen, veshni tierqit plisat e barrdhë mi krye , kështu krenar si e kush ini delni si une diten për diell midis Malit të Zi , Malsisë, midis Serbisë, boll ma u mshefem vetes, babës, gjyshit , boll ma sot e mas s’duhet me ju tut kurrkuj për çka jena e kush jena , po, po duhet me largue kaplimin e huej .   

Fërkojn syt shqiptarët “boshnjak”, po dikush thirri : “Hej , Adem Jashari…!”

“Sa bukur…!“

“A, ban të dalim bashk në foto…?” 

Po, po, kështu në sytë e tyne isha një njeri me mjekërr legjendare, biblike, “ademjashar”, me ni vesh me tirqi , me ni plis , e zhvenosi kohën e shtrigës , po nuk i zhduku detyrimet e shperfytyrimit!  

Ani pse jo nuk mujta me çlirue gja, por maspakti ata kshtu përmes kti shembllimi hyjnor me zemren e Gjon Gecit në dorë, ata arritën përkohësisht ta takonin jetën e vet të ndërpreme kombëtare, kohën e vet, Shqiptarin, takuen vetveten, gjyshin , stërgjyshin kreninë e hershme ilire – dardane ! 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Me Rexhep Shkrelin e një tjetër…, në Novi Pazar.

Me çështjen e Masbjeshkës (Sanxhakut) jam marrë shumë përpara luftës, kam pas intervistuar shumë personalitete të kësaj malsie, por prania yte në Masbjeshkë, figura yte interesante veshur në tirqi si të parët e malsive tona, tek ata “ndezi” një të kaluar të hidhur, e ndriçoi atë dhe tek ti i panë prindërit e tyre, babain, gjyshin, stërgjyshin…A ishe i vetëdijshëm për rolin tënd pasi une jam i bindur se një pjesë e intelektualëve të Shqipërisë, ku bënë pjesë edhe ti, nuk e kanë aq shumë droen e dhunës serbe, apo e kanë harruar, qysh nuk e kemi harrue në në Kosovë, sidomos populli i Masbjeshkës? A është kështu…?  

Gjongecaj: Nuk më ka shkuar në mendje ajo frikë qysh e përshkruan ti, nuk e kisha atë dro por nga takimet me disa “boshnjak”, megjithëse se kuptoje se çka po flisnin, nga mënyra serioze se si flisnin, nga ngrysjet e fytyrave të tyre e mora vesh që kishin një brengë. Sigurisht ata mund ta kenë pasur të qartë se mund të përcillen nga sigurimi shtetëror serb, gjë që une nuk e kisha dhe pavarësisht paraqitjes sime me veshje kombëtare të të parëve kohëpaskohe sa isha atje, nuk kisha qëllime të tjera, qëllim për të ngacmuar dikë. Une këto gjëra i shoh e kuptoj nga këndvështrimi i të drejtave dhe lirive njerëzore kështu që nëse janë boshnjakizue me dhunën e shtetit, shteti demokratik serbë apo malazez nuk duhet ti pengoj që të deklarohen e sillen si shqiptarë nëse e duan këtë.  

Sidoqoftë, jam i lumtur që më pritën mirë dhe edhe më i lumtur ndihem nëse kam arritur që me praninë time, me veshjen time kombëtare, ua kam que mallin e të parëve, ua kam kujtue se janë shqiptarë e jo boshnjak.  

Ata më emnuen, “AGON SHQiPTARI !” 

Ti “Agon”, sot na i bane zemrat mal… Zoti ju bekoft ! 

Jam i binun se me ato bekime të përzemërta , bekime 1333 vjet udhtim Dardan në lufta plot tradhti, bekimet e përzemerta të tyne me bajnë ma të fortë në rrugën e nisun tash 1333 vjet.  

Ato bekime larguen magjit e shtrigave anej e knej kufinit ! 

Plis i bardh paqësor hyjnor, Voja Hyjnore, voja e dame mes Zotit e Ilirëve, ardh prej Galaksive, prej Dorës e Guhes së Zotit, ky ke bekimi për mue, Zot na duaj e na bashko! ” 

Përgjakun në pshertimat për njerzit e për venet, për ata mijra e mijra të cilët u ban preha e tradhtisë udhtova nëper krahinën e Plavës e Gucisë, isha në Beranë, Rozhajë, Novi Pazar, e pastaj shkova edhe në Medvegjë, Bujanovc e Nish , ni mrekulli gjeografike, pasuni natyrore pa fund në bukuri e vlera , mi e nen tokë, lot gjaku rrjedhin nëpër shpirtin tem kur shoh se aty s’guxon kush me shqipnu jeten e vet, Lugina pa marim e Moravës, kullotat pa marim 1350 meter mi nivel detit të Peshterit, o Zot , anerr e keqe mallëngjim tragjik e njerit vetem qe i sheh njerzit e vet të burguem në burgun e tjetërsim detyruem në honet me gjarpnij, akrep, krokodil e perbindsha tjerë helmues , po a duhet me u mshef : Jo! 

Sa mirë që erdha dhe e përjetova gzimin me shplue historinë e me motivua shqiptarinë si pasuni të Gadishullit Ilirik.   

A e gjete atë që e kishe në mendje, atë për të cilën kishe ëndërruar në vendet kah shkove, sidomos në krahinat kur dikur flitej shqipja…?   

Gjongecaj: I gjeta kreshnikët e burguem, krushqit e ngrimë Dardan, në tjetërsimin e detyruem me folë guhë të huej, me u ba i huej për gjakun e vet e me u ba vlla me gjakun e huej , thjeshtë gjeta ndryshime të përbindshme të rrotullimit të guhes në qellzen Ilire dardane, “rrënojën” e të ngrimit në akull të historisë së jetës sonë, të kthimit në vetmohim për qef të partizanve tradhtar internacional !! 

Gjeta dhe e putha përjetimin e kthimit mrapsht të tragjedisë sonë historike, të popullit shqiptar. 

*** po ju , ku i kini veshen tradicionale ? Disa nga ata u përgjigjen se dim , jo s’na  ka met asgja, noshta ni plis në arkë diku, në senduk!  

A të pritën mirë pasi ti me pamjen karakteristike “bije në sy” dhe ku ishte takimi i parë me vendës…?   

Gjongecaj:  Sikur na me pas shtet për shqiptarë e jo pushtetin e Beogradit, kisha me shkue te daja ne Vuthaj për nji orë udhtim me kerr, e tash me duhet 5 orë me u sjell nëpër Pejë, Vitomiricë, ka Kulla për në Rozhajë etj.. per me mrri me 

1 Gusht aty ku asht bashkimi në festen e Vuthaje , atje te dajt e mi 

Brahim Ali Hima I Ahmetaj, 102 vjeçari kreshnik, 2 metra e 10 cm i gatë me menje te fresket e vital. 

Nga viti 2009 e knej kaloj perms Rozhajes së bukur pa u nal , po gjithmonë më ka thirrë Rozhaja me luginen e saj piktorike, heeehej , nalu se po t’ presim e kit vit u nala, ku mas pari takova do fëmijë-engjuj, të cilët me ni herë i vizatova, ata janë do thmi të gjakut tonë, thmi, aty në rrugë, të cilët thanë: “Po, shqiptar jena, ata t’ vogjlit “e pa sherr”, e të mdhejt: “Jo, jo, jemi Musliman…!”.   

Rexhep BRUCi i Vuthaje i cili na bani konak vet te tretit ne GUCI, mue Abdullah GJONGECIT, vllaut tem Patriotit e tezakit Fetah Imer DEGA. 

Rexhep Bruçaj ish ni shqiptare mikpritës, njeri ekselent, mretnor në traditën ma të mirë shqiptare. 

Ali Daci, në Rozhaj, dhuroi shumë kohë për ne. 

Po kshtu, Rexhep Shkreli me Enver Corpashen, në Novi Pazar…!   

Rozhajë… , midis shetitores me veshen e Plisit te TIRQVE me Opang Gogishte lkuer Buelli , me jelekin kuq e zi, me kmishen lini me jak malsore , me tri pulla para, me shallen e shokën të cilat permjetin, pra të hollt e permjetit ta bajn ma të fortë se tan eshtnat bashk me xhurdin galane, kam pershnet çdo qytetar shqip:   

“Natja e mirë, zotni !”, “Natja e mirë, zoj!”, natja e mire shqiptart e mi , natja e mirë gjysa jeme e në kto luhatje prej termeti zemre te tan gzojshin, o Zot, sa mirë, kah erdh ky ortek tradicional, ky burrë me mjekërr e me vesh hyjnore si në pikturat murale monumentale të figurave biblike, bash si krishti dritdhanes , ama SHQYPTAR. 

Ne investimet e mija te pa fund t’iuj përshnet shqip çdo kalimtar me të cilët u shndrrova të tana moshave a gjinive . Dikur e mora shpërblimin e shumë kërkuem, duel ni shqyptar si e kish ruejt Guhen, tharmin e shqiptarise, ni zotni e m’tha : “Po, vlla , na jena shqiptarë, eja pimë ni kafe, e ai ma prezantoi ni msues e ai msuesi ma prezantoi msuesin tjeter , Ali Dacin, që është autori i librit Masakrat e Luftës së Fundit në Rozhaj, ai më njohtoj me Safet Hadroviq Vrbicki, autorin e librit “Viktimat”, e kështu u shtue rrethi i intelektualve atdhetar , qëndrestar të pa epun. 

Shumë prej tyne me ftojshin prej ku ishin ulun në kafe e une e lansha shetitoren, skenën teme të preferueme, ku me dritën e pamjes dhansha rrezatimin e shumpritun prej secilit, energji të pastra pozitive Dardane. Në respekt të ftesës prej tyne, u ulsha në kafe me ta me veshen e shndritshme hyjnore me dritë dielli , me hijeshinë kozmike ! 

Ata me ftuan edhe nëper shpija , na shtruan dreka e darka , po mi tana ata e lshuen zemren mi tavolinë. Tana grupmoshat e gjinitë janë të gzuem me pa kit njeri me mjekërr e me veshen e tyne të nalueme e të harrueme, neper synyke (sanduk), diku të mshefun prej “vllaznim – bashkimit”, që ishte thikë mas shpine ndaj nesh! 

Agon SHQYPTARI , ju na bat me u RINGJALL si SHQYPTAR.   

Kush asht Abdullah Shaban Gjongecaj, shtegtari “i vonuar” që vje mas njëqind viteve në Masbjeshkë… , apo qysh dëshiron ta theksosh mbas 1333 vitesh ? 

Gjongecaj: Une jam i biri i Shaban Haxhise, Kol Gecit, 

Oxhaki = Ukaj ! 

Vllaznia =  Gjon GECIT 

Katuni =  Kol Gecit 

Fisi = Krasniqe 

Shteti = Dardan 

 *** 

1963-1971 kreva 8 vjeçaren në Kolgec 

1971-1975 Liceun artistik në Tiranë, dega Tekstil 

1976-1977 Skenografi me A.Zajmi, Tonin Shiroka dhe Shaban HYSA 

1977-1981 studim ILA Tiranë: Monumentale, suvat të njomë e të thatë e Mozaik . 

1981-1982 Diploma me kompozimin : Beslidhja e malsise ne dimensionin 2×2 meter   

1988-1989 Kritik Arti Tiranë 

1995-1996 Grafik designe Akademia e Ratingenit Gjermani 

2003-2004 English Glasgow Anisland Colege dhe Liverpool 

1991 22 Nëntor lëshova Shqipërinë e mrrina në Zvicër   

1992 Janar , hyna në Gjermani. 

2009-2017 rikthehem si Pedagog për artin në gjimnazin e Kol Gecit , shtetsi gjermane. 

2017-2020 Artist prane Bashkise Kolgecit për Qendren Kulturore të thmive. 

Kur e dim se nëpër çfarë vuajtjesh kanë kaluar ata banorë të malsive e qyteteve, kur e dimë masakren dhe gjenocidin ndaj ; 

12000 Dardanë në Tivar 

9200 Dardanë në Bihor, Naten e Bozhiqve , të vramë e masakruem prej atyne të “Vllaznim – Bashkimit”, partizanëve shqiptaro-serb , e festueme me suksesin se po flijojnë ata njerëz të pa fajshëm shqiptarë në tokat e tyne ! 

Dhimta rrnqethse shpirtnore nuk maron, ajo vetem rritet, nuk qetësohet e reahatohet kurrë, noshta as në botën e amshueshme…!   

Dami me pasoja tejet të rënda për kombin është ai i partizanve shqiptarë, me tradhtaret si Ramiz Alia, Enver e Fadil Hoxha, Mehmet Shehu, Shefqet Peci e të tjerë. 

Ata e kanë tradhëtuar Camerin, Iliriden, Kosovën, Plavën e Gucinë, Masbjeshkën; thjeshtë të tanë shqiptarët jan të tradhëtuem prej tyne. 

Tragjike është se disa shqiptarë për interesa te vogla vetijake për karrike e shumë prej injorances bazohen në histori të rrejshme e jo të vërteta, e cila i kushton shumë shtrejt persprektives dhe të arrdhmes së brezave! 

Shohim se rinia po e paguen haraçin e tradhtisë . 

Kushdo që vepron në këtë mënyrë , është i përcaktuar për vetshkatërrim.   

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Në Novi Pazar …

Në video e foto të ndryshme nëpër fshatra e qytete të Masbjeshkës, si në Rozhajë, Novi Pazar (Tregu i Ri), shiheshe i veshur në veshje tradicionale shqiptare; në tirqi, me plis në krye e me opang GOGISHTE me LKURE BUELLI. 

Vëreheshe shumë i lirë në sjellje,  përderisa bashkëudhëtarët “boshnjak” bukur të kujdesshëm dhe paksa të brengosur, nëse mund të na lejohet ta shpjegojmë “gjuhën e trupit” të tyre…?   

Gjongecaj: Me thane te drejten nuk asht se une nuk e menova edhe nonji veprim agresiv të atyne të cilve nuk u pëlqen Plisi, Vesha Shqiptare e Flamuri dhe sheja tjera tonat , po vazhdova prej në Vuthaj , Rozhaj në Novi Pazar, ku kam mrri bukur vone në mbrëmje, vazhdova i mushun me frymzimin e bekimin e dhanun prej se ne vogli e aq ma shum kur pash me syt e mi se shumica e atyne njerzve dardan ne gjak 

gzojshin kur pan ni njeri të gjallë i cili ka marr guximin me shpalos triumfalisht çka na u nalue si vesha e Guha e tjera virtyte Shqiptare ! 

Kjo figurë gjigandi na i përkujton ne ata që i kena vetëm në letër si foto a po edhe si data elektronike në celular a kompjuter, po jo në muze, aty s’na i lejojnë ! 

Me elektrizimin i cili ngjallke gjithçka shqiptare ne ta, ata shprehen dashnin e gzimin për gjakun tonë të mohuem, veshja na afroj si kallxues deklarativ viziv me klithma kushtrimi prej orteku jehone e cila na afroj me ni herë me ata njerz bujar e të respektueshëm. 

Tash me ket vesh para tyne, mas 75 vjetesh, une jam i huej ashtu si pararrdhsit e tyne!  

Na jena mysliman, jena boshnjak, s’dim shqip…!   

Në Muzeun e Novi Pazarit nuk pashë asgjë nga tradita jonë , sidomos sa i përket veshjeve tona , ato ishin ndrrue me veshje myslimane e serbe! Krejt tjera veshje, të errta, të hueja, shije jo shqiptare, jo fisnike, ku mizotnon e barrdha , ashtu si shpirti yne Hyjnor Iliro Dardan. Këto ishin relike muzeale të mledhuna përpjet e teposhtë nepër shpiat e jo shqiptarve , me ju detyrue edhe nrrimin e veshes e origjines edhe muzealisht. 

Vetem me i kallxue para botes si jo – shqiptar, fakt i cili me mushi me trishtim për së tepërmi.   

Kam vizituar edhe kështjellën e qytetit. Të them të drejtën kur i thash personit që ishte me mua se dëshiroj ti veshi teshat tona kombëtare, e vërejta se nuk pati qef.’

E kuptova se e kish prej droje, se mos merrej si provokim nernacional ! 

  Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Para një lokali, në Novi Pazar…  

Po shetita në qytetin e Novi Pazarit me veshen tradicionale kombëtare. 

…kjo veshje muer vlera te jashtzakonshme frymëzimi e deri në shpërrthime ngazllimi  e ringjalljeje për Guhen e Gjakun, për te drejtën e të vërteten. 

Në fytyrat e tyre vërehej një gëzim, mburrje e krenari. 

Më ndalnin rrugës per me kuven, bisedue, për me marue foto s’bashku, të tana moshat e gjinit prej te thmia e deri te plaku.   

Në këtë mënyrë , e realizova synimin tem – kushtrim legjendar…! 

Me prek ngazllimin shpirtnuer i atyne Ilirve prej bukurise se veshes tyne te nalueme, e cila tashma gjallojke para syve tyne ku ata mun e prekshin e dalshin në foto me anrren e tyne , me figuren hyjnore me “Agon Shqiptarin” dalshin në foto me ato kostume të cilat i kishin vetëm në foto.  

Foto, vetem foto, po realiteti….?  

Gjongecaj: Dikund tjetër parkalimi me at Vesh nuk kish ba aq përshtypje ! 

Por, në Masbjeshkë, po…!

“Jena mysliman , jena “boshnjak”; ata janë shqiptarë që nuk guxojnë ta thonë me fjalë po ata i tradhton gjestika e tyne , ku me guhen trupore kallxojnë se çka thotë zemra e tyne Dardane, noshta edhe mu dokt (dukej) mue ashtu prej dëshires atdhetare , gjakut.  

Pata fatin dhe gzimin tem njëherit që ti shoh ata njerëz aq të dashur , për të cilët duhet me krye diçka çka mun kryhet prej seicilit shqiptar, natyrisht vetem atyne të cilët e niejn veten shqiptarë e janë gati të rrezikojnë e sakrifikojnë deri edhe jetën ! Liria nuk vjen tuj rehatue vetem bythen tane me çdo çmim, bile edhe me tradhti .   

Por, populli e lyp dhe e gjen shtratin e jetës së vet. 

Ata janë dardanë-Ilir-Shqiptarëte sllavizuem gjuhësisht, të boshnjakizuem , janë shqiptarë si të tjerët, deri në fellsi të tokave shqiptare jugore ,atje në Pervezë.   

Rregjimi i “Vllaznim – Bashkim”, me kryeqendren në Beograd, Moskë e Athinë, ua shkatërroi shqiptarëve akritekturen shpirtnore, traditen mijëvjeçare, largoi Kanunin, të drejtën zakonore, besimin, lirinë e pasuninë, pra prej Mretnor – Krenar, i kthej shqiptarët në skllav anej e knej kufinit shqiptar – shqiptar! 

Shqiptarëve u asht hjek “ashti”, tue na shndërruar në mish, njerëz të pa kurriz, të pa kurriz, që s’mund të qëndrojmë në këmbë, fatkeqsisht kombi ynë asht kthye prej kombi i Shqipes qiellore në zvarranik në Tokë- Toksik i vehtvehtes, rrënues i shqiptarisë.   

Ju jeni shumë i pasionuar mas Tradites ma te mire shqyptare. A thue kjo asht motivimi juej me ngarend mas Traditës përdoruese shqiptare për të cilën ju shkuet në Masbjeshkë (Sanxhak). Kjo është një etje e madhe profesionale e juaja për ti kërkuar këto “tradita të harruara e të mohuara…”?   

Gjongecaj: Ka ma se 30 vjet qe po lypi munsin me pas veshen tradicionale tonen, ashtu origjinale, po nuk kam mrri sepse ashtu u çudhzue shqiptari me gjuejt traditën poshtë si zhele. Nxansit e mi në vitin 2009 kur edhe fillova punën si pedagog ne gjimnazin e Kolgecit te befasuem se dikush e vlerson traditen e veshjet komtare , shtrojat e mlojat pra gjithë arsenalin përdorues tradicional , ata me zhgënjim thirren, “Po na i kena gjuejt në lum, i kena djeg ne fund të baçes , e të tjera veprime makabre si këto. 

Atëhere, në orën e artit pamor , noten për Projekt do e kem për mledhjen e atyne objekteve përdoruese, të cilat hala kan met diku. Kështu me shumë – shumë punë bindse, mlodhem me nxansit ma shum se 1000 objekte përdoruese, të gjitha llojeve , të gjitha materialeve si dheu, druni guri metali , të leshta, e te lita, e te dhita. 

Traditat ma te mira shqiptare , ku përfshihet edhe historia e veshjes së të parëve tonë, veshje te cilat i trashguen prej brezit në brez me krenari edhe pse janë shumë të kushtueshme , sepse realizohen me punim dore , me harmoni kozmike – estetike – artistike, e me shumë ekzaktesi prej te modeli në model, e kshtu ato kan procese të gata realizimi, procese të cilat don shumë kohë,mjeshtri dhe eksperiencë.

Fatkeqsisht mjeshtrat po largohen pa lanë trashigim sekretet e realizimit përdorues. 

Realizimet e objekteve të përdorimit mrena tyna kan formulen e persosmënisë e cila asht zbatue si arritje perfekte per mijra vjet, si vlera përdoruese ato janë edhe shumë të shëndetshme , sidomos kurt’i krahasojmë me veshjet e damshme sintetike, najlone gome etj.., e permi çdo vlere ato jane Mretnore!   

Marrrim elementin e Zhgunit i cili është rrafshi mbi të cilën realizohen të gjitha pjesët e kostumit; tirqët, jeleku, mitani, xhurdia me kapulecin e kresë . 

Pra, të tana këto në bazë e kanë zhgunin. 

Pa zhgunin nuk mund të ketë veshje tradicionale. Ngjyra kryesore e veshjeve tona kryesisht jan të bardhat në nuansime të përafërta , ajo e barrdha natyrshme e materialit si pambukut, leshit , mndafshit etj.. Ose ngjyra e galme për veshen e kaçëkve, të cilët duhet ti kishin të errta si mundsi përshtatje me jetën në mal.   

Këto tradita nuk duhet te lejojme të zhduken , andaj institucionet shtetnore kulturore duhet ti ringjallin ato qoftë në Tropojë, Shkodër, Junik, Vuthaj, Rugovë, Novipazar, Rozhajë e gjithkah ka jetojn shqyptare me gjak e guhë në Iliridë e Camëri.  

  Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Kur u rikthyet në Shqipëri…?   

Gjongecaj: Kjo nuk asht Shqipëri, kjo asht Cungi shqiptar pa krye, 

pa krah, pa kamë. Nuk pati as ni jehon sikur njerzve ktu ju kish ik goja a ishin qorrue e shurrdhue disa të cilët don me u kallxue para meje se kan etikën e burrnisë e të vlersojmë me folën në rrugë , në nonji qoshe , kur nuk i niejke kush: 

– Ah bravo profesor , ke krye ni gjest madhore gjigandtesk atdhetar , po mos harro shumë të rrezikshem për ty, për besë je madhështor, je gjigand etj.   

Po, pati lavdrime e jehonë prej Artistit e intelektualit Buron Kaceli në Facebook e nonji mik tjeter si Skender Strica i cili e emnoi kapercimet e mia ne Masbjeshkë si udhtim BIBLIK.   

2008  30 tetor me shtetsi gjermane u riktheva në Shqipëri me qellimin me rilind traditën ma të mirë ku edhe thirra në jetë Shoqaten jo me fitim prumje me 40 ARTIZANE e ARTIZAN , te cilen e emnuem Etnokultura e Gadishullit Ilirik, ktu në Alpinen Epike. (Tropojë – Malsi e Gjakovës)   

Ajo që më preokupon shumë si artist, si person që merret dhe i njeh Etnokulturen: 

Rikthimi i traditës me saktësi muzeale.   

Pse “me saktësi muzeale”…?  

Se në muze gjinden objektet origjinale të veshjes, ndërtime, shtroja, 

mbuloja e gjithe llojet objekteve perdoruese.   

Në muze , në Petersburg, London di që ka origjinale prej objekteve përdoruese shqiptare , po mund te ken edhe ne muzet e Amerikes e ma gjanë. Pushteti shqiptarve me kan shtet e i yni, i gja se ku janë dhe fillon organizimin profesional për ripërtrimjen e tradites ma të mirë.  

Mund ta gjejmë fytyrën reale të traditës sonë, të të gjitha teknikave të dheut, të përpunimit të drurit, hekurit, qelqit etj. Mund ta gjejmë ngjyrimin me barishte të ndryshme, si të leshtave ashtu edhe te litave me barishte e bimë të ndryshme me eksperianca të hershme, mjaft të suksesshme. Mujm me fillue realizimin e Kullave  te gurta me ekzaktesi muzeale per jetes, po edhe per turizem. 

Kjo duhet realizue sa ma shpejt perpara se sa mjeshtrat e fundin Artizanet të kalojnë në amshim e te marrin me veti tana sekretet.   

Përzgjedhja e materialit për realizimin e çfardolloj objekti përdorues asht A-ja, aty fillon njohja mjeshtrit për nryshe deshton krejt investimi. 

Koshi i drithit në Vuthaj te dajtë e mi në lagjen Ahmetaj të Vuthajve ni punim mjeshtror marramendes, i bukur, i fortë e monumental, do njohje perfekte të tana proceseve për realizim aq perfekt. Po kshtu te Rexhep Kuçi i Leskovës (Leskovo, serbisht), ponë hapsinat e Rrafshnalten së Peshterit pamë të njejten teknikë thurje, por ksaj rradhe të kombinueme edhe me tekniken e dheut për me nertue Ahrin ku banojnë bagtia. 

Për fat të keq , fëmijët dhe familja e shumicës nuk e dishin shqipen , ata folen boshnjakisht.  

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Tek Kershi i Varzës në Vuthaj…  

Keni një fjalorë etik, që bazohet shumë në arsyetime të bazuara në të drejtën tonë zakonore, në Kanunin e Maleve, apo qysh njihet si Kanuni i Lekë Dukagjinit… 

Fakti se je nga krahina e Tropojës e jep njëfar shpjegimi pavarësisht se kjo mënyrë e të menduarit është e përhapur shumë në malësitë tona, në Plavë e Guci e madje edhe në Masbjeshkë, ku popullata përr shkak të pushtimit të gjatë dhe mungesës së arsimimit në gjuhën shqipe flet në gjuhën serbe apo “boshnjake”, qysh e quajnë ata. Pse mendon që të menduarit kanunor është i dobishëm sot, në kohën moderne…?   

Gjongecaj: Largimi nga tradita për shkak të ndërhyrjes së komunizmit që na e 

formuan sllavët, serbët e malazezët, në jetën tonë, është një 

humbje e madhe, kolosale. Kjart si drita e diellit nuk asht as ma pak as ma shum se sa rrënim kulturor, shembje e përgjithshme e traditave, dokeve e zakoneve shkatrrim i 

Identitetit, Personalitetit dhe Dinjitetit Shqiptar.   

Mbrojtja e traditave e mshtetja në të drejtën zakonore në jetën private, nuk 

është patriarkalizem, qysh don anmiqt tan me emnue apo mungesë 

zhvillimi a mungesë arsimimi; e drejta kanunore ruhet në venet e zhvillueme me 

shumë fanatizëm si karkter kombtar , si per shemull në Japoni edhe pse ata 

jane kombi ma i shkolluem ne botë të cilët mrrijnë zbulimet ma te reja në shkallen superiore , rrënqethse, ata traditen kanunore mi 3000 vjeçare e ruejnë; kshtu në këtë mënyrë ata e ruejn familjen si bërrthama e shoqnisë, ruejn dinjitetin e individualitetin si komb. 

Largimi nga kullat e gurit, ka sjellë probleme të mëdha në etnopsikologjinë e shqiptarit. Perziemja e odes , thmive e grave, me ata të burrave për shumë arsye ka shkatrrue jo vetem Etiken dhe Edukaten, hierarkinë e domosdoshme të distancës mes antarve të familjes , distancë e cila ruen harmoninë e saj si qelizë e shoqnisë, po edhe për shëndetin , sepse burrat pinë duhan e duhani i shkatrron shnetin e thmive e të grave ma shumë se ata që e pinë! Fatkeqsisht duhan kan mrri me pi edhe femnat , çka nuk asht traditë e mirë e as e jona. 

Gruaja s’ka nevojë me u përfshi në tana bisedat e burrave me ndëgjue fjalorin burrnor e as me marr informacione se çka flasim e se kush flet, cka meno apo a asht kshtu a ashtu. 

Burri, nëse ka nevojë e gjan munsin me folë me gruen, ose nëse asht ni kuven ku duhet me u perfshi edhe gratë, kanuni e përcakton kur e pse.   

Une i besoj shumë Kanunit. 

Kanuni nuk asht asgja ma pak as ma shum se sa barazimi, paqja mes dy të pa barabartve , pra asht harmonia e natyrshme ligjore – perfekte për jetëgjatësinë e një familje të devotshme.   

Me heqjen e largimin e Kanunit është prishë harmonia , balanca , ekuilibri familjar.  

Familja si qeliz e shpoqnisë u shkatrrue e kshtu shkatrrohet edhe shoqnia.   

Gruaja s’ka të drejtë me e kundërshtue burrin publikisht.  

Diferenca e karaktereve femën – mashkull , asht shumë e madhe sepse femna ka aftësi përballuese të ngarkesave nervore shum ma të mdha se mashkulli, nersa mashkulli 

thehet me ni fjalë, e sidomos  kur ajo vjen prej femnes. E kunerta nodhe me 

femnen , ajo asht 1000 herë ma rezistente , ajo nuk thehet. 

Pranaj , asht venos kanuni ligj per ballancë, për ekuiliber , për harmoni midis ma të dobtit me ma të fortin.   

Mund të jetë një imazh i mal dhe mjegull

Kershi i Gjonbales, afër Kolgecit, vendlindjes së Abdullah Gjongecajt

Gruaja nuk ngopet kurrë e është shum ma hakmarrëse se sa mashkulli , ket arsyetim e kallxon ma se miri degjenerimi i familjes njerzore kudo , jo vetem në Shqipni po edhe ne Europë mas pari aty ku edhe filloj liria seksuale , liria e grues në ektrem , pra ku u masakrue tradita dhe e drejta zakonore. 

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Gusht 2023, Novi Pazar …

Kanuni ka qenë mbrojtja më e mirë e familjes shqiptare. 

Kanuni e ka respektue gjithkend, sidomos gruen. 

Në një prej ligjeve të Kanunit thuhet se gruaja nuk vritet, vetem nese gjinet me njeri.   

Po ta njohim jetën japoneze , pra familjen e tyne , ajo asht shum ma ruejtun se tjerat familje, pse …?  

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, mjekër dhe Mali Rushmore

n’KOL GEC, mas 25 ditve e 25 netve ne tokat Shqyptare PRUSH në shpirt e zemër

 

Sepse atje asht ruejt kanuni i cili a shum i perafërt me kanunin tonë.   

Kanuni ka perfeksion shkencore për barazi e harmoni psikologjike , asht identiteti i shqiptarit fisnik, Mretnor, i dalluem në tanë rruzullin. 

Mund të jetë një imazh i 1 person, mjekër, telefon dhe Muri Perëndimor

Novi Pazar (Pazar i Ri), Masbjeshkë-Sanxhak. Foto: Rexhep Shkreli

Njeriu i madh Nikola Sanduloviç, dhe të turpshmit e radhëve tona, Edi Rama, Baton Haxhiu, Hashim Thaçi, Berat Buzhala!

0
Lirim Gashi, Prishtinë
___
Nikola Sanduloviç është një njeri madhështor në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.
Tiparet e lindura të karakterit të tij janë dashuria, fisnikëria, ndershmëria, guximi dhe kultura më e bukur e edukimit familjar, e cila mohon të gjitha paragjykimet primitive për një serb tipik.
Avokimi dhe sakrifica e tij primordiale, vetëmohuese dhe e guximshme për bashkëjetesën më të ndershme dhe më të pastër ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, duke respektuar të gjitha faktet historike që fajësojnë qartë shtetin serb për të gjitha tmerret dhe kalvarët që u ka shkaktuar shqiptarëve të Kosovës që nga koha e Grashaninit. Çubrilloviqit, Rankoviqit dhe Millosheviqit, e deri në kohën e Vuçiqit, është dëshmi se ky njeri është i veçantë në çdo aspekt.
Qëndrimi i tij i vendosur, i guximshëm, konstant dhe i palëkundur se vërtetimi dhe pranimi i fakteve historike që fajësojnë qartë shtetin serb për dyqind vjet vuajtje të paimagjinueshme të shqiptarëve të Kosovës është parakusht për paqen e përjetshme ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, meriton një tjetër dimension vlerësimi dhe nderimi nga populli dhe shteti i Kosovës.
Fakti që ai vazhdimisht thekson rëndësinë e pazëvendësueshme të pendimit të sinqertë të shumicës së serbëve që lejuan shtetin e tyre t’i shkelë shqiptarët si milingona, për të cilat krime ai u kërkon atyre në emër të tyre falje kudo që është e mundur, e ka burimin në faktin se ai vetë e ndjeu në lëkurën e tij dhimbjen e madhe nga një politikë kaq brutale kleriko-fashiste, kriminale dhe e dhunshme e shtetit serb, që e vendos patriotizmin e rremë nën çatinë e krimeve të tij më të tmerrshme ndaj serbëve dhe shqiptarëve.
Përkushtimi dhe sakrifica e tij vetëmohuese për paqen, barazinë dhe bashkëjetesën më të pastër e më të ndershme mes serbëve dhe shqiptarëve, nuk përmban asnjë grimë taktike dhe strategjie politike, por vetëm një nevojë shpirtërore krejtësisht të sinqertë dhe hapur për t’i parë si dy kombe vëllazërore.
Në atë rrugë të tij me gjemba, nga e cila i përgjakën këmbët si Jezusit, ai vazhdimisht është i ekspozuar ndaj rreziqeve të paparashikuara për veten dhe për familjen e tij, e cila është e ekspozuar gjatë gjithë kohës ndaj persekutimit të tmerrshëm nga regjimi i Vuçiqit.
Ky njeri, edhe sikur të mos bëhet kurrë president i Serbisë dhe të mos fitojë kurrë respektin e popullit të tij për shkak të dashurisë së tij fisnike dhe të ndritur kozmopolite për Zotin dhe për njerëzit e të gjitha kombeve, meriton gjithë respektin dhe dashurinë e shqiptarëve.
Sepse vetëm bija dhe bijë të tillë serbë mund t’i japin popullit serb lavdinë e merituar tokësore dhe hyjnore, e jo bija dhe bij të tillë që i besuan gënjeshtrave djallëzore të Millosheviçit se serbët mund të bëhen një komb qiellor vetëm nëse kryejnë gjenocide të tmerrshme ndaj fqinjëve të tyre tokësorë dhe ua vjedhin atyre jo vetëm tokën nën këmbë, por edhe të gjitha të mirat materiale dhe shpirtërore që u takojnë.
Faleminderit zotëri Sanduloviq për gjithçka që bën për ne shqiptarët.
Edi Rama, Baton Haxhiu, Hashim Thaçi, Berat Buzhala e shumë të tjerë si ata duhet të turpërohen nga ti.
The photo talks about the photo with Rama and Lavrov: It was ...
Edi Rama, Sergej Lavrov, Baton Haxhiu …
***
Nikola Sandulović je veliki čovek u pravom smislu te reči
___
Urođene crte njegovog karaktera su ljubav, plemenitost, poštenje, hrabrost i najlepša kultura porodičnog vaspitanja, koja negira sve primitivne predrasude za tipičnog Srbina.
Njegovo iskonsko, nesebično i hrabro zalaganje i požrtvovanost za najpošteniji i najčistiji suživot između Srba i Albanaca, uvažavajući sve istorijske činjenice koje jasno okrivljuju srpsku državu za sve strahote i kalvarije koje je nanijela kosovskim Albancima od vremena Grašanina, Čubrillovića, Rankovića i Miloševića, sve do Vučićevog vremena, dokaz je da je ovaj čovek poseban u svakom pogledu.
Njegov odlučan, hrabar, postojan i nepokolebljiv stav da je provjera i prihvatanje istorijskih činjenica koje jasno okrivljuju srpsku državu za dvije stotine godina nezamislive patnje kosovskih Albanaca preduslov vječnog mira između Srba i Albanaca, zaslužuje puno veću dimenziju uvažavanja i poštovanje od kosovskog naroda i države.
To što on stalno ističe nezamenljiv značaj iskrenog pokajanja većine Srba koji su dozvolili svojoj državi da gaze Albance kao mrave, za koje im se zločine on izvinjava u njihovo ime gde god je to moguće, ima svoj izvor u tome što je on i sam osetio na svojoj koži veliki bol od tako brutalne klerofašističke, zločinačke i nasilničke politike srpske države koja lažni patriotizam stavlja pod krov svojih najstrašnijih zločina nad Srbima i Albancima.
Njegova posvećenost i nesebična požrtvovanost za mir, ravnopravnost i najčistiji i najpošteniji suživot između Srba i Albanaca ne sadrži ni trunke taktike i političke strategije, već samo potpuno otvorenu duhovnu potrebu da ih vidi kao dva bratska naroda.
Na svom trnovitom putu, od kojeg mu noge krvare poput Isusa, on je stalno izložen nepredviđenim opasnostima za sebe i za svoju porodicu, koja je sve vreme izložena strašnom progonu Vučićevog režima.
Ovaj čovek, čak i ako nikada ne postane predsednik Srbije i nikada ne zadobije poštovanje svog naroda zbog svoje plemenite i prosvećene kosmopolitske ljubavi prema Bogu i prema ljudima svih naroda, zaslužuje svo poštovanje i ljubav Albanca.
Jer samo itakve srpske kćeri i sinovi mogu srpskom narodu dati zasluženu zemaljsku i božansku slavu, a ne takve kćeri i sinovi koji su poverovali u miloševićeve đavolske laži da Srbi mogu postati nebeski narod samo ako izvrše strašne genocide nad svojim zemaljskim susedima i otmu im ne samo zemlju pod nogama, već i sva materijalna i duhovna dobra koja im pripadaju.
Dita e Armëpushimit bën bashkë Thaçin dhe Putinin – A2 CNN
Hashim Thaçi duke marrë këshilla nga Presidenti i Federatës Ruse, Putin , se a me ia dhanë “Donbasin”, pardon veriun e vendit tonë, Serbisë…
*
Hvala gospodine Sanduloviću na svemu što činiš za nas Albance.
Edi Rama, Baton Haxhiu, Hasim Thaçi, Berat Buzhala i mnogi drugi poput njih treba da vas se stide.

“Monografi Krijuese”, libri i 101-ti me radhë, i autorit Kasam Shaqirvela

0
“Promovime Libri”, 3 oct 2023
*
SËRISH VULLKANI I PASHUAR SHPËRTHEN NË TETOVË
Me rastin e daljes nga shtypi të veprës: “Monografi Krijuese”, libri i 101-ti me radhë, i autorit Kasam Shaqirvela, që vjen bashkë me kolanën nën sloganin, “8 LIBRA E NDJEKIN AUTORIN”.
**
Prandaj dhe kemi kënaqësinë që pasurohet letërsia shqiptare, pse jo dhe ajo botërore.., dhe pikërisht këtë gëzim tonin, me dëshirën më të sinqertë, duam ta ndajmë edhe me ju: lexues të apasionuar, adhurues të letrave shqipe, miq të nderuar të autorit si dhe ju krijues të respektuar gjithandej nga veproni e krijoni…
**
Këtij njoftimi sihariq i vumë një titull paksa provokues dhe befasues ashtu siç është dhe vetë autori i kësaj kolane librash të sapodala nga furra e shtypshkronjës “Lena Graphic”-Prishtinë…Autori, disa herë radhazi, po na befason pozitivisht, pa bërë zhurmë, ashtu në heshtjen e tij prej oqeani,… ai shpërthen tamam si një “vullkan i pashuar”(profesror Muharrem Abazaj-studiues), duke sjellë për ne dhe për ju ..”lavën” e krijimtarisë së tij të larmishme letraro-shkencore…Siç thot në vështrimin e tij dhe poeti Iliaz Bobaj-akademik: “Kasam Shaqirvela është shkrimtar pa ditirambe që qëndron me këmbë në tokë”.
Pra sërish vjen vullkani…dhe shpërthen aty te këmbët e Sharrit Plak.., këtë herë në Tetovën e kuqe, me sloganin: “8 libra e ndjekin autorin”, që përputhet me njërin nga variantet e domethënies së vetë emrit të qytetit të Tetovës(“tetë-hove”) dhe këtë radhë ai vjen me kolanën prej 8 librave të tij, që janë nga disa gjini të ndryshme letrare…
1. Bifurkacion ndjenjash, filozofema 3
2. Поединецот и животот, филозофеми 4
3. Gjuha shqipe çelësi artë….., ghuhësi
4. Kohë plagësh, prozë e shkurtër
5. Çeta misionarësh, prozë eseistike
6. Gjuha e kohës, poezi
7. Vallëzim pulëbardhash(Swans dancing), haiku
8. Monografi Krijuese, biografi & bibliografi
Si rëndom, ky autor edhe më herët, disa herë, ka botuar buqeta librash me frazën…”pesë libra e ndjekin autorin”… Siç vëreni edhe ju, si zakonisht, në promovime libri, njoftimin e nisim me fjalët: poeti apo prozatori ose shkrimtari… por, në rastin konkret të promovimit të kolanës prej tetë titujve të njërit ndër krijuesit letrarë bashkëkohorë shqiptarë, më të vëllimshëm sot e gjithë ditën në mbarë hapësirën shqiptare dhe jo vetëm, z. Kasam Shaqirvela, e nisëm më ndryshe për arsye se,…ai si poet është autor i 47 përmbledhje poetike (44 me poezi, 3 me balada e poema); si prozator është autor i 46 librave prozaikë(5 libra prozë e shkurtër, 7 romane, 4 libra me ese, 15 libra publicistikë); si filozof është autor i 15 librave me filozofema; si studiues i lashtësisë së gjuhës shqipe është autor i 2 librave në fushë të etimologjisë-gjuhësisë; si leksikograf është autor i 4 veprave shkencore(2+2 fjalorë dygjuhësh; anglisht-shqip dhe shqip-anglisht në informatikë dhe turizëm) si dhe është autor i dy librave monografikë; “Autobiografi”dhe “Monografi Krijuese”-libri më i ri i autorit, i 101-ti me radhë,..dhe ku në këto dy monografi përfshihen shkurtimisht 99 librat paraprakë të tij.
Na bën përshtypje modestia e autorit fjalëpakë e librashumë.. i cili, deri më sot, ka bërë vetëm një promovim edhe atë të librit me titull: “Vals i tingujve të shpirtit”, para tetë viteve…, përveç prezentimeve që i kemi blrë ne si portal promovues për veprat e autorit.
Jo vetëm që shpresojmë por edhe do të lobojmë që, këtë radhë, autorit dhe veprave të tij t’i bëhet një promovimin i denjë, ashtu siç e meritojnë të dy, ai dhe kolana e tij prej 8 titujve..madje ndoshta edhe 2+4 titujt kohë më parë të botuarë nga Sh. B. VELA Publishing House, e që u shtypën në “Lena Grafik”-Prishtinë, sikurse edhe këta tetë më të rinjtë tani.
**
Me këtë rast, “Promovime Libri”, autorit, z. Kasam Shaqirvela, i uron shëndet të mirë dhe frymëzime të reja për librat e radhës..!
Me patjetër që koha do të flasë në vetën e tretë për Ju, fort i respektuari shkrimtar.., për ju si autor që ka bërë sacrificën prej asketi, duke ndërtuar kështu ”Kështjellën Krijuese” të tij, e cila s’do mend se paraqet aset kombëtar.
*Librat janë përgatitur për botim nga Sh. B. “VELA” Publishing House,
Departamenti i Botimeve, përgjegjëse
Dr. Arta Kadriu, Docent
**
Me konsidratë të veçantë!
Për ju, © Promovime Libri

Refugjatët, befasia e rradhës e gazetarit Shyti

0
Albert Z. ZHOLIXhovan Andrea Shyti, gazetari “veteran” i medias shqiptare të tranzicionit dhe nga të paktët që edhe pas tre dekadave vijon ta ushtrojë “misionin”, siç e vlerëson gazetarinë, me të njejtin pasion, me të njejtin përkushtim e rreshtim në anën e duhur, këtë herë sjell librin e tij të gjashtë. “Arratisje nga Lindja drejt Perëndimit-Në kërkim të parajsës”, është befasia e rradhës, jo vetëm për trajtimin e temës pa cak kohor të refugjatizmit, por edhe për mënyrën e kompozimit, për stilin dhe gjuhën e mrekullueshme shqipe, me të cilin e përcjell subjektin.I përbërë nga dy pjesë të largëta në aspektin kohor, por që i përbashkon tematika dhe ideja e arratisjes nga Lindja drejt Perëndimit në kërkim të parajsës, libri vjen si një risi në botën e krijimtarisë letrare shqiptare, duke e pasuruar denjësisht atë. Aq më tepër vjen si një vlerë e dëshirueshme dhe e mirëpritur po të kihet parasysh invazioni deziluzionues i shkarashkruesve që e ka përmbytur këtë botë. Tematika e “Arratisje nga Lindja drejt Perëndimit -në kërkim të parajsës” është trendi jo vetëm i shqiptarëve, të cilët, edhe sot pas tre dekadave, – në mosguxim të qëndrimit dhe kontributit për ta sjellë këtu magjinë parajsore të Perëndimit, vijojnë ta kenë alternativë braktisjen e dheut amë, por është dukuri edhe i popujve të tjerë të Lindjes. Jo vetëm të Lindjes ish komuniste, murin e të cilës Perëndimi e shëmbi tridhjetë vite më parë, duke i’a lenë mbeturinat papastruar, por dhe të lindjeve të tjera. Atyre aziatike, afrikane, orientale etj. lindjeve të vëna përfund prej satrapëve të pushteteve. Kohezioni i refugjatizmit, si një alternativë shpëtimi nga skëterra lindore në parajsën perëndimore, e bën edhe më të ndjeshme sipërmarrjen e autorit Shyti, i cili, në prononcim konfident, pohon se nuk e përzgjodhi rastësisht kohën e tashme të publikimit të librit. “Unë kam kohë që e kam përfunduar pjesën dërmuese të tekstit libror. E mbaja në arkivën time të veprave të përfunduara duke mos planifikuar ekzaktësisht botimin e tij. Ngjarjet, veçanërisht ato të dhjetëvjeçarit të fundit, që rezultojnë të jenë me shpërthyeset e fenomenit të arratisjes drejt perëndimit, më nxitën t’ia heq dorëshkrimit statusin “vepër e përfunduar” dhe ta riklasifikoj si “vepër në përpunim”. Nisa të ndjek me vëmendje e të mbaj shënim gjithë sa ndodhte me arratisjen e shqiptarëve, por jo vetëm. Sepse duhet pranuar që zbrazja e vendit nuk është fenomen vetëm shqiptar. As vetëm ballkanik.Harta e refugjatizmit klandestin përfshin gjithë botën e prapambetur, ku, fatkeqësisht, administrimi i pushtetit vijon tu lihet në dorë aventurierëve e gangsterëve politik, të cilët, ndërsa për vete shijojnë parajsën, hedhin në skëterrë pjesën dërmuese të popullsisë, e cila për ti shpëtuar kësaj skëterre zgjedh si shpëtim arratisjen drejt parajsës me emrin Perëndim. Pse pikërisht tani vendosa ta publikoj këtë libër, ndërkohë që pjesën më të madhe të tij, atë që këtu e klasifikoj si “libri i parë” e që përbën përvojën time personale të refugjatizmit, e kisha përfunduar vite më parë, më pyesni ju. Së pari sepse grumbullimi i materialit të freskët mori kohën e tij, së dyti sepse fenomeni refugjatizëm, kundër parashikimit tim të ardhjes drejt reduktimit, mori përmasë alarmante, sikurse vijon të ketë të njejtin alert edhe tash që flasim, madje duke shënuar numër rekord arratisjesh, tragjedish e jetësh njerëzore të humbura në thellësitë e detrave. Dhe së fundi sepse në zbutjen e përmasës së kësaj fatkeqësie globale, barrën e të cilës Perëndimi ia ka lenë mbi shpinë Lindjes së satrapëve, gjithkush e ka detyrim të jap kontribut për aq saka në dorë. E unë kam në dorëta shkruaj e stampoj në memorien e historisë dhimbjen e të arratisurve lindorë dhe vendosa ta jap ketë kontribut, duke ja lenë publikut ta vlerësoj, me besimin se nuk ka për tu zhgënjyer”, vlerëson Z. Shyti.Pjesa e parë e librit (apo “Libri i parë”, siç e emërton autori), trajton ngjarje të përjetuara, që vijnë të servirura në formën e ditarit të refugjatit, pas të cilit fshihet vetë autori që ka përjetuar gjithsa sjell. “Me dëshirën e synimit për ta parë e përjetuar realitetin që dhuron refugjatizmi vendosa të jem pjesë e një arratie personale, që nisi si mision profesional zyrtar për të vijuare përfunduar me statusin “refugjat klandestinë”, vijon të shpjegoj Z.Shyti, i pyetur rreth rrethanave që e shpunë në trajtimin e një teme të tillë të nxehtë e të paoksidueshme.Është koha kur, pas më shumë se 40 viteve izolimnga bota kapitaliste e Perëndimit dhe ajo revizioniste e Lindjes, Shqipëria komuniste sapo ish hapur ndaj këtyre vëndeve. Ishte koha e shpërthimit të kufijve shtetëror dhe e arratisjes masive të shqiptarëve, të cilët, me papërmbajtjen e tyre për t’ja mbathur jashtë vendit, u bën lajm i parë në mediat ndërkombëtare, që publikonin lloj-lloj ngjarjesh e ndodhish, sa dramatike, aq edhe tragjike…Ishte koha kur refugjatizmi ishte rruga masive e arratisjes nga Shqipëria e tejvarfër e Lindjes komuniste drejt Perëndimit kapitalist, në kërkim të parajsës së shumëendërruar. Ishte koha kur megjithse refugjatizmi klandestin kishte riskun tragjik të humbjes së jetës të gjithë e mernin ndër sy këtë risk, pasi rrugët ligjore të emigracionit ende qenë të mbyllura për masën e gjerë të shqiptarëve, kurse funksiononin me pikatore, kryesisht për shërbimet e zyrtarëve dhe atë pakicë vizitorësh që kishin njerëzit e tyre të arratisur jashtë vendit.Pasi pajiseshin me pasaporta ndërkombëtare, këtyre të fundit, u duhej të prisnin rradhën para selive të ambasadave të huaja për tu pajisur me vizat përkatëse që i siguronin rregullsinë ligjore të ditëqëndrimit në vëndet ku synonin të mbrinin. Ambasadat, arratisjet me gomone, skafe e mjete të tjera lundruese qenë kanalet “zyrtare” të tregut qëtë bënte realitet ëndrrën e mbritjes në “parajsën” kapitaliste, ndër ato vitet kur kontrabanda e vizave dhe “gangsterizmi” i skafistëve të lidhur me politik-qeverisjen ishin refreni i ditës. Ky është sfondi dekorativ i ngjarjeve të librit të parë, që përshkruan më hollësisht atë çka fshihej pas perdes rozë të“parajsës” kapitaliste, ndërkohë që në të dytën pjesë të librit tragjizmi e shton  përmasën e tij duke e ngritur dhimbjen njerëzore në kreshendo. Histori, ngjarje, statistika, analiza, komente, personazh që rrëfejnë dhimbjen e përjetuar, kronika të zeza dhe…A shpresohet të ketë një fund të lumtur fenomeni, që me ëndrrën e prekjes së  “parajsës” perëndimore, po zbraz territoret e popullsive lindore, duke u kthyer në një virus gjithëbotëror?

Një qiri drite në 121-vjetorin e lindjes së Kardinalit Mikel Koliqit si i pari në historinë e krishtërimit ndër shqiptarë 

Refleksione rreth librit “Simfonia e një jete: Kardinal Mikel Koliqi 1902-1997” (Itali, 2001) të muzikologut prof. Gjon Simoni  

“Gjatë studimeve teologjike, në Milano, Mikelit i besuan drejtimin e korit të kolegjit. Siç duket, Mikeli nga Shqipëria ishte më i afti nga muzikantët seminaristë që kishte kolegji. Ai tregonte se për të shoqëruar korin, caktuan një tjetër seminarist që kishte përfunduar studimet në konservator dhe luante mjaft mire”. – Prof. Gjon Simoni (1936-1999), pedagog, muzikolog, studiues 

Klajd Kapinova, New York 

ish redaktor i revistës “Kumbona e së Dielës” themeluar nga Kardinal M. Koliqi, dhe sot editor i revistës “Jeta Katolike”, New York  

Çdo libër i shkruar nga studiues seriozë, prelat dhe intelektual të mirëfilltë, shkrimtarë të anatemuar dhe bashkëkohorë dhe kryesisht ato të shkollës së traditës shumë shekullore veriore geg, njerëzit e artit dhe kulturës, është gjithëmonë një dritare diturie për mua, për të njohur me kënaqsi personalitetet e shquara dhe të përbaltura dhe harruara të botës shqiptare këtu në SHBA dhe atje në vendlindje përtej Oqenianit Atlantik.  

Kardinal Koliqi, është një nga figurat më të ndritura të Kishës Katolike Martire Shqiptare, njeriu që u bë simbol i gjallë i persekutimit të katolikëve dhe popullit shqiptar gjatë regjimit komunist 1944-1990, dëshmitar i gjakut të martirëve, derdhur për Fé e Atdhé në rrethana rrënqethëse e shumë tragjike, nën diktaturën komuniste ateiste në Shqipëri. 

Ati i Shenjtë papa shën Gjon Pali II (1920-2005) e emëroi prelat nderi (Monsinjor) në janar të vitit 1992, dhe e takoi personalisht, një vit më pas, gjatë vizitës së tij historike në qytetin dhe katedralen e madhe të shën Shtjefnit (protomartir) të qytetit të Shkodrës, më 25 prill 1993, duke e emëruar me titullin më të lartë të hierarkisë së Kishës Katolike si Kardinal (Cardinal) më 26 nëntor 1994, me një ceremoni madhështore, që u zhvillua në kishën e shën Pjerrit në Selinë e Shenjtë në qytet-shtetin e Vatikanit. 

Menjëherë pas fillimit të proçeseve demokratike të Shqipërisë, kardinali Mikel Koliqi u nderua së pari me titullin “Pishtar i demokracisë”, më pas me titullin “Nënë Tereza” dhe, vetëm pak ditë para vdekjes, me titullin më të lartë “Nderi i Kombit”.  

Ai kaloi në amshim qytetin e tij të lindjes në Shkodër, më 28 janar të vitit 1997.  Prelati i ynë, ka një jetë të veçantë siç qe ajo e dom Mikel Koliqit, që shtrihet në gjithë hapësirën e shekullit të kaluar, një jetë e jashtëzakonshme për Fé e Atdhé që mbeti hallkë e pashkëputur nga tmerri i persekutimit ateist të komunizmit.  

E thënë shkurt, jeta tij është si një testament shpirtëror e kombëtar dhe është për të gjithë shqiptarët shembull e testament shpirtëror e kombëtar, pra, një udhërrëfyes për të gjithë shqiptarët, se si duhet punojmë të bashkuar e në mirëkuptim gjithëmonë me njeri-tjetrin, për një të ardhme më të mirë për popullin, me një përkushtim e përvujtëri, duke kërkuar e përvetësuar gjithmonë vlerat e vërteta e të shëndosha, njerëzore, shoqërore e shpirtërore, kulturore dhe kombëtare. 

Eshtë nder, kënaqsi dhe privilegj të rishfetosh me etje të reja diturie një libër me vlera, rrëfyer përmes një përshkrim shumë tërheqës dhe me një stil fin narrativ shumë të bukur joshës një nga më interesantet, që sapo përfundova së rilexuari këto ditë këtu në Manhattan, New York, në zemër të kryeqytetit të kulturës metropolitane botërorë dhe SHBA-së. 

Saktësisht 212, është numri i faqeve të veprës së re jetëshkrimore, që studiuesi muzikolog i njohur shkodran prof. Gjon Simoni (1936-1999), i ka përkushtuar Kardinalit të parë në historinë e krishtërimit në popullin shqiptar, Shkëlqësisë së Tij Mikel Koliqi, të përmbledhur esencialisht në tre studime rë mirëfillta interesante shkencore: “Jeta”, “Veprat” dhe “Dëshmi”. 

Vepra e re cilësore për nga përmbajtja e saj hapet me një Parathënie të shkruar nga atë Francesco Botta S.J. E parë me një sy kritik dhe analitik, vepra muzikore e Kardinal Mikel Koliqit ruan vlerën e rëndësishme për veprën muzikore të Kardinalit, të studiuar si bleta punëtore me skrupolozitet dhe profesionalizëm nga prof. Gjon Simoni, duke bërë një shprehje dhe nderim zemre ndaj një prelati, për një mik shumë të dashur të një bashkësie, dhe famullisë katolike së kishës së “Zemrës së Krishtit” në Tiranë, për një meshtar besnik shembullor dhe të përvuajtur të klerit katolik shqiptar.  

Në faqet e librit shohim, se “Jeta”, përfshinë pjesët interesante, që kundrohen me andje copëzat, si: Koha e parë: Allegro Giusto; koha e dytë: Adagio Lamentoso; koha e tretë: Allegro Maestoso dhe Coda, kurse në kapitullin e dytë “Veprat”, bëjnë pjesë melodramat: “Rozafa”, “Rrethimi i Shkodrës”, “Ruba e kuqe”.  

Më rej kapitulli i tretë “Dëshmi” përfshinë tre nënçështje: “Një pikë referimi” (Gjon Kapidani 1933-2009), “Veprimtaria muzikore e imzot Mikel Koliqit” (Tonin Zadeja 1926-2011) dhe mbyllet me biografinë, shembujt dhe veprat, dhe disa fotografi origjinale historike.  

Vepra e mirëseardhur, në komunitetin tonë shqiptaro-amerikanë, është shtypur me estetikë, cilësisht dhe me parametra bashkëkohore nga Shtypshkronja e njohur “Laurenziana” në Napoli të Italisë.  

Kardinali, i pari i tetë fëmijëve të Koliqëve  

Mikel Koliqi, lindi në Shkodër më 29 shtator 1902. I ati, Mark Koliqi, ishte tregtar dhe e ëma, Age Simoni, ishte bijë tregtari. Mikeli, qe fëmija i parë i një vargu prej 8 fëmijësh, ndër të cilat pesë djem dhe tri vajza: Mikeli, Ernesti (babai i përhapjes së arsimit dhe shkollave shqipe në Kosovë, shkrimtari dhe prozatori i shquar modern prof. Ernest Koliqi, Ministri i Kulturës së Shqipërisë, një ndër yjet e letërsisë shqiptare si shkrimtar dhe njëri me kulturë shumë të madh) Leci, Gulielmi, Margerita, Antonieta, Viktori dhe Terezina.1 

Koliqi i ri studioi dhe arriti të luante në piano pjesë nga Moxart dhe Bethoven. Studioi pjesë pianistike të Shopen-it, duke luajtur sidomos valset dhe nokturnet e këtij autori. Ai asokohe njohu autorë bashkohorë, si: Debysi, Ravel etj.  

Mikeli student i etur për dije dhe kulturë bashkëhore tradicionale botërore dhe italiane, lexoi dhe studioi me kënaqësi muzikën operistike, ndoqi me intensitet zhvillimin e veverizmit muzikor, por në të njëjtën kohë kishte adhurim të veçantë për Vagnerin, veprat e të cilit i njihte shumë mirë.  

Ai shkonte për të ndjekur shfaqjet operistike në Milano dhe në qytetet e tjera të Italisë, dallonte qartë karakteristikat interpretuese të njërit këngëtar apo tjetrit, përshkruante atmosferën e koncerteve dhe operave si spektator. 

Në periudhën kur vinte në qytetin e lindjes Shkodër, Kardinali shpirtëror i ardhshëm Koliqi shkonte në piknik në periferi të qytetit antik me histori të lashtë dhe të lavdishme ndër shekuj, si fshatrat piktoreskë në Shirokë, Zogaj e gjetkë, dëgjonte në shtëpitë e shokëve dhe miqve muzikë me gramafon.  

Libraria e madhe e librave të tij filloi të pasurohej dhe zgjerohej në mënyrë të vazhdueshme me veprat dhe kryeveprat e autorëve të ndryshëm, si: Moxart, Verdi, Puccini, Vagner, Rossini, Donixetti, Maskanji, Leonkavalo, Boito, Hendel, Bach, Hajden, veprat vokale nga Palestrina, Laso, Kerubini, Perozi, Kasimiri, Paxhela etj.  

Pas mbarimit të shkollës së mesme, ai filloi studimet e larta në Politeknikumin e Milanos, në degën e inxhinierisë mekanike.  

Por, gjatë kësaj periudhe mori vendimin për t’u bërë prift, duke lënë përgjyshëm studimet në vitin e dytë për të vijuar studimet teologjike në seminarin Corso di Venezia të Milanos dhe më vonë në seminarin Vonogonos. 

Atje studioi nga viti 1928 deri më 1930. Në 30 maj 1931, në moshën 30 vjeçare, u shugurua meshtar në Kishën e Jezuitëve të Shkodrës, nga Arqipeshkëvi i Shkodrës imzot Lazër Mjeda (1869-1935). 

Studiuesi muzikolog shqiptar Simoni, me veprën e vet përkushtuar Kardinal Mikel Koliqit, hedh dritë për herë të parë në pasionin e madh që meshtari kishte për muzikën, krahas adhurimit për meshtarinë dhe punën e përditshme me rininë shkodrane në Veprimin Katolik, me shtypin, themelues dhe drejtues i revistës popullore të përjavshme shkodrane “Kumbona e së dielës” (1942 e cila vijon edhe sot me hapjen e kishave në Shqipëri me të njëjtin emër dhe tematikë fetaro-kulturore).  

“Gjatë studimeve teologjike, vlerëson studiuesi prof. Gjon Simoni, në Milano, Mikelit i besuan drejtimin e korit të kolegjit. Siç duket, Mikeli nga Shqipëria ishte më i afti nga muzikantët seminaristë që kishte kolegji. Ai tregonte se për të shoqëruar korin, caktuan një tjetër seminarist që kishte përfunduar studimet në konservator dhe luante mjaft mirë“.  

Duke ditur se priftërinjtë katolikë që shërbenin në atë kohë në Shqipëri konsideroheshin nga Selia e Shenjtë si misionarë, ky “status” u jepte lejen dhe mundësinë që, sipas rastit, të studionin e të diplomoheshin edhe në fusha të tjera të tjera të kulturës dhe artit.  

Kështu, sapo mbaroi studimet, para se të vinte në Shkodër për të filluar punë (misionin e bariut shpirtëror) si ndihmësfamullitarë, Mikeli iu drejtua imzot Luigj Bumçit (1872-1945) që t’a dërgonte në ndonjë shkollë muzikore për të mësuar muzikë.  

Me rekomandimin e Ipeshkëvit, Mikeli shkoi në Austri (kryeqytetin e muzikës operistike botërore, ku çdo vit jepet me 1 janar Koncerti i Madh i Vjenës, shënimi im K.K.), pranë një kori të famshëm.  

Siç duket atje studioi elementët e dirigjimit lokal, duke vënë në bazë profesionale njohuritë, që ai kishte marrë nga leksionet private  autodidakte dhe nga përvoja artistike e pasur. 

Të gjithë e moshuarit e qytetit të Shkodrës dhe nga antarët e Veprimit Katolik asokohe, korit të famshëm të qytetit e katedralës së shën Shtjefnit (sikurse njihet nga të gjithë si Kisha e Madhe) e kujtojnë portretin e tij si një njeri të qeshur, të dashur, optimist, me kulturë të gjërë, amator i muzikës, fjalë ëmbël dhe të qetë nga karakteri, me të cilin kishte bërë për vete shumë miq e shokë.  

Në libër, për këtë natyrë të dashur popullore, muzikologu dhe kompozitori produktiv prof. Gjon Simoni shkruan: “Të gjithë në mënyrën e vet pritnim shumë prej tij, por më shumë se shoqëria, më shumë se Shkodra priste prej tij familja, e cila po kalonte një periudhë të vështirëshisë financiare dhe të gjithë shpresat për të dalë nga kjo gjendje i kishte mbështetur tek djali i madh. Ishte plotësisht e natyrshme. Megjithatë, e ëma, me një “U bëftë vullnesa e Zotit”, duhet të ketë hequr mendjen nga kjo shpresë, duke iu nënshktruar vullnetit të Perëndisë.” 

Dhe natyrshëm, sikurse kishin vepruar gjatë 2000 vjetëve, edhe dom Mikeli nuk erdhi në Shkodër si prift i zakonshëm për t’iu nënshtruar rutinës, për të kryer vetëm detyrat fetare si ndihmësfamullitarë dhe më vonë famullitar në qytetin e tij të dashur.  

Plane ambicioze dhe realizimin e menjëherëshëm të tyre kishte në kokë prifti i ri. Ai e kishte të qartë se çfarë duhej bërë dhe si duhej bërë sa më mirë. Me një përvojë të pasur evropiane, menjëherë i hyri punës për t’i shërbyer sa më mirë bashkësisë së tij katolike, dhe jo vetëm asaj.  

Profesor Simoni, duke hulumtuar mbi jetën dhe veprën e Kardinal Koliqit, ndër të tjera vlerëson: “Gjatë kësaj periudhe arriti të organizonte korin e Katedrales, të cilit i vuri emrin ‘Scola Cantorum’ (1932).  

Kompozoi dhe realizoi në skenë tri melodrama me theks të fortë patriotik. Kompozoi edhe 30-40 pjesë të ndryshme korale, shumica me objekt kishtar. Këto pjesë kishin formën e motelit që ishte shkruar për violinë dhe kor vajzash, ndonjëra edhe për solist e kor.  

Themeloi dhe drejtoi për shumë vjet revistën e njohur “Kumbona e së diellës” dhe e drejtoi atë si kryeredaktor nga numëri i parë (1938), deri sa u mbyll nga censura komuniste në vitin 1945.” 

Kardinal Koliqi, kishte një aktivitet të pasur si muzikant, ekzekutues, drejtues kori dhe kompozitor. Pra, edhe pse famullitar, pasioni i tij për muzikën bëri që ai të merrej ne të seriozisht dhe në një masë më të madhe se i takonte.  

“Si intelektual me kulturë të gjërë muzikore, i hyri menjëherë punës për krijimin e korit të Katedralës në baza profesionale… Ky grup koral përbëhej nga burra të aftë për të interpretuar meshën dhe pjesë të tjera të muzikës fetare gjatë ceremonive kishtare. Ai qe një fillesë e traditës së muzikës korale Scola Cantorum që do të lulëzonte më vonë“, vlerëson muzikologu i njohur shkodran dhe nxënës i Kardinal Koliqit, muzikologu prof. Gjon Simoni. 

Dom Mikeli, sikurse e thërrisnin të gjithë asokohe në qytet, mendoi të organizonte shfaqje skenike, në të cilat kori dhe elemëntë të tjerë angazhoheshin si elementë si aktorë që recitonin dhe ndonjëherë, edhe këndonin sipas rolit. Kështu, ai filloi t’u përshtaste muzikë të huaj teksteve teatrale të shkruar nga poeti i ëmbëlsisë, dom Ndre Zadeja (pushkatuar barbarisht nga komunistët më 25 mars 1945) ose nga poetë të tjerë shqiptarë.2 

Me interes është përshkrimi që muzikologu dhe ish nxënësi i tij prof. Simoni i bën bashkëpunimit të ndërsjelltë midis poetit dhe kompozitorit që, njëkohsisht, ishin edhe vëllezër në Krishtin, respektitivisht dom Ndre Zadeja dhe dom Mikel Koliqi.  

“Drama të ndryshme shqiptare u përshtatnin melodi këngësh të huaja, e kështu kori dhe solistët merrnin pjesë si aktorë në veprimet skenike.  

Nuk dimë sa kohë vazhdoi kjo lloj pune artistike, kur një ditë erdhi dom Ndreu në studion e dom Mikelit dhe, duke vënë “soleminisht” libretin e dramës “Rozafat” mbi tavolinën e punës, i tha: “… shkruaje vetë muzikën. 

Një dramë shqiptare kërkon muzikë shqiptare…“, dhe iku duke lënë tundimin pas vetes.  

Dom Mikeli, që vetëm, një shkak donte, i hyri menjëherë punës dhe kompozoi shpejt, brenda pak javësh, muzikën për dramën “Rozafat”… 

Kompozonte në mbrëmje, kur kthehej në qelë, në selinë e famullitarit dhe pas aktiviteteve të tjera. 

Meqenëse nuk kishte shumë kohë, muzikën e shkruante pa e zbardhur në të pastër.  

Këngët (ariet) dhe pjesët e tjera solistike, ndonjëherë gjenden të shkruara në një vijë melodike dhe shoqërimi i tyre pianistik ka vetëm disa kthesa harmonike dhe shënime të fakturës së shoqërimit si dhe ndonjë figurë instrumentale, e cila shërben për të përcaktuar emocionalisht edhe nga ana dramatike figurën artisitike, që ta karakterizojë dhe ta vendosë atë mirë në mjedisin artisitko-dramatik.” 

Autori i veprës kushtuar Kardinal Koliqit, ka bërë një studim profesional shterrues të të gjithë vlerës krijuese artistike muzikore, duke i paraqitur sot të freskëta pas shumë dekadash.  

Ai me dashamirësi, respekt të thellë e nderim për maestron e tij të parë, ka ruajtur në thellësi të kujtesës dhe shpirtit dashurinë për çdo partiturë dhe notë muzikore nga perndjekjet e përbinshme komuniste që kërkonte të asgjesonte çdo notë dhe muzikë të progresit botëror, një pjesë të të cilat i trashëgoi edhe Kardinali ynë Koliqi.  

Prof. Gjon Simoni, përmes një pune hulumtuese, sistemuese dhe analitike të materialit faktografik, ka mundur të na dhurojë meshtarin e krijuesin, Krishtin dhe muzikën kushtuar Atij në emër të një populli që ndër shekuj i ka qendruar besnik fesë dhe traditës kulturdashëse të të parëve. 

Përmes një stili ta pasur narrativ dhe një elegance në të shkruar ofron për lexuesin mbarëshqiptar melodramat e muzikuara nga dom Mikeli, sikurse njihen sot, si: “Rozafa”, “Rrethimi i Shkodrës” dhe “Ruba e kuqe”, të tria të shkruara nga poeti i njohur i ëmbëlsisë dom Ndre Zadeja (1891-1945).  

…Ideologjia e Revolucionit të kuq kinez përsekutonte intelektualët e klerikët katolikë shqiptar  

Muzikologu dhe studiuesi prodhimtar prof. Gjon Simoni, gjatë hulumtimeve të kujdeshme shumë vjeçare ka dhënë të shkrira në linjat e veprës së vet për Koliqin të gjithë jetën e tij dhe për të parë në një profil më të ngushtë, si muzikolog i gurrës shqiptare.  

Por, autori ynë nuk ka lënë pas dore edhe gjeografinë e kalvarit komunist me të cilin u përballë drejtpërsëdrejti Kardinali ynë Mikel Koliqi.  

Kështu në vepër mësojmë se në vitin 1952-1953 filluan presionet dhe përpjekjet e diktaturës për të krijuar Kishën Katolike Autoqefale, pra të pavarur nga Selia dhe Ati i Shenjtë në Vatikan. Në vitin 1953-1954 kjo valë arrestimesh përfshiu shumë intelektualë nga mbarë Shqipëria dhe Shkodra më së shumti dhe më e madhja. 

Prof. Gjon Simoni, duke shkruar për këtë dramë tragjike që preku mbarë popullin shqiptar dhe më së shumti klerin katolik shqiptar në Shkodër, për Kardinalin Koliqi vë në dukje: “Mbaroi kështu koha e parë e simfonisë së jetës së tij. Akordet dramatike mbyllnin këtë pjesë. Megjithatë, buzëqeshja e tij e vazhdueshme që vinte nga qetësia shpirtërore bënte që tragjedia e kësaj jete të merrte një pamje pothuaj joreale, gati-gati teorike. Si lufta e së mirës kundër së keqes. Kështu për dom Mikelin filloi epoka më e zezë e jetës, ajo e privimit të përhershëm të lirisë, pa asnjë kuptim për botën e tij intelektuale dhe të misionit të tij si meshtar. Gjithçka për te zbret në banalitet. Nga ana e tjetër vuajtjet dhe torturat rriteshin, duke lënë përshtypjen se do të vazhdonin përgjithmonë.” 

Megjithëse i burgosur ose i internuar, ai vazhdoi të kryente detyrën e vet fetare fshehtas. Ai ushtronte dhe zhvillonte me shumë kujdes ungjillizimin e bashkëvuajtësve, kur ata e kërkonin, kryente ritet fetare, si pagëzim dhe kungimin, dhe megjithëse larg nga Shkodra, jepte këshilla dhe udhëzime dhe së bashku me kolegët meshtarë merrte vendime për problemet e famullive, që ishin në gjendje përndjekjeje të jashtëzakonshme.  

Kështu në vitet 1954-1986, kaloi në burgim dhe internim edhe 32 vjet të tjera. Në vitin 1977, në moshën 75-vjeçare, dënohet për të tretën herë me 15 vjet burgim. 

Absurdi kishte logjikën e vet djallëzore. Vitet e burgimit dhe internimit i kalon mes vuajtjeve në disa krahina të Shqipërisë, si në Lushnjë, Fier, në zonën e maleve të Vlorës dhe në vende të tjera syrgjynimi. 

Më vonë do të tregonte për torturat e tmerrshme që pësonin në burg: rrahje deri në gjakosoje, elektroshok, varje nga duart e lidhura disa ditë me radhë, përve urisë, etjes e të ftohtit.  

Gjatë kohës së gjatë të burgimit shumë qenë shokët e tij klerikë, por edhe bashkëvuajtës të tjerë, që u vranë ose vdiqën nga torurat mizore. 

Pra, me të drejtë çuditemi kur shohim se dom Mikelin nuk e zhdukën fizikisht, që në vitet e para të vendosjes së regjimit komunist të hurit dhe litarit, gjatë viteve të errëta 1945-1950 dhe më pas gjatë kohës së sundimit dhe zgjedhimit të dhunës sistematike kudo dhe kudohere.  

Me të drejtë konstaton në librin e tij prof. Simoni, se siç duket, ishte një peng i çmuar në dorën e diktaturës për t’i bërë presion vëllait të tij shkrimtarit dhe burrit të shtetit dhe kulturës geg prof. Ernest Koliqit, që të mos merrte inisiativa dhe të zhvillonte aktivitet politik kundër pushtetit komunist në Shqipëri. Madje kur e pyetnin dom Mikelin për vuajtjen e tij përgjigjej: “… të tjerët kanë vuajtur më shumë se unë nga torturat…”.  

Gjithsesi, ai kaloi 40 vite burg… dhe Zoti shtriu dorën pranë Nënës Shqipëri, për të vlerësuar prelatin e përvuajtur deri në madhështi si Kardinal… Për këto dhe shumë episode të rëndësishme të jetës së Kardinalit Mikel Koliqi, do të mësoni më shumë në veprën në fjalë. 

Autori dhe studiuesi muzikolog prof. Gjon Simoni, në planin human kryen një detyrë dhe detyrim të madh moral ndaj qytetit të tij të lindjes Shkodërlocës, si besimtarë i devotshëm katolik dhe ish nxënës në korin e njohur Scola Cantorum dhe në Veprimin Katolik të qytetit të lashtë, që drejtohej nga themeluesi i saj Shkëlqësia e Tij Kardinal Mikel Koliqi. 

Vjosa Osmani në CNN: Sulmi terrorist në Banjskë, akt i planifikuar nga Serbia

0
RTKlive

Në një intervistë për Christiane Amanpor në CNN, presidentja Vjosa Osmani tha se akti i agresionit serb ishte i planifikuar, plan i ngjashëm me atë të Krimesë, për aneksimin e veriut.

“Akti i qartë i agresionit serb në Kosovë ishte i planifikuar nga aparati shtetëror i Serbisë dhe i realizuar nga grupet paramilitare e terroriste. Ky plan ishte i planifikuar mirë, i strukturuar me kujdes dhe i përpiluar me idenë e qartë të realizimit të një plani të ngjashëm me atë të Krimesë për aneksimin e veriut të Kosovës. Ky plan vazhdoi me vendosjen e trupave në vijën kufitare me Kosovën, jo vetëm në veri, por edhe në pikat e tjera kufitare, me qëllim të eskalimit të situatës. Por njëkohësisht, qëllimi i Serbisë është të vazhdojë me planin e destabilizimit të Ballkanin Perëndimor, si dhe për t’i mundësuar Putinit të hap një front të ri kundër Perëndimit, përmes Ballkanit Perëndimor”, ka theksuar presidentja Osmani, transmeton RTKlive.

Ajo tutje tha se “është shumë me rëndësi që të sanksionohet e dënohet Serbia për veprimet e saj nga faktori ndërkombëtar. Çdo dëshmi tregon lidhjen direkte të shtetit serb me atë që ndodhi në veri të vendit. Armët që janë gjetur përdoren nga ushtria dhe shteti serb, e jo nga qytetarët serbë.  Vuçiqi do të vazhdojë ta përdorë narrativën e Millosheviqit”.

Osmani ka thënë se Kosova është viktimë e aktit të agresionit të para një jave. Presidentja gjatë kësaj interviste ka kërkuar që Serbia ta dorëzojë kryeterroristin Milan Radojçiq.

“Kërkesë e Kosovës është që Radojiçiqi të dorëzohet te autoritetet e Kosovës”, ka thënë e para e shtetit.

Duke folur për dialogun në Bruksel, presidentja Osmani ka thënë se “Kosova është palë konstruktive në dialog” dhe është zotuar se “Kosova do t’i zbatojë obligimet e saj nga marrëveshja e Ohrit”.

Në intervistën e dhënë mbrëmë po ashtu për Amanpour, presidenti i Serbisë, Vuçiq kishte thënë se Serbia ka larguar trupat nga vija kufitare me Kosovën, pas ankesës së Kosovës dhe kërkesës së BE-së dhe SHBA-së që ta bëjnë këtë, por presidentja Osmani tha se “mbetet ende që kjo të konfirmohet dhe po punohet ngushtë me aleatët ndërkombëtar që një gjë e tillë të konfirmohet”.

Albin Kurti uron Ditën Kombëtare të Gjermanisë

0

Prishtinë, 3 tetor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuar sot nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Gjermanisë.

Në fjalën e tij të rastit, kryeministri tha se janë mbledhur për të festuar dhe nderuar një moment kyç jo vetëm për historinë gjermane, por edhe evropiane.

“Ndarjes e krijuar nga hiri i Luftës së Dytë Botërore dhe të thelluar më tej nga Lufta e Ftohtë, iu dha fund nëpërmjet vendosmërisë së qytetarëve të zakonshëm, diplomacisë së shkëlqyer dhe shtet udhëheqjes së ndershme. Ajo që dikur luftohej me gjakderdhje dhe rrënim, tani është arritur me paqe, 33 vjet më parë pikërisht në këtë datë”, tha ai.

Republika e Kosovës dhe populli i saj, tha kryeministri Kurti, kanë qenë ndër përfituesit më me fat të përkushtimit të palëkundur të Gjermanisë për dinjitetin njerëzor, paqen dhe sigurinë. Në këmbim, shtoi më tej ai, ne jemi zotuar dhe kemi punuar pa u lodhur në praktikën e përditshme të ndërtimit, forcimit dhe mbështetjes së unitetit dhe demokracisë në këtë vend.

“Bashkimit të Gjermanisë i ka paraprirë rënia e Murit të Berlinit dhe në Ballkan tani kemi Procesin e Berlinit, samiti i të cilit është më pak se dy javë në Tiranë. Ne besojmë shumë në këtë proces. Ai nuk është vetëm një çelës i vërtetë për të nxitur bashkëpunimin dhe zhvillimin në rajonin tonë, por mund të shërbejë si forca lëvizëse e integrimit të plotë në BE për të gjashtë shtetet e Ballkanin Perëndimor – duke shembur muret imagjinare, e për t’u bashkë dhe më të fortë”, tha ai.

Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, Kryeministri falënderoi Gjermaninë për mbështetjen e saj të vazhdueshme në dekadat e fundit.

“Me mirënjohje për partneritetin tonë dhe me optimizëm për të ardhmen tonë evropiane, ju uroj Ditën e Ribashkimit”, përfundoi fjalën e tij kryeministri Kurti.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:

Your Excellency, Madame President Vjosa Osmani-Sadriu,

Your Excellency, Fatmir Sejdiu, former President of the Republic of Kosova,

Your Excellency, Atifete Jahjaga, former President of the Republic of Kosova,

Honorable Ambassador Rohde,

Honorable Diplomatic Corps,

Dear members of Kosova Police, colleagues of our Hero, Afrim Bunjaku,

Dear soldiers and officers of Kosova Security Force and KFOR,

Dear ministers and parliamentarians,

Dear friends,

Today, we gather here to celebrate and honor a pivotal moment not only for German but also European history. A division born out of the ashes of World War II and strongly deepened by the Cold War was brought to an end through the determination of ordinary citizens, fine diplomacy, and honest statesmanship. What was once fought with bloodshed and depredation has now been achieved through peace, 33 years ago on this very date.

As we know: True friends share their secrets, and Germany has openly shared what brought it together and made it strong. It became the driving force for a united Europe, helping to consolidate democratic norms and values across the union and beyond.

The ultimate secret, however, is that unity and social cohesion are an ongoing process. Achievements like democracy are often associated with singular moments, but they exist far before and extend far beyond those moments.And a great precursor to the unification has been the leadership of former Chancellor Willy Brand, whose pursuit of dialogue rather than of confrontation dramatically influenced the world’s ability and understanding of establishing dialogue across ideological and political boundaries.

The Republic of Kosova and its people have been among the fortunate beneficiaries of Germany’s unwavering commitment to human dignity, peace and security. In return, we have pledged and worked tirelessly on the daily practice of building, strengthening, and supporting unity and democracy in this country. While, on paper, we may appear slightly different —few would mistake us for the world’s fourth-largest economy – in a world filled with boundaries, there are ideas and values that transcend these differences. The unified population living peacefully is a value deeply shared by both the fourth-largest economy and its friend and ally, Kosova.This very concept also characterizes the UEFA championship. As the host, Germany will demonstrate that despite historical differences, diverse cultures, and multitude of nations, we can come together in the spirit of healthy competition and camaraderie. It serves as a reminder that diplomacy can flourish on the football pitch, and friendships can be forged amid the roar of the crowd.

This event evokes historic moments, such as 1974 when West Germany hosted the FIFA World Cup and, more recently, the euphoria of 2006 when the country graciously welcomed the world. Once again, in 2024, Germany will solidify its role not only as an exceptionally organized and welcoming host but also as a strong center fostering a sense of togetherness and inclusivity.

Ladies and Gentlemen,

The unity of Germany was preceded by the fall of the Berlin Wall, and in the Balkans we now have the Berlin Process, whose summit is less than two weeks away in Tirana. We strongly believe in this process. It is not only a true key to spark cooperation and development in our region but can serve as the driving force of full European Union integration for the Western Balkans Six – tearing down the imaginary walls, coming together better and stronger.

Forhåndsvisning av bilde

On behalf of the people of the Republic of Kosova, I thank Germany for such initiatives, and for its support over the last few decades. With gratitude for our partnership, and with optimism for our European future, I wish you a happy celebration of Reunification Day.

Thank you very much.

Ju falemnderit shumë.

Cheers.

Gëzuar.

Vielen Dank.

Prost.

110 – vjet më parë lindi “Hylli i Dritës” , një yll që ndriçoi natën e errët 500 – vjeçare të shqiptarëve


Nga Frank Shkreli 

110-vite më parë, me 1 tetor, 1913 është botuar numri i parë i revistës së Françeskanëve shqiptarë, “Hylli i Dritës”, me editorin e parë, të Madhin At Gjergj Fishta. “…E kemi quejtë ketë të Përkohëshmen tonë: “Hylli i Dritës”, përsé âsht tue lé nepër agim të qytetnisë së Shqipënisë”, ka shkruar Fishta. “E porsi Hylli i Dritës me fërfllim t’ambël të vetin ngjall shpënesët e shueme në zemër të shtegtarit, errun ndër shkretí të mjerueme, (ashtu) na do të përkujdesena, që edhe e Përkohëshmja jonë të mrrijë me ngjall shpënesën ndër zemra të Shqipëtarëvet se prej Hyut, ditë mâ të mira kanë me iu reshë Shqipënisë”. (Hylli i Dritës) I. 1913, 4-8). (At Gjergj Fishta).  

Historia e revistës së Françeskanëve shqiptarë, “Hylli i Dritës”, ç’prej numrit të parë, është një pasqyrim, shpesh i lavdishëm, por edhe më shumë tragjik, i historisë së Shqiptarëve, sidomos, i historisë së shekullit të kaluar e deri më sot.  

Në parathënjen e veprës së studiuesit Willy Kamsi me titull, (“Hylli i Dritës”, 1913-1944, Bibliografí kronologjike, Botime Françeskane, Shkodër 2008”), thuhet se revista françeskane, “Hylli i Dritës” ka qenë e para revistë e botuar në Shqipëri, me një program të qartë atdhetar, politik e kulturor dhe që u bë shprehja më e pastër e intelektualëve katolikë dhe e kryesisë së Provinçes Françeskane në Shqipërí, përfaqësuesit e së cilës kanë qenë jo vetëm drejtori i saj Át Gjergj Fishta, por madjè nji plejadë letrarësh, gjuhëtarësh, folkloristësh dhe ekonomistësh që nderuen jo vetëm Provinçën Françeskane por edhe mbarë Kombin.  

Sipas studiuesit Kamsi, bazuar në veprimtarinë botuese shumëvjeçare duhen hedhë në pah jo aq arsyet dhe argumentat që i dhanë shkas këtij botimi, sepse për këtê flet mjaft qartë revista me shkrimet që përmban, “por më shumë për të pasqyruar shkaqet që sollën dý herë perulimin e tij dhe herën e tretë ndalimin, rreth gjysmë shekulli, nga ana e regjimit komunist, antishqiptar, antikatolik, në mos shprehje e nji antikulturësie të posaçme e të skajshme.”  

Trí janë periudhat në të cilat zhvilloi veprimtarinë e vet botuese Hylli i Dritës, sipas studiuesit Kamsi.  Periudha e parë (1913-14), të cilën revista diskutonte aftësinë e shqiptarëve për të organizuar shtetin e vet mbas pesë shekujsh pushtimi të huaj dhe marrëdhëniet mes lirisë e klerit katolik, në mes kombësisë e fesë dhe probleme të tjera të cilat, në mënyrën se si trajtohen ato — kanë qellimin kryesor për të filluar, moralisht e në mënyrë vepruese — nji mënyrë të ré për të kuptuar më mirë marrëdhëniet mes individit e shtetit, në mes shoqërisë e shtetit.  

Sipas autorit Kamsi, në revistën “Hylli i Dritës”, gjatë gjithë verpimtarisë së saj nuk mungonte, ndër të tjera subjekte, as polemika e fortë dhe e mprehtë e At Gjergj Fishtës. “Jashtëzakonisht e rëndësishme dhe fort informuese është rubrika kushtuar lajmeve të mbrendshme e të jashtme që, të paraqitura prej drejtorit të saj Át Gjergj Fishta, pasqyrojshin qendrimin ndaj politikës ndërkombtare, të mbajtur prej ambjenteve atdhetare e nacionaliste, të përfaqësuara prej Etënve Françeskanë, të cilët patën një meritim të qartë në këtë drejtim.”   

Numri i parë i revistës “Hylli i Dritës”, botuar më 1 tetor 1913, nuk pati jetë të gjatë. Është ndërprerë menjëherë nga Fuqitë e huaja në atë kohë në Shkodër, sepse revista doli haptas në mbrojtje të lirisë e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, të cilat ishin, seriozisht, të kërcënuara një vit pas shpalljes së pavarësisë dhe para fillimit të Luftës së parë Botërore. Kjo masë shkaktoi një reagim të ashpër të drejtorit të kësaj reviste, At Gjergj Fishta,i cili ndonse nuk e nënshkruen shkrimin e botuar, është e qartë, sipas Kamsi-t se Fishta është autori i tij. Prej titullit e kemi të qartë gjithashtu edhe përmbajtjen e artikullit: “Nji komedí e pandershme e shekullit XX”, shkruan autori Willy Kamsi në parathënjen e librit të tij, (“Hylli i Dritës”, 1913-1944 — Bibliografí kronologjike, Botime Françeskane, Shkodër 2008). Siç është rasti me shumë nga shkrimet e At Gjergj Fishtës, edhe ky shkrim, duke u lexuar 110-vjet më vonë, është aq aktual me zhvillimet e sotme politike ndërkombëtare ndaj shqiptarëve dhe të drejtave të tyre në trojet e veta.  

Në periudhën e dytë të botimit të “Hyllit të Dritës” — nga viti 1921 deri 1924 — periudha më demokratike e historisë shqiptare, sipas Kamsit, pau zhvillimin e një veprimi të gjallë në dobí të forcave më të shëndosha të Kombit shqiptar. “Kujdes parësor ka qenë me e mprojtë shtetin e rilindur shqiptar prej të këqijave të jashtme e sidomos të mbrendshme…Ndryshe prej periudhës së parë vehet oroe drejtimi kah nji përgatitje demokratike e qytetarit. Theksohen subjekte sikurse ndër të tjera, rilindja e individit si njisí më vete e përbërse e shoqërisë, duke theksuar, njëkohësisht, se cili ishte ideali i Shqiptarit.  Një vend të veçantë në revistën Hylli i Dritës kanë zënë shkrimet në mbështetje të masave për ruajtjen e traditave si dhe vlerësimi i së kaluarës për të përmirësuar të tashmen, shkruan Kamsi. 

Në qershorin e 1924-s nji revolucion demokratik, i udhëhequn prej Fan S. Nolit, Luigj Gurakuqit e Bajram Currit, përmbysi regjimin e Ahmet Zogut dhe të bejlerëve. Mbas gjashtë muajsh të qeverisjes demokratike, me kthimin në pushtet të forcave regresive të mbështetura nga jashtë, detyrimisht, u desht të pezullohej botimi, duke pritë kohë më të mira, pasi kjo revistë kishte mbajtur, me shumë vendosmëri, anën e demokracisë, është shprehur Willy Kamsi.  

“Periudha e tretë (1930-1944), sipas autorit Kamsi, pau përhapjen dhe imponimin e mendimit katolik në fushën e kulturës, tue e çue “Hyllin” në nji nivel të tillë sa me pasë pëlqimin e çmimin e rretheve shkencore e kulturore jo vetëm kombtare por edhe ndërkombtare. Jo më kot ndër bashkëpuntorët e tij mbahen me të tjerë emra të njohur si Prof. Norbert Jokl, Georg Stadtmüller”, e të tjerë si këta, shkruan studiuesi Willy Kamsi.  

Në kronologjinë e tij kushtuar “Hyllit të Dritës, Kamsi shkruan se revista françeskane, me “Komunizmin qe përballuar, papushim, duke venë në dukje gjithë kalbësirën e mbrendshme që gjëndet në tê, e të së cilës kemi qenë dëshmitarë pasi kemi jetuar atë njëmendësí. Prandej, nuk janë pak artikujt që i kundërvihen asaj propagandë në Shqipëní me synimin që të ndriçohej opinioni publik, i mashtruem prej reflektimit mashtrues të nji mirëqenjeje të rrejshme”.  Por jo vetëm kundër komunizmit! Revista e Françeskanëve shqiptarë, sipas Kamsit, në artikujt e saj dënonte edhe nazizmin.  Më 1938 pushtimi i Austrisë, i ashtuquajturi “Anschluss” nga ana e Gjermanisë naziste, shkaktoi reagimin e Gjon Kamsit me nji dënim të shprehun me artikullin “Austria ndrroi jetë”, njëra ndër protestat e pakëta, në mos e vetmja, në shtypin shqiptar të asaj kohe, thekson ai.  

Viti 1944 solli heshtjen e gjatë dhe vdekjen për revistën dhe botuesit e saj. Një nga aktet e para të qeverisë komuniste të Shqipërisë mbyllja e “Hyllit të Dritës” si, “përfaqësuese e reaksionit” anti-komunist. Ky vendim u pasua me dënimin me vdekje e burgje të gjata të shumë prej drejtuesve të saj, ajkës së Kombit, si At Gjon Shllaku, At Anton Harapi, At Benardin Palaj, At Donat Kurti, e të tjerë, si dhe vjedhja dhe shkatërrimi i qëllim trashëgimisë së saj arkivore, nga shteti komunist I Enver Hoxhës.  Për fat të keq të revistës Hylli i Dritës, të Françeskanëve shqiptarë por dhe të Kombit shqiptar në përgjithësi, revista e njohur në historinë e gazetarisë së Shqipërisë u mbyllë nga regjimi anti-kombëtar komunist i Enver Hoxhës kur ky erdhi në fuqi me mbështetjen e armiqëve sllavë të Kombit shqiptar — nji humbje kjo e pallogaritshme për kulturën e shkencën shqiptare, humbje që âsht e vështirë të ndreqet sot, është shprehur studiuesi Kamsi në vlerësimin e tij.  

Më në fund, pas shembjes së Murit të Berlinit, erdhi koha e ringjalljes së Shqipërisë dhe në vitin 1993, shkruan ai, me nismën e françeskanit Át Zef Pllumi, filloi rishtas botimi i revistë, “Hylli i Dritës”. Ndërkaq, mendohej se kohët e këqia kishin kaluar, por, jo, nuk ishte ashtu. “Erdhi 1997-a, vjeti i grushtit të shtetit komunist, që përgjaku e shkatërroi shtetin shqiptar. Kështu për të katërtën herë pushoi së botuari “Hylli”, që kaq i kishte dhënë ringjalljes së Kombit pas pushtimit turk”, vlerëson autori Kamsi.  

Kamsi, përfundon kronologjinë e revistës “Hylli i Dritës”, duke shkruar se, “Në vitin 2006 — në vitin e 26 të jetës së vet — për të pestën herë kemi ringjalljen e kësaj reviste. U ringjall prej hinit të vet, sikurse Phoenix-i mitik dhe e bani këtë mbas 93 vjetësh, me gjith ndeshtrashat që e kanë përcjellë në jetën e vet, tue ndjekë të njajtin program dhe tue synue që nëpërmjet fesë, kulturës dhe dijes me i dhanë nji trajtë shpirtnore njeriut shqiptar, tue qenë me të vërtetë Votër kulture shqiptare”.  

Qendra e Botimeve për Diasporën - “Hylli i Dritës”, një revistë letrare e atdhetare që i qëndroi kohës. “Hylli i Dritës” ka qenë e para revistë letrare, artistike, kulturore e studimore e

Shënim:  Citimet janë marrë nga parathënja e veprës së studjuesit Willy Kamsi me titull, “Hylli i Dritës” 1913-1944. Bibliografí kronologjike, Botime Françeskane, Shkodër 2008.  

Hylli i dritës", revista e themeluar nga Gjergj Fishta më 1931 - ATSH -

Sot, me 1 tetor 2023, kujtojmë pra 110-vjetorin (e të vitit 1913), kur doli numri i parë i revistës së njohur të Françeskanëve shqiptarë, “Hylli i Dritës” – një pasqyrë kjo e lavdishme, por jo më pak edhe tragjike e historisë së Kombit Shqiptar, për lirinë e të cilit u përpoqën autorët e saj, françeskanët shqiptarë, me në krye At Gjergj Fishtën, por edhe jo-françeskanë — duke shkruar me laps dhe duke flijuar jetën deri në derdhjen heroike të gjakut të tyre, gjithmonë në mbrojtje të lirisë e demokracisë, të vlerave kulturore, kombëtare dhe shpirtërore të popullit e të Atdheut të vet.