ARKIVI:
29 Prill 2024

Për keqpërdorimet me ushqimet e importit dhe kujtesa rreth një poezie të Sali Butkës

Shkrime relevante

Rita Ora, mbesa e regjisorit Besim Sahatçiu, promovon kinematografinë shqiptare

Nga edlira.ruzi ___ TIRANË, 29 prill/ATSH/ GoEast Film Festival këtë vit pati një...

Laila Mirzo : “Vetëm një musliman i keq është një musliman i mirë”

Laila Mirzo * ___ Ka muslimanë laikë apo apolitikë, por nuk ka islam...

Me Dritan Dragushen për luftën e Kosovës dhe për islamizimin e shqiptarëve përmes osmanizimit si akulturim

Për studimet mbi luftën e Kosovës, për islamizimin e shqiptarëve përmes...

“Prishtina me Gjergj Kastriotin”, manifestim i madh për ditëlindjen e kryeheroit me 6 Maj 2024

Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, më...

Fija e hollë e anëtarësimit në KiE

Florim Zeqa    Vlerësimi im nga këndvështrimi analitik është ky, edhe pas dy...

Shpërndaj

Dilaver Goxhaj, Tiranë

Sot, datë 15 prill 2024, Gazeta Telegraf.al / boton një raport i KLSH, ku thuhet: Ushqimet e importit fillimisht ushqejnë xhepat e doganierëve, më pas arkën e shtetit, më tej djegin duart e qytetarëve.

E kemi fjalën për çmimet, ndërsa cilësia lihet të nënkuptohet. Raporti i KLSH nxjerr indirekt diferencën e madhe të çmimeve me të cilat i importojnë tregtarët mallrat, vlerën që deklarojë në doganë dhe humbjet për arkën e shtetit.

Çmimi i deklaruar i blerjes sugjeron se tregtarët e shumicës importojnë mallra të cilësisë së fundit dhe me origjinë të dyshimtë. Për shembull:

1. Pulat e ngrira blihen me 1,3 Euro, shiten me pakicë 5 euro.

Duke lexuar këtë njoftim të kësaj gazete, na erdhi në kujtesë një poezi e patriotit Sali Butka, e krijuar para 106 vjetësh, në Nëntorin e vitit 1918 e titulluar “Bashkëbisedim”,i cili e mbyll poezinë me vargjet:

Këtu po s’lojti gishti,

E zënë djallin për bishti.

BASHKËBISEDIM SALI BUTKA

A ka njeri përmi dhé?

Që ta njohë fajin vetë?

Që ta kuptonjë ç’flet?

E të mos bënjë të metë?

Përgj: Or vëlla, kështu si thua,

S’ka njeri më duket mua,

Që fjalët t’i kuptonjë,

Me drejtësi të gjykonjë.

Pyet: Po pse, or zot të mos ketë,

A ngryset kështu kjo jetë?

Me të rrem’ e me të metë,

Me mos pasur të vërtetë?

Përgj: Ashtu si urdhëron e thua,

Se vdekjen e kemi hua,

Çdo njeri po s’u mejtua,

Dhe sheshi

I bënet përrua.

Pyet: Po pse ky faj kaq i rëndë?

Turp i madh për njerëzinë,

Le të drejtënë si pëndë,

Edhe harron Perëndinë.

Përgj: Mik, me qenë që më pyet,

Mua për këto nevoja,

Duhet marrë para syvet,

Dhe të ligjëronjë goja.

Që populli të dëgjojnë,

Nëpër shkolla të mësojnë,

Të këqijat t’i largojnë,

Si të egër të mos rrojnë.

Se gjithë këto të këqija,

Që po heq sot Shqipërija,

Vinë nga paditurija,

Pra rrojnë si bagëtija.

Pyet: Vëlla, për ato që s’dinë,

Mjerisht janë të mahnitur,

S’kuptojnë Kombësinë,

Pra s’mund t’u themi të shitur.

Më vjen keq nga ca të mësyar

Që mohojnë Kombësinë,

Dhe janë shumë të gabuar,

Që mundojnë njerëzinë.

Disa nëpunës kanë qënë

Që në kohë të Tyrqisë,

Prap’ atë zakon s’e lënë,

S’i vënë vesh varfërisë

Sërish fronet p kërkojnë,

Edhe duart të sikojnë.

Përgj: Jo, për ca që janë mësuar

Me mitë e me të paguar,

Të gjithë duhen qëruar,

Mos kenë punë në duar.

Se prapë na prishin punë,

Rrëmbejnë me të përdhunë,

Thonë : ç’je ti e ç’jam unë,

Edhe mburren si majmunë.

Andaj duhet që të hiqen,

E nga mëmëdheu të ndiqen!

Pyet: Pra, dëgjo të të them unë,

Duhet bërë edhe një punë,

Edhe bëhet shum’ e lehtë,

Duhet Komitet i Fshehtë.

Përgj: Shum’ e pëlqyer kjo punë,

E kisha nër mënt edhe unë.

Se këtu, po s’lojti gishti,

E zënë djallin për bishti.

15 -11-1918 – Peqin (Marë prej librit: Sali Butka “Ndjenja për Atdhe”, Korçë 1920, f.120)

SALI BUTKA u lind në vitin 1852 në fshatin Butkë të Kolonjës. Ai bashkëpunoi shumë kohë me Petro Nini Luarasin, duke e ndihmuar për ngritjen e shkollave shqipe në Kolonjë. Pas mbylljes së shkollave nga qeveria turke me ndërhyrjen e Patrikanës Greke, Petro Nini dhe Sali Butka filluan të sillnin fshehtas nga Manastiri dhe Selaniku libra e gazeta të shkruara në gjuhën shqipe. Në vitin 1905, me nismën e Bajo Topullit, në qytetin e Manastirit u krijua “Komiteti për lirinë e Shqipërisë”, i cili organizoi çetat e para patriotike. Sali Butka ishte një nga bashkëpunëtorët e atij Komiteti.

Në vitin 1910 Sali Butka së bashku me 2.500 kolonjarë morën pjesë në mitingun e madh të shkronjave shqipe në Korçë, për të cilin Mihal Grameno shkruajti te gazeta “Lidhja ortodokse”: “Gjithë qyteti burra e gra kishin dalë për të pritur kolonjarët, që çuditën botën me taktikën e tyre”. Në vitin 1911 u krijua në Kolonjë Komiteti Kryengritës me kryetar Sali Butkën.

Në maj 1912 Sali Butka mori pjesë në Kuvendin e Pejës.

Ismail Qemali e thirri Sali Butkën në Vlorë dhe e ngarkoi me detyrë që të mbronte qytetin e Vlorës nga forcat turke të Xhavit Pashës. Kur ushtria Franceze kish pushtuar Korçën me kërkesën e Venizellosit, Sali Butka, në krye të 20.000 forcave të tij e çliroi Koerçën.

Më 2 korrik 1914, Sali Butka me urdhër të qeverisë së Princ Vidit forcoi vijat e mbrojtjes në drejtim të Pogradecit nga forcat e Haxhi Qamilit si dhe nga ato greke në vijën kufitare: Kapshticë – Lekovik, në të cilat dhanë jetën 60 luftëtarë, përfshi dhe djali i tij Gani Butka. Sali Butka më 1920 mori pjesë në Kongresin e Lushnjës si përfaqësues i Korçës.

Sali Butka ndërroi jetë në vitin 1938, në moshën 86 vjeçare.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu