Pyetje publike për Arjan Tahirin, kandidatin për kryetar të Mitrovicës

Shkrime relevante

Ismet Nuredini, njeriu që i dha dritë e shkëlqim mendjes dhe shpirtit shqiptar

Hamzë Morina, Prizren  Njeriu që i dha dritë e shkëlqim mendjes dhe...

Akti moral i një burrshtetasi të përgjegjshëm!

Florim Zeqa Reagimet e opinionit po e dëshmojnë se Bedri Hamza është...

Filozofi i fushës

Pascal Bruckner. Foto: Fronteiras do Pensamento / Wikimedia Commons (cc by-sa...

Shqiptaria nuk gjunjëzohet kurrë, nga Deçani një alarm për Dardaninë e Shqipërinë

Nga Rezart Kalaja SHQIPTARIA NUK GJUNJËZOHET: NGA DEÇANI NJË ALARM PËR KOSOVËN...

Shpërndaj

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës
___
Mitrovica është në një moment të rëndësishëm politik. Dëgjova deklaratën e kandidatit Arjan Tahiri se, nëse zgjidhet Kryetar, do t’i mbështesë të gjithë qytetarët pa dallim besimi. Deklaratë e duhur dhe e pritshme.
Mirëpo në të njëjtën fushatë patëm edhe mesazhe që thoshin se Mitrovicës nuk i duhet bashkëpunim me Prishtinën apo me partnerët ndërkombëtarë, por vetëm “politikë lokale”.
Unë mendoj ndryshe: Mitrovica ka nevojë pikërisht për bashkëpunim institucional, me Prishtinën e me aleatët tanë, sepse kështu mbrohet interesi i qytetit dhe i shtetit.
Prandaj, si qytetar i lirë i Mitrovicës, kam dy pyetje të drejtëpërdrejta e të hapura:
Nëse zgjidheni Kryetar, a do ta mbështesni ndërtimin e Kishës Katolike Shqiptare në Bajgorë — projekt identitar, kulturor e historik, pjesë e rrënjëve të Shalës, Bajgorës dhe Kosovës?
Sepse ky projekt nuk ndahet me parti, as me fe, as me fushata — është çështje identiteti kombëtar.
Dhe pyetje tjetër krejt parimore:
Kush do të shqetësohej më shumë nga ky projekt?
Ju, për shkak të bindjeve fetare, apo Beogradi, që historikisht ka kundërshtuar çdo shenjë të trashëgimisë shqiptare në Mitrovicë ?
Nuk pres përgjigje personale.
Pyetja është për opinionin.
Mitrovica duhet ta dijë çfarë vizioni kanë ata që kërkojnë ta udhëheqin.
Sepse Mitrovica nuk zgjedh thjesht një kryetar — zgjedh drejtimin e së ardhmes.
Me respekt,
Shqiptar Shaljani
(Qytetar i Mitrovicës)

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Persa i perket pjeses se pare, pra bashkepunimit me partneret nderkombetarë plotesisht pajtohem me ju.
    Per pyetjen e pare se a do ta mbeshteste ndertimin e kishes, mendoj qe do te ishte reale qe ate pyetje t’ja benit edhe kandidatit tjeter , zoteri Pecit. Nuk eshte korrekte qe pyetja t’i behet vetem njerit kandidat e tjetri te kursehet nga kjo pyetje qe, thene realisht eshte shume problematike.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu