ARKIVI:
27 Prill 2026

Rreth Samitit të 4-të të Mërgatës Shqiptare që u mbajt në Tiranë

Shkrime relevante

Shpërndaj

Xhemil Zeqiri veprimtarëve Politik ne Danimark

/Samitin e 4-t të Mërgata Shqiptare mbajtuar në Tiranë 13.14.15 Prill 2026/
Ne, veprimtarëve politikë që vepruam nga 1981, pas vitit 1990-të, nuk na kanë vlerësuar kurrë qeveritë dhe institucionet e dy shteteve “Shqiptare”.
-Për herë të parë pata ftesë të marrë pjesë për Samitin e 4-të mërgatës, mendova me vete; ja, më në fund shteti shqiptar filloi të vlerësoi veprimtarinë  tonë, që për vite tëra pa pushim mbrojmë dhe  luftojmë me pushkë e penë për çështjen kombëtare shqiptare. Pasi kuptova se nuk do të kam mundësi të flas, i shkrova sekretariatit për mërgatën, por kjo qe shkresë së koti madje as nuk mora.
Qëllimi ishte qartë, na kishin ftuar vetëm të dëgjojmë versionin zyrtar shtetëror.
E çuditshme?!!!
Në Samit as fjala nuk na u dha…! Mirëpo, një atdhetare nga Bolonja Eva Bacit mezi iu dha mikrofoni.
Ajo, foli me shqetësim dhe për mënyrën e organizimit dhe kahjes së gabuar, për faktin se, ne te jemi vetëm spektatorë.
Megjithatë, unë përgatita një  Referat që do e dërgoj  sekretariat të Ministrisë së Mërgatës, referati përmban këto ide dhe qëndrime mësa vijon:
Të nderuar pjesëmarrës të Samitit të Mërgatës!
Jam një mërgimtar që jetoj në Kopenhagë të Danimarkës.
Dikur besuam se, brenda një kohe të shkurtër, do të arrinim të fitonim të drejtat elementare njerëzore në aspektin sociale, kulturore dhe kombëtare… Megjithatë, kanë kaluar mbi 35 vite dhe realiteti ynë mbetet ende i rëndë.
-Në gjysmën e Shqipërisë, e cila për një kohë të gjatë ka qenë nën ndikimin dhe presionin e politikave të egra sllave, populli ynë ka përjetuar vuajtje të mëdha: vrasje, shpërngulje, dhunë sistematike…!
Kjo situatë mund të cilësohet si një formë e gjenocidit kulturor,
-siç është theksuar edhe në analizat e mediave ndërkombëtare, përfshirë gazetën prestigjioze daneze,“Politiken”.
Si veprimtar politik, i frymëzuar nga Lidhja e Prizrenit, nga Fronti Nacional Çlirimtar, si dhe nga mendimi politik i kolosëve, Adem Demaçi dhe Ukshin Hoti e të tjerë, kam bërë përpjekje të vazhdueshme për të kontribuar në zgjidhjen e çështjes shqiptare në gadishullin tonë ilirik, Iliria e lashtë, sot i njohur si Ballkani.
Lëvizja studentore shqiptare dhe protestat e saj i dhanë një vrull të fuqishëm të ri-ndërgjegjes kombëtare, duke dëshmuar se politika hegjemoniste serbomadhe nuk mund të triumfonte mbi vullnetin e një populli të vendosur për liri;-siç shprehej Dritëro Agolli, Shqipëria andej Drinit kishte bij që do t’i dilnin zot vendit të tyre.
Kulmi i mos durimit ndaj robërisë shpërtheu në flakë lirie nga komandanti legjendar Adem Jashari. Në Prekaz, bashkë me vëllain Hamzën, dhe babain Shaban Jashari, Ata, nuk zgjodhën dorëzimin, qyqarinë përballë krajlit serb, S. Millosheviq, por, qëndresën, nderin.
Nën emblemën e famshme, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ata qëndruan  viganë pathyeshëm për tri ditë e tri net, duke përballuar një fuqi prej mbi 10.000 forcash të pajisura me të gjithë arsenalin ushtarak.
Plumbat binin si shiu, por zemrat e tyre rrihnin më të forta se frika, ku e kishte zënë folenë trimëria.
Ata ranë në altarin e lirisë, por s’u thyen kurrë!
Nga gjaku i tyre u lind liria, dhe emri i tyre u bë përjetësi në kujtesën e kombit.
Qëndresa jonë u forcua nga mbështetja morale dhe fryma kombëtare, që na dha guximin për të përballuar sfidat dhe për të mbrojtur identitetin tonë.
Fatkeqësisht, fillimi i viteve ’90 u shoqërua me përçarje politike dhe fragmentarizëm të skenës shqiptare. Kjo solli pasoja të rënda, përfshirë dobësimin e faktorit shqiptar, jo vetëm nga ndikimi i jashtëm, por edhe nga përplasjet e brendshme.
Megjithatë, ne në mërgatë nuk e humbëm kurrë lidhjen me atdheun, sepse Shqipëria ka qenë dhe mbetet Nëna jonë.
Përkundër sfidave, kemi vazhduar të kontribuojmë dhe të mbrojmë interesat kombëtare.
Sot, përballemi me sfida të reja: kërkesa territoriale ndaj Kosovës, si dhe pretendime nga fqinjët për çështje detare dhe territoriale. Këto zhvillime kërkojnë një reagim të qartë dhe të bashkuar.
Mërgata shqiptare, ka një rol të rëndësishëm dhe duhet të ngrejë zërin për të mbrojtur të drejtat dhe interesat kombëtare. Integrimi evropian është një objektiv i rëndësishëm, por ai nuk duhet të vijë në kurriz të territorit dhe dinjitetit kombëtar.
Le të ngremë zërin.
Le të qëndrojmë të bashkuar.
Le të mos harrojmë kurrë kush jemi.
Ju faleminderit për vëmendjen.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Plotësisht pajtohem me qëndrimin e artikullshkruesit.

    Mërgata shqiptare nuk mund të trajtohet si spektatore në samite që flasin në emër të saj. Ata që kontribuuan ndër dekada për çështjen kombëtare meritojnë jo vetëm ftesë, por edhe zë.

    Po aq shqetësuese mbetet mungesa e kujdesit institucional për gjuhën shqipe në diasporë. Shtetet shqiptare duhet të marrin përgjegjësi konkrete për organizimin e shkollave shqipe për fëmijët e mërgimtarëve – sepse deri më sot, fatkeqësisht, nuk kanë hapur asnjë klasë.

    Pa gjuhën, humbet identiteti. Pa përfshirje, humbet besimi.

  2. Edhe sikur shqiptarëve në Mergatë t’ua kishim ndarë të gjitha pasuritë dhe mrekullitë e botës dhe tjerat gjuhë të botës, pa gjuhën shqipe do të ndiheshin të mjerë e tatzinj, sepse vetëm gjuha shqipe për ta është e besueshme, e drjetë, e patundshme, e durueshme dhe armikja e së keqës.
    *
    IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu