Rugova, lashtësia ime, dashuria ime…!

Shkrime relevante

Mos e përdorni UÇK-ën dhe mërgatën për justifikimin e agjendave fetare!

Alberto Leka, Prishtinë ____ MOS E PËRDORNI UÇK-NË DHE DIASPORËN PËR TË JUSTIFIKUAR...

Fillon çmontimi i regjimit të Vuçiqit

Bahri Cani, Gjermani _____ Nuk e di sa po i përcillni, por në...

Peja nuk është fajtore nëse Prokuroria e saj ka kërkuar paraburgimin e një burri të dyshuar për sulm seksual ndaj vajzës së tij 13-vjeçare

Lirim Gashi, Prishtinë _____ PEJA, KROMOZOMET E KRIMIT DHE BIOLOGJIA E PANDËSHKUESHMËRISË ____ Duket sikur...

Mulla Fatmir Latifi i Shipolit të Mitrovicës dhe urrejtja ndaj Kanunit të Lekë Dukagjinit

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KANUNI I LEKË DUKAGJINIT DHE MULLA...

Shpërndaj

Naim Kelmendi (Hara Budo- Hara), fysioterapeut, Zvicër

Jam e lashtë e kështu do mbetem, Den Baba Den, kurr s‘do të tretem !

​Për çdo dashamir do jem e hapur. Qëllimkeqin s’do e lë afër.

​Derë prej guri, traditë shekullore e Rugovasit, e ndërtuar gur mbi gurë, sa e lashtë dhe sa e fortë, asgjë atë s‘mundi ta dobësojë dot , derë e hapur të thotë mirë se ke ardhur, të falenderojmë o faqebardhë !
​Rugova është e pasur me shum tradita, i lumtur është ai që thotë ; në Rugovë u rrita. Derë e hapur për çdo mik që thotë të kam ardhë me këmbë të mbarë ty o burr bujar.
​Me fisnikëri ke pritur dhe ke përcjellur, kurr të mbyllur se ke mbajtur këte derë!
Me bukë, kryp e zemër, ti gjithmonë pranove dhe askënd nga kjo derë e fortë ti nuk e largove.
​E ndërtuar gur mbi gurë, nga djersa e ballit ashtu siq i ka hije traditës së Rugovasit. Prapa kësaj dere është shtëpia ku gjendet Plisi dhe Shalli. Në ballë të murit qëndron varur Pushka, që kur ishte nevoja krisi si zjarri. Këto janë tradita që Rugovasi i posedon dhe Lahuta e vlerën edhe më shum ia shton.

​Jam Rugovas, Den Baba Den, këto tradita burrërore të parët , Amanet m’ i kan lënë. Të fortë Rugovasit edhe me Laps kan qenë, përdorën çdo mënyrë që pushkën të paren mos t’a kenë.
​Nderi i Rugovasit është i fortë si guri, fisnikëria e tij është e lashtë sa Flamuri, Flamuri Kuq e Zi, i cili lartë valon dhe nderin e Rugovasit edhe më shum e forcon!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu