ARKIVI:
27 Prill 2026

Shqiptarët e Krajines (Hercegovinë) Cilët ishin ata ?

Shkrime relevante

Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe

Lekë Mrijaj, Klinë Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel...

Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë

Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu...

Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës

Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet...

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Shpërndaj

Nga: Fahri Xharra
____
Nuk është për t’u përjashtuar që në Bosnje e Hercegovinë të ketë pasur, madje që prej lashtësisë, një bërthamë iliro-shqiptare, e cila ka mbijetuar e rrethuar prej sllavëve, qoftë edhe nëpërmjet shtegtimit baritor, ose transhumancës.”
Mendimi i Baptistit është: Nga Krye rrjedh Kraj, nga Kraj shqiptarët formojnë fjalën Krajina, dhe nga Krajina shqiptarët formojnë fjalën Krajishnik. Serbët këtu s`kanë punë fare sipas kësaj teorie.
Mendimi i Çabejit ishte që ka lidhje me Kreshtën e flokëve, ndërsa pas disa viteve edhe ai kalon në teori të ngjashme me këtë të Baptistit. Cilin mendim e gjykon të drejtë??
Unë për vete Kreshnik e lidhi me Kreshtë, pavarësisht çfarë kuptimi mund të ketë pasur Kreshta, se sido që të jetë ka lidhje logjike, edhe pse njëra nga lidhjet qoftë Kreshta malore qoftë Perçja e Zulkut bajraktar, doemos njëra do jetë rastësi. ( forumi shqiptar.com)
Krajl, Kraj, Kri- janë derivate te fjalës shqip Krye. Ne ketë ddrejtim, shpjegimi qe jep Çabej per “krest” si flokë lidhet përsëri me kokën/krye/(te)krese/kreja. Krajina po ashtu rrjedhë nga kjo fjalë shqip (kjo nuk merita ime, por e Baptistit i cili ka shkruar me pare ne FSH mbi këtë, unë vetëm po e perifrazoj ne menyren time) ku (K) ne vetvete shpreh nje shpreh thyerje, ndarje ne kënd, te një pjese te se terës origjinuese/rrotulluese “R” e cila mund te interpretohet si koke/krye ndërsa K(reshte) si atribut i saj. Pra K eshte atribut i R. Qe nga rrjedh edhe shpjegimi qe ka dhëne ne këtë temë për Krajinen si pjese/thyerje e diçkaje.
Po në vitet ‘70, shumica nga ne mësuam që… Prof.Idriz Ajeti në vitin 1958 e kishte mbrojtur disertacionin e doktoratës me temën: Zhvillimi historik i së folmes gege të shqiptarëve të Zarës së Dalmacisë. Dhe sot lexoj (në burimet kroate) që studimin më të thellë të zhvillimit historik të të folmes se shqiptarëve të Zarës e kishte bërë Prof. Idriz Ajeti duke e krahasuar deri në imtësi me të folmen shqipe të fshatrave shqiptare në Krajinë (Kroaci) (shqiptarët e ardhur nga Zara në Krajinë, Burimet kroate). Thuhet dhe është e shkruar që shqiptarët kishin ardhur këtu: “Arbanasit e Zarës u zhvendosën nga vendlindja e tyre e rrethit të Liqenit të Shkodrës, në fshatin (e quajtur më vonë) Arbanasi, duke iu falenderuar kryepeshkopit të atëhershëm të Zarës Vicko Zmajeviç me qëllim edhe të ringjalljes së këtyre viseve të shkreta të rrethit të Zarës (burime kroate). Vetvetiu të lindin pyetjet dhe sinqerisht iu them që nuk e di përgjigjen. Pse mu rreth Zarës shkuan fshatarët e Shestanit dhe Briskut? Ikën nga turku, këtë e dimë, por a mos i kishin lidhjet e tyre me shqiptarët (arbanasët?) e shumë më të hershëm të atyhit? Pastaj më lart lexuam që «disa” nga ata më vonë u zhvendosën e Krajinë. Pse m’u në Krajinë? A mos u tërhoqën njëri
nga tjetri, d.m.th. shqiptarët (ardhacakët) e rinj nga ata të moçëm. Mbetet për t`u hulumtuar, pse jo?( Fxh; Arbanasi në Zarë – fshati shqiptar në Kroaci! )
Edhe një herë : Pse mu rreth Zarës shkuan fshatarët e Shestanit dhe Briskut? Ikën nga turku, këtë e dimë, por a mos i kishin lidhjet e tyre me shqiptarët (arbanasët?) e shumë më të hershëm të atyhit? Pastaj më lart lexuam që «disa” nga ata më vonë u zhvendosën e Krajinë. Pse m’u në Krajinë? A mos u tërhoqën njëri nga tjetri, d.m.th. shqiptarët (ardhacakët) e rinj nga ata të moçëm. Mbetet për t`u hulumtuar, pse jo?
Një pjesë e këtyre arbërve u sllavizuan, me kohë, edhe nëpërmjet martesave të përziera (si ato të Ciklit), sa kohë që fëmijët e sllaveve jo vetëm do të mësonin sllavishten si gjuhë të nënës, por edhe do ta përdornin atë gjithnjë e më tepër, në marrëdhënie me popullsinë sllave rrethuese; një pjesë tjetër shtegtuan drejt Jugut dhe përfunduan në malësitë e Kosovës dhe të Dukagjinit, duke sjellë me vete, mes të tjerash, edhe Eposin. “ (Çikat e Kreshnikëve ;peisazhe.com )
Edukimi zyrtar, përfshi edhe nivelin universitar, ngul kembe se eposi “Muja e Halili” i kreshnikëve është tërësisht shqiptar, me datëlindje diku nga shekulli VI pas Krishtit dhe se sllavet e gjeten dhe e bene pjese te kultures se tyre. Aty emri i Mujit, eshte Muji= mujsi=mundesi reference e forcës fizike, stilistika homerike ( iliret ose pellazget), struktura sociale pothuaj matriarkat, qe i referohet bashkesise primitive dhe indirekt te çon përsëri tek iliret apo pellazget. Ndikimi sllav as qe zihet ne gojë. Madje nje argumentim i Kadare ( ndoshta tek ” Autobiografia e popullit ne vargje” pa pretenduar saktesi), qe shpjegonte se balada e vëllait te vdekur ( Doruntina) gjendet ne te gjitha popullsitë sllave dhe pothuaj ne
te gjithë Europen, sepse sllavet qe patën kontakt me iliret e përhapen ne te gjitha vendet e Evropës.
Diçka bindëse më dha kjo foto e gjetur në: Un Albanais pose en habits officiels CDV vintage album en carte de visite, Tirage albuminé c. 1870 (Photo Vintage France)
Pra një foto origjinale e shqiptarit të Krajines , nga arkiva franceze “Shqiptar në Herzegovinë, viti 1870, që paraqet veshjen e tij zyrtare, kostumin kombëtar shqiptar. (Photo Vintage France)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu