ARKIVI:
27 Korrik 2026

Si obligohen fëmijët që nga hapi i parë publik, të degjenerohen ?

Shkrime relevante

Një tubim nostalgjik në Malet e Idriz Seferit

Më 26 korrik,në Malet e Idriz Seferit (Karadak),në trojet shqiptare ngelur...

Çlirimi nuk është metaforë artistike – është sakrificë, kujtesë dhe ndërtim shteti

Agim Vuniqi, Vashington Liria nuk lind nga metaforat, as nuk mbrohet vetëm...

Pa një ekspertizë të pavarur shkencore, çdo analizë mbetët vetëm një interpretim politik”

Safet Sadiku, Zvicër a) Trajtime metodologjike: "Nëse administrata digjitale e Bashkimit Evropian rrit...

Rruga Bernicë – Muhoc, e rëndësishme për banorët e Malësisë së Bujanocit, tashmë e përfunduar

Rruga Breznicë–Muhoc tashmë e përfunduar! Sot përfunduan punimet në rrugën Breznicë–Muhoc, në...

Shpërndaj

Në foto: Pastori Akil Pano

Shkruan: Fahri Xharra, Gjakovë

Së pari, para se gjithash e falënderoj Pastorin Akil Pano për reagimin e tij publik me shumë vend dhe të domosdoshëm:” Pastori Akil Pano ka denoncuar shpërndarjen e një formulari në kopshtet e Tiranës ku në vend të ‘nëna’ e ‘babai’ është shënuar ‘Prindi 1’ e ‘Prindi 2’. Sipas pastorit kjo gjë është bërë pa dijeninë e prindërve dhe në shkelje të plotë të ligjit. Pastori shkruan se agjenca Gay ka nisur zbatimin e saj në kundërshtim me ligjin e Kodin e Familjes që është në fuqi në Shqipëri. Ai u bën thirrje Ministrisë së Arsimit, drejtorive të shkollave e institucioneve të arsimit të tërheqin menjëherë nga qarkullimi këtë formular, i cili është në shkelje me ligjin e kodin e familjes dhe fyen pjesën më të madhe të shqiptarëve.”
“Disa fjalë për homoseksualitetin i cili është interesimi seksual nga njerëzit e të njëjtës gjini. Termi gay ( anglisht) përdorët për meshkujt, ndërsa lesbiane për femrat. Homoseksualiteti historikisht është që nga krijimi i njeriut. Në kohëra të ndryshme dhe kultura të ndryshme kjo veti është pranuar në mënyra të ndryshme, është toleruar, dënuar apo ndaluar. Shënohet që edhe në kohërat e lashta, në perandoritë e ndryshme ka qenë prezente. Hebrenjtë, të krishterët , myslimanet dhe protestantët këtë sjellje e kanë quajtur mëkatare (https://www.britannica.com/topic/homosexuality ).

Të dalim tek ne, është mirë që janë krijuar organizatat LGTB, të cilat në një far mënyre i dalin në mbrojtje atyre që ngacmohen nga gjinia e njëjtë qoftë mashkullore, qoftë femërore dhe nuk ndiqen si qentë nëpër parqe.
Por shtetet tona shqiptare, popullata e të cilave po zvogëlohet çdo ditë e më shumë sa janë të vetëdijshme që me legalizimin e më shumë se legalizimi të veprojmë kundër ligjeve të natyrës.
Mirë që këto sugjerime po na vijnë nga Europa, dhe po jemi të dëgjueshëm dhe po i fusim në jetë pikë e për pe porositë e tyre, por si nuk po vetëdijesohemi që rekomandimet e Europës për korrupsionin shtetëror, krimin e organizuar, prostitucionin t`i largojmë vendosmërisht nga anët tona.
Pse Rusia nuk e lejon ?

Edhe më e keqja që po ndodhë, përveç martesës ndërmjet tyre, por iu lejohet që të marrin e dhe të rrisin fëmijë.
Po ai fëmijë si do ta ndien vetën kur të vetëdijesohet, dhe sheh vetëm dy gra në shtëpi ai do e kërkojë të atin, ose dy burra duke u ledhatuar ai do e kërkon të ëmën. Në këtë mënyrë, automatikisht do të ngjallin të njëjtën dëshirë si të prindërve 1 dhe 2.

Çka është e tepërt dhe larg mendjes së shëndosh , është nisma e përmendur në Shqipëri.

Me keqardhje për kombin tonë;

Fahri Xharra, Gjakovë më 28.10.21

  • Nuk jam kundër tyre me apetite të caktuara, por pajtohem me Pastorin Akil Pano që pa fije kujdesi po e teprojmë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu