ARKIVI:
24 Prill 2026

Sipas Spartak Ngjelës, “SHBA e Gjermania duan një federatë me 4 shtete shqiptare”

Shkrime relevante

Abdixhiku zotohet për reforma, parësi debati dhe vota e fshehtë

(Vazhdim nga: "Mëkatet e Lidershipit paraprak, barrë e sotme e LDK-së) Idriz...

Libri “Si ta përtërijmë jetën”, libër me porosi për jetën dhe shëndetin e njeriut

Vitrina e librit:  LIBËR ME POROSI PËR JETËN DHE SHËNDETIN E NJERIUT Idriz...

Akuzë për gjenocidin dyshekullor serbian ndaj shqiptarëve 1877 – 1999

Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë Pajtim-PO; Hakmarrje JO; Falje të gjenocidit...

Parullat si pasqyrë e diskursit publik në vitin 1981

Naim J. Krasniqi, historian, Gjermani Narrativa e ndërtuar dhe e institucionalizuar që...

Shpërndaj

nga Av. Spartak Ngjela, 29 March, 2026 

TITULL I MREKULLUESHËM.

KUR DUAN TË MËDHENJTË, MUND T’U KTHEHT SHQIPTARËVE AJO QË U ËSHTË DHËNË TË TJERËVE, PO NGA TË MËDHENJTË E KOHËS SË SOTME 

Pra, për ndonjërin që nuk do e besonte këtë, është mirë të mësohebn edhe me këtë, për çka, do të mund të bëhet, nëse të mëdhenjtë e kanë me seriozitet.

E, përse të mos e kenë me seriozitet, kur kjo u është marrë para njëqind e më shumë vitesh shqiptarëve me dhunë, me forcë, po nga të mëdhenjtë, nga fuqitë e mëdha të atëhershme.

Tani, nëse të mëdhenj janë bërë ata që shohin drejt, që mendojnë drejt, që veprojnë drejt – gjithçka është e mundshme, gjithçka do duhej të kthehej në vendin e vet. Dhe, sa do që të bëhet një e drejtë e tillë, nuk do të mjaftonte, nuk do të mund t’i shërojë gjithë ato plagë të shkaktuara ndaj shqiptarëve, gjithë ato vrasje që janë bërë ndaj tyre që do mund të krahasohen me vrasje të kopeve të berreve. Pastaj, si të kthehen në të parët e tyre gjithë ata njerëz të asimiluar me dhunë, që sot nuk e njohin më veten për shqiptarë, qoftë ata që u asimiluan në serbë, në malazezë, në grekë, në bullgarë, në kroatë, në muslimanë, në boshnjakë e në maqedonë në gjithë që nga vitet 1877/1878.

Shqiptarët, që dikur njiheshin me Ilirë, më pastaj me Arbër e në fund me Shqiptarë, nuk do duhej sot të ishin numerikisht popull më i vogël se Italianët, që sot janë rreth 60 milionë banorë gjithsej, me pakicat.

Shqiptarët u shpërngulën nga atdheu i tyre pas vdekjes së Sklënderbeut, pothuaj gjysma e popullsisië së atëhershme, konsiderohet prej 5 milionë të shpërngulur.

Shqiptarët u tkurrën territorialisht nga Serbia, për jo më pak se 50 mijë kilometra katrorë, që nga Danubi e deri në kufi me Kosovën. Shqiptarët u kthyen në malazezë, sepse nuk ka komb malazez, ata janë të gjithë shqiptarë, dhe serbët që u vendosën aty të shkuar nga Serbia. Dhe, shikoni, gjithsej “malazezë” ka 333945 banorë, që të gjithë janë shqipatrë të asimiluar në malazezë, apo të vetëquajtur malazezë, që vetëm ata mund ta dinë saktësisht përse u quajtën malazezë dhe humbën kombin e tyre të mëparshëm –  Shqiptar.

Boshnjakët që janë gjihsej rreth 2 200000 banorë, të gjithë janë pasardhës të ilirëve. Edhe tek bullgarët ka shqiptarë, pa mundur të them sa. Por, po të bëjnë ADN-në, do ta dalin diku rreth 20% shqiptarë. Atje kanë jetuar shqiptarë, atje ka shqiptarë që mbetën rrugës duke shkuar në Turqi, por që u ndalën aty, pa mundur të kalojnë deri në Turqi nga ndjekja serbe.

Greqia! Greqia ka të paktën 50% shqiptarë, po mund të shkojnë edhe deri në 60%. Po, se nga 10 milionë banorë në Greqinë e sotme, 5 apo 6 milionë janë shqiptarë, por që nuk guxojnë të deklarohen. Le të bëhet ADN-ja dhe do të dalin të tillë.

Kroatët, të gjithë ata që i takojnë kofesionit katolikë janë shqiptarë. Sa ka të tillë nuk e di, por më shumë se gjysma apo një e treta e popullsisë janë me prejardhje ilire, që do tlë thotë shqiptarë.

Maqedonë nuk e arrin as numrin deri në një milion. Ata mund të jenë diku deri 5 qind mijë banorë, jo më shumë.

Tek serbët, nga 7.8 milionë, hiç 45% që janë shqiptarë sipas ADN-së, na dalin se me prejardhje shqiptare janë 3.51 milionë banorë, ndërsa serbë mbesin 4,29 milionë, që është një numër më i madh se që mund të jetë.

Sllovenët. Për sllovenët pak më ndryshe, nuk mund të jem, aq i saktë, por besoj se edhe nga sllovenët, diku rreth 30% mund të jenë pasardhës të ilirëve, apo më shumë.

Dhe, vetëm shqiptarët e asimiluar në kombe tjera të Ballkanit, po të mblidhen, do na dalin gjithsej rreth 22.5 milionë shqiptarë gjithsej në Ballkan. Këtu duhet shtuar edhe rreth 10 milionë shqiptarë në Turqi si dhe nuk e di sa milionë shqiptarë në Itali, sepse, por 5 milionë të shpërngulur pas vdekjes së Skënderbeut, do të jenë shtuar edhe atje të paktën rreth 20 milionë me prejardhje shqiptare. Diçka tjetër të mbetert se sa e ndjejnë ata veten për shqiptarë apo arbër, si quheshin në kohën kur e lanë Atdheun e tyre.

Duket si reale të jenë edhe atje këta 20 milionë shqiptarë, kur bëjmë krahasimin me shtimin e gjysmës tjetër të shqiptarëve në Ballkan që sot ka mundur të jetë mbi 22 milionë, siç e thamë më lart. Kështu që, do të mund të numërohen rreth 43 deri në 50 milionë shqiptarë, por këtu, ju lutem, kam përfshirë edhe numrin e atyre që u asimiluan në popuj të tjerë. Të mos keqkuptohemi.

Shikuar nga të gjitha këto që u thanë, si përnga territori që iu morën shqiptarëve, si për nga banorët që iu vodhën, duke u asimiluar, shqiptarët, ashtu si ta kërkojë nevoja apo si ta shohin të arsyeshme fuqitë e mëdha sot, mund të formojnë diku 4 a 5 shtete shqiptare në një federatë a konfederatë shqiptare ose të formohet vetëm një shtet në trojet e tyre etnike. E mira do të ishte të  bashkohen në një shtet etnik. Por, nëse strategjia politike e ushtarake e kërkon, mund të lidhen edhe si shtete në një konfederatë shtetesh shqiptare.

Pra, si ta shohin SHBA dhe Gjermania për këso fare, le të bëhet.

 

E përgatiti: Gani Mehmeti

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu