ARKIVI:
25 Prill 2026

Sovraniteti, nuk ndërtohet me rrahagjokësi e retorikë të egërsuar, por me urtësi e diplomaci efektive!

Shkrime relevante

Elisa Spiropali e sjell letrën e Rexhep Qosjes në aktivitetin për 90-vjetorin e Ismail Kadaresë, pas vdekjes

Elisa Spiropali, ish-ministre e Jashtme e Shqipërisë, Tiranë  TË ZGJUARIT JANË BASHKË...

LVV fton PDK-në dhe LDK-në që të propozojnë tre emra, nga të cilët do të mund të zgjidhet Presidenti i ri

Sadri Ramabaja, Prishtinë Kur me një akt të urtë sjell dritën në...

Politikë pa parime

Rafuna Mevi, Londër Sikur Machiavelli të rikthehej në jetë, e të kishte...

The Evening Post (1936) / Historia e rrallë e koleksionistit të autografeve me Mbretin Zog

Burimi : Revista finlandeze “Eeva”, 1 janar 1936, faqe n°10 Nga Aurenc Bebja*,...

Rishikimi i trashëgimisë toponimike në hapësirën shqiptare

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Një domosdoshmëri shkencore, kulturore dhe institucionale për...

Shpërndaj

Prof. FadilMaloku, sociolog nga Prishtina

1. Koncepti i sovranitetit, në kushtet dhe rrethanat e reja gjeopolitike, nuk ka të bëjë aq shumë me rritjen e kompetencave përbrenda vetë arkitekturës shtetërore, sa me mjeshtërinë e marrjes së vendimeve (do shtoja; në rast nevoje edhe historike!) shtetërore që duhet (pa asnjë dyshim!) të jenë në funksion afatgjatë të interesave të kombit.

Politikani pragmatist, do thoshte se këto vendime të interesit shtetërorë do duhej të merren në përputhje taksative me aleatët NATO-n ShBA-të dhe BE-ne.

2. Dakord. Ama kur jemi te interesi kombëtar, nuk duhet të harrojmë se duhet të jemi shumë të vëmendshëm por, njëkohësisht edhe tejet të gatshëm që për hirë të aleancave (të vjetra) dhe miqësive (të reja) ta kultivojmë (jo me ambiguitete!) me “peshoren e argjendarit” “çmimoren” e asaj se çfarë përfitojmë në të vërtetë në sferën e interesave tona. Është e kuptueshme që në ketë xhurullti globale, (ku ende askush nuk po mund t’i bëjë këto kalkulime me saktësi milimetrike) për ta kuptuar “nuancën” proceseve dhe zhvillimeve dinamike të kemi nevojë për analiza të duhura shkencore. E jo për klithmat dhe retorikat e egërsuara politike të stilit të rrahagjoksisë dhe akuzave publike ashtu siç ishim dëshmitar në zgjedhjet e sapo përfunduara!

3. Shtetet serioze, kur janë në pyetje ushtrimi dhe shtrirja e sovraniteti në vendet e tyre gjithnjë bëjnë analiza të thella diplomatike edhe për shkakun e marrjes së njohurive të reja mbi “eklipset” e mundshme të kësaj kategorie nga varësia e rrethanave. Në rastin tonë nuk mendoj se duhet ta përsërisim gabimin e interpretimit të ngurtësuar të konceptit të sovranitetit ashtu sikurse bënte regjimi i Serbisë para vitit 1999.

Kur sovraniteti konsiderohej mbi interesin e kombit dhe trajtohej sikur një lloj supremacioni absolut mbi qytetarët dhe territorin e Kosovës. Sepse, derisa ne mbetëm në deliriumin e vetëkënaqësisë së “përrallave” (që na u amputuan nga politikanët poltrona e servila) për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë, Serbia investoj shumë për dy dekada në lobim në Uashington, Bruksel e Peking duke e shtuar ndikimin e saj pa ndalur, në mënyrë që sot ta pres me padurim “orën” e ndryshimeve të reja gjeopolitike e gjeostrategjike…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu