ARKIVI:
29 Prill 2024

Trajtimi i një pjese të shqiptarëve nën okupimin turko-sllav 1877-1999

Shkrime relevante

Rita Ora, mbesa e regjisorit Besim Sahatçiu, promovon kinematografinë shqiptare

Nga edlira.ruzi ___ TIRANË, 29 prill/ATSH/ GoEast Film Festival këtë vit pati një...

Laila Mirzo : “Vetëm një musliman i keq është një musliman i mirë”

Laila Mirzo * ___ Ka muslimanë laikë apo apolitikë, por nuk ka islam...

Me Dritan Dragushen për luftën e Kosovës dhe për islamizimin e shqiptarëve përmes osmanizimit si akulturim

Për studimet mbi luftën e Kosovës, për islamizimin e shqiptarëve përmes...

“Prishtina me Gjergj Kastriotin”, manifestim i madh për ditëlindjen e kryeheroit me 6 Maj 2024

Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, më...

Fija e hollë e anëtarësimit në KiE

Florim Zeqa    Vlerësimi im nga këndvështrimi analitik është ky, edhe pas dy...

Shpërndaj

Foto: Pamje e Mollës së Kuqe, që simbolizon dhunën dhe gjenocidet e organizuara serbe ndaj shqiptarëve nga Nishi e deri në mbarë Kosovën dhe kahdo ku jetonin shqiptarët.

Prof. dr. Hakif Bajrami, historian

Trajtimi i shqiptarëve si popull

Duke e lexuar këtë studim do ta kuptoni se ai trajtim ndaj shqiptarëve e ka një parathënie që mund të fokusohet si pikënisje në Marrëveshjën sekrete në mes Rusisë dhe Austro-Hungraisë në Budapeshtë më 15 janar 1877. E nga ajo kohë tërër ajo rrokulli me gjak shqiptari nuk u ngi. (lexone: Marrëveshjën Wjenë-Peterburg, 15 janar 1877)! Në rrethanat dyshekullore që u krijuan pastaj, shqiptarët krijuan një poezi që debaton me vetëvetën; Shqiptarët patën një prozë që çështjën kombëtare e lan aty ku e kishte marrë, nga koha e Kastriotit. Ne shqiptarët patëm një shoqëri që lexon fare pak, dhe, gjërat e mëdha provon t’i bëjë me pak punë, me pak mundime, duke aplikuar psikologjinë e robit se: “Çdo gjë e zgjidhin të huajtë, madje ata na e siellin sipas tyre, edhe lirinë edhe shtetin”. Sot, në saje të luftës sonë të drejtë, i kemi dy shtete prodhuese-konsumuese, që ushqehën me shumë shpresë dhe pak punë, si bariu me buk misri, pa i numruar bagëtitë në mbramje, a janë në numër, e një pjesë jo të vogël ia kanë hangër shpërnguljet dhe egerësirat, gjatë ditës. Madje kemi sot një mentalitt që bashkimin kombëtar e kërkon me llafe dhe në mënyrë akademike, të cilat shoqërohën me ligjerata të zbehta dhe me oratori skllavopronare.E fqinjët tanë planifikojnë mizori të reja, që nuk po ngihën me gjak kurrë.

Me gjithë këtë, nuk dua të jam i njëanshëm. Shqiptarët me luftë të drejtë 1910-1912 e çliruan Vialejtin e Kosovës. Dhe, kur po përgatitëshin të marrshojnë drejtë Manastrit, në Shkupin e çliruar papritmas arrijtën tre diplomat evropian: Një francez, një rus dhe një austriak. Në emër të tyre foli francezi, duke iu drejtuar Hasan Prishtinës: “Çfardo rrezultati të ketë lufta ejuej, nryshim të kufijëve të Pernadorisë Osamne nuk pranohën”. (K. Jezdiq, Narod i drzavnici, Beograd 1913, f. 8, botim intern në tri kopje). Shtrohet tash pyetja: pse të njejtat fuqi evropiane i pranuan kufijtë që i vëndosën shtete ortodokse Ballkanike pas dy muajëve (tetor 1912). Jo vetëm kaq, më 1912-1914 shtete evropiane organizuan 395 anije për të bartur shqiptarë në Anadolli.Madje disa kapiten anijesh bartën nga pesë (5) herë dhe u dekoruan me “Kryqin kristian”.Ka edhe padrejtësi tjera ndaj shqiptarëve.Bje fjala në Luftën e Kuamnovos, tetor 1912 komandoi një oficer gjerman. E për tragjedinë shqiptare mbetet të respektuar me objektiviteti: Ndre Mjeda, Leo Fraindlling, Llav Trockit dhe Nju Jork Tajmisi. Dhe për këtë tragjedi kryediplomati anglez E. Grei do të shprehet:” E sakrifikuan Shqipërinë dhe e siguruam paqën në Evropë”. Pyetja historike: Krisi lufta e Parë Botërore dhe krematoriumi i paparë për tërë globin. Vërtetë u sigurua paqa!???

Ja si trajtohën shqiptarët

Më 1877 Principata e Serbisë për 28 ditë (1-28 XII 1877) i shfarosi 714 katunde dhe 6 qytete shqiptare që quheshin SHIPNIA E VJETËR (Sanxhaku i Nisihit). Mbretëria Jugosllave më 6 mars 1939 sajoi Programin me të cilin shqiptarët mund të posedonin vetëm 0,40 ari tokë. Nga fillimi e deri më 9 qershor 1999 Serbia i bombardoi 1008 katunde shqiptare të Kosovës.Në rastin e parë (1877) shkaktoi gjenocid, në rastin e dytë (1939) shkaktoi homocid dhe etoncid. Në rastin e tretë (1999) Serbia shkaktoi gjenocid, sepse mbi gjysmën e popullsisë shqiptare e deportoi jashtë Kosovës, duke menduar se nuk do të kthehet më në trojet e veta. Këtë gjenocid e vërtetojnë kampet e përqëndrimit në: Bllacë, Stankovec, Çegran (Maqedoni) dhe në Kukës (Shqipëri). Lidhur me këtë Serbia nazifashiste i krijoi nepër Kosovë 412 kampe të përqëndrimit.E në këtë kasaphene popullore, ka ardhur koha që dikush duhet të japi llogari. E padia do të bëhet në bazë të së drejtës ndërkombëtare. E kësaj padie në GJND, Serbia i frigohet, sepse herdokur do ta gjejë ai denim. Për Serbinë ka durim, por nuk do të ketë shpëtim që t` i paguaj dëmet ndaj një populli për dy shekuj. PËr këtë gjenocid sot janë të njohura 37 programe dhe mbi 500 000 dokuemnete serbiane!

Kjo temë do të trajtojë çështjën shqiptare në Jugosllavi nga prizmi i padrejtësive që u ishin bërë nepër kongrese e konferneca Evropiane, e ku kanë përfituar sllavët serbianë. Lidhur me këtë, nga viti 1945 e deri më1966 shqiptarët në Jugosllavi janë trajtuar në atë formë sa që pa ndonjë studim serioz tregon niveli shkollor i prijësve politik në pushtetin e sllavo-komunistëve. Kuptohet se sllavo komunistët kishin arritur që ta kanë përktahjën e Anglo-Amerikanëve dhe natyrshëm si komunistë dhe popuj me origjinë sllave ta kanë edhe përkrahjën e BRSS, deri më 1948. Lidhur me këtë nëse analizohën dokumentet e AVNOJ (KAQKJ) nga 29 nëntori 1943, del se aty shqiptarët nuk ishin të pranishëm fare, e as që ishin ftuar. Lidhur me këtë një komunist malazez (M. Bërkiq) do ta shtron këtë pyetje para se të fillonte Kuvendi i AVNOJ-it: “ZASTO AVNOJ u formiranju ne obraça se Albancima-Përse KAÇKJ në themelim nuk iu drejtohet shqiptarëve”? Përgjegjën në kërë pyetja e ka pasë publikuar Vasil Shanto, i cili kishte qenë “i ftuari në AVNOJ” me këtë konstatim: “Shqiptarët nuk janë ftuar sepse ata do ta mbajnë AVNOJ-in evet, dhe sigurisht se aty do të marrin vendi m që t` i bashkohën Shqipërisë, pa ndonjë përcaktim striktiv, por me orientim programues, ashtu si është lufta e drejtë antifashiste nacional çlirimtare”. (Deklaratë e Esat Mekullit, që u takua më Vasil Shanton në Danillovgrad, para vitit ri 1944).Dhe vendimi i Konferencës KNÇ për Kosovë dhe Rrafsh të Dukagjinit është i njohur me Rrezolutën historike të 2 janarit 1944, ku theksohet se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është qëllimi kryesor i luftës antifashiste.

Të gjitha dokuemntet e Konferencës Bujanit në gjuhën shqipe më 12 janar 1944 Fadil Hoxha dhe Hajdra Dushi ia dërgojnë Enver Hoxhës për APROVIM. Në të njejtën datë të gjitha dokumentet e Konferencës në gjuhën serbishte Fadil Hoxha ia dërgon Titos për NJOFTIM. (Nga deklarta e Fadil Hoxhës, lëshuar autorit më 1979 në Prishtinë).Dokumentet në gjuhën serbishte ruheshin në Arkivin e KQ LKJ në Beograd. Ato dokumenete i ka studiaur Millovan Gjillasi për dy muaj. Vrejtjet e tij ia dërgon pastaj me shkrim Komitetit Krahinor të PKJ-ës më 28 mars 1944. Ato vrejtëje K. Krahinor i PKJ për Kosovë i shqyrton më 18 qershor 1944 në Kolosjan.

Aty ishte edhe Dushan Mugosha.Vrejtjetë nën kryesin e Pavle Joviçeviqit aprovohën pas një diskutimi të gjatë para dite në tërësi.Kurse pas dite, vrejtjet i aprovon edhe Këshilli Nacional Çlirimtar i Koasovës, pa asnjë diskutim. Me ato vrejtëje KNÇ nuk kishte të drejtë të aprovojë ligje (!), që do të thot se jugosllavët ia mohonin KNÇ-ës Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit të drejtën ligjëdhënse. Në tubimin e Kolosjanit pa diskutim u hoq termi Rrafsh i Dukagjinit dhe u kthye në Kosovë e Metohi. Pa diskutim nominimi në Komitet Krahinor, që ishte avansuar në Këshillimin e Komitetit Krahinor të PKJ mbajyur në Shar prej 3 e deri më 6 Nëntor 1943, u maur vendimi që të mbajhet Konferenca KNÇ për Kosovës dhe Rrafsh të Dukagjinit.

E vërteta konsulta e Kolosianit më 18 Qershor 1944 e degradoi Komitetin Krahinor në Komitet Rregjional (Obllast). Gjithë ashtu me kritikat ndaj KNÇ u hapën shumë dilema se kah po shkonte Kosova drejtë “pakthimit” nën kolonializmin modern jugosllavë. E vërteta, ky pozicion do t` i dymendësoi shumë antifashist duke i shtruar veti pyetjën: për kënd po luftojmë. Dhe pyetjës së dilemeave sikur iu dha përgjegja më 2 shtator 1944, kur J. B. Tito e degradoi Shtabin Kryesor të AP dhe UNÇ të Kosovës në Shtab Operativ, por pa ia caktuar pozitën që do të hynte më 26 dhjetor 1944 nën komandën e Shtabit Kryesor të Serbisë. Njëherit, më 26 dhjetor 1944 Pavle Joviçeviq dhe Mita Milkoviq do të kërkojnë vënjën e pushtetit ushtrak në Kosovë. Ai pushtet do të vihët pa asnjë arsye më 8 shkurt 1945. E vërteta, deri në këtë kohë në Kosovë kishin hyrë: tri divizione serbe, dy brigada malazeze, një brigadë maqedone dhe dy brigada nga Shqipëria Bregdetare, të cilat e shpëtuan shqiptarinë e Kosovës nga një krematorium i paparë. Ai krematorium do të ndodhë aq më parë sepse Tito më 21 nëntor 1944, në Kryesi të AVNOJ i kishte amnestuar të gjithë çetnikët, të cilët u konvertuan në partizanë.

E vërteta, Tito më 8 Shkurt 1945 e solli si guvernator ushtrak serbianin Velimir Stojniq. Kurse më 31 mars 1945 e solli malazezin Gjoka Pajkoviq në krye të PKJ për Kosovë. Tani mbetej që të organizohet një mbledhje e KNÇ të Kosovës në të cilën edhe zyrtarisht Kosova të injektohet nën Serbi si një Obllas –rregjion.Injektimi ndodhi në Prizren nën diktaturën ushtrake më 10 korrik 1945. Në vijim Çështja e Kosovës do të mbetet “problem i mëshirës”, që kjo krahinë të ndahet në mes Serbisë, Malit Zi dhe Maqedonisë, sepse Tito në këtë kohë synonte ilegalisht ta përgatitë ambientin për krijimin e Jugosllavisë Madhe, në të cilën do të përfshohej edhe Shqipëria, Rumnia, një pjesë e Bullgarisë dhe Korushka Sllovene me Trieshtë. Kryeqytet figuron në projekt të ishte Beogradi.

Si u trajtuan Fadili dhe Miladini në Beograd

Ngjarjet me të rëndësishme të këtyre rrethanave duhet konsideruar shkurjën e Miladin Popoviqit dhe Fadil Hoxhës në Beograd më 19 shkurt 1945 për t` u ankuar te Tito. Atje eprorët politik dhe ushtrak nga Kosova i pranon Millovan Gjillas i cili propozon pa një arsyetim ndarjën e Kosovës në mes Serbiës, Malit ZI dhe Maqedonsë.Me që Miladini nuk pranon, palët M. Gjillasi i largon nga zyrja.Të nesermën KQ PKJ Fadilin e cakton për ambasador të mundshëm në Turqi, kurse Miladinin e caktojnë ambasdaror në Poloni. Për shkak se M. Popoviqi vritëtnga OZN më 13 mars në ora 11, “projekti i territ” vihet injorim, me vrejtëje se: “Fadili duhet të mbahët nën mbikqyrëje”.

Planet e reja jugosllave fillojnë të shkruhën më 1947, ,kjur ishte në kulm pazari për Feeratën e Sllavëve të Jugut, e cila u prish për shkat të qëndrimit Bullgar që kërkonte votë 1 me 1 (Jugosllavi 1, bullgari 1), kurse Jugosllavia kërkonte 6 vota të republikave e 1 të Bullgarisë). Poroblemi vijues ishte i plasuar nga serbianët që: Kosova duhej e tëra të mbetet krahinë serbiane sepse do të pasojë fushata që-“Shqiptarët të shpërngulën në Turqi, në mënyrë që të rifilloi KOLONIZIMI i vizseve të tyre me sllavë”. Njëheri u krijua artificialisht kombësia turke, e cila me presione të ndryshme më 1953 arrijti në 53000 persona të konvertohën në turq, pa e ditur asnjë fjalë.

Problemi i Qeverisë marionete në Shkup më 1949

Qeveria e Shkupit duhej sipas serbianëve t’i përngjaj asaj të Ahmet Zogollit në dhjetor 1924. Dhe një kohë të caktuar Apostol Tanefi është konsideruar si personi kyq që do ua plotësojë kërkesat serbianëve me ambicje centraliste, plotë shovinizëm dhe violencë antishqiptare. Mbi këtë violencë do të lind më 1955 pranimi i Shqipërisë në Paktin e Varshavës. Dhe me këtë pranim do të bien në ujë të gjitha ambicjet e Qeverisë Apstol Tanefit. Por gjatë dimrit 1955/56 Shtabi i Rankoviqit do ta inskenojë mbledhjen e armëve. Ndërsa në qershor 1956 inskenohet Procesi i Prizrenit për likidimin e drejtuesëve politik shqiptar në Jugosllavi si: “agjentë të Enver Hoxhës”. Ky proces është demontuar juridikisht më 1967 dhe ai dokument ka mbetë vetëm si “sekret shtetëror”. Por më 1957 UDB jugosllave që ishte partia vet, do ta regrutoi nga Tirana Panajot Plakun, (Ministër i Mbrojtjës Shqipërisë). Pazaret me te do të zgjasin deri më 1960, kur Shqipëria de fakto largohet nga Pakti i Varshavës.

Tash në rrethana të reja, do të shkruaj E. Kardel, detyrë e LKJ është decentralizmi i vendit në aspektin administrativ. E kunderta, serbianët e drejtuar nga A. Rankoviqi dhe disa oficerë do të propogadojnë pushtet centarlist. Kulmi i këtij antagonizmi do të arrihët në Kongresit e VIII të LKJ më 1964. Aty Kardeli provon decentralizim, kurse Rankoviqi provon cnetralizim të pushtetit. Tito që ishte në anën e Kardeli, syrvejon nga bregu si mason që ishte. Mbi këto kundërthënje më 1965 Kardeli e promovon Sistemin e decentralizmit që e uajti Sistemi komunal, për t` ia hapur rrugë Plenumit Brioneve, ku dodhë eliminimi politik i A. Rankoviqit.E vërteta, për hetimin e deformieve të UDB-ës ishte themeluar Komision shtetëror, i cili në Kosovë i gjeti rreth 33000 dosje për persona që ishin vënë nën hetime.Por duhet theksuar sePlenumi i Brioneve nuk u mabjt për shkak të deformimeve ndaj shqiptarëve. Përkundrazi, pasi që një pjesë e Flotës Gjashtë Amerikane ishte ankorar në Limanin e Rjekës, do të fillojnë përgatitjet për Plenum.

Potezi i dytë (përfundimtar) ishte largimi i UDB dhe drejtuesëve të saj si A. Rankoviq, Stefanoviq dhe Llukiq etj.të gjithë serbianë. Potezi i tretë ishte që A. Rankoviq mos të burgoset por të izolohet dhe të syrvejohet.Ky qëndrim kishte ardhur nga agjnetuart e Perendimit. Madje A. Rankoviqi u izolua në Dubrovnik që i takonte Kroacisë. Lidhur me këto rrethana, duhet theksuar se trajtimi i shqiptarëve nuk do të ndryshojë po thuej se fare, sepse prap Kosova (si e pasigurtë në RSFJ) do të mbetët treva më parapambetur në Evropë.

Si janë trajtuar shqiptarët 1966-1981

Me që shqiptarët ishin më të paknaçurit në Jugosllavi, me kujdes Shtabi i Titos do ta përgatitë një plenum partiak, i cili u mbajtë në mshftësi të thellë. Plenumi i mbajt më 20 mars 1967 në Beograd. E vetmja pikë e rendit ditës ishte: Deri në cilin nivel kishte ardhur idea e Kosovës Republikë. Pasi që në Plenum nuk ishin përfaqsuesit e Kosovës, pas një debati jo të gjatë, J. B. Tito do ta autorizojë Eduard Kardelin që të shkojë në Prishtinë, dhe atje ta pulsojë çështjën e Republikës shtatë. Me këtë autorizim E. Kardel do të gjindet në Prishtinë më 21 mars 1967. Takimi zyrtar me komunistët e Kosovës, do të mbahet në Brezovicë. Rendi i ditës ishte i njejtë me atë që ishte shtruar në Beograd: Kush e propozon avansimin e Kosovës në Republikë. Shtrohej kështu pasi që kjo çështje ishte bërë gati legale edhe nepër tubimet partiake nepër Kosovë.Madje Rezak Shala kishte dalur me propozim publik dhe propozimin e tij e boton edhe gazeta “Rilindja”.

Pas Ekspozesë së E. Kardelit në Brezovicë, i cili foli me një algoritëm konfuz, drejtuesit komunist të Kosovës duhej të deklaroheshin: A janë për Repiublikë? Në bazë të dokumenteve sekrete për kohën nga i pari i partisë (V. Deva) e deri te antarët e K. Krahinor do të deklarohën se: “Nuk janë për avansimin e Kosovës në Republikë”. Por, duhet shënuar se tërë natën nëm 20 dhe 21 marsit 1967 në mes Beogradit dhe Prihstinës ishin këmbyer “konsulta”, se si duhet të trajtohet E. Kardeli në misionin e tij politik.Në këtë këmbim mendimesh kanë mbetur nga “Përgjimet” edhe këto konstatime: Petar Stambolliq: Kardeli e ka marrë një rrol që nuk i takon, por ai po provon që ta dobësojë Republikën e Serbisë me çdo kusht”. Pra, preferencat serbiane ishin që me çdo kusht mos të dobësohet Seriba, sepse atë e donin Sllovenia dhe Kroacia. Dhe të kuptohemi se tërë preferanca e Beogradit u realizua në Brezovicë. Lidhur me këtë gjendje, nga përshtypjet e E. Kardelit më 1977 do të mësojmë këtë konkludim: “Këto kuadro të Kosovës nuk janë për ta drejtuar as një komunë, e lere më të avansohën në Republikë, sepse janë oportinistë dhe karierista, a ma të gjithë pa dallim”.

Trajtimi i shqiptarëve pas Plenumit Brioneve do të realizohet duke i mabjtur një seri tubimesh, ku populli i shpaloste padrejtësitë pa asnjë hezitim. Në tubime u shpalosën deformime rreth aksionit armëve gjatë dimirit 1955/56.U shpalos Procesi i Prizrenit dhe u organizua një ‘rigjykim” politik, dokumenti i të cilit rigjykim nuk është publikuar kurrë.(Stenogrami i rigjykimit ruhet në Arkivin e F. Hoxhës).Rigjykimin e ka drejtuar Ramadan Vraniqi.

Trajtimi i shqiptarëve se nuk janë të guximshëm do të arrijë si njohtim vetëm më 1969, kur ishte bërë publike se postin e të parit partisë në Kosovë do ta merr Mahmut Bakalli. Ky karieristë, do të shkruaj E. Kardel është dy herë më kontraverz se sa ai që ishte më parë. Për fotele është në gjendje për ta sakrifikuar edhe bukën që i duhet ngrënë për organizëm. Madje ka fjalë që me ndihmën e Beogradit do ta kthej UDB-n në sqenë, fakt ky që e tregon burgosja e Adem Demaçit, pa asnjë provë.Për kaq është i mpirë nga “fama” dhe nuk e pyetë askush për asgjë.E vërteta, klasa e vjetër e “luftës” është ajo që tani për tani dirigjon në Kosovë me masën e gjërë. Pra, Kosova po mbahet si krahinë e varfur dhe e shtypur falë këtyre “zjarrëfiksëve”, zjarrin e të cilëve e dytësoi lëvizja studentore më 1968”, do të klithë E. Kardel kur filloi të mendoi për një federim të ri të Kushtetutës Jugosllave, përmes amandamentimit dhe pastaj përmes aprovimit final më 1974. E vërteta, Tito dhe Kardel ishin ata që ia besuan Fadil Hoxhës avansimin e Statutit Kosovës dhe Metohisë në Ligjë Kushtetues të Kosovës në shkurt 1969. Parndaj, më 1974 gati ishte e kryer tërë procedura brenda “rrathëve katror” politik, vetëm duhej për t` i munguar togfjalëshin Ligj Kushtetues e të mbetët Kushtetutë (1974).

Që trajtimi i shqiptarëve të mbetët në grushtin e serbianëve, posa u aprovua Kushtetuta 1974, Beogradi serbian filloi ta lansoi moskënaqsinë me: “Librin e Kaltërt”, i vënë në lëvizje politike më 1976, pasi që karieristi M. Bakalli e kishte burgosur dhe denuar Adem Demaçin me 15 vjetë burg të rëndë, për hatër të serbianëve. Mbi këto baza pushteti politik do të provojë për t` i marrur të gjitha meritat, por nuk do të pranojë asnjë përgjegjësi për prapambegturinë katastrofale të Kosovës.

Si trajtohën shqiptarët në Jugosllavi më 1981-1992

Më 1981 shqiptarët provuan me të gjitha mënyrat të avansohët Kosova në Republikë. Por kundër tyre në rend të parë ishte ushtria dhe tërë aprati që ishte “menjanuar si UDB-e më 1966”. Ai aprat, theksojnë dokumentet ndërkombëtare:“ishte i pushueshëm dhe e kishte pritë shansën e një krize shoqërore, cilado qoftë ajo”. E vërteta, Demonstrata partiotike shqiptare në mars dhe prill 1981 nuk kishin shtruar asnjë kërkesë për ndryshimin e sistemit ekonomiko shoqëror, por kishin shtruar kërkesë të Republikës dhe investimeve për zhvillim ekonomik, përmes së cilës (ekonomisë)shpresohej që i Kosovës do të ndryshonte në favor të popullit saj të varfur dhe të uritur, sepse zhvillimi i Kosovës krahasuar me viset tjera ishte një me shtatë.

Sigurimi shtetëror më 1981 ishte kthyer prap në kontrollim të partisë (LKJ). Dhe për çudi në atë “kontrollim” do të pajtohën të particioojnë të gjitha republikat dhe sidomos Krahina e Kosovës, që peshonte në ari dhe jetonte në skamje ekstreme . Kështu më 1981 populli shqiptar prap do të futët në hetime. Nëse Komisioni shtetëror për hulumtimin e deformimeve 1945-1966 i kishte gjetur për Kosovë 33000 dosje, nga viti 1971 e deri më 1986 Sigurimi Shtetëror do t` i krijonë 750 000 dosje. Këtë krahasim duhet plasuar në opinion për ta vërtetuar se ndaj shqiptarëve hetimet udbeske kurrë nuk janë zvogluar. Përkundrazi hetimet janë pesumbdhjetë fishuar.Kësaj fushate do të i dhurojë destabilizim shtesë Akademia Serbiane më 1986, duke e promovuar Memorandumin e saj ku provohej për t` u dëshmuar se: ‘Populli serbian po konsiderohet si popull nënshrues, ndërsa në realitet është popill i ndënshtruar”! Lidhur me këtë qëndrim si ide politike dhe shtetërore serbiane do të lind më 1983 në dy variacione trajtimi për shqiptarë: Varinati i parë, ishte që LKJ në Kosovë të militarizohet. Varianti i dytë ishte që vdekja e A. Rankoviqit të shfytëzohet si një nevojë e ringjallëjës së puhstetit tij, për shpëtimin e Jugosllavisë centraliste. E vërteta, këtë “virus”shovinist serianët e kishin vënë në çarkullim përmes Gjeneralit Graçanin dhe pushtetarit Gjeneral Lubiçiq. Që të dy me ngjyrim politik ishin ushtrak kariere. E vërteta, nga goja e tyre demonstratat shqiptare më 1981 ishin cilsuar si:“kontrarevolucionare”. Pas këtij nominimi, vërtetojnë dokuemnetet e kohës, çdo gjë për pushtetin e tyre ishte lojë “pokeri” të cilën mafia rreligjioze dhe shovinizmi politik serbian, do ta manifestojë në sqenë përmes Fush Kosovës dhe S. Millosheviqit.

Vrasja e civilëve dhe ushtarëve shqiptarë, dukuri tragjike

Trajtimi i shqiptarëve në RSFJ, dëshmohet me këto fakte: për çdo vit do të shënohet vrasja e civilëve dhe ushtarëve, me qëllim që shqiptaria të mabhet në maje të thikës. Ja faktet: më 1981 vritën nga pushteti 13 civilë dhe 4 ushtarë; më 1982 vritën 2 civilë dhe 7 ushtarë; më 1983 vritën 3 ushtarë; më 1984 vritën 3 civilë dhe 2 ushtarë; më 1985 vritet 1 civil dhe 5 ushtarë; më 1986 vritet 1 ushtarë; më 1987 vritën 6 ushtarë shqiptarë; më 1988 vritën 4 ushtarë; më 1989 vritën 33 civilë dhe 1 ushtarë; më 1990 vritën 39 civilë dhe 5 ushtarë; më 1991 vritën 14 civilë dhe 1 ushtar; më 1993 vritën 15 civilë; më 1994 vritën 18 civilë; më 1995 vritën 14 civilë; më 1996 vritën 14 civilë; më 1997 vritën 17 civilë; më 1998 vritën 1934 civilë, prej tyre 229 femra (8 me barrë). I gjatë është numri i mizorive serbiane sepse përmes programit: “Toka e djegur” kishte filluar bombardimi i fshatrave, për t` u kthyer më 1999 në 1008 fshatra të bombardara ne të cilat gjetën vdekjën 1432 famijë.

Shumë intelektualë shqiptar nga viti 1981 nuk e analizuan fare se cilat ishin kërkesat e rinisë kryengritëse shqiptare, dhe cilat ishin pozicionet e qarqeve shoviniste serbiane dhe jugosllave, të cilat ishin plagosë rëndë më 1966 dhe tash do t` i promovojnë dy programe në të njejtën kohë: “Diferencimi e shqiptarëve”, me moton-kush është për Republikë dhe kush kundër saj. Prograi i dytë ishte kthimi në funksion i “Kolonizimit Kosovës me sllavë”, i cili fenomen si adut politik serbosallavë nga vitit 1912 e tytje, do të provojë serbizimin e Kosovës me çdo kusht. Ky program ishte i rregjenruar në Shtabin e Nikolla Lubiçiqit, themeluar më 5 prill 1981. Madje, në program thuhet çuditërsht se në: “krye të rrealizimit të kthimit të serbëve dhe malazezëve në Kosovë duhet të jetë një shqiptar i sojit Mihajllo Ceroviqit, nga viti 1921. Po si të prodhohet Punisha Raçiqi dhe Toma Popoviqi nuk ishte vështirë, për faktin se rrolin e Punishës e muarën popat serbian duke kurdisur intriga dhe komplote (analizo marrinë e popit që e dogji manstirin e Pejës). Kurse rrolin e Tomë Popoviqit e mori Dushko Ristiq, i cili do të punojë në hie, si thot në një notes të Zhivorad Igiqit.

Grusht shgteti në Kosovës më 23 mars 1989, ishte i përgatitur në Beograd dhe i shfaqur si dramë tragjike në Prishtinë, dramë ajo që nga disa magtrapaz dhe karrieistë tradhtarë shqiptar fitoi në intezitet dhe në kohë. Përkundrazi çdo potez politik serbian ishte i programuar. Por mbi të gjitha ishte kolonizimi i Kosovës, madje edhe me serbian të sjellur nga një fshat i Shqipërisë që e mab emrin Vrraka. Lidhur me këtë në rend të dytë pushteti serbian e kishte programuar ndërtimin e 1100 kishave ortodokse.

LKJ u shpërbë më 1990, me meritë të komunistëve slloven dhe pastaj të kroatëve dhe të tjerëve sepse u ishte brë e ngushtë “bashkjetesa”.Mbi këto baza dihet se më 1989 Beogradi e kishte suprimuar autonominë e Kosovës, me të cilën ishte debalansuar tërë sistemi ekonomiko politik në Jugosllavi. E vërteta, Beogradi pas “asgjasimit” të vendimeve të Konferencës Bujanit më 1988 ishte bërë i njohur rrugtimi serbian se ku ishim, ku jemi dhe kah po synohej të shkohej. Këtë synim me kohë e hetuan sidomos sllovenët dhe ata filluan për t` i botuar edhe rendet e ditës së Kryesisë shtetërore të RSFJ. Një nder ato pika që diskutoheshin në Kryesi më 1990 ishte se si: “Do të sulmohej Shqipëria nga tri drejtime: 1. Nga Podgorica; 2. Nga Prizreni dhe 3. Nga Struga. Kuptohet se këto skenare i ushtronte Kryesia me sugjermin eGjeneralshtabit AP-ës. E vërteta ,këso materialsh Kryesia e Jugisllavisë e kishte pasë zakon t` i debatojë nga koha titiste, do të na rrëfehet Fadil Hoxha më 22 qershor 1990, kur makineria e S.Milloshevqit pati filluar largimin masiv të shqiptarëve nga puna, kur filloi t` i mbyllë shkollat, medje edhe t` i helmojë nxënsit. Askush në Jugosllavinë federative nuk e besonte se ata që e themeluan, do të janë varrmihsit e saj.

Si u trajtuan shqiptarët e Kosovës në vitët 1992-1999

Që shqiptarët të janë objekt trajtimi ndërkombëtarisht, duhej të ndodhë lufta e armatosur për çlirim. Lidhur me këtë, ata që e duan të plakën me politikën paqesore, zakonisht klithin se po të ngritëshim në armë më 1991-92 sikurse Sllovenët, Kroatët dhe Boshnjakët, ne do të kthehshim në germadha. Të gjithë atyre që janë të këtij mendimi iu shtrohet pyetja: Shoqëria shqiptare në Kosovë, psoi tri herë më keq se sa viset tjera, sepse më 1995 kryekriineli në Dejton (SHBA) u bë paqebërës. Madje një realitet ne që ishim për luftë e dinim se Serbia nuk brengoset fortë për RREZOLUTA, sepse aty e kishte Rusinë me mundësi të vetos. Ky mendim ishte i ngulitur në mentalitetin serbian, dhe mu për këtë Milloshi u votua 5 herë, deri sa e kompromitoi dhe e hasmoi popullin serbian me Perendimin, i cili u detyrua më në fund edhe ta bombardojë Serbinë fashiste.

Rezolutat KS OKB i sjell sipas procedurës striktive juridke. Lidhur me shkatrrimin e Jugosllavisë, shqiptarët e dinin se në ato rrethana zhvillohet shumë më tepër histori ndërkombëtare se sa një histori popullore (kombëtare). Prandaj, në bazë të dokumenetve mësojmë se Rrezoluta e parë për Jugosllavinë shënon nr.713 më 25 shtator 1991.Me këtë rrezolutë vihej embargo e armatimit për Jugosllavinë.Në këtë rrezolutë apostrofohet Karta e OKB kaptina VII, e cila saktëson mundësin e bombardimit, me qëllim që të pengohën krimet e mëtejme.Së këndejmi, duke eskaluar situtata sidmos në Bosnje dhe Kroaoci, KS OKB me rrezolutën nr. 721 të 27 Nëntorit 1991 pozicionohet në mundësinë e dergimit të Forcave paqeruejtëse për RSFJ, duke e shoqëruar në vijim më 15 dhjetor 1991 me Rrezolutën nr. 724 të KS OKB për kontrollimin e armatimit. Me që agresioni serbian ndaj kroatëve dhe boshnjakëve nuk pushonte, më 8 janar 1992 KS OKB deklarohet për dërgimin e Forcave paqesore pararëndëse. Në frymën e kësaj rrezolute, më 7 shkurt 1992 KS OKB sjell rezolutë për fillimin e dërgimit të forcave paqeruejtëse, që do të thot se RSFJ më nuk kishte, që nënkupton se sovraiteti i atij shteti katrahurë ishte buzë varrit, për t` u komunikuar se “kufoma Jugosllavi “ më nuk ekziston. Vendimi lëshohet nga Komisioni i Badinterit më 4 korrik 1992, kohë kjo kur Kroacia, Sllovenia ishin parnuar në OKB më 18 maj, përkatësisht kur Bosnja e Hercegovina pranohet në OKB më 20 maj 1992.

RFJ akuzohet për krime lufte më 12 gusht 1992

Me që më 30 maj 1992 u saknsionua RFJ (Serbia dhe Mali Zi), më 12 gusht 1992 KS OKB publikohet vendimi për mundësinë e akuzave për krime lufte ndaj atyre që ishin luftënxitës.Nga ky pozicion politik, drejtuesit politik shqiptar, sikur frigoehshin nga ndeshkimi dhe për çdo javë e lavdronin politikën e tyre paqesore pasive. Por, me që më 22 shkurt 1993 në KS OKB aprovon Rrezolutë për themelimin e Gjykatës Nderkombëtare, për hetim të krimeve të luftës në Jugosllavi, në Kosovë ky realitet i forcoi dy pozicione: e forcoi pozitën e LDK që edhe më fuqishëm të luftojë kundër luftës; e forcoi pozicionin që qelulat e para të guerilës shqiptare, jo vetëm të akuzohën, por edhe të diskreditohën para popullit në robëri. E vërteta, përfaqsuesit e politikës paqesore për çdo javë deklaronin se janë për Republikë të Kosovës, dhe ky prononcim okupatorin nuk e trazonte fare, prandaj ishte bërë politike e tolerueshme. E nëse ky realitet nuk pranohet, propoganonte kreu i LDK-ës, atëherë shtrohej solucioni rezervë, që me referendum të votohet bashkimi kombëtar.

Këtë realitet e forcoiterthorazi pranimi i Maqedonisë në OKB më, 7 prill 1993, e cila nuk kishte luftë fare. Prandaj edhe ky argument ishte vlerë shtesë për LDK që mos të pranoi UÇK-ën si faktor të çlirimit Kosovës, sepse okupatori nuk kuptonte asnjë gjuhë tjetër, përpos atë të pushkës. Pranimi i Maqedonisë në OKB e rrumbullaksoi çështjen e shkatrrimit Jugiosllavisë de fakt dhe de jure. Se do të ngjallet Jugosllavia, më nuk kishte asnjë lloj shprese. Madje fillimi punës së Tribunalit Hagës më 25 maj 1993 dhe caktimi i Prokurorti më 21 tetor 1993 e përmbylli një kaptinë historike të gjakosjës së sllavëve në mes veti, por ajo gjakosje e kishte hapur shansën që shqiptarët ta fillojnë luftën për liri, pa pasë armatim adekuat, pa pasë përkrahjën e pjesës dërmuese të popullit. Pra UÇK ka lindur nga patriotët idealistë, është luftuar nga iluzionistët, është pranuar vetëm kur kanë rënë bombat e para të NATO-s në tokën e Kosovës më 24 mars 1999.

Ndërkombëtarët perendimor – mos po i ndihmojmë shqiptarët tepër!

Pse çështja shqiptare mbetej palgë latente në shiqim të parë, edhe pas fillimit bombardimeve, përgjigjën do ta japin themeluesit e Lëvizjës Popullore të Kosovës, të cilët luftën e tyre shumë të diciplinuar që do ta quajnë UÇK. Madje këta patriotë nga pozita kohore sot, dukën paksa “romantik” jo vetëm pse kanë shumë armiqë dhe kundërshtarë, por me daljën publike të UÇK-ës më 28 nëntor 1997, historia e Kosovës do të marrë epilog ushtark dhe politik, dhe do të mbtetët çështje e hulumtimit në shumë qendra të botës, duke shtruar pyetjën e pyetjeve, kah u regrutuan këta korifejëtë “safit” parë të çlirimit. E kur me studimin analitik arrihet në kulmin e kësaj pramide historike, shtrohet pyetja, pse ende nuk pajtohën mohuesit e saj, e të paktën nga saboterët e luftës pse ende quhen të “majtë”, thue se me djathtizimin e tyre kanë krijuar parajsë mbi tokë. Lidhur me këtë nye, në bazë të dokumenteve që ruhën jashtë Ballkanit, fama e UÇK do të luftohet deri në atë pikë kur LDK më nuk do të jetë ‘forcë” politike, por do të konvertohet në fluskë sapuni, për pastrim të së kaluarës. E vërteta, ky realitet për ata që e njohin peshën e luftës së drejtë, pa marrë para sysh kvanitetin, u pa në Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje më 19 mars 1999. E vërteta ,i pari diplomat që e kishte klithur konferencën ndërkombëtare për Kosovën ishte Klaus Kinkeli i Gjermanisë. Lidhur me këtë, nëse lexohen me kujdes të gjitha rrezolutat e KS OKB për Jugosllavinë, çështja e Kosovës nuk do të theksohet askund me seriozitet kulmor deri më 31 mars 1998 me Rrezolutën nr. 1160 të KS OKB-ës, atëherë kur para botës doli fotografia e Familjës Shaban Jashari nga Prekazi.

Me këtë Rrezolutë RFJ-ës i terhiqej vrejtëja se po nuk pushuan mizoritë ndaj shqiptarëve të Kosovës, do të pasojë aplikimi i Kaptinës VII, të Kartës OKB, që do të thot se Federata Serbi-Mali i Zi, mund të bombardohën po eskaloi situata mëtej. Për “fattë keq”, situata jo që ekskaloi por u kthye në gjenocid në fund të vitit 1998 e sidomos në fillim të vitit paravfundit të shekullit XX-t, sepse 993 588 shqiptarë u deportuan jashtë Kosovës me dhunë shtetërore serbiane. Lidhur me këtë NATO-s i u nevoitën 38000 fluturime të 1200 avionëve për ta bombarduar RFJ, në mënhyrë që pas 78 ditësh të detyrohet S. Millosheviqi ta nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë më 9 qershor 1999.

Por edhe pas kapitullimit, sidomos Serbia fashiste është bërë plagë Ballkanike dhe Evropiane. Lidhur me këtë, ky shtet fashist, duhet me një rezolutë të OBLIGOHET për t` i paguar REPARACIONET. Dhe vëtëm kur serbiani ta ndiejë në kurriz atë peshë të përgjegjësisë, do të zbrapset nga “miqësia me Rusinë”, do ta kuptojë se kah i ka ardhur A. Vuçiqit idea për krijimin e “BOTËS SERBIANE” më 5 maj 2024.

E, shtrohet pyetja: pse Serbiani e ka këtë qëndrim: sepse më 1877 i shfarosi 714 katune dhe 6 qytete shqiptare dhe u shpërblye në Kongresin e Berlinit në qershor 1878.Serbia më 1912 e okupoi Vilajetin e Kosovë dhe Manastirit dhe u shpërblye në Londër më 1913. Serbia në Konferencën e Versajit më 1919 u zgjërua në saje të Evropës, pra jo të Rusisë për katër herë duke vënë pushtet mbretëror në Slloveni, Kroaci, Bonsje Hercegovinë, Vojvodinë, pa qenë pjesë të saj kurrë. Serbia me këtë realitet të politikës imperialiste evropiane, ka mbetur një mentalitet megaloman, prandaj kur iu ka ngushtuar horizonti, e ka katapulltuar autorrenën në “Popull të qiellit”. Madje më 5 maj 2024 bashk-krimineli i Millosheviqit ka lajmërar politikë të re, që del nga programi i vitit 1836 “Srbi svi i svuda- Serbët të gjithë dhe çdo kund”. Me këso peshash janë shkuar në varre shumë perandorë mizor dhe mbretër e despotë. Pra thirrne mendjën serbianë. Shqiptarët qe dy shekuj janë trajtuar gati si robër të luftës. Do të ishte mirë që sot Evroserbianët ta trajtojnëvehtën me flizofi, duke mësuar se çka është rreligjioni i turkut e çka i Evropës, a mos janë njësoj. A është e mundur ne të jemi jetim, pa asnjerin rreligjion. Sepse edhe sot BE na ka vënë MASA ndëshkuese. Madje Serbinë Be është kah e përkdhelë si me investime si me trajtim politik.

Shkrimi i kushtohet: Kosta Novakoviqit, i cili me guxim më 1930, duke u distancuar prej krimit, shpalosi programin serbian për “Serbizimin e Kosovës”. E vërteta, janë një lagjë shumë e gjatë serbianësh që ishin politikisht të majtë dhe i kanë pranuar dhe gjykuar mizoritë serbiane. Kujto në këtë lagjë edhe Nikolla Sandulloviqin, të cilin fashistët serbian, provuan ta vrasin (2024).

Më 15 prill 2024

ps!

  • Komentet lejohen të bëhen vetëm rreth përmbajtjes së tekstit të shkruar nga ana e historianit të njohur. 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu