Vaksina po e kthen gjendjën e normalitetit

Shkrime relevante

Kur betoni mori shpirt, nga një gërmadhë në një vepër të rrallë të artit hapësinor

Luan - Asllan Dibrani dhe universi artistik i gdhendur me gur,...

Kur skicat e burgut, mbjellin drejtësi

Sak Muji, Rugovë Vizitë vëllazërore në Koloninë “ART TURIZËM KODRA” Kjo nuk ishte...

Sipas Ganimete Musliut, “nëse Hashimi dënohet, duhet të dënohen edhe krerët e NATO-s!”

Shkrimtari e regjisori Reshat Sahitaj me Gjemi Shija-n,  zëdhësin e dikurshëm...

Mbrëmë në Prishtinë u promovua libri i Enver Dugollit, “Për Kosovën Republikë”

Enver Dugolli, Prishtinë Mbrëmë, në një atmosferë të ngrohtë, mes shumë miqve,...

Shpërndaj

Nga: Mr. Kosovare Gjevukaj, psikologe klinike, Pejë

Edhe kjo pandemi vdekjeprurëse do të kalojë si shumë e shumë sfida të tjera të deritashme.Çka do te mbetet pas saj?Patem raste të shumta të humbjeve të familjarve dhe miqve , vdekje të shumta , por edhe shumë për fat të mirë të shëruar.Natyrisht së heronjët e COVID 19 janë i gjithë personeli mjekësor, i cili bëri shumë në këtë kohë kur vetë rrezikonin jetën e tyre ,por përsëri qëndruan të fort dhe ende edhe sot po bëjnë të pamundurën.

Do të mbetet në kujtesë gjithashtu Karantina e famshme , apo izolimi dhe masat për mbrojtjën nga ky virus.Shpresa më e madhe që pritej me padurim ishte vaksinimi i popullatës për mbrojten kundër Covid-19 Rastët e të prekurëve fatmirësisht kanë rënë në gjithë botën ,po njëjtë edhe në Kosovë.Gjatë kësaj kohe u hapën edhe shumë tema lidhur me pandeminë globale.Në mjetet e informocionit dhe në rrjetët e ndryshme sociale kishte mendime dhe konspiracione , të cilat shpesh kanë ngjallur pesimizem për daljen nga situata e krijuar Dezinformatat që u plasuan në opinion nuk ishin aspak të mira dhe ndikuan negativisht edhe në psikologjinë tonë .Madje patem edhe dyshime rreth asaj se a ekziston vërtetë ky virusi ?

Dihet se gjithmonë lidhur me një temë të shekullit, ka interpretime të ndryshme .Secili prej nesh ka të drejtë të mendojë ndryshe , por jo edhe të keqinformojë opinionin e gjerë. Të arriturat shkencore të deritanishme janë të mëdha, dhe duhet tu besojmë edhe në të arriturën e fundit të gjetjës adekuate të vaksinës. Paragjykimet dhe kospiracionet nuk janë aspak të duhura në një situatë të tillë .Të arriturat mjekësore dhe çdo e arritur tjetër shkencore , nuk mund të propozohet pa pasur guximin dhe dijën, në njërën anë edhe besimin nga ne për rezultate pozitive të tyre nga ana tjetër …

Shpresoj që kjo situatë shumë më e mirë se para pak muajsh të vazhdojë,masat që janë ende të respektohen dhe besoi shume se do të dalim sa më shpejtë nga kjo situatë dhe ti kthehemi normalitetit tonë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu